9
Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 1 / 9 Udhëzues antifalsifikim për konsumatorët e korporatave Programi i HP-së kundër falsifikimit dhe mashtrimit (ACF) për mbrojtjen e konsumatorit dhe partnerët në EMEA Mars 2019 Tabela e përmbajtjes ›››››› Produktet e falsifikuara dhe rreziqet e falsifikimit ›››››› Shmangni kutitë false të bojës ›››››› Shmangia e produkteve kompjuterike false ›››››› Raportimi i produkteve të mundshme të falsifikuara ›››››› Veprimet për konsumatorët e ndërmarrjeve ›››››› Përmbledhja e etiketave të sigurisë në kutitë e bojës HP Kutitë e bojës dhe produktet kompjuterike të falsifikuara paraqesin rreziqe të konsiderueshme për ndërmarrjet dhe institucionet publike. Përdorni këshillat e dobishme të mëposhtme për të mbrojtur organizatën tuaj nga mashtruesit dhe skemat e tyre të jashtëligjshme. Produktet e falsifikuara dhe rreziqet e falsifikimit Në rajonin EMEA, falsifikuesit përpiqen të shfrytëzojnë reputacionin e mirë të produkteve origjinale HP duke i modeluar falsifikimet e tyre të jashtëligjshme në një mënyrë të tillë që i çorienton klientët që të besojnë se po blejnë mallra origjinale. Shpesh mashtruesit kanë si objektiv në mënyrë specifike korporatat dhe klientët e mëdhenj si organizatat qeveritare, bankat dhe universitetet me aktivitetet e tyre kriminale. Ndërkohë që produktet e falsifikuara mund të duken si produkte origjinale HP, zakonisht ato kanë cilësi të ulët dhe përdorimi i tyre mund të përfshijë rreziqe të mëdha. Këto përfshijnë, për shembull: Ankesa ndaj departamenteve të blerjeve/teknologjisë së informacionit. Marrëdhënie të paqëllimshme me kriminelë dhe nevojën për një proces të ri tenderimi. Printime të dobëta që cenojnë imazhin e organizatës suaj. Rreziqe të mëdha për shëndetin dhe sigurinë, p.sh. për shkak të lidhjeve të rrezikshme në produktet kompjuterike false. Ndërprerje të punës së printerit dhe ndërprerje të proceseve të punës. Zhvlerësim të garancisë për pajisjet fizike dhe kosto për riparimin e printerëve të dëmtuar.

Udhëzues antifalsifikim për konsumatorët e korporatavesi objektiv në mënyrë specifike korporatat dhe klientët e mëdhenj si organizatat qeveritare, bankat dhe universitetet

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 1 / 9

    Udhëzues antifalsifikim për konsumatorët e korporataveProgrami i HP-së kundër falsifikimit dhe mashtrimit (ACF) për mbrojtjen e konsumatorit dhe partnerët në EMEAMars 2019

    Tabela e përmbajtjes

    ›››››› Produktet e falsifikuara dhe rreziqet e falsifikimit

    ›››››› Shmangni kutitë false të bojës

    ›››››› Shmangia e produkteve kompjuterike false

    ›››››› Raportimi i produkteve të mundshme të falsifikuara

    ›››››› Veprimet për konsumatorët e ndërmarrjeve

    ›››››› Përmbledhja e etiketave të sigurisë në kutitë e bojës HP

    Kutitë e bojës dhe produktet kompjuterike të falsifikuara paraqesin rreziqe të konsiderueshme për ndërmarrjet dhe institucionet publike. Përdorni këshillat e dobishme të mëposhtme për të mbrojtur organizatën tuaj nga mashtruesit dhe skemat e tyre të jashtëligjshme.

    Produktet e falsifikuara dhe rreziqet e falsifikimitNë rajonin EMEA, falsifikuesit përpiqen të shfrytëzojnë reputacionin e mirë të produkteve origjinale HP duke i modeluar falsifikimet e tyre të jashtëligjshme në një mënyrë të tillë që i çorienton klientët që të besojnë se po blejnë mallra origjinale. Shpesh mashtruesit kanë si objektiv në mënyrë specifike korporatat dhe klientët e mëdhenj si organizatat qeveritare, bankat dhe universitetet me aktivitetet e tyre kriminale.

    Ndërkohë që produktet e falsifikuara mund të duken si produkte origjinale HP, zakonisht ato kanë cilësi të ulët dhe përdorimi i tyre mund të përfshijë rreziqe të mëdha. Këto përfshijnë, për shembull:

    Ankesa ndaj departamenteve të blerjeve/teknologjisë

    së informacionit.

    Marrëdhënie të paqëllimshme me kriminelë dhe nevojën për

    një proces të ri tenderimi.

    Printime të dobëta që cenojnë imazhin e organizatës suaj.

    Rreziqe të mëdha për shëndetin dhe sigurinë, p.sh. për shkak të lidhjeve të rrezikshme në produktet kompjuterike false.

    Ndërprerje të punës së printerit dhe ndërprerje të proceseve të punës.

    Zhvlerësim të garancisë për pajisjet fizike dhe kosto për riparimin e printerëve të dëmtuar.

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 2 / 9

    Merrni detaje se si të kontrolloni materialet e printimit të markës Samsung për shenja falsifikimi; këto produkte shpërndahen nga kompania HP që nga nëntori 2017.

    Shmangni kutitë false të bojësMaterialet origjinale të printimit HP janë në mënyrë të veçantë të rrezikuara nga falsifikimi.1 Ndiqni me kujdes secilin nga hapat e përshkruar më poshtë për të ekzaminuar produktet e dyshimta.

    Kontrolloni etiketën e sigurisë Etiketat e sigurisë duhet të paraqesin me saktësi të gjitha veçoritë përkatëse të sigurisëEkzaminoni veçoritë holografike të etiketës së sigurisë së HP-së (klikoni te fig. 1 për të parë etiketën në lëvizje).

    • Anojeni kutinë nga para prapa: simbolet “OK” dhe “ü” në etiketë duhet të lëvizin në drejtime të ndryshme.

    • Anojeni kutinë nga e djathta në të majtë: simbolet “OK” dhe “ü” duhet të lëvizin në të njëjtin drejtim. fig. 1

    Nëse keni një smartfon, mund të vërtetoni po ashtu kodin unik të etiketës (fig. 2).

    Shkarkoni aplikacionin falas SureSupply të HP-së për të kontrolluar me lehtësi etiketat e sigurisë së HP-së me lexuesin e përfshirë të kodeve QR.

    • Thjesht regjistroni kodin e Përgjigjes së shpejtë (QR) të printuar në etiketë me çdo lexues të kodeve QR.

    • Merrni një përgjigje të menjëhershme nga HP-ja.

    Mund të përdoren disa lexues falas të kodit QR ose lexuesi i përfshirë me aplikacionin HP SureSupply (kur është i disponueshëm). Si alternativë, mund të shkoni te sajti i uebit i Vërtetimit me celular të HP-së që shfaqet në etiketat aktuale të sigurisë (hp.com/go/ok) dhe të futni në mënyrë manuale numrin e serisë së etiketës për verifikim.

    fig. 2

    Të gjitha kutitë origjinale të tonerëve HP kanë një etiketë sigurie. Etiketa është e ngjitur në shiritin e grisjes së kutisë (fig. 3). Nëse vini re ndonjë kuti toneri HP pa një etiketë sigurie, keni arsye të dyshoni për të. fig. 3

    Kutitë origjinale inkjet HP të përzgjedhura mbajnë një etiketë sigurie në rajonin EMEA. Nëse është e pranishme, etiketa e sigurisë e HP-së mund të gjendet në këndin lart djathtas të kapëses së varur ose në panelin e majtë ose të djathtë të kutisë (fig. 4). Kontrolloni paralelisht me përmbledhjen e etiketave të sigurisë në kutitë e bojës HP - nëse një etiketë sigurie mungon megjithëse duhet të ishte e pranishme, kjo mund të jetë një shenjë e falsifikimit.

    fig. 4

    Kutitë origjinale HP PageWide në përgjithësi kanë një etiketë sigurie. Etiketa, e cila ka të njëjtin dizajn si ai i zbatuar në kutitë e bojës HP, zakonisht gjendet në panelin e djathtë të kutisë (fig. 5). Nëse vini re kuti boje HP PageWide pa një etiketë sigurie, keni arsye të dyshoni për të.

    fig. 5

    Materialet origjinale të printimit të formatit të madh të HP-së zakonisht përfshijnë një etiketë sigurie kur dërgohen me paketimin aktual të HP-së. Nëse është e pranishme, etiketa mund të gjendet në këndin lart djathtas të kapëses së varur ose në panelin e majtë ose të djathtë të kutisë (fig. 6). Kini parasysh se versionet e mëparshme të paketimit të materialeve të printimit të formatit të madh mund të mos kenë një etiketë sigurie.

    fig. 6

    http://www.hp.com/go/anticounterfeithttp://www.hp.com/go/anticounterfeithttp://h20195.www2.hp.com/v2/GetDocument.aspx?docname=c06119188http://h20195.www2.hp.com/v2/GetDocument.aspx?docname=c06119188http://www.hp.com/go/anticounterfeithttp://h20195.www2.hp.com/v2/GetDocument.aspx?docname=c06238553

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 3 / 9

    Etiketat më të fundit të sigurisë së tonerit përfshijnë një barkod. Ky barkod mbështet serializimin e kutive të tonerëve HP.

    Kini parasysh variantet e ndryshme të etiketës së sigurisë. Disa versione më të vjetra të etiketave të sigurisë së HP-së mund të jenë ende në qarkullim; zakonisht ato kanë një veçori të zhvendosjes së imazhit që mund të kontrollohet në një mënyrë të ngjashme siç përshkruhet më sipër.

    • Versioni më i fundit i etiketës së sigurisë përfshin një ikonë përkatëse të tonerit ose të bojës (shikoni fig. 7).

    • Versionet e mëparshme të etiketës së sigurisë (fig. 8) përfshijnë etiketa të tonerëve që ndërthurin ikonën e tonerit me fjalën “toner” të printuar nën të; si dhe versione të bojës dhe të tonerit që përfshijnë një ikonë celulari në vend të kësaj.

    Me versionet e etiketës së sigurisë që tregojnë nëse janë të planifikuara për produktet e tonerëve ose të bojës, kontrolloni që etiketa të përputhet me produktin. Një etiketë boje në një kuti toneri është e dyshimtë dhe anasjelltas.

    Etiketat aktuale të sigurisë Etiketat e mëparshme të sigurisë

    (toner) (bojë)fig. 7

    (toner)(toner) (toner) (toner) (bojë)fig. 8

    Kontrolloni datat/kodet Datat/kodet në kuti dhe në kutinë e bojës përputhenKutitë origjinale të bojës HP përfshijnë data ose kode specifike në kuti si dhe në kutinë e bojës që ndodhet brenda saj. Nëse nuk përputhen siç përshkruhet më sipër, keni arsye për të pasur dyshime.

    • Të gjitha materialet origjinale të printimit të bojërave HP, PageWide dhe të formatit të madh përfshijnë të njëjtën datë për “Mbarimin e garancisë” në kutinë e paketimit si dhe në vetë kutinë e bojës (fig. 9).

    • Të gjitha kutitë origjinale të tonerëve HP kanë një kod në kutinë e paketimit dhe në kutinë e bojës, nga të cilat pesë karakteret e para përputhen (fig. 10). Injoroni të gjitha specifikimet e datës që janë të pranishme.

    Të njëjtat data

    fig. 9

    Pesë germat e para përputhen

    fig. 10

    Shikoni ambalazhimin

    Kini parasysh se kompania HP ofron të ashtuquajtura kuti boje kontraktuale (“C-SKU”, “MPS SKU” ose “MC-SKU”) që janë në mënyrë të veçantë për oferta specifike me partnerë të caktuar të HP-së ose janë pjesë e Shërbimeve të printimit të menaxhuar (MPS) të HP-së. Këto kuti boje vijnë me paketime të ndryshme.

    Mashtruesit mund ta shfrytëzojnë këtë diferencë në paketime për të fshehur falsifikimet dhe për të shpjeguar çmimet e dyshimta. Kontaktoni me ne dhe kërkoni një Inspektim të dorëzimit për klientin (CDI) nëse keni dyshime për një dorëzim të materialeve të kontaktuara.

    Të gjitha paketimet duhet të jenë të cilësisë më të mirëKutitë dhe materialet e paketimit të përdorura për kutitë origjinale të bojës HP kanë një cilësi konsekuente dhe të nivelit premium (fig. 11). HP nuk autorizon në dijeninë e saj shitjen e paketimeve që janë të dëmtuara ose që kanë një cilësi të dobët. Po ashtu nuk duhet të ketë gabime printimi ose shenja të hapjes dhe të rimbylljes. HP zakonisht rekomandon që të pranoni vetëm kutitë e bojës HP në paketime origjinale të pahapura.

    fig. 11

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 4 / 9

    Ekzaminoni kutinë e bojës Vetë kutia e bojës duhet të jetë e pastër dhe e reKutitë origjinale të bojës HP dorëzohen gjithmonë të papërdorura (fig. 12). Nuk duhet të ketë dëmtime, rrjedhje të bojës ose të tonerit, gërvishtje ose ndonjë shenjë të përdorimit të mëparshëm në vetë kutinë e bojës.

    fig. 12

    Shmangni ofertat e dyshimta

    Shmangni çdo ofertë për të riblerë ose për të rimarrë kutitë boshe të bojës pasi kuti të tilla mund të përdoren në mënyrë të jashtëligjshme për të maskuar kutitë e falsifikuara të bojës.

    Praktikat e shitjeve të HP-së janë konsistente dhe të besueshmePër të shmangur falsifikimet, duhet të mos pranoni asnjë ofertë të dyshimtë shitjes, si p.sh.:

    • Insistimi për t’i porositur menjëherë produktet ose për të rezervuar produktet e fundit në stok.

    • Ofertat për të dërguar dikë për të marrë pagesën ose insistimi për dërgesat “pagesë në shpërndarje”.

    • Shitjet në masë për kuti boje HP të pretenduara si origjinale në sajte të ankandeve në internet.

    • Produkte të reja të “HP-së” të ofruara ekskluzivisht nga kompanitë e shitësve.

    • Ofertat për “treg të supozuar gri” apo furnizime printimi “importi paralel”, që përdoren si pretekst për shitjen e mallrave të falsifikuara.

    • Oferta të padëshiruara në internet ose me email (emaile të bezdishme) që përfshijnë një nga këta tregues ose me informacione jo të plotë të kontaktit për shitësin.

    Kompania HP shet materiale printimi nëpërmjet kanaleve të shitjeve të kontraktuaraNëse një ofertë duket si “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”, ndoshta është vërtet kështu. Për të shmangur kutitë e falsifikuara të bojës, kompania HP rekomandon në përgjithësi që të blini vetëm nga shitës të besuar si p.sh. partnerët e rishitjes së HP-së. Për një listë të rishitësve të kontraktuar për materialet në shtetin tuaj, shkoni te faqja e internetit e HP-së.

    Partnerët e rishitjes së HP-së mund të ofrojnë burime të besueshme për produktet origjinale të HP-së.

    Nëse keni dyshime për një produkt ose ofertë

    Nëse mendoni se një produkt mund të jetë i falsifikuar ose nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me prodhimin ose shitjen e falsifikimeve të mundshme, raportojini tek ekspertët kundër falsifikimit të HP-së siç përshkruhet më poshtë.

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 5 / 9

    Shmangia e produkteve kompjuterike falseProduktet kompjuterike që në mënyrë të veçantë ka rrezik të falsifikohen përfshijnë adaptorët elektrikë dhe bateritë e laptopëve, njësitë e disqeve USB dhe kartat e memories. Sidoqoftë, një gamë e gjerë aksesorësh të tjerë ose edhe kompjuterë PC dhe laptopë falsifikohen po ashtu. Për të shmangur mallrat e paligjshme, ndiqni hapat e përshkruar më poshtë.

    Ekzaminoni paketimin HP-ja përdor paketime të cilësisë premiumProduktet origjinale të HP-së zakonisht vijnë në kuti ose pako me qese me flluska me markën HP dhe me cilësi të lartë (fig. 13). Paketimi që nuk përputhet me këtë politikë të kompanisë, për shembull, për shkak të cilësisë së dobët ose dëmtimeve, mund të jetë i dyshimtë.

    Treguesit e tjerë të mundshëm për falsifikimin mund të përfshijnë po ashtu tekste dhe imazhe të turbullta, logo të gabuara të HP-së, fotografi të produkteve që ndryshojnë nga artikulli që po blini, ose gabime drejtshkrimore mbi paketim. Përveç kësaj, HP-ja nuk e autorizon me dijeninë e saj shitjen e artikujve ose produkteve të hapura, të paketuara vetëm duke i mbështjellë me materiale plastike ose letre.

    fig. 13

    Kontrolloni produktet Produktet kompjuterike origjinale të HP-së janë me një cilësi të lartëProduktet origjinale të HP-së prodhohen gjithmonë në përputhje me standardet e rrepta të cilësisë së HP-së. Zakonisht ato mbajnë logo të qarta të HP-së, si dhe një ngjitëse që tregon informacionet e produktit të printuara me rezolucion të lartë (fig. 14).

    Mallrat që tregojnë shenja dëmtimi, gërvishtje ose konsumimi para mbërritjes mund të jenë false. Për më tepër, çdo ngjitëse e produktit që ka gabime drejtshkrimore ose pikësimi, ose që duket se është ngjitur pa kujdes, duhet të jetë arsye për dyshime po aq sa etiketat e gabuara të logove të HP-së.

    fig. 14

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 6 / 9

    Shmangni ofertat e dyshimta Praktikat e shitjeve të HP-së janë konsistente dhe të besueshmePër të shmangur falsifikimet, duhet të mos pranoni asnjë ofertë të dyshimtë shitjes, si p.sh.:

    • Mallra kompjuterike të ofruara me çmime të ulëta të dyshimta.

    • Shitjet e produkteve të pretenduara si origjinale të HP-së që kanë përshkrimet “testuar në fabrikë/testimi në fabrikë”, “paketimi në masë”, “rishitje të reja”, “paketimi i rishitjes i mbyllur në fabrikë” ose “bateri e kategorisë A”.

    • Mallra të pretenduara si “të tregut gri” ose “mallra paralele të importuara”; këto përshkrime mund të shërbejnë si justifikim për të shpjeguar çmimet e ulura të produkteve false.

    • Kërkesa për të bërë porosi menjëherë “për të shmangur rritjen e çmimit” ose “rezervimi i rezervave të fundit” ose nënvizimi i “cilësi e lartë dhe çmime më të ulëta se produktet standarde të HP-së”.

    • Ofertat me fotografi që tregojnë proceset e prodhimit ose paketimit në masë, ose që tregojnë pjesë të brendshme.

    • Rishitësit që pretendojnë se janë prodhues të lidhur ose të miratuar nga HP-ja.

    • Shitjet në masë të produkteve të pretenduara origjinale të HP-së në sajtet e ankandeve në internet.

    • Oferta të padëshiruara në internet ose me email (emaile të bezdishme) që përfshijnë një nga këta tregues ose me informacione jo të plotë të kontaktit për shitësin.

    Kompania HP shet produkte kompjuterike nëpërmjet kanaleve të shitjeve të kontraktuaraNëse një ofertë duket si “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”, ndoshta është vërtet kështu. Për të shmangur produktet e falsifikuara, kompania HP rekomandon në përgjithësi që të blini vetëm nga shitës të besuar si p.sh. partnerët e rishitjes së HP-së.

    Partnerët e rishitjes së HP-së mund të ofrojnë burime të besueshme për produktet origjinale të HP-së.

    Nëse keni dyshime për një produkt ose ofertë

    Nëse mendoni se një produkt mund të jetë i falsifikuar ose nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me prodhimin ose shitjen e falsifikimeve të mundshme, raportojini tek ekspertët kundër falsifikimit të HP-së siç përshkruhet më poshtë.

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 7 / 9

    Raportimi i produkteve të mundshme të falsifikuaraNëse dyshimet tuaja janë vërtetuar nëpërmjet kontrolleve të mësipërme, lexoni me kujdes pikat e mëposhtme.

    Çfarë duhet të mbani mend para se t’i raportoni HP-sëMbani produktin, paketimin e tij dhe çdo dokument në lidhje me produktin, si p.sh. faturat, letrat e ofertave etj. Për sigurinë tuaj, zakonisht HP rekomandon që të mos i tregoni shitësit që ju ka shitur mallrat për dyshimin tuaj.

    HP është e angazhuar për mbrojtjen e privatësisë suaj (vizitoni Deklaratën e privatësisë në linjë të HP-së për të mësuar më shumë). Ne do t’i përdorim informacionet që raportoni për të vepruar kundër falsifikimeve nëse duhet dhe siç duhet. Ne mund t’ju kontaktojmë po ashtu për raportin tuaj, p.sh. për pyetje të mëtejshme. Të gjitha informacionet që na jepni do të mbahen konfidenciale në masën e lejuar nga ligji dhe do të ndahen vetëm në bazën e nevojës për t’i ditur ato.

    Zgjidhni mënyrën e raportimit Mund ta dërgoni raportin tuaj në çdo gjuhë nëpërmjet një prej kanaleve të mëposhtme:

    Email Internet Mënyra të tjera

    Dërgoni raportimin tuaj në: [email protected]

    Vizitoni hp.com/go/anticounterfeit dhe klikoni te “Raportoni falsifikimin”

    Gjeni një linjë telefonike lokale ose kontaktoni me ne me anë të postës.

    Deklaroni fakte bazë Kjo është ajo që duhet të dimë për të vazhduar për një dyshim për falsifikime:

    • Shpjegoni arsyen(t) për dyshimin tuaj (p.sh. çmimi i ulët i dyshimtë, paketimi i konsumuar)1.

    • Jepni emrin dhe detajet e kontaktit të shitësit, nëse i keni.

    • Përcaktoni detajet tuaja të kontaktit për pyetje të mundshme të mëtejshme - sigurisht, mund të qëndroni anonim nëse preferoni, p.sh. duke raportuar nëpërmjet uebit.

    Bashkëngjitni fotografi Ndiqni këto udhëzime për dhënien e fotografive për ekspertët e programit ACF të HP-së.

    • Përfshini fotografi digjitale të qarta të të gjashtë anëve të paketimit të produktit si dhe një fotografi të qartë dhe të lexueshme nga afër të etiketës së sigurisë (nëse ka) dhe një fotografi të vetë produktit, nëse është e mundur.

    • Sigurohuni që madhësia e fotografisë të jetë rreth 500 KB secila.

    • Kur është e mundur, përdorni dritën natyrale ose një dhomë me ndriçim të mirë dhe shmangni përdorimin e blicit të kamerës.

    Dërgoni raportimin tuaj • Dërgoni informacionet tuaja tek ekspertët e programit ACF, të cilët do të shqyrtojnë raportimin dhe do të ndërmarrin veprimet përkatëse vijuese.

    • Veprimet vijuese të mundshme mund të përfshijnë hetime përkatëse, ndihmën për autoritetet e zbatimit të ligjit gjatë veprimeve të konfiskimit ose p.sh. ngritjen e çështjeve civile dhe penale, nëse dhe siç është e përshtatshme.

    Kërkesa për një inspektim të dorëzimit për klientinNëse keni dyshime për një dorëzim të kutive të bojës të një niveli mesatar/të madh ose për një ofertë tenderi, mund të kërkoni një Inspektim falas të dorëzimit për klientin (CDI). Nëse pranohet, një ekspert i programit ACF të HP-së do të kryejë një vizitë te ju dhe do të kontrollojë produktet e dorëzuara për falsifikime dhe mashtrime. Për të mësuar më shumë, shikoni Udhëzuesin tonë të përdoruesit për inspektimin CDI që është i disponueshëm në arabisht, çekisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, polonisht, portugalisht, rusisht, spanjisht dhe turqisht.

    Mos e ngatërroni falsifikimin Kini parasysh diferencën midis falsifikimit dhe tregut gri ose një paraqitjeje të pasaktë.

    • Produktet e tregut gri janë produkte origjinale të HP-së që janë shmangur nga kanalet e autorizuara të shpërndarjes ose janë importuar në një shtet ose rajon tjetër pa pëlqimin dhe dijeninë e HP-së si pronar i markës në fjalë. Shitja në tregun gri është e paligjshme në shumë shtete si p.sh. në Bashkimin Evropian/ZEE2 dhe përfshin rreziqe të mëdha, si p.sh. blerjen e paqëllimshme të produkteve të falsifikuara, pasi mashtruesit mund të përdorin tregun gri si një pretekst për të shitur produkte false pasi është e lehtë të shpjegojnë çmimet e ulëta.

    • Paraqitja e pasaktë i referohet ofertave që çorientojnë ose mund t’i çorientojnë klientët që të mendojnë se po blejnë produkte origjinale dhe të reja të HP-së kur në realitet nuk po e bëjnë këtë.1 Kjo mund të përfshijë keqpërdorimin e pronësisë intelektuale (IP) të HP-së, si marka tregtare dhe imazhet, dhe shpesh ndikon në shitjet në internet.

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së 8 / 9

    Veprimet për konsumatorët e ndërmarrjeveQëndroni një hap para mashtruesve dhe mbroni organizatën tuaj nga produktet false dhe të rrezikshme duke zbatuar hapat e thjeshtë si më poshtë në biznesin tuaj të përditshëm:

    Kërkoni produkte origjinale HP• Kur porositni materiale printimi, kërkoni gjithmonë “produkte

    origjinale HP” dhe specifikoni kutitë e sakta të bojës që dëshironi.

    • Mos përdorni termin “të barasvlershme” pasi kjo lejon që shitësi të përcaktojë lirshëm se çfarë është një kuti boje “e barasvlershme”.

    Kërkoni referenca• Kërkoni referenca nga shitësi, si p.sh. një certifikatë të partnerit

    të HP-së ose letrën e auditimit të programit ACF të HP-së që merret nëse shitësi kalon një Auditim për mbrojtjen e partnerit të kanaleve (CPPA) të HP-së.

    Bëjeni programin ACF një pjesë të kushteve të kontratës dhe të tenderit• Në kontratat për materiale printimi, kërkoni nga shitësi të certifikojë

    me shkrim se të gjitha produktet e dorëzuara për printerët HP janë origjinale nga kompania HP.

    • Theksoni që shitësi nuk duhet të dorëzojë asnjë produkt zëvendësues pa pëlqimin me shkrim të palës porositëse.

    • Theksoni se për produktet që rezultojnë false do të informohen autoritetet dhe ato mund të jenë objekt i konfiskimit dhe refuzimit të pagesës.

    Përditësohuni• Përdorni faqet e uebit të programit ACF të HP-së për të hyrë

    në informacionet më të fundit kundër falsifikimeve dhe dërgojuni kolegëve lidhjen hp.com/go/anticounterfeit.

    Raportoni dyshimet• Raportoni çdo dyshim për falsifikime siç përshkruhet më sipër

    dhe nxitni kolegët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

    • Përveç kësaj, mund të kontaktoni me partnerin tuaj lokal të HP-së në rast se keni dyshime.

    Kërkoni një Inspektim të dorëzimit për klientin (CDI)• Përdorni kontrollet falas të produkteve HP nëse dyshoni se një

    dorëzim i materialeve të printimit që keni marrë përfshin produkte të falsifikuara.

    • Merrni Udhëzuesin e përdoruesit për inspektimin CDI për të mësuar detajet dhe kërkoni me lehtësi një kontroll falas nga kompania HP.

  • Emaili i ACF-së Sajti i uebit i ACF-së

    © 2019 HP Development Company, L.P. Përmbajtja e këtyre informacioneve mund të ndryshojë pa ndonjë njoftim. Garancitë e vetme për produktet dhe shërbimet e HP-së janë të përcaktuara në deklaratat e garancisë që shoqërojnë produktet dhe shërbimet. Asnjë informacion i dhënë këtu nuk mund të konsiderohet si garanci shtesë. HP nuk do të jetë përgjegjëse për gabimet teknike ose editoriale apo mungesat në këtë përmbajtje.

    EMEA = Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika

    Mësoni më shumë në hp.com/go/anticounterfeit

    Përmbledhja e etiketave të sigurisë në kutitë e bojës HPTabela më poshtë jep një përmbledhje se cilat kuti boje origjinale inkjet HP vijnë me një etiketë, në lidhje me opsionin e gjuhës dhe numrin e zgjedhjes në kuti. Mund të keni arsye për të pasur dyshime nëse një etiketë sigurie mungon nga produktet e renditura në seksionet në blu.

    OPSIONET E GJUHËS

    GJUHËT NË KUTI NUMRAT E PËRZGJEDHJES ETIKETA (P/J)

    BA3 Anglisht, Polonisht, Hungarisht, Çekisht, Sllovakisht

    300, 300XL, 301, 301XL, 302, 302XL, 304, 304XL, 336, 337, 338, 339, 342, 343, 344, 350, 350XL, 351, 351XL, 363, 363XL, 364, 364XL

    PO

    UUQ Anglisht, Rusisht, Frëngjisht, Polonisht, Çekisht, Hungarisht

    21, 21XL, 22, 22XL, 27, 28, 56, 57, 303, 901, 901XL

    PO

    BGX/BGY BGX: Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Holandisht, Rusisht

    BGY: Anglisht, Spanjisht, Portugalisht, Polonisht, Çekisht

    903, 903XL, 907XL, 920, 920XL, 932, 932XL, 933XL, 934, 934XL, 935, 935XL, 950, 950XL, 951, 951XL, 953, 953XL, 957XL

    PO

    AR4 Anglisht, Turqisht 900 POBFW Rusisht, Turqisht, Anglisht, Frëngjisht,

    Arabisht21b, 46*, 300b PO

    445 Anglisht, Polonisht, Hungarisht, Çekisht, Sllovakisht, Sllovenisht, Rusisht, Turqisht

    703, 704 PO

    BHK/BHL BHK: Anglisht, Rusisht, Polonisht, Hungarisht, Çekisht, Sllovakisht

    BHL: Anglisht, Frëngjisht, Arabisht, Greqisht, Turqisht, Portugalisht

    650, 651, 651XL, 652, 652XL, 655 PO

    CISMEA multilingual

    Anglisht, Frëngjisht, Rusisht 121, 122, 122XL, 123, 123XL, 129, 130, 131, 132, 134, 135, 136, 138, 140, 140XL, 141, 141XL, 177**, 177XL**, 178

    PO

    CISMEA multilingual

    Anglisht, Rusisht, Polonisht, Çekisht, Sllovakisht, Turqisht, Arabisht

    GT51XL, GT52 PO

    Multilingual europian

    Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Holandisht, Spanjisht, Portugalisht, Italisht

    30, 31 PO

    Multilingual europian

    Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Holandisht, Spanjisht, Portugalisht, Italisht, Polonisht, Çekisht, Rusisht

    15(DE), 17, 23(D), 45, 78, 78(D), 913A, 970, 970XL, 971, 971XL, 973X

    PO

    10, 11, 88XL, 110, 348, 940, 940XL JO

    ABE/UUS ABE: Anglisht, Spanjisht, Portugalisht, Italisht (ndonjëherë edhe në turqisht dhe në greqisht)

    UUS: Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Holandisht, Italisht, Danisht

    21, 21XL, 22, 22XL, 27, 28, 56, 57, 62*, 62XL*, 901, 901XL

    JO

    300, 300XL, 301, 301XL, 302, 302XL, 303, 303XL, 304, 304XL, 336, 337, 338, 339, 342, 343, 344, 350, 350XL, 351, 351XL, 363, 363XL, 364, 364XL

    JO

    BA1 Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Holandisht 363, 363XL, 364, 364XL JO

    Ambalazhim europian Combo

    Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Portugalisht, Holandisht, Polonisht, Çekisht, Rusisht

    21/22, 56/57, 300/300, 302, 303, 303XL, 304, 364, 338/343, 350/351, 903XL, 932/933, 950/951, 953XL

    JO

    Multilingual mbarëbotëror

    Anglishte Amerikane, Frëngjishte Kanadeze, Spanjisht Latine Amerikane, Gjermanisht, Kinezisht, Kinezishte e thjeshtësuar, Braziliane Portugeze

    38, 70 (Kokat e printimit) JO

    Ku t’i gjeni numrat e zgjedhjes dhe opsionet e gjuhës në kutitë e paketimit të bojërave origjinale HP në rajonin EMEA:(kujdes: kutitë e paketimit të bojës me opsionet e shumë gjuhëve, në vend të opsioneve të gjuhëve, nuk kanë tregues në kutinë e paketimit)

    Numri i përzgjedhjes

    C4902BA3

    Opsioni i gjuhës

    * I disponueshëm vetëm në vende të caktuara; gjuhët në kuti mund të ndryshojnë.

    ** Për shkak të kufizimeve të hapësirës, etiketa e sigurisë në kutitë e paketimit të bojës HP 177 mbulon ilustrimin. Ky pozicionim i pazakontë është i qëllimshëm dhe, për këtë arsye, nuk keni pse të keni dyshime.

    1 Për materialet e printimit, kini parasysh se kutitë e bojës “të rimbushura”, “të riprodhuara”, “të klonuara” ose “të përputhshme” janë të ligjshme, për sa kohë që nuk shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të HP-së ose të një pale tjetër të tretë. Sidoqoftë, është e paligjshme të paketohen ose të shiten produkte të tilla në një mënyrë që i çorienton ose mund t’i çorientojë klientët që të besojnë se po blejnë një produkt origjinal të ri HP ose një produkt që është i lidhur ose i miratuar, por që nuk është prodhuar nga HP-ja, ose në rastin kur një produkt përdor pronësinë intelektuale të HP-së pa pëlqimin e kompanisë HP.2 ZEE = Zona Ekonomike Evropiane (Bashkimi Evropian + Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia)

    Kjo përmbledhje është objekt i përditësimeve të rregullta. Ju lutemi gjeni versionin aktual nëpërmjet hp.com

    http://www.hp.com/go/getupdatedhttp://www.hp.com/go/anticounterfeit

    ACF SharePoint 17: Seite 1: OffSeite 21: OffSeite 32: OffSeite 43: OffSeite 54: OffSeite 65: OffSeite 76: OffSeite 87: Off

    ACF website 10: Seite 1: OffSeite 21: OffSeite 32: OffSeite 43: OffSeite 54: OffSeite 65: OffSeite 76: OffSeite 87: Off

    E-mail-address 24: Seite 1: OffSeite 21: OffSeite 32: OffSeite 43: OffSeite 54: OffSeite 65: OffSeite 76: OffSeite 87: Off

    E-mail-address 25: Seite 1: OffSeite 21: OffSeite 32: OffSeite 43: OffSeite 54: OffSeite 65: OffSeite 76: OffSeite 87: Off

    Security label table 28: Security label table 29: Security label table 30: Security label table 32: Security label table 33: Security label table 35: Security label table 34: Security label table 36: Security label table 37: Schaltfläche 1014: Security label table 38: Security label table 39: Schaltfläche 102: Schaltfläche 104: Schaltfläche 103: Security label table 7: Schaltfläche 1010: Schaltfläche 1011: Security label table 40: Security label table 41: Security label table 43: Security label table 48: Security label table 49: Security label table 42: Security label table 50: Security label table 51: Schaltfläche 1012: Security label table 12: Security label table 19: Security label table 21: Rollover Auslöser: Security label table 13: Security label table 14: Security label table 16: Security label table 18: Security label table 53: Security label table 56: Security label table 57: Security label table 58: Security label table 59: Security label table 60: Security label table 61: Security label table 62: Security label table 63: Security label table 64: Security label table 65: Box_Mail: Schaltfläche 109: SP 11: SP 15: SP 12: SP 13: SP 14: Schaltfläche 106: Seite 9: Off

    E-mail-address 26: Seite 9: Off

    E-mail-address 27: Seite 9: Off

    SP 17: