97
KISHA ADVENTISTE NE SHQIPERI STUDIMI BIBLIK I SHKOLLËS SË SABATIT PËR TË RRITUR “Kërkoni Zotin dhe DO TE jetoni”! Mësime të mëdha nga Profetë të vegjël nga: Zdravko Stefanović Prill, Maj, Qershor 2013

"KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Mesimet e Shkolles se Sabatit Tremujori II 2013 (c) Kisha Adventiste ne Shqiperi

Citation preview

Page 1: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

KISHA ADVENTISTE NE SHQIPERI STUDIMI BIBLIK I SHKOLLËS SË SABATIT PËR

TË RRITUR

“Kërkoni Zotin dhe DO TE jetoni”!

Mësime të mëdha nga Profetë të vegjël

nga: Zdravko Stefanović

Prill, Maj, Qershor 2013

Page 2: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Përmbajtja 1 Tradhti shpirtërore (Osea) Mars 30 - Prill 5 2 Dashuri dhe gjykim: Dilema e Perëndisë (Osea) Prill 6 - 12 3 Një Perëndi i shenjtë dhe i drejtë (Joeli) Prill 13 - 19 4 Perëndia i të gjithë kombeve (Amosi) Prill 20 - 26 5 Kërkoni Zotin dhe jetoni! (Amosi) Prill 27 - Maj 3 6 I etur për të falur (Jona) Maj 4 - 10 7 Populli i zgjedhur i Perëndisë (Mikea) Maj 11 - 17 8 Të besosh mirësinë e Perëndisë (Habakuku) Maj 18 - 24 9 Dita e Zotit (Sofonia) Maj 25 - 31 10 Prioritetet! (Hagai) Qershor 1 - 7 11 Vizione shprese (Zakaria) Qershor 8 - 14 12 Dhurata më e mirë e qiellit (Zakaria) Qershor 15 - 21 13 Që të mos harrojmë! (Malakia) Qershor 22 - 28

Page 3: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Vepër jo e natyrshme Mendja – tha dikush – nuk është asnjëherë e kënaqur, asnjëherë. Ndodh kështu, pasi përballet me një paradoks mizor: mendja, e cila mund të meditojë për të përjetshmen, është e përbërë nga një materie, që nuk është e përjetshme – dhe akoma më keq, mendja e di që nuk është e përjetshme. Ashtu si pulat dhe gocat e detit, ne do të vdesim. Dallimi është se pulat dhe gocat e detit nuk e dinë këtë. Ndërsa ne, po – dhe, kjo njohuri na shkakton shumë ankth dhe vuajtje. Si u ngatërruam në këtë lëmsh? Përgjigjja është vetëm një fjalë: mëkati. Mëkati na çon në vdekje. Njerëzit mëkatojnë dhe rrjedhimisht vdesin. Nuk ka si të jetë më e thjeshtë se kaq. “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe, me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan” (Rom. 5:12). Po, njerëzit vdesin. Dhe këtu është e vështira: ne nuk supozoheshim të vdisnim. Ne u krijuam në fillim për jetë të përjetshme. Plani, që nga fillimi, ishte që ne do të jetonim përgjithmonë. Pra, vdekja është një furacake – vepra më jo natyrale e të gjithave. Ne jemi kaq të mësuar me vdekjen, sa e marrim atë si të mirëqenë; ne thjesht e pranojmë si “pjesë të jetës”. Vdekja pjesë e jetës? Ndonëse tingëllon si absurde dhe paradoksale, në fakt është e tillë. Vdekja është mohimi i jetës, jo thjesht i disa aspekteve të saj. Në këtë kontekst, ne arrijmë tek mësimet e këtij tremujori. Ndoshta, mund të shprehet më mirë nga citimi i famshëm, ku Ellen G. White shkruan se tema e madhe e Biblës është “vepra e Perëndisë, e cila kthen në pluhur lavdinë e njeriut dhe realizon atë, që njeriu nuk është në gjendje të bëjë për veten e tij”—Ellen G. White, The Faith I Live By, fq. 109. Dhe çfarë është ajo që Perëndia bën për ne, të cilën ne nuk kemi fuqi ta bëjmë për veten tonë? Pa dyshim është shpëtimi ynë nga vepra më jonatyrale, nga vdekja; nga vdekja e përjetshme që do të ishte e jona nëse nuk do të kishim hirin e Perëndisë ashtu siç na zbulohet tek plani i shpëtimit. Me fjalë të tjera është thirrja që ne, si individë dhe si kishë “të kërkojmë Perëndinë dhe të jetojmë”. Kjo është tema që do të studiojmë: atë që Perëndia mund të bëjë për ne dhe që ne nuk mund ta bëjmë për veten tonë – dhe, kjo është dhurata e jetës, jetës së përjetshme në Jezus. Këtë ne do ta shqyrtojmë në një vend ku nuk ndalojmë shpesh, tek “profetët e vegjël” – dymbëdhjetë librat e shkurtër, që mbyllin Dhiatën e Vjetër. Këta profetë janë cilësuar si “Profetët e vegjël” jo sepse kanë më pak rëndësi se të Mëdhenjtë, por, sepse librat e tyre janë shumë më të shkurtër se librat e shkruesve të tjerë të Dhiatës së Vjetër. Me të vërtetë si nga martesa e Oseas me një grua jobesnike, apo nga përpjekjet e Jonës për t’u larguar nga thirrja profetike e Perëndisë, apo nga vizioni i mrekullueshëm i Zakarias për Jozueun dhe engjëllin (dhe nga të gjithë të tjerët) – Profetët e vegjël, të gjithë së bashku kanë një mesazh të fuqishëm lidhur me hirin e Perëndisë tek mëkatarët, që nuk e meritojnë, mesazh, i cili del herë pas here. Mesazhi është që Perëndia do të na shpëtojë ne nga mëkatet tona, nga shkatërrimi që sjell mëkati, rebelimi dhe mosbindja. Në mënyrë të përsëritur në këta libra ne shohim Perëndinë, që i lutet popullit të Tij të pendohet, të largohet nga mëkatet e veta, t’i kthehet Atij dhe të gjejë jetën dhe jo vdekjen, shpëtimin dhe jo dënimin, shpresën dhe jo dëshpërimin.

Page 4: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Nuk ka asgjë “të vogël” rreth temës. Ajo është e vërteta e tashme – mesazhi i Perëndisë për ne sot, ashtu si ishte mesazh për ata që jetuan në kohën e këtyre dymbëdhjetë shkruesve, të cilët, megjithëse nuk janë më, flasin akoma. Çështja qëndron, a dëgjojmë ne? Përgjigjja është: Patjetër, pasi është çështje jete apo vdekjeje. Zdravko Stefanović jep mësim për Studimet Biblike në Universitetin Adventist të Shkencave Shëndetësore në Orlando, Florida. Ai është i martuar me Bozana, një profesoreshë matematike dhe kanë dy djem. Familja kujton me mall shërbesën e tyre dymbëdhjetëvjeçare në Azinë lindore dhe të mësimdhënies dymbëdhjetëvjeçare në Universitetin Walla Walla. Mësimi 1 *Mars 30-Prill 5 Tradhti shpirtërore (Osea) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Osea 1:1–3, Ezekieli 4:1–6, Osea 2:12-18, 4:1–3, Jakobi 5:1–7, Zbulesa 14:6–12. Vargu përmendësh: “‘Unë do të mbjell për vete mbi tokë dhe do të më vijë keq për Lo-ruhamahun; dhe do t`i them Lo-amit: "Ti je populli im", dhe ai do më përgjigjet: "Ti je Perëndia im” ’ ” (Osea 2:23). Mendimi kryesor: Në mes tradhtisë shpirtërore dhe gjykimit hyjnor, dashuria e Perëndisë për popullin e Tij nuk venitet kurrë. Profeti Osea shërbeu në mbylljen e një periudhe shumë të begatë në historinë e Izraelit, përpara se kombi të sundohej nga sirianët në vitin 722 para Krishtit. Në atë kohë, njerëzit e zgjedhur të Perëndisë nuk adhuronin më vetëm Perëndinë, por i shërbenin gjithashtu Baalit dhe zotave kananitë. I vendosur në krye të profetëve të vegjël, libri i Oseas adreson disa çështje kryesore gjatë kohës së apostazisë: A e do akoma Perëndia Izraelin, pavarësisht kurvërisë shpirtërore? A ka Ai ende një qëllim për ta, pavarësisht mëkateve të tyre dhe gjykimit të ardhshëm?

Page 5: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Historia personale dhe profecia e Oseas janë të lidhura në mënyrë të pandashme në këtë libër. Ashtu sikurse profeti fali gruan e tij jobesnike dhe ishte i gatshëm ta pranonte, po kështu Perëndia është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë për popullin e Tij. Çfarë mund të mësojmë nga eksperienca e Oseas dhe nga mënyra sesi Perëndia trajtoi Izraelin e pabindur? *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 6 Prill. E DIEL Mars 31 Një urdhërim i çuditshëm “Kur Zoti filloi t`i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti’. Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë”. (Osea 1:2, 3). Për shekuj të tërë, studentë të Biblës kanë debatuar për natyrën e këtij urdhërimi, duke ngritur pyetje si: Ishte Gomera një prostitutë apo thjesht një bashkëshorte e pabesë? A ishte ajo imorale përpara se të martohej me Osean, apo u bë e tillë pas martese? Ne nuk e dimë me siguri. Por, një gjë është e sigurtë: kur Perëndia i foli Oseas dhe kur foli nëpërmjet tij, Ai dëshironte që të tërhiqte vëmendjen e njerëzve nga historia e Oseas tek dashuria e Perëndisë me Izraelin. Duke qenë se Gomera ishte një izraelite, historia e martesës së saj me profetin përzihet me historinë e besëlidhjes së Perëndisë me Izraelin. Ekzistojnë paralelizma të rëndësishëm midis historisë së Oseas dhe eksperiencës së Perëndisë me Izraelin. Në nivel njerëzor, Gomera ishte tradhtare kundrejt Oseas; dhe në nivel shpirtëror, Izraeli ishte jobesnik ndaj Perëndisë. Ashtu si imoraliteti i Gomeras lëndonte zemrën e burrit të saj, po kështu idhujtaria e Izraelit hidhëronte zemrën e Perëndisë. Osea u thirr që të duronte një zemër të thyer dhe një martesë të dështuar. Ai duhet të ketë vuajtur nga indinjata dhe turpërimi publik. Megjithatë, sa më shumë përjetonte ai pabesinë e Gomerës, aq më thellë e kuptonte dhimbjen dhe zhgënjimin e Perëndisë me Izraelin. Perëndia, herë pas here, i kërkonte profetëve të bënin gjëra përtej predikimit. Lexoni pasazhet në vijim dhe shpjegoni si simbolizonin veprimet e profetëve mënyrën e Perëndisë për t’u marrë me popullin e Tij. (Isa. 20:1–6, Jer. 27:1–7, Ezek. 4:1–6).

Page 6: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Ç’lloj dëshmie për Perëndinë janë veprimet tuaja, krahas fjalëve? Çfarë tregon në jetën tuaj se ju nuk jeni vetëm një person i mirë, por që në fakt jeni ndjekës i Jezusit?

E HËNË Prill 1 Tradhti shpirtërore Kur gruaja e Oseas, Gomera kreu tradhti kundër tij, ai vuajti agoninë e tradhtisë, turpërimin dhe poshtërimin. Për fqinjët dhe miqtë që panë dhimbjen e tij, Osea nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve të tij dha një mesazh hyjnor: Izraeli, gruaja e Perëndisë ishte si Gomera. Populli i zgjedhur po kryente tradhti shpirtërore. Profeti Jeremia i krahason njerëzit e Perëndisë me “një prostitutë”, e cila jetonte me shumë të dashur, pavarësisht gjithçkaje që Perëndia i kishte siguruar atyre (Jer. 3:1). Në mënyrë të ngjashme, profeti Ezekiel e quan Izraelin e pabesë “një grua tradhtare”, e cila largohej nga burri i saj i vërtetë (Ezek. 16:32). Për këtë arsye, idhujtaria në Bibël konsiderohet si tradhti shpirtërore. Lexoni Osean 2:8–13. Çfarë paralajmërimi jepet aty? Në ç’mënyra ne, si Adventistë të Ditës së Shtatë, mund të jemi në rrezik për të bërë të njëjtën gjë në parim? Shprehja “grurin, mushtin dhe vajin”, përdoret gjithashtu në librin e Ligjit të Përtërirë (kapitulli 7:12–14) për të përshkruar prodhimin e ushqimeve bazë, që populli i shijonte me bollëk, në përputhje me premtimet e Perëndisë të dhëna nëpërmjet Moisiut. Në kohën e Oseas, populli ishte aq shumë mosmirënjohës për Perëndinë, aq shumë i zhytur në botën përreth tij, sa ata ia prezantonin këto dhurata, të cilat i ishin dhënë nga Perëndia, idhujve të tyre të rremë. Çfarë paralajmërimi duhet të jetë ky për të gjithë ne, që dhuratat që na janë dhënë duhet të përdoren në shërbim të Perëndisë dhe jo në mënyra për të cilat nuk u krijuan (Mat. 6:24)?

Page 7: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

“Si e trajton Perëndia mosmirënjohjen tonë dhe mungesën tonë të vlerësimit të bekimeve të Tij? Kur ne shohim një keqpërdorim apo mospërfillje të dhuratave tona, zemrat dhe duart tona janë të mbyllura ndaj personit. Imagjinoni ata që marrin dhuratat e mëshirshme të Perëndisë, ditë pas dite, vit pas viti, tek keqpërdorin bollëkun e tij dhe injorojnë shpirtrat, për të cilët Krishti ka dhënë jetën e Tij! Burimet që Ai i ka dhënë atyre për të mbështetur kauzën e Tij dhe për të ngritur mbretërinë e Tij, investohen në shtëpi dhe toka, në krenari dhe vetë-kënaqësi dhe Siguruesi harrohet”—Ellen G. White, Advent Review and Sabbath Herald, Dhjetor 7, 1886. Mendoni se sa e lehtë është të marrësh dhuratat e dhëna nga Perëndia dhe t’i përdorësh ato me egoizëm apo dhe në idhujtari. Cilat janë mënyrat praktike për të parandaluar këtë mëkat në jetët tona? E MARTË Prill 2 Një premtim restaurimi Lexoni Osea 2. Cili është mesazhi bazë i Perëndisë për popullin e Tij këtu? Si zbulohet ungjilli në këtë kapitull? Mesazhi i Oseas prezanton të vërtetën e thellë të dashurisë së qëndrueshme të Perëndisë për njerëzit që nuk e meritojnë. Osea 2 përmban një fjalim të gjatë nga Perëndia për apostazinë e Izraelit, e cila vihet në kontrast me dashurinë e Perëndisë që nuk dështon kurrë për njerëzit e Tij. Pas dënimit, burri do ta drejtojë gruan në një udhëtim në shkretëtirë, ku ata do të martohen përsëri. Kështu, kapitulli përfundon me një pamje të kohës së ardhme përtej gjykimit, kur Perëndia do t’i kërkojë Izraelit ta dojë Atë si më përpara (Osea 2:12–15). Kafshët e egra të fushës nuk do të përpijnë më pemët e rrushit dhe të fikut të gruas, por do të bëhen partnere në besëlidhjen e re (Osea 2:18). Për më tepër, të gjithë fëmijëve do t’u vihen përsëri emra, duke nënkuptuar vullnetin e Perëndisë për të shëruar dhe për të harruar shkeljet e mëparshme të popullit të Tij. Perëndia ofron falas të falë mëkatet tona. Sa shumë i kushton falja Perëndisë? Cila ishte kostoja personale e këtij mësimi për Osean? Osea 3:1, 2.

Page 8: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

I rritur si një mashkull në Izrael, Osea ishte i përcaktuar për të pasur një status të privilegjuar në shoqërinë patriarkale. Por, ky privilegj shoqërohej me përgjegjësi të madhe. Një burrë në Izraelin e vjetër duhet të bënte përpjekje të shumta për të falur dhe për të pranuar një grua jobesnike, për të mos përmendur këtu të pranuarit e fëmijëve si të tijët kur mund të kishin një baba tjetër. T’i qëndrosh pranë gruas dhe fëmijëve të saj dhe, rrjedhimisht, të durosh përbuzjen shoqërore, duhet të ketë qenë një nga përvojat më të vështira të jetës. Sidoqoftë, Osea “e ribleu” atë. Perëndia, në një kuptim, bëri të njëjtën gjë për racën njerëzore, por kostoja ishte vdekja e Jezusit në kryq. Vetëm duke parë Kryqin, ne mund të marrin një kuptim më të saktë të kostos që pagoi Perëndia për të na riblerë nga shkatërrimi që mëkati kishte shkaktuar. E MËRKURË Prill 3 Çështja kundër Izraelit Osea 4:1–3 prezanton Perëndinë si At, i cili bën akuzat apo diskutimin ligjor (në gjuhën hebraike rîb) kundër Izraelit. Kombi i zgjedhur qëndronte fajtor përpara Perëndisë, sepse populli kishte dështuar për të jetuar sipas termave të besëlidhjes. E vërteta, mëshira dhe njohja e Perëndisë duhet të ishin cilësitë e marrëdhënies unike të Izraelit me Të. Sipas Osea 2:18–20, këto janë dhurata që Perëndia ia jep popullit të Tij si ripërtëritje e besëlidhjes. Për shkak të mëkatit, jeta e Izraelit u varfërua nga të tilla dhurata hiri. Krimet e listuara nga Osea e kishin çuar kombin në buzë të anarkisë. Drejtuesit fetarë, priftërinjtë dhe profetët kishin përgjegjësi në përkeqësimin aktual të jetës së Izraelit dhe mbaheshin përgjegjës për të. E tyrja ishte një përgjegjësi e rëndë. Nëse nuk do të përballeshin me abuzimet dhe nuk do të dënonin veprat e padrejtësisë, atëherë ata vetë do të dënoheshin nga Perëndia. Në Dhiatën e Vjetër, adhurimi i idhujve konsiderohej mëkati më serioz, sepse hidhte poshtë rolin e Zotit Perëndi në jetët e kombit dhe të individëve. Për shkak të klimës së thatë, shirat në tokën e Izraelit ishin çështje jete a vdekjeje. Izraelitët arritën në pikën që besonin se shiu jetëdhënës vinte nga Baali. Kështu, ata i ngritën faltore zotave të huaj dhe filluan të ngatërronin amoralen me adhurimin.

Page 9: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Në të njëjtën kohë, padrejtësia shoqërore ishte e përhapur në vend. Klasa e pasur në Izrael shfrytëzonte fshatarët në mënyrë që të ishte në gjendje për t’i paguar haraçet sirianëve. Shumë u drejtuan tek mashtrimi dhe hileja (Osea 12:7, 8). Nëpër këto mënyra, periudha e mëparshme e begatë dhe e paqshme ia la vendin shqetësimeve politike dhe shoqërore. Vendi ishte buzë rrëmujës totale. “Njerëz të varfër e të pasur, që shpallnin se i shërbenin Perëndisë janë objekte të keqardhjes. Ndërsa ata shpallin se e njohin Perëndinë, në vepra ata e mohojnë Atë. Sa e madhe është errësira e kësaj! Ata deklarojnë besim në të vërtetën, por veprat e tyre nuk i korrespondojnë deklarimit të tyre. Dashuria për pasuri i bën njerëzit egoistë, të shkëputur dhe të mposhtur. Pasuria është pushtet; dhe shpeshherë, dashuria për të prish dhe paralizon gjithçka fisnike dhe të ngjashme me perëndinë në njeriun”—Ellen G. White, Testimonies for the Church, vëll. 2, fq. 682. Lexoni Jakobi 5:1–7. Si përshtaten këto fjalë me të vërtetën e tashme ashtu siç shprehet tek mesazhi i tre engjëjve tek Zbulesa 14:6–12? Pavarësisht pozitës sonë financiare, si mund të mbrojmë veten nga rreziku që paratë sjellin për ndjekësit e Krishtit? E ENJTE Prill 4 Thirrje për pendesë “‘Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezus Krishtin që ti ke dërguar’ ” (Gjoni 17:3). Emri Osea në gjuhën hebraike do të thotë “Zoti shpëton”, dhe ai lidhet me emrat Jozue, Isaia edhe madje Jezus. Profeti i bën thirrje njerëzve të heqin dorë nga mëkati dhe të gjejnë strehë tek Zoti Perëndi, sepse Ai është Krijuesi dhe Shpëtimtari i tyre. Qëllimi i gjykimit hyjnor ishte t’i rikujtonte mëkatarëve se jeta dhe forca e tyre vinte nga i Vetmi, tek I Cili duhet të ktheheshin. Pra dhe në mes të paralajmërimeve dhe gjykimit, libri i Oseas prezanton temat e pendesës njerëzore dhe të faljes hyjnore. Profeti i bën thirrje kombit, i cili po humbiste në mëkat “‘për mungesë njohurish’ ” (Osea 4:6), që të këmbëngulnin në njohjen e plotë të Perëndisë dhe në të jetuarin në harmoni me parimet e Tij të përjetshme. Ishte mungesa e njohurisë, e njohurisë së Perëndisë që i çonte ata në rebelim dhe, rrjedhimisht rezultonte në gjykim.

Page 10: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Në dallim, nëpërmjet besimit dhe bindjes, ata do ta njihnin vetë Perëndinë. Kjo njohje mund të jetë personale dhe intime. Kjo është arsyeja pse, në mënyrë të përsëritur, martesa është simbol i asaj lloj marrëdhënieje që Perëndia dëshiron të ketë me ne. Kjo është arsyeja pse jeta e krishterë ka të bëjë kryesisht me marrëdhënien me një Perëndi të gjallë. Kjo është arsyeja pse Perëndia i bën thirrje njerëzve që ta njohin Atë dhe të ndjekin vullnetin e Tij për jetët e tyre. Problemi i mëkatit solli një ndarje të frikshme midis Perëndisë dhe njerëzimit. Por, nëpërmjet vdekjes së Jezusit në kryq, një rrugë është krijuar në mënyrë që secili prej nesh të mund të eci pranë me Perëndinë. Ne, me të vërtetë mund ta njohim vetë Atë. Cili është ndryshimi midis të dish për Perëndinë dhe ta njohësh Perëndinë? Si reflektohet ky ndryshim në jetën e përditshme? Nëse dikush do t’ju pyeste, Si mund të arrijë ta njoh Perëndinë, si do t’i përgjigjeshit? Çfarë ju mësojnë pasazhet në vijim për rëndësinë e ‘njohjes së Perëndisë’? Eksodi 33:12, 13 ___________________________________________ Jeremia 9:23, 24 _____________________________________________ Danieli 11:32 ________________________________________________ 1 Gjoni 2:4 ________________________________________________ E PREMTE Prill 5 Për më tepër studim: “Ndërsa koha kalonte, Osea u ndërgjegjësua për faktin se fati i tij personal ishte një pasqyrë e pathos-it hyjnor, se vuajtja e tij i bënte jehonë vuajtjes së Perëndisë. Në këtë bashkë-vuajtje si një vepër solidariteti me pathos-in hyjnor, profeti me shumë mundësi gjeti kuptimin e martesës, me të cilën kishte lidhur kontratë sipas urdhrit hyjnor. . . . “Vetëm duke jetuar në vetë jetën e tij atë që po përjetonte Bashkëshorti hyjnor i Izraelit, profeti ishte në gjendje të solidarizohej me situatën hyjnore. Martesa ishte një mësim, një ilustrim më shumë sesa një simbol apo një betim”—Abraham J. Heschel, The Prophets (Mass.:Prince Press, 2001), fq. 56. “Në një gjuhë simbolike, Osea shpalosi përpara dhjetë fiseve planin e Perëndisë për të restauruar çdo shpirt të penduar, që do të bashkohej me kishën e Tij në tokë, me bekimet e dhëna Izraelit në ditët e besnikërisë së tyre ndaj Tij në tokën e premtuar. Duke iu referuar Izraelit si popullit që Ai dëshironte të tregonte mëshirë, Perëndia shpall, ‘Prandaj, ja, unë do ta tërheq pas meje, do ta çoj në shkretëtirë dhe do t`i flas zemrës së saj. Atëherë do t`i jap vreshtat e saj dhe luginën e Akorit si portë e shpresës; atje ajo do të këndojë si në ditët e rinisë së saj, ashtu si veproi kur doli nga vendi i Egjiptit ’”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 298.

Page 11: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Pyetje për diskutim: Ø Ne kemi prirjen ta konsiderojmë idhujtarinë si përkuljen para një statuje. Në ç’mënyra mund të jetë idhujtaria më e fshehtë dhe mashtruese? Ù Në grupin e studimit shqyrtoni më gjatë kuptimin e njohjes së Perëndisë. Nëse thoni se ‘e njihni Perëndinë’, çfarë nënkuptoni me këtë? Si fitohet kjo njohuri? Ú Disa teologë të vjetër argumentonin se Perëndia është gjakftohtë, domethënë që Ai nuk përjeton vuajtje apo kënaqësi nga veprimet e qenieve të tjera, të tilla si njerëzit. Çfarë mund t’i shtyjë njerëzit që të thonë kështu? Pse e hedhim poshtë ne këtë? Û Meditoni më shumë mbi faktin që shpëtimi ynë ishte kaq i kushtueshëm. Çfarë na thotë kjo për vlerën që kemi tek Perëndia? Mësimi 2 *Prill 6–12 Dashuria dhe gjykimi Dilema e Perëndisë (Osea) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Osea 7:11, 12; 10:11–13; Mat. 11:28–30; Rom. 5:8; 1 Pjet. 2:24; Osea 14. Vargu përmendësh: “Prandaj ti kthehu tek Perëndia yt, vepro me dhembshuri dhe ndershmëri dhe ki gjithnjë shpresë tek Perëndia yt” (Osea 12:6).

Page 12: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mendimi kryesor: Osea zbulon më tej dashurinë e Perëndisë për njerëzit e Tij të pabindur. Një mënyrë e zakonshme me të cilën autorët biblikë flasin për marrëdhënien e dashurisë së Perëndisë me njerëzit e Tij është metafora. Një metaforë përcjell informacion rreth një subjekti më pak të njohur, duke përdorur koncepte, që janë tashmë të njohura ose familjare. Metaforat janë simbole, që përdoren për të shpjeguar diçka tjetër dhe jo veten e tyre. Dy metaforat biblike më të përdorura në lidhje me marrëdhënien e Perëndisë me njerëzit e Tij janë burrë – grua dhe prind – fëmijë. Javës që kaloi ne pamë metaforën burrë – grua. Këtë javë do të tregojmë më shumë nga metaforat e Oseas, në të cilat më dominuesja është prind – fëmijë. Osea përdorte metafora për të njëjtat arsye që Jezusi i mësonte njerëzve shëmbëlltyrat. Së pari, për të shpjeguar të vërtetat rreth Perëndisë, me anë të gjërave familjare të jetës; së dyti, për të fiksuar në mendjen e njerëzve parime të rëndësishme shpirtërore, që mund të zbatoheshin në jetën e përditshme. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 13 Prill. E DIEL Prill 7 Budallaçkë dhe e pa mend “‘ Efraimi është një pëllumbeshë budallaçkë, pa mend; ata thërresin Egjiptin, shkojnë në Asiri. Ndërsa shkojnë, do të shtrij mbi ta rrjetën time dhe do t’i bëj që të rrëzohen si zogjtë e qiellit; do t’i ndëshkoj, siç u paralajmërua në asamblenë e tyre’ ” (Osea 7:11, 12). Lexoni këto vargje, duke pasur parasysh kontekstin e tyre. Çfarë paralajmërimesh jepen këtu? Çfarë mësimesh mund të marrim nga këto vargje? Efraim ishte emri i djalit më të vogël të Jozefit. Duke qenë se Efraimi ishte emri i fisit kryesor të mbretërisë veriore të Izraelit, emri iu aplikua të gjithë mbretërisë, po ashtu si emri Juda iu aplikua të gjithë mbretërisë jugore. Në vargjet e mësipërme Izraeli krahasohet me një zog të pa mend (krahasoni me Jer. 5:21), duke e bërë veten një prehë të lehtë për gjahtarin. Në këtë kontekst, besimi i tij për ndihmë në kombet e tjera ishte një akt rebelimi kundër Perëndisë.

Page 13: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Pse? Sepse një aleancë me të madhërishmen Perandorinë Asiriane ose me Egjiptin ambicioz do ta detyronte Izraelin të pranonte epërsinë e perëndive të adhuruara nga këto dy superfuqi (lexoni gjithashtu Isaia 52:4, Kantiku i Kantikëve 5:1–6). Të shkosh me to, do të thotë detyrimisht, t’i kthesh kurrizin Perëndisë. Ajo që ata duhet të bënin ishte të ktheheshin tek Perëndia, të pendoheshin, t’i bindeshin urdhëresave të Tij dhe të largonin perënditë e tyre të rreme. Kjo ishte shpresa e tyre e vetme, jo aleanca politike me paganët. “Pozita e Palestinës e ekspozoi atë ndaj pushtimit nga këto dy perandori të lashtësisë . . . Çmimi shumë i lakmuar për të cilin këto dy perandori të plotfuqishme luftuan ishte rruga që lidhte pellgjet e pasura të Nilit dhe të Eufratit. Mbretëritë e Izraelit dhe të Judës u përfshinë në këtë luftë ndërkombëtare ndërmjet dy rivalëve. Në dëshpërim, pa besim shpirtëror në Perëndi, Izraeli i pamend i bëri thirrje së pari njërës palë dhe më pas, tjetrës për mbështetje, e cila mund të kthehej në një kurth për mirëqenien kombëtare”—The SDA Bible Commentary, vëll. 4, fq. 908. Pra, është e lehtë të kërkojmë ndihmën njerëzore për problemet tona në vend që të kërkojmë ndihmën e Perëndisë, apo jo? Sigurisht, Perëndia mund të përdorë agjentët njerëzorë në përgjigje të lutjeve tona. Si mund të jemi të sigurt që në situata të dëshpëruara dhe në nevojë për ndihmë, ne nuk do të bëjmë të njëjtat gabime që bëri Izraeli këtu? Si mund të përdorim ndihmën njerëzore pa u larguar, detyrimisht, nga Perëndia? E HËNË Prill 8 Mëshqerrë e stërvitur Lexoni Osea 10:11–13. Çfarë mesazhi po i jep Perëndia njerëzve të Tij këtu? Si e kuptojmë shprehjen, “derisa ai të vijë dhe të përhapë mbi ju drejtësinë”? Në Osea 10, biri i Perëndisë Efraimi është krahasuar me një mëshqerrë të trajnuar mirë, së cilës i pëlqen të shijë grurin, sepse ajo mund të hajë ndërkohë që është duke e shirë. Pra, megjithëse ajo ishte produktive, ekzistenca e Izraelit po bëhej egoiste. Kur Perëndia vuri zgjedhën mbi qafën e Izraelit për të punuar në fushat e hapura, ashtu siç duhet të bëjnë kombet, drejtësia dhe mirësia u rritën. Në kohërat e Biblës, ‘zgjedha’ ishte një instrument i shërbimit. Kafshët e reja ishin trajnuar të ishin të urta, duke punuar së pari në lëmin e shirjes (Jer. 50:11). Ndërsa

Page 14: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

ishin të lidhura fort ato mund ta shkelnin misrin me këmbët e tyre. Në fazën tjetër, ato nxirrnin një sajë për shirje mbi misrin (2 Sam. 24:22). Kjo lloj pune i përgatiste ato për një detyrë edhe më të disiplinuar, atë të lërimit të hullisë në arë (1 Mbretërve 19:19, Jer. 4:3). Perëndia kishte një plan të njëjtë për trajnimin e Izraelit. Ai do të vendoste zgjedhën mbi qafën e Efraimit për ta bërë atë të punonte fort në lërimin dhe shkeljen e tokës. Në Osea 10: 12, profeti tregon atë që Perëndia dëshironte që Izraeli të bëhej përmes bindjes në Fjalën e Tij. Drejtësia dhe dashuria e palëkundur janë dhuratat e premtuara nga Perëndia për gruan e Tij, kur besëlidhja të ripërtërihet (Osea 2:19). Nëse njerëzit mbjellin drejtësi, ata do të korrin dashamirësi në këmbim. Vetëm duke kërkuar Perëndinë dhe vullnetin e Tij, Izraeli mund të largohet nga dënimi që po afron. Dera e mirësisë vazhdon të jetë e hapur për pendesën e mundshme nga ana e njerëzve të zgjedhur nga Perëndia. Këshilla për të mbjellë drejtësi lidhet me marrëdhëniet njerëzore; kërkimi për Perëndinë lidhet me marrëdhënien midis Perëndisë dhe njerëzve të Tij. Shkelja e tokës përfaqëson reformën sociale dhe shpirtërore dhe ripërtëritjen. Perëndia dhe njerëzit e Tij do të punojnë së bashku në një marrëdhënie të ndërsjelltë për të ri-sjellë bekimet për tokën. Rezultati do të jetë një lulëzim i lavdishëm që do të mbushë të gjithë tokën (Osea 14: 5 – 7) Lexoni ftesën e Jezusit për të marrë zgjedhën e Tij mbi veten tuaj (Mat. 11: 28 – 30). Si mundet të mësuarit nga Jezusi për të qenë ‘zemërbutë dhe të përulur nga zemra’, të na ndihmojë të gjejmë paqe në shpirtrat tanë? E MARTË Prill 9 Një fëmijë “Kur Izraeli ishte fëmijë, unë e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim. Sa më shumë i thërrisnin profetët, aq më tepër janë larguar prej tyre, u kanë bërë flijime Baalëve dhe u kanë djegur temjan figurave të gdhendura. Unë vetë i mësova Efraimit të ecë, duke e mbajtur nga krahët; por ata nuk e kuptuan që unë po i shëroja” (Osea 11:1, 3). Në këto vargje, Osea po thotë se mënyrat e Perëndisë janë si kujdesi i butë i një prindi të ri. Ashtu si një prind që me ëmbëlsi dhe durim i mëson një fëmije të ecë, duke e mbajtur nga duart që ai të mos bjerë, ashtu edhe Perëndia është kujdesur për Izraelin

Page 15: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

që në fillimet e tij. Perëndia që dashuron dhe fal është zemra e mesazhit të Oseas. Edhe kur Ai vendos disiplinë, Ai është thellësisht i mëshirshëm. Zemërimi i Tij mund të jetë i tmerrshëm, por mirësia e Tij është përtej kuptimit tonë. Lexoni Ligji i Përtërirë 5:5, Fjalët e Urta 13:24, Hebrenjtë 12:6 dhe Zbulesa 3:19. Çfarë pike të përbashkët kanë të gjitha këto vargje? Çfarë ngushëllimi mund të marrim nga to? Përmes Moisiut, Perëndia informon mbretin Egjiptian se Izraeli ishte biri i Tij i veçantë (Eksodi 4: 22, 23). Megjithëse të gjitha kombet mbi tokë, përfshirë Egjiptin, ishin bijat dhe bijtë e Perëndisë, kombi i Izraelit ishte zgjedhur të ishte biri i parëlindur me privilegje të veçanta. Por, së bashku me këto privilegje vinin edhe përgjegjësitë. Në shkretëtirë Perëndia u kujdes për njerëzit e Tij në të njëjtën mënyrë në të cilën “një njeri çon fëmijën e tij” (Ligji i Përtërirë 1:31). Herë pas herë, Ai i disiplinon ata ashtu si “njeriu korrigjon birin e vet” (Ligji i Përtërirë 8:5). “Të gjithë ata, të cilët i shërbejnë me të vërtetë Perëndisë ose njerëzve marrin një trajnim parapërgatitor në shkollën e dhembjes. Sa më i madh të jetë besimi dhe sa më i lartë shërbimi, aq më i afërt është testi dhe më e rreptë disiplina”—Ellen G. White, Education, fq. 151. Nuk ka dyshim që çdo prind, i cili i do fëmijët e tij do t’i disiplinojë ata dhe, kjo gjithmonë, për të mirën e tyre. Nëse edhe njerëzit, që janë të rënë në mëkat dhe me të meta e bëjnë këtë, atëherë sa shumë mund të besojmë në dashurinë e Perëndisë për ne, madje edhe në kohëra të gjykimit? Për shumë nga ne çështja nuk është në të besuarin në disiplinën e Perëndisë. Përkundrazi, lufta është në të kuptuarin sesi t’i interpretojmë gjykimet me të cilat përballemi. Si mund ta kuptojmë nëse ajo me të cilën ne po përballemi është në të vërtetë Perëndia që po na mëson në ‘shkollën e dhembjes’, apo është diçka tjetër? Sillni përgjigjen tuaj në shkollën e Sabatit. E MËRKURË Prill 10 Dhembshuria më e fortë sesa zemërimi “Si mund të të braktis, o Efraim, ose të të lë në dorë të të tjerëve, o Izrael? Si mund të të bëj si Admahu, ose të të katandis si Tseboimi? Zemra ime ngashërohet brenda meje, dhembshuria ime ndizet e tëra. Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë, nuk do të shkatërroj përsëri Efraimin, sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do të vij me zemërim” (Osea 11:8, 9).

Page 16: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Ky pasazh shërben si një dritare për në zemrën e Perëndisë: a do ta dorëzojë Perëndia birin e Tij rebel për t’u vrarë me gurë, siç komandon ligji (Ligji i Përtërirë 21: 18- 21; lexoni gjithashtu Zan. 19: 17- 23)? Këtu kemi një pasqyrim të mahnitshëm të vuajtjeve të Perëndisë për shkak të mëkatit të njerëzve dhe dëshirës së Tij për të na shpëtuar. Edhe pse Izraeli i mëkatë meritonte shkatërrim të plotë, Perëndia përmes mirësisë së Tij të pafundme vazhdon të dashurojë njerëzit e Tij, ndërsa përpiqet për pendimin e tyre. Gjatë kohës së Abrahamit, ishin pesë qytete të vendosura në Luginën juglindore Jorgan të Detit të Vdekur (Zan. 14:8). Të njohura si “qytetet e fushës”, ato ishin Sodoma, Gomorra, Admahu, Ceboimi dhe Coari. Nga të gjitha këto, vetëm Coari nuk u shkatërrua. Emrat e katër të tjerave u bënë të famshme për shkatërrimin e plotë që erdhi mbi to, për shkak të rrugëve të këqija që ndoqën njerëzit e tyre dhe mungesës së vullnetit për t’u penduar (Ligji i Përtërirë 29:23). Disa prej këtyre qyteteve po i referohej Osea në vargjet e mësipërme. Osea 11 mëson se mënyrat e Perëndisë kapërcejnë ato të njerëzimit të mëkat. Ai nuk do të lejojë që hidhërimi të qeverisë vendimet e Tij. Dashuria e Perëndisë kërkon të sjellë shërim, shëndet dhe restaurim për njerëzit e Tij. Qëllimi i disiplinës hyjnore është të korrigjojë, të ndryshojë dhe të pajtojë, jo të shkatërrojë dhe të kërkojë llogari. Shumë njerëz, madje edhe të krishterë të shpallur, nuk e kuptojnë këtë aspekt të Perëndisë, por, përkundrazi, e shohin atë si hakmarrës, inatçor dhe vetëm në kërkim të fajit për t’i ndëshkuar njerëzit për mëkatet e tyre. Madje, edhe më keq, disa besojnë se Ai i djeg të rënit në mëkat në ferr përjetësisht. Megjithatë, kjo nuk është pamja e Perëndisë që na jepet këtu. Lexoni Romakëve 5:8, 1 Pjetri 2:24, dhe Galatasve 3:13. Si na e tregojnë këto vargje, madje më shumë se vargjet që pamë në Osea, përmasat e dashurisë së Perëndisë për njerëzimin? E ENJTE Prill 11 I shëruar, i dashuruar dhe i ushqyer

Page 17: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Disa dijetarë të lashtësisë, duke u bazuar te Dhiata e Vjetër, e shihnin Perëndinë si të ashpër dhe që nuk fal, në kontrast me Jezusin, siç tregohet në Dhiatën e Re. Pse është ky një konkluzion kaq i gabuar? Si na ndihmon mesazhi i Oseas 14 të tregojmë sesa e gabuar është kjo? Çfarë na zbulon ky kapitull rreth karakterit dhe dashurisë së Perëndisë për njerëzit e Tij? Kapitulli i fundit i Oseas është kulmor për mesazhin e shpallur nga profeti. Në të konfirmohet edhe njëherë premtimi se shpëtimi i Perëndisë do të ketë fjalën e fundit. Kapitulli hapet me një thirrje tjetër për t’u larguar nga paudhësia. Duke i ofruar njerëzve të ktheheshin tek Perëndia, profeti i tregon fjalët aktuale që ata duhet të thonë në adhurim. Kërkesa e tyre duhet të jetë që Perëndia të largojë nga ata fajin që i çoi në rënien në mëkat. Ata gjithashtu duhet të shpallin pavarësinë e tyre nga të gjitha kombet e tjera dhe të refuzojnë plotësisht idhujtarinë. Në kohërat e Biblës, asnjë njeri nuk duhet të paraqitej para Perëndisë duarbosh (Eksodi 23:15). Përveçse ata duhet të sillnin një kafshë si sakrificë, njerëzve u thuhej të sillnin fjalë të pendimit të vërtetë si flijime falënderuese. Pas një rrëfimi pendimi nga njerëzit, Perëndia i përgjigjet me një seri premtimesh. Kryesori nga këto është shërimi i problemeve shëndetësore të njerëzve nga Mjeku hyjnor. Marrëdhënia e re e Perëndisë me Izraelin krahasohet me vesën, që siguron të vetmen lagështi të disponueshme për lulet dhe pemët përgjatë stinës së gjatë dhe të thatë të verës në Palestinë. Gjithashtu, lidhet me pemën e ullirit, e cila konsiderohet veçanërisht e vlefshme, një lloj kurore e pemëve frutore. Gjethnaja e saj siguron hije dhe freski, ndërsa vaji përdoret për ushqim, si locion për trupin dhe si lëndë djegëse për dritën. Drurët e mëdhenj të kedrit të Libanit konsiderohen si më të dobishmit ndër pemët e mëdha të rritura në tokat e Biblës. Lënda e tyre e drurit me vlera të larta shërben për ndërtimin e tempujve dhe pallateve mbretërore (1 Mbretërve 6:9, 10). Rrënjët e mbjella nga Perëndia do të prodhonin një bollëk bimësh të freskëta që Izraeli të bëhej një kopsht i mbushur me bekime për të gjithë botën. Lexoni vargun e fundit të kapitullit. Çfarë kushtesh kërkohen të plotësohen, që të gjitha këto premtime të përmbushen? Pse nuk ka dallim për ne sot, në rolin tonë si Adventistë të Ditës së Shtatë? E PREMTE Prill 12

Page 18: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Për më tepër studim: Krahasoni dy fragmentet e mëposhtme me mesazhin e prezantuar në Osea 7 – 14. “Përmes natyrës, përmes llojeve dhe simboleve, përmes patriarkëve dhe profetëve, Perëndia i ka folur botës. Mësimet duhet t’i jepen njerëzimit në gjuhën që njerëzimi kupton. . . . Parimet e qeverisjes së Perëndisë dhe plani i shpengimit duhet të përkufizohen qartësisht. Mësimet e Dhiatës së Vjetër duhet të përcaktohen qartë përpara njerëzve”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 34. “Përgjatë viteve të gjata dhe të errëta, ku sundues pas sunduesi u ngritën në kundërshti të hapur ndaj Qiellit dhe udhëhoqën Izraelin në idhujtari, Perëndia i dërgoi mesazh pas mesazhi njerëzve të tij. Përmes apostujve të Tij, Ai i dha atyre çdo mundësi për t’i bërë ballë valës së braktisjes dhe për t’u rikthyer tek Ai. . . . Asnjëherë nuk do të lihej mbretëria e Izraelit pa dëshmitarë fisnikë të fuqisë së mrekullueshme të Perëndisë për të shpëtuar nga mëkati. Madje edhe në orët më të errëta, disa do t’i qëndronin besnik Udhëheqësit të tyre hyjnor dhe në mes të idhujtarisë do të jetonin të paqortueshëm në sytë e Perëndisë së shenjtë. Këta besnikë numëroheshin në mesin e të mirëve përmes të cilëve qëllimi i përjetshëm i Perëndisë do të plotësohej”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 108. Pyetje për diskutim: Ø Gjithmonë, është thënë se përmes jetës dhe shërbesës së Oseas, fjala e Perëndisë për Izraelin është, në një farë kuptimi, “kthyer në mish”. A nuk është kjo ide vetëm një reflektim fare i vogël i së vërtetës së madhe për Jezusin, në trajtën e Tij njerëzore? Lexoni, Gjoni 1:14. Ù Izraeli i lashtë nuk u largua nga Perëndia brenda një nate. Përkundrazi, braktisja e tyre ishte një proces gradual. Përgatituni të ndani me anëtaret e tjerë të shkollës së Sabatit, disa mënyra përmes të cilave njeriu mund t’i mbetet besnik parimeve të përjetshme të Perëndisë në një botë, që ndryshon vazhdimisht. Ú Disa njerëz besojnë se mesazhi i ungjillit rreth dashurisë së madhe dhe shpëtimit të Perëndisë është prezantuar qartësisht vetëm në Dhiatën e Re dhe jo në atë të Vjetrën. Çfarë ka të gabuar në këtë mendim? Û Në klasë, diskutoni përgjigjen tuaj për pyetjen në fund të mësimit të ditës së martë. Ü Dhiata e Vjetër ishte Bibla që Jezus Krishti dhe apostulli Pal lexonin. Lexoni citimet e Dhiatës së Re nga Osea, që gjenden te Mateu 9:13 dhe te Romakëve 9: 25, 26. Si e përdornin Jezusi dhe Pali mesazhin e Oseas për të shpallur të vërtetën?

Page 19: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mësimi 3 *Prill 13–19 Një Perëndi i shenjtë dhe i drejtë (Joeli) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Joeli 1; 2:28, 29; Veprat 2:1–21; Joeli 2:31, 32; Rom. 10:13; Mat. 10:28–31. Vargu përmendësh: “Zoti bën që t`i dëgjohet zëri para ushtrisë së tij, sepse fusha e tij është shumë e madhe dhe zbatuesi i fjalës së tij është i fuqishëm. Po, dita e Zotit është e madhe dhe fort e tmerrshme; kush mund ta durojë”? (Joeli 2:11). Mendimi kryesor: Perëndia mund të përdorë krizat për t’i bërë njerëzit e Tij më të ndjeshëm ndaj varësisë ndaj Tij dhe nevojës së tyre për ripërtëritje dhe reformë shpirtërore. Në mes të fatkeqësisë së madhe të karkalecave dhe të thatësirës së madhe, që po shkatërronin mbretërinë jugore të Judesë, profeti Joel - një bashkëkohës i Amosit dhe Oseas - shikon një shenjtë të ditës “së madhe dhe të frikshme” të gjykimit (Joeli 2:31). I përballur me një krizë të këtij intensiteti dhe kësaj përmase, ai i bën thirrje popullit në Jude të heqin dorë nga mëkati dhe të kthehen tek Perëndia. Ai i përshkruan karkalecat si ushtria e Perëndisë dhe sheh nëpërmjet ardhjes së tyre dënimin e Perëndisë mbi Izraelin e pabindur. Joeli profetizon se gjykimi i ardhshëm i Perëndisë do të bëjë që fatkeqësia e karkalecave të duket një hiçgjë. Por, i njëjti gjykim do të sjellë bekime të pakrahasueshme për ata që janë besnikë ndaj Perëndisë dhe ndaj atyre që i binden mësimeve të Tij; domethënë, pavarësisht sesa i ashpër do të jetë, gjykimi çon në shpëtim dhe shpengim ata, zemrat e të cilëve janë të hapur ndaj udhëheqjes së Perëndisë. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 20 Prill.

Page 20: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E DIEL Prill 14 Një fatkeqësi kombëtare Lexoni Joeli 1:1–12. Çfarë po i ndodh tokës së Judesë? Profeti që jetoi në një shoqëri bujqësore, i bën thirrje fermerëve që të frikësohen nga humbjet e të korrave të drithit dhe frutave. Shkatërrimi ekologjik mund të sakatonte ekonominë e vendit për vite të tëra. Krahas humbjes së ushqimit, hijes dhe bimësisë, ekziston dhe rreziku i erozionit tokësor. Disa pemë frutore në Palestinë kërkojnë rreth njëzet vjet për t’u rritur përpara se ato të bëhen produktive. Në fakt, shkatërrimi në bujqësi dhe çpyllëzimi ishte taktika tipike e armiqve sundues, që përpiqeshin të dënonin humbësit, duke shkatërruar çdo mundësi për rikuperim në afat të shkurtër. Lexoni Ligjin e Përtërirë 28:38. Si na ndihmon ai për të kuptuar se çfarë po i ndodh Judesë? Joeli përdor katër terma të ndryshëm për karkalecat (Joeli 1:4) për të shprehur intensitetin dhe përmasat e fatkeqësisë. Shkatërrimi i shkaktuar nga karkalecat u përkeqësua më tej nga thatësira. Të gjithë të korrat që fermerët kishin pritur ishin tharë dhe fermerët u dëshpëruan pasi nuk kishin as çfarë të hanin, as çfarë të shisnin; madje ata as nuk kishin farë për të ri-mbjellë. Një katastrofë e kësaj përmase nuk ishte dëgjuar më parë nga paraardhësit e tyre dhe ishte diçka që do t’u thuhej patjetër brezave të ardhshëm. Fakti që një shkatërrim i tillë nuk kishte ndodhur më parë, thekson rëndësinë e situatës. Profeti shpall gjithashtu shkatërrimin e ushqimeve bazë të dietës së tokës së Izraelit, të tilla si rrushi, drithi dhe vajrat (Ligji i Përtërirë 14:23, 18:4). Gruri dhe elbi ishin drithërat më të rëndësishëm në Palestinë. Në Bibël, vera dhe pemët e fikut simbolizojnë të jetuarit në paqe dhe në bollëk me bekimet e Perëndisë në Tokën e Premtuar (1 Mbretërit 4:25, Mik. 4:4, Zak. 3:10). Imazhi idilik i paqes dhe begatisë portretizohet nga njeriu, që është i ulur poshtë vreshtit dhe pemëve të tij të fikut. E gjitha kjo tani kërcënohet nga gjykimi hyjnor i sjellë tek ata për shkak të mëkatit të tyre. Të korrat ishin një kohë gëzimi (Psa. 4:7, Isa. 9:3). Megjithëse toka në Izrael ishte një dhuratë e Perëndisë, ajo ende i përkiste Perëndisë. Nga Izraeli pritej të ishte një kujdestar besnik i tokës. Mbi të gjitha, populli pritej të adhuronte dhe t’i bindej Perëndisë, sepse Ai ishte i Vetmi që i kishte dhënë, pikë së pari, atyre tokën.

Page 21: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E HËNË Prill 15 Fryjini trumbetave! Kur fatkeqësitë natyrore ndodhin, ato shkaktojnë lindjen e pyetjeve të tilla si, “Pse e lejoi Perëndia këtë që të ndodhte”? “Pse disa njerëz jetuan, ndërsa të tjerët vdiqën”? “A ka ndonjë mësim për ne”? Joeli nuk kishte dyshim për faktin se fatkeqësia e karkalecave do të rezultonte në një të kuptuar më të thellë të planit universal të Perëndisë. Në kapitullin 1, nën frymëzimin hyjnor, profeti e lidh krizën kombëtare me situatën shpirtërore të vendit. Karkalecat nuk kishin lënë gjë, që mund të ofrohej si flijim për Perëndinë. Sakrificat e ushqimeve dhe të pijeve ishin pjesë e flijimeve ditore në tempull, në përputhje me udhëzimet e regjistruara tek Eksodi 29:40 dhe Numrat 28:5¬8. Ndërprerja e flijimeve ishte serioze, por do të shërbente si një paralajmërim për popullin për gjendjen e tyre të rëndë. Humbja e mundësisë, qoftë për të ofruar flijime, simbolizonte thyerjen e besëlidhjes midis Perëndisë dhe Izraelit. Por, në dallim me shumë profetë të tjerë, Joeli nuk harxhoi shumë kohë duke analizuar dështimet e popullit. Ai ishte i interesuar më shumë në meditimin për kurën e dhënë nga Fizikanti hyjnor i Izraelit. Lexoni Joeli 1:13–20. Çfarë po i thotë Joeli popullit të tij? Sado unike të jenë rrethanat, si ngjason ajo që thuhet këtu me një lutje, të cilën e gjejmë të përhapur kudo në Bibël, si në Dhiatën e Vjetër dhe në të Renë? Profeti i kërkon drejtuesve fetarë që t’i bëjnë thirrje mbarë kombit për një ditë lutjesh dhe agjërimesh, në mënyrë që populli të kërkojë thellë në zemrën e vet, të largohet nga mëkatet dhe të kthehet tek Perëndia e tij. Në këtë mënyrë, ata do të dalin nga kjo eksperiencë me një besim të ripërtërirë në dashurinë dhe drejtësinë e Perëndisë. Në fund, kjo katastrofë mund t’i drejtojë besimtarët në një marrëdhënie më të ngushtë me Perëndinë e tyre. Në të gjithë Shkrimet, Perëndia përshkruhet si Zoti i natyrës, Ai që e krijoi atë, që e mban atë dhe gjithashtu që e përdor për qëllimet e Tij hyjnore. Në këtë fatkeqësi natyrore, Joeli thotë se populli duhet të grisë zemrën e vet dhe ta hapë atë për hirin dhe mëshirën e Perëndisë, në vend që të grisë rrobat e tij. Fatkeqësitë mund të na bien në shumë forma. Kur ndodh kështu, pavarësisht sesi i kuptojmë ato dhe shkaqet e tyre, tek cilat premtime biblike mund të mbahemi për shpresë dhe forcë për t’i duruar? Cilat premtime janë veçanërisht kuptimplote për ju?

Page 22: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MARTË Prill 16 Dhurata e Frymës së Perëndisë Lexoni Joeli 2:28, 29 së bashku me Veprat 2:1–21. Si e interpreton Pjetri profecinë e Joelit këtu? Ditën e Rrëshajave, apostulli Pjetër shpalli se Perëndia kishte përmbushur premtimin e Tij, që ishte dhënë nëpërmjet Joelit, në lidhje me përhapjen e Frymës së Shenjtë. Duke shoqëruar përhapjen e Frymës dhe si një shenjë e dukshme e ndërhyrjes mbinatyrore të Perëndisë në historinë mbarë njerëzore, Perëndia do të shkaktonte fenomene të jashtëzakonshme në natyrë, si në tokë dhe në qiell. “Në lidhje direkt me skenat e ditës së madhe të Perëndisë, Ai nëpërmjet profetit Joel kishte premtuar një shfaqje të veçantë të Frymës së Tij.- Joeli 2:28. Kjo profeci u përmbush pjesërisht në derdhjen e Frymës në Ditën e Rrëshajave, por ajo do të përmbushet plotësisht në shfaqjen e hirit hyjnor, i cili do të jetë i pranishëm në përfundimin e veprës së ungjillit ” - Ellen G. White, Beteja e madhe midis Zotit dhe Satanit, fq. 11. Në kontekstin e Joelit, pendesa do të pasohet nga një përhapje më e madhe e Frymës së Perëndisë. Kjo do të sjellë ripërtëritje të mrekullueshme. Në vend të shkatërrimit, dhurata e bekimeve të Perëndisë do të vazhdojë. Perëndia i jep siguri popullit të Tij se krijimi i Tij do të restaurohet dhe kombi do të çlirohet nga pushtuesit. Fryma i jepet njerëzve të Perëndisë, ashtu sikurse vaji gjatë ceremonisë derdhej mbi kokat e atyre, që ishin zgjedhur nga Perëndia për një shërbesë të veçantë. Fryma është gjithashtu një dhuratë e pushtetit të dhënë për marrësit, në mënyrë që ata të bëjnë një vepër të caktuar për Perëndinë (Eksodi 31:2–5, Gjyk. 6:34). Vetëm se këtë herë, shfaqja e Frymës do të ndodhë në përmasa më të mëdha. Në atë pikë në histori, shpëtimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që kërkojnë Perëndinë. Fryma e Perëndisë do të bjerë mbi të gjithë besnikët – pavarësisht moshës, gjinisë apo pozitës shoqërore – në përmbushje të dëshirës së Moisiut që i gjithë populli i Perëndisë të bëhet profet dhe që Perëndia të vendosë Frymën e Tij tek ata (Num. 11:29). Cilat janë gjërat që mund të bëni në jetën tuaj për t’u bërë më të hapur ndaj përhapjes së Frymës së Shenjtë?

Page 23: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MËRKURË Prill 17 Duke shpallur emrin e Perëndisë “Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit. Dhe do të ndodhë që kushdo që do t`i drejtohet emrit të Zotit do të shpëtojë, sepse në malin Sion dhe në Jeruzalem do të ketë shpëtim, siç e ka thënë Zoti, edhe për ata që kanë mbetur gjallë dhe që Zoti do t`i thërrasë (Joeli 2:31, 32). Shndërrimi i diellit, kthimi i hënës në gjak nuk duhet të kuptohen si fatkeqësi natyrore, por si shenja mbinatyrore të afrimit të ditës së Zotit. Në kohët biblike, shumë kombe pagane adhuronin trupat qiellor si zotat e tyre; diçka që Moisiu i tha izraelitëve të mos ta bënin kurrë (Ligji i Përtërirë 4:19). Në këtë drejtim, profecia e Joelit predikonte se idhujt e kombeve do të fillojnë të veniten kur Perëndia të vijë në gjykim. Joeli 3:15 shton gjithashtu se moria ndriçuese do të humbë fuqinë e saj dhe nuk do të japë më dritë, pasi prania e lavdisë së Perëndisë do të mposhtë çdo gjë. Ndërsa shfaqja e Krishtit do të tmerrojë të pa-penduarit, si do ta mirëpresin të drejtët Perëndinë? Cili është ndryshimi jetik? Lexoni Isa. 25:9, Joeli 2:32, Veprat 2:21, Rom. 10:13. Në Shkrime, shprehja “të thërrasësh emrin e Perëndisë” nuk do të thotë vetëm ta quash veten ndjekës së Zotit, por të bëjmë tonat premtimet e Tij. Ajo gjithashtu mund të nënkuptojë të shpallësh emrin e Perëndisë; domethënë të jesh një dëshmitar tek të tjerët për Perëndinë dhe për atë që Ai ka bërë për botën. Abrahami ngriti altarë dhe shpalli emrin e Perëndisë në tokën e Kanaanit (Zan. 12:8). Për Moisiun në malin Sinai, Perëndia deklaroi mirësinë dhe hirin e Tij (Eksodi 33:19, 34:5). Psalmisti i bën thirrje besnikëve të falënderojnë Perëndinë dhe t’i bëjnë thirrje emrit të Tij, duke i bërë të njohur kombeve çfarë ka bërë Ai për ta (Psa. 105:1). Të njëjtat fjalë gjenden në këngën e shpëtimit të kompozuar nga profeti Isaia (Isa. 12:4). Pra të shpallësh emrin e Perëndisë do të thotë të jesh një lajmëtar i lajmeve të bukura se Perëndia e sundon ende botën dhe gjithashtu t’i bësh thirrje njerëzve të botës ta shikojnë çdo gjë në kontekstin e veprave dhe karakterit të Perëndisë. Kjo do të thotë gjithashtu që t’i thuash kujtdo për dhuratën bujare të shpëtimit të Perëndisë, e cila i jepet çdo qenieje njerëzore.

Page 24: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Çfarë do të thotë për ju “të thërrasësh emrin e Perëndisë”? Si e bëni këtë dhe çfarë ndodh kur e bëni? E ENJTE Prill 18 Streha në kohë shqetësimesh (Joeli 3) Profetët biblikë krahasojnë ardhjen e gjykimit nga Perëndia me vrumbullimën e luanit. (Joeli 3:16, Amosi 1:2, 3:8). Në Bibël, Zioni përcakton vendin e fronit tokësor të Perëndisë në Jerusalem. Nga ky vend, Perëndia do të dënojë armiqtë, por, në të njëjtën kohë, Ai do të marrë hak për popullin e Tij që priti me durim fitoren e Tij. Ata do të ndajnë me Të triumfin e Tij kur ai të krijojë çdo gjë të re. Për disa njerëz portretizimet e Shkrimeve për gjykimin përfundimtar të Perëndisë janë të vështira për t’u kuptuar. Është mirë që të mbajmë parasysh që e keqja dhe mëkati janë të vërteta dhe se forca e tyre është e fortë në drejtim të kundërshtimit të Perëndisë dhe të shkatërrimit të çdo forme jete. Perëndia është armik për të keqen. Kjo është arsyeja pse fjalët e Joelit na ftojnë për të analizuar jetët tona, në mënyrë që të sigurohemi se ne jemi në anën e Perëndisë dhe kështu ne do të kemi strehë në ditën e gjykimit. Lexoni Mateun 10:28–31. Si na ndihmojnë këto vargje për të kuptuar se sa shumë na është dhënë në Jezusin, madje dhe në kohë fatkeqësish? Perëndia mbron ata persona që ruajnë besimin. Ai mund t’i sjellë shkretim tokës (Joeli 3:1–15), por njerëzit e Tij nuk duhet të kenë frikë nga veprat e Tij të gjykimit sovran, sepse Ai ka premtuar t’i mbrojë ata (vargu 16). Ai i ka dhënë atyre fjalën e Tij të sigurisë. Veprat e Tij sovrane dhe hirplote tregojnë se Ai është një Perëndi besnik i besëlidhjes, i cili nuk do të lejojë kurrë më që një i drejtë të turpërohet (Joeli 2:27). Libri i Joelit mbyllet me një vizion të botës së transformuar, ku një lumë rrjedh në mes të Jerusalemit të ri, duke simbolizuar vetë praninë e Perëndisë së përjetshëm midis popullit të falur (Joeli 3:18–21). Ky mesazh profetik na sfidon të ecim në Frymë, të ndjekim jetën e krishterë me gjithë zemër dhe të ungjillizojmë tek të gjithë ata, që nuk kanë thirrur ende emrin e Krishtit. Ndërsa bëjmë këtë, ne kërkojmë premtimin hyjnor që Krishti të banojë në ne nëpërmjet Frymës së Shenjtë, që banon në zemrat e njerëzve të Tij besnikë.

Page 25: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

“Ne duhet ta dimë gjendjen tonë reale, pasi, në të kundërtën nuk do të ndiejmë nevojë për ndihmën e Krishtit. Ne duhet të kuptojmë rrezikun ose, përndryshe nuk do të kërkojmë strehë. Ne duhet të ndiejmë dhimbjen e plagëve tona, përndryshe nuk do të dëshirojmë shërimin”—Ellen G. White, Christ’s Object Lessons, fq. 158. Si e kuptoni “gjendjen tuaj reale”? Çfarë dhimbjesh po vuani? Si e keni përjetuar “strehimin” e premtuar nga Krishti? E PREMTE Prill 19 Për më tepër studim: Emri i profetit Joel ishte i përhapur në kohët biblike dhe do të thotë “Zoti është Perëndi”. Ky emër është i përshtatshëm me temën e përgjithshme të librit: vetëm Perëndia është i shenjtë dhe i drejtë dhe vepra e Tij është sovrane për tokën. Historia e popullit të Tij, ashtu sikurse edhe e kombeve, është në duart e Tij. E njëjta gjë vlen dhe për jetën e çdo qenieje njerëzore. “Çështja tronditëse e përjetësisë kërkon nga ne diçka përtej fesë imagjinare, një besimi prej fjalësh dhe formash, ku e vërteta mbahet në një oborr të jashtëm. Perëndia bën thirrje për një ripërtëritje, për një reformë. Fjalët e Biblës dhe vetëm Bibla duhet të dëgjohen në katedrën e kishës. Por, Bibla është vjedhur nga fuqia e saj dhe rezultati shihet në uljen e tonit të jetës shpirtërore. Në shumë shërbesa sot nuk ekziston ajo zbulesë hyjnore, që zgjon ndërgjegjen dhe sjell jetë për shpirtin. Dëgjuesi nuk mund të thotë, Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?’. Luka 24:32. Ka shumë vetë që po e kërkojnë Perëndinë e gjallë, që dëshirojnë praninë hyjnore. Le t’i flasë fjala e Perëndisë zemrave të tyre! Le të dëgjojnë ata, të cilët kanë dëgjuar vetëm traditat, teoritë dhe parimet njerëzore, zërin e Atij që mund të ripërtërijë shpirtin për jetë të përjetshme”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 626. Pyetje për diskutim: Ø Në ç’mënyra është mesazhi i Joelit i rëndësishëm për ne sot, që jetojmë në fundin e kohës kur ngjarje serioze dhe kthjelluese po na presin pa dyshim? Ù Lexoni të gjithë librin e Joelit njëherësh dhe përgjigjuni pyetjeve në vazhdim: Deri në ç’masë mesazhi i Joelit i përkiste brezit të tij dhe deri në ç’masë na përket neve? Ú Libri i Joelit përshkruan lloje të ndryshme të bekimeve hyjnore të dërguara për popullin e Perëndisë. A bën kjo profeci dallim midis bekimeve materiale dhe shpirtërore? Nëse po, si?

Page 26: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Û Si na ndihmon të kuptuarit e betejës së madhe, kuptimin e drejtë të sprovave dhe fatkeqësive të tmerrshme me të cilat bota do përballet? Ü Citimi i Ellen G. White në studimin e ditës së premte diskuton “fenë imagjinare”. Ç’kuptim ka ajo? Si mund të dimë nëse feja jonë është reale apo imagjinare? Mësimi 4 *Prill 20–26 Perëndia i të gjitha kombeve (Amos) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Amos 1–2; Isaia 58; Luka 12:47, 48; 1 Mbretërve 8:37–40; Amos 4:12, 13; Abdia. Vargu përmendësh: “Luani vrumbulloi, kush nuk do të ketë frikë? Zoti, Zoti, foli, kush nuk do të profetizojë? (Amos 3:8) Mendimi kryesor: Veprat çnjerëzore janë mëkate kundër Perëndisë dhe do të gjykohen si të tilla. Luani në Shkrimet e Shenjta shpeshherë përfaqëson mbretin e botës së kafshëve. Pamja e tij tregon forcë dhe madhështi të pa-rezistueshme, po ashtu edhe egërsi dhe fuqi shkatërruese. Edhe kur nuk është në gjueti aktive, luani mund të dëgjohet, gjëmimi i tij dëgjohet me milje. Amosi, një bari, u dërgua tek Izraelitët për t’i paralajmëruar se kishte dëgjuar një vrumbullimë luani dhe luani nuk ishte askush tjetër përveç Perëndisë së tyre! I udhëhequr nga Fryma e Shenjtë, profeti Amos e krahasoi mënyrën e të folurit të Perëndisë ndaj kombeve, po ashtu si edhe ndaj njerëzve të Tij të zgjedhur, me vrumbullimin e një luani (lexoni Amos 1:2).

Page 27: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Amosi u thirr t’i profetizonte kombeve, të cilët bënin krime kundër njerëzimit. Ai gjithashtu u dërgua edhe në komunitete ku një njeri i privilegjuar dhe besimtar jetonte në paqe dhe mirëqenie/prosperitet. Megjithatë, të njëjtët njerëz shtypnin të varfërit dhe lejonin biznese jo të ndershme dhe korrupsion në gjykata. Këtë javë ne do të shohim se çfarë Perëndia ka për të thënë për këto veprime të neveritshme. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 27 Prill. E DIEL Prill 21 Krimet kundër njerëzimit Lexoni Amos 1 dhe 2. Pse paralajmëron Perëndia se dita e dënimit është afër? Dy kapitujt e parë në librin e Amosit përmbajnë shtatë profeci kundër shteteve fqinjë, të ndjekura nga një profeci kundër Izraelit. Kombet fqinjë nuk paragjykohen sepse janë armiqtë e Izraelit, por për shkak të shkeljes ndaj parimeve universale njerëzore. Dy gjëra dalin në pah nga dënimi i Amosit: mungesa e ndershmërisë dhe mungesa e mëshirës. Për shembull, Tyre ishte një qytet udhëheqës tregtar i pozicionuar në brigjet veriore të Mediteranit/Mesdheut të Izraelit. Për shkak të fortesës ishullore të pathyeshme, qyteti mburrej për sigurinë e tij. Për më tepër, udhëheqësit e Tyres lidhën aleanca me kombe të ndryshme fqinj, si me palestinasit. Qyteti ishte i lidhur me Izraelin me anë të një “aleance” gjatë mbretërimit të Davidit dhe Solomonit (1 Mbretërve 5:1, 12), madje edhe gjatë mbretit Ahab (1 Mbretërve 16:30, 31). Nuk është çudi që lexojmë në 1 Mbretërve 9:13 që Hiram, mbreti i Tyres, e quante Solomonin “vëllai im”. Megjithatë, njerëzit e Tyres kishin shkelur “besëlidhjen e vëllazërisë”. Tyre nuk po dënohej se kishte marrë me vete robërit, por për dorëzimin e tyre tek armiqtë e Izraelit, tek Edomitët. Prandaj, njerëzit e Tyres ishin përgjegjës për mizoritë që këta robër vuajtën në duart e armiqve të tyre. Nga pikëpamja e Perëndisë, një njeri që ndihmon dhe përkrah një krim është po aq fajtor sa edhe ai që e bën atë. Duke qenë se Perëndia është i gjithë-pushtetshëm, Ai mban në duart e Tij fatin e të gjithë botës. Ai ka synime dhe shqetësohet përtej kufijve të Izraelit. Perëndia e Izraelit

Page 28: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

është Perëndia e të gjitha kombeve; e gjithë historia njerëzore i përket Atij. Ai është Perëndia Krijues, i cili i jep jetë të gjithëve dhe të gjithë janë të rëndësishëm për Të. Cili nga ne nuk ndjen pikëllim nga padrejtësitë e pabesueshme që shohim? Nëse nuk do të kishte Perëndi, çfarë shprese do të kishim për drejtësi? Çfarë kuptimi ka për ju premtimi, që gjendet në Bibël, se Perëndia do të na sjellë drejtësi dhe gjykim në botë? Si mund të mësojmë të besojmë në këtë premtim duke qenë pjesë e gjithë këtyre padrejtësive që shohim? E HËNË Prill 22 Drejtësi për të shtypurit Gjykimi universal i Perëndisë është një nga mësimet qendrore që gjenden tek Amosi. Në fillim të librit të Tij, profeti shpall gjykimin e Perëndisë mbi disa nga fshinjët e Izraelit, për shkak të krimeve të tyre ndaj njerëzimit. Më pas, Amosi deklaron se Perëndia gjithashtu do të gjykojë Izraelin. Zemërimi i Perëndisë ishte drejtuar jo vetëm tek kombet, por edhe tek njerëzit që Ai kishte zgjedhur. Njerëzit e Judas kishin refuzuar Fjalën e Perëndisë dhe nuk kishin mbajtur udhëzimet e Tij. Në të njëjtën kohë, Amosi u mor me Izraelin shumë më intensivisht sesa me Judën, sepse ai kishte shkelur besëlidhjen me Perëndinë dhe kishte kryer shumë mëkate. Mirëqenia ekonomike e Izraelit dhe qëndrueshmëria e tij politike kishin sjellë shkatërrimin shpirtëror. Ky shkatërrim shpirtëror u shfaq në padrejtësitë shoqërore. Në Izrael, të pasurit shfrytëzonin të varfrit, dhe të fuqishmit shfrytëzonin të dobëtit. Të pasurit interesoheshin vetëm për veten dhe fitimet e tyre personale, edhe në kurriz të shpenzimeve dhe të vuajtjeve të të varfërve (Nuk ka ndryshuar shumë në këto një mijë vjet apo jo?). Në predikimin e tij, Amosi na mëson se ekziston një Perëndi i gjallë, që i intereson mënyra sesi ne i trajtojmë të tjerët. Drejtësia është më shumë sesa një ide apo normë. Drejtësia është një çështje hyjnore. Profeti paralajmëroi se shtëpitë prej guri të Izraelit, furnizimet e fildishta, ushqimet dhe pijet e cilësisë më të lartë, gjithashtu edhe locionet më të mira të trupit, do të shkatërroheshin.

Page 29: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Lexoni Isaia 58. Në cilat mënyra, na prezanton ky kapitull aspekte të së vërtetës aktuale? Në cilat mënyra, është mesazhi ynë për botën më tepër sesa kaq? Bibla qartësisht na mëson se drejtësia sociale duhet të jetë një produkt natyral i ungjillit. Ndërsa Fryma e Shenjtë na bën më të ngjashëm me Jezusin, ne mësojmë të interesohemi për çështjet që shqetësojnë Perëndinë. Në Librat e Moisiut vihet theksi në trajtimin e drejtë të të huajve, të të vejave dhe të jetimëve (Eks. 22:21-24). Profetët flasin për shqetësimin e Perëndisë rreth trajtimit të mëshirshëm dhe të drejtë të njerëzve më pak të privilegjuar (Isa. 58:6, 7). Psalmisti e thërret Perëndinë, i cili jeton në banesën e Tij të shenjtë “babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave” (Psa. 68:5). Jezusi u shqetësua shumë për ata që ishin të refuzuar nga shoqëria (Marku 7:24–30, Gjoni 4:7–26). Vëllai i Perëndisë, Jakobi na thërret që të vendosim besimin tonë në veprim dhe të ndihmojmë ata që janë në nevojë (Jakobi 2:14-26). Asnjë besimtar nuk mund të mos veprojë kështu dhe ta quajë veten një ndjekës të vërtetë të Jezusit. E MARTË Prill 23 Rreziku i privilegjit Mesazhi profetik i Amosit nuk kishte për qëllim të ishte i kufizuar vetëm për gjendjen historike të Izraelit, por për të zgjeruar qëllimin e tij përtej Izraelit dhe Judës. Në Dhiatën e Vjetër, Izraeli kishte një pretendim unik, por jo ekskluziv mbi Perëndinë. Lexoni Amos 3:1, 2. Folja hebraike yada, ‘njoh’, e cila është përdorur në vargun 2, përmban një ndjenjë të veçantë intimiteti. Tek Jeremia 1:5, për shembull, Perëndia thotë se Ai ‘e njihte’ profetin dhe e veçoi atë që para lindjes. I tillë ishte edhe rasti i Izraelit. Ata nuk ishin thjesht një komb nga shumë kombe të tjera. Përkundrazi, Perëndia i vendosi ata më vete për të përmbushur një mision të shenjtë. Ata kishin një marrëdhënie të veçantë me Të. Vetë Perëndia e kishte zgjedhur Izraelin dhe e kishte nxjerr atë nga skllavëria në liri. Eksodi i Izraelit nga Egjipti ishte ngjarja më e rëndësishme në fillimet e historisë së Izraelit si komb. Ai vendosi fazat për veprat shpenguese të Perëndisë dhe pushtimit të tokës së Kanaanit. Por fuqia dhe prosperiteti/mbarësia e çuan Izraelin në krenari dhe vetëkënaqësi në lidhje me statusin e tij të privilegjuar, si njerëzit e zgjedhur të Perëndisë. Lexoni deklaratën e Jezusit nga Luka 12:47, 48. Si mund ta kuptojmë parimin që Ai na ka mësuar këtu: nëse abuzohet me privilegjet që na janë dhënë në jetë, atëherë ata do të zëvendësohen me dënime edhe më të rënda?

Page 30: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Nën frymëzimin hyjnor, profeti paralajmëron se, duke qenë njerëzit e Izraelit të zgjedhurit e Perëndisë, ata veçanërisht do të merren parasysh për veprat e tyre. Perëndia po thotë se marrëdhënia unike e Izraelit me Perëndinë përmban detyrime, dhe nëse këto detyrime nuk do të përmbushen atëherë do të ketë ndëshkim. Me fjalë të tjera, Izraelitët, si njerëzit e zgjedhur të Perëndisë, janë më tepër përgjegjës për gjykimet e Tij, sepse privilegjet përfshijnë edhe përgjegjësi. Zgjedhja e Izraelit nuk përfshinte vetëm statusin e të privilegjuarit; ata ishin thirrur të ishin dëshmitarë në botë për Perëndinë, që i kishte bekuar aq shumë. “Kishat e shpallura të Jezusit në këtë brez janë nderuar me privilegjet më të larta. Perëndia na është shpalosur në dritën e bekimeve, që shtohen gjithnjë e më shumë. Privilegjet tona janë më të mëdha se ato të njerëzve të lashtësisë” - Ellen G. White, Christ Object Lessons, fq. 317. Mendoni për të gjitha gjërat që Perëndia na ka dhënë si Adventistë të Ditës së Shtatë. Pse duhet të na bëjnë të dridhemi të gjitha përgjegjësitë që vijnë me këto privilegje? Mos ndoshta jemi të mësuar tashmë me këto privilegje dhe nuk i vëmë më re? Mos ndoshta jemi bërë të vetëkënaqur për të gjitha gjërat që na janë dhënë? Nëse po, si mund të ndryshojmë? E MËRKURË Prill 24 Takimi i Izraelit me Perëndinë “Përgatitu, o Izrael, të takosh Perëndinë tënd” (Amos 4:12). Kapitulli i 4 i Amosit fillon me përshkrimin e mëkateve të Izraelit dhe përfundon me shpalljen e ditës së gjykimit. Perëndia i bën njerëzit e tij veçanërisht përgjegjës për mënyrat në të cilat ata jetojnë dhe i trajtojnë të tjerët. Amosi ka listuar një sërë fatkeqësish natyrore, çdo njëra prej tyre do kishte qenë e mjaftueshme për t’i kthyer kombet tek Perëndia. Lista përbëhet nga shtatë fatkeqësi, masa e plotë e dënimeve për shkeljen e besëlidhjes së Perëndisë (në të njëjtën linjë me fjalët e Moisiut nga Levitiku 26). Disa nga këto fatkeqësi na kujtojnë plagët që Perëndia dërgoi kundër Egjiptit, ndërsa përshkrimi i fatkeqësisë së fundit qartësisht përmend shkatërrimin e plotë të Sodomës dhe Gomorrës. Sipas lutjeve të Solomonit në dedikimin e tempullit, çfarë duhet t’i nxisin fatkeqësitë njerëzit të bëjnë normalisht? 1 Mbretërve 8:37–40.

Page 31: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Njerëzit e Izraelit nuk u sollën si njerëz normalë dhe Perëndia e kishte të pamundur t’i tërhiqte vëmendjen. Për më tepër, gjykimet e Perëndisë kishin rezultuar në ngurtësimin e zemrave të tyre. Duke qenë se njerëzit dështuan në rikthimin tek Perëndia, Amosi prezantoi një mundësi të fundit për pendim. Gjykimi përfundimtar ishte i pashmangshëm, por Amosi nuk e specifikon se cili do të jetë ai. Pasiguria në fjalët e Amosit e bën kërcënimin e gjykimit edhe më ogurzi. Izraeli kishte dështuar të kërkonte Perëndinë, kështu që Perëndia del të takojë Izraelin. Nëse dënimi dështon, a do të jenë të shpëtuar njerëzit e Perëndisë, kur të ballafaqohen me gjykimin e Tij? Amos 4:12 fillon me fjalët “ ‘prandaj kështu do të sillem me ty’ ”, e cila kthen formulën tradicionale të betimit. Kjo deklaratë solemne kërkon një përgjigje nga Izraeli për t’u përgatitur të njohë Perëndinë e tij, siç kanë bërë më parë në shfaqjen e Perëndisë në malin e Sinait (Eksodi 19:11, 15). Lexoni me kujdes Amos 4:12, 13. Nëse, papritur, ju do të dëgjonit paralajmërimin, “përgatitu, o (emri juaj), të takosh Perëndinë tënd”, cila do të ishte përgjigjja juaj? Cila është shpresa juaj e vetme? Lexoni Rom. 3:19–28. E ENJTE Prill 25 Krenaria që çon në rënie në mëkat Lexoni librin e Abdia-s. Çfarë të vërtetash morale dhe shpirtërore mund të marrim nga ky libër? Abdia është libri më i shkurtër në Dhiatën e Vjetër. Në të raportohet vizioni profetik i dënimit të Perëndisë mbi tokën e Edomit. Mesazhi i librit përqendrohet mbi tri çështje: arrogancën e Edomit (vargjet 1-4), poshtërimin e ardhshëm të Edomit (vargjet 5-9) dhe dhunën e Edomit kundër Judës (vargjet 10-14). Idumeotët ishin pasardhësit e vëllait të Jakobit, Esaut. Armiqësia midis izraelitëve dhe idumeotëve shënohet që në grindjen midis dy vëllezërve binjakë, të cilët më pas u bënë baballarët e dy kombeve. Megjithatë, sipas Zanafilla 33, dy vëllezërit më vonë u pajtuan. Prandaj, Izraeli u urdhërua nga Perëndia të mos e “urrej Idumeon, sepse ai është vëllai yt’ ” (Ligji i Përtërirë 23:7). Pavarësisht kësaj veprimet ushtarake midis këtyre dy kombeve vazhduan për shekuj. Kur Babilonia shkatërroi Jerusalemin dhe mori shtetasit e tij si peng lufte, Idumeotët

Page 32: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

jo vetëm që u gëzuan, por ata sulmuan Izraelitët që po largoheshin për të shpëtuar dhe gjithashtu, ndihmuan për të plaçkitur Jerusalemin (Psalmi 137:7). Për këtë arsye, profeti Abdia paralajmëroi se idumeotët do të dënoheshin sipas standardeve të tyre “atë që u bëre të tjerëve do të ta bëjnë ty’” (Abdia 15). Idumeotët nuk u sollën si vëllezër me njerëzit e Judës, kur ata po kalonin periudhën e tyre më të vështirë, por përkundrazi, u bashkuan me forcat armike (Vajtimet 4:21, 22). Rajoni që u pushtua nga idumeotët ishte i pozicionuar në juglindje të Detit të Vdekur. Ky ishte një vend malor, i mbushur me maja të larta, shkëmbinj të mprehtë, shpella dhe të çara të shumta ku ushtria mund të fshihej. Një numër qytetesh ishte vendosur në këtë vend pothuajse të paarritshëm. Sela (i njohur edhe si Petra) ishte kryeqyteti i Edomit. Kombi zhvilloi një vetëbesim arrogant, i cili përmblidhet në pyetjen: ‘Kush do të më zbresë për tokë? ’ ” (Abdia 3). Perëndia i konsideron përgjegjës njerëzit, që përfitojnë nga të tjerët, kur ata po përjetojnë periudhat e tyre më të vështira. Abdia paralajmëroi popullin krenar të Edomit se Perëndia do të sillte poshtërim mbi kokat e tyre. Nuk ka asnjë vend ku mund të fshihesh nga Perëndia (Amos 9:2, 3). Dita kur do të vijë Perëndia do të sjellë dënim dhe shpëtim. Edomi do të pijë kupën e zemërimit të Perëndisë, ndërsa fatet e popullit të Perëndisë do të vendosen. E PREMTE Prill 26 Për më tepër studim: Lexoni fragmentet e mëposhtme dhe diskutoni si na ndihmojnë ato të kuptojmë mesazhet në Amos 1 – 4 dhe Abdia, më qartësisht. “Që nga fillimet e fesë Izraelite, besimi se Perëndia kishte zgjedhur këtë popull të veçantë për të kryer misionin e Tij ka qenë një gur themeli i besimit hebre dhe një strehë në momente të vështira. Dhe përsëri, profetët mendonin se për shumë nga bashkëkohësit e tyre ky gur themeli ishte një bllok pengues dhe kjo strehë, një vend për t’u fshehur. Ata duhet t’i rikujtonin popullit se fakti se ata ishin të zgjedhur nuk duhet të interpretohej si favorizim hyjnor ose imunitet nga dënimi, por, përkundrazi, kjo do të thotë se ata ishin më të ekspozuar ndaj gjykimit hyjnor dhe dënimit . . . “A do të thotë përzgjedhja e popullit hebre, se Perëndia ishte i shqetësuar vetëm për fatin e Izraelit? A nënkupton Eksodi nga Egjipti se Perëndia është i përfshirë vetëm në historinë e Izraelit dhe se është krejtësisht i pavëmendshëm ndaj fatit të kombeve të tjera”?—Abraham J. Heschel, The Prophets, fq. 32, 33. “Me mbrojtjen që i jepte zemra e rënë në mëkat, adhuruesit e keq-udhëzuar nuk kishin asnjë pengesë ndaj mëkatit dhe ia dorëzuan veten pasioneve djallëzore të zemrës njerëzore.

Page 33: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

“Kundër shtypjes, padrejtësisë flagrante, luksit të pazakontë dhe të tepruar, grykësisë dhe dehjes së paturpshme, shthurjes dhe mos-përmbajtjes në kohërat kur ata jetuan, profetët ngritën zërin e tyre; por, ata dështuan në protestat e tyre dhe në denoncimin e mëkatit. Amosi deklaron: ‘Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri. ‘Ju shtypni të drejtin, pranoni dhurata dhe u bëni padrejtësi të varfërve në gjyq ’ Amos 5:10, 12.”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 282. Pyetje për diskutim: Ø Përgjithësisht, është shumë e lehtë të jesh miqësor me dikë, që ka diçka për të të ofruar. Çfarë mund të themi për ata, që janë në vështirësi dhe nuk kanë asgjë për të na ofruar, por në fakt, kanë nevojë për atë që ne mund t’i japim atyre? Çfarë lloj qëndrimi duhet të mbajmë ndaj këtyre njerëzve? Çfarë lloj qëndrimi mbani ju ndaj tyre? Ù Mendoni për atë që na është dhënë si Adventistë të Ditës së Shtatë. Shumë të krishterë nuk kanë asnjë ide për bekimet e Sabatit (akoma më pak për rëndësinë e tij); shumica prej tyre mendon se të vdekurit shkojnë menjëherë ose në parajsë ose në mundimet e ferrit. Shumë prej tyre nuk besojnë në ringjalljen fizike të Jezusit, aq më pak në Ardhjen e Dytë. Çfarë të vërtetash të tjera na janë dhënë që shumica e njerëzve të tjerë nuk i dinë? Çfarë përgjegjësish vijnë me këto të vërteta? Mësimi 5 *Prill 27–Maj 3 Kërkoni Perëndinë dhe jetoni! (Amosi) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Amosi 5:1–15, Hebr. 5:14, Isa. 5:20, Amosi 7:10–17, 9:11–15, Veprat 15:13–18. Vargu përmendësh: “Kërkoni të mirën dhe jo të keqen, që të rroni, dhe kështu Zoti, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju, ashtu si thoni ju”! (Amosi 5:14).

Page 34: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mendimi kryesor: Amosi na rikujton se vetëm duke kërkuar Perëndinë ka jetë. Në qoftë se Izraeli do të kishte qenë besnik ndaj Perëndisë, Ai do të kishte përmbushur qëllimin e Tij me anë të nderimit dhe adhurimit të tij. Nëse ata do të kishin ecur në rrugët e bindjes, Ai do t’i kishte bërë ata ‘mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe.’ ‘Kështu tërë popujt e dheut do të shohin që ti je i thirrur me emrin e Zotit, dhe do të kenë frikë prej teje’. ‘Duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: "Ky komb i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar’ Ligji i Përtërirë 26:19; 28:10; 4:6. Por, për shkak të mosbindjes së tyre, qëllimi i Perëndisë mund të arrihej vetëm nëpërmjet poshtërimit dhe fatkeqësive të vazhdueshme”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 28. Këtë javë, ndërsa vazhdojmë me studimin e librit të Amosit, ne do të shohim më shumë nga rrugët me anë të të cilave Perëndia i kërkoi popullit të Tij të largohej nga mëkatet e tij dhe t’i ktheheshin Atij – të vetmit burim të vërtetë jete. Në fund të fundit, ne të gjithë kemi vetëm dy zgjedhje: jetën apo vdekjen. Nuk ka rrugë të mesme. Amosi na tregon pak më shumë për dallimin e mprehtë midis këtyre dy zgjedhjeve. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 4 Maj. E DIEL Prill 28 Urreni të keqen, doni Perëndinë Gjërat ishin bërë shumë keq në Izrael; korrupsioni, shtypja, mëkati. Kishte ardhur koha ku mbijetesa e kombit ishte në rrezik. Për këtë arsye, Amosi formuloi një vajtim për të mbajtur zi për vdekjen e ardhshme të Izraelit (Amosi 5:1–15). Shpeshherë në librat profetikë nuk bëhet dallim midis fjalëve të profetit dhe fjalëve të Perëndisë. Kështu, vajtimi i Amosit është gjithashtu vajtimi i Perëndisë për Izraelin. Qëllimi i këngës së vajit tek Amosi 5:1–15 ishte tronditja e njerëzve për t’i detyruar ata të përballeshin me realitetin. Nëse këmbëngulnin në mëkatin e tyre, ata do të vdisnin me siguri. Nga ana tjetër, nëse ata e hidhnin poshtë të keqen dhe ktheheshin tek Perëndia, do të jetonin. Karakteri i Perëndisë është i tillë që Ai pret përputhshmëri me vullnetin hyjnor.

Page 35: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Lexoni Amosi 5:14, 15. Si mëson njeriu “të urrejë të keqen dhe të dojë të mirën”? Lexoni gjithashtu Hebr. 5:14, Rom. 12:9, Fjalët e Urta 8:36. Amosi fton njerëzit që, jo vetëm të ndalojnë së kërkuari të keqen, por gjithashtu ta urrejnë atë dhe të duan të mirën. Urdhërimet në këtë pasazh janë progresive. Foljet të duash (‘ahav në gjuhën hebraike) dhe të urresh (śane’) në Bibël nënkuptojnë shpeshherë vendime dhe veprime, jo thjesht ndjenja dhe qëndrime. Me fjalë të tjera, ndryshimet në qëndrimet e njerëzve do të sjellin ndryshime në veprimet e tyre. Në këtë kontekst, çfarë paralajmërimi gjendet tek Isaia 5:20? “Të gjithë ata, të cilët në atë ditë të keqe do të shërbejnë me frikë Perëndinë në përputhje me diktatin e ndërgjegjes së tyre, do të kenë nevojë për inkurajim, qëndrueshmëri dhe njohurinë e Perëndisë dhe të fjalës së Tij; sepse ata që i janë besnikë Perëndisë do të persekutohen, qëllimet e tyre do të vihen në dyshim, përpjekjet e tyre më të mira do të keqinterpretohen dhe emri i tyre do të përflitet si i keq. Satani do të veprojë me të gjitha forcat e tij mashtruese për të ndikuar zemrat dhe për të errësuar mendjet, për ta bërë të keqen të duket e mirë dhe të mirën të keqe”—Ellen G. White, The Veprat of the Apostles, fq. 431. Si mund të mësojmë të duam të mirën dhe të urrejmë të keqen, nëse do të mashtrohemi për ta quajtur të keqen të mirë dhe të mirën të keqe? Cila është mbrojtja jonë e vetme kundër këtij mashtrimi? E HËNË Prill 29 Besimi si gjithmonë Lexoni Amosi 5:23, 24; Osea 6:6; Mateu 9:13; Psalmi 51:17. Çfarë na thonë këto vargje? Akoma më e rëndësishme, si mund të zbatohet parimi që gjendet këtu tek jeta jonë shpirtërore si Adventistë së Ditës së Shtatë në ditët e sotme? Domethënë, në ç’mënyra mund të jemi duke gabuar për atë që paralajmërohet këtu? (Kujtohuni gjithashtu se është shumë e thjeshtë të vetë-mashtrohesh në këtë fushë). Më shumë sesa tek librat e tjerë të Biblës, Amosi përqendrohet tek padrejtësia, keqësia dhe mungesa e humanizmit. Ai na jep gjithashtu këndvështrimin hyjnor për

Page 36: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

praktika të tilla. Amosi predikoi se Perëndia përbuz ritualet boshe të formalizmit të njerëzve të vdekur dhe se Ai bën thirrje për reformë. Perëndia nuk ishte i kënaqur nga format sipërfaqësore dhe të pakuptimta të adhurimit që i ofroheshin Atij nga ata që, në të njëjtën kohë, shtypnin të tjerët për përfitime personale. Jetët e tyre zbulonin se ata nuk e kishin fare të qartë se çfarë do të thoshte të ishe ndjekës i Jehovait; gjithashtu, ata keqkuptonin tërësisht kuptimin e ligjit të Tij. Me të vërtetë që Perëndia hodhi poshtë ritualet e tyre fetare, sepse ato nuk buronin nga jetë besimi. Fjalët kulmore tek Amosi 5:14, 15 janë urdhërimet për të kërkuar Perëndinë dhe për të jetuar. Të kërkosh Perëndinë vihet në dallim me ndërmarrjen e pelegrinazheve drejt qendrave fetare të Bethelit, Gilgalit dhe Beershebës (Amosi 5:5), tre qytete me shenjtoret e tyre, të cilët ishin të destinuar për shkatërrim. Ajo çfarë Perëndia dëshironte në të vërtetë ishte drejtësi dhe ndershmëri në vend. Urdhërimi për të “kërkuar Perëndinë” jepet paralelisht me atë për të “kërkuar të mirën”. Perëndia i kërkoi të mbeturve që të distancohen nga praktikat e këqija dhe nga formalizmi fetar dhe, në vend të tyre, të lejojnë drejtësinë të derdhet si një lumë dhe ndershmërinë të derdhet si një përrua që nuk shteron. Ndërsa drejtësia ka të bëjë me përcaktimin e asaj që është e drejtë përpara Perëndisë, ndershmëria është cilësia e jetës në marrëdhënie me Perëndinë dhe me të tjerët në bashkësi. Piktura e paraqitur këtu është ajo e njerëzve fetarë, feja e të cilëve ka degraduar në asgjë më shumë sesa rite dhe zakone pa ndryshim zemre – që duhet të shoqërojë besimin e vërtetë. (Lexoni Ligji i Përtërirë 10:16.) Sa të kujdesshëm duhet të jemi! E MARTË Prill 30 I thërritur për të qenë profet Shtëpia e Amosit ishte Tekoa, në Jude, por Perëndia e dërgoi atë që të profetizonte në Izrael. Ai kishte shkuar në pjesën veriore të mbretërisë dhe predikonte me aq forcë, sa vendi “nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij” (Amosi 7:10). Pa dyshim që shumë izraelitë e shihnin Amosin me dyshime dhe e mohonin atë si lajmëtar të Perëndisë. Pavarësisht këtij mohimi ai kreu me besnikëri shërbesën e tij profetike.

Page 37: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Lexoni Amosi 7:10–17. Çfarë modeli familjar shihet këtu? Çfarë shembujsh të tjerë mund të gjeni në Bibël për ndodhjen e të njëjtës gjë? Çfarë duhet të mësojmë nga këta shembuj? Midis atyre, që nuk e kishin qejf predikimin e Amosit ishte dhe Amaziahu, prifti i Bethelit, i cili e akuzoi Amosin për komplot kundër mbretit të Izraelit. Betheli ishte një nga dy shenjtoret mbretërore, qendrat më të rëndësishme të adhurimit fe-mohues. Amosi kishte predikuar në publik se, nëse Izraeli nuk pendohet, mbreti i tij do të vdiste nga shpata dhe populli do të dëbohej në skllavëri. Amaziahu urdhëroi Amosin që të kthehej në tokën e Judesë, ku mesazhi i tij kundër Izraelit do të ishte më popullor. Në përgjigjen e tij ndaj priftit, Amosi pohoi se thirrja e tij profetike vinte nga Perëndia. Ai deklaroi se nuk ishte një profet profesional, që mund të punësohet për shërbesën e tij. Amosi e distancoi veten nga profetët profesionalë, të cilët profetizonin për para. Të thuash të vërtetën nuk garanton aspak pranimin, sepse e vërteta mund të jetë e papërshtatshme, herë pas here dhe — nëse shqetëson ata në pushtet— ajo mund të prodhojë kundërshti serioze. Thirrja e Perëndisë e detyroi Amosin të predikonte kaq hapur dhe me kaq guxim kundër mëkateve të mbretit dhe fisnikërisë së mbretërisë së veriut, saqë ai u akuzua për tradhti. Cili është qëndrimi ynë kur na thuhet se veprimet tona dhe/ose mënyra jonë e jetesës janë të mëkata dhe do të rezultojnë në dënimin tonë? Çfarë na thotë përgjigjja për veten tonë dhe, ndoshta për nevojën për të ndryshuar zemrën dhe qëndrimin? E MËRKURË Maj 1 Lloji më i keq i urisë

Page 38: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

“‘Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, Zoti, "gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit. Ata do të shkojnë duke u endur nga një det në tjetrin, nga veriu në lindje, do të rendin sa andej dhe këtej në kërkim të fjalës të Zotit, por nuk do ta gjejnë’ ” (Amosi 8:11, 12). Si duhet ta kuptojmë domethënien e këtyre vargjeve? ___________________________________________________________________________ Tek Amosi 8, profeti përshkruan efektet shkatërruese të gjykimit të Perëndisë ndaj Izraelit të papenduar. Perëndia do të dënojë popullin për mëkatet e tyre, duke dërguar zi buke mbi vendin. Por, në vargjet 11 dhe 12, profeti flet për urinë dhe etjen për Fjalën e Perëndisë. Tragjedia, që do të qëndrojë mbi të gjitha është uria për Fjalën e Perëndisë, sepse Perëndia do të heshtë. Asnjë uri tjetër nuk mund të jetë më e keqe. Shpesh, kur populli i Izraelit përjetonte fatkeqësi të mëdha, ata ktheheshin tek Perëndia me fjalë profetike me shpresën për udhëheqje. Këtë herë përgjigjja e Perëndisë do të ishte thjesht heshtje. Pjesë e gjykimit të Perëndisë për popullin e Tij do të ishte tërheqja e vetë Fjalës së Tij nëpërmjet profetëve të Tij. Në qoftë se njerëzit e Perëndisë do të vazhdojnë të jenë të pabindur, profeti thotë se do të vijë koha kur ata do të jetë të etur për të dëgjuar mesazhin, por do të jetë shumë vonë për t’u kthyer tek fjala e Perëndisë me shpresën për t’ju shmangur gjykimit. Ky është rezultat i refuzimit të vazhduar të Izraelit për të dëgjuar mesazhin e Perëndisë nëpërmjet Amosit. Ashtu si Sauli përpara betejës së tij të fundit (1 Sam. 28:6), njerëzit do të kuptojnë një ditë sesa shumë kanë nevojë për Fjalën e Perëndisë. Një popull i tërë do të kërkojë me furi për Fjalën e Perëndisë, të njëjtën fjalë që ata të zgjedhurit e injoruan në kohën e profetit. Ata që ndikohen veçanërisht do të jenë të rinjtë. Ndërsa brezat e mëparshëm kanë dëgjuar Fjalën e Perëndisë dhe e kanë hedhur poshtë, të rinjtë nuk do t’i kenë mundësitë për të dëgjuar shpalljet profetike. Çfarë na mësojnë pasazhet në vijim për efektet e tmerrshme të heshtjes së Perëndisë? 1 Sam. 14:37, Psa. 74:9, Fjalët e Urta 1:28, Kantiku i Kantikëve 2:9, Osea 5:6, Mik. 3:5–7. Në ç’mënyra mund ta bëjmë të heshtë zërin e Perëndisë në jetët tona? Sado e frikshme mund të jetë kjo, meditoni për pasojat. Si mund të sigurohemi që një gjë e tillë nuk do të na ndodhë kurrë ne? E ENJTE Maj 2 Rrënojat e restauruara të Judesë

Page 39: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Profeti kthehet nga piktura e errët e mëkatit të popullit dhe gjykimit përkatës tek premtimet e lavdishme të restaurimit të ardhshëm (Amosi 9:11–15). Dita e Zotit, e përshkruar më lart si dita e ndëshkimit (Amosi 5:18), është tanimë një ditë shpëtimi, sepse shpëtimi, jo ndëshkimi është fjala e fundit e Perëndisë për popullin e Tij. Megjithatë, shpëtimi do të vijë pas ndëshkimit, jo në vendin e tij. Në mes të gjithë fatkeqësisë dhe trishtimit, Amosi e mbyll librin e tij me një mesazh shprese. Duke u përballur me prospektin/pamjen/shpresën për një dëbim të shpejtë, dinastia e Davidit kishte rënë aq poshtë, sa nuk mund të quhej më një shtëpi, por një kasolle. Megjithatë, mbretëria e Davidit do të ripërtërihej dhe do të bashkohej nën një drejtues. Përtej kufijve të Izraelit, kombet e tjera do të thërrisnin emrin e Zotit dhe do të shijonin bekimet e Tij bashkë me Izraelin. Libri mbyllet me nota të lumtura dhe plot shpresë. Profetët biblikë nuk mësonin se ndëshkimi i Perëndisë ishte qëllim në vetvete. Përtej thuajse të gjitha paralajmërimeve qëndronte thirrja për shpëtim. Megjithëse kërcënimi për dëbim ishte i pashmangshëm, Perëndia i inkurajoi të mbeturit me premtimin e restaurimit të vendit. Të mbeturit do të shijonin ripërtëritjen e besëlidhjes. Ata që përjetuan gjykimin, do të shihnin Perëndinë në veprim për t’i shpëtuar dhe për t’i restauruar. Cila është përmbushja përfundimtare e premtimeve të Amosit për restaurimin e njerëzve të Perëndisë? Lexoni Luka 1:32, 33; Veprat 15:13–18. ___________________________________________________________________________ Shumë mësues hebrenj e konsideronin Amosi-n 9:11 si premtimin mesianik dhënë Abramit, ri-konfirmuar Davidit dhe shprehur nëpër të gjithë Dhiatën e Vjetër. Mbreti i ri nga brezi i Davidit do të mbretëronte mbi shumë kombe në përmbushje të premtimit të Perëndisë dhënë Abramit (Zan. 12:1–3). Mesia do të mbretërojë mbi armiq të tillë si Edomi. Rrënojat e restauruara të popullit të Perëndisë nuk do të shkatërrohen më kurrë. Nëpërmjet ardhjes së Jezus Krishtit, Birit të madhërishëm të Davidit, Perëndia e përmbushi premtimin e Tij hirplotë. Jakobi e citoi këtë pasazh nga Amosi për të treguar se dera e shpëtimit ishte e hapur për paganët që të shijonin edhe ata privilegjet e besëlidhjes, që i ishin premtuar kishës. Perëndia do t’i ofronte bekimet e Tij shpëtuese si hebrenjve dhe paganëve në Mesian e premtuar, të parëlindurin e të dyve si Abramit dhe Davidit. Përmbushja përfundimtare e këtyre premtimeve për këdo që i pranon ato, hebre apo pagan, do të shihet në Ardhjen e Dytë. Si mund ta mbajmë gjallë atë shpresë dhe premtim dhe të mos të lejojmë që të venitet nga streset e jetës? E PREMTE Maj 3

Page 40: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Për më tepër studim: “Pozita jonë përpara Perëndisë varet, jo nga sasia e dritës që kemi marrë, por nga mënyra sesi e përdorim atë që kemi. Kështu, paganët që zgjedhin të drejtën për aq sa ata mund ta dallojnë atë, janë në kushte më të favorshme sesa ata që kanë dritë më shumë dhe shpallin t’i shërbejnë Perëndisë, por që e shpërfillin këtë dritë dhe të jetuarit e përditshëm të tyre bie ndesh me deklaratat e tyre”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 239. Pyetje për diskutim: Ø Si grup studimi rikthejuni përgjigjes dhënë për pyetjen e së dielës rreth të mësuarit të urrejtjes të së keqes dhe dashjes së të mirës, si dhe rrezikut për ta quajtur të keqen të mirë dhe të mirën të keqe. Pse është ky rrezik veçanërisht i dukshëm, kur shoqëria dhe kultura fillojnë të ndryshojnë vlerat e tyre dhe të pranojnë disa sjellje, stile jete dhe qëndrime, të cilat dënohen haptas në Bibël? Si individë, dhe madje dhe si kishë, ne nuk jemi imunë ndaj prirjeve kulturore dhe shoqërore në të cilat jemi zhytur, apo jo? Meditoni mbi ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë dhe kulturën tuaj përgjatë viteve. Për shembull, çfarë gjërash që, një herë e një kohë, cilësoheshin të turpshme dhe tabu, tani shprehen dhe përdoren haptas, madje dhe quhen të mira apo të paktën jo të këqija? Si kanë ndikuar këto ndryshime qëndrimin e kishës ndaj këtyre veprimeve? Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur veten dhe kishën tonë nga rënia brenda këtij kurthi të rrezikshëm të të quajturit të keqen të mirë? Në të njëjtën kohë, çfarë ndryshimesh kulturore kanë ndikuar kishën për mirë, duke reflektuar më shumë parimet e dashurisë dhe pranimit ashtu si zbulohen në jetën e Jezusit? Ù Meditoni më shumë në idenë e “urisë” për Fjalën e Perëndisë. Cila është mënyra më e mundshme që kjo të ndodhë? A e fsheh Perëndia qëllimisht të vërtetën nga njerëzit, apo qëndrimet e njerëzve do t’i bëjnë ata tërësisht të papranueshëm për Fjalën e Perëndisë? Apo mund të ndodhin të dyja? Diskutoni. Ú Si Adventistë të Ditës së Shtatë që jetojmë me kaq shumë dritë dhe që kemi kaq shumë arsye për të besuar tek të vërtetat që na janë dhënë, a jemi nën rrezikun e të menduarit se kjo njohuri e këtyre të vërtetave të mrekullueshme është gjithçka që na nevojitet? Si duhet të ndikojnë këto të vërteta, me të cilat jemi bekuar, mënyrën sipas të cilës jetojmë dhe ndërveprojmë me të tjerët, jo vetëm në kishë, por dhe në komunitet? Me fjalë të tjera, si mund të jetojmë sipas të vërtetave, të cilat janë besuar? Pse është e rëndësishme ta bëjmë këtë?

Page 41: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mësimi 6 *Maj 4–10 I etur për të falur (Jona) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Jona 1–4, Psalmi 139:1–12, Isaia 42:5, Zbulesa 10:6, Mateu 12:39–41, 2 Kronikasve 36:15–17. Vargu përmendësh: “ ‘Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit". (Jona 2:9). Mendimi kryesor: Libri i Jonas shpalos, përveç të tjerave, se Perëndia është i gatshëm të falë të tjerët më shumë sesa ne. Historia e Jonas, e këtij lajmëtari të pazakontë të Perëndisë, është një nga historitë më të njohura në Bibël. Profeti u dërgua nga Perëndia për të paralajmëruar Nineven për shkatërrimin e afërt. Ai dyshonte se këta johebrenj do të pendoheshin për mëkatet e tyre dhe se Perëndia do t’i falte ata. Duke qenë një profet i vërtetë, Jona e dinte se plani i Perëndisë ishte të shpëtonte Nineven, jo ta shkatërronte atë. Ndoshta, kjo është arsyeja pse ai fillimisht u përpoq të largohej. Megjithatë, për shkak të forcave që ishin përtej kontrollit të tij, Jona ndryshoi mendje dhe iu bind urdhrave të Perëndisë. Në përgjigje të predikimit të Jonas, i gjithë qyteti e besoi mesazhin dhe u pendua. Për fat të keq, Izraeli dhe Juda vepruan ndryshe. Ndërkohë, Jona kishte shumë gjëra për të mësuar. Kjo histori tregon sesi Perëndia me qetësi dhe durim po i mësonte profetit të Tij mendjengushtë dhe kokëfortë se çfarë ishte hiri, mirësia dhe falja. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 11 Maj.

Page 42: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E DIEL Maj 5 Profeti i pabindur (Jona 1) Pak gjëra dimë për Jonan dhe sfondin familjar të tij. Në 2 Mbretërve 14:25, zbulojmë se ai jetonte në pjesën veriore të Izraelit dhe shërbente gjatë shekullit të tetë para Krishtit. Në të njëjtin tekst, shpaloset se Jona parashikoi zgjerimin territorial të mbretërisë së Izraelit. Historikisht, Nineve ishte një nga tre qytetet më të mëdha të Asirisë, një shtet i rëndësishëm i vendosur pranë Lumit Tigër. Duke qenë se Perëndia është Zoti i të gjitha kombeve dhe të gjithë njerëzit janë të rëndësishëm për të (Amos 1 – 2), Ai dërgoi shërbëtorin e Tij Jona për ta paralajmëruar Nineven për shkatërrimin e afërt. Urdhri i Perëndisë i regjistruar në Jona 1:2, për të “predikuar kundër tij”, gjithashtu, mund të përkthehet edhe si “prediko për të”. Ligësia e Asirianëve ishte e njohur. Rreth një shekull më vonë, profeti Nahum e quajti Nineven një “qytet gjakatar . . . plot me hile dhe me dhunë” (Nah. 3:1). Jona ishte dërguar për t’i transmetuar mesazhin e Perëndisë këtyre njerëzve. Midis të tjerave, ndoshta, ishte frika nga Asirianët e urryer që nxiti qëndrimin e Jonas. Kur u urdhërua nga Perëndia që të bënte një udhëtim në lindje të Nineves, profeti refuzoi dhe u përpoq të largohej në perëndim me anë të një anijeje për në Tarshish. Në fillim të gjitha gjërat duken sikur po funksionojnë për Jonan, por pastaj, Perëndia dërgon një stuhi të madhe kundër anijes me qëllim që t’i mësojë shërbyesve të Tij mësimin që askush nuk mund të fshihet nga Perëndia. Jona u largua nga Perëndia, sepse ai nuk donte të përmbushte vullnetin e Tij. Edhe në ditët e sotme njerëzit kanë shumë arsye për t’u larguar nga Perëndia. Disa e bëjnë këtë sepse ata nuk e njohin Atë personalisht. Disa refuzojnë idenë e Perëndisë dhe Fjalën e Tij; ndërsa arsyet e tyre janë të ndryshme, në shumë raste ata veprojnë kështu për të mos u ndjerë fajtorë për mënyrën sesi jetojnë. Në fund të fundit, nëse nuk ka asnjë fuqi më të lartë së cilës duhet t’i japim llogari, pse të mos bëjmë çfarë të duam? Ka edhe disa të krishterë që e shmangin Perëndinë kur Ai i thërret të bëjnë diçka, që shkon kundër natyrës së tyre egoiste dhe mëkatare, që kanë trashëguar. Lexoni Psalmin 139:1–12. Cili është mesazhi bazë për ne në këto vargje? Çfarë ndjenjash zgjon në ju kjo e vërtetë thelbësore? Ose shikojeni në një këndvështrim tjetër: ne besojmë se Perëndia jo vetëm sheh gjërat që ne bëjmë, por njeh edhe mendimet tona më të thella. A jetojmë me këtë realitet, apo përpiqemi ta largojmë nga mendjet tona? Apo, ndoshta, ne jemi kaq të mësuar me idenë, saqë nuk i kushtojmë më rëndësi? Cilado qoftë arsyeja, sa ndryshe do të vepronit nëse, në çdo kohë, ju do të ishit shumë të ndjeshëm ndaj faktit se Perëndia njeh çdo mendim tuajin?

Page 43: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E HËNË Maj 6 Dëshmitar ngurrues Tek Jona 1, Perëndia dëshiron të ndalojë largimin e Jonas dhe kështu, Ai nxiti një stuhi aq të fortë sa rrezikonte përmbytjen e anijes. Detarët thërritën perënditë e tyre për ndihmë. Për shkak të stuhisë, ata parandjenë se dikush duhet të ketë shkaktuar zemërimin e perëndive. Ata hodhën një short për të vendosur se kush do të ishte i pari për të dhënë informacione vullnetare për atë që mund të kishte bërë një shkelje të tillë. Për të përllogaritur të gjithë, çdo individ duhet të sillte një gur identifikues ose shënjues druri. Shënjuesit vendoseshin në një mbajtëse që tundej derisa të dilte një nga shënjuesit. Shorti bie mbi Jonan, që tani rrëfen mëkatet e tij dhe nxit detarët ta hedhin në det. Kjo histori është e mrekullueshme, sepse në të, detarët paganë veprojnë pozitivisht, ndërsa Jona prezantohet negativisht. Megjithëse ata adhuronin shumë perëndi, detarët treguan shumë respekt ndaj Perëndisë, të cilit iu lutën. Ata janë të mëshirshëm edhe me shërbyesin e Perëndisë, Jonan. Për këtë arsye, ata përpiqen të ndryshojnë drejtim, duke u kthyer në tokë. Në fund, ata bien dakord me Jonan që ai duhet hedhur në det. Pas kësaj, stuhia pushoi dhe detarët sakrifikuan dhe iu lutën Perëndisë. Në vargun 9, si e përshkruan Jona Perëndinë, së cilës ai thotë se i frikësohet? Çfarë është e rëndësishme rreth mënyrës në të cilën ai përshkruan Perëndinë? Lexoni gjithashtu, Zbul 14:7, Isa. 42:5, Zbul. 10:6. Rrëfimi i Jonas për besimin në Perëndi si Krijues të detit dhe tokës thekson mendjelehtësinë e përpjekjeve të tij për t’u larguar nga prania e Tij. Ndërprerja e menjëhershme e stuhisë pasi burrat e hodhën atë në det i tregoi atyre se Perëndia, si Krijues, ka kontroll mbi detin. Për shkak të kësaj, detarët e adhuruan Perëndinë më tepër. Sesa kohë do të zgjaste nderimi dhe frika e tyre e sapokrijuar për Krijuesin, ne nuk na thuhet. Megjithatë, nuk ka dyshim, se ata mësuan diçka për Të nga kjo eksperiencë. Ne rrallëherë kuptojmë mrekullitë e botës ku jetojmë, akoma më pak kuptojmë atë që shkon përtej ndjesive dhe imagjinatës sonë. Si ju flet Krijuesi përmes asaj që ka krijuar?

Page 44: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MARTË Maj 7 Psalmi i Jonas Kur Jona u hodh në det, një peshk i madh e gëlltiti atë sipas urdhrave të Perëndisë. Në të vërtetë, Jona do të ketë menduar se vdekja ishte e vetmja mënyrë për t’u larguar nga misioni i Nineves. Por peshku i madh (nuk quhet balenë në libër) ishte një instrument shpëtimi për profetin. Ndryshe nga Jona, kjo krijesë iu përgjigj menjëherë dhe me bindje urdhrave të Perëndisë (Jona 1:17, 2:10). Siguria që ofron Perëndia funksionoi në mënyrë të mrekullueshme këtu. Megjithëse disa njerëz u tallën me këtë histori, Jezusi dëshmoi për vërtetësinë e saj (Mat. 12:40) dhe madje, ai e përdor atë si referencë për vdekjen dhe ringjalljen trupore të Tij. Lexoni Jona 2, që shpesh quhet psalmi i Jonas. Çfarë thotë ai në të? Çfarë ka mësuar ai? Çfarë parimesh shpirtërore mund të marrim nga ky kapitull? Psalmi i Jonas premton shpëtimin që Perëndia i dha nga thellësitë e rrezikshme të detit. Kjo është e vetmja pjesë poetike e librit. Në të, Jona rikujton lutjet e tij për ndihmë, kur ai po mbytej në thellësitë e ujërave dhe po shkonte drejt vdekjes. Duke qene krejtësisht i sigurt për shpëtimin e tij, ai falënderoi Perëndinë për të. Himni tregon se Jona ishte familjar me psalmet biblike të falenderimit dhe lavdërimit. Betimi i Jonas konsistonte në një sakrificë falënderimi. Ai ishte mirënjohës për faktin se, edhe pse ai meritonte të vdiste, Perëndia i kishte treguar atij mëshirë të jashtëzakonshme. Pavarësisht mosbindjes së tij, Jona përsëri e konsideronte veten besnik ndaj Perëndisë, sepse ai nuk i ishte dorëzuar adhurimit të idhujve. Edhe pse ai kishte shumë të meta në karakter, ai ishte i vendosur të përpiqej dhe të ishte besnik ndaj thirrjes së tij. Ndonjëherë është një përvojë e tmerrshme t’i hapësh zemrën Perëndisë, të kuptosh se Ai është shpresa dhe shpëtimi ynë i vetëm. Diskutoni me të tjerët eksperiencën që keni përjetuar kur ju qartësisht keni parë dorën e Perëndisë të veprojë në jetën tuaj. Pse është kaq e lehtë të harrosh mënyrat me anë të të cilave Perëndia na ka udhëhequr, në mënyrë të mrekullueshme, veçanërisht kur përballemi me sprova të reja?

Page 45: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MËRKURË Maj 8 Një mision i suksesshëm Pas një shpëtimi të mrekullueshëm, kur Jona urdhërohet nga Perëndia për herë të dytë për të shkuar në Nineve për të predikuar, ai i bindet menjëherë. Në thirrjen e tij, Jona (3:1–4) përdor fjalë që të kujtojnë shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorrës nga Perëndia (Zanafilla 19). Por në versionin origjinal hebraisht, fjala për “shkatërruar” (lexoni Zan. 19:21, 29; Jona 3:4) nga thirrja e Jonas mund të ketë edhe kuptimin “kthehet” ose “transformohet” (Eksodi 7:17, 20; 1 Sam. 10:6). Predikimi i mesazhit hyjnor nga Jona nuk ishte i pavlerë. Arritja më e madhe e karrierës profetike të Jonas ishte pendimi i qytetit. Pas detarëve, Nineve ishte grupi i dytë i paganëve në libër, që i dorëzoheshin Perëndisë dhe e gjitha kjo për shkak të ndërveprimit me lajmëtarin plot të meta të Perëndisë. Rezultatet ishin mahnitëse. Për t’u përulur para Perëndisë, populli i Nineves veshi pëlhurë thesi, ata vendosën hi në kokat e tyre dhe agjëruan. Të gjitha këto ishin shenjat e brengës dhe pendimit. Lexoni Mateu 12:39–41 dhe 2 Kronikasve 36:15–17. Çfarë na mësojnë këto vargje për rëndësinë e pendimit? Pamja e mrekullueshme e monarkut të fuqishëm Asirian që përulet në hi para Perëndisë, është qortim i zgjuar për udhëheqësit dhe popullin mendjemadh Izraelit, të paktën për ata që vazhdimisht refuzuan thirrjet profetike për pendim. Për shkak se libri i Jonas thekson hirin dhe faljen e Perëndisë, njerëzit hebrenj e lexonin atë çdo vit në kohën e Ditës së Rrëshajave, e cila kremton faljen e Perëndisë për mëkatet e tyre. “Perëndia jonë është një Perëndi i mëshirshëm. Me shumë dhimbje dhe mirësi Ai u përball me shkelësit e ligjit të tij. Përsëri, edhe në ditët e sotme, kur njerëzit kanë kaq shumë mundësi për të qenë familjarë me ligjin hyjnor siç shpaloset në Shkrimet e Shenjta, Udhëheqësi i madh i universit nuk sheh me kënaqësi asnjë nga qytetet e pabesa, ku mbretëron dhuna dhe krimi. Nëse njerëzit në këto qytete do të pendoheshin, siç bënë banorët e Nineveas, do të jepeshin shumë më shumë mesazhe si të Jonas”—Ellen G. White, The Advent Review and Sabbath Herald, October 18, 1906.

Page 46: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Lexoni Jona 3:5–10. Çfarë na zbulojnë këto vargje për natyrën e vërtetë të pendimit? Si mund t’i zbatojmë këto parime për veten tonë? E ENJTE Maj 9 Falur, por përsëri, jo falës Lexoni Jona 4. Çfarë mësimi duhet të merrte Jona? Si shpaloset këtu hipokrizia e tij? Jona 4 shpalos disa gjëra befasuese për profetin. Ai preferon më mirë të vdesë sesa të dëshmojë për hirin dhe faljen e Perëndisë. Ndërsa më parë Jona i gëzohej shpëtimit të tij nga vdekja (Jon. 2:7–9), tani që Nineve e priste ai preferonte të vdiste (Jona 4:2, 3). Në kundërshtim me Jonan, Perëndia është pasqyruar në Bibël si dikush, që “nuk kënaqet me vdekjen e të pabesit” (Ezek. 33:11). Jona dhe shumë nga bashkëkombësit e tij i gëzoheshin mëshirës së veçantë të Perëndisë ndaj Izraelit, por dëshironin vetëm zemërimin e Tij mbi armiqtë e tyre. Kjo ashpërsi e zemrës qortohet fort nga mesazhi i këtij libri. Cilat janë disa nga mësimet që ne marrim nga gabimet e Jonas? Si na e kompromenton paragjykimi dëshminë tonë si të Krishterë? Me të drejtë është vërejtur se libri i Jonas është një manual sesi të mos jesh një profet. Jona ishte një profet me shpirt rebel dhe me prioritete të gabuara. Ai nuk mund të kontrollonte dëshirat e tij për hakmarrje. Ai ishte mendjelehtë dhe gjaknxehtë. Në vend që t’i gëzohej hirit që Perëndia po tregonte për Ninevean, Jona lejoi që krenaria e tij egoiste dhe mëkatare ta bënte atë inatçor. Fjalët e fundit të Jonas shprehin dëshirën për të vdekur (Jona 4:8, 9), ndërsa fjalët e fundit të Perëndisë riafirmojnë hirin e Tij të pamatshëm, një pohim jete. Libri i Jonas ka një fund të hapur. Në vargjet e tij përmbyllëse, lexuesit përballen me një pyetje të rëndësishme, që mbetet pa përgjigje nga autori: a solli kthimi i mrekullueshëm i zemrave në Ninive një ndryshim radikal në zemrën e Jonas? Ka shumë pjesë në historinë e Jonas, që janë të vështira për t’u kuptuar, veçanërisht vetë Jona si personazh? Megjithatë, ndoshta mësimi më i qartë është që hiri dhe falja

Page 47: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

e Perëndisë janë shumë më të mëdha se tonat. Si mund të mësojmë të jemi më mirënjohës dhe falës ndaj atyre, që nuk e meritojnë atë, siç bën Perëndia këtu me Jonan dhe Ninevenë? E PREMTE Maj 10 Për më tepër studim: Lexoni fragmentet e mëposhtme dhe diskutoni si na ndihmojnë ato të kuptojmë më qartë mesazhet nga libri i Jonas. “Kurdoherë që fëmijët e Perëndisë janë në nevojë ata kanë privilegjin e çmuar t’i kërkojnë ndihmë Atij. Nuk ka rëndësi sesa e papërshtatshme mund të jetë vendndodhja, veshët e mëshirshëm të Perëndisë janë të hapur për thirrjen e tyre. Sado i veçuar dhe i izoluar mund të jetë vendi, ai mund të kthehet në një tempull të vërtetë nga lutjet e birit të Perëndisë”—The SDA Bible Commentary, vëll. 4, fq. 1,003. “Jona ishte konfuz, i poshtëruar dhe i paaftë për të kuptuar qëllimin e Perëndisë në shpëtimin e Nineve. Sidoqoftë, ai kishte përmbushur misionin që i ishte caktuar për të paralajmëruar atë qytet të madh. Megjithëse ngjarja e parashikuar nuk ndodhi, përsëri mesazhi i paralajmërimit ishte nga Perëndia. Dhe ky mesazh përmbushi qëllimin për të cilin ishte menduar. Lavdia e hirit të Tij u shpalos midis të pafeve”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fqp. 272, 273. Pyetje për diskutim: Ø Libri i Jonas na mëson se Perëndia është në kontroll të plotë të natyrës. Imagjinoni sikur një miku juaj ka humbur një familjar nga një fatkeqësi natyrore. Si do t’ia shpjegonit atij ose asaj se Perëndia vazhdon të jetë në kontroll, pavarësisht pranisë së katastrofave natyrore, që shkatërrojnë pjesë të botës sonë dhe marrin me vete shumë jetë njerëzish? Ù Lexoni vargun e fundit të Jonas. Çfarë na mëson ai për përgjegjësitë që kemi për përhapjen e mesazhit të misionit në të gjitha anët e botës? Ú Në shëmbëlltyrën e Shërbyesit të pa-falur (Mat. 18:21–35), Jezusi e krahason Perëndinë me një mbret të zemëruar që revokon/anullon faljen e tij dhe e mbyll skllavin e tij një herë të falur në burg. A e revokon/anullon/tërheq me të vërtetë

Page 48: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Perëndia faljen e Tij? Disa të krishterë argumentojnë me bindje se jo. Si kishë çfarë qëndrimi mbajmë ne për këtë temë dhe përse? Û Për shumë njerëz ideja se një burrë gëlltitet i gjallë dhe jeton brenda një ‘peshku të madh’ nuk është diçka që mund të merret seriozisht. Megjithatë, siç pamë edhe më parë, Jezusi qartësisht dëshmon për të vërtetën e kësaj historie. Si na ndihmon historia e Jonas të kuptojmë sesa e kufizuar dhe e cekët është pikëpamja kundër – mbinatyrore e realitetit?

Page 49: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mësimi 7 *Maj 11–17 Populli i zgjedhur i Perëndisë (Mikea) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Mikea 1:1–9, 2 Korintasve 11:23–27, Mikea 2:1–11, 5:2, 6:1–8, 7:18–20. Vargu përmendësh: “O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd ”? (Mikea 6:8). Mendimi kryesor: Dhe në mes të apostazisë më të keqe, Perëndia ishte i gatshëm të falte dhe të shëronte popullin e Tij. Profeti Mikea shërbeu në një nga periudhat më të errëta të historisë së Izraelit. Vendi kishte qenë prej shumë kohësh i ndarë në dy mbretëri. Më në fund, Siria i dha fund mbretërisë së veriut dhe Mikea mund të shihte të keqen dhe dhunën që zvarritej drejt Judës në jug. Ai predikoi kundër mëkateve fatale si pandershmëria, padrejtësia, miti dhe mosbesimi. Mikea ishte i pari profet biblik, që parashikoi shkatërrimin e Jerusalemit. (Mik. 3:12). Megjithatë, nëpërmjet frymëzimit hyjnor, profeti pa dritë në mes të errësirës. Me ndihmën e këndvështrimit të Perëndisë, ai pa përtej ndëshkimit të afërt. Mikea dha fjalë inkurajuese dhe tha se Udhëheqësi i vajosur i Perëndisë do të vinte nga Betlehemi. Mesia do të ishte udhëheqësi, që do të shpëtonte Izraelin dhe do t’i fliste fjalë paqeje kombeve, duke i mësuar atyre “me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore” (Mik. 4:3). Qortimi i Perëndisë do të ishte kanali i restaurimit dhe i bekimeve përfundimtare. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 18 Maj.

Page 50: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E DIEL Maj 12 Agonia e zemrës së profetit Tek Mikea 1:1–9, profeti fton të gjithë tokën që të dëshmojë në gjykimin e Perëndisë kundër popullit të mëkatë. Kryeqytetet e Samarisë dhe të Jerusalemit veçohen, sepse drejtuesit e tyre dështuan që të jenë shembuj të asaj që do të thotë të ndjekësh Perëndinë me gjithë zemër. Këto dy qytete do të jenë të parët që do të vuajnë shkatërrimin. Mendimi i gjykimit shkatërrues prodhoi tension real në jetën e Mikeas. Duke qenë se thirrja e tij profetike e bashkoi me Perëndinë, ai nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të shpallte atë që do të ndodhte në të ardhmen e afërt. Por, profeti donte gjithashtu popullin, të cilit i përkiste dhe ideja e robërimit të tyre e çonte në vajtim personal. Shpesh herë, lajmet e këqija kanë efektet më shkatërruese në mendjen dhe në trupin e profetit. Çfarë na mësojnë vargjet në vazhdim për barrën e rëndë të profetit? Num. 11:10–15, 1 Mbretërit 19:1-4, Jer. 8:21–9:2, Ezek. 24:15–18, 2 Kor. 11:23–27. Profetët e Perëndisë përfshiheshin shumë në mesazhet që shpallnin. Ata nuk gëzoheshin kur thonin gjërat e tmerrshme që do të ndodhnin. Ata shpesh herë përdornin vajtimet për të shprehur reagimet e tyre për shkatërrimin që do të vinte. Dhimbja e tyre ishte reale. Për dëgjuesit e tyre, mesazhi gjendej si në fjalët profetike dhe në shenjat e jashtme, të cilat shpesh e tradhtonin dhimbjen e thellë të brendshme. Reagimi i Mikeas ndaj gjykimit hyjnor të sjell ndërmend atë të Isaias, i cili për tre vjet eci gjysmë i zhveshur dhe këmbë zbathur si një shenjë e dukshme e turpit që robërimi do të sillte. Për ata që kanë burimet, mund të lexoni vuajtjet e mëdha që përjetoi Ellen G. White në shërbesën e saj; kjo do të na ndihmojë për të kuptuar më mirë atë që kanë përjetuar këta shërbëtorë të Perëndisë. Lexoni 1 Pjetri 4:14–16 dhe më pas analizoni veten dhe sprovat, të cilat ju është dashur të kaloni. Sa shumë vuajtje ju është shkaktuar vetëm për shkak të besnikërisë ndaj Perëndisë? Sa shumë për shkak të mos-besnikërisë suaj?

Page 51: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E HËNË Maj 13 Ata që projektojnë paudhësi Lexoni Mikea 2:1–11 dhe Mikea 3. Cilat janë shenjat që kërcënojnë të sjellin gjykim mbi këta njerëz? “Paraardhësit e fronit të Ahazit bënë që Isaia dhe kolegët e tij të ballafaqoheshin me kushte më frikësuese sesa ato që ekzistonin deri në atë kohë në mbretërinë e Judës. Shumë vetë, të cilët më parë i kishin rezistuar ndikimeve joshëse të praktikave të idhujtarisë, tani josheshin të merrnin pjesë në adhurimin e zotave paganë. Princat në Izrael po tregoheshin të pavërtetë në besimin e tyre; profetët e rremë po dilnin me mesazhe që i drejtonin gabim njerëzit; madje dhe disa nga priftërinjtë po mësonin për pagesë. Megjithatë, drejtuesit në apostazi mbanin ende lart format e adhurimit hyjnor dhe thonin se ishin të numëruar brenda popullit të Perëndisë. “Profeti Mikea, që dha dëshminë e tij gjatë kësaj periudhe të shqetësuar, shpalli se mëkatarët në Zion, ndërsa thonin se ‘mbështeteshin tek Perëndia,’ dhe blasfemonin me mburrje, ‘A nuk është vallë Zoti midis nesh? Nuk do të na bjerë në krye asnjë fatkeqësi’, vazhdoni të ‘ndërtoni Sionin me gjak dhe Jeruzalemin me paudhësi’. Mikea 3:11, 10.”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 322. Një nga problemet në vazhdimësi, me të cilin u përball kombi hebre ishte mashtrimi që, statusi i tyre i veçantë si populli i Perëndisë – njohja e Perëndisë së vërtetë në dallim me marrëzinë e idhujve paganë (lexoni Psa. 115:4–9) — i bënte ata në një mënyrë imunë ndaj ndëshkimit hyjnor. E vërteta e tmerrshme ishte se, pikërisht prej këtij statusi të veçantë që kishin përpara Perëndisë, ata do të konsideroheshin akoma më shumë fajtorë për mëkatet e tyre. Në mënyrë të përsëritur, në libra si Ligji i Përtërirë, Perëndia do t’i paralajmëronte ata se të gjitha bekimet, mbrojtjet dhe begatia që ishte e tyre do të varej nga bindja e tyre ndaj urdhërimeve të Tij. Kjo gjë shihet dhe tek ky paralajmërim: “Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e jetës suaj. Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj” (Ligji i Përtërirë 4:9). Sado shumë të përpiqemi për të mashtruar veten, në ç’mënyra ne si Adventistë të Ditës së Shtatë – me kaq shumë dritë sa na është dhënë – jemi të rrezikuar për kryerjen e të njëjtit gabim?

Page 52: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MARTË Maj 14 Një drejtues i ri nga Betlehemi Në librin e Mikeas, gjendja shpirtërore ndryshon rrënjësisht nga trishtimi në shpresë sublime. Kjo shpresë gjendet tek një nga profecitë mesianike më të famshme. Lexoni Mikea 5:2. Për kë flitet këtu dhe çfarë na mëson kjo për Atë? Lexoni gjithashtu Gjoni 1:1–3; 8:58; Kol. 1:16, 17. Nga një qytet i vogël i Judës, do të vinte Dikush që nga përjetësia për të qenë drejtues në Izrael. Mikea 5:2 është një nga vargjet më të çmuara biblike e shkruar për të forcuar shpresën e njerëzve, të cilët pritën me zell Drejtuesin e përsosur të premtuar nga profetët. Qeverisja e Tij do të shoqërohet nga një kohë fuqie, drejtësie dhe paqeje (Mik. 5:4–6). Davidi ishte i lindur në Betlehem, një qytet i cili quhej dhe Efrat (Zan. 35:19). Përmendja e këtij qyteti thekson origjinën e përulur si të Davidit dhe të pasardhësit të tij të ardhshëm, i cili do të jetë Bariu i vërtetë i popullit të Tij (Mik.5:4). Në qytetin e përulur të Betlehemit profeti Samuel vajosi djalin e vogël të Isait, Davidin, i cili do të mbretëronte mbi Izraelin (1 Sam. 16:1–13, 17:12). Kur burrat e mençur erdhën për të parë ‘mbretin e hebrenjve’ që sapo kishte lindur, mbreti Herod pyeti ekspertët e Biblës se ku të kërkonte për Të (Mat. 2:4–6). Ata e drejtuan tek ky pasazh, i cili parathoshte se Mesia do të vinte nga qyteti i vogël i Betlehemit. Sa e pakuptimtë është për mendjen tonë të kufizuar dhe të mëkatë, që bebja e lindur ishte Perëndia i përjetshëm, Krijuesi i qiellit dhe i tokës! “Që nga ditët e përjetësisë, Zoti Jezus Krishti ishte një me Atin”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq.19. Sado e pabesueshme ideja, ajo është një nga të vërtetat themelore të Krishterimit: Krijuesi Perëndi mori mbi Vete trajtën njerëzore dhe në këtë natyrë Ai ofroi Veten si sakrificë për mëkatet tona. Nëse merrni pak kohë për të reflektuar mbi atë që na mëson kjo për vlerën e jetës sonë dhe për domethënien që kemi ne si individë për Perëndinë, ju mund të keni një përvojë jetë-ndryshuese. Kur kaq shumë njerëz përpiqen të gjejnë qëllimin dhe kuptimin e ekzistencës së tyre, ne kemi themelin tek Kryqi, i cili jo vetëm na ankoron në kuptimin e jetës, por gjithashtu na jep shpresë për diçka më të madhe se kjo botë na ofron apo mund të na ofrojë ndonjëherë.

Page 53: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MËRKURË Maj 15 Çfarë është e mirë Në fillim të Mikea 6, Perëndia bashkëbisedon me popullin e Tij, duke listuar të gjitha gjërat që Ai ka bërë për ta. Si përgjigje, adhuruesi që vjen në tempull kërkon se çfarë mund të bëjë për të kënaqur Perëndinë. Çfarë është ajo, që përfaqëson një ofertë të pranueshme: viç një-vjeçar, tufa me desh, lumenj vaji apo fëmija i parëlindur i adhuruesit? Ekziston një progresion i qëndrueshëm i masës dhe i vlerës së ofertave të listuara në këtë varg. Lexoni Mikea 6:1–8. Cila e vërtetë e rëndësishme mësohet këtu? Pse është veçanërisht e rëndësishme për ne si Advenstitë të Ditës së Shatë? Çfarë na thotë kjo për faktin që e vërteta është më shumë sesa thjesht doktrinë korrekte dhe kuptim i detajuar i profecisë? Lexoni Mat. 23:23. Profeti shpall se Perëndia tashmë ka zbuluar atë që Ai dëshiron. Nëpërmjet mësimeve të Moisiut, populli dinte atë që Perëndia kishte bërë me hir për ta (Ligji i Përtërirë 10:12, 13). Përgjigjja e Mikeas nuk ishte një zbulesë e re, që shënonte një ndryshim në kërkesat e Perëndisë. Shërbesat flijuese dhe priftërore nuk ishin shqetësimi primar i Perëndisë. Dëshira supreme e Perëndisë është që njerëzit të veprojnë me drejtësi kundrejt fqinjëve të tyre dhe me përkushtim e dashuri të qëndrueshme kundrejt Zotit. Oferta më e jashtëzakonshme që njerëzit mund t’i japin Perëndisë është bindja. Mikea 6:8 është deklarata më e përmbledhur e vullnetit të Perëndisë për njerëzit e Tij. Ajo përmbledh të gjitha mësimet profetike për fenë e vërtetë: një jetë që tregon drejtësi, mëshirë dhe një ecje të afërt me Perëndinë. Drejtësia është diçka që njerëzit bëjnë kur nxiten nga Fryma e Perëndisë. Ajo ka të bëjë me paanësinë dhe barazinë ndaj të gjithëve, veçanërisht ndaj të dobëtit dhe të pafuqishmit, të cilët shfrytëzohen nga të tjerët. Mirësia do të thotë të tregosh me dëshirë dhe falas dashuri dhe besnikëri ndaj të tjerëve. Ecja me Perëndinë do të thotë ta vendosësh Perëndinë të parin dhe të jetosh në përputhje me vullnetin e Tij. Pse është më e lehtë të mbajmë Sabatin me rigorozitet në krahasim me, të tregosh drejtësi, mëshirë dhe të ecësh përulësisht përpara Perëndisë?

Page 54: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E ENJTE Maj 16 Në fund të detit Libri i Mikeas fillon me një përshkrim të gjykimit, por përfundon me fjalë shprese. Ka njerëz që përpiqen të minimizojnë apo të mohojnë realitetin e gjykimit të Perëndisë. Të bësh këtë do të thotë të biesh në kurthin e bashkëkohësve të Mikeas – ata, që besonin se Perëndia nuk do ta gjykonte kurrë kombin e përzgjedhur. Drejtësia e Perëndisë është një anë tjetër e dashurisë dhe e kujdesit të Tij. Lajmi i mirë i prezantuar nga Mikea është se dënimi nuk është kurrë fjala e fundit e Perëndisë. Veprimet e Perëndisë në Shkrime kalojnë vazhdimisht nga gjykimi tek falja, nga ndëshkimi tek hiri dhe nga vuajtja tek shpresa. Lexoni Mikea 7:18–20. Si shfaqet ungjilli në këto vargje? Çfarë shprese gjendet këtu për ne të gjithë? Pse kemi dëshpërimisht nevojë për të? Vargjet përmbyllëse të Mikeas prezantojnë lëvdimin e tij të mbushur me shpresë. Pyetja “Kush është si Zoti . . .?” përkon me kuptimin e emrin të Mikeas. Kjo shërben si një kujtesë që Perëndia është unik dhe pohon të vërtetën se nuk ka asnjë tjetër si Ai. Si mund të jetë ndryshe? Tek e fundit, vetëm Ai është Krijuesi. Çdo gjë tjetër është krijuar. Akoma më e rëndësishme, Krijuesi ynë është një Perëndi i hirit, i faljes; një Perëndi që shkon në ekstremet më të pamenduara, në mënyrë që të na shpëtonte nga shkatërrimi që me të drejtë na takon. Ai e bëri për kombin hebre dhe Ai e bëri për ne gjithashtu. Ndoshta ne sot jemi të rrethuar nga rrethana të vështira dhe eksperienca të dhimbshme që na bëjnë të pyesim pse Perëndia e lejon gjithë këtë të ndodhë. Ndoshta është shumë e vështirë t’i japësh kuptim gjërave. Në kohë të tilla, shpresa jonë qëndron tek Perëndia, që premton të hedhë mëkatin tonë në fund të detit. Ka shpresë për të ardhmen, duke kujtuar atë që Perëndia ka bërë në të shkuarën. Analizoni me seriozitet veten. Pse gjendet shpresa juaj tek premtimet që Perëndia do të hedhë mëkatet tuaja ‘në fund të detit’?

Page 55: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E PREMTE Maj 17 Për më tepër studim: “Nëse Jerusalemi do ta dinte atë që kishte për privilegj të dinte, nëse do t’i kishte kushtuar vëmendje dritës që Qielli i kishte dërguar, atëherë ai do të kishte qëndruar lart me krenarinë e begatisë, si mbretëresha e mbretërive, e lirë në forcën e pushtetit të saj dhënë nga Perëndia. Nuk do të kishte pasur ushtarë të armatosur që qëndrojnë në portat e tij. . . Fati i lavdishëm që mund të kishte bekuar Jerusalemin po të kishte pranuar Shpëtimtarin e tij ngrihej përpara Birit të Perëndisë. Ai pa se ai, nëpërmjet Tij duhet të ishte shëruar nga sëmundja e tij e rëndë, mund të ishte çliruar nga zinxhirët dhe mund të ishte ngritur si një metropol i madh në tokë. Nga muret e tij, pëllumbi i paqes do të kishte shkuar nëpër të gjitha kombet. Ai do të kishte qenë kurora e lavdisë së botës”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 577. Pyetje për diskutim: Ø Nëse dëshironi të kuptoni në një kontekst më modern vuajtjen e profetëve të Perëndisë, lexoni nga libri Life Sketches nga Ellen G. White. Çfarë na mëson ky libër për vështirësitë dhe sprovat me të cilat mund të përballen lajmëtarët besnikë të Perëndisë? Ù Është kaq e thjeshtë të ngecësh në format fetare, traditat, ritualet, të cilat në vetvete mund të jenë gjë e mirë. Në të njëjtën kohë, çfarë ndodh kur këto forma dhe rituale kthehen në qëllime, në vend që të na drejtojnë tek kuptimi i vërtetë i të qenit ndjekës i Perëndisë, të cilin ne e adhurojmë me këto forma? Ú Meditoni më shumë mbi idenë e mishërimit, idenë që Krijuesi Perëndi mori mbi Vete trajtën njerëzore. Ashtu si shkroi një teolog i mesjetës, “Duke ruajtur gjithçka që ishte, Krishti mori mbi Veten atë që nuk ishte – domethënë natyrën tonë njerëzore”. Mendoni se çfarë zbulon kjo e vërtetë e mrekullueshme për dashurinë e Perëndisë për ne. Pse duhet të na mbushë kjo e vërtetë me shpresë, mirënjohje dhe lavdërim pavarësisht rrethanave tona?

Page 56: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mësimi 8 *Maj 18–24 Të besosh mirësinë e Perëndisë (Habakuku) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Habakuku 1:1–17, 2:2–4, Galatasve 3:11, Hebrenjve 11:1–13, Habakuku 3, Fil. 4:11. Vargu përmendësh: “ ‘Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë së Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin’ ” (Habakuku 2:14). Mendimi kryesor: Ne mund të mos e kuptojmë gjithmonë pse ndodhin tragjeditë, por mund të besojmë në Perëndi, pavarësisht të gjithave. Pas predikimit për praninë e Perëndisë gjatë fatkeqësive të jetës, një pastor u ballafaqua me një grua, e cila duke qarë e pyeti: “Pastor ku ishte Perëndia ditën kur djali im i vetëm vdiq”? Duke parë një pikëllim të thellë në fytyrën e saj pastori mbajti disa minuta qetësi, pastaj u përgjigj: “Perëndia ishte në të njëjtin vend, ku ishte ditën, kur djali i Tij i vetëm vdiq, për të na shpëtuar ne nga vdekja e përjetshme”. Ashtu si ne, Habakuku, ishte dëshmitar padrejtësish, dhune dhe djallëzie. Edhe më keq, Perëndia dukej se heshtte para këtyre të gjithave, megjithëse Ai kërkonte nga Habakuku të kishte besim në premtimet e Tij. Profeti nuk jetoi të shikonte përmbushjen e këtyre premtimeve; megjithatë, ai mësoi të besonte në to gjithsesi. Libri i tij fillon me një ankesë ndaj Perëndisë, por përfundon me një nga këngët më të bukura të Biblës. Ashtu si Habakuku, ne duhet të presim me besim derisa të vijë koha kur bota të “mbushet me diturinë e lavdisë së Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin”. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 25 Maj.

Page 57: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E DIEL Maj 19 Profeti i hutuar Lexoni Habakuku 1. Cilat janë pyetjet që profeti i bën Perëndisë? Edhe pse situata e tij është e ndryshme nga e jona, sa shpesh ne i bëjmë Perëndisë të njëjtat pyetje? Habakuku ishte i veçantë në radhët e profetëve, sepse ai nuk u foli për Perëndinë njerëzve, por i foli Perëndisë për njerëzit. Profeti fillon betejën e tij për të kuptuar qëllimet e Perëndisë me një thirrje hutimi: “Deri kur, o Zot?” Në Bibël, kjo pyetje është tipike ankimi (Psalmi 13:1, Jeremia 12:4). Në të nënkuptohet një situate krize nga e cila folësi kërkon të shpëtojë. Kriza, nga e cila Habakuku kërkon ndihmë ishte dhuna, që ishte përhapur në shoqëri. Fjala origjinale hebraike për ‘dhunën’ është hamas dhe është përdorur gjashtë herë në librin e Habakukut. Termi nënkupton veprat e dëmtimeve fizike dhe morale, të shkaktuara tek të tjerët (Zan. 6:11). Duke qenë profet, Habakuku e di mirë sesa Perëndia e do drejtësinë dhe urren shtypjen; kështu, ai dëshiron të dijë pse Perëndia e lejon padrejtësinë të vazhdojë. Rreth e rrotull ai vinte re vetën dhunë dhe shkelje ligji dhe dukej sikur të këqinjtë triumfonin mbi të drejtët. Drejtësia devijohet nga të fuqishmit, ashtu siç ndodhte në kohën e Amosit (Amos 2:6–8), dhe siç ndodh shpesh edhe në ditët tona. Përgjigjja e Perëndisë shpalos planet e Tij të ardhshme. Perëndia do të përdor ushtrinë e Babilonisë për të ndëshkuar njerëzit. Kjo deklaratë e çuditi profetin. Ai nuk e parashikoi se Perëndia do të përdorte një ushtri kaq mizore për të disiplinuar Judën. Në vargun 8 kalvari Babilonas është krahasuar me leopardin, ujkun dhe shqiponjën, tre grabitqarë, shpejtësia dhe fuqia e të cilëve sjell vdekje të dhunshme për gjahun e tyre. Arroganca mizore e Babilonisë nuk njihte asnjë përgjegjësi, nuk kërkonte pendim dhe nuk ofronte asnjë shpërblim. Ajo shkelte rregullat themelore të jetës. Habakukut i thuhet se ushtria Babilonase do të përdorej si “shkopi i indinjatës sime” (Isa. 10:5). Ndëshkimi do të ndodhte gjatë jetës së Habakukut (Hab. 1:5). E gjithë kjo situatë ngrinte pyetje edhe më të vështira për drejtësinë hyjnore. Si mund të mësojmë të besojmë në mirësinë dhe drejtësinë e Perëndisë kur bota duket se është e mbushur me ligësi dhe padrejtësi? Cila është mbështetja jonë e vetme?

Page 58: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E HËNË Maj 20 Të jetosh me besim Tek Habakuku 1:12–17, përgjigjja e Perëndisë ndaj pyetjes së Habakukut parashtron një çështje edhe më shqetësuese: a mundet një Perëndi i drejtë të përdorë të këqinjtë për të ndëshkuar ata, që janë më të drejtë se ushtria Babilonase? Pyetja e Habakukut tek vargun 17 trajton drejtësinë hyjnore. Habakuku ishte konfuz, jo vetëm nga degradimi i vetë njerëzve të tij, por edhe nga bindja se vendi i tij do të gjykohej nga një komb tjetër, edhe më i keq se ai. Profeti ishte i vetëdijshëm për mëkatet e Judes, por nga çdo standard, njerëzit e tij, veçanërisht të drejtët, nuk ishin aq të këqinj sa paganët Babilonas. Lexoni Habakuku 2:2–4. Çfarë shprese na jepet këtu? Habakuku 2:2–4 është një nga pasazhet më të rëndësishme të Biblës. Veçanërisht, vargu 4, shpreh esencën e ungjillit. Ky ishte vargu themelor që filloi Reformimin Protestant. Ne e marrim drejtësinë e Perëndisë përmes besimit në Jezus Krishtin; ne jemi kredituar me drejtësinë e vet Perëndisë. Drejtësia e Tij bëhet e jona. Kjo njihet si shpengimi nga besimi. Vargu 4 është një deklaratë përmbledhëse për mënyrën e shpëtimit dhe për mësimet biblike rreth shpengimit nga besimi. Si e përdorën këtë varg shkruesit e Dhiatës së Re? Rom. 1:17, Gal. 3:11, Hebr. 10:38. Në mesin e të gjithë kësaj trazire dhe pyetjeve për të keqen, drejtësinë dhe shpëtimin, Habakuku 2:4 prezanton dallimin e madh që ekziston midis besimtarit dhe njeriut krenar. Ecuria e secilit nga këto grupe përcakton fatin e tij: arroganti do të dështojë, ndërsa i drejti do të jetojë nga besimi. Fjala origjinale hebraike për besimin (“emuna”) do të përkthehej më mirë si “besimplotë”, “i qëndrueshëm” dhe “i sigurt”. Ndërsa ai, që jeton nga besimi nuk shpëtohet nga veprat e tij; por, veprat e tij tregojnë se ai jeton me besim. Besimi i tij shpaloset në veprat e tij dhe prandaj këtij personi i premtohet jetë e përjetshme.

Page 59: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MARTË Maj 21 Sepse dheu do të mbushet (Habakuku 2) Përgjigjja e Perëndisë për pyetjen e Habakukut tek Habakuku 1:17, siç është regjistruar në kapitullin 2, vazhdon në formën e këngës, që vë në lojë shtypësin krenar. Jo më pak se pesë probleme (Hab. 2:6, 9, 12, 15, 19) konfirmojnë mesazhin se dënimi Babilonas është vendosur. Ata do të dënohen për atë që kanë bërë. Në fund, ajo që të pabesët i kanë bërë viktimave të tyre do t’i bëhet atyre. Ata do të korrin atë që kanë mbjellë, sepse Perëndia nuk vihet dot në lojë nga qenie njerëzore krenare (Gal. 6:7). Në kundërshtim me shtypësin, i cili në fund gjykohet nga Perëndia, të drejtët kanë premtimin e jetës së përjetshme në Jezus, pavarësisht se çfarë ndodh me ta në jetën tokësore. Në përshkrimin e besimtarëve të mbetur në kohërat e fundit, libri i Zbulesës përdor shprehjen “qëndrueshmëria e shenjtorëve” (Zbulesa 14:12). Në të vërtetë, të drejtët janë të qëndrueshëm në pritjen e tyre për ndërhyrjen hyjnore, edhe nëse ata e shohin vetëm në Ardhjen e Dytë. Lexoni Hebrenjve 11:1–13. Si na ndihmojnë këto vargje, ndërsa ne luftojmë, me të njëjtat pyetje me të cilat përballej Habakuku? Përgjigjja përfundimtare e Perëndisë për pyetjet e Habakukut ishte afirmimi i pranisë së Tij pranë njerëzve. Besojini pranisë së Perëndisë dhe gjykimit të Tij pavarësisht dukjeve për të kundërtën; ky është mesazhi i librit të Habakukut, ashtu si edhe mesazhi i të gjithë zbulesës biblike. Besimi i profetit është besimi në Perëndi dhe në karakterin e Tij të qëndrueshëm. “Besimi që i jepte forcë Habakukut dhe e gjithë shenjtëria dhe hiri në ato ditë të gjykimit të ashpër është i njëjti besim që mban edhe njerëzit e Perëndisë sot. Në orët më të errëta, në rrethanat më penguese, besimtarët e krishterë mund ta mbështesin shpirtin e tyre mbi burimin e të gjithë dritës dhe fuqisë. Ditë pas dite, përmes besimit në Perëndi, shpresa dhe kurajo mund të ripërtërihen”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 386, 387.

Page 60: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MËRKURË Maj 22 Të kujtosh famën e Perëndisë Lexoni Habakuku 3. Çfarë po bën Habakuku këtu dhe, pse është kjo kaq e rëndësishme, veçanërisht duke marrë parasysh rrethanat dhe pyetjet e vështira me të cilat ai po ballafaqohet? Habakuku e shpreh pranimin e Tij për mënyrat e Perëndisë në një lutje të bërë në këngë (Habakuku 3:19). Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për fuqinë e Tij, ai i kërkon Perëndisë të jetë i mëshirshëm kur gjykimi të fillojë. Profeti kujton me respekt veprat e mrekullueshme të Perëndisë në të shkuarën dhe i lutet Atij të sjellë shpengim tani. Ai duket sikur qëndron midis kohërave. Nga njëra anë ai shikon mbrapa në ngjarjet e Eksodit, ndërsa në anën tjetër, ai sheh përpara në ditën e madhe të Perëndisë. Ai mezi pret shfaqjen e fuqisë së Perëndisë në situatën e tij aktuale. Himni nga kapitulli 3 përshkruan në mënyrë poetike çlirimin e Izraelit nga skllavëria egjiptiane. Ajo që ka ndodhur në kohën e Eksodit është një parashikim i ditës së madhe të gjykimit. Njerëzit e perëndishëm nuk duhet t’i frikësohen ditës së Perëndisë, por ata duhet të presin me vendosmëri dhe duhet t’i gëzohen shpresës së tyre. Himni është gjithashtu festim i natyrës së fuqishme, madhështore dhe fitimtare të Perëndisë. Ai përshkruhet si sundimtari i të gjithë botës. Zbulimi i madhështisë së Tij krahasohet me shkëlqimin e rrezes së diellit (Hab. 3:4). Perëndia gjykon kombet e shtypura; megjithatë, në të njëjtën kohë Ai sjell shpengim për njerëzit e Tij në “qerret e Tij të fitores” (Hab. 3:8). Në sipërfaqe fuqia e Perëndisë nuk është gjithmonë e dukshme, por njeriu i besimit e di se Perëndia është aty, pavarësisht të gjithave. Habakuku na thërret të shikojmë ekskluzivisht vetëm për shpëtimin e Perëndisë, kur Ai të vendosë drejtësinë e Tij mbi tokë dhe të mbushë botën me lavdinë e Tij. Duke kënduar këngë lavdërimi për Perëndinë, njerëzit e Tij inkurajojnë njëri - tjetrin (Efes. 5:19, 20; Kol. 3:16) të meditojnë për veprat e shkuara të Perëndisë dhe të shpresojnë për të ardhmen e madhërishme. Vetë shembulli i Habakukut tregon sesi njeriu mund të këmbëngulë për të jetuar me një vizion. Diskutoni për rastet kur Perëndia ka udhëhequr jetën tuaj në të shkuarën. Si ju ndihmon kjo të besoni në Të dhe mirësinë e Tij, pavarësisht se çfarë sjell e ardhmja e afërt? Pse është kaq e rëndësishme të kemi parasysh të ardhmen përfundimtare dhe të përjetshme që na pret?

Page 61: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E ENJTE Maj 23 Perëndia është forca jonë “Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla, unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem tek Perëndia i shpëtimit tim. Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të drerëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela” (Hab. 3:17–19). Çfarë ka kaq të mirë në sjelljen e profetit këtu? Si mund të kultivojmë një sjellje të tillë për veten tonë? Lexoni gjithashtu Fil. 4:11. Fjalët përmbyllëse në librin e Habakukut (Hab. 3:16–19) shprehin reagimin e profetit ndaj zbulimit të fuqisë dhe mirësisë së Perëndisë. Një vështrim i freskët mbi veprat shpëtimtare të Perëndisë nxit guximin e Habakukut, ndërsa ai pret për sulmin e armikut. Ai është i mbushur me frikë, ndërsa pret që gjykimi hyjnor të bjerë mbi kombin e tij. Pushtimi mund të rezultojë në shkatërrimin e pemëve të fikut dhe ullirit, kaq shumë të vlerësuara në Palestinë, së bashku me hardhitë, grurin dhe bagëtinë po aq të nevojshme. Por besimi i patundur i profetit mbetet i paprekur, sepse ai ka pasur një vizion të Perëndisë së gjallë. Duke u bazuar në përvojat e tij të shkuara, Habakuku e njihte besnikërinë absolute të Perëndisë. Prandaj, ai iu dorëzua qëllimeve të Tij (Hab. 3:16–19). Përkundër, të gjitha rrethanave të pafavorshme, profeti është i bindur të vendosi besimin e tij në Perëndi dhe në mirësinë e Tij, pa marrë parasysh sesa e pashpresë duket gjendja e tij. Habakuku pret me besim të palëkundur, edhe pse nuk ka shenja të menjëhershme shpëtimi. Ai është një profet, i cili, përmes dialogut dhe himnit të lavdërimit, ka udhëzuar besimtarët në kohëra të zhvillonin një besim të gjallë dhe të madh në Shpenguesin. Përmes shembullit të tij, ai i inkurajon besimtarët të flasin me Perëndinë, ta testojnë besnikërinë e tyre ndaj Tij në kohëra të vështira, të shpresojnë në Perëndi dhe gjithashtu, ta lavdërojnë Atë. Habakuku e mbyll librin me një shprehje të mrekullueshme të besimit të tij: pavarësisht sesa e vështirë mund të bëhet jeta, çdo njeri mund të gjejë gëzim dhe forcë në Perëndi. Mesazhi themelor i librit të tij thekson nevojën për të pritur me durim për shpëtimin e Perëndisë në një periudhë shtypjeje, në të cilën duket se nuk ka asnjë fund të dukshëm. Tema e ‘pritjes së Perëndisë’ dominon librin e Habakukut. Sa e rëndësishme duhet të jetë kjo temë, veçanërisht për ne, si Adventistë të Ditës së Shtatë – vetë emri shpreh besimin tonë, në ardhjen e dytë të Jezusit?

Page 62: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E PREMTE Maj 24 Për më tepër studim: Lexoni komentet dhe diskutoni si na ndihmojnë ato të kuptojmë më mirë mesazhet e Habakukut. “Ekziston një përgjigje për pyetjen e Habakukut. Është një përgjigje, jo në terma mendimi, por në terma ngjarjesh. Përgjigjja e Perëndisë do të ndodhë, por ajo nuk mund të artikulohet në fjalë. Përgjigjja me siguri do të vij; ‘nëse vonon, prite’. Është e vërtetë se pritja është e vështirë për t’u mbajtur; të drejtët janë të tmerruar nga ato që shohin. Për këtë jepet përgjigjja e madhe: ‘i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij’. Përsëri nuk është një përgjigje në terma mendimi, por në terma ekzistence. Besimi profetik është besimi në Të, ku pritja për praninë e Tij na bën të kuptojmë”—Abraham J. Heschel, The Prophets, fq. 143. “Ne duhet ta çmojmë dhe ta kultivojmë besimin për të cilin profetët dhe apostujt kanë dëshmuar, besimin që mbështetet në premtimet e Perëndisë dhe pret për shpëtimin në kohën dhe mënyrën që Ai ka vendosur. Fjalët e sigurta të profecisë do të përmbushen plotësisht në ardhjen e madhërishme të Perëndisë sonë dhe Shpëtimtarit Jezus Krisht, si Mbret i mbretërve dhe Perëndi i gjithëpushtetshëm. Koha e pritjes mund të ngjajë e gjatë, shpirti mund të jetë i shtypur nga rrethana dekurajuese, shumë njerëz, që kanë humbur besimin, mund të bien në mëkat. Por me profetët, të cilët u përpoqën të inkurajonin Judën në kohën e braktisjes së pashembullt, le të deklarojnë me besim, ‘Por Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; tërë dheu le të heshtë përpara tij’ ”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 387, 388. Pyetje për diskutim: Ø Përmblidhni dialogun e Habakukut me Perëndinë. Cila ishte ankesa e tij kryesore? Si reagoi ai ndaj përgjigjes së Perëndisë? Ù A mund të ndodhë që në sytë e Perëndisë, pyetjet e sinqerta, madje edhe dyshimet të jenë një qëndrim më i pranueshëm fetar sesa një besim sipërfaqësor? Justifikoni pyetjen tuaj me argumente. Ú Adventistët e Ditës së Shtatë të brezave të shkuara, të gjithë besonin se Jezusi do të kishte ardhur deri tani dhe se ata do të kishin parë plotësimin përfundimtar të të gjithave këtyre premtimeve të mrekullueshme. Si mund të mësojmë të ruajmë besimin, ndërsa ne si një brez tjetër, presim kthimin e Tij?

Page 63: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mësimi 9 *Maj 25–31 Dita e Zotit (Sofonia) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Sofonia 1:14–18, Joeli 2:1–11, Sofonia 2:1–3, Isaia 11:4, Sofonia 3:1–5, Isaia 62:5, Nahumi 1–3. Vargu përmendësh: “Zoti do të jetë i tmerrshëm kundër tyre, sepse do t`i përkulë tërë perënditë e tokës; dhe secili do ta adhurojë nga vendi i tij, po, tërë ishujt e kombeve” (Sofonia 2:11). Mendimi kryesor: Gjykimi po vjen, por hiri dhe mëshira janë ende të disponueshme për ata që i kërkojnë. Nëse librat e profetëve do të vendoseshin në rend kronologjik, libri i Sofonias do të përshtatej më mirë midis Isaias dhe Jeremias. Predikimi i Sofonias dënonte korrupsionin e pashpresë, që gjendej në shoqërinë judease. Ai evidentoi nevojën për pendesë bazuar në faktin se dashuria e Perëndisë po thërriste ende popullin e Tij për përulësi dhe besnikëri. Mesazhi i Tij ishte i dyfishtë: ekziston rreziku i një gjykimi të menjëhershëm dhe universal, i cili përfshin edhe popullin e Perëndisë; megjithatë, ekziston një premtim që të shpëtuarit nga të gjithë kombet do të bashkohen me mbetjen e Izraelit, duke i shërbyer Perëndisë dhe, duke shijuar bekimet e Tij. Studimi i kësaj jave tregon se mesazhi i Sofonias ka ende rëndësi për ata, që shpallin mesazhin e shpresës së Perëndisë për botën e mëkatë. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 1 Qershor.

Page 64: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E DIEL Maj 26 Një ditë errësire Pika kryesore e mesazhit të Sofonias është “dita e Zotit” (Sof. 1:7). Për profetët biblikë, dita e Zotit i referohej një periudhe specifike kohore kur Perëndia ndërhyn në çështjet njerëzore në mënyrë që të shpëtojë dhe të gjykojë. Shumë njerëz në Izraelin e vjetër besonin se në këtë ditë Perëndia do të shpëtonte dhe do të lartësonte Izraelin, ndërsa kombet armike do të shkatërroheshin përgjithmonë. Për habinë e madhe të atyre që dëgjonin, profeti shpall se dita e Zotit do të jetë një ditë gjykimi edhe për popullin e Perëndisë (lexoni Sof. 1:1–5), sepse ata kanë mëkatuar kundër tij (Sof. 1:17). Krahasoni Sofonia 1:14–18 me Joeli 2:1–11 dhe Amosi 5:18–20. Çfarë pikture paraqesin këto së bashku për “ditën e Zotit”? Sofonia përngjason gjykimin e ardhshëm me fashitjen e gjithë jetës në ditët e Përmbytjes së madhe (Zanafilla 6–8). Katalogu i vdekjes tek Sofonia 1:2, 3 është organizuar në renditjen e kundërt të Krijimit origjinal të Perëndisë: njerëzimi, toka, bishat e tokës, krijesat e ajrit dhe ato të detit (krahasoni me Zan. 1:20–27). Profeti paralajmëron popullin se ata nuk do të jenë në gjendje ta blejnë rrugë-daljen e tyre nga gjykimi (Sof. 1:18). As ari dhe as argjendi nuk do t’i mbrojë ata nga zemërimi i Perëndisë. Njerëzit e vetëkënaqur në Jerusalem thonin se Perëndia as nuk do t’i bënte mirë, dhe as nuk do t’i lëndonte. Ata thjesht nuk prisnin që Perëndia të bënte diçka (Sof. 1:12). Por gjykimi hyjnor zbulon sesa aktivisht vepron Perëndia për të siguruar se do të ketë një të ardhme për njerëzit e Tij besnikë. Sofonia e bën të qartë se gjykimi i Perëndisë nuk është thjesht ndëshkues, por dhe korrigjues. Zoti siguron një strehë për ata që e kërkojnë Atë (Sof. 2:3). Dita e Zotit është më shumë sesa thjesht fundi i botës. Ajo është fillimi i qeverisjes së ardhshme të Perëndisë, që do të zgjasë përgjithmonë. Lexoni Sofonia 1:18. Në ç’mënyra ne mund të përjetojmë që tani të vërtetën e parimeve të shprehura këtu? Domethënë, me ç’lloj situate jemi përballur, ku e gjithë paraja në botë nuk mundi të na shpëtonte?

Page 65: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E HËNË Maj 27 Përulësia e tokës Tek Sofonia 2:1–3, ne shohim profetin që bën thirrje për pendesë. Megjithëse shkatërrimi është i afërt, ka ende kohë për t’u strehuar nga fatkeqësia, por vetëm nëse kombi pendohet. Të këqinjtë, që refuzojnë të pendohen do të konsumohen në ditën e gjykimit si kashtë. Tek Psalmi 1:4 të këqinjtë krahasohen gjithashtu me kashtën dhe në fund ata zhduken. Me fjalët “Kërkoni Perëndinë”, Sofonia po inkurajon njerëzit që të përulin veten përpara Perëndisë dhe të qëndrojnë të fortë në besimin e tyre. Profeti mëson se të kërkosh Zotin do të thotë të kërkosh të drejtën dhe përulësinë. Ky qëndrim është jetik për të shpëtuar nga gjykimi që po vjen. Sofonia i quan njerëzit e penduar “tokë e përulur” (Sof. 2:3). Si hedhin dritë pasazhet e mëposhtme mbi këtë shprehje, e cila përkthehet gjithashtu si “toka e varfër”? Mat. 5:3, Psa. 76:9, Isa. 11:4, Amosi 8:4. Të përulur janë ata njerëz, që qëndrojnë besnikë ndaj Perëndisë dhe që drejtohen dhe mësohen prej Tij. Psalmisti thotë: “Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t`u mësojë rrugën mëkatarëve. Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t`u mësojë të përulurve rrugën e tij” (Psa. 25: 8, 9). Të përulurve i kërkohet të përgatiten për gjykimin e afërt, duke kërkuar Perëndinë, drejtësinë dhe përulësinë. Mundësia e mbijetesës së të përulurve, që janë besnikë shprehet nëpërmjet fjalës ndoshta. Mbijetesa varet vetëm nga hiri hyjnor dhe hiri është diçka që nuk duhet marrë asnjëherë si e mirëqenë. Përballë fatkeqësisë që afron, ka shpresë për të ardhmen nga Perëndia, i cili është i mëshirshëm. Perëndia ka premtuar të strehojë të gjithë ata që i besojnë Atij (Joeli 3:16, Nahumi 1:7). Ky lloj besimi nxjerr përjashta vetë-mbështetjen, dredhinë dhe mashtrimin. “Asgjë nuk duket më e pashpresë dhe nga ana tjetër më e pathyeshme sesa shpirti që ndjen mos-vlerën e tij dhe mbështetet plotësisht në meritat e Shpëtimtarit. Nëpërmjet lutjes, nëpërmjet studimit të fjalës së Tij, nëpërmjet besimit në praninë e Tij kudo-ndodhëse, dobësia e qenieve njerëzore mund të jetojë në kontakt me Krishtin e gjallë dhe Ai do t’i mbajë ata për dore dhe nuk do t’i lërë kurrë”—Ellen G. White, Ministry of Healing, fq. 182. Cila ka qenë përvoja juaj me këto premtime të mrekullueshme? Si mund të mësoni të keni të njëjtën ecje të afërt me Perëndinë?

Page 66: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MARTË Maj 28 Një qytet i korruptuar Një fjalë e urtë kineze thotë se pika më e errët e dhomës është tamam poshtë qiriut. Kjo fjalë e urtë mund të gjejë zbatim tek gjendja morale e Jerusalemit në kohën e Sofonias. Profeti sapo kishte përfunduar së shpalluri gjykimin hyjnor për fqinjët e Judës (lexoni Sofonia 2) të tillë si Filistinët në perëndim, Moabi dhe Amoni në lindje, Kushi në jug dhe Siria në lindje. Megjithatë, ai nuk ndali këtu. Ai vazhdoi duke paraqitur mëkatet e atyre, që banonin në vetë qytetin e Perëndisë, në vetë Jerusalemin. Lexoni Sofonia 3:1–5. Kush dënohet dhe pse? Pyesni veten, Si mund të përfundojnë kaq të korruptuar njerëzit e Perëndisë, të cilëve u është dhënë kaq shumë dritë dhe e vërtetë? Si mund të mbroni veten nga ndodhja e së njëjtës gjë? Kryeqyteti i Judës ishte në zemrën e shqetësimit të Sofonias. Ai akuzoi drejtuesit e tij për degradimin moral të qytetit. Korrupsioni rridhte drejtpërdrejt nga dështimi i drejtuesve të tij për të jetuar në përputhje me përgjegjësitë dhe funksionet e përcaktuara (krahasoni me Jer. 18:18, Ezek. 22:23–30). Oborri i korruptuar që drejtohej nga zyrtarë përngjasohet me “vrumbullimën e luanëve” dhe gjyqet karakterizohen si “ujqërit e natës”. Tempulli nuk del më mirë, sepse priftërinjtë nuk mësojnë fjalën e Perëndisë, dhe as profetët nuk thonë të vërtetën. “Gjatë mbretërimit të Jozeas, fjala e Zotit iu drejtua Sofonisë, duke specifikuar me qartësi rezultatet e apostazisë së vazhduar dhe, duke i tërhequr vëmendjen kishës së vërtetë për tek e ardhmja e lavdishme përtej aktuales. Profecitë e tij për gjykimin e afërt mbi Judën mund të zbatohen me të njëjtën forcë për gjykimin që do të bjerë mbi të gjithë botën e papenduar në kohën e adventit të dytë Krishtit”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 389. Vështroni përreth! Sado joshëse, bota është e dënuar për shkatërrimin përfundimtar. Në fakt, ndonjërit nuk ka pse t’i duhet të besojë në Bibël, për të parë sesa lehtësisht ky shkatërrim mund të ndodhë. Pse është Perëndia shpresa jonë e vetme dhe si mund të mësojmë të mbështetemi tek Ai gjithmonë e më shumë dhe të mos i besojmë gjërave të kota dhe boshe të kësaj bote?

Page 67: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MËRKURË Maj 29 Kënaqësia më e madhe e Perëndisë “ ‘Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi’ ” (Sof. 3:17). Në paragrafin e fundit të këtij libri (Sof. 3:9–20), Sofonia kthehet nga tema e zemërimit tek ajo e restaurimit. Përtej gjykimit, ne arrijmë tek qëllimi përfundimtar i Perëndisë. Kur kombet të jenë disiplinuar, ato së bashku do të thërrasin Zotin dhe do t’i shërbejnë me përulësi Atij. Buzët e njerëzve do të shenjtërohen në mënyrë që të gjithë të mund të ardhurojnë dhe lëvdojnë Perëndinë, duke i shërbyer Atij. Një mbetje e vogël, por besnike do të mbijetojë në Juda dhe do të zërë vendin e drejtuesve krenarë. Akoma më e rëndësishme, Perëndia do të banojë midis njerëzve të Tij dhe Ai do t’i bëjë gabimet e shkuara të drejta. Ata nuk kanë pse të jetojnë më gjatë me frikë, sepse Perëndia do të jetë me popullin e Tij, duke banuar në mesin e tyre. Ai do të jetë Çliruesi dhe Shpëtimtari i tyre. “ ‘ata do ta kullotin kopenë e tyre, do të bien të flenë dhe askush nuk do t`i trembë’ ” (Sof. 3:13). Bekime të tilla normalisht do të shkaktojnë gëzimin e popullit të Perëndisë për Të, por profeti shpall se Perëndia do të gëzohet për ta. Dashuria dhe gëzimi i Tij për popullin e Tij do të jetë kaq i madh, sa Ai do të thërrasë me ngazëllim. Si e përshkroi profeti Isaia gëzimin e Perëndisë për popullin e shpëtuar të Perëndisë? Isa. 62:5, 65:19. Mbreti i madh, Luftëtari hyjnor do të mbrojë dhe do të hakmerret për popullin e Tij. Ai do t’i japë atyre të gjithë përfitimet e fitores së Tij; asaj që Ai fitoi për ne në kryq. Ai do të lartësojë të përulurin dhe do ta ktheje përbuzjen, vuajtjen dhe izolimin në nderim, bekim dhe praninë e Atij Vetë. Dominimi/sundimi do t’i jepet të gjymtuarve dhe të përjashtuarve – një temë që qëndron në zemrën e mesazhit të shpallur nga Jezus Krishti. Edhe në mes të paralajmërime të rënda, Perëndia i dha shpresë popullit të Tij. Si mund të mësojmë ne, si Adventistë të Ditës së Shtatë, të cilët besojmë në premtimin e Ardhjes së Dytë, të jetojmë ditë pas dite më këtë shpresë? Si mund të mësojmë ta mbajmë gjallë atë shpresë, veçanërisht në kohë shqetësimesh, kur e gjitha bota nuk na ofron asgjë përveç trishtimit?

Page 68: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E ENJTE Maj 30 Përgjigjja e Perëndisë ndaj padrejtësisë Lexoni Nahumi 1–3. Cilat vargje na mësojnë veçanërisht për karakterin e Perëndisë? Si mund të zbatojmë atë që shohim këtu për këndvështrimin tonë të ngjarjeve të ditëve të fundit? Profecia e Nahumit është Fjala e Perëndisë kundër mbretërive të botës, që përfaqësohen nga Ninive. Ndërsa profeti sheh botën e tij, ai pa dorën e Perëndisë kundër perandorisë siriane. Ai lajmëroi se kryeqyteti i tij, Ninive, do të shkatërrohej së shpejti për të mos u ngritur kurrë. Nahumi foli me besim absolut, sepse ai e njihte karakterin e Perëndisë. Nëpërmjet dhuntisë së profecisë (Nah. 1:1), atij iu tregua nga Perëndia se çfarë do të ndodhte. Perëndia nuk do ta linte fajtorin të pandëshkuar (Nahumi 1:3; Eksodi 34:6, 7). Sirianët kishin plaçkitur shumë kombe dhe kishin një epsh të çmendur për pushtet. Mizoria e tyre ishte famëkeqe. Si “brisqe” të Perëndisë (Isa. 7:20), ata kishin rruar me zell fqinjët e tyre. Tani është koha që gërshërët të prishen. Instrumentet e gjykimit të Perëndisë nuk përjashtohen nga gjykimi. Ninive nuk ekzistonte më, por dëshmia profetike jeton. Kjo na kujton se, megjithëse drejtësia e Perëndisë duket e ngadaltë, asgjë nuk mund ta ndalojë atë. Ashtu sikurse kemi studiuar tek mësimet e mëparshme, vite përpara kohës së Nahumit, niniveasit, pasi dëgjuan predikimin e Jonas, ishin penduar dhe Perëndia kishte kursyer qytetin e tyre. Por, pendesa nuk kishte zgjatur; njerëzit ju kthyen rrugëve të tyre të vjetra. Shumë vende që kishin vuajtur nën barrën e rëndë të shtypjes, do të përshëndesnin lajmin e rënies së Ninivesë me duartrokitje të shumta. Një lajmëtar do të vijë të sjellë lajmin e mirë (Isa. 52:7) që pushteti i Sirisë ra, bashkë me zotat e tij. Populli i Perëndisë do të jetë përsëri në gjendje të adhurojë në paqe (Nah. 1:15). Po aq i madh sa është zemërimi i Perëndisë, aq më e butë është mëshira e Tij. Ai mbron ata, që presin përmbushjen e mirësisë së Tij. Nahumi mëson se Perëndia kujdeset për ata që besojnë në Të, por me një përmbytje të paparë Ai do të ndjekë armiqtë e Tij në errësirë (Nah. 1:8). Perëndia ishte pas gjithë kësaj, sepse Ai kishte vendosur që dita e gjykimit të Ninives kishte ardhur. Profeti tregon se Perëndia ka fuqi të mrekullueshme. I gjithë krijimi dridhet përpara Tij. Ai nuk e toleron mëkatin përgjithmonë. Në të njëjtën kohë, Ai është Shpëtimtari i të gjithë atyre që e besojnë. Nuk ka rrugë të mesme. Ne jemi ose në një anë, ose në tjetrën. “ ‘Ai që nuk është me mua,” tha Jezusi, “është kundër meje’ ” (Mat. 12:30).

Page 69: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E PREMTE Maj 31 Për më tepër studim: “Me përpikëri të pagabueshme i Përjetshmi vazhdon të mbajë llogari për kombet. Ndërsa mëshira e Tij është e butë dhe bën thirrje për pendesë, kjo llogari qëndron e hapur; por, kur shifrat arrijnë një sasi të caktuar të cilën Perëndia e ka përcaktuar, shërbesa e zemërimit të Tij fillon. Llogaria mbyllet. Durimi hyjnor soset. Mëshira nuk lutet më për ta”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 364. “Përpara botëve të pa mëkata dhe universit qiellor, bota duhet t’i japë llogari Gjykatësit të të gjithë botës, pikërisht Atij që ata dënuan dhe kryqëzuan. Çfarë dite vlerësimesh që do të jetë! Është dita e madhe e hakmarrjes së Perëndisë. Krishti nuk qëndron më në parmakun përpara Pilatit. Pilati dhe Herodi dhe të gjithë ata që e tallën, e fshikulluan, e përbuzën dhe e kryqëzuan do të kuptojnë më në fund se çfarë do të thotë të ndjesh zemërimin e Qengjit. Veprat e tyre do t’i dalin përpara me karakterin e tyre të vërtetë”—Ellen G. White, Testimonies to Ministers, fq. 132. Pyetje për diskutim: Ø Disa nga njerëzit në kohën e Sofonisë bënë gjëra të tmerrshme kundër Perëndisë dhe bashkëkombësve të tyre, ndërsa të tjerë thjesht heshtën kur të këqija të tilla shfaqeshin. Si mendoni cili nga këto dy mëkate është më i keq në sytë e Perëndisë? Shfajësoni përgjigjen tuaj. Ù Rikthehuni tek pyetja e fundit e mësimit të së hënës, ku këto fjalë u cituan: “Asgjë nuk duket më e pashpresë dhe nga ana tjetër më e pathyeshme sesa shpirti që ndjen mos-vlerën e tij dhe mbështetet plotësisht në meritat e Shpëtimtarit”. Çfarë do të thotë të mbështetesh “plotësisht në meritat e Shpëtimtarit”? Si zbulojnë këto fjalë të vërtetën e madhe të shpëtimit nëpërmjet besimit në Krishtin dhe, pse është kjo e vërtetë kaq e rëndësishme për gjithçka që ne besojmë? Nëse ne nuk do të mbështeteshim tek meritat e Tij, në meritat e kujt do të mbështeteshim? Ú Pse është aq e thjeshtë, veçanërisht për ata që jetojnë në pasuri dhe rehati, të harrojnë sesa plotësisht të varur jemi ne tek Perëndia, për gjithçka që kemi? Si mund të mbrojmë veten nga ky iluzion fatal? Û Meditoni më shumë mbi gëzimin dhe të kënduarit e Perëndisë për njerëzit e Tij. Ne kemi prirjen të mendojmë gjithmonë se ne këndojmë dhe gëzohemi për Perëndinë dhe atë që Ai ka bërë për ne. Çfarë do të thotë se Ai këndon dhe gëzohet për ne? Si mund të ndodhë kjo, duke marrë parasysh gjendjen patetike në të cilën jemi?

Page 70: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mësimi 10 *Qershor 1–7 Prioritetet! (Hagai) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Hagai 1, Gjoni 2:19, Ezra 3:1–6, Mateu 1:23, 12:6, Hagai 2, Luka 24:13–27. Vargu përmendësh: “ ‘Argjendi është imi, ari është imi’, thotë Zoti i ushtrive”. (Hagai 2:8). Mendimi kryesor: Mesazhi i Hagait është i thjeshtë: ‘Cilat janë prioritetet tona dhe pse është kaq e rëndësishme t’i ndjekim ato?’ Libri i Hagait, një nga librat më të shkurtër të Biblës është shkruar në një periudhë kritike në jetën e Judës. Të dëbuarit ishin kthyer nga robëria e tyre në Babiloni pothuajse 20 vjet më parë; megjithatë, ata duket sikur e kanë harruar arsyen e kthimit të tyre. Ata lejuan që tempulli i Perëndisë të rrënohej, ndërsa i harxhonin të gjitha energjitë e tyre duke ndërtuar shtëpitë e tyre personale. Prandaj, profeti kërkon me urgjencë që të dëbuarit e kthyer të mendojnë me kujdes situatën e tyre. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë dhe logjik. Njerëzit kishin punuar shumë, por nuk kishin fituar shumë. Kjo ndodhi sepse ata kishin gabuar në përcaktimin e prioriteteve të tyre. Ata duhet të vendosnin Perëndinë parësor në të gjitha gjërat që po bënin. Ashtu si vetë Jezusi tha, ‘Por, para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen’. (Matt. 6:33). Edhe sot, është e lehtë të biesh në kurthin e luftës për ekzistencë ku ne harrojmë se cili duhet të jetë prioriteti ynë, i cili është padyshim përmbushja e vullnetit të Perëndisë. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 8 Qershor.

Page 71: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E DIEL Qershor 2 Mbledhje me bollëk, korrje e pakët Lexoni Hagai 1:1-11. Çfarë po ndodh këtu dhe çfarë është më e rëndësishme, pse po ndodh? Pse e njëjta gjë po na ndodh edhe ne sot? Si mund të jemi fajtorë për faktin që jemi duke bërë të njëjtat gjëra? “Për më shumë se një vit tempulli ishte i shpërfillur dhe pothuajse i braktisur. Njerëzit qëndronin në shtëpitë e tyre dhe përpiqeshin të fitonin mirëqenie të përkohshme, por situata e tyre ishte e mjerueshme. Megjithëse ata punuan aq sa mundën, ata nuk përparuan. Elementët më të thjeshtë të natyrës dukej sikur komplotonin kundër tyre. Për shkak se ata kishin lënë tempullin të shkonte dëm, Perëndia dërgoi mbi veprën e tyre një thatësirë të gjatë. Perëndia i kishte shpërndarë atyre frutat e fushës dhe kopshtet, grurin, verën dhe ullirin, si një dhuratë e favorizimit të Tij; por, sepse ata i kishin përdorur këto dhurata bujare, në mënyrë kaq egoiste, bekimet ishin hequr” ”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 573. Hagai i ballafaqoi njerëzit me situatat e tyre reale. Puna e kotë ishte një nga mallkimet, që rezultuan nga shkelja e besëlidhjes së Perëndisë (Lev. 26:16, 20). Derisa njerëzit të rikthenin vëmendjen e tyre te ky prioritet/përparësi, nuk do të kishte mirëqenie për ta. Hagai kishte një zell të madh për shtëpinë e Perëndisë dhe donte që njerëzit të përfundonin rindërtimin e saj, menjëherë. Ambicia e tij ishte në kundërshti me vetëkënaqësinë e atyre që nuk ju interesonte për tempullin, aq shumë sa ju interesonte për rehatinë e tyre personale. Ndërsa shqetësimi kryesor i Hagait ishte për tempullin, njerëzit ishin kryesisht të interesuar për shtëpitë e tyre. Perëndia e përdori Hagain për t’i orientuar zemrat e njerëzve drejt çështjeve që shqetësonin Atë. Ai nuk mund të nderohej siç duhej nëse shtëpia e Tij ishte duke u shkatërruar. Tempulli në Jerusalem simbolizonte praninë e shenjtë në mesin e njerëzve të rënë në mëkat. Ishte një shenjë e dukshme, që i kujtonte të gjithë botës së Perëndia i Gjithëpushtetshëm ishte Perëndia i qiellit dhe i tokës. Si mund të dëshmonin bijtë e Izraelit për Perëndinë e vërtetë kur vetë simboli i Tij (shihni Gjoni 2:19, Mat. 26:61) dhe i gjithë plani i shpëtimit, ishin bërë gërmadhë? Në shumë mënyra, qëndrimi i tyre përkundrejt tempullit shpalosi një problem më të thellë shpirtëror: humbjen e sensit/kuptimit të misionit të tyre hyjnor si njerëzit e mbetur të Perëndisë. A shihni ndonjë paralajmërim këtu për ne, sot?

Page 72: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E HËNË Qershor 3 Premtimi më i madh i Perëndisë Lexoni Hagai 1:12–14. Vini re kuptimin e unitetit të qëllimit këtu. Pse ishte për ta kaq e rëndësishme të bënin atë, për të cilën ishin thirrur? Në këtë kohë, papritur, mesazhit po i binden të gjithë, udhëheqësit dhe njerëzit e mbetur të Perëndisë. Ata po përgatiten, po mbledhin materiale dhe po rifillojnë punë në tempull tri javë më vonë. Pas një jave, ata po ndërtojnë altarin dhe po rivendosin adhurimin e sakrificave (Ezra 3:1–6). Në më pak se pesë vjet, tempulli ka përfunduar. Ndërsa mbretëria e Perëndisë nuk mund të identifikohet me një ndërtesë materiale, libri i Hagait na kujton se Perëndia ndonjëherë përdor gjërat materiale, si ndërtesat, për qëllime shpirtërore. Nëse përputhshmëria e menjëhershme me mesazhin profetik konsiderohet të jetë matësi i suksesit të një profeti, atëherë Hagai është një nga profetët më të suksesshëm. Predikimet e tij i shtyn njerëzit në veprim. Brenda një muaji, puna në tempull rifilloi dhe profetët i siguronin njerëzit se Perëndia do t’i ndihmonte ata. Hagai 1:12 – 14 tregon përgjigjen e udhëheqësve dhe njerëzve ndaj mesazhit të tij. Të gjithë iu bindën Perëndisë, sepse ata e kuptuan se Ai kishte sjellë Hagain. Ata “patën frikë nga prania e Zotit” (vargu 12) dhe e treguan këtë duke e adhuruar Perëndinë dhe duke i dhënë Atij vëmendjen e duhur. Kështu, Hagai tani mund të përcillte një mesazh të ri nga Perëndia: “ ‘Unë jam me ju’ ” (vargu 13). Sapo njerëzit vendosën t’i bindeshin Perëndisë, fjalët e qortimit u zëvendësuan nga fjalët e inkurajimit. Siguria për praninë e Perëndisë i dha atyre premtimin e të gjitha bekimeve të tjera. Deklarata “ ‘Unë jam me ju’” kujton premtimet e besëlidhjes që Perëndia bëri gjatë kohës së patriarkëve dhe Moisiut (Zanafilla 26:3, Eksodi 3:12, Numrat 14:9). Padyshim që manifestimi më i madh i pranisë së Perëndisë pranë njerëzve është Jezusi. (lexoni Isa. 7:14, Mat. 1:23, 28:20). Diskutoni më gjatë për idenë se Jezusi, Krijuesi dhe Mbështetësi i universit ka jetuar mes nesh. Çfarë na thotë kjo për rëndësinë tonë në një univers që është kaq i madh sa ne me lehtësi mund të jemi fare të parëndësishëm? Sillni përgjigjen tuaj në shkollën e Sabatit.

Page 73: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MARTË Qershor 4 Mos kini frikë! Hagai 2:1 – 5 paraqet një zhvillim interesant në ripërtëritjen e madhe që po ndodh në mesin e popullit të Perëndisë. Rreth një muaj pasi puna në tempull filloi, Perëndia dërgon një mesazh inkurajues përmes Hagait për besimtarët, të cilët kishin vendosur, pa burime të përshtatshme, të ndërtonin shtëpinë e Perëndisë siç ishin udhëzuar nga profetët. Hagai pyeti më të vjetrit se sa dallonte gjendja aktuale e tempullit krahasuar me pamjen e tij para mërgimit. Qartësisht, pamja aktuale nuk përputhej me lavdinë e mëparshme. Ndoshta populli mund të ishte i zhgënjyer, sepse ata nuk kishin asnjë mundësi të riprodhonin shkëlqimin e tempullit të Solomonit që qëndronte në të njëjtin vend. Profeti e inkurajonte popullin të vazhdonte të punonte, sepse Fryma e Perëndisë ishte me ta. Ai i bënte thirrje të gjithë komunitetit të besimtarëve të ishin të fortë dhe të punonin shumë, sepse prania e Perëndisë së Madhërishme ishte në mesin e tyre. Fjalët e Hagait për udhëheqësit “Jini të fortë! Mos kini frikë”! tingëllojnë si fjalët e Perëndisë për Jozueun pas vdekjes së Moisiut (Jozueu 1:5–9). Sa më të vogla dhe më të dobëta ishin burimet e vet Izraelit, aq më e madhe ishte nevoja e tyre për besim në Perëndi. Profeti deklaroi se në fund, Perëndia, do ta bënte tempullin e ri më të lavdishëm se atë të vjetrin. Dhe kjo ndodhi, vetëm sepse Dikush më i madh se tempulli erdhi më pas (lexoni Mat. 12:6) Prania e Frymës së Shenjtë konfirmoi vazhdimësinë e mbretërisë së Perëndisë në Izrael. Fryma e Perëndisë që kishte udhëhequr Moisiun dhe më të vjetrit dhe që kishte nxitur profetët me mesazhet e tyre të frymëzuara, ishte në mesin e besimtarëve të mbetur. Përgjigjja e perëndishme e udhëheqësve dhe njerëzve dëshmon për reformimin shpirtëror që kishte ndodhur. Fryma e shenjtë ishte e pranishme në rigjallërimin dhe në afrimin e tyre me Perëndinë. Prania e Frymës së Shenjtë garantonte edhe një bollëk bekimesh. Profeti inkurajoi anëtarët e komunitetit që të punonin për të përfituar përmbushjen e premtimeve hyjnore. Hagai i shërbente Fjalën e Perëndisë njerëzve, të cilët e dinin ashpërsinë e jetës dhe zhgënjimin që sillnin premtimet e paplotësuara. Ai e ktheu vëmendjen e tyre te Perëndia, që është besnik dhe ka besim se njerëzit e komunitetit të ri do të jenë qytetarë të përgjegjshëm të mbretërisë së Tij, të dëshiruar për të bërë mirë. Në këtë mënyrë, ata do të gjejnë kuptimin dhe qëllimin e vërtetë në jetën e tyre. Një djalë 35-vjeçar, i cili kishte hequr dorë nga besimi në Perëndi shkroi një letër 1 900 faqe vetëvrasjeje para se të vriste veten. Në këtë letër, ai shkroi: “Çdo fjalë, çdo mendim dhe çdo ndjenjë kthehet dhe rikthehet te një problem kryesor: jeta është e pakuptimtë”. Si i jep një kuptim jetës sonë besimi në Perëndi dhe vullneti për t’ju bindur Atij?

Page 74: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E MËRKURË Qershor 5 Dëshira e të gjitha kombeve Lexoni Hagai 2:6–9. Çfarë premtohet këtu dhe si mund ta kuptojmë këtë plotësisht? Përmes Hagait, Perëndia lajmëronte tronditjen e të gjitha kombeve në ditën e Tij kur tempulli do të mbushet me praninë e Shenjtë. Profeti i bëri thirrje bashkëkohësve të tij të shihnin përtej mjerimit dhe varfërisë, të shihnin drejt të ardhmes së lavdishme të mbretërisë së Perëndisë drejt së cilës të çonte tempulli. Arsyeja kryesore për ndërtimet e shndritshme në tempullin e Jerusalemit ishte fakti që populli kërkonte ta bënte atë të denjë për praninë e Perëndisë. Megjithatë, po sipas këtij teksti, Perëndia dëshironte të banonte në një shtëpi pak të lavdishme dhe t’i sillte madhështi asaj. Njerëzit nuk duhet të shqetësoheshin shumë për mënyrat me anë të të cilave ato do të financonin rindërtimin e tempullit. Të gjitha thesaret i përkasin Perëndisë, i cili ka premtuar se do të banojë në këtë tempull të ri. Vetë Perëndia ishte siguruesi i madhështisë së tempullit. “I gjithë populli u mundua të bënte pjesën e tij dhe kërkonte ripërtëritjen e hirit të Perëndisë në zemrën dhe jetën e tij. Mesazh pas mesazhi po i jepej atyre përmes Hagait dhe Zakarias, me sigurinë se besimi i tyre do të shpërblehej me bollëk dhe se fjala e Perëndisë në lidhje me lavdinë e ardhshme të tempullit, muret e të cilit ata po ngrinin, nuk do të dështonte. Në këtë ndërtesë do të shfaqej, në plotësinë e kohës, Dëshira e të gjitha kombeve si Mësuesi dhe Shpëtimtari i të gjithë njerëzimit”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 577. Perëndia premtoi se madhështia e tempullit aktual do të ishte më e madhe se ajo e tempullit të shkuar. Do të ishte një lloj i ndryshëm lavdie, sepse ky tempull do të nderohej nga prania e Jezusit, në mish. Pra, prania e Jezusit e bëri lavdinë e tempullit të ri më të madhe se ajo e kohës së Solomonit. Lexoni Hebrenjve 8:1–5. Pavarësisht madhështisë së tempullit tokësor, ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm një hije, një simbol i planit të shpëtimit. Diskutoni se çfarë do të thotë, që Jezusi është duke shërbyer në emrin tonë në “tabernakullin e vërtetë”, tek ai i bërë nga Perëndia, jo nga njeriu. Si mund të mësojmë të vlerësojmë më mirë rëndësinë e mesazhit të shenjtores në planin e shpëtimit?

Page 75: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E ENJTE Qershor 6 Vula e Perëndisë “ ‘ “Atë ditë," thotë Zoti i ushtrive, "unë do të të marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shërbëtori im", thotë Zoti dhe do të të vë një si vulë, sepse të kam zgjedhur’, thotë Zoti i ushtrive. .’ ” (Hag. 2:23). Mesazhi i fundit i Perëndisë për Hagain u dha në të njëjtën ditë si edhe ai i mëparshmi, në mënyrë që ta plotësonte atë (lexoni Hagai 2:22, 23). Perëndia paralajmëron një shkatërrim të ardhshëm të mbretërive dhe kombeve gjatë ditës së gjykimit të Tij. Por, në të njëjtën ditë, profeti tha, shërbyesi i Perëndisë do të përmbushë detyrën e caktuar nga Perëndia për shpëtim. Këtë mund ta quajmë plotësisht dhe përfundimisht të përmbushur vetëm me Ardhjen e Dytë dhe me gjithçka që ndjek atë. Kreu politik i kombeve lidhet këtu me mbretërimin e lavdishëm të Mbretit të Izraelit, Davidit, trashëgimtar i të cilit ishte ai. Zorobabeli ishte nipi i Mbretit Jehoiakim dhe trashëgimtari i ligjshëm i fronit të Davidit pas dëbimit babilonas. Ai shërbeu si guvernator i Judës gjatë mbretërimit të mbretit Darius i Madh dhe ishte në fuqi udhëheqëse pas rindërtimit të tempullit të Jerusalemit. Jozueu ishte kryeprifti, i cili ndihmoi në rindërtimin e tempullit. Profeti tha se Zorobabeli do të ishte unaza me vulë e Perëndisë, një objekt, që siguron dëshmi për autoritet dhe pronësi mbretërore. Ashtu si një mbret që siglon/vulos dokumentet ligjore me një unazë, Perëndia do të linte gjurmë/impresiononte në/të gjithë botën përmes punës së shërbyesve të Tij. Megjithëse roli kyç i Zorobabelit në rindërtimin e tempullit nuk duhet të nënvlerësohet, ai nuk i përmbushi të gjitha premtimet, që iu dhanë atij nga Perëndia përmes Hagait. Shkruesit e frymëzuar të Ungjillit na drejtojnë tek personi dhe shërbesa e Jezus Krishtit, si përmbushja përfundimtare e të gjitha premtimeve mesianike që gjenden në Bibël. Lexoni Luka 24:13–27, duke u përqendruar veçanërisht te fjalët që Jezusi i thotë dy burrave. Çfarë mesazhi të rëndësishëm po i jep Ai atyre dhe si e na tregojnë fjalët e tij rëndësinë e kuptimit të profecisë së Dhiatës së Vjetër? Pse është kjo e vlefshme për të krishterët edhe në ditët e sotme?

Page 76: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E PREMTE Qershor 7 Për më tepër studim: “Por edhe kjo orë e errët nuk ishte pa shpresë për ata që besonin në Perëndi. Profetët Hagai dhe Zakaria u rritën për t’i ndihmuar njerëzit për të përballuar krizën. Duke shtrirë dëshmitë, këta lajmëtarë të përcaktuar i shpalosën njerëzve arsyet e problemeve të tyre. Mungesa e përkohshme e prosperitetit/mirëqenies ishte rezultat i neglizhimit në vendosjen e interesit të Perëndisë në fillim, deklaruan profetët. Nëse Izraelitët do ta kishin nderuar Perëndinë, nëse do t’i kishin treguar respektin dhe mirësjelljen e merituar, duke e konsideruar punën e ndërtimit të shtëpisë së Tij si prioritet, atëherë ata do ta kishin praninë dhe bekimet e Tij”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 573, 574. “Tempulli i dytë nuk u nderua me renë e lavdisë, por me praninë e gjallë të Atij, në të cilin banonte plotësia e Trupit të Perëndisë, i cili ishte vetë Perëndia i manifestuar në mish. “Dëshira e gjithë kombeve” ka ardhur me të vërtetë në tempullin e Tij kur Burri nga Nazareti mësoi dhe shëroi në oborret e shenjta. Në praninë e Jezusit dhe vetëm në këtë, e tejkalonte tempulli i dytë lavdinë e të parit”—Ellen G. White, Beteja e madhe midis Zotit dhe Satanit, fq. 24. Pyetje për diskutim: Ø Në klasë, diskutoni përgjigjen tuaj për pyetjen e ditës së hënë në lidhje me praninë e Jezusit në tokë. Mendoni për nënkuptimin jo vetëm të pranisë së Tij, por edhe të vet – sakrificës për mëkatet e botës. Mendoni se çfarë thonë këto gjëra për vlerën tonë si individë. Mendoni sesa të ndryshme janë këto pikëpamje për njerëzimin në krahasim me pikëpamjet evolutive kaq të zakonshme në disa pjesë të veçanta të botës. Ù Isaia flet rreth mbretit krenar të Babilonisë, i cili me fuqinë e tij bënte ‘tokën të dridhej dhe trondiste mbretëritë” (Isa. 14:16, 17). Sa e ndryshme është kjo drithërimë frike krahasuar me ndërhyrjen e Perëndisë së përshkruar te Hagai në kapitullin 2 të librit të tij? Ú Izraelitët e lashtë shpeshherë ishin të pabindur ndaj mesazhit të shpallur nga profetët e Perëndisë. Përgatituni të diskutoni me anëtarët e tjerë të shkollës së Sabatit për disa nga mënyrat në të cilat njerëzit e Perëndisë janë sot kundërshtues ndaj mesazheve që Perëndia po i dërgon njerëzve të Tij. Ü Bibla është shumë e qartë: tempulli i lashtë dhe sistemi i tij i sakrificave e humbi të gjithë vlerën njëherë dhe përgjithmonë pas vdekjes së Jezusit. Çfarë na thonë Hebrenjtë 8 dhe 9 për gjërat që Jezusi ka bërë dhe po bën për ne, që shenjtorja e hershme asnjëherë nuk mund ta bënte?

Page 77: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Mësimi 11 *Qershor 8–14 Vizione shprese (Zakaria) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zakaria 1, 2, Romakëve 15:9–18, Efesianëve 3:1–8, Zakaria 3, 4, Eksodi 25:31–40, Zakaria 7. Vargu përmendësh: “‘“Në atë ditë", thotë Zoti i ushtrive, "secili nga ju do të ftojë fqinjin e vet nën hardhinë e tij dhe nën fikun e tij’ ” (Zakaria 3:10). Mendimi kryesor: Megjithëse Izraeli ishte ndëshkuar për mëkatet e tij, ishte koha që ai të jetonte përsëri në marrëdhënie me Perëndinë, sipas premtimeve të Tij. Në murin e një kalaje të vjetër në Evropën Qendrore, një shkrim i shkurtër latinisht lexon: “Dum spiro, spero”! Do të thotë, “Përsa kohë marr frymë, kam shpresë”! Kjo shprehje mund të përmbledhë mesazhin e Zakarias për popullin e Perëndisë. Rreth njëzet vjet pas kthimit të tyre nga robëria babilonase, dekurajimi zëvendësoi entuziazmin e parë tek njerëzit, që filluan të hamendësonin nëse Perëndia ishte ende i pranishëm midis popullit të Tij. Zakaria, emri i të cilit do të thotë “Perëndia kujton,” filloi shërbesën e tij profetike disa muaj pasi Hagai filloi shërbesën e tij (Hag. 1:1, Zak. 1:1). Nëpërmjet një serie vizionesh profetike, Zakaria mësoi planet e Perëndisë për të tashmen e të ardhmen. Mbretëria e përjetshme e Perëndisë do të vinte së shpejti, por profeti i bënte thirrje atyre që jetuan në kohën e tij t’i shërbenin Perëndisë tani. Një pjesë e mirë e librit qendërzohet mbi këtë fakt –sesi ata po i shërbenin Perëndisë. Gjatë kësaj jave dhe javës që vijon, ne do të studiojmë atë që Perëndia na ka zbuluar nëpërmjet profetit. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 15 Qershor. E DIEL Qershor 9

Page 78: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Fjalë ngushëlluese për jetën Lexoni Zakaria 1. Cili është mesazhi kryesor këtu? Përqendrohuni veçanërisht tek Zakaria 1:3. Çfarë po i thotë Perëndia popullit të Tij? Kthimi nga robëria në Babiloni përhapi gëzim në zemrat e pjesës së mbetur të popullit. Por kthimi shkaktoi gjithashtu ankth. A do të ishin ata të sigurt dhe të mbrojtur në tokën e tyre, apo armiqtë do të vinin përsëri për t’i bezdisur? A e kishte harruar Perëndia mos besnikërinë e tyre të kaluar apo do të vazhdonte Ai t’i ndëshkonte? Çfarë përmbante e ardhmja për popullin e zgjedhur të Perëndisë dhe për kombet? Në vizionin e tij, Zakaria pa engjëllin e Perëndisë, që ndërmjetësonte për Judën. Ai filloi me pyetjen, “Sa gjatë”? Në Bibël, kjo pyetje përdoret shpeshherë si një shprehje e ankthit te njerëzit dhe e lutjes për ndihmë Perëndisë (Psa. 74:10, Isa. 6:11, Dan. 8:13). Përgjigjja e pyetjes erdhi drejtpërdrejt nga engjëlli interpretues, i cili më pas ia kaloi profetit. Ajo përmbante fjalë, që premtonin për mirësinë dhe ngushëllimin e Perëndisë. Zakarisë iu tha që të shpallte se Perëndia i tyre ishte shumë xheloz për Jerusalemin (Zak. 1:14). Xhelozia ka ngjyrime negative, por në Bibël ajo mund të jetë një shprehje e dashurisë së Perëndisë. Perëndia i do njerëzit e Tij dhe pret që ata të jenë besnikë. Në dallim me dashurinë e Tij për Jerusalemin, engjëlli tha se Perëndia ishte i zemëruar me kombet, që e kishin trajtuar Izraelin me kaq egërsi. Akuza e plotë kundër kombeve ishte fakti që ata e shtuan më tepër fatkeqësinë dhe disiplinën hyjnore, duke e ekzagjeruar me trajtimin e egër të robërve. Zakaria 1:14 pranon se Perëndia kishte qenë i inatosur, por Ai premton të shpërblejë me ngushëllim. Qëllimi i Tij, me të cilin u ngarkua profeti të shpallte, ishte kthimi i Jerusalemit me mëshirë. Perëndia do të ngushëllonte Zionin (lexoni Isa. 40:1), ndërsa zemërimi i Tij do të drejtohej tek armiqtë e Tij. Jerusalemi do të restaurohej dhe do të ishte përsëri vendbanimi i Perëndisë. Lexoni përsëri Zakaria 1:3. Si “kthehet” njeriu tek Perëndia? Në ç’mënyra është kjo një thirrje për restaurim të marrëdhënies personale midis Perëndisë dhe popullit të Tij? Si “kthehemi” (apo nuk kthehemi) ne tek Perëndia çdo ditë?

E HËNË Qershor 10

Page 79: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Zoti po vjen Lexoni Zakaria 2. Aty regjistrohet një vizion, ku profetit i tregohet një Jerusalem i restauruar, plot me njerëz që kanë mbuluar muret. Ai do të tërheqë edhe paganë gjithashtu, megjithëse duhet të ketë tingëlluar shumë çuditshëm për njerëzit atëherë. Vargu 10 fillon me një britmë gëzimi, e ndjekur nga arsyeja pse një ngazëllim i tillë. Ardhja personale e Perëndisë për të jetuar midis popullit të Tij. Kthimi dramatik i Perëndisë për të banuar në shtëpinë e Tij të rindërtuar është shkak i lëvdimeve për ata që janë kthyer nga robëria. Zioni, vendbanimi i Mbretit të madh quhet “E bija e Zionit”, një term profetik përkëdhelës. Në këndvështrimin e të ardhmes së tij të lavdishme, Zioni ftohet për të gëzuar, sepse Vetë Perëndia do të kujdeset për njerëzit e tij. Kushdo që prek njerëzit e Perëndisë, prek bebëzat e vetë syve të Tij (vargu 8). Profeti thotë se në ditën e Zotit, shumë kombe jo çifute do të vijnë dhe do të gëzohen nën besëlidhjen e Perëndisë. Plani origjinal i Perëndisë ishte që njerëzit e kombeve përreth do të shihnin rezultatet e begatisë dhe të bekimeve që do të vinin nga shërbesa e Izraelit për Perëndinë e vërtetë dhe, në këtë mënyrë, edhe ata do të drejtoheshin të bashkoheshin me Perëndinë. Në këtë mënyrë mbetja e Izraelit dhe besimtarët paganë do të bëheshin një popull, midis të cilit Vetë Perëndia banon. Kjo ngjarje do të përmbushte premtimin e Perëndisë dhënë Abramit dhe Sarës – që nëpërmjet begatisë së tyre, të gjithë kombet e botës do të bekoheshin (Zan. 12:1–3). Si është përmbushur kjo profeci? (Rom. 15:9–18, Efes. 3:1–8). Nëpërmjet profecisë së Zakarias, Perëndia premtoi që nuk do t’i shkatërronte kombet, por do t’i përfshinte ata midis popullit të besëlidhjes së Perëndisë. E ardhmja e premtuar është rezultat i iniciativës së vetë Perëndisë dhe ishte dëshira e shumë profetëve biblikë. Jezus Krishti i dha detyrë kishës së Tij të predikojë lajmin e mirë tek e gjithë bota për shpëtimin, që është për t’u gjetur nga çdo njeri në Jezus, nëse ata e pranojnë. Apostulli Pal e quajti këtë plan të Perëndisë “..misterit, të mbajtur fshehur prej kohësh të pasosur” (Rom. 16:25). Si duhet të na ndikojë mënyrën sesi jetojmë botëkuptimi ynë për universalitetin e mesazhit të ungjillit dhe ideja se ajo është për të gjithë njerëzimin; domethënë sa shumë nga jeta jonë, nga koha dhe nga mendimet tona janë të përqendruara në përhapjen e kësaj të vërtete të mrekullueshme që na është dhënë ne?

E MARTË Qershor 11

Page 80: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Gatishmëria e Perëndisë për të falur Lexoni Zakaria 3. Si portretizohet ungjilli këtu? Ndoshta me përjashtim të Isaias 53, asnjë pjesë tjetër e Dhiatës së Vjetër nuk e shfaq më mirë të vërtetën e mrekullueshme të shpëtimit vetëm me anë të besimit, sesa Zakaria 3. Në këtë vizion, kryeprifti Jozue po vihet në sprovë nga akuzat e bëra nga akuzuesi zyrtar, Satani. Akuzat kundër kryepriftit i aplikohen gjithashtu kombit, të cilin ai përfaqëson. Emri Jozue (që ndonjëherë gërmëzohet dhe Jeshua) do të thotë “Zoti shpëton” (lexoni Mat. 1:21), dhe mund të lexohet dhe Jezus. Në Bibël, pozicioni i qëndrimit në anën e djathtë është ai i mbrojtjes dhe pafajësisë. Psalmisti thotë, “Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi” (Psalmi 16:8; lexoni gjithashtu Psalmi 44:3). Në këtë rast, akuzuesi po bën të kundërtën (Psalmi 109:6). Ndërsa Jozueu po ndërmjetëson përpara Perëndisë për popullin, Satani po sjell akuza kundër tyre bazuar në gjendjen e tyre të mëkatë. Perëndia hedh poshtë akuzat, duke i kujtuar akuzuesit se në mëshirën e Tij, Ai ka zgjedhur Jozueun. Për më tepër, populli i Tij tashmë ka vuajtur plotësinë e ndëshkimit hyjnor. Jozueu dhe pjesa e mbetur e popullit ishin nxjerrë si shkop përvëlues nga zjarri shkatërrues (Amosi 4:11) i robërisë së gjatë në Babiloni. Me urdhërimin e engjëllit të Perëndisë, rrobat e Jozueut, të cilat përfaqësonin mëkatet e njerëzve, hiqen dhe ai pastrohet dhe më pas i jepen rrobat e reja festive të shpëtimit dhe drejtësisë. Së fundi, Jozueut i jepet detyra për të bërë vullnetin e Perëndisë dhe për të ecur në rrugët e Tij – një qëndrim që do të rezultojë në bekime të shumëfishta. “Kryeprifti nuk mund të mbrojë veten apo popullin e tij nga akuzat e Satanit. Ai nuk thotë se Izraeli nuk ka faj. Me rroba të pista, duke simbolizuar mëkatet e popullit, që i mban si përfaqësues i tyre, ai qëndron përpara Engjëllit, duke rrëfyer fajin e tyre, por, megjithatë duke treguar pendesën, përulësinë dhe varësinë e tyre ndaj mëshirës së Shpëtimtarit mëkat-falës. Me besim, ai kërkon premtimet e Perëndisë”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 583, 584. Dhe këto premtime, pa dyshim përfshijnë mbulimin nga drejtësia e Krishtit. Imagjinoni se do t’ju duhet të qëndroni përpara Perëndisë vetëm me “rrobat tuaja të pista”. Çfarë shprese e madhe jepet këtu? Si mund ta bëni tuajën këtë shpresë dhe si mund të tregoni realitetin e kësaj shprese në jetën tuaj, duke e jetuar në mënyrë të shenjtë dhe të pastër? E MËRKURË Qershor 12 Jo me forcë njerëzore Lexoni Zakaria 4. Çfarë shprese prezantohet këtu për njerëzit?

Page 81: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Në këtë vizion, Zakaria shikon një shandan që ushqehet nga dy pemë ulliri, që i referohet shandanëve të vendosur në Vendin më të Shenjtë në tabernakullin e shkretëtirës (Eksodi 25:31–40). Shtatë llambat janë vendosur përreth një ene të madhe, e cila shërben si një rezervuar për vajin. Vazoja, me ofertën e saj të bollshme të vajit simbolizon plotësinë e fuqisë së Perëndisë nëpërmjet Frymës së Tij. Shtatë llambat ndriçojnë me dritë të bollshme, një simbol i pranisë së qëndrueshme të Perëndisë, e cila largon të gjithë errësirën. Ashtu sikur vaji i ullirit derdhet nga pema e ullirit tek ena e vajit në majën e shandanit pa ndonjë ndërhyrje njerëzore, po kështu forca, që vjen nga Perëndia është e vazhduar dhe e mjaftueshme dhe gjithashtu nuk ka nevojë për ndërhyrje njerëzore. Mesazhi i vizionit i dhënë profetit është që tempulli në Jerusalem do të rindërtohet së shpejti. Fryma e Perëndisë, jo përpjekjet njerëzore do të garantojnë përfundimin e punës. Ky mesazh i fortë jepet, pavarësisht faktit se pengesat me të cilat u përballën ndërtuesit dukeshin të ishin aq të mëdha sa “malet” (vargu 7). Profetit nuk i thuhet se kush përfaqësohet nga shandani, por ne mund të jemi të sigurt se dy pemët e ullirit përfaqësojnë dy drejtuesit e Judës, Jozueun dhe Zorobabelin. Në terma botërore, pozicioni i Zorobabelit nuk mund të arrijë kurrë pushtetin dhe fuqinë mbretërore të paraardhësve të tij David dhe Solomon. Nga një këndvështrim njerëzor, të gjitha përpjekjet dhe burimet e disponuara nga ndërtuesit ishin të papërshtatshme. Megjithatë, Fjala e Perëndisë premton se një mbret nuk shpëtohet nga madhësia e ushtrisë së tij, po ashtu dhe një luftëtar nga forca e tij e madhe (Psa. 33:16). Në këtë mënyrë, drejtuesve iu tha se vetëm kur Fryma e Perëndisë drejton çdo detaj të shërbesës, ajo mund të lartësojë Perëndinë. Në këtë pasazh profetik, të krishterëve ju janë dhënë parime të rëndësishme për t’u mbajtur mend: Perëndia mund të na thërrasë për detyra të vështira, por nëpërmjet veprimit të Frymës së Tij, Ai mund të përmbushë qëllimin e Tij (lexoni Fil. 2:13, 4:13). Me anë të Frymës, Perëndia siguron forcën për të bërë veprën e Tij, tani si dhe atëherë. Kjo arrihet jo nga forca apo fuqia njerëzore, por nga veprimi i Perëndisë nëpërmjet atyre, që janë të hapur ndaj përdorimit të Tij. Lexoni me kujdes Zakaria 4:6. Pse është kaq e rëndësishme që të mbajmë parasysh varësinë e plotë ndaj Perëndisë? Çfarë ndodh kur ne harrojmë se gjithçka që kemi apo që mund të bëjmë vjen vetëm nga Perëndia dhe forca e Tij që vepron në ne? E ENJTE Qershor 13 Përtej agjërimit Gjatë vitit të tretë të shërbesës së Zakarias, një delegacion nga Beteli erdhi në Jerusalem për t’i bërë një pyetje priftërinjve dhe profetëve (lexoni Zak. 7:1–3). Kur ata ishin në robëri në Babiloni, populli agjëroi gjatë muajit të pestë për të vajtuar për

Page 82: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

shkatërrimin e tempullit (2 Mbretërit 25:8, 9). Kjo ishte krahas agjërimit të mbajtur gjatë muajit të katërt, të shtatë dhe të dhjetë (Zak. 8:19). Gjatë muajit të katërt, prishja e murit të Jerusalemit u kujtua (Jer. 39:2). Agjërimi gjatë muajit të shtatë, Ditën e Shfajësimit ishte i vetmi agjërim, që u urdhërua nga Perëndia nëpërmjet Moisiut (lexoni Levitiku 16). Së fundi, në muajin e dhjetë, populli vajtoi rrethimin kundër Jerusalemit (Jer. 39:1). Duke qenë se robërimi tani kishte përfunduar dhe rindërtimi i tempullit thuajse kishte mbaruar, populli po hamendësonte nëse ishte ende i nevojshëm agjërimi në muajin e pestë. Lexoni përgjigjen e Perëndisë për ta (Zak. 7:8–14). Në ç’mënyrë fjalët këtu mund t’i zbatojmë për veten tonë? Përgjigjja e Perëndisë nëpërmjet Zakarias ishte e dyfishtë: së pari, është e nevojshme që njerëzit e Perëndisë të kujtojnë të kaluarën, në mënyrë që të mos ta përsërisin atë. Perëndia i kishte paralajmëruar paraardhësit se Ai priste që ata të jetonin në të vërtetë dhe në bindje. Robërimi ishte një ndëshkim për rebelimin e tyre të vazhduar. Kështu, njerëzit ftohen të mësojnë nga gabimet e kaluara. Së dyti, Perëndia nuk gëzohet kur njerëzit kanë uri. Kur ata agjërojnë dhe përulin veten përpara Perëndisë, pendesa dhe përulësia duhet të reflektohet në atë që ata bëjnë. Të agjërosh për t’u ndjerë keq për veten tënde është thjesht një humbje kohe dhe përpjekje e kotë. Agjërimi, midis të tjerave, duhet të përfaqësojë llojin e vdekjes vetë-sakrifikuese, e nevojshme kjo për të qenë në gjendje që të heqësh dorë nga vetja dhe të ungjillizosh të tjerët. “Fryma e agjërimit dhe lutjes së vërtetë është fryma, që dorëzon mendjen dhe zemrën dhe shkon tek Perëndia”—Ellen G. White, Counsels on Diet and Foods, fq. 189. Në ç’mënyra ne mund t’i kthejmë praktikat fetare, të tilla si agjërimi dhe lutja, në zëvendësuesen e besimit të vërtetë të krishterë? Sillni përgjigjet tuaja në grupin e studimit. E PREMTE Qershor 14 Për më tepër studim: “Satani e di që ata që i kërkojnë Perëndisë falje dhe hir, do t’i marrin këto; prandaj ai i paraqet mëkatet e tyre për t’i dekurajuar. Kundër atyre që përpiqen që t’i binden Perëndisë, ai vazhdimisht kërkon raste për t’u ankuar. Madje dhe në shërbesat e tyre më të mira dhe të pranuara, ai përpiqet t’i bëjë të duken të korruptuara. Nëpërmjet mënyrave më të sofistikuara dhe më mizore, ai përpiqet të sigurojë dënimin e tyre. “Me forcën e tij, njeriu nuk mund të përballet me akuzat e armikut. Me veshjen e ndotur nga mëkati, duke rrëfyer fajin e tij, ai qëndron përpara Perëndisë. Por Jezusi, Avokati ynë paraqet një lutje të frytshme për hatër të të gjithë atyre, që nëpërmjet

Page 83: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

pendesës dhe besimit kanë përkushtuar shpirtrat e tyre tek Ai. Ai lutet për çështjen e tyre dhe nëpërmjet argumenteve të forta të Kalvarit, del ngadhënjyes ndaj akuzuesit të tyre. Bindja e Tij e përsosur ndaj ligjit të Perëndisë i ka dhënë Atij të gjithë pushtetin në qiell dhe në tokë dhe Ai kërkon nga Ati i Tij mëshirë dhe pajtim për njeriun fajtor. Për akuzuesin e njerëzve të Tij, Ai shpall: ‘Të qortoftë ashpër Zoti, o Satana! Këta janë blerje nga gjaku im dhe urë zjarri e shkëputur nga zjarri’. Dhe atyre që qëndrojnë në Të në besim, Ai i jep sigurinë, ‘Shiko, kam zhdukur prej teje paudhësinë tënde dhe do të të bëj të veshësh rroba të shkëlqyera".’ Zakaria 3:4.”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 586, 587. Pyetje për diskutim: Ø Lexoni citimin e mësipërm të Ellen G. White. Si na ndihmon kjo për të kuptuar të vërtetën e madhe të shpëtimit vetëm me anë të besimit? Në momente të dekurajimit të madh personal për shkak të fajit dhe dështimeve tuaja, si mund të gjejmë ngushëllim dhe shpresë në këto fjalë? Si mund të mësojmë ta bëjmë këtë të vërtetë të mrekullueshme një burim force që na ndihmon që të mos largohemi nga Perëndia në dëshpërim dhe me ndjenjën e mos-vlerësimit? Përkundrazi, si mund ta bëjmë këtë të vërtetë të mrekullueshme një burim vendosmërie për të vazhduar në dashurinë e Perëndisë dhe për të mbajtur të gjitha urdhërimet e Tij? Ù Si grup studimi, rikthejuni pyetjes së fundit të ditës së enjte. Pse është ky një kurth i lehtë për të ngecur? Në të njëjtën kohë, çfarë rreziqesh potenciale ka, kur ne e kthejmë besimin në asgjë më shumë sesa një lloj shërbese shoqërore? Si mund të gjejmë ekuilibrin e duhur? Ú Sado të vështira mund të jenë disa pjesë të librit të Zakarias (dhe në të vërtetë disa pjesë janë), çfarë mësimesh për jetën e krishterë mund të nxjerrim? Mësimi 12 *Qershor 15–21 Dhurata më e mirë e parajsës (Zakaria) E SHTUNË PASDITE

Page 84: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Lexoni për studimin e kësaj jave: Zakaria 8; Zakaria 9:9; 12:1–10; 13:7–9, 14; Mateu 21:9; Gjoni 19:37. Vargu përmendësh: “Zoti, Perëndia i tyre, do t’i shpëtojë atë ditë, si kopeja e popullit të tij, sepse do të jenë si gurët e çmuar të një kurore, që do të ngrihen lart si një flamur mbi tokën e tij. (Zakaria 9:16). Mendimi kryesor: Zakaria ka disa profeci të mrekullueshme mesianike, që na drejtojnë tek Jezusi dhe afirmojnë besimin tonë në Të. Në zemër të mesazhit biblik qëndron historia më e bukur e treguar ndonjëherë, ajo e Perëndisë Krijues, i cili i mishëruar në Birin e Tij, u largua nga lavdia e parajsës për të shpëtuar njerëzimin nga mëkati dhe vdekja. Në gjysmën e dytë të Zakarias ka disa profeci mesianike, premtimet profetike të Dhiatës së Vjetër rreth Jezusit, Ai që i bëri të gjitha këto për ne. Këto premtime specifike fillimisht ju dhanë popullit të Perëndisë, i cili jetoi në kohërat e rrezikshme të Zakarias, me qëllim që t’i mbante të fokusuar në premtimin e shpengimit. Megjithëse konteksti fillestar i këtyre profecive nuk duhet të injorohet, rëndësia e tyre nuk duhet të kufizohet vetëm me përmbushjen e tyre në të shkuarën. Përkundrazi, ne duhet të shohim mënyrat sesi ato u përmbushën në Jezusin, përmbushje, që janë universale, jo lokale, sepse ndikojnë fatin përfundimtar të botës dhe jo vetëm Izraelin dhe Judenë e lashtë. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 22 Qershor. E DIEL Qershor 16 “Rroba e një Judeu” Duke filluar nga kapitulli 8, libri i Zakarias merr një kthesë radikale. Një tërësi mesazhesh të dërguara nga Perëndia tregojnë të ardhmen e botës dhe rolin e popullit të Perëndisë në të. Disa pasazhe nga këta kapituj nuk janë të lehta për t’u kuptuar, por e ardhmja është qartësisht pozitive. Lexoni Zakaria 8. Çfarë parimesh mund të mësoni nga këtu, që janë të vlefshme edhe për ne, si Adventistë të Ditës së Shtatë dhe për thirrjen që na është dhënë nga Perëndia?

Page 85: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Plani i Perëndisë ishte që Jerusalemi të ishte përsëri një vend i sigurt, në të cilin njerëzit e moshuar të uleshin në rrugët e mbushura me djem dhe vajza (Zak. 8:4, 5). Premtimi i rrugëve të sigurta për të rinjtë dhe të moshuarit ngjante si një ëndërr për ata, që e kishin qytetin të pushtuar nga zaptuesit. Në vend që të mbeteshin një komb i vogël i nënshtruar, populli i Perëndisë duhet të ishte një magnet pas të cilit duhet të tërhiqeshin kombe të tjera për të adhuruar Perëndinë, Mbretin e të gjithë tokës (Zak. 14:9). Përdorimi i shprehjes “të gjitha gjuhët e kombeve” në Zakaria 8:23 tregon se profecia parashikon një lëvizje universale. Ashtu si Isaia (Isaia 2) dhe bashkëkohësit të tij, Mikea (Mikea 4), Zakarias ju tregua nga Perëndia se do të vinte një ditë kur një mori njerëzish nga shumë qytete dhe kombe do të shkonin në Jerusalem për t’u lutur dhe për të kërkuar Perëndinë. Prezenca e Perëndisë në Zion do të njihej, ashtu si edhe bekimet e Tij për njerëzit që e adhurojnë Atë. Tregimet ungjillore tregojnë se këto premtime mesianike do të fillojnë të përmbushen përmes shërbesës së Jezus Krishtit. Në një rast, përshembull, Ai tha se kur të ngrihet lart mbi tokë, Jezusi “do t’i tërheqë të gjithë’ tek Ai (Gjoni 12:32). Kisha e Perëndisë, e quajtur edhe “Izraeli i Perëndisë” (Gal. 6:16), është e privilegjuar në këto kohë se ka një pjesë të misionit për të përmbushur. Ne duhet të çojnë dritën e shpëtimit deri në fund të tokës. Në këtë mënyrë, njerëzit e Perëndisë do të jenë një bekim i madh për botën. Lexoni veçanërisht Zakaria 8:16, 17. Në një kohë kur kisha jonë po kërkon rigjallërim dhe rikonstruksion, si mund të mësojmë t’i evitojmë këto gjëra, të cilat Perëndia thotë se i urren? E HËNË Qershor 17 Mbreti i paqes Lexoni Zakaria 9:9. Si gjen aplikim tek Jezusi ky tekst në Dhiatën e Re? Lexoni Mateu 21:9; Marku 11:9, 10; Luka 19:38; Gjoni 12:13–15. Hyrja triumfuese e Jezusit konsistonte në Mbretin e ardhshëm, që udhëtonte mbi një gomar në Jerusalem. Në Bibël, ngazëllimi dhe thirrja për lumturi është e lidhur veçanërisht me festimin e Perëndisë si Mbret (Psalmet 47, 96, 98). Ky udhëheqës i sjellshëm do të sjellë drejtësi, shpëtim dhe një paqe të pafundme dhe, pushteti i Tij do të shtrihet deri në fund të botës.

Page 86: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Kur Jezusi triumfues udhëtoi drejt Jerusalemit vetëm disa ditë para se të vdiste, një numër i madh njerëzish iu gëzua ardhjes së Tij. Disa u gëzuan, sepse shpresonin se Jezusi do të zbriste nga froni fuqinë e Romës dhe do të vendoste mbretërinë e Perëndisë në Jerusalem. Por, në vend që të ishte mbreti i Izraelit, Jezusi vdiq në kryq dhe më pas u ringjall. Nuk ka dyshim që ai zhgënjeu disa nga ndjekësit e Tij, ata që shihnin tek Ai një udhëheqës më ushtarak. Megjithatë, ata dinin fare pak, sepse ajo që donin ishte asgjë në krahasim me hirin që ata do të merrnin përmes vdekjes së Tij. “Jezusi po ndiqte një zakon hebre për një hyrje mbretërore. Kafsha me të cilën Ai po udhëtonte ishte e njëjtë me atë që udhëtonin mbretërit e Izraelit dhe profecia ka parashikuar se për këtë arsye Mesia duhej të ishte në krye të Mbretërisë së Tij. Ai nuk u ul më herët në kërriç, përpara se një thirrje shumë e fortë të përshkonte ajrin. Turma e njerëzve brohorisnin për Të si Mesian, Mbretin e tyre. Jezusi tani e pranoi homazhin, të cilin nuk e kishte pranuar më përpara, dhe dishepujt e morën këtë si provë, se shpresat e tyre do të realizoheshin duke e parë Atë të ulur në fron. Turma ishte e bindur se ora e çlirimit të tyre do të ishte afër”—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 570. Shumë gjëra janë shkruar për mënyrën sesi turma ngazëllehej për Jezusin, kur gjërat shkonin për mirë; kur gjërat nuk shkonin edhe aq mirë, shumë njerëz nga e njëjta turmë largoheshin nga Perëndia (disa e bënin këtë edhe në mënyrë publike). Çfarë mund të mësojmë nga ky incident për rrezikun e pritshmërive të gabuara? Ju kërkoni për premtimin e shërimit, për shembull, ose për fitoren mbi mëkatin dhe ju nuk e shihni atë siç e prisnit. Si mund të zhvillojmë një besim, që nuk do të dështojë, madje edhe kur gjërat nuk shkojnë siç ne dëshirojmë, presim ose madje edhe si lutemi?

E MARTË Qershor 18 I shpuari Kapitujt e Zakarias 12 – 14, tregojnë një tërësi gjërash, që mund të kishin ndodhur nëse Izraeli do të kishte qenë besnik ndaj Perëndisë. Së pari, Perëndia do t’i kishte sjell fitore të plotë kundër forcave të këqija dhe kombeve mizore, të cilët janë përpjekur të kundërshtojnë planin e Tij të shpëtimit (Zak. 12:1–9). Megjithëse Izraeli duhet të ishte mjeti i Tij drejt këtij triumfi, vetë fitorja do të kishte ardhur nga ndërmjetësimi i Perëndisë. Në fund, armiku do të ishte mundur dhe shkatërruar plotësisht. Zakaria 12:10 shënon tranzicionin e lëvizjes nga çlirimi fizik, në çfarë do të kishte ndodhur nëse Izraeli do të kishte qenë besnik, te çlirimi shpirtëror i popullit të Perëndisë. Pas fitores, njerëzit e Perëndisë do e kishin përqafuar Perëndinë e tyre. Fryma e hirit dhe e përgjërimit të Tij do të derdhej mbi udhëheqësit dhe njerëzit. Kjo vepër bindëse e Frymës do të rezultonte në një pendim shumë të gjerë dhe rigjallërim shpirtëror, diçka që edhe kisha jonë po e kërkon sot.

Page 87: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Ndërsa Perëndia dërgon Frymën e Shenjtë, populli i Tij shikon Atë, të cilin e kanë shpuar dhe e vajtojnë si ta kishin djalin e tyre të vetëm. Fjala origjinale hebraike për ‘shpoj’ gjithmonë përshkruan disa lloje të dhunës fizike, të cilat shpeshherë përfundojnë në vdekje (Num. 25:8, 1 Sam. 31:4). Intensiteti i pikëllimit është rritur nga dija se mëkatet tona shkaktuan vdekjen e Jezus Krishtit. Lexoni Zakaria 12:10. Si e lidh apostulli Gjon këtë pasazh me kryqëzimin dhe ardhjen e dytë të Jezusit? Lexoni Gjoni 19:37, Zbulesa 1:7. Një interpretim tradicional hebre pohon se ky varg na drejton te eksperienca e Mesias. Kjo është padyshim e drejtë: në të flitet për Jezusin dhe vdekjen e Tij në kryq (krahasoje me Isaia 53) “Skenat e Kalvarit na zgjojnë emocionet më të thella. Ju do të ishit të justifikuar nëse do të shprehnit entuziazëm në këtë çështje. Arsyen pse Jezusi kaq i shkëlqyer, i pafajshëm, duhet të vuante një vdekje kaq të dhimbshme, duke mbajtur barrën e mëkateve të botës, mendimi dhe imagjinata jonë nuk mund ta kuptojnë plotësisht ”—Ellen G. White, Testimonies for the Church, vëll. 2, p. 213. Si e rrit kjo vlerësimin tuaj për kuptimin e vdekjes së Tij dhe çfarë ju ofron ajo?

E MËRKURË Qershor 19 Bariu i mirë Për shekuj me radhë, lexuesit hebrenj dhe të krishterë kanë gjetur te libri i Zakarias një numër të konsiderueshëm referencash për Mesian dhe kohët mesianike. Padyshim, që të krishterët kanë kuptuar se këto pasazhe i referohen jetës dhe shërbesës së Jezus Krishtit: një Mbret fitimtar, por përsëri paqësor (Zak. 9:9), Ai që u shpua (Zak. 12:10), Bariu, i cili u godit (Zak. 13:7). Tek Zakaria 13:7–9, profetit i është shfaqur një skenë, në të cilën shpata e gjykimit të Perëndisë ngrihet kundër Bariut të Mirë. Në një rast të mëparshëm, profeti e sheh shpatën të ngritur kundër një ‘bariu të pavlerë” (Zak. 11:17). Por në këtë pasazh, Bariu i Mirë është i goditur dhe delet shpërndahen. Vdekja e Tij rezulton në një gjyq të madh dhe në testimin e popullit të Perëndisë, gjatë të cilit disa vdesin; megjithatë, të gjithë besimtarët janë të shpenguar. Lexoni Mateu 26:31 dhe Marku 14:27. Si e lidh Jezusi këtë profeci me atë që do të ndodhte atë natë? Më e rëndësishme, çfarë na mëson largimi i të gjithë profetëve, kur

Page 88: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

u përballën me vështirësinë (lexoni Mat. 26:56 dhe Marku 14:50), rreth besnikërisë së Perëndisë në kontrast me pabesinë njerëzore? Imazhi i Perëndisë si Bari është i shfaqur në shumë pjesë të Biblës. Kjo fillon me librin e Zanafillës (Zan. 48:15) dhe përfundon me Zbulesën (Zb. 7:17). Përmes Ezekielit, Perëndia qortoi barinjtë e papërgjegjshëm të popullit të Tij dhe premtoi se do të kërkonte për delet e humbura dhe do të kujdesej për to. Duke i lidhur këto fjalë me Veten e Tij, Jezusi deklaroi se Ai është Bariu i Mirë, i cili dorëzon jetën e Tij për delen (Gjoni 10:11). Mendoni për kohën kur ju keni qenë jobesimtar ndaj Perëndisë. Pavarësisht kësaj, si vazhdoi Ai t’ju tregonte mëshirë dhe hir? Si duhet të ishte përgjigjja juaj ndaj kësaj mirësie dhe hiri?

E ENJTE Qershor 20 Mbret i të gjithë botës Lexoni Zakaria 14. Si duhet t’i kuptojmë fjalët e shkruara këtu? Në kapitullin e fundit të librit të tij, Zakaria përshkruan një ditë kur të gjithë kombet e pa-penduara do t’i kundërvihen Jerusalemit. Në momentin e fundit, Perëndia do të ndërhyjë, duke çliruar popullin e Tij dhe duke vendosur mbretërinë e Tij të përjetshme në tokë. Në fund, të gjitha kombet, që e kundërshtojnë Atë do të shkatërrohen. Të gjitha kombet do të adhurojnë të vetmin Perëndi të vërtetë. Perëndia do të jetë mbret i të gjithë botës. Ai do të jetë një Perëndi dhe emri i tij do të ngrihet mbi të gjitha emrat. Fjalët “Unë jam” shprehin të gjithë atë që Perëndia është dhe do të jetë përgjithnjë. Megjithëse këto gjëra duhet të kishin ndodhur nëse Izraeli do të kishte mbetur besnik, ato përsëri do të përmbushen, por në një shkallë edhe më të gjerë, gjatë shpengimit përfundimtar të popullit të Perëndisë, kudo ku ndodhet. Kur Zakaria deklaroi ardhjen e Mesias, ai nuk vuri një vijë ndarëse midis ardhjes së tij të parë dhe të dytë. Ashtu siç ka ndodhur edhe me profetë të tjerë, ai pa ardhjen e mbretërisë së Mesias, si një e ardhme e madhërishme. Vetëm nën dritën e ardhjes së parë mund të dallojmë ardhjen e dytë. Gjithashtu, ne mund të ndiejmë mirënjohje për gjithçka që Ai bëri për të përmbushur shpëtimin tonë në Kalvar. Kështu, ne mund të

Page 89: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

shohim para me gëzim në pritje të mbretërisë së përjetshme të Perëndisë (lexoni Danieli 7:14). Seksioni përmbyllës i këtij libri profetik përshkruan Jerusalemin në lavdinë, madhështinë e tij, të mbushur me njerëz dhe të sigurt. Të shpëtuarit nga të gjitha kombet do të marrin pjesë në adhurimin e Mbretit të përjetshëm. I gjithë qyteti i Jerusalemit do të mbushet me lavdinë e tempullit. Kur këto premtime të madhërishme studiohen së bashku me mësimin e përgjithshëm të Biblës, ne arrijmë në konkluzionin se përmbushja përfundimtare e këtyre parashikimeve do të ndodhë në Jerusalemin e Ri, ku populli i Perëndisë i mbledhur nga të gjitha anët do të bashkohet dhe do ta adhurojë Atë përgjithmonë. Kjo e gjitha do të ndodhë vetëm pas ardhjes së dytë të Jezusit. Temat e lëvdatave të njerëzve për Perëndinë do të jenë shpëtimi, mirësia dhe fuqia e Tij, ashtu si edhe kënga e famshme e detit përfundon: “ ‘Zoti do të mbretërojë gjithnjë, përjetë’ ” (Eksodi 15:18). Profetët e lashtë dhe njerëzit besnikë, të gjithë presin me padurim pjesëmarrjen në këtë ngjarje kulmore. Diskutoni më gjatë për shpengimin përfundimtar që na është premtuar, një qiell dhe një tokë e re pa asnjë mëkat, vdekje, vuajtje apo humbje. Cilat janë arsyet që ju keni për këtë shpresë? Si mund t’i mbani ato parasysh çdo ditë, veçanërisht në kohëra problemesh, frike dhe vuajtjesh?

E PREMTE Qershor 21 Për më tepër studim: “Në ditët e saj të errëta të konfliktit të gjatë me djallin, kishës së Perëndisë po i zbulohej qëllimi përfundimtar i Jezusit. Populli i tij u lejua të shihte përtej vështirësive të së tashmes drejt triumfit të së ardhmes; kur lufta të përmbushet, shpenguesi do të marrë në zotërim tokën e premtuar. Këto vizione të së ardhmes së lavdishme, skena të ndërtuara nga dora e Perëndisë duhet të jenë të shtrenjta edhe për kishën e Tij sot, kur lufta midis kohërave po mbyllet me shpejtësi dhe bekimet e premtuara duhet të realizohen në të gjithë plotësinë e tyre . . . “Kombet e të drejtëve nuk do të njohin asnjë ligj përveç ligjit të parajsës. Të gjithë do të jenë të lumtur, familjarisht të bashkuar, të veshur me rrobat e lutjeve dhe të falënderimeve. Pas skenës, yjet e mëngjesit do të këndojnë së bashku dhe bijtë e Perëndisë do të bërtasin me gëzim, ndërsa Perëndia dhe Jezusi do të bashkohen në shpalljen, ‘Nuk do të ketë më mëkat, dhe as nuk do të ketë më vdekje’ ”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 722, 732, 733. Pyetje për diskutim: Ø Sado që njerëzit janë përpjekur për t’i përmirësuar gjërat në botën tonë, bota vazhdon të përkeqësohet. Sipas Biblës, vetëm kur Krishti të kthehet dhe ta ri-krijojë

Page 90: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

botën, ajo do të jetë parajsa të cilën ne dëshirojmë. Pavarësisht se e dimë këtë të vërtetë, pse vazhdojmë të thirremi për të sjellë sa më shumë të mundim ngushëllim, shërim dhe qetësi në këtë botë? Ù Mësimi i ditës së enjte evidentoi faktin e rëndësishëm që shumë profeci të Dhiatës së Vjetër për ardhjen e Jezusi folën në mënyra, që duhket se i referoheshin një ngjarjeje dhe jo dy. Çfarë na thotë kjo për afërsinë e lidhjes së Ardhjes së Parë dhe të Dytë në terma të planit të shpëtimit? Pse është kështu? Pse në fakt pa Ardhjen e Parë nuk do të kishte të Dytë dhe pse – pa Ardhjen e dytë – e Para do të ishte e pavlerë? Ú Ndërsa kërkojmë ripërtëritje dhe reformë midis nesh, çfarë mund të mësojmë nga studimi i Zakarias, që mund të na ndihmojë si individë dhe si kishë për t’u përgatitur për derdhjen e Frymës së Shenjtë, e cila është jetike për ripërtëritjen dhe reformën që na duhet kaq shumë? Mësimi 13 *Qershor 22–28 Që të mos harrojmë! (Malakia) E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Malakia 1; Levitiku 1:1–3; Malakia 2; Efesianëve 5:21–33; Malakia 3; Eksodi 32:32; Malakia 4. Vargu përmendësh: “‘Sepse, që nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t`i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve", thotë Zoti i ushtrive’ ” (Malakia 1:11). Mendimi kryesor: Malakia na mëson shkallën e përkushtimit të Perëndisë për popullin e Tij, por gjithashtu na tregon për përgjegjësitë e tyre të shenjta. Emri i Malakias ka kuptimin lajmëtar. Ne nuk dimë asgjë për të, përveç asaj që mund të deduktojmë nga libri i tij i shkurtër, i cili i jep fund seksionit të Profetëve të Vegjël

Page 91: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

(apo i Librit të të Dymbëdhjetëve) të Dhiatës së Vjetër. Libri i tij është gjithashtu libri i fundit i Dhiatës së Vjetër. Mesazhi kryesor i Malakias është që, ndërsa Perëndia i kishte shfaqur dashuri popullit të Tij nëpër të gjithë historinë e tij, ajo dashuri i bënte ata përgjegjës tek Ai. Perëndia priste që kombi i zgjedhur dhe udhëheqësit e tij t’i bindeshin urdhërimeve të Tij. Megjithëse idhujtaria e hapur dukej të ishte venitur (libri duket të jetë shkruar për çifutët, që ishin kthyer nga robërimi babilonas), populli nuk po jetonte në përputhje me pritshmëritë e besëlidhjes. Megjithëse ata sikur po jetonin në një mocion respektimi fetar, ai ishte një formalizëm i thatë pa bindje të ndjerë me zemër. A duhet ta mbajmë parasysh ne si kishë?! *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 29 Qershor. E DIEL Qershor 23 I madh është Zoti Lexoni Malakia 1. Çfarë problemi po adreson profeti këtu? Si mund të jemi ne sot fajtorë të të njëjtit qëndrim që solli këtë qortim? Malakia vë në dallim dashurinë e Perëndisë për popullin e Tij me qëndrimin e priftërinjve, të cilët i akuzon me mëkatin e mospërfilljes së emrit të shenjtë të Perëndisë. Kur kryenin detyrat e tyre në tempull, këta pasardhës së Aaronit pranonin kafshë të gjymtuara, të verbra dhe të sëmura si sakrificë për Zotin. Në këtë mënyrë, populli drejtohej të mendonte gabim sikur sakrificat nuk ishin të rëndësishme. Por, Perëndia kishte udhëzuar Aaronin dhe bijtë e tij në shkretëtirë që kafshët e flijimeve duhet të ishin fizikisht të përsosura dhe pa të meta (lexoni Lev. 1:1–3, 22:19). Profeti më pas liston tri arsye të rëndësishme pse Perëndia meriton të nderohet dhe respektohet nga populli i Izraelit. Së pari, Perëndia është Ati i tyre. Ashtu si fëmijët duhet të nderojnë prindërit e tyre, po kështu njerëzit duhet të respektojnë Atin e tyre në qiell. Së dyti, Perëndia është Zotëria dhe Zoti. Ashtu sikurse shërbëtorët duhet t’i binden zotërisë së tyre, po kështu populli i Perëndisë duhet ta trajtojë Atë në të njëjtë mënyrë. Së treti, Perëndia është një Mbret i madh dhe një mbret tokësor nuk do të pranonte një kafshë me defekte apo të sëmurë si dhuratë nga qytetarët e tij. Kështu, profeti po i pyeste njerëzit pse ata duhet t’i paraqisnin një kafshë të tillë Mbretit të mbretërve, Atij që qeveris të gjithë botën?

Page 92: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Pa dyshim që ajo që i bën veprimet e tyre edhe më të neveritshme në sytë e Perëndisë është se këto sakrifica duhet t’i drejtonin tek Jezusi, Biri i pa të meta i Perëndisë (Gjoni 1:29; 1 Pet. 1:18, 19). Kafshët duhet të ishin pa të meta, sepse Jezusi duhet të ishte pa të meta, në mënyrë që të ishte sakrifica jonë e përsosur. “Për nderimin dhe lavdërimin e Perëndisë, Biri i Tij i dashur – Garantuesi dhe Zëvendësuesi – u dorëzua dhe zbriti në burgun e varrit. Varri i ri e mbylli Atë në dhomat prej guri. Nëse një mëkat i vetëm do të kishte njollosur karakterin e Tij, guri i varrit nuk do të ishte hequr kurrë nga hyrja e dhomës së Tij prej guri dhe bota me barrën e saj të fajit do të ishte zhdukur”—Ellen G. White, Manuscript Releases, vëll. 10, fq. 385. A ka ndonjë pyetje pse sakrificat që drejtonin për tek Jezusi duhet të ishin të përsosura? E HËNË Qershor 24 Të duash dhe të respektosh të tjerët Zëri i Perëndisë që dominon librin e Malakias është zëri i një ati të dashur, që i lutet fëmijëve të Tij. Kur njerëzit ngrenë pyetje dhe ankohen, Ai është gati të bashkëbisedojë me ta. Shumë nga çështjet e diskutuara nga Perëndia dhe populli i Tij kishin të bënin me disa qëndrime bazë. Lexoni Malakia 2. Pavarësisht se një numër çështjesh trajtohen këtu, për cilën praktikë po i dënon veçanërisht Perëndia ata? Lexoni Malakia 2:13–16. Ndërsa të gjithë çifutët e pranonin Perëndinë si At dhe Krijues në adhurimin e tyre, jo të gjithë ata jetonin sikur Perëndia të ishte në jetët e tyre. Malakia merr si shembull martesën për të ilustruar mungesën e besnikërisë dhe përkushtimit ndaj njëri – tjetrit. Në përputhje me Biblën, martesa është një institucion i shenjtë i vendosur nga Perëndia. Populli i Izraelit u paralajmërua kundër martesave jashtë besimit, sepse duke bërë kështu ata do të kompromentonin përkushtimin e tyre me Perëndinë dhe do të binin në idhujtari (lexoni Joz. 23:12, 13.) Perëndia kishte pasur për qëllim që martesa të ishte një përkushtim për jetën. Në kohët e Malakias shumë burra po prishnin betimet e bëra më parë në jetën me “gruan e rinisë tënde”, siç thoshte profeti. Me kalimin e viteve me gratë e tyre, bashkëshortët i ndanin ato dhe martoheshin me gra më të reja dhe më tërheqëse. Për këtë arsye, Perëndia thotë se e urren divorcin (Mal. 2:16). Kjo deklaratë e fortë tregon sesa serioz është Perëndia për përkushtimin martesor, të cilin, shpeshherë njerëzit e marrin lehtë. Rregulli strikt i Biblës për divorcin tregon sesa e shenjtë është martesa.

Page 93: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Duke qenë se divorci ishte ligjor në Izrael (Ligji i Përtërirë 24:1–4), disa burra nuk hezitonin të prishnin betimet martesore. Drejt fundit të periudhës së Dhiatës së Vjetër, divorci duket të ishte bërë gjë e zakonshme, ashtu si në shumë vende sot. Megjithatë, në Bibël martesa prezantohet vazhdimisht si një besëlidhje e shenjtë përpara Perëndisë (Zan. 2:24, Efes. 5:21–33). Lexoni Malakia 2:17. Çfarë paralajmërimi duhet të nxjerrim nga këto fjalë, veçanërisht në kontekstin e mësimit të sotëm? Po në përgjithësi? Si rrezikojmë ne të kemi të njëjtin qëndrim, qoftë pa ndërgjegje? E MARTË Qershor 25 Të dhjetat në shtëpinë e thesarit Lexoni Malakia 3:1–10. Çfarë po i thotë Perëndia popullit të Tij këtu? Çfarë elementesh specifikë gjenden në këto vargje dhe pse janë ata të gjithë të lidhur së bashku? Domethënë, në ç’mënyrë lidhet këto gjëra me njëra-tjetrën?

Me këto vargje, Perëndia përsërit mesazhin bazë të Profetëve të Vegjël: dashuria e Tij mbetet e qëndrueshme dhe e palëkundur. Në vargun 7, thirrja e Perëndisë dëgjohet edhe një herë: “ ‘Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem tek ju’ ”. Më pas njerëzit pyesin: “ ‘Si duhet të kthehemi?’ “ Kjo pyetje është e ngjashme me atë tek Mikea 6:6, për ofrimin e sakrificave tek Perëndia. Në rastin e Malakias, një përgjigje specifike jepet dhe për çudinë e të gjithëve ajo ka të bëjë me çështjen e të dhjetës apo me mungesën e saj. Në fakt, ata akuzohen se vjedhin nga ajo që i takon Perëndisë. Është kështu pasi ata nuk janë besnikë në kthimin e të dhjetës dhe të ofertave. Tradita e të dhjetës, dhënia e dhjetë për qind të ardhurave, paraqitet në Bibël si një kujtesë për faktin që Perëndia zotëron gjithçka dhe që njerëzit sigurojnë prej Tij. E dhjeta përdorej në Izrael për të mbështetur Levitët, të cilët shërbenin në tempull. Të neglizhosh kthimin e së dhjetës është e njëjta gjë me të vjedhësh Perëndinë, sipas Malakias. Malakia 3:10 është një nga shkrimet e rralla ku Perëndia sfidon njerëzit për ta vendosur Atë në provë. Në ujërat e Meribahut në shkretëtirë, fëmijët e Izraelit vazhdimisht “testuan” durimin e Perëndisë; diçka për të cilën Ai u inatos (Psa. 95:8–11).

Page 94: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Megjithatë, këtu Perëndia i fton izraelitët për ta sprovuar Atë. Ai dëshiron që ata të kuptojnë se mund t’i besojnë Atij në këtë çështje, që sipas tekstit, ka rëndësi të madhe shpirtërore. Si ju forcon shpirtërisht dhënia e të dhjetës (dhe e ofertave)? Me fjalë të tjera, kur mashtroni tek të dhjetat, pse në fakt po mashtroni veten dhe jo Perëndinë? E MËRKURË Qershor 26 Një libër kujtimi Tek Malakia 3:13–18, populli ankohet se Perëndia nuk shqetësohej për mëkatet e kombit. Ata që praktikonin të keqen dhe padrejtësinë duket se shpëtonin pa u vënë re dhe kështu shumë filluan të pyesin veten pse duhet t’i shërbenin Perëndisë dhe të jetonin me drejtësi, kur e keqja duket sikur kalon pa u ndëshkuar. Lexoni Malakia 3:14, 15. Pse është e thjeshtë ta kuptojmë këtë ankesë? Si përgjigjet Perëndia? (Mal. 3:16–18) Është e thjeshtë në këtë botë, ku ka kaq shumë padrejtësi, të pyesësh veten nëse drejtësia do të vendoset ndonjëherë. Mesazhi këtu është se Perëndia i di gjithë këto gjëra dhe Ai do të shpërblejë ata që i kanë qëndruar besnikë Atij. Shprehja “një libër (apo një dorëshkrim) kujtimesh” gjendet e përdorur vetëm këtu në gjithë Shkrimet. Çfarë na mësojnë pasazhet për librat e Perëndisë, ku janë të regjistruara emrat dhe veprat e njerëzve? Eksodi 32:32, Psalmi 139:16, Isaia 4:3, 65:6, Zbulesa 20:11–15. Thelbi është që Perëndia i di të gjitha gjërat. Ai e di se kush janë të Tijët (2 Tim. 2:19) dhe kush nuk janë. Gjithçka që mund të bëjmë si mëkatarë është të kërkojmë drejtësinë e Tij, të kërkojmë premtimet e Tij të faljes dhe të forcës dhe më pas – duke u mbështetur tek meritat e Krishtit – të vetësakrifikohemi dhe të jetojmë për Të dhe të tjerët, duke ditur se në fund shpresa jonë e vetme është në hirin e Tij. Nëse vendosim shpresën tek vetja jonë, të jemi të sigurt që do të zhgënjehemi në një mënyrë apo në një tjetër.

Page 95: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

E ENJTE Qershor 27 Dielli i drejtësisë Në një rast më parë, njerëzit pyetën, “‘Ku është Perëndia i drejtësisë?’ ” (Mal. 2:17). Në fillim të kapitullit 4, një siguri solemne u dha që një ditë Perëndia do të zbatojë gjykimin e Tij për botën. Si rezultat, krenarët do të shkatërrohen bashkë me të këqinjtë, ashtu si kashta konsumohet në zjarr. Kashta është pjesa e papërdorshme e drithit dhe zgjat disa sekonda kur hidhet në një furrë të ndezur. Në Ditën e Zotit, zjarri do të jetë mënyra e shkatërrimit, ashtu si ishte uji në ditët e Noeut. Lexoni Malakia 4. Çfarë dallimi i madh prezantohet këtu midis të shpëtuarve dhe të humburve? Lexoni gjithashtu Ligji i Përtërirë 30:19, Gjoni 3:16. Ndërsa fati i të këqinjve përshkruhet në vargun 1, vargu 2 përqendrohet tek bekimet e ardhme për të drejtët. Pyetjes “Ku është Perëndia i drejtësisë”? i jepet përgjigje përsëri, por këtë herë nëpërmjet sigurisë së ardhjes së një dite kur Dielli i Drejtësisë do të vijë me shërim në krahët e tij. Lindja e “Diellit të Drejtësisë” është një metaforë për agimin e një dite të re – ditë, e cila shënon një epokë të re në historinë e shpëtimit. Në këtë kohë, një herë e përgjithmonë, e keqja do të shkatërrohet, të shpëtuarit do të gëzojnë frutin përfundimtar të asaj që Krishti ka përmbushur për ta dhe universi do të jetë përjetësisht i sigurt. Malakia mbyll librin e tij me dy këshilla, që karakterizojnë besimin biblik. I pari është një thirrje për të kujtuar zbulesën e Perëndisë nëpërmjet Moisiut, pesë librat e parë të Biblës dhe themelin e Dhiatës së Vjetër. Këshilla e dytë flet për rolin profetik të Elias. I mbushur me Frymën e Shenjtë, ky profet thërret njerëzit që të pendohen dhe të kthehen tek Perëndia. Megjithëse Vetë Jezusi konsideroi Gjon Pagëzorin si një përmbushje të asaj profecie (Mat. 11:13, 14), ne besojmë se ajo ka një përmbushje në fundin e kohës, kur Perëndia do të ketë një popull, që shpall pa frikë mesazhin e Tij për botën.

Page 96: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

“Ata që do të përgatisin rrugën për ardhjen e dytë të Krishtit, përfaqësohen nga Elia besnik, ashtu si erdhi Gjoni në frymën e Elias për të përgatitur adventin e parë të Krishtit ”—Ellen G. White, Counsels on Health, fq. 72, 73. Si po e përmbushni ju këtë rol të shenjtë? Sa mirë po ia dilni me këtë detyrë?

E PREMTE Qershor 28 Për më tepër studim: “Perëndia bekoi veprën e duarve të njerëzve në mënyrë që ata të mund t’i kthejnë Atij pjesën e Vet. Ai i jep atyre shkëlqimin e diellit dhe shiun; Ai bën që bimësia të lulëzojë; Ai i jep shëndet dhe aftësi për të fituar jetesën e vet. Çdo bekim vjen nga dora e Tij bujare dhe Ai dëshiron që burrat dhe gratë të tregojnë mirënjohjen e tyre, duke i kthyer Atij një pjesë në formën e të dhjetave dhe ofertave – si oferta falënderimi, si oferta me vullnet të lirë, si oferta për mëkat. Ata duhet t’i përkushtojnë mjetet e tyre tek shërbesa e Tij, në mënyrë që vreshti i Tij të mos jetë një tokë jopjellore. Ata duhet të studiojnë se çfarë do të bënte Perëndia po të ishte në vendin e tyre. . . . Ata duhet t’ia dorëzojnë Atij në lutje të gjitha çështjet e vështira. Ata duhet të tregojnë një interes jo egoist në ngritjen e veprës së Tij në të gjitha pjesët e botës”—Ellen G. White, Prophets and Kings, fq. 707, 708. Pyetje për diskutim: Ø Meditoni më shumë për Biblën dhe për martesën. Duke qenë se vetë martesa është e shenjtë, diçka e krijuar nga Vetë Perëndia, ajo shoqërohet me udhëzime strikte për arsyet biblike që mund të na lejojnë për ta prishur atë. Tek e fundit, sa e shenjtë, sa e rëndësishme do të ishte martesa nëse ajo do të prishej lehtësisht? Nëse ju do të dilnit prej saj me arsyet më të parëndësishme, atëherë vetë martesa do të ishte e parëndësishme. Si pohojnë rregullat strikte për t’i dhënë fund martesës sesa e veçantë është ajo? Ù Si grup studimi, lexoni me kujdes Malakia 2:17. Çfarë kemi për t’iu thënë ne, si Adventistë të Ditës së Shtatë, duke marrë në konsideratë botëkuptimin tonë për gjykimin para-Adventit, atyre që mund të ndajnë të njëjtin mendim me atë të shprehur në këtë varg? Ú Malakia 4 flet për shkatërrimin përfundimtar të të humburve. Si bie ndesh ky mësim me idenë e ferrit me zjarr të përhershëm? Si është dallimi midis këtyre dy këndvështrimeve një shembull i mirë sesi një doktrinë e rreme mund të të çojë në një kuptim të gabuar për karakterin e Perëndisë?

Page 97: "KERKONI ZOTIN DHE DO TE JETONI"

Û Në detyrën e tij të klasës “Gjyqtari i madh i inkuizicionit”, shkrimtari rus Dostojevski përshkruan institucionin e kishës në kohën e tij, si institucion që i kishte shumë mirë gjërat nën kontrollin e vet dhe që nuk kishte më nevojë për Krishtin. A përballemi me të njëjtin rrezik sot? Nëse po, si? Si mund të jetë ky rrezik më i sofistikuar nga ç’e presim?