77
PËRMBAJTJA E LËNDËS HYRJE KAPITULLI I METODAT NOVATORE TË DISKUTIMIT NË MËSIMDHËNIE 1.1. Kuptimi mbi metodat e mësimdhënies 1.2. Vështrim i shkurtër rreth metodave të diskutimit 1.3. Organizimi dhe nxitja e grupeve të diskutimit 1.4. Grupet e vogla të diskutimit KAPITULLI II SPECIFIKAT E METODËS SË PUNËS ME GRUPE 2.1. Të nxënët në punën me grupe 2.2. Organizimi i klasës 2.3. Vëzhgimi dhe vlerësimi i përparimit në grup KAPITULLI III TEKNIKAT E DISKUTIMIT DHE PUNËS ME GRUPE 3.1. Teknikat e diskutimit 3.2. Teknikat e punës me grupe KAPITULLI IV MËSUESI DHE NXËNËSI NË METODAT E DISKUTIMIT DHE PUNËS ME GRUPE a.Rolet e mësuesit gjatë diskutimit dhe punës me grupe

Kastro Literatura e Perzgjedhur Per Temen e Diplomes

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA E LËNDËS

HYRJE

KAPITULLI I

METODAT NOVATORE TË DISKUTIMIT NË MËSIMDHËNIE

1.1. Kuptimi mbi metodat e mësimdhënies

1.2. Vështrim i shkurtër rreth metodave të diskutimit

1.3. Organizimi dhe nxitja e grupeve të diskutimit

1.4. Grupet e vogla të diskutimit

KAPITULLI II

SPECIFIKAT E METODËS SË PUNËS ME GRUPE

2.1. Të nxënët në punën me grupe

2.2. Organizimi i klasës

2.3. Vëzhgimi dhe vlerësimi i përparimit në grup

KAPITULLI III

TEKNIKAT E DISKUTIMIT DHE PUNËS ME GRUPE

3.1. Teknikat e diskutimit

3.2. Teknikat e punës me grupe

KAPITULLI IV

MËSUESI DHE NXËNËSI NË METODAT E DISKUTIMIT DHE

PUNËS ME GRUPE

a.Rolet e mësuesit gjatë diskutimit dhe punës me grupe 

b.Mësuesi me strategji gjithëpërfshirëse në klasëc.Rolet e

nxënësit dhe socializimi i tij

PËRMBLEDHJA

BIBLIOGRAFIA

HYRJE

 Në procesin kompleks të mësimdhënies, është dhe mbetet problem edhe në të ardhmen përdorim

i metodave sa më efikase të punës me nxënësit. Mësimdhënia duhet të jetë e menduar mirë por

dhe e planifikuar drejt. Mësuesi në veprimtarinë e tij përdor një sërë strategjish,metodash dhe

teknikash mësimore ku nxënësit ndërveprojnë në mënyra të ndryshme organizimi.Metodat e

diskutimit dhe të punës me grupe krijojnë një mjedis mësimor në të cilin mbështetettë nxënit

aktiv. Gjithashtu përdorimi i metodave efikase ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim.Termi cilësi

në arsim është i lidhur ngushtësisht me modelet bashkëkohore apo metoda eteknika të ndryshme

që përdorin mësuesit gjatë procesit te mësimdhënies, për arritjen eobjektivave mësimore. Për këtë

arsye, sot në botë janë ndërmarrë studime te shumta në fushën earsimit që tregojnë se përfshirja

aktive ne procesin e të nxënit, ndihmon në fiksimin ematerialeve te ndryshme por edhe për një të

kuptuar më të thellë e më të saktë të njohurive, sidhe në përdorimin aktiv te tyre.

Nga moria e problemeve të metodave dhe teknikave të mësimdhënies, së bashku me

udhëheqësin shkencor Prof.Dr.SIMON LUFI, menduam të trajtojmë temën:

“ Metodat dhe teknika e diskutimit dhe punës me grupe”.

 Pas një pune te madhe dhe të plotë të punimit në trajtën përfundimtare ai u struktura si më

poshtë: Hyrje,

I.Metodat novatore të diskutimit në mësimdhënie

(1.1Kuptimi mbi metodat, 1.2 Vështrim i shkurtër rreth metodave të diskutimit, 1,3 Organizimi dhe

nxitja e grupeve të diskutimit, 1.4 Grupet e vogla të diskutimit);

II. Specifikat e metodës së punës me grupe

(2.1Të nxënët në punën me grupe, 2.2 Organizimi i klasës,2.3 Vëzhgimi dhe vlerësimi i përparimit në grup);

III. Teknikat e diskutimit dhe punës megrupe

(3.1 Teknikat e diskutimit, 3.2 Teknikat e punës me grupe);

IV. Mësuesi dhe nxënësi në metodat ediskutimit dhe punës me grupe

(4.1 Rolet e mësuesit gjatë diskutimit dhe punës me grupe, 4.2 Mësuesime strategji gjithëpërfshirëse

në klasë, 4.3 Rolet e nxënësit dhe socializimi i tij). Në fund punimi është pajisur edhe me përfundime,

ku kemi nxjerrë konkluzione për dukuritë, problemet që studiuam. Këto i ndjek një

bibliografi ku është dhënë literatura e domosdoshme,që ka ndihmuar në realizimin e punimit.

Në kapitullin e parë kam parashtruar metodat e ndryshme të diskutimit, karakteristikat e tyre,

organizimin e diskutimit dhe mjedisi i klasës. Të gjitha këto çojnë drejt suksesit të nxënësit. 

Në kapitullin e dytë kam paraqitur specifikat e metodës së punës me grupe. Këtu kam treguar 

mbi të nxënët në bashkëpunim së bashku me të gjitha veçoritë e saj, vëzhgimin dhe vlerësimin

e përparimit në grup dhe rezultatet e bashkëpunimit.Kapitulli i tretë përmban teknikat e

diskutimit dhe të punës me grupe. Çdo teknik përmbanveçoritë dhe karakteristikat e saj.

Më kapitullin e katërt kam treguar mbi rolin e mësuesit dhe të nxënësit, të cilat janë shumë

tërëndësishëm në mësimdhënie. Gjithashtu në këtë kapitull kam folur për socializimin e

nxënësit,i cili është shumë i rëndësishëm për formimin e nxënësit.

Metodologjia : Metodologjia e perdorur për realizimin e këtij punimi, përveç shfrytëzimit të një literature të gjerë bashkëkohore në fushën emetodave të mësimdhënies, kemi grumbulluar vetë material duke intervistuar nxënës, prindër dhemësues si dhe duke bërë anketa me ta.

 Nga anketimet e bëra, vëzhgimet në shumë orë mësimi te kolegët tanë,jo vetëm kemi shkëmbyer përvojë e pasuruar njohuritë tona, por edhe kemi mbledhur një material të bollshëm, të cilin e kemistudiuar e klasifikuar duke bërë interpretimin e tij duke nxjerrë përfundimet përkatëse. Metodae bashkëbisedimit me mësues të vjetër , bisedat me nxënës të klasave të ndryshme mbi dobinë emetodës së punës me grupe dhe anketimet për këtë problem, më kanë dhënë mundësinë tëzgjerojmë temën me elementë të rinj dhe të nevojshëm për të përmirësuar punën në vazhdimësi .Po kështu në studimin tonë kemi ruajtur një raport të drejtë midis trajtimit teorik të problemeve dhetë dhënave praktike duke pasqyruar dhe modele konkrete. Kjo konsiston në shfrytëzimin me kujdestë literaturës së nevojshme që më ka shërbyer për këtë trajtesë dhe futjes së disa modeleve të planitditor të mësuesit , për ta bërë orën e mësimit më efikase dhe më me rendiment , duke ruajtur kështuraport të drejtë midis teorisë dhe praktikës , midis punës kërkimore dhe asaj praktike në klasë , nëorën e mësimit , që është në fund të fundit edhe qëllimi final i tërë punës së mësuesit : Përfitimi injohurive dhe shprehive të nxënësve brenda orë së mësimit .Për realizimin e kësaj teme kam përdorur këto metoda : vëzhgime, diskutime, vrojtimet në shkollë,të dhëna nga përvoja vetiake, konsulta dhe biseda të lira.Prandaj si burim parësor kanë shërbyer vrojtimet në shkollë, të dhëna nga përvoja vetiake, konsulta dhe biseda të lira. Kam diskutuar mekolegë, prindër, nxënës për problemet që dalin gjatë mësimdhënies. Janë marrë rekomandimedhe janë dhënë këshilla për mbarëvajtjen e ecurisë mësimore dhe edukative. Janë intervistuar kolegëdhe prindër.

MASH, Metodat e mësimdhënies në arsimin fillor, Revista Mësuesi, Nr 9 (2567), Nëntor 2011, Fq 18

KAPITULLI I

METODA NOVATORE E DISKUTIMIT NË MËSIMDHËNIE

1.1. Kuptimi mbi metodat e mësimdhënies

 Metodat e të mësuarit janë: rrugët, mënyrat, ecuritë dhe procedurat didaktike që 

mësussit e nxënësit i përdorin gjatë procesit mësimor dhe jashtë tij, për transmetimin dhe

përvetësimin e njohurive, shkathtësive e shprehive, për zhvillimin e formimin e veçorive e të tipareve

të  personalitetit të individit. Historikisht metodat kanë evoluar, kanë ndryshuar, janë 

përsosur e modernizuar në përputhje me zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe politike.

Metodat e të mësuarit janë shfaqur që në mitologjinë greke Fjala “metodë” rrjedh nga gjuha

greke (methodos), që do të thotë rrugë ose mënyrë me të cilat udhëhiqemi me rastin e realizimit

të detyrave dhe veprimeve të punës. Në punën mësimore, përdorimi i metodave shpie në

realizimin e qëllimeve dhe detyrave edukative dhe arsimore.

Metodat mësimore janë procese të veprimeve të përbashkëta të arsimtarit dhe të nxënësve në

mësim.

Metodat mësimore janë struktura të përmbajtjes didaktike, të organizuara dhe të planifikuara

drejt organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në përvetësimin e diturive, shkathtësive dhe

shprehive të reja, si dhe të përsëritjes dhe përforcimit të tyre.

Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të nxënësve,

duke i aftësuar dhe përgatitur ata për jetë dhe punë, sidomos për vetarsimim dhe vetëmësim, ku

Sokrati u detyrua nga Athina që të pinte helm. Sokrati u akuzua për arsye sepse po nderonte

zotin e gabuar, ky veprim ulte autoritetin e qytetit dhe filloi të shihej nga qytetarët si njeri i keq.

Ka spekullime të ndryshme rreth përdorimit të metodave të mësimdhënies. Disa njerëz janë të

mendimit se përdorimi i metodës së drejtë të mësimdhënies është kritik në procesin e të

mësuarit dhe në zhvillimin e nxënësit. Kurse disa njerëztë tjerë janë të mendimit se përdorimi i

metodës së gabuar nga ana e mësuesit mund ta çoj nxënësi

drejt “injorancës”, largimit të interesit të tij ndaj shkollës apo deri në braktisjen e saj. Megjithatë,

ka dhe njerëz të cilët mendojnë se njerëz të ndryshëm mësojnë në mënyra të ndryshme,

metodat të cilat mësuesi përdor në mësimdhënie nuk kanë aq rëndësi sesa përmbajtja që

nxënësit mësojnë. 

Në mësimdhënie është shumë e rëndësishme përzgjedhja dhe përdorimi i metodave që do të p

ërdori mësuesi. Mësuesi duhet ta bëjë mësimin sa më interesant dhe në klasë të ketë dinamik,s

epse nësë mësuesi përdor gjithmonë të njëjta metoda mësimi bëhet monoton dhe nxënësve

ulargohet interesi për njohuritë e reja që do të merren.

Përdorimi i metodave të përshtatshme pedagogjike dhe meteodologjike ndikojnë në

mësimdhënien dhe të nxënit efektiv. Mësimdhënia tradicionale, në të cilën mësuesi flet pa

pushim, nxënësve u“trashet koka”, ose gjatë gjithë orës së mësimit “flenë gjumë” dhe nuk kanë

marrë vesh asnjë fjalë që mësuesi shpjegon.

Kjo mënyrë është shumë e lodhshme si nga ana e nxënësit ashtu dhe emësuesit.

Metoda tradicionale ka shumë avantazhe dhe të mira të cilat nuk mund tja mohojmë.

Ajo që është e rëndësishme për t‟u theksuar tek metodat novatore të diskutimit dhe punës me

grupe, çdo mësues inkurajon bashkëpunimin dhe të nxënit pjesëmarrës.Metodat dhe teknikat e

diskutimit dhe punës me grupe kanë rëndësi të veçantë dhe kanë për qëllim që t‟u mësojë

nxënësve shprehitë e të nxënit afatgjatë, zhvillon të menduarin kritik, ndikim të madh ka në

mënyrën se si nxënësit përpunojnë informacionin, në zgjidhjen e problemeve

dhe bashkëpunimin me të tjerët. Të gjitha këto, pra, shprehitë, njohuritë, vlerat janë të

lidhura me njëra-tjetrën. Nxënësit sa më të zhvilluar që t‟i kenë shprehitë e përpunimit të

informacionit,bashkëpunimin, të shkrimit, leximit aq më në gjendje do të jenë që të

bëjnë shkrime ku të shkrehin pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre rreth koncepteve apo

problematikave të ndryshme.Secila metod përbën një mjet për realizimin e një qëllimi. Metodat

novatore bashkëkohore japinrezultate në formimin e shprehive të shoqërisë së dijes. Metoda

novatore e diskutimit zgjon tek nxënësit interesin e tyre dhe në klasë do të ketë gjithpërfshirje.

Një mësimdhënie e mirë është sirezulta i përdorimit të përdorimit të metodave të mira në

mësimdhënie, të cilat evoluojnë mekalimin e kohës, dhe kjo duhet të sjellë që edhe mësuesit

duhet të evoluojnë bashkë me kohën, dhetë përdorim metodat e reja.Mësuesi do të përdorë

gjatë mësimdhënies metodat novatore, më parë ai duhet të jetë i trajnuar rreth metodës, ta ketë

përvetësuar dhe të ketë njohuri shumë të mira rreth saj e më pas ai do të jetëtrajnues për

nxënësit.Disa profesorë kanë thënë që dimension i metodave të mësimdhënies

përfshin procesin, përmbajtjen dhe kontekstin. Mësuesit janë lehtësuesit e diskutimit, mentorë 

dhe lektorë,kurse nxënësit janë dëgjues dhe pjesëmarrës. Objektivi i mësimdhënies është që

mbi cilësinë ekomunikimit të ketë impact në këmbim të informacionit. Metodat e mësimdhënies

mund të jenë tëorientuara nga mësuesi ose nga nxënësit..Diskutimi me nxënësit që nga fillesat

e konceptit të mësimdhënies ka qenë një strategjimësimdhënie. Diskutimi me nxënësin, në

shumicën e rasteve e konsideron mësuesin si njëudhëheqës që drejton diskutimin. Mësuesi

ngre pyetje, jep përgjigje sfiduese dhe jep komente tëndryshme, gjithashtu në të njëjtën kohë

menaxhon edhe diskutimin. Diskutimi është metodë në tëcilën nxënësit bisedojnë së bashku

rreth një teme të paracaktuar, me qëllim që të ndajnë dhe tëmarrin informacion për temën e

dhënë

Procedura e realizimit të metodës së diskutimit lidhet me zgjedhjen e temës së diskutim

që përcakton mësuesi, me përcaktimin e objektivit të studimit, me ndarjen e detyrave të nxënës

ve që janë pjesëmarrës në diskutim, me krijimin e mjedisit për zhvillimin e diskutimit dhe me

realizimin ediskutimit. Roli i secilit në grup është të ndihmojnë njëri tjetrin për të zhvilluar idetë

vetejake.Diskutimet nuk janë debate dhe gjatë tij paraqitja intelektuale nuk inkurajohet. Ato janë

tësusksesshme kur çdo nxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së diskutimit.

Diskutimi është një nga metodat më të thjeshta që përdoret kur është fjala për të

mundësuar  procesin e pjesëmarrjes sa më të tjerë të nxënësve në mësim

dhe kur duhet të realizohetndërveprimi në të gjithë masën e nxënësve në klasë ose brenda

grupeve të nxënësve. Diskutimifillon në çastin kur nxënësit drejtojnë pyetje dhe kur një nxënës

përgjigjet për atë që ka thënë njënxënës tjetër. Pra kjo metodë është një përzierje e

shpjegimeve mësues nxënës, e shkëmbimit të pikëpamjeve dhe pyetjeve ndërmjet tyre.

2 Diskutimi është një nga metodat mësimore që përdoret në të tre komponentët. Ai, më shumë

se disametoda të tjera, krijon në mësim një atmosferë të gjallë, të ngrohtë, të natyrshme dhe

revolucionare. Në pamjen e jashtme duket se ka ngjashmëri me bisedën, kurse në të vërtet ato

ndryshojnë. Metodae bisedës, siç dihet, e ka bazën te dialogu mësues-nxënës, kurse dikutimi

mësimor merr pamjen enjë polemike të vërtetë. Diskutimi mësimor krijon mundësi që të

vendoset një lidhje më e mirë nëmes të studimit individual dhe atij kolektiv. Të rejat që sjell secili

në diskutimin e tij kthen më melehtësi në pronë të të gjithë nxënësve. Diskutimi mësimor varet

nga metodat e tjera. Pa kërkime,lexime, vrojtime, eksperimente etj. S‟ka diskutime kur mësimi

zhvillohet mbi bazën e diskutimitmësimor dallohen mirë dy faza që lidhen organikisht njera me

tjetrën: në të parën fillon puna përgatitore për diskutim, kurse në të dytën bëhet diskutimi për

çështjet e caktuara.

3 Nxënësit gjatë procesit të diskutimit duke korrigjuar dhe saktësuar mendimet e njeri-

tjetrit arrijnënë përfundime më të sakta. Zakonisht diskutimi mësimor mësuesit e përdorin në

orët e përsëritjeveose në përforcim, ku mësuesi kontrollon dijet e nxënësve. Nëpërmjet

diskutimeve dalin në dukjeaftësitë e nxënësve. Nxënësit nxiten të mendojnë dhe gjykojnë

QTKA, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë, Dhjetor 2005, Fq 30 B, Dedja, B, Çomo, M, Vuji, P, Gaçe, S, Temo, Sh,Osmani, T, Xhaxho, Diskutimi mësimor, Didaktika Mihal Duri,Tiranë, 1986, Fq 251 T, F, Pettijohn, Efikasiteti i grupit,Psikologjia, Lilo, Tiranë, 1996, fq 54

 

1.2  Vështrim i i shkurtër rreth metodave te diskutimit

Roli i secilit në grup është të ndihmojnë njëri tjetrin për të zhvilluar idetë vetejake. Diskutimet

nuk  janë debate dhe gjatë tij paraqitja intelektuale nuk inkurajohet. Ato janë të susksesshme ku

r çdonxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së diskutimit.

Mësimdhënia me në qendër nxënësin inicion një lëvizje progresive për përmirësimin e cilësisë

sëmësimdhënies. Problemi në këtë mësimdhënie shtrohet për të pasur më shumë mësimdhënie

tëhapur. Mësuesit në këtë mësimdhënie duhet të jenë të hapur ndaj përfshirjes së nxënësve në

tëgjitha hallkat e procesit mësimor.

 Diskutimi me në qendër nxënësin ka dy elemente kryesore: nxënësin dhe nuk mund të

shmangetaspak mësuesi.

Përmbajtja e këtyre metodave është e integruar në klasë në një shumëllojshmëri formatesh. Në

disaraste, mësuesi që në fillim paraqet përmbajtjen dhe më pas nxënësit e zhvillojnë më

tejkonceptin e përmbajtjes përmes diskutimeve të tyre.

Në raste të tjera, diskutimi i nxënësve shërben si një konteks prezantimi e më pas përdoret nga

mësuesi. Grupi i diskutimit bëhet një skuadër e cila mëson sesi të eksplorojë pyetje përreth

temësdhe si të përdorë potencialin e saj për mundësi të reja.

Metoda e diskutimit ka një proces për t‟u zbatuar. Mësuesi në një orë të veçantë duhet t‟ua

mësojnxënësve të tij përdorimin e metodës, rregullat dhe teknikat e saj e më pas ta zbatoj,

sepse nëse nuk ua shpjegon dhe mëson më para nxënësve se si përdoret kjo metodë dhe e

aplikon direkte, ai do tëharxhoj mjaft kohë dhe ajo orë mësimore do të dështojë.

 Nëse nxënësit trajnohen për të qënë drejtues të diskutimit, në të njëjtën kohë ata mësojnë

edhe si të jenë pjesëmarrës efektiv në diskutim. Procesi i diskutimit kërkon një nivel më të

lartë të njohuriveshoqëror, ngase kërkon zakonisht në një klasë të zakonshme.

M, Kraja, Diskutimi me në qendër nxënësin,Pedagogji e zbatuar ; Geer, Tiranë, 2008, fq 310

a)   Përshkrimi i diskutimit me në qendër nxënësinShumë mësues në klasë përdorin mënyra të ndryshme të diskutimit. Zakonisht është mësuesi ai

që është në qendër të diskutimeve që zhvillohen gjatë mësimdhënies. Mësuesi bën pyetjet dhe

nxënësit përgjigjen. Mësuesi mund t‟u drejtohet nxënësve të ndryshëm ndërkohë që ai vazhdon

të mbetet në qendër të diskutimit. Ndërsa në diskutimin me në qendër nxënësin, janë nxënësit

ata që drejtojnë diskutimin. Një nxënës merr rolin e udhëheqësit, i cili udhëheq grupin e

diskutimt por diskutimi më pas rrjedhë nga njëri nxënës tek tjetri. 

Në këtë metodë, mësuesi është një vëzhgues. Mësuesi merr shënime gjatë diskutimit për ti

përdorur më vonë shënimet në vlerësimin e performancës së nxënësit dhe për materialet

referencë në prezantimin e rradhës. Në diskutimin e nxënësve, në klasë, grupet e diskutimit

formohen me 5 derinë 8 nxënës.

Atmosfera e diskutimit aty ku në qendër është nxënësi duhet të jetë një ambjent ku të

mbizotërojdeMokracia, ku nxënësit të jenë të lirë që të shprehin mendimet e tyre pa frikë. Klasa

duhet të jetënjë vend miqësor. Mjdesi në klasë ndikon në suksesin e nxënësit, është kriteri më i

rëndësishëm për të zhvilluar dhe shpalosur ndienjat e tyre.

Mësuesi duhet të besojë se nxënësit mund të pranojnë përgjegjësinë dhe veprimet e tij të 

cilat janë të lidhura ngushtë me mënyrën e të përgjigjurit tënxënësve. Është përgjegjësia e

mësuesit që të krijojë një atmosferë të përshtatshme në klasë.Mësuesi duhet të përdori

përemrin vetor “ne”, në vend të “unë”, me qëllim që nxënësit të mendojnë se mësuesi punon së

bashku me ta. Kjo e ndihmon mësuesin që të vendosi qëndrime pozitive në lidhje me

marrëdhëniet mësues-nxënës, nxënës-nxënës, e cila do të krijojë një klimë emocionale

mbështetëse, në mënyrë që nxënësit të mësojnë të respektojnë të gjithë individët e tjerë dhe

idetë etyre. Secili grup duhet që të ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillojnë idetë vetejake. Diskutimet

janë tësusksesshme kur çdo nxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së

diskutimit.

 Përfitimet e nxënësit nga pjesëmarrja në diskutim

Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjes;

Rrit motivimin dhe nxit një pjesëmarrje më të madhe në mësim;

Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit, të

paraqitura në mësim;

Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të veçanta për

përmbajtjen e mësimit;

Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

-B, Musai, Diskutimi dhe të nxënët në bashkëveprim,Meteodologjia e mësimdhënies, Albgraf, Tiranë 2003, Fq 170

b)Diskutimi me të gjithë klasënPërdorimi i kësaj metode e ndihmon mësuesin të zbulojë cilat janë qendrimet e nxënësve

për çështjen që diskutohet. Kjo është e rëndësishme në dhënien e mësimit për të drejtat e njeriut,

se nxënësit kanë nevojë të shqyrtojnë dhe t‟i analizojnë vetë çështjet.Diskutimet janë gjithashtu

njëmundësi për të dëgjuar dhe folur me radhë, kërkesa këto që janë të rëndësishme për të

respektuar tëdrejtat e njeriut.7

c)Diskutimi problemzgjidhësDiskutimi problemzgjidhës ka për synim që të nxisë të menduarit e nxënësve dhe për të

krijuar  përgjigje për problemet që kërkojnë zgjidhje. Në këtë metodë procedurat që do të ndiqen janë tënj

ëjta me ato që ndiqen për zhvillimin e llojeve të tjera të diskutimit. Nëpërmjet kësaj metodemësuesi i

inkurajon nxënësit të mendojnë, gjykojnë dhe flasin në mënyrë të lirëshme.

Kjo metodë është një nga metodat e njohura që synon zgjidhjen e një problemi apo të një çështjejetë

caktuar. Problemi i marrë në shqyrtim mund të jetë kompleks, që kërkon aftësi të mëdha dhekurajë për të

arritur deri në zgjidhjen e tij, ose mund të jetë i thjeshtë sa që zgjidhja mund të jetëautomatike. Por, në

secilin rast, veprimtaritë për zgjidhjen e problemit janë ato që kërkojnë tëmenduar të thellë dhe kërkim

për të shkuar drejt zgjidhjes së problemit.

 Diskutimi problemzgjidhës mund të përdoret si një metodë për të zbuluar zgjidhjen e problemit kur ai

është i rëndësishëm për pjesëmarrësit, zhvillohet i lirë dhe pa kufizime, por në mënyrë tëdisiplinuar dhe i

rregullt. Diskutimet problemzgjidhëse të zhvilluara mirë janë mjet i dobishëm për zgjidhjen e

problemeve, sepse ato nxjerrin në pah shumë ide. Diskutimi i hapur i nxjerr në pah këtondryshime dhe i

çliron anëtarët e grupit të nxënësve në klasë që të analizojnë ose në e pakta të mbrojnë vlerat dhe bindjet e

tyre dhe t‟u japin rëndësi vlerave e bindjeve të të tjerëve. Për shkak se në rrethana të tilla është e vështirë

që të ruhet një mendim i ngushtë stereotipizues, vërehet që përdorimi i diskutimit problemzgjidhës tenton,

që t‟i hapë antarët e grupit të nxënësve ndaj ideve të reja, të nxis të menduarit e tyre dhe ndoshta të krijojë

edhe përgjigje për problemet që kërkojnë zgjidhje.

QTKA, Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër nxënësin,Mësimdhënia me në qendër

nxënësin

, Tiranë,dhjetor, 2005, Fq 32 A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Metodat aplikative për zbulimin dhe qartësimin e vlerave të nxënësit,Mësimdhënia dhetë nxënit , Mokra, fq 174Burton, Kimball dhe Wing kanë dhënë procedurën që duhet ndjekur për diskutimin problemzgjidhës

në grup.

Këto procedura janë:

1.Grupi bëhet i vetëdijshëm për problemin që beson se mund të zgjidhet duke diskutuar për të.

2.Grupi përkufizon problemin. Procesi i përkufizimit mund të jetë mjaft i vështirë dhe mund të

kërkojë shumë kohë.

3.Grupi analizon dhe eksploron problemin në mënyrë që ta kuptojë atë. Ky proces

eksplorimi përfshin:

Përcaktimin se cilat janë faktet;

 Njohjen e vlerave, formimin dhe nivelin e pjekurisë së anëtarëve të ndryshëm të grupit;

Zbulimin e objektivave të fshehura, nëse ka, të individëve që janë anëtarë të grupit.

4.Të gjithë anëtarët e grupit së bashku mendojnë për problemin, që padyshim do të jetë

ingadaltë dhe i rregullt. Kjo procedurë, megjithëse mund të përfshijë edhe gabime dhe

tëkonsumuojë shumë kohë, përsëri është e domosdoshme.

5.Grupi grumbullon materiale që ndihmojnë për eksplorimin e problemit nga çdo lloj burimi,që

premton se mund të jetë i dobishëm.

6.Grupi ndërton organizimin e nevojshëm për zhvillimin e të menduarit bashkëpunues

dhevazhdon sipas këtij lloj të menduarit.

7.Grupi vazhdimisht bën përmbledhje, realizon votime dhe projekton zgjidhje të mundshmeme

diskutimin që vazhdon më tej në mënyrë që të mos shpejtojë për të dhënë konkluzione

të papjekura. Grupi tenton arritjen në konsensus të të gjithë anëtarëve.

8.Grupi hap pas hapi vlerëson përparimin e tij

9.Grupi arrin në një konkluzion të mundshëm, të cilin e provon në një situatë reale.

Këto procedura diskutimi ndiqen në mënyrë të suksesshme në ambientin shkollor për të

zgjidhur  probleme të ndryshme, që dalin në procesin e mësimdhënies dhe që kërkojnë

diskutimin e grupit tëklasës. Mbi bazën e njohurive të fituara, nxënësve u ofrohen problem të

ndryshme e jo zgjidhjet etyre. Zgjidhjet mund të bëhen në këto forma: individuale, me çifte, me

grupe heterogjene,me gjithëklasë

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

G, Trandafili, M, Karaguni, Diskutimi që zgjidh problemin, Metodika e gjeografisë, Erik, fq 22

 Diskutimi që zgjidh problemin paraqet vlera të shumanshme, sepse:

E vë nxënësin në rolin e krijuesit dhe të zbatuesit. Ai vëzhgon, vjel mendime, përpunon ide,merr

iniciative dhe i jep zgjidhje një problemi të caktuar.

Nxit nxënësin të gjejë zgjidhje të efektshme sipas përvojës së tij, bazuar në njohuritë e fituara.

Rrit pavarësinë për punë krijuese dhe afirmon personalitetin e tij.

Zbulon prirje te nxënësit dhe ngjall tek ai entuziazëm

.I krijon aftësi të shprehë, të mbrojë dhe të vlerësojë opinione, bazuar në cilësinë dhe pasojate

propozimeve të tij.

Krijon mundësi reale për përparimi, duke kaluar në nivele të larta kërkesash: analizë, sintezëe

vlerësim.

Burimet për nxënësin nuk trajtohen si prova, por interpretohen.

Zhvillon aftësitë shoqërore e komunikuese të nxënësve në grup.

 d)Diskutimi i udhëhequr Për fat të keq klasat në vendin tonë përbëhen nga një numër i madh nxënësish dhe mësuesi kur realizon

diskutimin e udhëhequr vë në zbatim metodën Sokratike. Që mësuesi të realizojë këtë metodë duhet të

ndjeki hapat e mëposhtme:

Përzgjedh disa përgjithësime që duhen mësuar nga nxënësit

I pajis nxënësit me informacione të cilat merren nëpërmjet shpjegimit, teksteve apoteknikave të

ndryshme që përçohet informacioni i ri.

Mësuesi përdor pyetje hulumtuese të cilat shërbejnë për udhëheqjen e nxënësit drejt nxjerrjes së

parimeve dhe përgjithësimeve nga informacioni që u është dhënë.

Zakonisht kur përdoret kjo metodë arrihet në konkluzione të parashikuara por ndodh që rrallëherë

tëarrihet në përfundime të paparashikuara. Mësuesi në zbatimin e kësaj metode, në mënyrë

tëvazhdueshme u bën pyetje nxënësve që nxisin të menduarin në nivel të lartë ose siç quhet ndryshetë

menduarin kritik dhe ka për qëllim që ti çojë nxënësit në arritjen e konkluzioneve, përgjithësimeve të

cilat mësuesi që në fillim të mësimit i ka përcaktuar si qëllime.

G, Trandafili, M, Karaguni, Diskutimi që zgjidh problemin, Metodika e gjeografisë, Erik, fq 23

e)Diskutimi formal

Në metodën e diskutimit formal bëjnë pjesë simpoziumet, panelet, forumet, kurse debatet e

tjera që janë të ngjashme me këto të cilat përmenda më sipër nuk mund të jenë edhe aq shumë m

etodahulumtimi sesa metodat që përdoren për raportimin dhe qartësimin e asaj që është zbuluar.

Për tëçuar nxënësit te diskutimi formal, procedurat që ndiqen janë teknika të problemzgjidhjes.

Gjatë përdorimit të teknikave të tavolinës së rrumbullakët, panelit dhe forumit mund të jenë gurët

themelues për të ndërmarr projekte apo studimin e rastit nga ana e nxënësve

.f)Çelësat për një diskutim të suksesshëmMetoda e diskutimit e cila vë në qendër nxënësin, mund të jetë shumë efektive për të mësuar,

nëseajo përdoret ashtu siç duhet. Nëpërmjet kësaj metode është shumë e lehtë për të angazhuar

nxënësi, për ti vënë ata në lëvizje. Kjo metodë që të zhvillohet ka nevojë për një drejtues dhe roli

n edrejtuesit e marrin vet nxënësit. Nxënësi i cili merr rolin e drejtuesit duhet ti ndihmojë

nxënësit etjerë të punojnë në proces dhe të qarkullohet diskutimi.

Është e rëndësishme që procesi i diskutimit të realizohet në një ambjent “trasparent”.

Studiuesit, siG.P.Pine dhe H.J.Horne, rekomandojnë:Krijo një atmosferë ku:

Nxiten njerëz të jenë aktive Theksohet natyra individuale e të mësuarit Bëju njerëzve të njohur që është normale të bëhen gabime Lejo mospërsosmërinë  Nxit besimin te vetja Bëji njerëzit të ndjehen të respektuar dhe të mirëpritur  Lehtëso zbulimin Thekso vetëvlerësimin Lejo debatet.

 Tëgjitha këto mësuesi duhet t‟i zbatojnë praktik me nxënësit e tij. Studiuesit i kanë përcaktuar nxënësit me fjalën njerëzit, i kan përgjithësuar. Në klimën e klasës ndikim të madh e kanë dhe vetënxënësit. Çdo nxënës ka përgjegjësinë që t‟i ndihmojë nxënësit e tjerë, pra shokët e klasës që tëmendojnë në mënyrë kritike nëpërmjet çështjeve që i ofrohen.

ISP, Teknikat e mësimdhënies në shkollat profesionale,Revista pedagogjike, Nr4, 1997, Edlor, fq44

Nxënësit kanë ndikim dhe me anë tëmarrdhënieve që kanë me njeri-tjetrin, paragjykimet që

kanë, “ai mëson shumë”, “ai nuk mëson fare”, “nuk e di në do e kem mendimin e saktë më mirë

nuk po flas fare se do mëtallin”, nxënësit duhet të kuptojnë njeri tjetrin.Në diskutimet në klasë

nuk ka as fitues dhe as humbes. Nxënësitduhet të kenë respekt reciprok për njeri – tjetrin dhe për

rolet e përcaktuara.

Shpërndarja e kohës është një element shumë i rëndësishëm. Që të zhvillohet diskutimi me

nëqendër nxënësin duhet kohë. Për të qenë sa më shumë efektive diskutimi duhet të realizohet

për 45minuta, pra do një orë të tërë në dispozicion. Nëse diskutimit nuk i lihet shumë kohë në

dispozicion,atëherë diskutimi do të dështojë, nuk do të ketë sukses. Nxënësit do mundohen ta

zgjidhin sa mëshpejtë problemin për efektin e kohës ata do të jenë nën trysni, do të mendojnë në

mënyrësipërfaqësore. Kur diskutimit i lihet një kohë relativisht e gjatë, nxënësit nuk do të

nxitohen, problemin do ta analizojnë në thellësi, do realizohet mendimi kritik dhe ora e mësimit 

do të ketë sukses. Mësuesi duhet t‟u japi nxënësve nje feedback, i cili duhet të jetë i ndërtuar në

mënyrë të tillëqë nxënësi të gjejë “rrugën e tij”. “Performanca” efektive duhet të zbulohet nga

vetë nxënësit.

Tema e diskutimit duhet të zgjidhet me kujdes sepse tema është ajo që më vonë e ndërton te

gjithë përmbajtjen, duhet të jetë e strukturuar në mënyrë të tillë që të lërë hapësira për të zhvillua

r njëdiskutim konceptual të gjerë dhe jo të jetë thjesht në nivelin e zgjidhjes së një problemi.

Kritikët mëtë mirë të diskutimit janë vetë nxënësit.

I gjithë procesi kërkon një nivel të lartë të të menduari.

 g)Biseda

Kjo metodë organizohet mbi bazën e dialogut mësues-nxënës. Autori i parë i saj ka qenë

Sokrati, prandaj quhet dhe bisedë sokratike ose euristike. Kjo përdoret për të paraqitur dijet e reja

, për tëkontrolluar të dhënat që kanë nxjerrë nxënësit nga vrojtimet e sendeve dhe të dukurive të

ndryshmeetj. Biseda ka një vijë metodike të thjeshtë. Mësuesi përcakton objektin e bisedës,

studion çfarë dinënxënësit rreth objektit për të cilën do të bisedohet, bën pyetje, dëgjon përgjigjet

dhe vërejtjet qënxënësit i bëjnë aty për aty njëri-tjetrit. Në fund bën plotësimet e nevojshme. Çdo

mësues ia përshtat këtë vijë metodike natyrës së materialit mësimor që përpunon.

B, Dedja, B, Çomo, M, Vuji, P, Gaçe, S, Temo, Sh, Osmani, T, Xhaxho, Biseda,Didaktika, Mihal Duri,

Tiranë 1986, fq245

1.3 Organizimi dhe nxitja e grupeve tëdiskutimi 

 Një nga vështirsitë që haset në çdo klasë në të cilin zhvillohet një diskutim, është strukturimi idi

skutimit për të arritur rezultatet e dëshiruara të të mësuarit. Diskutimet nuk ecin përpara në

njëmarshim të thjeshtë logjik e progresiv por ato janë të ndërlikuara. Një organizim i procesit

mund të jetë vendimtarë për të ndihmuar në rrjedhjen e diskutimit dhe për të arritur rezultatet e

dëshiruara. Pikat e mëposhtme janë një përshkrim i asaj që do të ndihmonte për një proces të

rregullt.

 Në fazën e pare= bëhet përshkrimi i aspekteve të ndryshme të çështjeve të diskutimit, diskutim

ifokusohet për të zhvilluar sfondin e cila ka të bëjë me çështjet përkatëse. Në këtë fazë

vëmendja enxënësve është të pyesin për atë ç‟ka mund të jetë e rëndësishme për të shqyrtuar

më tej rrethsubjektit të punës së tyre.

 Në fazën e dytë -Nxënësi udhëhiqet drejt kërkimit të çështjeve të diskutimit.

 Në fazën e tretë  -Shqyrtohen përgjigjet e mundshme paraprake, këto përgjigje nuk janë të

thëna të jenë “zgjidhja”, por ato mund të jenë jenë drejtë një rruge të mirë orientuar dhe

t‟i përgjigjen saktë  pyetjeve të ngritura.

 Në fazën e katërt - Përgjatë kësaj faze, mblidhen përgjigjet paraprake të nxënësve.

 Në fazën e pestë - Në këtë fazë, nxënësi mendon rreth implementimit të mundësive

konceptuale tëzhvilluara në fazën katër,

 bëjnë “parashikimin”

 Në fazën e gjashtë - Bëhet përzgjedhja dhe përjashtimi i mundësive konceptuale,

nxënësit përdorintë menduarit personal rreth pasojave që do të përzgjedhin apo përjashtojnë në

vazhdimësi, mund tëshfaqin dhe paqartësira.

 Në fazën e shtatë - Në këtë fazë, nxënësit përgatisin një raport të hapur për diskutimin e tyre, i

ciliështë një përmbledhje e mundësive konceptuale dhe të mendimeve rreth mundësive të

zhvilluaranga nxënësit.

a)Konceptimi i klasës si një grup i tërëMënyra më e mirë për të filluar orën e mësimit është që

mësuesi ta konceptoj klasën si një grup itërë homogjen. Mësuesi me strategji përfshirëse në

klasë e koncepton klasën si një grup i tërë të pandashëm, që merr pjesë në diskutime, dhe

njohuritë që do të japi në klasë mësuesi i shikon si një

Jack Byrd, Jr ,Organizimi në klasë i diksutimit me në qendër studentin, Guidë për Diskutimet në klasë me në qendër studentin , Nëntor 2012, Interactivity Foundation, Fq 20

 produkt që lind nga nxënësit për të qenë krijues dhe pjesmarrës aktiv në procesin e

mësimdhënies. Ndërsa tipi i mësuesit dominant njohuritë që do të japi i shikon strikte

dhe konsiston në dhënien e përgjigjeve korrekte nga nxënësit. Midis këtyre dy tipeve të mësues

ve ka ndryshime të dukshme.

Mësuesi i tipit përfshirës realizon një përfshirje të plotë të nxënësve në veprimtaritë e klasës

dhe bashkëveprimit ndërmjet tyre për të bërë të mundur që hipotezat e ndryshme, të cilat dalin 

gjatë procesit mësimor të testohen, të ngrihen probleme të ndryshme, të shprehen pikëpamje të

ndryshme,mendimet e kundërta të ekzaminohen dhe të zhvillohet të mësuarit të nxënësit me

qëllim realiziminnë nivel të lartë të procesit të të menduarit mbi informacionin e ri i cili merret në

klasë.Mësuesitvazhdimisht, gjatë përpjekjeve që ndërmarrin në shkollë për sigurimin nga ana e

nxënësit tëeksperiencës së nevojshme për të hyrë në procesin e diskutimit të problematikave

shkollore, shfaqindoza mbikalimi ndaj konceptimit të idesë për ta parë klasën si një grup të tërë.

Praktika e sotmeshkollore mund të vëzhgojë raste kur ka mësues që mund të lëvizin nga një tip

mësuesi dominant nëklasë drejt një mësuesi që përfshin në klasë strategji të ndryshme

diskutimi.

 b)Rëndësia e organizimit të procesit të diskutimit

Diskutimi rrezikon që klasa të të kthehet në një “stadium” dhe secili nxënës të jetë “tifoz”

për hipotezën apo mendimin e tij. Organizimi i procesit të diskutimit është një element kritik

sepse iorienton nxënësit se si duhet të rrjedhë puna që do zhvillohet.

Organizimi i procesit i ndihmon nxënësit se si të menaxhojnë rrjedhjen e diskutimit, por

nuk  përcakton konceptet që do të përdoren aty. Nëse ky proces nuk është i organizuar, nxënësi

trrezikojnë që të devijojnë nga përshkrimi i një çështje në dhënien e një përgjigje të

menjëhershme.Për të analizuar çështje të ndryshme nxënësit kanë nevojë që të kenë një

pasqyrë të paraqitur ngamësuesi në të cilën do të mbështeten

Zakonisht nxënësit punojnë në mënyrë të organizuar në ç’do metod apo teknikë që përdor

mësuesigjatë orës mësimore. Nxënësit mësojnë se si të vetëdisiplinohen dhe të punojnë në

mënyrë korrekte, pa qënë e nevojshme që të devijojnë nga një fazë në tjetrën apo qoftë edhe 

nga gjithë proçesi.Disiplina nuk është e nevojshme vetëm për nxënësit të cilët janë të perfshirë

në proces por edhe për vetë mësuesin. Pjesë e disiplinës nuk është vetëm të mësuarit por edhe

të mbajtur të procesit nën kontroll për t‟u fokusuar aty ku duhet. Disiplina është një nga pikat më

delikate dhe më të mprehta por edhe esenciale që çdo gjë të shkojë mirë.

A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe të punës me grupe, Mësimdhënia dhe të nxënit 

, MOKRA, Fq124

c)Organizimi i klasës me çifte me përzgjedhje të rastësishme

 Nga studimi i literaturave të ndryshme kjo çështje m‟u duk mjaft interesante dhe për 

mua si mësues i ardhshme është shumë e rëndësishme. Metoda e diskutimit ka

element kryesor bashkëpunimin e nxënësve. 

Ajo që është më e rëndësishme në organizim është që çiftet të përzgjidhen në mënyrë 

të rastësishme. Bashkëpunimi është një parakusht i nevojshëm për mendimin kritik dhe

zgjidhjen e problemit.Mësuesit shpesh herë i ndajnë grupet e nxënësve në bazë të

miqësisë së tyre, kjo mënyrë organizimii klasës bën që mësuesi nuk ndërhyn aktivisht

në marrëdhëniet shoqërore të fëmijëve.

Ndarja në bazë të shoqërisë ndikon në efektivitetin e kësaj metode. Në ndarjen e çifteve

në bazë të shoqërisëndodh fenomeni i varësisë pasi një anë e shoqërisë bëhet shumë e

varur tek ana tjetër. Diskutimetmes tyre shpesh herë del nga tema e mësimit, këta

nxënës flasin për gjër a shoqërore, për ç‟do gjë përveçse temës që ka përcaktuar

mësuesi. Në fund kur përfundon afati i bërjes së detyrës, detyrën e merr përsipër shoku 

apo shoqa që ështëmë i shkathët ose më i aftë. Duket sikur detyrën e kanë punuar të

dy nxënësit kur në fakt detyrën erealizon vetëm një nxënës. Në këtë rast nuk zhvillohet

mendimi kritik që ka për qëllim metoda ediskutimit. Gjithashtu nuk realizohet një punë

cilësore por bëhet një punë sipërfaqësore.

Mësuesi këta nxënës nuk duhet t‟i ndajë me tendencë dhe të bjeri në sy

të nxënësve që por i ndan për këtëarsye sepse tek nxënësit kjo gjë do të ketë ndikim

negative dhe ata do të ndihen të dënuar dhe indivizualizohen.

Më e mira që mund të bëj mësuesi është që t‟i formoj çiftet e rastësishme, kjo i ndihmon

nxënësit që të njihen me shokët e tjerë të klasës, dhe të jenë në gjendje që të punojnë

me të gjithë klasën

1.4 Grupet e vogla tëdiskutimit

Puna në grupe të vogla ka për qëllim që të gjithë nxënësit të marrin pjesë në mënyrë

aktive nëmësim, por që të shpëtohet nga kaosi që mund të krijohet, klasa duhet

organizuar në grupe të voglanxënësish, të cilët mund të punojnë së bashku në harmoni,

të zgjerojnë mënyrat e tyre të tënxënit,dhe të punojnë së bashku dhe të shkëmbejnë

informacion.

Puna me grupe të vogla është e vlefshme për t‟i mësuar nxënësit që të diskutojnë ide

dhe për t‟i ndihmuar ata që të mësojnë nga njëri-tjetri.

Breinstorming (gjenerimi i ideve), raportet gojore, reagimi ndaj punës së njëri-tjetrit, 

projektet e përbashkëta janë aktivitete që kërkojnë punë me grupet e vogla. 

Por nëse nuk organizohen në mënyrën e duhur grupet e vogla mund të degjenerojnë në

humbje kohe. Kjoshmanget duke i strukturuar mirë këto grupe dhe duke i organizuar në

bazën e interesit, ose tëaftësive të veçanta. Përbërja e tyre duhet të jetë fleksibël.

Antarët e grupit duhet të shkëmbehen në bazë të detyrës që jepet. Grupi nuk duhet të

jetë diçka e përhershme.

 Një nga parimet kryesore të mësimdhënies është krijimi i një mjedisi aktiv

në klasë. Por, nëse çdonxënës do të ishte aktiv në klasë, atëherë në të do të

mbretëronte shumë shpejt kaosi. Për këtë arsye,sugjerohet të nxënit ndërveprues, duke

organizuar klasën në grupe të vogla nxënësish, të cilët mundtë punojnë në harmoni së

bashku, të zgjerojnë mënyrat e tyre të të nxënit dhe të krijojnë njëatmosferë që

karakterizohet nga shkëmbimi i informacionit. Mësuesi mund ta realizoj punën nëgrupe

të vogla kur në klasë ka detyra të veçanta dhe që kërkojnë disa orë mësimore që

të përgatiten.

 a)Veprimtari në grupe

Këtu përfshihen veprimtaritë zhvilluara me një numër të kufizuar nxënësish ose që

njihen edhe ndryshe me emrin “tutoriale”. Faktikisht këto veprimtari sot për sot

praktikohen më shumë me studentët e universiteteve, por praktikohen edhe në të

mësuarit me module ku klasa ndahet në grupetë vogla, me maksimumin 10-12 vetë.

Kjo teknikë ka në qendër nxënësin, ku ai përfshihet dhezhvillon shkathtësitë e tij

komunikuese. Një studiues, S.Abrahamson, për të realizuar njëmësimdhënie sa më

efektive rekomandon si më poshtë: nxënësve duhet t‟u flitet shpesh herë,mësuesi duhet

që t‟i bëjë nxënësit qe të flasin së bashku, t‟u tregojë nxënësve si bëhet t‟i udhëheqi

ata, t‟u siguroj atyre mundësi për praktika.

 b) Llojet e diskutimit në grupe të vogla 

Në grupet e vogla ekzistojnë pesë lloje bazë të diskutimit:

- Kujdestaria

- Diskutimi për zgjidhjen e problemit

- Brainstorming

- Loja me role

- Simulimi

A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Menaxhimi i mësimdhënies, Mësimdhënia dhe të nxënit, Mokra, fq 251QTKA, Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër nxënësin, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë,Dhjetor,2005, Fq 3

KAPITULLI II

2.1 SPECIFIKAT E METODËS TË PUNËS ME GRUPE 

Kjo metodë u jep mundësi nxënësve që të marrin pjesë në procesin e mësimit dhe të

bashkpunojnëme njëri-tjetrin. Fëmijët gjatë përdorimit të kësaj metode e ndiejnë veten

të barabartë.Metoda e punës me grupe është një metodë aktive. 

Shprehja “metodat aktive” sot do të thotë metoda (dhe teknika) pedagogjike të cilat

përdoren dhe/ose provokojnë aktivitetin e nxënësit. Për të përcaktuar çfarë është

aktiviteti po i trajtojmë në tre nivele aktiviteti:

Aktivitet i cili nuk angazhon gjithë personalitetin dhe i cili nxitet më shumë nga

“mekanikja” se sa nga “biologjikja”; ai nuk ka objektiva të përcaktuara; ai është më

shumënjë gjestikulacion se një aktivitet i vërtetë;

Aktivitet i vërtet por i kushtëzuar së jashtmi, nga kushtet e mjedisit dhe nga

mjedisi përreth,nga të rriturit që janë organizatorë të situatës së edukimit. Për

shembull: të zbatojë me korrektesë një urdhër të dhënë nga të rriturit

Aktivitet autentik i cili vë në punë gjithë forcat e gjalla krijuese të subjektit dhe që ndikon

vërtet nëformimin e tij. Një aktivitet autentik e bën subjektin të përgjigjet personalisht

ndaj stimujve tëedukatorëve dhe të kalojë në gjetjen, rigjetjen ose shpikjen e drejtimit të

përpjekjeve psikike të cilate drejtojnë në përvetësimin e njohurive ose në zgjidhjen e

problemeve.

Bashkëpunimi është një situatë në të cilën bashkëpunojnë mësuesit me nxënësi, por

gjithashtu dhenxënësit bashkëpunojnë me njeri-tjetrin. Nxënësit mund të bashkëpunjnë

në çifte ose në grup.Flajndërzi na ka sugjeruar disa aspekte, ndër të cilat është dhe

aspekti i bashkëpunimit. Çdo klasëfunksionon mirë kur mësues e nxënës

bashkëpunojnë mes tyre. Bashkëpunimi me nxënësit është mëefikas se sa komunikimi

gojor me ta. Për të nxitur bashkëpunimin Flajndërzi rekomandonte mënyra të ndryshme.

Mësuesi mund të përdorë humorin, mund të nxisë solidaritetin midis vetes së tij dhe

nxënësve, mund t‟u krijojë mundësi nxënësve t‟i zgjedhin vetë veprimtaritë mësimore.

Mësuesi profesionist njeh të gjithë nxënësit dhe mundohet t‟u krijojë hapësira

kohore për kontakte personale të gjithë nxënësve të tij.

 Kjo ishte përsa i përket bashkëpuimit të mësuesve me nxënësit. Tani do paraqës

nevojën e bashkëpunimit të nxënësve me njeri-tjetrin. 

Ndonëse është e rëndësishme që fëmijët provojnë të marrin pjesë në një larmi

organizmash brendaklasës, të punuarit në bashkëpunim siguron mundësi të nxëni dhe

ka vërtet përparësi në këtëdrejtim. Fëmijët stimulohen kunr ndajnë idetë dhe opinionet e

tyre me të tjerët dhe kur kanëmundësi që të reagojnë në këtë bashkëpunim.

Puna së bashku u mundëson fëmijëve që t‟u thonë tëtjerëve perceptimet e tyre

individuale, si dhe të zgjidhin shpesh herë dhe problemet që ata kanë. Nëkëtë mënyrë

ata mund të reflektojnë rreth personaliteteve të ndryshme, aftësive të shokëve të tyre

nëgrup dhe kjo siguron një shkëmbim ndërveprues dhe i ndihmon ata që të kuptojnë më

shumë nëmënyrë individuale. Veç kësaj, përvoja gjatë të nxënit në bashkëpunim

lehtëson zhvillimin socialdhe personal të fëmijëve, sepse praktika e të punuarit me të

tjerët u jep atyre një vlerësim të përkohshëm për veten, i cili është i dobishëm

kur mbështetet nga puna në bashkëveprim.

 a)Bashkëpunimi si kriter për suksesin

Bashkëpunimi, kriteri kryesor për suksesin. Ndihma që u japin nxënësit njëri-tjetrit është

një kriter irëndësishëm për sukses.

Mësuesi këtë gjë duhet që t‟ua bëjë të ditur nxënësve që në fillim të vitit shkollor.

Bashkëpunim ka shumë gjëra të veçanta me të nxënët me anë të diskutimit por

gjithashtukanë dhe shumë gjëra të përbashkët.

b)Karakteristikat dhe tiparet dalluese të të nxënit në bashkëpunim

Sherën (Sharon 1995) ka përcaktuar pesë karakteristikat e paraqitura më poshtë:

Përdor grupe të vogla prej tre apo katër nxënësish (mikro grupe)

.Përqëndrohet në detyrat që duhet të kryhen.

Kërkon bashkëpunim dhe komunikim të grupit.

Cakton përgjegjësi individuale për të mësuar.

Bardhyl Musai, Psikologji edukimi, Tiranë 1999, Fq 20 E, Mato, R, Gjedia, E, Koci, Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës, IKS, Tiranë, 2006, fq 15

Mbështet kompaktësinë e grupit, ka drejtim të përbashkët. 

 Arsyeja e përdorimit të të nxënit në bashkëpunim

Të nxënët në bashkëpunim merr shumë forma brenda klasës. 

Karakteristikat e tij thelbësore është se ai ndihmon në vartësinë e brendshme pozitive,

nëpërmjet të nxënit të nxënësve, që të mësojnë dhe të punojnë bashkë në njësi grupesh të

vogla. Grupet tradicionale të të nxënit në bashkëpunim përmbajnë tre apo katër nxënës, të

cilët punojnë për një detyrë së bashku, në mënyrë të tillë që çdo anëtar grupi arrin të kontribuojë 

në procesin e të nxënit dhe, më pas, mëson të gjitha konceptet bazë që janë shpjeguar. Si grup

etindividuale të nxënësve, ashtu dhe grupi në tërësi janë përgjegjës për rezultatin.Të nxënët

bashkëpunues rrit aftësitë mësimore, drejtuese dhe sociale të nxënësve.

Të nxënët bashkëpunues ofron shumë përfitime: tek nxënësit ai përmirëson të nxënët e 

njohurive dheshprehitë sociale; tek mësuesit ajo është një ndihmë në drejtimin dhe udhëzimin e

klasës. Të nxënët bashkëpunues rrit entuziazmin e nxënësve për të nxënë dhe vendosmërinë 

e tyre për të arritur suksese në mësime. Ky lloj të nxënit shton rezultatet mësimore të nxënësve

të të gjitha niveleve tëaftësive [Stivëns dhe Sleivin (Stevens & Slavin 1995)], në të lexuar, në të

shkruar, në llogaritje dhezbatime matematikore, në të kuptuarit dhe menduarit kritik. Në të

nxënët bashkëpunues, koha për kryerjen e detyrave dhe angazhimi rriten, sepse çdo nxënës

është pjesë e nevojshme e suksesit të tëgjithë grupit [Malriën (Mulryan 1995)]. Që grupet e

nxënësve të jenë të efektshme, duhet qëanëtarët e tyre të mësojnë të nderojnë dhe të

respektojnë dallimet e njëri-tjetrit, të mbështesin njëri-tjetrin nëpërmjet procesit të të nxënit,

komunikojnë në mënyrë të efektshme me njëri-tjetrin dhe tëarrijnë mirëkuptim kur kjo nevojitet.

Kështu të nxënët bashkëpunues ofron ushtrime të vlefshme të atyre shprehive që nevojiten për

t‟i bërë nxënësit qytetarë të vlefshëm, të marrin pjesë në grupet që merren me zgjidhjet e

problemeve.Të nxënët bashkëpunues përmirëson marrëdhëniet ndërpersonale. Ky përmirëson

gjendjenemocionale të nxënësit, vlerësimin vetjak, aftësitë përballuese dhe qëndrimet ndaj

detyrave tëshkollës. Nxënësit e përfshirë në përvojat e të nxënit në bashkëpunim kanë qënë në

gjëndje tëdallojnë rritje në njohuritë e tyre, në vlerësimin vetjak, në besimin për shokët e klasës,

dhe nëzgjidhjen e problemeve dhe zgjerimin e aftësive komunikuese. Përvojat e të nxënit në

bashkëpunimofrohen, gjithashtu, për të përmirësuar marrëdhëniet midis nxënësve të ndryshëm,

kur mësuesitkujdesen që të ndërtojnë grupe nxënësish me nivele nevojash dhe aftësish fizike të

ndryshme.

B, Musai, Diskutimi dhe të nxënët në bashkëpunim, Meteodologji e mësimdhënies, Albgraf, Tiranë, 2003, Fq 180

Mësuesi kur zbaton metodën e punës me grupe duhet të rrisi kohën e të nxënit të nxënësit dhe

të zvogëlojë nivelin e stresit, të mos e ngarkojë shumë nxënësin me punë, duhet t‟i mësoj ata të

jenë humanë, të ndihmojnë njëri-tjetrin në detyrat, në të nxënit

e tyre si dhe kontrollojnë përparimin enjëri-tjetrit. Nëse mësuesi u’a mëson të gjitha këto

nxënësve të tij, atëherë për mësuesin kjo ështëlehtësues i procesit të të nxënit, gjithashtu i

lejon nxënësit që të jenë përgjegjës për të nxënët e tyredhe të shokëve të tyre. Në të nxënit në

bashkëpunim ka shumë përfitime, disa prej tyre janë:

Përmirëson të kuptuarit e problemeve të ndryshme dhe të përmbajtjes së lëndës

Rrit vetëbesimin dhe vetvlerësimin tek nxënësit.

Përforcohen shprehitë sociale.

Përgjegjësia e nxënësit rritet.

Mundëson gjithëpërfshirje 

Nxënësit nxiten që të marrin vendime

Krijohet një mjedis aktiv

Përqëndrohet në suksesin e secilit nxënës

Tiparet dalluese të të nxënit në bashkëpunim. Të nxënit në bashkëpunim përfshin disa tipare

tëdallueshme. Xhonsën & Xhonsën (Johnson & Johson 1992) kanë përcaktuar këto tipare

dalluese:

 Ndërvarësia pozitive.Në klasat tradicionale, ku konkurenca është e theksuar, nxënësit

ndeshen mendërvarësinë negativi: konkurenca me njëri-tjetrin për rezultate më të mira

mësimore. Konkurencanxit më mirë nxënësit për të grumbulluar njohuri, kjo është cilësi pozitive

për individin por, kur ia dedikojnë suksesin e tyre edhe nxënësve të tjerë, kur përfshihen në

veprimtari grupore, kjo është cilësi pozitive për të gjithë grupin.

Në klasat e të nxënit në bashkëpunim, nxënësit punojnë së bashku për të siguruar

 suksesin e çdo nxënësi. Ndërvarësia pozitive i mëson nxënësit se jeta nëshkollë për

gjithësecilin prej tyre përmirësohet shumë, kur të gjithë korrin sukses. Në mjediset e tënxënit në

bashkëpunim individët janë përgjegjës për të nxënët e tyre.

 Komunikimi i drejtpërdrejtë 

Në situata të të nxënit në bashkëpunim, nxënësit komunikojnë,ndihmojnë njëri-tjetrin me detyra

për të mësuar dhe nxitin suksesin e njëri-tjetrit. Njësitë në grupetë vogla i lejojnë nxënësit të

punojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, të këmbejnë ide dhe mendime, të arrijnë mirëkuptim të

përbashkët dhe të punojnë si një skuadër për të siguruar suksesin dhe pranimin e çdo anëtari.

Përgjegjësia individuale. Në njësitë e të nxënit në bashkëpunim, çdo nxënës mban përgjegjësi

për  progresin mësimor dhe kryerjen e detyrave të tij, me përjashtim të detyrave të grupit, si një

të tërë. 

Nxënësi mban përgjegjësi edhe nëpërmjet notave të bazuara në arritjet në lëndët mësimore dhe

shprehitë sociale, por edhe nëpërmjet vlerësimeve të bëra nga mësuesi, shokët e klasës apo

ata vetë.

 Zhvillimi u shprehive sociale Të nxënët në bashkëpunim u ofron nxënësve mundësi për

tëzhvilluar shprehitë ndërvetjake të nevojitura për të arritur suksese në shkollë dhe

brendakomunitetit. Parësore midis këtyre aftësive janë komunikimi efektiv, të kuptuarit dhe

vlerësimi i tëtjerëve, vendimmarja, zgjidhja e problemeve, zgjidhja e konfliktit dhe kompromisi.

Nxënësit nuk mund të vendosen në një grup dhe të priten t‟i përdorin këto shprehi. Mësuesi

u shpjegon dhe vë në përdorim në mënyrë aktive shprehitë sociale.

 C) GRU

GRU është puna në grupe dhe bashkëpunimi. Metodat Gru janë Veprimtari bashkëpunimi, në

tëcilat nxënësit duhet të punojnë dhe komunikojnë me

njëri – tjetrin për të arritur një synim të përbashkët (Snoë dhe Briton, 1997). 

Shumë burime dhe studime (Hall, 1989; Johson et al., 1981;Slavin, 1994) kanë ngritur në qiell

vlerat e të nxënët në bashkëpunim. Vlera të tilla janë: tëkuptuarit më i thellë i përmbajtjes, të

nxënët më i qëndrueshëm, pjesëmarrje më e mirë në mësim,shoqërizim më i mirë dhe gjuhë

dhe mendim shkollor më i zhvilluar.

 

 Në një veprimtari Gru të menduar mirë, nxënësit duhet të kryejnë një detyrë interesante

së bashku,në grup, dhe ta përdorin gjuhën si një urë në këtë proces. Nxënësi duhet të njohë

gjuhën/ligjëriminshkollor duhet ta përdorë gjuhën/ligjërimin shkollor për të shprehur mendimet e

veta. Në qoftë senuk arrihet të kuptuarit e qartë e mesazhit, atëhere detyra nuk mund të

realizohet. Kështu qënxënësve u kërkohet të vazhdojnë të negociojnë kuptimin, derisa të

kuptuarit të jetë i qartë, aq sa tëlejojë kryerjen e detyrës.

 

B, Musai, Diskutimi dhe të nxënët në bashkëpunim, Meteodologji e mësimdhënie , Albgraf, Tiranë, 2003, Fq 182

J, Zwiers, Shprehi të mësuesve për zhvillimin e të menduarit, të gjuhës dhe përmbajtjes Zhvillimi i shprehive të tëmenduarit në

shkollë, CDE, Fq 52

D) Ndërtimi dhe efikasiteti i grupit

Kur mësuesi formon grupet e të nxënit në bashkëpunim duhet të mbajë parasysh disa

“hollësira”.

 Grupet formohen në bazë të:

Karakteristikave të personalitetit

Shprehive shoqerore

Në bazë të nivelit të aftësive mësimore

 Në bazë të interesave

Grupet zakonisht përbëhen nga nxënës me nivele të ndryshme, që të mbështesin njëri-

tjetrin nëshumë mënyra. Mësuesi duhet t‟i caktojë role të veçanta secilit anëtar të grupit

Formimi i grupit mund të bazohet në zgjedhjen e bërë nga nxënësit duke marrë shokë

me të cilëtatyre u pëlqejnë të punojnë, të marin detyra e përgjegjësi ose të diskutojnë

për çështjët që do tëzgjidhin. Në qoftë se mësuesi do ta bëjë vetë formimin e grupeve,

ai duhet të mbajë parasysh preferencat e nxënësve si dhe shkallën e aftësive të tyre.

Në shumë rezultatet e punës në grup do të jenë më shumë produktive, 

në qoftë se nxënësit do të marin pjesë në grupe që janë zgjedhur ngavetë ata.

Por përsëri mund të themi se pjesëmarrja për një kohë të gjatë e nxënësve në të njëjtin

grupmund të krijojë probleme. Mësuesi herë pas here tenton të thyejë ndërtimin fillestar

të grupit tënxënëse për të dhënë mundësi ndërtimin fillestar të grupit të nxënësve për të

dhënë mundësi që atatë vendosin më shumë kontakte me njeri-tjetrin në klasë.

 Efikasiteti i grupi - Shumica e institucioneve në shoqërinë tonë veprojnë sipas parimit

“Dy mendje janë më të mira se një”. Kolegjet, korporatat dhe qeveritë drejtohen nga

ekipe që i besojnë idesë sevendimet grupale janë më të zgjuara dhe më efikase se ato

që merren nga një individ i vetëm.

Por,a justifikohet gjithmon ky parim? Përgjigja varet nga disa faktorë: detyra, madhësia 

dhe përbërja egrupit, natyra e drejtuesit (liderit), dhe nga mënyra e lidhjes së anëtarëve

me njëri-tjetrin

A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe të punës me grupe, Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq

144

T F. Pettijohn, Proceset grupale, Psikologjia , Lilo, Tiranë, 1996, Fq 547

E)Aftësitë që zhvillohen në punën me grupe

Disa nga aftësitë që zhvillohen në punën në grup te nxënësit janë:

Aftësia planifikuese

,Aftësia për kërkime

,Aftësia për kërkimin e materialeve të përshtatshme,

Aftësia për të mbajtur shënime,

Aftësia për të raportuar.

2.2 Organizimi i klasës

Disa studiues që kanë bërë kërkime në fushën e edukimit, Galton 1980 dhe

Benet 1976, kanëevidentuar se: nëse nxënësve u kërkohet që të krijojnë grupe

me katër veta, dhe atyre u jepet një punë që kërkon

bashkëpunimin e të gjithëve, nëse nxënësit lihen që të vazhdojnë me realizimin edetyrë

s pasi nuk koordinohen mirë me njëri-tjetrin, apo detyra do të kryhet dhe disa nxënës të

cilëtdo të kontribuojnë shumë pak, në këtë rast grupi nuk do të funksionojë dhe nxënësit

nuk do të jenënë gjendje ta kryejnë detyrën.

Mësuesi pasi krijon grupet, duhet të sigurohet mirë nëse ka bër njëndarje të grupeve në

mënyrën e duhur. Mësuesi duhet ti krijojë grupet në mënyrë të alternuar.Grupi duhet të

jetë i përbërë nga nxënës me aftësi të ndryshme.Organizimi i klasës ka të bëjë, përveç

mënyrës së ndarjes së grupeve por edhe me mënyrën evendosjes së bangave.

Mësuesi duhet ta organizojë klasën në mënyrë të këndshme. Bangat duhet t‟ivendosi

në mënyrë të shformuar, dhe jo në mënyrën tradicionale, t‟i vendosi në forëm hakru,

rrethi,apo veç e veç por nxënësit të jenë me fytyrë përball njeri-tjetrit.

a)Organizimi i rrethit në klasë

Mësuesi i vendos nxënësit në forëm rrethi. Nxënësit duhet ta shohin njeri-tjetrin në sy

kur  bisedojnë. Lojëra të zakonshme për fëmijët (McNamara dhe Moreton, 1993) janë të

dobishme për të përcaktuar rëndësinë e të folurit me radhë dhe të kontaktit të syve.

Mund të qarkullojnë edhe moto

të tillë: “është radha ime për të folur; gjithë të tjerët të dëgjojnë”.

A, Tamo, Th Karaj, E Rapti, Teknikat e diskutimit dhe të punës me grupe, Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 145

Mësuesi nëse shikon nxënës të cilët e kanë të vështirë të mendojnë për diçka, duhet t‟u

japi atyre kohë që të mendohen dhe më vonë t‟i pyesi. Kur lavdërojnë nxënësit njëri-

tjetrin, nëse mësuesi ilavdëron për këtë veprim që ata shfaqin atëhere mbështetja do të

bëhet normë. Që fëmijët tëmësohen të punojnë lehtësisht në rreth mësuesi duhet të

krijojë shpesh herë aktivitete në rreth.Ka nxënës të cilët rrinë të tërhequr, nuk duan të

futen në rreth, mësuesi herë pas here duhet që t‟I ftojë ata dhe t‟i nxisi që të futen në

rreth. Mësuesi duhet që t‟i nxisi dhe nxënësit e tjerë që ta ftojnëshokun/shoqen e tyre që

të futet në rreth. Gradualisht një fëmijë i till, fillon të futet në rreth dhe të bashkëpunoj

me grupin. 

 b)Strukturat e grupeve

Gjatë studimit tëlibrit “Tëkuptuarit ndryshe”, të Sylvia McNamara dhe Gill Moreton, kam

vënë rese strukturat e grupeve të vogla janë: karoseli, topat e borës, grupet zigzage,

grupet në formë ylberi,akuariumi. Do të flas shkurtimisht për secilën prej tyre në mënyrë

të përgjithshme.

Karoseli. Në këtë strukturë klasa organizohet në dy rrathë që qëndrojnë përballë njëri-

tjetrit. Këtëlloj grupimi disa mësuesi e quajnë “Valle fshati”, sepse ndërthuren 2 natyra të

ndryshme tërrathëve. Fillimisht nxënësit organizohen në çifte dhe u kërkohet që të

thërrasin njeri-tjetrin meiniciale apo emra të personazheve me kartona. Me karriget e

tyre formohet rreth, kurse partnerët etyre vendosen përballë duke krijuar kështu një

rreth tjetër. Fëmijët duhet të flasin me rradhë. Psh tëgjithë A të flasin me radhë

ndërkohë që B vazhdojnë të dëgjojnë, e më pas ndodh e kundërta,ndryshojnë rolet.

Nxënësit e njërit rrath, më pas spostohen në drejtimin e akrepave të orës dukekrijuar

vazhdimisht çifte të reja, por në vetvete janë duke bashkpunuar në grup, grupi

funksiononduke shkëmbyer mendimet brenda grupit.

Topat e borës. Kalon nëpër 3 faza. Fëmijët si fillimisht krijohen çiftet, nxënësit

bashkëbisedojnë nëçift, më pas krijohen grupe të përbërë me nga katër veta, pasi kanë

konsumuar mendimet dhe kantreguar opinionet e tyre mbi një tem apo problematik të

caktuar, e më pas formohet grupi përfundimtar me 8 veta.

S, Mcnamara, G, Moreton, Bërja e dallimit sipas irganizimit të klasës,Të kuptuarit e të qenit ndryshe, David FultonPublishers,

Londër, fq 80

Grupet në formë zigzage. Përdorimet dhe përfitimet e një grupi në formë zigzage:

ky model ështëkrijuar për herë të parë nga Eliot Aronson (1978), ndërkohë që përpiqej të

mendonte për aktivitetetqë kanë kërkesë të lartë intelektuale me rrezik të ulët. Kjo strukturë

përdoret për të ndihmuar mësuesin dhe fëmijën që të trajtojnë aspektin e “trupit të njohurisë” të

disa lëndëve, në veçanti tëhistorisë, gjeografisë dhe shkencës. Sipas kësaj metode, disa fëmijë

bëhen ekspertë në një aspekt tëtemës dhe udhëzojnë pjesën tjetër të grupit për fushën e tyre të

ekspertizës. Pasi fëmijët të mësohenme idenë e grupimeve në formë zigzage dhe të mësojnë të

punojnë sipas kësaj strukture, kjo mundtë bëhet një mënyrë e dobishme për të ruajtur dhe rritur

vetëvlerësimin e fëmijëve me vështirësi nëtë shkruar dhe në të lexuar.

Ekspertët vlerësohen për informacionin që japin gojarisht, dhe jo për faktin sesa mirë mund të

shkruajnë. Eksperti mund të marrë informacion nga tekstet ose videot, 

posterat, kompjuterat dhe burime të tjera dhe mund të dëgjojnë anëtarë të tjerë të grupit tëeksp

ertëve pasi ata të gjithë shkëmbejnë gjetjet e tyre dhe përgatiten për të rapostuar në grupet

etyre fillestare. Pra, ata janë në gjendje të mësojnë nga raportet me gojë dhe të

transmetojnëinformacion me gojë. Disa fëmijë, në veçanti fëmijët me tendenca disleksie në

përgjithësi janëshumë të zotët me gojë. Fëmijët përfitojnë gjithashtu dhe nga përgjegjësia që u

jepet. Ata fillojnë tëzhvillojnë aftësi kërkimore dhe janë më pak të shqetësuar për pyetjet që

bëjnë kur shkojnë për tëkërkuar informacion.

Organizimi në grupe në formë zigzagu: Struktura vizualizohet më mirë në formën e një

kuizizigzag. Fëmijët janë në grupe dhe secili prej tyre shikohet si një pjesë e kuicit. Më pas ata

ndahensikur pjesët e kuiz të shpërndaheshin, dhe më pas bashkohen në mënyrë të tillë që

formojnë nëzigzag të plotë. Ka katër ose pesë fëmijë në secilin grup, që do të thotë që ka pesë

deri në shtatëgrupe në secilën klasë.

Fëmijëve u thuhet që ky është“grupimi bazë” dhe se ata të gjithë do tëndihmojnë njëri-tjetrin në

grup në mënyrë që të nxënë sa më shumë të jetë e mundur. Çdo nxënësinë grupimin bazë i

jepet një numër dhe u thuhet atyre se do të shkojnë në grupe të tjera të cilat janëtë përbërë nga

nxënës që u është caktuar i njëjti numër, në mënyrë që të bëhen ekspertë të njëaspekti të

temës. Në fillim fëmijët organizohen në çifte dhe u kërkohet që ta specifikojnë temen dhemë pas

ata të bashkohen në grupe me gjashtë veta për të krahasuar shënimet e tyre, së bashku ata

dotë vendosin për një përmbledhje të përgjithshme të mendimeve të tyre përpara se të kthehen

nëgrupe bazë. Nxënësit kur janë në grupet bazë mësuesi duhet t‟i ndihmojë për menaxhimin

eraportimit.

S, Mcnamara, G, Moreton, Bërja e dallimit sipas organizimit të klasës,Të kuptuarit e të qenit ndryshe, David Fulton Publishers,

Londër, fq 88

Grupet në formë ylberi. Mësuesi formon grupe të vogla të përbëra me katër apo pesë

nxënës, dhe nëfillim nxënësit punojnë me grupe të veçanta. Secilin grup mësuesi e

emërton me emër të ngjyrave tëylberit, më pas nxënësve u kërkohet që të formojnë

grupe të reja. Grupet e reja formohen nganxënës të emërtuar me ngjyra të ndryshme,

pra, grupet e reja formohen me katër nxënës tëemërtuar: e kuqe, e verdhe, e gjelbër,

blu. Nxënësve u lihet kohë që të pregatiten.

 Akuariumi. Kjo është një stukturë e cila i ndihmon nxënësit që të punojnë në grupe të

mëdha. Nëfillim nxënësit organizohen në çifte dhe u kërkohet që të diskutojnë

pikëpamjet e tyre mbi një temë.Mësuesi pasi u prezanton strukturën për herë të parë,

është mirë që të zgjedhi një temë që nuk kalidhje me kurrikulën, një temë çfarëdo. Pasi

tema të jetë e trajtuar afërsisht 10 minuta, u kërkohetnxënësve të vendosin vetë se kush

do të jetë A-ja dhe kush do të jetë B-ja. Më pas duhet t‟u thotë nxënësve se nxënësit të

cilët janë të emërtuar

A duhet të shkojnë ne mes të klasës për të diskutuar  për pikëpamjet të tyre. 

Nxënësit përgatiten mbi atë temë. Grupi duhet të informojë nxënësin eemërtuar A dhe

të bëjnë prova paraprake me njëri-tjetrin në mënyrë që të prezantohet denjësisht.Grupi

organizohet duke i vendosur karriget në mënyrë rrethore, nxënësit të emërtuar B ulen

jashtërrethit në një largësi të konsiderueshme që të mos ndërhyjnë në diskutimin që

bëhet brenda rrethit. Nxënësit Bi shohin nxënësit A si peshqit në akuarium. B-të mund

të përdorin një fletë vëzhgimi.Këto stuktura në shkollat tona nuk aplikohen, mbi këto

struktura sepse ka munges te informacionittë hollësishëm për mësuesit, dhe nuk janë

trajnuar. Ka mungesë informacioni mbi këto struktura të puës me grupe.

2.3 Vezhgimi dhe vlersimi I perparimit ne grup

 Vlerësimi është një proces i ndërlikuar dhe i “rrezikshëm”. Vlerësimi shihet nga

mësuesit si proces ivazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor dhe kulmin e arrin në

dëftesën e arritjeve të nxënësve, nëfund të simestrit apo në fundin e vitit shkollor. Disa

mësues pohojnë se të gjitha aktivitetet qëzhvillohen gjatë mësimdhënies janë raste të

mundshme vlerësimi, kurse disa mësues kanë treguar sevlerësimi është arsyeja pse

ata shpesh herë e kundërshtojnë punën me grupe. Mësuesit e kanë të

vështirë që ta kuptojnë se si mund t‟i lënë nxënësit të punojnë së bashku dhe në të

njëjtën kohë të bëjnë vlerësime individuale.Realisht vërtet është e vështirë, unë e njoh

këtë vështirësi nga praktikat që kam kryer, por më duketmë e dobishme që këto

aktivitete në klasë të shihen si mundësi për të nxënë, me aktivitete të veçanta vlerësimi

që hartohen për të vlerësuar arritjet e nxënësve kundrejt objektivave të të nxënit

të përdorura gjatë vitit në mënyrë periodike ku nxënësi punon vetëm. Në punën me

grup mësuesi jepvlerësime në përgjithësi të punës së grupit dhe të kontributit të

gjithsecilit, jep vlerësime për mënyrën e bashkëpunimit, për trajtimin e çështjeve dhe

përfundimet e nxjerra dhe për mënyrën e prezantimit.Të evidentosh pozitiven, ta

afirmosh, ta bësh karakteristikë të përgjithshme te nxënësit është aftësie intuitë.

Nxënësi ka nevojë të vlerësohet e të respektohet dhe të mos i rrendojmë me qortime

dhe verejtje. Le t‟i referohemi psikologut Abraham Maslow, i cili thotë se nevojat

themelore të përbashkëta të të gjitha qënieve njerëzore përmblidhen në pesë kategori:

nevojat fiziologjike, tësigurisë, efektive (ndjesore), nevojat për vlerësim dhe respekt, si

dhe nevojat për realizim. Këtonevoja janë të pranishme në çdo fazë të moshës së

nxënësve. Ne duhet ta shohim nxënësin përtejnotës, në qoftëse notën e vendosim në

bazë të kritereve të vlerësimit, e shikon si njësi që përfaqësonnivelin e njohurive në një

lëndë të caktuar, në një kapitull e disa tema të marra së bashku. Kjo ështëe lidhur fort

edhe me produktin e punës sonë si mësues, ku përfshihet edhe aftësia jonë për t‟i

ngulitur nxënësve teknikat e të nxënit në lëndë të veçanta.Vlerësimi duhet shoqëruar

realisht me shpjegim, që të ketë vlerë për nxënësit e vlerësuar dhe klasënnë tërë apo

në grup. Argumentimi i notës është me vlerë për të tërë klasën e grupin. Është

ekuptueshme që mësuesi shqetësohet kur nxënësi nuk përgjigjet në mësim, pra

vlerësohet me notënnegative, por kjo nuk e justifikon asnjeherë të vlerësuarin me

nervozizëm. E vë notën negative osetë dobët dhe mendon se kështu u “zgjidh”problemi,

prandaj mësuesi nuk duhet të tregojë asindirekt “Ja ku e ke punën tënde, bëj zhurmë po

deshe” Menaxhimi ka rrugë të tjera që nuk kanë të bëjnë me presionin për notën. 

Kjo është e dëmshme. Mësuesi, duke argumentuar notën, do tëshprehë kënaqësinë

apo shqetësimin e tij, në varësi të notës që vë. Ai, nuk mjafton të shprehësinqerisht

keqardhjen e vërtetë për notën e dobët që vë, por është e dobishme të tregojë ose

tërekomandojë 2-3 teknika të të nxënit, për çështje të caktuara, te të cilat shfaq dobësi e

zbrazëtinjohurish. Kjo bën që edhe nxënësi të kuptoj më shpejt e të bindet më shumë.

 

a)Elementët e vlerësimit të diskutimit

Mësuesi është një observues i performancës së nxënësit. Vlerësimi është një përmbledhjeshënimesh që përdoren për të drejtuar nxënësit drejt një performance të përmirësuar. Nota që mësuesi u vendos nxënësve është pjesë e vlerësimit.

Disa elemente thelbësore në vlerësimin ediskutimit janë:

Diskutimi duhet të ketë tri komponent të vlerësimit të cilët janë: një vlerësim të

nxënësit që përfaqëson grupin, vlerësimi i të gjithë grupit, dhe vlerësimi i grupit

nga vetë nxënësit.

Përparimi i nxënësit është një komponent i vlerësimit, i cili reflekton në natyrën e

performancës sëklasës dhe objektivat që inkurajojnë përmirësimin në atë që

nxënësi është duke bërë.

Pas përfundimit të orës mësimore duhet të ndahet një opinion vlerësimi për

nxënësin i cili ka përfaqësuar grupin.

Grupi në përfundim të diskutimit duhet të realizojë një vetëvlerësim.

Kur nxënësit vlerësohen, kanë nevojë që t‟u jepet një shpjegim i qartë se çfarë duhet të

 përmirësojnë, ku gabuan e përse u vlerësuan me atë notë. Pra, përmirësimet e nevojsh

me, çfarëduhet të bëjnë në vazhdim, progresi i bërë që nga vlerësimi i mëparshëm.

Mësuesi realizonvlerësimin individual, lëndor dhe të grupit. 

b)Vlerësimi i grupit

Performanca e përgjithshme e grupit përbëhet nga disa komponente:Performanca

Cilësia e mendimeve që zhvillohen brenda grupit Raporti përfundimtar i përgatitur nga

grupi në lidhje me temën

c)Bërja e dallimit në bazë të rezultatit

Bërja e dallimit në bazë të rezultatit, konsiderohet nga mësuesit si një detyrë me fund të

hapur që u jepet për t‟u kryer të gjithë nxënësve. Nxënësit e kryejnë detyrën në bazë të

aftësive të tyre, sipasmënyrës dhe ritmit të tyre,duke krijuar kështu variacion stilesh të të

nxënit dhe aftësish.

Grupet pasi kanë përfunduar detyrën që u ka përcaktuar mësuesi, fillojnë

të krahasojnë përfundimet e tyreme përfundimet që kanë nxjerrë grupet e tjera. Mësuesi u ushtron pyetje të ndryshme nxënësve dheanalizon mënyrën e zgjidhjes së problemit apo çështjes së dhënë, që çdo grup ka bërë. Rrugën qëgrupet kanë ndjekur, mënyrën

se si e kanë trajtuar atë problematik, dhe përfundimet që kanë nxjerrëgrupet. Është e domosdoshme, që, mësuesi gjatë punës me grupe të vëzhgojë me kujdes mënyrën ekomunikimit që bëjnë nxënësit brenda grupit, mënyrën e funksionimit të grupit. Shpesh herëmësuesit e pranojnë se është shumë e vështirë kur vjen momenti i bërjes së dallimit në bazë të rezultati, dhe në dhënien e një vlerësimi të saktë. Ata e pranojnë që shpesh herë kanë gabuar nëvlerësimin e nxënësit kur realizojnë punën me grupe. Në punën me grupe nuk ka vlerësime të sakta, apo siç mund t‟i quajmë “të prera me thikë”, mësuesi preferojnë që thjesht tu japin një feedback nxënësve të tyre. Si përfundim mësuesi zakonisht u thotënxënësve që: për të përmirësuar aftësitë për zgjidhjen e problematikës, apo arritjen e këtij objektivi( mësuesi bën dhe një shpjegim të shkurtër mbi problematikën, apo objektivin që ka përcaktuar nëfillim të orës së mësimit), të gjithë këmi punuar për ta arritur këtë objektiv me sukses, në nivelinmesatar apo në nivelin mjaftueshëm (duke u bazuar tek përfundimi). Disa mësues, për fat të keqthonë: E bëj dallimin duke u bazuar tek rezultatet e mëparshme sepse në punën me grup zakonishtkrijohet një kaos. Këtë shprehje e kam dëgjuar shpesh herë, dhë në fakt, mësuesi të cilët unë kam pasur kur kam qënë nxënëse kështu operonin.Mësuesi duhet ta bëj dallimin në bazë të rezultatit që japin nxënësit apo grupet në përfundim të orëssë mësimit dhe jo duke u bazuar tek rezultatet e mëprshme. Nxënësit janë të ndryshëm, kanëtemperament të ndryshëm, e aftësitë e tyre i shfaqin në varësi të situatës që krijohet, dhe për atokontribute që jep në secilën situat apo orë mësimore. Nëse një nxënës jep shumë kontribut në punënme grupe, aktivizohet, atëherë mësuesi duhet ta vlerësojë për atë kontribut që ai jep. Zakonishtnxënësit me rezultate të dobëta, kanë vetëvlerësim të ulët dhe në punën individuale kanë rezultate tëdobta. Por ky nxënës, në një punë me grupe, mund të bashkëpunoj me shokët dhe të arrij rezultatetë larta apo të kënaqshme në grup. Ndihma e shokëve të klasës apo grupit dhe marrdhëniet qëkrijohen brenda grupit, tregon që nxënësve me vetëvlerësim të ulët u rritet vetëvlerësimi dhe kanë besim tek vetja për opinionet dhe mendimet që do të japin në grup.Mësuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në bërjen e dallimit, duhet të jenë shumë tëvëmendshëm dhe të kujdessshëm. Përveç regjistrit, mësuesit duhet të mbajnë një fletore “regjistër”,dhe të mbajnë shënim kontributin e secilit grup dhe nxënës, dhe rezultatet e grupeve dhe tënxënësve. Bërja e dallimit në bazë të rezultatet përveç se ka ndërlikime, vështirësi apo “tëmeta” kadhe avantazhe. Avantazhet janë:

1.Bëhet e mundur që nxënësit të ndihen njësoj si të tjerët, në të gjitha seancat mësimore dhenë vendosjen e objektivave

2.Shmangen talljet, ofendimet sepse nxënësit ndihmojnë njëri-tjetrin

3.Sigurohet që secili nxënës të marrë ndihmë për pikat e dobëta që kanë

4. Nxënësit ndihen të përkrahur dhe të vlerësuar nga grupi

5.Nxënësi përmirësohet, sepse i jepet ndihmë nga grupi për të arritur këtë qëllim

6.Çdo sukses që arrin secili nxënës, është falë punës dhe përpjekjeve të tij dhe

ndihmesës që i jep grup

 Rezultatet e bashkëpunimit -Të nxënët në bashkëpunim kultivon disa vlera tek

nxënësit, me synimin që nxënësit t‟i përdorin në jetën e përditshme (Fillmor & Mejër,

1992).Rezultatet kryesoretë të nxënit në bashkëpunim janë: qëndrimet dhe vlerat, sjellja

prosociale, këndvështrime dhe pikëpamje të ndryshme alternative, identitet i integruar,

procese të nivelit të lartë të të menduarit.

 

d) Mënyrat për vlerësimin e grupit

Tri mënyrat për vlerësimin e një grupi janë:

Mbajtja e një liste kontrolli të vazhdueshme gjatë kohës që çdo pjesëmarrës

komentonseancën e diskutimit;

Mësuesi duhet të regjistrojë diskutimin në seancën e diskutimit

Diskutimi regjistrohet përmes shënimeve. Shqyrtohen aftësitë e të pyeturit dhe

saktësitë ekombinimit të informacionit;

M, Kraja, Vlerësimi i nxënësit, Pedagogji e zbatuar, Geer, Tiranë 2008, fq 370 B, Musai, Diskutimi dhe të nxënit,Meteodologji e mësimdhënies, ALBGRAF, Tiranë 2003, fq 186

KAPITULLI III

 

TEKNIKAT E DISKUTIMIT DHE PUNËS ME GRUPE 

3.1  Teknikat  e  d iskut imi t  

 Teknikat në vetvete ndihmojnë në nxitjen e procesit të të kuptuarit dhe të menduarit të

nxënësit përmes nevojës që ai të mendojë si një karakter që është i portretizuar.

Këto teknika sigurojnë edhemundësitë për një kuptim më të mirë nga ana e nxënësve të

aftësisë që të kërkojnë në jetë edhe jashtë rolit dhe pozicioneve që ata i kanë qejf dhe

tentojnë t‟i aprovojnë. Këto teknika kapërcejnë qëndrimin pasiv të nxënësve dhe sjelljet,

pjesmarrjen e ndërgjegjshme tënxënësve në mësim. Këto teknika karakterizohen nga

pjesmarrja aktive e nxënësve në mësim, ngakontrolli i vazhdueshëm mbi mësimnxënien

dhe vetvlerësimin nga bashkëveprimi në grupenxënësish, ose veprimi si klasë e tërë.

 

a)Simpoziumi

Teknika e simpoziumit siguron mundësitë që nxënësit pjesmarrës në klasë të

prezantojnë fjalën etyre. Kjo fjalë prezantuese mund të përmbajë pozicione të ndryshme

në lidhje me çështjen qëdiskutohet dhe pas kësaj pjesëmarrësit janë të hapur për të

bërë pyetje.Sot në praktikën e mësimdhënies në shkollë mund të shihet aplikimi

me sukses i disa teknikave prezantuese nëpërmjet  adaptimit të tyre 

për t‟u aplikuar në kurrikulën shkollore. Kështu teknika esimpoziumit mund të

organizohet në një orë mësimi në shkencat e natyrës. Kjo teknikë, p.sh. mundtë

shërbejë për të prezantuar dhe diskutuar zhvillimet e ndryshme të problemeve me

natyrëshkencore në biologji ose edhe për të prezantuar pikpamjet e ndryshme që mund

të egzistojnë mbiçështje të diskutueshme në shkencën e fizikës.

b) Debati formal 

Kjo është një nga teknikat prezantuese më formale për të zhvilluar diskutimin e një

problemi nëklasë. Sot në praktikën shkollore ka shumë mësues që dyshojnë në

efektivitetin e kësaj teknike gjatëaplikimit në klasë. Por krahas kësaj rryme konservatore

ka edhe një rrymë tjetër mësuesish që e pëlqen këtë teknikë, sepse ajo mund të

sigurojë disa epërsi si:

a) Studim të thelluar të një problemi, 

b) Jep të dy anët e një çështje,

c) Është një teknikë komode në klasë dhe interesante për nxënësit,

d) Qartëson anët e kundërta të një problemi kontradiktor.

Po janë pikërisht këto karakteristika, që vlerësohen nga rryma liberale e mësuesve në

lidhje me përdorimin e debatit në klasë, që nxisin te mësuesit konservatorë ndaj 

debatit idenë për ta quajtur këtë teknikë si një element formal në procesin e

mësimdhënies. Argumentet e këtyre mësuesvekundër kësaj teknike shprehen

nëpërmjet:

Tendencës që ajo ka për t‟u fokusuar më shumë vetëm te aftësia për debat sesa

te aftësia e abulimit të së vërtetës,

Përfshirjes me anë të saj të pak nxënësve në orën e mësimit,

Nxitjes te nxënësit vetëm të të menduarit bardh e zi.

Organizimi i teknikës prezantuese të debatit kërkon plotësimin e disa kushteve për të

qënë e aftë qëtë realizohet në klasë me nxënësit. Disa nga këto kushte janë: duhen dy

skuadra që të debatojnë,duhet të jetë argumente pro e kundër për çështjen, duhet që

secili anëtar i skuadrës të bëjë një prezantim për disa minuta dhe pastaj të kalohet

te rishikimi i argumenteve të skuadrës tjetër, duhetnjë moderator që të rregullojë

diskutimin nëpërmjet hedhjes së çështjeve për diskutim.

c)Brainstorming 

Teknika e brainstormingut nënkupton bisedën në formë pyetje-përgjigje me nxënës.

Përgjigjet jepennë mënyrë të lirë nga nxënësit mbi një problem të caktuar. Dhënia e

mendimeve të tilla mund të jetëindividuale, më pas bashkimi ideve në çifte e në grup.

Teknika realizohet në këtë mënyrë: bëhet

një pyetje, e cila u mundëson nxënësve të japin përgjigje të ndryshme. Pyetja duhet të s

htrohet nëformën ku nxënësit të mos kufizohen në përgjegje, të kenë mundësi për

përgjigje të shumta.

A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe punës me grupe, Mësimdhënia dhe të nxënit, Mokra, fq 139A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe punës me grupe Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 128A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe punës me grupe,Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 129A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe punës me grupe, Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 133

Kjo teknikë ndihmon për gjenerimin e ideve të nxënësve duke stimuluar të menduarit e

tyrenëpërmjet diskutimeve dhe aktiviteteve përzgjedhëse. Mësuesi shpesh herë për realizimin e

kësajteknike hedh një pyetje ose një problem për diskutim në klasë dhe i kërkon grupit të

nxënësve që tëmendojnë për idetë, zgjidhjet apo komentet që ata kanë. Anëtarët e grupit

përgjigjen ashtu siçmendojnë dhe për këtë nuk kanë asnjë pengesë që mund të vijë nga fakti se

ata e thanë mirë përgjigjen apo e thanë gabim. Pra të gjithë nxënësit në grup shprehin idetë e

tyre nëpërmjet teknikëssë brainstormit duke gjeneruar një sërë idesh apo zgjidhjesh për

problemin. Qëllimi i kësaj teknikeështë të gjenerojë sa më shumë ide. Pas gjenerimit të ideve

anëtarët e grupit kalojnë në një

diskutim për të nxjerrë përgjigjen e saktë nga moria e zgjidhjeve që u dhanë duke vendosur bas

hkarisht për zgjidhjen e drejtë. Kjo fjalë e përdorur në anglisht në gjuhën shqipe do të thotë

“stuhi mendimesh”.Brainstorming-u është një veprimtari që shërben si fillimi i një diskutimi në

mësim për një problem të caktuar, i cilimë pas vazhdon me metoda e teknika të tjera. Qëllimi i

përdorimit të Brainstorming-ut është të vërënë dukje sa më shumë ide, zgjidhje ose komente pë

një problem të dhënë.

  Brainstormin kërkon të mbahet parasysh:

Asnjë prej zgjidhjeve e ideve të mos kitikohet.

Të nxiten nxënësit të shprehin ide.

Diskutimi të zhvillohet për gjëra të njohura.

Të aktivizohen edhe nxënës të ndrojtur.

Të shërbejë si nxehje e trurit.

 Udhëheqësi e fillon seancën e vërshimit të shpejtë të ideve duke përshkruar shkurt problemin

qëshqyrtohet. Pasi të jetë bërë e ditur tema dhe përpara fillimit të diskutimit, është e

domosdoshme qëtë zgjidhet një mënyrë për regjistrimin e tij. Mund të mbahen shënim me

shkrim nga një apo dy nxënës që shkruajnë shpejt. Udhëheqësi duhet t‟i theksojë grupit faktin

se duhen regjistruar të gjithaidetë. Të gjithë pjesëtarët e grupit duhet ta kuptojnë se rëndësia e

sasisë së sugjerimeve është e madhe.

 Përdorimi i breinstormingut sjell disa përfitimi në këto drejtime:

Zhvillon aftësitë pjesëmarrëse të të gjithë nxënësve;

Rrit pavarësinë e gjykimit të nxënësve;

Nxit nxënësit të shprehin atë që dinë;

Zbulon preferencat e nxënësve;

Sugjeron arsye për të vazhduar diskutimin në forma tjera.

 d) Rrjeti i diskutimit 

Rrjeti i diskutimit është një teknikë e ndërtuar mbi një pyetje të hapur, pyetje që pranon si

përgjigje pozitive ashtu edhe përgjigje negative. Përdoret për të nxitur 

shkëmbimin e argumenteve ndërmjetgrupeve të nxënësve. Brenda një periudhe kohe të caktuar

nxënësit shkruajnë argumentet e tyrerreth pyetjes së bërë dhe pastaj bëjnë diskutime me njëri-

tjetrin.Gjatë kësaj teknike bëhet organizimi grafik i informacionit. Nxënësit në këtë veprimtari

janë më tëvëmendshëm në leximin e tekstit për të kuptuar përmbajtjen dhe iden kryesore të tij.

Kjo teknikëzbatohet duke hartuar mësuesi një pyetje binare ( pyetje që pranon përgjigje pozitive

ose negative)që tregon thelbin e çështjes që trajtohen në tekst. Mësuesi u kërkon nxënësve që

të argumentojnë

 përgjigjet e tyre pse janë pro apo kundër çështjes duke i shënuar në organizuesin grafik që kaf

ormuluar mësuesi në tabelën e zezë. Nga diskutimi që kryet, çdo nxënës kupton se cili është

thelbi,çështja e mësimit, shkruajnë ose argumentojnë, në diskutim përfshihen të gjithë nxënësit.

e) Diskutime vlerë-qartësuese

Në këtë teknikë përfshihen diskutime të shkurtra, të llojit të zbulimit të cilat janë shumë tëdobish

me dhe i ndihmojnë nxënësit të zbulojnë dhe të kuptojnë vlerat dhe u jep atyre mundësi për të

analizuar këndvështrimet e tyre, gjithashtu që këto këndvështrime t‟i

krahasojnë mekëndvështrimet e nxënësve të tjerë. Diskutimet vlerë-qartësuese shpesh herë,

gjatë orës së mësimitmund të lindin në mënyrë të natyrshme. Nëse nuk ka situata të cilat e

nxisin këtë lloj diskutimimësuesi mund të përdori rrugë indirekte për të paraqitur një gjykim vlere

ose një konflikt.

Pyetjet provokuese, pikturat, incizimet, anekdotat apo situata të tjera që janë të ngjashme me kë

to, janërrugë indirekte për të realizuar një diskutim vlerë-qartësues. Mësuesi duke u munduar që

të shmangi predikimin e tij tek nxënësit se mendimi i tyre është i gabuar, dhe në këtë mënyrë ai

krijon në klasënjë klimë mbështetëse, inkurajuese dhe stimuluese për të nxitur tek ata në

dhënien e sa më shumë

A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe punës me grupe, Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 141

G, Trandafili, M, Karaguni,Brainstorming,Metodika e gjeografisë, Erik, fq 20

M, Bardhyl, Diskutimi dhe të nxënët në bashkëpunim, Meteodologjia e mësimdhënies, Albgraf, Tiranë 2003, Fq 172

A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Metodat aplikative për zbulimin dhe qartësimin e vlerave të nxënësit,Mësimdhënia dhetë nxënit ,

Mokra, fq 174

 mendimeve dhe alternativave të tyre. Gjithashtu mësuesi mundohet që të eleminojë

teknika të tjeraqë bllokojnë procesin e të menduarit te nxënësit. Me anë të diskutimit

vlerë-qartësues, mësuesisynon të shkojë drejt një fundi të papërcaktuar, jo gjykues dhe

të lirë nga presioni mbi mendimin enxënësit për vlerën e diskutuar, qëllimi i tij është që

të forcojë tek nxënësit të kuptuarin e problemit dhe jo të moralizojë.

 f) Kllaster 

 Nocioni kllaster vjen nga fjala angleze cluster, që do të thotë grumbull. Kjo është një

teknikë qënxit të menduarin kritik. Në teknikën e kllasterit ndërthuret e lexuara me të

shkruarën. Mësuesi u jep nxënësve një temë dhe ata menjëherë fillojnë

të shkruajnë çfarë dinë rreth asaj teme. Nxënësit shkruajnë mendimet, idetë, shprehjet,

fjalët pa gjykuar për to. Gjithashtu, në të njëjtën kohëkrijohen edhe lidhje të njohurive

me njëra-tjetrën. Mësuesi kur jep temën përcakton dhe një afatkohe, nxënësit shkruajnë

brenda këtij afati kohor që kanë në dispozicion. Kjo veprimtari realizohetnë faza të

ndryshme të orës së mësimit.

Kllasteri quhet ndryshe “Pemë e mendimeve”. Kjo teknikë nxit nxënësit të mendojnë

lirshëm dhe hapur për problemet e caktuara,. Ajo kërkon një strukturë të mjaftueshme

për të nxitur të menduarit për lidhjet ndërmjet ideve. Është një formë jo lineare e të

menduarit, e lidhur më shumë me faktin se si funksionon mendja. Ky mund të përdoret

në fazën e evokimit dhe të reflektimit.

Për të zbuluar kllasterin duhet të kryhen këto punë:

Përshkruhet veprimtaria dhe hapat e paraqitur në klaster;

Mësuesi përzgjedh një temë e cila është në interes për nxënësit dhe e përshtat

me procesin,si një proces në grup;

Pasi u jepet tema nxënësve, u lihet atyre kohë që të bëjnë një kllaster rreth

temës;

Planifikohet koha që pjesëmarrësit e grupit të shkëmbejnë kllasterat e tyre me

grupin dhemendime ne njëri-tjetrin;

Diskutohet në nivel klase apo me çifte për përmbajtjen dhe mënyrën se si ata

mund ta përdorin atë në të ardhmen. Pasi diskutohet, rishikohen fazat e

structures si mund të përdoret kllasteri.

 g)Simulimi 

Në thelb një simulim ndryshon nga një situatë e lojës me role. Simulimi është realizimi i

një episodi që është sa më afër jetës reale, por me disa faktorë të rrezikshëm e të

komplikuar që janë hequr prej tij. Situatat simuluese synojnë për zhvillimin e aftësive

personale të nxënësit. Ato mund të jenë të dobishme për t‟i ndihmuar nxënësit që të

zbulojnë e kuptojnë plot gjëra në diskutimin e vlerave të jetës. 

P.sh. kur një nxënës provon të drejtojë një debat të simuluar në klasë ai jo vetëm që fito

naftësi në praktikat e drejtimit të debatit në lëndën e edukimit qytetar, por kupton edhe

më thellë brendinë e ligjeve që menaxhojnë çështjen që simulohet. Ose orën e

mësimit të shkencave sociale,nxënësit që simulojnë menaxhimin e një biznesi mësojnë

se çfarë ndodh kur ata blejnë më shumë se ç‟duhet, vendosin çmime më të larta dhe

bëjnë gabime strategjike. Nxënësit nëpërmjet këtyre situatave kalojnë përmes një

procesi real të asaj që janë duke mësuar. Kjo është vlera e simulimit.

Duke marrë përsipër role në aktivitetin e simuluar, shpresohet se nxënësit do të

kuptojnë situatënreale dhe mënyrën sesi duhet të veprojnë në të. Simulimi ndryshon

nga loja me role për faktin seskenarët duhet të skicohen me shumë kujdes gjatë

simulimit. Nxënësve në këto skenare u caktohenrole të përcaktuara qartë. Nën trysninë

e këtij simulimi kur nxënësit përballen me situate të njëjta në jetën e vërtetë, 

kërkojnë të veprojnë si në situatën e simuluar. Nxënësit gjatë veprimit të situatës

simuluese nuk janë të lirë, por duhet t‟i qëndrojnë besnikë rolit të tyre dhe t‟i realizojnë

veprat sipas kufijve të paracaktuar nga rolet që kanë marrë përsipër dhe nga realitetet e

situatës së simuluar.Gjatë simulimit përdoren veprimtari ku nxënësit aktrojnë pjesë ose

elementë të një procesi dhe tregojnë se si punon ai.

 

h)Pyetjet 

Kjo teknikë ka në themel të saj përdorimin e pyetjeve nga mësuesi dhe marrjen e

përgjigjeve nga nxënësit. Në mësimdhënie qëllimi i përdorimit të pyetjeve janë për të

motivuar nxënësit, për ti përfshirë në veprimtari, për të nxitur të menduarin, për të 

ndihmuar nxënësit në interpretimin e problemit dhe të zgjidhjes së tij së bashku me

materialet e tjera.

Mesuesi përdor pyetjet sokratike dhe organizohet mbi bazën e dialogut mësues-nxënës

i) Diagrami i venit 

Diagram i venit është një teknikë e cila shërben për të bërë krahasime. Me anë të

diagramit të venit nxënësit gjejnë të përbashkëtat dhe të veçantat e dy koncepteve,

dukurive, objekteve, personazheve etj. Diagram ndërtohet me anë të ndërtimit të dy

rrathëve të mbivendosur, me një hapsirë në mes.Diagrami i venit përdoret për të bërë

ndryshimin e ideve dhe tregon të përbashkëtat që ato kanë menjëra-tjetrën. Përdoret

për kontrastimin e ideve, duke treguar njëkohësisht të përbashkëtat që atokanë me

njëra-tjetrën. Ky diagram përdoret gjatë fazës së reflektimit. Veprimtaria zagjë 10-

20minuta, në varësi nga specifikat e temës.

 j)Rrethi

Teknika e rrethit u krijon mundësi nxënësve që të shprehin lirshëm idetë, mendimet dhe

ndjenjat e tyre. Organizimi i klasës në këtë teknikë është vendosja e të gjithë nxënësve

të klasës në një rreth. Kjo mënyrë e vendosjes u tregon nxënësve se ata janë të gjithë

të barabartë përballë njëri-tjetrit. Mësuesi pranon çdo lloj diskutimi të nxënësve, por

secili nxënës katë drejtë që të flasë vetëm njëherë. Nxënësit duhet të flasin me radhë,

ta dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të mos ndërhyjnë për të ndërprerë mendimin e shokut apo të

shoqes. Në mënyrë graduale nxënësit duhet të krijojnë bashkëpunim me njëri-tjetrin për

të mos kundërshtuar apo gjykuar përgjigjet e gabuara.

Mësuesi duhet t‟i motivojë nxënësit që të ndjehen të vlerësuar dhe që ata dëgjohen nga

të tjerët.

k) Tabela e koncepteve

Kjo teknikë është e rendësishme për përpunimin e përmbajtjeve ku të ketë disa kategori

për tu krahasuar, paraqet një mënyrë për organizimin e informacioneve. Tabela e

koncepteve zakonisht aplikohet në fund të ores mësimore në fazën e reflektimit, por kjo

teknikë mund të përdoret edhe në fazën e evokimit, gjatë përsëritje etj. Gjithashtu

përdoret në raste kur jepen njëkohësisht më shumëse një koncept apo dukuri. Hapat

që mësuesi ndjek në këtë teknikë janë:

Udhëzon nxënësit mbi formulimin e tabelës, ose mësuesi mund t‟ua japi

nxënësve tabelën tëgatshme.

Gjërat që do të krahasohen do të rradhiten në rreshtat e tabelës.

 Në kolonë vendosen tiparet që do të krahasohen.

Bëhen krahasimet, duke shkruar brenda katrorëve të kolonave mendimet e

nxënësve

Mësuesi vizaton, një tabelë në të cilën shkruan përgjigjet e nxënësve sipas kategorive.

Kjo tabelëmund të përdoret dhe kur nxënësit diskutojnë kategori që mund të

krahasohen. Tabela e koncepteveështë një teknikë me anë të së cilës informacioni

mund të organizohet në mënyrë të tillë që të jetëmë i kuptueshëm. Kjo teknikë përdoret

në ato raste kur janë disa koncepte, personazhe, veti, njerëz,objekte etj., që duhet

krahasuar me njëri-tjetrin. E shprehur në tabelë, në rreshta do të renditen atogjërat që

duam të krahasojmë

A, Tamo, E, Rapti, Th, Karaj, Metodat aplikative pë zbulimin dhe qartësimin e vlerave të nxënësit, Mësimdhënia dhe

të nxënit , Mokra, fq 185

  3.2 Teknikat e punës me grupe 

a) Loja me role

Loja me role është një teknikë që kërkon ndërveprimin e dy a më shumë nxënësve në

klasë për dramatizimin e një situate të planifikuar për t‟u luajtur nga ata.

Pra, nxënësit ndërveprojnë në grup. Procedurat për realizimin e kësaj teknike lidhen me

kuptimin e situatës së lojës, përcaktimin eroleve, ndarja e nxënësve në role, të mësuarit

e roleve (pjesëve) nga secili nxënës dhe luajtja e rolit.Çfarë është loja? Diërdëni

(Dearden) tregon se ende nuk ka përcaktuar karakteristikat e lojës. Nëkopshte dhe

shkolla mund të jetë:

Vrapim në oborrin e shkollës.

Lojë me lodrat mbi tavolinë.

Imitim i babait dhe i nënës.

Përfshirje në lojëra të drejtuara dhe të rregulluara nga të rriturit.

Luajtje dhe hipje mbi kalë.

 

Janë bërë përpjekje për të përcaktuar tipat e sjelljes në lojë. P.Sh., Piazheja, bënte

dallimin ndërmjet lojës praktike, që përfshin përsëritjen e veprimeve derisa ato të

zotërohen plotësisht, lojës simbolikeqë përfshin përdorimin e simboleve dhe lojërave me

rregulla. Ai argumentonte se fëmijët do tazhvillojnë aftësinë e përvetësimit të niveleve

në rritje të abstraksionit përmes sjelljes në lojë. Lojaështë me të vërtetë puna e fëmijës,

mjeti me anë të të cilit ai rritet dhe zhvillohet. Loja aktive mundtë shihet si shenjë e

shëndetit mendor dhe mungesa e saj mund të shihet ose si disa defekte tëlindura, ose

si sëmundje mendore.

 Loja ndihmon në:

a) Zhvillimin fizik  

b) Shëndetin mendor të fëmijës

c) Zhvillimin intelektual

Kjo teknikë ka si synim të krijojë rrethana dhe ngjarje të drejtpërdrejta, që ndihmojnë të kuptuarit

esituatës dhe inkurajojnë frymëzimin e nxënësve që interpretojnë.

 Është veprimtaria që përfshin punën në çift ose në grup më të gjerë, e cila krijon situatë

tëgëzueshme për fëmijët gjatë procesit të të mësuarit. Është një teknikë e dobishme për gjetjen

ezgjidhjeve të konflikteve dhe të problemeve të jetës së përditshme, zhvillon solidaritetin me

tëtjerët, fitimin e besimit, pasuron komunikimin dhe zhvillon aftësitë dëgjimore.

 Roli i teknikës me lojën me role përdoret për nxitjen e sjelljeve dhe reagimeve të përfituara në

jetëne vërtetë. Rolet merren nga 2 ose disa nxënës dhe vrojtues. Nxënësit që marrin rolet

mësohen ngamësuesi që të mendojnë se si do të silleshin vërtet në atë situatë. Loja me role

nuk është përsëritje enjë materiali por është një recitim i vërtet i subjektit. Elementet kryesore në

teknikën me role janë: përgatija e një skene ku veprojnë pjesmarrësit, pjesmarrësit e lojës

recitojnë spontanisht në varësi tësituatës. Rëndësi të madhe merr auditori. Mësuesi duhet të

kontrolloj veprimet e nxënësve në situatëskenike dhe të ndërhyjë për të lehtësuar veprimin kur

shikon ngadalësim të procesit. Loja me roleshfrytëzon edhe teknika të tjera si: vetprezantimi,

monologu, kthimi i roleve. Loja me role shërben për interpretimin dhe analizimin e sjelljeve dhe

roleve shoqërore, në marrdhëniet ndërpersonale.Mësuesi mund të përdorë teknikat e lojës me

role dhe stimulimin si një mjet që nxisin me sukses tëmësuarin e nxënësit përmes zbulimit. Ai

duke u përpjekur për të simuluar një problem të vërtetë,tenton të transmetojë te nxënësit të

kuptuarin e një situate problematike. Loja me role mund të jetë edobishme:

Për të qartësuar dhe demostruar qëndrime dhe koncepte,

Për të thelluar kuptimin e situatave sociale,

Për t‟i përgatitur nxënësit për situata reale (si për shembull praktikimi i procedurave të

intervistës, të cilat do të përdoren në një studim),

Për të planifikuar dhe provuar strategji për zgjidhjen e problemeve

Për të testuar zgjidhje hipotetike të problemeve.

 Por luajtja e roleve ka dhe një sërë mangësish sepse:

Kërkon kohë;

Shpeshherë nuk është aq realiste sa duhet dhe ndodh të rezultojë me koncepte të

gabuara;

Çështje tepër serioze, shpesh mendohen si argëtim.

Pra, nga analizat mund të themi se teknika e lojës me role shpesh është një dramatizim pa

bërë prova, në të cilin aktorët përpiqen të qartësojnë një situatë, duke luajtur rolet

e pjesmarrësve në atë situatë.

Elementet e teknikës së lojës me role janë:

Informimi dhe udhëzimi i nxënësve, mësuesi u shpjegon temën dhe krijon një situatë

tëkuptueshme për secilin nxënës;

Marrja e informacionit, komenteve, analiza e mënyrës së luajtjes së roleve dhe

identifikimi ikoncepteve të ndryshme të mësuara;

Janë disa lojëra që mund të zhvillojnë mësuesit në klasë si: kapi ata, shoku sekret, unë spiunoj

tëcilat janë aktivitete mjaft zbavitëse për nxënësit dhe i nxisin nxënësit për bashkëpunim.

a)Kubimi

Qëllimi i teknikës së kubimit është që të nxirren sa më shumë ide dhe përfundime për temën.

Kjoteknikë përdoret në fazën e evokimit kur përmbajtja është e njohur për nxënësit, përdoret në

fazën ereflektimit pasi ata të kenë zotëruar njohuri për temën.në varësi të temës kjo teknikë

mund të përdoret edhe në fazën e realizimit të kuptimit. Hapat e kësaj teknike janë:

Mësuesi prezanton temën

U kërkon nxënësve që të bëjnë një përfytyrim për temen

Jepen udhëzimet nëpër të cilat do të punohet 

Nxënësi përshkruajnë problematikën apo dukurin

Bëjnë krahasime

Të tregojnë nësë kjo ngjarje u kujton atyre diçka që u ka ndodhur vërtet

Analizojnë

Zbatohet, pse na duhet dhe përse e përdorim?

Të arsyetojnë 

Në klasat fillore mund të punohet me më pak se 6 faqet e kubit.Teknika e kubimit është e përsht

atëshme zakonisht në orë e përsëtitjeve, në mënyrë që përsëritja të bëhët në formën e lojës.Ku

bi përbëhet nga 6 faqe, dhe në secilën nga 6 faqet e kubit shkruhet nga një pyetje, problem

imësimit, çështje etj. Kubi hidhet dhe kur të bjeri do të trajtohet ajo pjesë apo ai problem i cili

dondodhet në faqën që kubi do bjeri. Kjo është një teknikë shumë zbavitëse. Kubimi është një

teknikëqë ndihmon shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të ndryshme. Në secilën faqe të

kubit shkruhen 6 kërkesa, si: Përshkruaj, Krahaso, Shoqëro, Analizo, Zbato dhe argument.

Për secilën prej tyre nxënësit do të shkruajnë për një afat kohor që cakton mësuesi. 

Këto kërkesa janë në përputhje me nivelet e taksonomisë së Blumit. Paraqitet në fillim tema.

Më pas mësuesi i udhëzon nxënësit që të mendojnë për t‟u dhënë përgjigje pyetjeve të cilat ai

do të ushtrojë dhe ta përshkruajnë atë: (format, shenjat, përmasat, ngjyrat etj.)

b)Pesëvargëshi

Pesëvargëshi është një teknikë në të cilën formohet një poemë që kërkon përmbledhjen

einformacionit dhe materialeve në një shprehje të saktë e cila përshkruan dhe reflekton rreth

temës.Grupet vihen në punë që të bëjnë pesëvargësh. Për nxënësit kjo gjë është e vështirë në

fillim.Mësuesi u jep nxënësve një temë të formojnë pesëvargëshin duke shfrytëzuar një

periudhë kohe prej 5 deri në 7 minuta. Më pas ata i kthehen partnerit të tyre të cilët shkruajnë

nga një pesëvargëshdhe për të vendosin së bashku.

Pesëvargëshi realizohet në bazë të një strukture të caktuar dhe shërben për të

sintetizuar informacionin. Nxënësit pë të shkruar pesëvargëshin duhet t‟u përmbahen këtyre

rregullave:

Në rreshtin e parë bëhet përshkrimi me një fjalë i temës (zakonisht emër)

Në rreshtin e dytë, përshkrimi me dy fjalë i temës ( shkruhen dy mbiemra)

Rreshti i tretë ka tre fjalë, me anë të cilave shrehin veprime të temës ( shkruhen tre folje)

 Rreshti i katërt përbëhet nga një fjali me katër fjalë që shpreh ndienjën, qëndrimin për

temën(shkruhet një fjali)

 Në rreshtin e pestë shkruhet një fjalë sinonime, me të cilën ripërcaktohet tema ( shkruhe

t fjalësinonime).

Kjo teknikë përdoret zakonisht në fazën e reflektimit, meqë bën sintetizimin e

informacionit. Nëlëndën e fizikës dhe në çdo lëndë tjetër. Nxënësit me anë të teknikës

së pesëvargëshit bëjnë përmbledhjen e informacionit në tërësi, një mënyrë për shprehje

krijuese

QTKA, Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër nxënësin, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë,Dhjetor, 2005, Fq 34 A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Metodat aplikative për zbulimin dhe qartësimin e vlerace të nxënësit, Mësimdhënia dhetë nxënit , Mokra, fq 183 B, Musai, Zhvillimi personal, social dhe moral, Psikologji edukimi , Tiranë, 1999, Fq 73 ISP, Simulimi dhe loja me role, Edukimi ndërkulturor dhe i të drejtave të njeriut në shkollë Dita, Tiranë, 2003, Fq 64 QTKA, Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër nxënësin,Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë,Dhjetor 2005, Fq 34

c) INSERT 

I N S E R T - Sistemi nderveprues i shenjimit per te menduarin dhe leximin efektiv

 

Interactive Notice System for Effective Reading and Thinking 

Kjo teknikë e ka prejardhjen e emrit nga anglishtja: (Interactive Noting System for

EffectiveReading & Thinking), e cila do të thotë: Sistemi ndërveprues i shënjimit për të

menduarit dheleximin efektiv. Aplikimi i ksaj teknike përfshin tri etapat e orës mësimore.

Para se të jepet teksti për t‟u lexuar. Nxënësit udhëzohen që gjatë leximit, në fund të

fjalisë apo paragrafit në të cilin tregohet se si duhet të vihen shenjat .

Shenjat duhet kanë këtë kuptim:

“√ ” vendoset në fund të informacionit që nxënësit e njohin

“ - ” vendoset në fund të informacionit i cili është ndryshe me atë që nxënësit dinë

“ +” informacioni që për nxënësit është i ri dhe kanë mësuar diça të re

“?”  kur informacioni është i paqartë, ose nxënësit duan të dinë diçka më shumë

 d) Mendo, puno në dyshe, thuajaKjo teknikë mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit. Mësuesi e

organizon klasënduke i ndarë grupet në dyshe.

Më pas veprohet sipas këtyre hapave: 

Njëri nga antarët në çift ka për detyrë që të shkruaj për 5 min. Në një temë

(për shembull:Përshkruani një rast nga përvoja juaj kur keni pas një përvojë jo të

mirë me një shok), kurseantari tjetër i çiftit shkruan për një rast që ka qenë në

pozitë të kundërt nga shoku i tij i çiftit,(shembulli konkret: shkruan kur ka bër

ndonjë lojë dhe ka pasur një përvojë jo të mirë menjë nga shokët që ka luajtur)

Pasi të kenë përfunduar së shkruarit, dyshet shkëmbejnë përvojat me një dyshe

tjetër, dukeformuar kështu gradualisht një grup të përbërë prej 4 nxënësish. 

Në fund brenda secilit grup, një apo dy dyshe tregojnë përvojat e tyre për të cilat 

kanëshkruar dhe biseduar.

Kjo është një teknikë që gërsheton të menduarin me të folurin dhe të shkruarin.

Realizimi i sajkalon në tri faza. 

Në fillim nxënësit dëgjojnë pyetjen, detyrën apo problemën që jep mësuesi dhe 

mendohenrreth saj.

Mendimet e tyre i shkruajnë në një fletë dhe i diskutojnë me shokun e bankës.

Atadiskutojnë me njëri-tjetrin dhe dalin në përgjigje të përbashkëta. 

Nga diskutimi në çift, kalohet në diskutimin në grupe të vogla ose më të mëdha

ku diskutimikryhet në një rreth më të gjerë nxënësish. Në fund nxënësit dalin me

një përgjigje, përfundim ose zgjidhje të çështjes që diskutuan.

 e)Grupet e ekspertëve

Kjo është një teknikë e të nxënit në bashkëpunim, ka të bëjë me ndarjen në grupe të nxënësve

qëlexojnë përmbledhje të ndryshme të temës mësimore, dhe më pas, ndajnë me të gjithë grupin

apoklasë, atë që kanë mësuar.

Nxënësit mund të ndahen në grupe për të lexuar paragrafe të ndryshme të një teme të librit dhe

artikuj me karakter shkencor, por që kanë të njëjtën temë.

Grupet e ekspertëve ështëteknikë bashkëpunimi, e cila rrit shprehitë e bashkëpunimit 

dhe ndikojnë në rritjen e rezultateve të secilinxënës. Në fillim mësuesi identifikon materialet e lid

hura me çështje që kanë të bëjnë me mësimin. Nxënësit diskutojnë për titullin e temës dhe të

artikullit shkencor që do të trajtohet. Më pas, mësuesishpjegon që detyra është të kuptuarit e

artikullit. Në fund, secili nxënës do të jetë përgjegjës për tëkuptuarin e të gjithë artikullit.Artikulli

ndahet në katër pjesë, mësuesi i ndan grupet me nga katër vetë, ku secili anëtar emërohet,1-sh,

2-sh, 3-sh, 4-sh. Të gjithë 1-shat janë përgjegjës për pjesën e parë, të gjithë 2-shat

janë përgjegjës për pjesën e dytë, të gjithë 3-shat janë përgjegjës për pjesën e tretë dhe 4-shat

për pjesëne katërt. Më pas mbldhen 1-shat më vete, po ashtu 2-shat, 3-shat, 4-shat .

Mësuesi u shpjegon që grupet me 1-sha, 2-sha, 3-sha, 4-sha do të quhen grupe

ekspertësh.Keto grupe kanë për detyrë që të mësojnë mirë materialin e paraqitur në pjesën e

tyre të artikullit.Grupet duhet të lexojnë pjesët përkatëse dhe të diskutojnë si partner për t‟u

siguruar që e kuptojnëmirë artikullin. Mësuesi mund t‟i pyesi nxënësit: kur shpjeguan shokët e

grupit tuaj, si ishte reagimi juaj në grupin bashkëpunues?

QTKA, Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër nxënësin, Mësimdhënia me në qendër

nxënësin

Tiranë,Dhjetor 2005, Fq 30

f)Teknika pro e kundër 

Kjo teknikë mund të përdoret për qëllime vendimarrje në grup apo për zgjidhje të

konfliktit.Aplikimi i kësaj teknike kalon nëpër disa momente.Kjo teknikë për t‟u aplikuar

ka një radhë të cilat mësuesi duhet t‟i ndjeki dhe t‟i zbatoj, të cilat janë:

 

Në fillim klasa duhet të njihet me problemin apo konfliktin të cilin do të zgjidhin

Klasa duhet të ndahet në grupe dhe mënyra e vendosjes të jetë në formë rrethi

Secilit grup u caktohet një zëdhënës

Anëtarëve të grupit duhet t‟u jepet kohë për të diskutuar e cila duhet të zgjasi 10

apo 15minuta.

Zëdhënësit e gupeve të caktuar duhet të japin argumentet e tyre kurse anëtarët e

grupit nuk fle

Çdo anëtar i grupit, mendimet apo sugjerimet i shkruan në një flet dhe më pas

këtë fletën ja jep zëdhënësit të grupit

 Në këtë mënyrë vazhdohet brenda një afati të caktuar kohe derisa diskutimi të

ketë arritur nënjë zgjidhje apo përfundim

Vazhdimësia e diskutimit arrihet me anë të një konkluzioni kritik të argumenteve

të dhëna.

 g)Gumëzhitja

Kjo është një tjetër teknikë bashkëvepruese dhe që tenton të përfshijë nxënësit e klasës

në njësituatë bashkëpunimi ndërmjet tyre. Kjo teknikë në klasë mund të përdoret për

shumë qëllime dhefunksionon si një element kooperues për nxënësit në zgjidhjen e

problemeve në lëndë të ndryshme.Teknika siguron mundësinë që nxënësit të takohen

së bashku në grupe të vogla për një peridhë tëshkurtër kohe dhe të shkëmbejnë me

njeri-tjetrin opinione, pikëpamje dhe reagime të ndryshmelidhur me informacionin që ata

kanë studiuar. Mësuesit mund të përdorin reknikën e gumëzhtijes nëdisa momente të

vitit shkollor. Kështu në fillimet e vitit shkollor mësuesi për të ndihmuar nxënësittë njohin

njeri-tjetrin mund ta përdori këtë teknikë me efikasitet. Nxënësit në një situatë të

tillë bisedojnë me njeri-tjetrin duke folur për veten e tyre, interesat që ata kanë etj. 

Ndërsa kjo teknikë e parë në drejtim të të saj në përmbajtjen e lëndëve mësimore në

 klasë, mund të përdoret p.sh. në lëndët e gjuhëve të huaja ku nxënësit takohen bashkë 

në grupe të vogla dhe diskutojnë së bashku mbi libra, tema të ndryshme,

informacione që kanë mësuar për një problem etj. Nxënësit në këtë mënyrë nuk ndajnë

vetëm opinionet midis tyre por marrin edhe një informacion shtesë nëlidhje me

interpretimet e ndryshme që ka ky problem nga vetë shokët e tyre të klasës.

Mësuesi zaklonisht për të nxitur përdorimin e teknikës së gumëzhitjes mund të përdorë

për tema të veçanta një pyetje hipotetike si përshembull “çfarë do të ndodhte në qoftë

se...”Kjo teknikë gjatëaplikimit të saj në klasë mund të paraqesë disa avantazhe sepse

ajo:

Siguron pjesëmarje totale të nxënësve, 

Ndihmon nxënësit të kuptojnë aftësinë e të dëgjuarit të njeri-tjetrit, 

Ndihmon nxënësit të ndjekin radhën e bisedës.

 

E, Tamo, E, Rapti, Th, Karaj, Teknikat e diskutimit dhe të punës me grupe,Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 141A,Tamo, E, Rapti, Th, Karaj, Teknikat e diskutimit dhe të punës me grupe,Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 139

h)Seanca gjyqësore

Seanca gjyqësore është një teknikë për bashkëpunimin e nxënësve në klasë, brenda të

cilëskombinohen elemente të punës në grup, kërkimi shkencor, studimi i hollësishëm dhe

prezantimi i problemit. 

Teknika përdor gjatë aplikimit të saj në klasë një procedurë të ngjashme me atë të njëseance

gjyqësore në një sallë gjyqi kur diskutohet në lidhje me një çështje të caktuar. Ruga që

ndjek aplikimi i kësaj teknike është:

Mësuesi zgjedh problemin që do të gjykohet,

Sigurohet që të gjithë nxënësit kanë njohuri për problemin,

Zgjidhen dy grupe nxënësish me qëndrime pro e kundër,

Grupet kanë një zëdhënës, një avokat dhe disa njohës të problemit,

Pjesa tjetër e klasës është juria,

Mësuesi është gjykatësi,

Zëdhënësit e grupeve diskutojnë problemin pro ose kundër,

Avokatët e grupeve bëjnë pyetje për problemin,

Njohësit e problemit japin informacione për pyetjet e bëra,

Gjykatësi mbaron gjykimin e problemit,

Gjykatësi jep komentet e tij duke hedhur poshtë faktet e gabuara,

Juria dëgjon diskutimin dhe vendos se kush do fitojë,

Kalohet te një diskutim i përgjithshëm në klasë për problemin në fjalë.

 i)Harta e tregimit 

Harta e tregimit është një mënyrë e provuar dhe e vërtetë për të nxjerrë në pah elementët

erëndësishëm të një teksti tregimtar (Bhuel, 2001; Johns dhe Berglund,2001). Tabloja e hartës

sëtregimeve është një version lëvizor-dramatizues i këtij organizuesi grafik. Ajo mund të

përdoretedhe me tekste nga historia, si përvijime të ngjarjeve të rëndësishme, me ngjarjet

mbështetëse qëtregohen aty dhe që çojnë deri në pikën kulmore (p.sh. një luftë).

Mësuesit e shkencës e kanë përdorur me sukses, madje edhe për procese si 

shpërthimet vullkanike dhe për diskutimin ezgjidhjeve për problemet mjedisore.

E, Tamo, E, Rapti, Th, Karaj, Teknikat e diskutimit dhe të punës me grupe, Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq

142 J, Zwiers, Dymbëdhjetë shprehi të të menduarit, Zhvillimi i shprehive të të menduarit në shkollë, CDE, Fq 78

 j)Tavolina e rrumbullakët 

Kjo teknikë parashikon realizimin e saj nëpërmjet pjesëmarrjes së nxënësve në grupe të

vegjël derinë 6-7 vetë. Grupet e nxënësve qëndrojnë të ndarë rreth tavolinave të punë

në klasë dhe bisedojnëmidis tyre për një çështje apo problem që mësuesi u‟a ka

propozuar dhe që ka të bëjë merregullimin në shkollë apo me problematika të lëndëve

mësimore të kurrikulës shkollore. Kur  përdoret kjo teknikë nxënësit kanë nevojë

të përdorin vetëm për fletë dhe laps. Nxënësi që fillon tëshkruajë i pari e palos fletën në

formën e frizamonikës, kjo fletë më pas pasohet nga njëri nxënëstek tjetri brenda grupit.

Kur fleta qarkullon nëpër secilin nxënës ajo nuk mund të hapet për të lexuar se çfarë ka

shkruar shoku. E gjithë përmbajtja e fletës lexohet në fund.

 k)Gushëkuqi rrethor 

Kjo është një nga teknikat e cila ndihmon në zhvillimin e aftësive shprehëse tek

nxënësit.Gushëkuqi rrethor (Keigën, 1990) është një formë gojore e teknikës së tryezës

së rrumbullakët. Çdo anëtar i grupit, në mënyrë gojore, i ndihmon dhe i jep mendime

rreth një idejë, çështjeje që diskuton grupi.

 l)Votimi

Votimi është një teknikë që ka në themel të saj përdorimin e votës së nxënësit. Kjo

teknikë shërben për t‟i aftësuar nxënësit që të marrin vendime në grup për të zgjedhur

një shok/ shoqe në një post tëcaktuar, për t‟u përfshirë në ndonjë veprimtari etj;. 

Në shumë raste zbatimi i kësaj teknike lehtëson marrëdhëniet e bashkëpunimit të 

nxënësve menjeri-tjetrin në klasë. Procedurat e kësaj teknike janë:

Fillon me prezantimin e kandidatit, ose alternativës për të cilën do të votohet.

Votimi inxënësit duhet të jetë i fshehtë

Diskutohet rreth kandidatëve ose alternativave të prezantuara nga grupi.

Realizohet votimi.

Llogariten rezultatet

Publikimi i kandidatit apo i alternativës së fituar 

A, Tamo, Th, Karaj, E, Rapti, Teknikat e diskutimit dhe të punës me grupe,Mësimdhënia dhe të nxënit , Mokra, fq 127QTKA, Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër nxënësin,Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë,Dhjetor, 2005, Fq 33