19
1 Institucionet më të rëndësishme financiare shtetet moderne janë: – bankat, shoqëritë e sigurimeve, fondet pensionale, kooperativat e kursimit – kreditit etj. Në sistemin bankar dallojmë: bankën qendrore dhe bankat afariste (komerciale). Të dyja llojet e bankave marrin pjesë në emisionin e parasë, por në mënyra të ndryshme, sepse funksionet, mundësitë dhe rolet e tyre janë qenësisht të ndryshme. Institucionet financiare www.valmirnuredini.tk

Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë: bankat,

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Institucionet financiare. Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë: bankat, shoqëritë e sigurimeve, fondet pensionale, kooperativat e kursimit – kreditit etj. Në sistemin bankar dallojmë: bankën qendrore dhe bankat afariste (komerciale). - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

1

Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë:

– bankat, – shoqëritë e sigurimeve, – fondet pensionale, – kooperativat e kursimit – kreditit etj.

Në sistemin bankar dallojmë:

– bankën qendrore dhe – bankat afariste (komerciale).

Të dyja llojet e bankave marrin pjesë në emisionin e parasë, por në mënyra të ndryshme, sepse funksionet, mundësitë dhe rolet e tyre janë qenësisht të ndryshme.

Institucionet financiare

www.valmirnuredini.tk

Page 2: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

2

• Bankat afariste marrin pjesë në krijimin e parasë depozitare, por brenda kufizimeve dhe rregullave të caktuara nga normat ligjore dhe politika e bankës qendrore.

• Bankat afariste janë ndërmjetës financiar që mbledhin (në formë depozitash të kursimit) tepricat momentale të parasë nga qytetarët dhe ndërmarrjet dhe ua huazojnë qytetarëve e ndërmarrjeve të tjera që kanë deficit të parasë.

• Bankat afariste realizojnë përfitim si deferencë në mes kamatave aktive (që i arkëtojnë nga huakërkuesit) dhe kamatat pasive (që ua paguajnë kursimtarëve apo pronarëve të depozitës).

Banka Afariste

www.valmirnuredini.tk

Page 3: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

3

• Banka qendrore emiton të ashtuquajturën para primare dhe përpiqet të rregullojë sasinë totale të parasë në një vend.

• Detyrat kryesore të bankës qendrore zakonisht janë këto: – rregullimi i masës së parasë apo i emisionit të parasë ose

tërheqja e parasë nga qarkullimi, gjë që varet nga gjendja e ekonomisë dhe qëllimet e politikës monetare;

– rregullimi i kursit devizor, d.m.th. vlerës së jashtme të parasë së vendit dhe tregut të devizave në territorin e brendshëm;

– rregullimi i detyrimeve financiare të shtetit ndaj botës së jashtme (evidenca e kredive të subjekteve të huaja, marrja e kredive nga jashtë, kthimi i kredive të jashtme, kontrolli i qarkullimit të pagesave me jashtë etj);

– kujdesi për bilancin e pagesave dhe rezervat e devizave;– sigurimi i depozitave në kursim;– kontrolli i ligjshmërisë së punës të bankave afariste dhe ndihma

për bankat afariste në zgjidhjen e krizave bankare.

Banka Qendrore

www.valmirnuredini.tk

Page 4: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

4

• Banka qendrore është institucioni kryesor monetar në një shtet. Ajo ka monopol në emisionin e kartëmonedhave.

• Pozita formale-juridike dhe detyrat e bankës qendrore rregullohen me ligje të veçanta. Në shtetet e ndryshme ajo ka emërtime të ndryshme: në ShBA i thonë Sistemi i rezervave federale (Fed), kurse në Kosovë – Banka Qendrore e Kosoves (BQK).

• Çdo bankë qendrore është e lidhur ngushtë me shtetin. Në ndarjen e pushtetit në pushtet parlamentar, ekzekutiv dhe gjyqësor, banka qendrore faktikisht përbën llojin e katërt të pushtetit – pushtetin monetar.

• Banka qendrore shpesh financion pushtetin ekzekutiv (qeverinë) nëpërmjet blerjes së letrave shtetërore me vlerë ose dhënies së kredive për mbulimin e deficitit në buxhetin e shtetit. Për shkak të rëndësisë dhe specifikës së parasë si mall, banka qendrore zakonisht ka autonomi të caktuar kundrejt pushtetit ekzekutiv (qeverisë).

Banka Qendrore

www.valmirnuredini.tk

Page 5: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

5

Oferta e parase dhe relevanca e saj

It affects (ka ndikim ne):

Interest rates—Norma e interesit

Exchange rates –Kursi I kembimit

Inflation -- Inflacioni

Return on investment –Kthimi I investimeve

Output ---BPV

Well being -- Mireqenja

www.valmirnuredini.tk

Page 6: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

6

Oferta e parase dhe relevanca e saj Politika monetare është një lloj i politikës makroekonomike, të cilën (në emër të

shtetit) e krijon dhe e zbaton banka qendrore kur rregullon ofertën e tërësishme të

parasë, normat e kamatave, kursin e devizave dhe kushtet e kreditimit.

Duke pasur parasysh drejtimin e lëvizjes së masës së parasë (përkatësisht ndryshoret që

i përfaqëson oferta agregate e parasë), politika monetare e përshkruar në mënyrë të

thjeshtë mund të jetë:

a) ekspansive (kur masa e parasë rritet me normë më të madhe se norma e rritjes së

produktit shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ulet),

b) restriktive (shkurtuese) (kur masa e parasë apo oferta e parasë rritet më ngadalë se

produkti shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ngritet) dhe

c) neutrale (asnjanëse) (kur masa e parasë rritet me normën e cila vërtitet afërsisht në

nivel të normës së rritjes së produktit shoqëror bruto). www.valmirnuredini.tk

Page 7: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

7

Oferta e parase dhe relevanca e saj Qëllimet kryesore dhe përfundimtare të politikës monetare zakonisht janë këto:

a) t’i sigurohet ekonomisë dhe shoqërisë sasia e nevojshme e parasë në qarkullim,

b) vendosja e baraspeshës monetare, d.m.th. barazisë së ofertës agregate dhe kërkesës

agregate të parasë, që siguron stabilitetin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe

c) stabiliteti i parasë së vendit dhe i kursit devizor të tij.

Qëllimet indirekte të bankës qendrore janë kontrolli i rezervave bankare të likuiditetit,

kontrolli i ofertës totale të parasë dhe kontrolli i normave të kamatave. Banka qendrore,

sa herë që dëshiron të arrijë ndonjë qëllim përfundimtar, së pari ndryshon variablet dhe

shfrytëzon instrumentet që janë nën mbikëqyrjen e saj (normën e rezervës së

detyrueshme, normën e skontos, ofertën e parasë primare etj). Gjithashtu ajo me

ndihmën e këtyre instrumenteve dhe qëllimeve të tërthorta nxit zhvillimet dhe proceset

në të cilat realizohen qëllimet e saja përfundimtare apo definitive.

www.valmirnuredini.tk

Page 8: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

8

The Money Supply Process

Në procesin e ndryshimit të sasisë totale të parasë në qarkullim marrin pjesë jo vetëm institucionet monetare, por edhe subjektet e tjera – qytetarët, ndërmarrjet, bankat afariste dhe institucionet jomonetare. Ato hyjnë në këtë proces me qëllime dhe me motive të ndryshme, me fuqi të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Rolin kryesor dhe fuqinë më të madhe e ka banka qendrore.

www.valmirnuredini.tk

Page 9: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

9

The Fed and the Monetary Base

• The Fed can control the money supply by changing the monetary base.

• The monetary base is equal to currency in circulation and reserves held

by banks.

• The Fed’s principal liabilities are currency in circulation and reserves.

• The Fed’s principal assets are government securities and discount

loans.

www.valmirnuredini.tk

Page 10: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

10

Changing the Monetary Base – ndryshimet ne bazen monetare

• The Fed changes the monetary base by changing the levels of its

assets.

• In an open market purchase the Fed buys government bonds and

increases the base.

• In an open market sale the Fed sells government bonds and decreases

the base.

• The Fed can also change reserves and the base through changes in

discount loans.

www.valmirnuredini.tk

Page 11: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

11

Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare

• Instrumentet kryesore me anën e të cilave banka qendrore e ndryshon banken Qendrore (realizon

qëllimet e politikës monetare) janë këto:

1. Instrumenti i parë dhe aktualisht më i përdorshëm njihet me emërtimin operacionet financiare në treg

të hapur (OMO), d.m.th. blerja dhe shitja e letrave shtetërore me vlerë (obligacioneve shtetërore dhe

bonove të thesarit), devizave dhe bonove të arkës (që i emiton banka qendrore). Këto operacione janë

një nga mënyrat e mundshme të emisionit ose tërheqjes së parasë, pra një “kanal” ose mënyrë e “futjes”

së parasë në ekonomi, përkatësisht mënyrë e “nxjerrjes” së parasë nga qarkullimi.

Kur banka qendrore shet obligacione shtetërore ose deviza, ajo ua lë ato në dispozicion blerësve, të

cilët i japin bankës para të gatshme. E njëjta gjë ndodh në rastin kur banka qendrore i shet bonot e

arkës si letra me vlerë jetëshkurtër me afat skadimi deri një vit. Në këtë mënyrë banka qendrore tërheq

paranë nga qarkullimi dhe zvogëlon ofertën përmbledhëse të parasë, sepse dëshiron, p.sh., të eliminojë

tepricën e ofertës së parasë dhe rrezikun nga inflacioni. www.valmirnuredini.tk

Page 12: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

12

Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare

• Në operacionin e blerjes së letrave me vlerë ose devizave nga qytetarët, ndëmarrjet apo bankat

afariste, banka qendrore kryen emisionin e parasë primare. Në këtë mënyrë ajo e vë paranë në

qarkullim me qëllim që, f.v. të shtojë ofertën e parasë, të ulë normat e kamatave, si dhe të rrisë

likuiditetin dhe investimet etj. BQK në disa vitet e fundit e shfrytëzon më së shumti shitjen dhe blerjen e

devizave si “kanal” i emisionit dhe i tërheqjes së parasë. Kësisoj ajo ndikon edhe në qëndrueshmërinë e

kursit valutor, d.m.th. me lëkundjet e tij brenda kornizave të caktuara, që është pranuar si qëllim i

rëndësishëm i politikës monetare. Në përdorimin e këtij instrumenti kanë rëndësi të veçantë gjendja dhe

lëvizja e rezervave devizore në bankën qendrore.

• Madhësia e rezervave të devizave përcakton mundësinë e bankës qendrore për të intervenuar në

tregun devizor. Në luhatjet e ofertës dhe kërkesës së devizave e kursit valutor, në situatat e caktuara

ajo mund të shtojë ose të pakësojë ofertën e devizave dhe “ të ruajë” ose “të mbrojë” kursin valutor në

nivel të caktuar. Zvogëlimi aktivit të brendshëm neto, pra plasmanit të kreditit në ekonominë e vendit

dhe emisionit të parasë në vazhdë të mbulesës devizore, ndikon në uljen e likuiditetit të ndërmarrjeve

vendëse dhe në rritjen e varësisë së tyre nga sektori bankar. www.valmirnuredini.tk

Page 13: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

13

The Effect of Open Market Operations

www.valmirnuredini.tk

Page 14: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

14

Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare

2. Instrumenti i dytë është norma e diskontos ose skontos. Kjo është një lloj e normës së kamatës, me

të cilën banka qendrore u jep kredi bankave afariste dhe kryen skontimin e kambialeve e të letrave të

tjera me vlerë.

Banka qendrore e ul normën e diskontos kur dëshiron të shtojë ofertën e parasë në formë të kredive me

qëllim që, f.v., të mënjanojë jolikuiditetin ose të shtojë investimet dhe prodhimin. Rritja e normës së

skontos shkakton efekte të kundërta: zvogëlimin e ofertës agregate të parasë, rritjen e normave të

kamatave në treg dhe zvogëlimin e investimeve.

Normën e diskontos mund ta shqyrtojmë si çmim specifik të përdorimit të parasë primare, që banka

qendrore ua jep (në formë kredie) bankave afariste. Në tregun e rregulluar financiar norma e skontos

duhet të ndikojë në ecurinë e normave të kamatave në treg. Norma e skontos në BPK sot ka rëndësi të

vogël, sepse është lënë pasdore “kanali” i krijimit të parasë me ndihmën e kredive që u jepen bankave

afariste. Për këtë arsye norma e kamatës në treg për kreditë në kuna dhe normat mesatare të kamatës

në tregun e parasë shpeshherë janë më të mëdha se normat e skontos. Kjo situatë tregon se gjendja e

tregut financiar nuk është e shëndetshme. www.valmirnuredini.tk

Page 15: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

15

The Effect of Discount Loans

www.valmirnuredini.tk

Page 16: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

16

Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare

3. Istrumenti i tretë është norma e rezervës së detyrueshme të likuiditetit /r/. Ajo përbën përqindjen e parasë apo të depozitës, të cilën depozituesit (qytetarë, ndërmarrje etj) e kanë depozituar në bankën afariste, e cila këtë para apo depozitë e mban me vete ose në llogari të bankës qendrore për të siguruar likuiditetin e vet. Banka qendrore e rrit normën e rezervës së detyrueshme sa herë që dëshiron të zvogëlojë tepricën e rezervës së likuiditetit (në bankat afariste) dhe kreditë që jepen nga këto teprica. Në këtë mënyrë zvogëlohen multiplikatori monetar (m.m.), paraja depozitë dhe oferta e përgjithshme e parasë. Kjo masë e pushtetit monetar zakonisht përdoret si instrument i politikës restriktive monetare, me të cilën eliminohen tepricat e ofertës në tregun e parasë dhe rreziku nga inflacioni.

• Zvogëlimi i normës së rezervës së detyrueshme shkakton efekte të kundërta: rriten tepricat e rezervës së likuiditetit në bankat afariste, shtohen kreditë, multiplikatori monetar dhe oferta e tërësishme e parasë depozitë. Kjo shkakton zvogëlimin e normave të kamatave në treg, rritjen e kërkesës për kredi, rritjen e investimeve dhe të likuiditetit të ndërmarrjes. Këtë masë pushteti monetar zakonisht e shfrytëzon si pjesë të politikës ekspansive monetare, me të cilën përpiqet të mënjanojë deficitin e ofertës grumbulluese të parasë, recesionin dhe jolekuditetin në sistemin ekonomik.

www.valmirnuredini.tk

Page 17: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

17

Money Multiplier -- Multiplikatori Monetar

• Multiplikatori monetar është baras me vlerën reciproke të normës së rezervës së detyrueshme, d.m.th. m.m = 1/r mund ta llogaritim edhe në tjetër mënyrë, d.m.th. si raport në mes shumës së depozitave të krijuara rishtaz, përkatësisht masës së parasë në kuptim të ngushtë (M1) nga një anë dhe parasë primare (bazës monetare) – BM ose M0) ose depozitës fillestare (DF), në anën tjetër. Pra, multiplikatori monetar është numri që tregon sa herë mund të rritet maksimalisht sasia e parasë së depozituar në sistemin bankar (d.m.th. masa e parasë), nëse paraja primare (emituar nga banka qendrore) ose depozita fillestare e vënë në bankat afariste nga kursimtarët, rritet në një njësi monetare. Mund ta shkruajmë:

– D = Depozitat

– R = reservat, dhe

– R/D = required reserve ratio (raporti I rezervave te obliguara).

– 100,000=100,000(1/0.1 )=1,000,000 www.valmirnuredini.tk

Page 18: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

18

Money Multiplier -- Multiplikatori Monetar

• Në qoftë se, p.sh., norma e rezervës së detyrueshme është /r/ = 1/10, kurse norma e tepricës së rezervës /s/ - 9/10, atëherë sistemi bankar nga depozita fillestare prej 1000 euro mund të krijojë depozita të reja (DR) që janë dhjetë herë më të mëdha se depozitat fillestare. Procesi i shumimit të depozitave matematikisht mund të paraqitet si varg konvergjent gjeometrik i zvogëlueshëm që ka si bazë normën e tepricës së rezervave dhe kufirin e të cilit e tregon shuma maksimale e depozitave të reja, e cila në shembullin e përmendur është: DR = 1000 + 900 + 810 + 729 +... = 1000 x Ç1 + 9/10 + (9/10)2 + (9/10)3 + ... + (9/10)nW = 1000 x Ç1/(1-9/10)W= 1000 x (1/0,1) = 10.000.

• Rritja e normës së rezervës së detyrueshme dhe shtimi vullnetar i rezervave mbi nivelin e caktuar, zvogëlojnë mundësinë e rritjes së ofertës së parasë (masës monetare). Rënia e normës së rezervave të detyrueshme dhe rritja e tepricave të rezervave shton mundësinë e zgjerimit të kredive dhe masës së parasë. Ekspansioni i ofertës së parasë ndodh në pajtim me madhësinë e multiplikatorit monetar (m.m.).

www.valmirnuredini.tk

Page 19: Institucionet  më të rëndësishme  financiare  në shtetet moderne janë: bankat,

19

Money Multiplier Multiple Deposit Creation

• Crucial assumptions:

– loans are not kept as currency (re-deposited),

– banks do not hold excess reserves at all

Bank Increase in deposits Increase in Loans Increase in reserves

Economic Bank 100,000.00 90,000.00 10,000.00

Kassabank 90,000.00 81,000.00 9,000.00

New Bank of Kosova 81,000.00 72,900.00 8,100.00

Private Bank for Business 72,900.00 65,610.00 7,290.00

ProCredit Bank 65,610.00 59,049.00 6,561.00

Raiffeisen Bank 59,049.00 53,144.10 5,904.90 - - - - - - - - -

1,000,000.00 900,000.00 100,000.00

Company 'X' deposits this money in his bank

Reserves are loaned to company 'X'

Money from selling T-bills is converted into checkable deposits

Fed purchases T-Bills from BKT

BKT increases its reserves

www.valmirnuredini.tk