24
Profili i komunës Mirditë / Shqipëri

Komuna Kthelle

Embed Size (px)

DESCRIPTION

profili i komunes kthelle

Citation preview

Page 1: Komuna Kthelle

Profili i komunës

Mird

itë /

shq

ipër

i

Page 2: Komuna Kthelle

� �

© �009 Cango Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret lirisht dhe të kopjohet për qëllime jo përfitimi, me kusht që çdo riprodhim i tillë të shoqërohet me njohjen e CANGo-s si autor.

BOTUES:

adresa: Rr. Abdi Toptani, Torre Drini, Nr. 63. Tiranë, Shqipëri. Tel: +355 4 226 20 67email: [email protected] P.o. Box. 7451

Design:

Shtypur: Emal

Tirazhi: 200 Kopje

Qendra për bashkëpunim midis komuniteteve, autoriteteve dhe OJQ-ve

Page 3: Komuna Kthelle

� �

Falënderime....................................................................4Fjala e kryetarit .............................................................5Historiku i komunës.....................................................6Përshkrimi Gjeografik...................................................8klima.................................................................................9Burimet Natyrore........................................................10Demografia....................................................................12Infrastruktura dhe Shërbimet Publike..................... 13Bujqësia dhe Blegtoria.................................................15Zhvillimi ekonomik...................................................... 17Arsimi..............................................................................18Shërbimi Shëndetësor..................................................19Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror............................19Kultura dhe Tradita....................................................... 20Qeveria Vendore............................................................21

Tabela e Përmbajtjes

Ky botim u mundësua me përkrahjen e Cango-s, me fonde nga CaFoD UK (Agjencia Katolike e Anglisë dhe e Wellsit për Zhvillim përtej Detit)

Page 4: Komuna Kthelle

� �Falënderime

Qendra për Bashkëpunim midis Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve (CANGO) falënderon në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe kontributin e tyre të gjithë ata që ndihmuan në hartimin e profilit të Komunës Kthellë. Pa ndihmën e tyre do të kishte qenë i pamundur grumbullimi i

informacionit dhe hartimi i këtij dokumenti. Ne falëndërojmë, punonjësit e Komunës, dhe në veçanti Kryetarin e Komunës z. Tom Lleshaj për bashkëpunimin në grumbullimin dhe sistem-imin e të dhënave për këtë profil. Shprehim falënderim dhe mirënjohje për skuadrën e punës, në veçanti për konsulentin tonë Artan Rroji nga Fondacioni për Autonominë dhe Qeveris-jen Lokale (FLAG) i cili drejtoi procesin e hartimit të këtij profili.

Së fundi, përmbajtja e këtij profili reflekton këndvështrimet e përfaqësuesve të Komunës Kthellë dhe të CANGO-s, por jo domosdoshmërisht pozicionin e CAFOD UK (Fondi Katolik i Anglisë dhe i Wellsit për Zhvillim përtej Detit) që financoi përgatitjen dhe botimin e këtij dokumenti.

Nëntor 2009

Page 5: Komuna Kthelle

� � Fjala e kryetarit

Hartimi i këtij dokumenti mjaft me rëndësi për komunën Kthellë ka qenë një ndër detyrat kryesore që qeveria vendore kishte synuar të përmbushte. Kjo gjë përbënte domosdoshmëri për

realizimin e vizionit të saj, pra për përmirësimin e jetës së banorëve.

Komuna Kthellë ka nderin t’i ofrojë sot komunitetit profilin e komunës.

Një falënderim për kontributin e dhënë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm i shkon grupit të punës, administratës dhe shoqërisë civile.

Në mënyrë të veçantë falënderojmë dhe i shprehim mirënjohjen tonë organizatës CANGO për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në hartimin dhe realizimin e këtij profili. Profili dhe Plani Strategjik do të shërbejnë si dokumenta bazë orientues për punën e qeverisjes vendore dhe si dokumenta informues për investi-torët e interesuar.

Kryetari i komunës Tom Lleshaj

Page 6: Komuna Kthelle

� �Historiku i komunës

Ko m u n a K t h e l l ë s h t r i -

het në pjesën jugore të rrethit të Mirditës.

Zbulimet e bëra nga gërmimet arkeologjike tre-

gojnë se zona e Kthellës ka qenë vendbanim që nga periud-

ha e neolitit (6000- 2000 p.e.s). Dëshmitë e gjetura në “Kodër të

Pazarit” në Perlat Qendër janë një sëpatë, një përkrenare dhe objekte të

tilla si qafore, byzylykë, rruaza, var-ëse etj, në 38 varre në lagjen Kaza të

Prosekut.

Kthella ka qenë pjesë e Sanxhakut të Ohrit, por jo të gjitha fiset përbërëse të saj kanë ardhur prej andej. Varianti i parë për emrin Kthellë, ndryshe Thkellë, është se ai ka ardhur që nga koha e Skënderbeut pasi ai e quajti kështu. Një variant i dytë lidhet me faktin që Bajraku i Kthellës ka qenë gjithnjë në qendër të luftimeve në vend. Pas fitoreve në këto luftra,

shpesh fitimtarët pyeteshin: “Sa

thkellë (thellë) u futët në zonën e armikut??” Kthella ka qenë krahina nga lidheshin rrugët e Dibrës, Kosovës dhe Matit jo vetëm me krahinat e Mirditës, por edhe me Lezhën, Shkodrën, Durrësin, Tiranën. Deri në vitet 20-30 të shekullit të kaluar këto rrugë ishin të kalueshme vetëm në këmbë dhe me kafshë, ndërsa në vitet 1935-1939 u ndërtua rruga Rrëshen-Burrel me nismën e mbretit Zog, e para rrugë që përshkoi këtë krahinë.

Kthella ka hyrë në histori për kuvendet, sidomos për kuvendet e qëndresës kundër pushtuesve romakë e turq. Si vende ku mbaheshin këto kuvende përmendim “Kroin e Fikut” në Perlat Qendër apo “Rrëpë” në Prosek. Ashtu si krahinat e tjera të Mirditës, edhe Kthella me qendresën, trimërinë dhe zgjuarsinë e saj arriti t’i bëjë ballë përpjekjes së pushtuesit turk për islamizimin e saj. Kthella sot ka një popullsi krejtësisht të besimit katolik, me trashëgimi kulturore e fetare mjaft të pasur. Në këtë zonë festohen

Kërshëndellat (Krishtlindjet), Pashkët, Korpi i Krishtit, por edhe festat lokale si Shnapremtja, Shënkolli etj.

Sot komuna Kthellë përbëhet nga 9 fshatra. Në ndarjet e hershme komuna kishte vetëm 3 fshatra: Perlat, Prosek dhe Shebe, ndërsa fshatrat e tjerë kanë qenë pjesë apo lagje të fshatrave në fjalë. Nga fshati Prosek është ndarë

Page 7: Komuna Kthelle

� �

formuar fshatrat Perlat Epër, Troje, Shtrez dhe një pjesë e fshatit Ujë. Banorët e këtyre fshatrave i përkasin 6 fiseve. Fisi Dukaj ka në përbërjen e vet Lekgegajt, Macajt dhe Carajt. Fisi Dodaj përbëhet nga familjet Përndojaj, Tomaj, Sulejmani, Keli, Koldoçi, Përlleshkola, Kolmarkgjoka, Dedbiba dhe Radaç. Ky i fundit mbështetet me Dodajt, por nuk janë fis me ta. Fisi Picaku përfshin Picakun e madh, Gjetdodajt dhe Lleshgjokajt. Ndreja me familjet Hasani, Brozi dhe Jakaj. Filej ka fisin Nikaj dhe Doçi me fiset Marena dhe Mrruku. Fshati Shebe nuk ka patur ndryshime ndërsa fshati Tharr ka qenë më parë pjesë e komunës Selitë.Dikur, në mungesë të shtetit, kanë ekz-istuar kuvendet e fiseve ku të gjithë fiset kanë patur përfaqësuesit e tyre. Kuvendi i fiseve ka ndikuar dhe ende ndikon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo kon-flikteve të ndryshme. Njerëz të urtë e që gëzonin respekt për zgjidhjen e kon-flikteve kanë qenë Dod Llesh Nikolli, Frrok Gjet Kola, Gjon Pjetër Maca, Mark Pjetër Doçi, Mark Dod Gjini,

Gjon Llesh Pren-di, Llesh Shkurt Nikolli, Mark Gjin Ndreca, Llesh Shkurt Biba, Frrok Kol Marku, Can Bardhok Buna, Dodë Bardhok Lekëgegaj, Gjin Ndue Ndreja, Mark Llesh Dodaj, Gjok Prengë Curgu, Llesh Kol Toma etj.

Historiku i komunës

fshati Rrushkull dhe një pjesë e fshatit Ujë, ku sot jeton rreth 46% e popullsisë së komunës. Ata i përkasin 5 fiseve: Dedaj, Lleshaj, Gjonaj, Tushaj dhe Bunaj. Fiset Dedaj, Lleshaj dhe Gjonaj, të quajtur shekuj më parë 3 vëllezër, e kanë prejardhjen nga krahina e Ohrit, fisi i Bunajve nga Buna e Shkodrës dhe fisi Tushaj nga Bajraku i Bulgjrit. Nga Katundi i vjetër i Perlatit janë

Page 8: Komuna Kthelle

� 9Përshkrimi Gjeografik

Territori i komunës Kthellë shtrihet në pjesën jugore të krahinës së Mirditës. Në veri (pjesërisht) dhe perëndim kufizohet me

territoret e bashkisë Rrëshen. Në ver-ilindje dhe lindje kufizohet me komunën Selitë, në juglindje e pjesërisht në jug me komunat Rukaj dhe Ulzë të rrethit të Matit. Në jug laget nga ujrat e liqenit të Ulzës.

Kthella ka një sipërfaqe prej 78km2. Ajo ka përgjithësisht reliev të copëzuar e të larmishëm që zë fill me fushë-gropën e livadhit të Turkut, 104m mbi nivelin e detit, vijon me lartësitë e Valit dhe arrin maksimalen në lartësitë e Shëlbumit e Shëngjergjit, rreth 700m mbi nivelin e detit. Zona Perlat-Pros-ek, duke qenë pjesë e pragut lumor të Matit, ka formacion të butë e të ulët kodrinor, ndërsa bregliqeni Vadhishtë-Shtrez-Ujë është zona më e ulët në të gjithë territorin e komunës.

KOM

UNA KTHELLË

Page 9: Komuna Kthelle

� 9 klima

Në formimin e veçorive të klimës së Kthellës, ashtu si edhe në krahinë, vepro-jnë faktorë të tillë si pozita gjeografike, relievi, mbulesa

bimore, etj. Këtu dallohet tipi i klimës mesd-hetare kodrinore dhe në veri pjesërisht haset klima e tipit paramalor. Kthella ka verë të nxehtë, përgjithësisht të thatë, ndërsa dimri është i butë. Në veri, në lartësitë 400-500m, dimri është i acartë.Sasia e reshjeve shkon nga 191mm në muajin dhjetor në 162mm në muajin shkurt, ndërsa në muajt e verës kjo sasi nuk i kalon 50-60mm. Numri i ditëve me reshje në komunë lëkundet nga 110 në 115 në vit. Temperatu-rat e ulta në zonë shkojnë mesatarisht 2-4oC në muajin janar dhe më të lartat, në stinën e verës, arrijnë në 23 - 35oC.

Page 10: Komuna Kthelle

10 11Burimet Natyrore

Komuna Kthellë ka një fond toke prej 8424 ha nga të cilat 6264 ha janë pyje, 1485 ha tokë bujqësore dhe 675 ha tokë jo-pjellore. Pyjet përbëjnë rreth 75% të fondit të tokës, ndërsa toka bujqësore rreth 18% të tij.

Përbërja bazike argjilore e humusore e tokave është e favorshme për prodhimin bujqësor e blegtoral.

Tabela 1. Fondi i tokës në komunë, ha

Burimi: Zyra e Kadastrës

komunale0%

shtetërore�% pyje shtetërore

1�%

tokë bujqësore��%

pyje komunale��%

Grafiku 1. Fondi i tokës në komunë, haMe decentralizimin e pushtetit vendor dhe transferimin e pronave nga shteti tek komuna, komuna tani zotëron 6264 ha pyje komunale të cilat janë in-ventarizuar. Është hartuar një plan mbarështimi për pyjet, kullotat dhe mikro-basenin.Fondi pyjor ndahet sipas fshatrave në zërat trungishte, cungishte dhe shkurre. Mënyra e përdorimit të pyjeve është alternuar në grup apo me familje, siç është rënë dakort nga komisionet pyjore të çdo fshati. Pjesa kryesore e pyjeve të Kthellës është e ndarë në bazë të grupeve të familjeve dhe pjesa tjetër përdoret në mënyrë të përbashkët nga lagje apo fshatra të veçanta.

kullotë kullotë

Page 11: Komuna Kthelle

10 11Tabela 2. Fondi pyjor dhe përdorimi

Burimi: Zyra e Kadastrës

• HidrografiaNë komunën Kthellë nuk ka lumenj me rrjedhje të përhershme dhe pasuria e saj ujore janë vetëm disa përrenj që në stinën e verës pothuajse thahen tërësisht. Mund të përmendim përroin Ndrejaj i cili është bashkim i përroit të Tharit, përroit Dodaj

dhe atij Perlikaj në jug të lagjes Ndrejaj, nga edhe merr emrin. Ky përrua kalon në lindje të fshatit Perlat Qendër e derdhet në liqenin e Ulzës. Përroi i Prosekut është pjesë e lumit të Zmesë, buron në veri të fshatit Malaj, përshkon 2-3 km në fshatin Prosek dhe derdhet në lumin Fan.

Përroi i Ujës buron nga lartësitë Kulme-Lurth dhe, pasi përshkon fsha-tin me të njëjtin emër, derdhet në liqenin e Ulzës. Përroi i Lozës është i shkurtër, me burim të brendshëm që kalon midis fshatrave Perlat Qendër dhe Prosek e der-dhet në liqenin e Ulzës. Për mungesë të burimeve kjo rrjedhë ujore thahet për gati 6 muaj në vit.

• Fauna dhe floraNë sajë të klimës dhe veçorive të relievit, bimësia e trevës Kthellë është e pasur dhe e larmishme. Në jug dhe në qendër hasen shkurret dhe shqopat, ndërsa në pjesën tjetër gjenden dushqet të përbëra nga lisi, shkoza, frashëri etj. Kjo bimësi përbën një pasuri të përhershme për komunitetin. Edhe bota shtazore është mjaft e pasur, ajo përfaqësohet nga lepuri, vjetulla, ujku, derri i egër dhe ariu i murrmë.

KOM

UNA KTHELLË

Burimet Natyrore

Page 12: Komuna Kthelle

1� 1�Demografia

Relievi i pasur, k r y e -

sisht kodrinor, me sipërfaqe tokë

are të përshtatur e me vlera prodhuese,

ka tërhequr e mbajtur popullsinë e kësaj treve

që në shekujt 12-13. Kthel-la në vitin 1938 përbëhej nga

300-400 familje me mbi 1500 banorë. Me rritjen natyrore të popullsisë prej 3% në vitet pas çlirimit, kjo popullsi në vitet ‘80 arriti në 6500 banorë. Ndërri-mi i sistemit politiko-shoqëror në vitin 1990 krijoi mundësi për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Sot dendësia më e madhe e popullsisë është në fshatrat Perlat Qendër, Pro-sek e Perlat Epër. Në përbërjen e saj

mbizotërojnë moshat e reja 25-40 vjeç. Krijimi i kushteve më të mira të jetesës jo vetëm do të frenonte lëvizjen e po-pullsisë, por mund të çojë edhe në rik-thimin e një pjese të të larguarve. Komuna Kthellë ka vendbanime të hershme. Ajo përbëhet nga 9 fshatra: Shebë, Tharr, Perlat Epër, Perlat-Qen-dër, Trojë, Prosek, Rrushkull, Shtrez dhe Ujë. Qendra e komunës është fsha-ti Perlat Qendër.

Grafiku 2. Lëvizja e popullsisë së komunës sipas fshatraveTabela 3. Të dhëna demografike

Burimi: Gjendja Civile, Komuna Kthellë Burimi: Komuna Kthellë

Siç shihet edhe nga grafiku, në zonë vërehet një largim i konsiderueshëm i banorëve drejt zonave urbane. Për periudhën 1998-2008 ulja e numrit të popullsisë ka qenë rreth 30%.

KOM

UNA KTHELLË

Lëvizja e popullsisë në periudhën 1998-2008

Page 13: Komuna Kthelle

1� 1� Infrastruktura dhe Shërbimet Publike

Komuna Kthellë përshkohet

nga akset rrugore Rrëshen-

Lurë dhe Rrëshen-Urakë

që përshkojnë fshatrat Prosek, Perlat

Qendër, Perlat Epër dhe Tharr. Qendra

e komunës, Perlat Qendër, ndodhet 13

km nga qyteti i Rrëshenit. Aksi kryesor

në komunë është ndërtuar në vitet

1930 dhe të gjithë fshatrat kanë rrugë

automobilistike (në total 48 km) që

lidhen si mes tyre ashtu edhe me rrugët

kryesore. Me përjashtim të rrugës

Rrëshen-Prosek që është e asfaltuar, të

tjerat janë me kalldrëm.

Me grantet e pakushtëzuara të komunës

gjatë viteve 2006-2009 janë ndërtuar e

rikonstruktuar rrugë të ndyshme, si

për shembull rrugët në lagjet Lleshaj-

Gjonaj, Dodaj e Gjonaj dhe në

Kolpërkolaj të Prosekut, rruga që lidh

Perlat-Qendrën me kishën dhe rruga

për tek varrezat e vjetra në Trojë.

Me fonde shtetërore është ndërtuar

rruga Prosek-Shkolla 9 vjeçare.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore

është një prioritet i qeverisë komunare

ndaj edhe gjatë vitit 2010 pritet të

financohen një sërë projektesh të

rëndësishme.

Distanca nga qendra e komunës Kthellë:

Tiranë 91 km Durrës 103 kmRinas 80 kmShëngjin 61 kmRrëshen 13 kmMorinë 100 km

Komuna Kthellë është në prag të fillimit të një ndryshimi të madh pasi së shpejti do të përshkohet nga rruga Rrëshen-Lurë-Peshkopi dhe Rrëshen-Burrel-Klos. Të dyja këto akse do të japin mundësinë e lëvizjes së njerëzve përtej kufijve të vendit dhe do të sjellin edhe mundësi të reja zhvillimi për mbarë rajonin tonë.

KOM

UNA KTHELLËKOM

UNA KTHELLË

Page 14: Komuna Kthelle

1� 1�Shërbimet publike që

ofrohen në komunë janë:

• Furnizimi me ujë të pijshëm

Në komunë mungojnë ujësjellësat dhe furniz-

imi me ujë të pijshëm bëhet direkt nga burimet

natyrore apo nga puset. Në vitin 2004 ka përfunduar

faza e parë e ujësjellësit të Barg-janës për furnizimin e fshatrave

Prosek, Rrushkull, Perlat Qendër dhe Trojë dhe në 2010 pritet të për-

fundojë faza e dytë, shpërndarja nga rrjeti në lagje.

Një tjetër projekt i rëndësishëm, i për-gatitur nga vetë komuna, është ujësjel-

lësi në lagjen Lekëgegaj që do të përfun-dojë në prill 2010

• Mirëmbajtja e varrezave Në komunë aktualisht kryhet vetëm mirëmbajta e rrugëve të 13 varrezave të komunës dhe rrethimi i tyre.

Infrastruktura dhe Shërbimet Publike

Page 15: Komuna Kthelle

1� 1� Bujqësia dhe Blegtoria

Bujqësia Komuna Kthellë, ose siç e quajnë shpesh “Myzeqeja e Mirditës”, në krahasim me komunat e tjera të rrethit të Mirditës ka më shumë tokë bujqësore. Kjo tokë ndahet si më poshtë:

Tabela 4. Ndarja e tokës bujqësore

Burimi: Zyra e Kadastrës

Tabela 5. Prodhimet bujqësore në komunë

Burimi: Zyra e Kadastrës

Page 16: Komuna Kthelle

1� 1�BlegtoriaPërqëndrimi kryesor i blegtorisë është tek gjedhi dhe më pak tek të imtat. Për pasojë pesha më e madhe e të ardhurave në komunë sigurohet nga gjedhi. Ndërzimi artificial me racat më të përshtatshme ka sjellë rritjen e rendimentit për krerë në pjesën më të madhe të fshatrave.

Tabela 7. Llojet e blegtorisë, numri i krerëve dhe të ardhurat për banorë nga aktivitetet blegtorale

Burimi: Zyra e Kadastrës

Grafiku 3 Numri i krerëve sipas fshatrave

KOM

UNA KTHELLË

Bujqësia dhe Blegtoria

Page 17: Komuna Kthelle

1� 1� Zhvillimi ekonomik

Prodhimi Vendas dhe Biznesi

Mundësitë për punësim në sektorë apo aktivitete të ndryshme në komunë janë të pakta. Mungojnë aktivitetet e biznesit, ndërsa një numër i pakët

personash janë të punësuar në entet publike (shkolla, komuna). Aktivitetet e shërbimeve në zonë (bare) janë të pakta dhe jo-cilësore.

Tabela 8. Punësimi

Burimi: Zyra e Përkrahjes Sociale

Në këto biznese janë të punësuar rreth 80 persona. Edhe pse kanë sasi të konsiderueshme toke bujqësore, fermerët prodhojnë kryesisht për nevojat e veta. Rritja e investimeve

shtetërore dhe donatore, veçanërisht në sistemin vaditës, si dhe shtimi i subvencioneve dhe kredive për fermerët, do të ndihmojnë për përmirësimin e vreshtarisë, të pemëtarisë dhe blegtorisë.

Shfrytëzimi i matur i pasurive natyrore të komunës do të rezultonte në rritjen e të ardhurave dhe shtimin e vendeve të punës në të ardhmen. Potencial biznesi dhe punësimi ofrojnë zonat pyjore ku pyjet e lisit zënë një sipërfaqe prej 6128ha. Mundësia e shfrytëzimit të tyre është më e madhe tani që pyjet janë në pronësi të komunës. Pasuri tjetër janë bimët mjekësore si dëllinja e zezë dhe e bardhë, lisna, trumza, kamomili, mentja, etj.

Turizmi Komuna ka potenciale edhe për zhvillimin e turizmit malor. Disa prej pikave turistike më të njohura janë

Shpella e Valit që vizitohet nga mbi 2000 vetë në vit dhe liqeni i Ulzës që lag komunën në një gjatësi prej 10km. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe i mjediseve të tjera të shërbimit do t’i bënte edhe më tërheqëse për turistët këto vende të mrekullueshme.

Industria minerareKomuna ka pasuri nëntokësore të mëdha, kryesisht bakër. Kjo industri ka funksionuar para viteve ’90. Kohët e fundit dy firma kanadeze kanë shfaqur interes për pasuritë nëntokësore të komunës në fshatrat Perlat Epër dhe Shebë e po kryejnë studime gjeologjike në terren. Kjo mund të sjellë edhe rihapjen e minierave për shfrytëzimin e mineralit të bakrit dhe, si rrjedhojë, hapjen e vendeve të reja të punës për banorët e zonës.

Burimi kryesor i punësimit aktualisht është bujqësia, vreshtaria dhe blegtoria. Në komunë ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht biznese të vogla, fermerë dhe blegtorë, ndërsa një numër i vogël punojnë në transportin e udhëtarëve dhe të mallrave.

Tabela 9. Biznesi i Vogël

Burimi: Sektori i financë-Taksës

Page 18: Komuna Kthelle

1� 19Arsimi

Më 15 Prill 1918 në P e r l a t

u hap shkolla e parë shqipe në trevën e

Kthellës dhe e dyta në krahinën e Mirditës dhe të

Qarkut Lezhë pas shkollës së Oroshit. Në këtë shkollë

mësonin fëmijë nga të gjitha fshatrat e Kthellës. Në fillim të

viteve ’30 filluan të frekuentojnë mësimin edhe vajzat e numri i tyre u

rrit nga viti në vit. Mësues që kujtohen me respekt edhe

sot janë Bib Gjet Lleshi, Pashkë Lleshi, Pjetër Toma, etj. që kanë dhënë mësim në shkollën e fshatit Prosek, hapur më 1945.

Sot mësimi në komunë Kthellë zhvillohet në shkollën e mesme të përgjithshme në Perlat-Qendër, në shkollat 9-vjeçare në Perlat Qendër (rikonstruktuar në vitin 2008), Prosek (rikonstruktuar në 2006) dhe Perlat Epër. Fshatrat Shebë, Tharr e Shtrez kanë shkolla fillore,

ndërsa në fshatin Ujë nuk ka asnjë kategori apo cikël shkollimi.

Tabela 10. Arsimi Parashkollor (kopshtet)

Burimi: Drejtorët e shkollave, Komuna Kthellë

Tabela 11. Arsimi 9-vjeçar 2009-2010

Burimi: Drejtorët e shkollave, Komuna Kthellë

Arsimi i mesëm ofrohet në Perlat Qendër ku numri i nxënësve është 31 dhe i mësuesve 5, nga të cilët një është me arsim të mesëm dhe katër janë me arsim të lartë.

Numri i nxënësve në të gjitha shkollat ka patur rënie të ndjeshme, kryesisht për shkak të migrimit. Shkollave u nevojitet bazë më e mirë didaktike-materiale dhe cilësi më e lartë e nivelit të mësim-dhënies.

Numri i nxënësve në shkollën e mesme në Perlat Qendër ka rënë ndjeshëm. Komuna ka kapacitete për arsimin e mesëm profesional në degët bujqësi e miniera (godinë dy-katëshe

e rikonstruktuar për 300 nxënës dhe mundësi për sigurim stafi mësimor të kualifikuar) e nëse këto mundësi do të shfrytëzoheshin, numri i nxënësve në klasa do të rritej dhe mbyllja e shkollës do të të shmangej.

Page 19: Komuna Kthelle

1� 19 Shërbimi Shëndetësor

Shërbim shëndetësor parësor ofrohet në të gjithë territorin e komunës Kthellë nëpërmjet një qendre shëndetësore në Perlat Qendër dhe 8 ambulancave në fshatrat Prosek, Ujë-Shtrez, Rrushkull, Trojës,

Perlat Epër dhe Shebë-Tharr. Në këtë shërbim punojnë një mjek i cili mbulon të gjithë fshatrat e komunës, 14 infermierë dhe një ekonomiste. Gjatë viteve të fundit janë kryer rikonstruksione të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në fshatrat Perlat-Qendër, Prosek, Ujë, Shtrez, Perlat Epër etj, dhe janë në proces ndërtimi ambulancat për fshatrat Rrushkull dhe Shebë. Tanimë këto qendra kanë nevojë për investime në bazën materiale të nevojshme, bazë e cila në përgjithësi mungon.

Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror

Përkujdesi shoqëror në ko-munë realizohet nëpërmjet zyrës së ndihmës ekonomike që varet nga komuna dhe nga

Drejtoria Rajonale Lezhë. Fondet nga Qeveria Qendrore janë të kushtëzuara. Ato u shpërndahen familjeve pa të ard-hura ose me të ardhura të pakta, sipas vlerësimeve dhe studimeve të kryera nga zyra e ndihmës ekonomike dhe vendimeve të Këshillit të Komunës. Numri i familjeve që trajtohen me përk-rahje sociale është ulur falë një skeme punësimi në infrastrukturën rrugore dhe në sektorin e vaditjes.

Tabela 12. Treguesit e përfitimit të përkujdesit shoqëror dhe të aftësisë së kufizuar

Burimi: Zyra e financës dhe Ndihmës Ekonomike

Page 20: Komuna Kthelle

�0 �1kultura dhe Tradita

Kthella është një vendbanim i hershëm. Banorët e saj janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, disa

edhe me zejtari. Kështu që Kthella ka një trashëgimi të pasur në këto fusha si dhe në traditën kulturore e fetare që e kanë ndihmuar të ruajë identitetin e saj përgjatë shekujve. Popullsia e zonës është dalluar gjithmonë për prirjet e saj arsim dhe kulturë dashëse.

Në vitin 1959 në Perlat Qendër u ndërtua shtëpia e kulturës. Më vonë,

në vitet ’70, u ndërtua një shtëpi kulture në Prosek, ndërsa shumë

fshatra, si Ujë, Perlat Epër e Sheba kishin vatra kulture të cilat përgjithë-sisht drejtoheshin nga mësuesit e zonës. I njohur ka qenë edhe Klubi i Punëtorëve pranë minierës së fshatit Perlat. U formuan kori, orkestrina, grupi i teatrit etj. Grupi i teatrit të shtëpisë së kulturës Perlat, me pjesën “Vllazën të një gjaku”, zuri vend të parë në rreth dhe përfaqësoi Mirditën në takimin kombëtar të zhvilluar në Vlorë ku mori diplomë. Komuna është përfaqësuar në të gjitha aktivitetet kulturore, përfshirë festivalin kombëtar të Gjirokastrës.

Shtëpitë dhe vatrat e kulturës kanë mbajtur lidhje me shkollat pasi një pjesë e mirë e mësuesve ishin këngëtarë, aktorë, instrumentistë dhe i drejtonin vetë vatrat e kulturës. Kjo lidhje ka bërë që në Prosek të krijohet një grup artistik i shkollës që ka përfaqesuar rrethin në aktivitete kombëtare dhe festivale të ndryshme. Nuk mund të harrohen mësuesit e parë të viteve ’50 që krahas arsimit sollën edhe kulturën në fshat. Sot kujtohen me respekt Engjëll Xhafa, Jani Haxhijakovi dhe Halil Ruzi të cilët në vitet 1952-53 krijuan një orkestër të thjeshtë. Në zhvillimin kulturor të komunës kanë kontribuar kuadro të aftë dhe pleq të urtë si Zef Shkurt Maca, Mark Ndrecë Lleshi, Mark Ndre Krosi,

Bibë Gjok Kola, Pjetër Nikoll Kola, Frrok Gjet Kola, Gjon Pjetër Maca, Llesh Nikolli, Preng Bibë Krosi, etj.

Shtëpitë e kulturës kanë patur një fond të pasur librash grumbullimi i të cilëve filloi në vitet ’50. Vetëm shtëpia e kulturës në Perlat në vitet ’80 kishte mbi 3-4 mijë libra, pa llogaritur botimet që gjendeshin në shtëpitë e kulturës së Prosekut dhe Klubit Perlat.

Në vitin 1977 në Perlat Qendër u ndërtua Pallati i Kulturës me të gjitha anekset, sallë shfaqjeje, skenë, bibliotekë, muzeum, sallë filmash, librari etj, ndërsa në Prosek dhe Perlat u ngritën dy dhoma muze.

Page 21: Komuna Kthelle

�0 �1 Qeveria Vendore

Ndryshimet demografike që ndodhën në vitet 1990 u shoqëruan edhe me ndryshime në mënyrën e

funksionimit të pushtetit vendor. Me ndarjen e re administrative komuna, me rreth 6450 banorë, mori një tjetër emër, atë të etnisë së saj: Kthellë. Jashtë kësaj zonë janë lënë shumë fshatra të saj dhe vetëm fshati Tharrë i është bashkëngjitur Kthellës nga krahina e Selitës. Nga viti 1992 komuna ka 9 fshatra: Perlat-Qendër, Prosek, Perlat-Epër, Shebë, Tharr, Rrushkull, Ujë dhe Shtrez. Qendra administrative e komunës ndodhet në vendin e quajtur “Kodra e Pazarit” në fshatin Perlat-Qendër. Në zgjedhjet e zhvilluara në ‘92 kryetar u zgjodh Ndrec Dodaj. Këshilli përbëhej nga 11 këshilltarë dhe kryetar këshilli ishte Ndue Lleshaj. Sekretar komune u emërua Nok Mrruku. Në 1996 kryetar u zgjodh Preng Toma e kryetar këshilli Ndue Lleshaj. Në zgjedhjet e 2000 u rizgjodh Preng Toma. Kryetar këshilli u zgjodh Mark Gjoni dhe sekretar këshilli Ndue Dodaj. Në 2003 kryetar komune u zgjodh Nok Mrruku, kryetar këshilli Tom Lleshaj dhe sekretare këshilli Age Lleshaj. Në zgjedhjet e 2007-s është zgjedhur kryetar Tom Lleshaj, kryetar këshilli Nok Mrruku dhe sekretare këshilli Age Lleshaj. Këshilli ka 13 anëtarë.

Zgjedhjet janë fituar një herë nga PS, tre herë nga PD dhe një herë, në 2007, ka fituar koalicioni PD + PDK.Investime më të rëndësishme që janë kryer për komunitetin janë: • Ndërtimi i rrugëve Perlat Qendër-

Trojë, Rrushkull-Shtrez, Shtrese-Ujë, Perlat Epër-Shebë.

• Ndërtimi i rrugëve të brendshme nga rruga kryesore tek shkolla e vjetër Perlat Qendër dhe në Dodaj të Pros-ekut.

• Rikonstruktimi i shkollave në Ujë, Prosek, Perlat Qendër, Perlat Epër,

Tharri. • Rikonstruk-

timi në Perlat Qendër dhe Prosek i qen-drave shëndetë-sore dhe rregullimi i qendrave shëndetë-sore në Shtrez, Rrush-kull, Trojë, Shebë.

• Ndërtimi në shumë fshat-ra i ujësjellësave dhe rreg-ullimi i varrezave.

Struktura Organizative e Qeverisë komunare

Votuesit

këshilli ikomunës

komisionete këshillit

Sekretari e këshillit të komunës

kryetar i komunës

Grupet e Interesit

Zyra e Financë-Taksës

Zyra e Ndihmës Ekonomike

Zyra e Bujqësisë, Blegtorisë, Pyjeve

Zyra eUrbanistikës

auditi i Brendshëm

kryetarët e Fshatrave

komisioni i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Pyjeve

komisioni i Rendit dhe Sigurisë

komisioni i arsimit dhe Shëndetësisë

komisioni iEkonommi-Financës

Page 22: Komuna Kthelle

�� ��Kapaciteti Financiar dhe Investues në KomunëBuxheti i komunës ka ardhur në rritje, pavarësisht se mbetet akoma i vogël për të plotësuar nevojat e komunitetit për infrastrukurë dhe shërbime.

Tabela 13. Buxheti i Komunës në Vite (lekë)

Burimi: Zyra e financës e Komunës Kthellë

Page 23: Komuna Kthelle

�� ��

Page 24: Komuna Kthelle

adresa: Rr. Abdi Toptani, Torre Drini Nr. 63. Tiranë, Shqipëri. P.o. Box. 7451 / Tel: +355 4 226 20 67 / Mob. 069 20 42 190website: www.cangoalbania.org / email: [email protected]

Komuna Kthellë, Mirditëe-mail: [email protected]