33
Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved. Kapitulli 7 Bankat Komerciale: Kuptimi, roli, funksionet

Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.

Kapitulli 7

Bankat Komerciale: Kuptimi, roli, funksionet

Page 2: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-2

Përmbajtja• Kuptimi, roli, dhe funksionet,• Bilanci i bankës, • Operacionet themelore bankare, • Aktivitetet jashtëbilancore.

Page 3: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-3

Objektivat mësimore• Të shpjegojë kuptimin, rolin, dhe funksionet, e

bankës komerciale,• Të shpjegojë bilancin e bankës komerciale, • Të tregojë dhe të shpjegojë operacionet themelore

bankare, • Të shpjegojë aktivitetet jashtëbilancore dhe të

tregojë për rëndësinë e tyre për bankën.

Page 4: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-4

Bankat komeciale - Kuptimi

• Në kuadrin e ndërmjetësve financiarë që realizojnë financimin indirekt, bankat komerciale zënë një vend të rëndësishëm.

• Ato realizojnë pjesën kryesore të transaksioneve të financimit indirekt.

• Nga ana tjetër, mekanizmi i zbatimit të politikave monetare është i lidhur ngushtë me funksionimin e sistemit bankar.

• Është kjo arsyeja që si përfaqësues të ndërmjetësve financiarë analizojmë në mënyrë më të detajuar bankat komerciale.

Page 5: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-5

Bankat komeciale – Kuptimi (vazhdim)

• Bankat komerciale janë ndërmjetësi financiar më i rëndësishëm, dhe mbajnë shumicën e depozitave.

• Atributi depozitar flet për atë se këto institucione potencialet e tyre financiare i krijojnë kryesisht në formë të depozitave të publikut, nga individët, bizneset dhe qeveritë.

• Këto depozita mund të kenë karakter dhe afate të ndryshme.

• Kështu, depozitat transaktive paraqiten gjithnjë si depozita në të parë, kurse depozitat e kursimit mund të jenë në të parë dhe të afatizuara.

Page 6: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-6

Bankat komeciale – Kuptimi (vazhdim)

• Fondet financiare në bazë të depozitave, bankat komerciale i investojnë në formë të kredive dhe të huave bizneseve dhe individëve.

• Bankat komerciale i akordojnë bizneseve kredi afatshkurtra dhe afatgjata për investime, ndërsa individëve kredi konsumuese dhe kredi me hipoteka për blerjen e banesave.

Page 7: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-7

Bankat komeciale – Kuptimi (vazhdim)

• Kreditimin me afat të mesëm dhe të gjatë të bizneseve dhe individëve, bankat komerciale e bëjnë nga depozitat e kursimit në të parë dhe të atyre të afatizuara.

• Në bazë të depozitave transaktive të bizneseve dhe individëve, bankat komerciale mund të akordojnë vetëm hua afatshkurtra, ngase llogaritë transaktive kërkojnë një shkallë të lartë të likuiditetit.

• Si zonë e lejueshme e kreditimit afatshkurtër nga këto depozita mund të merret vetëm diferenca ndërmjet sasisë së depozitave të rinj transaktivë, që derdhen në llogaritë e bankës, dhe vëllimit mesatar të qarkullimit të pagesave sipas urdhërkalimeve brenda një dite, shtatë ditëve dhe tridhjetë ditëve.

• Bankat komerciale synojnë ta vënë theksin tek huat që maturohen shpejt, si rezultat i qarkullimit të shpejtë të depozitave pa afat.

Page 8: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-8

Bankat komeciale – Kuptimi (vazhdim)

• Me zhvillimin e tregjeve financiare, bankat komerciale gjithnjë e më tepër po aplikojnë metoda inovative, si në aspektin e grumbullimit të potencialeve financiare, ashtu edhe në aspektin e investimit të tyre.

• Në aspektin e grumbullimit të potencialeve financiare, bankat komerciale, në kushtet e reja të funksionimit të tregjeve financiare, një pjesë të konsiderueshme të fondeve financiare e sigurojnë përmes shfrytëzimit të kredive në tregje, dhe emetimit të letrave me vlerë, aksione dhe obligacione.

Page 9: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-9

Bankat komeciale – Kuptimi (vazhdim)

• Ndërkaq, në aspektin e investimit të potencialeve kreditore, bankat komerciale po aplikojnë si metodë inovative blerjen e letrave me vlerë, aksione dhe obligacione të shoqërive, dhe obligacione të qeverisë.

• Përparësia e investimit të fondeve financiare në formë të blerjes së letrave me vlerë është mundësia e shitjes së tyre në tregjet financiare edhe para maturimit të tyre, që paraqesin investime me shkallë më të lartë të likuiditetit, ndërkohë që investimet në kredi mund të arkëtohen vetëm kur të arrijë afati i kthimit të tyre.

• Nga pikëpamja e likuiditetit, investimet në letra me vlerë janë më cilësore.

Page 10: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-10

Bankat komeciale – Kuptimi (vazhdim)

• Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të tregjeve financiare, në shkallë të ekonomisë së një vendi dhe në shkallë ndërkombëtare, bankat komerciale gjithnjë e më tepër aplikojnë operacionet parabankare (jashtëbilancore) dhe shitblerjet kolaterale.

• Kështu, e ardhura e bankave komerciale krijohet nga diferencat ndërmjet normave të interesit në operacionet depozitare-kreditore dhe nga komisioni në bazë të operacioneve jashtëbilancore.

Page 11: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-11

Bankat komeciale - Roli

• Sado që në kushtet e zhvillimit të proceseve transformuese të sistemeve financiare dhe të zhvillimit të hovshëm të institucioneve financiare po zvogëlohet gjithnjë e më tepër dallimi ndërmjet bankave dhe institucioneve të tjera financiare jobankare, megjithëkëtë mbetet dhe më tutje roli shumë i madhë i bankave komerciale.

• Bankat komerciale edhe më tutje janë bartëse të llogarive transaktive, ku mbahen parat depozita të individëve, bizneseve, dhe qeverive;

• Bankat komerciale edhe më tutje janë bartëse kryesore të likuiditetit plotësues që u vihet në dispozicion për përdorim institucioneve të tjera mbështetur në ligje të tregut. Ato për shembull i mbështesin shoqëritë industriale dhe ato tregtare me rastin e emetimit të letrave komerciale, kurse firmave komisionere u lejojnë kredi për kryerjen e transaksioneve të caktuara në tregjet financiare;

• Bankat komerciale mbeten edhe më tutje si institucione financiare specifike, ngase ato zbatojnë politikat monetare të Bankës Qendrore.

Page 12: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-12

Bankat komeciale - Funksionet

• Transformimi i depozitave afatshkurtër, me shkallë të lartë likuiditeti, në aktiv me afat të gjatë, me shkallë të ulët likuiditeti;

• Vlerësimi i aftësisë kreditore të subjekteve që kërkojnë kredi bankare dhe lloje tjera të huave;

• Përcaktimi i shkallës së riskut kreditor me qëllim të ruajtjes së interesave të veta dhe të pronarëve të depozitave;

• Krijimi i potencialeve financiare në bazë të depozitave të një numri të madh të depozituesve, përkatësisht investitorëve, përmes formimit të pulit të fondeve, nëpërmjet të cilit bëhet grumbullimi dhe përqendrimi i fondeve financiare.

• Investimi i këtyre fondeve bëhet në formë të një numri të madh të huave publikut.

• Si me rastin e formimit të potencialeve të tyre financiare, ashtu dhe me rastin e investimeve të tyre, bankat veprojnë sipas ligjit të numrave të mëdhenj. Kjo e bën të mundur diversifikimin e riskut në më shumë investime më të vogla dhe në më shumë bartës;

Page 13: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-13

Bankat komeciale – Funksionet (vazhdim)

• Bankat komerciale paraqiten në rol të dyfishtë: – në njërën anë si institucione të sistemit monetar, – kurse në anën tjetër si institucione financiare jomentare.

• Si institucione të sistemit monetar, bankat komerciale janë bartëse organizative të llogarive të depozitave transaktive, në të cilat bizneset dhe qytetarët i mbajnë parat transaktive me të cilat kryhet pjesa më e madhe e qarkullimit të pagesave në kushtet e ekonomisë me treg.

• Meqë depozitat transaktive përbëjnë pjesën më të madhe të masës monetare, ndërsa parat në dorë një pjesë të vogël, del konstatimi se Banka Qendrore, si bartëse dhe zbatuese e politikave monetare të vendit, është e interesuar për funksionimin normal dhe pa pengesa të bankave komerciale, si institucione të sistemit monetar.

Page 14: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-14

Bilanci i bankës komerciale

• Për të kuptuar funksionimin e bankës komerciale është e domosdoshme që fillimisht të analizohet një instrument i përgjithshëm i kontrollit dhe drejtimit që është bilanci i veprimtarisë së bankës.

• Bilanci i një banke komerciale përbëhet nga dy pjesë: – aktivi dhe – pasivi.

• Në mënyrë të përmbledhur bilanci ka pak a shumë formën e mëposhtme.

Page 15: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-15

Bilanci i bankës komerciale - FormaAktiviI. Aktive plotësisht likuide (Rezervat parësore) 1

A. Arka1. Arka në monedhë kombëtare2. Arka në monedhë të huajB. Depozitat në Bankën QendroreII. Aktive likuide (Rezervat dytësore) A. Letra me vlerë shtetërore1. Të qeverisë 152. Të organeve lokale 7B. Kredi dhënë bankave të tjera 11III. Aktive të tjera 2A. Depozitat në banka të tjeraB. Interesa për tu arkëtuar IV. Kredi (Huadhënie)A. Biznesi 18B. Hipotekash 35C. Personale 6D. Të tjera V. Aktive fikse 5A. NdërtesaB. Makineri e pajisje C. Të tjera

Totali 100.0

PasiviI. Depozitat A. Llogaritë në të parë (të çekueshme) 101. Llogari pa interes2. Llogari me interesB. Llogari depozitash të paçekueshme 591. Depozita kursimi2. Depozita kursimi me afat3. Depozita të tregut monetar II. Borxhet (Huamarrjet) 23A. Huamarrjet prej Bankës QendroreB. Huamarrjet prej bankave të tjeraC. Borxhe afatgjatë III. Pasive të tjeraA. Tatime të papaguaraB. Interesa për t’u paguarC. Rezerva për humbjet nga kreditë IV. Kapitali 8A. Kapitali i paguarB. Fitimet e mbeturaC. Të tjera

Totali 100.0

Page 16: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-16

Bilanci i bankës komerciale - Barazimi• Siç tregon edhe emri, bilanci ka si karakteristikë

kryesore barazimin e të dy anëve të tij, nga ku mund të shkruajmë që:

Aktivet = Pasivet + Kapitali

• Ky barazim nënkupton që po të zbresim nga aktivet detyrimet e bankës marrim pasurinë neto të saj ose kapitalin:

Kapitali = Aktivet – Pasivet

Page 17: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-17

Aktivet e bankës II. Aktivet plotësisht likuide ose rezervat parësore

A. Arka 1. Arka në monedhë kombëtare 2. Arka në monedhë të huaj

B. Depozitat në Bankën Qendrore

• Këtu futen të gjitha llojet e rezervave që mban banka në arkën e saj dhe si depozita në Bankën Qendrore.

• Ky zë ka një peshë shumë të vogël në kuadrin e aktiveve të bankës.

• Po ti referohemi sistemit bankar të SHBA, ato zënë afërsisht 1%.

• Ndërsa në Kosovë, për shkak të politikës monetare shtrënguese dhe efektivitetit të ulët të sistemit bankar, ky zë është rreth 15%.

Page 18: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-18

Aktivet e bankës IIII. Aktivet likuide ose rezervat dytësore

A. Letra me vlerë shtetërore 1. Të qeverisë 2. Të organeve lokale

B. Kredi dhënë bankave të tjera

• Këto përbëjnë një zë të rëndësishëm të aktiveve të bankës sepse plotësojnë dy kushte të rëndësishme.

• Sjellin të ardhura (për to paguhet interes);

• Duke qenë të tregtueshme në tregun sekondar kanë shkallë të lartë likuiditeti, prandaj dhe quhen rezerva dytësore.

Page 19: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-19

Aktivet e bankës IIIIII. Aktivet të tjera

A. Depozitat në banka të tjeraB. B. Interesa për tu arkëtuar

• Bankat komerciale mund të mbajnë edhe depozita në banka të tjera.

• Kryesisht, bankat e vogla mbajnë depozita në bankat e mëdha për të siguruar shërbime të caktuara me kosto më të ulët.

• Bankat tona mbajnë depozita në bankat e huaja për të siguruar shërbimin e klientëve për transaksionet ndërkombëtare të importit dhe si një investim fitimprurës.

• Këto depozita në SHBA zënë 2% të aktiveve.

Page 20: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-20

Aktivet e bankës IVIV. Kredi (Huadhënie) A. BiznesiB. HipotekashC. PersonaleD. Bujqësore

• Kreditë përbëjnë zërin kryesor të aktiveve të bankës komerciale. Në SHBA ato zënë 59% të aktiveve.

• Në Kosovë ky zë është shumë më i ulët. Niveli i ulët i pjesës që zënë kreditë në vendin tonë e ka bazën si në politikën kufizuese të kreditit që ka adoptuar Banka e Qendrore e Kosovës ashtu edhe në zhvillimin e pamjaftueshëm të sistemit bankar për të financuar nevojat e ekonomisë nëpërmjet kredisë.

• Kreditë përfaqësojnë një ndër aktivet tradicionale të bankës komerciale.

• Nëpërmjet tyre banka siguron pjesën dërmuese të fitimeve, sepse normat e interesit që aplikohen janë më të larta në krahasim me aktivet e tjera, për arsye se kreditë kanë një shkallë më të lartë risku dhe shkallë më të ulët likuiditeti.

• Ato nuk mund të kthehen para afatit të maturimit dhe, në varësi të gjendjes ekonomike të subjektit që i merr, ekziston dhe shkalla e riskut të moskthimit.

Page 21: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-21

Aktivet e bankës VV. Aktive fikse

A. NdërtesaB. Makineri e pajisje C. Të tjera

• Në kategorinë aktive fikse përfshihen të gjitha ndërtesat që zotëron banka, në vend dhe jashtë vendi, makineri dhe pajisje, sisteme kompjuterike dhe printer, dhe pajisje të tjera elektronike, vetura për bartje parash, vetura udhëtarësh, e të tjera.

• Ato zënë 5% të aktiveve.

Page 22: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-22

Pasivet e bankës II. Depozitat A. Llogaritë në të parë (të çekueshme) 1. Llogari pa interes 2. Llogari me interes B. Llogari depozitash të paçekueshme 1. Depozita kursimi 2. Depozita kursimi me afat 3. Depozita të tregut monetar

• Përfaqësojnë burimin kryesor të mjeteve financiare për bankën komerciale, duke zënë pjesën kryesore të pasiveve.

• Në SHBA ato përfaqësojnë 69%, ndërsa në Kosovë 80% të totalit të pasiveve.

• Depozitat janë të çekueshme dhe të paçekueshme.

Page 23: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-23

Pasivet e bankës IIII. Huat (borxhet) A. Huamarrjet prej Bankës Qendrore B. Huamarrjet prej bankave të tjera C. Borxhe afatgjatë

• Huat zënë 23% të pasivit. • Ky zë i pasiveve përfaqëson marrjen e huave nga Banka Qendrore në formën e

huas me skonto, kur banka komerciale ka nevojë për mjete financiare. • Për këto hua paguhet një interes që njihet me emrin norma e skontos. • Kjo normë që manipulohet nga Banka Qendrore i shërben asaj dhe si

instrument i politikës monetare sepse, nëpërmjet ndryshimit të saj banka nxit ose kufizon marrjen e huave prej saj.

• Huat ndërbankare, janë hua afatshkurtra që bankat komerciale i japin njëra tjetrës për nevoja likuiditeti me një interes të caktuar, i cili është i rëndësishëm sepse përcakton edhe lëvizjen e normave të tjera të interesit.

• Borxhet afatgjatë janë kreditë e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare, detyrimet në bazë të letrave me vlerë të emetuara, e të tjera.

Page 24: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-24

Pasivet e bankës IIIIII. Pasive të tjera A. Tatime të papaguaraB. Interesa për t’u paguarC. Rezerva për humbjet nga kreditë

• Në kategorinë pasive të tjera përfshihen të gjitha detyrimet e bankës mbi bazë të tatimeve të papaguara, interesa për t’u paguar për kreditë e pranuara, interesa për vonesa të pagesave, si dhe rezervat e bankës për humbjet nga kreditë e dështuara (të pakthyera).

Page 25: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-25

Pasivet e bankës IVIV. Kapitali A. Kapitali i paguarB. Fitimet e mbeturaC. Të tjera

• Kapitali i bankës komerciale përfaqëson diferencën midis aktiveve dhe pasiveve ose burimet e brendshme të bankës.

• Kapitali përfaqëson një garanci të bankës kundrejt rënieve të mundshme të vlerës së aktiveve të saj, që e çojnë bankën në falimentim.

• Është kjo arsyeja që agjencitë rregulluese vendosin me ligj një normë të mjaftueshmërisë të kapitalit që banka komerciale është e detyruar ta plotësojë.

• Një komponent i rëndësishëm i kapitalit është edhe fondi rezervë për humbjet nga kreditë e pakthyera.

• Ky zë përbënë 8% të pasivit.

Page 26: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-26

Operacionet themelore bankare

• Operacionet kryesore të bankave përfshijnë ato llojë veprimesh nëpërmjet të cilave banka merr dhe jep kredi.

• Këto veprime mund t’ i ndajmë në dy kategori kryesore:– Operacionet pasive, ose veprimet që kanë të

bëjnë me sigurimin e fondeve, dhe– Operacionet aktive, ose veprimet që kanë të

bëjnë me investimin (shfrytëzimin) e fondeve.

Page 27: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-27

Operacionet pasive – Sigurimi i fondeve

• Operacionet për sigurimin e fondeve janë ato veprimet me anën e të cilave bankat sigurojnë burimet financiare të nevojshme për të kryer veprimtarinë e tyre ndërmjetësuese.

• Këto operacione ndahen në:– Operacione fillestare dhe – Operacione të prejardhura (derivate).

Page 28: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-28

Operacionet fillestare

• Operacionet janë fillestare ose të drejtpërdrejta kur me anën e tyre bankat grumbullojnë kursimet monetare.

Page 29: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-29

Operacione të prejardhura (derivate)

• Operacionet e prejardhura (derivate) janë negociatat me anën e të cilave bankat grumbullojnë para nëpërmjet veprimeve që kanë funksione plotësuese të prejardhura nga veprimet fillestare.

Page 30: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-30

Operacionet aktive - Veprimet e investimit të fondeve• Operacionet aktive, ose veprimet që kanë të bëjnë

me investimin (shfrytëzimin) e fondeve janë ato me anën e të cilëve banka investon burimet financiare që ka në dispozicion të saj, (mjete të grumbulluara nga klientët ose nga kapitali i saj).

• Quhen operacione aktive sepse juridikisht banka bëhët kreditore kundrejt atyre që financon.

• Në aspektin ekonomik këto operacione sjellin të ardhura në formën e interesave dhe të komisioneve aktive.

• Këto operacione ndahen në:– Operacione të huadhënies dhe– Operacione të investimit financiar (blerja e letrave me

vlerë).

Page 31: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-31

Aktivitetet jashtëbilancore • Meqë bankat u nënshtrohen proceseve të vazhdueshme të

transformimit, ato për ditë e më tepër po aplikojnë edhe aktivitete të reja, që i kapërcejnë suazat e aktiviteteve depozitare-kreditore.

• Këto aktivitete dalin nga veprimtaria parabankare dhe shitblerjet kolaterale, andaj edhe emërtohen si aktivitete jashtëbilancore.

• Bankat sot po merren me shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë (investime financiare), me punë dhe aktivitete të sigurimit dhe me shumë punë tjera, të cilat deri dje ishin veprimtari dhe aktivitete karakteristike për institucione të tjera financiare jobankare.

• Implementimi i këtyre aktiviteteve jashtëbilancore në afarizmin e bankave u paraqit si nevojë dhe kërkesë e momentit, meqë edhe institucionet e tjera financiare kishin penetruar me të madhe në aktivitete depozitare-kreditore, që ishin aktivitete tradicionale të bankave.

• U paraqitën në skenë edhe institucione të reja të specializuara për vlerësimin e aftësisë kreditore dhe të riskut kreditor të shoqërive, të cilat në mënyrë të caktuar ndërhynë në fushëveprimin e bankave.

Page 32: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-32

Pyetje për diskutim ushtrime • Si përkufizohet banka komerciale?• Cili është roli i bankave komerciale?• Shpjegoni bilancin e bankës komerciale dhe tregoni pse aktivet

dhe pasivet gjithmonë janë të barabarta?• Cilat janë operacionet themelore bankare dhe cilat janë

elementet bazë të veprimtarisë së bankës komerciale?• Cilat janë operacionet pasive të bankave komerciale? • Cilat janë operacionet aktive të bankave komerciale? • Cilat janë operacionet pasive fillestare të bankave komerciale? • Cilat janë operacionet pasive të prejardhura të bankave

komerciale? • Si përkufizohen aktivitetet jashtëbilancore të bankave

komerciale?

Page 33: Ekonomia Bankare_ 07 Bankat Komerciale - Kuptimi, Roli, Funksionet

Copyright © 2010 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved.12-33

Referenca bibliografike• Peter Rose: Commercial Bank Management, 3d ed.

Homewood, Illinois, Irwin, 1996.• Joseph F. Sinkey: Commercial Bank Financial Management,

4th ed. New York: Macmillan, 1992.• Timothy Koch: Bank Management, 2d ed. Fort Worth:

Dryden Press, 1992.• George Kaufman & Larry Mote: “Is Banking a Declining

Industry? A Historical Perspective”, Federal Reserve Bank of Chicago Economic Perspectives, May-June 1994, pp.1-21

• Franklin Edwards & Frederic Mishkin: “The Decline of Trasditional Banking: Implications for Financial Stability and Regulatory Policy”, Federal Reserve Bank of New York, Economic Policy Review, July 1995, pp. 27-45.

• Roger LeRoy Miller, David D. VanHoose: “Modern Money and Banking”, Third Edition, McGraw-Hill International Editions, New York, 1993.