24
Projekt vendimi i përgatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike për përjashtimin e Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net dhe që pritet miratohet javën e ardhshme në mbledhjen... Dekada me jetën artistik aktori i njohur Sule- jman Dibra kujton se fillimet e tij me artin kanë nisur në qytetin e Shkodrës. Një nga aktorët që ka lozur me dhjetëra role në kinema dhe teatër, Dibra kujton se Arturo Ui ka qenë një nga personazhet më të vështira atë kohë... Futbolli shqiptar po përjeton momente ankthi që lidhen me një vendim të pritshëm disiplinor për klubin e Skënderbeut të Korçës, i cili rrezikon 10 vjet përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare dhe një gjobë shumë të rëndë.E ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar te kjo çështje... Gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve për vite e vite me radhë, do të duhet të tremben. Sytë e gjithë shqiptarëve janë te reforma në drejtësi. Plani është që brenda 6 muajsh SPAK... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Finalizimi i KLGJ-KLP alarmon opozitën, PD-LSI kërkojnë të shtohen kompetencat e Ilir Metës, partitë nisin konsultat për ndryshimet në ligj Arsyetimi absurd i AKEP për favorizimin e Albtelekom: Pas daljes së Plus duhet të bëjmë kujdes me operatorët e vegjël, na duhen 3 operatorë në treg SULEJMAN DIBRA: Institucionet e artit në mjerim, ankohemi për Tiranën por rrethet janë për turp RRAPO TAHO: Nëse Skënderbeu del fajtor, duhet të marrë një ndëshkim shembullor SPAK i rrezikuar nga vetingu, ndërkombëtarët me plan B për arrestimin e pushtetarëve, hetime jashtë vendit për pastrim parash Tirazhi 10000 kopje E Diel 18 Shkurt 2018 KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor, zbardhet dokumenti i Brukselit, kërkohet ngritja me urgjencë e SPAK Faqe 10 Faqe 20 Faqe 4 Faqe 6 Zbardhen bisedat, ja si Hoxha e Shehu akuzonin Moskën më 1961 për sabotimin e kongresit të PPSH, në sulm ndaj Hrushovit Ministrja Sonila Qato takohet me sipërmarrësit italianë, rritet interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë Ministrja Qato takohet me sipërmarrësit italianë, F. 12,13 Faqe 10 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Kjo klasë politike njeh vetëm mashtrimin! Nga Riza HOXHA Nga Besi BEKTESHI Pse duhet të jemi ende properëndimorë të vendosur!? Nga Ramazan SHERJA Dinjiteti i kombit dhe partneriteti ndërkombëtar SHBA-BE të pakënaqura me ndërprerjen e vetingut për Llallën, ONM nis verifikimet, fati i ish-kryeprokurorit në dorë të Ina Ramës Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 2,3 17 gjyqtarë dhe prokurorë të dorëhequr nga vetingu, zbulohet lista e parë që qeveria do të dorëzojë në Bruksel për hapjen e negociatave Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kual- ifikimit për të ndërprerë vetingun e Adriatik Llallës ka shqetësuar ndërkombëtarët. Sipas burimeve të gazetës, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shumë shpejt do të dalë me një konkluzion nëse duhen pranuar dorëheqjet apo jo. Kjo për faktin se vetëm gjatë ditëve të fundit përveç Adriatik Llallës u largua dhe një gjyqtar i gjykatës kushtetuese... Faqe 5 Faqe 18

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë në ... · dhe ndryshimet klimatike, etj. Financimet nga instrumenti për asistencë para anëtarësimit do të përshtaten edhe

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Projekt vendimi i përgatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike për përjashtimin e Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net dhe që pritet miratohet javën e ardhshme në mbledhjen...

Dekada me jetën artistik aktori i njohur Sule-jman Dibra kujton se fillimet e tij me artin kanë nisur në qytetin e Shkodrës. Një nga aktorët që ka lozur me dhjetëra role në kinema dhe teatër, Dibra kujton se Arturo Ui ka qenë një nga personazhet më të vështira atë kohë...

Futbolli shqiptar po përjeton momente ankthi që lidhen me një vendim të pritshëm disiplinor për klubin e Skënderbeut të Korçës, i cili rrezikon 10 vjet përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare dhe një gjobë shumë të rëndë. E ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar te kjo çështje...

Gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve për vite e vite me radhë, do të duhet të tremben. Sytë e gjithë shqiptarëve janë te reforma në drejtësi. Plani është që brenda 6 muajsh SPAK...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Finalizimi i KLGJ-KLP alarmon opozitën, PD-LSI kërkojnë të shtohen kompetencat e Ilir Metës, partitë nisin konsultat për ndryshimet në ligj

Arsyetimi absurd i AKEP për favorizimin e Albtelekom: Pas daljes së Plus duhet të bëjmë kujdes me operatorët e vegjël, na duhen 3 operatorë në treg

SULEJMAN DIBRA: Institucionet e artit në

mjerim, ankohemi për Tiranën por rrethet janë për turp

RRAPO TAHO: Nëse Skënderbeu del

fajtor, duhet të marrë një ndëshkim shembullor

SPAK i rrezikuar nga vetingu, ndërkombëtarët me plan B

për arrestimin e pushtetarëve, hetime jashtë vendit për pastrim parash

Tirazhi 10000 kopje E Diel 18 Shkurt 2018

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor, zbardhet

dokumenti i Brukselit, kërkohet ngritja me urgjencë e SPAK

Faqe 10

Faqe 20

Faqe 4

Faqe 6

Zbardhen bisedat, ja si Hoxha e Shehu akuzonin Moskën më 1961 për sabotimin e kongresit

të PPSH, në sulm ndaj Hrushovit

Ministrja Sonila Qato takohet me sipërmarrësit

italianë, rritet interesi i investitorëve të

huaj për Shqipërinë

Ministrja Qato takohet me sipërmarrësit italianë,

rritet interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë

F. 1

2,1

3

Faqe 10

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Kjo klasë politike njeh vetëm mashtrimin!

Nga Riza HOXHA

Nga Besi BEKTESHI

Pse duhet të jemi ende properëndimorë

të vendosur!?Nga Ramazan SHERJA

Dinjiteti i kombit dhe partneriteti ndërkombëtar

SHBA-BE të pakënaqura me ndërprerjen e vetingut për Llallën, ONM nis verifikimet, fati

i ish-kryeprokurorit në dorë të Ina Ramës

Çmimi 20 lekë

Faqe 2,3

17 gjyqtarë dhe prokurorë të dorëhequr nga vetingu, zbulohet lista e parë që qeveria do të dorëzojë në Bruksel për hapjen e negociatave

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit për të ndërprerë vetingun e Adriatik Llallës ka shqetësuar ndërkombëtarët. Sipas

burimeve të gazetës, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shumë shpejt do të dalë me një konkluzion nëse duhen pranuar dorëheqjet apo

jo. Kjo për faktin se vetëm gjatë ditëve të fundit përveç Adriatik Llallës u largua dhe një gjyqtar i gjykatës kushtetuese... Faqe 5

Faqe 18

2 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

BE do të investojë 1 miliard lekë në Ballkanin Perëndimor, mbështetje për të përmbushur reformat

Në një kohë kur Shqipëria mban statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe ndodhet në prag të çeljes së negociatave, një gjë e tillë ka ndikimet e saj pozitive edhe në fushën e ekonomisë. Investimet e huaja janë rritur si rezultat i kësaj dhe kjo gjë ka sjellë edhe një rritje të vendeve të reja të punës. Për të ndihmuar sadopak në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian ka parashikuar të investojë 1.07 miliardë lekë në këtë zonë. Sipas statistikave të publikuara

nga BE në Shqipëri, kompanitë e Bashkimit Evropian janë investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, nga ku vetëm gjatë 5 viteve të fundit janë shënuar mbi 10 mil-iardë euro investime të huaja. Po ashtu, në statistikat e publikuara nga BE thuhet se in-strumenti për para-anëtarësim shërben si një mbështetës për vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që këto të fundit të mund të për-gatiten për t’u anëtarësuar. Përmes fondeve të para-anëtarësimit, përfituesit kanë mundësi

që të kryejnë reformat politike dhe ekonomike që BE i ka vënë si kushte për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. “Këto reforma u japin qytetarëve të tyre mundësi më të mira dhe lejojnë zhvillimin e standardeve të barabarta me ato që gëzojnë qytetarët e BE-së. Fondet e para-anëtarësimit gjithashtu ndihmojnë BE-në të arrijë objektivat e veta në lidhje me një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike, furnizimin me energji, transportin, mjedisin dhe ndryshimet klimatike, etj. Financimet nga

instrumenti për asistencë para anëtarësimit do të përshtaten edhe më shumë me nevo-jat e vendeve”, thuhet në statistikat e bëra publike nga BE në Shqipëri. Nga mbështetja dhe bashkëpunimi që Bashkimi Evropian kryen me partnerët e saj ka edhe përfitime konkrete pozitive, si përmirësimi gradual i qeverisjes dhe sundimit të ligjit, mundësitë për të udhëtuar, mundësitë për të studiuar jashtë vendit, apo edhe përmirësimi i bash-këpunimit rajonal.

Gazeta pak ditë më parë zbardhi raportin e Min-istrisë Për Evropën dhe Punët me Jashtë ku tregohen prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti për të mundësuar çeljen e negociatave. Dy prej elementeve ku do të jetë fokusi është lufta ndaj korrupsionit dhe zbatimi i vetin-gut. Sipas raportit, po punohet për rezultate konkrete para qershorit, pasi BE kërkon prova të prekshme.

Nga ana tjetër, një fokus të madh do të ketë lufta ndaj korrupsionit. Sipas strategjisë së qeverisë do të ngrihet SPAK. Në lidhje me këtë, në strategji është treguar se qeveria po mbledh statistika në këtë aspekt. Ndërkohë, të gjitha arrestimet që do të kryhen gjatë kësaj kohe do të përfshihen në buletinin që qeveria do t’i dorëzojë BE për t’i treguar punën ndaj krimit dhe korrupsionit.

RAPORTI I MEPJ

17 gjyqtarë dhe prokurorë të dorëhequr nga vetingu, zbulohet lista e parë që qeveria do të dorëzojë në Bruksel për hapjen e negociatave

Ja emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që bëjnë pjesë në listën e qeverisë

Sulejman Tola (Prokuror, Prokuroria e Rrethit Krujë) Ilir Çeliku (Gjyqtar, Gjykata e Apelit, Vlorë) Mirela Fana (Gjyqtar, Gjykata e Lartë) Ilir Pashaj (Gjyqtar, Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan) Eritan Shehu (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë) Adnand Berdica (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë) Etleva Sherifi (Ndihmëse Ligjore, Gjykata e Lartë) Adriatik Llalla (Ish-kryeprokuror) Besnik Imeraj (Ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese) Vladimir Kristo (Gjykata Kushtetuese) Sokol Berberi (Gjykata Kushtetuese) Vitore Tusha (Gjykata Kushtetuese) Shyqyri Çobo (Gjykata e Rrethit Berat) Ibrahim Hoxha (Gjykata e Tiranës) Drita Velaj (Gjykata Kukës)

DISA NGA GJYQTARËT DHE PROKURORËT E DORËHEQUR

Mimoza IBRA

Qeveria ka gati planin për të bindur Bashkimin Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Brukseli ka vënë kusht kryesor zbatimin e vetingut, rezultatet e të cilit po marrin akoma shumë kohë. Mirëpo ekze-kutivi ka filluar lëvizjet për të bindur ndërkombëtarët se procesi i vetingut po jep rezultat. Sipas informacioneve të gazetës, qeveria ka hartuar një listë me emrat e 17 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen nga procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës, karrierës dhe pasurisë, duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë. Ndër-kohë gazeta ka arritur të sigurojë detaje nga lista me gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr. Ajo që bie në sy në listë është fakti se 7 emra të sistemit të dre-jtësisë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre përpara se të niste procesi i vetingut. Më konkretisht, janë dorëhequr në muajt e parë të vitit 2017 emrat: Sulejman Tola (Prokuror, Prokuroria e Rrethit Krujë, 26.01.2017), Ilir Çeliku (Gjyqtar, Gjykata e Apelit, Vlorë, 30.01.2017), Mirela Fana (Gjyqtar, Gjykata e Lartë, 31.01.2017), Ilir Pashaj (Gjyqtar, Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan 01.02.2017), Eritan She-hu (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë, 29.03.2017), Adnand Berdica (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë, 29.03.2017), Etle-va Sherifi (Ndihmëse Ligjore, Gjykata e Lartë, 31.03.2017).

Emrat e tjerëNë listën që pritet që qeveria t’i

paraqesë Brukselit me qëllim çeljen e negociatave bëjnë pjesë edhe emra të tjerë, midis të cilëve mund të përmendim edhe atë të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Llalla u dorëhoq nga sistemi i dre-jtësisë vetëm pak ditë më parë, duke mos pranuar të bëhej gjyqtar Apeli, teksa për të u ndërpre edhe procesi i vetingut. Gjithashtu, një tjetër emër në listë është edhe ai i Bensik Imerajt, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Imeraj po ashtu dha dorëheqjen vetëm pak kohë më parë për arsye personale, dhe më pas u vijua edhe me ndërprerjen e procesit të rivlerësimit. Ndërkohë nga Gjykata Kus-htetuese janë dorëhequr edhe Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha. Për të arritur në fund të listës, tre emrat e tjerë që kanë dhënë dorëheqjen nga vetingu janë: Shyqyri Çobo (Gjykata e Rrethit Berat), Ibrahim Hoxha (Gjykata

e Tiranës) dhe Drita Velaj. Duke qenë e vendosur për të çelur negociatat me BE, qeveria, përveç kësaj liste, pritet të para-qesë tek ndërkombëtarët edhe rezultatet që do të dalin nga vetingu për 57 emrat prioritarë që i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit. Sipas informacioneve të gazetës, theksi do të vihet tek emrat që nuk do ta kalojnë tekstin, duke u tre-guar në këtë mënyrë ndërkombëtarëve

se vetingu po jep rezultatet e para në Shqipëri dhe se vendi ynë po përmbush me sukses kushtin kryesor.

Thirrja e MacoveitPak ditë më parë, gjatë samitit të

parë të Komisionit të Stabilizim Aso-ciimit, kryetarja e delegacionit të PE, Monica Macovei përsëriti thirrjen për zbatimin e vetingut dhe rezultatet e tij. “Zbatimi i vetingut është element

kyç. Reforma nuk do të jetë perfekte por duhet të zbatohet sa më shpejtë. E rëndësishme që të jepni dëshmi për zbatueshmëri të ligjeve. Duhet të ketë sa më shumë çështje të hetuara. Vetëm një gjyqtar profesionist nuk do të ketë frikë nga politikanët. Populli shqiptarë do të shikojë rezultate. Dhe unë po e them këtë gjë nga eksperienca ime”, tha Monica Macovei.

Senida Mesi: Zero tolerancë ndaj abuzuesve

Zëvendës kryeministrja, Senida Mesi paralajmëroi ditën e djeshme se nuk do të tregohet aspak toler-ancë për nëpunësit që abuzojnë me petkun e administratës civile. Teksa kreu një inspektim në Zyrën e Reg-jistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër, socialistja theksoi në rrjetet sociale se do të zgjidhen sa më parë dosjet e patrajtuara. “Gjatë inspektimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRRP) #Shkodër për t'u njohur nga afër me problematikat që has ky in-stitucion, që për hir të së vërtetës janë akumuluar ndër vite dhe jo të pakta në numër! Zgjidhja sa më parë e dosjeve të patrajtuara, cilësia dhe efektiviteti i ofrimit të shërbimit ndaj çdo qytetari e sipërmarrësi, si dhe lufta e pandërprerë e toler-anca ZERO ndaj çdo nëpunësi që abuzon me petkun e administratës civile, ishin fokusi kryesor i këtij inspektimi në ZRRP Shkodër”, tha Senida Mesi.

Ish-deputeti i PDIU kritika për negociatat me Greqinë

Ish-deputeti i Partisë për Dre-jtësi, Integrim dhe Unitet, Dasham-ir Tahiri kritikoi ditën e djeshme ashpër politikën shqiptare. Duke iu referuar mënyrës sesi kjo e fundit po trajton problemin çam në negociatat me Greqinë, Tahiri u shpreh gjatë një interviste tel-evizive se komuniteti çam është në të njëjtat kushte si në vitet 1945-1946. “Çamët po jetojnë si të jenë në periudhën e viteve 1945-1946. Çdo padrejtësi ndaj komunitetit çam do të ketë pasoja dhe se pazaret në kurriz të çamëve, do të përballen me protesta”, deklar-oi Dashamir Tahiri. Ish-deputeti i PDIU vijoi më tej duke shtuar se çamët janë tërësisht të papër-faqësuar në të gjithë nivelet e bi-sedimeve. “Duke dashur të theksoj dallimin mes çamëve të vërtetë dhe atyre pseudo-çamëve, të parët u ngritën kundër rezolutës në vitin 2014. Prej tyre do të nisë riorgan-izimi për të drejtat e çamëve”, për-fundoi reagimin e tij ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri.

Brukseli ka vënë kusht krye-sor zbatimin e vetingut, re-zultatet e të cilit po marrin akoma shumë kohë. Mirëpo ekzekutivi ka filluar lëvizjet për të bindur ndërkombëtarët se procesi i vetingut po jep re-zultat. Sipas informacioneve të gazetës, qeveria ka har-tuar një listë me emrat e 16 gjyqtarëve dhe prokurorëve...

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Në vitet e ardhshme, të gjitha vendet e

Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane,

në bazë të meritave të tyre dhe shpejtë-sisë së arritjes së tyre. Mali i Zi dhe Serbia janë kryesuesit e deritanishëm në proces. Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë po bëjnë përparim të rëndë-

sishëm në rrugën e tyre evropiane...

“Sot, vendet tregojnë ele-mente të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës. E gjithë kjo ushqen një ndjenjë të mosndësh-kimit dhe pabarazisë. Për të përmbushur kriteret e vendosura të anëtarësimit dhe në interesin e tyre, vendet e Ballkanit Perën-dimor duhet të zbatojnë reforma gjithëpërfshirëse në fusha ven-dimtare. Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja duhet të forcohet ndjeshëm. Reformat gjyqësore, lufta kundër korrup-sionit dhe krimit të organizuar dhe reformës së administratës publike duhet të japin rezultate reale dhe funksionalizimi i in-stitucioneve demokratike është rritur seriozisht”, thuhet në doku-mentin e Brukselit.

BRUKSELI VË THEKSIN TEK

SUNDIMI I LIGJIT

Kodheli: Shqipëria hapa para për integrimin në BE

Kryetarja e Komisionit për Poli-tikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë ditën e djeshme në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sig-urisë dhe Mbrojtjes që po zhvillohet në Sofje. Gjatë kësaj vizite, Kodheli zhvilloi një takim me zv.kryeminis-tren për reformën gjyqësore dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Në fjalën e saj, Mimi Kodheli shprehu vlerësimin e saj për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe, duke theksuar se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej në projektet ekzistuese. Ndërsa bullgarja Zahari-eva nga ana e saj e ndali theksin tek prioriteti i presidencës së Këshillit të Ministrave të BE-së në procesin e zgjerimit. Po ashtu, Kodheli shtoi se Shqipëria ka kryer hapa përpara me reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky është një proces shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Tabaku: Vendimet

e GJK për pronat, jo vetëm prioritet i BE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ktheu dje në vëmendje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për pronën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se kjo nuk duhet mbetet vetëm prioritet i Bashkimit Evropian, por duhet të nis nga zbatimi. “Prona jo vetëm si prioritet i BE, por si e drejtë themelore e njeriut! Si pjesë e rekomandimeve të Komitetit të Sta-bilizim-Asociimit, anëtarët e opozitës insistuan që të ishte pjesë edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pronën, gjë që u vendos edhe në re-komandime. Qeveria shqiptare, meg-jithëse Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në nëntor të vitit 2016, deri në dhjetor të vitit 2017 nuk bëri asgjë për të reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që ose Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vepruar në paligjshmëri, ose vendimet e Këshillit të Ministrave, që dolën në dhjetor të 2017-ës, janë zbatuar pa u miratuar akoma, ose do të shkaktojnë një kosto për buxhetin”, tha Jorida Tabaku.

Lulzim Basha kritika qeverisë te ndërkombëtarët: Prej 5 vitesh në vendnumëro, nuk po realizohen reformat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë ditën e djeshme në samitin e udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së djathtë në Budapest, ku bëri një vlerësim të Strategjisë së Ballkanit Perëndimor. Sipas Bashës, kjo strategji konfirmon edhe një herë vullnetin politik të Unionit për anëtarësinë e rajonit në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat u shpreh se shqiptarët e kanë aspiratë kombëtare integrimin në famil-jes evropiane, ndërsa shtoi se Partia Demokra-

tike ka ndihmuar shumë në këtë proces. “Partia Demokratike i ka shërbyer aspiratës kombëtare të shqiptarëve për t’u integruar në BE dhe e ka çuar përpara sa herë ka qeverisur vendin. Ishte Partia Demokratike që firmosi me Bashkimin Europian, marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, anëtarësoi vendin në NATO, mundësoi heqjen e vizave me BE-në, plotësoi kushtet që vareshin prej saj për sta-tusin e vendit kandidat dhe mori dy herë nga komisioni rekomandim pozitiv”, tha Basha.

Nga ana tjetër, kryedemokrati lëshoi edhe disa akuza kundër qeverisë, duke theksuar se prej pesë vjetësh vendi nuk ka bërë asnjë hap përpara. Prej 5 vjetësh Shqipëria ka mbetur në vendnumëro dhe kjo ka si shkak qeveritarët, ë kanë vënë interesin dhe pasurimin vetjak, mbi aspiratën evropiane të shqiptarëve, duke tradhtuar popullin e vet. Korrupsioni dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qever-isjes, zgjedhjet e manipuluara, ekonomia e

dobët që ju shërben vetëm disave janë ato qe i mbajnë vendet tona larg të ardhmes ev-ropiane”, deklaroi Lulzim Basha. Në fund, ai zhvilloi një takim me mikpritësin e samitit, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Gjatë takimit, Basha e siguroi kryeministrin e Hungarisë se PD po punon për alternativën e projektit evropian të vendit, duke nënvizuar se është i vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet.

Mimoza IBRA

Shqipëria pritet të marrë një lajm pozitiv në qershor nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me

Bashkimin Evropian. Teksa pak ditë më parë u prezantua strategjia e BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, gazeta ka zbardhur edhe dokumen-tin e plotë të Brukselit. Ajo që bie në sy është fakti se eurodeputetët shprehen të kënaqur me reformat e kryera nga vendi ynë, duke theksuar se janë përmbushur të gjitha kus-htet e vendosura. Në vijim të këtij përparimi, në dokument thuhet se për vendin tonë hapja e negociatave është gati. “Në vitet e ardhshme, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndi-mor do të kenë mundësinë të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane, në bazë të meritave të tyre dhe shpejtësisë së arritjes së tyre. Mali i Zi dhe Serbia janë kryesuesit e deritanishëm në proces. Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë po bëjnë përparim të rëndësishëm në rrugën e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e pranimit”, nënvizohet në raport. Ashtu si çdo herë tjetër, edhe në këtë dokument ndalet theksi tek përmbushja e reformave në çdo fushë, sidomos në atë të drejtësisë. Reforma në drejtësi është prioritet për evropianët, të cilët kërkojnë goditje të krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Por duke qenë se Shqipëria po bën hapa para në këtë drejtim me procesin e vetingut dhe me organet e reja të drejtësisë, deri në qershor do të jenë dhënë edhe rezultatet e para të reformës në drejtësi. Për këtë arsye, Komisioni Evropian pritet t’i jap la-jmin e mirë vendit tonë për hapjen e negociatave me BE, duke u futur kështu në një proces historik.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në fokus

Në dokumentin e Brukselit shtohet ndër të tjera se për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përf-shirë këtu edhe Shqipërinë, ekziston një mundësi shumë e mirë historike për t’u bërë pjesë e familjes evropi-ane. Mirëpo në mënyrë që një gjë e tillë të realizohet, duhet që këto vende të kryejnë një punë të mirë

siguruar drejtësi dhe për të mbajtur degët ekzekutive dhe legjislative të qeverisë në llogari. Vendet duhet të çrrënjosin korrupsionin pa kom-promis. Strukturat e specializuara prokuroriale për të luftuar korrup-sionin dhe krimi i organizuar dhe organet gjyqësore duhet të forcohen ndjeshëm. Disa masa duhet të zba-

tohen, siç janë nxjerrja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, humbja e të drejtave për të mbajtur postin publik, rregulla më të rrepta për pajtueshmërinë e zyrtarëve publikë dhe të arrihen mekanizmat e informimit dhe ankesave për qytetarët”, thuhet në dokumentin e Brukselit të zbardhur nga gazeta.

dhe të palodhur, teksa theksi vihet kryesisht tek goditja e krimit dhe korrupsionit. Sa i takon vendit tonë, kërkohet të ngrihet sa më shpejt SPAK.“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të dyfishojnë urgjentisht përpjekjet e tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësisë për të lidhur në mënyrë të vendosur të ardhmen e tyre në Bashkimin Evro-pian. Pranimi është dhe do të mbetet një proces i bazuar në merita, i cili varet plotësisht nga progresi objek-tiv i arritur nga secili vend. Duhet të sigurohet pavarësia, cilësia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor. Pa-varësia e gjyqësorit dhe e gjyqtarëve individualë është thelbësore për të

“Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj i dërgojmë një sinjal miqve tanë në Ballkan se ne jemi seriozë. Strategjisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të procesit. Sigurisht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin

e Zi, por ne duam të hapim negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe Maqedonia dhe ne nuk duhet të impre-sionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel”, u shpreh pak ditë më parë raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

FLECKENSTEIN: SHQIPTARËT MERITOJNË HAPJEN E NEGOCIATAVE

Europianët kërkojnë goditjen e korrupsionit pa kompromis

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor, zbardhet dokumenti

i Brukselit, kërkohet ngritja me urgjencë e SPAK

4 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Transferta në banka, 619 raste Transferta me shoqëri transfer-

tash, 209 raste Kalime parsh në doganë, 47

raste Investime në prona, 134 raste Marrëveshje me noterët, 205

raste Tregtim automjetesh, 35 raste Shoqëri leasing, 15 raste Përmes pagesave elektronike,

6 raste

Të dhënat e pastrimit të

parave gjatë 2016

“Nëse shumica e kandidatëve për KLGJ

dhe KLP nuk e kalojnë procesin, atëherë shtyhet ngritja e këtyre organeve dhe bash-

kë me to dhe ngritja e SPAK. Por gazeta ka mësuar se ndërkombëtarët do të vihen

vetë në lëvizje nëse shtyhet SPAK dhe au-toritete shqiptare amnistojnë zyrtarët e përf-

shirë në afera dhe që kanë nxjerrë jashtë vendit paratë e korrupsionit...

Manastirliu: Rikonstruksion qendrave shëndetësore

“Brenda vitit nis rikonstruksioni i poliklinikës e Përrenjasit, e cila i shërben 40 mijë banorëve të kësaj zone”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qarkun e Elbasanit, ku pa nga afër infrastrukturën dhe kushtet e kësaj poliklinike. “Për ne si Ministri dhe për Qeverinë shqiptare është parësore ndërhyrja në infrastrukturën e qen-drave të kujdesit shëndetësor për të garantuar shërbim cilësor sa më pranë komunitetit. Besojmë se bren-da vitit nis rikonstruksioni i plotë i kësaj poliklinike në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ministrja Manastirliu. Mjekët e kësaj qendre vlerësuan angazhimin për të nisur ndërhyrjen në infrastrukturë pasi është e domosdoshme jo vetëm për banorët e Përrenjasit dhe rrethinave por edhe për urgjencat e shumta që pret kjo poliklinikë, e vendosur buzë rrugës nacionale. Edhe deputeti i Qar-kut të Elbasanit, Taulant Balla theksoi domosdoshmërinë për ta rehabilituar këtë poliklinikë, dikur spitali i Përrenja-sit, ku nuk është vënë dorë prej vitesh.

Niko Peleshi: Mbështetje për fermerët

Një e treta e skemës kombëtare do të shkojë në investimet për serrat bashkëkohore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë një vizite të një serre organike në Durrës deklaroi se nga skema parashikohet deri në 150 milionë lekë për hektar për serrat. “Vitin e kaluar, ne e kemi mbyllur pra vitin 2017, me një rritje prej 20 % të eksporteve bujqësore, krahasuar me vitin 2016. Shkaku, arsyet kryesore ishin pikat e grumbullimit dhe shtimi i sipërfaqeve të serrave. Për këtë arsye, pothuajse një e treta e gjithë skemës kombëtare, prej 20 milionë euro të këtij viti, do të shkojë në investimet për serrat. Ne japim grant deri në 50 % të vlerës të investimit, që e kthyer në terma nom-inalë do të thotë deri në 150 milionë lekë të vjetra për një hektar serrë”, tha ai. Sipas skemës së mbështetjes zëri për instalimin e sistemit të ngro-hjes me biomasë (pelet) në serrat me ngrohje, përfiton deri në 280 000 lekë.

Qeveria rihap garën për gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, kandidatët do i nënshtrohen vetingut

Pas refuzimit për të tretën herë të kandidatëve nga Shqipëria për në Gjykatën e Strasburgut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandida-turat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri, i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Dje qeveria ka hapur garën, duke publikuar kushtet për kandidatët. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 vjetësh dhe mbar-on pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën

sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç. Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere: Të jetë shtetas shqiptar; Të ketë arsim të lartë juridik; Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë; Të mos ketë mba-jtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë

10 vjetëve të fundit përpara kandidimit; Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, etj. ndërsa dokumentet që duhet të dorëzohen janë: Kërkesë për aplikim; Kopje e letërnjoftimit; Curriculum Vitae në gjuhën shqipe dhe Curriculum Vitae në gjuhën angleze; Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve shkencore; Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion; Dokumente që

provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës apo gjuhëve të tjera të huaja, etj. Sipas qeverisë, duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë gjyqësorë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen vetingut. Afati i dorëzimit të aplikimit është deri më 20 mars 2018.

SPAK i rrezikuar nga vetingu, ndërkombëtarët me plan B për arrestimin e pushtetarëve, hetime jashtë vendit për pastrim parash

Ja rreziku që i kanoset SPAK nga rezultatet e vetingut

Kliti TOPALLI

Gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët që kanë futur duart në xhepat e qytet-arëve për vite e vite me

radhë, do të duhet të tremben. Sytë e gjithë shqiptarëve janë te reforma në drejtësi. Plani është që brenda 6 muajsh SPAK dhe Byrja e Hetimit të marrin jetë, ndonëse ka mjaft rreziqe. I gjithë procesi varet te vetingu. Nëse shumica e kandidatëve për KLGJ dhe KLP nuk e kalojnë procesin, atëherë shtyhet ngritja e këtyre organeve dhe bashkë me to dhe ngritja e SPAK. Por gazeta ka mësuar se ndërkombëtarët do të vihen vetë në lëvizje nëse shty-het SPAK dhe autoritete shqiptare amnistojnë zyrtarët e përfshirë në afera dhe që kanë nxjerrë jashtë vendit paratë e korrupsionit. Gazeta deklaroi pak ditë më parë se Drejto-ria e Pastrimit të Parave ka nisur një proces verifikimi në të gjithë botën për gjyqtarë, prokurorë dhe politi-kanë, ku janë identifikuar shumë llogari bankare të dyshimta. Ndërsa në SHBA në total janë 200 persona, përfshirë dhe familjet e tyre, të cilët janë zbuluar me llogari të fshehta në kontinentin amerikan. Për disa prej tyre të dhënat në Tiranë kanë mbër-ritur, por një burim pranë Drejtorisë së Pastrimit të Parave i tha gazetës se nëse SPAK shtyhet dhe autoritet shqiptare nuk marrin masat e duhura, për shumë emra mund të ketë hetime penale jashtë vendit. Nëse marrim rastin e SHBA, autoritet përgjegjëse atje kanë zbuluar se zyrtarë shqiptarë kanë fshehur para apo kanë pastruar para. Po ashtu dhe Anglia ka zbuluar se janë pastruar para nga Shqipëria. Këtyre shteteve automatikisht u lind e drejta të nisin hetime për shkak se vepra penale është kryer në shtetin e tyre. Normalisht procedura që ndiqet është e tillë: Kur një shtet zbulon se një shtetas shqiptar pastron atje para, autoritetet vendase informo-jnë shtetin shqiptar dhe ndaj tij nis ndjekja penale në vendin tonë. Por ndërkombëtarët kanë vendosur të marrin masa, pasi nëse deri në fund të vitit nuk ka arrestime VIP, atëherë ata do të fillojnë hetimet në vendet e tyre.

Statistikat e pastrimit të paraveReforma në drejtësi ka futur në

panik gjithë kastën e korruptuar të politikës dhe të drejtësisë shqiptare.

miratua reforma në drejtësi dhe dy-shimet janë se të gjithë, si prokurorë, gjyqtarë e politikanë kanë tentuar të dërgojë jashtë vendit parat e tyre, me shpresën se nuk do të gjenden. DPPPP ka zbuluar vetëm një pjesë

të tyre, por sipas burimeve nga ky dikaster, ka dhe shumë raste të tjera që nuk janë bërë përmes bankave. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2017 janë angazhuara ndërkombëtarët dhe janë gjetur shumë para jashtë vendit.

Frika e vetingut dhe ngritja e SPAK, ka bërë që të gjithë të tentojnë të fshehin të ardhurat dhe pasuritë e tyre. Si kurrë më parë, gjatë vitit 2016 ka pasur një rritje të nd-jeshme të dërgimeve jashtë vendit të të ardhurave, përmes llogarive të ndryshme bankare. Sipas raportit të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, në vitin 2016 pas janë shënuar 411 raste të dyshimta, për të cilat DPPPP ka kërkuar ndë-rhyrjen e prokurorisë dhe të poli-cisë, por mësohet se janë shënuar dhe shumë raste të tjera. Interesat është fakti se në 2016 ka pasur gati një dyfishim të llogarive me vlera shumë të larta, të cilat janë identi-fikuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave. Sipas raportit, janë bllokuar në total 29 milionë euro, ndërsa në 2016 kanë qenë rreth 16 milionë euro, pra dy fish më pak. Por dyshohet se vlera reale e dërgimeve jashtë vendit është më e madhe se 30 milionë euro. Edhe pse raport nuk e jep arsyen se përse një rritje kaq e ndjeshme, interesant është fakti se gjatë 2016 u

Në raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave janë përcaktuar dhe qytete ku ka pasur raste të pastrimit të parave gjatë vitit 2016. Në krye qëndron Tirana, ku janë shënuar 67 raste. Më pas vjen Durrësi, Gjirokastra, Laçi, Shkodra, Saranda, etj. Për të gjitha raste e dyshimta në këto zona DPPPP ka bërë kallëzime penale. Më tej në dokument janë evidentuar dhe disa problematika. “Është e do-

mosdoshme që të rritet roli i Autoriteteve Mbikëqyrëse të subjekteve në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të efikasitetit të sistemit parandalues e për më tepër të qëndrueshmërisë së tij. Me gjithë përmirësimet e vërejtura në vitet e fundit, ende niveli i mbikëqyrjes së Autoriteteve Mbikëqyrëse nuk është në nivelin e kërkuar nga realiteti i vendit tonë dhe nga standardet ndërkombëtare”, thuhet aty.

QYTETET KU KA PASUR PASTRIM PARASH

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përplasje në degën e PS Kukës, socialistët dalin kundër Safet Gjicit, kërkojnë rikthimin e Mimi Kodhelit Strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e

Kukësit kanë nisur ditën e djeshme një grevë ku mësohet se janë ngujuar brenda selisë së partisë në këtë qytet. Arsyeja që japin grevistët për vendimin e tyre ekstrem, është braktisja që sipas tyre, u ka bërë kryetari i partisë dhe i dele-guari i këtij qarku. Dhe për këtë, socialistët kanë hedhur akuza ndaj Safet Gjicit duke theksuar se ky i fundit nuk përfaqëson interesat e tyre. Ndërkohë që këtë shqetësim socialistët e këtij qyteti e ndanë ditën e djeshme edhe përmes një deklarate për mediat, teksa kërkuan rikthimin

e Kodhelit. Mirëpo, në lidhje me pretendimet e ngritura nga socialistët e Kukësit, dje ka folur edhe kryetari i Partisë Socialiste i këtij qyteti, Erjon Duraku. Përmes një prononcimi për mediat, Duraku mohoi një lajm të tillë, por sipas burimeve brenda grevës ky mohim vjen pasi kryetari vetë është kundër kësaj proteste. Bëjmë me dije se deputetja socialiste Mimi Kodheli, ka qenë e deleguar në qarkun Kukës gjatë 4-vjeçarit të parë të qeverisë Rama. Këto ndryshime në kapin rozë, vijnë pas disa ndryshimeve që janë bërë së fundmi edhe në

disa qarqe të tjera të vendit. Më konkretisht, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka la drejtimin e njësisë numër 3 në Tiranë, për tu deleguar si drejtuese e qarkut të Dibrës. Ndërsa Ilir Beqaj që ishte në Dibër shkoi në Kukës. Është hera e parë që Xhaçka bëhet drejtuese politike e një qarku. Sidoqoftë, burimet thanë se ky besim i madh i kryeministrit Rama dhënë Xhaçkës lidhet edhe me një arsye tjetër, siç janë zgjedhjet e fundit parlamentare, ku Xhaçka në njësinë tre në Tiranë, jo vetëm që e nxori forcë të parë PS-në, por në hambarin e kësaj partie çoi më

shumë vota se në zgjedhjet e 2013. Megjithatë, largimi i ish-ministrit Beqaj si koordinator i Dibrës, nuk është i papritur. Kjo lëvizje ishte paralajmëruar edhe gjatë verës, kohë kur Par-tia Socialiste zhvilloi analizën në të 12 qarqet e vendit mbi rezultatin e 25 qershorit, duke evidentuar kontributin, suksesin apo dështimin e çdo funksionari, ku ajo që u vu re kishte të bënte me faktin se ishin evidentuar emrat disa drejtuesve të qarqeve të cilët kanë korrur një rezultat negativ sa i takon zgjedhjeve të 25 qer-shorit, krahasuar me ato parlamentare të 2013.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë pak ditë më parë procesin e vetingut për ish-kryeprokuror-in Adriatik Llalla. Vendimi është marrë pasi Llalla u tërhoq nga e drejta për t'u rikthyer gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe për rrjedhojë u largua nga sistemi i drejtë-sisë. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është akuzuar gjatë kohëve të fundit nga ambasadori amerikan në

Tiranë, Donald Lu, se nuk hetoi asnjë zyrtar të lartë për korrupsion. Po për akuzën e korrupsionit, Adriatik Llallës i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy ditë më parë ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Tillerson i cili u shpreh se ish-kryeprokurorit të Shqipërisë i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak se është i implikuar në afera korruptive.

SHBA SHPALL “NON GRATA” ISH-KRYEPROKURORIN

SHBA-BE të pakënaqura me ndërprerjen e vetingut për Llallën, ONM nis verifikimet,

fati i ish-kryeprokurorit në dorë të Ina Ramës

Tërheqja e Adriatik Llallës nga vetingu, ja si rrezikohet ankimimi në apel

1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheq-ja i paraqitet me shkrim Presiden-tit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr ven-dim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplemen-tare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

PARASHIKIMET NË LIGJ

Endri ARIZI

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë vetin-gun e Adriatik Llallës

ka shqetësuar ndërkombëtarët. Sipas burimeve të gazetës, Opera-cioni Ndërkombëtar i Monitorimit shumë shpejt do të dalë me një konkluzion nëse duhen pranuar dorëheqjet apo jo. Kjo për faktin se vetëm gjatë ditëve të fundit përveç Adriatik Llallës u largua dhe një gjyqtar i gjykatës kushtetuese. Ndërkohë është mësuar se Opera-cioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në kuadër të largimit të Adriatik Llallës nga procesi i vetingut por edhe për shkak të një kërkese që Kuvendi i ka adresuar, nëse janë apo jo të ligjshme këto tërheqje nga vetingu, ka nisur një sërë verifikimesh. Kështu, ONM, duke u bazuar tek çështja e Adriatik Llallës pasi ndaj këtij të fundit ka një numër të madh denoncimesh, po bën verifikime paralele ndaj ish-kryeprokurorit për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Dhe nëse gjatë këtyre verifikimeve arrihet të identifikohen shkelje ndaj Adriatik Llallës, ONM do t’i drejtohet Komi-sionerit Publik. Kjo sepse sipas ligjit do të jetë Komisioneri Publik, ai që do t’i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nëse është i drejtë vendimi për ndërprerjen e vetingut të Llallës apo jo. Dhe më pas do të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ai që do të thotë fjalën e fundit nëse do pranohet tërheqja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga procesi i vetingut apo ky i fundit do të duhet kaloj në filtrin e verifikimit. Por si për ironi të fatit Adriatik Llalla mund të jetë në dorë të ish-paraardhëses së tij Ina Rama nëse Komisioneri Publik do i drejto-het Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sepse ish-kryeprokurorja Ina Rama është një nga anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të marrë vendim për Adriatik Llallën nëse ONM vëren shkelje ndaj tij.

Përplasjet ligjoreNdërprerja e procesit paraprak

të verifikimit të Adriatik Llallës

dhe Besnik Imerajt po ashtu dhe e disa figurave të tjera ka shkaktu-ar një sërë dyshimesh. Kjo sepse ndërprerja e procesit të vetingut në momentin që procesi verifikimit po shkon drejt përfundimit ka shkaktuar përplasje ligjore. Sipas ligjit për vetingun, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të tërhiqeshin nga procesi i verifikimit tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ndër-kohë që ligji ka një vit në fuqi pasi ka hyrë qysh në tetor të 2016-ës. Por pavarësisht këtij fakti është Gjykata Kushtetuese ajo që ka marrë një vendim ku i jep të drejtë gjyqtarëve dhe prokurorëve që të tërhiqen nga procesi verifikimit. Vendim që po shkakton përplasje sa i takon tërheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i vetingut. Megjithatë duke parë këto përplasje ligjore i ngelet në dorë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të

Ylli Manjani: Adriatik Llalla po persekutohet nga SHBA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani ka sulmuar dje ndërkombëtarët në lidhje me çështjen e Adriatik Llallës. Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani deklaroi se Llalla po perse-kutohet nga SHBA. “Ironi e madhe e fatit! Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga regjimi i Enver Hox-hës. Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH! Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime. Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtet-uara gjyqësisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar...Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqësisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se çfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne! Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime! Tani s’jemi më të sigurtë”, tha ai.

Artan Hoxha: Pas Llallës, të rrezikuar emra të tjerë

SHBA duket se do të shpallë non grata dhe shumë zyrtarë të tjerë pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një gjë të tillë e pohoi dje gazetari investigativ Artan Hoxha në një studio televizive. Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi se SHBA së shpejti do të shpallë “non grata” dhe persona të tjerë të cilat janë zyrtarë të lartë. Duke bërë kronologjinë e ngjarjeve që çuan në ndalimin e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla bashkë me familjen e tij për të hyrë në SHBA, Hoxha thek-soi se ky është vetëm fillimi. “Masa ndaj Llallës tregon ndër të tjera se SHBA kanë mbledhur dhe mbledhin informacion me instrumentet e tyre për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri dhe në vende të tjera. Ky është parala-jmërimi për të tjerët që kanë mbushur kupën”, tha Artan Hoxha, duke shtuar se kjo masë ndëshkuese i ekspozon zyrtarët e lartë para popullit të tyre si të korruptuar e të padëshirueshëm në vendin kampion të demokracisë.

interpretojë se cili nga vendimet është më i drejtë. Ndërkohë është mësuar se dosja e verifikimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është kopsitur. Dhe nëse në dosjen e tij do të verifikohen shkelje atëherë

ky i fundit me shumë mundësi do t’i rikthehet procesit të vetingut pavarësisht vendimit të dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak ditë më parë, për ndërprerjen e procesit të verifikimit.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë vetingun e Adriatik Llallës ka shqetësuar ndërkom-bëtarët. Sipas burimeve të gazetës Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shumë shpejt do të dal me një konkluz-ion nëse duhen pranuar dorëheqjet apo jo. Kjo për faktin se vetëm gjatë...

6 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një goditje të fortë Reformës në Drejtësi, duke shfuqizuar disa nene thel-bësore për funksionimin e dy institucioneve të reja të drejtësisë: Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ekspertët sqarojnë se pas këtij vendimi, dy institucionet e reja e kanë të pamundur funksionimin edhe në rast se do të krijohen dhe vihen në zbatim. Sipas njoftimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, janë shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë neni 5; neni 61, neni 103, neni 159 dhe neni 169, pika 5 e Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

VENDIMI I KUSHTETUESES

“Kuvendi ka nisur procedurat për ndrys-himin e rreth 10 neve, që kanë të bëjnë

me vendimmarrjen e KLGJ e KLP, si dhe me përzgjedhjen e anëtarëve. Por gaze-

ta ka mësuar se PD dhe LSI janë duke punuar për të dorëzuar një sërë amenda-mentesh për nenet që ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Një burim i tha gazetës se opozita po mendon që të kërkojë të rritet

roli i Presidentit të Republikës...

Drejtësia, anëtarët e KLD vizitë në TurqiAnëtarët e Këshillit të Lartë

të Drejtësisë, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare tre ditore me ftesë të Këshillit Gjyqësor Turk zhvilluan takime me drejtuesin e këtij Këshilli zotit Mehmet Yilmaz dhe anëtarët e tjerë. Pjesë e kësaj tryeze u bë Gjin Gjoni, në cilësinë edhe të Presidentit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesd-hetar të Këshillave Gjyqësor, si dhe anëtarët Gerd Hoxha, Brunilda Kadi, Petrit Çomo dhe përfaqësues të tjerë të këshillit. Gjithashtu anëtarët e këtij këshilli u pritën në takim zyrtar nga Prokurori i Përg-jigjem i Turqi Z. Mehmet Akarca, anëtarin e Këshillit të Shtetit dhe presidentin e akademisë gjyqësore Z. Yilmaz Akçil, me drejtues të Gjykatës së Lartë Z. Bilgim Basha-ran dhe nga zv/ministri i Drejtësi së Turqi. Gjatë takime bilaterale u trajtuan çështje të bashkëpunimit reciprok, reformat legjislative, ndryshimet kushtetuese, krijimi i institucioneve te reja, bashkëpuni-mi ne fushën e terrorizmit, luftës kundër drogës, etj.

Rama: Të çlirojmë Kosovën nga pengesatKryeministri Edi Rama i cili

ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet për pavarësinë, ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe debatet me homologun e tij kosovar. “Gjith-monë mund të bëhet më shumë, ka gjithmonë arsye për të menduar se diçka mund të ishte bërë më mirë, por në fund e rëndësishme është që ajo çka është bërë është shumë më tepër se ajo që nuk është bërë. Unë jam shpresëplotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësisë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektueshëm pasi kjo e demarka-cionit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosovës, në raport me komunitetin ndërkombëtar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontrib-utorët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës”, tha ai.

Vijojnë ndryshimet në polici, emërohen drejtorët e rinj në Shkodër, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

Drejtori i ri i policisë, Ardi Veliu, ka vendo-sur të reformojë të gjithë komisariatet në vend. Kur Fatmir Xhafaj mori detyrën, u ndryshuan një sërë shefash komisariatesh, mirëpo Veliu ka vendosur të bëjë të tjera ndryshime. Ditën e djeshme janë emëruar drejtorët e rinj në Shkodër, Lezhë, Korçë dhe në Gjirokastër. Vehbi Bushati është emëruar Drejtor i Policisë së Shkodrës. Bushati zëvendëson në këtë detyrë Gjovalin

Lokën, i cili dy ditë më parë u emërua Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Bushati vjen në Shkodër pas një karriere të gjatë në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë. Gjithashtu, Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

si Drejtori i Krimeve e së fundi prej 4 vjetësh e gjysmë mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorit, një prej drejtorive më të rëndësishme dhe më të vlerësuarat nga partnerët tanë ndërkombëtare. I pranishëm në prezantimin e tij ka qenë ministri Xhafaj, por edhe drejtori i policisë së shtetit, Veliu. Pas Shkodrës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka udhëtuar për në Lezhë, pasi është prezantuar edhe atje drejtori

i ri Ferdinand Mara. Lajmi për emërimin e tij është zyrtarizuar sot, ndërsa do të zërë vendin e Bledar Çeliut, i cili është emëruar te Task Forca në Tiranë. Ndërkohë që në Korçë është emëruar Lorenc Panganika, i cili më parë ka mbajtur këtë pozicion në qarkun e Gjirokastrës. Panganika merr detyrën të hënën si drejtor i Policisë Korçë, në vendin e tij në Gjirokastër është komanduar zv/ drejtori Koço Dafa.

Finalizimi i KLGJ dhe KLP alarmon opozitën, PD-LSI kërkojnë të shtohen kompetencat e Metës, nisin konsultat për ndryshimet në ligj

Zbardhet plani i opozitës për të rikthyer në lojë presidentin

Kliti TOPALLI

PD dhe LSI shumë shpejt pritet të kërkojnë që të rritet roli i Presidenti të Re-publikës. Me Kushtetutën

e re dhe me shkrirjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Meta, nuk do të ketë shumë kompetenca, ndërsa do dalë tërësisht jashtë sis-temit të drejtësisë. Nga dita në ditë priten rezultatet e procesit të vetin-gut dhe kjo do i hapë rrugë ngritjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mo-mentalisht për këto dy organe janë përzgjedhur anëtarët nga shoqëria civile, pedagogët dhe nga avokatët, ndërkohë sapo të dalin rezultatet e vetingut do të zgjidhen dhe em-rat nga gjyqtarët dhe prokurorët. Mirëpo këto dy organe rrezikojnë të jenë jofunksionale për shkak të opozitës. Gjykata Kushtetuese një vit më parë pranoi një ankimim të saj duke rrëzuar disa nene në ligjin për organet e reja. Kuvendi ka nisur procedurat për ndryshimin e rreth 10 neve, që kanë të bëjnë me vendimmarrjen e KLGJ e KLP, si dhe me përzgjedhjen e anëtarëve. Por gazeta ka mësuar se PD dhe LSI janë duke punuar për të dorëzuar një sërë amendamentesh për nenet që ka rrëzuar Gjyka-ta Kushtetuese. Një burim i tha gazetës se opozita po mendon që të kërkojë të rritet roli i Presidentit të Republikës sa i takon organeve të drejtësisë. Kur nisi procesi për KLGJ, KLP dhe KED, u mënjanua roli i presidentit. Por për opozitën kjo nuk është e pranueshme dhe shumë shpejt do të kërkojnë që ai të ketë rol vendimmarrës në këtë proces dhe pse jo të jetë pjesë e KLGJ. Momentalisht KLD drejtohet nga Presidenti, por me reformën ai nuk do jetë më aty dhe nuk vendos dot për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Opozita ka nisur negociata dhe nuk përjashtohet mundësia të kërkojë që të rikthe-hen kompetencat e kreut të shtetit. Një burim i tha gazetës se opozita i ka gati amendamentet për ndrys-himin e disa ligjeve të reformës në drejtësi.

Ankimimet në KushtetueseOpozita po ecën me plan

konkret për të minuar procesin e reformës në drejtësi. Brenda rreth një muaji pritet të zhbllo-

Edhe për këtë ligj mësohet se PD dhe LSI do të paraqesin amenda-mente për të forcuar kompetencat e kreut të shtetit. Mësohet se në dijeni të këtyre synimeve është vënë dhe mazhoranca, por një

burim i tha gazetës se gjithçka do të rrëzohet. PD-LSI nuk kanë vota e mjaftueshme dhe pa PS nuk do bëhet asnjë ndryshim. Por mungesa e konsensusit pritet të rikthejë dhe një herë tensionet politike në vend.

kohet Gjykata Kushtetuese, pasi do zgjidhen 3 anëtarë të rinj dhe menjëherë PD do i drejtohet asaj për shumicën e ligjeve të reformës. Një burim i tha gazetës se do të ketë padi për ligjin e KLGJ e KLP, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por dhe për ligje të tjera. Por absurdi është se PD ka bërë gati që tani amendamentet për mënyrën se si duhet të ndryshojnë nenet, pa e ditur nëse Kushtetuesja do i marrë parasysh kërkesat e saj. Gazeta ka mësuar se për disa nene janë konkretizuar amenda-mentet, por një burim tha se sytë e opozitës janë te Ilir Meta. Plani është që të forcohen kompetencat vendimmarrëse të presidentit, sa i takon sistemit të drejtësisë. Po ashtu gazeta ka mësuar se shumë shpejt mazhoranca do të fusë në kalendarin e punimeve të Parla-mentit ligjin e ri të Presidentit, i cili rrudh kompetencat e Metës.

1. Nuk bën dot emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve2. Nuk bën dot emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve3. Nuk është më kryetar i KLD4. Përzgjedh vetëm 3 anëtarë të gjykatës Kushtetuese5. Nuk do dorë të lirë në përzgjedhjen e anëtarëve të

Gjykatës së Lartë6. Ka më pak kompetenca në përzgjedhjen e Guverna-

torit dhe kreut të KLSH7. Nuk ka të drejtë emërimi e shkarkimi të Kryeproku-

rorit

KOMPETENCAT QË I HIQEN ILIR METËS

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gazeta është in-teresuar pranë organit qendror

të akuzës, ku ka mësuar se në nëntë

qytetet si Tiranë, Durrës, Elbasan,

Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër

dhe Lezhë janë ngri-tur të ashtuquajturat prokuroritë speciale.

Po ashtu gazeta ka mësuar se në

disa nga prokurorit speciale të zonave

mëdha si Tirana, Durrësi dhe Elba-

sani do të ketë asist-encë nga partnerët

ndërkombëtarë...

Marrëveshja me Greqinë, tjetër takim Bushati-Kotzias

Shefat e diplomacisë të Shqipërisë e Greqisë, Ditmir Busha-ti e Nikos Kotzias kanë zhvilluar një tjetër takim kokë më kokë, në kuadër të Ministerialit të Bashkimit Europian, Gymnich, që u mbajt në Sofie. Lajmi, i shoqëruar edhe me dy fotografi nga takimi, është publikuar nga Ministria e Jashtme greke. Sipas burimeve diplomatike në Athinë, Bushati e Kotzias mësohet se kanë analizuar aspektet teknike që do të duhet të ndiqen javët e ardhshme në negociatat për çështje të ndryshme që po zhvillohen ndërmjet të dy vendeve. Që prej nëntorit të vitit të kaluar dy ministrat kanë intensifikuar negoci-atat, me qëllim përmbylljen e gjithë çështjeve të diskutueshme. Madje, 24 orë para këtij takimi, ministri i Jashtëm grek deklaroi se para një muaji mbyllëm me Shqipërinë gjithë çështjet e hapura që prej 70 vitesh. Të dyja palët synojnë që në muajin prill të nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, gjatë një vizite që pritet të zhvillojë në Tiranë kryeministri grek.

Rrokaj: Kryeministri Rama “teatër” me pedagogëtIsh-rektori i Universitetit të

Tiranës dhe aktualisht deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj e ka quajtur të patol-erueshme dhe të pafalshme gjuhën e kryeministrit Edi Rama në takimin me pedagogët. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, Rro-kaj deklaroi se ky ishte një teatër i shëmtuar që nuk ndodhte në asnjë vend të botës. “E patolerueshme e pafalshme gjuha e kryeministrit. Imagjinoni që ky teatër i shëmtuar të ndodhte në një vend perëndimor. Nuk thirret senati akademik për çështje që nuk i takojnë. Një senat akademik thirret për çështje vizioni e si duhet të ecë reforma për arsimin e lartë. Vetë ligji ishte shumë problem-atik. Pati një debat për atë ligj, u sollën përvoja, por mungesa e një komuni-kimi efektiv me grupet e interesit, po realisht nuk merret mendimi si duhet. Këtu ligji ka shumë nene, njëri më problematik se tjetri. Mungesa e përgjegjësisë nga ana e Ministrisë është tjetër faktor”, deklaroi ai.

Ardi Veliu paralajmëron: Tolerancë zero ndaj grupeve kriminale, vetingu në polici do të nisë me mua

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi ditën e djeshme një vizitë në qytetin e Shkodrës, në kuadër të analizës vjetore, ndërsa u prezantua edhe drejtori i ri i policisë vendore të qarkut. Në përfundim të takimit, Veliu doli në një deklaratë për mediat duke zbardhur disa detaje nga takimi. Kryepolici deklaroi se prioritet i uniformave blu për vitin 2018 janë lufta kundër krimit dhe drogës. “Vendosëm prioritetet që do të ketë drejtoria e Shkodrës për këtë vit, janë objektiva që i ka Policia e Shtetit. Fokusi është të goditja e grupeve krimi-nale, prioriteti i dytë do të jetë goditja e personave

që janë evidentuar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin e sipërfaqes së kultivimit të bimëve narkotike. Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, policia është duke i goditur. Nga drejtori vendore janë goditur dy grupe, ndërkohë që është duke u punuar për goditjen e të tjerave. Për të goditur një grup kërkohet kohë, maturim dhe gjetja e provave”, deklaroi ai. Përsa i përket vetingut në polici, Veliu theksoi se do të largohen të gjithë ata që kanë treguar shkallë të ulët profe-sionalizimi dhe që janë të implikuar. “Qëllimi është

që struktura policore të jetë me integritet. Vetingu është ndërtuar mbi profesionalizimin, integritetin dhe mbi pjesën e pasurive dhe atë që përfaqësojnë. Patjetër që në veting do të kalojnë të gjithë, duke filluar nga unë dhe qëllimi është që punonjësit që kanë qenë të implikuar dhe kanë treguar shkallë të ulët profesionalizimi të largohen. Toleranca do të jetë zero”, nënvizoi drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nga Shkodra. Bëjmë me dijes se Vehbi Bushati është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shkodrës. Bushati zëvendëson në këtë detyrë Gjovalin Lokën, i cili tre ditë më parë u emërua

Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Po-licinë e Shtetit. Me ndryshimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ministri Fatmir Xhafaj kërkoi një ritëm të ri, i cili duket se ka filluar me lëvizjen e drejtorëve të policive vendore. Pas ndryshimeve në Korçë, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, pritet që lëvizje të ketë në Durrës, Gjirokastër, Fier dhe Dibër, ndërsa konfirmohet se nuk lëviz drejtori i Vlorës, Gentian Shehaj. Ndërkohë që mësohet që përpos drejtorëve do të ketë lëvizje edhe në nivel shefash komisariatesh dhe departamenteve në qendër dhe në bazë.

Ngrihen prokuroritë speciale në 9 qarqe, asistencë nga SHBA për të goditur korrupsionin, në fokus pasuritë e zyrtarëve

Nis gjuetia ndaj “peshqve të mëdhenj”, ngrihen strukturat e posaçme

Rigels SELIMAN

Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit janë gati të nisin goditjen ndaj bosëve të krimit dhe krerëve të korrupsionit në

Shqipëri. Në 2 shkurt kryeprokurorja Arta Marku dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nënshkruan një marrëve-shje bashkëpunimi me qëllim ngritjen e njësive të posaçme që do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gazeta është interesuar pranë organit qendror të akuzës, ku ka mësuar se në nëntë qytetet si Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë janë ngritur të ashtuquajturat prokuroritë speciale. Po ashtu gazeta ka mësuar se në disa nga prokuroritë speciale të zonave të mëdha si Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të ketë asist-encë nga partnerët ndërkombëtarë, e më konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, në Njësinë Task-Forcë, e cila është ngritur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të atashohet një prokuror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Një vendim i tillë u mor pak ditë më parë, kur kryeprokurorja Arta Marku vizitoi Prokurorinë e Kri-meve të Rënda, ku analizoi punën e këtij institucioni, ndërsa shoqërohej në këtë analizë edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj. Mirëpo, puna e 9 proku-rorive speciale nuk do të ndalet me kaq sa i takon luftës ndaj korrupsionit. Gaze-ta ka mësuar se lufta ndaj korrupsionit do të jetë frontale dhe tejet e detajuar, me qëllim korrjen e suksesit në një kohë sa më të shkurtër në lidhje me këtë fenomen. Dhe për këtë, mësohet se prokuroritë speciale do të bash-këpunojnë ngushtë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, ku në fokus do të jenë pasuritë e zyrtarëve të lartë. Pra falë këtij bashkëpunimi, prokuroria speciale jovetëm që do të hetojë transfertat e dyshimta të parave të bëra nga pushtetarët, por do të gjur-mojë edhe destinacionin përfundimtar të parave, me qëllim çuarjen para drejtësisë të gjithë këtyre individëve VIP. Megjithatë, mbetet për t’u parë

krimet në ekonomi. Pra sipas marrëvesh-jes, drejtuesit e prokurorive ku krijohen këto seksione krijojnë mjedise të veçanta për prokurorët si dhe u sigurojnë shër-bime mbështetëse të posaçme. Kurse në raste të veçanta, në varësi të numrit të çështjeve, drejtuesi i prokurorisë mund të përfshijë prokurorët e seksionit në hetime të çështjeve të tjera, që mund të jenë sensitive për publikun. Ndërkohë që pranë Prokurorisë së Përgjithshme

do të caktohet një prokuror/koordinator ndërmjet Seksioneve të Posaçme dhe Task-Forcës Speciale Qendrore. Ndërsa brenda datës 10 të çdo muaji, seksionet duhet të raportojnë të dhëna statis-tikore te koordinatori në Prokurorinë e Përgjithshme, sipas formularit që do të miratohet. Nga ana tjetër, masa janë marrë dhe sa i takon ruajtjes së sekretit hetimor, pasi të dhënat do të dorëzohen dorazi dhe jo me postë.

në ditët në vijim se si do të shkojë ky proces kaq jetik për vendin.

Marrëveshja Xhafaj-MarkuNë marrëveshjen e firmosur pak

ditë më parë mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt dhe kryeprokurores Arta Marku, bihet dakord që në 9 qytete të Shqipërisë të ngrihen njësi speciale me prokurorë e policë, që do të godasin krimet në fushën e krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve, korrupsionit dhe

Në marrëveshje është përcaktuar dhe roli që do të ketë Ministria e Brendshme dhe policia. Sipas paktit, Ministria e Brendshme, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Task-Forcën Speciale Qendrore, Task-Forcat Spe-ciale Rajonale, bashkëpunon me prokurorët e caktuar në Seksionin e Posaçëm për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në “Planin e Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar, Operacioni “Forca e Ligjit”. Ajo do të sigurojë mjediset e punës, mjetet logjistike që do të

përdoren si dhe personelin ndihmës për prokurorët. Po ashtu, Ministria e Brendshme do të sigurojë automjete në mbështetje të prokurorëve, në funksion të hetimit të çështjeve, në një kohë sa më të shpejtë, si dhe mbrojtje dhe siguri fizike për prokurorët dhe familjet e tyre kur u vihet në rrezik jeta, shëndeti apo pasuria e tyre dhe e familjes. Pra shumë shpejt do të ketë goditje në të gjitha nivelet dhe ultimatumi i Lu se duhen arrestime para pranverës do nisë të zbatohet.

JA ROLI I POLICISË

“Prokuroria e Përgjithshme dëshmon me këtë marrëveshje ga-rancinë e plotë në zbatim të ligjeve dhe në respekt të Kushtetutës, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel dhe ndaj cilitdo. Me këtë marrëveshje dësh-mojmë gjithashtu se do t’i përmba-hemi plotësisht bashkëpunimit në kuadër të operacionit “Forca e Lig-jit”. Objekt i veprimtarisë së kësaj Marrëveshje është hetimi i special-

izuar, i shpejtë, i gjithanshëm i gru-peve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narko-tikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, se-kuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi kryeprokurorja Arta Marku.

Marku: Do luftojmë korrupsionin

8 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pavarësia e Kosovës, Prishtina fton vetëm Edi Ramën, ja urimet e politikanëve shqiptarë

Kosova ka festuar dje 10 vjetorin e Pavarë-sisë. Kësaj feste iu bashkuan shumë urime nga radhët e politikanëve shqiptarë. Por ajo ç’ka ra në sy ishte se i pranishëm në këtë 10 vjetor Pa-varësie ka qenë vetëm kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që mungonte prezenca e Presidentit Ilir Meta, i cili zgjodhi të uronte homologun e tij Hashim Thaçi përmes një mesazhi urimi. “Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore”, uroi Presidenti

Meta. Megjithatë ende nuk dihet nëse mungesa e kreut të shtetit në këtë 10 vjetor Pavarësie ka qenë se nuk u ftua nga ana e Prishtinës zyrtare apo se Presidenti ka dashur të evitojë një përplas-je me kryeministrin Edi Rama. Por pavarësisht kësaj, mesazheve të urimit ndaj Kosovës iu bashkua edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha, uroi Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë. “Sot të gjithë jemi me mendje dhe zemër në Kosovë. Përulemi para ve-prës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Por

mbi të gjitha, sot jemi krenarë për Kosovën. Jemi kryelartë para botës dhe kombeve se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe euro-pianizimin e të gjithë Ballkanit”, u shpreh kreu i PD. Sakaq, një mesazh urimi erdhi edhe nga kreu i LSI, Monika Kryemadhi, e cila uroi përfshirjen sa më të shpejt të Kosovës në rrugën e BE. “Sot, 10 vjet më pas festa dhe hareja janë prapë pjesë e jetës së çdo shqiptari, që më shumë se kurrë ka një arsye për të gëzuar, një komb dhe shtet me moshën e një fëmije që po rritet. 10 vjet janë

shumë pak për të fituar pjekurinë e një shteti që aspiron Evropën, por mjaftueshëm për të treguar seriozitetin me të cilin ky shtet është an-gazhuar për të plotësuar aspiratën e shqiptarëve të Kosovës: përfshirjen sa më shpejt në familjen evropiane”, u shpreh Kryemadhi. Por urimeve iu bashkua gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili deklaroi se festa e Kosovës është e mbarë kombit shqiptar. “Festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptar. Në këto 10 vite pavarësi, Shqipëria dhe Kosova kanë ndër-tuar një marrëdhënie të ngushtë e vëllazërore partneriteti strategjik”, u shpreh Bushati.

Deputeti i PS, Bledi Çuçi deklaroi pak kohë më parë se përdorimi i teknologjisë online në sistemin zgjedhor nuk rekomandohet. “Përdorimi online i teknologjisë është diçka që tashmë nuk rekomandohet. Po heqin dorë kushdo që e ka tentuar ta fusi një gjë të tillë për shkak të sigurisë kibernetike në botë dhe opozita është vetëdijshme për këtë gjë. Ai është një diskutim tërësisht

politik, në sensin që duhet të ketë një orientim të qartë, sidomos të forcave të mëdha politike në vend, nëse duhet ndryshuar një sistem apo jo, apo një nevojë nga poshtë për të ndryshuar sistemin aktual, gjë që sot nuk e kemi. Kështu që, edhe ne nuk e kemi adresuar si çështje më vete”, deklaroi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi pak kohë më parë.

BLEDI ÇUÇI: NUK REKOMANDOHET PËRDORIMI I TEKNOLOGJISË

Reforma zgjedhore sërish në pikëpyetje, PS rrëzon PD për votimin elektronik, opinionet e ODIHR përplasin palët

Bledi Çuçi: Nuk ka akoma konsensus mes PS dhe PD për votim elektronik

Deputeti i PD, Oerd Bylyk-bashi, njëherësh bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjed-hore, deklaro pak kohë më parë në një studio televizive se PD ka si prioritet futjen e teknologjisë në zgjedhje. Madje ai tha se PD nuk do të tërhiqet nga prioriteti i saj për votim elektronik. “PD e ka prioritet absolut teknologjinë në zgjedhje. Teknologjia është instrumenti më i rëndësishëm që do bënte transparente blerjen e votës. PS kërkon të ruaje status quonë për të përdorur kriminelet që të blejë zgjedhjet. PD nuk do e toleroje heqjen nga prioriteti i votimit elektronik”, deklaroi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylyk-bashi pak kohë më parë.

OERD BYLYKBASHI: PD KA PRIORITET

VOTIMIN ELEKTRONIK

Endri ARIZI

Reforma zgjedhore rrezikon të ketë fatin e reformës në drejtësi. Edhe pse puna për të ndryshuar Kodin

Zgjedhor ka nisur prej 1 viti, sërish nuk ka konsensus PS-PD. Ditën e premte u duk se u arrit konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon reformës zgjedhore, por nuk ka ndodhur aspak kështu. Ishte de-puteti i PD, njëherësh bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i cili u shpreh se u arrit konsensusi përfundimtar mes opozitës dhe mazhorancës për ven-dosjen e votimit elektronik. Por pa-varësisht kësaj deklarate të bërë nga Bylykbashi, ka qenë bashkëkryetari tjetër i Komisionit të Reformës Zg-jedhore, deputeti i PS, Bledi Çuçi që ka hedhur poshtë këtë gjë. Dje, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, deputeti Çuçi bëri me dije se nuk ka akoma një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës për vendosjen e votimit elektronik. Mad-je Bledi Çuçi tha se do të jenë reko-mandimet e OSBE/ODIHR-it ato që do të vendosin nëse do të aplikohet apo jo votimi elektronik. Ai theksoi gjithashtu se akoma nuk ka një ven-dim nga ndërkombëtarët për aplik-imin e votimit elektronik. “Unë nuk e di se për cilin komision parlamentar e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsensus për votimin elektronik, por në Komisionin Parla-mentar për Reformën Zgjedhore, të cilin unë dhe Oerdi e kryesojmë, deri më tash kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky Komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri. Siç mund ta dëshmojnë edhe të 17 anëtarët e Komisionit nga të gjitha partitë parlamentare, në Komision nuk kemi arritur asnjë konkluzion e aq më pak vendim që lidhet me votimin elektronik, sepse, siç kemi rënë dakord me të gjitha palët, në Komision do të vazhdojmë të marrim vendime me konsensus pasi të kemi marrë ekspertizën më të mirë të ven-dit dhe ndërkombëtare. Vetëm kështu do të bëjmë të mundur që t’ju ofrojmë

shqiptarëve një proces zgjedhor, i cili përputhet me standardet dhe prakti-kat më të mira perëndimore. Fryma e bashkëpunimit dhe e konsensusit që kemi vendosur në Komisionin Parla-mentar për Reformën Zgjedhore, do të vazhdojë”, u shpreh deputeti i PS, Bledi Çuçi.

Bylykbashi: Komisioni vendosi votimin elektronik Bashkëkryetari i Komisionit të

Reformës Zgjedhore, Oerd Bylyk-bashi dy ditë më parë përmes një postimi në profilin e tij në “Face-book”, bëri me dije se u arrit konsen-susi mes mazhorancës dhe pozitës për vendosjen e votimit elektronik. Ai tha mes të tjerash se këtë vendim të komisionit e kanë mbështetur edhe partnerët ndërkombëtarë. “Zyrtare:

Luan Rama: Kosova e pavarur, ëndrra me e bukur e shqiptarëve Kosova dje festoi 10 vjetorin e

Pavarësisë. Në kuadër të kësaj dite nuk munguan as urimet nga kasta politike shqiptare. Kështu nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i ka adresuar një urim Kosovës me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në profilin e tij zyr-tar në “Facebook”,deputeti i LSI Luan Rama u shpreh se 10 vjetori i Pavarë-sisë së Kosovës është një festë për të gjithë shqiptarët. Ai theksoi se Kosova e pavarur ka qenë ëndrra e bukur e shqiptarëve që është bërë realitet. Madje Luan Rama tha gjithashtu se pavarësia e Kosovës është monument përjetësie për luftën e UÇK. “10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës – festë për të gjithë shqiptarët e botës. Kosova e pa-varur – ëndrra jonë e bukur e bërë real-itet. Pavarësia e Kosovës, monument përjetësie për luftën e UÇK-së. Thua Kosovë dhe ke thënë atdhetari, sakri-ficë, heroizëm e dinjitet kombëtar”, u shpreh nënkryetari i LSI, Luan Rama.

Sali Berisha uron 10 vjetorin e Pavarësisë

së Kosovës Ish-kryeministri Sali Berisha ka

uruar dje Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha u shpreh se Kosova është një faktor stabiliteti në rajon. “Gëzuar Kosovë 10 vjetorin e Pavarësisë! Të dashur miq, sot shqiptarët në Kosovë, trojet e tyre të tjera dhe në mbarë botën kudo që janë kremtojnë ditën më të rëndësishme të lirisë dhe ekzistencës së tyre pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës në 10 vjetorin e saj. Kjo ditë nuk është pra vetëm 10 vjetori i pavarësisë dhe lirisë së Kosovës, por në fakt 10 vjetori i lirisë së shqiptareve për aq sa shpirti dhe lir-ia e një kombi janë një dhe të pandarë. Sot shqiptarët në Kosovë dhe mbarë botën festojnë me krenari të ligjshme sukseset e mëdha që Kosova ka arritur në këto 10 vite pavarësi. Ajo sot është një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon”, tha Berisha.

Unë nuk e di se për cilin komision par-lamentar e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsensus për votimin elektronik, por në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore....Komisioni i Reformës Zgjedhore për-caktoi Votimin Elektronik si prioritet të tij. Identifikim biometrik që askush të mos manipulojë me karta falso, të falsifikojë firmat e emigranteve apo t'u bllokojë zgjedhësve votën duke u marrë kartat e identitetit. Votim e numërim elektronik që askush të mos mbushë kutitë e votimit apo të vjedhë votat ne numërim. Sistem i thjeshte, transparent dhe i besueshëm për zgjedhësit, partitë dhe publikun. Ekspertet e huaj e thonë qartë; kërkon

kujdes por është plotësisht e bëshme. Partneret e huaj po ashtu mbështesin qasjen e kujdesshme të komisionit për votim elektronik në qendër votimi, jo online! Komisioni hodhi shinat për një reformë të suksesshme e konsensuale. Kjo reformë është më e rëndësishmja. Vetëm një parlament pa vota të blera dhe pa kriminele mund të bëjë Drejtësi të vërtetë. Zgjedhjet janë prioritet për demokracinë dhe in-tegrimin europian. Opozita do t'i prijë këtij interesi jetik”, tha Bylykbashi.

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bardhylka Kospiri: Skema e re e ndihmës ekonomike përjashton abuzuesit, ja si do të aplikohet

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri ka komentuar dje skemën e re të ndihmës ekonomike. Në një intervistë për ERTV, zv/ministrja Bardhylka Kospiri theksoi se skema e re ekonomike është transparente dhe se përjashton të gjithë abuzuesit. Kospiri deklaroi se skema është e hapur për të gjithë aplikantët dhe se bazohet në regjistrin elektronik i cili, sipas saj, ndërve-pron me sistemet e tjera. Këto sisteme, sipas saj, duke ndërvepruar me sistemin kryesor, nxjerrin abuzuesit dhe përjashtojnë ata që

kanë përfituar në mënyrë të padrejtë. Më tej ajo shpjegoi se ka përfunduar faza e parë e aplikimeve për të përfituar nga skema e re e ndihmës ekonomike. “Skema e re e ndihmës ekonomike është transparente dhe garanton që pagesa të shkojë tek familjet më në nevojë duke përjashtuar abuzuesit dhe përfituesit e padrejtë. Kjo skemë është transparente dhe synimin kryesor e ka të targetoj familjet më të varfra, duke shmangur abuzivizmin e mëparshëm. Në këto kushte kjo skemë është e hapur për të aplikuar të gjithë duke

shmangur kriteret kufizuese të mëparshme. Tashmë kemi 18 mijë aplikime të reja më këtë skemë, duke mos pasur më kufizime të disa kritereve, si vendbanimi, etj”, tha zv/ministrja e Shëndetësisë Bardhylka Kospiri. Më tej ajo tha se faza e parë e skemës që është verifiki-mi ka nxjerrë nga skema ato familje që nuk përfitojnë. “Verifikimi në familje ka nxjerrë realisht ato familje të varfëra që nuk përfito-jnë aktualisht. Por këto familje përfitojnë nga skema e re e bashkive. Fondi i bashkive për këtë skemë llogaritet 6% nga 3% që ishte më

parë Masa aktuale është 2-3 herë me e lartë nga sa ishte, por këto familje përfitojnë nga shteti në disa drejtime, sepse fëmijët e tyre janë të përjashtuar nga detyrimi në shkollë, marrin një pagë plus për fëmijët që ndjekin shkolla”, tha Kospiri. Zv/ministrja Kospiri vuri gjithashtu në dukje se personat e parë që do të përfitojnë nga programi i punësimit do të jenë personat me ndihmë ekonomike. “Personat në skemën e ndihmës ekonomike janë të parët që përfitojnë punë nga programi i nxitjes së punësimit”, deklaroi Kospiri.

Reforma administrative e nisur nga qeveria “Rama 2”, sidomos sa i takon valës së nisur së shkarkimeve që kanë target pikërisht militantët dhe anëtarët e LSI pjesë e administratës shtetërore, duket se ka çoroditur gjithë elektoratin e saj. Kështu, të ndodhur përpa-ra kësaj situate, LSI ka nisur të mbajë të karikuar elektoratin e saj duke e inkurajuar dhe i ardhur në ndihmë sa i takon mbështetjes gjatë përballjes së tyre

në gjykata. Mësohet se LSI u ka kërkuar militantëve të saj që në rast largimi nga puna, duhet t’i drejtohen Gjykatës Administrative për të ankimuar vendimin, madje u është bërë e ditur se për këtë arsye do t’u vihet në dispozicion një armatë e gjerë avokatësh dhe juristësh në mbrojtje të të drejtave të tyre, sa i takon fitimit të gjyqit, falë së cilit do të rikthehen sërish në vendin e punës, apo do dëmshpërblehen.

JA SI PO REZISTON LSI

Mazhoranca nis fazën e dytë të spastrimit të LSI nga administrata, të gjithë deputetët

zbresin në terren, zbardhen porositë e Ramës

Pamundësia ligjore për të shkarkuar militantët e LSI nga puna, PS harton tjetër strategji

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi pak ditë më parë Lëvizjen Socialiste për Integrim duke e etiketuar si një parti sezonale. Sipas tij, kjo parti një sezon është me Partinë Socialiste, ndërsa një me Partinë Demokratike. “Lëviz-ja Socialiste për Integrim është parti sezonale, një sezon me ne, një me ata. Këtu ka të bëjë me çështje të mëdha në interes të Shqipërisë. PD është partia më e madhe e së djathtës, ndaj të dyja bashkë duhet të ulemi për të identifikuar një set çështjesh, për të cilat kemi dakordësi të plotë. Integrimi evropian është çështje për të cilën ne nuk kemi dallime. Po ashtu edhe vota e shqiptarëve jashtë territorit është një çështje e përbashkët”, deklaroi deputeti i PS, Taulant Balla.

BALLA: LSI ËSHTË PARTI SEZONALE

Rigels SELIMAN

Javën që vjen mazhoranca qeverisëse pritet që të nisë një tjetër fazë sa i takon spas-trimit të administratës nga

militantët. Prej dy javësh, Partia Socialiste nuk ka zhvilluar mbledhje të grupit parlamentar, mirëpo gjatë kësaj kohe deputetët, ministrat dhe krerët e degëve të PS në rrethe kanë marrë porosi nga kryeministri Edi Rama. Sipas informacioneve të gazetës, javës tjetër të gjithë depu-tetët, ministrat, drejtorët dhe krerët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren me qëllim hartimin e strateg-jisë se si do të shkarkohen nga puna gjithë militantët e mbetur të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga admin-istrata shtetërore. Po edhe pse sipas informacioneve, të gjithë drejtorëve të emëruar nga Ilir Meta u është kërkuar që të japin në bllok dorëheq-jen, por deri më tani vetëm disa kanë pranuar, ndërkohë që një numër shumë, shumë i ulët janë shkarkuar. Për këtë arsye, socialistët pas festave pritet që të nisin një betejë të fortë me militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke shkarkuar pjesën dër-rmuese të tyre që punojnë aktualisht në zyrat e shtetit. Po ashtu, burimet thanë se mazhoranca ka edhe një tjetër plan si të largojë militantë e LSI nga puna, duke i futur të gjithë në testim. Kështu që me shuma gjasa, testimi pritet të “djegë” shumicën e militantëve të LSI, pasi ashtu edhe siç gazeta e ka pohuar edhe më parë, pjesa më e madhe e tyre i janë bashkuar administratës shtetërore, si të emëruar politik dhe jashtë çdo lloj kriteri arsimor apo profesional. Sidoqoftë, rezistenca që militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim po bëjnë duke mos u larguar nga puna, ka vendosur mazhorancën qeverisëse në vështirësi ligjore për t’i shkarkuar, sepse ata janë pjesë e shërbimit civil. Pasi ashtu edhe siç gazeta apo edhe Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, kanë bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti një pjesë e madhe e drejtorëve të LSI kanë punësuar në administratë shumë punonjës që vijnë nga radhët e partisë së tyre. Pra automatikisht të gjithë këtë drejtorë dhe punonjës të

administratë kanë marrë statusin e nëpunësit civil dhe në rast shkarkimi i drejtohen gjykatës.

Përplasje PS-LSI në gjykataNdryshe, ku në shumicën e

rasteve shkarkimi i militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga administrata është bllokuar, në disa zona ky proces ka rezultuar deri diku i suksesshëm duke bërë që disa drejtorë apo nëpunës të thjeshtë të LSI të lar-gohen nga puna. Mirëpo, shkarkimi i tyre nga puna duket se ka futur Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në një “luftë” të fortë me njëra-tjetrën. Dhe pikërisht, fusha e betejës ku këto dy forca politike janë përplasur fort, ka qenë Gjykata Administrative. Kështu, burimet i thanë gazetës se thuajse shumica e

Klosi: Parqe rekreative në dy fshatra të Shijakut

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi së bashku me kryebashkiakun Kokomani mbollën 110 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shijakut, duke konkretizuar kështu marrëveshjen e nënshkruar pak kohë më parë midis një biznesi dhe bashkisë Shijak. Për të inauguruar marrëveshjen, ministri Klosi, kryetari i bashkisë Shijak së bashku me depu-tetin e zonës Ilir Ndraxhi dhe të rinjtë e gjimnazit, mbollën 110 fidanë kum-bulle që prej sot do të gjelbërojnë një nga rrugët kryesore pranë sheshit të qytetit. “Projekti do të vazhdojë në çdo cep të qytetit për të shtuar gjelbërimin. Po ashtu me bashkinë po shikojmë mundësinë për të krijuar disa parqe rekreative edhe në kuadër të projektit tonë të 100 fshatrave, ku 2 nga fshatrat e Shijakut, janë zgjedhur si fshatra pilot për bukuritë natyrore që ofrojnë dhe për mundësitë e shkëlqyera që kanë për agroturizëm”, deklaroi ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

Unioni i Bashkive, Veliaj: Projekte konkrete

të përbashkëtaTirana po kthehet gjithnjë e më

shumë në një qendër rajonale. Në takimin e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare, i cili u mbajt dje në Prishtinë, delegacionet nga Tirana, Presheva, Ulqini, Tetova, Gostivari, Prizreni e Fieri vendosën ngritjen e Sekretariatit teknik dhe vendosjen e selisë qendrore në kryeqytetin tonë. Kryetari i Bash-kisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi se Unioni i Bashkive Shqiptare do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të ecur më tej në projekte konkrete të përbashkëta. “Jam shumë i lumtur që Tirana do të jetë selia e Sekretariatit të Unionit. Kemi vendosur ta fuqizojmë këtë Sekretariat edhe me financa, duke caktuar në Tiranë një drejtues ekzekutiv dhe përfaqësues të të gji-tha njësive tona. Sot në kryeqytetin shqiptar kemi Rrjetin e Koordinimit të Shkëmbimeve Rinore për gjithë Ball-kanin, Fondi i Ballkanit Perëndimor gjithashtu e ka selinë në Tiranë. Jemi shumë të lumtur ta mikpresim dhe të ofrojmë bujarinë tonë”, tha ai.

militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët janë shkarkuar nga puna gjatë kësaj kohe, i janë drejtuar gjykatës, pasi kanë qenë të përfshirë në shërbimin civil. Të ndodhur përpara kësaj situate, gjykatat iu kanë dhënë të drejtë teksa disa prej militantëve të LSI kanë fituar gjyqin, si dhe të drejtën e dëmshpërblimit apo të rikthimit në punë. Madje, burimet i thanë gazetës se disa drejtorë në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës kanë fituar gjyqin

dhe janë rikthyer sërish në punë edhe pse vijnë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë që ky rikthim i tyre në punë, jo vetëm që ka futur në sherr PS-në me LSI-në, por këta drejtorë kanë shkuar edhe më tej, duke hezituar që të firmosin shkarkimin e militantëve nga administrata. Megjithatë se çfarë do të ndodh më konkretisht, midis kësaj “lufte” PS-LSI, do ta shohim gjatë ditëve në vijim.

Javën që vjen mazhoranca qeverisëse pritet që të nisë një tjetër fazë sa i takon spastrimit të administratës nga militantët. Prej dy javësh, Partia Socialiste nuk ka zhvilluar mbledhje të grupit parlamentar, mirëpo gjatë kësaj kohe deputetët, ministrat dhe krerët e degëve të PS në rrethe kanë marrë porosi nga kryeministri Edi Rama...

10 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Investitorë italianë nga Lombardia , rajoni italian ndër më të zhvilluarit në Itali, kohët e fundit kanë qenë vizitorët më të shpeshtë për të vëzhguar oportunitetet që ofrojnë tregjet e Ballkanit Perëndi-mor dhe veçanërisht Shqipëria. Në kuadër të investimeve serioze të sipërmarrjeve italiane dhe të objektivave të krijimit të realiteteve të prodhimit në vend, u zhvillua dje pasdite një takim midis ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato dhe një grupi biznesesh italiane që operojnë në fushën e mbrojtjes person-ale, kolektive dhe mjedisore. Delokalizimi dhe transferimi i linjave prodhuese për të zhvilluar biznese të suksesshme në Shqipëri nxiti edhe iniciativën e Kompanisë ST Protect SpA, përfaqësuar nga CEO, Z. Alberto Sarchi, për të shprehur synimet ambicioze, për të krijuar fabrika dhe linja prodhimi ne vend duke përqendruar në këtë mënyrë prodhimin e gamës së gjerë të produkteve të tyre (përfshirë veshje

për punë, artikuj mbrojtës, artikuj teknikë dhe artikuj sigurie, etj) në Shqipëri. Ministrja Qato, gjatë takimit vlerësoi interesin e kompanive për të investuar në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të mirëpritur investimet italiane dhe për t'i përkrahur me të gjithë informacionet, avantazhet që qeveria shqiptare ka venë në dispozi-cion për krijimin e realiteteve të prodhimit në vend. “Legjislacioni i përafruar përherë e më shumë me atë të BE, politikat lehtësuese fiskale dhe krijimi i klimës favorizuese për të bërë biznes, përveç të tjerash i shërbejnë sigurisë dhe mbështetjes së sipërmarrësve të huaj në Shqipëri”, u shpreh ministrja Qato. Angazhimi i ministres Qato në mbështetje të sipërmarrjeve të konsoliduara, ashtu si dhe sipërmarrjeve që sapo kanë lindur apo janë në fillesat, është në mi-sion të politikës së qeverisë për të hapur një epokë të re në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ministrja Qato takohet me sipërmarrësit italianë, rritet interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë

Projekt vendimi i përgati-tur nga Autoriteti i Komu-nikimeve Elektronike për përjashtimin e Albtelekom

nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net dhe që pritet miratohet javën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit drejtues të këtij institucioni, është një skandal i vërtetë. Favorizimi i Albtelekom është krejt i dukshëm, madje duket sikur dhe vetë hartuesi i këtij pr/vendimi, Ilir Zela, nuk përpiqet aspak ta fshehë këtë fakt. Në pr/vendimin e mbajtur të fshehtë për grupet e interesit dhe mediat, thuhet se në ndryshim nga analiza në vitin 2014, bazuar në parimin e proporcional-itetit dhe ndryshimeve të ndodhura në treg gjatë periudhës 2014-2017, AKEP gjykon që të diferencojë zbatimin e masës rregullatore të mos-diskriminimit në tarifat me pakicë të thirrjeve on-net/off-net për Albtelekom dhe dy operatorët e tjerë, duke e hequr këtë detyrim për Albtelekom duke filluar nga data 1.4.2018, pasi AKEP gjykon që heqja e këtij detyrimi (mos-diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on net/off net) për Albtelekom është proporcionale dhe në përputhje me objektivat rregullatore. Por, mbi ç’ar-sye e mbështet këtë vendim AKEP? Në pr/vendimin e hartuar pak ditë më parë, renditen disa arsye, të cilat në thelb i qajnë hallin Albtelekom, si kompania më e vogël në tregun e telefonisë celulare. Në fakt, pr/vendimi është hartuar i tillë, sikur të ishte shkruar në zyrat Albtelekom, pasi vetëm kështu do të justifikohej në këtë mënyrë një kompani e cila në fakt, pavarësisht prejardhjes, po-tencës dhe përmasave, duhet t’u nën-shtrohet ligjeve të shtetit shqiptar, njësoj si konkurrentet e saj të tjera në këtë, apo çfarëdolloj tregu.

Pr/vendimi i AKEP “Sipas të dhënave, Albtelekom

është operatori më i vogël në treg dhe me proporcimin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë. Si operatori më i vogël në treg ka stimulin të ofrojë tarifa konkurruese off net dhe nga sjellja e vitit 2015 rezulton se ishte operatori i parë që filloi aplikimin e këtij detyr-

Arsyetimi i AKEP për favorizimin e Albtelekom: Pas daljes së Plus duhet të bëjmë kujdes me

operatorët e vegjël, na duhen 3 operatorë në treg

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZbardhet pr/vendimi skandaloz i AKEP: Aplikimi i tarifës, jo efektive për operatorin

në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelekom është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj. Ndrys-himet e ndodhura në tregun celular, si dalja i Plus nga tregu, rrisin theksin për një qasje më të kujdesshme ndaj operatorëve më të vegjël në tregun celular dhe mbijetesën e tyre, pasi nga eksperienca në vendet e tjera nga konsolidimi i tregut celular dhe studime të kryera rekomandohet të paktën tre operatorë celularë për

imi vullnetarisht apo strategjikisht (pa detyrim rregullator) më herët se operatorët e tjerë (Prill-Maj 2015 v Korrik 2015. Aplikimi i tarifave jo-diskriminuese on-net/off net në paketa All Inclusive (minuta drejt të gjitha rrjeteve celulare dhe fikse kombëtare) rezulton se është bërë normë tashmë në treg dhe strategjitë e ndryshme nga kjo qasje, sidomos e operatorëve të vegjël, mund të jenë jo-efektive për vetë operator-in. Problemi që mund të shkaktojë

të pasur konkurencë efektive dhe stimuj për investime dhe inovacion në këtë sektor të komunikimeve elektronike”, thuhet në pr/vendimin skandaloz të AKEP. Ky pr/vendim vijon të mbahet i fshehtë nga palët e interesit, ndërkohë që ligji për komu-nikimet elektronike detyron AKEP

të konsultohet para miratimit të tij.

Fitimi i bizneseve i njejtë dy vitet e fundit, ndërtimi më fitimprurësi

Norma mesatare e fitim-it të biznesit në ekonominë shqiptare është 8.75%. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, përfi-tueshmëria për vitin 2016 ishte në nivele pothuajse të njëjta me vitin paraardhës. Të dhënat e INSTAT tregojnë po ashtu se në vlerë absolute, fitimi total i ndërmarrjeve në ekonominë shqiptare ishte rreth 165 miliardë lekë, ose pak më shumë se 1.2 miliardë euro. Të dhënat sektoriale japin gjithashtu një tablo të atyre që janë aktivitetet më fitimprurëse në ekonominë shqiptare. Sipas Institutit të Statistikave, meg-jithë vështirësitë e pas krizës, ndërtimi ngelet ndër degët me normë mesatare fitimi më të lartë. Për vitin 2016, norma e fitimit në sektorin e ndërtimi rezulton të ketë qenë sa 12.3% e vlerës së shitjeve vjetore neto. Ndërkohë, dega e dytë më fitim-prurëse është ajo e shërbimeve, ku norma mesatare e fitimit është 9.1%. sipas INSTAT, sek-tori më pak fitimprurës rezulton ai prodhues, ku fitimi neto për vitin 2016 zinte më pak se 8% të vlerës totale të shitjeve. IN-STAT vlerëson se ky rezultat u ndikua ndjeshëm nga momenti i vështirë e industrisë nxjer-rëse, që e mbylli vitin 2016 me humbje. Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë që normat mesatare të fitimit të bizne-sit janë afërsisht në nivelet e vitit 2009, kur efektet e krizës ende nuk ishin ndjerë shumë në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga ky institucion, pavarësisht se rritja ekonomia është ende e pamjaftueshme, bizneset kanë arritur pjesërisht të rikuperojnë përfitueshmëri në aktivitetin e tyre.

Sipas nenit 110 të Ligjit për Komunikimet Elektronike në Re-publikën e Shqipërisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është i detyruar të sigurojë dhe mbajë shënimet e duhura të in-teresave të palëve të interesuara para marrjes së vendimeve të cilat do të influenconin ndjeshëm tregun. Ligji më tutje thekson se AKEP-i do të publikojë dokumentet e propozuara rregullatore dhe do të kërkojë duke lejuar jo më pak se 30 ditë për palët me interes që ti paraqesin komen-tet me shkrim. AKEP-i gjithashtu mund të organizojë dëgjim publik

në të cilin përfaqësuesit e palëve të interesuara mund të ftohen për të paraqitur mendimet e tyre lidhur me dokumentet e propozuara rregulla-tore. Pas periudhës së caktuar për paraqitjen e komenteve me shkrim dhe para miratimit të rregullores, AKEP-i do ti publikojë këto ko-mente duke ruajtur fshehtësinë e informacioneve sensitive. Nenet e tjera të ligjit gjithashtu i vendosin kërkesë AKEP-it për të organizuar këshillime publike, për shembull në rastin e analizës së tregut ku peri-udha e përcaktuar për paraqitjen e komenteve është 60 ditë.

KONSULTIMI, LIGJI PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE

Ndryshimet e ndod-hura në tregun celu-lar, si dalja i Plus nga tregu, rrisin theksin për një qasje më të kujdesshme ndaj op-eratorëve më të vegjël në tregun celular dhe mbijetesën e tyre, pasi nga eksperienca në vendet e tjera nga konsolidimi i tregut celular dhe studime të kryera rekomandohet të paktën tre opera-torë celularë..

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

C M Y K

10 vjetori i pavarësisë, Thaçi: Kosova e bekuar me miq si Amerika e BE

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraLum urimesh dhe festimesh në Prishtinë për përvjetorin e 10 të pavarësisë

Andi LAMKO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar dje qytetarët e Kosovës për dhjetë vjetor-in e pavarësisë së vendit,

duke shpallur të realizuar ëndrrën e madhe të lirisë, pavarësisë e sovran-itetit. “Dhjetë vjet më parë realizuam ëndrrën e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Shpallja e pavarësisë së Kosovës është akti më i lartë politik që kurorëzoi përp-jekjet tona historike, sakrificën dhe synimin për të hyrë në familjen e kombeve të lira dhe sovrane. Sot, të gjithë qytetarët tanë festojnë me krenari dhe dinjitet kudo që gjenden në Kosovë, diasporë dhe kudo në tro-jet shqiptare. Sot, më shumë se çdo herë qytetarët tanë kujtojnë vlerat supreme të sakrificës për liri të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë në periudha të ndryshme të historisë së pasur të popullit tonë. Kosova është vend i bekuar që ka miq të fuqishëm në botë, me në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e BE dhe më gjerë”, thuhej në deklaratën e presidentit Thaçi, i cili me tej zotohej për mbrojtjen dhe ndërtimin e atdheut, për lumturinë, prosperitetin dhe perspektivën e pop-ullit dhe brezat që do vijnë më pas.

Festë në PrishtinëPrishtina ishte zbukuruar dje me

flamurë të Kosovës dhe atmosfera festive e kryeqytetit zhurmonte nga qindra qytetarë që vërshonin në sheshet e kryeqytetit, nën rrezet e diellit si rrallëherë të ngrohta. Ata mbanin në duar flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe gëzonin në

Radev-Xhaferi: Bullgaria mbështet Maqedoninë në NATO e BE

Dhuna në Rio de Janeiro, ushtria merr në dorë sigurinë

Presidenti i Bullgarisë, Ru-men Radev dhe kryetari i Kuven-dit të Maqedonisë, Talat Xhaferi thanë dje në takimin mes tyre në Shkup, se nënshkrimi i Marrëve-shjes për fqinjësi të mirë, ka hapur mundësi të reja në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për afrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Xhaferi vlerësoi ndihmën e Bull-garisë për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një ditë më parë pas takimit me presi-dentin Gjeroge Ivanov, Radev tha se në lidhje me debatin e emrit me Maqedoninë, Bullgaria

nuk mbështet opsionet e emrave me referencë gjeografike. “Për ne është e rëndësishme që emri i mundshëm si rezultat e këtyre bisedimeve, të mos përmbajë përcaktues gjeografik që është pjesë e territorit të Republikës së Bullgarisë”, deklaroi president i Bullgarisë Rumen Radev. Presi-denti Ivanov tha: “Marrëveshja për bashkëpunim të mirë me një vend që është anëtare e BE-së dhe NATO-s është dëshmi më e fortë se në Kushtetutën tonë nuk ka dispozita për irre-dentizëm”, tha Ivanov.

Qeveria e Brazilit caktoi sot një gjeneral të ushtrisë përgjegjës për sigurinë në shtetin e Rio de Janeiro, duke reaguar ndaj dhunës së ban-dave. Presidenti Michel Temer e krahasoi dhunën me një kanc-er dhe shtoi se krimi i organi-zuar kishte marrë nën kontroll shtetin. Guvernatori i Rio-s dërgoi më parë apelin e tij të ndihmës pasi dhe karnavalet e këtij viti u shënuan nga dhuna. Tashmë ushtria do të mbikqyrë policinë dhe agjencitë e tjera të rendit. Presidenti Termer tha se

po merrte masat ekstreme pasi e kërkonin rrethanat. "Qeveria do të japë një përgjigje të fortë, duke marrë të gjitha masat për çrrënjosjen e krimit të organi-zuar”, tha ai. Gjatë karnavaleve të famshme në Rio u panë ske-na përleshjesh me armë e bas-tisjes, ndërsa tre policë mbetën të vdekur. Guvernatori Luiz Fernando Pezao i kërkoi falje turistëve të karnavaleve, dhe i bëri apel qeverisë qendrore të angazhonte ushtrinë si mënyra e vetme për të vepruar kundër bandave të armatosura rëndë.

Negociatat për emrin e Maqedonisë, në ujëra të panjohura

E përditshmja greke “Kathi-merini” shkruante dje se para përfundimit të muajit, Parlamenti grek do ta ratifikojë fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocjim të Maqedonisë me BE, ndërsa menjëherë pas saj Greqia do ta mbështesë kandi-daturën e vendit për anëtarësim në Nismën Adriatiko – Joniane, pas kompromisit mes kryeminis-trave Zaev dhe Tsipras në Davos. Gazeta shton se ndryshimi i emrave të autostradës dhe aer-oportit, tashmë janë publikuar në “Gazetën Zyrtare”, ndërsa

riemërtimet e javës së ardhshme ta sjellin Kotziasin nga Athina në Shkup, me fluturim i pari i këtij lloji pas pothuajse 12 vjet. Në analizën e djeshme gazeta thotë se negociatat midis Shkupit dhe Athinës për dallimet rreth emrit po hyjnë në ujëra të panjohur, ndërsa si pika të vështira në bisedimet përmenden emri, identiteti dhe Kushtetuta. Edhe pse bisedimet midis dy minis-trave të punëve të jashtme kanë përparuar mjaft, mbeten ende çështje për të cilat po bisedohet, shkruan “Kathimerini”.

eventet e organizuara nga bashkia e qytetit. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora këndoi mbrëmë në koncertin e posaçëm të përvjetorit të pavarësisë. Ndërsa kryetari i bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte mbledhur për nder të dhjetëvjetorit të Pavarë-sisë, kol;gat e tij kryetarë të qyteteve shqiptare. “Sot në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Prishtina mirëpret kryetarët e Tiranës, Tetovës, Preshevës, Gosti-varit, Fierit, Ulqinit dhe Prizrenit në takimin e dytë të Unionit të Bash-kive Shqiptare”, tha ai. Urimet për përvjetorin e pavarësisë erdhën nga shumë vende mike të Kosovës, por më së shumti nga zyrtarë e ish-zyr-tarë amerikanë. Ish-kreu i ushtrisë së NATO-s gjatë kohës së luftës së Kosovës Wesley Clark uroi Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë, duke

siguruar vendin se miqësia me SHBA vetëm do të forcohet.

Urimet e aleatëve të KosovësNë urimet u bashkuar zyrtarë

të tjerë si ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, dhe zyrtarët më të lartë të BE. Dy ditë më parë presidenti Donald Trump, dërgoi urimet e tij në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në letrën që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhej se gjatë dhjetë vjetëve të pavarësisë së saj Kosova ka bërë hapa të mëd-henj në forcimin e sovranitetit dhe të demokracisë multietnike. "meg-jithëse mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj", ka thënë Trump në letër. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosovën e njohin 116 shtete, përfshirë SHBA dhe 23 shtete të Bashkimit Evropian,

Lavrov: Paditë amerikane kundër

rusëve janë "gjepura" Ministri i Jashtëm rus, Sergei

Lavrov tha se nuk ka komente për paditë amerikane ndaj 13 shtetasve rusëqë supozohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, por i quajti akuzat “gjepura”, derisa Moska të shqyrtojë faktet e çështjes. Lavrov bëri këto komente në sesionin pyetje-përgjigje në Konferencën për Siguri në Mynih, ku janë mbledhur liderët kryesorë të Evropës. Një ditë më parë prokuroria e Uashingtoni ka njoftuar për paditë kundër 13 qytet-arëve dhe kompanive ruse.

Pakistan: 4 dënime me vdekje për

vrasësin e Ansarit Një gjykatë në Pakistan i dha dje

katër dënime me vdekje 24-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e përdhunimin e një vajze gjashtë-vjeçare muajin e shkuar. Trupi i Zainab Ansari u gjet në një kazan mbeturinash në jug të Lahore më 9 Janar. Vrasja shkaktoi zemërim të gjerë në të gjithë vendin dhe protesta kundër paaftësisë së policisë, në të cilat vdiqën dy demon-strues. Vrasësi i Zainab është lidhur nga policia dhe me disa vrasje të ngjashme në zonë.

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Meksikë,

13 të vdekur Të paktën 13 njerëz, duke përf-

shirë dhe tre fëmijë, u vranë mbrëmë nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak pranë vendit të goditjes së tërmetit në Meksikë. Dymbëdhjetë njerëz vdiqën në vendin e incidentit në shtetin mek-sikano-jugor Oaxaca, mes të cilëve pesë gra, katër burra, dy vajza dhe një djalë i vogël. Personi i trembëdhjetë vdiq në spital dhe rreth 15 të tjerë u plagosën. Mjeti u rrëzua pasi kishte vizituar dëmet e tërmetit të një dite më parë. Viktimat ishin të gjitha në tokë.

Seanca e paraparë për ditën e sotme për votimin e Demarkacionit është shtyrë për datën 20 shkurt. Dje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishkim të marrëveshjes pas ratifikikimit. Më tej kryeministrit Ramush Haradinaj ka dërguar kërkesën e shtyrjes s seancës te krye-parla-mentarit Kadri Veseli, duke shprehur nevojën për votat e duhura për miratim. Marrëveshja do të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar në mes të presidentit dhe Kosovës Hashim Thaçi dhe homolo-gut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanovic. “Seanca mund të mos mbahet nesër. Gjatë javës do të kemi numrat për miratim. Besoj se i kemi numrat pasi e drejta e Kosovës në territor është respektuar”, tha Haradinaj.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha dje në një intervistë se serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se çdo ven-dim për normalizimin e lidhjeve do të duhet të vendoset përpara votuesve serbë. “Populli duhet të vendosë”, ka thënë ai, duke shtuar se ka dyshime të mëdha që të njëjtit do ta miratonin njohjen e plotë të Kosovës. “Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë mar-rëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se kompromisi është i mundshëm, mirëpo që duhet të jetë i bazuar në vullnetin politik të Brukselit dhe jo në presion ndaj Serbisë.

KOSOVË, SEANCA PËR DEMARKACIONIN SHTYHET PËR 20 SHKURT VUÇIÇ: SERBËT NUK DO TA PRANOJNË NJOHJEN E PLOTË TË KOSOVËS

me Barbadosin që është i fundit që iu shtua listës pak ditë më parë. Rusia dhe Spanja janë mes shteteve që refu-zojnë ta njohin pavarësinë, pasi kon-siderojnë se ky veprim mund të nxisë rajonet e tyre separatistë të kërkojnë të njëjtën gjë. Një vit pas shpallje së pavarësisë, Kosova u anëtarësua në FMN dhe Bankën Botërore ndërsa në 2010-tën Gjykata më e lartë e OKB-së i jep mbështetjen formale shtetësisë së vendit, duke thënë se është në pajtim me ligjin ndërkombëtar. Por Serbia vazhdon t’ia mohojë sovran-itetin, dhe vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pengon Kosovën që të bëhet shtet anëtar i OKB-së.

Sot qytetarët tanë ku-jtojnë vlerat supreme të sakrificës për liri të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë në periudha të ndrys-hme të historisë së pasur të popullit tonë. Kosova është vend i bekuar që ka miq të fuqishëm në botë, me në krye me Shte-tet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e BE dhe më gjerë..

12 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen bisedat, ja si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu akuzonin Moskën më 1961 për sabotimin e kongresit të PPSH, në sulm ndaj Nikita Hrushov

Viti 1961 solli fundin e mar-rëdhënieve Shqipëri-Bash-kimi sovjetik. Në një bisedë të zbardhur mes Enver

Hoxhës, Mehmet Shehut dhe një delegacioni tregohet se si liderët e Partisë Komuniste sulmonin Moskën dhe Nikita Hrushovin.

25 shkurt, 1961 Raport mbi takimin e dytë të partisë

së Kinës me partinë shqiptare të punës gjatë kongresit të katërt të partisë në Tiranë. Kreu i delegacioni kinez në Shqipëri, Li Xianian dhe sekretari i parë i partisë Enver Hoxha diskutojnë për vështirësitë në marrëdhëniet shqipta-ro-sovjetike, nevojat ekonomike dhe ushtarake në Shqipëri. Takimi u mbajt në zyrën e sekretarit të partisë Hoxha prej orës 10.00 deri në ora 14.00. Për palën tonë ishte gjithashtu i pranishëm kryeministri Mehmet Shehu. Nga pala kineze ishin të pranishëm kreu i delega-cionit Li Xianian dhe përkthyesi.

Hoxha: Mbaruam me sukses kon-gresin e partisë sonë. Ju çfarë mendoni, si ju duk? Si shkoi vizita juaj në vendin tonë?

Li Xianian: Ne pamë se udhëheqja juaj dhe masat popullore qëndrojnë në një pozitë. Pas kongresit vizituam disa qytete si Kavaja, Lushnja, Berati e Vlora, ku vërejtëm ndryshime të mëdha që prej herës së fundit kur vizituam Shqipërinë në 1954. Industria e bujqësia juaj kanë avancuar dhe standardi i jetesës së popullit është rritur në mënyrë të kon-siderueshme. Entuziazmi i popullit tuaj është i plotë dhe i dukshëm. Masat tuaja punëtore e duan partinë dhe shokun Enver. Në disa fusha keni përparuar më shumë se ne.

Hoxha: Jo, ju jeni shumë më për-para nesh. Kina është një vend shumë i madh.

Li Xianian: Partia shqiptare e punës me në krye shokun Enver kanë hyrë plotësisht në kursin e duhur. Ajo që kam parë në vendin tuaj është një tregues i linjës tuaj korrekte.

Hoxha: Ne mendojmë se kongresi i 4-t i partisë shkoi shumë mirë dhe ishte i suksesshëm. Aty u konfirmua uniteti i partisë sonë dhe linja e drejtë dhe e vazhdueshme marksiste-leniniste. Ky fakt na ka bindur se në të ardhmen partia jonë do të realizojë me sukses premtimet e bëra ndaj popullit në planin e tretë 5-vjeçar dhe do të mbrojë me vendosmëri marksizëm-leninizmin nga devijuesit e brendshëm dhe të jashtëm. Disa nga komentet kryesore të kongresit treguan se partia jonë po ndjek kursin e duhur në këto kohë të vështira që po kalojmë jo vetëm ne por e gjithë lëvizja ndërkombëtare komuniste. Dua të them se reagimet ndaj kongresit janë një provë se partia jonë po zbaton me besnikëri deklaratën e Moskës, dhe se tashmë e kupton se cilët e ndjekin kursin marksist-leninist dhe cilët janë të padrejtë, oportunistë dhe revizion-istë. Reagimet ndaj kongresit tregojnë se në këto momente delikate partia e di si të ruajë balancën mes dashurisë, miqësisë e besnikërisë ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj partisë bolshevike të Leninit dhe ndaj personave që ndjekin linjën e Hrushovit, të cilët mund të quhen revizionistë oportunistë, së bashku me elemente të tjerë ose grupe në partitë komuniste të Evropës Lindore. Nga ana tjetër kongresi ynë e dinte si të demon-stronte besnikërinë ndaj partive të lav-dishme komuniste të BRSS, Kinës dhe partive të tjera, por kryesisht ndaj atyre aziatike, të cilat kanë qenë koherente në mbrojtjen e marksizëm-leninizmit. Kjo u tregua qartësisht nga kongresi. Kongresi tregoi gjithashtu se ne jemi një fuqi e madhe dhe do t’i rezistojmë me sukses valëve të rrezikshme re-vizioniste që kanë nisur një sulm ndaj

Ja diskutimet mes Hoxhës, Shehut dhe përfaqësuesve kinezë

na thoshin as “mirëmëngjesi”, por ditët e fundit kur e panë unitetin e partisë sonë, Pospielov dhe njerëzit e tij kërkuan një takim me ne. Në takim, Pospielov nxori bllokun e tij të shënimeve dhe lexoi me kujdes prej tij prej frikës mos bënte ndonjë gabim. Herë pas here ai shihte nga Andropov. Ne mendojmë se ardhja e tyre këtu ishte një tentativë për të sabotuar kongresin tonë. Në fjalën e tyre ata nuk e përmendën fare kongresin apo diskutimet, sikur në Shqipëri nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. (Li Xianian qesh) Por sipas tyre, ngjarje më të rëndësishme kishin ndodhur në marrëdhënien mes vendeve tona. Ata pretendonin se një nga njerëzit tanë teksa pinte raki në restorant kishte sharë Hrushovin në sy të specialistëve sovjetikë e çekosllovakë. Ata pretendonin gjithashtu se ne kishim kontrolluar zyrat e gjeologëve sovjetikë, apo çështje të tjera të parëndësishme aq sa nuk i mbajmë dot mend. Në fund ata thanë se miqësia mes vendeve tona nuk mund të jetë kuptimplotë nëse Hrushovi nuk përmendet kurrë.

Mehmet Shehu: Ai e kishte prob-lemin në faktin se ne nuk duartrokitëm në nder të Hrushovit në kongres.

Hoxha: Ai nuk e tha këtë.Mehmet Shehu: Nuk e tha, por e

nënkuptoi.Hoxha: Ne u thamë atyre qartësisht

e miqësisht se si e shikon partia jonë çështjen e miqësisë së shenjtë me Bash-kimin Sovjetik, siç u diskutua dhe në kongres. I thamë sesi populli dhe partia jonë e do me sinqeritet Bashkimin Sov-

jetik dhe nuk do i uronim kurrë të keqen popullit sovjetik. Ne u thamë gjithashtu se nëse diçka ndodh në Bashkimin Sov-jetik populli shqiptar do të jetë i pari në mbrojtje të tij. Ne i thamë se për arsye se mbrojmë marksizëm-leninizmin disa vende na quajnë antisovjetikë, ndërsa antisovjetikët e vërtetë tani dalin gjoja në mbrojtje të BRSS. Hrushov ka thënë vetë se Gomulka vepron si fashist, ndër-sa tani Gomulka është bërë pro-sovjetik dhe sipas tij ne jemi antisovjetikë. Por ko nuk do të na ndajë. Ne i përsëritëm atyre se nuk do shkelim kurrë premtimin

tonë se do të vazhdojmë të forcojmë miqësinë tonë me BRSS. Ndërsa sa për shokun Hrushov, ne nuk kemi ndërhyrë në çështjet e partisë sovjetike prandaj duam që ai të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të një parie e vendi mik. I thamë që ky fakt duhet të jetë i qartë. Miqësia jonë me Bashkimin Sovjetik nuk është thjesht simbolike, kjo është një miqësi që duhet të forcohet nga bashkëpunimi me njëri-tjetrin, por gjith-monë në mënyrë marksiste-leninsite. Ata na thanë se dhe ne ishim dakord, se kemi mosmarrëveshje me partinë

Ju ndoshta e keni bënë re edhe vetë që ne mendojmë se delegacionet sov-jetike dhe çekosll-ovake, në bash-këpunim me del-egacione të tjera, kishin ardhur këtu me qëllim të sab-otonin kongresin tonë. Ishte e qartë që ata nuk kishin qëllime miqësore dhe nuk kërkonin përmirësimin e lidhjeve mes par-tive tona...

lëvizjes ndërkombëtare komuniste. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi mbajtur partinë në korrent të të gjitha çështjeve dhe situatave, siç ishte rasti për zhvillimet në Bukuresht. Ne i thamë partisë anën e mirë dhe anën e keqe, se si na akuzuan në Bukuresht dhe në Moskë dhe sesi partia e Kinës na mbrojti nga sulmet. Prandaj delegatët e kongresit ishin përgatitur dhe kishin një sens politik të shëndoshë. Partia jonë është njohur me përmbajtjen e fjalimit të Ten Ciao Ping dhe ia ka shpjeguar çështjet edhe masave popullore. Dele-gatët e dinin se çfarë çorbe po përgatiste delegacioni çekosllovak në prapaskenat e kongresit, por veprimet e tyre ishin të drejta. Ata i nuhatën qëllimet e tyre dhe reaguan politikisht. Ju ndoshta e keni bënë re edhe vetë që ne mendojmë se delegacionet sovjetike dhe çekosllovake, në bashkëpunim me delegacione të tjera, kishin ardhur këtu me qëllim të sabotonin kongresin tonë. Ishte e qartë që ata nuk kishin qëllime miqësore dhe nuk kërkonin përmirësimin e lidhjeve mes partive tona. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për delegacionet e Polonisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Bullgarisë e Rumanisë. Qëllimi i tyre ishte të sul-monin partinë tonë dhe me anë të saj partinë kineze, duke gjetur arsye për të na akuzuar për devijime nga deklarata e Moskës. Qëllimi i tyre ishte të krijonin përçarje në kongres, ose të paktën të krijonin konfuzion, të cilin ta përdornin më vonë në aktivitetet e tyre subversive. Ata u përpoqën të ngrinin provokime në mënyrë që të shkaktohej skandal, duke gjetur justifikimin për t’u larguar. Ne e dinim shumë mirë që ata do të tentonin këtë, por për kënaqësinë tonë situata nuk influencoi delegatët e kongresit. Reagimi i tyre ishte spontan dhe nuk ishte nevoja për direktiva të brendshme. Aktivitetet jo-miqësore drejtoheshin nga delegacioni sovjetik dhe intriguesi kryesor ishte Andropov.

Mehmet Shehu: Ai është gjarpër, nuk është njeri.

Hoxha: Rolin e provokatorit krye-sor luajti Barak, kreu i delegacionit çekosllovak. E tregoi veten që është një provokator dinak, por ata dështuan në qëllimet e tyre, kongresi i dha atyre një grusht të fortë duke treguar unitetin e çeliktë të partisë sonë.

Mehmet Shehu: Kongresi ynë e bëri këtë me gjithë përpjekjet e Hrushov e Barak. Delegatët ishin të zemëruar nga sjellja e tyre prozatore dhe subversive, aq sa të gjithë votuan pa kundërshtime.

Hoxha: Revizionistët morën një mësim të mirë, ata mësuan jo vetëm se është e pamundur të përdorësh in-trigat për të futur përçarjen por dhe se partia jonë është e fortë kur ka rreziqe që e kërcënojnë atë dhe komunizmin ndërkombëtar. Ne besojmë se kongresi u dha revizionistëve një mësim si në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë ditëve të para të kongresit ata nuk

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen bisedat, ja si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu akuzonin Moskën më 1961 për sabotimin e kongresit të PPSH, në sulm ndaj Nikita Hrushov

Ja diskutimet mes Hoxhës, Shehut dhe përfaqësuesve kinezë

sovjetike, mosmarrëveshje që janë politike, ideologjike dhe të tjera. Do të gënjenim veten nëse thoshim se mos-marrëveshjet shuhen me një të kaluar të penës. Ato mund të shuhen gradualisht me vullnet të mirë nga të dyja palët. Për këtë ne ishim dakord. (Shoku Li Xianian qesh). Sa për akuzat se kemi folur keq për Hrushovin, ne i thamë se janë akuza provokuese, dhe në fakt pre-tendimet e tyre u diskredituan. Ndërsa për kontrollet, ne bëjmë inspektime të zyrave dy-tre herë në vit pasi ndihmon në ruajtjen e sekreteve të partisë dhe të

shtetit, këtë e kanë parë dhe specialistët sovjetikë. Është në praktikë e ngjashme me atë në Bashkimin Sovjetik, në fakt prej tyre e kemi mësuar. Masat tona të disiplinës ata po i përdorin si pretekste për largimin e specialistëve sovjetikë të naftës nga vendi. Ne i thamë atyre të ndalojnë këtë, pasi nëse fillojmë me hedhjen e fajit, ne mund të mbushim një listë të gjatë me aktivitete sovjetike kundër partisë sonë. Ne u përsëritëm se për të forcuar miqësinë tonë të dyja palët duhet të tregojmë vullnetin e mirë, pro sovjetikët kanë bërë vetëm të kundërtën.

Ne ngritëm gjithashtu çështjen e huave, duke i kërkuar arsyen se përse kërkonin ndërprerjen e huave në një kohë kur e kishin konfirmuar me udhëtimin tim në Moskë. Huat ishin pranuar në mënyrë bilaterale. Unë me Mehmetin kishin udhëtuar pikërisht për këtë në Moskë në 1959. Përse po rikthehemi te kjo çështje, për arsye politike e ideologjike apo objektiva të tjerë? Pastaj i kërkuam se përse duhet të vizitojmë Moskën për një çështje që ishte rënë dakord më parë.

Li Xianian: Përmendja prej tyre e Deklaratës së Moskë si bazë për zg-jidhjen e mosmarrëveshjeve është një gjë e mirë.

Hoxha: Andropov tha se një qeveri ka të drejtë të rishikojë marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën. Ne u përgjigjëm se Bashkimi Sovjetik mund të rishikojë marrëveshjet me revizionistët jugosllavë apo ato me vendet kapitaliste, por jo ato me vende socialiste si Shqipëria dhe me një parti marksiste-leniniste si partia e punës së Shqipërisë. Meqenëse ju po elim-inoni mosmarrëveshjet politike dhe ideologjike atëherë nuk ka arsye pse marrëveshjet ekonomike të mos ekze-kutohen. Ne i përsëritëm se megjithëse ata mund të thonë se këto nuk janë arsye për ndalimin e huave për ne, ne e dimë se në realitet janë të tilla. Ne i thamë se nuk do të shkelim kurrë mbi marksizëm-leninizmin dhe se nuk do të shkojmë në Moskë për të rishikuar mar-rëveshjet ekonomike me BRSS, sepse i konsiderojmë të padiskutueshme. Ne i kemi thënë hapur shokut Hrushov se edhe nëse përfundojmë pa bukë ose pa këpucë, nuk shkelim marksizëm-len-inizmin. Ndalimi i huave do të ishte jo vetëm një krim kundër Shqipërisë por dhe ndaj lëvizjes ndërkombëtare komu-niste, pasi ato janë të rëndësishme për ne ekonomikisht dhe ideologjikisht për lëvizjen komuniste.

Li Xianian; Keni vepruar në mënyrën e duhur.

Hoxha: U thamë se partia jonë

i ka shkruar disa herë mbi çështjen dhe ata nuk kanë kthyer përgjigje. A është normale kjo? Andropov tha se u ishin përgjigjur letrave, por ne nuk kishim marrë asnjë përgjigje. Pastaj përmendëm problemin e armatimeve.

Mehmet Shehu: Po flasim për kred-itë e ndihmave ushtarake që Bashkimi Sovjetik nuk ka kryer prej kohësh në këtë rajon. Pas konferencës së Buku-reshtit të gjitha dërgesat ushtarake kanë ndaluar dhe marrëveshjet janë pezulluar.

Hoxha: Ne u thamë se kjo është një çështje serioze pasi jemi vend anëtar i Paktit të Varshavës. Jemi një vend i vogël dhe i rrethuar nga vende armike, shumë komplote bëhen kundër vendit tonë, dhe pikërisht në këto kushte arta vendosin ndalimin e dërgesave ushtarake.

Mehmet Shehu: Ne përmendëm faktin se kur marshalli indonezian Ab-dul Nasution vizitoi së fundmi Moskën, brenda javës BRSS dhe hua 1 milionë rubla ndihma ushtarake, ndërsa ne shqiptarët megjithëse kemi nënshkruar marrëveshje na ndalojnë dërgesat.

Hoxha: Është tamam kështu ne i thamë se çështjet duhet të merren sa më shpejt në konsideratë nga partia e qeveria sovjetike. Ne i thamë se ata nuk duhet të mendojnë se meqënëse po na ndihmon Kina, ne nuk kemi nevojë. U thamë se deri tani Kina na ka dhënë një hua prej 500 milionë rubla. Ata nuk kishin përgjigje për argumentet tona kështu që biseda devijoi në shaka e të qeshura. Në fund ne i çuam të fala për shokun Hrushov. Në këtë pikë, Pospelov u ngrit e tha: “Si mund të dërgoni të fala për të”. “Po” i thashë unë, pastaj Mehmeti i tha të njëjtën gjë, dhe Hysni Kapo i tha t’i dërgojë të fala. Kurse Pespelov u përg-jigj: “Do ta mbaj shënim këtë”.

Mehmet Shehu: Ata e konsideru-an këtë akt si të jashtëzakonshëm e të pabesueshëm, pra si një sukses që kishin marrë të fala nga Hoxha për Hrushovin. Në fjalë të tjera diskutimi pati një fund disi më miqësor. Kur u larguan nga

Shqipëria sapo arritën në Budapest, njerëzit tanë na informuan se Pospelov i kishte thënë shokëve hungarezë se kishin arritur më shumë nga ç’kishin pritur në Shqipëri, ndërsa një nga shokët çekë tha: “Më në fund u larguam nga zhurma”. Ndërsa Andropov tha se mjeg-ulla në Budapest ishte më e mirë se dielli i Tiranës”. Ju shoku Li Xianian e njihini mirë qëndrimin e partisë sonë, por tani pas kongresit, keni një pamje edhe më të qartë të gjendjes së shëndoshë të popullit dhe partisë sonë, të unitetit dhe vendosmërisë së tyre në mbrojtjen e linjës marksiste-leniniste.

Li Xianian: Jeni të lidhur si mishi me thoin.

Mehmet Shehu: Edhe para kon-gresit ishim të lidhur si mishi me thoin, por sjellja armiqësore e këtyre provoka-torëve na ka bërë një.

Hoxha: Vendosmëria jonë në mbrojtje të Marksizëm-leninizmit dhe progresi i parashtruar nga deklarata e Moskës, forcojnë miqësinë tonë me Republikën Popullore të Kinës, Bash-kimin Sovjetik dhe partitë e lavdishme të kampit socialist. Çështja e unitetit është shumë e rëndësishme për ne. Komiteti qendror i partisë sonë nuk do t’i japë asnjë mundësi revizionistëve që të na godasin, megjithëse ata janë tepër dinakë dhe intrigues. Ne kemi qenë gjithmonë të vendosur në mbrojtjen e kësaj kauze, së bashku me partinë e lavdishme të Kinës dhe shokun e dashur Mao Ce Dung, për të cilin partia jonë ka një dashuri dhe respekt të madh. Ne jemi krenarë për marrëdhënien tonë me Kinën dhe për besimin e patundur në komunizmin ndërkombëtar. Partia jonë mendon se lëvizja ndërkombëtare komuniste po kalon një moment të vështirë. Në rrymë e fortë revizioniste po kallon mes internacionales komuniste, duke krijuar rreziqe serioze. Grupi revizionist, renegat i Titos është një nga armiqtë kryesorë të komunizmit dhe megjithëse ai është demaskuar ende nuk është shkatërruar (shoku Li Xianian pohon me kokë). Por grupi revizionist i Nikita Hrushov është akoma më i rrezikshëm për lëvizjen ndërkombëtare komuniste, pasi nuk është demaskuar ende. Kursi i tij po prish unitetin dhe po rrezikon paqen në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Mehtmet Shehu: Edhe për paqen pasi sa më pak unitet të ketë në kampin socialist aq më shumë shtohet kurajo dhe shpresa te imperialistët, veçanërisht te amerikanët, të cilët sulmojnë Bash-kimin Sovjetik, ose të paktën Kinën.

Hoxha: Prandaj ne mendojmë se vetë Bashkimi Sovjetik është në rrezik për sa kohë ai drejtohet nga revizionisti Hrushov. Plani i tij është të dobësojë dhe përfundimisht të shkatërrojë kampin socialist, duke nisur nga Kina socialiste që është dhe pengesa kryesore ndaj revizionistëve me mbrojtjen e saj të ven-dosur ndaj marksizëm-leninizmit. Kjo është arsyeja që përveçse besojmë se është detyrë e partisë sonë kombëtare, ne e konsiderojmë detyrë të madhe ndërkombëtare shpëtimin e kampit socialist të shpëtojmë komunizmin ndërkombëtar nga aktivitetet subver-sive të Hrushov. Kjo duhet të jetë detyra kryesore ndërkombëtare e të gjitha partive socialiste. Por si t’i arrijmë këto objektiva? Duke ndërhyrë në punët e brendshme të Bashkimit Sovjetik apo të vendeve të tjera që kanë dev-ijuar nga linja marksiste-leniniste? Absolutisht jo! Vetëm me anë të qën-drimit tonë të patundur në mbrojtje të marksizëm-leninizmit dhe kundër imperializmit modern dhe revizioniz-mit jugosllav, do të hedhim dritë që dhe partitë e tjera të kuptojnë. Ndërsa për ata që janë armiq të marksizëm-len-inizmit si Nikita Hrushov, ne nuk mbajmë shpresa rehabilitimi.

Ne mendojmë se vetë Bashkimi Sovje-tik është në rrezik për sa kohë ai dre-jtohet nga revizionisti Hrushov. Plani i tij është të dobësojë dhe përfundimisht të shkatërrojë kampin socialist, duke nisur nga Kina socialiste që është dhe pengesa kryesore ndaj revizionistëve me mbrojtjen e saj të vendosur ndaj marksizëm-leninizmit. Kjo është arsyeja që përveçse besojmë se është detyrë e partisë sonë kombëtare, ne e konsid-erojmë detyrë të madhe ndërkombëtare shpëtimin e kampit socialist...

14 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

k r o n i k e www.sot.com.al

NJOFTIM PUNEProfili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese

më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të palua-jtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo indus-triale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare, kërkon të punësojë disa Inxhiniere me konkonkretisht:, Inxhinier Miniere (edhe te sapo diplomuar ne master shkencor) te cilet do të punojnë me orar të plotë pranë Minierës së Kromit Bulqizë.

Detyrat dhe PërgjegjësitëPozicioni: Inxhinier Miniere (programi Inxhinier te Rinj)

1. Zbaton me përpiktmëri maksimale rreg-ulloren e sigurimit teknik dhe procedurat e punës. Promovon vazhdueshem zba-timin e kësaj rregullore dhe ndjekjen e procedurave të punës nga brigadierët dhe punëtorët e tjerë të Minierës;

2. Ndërmerr kërkime gjeologjike të vëndeve të shfrytëzimit në Minierë, në përputhje me formatin e paracaktuar dhe standartet e Shoqërisë;

3. Promovon rëndësinë e sigurisë në punë në të gjithë stafin e Minierës;

4. Asiston në ne përgatitjen e fronteve të punës, duke koordinuar me departamen-

tet e ndryshme; Procedura e aplikimit për këtë vënd pune: Për te aplikuar për këto pozicione, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmën-dura: • CV të Detajuar; • Letër Interesi,tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim1. Me e-mail: [email protected]. Telefon+355 4 2242938 (Vetem 08:30-17:00)3. Duke dërguar me postë në adresën e

mëposhtme: • Miniera e Kromit Bulqize

Policia shqiptare dhe ajo italiane vijojnë aksionin e përbashkët antidrogë ‘NADIR’. Në kuadër të këtij operacioni, forcat e policisë kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit bën me dije se është vënë në pranga shtetasi shqiptar, Nikolla Sh, 40 vjeç. Ndërkohë, në kuadër të aksionit të përbashkët policor dy ditë më parë u bë e mundur arrestimi i 12 personave, 3 prej të cilëve në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri. Nga aksioni i përbashkët u sekuestruan 4 kg kokainë e pastër, 1 kg hashash dhe 36 mijë euro cash. Hetimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë. Tre ditë më parë në sajë të operacionit “Nadir”, u arrestua në Lushnje 38-vjeçari Mario. Ç.

Një 17 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë në ajër. I arrestuari është shtetasi me inicialet N. P.. "Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë. Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç", thuhet në komunikatën e policisë. Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automa-tik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17-vjeçari. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. Materialet do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”. Burime zyr-tare bëjnë me dije se në prangat e policisë ranë Vasilika L., 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër; shtetasja me inicialet E. A., 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Gjithashtu u arrestua dhe Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sipas policisë, shtetasja Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen me inicialet E. A., kundrejt shumave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.

Operacioni “Nadir”, arrestohet një tjetër shqiptar

Qëlloi me armë në ajër, arrestohet adoleshenti

Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, pranga 46 vjeçares

Hetimet, ja dinamika e vrasjes së Devi Kasmit

Florian Musai: Nuk doja të vrisja njeri, qëllova për vetëmbrojtje

Elvis MYRTA

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen se janë autorë të ngjarjes së

ndodhur dy ditë më parë në Selitë, ku si rrjedhojë e një konflikti në një lokal mbetën të plagosur njëri nga të arrestu-arit dhe kamerieri i lokalit. Në pranga janë vënë shtetasit Florjan Musaj, 25 vjeç dhe Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Florian Musaj, autori i plagosjes së Gjon Pelivanit, u vetëdorëzua në ko-misariatin e Tiranës mbrëmjen e së premtes. Të njëjtat burime saktësojnë se në praninë e avokatit të tij, Musaj ka pohuar përpara uniformave blu se nuk ka dashur të vrasë njëri. Ai ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje ndaj 28-vjeçarit Gjon Pelivani. Sipas 25-vjeçarit kanë qenë katër persona të armatosur që kanë hyrë në lokalin e tij, Pelivani së bashku me tre miqtë e tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. “Kanë qenë katër persona të armatosur që hynë në lokal, në këtë moment njëri prej tyre u konfliktua me kamerierin dhe unë ndërhyra, pasi ai e ofendoi atë”, është shprehur 25-vjeçari përpara uniformave blu. Gjithashtu, ai ka treguar në polici se arma nuk ishte e tij, por e njërit prej personave që hyri në lokal. Ai ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë por e ka qëlluar për vetëmbrojtje. E gjithë ngjarja ka ndodhur

jashtë derës së lokalit. Policia ka kqyrur edhe pamjet e kam-era të sigurisë së lokalit nga ku janë vërejtur edhe Gjon Pelivani së bashku me miqtë e tij teksa futen brenda i është vërejtur arma që mbante në brez. Pas dëshmive të Flori-an Musajit policia arrestoi Gjon Pelivanin dhe shpalli në kërkim dy persona të tjerë për këtë ngjarje.

Aksioni i policisë Policia e Tiranës dhe Krujës

në bashkëpunim me FNSH kanë arrestuar në Fushë Krujë një nga dy personat që ishin shpallur në kërkim për plagos-jen e dy personave në kryeqytet në zonën e Selitës. Personi i ar-restuar, sipas të dhënave të para nga policia dyshohet se është

Dëfrim Kasmi, i njohur edhe me emrin Devi Kasmi, u ekzeku-tua me armë në një atentat mafioz më 29 Janar 2018 poshtë pallatit ku banonte. Sipas dosjes hetimore në dëshminë e një banori të zonës, rreth orës 18:00 ditën e hënë më 29 Janar, ai kishte shkuar tek makina e tij të cilën e kishte parkuar pranë një dyqani. Atë moment ai thotë se dëgjoi rreth 5-6 të shtëna me armë zjarri dhe kishte parë një motor të lëvizte me shpejtësi të lartë në drejtim të Unazës. Më pas dëgjoi një banor të lagjes të thoshte “thërrit policinë se u vranë”. Një tjetër banore e pallatit ku banonte Devi Kasmi, i ka thënë grupit hetimor se rreth orës 18:30 dëgjoi dy të shtëna me armë zjarri dhe pas disa sekondash edhe tre të shtëna të tjera. Ajo kishte parë poshtë pallatit një person me motor ngjyrë e zezë, që më pas u largua me shpejtësi në drejtim

vrasës me pagesë. Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet me dije ndërkohë që policia vijon kërkimet për autorin e dytë, i shpallur në kërkim. Të arrestu-arit nga kontrolli iu gjet në trup një krehër pistolete “Zastava” me fishekë. Aktualisht po kër-kohet nga policia personi tjetër si dhe arma që ata mbanin me vete e cila dyshohet të jetë hedhur në ndonjë kanal në zonë. Mbi këtë ngjarje Hetimet janë fokusuar në pistën e një konflikti të çastit, pasi Florjan Musaj dhe Valmend Pelivani ishin takuar pak momente për-para ngjarjes. Por, është duke e hetuar edhe një pistë e dytë, konflikti që lidhet me biznesin e lokalit, që është hapur rreth 1 javë më parë. I plagosuri

Pelivani është një person me precedentë penale. Gjon Pe-livani, 28-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme, pasi u plagos në zonën e Selitës rezulton me dy emra. Ai njihet edhe me emrin Valmend Pelivani, emër me të cilin rezulton i implikuar në disa ngjarje kriminale. Në vitin 2015, Pelivani, atëherë 24-vjeç, është plagosur me armë zjarri nga Gilmando Dani, shok i Emiljano Shullazit. Pelivani ka pasur konflikte me grupin e Shullazit, të cilat kanë arritur deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Gjithashtu Gjon Pelivani është hetuar dhe për plagosjen e policit Ermal Bregu, ngjarje kjo e ndodhur te ish-Parku i autobusëve në dhjetor të vitit që sapo lamë.

të Unazës. Pas këtyre dëshmive, grupi hetimor ka analizuar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e atentatorëve. “Pasi janë parë pamjet filmike të marra nga akte të ndryshme, ka rezultuar se autori pas ngjarjes ka hipur në një furgon Vito me ngjyrë të bardhë”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore. Në lidhje

me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka arrestuar ish-policin grek Efthimios Efthimiou si ekzekutori direkt i Dëfrim Kasmit, dhe tre bashkëpunëtorët Malvin Dinel-lari, Elton Hoxhallari dhe Elton Halipaj. Ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari, i dysh-uar si organizator dhe porositës i ekzekutimit.

Konflikti me armë në Selitë, vetëdorzohet pronari i lokalit, arrestohet i plagosuri Gjon Pelivani dhe një nga miqtë e tij

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Ministri i Brendshëm prezanton drejtorët e rinj në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës

Elvis MYRTA

Goditja e grupeve kriminale dhe lufta pa kompromis me krimin ishte kërkesa

që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu drejtoi strukturave të Policisë në Shkodër e Lezhë gjatë analizës së policisë në këto dy qarqe. Gjatë këtyre takimeve, ministri Xhafaj prezantoi dhe drejtuesit e rinj të policive ven-dore në Shkodër e Lezhë. Minis-tri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në analizën e Policisë së Shkodrës ka folur me tonë të forta për luftën ndaj kriminalitetit dhe grupeve kriminale. Ai kërkoi nga policia që të godasë bosët e krim-it dhe jo të merret me hallexhin-jtë. Pas Shkodrës ministri Xhafaj u nis drejt Lezhës për analizën e policisë në këtë qark. Xhafaj nga Lezha përveç grupeve kriminale, shprehu shqetësim për abuzimin me pronat. Ai paralajmëroi arres-timin e të gjithë atyre personave që kanë abuzuar me pronat në bregdet. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga Shkodra ku ishte i pranishëm në prezantimin e drejtorit të ri, kërkoi nga policia që të godasë bosët e krimit dhe të “fortët”. Xhafaj ishte i prerë në porositë, ndërsa theksoi se lufta sapo ka nisur dhe kriminelët nuk mund të lëvizin të lirë, por të dërgohen para ligjit. Në nivel lokal, ministri u shpreh se në Shkodër përveç dy grupeve që janë goditur, në Shkodër janë edhe 4-5 grupe të tjera. “Janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur. Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim të goditet i pari. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri tek polici me i thjeshtë, të mos ketë një sjellje harbute me qytetarët. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të mëdha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë do jem unë i pari që s’do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e

“ Ministri i Brendshëm, Fatmir Xh-afaj në analizën e Policisë së Shkodrës ka folur me tonë të for-ta për luftën ndaj kriminalitetit dhe grupeve kriminale. Ai kërkoi nga policia që të godasë bosët e krim-it dhe jo të merret me hallexhinjtë. Pas Shkodrës ministri Xhafaj u nis drejt Lezhës për analizën e policisë në këtë qark...

policisë së shtetit duhet të ndry-shoje totalisht”, deklaroi Xhafaj në prezantimin e drejtorit të ri në Shkodër Vehbi Bushati.Xhafaj nga Lezha: Të arrestohen

abuzuesit e pronave Pas Shkodrës, ministri ud-

hëtoi për në Lezhë ku ishte i pranishëm në prezantimin e drejtorit të ri Ferdinand Mara. Xhafaj përveç grupeve krim-inale paralajmëroi arrestime për shkaktarët e abuzimeve me pronat në bregdet. Ai tha se shumë shpejt përgjegjësit do të vendosen para ligjit. Fatmir Xha-faj deklaroi gjithashtu se Policia e Shtetit është duke u riorgani-zuar për t’i shërbyer parandal-imit të krimit dhe një kontroll të mirë të territorit. “Treguesit e kriminalitetit në Lezhë nuk e rendisin me tregues pozitiv, por i njoh disa merita trupës së poli-cisë për goditjen e disa grupeve, por pritshmëria është më e lartë. Do të godasim asetet kriminale në Lezhë dhe jashtë vendit, jo vetëm Bashkinë Lezhë, por edhe grupet e Kurbinit dhe Mirditës. Fokusi do të jetë goditja e këtyre grupeve kriminale, por njëkohë-sisht edhe për t’u prerë lidhje ekonomike që i kanë. Shpresoj që të kemi lajme dhe rezultate të mira në muaj në vijim në Lezhë. Një tjetër prioritet do të jetë fakti që jemi duke bërë një

Xhafaj apel vartësve në Lezhë e Shkodër të shkatërrojnë bandat, paralajmëron arrestime

për abuzimet me pronat në bregdetSherr për motive të dobëta, plagoset me thikë 55-vjeçari

Një 53-vjeçar nga Fieri është plagosur me thikë në bark ditën e djeshme në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe sipas policisë i plagosuri është Petref Xhafaj, 53 vjeç. I plagosuri është pronari i një lokali në lagjen "8 shkurti". Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati mes pronarit të lokalit dhe një personi tjetër i cili më pas e ka qëlluar me thikë duke e plagosur. Burime bëjnë me dije se sherri mes të moshuarve ka nisur për motive të dobëta. Personi që ka plagosur 55-vjeçarin është larguar nga vendngjarja pasi ka plagosur Xhafajn. Kanë qenë familjarët e të plagosurit ata që e kanë sjellë menjëherë në urgjencën e spitalit, i cili ka marrë plagë me thikë në bark. 53 vjeçari aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të qytetit ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për iden-tifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kapen me 17 kg heroinë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar sot dy shqiptarë, të dy 47-vjeçarë, në provincën e Komos pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 8 kg substancë që përdoret për prerje. Të arrestuari janë Armando Xifaj dhe Ermir Daci. Ata janë arrestuar, pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 8 kg substancë që përdoret për prerje. Policia italiane thotë se nëse do të hidhej në treg droga e kalonte vlerën prej 300 mijë eurosh. Sasia e sipërpërmendur u sekuestrua gjatë kontrollit në apartamentin e tyre. Heroina ishte e ndarë në 33 pako që ishin të fshehura në dy çanta, ndërsa policia përveç drogës sekuestroi edhe një peshore dhe 50 mijë euro, shkruan agjensia italiane e lajmeve, Ansa. Autoritetet italiane kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe gjurmimin e gjithë rrjetit të trafikantëve, por deri më tani mësohet se po punohet dhe për identifikimin e një shqiptari tjetër. Shqiptarët kanë përfunduar në pranga në Comasco, në kufi me Provincën e Varesen. Ata kanë mbajtur përgjegjësi për aktin e kryer.

Laç, sherr me grushte dhe të shtëna me armë, 1 në kërkim

Dy persona janë përfshirë në një konflikt mes tyre mbrëmjen e djeshme në Laç, ku ka pasur edhe të shtëna me armë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’. Mësohet se shtetasit Gent Bushi nga Xhevahir Lika pas një konflikti të çastit, janë goditur me grushte dhe sende të forta me njeri-tjetrin. Më pas, Xhevahir Lika ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga sherri, Gent Bushi ka pësuar disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Xhevahir Lika i cili është shpallur në kërkim njihet si person me precedent penal dhe njihet në zonë si problematik. Ndër-kohë që Bushi është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Pas marrjes në pyetje të dhunuarit në spitalin e Kurbinit, policia është vënë në ndjekje dhe po punon për kapjen e Xhevahir Likës. Mësohet se janë ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje daljet e qytetit të Laçit.

Arrestohen dy “skifterët” në Durrës, vidhnin orendi shtëpiakePolicia e Durrësit, në bashkëpunim me atë

të Tiranës kanë mundur të godasin një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe Përmetit. Ervis Berisha 35 vjeç, nga Tirana, Fatjon Loca, 30 vjeç, nga Tirana, janë arrestuar nga komisariati i policisë nr. 3 të kryeqytetit. Ndërkohë që procedim penal në gjendje të lirë ka nisur për një 30-vjeçare nga Tirana, me inicialet A. S.. Në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe Përmetit. Të pak-tën në katër vjedhje të dokumentuara aktualisht ata vidhnin orendi shtëpiake kryesisht. Ndërkaq,

Loci dyshohet edhe për tre vjedhje të tjera ku ka marrë televizor plazma në zona të ndryshme të Durrësit. Ndërsa në Përmet ai ka vjedhur në një hotel 170 mijë lekë dhe 350 euro. Nga kontrolli i banesave atyre u është sekuestruar mjeti me të cilin kryenin vjedhjet dhe disa nga orenditë e vjedhura, leva, kaçavida, çelësa, litarë. Nga veprimet hetimore rezulton se dy të ndaluarit më datë 03.01.2018 gjatës natës, dyshohet se kanë vjedhur dyqanin ushqimor të shtetasit me inicialet Sh. K.; më datë 14.02.2018, në lagjen Nr. 13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë vjed-hur me thyerje banesën e shtetasit me inicialet I. B., ku kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe një

sasi parash; më datë 14.02.2018, në lagjen Nr. 13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet Y. B., ku kanë marrë orendi të ndryshme shtëpiake; më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases me inicialet R. B; më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., në Qerret, ku ka marrë një televi-zor plazma dhe një biçikletë; Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma si dhe më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L., në Golem ku ka marrë një televizor plazma.

riorganizim të ri policor, që syn-on një kontroll më të mirë dhe marrëdhënie të mirë me qyte-tarët. Strukturat tona policore duhet t’u shërbejnë më mirë njerëzve në komunitet për të parandaluar krimin sidomos në moshat e reja, por edhe krimet në mjedis. Nuk paralajmëroj arrestime, jam ministër, drejtoj dhe orientoj, i takon policisë dhe prokurorisë për hetimet për grupet kriminale, por edhe për abuzimin me pronën publike. Jam i shqetësuar për abuzimet me tokat me vijën bregdetar në Lezhë. Besoj që hetimet

që janë duke u zhvilluar do të jenë eficente, janë hetime që po bëhen me prokurorinë, besoj që shkaktarët do të vendosen para ligjit”, deklaroi ai. Përsa i përket vrasjeve në këtë qark, e fundit e vëllait të ish-deputetit Ndoka, Aleksandër Ndoka, ministri tha se po punohet për të identifikuar autorët. “Janë dy ngjarje, për të cilat është duke u hetuar dhe shpresoj që të ketë rezultate konkrete për identifikimin e au-torëve. Është një proces hetimi dhe u mbetet njerëzve në polici dhe prokurori që të thonë fjalën e tyre” përfundoi ai.

16 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kjo klasë politike njeh vetëm mashtrimin!

Pse duhet të jemi ende properëndimorë të vendosur!?

politikanë që po plaken pa u thënë njeri një herë “puna e mbarë”. Kemi politikanë që kanë blerë me euro një diplomë, ndërsa vetë pohojnë se nuk kanë ndonjë profesion me të cilin mund të krenohen, apo nuk kanë fir-mosur një herë në bordero. Heshtja e klasës politike për çfarë po ndodh me ish kryep-rokurorin që na u krenua për 5 vjet rresht se, “pas 3-4 muajve do të arrestonte ministra e ish ministra”, një premtim me të cilin ai firmosi për 5 vjet borderonë, është e paskru-pullt. Është e paskrupullt heshtja e kësaj klase politike sepse ishte kjo klasë politike që na e zgjodhi, thjesht për ta ndihmuar atë në plaçkitjen e pasurisë kombëtare. Dhe tani, paturpësisht hesht dhe bën të paditurën për çfarë ka ndodhur dhe për çfarë akuzo-het haptazi klani i plazhistëve të Durrësit, tashmë i kthyer në një klan milionerësh. Hesht sepse do ta mbrojë këtë klan përmes lëvizjes së largimit nga sistemi i Drejtë-sisë. Mbrojtja e ish kryeprokurorit përmes largimit nga sistemi i Drejtësisë na sjell një problem tjetër. A do të mundin të shpëtojnë nga Drejtësia plaçkitës të tillë të pasurisë kombëtare vetëm duke u tërhequr nga proc-esi i Vetingut? Në fund të fundit, të vërtetat e dala në shesh nuk mund të mbulohen qoftë edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimet e tij shtojnë më shumë dyshimet mes shqiptarëve se çfarë klase politike, apo

Nga Riza HOXHA

E vërteta e trishtë për ne shqiptarët është se në vend të shkonim drejt

Evropës, prej afro 30 vitesh, po bëjmë vetëm hapa pas. Në sy të të gjithë botës kemi evidentuar vetëm nivelin gjithnjë në rritje të korrupsionit, krejtësisht të pandëshkueshëm. Groteske është se edhe klasën politike nuk e zgjedhim dhe nuk e votojmë ne shqiptarët, por na e sjellin kartë postale me nder 129 partitë politike që dre-jtohen nga 129 agallarë të përjetshëm. Janë këta agallarë që emërojnë gjithçka; depu-tetë, drejtorë ndërmarrjesh, drejtorë arsimi, drejtorë shëndetësie etj. Edhe pse të tilla emërime janë qesharake, sepse na vijnë pas konkursesh, ku fitues, bie fjala, për drejtor shëndetësie del një ekonomist që rezulton se di më shumë për mjekësinë se vetë mjekët specialistë. Thjesht, sepse është militant dhe pjesëtar i familjes në pushtet.

Sot, ndërsa bëjmë hapa pas, shohim me trishtim se shumë nga udhëheqësit i kemi krejtësisht të zhytur në korrupsion, sa edhe miqtë tanë të mëdhenj nuk i pranojnë sepse kanë frikë se ua ndyejnë mjedisin. Kemi

administrative kemi, klasë që di të mbrojë vetëm vetveten. Kur shqiptarët i njohin me dhëmbë e me dhëmballë plaçkitësit e vërtetë të pasurisë së këtij vendi.

Ndodhia me ish kryeprokurorin na e bën të qartë ne shqiptarëve se me këtë klasë politike nuk mund të shkojmë as në hale, pale më drejt shtigjeve të reja të demokra-cisë. Pasi është një klasë politike krejtësisht e kalbur, të cilën ne shqiptarët e zhytur prej saj në varfëri, duhet ta largojmë sa më parë nga skena. Jo për veten, por për pasardhësit tanë. Që sot për sot mendjen e kanë vetëm për të ikur, duke bërë që në një të afërme jo të largët, Shqipëria të mbetet vetëm strehë e të moshuarve. Sepse ky vend po zbrazet si pasojë e një klase politike krejtë-sisht anadollake, që vetëm mbush xhepat e familjes së saj duke u hedhur hi syve shqiptarëve të mbetur ende në këtë vend që çuditërisht vazhdon të ushqejë ëndrrën për një vend në BE. Edhe pse e di fort mirë se po drejtohet nga një klasë e mbushur me llum, ku çdo politikan thjesht po përpiqet t’i shpëtojë ndëshkimit që meriton. Siç po ndodh me kryeprokurorin. Heshtin të gjithë ata që e sollën, edhe pse e dinin se ishte jo vetëm krejtësisht i paaftë, por edhe lolo që u lëpihej 24 orë në 24 këtyre me nder politikanëve, duke u shërbyer si një kone e bindur, duke ua mbuluar palaçollëqet e

përditshme. Do ta mbajmë mend si kryep-rokurorin më qesharak që kemi patur. Edhe pse, edhe paraardhësit e tij një vërë në ujë bënë dhe të gjithë i ngjanin njëri tjetrit përg-jithësisht si vëllezërit siamezë.

Gjëra të çuditshme po ndodhin këto ditë në këtë Shqipërinë tonë. Të trembur janë jo vetëm lolot e Drejtësisë, por edhe gjithë fara e politikanëve, që prej afro 30 viteve e kanë kthyer Shqipërinë në një lopë për t’u mjelë vetëm prej tyre. Ndaj sot janë të trembur dhe po përpiqen të hedhin sa më shumë mjegull me të vetmin synim: t’i shpëtojnë ndëshkimit. Aq sa po kërkojnë edhe ndrys-himin e Kushtetutës. Siç bënë në pranverën e vitit 2008, që e ndryshuan në mesnatë. Kjo klasë politike na ka bërë qesharakë në sy të botës. Sepse nuk ka mundur ta mbajë në këmbë as një gjysmëdemokraci, duke na poshtëruar ne shqiptarëve si ia ka dashur mendera asaj. Thjesht, vetëm për t’u pas-uruar vetë dhe familja e saj. Ngritja e një pushteti dhe e një gjysmë shteti familjar tashmë është një ngrehinë e kalbur, për rrëzimin e së cilës duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Vetëm kështu mund t’ia arrijmë të ndryshojmë diçka, për të ngritur nga theme-let një ngrehinë të shëndoshë që do të mund t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grupi oligarkësh e plaçkitësish siç ka ndodhur deri tani.

Nga Besi BEKTESHI

Ky dhjetë vjetor i shtetit të Kosovës duhet të na ori-entojë edhe një

herë më fort drejt mënyrës tonë properëndimore në mendim dhe ide integruese. Presidenti Bill Klinton dhe amerikanët, shtetet e Europës së Bashkuar dhe shumë e shumë miq të tjerë, arritën të bëjnë një mrekulli politike dhe ushtarake për të larguar si trupat e Millosheviçit, por dhe të përballnin modelin e krijimit të shtetit të Kosovës në një raport demokratik në zhvil-lim. Ne akoma nuk jemi në gjendje të fillo-jmë “neglizhencën” politike dhe sidomos atë morale ndaj perëndimit! As jemi në gjendje (nuk duhet në fakt) politikisht dhe akoma më shumë moralisht. Duket sikur jemi më të pjekur dhe më të qartë, por në fakt akoma jemi “fëmijë” politikisht dhe akoma na pe-shon si prapambetja kulturore tragjike dhe po ashtu, momentet regjim dhe diktaturë ideologjikisht e sidomos na peshon gjithç-ka politikisht. Por dhe moralisht ne nuk mund të bëjmë “indipendentin” ose akoma më keq kryeneçin me ndikime folklorike në Ballkan. Kjo do të ishte një tragjedi sa politike dhe ekonomike për ne - dhe pady-shim edhe Kosovën si shtet. Zhvillimet e fundit të integrimeve politike, kanë treguar se forca politike si te ne dhe në Kosovë, janë kthyer në mos anti perëndimore në “nacion-aliste” të pushteteve ose të humbur ose të

korruptuar! Kanë prishur raportin jo vetëm liderët e korruptuar politikë, por dhe ato të shpallur si nacionalistë të etur për “tokë, ujë dhe pushtet” të ashtuquajtur shqiptar të pastër. Ky raport mes të tillëve njerëz dhe liderë jetë gjatë, ka modelin e një kryeneçë-sie në Kosovë, por në Shqipëri ka modelin e mashtruesve ordiner me “dashurinë” ndaj perëndimit?! Respekti ndaj perëndimit dhe sidomos ndaj SHBA dhe BE, sigurisht do të jetë parësor, por në Shqipëri, është një gardë të humburish politikë që kërkojnë të bëjnë shtresën anti perëndimore, por jo me guximin për të shpallur realisht si anti-perëndimorë.

Njerëz të tillë në godinën e PD –së dhe kryesisht njerëzit e humbjeve të mëdha, pushteteve të mëdha e me faj të madh –por krijojnë mënyrën e të bërit një politikë anti ambasadorë të perëndimit, duke mashtruar se “jemi kundër individëve të perëndimit dhe jo kundër perëndimit”.

Ambasadorët më të kontestuar janë Donald Lu dhe kolegia e tij Vllahutin nga BE-ja. Kanë pasur probleme të mëdha dhe me Arvizun dhe padyshim me Bochart, por nuk bëhet fjalë të jenë përkeqësuar si me dy ambasadorët Lu dhe Vllahutin. Sërish po pyes, pse? E përgjigja është sepse ata të dy janë njerëzit e Reformës në Drejtësi. Janë njerëzit që kanë folur më qartë mbi “indi-vidët e korrupsionit dhe fajeve të mëdha në Shqipëri”. Kjo në rradhë të parë i ka rënë ndesh njeriut më me përgjegjësi për fajet e mëdha ekonomike dhe politike, por sidomos të përdorimit të shtetit kundër interesave të demokracisë. Sali Berisha dhe të tjerë mbas

tij, por në distancë me të, janë tashmë në sy të perëndimit - njerëzit që penguan drejtësinë të bëjë punën e saj në Shqipëri. E kjo është shumë e rëndë dhe sigurisht vjen e dyta mbas korrupsionit të madh deri në qelizë dhe në funksion pikërisht të tij. Shkatërrimi i ligjit dhe modeli urdhër në vend të ligjit, por dhe komandimi i njerëzve të pafytyrë, moralisht dhe ligjërisht të papërgjegjshëm si në prokurori dhe gjykata – ka bindur me fakte të shumtë perëndimin dhe kancelaritë e mëdha se ish Presidenti dhe ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së në fakt - nuk ka lidh-je as me interesat e tyre dhe as me kulturën demokratike perëndimore! Mirëpo si pa “dashje” si në të thënën e të drejtës dhe duke “interpretuar” se PS-ja po llastohet nga Vlla-hutin dhe Lu, se të dy këto janë kapur nga Rama – qëllimin e vërtetë e kanë të devijimi që duan t’i japin dashurisë së njerëzve ose shqiptarëve në dëm të perëndimit. Për këtë kanë portale të paguara, paguajnë portale jashtë shtetit, kanë TV në Shqipëri dhe kanë dhe një pjesë të biznesit të mësuar për të mos paguar taksa, por për të paguar partinë e doktorit që bëjnë tashmë pothuaj hapur anti perëndimorët.

Akti i fundit i Sekretarit Tillerson me një nga njerëzit me negativë të drejtësisë shqiptare si Llalla është qartësia se sa shumë amerikanët e njohin dhe e dinë realitetin në selinë e doktorit të famshëm. Imagjino-ni kur Llalla akuzon ambasadorin për keq informim?! Njeriu që ka bërë vetëm hije dhe jo drejtësi, nuk ka bërë kurrë akuzë, por ka mbrojtur interesa – akuzon Lu-në. Dikush është i gatshëm të “vërë dorën në zjarr” se

Basha bën kot si i “nervozuar” sepse në fakt ka dhënë fjalën se duhet të zgjidhë dhe ndihmojë të zgjidhet një “ndodhi”, e cila pritet të shfaqet në politikën shqiptare këto gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ai ka dhënë fjalën dhe kjo do të ishte një gjë e mirë – përndry-she do të ishte fatale për të, si për karrierën politike, por dhe për hetimin e tij në raport me “bëmat” kur ka qenë MJ, MB dhe MT. Po pra - i jashtëm, brendshëm dhe transportit.

Njerëz të korrupsionit, devijimit të demokracisë në Shqipëri, po tentojnë armiqësimin e shqiptarëve me perëndimin. Duan që perëndimi të mos ketë pozitën e tij madhore në ecjen tonë përpara në qytetërim. Tentojnë të kthejnë një shtet “injorant politik dhe folko demokraci” super ballkanike, të pashëruar nga marrëzia e ethshme për sun-dim dhe në mungesë lirie të vërtetë. Kështu dominojnë më lehtë dhe më mirë, një dorë “elifimatrakësh” injorantë dhe anti demokra-ci - të cilët tashmë kanë dhe fëmijët e tyre më keq se veten.

Prandaj na duhet të jemi pro perën-dimorë të vendosur! Akoma më shumë. Kushtet e shqiptarit janë të vështira, sepse mbushen me egërsira vjedhjesh dhe sundi-mi Jo vetëm djathtas, por dhe majtas! Janë të mbushur si me servilë dhe arrogantë të paskrupullt. Vetëm penetrimi i perëndimit në institucionet tona të ligjit dhe fillimi i dënimeve e bën këtë vend të jetë normal! Përndryshe do të kthehemi në një marrëzi korruptive të pafundme. Vetëm perëndimi dhe miqtë tanë atje, ndalojnë rrëshqitjen tonë në një republikë idiotësh politikë dhe hajdutësh ordinerë deri në imoralitet absolut.

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

E kush është gabimi dhe humbja që pëson Shqipëria jonë ngaqë votoi pro OKB, siç vo-tuan gjithë shtetet me potencial të madh të

Evropës ku ne duam të integrohemi dhe kundër

një interesi politik të një presidenti qoftë ky

edhe ai i Amerikës!? Disa u munduan ta

paraqesin si qëndrim kundra Amerikës dhe

politikës së saj ndaj vendit tonë! Politikani

opozitar, sado që të jetë mashtrues, nuk

duhet të kalojë në shit-je të karakterit dhe të bindjeve të tij deri në pështirosje e të ser-

viloset para të huajve vetëm për të siguruar

mbështetje për të ard-hur në pushtet. Madje

disa media u munduan t’i fryjnë fakteve se “fil-loi izolimi i Shqipërisë nga ana e SHBA”, se “po bëhen procedurat

e para për prerjen e ndihmave dhe kredive”!

Të tjerë e paraqitën kryeministrin Rama si “i shitur tek Turqia e ser-vil i politikës së Erdog-

anit!”...

Dinjiteti i kombit dhe partneriteti ndërkombëtar

Parlament për të anulluar votën e qeverisë sonë në OKB. Ky është absurditeti më i madh që bën një opozitë e mbaruar për t’i dhënë pak kredibilitet fals vetes. Dy dyja këto parti opozitare, zhveshur nga çdo alternativë qever-isëse, kanë vënë mikroskopin në sy dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse gjurmojnë ku të kapin gjilpërën në kashtë dhe t’i kundërvihen qever-isë “Rama”, me të drejtë e pa të drejtë, me fakte e pa fakte, mjafton që të tregojnë se po bëjnë opozitën në këtë vend. Ndodh një vrasje në rrugë për shkaqe krejtësisht banale dhe ata e kanë gati ulërimën: “E ka bërë Edi Rama”! Kapet një thes drogë diku në një fshat në Veri të vendit apo në bregdet dhe menjëherë trego-jnë me gisht: “ja droga e Edi Ramës”. Mblidhen organet e institucionet e pavarura për të marrë vendimet e tyre sipas kompetencave që u jep ligji, të cilin vetë e kanë miratuar dhe sido që të jenë këto vendime, po nuk qenë në oreks të opozitës, ata patjetër do të gërthasin: “Janë marrë sipas urdhërit të Edi Ramës”! Madje edhe humbjet në ndeshjet e futbollit, kur nuk fitojnë skuadrat e tyre të zemrës, ia faturojnë përsëri po Edi Ramës, nëse ai merr pjesë në stadium! Nëse është kështu, kjo tregon se Edi Rama di të jetë personalitet, faktor i rëndë-sishëm i politikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit, dhe opozitës sonë të pafuqishme do t’i duhet shumë kohë të merret me të.

E kush është gabimi dhe humbja që pëson Shqipëria jonë ngaqë votoi pro OKB, siç votuan gjithë shtetet me potencial të madh të Evropës ku ne duam të integrohemi dhe kundër një interesi politik të një presidenti qoftë ky edhe ai i Amerikës!? Disa u munduan ta paraqesin si qëndrim kundra Amerikës dhe politikës së saj ndaj vendit tonë! Politikani opozitar, sado që të jetë mashtrues, nuk duhet të kalojë në shitje të karakterit dhe të bindjeve të tij deri në pështi-rosje e të serviloset para të huajve vetëm për të siguruar mbështetje për të ardhur në pushtet. Madje disa media u munduan t’i fryjnë fakteve se “filloi izolimi i Shqipërisë nga ana e SHBA”, se “po bëhen procedurat e para për prerjen e ndihmave dhe kredive”! Të tjerë e paraqitën kryeministrin Rama si “i shitur tek Turqia e servil i politikës së Erdoganit!”. Dhe gjithë kjo zhurmë e opozitës hyn në atë batutën se shyqyr që “zumë një galë për të bërë tralala”. Doja të përmendja këtu një intelektual të opozitës që në kohën e monizmit nuk u lodh kurrë duke e quajtur Izraelin “kobure të imperializmit ameri-kan” dhe tani në demokraci, në saj të servilizmit ndaj politikës së një shteti të madh, merr në mbrojtje propozimin e Trampit për Izraelin! Po si mund të mendosh për antiamerikanizëm, kur të gjithë vendet më të fuqishme të Europës, madje edhe ata që kanë qenë historikisht në aleancë të fuqishme e të përhershme me të, si Anglia, qenkan kundër Amerikës. Po, pse kur përfaqësuesit ligjorë të SHBA kërkojnë të vendosë drejtësinë në vendin tonë, nga mungesa e së cilës populli ka pësuar një mijë të zeza, kur mbështesin zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të cilën këta e gjuajnë me këpucë, dy partitë opozitare u dalin kundër dhe i injorojnë ata hapur duke i quajtur “palë apo të korruptuar nga Edi Rama”, dhe kur u votuaka kundër një propozimi të një presidenti që nuk ka mbështetje të plotë as partinë e tij, na u shitkan si proamerikanë të zjarrtë!

Ka ndonjë analist që mundohet ta paraqesë qëndrimin e qeverisë “Rama” në politikën e jashtme si servilizëm të trashëguar nga politika e jashtme e Enver Hoxhës! Enver Hoxha ka pa-tur shumë gabime edhe në politikën e jashtme ndaj partnerëve ndërkombëtarë, por vetëm për servilizëm nuk mund ta akuzosh, përkundrazi mund ta akuzosh për një krenari të tejskajshme në këtë aspekt. Vërtet ai bashkëpunoi në vitet

Nga Ramazan SHERJA

Rrallë komb është munduar ta rua-jë dinjitetin dhe krenarinë e tij që

nga thellësitë e shekujve, si Shqipëria. Një nga mbretërit ilir, Agroni mbi 90- vjeçar e kaloi jetën në krye të bete-jave për të ruajtur lavdinë e tokës arbërore. Dhe në këtë rrugë eci dhe e shoqja e tij Teuta, pastaj Genti e të tjerë me radhë dhe nën shembullin e këtyre udhëheqësve të lidhur me tokën e njerëzit tyre, ilirët u bënë shembull i një populli punëtor e paqedashës për gjithë popujt e Ballkanit dhe sidomos për fqinjët. Skënderbeu braktisi luksin e sulltanatit turk dhe erdhi e sakrifikoi gjithçka për kombin e tij, duke marrë në mbrojtje edhe popuj të tjerë, saqë historia e ngriti në majat e lavdisë të pazbehur si Hero Kombëtar. Janë gjurmët e tij gjigante në udhët e historisë së popullit tonë, që na bëjnë ne që edhe tani, kur kanë kaluar 550 vjet nga vdekja e tij ne të kemi një vit të Skënderbeut. Ismail Qemali sfidoi diplomacitë evropiane,braktisi privilegjet që i ofruan kancalarive këtyre vendeve dhe erdhi pranë truallit të tij e ngriti lart dinjitetin e këtij kombi, duke valëvitur për së dyti flamurin kuq e zi të Skënderbeut. Por edhe të tjerë që erdhën më pas këtyre bur-rave të kombit, si Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia deri në fillimet e demokracisë, në kuadër të nevojave për bashkëpunim dhe ndihmë me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë gabimet që patën, nuk lejuan të paktën të nëpërkëmbej dinjiteti i kombit deri në atë farë derexheje, siç është katandisur sot. Ishte kjo arsyeja që Shqipëria edhe pse vend fare i vogël në terren dhe popullsi, ka qenë faktor në shumë ngjarje dhe evenimente të rëndë-sishme historike. Edhe pse potencialisht të vegjël në popullsi e territor, në saj të punës së këtyre patriotëve ne jemi pranuar në Lidhjen e Kombeve qysh në krijimet e saj, madje kemi ndihmuar edhe shtete të tjera shumë të mëdha si Kina që të aderojnë në këto organizma të rëndësishme ndërkombëtare. Pra përgjithë-sisht jemi krenarë, që si popull kemi zënë vendin me meritë në rrjedhat e historisë dhe në saj të udhëheqësve që kemi patur, jemi treguar dinjitozë dhe jo servilë para botës.

Nëse nuk ka bërë asgjë për këtë komb, edhe pse ka qëndruar mbi 20 vjet në ud-hëheqje, përkundrazi i ka vënë flakën atij sa herë i është dashur për të mbrojtur interesat e oborrit të tij, është një tropojan me emrin Sali Berisha. Para ca ditësh u bë zhurmë e madhe në shtyp dhe në media për dy prob-leme me të cilat u ndeshën shqiptarët, votimi i përfaqësuesit shqiptar pro Rezolutës së OKB për Jeruzalemin kundër propozimit të presidentit amerikan Tramp si dhe dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, Janullatos. Për të dy evenimentet e rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me politikën e jashtme të vendit tonë, ka patur mendime pro dhe kundër. Madje kanë dhënë mendime edhe ata që as nuk e njohin politikën e jashtme të Republikës sonë dhe as që kanë menduar ndonjëherë për dinjitet e krenari kombëtare. Opozita jonë me dy krena, blu e kuq, PD- LSI, shyqyr që gjetën momentin dhe një herë pas kundërshtimit të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, për të gjuajtur prapë me këpucë qeverinë “Rama” si “antiamerikan i pandreqshëm” se “vota pro Rezolutës ishte votë kundër mbështetjes amerikane”. Madje PD kërkoi edhe miratimin e një Rezolute në

e para të Çlirimit me jugosllavët, por kur ata deshën ta kthejnë Shqipërinë “republikë të tyre të shtatë”, ai edhe pse në krye të një vendi të djegur e shkatërruar nga lufta, ua “vuri kufirin tek thana”. Vertet pati besim të verbër tek Rusia e Leninit, por kur liderët e “madhështisë së sëmurë” deshën ta kthejnë Shqipërinë “në vend perimesh e agrumesh”, ua çorri maskën në mes të Moskës, sa që e bëri Hrushovin të heqë këpucën i nervozuar e të godasë me të tavolinën për të vendosur qetësinë. Enver Hoxha, në saj të një politike të jashtme luajaliste mori mjaft ndihma nga Kina e madhe “motër”, por kur ata deshën të marrin pozicionin e “partisë mëmë” e të “shtetit baba”, ua dha përgjigjen e prerë se ky vend nuk bie viktimë e kinezërirave. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike, edhe pse me potenciale minimale ushtarake dhe njerëzore, Enver Hoxha disa herë ka treguar patriotizmin e tij dhe kryelartësinë shqiptare edhe ndaj shovinistëve grekë dhe atyre serbë. Edhe tani, kur sapo kanë nisur bisedimet me Greqinë për të zgjidhur probleme territoriale e politike që kanë mbetur pezull e janë pengesë për marrëdhënie reciproke prej 70 vjetësh me këtë vend fqinj, opozita jonë pa e ditur se përse “bien daullet”, çirret bashkë me atë që e dogji vendin e ia shiti detin Greqisë, se “Edi Rama është tradhtar i kombit!” Të kundërtën bëri opozita jonë kur iu dha shtetësia shqiptare, Kryepeshkopit Janullatos nga ana e Presidentit të republikës. Opozita nuk u ndje fare publik-isht, edhe sikur të ishte vendim krejtësisht i gabuar, pasi për qarqe të caktuara fetare nuk u prit mirë, duke dekonspiruar kështu faktin se Presidenti i Republikës është palë me të. Kurse mazhoranca, duke njohur pavarësinë dhe kompetencën e institucioneve, nëpërmjet kryeparlamentarit Ruçi e përgëzoi këtë vendim dhe e uroi Kryepeshkopin “për dy gëzimet”, pa patur xhelozinë më të vogël që këtë shtetësi e dekretoi një president opozitar dhe që “nuk u konsultua paraprakisht me qeverinë”, siç i ka qejf konsultimet kryetari ynë i shtetit! Një gjë është e sigurtë, sikur shtetësia të ishte në dorë të qeverisë, opozita do të ishte ngritur në këmbë duke akuzuar Edi Ramën si antikombëtar dhe si antimysliman! Madje, presidenti ynë mund t’i kishte nisur letër Presidentit amerikan për “mos konsultim me presidencën”, siç bëri në rastin e votimit pro Rezolutës, duke u ankuar se Edi Rama ka kapur politikën e jashtme.

Janë disa probleme që më kot të gjithë mundohen të tregohen kompetentë e profe-sionistë, dhe ta gjejnë “fajtorin”, që në mëngjes, sapo hapin derën e vilës luksoze. Në lidhje me Rezolutën pro OKB, dy ish ministra të Jashtëm, madje njeri i PD, e kamë mbështetur votën e qeverisë shqiptare dhe kanë hedhur poshtë vicklat pa sens të opozitës. Kështu kanë bërë edhe analistë të vërtetë, që i ha seriozisht e sinqerisht meraku për dinjitetin e kombit. Shqiptarët hallexhi e dinë tanimë se opozita jonë nuk e ka hallin as tek Kushtetuta dhe as tek Rezolutat, por tek kryeministri Edi Rama. Ata i kanë tërbuar qëndrimet dinjitoze të qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit, bi-sedimet që kanë në bazë përfitimet reciproke të një partneriteti luajal me të gjitha shtetet e kancelaritë ndërkombëtare, sidomos me Serbinë, Maqedoninë, Turqinë e Greqinë. Këtë e tregoi edhe Samiti i Daos. Qëndrimet që ka mbajtur kryeministri Rama në lidhje me sjelljen e armëve kimike, ujrat territoriale të vendit tonë, për gjuhën shqipe në Maqedoni, ndaj njohjes së sovranitetit të Kosovës dhe për shumë probleme të tjera madhore tregojnë se Edi Rama po përpiqet seriozisht dhe është plotësisht i përkushtuar me qeverinë që dre-jton, të rivendosë dinjitetin e nëpërkëmbur të këtij vendi nga paraardhësit e tij.

18 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

“Është Teatër Kombëtar dhe nuk është një institucion dosido, më vjen keq që Kumbaro nuk e ka kuptuar”

Institucionet e artit në mjerim, ankohemi për Tiranën por rrethet janë për turp

SULEJMAN DIBRASULEJMAN DIBRA

Dekada me jetën artistik aktori i njohur Sulejman Dibra kujton se fillimet e tij me artin kanë nisur në

qytetin e Shkodrës. Një nga aktorët që ka lozur me dhjetëra role në kinema dhe teatër, Dibra kujton se Arturo Ui ka qenë një nga personazhet më të vështira atë kohë. Aktori shprehet se në kinemanë shqiptare dhe në teatër gjithmonë ka qenë pasioni i artistëve për profesionin, por kjo gjë është përballur me jo pak vështirësi. Aktori shpreh keqardhjen kur shikon në çfarë gjendje janë lënë institucionet e artit. Në intervistën për “SOT” ai shprehet se teatrin e kanë lënë në harresë. Sipas tij edhe pse ministria flet për “Turbinën” ende se kanë kuptuar vlerën që ka sot teatri shqiptar. Për aktorin artistët po vlerësojnë vetë veten e tyre, sepse nga shteti duket se mungon interesimi. Për aktorin e njohur Sulejman Dibra mungon stimuli për artistët, dhe jo vetëm Tirana, por dhe në rrethe është akoma më keq. Në teatër ka inter-pretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 20 role. Roli i tij i parë do të jetë ai partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej do të inter-pretonte në rolin e Kiços, agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, Gjenerali turk në filmin “Nëntori i Dytë”, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini” etj. Për meri-tat e tij artistike, Sulejman Dibra është vlerësuar me titullin “Artist i merituar” dhe Urdhrin "Naim Frashri i Artë".

-Jeta juaj artistike me role në teatër dhe në ekranin e kinemasë. Fillimet tuaja, siç keni pohuar janë në Shkodër. Si i kujtoni ato vite?

Isha në moshën 9 vjeçare kur unë kam lozur rolin e parë në Shtëpinë e Pionierit në Shkodër. E them këtë për arsye, sepse e gjithë jeta ime deri më sot ka qenë e mbushur me të papritura për artin. Unë nuk linda artist, nuk pata njeri nga familja ime që të ishte artist, por ama artistë u bëmë, kjo në falë punës, por dhe fatit. Në jetën time unë isha dhe punëtor skene në teatër dhe punoja pa rrogë. Në atë kohë dre-jtori i teatrit Xhemal Broja i asaj peri-udhe erdhi në Shkodër dhe kërkonte elementë të ri. Dy punonjës të skenës më herët më kishin pyetur nëse mund të bëja ndonjë gjë. I thashë që dija të zija gardalina, dhe këtu filloi talenti im, sepse sa shkova për tu provuar në Shkodër menjëherë më morën në Tiranë. Në vitin 1959 unë hyra në lice-un artistik “Jordan Misja” dhe pata një pedagoge ruse të jashtëzakonshme, që quhej Zina Andri. Në atë kohë ajo ishte një regjisore shumë e mirë dhe në Teatrin Kombëtar, ku vuri disa pjesë në skenën e tij. Ndërkaq që në vitin 1963 unë fillova dhe Institutin e Lartë të Arteve. Pas mbarimit të studimit u emërova në teatrin “Migjeni”. Shtatori

i vitit 1967 shënon fillimin e punës sime si aktor profesionist në teatrin “Migjeni”, Shkodër, deri në vitin 1969. Gjatë kësaj periudhe interpretoja në disa drama e komedi, ku më të për-mendurat janë “Njerëz të ditëve tona”, “Skënderbeu”, “Lagjia e varfër”, etj. Në vitin 1969 vazhdoj punën në Teatrin Kombëtar si aktor profesionist, duke interpretuar me dhjetëra role ku më të spikaturit janë: “Arturo Ui” në rolin e Arturos, Borofski te drama “Për ata që janë në dete”, Stefani te “Studentja e vitit të fundit”, e kështu me radhë duke numëruar rreth 50 vepra skenike. Në vitin 1970 ishte dhe momenti më i bukur në jetën time si aktor, sepse unë loza rolin e Arturo Ui, rol që unë e kam lozur me pasion, dhe e kam in-terpretuar 70 herë, por ka qenë shumë i vështirë. Në filmat shqiptarë kam mbi 20 role, por kam marrë pjesë dhe në filma të shkurtër, filma studentësh janë shumë më tepër. Në kinematografi unë kam lozur më tepër role negative, por dhe pozitive sidomos këto të fundit. Roli më i tmerrshëm ka qenë Bolla e Zezë te filmi “Njësiti gueril”, por dhe roli i Kasketës që ishte një rol, ku per-sonazhi ishte i futur në radhët e partisë dhe bënte punën armiqësore.

-Pse jeni shprehur që brezi i juaj është i harruar nga vlerësimi?

Brezi im në art është pak i vlerësu-ar. Artistët po e vlerësojnë veten, dhe më vjen mirë që sot ka dhe drejtues institucionesh të artit, që kur bëhen premiera na nderojnë dhe na ftojnë ti shikojmë shfaqjet. Ky është vlerësi-mi që marrim. Për këtë i falenderoj shumë, aq mundësi kanë, por nëse flasim për institucionet e tjera asgjë. Kemi Min-istrinë e Kulturës, por as e di çfarë është, nuk na ka thirrur asnjëherë në atë ministri për të treguar respektin ndaj nesh. Por min-istrja Kumbaro ka të drejtën e saj, ama i

them që të kthejë sytë dhe të brezi jonë, sepse po ikin nga kjo jetë kollosë të artit dhe askush nuk mendoi për ta qoftë dhe për një urim kur duhet.

-Ju keni qenë dhe drejtues i Teatrit Kombëtar vite më parë, këto ditë artistët po kundërshtojnë jo pak Ministrinë e Kulturës për mungesë transparence, etj., duan një projekt konkret për teatrin. Ju çfarë mund të na thoni?

Teatrin e kanë lënë në mjerim, vetëm flasin dhe nuk po ndihmojnë. Më vjen që ministrja e Kulturës paska pasur vëmendje, flet për “Turbinën” siç kam dëgjuar dhe artistët e tjerë, por teatri do investime. Artistët me të drejtë ankohen, teatrin shqiptar e kanë lënë për turp, shkoni në rrethe ka plot probleme, këtu në Tiranë te-atrot prej vitesh nuk kanë ndryshuar asgjë në infrastrukturë, flasim për ti bërë si duhet se rregullime të vogla mund të ketë pasur. Dhe me këto që po shikoj teatrin asnjëherë nuk kanë për ta bërë si duhet. Kjo sepse ata që janë në qeveri e kanë gatuar mirë në mendje se çfarë do ti bëjnë teatrit. Por Teatri Kombëtar sado të mundohen nuk ia heqin dot emrin dhe lavdinë, ai teatër duhet të rrezatojë për të gjithë Shqipërinë. Është Teatër Kombëtar dhe nuk është një institucion dosido. Ky teatër nuk do nënshtresa por mbishtresa. Në këtë aspekt më vjen keq që ministrja e Kulturës, ministrja Kumbaro se ka kuptuar mbase sa duhet këtë. Ku e mban përgjegjësinë Ministria e Kulturës? Përgjegjësia e saj është pse nuk po bën asgjë për Teatrin Kombëtar. Është Ministri e Kulturës ka përgjegjësi për çfarë ndodh në art dhe

me artistët. Ministria e Kulturës është institucioni më i lartë për

artin dhe kulturën në vend, por nuk ka menduar dhe nuk po mendon.

- J u p ë r m e n d ë t “Turbinën”, po nga min-istria flitet për një projekt që i ofron Teatrit Kom-bëtar më shumë hapësira

dhe me kushte?E kam parë dhe unë

“Turbinën”. Por mos harrojnë çfarë ka

thënë dhe i ndjeri Mihal Lurasi për

“Turbinën” , ai ndërtim atje

nuk i afron

atë që duhet teatrit për jetën artistike. Luarasi kishte shumë të drejtë që nuk e donte atë, dhe unë i bashkohem atij mendimi. E pranon shteti atë projekt por nuk e pranojnë artistët ashtu si është ndërtuar. Por më shumë doja të flisja për Teatrin Kombëtar që e lanë pa investime prej vitesh e vitesh duke ardhur sot në degradimin që shikohet. Harruan këta shtetarë sot që Teatri Kombëtar është institucion kombëtar dhe nuk është teatër i një personi apo kujtdo tjetër që do ta ndërtojë këtë teatër sipas interesave të veta.

-Para disa ditësh ministrja e Kul-turës përmendi bingon dikur në Teat-rin Kombëtar. Ju keni qenë drejtor në atë kohë, çfarë ndodhi?

I them zonjës ministre Mirela Kumbaro që në vitet 1996-’97 isha dre-jtor i komanduar në Teatrin Kombëtar. Bingo u bë në një hapësirë rreth 100 metra katrorë, që ishte jashtë standar-dit dhe me disa reklama të mbaruara, apo gjëra të tjera që turp ti përmend. Në këto kushte u detyrova të lëshoja me qera atë hapësirë dhe nga qeraja e saj merrnin shpërblimin dhe aktorët atë kohë, ishin vite të vështira. Unë mbaj përgjegjësi për fjalën bingo kur ishin vitet që e gjithë Shqipëria ishte bërë me bingo. Kjo që ndodhi ishte pjellë e kohës.

-Në aktivitetin tuaj veç roleve në teatër dhe kinema ju keni qenë drejtues në disa institucione kulture. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Kam qenë drejtor në Estradën e Shtetit më pas shkova drejtues në Teatrin Kombëtar. Puna në atë kohë mendoj se ka qenë një kryevepër me çfarë shikohet sot në mjerimin që i kanë lënë institucionet e artit. Në atë kohë Kinostudio bënte 14 filma artistik

në vit, po sot? Sa vështirësi kanë kin-eastët për realizimin e filmave? Kemi teatrin, sa kushtëzohet jeta artistike për shfaqjet në skenë pasi buxhetet janë mizerabël. Pas ’90 artin ndër vite e lanë në harresë. Ndryshonin kohët, por për artin nuk ndryshoi asgjë, ja shikoni institucionet si i kanë lënë asnjë ndryshim. Ministria e Kulturës për teatrot dhe institucionet e tjera asgjë nuk jep, jemi në 2018 dhe të jenë institucionet në këtë gjendje është turp. Po flasim për institucionet, por artistët nuk janë të stimuluar aspak. Në Tiranë keq, në rrethe keq e më keq, ku po e çojnë artin? Isha në Shkodër pashë teatrin e dini si ishte, çfarë të thuash, duhet investim për ta rregulluar. Çfarë të bëjnë vetë artistët? Artistët punojnë, kanë pasionin dhe dashurinë për artin, po shteti çfarë ka bërë prej vitesh?

-Drama shqipe ka qenë jo pak e diskutuar që nuk ka sa duhet hapësira në skenat e teatrit. Çfarë mund të na thoni?

Teatri për dramën shqipe ka bërë, por problemi është sa bën dhe çfarë cilësie është? Ne vetëm shohim që lexohen drama shqipe, por çfarë është bërë? Drama shqipe do projekte, duhet të jetë në skenë, duhet të ketë tjetër politikë për dramën tonë kombëtare, jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe sa të kenë mundësi duhet ti japin më tepër hapësira veprave shqiptare në skena. Nëse arti nuk ka financime do të rrijë gjithmonë mes problemeve. Mos harroni që arti dhe sporti kurrë nuk kthehen në vlera materiale, por shpirtërore. Por kjo nuk është arritur të kuptohet nga qeveritë tona fatkeqë-sisht prej vitesh e vitesh. Para viteve ’90 kishte më shumë gjallëri jeta artistike në teatro, kishim festivale, trupat teatrore që lëviznin nga një skenë në tjetrën, etj. Por sot me shumë vështirësi arrijnë që të japin shfaqje në skena të ndryshme, ose nuk ndodh fare. Në ato vite ne kishim dhe 16 trupa të estra-dave në vend dhe sot janë shuar. Për jetën artistike unë mund të kem shumë pengje, por për teatrin më vjen keq që nuk e lënë të eci dot vetë me gjithë këto probleme që i janë mbledhur. Nuk e lejojnë këto politikat e mbrapshta për teatrin shtetëror që të ecë vetë, kërkon t’ia marrë frymën, por ai do të qëndrojë dhe të jeni të bindur për këtë.

-Je në pritje të një roli?Patjetër. Unë e dua një rol, por

është mosha e tillë që nuk besoj se do të kem. Më vjen keq ta pohoj që aktorët e brezit tim janë lënë pak në harresë. Unë i kam kaluar 75 vitet, por aktorët janë të harruar nga shteti për vlerësimin. Unë jam aktor dhe marr pension vetëm 280 mijë lekë të vjetra. Më vjen keq që sot nuk gëzoj një pen-sion të veçantë. Kam lozur në filma dhe në teatër, kam qenë në skenë me Arturo Ui, që nuk është pak. Pse nuk e marr sot një pension të veçantë për rolet që kam luajtur në teatër dhe filma? Nuk marr pensionin e veçantë, sepse kam qenë drejtor në disa in-stitucione? Kam bërë artin shqiptar dhe askush nuk kujtohet.

Intervistoi: Julia VRAPI

Teatrit Kombëtar sado të mundohen nuk ia heqin dot emrin dhe lavdinë, ai teatër duhet të rrezatojë për të gjithë Shqipërinë. Është Teatër Kom-bëtar dhe nuk është një institucion do-sido. Ky teatër nuk do nënshtresa, por mbishtresa. Në këtë aspekt më vjen keq që ministrja e Kul-turës Kumbaro s’e ka kuptuar mbase sa duhet këtë...

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nga Gjirokastra u shpreh se së shpejti do të ketë një ndërhyrje përforcuese në kala. Kumbaro inspektoi situatën së bashku me arkitektin Agron Doraci një prej ekspertëve që ka ndërhyrë në kala vite më parë. Gjatë inspektimet u pohua se çarjet në muret juglindore janë thellim i atyre të shfaqura vite më parë, dhe nuk e rrezikojnë kalanë e Argjirosë në Gjirokastër për momentin. Por për të shmangur çdo rrezik, sipas ministres do të ketë ndërhyrje. Për specialistët që shoqëronin ministren, çarjet në muret e anës juglindore të kalasë së Gjirokastrës janë të vjetra, por lëvizjet tektonike dhe reshjet e shiut të muajve të fundit kanë ndikuar që ato të thellohen. Ministrja Kumbaro, pas këtij inspektimi u shpreh se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm. “Inxhinierët janë duke punuar për të bërë projektin qoftë gjeologët, qoftë restauratorët, për të parë sesi do të ndërhyhet për fortifikimin dhe të parandalohet çdo avancim i mundshëm i këtyre krisjeve që nuk janë të reja e theksoj. Janë çarje të vjetra të viteve ’60”, tha ministrja Mirela Kumbaro. Në krah të ministres ishte edhe arkitekti Agron Doraci. Ai thotë se sis-temimi i ujërave sipër-faqësore është prob-lemi më emergjent që kërkon zgjidhje. “Nuk është problemi se nuk ka rrezikshmëri, por nuk ka ndonjë avancim të jashtëzakonshëm. Edhe kjo 1 cm që thonë këtu, mua më duket pak e ekzagjeruar”, tha Doraci. Por ditë më parë për specialistë të tjerë të trashëgimisë çarja e mureve të kalasë është një alarm për rrezikun që i kanoset. Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por sipas specialistëve asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur. UNESCO i rikthehet problemit në vitin 2014 ku në raportin me titull: “Menaxhimi i riskut të shkatërrimit në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri” e përmend rastin e Gjirokastrës si kritik. “Gjirokastra është në rrezik, ku bën pjesë edhe kalaja. Është e domosdoshme dhe shumë urgjente një konsultë në Gjirokastër me profesionistë sizmologë, konstruktorë, gjeologë, arkitektë, restauratorë. Këto foto me muret e kalasë, rrëshqitjen e dherave, etj, tregojnë për faktin se këmbanat po bien fort”, pohuan ditë më parë disa nga specialistët e trashëgimisë.

Kryevepra e Shekspirit, premierë me regji nga Sonila Kapidani

që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë, atyre të Montague-ve (Romeo) dhe të Capulet-ve (Zhuljeta).

Shekspiri në shekujDy të rinj, që gabuan duke mar-

rë vendime të rëndësishme në një moshë të hershme, përfunduan në vrasje. Në botën reale nuk ndodh gjithmonë kështu, kaq thjesht, kaq bardh e zi. Bota reale është shumë më shumë e komplikuar, ndaj edhe Shek-spiri sipas regjisores Sonila Kapidani ka mbetur në shekuj, sepse i ka sjellë ngjarjet dhe personazhet të kompli-kuar. Dy të rinjtë bëjnë një gabim, por ai gabim buron nga dashuria, pastaj dashuria e çon të humbin jetën, por humbja e jetës së tyre vendos në qytet një lloj paqeje, armëpushimi

të grindjeve, por humbja e tyre nuk e ul pangopshmërinë për dukje të Kapuletëve e Montagëve. Regjisorja Sonila Kapedani tregon se ka shumë mënyra se si mund të shihet kjo vepër, për të shijuar gjuhën, vargjet dhe prozën të përdorura mençur dhe me vend. “Shekspiri dinte si të rrugëtonte në kulturën e niveleve të ndryshme shoqërore duke argëtuar njerëzit, por edhe duke ngritur pyetje të rëndësishme njëkohësisht mbi nderin, detyrën, dobësitë njerëzore. Ai është ende i dobishëm sepse dinte të ishte argëtues dhe nxitës i men-dimit njëkohësisht”, thotë Kapidani. Skenografia e veprës mban emrin e Klajd Ymeri dhe kostumografia është realizuar nga Jonida Beqo

Kumbaro premton projektin e ndërhyrjes

për kalanë e Gjirokastrës

Drama e dashurisë midis Romeo dhe Zhuljetës, në skenën e teatrit të MetropolitJulia VRAPI

Shekspiri ngjitet përsëri në skenën e Teatrit Metropol. Pas veprës së “Nata e 12” kësaj here një tjetër kryeve-

për, “Romeo e Zhuljeta”, vjen në Te-atrin Metropol për publikun. Historia e njohur e dashurisë midis Romeos dhe Zhuljetës, e sjell në skenë nga regjisorja Sonila Kapidani ngre pikë-pyetjet e mëdha për jetën. A duhet të jemi besnikë ndaj ndjenjave tona? Po ndaj familjes? Po ndaj parimeve tona? Po ndaj autoritetit- Princit? Nuk janë thjesht pyetje që të lindin duke bërë një shëtitje romantike në qytetin e vjetër të Veronës. Regjisorja Sonila Kapedani pohon se këto ish-in pyetje që shoqëronin shoqërinë Elisabetiane, e për të cilat Shekspiri zgjodhi një tjetër vend, Veronën dhe Italinë - larg Anglisë, për të kërkuar përgjigje. Sipas regjisores historitë janë dhe mënyra shumë të mira për komunikimin njerëzor. “Ne, zgjodhëm sallën e rrumbullakët për të prezantuar punën tonë. Për ne historitë janë mënyrë shumë e mirë komunikimi njerëzor dhe përdorimi i gjuhës vjen si kuptim i nevojës për ndarje mendimesh e përvojash njerëzore”, shprehet reg-jisorja e veprës Sonila Kapidani. Me interpretimin e Roerd Toçe në rolin e Romeos, Sheila Domi në Rolin e Zhuljetës, Klesta Shero, Edvin Mustafa, Ermir Jonka, Delvis Bejleri dhe Aleksander Mitrollari kjo vepër pati një mirëpritje nga spektatori në sallën e Teatrit Metropol. Sipas regjisores shfaqja është menduar dhe realizuar për grupmoshën e të rinjve me qëllim njohjen, por edhe hapjen e bisedave mbas-shfaqje mbi pyetje të rëndësishme shoqërore që ngre vepra mbi probleme shoqërore dhe probleme të teatrit. Romeo e Zhuljeta (titulli i shkurtër anglisht Romeo and Juliet) është një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga William Shakespeare. Ajo tregon historinë e dy të dashuruarëve, fiset e të cilëve janë armiq. Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Zhuljetës është një nga veprat më të njohura të William Shakespeare-it dhe një nga historitë dashurie më të famshme të letërsisë botërore. Tragjedia në qytetin italian të Veronës vepron mbi dashurinë të Romeos dhe Zhuljetës,

Fillon faza e fundit e restaurimit të Kishës së Ristozit

Këngëtaret e polifonisë bregase, koncert në Tiranë

Në fillim të pranverës Ki-sha e Ristozit do të jetë një destinacion i shtuar turistik për qarkun e Korçës, deklaroi ministrja Kumbaro nga Mbor-ja, së bashku me kryetarin e bashkisë, Sotiraq Filo. Nis faza e fundit e restaurimit te Kishës së Ristozit të Mborjes, një nga monumentet e rëndësishëm të periudhës së vitit 1389. Pas dy ndërhyrjeve emergjente në vitin 2014 dhe 2015, ky mon-ument kulture doli nga lista e rrezikut. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve po investojnë në fazën e tretë të

këtij monumenti të vyer bizantin, duke e shpëtuar nga rreziku dhe duke e nxjerrë nga emergjenca. Investimi në Kishën e Ristozit ishte një operacion shpëtimi duke korrigjuar edhe ndërhyrjet e gabuara të vitit ’70. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro pas një inspektimi në terren theksoi se ky monument është nga objek-tet më të vizituara pasi ndodhet në hartën turistike të Korçës. “Ne këtu kemi kryer ndërhyrje të thel-la, të integruara siç është edhe Voskopoja. Kryem një operacion shpëtimi duke e nxjerrë nga lista e emergjencës” tha Kumbaro.

Këngët “Bejka e Bardhë” dhe “Vajza e Valëve” do të vijnë në koncertin e rrallë nga gru-pet polifonike të Himarës dhe Pilurit mbrëmjen e sotme në Muzeun Historik Kombëtar. Këngëtaret më të famshme të polifonisë bregase Ermioni Mërkuri e grupit të Pilurit dhe Katina Beleri e grupit të Hi-marës nën udhëheqjen artistike të poetit Kristo Çipa, kremtojnë këtë të diel, 90-vjetorin e regjis-trimit të pllakave me polifoni hi-mariote në Paris dhe 45-vjetorin e këngës së famshme “Tundu Bejkë e bardhë tundu!”. Hi-

marjoti Neço Muka shiti të gjithë pasurinë dhe shkoi në Paris, prodhoi pllakat e para me këngë polifonike shqiptare. Ai regjistroi i pari në Paris 12 pllakat e para në shqip me em-rin Pafe, në këngët himariote të grupit të tij, të cilat menjëherë sa "cikën" tokën shqiptare, u përhapën me shpejtësi. Reg-jistrimi i pllakave të tij, përveç bukurisë së këngëve, patën gjithashtu epërsinë e padisku-tueshme të cilësisë së tyre në raport me shumë regjistrime të tjera, që u bënë në kohën e tij dhe më vonë kohës së tij.

10 vjetori i Pavarësisë, Rita Ora performon në Prishtinë

Dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës solli në Prisht-inë dhe këngëtaren me famë botërore Rita Ora. Këngëtarja mbrëmë këndoi në Prishtinë, duke u ndjekur nga shumë njerëz. Para koncertit këngëtar-ja me prejardhje shqiptare Rita Ora, është shprehur e emo-cionuar për ardhjen e saj në Kosovë. Ajo në një konferencë për media, ka kërkuar nga shqiptarët që të jenë të bash-kuar. Këngëtarja Rita Ora për këtë datë të shënuar shprehu gadishmërinë që të vinte të këndonte në Prishtinë, duke i

bërë kështu një dhuratë Repub-likës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpall-jes së pavarësisë. Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv ishte i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Suksesi i saj u rit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit në "Fresh Right Noë" të DJ Fresh, e cila arriti numrin një në Britani të Madhe. Albumi i saj “Ora”, i lançuar në gusht të vitit 2012, debutoi në numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante numrin e UK-një teke "R.I.P." dhe "How We Do (Party)".

Shekspiri dinte si të rrugëtonte në kulturën e niveleve të ndryshme shoqërore duke ar-gëtuar njerëzit, por edhe duke ngritur pyetje të rëndësishme njëkohësisht mbi nderin, detyrën, dobësitë njerëzore. Ai është ende i dobishëm sepse dinte të ishte argëtues dhe nxitës i mendimit njëkohësisht...

20 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Kombëtares analizon kampionatin dhe situatën e krijuar me ekipin korçar

Nëse Skënderbeu del fajtor, duhet të marrë një ndëshkim shembullor

RRAPO TAHO:RRAPO TAHO:

Futbolli shqiptar po përjeton momente ankthi që lidhen me një vendim të pritshëm disiplinor për klubin e Skën-

derbeut të Korçës, i cili rrezikon 10 vjet përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare dhe një gjobë shumë të rëndë. E ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar te kjo çështje, kampionati vijon të ketë problemet e veta me arbitrimin, me organizimin e skuadrave të moshave dhe me mung-esën e talenteve që kalojnë në ekip të parë, një defekt që po kthehet në “sëmundje” për klubet shqiptare. Për të gjitha zhvillimet e fundit, përfshi dhe premisat për sukses të ekipit kom-bëtar, “SOT”, intervistoi ish-futbollistin e shquar të Flamurtarit e Kombëtares, Rrapo Taho, i cili fokusin kryesor e pati te skuadra vlonjate, për të cilën tha se është ndërtuar mirë e me kujdes, por asaj i duhet të jetë më agresive në fushën e lojës dhe trajneri Duro të guxojë më shumë në sulm, pasi vetëm kështu në Vlorë do të marrë më shumë mbështetje dhe skuadra do të gjejë rezultatet e dëshiruara. Në fund Taho flet për ekipin kombëtar dhe shpresën se Kristian Panuçi do të bëjë gjëra të mira në eliminatoret e ardhshme, duke besuar se kuqezinjtë do të marrin pjesë sërish në Kampionatin Europian 2020.

Skënderbeu është kthyer në faqet e para të mediave sportive botërore për shkak të raportit që kanë hartuar ins-pektorët e UEFA-s që e shohin skuad-rën korçare si të përfshirë në trukimin e ndeshjeve dhe ku rrezikon 10 vjet përjashtim. Cili është mendimi juaj për këtë çështje? A besoni se Skënderbeu do të vuajë pas këtyre zhvillimeve?

UEFA është një organizëm i rëndë-sishëm dhe që duhet marrë seriozisht. Unë nuk e di deri ku ka avancuar kjo çështje, pasi informacionin e kam marrë nga mediat, por duket se është një shqetësim serioz. Unë mund të them se kjo nuk është gjë e mirë për futbollin tonë, por ama, nëse Skënder-beu në fund të këtij procesi del fajtor, atëherë duhet të dënohet dhe e meriton ndëshkimin.

Me aq sa ju e njihni kampionatin tonë, ecurinë dhe nivelin e tij por edhe raportet që krijohen në garë, a besoni se ka trukime në futbollin shqiptar?

Po dhe jo.Ç’do të thotë kjo?Ne nuk mund të vëmë dorën

në zjarr se këtu nuk ndodhin këto fenomene, sidomos në fazën e katërt të garës, kur është përcaktuar pak a shumë se cila skuadër del kampion e cila ka rënë nga kategoria. Në dukje ka toleranca, rezultate që nuk për-puthen me realitetin dhe normalitetin, por them edhe “jo”, sepse nuk duhet ngjyrosur me të zezë çdo gjë e çdo ndeshje në kampionat. Ne duhet të kemi një besim më të madh te gara dhe të përpiqemi që çdo gjë të jetë brenda rregulloreve dhe e arsyetuar. Për këtë dhashë dhe një përgjigje të

tillë, pasi gjërat nuk duhen parë vetëm nga njëra anë, por me të mirat dhe të këqijat e tyre.

Arbitrimi është në fokusin e kriti-kave dhe ka një logjikë të thjeshtë që gjyqtarët po vendosin fatet e garës. A është e drejtë kritika ndaj tyre në një kohë që vetë organizimi i futbollit në Shqipëri ka mangësitë e tij?

Debati për arbitrimin dhe ven-dimet e arbitrave në veçanti nuk është vetëm një problem në Shqipëri, pasi diskutimi është pjesë e garës në këto raste. Ne priremi të besojmë se gjyqtarët edhe gabojnë dhe gabimet janë njerëzore. A ka ndonjë gabim përtej njerëzores? Kjo është pastaj një çështje që duhet të na shqetësojë. Jo çdo gjykim i arbitrave në kampionatin tonë është i gabuar dhe ky mentalitet nuk duhet të zërë vend. Unë po jap shembull ndeshjen Partizani-Flamurtari, ku nuk pati ankesa për gjykimin. Pra, të tilla ndeshje dhe gjykime na duhen dhe kemi nevojë për më shumë besim. Së pari ne duhet të shohim punën tonë dhe pastaj të merremi me arbitrat. Nëse një klub punon me efikasitet me skuadrën e tij, është korrekt me lojtarët dhe i bën punët e tij mirë, atëherë mund të ko-mentojë dhe arbitrat. Jo çdo gjë duhet paragjykuar, pavarësisht problemeve që për hir të së vërtetës ekzistojnë në futbollin tonë. Ne shprehemi për gjyqtarët, por harrojmë se edhe ata kanë personalitetin e tyre. Natyrisht, gabimet ekzistojnë, ndodhin dhe kur janë njerëzore janë të pranueshme. Megjithatë, jam i mendimit se res-pekti fitohet dhe nuk është gjithmonë gjyqtari i keqi.

Desha një mendim tuajin për zg-jedhjet e asamblesë në FSHF, të cilat zgjodhën presidentin dhe strukturën e re drejtuese. Sipas jush, fitoi apo humbi futbolli në këto zgjedhje?

Jam i mendimit se futbolli fitoi nga këto zgjedhje. A ka bërë Duka diçka për futbollin? Unë besoj se po dhe shihet puna. Janë shtruar tapetet në fushat e shumë stadiumeve, ka organizim më të mirë dhe ajo që është kryesore falë edhe përkushtimit të tij e të FSHF-së Shqipëria ia doli të shkojë në Euro-

pian. A ka gabime në këtë rrugëtim? Sigurisht që po dhe unë dua të apeloj që Duka të mësojë nga këto gabime në këtë katërvjeçar dhe të nxjerrë mësimet e duhura në të mirë të futbollit. Fitoren e tij e solli eksperienca në krye të in-stitucionit, sepse edhe Duka në fillim nuk kishte lidhje me futbollin por tani ka eksperiencë në drejtim, kurse Fino vinte nga një fushë tjetër dhe mungesa e eksperiencës dhe mospasja lidhje direkte me futbollin nuk e favorizoi.

Flamurtari është skuadra e zem-rës. Në kohën kur luanit ju kishte shumë shkëlqim, por ndoshta këtë se-zon po bëhet përpjekje për të qenë një skuadër më e fortë dhe pretendente. Ndihet dora e trajnerit Duro. A është ky Flamurtar në rrugën e duhur?

Flamurtarin e shoh në gjendje të mirë, sepse ka angazhim nga klubi dhe nga stafi. Për mendimin tim Duro ka bërë një punë të mirë me grupin, madje unë mendoj se duhet të ishin marrë rezultate më të mira sepse janë bërë blerje. Por unë e shoh këtë pozitivisht, pasi blerjet që janë afruar nuk bëjnë diferencë krahasuar me lojtarët që ishin më parë pjesë e grupit. Në fakt unë kisha një dëshirë tjetër, që boshti i skuadrës të ishte vlonjat, kjo do ta ndihmonte ekipin të kishte më shumë frymëzim dhe nga jashtë të mbështetej më shumë nga fansat. Në Vlorë kjo merr vlerë.

Sot skuadrat nuk funksionojnë si dikur, por në kushtet e tregut, ku blihen lojtarët e dëshiruar dhe krijohet një grup konkurrues...

Jam plotësisht dakord, por një grup bërthamë me vlonjatë do ta bënte ek-ipin më kuptimplotë për vazhdimësinë dhe më të lidhur me tifozerinë vlonjate. Jo se lojtarët e ardhur nuk janë të mirë, por kur ke vendas përkushtimi është më i madh dhe pesha e fanellës ndjehet më shumë. Kjo i jep emocion garës dhe objektivit. Gjithsesi, jam i mendimit se Flamurtari i këtij sezoni është skuadër e mirë, me lojtarë kualitativë dhe të kompletuar. Skuadra funksionon mirë në të dy fazat e lojës, pra si në mbrojtje dhe në sulm, e thënë ndryshe është në rrugën e duhur. Unë e shoh Flamurtarin

pretendent për titull, pavarësisht difer-encës që ka me kryesuesit. Skuadra është në rrugë të drejtë dhe prirem të besoj se do të luftojë për titull deri në fund. E mira do të ishte të shënojmë më shumë, pra të ketë një lojtar goli të spikatur, por...

Lojtari i golit i mungon krejt kam-pionatit, pra të gjitha skuadrave. Nga vjen kjo mangësi?

Është e vërtetë që s’kemi lojtar goli, por kjo duhet lidhur me menax-herët dhe me stafet teknike. Duhet bashkërenduar puna që të gjendet elementi i duhur që i shërben skuadrës, pra të afrohet një lojtar efikas në sulm. Emrat janë cilësorë, por nuk kanë efikasitetin e duhur dhe ky problem nuk është vetëm i Flamurtarit, por i të gjithë skuadrave në Superiore. Në këto kushte trajnerit i del për detyrë të gjejë lojtarin që do të shënojë golin. Ne kishim më parë Bushiç, i mirë, por se di pse kohët e fundit ai..., dua të them se sot kampionati nuk ka një lojtar goli të mirëfilltë dhe këtë mangësi e ka dhe Flamurtari. Njeriu gol i duhet çdo ekipi e sidomos Flamurtarit.

Si e shihni fundin e garës? Cilat janë pritshmëritë e skuadrave në garë?

Garën e shoh të hapur deri në fund. Kjo pasi kampionati ka ende shumë javë për të luajtur dhe surprizat nuk do të mungojnë. Është e vërtetë se skuadra korçare është shkëputur ndjeshëm në klasifikim, por formula e garës mundëson shpresë deri në fund dhe unë uroj që Flamurtari të jetë pre-tendent për titull.

A besoni se do të ndikojë goditja e UEFA-s ndaj Skënderbeut?

Nuk di të them sa do të ndikojë kjo, por edhe psikologjikisht kjo

situatë do të favorizojë Flamurtarin, i cili duhet të shfrytëzojë mundësitë e tij për të lakmuar titullin. Unë e shoh skuadrën në rrugën e duhur, por do të kërkoja më shumë sulm nga ana e trajnerit Duro. Jam i bindur se ai do të bëjë diçka pozitive më të mirë se deri më tani. Në fakt, Flamurtarit i shkon loja sulmuese dhe duhet ta aplikojë atë. Gjendja jep optimizëm, gjithsesi.

Të flasim për Kombëtaren. Me ardhjen e Panuçit sikur janë gjallëru-ar shpresat për sukses. Ka lojtarë të mirë, të rinj të talentuar që vijnë përditë dhe një short i pranueshëm. Çfarë duhet të presim nga ky ekip?

Unë e shoh mjaft pozitivisht gjendjen në Kombëtare dhe grupi është premtues. Pa e nënvlerësuar De Biazin, i cili pati goxha arritje, Panuçi më duket më guximtar dhe bën lojë që të tërheq. Ai po afron lojtarë të rinj, po i vrojton talentet dhe ka kohën e duhur për të bërë punën e duhur. Mendoj se do të ketë të ardhme. Jam i mendimit se Panuçi do të bëjë gjëra pozitive në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, madje më mirë edhe se De Biazi. Unë uroj dhe shpresoj fort që Kombëtarja të përsërisë rastin që të shkojë prapë në Europian. Unë besoj fort te Panuçi, pasi ai vjen nga një shkollë e njohur futbolli, ka qenë dhe vetë lojtar i madh dhe ka vizion për të bërë gjëra pozitive e të mëdha.

Para pak ditësh, një nga bash-këlojtarët tuaj të viteve të arta të Flamurtarit, Vasil Ruci, tha se bre-zi i fundit në Kombëtare ka dalë nga monizmi. Me këtë ai shprehte shqetësimin e tij se klubet tona në të gjithë këto vite nuk prodhojnë talente. Cili është mendimi juaj për këtë dobësi të klubeve me të rinjtë?

Ruci ka të drejtë, sepse nga ai brez dolën lojtarë të mirë si Lala, Skela, Bushi, Muka, Geri Çipi etj. Thuajse të gjithë ata patën fatin të provojnë veten e tyre jashtë vendit e të luajnë me skuadra të njohura. Sot elementë të tillë mungojnë dhe kjo duhet lidhur me organizimin e brendshëm të klubeve. Shqipëria nuk prodhon lojtarë kalibri te mos-hat sepse s’rivalizon dot me moshat e vendeve të tjera. Diferencat kur luajnë skuadrat tona të moshave me moshatarët e tyre të huaj janë të mëdha. Ndikojnë shumë faktorë, si kushtet infrastrukturore, por edhe kuadri sepse ka lidhje me selek-sionimin. Nuk them që nuk punohet, përkundrazi, bëhet punë e ka dhe pasion, por duhet profesionalizëm në përzgjedhje. Sot ka trajnerë am-atorë, janë teknikë të mirë, të apa-sionuar dhe të përkushtuar, por kjo nuk mjafton sepse duhet specialisti, profesionisti. Sot ka shumë hallka që çalojnë dhe këto sjellin pasoja. Klubet përmendin akademitë, por ky ka mbetur thjesht një term, pasi akademi të mirëfilltë nuk ka.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Nuk them që nuk punohet, përkun-drazi, bëhet punë e ka dhe pasion, por duhet dhe pro-fesionalizëm në përzgjedhje. Sot ka trajnerë amatorë. Janë teknikë të mirë, të apasionuar dhe të përkushtuar, por kjo nuk mjafton sepse duhet spe-cialisti, profesionisti. Sot ka shumë hallka që çalojnë dhe këto sjellin pasoja...

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Takaj: Skënderbeu i hapur për hetimin, s’i kemi bërë presion askujt

Një nga lojtarët e rinj të talentuar të skuadrës kombëtare, Eros Grezda, vijon të bëjë paraqitje të mira në kampionatin kroat me skuadrën e Osijekut dhe është shndërruar në yllin e këtij ekipi, duke bërë gola e dhënë asiste që e ndihmojnë skuad-rën kroate të lakmojë një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. Eros Grezda me Osijekun e tij arriti një fitore me vlera, në javën e 22-të të kampionatit kroat. Sfida direkte për një vend në Europë, u fitua nga Osijeku, i cili mposhti me shifrat 2-1 kampionët në fuqi të Kroacisë. Grezda u aktivizua si titullar për 90 minuta, ndërsa gjithçka u bë më e le-htë për vendasit, që në minutën e 6-të, kur Zupariç la Rijekën me 10 lojtarë.

SULMUESI

PERFORMANCA

Komisioni i FSHF-së pezulloi me dy ndeshje Bathën dhe Trashin, shpërthen Olsi Rama

Disiplina lë pa mesfushë Partizanin, të kuqtë në alarm para duelit me KukësinAdriatik BALLA

Për të kuqtë e Partizanit nuk ka qetësi. Këtë herë marrin një goditje të fortë nga Komisioni i Disiplinës

i FSHF-së, pasi janë pezulluar dy mesfushorët kryesorë të skuadrës, Lorenc Trashi dhe Idriz Batha. Alarmi është i madh, pasi të kuqtë nuk kanë mesfushorë të gatshëm dhe kualitativë për ndeshjen e rëndësishme në kampionat, atë ndaj Kukësit. Në një vendim të bazuar qartësisht mbi pamjet filmike dhe raportet pas ndeshjes, pasi gjyqtari në fushën e lojës nuk i ndëshkoi me karton të kuq mesfushorët e Parti-zanit, lojtarët kanë marrë edhe nga një gjobë të majmë.

Vendimet e Disiplinës1.Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc

Trashi, për prostesta me fjalë ofen-duese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2.Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për protesta me fjalë ofen-duese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

3.Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”, Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj ven-

doset në provë për një periudhë 6 mujore. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Shpërthen Olsi Rama: Vendim i padrejtë dhe i pajustifikuarNë konferencën e zakonshme

për shtyp, te Partizani nuk është shfaqur ndihmës-trajneri Klevis Dalipi, por Drejtori Sportiv i klubit, Olsi Rama. Ky i fundit ka kërkuar mirëkuptimin për mungesën e Dalipit dhe daljen e tij para gaze-tarëve, ndërsa ka shprehur gjithë in-dinjatën e tij, në lidhje me pezullimin e dy mesfushorëve të Partizanit, nga ana e Komisionit të Disiplinës. “Sot kam ardhur unë këtu, pasi Dalipi është shumë i zënë, sepse i duhet të shpikë diçka për ndeshjen me

Kukësin, duke pasur parasysh se Komisioni I Disiplinës na pezulloi dy mesfushorët tanë. Nuk kam një kapele magjistari t’ia jap trajnerit, ndaj le t’i japim minimalisht kohë, që të punojë për të sajuar diçka”, tha Drejtori Sportiv i skuadrës së Partizanit, në nisje të konferencës për shtyp. Dënimi i ardhur në prag të dy ndeshjeve më të rëndësishme të Partizanit, sa i përket kampionatit, ato ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, duket se nuk është kapërdirë aspak nga të kuqtë. “Nuk i kuptoj shkaqet dhe arsyet e këtij dënimi, që për më tepër, publikohet vetëm 2 ditë para ndeshjes. Nga komunikimi i shkurtër na thanë se bëhet fjalë me një episode pas ndeshjes, ndërkohë që ne na kanë ndodhur plot episode

Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega e nderojnë sërish Shqipërinë, pasi dalin kampionë Ballkani në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, quajtur edhe Indoor, të zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Ishte një sukses i rëndësishëm për atletikën shqiptare, sidomos për dy sportistë tanë elitarë. Iz-mir Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit për së gjati në kampionatin për salla të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Pas Luiza

Gegës, e cila mori medaljen e artë në garën 3000 metra, Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e parë me rezultatin 7.80 m kërcim, duke mposhtur rivalin kroat. Ndërkohë, Luiza Gega ka dalë e parë në garën ballkanike të 3000 m, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë. Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9

minuta e 06 sekonda, duke mposh-tur rivalet e tjera. Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë. Atletja shqiptare e distancave të mesme rrëmbeu medaljen e artë në këtë disiplinë, ku shfaqi supermacinë ndaj ri-valeve të saj. Ky është një tjetër sukses i madh i arritur nga atletja shqiptare në turneun ballkanik “Istanbul Indoor”.

Izmir Smajlaj e Luiza Gega kampionë të Ballkanit, medalje ari në Stamboll

Eros Grezda i jep fitoren Osijekut dhe shpreson Europën

Ajdareviç pret ftesën e Panuçit për miqësoren e

marsit të Kombëtares

të tilla dhe i kemi anashkaluar. E them në mënyrë të hapur që Partizani ka mbajtur deri tani një qëndrim shumë korrekt pavarësisht pasojave që ka vuajtur. Ky është një kompeticion sportiv në të cilin harx-hohet një shumë e konsiderueshme lekësh. Është një dëm ekonomik që i bëhet klubit në të gjitha drejtimet. Një situatë e disfavorshme për fut-bollin shqiptar duke pasur parasysh raportin e 2 inspektorëve të UEFA-s në lidhje me Skënderbeun. Ne për-ballemi me një realitet që përsëri tenton të falsifikojë kampionatin. Jemi një klub që respektojmë të gji-tha standarde. Jemi një klub që jemi interesuar më shumë se kurrë për disiplinën, qoftë brenda klubit apo edhe në fushë”, u shpreh Olsi Rama.

Skënderbeu po jeton orë ankthi në pritje të vendimit përfundimtar të UEFA-s që mund ta përjashtojë atë 10 vjet nga aktivitetet, pasi këtë e kanë kërkuar inspektorët. Në lidhje me njoftimin e UFA-s, për kërcënimet ndaj inspektorëve që po jetojnë rreth çështjes “Skënderbeu”, ka reaguar me një qëndrim zyrtar në faqen e klubit edhe presidenti Ardjan Takaj. Sipas numrit një të skuadrës korçare, akuzat do të rrëzohen një e nga një deri në instan-cat më të larta gjyqësore, sportive apo penale. “Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu! Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit pub-

lik me lajme dhe sajesa, ndaj, në emër të Klubit të Futbollit “Skënderbeu” kërkoj të sqaroj edhe njëherë se: – KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnjë lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që përfaqësojmë. Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe një herë organet ligjzbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjeg-jësisë të autorëve të vërtetë të kësaj ngjarjeje. – KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozerinë tonë se po ndjek me

vëmendje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që përfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrëzohen një e nga një dhe, nëse do të jetë e nevojshme, deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal. – Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për të realizuar objek-tivat sportive të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.” Me respekt, Ardjan Takaj, President i KF Skënderbeu.

Ekipi i Osmanlisporit ka marrë një humbje dramatike në javën e 22-të të kampionatit turk, teksa ka humbur në minutat e fundit ndaj Sivasporit me rezultatin 3-2. Në këtë takim për ekipin vendas ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në të tretin ish-ylli i Milanit, Robinjo, ndërsa nga ana tjetër i është përgjigjur edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ndalet në kampionat, teksa pasi shënoi në takimin e fundit, këtë herë shënon golin e parë kundër Sivasporit. Në fund ekipi i Sivasporit ka arritur të fito-jë takimi me shumë vështirësi, ndërsa Cikalleshi ka zhvilluar 90 minuta të plota. Osmanlispori është duke luftuar për mbijetesën këtë sezon në elitën e futbollit që zhvillohet në Turqi.

SUKSESI

Sulmuesi kuqezi Astrit Ajdareviç, u fut në fushë zëvendësues në duelin e Europa League për Aekun, por i mjaftu-an 30 sekonda të linte gjurmë në këtë takim me golin e tij. “Kam pasur një dëmtim të vogël, kam zhvilluar vetëm një stërvitje. Luajta dhjetë minuta, nuk kisha kohë që të tregoja edhe aq shumë, por arrita të shënoja gol. Është kënaqësi të ndihmoj ekipin dhe veten time. Trajneri Panuçi e di kush jam, e di çfarë kam bërë në takimin e parë në Turqi. Nëse do ti nevojitet një lojtar me cilësitë e mia do të më thërrasë. Mund të jap shumë për Kombëtaren, unë e pres dhe shpresoj. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, nuk ka më përballje të lehta. Megjithatë, e dimë që Shqipëria ka skuadër të mirë”, tha Ajdareviç.

Cikalleshi shënon sërish në Turqi, por Osmalispor humbet

“Për të kuqtë e Partizanit nuk ka qetësi. Këtë herë marrin një goditje të fortë nga Komi-sioni i Disiplinës i FSHF-së, pasi janë pezulluar dy mesfushorët krye-sorë të skuadrës, Lorenc Trashi dhe Idriz Batha...”

22 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Brad Pitt shkaktar i ndarjes mes Anistonit dhe Theroux

1- Kafshë shtëpijake mashkull, i pashquar...2-Tase e vole-jbollit...3-Mullixhiu, greq...4-Ngjyrosës flokësh...5-Tani, me di-alekt...6-Përemër vetor...7-Oval...8-Goditje e fortë dhe e men-jëhershme...9-Gojdhënë, legjendë...10-Paganini i muzikës italiane në inic...11-E vërtetë...13-Piktori shkodran....Hidromeno...14-Gur i çmuar...16-Një opera e Puçinit...17-Qingj i urtë që shkon prapa së ëmës...18-Gavril...poet arbëresh...20-Ultësira të pafund në Kinën Qën-drore...21-Rracë qeni gjerman...22-Personazh tek komedia “Pallati 176”...23-Riprodhim fjalë për fjalë i një shprehjeje ose mendimi të një tjetri...24-Shkrimtari Gurakuqi...25-E përzjerë...26-Një shtet në zemër të Europës...27-Është material inert...29-Bimë barishtore fijet e të cilit bëhen me thasë...30-Arigo...ish trajner i përfaqësueses italiane...31-Një shenjë e horoskopit...33-Piktori Sokrat...34-Qelepir....35-Jesire...36-Ish futbollisti italian Rosi në inic...37-Gëlltit ose...

1-Një shenjë e horoskopit...4-Zamira e skenës...7-Figurë përrallore që gjoja ngri-het nga varri për të pirë gjakun njerëzve...12-Shkrimtari Abdihoxha...13-Dispono-jnë...14-Xipa e kokërdhokut të syrit...15-Lloj peshkku që e gjuan shumë ariu...17-Viç 1-3 vjeç i patredhur dhe që mbahet për nderëzim...18-Pohojnë rusët...19-Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...20-Letër në format të madh...21-...Melyshi, heroi kombëtar...22-Një ngjyrë...23-Person që nuk përfill njeri dhe përbuzës...24-Një shkurre e egër që bën kokrra të kuqe që hahen...25-Predhë luftarake e mbushur me lëndë shpërthyese...26-I thatë, lungë me qelb...27-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit...28-Italia në tabelë...29-Një brejtës i bogël shumë i shkathët...30-Tel shum i frotë që nuk jepet...32-Zotëron...33-Gjynah...34-Dokument zyrtar apo urdhërues që i drejtohet të gjitha organeve ligjvënëse...36-Mineral me ngjyrë të verdhë përdoret për prodhimin e H2SO4 i thonë edhe sulfur hekuri...37-Mjet metalik për të çarë trungjet e pemëve...38-Arixhi...39-Kontinenti plakë...40-Analisti Henri...41-...Sureli tek filmi “Rrugicat që kërkojnë diell”...

Edhe pse aktorja e Hollivudit, Jennifer Aniston njoftoi për shkurorëzimin, ajo nuk donte të zbulonte motivet e vërteta të këtij veprimi. Mediat botërore tashmë po shkru-ajnë rreth mosmarrëveshjeve mes aktores dhe tashmë, ish-bashkëshortit, Justin Theroux, se Brad Pitt është fajtori kryesor. Sipas portalit “Entertainment Tonight”, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux për një kohë të gjatë kanë probleme me martesën, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, nuk mund t’i zgjidhnin. Me sa duket, që nga dasma e vitit 2015, çifti i famshëm kishte probleme rreth vendit të banimit, e cila gjë ishte shumë e rëndësishme. Justin kërkonte të jetonin në New York ndërsa Jennifer

dëshironte të jetonte në Los Angelos, një vend i përkryer për karrierë dhe privatësi. Sidoqoftë, ylli i serisë “Friends” kishte rënë dakord që të shkojë të banojë në New York. Ajo ishte e pakënaqur, për shkak se paparacët ishin të fiksuar pa ndalesë dhe ishte e pamundur t’i shmangeshe. Mediat botërore zbulojnë se problemi u përshkallëzua, kur u kup-tua se ish-bashkëshort i aktores, Brad Pitt u shkurorëzua nga Angelina Jolie. “Ajo mezi po pret të rinisë lidhjen me Bradin. Jennifer gjithmonë e ka pasur në zemër aktorin edhe pas ndarjes”, ka thënë ndër të tjerash një burim i afërt me çiftin. Vlen të theksohet se aktorja gjithmonë ka folur me admirim për ish-bashkëshortin, Pitt.

Koha e lirë

Dy persona që nuk tako-heshin prej kohësh më në fund shihen në njërin prej dyqaneve të qytetit ku ndodheshin për të bërë pazarin. Pasi bisedojnë për problemet e ditës më në fund i pari pyet tjetrin:

-A je i martuar ti?Tjetri përgjigjet:-Po.Burri i parë, pasi ka marrë

përgjigjen pozitive vazhdon të pyes:

Edhe unë i martuar jam, por a mund të më shpjegosh pak se çfarë bëjnë gratë kur ne nuk jemi në shtëpi?

Burri i parë përgjigjet:-Gratë, kur nuk kanë burrin

në shtëpi, ose bëjnë triko, ose sho-qërohen me ndonjë burrë tjetër.

Burri i parë pasi ka dëgjuar këtë përgjigje, menjëherë është larguar. Tepër kureshtar shoku e pyet:

-Përse po ikën me kaq nxit-im?

Burri përgjigjet:-Sepse gruaja ime nuk di të

thurë triko.

Batakçiu Dy miq amerikanë takohen

me njëri- tjetrin para zgjedhjeve. I pari pyet shokun:

-Për kë do të votosh në këto zgjedhje? Për demokratët apo për republikanët?

Shoku i përgjigjet:-Do të votoj për demokratët,

sepse brez pas brezi kemi qenë të tillë. Stërgjyshi im ishte demokrat, gjyshi im demokrat, babai im po ashtu, edhe unë jam demokrat.

Shoku i thotë:-Po çfarë janë këto mendime

kështu. Po sikur stërgjyshi yt të kishte qenë batakçi, gjyshi, babai po ashtu. Ti çfarë do të ishe?

Tjetri i përgjigjet:-Besoj se atëherë do të isha

republikan.

k u l t u r e www.sot.com.al

5 4 7 1

8 7 9

8 1 6

2 3 6

6 1

6 5 8

6 2 3

5 8 3

1 2 5 9

7 3 4

4 9

9 8 6 3 2

4 2 3

5 3 8 1

6 1 9

8 4 9 6 1

2 5

1 4 7

2 4

9 3

1 3 2 4 5

4 5 8

7 6

5 1 8

8 7 4 3 1

2 8

6 5

GAZETA SOT E Diel 18 Shkurt 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do jeni shumë besnike ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu bëjë dot për vete edhe pse do mundohet.

23 shattor-22 tetor

Nuk do kuptoheni shumë mirë me atë që keni në krah gjatë kësaj dite. Ju do jeni më kokëfortët në fakt sepse ai do bëjë edhe ndonjë lëshim.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Edhe për ju kjo ditë do jetë mjaft e vështirë. Do keni shumë debate me atë që keni në krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet.

Asnjë planet nuk do mund ta turbullojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do jeni si një ekip i fortë, që mund të përbal-loni çdo lloj sfide.

Mundësitë për njohje të reja me persona të veçantë do jenë të shumta. Në planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla.

Dashi Demi

Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka që iu shqetëson dhe bashkë do zgjidhni çdo gjë.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do keni shumë rivale në dashuri gjatë kësaj dite kështu që mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjatë gjithë kohës.

Ditë pozitive kjo për gjithë të dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëvesh-jen më të vogël me të.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohë të tilla. Financat do kenë tronditje të mëdha, kështu që matuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi.

BE kritika të ashpra ndaj Facebook dhe Twitter

Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë sot për jetën sentimentale të çifteve. Do jeni më të dashur dhe më tolerantë me personin që keni në krah.

Horizontal

Jeta në çift do të jetë shumë e qëndrueshme sot dhe nuk do të keni as problemin më të vogël me personin që iu ndodhet pranë.

Sot do jetë një nga ditët më të bukura. Do kuptoheni më së miri me personin që keni në krah dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes.

BE i ka kritikuar ashpër rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Sipas Komisionit të BE ato nuk i respektojnë sa duhet ligjet për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve në Evropë. Në një kohë kur Google i ka për-shtatur rregullat e platformës së saj Google plus në një masë të konsiderueshme me kërkesat e Komisionit, Facebook dhe veçanërisht Twitter nuk kanë vepruar kësh-tu. Pika shumë të rëndësishme ata i kanë marrë parasysh vetëm pjesërisht, bëri të ditur Komisioni Evropian. Veçanërisht janë procedurat për bllokimin e përmbajtjeve dhe të llogarive të përdoruesve ku ndeshen problemet më të mëdha. Komisarja për Drejtësinë e BE, Vera Jourova deklaroi se propozimet e paraqitura deri tani nga këto sipërmarrje janë të pamjaftueshme.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Një çift është larguar nga një vilë idilike që ata kanë marrë me qera për 25 vjet pavarësisht shpenzimeve 200,000 funtëshe (mbi 225 mijë euro) për ta rino-vuar atë. Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për Stephen Smyth-Tyrrell dhe bash-këshortja e tij Beaujolois të cilëve u është thënë se duhet të largohen nga vila dhe hambari, pranë Falmouth në Cornwall, pas një vendimi të gjykatës. Edhe pse kishin shpenzuar shumë para, ata kurrë nuk e kishin në pronësi, në vend se ta merrnin atë nga fermeri William Bowden dhe babai i tij para tij me qera. Dhe prob-lemi shpërtheu në qershor të vitit 2014 kur Bowden i dha çiftit njoftimin për të lënë shtëpinë, e cila është e vendosur në rreth 9.5 hektarë tokë.

Fjalëkryq i shifruar

1-Grumbull malesh të larta...6-Vendqëndrimi i anijeve para se të hyjnë në port...7-Letra e parë më me vlerë...8-Sesion Organizativ...9-Humoristi anglez Atkinson në inic...10-Lumë në Gjerma-ni...11-Aktori i Hollivudit Kabir...12-Veshje me kujdes, me teka, nazeli në veshje...16-Tundës i qumshtit...17-Dredhi për mashtrim...18-Rudi...ish futbollist gjerman...19-Tani, në Elbasan...20-Bux-heli i letrave...22-Përemër vetor...23-Bllokim, me të zënë frymën...24-Humoristi italian Desika në inic...25-...Barleti...26-Një numër...27-Gryka e vullkanit...29-Lëndë e qullët për të mbajtur lëkurën të butë...30-Kohë e caktuar për të kry-er një punë...31-Pjesa metalike e parmendë që punon tokën...32-orar pune i vazhdueshëm pa pushim...33-Dokument ligjor që ngarkon një njeri të përfaqsojë në gjygje...35-Një gjarpër i madh pa helm që i mbyt kafshët pastaj i ha....36-I thonë edhe masat, copë çeliku për të ndezur eshkën...37-Ush-tria Ruse...38-Sandri i skenës...39-Regjizori dhe pedagogu Basha në inic...40-Burimi...41-Është dirigjenti i organizmit...42-Një lagje e vjeër e Be-ratit...43-Garë atletike në natyrë...

1 -Një f shat shumë a fër Ti -ranës...2-Skënderi i letrave...3-Aktori amerikan...Mërfi...4-Skela i futbollit në inic...5-Ngjarja e shkurtër në RTV...8-Ka kuptimin e ndërgjegjes...10-Njeri që ngre krye kundër qeverisë...11-Teatri i Fier-it...12-Masë drithi prej 25-110 okë...13-Fije floku...14-Milet pa kokë e këmbë...15-Mek-si e politikës në inic...16-Shpirti i keq, shejtan...18-Fukara...20-Lëngjet nga hunda kur je i ftohur...21-Demarçi i Kosovës...23-Vend me baltë dhe llucë...24-Kokë bagëtish (E=U)...25-Organizatë terroriste në Itali...26-Mbeta pa asnjë lekë, ose...28-Ambjenti i bregdetit...29-El-ement kimik i tretshëm në ujë me veti helmuese dhe oksiduese...31-Njëlloj si nr.38 horizontalisht...32-Pasthirrmë habije...33-Ajo është e shtrenjtë dhe e paprekshme...36-Bimë për të ushqyer kaf-shët...38-Bije dakord...39-Tip autoveture rumune...40-Kidman, aktore amerikane në inic...41-Targa e Tiranës...

k u l t u r e www.sot.com.al

Shpenzuan mbi 220 mijë euro, i largojnë nga vila

24 GAZETA SOTE Diel 18 Shkurt 2018

2,5,8,9,10,11,12,13,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Barcelona barazoi javën e kaluar me Getafen duke u dhënë mundësinë

rivalëve të Atletiko Madrid të afrohen në renditje deri në 8 pikë dhe duke vënë në pikëpyetje aftësinë e kata-lanasve për të ruajtur difer-encën me pikë ndaj rivalëve në kampionatin spanjoll deri në fund të sezonit. Nat-yrisht, rikthimi i djeshëm te fitorja përballë Eibarit, në transfertë, ka rikthyer edhe entuziazmin në kampin kat-alanas, të cilët e çojnë sërish diferencën me ndjekësit e skuadrës së Simeones në dhjetë pikë, diferencë që të jep qetësi për momentin dhe e bën Barcelonën të mendojë më e qetë për sfidën e radhës, atë ndaj Çelsit në Ligën e Kampioneve. E thënë ndry-she, Barcelona nuk mund të gabonte në tri ndeshje radhazi të Primera Division. Skuadra “blaugrana” fitoi 0-2 në transfertë me Eibarin dhe e çon në 10 pikë diferencën me Atletikon e Madridit, që pret këtë të diel Athletik

GJYQTARI/ Ricoli: VAR është funksional

dhe do të përmirësohet

SULMUESI Merkato e dimrit u mbyll dhe klubet po mendojnë që tani për mer-katon e verës. Duket e pabesueshme por mediat spanjolle informojnë se Osman Dembele, njeriu që erdhi me bujë në radhët e Barcelonës në merkaton e verës një vit më parë, po shihet si mundësi që të dalë në treg në verë, pra klubi blaugrana po vendos ta shesë atë, sepse po dështon te kryesuesit e kampionatit spanjoll. Katalanasit e blenë atë për shifrën rekord të 140 milionë eurove

në verën e vitit 2017, por ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje dhe nuk ka provuar ende shijen e golit. Ousmane Dem-bele, sulmuesi 20-vjeçar që është në forcë në radhët e Barcelonës është padyshim dështimi më i madh jo vetëm i sezonit 2017-2018, por me shumë gjasa i gjithë historisë së klu-bit ‘blaugrana’. Me vetëm 5 ndeshje aktivizim, të gjitha jo të plota, për shkak të dëmtimeve dhe formës jo të mirë fizike, janë ngritur dyshimet e forta se në fundin e sezonit Dembele

nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Barcelonës. Sipas britanikes “Daily Star”, sulmuesi francez në qershor pritet të përfundojë në merkato dhe skuadra e parë që ka shfaqur interes për të është Arsenal. Trajneri Venger, që gjithnjë ka preferuar të ketë fut-bollistë francezë në skuadrën e tij, e shikon Dembele si një përforcim të mirë për sulmin. Ndër të tjera Dembele do të rigjejë në skuadër Aubamejang, me të cilin u aktivi-zuan për dy sezone në Dortmund.

BUNDESLIGA SULMUESI TRAJNERI

Bajerni përmbys Volfsburgun, titulli formalitet

Zidane nuk tërhiqet: Mbetem i Realit

Bajerni i Mynihut me vështirësi ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Volfsburgu. Bavarezët arkëtu-an pikët e plota duke shënuar fitore 1-2 në transfertë. Ven-dasit kaluan për të parët në epërsi përmes Didavit, i cili realizoi në minutën e tetë pas asistimit nga Malli. Roben shpërdoroi rastin ideal për të barazuar shifrat në minutën e 55-të, pasi humbi penallt-inë. Megjithatë, në minutën e 64-t Bajerni arriti të barazojë shifrat përmes Vagnerit, i cili u asistua nga Robeni. Për fitor-en e bavarezëve u përkujdes i përhershmi Levandovski që

Paulo Dybala është rik-thyer në skuadrën e Juventusit dhe është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për derbin lokal kundër Torinos. Derbi torinez zhvillohet të dielën në orën 12:30. Megjithatë, lajmi i keq për Juventusin është mungesa e sulmuesit kroat, Mario Manxhukiç, i cili do të mungojë për shkak të gripit. Sipas “Football Italia”, trajneri i Juventusit Alegri ka konfirmuar se përkundër që është rikthyer Dibala nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta. Juve është edhe pa të lënduarit Blaise Matuidi dhe Juan Kuadrado. Ekipi i

Zinedin Zidane ka ud-hëhequr Real Madridin drejt fitimit të tetë trofeve, përfshirë dy tituj radhazi në Ligë të Kam-pionëve në dy sezonet e fundit që kur mori drejtimin e ekipit madrilen në fillim të vitit 2016. Megjithatë, forma e dobët e Real Madridit në La Liga këtë sezon – pasi ka 17 pikë më pak se lideri Barcelona, derisa po ashtu u eliminua edhe nga Kupa e Mbretit nga Leganes – ka bërë që pozita e Zidane të jetë në rrezik. “Është shumë e lodhshme e sidomos në Real Madrid. Natyrisht se vjen një moment kur ndryshimi është i nevojshëm dhe kjo vlen për

shënoi në minutën e fundit. Pas kësaj jave, Bajerni qën-dron në krye të Bundesligës me 59 pikë, kurse Volfsburgu në vend të 13-të me 24 pikë.

Juventusit kundër Torinos do të luajë me më të mirët, pasi në një derbi të tillë kërkohet rezultat pozitiv për të ruajtur rivalitetin me Napolin.

të gjithë dhe jo vetëm për traj-nerin. Tani nuk është momenti por do të ndodhë”, tha Zidane në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Betisit.

Katalanasit kishin zhgënjyer javën e kaluar ndaj Getafes, duke bërë autokritikë ndaj Eibarit, të cilin e mundën në transfertë 2-0 dhe thelluan diferencën në krye të tabelës

Bilbaon. Lionel Messi nxori të lirë Luis Suarezin me një asist perfekt në minutën e 16-të, rast të cilin uruguajani e shfrytëzoi maksimalisht, duke dërguar topin në rrjetë, pasi shmangu edhe portierin. Skuadra vendase u mundua me të gjitha forcat për të gje-tur golin e barazimit dhe në momentet kur po ushtronte presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Barcelonës pësoi golin e dytë që mban firmën e Jordi Albas 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Gjithsesi, duhet

theksuar se në të 68-ën Ei-bari mbeti në inferioritet numerik, pas ndëshkimit të Orellanas me kartonin e dytë të verdhë. Në takim e parë të kësaj të shtunë në La Liga Sevilja fitoi 1-2 në fushën e Las Palmasit. Reali i Madridit ndodhet shumë pikë prapa Barcelonës, edhe pse “Los Blancos” mbajnë vendin e tretë në renditje për mo-mentin. Skuadra e Zidane shpreson që në ndeshjet e mbetura të garës Barcelona të gabojë sa më shumë dhe ata të fitojnë sa më shumë që

Barcelona s’gabon dy herë, Suarez e Alba i çojnë blaugranat +10 nga Atletiko

Dibala kalon dëmtimin, do të luajë ndaj Xhenoas

Arbitrimi është element i rëndësishëm në lojën e futbollit, por këtë element po e ndihmon së fundmi teknologjia përkatëse. Kështu, ish-gjyqtari Nikola Ri-coli, i cili sot mban postin e për-caktuesit gjyqtarëve në Serinë A, ka folur në lidhje me sistemin VAR, ku kohët e fundit në Itali ka pasur pakënaqësi në lidhje me teknologjinë e aplikuar në fushën e blertë. Sipas Ricolit, VAR-i ka shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka theksuar se vlerat e gjyqtarit nuk bien, pavarësisht teknolog-jisë. Më tej, Ricoli shtoi se me kalimin e kohës VAR-i do të jetë akoma edhe më efikas, madje reduktimi i gabimeve arbitrare

do të jetë më se evident. Italiani u shpreh së në muajt në vazhdim është parashikuar të imple-mentohen dhe kamerat 3D dhe sipas pritshmërive, përqindja e gabimeve do të reduktohet akoma edhe më shumë. Në Itali kohët e fundit ka shpërthyer debati në lidhje me VAR-in, me opinionin sportiv që është ndarë në dy kampe. Disa mendojnë që teknologjia nuk po i shërben askujt, ndërsa një pjesë tjetër është e mendimit se faji qëndron tek gjyqtarët, të cilët i interpre-tojnë episode të caktuara në mënyrë të gabuar. Sidoqoftë, për Nikola Ricolin teknologjia deri më tani i ka shërbyer shumë futbollit italian.

të afrohen në klasifikim dhe të rihapin garën për titull. Por Eibar ishte një pengesë e vogël për Barcelonën ditën e djeshme dhe për Lionel Mesin e lojtarët e tjerë kual-itativë të Barçës kjo pengesë nuk ishte e mjaftueshme që ata të merrnin maksimumin, domethënë trepikëshin, e gjitha kjo për të mbajtur me vendosmëri kreun e renditjes në La Liga dhe për të mbajtur sa më larg rivalët kryesorë, Atletikon e Madridit dhe Realin e Madridit. Pas ndeshjeve të kësaj jave, Barcelona shkon në 62 pikë në 24 ndeshje të luajtura, plot 10 pikë më shumë se Atletiko Madrid që mban vendin e dytë por ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Në vend të tretë përkohësisht ndodhet Valencia me 43 pikë dhe me një pikë më pak, pra 42 pikë, vjen në vend të katërt Reali i Madridit, i cili ka dy ndeshje më pak. Nëse Reali i fiton këto dy përballje, atëherë ai afrohet ndjeshëm me vendin e dytë, Atletikon, dhe mund të rihapë garën e titullit në La Liga.

Osman Dembele po dështon, Barcelona gati ta nxjerrë në shitje

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /