21
Informatika - Ekologji 09/06/22 1

Ligjerata 7

  • Upload
    bert

  • View
    131

  • Download
    6

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ligjerata 7. Informatika - Ekologji. Puna n ë rrjet kompjuterik. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: Ligjerata  7

Informatika - Ekologji

21/04/23 1

Page 2: Ligjerata  7

Puna në rrjet kompjuterik Struktura e rrjetit kompjuterik

mundet me qenë e thjeshtë, por ndonjëherë është mjaftë e ndërlikuar. Secili institucion apo lokacion që posedon më shumë se një kompjuter, vlen që ata kompjuterë t'i ndërlidhë në mes veti në rrjet kompjuterik. Në këtë mënyrë realizohet shfrytëzimi më racional i hapësirës në disk të kompjuterit, lehtësohet qasja në resurset e përbashkëta kompjuterike siç janë: shtypësi (printeri), faks-modemi, shpejtohet dhe thjeshtohet këmbimi i fajllave, hapen mundësitë e këmbimit elek-tronik të porosive përbrenda dhe jashtë institucionit etj.

21/04/23 2

Page 3: Ligjerata  7

Struktura e rrjetësPër nga lokaliteti apo regjioni i ndërlidhjes së kompjuterëve

në rrjet, mund të dallojmë tre lloje të rrjetave kompjuterike:

LAN – rrjeti lokal kompjuterik (ang. Local Area Network)MAN – rrjeti kompjuterik i qytetit (ang. Metropolitan Area

Network)WAN – rrjeti i gjerë kompjuterik (Wide Area Network).

Sot ekziston rrjeti ndërkombëtar kompjuterik i cili bën ndërlidhjen e të gjitha rrjetave kompjuterike në botë i quajtur INTERNET (shkurtesë nga anglishtja, INTERnational NETwork).

21/04/23 3

Page 4: Ligjerata  7

Regjimet e punës Puna në rrjet kompjuterik mund të bëhet në

dy mënyra (regjime) të punës: mënyra e punës online dhe mënyra e punës off-line.

Mënyra e punës gjatë kohës kur shfrytëzuesi i kompjuterit është i lidhur aktivisht në rrjet kompjuterik për të komunikuar me ndonjë shfrytëzues tjetër ose me ndonjë servis (shërbim) të rrjetit quhet regjim i punës online.

Regjimi i punës off-line, bën të mundur leximin e porosive pasi që të ndërprehet lidhja me rrjetik kompjuterik.

21/04/23 4

Page 5: Ligjerata  7

Rrjeti LANKur rrjeti është i realizuar në kuadër të një

lokaliteti, ose të disa lokaliteteve të afërta, atë herë ky rrjet quhet rrjet lokal apo LAN (nga gjuha angleze Local Area Network).

Rrjetin kompjuterik e përbëjnë: kompjuterët, pajisjet lidhëse dhe lidhjet në mes tyre. Kompjuterët në përbërje të rrjetit kompjuterik

mund të jenë:me përparësi të njëjtë oseserver me klientë apo me stacione

punuese.

21/04/23 5

Page 6: Ligjerata  7

Peer to peer Rrjetat kompjuterike me kompjuterë të përparësisë

së njëjtë zakonisht quhen rrjetat Peer to Peer.

Rrjeti kompjuterik peer to peer

21/04/23 6

Page 7: Ligjerata  7

Server-clientTe rrjeti kompjuterik me kompjuterë server-

klientë, njëri ose disa kompjuterë kryejnë disa funksione të përbashkëta për tërë rrjetin dhe quhen serverë, kurse kompjuterët e tjerë në rrjet quhen stacione punuese ose klientë (client). Në server ndo dhet shumica e të dhënave të rëndësishme për rrjetin.

21/04/23 7

Page 8: Ligjerata  7

Mënyrat e lidhjes në rrjetTopologjia definon strukturën e rrjetës. Këto janë dy

pjesë të definimit të topologjisë:topologjia fizike që paraqet nivelin e tanishëm të telit

(media), dhe topologjia logjike, që definon rrjedhjën e të dhënave

nëpër rrjetë.

21/04/23 8

Page 9: Ligjerata  7

TopologjiaTopologjitë më të përhapura janë

lidhjet në yll, në unazë dhe në magjistralë.

21/04/23 9

Page 10: Ligjerata  7

Lidhjet në yllTopologjia e yllit lidh të gjithë nyjet në një pikë

qendrore. Kjo pikë zakonisht është një hub ose switch.

21/04/23 10

Page 11: Ligjerata  7

Topologjia e unazësTopologjia e rrethit (e unazës) e lidh njërin host tek

tjetri dhe të fundit tek i pari. Kjo krijon një unazë fizike të kabllosë.

21/04/23 11

Page 12: Ligjerata  7

Topologjia magjistrale Topologjia magjistrale (bus), nyjet e veçanta i lidh

për një bosht. Të gjithë konferencierët (hosts) në të lidhen ne mënyrë të drejtëpërdrejtë.

21/04/23 12

Page 13: Ligjerata  7

Topologjia logjikeTopologjia logjike e rrjetës është se si konferencierët

(host) komunikojnë nëpër medium.Dy llojet më të shpeshta të topologjisë logjike janë

broadcast dhe token passing. Topologjia Broadcast thjeshtë nënkupton se secili

konferencierë (host) dërgon të dhënat e tij tek të gjithë koferencierët (hosts) në mediumin e rrjetës. Nuk ka rregullë që stacionet e zbatojnë për të përdorur rrjetën, vlen i pari që vjen i pari shërbehet. Kjo është mënyra e funksionimit të Ethernet-it.

Token-passing kontrollon qasjen në rrjetë duke lëne shenja elektronike në varg për secilin konferencierë (host). Kur host pranon këtë shenjë, kjo nënkupton se host mund të dërgojë të dhena në rrjetë. Nëse konferencieri (host) nuk ka për të dërguar të dhëna, ai e kalon këtë shenjë tek konferencieri (host) tjetër dhe procesi vazhdon të përsëritet.

21/04/23 13

Page 14: Ligjerata  7

Lidhje të tjera kompjuterike

21/04/23 14

Page 15: Ligjerata  7

Protokolet Përshkrimi preciz i rregullave dhe mënyra në të cilën kompjuterët e

ndryshëm mund të komunikojnë në rrjet quhet protokol.

Me anë të protokoleve arrihet lidhja në mes të kompjuterëve personalë dhe qendrës së madhe kompjuterike.

Softveri i cili mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga dy komponente të protokoleve të cilat sipas standaradeve ndërkombëtare quhen:

TCP (Transmission Control Protocol ) dhe IP ( Internet Protocol)

TCP ka për detyrë organizmin dhe shpërndarjen e të dhënave në

pakete të cilat duhet që të dërgohen, kurse IP ka për detyrë bartjen e

tyre nëpër rrjet, që në terminologjinë kompjuterike quhet rutim (routing).

21/04/23 15

Page 16: Ligjerata  7

Protokolet

Secili rrjet kompjuterik dhe secili kompjuter i ndërlidhur në rrjet – i ashtuquajtur host i internetit, merr një adresë të veçantë të protokolit të Internetit (IP), p.sh. 129.144.50.56.

21/04/23 16

Page 17: Ligjerata  7

Klasat e rrjetitEkzistojnë tri klasa të rrjetave TCP/IP. Secila klasë

shfrytëzon adresë IP 32 bitëshe në mënyrë të ndryshme, duke shfrytëzuar më shumë ose më pak bita për pjesën e rrjetit (network part) të adresës. Klasat janë të emërtuara me shkronjat e para të alfabetit anglez: klasa A, klasa B dhe klasa C.

Numrat e Rrjetit të klasës ARrjeti i klasës A shfrytëzon 8 bitët e parë të IP adresës,

si në figurën e mëposhtme.

21/04/23 17

Page 18: Ligjerata  7

Klasat e rrjetit

21/04/23 18

24 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës A shtrihen në mes vlerave 0 dhe 127. P.sh. adresa 75.4.10.4. Vlera 75 në bajtin e parë indikon se hosti është i klasës A. Bajtet tjera me rend 4.10.4. tregojnë adresën e hostit. Vetëm 127 rrjeta të klasës A mund të ekzistojnë. Secili nga këta numra mund të përfshijë deri në 16,777,214 hoste.

Page 19: Ligjerata  7

Klasat e rrjetit Numrat e Rrjetit të klasës BRrjeti i klasës B shfrytëzon 16 bitët e parë të IP adresës,

si në figurën e mëposhtme dhe 16 bitet tjera për numrat e hosteve.

16 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës B shtrihen në mes vlerave 128 dhe 191. P.sh. adresa 129.144.50.56. Vlera 129 në dy bajtet e para indikon se hosti është i klasës B. Bajtet tjera me rend 144.50.56. tregojnë adresën e hostit.

21/04/23 19

Page 20: Ligjerata  7

Klasat e rrjetitNumrat e Rrjetit të klasës CRrjeti i klasës C shfrytëzon 24 bitët e parë të IP adresës,

si në figurën e mëposhtme dhe 8 bitet tjera për numrat e hosteve.

8 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës C shtrihen në mes vlerave maksimalisht deri në vlerën 192-254. P.sh. adresa 229.144.50.56. Vlera 229 në tre bajtet e para indikon se hosti është i klasës C. Bajtet tjera me rend. tregojnë adresën e hostit.

21/04/23 20

Page 21: Ligjerata  7

Klasat e rrjetit

21/04/23 21