16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 376 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 25 Tetor 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 4 Faqe 6 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Uji virtual dhe rëndësia e rishi- kimit të marrëveshjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut për ujërat e lumit Radika Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL GIZ RISI ALBANIA Çuçi flet për protestën e fermerëve: Prodhimi i madh i domates dhe moti i pazakontë për stinën ulën çmimin dhe kërkesën nga tregjet e eksportit “Sofat Fest” zhvendoset në Libohovë, tërheq pas vetes dhjetëra turistë Ministri i Bujqësisë: Javën e ardhshme nënshkruajmë protokollin me Kinën për t’i hapur rrugën eksportit të mjaltit shqiptar Faqe 4 Faqe 2 Faqe 4 ???? Faqe 2 “Tetori Gjerman 2019” Program i larmishëm me pika kulmore të shumta BE FONDE PËR BUJQËSINË SHQIPTARE, POR A KEMI DITUR TË PËRFITOJMË? Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me 5.5%, Rrapaj: Lidhet me faktorin sezonal Produktet bio me stemë zyrtare - Miratohet logoja zyrtare “Specialitet tradicional i garantuar” për ushqimet shqiptare Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë në emisionin “7pa 5”, në Vizion Plus, ka folur mbi situatën në bujqësinë shqiptare, se si kanë rezultuar aplikimet për fondet IPARD, për vështirësitë e fermerëve në procesin e aplikimit, problemin e formalizimit të bujqësisë apo certifikimit të produkteve BUJQËSIA NË FOKUS TË BE-SË, RRAPAJ: KËRKOHET BASHKËPUNIM MIDIS SEKTORIT PUBLIK DHE PRIVAT

INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 376 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 25 Tetor 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 4 Faqe 6

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Uji virtual dhe rëndësia e rishi-kimit të marrëveshjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut për ujërat e lumit Radika

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

GiZ

risi albania Çuçi flet për protestën e fermerëve: Prodhimi i

madh i domates dhe moti i pazakontë për stinën ulën çmimin dhe kërkesën nga

tregjet e eksportit

“Sofat Fest” zhvendoset në Libohovë, tërheq pas

vetes dhjetëra turistë

Ministri i Bujqësisë: Javën e ardhshme nënshkruajmë protokollin me Kinën për t’i hapur rrugën eksportit të

mjaltit shqiptar

Faqe 4

Faqe 2

Faqe 4

????

Faqe 2

“Tetori Gjerman 2019” Program i larmishëm me pika

kulmore të shumta

BE FONDE PËR BUJQËSINË SHQIPTARE, POR A KEMI DITUR TË PËRFITOJMË?

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me 5.5%, Rrapaj: Lidhet me faktorin sezonal

Produktet bio me stemë zyrtare - Miratohet logoja zyrtare “Specialitet tradicional i garantuar” për ushqimet shqiptare

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë në emisionin “7pa 5”, në Vizion Plus, ka folur mbi situatën në bujqësinë shqiptare, se si kanë rezultuar aplikimet për fondet IPARD, për vështirësitë

e fermerëve në procesin e aplikimit, problemin e formalizimit të bujqësisë apo certifikimit të produkteve

BUJQËSIA NË FOKUS TË BE-SË, RRAPAJ: KËRKOHET BASHKËPUNIM MIDIS SEKTORIT PUBLIK DHE PRIVAT

Page 2: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

2 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

risi albania GiZ

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

“Tetori Gjerman 2019” - Program i larmishëm me pika kulmore të shumta

“Sofat Fest” zhvendoset në Libohovë, tërheq pas vetes dhjetëra turistë

Një vjeshtë interesante, e larmishme dhe emocionuese ishte – Tetori Gjerman 2019. Këtë vit javët tona të kulturës gjermane në Shqipëri zhvillo-hen nën moton “gur, gur bëhet URË”. Është hera e 13-të rad-hazi, që Ambasada Gjermane në Tiranë, së bashku me partnerë të shumtë dhe me mbështetjen e fuqishme të sponsorëve orga-nizon javët e kulturës gjermane në Shqipëri.

Traditë e konsoliduar në jetën kulturore gjermano-shqiptare“Ne jemi të lumtur që do të

mund të vazhdojmë traditën e “Tetorit Gjerman” duke ofruar edhe këtë vit një program të larmishëm“, tha Ambasadori Gjerman Peter Zingraf në pre-zantimin e programit më 1 tetor 2019, në Ambasadën Gjer-mane. “Nën moton‚ “gur, gur bëhet Urë” dëshirojmë edhe këtë vit të ndërtojmë ura lid-hëse midis kulturës shqiptare dhe gjermane dhe shoqërive tona si dhe të kujtojmë rënien e Murit të Berlinit 30 vite më pare”.

Përgjatë gjashtë javëve në vijim në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë do të zhvil-lohen aktivitete të ndryshme në kuadër të “Tetorit Gjerman”. Programi, që partnerët e shumtë të Tetorit Gjerman kanë har-tuar, përfshin filma dhe letërsi, teatër, ekspozita, muzikë dhe kërcime sikurse diskutime dhe workshope. Pothuajse të gjitha aktivitetet janë të hapura dhe gratis për ju.

Programin e plotë të aktiv-iteteve e gjeni të detajuar këtu: www.tetori-gjerman.com. Këtë vit, për herë të parë të gjitha ak-tivitetet do të prezantohen edhe tek aplikacioni për smartphone “Tetori Gjerman”. Ky aplika-cion mund të shkarkohet falas në aparate Android dhe Apple: https://qrco.de/tetorigjerman.

Më shumë rreth disa aktiviteteveSeria jonë e aktiviteteve do

të startojë me një aktivitet kul-mor në qytetin e Shkodrës, ku Orkestra Federale e mirënjohur e Jazz-it do të japë një koncert Jazz në teatrin “Migjeni”. Përveç kësaj ne do të sjellim në skenë ne Tiranë përsiatje për lirinë në formë muzikore. Një koncert

klasik me vepra të Beethoven-it do të sjellë në skenë Orkestra Simfonike e RTSH-së së bashku me dirigjentin gjermanopolak Mateusz Molęda dhe pianistin shqiptar Marin Gjollma.

Kërcimi dhe teatri do të na dhurojnë kënaqësi edhe këtë vit 2019. Goethe-Zentrum së bashku me regjisorin shqiptar Stefan Çapaliku do të sjellin në skenat shqiptare pjesën teatrale “Eldorado” të autorit Marius von Mayenburg. Kjo pjesë tre-gon për një tregtar finok, i cili duke përfituar nga idili sipër-faqësor i families do të hapë një biznes pasurish të patundshme në vende të largëta, të shkatër-ruara dhe të pushtuara.

As letërsia gjermanishtfolëse nuk do të mungojë këtë vit. Au-torja Meral Kureyshi do të pre-zantojë romanin e saj “Elefantë në kopësht”. Edhe në projektet me nxënës gjermanishtfolës ne dëshirojmë të trajtojmë tema si liria, vetëpërmbushja dhe toler-anca ndërnjerëzore.

Arti modern dhe bashkëko-

hor gjerman do të bëhet i prek-shëm për publikun në mënyra nga më të ndryshmet. Nga njëra anë, do të kemi ekspozitën e ar-tistes gjermanoshqiptare Anna Ehrenstein, e cila merret në ve-

prat e saj me vetëportretizimin e grave.

Goethe-Zentrum nga ana e saj do të organizojë një rezi-dence interaktive kulturore për Komunën e Parisit, në lagjen e Tiranës që mban po të njëjtin emër.

Në formatet e ndryshme të aktiviteteve do të trajtohen përsëri tema krejt aktuale sho-qërore dhe politike.

Ashtu sikundër vitet e shkuara të dashuruarit pas ki-nemasë do të kenë gjithashtu pjesën e tyre këtë tetor: ne do të shfaqim produksione të suksesshme gjermane apo gjermanishtfolëse të viteve të fundit me titra në shqip. Pjesë e programit janë filmi “Rruga Bornholm”, i cili i përshtatet temës së rënies së Murit të Ber-linit, po ashtu filmat për fëmijë dhe të rinj “Amelia vrapon”, “Korridoreve” dhe filmi doku-mentar “Virgjëresha e betuar dhe vajza”, një film mbi tra-ditën shqiptare të burrneshave.

Si çdo vit edhe këtë herë

programi i Tetorit Gjerman është krijuar në bashkëpunim me partnerë të shumtë gjermanë e shqiptarë dhe mundësuar me mbështetjen bujare të një numri të madh sponsorizuesish.

Një javë pasi “Sofat Fest” ngriti siparin në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës këtë fundjavë u zhvendos në qyte-tin e Libohovës.

Muzika tradicionale, pro-dhime tradicionale të zonës, tërhoqën krahas banorëve dh-jetëra vizitorë vendas dhe të huaj që vijojnë të prekin pa-suritë kulturore dhe natyrore në Jug të Shqipërisë.

Qendra e qytezës poshtë Kalasë, që i kushtohej Shanishasë, motrës së Ali pa-shë Tepelenës, u gjallërua nga ritmet e valleve tradicionale dhe tingujt e muzikës.

“Festivali edhe në këtë zonë i është kushtuar pasurisë kulturore të jetës rurale, peisa-zheve, arkitekturës, veshjeve, muzikës dhe ushqimit të kësaj krahine me mjaft vlera”, tha

Rubin Beqo një prej organiza-torëve të festivalit.

Si autoritetet vendore dhe programe të ndryshme po kërkojnë të nxisin kohët e fundit kthimin e vëmendjes nga zonat rurale, të prekura ndjeshëm në këtë rajon nga emigracioni.

Ndonëse këto zona kanë pasuri të mëdha kulturore dhe natyrore, nuk arrijnë të kthehen në destina-cione turistike të qëndrueshme për shkak të infrastrukturës jo të mirë rrugore dhe mungesës së shërbimeve turistike.

Revista “Monitor”

Historitë dhe shembujt e punësimit, që po marrin jeho-në në gazetën “Agrobzines” po zgjojnë interesin të shtuar të shumë të rinjve të tjerë në zonat rurale të vendit, të kërkojnë asistencë dhe mbështetje nga Risi Albania për t’u integruar në tregun e punës, në zonën ku banojnë.

Në zonat rurale është sa e vështirë po edhe e lehtë për t’u punësuar. Të rinjtë janë ata më së shumti, që falë mbështetjes dhe asistencës që po ofron Risi Albania në drejtim të punësimit, po ar-rijnë të integrohen në këtë treg dhe rast pas rasti shem-bujt konkretë të punësimit po bëhen realitet dhe fakt i pak-ontestueshëm.

Jo vetëm fermat e tyre, por edhe sektori i agroturizmit që po merr zhvillim vitet e fun-dit në të gjithë vendin, janë mundësi shumë të mira për punësim.

Këtë javë, duam t’ju pr-ezantojmë Anastasin, i cili po bashkëpunon me Opera-torin Turistik Adventure & Fun Albania AFA dhe e ka shndërruar shtëpinë e familjes së tij në fshatin Karjan të Gjirokastrës në një bujtinë për të mirëpritur turistët dhe vizitorët. Para se të trajnohej nga Adventure & Fun Alba-nia, Anastasi ishte i papunë ndërsa tani ai punon, menax-hon bujtinën dhe shoqëron turistët përreth atraksioneve të ndryshme që ofron zona. Turet janë pjesë e paketave të

Punësimi i të rinjve - Historitë që po zgjojnë interesin e të rinjve

reja turistike që ka zhvilluar AFA dhe po i prezanton në rajonin e Gjirokastrës, duke bashkëpunuar me bizneset ru-rale dhe duke krijuar mundësi punësimi për të rinjtë si An-

astasi. Urime për punën e re Anastas! Urime partnerit tonë AFA për zhvillimin e paket-ave të reja turistike që synoj-në zgjatjen e sezonit turistik, duke sjellë turistë në zonat rurale!

Sajmiri nga fshati Roshnik i qytetit të Beratit, ka kontaktuar Këshillin e Agrobiznesit Shq-iptar, për të marrë më shumë informacion rreth skemave të

mbështetjes financiare për të zgjeruar biznesin në fermën e tij që do të rriste më shumë të ardhurat për familjen e tij dhe angazhimin me punë, të më shumë familjarëve dhe ban-

orëve të zonës.Për këtë qëllim, gazeta

“Agrobiznesi” do të vijojë të publikojë informacione edhe më të detajuara për skemat e mbështetjes si dhe shëmbujt e historitë e suksesit të punësim-it falë mbështetjes së Risi Al-bania, duke kontribuar kështu në informimin e të gjithë atyre që duan të integrohen në tre-gun e punës.

Anastasi në fshatin Karjan të Gjirokastrës, me mbështetjen e Risi Albania punësohet në një bujtinë për të mirëpritur turistët dhe vizitorët

Page 3: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

3 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

intervista

?????????????????BE FONDE PËR BUJQËSINË SHQIPTARE, POR A KEMI DITUR TË PËRFITOJMË?

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë në emisionin “7pa 5”, në Vizion Plus, ka folur mbi situatën në bujqësinë shqiptare, se si kanë rezultuar aplikimet për fondet IPARD, për vështirësitë e fermerëve në procesin e aplikimit, problemin e formalizimit të bujqësisë apo certifikimit të produkteve. “Nga 354 mijë ferma vetëm 40 mijë prej tyre

janë të pajisura me NIPT, pra jemi tek 10%” - tha ai.

BUJQËSIA NË FOKUS TË BE-SË, RRAPAJ: KËRKOHET BASHKËPUNIM MIDIS SEKTORIT PUBLIK DHE

PRIVAT PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE NË BUJQËSI

Bashkimi Europian herë pas here ka vënë në dispozi-cion fonde për qeverinë shq-iptare por a kemi ditur ne të përfitojmë nga këto fonde? Si paraqitet situata e bujqësisë në vendin tonë dhe si kanë rezultuar aplikimet për fon-det IPARD? Për vështirësitë e fermerëve në procesin e ap-likimit, problemin e formal-izimit të bujqësisë apo certifi-kimit të produkteve, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shq-iptar, Agim Rrapaj ka folur në emisionin “7pa 5”, në Vision Plus. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të sektorit pub-lik dhe privat për zgjidhjen e problemeve të bujqësisë.

Si paraqitet këtë vit situata e bujqësisë? Ju keni kërkuar që në fillim se disa zëra të bux-hetit duhet të rishikoheshin, a ju dha të drejtë koha për kri-tikat tuaja?

Fatkeqësisht më dha të drejtë, pasi shumë nga zërat për të cilët ishim të interesuar të rriteshin investimet, ngelën si në vitin e kaluar. Problemi i parë dhe kryesor për ne ka qenë se fondet e parashikuara nga buxheti i shtetit përmes AZH-BR-së, si edhe fonde nga insti-tucione të tjera apo të BE-së, do të mund të rimbursoheshin në një nivel më të kënaqshëm sesa vitet e kaluara, por nuk ndodhi. Kjo bëri që situata të mos ndryshonte ashtu siç ne e prisnim. BE-ja vuri në dis-pozicion 91,5 milion euro që prej vitit 2015, së bashku me qeverinë shqiptare. Në fund të vitit 2018, ne morëm akredit-imin, besueshmërinë që mund të përdornim këto fonde. Gjatë vitit 2019, u bënë aplikimet për IPARD 2, rreth 330 aplikime dhe sot aktualisht janë lidhur 20 kontrata me një disbursim prej 15 milion eurosh.

Zoti Rrapaj si e shpjegojmë faktin që nga 330 aplikime janë pranuar vetëm 20 apli-kime, ku qëndron problemi?

Këtu kemi disa arsye. Një nga arsyet e para është mung-esa e certifikatave të pronë-sisë. Së dyti është forma e

organizimit, ku kemi 354 mijë ferma. Nuk kemi një formë or-ganizimi që mund t’i shërbejë bujqësisë.

Po skema me grumbullues-it nuk dha rezultat?

Skema me grumbulluesit është një ndër rezultatet pozi-tive, pasi futja e grumbul-luesve në skemë bëri që shumë fermerë t’u bashkohen, por kjo nuk siguroi zgjidhjen e prob-lemit. Nuk arritën dot grumbul-luesit të përfitonin në atë sasi që ata e parashikuan në planet

e biznesit. Elementi tjetër që na penalizoi ishte heqja e TVSH-së nga 20% në 6%. Procesi i rimbursimit të qumështit me 10 lekë nuk funksionoi dhe nuk ishte efiçent. Kjo nuk ishte një zgjidhje. Problemet lindën edhe në procesin e vlerësimit pasi edhe grupet e krijuara e kishin për herë të parë të bëheshin pjesë e një procesi kaq të vështirë. Fondet IPARD nuk janë para falas, por merren me shumë vështirësi dhe kërkojnë plotësimin e shumë kushteve. Ne presim dhe urojmë që të realizohet një shifër e konsid-erueshme kontratash për fazën e parë dhe presim akoma më shumë në fazën e dytë, pasi janë bërë disa ndryshime edhe tek aplikuesit.

Cilat janë ndryshimet që janë bërë tek aplikuesit?

Kompanitë të cilat nuk lejo-heshin të merrnin pjesë, të cilat kishin më shumë se 5 milion euro xhiro, tani do të mund të marrin pjesë në procesin e ap-likimit. Është e rëndësishme që ata që aplikojnë t’i referohen faqes së AZHBR-së, rregul-lave të publikuara, të hyjnë në dialog për të mos bërë gabimet që janë bërë më parë. Vlen për t’u përmendur që AZHBR-ja duhet të jetë transparente për dokumentacionin shtesë të

nevojshëm. Përgatitja e doku-mentacionit është e vështirë. Nuk mund të aplikojë një ferm-er por aplikimi të bëhet përmes një studioje të specializuar, pasi mund të s’kualifikohesh për gabime shumë të vogla.

A ka zyra informacioni ku fermerët mund të drejtohen për t’u informuar?

KASH në 12 qarqe ka zyra të posaçme që fermerët mund të drejtohen për t’u informuar edhe në zyrën qendrore të KASH është ngritur një zyrë me ekspertë shumë të mirë të cilët bëjnë vlerësimin para-prak dhe japin asistencë për fermerët. Fermerët janë shumë të interesuar por interesimi me mundësinë duhet të përputhen.

Në këtë fazë që ne jemi, disa nga fermerët janë zhgënjyer apo janë lodhur pasi kanë ap-likuar disa herë, janë stërmun-duar, por pa rezultat. Mungesa e certifikatave të pronësisë të s’kualifikon, procedura e lejes së ndërtimit duhet të gjejë zgjidhje, gjithashtu hartimi i plan-bizneseve, projekteve dhe prezantimi i dosjes është një procedurë e vështirë.

A kemi histori suksesi?Kemi histori suksesi, unë

mund të përmend grantin e

qeverisë së Japonisë që u reali-zua 100% nga fermerët. Kishte kritere më të lehta por më i vështirë përsa i përket trans-parencës. Ishte i vetmi grant që u realizua 100%, ndërsa për grantet e tjera ne kemi shkuar 40-50% maksimumi.

Informatizimi është një problem për ne?

Nëse ne duam të vazhdojmë me formalizimin, këtë nuk mund ta bëjmë pa formatiz-imin. Ata janë interesuar për të futur disa elementë të infor-matizimit përsa i përket inova-cionit për shpërndarjen e kar-burantit. Shpresojmë shumë që ky proces të përfundojë në mënyrë që fermerët tanë përmes inovacionit dhe programimit

kompjuterik të mund të furni-zohen me naftë me çmim të reduktuar. Përmes këtyre pro-grameve ne mund të fillojmë të formalizojmë bujqësinë. Ne kemi edhe sistemin e identifi-kim –regjistrimit RUDA, i cili është një sistem mjaft i mirë që mund të veprojë shumë mirë për formalizimin e blegtorisë. Në të njëjtën kohë mund të punojmë dhe realizojmë programe selek-tive formalizimi, në mënyrë që mund të zhdukim informalite-tin. Unë di se Bashkia e Tiranës ka një program që po punon për

formalizimin e fermerëve, për regjistrimin e tyre.

Sa i formalizuar është sek-tori bujqësor?

Nga 354 mijë ferma vetëm 40 mijë prej tyre janë të pa-jisura me NIP, pra jemi tek 10%. Kishim TVSH-në si një element që ndihmonte në for-malizim, tashmë edhe fermeri nuk ka interes të formalizohet. Kishim karburantin si një ele-ment për formalizim edhe këtë nuk e kemi më. Kishim disa subvencione që ndikonin tek formalizimi edhe këto po vijnë duke u zvogëluar.

Është koha të ulemi të gjithë së bashku, sektor privat, sektor publik dhe qeveria në veçanti për të gjetur mënyrat e formal-

izimit të ekonomisë bujqësore. Bashkimi Europian është

kujdesur gjatë këtyre viteve që të japë fonde për fermer-ët shqiptarë dhe të kemi mundësinë të përfitojmë. A do jetë e vështirë për ne kur të jemi në një treg të për-bashkët?

Nëse do jemi si në situ-atën e sotshme, për ne do të jetë shumë e vështirë. Do jenë disa kritere të cilat ne jemi të detyruar t’i zbatojmë. Mar-rim shembullin e prodhimit të qumështit. Për prodhimin e qumështit duhet të jemi në nivelin e tyre që ne të mund të kemi mundësi që ta subven-cionojmë, ndryshe nuk do na e lejojnë. Për shumë subven-cione nuk do kemi mundësi, pasi BE-ja i quan jo efiçente, pasi thotë që mund të marrësh nga produktet e mia dhe jemi të detyruar t’i marrim. Çekia kur u anëtarësua, kishte një nivel më të mirë cilësor sesa ne dhe u përball me vështirësi.

Çfarë mund të themi për certifikimin e produkteve bujqësore?

Investimet në sektorin privat përsa i përket labora-torëve është një inistiativë shumë e mirë. Kjo inisiativë ndikon në cilësinë e ushqi-meve dhe produkteve agroush-qimore. Përsa i përket investi-meve nga sektori publik, duhet të vazhdojnë pavarësisht se çfarë bën sektori privat. Ne jemi defiçitar përsa i përket investimeve për laboratorë në sektorin publik. Besueshmëria është e njëjtë tek laboratorët publikë apo privatë, ne duhet ta nxisim dhe zhvillojmë këtë sektor. Ata që japin opinione për investimet në fushën e laboratorëve bëjnë gabim, pasi duhet të kenë fakte dhe të pro-vojnë dyshimet e tyre dhe jo të nisen me mendime të gabuara.

Çfarë mund të thoni për “silicon mix”?

Tani nuk ka më “silicon mix”, por mund të zgjidhej shumë mirë në atë periudhë përmes organeve të caktuara.

Page 4: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

4 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

bujqësi

Çuçi flet për protestën e fermerëve: Prodhimi i madh i domates dhe moti i pazakontë për stinën ulën çmimin dhe kërkesën nga tregjet e eksportit

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka folur së fundi për protestën e disa fermerëve në Lushnje. Gjatë një interviste në Ora News, ai ka thënë se shkak i kësaj proteste ka qenë ngërçi i krijuar me eksportin e do-mates, për shkak të prodhimit të lartë dhe motit të ngrohtë që ka favorizuar prodhim të shtu-ar edhe në vendet e rajonit.

“Problemi me eksportin e domates dhe çmimin e ulët ishte rezultat i një konjukture të shkaktuar nga një mot i pazakontë për stinën. Kjo bëri që i gjithë prodhimi të piqet në mënyrë të menjëhershme. Siv-jet në Myzeqe ka pasur edhe superprodhim të domates. Kjo solli natyrisht ulje të çmimit dhe kërkesës nga eksporti. Janë situata jo normale sigurisht, por që rregullohen nga tregu. Ne si qeveri bëjmë politika të atilla që të krijojmë struktura të qën-drueshme përsa i përket lidhjes

së tregut me prodhimin. Pra, të forcojmë pikat e grumbullimit. Këto të fundit kanë njohuri të të gjitha tregjeve europiane dhe rajonale që garantojnë shitjen e prodhimit të fermerëve. Dhe në fakt kemi mbështetur me fonde ngritjen dhe forcimimin e pikave të grumbullimit. Nga ana tjetër unë vlerësoj si shumë të rëndësishme edhe garan-

timin e cilësisë së prodhimeve nga ana e fermerëve. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me përdorimin e pesticideve në sasi të shtuara, ndërsa qeveria monitoron dhe ndalon abuzue-sit me imputet bujqësore”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai foli për aktualitetin politik në vend, negociatat me BE-në dhe reformën zgjedhore.

INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me 5.5%, Rrapaj: Lidhet me faktorin sezonal

Eksportet shqiptare të mall-rave kanë rënë ndjeshëm në muajin shtator. Referuar shi-frave të INSTAT-it, eksportet në muajin që lamë pas kanë rënë me 5,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe në total ar-ritën në vlerën e 25 mld lekë. Ndërsa importet ishin dyfish më të larta duke kapur shifrën e 52 mld lekëve, ku pati rritje me 0.7% importi për produktet ushqimore. Kryetari i Këshillit

të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj thotë për Report TV se ulja e eksportit të produkteve bujqësore ka ardhur për dy ar-sye.

“Shtatori është një ndër muajit që nuk është i përfshirë në sezonalitetin e madh dhe kjo

është arsyeja kryesore. Dhe nga ndryshimi që i është bërë TVSH-së nga 20% në 6% për rimbursimin e fermerëve dhe qendrave të grumbullimit, ne presim një rënie të eksporteve sepse grumbulluesit nuk janë më të interesuar të blejnë tek fermeri, por janë të interesuar të blejnë në tregun e huaj. Shteti vendosi që të mos rimbursojë 20% fermerët por 6%”.

Rrapaj ngre edhe shqetësimin e mbartur ndër vite të mung-

esës së tregut në shumë qytete të vendit, si dhe teknologjinë e vjetër që përdoret nga fermerët në vjelje.

“Fermerët tanë prodhojnë për të konsumuar vetë në radhë të parë, prodhojnë për blegtori-në e tyre dhe teprica që mbetet

Produktet bio me stemë zyrtare - Miratohet logoja zyrtare “Specialitet tradicional i garantuar” për ushqimet shqiptare

Të gjitha produktet bujqë-sore dhe ushqimore “Made in Albania” që do të certifiko-hen nga autoritetet përkatëse si specialitetet tradicionale

të garantuara do të siglohen me logon përkatëse. Këshilli

i Ministrave ka miratuar edhe logon përkatëse që do të ven-doset në etiketën shoqëruese të produkteve. Logoja “Special-itet tradicional i garantuar” apo

ndryshe (STG) vendoset vetëm në etiketën e produkteve bujqë-

sore dhe ushqimore të regjis-truara si STG, shoqëruar me emrin e produktit të regjistruar. Sipas Vendimit të Qeverisë, Logoja STG do të përdoret për produktet që tregtohen brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që do të mund ta përdorin eksk-luzivisht subjektet, produktet e të cilëve do të certifikohen zyr-tarisht si Specialitet Tradicional i Garantuar. “Logoja mund të përdoret vetëm mbi produktin bujqësor apo ushqimor, i cili është regjistruar si STG dhe nuk mund të përdoret në një produkt që ka në përbërje të tij një STG”, thekson vendimi i Qeverisë. Logoja vjen në ngjyrë të kuqe, por janë para-shikuar të përdoren edhe vari-ante të tjera në rastet kur ngjyra në sfondin e tyre nuk lejon evi-dentimin e qartë të saj.

Ministri Çuçi tek bletërritësit në Zadrimë: Javën e ardhshme nënshkruajmë protokollin me Kinën për t’i hapur rrugën eksportit të mjaltit shqiptar

Javën e ardhshme do të nën-shkruhet me qeverinë kineze protokolli që i hap rrugë ek-sportit të mjaltit nga Shqipëria. Kështu tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi teksa ndodhej në Zadrimë të Lezhës tek një bletërritës, i cili prej shumë vitesh prodhon mjaltë në markën “Zadrima”.

“Bletaria është një nga sektorët më të rëndësishëm. Përsa i përket subvencionit, e reja e këtij viti është se kri-terin që kishim vënë vjet për 100 koshere e ulëm në 50, por kemi hapësirë për ta ulur sër-ish. Përveç subvencionit që po japim për bletëritësit, ne jemi duke kërkuar tregje të reja për mjaltin. Javën e ardhshme unë do të nënshkruaj me qeverinë kineze protokollin për mjal-

tin që i hap rrugë eksportit të këtij produkti drejt një tregu të madh. Ky është një treg i

jashtëzakonshëm, që do t’i japë

një tjetër frymëmarrje bletar-isë. Kjo do të ndikojë në sh-timin e koshereve dhe rritjen e

sasisë së prodhimit të mjaltit”, tha ministri Çuçi.

Në Skemën Kombëtare të këtij viti bletërritësit mund të aplikonin për të marrë sub-vencion duke pasur së paku 50 koshere nga 100 që ishte vitin e kaluar. Ministria e Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural do të shikojë mundësinë që këtë numër ta ulë në rreth 30, për t’i dhënë një tjetër nxitje këtij aktiviteti. Bletaria në Shq-ipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.

Kanë rënë me 5.5% eksportet e mallrave në muajin shtator. Sipas INSTAT deficiti në muajin e kaluar u rrit me 10% krahasuar me vitin 2018. Ndërkohë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj tha për Report TV,

se edhe produktet bujqësore kanë rënë për shkak të sezonit dhe uljes së nivelit për rimbursimin e fermerëve

është për treg. Janë shumë pak ato kompani që janë të des-tinuara për të prodhuar drejt-përdrejt në treg. Me 354 mijë ferma dhe me këtë copëzim të ngastrave të tokës ne nuk mund të kemi garanci për treg, nuk kemi garanci për kosto dhe nuk kemi garanci për të lidhur kon-trata. Ne kemi nivelin e mekan-izimit më të ulët në rajon edhe porsa i përket moshës së me-kanikës bujqësore edhe përsa i përket teknologjisë së saj”.

Për muajin shtator deficiti tregtar është 27 mld lekë, duke u rritur me 10,0 %, krahasuar me shtatorin e viti 2018. Ndër-sa eksporti më i ulët ka qenë për materialet e ndërtimit dhe makineri e pajisje dhe pjesë këmbimi.

Page 5: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

5 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

ipard

IPARD - Zyrtari për Bujqësinë në delegacionin e BE-së, Razvan Ghitescu për ATSH-në: Interes i fortë

nga sektori i agro-ushqimitRazvan Ghitescu, Oficer Programi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Delegacioni

i BE-së në Tiranë, flet në një intervistë ekskluzive për ATSH-në, në lidhje me zbatimin e programit IPARD në Shqipëri

Razvan Ghitescu, oficer programi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Delegacio-ni i BE-së në Tiranë, në një intervistë dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, për ecurinë e programit IPARD II në Shqipëri tha: “Objektivi i përgjithshëm i ndihmës së BE-së në Shqipëri është t’i mundë-sojë vendit të përparojë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian”.

Ghitescu u shpreh se, një pjesë e ndihmës finan-ciare të BE-së për Shqipërinë përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) i kushto-hen mbështetjes së bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes një instrumenti specifik, IPARD.

Ai tregoi se ka një interes të fortë nga aktorët shqiptarë të agro-ushqimit për të marrë financime IPARD dhe siç tha Ghitescu, “presim që auto-ritetet shqiptare të sigurojnë që shpresat e tyre të përmbushen në mënyrë rreptësisht të saktë, efikase dhe transparente”.

“Përveç IPARD-it, vitet e fundit BE-ja e ka mbështetur sektorin e bujqësisë edhe përmes projekteve të tjera IPA, zbatimi i të cilave pritet të ketë një ndikim jashtëza-konisht të rëndësishëm në rritjen e konkurrencës së sek-torit agroushqimor shqiptar dhe në përmirësimin e jetesës në zonat rurale”, tha Ghitescu.

Intervista e plotëATSH: Në Shqipëri,

Agjencia për Zhvillimin Bu-jqësor dhe Rural (AZHBR) po zbaton Programin më të madh financiar në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë, që financohet nga BE dhe qever-ia shqiptare, si e vlerësoni

ecurinë e zbatimit të këtij pro-grami në vendin tonë, a është në sinkron me standardet e zbatimit si në vendet e BE-së?

Ghitescu: Ndihma financia-re e BE-së për Shqipërinë sig-urohet përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA). Një pjesë e fondeve IPA i kushto-hen mbështetjes së bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes një instrumenti specifik – IPARD – Instrumenti i Asistencës Pa-ra-Anëtarësimit për Zhvillim-in Rural. Objektivi i përgjith-shëm i ndihmës së BE-së në Shqipëri është t’i mundësojë vendit të përparojë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, përmes një zhvillimi të qën-drueshëm të Shqipërisë dhe harmonizimit të saj legjislativ, institucional dhe të tregut me acquis e BE-së. IPARD, në veçanti, synon të mbështesë zhvillimin rural dhe të rrisë konkurrencën e sektorit të bu-jqësisë, si dhe qëndrueshmëri-në e tij në kontekstin e tregtisë globale, ndryshimeve dhe për-shtatjes klimatike.

Zbatimi i programit IPARD u është besuar autoriteteve shq-iptare që nga 24 tetori 2018. Pjesa totale indikative për Shq-

ipërinë, për ushtrimin aktual fi-nanciar, është 71.000.000 Euro fonde të BE-së (IPARD). Duke qenë se programi IPARD sapo ka filluar dhe vlerësimi i pro-jektit të thirrjes së parë është ende në vazhdim, është ende e parakohshme të vlerësohet ndikimi i IPARD-it në zhvil-limin e vendit. Ne vërejmë një interes të fortë nga aktorët shqiptarë të agro-ushqimit për

të marrë financime IPARD dhe presim që autoritetet shq-iptare të sigurojnë që shpresat e

tyre të përmbushen në mënyrë rreptësisht të saktë, efikase dhe transparente. Nga këndvësh-trimi i BE-së, është gjithashtu e rëndësishme që autoritetet shqiptare të forcojnë përpjek-jet e tyre për të shfrytëzuar të gjitha burimet në dispozicion në kuadrin e IPARD-it, duke respektuar plotësisht parimet e menaxhimit të shëndoshë fi-nanciar.

ATSH: Cilat janë disa nga programet që ka adresuar vitet e fundit Bashkimi Europian

në mbështetje të bujqësisë Shqiptare?

Ghitescu: Përveç IPARD-it, vitet e fundit BE-ja e ka mbështetur sektorin e bujqësisë edhe përmes projekteve të tjera IPA. Më konkretisht, BE-ja ka mbështetur kapacitetet e orga-nizatave të shoqërisë civile për të lobuar, advokuar dhe kon-tribuar në hartimin e politikave bujqësore, duke i ndihmuar

fermerët të rimëkëmbeshin pas përmbytjeve dhe duke rritur qëndrueshmërinë e tyre,

grante investimesh në bujqësi në periudhën para dhënies së IPARD-it (IPARD-like), duke ngritur Fondin Kombëtar të Garancisë Rurale, bazën e të dhënave E-ulliri të praktikave të përbashkëta dhe krijimin e një logoje cilësore. Përmirësi-mi i konkurrencës ekonomike të bujqësisë shqiptare sho-qërohet edhe me miratimin e standardeve të sigurisë ush-qimore, që jo vetëm që do të sigurojnë mbrojtje më të lartë të shëndetit të konsumatorit, por, gjithashtu, do të rrisin eksportet e ushqimeve drejt BE-së. Prandaj, BE-ja po i of-ron Shqipërisë gjithashtu asis-tencë teknike për periudhën 2019-2023, përmes organeve publike të mirëvendosura të shteteve anëtare, si Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Ir-landës dhe Autoriteti i Ushq-imit i Finlandës, për të forcuar kapacitetet administrative të administratës shqiptare për të adoptuar legjislacionin e BE-së.

ATSH: Pritshmëritë ose prognoza që pritet të sjellë im-pakti i projekteve mbështetëse në bujqësinë shqiptare?

Ghitescu: Pasi projektet e financuara nga IPARD-i të për-fundojnë gradualisht, ata pritet të kenë një ndikim jashtëzakon-isht të rëndësishëm në rritjen e konkurrencës së sektorit agroushqimor shqiptar dhe në përmirësimin e jetesës në zonat rurale, duke rritur gjithashtu përafrimin e vendit me stan-dardet dhe kërkesat e BE-së, veçanërisht ato që kanë të bëj-në me marketingun, sigurinë e ushqimit, mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe shëndetit publik, si dhe mjedisit.

Zgjerohet akuakultura në Shqipëri, vetëm vitin e fundit u zunë 40% më shumë peshq

Sektori i peshkimit ka njohur zgjerim të vazh-dueshëm në vitet e fundit. Këtë e tregojnë edhe shifrat në lidhje me zënien e pesh-kut. Një nga kategoritë që kanë njohur rritje është edhe Akuakultura, sasitë e zëna janë rritur me 40%. Sipas të

dhënave të INSTAT në vitin 2018, janë zënë mbi 6200 tonë peshq për këtë kategori, nga 4430 tonë që janë zënë një vit më parë.

Kjo është rritja më e mad-he për të paktën 10 vitet e fundit. Në krahasim me 10 vite më parë sasitë e zëna janë rritur me mbi dy herë. Sasitë e peshqve të zënë në kategorinë e akuakulturë zi-nin 40% të totalit të prodhim-it në total.

Aquafarming në Bash-kimin Evropian (BE) prodhoi rreth 1.4 milion ton peshë

të gjallë peshq në 2017. Kjo përfaqësonte një të pestën e prodhimit të përgjithshëm të peshkimit të BE-së në 2017, një pjesë që ishte e ngjashme me atë në 2008.

Sidoqoftë, në BE vlera e akuakulturës ishte më domethënëse pasi përfaqë-sonte 41% të vlerës totale të prodhimit të përgjithshëm të BE-së për produktet e pesh-kimit në 2017, me 7 pikë përqindje nga viti 2008.

Pesë shtete anëtare përbëjnë tre të katërtat e vëllimit dhe vlerës së prodhimit të akuakulturës në BEMidis Shteteve Anëtare,

Spanja prodhoi peshën më të gjallë të prodhimit të akuakul-turës në 2017, 315 mijë ton janë sa një e katërta (23%) e totalit të BE-së. Prodhimi nga Mbretëria e Bashkuar ishte

gjithashtu i lartë (222 000 ton, ose 16% e totalit të BE) dhe më pas prodhimi nga Franca (189 000 ton, 14%), Italia (156 000 ton, 11%) dhe Greqia (126 000 ton, 9%).

Çmimet varjojnë për produkte të ndryshme. Për sh-embull, çmimet mesatare të shitjes së parë për salmon dhe deti janë rreth 6 €/kg, ndërsa çmimet mesatare për midhjet janë nën 1 €/kg.

Midis Shteteve Anëtare,

Mbretëria e Bashkuar kishte vlerën më të lartë të prodhimit të akuakulturës në vitin 2017 (vlera prej 1,283 milion €), që përfaqëson një të katërtën e to-talit të BE-së.

Vlera e prodhimit ishte e ar-dhmja më e lartë në Francë (në 764 milion €, ose 15% e totalit të BE), dhe më pas në Spanjë (578 milion €, 11%), Greqi (546 milion €, 11%) dhe Itali (€ 543 milion, 11%).

Salmoni: vlera më e lartë e prodhimit në mesin e organizmave ujorë në vitin 2017Prodhimi akuakulturës i

salmonit në BE ishte specia më e shtrenjtë për sa i përket çmimit tregtar në 2017, duke përbërë rreth një të katërtën e vlerës së prodhimit të përgjith-shëm të akuakulturës. Vlera e prodhimit të troftës ishte në vendin e dytë, me rreth 14% të vlerës totale, e ndjekur nga goca deti, (me 10% secila) dhe midhjet (8%).

Revista “Monitor”

Page 6: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

6 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

informacione

Risia në lagjet e kryeqytetit, nisi të funksionojë tregu i lëvizshëm

Krahas rehabilitimit të tregjeve të lagjeve, bashkia e Tiranës ka mbajtur një tjetër premtim, atë për krijimin e tregjeve të lëvizshme në qytet.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Urban në bashkinë e Tiranës ka nisur implemen-timin e projektit më të ri, Tregu i Lëvizshëm.

Kështu Tiranës i shtohet së fundmi tregu ditor që ka për qëllim të lëviz në çdo ditë në

lagje të ndryshme, një ekspe-riencë kjo e njohur në vendet e tjera. Gjithashtu kjo nismë synon të promovojë produktet lokale të fermerëve në zona të ndryshme të qytetit me qëllim për të qenë më pranë komu-nitetit dhe për të sjellë produk-te të freskëta organike pranë tryezave të tyre të qytetarëve.

Dje tregu ishte pranë ish-Fushës së Aviacionit në Njës-inë nr.7, ku fermerët e Tiranës

patën mundësi që të shesin në kushte sa më komode pro-dhimet e tyre bujqësore. Kri-jimi i këtij tregu është një mundësi shumë e mirë për fermerët e fshatrave të Tira-nës për të tregtuar prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale në kushte shumë të mira dhe larg pluhurit dhe papastërtive që mbart shitja në rrugë dhe që ishte kthyer edhe në një rrezik për shëndetin e banorëve.

Uji virtual dhe rëndësia e rishikimit të marrëveshjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut për ujërat e lumit Radika

Përmbledhje:Njerëzit konsumojnë ujë direkt për të pirë, gatuar dhe larë, por shumë më tepër për prodhimin

e mallrave siç janë ushqimi, letra, rrobat e pambukut, etj. Sasia e ujit që përdoret në proceset e prodhimit të mallrave gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, përmendet si uji virtual që përmbahet brenda tyre). Uji virtual mund të ndahet më tej në ujë ‘blu’ (i cili avullon nga lumenjtë, liqenet ose akuiferët në proceset e prodhimit të tilla si ujitje), uji ‘jeshil’ (reshjet që avullojnë gjatë rritjes së bimeve) dhe uji ‘gri’ (i ndotur pas bujqësisë, përdorimit industrial dhe shtëpiak).

Gjurma e ujit të një individi, komuniteti ose biznesi përcaktohet si vëllimi i përgjithshëm i ujërave të ëmbla që përdoret për të prodhuar mallrat dhe shërbimet e konsumuara nga ai individ ose komunitet ose prodhuar nga biznesi. Mund të përmendim, fare lehtazi, për të kuptuar raportin që:

Fjalët kyçe: Uji virtual, ujë ‘blu’, ujë ‘jeshil’, ujë ‘gri’, gjurma e ujit, konsumi për frymë i ujit virtual.

Nga: Albana JeminajAvokate Ndërmjetëse

1. Koncepti i ujit virtual dhe përllogaritja e thjeshtuar e tija) Uji si njësi biologjike,Njerëzit konsumojnë ujë

direkt, për të pirë, për të gatuar dhe për të larë, por shumë më

tepër indirekt për prodhimin e mallrave siç janë ushqimi, letra, rrobat e pambukut, etj. Sasia e ujit që përdoret në pro-ceset e prodhimit të mallrave gjatë gjithë ciklit të tyre jetë-sor, përmendet si uji virtual, pra ujë i padukshëm por që përmbahet brenda tyre). Uji virtual mund të ndahet më tej në ujë ‘blu’ (i cili avullon nga lumenjtë, liqenet ose akuiferët në proceset e prodhimit të tilla si ujitje), uji ‘jeshil’ (reshjet që avullojnë gjatë rritjes së bimëve ), dhe uji ‘gri’ (i ndo-tur pas përdorimit bujqësor apo nga përdorimi industrial dhe shtëpiak).

Deri në këtë nivel të stu-dimit ballafaqohemi me ujin si njësi natyrore e një nevoje biologjike.

Gjurma e ujit e një individi,

komuniteti ose biznesi përcak-tohet si vëllimi i përgjithshëm i ujërave të ëmbla që përdoret për të prodhuar mallrat dhe shërbimet e konsumuara nga ai individ ose komunitet ose prodhuar nga biznesi. Mund të përmendim , fare lehtazi, për të kuptuar raportin e përshkruar mund të theksojmë :

• Për të prodhuar një filxhan kafe, që na duket aq i vogël na

duhen 140 litra ujë.

b) Uji si njësi Tregtare Në këtë fazë ne vendosim

mënjanë konsideratat mbi efik-asitetin dhe kërkesat për rrjed-hën ujore dhe mbajmë konsid-erojmë konsumin e ujit si pjesë e avullimit dhe transpirimit të

ujit të larguar (uji jeshil + uji

blu). Vlera virtuale e ujit për-caktohet më pas si sasia e ujit të avulluar dhe transpotuar nga niveli i fushës (ETa) deri në vjelje (rendimenti total). Shprehet me m3 ujë për kg të të lashtave, sipa buletinit

të FAO ajo përllogaritet sipas formulës

Ndeshim me dy mënyra të ndryshme të vlerësimit. Me atë të importit dhe me atë të prodhimit të bimëve bujqësore në përgjithësi dhe të drithrave në veçanti. Një pyetje sa ujë kursen kur importoni drithëra apo kur ato prodhohen në nivelin ekonomik konkret? Këtu shpesh konceptojmë si-kur vlera e ujit të kursyer ka të bëjë shumë me anasjelltësinë e produktivitetit margjinal të ujit

në vendin e konsumit, pra ven-di ku është marrë vendimi për import, sesa me sasinë e ujit të konsumuar vërtet në vendin e prodhimit. Vlerësime të ndry-shme të tregtisë virtuale të ujit bazohen në këtë vlerë të një-sisë. Ky lloj i referencës në të gjithë botën mund të përdoret, me kusht që kemi të bëjmë me tregti globale. Sidoqoftë, pasi të përqendrohemi dhe dekre-tojmë qasjen në nivelin ra-jonal, shtetëror ose joshtetëror, kjo lloj referencë mund të jetë mashtruese nëse nuk do të bëhet raporti me shpenzimet dhe të ardhurat

Këtu ballafaqohemi me kon-ceptimin e ujit si njësi tregtare

c) Sasia e ujit në dieta të ndryshme

Meqenëse konsumi për frymë i ujit virtual që përm-bahet në dietat tona ndryshon sipas llojit të dietës (nga 1 m3/ditë për një dietë mbijetese, deri në 2.6 m3/ditë për një

dietë vegjetariane dhe mbi 5 m3/ditë për një stil amerikan, dieta me bazë mishi) është e qartë se moderimi i dietave (ulja e konsumit të mishit) mund të ketë një ndikim të madh në përdorimin virtual të ujit. Sidoqoftë, ndikimi i saktë i një gjurme uji varet tërësisht nga vendi ku merret uji dhe kur. Një gjurmë e rritur në një

(Vijon në faqen 10)

Albana JeminajAvokate ndërmjetëse

Ngrihet Qendra Frigoriferike Logjistike e vetme në Shqipëri e rajon, Çuçi: Investim me teknologji gjermane, operon me energji të rinovueshme

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi deklaron se “ka pak kohë që ka përfunduar një tjetër investim i rëndësishëm që ndihmon sek-torin bujqësor dhe agrobizne-sin në Shqipëri”.

Ministri deklaron se Armando Ndoka ka ngritur një sipërmarrje që i mungonte vendit tonë, por edhe rajonit. “Cool” është qen-dra Frigoriferike Logjistike e vetme në Shqipëri dhe në rajon që plotëson të gjitha standardet e Bashkimit Europian”.

“Me një kapacitet prej 10 mijë tonë ose 7 mijë paleta, kjo qendër ofron ruajtje të produk-teve bujqësore dhe blegtorale, ruajtje të prodhimeve të detit, ruajtje të produkteve industri-ale, mjekësore e farmaceutike deri tek produktet kozmetike. “Cool” garanton gjurmuesh-mërinë e temperaturave që nga momenti i hyrjes së produkteve deri në momentin e daljes”, shprehet Çuçi.

Po ashtu ministri sqaron: “Klientëve u ofrohet mundësia

e ndjekjes online dhe njoftimit me mesazh për çdo ndryshim temperature. Kjo qendër mod-erne me teknologji gjermane ka edhe një element tjetër të veçantë, operon me energji të rinovueshme”.

“Avantazh tjetër është pozi-cioni strategjik ku ndodhet, pranë aeroportit “Nënë Ter-eza”, në kryqëzimin e rrugëve drejt veriut dhe daljes për në portin e Durrësit. “Cool” është vërtet një investim cool”, shprehet ministri.

Tregu lëvizës - Kështu Tiranës i shtohet së fundmi tregu ditor që ka për qëllim të lëvizë në çdo ditë në lagje të ndryshme, një eksperiencë kjo e njohur në vendet e tjera. Në datën 27 tetor 2019, tregu ishte pranë ish-Fushës së Aviacionit në Njësinë nr.7, ku fermerët e Tiranës patën mundësi që të shesin në kushte sa më komode prodhimet e tyre bujqësore.

Braçe apel tregtarëve: Reflektoni TVSH-në në çmime, e hoqëm për bujqit dhe ata duhet ta përfitojnë

Zëvendëskryeminis t r i , Erion Braçe i bëri thirrje treg-tarëve të imputeve bujqësore, për reflektimin e TVSH-në në çmime pasi do monitorohen dhe ndëshkohen.

Braçe shprehet se disa

fermerë në Fier nuk po lënë produkt të shkojë dëm. “Do-matja e parë 600 lekë, domatja e dyte 400-500 lekë, kastraveci 600 lekë, kungulli 600 lekë, speci i kuq 1100 lekë, speci jeshil 700 lekë, të gjitha për

eksport”, shprehet Braçe.“Kush do punën, punon,

madje ndihmon dhe këdo tjetër që punon e prodhon. Kush do të vjedhë, vë ultimatum.

(Vijon në faqen 10)

Page 7: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

7 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

fed invest

Dita Europiane e MikrofinacësNë mbështetje të sipërmarrësve të së nesërmes

Institucionet mikrofinancia-re në gjithë Europën shënojnë 20 tetorin, Ditën Evropiane të Mikrofinancës nën kujdesin e Rrjetit Europian të Mikro-financës (EMN) dhe Qendrës së Mikrofinancës (MFC). Për këtë edicion të 5-të, shumë evente janë organizuar në Eu-ropë gjatë gjithë muajit tetor. Edhe këtë vit, Shqipëria dhe Institucionet Mikrofinanciare bëhen pjesë e këtij shënimi. Institucionet e mikrofinancës festojnë së bashku kontributin e këtij sektori në luftën kundër përjashtimit social dhe finan-ciar.

Dita Evropiane e Mik-rofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikro-financën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Europë dhe në Shqipëri.

Me pothuajse 100,000 hua-marrës aktivë dhe portofol total prej rreth 235 milion €, mikrofinanca shqiptare ndikon në ndryshimin e rregullave kur vjen fjala për sipërmarrjen. Impakti i mikrofinanëcs është i matshëm, për 1 euro të inves-tuar në mikrokredi kthimi në kumunitet është më shumë se 4 euro.

Dita Evropiane e Mikrofi-nancës u lançua në vitin 2015, si një mjet për të nënvizuar ndikimin e sektorit të mikro-financës në Europë nga një perspektivë sociale dhe ekono-mike.

Objektivat kryesore të Ditës Evropiane të Mikrofinancës janë:Rritja e ndërgjegjësimit

midis qytetarëve europianë mbi ekzistencën e mikrofi-nancimit dhe vlerën e tij për

të luftuar papunësinë dhe për-jashtimin social.

Të tërheqë vëmendjen e mediave europiane se si funk-sionon mikrofinanca në Eu-rope dhe si mbështet dhe ndi-hmon të papunët e qytetarët të përjashtuar nga sektori tradi-cional financiar.

Të shkëmbehen përvoja brenda sektorit Europian të mikrofinancës duke i dhë-në shikueshmëri punës së anëtarëve të EMN (Rrjetit Eu-ropian i Mikrofinancës) dhe MFC (Qendrës së Mikrofi-nancës).

Të lejojë anëtarët lokalë të tërheqin vëmendjen e arritjeve të tyre dhe misioneve të tyre në nivelin kombëtar.

Në këtë tetor, Shoqa-ta Mikrofinanca Shqiptare (AMA) organizuar nga AMA pati për qëllim prezantimin e arritjeve të industrisë së mik-rofinancës në nivel kombëtar dhe europian, me objektiv rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me impaktin social dhe ekonomik të mikrofinancës në përfshirjen financiare, reduk-timin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të punës.

Pjesëmarrës të ndryshëm nga Banka e Shqipërisë, Agjencitë e Biznesit institu-cione mbështetëse të indus-trisë së mikrofinancës dhe përfaqësues të institucioneve financiare jo-banka që kanë në objekt të tyre kreditimin dhe financimin e sektorit privat.

Z. Perlat Sulaj, Drejtor i Përgjithshëm i FED invest theksoi arritjet e mikrofinancës ndër vite, historitë e suksesit, por edhe sfidat që ka kaluar

kjo industri në 27 vitet e ekz-istencës së saj. Duke u dhënë akses në financime edhe atyre segmenteve që nuk shërbehen dot nga sistemi bankar, duke u ofruar gjithashtu këshillim biznesi të personalizuar, mik-rofinanca shqiptare i mbështet në kuptimin e plotë të fjalës sipërmarrësit e së nesërmes dhe adreson vështirësitë që ata kanë gjatë procesit të kredi-marrjes.

Në lidhje me zhvillimet europiane në industrinë e mik-rofinancës, oportunitetet dhe sfidat përkatëse, foli z. Nicola Benaglio, studiues i shkencave ekonomike pranë Rrjetit Eu-ropian të Mikrofinancës, me qendër në Bruksel, Belgjikë. Z. Deniz Dëralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, foli në lidhje me strategjinë dhe masat që ka marrë Banka e Shqipërisë në lidhje me edu-kimin financiar dhe rolin që mikrofinanca luan në këtë as-pekt.

Së fundmi, një fjalë për-shëndetëse mbajti edhe z. Alessandro Bragonzi, për-faqësues i Bankës Europiane të Investimeve dhe Fondit Europian të Investimeve, i cili pasi foli për EIB Group dhe veprimtarinë e tij, u shpreh se sinergjitë për të mbeshtetur tregun financiar në Shqipëri nuk mungojnë dhe se Grupi EIB e konsideron rajonin si një potencial për prezantimin e skemave dhe instrumentave financiare në mbështetje të ekonomisë.

Sektori bankar dhe ai i mik-rofinancës kanë ndryshime në

qasjen ndaj klientit ashtu si në dimensionin ekonomik të aktivitetit të financuar por ajo që i diferencon më së shumti është dimensioni social.

Në bashkëpunim me Micro-finance Centre (MFC) dhe me mbështetjen e Bashkimit Euro-pian, Shoqata Shqiptare e Mik-rofinancës zhvilloi një tryezë diskutimi në kuadër të një serie diskutimesh me temë:

“Mikrofinanca e së nesërmes,

Digjitalizimi i Institucioneve të Mikrofinancës”

Ky takim u ndal në kuadrin ligjor, rregullator dhe atë të përputhshmërisë, të lidhur me procesin e digjitalizimit të shër-bimeve dhe produkteve të mik-rofinancës.

Në kuadrin e zhvillimeve globale në fushën e digjitaliz-imit të shërbimeve financiare dhe me qëllimin për të ofruar tek konsumatori shqiptar shërbime

inovative të një cilësie të lartë, institucionet financiare anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shq-iptare po intensifikojnë përpjek-jet e tyre për të qenë jo vetëm në një hap me sektorë të tjerë të ofrimit të shërbimeve financiare në vend, por pse jo, edhe para-rojë e tyre. Në këtë kuadër, u diskutua mbi sfidat që hasin In-stitucionet e Mikrofinancës në orientimin e shërbimeve të tyre përsa i takon përputhshmërisë

me kuadrin ligjor dhe rregulla-tor, i cili konsiderohet dinamik dhe po kalon nëpër faza të cak-tuara ndryshimesh dhe adop-timesh për të akomoduar ndry-shimet që kërkon tregu.

Në takim morën pjesë për-faqësues nga Ministria e Fi-nancave, Banka e Shqipërisë, Departamenti i Mbikëqyrjes, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shoqata e Bankave,

Agjensia e Sigurimit të Depozi-tave, si edhe përfaqësues të In-stitucioneve të Mikrofinancës, ekzekutivë të fushës juridike dhe rregullatore, dhe juristë me eksperiencë në fushën e ligjis-lacionit të digjitalizimit.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme të aspektit ligjor, që kanë të bëjnë me iden-tifikimin elektronik të klientit, me nënshkrimin elektronik, me kontratën elektronike dhe nëse ajo do merret parasysh si e tillë nga gjykatat në vend, si edhe me tërësinë e procesit të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve financiarë në plat-forma digjitale, dhe çfarë kom-pleksiteti sjell kjo në kuadrin ligjor dhe rregullator. Institu-cionet rregullatore propozuan zgjidhje dhe ndryshime, të cilat, të para në dritën e zhvil-limeve që janë edhe në fokus të qeverisë dhe prioriteteve të saj strategjike, marrin rëndësi të veçantë në lehtësimin e pro-

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës tryezë diskutimi mbi “Mikrofinancën e së nesërmes, digjitalizimin

e institucioneve të mikrofinancës”cesit dhe mundësimin e tij në shkallë më të gjerë.

Diskutimet u gjykuan si mjaft frytdhënëse nga pjesë-marresit, të cilët përcaktuan edhe hapat e mëtejshëm për të kapërcyer këto sfida dhe për të ofruar zgjidhje respektive.

Aktive prej 1992, Mikro-financa shqiptare ka arritur

të kthehet në një partner real zhvillimor për ekonominë sipërmarrëse shqiptare dhe në veçanti, në zonat rurale e bu-jqësore, të cilat ende sot e kësaj ditë mbeten të pashërbyera nga sektori bankar. Shifrat flasin vetë. Me një staf prej 1.268 personash në fund të vitit 2018, portofoli i financimit vjetor i ka kaluar 180 milion euro nga i cili përfitojnë rreth 100 mijë fermerë e sipërmarrës të vegjël të shpërndarë anembanë vendit.

Microfinance Centre (MFC), FED Invest, NOA, Fondi Besa, UniFin, Agro & Social Fund Kredo Finance

Page 8: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

8 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

www.kashalbania.org

Page 9: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

9 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

Page 10: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

10 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

temë e ditës (Vijon nga faqja 6)

Virtual water and the importance to revise the agreement between Albania and Northern Macedonia for the waters of the Radica river

ABSTRACT Humans consume water directly for drinking, cooking and washing, but much more for produc-ing commodities such as food, paper, clothes, etc. The amount of water that is used in the pro-duction processes of commodities during their entire life cycle is referred to as the virtual water contained within them Virtual water can be further divided into ‘blue’ water (which evaporates from rivers, lakes or aqui-fers in production processes such as irrigation), ‘green’ water (rainfall that evaporates during crop growth), and ‘grey’ water (polluted after agricultural, industrial and household use).The water footprint of an individual, community or business is defined as the total volume of freshwater that is used to produce the goods and services consumed by that individual or com-munity or produced by the business. Some sample water footprints are set out below.Keywords: Virtual water , ‘blue’ water, ‘green’ water, ‘grey’ water, water footprints, capita con-sumption of virtual water.

zonë ku uji është i bollshëm nuk ka gjasa të ketë një efekt të kundërt, por një rritje në një zonë që përjeton mungesë mund të rezultojë në tharjen e lumenjve, shkatërrimin e habitateve dhe të jetesës dhe zhdukjen e specieve, përveç kësaj mund të ndikojë në çmimet bujqësore, furnizimet dhe ekonomitë lokale. Disa përkrahës të ujit virtual argu-mentojnë për nevojën për një skemë etiketimi, me gjurmën e ujit të një produkti të përcaktu-ar qartë në mënyrë që të inkura-jojë menaxhimin e kërkesës. Kjo do të ndihmonte konsuma-torët dhe politikëbërësit të njo-hin lidhjet midis prodhimit dhe konsumit.

Në nivelin e politikës, një vend me mungesë uji mund të importojë produkte që kërkoj-në shumë ujë në prodhimin e tyre (importi i ujit virtual) për të lehtësuar presionin mbi bu-rimet e veta. Kjo është një strat-egji e miratuar nga disa vende, të cilat importojnë pothuajse të gjitha drithërat.

c) Uji si njësi e vlerësimit juridik të marrëveshjeve

Mbështetësit virtualë të ujit besojnë se vëmendje e pamjaftueshme i është kush-tuar menaxhimit të kërkesës në krahasim me menaxhimin e furnizimit. Sipas mendimit të tyre, menaxhimi i kërkesës së konsumatorit përmes ske-mave të arsimit/informacionit, etiketimit është anashkaluar, sepse konsumatorët dhe poli-tikëbërësit nuk i njohin lidhjet midis prodhimit dhe konsumit. Një problem me etiketimin e ujit virtual është se për përm-bajtjen e ujit duhet të merret në konsideratë rëndësia e tij gjeografike dhe kohore (50 litra ujë të marrë nga Radika nuk është i njëjtë me Sahara, ose nga Amazona). Në mënyrë të ngjashme, një produkt bu-jqësor i rritur me ujërat e shiut nuk është i krahasueshëm me atë të rritur me ujë të ujitur të nxjerrë nga uji nëntokësor jo i rinovueshëm. Kështu, uji vir-tual nuk jep indikacion nëse uji po përdoret brenda kufijve të qëndrueshëm të nxjerrjes, të cilat mund të ndryshojnë çdo vit bazuar në reshjet. Më në fund, argumenti virtual i ujit mund të ketë pasoja edhe politikisht, veçanërisht në lid-hje me barazinë. Uji i lëshuar nga një përdorim jo domos-doshmërisht do të përdoret në

mënyrë më efikase, ose shpërn-dahet në mënyrë më të barabar-të. Nëse uji lëshohet nga bujqë-sia dhe fermerët rrisin të lashtat me vlera më të ulëta me më pak kërkesa për ujë, uji i lëshuar mund të përthithet lehtësisht nga përdoruesit urbanë, ose nga sektori industrial, në vend që të shpërndahen më me drejtësi midis të varfërve ruralë.

Flukset e tregtisë ujore mid-is kombeve janë llogaritur duke shumëzuar flukset e tregtisë ndërkombëtare të të korrave përmbajtja e tyre e lidhur ujin virtual. Kjo e fundit varet nga kërkesa specifike për ujë e të korrave në vendin eksportues ku prodhohet kultura.

Problemi përqaset me pik-turën sureale të gruas së avu-jve, që paraqesim më poshtë:

c) Uji si njësi e vlerësimit juridik të marrëveshjeve

Marrëdheniet diplomatike bilaterale ndërshtetërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadrin rajonal, përcaktohen thelbësisht nga mënyra e përdorimit dhe mbrojtjes së resurseve ndërku-fitare në dobi reciproke në mbrojtjen e tyre të konceptuar si një trashëgimi natyrore dhe burim ekonomik dhe shërben si urë lidhje ndërshtetërore.

Devijimi për në detin Egje nëpërmjet lumit Vardar i një sasie të konsiderueshme të prurjeve të lumit Drin, të nevojshëm për ndërtimin e hidrocentralit në Fushë-Lukovë , kundër rrjedhës naryrore në detin Adriatik, përbën anash-kalim të së drejtave ndërkom-bëtare.

Në kushtet kur Shqipëria ende nuk ka marrëveshje ujërash me vendet fqinje që mbas shpërbërjes së ish-Ju-

gosllavisë, Maqedonia ka gjetur një bazë ligjore, duke deklaruar në institucionet ndërkombëtare, një marrëveshje të firmosur në vitin 1948, mes ish-Ju-gosllavisë dhe Shqipërisë, e cila parashikon devijimin e 8m³ për në Egje, marrëveshje e riparë në vitin 1962 në nivel komisionesh. Bazë ligjore e paplotë në prizmin e të drejtës ndërkombëtare.

Devijimi do parë si një rezikim i fanunës dhe florës, e sidomos të zonës së mbrojtur nga UNESCO në Shebenik.

Le ta shohim problemin dhe në këndvështrimin e parashi-kueshmërisë së UNESKO-s, bazuar në politikat

..... Maqedonia, .... dhe Shqipëria do jenë importuesit neto të ujit virtual në periudhën

2000 dhe 2050. Këtu uji shikohet tej el-

ementit juridik dhe tregetar si njësi qemetimi juridik.

Pra problemi i thatësirës dhe konfliktit të shkretimit është afër, ndërsa qeveritë tona e shohin ende me dylbi.

2. Shtrimi i problemit të marrëveshjes për menaxhimin e drejtë të ujëravePunimi bazohet në nevojën

urgjente për rishikim të një marrëveshjeje ndërkombëtare të vjetëruar, në prizmin e mar-rëdhënieve ndërkombëtare konform Konventës së Hel-sinkit dhe Rezolutave të OKB, si detyrim diplomatik dhe lig-jor për t’u respektuar.

Nevoja e rishikimit dhe re-spektimit të marrëveshjes për ujërat ndërkufitare, si një plat-formë për integrimin Europian të të dy vendeve fqinjë.

Synojmë dhe ndërgjegjësimin pollullor të komunave dhe qar-qeve ndërkufitarë në prizmin e interesave ekonomike reciptoke.

Uji virtual nuk konsidero-het fare në marrëveshje, as dhe gjurmët e ujit dhe as mënyra e llogaritjes së tyre, dhe as nuk shikohet mundësia e përlloga-ritjes dhe monitorimit të tyre.

2.a. Konceptimi i problemitNë protokollin e vitit 1956

lejohet marrja nga lumi Radika e 8 m3/sek në një vit mesatar, pa u thelluar në impaktet që do të kishte një lejim i tillë. Madje si marrëveshje ajo legalizoi “marrjen de-facto” të kryer që më parë në periudhën nga viti 1948 deri në vitin 1958 e në vi-jim, marrëdhënie protokollare, në thelbin juridik e pashembullt.

Në atë mbledhje protokol-lare të komisioneve nuk para-shikohet aspak sasia e ujit vir-tual të devijuar dhe impakti i tij historik, gjë që përbën një ele-ment evident dhe një vijuesh-mëri pretendimesh.

2.b. SynimeSynohet studimi i legjis-

lacionit kombëtar të të dy vendeve për përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave, me theksin tek ata ndërkufitarë. Vlerësimi historiko-juridik i marrëveshjes së vitit 1965 mes Republikës së Shqipërisë dhe Ish-Republikës së Jugosllavisë, që me rastin konkret përbën bazën ligjore e cila në thelbin e vet është e cun-guar, prandaj dhe problemin në thelb ia kalon komisioneve të vlerësimit e rishikimit në nivel

teknicien në vitin 1962 për marrëdhëniet ndërkombëtare të mbrojtjes dhe administrimit të ujërave ndërkufitare.

Konventa e Helsinkit për “Mbrojtjen dhe Përdorimin e rrjedhave Ujore dhe Liqeneve Ndërkufitare”, ka hapur prob-lematikën si për ratifikimin e saj edhe reflektimin në mar-rëveshjen e re.

Rezoluta nr. 63/124 e OKB-së, “Për Zonat Ujëmba-jtëse Ndërkufitare” dhe reflek-timi i saj në marrëveshjen e re, që përbën objekt propozimi të këtij punimi.

3. Qëllimi Nevoja për një Mar-

rëveshje të Re ndërkombtare për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut , është bërë imediate

Mungesa e saj pengon zh-villimin rajonal dhe kombëtar, e në mënyrë të veçantë atë të HEC dhe të bilancit të pro-dhimit të energjisë elektrike.

Veprimet tej një kuadri ndërkombëtar diplomatik tej dëmtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore kanë impakt negativ dhe mbi florën dhe faunën e zonës.

Angazhimi i të dy vendeve në platformën e integrimit Eu-ropian bazohet në marrëvesh-jet dypalëshe për shfrytëzimin e resurseve ndërkufitare.

4. Konkluzioni A. Sasia e Ujit Virtual të

devijuar duhet rishikuar dhe monitoruar

B. Duhet të krijohen parqe dhe hapësira me njolla ujore për të mos krijuar shkretëtira artificiale

C. Uji virtual duhet të përl-logaritet dhe t’i bashkëngjitet marrëveshjes

Uji virtual dhe rëndësia e rishikimit të marrëveshjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut për ujërat e lumit Radika

Respektoj çdo bujk, ia di mundin e sakrificën. Por ai që po bëhet personazh nëpër televiz-ione nuk është bujk, ka tokë në Ballagat, por kurrë nuk e punoi. Ai është kontabilist, ka një zyrë ku bëhen fatura dhe bilance. Po e vërtetë është, klientë të zyrës së tij janë grumbullues që mba-jnë të lidhur bujq prodhues. Ky zotëria dhe grumbulluesit e tij kanë qenë mirë, e kishin kup-tuar, ngritur dhe i morën çdo qindarkë deri miliona skemës

së TVSH. Ju e dini, unë isha kundër skemës se re të TVSH-së, por ca si ky, faturaxhinj, e ca si klientët e tij, ishin arsyeja, argumenti i atyre që ndryshuan skemën, për të ndalur abuzimin marramendës që mori miliona euro nga buxheti për grumbul-luesit e zero lekë për bujqit e thjeshtë!”, shton ai.

Braçe apel tregtarëve: Reflektoni TVSH-në në çmime, e hoqëm për bujqit dhe ata duhet ta përfitojnë

Po ashtu, Braçe shton: “Ek-sporti, as që varet nga skema e TVSH-së. Çmimet po rriten se ndryshoi tregu jashtë, tregjet jashtë. Klima e bëri të vetën, ketë vit në dëm të një kategorie bujqish, prej dy vitesh ishte në favor te tyre. Ajo që do bëjmë edhe me konkretisht tani, është konsulenca për bujqit për cik-

(Vijon nga faqja 6) let e prodhimit, referuar ndry-shimeve klimatike”.

“Ndërkohë, tregtarëve të imputeve bujqësore besoj se u duhet një paralajmërim i fundit, reflektoni TVSH-në në çmime, e hoqëm për bujqit dhe ata duhet ta përfitojnë, kush nga ju abuzon, mos mërzitet nga vizita e fiskut. Mos abu-zoni me cilësinë, po mbledhim nga bujqit dëshmi mbi cilësinë dhe efektin e plehrave e pes-ticideve tuaja. Një listë është gati, aty do na keni”, thekson Braçe.

Page 11: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

11 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

Këshilla në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore: QTTB-Korçë:E-mail:[email protected]

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE LUSHNJE

Sektori i Grurit: QTTB-Lushnje E-mail: [email protected]

Fermerët që mbjellin grurë gjatë kësaj periud-he, duhet të jenë të angazhuar në maksimum për të mbjellë me cilësi dhe në kohë këtë kulturë. Puna e tyre konsiston si më poshtë:

• Në punimet e thella të tokës;• Në kujdesin për kullimin e sipërfaqeve që

do mbillen;• Në sigurimin e plehërimit bazë (DAP, Su-

perfosfat);Vënia në dispozicion të bimëve, sasira të

mjaftueshme të lëndëve ushqyese minerale. Kjo mund të arrihet përmes plehrave kimikë, të cilët paraqesin plehra të koncentruara. Prodhimi i madh i grurit nuk do të mund të ekzistonte as të zhvillohej më tej pa plehra minerale.

• Përgatitjen e farës për mbjellje; • Sigurimin e farërave që vijnë nga hallka të

gjeneracioneve të larta, për zonat përkatëseArritja e rendimenteve të larta është e mun-

dur vetëm përmes kultivimit të kultivarëve me potencial të lartë gjenetik.

në zonën e ulët bregdetare gjerat janë më ndryshe për shkak të kushteve të motit.

Së pari: Mbajtja në gadishmëri e rrjetit kullues është detyrë e ditës me qëllim që të krijohen kushte të përshtatshme për përgatitjen e tokës për mbjelljet.

Së dyti: Kujdesi për mbjelljen me cilësi dhe kohën e duhur sipas kultivarëve.

Për çdo kulturë ekziston afati optimal i mb-jelljes dhe varet nga shumë faktorë si nga klima dhe komponentët e saj, rënia e reshjeve dhe sasia e reshjeve, temperatura e cila ndikon në mbirjen e farës e më tej në rritjen dhe shumëz-imin e bimëve.

Tokat më të përshtatshme për kultivimin e grurit janë tokat pjellore me taban të thellë të përshkueshme dhe të ajrosura.

Parabima luan një rol të rëndësishëm në ar-ritjen e rendimenteve të larta. Prandaj në këtë drejtim fermerët duhet të marrin shumë seriozisht parabimën sepse gruri nuk jep rendimentin e kërkuar mbas vehtes së tij.

Në bazë të mundësive fermerët do t’i këshillonim që si parabimë të përdorin bimët bishtajore pasi ato janë parabimët më të mira të cilat përdoren edhe si pasurues të tokës. Për sa i përket punimit të tokës, këto punime do të jenë në varësi të parabimës. Thellësia e punimit varet nga toka dhe kushtet klimatike, në rastet më të shpeshta ky punim kryhet në thellësi 26-35 cm. Përveç përgatitjes së tokës, rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni dhe plehërimit, metodave, mënyrave dhe dozave të plehërimit.

Përveç masave të përmendura më lart, vlen të theksohet fakti se nëse fermerët dëshirojnë të arrijnë rendimente sa më të larta atëherë, kujdes të veçantë do të duhet t’i kushtojnë edhe kohës së mbjelljes së grurit. në vendin tonë kryesisht dominojnë kultivarët dimërorë ndaj në këtë drejtim rëndësi e veçantë duhet t’u kushtohen temperaturave dhe kohës së nevojshme për kryerjen e të gjitha punimeve.

Gjithashtu, kujdes të veçantë fermerët duhet t’i kushtojnë edhe evitimit të mbjelljes para afatit optimal. në këto raste do të paraqiten një sërë pasojash si bima mund të ketë rritje të bujshme dhe mund të rrëzohet. Ky muaj është kryesisht muaj i mbjelljes dhe kujdesit të veçantë për gru-rin deri në mbirje. Duhet të kihet kujdes që rrjeti i

brendshëm kullues i parcelave të jetë funksional dhe në gadishmëri. Marrja e rendimenteve të larta në grurë është e kushtëzuar me sigurimin e regjimit të përshtatshëm ujor në tokë nga mbirja deri në korrje. Po qe se ky regjim do të prishet nga teprica e ujit në tokë, pasojat do të jenë shumë të rënda: rrënjët mbesin në sipërfaqe e nuk zhvillohen në thellësi, prishet aktiviteti mikro-biologjik, ulet koeficienti i shfrytëzimit të plehrave, toka ngjishet dhe prishet struktura e saj

1. Kujdes duhet edhe në respektimin e normës së farës, sepse kur përdor normë të lartë fare kemi bimë më shumë për m², bimët duke qenë të dendura janë më të prekshme nga sëmundjet e ndryshme, kalliri nuk ka madhësinë e duhur dhe nuk ka numrin e duhur të kokrrave dhe kallëzave, si pasojë rendimenti ulet. Edhe kur norma e farës është më e ulët se normalja, përsëri nuk arrihet rendimenti i kërkuar si pasojë e rënies së numrit të bimëve për hektarë.

2. Caktimi i normës së farës për çdo kultivar3. Korigjimi i normës së farës sipas afatit të

mbjelljes4. Thellësia e mbjelljes së farës, sipas afateve

kohore të mbjelljeve (në mbjelljet e hershme fara mbillet më thellë, e kundërta ndodh me mbjelljet e vona)

Për çdo kultivar ka normë të caktuar fare (kjo përcaktohet nga pesha e 1000 kokrrave).

Mbjellja farës bëhet në afatin optimal i cili është:

• 15 - 30 tetor për zonën malore, • Nëntor - 15 dhjetor për zonën fushore Rezultatet më të mira arrihen në mbjelljet me

makina mbjellëse, me anën e të cilave sigurohet vendosja optimale e farës në tokë, si në dendësi ashtu edhe në thellësi. Fara mbillet 3-5cm thellë në rreshta me largësi 10-15 cm. Sasia optimale e farës për mbjellje duhet të jetë prej 220-230 kg/ha. Me këto norma fare në kushte normale mbjelljeje sigurohet një numër bimësh prej 450-600 bimë/m² ose 4.5-6 milionë bimë/ha. Thellësia e mbjelljes varet nga për-bërja e tokës dhe nga lagështia e tokës në momentin e mbjelljes. Gruri mbillet në bazë të numrit të bimeve për m² i cili shkon deri në 400 - 600 bimë.

Për zonën e ulët bregdetare fermeri gjatë mbjelljes së grurit si rezultat i punimeve me mjetet mekanike duhet të krijojë një shtresë sipërfaqësore të shkrifëruar, (shtrati i farës) e cila do të jetë si bazë e mirë dhe do të ketë kushte të favorshme për mbirje të njëtrajtshme të farës. Mbjellja realizohet sipas tipeve të tokave. në tokat e rënda mbillet me herët, e kundërta ndodh në tokat e lehta dhe të mesme.

Duhen përdorur të gjitha mjetet mekanike që ka në dispozicion fermeri që të mbjellë dhe sigurojë e numrin e bimëve per m².

në rast se përgatitja e tokës nuk do të jetë në nivelin e dëshirueshëm, si për shembull sipër-faqja tokësore nuk thërrmohet, nuk nivelohet dhe nuk krijohet masa e shkrifët, atëherë fara mund të mbetet e pambuluar, do të këtë mbirje jo të mirë, mund të dëmtohet nga zogjtë, për këtë arsye shtresa e sipërme e tokës në thellësi, duhet të përgatitet me kujdes të veçantë.

Shërbimet pas mbjelljes konsistojnë në: kul-limin për të mënjanuar lagështirën e tepërt gjatë dimrit, lesimim për të ndihmuar mbirjen e farës, rulimim pas mbirjes, gjatë dhe pas ngricave të forta kur bima nuk është e ngrirë.

Kujtesë këshilluese për fermerët që mbjellin grurëQENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Korçë: E-mail:[email protected]

1. Për fermat e dhenëveDhentë në këtë periudhë janë në muajin e

funDhentë në këtë periudhë janë në muajin e fundit të barsmërisë. Kjo periudhë është kritike në të ushqyerit e dhenëve sepse kapaciteti ngrënës është i ulët ndërsa nevojat në lëndë ushqimore janë të larta. Një i ushqyer defiçitar gjatë kësaj periudhe do të sjellë:

-Uljen e peshës së qëngjave në lindje -Dobësim i deleve si rezultat i harxhimit të

rezervave trupore.-Prodhimtari të ulët të qumështit pas pjelljes

së tyre dhe lindjes së qengjave.Prandaj për këtë periudhë duhet të bëhet të

ushqyerit korrekt i deles për të evituar pasojat negative të permëndura më lart dhe për të garantuar këto objektiva:

• Qëngja me peshë më të lartë në lindje.• Prodhimtari qumështi më të lartë si në

fazën e mëmëzimit të qëngjave ashtu edhe mjeljes.

Ju këshillojmë që për këtë periudhë të për-doret ky racionu shqimor:

Për zonat fushore dele me peshë 45-50 kg

Për zonat malore dele me peshë 45-50 kg

Këshilla për fermerët që mbarështojnë bagëti të imtaKullotë nëse ekziston mundësiaKur pjelljet janë në fund të muajit dhjetor dhe

janar vaksinimet:• Vaksinimet (1.5 muaj para pjelljes)

kundër Enterotoxemisë (zorëza), Agalaksisë (hirëza), Paratifo - chlamidiozë (eleminim të dështimeve).

• Në rastet ku është problem sëmundja e mishit të bardhë në qëngja bëni trajtim param-brojtës të deleve barsa me Selen dhe vit E. (këshillohu me specialistin veterinar)

2. Për fermat e dhive• Kryhen skartimet e kafshëve sipas këtyre

kritereve.• Dhi shterpa - për dy vjet rresht.• Dhi me mastite kronike.• Dhi me moshë të avancuar – dhëmbë

të sheshtë apo të thyer deformime të nofullës etj.

• Defekte të konformacionit trupor – këmbë të para apo të mbrapme të deformuara etj.

• Pa leverdi ekonomike – si rezultat i moshës së vjetër apo sëmundjeve.

• Organizoni tufën që do të dimërojë dhe do të futet në prodhim për vitin pasardhës.

• Mbani në tufë numrin e krerëve që u sigurohet të ushqyerit dhe strehim optimal. Mund të mbani më tepër krerë në qoftë se planifikoni blerje ushqimesh dhe keni strehimin e nevojshëm.

• Kontrolloni gjendjen shëndetësore të kafshëve dhe bëni programin e të ushqyerit të tyre gjatë dimrit.

• Vaksinoni dhitë kundër sëmundjes së Agalaxisë (Hirrëza ose Zbekthi)

• Trajtoni tufën për parazitët e brendshëm (këshillohuni me veterinerin)

Këshilla për fermerët për muajin nëntor Fermerët që kultivojnë kulturat e grurit,

elbit, dhe thekrës, brenda këtij rajoni dhe me gjerë, duhet të kenë parasysh disa këshilla.

Për shkak të thatësirës së tejzgjatur shumica e fermerëve kanë toka të paplu-guara, por menjëherë pas reshjeve fermeret duhet të punojnë tokën në thellësinë 26-30 cm. Të kryhet plehërimi bazë me DAP me normë 2-3 kv/ha, ku 2/3 të përdoren para mbjelljes dhe 1/3 gjatë punimeve përgati-tore. Në mbjellje, ju fermerë duhet të mbillni llojin e përshtatshëm duke u këshilluar me specialistët pasi fara si material gjenetik përcakton 50% të prodhimit kjo e shoqëruar dhe me agroteknikën bashkëkohore që duhet të zbatoni.

Mbjellja mundësisht të realizohet në 15-ditëshin e parë të muajit nëntor, kjo në varësi edhe të kushteve klimaterike.

Fermerë: Duhet të mbillni farë të kontrolluar dhe certifikuar nga ESHFF Tiranë, pasi ato janë të studiuara dhe të kontrolluara nga institucionet shkencore të vendit. Fara që mbillni të jetë e dezinfektuar me fungicide, pasi shërbejnë për mbrotjen e bimëve nga sëmundjet kërpudhore.

Norma e farës që duhet të përdorni ju fermerë është:

• Për kulturën e grurit varion nga 270-300 kg/ha;

• Për kulturën e elbit 180 kg/ha:• Për thekrën 250 kg/ha. Në zonat malore kjo normë fare rritet 5-10%.

Kultivarët që janë sot në këtë rajon janë të kon-tolluara, të studiuara dhe me kapacitet të lartë prodhues si dhe kanë parametra mjaft të mira fiziko- kimike, të pranueshme nga konsumatori dhe industria përpunuese.

Page 12: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

12 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019

Këshilla në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORë

Vaji i ullirit më i mirë është monovarietal apo i përzier?

Cila është temperatura e duhur për të prodhuar një vaj të cilësisë së lartë?

Prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë është Bashkimi Europian me rreth 74 % të totalit botëror. Rreth 97 % e prodhimit të BE-së vjen nga Spanja, Italia dhe Greqia. Prodhimi botëror i vajit të ullirit për vitin 2011-2012 dhe 2017-2018 rezultojnë të jenë me afërsisht 3.3 milion ton, (IOOC 2018). Për-dorimi i vajit të ullirit në mbarë botën i dedi-kohet pikërisht avantazheve të Dietës Mes-dhetare. Tregu botëror i vajit të ullirit është mjaft intensiv ku një interes të madh dekadat e fundit kanë treguar SHBA, Japonia, etj.

në tabelat më sipër vërehet se eksporti në Shqipëri është në nivele pothuajse zero të vajit, ndërsa konsumi i vajit të ullirit është një tregues shumë interesant.

Tabela tregon shumë qartë sensibilizimin e konsumatorit vendas për konsumimin e këtij produkti. Por prodhuesit e vajit të ullirit për të patur më shumë sukses në prodhimin cilësor të këtij produkti duhet të kenë para-sysh përgjigjen e disa pyetjeve.

Vaji më i mirë është monovarietal apo i përzier?

Në vendin tonë janë dy forma prodhimi të vajit të ullirit: vaj ulliri ekstra i virgjër nga një varietet pra monokultivar (vetëm nga një kultivar) dhe nga përzierja e disa varieteteve (disa kultivarëve).

Mbi të gjitha duhet të theksojmë se: çdo vaj është ndryshe nga një vaj tjetër dhe nuk ka vaj më të mirë në mënyrë absolute.

Shqipëria ka një trashëgimi të jashtëza-konshme të shumëllojshme në rritje të ullirit: sot janë rreth 22 kultivarë nga të cilat është e mundur të nxirren vajra tipikë dhe unikë ek-stra të virgjër, për nga sinergjia midis kultivarit (shumëllojshmërisë së kultivuar) dhe terrenit të kultivimit (kuptohet si ndryshueshmëri për sa i përket gjerësisë, gjatësisë, lartësisë mbi nivelin e detit, klimës dhe karakteristikave të tokës).

Vaji monovarietal: tipiciteti dhe identiteti

Vajrat mono-varietal janë ato të prodhuar nga ullinj (100%) të një varieteti të vetëm.

Prandaj, këto vajra janë në gjendje të rrisin ti-picitetin dhe identitetin e varieteteve të ndryshme vendase falë harmonizimit të karakteristikave ki-mike dhe organoleptike të lidhura me trashëgim-inë gjenetike të secilit varietet me karakteristikat e territorit.

Në fakt, çdo varietet është në përputhje me terrenin e origjinës në të cilin kultivohet dhe në përgjithësi nuk është në gjendje të përsërisë karakteristikat e tij agronomike jashtë territorit të tij të kultivimit. Prandaj, vajrat mono-varietalë nuk janë të krahasueshëm dhe secili vaj i ullirit ekstra i virgjër ka karakteristika kimiko-fizike dhe ndjesi organoleptike që i japin asaj një tipicitet specifik territorial dhe një identitet të veçantë që mund të perceptohet dhe vlerësohet nga konsumatori.

Megjithatë vajrat monovarietalë nuk do të thotë se janë më të mirë se vajrat e prodhuar nga përzierja e disa kultivarëve të ullirit.

Të prodhosh vaj monokultivar do të thotë të marësh një produkt shumë kara-kteristik të ambjentit dhe terrenit ku kul-tivohet.

Që një vaj të jetë cilësor varet nga shumë fak-torë: aftësia e prodhuesit për t’i dhënë kultivarit veçantinë e tij, nga filozofia e punës së prod-huesit të vajit etj.

Vaji i ullirit i prodhuar nga disa kultivarë

Vaji i prodhuar nga përzierja e disa kul-tivarëve të ullirit mund të jetë më harmonik e robust, duke iu përgjigjur më mirë shijeve të konsumatorit.

nëse vaji monovarietal jep maksimumin e tipicitetit të territorit ai i përzier mund të kon-siderohet si një vaj që përmirësohet vazhdi-misht, për shembull përzierja e një vaji shumë aromatik me atë shumë robust mund t’i ofrohet konsumatorit një vaj shumë i veçantë. Përzierje të ndryshme japin vajra me cilësi dhe aroma të

ndryshme.

Cila është temperatura e duhur për të prodhuar një vaj të cilësisë së lartë?

nga temperatura 20-33 ºC, cila është

temperatura e duhur për të ekstraktuar një vaj ulliri ekstra të virgjër?

Teknologjia mund të modifikojë cilësitë e vajit pra ndikon në profilin e tij, mund ta bëjë harmonik apo jo, të fortë apo të butë. Koha, oksigjeni dhe temperatura janë këta tre faktorë dominantë në fabrikën e përpunimit që mund të ruajnë cilësinë ose ta shkatërrojnë atë.

Për ekstraktimin e vajit ekzistojnë dy metoda, në të ngrohtë dhe në të ftohtë. në të ngrohtë përdoret kur objektivi i ek-straktimit është përftimi i një sasie të lartë vaji, por ky proces çon në uljen e polif-enoleve dhe ndërkohë ul intensitetin e aromës së frutit të freskët të ullirit, ndërsa vaji i ekstraktuar në të ftohtë ruan aromën e frutit të freskët të ullirit si dhe nivelin e lartë të polifenoleve. Kjo nuk do të thotë që vaji i ekstraktuar në të ngrohtë është i keq, absolutisht jo, përveç faktit që vetitë ndijuese organoleptike janë më larta në vajin e ullirit ekstra të virgjër. Vaji quhet i ekstraktuar në të ftohtë kur ruhet tem-peratura nën 27 ºC. Temperatura e lartë përmirëson procesin e ekstraktimit vetëm në sasinë e prodhuar të vajit por në disa-vantazh është cilësia e tij.

Temperaturat e përpunimit duhet t’i përshtaten kultivarit

në mungesë të oksigjenit, me rritjen e temperaturës, rritet përmbajtja fenolike. Me rritjen e temperaturës, esteret ulen në mënyrë drastike në disa kultivarë. Me rritjen e temperaturës, rriten alkoolet, kështu që rritet aroma e frutit të pjekur. Duhen marrë parasysh të gjithë këto variabla. Tempera-turën e rrisim në nivelin që e kërkon kulti-vari. P.sh. në kultivarët Italianë cv Moraio-lo, temperaturen optimale për një ekuilibër polifenolesh dhe aromash e ka rreth 20°C, për cv Peranzana 30°C -33°C, cv Coratina jo më shumë se 25°C.

Përgatiti: Aulona Veizi, QTTB, Vlorë

Page 13: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

AGROBIZNESI13 E Premte, 25 Tetor 2019

Kalendari bujqësor

(Vijon në faqen 14)

Kalendari Bujqësor, muaji Nëntor 2019Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Pamja e qiellit gjatë muajit nëntor 2019Më 5 - 6 nëntor, do të ketë

Dush Meteor Taurids. Taurids është një dush i vogël që zgjat

shumë që prodhon vetëm rreth 5-10 meteorë në orë. Është e çu-ditshme ajo që ky dush përbëhet nga dy rrjedha të veçantë. E para prodhohet nga kokrra pluhuri të lëna pas nga Asteroidi 2004 TG10. Rrjedha e dytë prodhohet nga mbeturinat e lëna pas nga Cometa 2P Encke. Dush ndodh çdo vit nga 7 shtatori deri në 10 dhjetor.Ai do të kulmojë këtë vit natën e 5 nëntorit. Çereku i parë i Hënës do të perëndojë pak pas mesnatës duke lënë qiellin të er-rët për ta parë fenomenin. Shi-kimi më i mirë do të jetë vetëm pas mesnatës nga një vend i errët larg nga dritat e qytetit. Meteorët do të rrezatojnë nga konstelacioni Demi, por mund të shfaqen kudo në qiell.

Më 11 nëntor do të ndod-hë kalimi i rrallë i Mërkurit përmes Diellit. Planeti Mërkuri do të lëvizë drejtpërdrejt midis Tokës dhe Diellit. Shikuesit me teleskopë dhe filtra diellorë të aprovuar do të jenë në gjendje të vëzhgojnë diskun e errët të planetit Mërkuri që lëviz përg-jatë fytyrës së Diellit. Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh vetëm një herë në disa vjet. Transiti tjetër i Mërkurit nuk do të bëhet deri në vitin 2039. Ky tranzit do të jetë i dukshëm në pjesën më të madh të globit.

Më 12 nëntor do tëjetë Hëna e plotë. Hëna do të jetë e vendo-sur në anën e kundërt të Tokës nga Dielli dhe faqja e saj do të ndriçohet plotësisht. Kjo fazë do tëndodhë në orën 14:34 UTC. Kjo hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme të vendasve amerikanë si Hëna e plotë e Kas-

torit sepse kjo ishte koha e vitit për të vendosur kurthe kundër kastorit para se të ngrijnë kënetat dhe lumenjtë. Ajo gjithashtu ka qenë e njohur si Hëna e Ftohtë dhe Hëna e Gjuetarit.

Më 17 – 18 nëntor, do të ndodhë Dushi Meteorik Leonid. Leonids është një dush mesa-tar, duke prodhuar deri në 15 meteorë në orë në kulmin e tij. Ky dush është unik në atë që ka një kulm ciklonik rreth çdo 33 vjet, ku mund të shihen qindra meteorë në orë. Ky i fundit nga këto ka ndodhur në vitin 2001. Leonidet prodhohen nga kokrra pluhuri të lënë pas nga kometa Tempel-Tuttle, e cila u zbulua në vitin 1865. Dushi ndodh çdo vit nga 6-30 nëntor. Ai kulmon këtë vit në natën e 17 dhe mëngjesin e 18 nëntorit. Çereku i dytë i Hënës do të bllokojë shumë nga meteorët më të dobët këtë vit, por nëse jeni të duruar duhet të jeni në gjendje të kapni mjaft nga ato më të ndritshmet. Shikimi më i mirë do të jetë nga një vend i errët pas mesnatës. Meteorët do të rrezatojnë nga yjësia Leo, por mund të shfaqen kudo në qiell.

Më 24 nëntor do të ndodhë Lidhja e Venusit dhe Jupiterit. Një ndërthurje e Venusit dhe Jupiterit do të jetë e dukshme në 24 nëntor. Të dy planetët e ndrit-shëm do të jenë të dukshëm bren-da 1.4 shkallëve të njëri-tjetrit në qiellin e mbrëmjes. Shikoni për këtë pamje mbresëlënëse në qiellin perëndimor menjëherë pas perëndimit të diellit.

Më 26 nëntor do të tjetë Hëna e Re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli dhe nuk do të jetë e dukshme në qiel-

lin e natës. Kjo fazë do të ndod-hë në orën 16:05 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta siç janë galaktikat dhe grupime të yjeve sepse nuk ka dritë të hënës për të ndërhyrë.

Më 28 nëntor Mërkuri do të ndodhet në zgjatjen më të madhe perëndimore. Planeti Mërkuri ar-rin zgjatjen më të madhe perën-dimore me 20.1 gradë nga Dielli. Kjo është koha më e mirë për të parë Mërkurin pasi ai do të jetë në pikën e tij më të lartë mbi horizontin në qiellin e mëngjes-it. Shikoni për planetin ulët në qiellin lindor pak para lindjes së diellit.

Parashikimi i motit për muajin nëntor 2019Muaji nëntor në Tiranë, do të

ndikohet nga klima mesdhetare bregdetare. Gjatë muajit nëntor në Tiranë mund të prisni: çdo herë e më pas mjegull, shpesh shi, herë pas here stuhi dhe pritet mot i freskët. Gama e tempera-turave mesatare të ditës do të jetë rreth 14ºC dhe 23º C. Zakonisht java e parë do të jetë më e nxehta në nëntor, por duhet të kihet para-sysh mundësia mjegullës, shiut dhe stuhisë. Ngjarjet e motit që mund të ndodhin gjatë muajit nëntor në Tiranë: 6 herë mjegull, 14 herë shi, 7 herë stuhi. Tirana në nëntor do të përjetojë ditë më të freskëta me qiell shumë të mbuluar me re. Në mënyrë tipike temperatura do të luhatet rreth 18ºC dhe era do të jetë fllad i lehtë. Temperatura mesatare do të jetë rreth 18º C dhe do të ndje-het për 19º C.

Temperaturat e larta të përdit-shme do të ulen me 5ºC nga 19° C në14ºC, rrallë do të bien nën 10°C ose të tejkalojnë 23°C.

Temperaturat e ulta ditore do të ulen me 4ºC, nga 7ºC në 4ºC, rrallë do të bien nën -2° C ose të tejkalojnë 12° C.

Për referencë, më 3 gusht, dita më e nxehtë e vitit, temperaturat në Tiranë zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 ja-

nar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveGjatë muajit nëntor, mbule-

sa mesatare e qiellit me re do të jetë rreth 38%.

Muaji nëntor në Tiranë, do të përjetojë rritje graduale të mbulesës së qiellit me re, me përqindjen e kohës që qielli është i vranësuar ose kryesisht me re

duke u rritur nga 46% në 54%.Dita më e qartë e muajit do të

jetë 1 nëntor, me kushte të qarta, kryesisht të kthjellëta, ose pjesër-isht me re në 54% të kohës.

Për referencë, më 7 dhjetor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

ReshjetNjë ditë e lagur konsiderohet

Page 14: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

AGROBIZNESI14 E Premte, 25 Tetor 2019

Kalendari bujqësor

(Vijon në faqen 15)

(Vijon nga faqja 13) Kalendari Bujqësor, muaji Nëntor 2019

një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Në Tiranë, shansi për një ditë të lagësht gjatë muajit nëntor do të rritet me shpejtësi,

duke e filluar muajin me 28% dhe duke e përfunduar atë në 36%. Reshjet mesatare 30-di-tore gjatë tetorit në Tiranë, do të

rriten gradualisht, duke filluar muajin në 87 milimetra, kur rrallë tejkalon 151 milimetra ose bie nën 32 milimetra dhe duke përfunduar muajin në 101 milimetra, kur rrallë tejkalon 178 milimetra ose bie nën 41 milimetra. Akumulimi mesatar më i lartë i 31 ditëve është 102 milimetra në 23 nëntor.

Gjatë muajit nëntor në Ti-ranë, parashikohen të bien rreth 322 mm shi, ndërsa në Korçë parashikohen të bien rreth210 mm shi. (Shih tabelat)

Për referencë, shansi më i

lartë për një ditë të lagësht në Tiranë është 36% më 5 dhjetor dhe shansi më i ulët është 10% më 7 korrik.

Lagështia e AjritNdryshe nga temperatura, e

cila zakonisht ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mes natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë të ndryshojë më ngadalë, kështu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi zakonisht ndiqet nga një natë me zagushi.

Mundësia që një ditë e caktuar të jetë me zagushi në Tiranë do të zvogëlohet gjatë tetorit, duke rënë nga 2% në 0% gjatë muajit.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë 81%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetë rreth 45 %. Kështu që trupi ndjehet më i lodhur.

Për referencë, më 7 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 35% të kohës, ndërsa më 17 dhjetor, dita më pa zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 0% të kohës.

HumIndex është një treg-ues tjetër i rëndësishëm, i cili tregon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kombinimin e temperaturës dhe lagështisë. Gjatë muajit nëntor, Humindeksi relativ zakonisht do të jetë 20 (organizmi do të ndihet pak ose aspak në siklet)

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve me-satare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga

topografia lokale dhe faktorë të tjerë, dhe shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Shpejtësia mesatare e erës në Tiranë, do të rritet gjatë mua-jit nëntor, duke u rritur nga 3.2 metra për sekondë në 3.6 metra për sekondë gjatë gjithë rrjedhës së muajit.

Drejtimi mesatar ditor i erës në Tiranë gjatë gjithë muajit nëntor do të jetë kryesisht nga lindja, me një përqindje kulmi prej 49% në 30 nëntor.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpejtë-sia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia mesatare ditore e erës është 2.5 metra për sekondë.

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e përcak-tuar si periudha më e gjatë e va-zhdueshme e temperaturave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë e akumulimit vjetor të nxehtësisë që përdoret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve, dhe përcaktohet si in-tegral i ngrohtësisë mbi një tem-perature bazë, e cila shprehet me temperaturat aktive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë, zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa sezoni i rritjes (periudha

e vegjetacionit) në Korçë (që përfaqëson zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Muaji nëntor në Tiranë, ka më shumë të ngjarë të jetë jo plotësisht brenda sezonit në rritje, me mundësinë që një ditë e caktuar të jetë në se-zonin në rritje duke rënë nga 85 % në 29% gjatë muajit.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë, do të rritet gjatë muajit nëntor, duke u rritur me 72° C, nga 2158° C në 2230° C, gjatë muajit.

Presioni atmosferik gjatë muajit nëntor në Tiranë, do të jetë i ulët, në kufijtë 1014 hPa, ndërkohë që presioni më i përshtatshëm atmosferik për sistemin kardiovaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në nëntor, presioni atmosferik do të jetë pak më i ulët dhe njerëzit do ta ndjejnë veten relativisht mirë.

Shikueshmëria, e cila tre-gon për pastërtinë e ajrit dhe transparencën e tij, gjatë mua-jit nëntor, do të jetë8 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e duk-shme dhe rrezatimin ultrav-jollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë, do të ulet gjatë muajit nëntor, duke u ulur me 1 Kwh, nga 2.9 kWh në1.9 kWh gjatë muajit.

Indeksi i rrezatimit Ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rrezeve të diellit, ato janë shkaku kryesor i efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë. Sasia e rrezatimit UV që arrin tokën në çdo vend varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulim-in e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pranverës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. Indeksi i rrezatimit UV përcaktohet në një shkallë prej 1 deri në 11+. Një numër më i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe një shans më të lartë të djegieve nga dielli dhe dëm-timit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shmangja e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultravi-olet (UV), gjatë muajit nëntor do të jetë i ndryshueshëm si-pas ditëve të muajit dhe do të lëvizë në kufijtë1-4 në Tiranë dhe në kufijtë 1-5 në Korçë. (Shih pasqyrat)

Page 15: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

AGROBIZNESI15 E Premte, 25 Tetor 2019

Kalendari bujqësor

(Vijon nga faqja 14) Kalendari Bujqësor, muaji Nëntor 2019

Punimet që mund të kryhen në kopshtari gjatë muajit nëntor 2019Duke u bazuar në fazat e

Hënës, mund të rekomandohen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopshtari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i ditëve më të mira të muajit nëntor 2019 për disa aktivitete të përditshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën dhe ky është çelësi me të cilin mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë pa-rimin e thjeshtë se rendi naty-ror i gjërave është një grumbull i proceseve ritmike të përsërit-ura që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjendjen shpirtërore. Mekanizmat që funksionojnë në natyrë ndikoj-në në qenien njerëzore, e cila është pjesë përbërëse e botës që na rrethon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e

punës dhe të jetës sonë, duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetë-sore dhe të përditshme të qen-jeve të gjalla. Sipas traditës mendohet se kur hëna është në fazën e duhur dhe vendin e duhur në zodiak, besohet gjërë-sisht se aktivitetet do të jenë më të frytshëm apo të çojnë në rezultate të mira. Periudha në mes të hënës së re dhe të plotë (çereku i parë dhe i dytë i hë-

nës), konsiderohet si koha më e mirë për të kryer detyrat që kanë lidhje me forcën, pjellor-inë dhe rritjen. Periudha mes Hënës së plotë dhe hënës së re

(çereku i tretë dhe i katërt i hë-nës), është koha më e mira për korrjet, rritjen e ngadalësuar, etj. Merret në konsideratë edhe për marrëdhënien që ka Hëna

me 12 shënjat sunduese të zo-diakut. Kështu në bazë të kom-binimeve dhe marrëdhënieve

të Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale, përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezultati i këtyre veprimtarive.

Page 16: INSTAT: Eksportet Produktet bio me Uji virtual dhe në ... · Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC INSTAT: Eksportet në shtator kanë rënë me

16 AGROBIZNESI E Premte, 25 Tetor 2019