12
FILIALI TRANZIT Stathaq Papuli: Duhet ta doni punën, dhe ta bëni atë më pasion INTERVISTA Emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Posta Shqiptare sh.a AKTIVITETE “Party in Pink”, aktivitet me rastin e muajit kundër kancerit të gjirit Fatilda Smajlaj: Kam një lidhje të hershme me Postën Shqiptare FILATELIA Pulla Filatelike që mbështet një kauzë të madhe DOSIER Murat Toptani në Filatelinë Shqiptare IdeaSMART: Së shpejti programi i ideve të zgjuara të punonjësve POSTAT HOMOLOGE Tel +355 4 2222 315 e-mail: [email protected] / [email protected] www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adresa: Rr. Rreshit Çollaku Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Këshilli Mbikqyrës emëron Z. Laert Duraj

Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania ... · Duke qenë se ishte hera e parë që ne ndërmorëm një nismë të tillë, normalisht nuk prisnim që realizimi i saj

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

FILIALI TRANZIT

Stathaq Papuli: Duhet ta doni punën, dhe ta bëni atë më pasion

INTERVISTA

Emërohet Drejtor i Përgjithshëm

i Posta Shqiptare sh.aAKTIVITETE

“Party in Pink”, aktivitet me rastin

e muajit kundër kancerit të gjirit

Fatilda Smajlaj: Kam një lidhje të

hershme me Postën Shqiptare

FILATELIA

Pulla Filatelike që mbështet një kauzë të

madhe

DOSIER

Murat Toptani në Filatelinë Shqiptare

IdeaSMART: Së shpejti programi i ideve të

zgjuara të punonjësve

POSTAT HOMOLOGE

Tel +355 4 2222 315 e-mail: [email protected] / [email protected]

www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adresa: Rr. Rreshit ÇollakuKutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania

Këshilli Mbikqyrës emëron Z. Laert Duraj

2 E premte 10 Nëntor 2017POSTIERI

Më datë 01.11.2017 Posta Shqiptare sh.a emetoi pullën me tematikë “Flora Shqiptare”.Flora është jeta bimore që ndodhet në një rajon të caktuar ose kohë, në përgjithësi jeta natyrale apo vendas-bimore amtare.Termi “flora” vjen nga gjuha latine Flora, perëndia e bimëve, luleve dhe pjellorisë në mitologjinë romake.Flora shqiptare është tepër e larmishme për shkak të relievit të vendit. Ajo shërben si strehë e fundit e shumë gjitarëve dhe zogjve të rrallë. Pasuria dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve shpesh u kanë dhënë mundësi vizitorëve të gjejnë bimë të rralla. Shqipëria ka gjithashtu florë të pasur, që konkretizohet me më shume se 3221 lloje të ndryshme bimësh. Flora shqiptareAjuga e Piskoit (Ajuga piskoi, Degen & Bald) Bimë barishtore shumëvjeçare e

Posta Shqiptare emeton pullën me tematikë ”Flora Shqiptare”

familjes së buzoreve (Labiatae) me kërcej 30–50 cm, të grathët, me gjethet e poshtme vezake, me dhëmbë si të sharrës, të trashë, kërcelloret pykore në bazë, me lule të vendosura nga dy në çdo nyjë, me petla të trëndafilta e me nervura të purpurta; kurora dy buzore, me buzën e sipërme me 2 dhëmbë

të shkurtër. Lulëzon në maj–qershor, bën fryt aken. Është bimë endemike shqiptare që takohet në vende me bar në Nemërçkë. Hyn në kategorinë e bimëve të rralla. Boronica, qershia e tokës, thrashegra (Vaccinium myrtillus L.)Shkurre e shkurtër me gjethe që bien në dimër. Kërcejtë 15-40 cm,

por mund të shkojnë edhe 60-70 cm, të degëzuar shpesh qysh në bazën e një rizome rrënjore të kuqërremtë. Kërcejtë e rinj janë të blertë, 3-këndorë të mprehtë, gjethet kanë formë vezake (2-2.6 x 1-1.5 cm) me buzë të sharrëzuara dhe me një bisht të shkurtër rreth 1 mm. Lulet janë 4 ose 5-pjesëse, të vetmuara në sqetullën e gjetheve. Kupa ka vriguj të cekët, kurse kurora ka formën e një qeseje 4 x 4 mm, e gjelbër, me nuancë ose njolla trëndafili me vriguj të shkurtër dhe të spërveshur. Fillet e thekëve janë të shkurtër, kurse pjalmoret pajisen me shtojca të fund yllta. Shtyllëza është e futur. Fryti është rrushk në formë rruzullor, 6-10 mm, me ngjyrë kaltëroshe të thellë deri në të zezë, veshur nga një pluhurizë e përhirtë. Në Shqipëri rritet në brezin e kullotave alpine ose subalpine, kryesisht në Alpet e Veriut dhe të Verilindjes, duke

filluar nga 700 m në veri deri në 2200 m në jug të vendit (si në malin e Gramozit, që është dhe pika më jugore e përhapjes në vendin tonë).

Data e emetimit: 01.11.2017 Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pullaAutor: Petraq PapaVlerat e pullave: 150 lekë dhe 250 lekëTirazhi: 153.000 pulla (150-lekëshe), 103.000 pulla (250-lekëshe)Përmasat e pullës: 30 x 40 mmKompozimi i tabakut: 4 seri në tabakKompozimi i tabakut për shërbim postar: 28 pulla në tabak (150-lekëshe), 28 pulla në tabak (250-lekëshe)Zarfe të ditës së parë: 250 copë Çmimi i zarfit të ditës së parë me seri: 520 lekëShtypur në Shqipëri nga Adel CO

Emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Posta

Shqiptare sh.a

Këshilli Mbikqyrës i shoqërisë aksionere “Posta Shqiptare”, ka emëruar Z. Laert Duraj, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të kësaj kompanie, në zbatim të Ligjit nr.9907, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të Statutit të Shoqërisë “Posta Shqiptare’ sha, vendim të këshillit të Ministrave nr. 642 datë 11.10.2005, “Për Këshillat Mbikqyrës të Shoqërive Anonime Shtetërore”, dhe udhëzimit nr. 318 datë 08.04.2009 “Për emërimin, funksionimin dhe shpërblimin e Këshillit Mbikqyrës në Shoqëritë Anonime Shtetërore”, në mbledhjen e tij datë 03.11.2017, me propozim të Ministrit të Financës dhe Ekonomisë.

Këshilli Mbikqyrës emëron Z. Laert Duraj

3E premte 10 Nëntor 2017 POSTIERI

“Party in Pink”, aktivitet me rastin e muajit të luftës kundër

kancerit të gjirit

Zumba Master Klas në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, dhe me kompaninë Posta Shqiptare, organizuan aktivitetin “Party in Pink”, nën moton “Move to Give”. Qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i grave, vajzave dhe shoqërisë për kërcënimin e kancerit të gjirit, një sëmundje vdekjeprurëse nëse nuk parandalohet. Në muajin tetor, i cili është muaji simbol i luftës kundër kancerit të gjirit, Tirana i’u bashkua për të dytin vit radhazi lëvizjes botërore “Move to Give”, aktivitetit të miliona grave që kanë nevojë për suport dhe e milionave të tjera që mund ta parandalojnë në kohë këtë sëmundje. Aktiviteti sensibilizues në muajin ndërgjegjësues kundër luftës së kancerit të gjirit u organizua më 27 Tetor tek Fushat Multi sportive të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, ku së bashku me instruktorët Fatilda Smajlaj dhe Antrian Shabani, një numër i madh grash dhe vajzash përfshi dhe punonjëset e Posta Shqiptare sh.a. kërcyen nën ritmet zumba, duke çliruar energjitë negative dhe duke krijuar një gjendje shpirtërore plot

Gratë dhe vajzat e kompanisë Posta Shqiptare mbështetëse të aktivitetit

pozitivitet, ku ndjeshmëria e shoqërisë dhe mbështetja e institucioneve të hapë një dritare shprese. Aktiviteti u organizua nga Zumba Master Klas në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë dhe me mbështetjen e Postës Shqiptare, Kryqit të Kuq, Spitalit Amerikan, Moncafe dhe Ristora.“Party In Pink” është një lëvizje globale dedikuar femrave në luftën kundër kancerit të gjirit. Nëpërmjet kësaj kauze e iniciuar nga dr. Susan G. Komen, femrat mbështesin përpjekjen e mundimshme dhe të gjatë të grave që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje. Fillimet e kësaj iniciative i gjejmë

në vitin 2014 kur dr. Susan G. Komen në bashkëpunim me Alberto Perman dhe Beto Perez CEO i Zumba Fitness, punuan për të krijuar aktivitete të veçanta në mbështetje të grave që luftojnë me sëmundjen e kancerit çdo ditë.

Lëvizja “Move to Give”Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit në të cilin shënohet dhe çelja e fushatës ndërgjegjësuese të luftës ndaj kësaj sëmundjeje. Në këtë muaj operatorët e shumtë nga fusha e shëndetit, dhe institucione të fushave të ndryshme bëhen pjesë e veprimtarive, që kanë në qendër rritjen e ndërgjegjësimit së

shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje si dhe mbështetjen e këtij grupi në betejën për triumfin e jetës. Shëndeti ndërthur nevojën për shërbime cilësore nga fusha të ndryshme, i cili është i lidhur ngushtë me gjendjen shpirtërore, jetën sociale, mjedisin, natyrën ku jetojmë në nivel kombëtar po ashtu edhe në atë global. Lëvizja “Move to give” është pjesë e aktivitetit të miliona grave në të gjithë botën, që kanë nevojë për mbështetje dhe e milionave të tjerave që mund ta parandalojnë në kohë.

Historia e shirititNgjyra rozë, si edhe vetë

shiriti, është bërë një simbol i ngritjes së vetëdijes në lidhje me kancerin e gjirit. Për fat të keq, sot, secili prej nesh të paktën ka dëgjuar për dikë që e njeh dhe që vuan nga kanceri i gjirit. Sëmundja është e shpeshtë, dhe fatkeqësisht shumica e grave vdesin pikërisht nga pasojat e këtij lloji të kancerit. Historia e shiritave ka filluar shumë kohë më parë, por ajo e shiritit rozë është aktualizuar në vitin 1991 apo me rastin e Evelyn Lauder, ish-nën presidentes së kompanisë të kozmetikës Estee Lauder, e cila vdiq nga kanceri ovarian në vitin 2011. Qysh në vitin 1991, përfaqësuesit e Fondacionit Susan G. Komen u shpërndanë shirita rozë pjesëmarrësve të garës në New York, e cila u organizua me qëllim të ngritjes së vetëdijes në lidhje me kancerin e gjirit. Në të njëjtën kohë, Evelyn Lauder me kolegen e saj Penny Alexander, e cila ishte redaktore e revistës për shëndet “Self”, doli me idenë të bëjnë shumë shirita rozë, të cilat punonjësit i ndanë për konsumatorët në dyqanet e Estee Lauder në New York. Evelyn premtoi që shiritat do t’i ndanin nëpër gjithë vendin, por atëherë ende nuk ishte caktuar ndonjë ngjyrë e veçantë. Por kjo ndryshoi shumë shpejt dhe sot këta shirita janë shenjë përkrahjeje.

4 E premte 10 Nëntor 2017POSTIERI

Elementët postarë për herë të parë në një numër koreografik

Ditët e fundit ju ishit inisiatore e aktivitetit Party in Pink. Çfarë është Party in Pink dhe si lindi kjo ide?‘Party in Pink’ është një lëvizje globale dedikuar femrave për luftën kundër kancerit të gjirit. Nëpërmjet kësaj kauze e inisiuar nga dr. Susan G. Komen, ne festojmë dhe suportojmë lundrimin e gjatë të grave që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje. Fillimet e kësaj iniciative i gjejmë në vitin 2014 në USA- Zumba Office kur dr. Susan G. Komen në bashkëpunim me Alberto Perman dhe Beto Perez CEO i Zumba Fitness, punuan për të krijuar evente të veҁanta në suport të grave që luftojnë me sëmundjen e kancerit ҁdo ditë.

A mendoni si ky aktivitet ia arriti qëllimit?Qëllimi i këtij aktiviteti synonte të mbështesë dhe të suportojë gratë të cilat vuajnë nga kjo sëmundje dhe të sensibilizojë të gjitha femrat dhe shoqërinë drejt mbështetjes së këtyre grave, nëpërmjet organizimit të një eventi, “Zumba Master Klas”. Duke qenë se ishte hera e parë që ne ndërmorëm një nismë të tillë, normalisht nuk prisnim që realizimi i saj të ishte në mënyrë perfekte. Gjithsesi mendoj që qëllimi për të socializuar femrat nëpërmjet kërcimit, ritmeve latine, duke ҁliruar energjitë negative dhe duke krijuar një gjendje shpirtërore plot pozitivitet ku ndjeshmëria e shoqërisë dhe mbështetja e institucioneve të hapë një dritare shprese u arrit me sukses.

Ju e zhvilloni kërcimin si pasion apo keni studiuar balet?

Intervista

Fatilda Smajlaj: Kam një lidhje të hershme me Postën Shqiptare, dhe kjo e fundit ka një vend të veçantë në jetën time.

Baleti ka qenë një pasion i fëmijërisë që më pas u kthye në një profesion plot pasion, të cilit unë i kam përkushtuar një pjesë të jetës sime. Mbaj mend që në klasë të dytë kanë qenë fillimet e mia të kërcimit, por që me disa vështirësi të vogla pasi mamaja ime nuk ishte dakord që unë të bëhesha balerinë. Pas shumë përpjekjesh për ta bindur atë që të ndiqja endrrën time arrita të regjistrohesha në Pallatin e Pionerit. Më pas vazhdova studimet për koreografi në Akademinë e Arteve dhe deri para 7 vitesh kam punuar në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Përse zgjodhët Postën Shqiptare si një ndër bashkëpunëtorët e eventit Party in Pink?Unë kam një lidhje të hershme me Postën

Shqiptare dhe kjo e fundit ka një vend të veçantë në jetën time. Prandaj sa herë që kam një projekt ku duhet të bashkëpunoj me institucione i pari që më vjen ndërmend është Posta Shqiptare.

Sa e pranishme ka qenë Posta Shqiptare në jetën tuaj?Unë jam rritur në Postën Shqiptare. Im atë ka punuar dhe vazhdon të punojë në Postën Shqiptare, dhe për këtë arsye më është dashur të frekuentoj çdo hapësirë të saj. Madje akoma edhe sot e mbaj mend kolltukun e zyrës ku punonte babai im, kur unë fare e vogël, vetëm 6 vjeç, prisja që ai të mbaronte punën. Dhe shpesh më zinte gjumi aty. Përveç kësaj unë temën time të diplomës e kam titulluar “Postieri”, një koreografi e cila përmban elementë të Postës.

Cfarë mund të na tregoni më shumë mbi “Postierin” ? “Postieri” është një numër koreografik prej 40 minutash, për të cilin unë kam punuar për një kohë të gjatë me shumë dashuri dhe përkushtim. Me anë të baletit janë paraqitur të gjithë elementët që lidhen me Postën gjatë gjithë historikut të saj, evoluimin e mënyrave të postimit ndër vite por edhe burimet humane, postierët dhe punonjësit. Në skenë kanë qenë të varura 10 banera me informacione rreth Postës dhe po ashtu të gjithë balerinët kanë qenë të veshur me uniformën e Postës Shqiptare. Këtu dua të shpreh mirënjohje dhe falenderime për babain tim dhe të gjithë ata punonjës të Postës Shqiptare të cilët më shprehën gatishmërinë dhe më ndihmuan në gjetjen e materialeve dhe informacioneve.

A u vlerësua ky numër koreografik ashtu siç ju prisnit?Po. Madje mund të them që u vlerësua edhe më shumë nga çfarë unë prisja, pasi koreografinë time “Postieri” e kam dërguar edhe në Gjermani, në një aktivitet që u bë për koreografët e rinj dhe u vlerësua shumë mirë.

A keni pasur bashkëpunime të mëparshme me Postën Shqiptare?Përveç Party in Pink unë kam bashkëpunuar me Postën Shqiptare në një aktivitet që u zhvillua me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Postës Shqiptare, ku unë dërgova disa nga fëmijët e studios sime, të cilët kërcyen në këtë aktivitet.

Referuar faktit që ju

keni qenë kaq pranë këtij institucioni, a keni menduar ndonjëherë që dhe ju të jeni pjesë e tij, pasi përveç koreografisë ju keni mbaruar edhe Fakultetin e Drejtësisë?Për t’iu përshtatur tregut të punës unë pas Akademisë së Arteve mbarova studimet në Fakultetin e Drejtësisë, profesion që e ushtroj aktualisht. Po e kam menduar të jem pjesë e Postës Shqiptare, por për momentin e kemi një përfaqësues të familjes në Postë, mbase në të ardhmen.

Cilat kanë qenë shërbimet e Postës Shqiptare që ju keni përdorur më së shumti?I përdor pothuajse të gjitha shërbimet e ofruara në zyrat tuaja, por më së shumti përdor shërbimin postar. Unë vazhdoj akoma të postoj letra, kartolina për miqtë dhe të afërmit e mi.

Duke qenë se pulla postare ka një lidhje të ngushtë me Postën Shqiptare, çfarë mendoni për Filatelinë dhe a keni ndonjë koleksion pulle?Unë nuk kam të koleksionuar vetëm një album me pulla ,por një dollap të tërë pullash. E vlerësoj shumë Filatelinë si pjesë të kulturës sonë kombëtare dhe madje sa herë që më është dashur që dikujt ti bëj ndonjë dhuratë të veçantë kam menduar ti dhuroj një Album me Pulla, sidomos miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi jashtë Shqipërisë.

A mendoni se në të ardhmen do të keni ndonjë projekt të drejtpërdrejtë me Postën Shqiptare? Për momentin nuk kemi ndonjë projekt që mund të zhvillojmë. Por në çdo projekt që do të organizojmë patjetër që Posta Shqiptare do të jetë e ftuar.

5E premte 10 Nëntor 2017 POSTIERI

Shoqata e Koleksionistëve shqiptarë, në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe Shoqatën e Integrimit të Njerëzve me Nevoja të Veçanta, organizuan ekspozitën ‘‘Fragmente të historisë së shtetit shqiptar përmes kartëmonedhave shqiptare’’. Ekspozita u mbajt nga data 30 Tetor deri në 3 Nëntor 2017, në qytetin e Elbasanit. Fondet e mbledhura nga shitja e biletave për pjesëmarrësit në këtë ekspozitë shkuan në ndihmë të Shoqatës për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta. Kjo iniciativë, e ndërmarrë nga Shoqata e Koleksionistëve dhe Posta Shqiptare, ka lumturuar si fëmijët, ashtu edhe prindërit e tyre.Në këtë ekspozitë, pjesëmarrja ishte e gjerë, ku përveç përfaqësuesve të Qeverisjes Vendore morën pjesë edhe institucione të rëndësishme, si edhe të gjitha shkollat e Elbasanit, përfshirë këtu arsimin fillor, 9-vjeçar, të mesëm dhe atë universitar. Midis këtyre institucioneve, pjesëmarrës ishin edhe punonjësit dhe administrata e Filialit të Postës Elbasan, të cilët kontribuan në vlerë monetare në ndihmë të fëmijëve në nevojë, gjithashtu fëmijëve të SHINJNV i’u dhurua nga një çantë me materiale promocionale dhe pajisje kancelarie si: lapsa, dosje, stilolapsa, korrektorë

Shoqata e Koleksionistëve në bashkëpunim me Postën Shqiptare, ekspozitë me kartëmonedhën shqiptare ndër vite

Të ardhurat e aktivitetit, në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta

plastelinë, gomë, lapustila. Drejtoresha e Postës së Elbasanit, znj. Elvira Xhyra, u shpreh se Posta Shqiptare është gjithnjë e gatshme për organizimin e eventeve me tematika të tilla. “Filiali i Postës Elbasan, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme

të Postës Shqiptare, si dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm, u bë pjesë e kësaj ekspozite të organizuar nga Shoqata e Koleksionistëve shqiptarë, duke sponsorizuar disa dhurata për fëmijët më nevoja të veçanta.

Shpresojmë që në të ardhmen të kemi aktivitete të kësaj natyre, duke ndihmuar sado pak fëmijët, dhe duke parë sa më shumë buzëqeshje në fytyrën e tyre”,- u shpreh Drejtoresha e Postës së Elbasanit, znj. Elvira Xhyra.Ndërkohë, përfaqësuesi i

shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, z. Julian Demeti u shpreh mjaft i kënaqur me impkatin e kësaj ekspozite. “Ndihemi të privilegjuar që morëm pjesë në këtë ekspozitë dhe bëmë të mundur realizmin e këtij aktiviteti, duke sjellë diçka ndryshe për të mësuar mbi historinë e Shqipërisë, në një formë më interesante. Ndihemi mjaft mirë që të ardhurat e këtij aktiviteti, do ti kalojmë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta”,- u shpreh z. Julian Demeti.Ndërsa Drejtoresha e ‘‘Shoqatata e Integrimit të Njerëzve me Nevoja të Veçanta’’, znj. Fatma Spahiu falënderoi organizatorët e këtij aktiviteti, dhe e cilësoi këtë nismë shumë pozitive. “Falenderoj Postën Shqiptare që u bë pjesë e këtij eventi kaq të rëndësishëm, i pari event i këtij lloji organizuar në qytetin e Elbasanit, dhe shpresojmë që sikurse ekspozita ka pasur një numër të konsiderueshëm vizitorësh, ku shumica kanë qenë fëmijët e shkollave dhe studentët, të ndërgjegjësojmë edhe njerëzit që e duan kulturën, të vijnë të drejtohen në ekspozitë, sepse do shikojnë gjëra të rëndësishme dhe të vyera të historisë”,- u shpreh drejtoresha e ‘‘Shoqata e Integrimit të Njerëzve me Nevoja të Veçanta’’, znj. Fatma Spahiu.

6 E premte 10 Nëntor 2017POSTIERI

7E premte 10 Nëntor 2017 POSTIERI

8 E premte 10 Nëntor 2017POSTIERI

Gjuha simbolike e pullave

Pullat nuk janë thjeshtë copa të vogla letrash që përdoren për të dërguar letra apo kartolina, por ato mund të përdoren dhe si një gjuhë sekrete. Që nga viti 1900 deri në vitin 1960 ky nocion romantik ka qenë shumë popullor midis të dashuruarve. Vetë pozicioni i vendosjes së pullës në një zarf apo kartolinë ishte një lloj komunikimi me kod tek një çift. Po të vëresh me vëmendje zarfet apo kartolinat tepër të vjetra, pullat e vendosura në to, janë në pozicione të ndryshme. Vetëm gjatë shekullit të 19-të dhe më pas në shekullin e 20-të pullat shiheshin të vendosura vetëm në një pozicion. Për të evokuar këto kujtime, Posta Zvicerane ka nxjerrë këto ditë në qarkullim një pullë të veçantë në vazhdimësi të kësaj tradite romantike. Ideatorët e kësaj pulle kanë menduar që nëpërmjet përdorimit të saj, dërguesi do të mund t’i transmetojë një mesazh tepër të veçantë marrësit.

Dita botërore e ushqimit në pulla postare

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së feston Ditën Botërore të Ushqimit çdo vit më 16 Tetor për të përkujtuar krijimin e saj në vitin 1945. Çdo vit organizohen evente në mbi 150 vende, për të promovuar ndërgjegjësimin dhe organizimin në mbarë botën për ata që vuajnë nga uria dhe për nevojën për të siguruar ushqimin si dhe dieta ushqyese për të gjithë. Slogani i Ditës Botërore të Ushqimit 2017 është “Të ndryshosh të ardhmen e migracionit. Investoni në sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural . Dita Botërore e Ushqimit është një shans për të treguar përkushtimin ndaj Synimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara - për të arritur “Zero uri deri në vitin 2030”. Për të promovuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për njerëzimin Shërbimi Postar i Kombeve të Bashkuara ka emetuar më datë 16 Tetor 2017, pulla postare nën këtë tematikë. Dizajni i kësaj pulle u realizua nga Helen Dardik. Me anë të kësaj pulle, ky shërbim postar synon që të bëjë përpjekje maksimale për të arritur objektivin e vendosur.

Pulla që mbështet një kauzë të madhe

Çdo vit administrata postare e Greolandës emeton një pullë postare me vlerë të shtuar e cila mbështet një kauzë të madhe. Këtë vit është shkolla Kofoed e cila është përcaktuar si përfituese nga shitja e këtyre pullave. Shkolla Kofoeds në Kopenhagen, Danimarkë, është një organizatë që merret me punë sociale për të rriturit sipas parimit “pedagogjik social” të fuqizimit personal dhe profesional. Shkolla, e themeluar në vitin 1928, e bazon punën e saj në parimet e krishtera dhe humanitare dhe ndër të tjera, lëvizjen popullore daneze të shkollës së mesme. Ajo ofron arsim, seminare, këshillim, akomodim, ndihmë emergjente dhe masa lehtësuese. Qëllimi i shkollës është të ndihmojë njerëzit me probleme sociale në përmirësimin e jetës së tyre shoqërore dhe t’i lehtësojnë ato nga gjendja e tyre sociale e pafavorshme. Ishte pikërisht artisti Miki Jacobsen i cili përgatiti dizajnin atraktiv që paraqitet në pullë, një pullë postare e cila ka dalë në qarkullim kohët e fundit.

9E premte 10 Nëntor 2017 POSTIERI

IdeaSMART: Së shpejti programi i ideve të zgjuara të punonjësve

IdeaSmart është një platformë e bazuar në teknologjinë e re, e cila përdoret për të angazhuar punonjësit në një proces bashkëpunimi, për të përmirësuar proceset e Shërbimit Postar dhe shërbimet e tjera. Ajo është e disponueshme për të gjithë punonjësit nga çdo pajisje elektronike (smartphone, kompjuter ose tablet). Punonjësit mund të marrin pjesë në këtë platformë, në një nga mënyrat që vijojnë:Sfidat e biznesit: Dorëzimi

Zyrtarët e Postës Indiane japin ndihmesën e tyre në spitalePër t`u ardhur në ndihmë pacientëve që pësojnë dëmtime të ndryshme nga aktivitetet e demonizimit, zyrtarët e shërbimit postar në Postën e Indisë kanë filluar të vizitojnë spitalet në të gjithë qytetin e New Dehlit, për t’i ndihmuar ata që të shkëmbejnë kartmonedhat e vjetra me vlerë të lartë me kartmonedha të reja.Deri më tani, në spitale, janë shkëmbyer prej tyre shumë kartmonedha të vjetra.“Ekipet postare vizitojnë pavionet e spitaleve, ku ofrojnë shkëmbime të kartmonedhave me komision më të ulët për pacientët dhe anëtarët e familjeve të tyre, sipas nevojave që ata kanë. Shumë prej tyre nuk janë në gjendje të tërheqin paratë e tyre nga bankat dhe bankomatet e mbipopulluara që ndodhen në qytet, - tha Shefi i Shërbimit Postar, Z. Sharma. Ai tha se po krijohen disa skuadra

i ideve përkatëse sipas sfidave specifike të biznesit (qëndrueshmëria, angazhimi i punonjësve, marketingu, etj…). Punonjësit inkurajohen që të ndajnë idetë e tyre, si edhe të votojnë dhe komentojnë idetë e punonjësve të tjerë. Forumi i ideve të hapura: Në rast se punonjësit kanë një ide që nuk lidhet me sfidat aktuale të biznesit, ata duhet t`ia dërgojnë idetë e tyre individuale organizatës USPS, në adresën:

për të vizituar pacientët dhe familjarët e tyre në spitale.Spitalet ku shkojnë ekipet postare janë: Ram Manohar Lohiya (RML), Lady Hardinge, Safdarjung, Guru Teg Bahadur

(GTB), Spitali i Kërkimit dhe Referimit të Ushtrisë, Spitali Deen Dayal. Sipas Abhishek Singh, Drejtor i Shërbimit Postar për rajonin e Dehlit, stafi postar ka shkëmbyer pranë

spitaleve deri tani rreth Rs. 25 lakhs (kartmonedha të vjetra).Ekziston mundësia që kjo inisiativë të vazhdojë deri në 30 Dhjetor 2017. “Ka disa ditë që ne kemi filluar të vizitojmë edhe shtëpitë e të moshuarve dhe të kryejmë shkëmbime të kartmonedhave për të moshuarit, të cilët zakonisht nuk janë në gjendje të vizitojnë bankat dhe zyrat postare, - thotë Z. Singh.Ai thotë se zyrat postare kanë qenë gjithnjë organizata të popullit. Ato kujdesen për nevojat e njerëzve të thjeshtë dhe kjo ishte një fushë ku ne e ndienim se mund të arrinim dhe të ndihmonim ata të cilët kishin nevojë për para në këto momente.Ky shërbim i ofruar nga Departamenti i Postës ka sjellë gëzim te pacientët dhe tek të afërmit e tyre. Burri im u shtrua në spitalin

Safdarjung dhe mua më nevojiteshin para. Shkova në bankën më të afërt dy herë, por aty kishte rradhë të mëdha dhe nuk munda as të këmbej dhe as të tërheq para. Por, më pas erdhën zyrtarët e postës dhe më këmbyen paratë e mia. Ishte një ndihmë e madhe për mua’- tha 32-vjeçarja Kanika Das.Spitalet shtetërorë janë autorizuar që të pranojnë nga pacientët e tyre edhe monedha të vjetra, por pajisjet e instaluara në spitale nuk ofrojnë kartmonedha në prerje të vogël.“Gjithashtu, ne kemi vështirësi të blejmë ushqime ose gjëra të tjera parësore nga dyqanet dhe kantinat e spitaleve, pasi ato nuk i pranojnë kartmonedhat e vjetra që ne kemi. Tani, në saje të ekipit të punonjësve të postës, neve nuk na duhet më të presim në rradhë të gjata për të këmbyer paratë tona”,- tha Manpreet Khanna.

“Forumi i Ideve të Hapura”. Komentoni dhe Votoni: Kompania USPS inkurajon që punonjësit të marrin pjesë duke votuar ose komentuar mbi idetë që shpërndahen në aplikacionin IdeaSMART (Ideja e Zgjuar).Idetë që dorëzohen duhet të jenë të qarta, të përshtatshme dhe të propozojnë një zgjidhje konkrete.Kjo platformë idesh do t`ju prezantohet punonjësve të USPS-së në Nentor të 2017. Kompania USPS, vitet e fundit,

e ka kthyer angazhimin e punonjësve në një nga proritetet kryesore dhe ka përdorur studimin e saj “Pulsi Postar” si mjetin për ta vlerësuar këtë angazhim. Ne fillim të 2016, një skuadër nga Burimet Njerëzore, krijoi tetë aktivitete angazhimi, të cilat përfshinë vazhdimin e studimit të Pulsit Postar, planifikimin e veprimeve, trainim për menaxherët dhe përgjegjësit, ndërtimin e faqeve zyrtare të angazhimeve të punonjësve, publikime, si dhe një çmim për ata që kontribuojnë me angazhimin e tyre në një vend të caktuar pune.Kjo inisiativë është pjesë e përpjekjeve të Shërbimit Postar për një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe për të pajisur punonjësit me mjete dhe me burime më të mira. Mënyra e funksionimit të platformës IdeaSMART do të jetë si vijon :Platforma do të jetë e disponueshme nëpërmjet aplikacionit LiteBlue. Punonjësit mund të përdorin platformën IdeaSMART për

të postuar një ide, në përgjigje të një projekti për të cilin menaxheri ka nevojë për ndihmë ose mund të postojnë ide të përgjithshme për departamente të veçanta, të tilla si: Operacionet, Burimet Njerëzore , Marketingu ose Shitjet.Menjëherë pas postimit të idesë së një punonjësi në platformën Idea Smart, punonjësit e tjerë të kompanisë USPS, mund të lexojnë idetë e shpërndara dhe të komentojnë rreth tyre.Idetë do të rishikohen nga marrësit e vendimeve dhe do të kalojnë nëpërmjet një proçesi aprovimi për një zbatim të mundshëm.“Gjatë gjithë historisë së Shërbimit Postar, shumë prej inovacioneve më të mira, kanë ardhur nga punonjësit,”- tha Shefi i Burimeve Njerëzore Jeff Williamson. Sipas tij, platforma “IdeaSMART” do të sigurojë një metodë të re për të nxitur bashkëpunimin dhe do të mprehë njohuritë, entuziazmin dhe ekspertizën e fuqisë punëtore të USPS.Burimi : Posta e SHBA, USPS

10 E premte 10 Nëntor 2017POSTIERI

Dosier Murat Toptani në Filatelinë Shqiptare

MURAT TOPTANI (lindi në vitin 1867-1918). Patriot, atdhetar, ushtarak, poet, publicist, piktor dhe skulptor, mësues shëtitës që punoi për futjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Zotëronte disa gjuhë të huaja, si: turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht.Mësimet i filloi në shkollën “Madam Fyrer” në Stamboll, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në “Gallata Saraj” po ashtu në Stamboll. Në këtë shkollë ndiqte studimet edhe Asija, e bija e Sherif Frashërit, (1843-1874) vëlla i dytë i Abdyl Frashërit. Mbasi Sherifi kishte vdekur i ri në moshën tridhjetë e një vjeçare, Asijen e (adoptoi) Naim Frashëri i cili tregoi kujdes prej prindi për të. Në një ambient të tillë Murati pati rastin të njihet me Asijen, që më vonë me pëlqimin e gjithë vëllezërve Frashëri këta dy të rinj u martuan. Lidhjet në mes familjes Toptani dhe Frashëri u forcuan edhe më shumë kur Vesimeja, motra e Murat Toptanit, u martua me më të voglin e vëllezërve Frashëri, me Mehmet Frashërin. Me të përfunduar studimet e larta në “Gallata Saraj” më 1894, dhe pas martesës me Asijen në vitin 1895, Murati bashkë me të shoqen vendoset në Tiranë, ku i përkushtohet tërësisht çështjes kombëtare. Në 1897 në Tiranë, hap një shkollë fillore për djem, në programin e së cilës përfshihej mësimi i shkrimit të gjuhës shqipe. Në këtë kohë ai shprehej: "Jetën time ia kam falur Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë. Sa të kem edhe një pikë gjak do ta derdh për mëmëdheun e dashur, kudo që të jem, si do që të jetë."

Në tetor 1897, Murat Toptani u arrestua nga Porta e Lartë. Të gjitha gazetat shqiptare të kohës, të cilat dilnin, jashtë trojeve shqiptare, lajmëruan për çka kishte ndodhur në Shqipëri, për arrestimin e Murat bej Toptanit nga Porta e Lartë.Në korrik të vitit 1898 Toptani u vendos në Brindizi, midis arbëreshëve dhe shqiptarëve që luftonin për çështjen kombëtare. Ishte i apasionuar

për artin dhe sidomos e nxiste dëshira për të kompozuar një vepër dinjitoze për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kështu një bust të Skënderbeut Murat Toptani e kompozoi dhe punoi në Napoli në vitin 1898, kurse një bust tjetër të Skënderbeut e realizoi në Tiranë në 1917. Bustin e Tiranës e riprodhoi në bronz mjeshtri i skulpturës monumentale Odhise Paskali. Në tetor 1898

shkon në Bruksel dhe prej andej, së bashku me Faik Konicën, vijojnë udhëtimin e tyre në Bukuresht. Faik Konica shkruante: “Murat Beu ishte patriot i zjarrtë, mjaft inteligjent… urren sllavët dhe ka simpati për Austrinë”. Nga fundi i vitit 1899 Murat bej Toptani u kthye në Shqipëri, por nuk qëndroi gjatë sepse u internua deri në 1908, në Konjë, në juglindje të Turqisë së sotme. Murat Toptani është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës si përfaqësues i Tiranës, ku u caktua nga Ismail Qemali të vendoste flamurin dhe me atë rast mban një fjalim. Firmosi aktin e pavarësisë, me siglën “Murat Toptani”.Krijimet e tij janë përmbledhur në vëllimin, “Vjersha e Murat Toptanit”, ndërkohë që në Galerinë e Arteve në Tiranë ruhen për artdashësit busti i Skënderbeut, i realizuar prej tij në vitin 1917, si dhe një karikaturë me akuarel titulluar “Premtimet e Anglisë”. Në një raport të shërbimit të fshehtë anglez të vitit 1916,

thuhet: “Murat beu nga familja e Toptanasve. Kushëri me Esatin, por në konflikt të vazhdueshëm me të. Nga kjo shtrëngohet të jetojë jashtë shtetit. Ka ndikim të madh në popullsinë e Shqipërisë së Mesme.” Toptani bashkëpunoi me organet e shtypit të shqiptarëve jashtë atdheut. Emigron në Vjenë. Vdiq në Tiranë, një vit pasi u kthye në atdhe në vitin 1918. Në kujtim te veprës së tij patriotike një shkollë 9 vjeçare si dhe një rrugë pedonale mbajnë emrin Murat Toptani në Tiranë. Posta Shqiptare e ka vlerësuar veprimtarinë e Murat Toptanit në dy emisione filatelike. Emisioni i parë është ai i emetuar në vitin 1988 i cili titullohej: “Figura të shquara” në memorie përkujtoheshin personalitete si” Murat Toptani, Mihal Grameno, Bajo Topulli, Jul Variboba dhe emisioni i dytë filatelik, i vitit 2003 i titulluar “Artistë Shqiptarë të Shquar” në të cilin përkujtohen në memorien filatelike shqiptare skulptorë si: Murat Toptani, Odise Paskali, Janaq Paço dhe Llazar Nikolla.

“Jetën time ia kam falur Shqipërisë dhe vëllezërve

shqiptarë. Sa të kem edhe një pikë

gjak do ta derdh për mëmëdheun

e dashur, kudo që të jem, si do që të jetë.”

11E premte 10 Nëntor 2017 POSTIERI

cmyk

Stathaq Papuli, që nga viti 1969, ka punuar plot 48 vite punë pa ndërprerje pranë Postës Shqiptare. Me krijimin e Filialit Qendra Tranzite, prej vitit 1995 deri në Tetor 2017, ka shërbyer pranë këtij Filiali në detyrën “Shofer Poste” në transportin e dërgesave postare brenda qytetit të Tiranës. Në ushtrimin e detyrës së tij, Stathaqi është shquar për korrektësi, devotshmëri, shpejtësi dhe cilësi në transportin e dërgesave postare.Stathaqi, na tregon me emocion dhe lot në sy momentin që e lajmëruan që do dilte në pension. “Në momentin që punonjësja e Burimeve Njerëzore më njoftoi dhe më tha kam një letër për ju, pyetja e parë që i bëra ishte: Ku duhet ta çoj? -Jo jo më tha, nuk është letër për shpërndarje, por është një letër për ju. E hapa letrën, dhe lexova që unë kisha dalë në pension. Fillimisht u mërzita, sepse është një jetë e kaluar në punë, por më pas fillova të mësohem me idenë që tani e tutje nuk do të isha me pjesë e kolektivit të mrekullueshëm të kompanisë Posta Shqiptare”.I pyetur rreth eksperiencës së tij të punës në Posta Shqiptare, Stathaqi tregon se ndihet i privilegjuar që vitet e tij të punës i ka kaluar pranë kësaj kompanie. “Të punosh në Postë është kënaqësi dhe privilegj! Këtu duhet të punojnë njerëz që e duan punën në postë dhe i përkushtohen asaj”.Më tej, Stathaqi tregon se gjatë eksperiencës së tij në punë, mban mend si momentet e vështira, ashtu edhe ato të bukurat, të cilat kanë qenë të shumta. Ai tregon vështirësitë e profesionit të shoferit, që duhet të lëvizte në të gjithë

Stathaq Papuli: Duhet ta doni punën, dhe ta bëni

atë me pasion

Shqipërinë për shpërndarjen e postës, ku shpeshherë kushtet atmosferike dhe rrugët e bllokuara nga bora, e bënin akoma dhe më të vështirë punën e tij. “Puna ime kërkonte regjim, sepse vetë profesioni i shoferit kërkon përqëndrim të plotë, dhe sigurisht që duhet mjaft kujdes në shpërndarjen e postës. Pakot duhet të ishin të rregullta, mos të

prisheshin, dhe të arrinin në destinacion në kohën e duhur, pavarësisht vështirësive që mund të hasja gjatë rrugës”.Stathaqi tregon se përveç vështirësive të punës, kryesisht në periudhën e dimrit, edhe momentet e bukura kanë qenë pjesë e pandarë e punës së tij të përditshme. Në tërë këto vite punë, Stathaqi na rrëfen se është

përpjekur për të vlerësuar e kryer me korrektësi çdo detyrë që ka pasur në Postë. “Shpeshherë më është dhënë mundësia të largohem nga Shqipëria, të emigroj në vendet fqinje si shumica e shqiptarëve, por gjithmonë e kam refuzuar këtë mundësi, sepse më pëlqente puna që bëja dhe nuk doja të shkëputesha prej saj. Puna më pëlqente sepse ndihesha i vlerësuar nga

kompania në të cilën punoja. Ndihesha i vlerësuar si nga ana financiare, ku na shpërblenin çdo tre muaj, por edhe nga ana morale, sepse na vlerësonin duke na dhënë fletë lavdërimi.”Gjithashtu, ai vazhdon të tregojë për vitet e jetës dhe të punës të kaluara në Postë, dhe pohon se ka pasur raste ku i është ofruar një punë tjetër, por ai ka refuzuar ta pranojë pa hezitim. “Mbaj mend një rast, kur më bënë një ftesë për të punuar në pozicionin ‘shef parku” tek Ministria e Jashtme, rast të cilin unë e refuzova sepse ndihesha mirë në punën që isha, dhe nuk doja ta ndërroja kompaninë ku punoja.” Në fund të bashkëbisedimit, Stathaqi donte që të përcillte një mesazh për të gjithë punonjësit e Postës Shqiptare. “Duhet ta doni punën që bëni, dhe mbi të gjitha ta bëni atë me pasion. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata kolegë e bashkëpunëtorë ndër vite që më kanë përkrahur e vlerësuar dhe ndihem i privilegjuar e krenar për vlerësimet e klientëve për punën time në Postë.

Me rastin e daljes në pension të Stathaq Papulit, Posta Shqiptare organizoi dhe një aktivitet për rastin në fjalë. Gjatë aktivitetit morën pjesë: Nëndrejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Z.Entel Agolli, Drejtori i Filialit të Qendres Tranzit, Z. Tafil Halila, Drejtoresha e Burimeve Njërëzorë, Znj.Mirela Hoxhaj, Drejtoresha e Marketingut Znj.Venetike

Merkaj, si dhe shumë punonjës të Postës Shqiptare. Gjatë ceremonisë së organizuar, Stathaqit ju dhurua dhe një kupë simbolike për gjithë vitet e përkushtimit në Postën Shqiptare. Stathaqi, punonjësi që ja kushtoi të gjitha vitet e punës së tij Postës Shqiptare, u ndje tepër i vlerësuar dhe i emocionuar për çmimin simbolik që atij ju dorëzua nga drejtuesit e Postës Shqiptare.

Çmimi vlerësues

12 E premte 10 Nëntor 2017POSTIERI

Mesatarisht 800 persona në ditë vizitojnë zyrat postare qëndrore!

Kontaktoni Posten Shqiptare

Kujdesi Ndaj Klientit

Nga e Hëna në të Enjte nga ora 08:00 – 16:30 dhe të Premten nga ora 08:00 -14:00Tel: 0682044727 / 0682044707

e-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2222 315 (Centrali i Drejtorise së Pergjithshme)www.postashqiptare.al

Emona Mara – Kryeredaktore Stafi: Venetike Merkaj Emilian Tashi Rezarta Dobrovoda Grisilda Lami Besnik Anxhaku Enkela Memaçi