41
KURSI: SISTEMI MUSKULOR (NIVELI I)

KURSI: SISTEMI MUSKULOR (NIVELI I) - abffa.weebly.comabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/kursi555.pdf · Ne te njejten kohe sasia e gjakut dhe ajo e oksigjenit qe shkon gjate

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

KURSI: SISTEMI MUSKULOR (NIVELI I)

Objektivat: Pas perfundimit te ketij kursi ju duhet te jeni ne gjendje:

- Te pershkruani funksionet kryesore te muskujve

- Llojet e muskujve

- Te pershkruani strukturen e muskujve skeletik

- Llojet e tkurrjeve muskulore

- Muskujt kryesor te kokes dhe qafes

- Muskujt kryesor te trungut

- Muskujt kryesor te gjymtyreve te siperme dhe atyre te poshtme.

- Semundjet e muskujve

SISTEMI MUSKULOR (SYSTEMA MUSCULARE)

Funksioni i sistemit muskulor

Sistemi muskulor përbëhet nga qelizat e specializuara qe quhen fije muskulore. Funksioni i tyre mbizotërues është tkurrja. Muskujt, ku lidhen me eshtra ose organet e brendshme dhe enë të gjakut, janë përgjegjës për lëvizje. Pothujse te gjitha levizjet në trup jane rezultat i tkurrjeve muskulore. Përjashtim nga kjo janë veprimi i qerpikeve, fllagellum në qelizat e spermës, dhe lëvizja amoeboid e disa qelizave të bardha të gjakut.

Veprim i integruar i nyjeve, eshtrave, dhe muskujve skeletore prodhon lëvizje të dukshme të tilla si ecja dhe vrapimi. Muskujt skeletore gjithashtu prodhojnë lëvizje më delikate që rezultojnë në shprehje të ndryshme të fytyrës, lëvizjet e syve, dhe frymëmarrje. Përveç lëvizjes, tkurrja e muskujve gjithashtu përmbush disa funksione tjera të rëndësishme në trup, të tilla si qendrimi i trupit, në stabilitetin e nyjeve, dhe prodhimit të ngrohjes. Qendrimi, siç është ulur dhe në këmbë, behet i mudshem si pasojë e tkurrjeve te muskujve. Muskujt skeletore vazhdimisht bejne rregullime që mbajnë trupin në pozicion të palëvizshem. Tendinat e shume muskujve shtrihen mbi nyje dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në stabilitetin e nyjeve. Kjo është veçanërisht e dukshme në nyjen e gjurit dhe nyjes se supit, ku tendonat e muskujve janë një faktor i madh në stabilizimin e nyjeve. Prodhimi i ngrohjes, për të ruajtur temperaturën e trupit, është i rëndësishem një nga-

produktet e metabolizmit te muskujve. Gati 85 për qind e ngrohjes së prodhuar në trup është rezultat i tkurrjeve muskulore.

LLOJET E MUSKUJVE

Në trup, ekzistojnë tri lloje të muskujve: Skeletik (te strijuar), të lemuar, dhe kardiak. Muskujt skeletik Muskujt skeletik vendodhen nen lekure dhe indin dhjamor lidhen per eshtra me ane te tendineve por gjithashtu edhe drejtperdrejt ne asht qe quhet lidhje mishore dhe jane pergjegjes per levizjet e skeletit. Pjesa periferike e sistemit nervor qendror kontrollon muskujt skeletore. Kështu, këta muskujt janë nën kontrollin tone, ose vullnetar. Njësia themelore është fija muskulore me shumë berthama. Këto fije muskulore janë te strijuar dhe secili vepron pavarur nga fijet muskulore fqinje. Muskujt e lemuar

Muskujt e lemuar jane te vendosura ne murret e organeve te bredshme sic jane: enet e gjakut, trakti gastrointenstinal, ne sy, lekure, fshikez,miter etj. Jane nen kontrollin e sistemin nervor autonom Qelizat e Muskujve e lemuar nuk mund të kontrollohen me vetëdijen tone dhe kështu veprojn ne menyre jo vullnetare. Muskujt e lemuar veprojn ngadal dhe ne menyre ritmike. Muskujt kardiak Muskujt kardiak vendodhen ne murret e zemres, keto muskuj jane gjithashtu nen kontrolin e sistemit nervor autonom. Qelizat muskulore kardiake kane nje berthame qendrore si muskujt lemuar por keto jane gjithashtu te strijuar si muskujt skeletik. Qeliza muskulore kardiake eshte drejtkendor ne forme. Tkurrja e muskujve kardiak eshte e pavullnetshme, e forte idhe ritmike.

STRUKTURA E MUSKUJVE SKELETIK

Muskuli përbëhet prej trupit dhe dy fundeve që shërbejnë për tu fiksuar në dy segmente eshtërore, të cilat gjatë tkurrjes i afrojnë dhe gjatë lëshimit i

largojnë. Si fillim është pika e palëvizshme origjina (punctum fixum), kurse si mbrarim është pika e lëvizshme insertion (punctum mobile). Këto dy pika mund të dryshojnë sipas drejtimit të forcës tërheqëse: pika e palëvizshme bëhet pikë e lëvizshme dhe anasjelltas.

Një muskul skeletik ne tërësi konsiderohet një organ i sistemit muskulor.

Çdo muskul përbëhet nga indi muskulor, indi lidhor, enët e gjakut dhe

nervat.

Tri shtresat e indit lidhor janë:

Endomisium -shtresë e indit lidhor që mbështjell çdo fibër muskulore

Perimysium – shtresë e indit lidhor që mbështjell një grup të fijeve

muskulore të cilat quhenfascikul –fascia.

Epimysium –shtresë që mbështjell muskulin në tërësi.

ROLI I USHTRIMEVE FIZIKE NE ZHVILLIMIN E MUSKULATURES

Dihet se nen ndikimin e punes fizike dhe te ushtrimeve fizike muskuli ndryshon ne villim dhe ne strukturen e tij. Ne kete menyre oksidon ne fillimin e punes se tij dhjamin qe ka infiltuar fijet muskulore dhe me vone shtresen dhjamore te nenlekures, prandaj shtresa dhjamore e nenlekures te njerezit qe merren me ushtrime fizike, sport dhe pune fizike eshte e reduktuar ne maksimum. Ne te njejten kohe sasia e gjakut dhe ajo e oksigjenit qe shkon gjate tkurrjeve te muskulore ritmike e te rregullta eshte shume e madhe, gjë që shpjegopn rritjen e vellimit te muskulit dhe per pasoje hipertrofine e fijeve muskulore. Meqenese puna fizike e sporti permisojne strukturen e organizmit, del e domosdoshme dhe e nevojshme nga pikpamja shendetesore, estetike qe te ushtrohen njekohesisht te gjitha musdkujt e trupit, per te zhvilluar proporcionalisht pjeset e tij. Ushtrimi fizik i jep fijes muskulore nje rritje cilesore tkurrese, ajo duke iu pergjigjur me me force ngacmuesit te vullnetshem prodhon njekohesisht nje energji me ekonomike ne te gjitha levizjet. Tkurrja muskulore te njeriu i stervitur ka nje efekt te dobishem, sepse per te kryer nje lloj pune i duhen levizje te percaktuara ekonomike ne harxhimin e forcave.

ARKITEKTURA E MUSKUJVE SKELETIK Shpjegimi I arkitiktures se muskujve sketik per nevoja tepergjithshme Muskujt skeletore mund te klasifikohen edhe mbi bazen e vendosjes se fibrave duke pasur secili tip disa perparesi. Disa nga tipat e muskujve me te zakonshem jane: 1. Muskujt me fibra paralele qe kontraktohen ne nje distance te madhe dhe kane nje zgjatje, por nuk jane shume te forte. Jane muskuj te gjate (longitudinale), si shirita, sic jane muskujt e rrobaqepsit dhe muskuli i drejte i barkut. 2. Muskujt me fibra konvergjente, quhen keshtu sepse fibrat puqen te pika e futjes per te zmadhuar kontraktimin. Ata jane muskuj ne forme freskoreje, sic jane muskujt e medhejn deltoid dhe petoralis major. 3.Muskujt me fibra ne forme pendore qe kane shume fibra per njesi hapesire, jane muskuj te forte sigurojne shkathtesi. Keta muskuj jane me fibra njependore (unipenate), dypendore, shumependore dhe gjenden

kryesisht ne parakrah. 4. Muskujt me fibra rrethore qe jane shtrengues (sfikteriale) dhe rrethojne nje hapje te trupit ose nje vrime (orificium),p.sh. muskuli rrethor i syrit (m. orbiularis oculi), muskuli rrethor i gojes (m. orbicularis oris) etj. Nga ana tjeter disa muskuj fillojne me dy, tri ose me shume koka (krere), si p.sh. muskuli dykreresh, muskuli trikreresh i krahut dhe muskuli katerkreresh i kofshes. Ka muskuj me dy ose me shume barqe, si p.sh . muskuli dybarkor (digastrik) etj.

TKURRJET MUSKULORE

Janë tri lloje të tkurrjeve muskulore:

· Izometrik

· Izotonik

· Izokinetik

Tkurrja izometrike

Prodhon tkurrje po jo lëvizje. Si kur shtyjmë kundër murrit. Forca prodhohet pa ndryshim në këndin e nyjes.

Tkurrja izotonike

Shkaton që nyja të lëvizë përgjatë vargut të lëvizjes kundër rezistencës konstante. Shembujt të zakonshëm janë: krahëpërkuljet, ngritja e peshave etj.

Tkurrja izokinetike

Shkakton që këndi i nyjes të ndryshoj në ritmin konstant, për shembull në 180 shkallë për sekond. Tkurrja izokinetike dhe izotonike ka dy faza specifike: koncentrike ose faza pozitive dhe eksentrike ose faza negative. Në fazën koncentrike muskuli shkurtohet,

ndërsa në fazën eksentrike muskuli kthehet në gjatësinë e tij normale. Psh në fazën e ngritjes së peshës në ushtrimin biceps curl bicepsi shkurtohet. Kjo është tkurrje koncentrike (pozitive). Gjatë uljes së peshës në pozitën fillestare bicepsi zgjatet kjo është tkurrje eksentrike (negative).

Muskuli mund te kontrolloj me shume peshe ne fazen eksentrike se sa

mund te ngrite koncetrikisht. Si rezultat, muskuli mund te jete ne gjendje

per te trajtuar me shume mbingarkese eksentrikisht. Kjo mbingarkese e

madhe mund te prodhoje fitime te medha ne force. Natyra e tkurrjes

eksentrike, ben muskujt dhe indet lidhese me te ndjeshme ndaj lendimit

keshtu qe ketu ka dhimbje te muskujve nga puna eksentrike. Kur muskuli

eshte mbingarkuar me tkurrje izotonike, izokinetike dhe izometrike, ai

adaptohet duke u bere i forte. Secili lloj i tkurrjes ka avantazhe dhe

disaavantazhe dhe secili do te rezultoje ne fitimin e forces nese behen ne

menyre korrekte.

Ne secilin ushtrim jane kater funksione te muskujve: agonist (levizesi primar), antagonist, stabilizues dhe asistues. Agonisti eshte ne pergjithesi muskuli qe ne e ushtrojme. Antagonisti eshte muskuli i kundert dhe vepron ne kontrast me agonistin. Muskujt stabilizues jane ato muskul qe mbajne nyjen ne vend ashtu qe ushtrimi mund te ekzekutohet. Muskujt synergist ose muskujt ndihmes ndihmojne agonistin per te kryer punen. Per shembull, kur ekzekutojme dumbell biceps curl, bicepsi eshte agonist, brachialis dhe brachioradialis jane muskujt synergist, tricepsi eshte antagonist dhe muskujt te ndryshem duke perfshire deltoidin jane stabilizues. Megjithate, gjate ekzekutimit triceps pushdown, tash tricepsi eshte agonist, bicepsi antagonist, muskul ndihmes eshte anconeus, perseri deltoidi eshte muskul stabilizues. Maredheniet agonist dhe antagonist ndryshojn ne varesi te cilen muskuli pritet te punoje. Megjithate, çdo grup i muskujve ka një grup të kundert.

Dumbell biceps curl

LLOJE E FIBRAVE TE MUSKUJVE SKELETIK

Shpjegimi i fibrave te muskujve skeletik ne pergjithesi per trajnere te ndryshem te sportit:

Kemi dy lloje kryesore te fijeve muskulore qe gjeden ne secilin muskul: - Fijet e shpejta terheqese - Fijet e ngadalshme terheqese Cdo individ ne secilin prej muskujve ka perzierje te fijeve te shpejta dhe te fijeve te ngadalshme muskulore. Njerezit e ndryshem kane perqindje te ndryshme te fijeve te shpejta dhe te ngadalshme terheqese. Keto perqindje jane te percaktuara ne lindje nga trashegimia dhe nuk mund te ndryshojne nga treningu. Fijet muskulore terheqese te shpejta jane sikur makina e automobiit e tipit te shpejte garues. Mund te krijojne levizje te shpejte per nje periudhe te shkurte kohore. Reaksioni kimik i perfshire ne kete levizje te shpejte krijon sasi te medha te produkteve te panevojshme ne forme te acidit laktik te prodhuar qe do te thote se sportisti nuk mund t;i shfrytezoje fijet e shpejta terheqese per nje kohe te gjate. Shembulli klasik eshte grumbullimi i acidit laktik i cili ngadaleson atletin ne 60- 80 metra te fundit te vrapimit te shpejte 400 m. Fijet e ngadalshme muskulore prodhojne me pak energji dhe shpejtesi, por mund te funksionojne per nje periudhe me te gjate. Prodhojne produkte te panevojshme te cilat jane me te lehte te hedhen jashte dhe per kete arsye jane shume te rendesishme ne disciplinat e qendrushmerise. Per sportistin i cili kame shume fije te ngadalshme, treningu i sprintit do te ia permisoj shpejtesine e tij. Shpejtesia maksimale e arritshme, ende do te jete me e vogel, se per atletin i cilakaperqindje me te madhe te fijeve te shpejta. Apo anasjeltas, treningu i qendrushmerise do te rris qendrushmerine e sportistit i cili ka perqindje me te madhe te fijeve te shpejta, por qendrushmeria finale e ketij sportisti ende nuk do te jete me e mire se e sportistir i cili ka perqindjeme te madhe te fijeve te ngadalshme. Ose ne sportin e bodybuildingut sukses do te arrijne me shume individed me perqidje em te madhe te fibrave te shpejte e individed me perqindje me te madhe te fibrave te ngadalshme.

GRUPET MUSKULORE TE SKELETIT

Jane rreth 600 muskujt skeletik, te cilat sebashku perbejne rreth 40 % te peshes se nje personi. Muskujt skeletore kane emrat qe pershkruajne disa veqori te muskujve. Shpesh disa kriterie jane te kombinuara ne nje emer. Shoqerimi i karakteristikave me emrin e saj do t;ju ndihmoje qe ta mesoni dhe ta mbani ne mend. Ne vijim jane disa terma qe lidhen me karakteristikat e muskujve qe jane perdorur ne emertimin e muskujve. Madhesia: vastus (gjigant); maximus (i madh); longus (i gjate); minimus (i vogel); brevis (i shkurter). Forma: deltoid (trekendor); rhomboid (si nje romb me ane te barabarta dhe paralele);latissimus (i gjere); teres (i rrumbullaket); trapezius (si trapezoid, figure me kater ane me dy anet paralele). Drejtimi i fijeve: rectus (drejte); transversus (terthor); obliquus (pjerret); orbicularis (rrethor). Vendodhja: Pectoralis (gjoks); gluteus (vithe); brachii (krahu); supra- (mbi); infra- (nen); sub- (nen ose perfundi); lateralis (lateral). Numri i origjines: biceps (dy krera); triceps (tre kreret); quadriceps (kater krera). Origjina dhe insertioni: sternocleidomastoideus origjinen ne sternum dhe klavikul, insertionin ne procesin mastoid); brachioradialis (origjinen ne brachium ose krahe, insertionin ne ashtin radius). Veprimi: abductor (per ta larguar strukturen); adductor (per te afruar strukturen ); flexor (per ta perkulur strukturen); extensor (per ta shtrire strukturen); levator (per ta ngrit strukturen); masseter (pertypes).

Klasifikimi i muskujve te skeletit Muskujt e skeletit klasifikohen ne: -Muskujt e kokes dhe qafes -Muskujt e trungut (muskujt e shpines, gjoksit, barkut) -Muskujt gjymtyres se siperme (supit, krahut, parakrahut, dores) -Muskujt e gjymtyres se poshtme (legenit - pelvisit, kofshes, kercirit, kembes)

MUSKUJT E KOKES DHE QAFES (MM.CAPITIS ET MM. CERVICIS)

Njerëzit i kanë mirë të zhvilluara muskujt ne fytyrë që lejojnë një laramani të madhe të shprehjeve të fytyrës. Ngase keta muskuj përdoren për të treguar befasin, neverin, zemërimin, friken, dhe emocionet e tjera, ato janë një mjet i rëndësishëm ne komunikimin gojor. Muskujt e shprehjeve te fytyres përfshijnë: m. ballor (m. frontalis) rrul ballin horizontalisht dhe leviz skalpin e kokes, m. rrethor i gojes (m. orbicularis oris) mbyll dhe palos (rrudh) buzët, m. rrethor te syrit (m. orbicularis oculi), bucinator ose muskuli i burizanit, përgjigjet për fryrjen efaqeve kur kur i biem veglave frymore; shkakton shtypjen e faqeve, dhe m. mollezor i vogel dhe i madh (m.zygomaticus major et minor) ngre këndin e gojës dhe përgjigjet për buzqeshjen. Keta muskuj te shprehjeve të fytyrës janë te identifikuar në ilustrimin mëposhtëm. Muskujt e pertypjes jane: masseter, temporalis, pterygoideus lateralis dhe medialis. Muskujt qe ngritin nofullen jane: Masseter, temporalis, pterygoideus medialis. Muskujt qe ulin nofullen: syprahyoid, digastric, lateral pterygoid. Muskujt qe levizin nofullen perpara: medial pterygodieus, lateral pterygoideus. Muskujt qe levizin nofullen prapa: Temporalis Muskujt qe levizin nofullen perpara: medial pterygoideus, lateral pterygoideus. Muskujt qe levizin nofullen anash: Muskujt qe levizin nofullen anasha majtas: pterygoideus lateralis i majte, pterygoideus medialis i majte. Muskujt qe levizin nofullen anash djathtas: pterygoideus lateralis i djathte, pteryideus medialis i djathte. Muskujt qe levizin koken jane te vendosur ne qafe keta jane: sternocleidomastoideus, splenius capitis, splenius cervicis, semispinalis capitis, semispinalis cervicis, semispinalis thoracis, trapezius, scalene. Muskujt qe bejne fleksionin e kokes jane: sternocleidomastoideus, scalene. Muskujt qe bejne ekstensionin e kokes jane: longisimus capitis,

semispinalis capitis, splenius capitis, trapezius, levatores scapulae. Muskujt qe bejne rrotullimin e kokes jane: Longissimus capitis, scalene, semispinalis capitis, splenius capitis, sternocleidomastoideus, scalene. Muskujt qe bejne fleksionin lateral te kokes jane: Longissimus capitis, scalene, semispinalis capitis, splenius capitis, sternocleidomastoideus, scalene. Muskujt qe bejne ekstensionin lateral jane: Longissimus capitis, semispinalis capitis, splenius capitis, sternocleidomastoideus, scalene.

MUSKUJT E TRUNGUT

Muskujt e trungut perfshijne ato muskujt te cilat levizin shtyllen kurrizore, muskujt qe formojne murret e gjoksit dhe murrin e barkut. Erector spinae grup i muskujve ne çdo ane te shtylles kurrizore është një masë e madhe e muskujve që shtrihet nga sakrumi deri ne kafke. Këta muskuj kryesisht jane përgjegjës për shtrirjen e shtylles kurrizore për të mbajtur qëndrimin drejtë. Muskujt e thellë te shpines zënë hapësirën në mes të proceseve spinoze dhe proceve transversale. Muskujt e murrit te gjoksit jane te perfshire kryesisht ne procesin e frymemarrjes. Muskujt intercostales:janë të vendosur në hapësirat në mes të brinjëve. Muskuli intercostales externi ngre brinjët (inspiratore), M.intercostales interni ul brinjët (ekspiratore). M. levatores costarum - muskujt ngrites se brinjeve: ngrejne brinjet (inspiratore), M. subcostales: ngrejne brinjet inspiratore, M. transversus thoracis: ndihmon ne frymarrje ul kercet e brinjeve (inspiratorë). Abdomeni, në krahasim me gjoksin dhe pelvisin, nuk ka perforcime eshterore ose mbrojtje. Murri i abdomenit ose barkut perbehet prej 6 muskujve, te renditura ne shtresa, dhe fasha e cila i mbulon ato. Ne ilustrimin e siperm jane te indetifikuara muskujt e murrit te barkut: m. i drejte i barkut (m. rectus abdominis) perkul perpara shtyllen kurizore dhe kompreson abdomenin, m. i pjerret i jashtem i barkut (m. obliquus externi abdominis) dhe m. i pjerret i bredshem i barkut (m. obliquus interni abdominis) perkul anash shyllen kurizore dhe rroullon, m. terthor i barkut (m. transverus abdominis) kompreson abdomenin, quadratus lumborum, pyramidalis.

MUSKUJT E GJYMTYRËVE TË SIPËRME (MM. MEMBRI SUPERIORIS) Muskujt e gjymtyrëve të sipërme përfshijnë ato që lidhin shpatullën në gjoks dhe në përgjithithësi lëvizin shpatullën (scapula) dhe muskujt që lidhin humerusin në shpatull dhe në përgjithësi lëvizin humerusin dhe ato që janë të vendosur në krahë (ashtin humerus) dhe në parakrahë që lëvizin parakrahun, kyçin e dorës dhe dorën. MUSKUJT QE LEVIZIN SHPATULLEN Jane 6 muskuj qe levizin shpatullen ne menyra te ndryshme: rhomboideus major dhe minor, trapezius, pectoralis minor , levatores scapulae, serratus anterior. Muskuli Rhomboideus major dhe minor, afrojne shpatullat nga njera tjetra, Muskuli trapezius: ngrit shpatullat dhe i rrotullojne nga larte (kur tkurren fibrat e siperme), ulin shpatullat dhe i rrotullojne nga larte (kur tkurren fibrat e poshtme), terheqin shpatullat nga njera (kur tkurren fibrat e mesme), muskuli levatores scapulae ngrit shpatullat, muskuli serratus anterior leviz shpatullen perpara, muskuli pectoralis minor leviz shpatullen perpara. MUSKUJT QE LEVIZIN ASHTIN HUMERUS Janë 9 muskuj që lidhen me ashtin humerus dhe e lëvizin atë 1 Pectoralis major, 2 latissimus dorsi, 3 coracobrachialis, 4 deltoid, 5 infraspinatus, 6 supraspinatus, 7 teres major, 8 teres minor, 9 subscapularis. Pectoralis major bën afrimin horizontal të humerusit, si dhe përkuljen dhe rrotullimin nga brenda të humerusit, kur pika fikse ndryshon ngre brinjët lartë (inspiratorë). Muskuli latissimus dorsi afron krahun (aductio) duke e rrotulluar nga brenda, kur pika fikse ndodhet në humerus merr pjesë në zhvendosjen e brinjëve sipër duke ndihmuar në frymëmarrje. Teres major ben afrimin e krahut, shtrirjen e krahut si dhe rrotullimin nga jashte te krahut. Deltoid anterior deltoid përkul krahun si dhe bën rrotullimin nga brenda të krahut, lateral deltoid largon krahun (abductio), posterior deltoid shtrinë krahun si dhe bën rotullimin nga jashtë të krahut. Muskuli coracobrachialis ben perkuljen e krahut gjithashtu ben afrimin (adductio) e

krahut. Rrotulluesit cuff është grup prej katër muskujve që formojnë një mëngë mbrojtëse rreth nyjes së supit. Këto muskuj janë thelbësore në stabilitetin dhe forcën e supit. Të katër këto muskuj origjinën e kanë në shpatull (scapula) dhe kalojnë përgjatë nyjes së supit për tu lidhur me ashtin humerus. Muskuli supraspinatus qëndron mbi nyjen dhe largon (abductio) krahun dhe e rrotullon nga jashtë krahun. Muskuli infraspinatus dhe teres minor janë të vendosur prapa gjithashtu sikurse muskuli supraspinatusedhe keto dy muskuj bejne largimin (abductio) si dhe rrotullimin nga jashtë të krahut. Muskuli subscapularis është i vendosur përpara ky muskul bën afrimin e krahut (adductio) si dhe e rrotullon nga brenda krahun.

MUSKUJT QE LEVIZIN PARAKRAHUN Muskujt që lëvizin parakrahun janë të vendosura përgjatë humerusit, të cilat përfshijnë: triceps brachii, anconeus shtrijne parakrahun, biceps brachii, brachialis, brachioradialis perkulin parakrahun si dhe bëjnë

supinacionin e parakrahut. 20 muskuj që shkaktojnë lëvizjet e dorës, kyçit dhe gishtërinjëve janë të vendosura në parakrahë dhe ndahen në muskuj përkulës të kyçit dhe gishtave të dorës dhe në muskuj shtrirës të kyçit dhe gishtave të dorës. Muskujt përkules të kyçit të dorës: Flexor carpi radialis, palmaris longus, flexor carpi ulnaris. Muskujt përkules të gishtërinjëve: Flexor digitorum superficialis, flexor

digitorum profundus, flexor policis longus. Muskujt që shtrijnë kyçin e dorës: Extensor carpi radialis longus dhe

brevis, extensor carpi ulnaris. Muskujt që shtrijni të gishtërinjët: Extensor digitorum, extensor pollicis longus dhe brevis, extensor indicis. Muskujt supinator të dorës: Biceps brachii, supinator.

Muskujt pronator të dorës: pronator teres dhe pronator quadratus.

Muskujt qe bejne largimin (abductio) te kycit te dores: Muskujt qe bejne afrimin (adductio) te kycit te dores: MUSKUJT E DORES (Mm. MANUS)

Muskujt e dores i ndajme ne tre gupe: 1. Muskuj tenar te vendosur ne anen e gishtit te madhe te dores qe formojne nje te ngritur te quajtur eminentia thenaris, 2. Muskuj hipotenar te vendosur ne anen e gishtit te vogel qe formojne eminentia hypothenaris dhe 3. Grupi i ndermjetshem i muskujve interrossei dhe lumbricales. Muskujt tenar jane: 1. abductor pollicis brevis ben largimin e gishtit te madh te dores, 2. opponens pollicis veprimi i ketij muskuli ben qe gishti i madh ti kundervihet perballe gishtave te tjere, 3. flexor pollicis perkul gishtin e madhe te dores. Muskujt hipotenar jane: 1. Palmaris brevis , 2. abductor digiti minimi

largon gishtin e vogel te dores, 3.flexor digiti minimi perkul falangen e pare te gishtit te vogel, gjithashtu largon gishtin e vogel, 4. opponens digiti minimi veprimi i keti muskuli vendos gishtin e vogel perballe gishtave te tjere. Muskujt interrosei: jane tre muskuj palmare dhe kater dorsal. Muskujt interrosei palmares afrojne gishtat drejt gishtit te mesem, perkulin falangen e pare, shtyjne falangen e dyte dhe te trete. Muskujt interrosei dorsales bejne largimin e gishtit te dyte dhe te katert nga gishti i trete, perkulin falangat e para. Muskujt lumbricales: jane kater muskuj, bejne perkuljen e falanges se

pare te gishtave te dyte, te trete, te katert dhe te peste, shtrijne falangen e dyte dhe te trete.

MUSKUJT E GJYMTYRËS SË POSHTME (MM. MEMBRI INFERIORIS)

Muskujt e gjymtyrës së poshtme ndahen në: 1. Muskujt e pelvisit (mm. pelvis) lëvizin kofshën

2. Muskujt e kofshes (mm.femoris) kryesisht lëvizin kërcirin 3. Muskujt e kercirit (mm. cruris) levizin kemben (shputen) 4. Muskujt e kembes (mm.pedis) levizin gishtat e kembes MUSKUJT QE LEVIZIN KOFSHEN Muskujt që lëvizin, kofshën e kanë origjinën e tyre në disa pjesë të legenit (pelvisit) dhe insertionin e tyre në femur. Masa më e madhe e muskulare i takon grupit te pasmë, muskujt gluteal (muskujt e vitheve), te cilet si grup shtrijne kofshen, largojn kofshen (abductio) bejne rrotullimin e kofshes nga jashte dhe brenda (muskuj e vitheve jane 9 ne numer: Gluteus maximus, Tensor fasciae latae, Gluteus medius, Gluteus minimus, Piriformis, Obturatorius internus,Obturatorius externus, Quadratus femoris, Gemelli. Muskujt e perparme te pelvisit iliacus psoas major dhe psoas minor perkulin kofshen. Muskujt qe gjenden ne pjesen e bredshme te kofshes afrojne kofshen, rrotullojne kofshen nga jashte, gjithashtu ndihmojne ne perkuljen e kofshes (adductor magnus, adductor longus, adductor brevis, gracilis, pectineus).

MUSKUJT QE LEVIZIN KERCIRIN Muskujt që lëvizin kërcirin gjenden ne kofshë: quadriceps dhe sartorius qe perbejne pjesen e perparme te kofshes. Quadriceps shtrine kercirin ne gjunje dhe sartorius i cili perkul kofshen, ndihmon ne kalimin e njeres kembe mbi tjetren (pozita e robaqepsit nga i cili merr edhe emrin). Muskujt e pasmë të kofshës (biceps femoris, semitendinosus, semimembranosus) përkulin kërcirin në gjunje. Muskujt e pjesës së pasme së kofshës përveç përkuljes së kërcirit gjithashtu marrin pjesë në shtrirjen e kofshës dhe e rrotullojnë kërcirin nga jashtë. MUSKUJT QE LEVIZIN KEMBEN (SHPUTEN)

Muskujt te vendosur tek kerciri (mm. cruris) qe levizin shputen dhe gishtat ndahen ne muskuj te perparme (anterior) te pasem (posterior) dhe anesor (lateral). Grupi i perparm

Perbehet nga tre muskuj qe vendosen ne hapesiren, midis faqes se bredshme te fibules, nga ndaresja ose septumi ndermuskulior i perparme anash dhe nga membrana interosea. M. tibialis anterior medialisht, extensor hallucis longus dhe extensor digitorum communis. Grupi i muskujve anesor te kercirit

Ne kete grup bejne pjese dy muskuj m. peroneus longus dhe m. peroneus brevis te cilet vendosen ne faqen e jashtme te fibules midis dy septumeve ndermuskulore te perparme dhe te anshme. Muskuli peroneus longus shtrin dhe largon shputen duke ndihmuar ne rrotullimin nga jashte. Peroneus brevis largon dhe rrotullon shputen nga jashte. Grupi i pasem i muskujve te kercirit Në këtë grup bëjnë pjesë muskujt që përkulin shputën dhe gishtat, vendosen prapa eshtrave të kërcirit, membranës interosea dhe ndarëses

ndërmuskulore të jashtëm që i ndan nga grupi lateral. Dallojmë dy shtresa sipërfaqësoren dhe shtresën e thellë. Shtresa sipërfaqësore përbëhet nga muskujt gastrocnemius dhe soleus të cilët kanë një tendin të përbashket që mbaron ose inserohet në tuber calcanei i quajtur tendo calcaneine (achilli), dhe m. plantaris. m. gastrocnemisu dhe m. soleus bejne perkuljen plantare te shputes (ngritja ne maje te gishtave) por dallimi ne mes tyre eshte se m. gastrocnemius eshte me aktiv kur kemba esshte e shtrire ne gjunje dhe gjithashtu mer pjese ne perkuljen e kembes ne gjunje, ndersa m. soleus eshte me aktiv kur kemba eshte e perkulur ne gjunje. M. plantaris shtresa e thelle perbehet nga m. tibialis posterior, m. flexor digitorum longus m. flexor hallucios loingus, m. popliteus. MUSKUJT E KEMBES (SHPUTES) Muskujt e kembes (shputes) - mm. pedis ndahen ne muskuj ekstensor ose shtrires te gishtave qe jane te vendosur ne shpinen e shputes dhe muskujt fleksor ose perkules te gishtave qe jane te vendosur ne tabanin e shputes.

SEMUNDJET MUSKULORE

Problemet e muskujve mund të jenë 2 llojesh: probleme neurologjike dhe probleme brendamuskulore.Problemet neurologjike zakonisht paraqiten me dobësi të muskujve distalë, pa dhimbjedhe me fashikulacione (tkurrje e vogël e një pjesëze të muskulit) .Problemet brendamuskulore zakonisht paraqiten me dobësi të muskujve proksimalë,me ose pa dhimbje dhe pa fashikulacione. Sëmundjet joinflamatore të muskujve ndahen në:distrofi,çrregullime miotonike, miopati mitokondriale,miopati metabolike,miopati endokrine.Analizat që duhen bërë për diagnostikime të problemeve të muskujve zakonisht janë EMG (elektromiografia), biopsia e muskujve dhe matja e enzimave muskulore. Distrofia muskulore Duchenne Shkaktohet nga defektet e gjenit të distrofinës. Gjeni ndodhet në kromozomin Xp21. Kjo është distrofia muskulore më e shpeshtë (Incidenca 3/100000). Distrofina është një proteinë që lidh aparatin brendaqelizor të tkurrjes me membranën qelizore. Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje shfaqen në moshën 1 vjeç dhe janë: dobësi përparuese (progresive) e muskujve proksimalë (muskujt e shpatullës dhe të pelvisit), pseudohipertrofi e muskujve të kërcirit, ecje karakteristike me hapa të shkurtër dhe me lëkundje anash, shenja Gower gjatë ngritjes, pacienti përdor duart për të ndihmuar muskujt e kofshëve dhe kardiomiopati dhe pamjaftueshmëri e zemrës. Analizat tregojnë rritje të enzimës CPK (kreatinë fosfo kinazë. Në biopsi të muskujve shihet nekrozë, infiltrim i muskujve nga indi dhjamor dhe lidhor. Në EMG (elektromiografi) shihen potenciale polifazike me amplitudë të ulët dhe me zgjatje të shkurtër. Në EKG shihen valë Q në lidhjet laterale dhe valë R të mëdha në lidhjet prekordiale. Trajtimi për këtë sëmundje të muskujve është jospecifik. Mund të përdoren kortikosteroidët, fizioterapia dhe procedurat kirurgjikale. Disa trajtime eksperimentale synojnë riparimin e gjenit të distrofinës duke përdor vektor prej adenovirusi. Prognoza e kësaj Distrofia muskulore Becker Është e ngjashme me distrofinë Duchenne, por sëmundja është shumë më e butë. Pacientët e prekur janë në gjendje të ecin edhe në moshën 40 vjeç.

Kontrakturat, kardiomiopatia, dhe prekja e inteligjencës janë më të rralla se në distrofinë Duchenne. Distrofia skapuloperoneale (Emery - Dreifuss) paraqitet në dhjetëvjeçarin e parë të jetës dhe përparon ngadalë. Kardiomiopatia është e zakonshme ndër të prekurit dhe rreziku i vdekjes të papritur është 50 për qind. Të prekurit nuk kanë hipertrofi, por kanë shpesh kontraktura të muskujve të kërcirit, të muskujve rreth bërrylit dhe të muskujve të pasmë të qafës. Distrofitë muskulore recesive Distrofia skapulohumerale është e rrallë. Paraqitet me dobësi të muskujve serratus të përparmë dhe më pas me dobësi të muskujve proksimalë të gjymtyrëve. Distrofia pseudo-Duchenne njihet edhe si distrofia autozomale recesive e fëmijërisë. Shfaqet në dhjetëvjeçarin e parë të jetës. Sëmundja ngjan me distrofinë Duchenne, por distrofina e muskulit është normale. Kjo distrofi ndahet në distrofi muskulore distale recesive dhe distrofia muskulore kongjenitale recesive. Çrregullimet miotonike Miotonia është tkurrja e pavullnetshme e muskujve. Simptomat përmirësohen pastkurrjeve të përsëritura. Paramiotonia është tkurrja e pavullnetshme e muskujve. Simptomat përkeqësohen pas tkurrjeve të përsëritura. Këto sëmundje janë zakonisht pasojë e problemeve me kanalet jonike. Distrofia miotonike tip 1 është më e shpeshta distrofi muskulore e të rriturve. SEMUNDJET AUTOZOMALE DOMINANTE Gjeni ndodhet në kromozomin 19. Mekanizmi i defektit gjenetik është përsëritja e njëtrinukleotidi. (I njëjti mekanizëm gjenetik është përgjegjës për sëmundjen Huntington).Ashtu si për sëmundjen Huntington, edhe në distrofinë miotonike tip 1 vihet re fenomenii parapritjes.Ashtu si për sëmundjen Huntington, gjatësia e vargut të trinukleotideve të përsërituraështë në përpjesëtim të drejtë me seriozitetin e simptomave.Shenjat dhe simptomat janë të ndryshueshme.Dobësia e

muskujve është kryesisht distale, me ptozë, dobësi të muskujve të fytyrës,dhe atrofi të muskujve sternokleidomastoidë. Miotonia shpesh nuk është shumë edukshme dhe mund të nxirret në pah duke bërë perkusion të muskujve, ose gjatëtkurrjes të zgjatur.Prekja e muskujve të zorrës shfaqet me konstipacion dhe disfagi.Prekja e miokardit shkakton kardiomiopati dhe aritmi.Sëmundja shoqërohet edhe me këto probleme: prekje e inteligjencës, katarakte, rënie eparakohshme e flokëve, atrofi e testikujve, probleme të hipofizës dhe diabet SEMUNDJET METABOLIKE TE MUSKUJVE Shumica e miopative metabolike shfaqen në fëmijëri.Ato shfaqen si dobësi përparuese e muskujve ose si paralizë episodike që shkaktohetnga ushtrimi i muskujve.Mungesa e maltazës acide,sëmundja është autozomale recesive.Maltaza acide njihet edhe si alfa-glukozidazë. Mungesa e enzimës shkakton grumbullimtë glikogjenit në muskuj (dhe në organe). Shenjat dhe simptomat janë: sëmundja ngjanme distrofitë. Përparon ngadalë. Muskujt e trupit preken më herët sesa muskujt egjymtyrëve, muskujt e frymëmarrjes preken shpesh.Analizat tregojnë se niveli i kreatinës kinazë është i rritur. Në EMG shihen shenjat emiopatisë.Ndërsa në biopsi shihet grumbullim i glikogjenit.Sëmundja McArdle shkaktohet ngamungesa e miofosforilazës. Sëmundja është autozomale recesive.Shenjat dhe simptomat: dhimbje dhe dobësi e muskujve që shkaktohet nga ushtrimi imuskujve, dhe dobësi e muskujve proksimalë (në 33 për qind të të prekurve).Analizat: niveli i acidit laktik nuk është i rritur në gjakun që kthehet nga venat emuskujve të përdorur.Në biopsi shihet grumbullim i glikogjenit nën membranën qelizore.Mungesa e fosfofruktokinazës (sëmundja Tarui) është e ngjashme më sëmundjenMcArdle.Mungesa e karnitinë-palmitil-transferazës shkakton probleme të ngjashme mesëmundjen McArdle.Niveli i acidit laktik në gjakun venoz rritet pas përdorimit të muskujve, kurse miopatiaalkoolike shkaktohet nga pirja e alkoolit.Forma akute shfaqet me dobësi të muskujve proksimalë, dhimbje, mioglobinuri dhe rritjetë kreatinë kinazës.Forma kronike shfaqet me dobësi të muskujve proksimalë, por niveli i kreatinë kianzësnuk është fort i rritur.

KARDIOMIOPATITE- SEMUNDJET E MUSKULIT TE ZEMRES A. Kardiomiopatia me zemër të zgjeruar (kardiomiopatia e dilatuar) 1. Shkaqet: sëmundja ishemike, infeksionet (HIV, Coxsackie, T Crusi (Chagas'disease)), sëmundjet metabolike, barnat (alkooli, doksorubicina, AZT).2. Shenjat dhe simptomat: pamjaftueshmëri e anës së majtë e të djathtë tëzemrës, fibrilim atrial, galop S3, regurgitim mitral.3. Patofiziologjia: disfunksion sistolik.4. Prognoza: 30% jetojnë 5 vjet.5. Trajtimi: Trajtim i njëjtë me sëmundjen kongjestive të zemrës. Gjithashtuduhen trajtuar infeksionet, duhen ndaluar barnat që dëmtojnë miokardin, etj. B . Kardiomiopatia hipertrofike 1. Shkaku: problem gjenetik i miozinës.2. Shenjat dhe simptomat: sinkopë gjatë ushtrimit fizik, angina, hipertrofi eventrikulit të majtë në EKG, hipertrofi e septumit në EKO.3. Patofiziologjia: disfunksion diastolik.4. Prognoza: 5% vdekshmëri vjetore, zakonisht nga vdekja e papritur.5. Trajtimi: beta-bllokues a kalcium-bllokues; heqje kirurjgike e një pjese tëmiokardit nqs simptomat janë të rënda; vendosje e ritëmbërësit artificial. C. Kardiomiopatia restriktive 1. Shkaqet: amiloidoza, skleroderma, hemokromatoza, sarkoidoza, glikogjenoza.2. Shenjat dhe simptomat: hipertension pulmonar, galop S4, ulje e voltazhit tëkompleksit QRS.3. Patofiziologjia: disfunksion diastolik.4. Prognoza: 30% jetojnë 5 vjet.5. Trajtimi: S'ka trajtim. Sëmundja e lodhjes së muskujveSëmundja e lodhjes së muskujve mbetet ndër diagnozat më sfiduese në neurologji, duke marrë parasysh karakterin e zhvillimit dinamik të saj dhe ngjashmërinë që ajo ka me sëmundjet e tjera. Për këtë arsye, mjeku duhet menduar për sëmundjen e lodhjes së muskujve (Myasthenia Gravis, MG) në rastin kur pacienti manifeston dobësim-lodhje muskulore, i cili ndryshon gjatë ditës si dhe kur lodhja shfaqet më shumë në orët e pasdrekes dhe në mbrëmje. Tipike për fillimin e sëmundjen është kur ky dobësim i përfshin muskujt syve dhe ata të përtypjes, muskujt e gëlltitjes si dhe shfaqet të folurit e vështirësuar. Me kalimin e kohës te rastet e padignostikuara me kohë dhe te rastet e patrajtuara, dobësimi përfshin të gjithë muskulaturën e vullnetshme. Lodhja e muskujve gati kurrë nuk shfaqet me intensitet të njëjtë. Te forma më e rëndë, dobësimi muskulor përfshin muskulaturën e frymëmarrjes, duke e rrezikuar jetën e pacientit. Sëmundja Lodhja e muskujve është sëmundje autoimune e sinapsës neuromuskulare. Për këtë flasin gjetja e shpeshtë e hiperplazionit të timusit dhe

plazmociteve perivaskulare, sëmundjet e tjera autoimmune të përcjella me sindromën miastenike, shfaqja e shpeshtë e sëmundjes së bashku me hipertireozën, lupus eritematodes dhe artritin reumatik, kundërtrupat e gjetur kundër receptorëve acetilkolinikë si dhe shërimi i suksesshëm me terapi imunosupresive. Edhe pse sëmundja është autoimune, çka e nxit fillimin e saj ende nuk dihet saktësisht. Fajësohen viruset si nxitës të mundshëm të sëmundjes. Procesi patologjik ndodh në membranën postsinaptike të synapses neuromuskulare, numri i receptorëve të acetilkolinës (AChR) është i reduktuar, prandaj zvogëlohet transmisioni nga nervi në muskul dhe muskuli bëhet paretik. Në gjakun e të sëmurëve nga MG janë gjetur kundërtrupat kundër AchR. Simptomat Simptomat më të shpeshta të sëmundjes së lodhjes së muskujve janë: rënia e kapakëve të syve, shikimi dyfish i figurave, të folurit ndër hundë (nasal), vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, dobësim i forcës muskulore në duar dhe këmbë, lodhje kronike e muskujve, vështirësi në frymëmarrje. Lodhja mund të shtohet me aktivitet të vazhdueshëm dhe mund të largohet gjatë kohës së pushimit. Ndërkaq, format klinike të shfaqjes së saj janë dy. Forma okulare që përfshin muskujt e kapakëve të syve (ekstraokularë) dhe forma e gjeneralizuar, tek e cila dobësimi muskulor përhapet edhe në muskujt e tjerë të fytyrës, muskujt përtypjes, muskujt gëlltitjes, muskujt e qafës, gjymtyrëve, trupit, muskujt e frymëmarrjes. MG mund të jetë seropozitive kur në gjakun e të sëmurëve qarkullojnë kundërtrupat kundër AChR dhe seronegative kur nuk gjenden këta kundërtrupa. Gati gjysma e pacientëve me MG të formës okulare janë seronegativë, ndërsa 80% e pacientëve me MG të gjeneralizuar janë seropozitivë. Femrat sëmuren dy herë më shumë se meshkujt. Sëmundja shfaqet në variacione prej lindjes deri në moshën 80-vjeçare, por shumica e të sëmurëve janë të moshës 20-40 vjeçare. Trajtimi Ka barna të cilët e dëmtojnë transmisionin neuromuskular, duke shkaktuar keqësim të sëmundjes së lodhjes së muskujve. Asnjë nga këto barna nuk ka kundërindikacion absolut, por pacienti duhet të përcillet gjatë marrjes së këtyre barnave. Barnat të cilat nuk preferohen te kjo sëmundje janë: nga grupi i antibiotikëve: Gentamicyn, Streptomycin, Neomycin, Amikacin, Erythromicine, Sulfonamidet, Lincomycine, Beta-bllokatorët (Propranolol, Oxprenolol, Atenolol, Timolol-oftalmik); bllokuesit e kanaleve të kalciumit (Nifedipine, Verapamil), Procainamidi, Chlorpromazina, Haloperidol,

Phenytoina, Lithium, Magnesium sulfate, Chloroquine, Penicillamine, Moprphine, Codeine, benzodiazepinet. Trajtimi adekuat i sëmundjes me kombinim të barnave inkibitorë të kolinesterazës, barna imunosupresive, plazmaferezë, imunoterapi si dhe trajtimi në njësitë e kujdesit intensiv në rast se shfaqen vështirësitë në frymëmarrje, u mundëson shumicës së pacientëve jetëgjatësi normale. Pas timektomisë te disa pacientë shfaqet remisioni i plotë. Megjithatë, prognoza mbetet shumë e ndryshueshme, duke u ranguar nga remisioni i plotë deri në vdekje. Vdekshmëria është më e vogël se 4%. Shtatzënia dhe sëmundja e lodhjes së muskujve Femrat e prekura nga sëmundja e lodhjes së muskujve mund të lindin fëmijë. Përcjellja e rregullt e gjendjes nga ana e neurologut është e domosdoshme. Sëmundja, i prek shpesh femrat e reja në dekadën e dytë dhe të tretë të jetës, moshë e cila përputhet me lindshmërinë. Te 1/3 e rasteve, mund të kenë gjendje të qëndrueshme gjatë shtatzënësisë, kurse te 1/3 prej tyre mund të ketë përkeqësime, po ashtu te 1/3 mund të ketë përmirësime. Rreziku më i madh për përkeqësim është në periudhën pas lindjes. Te 1/8 e rasteve sëmundja mund të përcillet në mënyrë sekondare me rrugë transplacentare në receptorët e Ach. Diagnostikimi i sëmundjes bëhet me testin e Tensilonit Testi i Tensilonit (Edophonium) përdoret për të diagnostikuar sëmundjen, por edhe për të diferencuar krizën miastenike nga kriza kolinergjike, duke vlerësuar vetinë e shpejtë të veprimit. Te pacienti, mund të shihet përmirësim i shpejtë dramatik i gjendjes brenda 1 minute. Pacienti duhet të monitorohet për shkak se Endophoniumi mund të shkaktojë bradikardi, bllok në përçueshmëri dhe asystoli. Te pacienti me krizë kolinergjike dhënia e Endophoniumit mund të shkaktojë rritje të sekretimit të pështymës dhe të sekretimit bronkopulmonal si dhe pengesa gastrike. Nëse shfaqen këto pengesa, ato largohen shpjet, sepse kohëzgjatja e veprimit të Endophoniumit është e shkurtër (përafërsisht 10 minuta). Vështirësitë e diagnostikimit Sëmundja e lodhjes së muskujve mund të ketë simptoma të ngjashme me sëmundjet tjera si: lodhja e përgjithshme, lodhja e një grupi të muskujve, të folurit e vështirësuar, përtypja dhe gëlltitja e vështirësuar. Simptoma të

ngjashme mund të ketë pacienti me infarkt trunor, sidomos infarkt të trungut trunor, dekompenzim të zemrës, emboli pulmonare, infarkt të zemrës etj. Mjeku duhet menduar në myasthenia grabis, kur pacienti ka simptomat e tilla, pa marrë parasysh moshën e pacientit. Terapia e trajtimit Trajtimi i sëmundjes te pacientët seropozitivë qëndron në terapinë antikolinesterazike (Mestinon tableta), kortikosteroide (Pronison tableta), imunosupresive, (Imuran tableta) thymectomy, plazmaferezë si dhe trajtimi me imunoglobuline i.v. Pacientët me MG seronegativë nuk kanë reagim të mirë në terapinë antikolinesterazike dhe në timektomi, mirëpo përgjigjen shumë mirë në plazmaferezë dhe terapinë imunosupresive. Shkaqet e përkeqësimit Redukimi i barnave te pacienti i cili është duke u trajtuar nga:Sëmundjet (infeksioniet) sistemike Gjendjet me temperaturë të lartë Çrregullimet e funksionit të tiroides (hiperfunksioni ose hipofunksioni) Shtatzënësia dhe cikli menstrual Stresi emocional dhe lodhja fizike Barnat që prekin transmisionin neuromuskular ATROFIA MUSKULORE

Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, si p.sh gjatë vendosjes në allçi të këmbës ose dorës për arsye të një frakture, në këtë zonë do të vërejmë zvogëlim të përmasave të muskulit. Në këtë rast themi se kemi të bëjmë me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund të formohet edhe te personat e moshuar, sipasojë e uljes së aktivitetit të muskujve, në të sëmurët me sëmundje kronike ose në rastet kur zvogëlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatë atrofisë muskulore vërehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogëlimi i aftësisë tkurrëse të tyre. Gjatë atrofisë në mikroskop, përveç hollimit të fijes muskulore, mund të shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bërthamave, si dhe një tendencë e tyre për të marë pozicion qëndror në fije. Kur procesi i atrofisë thellohet më tepër, fillon procesi i shkatërimit të sarkozomeve, si dhe i vetë fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve të shkatërruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor përreth fijeve që është i shtuar dukshëm.