Upload
vannguyet
View
225
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
6
Tema 1. Atomi si grimcë e përbërë. Elektronet, protonet dhe neutronet
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përcaktojë pjesët përbërëse të atomit si dhe të përshkruaj shkurtimisht teorinë e Daltonit. - të përcaktoje marrëdhëniet e grimcave midis tyre dhe përcaktimin e ngarkesës të atomit. - të dallojë ndryshimin midis jonit dhe atomit.
Konceptet kryesore: atom, elektron, proton, neutron, neutral.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, Tabela e Sistemit Periodik.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Pyetje-përgjigje Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Të mësuarit ndërveprues Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Kontroll operativ Kontroll i njohurive Punë në grupe 10 min
Zhvillimi i mësimitParashikimi. Pyetje - përgjigjeMësuesi/ja i drejton nxënësve pyetje paraprake dhe pret përgjigje prej tyre, duke u përpjekur të aktivizojë
edhe nxënës të ndrojtur. Mësuesi: Ç’është atomi?Nxënësi: Atomet janë pjesët me të vogla të një elementi që ruajnë vetitë e tij.Mësuesi: Si quhen grimcat negative të atomit? Po grimcat pozitive?Nxënësi: Grimcat negative: elektrone (-), grimcat pozitive - protone (+).Mësuesi: Ç’shpreh një formulë kimike?Mësuesi/ja udhëzon nxënësit se për t’u përgjigjur mund t’i referohen formulave: H3PO4; NaNO3.
Gjatë përgjigjes së nxënësve mësuesi/ja plotëson skemën, plotësimin e së cilës e vijon edhe gjatë shpjegimit të pjesës së parë të lëndës së re.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërvepruesMësuesi/ja cakton një nxënës të lexojë në tekst pjesën “Ç’është atomi?” dhe “Teoria atomike e Daltonit”,
shënon përkufi zimin shkencor të atomit dhe dora-dorazi plotëson skemën në tabelë:
Përkufi zim. Pjesëzat më të vogla të një elementi që ruajnë vetitë e tij quhen atome.
ka ngarkesa:
pozitive negative
protonet neutronet
atomigrimca më e
vogële lëndës
ruan vetitë e lëndësgrimcë e përbërë
teoria e atomit
Demokritinuk ishte e bazuar në eksperimente shkencore
Xhon Dalton
1700
studioi ndryshimet kimikemes elementeve të ndryshme
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
7
Më pas mësuesja vazhdon me të njëtën mënyrë edhe për pjesën “Ndërtimi i atomit”.
Mësuesi/ja, gjatë kohës që shpjegon dhe plotëson në tabelë skemën, u bën pyetje nxënësve për njohuritë që kanë ata për atomin nga lënda e fizikës, duke realizuar kështu lidhje ndërlendore, për ta bërë më të plotë shpjegimin.
-Duke u mbështetur në njohuritë që keni nga lënda e fizikës interpretoni forcat shtytëse e tërheqëse midis ngarkesave.Më pas mësuesja bën një përmbledhje të materialit teorik dhe historikut të zbulimit të pjesëve përbërëse
të atomit. Përfundimisht pohojmë: 1. Atomi ndahet në pjesë më të vogla që janë: elektronet, protonet, neutronet.2. Elektronet g pjesëza me ngarkesë negative (-).3. Xhozef Xhon Tomson g shpjegoi eksperimentin me rezet katodike.4. Robert Miliken përcaktoi masën e elektronit g 1/2000 të masës të atomit të Hidrogjenit.5. Majkëll Faradei g përkufizoi jonin si atom nga i cili janë larguar elektrone.6. Zbulohen protonet g grimca pozitive (+) 1840 herë më të rënda se elektroni (e-).7. J. Cedvik g zbuloi neutronin si grimcë përbërëse e atomit pa ngarkesë dhe me masë afërsisht të barabartë me protonin.
Përforcimi. Kontroll operativ (Punë në grupe)Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe, duke i përcaktuar secilit detyrën.
Grupi A1. Ç’kuptoni me “atomi është neutral”?
2. Përkufizoni grimcat përbërëse të atomit.Grupi B
1. Ç’është joni? 2. Përkufizoni termin: “rreze katodike”.
Teoria atomike e Daltonit
pjesëzat më të vogla të një elemnti
pjesëza të vogla, të padukshmetë pandashme
përbërësit e një elementi
ruajnë vetitë e tij
të njëjta për nga masa dhe madhësia
marrin pjesë në reaksione kimike:
reaksioni kimik nuk transformon në atome të një eloementi tjetër
në reaksione kimike ndodh veçimi dhe bashkimi i tyre
atomet e elementeve
dhe joneve të ndryshme mund
të kombinohen në raporte numrike të
thjeshta
atomet
ngarkesat e atomit
elektroni
forcat shtytëse
ngarkesat ndahen
sasia e barabartë e ngarkesave pozitive dhe atyre negative, bëjnë që
atomi të jetë asnjëanës
forcat tërheqëse
ngarkesat bashkohen
forcat tërheqëse ose shtytëse janë arsyeja e dukurive kimike
negative
protoni
pozitive
ngarkesat e njëjta shtyhenngarkesat e kundërta tërhiqen
neutrale
neutroni
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
8
Tema I.2. Përmasat dhe masa e atomit, e protoneve dhe neutroneve. Masa e krahasuar e atomit Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përcaktojë saktë termin masë e krahasuar të një atomi; - të argumentojë ndryshimin dhe ngjashmërinë midis masës molare dhe asaj molekulare; - të zgjidhë ushtrime me llogaritjen e masës së atomit, masës molare, numrit të atomeve në një
komponim kimik.
Konceptet kryesore: masa atomike e krahasuar, moli, masa molare, numri i Avogardos.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Kimia 10”, Tabela e Sistemit Periodik të Elementeve.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake
Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit te ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Test operativ Test operativ Punë individuale
Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprakeMësuesi/ja bën kontrollin e njohurive paraprake, duke drejtuar pyetje si:
1. Ç’është atomi?Përgjigje:Grimca më e vogël e një elementi që ruan vetitë e tij quhet atom.2. Ç’është elektroni?Përgjigje: Elektronet janë grimcat përbërëse të atomit me ngarkesë negative.3. Si e kuptoni pohimin “Atomi është grimcë neutrale”?Përgjigje: Atomi përbëhet nga grimca pozitive (protonet), negative (elektronet) dhe neutronet (pa ngarkesë). Numri i grimcave (+) është i barabartë me atë të grimcave (-), për rrjedhojë këto baraspeshojnë njëra-tjetrën, duke e kthyer atomin në neutral.4. Ç’është një mol H?Përgjigje: Një mol H është numri 6,02 • 1023 grimca H.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërvepruesDuke iu referuar atomit si grimcë shumë e vogël, mësuesja jep pohimet e mëposhtme dhe e shoqëron
shpjegimin me skemë.1. Përmasat e atomit janë të rendit 10-10 m.Atomi i hidrogjenit është atomi më i vogël dhe e ka rezen 0,53 • 10-10.Për lehtësi njehsimesh në kimi do të përdoret nanometri, i cili është nënfi sh i metrit. 1 nm = 10-9 dhe rezja e atomit të H = 0,053 nm2. Momenti i dytë i mësimit është përcaktimi i masës {peshës} së atomit, duke krijuar në këtë mënyrë një përfytyrim të saktë për atomin si grimcë materiale. Përsëri do t’i referohemi atomit të H, si atomi më i lehtë me masë 1,673 • 10-27.Masa e atomit të C është 2 • 10-27.Masat e atomeve janë të rendit 10-27 kg
3. Masa atomike e krahasuar Ar = sa e madhe është masa e atomit të një elementi në krahasim me 112pjesë të masës të atomit të C, d.m.th.:
-26 -271 10 kg = 1,6 10 kg12
⋅ ⋅ është njësia matëse e masës së krahasuar .
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
9
Shembull.-27
-271,673 10 kgAr e H = = 1,008
1,6 10 kg⋅
⋅
Ar shënohet pa njësi dhe konvencionalisht shënohet me u.
4. Masa e grimcave përbërëse të atomit. Për të bërë nxënësin pjesë bashkëvepruese në mësim, si dhe për të tërhequr masivisht vëmendjen,
mësuesi drejton kwrkeswn:- Përmendni pjesët përbërëse të atomit, duke evidentuar dhe ngarkesat e tyre.Përgjigjet mund të jepen në mënyrë frontale nga tre nxënës:1. Protoni (+).2. Elektroni (-).3. Neutroni (pa ngarkesë).Mësuesi/ja llogarit masën për secilën grimcë.
• e- ka masën 9,1 • 10-28 g. • p+ ka masën 1,673 • 10-24 g d.m.th. 1840 herë më e madhe se masa e elektronit. • neutron ka masën 1,675 • 10-24 d.m.th. e përafërt me atë të protonit.
Le të llogaritim tani masën e atomit të H. Kjo do të jetë:
-28 -24 -27 9,1 10 (masa e elektronit) + 1,673 10 (masa e protonit) = 1,674 10 kg⋅ ⋅ ⋅
Mësuesja bën një përmbledhje të mësimit të ditës:a. elektronet janë grimca me ngarkesë (-) dhe masë shumë të vogël krahasuar me protonin.b. Protoni grimcë (+) me masë te përafërt me neutronin (grimcë pa ngarkesë) përcakton masën e atomit.c. Numri i protoneve dhe elektroneve në atom është i barabartë.
5. Moli - masa molareMasa molare është masa e 6,02 • 1023 grimca (numri i Avogadros) = 1,008 g.
Ar C = 12 Ar Na =23Shembull. Të llogarisim masën e molekulës të karbonatit të natriumit.Na2CO3 = 2 • 23 +12 + 3 • 16 = 106Masa e shprehur në gramë e një moli atome ose molekule është numerikisht e barabartë me masën
atomike të krahasuar ose masën molekulare.
Përforcimi. Test operativGrupi A. Masa atomike e krahasuar e Cu = 64. Gjeni masën e një atomi të tij.Grupi B. Njehsoni masën e molekulës te NH4NO3.
Vlerat numerike të atomit
përmasat e atomit
janë të rendit 10-10m
masat e atomit
janë të rendit 10-27kg
masa atomike e krahasuar
pjesë e atomit të karbonit
masa molare = masa molekulare
12
masat e:elektronit 9,1 10-28 gprotonit 1,673 10-24 gneutronit 1,675 10-24 g
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
10
Tema 1.3. Ndërtimi i atomit. Numri i masës dhe elementi kimik
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të dallojë saktë ç’përfaqësojnë dhe ku ndryshojnë termat “numër kuantik”, “numër mase” dhe “element kimik”;- të jetë në gjendje të modelojë një atom (shpërndarjen e atomeve në nivele);- të analizojë mbështetur në numrin atomik ndërtimin e detajuar të atomit;
Konceptet kryesore: ndërtimi i atomit, modeli planetar i atomit, numri i atomit (Z), numri i masës (A), elementi kimik.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, Sistemi Periodik i Elementeve, modele atomesh që mund t’i jenë dhënë nxënësve më parë për detyrë (mund të bëhen me tela, me unaza, plasteline, brumë etj.)
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake
Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit te ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Veprimtari në grup Test operativ Punë me grupe
Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Pyetjet paraprakeMësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: - Ç’është elektroni dhe ç’kuptoni me atom neutral? - Ç’përfaqëson ngarkesa elektrike në teorinë atomike? - Emërtoni dhe interpretoni pjesët përbërëse të atomit.
Ndërtimi i njohurive. Paraqitja e materialit të riMësuesi/ja shpjegon teorinë e Radhërfordit, duke shpjeguar fi llimisht eksperimentin e tij.Bombardoi me reze alfa (grimca me ngarkesë + me masë sa dyfi shi i masës së protonit) një pllakë të hollë
ari dhe vuri re se: 1. një pjesë e tyre kalonin pllakën pa devijuar; 2. një pjesë devijonte rrugën; 3. ndonjë prej tyre kthehej mbrapsht, pra haste në grimca me të njëjtën ngarkesë.
Mbështetur në këto përfundime Radhërfordi përpiloi modelin e ndërtimit të atomit:
1. Afërsisht e gjithë masa e atomit (protonet dhe grimcat e tjera) është grumbulluar në një vëllim të vogël
që ai e quajti bërthamë të atomit me diametër sa 110000
deri në 1100000
e diametrit të atomit.
2. Numri i elektroneve në një atom duhet të jetë i tillë që të balancojë ngarkesat pozitive të bërthamës. Elektronet lëvizin rreth bërthamës në distanca të mëdha në trajektore që u quajtën orbita me shpejtësi të madhe në mënyrë që forca tërheqëse e bërthamës të balancohet me forcën centrifuge të levizjes.
Dy përfundimet e eksperimenteve të Radhërfordit:a. Numri i ngarkesave pozitive ndryshon në mënyrë të rregull nga njëri element tek tjetri që vjen pas tij.b. Numri i ngarkesave pozitive në bërthamën e një atomi është karakteristikë e të gjitha atomeve të të njëjtit
element. Ky numër u quajt numri atomik, shënohet Z .
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
11
Shembull. Z = 10 d.m.th.: atomi ka 10 protone (bërthama) dhe 10 elektrone, që rrotullohen rreth saj.
Numri i masës (A) g Numri i përgjithshëm i grimcave në bërthamë.
A numri i përgjithshëm i grimcave në bërthamë përafërt me masën atomike tw krahasuar, A = Z + N ku: ndërsa masa e elektronit është e papërfillshme.
N neutronet
→
→
Shembull. Z = 2. Me këtë kuptojmë A =1 dhe numri i neutroneve N = A – Z = 0.Elementi kimik g bashkësia e atomeve me numër atomik të njëjtë.Elementet kimike kanë numër të njëjtë protonesh të ndryshëm neutronesh.
Përforcimi. Veprimtari krijuese në grupNdërtoni me tel dhe rruaza modelet e atomeve: grupi I - atomin me Z = 30; grupi II - atomin Si; grupi III - atomin me A =18.
Tema 1.4. Izotopet
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të përcaktojë dhe të dallojë saktë izotopet e një elementi;- të përdorë simbolikën e paraqitjes të izotopeve të një elementi.
Konceptet kryesore: izotop, masë e krahasuar e elementit.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Kimia 10”, Tabela e Sistemit Periodik të Elementeve, skica modelesh të izotopeve të elementeve të ndryshme.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake
Diskutim mbështetur në njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit të ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Ushtrime në grupe Ushtrime në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimitParashikimi. Pyetjet paraprake1. Mësuesi/ja paraqet këtë tabelë në tabelën e zezë:
Numri atomik Numri i masës Simboli Numri i protoneve
Numri i neutroneve
Numri i elektroneve
X (6) 12 X(C) `x(6) X(6) 614 7
8 8 810 10
dhe cakton disa nxënës ta plotësojnë atë. Më pas jep edhe kërkesat në vijim.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
12
2. Për atomin me Z = 35, përcaktoni A, N.Përgjigje. Dimë që Z është numri i protoneve, i barabartë me numrin e elektroneve, pra 35.A është numri i masës i barabartë me numrin e përgjithshëm të grimcave në bërthamë, d.m.th. = 35.
A = 35N = A - Z 35 - 35 = 0
Z = 35→ →
3. Përshkruani modelin e atomit sipas Radhërfordit.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërvepruesMësuesja u jep nxënësve detyrën: plotësoni dhe analizoni tabelën e mëposhtme.
Simboli Numri atomik Numri i masës (A) Numri i protoneve (Z) Numri i neutroneve (N)
C1 6 12 ? ?C2 ? ? 6 7C3 ? 14 6 ?
Mësuesi/ja, së bashku me nxënësit argumentojnë përgjigjet dhe më pas plotësojnë tabelën:
1
2
3
Numri i protoneve Z është sa numri atomik d.m.th 6 C
Numri i neutroneve N është: A - Z, d.m.th., 12 - 6 = 6. A = 6 + 7 = 13,
CNumri atomik = 6Numri atomik = 6,
CN = 14 - 6 = 8
→
→
→
Simboli Numri atomik Numri i masës (A) Numri i protoneve (Z) Numri i neutroneve (N)
C1 6 12 6 6C2 6 13 6 7C3 6 14 6 8
Interpreton mësuesja: “Shohim se elementi karbon “C” shfaqet me tre format e atomit, referuar numrit të masës A dhe numrit të neutroneve N.”
Përkufizim: Atomet që i përkasin të njëjtit element dhe që kanë numër të ndryshëm neutronesh në bërthamë, rrjedhimisht dhe masë të ndryshme, quhen izotope të këtij elementi.
Masa e krahasuar e një elementiPër të llogaritur masën e krahasuar të një elementi që paraqitet me disa izotope në sasi të ndryshme
veprojmë kështu:
Shembull: Elementi Mg ka tre izotope:- një me masë = 23,98 në 78,70%; - një me masë = 24,99 në 10,13%;- një tjetër me masë = 25,98 në 11,17%.
Përcaktoni masën atomike të elementit.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
13
Zgjidhje
78,70 10,13 11,17Ar = 23,98 + 24,99 + 25,98 = 24,31100 100 100
⋅ ⋅ ⋅
Përforcimi. Ushtrime në grupeMësuesi/ja e ndan klasën në tre grupe, duke u përcaktuar secilit detyrën.
Grupi I. Përcaktoni (N) për elementet: 16 17 8 8O dhe O .
(Përgjigje: N = A - Zg N = 16 - 8 g N = 8; N = 17 – 8 g N = 9.)
Grupi II. Plotësoni tabelën:
Simboli A Z NNe 20 10 ?Ne ? 10 12
Grupi III. Ushtrimi 6, në faqen 13 të tekstit.
Detyrë shtëpie.a. Shpjegoni pse dy atome i përkasin të njëjtit element dhe ndërkohë kanë masa të ndryshme. b. Përcaktoni konceptet “izotop” dhe “neutron”.
Tema 1.5. Ndërtimi i atomit sipas Borit
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet: N. I. - të përkufi zojë orbitat e lejuara dhe numrat kuantikë; N. II. - të dallojë numrat kuantikë, si dhe vlerat e tyre; N. III. - të analizojë dhe krahasojë teoritë mbi modelin e atomit.
Konceptet kryesore: energji e emetuar e elektronit, energji e nivelit, orbitë e lejuar.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Kimia 10”, CD, kompjuter.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Rifreskim njohurish Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive DDM(di/dua të di/mësova) Të mësuarit ndërveprues Punë në klasë
Përforcimi Pyetje-përgjigje Punë individuale
Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Rifreskim njohurishMësuesi/ja u kërkon nxënësve të kujtojnë:
• nga teoria e Radhërfordit lëvizjen e elektronit në orbita;• konceptin energji potenciale• Pjesëzat përbërëse të atomi• Masat dhe raportet midis masës të e- dhe p+
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
14
Ndërtimi i njohurive. DDM (Di/Dua të di/Mësova)Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët-kyçe:
• elektron • orbitë rrethore• bërthamë • energji e emetuar e elektronit • orbitë e lejuar • orbitë e afërt • numër kuantik sekondar • energji e nivelit
Nxënësit plotësojnë tabelën, mbështetur tek informacioni i njohur p.sh., Modeli i Radhërfordit.
Di Dua të di MësovaAtomi përbëhet nga elektrone negative që lëvizin në orbita rrethore. Elektronet bashkëveprojnë me botën e jashtme.Numri i e- është i barabartë me numrin e p+.Elektronet ndodhen larg nga bërthama.
Këto grimca kaq të vogla dhe kaq larg bërthamës së atomit, si mund të përcaktojnë vetitë e tij?Elektroni rrotullohet vërtet rreth bërthamës? Po rreth vetes? A mund të realizohet ky rrotullim pa humbur energji e nëse humb energji, pse s’bie në bërthamë?
Elektronet, si çdo materie tjetër, zotërojnë energji. Meqenëse ato lëvizin kanë energji kinetike. Duke ndryshuar pozicionin kundrejt forcave lidhëse me bërthamën ato fitojnë energji potenciale. Gjatë lëvizjes me nxitim të madh në orbitë rrethore, elektroni si grimcë me ngarkesë do të humbte energji e, për rrjedhojë, do të binte te bërthama. Kjo nuk ndodh. Pikërisht këtë nuk mund ta shpjegojë teoria e Radhërfordit.
Dihet se energjia e emetuar nga elektroni është e kuantizuar për çdo rrotullim. Për të shpjeguar këtë, si dhe disa pikëpyetje që i shtruam më lart, Nils Bor parashtroi modelin e tij, për të cilin përdori ngjashmërinë e elektroneve me planetët.
1. Elektronet vendosen në orbita rreth bërthamës dhe mbahen në to nga forcat tërheqëse midis bërthamës (+) dhe elektroneve (-).2. Elektronet mund të vendosen vetëm në orbita të lejuara në distancë, të caktuara nga bërthama.3. Orbitat e lejuara janë orbita rrethore me largësi të përcaktuar nga bërthama, të cilave u matet - rrezja- shpejtësia e lëvizjes së elektronit4. Këto orbita karakterizohen nga numri kuantik themelor n, që merr vlera pozitive: 1, 2, 3, 4, 5, 6, etj.Orbita më pranë bërthamës merr vlerën n = 1. 5. Elektroni kalon nga orbita më largët në një më afër bërthamës, duke çliruar energji dhe anasjelltas.Elektroni rrezaton vetëm valë me gjatësi të përcaktuara nga diferenca energjetike e orbitave në të cilat lëviz. 6. Zomerfeldi e përsosi teorinë e Borit, duke futur teorinë e orbitave eliptike, ku përveç orbitës së parë, të tjerat shfaqin një numër nënnivelesh që u karakterizua nga numri kuantik sekondar me vlera n - l.
Përforcimi. Pyetje-përgjigjeMësuesja drejton klasë këto pyetje:
1. Pse themi që modeli i Borit është me i ploti për ndërtimin e atomit?2. Ç’përfaqësojnë n = 3 dhe ç’vlerë merr l për këtë?3. Mundet elektroni të kalojë nga një orbitë ne një tjetër më të afërt? Si?
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
15
Tema 1.6. Numrat kuantikë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përkufi zojë numrat kuantikë, si dhe të formulojë saktë Parimin e Paulit; - të përcaktojë numrin e nënniveleve në varësi të nivelit; - të përcaktojë numrin e elektroneve në nivele e nënivele.
Konceptet kryesore: numri kuantik themelor n, numri kuantik sekondar l, numri kuantik magnetik m, numri kuantik spin.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Kimia 10”, kompjuter, CD.
Struktura mësimore: ERR
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Evokimi Rifreskim njohurish Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë 10 min
Realizimi i kuptimit DDM (Di / Dua të di Mësova) Të mësuarit ndërveprues Punë në klasë 30 min
Refl ektimi Pyetje-përgjigje Punë individuale 5
Zhvillimi i mësimit
Evokimi. Rifreskim njohurishMëseuesi/ja për rreth 10 minuta kujton së bashku me nxënësit ndërtimin e atomit, si dhe lidhjet midis
grimcave përbërëse të tij, sipas këtyre hapave: 1. përmendim grimcat përbërëse; 2. dallojmë ngarkesat për secilën; 3. japim shkurt modelin e Radhërforditm duke vënë theksin tek defektet e tij; 4. paraqitim modelin e atomit sipas Borit; 5. numri kuantik n dhe l
Realizimi i kuptimit. DDM (Di / Dua të di / Mësova)Mësuesi/ja shpjegon. 1. Përkufi zimi numër kuantik g sistem numrash dhe germash që përcakton nivelin energjetik të një
elektroni (n, l, m, s)Numrat kuantikë përcaktojnë saktësisht nivelin energjetik të elektronit, por jo pozicionin, vendndodhjen
fi zike të tij.
2. Parimi i Paulit: Dy elektrone me të katër numrat kuantikë të njëjtë në një atom s’mund të ketë.
3. Numrat kuantikë janë:a. Numri kuantik themelor n g përcakton nivelin energjetik dhe merr vlera pozitive nga1,2,3,4,5,6,7…b. Numri kuantik sekondar l përcakton nënnivelin brenda nivelit energjetik. Ai merr vlera në varësi të n-së,
nga 0 deri në n – 1. Paraqitet me germat s, p, d, f. • për n = 1 ka vetëm një nënnivel s, • për n = 2 ka dy nënnivele s, p,• për n = 3, l = s, p, d, • për n = 4, l = s, p, d, f.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
16
Shtresa Vlera n Vlera të mundshme të l Lloji i orbitaleveK 1 0 1sL 2 0,1 2s, 2pM 3 0, 1, 2, 3 3s, 3p, 3dN 4 0, 1, 2, 3, 4 4s, 4p, 4d, 4f
O 5 0, 1, 2, 3, 4, 5 5s, 5p, 5d, 5f, 5g
c. Numri kuantik magnetik m përcakton gjendjen energjetike në nënnivele ose orbitave përkatësishtnënniveli s ka një obrital, p ka tre orbitale, d ka pesë orbitale, f ka shtatë orbitale. Numri m merr vlera në varësi të numrit kuantik l nga -1, 0, +1 për l = 1; nga -2, -1, 0, +1, +2 për l = 2.ç. Numri kuantik spin përfaqëson kahun e rrotullimit të elektronit rreth vetes dhe shënohet me s. Merr vlera +1/2;-1/2.
4. Numri i përgjithshëm i e-, që mund të mbushin një nivel, është: Xn = 2n2, ndërsa në një nënnivel: X = 2 × (2l +1).
Refl ektimi. Pyetje-përgjigje - Sa është numri maksimal i e-, në n = 4; l = 4?
Detyrë shtëpie. Ushtrimi 4 dhe 6, faqe 17.
Tema 1.7. Shpërndarja e elektroneve në atome dhe jone
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përkufi zojë tre rregullat bazë ku mbështet shpërndarja e elektroneve në çdo nivel; - të shpjegojë rregullat e mbushjes se niveleve sipas Parimit të Paulit, Parimit të Qëndrueshmërisë
dhe Rregullës së Hundit; - të identifi kojë elementin, duke u nisur nga konfi gurimi dhe anasjelltas.
Konceptet kryesore: parimi i përjashtimit të Paulit, Parimi i Qëndrueshmërisë, Rregulla e Hundit, konfi gurim elektronik i elektroneve.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, Tabela të shpërndarjes së elektroneve, Tabela e Sistemit Periodik të Elementeve.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Pyetjet paraprake Diskutim mbështetur në njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Të mësuarit ndërveprues Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ushtrime në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit Parashikimi. Pyetjet paraprakeMësuesi/ja shtron pyetjet dhe pret përgjigjet nga nxënësit: - Cilat janë grimcat përbërëse të atomit?
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
17
Përgjigje: Elektroni me ngarkesë negative e-; Protoni me ngarkesë pozitive p+; neutroni me ngarkesë 0.- Ç’është numri kuantik?Përgjigje: Numri kuantik është një sistem kombinimi numrash e germash që përcakton nivelin e energjisë
së elektronit. - Ç’përfaqëson numri kuanti themelor “n”?Përgjigje: Numri ”n” përcakton nivelin energjetik dhe merr vlera pozitive nga 1, 2, 3, 4 …7.- Ç’përfaqëson numri kuantik “l” dhe “s”?Përgjigje: numri kuantik “l’ përfaqëson nënnivelin brenda nivelit dhe merr vlera n – 1, kurse numri spin “s”
përfaqëson kahun e rrotullimit të elektronit rreth vetes dhe merr vlera +1/2; -1/2.- Ç’janë orbitat e lejuara?Përgjigje: orbita të lejuara quhen ato orbita rrethore që kanë largësi të caktuar nga bërthama, ku elektroni,
grimce e ngarkuar me elektricitet, mund të lëvizë pa rrezatuar valë elektromagnetike, pra pa humbur energji.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërvepruesMësuesi/ja jep edhe një herë tabelën e korrespondencës së numrave kuantikë midis tyre dhe të orbitaleve.
Shtresa Vlera n Vlera të mundshme të l Lloji i orbitaleveK 1 0 1sL 2 0,1 2s, 2pM 3 0, 1, 2, 3 3s, 3p, 3dN 4 0, 1, 2, 3, 4 4s, 4p, 4d, 4fO 5 0, 1, 2, 3, 4, 5 5s, 5p, 5d, 5f, 5g
Për të sqaruar shpërndarjen e elektroneve në atome me shumë elektrone, si dhe në jone, rikujtojmë:• Parimin e Paulit: Një atom nuk mund të ketë dy elektrone që t’i kenë të njëllojta të katërt numrat kuantikë. D.m.th., numrat n, l, m, s janë të ndryshëm për çdo elektron të një atomi. Dhe, nëse kanë të njëjtë numrat n, l, m, ata kanë të ndryshëm numrin s (+1/2, -1/2).• Parimi i Qëndrueshmërisë: Shpërndarja e elektroneve nëpër nivele, nënnivele dhe gjendje energjetike në një atom bëhet në mënyrë të tillë që energjia e atomit të jetë minimale.(Të vihet theksi te përcaktimi i gjendjes normale dhe gjendjes së ngacmuar)• Pastaj përkufizojmë dhe Rregullën e Hundit: gjatë shpërndarjes në atom elektronet priren të zënë sa më shumë gjendje energjetike të lira, në mënyrë që shuma e spineve të ketë vlerë maksimale.
Më pas mësuesi mund të kalojë në shembuj, duke iu referuar një tabele të përgatitur paraprakisht, sipas asaj që jep teksti, mbi kapacitetin e niveleve dhe diagramit të faqes 17.
Mësuesi sqaron se termi “konfigurim elektronik i elektroneve në një atom” është paraqitja me kutiza ose me numra dhe germa të gjendjeve energjetike të tyre të niveleve dhe nënniveleve brenda atomit, sipas rregullave të mësipërme.
Të gjitha çka u thanë me lart mësuesi/ja i ilustron me shembuj.
Shembull. Paraqitni skemën e shpërndarjes së elektroneve për elementet: A. N ( z = 7) 1s2 2s2 p3
B. Na (z =11) 1s2 2s2p6 3s1
C. Mn (z = 25) 1s2 2s2p6 3s2p6d5 4s2
Zgjidhje A1. Nr. atomik (z = 7) tregon që kemi 7 e- .2. Vendosim skematikisht nivelet: 1s 2sp 3spd 4spdf.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
18
3. Mbështetur në Rregullën e Hundit plotësojmë: a. 1s2
b. 2s 2p3
4. Shkruajmë përfundimisht konfi gurimin: 1s2 2s2p3.
Zgjidhje C 1. Mn (25) Nr atomik tregon që atomi i Mn ka 25 e-. 2. Vendosim nivelet: 1s 2sp 3spd 4spdf. 3. Mbështetur në rregullën e Hundit plotësojmë: a. 1 s2
b. 2s2p6
c. 3s2p6d ç. 4s2pd d. 3d5
4. Shkruajmë përfundimisht konfi gurimin: 1s22s2p6 3s2p6d5 4s2
Në fund përkufi zohen s-elementet, p-elementet, d-elementet, f-elementet.
Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeveMësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe, duke i dhënë secilit nga një kërkesë: - Identifi koni elementin me konfi gurim 1s2 2s2p6 3s2p6d4 4s2. - Përcaktoni vlerat e numrave kuantikë n, l.
Tema 1.8 Ushtrime të zgjidhura
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përcaktojë saktë pjesët përbërëse të atomit, ngarkesat e tyre; - të përcaktojë shpërndarjen e elektroneve në nivele e nënnivele; - të njehsojë vlerat e numrave kuantikë.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “kimia 10”.
Struktura mësimore: ERR
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha Evokimi Pyetjet alternative Punë në klasë
Realizimi i kuptimit Pyetjet llogaritëse/Ushtrime komplekse Punë në klasë
Refl ektimi Plotësime Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Evokimi. Pyetjet alternativeMësimi fi llon me pyetjet alternative, të cilat mund të jenë në formën e alternativave përzgjedhëse (e saktë/e gabuar) ose plotësimi i vendeve bosh të një pohimi, si dhe me përkufi zimet e koncepteve kryesore
të kapitullit. P.sh.:
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
19
1. Sa është numri maksimal i elektroneve në nivelin n = 3?a. 3 b. 5 c. 18 ç. 36
2. Sa është numri i nënniveleve për n = 4?a. 2 b. 3 c. 4
3. Përkufizoni termat: nivel energjetik, nënnivel energjetik, numër kuantik themelor, numër kuantik sekondar, numër kuanti magnetik, numri spin etj.
Realizimi i kuptimit. Pyetjet llogaritëse/Ushtrime komplekse Ushtrimi 1. Sa neutrone janë në bërthamën e një atomi N15?
ZgjidhjeNumri i masës për N15 është 15 dhe numri atomik është 7. Numri i neutroneve në atomin e dhënë është 15 – 7 = 8. Pra, në bërthamën e këtij atomi janë 8 neutrone.
Ushtrimi 2. Jepni shkurtimisht konfigurimin elektronik për katër elektrone në nivelin e tretë energjetik dhe në nënnivelin p.
Zgjidhje: Meqenëse jemi në nivelin e tretë dhe në nënnivelin p, atëherë: 1s2 2s2p6 3s2p4.
Ushtrime komplekse Ushtrim. Jepni katër numrat kuantikë për elektonet e larguara nga atomi i Cu, për të formuar jonin Cu+2.
ZgjidhjeHapi I. Paraqitja e konfigurimit të atomit Cu.1s2 2s2p6 3s2p6d10 4s1
Hapi II. Elektronet që do të largohen nga atomi Cu, për të dhënë jonin Cu2+, do të largohen nga niveli i jashtëm. Elektroni i parë që largohet është 4s1, më pas elektroni i fundit i nivelit 3d10. Mbështetur te Parimi i Paulit: çdo atom përfaqësohet nga një katërshe numrash kuantikë që janë adresa e tij në atom:
• elektroni i parë: n = 4, l = 0, m = 0, s = ±1/2.• elektroni i dytë: n = 3, l = 2, m = +2(-2, -1, 0, +1, +2), s = -1/2.
Reflektimi. PlotësimPlotësoni tabelën.
Niveli Nënniveli Nr. maksimal i elekroneve në nivel
Nr. maksimal i elektroneve në nënnivel
1 ______(l = 0) 2 _______
2 s(l = __)p(l = 1)
2______ 8
3____(l = 0)P(l=1)____(l = ______) 10
_______
Detyrë shtëpie Ushtrimi 6, faqe 21.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
20
Tema 1.9 Harta e koncepteve për ndërtimin e atomit
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të konceptojë atomin si grimca më e vogël e lëndës e përbërë nga elektrone (–) e bërthama (+);- të shpjegojë ndërtimin e atomit sipas teorive të Radhërfordit, Borit etj.;- të përcaktojë shpërndarjen e elektroneve në nivele e nënivele.
Metoda: Problemore
Zhvillimi i mësimit
Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe (sipas rreshtave) dhe nga çdo grup del në tabelë një përfaqësues. Dërrasa e zezë ndahet në tri pjesë. Secili prej përfaqësuesve shkruan fjali të paplotësuara, të cilat plotësohen nga grupet e tjera. Për përgjigjet e sakta grupet marrin vlerësime me pikë, për të pasaktat u hiqet pikë. Në fund të orës së mësimit në tabelë janë shkruar përgjigjet e sakta d.m.th. kemi ndërtuar hartën e koncepteve.
Grupi I Grupi II Grupi III
Atomi - grimcë e pandashme. g teoria i përket -----------------------------------------------
Bërthama e atomit përbëhet nga ------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Raporti i numrit të e- menumrin e p+ ----------------- dhe shprehen me -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Përbëhet nga bërthama dhe elektronet. g Teoria e -----------------------------------------
Elektronet kanë ngarkesë ------------------------------Protonetkanë ngarkesë-------------------------------------
Elektronet shpërndahen në atom në ---------------------------------------------------------------------------------------------------
Numrat kuantikë i përkasin teorisë së ----------------------------------------------------
Izotopet janë-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rregulla e Hundit thotë -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Detyrë shtëpie. Plotësoni tabelën.
Konceptet Shpjegimi i tyre
Atom
Nivel energjetik
Numër kuantik
Gjendje energjetike
Konfi gurim energjetik
Parimi i qëndrueshmërisë
Parimi i Paulit
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
21
Tema 1.10 - 1.11 - 1.12. Paketa e projekteve
Synimi. Njohja me përdorimin e izotopeve në mjekësi apo arkeologji.
Objektivat: - të përshkruhen metodat e punës me izotope në mjekësi; - të shpjegohet parimi i punës me izotope në mjekësi dhe arkeologji; - të analizohen përparësitë ekonomike të punës me izotope.
Burime informacioni: botime të Institutit të Historisë, botime të konferencave shëndetësore, biseda me specialistë të QSUT-së, informacione nga interneti.
Zhvillimi i projektitTemat që do të trajtohen: - përdorimi i izotopeve në profi laksi; - përdorimi i izotopeve në diagnostikim; - roli i izotopeve në arkeologji; - përparësitë e përdorimit të izotopeve në restaurime veprash apo zbulime arkeologjike.
Forma e paraqitjes së projektit • postera, • fl etëpalosje, • ese, • material përmbledhës i punuar elektronikisht, në CD.
Mënyra e paraqitjes së projektit: - individuale, - me përfaqësues grupi.
Vlerësimi. Nxënësit do të vlerësohen për: 1. paraqitjen e materialit; 2. përmbajtjen e materialit lidhur me temën dhe përmbushjen e objektivave; 3. larminë e informacioneve dhe idetë origjinale të nxënësit; 4. gjuhën e përdorur; 5. mënyrën e referimit apo prezantimit (paraqitjes).
Shënim 1. Tema mund të zhvillohet në dy ose tri orë, duke u dhënë mundësinë nxënësve të punojnë në grupe për të përzgjedhur materialet e grumbulluara, për t’i përpunuar grafi kisht ato duke bërë që të aktivizohen sa më shumë nxënës. Mirë është që kjo veprimtari të zhvillohet në klasë, nën drejtimin e mësuesit/es, në mënyrë që jo vetëm t’i mbështesë apo saktësojë ata kur kanë nevojë, por edhe të ketë mundësinë t’i vlerësojë sipas përfshirjes dhe aktivizimit të tyre. Gjatë punës, mësuesi/ja i orienton ata me anë të pyetjeve, duke e shoqëruar punën në grup në diskutime efektive.
Shënim 2. Në vlerësimin e punimeve të grupeve mësuesi/ja mund të angazhojë dhe nxënësit në rolin e oponentëve (kritikëve), duke krijuar juri (edhe nga klasat paralele). Kjo do të rriste nivelin e përgjegjësisë së tyre gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të projektit.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
22
Test 1
Emër ________________________ Mbiemër _____________________ Klasa ________________________
Rrethoni përgjigjen e saktë.
1. Numri maksimal i elektroneve në një nivel përcaktohet nga formula: (2 pikë) a) xe = 2(2n +1) b) 2I +1 c) xn = 2n2 ç) xe = 2(2I +1)
2. Numri i elektroneve tek atomi i Ca është 20. Numri i ngarkesave pozitive në këtë atom është: a) 14 b) 16 c) 20 ç) 25 (2 pikë)
3. Cila nga formulat e mëposhtme elektronike është e saktë? (2 pikë) a) 1s2 2s1p3 b) 1s2 2s2p6 3s2p3 c) 1s2 2s2p1 3s2
4. Numri i elektroneve që mund të vendosen në shtresën e mesme M është; (2 pikë) a) 18 b) 24 c) 20 ç) 12
5. Atomi me formulë elektronike të shtresës së jashtme 3d54s2 vlerën e numrit n e ka; (2 pikë) a) 2 b) 4 c) 6 ç) 3
6. Përcaktoni numrin e protoneve dhe neutroneve në bërthamën e secilës prej elementeve të mëposhtme:
a) 73 Li b) 14
7 N c) 2713 Al ç) 51
23 V d) 10646 Pd (4 pikë)
7. Sa elektrone popullojnë m +1 tek atomi me Z =19? (6 pikë) ___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________
8. Në atomin me Z= 8 përcaktoni vlerat e numrave kuantik n, l, m, s. (5 pikë) ___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________ ___________________________________________________________________
VlerësimiPikët 0 - 4 5 - 9 10 - 13 14 - 16 17 - 19 20 - 23 24 - 25Nota 4 5 6 7 8 9 10
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
23
Kreu II PERIODICITETI
2.1 Ligji periodik. Ndërtimi i tabelës periodike të Mendelejevit
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të përkufi zojë saktë ligjin periodik të elementeve;- të interpretojë ndërtimin e tabelës periodike me perioda të gjata, duke u bazuar parimin e qëndrueshmërisë dhe në ligjin periodik;- të parashikojë vendosjen e elementeve në tabelë, si dhe vetitë e tyre, duke përdorur konfi gurimin elektronik.
Konceptet kryesore: periodicitet e vetive, ligji periodik i elementeve, perioda, grupe, tabele periodike
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, Tabela e sistemit periodik të elementeve,
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake
Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit të ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Ushtrime në grupe Ushtrime në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Pyetjet paraprakeMësuesi/ja e nis mësimin me pyetje, si:1. Sa numra kuantikë njihni? Ç’vlera marrin ata?Përgjigje. Njohim numrat: • n (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7) g përcakton numrin e niveleve energjetike; • l (n - 1) g përcakton nënnivelet brenda nivelit energjetik; • m (-1…0…. +1) g përcakton gjendjen energjetike nënnivel; • s (±1/2) g përcakton kahun e rrotullimit të elektronit rreth vetes.
2. Sa është numri maksimal i elektroneve në nivelin n = 3? Po në nënnivelin l = 2?Përgjigje. Numri i përgjithshëm i elektroneve që mund të qëndrojë në një nivel përcaktohet nga formula: Xn = 2n2,ndërsa numri i elektroneve që qëndrojnë në një nënnivel përcaktohet nga formula: Xl = 2 × (2l + 1). Zbatojmë: X3 = 2 · 32 = 18 elektrone ka niveli n = 3. Xl për l = 2 është: X2 = 2 · (2 · 2 +1) =10.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërvepruesMësuesi/ja, për shpjegimin e njohurive të reja ndalet në këto çështje:
1. Historiku i përpjekjeve për klasifi kimin e substancave: • Xhon Daltoni g 1830 veçoi në gjendje të pastër 50 elemente. • Dobërajneri g i grupoi elementet në grupe treshe, me veti të ngjashme. • Njulendsi g 1863 renditi sipas rritjes së masës atomike elementet e zbuluar deri atëherë. Ai vërejti
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
24
se vetitë përsëriteshin në mënyrë të ngjashme çdo 7 elemente, p.sh.: Li, Na dhe K d.m.th. i dyti, i nënti dhe i gjashtëmbëdhjeti në listën etj.
• Dimitri Ivanoviç Mendelejevi g vendosi elementet në kolona ose grupe, duke u mbështetur: a. në vetitë elementare kimike të tyre;b. sipas masës së tyre atomike, duke vërejtur që se në çdo 7 ose 17 elemente kishte përsëritje të
vetive. Kur sistemimi nuk përputhej me vetitë fizike e kimike të tyre, linte hapësirë. Kjo u vërtetua më pas me zbulimin e elementeve të reja, të cilat plotësonin të dhënat në përputhje me ligjësinë natyrore të hipotezuar nga Mendelejevi.
2. Ligji periodik i elementevePërkufizimi: Vetitë e elementeve ndryshojnë në mënyrë periodike me rritjen e numrit atomik dhe vetitë e
substancave të thjeshta e të përbëra që ato formojnë varen nga struktura e tyre elektronike.
Tabela periodike e elementeve përbëhet nga 7 radhë horizontale, që quhen perioda dhe nga radhë vertikale që quhen grupe. Le të analizojmë së bashku se çfarë i bashkon e çfarë i ndan elementet e një grupi apo periode nga njëri-tjetri.
Mësuesi/ja, për të konkretizuar ç’ka tha më lart dhe gjatë shpjegimit në vazhdim, për t’i aktivizuar nxënësit, i ndan ata në grupe, duke caktuar edhe kërkesën për secilin grup.
Grupi I - Plotësoni konfigurimin e shtresës së jashtme për elementet, si dhe konfigurimin e përgjithshëm të tyre:
a) Li, Rb b) Na, Cs c) K, FrPërgjigje: Shohim se të gjithë këto elemente kanë të njëjtin kofigurim s1. Këto janë elementet e grupit të
parë, që njihet me emrin grupi i metaleve alkaline.Li: Z = 3 (1s2 2s1)Rb Z = 37 (1s22s2p6 3s2p6d104s2p6d f5 s1)
Grupi IIA është grupi me shtresë të jashtme s2.Elementet e grupeve IA, IIA, të cilët shfaqin konfigurimin e shtresës së jashtme (s) quhen s elemente.
Grupi II - Paraqitni konfigurimin e shtresës së jashtme te elementeve Sc (Z = 21); Mn (Z = 25).
Përgjigje:Sc (Z = 21) g 1s2 2s2p6 3s2p6d1 4s2
Mn (Z = 25) g 1s22s2p63s2p6d24s2
Shohim se elementet shfaqen me 4 nivele, konfigurim të shtresës së jashtme 4s2 dhe në shtresën fqinje me të jashtmen shfaqet nënniveli d, në rastin tonë 3d, i cili plotësohet me elektrone pas nënnivelit s të nivelit pasardhës, konkretisht 4s. Këto elemente quhen d elemente, i përkasin periodës 4 e, përkatësisht grupeve Sc IIIB, Mn VIIB. Numri i grupit përputhet me valencën maksimale të elementit e kjo me nr e e- të shtresës së jashtme e asaj fqinje të paplotësuar. Konkretisht: Sc 3, Mn 4.
Dy rreshtat e fundit paraqesin lantanidet e aktiniket, elemente këto tektë cilët shfaqet nënniveli f, i cili mbushet me e- sipas rregullës së Hundit.Numri i periodës përputhet me numrin e niveleve elektronike ose me numrin kuantik themelor n.
Përforcimi. Punë në grupeMësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe:
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
25
Grupi A: Përcaktoni grupin dhe periodën për elementet me konfi gurim të shtresës së jashtme: 3s2p3; 4s23d3.Grupi B: Jepni simbolet e elementeve sipas këtij përshkrimi: a) perioda 2 grupi VIIA b) perioda VII grupi IIBGrupi C: Gruponi sipas vetive të ngjashme elementet Cr (Z = 24), Ca (Z = 20), Mo (Z = 42), Ba (Z = 56), C (Z = 6), Si (Z = 14).
2.2 Valenca. Elektronet valentore, valenca normale dhe valenca e ngacmuar
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përkufi zojë saktë konceptet: elektron valentor, valencë, valencë normale valencë e ngacmuar; - të interpretojë vetitë e elementeve në lidhje me grupin, valencën; - të interpretojë ndryshimet e valencës brenda grupit apo periodës;
Konceptet kryesore: valencë, elektrone valentore, elektrone të bërthamës, valencë normale, valencë e ngacmuar.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, tabela të ndryshme, materiale fi lmike, kompjuter.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake
Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit te ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Ushtrime në grupe Ushtrime në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprakeMësuesi/ja u jep nxënësve kërkesën:1. Formuloni Ligjin periodik të elementeve.Përgjigje: Vetitë e elementeve ndryshojnë në mënyrë periodike me rritjen e numrit atomik dhe vetitë e
substancave të thjeshta e të përbëra që ato formojnë varen nga struktura e tyre elektronike.
2. Përcaktoni pozicionin në SI të elementëve e me strukturë të shtresës së jashtme 3s2p3;4s23d6;4s1.Përgjigje: P (Z = 15); Fe (Z = 26); K (Z = 19).
3. Përkufi zoni konceptet: periodë, grup, s element, d element, f element, p element.
4. Ku ndryshon joni nga atomi?Përgjigje: Joni është atom, nga i cili janë larguar/kanë ardhur elektrone në shtresën e jashtme.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërvepruesParaqiten në fi llim konceptet kyçe: valencë, elektrone valentore, elektrone të bërthamës. 1. Aftësia që atomet kanë për t’u lidhur me një numër të caktuar atomesh të tjera quhet valencë. 2. Elektronet valentore janë elektronet e shtresës së jashtme të paçiftëzuara. 3. Elektronet e bërthamës janë elektronet e “brendshme”, të cilat kanë vlerën e numrin kuantik
themelor 1 njësi më të vogël se elektronet e valencës.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
26
Shembull. Atomi i Na(Z = 11) paraqet strukturën e shtresës së jashtme 3s1, pra në nënnivelin s të nivelit të jashtëm ka 1 elektron të paçiftëzuar. Ky elektron përbën elektronin valentor, i aftë për t’u shkëputur dhe për të kaluar në një atom tjetër, ndërsa elektronet (10) janë elektronet e bërthamës. Ky shembull nuk mund të shpjegojë të gjitha sjelljet e atomeve të ndryshme për të formuar komponime.
Shembull. Atomi i karbonit paraqitet me Z = 6 dhe shtresa e jashtme 2s2p2, normalisht duhet të jetë 2 valent. Kjo shpjegon komponimin CO, ku 2 elektronet p të nënnivelit të jashtëm formojnë lidhjen, duke kaluar në atomin e O, i cili formon tetëshen elektronike, ndërsa në rastin e komponimit CO2 elektronet e shtresës së jashtme s dhe p aktivizohen, duke kaluar nga gjendja normale (fi gura e tekstit) në gjendje të ngacmuar, ku tashmë do të kemi një karbon me valencë 4, të realizuar nga 1 orbital i tipit c të nivelit të parë, një s i nivelit të 2-të dhe 3 p hibride të nivelit të 2-të. Në këtë mënyrë shohim se kemi 4 elektrone të paçiftëzuara, d.m.th. shfaqet valenca 4, së cilës i përgjigjen 2 atome oksigjeni, të afta secila për të thithur nga 2 elektrone të karbonit e, duke formuar në këtë mënyrë komponimin me formulë CO2. Kjo që shpjeguam i përket gjendjes së ngacmuar të atomit, ku siç e pamë ai shfaq valencën jo normale 2, por valencën e ngacmuar 4.
Pyetje: Çfarë është gjendja e ngacmuar e një atomi?Përgjigje: Gjendja e ngacmuar e një atomi ka të bëjë me rishpërndarjen e elektroneve brenda këtij atomi. Ilustrim: Br me Z = 35 konfi gurimin në gjendje normale e ka: 1s2 2s2 p6 3s2 p6 d10 4s2 p5. Në kushte normale
ai paraqet valencën 1 (duke thithur një elektron dhe duke u kthyer në jon negativ -1), ndërsa në gjendje të ngacmuar ai paraqet valencat 3 që i përgjigjet tri gjendjeve p të nivelit të 4-t një nga 1 elektron të paçiftëzuar, valencën 5 që i përgjigjet 5 gjendjeve p, me nga 1 elektron të paçiftëzuar dhe valencën 7, në të cilën merr pjesë dhe gjendja 4 d, duke formuar kështu 7 elektrone të paçiftëzuara, duke marrë pjesë dhe gjendjet 4 s dhe 4 d.
Tërheqim vëmendjen: • Në grupet B valenca maksimale përputhet me numrin e grupit. • Në periodën e 2-të dhe të 3-të valenca rritet nga 1-7, kur kalojmë nga e majta në të djathtë. • Në periodat 4, 5, 6 valenca rritet nga 1-8, në grupin VIIIB. • Valenca zvogëlohet 1, 2, 3 në grupin IB dhe më pas rritet hap pas hapi deri në 7 në grupin VIIA.
Përforcimi. Punë në grupeMësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe dhe cakton detyrën për secilin grup.• Shkruani formulat kimike për disa komponime të Cl, duke paraqitur gjendjet e konfi gurimit, ku ai shfaq: grupi A - valencat 1 dhe 3; grupi B - valencën 5; grupi C - valencën 7.
2.3. Rezja atomike. Energjia e jonizimit. Afria për elektronin. Elektronegativiteti
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të përkufi zojë saktë konceptet rreze atomike, energji jonizimi, afri për elektronin, elektronegativitet;- të interpretojë ndryshimin e koncepteve të mësipërme në perioda e grupe;- të llogaritë në mënyrë krahasimore rrezen, elektronegativitetin, duke u nisur nga të dhëna të ndryshme të pozicionit në SI.
Konceptet kryesore: rreze atomike, energjia e jonizimit, afria për elektronin, elektronegativiteti,
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
27
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, tabela të ndryshme, CD, kompjuter.
Metoda: DMD
Zhvillimi i mësimit Rifreskim njohurish1. Përkufizoni konceptet: valencë, gjendje e ngacmuar, periodë, grup, elektron valentor.2. Përcaktoni valencat e mundshme për S (Z = 16) dhe Cr (Z = 24).Përgjigje: Konfigurimi elektronik për S është 1s 22s 2p 63s 2p4, pra: S paraqet në gjendje normale valencën
2 (duke tërhequr dy elektrone e kalon në jon S2-). Në gjendje të ngacmuar paraqitet 4 dhe 6, përkatësisht me 4 elektrone p të paçiftëzuara dhe 6 elektrone të paçiftëzuara në gjendje të ngacmuar.
Informacion i riNë tabelë mësuesi/ja ndërton tabelën: Di/Dua të di/Mësova. Shfrytëzohen informacionet që nxënësit dinë.
1. Ndërtimi i atomit.Raportet e grimcave përbërëse:atomi g grimca më e vogël që ruan vetitë e elementit. Përbëhet nga e-, p+ dhe neutron pa ngarkesë.
2. Numrat kuantikë n, l ,m, s:n g numri kuantik themelor paraqet numrin e niveleve elektronike;l g numri kuantik sekondar paraqet nënnivelet e një niveli; m g numri kuantik magnetik paraqet gjendjet energjetike në nënnivel;s g numri kuantik spin jep kahun e rrotullimit të e- rreth vetes.
3. Orbitat e lejuara - orbita rrethore me largësi të caktuar nga bërthama.
4. Valenca - aftësia e atomit për t’u lidhur me një numër të caktuar atomesh të tjera.
Shpjegohen konceptet e reja:1. Rrezja atomike është një koncept që përdoret për të karakterizuar përmasat e atomit mund të merret ½
e largësisë midis bërthamave të dy atomeve të njëjta që bashkohen me lidhje kovalente. Ky koncept sjell me vete, si dhe shpjegon rritjen e përmasave të atomeve në SI në përputhje me Z dhe relacionin e tërheqjes së elektroneve valentorë nga bërthama. Së fundmi duhet të dimë që në grupet A, kur kalojmë brenda një periode nga e majta në të djathtë, rrezja zvogëlohet; ndërsa kur zbresim nga lart poshtë një grupi, rrezja atomike rritet.
2. Energjia e jonizimit është energjia që harxhohet në procesin e formimit të joneve pozitive nga një atom. Na + energji jonizimi = Na+ + e_
Kjo mund të jetë energji e parë e jonizimit, që nevojitet për të shkëputur elektronin që mbahet më dobët nga një atom në gjendjen e tij themelore ose energji e dytë e jonizimit që nevojitet për shkëputjen e elektronit të dytë. Kjo energji është më e madhe se energjia e parë e jonizimit. Energjia e jonizimit zvogëlohet me rritjen e rrezes atomike, d.m.th., rritet kur kalojmë nga e majta në të djathtë në periodë dhe zvogëlohet kur zbresim nga lart poshtë brenda grupit.
3. Afria për elektronin është masa e ndryshimit të energjisë gjatë shtimit të një elektroni në një atom në gjendjen e tij themelore, për të formuar një jon negativ: Cl + e- = Cl-.
Afria për elektronin rritet brenda periodës nga e majta në të djathtë dhe brenda grupit nga poshtë, lart.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
28
4. Elektronegativiteti është shuma e afrisë për elektronin me energjinë e jonizimit.
MësovaMinitestGrupi A 1. Duke iu referuar konfi gurimit të shtresës së jashtme të elementeve të grupeve nga IA –VIIA,
grupojini ato sipas aftësisë për të marrë ose për të dhënë elektrone. 2. Cili nga atomet e mëposhtme e ka rrezen atomike më të madhe Na apo K? Se apo S? O apo N?Grupi B 1. Shpjegoni pse energjia e jonizimit tek Al është më e madhe se te Mg. 2. Paraqitni formimin e joneve të atomeve O; B: Na: Al: N.
Detyrë shtëpie. Paraqitni formimin e joneve për atomet Zn (Z = 30), Cd (Z = 48), Se (Z = 34), Br (Z = 35), Ba (Z = 56).
Tema 2.4. Karakteristikat e grupeve IA dhe IIA. Oksidet e tyre
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të paraqesë saktë konfi gurimin e shtresës te jashtme të elementeve të grupit t IA dhe II A; - të shpjegojë lidhjen e vetive kimike e fi zike me shpërndarjen e elektroneve në nivele e nënnivele; - të hetojë eksperimentalisht tretësira të ndryshme për praninë e kationeve të elementeve të grupeve IA dhe IIA.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, Tabela e Sistemit Periodik të Elementeve.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit te ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Punë në grupe Ushtrime në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Pyetjet paraprake1. Formuloni Ligjin periodik.Përgjigje. Ligji periodik i elementeve thotë: Vetitë e elementeve ndryshojnë në mënyrë periodike me rritjen e numrit
atomik dhe vetitë e substancave të thjeshta e të përbëra që ato formojnë, varen nga struktura e tyre elektronike.
2. Çfarë i bashkon elementet e grupit të IA?Përgjigje. Elementet e grupit IA e kanë konfi gurimin e shtresës së jashtme s1.
3. Sa elektrone velentore paraqesin dhe çfarë jonesh japin elementet e grupit IIA?Përgjigje. Elementet e grupit IIA e kanë konfi gurimin e shtresës së jashtme s2. Për rrjedhojë kanë dy
elektrone valentore, që i lëshojnë lehtësisht, duke u kthyer në jone me dy ngarkesa pozitive.
4. Shkruani formulat e dy oksideve të elementeve të grupit i dhe të IIA.Përgjigje. Li2O, Na2, O, MgO, CaO.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
29
5. Kur themi se një element shfaq veti reduktuese?Përgjigje. Një element themi që është reduktues, kur ka aftësi t’i lëshojë elektronet valentore.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërveprues / Organizues grafikMësuesi/ja përcakton në tabelën e sistemit periodik grupin IA dhe IIA, duke shkruar në tabelën e zezë elementet përkatëse:
1. Metalet alkaline, elementet e grupit IA, paraqiten me konfigurim të shtresës së jashtme s1 për rrjedhojë kanë një elektron valentor, të cilin e lëshojnë, duke u kthyer në jone me një ngarkesë pozitive. Ky konfigurim i bën këto elemente shumë aktive. Shumë reduktues.
Vetitë fizike
Demonstrim 1. Nxjerrim një cope Na metali k (vendosur në enë me vajguri) me ndihmën e një pince laboratorike. E vendosim në një pjate qelqi. Duke e mbajtur me pincetë, e presim me kujdes me bisturi. Nxënësit do të vërejnë butësinë, shkëlqimin metalik, si dhe oksidimin e shpejtë të sipërfaqes së prerë.
Vetitë kimike
janë të butë
mund të priten me thikë
sipërfaqja e sapoprerë shfaq shkëlqim metalik
shkëlqimi humb shumë shpejt
sepse oksidohen nga oksigjeni e lagështia e ajrit
Vetitë fizike të metaleve alkaline
(Grupi IA)
densitet të ulët
përcjellshmëri e mirë e elektricitetit
pika e shkrirjes e ulët
ruhen në vajgur gjendja në natyrë
nuk gjenden në trajtë të lirë pasi janë shumë aktivë
diegia jep flakë karakteristike
Grupi
IA IIALi BeNa Mg K Ca Rb SrCs BaFr Ra
veprojnë me oksigjenin e ajrit
4Me + O2 = 2Me2O
veprojnë me halogjenët
duke dhënë kripëra
2K + Cl2 = 2KCl
veprojnë me vrull me ujin,
duke dhënë:
hidrogjen në gjendje të gaztë + hidroksidin përkatës
Vetitë kimike të metaleve alkaline
(Grupi IA)
veprojnë me acidet
duke dhënë kripëra dhe H2
Na + 2HCl = 2NaCl +H2
vetitë metalike më të theksuara i ka elementi me rreze më të madhe veprojnë me hidrogjenin
duke dhënë hidrure
2Na +H2 = 2NaH
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
30
Demonstrim 2. Në një pjatë qelqi laboratorike me H2O, duke e kapur me pincetë, vendosim një copë të vogël Na metalik, të përgatitur në demonstrimin 1. Pasi nxënësit nxjerrin përfundimin, një nxënës ngrihet të shkruajë reaksionin:
2Na + H2O g 2NaOH + H2
2. Metalet alkalino-tokësore (grupi IIA)Elementet e grupit IIA shfaqen me konfigurim të shtresës së jashtme s2, pra me dy elektrone valentore, të
cilat i lëshojnë duke dhënë jone 2+.Gjendja në natyrë: nuk gjenden në gjendje të lirë, por në trajtë komponimesh kimike.
Vetitë fizike
Vetitë kimike
Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeveMësuesi/ja e ndan klasën ndahet në tri grupe:
Grupi I - Përcaktoni elementin më aktiv të grupit IA, duke e argumentuar përgjigjen tuaj. Grupi II - Përcaktoni elementin më aktiv të grupit IIA, duke e argumentuar përgjigjen tuajGrupi III - Paraqitni reaksionet e oksideve të Na dhe Ca me ujin.
Vetitë fizike të metaleve alkalino-tokësore
(Grupi IIA)
janë me të forta se metalet alkaline
aliazhet e këtyre metaleve kanë intensitet të ulët
nuk ruhen në vajgur
kanë shkëlqim të bardhë në të hirtë,
shkëlqimi humb në atmosferë
formon një cipë okside të hollë me ngjyrë të zezë që pengon oksidimin e mëtejshëm
kjo shtresë mbrojtëse është e dallueshme te Be dhe Mg
ngjyra e flakës është e ndryshme
te Ca e kuqe në portokalli
te Ba e gjelbër në të verdhëte Sr e kuqe e ndezur
veprojnë me oksigjenin e ajrit
japin okside me veti më të dobëta bazike se metalet alkaline
Mg + O2 = 2MgO
veprojnë me halogjenët
Mg + Cl2 = MgCl2
treten në ujë
CaO + H2O = Ca(OH)2
Vetitë kimike të metaleve alkalino-tokësore
(Grupi IIA)
veprojnë me acidet
duke dhënë kripëra dhe H2
Mg + 2HCl → MgCl2 + H2
vetitë metalike i ka me të forta elementi me reze atomike më të madhe
veprojnë me hidrogjenin
duke dhënë hidrure
Mg + H2 → MgH2
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
31
2.5 Punë laboratori. Vetitë fi zike dhe kimike të elementeve të grupit IA dhe IIA. Hetimi i joneve të grupit IA dhe IIA
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të hetojë e demonstrojë jonet e grupit IA e IIA; - të përforcojë shprehitë praktike dhe rregullat e punës në laborator.
Materialet dhe mjetet mësimore: fi je teli platini ose nikel-kromi të fi ksuara mbi një tub qelqi, beker gazi, xhama sahati, provëza, cilindër i shkallëzuar, fenolftaleinë, mbajtëse provëzash
Reaktivët: HCl, kripëra të metaleve alkaline dhe alkalino-tokësore të: Li, Na, K, Ca, Sr, Ba, sasi të vogla në gjendje të ngurtë të elementeve: Li, Na, K, Ca, Al.
Struktura mësimore: ERR
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Evokimi Pyetje-përgjigje Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Realizimi i kuptimit Punë në grupe Punë në grupeRefl ektimi Përsosje e të shkruarit Punë individuale
Zhvillimi punës së laboratoritKlasa ndahet në grupe në varësi të kushteve. Secili grup merr mjetet e reaktivët që i duhen.
Evokimi. Pyetje-përgjigje1. Ç’është joni?Përgjigje. Jon g atomi që përmban një ose më shumë ngarkesa elektrike, si pasojë e marrjes ose e
humbjes së një ose më shumë elektroneve.
2. Sa lloje jonesh kemi?Përgjigje. Kemi jone pozitive dhe jone negative.
3. Si ndryshon brenda periodës e brenda grupit rrezja atomike, afria për (e-), energjia e jonizimit?Përgjigje. Rezja atomike zvogëlohet nga e majta në të djathë të periodës dhe nga poshtë-lart në grup.Afria për elektronin rritet kur kalojmë nga e majta në të djathtë në periodë dhe nga poshtë-lart në grup.
Energjia e jonizimit rritet nga e majta në të djathtë në periodë dhe nga poshtë-lart në grup.
Realizimi i kuptimit. Punë në grupeMësuesi/ja pyet nxënësit e çdo grupi ose frontalisht mbi rregullat e sigurisë në zhvillimin e eksperimenteve,
si dhe një përshkrimin e zhvillimit të një eksperimenti.
Eksperimenti 1 a) Pastrojmë telin Ni-Cr, me qëllim që të mënjanohet mundësia e ndikimit të papastërtive në ngjyrën e fl akës. b)Telin e njomim me HCl. c) Mbi tel vendosim një sasi të vogël substance. ç) Studiojmë ngjyrën e fl akës. d) Duke referuar tabelës përcaktojmë elementin. dh) Vëzhgojmë.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
32
Eksperimenti 2 a) Hedhim në tri provëzat 10-15 ml ujë të distiluar. b) Vendosim provëzat në mbajtësen e tyre. c) Shtojmë përkatësisht në secilën prej tyre: 1 Li, 2 Na, 3 K. ç) Vëzhgojmë. d) E përsëritim eksperimentin duke shtuar në ujë të distiluar përkatësisht në provëza: 1 K, 2 Ca; 3 Al. dh) Vëzhgojmë.
Eksperimenti 3Shtojmë fenolftaleinë në secilën prej provëzave. Vëzhgojmë.
Refl ektimi. Përsosje e të shkruaritÇdo nxënës do të plotësojë në fl etore në rubrikën e konkluzioneve këto çështje: a) Pse intensiteti i veprimit me ujin i elementeve Li, Na, dhe K Shfaq intensitet veprimi të ndryshëm? Argumentojeni këtë me pozicionin në SI, si dhe rrezen atomike të elementeve. b) Pse K, Na dhe Al veprojnë ndryshe me ujin? c) Përcaktoni ngjyrën e fenolftaleinës. ç) Shkruani reaksionet e eksperimenteve.
veprojnë me metaletduke dhënë:
okside bazike: sulfure: selenure 2Na +O2→2Na2O 2Na + S →Na2S 2Na +Se →Na2Se
Tema 2. 6. Karakteristikat e elementeve të grupeve VIA dhe VIIA
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të përcaktojë saktë pozicionin e elementeve në sistemin periodik dhe të gjitha veçoritë që lidhen me këtë pozicion;- të nxjerrë përfundime rreth ngjashmërive dhe ndryshimeve fi ziko-kimike të grupeve IA dhe IIA dhe VIA dhe VIIA;- të parashikojë karakteristikat e metaleve dhe jometaleve, duke u bazuar në vendin e tyre në tabelën periodike.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti kimia 10, Sistemi Periodik, modele atomesh që mund t’i jenë dhënë nxënësit më parë për detyrë (mund të bëhen me tela, me unaza, plastelinë, brumë etj.).
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Pyetjet paraprake Diskutim mbështetur në njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit te ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëPërforcimi Nxjerrja e përfundimve Veprimtari krijuese në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Pyetjet paraprake1. Listoni elementet e grupit IA dhe IIA.Përgjigje. Grupi IA: Li, Na, K, Rb, Cs, Fr. Grupi IIA: Be, Mg, Ca, Sr, Ba, Ra.
2. Listoni veçoritë e metaleve alkaline.Përgjigje. Metalet alkaline veprojnë me: a. Me + Hlg = kripëra b. Me + acid = kripë + hidrogjen c. Me + H2 = hidrure
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
33
3. Si luhaten vetitë metalike brenda grupit?Përgjigje. Vetitë metalike më të theksuara brenda grupit i ka elementi me rreze atomike më të madhe (Fr).
Ndërtimi i njohurive. Pema e mendimit
Veçoritë e grupit VIA
Veçoritë e elementeve të grupit VIIA
O elementi më elektronegativ i grupit
krahasuar me elementet e tjera vjen pas F.
shfaq ngarkesën -2
është oksidues i fuqishëm dhe formon komponime pothuajse me të gjithë elementet, duke përjashtuar gazet inerte
Elementet e grupit VIA
S dhe Se janë oksidues më të dobët se O2 dhe
oksidohen nga O2
konfigurimi i shtresës së jashtme: s2p4
(O, S, Se, Te, Po)
O, Se, S - janë jometale
Te - është metalloid
Po - është metal
veprojnë me metaletduke dhënë:
okside bazike: sulfure: selenure 2Na +O2→2Na2O 2Na + S →Na2S 2Na +Se →Na2Se
veprojnë me jometalet
duke dhënë okside acide
C + O2 → CO2 S + O2→ SO2 2Cl2 + O2→ 2Cl2O
Vetitë e grupit VIA
Halogjenët(grupi VIIA)
konfigurimi i shtresës së jashtme: s2p5
F, Cl, Br, I, Atkanë molekula dyatomike
F dhe CL janë gaze
Jodi i ngurtë
Bromi i lëngët
për rrjedhojë i paqëndrueshëm
atomet japin jone X-
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
34
veprojnë me halogjenët më pak aktivë se vetja, i oksidojnë ato
mund t’i zhvendosin nga kripërat e tyre
2Na Cl + F2 → 2NaF + Cl22Na Br + Cl2 → 2NaCl + Br2
2NaI + Br2 → 2NaBr + I2
veprojnë me hidrogjenin
japin halogjehidrure.
X2 + H2 → 2HX
Vetitë e elementeve të grupit VIIA
Fluori oksidon pothuajse të gjitha elementet
oksidojnë metalet e jometalet
japin kripërat përkatëse
2Na + I2 = 2NaI P4 + 10 F2 = 4PF5
Co + Cl2 = CoCl2 2Al + Br2 = 2AlBr3
Klori është agjent i fuqishëm
Bromi dhe jodi janë agjentë oksidues
Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeveVeprimtari krijuese në grupe. Ndërtoni me tel dhe rruaza modelet e atomeve.
Grupi I - Shkruani barazimet kimike për reaksionet e Cl me elementet: Li, Mg, S, Na, H2. Grupi II - Shkruani barazimet kimike për reaksionet me oksigjenin të elementeve: C, Mg, Se, Ge, Al. Grupi III - Nisur nga pozicioni në sistemin periodik, cili nga çiftet e mëposhtme a. reduktohet: S, Cl2, apo Na, Mg? b. oksidohet: S, P4 apo Cl2, F2?
2.7 Punë laboratori. Radha e aktivitetit të metaleve
Objektivat: Në fund të orës së punës së laboratorit nxënësi:- të hetojë e të demonstrojë aktivitetin e disa elementeve metalike;- të përforcojë shprehitë praktike dhe rregullat e punës në laborator.
Materialet dhe mjetet mësimore: mbajtëse provëzash, provëza, pjata petri, beker 250 ml tel për pastrimin e metaleve, 5 pipeta.
Reaktivët: AgNO3g 0, 05M, CuCl2 g 0,5M, MgCl2 g 0,5M, AlCl6H2O g1M, CuCl2, 2H2O g1M, ZnCl2 g 1M, MgCl2, 6H2O g1M, FeCl3, 6H2O g1M, tel bakri, zink, alumin, Mg, Fe.
Struktura mësimore: ERR
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Evokimi Pyetje-përgjigje Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Realizimi i kuptimit Punë në grupe Punë në grupe
Refl ektimi Të dhënat e analizave Koncepte Punë individuale
Zhvillimi i punës
Klasa ndahet në grupe në varësi të kushteve. Çdo grup merr mjetet e reaktivët që i duhet.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
35
Evokimi. Pyetje-përgjigje1. Listoni elementet që shfaqin veti metalore. Përgjigje. Mg, Zn, Al, Fe, Cu.
2. Çfarë jonesh japin metalet?Përgjigje. Jone pozitive.
3. Si ndryshon brenda periodës e brenda grupit rrezja atomike, afria për (e-), energjia e jonizimit?Përgjigje. Rrezja atomike zvogëlohet nga e majta në të djathë të periodës dhe nga poshtë-lart në grup.Afria për elektronin rritet kur kalojmë nga e majta në të djathtë në periodë dhe nga poshtë-lart në grup.
Energjia e jonizimit rritet nga e majta në të djathtë në periodë dhe nga poshtë-lart në grup.
Realizimi i kuptimit. Punë në grupeMësuesi/ja pyet nxënësit çdo grup ose frontalisht mbi rregullat e sigurisë në zhvillimin e eksperimenteve,
si një përshkrim të eksperimentit.
Eksperimenti 1Pjesa e parë. Demonstrimi i mësuesit.Mësuesi/ja demonstron reaksionin midis metalit të Cu dhe nitratit të Ag.
Pjesa e dytë. Krahasimi i aktivitetit të dy metaleve.Marrim katër pjata petri. Në dy prej tyre hedhim CuCl2g 0,5 M. Në secilën pjatë vendosim përkatësisht një copë të vogël Mg dhe Cu. Vëzhgojmë. Në dy pjatat e tjera hedhim 10 ml tretësirë MgCl2 g 0,5 M. Shtojmë në secilën pjatë një copë Cu dhe Mg. Vëzhgojmë.
Pjesa e tretë. Përshkrimi i eksperimentit që u krye.Mund të marrim dhe tretësira që përmbajnë jonet Al+3, Mg+2, Fe+3, Cu+2, Zn+2. Dhe metalet përkatëse Al, Mg, Fe, Cu, Zn. Vëzhgojmë.
Refl ektimi. Të dhënat e analizave. KonceptePjesa e parë. Nxënësit përshkruajnë në fl etore zhvillimin e eksperimentit që kryen.Pjesa e dytë. Nxënësit shkruajnë reaksionet që ndodhin, duke vënë në dukje dhe intensitetin e veprimit, gjë që shpreh radhën e aktivitetit të metaleve.Pjesa e tretë. Nxënësit krahasojnë reaksionet dhe aktivitetin e metaleve, duke i shkruar barazimet e reaksioneve.
Tema 2.8 Punë laboratori. Sjellja e oksideve acide dhe oksideve bazike. Amfoteria
Objektivat. Në fund të orës së punës së laboratorit nxënësi: - të studiojë ndryshimin e vetive kimike të elementeve të periodës së tretë; - të krahasojë aktivitetin e këtyre elementeve me oksigjenin; - të studiojë amfoterinë.
Materialet dhe mjetet mësimore: provëza ,cilindër matës, dëftues universal.
Reaktivët: Na2O, P4O10, MgO, SiO2.nH2O, NH4OH g 6M, Al(NO3)3 g 1M, HCl g 6M, H2SO4g 0,5M, HClO4 g 0,5M, NaOH g 6M.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
36
Zhvillimi i punës
Eksperimenti 1. Përcaktimi i përqindjes së joneve hidrogjen në tretësirat ujore të elementeve të periodës së tretë.
Kujdes! - Vini syze mbrojtëse dhe përparëse. - Shmangni kontaktet në lëkurë të materialeve të ngurta dhe solucioneve. - Materialet duhet të administrohen nga mësuesi. - Lani duart para se të largoheni nga laboratori.
Zhvillimi i eksperimentitNë shtatë provëza hedhim përkatësisht: -10 ml ujë të distiluar + 0, 3g SiO2.nH 2O -10 ml ujë të distiluar + sasi të vogla P2O5 (Kujdes! Reaksioni zhvillohet me vrull.) -10 ml H2SO4 g 0,5M -10 ml HClO4 g 0,5MMe ndihmën e dëftuesit universal përcaktojmë përafërsisht pH.
Eksperimenti 2. Veprimi me acidet dhe bazat të hidroksideve amfoterëNdajmë në dy provëza përmbajtjen e hidroksideve në trajtë pezullie. 1. Në njërën shtojmë 1-2 ml tretësirë HCl g 6M dhe e tundim me kujdes. Përcaktojmë pH me dëftuesin e ngjyrosur.
2. Në provëzën e dytë shtojmë 1-2 ml tretësirë NaOH g 6 M. Tundim provëzën me kujdes, duke shtuar me kujdes NaOH, derisa tretësira të bëhet bazike.
Të dhënat e analizave. Koncepte
Pjesa e parë. Nxënësit shënojnë në fl etore: 1. ndryshimin e përqindjes së joneve hidrogjen në tretësirat që hetuan; 2. ndryshimin midis vetive kimike të oksideve të elementëve që hetuan; 3. çfarë ndryshimesh u vërejtën gjatë hetimit të përqindjes të joneve hidrogjen.
Pjesa e dytë. Nxënësit do të diskutojmë rreth reaksioneve që ndodhën në eksperimentin e dytë, si dhe do të ndalojmë tek amfoteria e që vërehet në sjelljen e Al.
Tema 2.10. Harta e koncepteve për tabelën periodike
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të përkufi zojë saktë konceptet kyçe të kapitullit;- të shpjegojë sjelljen kimike të elementeve të grupit IA, IIA, VIA, VIIA;- të krahasojë aktivitetin kimik midis këtyre elementeve dhe përbërjeve të tyre.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Kimia 10”.
Metoda: Punë me grupe
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
37
Zhvillimi i mësimitKlasa ndahet në tri grupe.
Grupi I - Plotësoni tabelën.
Koncepti PërshkrimiTabelë periodikeGrup në tabelë periodikePeriodë në tabelën periodikeNdryshim i rrezes atomike në periodaNdryshim i rrezes atomike në grupe
Ndryshim i vetive të elementëve në periodë
Grupi II - Plotësoni tabelën.
Elementi Konfigurimi elektronik
Elektronet e bërthamës Numri i grupit Oksidet
përkatëseNaMgAl
Si
P
S
Cl
Grupi III – Plotësoni.
Metaleà-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Jometaleà -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Metale kalimtare à--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Okside bazike à----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Korrigjimi realizohet nga nxënësit e grupeve të kundërta. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit e spikatur.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
38
Test për kreun II
Emri ________________________Mbiemri _____________________Klasa________________________
1. Numri i periodës përkon me numrin e: (2 pikë) a. elektroneve të shtresës të jashtme; b. nënniveleve te shtresës të jashtme; c. elektroneve valentorë; ç. niveleve energjetikë.
2. Cili nga elementet e mëposhtme ka energji jonizimi më të madhe? (2 pikë) a. K apo Ca? b. S apo Cl? c. O apo S? ç. S r apo Ba?
3. I. Jonet negative formohen kur elektroni i bashkohet atomit X. (2 pikë) II. Jonet pozitive formohen kur elektroni i largohet atomit Y. III. Izotopi Z është formuar kur atomi Z kap një neutron.Cila nga alternativat është e vërtetë për atomet X, Y, Z? a. vetëm I b. vetëm III c. I dhe II ç. I dhe III d. I, II dhe III
4. Plotësoni. (2 pikë)Ligji periodik i elementeve thotë se vetitë e elementeve ndryshojnë në________________me rritjen e _________________ dhe _____________që ato formojnë, varen nga ___________.
5. Cili prej elementeve të mëposhtme shfaqin afri më të madhe për elektronin? (2 pikë) a. Na (Z =11); b. Mg (Z = 12); c. Cl (Z = 17); ç. S (Z = 16)
6. Shkruani barazimet kimike të përftimit të kriprave të K dhe Ba. (4 pikë) ____________________________________________________ ____________________________________________________ ____________________________________________________ ____________________________________________________
7. Shkruani dy reaksione karakteristike të elementeve të grupi VIA. (5 pikë)
8. Për ekuacionin më poshtë: (6 pikë) CaCO3 + 2HNO3 g Ca(NO3)2 + CO2 + H2O sa gramë HNO3 veprojnë me 16 gramë CaCO3?
VlerësimiPikët 0 - 4 5 - 9 10 - 13 14 - 16 17 - 19 20 - 23 24 - 25Nota 4 5 6 7 8 9 10
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
39
Kreu III LIDHJA KIMIKE
Tema 1. Lidhja kimike. Lidhja jonike. Struktura e rrjetit kristalor
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të përshkruajë mekanizmin e lidhjes jonike;- të hartojë formula, duke u mbështetur te ngarkesa e joneve përbërës; - të përdorë konceptin e energjisë së rrjetit kristalor, për të argumentuar formimin e kristaleve jonike.
Konceptet kryesore:
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimi 10”.Tabela e Sistemit periodik
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake
Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit të ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasë
Përforcimi Ushtrime Diskutim i situatave problemore Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Pyetjet paraprake1. Paraqitni formulën elektronike të atomit të Na dhe Cl, duke veçuar shtresën e jashtme.Përgjigje. • Na (Z = 11) g 1s22s2p63s1 g shtresa e jashtme 3s1.Na lëshon me lehtësi 1 elektron 3s1, duke u kthyer në jon 1+ (kation). • Cl (Z =17) g 1s22s2p63s2p5 g shtresa e jashtme 3s2p5.Cl merr një elektron për të plotësuar me 8- elektrone shtresën e jashtme, duke u kthyer në jon Cl- (anion).
2. Ç’quajmë elektron valentor?Përgjigje. Elektrone valentore quajmë elekteronet e nivelit të jashtëm energjetik të një atomi.
3. Ç’quajmë elektrone të bërthamës?Përgjigje. Elektrone bërthamore quhen elektronet, të cilat e kanë vlerën e numrit kuantik themelor një njësi
më të vogël se elektronet e valencës.
4.Shpjegoni sjelljen e elementëve të grupit të i A me elementet e grupit te VIIAPërgjigje. Elementet grupit IA p.sh., Na, bashkëveprojnë me halogjenët p.sh., Cl sipas reaksionit: 2Na + i = 2NaI5. Ç’quajmë energji jonizimi? Po afri për elektronin?Përgjigje. Energji jonizimi quhet energjia që nevojitet për të shkëputur elektronin nga atomi i tij. Afri për elektronin quhet aftësia që një elektron ka për tërhequr elektronet e një atomi tjetër.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërveprues Përkufi zojmë konceptin “lidhje kimike” (forcat që mbajnë atomet të lidhura në molekule).
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
40
Faktori që kushtëzon lidhjen kimike është konfigurimi elekronik i atomeve që e realizojnë këtë lidhje.Në rast se lidhja realizohet midis joneve d.m.th. midis kationeve dhe anioneve, ajo quhet lidhje jonike.Le ta analizojmë këtë pohim.1. Le ti referohemi elementit Na dhe Cl2. Në fazën e parashikimit konfigurimin e Na dhe Cl, si dhe përcaktuam jonet që ata japin. Le të trajtojmë
lëvizjen e elektroneve të shtresës së jashtme nga Na, te Cl me tendencën e plotësimit të tetëshes elektronike. Komponimi jonik i formuar do të jetë NaCl. Procesi realizohet sipas skemës:
Na 2 8 1 Na+ 2, 8 NaCl
Cl 2 8 7 Cl - 2, 8, 8
Mg 2 8 2 Mg2+ 2, 8 MgO
O 2 6 O2- 2, 8
Përfundim. Elektroni valentor i natriumit, i cili shkëputet lehtësisht, tërhiqet nga atomi i jometalit, i cili ka tendencë të plotësojë shtresën e jashtme, duke u kthyer në anion dhe duke formuar komponime jonike.
Atomet me afri për elektronin ndodhen në të djathë të tabelës periodike dhe quhen jometale. Atomet që formojnë lehtësisht katione gjenden në të majtë dhe nga fundi i grupeve në tabelën periodike janë metalet.
Struktura e rrjetit kristalor• Një kristal NaCl përbëhet nga jone Na+ dhe Cl-. Vendosja trepërmasore e joneve në kristal realizohet
pasi çdo anion apo kation tërheq rreth vetes numrin maksimal të joneve me ngarkesë të kundërt. Forcat që i mbajnë të lidhura jonet në kristal janë forca elektrostatike. P.sh., energjia që duhet për të ndarë jonet Na dhe Cl në një mol NaCl është 769 KJ.
• Një kristal jonik është elektroasnjanës d.m.th., përmban në mënyrë të barabartë në numër jonesh negative dhe pozitive.
• Kristalet jonike ndërtohen nga formula-njësi.
Për të sqaruar më mirë formimin e një kristali jonik, mësuesi ilustron me shembull të një kristali jonik, (p.sh.: NaCL, CaCl2), duke ndjekur këto hapa:
1. paraqitja e formulës elektronike;2. formimi i joneve;3. përcaktimi i energjisë të harxhuar dhe çliruar përkatësisht sipas joneve;4. kalimi i joneve nga zona e formimit ne atë të rrjetit kristalor;5. evidentimi i energjisë për këtë fazë.
Përfocimi. Punë me grupeKlasa ndahet në grupe:
Grupi I - Paraqitni formulat elektronike të joneve të atomeve K.Grupi II - Paraqitni formulat joneve të atomeve O dhe Mg. Grupi III - interpretoni formimin e kristaleve që formojnë jonet e mësipërme.
Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3, libri i ushtrimeve.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
41
3.5 Ushtrime për strukturat e Ljuisit
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të zgjidhë ushtrime me alternativa; - të llogaritë të gjithë treguesit, si: numri e e-, atomin qendror etj. për atomin apo jonin. - të realizojë hartën e koncepteve për strukturat Ljuisit.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, Libër ushtrimesh, SI.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive bazë - teorike
Diskutimi njohurive teorike bazë Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Zgjidhje modelesh ushtrimesh Të mësuarit ndërveprues Punë në klasë
Përforcimi Ushtrime në grupe Zgjidhje ushtrimesh tip Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Diskutimi i njohurive teorike bazëPyetje. Për të paraqitur një strukturë Ljuisi, cilat janë pikat që duhet të kihet parasysh?Përgjigje.1. Të fi gurojnë të gjitha elektronet e valencës.2. Elektronet duhet të jenë të çiftëzuara.3. Çdo atom duhet të plotësojë shtresën e jashtme me 8 elektrone (duhet përjashtuar atomi i H që plotësohet
me 2 e-).4. Atomet lidhen midis tyre me lidhje kovalente dyfi she e trefi she.
Ndërtimi njohurive. Zgjidhje modele ushtrimesh (tip)Ushtrimi 1. Shkruani strukturën e Ljuisit për molekulën H2S.
Zgjidhje1. Përcaktojmë atomin qendror (S).2. Llogaritim numrin total të elektroneve valentore: H g 1s1; S (Z=16) g 1s22s2p63s2p4.2 atome H kanë 2 e- valentorë +1 atom S ka 6e- valentorë = 8 e-
3. Ndërtojmë skeletin strukturor H-S-H. Lidhjet njëfi she lidhëse midis H dhe S angazhojnë 4 atome5. 4 atomet e tjera i përkasin atomit qendror S, pasi dy H e kanë plotësuar shtresë e jashme n me dy
elektrone; tashmë dhe S e plotësoi me 8 elektrone.
Ushtrim për nxënësit. Shkruani strukturën e Ljuisit për molekulën H2O.1. Atomi qendror (O).2. 2 atomet H kanë g 2 e- 1; atomi O ka g 6e- = 8e-.3. Struktura hapësinore: H-O-H.4. 4 elektrone plotësojnë lidhjet njëfi she H-O dhe 4 elektrone plotësojnë 8-shen elektronike të atomit qendror O.
Ushtrimi 2. Shkruani strukturën e Ljuisit për molekulën e CO2.Shënim. Për zgjidhjen e ushtrimit mësuesi/ja mund të aktivizojë nxënësit në mënyrë frontale ose një nxënës
një tabelë.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
42
Zgjidhje1. Përcaktojmë elektronet valentore.
C (Z = 6) g 1s 22s 2p2 (4e- valentore)O (Z = 8) g 1s 22s 2p4(6e- valentore)Shuma g 4e- + 2 · 6e- = 16e-
2. Ndërtojmë skeletin strukturor: O-C-O (shih skemat f. 55 për molekulën CO2).
3. Meqenëse në këtë molekulë atomi i C nuk plotësohet me strukturën e mësuar në ushtrimin 1, atëherë do të bëjmë një riorganizim të elektroneve të lidhjes, duke kaluar në 2 lidhje dyfishe në lidhjen O=C=O, duke lënë në atomet e O nga 4 e-.
Ushtrimi 3. Shkruani strukturën e Ljuisit për jonin NH+4.
Shënim. Udhëzohen nxënësit të llogaritin numrin e e- valentore për atomet pjesëmarrës në molekulë.
Zgjidhje1. Llogaritim numrin e elektroneve: 1atom N ka 5 elektrone valentore + 4 atome H · 1 atom = 9elektrone -1 elektron nga ngarkesa (+) = 8 e- në
dispozicion të lidhjes
Struktura është: H
H N+ H
HMe këtë strukturë atomi qendror është i plotësuar me 8 elektrone në shtresën e jashtme.
Përforcimi. Ushtrime në grupeKlasa ndahet në grupe.Grupi I - Përcaktoni atomin qendror për molekulat: BCl3, Co3
2-, PCl6-.
Grupi II - Llogaritni numrin e përgjithshëm të elektroneve valentore, pasi të paraqitni konfigurimin e shtresës së jashtme elektronike për çdo atom.
Grupi III - Paraqitni strukturën përfundimtare të molekulave.
Në fund zgjidhjet e çdo grupi japin zgjidhjen përfundimtare.
Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3, në faqen 55 të tekstit.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
43
3.10 Projekt i sugjeruar. Lidhjet kimike dhe parashikimi i karakterit polar ose jopolar i molekulës, në varësi të tipit të lidhjes dhe elektronegativitetit
Synimi. Të realizojmë modelime të llojeve të ndryshme për lidhjet kimike, ku të vihet në dukje karakteri polar ose jopolar, si dhe elektronegativiteti.
Objektivat sipas niveleve të nxënësve:N. I. Të demonstrojë me shembuj mekanizmin e lidhjeve të ndryshme kimike.N. II. Të shpjegojë strukturat e rrjetave kristalore, lidhjeve kimike, duke përcaktuar elektronegativitetin e elementeve pjesëmarrëse, diferencën e elektronegativitetit, si dhe llojin e lidhjes kimike.N. III. Të realizojë modelime për lidhje të ndryshme kimike, ku të vihet në dukje karakteri polar ose jopolar, si dhe elektronegativiteti.
Zhvillimi i projektit
Temat që do të trajtohen:• Lidhja jonike. Struktura e rrjetit kristalor.• Lidhja kovalente dhe llojet e saj. Lidhjet sigma dhe pi.• Lidhja bashkërenditëse.• Elektronegativiteti i lidhjes kimike.
Mënyra e realizimitÇdo grup paraqet punën nëpërmjet përfaqësuesit të zgjedhur prej grupit.Nëse puna është individuale nxënësi e paraqet atë para klasës, duke e ilustruar punimin e tij me shpjegime në dërrasë të zezë ose materiale pamore (modelime, grafi kë etj.).Në të dyja rastet duhet të dalin qartë objektivat që janë arritur me realizimin e projektit.
Mënyra e prezantimit:• Material me CD• Ese,• Kuriozitete shkencore.
Vlerësimi. Nxënësit vlerësohen për:• nivelin e arritjes së objektivave;• nivelin e informacionit të paraqitur;• mënyrën e prezantimit;• mënyra e interpretimit dhe realizimit artistik të materialit.
Koha e realizimit: 1orë mësimore - prezantimi nga 4 grupe.Në fund të orës së mësimit, mësuesi argumenton vlerësimin, për të cilin mund të japin mendimet e tyre edhe nxënësit e grupeve të tjera.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
44
Test për kreun III
Emër ________________________
Mbiemër _____________________
Klasë ________________________
1. Cila nga formulat e mëposhtme është formuar me lidhje kovalente? (2 pikë)a. KCl b. Cl2 c. NH4 ç. HCl
2. Plotësoni shpjegimin e koncepteve: (2 pikë)a. Kënd valentor quajmë ___________________________________________________
_______________________________________________________________________
b. Gjatësi të lidhjes kimike___________________________________________________ ________________________________________________________________________
3. Shkruani strukturën e Ljuisit për formulat e mëposhtme: (6 pikë) a. O2 b. HCN c. NO+ d ç. H2CCH2
4. Sa çifte elektronesh vetjake dhe sa çifte lidhëse ka atomi i Mg. (2 pikë) ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________
5. Cila prej molekulave të mëposhtme ka strukturë piramidë me bazë trekëndore. (4 pikë) a. HCl b. HCN c. H2O ç. PCl3
6. Ndërtoni strukturën e acidit fosforik H3PO4, duke treguar rrugën e zhvendosjes së elektroneve. (4 pikë)
7. Paraqitni me anë të strukturës Ljuis një lidhje shumëfi she. (3 pikë)
8. Cila nga molekulat apo jonet e mëposhtme përmban lidhje polare? (2 pikë)
O3 ,P4 , S22- , NO2
-, ClO3-, H2S , BH4
-
VlerësimiPikët 0 - 4 5 - 9 10 - 13 14 - 16 17 - 19 20 - 23 24 - 25Nota 4 5 6 7 8 9 10
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
45
Kreu IV ACIDET DHE BAZAT
4.1 Acidet dhe bazat. Përbërja dhe klasifi kimi i tyre
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të përkufi zojë saktë konceptet acid, bazë; - të dallojë e interpretojë dallimet midis teorive të Bojlit, Arreniusit dhe përkufi zimit të sotëm;- te analizojë vetitë e acideve dhe bazave, si dhe përftimin e tyre.
Konceptet kryesore: acid, bazë, grup hidrooksid, hidrure, acide sipas Arreniusit, bazë sipas Arreniusit.
Struktura mësimore: ERR
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Evokimi Pyetje-përgjigje Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Realizimi i kuptimit Paraqitja e materialit të ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasë
Refl ektimi Ushtrime në grupe Ushtrime në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit Evokimi. Pyetje-përgjigje - Ç’janë për ju acidet? Po bazat? - Sa tipe jonesh njohim?Përgjigje. Jone pozitive (p.sh. H+) dhe jone negative Cl-.
- Kur një molekulë është jonike?Përgjigje. Molekula quhet jonike, kur ajo është e formuar nga bashkimi i dy joneve me ngarkesa të kundërta,
p.sh.: NaCl (Na+ dhe Cl-).
Realizimi i kuptimit. Paraqitja e materialit të riParashtrohen njohuritë e reja, duke përdorur të dhënat që dolën gjatë fazës së evokimit.
Acid = përbërja kimike që në tretësirë ujore rrit përqendrimin e joneve H+.Jonet H+ tërhiqen nga çiftet vetjake të molekulës së ujit, duke formuar jonin hidron H3O
+. HCl(g) + H2O
- g H3O++Cl-
Bazë = përbërja kimike që në tretësirë ujor e rrit përqendrimin e joneve OH-. NaOH-g Na++ OH-
Tretësirat e acideve veprojnë vrullshëm me bazat, duke dhënë kripë dhe ujë. HClO4(aq) + NaOH(aq)
- g NaClO4(aq) + H2O
Teoria e Bojlit
gërryesshije të thartë
Teoria e
Bojlitacidet bazatndryshojnë ngjyrën
e lakmuesit nga blu në të kuqe
humbasin aciditetin kur bashkohen me metalet
janë të rrëshqitshme
ndryshojnë ngjyrën e lakmusit nga të kuqe në blu
bëhen më pak alkaline kur veprojnë me acidet
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
46
Teoria e ArreniusitAcidet janë përbërje pa ngarkesë, por që jonizohen kur treten në ujë dhe japin jone H+ dhe jone negative.
2H OHCl H C+ −→ +
Bazat janë përbërje pa ngarkesë që, kur treten në ujë, jonizohen, duke dhënë jone negative OH dhe Jone pozitive. Acidet neutralizojnë bazat, sipas reaksionit:
+(aq) (aq) 2 (l)H + OH H O→
Përkufi zimi i sotëm Acid do të quajmë përbërjet që, kur treten në ujë, rritin përqendrimin e joneve H+.Bazë do të quajmë përbërjet që, kur treten në ujë, rritin përqendrimin e joneve OH-.
Vetitë e acideve dhe bazave rrjedhin nga ndryshimet midis kimisë të metaleve dhe të jometaleve, si dhe nga kimia e përbërjeve të hidrogjenuara, oksideve dhe hidroksideve.
Përbërjet që përmbajnë H të lidhur me një jometal quhen ® hidrure të jometalit (p.sh. H2S) dhe, ato H dhe një metal g hidrure të metalit (p.sh. NaH).
Hidruret e metaleve veprojnë me H2O, sipas reaksionit:
2
+ -(ng) 2 (l) (aq) (aq) (g)NaH + H O Na +OH + H→
Pra, meqenëse shtojnë përqindjen e joneve OH-, ato konsiderohen baza. Krejt ndryshe ndodh me hidruret e jometaleve, të cilat japin acide kur treten në ujë, për rrjedhojë, konsiderohen acide:
CO2(g) + H2O(l) g H2CO3(aq)
Kimia e oksideve ndjek të njëjtën rregull d.m.th., oksidet e metaleve konsiderohen baza dhe të jometaleve acide.
Refl ektimi. Punë në grupe Të ndërtojmë së bashku skemat: Metal g oksid i metalit g bazë Jometal g hidrur i jometalit g acid
Detyre shtëpie. Ushtrimi 6, faqe 67.
Tema 4. Shpërbashkimi elektrolitik. Elektrolitet e forta dhe të dobëta
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përcaktojë saktë elektrolitet e forta dhe të dobëta; - të shpjegojë procesin e shpërbashkimit, duke e ilustruar atë.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, Tabela e Sistemit periodik.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
47
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake
Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit të ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasë
Përforcimi Ushtrime në grupe Ushtrime në grupe Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Pyetjet paraprake1. Paraqitni një reaksion të përftimit të NaCl.Përgjigje. Na + KCl g NaCl
2. Çfarë jonesh jep kripa e NaCl?Përgjigje. Na+ dhe Cl-.
3. Ç’quajmë acid? Si vepron ai me ujin?Përgjigje. Acid quajmë atë përbërje që në tretësirë ujore rrit përqendrimin e joneve H+.H2SO4 + H2O g H3O
+ + SO42-
4. Ç’quajmë bazë? Përgjigje. Bazë quajmë një përbërje kimike, që në tretësirë ujore rrit përqendrimin e joneve OH-.
5. Jepni reaksionin e veprimit të tretësirave ujore të acideve me bazat. Ç’prodhohet?Përgjigje. Mg(OH)2 + 2HBr g MgBr2 + 2H2O
6. Emërtoni kriprat e mëposhtme: 1. NaCl, 2. NaHSO4, 3. PCl5, 4. NaH2PO4, 5. Bi(OH)2Cl
Përgjigje. 1. kripë normale, 2. kripë acide, 3. kripë normale, 4. kripë acide, 5. kripë bazike.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërveprues1. Mësuesi/ja përkufizon procesin e shpërbashkimit: “Proces shpërbashkimi quajmë procesin gjatë të cilit
përbërjet jonike treten në ujë, duke u ndarë plotësisht në jone pozitive dhe negative”.
Shembull 1. Më pas, përkufizimi ilustrohet me disa shembuj, ku një ose dy prej të cilëve zhvillohen nga nxënësit, pasi në këtë mënyrë vihet në kontroll vëmendja aktive e tyre.
P.sh.: NaCl- g Na+ + Cl-
MgCl g Mg+ + Cl-
Për nxënësit: KCl g K++ Cl-
AgCl g Ag++ Cl-
2. Jepet koncepti “elektrolit”: elektrolit g përbërje që kur tretet në ujë, përcjell rrymën elektrike.
Marrim në analizë molekulën e NaCl.a. Që të përcillet rryma elektrike duhet të kemi lëvizje të lirshme të grimcave të ngarkuara.b. Këto grimca vijnë nga shkëputja nga kristalet e NaCl dhe janë jone pozitive dhe negative.c. Kristalet që i përmbajnë këto jone nuk e përcjellin rrymën, pasi jonet aty janë të vendosura në mënyrë të palëvizshme.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
48
Shembull 2. HCl është elektrolit i fortë, sepse në tretësirë ujore jep tretësirë jonike, ndonëse vetë është molekule me lidhje kovalente. Kjo shpjegon faktin që HCl është elektrolit i fortë.
3. Joelektrolite quhen përbërjet, tretësirat e të cilave nuk e përcjellin rrymën elektrike.
4. Klasifi kimi i elektrolitevea. Elektrolite të forta g quhen përbërjet si acidet, kripërat, bazat me përbërje jonike, që shpërbashkohen plotësisht në tretësirë dhe përcjellin rrymën elektrike.b. Elektrolite të dobëta g përbërjet që treten pjesërisht, duke formuar tretësira, kur një pjesë e vogël e përbërjes kalon në formë jonesh, për shembull: CH 3COOH.
DemonstrimMaterialet: dy elektroda, beker, llambë, HCl, HNO3, H2SO4, NaOH.
Zhvillim Mbushim bekerin me secilën nga tretësirat e mësipërme. Futim elektrodat të lidhura me një llambë. Vërejmë
kur llamba ndriçon më fort. Rezultatin ta përcaktojnë nxënësit
Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeveNxënësit ndahen në grupe. Secili grup të argumentojë në fl etore për një tretësire atë që vëzhgoi.Në fund të orës, së bashku me mësuesi/en, ata nxjerrin përfundimet, duke përcaktuar saktë shkallën e
fortësisë së elektroliteve, si dhe rishpjegohet përmbledhtazi procesi.
4.8 Ushtrime të zgjidhura
Shembull 1. Llogaritni masat njëvlerëse për H3PO4 ne ekuacionet (1), (2) dhe (3).
H3PO4 + KOH g K H2PO4 + H2O (1)
H3PO4+ 2KOH g K2HPO4 + 2H2O (2)
H3PO4+ 3KOH g K3PO4 + 3H2O (3)
ZgjidhjeMasa molekulare e H3PO4 është 98. Në ekuacionin (1) 1 mol acid H3PO4 aktivizon, çliron 1 mol H+:
aciditmasa molare 98E = = = 98
numri i atomeve H 1
Në ekuacionin (2) aktivizohen 2 H+ g98E = = 492
Në ekuacionin (3) aktivizohen 3 H+ g98E = =323
.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
49
Shembull 2. Sa është normaliteti i tretësirës të Ba (OH)2, që përmban 0, 01713g Ba(OH)2 në 0,1000L tretësirë? Po molariteti?
Ba(OH)2 + 2HCl = BaCl2 + 2H2O
Zgjidhje
Zgjidhja e ushtrimit do të ndjekë këta hapa: Masa e Ba (OH)2 g Numri i moleve Ba(OH)2 g Masa njëvlerëse e Ba(OH) g Normaliteti i tretësirës
-4
-3N
-4
M
171,3 m 0,01713 171,3137,3 + 2 ·16 + 2 · 1 = = = 1,000 10 E = = 85,5 n M 171,3 2
0,01713C = = 2,000 10 N85,5 0.10001,000 10C =
0.1000
⇒ ⋅ ⇒
⋅⋅
⋅
Shembull 3. Sa është masa e NaOH, që përmbahet në 0,2 l tretësirë 0,2 Molare?
ZgjidhjePërqendrimi molar tregon numrin e moleve të substancës së tretur në një litër tretësirë.Ky shprehet me formulën:
1
1M
NaOH 1 M
m është masa e substancës së tretur në g.
M është masa molare e substancës së tretur g/mol
V vëllimi i tretësirës në litra
mC =
M V
M = 23 + 16 + 1 = 40 m = C M V 0,2 40 0,2 = 1,6 g
⇒⋅
⇒ ⋅ ⋅ = ⋅ ⋅
Shembull 4. Sa litra tretësirë 30% e HNO3 (d = 1180 kg/m3) duhen për përgatitjen e 20 l tretësirë 0,5 M të këtij acidi?
Zgjidhje
Në fillim llogaritim sasinë e HNO3 që ndodhet në 20 l të tretësirës 0,5 M të HNO3 ( 3HNOM = 63,01).
M 1 m
-3-3 31
m1C = ose m = C M V 0,5 63,01 20 = 630,1gM V
m 100 630,1 10 100V = = 1,78 10 mc% d 30 1180
⋅ ⋅ ⇒ ⋅ ⋅⋅⋅ ⋅ ⋅
⇒ ⋅⋅ ⋅
Shembull 5. Llogaritni pH e një tretësire që përmban 0,04 mole jone H3O+ në 2l të saj.
ZgjidhjePërqendrimi i joneve hidron në tretësirën tonë është:
+3
3
H O
-2H O
0,04 moleC = = 0,02 M2l
pH = -logC = -log 0,02 = -log 2 10 = 2 - log 2 = 1,7⋅
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
50
Test për kreun IV
1. Përcaktoni alternativën e saktë. (1 pikë)a. Kanë shije të thartë.b. Kanë veti gërryese.c. Ndryshojnë ngjyrën e lakmuesit nga blu në të kuqe.ç. Këto veti i përkasin: a) kripërave, b) bazave, c) acideve.
2. Përkufizoni konceptet e mëposhtme: (5pikë)a. bazë_______________________________________________________________________________________________________________________________________b. acid i fortë__________________________________________________________________________________________________________________________________c. kripë_______________________________________________________________________________________________________________________________________
ç. kripë dyfishe________________________________________________________________________________________________________________________________ d. gradë e shpërbashkimit _______________________________________________________________________________________________________________________
3. Plotësoni reaksionet e mëposhtme: (5 pikë)a.Pb(OH)2 + HClg _____ + H2Ob. H2SO4 + _____ g NaHSO4 + H2Oc. Fe2O3 + H2SO4g _____ + _____ç. H2SO4+ _____ g Li2SO4 + 2H2Od. Ba O + Cl2O7g _____ + _____
4. Llogaritni normalitetin për secilën tretësirë. (4 pikë)a. 4 masa njëvlerëse HCl janë tretur në 2 litra tretësirë. (P: 2 N)b. 2,5 · 10-3 masa njëvlerëse të HBr në 50 ml tretësirë. (P: 0,05 N)c. 0,3 masa njëvlerëse të H2SO4 në 400 ml. (P: 0.75 N)ç. 150 · 10-3masa njëvlerëse të NaOH në 100 ml tretësirë. (P: 1,5 N)
5. Sa molare është tretësira e hidroksidit të bariumit, 92,62 ml të së cilës përmban 14,621 mg Ba(OH)2?(P: 9, 231· 10-4M) (4 pikë)
6. a. Sa gramë H2SO4 ndodhen në 1,2 L tretësirë 1,2 M? (P: 59 g)
b. Sa gramë H2SO4 ndodhen në tretësirën 0,5 N? (P: 29 g) (4 pikë)
7. Çfarë vëllimi i H3PO4g0,75 N, duhet për të asnjanësuar 0,500L hidroksid kaliumi KOH g0,7 M? (P: 0,47 L) (5 pikë)
8. Përdorni strukturat Luisit, shkruani barazimin kimik për ekuacionet e mëposhtme: (2 pikë)a) HF + NH3 = b) H3O
+ + CN- =
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
51
Kreu V KINETIKA KIMIKE
Tema 5.1. Reaksioni kimik. Energjia e aktivizimit
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi: - të përkufi zojë dhe ilustrojë energjinë e aktivizimit; - të shpjegojë pse dhe cilat janë ndeshjet e frytshme midis grimcave, - të analizojë ndryshimin e energjisë së sistemit, si rezultat i prishjes dhe krijimit të lidhjeve kimike.
Konceptet kryesore: reaktantë, produkte, energji aktivizimi, kompleks aktiv.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, modele të molekulave.
Struktura mësimore: ERR
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Evokimi Pyetje-përgjigje Diskutim mbështetur në njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Realizimi i kuptimit Paraqitja e materialit të ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasëRefl ektimi Ushtrime në klasë Diskutim i situatave problemore Punë në grupe
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Pyetje-përgjigje1. Ç’është molekula?Përgjigje. Grimca më e vogël që ruan vetitë e lëndës.
2. Çfarë është formula H2SO4?Përgjigje. Një molekulë acidi sulfurik. Një mol molekulë acid sulfurik:7 atome g 2H + 1S + 4O g Raporti: 2 : 1 : 4.(2 · 1) + (1 · 32) + (4 · 16) = 98
3. Cili është ndryshimi midis molekulës dhe jonit?Përgjigje. Jonet janë pjesë përbërëse të molekulës, të ngarkuara me ngarkesë pozitive apo negative.Shembull: NaCl gNa++ Cl-.
Ndërtimi i njohurive. Shpjegim1. Shpjegohet objekti kinetikës kimike g shkenca që studion: a. shpejtësinë e reaksionit kimik, b. mekanizmin e zhvillimit të reaksionit kimik.
2. Reaksionet- Ç’është dhe si zhvillohet një reaksion kimik?Një reaksion kimik është relacioni midis reaktantëve dhe produkteve të lidhura me shigjetë, kahu i të cilës
jep kahun e zhvillimit të reaksionit. Për reaksionet në ekuilibër përdoren dy shigjeta me kahe të kundërta.
- Si ndodh një reaksion kimik?a. Molekulat apo jonet duhet të përplasen midis tyre. Jo të gjitha përplasjet çojnë në reaksion kimik. Duhet
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
52
që këto grimca të kenë një energji të tillë që të krijojë mundësinë e shkëputjes së lidhjeve ekzistente (të reaktantëve) dhe zëvendësimin e tyre me lidhje të reja e, për rrjedhojë, formimin e produkteve.
Substancat A + BC reaktantë
Substancat B + AC produkte Zhvillimi i reaksionit : A + AB B + AC,
→
→→ ⇒Shembull.
b. E1, E2
Që reaksioni të ndodhë duhet që: a. E1 (energjia) duhet të jetë e mjaftueshme për të prishur lidhjet kimike të reaktantëve;b. drejtimi i reaktantëve.
Nëse njëri nga këta faktorë nuk plotësohet, reaksioni nuk ndodh.Cl + NOCl g NO + Cl2
3. Energjia e aktivizimit- Ç’është energjia e aktivizimit?Energji të aktivizimit do të quajmë sasinë e energjisë së domosdoshme që duhet për tu kryer një reaksion
kimik. Simbolikisht e shënojmë Ea.Për të qartësuar më mirë rolin e Ea dhe fazat e reaksionit kimik, e ndajmë atë në tri faza:
a. Faza e parë - afrimi i grimcave (molekula, jone).b. Faza e dytë - grimcat arrijnë Ea d.m.th. ndërhyjnë në strukturat e njëra-tjetrës duke këputur lidhjet
ekzistente e duke formuar të reja. Kjo fazë shoqërohet me formimin e kompleksit aktiv.c. Faza e tretë - formimi i produkteve.
4. Klasifikimi i reaksioneve në ekzotermik dhe endotermik
a. Reaksioni quhet ekzotermik, kur energjia që zotërojnë reaktantët është më e madhe se ajo që zotërojnë produktet. Energjia që çlirohet nga reaksioni është e barabartë me diferencën e energjive H < 0.
b. Reaksioni quhet endotermik, kur energjia e produkteve është më e madhe se energjia që zotërojnë reaktantët. Energjia që do të duhet për t’u zhvilluar reaksioni duhet të jetë e barabartë me diferencën midis tyre, pra H > 0.
Përforcimi. Diskutim i situatave problemoreTë diskutojmë së bashku, duke e ndarë në faza energjinë që duhet për të ngjitur dhe hedhur një gur nga një lartësi.
a. Nga pika A në pikën B rruga e drejtë. Energjia që ne shpenzojmë merr vlerën E.b. Nga pika B në pikë C është ngjitja në kodër. Kuptohet që energjia e konsumuar është më e madhe(e shënojmë me Ea).c. Nga pika C në pikën D është zbritje. Pra, energjia e shpenzuar është shumë e vogël.Duke bërë analogji me reaksionin kimik ne mund të shpjegojmë fazat dhe energjinë e aktivizimit të reaksionit kimik.
Detyrë shtëpie. Ushtrimet 4 dhe 5, në faqen 91.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
53
Test për kreun V
Emër_____________________ Mbiemër__________________Klasa_____________________
1. Plotësoni tabelën. (4 pikë)
Koncepti Shpjegoni shkurtimisht kuptimin e konceptitEnergji aktivizimiKatalizatorStad i reaksionitRend i reaksionit
2. Në pohimet e mëposhtme vendosni e saktë (S)/e gabuar (G). (2 pikë) Reaksion kimik quajmë përplasjen e grimcave me ngarkesë.Kompleks aktiv do të quajmë gjendjen e ndërmjetme midis reaktantëve dhe produkteve, pra gjendjen kur
reaktantët kthehen në produkt. Reaksioni quhet ekzotermik, kur H > 0.Mekanizmi i reaksionit është përmbledhja e proceseve, me anë të të cilave reaktantët kthehen në produkte.
3. Jepni mekanizmin dhe rendin e reaksionit të mëposhtëm. (4 pikë)A + 2B + C = E
4. Përcaktoni molekularitetin e reaksioneve. (2 pikë)2A = B g ABB g C3B g DA + B + C = D
5. Llogaritni shpejtësinë e reaksionit kimik, që shprehet me barazimin: 2B = A + C, (4 pikë)ku përqendrimi i substancës B është 1,5 mol /l dhe pas 10 sekondash bëhet 0,8.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________
6. Për reaksionin A + B + C gD, rritja e përqendrimit me tre herë rrit shpejtësinë me 12 herë.Shkruani barazimin kinetik të reaksionit. (4 pikë)__________________________________________________________________________________________________________________________________________________
7. Cili prej ekuacioneve të mëposhtme jep reaksionin elementar? (4 pikë)a. Cl2 + CO g Cl2O b. PCl3 + Cl2 g PCl5V = k[Cl2]
3/2 [CO] V = k[PCl3] [Cl2]
c. 2NO + 2H2 g N2 + 2H2O ç. NO+O3 g NO2 + O2
V = k[NO] [H2] V = k[NO] [O3]
8. Jepni faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve kimike. (2 pikë)
VlerësimiPikët 0 - 4 5 - 9 10 - 13 14 - 16 17 - 19 20 - 23 24 - 25Nota 4 5 6 7 8 9 10
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
54
Kreu VI EKUILIBRI KIMIK
Tema 5. Ushtrime
Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:- të dallojë reaksionet e prapësueshme nga ato të paprapësueshme,- të përshkruajë ekuilibrin kimik, si ekuilibër dinamik dhe të përcaktojë shprehjen matematikore të konstantes së ekuilibrit;- të njehsojë konstanten e ekuilibrit dhe të gjejë përqendrimin në ekuilibër.
Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Kimia 10”, tekst ushtrimesh.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi Pyetje-përgjigje Diskutim mbështetur ne njohuritë e trashëguara Punë në klasë
Ndërtimi i njohurive Paraqitja e materialit të ri Të mësuarit ndërveprues Punë në klasë
Përforcimi Ushtrime me klasën Diskutim i situatave problemore Punë në klasë
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi. Pyetjet paraprake1. Si klasifi kohen reaksionet kimike?Përgjigje. Reaksione të paprapësueshme dhe reaksione të prapësueshme.
2. Përkufi zoni secilin prej tyre.Përgjigje. Reaksione të paprapësueshme quhen ato reaksione, të cilat zhvillohen deri në fund, d.m.th., reaktantët kthehen në produkt.Reaksione të prapësueshme quhen ato reaksione gjatë të cilave jo e gjithë sasia e reaktantëve kthehet në produkt.
3. Ç’kuptoni me ekuilibër dinamik?Përgjigje. Momenti kur shpejtësia e formimit të produktit barazohet me atë të shpërbërjes të tij, d.m.th. kur
përqendrimi i reaktantit dhe produktit nuk ndryshojnë më.
4. Përkufi zoni fjalët kyçe të mëposhtme: - konstante e ekuilibrit kimik; - faktorë që ndikojnë në ekuilibrin kimik; - Parimi i Lë Shatëljesë.Përgjigje. - Konstantja e ekuilibrit shpreh raportin e përqendrimeve të produkteve, të ngritura në fuqi sa koefi cientet e barazimit kimik, me përqendrimet e reaktantëve ngritur në fuqi sa koefi cientet e barazimit kimik. - Faktorët që ndikojnë në ekuilibrin kimik janë:
a) temperatura, b) përqendrimi, c) trysnia.
- Parimi i Lë Shatëljesë thotë: “Në qoftë se në një sistem që ndodhet në ekuilibër ndryshon ndonjëri prej faktorëve të ekuilibrit, atëherë ekuilibri do të zhvendoset në mënyrë të tillë, që të kundërshtojë ndryshimin e bërë dhe të vendosë një gjendje të re ekuilibri.
Libër mësuesi për tekstin “Kimia 10”
55
5. Si zhvendoset ekuilibri me rritjen e përqendrimit të reaktantëve?Përgjigje. Ekuilibri zhvendoset djathtas, d.m.th. përqendrimet e produkteve rriten në krahasim me përqendrimet e tyre në gjendjen fillestare të ekuilibrit.
Ndërtimi i njohurive. Të mësuarit ndërvepruesUshtrim. Shkruani shprehjen matematikore për sistemet në ekuilibër:
a) N2(g) + O2(g), g2NO(g)
b) 4NH3 + 5O2g4NO + 6H2O(g)
c) NH4Cl(ng) g NH3(g) + HCl(g)
Zgjidhje1. Nga përkufizimi dimë që konstantja e ekuilibrit kimik është e barabartë me raportin e përqendrimeve të
produkteve, ngritur në fuqi sa koeficientet e barazimit kimik, me përqendrimet e reaktantëve, ngritur në fuqi sa koeficientet e barazimit kimik.
2. Dimë që shprehja matematikore e ligjit të veprimit të masave tregon që raporti midis përqendrimeve është madhësi konstante.
3. Për rrjedhojë shkruajmë:
2(g)
2(g) 2(g)
4 53 24 6
2
3(g) (g)
[NO ]a) K =
[N ][O ]
[NH ] [O ]b) K =
[NO] [H O]c) K = [NH ] [HCl ]