288
Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE MBROJTJA DIPLOMATIKE E TË DREJTAVE TË NJERIUT Punim i paraqitur për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor” Doktorant: Suela Janina Udhëheqës shkencor Prof. Dr Aurela Anastasi Tiranë, 2013

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE

MBROJTJA DIPLOMATIKE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Punim i paraqitur për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”

Doktorant:

Suela Janina

Udhëheqës shkencor

Prof. Dr Aurela Anastasi

Tiranë, 2013

Page 2: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

2

©2013 Suela Janina

Ky punim shkencor është paraqitur mbi bazën e kërkesave të ‘’Rregullores

për organizimin e programeve të studimit të doktoratave’’, të miratuar në

Mbledhjen e Senatit Akademik të UT me Vendimin nr. 20, datë 13.11.2008

Page 3: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

3

Abstrakt

Punimi ‘Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut’ ka si qëllim analizën dhe

rivlerësimin e përkufizimit të mbrojtjes diplomatike në të drejtën ndërkombëtare dhe

paraqitjen e disa sugjerimeve se si ky institucion i së drejtës ndërkombëtare mund të

zbatohet si një mekanizëm i suksesshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky qëllim do

të arrihet nëpërmjet një analize normative të natyrës së mbrojtjes diplomatike dhe

ilustrimit me vendime gjyqësore, me anë të të cilave do të tregohet se mbrojtja

diplomatike është një instrument i vlefshëm për mbrojtjen e të drejtave individuale.

Objektivi i këtij punimi është të provojë se mbrojtja diplomatike është një instrument që i

lejon shteteve mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe synimi kryesor i ushtrimit të saj

është pikërisht mbrojtja e të drejtave të individëve. Nëpërmjet njohjes së këtij institucioni

synohet të studiohet praktika në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike në Shqipëri, duke u

fokusuar në analizimin e faktorëve që kanë ndikuar në mospërdorimin e këtij institucioni

të së drejtës në vendin tonë. Synimi i këtij punimi do të jetë që nëpërmjet studimit të

kuadrit kushtetues, praktikës shtetërore dhe gjyqësore të vlerësohet aftësia që ka sistemi

diplomatik për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nëpërmjet

ushtrimit të mbrojtjes diplomatike.

Page 4: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

4

Abstract

The research 'Diplomatic protection of human rights' aims to analyze and reevaluate the definition of diplomatic protection in international law and to present some suggestions on how this institution of international law can be applied as a successful mechanism to protect the human rights. This goal will be achieved through a normative analysis of the nature of diplomatic protection, illustrated by judicial decisions, by which it will be shown that diplomatic protection is a valuable instrument for the protection of individual rights. The objective of this paper is to prove that diplomatic protection is an instrument that allows states to protect the rights of individuals, and its main goal of the exercise is precisely to protect the rights of individuals. Through the presentation of this international institution, we aim to study the practice in the exercise of diplomatic protection in Albania, focusing on the analize of the factors affecting the non recognition of this institution in our country. The purpose of this paper will be, through the study of the constitutional, judicial and state practice, to assess the ability of our diplomatic system for the protection of Albanian citizens living abroad, through the exercise of diplomatic protection.

Fjalë kyçe: E drejtë ndërkombëtare, e drejtë kushtetuese, mbrojtje diplomatike, të drejtat

e njeriut.

Page 5: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

5

Falenderim

Falenderimi i parë i sinqertë i takon udhëheqëses të këtij studimi, Prof.Dr.Aurela

Anastasi, nxitja, këshillat dhe sugjerimet e së cilës janë pjesë e rëndësishme e punës time.

Nëse kthehem në kujtimet, kur jeta mund të duket në udhëkryq, për shkak të drejtimit

profesional që duhet të ndjekësh, pa hezitim mund të them se prania e saj në stafin e

nderuar të Fakultetit të Drejtësisë, ka qenë fatsjellës për mua dhe një shembull nxitës se

vullneti dhe përkushtimi shpërblehen.

Sigurisht që kjo përvojë e fituar në këtë tempull të dijes, nuk do të ishin të vlerësuara nëse

nuk do të gjenin terren në ato cilësi për të cilat krenohen prindërit e mi dhe që unë

padyshim i detyrohem atyre, për sakrificat e bëra dhe gjithçka nga të cilat kanë hequr

dorë për të na pasuruar me thesaret më të rëndësishme në jetë, edukatën dhe arsimimin.

Padyshim që kjo është ajo që unë dua të trashëgojnë fëmijët e mi Ensi dhe Eriku, që të

arrijnë që të kuptojnë vetë përgjigjen e pyetjes që më kanë bërë shpesh këto tre vite, se

përse mami vazhdon edhe lexon, ndërkohë që ata donin të isha më shumë në lojërat e

tyre. Këtë detyrë jo të lehtë kam pasur fatin ta ndaj me Eltonin, prania dhe ndihma e të

cilit në jetën time është e pazëvendësueshme. Ata janë burimi i frymëzimit që çdo

angazhim të më duket më i lehtë dhe i realizueshëm.

Përveç kësaj mbështetje morale, nuk mund të le pa përmendur ushqimin profesional që

kam gjetur në trajtimin e shumë çështjeve dhe ndarjen e bisedave të përditshme me

kolegët e mi të Drejtorisë të së Drejtës Ndërkombëtare, Drejtorisë Konsullore, Drejtorisë

së Arkivit, dhe të gjithë diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët edhe pse

disa herë më kujtonin se ndërmarrja që kisha nisur nuk iu dukej e lehtë, kanë qenë

inkurajimi im për të vazhduar më tej.

Kolegët e mi në Komitetin e OKB kundër Zhdukjeve me Forcë, Prof. Decaux, Rainer,

Luçiano, Muhamed, Badio, Kimio, Enoch, Alvaro dhe Huan Hose, me modelin që

përcjellin si eksperte të të drejtave të njeriut, por edhe si mjeshtra të vlerave humane dhe

të komunikimit njerëzor, më kanë ndihmuar të përvijoj qartë modelin që dua të arrij.

Besoj që edhe ky punim më ka hapur një pjesë të asaj rruge të vështirë, por të

dëshirueshme të rritjes profesionale dhe njerëzore.

Page 6: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

6

Tabela e përmbajtjes faqe

-Lista e shkurtimeve 10

-Hyrje, qëllimi, objektivat dhe metodologjia e punimit 12

PJESA E PARË

MBROJTJA DIPLOMATIKE SI NJË INSTITUCION I SË DREJTËS

NDËRKOMBËTARE

Kreu I. Zhvillimi historik i mbrojtjes diplomatike 22

1. Origjina e institucionit të mbrojtjes diplomatike 22

2. Doktrina Calvo dhe raporti i saj me institucionin e mbrojtjes diplomatike 29

3. Kodifikimi i së drejtës së mbrojtjes diplomatike 34

Kreu II. Natyra dhe baza juridike e mbrojtjes diplomatike 38

1. Përkufizimi dhe kuptimi i mbrojtjes diplomatike 38

2. Fiksioni juridik i mbrojtjes diplomatike 40

3. Subjekti i së drejtës së mbrojtjes diplomatike 45

4. Mbrojtja diplomatike si një detyrim kushtetues dhe si një e drejtë

diskrecionare e shtetit 49

Kreu III. Kushtet për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike 56

1. Akti ndërkombëtarisht i paligjshëm 56

2. Ezaurimi i mjeteve të brendshme 60

Page 7: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

7

2.1 Përjashtimet nga rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme 68

3. Shtetësia si një e drejtë kushtetuese dhe kusht thelbësor për

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike 73

3.1 Fitimi i shtetësisë 75

3.2 Mbrojtja diplomatike e personave me dy shtetësi 83

3.3 Mbrojtja e personave pa shtetësi 88

3.4 Raste specifike të mbrojtjes diplomatike 91

3.5 Doktrina e ‘duarve të pastra’ 97

3.6 Delegimi i së drejtës së mbrojtjes diplomatike 100

4. Format e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike 101

5. Pasojat e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike 110

5.1 Dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara në fushën ekonomike 114

5.2 Marrëveshjet ‘lump-sum’ 117

Kreu IV. Mbrojtja diplomatike si instrument për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

1. E drejta e mbrojtjes diplomatike si e drejtë ndërkombëtare zakonore 120

2. Trajtimi i të huajve në të drejtën ndërkombëtare 126

3. Ndikimi i zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare në institucionin e

mbrojtjes diplomatike 133

3.1 Pocizioni i individit në të drejtën ndërkombëtare 133

Page 8: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

8

3.2 E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut 134

4. A mund dhe a duhet të përdoret mbrojtja diplomatike si një instrument për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut 138

5. Rëndësia e mbrojtjes diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut 143

6. Mbrojtja diplomatike përballë mekanizmave të tjerë për mbrojtjen e individit 146

6.1 Detyrimet erga omnes 149

6.2 Doktrina e përgjegjësisë për të mbrojtur (R2P) 155

7. Mbrojtja diplomatike si funksion i përfaqësive diplomatike 157

8. Dallimi i mbrojtjes diplomatike nga ndihma konsullore 160

-Përfundime të pjesës së parë 166

PJESA E DYTË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut në të drejtën e brendshme dhe në

institucionet ndërkombëtare

Kreu V. Mbrojtja diplomatike në të drejtën e brendshme 172

1.Mbrojtja diplomatike në praktikën e shteteve 172

2.Mbrojtja diplomatike në gjykatat kombëtare 177

2.1 Çështje gjyqësore të mbrojtjes diplomatike në gjykatat kombëtare 180

3.E drejta e mbrojtjes diplomatike në Bashkimin Evropian 189

Page 9: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

9

Kreu VI. Zbatimi i mbrojtjes diplomatike nga gjykatat ndërkombëtare 203

1.Mbrojtja diplomatike në Gjykaten e Përhershme te Drejtësisë Ndërkombëtare 203

2 Mbrojtja diplomatike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë 204

3.Mbrojtja diplomatike në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut 217

Kreu VII. Institucioni i mbrojtjes diplomatike në Republikën e Shqipërisë 222

1. Analiza e dispozitave ligjore dhe nënligjore të lidhura me mbrojtjen e të drejtave të

shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit 222

1.1 Një vështrim historik mbi traditën kushtetuese shqiptare 222

1.2 Detyrimi kushtetues për të mbrojtur të drejtat e shtetasve shqiptarë

jashtë shtetit 226

1.3. Aktet ligjore dhe nënligjore për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë jashtë

shtetit 236

2. Praktika shtetërore e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike 242

3. Praktika gjyqësore e mbrojtjes diplomatike 248

4. Përfundime dhe rekomandime për zbatimin e institucionit të mbrojtjes diplomatike në

vendin tonë 258

Kreu VIII. Përmbledhje e përfundimeve dhe sugjerimeve të punimit 263

Bibliografia 275

Page 10: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

10

Lista e shkurtimeve

AP-Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

BE-Bashkimi Evropian

DUDNJ-Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

GJPDN-Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare

GJNADNJ-Gjykata Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut

GJND-Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

GJEDNJ-Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

GJK- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë

GJD-Gjykata e Drejtësisë e BE

KDN- Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare të OKB-së

Kushtetuta-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

KS-Këshilli i Sigurimit i OKB

KEDNJ-Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut e Këshillit të Evropës

KVMD-Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike

KVMK-Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore

KVDT-Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve

KKDR-Konventa kundër Diskriminimit Racial

KKT-Konventa kundër Torturës

Page 11: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

11

KNADNJ-Konventa Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut

KADNJP-Karta Afrikane e të Drejtave të Njeriut dhe Popujve

Projekti i KDN-Projekt-nenet për mbrojtjen diplomatike të Komisionit të të Drejtës

Ndërkombëtare

PDCP-Pakti për të Drejtat Civile dhe Politike

PDES-Pakti për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale

RS-Raportuesi Special i KDN

ICSID-Qendra Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve

LIB-Lufta e Parë Botërore

LIIB-Lufta e Dytë Botërore

MPJ-Ministria e Punëve të Jashtme

TEU-Traktati i Bashkimit Evropian –Traktati i Maastricht-it

TFEU-Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian-Traktati i Lisbonës

UN Doc-Dokument zyrtar i OKB-së

Page 12: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

12

HYRJE, QËLLIMI, OBJEKTIVAT DHE METODOLOGJIA E PUNIMIT

Lëvizja e individëve ndërmjet shteteve të ndryshëm është sot një fakt i jetës

ndërkombëtare. Mbrojtja e këtyre individëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit është një

synim dhe një objektiv i qartë i shteteve bashkëkohore. Ky objektiv është shndërruar në

një nga institucionet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare, i njohur si mbrojtja

diplomatike.

Një nga problemet më të shpeshta që mund të hasin individët që për arsye të ndryshme

ndodhen në një shtet tjetër nga ai i shtetësisë së tyre, është diskriminimi thjesht se janë të

huaj. Ata mund të përballen me probleme të rënda si arrestimi i padrejtë apo dëbimi,

shpronësimi i paligjshëm etj. Përballja me këto situata mund të sjellë pikëpyetje të

shumta si p.sh cilat janë të drejtat që kanë ata, a janë shkelur ato nga veprimet ose

mosveprimet e shtetit ku ndodhen, dhe së fundmi si mund të mbrohen këto të drejta në të

drejtën e brendshme apo në të drejtën ndërkombëtare.

Roli i shtetit, i cili kërkon të mbrojë shtetasit e tij ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut,

është i kufizuar në konvergjencën ndërmjet dy institucioneve ligjore, të cilët historikisht

kanë pasur zhvillim të veçantë. Njëri prej tyre është i përfaqësuar në nocionin e mbrojtjes

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, i cili ka për qëllim mbrojtjen e të gjithë individëve

pavarësisht shtetësisë së tyre, madje edhe ndaj shtetit, shtetësinë e të cilit ata kanë.

Institucioni tjetër është ai i mbrojtjes diplomatike. Ky institucion tradicionalisht është

përdorur nga shtetet për të siguruar që shtetasit e tyre që ndodhen jashtë shtetit të kenë

një nivel të caktuar mbrojtje.

Ekzistenca e veçantë e këtyre institucioneve nënkupton se kur të huajit i shkelen të drejtat

e tij, ai mund të kërkojë rivendosjen e së drejtës së shkelur nëpërmjet dy rrugëve të

ndryshme: së pari ai mund të drejtojë ankesën e tij në një institucion ndërkombëtar,

Page 13: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

13

gjithmonë nëse është i legjitimuar nga e drejta ndërkombëtare për ta bërë këtë. 1Rruga e

dytë është që shteti i shtetësisë të kërkojë rivendosjen e së drejtës së shkelur të individit të

dëmtuar. Zgjedhja e kësaj rruge nuk është gjë tjetër veçse ajo që e drejta ndërkombëtare e

njeh si ushtrimin e institucionit të mbrojtjes diplomatike. Sipas së drejtës ndërkombëtare

tradicionale mbrojtja diplomatike është e drejta e një shteti për të reaguar ndaj dëmeve që

i shkaktohen një shtetasi të tij nga një shtet i huaj.

E drejta ndërkombëtare për një kohë të gjatë i ka trajtuar këto dy institucione në mjedisin

e vet ligjor, pa i ndërthurur me njëri-tjetrin. Sigurisht që mbrojtja diplomatike është një

institucion më i vjetër me pikëpamje që e çojnë lindjen e saj në periudhën e krijimit të

vetë së drejtës ndërkombëtare, ose në pikëpamje më realiste duke filluar nga viti 1924, në

të cilin u shpall edhe vendimi i famshëm Mavrommatis, që përbën referencën gjyqësore

më të spikatur të këtij institucioni.

E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut njihet gjerësisht si një degë e re e së drejtës

ndërkombëtare e evidentuar pas LIIB. LIIB shënoi një ndryshim rrënjësor lidhur me

statusin e individëve. Së pari, dënimet e krimeve të luftës në Gjykatën e Nurembergut dhe

të Tokios nxorën në pah se e drejta ndërkombëtare nuk është e shqetësuar vetëm për

veprimet e shteteve sovrane, por vendos detyrimeve dhe përgjegjësi edhe mbi individët,

njëlloj si mbi shtetet. Përveç vendosjes së përgjegjësisë, me fundin e LII B, filloi edhe një

tendencë në rritje e njohjes së të drejtave të individëve në arenën ndërkombëtare, duke

zhvilluar një standard të ri në mbrojtjen e individëve. Njohja e një tendence të tillë është

ende në proces në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të themi se individët kanë

zëvendësuar shtetet si subjekte në arenën ndërkombëtare. Disa nga të drejtat thelbësore të

individëve nuk kanë mekanizma zbatimi, disa të tjetra janë thjesht në fushën e “soft law”

apo rregullave jo detyruese, duke sjellë probleme praktike në zbatimin e tyre. Edhe për

ato të drejta që kanë mekanizma zbatimi si ndërshtetërore ashtu edhe individuale,

efektiviteti i tyre është i diskutueshëm. Derisa të drejtat ndërkombëtare të individit të

zhvillohen tërësisht me mekanizma zbatues, shteti do të luajë një rol të rëndësishëm në 1 Në gjendjen juridike aktuale individi nuk mund të jetë palë në një proces para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila sipas nenin 34 të Statutit të saj është e hapur vetëm për shtetet. Akses i drejtëpërdrejtë në mekanizmat monitorues i është dhënë individit nga Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe Konventa Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut.

Page 14: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

14

ndërkombëtarizimin e mosmarrëveshjeve lidhur me individët. Nuk është e rëndësishme të

përfshihemi në debatin e së drejtës ndërkombëtare nëse individi është subjekt i së drejtës

ndërkombëtare ose jo (debat i cili qëndron jashtë objektit të këtij punimi), por duhet të

pranojmë se pak nga pak individëve po u jepen te drejta dhe detyrime në arenën

ndërkombëtare duke i bërë ata pjesëmarrës në rendin ligjor ndërkombëtar, i cili nuk është

më ekskluzivisht një rend ndërshtetëror.

Tematika e zgjedhur për këtë punim që lidh këto dy instrumente të së drejtës

ndërkombëtare dhe synon të krijojë një mekanizëm të ri për mbrojtjen e të drejtave të

njeriut, është një tendencë e re e shfaqur dhe e diskutuar gjerësisht, fillimisht në doktrinë,

e më tej në jurisprudencë gjatë dy dekadave të fundit.

Në të drejtën ndërkombëtare gjenden shumë praktika dhe precedentë mbi mbrojtjen

diplomatike. Megjithatë ajo mbetet një nga çështjet më të diskutueshme të kësaj fushe të

së drejtës.2 Duke pasur parasysh numrin në rritje të lëvizjes së personave ndërmjet

shteteve, pretendimet e një shteti në emër të shtetasve të tyre do të mbeten një fushë me

interes të veçantë. Megjithatë mbrojtja diplomatike ka qenë e shoqëruar me një ngarkesë

të lartë emocionale dhe një peshë politike që e bën atë dyshuese si një pretekst për të

manipuluar pasuritë e shtetasve apo për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të

tjerë, të cilët janë parë si ‘kali i Trojës’.3

Me forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe kristalizimin e së drejtës

ndërkombëtare në përgjithësi dhe të drejtave të individëve në veçanti, mbrojtja

diplomatike u zhvillua me shpejtësi si pjesë e të drejtës ndërkombëtare zakonore.

Origjina e mbrojtjes diplomatike mund të gjendet herët, por karakteristikat kryesore të

asaj që është trashëguar në ditët e sotme janë përcaktuar në shekullin e 18. Tashmë ajo

është një pjesë e evidentuar e së drejtës ndërkombëtare, megjithatë zbatimi i këtij

mekanizmi dhe qëllimet e tij janë ende objekt debati. Zhvillimet më të fundit në

Komisionin e së Drejtës Ndërkombëtare të OKB-së, të cilat rezultuan në vitin 2006, në

2 John Dugard, First Report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN.4/506, f. 5 3Mohamed Bennouna, Preliminary report on diplomatic protection. UN Doc. A/CN.4/484, f. 9

Page 15: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

15

miratimin e projekt-neneve për mbrojtjen diplomatike, kanë rindezur debatin dhe kanë

nxitur studiuesit të rishikojnë pozicionin e tyre ndaj kësaj fushe të së drejtës.

Trajtimi i të huajve është një çështje kontradiktore në të drejtën ndërkombëtare.4

Kontradikta duket se buron nga një ndryshim ndërmjet qëndrimit të shteteve që

mbështesin një trajtim të të huajve sipas ‘standardit ndërkombëtar minimal’ dhe shteteve

që mbështesin ‘standardin e trajtimit kombëtar’. Si në rastet kur mbështesin njërin

standard apo tjetrin, pranohet gjerësisht që e drejta ndërkombëtare nuk kontrollon

trajtimin e të huajve në çdo pjesë të aktivitetit të tyre.

Sfida kryesore dhe qëllimi i këtij punimi është që nëpërmjet prezantimit të

institucionit të mbrojtjes diplomatike, të provojë se ai mund të përdoret si një

mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Teza se mbrojtja diplomatike duhet të ketë qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk

është një tezë e pranuar universalisht. Pikëpyetje janë ngritur lidhur me përshtatshmërinë

e mbrojtjes diplomatike si një mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke qenë

se ushtrimi i tij konsiderohet si diskrecion i shteteve. Një tjetër pikë kriticizmi është se

mbrojtja diplomatike është një mekanizëm i shteteve ‘të forta’ që përdoret ndaj shteteve

‘të dobëta’. Në fakt vendimi për të ushtruar mbrojtjen diplomatike varet nga vullneti

politik i shteteve dhe jo nga serioziteti i situatës së individit të përfshirë. Për më tepër ajo

mbron shtetasit e huaj dhe jo të tjerët që mund të vuajnë të njëjtën situatë. Mbrojtja

diplomatike mund të perceptohet në këtë prizëm si një praktikë diskriminuese, që

kundërshton një nga parimet themelore të mbrojtjes së drejtave të njeriut, atë të barazisë.

Mbi bazën e qëndrimit dualist të marrëdhënies ndërmjet së drejtës ndërkombëtare dhe së

drejtës së brendshme, pikëpamja tradicionale e vë theksin tek shteti i shtetësisë ndërkohë

që eklipson pretendimin e individit që qëndron në origjinë të tij. 5Për këto arsye mbrojtja

diplomatike mund të paraqitet si një mekanizëm i dalë mode, që nuk i korrespondon

zhvillimeve të sotme të së drejtës ndërkombëtare.

4 D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition, Sweet&Maxwell, 1998, f. 520 5 Supra nr.3, f. 5

Page 16: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

16

Përkundrejt këtyre kritikave të ashpra drejtuar këtij institucioni, në Raportin e tij të parë

për mbrojtjen diplomatike, Raportuesi Special i KDN, John Dugard, sugjeroi se mbrojtja

diplomatike mund dhe duhet të përdoret si një mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të

njeriut.6 Ai thekson se “si një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të

njeriut ai duhet forcuar dhe inkurajuar’’ dhe si i tillë, duhet të jetë i mundshëm përdorimi

i tij si një mekanizëm për mbrojtjen kundër shkeljeve të të drejtave të individëve, kur ata

ndodhen jashtë vendit.

Është e vërtetë që sistemi ligjor ndërkombëtar ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në

dekadat e fundit, veçanërisht në të drejtat substanciale dhe procedurale të individëve.

Këto ndryshime kanë sjellë në pah rëndësinë e mbrojtjes diplomatike si një mjet i

mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe kanë sjellë sfida ndaj nocionit tradicional që

qëndron në bazë të këtij mekanizmi.

Këto pikëpamje të kundërta në mënyrë të natyrshme shtrojnë pyetjen se çfarë pozite ka

mbrojtja diplomatike në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore. A e ka humbur mbrojtja

diplomatike vlerën e saj apo është ende një instrument i vlefshëm për mbrojtjen e të

drejtave të njeriut, i cili duhet trajtuar si të gjithë instrumentet e tjera.

Ky studim ka si objektiv analizën dhe rivlerësimin e përkufizimit të mbrojtjes

diplomatike në të drejtën ndërkombëtare dhe paraqitjen e disa sugjerimeve se si duhet të

zbatohet si një mekanizëm i suksesshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo do të

arrihet nëpërmjet një analize normative të natyrës së mbrojtjes diplomatike dhe ilustrimit

me vendime gjyqësore, me anë të të cilave do të tregohet se mbrojtja diplomatike është

një instrument i vlefshëm për mbrojtjen e të drejtave individuale. Qëllimi i këtij studimi

është të provojë se mbrojtja diplomatike është një instrument që i lejon shteteve

mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe synimi kryesor i ushtrimit të saj është pikërisht

mbrojtja e të drejtave të individëve.

Për sa i takon metodologjisë së studimit në këtë punim është përdorur këndvështrimi

ligjor. Megjithatë, për shkak të natyrës së këtij institucioni të së drejtës ndërkombëtare,

66 Supra nr. 2, para 29.

Page 17: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

17

nuk mund të përjashtohet edhe këndvështrimi diplomatik i trajtimit të të drejtave të

njeriut. Vështrimi mbi subjektin e temës është bërë në mënyrë përshkruese e analitike, si

dhe deduktive e kritike.

Një metodë shkencore shumë e rëndësishme do të jetë edhe metoda e krahasuar. Ky

studim do të orientohet drejt një përqasje normative të së drejtës ndërkombëtare në dy

drejtime: së pari, do të analizohet natyra e së drejtës së mbrojtjes diplomatike dhe

zhvillimi i saj dhe së dyti, në ndërthurjen ndërmjet së drejtës ndërkombëtare dhe

reflektimit të saj në të drejtën e brendshme. Studimi synon të konsiderojë perspektivën

afatgjatë dhe evolucionin që mund të pësojë ky subjekt në të ardhmen. Ai do të ndërmarrë

një vështrim kritik mbi institucionin e mbrojtjes diplomatike, të vlerësojë vendin që ka ky

institucion në të drejtën ndërkombëtare.

Edhe metoda shkencore historike për të trajtuar institutet në këtë punim, është prezente në

disa prej çështjeve të tij. Megjithatë, punimi nuk do të jetë ezaurues i të gjithë çështjeve

që përfshin mbrojtja diplomatike. Ai do të fokusohet në mbrojtjen e individëve me

vështrim të kufizuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Mbrojtja diplomatike trajton edhe

mbrojtjen e të drejtave të personave juridike, por kjo çështje nuk do të trajtohet gjerësisht

në këtë punim.

Burimet që do të përdoren në këtë punim përfshijnë të drejtën ndërkombëtare të

pasqyruar në traktate dhe zakonet ndërkombëtare, doktrinën ligjore dhe çështjet

gjyqësore.

E drejta e mbrojtjes diplomatike është pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore. Ajo ka

qenë pjesë e kodifikimit nga OKB, por ende nuk kemi një dokument ligjor të

detyrueshëm si rezultat të këtij kodifikimi. Në studim do të referohen një numër i madh

dokumentesh të OKB. Një burim i rëndësishëm është puna e Komisionit të së Drejtës

Ndërkombëtare. Këto dokumente janë të një rëndësie të veçantë sepse ato përmbledhin

mendimet e autorëve, praktikën e shteteve dhe opinio juris. Vlera e tyre është e madhe

sepse ato janë shprehje e status quo-së, trajtimit të mbrojtjes diplomatike, por prezantojnë

edhe zhvillimin progresiv të kësaj fushe të së drejtës. Praktika shtetërore në fushën e

mbrojtjes diplomatike është e kufizuar. Shtetet shpesh e ushtrojnë mbrojtjen diplomatike

Page 18: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

18

nëpërmjet diplomacisë së heshtur dhe jo të gjitha mjetet e së drejtës ndërkombëtare

publike mund përdoren prej tyre. Përcaktimi i së drejtës pozitive për mbrojtjen

diplomatike është gjithmonë e vështirë. Më tepër informacion mund të merret nga

vendimet gjyqësore vendase që tregojnë se ka një tendencë për rishikimin gjyqësor të

vendimeve të qeverisë. Për këta arsye ato do të jenë objekt studimi krahas vendimeve të

gjykatave ndërkombëtare. Pesha relative që i jepet secilit prej burimeve do të jetë e

ndryshme në pjesë të ndryshme të punimit. Materialet e shfrytëzuara për këtë studim janë

marrë nga burime parësore dhe dytësore. Ndër burimet parësore mund të përmenden

instrumentet ndërkombëtare të mbrojtjes diplomatike dhe të drejtave të njeriut të

përfshira në rezolutat dhe deklaratat e OKB, vendimet gjyqësore të gjykatave

ndërkombëtare dhe gjykatave vendase. Burimet dytësore përfshijnë libra, revista dhe

burime nga interneti mbi temat e mbrojtjes diplomatike dhe të drejtave të njeriut. Në fakt

është shkruar shumë për institucionin e mbrojtjes diplomatike dhe për të drejtat e njeriut

si disiplina të veçanta, por ka pak shkrime lidhur me mbrojtjen diplomatike të të drejtave

të njeriut. 7

Përsa i përket strukturës, punimi është organizuar në 2 pjesë dhe në tetë krerë.

Ndarja në dy pjesë është vlerësuar e përshtatshme nga autori, në funksion të arritjes së

qëllimit të studimit, së pari për njohjen me institucionin e mbrojtjes diplomatike, i cili

njihet pak në literaturën tonë të së drejtës ndërkombëtare dhe për këtë arsye pjesa e parë i

është dedikuar prezantimit të këtij institucioni në zhvillimin e tij historik dhe në

paraqitjen e tij në aktualitetin juridik ndërkombëtar. Ndërsa pjesa e dytë kalon në një

nivel më praktik duke e ilustruar prezantimin e pjesës së parë me zbatimin konkret të

këtij institucioni në praktikën e shteteve, me një theks të veçantë në eksperiencën e BE.

Ky evidentim është bërë për dy arsye, së pari sepse zhvillimet brenda BE paraqesin një

tablo mjaft interesante dhe origjinale të mbrojtjes diplomatike dhe së dyti në funksion të

njohjes së këtyre zhvillimeve për shkak të aspiratave tona integruese në këtë institucion

kompleks jo vetëm politik por edhe ligjor.

7 John Dugard “Diplomatic protection and human rights: the Draft articles of the International Law Commision, Australian Yearbook of International Law, 2003, f.76.

Page 19: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

19

Kreu i parë i studimit do të jetë një prezantim i mbrojtjes diplomatike, duke paraqitur

historikun dhe misionin e këtij institucioni, me qëllim që të ndihmojmë për të kuptuar se

si mbrojtja diplomatike mund të përdoret si një mjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

në kontekstin e vlerave të rendit juridik ndërkombëtar bashkëkohor. Në kreun e dytë do

të trajtohet natyra juridike e këtij institucioni duke u përqendruar tek përkufizimi dhe

fiksioni juridik mbi të cilin mbështetet mbrojtja diplomatike. Në këtë kre gjithashtu

trajtohet një pyetje e rëndësishme që ka të bëjë me titullarin e së drejtës së ushtrimit të

mbrojtjes diplomatike. Kreu i tretë do të prezantojë kushtet mbi të cilat mbështetet

ushtrimi i mbrojtjes diplomatike, si dhe do të trajtojë format e ushtrimit të mbrojtjes

diplomatike në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat që rrjedhin nga ky ushtrim. Kreu i

katërt hedh dritë mbi natyrën zakonore të së drejtës ndërkombëtare dhe ndikimin që kanë

pasur mbi evoluimin e tij zhvillimet e reja të së drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu aty

trajtohet mënyra se si mbrojtja diplomatike mund të përdoret si një instrument për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në përfundim të kësaj pjese paraqiten disa konkluzione mbi natyrën juridike, kushtet dhe

format e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike, të cilat do të jenë shumë të vlefshme për

interpretimet e kërkuara në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë, kreu mbi gjykatat diskuton qëndrimin e gjykatave me theks të veçantë

tek GJND, si autoriteti më i rëndësishëm interpretativ i institucionit të mbrojtjes

diplomatike. Bazuar mbi natyrën e mbrojtjes diplomatike, do të analizohen disa vendime

të Gjykatës për të cilat ajo ka qenë në qendër të kritikave. Janë sjellë në vëmendje edhe

disa vendime të gjykatave vendase për të sqaruar sjelljen e shteteve në rastet e mungesës

së ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Individët nuk janë gjithmonë në gjendje të

përcaktojnë se cila lloj mbrojtje duhet ushtruar. Qeveritë dhe në veçanti ministritë e

punëve të jashtme janë më të njohura me kanalet diplomatike dhe janë në situatë më të

favorizuar për të vendosur se cilat masa janë efektive që mund të kërkohen.

Kreu i fundit, për njohjen e këtij institucioni në Shqipëri synon të studiojë praktikën e

vendit tonë në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike duke u fokusuar në analizimin e

faktorëve që kanë ndikuar në mospërdorimin e këtij institucioni të së drejtës në vendin

Page 20: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

20

tonë. Qëllimi i këtij kapitulli do të jetë që nëpërmjet studimit të mjeteve ligjore të

vlerësojë aftësinë që ka sistemi diplomatik për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë që jetojnë

jashtë vendit nëpërmjet ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Së pari, do të studiohet kuadri

kushtetues në mundësinë që ofron për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike dhe më tej

praktika shtetërore dhe ajo gjyqësore.

Motivimi për përgatitjen e këtij studimi e ka burimin së pari në nxitjen personale për të

thelluar kërkimin shkencor në fushën e së drejtës ndërkombëtare. Përzgjedhja e temës

është përpunuar përgjatë një kohe relativisht të gjatë, që e ka nisjen gjatë viteve të

kryerjes së studimeve në nivelin master të profilizuar për të drejtat e njeriut, kur për herë

të parë u njoha me konceptet teorike të mbrojtjes diplomatike, për të cilin nuk kisha

njohuri nga studimet e mëparshme. Më tej praktika e punës në shërbimin e jashtëm dhe

më specifikisht në një përfaqësi konsullore më vuri përpara sfidave për t’u thelluar në

njohuritë për këtë instrument, i cili lakohej disa herë ndër bisedat profesionale me kolegë

të huaj. Që prej kohës së rikthimit në atdhe, është kristalizuar ideja e përcjellë nëpërmjet

kërkesës për mbrojtjen e doktoratës pikërisht me këtë temë. Kureshtja profesionale për të

mësuar më shumë për këtë tematikë për të cilën vijon diskutimi dhe që ka përkrahës e

kundërshtarë të shumtë, është një nga arsyet e përzgjedhjes së saj. Arsyeja e dytë dhe jo

më pak e rëndësishme është paraqitja e një studimi origjinal për një institucion të së

drejtës ndërkombëtare, i cili nuk njihet pothuajse fare në vendin tonë. Shpresoj që ky

studim të ofrojë një mundësi për njohjen e këtij instrumenti të mbrojtjes të të drejtave të

njeriut dhe ndonëse nga disa lexues mund të duket utopike, nëpërmjet njohjes synohet

përdorimi i tij sa më efikas edhe në vendin tonë.

Page 21: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

21

PJESA E PARË

MBROJTJA DIPLOMATIKE SI NJË INSTITUCION I SË DREJTËS

NDËRKOMBËTARE

Page 22: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

22

KREU I

ZHVILLIMI HISTORIK I MBROJTJES DIPLOMATIKE

1. Origjina e institucionit të mbrojtjes diplomatike

Origjina e mbrojtjes diplomatike në të drejtën ndërkombëtare nuk është tërësisht e qartë,

ndonëse e drejta për të ofruar mbrojtje për shtetasit jashtë vendit është parë ndër shekuj si

një atribut i rëndësishëm i sovranitetit.8

Fenomeni i mbrojtjes diplomatike është i lidhur me ekzistencën e shteteve dhe me

ndarjen ndërmjet shtetasve dhe të huajve, por vetë mbrojtja diplomatike në aspektin

teknik të fjalës u prezantua me lindjen e sistemit Westfalian të shteteve dhe individëve.9

Elementë të këtij institucioni mund t’i gjurmojmë që nga e drejta romake, e cila e shihte

lidhjen ndërmjet shtetit dhe individit nëpërmjet maksimës “civis romanus sum”, (jam

qytetar romak), që nënkuptonte se një qytetar romak kishte të gjitha të drejtat dhe

detyrimet e lidhura me shtetësinë, kudo që të ndodhej në botë. Ciceroni e përshkruan

rëndësinë e kësaj mbrojtje në vitin 70 p.e.s, në lidhje me gjyqin për korrupsion të Gaius

Verres, një ish-guvernatori perandorak të Sicilisë. Verres akuzohej se kishte persekutuar

dhe ekzekutuar qytetarë romakë pa respektuar “civis romanus sum”. Në mbrojtje të

dënimit dhe dëbimit të Verres, Ciceroni komenton:

“Njerëz të parëndësishëm, lindur në një rend të panjohur, shkojnë jashtë në vende që nuk

i kanë parë më parë, ata nuk njihen nga njerëzit ku shkojnë, megjithatë ata kanë besimin

se vetëm nga fakti i qytetarisë së tyre mund të jenë të sigurtë, jo vetëm nga magjistratët

tanë që janë të kufizuar nga frika e ligjeve dhe opinioni publik, jo vetëm ndërmjet

bashkëqytetarëve që janë të bashkuar në komunitetin e gjuhës, të te drejtave dhe shumë

8 Biswanath Sen, A diplomats handbook of international law and practice, Brill Academic Publication, 1988, f.319 9 Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f. 48

Page 23: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

23

gjërave të tjera, por kudo që shkojnë ata mendojnë që do të ketë një mbrojtje për ta. T’i

heqësh atyre këtë shpresë, të heqësh këtë mbrojtje nga qytetarët romakë do të thotë që

nuk ka më ndihmesë nga fjalët ‘jam qytetar romak”.10

Më vonë, individi është konsideruar subjekt i ligjeve dhe zakoneve të fisit apo kombit të

tij, pavarësisht se ai ndodhej në tokën e tij apo një zonë të kontrolluar nga një grup tjetër.

Ligji romak zbatohej vetëm tek qytetarët romakë dhe të huajt (pelegrinët) ishin të

paligjshëm. Popujve miq mund t’i lejohej privilegji që të zbatonin ligjet e tyre ndërmjet

njëri-tjetrit. Përkatësia etnike, ishte parimi i parë organizues i juridiksionit të popujve

gjermanikë, të cilët shpejtuan rënien e Perandorisë Romake në perëndim. Tranzicioni nga

ligji personal tek ligji territorial zuri vend në gjysmën e dytë të Mesjetës. Ndërthurja

ndërmjet popujve gjermanikë e bëri të vështirë zbatimin e ligjeve personale. Ishte

feudalizmi ai që e vendosi qendrën e marrëdhënieve ligjore tek pronësia e tokës, me fjalë

të tjera tek territorializmi. Feudalizmi ishte një sistem personal. Me kalimin e kohës

autoriteti ligjor kaloi nga linjat personale në ato të lidhura me tokën. Lufta e tridhjetë

viteve (1618/1648) përfundoi me atë që njihet si pika nisëse e së drejtës ndërkombëtare,

Traktati i Vestfalisë i vitit 1648. Zgjidhja për elementin fetar në konflikt u gjend në

parimin ‘cuius regio, eius religio’ (feja e atij që ka territorin), i cili i lejoi princat

gjermanë të impononin fenë e tyre mbi subjektet.

Shndërrimi vestfalian nga ligjet personale në ato territoriale nuk ishte i plotë dhe këtë e

tregonte pozita e të huajve. Në një sistem strikt territorial një sovran nuk mund të

shprehet mbi çfarë ka një sovran tjetër në territorin e tij. Pas vitit 1648 mbretërit dhe

princat vazhduan të kërkojnë një standard trajtimi të shtetasve të tyre udhëtues dhe të

autorizonin kundërmasa si reagim ndaj dëmeve që pësoheshin. 11

Vazhdimësia e kësaj praktike mesjetare është ajo çfarë njihet si mbrojtje diplomatike. Një

mjet për dëmshpërblim që njihej gjerësisht në Evropë ishte dhënie e ‘leter marquei’ me të

cilën jepet leje për të marrë masa kundër çdo anëtari të komunitetit që ishte përgjegjës për

dëmin e shkaktuar. Ky lloj ndëshkimi kolektiv parashikonte marrje deri në shumën e

10 Idem, f.51. 11Chittharanjan Amerasinghe, Diplomatic protection, Oxford University Press, 2008, f. 10

Page 24: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

24

dëmit të shkaktuar, plus kostove të arsyeshme. Kjo formë mbrojtje e lordëve mesjetarë, të

cilët përfaqësonin interesat e anëtarëve të komunitetit të tyre, duke i dhënë leter marque

për t’i mundësuar ata të ndërmerrnin reprezalje private, u zhduk nën influencën e

kontratës sociale të Iluminizmit. Sipas teorive të kontratave sociale, pozita e një monarku

ishte konsideruar rezultat i një marrëveshje ndërmjet njerëzve për të dhënë disa nga liritë

e tyre në shkëmbim të mbrojtjes nga sovrani. Sipas Vattelit sovraniteti absolut nënkupton

që i huaji nuk ka të drejta si i tillë, por ka një detyrim për të parandaluar dëmin ndaj tij,

një detyrim që i drejtohet jo vetë të huajit, por shtetit të tij. Ishte ky vizion i mbrojtjes së

shtetasve jashtë që u pranua si themeli teorik i mbrojtjes diplomatike, veçanërisht pas

Revolucionit Francez.

Në këtë pikëpamje, një zhvillim të rëndësishëm ligjor paraqet marrëveshja ndërmjet

Britanisë së Madhe dhe SHBA, e njohur si Traktati Jay në vitin 1794. Ky traktat përfshiu

klauzola për vendosjen e komisioneve të arbitrazhit për të zgjidhur pretendimet nga

subjektet britanike për borxhet e konfiskuara dhe pretendimet reciproke për kapjen e

anijeve amerikane nga qeveria britanike. Këto klauzola arbitrazhi paraqitën një mjet për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet mbrojtjes diplomatike nga shteti të interesave të

shtetasve të tyre jashtë vendit.12

Në literaturën juridike përmendet si një rast ekzemplar mbrojtja diplomatike e ushtruar në

çështjen Pacifico. Në vitin 1847, në Athinë, një turmë anti-semitike dogji dhe shkatërroi

shtëpinë e David Pacifico, një çifut portugez i njohur si Don Pacifico, i lindur në

Gjibraltar dhe mbajtës i një pasaporte britanike. Pacifico i bëri kërkesë qeverisë angleze

për ndihmë për të marrë kompensim, të cilën autoritetet greke ia kishin refuzuar. Lord

Palmerston, ministër i jashtëm i asaj kohe ndërmori përsipër çështjen e Pacifico. Në fillim

ai i shkroi qeverisë greke duke kërkuar kompensim dhe duke mos marrë përgjigje, në

janar 1850 urdhëroi flotën britanike të bllokojë portin e Pireut. Pas disa negociatave,

çështja i kaloi një gjykate arbitrazhi në Lisbonë dhe bllokada u hoq. Duke qenë se

12 Idem, f. 12

Page 25: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

25

veprimet e Lordit Palmerston prekën interesat e Francës dhe Rusisë në Greqi, Dhoma e

Komuneve kërkoi një votë besimi për të. 13

Në një fjalim pasionant në mbrojtje të ndërhyrjes së tij në këtë çështje, Lord Palmerston

përcaktoi bazën e mbrojtjes diplomatike: “një qytetar britanik, në cilëndo tokë të ndodhet,

duhet të ndjehet i sigurtë se syri vëzhgues dhe krahu i fortë i Anglisë, do ta mbrojë atë

kundër padrejtësisë dhe të keqes”.

Në kronikat e kohës thuhet se kur Palmerston u ul pas fjalimit të tij pesë orësh, Dhoma e

vëmendshme dhe pa frymë shpërtheu në duartrokitje entuziaste.14

Çështja e Don Pacifico është një shembull historik i veprimit të mbrojtjes diplomatike.

Lord Palmerston nuk ishte i vetmi në kuptimin e mbrojtjes diplomatike. Emmerich de

Vattel është juristi i parë që trajtoi në mënyrë akademike mbrojtjen diplomatike. Ai është

konsideruar si babai shpirtëror i institucionit të mbrojtjes diplomatike. Periudha post-

vateliane prodhoi një debat teorik për atë që do të quhej më vonë mbrojtje diplomatike.

Kanë qenë zhvillimet sociale dhe ligjore përgjatë shekullit të 19, që bënë të mundur që

mbrojtja diplomatike të bëhej një doktrinë e legjitimuar e së drejtës ndërkombëtare.

Shekulli i 19 njohu një zhvillim në komunikimin teknologjik, mekanizimin dhe

industrializimin, të cilat rezultuan në lëvizje të individëve në kërkim të tregjeve. Me këtë

rritje të lëvizjes së njerëzve kemi edhe një rritje të dëmeve të shkaktuara atyre dhe në

rritjen e mundësive për shtetet për të ndërhyrë në asistimin e shtetasve të tyre udhëtues.

Ky ka qenë veçanërisht rasti i Amerikës Latine, ku pasiguria politike në këtë rajon, shtoi

mundësinë për dëmtime ndaj të huajve. Kjo e kombinuar me dështimin e institucioneve

lokale për të trajtuar këto dëme, rezultuan në atë kohë në një numër pretendimesh kundër

Amerikës Latine në disproporcion të madh me shtetet e tjera. Një diferencë e tillë në

përdorimin e mbrojtjes diplomatike çoi në kundërshtimin e përdorimit të tij nga vendet e

Amerikës Latine. Kjo u shpreh nga studiuesi argjentinas dhe burri i shteti Carlos Calvo, i

cili argumentonte se të huajt nuk kanë të drejtë për një trajtim më të favorizuar se ai që

13 David Brown, Palmerston and the Politics of Foreign Policy, 1846-1855, Manchester University Press, 2002, f. 178 14 Idem.

Page 26: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

26

gëzonin shtetasit e këtyre vendeve dhe për sa kohë drejtësia vendase është e hapur për të

huajt nuk ka vend për ankesa ndërkombëtare. Doktrina Calvo zë një vend të rëndësishëm

në teorinë e mbrojtjes diplomatike dhe për këtë arsye ajo do të trajtohet më tej në një pikë

të veçantë.

Doktrina e mbrojtjes diplomatike është relativisht e re në krahasim me të drejtën

ndërkombëtare. Grotiusi, Suarez, Puffendorf si autorët më të shquar të shekullit 17, kohë

kur lindi e drejta ndërkombëtare, nuk e adresuan specifikisht këtë çështje. Vattel në librin

e tij “E Drejta e Kombeve ( Le droit de gens)” publikuar në 1758, ishte i pari që e trajtoi

mbrojtjen diplomatike.15 Një shpjegim i mundshëm për këtë mungesë mund të jetë fakti

se personat e thjeshtë nuk udhëtonin në vende të tjera në periudhën post-vestfaliane. Si

pasojë nuk kishte nevojë të veçantë për të marrë në konsideratë pasojat ligjore të

dëmtimit të të huajve. Mbi këtë parim të Vattelit u ngrit edhe teoria e pranuar gjerësisht

se përderisa shtetasi është pjesë e shtetit dhe shtetasi është element personal i shtetit,

kushdo që keqtrajton një individ dëmton shtetin. 16Vattel mbështeste teorinë e shtetit

natyror, sipas të cilit njerëzit jetonin të lirë dhe të pavarur përpara krijimit të shoqërive

civile. Përderisa njerëzit janë natyralisht të barabartë dhe njerëzit përbëjnë shtetet, atëherë

shtetet janë të barabartë.17Me fjalë të tjera ‘’kombet dhe shtetet sovranë duhet të shikohen

si shumë persona të lirë që jetojnë së bashku në gjendje natyrore’’. Pasoja kryesore e

kësaj barazie është pavarësia e çdo kombi dhe refuzimi i një shoqërie supra-civile që do

të siguronte rregullin ndërmjet shteteve. Sipas pikëpamjes së Vattel pavarësia e çdo shteti

ishte e nevojshme me qëllim për të kryer detyrat dhe për të qeverisur drejtësisht shtetasit

e tij.

Disa autorë mendojnë se fokusi që vendos Vatteli në pavarësinë e shteteve dhe rolin e

sovranitetit mund të dëmtojnë të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore.18

15 Carmen Tiburcio, The human rights of aliens under international and comperative law, Martinus Nijhoff Publishers, 2001, f.35 16 Idem f. 36 17 Supra nr. 9,f 61. 18 Noura Karazivan, Diplomatic protection: taking human rights extraterritorialy, Canadian Yearbook of International Law, Volume 44, 2006, f. 309

Page 27: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

27

Përcaktimi i Vattel ka tërhequr një nga kritikat më të shpeshta ndaj këtij institucioni,

konkretisht që në thelb ajo është diskriminuese sepse vetëm shtetet e fuqishëm janë në

gjendje ta përdorin atë kundër shteteve më të dobët.19 Sipas kësaj pikëpamje ky

institucion është thellësisht i pabarabartë, përderisa mundësia e individit për të përfituar

prej tij varet nga shteti me të cilin ai është i lidhur prej shtetësisë. Për më tepër, mbrojtja

diplomatike ka shërbyer si pretekst për ndërhyrje në çështjet e brendshme të disa

shteteve. Gjykatësi Padilla Nervo e përshkruan këtë situatë me termat:

“Historia e përgjegjësisë së shteteve lidhur me trajtimin e shtetasve të huaj është një

histori abuzimesh, ndërhyrjesh të paligjshme në çështjet e brendshme të shteteve më të

dobët, pretendimesh të padrejta, kërcënimesh dhe ndërhyrjesh ushtarake nën flamurin e

ushtrimit të të drejtave të mbrojtjes”.20

Në fillim të shekullit të 20, lufta Anglo-Boere u justifikua nga Britania e Madhe si një

ndërhyrje për të mbrojtur shtetasit e saj të cilët kishin në pronësi minierat e arit në

Wittwatersrand. Po kështu ndërhyrja e SHBA, në vendet e Amerikës Latine ka vazhduar

deri vonë, me ndërhyrjet në Grenada në 1983 dhe në Panama më 1989.21 Ndërhyrjet jo

ushtrake, në formën e kompensimeve për dëmet mbi pasuritë e shtetasve, kanë qenë të

shpeshta.

Në fillim të shekullit të 20, një nga autorët më të rëndësishëm që konsideroi doktrinën e

mbrojtjes diplomatike ishte Edwin Borchard. Ai citoi se “nëse ka një detyrë të shtetit për

të mbrojtur, ajo është thjesht një detyrë morale dhe jo një detyrë ligjore dhe nuk ka asnjë

mjet për të forcuar zbatimin e saj”.

Termin mbrojtje diplomatike e gjejmë të shprehur për herë të parë pikërisht në veprën e

Edwin Borchard të vitit 1919 “Diplomatic Protection of citizens abroad”. Borchard

theksoi se në terma kohorë, praktika e dhënies së mbrojtjes për shtetasit jashtë vendit

19 Supra nr. 3, f. 3 20 Mendimi i veçantë i Gjykatësit Padilla Nervo në çështjen Barcellona Traction, ICJ Reports 1979, f. 246 21 Supra nr. 2, f. 5

Page 28: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

28

filloi pas Revolucionit Francez dhe nuk është e nevojshme të shikohet për origjinën e

këtij koncepti më parë. 22

Në jurisprudencë, pikëpamja tradicionale e mbrojtjes diplomatike gjen zbatim në çështjen

Mavrommatis. Sipas kësaj pikëpamje ka një mosmarrëveshje ndërmjet shtetit pritës dhe

një shtetasi të huaj, të drejtat e të cilit janë mohuar. Kur ky individ nuk ka mundësi të

ndërkombëtarizojë çështjen e tij dhe ta transferojë atë nga sfera e së drejtës së brendshme,

shteti i tij i shtetësisë mundet që të marrë përsipër pretendimin e tij, duke bërë një

transformim të vërtetë. Në këtë çështje Gjykata theksoi se duke marrë çështjen e një prej

subjekteve të tij dhe duke ndërmarrë një veprim diplomatik ose një proçes gjyqësor

ndërkombëtar për llogari të tij, një shtet është duke kërkuar të drejtën e tij, të drejtën për

të siguruar nëpërmjet subjekteve të tij respektimin e rregullave të së drejtës

ndërkombëtare.23 Përcaktimi i dhënë në këtë çështje u mbështet në përcaktimin teorik të

dhënë nga Vattel. Një trajtim më i hollësishëm i këtij vendimi, si bazë e jurisprudencës

ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes diplomatike do të vijojë në kreun VI.

Zhvillimet historike dhe doktrina tradicionale e mbrojtjes diplomatike tregon se veprimi i

saj shtrihet mbi dy kushte kryesore. Së pari: që shteti sovran është i vetmi aktor

ndërkombëtar me kapacitet të plotë ligjor i aftë për të mbajtur të drejta dhe detyrime në

planin ndërkombëtar. Së dyti: sovraniteti i shteteve përfshin kontrollin e tij të

pakushtëzuar në çështjet e brendshme. Ishte për këto arsye që e drejta diplomatike shihej

si një e drejtë diskrecionare e shteteve.

Ky qëndrim tradicional për institucionin e mbrojtjes diplomatike ka qenë në qendër të

doktrinave që e kundërshtonin atë, ndër të cilat më e spikatura ka qenë doktrina Calvo.

22 Supra nr. 9, f 74. 23Mavrommatis Palestine Concessions Case (Greqi v. UK) http://www.worldcourts.com/pcij/eng/decisions/1924.08.30_mavrommatis.htm

Page 29: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

29

2. Doktrina Calvo dhe raporti i saj me institucionin e mbrojtjes diplomatike

Në shekullin e 19 dhe fillimet e atij 20, shtetasit evropiane dhe ata amerikanë u përfshinë

në luftërat civile dhe problemet e brendshme te shteteve të Amerikës Latine, duke pësuar

si rezultat i tyre dëmtime personale dhe pasurore. Kur shteti pritës mohonte

dëmshpërblimet për këto raste, ata i drejtoheshin shtetit të shtetësisë së tyre për ushtrimin

e mbrojtjes diplomatike. Si pasojë shtetet e Amerikës Latine kërkuan ta minojnë

institucionin e mbrojtjes diplomatike, duke paraqitur teori që sfidojnë themelet e saj. Së

pari, ishte doktrina Drago e cila u kodifikua në Konventën Porter të 1907, duke deklaruar

se ndërhyrja me forcë për mbledhjen e borxheve publike ishte e paligjshme.24 Kjo

doktrinë u frymëzua nga ndërhyrja gjermane, britanike dhe italiane në Venezuelë në vitet

1902-1903. Së dyti, juristi argjentinas Carlos Calvo, zhvilloi një doktrinë që shumë shpejt

fitoi popullaritet ndërmjet vendeve të Amerikës Latine dhe u bë e njohur si Doktrina

Calvo. Sipas kësaj doktrine, shtetasit e huaj mund të kërkonin zhdëmtim për ndonjë dëm

të pretenduar brenda sistemit juridik lokal, dhe nuk mund të kërkonin mbrojtje

diplomatike.25 Doktrina Calvo e cila kërkoi të bënte të paligjshme të gjitha format e

ndërhyrjes diplomatike, mbështetej në dy parime: barazia sovrane e shteteve e cila ndalon

ndërhyrjen e huaj dhe barazinë e shtetasve dhe të huajve, e cila i kufizonte të huajt në

pretendimet për një trajtim të privilegjuar. Calvo deklaronte se:

“është e qartë se të huajt që vendosen në një vend kanë të njëjtën të drejtë për mbrojtje si

shtetasit e këtij vendi, por ata nuk mund të kenë pretendime për një mbrojtje më të gjerë.

Përgjegjësia e shteteve ndaj të huajve nuk mund të jetë më e madhe se ajo që qeveritë e

tyre kanë ndaj shtetasve të tyre’’.26

Kjo klauzolë e njohur si klauzola Calvo, filloi të përfshihej në çdo kontratë ndërmjet

shtetit pritës dhe një të huaji. Disa nga vendet e Amerikës Latine e përfshinë këtë

klauzole në kushtetutat e tyre, duke e zbatuar për të gjithë të huajt që zhvillonin biznes

24 Frederich Sherwood Dunn, The protection of nationals:a study in the application of international law, Baltimore, 1932, f 37 25Donald Richard Shea, The Calvo Clause: a problem of inter-american and international law and diplomacy , University of Minnesota Press,1955, f.24. 26Idem, f. 27

Page 30: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

30

brenda kufijve të tyre.27 Në themel të kësaj doktrine qëndronte arsyetimi se të huajt që

udhëtojnë jashtë, marrin përsipër një risk, me zgjedhjen e tyre. E njëjta situatë paraqitet

edhe për investimet, individët që investojnë në një shtet tjetër e bëjnë këtë për shkak të

situatave të favorshme dhe duke bërë kështu ata me dëshirë e bëjnë veten subjekt të

rregullave të shtetit pritës dhe heqin dorë nga e drejta e shtetit të tyre të shtetësisë për të

kërkuar zbatimin e ligjeve të tij. Pra kjo doktrinë mbështeste parimin se asnjë shtet nuk

duhet të ndërhyjë, diplomatikisht apo në një formë tjetër për të mbështetur pretendimet

private të qytetarëve të tij.28

Në themel të Doktrinës Calvo qëndron parimi i trajtimit kombëtar. Ky parim barazon të

huajt dhe vendasit në një trajtim të njëjtë dhe kundërshton dhënien e avantazheve të

huajve përballë shtetasve29. Me anë të mbrojtjes diplomatike të huajt kanë një mekanizëm

mbrojtje të cilin shtetasit nuk e kanë. Parimi i trajtimit kombëtar është e kundërta e

parimit të standardit ndërkombëtar minimal, sipas të cilit të huajt duhet të trajtohen në

përputhje me standardet minimale të njohura ndërkombëtarisht. Standardi ndërkombëtar

minimal mund të jetë më i avancuar se standardi kombëtar i të drejtave të njeriut, duke i

dhënë kështu të huajve një trajtim më të mirë se vendasve. Në pamje të parë kjo mund të

duket e padrejtë. Megjithatë ka një mbështetje të rëndësishme në këtë linjë arsyetimi,

shtetasit e huaj vështirë që mund të gëzojnë të njëjtin trajtim si shtetasit. Pra trajtimi

kombëtar nuk sjell trajtim të njëjtë ndërmjet shtetasve dhe të huajve, por detyron që

shtetasit e huaj të mos kenë trajtim më të mirë se shtetasit. Aplikimi i standardit

ndërkombëtar minimal dhe refuzimi i trajtimit kombëtar u bë në mënyrë të hapur në

çështjen Neer Roberts. Komisioni i pretendimeve theksoi se:

“faktet lidhur me trajtimin e njëjtë të të huajve dhe shtetasve mund të jenë të rëndësishme

në vendosjen e pretendimeve të keqtrajtimit të të huajve. Por kjo barazi nuk është testi i

fundit për përshtatshmërinë e akteve ndaj autoriteteve në dritën e së drejtës

27Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f. 84 28 Idem. 29Martin Dixon, E drejta ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2011, f. 349

Page 31: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

31

ndërkombëtare. Testi është nëse të huajt trajtohen në përputhje me standardet normale të

civilizimit”. 30

Doktrina Calvo është një sipërmarrje kontraktuale nga një i huaj, i cili bie dakord që të

heqë dorë nga çdo e drejtë që mund të ketë për mbrojtje diplomatike nga shteti i

shtetësisë së tij, në çështje që mund të ngrihen nga kontrata dhe e kufizon veten

ekskluzivisht te mjetet gjyqësore lokale. 31 Kjo teori në vitet 50 përshkruhej si një nga

çështjet më të diskutueshme të diplomacisë ndërkombëtare dhe të jurisprudencës.

Përpjekjet për të zbatuar doktrinën Calvo në dispozitat kushtetuese dhe ligjore ishin të

pasuksesshme. Kjo klauzolë u përfshi gjerësisht në kontrata ndërmjet një të huaji dhe

shtetit pritës në të cilin i huaji binte dakord që të hiqte dorë nga e drejta e tij për të

kërkuar mbrojtjen diplomatike për ndonjë mosmarrëveshje që ngrihej nga zbatimi i

kontratës. Klauzola Calvo lidhet me marrëdhëniet ndërmjet të huajit dhe vendit pritës dhe

lidhet vetëm me mosmarrëveshjet lidhur me interpretimin zbatimin dhe përmbushjen e

kontratës. Ajo nuk shtrihet në heqjen dorë për mohimin e drejtësisë, që mund të ndodhë

në procedimet lidhur me këtë kontratë përpara një gjykate vendase.32

Përpjekjet për kodifikimin e doktrinës Calvo gjetën mbështetje vetëm në disa vende të

Amerikës Latine. Në vitin 1902, Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Shteteve

Amerikane, të mbajtur në Mexico City, njohu barazinë ndërmjet shtetasve dhe të huajve,

pa privilegje për këta të fundit.

Në vitin 1933 u mbajt Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare e Shteteve Amerikane në

Monteovideo. Në këtë Konferencë u riafirmua se mbrojtja diplomatike nuk mund të

iniciohet në favor të të huajve, derisa ata nuk kanë ezauruar të gjitha mjetet ligjore të së

drejtës të vendit ku ka ndodhur veprimi. Konferenca vijoi me adoptimin e Konventës mbi

të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve, e cila në nenin 9 përcaktoi se: ‘’Shtetasit dhe të huajt

janë në të njëjtën mbrojtje të ligjit dhe të huajt nuk mund të pretendojnë të drejta më të

mëdha se ato të shtetasve’’. 30 Alwyn Freeman, Recent aspects of the Calvo Doctrine and the Challenge to International Law, American Journal of International Law, 1946, f.126 31John Dugard, Third report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/523/Add.1 f. 2 32Garcia Amador, State responsability , Third report, Yearbook 1958, UN doc A/CN.4/111, f.47

Page 32: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

32

Në vitin 1948, në Konferencën e Nëntë të Shteteve Amerikane të mbajtur në Bogota,

palët marrin përsipër të mos i drejtohen instancave ndërkombëtare, kur shtetasi ka patur

të gjitha mjetet për të adresuar çështjen e tij përpara një gjykate kompetente në shtetin

pritës. Megjithëse SHBA e ratifikuan traktatin, ato paraqitën një rezervë ku shprehin

mospranimin e kësaj klauzole dhe respektimin e rregullave të mbrojtjes diplomatike,

përfshirë dhe rregullin e ezaurimit të mjeteve lokale nga të huajt, siç përcaktohet në të

drejtën ndërkombëtare.

Përpjekjet për të kodifikuar klauzolën Calvo në nivel ndërkombëtar kanë qenë të

pasuksesshme. Ndërmjet viteve 1956-1961 Raportuesi Special për përgjegjësinë e

shteteve, Garcia Amador, paraqiti një numër raportesh për KDN, të cilat trajtonin dhe

klauzolën Calvo. Ai thotë se heqja dorë nga mbrojtja diplomatike nuk e deprivon shtetin

e shtetësisë së individit të sjellë një pretendim ndërkombëtar, në rrethanat dhe qëllimin e

parandalimit të përsëritjes së aktit të dëmshëm.

Refuzimi ndaj klauzolës Calvo mbështetej në tre pika:

Së pari, është përtej kompetencës së individit për të kontraktuar të drejtën superiore të

qeverisë për ta mbrojtur atë.

Së dyti, nëse qeveria ka anuluar kontratën pa apeluar në gjykatat lokale, ky veprim e

lehtëson pretenduesin për ta bërë kontratën subjekt të pretendimit ndërkombëtar.

Së treti, kur është e mundur gjykatat përpiqen të gjejnë se pretendimi nuk ngrihet nga

vetë kontrata, por nga disa shkelje të së drejtave të pronësisë, duke e bazuar pretendimin

në dëmin e shkaktuar.33

Përveç përkrahjes nga shtetet e Amerikës Latine, doktrina Calvo nuk gjeti mbështetje të

përgjithshme, pasi është vlerësuar se ajo nuk është në përputhje me të drejtën

ndërkombëtare. Të drejtat e mbrojtura nga shteti nëpërmjet mbrojtjes diplomatike i

përkasin individëve, por e drejta për ta ushtruar atë i takon shtetit të shtetësisë.34 Çdo

argument se individët munden të përjashtohen nga mbrojtja diplomatike me dëshirën e

33Supra nr. 27, fq.800 34Idem, fq 805

Page 33: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

33

tyre, nuk ka gjetur mbështetje. Kjo klauzolë nuk është në përputhje edhe me parimin e

delegimit të kompetencave. Individi nuk është mbajtës i të drejtës së mbrojtjes

diplomatike dhe si i tillë ai nuk mund të heqë dorë nga një e drejtë që nuk e gëzon.

Vetëm një aspekt i doktrinës Calvo është e pajtueshme me të drejtën ndërkombëtare.

Duke qenë se kërkohet nga kjo doktrinë referimi tek mjetet kombëtare kundër

procedimeve ndërkombëtare, klauzola Calvo ka ngjashmëri me parimin e ezaurimit të

mjeteve të brendshme. Në këtë aspekt kjo doktrinë është vlerësuar vetëm për mundësinë

që i jep shtetit pritës për të zhdëmtuar nëpërmjet sistemit të tij të brendshëm ligjor.

Megjithëse sot nuk është aq e diskutueshme sa në atë kohë, kodifikimi i rregullit të

mjeteve lokale nuk mund të ishte i plotë pa njohjen e klauzolës Calvo.

Klauzola Calvo lindi si rezultat i frikës së shteteve të Amerikës Latine për ndërhyrje në

punët e tyre të brendshme nga shtetet evropiane dhe SHBA. Rezistenca ndaj kësaj

doktrine nga ana tjetër buron nga frika e shteteve evropiane se shtetasit e tyre nuk do të

marrin trajtim të njëjtë në vendet ku standardet gjyqësore bien nën standardet minimale

ndërkombëtare. Sot situata ka ndryshuar. Kjo nuk do të thotë se debati mbi klauzolën e ka

humbur vlerën e saj. Shtetet e Amerikës Latine e konsiderojnë klauzolën një tipar të

rëndësishëm te qasjes rajonale ndaj së drejtës ndërkombëtare. Disa rezoluta të Asamblesë

së Përgjithshme mbi disa rregullime ekonomike e tregojnë influencën e fortë të klauzolës.

Nga studimi i rasteve të zbatimit të doktrinës Calvo mund të nxirren disa përfundime:

a.Klauzola Calvo është me vlefshmëri të kufizuar, pasi ajo mund të zbatohet vetëm në

mosmarrëveshjet lidhur me kontratat ndërmjet të huajit dhe shtetit pritës dhe jo ndaj

shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

b. Klauzola Calvo konfirmon rëndësinë e rregullit të ezaurimit të mjeteve të brendshme.

Klauzola Calvo edhe pse e kufizuar në efektivitetin për të kapërcyer një heqje dorë të

përgjithshme të përfshirë në kompromis, do të vijojë të ketë një efekt të caktuar mbi

pranueshmërinë e pretendimeve ndërkombëtare.35

35Supra nr.31, f.13.

Page 34: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

34

ç. E drejta ndërkombëtare nuk vë kufizime në të drejtën e të huajve për të hequr dorë nga

kërkesa drejtuar shtetit për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike në emër të tij.

d. Një i huaj nuk mundet që, mbështetur në klauzolën Calvo, të heqë dorë nga e drejta, e

cila sipas së drejtës ndërkombëtare i përket shtetit të tij. Një individ nuk mund të heqë

dorë nga një e drejtë të cilën ai nuk e posedon.

3. Kodifikimi i së drejtës së mbrojtjes diplomatike

Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare është një organ i rëndësishëm i OKB, i ngarkuar

me kodifikimin dhe zhvillimin progresiv të së drejtës ndërkombëtare. Asambleja e

Përgjithshme e krijoi KDN në vitin 1947, të përbërë nga 34 ekspertë të pavarur të

zgjedhur për një afat 5 vjeçar nga AP. KDN është përfshirë në krijimin e shumë

dokumenteve ligjorë ndërkombëtare, si Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve,

Statuti i Romës për ICC, Konventa e së Drejtës së Detit etj.

KDN e ka konsideruar fillimisht studimin e së drejtës së mbrojtjes diplomatike si pjesë të

studimit të përgjegjësisë së shtetit. Raportuesi i parë i tematikës së përgjegjësisë së

shtetit, Garcia Amador, përfshiu një numër projektnenesh në raportet e tij nga viti 1956-

1961. Më tej kodifikimi i përgjegjësisë së shteteve i kushtoi pak vëmendje mbrojtjes

diplomatike dhe për këtë arsye u pa se çështjet kryesore të mbrojtjes diplomatike kishin

nevojë për më tepër shqyrtim dhe duhet të ndërmerreshin studime të veçanta nga KDN.

Megjithatë ka një lidhje të ngushtë ndërmjet neneve për përgjegjësinë e shteteve dhe

neneve të mbrojtjes diplomatike. Mbrojtja diplomatike i përket subjektit të trajtimit të të

huajve.36 Komisioni nuk ka bërë përpjekje për trajtimin e rregullave parësore mbi këtë

subjekt, d.m.th. rregullave që qeverisin trajtimin e personit dhe pasurisë të të huajit,

shkelja e të cilave sjell përgjegjësinë e shtetit të shtetësisë të personit të dëmtuar. Projekti

i KDN kufizohet në rregullat dytësore që janë rregullat që duhen përmbushur për

mbrojtjen diplomatike.

36Draft articles on diplomatic protection with commentaries, Yearbook of International Law Commission, 2006, Vol II, f. 22

Page 35: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

35

Menjëherë pas krijimit, Komisioni filloi punën për të drejtën e përgjegjësisë së shteteve,

një projekt i cili vazhdoi për 50 vjet dhe u kurorëzua në vitin 2001 me aprovimin e

Neneve mbi Përgjegjësinë e Shteteve. Gjatë punës së tij për këtë temë, Komisioni

evidentoi dhe çështjen e përgjegjësisë së shtetit për dëmet që i shkakton të huajve.

Raportet e Raportuesve Specialë Garzia Amador dhe Robert Ago, e trajtuan këtë çështje

në mënyrë periferike dhe çështja e kodifikimit të së drejtës së mbrojtjes diplomatike u

braktis.

Komisioni në sesionin e tij të 44, në vitin 1996, identifikoi çështjen e mbrojtjes

diplomatike si një nga tre çështjet e përshtatshme për kodifikim dhe zhvillim progresiv.

Në të njëjtin vit AP e OKB, në Rezolutën 51/160 të 16 dhjetorit 1996, e ftoi Komisionin

që të shqyrtojë më tej këtë çështje. Në sesionin e tij të 47, në përputhje me këtë Rezolutë,

KDN ngriti një grup pune për shqyrtimin e mbrojtjes diplomatike. Kjo punë u rimor në

vitin 1998, me Raportin Paraprak të Mohamed Bennouna dhe shtatë raporte pasardhës të

John Dugard, ndërmjet viteve 2000 dhe 2006. Nxitja kryesore për kodifikimin e së drejtës

së mbrojtjes diplomatike kanë qenë debatet e shumta në gjirin e vetë Komisionit, i cili

duke vërejtur zhvillimin e të drejtave të individit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare,

vlerësoi se duhej rishikuar e drejta klasike në këtë fushë. Në vitin 2004 KDN, adoptoi një

numër nenesh në leximin e parë, ia paraqiti ato shteteve anëtare të OKB-së dhe kërkoi

komentet e tyre. Ky proces rezultoi në vitin 2006, në leximin e dytë të projektit të përbërë

nga 19 nene. Ndërsa këto nene kodifikojnë gjerësisht të drejtën zakonore të mbrojtjes

diplomatike, ato përmbajnë edhe një zhvillim progresiv të kësaj fushe. Ky projekt solli

disa të reja në fushën e mbrojtjes diplomatike, ku ndër më të rëndësishmet mund të

përmendim:

· Neni 1 është një pikënisje nga trajtimi tradicional i përkufizimit të dhënë në

çështjen Mavrommatis,

· Në projekt është shtuar kërkesa për shtetësinë e vazhdueshme,

· Neni 8 parashikon mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi,

Page 36: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

36

· Neni 19 përmban rekomandimin që i ofron mundësinë shteteve të konsiderojnë

përdorimin e mbrojtjes diplomatike në raste të dëmtimeve serioze, të marrin

parasysh pikëpamjet e individëve dhe të transferojnë kompensimin e marrë tek

individët.

· Ka disa praktika të një pjese të shteteve në fushën e mbrojtjes diplomatike, të cilat

nuk kanë marrë ende statusin e së drejtës zakonore dhe nuk janë të gatshme për

t’u transformuar në të drejtë nëpërmjet ushtrimit të zhvillimit progresiv të së

drejtës ndërkombëtare. Megjithatë ato janë praktikë e dëshirueshme, ato paraqesin

tipare të nevojshme të mbrojtjes diplomatike dhe e forcojnë atë si një mjet për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këto praktika janë rekomanduar për vlerësim

nga shtetet gjatë ushtrimit të mbrojtjes diplomatike dhe KDN i sugjeron shteteve

që ndjekin këto praktika të caktuara.

KND aprovoi projekt nenet mbi mbrojtjen diplomatike në sesionin e tij të 58, në vitin

2006. Në Rezolutën 61/35 të 4 dhjetor 2006, Asambleja e Përgjithshme mori shënim për

projekt nenet. Asambleja i ftoi shtetet të paraqesin komentet lidhur me rekomandimin e

Komisionit për të përpunuar një konventë mbi bazën e këtyre neneve.

Në komentet e tyre shtetet u ndanë në dy grupime. Grupimi i parë mbështeti idenë e

Komisionit për të aprovuar një konventë në këtë fushë37, ndërsa disa shtete të tjera

shprehën rezerva lidhur me dobishmërinë e fillimit të menjëhershëm të këtij projekti,

duke patur parasysh edhe kohën e shkurtër të leximit të dytë.38

Megjithëse shtetet njohin vlerat pozitive të projektit, kanë gjetur në të dhe disa probleme.

Sipas qëndrimit të Francës, Komisioni trajtoi disa zona që janë tradicionalisht jashtë

fushës së mbrojtjes diplomatike dhe dështoi për ta trajtuar atë tërësisht. Projektnenet e

miratuara nga Komisioni nuk duhet të konsiderohen si përfundim i trajtimit të kësaj fushe

të së drejtës ndërkombëtare. Rëndësia e doktrinës së mbrojtjes diplomatike si dhe

përqasja që ka pasur KDN, sugjerojnë që shtetet duhet të diskutojnë në një konferencë

37Argjentina, Brazili, Kuba, India, Libani, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Islanda, Suedia, Portugalia, Rusia. 38Austria, Cekia, Britania e Madhe, SHBA.

Page 37: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

37

ndërkombëtare me qëllim adoptimin e një konvente ndërkombëtare, e cila do të

harmonizojë praktikat e mbrojtjes diplomatike. 39

Në komentet e saj qeveria britanike kërkoi që AP të merrte shënim për përpunimin e

projekt neneve dhe ta shtynte çështjen e hartimit të një konvente deri në vitin 2012.

AP e OKB-së me Rezolutën nr. 65/27 thekson rëndësinë e vazhdueshme të kodifikimit

dhe zhvillimit progresiv të së drejtës ndërkombëtare dhe rëndësinë e subjektit të mbrojtjes

diplomatike në marrëdhëniet ndërmjet shteteve.40AP i bën thirrje edhe një herë shteteve

që të paraqesin qëndrimet e tyre pranë Sekretarit të Përgjithshëm, nëpërmjet komenteve

të tyre lidhur me zhvillimin e një konvente mbi bazën e projekt neneve të përpunuara nga

KDN.

Ridiskutimi i subjektit të mbrojtjes diplomatike do të merret në shqyrtim nga Komiteti i 6

i AP në sesionin e tij të 68 që do të zhvillohet në vitin 2013.

Ushtrimi i kodifikimit u provua të ishte mjaft problematik nën dritën e disa vështirësive të

ngritura nga mbrojtja diplomatike në të drejtën ndërkombëtare. U shpreh ideja se

projektnenet mbi mbrojtjen diplomatike shërbejnë si një plotësim i projektit të aprovuar

në vitin 2000 dhe duhet të konsiderohen brenda së drejtës së përgjegjësisë së shtetit .41

Është shtruar pyetja se pse është e vështirë kodifikimi i kësaj fushe të së drejtës

ndërkombëtare. Me gjithë përpjekjet për kodifikim ende nuk kemi një konventë për

mbrojtjen diplomatike dhe ajo mbetet ende pjesë e së drejtës zakonore ndërkombëtare.

Arsyetimet për mungesën e kodifikimit, autorë të ndryshëm i kanë gjetur në natyrën e

gjerë dhe komplekse të subjektit42, apo edhe në mungesën e dëshirës së shteteve për të

marrë përgjegjësi për veprimet e tyre, veçanërisht lidhur me normat e pakundërshtueshme

të së drejtës ndërkombëtare.43

Mbetet për t’u parë nëse gjatë diskutimeve të parashikuara gjatë vitit 2013 do të arrihet

një zhvillim progresiv i kësaj fushe të së drejtës ndërkombëtare. 39 Comments and observations received from France A/62/118/Add f. 3 40 Rezoluta 65.27 ‘‘Diplomatic protection’’, 10 janar 2011, A/Res/65/27 41Supra nr. 39, f. 2 42 Supra nr. 15, f. 37 43 Supra nr. 31, f 16.

Page 38: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

38

KREU II

NATYRA DHE BAZA JURIDIKE E MBROJTJES DIPLOMATIKE

1.Përkufizimi dhe kuptimi i mbrojtjes diplomatike

Çështja e parë në studimin e mbrojtjes diplomatike lidhet me kuptimin dhe përkufizimin

që i është dhënë këtij institucioni të së drejtës ndërkombëtare.

Së pari, mbrojtja diplomatike ka një dimension literar. Në kuptimin lato sensu me

mbrojtje diplomatike kuptohet ndihma e përgjithshme që i jepet nga shtetet, shtetasve të

tyre që jetojnë jashtë vendit, nëpërmjet misioneve diplomatike dhe konsullore. Neni 3 i

Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike liston si një ndër funksionet e

misionit diplomatik “mbrojtjen në shtetin pritës të interesave të shtetit dërgues dhe

shtetasve të tij brenda limiteve të lejuara nga e drejta ndërkombëtare”. Konventa e Vjenës

për Marrëdhëniet Konsullore pohon një rol të ngjashëm për zyrat konsullore.

Së dyti, mbrojtja diplomatike ka një kuptim më specifik sesa thjesht aksesin konsullor në

shtete të tjera. Ky kuptim përbën kuptimin e mbrojtjes diplomatike strictu sensu.

Megjithatë siç është përmendur edhe nga KDN, mbrojtja diplomatike strictu sensu është

e ndryshme nga funksionet e ushtruara nga shteti dërgues me qëllim që të ndihmojë

shtetasit në shtetit pritës, nëpërmjet garantimit të së drejtës për ta mbrojtur apo për të

lehtësuar disa procedura për ta44. Në këto raste nuk kemi të bëjmë me paraqitjen e një

pretendimi kundër një shteti si pasojë e shkeljes të së drejtës ndërkombëtare.

KDN ka tërhequr vëmendjen në dallimin ndërmjet mbrojtjes diplomatike që është një

pretendim formal të bërë nga një shtet lidhur me një dëm të shkaktuar ndaj një shtetasi të

44 Mohamed Bennouna, Preleminary report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/484, f. 5

Page 39: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

39

tij dhe disa aktiviteteve konsullore dhe diplomatike për të ndihmuar dhe mbrojtur

shtetasit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. 45

Ky dallim ndërmjet mbrojtjes diplomatike lato sensu dhe strictu sensu është mjaft i

rëndësishëm në optikën e këtij studimi, pasi edhe sipas orientimit të ndjekur nga KDN,

objekti i studimit është mbrojtja diplomatike në kuptimin e ngushtë, strictu sensu.

Doktrina na njeh me përkufizime të ndryshme të mbrojtjes diplomatike të ofruar nga

autorë të ndryshëm.

Në Enciklopedinë e së Drejtës Ndërkombëtare Publike gjejmë këtë përkufizim:

“E drejta e shtetit për mbrojtje diplomatike përfshin dy aspekte: së pari: ndihmen dhe

mbrojtjen e shtetasve jashtë shtetit në plotësim të të drejtave të tyre dhe aktiviteteve të

tjera të ligjshme nga organet konsullore dhe diplomatike dhe së dyti: pretendimin e

kompensimit nga një shtet, i cili i ka trajtuar shtetasit e shtetit mbrojtës në mënyrë të

papërshtatshme me të drejtën ndërkombëtare.’’46

Borchard thekson se ‘’mbrojtja diplomatike përfshin një procedim ndërkombëtar që

përbën një apel të një shteti ndaj një shteti tjetër për përmbushjen e detyrimeve të tij që

rezulton në të drejta dhe detyra reciproke”. 47

Sipas Geck mbrojtja diplomatike është ‘’mbrojtja e dhënë nga një subjekt i së drejtës

ndërkombëtare për individët, personat fizike ose juridikë, ndaj një shkelje të së drejtës

ndërkombëtare të kryer nga një subjekt tjetër i së drejtës ndërkombëtare’’.48

Duke pasur parasysh këtë koncept të gjerë, KDN përcakton se:

‘’Mbrojtja diplomatike konsiston në thirrjen nga një shtet, nëpërmjet veprimeve

diplomatike ose mjeteve të tjera të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, të

45 Diplomatic protection, Report of the International Law Commision , 1997, UN doc. A/CN.4/L.537, para 8. 46 Encyclopedia of Public International Law, Amsterdam, 1997, f. 506 47Edwin Borchard, The diplomatic protection of citizens Abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f. 48 48 Wilhelm Karl Geck, Diplomatic Protection, EPIL 10, 1987, f.99

Page 40: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

40

përgjegjësisë së një shteti tjetër për një dëm të shkaktuar ndaj një shtetasi, me qëllim

zbatimin e kësaj përgjegjësie.’’49

Përkufizimi i mbrojtjes diplomatike që u adoptua në vitin 2006 nga KDN, sjell idenë se

individi në përfitim të të cilëve shteti ushtron mbrojtjen diplomatike është pala e dëmtuar.

Neni 1 i referohet thirrjes nga një shtet të përgjegjësisë së një shteti tjetër për një dëm të

shkaktuar ndaj një personi fizik që është shtetas i tij. Sipas këtij përkufizimi shteti që

ushtron mbrojtjen diplomatike kërkon të mbrojë të drejtat që i takojnë individit. Në

çështjen Diallo, GJND vlerësoi se e drejta ndërkombëtare zakonore reflekton këtë

përkufizim.50

RS Dugard sqaron se neni 1 nuk synon të përcaktojë një përkufizim të mbrojtjes

diplomatike. Ai është një përshkrim i mbrojtjes diplomatike me termat në të cilat ai

kuptohet në të drejtën ndërkombëtare.51

Sipas KDN titulli mbrojtje diplomatike – ‘diplomatic protection’ është një ‘term arti’ dhe

si i tillë duhet të mbetet në të gjitha gjuhët zyrtare të OKB.52

2. Fiksioni juridik i mbrojtjes diplomatike

Për të kuptuar natyrën juridike të këtij institucioni të së drejtës ndërkombëtare është e

nevojshme të bëhet i qartë dallimi ndërmjet pikëpamjes tradicionale të mbrojtjes

diplomatike dhe zhvillimeve të reja që kanë rezultuar nga kritikat që ka marrë ky

institucion si pasojë e evolucionit të të drejtave të njeriut dhe forcimit të rolit të individit

në të drejtën ndërkombëtare.

Pikëpamja tradicionale është përshkruar nga GJPDN në çështjen Mavrommatis. Është e

qartë se ka një mosmarrëveshje ndërmjet shtetit pritës dhe individit të huaj, të drejtat e të 49 Neni 1 i Projektneneve për mbrojtjen diplomatike, Draft articles on diplomatic protection with commentaries, Yearbook of International Law Commission, 2006, Vol II. 50 Çështja Diallo, (Republic of Guinea v. Democratic Republic of Congo), Vendimi i 30 nëntor 2010, para 39, www.icj-cij.org 51John Dugard, First report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/506, 40. f.15. 52 Diplomatic protection, Report of the International Law Commision, 1997, UN Doc. A/CN.4/L.537, para 9

Page 41: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

41

cilit janë mohuar dhe kërkon reparacione për dëmet morale dhe materiale. Nëse ky

individ nuk ka mundësi të ndërkombëtarizojë këtë mosmarrëveshje, këtë mund ta bëjë

shteti i tij i shtetësisë, duke transformuar të drejtën e individit në të drejtën e tij. Sipas

pikëpamjes tradicionale marrja e pretendimit të individit është një e drejtë diskrecionare e

shtetit të shtetësisë, i cili ka vlerësimin e tij nëse duhet ta pranojë ose refuzojë atë.

Mbrojtja diplomatike e paraqitur në çështjen Mavrommatis është e bazuar mbi një

fiksion: dëmi ndaj një individi trajtohet si dëm ndaj shtetit të shtetësisë së këtij individi,

duke i dhënë këtij të fundit të drejtën e paraqitjes së pretendimit. 53 Ky kuptim i mbrojtjes

diplomatike është mbështetur në mendimin e Vattel, i cili shpesh referohet si fiksioni

vattelian. Sipas këtij koncepti, shteti pretendon se ka pësuar një dëm nëpërmjet dëmit që i

është shkaktuar njërit prej shtetasve të tij, nga një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm. Në

interpretimin e fiksionit të Vattel shikohet se shkelja fillestare nuk është shkelja e së

drejtës së shtetit. Pra kemi të bëjmë me një dëm indirekt. Shteti e pranon të drejtën e tij në

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike dhe nëpërmjet një fiksioni, transformon të drejtën

parësore të individit në të drejtën dytësore të shtetit.54 Megjithatë kjo nuk përjashton

mundësinë e paraqitjes së pretendimeve mikse. Një pretendim miks është i bazuar në

dëmin direkt dhe indirekt, siç ka ndodhur së fundmi në çështjet La Grand dhe Avena në

GJND. Por mbrojtja diplomatike mund të ushtrohet vetëm për pjesën e pretendimit që

bazohet në dëmin indirekt. Nëse një pretendim përmban gjithashtu elemente të dëmit

direkt kushtet për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike janë të aplikueshme vetëm për

pjesën e dëmit indirekt. Sipas së drejtës ndërkombëtare pretendimet e bazuara në dëmet

direkte nuk kërkojnë instrumentet e mbrojtjes diplomatike dhe mund të paraqiten

drejtpërsëdrejti.55

Fiksionet janë të përdorura shpesh. Ato janë pjesë e së drejtës, një konstrukt për të

formalizuar realitetin. Është i njohur fiksioni i zbatuar për një fëmijë të palindur:

53 Draft articles on diplomatic protection with commentaries, Yearbook of International Law Commission, 2006, Vol II, f.25. 54 Annemarieke Vermeer-Kunzli, As if, the legal fiction in diplomatic protection, European Journal of International Law, 18, 2007, f. 44. 55 John Dugard,Second report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/514, para 18.

Page 42: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

42

nasciturus pro iam nato habetur.56 Në të drejtën ndërkombëtare pretendimi se një anije

është pjesë e shtetit flamurin e të cilit mban apo pretendimi se ka konsensus kur nuk ka

kundërshtime, janë fiksione ligjore.

Fiksionet ligjore rrjedhin nga e drejta romake dhe kanë një origjinë fetare. Ato i lejonin

pretorët romakë të aplikonin rregullat ekzistuese në situata, për të cilat ato nuk ishin

parashikuar.57Fiksionet ligjore janë një mjet për zbatimin e ligjit dhe si të tilla ato duhet

të dallohen nga prezumimet. Një prezumim klasik është ai mbi njohjen e ligjit: një

individ prezumohet se e njeh ligjin. Ndryshimi thelbësor ndërmjet prezumimeve dhe

fiksioneve është se ky i fundit është gjithmonë në konflikt me realitetin, ndërsa

prezumimi mund të rezultojë i vërtetë.

Dekkers i përshkruan fiksionet me tre karakteristika: ata janë të pasaktë, të nevojshëm

dhe të kufizuar.58 Mungesa e saktësisë i detyrohet faktit që ato janë gjithmonë të

detyruara dhe në mënyrë të vullnetshme prezantojnë një situatë të rreme duke pretenduar

se një gjë është një gjë tjetër. Pra ngjashmëria është e pasaktë. Të marrim një shembull

nga ligji romak: i huaji trajtohet si qytetar por jo e kundërta. Nevoja e fiksioneve ligjore

rrjedh nga mungesa e një regjimi të aplikueshëm për një situatë të veçantë. Së fundmi,

fiksionet janë të limituar, ato zbatohen tek një fushë e së drejtës ose te një grup

rregullash, por jo tek të tjerat. Fiksioni se të huajt janë qytetarë është i zbatueshëm vetëm

në lidhje me trashëgiminë p.sh. të zbatosh këtë parim në grupet e tjera rregullash nuk

është e përshtatshme dhe nuk do të thotë se të huajt kanë të njëjtat të drejta si qytetarët, si

p.sh. të drejtën e votës. Në fushën e mbrojtjes diplomatike, fiksioni se dëmi ndaj një

individi është një dëm ndaj shtetit të shtetësisë së individit nuk nënkupton që përgjegjësia

e një individi është e njëjtë me përgjegjësinë e shtetit. Pra fiksioni është një mjet për të

zbatuar një regjim ekzistues në një situatë të re ose komplikim faktesh që nuk janë

rregulluar nga regjimi i rregullave të tyre, por për të cilat ky rregullim është i nevojshëm.

Nëse për këtë situatë vendoset një regjim i ri më i përshtatshëm, fiksioni do të braktiset.

56 Jean Salmon, The device of fiction in Public International Law, Georgia Journal of International & Comparative Law, Vol.4, 1974, f. 257. 57 Supra nr. 54. f 46. 58 Rene Dekkers, La fiction juridique:etude de droit romain et de droit compare, Recuiel Sirey, Paris, 1935, f 124.

Page 43: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

43

Karakteri tranzitor i fiksionit është veçanërisht evident nëse konsiderojmë imunitetin e

godinave të ambasadave. Imuniteti dhe paprekshmëria e ambasadave më parë është

siguruar nga zbatimi i regjimit ligjor të zbatueshëm në territorin e shtetit dërgues dhe

përjashtimi i juridiksionit të shtetit pritës. Ndërsa sot imuniteti diplomatik përqaset në një

bazë funksionale, fiksioni është braktisur dhe imuniteti dhe paprekshmëria sigurohet nga

argumenti i nevojës që rrjedh nga funksioni i marrëdhënieve diplomatike: imuniteti është

i nevojshëm me qëllim që marrëdhëniet diplomatike të gëzohen të pashqetësuara.59 Ky

regjim i ri i imunitetit është pasqyruar në Konventën e Vjenës për marrëdhëniet

diplomatike dhe Konventën e Vjenës për marrëdhëniet konsullore.

E drejta ndërkombëtare zakonisht bën dallimin ndërmjet rregullave parësore dhe

dytësore. Ky dallim është i rëndësishëm lidhur me fiksionin ligjor në mbrojtjen

diplomatike, duke qenë se nëpërmjet këtij fiksioni një shtet ka të drejtën të përkrahë një

pretendim të bazuar në dëmin ndaj një individi. Fiksioni shërben për të transformuar një

të drejtë parësore në një rregull dytësor.60 Kjo mbështet idenë se shteti në realitet nuk po

pretendon të drejtën e tij, por vetëm po ushtron një të drejtë dytësore.

E drejta e mbrojtjes diplomatike është pjesë e së drejtës së përgjegjësisë së shtetit. Në

raportin e RS u prezantua dallimi ndërmjet rregullave parësore dhe dytësore. Frymëzimi

në këtë raport u bë nga Koncepti i ligjit i Hartit, në të cilin ai theksonte se rregullat

parësore janë ato që ‘vendosin detyrime’ dhe ‘kanë të bëjnë me veprime që përfshijnë

lëvizjet fizike ose ndryshime’. Ndërsa rregullat dytësore ‘japin fuqi’ dhe ‘sjellin veprime

të cilat çojnë jo vetëm në lëvizjet fizike apo ndryshime, por në krijimin ose ndryshimin e

detyrave ose detyrimeve’61. Për të kuptuar më qartë dallimin ndërmjet këtyre kategorive

është i dobishëm referimi në dallimin që ekziston në sistemet e së drejtës civile ndërmjet

ligjit material dhe atij procedural. Rregullat dytësore janë të rëndësishme për sistemet

ligjore, duke sjellë unitet në formimin e detyrimeve parësore. Rregullat dytësore janë

rregulla që shtrijnë pasojat në rast të shkeljes së rregullave parësore, mënyrat e

ndryshimit të tyre dhe kur është e mundur hierarkinë ndërmjet tyre. Rregullat parësore

59 Ian Brownlie, Principles of Public International Law, Oxford 2003, f.343. 60 Supra nr. 54 f. 46. 61 Idem, f.47.

Page 44: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

44

janë ato që lidhen me të drejtat dhe detyrimet e shteteve, siç është ndalimi i përdorimit të

forcës, pacta sunt servanda, ndalimi i genocidit, etj. Rregullat dytësore janë të nevojshme

për të zbatuar rregullat parësore. Duke qenë se Nenet për përgjegjësinë e shteteve,

konsiderohen se përfshijnë rregullat dytësore të së drejtës ndërkombëtare, mbrojtja

diplomatike duke qenë pjesë e përgjegjësisë së shteteve në përgjithësi, dhe e

përgjegjësisë për dëmet ndaj të huajve në veçanti, është vlerësuar si e përfshirë në

rregullat dytësore. Megjithatë natyra dytësore e përgjegjësisë së shteteve nuk është

gjithmonë e qartë. Disa rregulla janë parësore dhe dytësore njëkohësisht.

Kjo ndodh edhe në të drejtën e mbrojtjes diplomatike. Ajo mund të ushtrohet vetëm në

përgjigje të një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm. Ndodhja e një akti ndërkombëtarisht

të paligjshëm është një kriter për pranueshmërinë dhe një rregull parësor.

Disa kushte të ushtrimit të mbrojtjes diplomatike mund të operojnë si në nivelin parësor

dhe atë dytësor. Kjo mund të vërë në dyshim vetë dallimin ndërmjet rregullave parësore

dhe dytësore. Fiksioni ligjor është një mekanizëm tranzitor, që transformon të drejtën

parësore individuale në të drejtë dytësore të shtetit të shtetësisë së tij. Ky tranzitim

funksionon në dy mënyra. Një e drejtë individuale shndërrohet në të drejtë të një shteti

dhe një e drejtë parësore shndërrohet në të drejtë dytësore. Megjithatë ky tranzitim nuk

vepron në nivel paralel. Ndërsa të drejtat parësore i përkasin individit dhe e drejta për të

ushtruar mbrojtjen diplomatike i përket shtetit të shtetësisë së tij, disa nga të drejtat dhe

detyrimet brenda rregullave dytësore i përkasin individëve. Fiksioni ligjor që i lejon

shteteve të ushtrojnë mbrojtjen diplomatike operon në një fazë të mëvonshme, vetëm pasi

të jenë ezauruar mjetet e brendshme dhe pasi të jetë vendosur një akt ndërkombëtarisht i

paligjshëm. Pra ai sjell një kombinim të rregullave parësore dhe dytësore.

Në kontekstin e marrëdhënieve diplomatike, fiksioni ligjor është instrumenti që i lejon

një shteti të përkrahë pretendimet e shtetasve të tij, dhe shpesh i është nënshtruar

kritikave pasi konsiderohet si i papajtueshëm me gjendjen aktuale të së drejtës.62 Pozita e

individit në të drejtën ndërkombëtare sot është e ndryshme nga ajo e individit në fillim të

62 Idem, f. 64.

Page 45: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

45

shekullit të 20 dhe mund të mos ketë më nevojë për këtë mekanizëm të krijuar nga

fiksioni juridik.

Fiksioni mbi të cilin bazohet mbrojtja diplomatike ka qenë objekt i debateve të shumta në

KDN. Megjithatë deri më tani nuk ka pasur alternativë për gjetjen e një mjeti tjetër

legjitimiteti për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.

3. Subjekti i së drejtës së mbrojtjes diplomatike

Debati mbi identitetin e mbajtësit të së drejtës të mbrojtjes diplomatike ka një ndikim të

rëndësishëm në qëllimin dhe efektivitetin e këtij institucioni. Pyetja e drejtpërdrejte që

shtrohet është: mbajtësi i të drejtës së ushtrimit të mbrojtjes diplomatike është individi që

ka pësuar një dëm nga një shtet, apo shteti shtetësinë e të cilit ka ky individ. Nëse mbajtës

i së drejtës është shteti, ai mund ta ushtrojë të drejtën e tij pavarësisht nëse individi ka një

mjet për t’iu drejtuar një organi ndërkombëtar. Nëse mbajtës i së drejtës është individi,

atëherë mund të argumentohet se e drejta e shtetit është residuale dhe procedurale, pra një

e drejtë që mund të ushtrohet vetëm kur individi nuk ka mjete të tjera për të kërkuar të

drejtën e tij.

Historikisht e drejta e mbrojtjes diplomatike i është atribuar shtetit të shtetësisë së

individit të dëmtuar. Kjo e drejtë mbështet mbi fiksionin se një dëm ndaj individit është

një dëm ndaj shtetit të shtetësisë së tij. Megjithëse doktrina tradicionale e mbrojtjes

diplomatike ka nxitur debate të konsiderueshme, veçanërisht lidhur me çështjen se të

drejtat e kujt mbrohen kur shteti ushtron mbrojtjen diplomatike në emër të shtetasit të tij,

pranon gjerësisht rregullin e së drejtës ndërkombëtare zakonore se një shtet ka të drejtë të

mbrojë shtetasit e tij jashtë. Megjithëse shteti i banimit ka juridiksion territorial mbi të

huajin, shteti i shtetësisë ka juridiksion personal edhe kur ai banon në një shtet tjetër. Për

më tepër ajo është kodifikuar në nenin 3 të KVMD dhe nenin 5 të KVMK, të cilat listojnë

si një nga funksionet e misioneve diplomatike dhe konsullore “mbrojtjen në shtetin pritës

të interesave të shtetit dërgues dhe shtetasve të tij, brenda limiteve të lejuara nga e drejta

Page 46: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

46

ndërkombëtare”. Konventa Evropiane Konsullore e vitit 1967 e përforcon këtë parim.63E

drejta e shtetit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike është reflektuar edhe në shkrimet e

autorëve të ndryshëm. Borchard shkruante se mbrojtja diplomatike nga natyra e saj është

një procedim ndërkombëtar, që përbën një apel nga shteti te shteti mbi përmbushjen e

detyrimeve ndaj njëri-tjetrit që rrjedhin nga të drejtat dhe detyrimet reciproke. 64

E drejta e shtetit të shtetësisë për të ushtruar mbrojtjen diplomatike është konfirmuar

edhe nga vendimet gjyqësore. Çështja Mavrommatis e cila është çështja më e cituar në të

drejtën e mbrojtjes diplomatike krijon konfuzion lidhur me përcaktimin se cilat të drejta

mbrohen gjatë ushtrimit të mbrojtjes diplomatike, të drejtat e individit apo ato të shtetit.

Mbështetja e KDN në përcaktimin e dhënë në Mavrommatis, nuk e lehtëson kuptimin e

kësaj ndarje. Nëse biem dakord që pozita e mbrojtjes diplomatike është e mbështetur në

një fiksion, nuk mundet që në të njëjtën kohë të mbështesim që një shtet në realitet

pretendon të drejtën e tij. Fiksioni në mbrojtjen diplomatike është se një shtet pretendon

të kërkojë të drejtën e tij, ndërkohë që në realitet është e drejta e individit në qendër të

këtij pretendimi. E vetmja e drejtë që ka shteti, është ajo e ushtrimit të mbrojtjes

diplomatike, që është e ndryshme nga e drejta e shkelur për të cilën ngrihet pretendimi.

Pikëpamja tradicionale është se shteti mbron të drejtat e tij përderisa një dëm që i është

shkaktuar shtetasit të tij konsiderohet si dëm i shkaktuar ndaj vetë shtetit. Sot kjo doktrinë

është sfiduar nga zhvillimet në të drejtën ndërkombëtare dhe në zhvlerësimin e fiksionit

mbi të cilën mbështetej. Zhvillimet në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e

kanë tronditur doktrinën tradicionale.

Duke qenë se mbrojtja diplomatike merret me trajtimin e të huajve në të drejtën

ndërkombëtare, është e nevojshme të kuptohet vendi që zë individi në këtë të drejtë.

Ndonëse individi ka një rol të konsoliduar në të drejtën e brendshme, e drejta

ndërkombëtare tradicionalisht ka pasur në qendër të saj shtetet. Sipas së drejtës

tradicionale individi nuk ka qenë subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe nuk mund të

63ETS n. 6, neni 2.1 64Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f.357

Page 47: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

47

paraqiste një padi përpara një institucioni ndërkombëtar.65 Dështimi për të njohur

individin si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, i çoi disa autorë të shprehen se individi

është një objekt i së drejtës ndërkombëtare. Disa autorë të tjerë argumentojnë se individi

duhet parë jo si një objekt i së drejtës ndërkombëtare, por si një përfitues i kësaj të

drejte.66 Pozita e individit u referua edhe nga GJPDN në opinionin këshillimor Danzig

Railway Officials.67 Në këtë çështje Polonia pretendoi se marrëveshja ndërmjet saj dhe

Danzig që rregullon kushtet e punësimit të zyrtarëve të cilët i mori në shërbimin e saj

hekurudhor, ishte një marrëveshje ndërkombëtare që krijonte detyrime vetëm ndërmjet

Polonisë dhe Dazing dhe duke qenë se marrëveshja nuk ishte përfshirë në ligjin e

brendshëm polak nuk krijonte të drejta dhe detyrime për individët dhe përgjegjësia e

Polonisë ishte e kufizuar. Gjykata theksoi se:

‘’megjithëse është e pranuar se sipas një parimi të mirënjohur të së drejtës

ndërkombëtare, një marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të krijojë të drejta dhe

detyrime të drejtpërdrejta për individët privatë, nuk mund të mos pranohet se objekti i një

marrëveshje ndërkombëtare sipas palëve, mund të jetë miratimi prej tyre i disa rregullave

që krijojnë të drejta dhe detyrime për individët, të zbatueshme në gjykatat vendase.68

Si pasojë e ndryshimeve të mëdha historike pas LIIB, statusi i individit në të drejtën

ndërkombëtare ndryshoi në mënyrë radikale. Gradualisht shtetet e humbën monopolin

ekskluziv mbi individët dhe i kaluan pushtetet e tyre edhe në entitete të tjera siç ishin

organizatat ndërkombëtare. Megjithatë individi nuk u pranua gjerësisht si subjekt i së

drejtës ndërkombëtare. Ndonëse në sferën e detyrimeve të tij ndaj të drejtës

ndërkombëtare u afirmua si subjekt i së drejtës ndërkombëtare menjëherë pas LIIB69, në

sferën e gëzimit të të drejtave të tij progresi ka qenë më i ngadaltë. Një subjekt i së drejtës

65 Antonio Cassese, International Law , Napoli, 2001, f.78 66 D.J. Harris, Cases and Materials on International Law, Sweet & Maxwell, 1998, f. 140 67 Juridicsion of the Courts of Dazing, Advisory opinion, 1928, PCT Ser B, No. 15. 68 Idem, para 17 69 Kjo u vërtetua në gjykimet e Nurembergut kur gjykata theksoi se ‘krimet kundër njerëzimit janë kryer nga njerëzit dhe jo nga entitete abstrakte dhe vetëm duke dënuar individët që kanë kryer këto krime, mund të zbatohet e drejta ndërkombëtare’. Edoardo Greppi, I crimini di guerra e contro l’humanita nel diritto internazionale, UTET, 2004 f. 63

Page 48: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

48

ndërkombëtare është një entitet i aftë për të pasur të drejta dhe detyrime ndërkombëtare

dhe aftësinë për të paraqitur pretendime ndërkombëtare. 70

Në vitin 2001 KDN bëri një referencë të qartë në ekzistencën e të drejtave të dhëna

individëve nga e drejta ndërkombëtare. Kjo u pasqyrua në nenin 33§2 të Neneve mbi

Përgjegjësinë e Shteteve për Aktet Ndërkombëtarisht të Paligjshme. Sipas këtij paragrafi

individi mund të ketë të drejta si pasojë e përgjegjësisë së shtetit. Neni 48 i Neneve shton

se në rast të një shkelje të një detyrimi erga omnes çdo shtet ka mundësi të kërkojë

përgjegjësinë e një shteti tjetër: përmbushja e detyrimeve për të pasur reparacione mund

të kërkohet në përfitim të përfituesve të detyrimit të shkelur. Është e qartë se këta

përfitues janë individët, kur të drejtat e tyre të njeriut janë shkelur. 71

Në çështjen Diallo, GJND vlerësoi se “qëllimi ratione materiae i mbrojtjes diplomatike

zgjerohet për të përfshirë inter alia të drejtat e njeriut të mbrojtura ndërkombëtarisht”.72

RS Bennouna në raportin e tij e shtroi qartë dhe saktë pyetjen: Kur paraqet një pretendim

ndërkombëtar shteti kërkon të drejtën e tij apo të drejtën e shtetasit të dëmtuar?

Projekti i KDN e lë të hapur përgjigjen se nëse kur ushtron mbrojtjen diplomatike shteti

kërkon të drejtat e tij, të drejtat e individit apo të të dyja bashkë. 73

Neni 3 nuk përjashton mundësinë e paraqitjes së pretendimit nga individi në një organ

ndërkombëtar kur kjo është e mundshme. Në të njëjtën kohë ai nuk vendos kufizime mbi

shtetin e shtetësisë për të ndërhyrë. Neni 3 e kodifikon parimin e mbrojtjes diplomatike

në formën e tij tradicionale. Ai e njeh mbrojtjen diplomatike si një të drejtë të lidhur me

shtetin, të cilën shteti është i lirë që ta ushtrojë me diskrecion të plotë.

Si konkluzion mund të themi se çështja e transformimit të të drejtave të individëve në të

drejta të shteteve është komplekse. Dëmi është shkaktuar ndaj individit dhe jo ndaj shtetit

të tij mbrojtës. E drejta për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike është e shtetit mbrojtës dhe 70 Supra nr. 65, f.91. 71Giorgio Gaja, The position of individuals in international law an ILC perspective, The European Journal of International Law V. 21, n. 1,2010, f.12. 72Çështja Diallo, (Republic of Guinea v. Democratic Republic of Congo), Vendimi i 30 nëntor 2010, para 39, www.icj-cij.org 73 ILC Report 2006, f.26, p. 2

Page 49: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

49

jo e individit. Kushtet për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike përfshijnë detyrime si të

shtetit ashtu edhe të individit.

4. Mbrojtja diplomatike si një detyrim kushtetues dhe si një e drejtë

diskrecionare e shtetit

Tradicionalisht është kuptuar se kur shteti ushtron mbrojtjen diplomatike ai e bën këtë në

ushtrim të një të drejtë që i takon atij. Kjo ide është mbështetur në fiksion klasik vatelian

se “kushdo qe keqtrajton një shtetas në mënyrë indirekte dëmton shtetin”. Në këtë

pozicion u rreshtua edhe GJPDN në vitin 1924, në çështjen Mavrommatis. Kjo pikëpamje

mbështetet në idenë se detyrimet ndërkombëtare kanë domosdoshmërisht një karakter

ndërshtetëror dhe i detyrohen vetëm shteteve dhe jo individëve. Kjo përqasje u konfirmua

edhe nga GJND në çështjen ‘Reparations for Injuries’, ku kjo gjykatë konsideroi se

rregulli i mbrojtjes diplomatike qëndron në bazën e përcaktimit se “shteti i paditur ka

shkelur një detyrim kundrejt shtetit të shtetësisë lidhur me individët dhe vetëm pala të

cilës i drejtohet detyrimi ndërkombëtar mund të paraqesë një pretendim për shkeljen e

tij”.74

E drejta e shtetit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike shihet si diskrecionare. Asnjë

instrument i së drejtës ndërkombëtare nuk ka vendosur një detyrim për të ushtruar

mbrojtjen diplomatike nga një shtet në favor të shtetasve të tij.

Në çështjen ‘Barcelona Traction’ gjykata formuloi rregullin e cituar shpesh se ‘brenda

limiteve të vendosura nga e drejta ndërkombëtare, një shtet mund të ushtrojë mbrojtjen

diplomatike me çfarëdo mjeti dhe me çfarëdo shtrirje që e mendon të përshtatshme, duke

qënë e drejta e tij, ajo që po kërkon.75

74 Çështja ‘Reparation for Injuries’, Vendim këshëllimor i datës 11 prill 1949, www.icj-cij.org 75 Case concerning the Barcelona Traction, Light and Power Company, ICJ Reports, 1970, para. 78

Page 50: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

50

Faktorët që mund të ndikojnë në vendimin e shtetit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike

mund të jenë të një natyre politike, ekonomike, sociale, ideologjike apo edhe ushtarake. 76

Sistemi ekonomik mund të ketë ndikim në sjelljen e shtetit ndaj institucionit të mbrojtjes

diplomatike. Një shtet i cili i kufizon brenda vendit të tij të drejtat e shtetasve, përfshirë

edhe të drejtën e tyre për të lëvizur lirshëm, nuk e ka të pëlqyeshme kërkimin e të

drejtave të tyre jashtë vendit. Një shtet i cili eksporton në nivele të ulta ka më shumë

gjasa të mos preferojë ushtrimin e mbrojtjes diplomatike krahasuar me një shtet që i ka

më të hapura rrugët e komunikimit ekonomik, për shkak se ky ushtrim mund të ndikojë

edhe në ato pak mundësi ekonomike. Një shtet i cili e rezervon aktivitetin ekonomik si

një monopol të tij, priret të mos ushtrojë mbrojtje diplomatike, krahasuar me një shtet i

cili ia lë zhvillimin e këtyre aktiviteteve shtetasve të tij. 77

Faktorët që ndikojnë në natyrën diskrecionare të shtetit mund të kenë efekt pozitiv ose

negativ. Në faktorët pozitivë përfshihet ndikimi i opinionit publik brenda vendit që e

detyron një qeveri të ushtrojë mbrojtjen diplomatike, pavarësisht kostove të saj. Çështja e

pengjeve në Iran është një nga këto raste. Në këtë pengmarrje u përfshinë 52 diplomatë

amerikanë në Teheran në vitin 1979, dhe kjo çështje ishte një shqetësim i madh për

popullin amerikan. Qeveria e SHBA jo vetëm që e paraqiti çështjen në GJND, por

ndërmori edhe një përpjekje, ndonëse të dështuar për të shpëtuar diplomatët. Një

shembull tjetër është ai i ndërhyrjes së Izraelit në aeroportin e Entebbe të Ugandës në

vitin 1976. Qeveria izraeliane ndërmori një mision për të shpëtuar jetët e 103 izraelitëve

të cilët ishin rrëmbyer nga militantët palestinezë dhe gjermanë. Presioni i opinionit publik

e detyroi qeverinë izraelite të ndërhynte për të shpëtuar pengjet.

Një nga argumentet kryesorë të ngritura kundër njohjes së një detyrimi për të ushtruar

mbrojtjen diplomatike është nocioni se një shtet nuk ka detyrim të sigurojë mbrojtjen e të

drejtave të njeriut të shtetasve të tij kur ata ndodhen jashtë kufijve të tij territorialë, duke

76 Wilhelm Karl Geck, Diplomatic Protection, EPIL 10, 1987, f.147. 77 Idem.

Page 51: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

51

marrë parasysh zbatimin territorial të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

dhe të akteve të tij të brendshme për të drejtat e njeriut.78

Sipas doktrinës tradicionale të mbrojtjes diplomatike një shtet ka të drejtën të mbrojë

shtetasit e tij, por nuk ka detyrim për ta ushtruar këtë mbrojtje. Si rrjedhojë shtetasi i

dëmtuar nuk gëzon të drejtën e mbrojtjes diplomatike sipas së drejtës ndërkombëtare.

Fakti që nuk ka asnjë detyrim mbi shtetin sipas së drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur

është cituar nga Borchard në vitin 1915. Nëse ka një detyrim shprehet Borchard, ai është

një detyrim moral dhe jo ligjor, përderisa nuk ka asnjë mjet për të detyruar përmbushjen e

tij.79 Ka pasur edhe autorë që e kanë kundërshtuar doktrinën tradicionale me argumentin

se diskrecioni absolut që i lihet shtetit në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike nuk

përshtatet me parimin se trajtimi i duhur i të huajve është një çështje e së drejtës

ndërkombëtare. Kjo përshkruhet si një nga disavantazhet kryesore të sistemit aktual.80

Ndërsa institucioni i mbrojtjes diplomatike mund të shikohet si një instrument për

mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ai nuk përshkruhet si një e drejtë

individuale. Për disa autorë ka tendencë, që me zhvillimet e mbrojtjes diplomatike dhe

rritjen e rolit të individit në të drejtën ndërkombëtare, të jetë individi dhe jo shteti në

qendër të mbrojtjes diplomatike. Shteti mund të veprojë si një agjent, ose në emër të

individit dhe pasojat që vijnë nga mbrojtja diplomatike duhet t’i drejtohen individit dhe jo

shtetit. Ndërkohë që tranzicioni nga një fiksion ligjor në një realitet të ndryshëm të

ndodhë, është paraqitur ideja e një natyre dualiste të pretendimit si përfaqësues i

interesave të individit dhe shtetit në të njëjtën kohë.81 Garcia Amador është i bindur se

mbrojtja diplomatike duhet të jetë një detyrë për shtetin, por shpreh keqardhjen se historia

dhe praktika ndërkombëtare nuk e kanë trajtuar si të tillë.82

Dugard shkruan se "dobësia më e madhe e mbrojtjes diplomatike është se ajo është lënë

tërësisht në dorën e shtetit të shtetësisë për të vendosur nëse do të ushtrojnë mbrojtje 78 Noura Karazivan, Diplomatic protection: taking human rights extraterritorially, Canadian Yearbook of International Law, Volume 44, 2006, fq. 325 79Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f. 29 80Mohamed Bennouna, Preliminary report on diplomatic protection. UN Doc. A/CN.4/484, f.16. 81 Francisco Orrego Vicuna, Changing approaches to the nationality of claims in the context of diplomatic protection and international dispute settlement ,www.arbitration-icca.org f. 5 . 82 Garcia Amador, State responsability, Third report, Yearbook 1958, UN Doc A/CN.4/111, f. 4.

Page 52: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

52

diplomatike." Sipas tij shtetet kanë, jo vetëm të drejtën, por një detyrim ligjor për të

mbrojtur shtetasit e tyre jashtë kundër një shkelje flagrante të të drejtave të tyre njerëzore.

Dugard ka shpallur vizionin e tij për reformimin e të drejtës të mbrojtjes diplomatike në

kushtet e mëposhtme:

E drejta e një shteti për të mbrojtur një shtetas kur ajo dëshiron dhe nëse ajo e kënaq nuk

ka vend në të drejtën bashkëkohore ndërkombëtare. Nëse një shtet është palë në një

konventë të të drejtave të njeriut është e nevojshme që të sigurojë brenda juridiksionit të

tij mbrojtjen efektive kundër shkeljes së të drejtave të përfshira në konventë dhe për të

siguruar mjete adekuate për dëmshpërblim. Nuk ka asnjë arsye pse një shtet i shtetësisë

nuk duhet të jetë i detyruar për të mbrojtur shtetasin e vet, kur të drejtat më themelore të

njeriut e tij janë shkelur seriozisht jashtë vendit.83

Por ky qëndrim nuk është përkrahur gjerësisht. Për disa autorë ky qëndrim “paraqet një

vizion utopik të drejtës ndërkombëtare frymëzuar nga idealet humaniste, të cilat nuk janë

drejtpërdrejt të pasqyruara në institucionin e mbrojtjes diplomatike."84

Sfida e vërtetë e sjellë nga të drejtat e njeriut ndaj natyrës ligjore tradicionale të mbrojtjes

diplomatike, nuk është ndarja e të drejtave të individëve nga e drejta e shteteve. Sfida e

vërtetë konsiston në faktin e njohjes se kur një individ është dëmtuar jashtë shtetit, së pari

të jenë të përfshira të drejtat e tij individuale dhe se këto të drejta rrjedhimisht ndikojnë të

drejtat e shteteve, të cilat janë plotësuese të saj. Ky karakter i dyfishtë i mbrojtjes

diplomatike është paraqitur nga GJND në çështjen La Grande, duke njohur se shkelja e

nenit 36 të KVMK nga ana e SHBA ka shkelur detyrimet e saj ndaj “Republikës Federale

të Gjermanisë dhe vëllezërve LaGrand”.85 Dhe në çështjen Avena u konkludua se

“shkelja e të drejtës së individit në nenin 36 të Konventës mund të sjellë një shkelje të së

drejtës së shtetit dërgues dhe shkelja e së drejtës së këtij të fundit, mund të sjellë një

83 John Dugard, Diplomatic protection and human rights: The draft articles of the International Law Commission, Australian Yearbook of International Law, 2003, f.81. 84Vasileios Perganitis, Towards a humanization of diplomatic protection? Max Planck Institut, 2006,f. 378. www.zaoerv.de 85LaGrand Case,(Germany v. United States of America), ICJ Reports 2001, f. 466.

Page 53: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

53

shkelje të së drejtës së individit”.86 Sfida qëndron në pranimin e këtij komplimentariteti

dhe primacisë së shkeljes së të drejtave të individit. Nocioni tradicional i karakterit

diskrecionar të shtetit në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike nuk është në përputhje

prioritetin e individit. Duke pasur parasysh aksesin e limituar të individit në gjykatat

ndërkombëtare, mungesën e efektivitetit te disa prej këtyre mekanizmave, ka pasur

qëndrime se një shtet duhet të ketë detyrimin për të mbrojtur shtetasit e tij dhe të veprojë

në emër të tij kur i cënohen të drejtat. Megjithatë përpjekjet ndërkombëtare për ta kthyer

diskrecionin e shtetit në detyrim për veprim nuk kanë pasur rezultat pasi:

Së pari, de lege lata (ligji siç është), një hap i vogël është ndërmarrë nga e drejta

diplomatike lato sensu në nenin 20 të Traktatit të Komunitetin Evropian, megjithëse i

kufizuar në nivelin rajonal dhe jo i lidhur me mbrojtjen diplomatike stricto sensu, nga e

cila rrjedh një detyrim (jo diskrecion) i shteteve të BE.

Së dyti, de lege ferenda (ligji siç duhet të jetë), RS Dugard propozoi që KDN të aprovojë

një klauzolë sipas të cilit shtetet mund të ishin të detyruar të ushtronin mbrojtje

diplomatike në favor të shtetasve të tyre të dëmtuar nga shkelje të rënda të jus cogens,

nëse shtetasi nuk ka ndërmarrë një aplikim të drejtëpërdrejtë në gjykatat ndërkombëtare.

Per këtë klauzolë pati kritika lidhur me rrezikun e shkeljes së parimit të mosndërhyrjes

dhe se opinio juris nuk ishte zhvilluar në këtë drejtim.87

Neni 4 i projektit të propozuar nga RS parashikonte:

‘’1. Nëse individi i dëmtuar nuk është në gjendje të paraqesë një pretendim për një dëm

ndaj një gjykate ndërkombëtare kompetente, shteti i shtetësisë tij/saj ka një detyrim ligjor

për të ushtruar mbrojtjen diplomatike në emër të personit të dëmtuar sipas kërkesës, nëse

dëmi rezulton nga një shkelje e rëndë e jus cogens që i atribuohet një shteti tjetër.

1. Shteti i shtetësisë lehtësohet nga ky detyrim nëse:

a) Ushtrimi i mbrojtjes diplomatike do të dëmtonte seriozisht interesat e shtetit dhe

të shtetasve të tij.

86 Avena and other Mexican nationals (Mexico v.United States), ICJ Reports 2004, f.16. 87 Report of the ILC, Sesioni 52, UN doc.A/CN.4/506 f. 8.

Page 54: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

54

b) Një shtet tjetër ushtron mbrojtjen diplomatike në emër të personit të dëmtuar.

c) Personi i dëmtuar nuk e ka shtetësinë efektive dhe dominante të shtetit.

2. Shtetet janë të detyruar të sigurojnë në ligjin e tyre të brendshëm zbatimin e kësaj

të drejte përpara një gjykate kompetente ose një autoriteti tjetër kombëtar të

pavarur.”88

RS vlerëson se e drejta e një shteti për të mbrojtur një shtetas sipas dëshirës së tij, nuk

duhet të ketë vend në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore. Nëse një shtet palë në një

konventë të drejtave të njeriut i kërkohet që të sigurojë të drejtat për çdo individ, nuk ka

arsye pse shteti i shtetësisë nuk duhet të ketë detyrimin të mbrojë shtetasit e tij, kur të

drejtat e tyre shkelen jashtë vendit. 89

Neni 4 u paraqit si një zhvillim progresiv më tepër se kodifikim. Në situatën kur një

propozim i tillë nuk u pranua dhe nuk u përfshi në projekt-nenet, një shtet nuk ka asnjë

detyrim ndërkombëtar të ushtrojë mbrojtjen diplomatike në emër të shtetasit të dëmtuar si

pasojë e një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm. Natyra diskrecionare e mbrojtjes

diplomatike është pohuar edhe në nenin 2 të projektit. Megjithatë po rritet mbështetja për

pikëpamjen se ka detyrim, ndonëse i paplotë, që shtetet ose sipas së drejtës së brendshme

apo asaj ndërkombëtare të mbrojnë shtetasit e tyre jashtë, kur ata janë subjekt i shkeljeve

të rënda të të drejtave të njeriut. Kushtetutat e një numri shtetesh e njohin të drejtën e

individit për të marrë mbrojtje diplomatike për dëmet që i shkaktohen jashtë vendit.

Studimi i RS ka evidentuar disa kushtetuta në të cilat paraqitet detyrimi për mbrojtjen e

shtetasve jashtë vendit.90 Në këto raste nuk mund të flasim për të drejtën diskrecionare të

shtetit për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, por për detyrimin kushtetues të shtetit për

ushtrimin e saj.

Së fundmi, disa shtete kanë përfshirë në legjislacionin e tyre të brendshëm një detyrim

për të ushtruar mbrojtjen diplomatike në favor të shtetasve të tyre. Më shumë e cituar ka 88 Supra nr.83, f. 6. 89 Ibid. 90 Draft articles on diplomatic protection with commentaries, Yearbook of International Law Commission, 2006, Vol II, f. 92

Page 55: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

55

qenë Kushtetuta e Gjermanisë e vitit 1919 e njohur si Kushtetuta e Vajmarit (Weimar) që

përcaktonte se kundër shteteve të huaja të gjithë shtetasit e Rajhut, brenda dhe jashtë

Rajhut, kanë të drejtën e mbrojtjes së tij, një dispozitë e cila nuk u përtëri në Ligjin

Themelor të 1949, ka shërbyer si bazë për të vlerësuar se ka një detyrë kushtetuese të

pashkruar për të mbrojtur shtetasit.91 Ka disa shtete që parashikojnë në legjislacionin e

tyre të brendshëm një detyrim për të ushtruar mbrojtjen diplomatike, por zbatimi i këtij

detyrimi është i dyshueshëm duke qenë se në shumë raste nuk ka gjykata që të jenë

kompetente për rishikimin e një detyrimi të tillë.

Për më tepër një numër gjykatash kombëtare në vendimet e tyre kanë treguar se

megjithëse shteti ka liri për të ushtruar mbrojtjen diplomatike, ka një detyrim nga ana e

shtetit për të bërë diçka në ndihmë të shtetasve të tij, qoftë ky një detyrim për të

konsideruar në mënyrë të drejtë mundësinë e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike.92 Në

këto rrethana është e mundshme që të sugjerohet seriozisht që e drejta ndërkombëtare e

njeh ekzistencën e disa detyrimeve nga ana e shtetit për të konsideruar mundësinë e

ushtrimit të mbrojtjes diplomatike në interes të shtetasve që kanë pësuar një dëm serioz.

KDN shprehet se kjo përqasje nuk e ka fituar ende fazën e zhvillimit në të drejtë

zakonore, por duhet parë si një ushtrim i zhvillimit progresiv të së drejtës.

Sipas gjykimit tonë, në fazën aktuale të së drejtës ndërkombëtare, ndikuar edhe nga

zhvillimet në KDN, është akoma e dëshirueshme që të vijojnë përpjekjet për të vendosur

një detyrim ndërkombëtar të përgjithshëm për shtetet që të ushtrojnë mbrojtje

diplomatike të shtetasve të tyre jashtë vendit. Pohimi i Borchard se nëse ky është një

detyrim mbetet një detyrim moral dhe jo ligjor, deri sa nuk ka mjete për zbatimin e këtij

detyrim, mbetet ende në të njëjtën vlerësim. Pra sfida nuk është shndërrimi i asaj që

shihet si diskrecionare në detyrim por në lehtësimin e diskrecionit të shtetit.

Ndërsa qëndrimi se ky diskrecion i shteteve është në përputhje me parimet tradicionale të

sovranitetit shtetëror, ai tashmë ka filluar të lëkundet nën ndikimin e të drejtave të njeriut

dhe zhvillimit të individit si subjekt ose si pjesëmarrës në të drejtën ndërkombëtare.

91Mariana Salazar Albornoz; Legal nature and legal consequences of diplomatic protection, contemporary challenges. Annuario Mexicano de Derecho International,2010, f. 15 92 Idem.

Page 56: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

56

KREU III

KUSHTET E USHTRIMIT TË MBROJTJES DIPLOMATIKE

Në praktikë mbrojtja diplomatike është e rrethuar nga shumë kushte, secila prej të cilave

duhet plotësuar për të realizuar ushtrimin e saj. Përcaktimi i kushteve dhe rrethanave se

kur mund të ushtrojë mbrojtjen diplomatike një shtet, është një çështje kryesore e këtij

studimi.

Sipas të drejtës zakonore ndërkombëtare, shteti paditës duhet të provojë ekzistencën e

kushteve të mëposhtme, me qëllim që të jetë i suksesshëm në pretendimin e tij:

1. Akti ndërkombëtarisht i paligjshëm

Kushti i parë për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike është ekzistenca e një akti

ndërkombëtarisht të paligjshëm. Duhet të provohet që dëmi i shkaktuar ka ardhur nga një

akt i kryer nga shteti ose agjentët e tij me veprim ose mosveprim dhe se dëmi ka ndodhur

brenda juridiksionit të këtij shteti. Përkufizimi dhe përmbajtja e një akti ndërkombëtarisht

të paligjshëm ka qenë objekt i punës së KDN, i cili në 2001 përfundoi punën gati 50

vjeçare për hartimin e projekt-neneve për përgjegjësinë e shteteve për aktet

ndërkombëtarisht të paligjshëm. 93

Është një nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare parimi sipas të cilit çdo akt

ndërkombëtarisht i paligjshëm i një shteti passjell përgjegjësinë e tij ndërkombëtare.

Elementët e kërkuar për të vendosur mbi ekzistencën e aktit ndërkombëtarisht të

93 Përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve është një fushë e veçantë e së drejtës ndërkombëtare publike, e cila nuk mund të përcillet e plotë në këtë studim. Për qëllimet e tij do të referohen ato koncepte dhe trajtime që kanë lidhje me mbrojtjen diplomatike. Për më tepër mbi përgjegjësine e shteteve për akte ndërkombëtarisht të paligjshme www.untreaty.un.org/ilc/texts/instruments/english/.../9_6_2001.pdf

Page 57: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

57

paligjshëm janë dy: së pari, sjellja e shtetit duhet t’i atribuohet shtetit sipas së drejtës

ndërkombëtare dhe së dyti, sjellja e shtetit duhet të përbëjë një shkelje të një detyrimi

ndërkombëtar për këtë shtet. Elementi i atribuimit cilësohet si elementi subjektiv ndërsa

elementi i shkeljes cilësohet si elementi objektiv. 94

Këto dy elementë kanë dalë në pah edhe nga jurisprudenca e GJND. Në çështjen ‘United

States Diplomatic and Consular Staff in Tehran’, Gjykata theksoi se për të përcaktuar

përgjegjësinë e Republikës Islamike të Iranit ‘’duhet të përcaktohej më parë se si aktet e

kryera i atribuohen shtetit iranian dhe së dyti, duhet konsideruar përputhshmëria ose

mospërputhshmëria e tyre me detyrimet që kishte Irani nga traktatet në fuqi ose ndaj

ndonjë rregulli tjetër të së drejtës ndërkombëtare që mund të zbatohet’’.95

Sjellja që i atribuohet shtetit mund të konsistojë në veprime ose mosveprime. Kështu në

çështjen e cituar të pengjeve amerikane në Teheran, GJND konkludoi se përgjegjësia e

Republikës Islamike të Iranit i referohej mosveprimeve të autoriteteve të tij, të cilët

dështuan në marrjen e masave të nevojshme në rrethanat ku dukej qartazi nevoja për

marrjen e tyre.

Që një sjellje e veçantë të karakterizohet si një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm, duhet

që së pari t’i atribuohet shtetit. Shteti është një entitet i organizuar dhe një person juridik

me autoritet të plotë për të vepruar në të drejtën ndërkombëtare. Por pranimi i këtij statusi

nuk mund të mohojë faktin që shteti nuk mund të veprojë vetë. Një akt i shtetit përfshin

veprimet ose mosveprimet e qenieve njerëzore ose grupeve, pasi shteti mund të veprojë

vetëm nga, dhe nëpërmjet agjentëve dhe përfaqësuesve të tij. Për qëllimet e së drejtës

ndërkombëtare shteti shikohet si një entitet, si një person juridik i vetëm në të drejtën

ndërkombëtare.

Dëmi i pretenduar duhet të jetë shkaktuar nga shteti, i përfaqësuar nga dega ekzekutive,

legjislative ose gjyqësore dhe jo nga një individ privat. Si rregull i përgjithshëm, sjellja e

një personi privat nuk i atribuohet shtetit. Rregulli i përgjithshëm i së drejtës

ndërkombëtare është se shteti është përgjegjës vetëm për aktet e kryera nga organet e tij

94 Idem f, 34 95 United States Diplomatic and Consular Staff in Tehran, ICJ Reports 1980, f.41

Page 58: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

58

dhe jo për aktet e personave fizikë. Një akt i kryer nga një shtetas i tij kundër një shtetasi

të huaj nuk sjell përgjegjësinë ndërkombëtare të shtetit. Ky individ mund të ndiqet

penalisht në gjykatat e brendshme të shtetit, i cili mund të jetë në fokus të kërkesave nga

shteti i shtetësisë së individit të dëmtuar, nëse nuk kryen detyrën e tij për të proceduar

dhe dënuar sipas ligjit të tij shkelësin e të drejtave të të huajit.

Ky rregull u përcaktua edhe në çështjen Tellini në vitin 1923. Këshilli i Lidhjes së

Kombeve i referoi një Komisioni Special të Juristëve disa pyetje rreth incidentit italo-

grek gjatë procesit të delimitimit të kufirit shqiptaro-grek. Në përgjigje të pyetjeve

Komisioni përgjigjet se ‘përgjegjësia e një shtetit përfshihet në rast të kryerjes në

territorin e tij të një krimi politik kundër të huajve, nëse shteti ka neglizhuar të marrë të

gjitha masat e nevojshme për parandalimin e krimit dhe ndjekjen, arrestimin dhe sjelljen

përpara drejtësisë të vrasësve’’.96

Elementi i dytë që duhet plotësuar për ekzistencën e një akti ndërkombëtarisht të

paligjshëm është që sjellja që i atribuohet shtetit, të përbëjë një shkelje të detyrimeve

ndërkombëtare të këtij shteti. Terminologjia e shkeljes së një detyrimi ndërkombëtar

është e konsoliduar në të drejtën ndërkombëtare dhe përfshin si detyrimet e traktateve

ashtu edhe ato që nuk rrjedhin nga traktatet. 97

Shkelja e një detyrimi ndërkombëtar konsiston në mospërputhjen ndërmjet sjelljes që

kërkohet nga një shtet dhe nga sjellja aktuale e këtij shteti ose me fjalë të tjera ndërmjet

kërkesave të së drejtës ndërkombëtare dhe fakteve të çështjes. Kjo mospërputhje mund të

shprehet në forma të ndryshme. GJND ka përdorur shprehje si ‘mospërputhje me

detyrimet e një shteti, ‘akte në kundërshtim’ ose ‘të papërshtatshme me një rregull të

dhënë ‘ose ‘dështim për të plotësuar detyrimet e traktateve’.98

Neni 12 i projekt-neneve për përgjegjësinë e shteteve pohon se ka një shkelje të së drejtës

ndërkombëtare kur një akt nuk është në përputhje me atë që kërkohet nga detyrimet e

96 League of Nations Official Journal, n. 11, 1923, f. 1349. 97 Nenet për përgjegjësinë ndërkombëtare të shteteve, Report of the International Law Commission on the work of its fifty-third sesion f. 35 98Idem. f.55

Page 59: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

59

shtetit, pavarësisht origjinës së tij. Kjo përfshin të gjithë detyrimet e shtetit pavarësisht

nëse ato rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare zakonore, një traktat apo një parim i

përgjithshëm i së drejtës i zbatueshëm në rendin ligjor ndërkombëtar. Gjithashtu shtetet

mund të ndërmarrin detyrime edhe me një akt të njëanshëm. Formula ‘pavarësisht

origjinës së tij’ i referohet të gjithë burimeve të mundshme të detyrimeve ndërkombëtare

dhe të gjithë proceseve që krijojnë detyrime ligjore të njohura nga e drejta

ndërkombëtare. Në të drejtën ndërkombëtare nuk ka vend për dallimin që mund të

vërehet në sisteme të tjera ligjore ndërmjet regjimit të përgjegjësisë për shkeljen e një

traktati dhe për shkeljen e disa rregullave të tjera apo përgjegjësisë civile dhe penale. Për

sa i takon origjinës së detyrimeve në të drejtën ndërkombëtare ka vetëm një regjim të

vetëm të përgjegjësisë së shteteve.

Një nga rregullat themelore në fushën e përgjegjësisë së shteteve, është ai sipas të cilit

karakterizimi i një akti të shtetit si ndërkombëtarisht i paligjshëm, rregullohet nga e drejta

ndërkombëtare dhe nuk ndikohet nga karakterizimi i të njëjtit akt në të drejtën e

brendshme. Ky parim nënkupton, së pari që një akt i një shteti nuk mund të

karakterizohet si një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm vetëm nëse përbën shkelje të

detyrimeve ndërkombëtare, pavarësisht nëse shkel një ligj të këtij shteti. Së dyti, një shtet

nuk mund të pretendojë se sjellja e tij është në përputhje me të drejtën e brendshme për të

justifikuar sjelljen e tij në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare. Nëse një individ

pretendon se shteti pritës i ka shkelur të drejtat e tij, shteti i shtetësisë mund të ndërhyjë

nëse veprimi ose mosveprimi i pretenduar është në kundërshtim me të drejtën

ndërkombëtare ose një shkelje e saj. Nëse veprimi ose mosveprimi nuk është në

kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, nuk ka bazë ligjore për të ndërhyrë në mbrojtje

të individëve të dëmtuar.

Pyetja se çfarë trajtimi i të huajve përbën një akt ndërkombëtarisht të paligjshëm, ka qenë

burim i mospajtimeve ndërmjet shteteve të zhvilluara dhe të pazhvilluara.

Shtetet e pazhvilluara mbështesin standardin e “trajtimit kombëtar” sipas të cilit një shtet

duhet t’i trajtojë një shtetas të huaj jo më keq se trajton shtetasit e tij.99 Trajtimi kombëtar

9999John Dugard, First report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/506, 40. f.17.

Page 60: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

60

është një parim jodiskriminues. Ai lë të pambrojtur shtetasit e huaj nga abuzimet e një

qeverie, e cila njëkohësisht i trajton shtetasit e saj në të njëjtën mënyrë. Në ndryshim nga

ky standard, shtetet e zhvilluara kanë mbrojtur standardin e “trajtimit minimal”. Trajtimi

minimal nënkupton se vendoset një vijë bazë nën të cilën nuk duhet të ulet sjellja e

shteteve. Ky standard reflekton kërkesat aktuale të së drejtës ndërkombëtare zakonore.100

Cilat janë rastet kur një shtet kryen shkelje të së drejtës ndërkombëtare për shkak të

mosrespektimit të të drejtave të të huajve?

Përgjegjësia e shtetit mund të shfaqet si pasojë e keqtrajtimit të shtetasve të huaj gjatë

arrestimit nga autoritetet e këtij shteti, shpronësimi i padrejtë i një objekti në pronësi të të

huajve, e mosndëshkimit të individëve përgjegjës për sulmet ndaj të huajve ose e

dëmtimit fizik të shtetasve të huaj nga zyrtarët e shtetit. Përveç kësaj përgjegjësia mund

të lindë për shkak të mohimit të drejtësisë101, si në rastin kur një shtetasi të huaj nuk i

jepet e drejta për një proces të rregullt ligjor në lidhje me një mosmarrëveshje të lindur në

territorin e shtetit, qoftë ajo civile apo penale. 102

2. Ezaurimi i mjeteve të brendshme ligjore

Shtylla e dytë e rëndësishme mbi të cilën është ndërtuar parimi i mbrojtjes diplomatike

është ezaurimi (shterimi) i mjeteve të brendshme ligjore. Sipas këtij parimi të së drejtës

ndërkombëtare zakonore, referimi në mjetet e zgjidhjes ndërkombëtare nuk është i

pranueshëm derisa personi i dëmtuar të ketë ezauruar mjetet ligjore (administrative dhe

gjyqësore) në shtetin që pretendohet se ka shkaktuar dëmin.

Disa autorë mbështesin argumentin se traktatet e të drejtave të njeriut vendosin mbi

shtetet një detyrim për të ushtruar mbrojtjen diplomatike, argument i cili haset me 100Idem. 101 Sipas nenit 9 të projektit të Harvardit për përgjegjësinë shtetërore të vitit 1929 kemi të bëjmë me mohim të drejtësisë ‘’kur ka një kundërshtim, vonesë të papërligjur ose pengim të hapjes së procedurës ligjore, mangësi të rëndë në administrimin e drejtësisë ose të mjeteve ligjore, mossigurim të atyre garancive, të cilat në përgjithësi trajtohen si të domosdoshme për vetë administrimin e drejtësisë ose një gjykim haptazi të padrejtë. Një gabim i një gjykatëse vendase i cili nuk sjell padrejtësi të hapur nuk quhet mohim i drejtësisë.’’ Extract nga Yearbook of the International Law Commision 1956, Vol II, f.229 102Martin Dixon, E drejta ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2011, f. 340

Page 61: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

61

kundërshtimin se traktatet e të drejtave të njeriut nuk mund të kenë zbatim

jashtëterritorial.103 Si një parim i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare publike,

kompetenca juridiksionale e një shteti është së pari territoriale. Juridiksioni

ekstraterritorial i një shteti, i cili mbështetet në kushte të tjera si shtetësia dhe

universaliteti, është i kufizuar nga të drejtat sovrane të shteteve të tjerë. Kështu ushtrimi i

juridiksionit të një shteti mbi shtetasit e tij jashtë vendit, është i ndërvarur nga

kompetenca territoriale e shtetit të huaj. Në rastin e mbrojtjes diplomatike ky juridiksion,

është përmbledhur në rregullin e mjeteve ligjore të brendshme.

Mjetet e brendshme, nënkuptojnë mjetet ligjore, të cilat janë të hapura ndaj individit të

dëmtuar përpara gjykatave ose organeve administrative të shtetit, i cili pretendohet se

është përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Mjetet e mundshme që një i huaj mund të ketë

në dispozicion ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Për këtë arsye nuk mund të ketë një

rregull kodifikues që të rregullojë të gjitha situatat. Në radhë të parë shtetasi i huaj duhet

të ezaurojë të gjitha mjetet e mundshme gjyqësore. Nëse ligji i brendshëm lejon apelimin

në një gjykatë më të lartë, duhet të paraqitet ky apelim me qëllim që të arrihet në një

vendim përfundimtar të çështjes. Gjykatat nënkuptojnë si gjykatat e zakonshme ashtu

edhe gjykatat speciale, përsa kohë ‘çështja thelbësore nuk është karakteri i zakonshëm

ose i jashtëzakonshëm i mjetit ligjor, por nëse ai njeh mundësinë efektive dhe të

mjaftueshme për korrigjim’.104 Nga ana tjetër edhe mjetet administrative duhen ezauruar.

Të huajit i kërkohet të ezaurojë të gjitha ato mjete të cilat mund të rezultojnë në një

vendim të detyrueshëm. Në tërësinë e mjeteve lokale nuk përfshihen vetëm mjetet që

kanë për qëllim të ofrojnë një favor dhe jo të kërkojnë një të drejtë. 105

Në plotësimin e rregullit të ezaurimit të mjeteve të brendshme ligjore, është e

rëndësishme që të njihen ligjet dhe procedurat e brendshme me qëllim që të vlerësohet

nëse të gjitha mjetet e mundshme janë ezauruar. Me qëllim që të plotësohet kërkesa e

ezaurimit të mjeteve lokale, një shtet duhet të lejojë të huajt të kenë akses në gjykatat

brenda territorit të tij, për qëllimet e riparimit të dëmeve që i janë shkaktuar. Dështimi për 103 Noura Karazivan, Diplomatic protection: taking human rights extraterritorialy, Canadian Yearbook of International Law, Volume 44, 2006, f. 327. 104 Supra nr. 101. 105 Draft Articles with Commentary, f. 72

Page 62: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

62

të realizuar këtë të drejtë është në vetvete një shkelje e së drejtës ndërkombëtare e njohur

me termin ‘mohim i drejtësisë’. Vetëm pasi të gjitha mjetet ligjore përfshirë edhe

apelimet të jenë ezauruar, dhe të kemi res judicata për themelin e çështjes, mund të

ngrihet kërkesa për mbrojtje diplomatike. Mjetet e bazuara në veprimet diskrecionare të

organeve publike nuk përfshihen në këtë rregull.106 Këtu mund të përmenden mjete të

tilla si amnistia ose kërkesa për falje.

Me qëllim që të përmbushë rregullin e ezaurimit të mjeteve ligjore, një i huaj duhet të

paraqesë të njëjtat argumente bazë, që ka qëllim të paraqesë në procedimin ndërkombëtar.

Në çështjen ELSI, GJND theksoi se: “që një pretendim ndërkombëtar të jetë i

pranueshëm, është e mjaftueshme që thelbi i pretendimit është sjellë përpara gjykatave

kompetente dhe është ndjekur aq sa lejon e drejta dhe procedura vendase dhe pa

sukses.”107

Rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme justifikohet nga parimi i mosndërhyrjes në

punët e një shteti tjetër. Kjo do të thotë, që shtetet duhet të jenë të lira të organizojnë

sistemet e tyre të brendshme sipas vlerësimit të tyre. Nëse një i huaj do të tejkalojë këto

mekanizma dhe të paraqesë pretendime ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare mund ta

gjejë veten të përfshirë në punët e brendshme të një shteti. Për më tepër një mbështetje

logjike e këtij rregulli, mund të gjendet në faktin se i huaji që zhvillon një aktivitet brenda

territorit të shtetit pritës, gëzon mbrojtje por edhe ka përgjegjësi përpara ligjeve të vendit,

kështu që duket e drejtë që ai të kërkojë riparim sipas këtyre ligjeve në gjykatat vendase.

Rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme është përhapur gjerësisht në

korrespondencën diplomatike të shteteve dhe jurisprudencën kombëtare. Rregulli se një

shtet nuk është përgjegjës derisa mjetet e tij të brendshme nuk janë ezauruar nga i huaji

që është dëmtuar, u njoh edhe nga GJPDN108 dhe GJND109. Tashmë nuk ka dyshime se

106 James Crawford, The ILC’ s Articles on responsability of states for internationally wrongful acts: A retrospect, The American Journal of International Law, V. 96, 2002, f.44 107 Elettronica Sicula s.p.a (ELSI) (United Statesv.Italy) ICJ Reports 1989, f.15 para 59 108Çështja Mavrommatis. 109Çështja Interhandel (Switzerandv.US) Vendimi i 21 mars 1957

Page 63: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

63

rregulli i ezaurimit te mjeteve të brendshme është një parim i rëndësishëm i së drejtës

ndërkombëtare zakonore.

Megjithëse rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme, është lidhur fillimisht me

mbrojtjen diplomatike, në dekadat e fundit është parë edhe një transplantim e tij në të

drejtat ndërkombëtare të njeriut. Shumë traktate të të drejtave të njeriut të cilët kanë

ngritur një sistem ankesash individuale dhe ndërshtetërore, e kanë bërë pranimin e këtyre

ankesave të lidhur me ezaurimin paraprak të mjeteve të brendshme.110

Mbrojtja diplomatike dhe mekanizmat e tjerë të të drejtave të njeriut, ndërhyjnë në

premisën kryesore të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetin territorial të shtetit. Rregulli i

mjeteve lokale shërben për të bërë këtë ndërhyrje të pranueshme nga shteti përgjegjës,

duke i garantuar se ai do të ketë mundësinë të hetojë çështjen dhe të vlerësojë pozitën e

tij, përpara se të paraqitet në nivelin ndërkombëtar.

Ka pasur diskutime nëse ky rregull është e drejtë materiale apo është më e arsyeshme për

ta konsideruar si të drejtë procedurale lidhur me pranueshmërinë e pretendimit. Është

nxjerrë në pah nga autorë të ndryshëm se ky rregull i cili punon si një kufizim i

zbatueshmërisë së mbrojtjes diplomatike, nuk është rrjedhojë e nevojshme e sistemit të së

drejtës ndërkombëtare në tërësi, por më shumë është pasojë e konsideratave praktike dhe

politike.111GJND në çështjen Interhandel citoi se: “rregulli kërkon ezaurimin e mjeteve të

brendshme si një kusht për paraqitjen e një pretendimi ndërkombëtar dhe bazohet mbi

parimin që shteti përgjegjës së pari duhet të ketë mundësinë të rregullojë me mjetet e tij

brenda sistemit ligjor vendas, dëmin që pretendohet si i ka bërë individit”.112

KDN konsideron se rregulli i mjeteve të brendshme është një rregull i procedurës më

tepër se sa i përmbajtjes: përgjegjësia e shtetit fillon pas kryerjes së një akti

110Neni 41.1 PDCP, neni 5.2 i Protokollit Opsional të PDCP, neni 3 KKDR, Neni 21.1 KKT, neni 35. 1 ECHR 111 Ian Brownlie, Principles of Public International Law, Oxford 2003, f. 435 112 Supra nr. 108, ICJ Reports, 1959, f. 27

Page 64: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

64

ndërkombëtarisht të paligjshëm pavarësisht shterjes së mjeteve të brendshme, por

mbrojtja diplomatike mund të ushtrohet vetëm nëse këto mjete shterohen. 113

Sipas nenit 24 të projektit të KDN për përgjegjësinë e shteteve nuk mund të kërkohet

përgjegjësia e shtetit nëse ‘ndaj padisë mund të zbatohet norma e shterimit të mjeteve

ligjore vendase dhe ende nuk është shteruar çdo mjet ligjor i disponueshëm dhe efektiv’’.

Kjo do të thotë që shtetasit e huaj duhet të përdorin mjetet që garantohen nga legjislacioni

shtetëror për të arritur garantimin e duhur gjyqësor të të drejtave të tyre, përpara se shteti

i shtetësisë së tyre të mund të ngrejë një padi në të drejtën ndërkombëtare. 114

Ka pak konsensus ndërmjet autorëve nëse rregulli i mjeteve lokale është pjesë e së drejtës

proceduriale apo substanciale.115 RS Dugard ka ndjekur këtë debat dhe ka dalluar tri

shkolla kryesore mendimi. Ndryshimi kryesor ndërmjet tyre qëndron në kohën se kur një

shtet bëhet ndërkombëtarisht përgjegjës për keqtrajtimin e një individi.

Shkolla e parë është e mendimit se nuk ka përgjegjësi ndërkombëtare për sa kohë individi

nuk ka ezauruar të gjitha mjetet e brendshme. E parë në këtë mënyrë, rregulli i mjeteve

lokale është një rregull substancial sepse nuk merret me zbatimin e përgjegjësisë së

shteteve, por me ngritjen e tij. Sipas shkollës së dytë, përgjegjësia ndërkombëtare për një

dëm ndaj një individi ngrihet menjëherë. Rregulli i mjeteve lokale është një kërkesë

procedurale që duhet të plotësohet që një pretendim i sjellë nga një individ i dëmtuar të

jetë i pranueshëm. Shkolla e tretë e ndërmjetme bën një dallim ndërmjet dëmit të

individëve nën sistemin kombëtar dhe nën ligjin ndërkombëtar.

Të tri këto shkolla kanë marrë një mbështetje nga praktika e shteteve, vendimet gjyqësore

dhe doktrina. RS Dugard, favorizon shkollën e ndërmjetme.

Sipas vlerësimit të KDN ka pesë arsye pse ekziston rregulli i ezaurimit të mjeteve të

brendshme.

113 John Dugard , Second Report on Diplomatic Protection, para 63-66 114Martin Dixon, E drejta ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2011, f. 347 115Supra nr. 112, f. 16

Page 65: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

65

1. Shtetasi që shkon jashtë shtetit prezumohet se merr parasysh mjetet e ofruara nga

e drejta e brendshme për riparimin e dëmeve.

2. E drejta e sovranitetit dhe pavarësia i kufizon shteteve që të kërkojnë në gjykatë të

drejtën e shkelur, me prezumimin se ato janë të afta për të dhënë drejtësi.

3. Shteti i shtetësisë së individit duhet t’i japë shtetit të akuzuar një mundësi për të

dhënë drejtësi sipas mënyrës së tij të rregullt.

4. Nëse dëmi është kryer nga një individ ose zyrtar i nivelit të ulët, ezaurimi i

mjeteve lokale është i nevojshëm për të qenë të sigurt se akti i dëmshëm ose

mohimi i drejtësisë është një akt i shtetit.

5. Nëse është një akt i shtetit, ezaurimi i mjeteve lokale është i nevojshëm për të

dhënë siguri se shteti ka dëshirë për të braktisur veprimin e dëmshëm.

Është pranuar gjerësisht se në kontekstin e mbrojtjes diplomatike, rregulli i mjeteve të

brendshme zbatohet vetëm për pretendimet indirekte d.m.th mbi një dëm të një shtetasi të

shtetit pretendues. Nëse shteti dëmtohet vetë drejtpërdrejt, nuk kërkohet që të kërkojë një

dëmshpërblim në gjykatat e shtetit dëmtues, e cila do të sillte shkeljen e parimit të

shprehur në maksimën ‘par in parem non habet jurisdictionem’, që një shtet nuk mund të

ushtrojë juridiksion mbi një shtet tjetër. 116

Megjithëse ndryshimi teorik ndërmjet dëmit direkt dhe indirekt është i qartë, në praktikë

është e vështirë të provohet. Disa pretendime kanë karakter të përzier dhe përmbajnë

elementë të dëmit ndaj shtetit dhe ndaj një individi. Një shembull është çështja ‘Tehran

Hostages Case’, në të cilën SHBA ishin dëmtuar indirekt nga fakti se shtetasit e saj u

kufizuan nga liria dhe direkt nga dështimi i Iranit për të përmbushur detyrimet lidhur me

mbrojtjen e personelit dhe mjediseve diplomatike dhe konsullore.117 Një shembull tjetër

është çështja ‘Arial Incident’ e datës 27.7.1955, e cila rezultoi nga goditja prej Bullgarisë

të avionit EL AL, i cili u fut aksidentalisht në hapësirën e tij ajrore. Shtetasit izraelitë të

116Concado Trindade, The application of the rule of exhaustion of local remedies in international law, Cambridge University Press, 1983, f.173. 117United States Diplomatic and Consular Staff in Teheran Case, Vendimi i 24.5.1980 ICJ Reports 1980, f. 3.

Page 66: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

66

përfshirë në aksident kishin të drejtë të kërkonin dëmshpërblim, por edhe vetë shteti i

Izraelit paraqiti edhe kërkesën për dëmin direkt të shkaktuar ndaj flamurit të tij.118 Në

raste te tilla çështja ngrihet nëse shtetasit e dëmtuar duhet të ezaurojnë mjetet lokale

përpara se të paraqitet pretendimi. Një propozim është që të ndahen pretendimi në

elementët direktë dhe indirektë, duke zbatuar kërkesën e mjeteve lokale vetëm në rastin e

dytë. Por kjo përqasje nuk ka qenë e favorizuar në jurisprudencë, përderisa vështirësia

praktike për caktimin e një vije ndarëse është e qartë. Në të kundërtën e këtij qëndrimi

pretendimet e përziera janë trajtuar si një e tërë, duke i kushtuar rëndësi peshës që ka në

këtë çështje secili nga elementët. Shumë autorë kanë sugjeruar analizimin e disa

faktorëve që janë të dobishëm në matjen e rëndësisë së elementëve direk ose indirekt.

Këto sugjerime u analizuan nga RS në Raportin e tij të dytë për mbrojtjen diplomatike, i

cili mori në shqyrtim pesë faktorë të ndryshëm:119

1. Elementin mbizotërues (preponderant): sipas këtij vështrimi pretendimi duhet të

matet me faktin nëse është më shumë i bazuar mbi dëmin direkt ose indirekt.

2. Testi përjashtues: një pretendim konsiderohet si indirekt nëse ai nuk do të ishte

paraqitur, përveçse nga shtetasi i dëmtuar.

3. Subjektin e mosmarrëveshjes: nëse pretendimi sillet rreth një subjekti në të cilin

shteti ka një interes të vetin, si p.sh. një fyerje ndaj flamurit të tij, pretendimi do të

jetë direkt, nëse ai lidhet me një çështje kryesisht me interes privat ai do të jetë

indirekt.

4. Natyrën e pretendimit: ky test përfshin një ushtrim të leximit të qëllimit për të

përcaktuar interesat e vërteta të shtetit pretendues. Nëse këto interesa janë të

ndryshme nga ato të personit të dëmtuar atëherë pretendimi do të jetë direkt.

5. Natyrën e dëmshpërblimit të kërkuar: nëse dëmshpërblimi është një lehtësim

financiar për dëmin e shkaktuar ndaj shtetasit, pretendimi është indirekt, nëse

118Aerial Incident Case (Israel v. Bulgaria), Vendimi i 26 maj 1959, ICJ Reports, 1959, f. 13 119 John Dugard, Second report on diplomatic protection, para.10/15

Page 67: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

67

mjeti i kërkuar është një gjykim deklarues mbi të drejtat e shtetit aplikues,

pretendimi do të jetë direkt.

Në nenin 11 të projektit RS ka adoptuar testin e preponderancës dhe testin përjashtues, të

aplikueshëm kumulativisht.

GJND duket se është në favor të testit të elementit mbizotërues (preponderant). Në

çështjen ELSI, një korporatë italiane e zotëruar nga shtetas amerikanë u shpronësua nga

kryetari i bashkisë së Palermos. SHBA kërkoi dëmshpërblim financiar për shtetasit e saj,

por gjithashtu i kërkoi Gjykatës të deklaronte se me veprimet e saj Italia kishte shkelur

Traktatin e Miqësisë, Tregtisë dhe Lundrimit që ishte në fuqi ndërmjet dy shteteve.

Gjykata e refuzoi argumentin amerikan se rregulli i mjeteve lokale nuk zbatohej për

shkak të dëmit direkt nga shkelja e Traktatit.

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk pohon në mënyrë te drejteperdrejte nëse

mjetet lokale zbatohen vetëm në aplikimet individuale apo edhe në pretendimet

ndërshtetërore. Në çështjen Austri v. Itali, aplikuesi theksoi se procedura ndërshtetërore

shtrihej në të gjitha shkeljet e Konventës, dhe jo vetëm tek ato që ndikojnë tek shtetasit e

shtetit pretendues. Ai argumentoi se rrjedhimisht procedura ndërshtetërore nuk është për

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, por është e bazuar në konceptet e garancive kolektive

dhe interesit të përgjithshëm dhe si e tillë rregulli i mjeteve të brendshme nuk duhej të

aplikohej. 120 Por Komisioni arsyetoi në drejtimin e kundërt. Ai nxori në pah se e drejta

ndërkombëtare e përgjithshme, nuk i lejon individët të paraqesin pretendime në gjykatat

ndërkombëtare, por sipas Konventës ata duhet që të ezaurojnë mjetet e brendshme. Kjo

do të thotë që rregulli aplikohet a fortiori në pretendimet ndërshtetërore të cilat ishin të

paktën pjesërisht të njohura nga e drejta ndërkombëtare e përgjithshme.121 Thelbi i

garancive kolektive është që çdo dëm ndaj një personi i cili gëzon mbrojtjen e të drejtave

të njeriut është ipso facto një dëm ndaj të gjithë palëve kontraktuese, përveç shtetit

pretendues. Qëllimi kryesor i traktateve të të drejtave të njeriut është të ofrojnë mbrojtje

120Ibid. para. 38 121 Supra nr.115, f.176

Page 68: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

68

për individin. Kështu aplikanti në një pretendim ndërshtetëror nuk mund të ketë një

interes të ndarë nga ai i individit të dëmtuar.

Për sa i takon barrës së provës së ezaurimit të mjeteve ligjore i takon shtetit pretendues, i

cili duhet të prodhojë provat në mbështetje të pretendimeve të tij në procesin e ezaurimit

të mjeteve lokale.

2.1 Përjashtimet nga rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme

Rregulli i mjeteve të brendshme praktikisht thërritet gjithmonë kur ka një lidhje ndërmjet

një shtetasi të huaj dhe shtetit dëmtues, e cila mund të krijohet nëpërmjet banimit në këtë

shtet, udhëtimit apo investimit atje. Në këto raste duke hyrë në marrëdhënie me këtë

shtet, shtetasi në mënyrë të tërthortë pranon rregullat dhe sistemin juridik të shtetit të huaj

dhe pesha e mjeteve lokale që vendoset mbi të mund të jetë e justifikuar si pasojë e këtij

pranimi. Megjithatë jeta moderne mund të sjellë disa mënyra në të cilat njerëzit mund të

dëmtohen nga shtetet me të cilët nuk kanë krijuar asnjë lidhje më parë. Aeroplanë të

goditur në hapësirat e shteteve të huaja, pjesë të satelitëve radioaktivë, retë industriale që

sjellin ndotje ndërkufitare, kompjuterë të mbikëqyrura nga shërbime sekrete të huaja,

kanë qenë disa nga rastet kur kërkesat që individët me mundësi të kufizuara të ndjekin

pretendimet e tyre në gjykatat e shteteve të huaja, përpara se shteti i tyre të fillojë

çështjen, janë kundërshtuar si të paarsyeshme.122

Për këto arsye pranohet se ka disa përjashtime nga rregulli i ezaurimit të mjeteve të

brendshme. Përjashtimet nga zbatimi i rregullit të ezaurimit të mjeteve të brendshme

ligjore përfshijnë këto rrethana:

a. Padobishmëria

Është artikuluar gjatë se tek parimi i ezaurimit të mjeteve të brendshme nuk mund të

insistohet, nëse këto mjete janë të padobishme ose të pavlera. Ashtu siç ka thënë edhe

ish-Sekretari amerikan i Shtetit Fish ‘një pretendim në një shtet të huaj nuk kërkohet që të

ezaurojë drejtësinë aty kur nuk ka drejtësi për të ezauruar’.123 Megjithëse vlefshmëria e

122Ibid f. 190 123 Jan Paulsson, Denial of Justice in International Law, Cambridge University Press, 2005, f 114

Page 69: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

69

këtij përjashtimi është e padiskutueshme, ka disa mosmarrëveshje se çfarë mase duhet

zbatuar në përcaktimin e efektivitetit të një mjeti. Në raportin e tij të tretë RS diskutoi tre

kritere që janë përdorur nga gjykatat ndërkombëtare. Rregulli i ezaurimit të mjeteve të

brendshme nuk zbatohet kur së pari ato janë dukshëm të padobishme, së dyti nuk ofrojnë

perspektivë për sukses dhe së treti nuk ofrojnë mundësi të arsyeshme për një mjet

efektiv. 124

Mungesa e efektivitetit të mjeteve lokale mund të rezultojë qartësisht nga vetë ligji i

brendshëm. Ky është rasti kur një gjykatë apeli nuk është kompetente për të vlerësuar

gjykimin e dhënë nga një gjykatë e shkallës së parë dhe me dështimin e këtij rivlerësimi

nuk ka mënyrë riparimi për dëmin. 125

Zbatimi i rregullit të ezaurimit të mjeteve të brendshme detyron shtetin paditës të provojë

se mjetet e brendshme të shtetit dëmshkaktues nuk janë efektive. Kjo çon në pyetjen se

çfarë testi duhet të zbatohet nga një gjykatë ndërkombëtare për qëllimet e vendosjes së

zbatueshmërinë së ligjit. Në çështjen ‘Finish Vessel Case’ të vitit 1934, arbitrat

përcaktuan se i vetmi test është analiza e vërtetësisë së fakteve mbi të cilat shteti

pretendues i mbështet pretendimet e tij. 126

b.Heqja dorë nga shteti përgjegjës për zbatimin e rregullit të mjeteve të brendshme

Mundësia e shtetit përgjegjës për të hequr dorë nga zbatimi i rregullit të mjeteve lokale

duket si i papërputhshëm me substancën e rregullit. Pyetja e parë që mund të shtrohet

është e drejta e kujt përfshihet në ezaurimin e mjeteve të brendshme. Nëse mbështetet

qëndrimi se rregulli shërben vetëm për të parandaluar gjykatat ndërkombëtare nga

mbingarkesa me pretendime, do të jetë në dorë të këtyre gjykatave dhe jo të shtetit

përgjegjës të vendosin nëse do ta zbatojnë rregullin. Por në fakt roli i vërtetë i këtij

rregulli është që të shmanget ndërhyrja e tepërt në juridiksionin e shtetit. Këtë qëndrim ka

mbështetur dhe Gjykata Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut, e cila arsyeton se:

124John Dugard, Third Report on Diplomatic Protection, Un doc. A/çN.4/523, f 24 125 D.J Harris, Cases and materials on international laë, Fifth Edition, Sëeet&Maxëell, 1998, f. 618 126 Ibid. f 620

Page 70: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

70

‘’rregulli i cili kërkon ezaurimin paraprak të mjeteve të brendshme është caktuar për

përfitimin e shteteve, dhe ky rregull kërkon të justifikojë shtetin nga përgjigja përpara

organeve ndërkombëtare për akte të cilat ai nuk ka pasur mundësi t’i rregullojë me mjete

të brendshme. Në praktikë nga rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme është hequr

dorë dhe nuk ka pasur kundërshtime për vlefshmërinë e kësaj heqje dorë. Një heqje dorë

mund të jetë e shprehur ose e nënkuptuar.127 Një heqje dorë e shprehur mund të bëhet

përpara se të fillojë mosmarrëveshja, p.sh në një marrëveshje të përgjithshme arbitrazhi,

në një marrëveshje arbitrazhi ad hoc ose me një deklaratë të njëanshme. Një heqje dorë e

nënkuptuar duhet të tregohet në mënyrë të qartë, ashtu si e ka referuar edhe GJND në

çështjen ELSI ku u shpreh se:

‘’është e pamundur të pranosh se një parim i rëndësishëm i së drejtës ndërkombëtare

zakonore të zbatohet në mënyrë të heshtur, në mungesë të fjalëve që e bëjnë të qartë një

qëllim për të hequr dorë.”128

c.Estopeli

Estopeli (heqja e porosisë) është një nga mjetet më të fuqishme dhe më fleksibile, i

njohur nga të gjitha sistemet e së drejtës private. Kjo njohje është shtrirë edhe në sferën

ndërkombëtare dhe është konsoliduar si një parim i përgjithshëm i së drejtës

ndërkombëtare. 129Ky parim i detyron shtetet të jenë të qëndrueshëm në sjelljet e tyre

ndaj një situate faktike apo ligjore. Një kërkesë e tillë ka qëllimin të inkurajojë stabilitetin

dhe parashikueshmërinë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Parimi i estopel në të drejtën ndërkombëtare parandalon një shtet nga përfitimi prej

akteve të një shteti tjetër, nëse ai e ka shtyrë atë për të vepruar në këtë mënyrë për

interesin e tij.

I zbatuar në rregullin e mjeteve të brendshme, parimi nënkupton se nëse shteti përgjegjës

në procedimin ndërkombëtar e ka bërë aplikuesin të besojë se nuk ka qenë e nevojshme

ezaurimi i mjeteve të brendshme, dhe aplikuesi ka vepruar me këtë bindje, përgjegjësi

127Chittharanjan Amerasinghe, Diplomatic protection, Oxford University Press, 2008,f.251 128Supra nr. 106, para. 31. 129 Ian Brownlie, Principles of Public International Law, Oxford, 2003, f. 616

Page 71: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

71

është i ndalur për të kërkuar zbatimin e këtij rregulli.130 GJND nuk e ka zbatuar parimin e

estopelit në kontekstin e mjeteve lokale. Kjo procedurë është njohur si një përjashtim nga

GJNADNJ dhe GJEDNJ.

RS e ka përfshirë estopelin si një përjashtim në projektnenin 14.b.

d.Vonesa e pajustifikuar dhe mohimi i aksesit

Pothuajse të gjitha traktatet e të drejtave të njeriut përmbajnë një klauzolë që përjashton

ezaurimin e mjeteve të brendshme nëse zbatimi i këtyre mjeteve është zgjatur në mënyrë

të paarsyeshme dhe të pajustifikuar. Në të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, vonesa

e pajustifikuar nuk është diskutuar me aq forcë sa në traktatet e të drejtave të njeriut. Në

një raport të Zyrtarëve të ligjit në Angli në vitin 1729 është theksuar se nëse një individ

mendon se ‘drejtësia është mohuar ose vonuar në mënyrë të paarsyeshme ai mund të

drejtohet tek Sovrani i tij për ndihmë’. Në çështjen Interhandel GJND shprehu idenë se

kishte një vonesë të pajustifikuar, pasi padia përpara gjykatave të brendshme kishte 10

vjet që ishte paraqitur dhe nuk kishte asnjë vendim përfundimtar.131

RS e ka përcaktuar atë si një rregull të përjashtuar me argumentin se një përjashtim i tillë

duhet të shërbejë si një paralajmërim për shtetet se ata mund të humbin avantazhin e

rregullit të mjeteve lokale nëse në mënyrë të pajustifikuar zgjasin procedurat e brendshme

me shpresën se do të vonojnë kështu paraqitjen e çështjes para një gjykate

ndërkombëtare.132

e.Përjashtimi i lidhjes vullnetare

Pyetja nëse mjetet lokale duhet të ezaurohen në mungesë të një lidhje vullnetare ndërmjet

individit dhe shtetit që ka shkaktuar dëmin, është diskutuar rrallë për fatin e thjeshtë se në

shumicën e rasteve ka ekzistuar një lidhje e tillë. Debati u shtrua në çështjen Aerial

Incident të datës 27 korrik 1955, që ka lidhje me rrëzimin e avionëve të pasagjerëve

ELAL nga Bullgaria. Izraeli kërkoi dëmshpërblim për shtetasit e saj, ndërsa Bullgaria

130Supra nr.115, f. 206. 131 Supra nr. 108. 132 John Dugard,Third report on Diplomatic protection para. 37

Page 72: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

72

ngriti mos-ezaurimin e mjeteve të brendshme, si një kundërshtim për pranimin e

kërkesës. RS në raportin e tij përmblodhi argumentet e Izraelit në këtë çështje. Ideja e

paraqitur ishte e tillë, se kur një shtet kryen një akt ndërkombëtarisht të paligjshëm jashtë

territorit të tij nuk mund të ketë lidhje vullnetare ndërmjet individit dhe shtetit dëmtues.

Ka pasur raste në historinë bashkëkohore kur avionë pasagjerësh janë goditur

aksidentalisht nga shtete të tjera. Në vitin 1960, një avion kinez shkatërroi një avion të

Cathay Airliner mbi detin e jugut të Kinës, pasi gabimisht e konsideroi si shkelës të

hapësirës ajrore. Kina dëmshpërbleu kompaninë ajrore dhe familjarët e viktimave pa

insistuar në parimin e ezaurimit të mjeteve të brendshme.133Po kështu edhe SHBA nuk

kërkoi zbatimin e rregullit të mjeteve të brendshme kur kompensoi shtetasit iranianë pasi

goditi një avion iranian në vitin 1988.134Në fushën e së drejtës ndërkombëtare të

mjedisit, Kanadaja kompensoi shtetasit amerikanë që kishin pësuar dëme nga ndërtimi i

GUT Dam pa insistuar në rregullin e mjeteve të brendshme. Këto shembuj tregojnë se

kërkesa e ezaurimit të mjeteve të brendshme nuk paraqitet kur nuk ka lidhje vullnetare

ndërmjet individit të dëmtuar dhe shtetit dëmtues.

Autorë të ndryshëm kanë argumentuar se logjika e rregullit të mjeteve të brendshme

kërkon një lloj lidhje ndërmjet individit të dëmtuar dhe shtetit dëmtues. Kodifikimet e

hershme lidhur me përgjegjësinë e shteteve kufizohen në dëmet e shkaktuara nga një

shtet në territorin e tij ndaj një personi ose pasurisë së të huajit. Duke qenë se pothuaj të

gjitha rastet e pranisë së një të huaji në territorin e një shteti kanë qenë vullnetare, çështja

nëse rregulli i mjeteve të brendshme duhet zbatuar në mungesë të një lidhje vullnetare

nuk ishte adresuar. KDN në vitin 1977 dhe vitin 2000 mori në shqyrtim kodifikimin e

këtij rregulli, por nuk e bëri përjashtimin e lidhjes së vullnetshme të pranueshme, si pjesë

të zhvillimit progresiv të së drejtës ndërkombëtare. RS arriti në përfundimin se autoritetet

nuk ishin adresuar mjaftueshëm në diskutimin nëse rregulli i mjeteve të brendshme do të

zbatohej në mungesë të një lidhje vullnetare ose lidhje territoriale. Megjithatë ai sugjeron

që nuk është e arsyeshme për të insistuar në zbatimin e rregullit në katër raste:

133Idem. 134Case concerning the Aerial Incident of 3 July 1988 (Iran v. US) ICJ Recueil 1989, para. 44-48

Page 73: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

73

1. Dëmet mjedisore ndërkufitare të shkaktuara nga ndotjet, mbetjet radioaktive ose

objektet hapësinore të ndërtuara nga njeriu;

2. Goditja e avionëve jashtë territorit të shtetit përgjegjës ose të avionëve të hyrë

aksidentalisht;

3. Vrasjet e shtetasve të një shteti nga ushtarët e një shteti tjetër të vendosur në

territorin e shtetit të parë;

4. Rrëmbimi ndërkufitar i një shtetasi të huaj nga agjentët e shtetit përgjegjës në

territorin e shtetit të tij ose të një shteti të tretë.135

Projekti i KDN nuk e përdor termin ‘lidhje vullnetare’ kur parashikon një situatë të tillë,

sepse ajo vë theksin tek qëllimi subjektiv i individit të dëmtuar më tepër se te mungesa e

një lidhje objektive ndërmjet individit dhe shtetit pritës. Në praktikë është e vështirë të

provohet një kriter i tillë subjektiv. Paragrafi c i nenit 15 të projekt neneve kërkon

ekzistencën e një lidhje përkatëse të përshtatshme ndërmjet individit dhe shtetit pritës dhe

jo një lidhje vullnetare. Kjo lidhje duhet të jetë e përshtatshme, në kuptimin që duhet të

lidhet në një farë mënyre me personin e dëmtuar. Një gjykatë kërkohet të shqyrtojë jo

vetëm çështjen nëse individi i dëmtuar është i pranishëm, banues ose bën biznes në

territorin e shtetit pritës, por nëse në rrethanat individi me sjelljen e tij ka marrë përsipër

riskun se nëse ai vuan një dëm, ai do të jetë subjekt i gjykimit në shtetin pritës.

Si përfundim, mund të themi se qëllimi i vërtetë i rregullit të mjeteve lokale është të

harmonizojë pretendimet konfliktuale me juridiksionin territorial dhe personal. Rregulli

garanton se kur një dëm pretendohet se është kryer nga një shtet, ky shtet ka juridiksionin

territorial ekskluziv i cili duhet të respektohet. Këtij shteti i jepet një mundësia ta trajtojë

çështjen pa ndërhyrje nëpërmjet gjykatave të tij, të përcaktojë pozicionin e tij

përfundimtar dhe pas kësaj pike mund të kërkohet ndërhyrja e shtetit të shtetësisë në

rastin e mbrojtjes diplomatike ose e komunitetit ndërkombëtar nëpërmjet procedurave

detyruese të të drejtave të njeriut.

135 John Dugard,Third Report on Diplomatic Protection f. 32.

Page 74: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

74

3.Shtetësia si një e drejtë kushtetuese dhe kusht thelbësor për ushtrimin e mbrojtjes

diplomatike

Shtetësia është marrëdhënia juridike që ekziston ndërmjet individit dhe

shtetit.136Shtetësia është jo vetëm një koncept ligjor, por është një komponent shumë

dimensional me përmbajtje politike, sociologjike dhe psikologjike. Në nivelin politik

shtetësia është statusi i një personi fizik, i cili është i lidhur me shtetin me lidhje

besnikërie. Nga pikëpamja sociologjike shtetësia është ndjenja e përkatësisë në një grup.

Nga pikëpamja psikologjike shtetësia është një gjendje mendore që lidh individin me

fakte politike.

Zbatimi korrekt i parimit të mbrojtjes diplomatike qëndron në shtetësinë e pretendimit.

Që pretendimi të jetë i pranueshëm, rregulli i së drejtës ndërkombëtare zakonore ka

treguar në mënyrë të vazhdueshme se shteti pretendues duhet të vendosë një interes ligjor

për të marrë përsipër çështjen. Ky interes ligjor provohet nga të qënit e individit të

dëmtuar, shtetas i shtetit pretendues. Pra, mund të thuhet se mbrojtja diplomatike mund të

ushtrohet vetëm nga shteti, shtetësinë e të cilit mban individi i dëmtuar. Një lidhje

ndërmjet shtetit që ushtron mbrojtjen diplomatike dhe individit që e kërkon këtë mbrojtje

është një kusht sine qua non i rregullave të mbrojtjes diplomatike. Projekti i KDN mbi

mbrojtjen diplomatike e vendos theksin mbi këtë kusht kur thotë që “shteti që ka të drejtë

të ushtrojë mbrojtjen diplomatike është shteti i shtetësisë”.

Lidhja e shtetësisë në nenin 4 të projektit të KDN bazohet në dy parime: së pari, i takon

shtetit të shtetësisë të vendosë se kush kualifikohet për shtetësinë e tij, në përputhje me

ligjin e tij të brendshëm dhe së dyti, ka disa kufizime të vendosura nga e drejta

ndërkombëtare mbi dhënien e shtetësisë.

Projekt neni 4 përmban një listë jo ezauruese të faktorëve lidhës që zakonisht përbëjnë

bazën për dhënien e shtetësisë. Këta faktorë janë ilustrativë dhe jo shterues. Neni 4 nuk

kërkon që një shtet të provojë një lidhje të vërtetë ose efektive ndërmjet tij dhe shtetasit të

dëmtuar, sipas sugjerimeve të dhëna në çështjen Nottebohm.

136 Arben Puto, E drejta ndërkombëtare publike, Albin, 2008, f.268.

Page 75: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

75

Projekti i KDN specifikon se për qëllime të mbrojtjes diplomatike të personave natyrorë,

shteti i shtetësisë nënkupton një shtet, shtetësinë e të cilit individi e ka nga lindja,

prejardhja, suksedimi i shteteve, natyralizimi ose një mënyrë tjetër që nuk është në

kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ky trajtim nga KDN e bën të nevojshëm një

vështrim mbi fitimin e shtetësisë sipas së drejtës ndërkombëtare.

3.1 Fitimi i shtetësisë

E drejta e shtetësisë është një e drejtë mjaft e rëndësishme e një individi, pasi në disa

raste është themeli për gëzimin e shumë të drejtave të tjera të lidhura me shtetësinë.

Rëndësia themelore e shtetësisë është përshkruar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të

SHBA si e ‘drejta për të pasur të drejta’.137 E drejta e shtetësisë është pasqyruar në nenin

15 të DUDNJ. Konventat vijuese të të drejtave të njeriut, si PDCP, KEDR e mbështesin

rëndësinë e shtetësisë. Konventa Evropiane mbi shtetësinë parashikon të drejtën e

mbajtjes së një shtetësie si dhe lejon marrjen e disa shtetësive.

Mbështetur në këto instrumente ndërkombëtare, pothuajse të gjitha kushtetutat

bashkëkohore shprehen për të drejtën e individit për të pasur shtetësi, ndonëse kushtet për

fitimin e saj ndryshojnë nga një legjislacion në tjetrin.

Kushtetuta shqiptare në pjesën e dytë, ku janë parashikuar parimet e përgjithshme të të

drejtave dhe lirive themelore, parashikon të drejtën e shtetësisë. Sipas nenit 18, kjo e

drejtë i takon ‘’kujtdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi

shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare’’. Fakti i lindjes nga prindër njëri prej të

cilëve është shtetas shqiptar, automatikisht sjell fitimin e shtetësisë shqiptare, e drejtë e

cila nuk mund të mohohet në asnjë rrethanë. Kjo formulë tregon për rreshtimin e vendit

tonë në ato vende ku zbatohet parimi i njohur ndërkombëtar jus sanguinis. Përveç kësaj

rrethane Kushtetuta parashikon që shtetësia mund të fitohet edhe në rrethana të tjera, por

137Natalie Klein, Lise Barry, A human rigts perspective on diplomatic protection: David Hicks and his dual nationality, Australian Journal of Human Rigts, V. 13, 2007, f. 4

Page 76: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

76

e lë në dorën e ligjit për të përcaktuar se cilat jane ato. Përcaktimi i shtetësisë shqiptare

është një element thelbësor në detyrimin e shtetit shqiptar për mbrojtjen e shtetasve që e

gëzojnë atë si dhe në gëzimin e të drejtave kushtetuese të lidhura vetëm me faktin juridik

të shtetësisë, siç është e drejta pasive dhe aktive e votës.

E drejta ndërkombëtare nuk e trajton shumë gjerë shtetësinë. Në vendimet e vitit 1923

“Nationality Decrees in Tunis and Morocco”, DHPD theksoi se:

“në stadin aktual të së drejtës ndërkombëtare rregullat e dhënies së shtetësisë janë në

parim, brenda zonës së rezervuar”. 138

Ky pozicion është afirmuar në nenin 1 të Konventës së Hagës mbi disa çështje lidhur me

konfliktet e shtetësisë të vitit 1930, sipas së cilës ”i takon çdo shteti të vendosë sipas

ligjeve të tij cilët janë shtetasit e tij”. Megjithatë ka një limit të jashtëm që e drejta

ndërkombëtare i vendos shteteve në caktimin e rregullave të shtetësisë së tyre.

Kjo u mbështet nga GJNADNJ në opinionin e saj këshillimor mbi “Ndryshimet e

propozuara për dispozitat e natyralizimit të Kushtetutës së Kosta Rikës”, sipas të cilës

është e nevojshme që të pajtohen parimet e dhënies së shtetësisë që bien brenda

juridiksionit të shtetit me parimin se e drejta ndërkombëtare vendos disa kufij mbi shtetet,

limitet e të cilave janë lidhur me kërkesat e vëna nga sistemi ndërkombëtar për mbrojtjen

e të drejtave të njeriut. 139 Lindja (jus soli) dhe prejardhja (jus sanguinis) njihen nga e

drejta ndërkombëtare si faktorë lidhës të mjaftueshëm me shtetësinë e një shteti.

Natyralizimi njihet gjithashtu si një lidhje e kënaqshme për dhënien e shtetësisë për

qëllimet e mbrojtjes diplomatike. Rrethanat në të cilat shtetet japin shtetësinë me anë të

natyralizimit ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. E drejta ndërkombëtare nuk e njeh

natyralizimin në të gjitha rrethanat. Natyralizimi i fituar me mashtrim dhe natyralizimi i

dhënë në një mënyrë që diskriminon mbi bazën e racës ose gjinisë janë disa nga shembujt

e natyralizimit që nuk mund të pranohen.

138 Nationality Decrees Issued in Tunis and Morocco on Nov. 8th, 1921, Advisory Opinion, 1923 P.ç.I.J. (ser. B) No. f 8. 139 John Dugard, First report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/506 p. 100 f.36

Page 77: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

77

Natyralizimi nuk mund të njihet për qëllimet e mbrojtjes diplomatike kur ai jepet mbi

bazën e mungesës të një lidhje me shtetin. Refuzimi në këtë rast mbështetet mbi abuzimin

e shtetit që jep shtetësinë duke e bërë procesin e shtetësisë mala fide.140 Mbi këtë

arsyetim u mbështet GJND në çështjen Nottebohm. Në fillim të trajtimit të saj Gjykata i

kushtoi rëndësi mënyrës me të cilën iu dha shtetësia Nottebohm nga Lihtenshteini dhe

konkludoi se me dhënien e shtetësisë në mënyrë urgjente, ky shtet nuk respektoi kërkesat

e ligjit për afatin kohor.

Një aspekt i rëndësishëm i ngritur në jursprudencën e gjykatave ndërkombëtare në

çështjen e shtetësisë së personave fizike, ka qenë lëvizja nga një shtetësi formale në

shtetësinë efektive, problem i cili është paraqitur në çështjen Nottebohm. Fokusi në këtë

çështje u vu në lidhjen e vërtetë ndërmjet individit dhe shtetit që merr përsipër

pretendimin e tij. Kjo lëvizje megjithatë nuk tregon domosdoshmërisht një interpretim

liberal të parimit të shtetësisë.141

Në çështjen Nottebohm, GJND konsideroi se duhet të ekzistojë një lidhje e vërtetë me

shtetin që pretendon mbrojtjen diplomatike. Gjykata u shpreh se:

“Shtetësia është një lidhje ligjore që e ka bazën e tij në një akt social, një lidhje e vërtete e

bashkekzistencës, interesave dhe ndjenjave, së bashku me ekzistencën e të drejtave dhe

detyrimeve reciproke”. 142

Për t’u siguruar që ekziston një lidhje e vërtetë ndërmjet individit dhe shtetit të shtetësisë

së tij, Gjykata ka sugjeruar se duhen marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm si banesa e

zakonshme, qendra e interesave, lidhjet familjare, pjesëmarrja në jetën publike, lidhja që

tregon individi me një vend të caktuar etj. 143 Nuk mund t’i jepet prioritet njërit apo tjetrit

faktor, por pesha specifike e secilit duhet konsideruar rast pas rasti.

140Idem. p.104, f. 37 141 Diplomatic protection v. Delocalization, The Jean Monnet Center for International and Regional Economic Law and Justice, www.centers.law.nyu.edu/jeanmonnet/archive/papers/97/97-13-Part-2.html , p. 3 142Nottebohm (Liechtenstein v. Guatemala), Vendimi i 6 prill 1955, ICJ Recueil 1955, p. 23. 143Idem.p 22.

Page 78: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

78

Ndërmjet zgjedhjes nëse Lihtenshteini kishte vepruar në keqbesim dhe mungesës së

lidhjes efektive të vërtetë, Gjykata zgjodhi mundësinë e dytë, duke qenë se kjo nuk sillte

dënimin e sjelljes së një shteti sovran. Gjykata e bëri të qartë se lidhja e Nottebohm me

Lihteshteinin ishte shumë e dobët në krahasim me lidhjen 34 vjeçare të tij me

Guatemalën. Për këtë arsye, Lihtenshteini nuk mund të kërkonte mbrojtjen diplomatike të

tij përballë Guatemalës. Gjykata nuk u shpreh nëse Lihtenshteini do të mund të ushtronte

mbrojtjen diplomatike përballë një shteti tjetër. Për këtë arsye është hedhur ideja se testi i

lidhjes së vërtetë duhet të kufizohet në veçantinë e rastit dhe jo të shikohet si një parim i

përgjithshëm i zbatueshëm për të gjitha rastet e mbrojtjes diplomatike. Ideja se parimi i

përdorur në çështjen Nottebohm për një lidhje efektive dhe të vërtetë është një rregull i

së drejtës zakonore ka gjetur pak përkrahje.144

Kërkesa për lidhjen e vërtetë është kritikuar edhe në kohën e daljes së vendimit të

çështjes Nottebohm. Një zhvillim i tillë në të drejtën ndërkombëtare u pa si i

padëshirueshëm nga shumë autorë. 145 Së pari, nuk është gjithmonë e mundur në kushtet

e jetës moderne për të vendosur se me cilin shtet një person ka lidhje faktike dhe së dyti,

lidhja e rëndësishme e shtetësisë e cila sipas së drejtës ndërkombëtare është një lidhje

ligjore qe kërkon kritere objektive, ndërkohë që doktrina e lidhjes së vërtetë prezanton

thjesht kritere subjektive dhe mund të çojë në situata të pasigurisë lidhur me shtetësinë,

gjë e cila nuk është e dëshirueshme nga të gjitha pikëpamjet. Fakti i vetëm që një shtet

është i gatshëm t’i ofrojë shtetësinë e tij një individi, duhet të jetë prova e mjaftueshme e

lidhjes ndërmjet një shteti dhe shtetasit të tij.

Gjykata vendosi se lidhja e Nottebohm me Lihteshteinin është kaq periferike saqë shkel

standardin e lidhjes së vërtetë. Disa autorë e interpretojnë qëndrimin e GJND në çështjen

Nottebohm, si një kriter që detyron lidhje të vërtetë ndërmjet një personi dhe një shteti që

ushtron të drejtat e shtetësisë. Aplikimi strikt i këtij vështrimi i quajtur shpesh si shtetësia

efektive është kritikuar nga RS i KDN për mbrojtjen diplomatike.

144Supra nr. 138, p. 111, f. 38. 145Natalie Klein, Lise Barry, A human rights perspective on diplomatic protection: David Hicks and his dual nationality, Australian Journal of Human Rights, V. 13, 2007, f. 13.

Page 79: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

79

”Në një botë ku miliona persona kanë ikur nga shteti i shtetësisë së tyre dhe e kanë bërë

jetesën në shtete të tjera, shtetësinë e të cilit nuk e kanë marrë asnjëherë, aplikimi strikt i

konceptit të shtetësisë efektive do t’i përjashtonte këta miliona persona nga përfitimet e

mbrojtjes diplomatike, duke krijuar kështu një klasë të personave të pambrojtur.146

Edhe mendimet akademike janë të ndara në këtë çështje. Disa autorë nuk e pranojnë

rregullin e lidhjes së vërtetë si një rregull të së drejtës ndërkombëtare zakonore. Ata

mbështesin idenë së shpesh nuk ka lidhje të forta ndërmjet individit, të cilit i është dhënë

shtetësia sipas jus soli apo jus sanguinis dhe se është e vështirë për të kufizuar lidhjet e

vërteta në rastet e natyralizimit. Disa autorë të tjerë shkojnë drejt pranimit të lidhjes së

vërtetë. Brownlie thotë se ky rregull është mbështetur nga literatura para çështjes

Nottebohm dhe ai ka rol si një parim i përgjithshëm me mundësi të ndryshme zbatimi

edhe jashtë kontekstit të shtetësisë së dyfishtë. 147

Mbështetje për këtë rregull ka dhënë dhe Garcia Amador, i cili propozoi kodifikimin e

këtij rregulli me përmbajtjen: “një shtet nuk mund të ngrejë pretendime në emër të një

individi nëse lidhja ligjore e shtetësisë nuk është mbështetur në një lidhje të vërtetë

ndërmjet tyre”. 148

Megjithatë, ai pranonte se rregulli duhet të adoptohej me shumë fleksibilitet dhe mund të

rishikohej me ndryshimin e nevojave. Trajtimi në çështjen Nottebohm u rimor në

trajtimin e GJND në çështjen Barcelona Traction. Në këtë çështje gjykata gjeti një ‘lidhje

të përhershme’ ndërmjet kompanisë së dëmtuar dhe Kanadasë. Megjithatë Gjykata në

mënyrë të kujdesshme u kufizua nga referimi në çështjen Nottebohm, si një parim i

pranuar në të drejtën ndërkombëtare zakonore.

Mund të paraqiten situata të paqarta se çfarë ndodh kur një individ ndryshon shtetësinë

ndërmjet kohës kur i është shkaktuar dëmi dhe kur është paraqitur kërkesa për mbrojtje

diplomatike.

146Dugard, paragrafi 41 147Ian Brownlie, Priciples of Public International Law 1998 ,Oxford, Fifth Edition, f. 412. 148Garzia Amador, Sixth Report on state responsability, ILC Yearbook 1961, A/CN.4/134, p.27

Page 80: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

80

Një rregull i qëndrueshëm në të drejtën ndërkombëtare zakonore është ai i shtetësisë së

vazhdueshme. Ky rregull i propozuar fillimisht nga Garcia Amador, përcakton se

individi mund të mbrohet me kushtin që ai të ketë shtetësinë e shteti pretendues nga koha

e shkaktimit të dëmit deri në zgjidhjen e pretendimit.149 Arsyeja e këtij rregulli është të

parandalojë personin e dëmtuar nga kalimi në një shtetësi tjetër për shkak të përfitimit.

Megjithatë edhe ky rregull ka tërhequr disa kritika, sepse përveç vështirësisë në

përcaktimin e saktë të dy momenteve të rëndësishme, ai mund të shkaktojë disa

papërshtatshmëri në të gjitha ato raste kur ndryshimi i shtetësisë është aksidental apo i

pavullnetshëm. Në këto raste zbatimi strikt i këtij rregulli do ta bënte pretendimin të

papranueshëm.150

Pra ky parim mund të sjellë vështirësi në rastet kur një individ mund të ndryshojë

shtetësinë e tij, për shkaqe që nuk janë të lidhura me mbrojtjen diplomatike. Megjithatë

sugjerimet për braktisjen e këtij rregulli nuk kanë mundur të konkretizohen për shkak të

arsyetimit se kjo mund të çojë në abuzime dhe në krijimin e një ‘pazari shtetësie’ për

qëllimet e mbrojtjes diplomatike. Neni 5 i projektit të KDN, e pranon rregullin e

shtetësisë së vazhdueshme, por lejon përjashtime. Paragrafi i parë pohon parimin

tradicional se një shtet ka të drejtë të ushtrojë mbrojtjen diplomatike lidhur me një

person, i cili ka qenë shtetas i tij në kohën e dëmit dhe në datën e paraqitjes zyrtare të

pretendimit. Praktikat e shteteve dhe doktrina nuk kanë qenë të qarta nëse një shtetas

duhet ta ketë pa ndërprerje shtetësinë ndërmjet këtyre dy datave, sepse në praktikë këto

çështje ngrihen rrallë. KDN është shprehur se ushtroi një zhvillim progresiv të së drejtës

kur e përcaktoi rregullin që personi i dëmtuar duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme

shtetas nga momenti i ndodhjes së dëmit deri në paraqitjen e pretendimit nga shteti i tij.

Duke marrë parasysh vështirësitë e dhënies së provave të vazhdimësisë, prezumohet se e

njëjta shtetësi ekziston në të dyja datat. Megjithatë ky prezumim është i atakueshëm. 151

Kërkesa e parë për plotësimin e rregullit të vazhdimësisë është që dëmi ndaj një individi

të ketë ndodhur në një datë kur ky individ është shtetas i shtetit që paraqet pretendimin. 149 Francisco Orrego Vicuna, Changing approaches to the nationality of claims in the context of diplomatic protection and international dispute settlement ,www.arbitration-icca.org f. 11. 150 Draft articles with commentary, f. 36 151 Idem.

Page 81: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

81

Data e dëmit nuk është e nevojshme që të jetë një datë fikse por mund të shkrihet në një

periudhë kohe, nëse dëmi ndodh nga disa akte ose një akt i vazhdueshëm, të kryer

përgjatë një periudhë kohe. Kërkesa e dytë është data e paraqitjes zyrtare të pretendimit.

Termi paraqitje e pretendimit përdoret në traktate, vendime gjyqësore dhe doktrinë për të

treguar datën më të largët ose dies ad quem (ditën në të cilën) ushtrohet mbrojtja

diplomatike.152 Data dies ad quem për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike është data e

paraqitjes zyrtare të pretendimit. Fjala zyrtare është shtuar për të treguar se data e

paraqitjes së pretendimit është ajo e kërkesës së parë formale të bërë nga shteti që ushtron

mbrojtjen diplomatike në kontrast me kontaktet diplomatike joformale mbi këtë çështje.

Në paragrafin 2 të nenit 5, parashikohet një përjashtim nga rregulli ku lejohet se një shtet

mund të ushtrojë mbrojtjen diplomatike lidhur me një individ, i cili ishte shtetas në kohën

e paraqitjes së pretendimit, por jo në kohën e dëmit duke pasur parasysh që plotësohen tre

kushte:

Së pari, individi që kërkon mbrojtje diplomatike ka shtetësinë e shtetit paraardhës ose e

ka humbur shtetësinë e tij të parë,

së dyti, ky individ ka kërkuar shtetësinë e një shteti tjetër për arsye që nuk lidhen me

paraqitjen e pretendimit dhe

së treti, fitimi i shtetësisë të re ka ndodhur në një mënyrë që nuk është në kundërshtim me

të drejtën ndërkombëtare.

Ky paragraf ka të bëjë me ato raste kur individi ka humbur shtetësinë e tij të mëparshme

në mënyrë vullnetare ose jovullnetare. Këto raste të pavullnetshme mund të përfshijnë

suksedimin e shteteve apo birësimet dhe martesat kur një ndryshim i tillë është i

detyrueshëm. Në rastet e tjera, elementi i vullnetit nuk është gjithmonë i qartë. Për këtë

arsye paragrafi 2, nuk kërkon që humbja e shtetësisë të jetë jovullnetare. Paragrafi i tretë

shton një element sigurie ndaj abuzimeve të rregullit të shtetësisë së vazhdueshme.

Mbrojtja diplomatike nuk mund të ushtrohet nga një shtet i një shtetësie të re kundër një

152 Idem, f. 37

Page 82: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

82

shteti të një shtetësie të mëparshme në lidhje me dëmin që është shkaktuar kur individi

ishte shtetas i shtetit të parë dhe jo të shtetit aktual të shtetësisë.

Shteti aplikues mund të vendosë të tërheqë pretendimin e tij kur individi bëhet shtetas i

një shteti të tretë, nëse individi ka vepruar në keqbesim dhe e ka mbajtur shtetësinë deri

në ditën e paraqitjes së pretendimit dhe më tej ka kërkuar shtetësinë e një shteti tjetër,

parimet e së drejtës kërkojnë në këtë rast që pretendimi të mbarojë.

Neni 5 trajton nëse trashëgimtarët e një individi të dëmtuar, i cili ka vdekur si pasojë e

dëmtimit ose më pas, por përpara se të paraqitet pretendimi zyrtar mund të mbrohen nga

shteti i shtetësisë së personit të dëmtuar, nëse ai ka shtetësinë e një shteti tjetër. Vendimet

gjyqësore për këto raste shkojnë drejt mbështetjes së pozicionit se nuk mund të paraqitet

pretendim nga shteti i shtetësisë së personit të vdekur, nëse trashëgimtarët e tij kanë

shtetësinë e një shteti tjetër. 153

Qëndrimet e mësipërme mbi mënyrat e fitimit të shtetësisë, mundësisë së ndryshimit të

saj për efekt të mbrojtjes diplomatike dhe shtetësisë efektive janë zhvilluar në kuadrin e

doktrinës tradicionale të mbrojtjes diplomatike, e cila vlerëson të pashmangshëm kushtin

e shtetësisë për ushtrimin e saj.

Në zhvillimet aktuale ka dy elementë që mund ta dallojnë mbrojtjen diplomatike klasike

nga ajo që shfaqet në rastet e shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, në pamje të parë

duket se kufizohet ekzistenca e lidhjes së shtetësisë dhe në radhë të dytë diskrecioni i

shtetit për ushtrimin e mbrojtjes mund të mos paraqitet absolut.

Në çështjen Leteiler, SHBA ndërmori veprime diplomatike në favor të një shtetasi që nuk

ishte amerikan, duke vënë në pikëpyetje lidhjen e shtetësisë. Fakti që Kili nuk

kundërshtoi veprimet amerikane, por njohu të drejtën e SHBA për dëmshpërblim në favor

të një shtetasi kilian, është një tregues se kur mbrojtja diplomatike është pasojë e

shkeljeve të rënda të të drejtave themelore të njeriut, lidhja e shtetësisë është e destinuar

të humbë elementin e nevojshëm dhe esencial që e karakterizon.154 Ky aspekt është

153 Idem, f. 40 154 Në nenin 3 të Marrëveshjes përcaktohen qëllimi dhe limitet e veprimit amerikan “SHBA kanë kërkuar kompensim nga Kili në emër të familjeve Letelier dhe Moffit, mbi bazën e besimit të SHBA se shteti i Kilit

Page 83: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

83

cilësuar si një rast tipik i quajtur si ‘mbrojtje diplomatike e rënduar’ në mbrojtje të të

drejtave themelore të njeriut.

Si përfundim mund të themi se kërkesa e lidhjes së vërtetë e propozuar në çështjen

Nottebohm e dëmton seriozisht doktrinën tradicionale të mbrojtjes diplomatike nëse

zbatohet në mënyrë strikte, sepse ajo përjashton miliona persona nga përfitimi i mbrojtjes

diplomatike në botën e sotme ku zhvillimet ekonomike, globalizmi, migracioni, i kanë

bërë ata të largohen nga shteti i shtetësisë së tyre dhe të jetojnë në shtete të tjerë. Për këtë

arsye Dugard propozon që rregulli i lidhjes së vërtetë të kufizohet në rrethanat specifike

të çështjes dhe të adoptohet një rregull i cili të lejojë kontrollin e dhënies së shtetësisë

mbi bazën e mirëbesimit.155

3.2.Mbrojtja diplomatike e personave me dy shtetësi

Shtetësia e dyfishtë është një fakt në jetën e komunitetit ndërkombëtar. Një individ mund

të fitojë më shumë se një shtetësi si rezultati i zbatimit paralel të parimeve jus soli dhe jus

sanguinis apo marrja me natyralizim e një shtetësie dhe mosheqja e shtetësisë së

mëparshme. Ky fenomen ka sjellë vështirësi lidhur me zbatimin e mbrojtjes diplomatike,

kur një shtet kërkon të mbrojë një shtetas kundër shtetit tjetër të shtetësisë. Megjithëse

shumë ligje të vendeve të ndryshme e ndalojnë shtetësinë e dyfishtë, e drejta

ndërkombëtare nuk përmban një ndalim të tillë.

Shtetësia e dyfishtë krijon vështirësi praktike për qeveritë në mbrojtjen e shtetasve të

tyre. Qeveria amerikane njohu se shtetësia e dyfishtë ekziston, por ajo nuk e inkurajon

për shkak të problemeve që mund të shkaktojë. Pretendimet e shteteve të tjera mbi shtetas

amerikane me shtetësi të dyfishtë mund të bien ndesh me ligjin e SHBA dhe mund ta

është ligjërisht përgjegjës sipas së drejtës ndërkombëtare për vdekjen e Orlando Letelier dhe Ronni Moffit dhe për dëmtimin personal të Michael Moffit.” Francesco De Vittor, Immunita degli stati dalla giurisdizione e tutela dei diritti umani fondamentali, Rivista di diritti internazionale, 3/2002, f. 33 155 John Dugard, First Report on diplomatic protection, p. 120, f41

Page 84: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

84

kufizojnë përpjekjet e shtetit amerikan për të asistuar qytetarët jashtë.156 Këto komente

janë përkrahur edhe nga qeveri të tjera157.

Konventa e Hagës e vitit 1930, shprehet në nenin 4 se një shtet nuk mund t’i ofrojë

mbrojtje diplomatike një shtetasi kundër një shteti, shtetësinë e të cilit ai ka. Kjo

Konventë është ratifikuar nga pak shtete, por dispozitat e saj mund të shikohen si

kodifikuese të së drejtës ndërkombëtare zakonore.

Rregullat e përcaktuara në Konventën e Hagës së 1930 dhe e drejta ndërkombëtare

zakonore provojnë ekzistencën e dy parimeve te mbrojtjes diplomatike në rastet me

shtetësi të dyfishtë.158Parimi i parë që i referohet qëllimit të mbrojtjes diplomatike, është

një parim i së drejtës ndërkombëtare publike, i bazuar në barazinë sovrane të shteteve për

problemet e shtetësisë dhe ndalon ushtrimin e mbrojtjes për ata shtetas që janë

njëkohësisht edhe shtetas të shtetit të paditur. Parimi i dytë e ka origjinën në të drejtën

ndërkombëtare private. Ky parim mbështetet në parimin e efektivitetit në kuptimin e

shtetësisë dominate dhe është një parim që ka lidhje me individin dhe jo me shtetin.

Vendime të gjykatave dhe shkrimet ligjore e bënë në mënyrë të shpejtë transportimin e

këtij parimi në sferën e së drejtës ndërkombëtare publike. 159Sipas mendimit të autorëve

të ndryshëm, këto dy parime nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, por në fakt e

plotësojnë njëri-tjetrin. Parimi sipas të cilit një shtet nuk mund ta mbrojë një individ

kundër një shteti që e konsideron atë shtetas të tij dhe parimi i efektivitetit janë pranuar

nga Konventa e Hagës e vitit 1930,160 dhe nga GJND.161

Neni 4 i Konventës së Hagës duhet interpretuar me shumë kujdes, pasi jo vetëm që kanë

kaluar mbi 80 vite nga miratimi i saj, por sepse që atëherë ka pasur shumë ndryshime në

konceptin e mbrojtjes diplomatike. Ky koncept vazhdon të jetë në proces transformimi.

156US Department of State, Dual nationality http://travel.state.gov/dualnationality.html 157 Australian Department of Foreign Affairs and Trade, Canadian Department of Foreign Affairs Dual citizenship: what travelers should know: UK Home Office, Imigration and Nationality Directorate. 158 D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition, Sweet&Maxwell, 1998, f. 600 159 Idem. 160Neni 4 dhe 5 i Konventës së Hagës së 1930. 161 Çështja Nottebohm, vendimi GJND i 6 prill 1955.

Page 85: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

85

Qëndrimi ndaj shtetësisë së dyfishtë ka ndryshuar në fund të viteve 50, për t’u përshtatur

me realitetet e reja globaliste. Këto ndryshime dhe pranimi i tyre si realitete të reja kanë

sjellë edhe ndryshime në legjislacionin e shtetësisë në nivel evropian. Në vitin 1993,

Këshilli i Evropës miratoi një protokoll dhe në vitin 1997 miratoi një Konventë të re

evropiane për shtetësinë. Duke bërë të njohur se secili shtet është i lirë të vendosë nëse

do ta njohë shtetësinë e dyfishtë apo jo, konventa fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve të

përshtatshme ndaj situatës së shtetësive të shumëfishta. Në nenin 17§2 ajo parashikon se

dispozitat e saj mbi shtetësinë e shumëfishtë nuk ndikojnë rregullat e së drejtës

ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen diplomatike ose konsullore nga një shtet në favor të

një shtetasi, i cili njëkohësisht ka edhe një shtetësi tjetër.

Të dhënat e praktikës së shteteve lidhur me ushtrimin e mbrojtjes diplomatike të

shtetasve me shtetësi të dyfishtë janë të rralla. Megjithatë këto të dhëna janë në favor të

pranimit të parimit të shtetësisë dominante ose efektive. Britania e Madhe e zbaton këtë

parim, duke pranuar në rregullat e vitit 1985 se: “Qeveria e Madhërisë së Saj nuk do të

ndërmarrë pretendime kundrejt një shteti, nëse një shtetas britanik është edhe shtetas i

këtij shteti162.

Parimi i shtetësisë dominante u adoptua nga Garcia Amador në nenin 21§4, ku u theksua

se: “në rastet e shtetësisë së dyfishtë ose shumëfishtë e drejta për të paraqitur pretendime

do të jetë e mundshme vetëm nga shteti i cili ka me të huajin lidhjen ligjore më të fortë

dhe më të vërtetë.” 163

Opinioni akademik është i ndarë mbi testin e shtetësisë dominante lidhur me shtetësitë e

dyfishta. Një nga kundërshtimet kryesore ndaj parimit të shtetësisë dominante ose

efektive është mungesa e pranueshmërisë së kushteve të saj. Disa autorë vlerësojnë se

banimi apo rezidenca është një provë për lidhje efektive, të tjerë i japin rëndësi

përkushtimit ose aktit vullnetar të natyralizimit. Faktorët që janë konsideruar nga praktika

gjyqësore në përcaktimin e shtetësisë dominante përfshijnë banesën e zakonshme, kohën

e kaluar në secilin vend, datën e natyralizimit, punësimin dhe interesat financiare, lidhjen

162 D.J.Harris, Cases and materials on International law, Sweet & Maxwell, 1998, f. 601 163Garcia Amador, State responsability , Third report, Yearbook 1958, UN doc A/CN.4/111 f. 61

Page 86: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

86

me familjen, regjistrimin e lindjeve dhe martesave në ambasadën e vendit tjetër të

shtetësisë, përfshirjen në jetën publike dhe sociale etj. Asnjërit prej këtyre faktorëve nuk

u është dhënë rol vendimtar dhe pesha që ka secili ndryshon lidhur me rrethanat e çdo

rasti. 164

Parimi i efektivitetit ose shtetësisë dominate është përdorur edhe në rastet kur një shtetas

kërkon të mbrojë një shtetas me shtetësi të dyfishtë kundër një shteti të tretë. Në rastin

kur një shtet i shtetësisë pretendon ndaj një shteti tjetër shtetësinë e të cilit ka individi,

këtu ka një konflikt ligjesh. Por ky problem nuk del kur një shtet kërkon të mbrojë një

individ me shtetësi të dyfishtë ndaj një shteti të tretë. Në parim nuk ka asnjë arsye pse

shtetet të mos bashkëpunojnë dhe ta ushtrojnë së bashku të drejtën e mbrojtjes

diplomatike.

Shteti përgjegjës nuk mund të kundërshtojë, por mund të paraqesë kundërshtime kur një

shtet mund të paraqesë pretendime në të njëjtin forum ose forume të ndryshme për të

njëjtën çështje për të cilën i është dhënë më parë dëmshpërblim shtetit tjetër të shtetësisë.

Mund të ndodhë që një shtet të paraqesë pretendime ndaj një shteti tjetër të shtetësisë së

individit me shtetësi të dyfishtë. Ky rast është parashikuar në nenin 7, ku i njihet e drejta

një shteti të paraqesë pretendim ndaj shtetit tjetër nëse provon se shtetësia e tij është

dominuese si në kohën e ndodhjes së dëmit ashtu edhe në datën e paraqitjes zyrtare të

pretendimit. Në të kaluarën ka pasur mbështetje të fortë parimi sipas të cilit një shtet i

shtetësisë së një individ nuk mund të paraqesë pretendim ndaj shtetësisë tjetër të këtij

individi. Neni 4 i Konventës së Hagës për disa çështje lidhur me konfliktin e ligjit të

shtetësive deklaron se: ‘’një shtet nuk mund të ushtrojë mbrojtjen diplomatike për një

shtetas të tij kundër një shteti, shtetësinë e te cilit gjithashtu e ka ky person’’.

Në çështjen Reparation for Injuries, GJND e përshkruan praktikën e shteteve për të mos

mbrojtur shtetasit kundër një shteti tjetër të shtetësisë si ‘praktikë e zakonshme’.165

164 John Dugard, First Report on diplomatic protection, p. 153, f. 52 165 Draft articles with commentary, f. 44

Page 87: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

87

Çështja nëse një shtet mund të ndërmarrë mbrojtje diplomatike në rastet e shtetësisë së

dyfishtë ndaj shteti tjetër të shtetësisë nuk mbetet thjesht një interes akademik. Kjo mund

të shkaktojë probleme praktike në një botë ku njerëzit largohen nga atdheu i tyre në

kërkim të lirisë dhe të së drejtës. Një nga këta individë ishte gazetarja e njohur Zahra

Kazemi. Në qershor 2003, Zahra Kazemi me shtetësi të dyfishtë kanadezo-iraniane u

arrestua nga autoritetet iraniane gjatë fotografimit të një burgu lokal.166 Ajo pësoi tortura

dhe pasi kaloi disa ditë në koma, vdiq në korrik. Në përgjigje të protestave nga Kanadaja,

Irani pretendoi se Kazemi ishte lindur ne Iran dhe kishte ende shtetësinë e këtij shteti dhe

për këtë arsye Kanadaja nuk duhej të ndërhynte në çështjen e saj. Vëzhgimi i gjyqit të

zhvilluar ndaj një oficeri të sigurisë iraniane për këtë çështje, nga përfaqësia diplomatike

kanadeze, nuk u lejua. Në përgjigje të këtij qëndrimi Kanadaja thërriti ambasadorin e saj

në Iran dhe kërcënoi me marrjen e masave të mëtejshme, deri në paraqitjen e një padie në

GJND. Çështja Kazemi ngriti dy debate mbi natyrën e mbrojtjes diplomatike që mund ta

pengonin Kanadanë të kërkonte drejtësi pranë GJND, si rezultat i vrasjes së një shtetasi të

saj. Çështja e parë ka të bëjë me ezaurimin e mjeteve lokale dhe sesi kjo zbatohet në

ndjekjen e këtyre mjeteve në Iran. Pra Kanadaja duhet të presë gjykimin e autoriteteve

iraniane përpara se të paraqesë një pretendim. Çështja e dytë lidhet me shtetësinë e

dyfishtë të Kazemi. Nëse do të zbatohej parimi i shtetësisë efektive siç është parashikuar

në projekt nene, ka gjasa që Kanadaja të paraqesë një padi në GJND.

Si përfundim, mund të themi se në rastin e personave me dyshtetësi dy janë çështjet që

duhen përcaktuar, së pari, cili nga shtetet e shtetësisë mund të ndërmarrë përsipër

pretendimet e individit ndaj një shteti tjetër dhe së dyti, nëse njëri nga shtetet e shtetësisë

mund të ushtrojë mbrojtjen diplomatike ndaj shtetit tjetër, shtetësinë e të cilit ka ky

individ. Lidhur me çështjen e parë, rregulli përgjithshëm është se në rastin kur individi ka

një shtetësi të dyfishtë çdo shtet, shtetasi i të cilit ai është, mund të paraqesë një

pretendim në emër të tij ndaj çdo shteti të tretë. Siç u theksua edhe më lart e drejta

ndërkombëtare ka lëvizur përtej teorisë së shtetësisë efektive të paraqitur në çështjen

Nottebohm. Projekti i nenit 4 nuk i kërkon një shteti që të provojë një lidhje efektive ose

166 Alex Manevich,Torture and state immunity:the difficult case of Zahra Kazemi, Canada’s online legal magazine, www.slaw.ca

Page 88: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

88

të vërtetë ndërmjet tij dhe shtetasve të tij sipas linjave të paraqitura në çështjen

Nottebohm.

Ushtrimi i mbrojtjes diplomatike nga një shtetas i shtetësisë kundër një shteti tjetër të

shtetësisë është rregulluar në nenin 7. Nga komentari i nenit 7 kuptojmë se historikisht ka

patur mbështetje për qëndrimin se një shtet i shtetësisë nuk mund të ushtrojë mbrojtje

diplomatike ndaj një shteti tjetër, shtetësinë e të cilit e ka në të njëjtën kohë, individi në

emër të të cilit ushtrohet kjo mbrojtje. Megjithatë ka patur mbështetje për lejimin e një

shteti të shtetësisë për të ushtruar mbrojtjen diplomatike ndaj një shteti tjetër të shtetësisë

në rastin kur shteti pretendues është shteti i shtetësisë dominante apo efektive. Objektivi

kryesor i këtij formulimi është që t’i lejohet shtetit të shtetësisë me të cilin individi ka një

lidhje mbizotëruese, që të mund të paraqesë një pretendim në rast të një dëmi ndaj këtij

individi edhe ndaj shtetit tjetër të shtetësisë së tij.

3.3.Mbrojtja e personave pa shtetësi

Rregulli i përgjithshëm që ndjek institucioni i mbrojtjes diplomatike është se një shtet

mund të ushtrojë mbrojtje diplomatike vetëm për shtetasit e tij. Mbrojtja diplomatike ka

qenë tradicionalisht e lidhur me shtetësinë e shtetit që e ushtron atë.

Mbrojtja diplomatike e personave që banojnë në një territor nën mbrojtjen e një shteti që

nuk ushtron sovranitet mbi këtë territor, nuk është e panjohur në të drejtën

ndërkombëtare. Personave që jetojnë në protektorate, mandate ose territore në kujdestari

u janë dhënë me raste mbrojtje diplomatike nga fuqitë administruese, por kjo praktikë ka

qenë e kufizuar nga traktati ose marrëdhënia institucionale ndërmjet shtetit të

administruar dhe shtetit administrues dhe në çdo rast varet nga vullneti i shtetit kundër të

cilit ushtrohet kjo mbrojtje.167

Teoria tradicionale nuk merr parasysh pozitën e individëve pa shtetësi dhe refugjatëve.

Ky qëndrim nuk është në linjë me të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore e cila ka

reflektuar në instrumentet ndërkombëtare shqetësimin e saj për këto kategori 167 John Dugard, Fifth Report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/538, f.2

Page 89: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

89

personash.168 Refugjatët përfaqësojnë një kategori të veçantë sepse ata nuk janë në

gjendje për të përfituar nga mbrojtja e shtetit të shtetësisë. Nëse një refugjat kërkon

mbrojtjen e shtetit të tij të shtetësisë, ai e humbet statusin e refugjatit.

Personave pa shtetësi dhe refugjatëve i është ofruar mbrojtje nga konventat e të drejtave

të njeriut. Kjo mbrojtje është mjaft e kufizuar, sepse shumica e shteteve nuk i kanë

pranuar këto instrumente ose të drejtën e individit për të paraqitur ankesa pranë organeve

monitoruese. Konventat e referuara për personat pa shtetësi dhe refugjatët nuk kanë

arritur të trajtojnë në mënyrë të kënaqshme mbrojtjen diplomatike. 169 Konventa mbi

Statusin e Refugjatëve e vitit 1951 thekson se lëshimi i dokumenteve nuk i jep të drejtë

mbajtësit të tyre për mbrojtjen diplomatike ose konsullore të autoriteteve të vendit të

lëshimit dhe nuk i jep këtyre autoriteteve të drejtën e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike.

Ndërsa Konventa mbi Reduktimin e Pashtetësisë e vitit 1961, nuk shprehet mbi subjektin

e mbrojtjes diplomatike. Në këto kushte është sugjeruar që shteti në të cilin refugjati ose

personi pa shtetësi ka qenë rezident për një periudhë të konsiderueshme kohe dhe me të

cilin individi ka një lidhje efektive, duhet të ketë të drejtën e ushtrimit të mbrojtjes

diplomatike. Konventa Evropiane mbi Funksionet Konsullore e vitit 1967 170 vendos një

sistem të tillë mbrojtje për personat pa shtetësi. Kjo konventë në nenin 46. 1 përcakton se:

‘’një nëpunës konsullor i një shteti ku një person pa shtetësi ka banesën e tij të

zakonshme mund ta mbrojë këtë person, me kushtin që personi të mos ketë qenë shtetas i

shtetit pritës’’.

Neni 8 i projektit të KDN trajton mbrojtjen diplomatike të personave pa shtetësi. Ky nen

nuk jep përkufizimin e personave pa shtetësi. Ky përkufizim jepet nga Konventa lidhur

me statusin e personave pa shtetësi të vitit 1954, ku një person pa shtetësi përcaktohet si

‘një person i cili nuk konsiderohet si shtetas nga asnjë shtet, sipas veprimit të ligjeve të

tij’. Një shtet mund të ushtrojë mbrojtje diplomatike lidhur me këta persona pavarësisht

mënyrës se si ai është bërë pa shtetësi, por vetëm me kushtin që ai të jetë banor i ligjshëm

168Konventa mbi reduktimin e pashtetësisë e vitit 1961 dhe Konventa mbi statusin e refugjatëve e vitit 1951. 169 John Dugard, First Report on diplomatic protection, p. 177, f 58 170 Kjo konventë ka hyrë në fuqi më 9.6.2011.

Page 90: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

90

dhe i zakonshëm në këtë shtet në kohën e ndodhjes së dëmit dhe në kohën e paraqitjes së

pretendimit. Banimi i zakonshëm në këtë kontekst është referuar për të nënkuptuar

rezidencën e vazhdueshme. 171

Paragrafi i dytë trajton mbrojtjen diplomatike të refugjatëve nga vendi i tyre i rezidencës.

Rezidenca e ligjshme dhe rezidenca e zakonshme kërkohen si kushte për ushtrimin e

mbrojtjes diplomatike për refugjatët. Termi refugjat në paragrafin e dytë nuk është

kufizuar tek përcaktimi i Konventës së vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve dhe ka

si qëllim të mbulojë edhe persona që nuk i përshtaten në mënyrë strikte këtij përkufizimi.

Komisioni preferoi të mos vendosë kufizime në termin e refugjatëve me qëllim që t’i

lejojë një shteti të shtrijë mbrojtjen diplomatike ndaj çdo personi që ai e njeh dhe e trajton

si refugjat.172 Gjithsesi kjo njohje duhet të mbështetet në standardet e pranuara

ndërkombëtare. Kërkesat kohore për paraqitjen e pretendimit përsëriten edhe në këtë rast.

Refugjati duhet të jetë i ligjshëm dhe rezident i zakonshëm, si në kohën e ndodhjes së

dëmit ashtu edhe në kohën e paraqitjes së pretendimit zyrtar. Paragrafi 3 parashikon se

një shtet nuk mund të ushtrojë mbrojtje diplomatike lidhur me një refugjat kundër shtetit

të shtetësisë së tij. Lejimi i të kundërtës do të kundërshtonte parimin bazë të shtetësisë si

kriter predominant për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike. Por ky paragraf është i lidhur

dhe me arsye praktike. Shumica e refugjatëve kanë pretendime serioze për trajtimin e tyre

nga shteti i shtetësisë, nga i cili janë larguar për të shpëtuar nga persekutimi. Lejimi i

mbrojtjes diplomatike në këto raste mund të sillte fluks procedimesh ndërkombëtare. Për

më tepër frika e kërkesave të tilla mund t’i kufizonte shtetet nga pranimi i refugjatëve.

Nenet e KDN trajtojnë vetëm mbrojtjen diplomatike të personave pa shtetësi dhe

refugjatëve. Ato nuk trajtojnë marrjen e shtetësisë nga këta persona. Ushtrimi i mbrojtjes

diplomatike nuk mund të shihet si pritshmëri e ligjshme për dhënien e shtetësisë.

KDN e ka konsideruar këtë rast mbrojtje si një zhvillim progresiv të së drejtës së

mbrojtjes diplomatike më tepër se një kodifikim të saj.

171 Draft report with comentary, f. 49 172 Idem, f. 50

Page 91: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

91

Si përfundim mund të themi se megjithëse shtetësia njihet si një kusht sine qua non për

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, projekti i KDN ka paraqitur një zhvillim progresiv të

së drejtës mjaft inovativ duke përfshirë mbrojtjen e personave pa shtetësi dhe të

refugjatëve. Sipas Crawford kushti për rezidencën e ligjshme dhe banesën e zakonshme

vë një kufi të lartë për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike për personat pa shtetësi. 173 Pra

sfidë në punën e ardhshme të KDN mbetet lehtësimi dhe krijimi i mundësive për

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike për këto kategori.

3.4 Raste specifike të mbrojtjes diplomatike

A. Mbrojtja diplomatike e anëtarëve të ekuipazhit të anijeve

Neni 18 i projektit të KDN parashikon të drejtën e shtetit të shtetësisë së anijes për

mbrojtjen diplomatike të anëtarëve të ekuipazhit të saj, kur ata janë dëmtuar gjatë një

dëmi që i është shkaktuar mjetit. Është bërë e nevojshme të afirmohet në këtë nen edhe e

drejta e shtetit të shtetësisë së marinarit me qëllim që të mos supozohet se kjo e drejtë

është zhvendosur tek e drejta e shtetit të shtetësisë së anijes. Ka pasur mbështetje në

praktikën e shteteve, vendimet gjyqësore dhe doktrinë që shteti i shtetësisë së anijes i

njohur si shteti i flamurit, të mund të kërkojë riparim për dëmin që i është shkaktuar një

anëtari të ekuipazhit të anijes.174 Praktika e shteteve është më e qartë në rastin e SHBA.

Sipas së drejtës amerikane marinarët tradicionalisht kanë gëzuar mbrojtjen e SHBA, kur

shërbenin në anijet amerikane. Pikëpamja e tyre ishte që kur një marinar listohet në një

anije, shtetësia e vetme është ajo e shtetit të flamurit. Megjithatë kjo praktikë nuk mund

të jetë provë e së drejtës zakonore. Në çështjen ‘I’m Alone’, e cila lindi nga mbytja e një

anije kanadeze nga roja bregdetare amerikane, qeveria kanadeze arriti me sukses të

173 James Crawford, The ILC’ s Articles on responsability of states for internationally wrongful acts: A retrospect, The American Journal of International Law, V. 96, 2002, f 35 174Draft articles with commentary, f. 91

Page 92: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

92

siguronte dëmshpërblim për tre anëtare të ekuipazhit që nuk ishin shtetas të saj.175 Në

vitin 1999, Tribunali Ndërkombëtar i së Drejtës së Detit në vendimin e saj në çështjen

‘Saint Vincent and the Grenadines v. Guinea’, mbështeti të drejtën e shtetit të flamurit për

të kërkuar dëmshpërblim për anëtarët jo shtetas të ekuipazhit. Mosmarrëveshja lindi nga

arrestimi i anijes Saiga nga Guinea, ndërkohë që po furnizonte me naftë mjetet jashtë

brigjeve të Guineas. Saiga ishte e rregjistruar në Saint Vincent and Grenadines dhe

anëtarët e ekuipazhit ishin shtetas ukrainas dhe senegalezë. Guinea e kundërshtoi

pranimin e padisë së Saint Vinsent mbi bazën e pretendimit se anëtarët e ekuipazhit nuk

ishin shtetas të pretenduesit. Tribunali i hodhi poshtë këto pretendime dhe e urdhëroi

Guinenë të kompensonte St. Vincent për dëmin që i kishte shkaktuar ekuipazhit dhe

anëtarëve të tij.176 Vendimi i Tribunalit u mbështet në Konventën e së Drejtës së Detit të

vitit 1982, e cila nuk bën dallim ndërmjet shtetasve dhe jo shtetasve të shtetit të flamurit.

Praktika ka provuar se është më e lehtë që shteti i shtetësisë së flamurit të paraqesë një

padi të përbashkët për të gjithë anëtarët e ekuipazhit, sesa çdo shtet të paraqesë padi

individuale për secilin anëtar të ekuipazhit të dëmtuar. Gjykata Europiane e Drejtësisë në

dy çështje ka ndjekur qëndrimin tradicional dhe ka refuzuar të shikojë përtej flamurit të

dy anijeve të KE të regjistruara nën flamujt e konveniencës. 177

Ditët e sotme e drejta ndërkombëtare zakonore duket se i jep preferencë kriterit të

flamurit të shtetit për të vendosur shtetësinë e anijes, madje edhe në rastet e

konveniencës. Për më tepër në Konventën për të Drejtën e Detit, kërkesa e lidhjes së

vërtetë duket se është virtualisht joekzistene.178 Megjithatë kjo nuk e përjashton dhënien

e mbrojtjes diplomatike nga shteti i shtetësisë së anëtarëve të ekuipazhit, në rast se dëmi i

tyre nuk është i lidhur me tërësinë e anijes, është më e përshtatshme që një shtet i

shtetësisë ta bëjë këtë duke qenë se shteti i flamurit mund të mos e bëjë një ankimim të

tillë.

B. Mbrojtja e përfaqësuesve diplomatikë dhe konsullorë

175Idem. f. 92 176ITLOS Reports 1999, f. 10 177 Sten Verhoeven, Diplomatic Prtotection by the flag state in favor of the crew of a ship, Leuven Institute for International Law, www.law.kluleuven.be 178 Idem, f. 3

Page 93: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

93

Mbrojtja diplomatike mbulon mbrojtjen e shtetasve që nuk janë të përfshirë në funksione

publike në emër të shtetit. Këta zyrtarë mbrohen nga instrumente të tjerë të së drejtës

ndërkombëtare siç është Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike e vitit 1961

dhe Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore e vitit 1963. Megjithatë kur

diplomatët ose konsujt dëmtohet në aktivitetin e tyre jashtë funksionit ata mbulohen nga

rregullat e mbrojtjes diplomatike, si psh. në rastin e një shpronësimi pa kompensim të një

prone private që mund të ketë një diplomat në vendin ku është akredituar. Vetëm në këto

kushte rregullat e mësipërme vlejnë edhe për këtë kategori, që në këtë rast nuk gëzojnë

privilegjet dhe imunitetet e njohura nga e drejta ndërkombëtare për shkak të statusit të

tyre diplomatik.

C. Mbrojtja funksionale- mbrojtja e agjentëve të organizatave ndërkombëtare

Mbrojtja funksionale nënkupton mbrojtjen që ushtron një organizatë ndërkombëtare për

personelin që punon për të.

Marrëdhënia ndërmjet mbrojtjes nga një organizatë ndërqeveritare të një agjenti që

vepron në emër dhe për llogari të saj, është diskutuar nga KDN. Në çështjen ‘Reparation

for Injuries’ në opinionin këshillimor të vitit 1949, GJND vlerësoi se Kombet e

Bashkuara janë një person ndërkombëtar, që do të thotë se janë një subjekt i së drejtës

ndërkombëtare i aftë për të patur të drejta dhe detyrime ndërkombëtare dhe si i tillë ka

aftësinë për të ruajtur të drejtat e tij duke sjellë pretendime ndërkombëtare.179

AP i kërkoi Gjykatës nëse Kombet e Bashkuara mund të paraqesin një pretendim ndaj një

shteti me qëllim që të marrë reparacione të shkaktuara ndaj një agjenti. Duke iu

përgjigjur kësaj pyetje, Gjykata njohu se dëmi ndaj një agjenti mund të sjellë

konkurrencën ndërmjet pretendimeve të shtetit, shtetësinë e të cilit ka agjenti dhe të

organizatës të cilës i përket. Opinioni këshillimor e ftonte OKB që të merrte masa dhe të

179Reparation for injuries suffered in the services of the United Nations Advisory Opinion , ICJ Reports 1949, p.174

Page 94: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

94

negocionte në çdo rast të veçantë marrëveshje lidhur me pajtimin e veprimeve të

organizatës me disa të drejta që mund të posedohen nga shteti, shtetas i të cilit është

viktima.

Megjithëse ka ngjashmëri ndërmjet mbrojtjes funksionale dhe mbrojtjes diplomatike, ka

disa ndryshime ndërmjet tyre. Mbrojtja diplomatike është një mekanizëm që synon

reparacionin e dëmeve ndaj shtetasve të një shteti mbi bazën e parimit se një dëm i

shkaktuar një shtetasi është një dëm ndaj vetë shtetit. Mbrojtja funksionale nga ana tjetër

është një metodë për të siguruar funksionimin efektiv të një organizate ndërkombëtare

duke ofruar mbrojtjen për agjentët e tij.

Ndryshime të këtij lloji janë vënë në dukje nga KDN, i cili ka vlerësuar që mbrojtja e një

agjenti nga një organizatë ndërkombëtare nuk duhet të përfshihet në projektnenet për

mbrojtjen diplomatike. Ka shumë pyetje të mbrojtjes funksionale që kanë mbetur pa

përgjigje si psh. cilët agjentë të organizatave ndërkombëtare kualifikohen për mbrojtje,

ndaj cilave organizatave ndërkombëtare zbatohet ky parim, a zbatohet vetëm ndaj

dëmeve që shkaktohen gjatë kryerjes së detyrës, a mund të ushtrohet mbrojtja funksionale

ndaj shtetit të shtetësisë së agjentit të dëmtuar. Mbrojtja e një agjenti të një organizate

ndërkombëtare është dukshëm e ndryshme nga mbrojtja diplomatike dhe për këtë arsye

KDN ka sugjeruar që është më e përshtatshme që çështjet e lidhura me të të trajtohen në

fushën e përgjegjësisë së organizatave ndërkombëtare.

Çështja nëse një shtet mund të ushtrojë mbrojtjen diplomatike ndaj një organizate

ndërkombëtare nuk është trajtuar në vendimin e ‘Reparation for Injuries’, megjithëse ajo

u trajtua nga gjyqtarë të veçantë. 180KDN konsideroi se projekti që po përpunohej

kryesisht e vë theksin tek mbrojtja diplomatike në pikëpamjen e shtetit pretendues dhe jo

të atij të paditur. Pyetja që u shtrua përpara KDN ishte nëse mbrojtja mund të ushtrohej

kundër një entiteti jo shtetëror me një personalitet ligjor të përcaktuar nga kushtetuta e tij

dhe jo nga e drejta ndërkombëtare zakonore. Në këto diskutime u sugjerua që kjo çështje

të konsiderohej në studimin e përgjegjësisë të organizatave ndërkombëtare.181

180Opinioni i veçantë i gjyqtarit Krylov, ICJ Report 1949, f.219 181John Dugard, Fifth report on diplomatic protection, f. 11

Page 95: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

95

Dështimi i gjykatës për të dhënë udhëzime të qarta se si mund të trajtohen pretendimet

konkurruese të mbrojtjes funksionale dhe mbrojtjes diplomatike është diskutuar në

KDN.182 RS paraqiti disa raste që duhen shqyrtuar në raportin ndërmjet mbrojtjes

funksionale dhe mbrojtjes diplomatike. Në rastin e pretendimeve të shumëfishta nuk

gjenden probleme serioze.

Ashtu si e vërejti edhe Gjykata në çështjen ‘Reparation for injuries’, ky nuk është një

fenomen i ri, por është një aspekt me të cilin gjykata është marrë në rastet e shtetasve me

dyshtetësi. Një parim i rëndësishëm është se nuk duhet të ketë pagim të dëmeve të

dyfishtë nga shteti i paditur, një parim ky që u theksua nga Gjykata dhe nga Sekretari i

Përgjithshëm i OKB në raportin e tij për zbatimin e opinionit këshillimor.183

KDN iu propozua që të linte të hapur mundësinë e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike aty

ku mbrojtja funksionale për arsye të ndryshme nuk mund të ishte efektive. Ky qëndrim

mund të përqaset me qëndrimin që mbajti GJND se nuk ka rregulla që t’i japin prioritet

njërit apo tjetrit pretendim, por i lihet vullnetit dhe dëshirës së mirë të palëve që të

pajtojnë kërkesat me anë të negociatave dhe marrëveshjeve.184

D.Shtetësia e korporatave dhe personave të tjerë juridike

E drejta ndërkombëtare njeh se mbrojtja diplomatike mund të shtrihet tek korporatat dhe

entitetet e tjera ligjore. Në të drejtën ndërkombëtare ekziston rregulli se një person juridik

siç janë korporatat, kompanitë apo shoqëritë e tjera që kanë një personalitet ligjor të

dallueshëm nga anëtarët e saj, kanë shtetësinë e vendit, sipas ligjit te të cilit janë

krijuar.185

GJND në çështjen Barcelona Traction ripohoi rregullin e së drejtës zakonore që i jep të

drejtën e mbrojtjes diplomatike të një kompanie, shtetit nën ligjin e të cilit është

themeluar kjo kompani.186 Në këtë çështje Belgjika paraqiti një pretendim në emër të

shtetasve të saj të cilët përbënin shumicën e aksionerëve të Barcelona Traction, një 182Idem. f. 13. 183Idem. f. 14. 184Idem f. 19. 185D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition, Sweet & Maxwell, 1998, f. 614 186 Idem.

Page 96: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

96

kompani e krijuar në Kanada në vitin 1911, lidhur me zhvillimin e furnizimit me energji

elektrike të Spanjës. Në vitin 1948 kompania u deklarua e falimentuar nga një gjykatë

spanjolle. Kanadaja fillimisht ndërhyri pranë autoriteteve spanjolle, por më tej u tërhoq.

Duke parë që 88 % e aksioneve i përkisnin shtetasve belgë, Belgjika paraqiti pretendimin

në emër të shtetasve të saj. Spanja kundërshoi me argumentimin se dëmi i pretenduar i

ishte bërë kompanisë dhe jo aksionerëve të saj dhe për këtë arsye Belgjikës i mungonte

locus standi për të paraqitur këtë pretendim. Gjykata vendosi se duke qenë se e drejta e

mbrojtjes diplomatike lidhur me dëmin e shkaktuar koorporatës, i përket shtetit sipas

ligjeve të të cilit ishte themeluar ajo, Belgjika nuk mund të ushtronte mbrojtjen

diplomatike kundër Spanjës. Ky vendim ka qenë objekt i kritikave të shumta. Dugard

thekson se rregulli i ndjekur nga gjykata është nxjerrë nga parimet e përgjithshme të

administrimit të koorporateve dhe jo nga e drejta ndërkombëtare zakonore. Nëse gjykata

do të kishte vëzhguar praktikën e shteteve në traktatet dypalëshe dhe shumëpalëshe të

investimeve dhe marrëveshjet lump-sum, mund të kishte gjetur prova në favor të së

drejtës së shtetit të shtetësisë së aksionerëve të kompanisë.187

Disa shtete e përcaktojnë shtetësinë e një kompanie me teste të ndryshme si vendi i

administratës qendrore (siege social) ose vendi i kontrollit efektiv (vendi i qëndrimit të

shumicës së aksionerëve). Megjithatë GJND tha se asnjë nga këto teste të ‘lidhjes së

vërtetë’ nuk ka gjetur pranim të gjërë. 188 Në disa raste shteti i krijimit të kompanisë

mund të mos ketë interes në mbrojtjen e saj. Një kompani mund të krijohet në një shtet të

caktuar për arsye ligjore ose avantazhesh ekonomike, ndonëse kapitalet e saj mund të

zotërohen nga shtetas që nuk e kanë shtetësinë e tij. Në këto rrethana shteti në të cilën

është vendosur kompania mund të mos ketë interes në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike,

ndërkohë që ky interes mund të jetë më i fortë tek shteti i shtetësisë së aksioneve. Në

çështjen Barcelona Traction, GJND e mohoi ekzistencën e së drejtës së shtetit të

shtetësisë së aksionerëve për të ushtruar mbrojtjen diplomatike për kompaninë.

Projekti i KDN e trajton shtetësisë e koorporatve dhe personave të tjerë ligjorë në

kapitullin III. Gjatë vlerësimit të këtyre projekneneve mund të ngrihen dy çështje. E para

187 John Dugard, Fourth Report on diplomatic protection, UN doc. A/C.4/530, f.8. 188 Supra nr. 184, f. 614.

Page 97: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

97

është nëse një shtet mund të ushtrojë mbrojtje diplomatike lidhur me korporatat dhe së

dyti nëse një shtet mund të ushtrojë mbrojtje diplomatike lidhur me shtetasit e tij që janë

aksionerë në një korporatë të ngritur në një shtet tjetër. Lidhur me çështjen e parë rregulli

i përgjithshëm është se një shtet mund të paraqesë një veprim sipas së drejtës

ndërkombëtare për të mbrojtur korporatat e tij të cilat janë dëmtuar nga aktet e një shteti

tjetër. Në çështjen ELSI gjykata e lejoi SHBA që të paraqiste një padi ndaj Italisë lidhur

me dëmin e shkaktuar ndaj një kompanie italiane aksionet e së cilës zotëroheshin

tërësisht nga dy shtetas amerikanë. 189Megjithëse Italia formalisht e kundërshtoi padinë

me pretendimin se kompania ishte italiane, Gjykata e mënjanoi përshtatjen e vendimit të

saj me atë të çështjes Barcelona Traction. Projekti i KDN i ka pranuar premisat kryesore

të çështjes Barcelona Traction, ndërkohë që bën një përjashtim për rastin kur ekzistojnë

lidhje domethënëse me një shtet tjetër.190

3.5.Doktrina e ‘duarve të pastra’

Doktrina e ‘duarve të pastra’ përcakton se nuk mund të ngrihet asnjë veprim nga një

keqbërje e vullnetshme. (Ex dolo malo non oritur actio). Kjo doktrinë reflektohet në

maksimën nullus commodum capere potest de injuria sua propria.191 ( askush nuk mund

të përfitojë nga keqveprimi i tij).

Disa burime kërkojnë që individi i dëmtuar duhet të vijë në gjykatë me ‘duar të pastra’,

që do të thotë se ai nuk duhet të ketë ndikuar në shkaktimin e dëmit me anë të sjelljes së

tij. Në kontekstin e mbrojtjes diplomatike, doktrina thërritet për të përjashtuar një shtet

nga ushtrimi i mbrojtjes diplomatike nëse shtetasi që kërkon mbrojtje ka vuajtur një dëm

si pasojë e sjelljes së tij të gabuar.

Zbatimi i doktrinës së duarve të pastra ka qenë objekt i debateve të konsiderueshme në

komunitetin ligjor ndërkombëtar dhe veçanërisht në KDN. Aty u përfshi sugjerimi që 189 Elettronica Sicula s.p.a (ELSI) (United Statesv.Italy) ICJ Reports 1989. 190 Neni 9 përcakton se kur një korporatë kontrollohet nga shtetas të një shteti tjetër dhe nuk ka lidhje thelbësore biznesi në shtetin e themelimit dhe selia e administrimit dhe kontrolli financiar i korporatës janë të dyja të vendosura në një shtet tjetër, ky shtet do të konsiderohet si shteti i shtetësisë. 191 John Dugard, Sixth report on diplomatic protection, A/CN.4/549, f. 2

Page 98: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

98

doktrina të përcaktohej si kusht i ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Kjo do të

nënkuptonte se nëse një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm kishte shkaktuar dëm ndaj një

të huaji dhe rezultonte nga sjellja e padrejtë e vetë të huajit, shteti i shtetësisë duhet të

ishte i përjashtuar nga ushtrimi i mbrojtjes diplomatike për këtë individ. Këtë pozicion në

KDN e mbrojti Alain Pellet,192 i cili theksonte se mbrojtja diplomatike ishte e vetmja

fushë ku doktrina e duarve të pastra duhej të zbatohej.

“Nëse një individ i cili ka gëzuar mbrojtje diplomatike ka shkelur si ligjin e brendshëm të

shtetit pritës- dhe duhet theksuar se ligji i brendshëm nuk luan asnjë rol në marrëdhëniet

ndërmjet shteteve, ose të drejtën ndërkombëtare, atëherë në kontekstin e përgjithshëm të

pretendimit, shteti i thirrur për të ushtruar mbrojtjen diplomatike nuk duhet ta bëjë më

atë.’193

Është vërejtur se doktrina e duarve të pastra nuk zbatohet në mosmarrëveshjet ndërmjet

shteteve.194 Megjithatë në praktikë kjo çështje është ngritur shpesh ku një nga shtetet ka

kërkuar që të deklarohet e papranueshme kërkesa e shtetit që nuk ka ardhur në çështje me

duar të pastra. Më së fundmi ky argument u soll nga Izraeli në gjykimin e çështjes

‘’Pasojat ligjore të ndërtimit të Murit në territoret e pushtuara palestineze’’. Izraeli

paraqiti qëndrimin e tij se:

“Palestina duke pasur parasysh përgjegjësinë e saj për aktet e dhunës ndaj Izraelit dhe

popullsisë së tij, të cilat ky mur kishte qëllim që t’i adresohej, nuk mund të kërkonte nga

një gjykatë një mjet ankimi për një situatë që rezulton nga keqveprimi i saj.”195

Izraeli konkludoi se mirëbesimi dhe parimi i duarve të pastra përbënin një arsye të bazuar

që duhet ta çonte gjykatën në refuzimin e kërkesës. Gjykata nuk e mori parasysh këtë

arsyetim.

192 Aleksandr Shapovalov, Should a requirement of “Clean Hands” be e prerequisite to the exercise of diplomatic protection.? Human Rights implications of the International Law Commision’s Debate”, American University International Law Review, Vol.20, Issue 4, 2005 f. 832. 193 John Dugard, Sixth report on diplomatic protection, A/CN.4/549, f. 2 194 Idem, f. 3 195Legal Consequences of the construction of a wall in the occupied palestinian territory, Advisory opinion, 9.7.2004.

Page 99: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

99

Në çështjen LaGrande, SHBA ngritën një argument kundër pretendimit të Gjermanisë që

dukej se binte nën klasifikimin e doktrinës së duarve të pastra. SHBA pretendonte se

kërkesa e Gjermanisë duhej të ishte e papranueshme mbi bazën e faktit se Gjermania

dukej se kërkonte të aplikohej një standard ndaj SHBA që ishte e ndryshme nga praktika

e saj. Sipas SHBA, Gjermania nuk kishte treguar se kishte në sistemin e saj të drejtësisë

penale kërkesën për anulimin e një dënimi penal kur kishte pasur një shkelje të detyrimit

për njoftim konsullor. Gjykata vendosi se nuk kishte pse të vendoste nëse argumentet e

SHBA ishin të vërteta dhe si të tilla të rezultonin në mospranimin e paraqitjes së

Gjermanisë. Një argument i ngjashëm u përdor në Avena. Megjithatë SHBA nuk e

përshkroi atë si argumentin e duarve të pastra, por si interpretim i nenit 36 të KVMK në

kuptimin që sipas SHBA, një traktat nuk duhet të interpretohet që vendos një peshë më të

madhe tek njëra nga palët në krahasim me tjetrën.

Nëse një shtetas i huaj është fajtor në një shtet dhe si pasojë e veprimeve të tij i është

hequr liria ose pronësia në përputhje me një proces të drejtë ligjor, nuk ka gjasa që shteti i

shtetësisë të ndërhyjë për ta mbrojtur atë. Në fakt do të ishte e gabuar nga shteti të

ndërhynte në raste të tilla sepse nuk ka asnjë akt ndërkombëtarisht të paligjshëm. Çështja

për diskutim shtrohet kur shteti kryen një akt ndërkombëtarisht të paligjshëm në vijim të

një akti të paligjshëm të individit, p.sh. një individ akuzohet për kryerjen e një vepre

penale dhe i nënshtrohet torturës ose një gjykimi të padrejtë. Në këtë rast shteti i

shtetësisë mund të ushtrojë mbrojtjen diplomatike.

Doktrina e ‘duarve të pastra’ nuk mund të zbatohet ndaj individit për shkelje të së drejtës

ndërkombëtare pasi së pari, pretendimi ka marrë karakter ndërkombëtar, shteti kundër një

shteti dhe së dyti, individi nuk ka personalitet ligjor ndërkombëtar dhe nuk mund të jetë

përgjegjës për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare (me përjashtim të së drejtës

ndërkombëtare penale ).196 Si pasojë e fiksionit se një dëm ndaj individit është një dëm

ndaj vetë shtetit dhe doktrina e ‘duarve të pastra’ mund të ngrihet vetëm ndaj shtetit

mbrojtës për sjelljen e tij dhe jo ndaj sjelljes së individit të dëmtuar që mund të ketë

paraprirë aktin ndërkombëtarisht të paligjshëm. Sipas këtij arsyetimi doktrina e ‘duarve të

196 John Dugard, Sixth Report on diplomatic protection, A/CN.4/ 546, f. 6

Page 100: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

100

pastra’ nuk ka vend në pretendimet që përfshijnë mbrojtjen diplomatike. Ky arsyetim u

mbështet edhe në çështjet LaGrand dhe Avena, ku në të dy rastet shtetas të huaj kishin

kryer krime serioze të cilat sollën dënimin e tyre. Në asnjë rast SHBA nuk pretendoi se

natyra e rëndë e krimeve i kishte bërë individët me duar të papastra, për të kërkuar më tej

mosndërhyrjen e Gjermanisë dhe Meksikës si shtete të shtetësisë së këtyre individëve. Në

të kundërtën në të dy rastet SHBA pretendoi se shtetet ankuese i kishin duart e papastra,

për shkak të dështimit të tyre për të zbatuar Konventën e Vjenës në mënyrën që ia

kërkonin SHBA.

Për këto arsye doktrina e duarve të pastra nuk u përfshi në projektin e KDN si një kusht

për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.

3.6 Delegimi i së drejtës së mbrojtjes diplomatike

Ka një ndryshim të qartë ndërmjet delegimit të së drejtës së mbrojtjes diplomatike dhe

transferimit të pretendimeve. Në rastin e parë një shtet e delegon të drejtën për të

ushtruar mbrojtjen diplomatike në emër të një shtetasi tek një shtet tjetër. Në rastin e

dytë personi i dëmtuar e transferon pretendimin e tij tek një individ tjetër që mund të

jetë ose jo shtetas i këtij shteti. Një shtet mund të delegojë me anë të një marrëveshje

ndërkombëtare të drejtën për mbrojtur shtetasit e tij tek një shtet tjetër. Një marrëveshje

e tillë mund të lidhet kur një shtet nuk ka përfaqësi diplomatike në një shtet të huaj.

Shembulli më i mirë është neni 8 i Traktatit të Bashkimit Evropian (Traktati i

Mastrihtit) i cili parashikon se:

“çdo qytetar i Bashkimit në territorin e një shteti të tretë në të cilin shteti i tij nuk ka

përfaqësi, do të ketë të drejtën e mbrojtjes nga autoritetet konsullore dhe diplomatike të

çdo shteti anëtar. Shtetet anëtare do të vendosin rregullat e nevojshme ndërmjet tyre dhe

do të fillojnë negociatat e nevojshme për të siguruar këtë mbrojtje.” 197

Nuk ka rregulla të përgjithshme mbi subjektin e delegimit të mbrojtjes diplomatike. Kjo

varet nga natyra e traktatit ose marrëdhënies institucionale ndërmjet shtetit të deleguar,

197Cështja e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike nga vendet e BE do të trajtohet gjerësisht në një kapitull të veçantë.

Page 101: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

101

shtetit delegues dhe shtetit të tretë. KDN nuk e gjeti këtë temë si një çështje të pjekur

për kodifikim.198

Në rastin e transferimit të pretendimit, kjo mund të ndodhë në disa situata siç mund të

jetë trashëgimia në rast vdekje. Në këto raste zbatohet rregulli i shtetësisë së

vazhdueshme. Kjo nënkupton se për sa kohë ekziston vazhdimësi e shtetësisë nga koha

e paraqitjes së pretendimit, një ndryshim në pronësinë e pretendimit nuk e ndikon të

drejtën e shtetit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike. Një pretendim mund të refuzohet

nëse pretendimi është transferuar nga një shtetas tek një jo shtetasi i shtetit pretendues,

proces i njohur me termin denacionalizim. Nëse pretendimi është transferuar nga një jo

shtetas tek një shtetas i shtetit pretendues, procesi njohet si nacionalizim.

Duke qenë se këto kanë qenë raste të rralla në praktikë, KDN nuk i kushtoi rëndësi

trajtimit të gjerë të tyre gjatë diskutimeve për hartimin e projekt-neneve.

4. Format e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike

Shkelja e detyrimeve ndërkombëtare nga një shtet ndaj shtetasve të një shteti tjetër

konsiderohet akt ndërkombëtarisht i paligjshëm dhe passjell përgjegjësinë ndërkombëtare

të shtetit. Në këtë drejtim mbrojtja diplomatike mbetet pjesë e përgjegjësisë

ndërkombëtare të shtetit dhe reagimi i shtetit që ka të drejtë të ushtrojë mbrojtjen

diplomatike duhet t'i nënshtrohet rregullave të pranuara nga e drejta ndërkombëtare në

këtë fushë.199

Lind pyetja se çfarë mjetesh mund të përdorë shteti për të ushtruar mbrojtjen diplomatike

ose e thënë ndryshe çfarë forme mund të marrë kjo mbrojtje.

Shteti ka në parim të drejtën e zgjedhjes së mjeteve të veprimit për të mbrojtur shtetasit e

tij, duke respektuar detyrimet e tij ndërkombëtare dhe rregullat thelbësore të së drejtës 198John Dugard, Fifth Report on diplomatic protection, f. 5. 199 Për këtë arsye në këtë pjesë do të referohen disa parime të përgjithshme të përgjegjësisë ndërkombëtare që zbatohen në rastet e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike, që është instrumenti me anë të të cilit një shtet reagon për dëmet që i shkaktohen një shtetasi të tij nga kryerja e një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm nga një shtet tjetër.

Page 102: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

102

ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë nuk mund të përdorë forcën ose kërcënimin e

përdorimit të saj në ushtrim të mbrojtjes diplomatike.200 Mbrojtja diplomatike duhet të

ushtrohet me mjete të ligjshme dhe paqësore dhe si i tillë përdorimi i forcës nuk është i

pranueshëm për mbrojtjen diplomatike201. Përdorimi i forcës është kundër detyrimeve për

zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe ndalimit të përgjithshëm të përdorimit të

forcës sipas përcaktimit në nenin 2 Kartës të OKB-së ku parashikohet se:

‘’të gjithë anëtarët duhet të kufizohen në marrëdhëniet ndërkombëtare nga kërcënimi ose

përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti, ose në

një mënyrë tjetër të papërputhshme me qëllimet e Kombeve të Bashkuara’’.

I vetmi përjashtim nga kjo klauzolë që lejon përdorimin e njëanshëm të forcës është neni

51, në rastet e vetëmbrojtjes. Masat e forcës janë dënuar si në kundërshtim me Kartën e

OKB nga Deklarata e Asamblesë së Përgjithshme mbi Parimet e së Drejtës

Ndërkombëtare lidhur me Marrëdhëniet Miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve

në përputhje me Kartën e OKB. 202

Vetëmbrojtja nuk duhet barazuar me ndërhyrjen humanitare, kur një shtet ndërhyn për të

shpëtuar shtetasit e tij në një situatë emergjente. Në marrëdhëniet ndërkombëtare është

krijuar ideja se e drejta e përdorimit të forcës në mbrojtjen e shtetasve është abuzuar

shumë në të kaluarën. Për këtë arsye kjo e drejtë duhet të formulohet më ngushtësisht, me

qëllim për ta bërë atë më të qartë në dy drejtime: së pari, që ajo nuk mund të përdoret për

të mbrojtur pasuritë e shtetasve jashtë dhe së dyti: se ajo mund të përdoret vetëm në raste

emergjente për të justifikuar shpëtimin e shtetasve të huaj. Ndërhyrja e komandove

izraelitë në aeroportin e Entebbes mund të shërbejë si një model i ndërhyrjeve

shpëtuese.203 KDN e ka trajtuar këtë problematikë me anë të nenit 2 të projektit, i cili ka

si qëllim të kufizojë të drejtën e përdorimit të forcës në mbrojtjen e shtetasve në

emergjenca ku ata mund të jenë në rrezik të menjëhershëm dhe shteti ku ndodhen nuk ka

mundësi ose nuk ka vullnet për mbrojtjen e tyre. Ky qëndrim duket se reflekton më tepër

200Mohamed Bennouna, Preliminary Report on diplomatic protection, A/CN/4/484, 1998, f. 5 201 ILC Report 2006, para 26-27. 202Rezoluta nr.2625, datë 24.12.1970, Aneksi 1 203John Dugard, First Report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN.4/506, f. 17.

Page 103: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

103

praktikën e shteteve sesa një ndalim absolut të përdorimit të forcës ose një të drejtë të

gjerë për të ndërhyrë. Në këndvështrimin e disa anëtarëve të KDN, nga një perspektivë

politike është më e drejtë të njihet ekzistenca e një të drejte të tillë me kufizime serioze

sesa injorimi i ekzistencës së saj, që mund t’i bëjë shtetet të sjellin argumente në favor të

qëndrimeve tradicionale në mbështetje të një të drejtë të gjerë ndërhyrje që mund të çojë

në abuzime të mëtejshme.204

Autorë të ndryshëm e përdorin termin mbrojtje diplomatike si përfshirës të veprimeve të

shumta që i referohen akteve konsullore, negociatave, ndërmjetësimit, procedimeve

gjyqësore dhe arbitrazhit, masave ndëshkimore, ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike,

presioni ekonomik dhe si mjet i fundit, përdorimi i forcës. 205 RS theksoi se zgjedhja e

mjeteve të veprimit diplomatik e hapur për shtetet, ishte e limituar nga kufizimet për

kundërmasat e pasqyruara në nenet për përgjegjësinë e shteteve. Ai gjithashtu propozoi

një projekt nen 2 i cili të lejonte, sipas disa kushteve përdorimin e forcës për të shpëtuar

shtetasit. Ky propozim nuk gjeti përkrahje në KDN ku debati u përqendrua në mos

përfshirjen e forcës për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike. Gjatë këtij debati u tregua

qartë se projekt neni 2 nuk ishte i pranueshëm për KDN.206

Doktrina ligjore ndërkombëtare tregon se shtetet kanë hapësirë zgjedhje të mjeteve për

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike. Borchard në librin e tij shprehej se nuk ka asnjë status

që të specifikojë rrethanat dhe kufizimet brenda të cilit mund të ushtrohet e drejta

diplomatike, çdo qeveri e vendos vetë justifikimin, shpejtësinë dhe mënyrën e bërjes së

apelimeve ndërkombëtare. Si shembuj të mekanizmave ai përmend se ato mund “të

variojnë nga negociatat diplomatike, përdorimi i shërbimit me qëllim të mirë,

ndërmjetësimi, arbitrazhi, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, një demonstrim force,

retorsion, hakmarrje ose ndërhyrje e armatosur dhe deri tek lufta në kuptimin e vërtetë të

fjalës”.207

204Idem para 59, f. 21 205ILC Report 2001, f. 15. 206Ian Scobbie, The invocation of responsibility for the breach of obligations under peremptory norms of general international law, The European Journal of International Law, Vol. 13, N. 5, f. 1216. 207 Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915,f. 439.

Page 104: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

104

Në praktikën e përditshme të komunikimit diplomatik vërehet se mbrojtja diplomatike

barazohet me proceset gjyqësore ndërkombëtare. Por kjo jo gjithmonë është e vërtetë.

Doktrina ndërkombëtare, vendimet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe puna e KDN për

kodifikimin e kësaj të drejtë tregojnë se mbrojtja diplomatike nuk është e kufizuar vetëm

në proceset gjyqësore ndërkombëtare siç janë arbitrazhi apo gjykimi në GJND.

Në mbështetje të përfshirjes së mjeteve të tjera, përveç shqyrtimit gjyqësor në mbrojtjen

diplomatike, është edhe Dunn në librin e tij “The protection of nationals”. Ai thotë se

mbrojtja diplomatike “përfshin të gjitha rastet e përfaqësimit zyrtar nga një qeveri në

emër të qytetarëve të saj ose interesave pasurore të tyre brenda juridiksionit të një shteti

tjetër”.208 Tekstet e librave të së drejtës ndërkombëtare moderne janë të heshtur mbi këtë

debat. Kështu Cassese, Brownlie, Evans, Shaw nuk mbështesin idenë se mbrojtja

diplomatike është e kufizuar vetëm në çështjet gjyqësore. 209

Shumë çështje gjyqësore pranë gjykatave ndërkombëtare kanë shqyrtuar mbrojtjen

diplomatike, veçanërisht pranë DHPD dhe GJND. Në çështjen Mavrommatis, Dhoma

Permanente theksoi se shtetet lejohet që të ndërmarrin çështjet e shtetasve “duke ndjekur

veprimet diplomatike ose proceset gjyqësore ndërkombëtare në emër të tyre”210. Në

çështjen Panevezyz-Saldutiskis Railway, GJPDN e përsëriti këtë frazë.211 Në çështjen

Serbian Loans, gjykata theksoi se mbrojtja diplomatike ishte ushtruar që nga momenti

kur qeveria franceze kishte mbështetur pretendimet e shtetasit të saj, duke hyrë në

negociata diplomatike me qeverinë serbo-kroato-sllovene, dhe jo nga momenti kur

paraqiti çështjen përpara Gjykates.212

208 Frederich Sherwood Dunn, The protection of nationals:a study in the application of international law, Baltimore, 1932, f.18. 209 Annemarieke Kunzli, Exercising diplomatic protection:the fine line between litigation, demarches and consular assistance, Max Planck Institut, 2006, www.zaoerv.de f. 233. 210 Mavrommatis, 12. 211 Panevezys-Saldutiskis Railway Case, (Estoniav.Lithuania), Vendimi nr. 29 i 28.2.1939, p. 16 212 Case concerning the payment of various Serbian loans issued in France,(France v.Kingdom of Serbs, Croats and Slovenes), Vendimi nr. 14 i 12.7.1929, p.15.

Page 105: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

105

Në çështjen Nottebohm GJND dalloi ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe mbrojtjes me

mjete të procedimeve ndërkombëtare”.213Në çështjen Barcelona Traction Gjykata theksoi

se:

“brenda limiteve të përshkruara nga e drejta ndërkombëtare një shtet mund të ushtrojë

mbrojtjen diplomatike në çfarëdo mënyrë që ai e konsideron të përshtatshme”.214

Në të gjitha këto vendime të cituara nuk ka asnjë që të sugjerojë se mbrojtja diplomatike

është e kufizuar në gjykimet ndërkombëtare ose që fillon në momentin kur çështja

paraqitet përpara një gjykate ndërkombëtare. Përkundrazi në përshkrimin e rrethanave

përpara se të fillojë çështja gjyqësore, gjykatat i referohen negociatave që i paraprijnë

gjykimit gjyqësor. Si konkluzion vendimet gjyqësore ndërkombëtare tregojnë se ushtrimi

i mbrojtjes diplomatike njeh një sërë mënyrash. Përderisa shtetet gëzojnë te drejtën e

zgjedhjes së mjeteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, mbrojtja diplomatike nuk

përjashtohet nga ky rregull dhe përfshin një varg të gjatë aktivitetesh duke filluar nga

përfaqësimi nëpërmjet përfaqësuesve të shtetit deri në procedurat gjyqësore përpara

GJND.

Çështja nëse një qeveri i ka mundësuar shtetasve të saj mjetet e duhura për mbrojtjen

diplomatike është trajtuar edhe në gjykatat kombëtare. Në çështjen Rudolf Hess Gjykata

Kushtetuese gjermane ka vlerësuar se demarshet diplomatike të qeverisë gjermane ishin

provë se ajo e kishte përmbushur detyrimin e saj sipas kushtetutës gjermane215, e cila i

njeh të drejtën e mbrojtjes diplomatike qytetarëve gjermane. Vendime të ngjashme mund

të gjenden edhe në vende te tjera. Në çështjen Abassi Gjykata e Apelit në Britaninë e

Madhe vendosi se qeveria britanike i kishte përmbushur pritshmëritë legjitime të

aplikantit duke kryer negociata diplomatike me qeverinë e SHBA-ve, në emër të tij. 216Në

Afrikën e Jugut në çështjen Kaunda në mendimin e tij të veçantë, gjykatësi Ngcobo

theksoi se “Afrika e Jugut e kishte ushtruar mbrojtjen diplomatike duke i kërkuar

autoriteteve të Zimbabves lejimin e diplomatëve të Afrikës së Jugut në gjyqin e shtetasve 213 Nottehbom Case (Liechtestein v. Guatemala) ICJ Reports 1955, p. 24 214 Case concerning the Barcelona Traction, light and power company, limited (Belgium v. Spain) ICJ Reports 1970 , p. 44. 215 Supra nr. 208, f.246. 216 Abassi Anor v Secretary of State for Foreign and Commonwealth Countries, 2002.

Page 106: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

106

të Afrikës së Jugut të përfshirë në këtë çështje”.217Gjykatësi shpjegoi se pavarësisht nëse

diplomatët ishin lejuar në gjyq, kërkesa duhej trajtuar si demarsh diplomatik dhe si

rrjedhojë si mbrojtje diplomatike. Disa gjykime të gjykatave kombëtare tregojnë

konfuzionin ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe ndihmës konsullore dhe kjo është e

kuptueshme si rrjedhojë e ndryshimit të kuptimit ndërmjet qeverive të ndryshme të asaj

se çfarë është dhe çfarë nuk është mbrojtje diplomatike. Megjithatë qëndrimi i gjykatave

kombëtare është në unison me qëndrimin e gjykatave ndërkombëtare dhe mbështet

konkluzionin se mbrojtja diplomatike është më tepër se procesi gjyqësor.

Në punën e KDN orientimin kryesor për këtë debat e gjejmë në projektin e neneve për

mbrojtjen diplomatike. Neni 1 përcakton se mbrojtja diplomatike konsiston në ”drejtimin

tek veprimet diplomatike ose mjetet e tjera të zgjidhjes paqësore’’.

Teknikat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndahen në dy kategori: procedurat

diplomatike dhe gjykimet. Në kategorinë e parë përfshihet çdo përpjekje për të zgjidhur

diferencat ose nëpërmjet vetë palëve ose me ndihmën e të tretëve. Procedurat e gjykimit

përfshijnë gjykimin e çështjeve faktike dhe ligjore nga një palë e tretë e papërfshirë, në

formën e arbitrazhit apo vendimet e organeve gjyqësore.

Metodat diplomatike të zgjidhjes së çështjeve të të drejtave të njeriut mund të marrin

forma të ndryshme. Këto përfshijnë diplomacinë e qetë, protestat formale, negociatat,

ndërmjetësimin, pajtimin, shërbimin me qëllim të mirë.

Veprimet diplomatike përcaktohen si të gjithë procedurat e ligjshme të ndërmarra nga një

qeveri për të informuar shtetin tjetër për pikëpamjet dhe shqetësimet e saj lidhur me

trajtimin e shtetasve të saj, përfshirë protestat, kërkesën për hetim ose për negociata me

qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes.218Ky përcaktim mbështet mendimin se veprimi për

qëllim të mbrojtjes diplomatike duhet të interpretohet sikur përfshin çdo gjë jashtë

ndihmës konsullore.

217 Samuel Kuanda and others v. The president of South Africa, Decision of 4 August 2004. 218 ILC report 2004, para 5

Page 107: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

107

Kontaktet diplomatike joformale nuk ngrihen në nivelin e kërkimit të përgjegjësisë

përderisa nuk përfshijnë një pretendim specifik nga shteti.219

Diplomacia e qetë është një strategji efektive për zbatimin e të drejtave të njeriut.220 Kjo

është një nga metodat tradicionale të zgjidhjes së konflikteve. Ajo përfshin bisedimet

konfidenciale prapa dyerve të mbyllura dhe larg syve të publikut.

Negociatat janë forma më e thjeshtë dhe më e përdorur e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

ndërmjet shteteve. Detyrimi për të hyrë në negociata me qëllim zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve është përcaktuar edhe në çështjen North Sea Contintental Shelf.221

Kjo formë konsiston në diskutime ndërmjet palëve me qëllim pajtimin e qëndrimeve të

ndryshme. Negociatat si rregull zhvillohen nëpërmjet kanaleve të rregullta diplomatike

duke përfshirë vetëm palët në mosmarrëveshje.

Në negociatat diplomatike Borchard shikon “shtetin ankues që nëpërmjet përfaqësuesve

të tij sjell pretendimin në vëmendje të shtetit të akuzuar, i cili mund të paraqesë mbrojtje

ose të propozojë mjete të tjera të zgjidhjes.”222

Shërbimi me qëllim të mirë përfshin si përfaqësimin jo formal i cili prezantohet si

përpjekje jozyrtare, personale dhe miqësore e një agjenti diplomatik ashtu edhe të

mbështetjes zyrtare, formale, qeveritare të një pretendimi diplomatik.

Ndryshe nga bisedimet e drejtpërdrejta, shërbimi me qëllim të mirë dhe ndërmjetësimi

përfshijnë pjesëmarrjen e palëve të treta.

Procesi i pajtimit përfshin hetimin e një pale të tretë e cila paraqet një raport me

sugjerime për zgjidhjen. Këto raporte janë thjesht sugjerime dhe nuk janë të detyrueshme

për palët.

219 James Crawford, The ILC’s Articles on responsability of states for internationally wrongful acts: A retrospect, The American Journal of International Law, v. 96,f. 888. 220 Bill Winter, Human rights diplomacy: quiet or totally mute, American Bar Association Journal, 1982, vol 68,f. 1202 221 North Sea Continental Shelf Cases, Vendimi 20.2.1969, ICJ Report 1969, f. 3. 222 Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f. 768.

Page 108: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

108

Nëse mjetet e mësipërme nuk japin rezultat një shtet mund edhe të marrë masa të

njëanshme radikale si reagim ndaj shkeljes së bërë. Këto masa mund të përfshijnë

ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ose vendosjen e sanksioneve ekonomike.

Marrëdhëniet diplomatike të vendosura me pëlqim të përbashkët mund të ndërpriten nga

secila prej palëve. Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike përfundon të gjitha

komunikimet zyrtare ndërmjet palëve dhe shihet si një sanksion ndaj shkeljeve të së

drejtës ndërkombëtare. Presioni ekonomik mund të zbatohet nëpërmjet sanksioneve ndaj

një shteti si një mjet detyrimi. Ai mund të zbatohet si një mjet vetëmbrojtje në përputhje

me nenin 51 i Kartës së OKB.

Vendimet gjyqësore nënkuptojnë zgjidhjen e problemeve të të drejtave të njeriut nga një

gjykatë ose nga një forum arbitrazhi. Për mbrojtjen diplomatike të të drejtave të njeriut

përpara gjykatave si vendase ashtu edhe ndërkombëtare, do të flitet në kapituj të veçantë

duke marrë në konsideratë rëndësinë e këtyre mjeteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërkombëtare ndërmjet shteteve për shkak të shkeljes të të drejtave të shtetasve të tyre.

KDN e ka përcaktuar arbitrazhin si një procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërmjet shteteve me një vendim të detyrueshëm mbi bazën e së drejtës dhe si rezultat i

një pranimi vullnetar.223

Ndryshimi kryesor ndërmjet arbitrazhit dhe vendimeve gjyqësore është se palët në

arbitrazh janë më aktivë në procesin e vendimmarrjes ndërsa në proceset gjyqësore duhet

të pranojnë një gjykatë të krijuar me juridiksionin, kompetencat dhe procedurat e

vendosura në statut. Arbitrazhi i ofron palëve një lloj fleksibiliteti që nuk mund të gjendet

në gjykimet pranë gjykatave të zakonshme.

Shtetet kanë ngritur gjykata ndërkombëtare ad hoc për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

ndërmjet një shteti dhe shtetasve të një shteti tjetër. Në shekullin e 19, u ngrit i pari

institucion i këtij lloji mbi bazën e Traktatit anglo-amerikan të 8 shkurtit 1853.224 Pas

LIB u nënshkrua një marrëveshje më 26 nëntor 1924 nga SHBA, Austria dhe Hungaria,

që përcaktonte zgjedhjen e një komisioneri i cili do të shqyrtonte të gjitha pretendimet e

223 ILC Report 1953, f. 202. 224 Mohamed Bennouna, Preliminary Report on diplomatic protection, A/CN.4/484, f. 12

Page 109: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

109

paraqitur nga SHBA në emër të shtetasve që kishin pësuar humbje nga shtetet palë gjatë

luftës. Një gjykatë pretendimesh Iran-SHBA u krijua sipas marrëveshjes së Algjerit të 19

janarit 1981. Rreth 4000 vendime janë dhënë nga kjo gjykatë për raste që përfshijnë

mosmarrëveshje ndërmjet shtetasve të huaj dhe shtetit tjetër. 225 Në këto raste mjetet e

brendshme dhe mbrojtja diplomatike nuk janë marrë parasysh dhe individët janë

autorizuar për të kërkuar të drejtat e tyre drejtpërdrejtë përpara këtyre organizmave

ndërkombëtare ad hoc.

Përveç këtyre formave klasike, e drejta ndërkombëtare ka njohur edhe raste hibride apo

procedura sui generis për zgjidhjen e pretendimeve të individëve për shkeljen e të

drejtave të tyre nga një shtet. Për të ilustruar këto raste duhet bërë referencë në mënyrën

sesi Këshilli i Sigurimit vendosi të rregullojë pasojat e përgjegjësisë së Irakut për çdo

dëm të shkaktuar qeverive të huaja, shtetasve dhe korporatave si pasojë e pushtimit të

Kuvajtit. Zbatimi i vendimeve për këtë përgjegjësi iu besua Fondit të Kompensimit të

OKB dhe Komisionit të Kompensimit të OKB nën mbikëqyrjen e një Këshilli Qeverisës

të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Sigurimit të vendosur në Gjenevë. 226 Procedura e

krijuar është hibride, ndonëse ajo paraqet garanci gjyqësore, komisioni tripalësh i krijuar

nga komisionerë të pavarur është caktuar me studimin e pretendimeve dhe paraqitjen e

propozimeve për Këshillin Qeverisës, i cili duhet t’i aprovojë ato në çdo rast. Pretendimet

paraqiten në Komision nga shtetet ose organizatat ndërkombëtare në emër të individëve

ose të korporatave të interesuara, dhe kompensimi i rënë dakord likuidohet nëpërmjet

tyre. Në këto rrethana shtetet shikohen më tepër si agjentë që veprojnë në emër të

individëve përpara organeve të ngarkuara me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet

tyre dhe shtetit përgjegjës për dëmin. Disa shtete i dhanë këshilla shtetasve të tyre në

pritje të zgjidhjeve duke i konfirmuar se ‘nëse është ende e nevojshme, mund të

plotësojnë boshllëkun ndërmjet zgjidhjeve të adoptuara në këtë konflikt dhe mekanizmit

tradicional të mbrojtjes diplomatike’.227

225 International Legal Materials, vol.XX, 1981,f. 230. 226 Rezoluta nr. 692 e 20 majit 1991. 227Mohamed Bennouna, Preliminary Report on diplomatic protection, UN Doc A/CN.4/484, f. 13

Page 110: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

110

Në çështjen Leteiler megjithë veprimeve gjyqësore të ndërmarra nga të afërmit e Leteiler

dhe Moffit nuk kishin sukses, SHBA e morën përsipër çështjen e tyre duke kryer në

planin ndërkombëtar një sërë negociatash, të cilat u përfunduan me krijimin e një

komisioni arbitral të ngarkuar me shpërndarjen e shumave të zhdëmtimit që Kili kishte

pranuar të paguante për qeverinë amerikane.228

Si përfundim mund të themi se shtetet janë të lejuara nga e drejta ndërkombëtare të

përdorin të gjitha mjetet paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare , për

të realizuar të drejtën e tyre për të ushtruar mbrojtje diplomatike për shtetasit, të drejtat e

të cilëve janë shkelur nga një shtet tjetër. Mbrojtja diplomatike shpesh ushtrohet

nëpërmjet diplomacisë së qetë dhe vetëm mosmarrëveshjet e mëdha dërgohen para

gjykatave ndërkombëtare dhe bëhen publike. Për këtë arsye është e vështirë të bëhet një

analizë e efektivitet të mjeteve të mbështetura në të dhëna empirike. Institucioni i

mbrojtjes diplomatike edhe pse me pak i aksesueshëm nga individët se një rekurs

gjyqësor, është më në përputhje me realitetin aktual të raporteve ndërkombëtare.

5. Pasojat e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike

Rregulli i pranuar gjerësisht në të drejtën ndërkombëtare lejon që kryerja e një akti

ndërkombëtarisht të paligjshëm nga një shtet, justifikon shtetin e dëmtuar në marrjen e

kundërmasave të zbatuara jo forcërisht, me qëllim për të arritur ndërprerjen e aktit dhe

marrjen e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar prej tij. 229 Ndalimi i aktit

ndërkombëtarisht të paligjshëm është kërkesa e parë që ka të bëjë me aspektin negativ të

sjelljes së ardhshme të shtetit. Shteti mund të kërkojë edhe garanci për mospërsëritjen,

garanci të cilat shërbejnë në një funksion preventiv dhe mund të përshkruhen si detyrim

pozitiv për të ardhmen. Sigurimet dhe garancitë kanë të bëjnë me rivendosjen e besimit

ndërmjet shteteve dhe nuk kërkohen në çdo rast. Më së shumti ato kërkohen kur shteti i

dëmtuar ka arsye të besojë se thjesht rivendosja e situatës para ekzistuese nuk e mbron

228 Francesca De Vittor, Immunita degli stati dall giurisdizione e tutela dei diritti umani fondamentali, Rivista di diritto internazionale, 3/2002, f. 31 229 Neni 22 i neneve për përgjegjësinë ndërkombëtare të shtetit për akte ndërkombëtarisht të paligjshme.

Page 111: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

111

atë në mënyrë të kënaqshme. Pyetja nëse detyrimi për të ofruar garanci për mos përsëritje

mund të jetë një pasojë ligjore e një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm, është debatuar

në çështjen LaGrand. Gjermania kërkoi garanci të përgjithshme dhe specifike për

respektimin e nenit 36 të KVMK. SHBA argumentoi se dhënia e këtyre garancive shkon

përtej detyrimeve të Konventës dhe se GJND nuk kishte juridiksion për të urdhëruar këtë

detyrim. Gjykata vlerësoi se:

‘’mosmarrëveshja lidhur me mjetet e përshtatshme për shkeljen e Konventës, të

pretenduar nga Gjermania është një mosmarrëveshje që ngrihet jashtë interpetimit apo

zbatimit të Konventës dhe është brenda juridiksionit të Gjykatës. Kur ka juridiksion mbi

një mosmarrëveshje mbi një çështje të veçantë nuk kërkohet nga Gjykata, bazë e veçantë

për juridiksionin për të vlerësuar masat që një palë kërkon për shkeljen e një detyrimi. Si

rrjedhojë Gjykata ka juridiksion në këtë çështje lidhur me kërkesën e katërt të

Gjermanisë’’.230

Mbi çështjen e përshtatshmërisë, Gjykata vëren se një falje nuk është e mjaftueshme në

një rast kur një shtetas i huaj ka qenë subjekt i burgosjes së zgjatur ose dënimeve të

rënda, të ndjekura nga një mosnjoftim konsullor. Më tej mbi dritën e informacioneve të

dhëna nga SHBA gjykata konkludon se:‘’premtimet e shprehura nga SHBA për të

siguruar zbatimin e masave specifike të ndërmarra si detyrim i saj sipas nenit 36 duhet të

shikohen si përmbushje e kërkesës së Gjermanisë për një sigurim të përgjithshëm të

mospërsëritjes’’.231

Shteti përgjegjës është i detyruar sipas së drejtës ndërkombëtare që të japë dëmshpërblim

të plotë për dëmin e shkaktuar nga një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm. Është një parim

i gjithëpranuar i së drejtës ndërkombëtare që shkelja e një detyrimi ndërkombëtar sjell

kërkesën për dhënien e dëmshpërblimit në një formë të përshtatshme. Dëmshpërblimi

është një element i domosdoshëm që shoqëron dështimin për të zbatuar një konventë dhe

nuk është e nevojshme që konventa ta parashikojë një detyrim të tillë. 232 Detyrimi për

dëmshpërblim trajtohet si një efekt i menjëhershëm i përgjegjësisë së shteteve duke u

230 LaGrand (Germany v.United States of America) ICJ Reports 2001 , f. 485. 231 Ibid, f. 516. 232 Nenet për përgjegjësisë e shteteve për aktet ndërkombëtarisht të paligjshëm, f. 91.

Page 112: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

112

paraqitur më tepër si një detyrim i shtetit përgjegjës që rrjedh nga shkelja sesa një e drejtë

e shtetit të dëmtuar.

Shteti përgjegjës ka detyrimin të bëjë kompensimin e plotë lidhur me dëmin e shkaktuar

nga një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm. Termi dëm nënkupton çdo dëm moral apo

material të shkaktuar nga ky akt. Formulimi i paraqitur në nenet e KDN nënkuptohet si

përfshirës i dëmit material dhe moral. Dëmi material i referohet dëmit ndaj pasurisë së

shtetasve që vlerësohet në terma financiarë. Dëmi moral përfshin elementë të tillë si

dhimbjen individuale ose vuajtjen, humbjen e njerëzve ose shqetësimin për ndërhyrje në

shtëpinë ose jetën private.

Sipas së drejtës tradicionale shteti dëmtues duhet të sigurojë dëmshpërblime të

përcaktuara si të nevojshme për të fshirë pasojat e aktit të paligjshëm dhe për të

rivendosur situatën që do të ishte nëse akti nuk do të ishte kryer. 233 Në këtë kuptim shteti

i shtetësisë është veshur me diskrecionin absolut për të vendosur nëse do të kërkojë

dëmshpërblime dhe formën e reparacionit që pretendohet.

Në kontekstin e mbrojtjes diplomatike këto rregulla të përgjithshme mund të specifikohen

në këto hapa:

1. rikthimi mund të pretendohet për lëshimin e personave të burgosur arbitrarisht ose

rikthimin e pasurisë së konfiskuar padrejtësisht;

2. kompensimi i cili do të mbulojë çdo dëm të vlerësuar financiar për dëmtimet personale

të individit dhe për dëmtimet që ka vuajtur vetë shteti përfshirë humbjet materiale dhe

dëmet jo materiale të njohura si dëme morale;

3. kënaqja morale ose satisfaksioni i cili mund të kërkohet në formën e një njohje të

shkeljes, shfaqje të pendesës ose falje formale ose ndonjë mënyre tjetër të përshtatshme.

Në llogaritjen e shumës së reparacioneve baza për llogaritjen është dëmi i shkaktuar ndaj

të huajve, megjithëse reparacioni përfundimtar nuk duhet të jetë gjithmonë ekuivalent.

Reparacioni mund të rezultojë më i madh ose më i vogël se humbja aktuale, duke marrë

233 Mariana Salazar Albornoz; Legal nature and legal consequences of diplomatic protection, contemporary challenges. Anuario Mexicano de Derecho international, 2010, f 16.

Page 113: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

113

parasysh dëmin ndaj shtetit të shtetësisë dhe diskrecionin e tij për të pranuar një shumë

më të vogël për shkak të arsyeve politike (marrëveshjet lump sum) ose në heqjen dorë nga

e drejta e reparacionit tërësisht ose pjesërisht siç ndodhi në çështjen LaGrande. 234

Gjithashtu për llogaritjen e reparacioneve duhet marrë në konsideratë “kontributi në

dëm nga aktet e vullnetshme ose veprimet neglizhente të shtetit të dëmtuar ose të çdo

personi ose entiteti në lidhje me reparacionin që kërkohet”.235

Një pyetje që shtrohet është se a ka detyrim shteti i cili merr dëmshpërblim për kalimin e

këtij dëmshpërblimi tek individi për të cilin ai e ushtroi mbrojtjen diplomatike.

Pikëpamja kryesore mbi këtë pyetje është se kur shteti ka marrë reparacionin

korrespondues ai ka kontroll të plotë mbi shpërndarjen e tij dhe nuk ka detyrim

ndërkombëtar ta japë atë në pjesë ose tërësisht individit të dëmtuar. Pra sipas së drejtës

tradicionale, individi i dëmtuar nuk ka të drejtë individuale për dëmshpërblim. Kjo nuk e

përjashton megjithatë që shteti në diskrecion të tij, të adoptojë një detyrim për

shpërndarjen sipas ligjit të brendshëm. Pra edhe shqyrtimi gjyqësor nuk ka objekt këtë

çështje dhe siç ka thënë Bennouna “mënyra sesi individi kompensohet, përfundimisht

është me pak rëndësi nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare”236.

Kjo pikëpamje se individi nuk ka të drejtë ndërkombëtare për dëmshpërblim është në

kundërshtim me interesat e individit. 237Në këtë kuptim pikëpamja tradicionale është

padrejtësisht kontradiktore dhe logjikisht e papërputhshme sepse në këtë formë ajo

pranon se dëmtimi i individit shërben si një bazë për llogaritjen e dëmit ndaj shtetit.

Zhvillimet bashkëkohore të së drejtës ndërkombëtare lidhur me të drejtat e individëve

reflektojnë një tendencë drejt njohjes se individi ka një të drejtë të drejtpërdrejtë në

dëmshpërblim ose të paktën të drejtën e shqyrtimit gjyqësor lidhur me shpërndarjen e

dëmshpërblimeve. Në fushën e të drejtave të njeriut shumë instrumente të së drejtës

234 Mohamed Bennouna, Preliminary Report on diplomatic protection, UN doc A/CN.4/484, f.6 235 James Crawford, The ILC’ s Articles on responsability of states for internationally wrongful acts: A retrospect, The American Journal of International Law, V. 96, 2002, f. 26 236 Supra nr. 232, f.7 237 Giorgio Gaja, The position of individuals in international law an ILC perspective, The European Journal of International law V. 21, n. 1,2010, f. 69

Page 114: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

114

ndërkombëtare parashikojnë një të drejtë individuale për dëmshpërblim si pasojë e një

dëmi të shkaktuar nga një shtet përfshirë nenin 41 të KEDNJ, nenin 63 të KNADNJ dhe

nenin 75 të Statusit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

KDN i rekomandon shteteve të kenë parasysh gjatë ushtrimit të mbrojtjes diplomatike

qëndrimet e personit të dëmtuar. Në praktikë shtetet që ushtrojnë mbrojtjen diplomatike

kanë parasysh pasojat morale dhe materiale të dëmit në përgatitjen e kërkesës për

dëmshpërblim. Me qëllim që të bëhet kjo është e nevojshme një konsultim me personin e

dëmtuar. Projekt neni 19, pika ç, parashikon që shtetet duhet të transferojnë çdo

kompensim të marrë nga shteti përgjegjës tek individi i dëmtuar. Ky rekomandim

inkurajon perceptimin e përhapur gjerësisht se shteti ka një diskrecion absolut në çështje

të tilla dhe nuk ka asnjë detyrim të transferojë paratë e marra nga një pretendim i bazuar

në mbrojtjen diplomatike. Komisioni ka arsyetuar se megjithëse ka mbështetje për të

zvogëluar të drejtën absolute të shtetit për të mbajtur kompensimin në vendimet

gjyqësore dhe në doktrinë, kjo nuk përbën një praktikë të pranuar gjerësisht. 238

Sipas prof.Gaja, Komisioni duhet të ishte më koherent në nenet në vijim. Ai duhet të

kishte shkuar më tej nga parashikimi i nenit 19, në masën që shteti që ushtron mbrojtjen

diplomatike duhet të marrë në konsideratë, aty ku është e mundshme pikëpamjet e

personit të dëmtuar, reparacioni duhet të transferojë tek personi i dëmtuar çdo

kompensim të marrë për dëmin nga shteti përgjegjës.

Mospërfshirja në analizën e KDN të së drejtës së individit për dëmshpërblime është një

mundësi e humbur për të harmonizuar mbrojtjen diplomatike me evoluimin e orientuar

individualist të së drejtës ndërkombëtare dhe e dobëson rolin e saj si një mjet për

forcimin e të drejtave individuale.239

Si përfundim mund të themi se në stadin aktual të zhvillimeve në të drejtën

ndërkombëtare një shtet nuk është i detyruar nga e drejta ndërkombëtare të japë

kompensimin që merr si pasojë e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Zgjidhja e mënyrës

së kompensimit i përket së drejtës së brendshme.

238 Idem, f.100. 239 Supra nr. 231, f19.

Page 115: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

115

5.1 Dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara në fushën ekonomike

Duke filluar nga vitet 1960 u vu re rritja e numrit të marrëveshjeve për mbrojtjen dhe

nxitjen e investimeve. Ky zhvillim është një tregues se mbrojtja e ofruar prej tyre mund

të jetë një alternativë për evitimin e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike nga shtetet në

çështjet e mosmarrëveshjeve ekonomike të shtetasve të tyre me shtete të tjera. 240 Këto

marrëveshje parashikojnë që mosmarrëveshjet ndërmjet një investitori dhe shtetit pritës

mund të paraqiten për zgjidhje në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së

Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID). Në këtë mënyrë një investitor fiton akses të

drejtëpërdrejtë në një gjykatë arbitrazhi duke fituar personalitet ligjor ndërkombëtar.

Pranimi i arbitrazhit si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve bën që

palët të jenë shprehur për heqjen dorë nga të gjitha mjetet e tjera. Në këtë mënyrë

ushtrimi i mbrojtjes diplomatike dhe ezaurimi i mjeteve të brendshme ligjore janë

mënjanuar. Me fjalë të tjera në këto raste kur individit i është njohur e drejta e

drejtpërdrejtë sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ai mund ta ushtrojë këtë të drejtë në

nivel ndërkombëtar, fiksioni që lidh ushtrimin e mbrojtjes diplomatike nuk ka më arsye

për t'u njohur.241

Qëndrimi i shteteve të zhvilluara u shpreh në një notë të ish-Sekretarit të shtetit amerikan

Hull drejtuar qeverisë meksikane në vitin 1940, mbi shpronësimin e disa shtetasve. E

drejta për të shpronësuar pasuritë është e shoqëruar dhe e kushtëzuar me detyrimin për të

bërë kompensim të përshtatshëm, efektiv dhe të shpejtë. Ligjshmëria e një shpronësimi

varet në fakt nga zbatimi i kësaj kërkese. 242 Kjo tezë e paraqitur nga Hull u mbështet nga

shumë vende dhe shpesh referohet si formula Hull. Në çështjen Anglo-Iranian Oil Co.

Mbretëria e Bashkuar u shpreh se ‘është e qartë se shtetëzimi i pasurisë së të huajve edhe

pse jo i paligjshëm, bëhet i tillë përsa konfiskimi nuk është shoqëruar nga kompensimi i

cili është i përshtatshëm, i shpejtë dhe efektiv. Me kompensim të përshtatshëm kuptohet

vlera e pasurisë në kohën e shpronësimit, plus interesat në kohën e pagesës. Pagesa e

240 Mohamed Bennouna, Preleminary Report on diplomatic protection, A/CN.4/484, f. 11 241 Idem. f. 12. 242 D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition, Sweet & Maxwell, 1998, f. 568.

Page 116: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

116

shpejtë nënkupton pagesën e menjëhershme në para. Ndërsa kërkesa e tretë përmblidhet

në fjalën efektive që do të thotë që marrësi i kompensimit duhet të jetë në gjendje ta

përdorë atë. Ai duhet të jetë në gjendje që nëse dëshiron të mund të ngrejë një shoqëri të

njëjtë me atë që i është shpronësuar. Kompensimi monetar i cili jepet në monedhë të

bllokuar nuk është efektiv, kur personi i kompensuar është një i huaj dhe nuk është në

gjendje ta përdorë ose të nxjerrë përfitime prej tyre. Kompensimi duhet të jetë lehtësisht i

transferueshëm nga vendi që e paguan atë. 243 Në praktikën e tyre, shtetet e zhvilluara e

zbatonin formulën Hull si një kusht për ligjshmërinë e shpronësimeve. Megjithatë kjo

formulë nuk u pranua gjerësisht nga të gjithë shtetet. Gjatë shqyrtimit të Rezolutës 1803,

SHBA e mbështetën atë si një standard ndërkombëtar minimal. Ish Bashkimi Sovjetik e

kundërshtoi këtë qëndrim dhe propozoi një amendim sipas të cilit ‘’çështja e

kompensimit të pronarëve në çdo rast do të vendoset në përputhje me ligjet e brendshme

të vendit që i merr këto masa në ushtrim të sovranitetit të tij’. 244 Ndonëse ky amendim

nuk u miratua, fakti që mori 28 vota në krahasim me 39 votat kundër që e rrëzuan atë,

tregon për një mbështetje nga një numër i konsiderueshëm shtetesh, të trajtimit kombëtar

të çështjes së kompensimit. Kjo mospërputhje e qëndrimeve doktrinale ndërmjet dy

kampeve solli vështirësi në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, që u përpoqën të gjejnë

një rrugë të mesme.245 Ato u tërhoqën nga formula e ‘kompensimit të përshtatshëm’ më

tepër se nga formula Hull e ‘kompensimit të shpejtë, adekuat dhe efektiv’. Termi u përdor

në Rezolutën 1803, dhe u shfaq si një përqasje më e afërt me qëndrimin e vendeve

perëndimore. Kompensimi i përshtatshëm duhet të vendoset në dritën e rrethanave të

veçanta të çdo rasti.

KDN në projektin e saj përcaktoi se nenet e saj nuk zbatohen, nëse njëkohësisht zbatohet

regjimi special i mbrojtjes së investimeve i parashikuar në traktatet dypalëshe ose

shumëpalëshe të investimeve. Ky qëndrim është në një linjë me nenin 27 pika 1 të ICSID

që parashikon se ‘shtetet palë nuk do të japin mbrojtje diplomatike ose të paraqesin

pretendime ndërkombëtare në lidhje me një mosmarrëveshje në të cilën një nga shtetasit e

243 Idem, f. 569. 244 UN doc A/C.2/SR858, para 41. 245 Supra nr. 240, f. 570

Page 117: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

117

tij ose të një pale tjetër kontraktuese kanë dhënë pëlqimin për arbitrazhin sipas kësaj

konvente’.

Si përfundim mund të themi se disa traktate, veçanërisht ato që kanë lidhje me mbrojtjen

e investimeve të huaja përmbajnë rregulla specifike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Këto traktate nuk parashikojnë rregullat e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike, siç janë

shtetësia e pretendimeve dhe ezaurimi i mjeteve ligjore të brendshme. Marrëveshjet

dypalëshe për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve dhe Konventa për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve të investimeve parashikojnë për zgjidhjen direkte ndërmjet investitorit

dhe shtetit pritës, përpara një gjykate ad hoc ose gjykatës së ICSID. Këto procedura i

ofrojnë më shumë avantazhe investitorit se rregullat e mbrojtjes diplomatike, duke qenë

se ato i japin akses të menjëhershëm investitorit në gjykatë dhe eliminojnë pasigurinë

politike që ekziston në natyrën diskrecionare të mbrojtjes diplomatike.246

5.2 Marrëveshjet lump-sum

Marrëveshjet lump-sum u përdorën gjerësisht pas Luftës së Dytë Botërore si një mjet për

zgjidhjen e pretendimeve ndërkombëtare. Me anë të kësaj marrëveshje një shtet pranon t'i

paguajë një shteti tjetër një shumë parash ‘lump sum’ si kompensim për pretendimet e

shtetasve të këtij shteti ndaj shtetit pagues. 247 Në marrëveshjet lump sum, shuma e

paguar është më e vogël se një kompensim i përshtatshëm.248 Pas vitit 1975 marrëveshjet

i referoheshin individëve ose personave fizikë si përfitues të mbrojtjes me anë të këtyre

marrëveshjeve.

Në çështjen Barcelona Traction, GJND deklaroi se marrëveshjet lump-sum ishin

marrëveshje sui generis dhe nuk reflektojnë të drejtën ndërkombëtare.249 Shteti i fundit

pasi merr kompensimin, e rregullon vetë shpërndarjen e kësaj shume zakonisht nga një

komision kombëtar i pretendimeve, i cili i vlerëson pretendimet e individëve në përputhje

me të drejtën ndërkombëtare. Marrëveshjet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe shteteve

246Draft articles with commentaries, f. 40 247 Supra nr. 240, f. 585. 248 Resoluta nr.687 e vitit 1991. 249 John Dugard, Seventh report on diplomatic protection, UN doc.A/CN.4/567 f. 4

Page 118: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

118

të Evropës Lindore në fund të viteve 40 për dëmet e shtetasve britanikë në këto vende

gjatë LIIB, janë arritur në këtë formë. 250

Krahas komisioneve kombëtare është ngritur edhe Komisioni i Kompensimeve i OKB-së

i cili u krijua nga KS për të vlerësuar pretendimet e qeverive dhe shtetasve ndaj Irakut për

dëmet që u shkaktuan nga pushtimi i Kuvajtit. Gjykata prezumoi se këto marrëveshje nuk

kishin efekt ligjor përtej rrethanave unike që i kanë prodhuar ato dhe si të tilla nuk duhet

të përcaktoheshin si burime të së drejtës ndërkombëtare, prej të cilave mund të nxjerrësh

përfundime për rregullimin e sjelljes ndërmjet shteteve. Ky qëndrim i Gjykatës është

kritikuar nga disa autorë ndërmjet të cilëve profesor Lillich sipas të cilit:

‘’Gjykata ishte e pasaktë në trajtimin e këtyre marrëveshjeve. Si burim i zakonit

ndërkombëtar ato duhet të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë si mjetet e tjera

ndërkombëtare. Përcaktimi i statusit të tyre si inferior në rendin ndërkombëtar është një

keqkuptim i natyrës së ligjit dhe të procesit ligjor në tërësi.’’251

Marrëveshjet në mënyrë të shprehur përcaktojnë se shpërndarja e shumës së negociuar

është në juridiksionin ekskluziv të shtetit pretendues. Megjithatë diskrecioni i shtetit për

shpërndarjen mund të kufizohet nga kërkesa që shuma të ndahet ndërmjet shtetasve që

kanë shtetësinë e shtetit pretendues. Shumë prej këtyre marrëveshjeve e kërkojnë

specifikisht kushtin e shtetësisë, madje disa prej tyre përmendin edhe shtetësinë e

vazhdueshme, që nënkupton që individi duhet të gëzonte shtetësinë e shtetit në momentin

e pësimit të dëmit dhe në momentin e nënshkrimit apo hyrjes në fuqi të

marrëveshjes.252Kërkesa për shtetësinë në të dy momentet e cituara është konsideruar e

tepërt nga autorë të ndryshëm, pasi duke pasur parasysh kohën e gjatë ndërmjet

formulimit të pretendimit dhe negocimit e nënshkrimit të marrëveshjeve si dhe

moslejimin e trashëgimisë në trashëgimtarë me shtetësi tjetër, do të kishim humbjen e së

drejtës së kompensimit për shumë individë. Për të zgjidhur këtë situatë të vërejtur në

250 Supra nr. 240, f. 585. 251 Richard Lillich, The diplomatic protection of nationals abroad: an elementary principle of international law under attack, American Journal of International Law, 1975. f. 5. 252 Richard Lillich, Eligible Claimants under Lump Sum Agreements, Indiana Law Journal, Vol 43, 1968, f.819

Page 119: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

119

praktikë u ofrua një formulë që parashikonte se ‘ai që aplikonte për kompensim dhe ai që

kishte pësuar dëmin nuk ishte e nevojshme të ishin të njëjtët persona, kërkuesi mund të

ishte trashëgimtari i personit të dëmtuar’.253

Një problem i cili nuk parashikohet në këto marrëveshje është ai i shtetësisë së dyfishtë.

Duke qenë se vetë këto marrëveshje kanë qenë të heshtura në këtë pikë, autorët kanë

studiuar praktikën e komisioneve dypalëshe të pretendimeve dhe kanë vërejtur se në

praktikën e SHBA dhe të Britanisë së madhe dyshtetësia nuk ka qenë një arsye për

refuzimin e shpërblimit, duke mbështetur pikëpamjen se rregulli tradicional ‘gradualisht

mund të shkojë drejt mospërdorimit’.254Sipas prof. Lillich nëse kjo do të vërtetohet,

marrëveshjet lump sum kanë kontribuar në dobësimin e një rregulli të gjatë të së drejtës

ndërkombëtare zakonore.

253 Idem, f. 820

254 Idem.

Page 120: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

120

KREU IV

MBROJTJA DIPLOMATIKE SI INSTRUMENT PËR MBROJTJEN E TË

DREJTAVE TË NJERIUT

1. E drejta e mbrojtjes diplomatike si e drejtë ndërkombëtare zakonore

Institucioni i mbrojtjes së shtetasve jashtë vendit ka evoluar me kalimin e kohës, por ai

gjithmonë që nga shkrimet e Vattel-it deri në miratimin e projekt-neneve të KDN ka qenë

pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore. Ky kapitull vëzhgon pozitën e institucionit të

mbrojtjes diplomatike në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore.

Debati i parë që mund të shoqërojë trajtimin e institucionit të mbrojtjes diplomatike ka

lidhje me karakterin juridik apo politik të këtij institucioni. Ka pikëpamje që mbrojtja

diplomatike është një proces dhe jo një e drejtë substantive dhe si rezultat ta bësh atë të

detyrueshme, sjell problem zbatimi.255

Mbrojtja diplomatike ka natyrë juridike, pasi duke qenë mekanizëm i së drejtës

ndërkombëtare zakonore që është e mbështetur në kushte ligjore, mund të kërkohet nga

shtetet pavarësisht pozitës së tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në ditët e sotme

255 Chittharanjan Amerasinghe, Diplomatic protection, Oxford University Press, 2008, f.81.

Page 121: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

121

ndonëse disa gjurmë të politikës janë të pashmangshme në të drejtën ndërkombëtare,

natyra juridike e mbrojtjes diplomatike dhe një nxjerrje në pah e kësaj natyre do të

minimizonte ndikimin e konsideratave politike mbi këtë mekanizëm. Ndonëse kanalet

nëpërmjet të cilave mund të ushtrohet mund të jenë politike, kjo nuk duhet të ndikojë

domosdoshmërisht në natyrën juridike të mbrojtjes diplomatike. Vendimi për të ushtruar

mbrojtjen diplomatike është një vendim juridik, i cili është i justifikueshëm mbi kushte

ligjore. Ky mekanizëm duhet kuptuar si një përgjigje ligjore ndaj një shkelje të së drejtës

ndërkombëtare dhe jo si një deklaratë politike. Kjo përqasje do ta bënte më të lehtë

zbatimin e këtij mekanizmi. Duke qenë se qëndrimet politike mund të ndryshohen më

lehtë se regjimet ligjore, një mekanizëm ligjor fiton një status më të qëndrueshëm se një

qëndrim i mbështetur mbi konsiderata politike.

E drejta ndërkombëtare përbëhet nga e drejta pozitive e konkretizuar në traktatet

ndërkombëtare dhe nga e drejta zakonore.

Zakoni ndërkombëtar është një nga burimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.256 Së

bashku me traktatet dhe parimet e përgjithshme të së drejtës, ato përbëjnë substancën e së

drejtës ndërkombëtare. Zakoni ndërkombëtar është një normë juridike e pashkruar, që

rrjedh nga praktikat e shteteve, përgjatë një kohe të caktuar, relativisht të gjatë. Zakoni

ndërkombëtar krijohet nga një sjellje konstante dhe uniforme e shteteve që përsëritet,

d.m.th. një sjellje e caktuar që shoqërohet nga bindja e detyrueshmërisë dhe nevojës së

kësaj sjellje.257 Dy janë elementët që e karakterizojnë zakonin ndërkombëtar: la

diuturnitas dhe opinio juris sive necessitatis. Elementi i parë është praktika e përdorimit

të këtij zakoni nga shtetet, ndërsa elementi i dytë ka të bëjë me zbatimin e kësaj praktike

me vetëdije nga shtetet apo ajo që Conforti e cilëson si “efekti psikologjik i ekzistencës

së normës, që presupozon se kjo është formuar”.

256 Neni 38.1 i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 257 Benedetto Conforti, Diritto Internazionale, VII Edizione, Editoriale Scientifica, Napoli f.32

Page 122: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

122

Jurisprudenca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka konfirmuar tezën se në

veprimtarinë delikate të krijimit të një zakoni ndërkombëtar të dy elementët duhet të dalin

në pah.258

Që zakoni të pranohet si e drejtë duhet të ketë qëndrueshmëri në kohë, të jetë i përhapur

dhe të praktikohet në një mënyrë uniforme dhe të vazhdueshme ndërmjet shteteve. Për sa

i përket uniformitetit ajo nuk duhet kuptuar në sensin absolut, deformimi nuk nënkupton

që norma nuk është krijuar. Në të kundërt, siç ka pranuar GJND në çështjen Nicaragua,

hipoteza e ndryshimeve mund të provojë ekzistencën e normës, sidomos kur këto

hipoteza perceptohen si shkelje të së drejtës ndërkombëtare ose kur shteti që pretendon

një sjellje të ndryshme, ndjen se duhet të justifikohet për sjelljen e tij.259

Në ndryshim nga normat e shkruara, krijimi i zakonit ndërkombëtar nuk i përket një

procesi të formalizuar. Shtetet që marrin pjesë në krijimin e normave zakonore nuk

veprojnë me qëllimin e paracaktuar për krijimin e tyre. Objektivi i tyre kryesor është

mbrojtja e interesave të caktuara ekonomike, sociale ose politike dhe krijimi i normave në

këtë mënyrë është efekti dytësor i sjelljes së shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për

këtë arsye Kelsen e ka përcaktuar zakonin si aktiviteti i krijimit të së drejtës ‘të

pandërgjegjshme dhe jo të qëllimshme’.260

Nxjerrja në pah e zakonit ndërkombëtar është mjaft delikate dhe kërkon marrjen në

konsideratë të disa elementëve. Ndërmjet tyre, marrin rëndësi të veçantë dokumentet

diplomatike të shteteve, qëndrimet e tyre të shprehura në konferenca e takime

ndërkombëtare, jurisprudenca ndërkombëtare, legjislacioni, jurisprudenca kombëtare dhe

traktatet ndërkombëtare. Këto burime konfirmojnë faktin që mbrojtja diplomatike është

një nga normat zakonore më të hershme të së drejtës ndërkombëtare. Për sa kohë që nuk

janë krijuar burime të së drejtës pozitive në formën e traktateve apo marrëveshjeve

ndërkombëtare që rregullojnë këtë fushë të së drejtës, ajo mbetet në territorin e së drejtës

zakonore.

258 Benedetto Conforti, Diritto Internazionale, VII Edizione, Editoriale Scientifica, Napoli f.32 259 Antonio Cassese, “Diritto Internazionale”, Il Mulino, Bologna 2003, 168 260 Idem, f.165.

Page 123: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

123

Me zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut mund të shtrohet pyetja

nëse instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut gjithashtu zbatohen edhe për të

huajt. Disa autorë mbështesin idenë se përfshirja e shprehjes ‘gjithkush’ përmbledh edhe

kategorinë e të huajve. 261 Disa autorë të tjerë argumentojnë se konventat ndërkombëtare

të të drejtave të njeriut nuk i mbrojnë të huajt sepse shtetësia nuk është përfshirë në listën

e shkaqeve të mundshme për diferencim. 262Ekzistenca e instrumenteve të veçantë për

mbrojtjen e të drejtave të huaj mbështet këtë pretendim. Vërehet se disa grupe të tjerë si

fëmijët dhe gratë janë mbrojtur me konventa të veçanta. Nëse instrumentet

ndërkombëtare universalë janë të mjaftueshëm dhe për mbrojtjen e tyre, lind pyetja se

përse janë të nevojshëm instrumente të veçantë.

Pikëpamja se me garantimin e të drejtave për të gjithë, instrumentet ndërkombëtare të të

drejtave të njeriut ofrojnë mbrojtje edhe për të huajt, duket më e pranueshme. Dublikimi i

këtyre të drejtave në instrumente specifikë është e lidhur me nevojën për të nënvizuar

rëndësinë e tyre për përfituesit dhe për t'i kujtuar komunitetit ndërkombëtar se këto grupe

janë ‘të rrezikuar’. 263

Ka një numër të paktë instrumentesh ndërkombëtare të cilat janë parashikuar specifikisht

për mbrojtjen e të drejtave të të huajve si një kategori e veçantë brenda kuadrit të

mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kuadri ligjor mbi të cilin mbështeten këto instrumente

janë instrumentet standarde të OKB për të drejtat e njeriut. Burimi i këtyre të drejtave

mund të gjendet fillimisht në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Ndonëse kjo

deklaratë nuk është një dokument ligjor i detyrueshëm, vlera e saj si gur themeli për të

drejtat e njeriut është e padiskutueshme ndërmjet shteteve anëtare të OKB. Kjo deklaratë

u mbështet edhe nga dy instrumente të tjerë dhe konkretisht PDCP dhe PDES, të cilat u

adoptuan për t’i dhënë forcë juridike të drejtave të pasqyruara në DUDNJ. Siç është

thënë edhe më parë shtetet kanë liri absolute të vendosin pranimin ose jo të të huajve në

territorin e tyre, por në rast se i pranojnë ata janë të detyruar t'u akordojnë mbrojtje të

barabartë përpara ligjit. Në rast se shtetet dështojnë ta arrijnë këtë, ata ngarkohen me 261 Supra nr.249, f. 25 262 Warwick Mckean, Equality and discrimination under international law, Oxford University Press, 1983, f.199. 263 D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition, Sweet & Maxwell, 1998,f. 204

Page 124: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

124

përgjegjësi ndërkombëtare. 264Pra të huajt kanë të drejtën e mbrojtjes nga ligjet e vendit

të banimit të tyre. Sipas së drejtës ndërkombëtare ka disa të drejta që i akordohen

specifikisht të huajve. Disa nga të drejtat më të rëndësishme që i akordohen të huajve

janë e drejta e jetës, e drejta për të mos u diskriminuar dhe e drejta për të mos qenë

subjekt i torturës dhe trajtimit çnjerëzor. Këto janë të drejta themelore dhe përbëjnë një

minimum të drejtash të paderogueshme në çdo rrethanë. Këto të drejta janë garantuar në

të gjitha instrumentet e të drejtave të njeriut të adoptuara nga shtetet demokratike.

Ndërmjet burimeve ndërkombëtare vetëm disa duket se artikulojnë të drejtën e shtetit për

të marrë përsipër pretendimet e individëve, ku më i qartë është neni 23 i Konventës

Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Punëtorëve Migrantë, i cili ka të pasqyruar këtë të drejtë.

Kjo konventë, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2003, përcakton se punëtorët migrantë

dhe anëtarët e familjeve të tyre kanë të drejtën për të pasur rekurs në mbrojtjen e

autoriteteve diplomatike të shteteve të origjinës së tyre, kurdo që të drejtat e tyre të

njohura në Konventë janë shkelur.

Ky instrument ndërkombëtar është i vetmi instrument i adoptuar specifikisht për

mbrojtjen e të drejtave të të huajve. Konventa u adoptua me qëllim për të mbrojtur të

drejtat e individëve që i përkasin grupeve te ndjeshem, për të eliminuar të gjitha format e

diskriminimit ndaj tyre dhe për të lehtësuar zbatimin efektiv të instrumenteve ekzistues të

të drejtave të njeriut për këta individë.265 Sipas kësaj konvente shtetet kanë detyrimin për

të krijuar kushtet në nivel kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të

individëve që janë punëtorë emigrantë dhe të familjeve të tyre. 266 Ajo garanton të drejtat

civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të të gjithë punëtorëve emigrantë.

Për arsye se deri më tani ky është instrumenti i vetëm i detyrueshëm i drejtuar tërësisht

për mbrojtjen e një kategorie të shtetasve të huaj, vlerësoj se është i nevojshëm një

vështrim i shpejtë mbi përmbajtjen e kësaj konvente. Ky vështrim do të ndihmojë edhe

për të nxjerrë në pah përqasjen specifike ndaj të drejtave të të huajve. 264 John Dugard, Diplomatic protection and human rights: The draft articles of the International Law Commission, Australian Yearbook of International Law, 2003, v. 2, f. 42. 265 Prembula e Konventës. 266 Sipas përcaktimit të Konventës punëtorë emigrantë janë ata persona të cilët kanë marrë ose marrin shpërblim për punë në një shtet, ku nuk janë shtetas të tij.

Page 125: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

125

Neni 7 i detyron shtetet palë të sigurojnë për punëtorët emigrantë të drejta të parashikuara

në Konventë pa asnjë dallim të çdo lloji. Neni 8 i garanton punonjësve emigrantë dhe

familjarëve të tyre të drejtën e hyrjes dhe daljes nga shteti ku punojnë dhe shteti i

origjinës. Neni 9 përcakton të drejtën e jetës e cila mbrohet me ligj. Neni 10 përcakton se

asnjë punëtor emigrant ose anëtar i familjes së tij nuk do të jetë subjekt i torturës, trajtimit

çnjerëzor dhe degradues. Neni 11 përcakton se skllavëria është e ndaluar. Neni 12

garanton të drejtën e mendimit, bindjes dhe besimit dhe neni 13 të drejtën e punëtorëve

emigrantë për të pasur mendimet e tyre pa ndërhyrje, neni 14 parashikon se asnjë punëtor

emigrant dhe anëtar i familjes së tij nuk do të jetë subjekt i ndërhyrjes në privatësinë e tij,

familjen dhe shtëpinë, korrespondencën ose mjetet e tjera të komunikimit. Neni 15

parashikon se asnjë punëtori emigrant nuk do t'i hiqet pronësia në mënyrë arbitrare. Neni

16 garanton të drejtën e punëtorëve emigrantë për gëzimin e lirisë dhe sigurisë së personit

të tyre. Sipas nenit 16 punëtorët emigrantë nuk do të jenë subjekt i arrestimeve arbitrare

individuale apo kolektive dhe do të paraqiten menjëherë përpara një gjykate për

vlerësimin e masës së arrestit. Në rast arresti ata duhet të trajtohen në mënyrë humane,

sipas nenit 17. Lidhur me të drejtat e tyre procedurale ose të drejtat e një procesi të

rregullt ligjor, neni 18 parashikon se në vlerësimin e akuzave penale ndaj tyre, punëtorët

migrantë duhet të kenë të drejtën e një gjykimi të drejtë. Sipas nenit 22 punëtorët

emigrantë nuk do të jenë subjekt i masave kolektive të dëbimit dhe mund të dëbohen

vetëm me një urdhër të organeve kompetente të lëshuara në përputhje me ligjin. Sipas

nenit 23 punëtorët emigrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre kanë të drejtë të

komunikojnë me misionet diplomatike dhe konsullore dhe të informohen menjëherë për

gëzimin e kësaj të drejte.

Në vitin 1985 Asambleja e Përgjithshme aprovoi Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të

Individëve që nuk janë shtetas në vendin në të cilin jetojnë, e cila kërkon të shtrijë të

drejtat e përfshira në Deklaratën Universale edhe tek të huajt.267 Deklarata nuk ka

mekanizëm zbatimi, por ajo njeh të drejtën e shtetasit të huaj për të kontaktuar 267 Miratuar me Rezoluten nr. 40.144. Neni 13 i Kartës së OKB përcakton se rezolutat e OKB nuk kanë efekt detyrues ligjor dhe i paraqet ato si rekomandime. Megjithatë deklaratat dhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme janë burime të vlefshme reference të së drejtës ndërkombëtare dhe provë e rëndësisë për komunitetin ndërkombëtar të çështjeve që ato trajtojnë. Rezolutat e AP janë burime potenciale të së drejtës ndërkombëtare zakonore.

Page 126: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

126

konsullatën ose ambasadën e vendit të tij për të siguruar mbrojtje. Neni 2 ndalon

migrimin e paligjshëm dhe autorizon shtetet të nxjerrin ligje mbi migrimin në përputhje

me të drejtën ndërkombëtare. Neni 3 përcakton se çdo shtet do të bëjë publike

legjislacionin e tij që ndikon tek të huajt. Neni 4 vendos detyrimin që të huajt të

respektojnë ligjet e shtetit ku ata banojnë ose janë prezentë dhe të kenë respekt për

zakonet dhe traditat e popullit të atij shteti. Neni 5 përcakton të drejtat që mund të

gëzojnë të huajt në një shtet tjetër. Ato përfshijnë të drejtën e jetës dhe të sigurisë

personale, të drejtën e mbrojtjes kundër ndërhyrjes arbitrare ose të paligjshme në familje,

shtëpi ose korrespondencë, të drejtën për të qenë të barabartë përpara ligjit, të drejtën për

t'u martuar dhe për të pasur një familje, të drejtën e lirisë së mendimit, bindjes dhe

besimit, të drejtën për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën, të drejtën për të transferuar

të ardhurat e tyre jashtë, të drejtën për të lënë lirisht vendin, lirinë e shprehjes, të drejtën e

mbledhjes paqësore, të drejtën për të fituar pronësi. Neni 6 ndalon ushtrimin e torturës

dhe trajtimit çnjerëzor dhe degradues, ndërsa neni 7 ndalon dëbimin pa një proces të

rregullt gjyqësor të të huajit i cili ka banim të ligjshëm në këtë vend. Neni 8 i shtrin të

drejtat e të huajve edhe në fushën ekonomiko-sociale duke njohur të drejtën për të punuar

në kushte të sigurta dhe të shëndetshme, për një pagë të drejtë dhe pagesë të njëjtë me

shtetasit për punën e njëjtë, të drejtën për sigurim shëndetësor, kujdes mjekësor, sigurime

sociale, arsimimin dhe pushimin.

Neni 9 përcakton se asnjë i huaj nuk do të kufizohet në mënyrë arbitrare nga liria, ndërsa

neni 10 i jep mundësinë që të komunikojë me konsullatën apo misionin diplomatik të

shtetit, shtetas i të cilit është.

Mund të shikohet se të dy instrumentet bëjnë një trajtim të njëjtë të të drejtave të të

huajve, megjithëse Deklarata për vetë natyrën e saj jodetyruese mund të shikohet si një

rekomandim ndaj shteteve për të drejtat që duhet t'u njohin të huajve në territoret e tyre.

Nga ana e saj, Konventa është një instrument më i detajuar po të marrim parasysh

përmbajtjen me 93 nene të saj krahasuar me 10 nene të Deklaratës.

Si përfundim, me gjithë përpunimin e këtyre dokumenteve, duke parë se deklarata nuk

ka efekt detyrues për shtetet dhe konventa i drejtohet një kategorie të kufizuar të të

Page 127: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

127

huajve, mund të themi se nuk ka një instrument ligjor në të drejtën ndërkombëtare që të

rregullojë mbrojtjen diplomatike. Ajo mbetet një institucion i së drejtës ndërkombëtare

zakonore, i cili është në proces kodifikimi.

2.Trajtimi i të huajve në të drejtën ndërkombëtare

Shkelja e të drejtave të të huajve e ka origjinën larg në histori dhe i ka rrënjët në dyshimet

primitive dhe frikën ndaj të huajve.268Që në kohët e lashta të huajt janë shikuar me

dyshim, madje edhe me frikë për shkak të mospërshtatjes së tyre me zakonet fetare dhe

shoqërore, ose sepse konsideroheshin si agjentë të shteteve të tjerë. Edhe në shoqërinë

tonë bashkëkohore me lëvizjet në rritje dhe ndërveprimet ndërshtetërore, jo-shtetasi

shpesh asimilohet me vështirësi në proceset sociale të komuniteteve të veçantë. Ndërmjet

të gjithë të drejtave që i mohohen të huajve është pjesëmarrja e plotë në vendimmarrjen e

komunitetit. Të huajt janë të privuar nga e drejta për të votuar dhe për të mbajtur poste

zyrtare. Nga një pikëpamje praktike, i huaji, megjithëse mund t’i akordohen të drejta

civile të njëjta si shtetasi, është shpesh në disavantazh në një mosmarrëveshje që mund të

ketë me agjentët shtetërorë thjesht nga fakti që është i huaj. Për më tepër duke qenë i

deprivuar nga të drejtat politike jashtë vendit të tij, ai nuk ka lirinë për të marrë pjesë në

përcaktimin e rendit ekonomik dhe social dhe nuk ka mjetet politike në dispozicion për

mbrojtjen e interesave të tij si të gjithë shtetasit. Për këto arsye, është parë e nevojshme

në një botë me shumë kultura dhe diversitet njerëzish, që të përpunohet një kod i

268 Myres McDougal, Lung-chu Chen, Harold Lasswell, Protection of Aliens from discrimination and World Public Order:Responsibility of states conjoined with human rights, Faculty Scholarship Series, Paper 2648, http://digitalcommons.law.yale.edu/fss_papers/2648,1976, f. 433

Page 128: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

128

përbashkët trajtimi të të huajve, në mënyrë që të ketë siguri dhe parashikueshmëri mbi të

cilin të mund të ngrihet struktura komplekse e bashkëveprimit ndërkombëtar. 269

Mbrojtja diplomatike i përket fushës më të gjerë të trajtimit të të huajve dhe konkretisht

përgjegjësisë së shteteve për dëmet që i shkaktojnë të huajve. E drejta e përgjegjësisë së

shteteve pohon se një shtet është ndërkombëtarisht përgjegjës për një veprim ose

mosveprim i cili sipas së drejtës ndërkombëtare është i gabuar dhe i atribuohet atij shteti

dhe i shkakton dëm një të huaji. 270Një shtet i cili është përgjegjës për këtë veprim ose

mosveprim ka një detyrim të bëjë korrigjimet ndaj të huajit të dëmtuar, një të huaji që

kërkon në emër të tij ose shtetit që ka të drejtë të paraqesë një pretendim në emër të

individit të dëmtuar. E drejta e përgjegjësisë së shteteve për dëmet e shkaktuara ndaj të

huajve duhet dalluar nga përgjegjësia e shteteve për aktet ndërkombëtare të

paligjshme.271Kjo pjesë e së drejtës ndërkombëtare i drejtohet akteve të paligjshme të

shteteve në përgjithësi dhe drejtohet ndaj shteteve të tjerë, ndërsa përgjegjësia e shtetit

për të huajt është një pjesë specifike e përgjegjësisë së shteteve dhe ka të bëjë vetëm me

dëmet që i shkaktohen të huajve. Në rastin e parë përgjegjësia është direkte ndërsa në

rastin e dytë është indirekte. Shpesh përgjegjësia e shtetit për dëme ndaj të huajit është

emri teknik i përgjegjësisë indirekte në të drejtën ndërkombëtare. Për shumë kohë KDN e

ka përqendruar vëmendjen në studim në këtë lloj përgjegjësie, por për shkak se kjo temë

është kaq e mjegullt dhe e komplikuar nuk ka qenë e lehtë për ta kuptuar dhe kodifikuar

atë.272 Komisioni e ka trajtuar mbrojtjen diplomatike si pjesë të studimit të përgjegjësisë

së shteteve.273

Lidhja e ngushtë ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe rregullave të përgjithshme të

përgjegjësisë së shtetit është nënvizuar në faktin se shumë parime që përfshihen në

përgjegjësinë e shteteve janë të vlefshme për mbrojtjen diplomatike dhe nuk janë parë të

269 Frederich Sherwood Dunn, The protection of nationals: a study in the application of international law, Baltimore, 1932, f. 174. 270Projekt-nenet për përgjegjësinë ndërkombëtare të shteteve për dëmet e shkaktuara ndaj të huajve. neni 1. 271 ILC Report , viti 2001, UN Doc. A/56/10, f. 29 272 Antonio Cassese, International Law , Napoli, 2001 273 James Crawford, The ILC’ s Articles on responsibility of states for internationally wrongful acts: A retrospect, The American Journal of International Law, V. 96, 2002. f.19

Page 129: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

129

nevojshme të përsëriten në projekt. Ato zbatohen në veçanti për pasojat ligjore të aktit

ndërkombëtarisht të paligjshshëm, sipas trajtimit të bërë në kreun III.

Sipas së drejtës ndërkombëtare nuk ka detyrim nga ana e një shteti për të pranuar të huaj

në territorin e tij, por nëse ata pranohen, ata duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe në

përputhje me standardet e civilizuara të sjelljes. 274 Percaktimi se çfarë elementësh

përbëjnë standardet e civilizuara të sjelljes, ka qenë objekt debatesh ndërmjet shteteve.

Disa shtete argumentojnë se ky standard i referohet trajtimit kombëtar, që i kërkon

shteteve të trajtojnë të huajt në të njëjtën mënyrë që trajtojnë shtetasit e tyre. Disa shtete

të tjera mbështesin pikëpamjen se të huajt duhet të trajtohen në përputhje me ‘standardin

minimal ndërkombëtar’. Standardi kombëtar i trajtimit të të huajve ishte një koncept i

cili u prezantua nga vendet e Amerikës Latine gjatë shekujve 19-20. Ai bazohet në

barazinë absolute të trajtimit. Një nga disavantazhet e këtij trajtimi është se nëse një shtet

e trajton një subjekt të vetin në mënyrë çnjerëzore, kjo nuk mund të justifikojë të njëjtin

trajtim edhe ndaj një të huaji. Argumenti në mbështetje të këtij standardi është se një

shtetas që hyn në territorin e një shteti tjetër duhet t'i pranojë gjërat ashtu siç ato janë në

këtë vend.275 Mjaftonte që shteti ta trajtonte atë në barazi me shtetasit e tij dhe kjo bënte

që ky shtet të mos kryente shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Zbatimi i këtij parimi

mund të çojë në situata të papranueshme për të drejtën ndërkombëtare, pasi nuk mund të

pranohet që nëse një shtetas dënohet pa proces të rregullt gjyqësor në një vend, kjo të jetë

e pranueshme edhe për shtetasin e huaj për shkak të trajtimit të njëjtë.

Standardi minimal ndërkombëtar është e kundërta e standardit kombëtar. 276 Ky standard

është mbështetur në parimin se një shtet është i detyruar të sigurojë një standard

minimum për trajtimin e të huajve, pavarësisht mënyrës sesi i trajton shtetasit e tij.

Interpretimi i këtij parimi është se shteti pritës është i detyruar që të sigurojë disa garanci

minimale për të siguruar liritë personale dhe pasurore të të huajve. Dështimi për ta

realizuar këtë mund të çojë në neglizhencë kundrejt të huajve dhe përgjegjësinë e këtij

274 Rezoluta e AS nr. 40/144. 275 Biswanath Sen, A diplomats handbook of international law and practice, Brill Academic Publication, 1988, f.337 276 Carmen Tiburcio, The human rights of aliens under international and comperative law, Martinus Nijhoff Publishers, 2001, f. 50

Page 130: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

130

shteti ndaj shtetit të shtetësisë së të huajit. 277Shteti nuk mund të paraqesë asnjë justifikim

të bazuar mbi trajtimin e njëjtë të shtetasve të tij.

Në Konferencën Kodifikuese të Hagës të vitit 1930 formulimi se “një shtet është

përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga personat privatë ndaj pasurisë dhe personit të të

huajve vetëm nëse ai ka dështuar në mënyrë të dukshme të marrë masat parandaluese ose

dënuese që priteshin në mënyrë të arsyeshme të merreshin nëse, personi i dëmtuar do të

ishte shtetas i tij” u refuzua me 23 vota kundrejt 17. 278

Në nenin 9 të Konventës së Monteovideos të vitit 1933 mbi të drejtat dhe detyrimet e

shteteve, e cila përfaqësonte pikëpamjet më së shumti të shteteve në zhvillim, u përfshi

përcaktimi se ‘’shtetasit dhe të huajt janë nën të njëjtën mbrojtje nga ligji dhe autoritetet

kombëtare dhe të huajt nuk mund të pretendojnë të drejta më shumë se shtetasit’.

Diskutimet e hershme në KDN mbi një projekt të propozuar nga Panamaja279, u

përqendruan në nenin 7 që parashikonte se ’të huajt nuk mund të kërkojnë të drejta të

ndryshme ose më të gjera nga ato që gëzojnë shtetasit e një shteti.’ 280 Kjo klauzolë u

kundërshtua nga qeveria britanike me arsyetimin se:

‘’ajo nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare ekzistuese, ashtu siç kuptohet

nga Qeveria e Madhërisë së Saj. E drejta ndërkombëtar kufizon juridiksionin e

brendshëm të shteteve në trajtimin e shtetasve të tyre dhe një trajtim i shtetasve që bie

nën standardin ndërkombëtar, është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare (dhe një

çështje në të cilën shtetet e tjera mund të ndërhyjnë). Qeveria e Madhërisë së Saj lidhur

me trajtimin e të huajve mendon se doktrina e standardit ndërkombëtar minimal është

pjesë e së drejtës ndërkombëtare dhe se çdo marrëveshje për ta shfuqizuar këtë doktrinë

nuk do të mbështetet’’ . 281

277 Supra nr. 263, f.337 278 D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition, Sweet&Maxwell, 1998, f. 524 279 Studimi përgatitor lidhur me një draft deklaratë mbi të drejtat dhe detyrimet e shtetasve, UN doc A/CN/4/2,1949, f. 71. 280 Supra nr. 266, f. 523 281 Idem.

Page 131: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

131

Në vitin 1957, KDN debatoi lidhur me Raportin e Dytë të Raportuesit Special mbi

përgjegjësinë e shteteve. Raportuesi Garcia Amador propozoi projekt nenin e

mëposhtëm:

’‘shteti ka detyrimin që t'i sigurojë të huajve gëzimin e të njëjtave të drejta civile dhe të

mundësojë për ta të njëjtat garanci individuale siç gëzohen nga shtetasit e tij. Këto të

drejta dhe garanci në asnjë rast nuk duhet të jenë më të pakta se të drejtat themelore të

njeriut të njohura dhe përcaktuara në instrumentet ndërkombëtare bashkëkohorë’.282

Ky projekt ambicioz synonte në pamje të parë që të shkrinte standardin ndërkombëtar

minimal dhe standardin e trajtimit kombëtar në një parim të përbashkët. Mbështetja e tij

tek doktrina e të drejtave të njeriut nuk u përkrah nga shtetet. Debatet brenda KDN për

këtë çështje janë kthyer në një referim të shpeshtë për përplasjen e pikëpamjeve të

ndryshme ndërmjet shteteve të zhvilluara dhe shteteve në zhvillim.283 Ky projekt u

vlerësua si jopraktik për qëllimet e kodifikimit dhe nuk u ndoq më tej. Në vitin 1961,

Shkolla e Drejtësisë së Harvardit, u angazhua në hartimin e një projekt konvente mbi

përgjegjësinë e shteteve për dëmet ndaj të huajve. Ky projekt ishte një dokument jozyrtar,

qëllimi i të cilit ishte ‘kodifikimi i standardeve të vendosura nga e drejta ndërkombëtare

për mbrojtjen e të huajve’.284 Në disa aspekte ky projekt u angazhua në zhvillimin

progresiv më tepër se në kodifikim.

Pas LIIB u zhvillua një parim tjetër për trajtimin e të huajve, standardi i të drejtave të

njeriut. 285 Ndryshimi ndërmjet standardit të të drejtave të njeriut dhe standardeve të

mëparshme ishte se ai u bazua në Kartën e OKB, në nenet 55 dhe 56. Neni 55 i Kartës së

OKB përcakton se: ‘‘me qëllim krijimin e kushteve për stabilitet dhe mirëqenie të cilat

janë të nevojshme për marrëdhëniet paqësore dhe miqësore ndërmjet shteteve, të

mbështetur në parimin e barazisë së të drejtave, OKB do të promovojë respektimin

universal dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim

race, seksi, gjuhe ose besimi fetar’.

282 Yearbook of International Law Commission, 1957, II f. 104 283 Supra nr. 266, f. 525 284 A.J.I.L 547, 1961 285Luke Lee, Consular Law and practice, Oxford University Press, 1991, f.130.

Page 132: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

132

Gjuha e përdorur në Kartë tregon pranimin e një detyrimi ligjor ndërkombëtar për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 286

Ky detyrim është konfirmuar edhe në mendimin këshillimor të GJND në çështjen e

Namibisë, në vitin 1971. Të gjithë anëtarët e OKB janë të detyruar ligjërisht të zbatojnë

dhe respektojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, disa prej të cilave janë paraqitur

në Kartë dhe disa të tjera në instrumentet pasardhës. Standardet e mëparshme janë

riformuluar dhe integruar në rregullin e ri ligjor-standardin e të drejtave të njeriut,

standard i cili përfshin elementët thelbësore dhe i shërben qëllimit të të dy standardeve të

mëparshme. Baza për këtë sintezë është ‘respektimi universal dhe zbatimi i të drejtave të

njeriut dhe lirive themelore’ të referuara në Kartën e OKB dhe instrumentet ligjorë.

DUDNJ ka përdorur një formulë standarde ‘çdokush ka të drejtë....’ ku termi çdokush

nënkupton të gjithë qeniet njerëzore, shtetas, të huaj dhe persona pa shtetësi. Ndjeshmëria

e DUDNJ për mbrojtjen e të gjithë qenieve njerëzore, pavarësisht shtetësisë së tyre

tregohet edhe në nenin 2. E njëjta ndjeshmëri për të drejtat e njeriut pasqyrohet edhe në

PNDCP. Edhe ky instrument përdor të njëjtën formulë me DUDNJ. I vetmi ndryshim

vërehet në nenin 25 ku përdoret termi ‘çdo shtetas’. 287

PNDES është krijuar për të mbrojtur të drejtat e individëve, pavarësisht shtetësisë së tyre

dhe i referohet të gjithë qenieve njerëzore.

Instrumenti i vetëm ku përmendet dallimi ndërmjet shtetasve dhe jo-shtetasve mund të

gjendet në KKDR e cila në nenin 1.2 parashikon se:

“Kjo konventë nuk do të zbatohet ndaj dallimeve, përjashtimeve, kufizimeve apo

preferencave të bëra nga një shtet palë në këtë Konventë ndërmjet shtetasve dhe jo-

shtetasve”.

Edhe KEDNJ në nenin 1 parashikon se:

286 Quincy Wright,The strenthening of international Law, Hague Academy of International Law, 1960, f. 182 287 Cdo shtetas ka të drejtën dhe mundësinë pa dallim dhe ndonjë kufizim të arsyeshëm: -të marrë pjesë në jetën publike, drejtpërsëdrejt apo me përfaqësues të zgjedhur lirisht.

Page 133: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

133

“Palët e larta kontraktuese do të sigurojnë kujtdo brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe

liritë e përcaktuara në seksionin 1 të kësaj Konvente”.

Qëllimi i ndërkombëtarizimit të të drejtave të njeriut është që të sigurohet mbrojtja e

interesave legjitime të individit, pavarësisht shtetësisë së tij. Nëse personi të drejtat e të

cilit shkelen është një shtetas ose një i huaj kjo nuk ka rëndësi, për faktin e të qenit qenie

njerëzore ai është në mbrojtjen e drejtpërdrejte të së drejtës ndërkombëtare. Megjithëse

autorët kanë pranuar sintetizimin e këtyre dy parimeve tradicionale, kanë vënë theksin

edhe në faktin se shtetet jo domosdoshmërisht duhet të mohojnë elementët esenciale dhe

qëllimin e tyre.288Standardi i të drejtave të njeriut ka sjellë një saktësi më të madhe në

trajtimin e të huajve. Standardi i trajtimit kombëtar ishte subjektiv, standardi minimal

ndërkombëtar nuk u pranua gjerësisht, ndërsa standardi i të drejtave të njeriut është

objektiv. 289

Si përfundim mund të themi se standardi i të drejtave të njeriut bazohet në Kartën e OKB

dhe instrumentet e tjerë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Standardi i të drejtave të

njeriut është masa me anë të të cilës e drejta ndërkombëtare bashkëkohore vlerëson

trajtimin e të gjithë individëve, qofshin këta shtetas ose të huaj.

3. Ndikimi i zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare në institucionin e

mbrojtjes diplomatike

Që nga referencat e hershme të mbrojtjes diplomatike në shekullin 18 nga Vattel, shtetet

kanë pasur të drejtën të mbrojnë shtetasit e tyre, por modalitetet e kësaj të drejte dhe

natyra e saj nuk kanë mbetur imune nga ndryshimet e zhvillimeve të së drejtës

ndërkombëtare.

Ka dy zhvillime të rëndësishme në të drejtën moderne ndërkombëtare që kanë ndikuar në

rivlerësimin e doktrinës tradicionale të mbrojtjes diplomatike. Këto zhvillime kanë të

288 Idem. 289 John Dugard “Diplomatic protection and humanr rights: the draft articles of the International Law Commision, Australian Yearbook of International Law, 2003, f.76

Page 134: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

134

bëjnë me përfshirjen e individit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat

ndërkombëtare të njeriut.

3.1 Pozicioni i individit në të drejtën ndërkombëtare

Qëndrimi se shtetet janë subjekte të vetme të së drejtës ndërkombëtare ndryshoi

rrënjësisht gjatë shekullit të 20. Ka tre drejtime ku individi filloi të konsiderohej në

nivelin ndërkombëtar: të drejtat themelore, të drejtat procedurale dhe detyrimet. Fillimi i

shekullit 20 njohu aftësinë procedurale të individit në të drejtën ndërkombëtare. Të drejtat

substanciale dhe detyrimet janë një zhvillim i pas LIIB. Më parë individët

konsideroheshin si shtetas dhe të huaj dhe jo si individë. E drejta ndërkombëtare ofronte

mbrojtje për të huajt, ndërsa trajtimi i shtetasve ishte brenda juridiksionit kombëtar të

shteteve. 290Karta e Londrës për Tribunalin e Nurembergut për krimet e luftës njohu

përgjegjësinë penale ndërkombëtare për individët përgjegjës për krime të ndryshme

ndërkombëtare dhe vetë Tribunali citoi se ”krimet ndaj së drejtës ndërkombëtare janë

kryer nga njerëzit dhe jo nga entitet abstrakte dhe vetëm duke dënuar individët mund të

zbatohen parimet e së drejtës ndërkombëtare”.291

Është e padiskutueshme që individi ka sot të drejta shumë herë më të mëdha se para 50

apo 60 vitesh. Por nëse kjo e bën atë subjekt të së drejtës ndërkombëtare, është ende një

çështje e hapur. Një zgjidhje e mesme është gjetur në trajtimin e individit jo si objekt ose

subjekt i së drejtës ndërkombëtare, por si pjesëmarrës në rendin ligjor ndërkombëtar.292

3.2 E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut

Pas LIIB shqetësimi për të drejtat e njeriut u reflektua në vendosjen e një sistemi mbrojtje

universale të të drejtave të njeriut, bazën e të cilit e gjejmë në Kartën e Kombeve të

Bashkuara dhe DUDNJ, e cila listoi të drejtat që formojnë bazën e së drejtës

290 D.J. Harris, Cases and materials on international laë, Fifth Edition, Sweet&Maxwell, 1998, f. 624 291 Edoardo Greppi, I crimini di guerra e contro umanita nel diritto internazionale, UTET, 2004, f. 71. 292 John Dugard, Diplomatic protection and humanrrights: The draft articles of the International Law Commission, Australian Yearbook of International Law , 2006, fq. 3.

Page 135: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

135

ndërkombëtare zakonore, të detyrueshme tek të gjithë shtetet dhe jo vetëm tek anëtarët e

OKB. 293

Këto të drejta u detajuan në PDCP dhe PDES, të cilat hynë në fuqi në vitin 1976. Në të

njëjtën kohë janë zhvilluar sisteme rajonalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i pari

ndër të cilët është KEDNJ, e vitit 1950. Ajo u ndoq nga KNADNJ e cila hyri në fuqi në

vitin 1986. Rajoni i Azisë nuk ka ende një sistem rajonal të mbrojtjes të të drejtave të

njeriut.

Të drejtat e njeriut janë ato të drejta themelore dhe të patjetërsueshme, të cilat janë të

nevojshme për jetesën si një qenie njerëzore. 294Këto të drejta nuk mund të tjetërsohen,

dhurohen, transferohen dhe nuk mund të merren nga individë të tjerë apo nga shteti. Të

drejtat e njeriut afirmojnë se të gjithë individët me cilësinë e tyre si qenie njerëzore kanë

disa të drejta që asnjë shtet apo shoqëri nuk mund t'ua mohojë.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut në ditët e sotme zë një vend qendror në realitetet politike,

sociale, ekonomike dhe ligjore në të gjithë botën. Performanca e të drejtave të njeriut

është kthyer në një masë prove për statusin demokratik të shteteve.

Për sa i përket të drejtave, formimi i OKB i hapi rrugën “promovimit dhe inkurajimit të

respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë”. Me adoptimin e DUDNJ ka pasur një

prirje për njohjen e të drejtave të individit. Ky zhvillim solli pasoja ligjore që janë

tërësisht jashtë kornizës tradicionale të mbrojtjes diplomatike.295 Shtetet nuk mund të

pretendojnë më të përfshijnë të drejtat e individëve brenda sferës së tyre ekskluzive,

përderisa rendi ndërkombëtar u jep atyre të drejta dhe i detyron shtetet t'i respektojnë ato.

Autorët shpesh i referohen të drejtave të njeriut si përkatësi në njërën prej tre gjeneratave.

Gjenerata e parë përfshin të drejtat politike dhe civile që rrjedhin nga filozofia e të

drejtave natyrore të Lokut dhe Rusosë. Gjenerata e dytë janë të drejta ekonomike, sociale

dhe kulturore. Megjithëse ka pasur kundërshti nga dy kampet e krijuara pas LIIB mbi

këto të drejta të shprehura kryesisht në skepticizmin e vendeve perëndimore, ato u

293 Idem, f.4 294 Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, UNHCHR, .www.ohchr.org 295Mohamed Bennouna, Preliminary report on diplomatic protection. UN Doc. A/CN.4/484, f.10

Page 136: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

136

përfshinë në instrumentet ligjorë të OKB, si DUDNJ dhe PDPC dhe PDES. Ideja e një

gjenerate të re të të drejtave të njeriut u paraqit në vitet 70 dhe u mbështet nga vendet në

zhvillim. Dallimi ndërmjet gjeneratës së parë dhe të dytë të të drejtave të njeriut u

pasqyrua edhe në miratimin e dy instrumenteve të veçantë të OKB. Ky dallim mbështetet

në natyrën e detyrimeve ligjore dhe sistemin e mbikëqyrjes së tyre.296 Detyrimet lidhur

me të drejtat civile dhe politike janë tipike negative dhe të mundshme për t'u zbatuar

menjëherë nga shtetet, ndërsa ato ekonomike, sociale dhe kulturore janë më tepër pozitive

dhe të zbatueshme vetëm nën ndikimin e rrethanave ekonomike dhe sociale të secilit

shtet. Përsa i përket të drejtave politike dhe civile ato mund të mbikëqyren me anë të

sistemit të raportimeve dhe peticioneve ndërshtetërore dhe individuale, ndërsa të drejtat

ekonomike dhe sociale nuk janë të gjykueshme dhe vetëm sistemi i raportimit është i

mundshëm për mbikëqyrjen e tyre.297

Brezi i tretë i të drejtave të njeriut përfshin të drejtat kolektive si të drejtat për paqe,

zhvillim, shëndetësi, mjedis, solidaritetit, mbrojtja kundër përkeqësimit social dhe fizik.

Klasifikimi i të drejtave të njeriut në kategoritë e mësipërme mund të krijojë idenë se të

drejtat nuk janë të barabarta dhe disa janë më të rëndësishme se disa të tjera. Ekziston një

kontradiktë në klasifikimin e normave të të drejtave të njeriut në të drejtën

ndërkombëtare. Disa autorë mbështesin idenë e hierarkisë të këtyre normave, ide kjo që

kundërshtohet nga disa autorë të tjerë. Pretendimi i superioritetit të disa normave të të

drejtave të njeriut mbi disa të tjera niset nga prezumimi se disa të drejta janë aq të

rëndësishme për ekzistencën njerëzore dhe ato janë baza e gëzimit të të drejtave të tjera.

Kështu të ashtuquajturat të drejta të gjeneratës të parë janë më të rëndësishme se të drejtat

e gjeneratës së dytë dhe të tretë. Kjo kontradiktë ka provokuar debate filozofike lidhur me

natyrën, kategorizimin dhe prioritetin e të drejtave të njeriut në tërësi. Ndërsa disa juristë

besojnë se ka një diferencë të dukshme ndërmjet normave të të drejtave të njeriut dhe se

ato nuk mund të jenë të barabarta, disa të tjerë mbështesin idenë se të drejtat e njeriut janë

të barabarta. Ata besojnë se të drejtat e njeriut kanë të njëjtën vlerë dhe asnjë e drejtë nuk

296 Supra nr. 277, f. 695. 297 Supra nr. 281.

Page 137: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

137

duhet të radhitet më lart se një tjetër. Ky qëndrim mbështetet në pandashmërinë e të

drejtave të njeriut. 298

Përveç të drejtave të parashikuara në instrumentet universalë dhe rajonalë, një kategori të

rëndësishme e përbën e drejta ndërkombëtare zakonore e të drejtave të njeriut. Një shtet

shkel të drejtën ndërkombëtare, nëse si pjesë e politikës së tij shtetërore praktikon ose

inkurajon genocidin, skllavërinë, marrjen ose zhdukjen e individëve, torturën ose

trajtimin çnjerëzor dhe degradues, diskiminimin racial ose shkeljen masive të të drejtave

të njeriut të njohura ndërkombëtarisht. 299E drejta ndërkombëtare zakonore ndalon

shkeljet e të drejtave të njeriut që vijnë si pasojë e një politike shtetërore. Sipas së drejtës

ndërkombëtare një shkelje e detyrimeve ndërkombëtare sjell përgjegjësinë ndërkombëtare

të shtetit shkelës.

Pas këtij vështrimi të përgjithshëm mbi të drejtat e njeriut lind pyetja: a mund të bëhet një

klasifikim për efekt të mbrojtjes diplomatike lidhur me kategoritë e të drejtave që mund

të mbrohen nëpërmjet këtij instrumenti. Për qëllim të trajtimit të mbrojtjes diplomatike

klasifikimi i gjeneratës së parë të përshkruar më lart, detajohet më tej duke dalluar të

drejtat civile nga të drejtat politike. Të drejtat civile janë të drejta që i përkasin të gjithë

qenieve njerëzore pavarësisht nëse janë shtetas ose jo, ndërsa të drejtat politike janë të

lidhura me statusin e shtetësisë. 300Këto të drejta rezervohen në shumë vende të botës

vetëm për shtetasit dhe të huajt nuk mund të ankohen për gëzimin e tyre. Për sa i përket

kategorisë së të drejtave social-ekonomike, një shtet nuk mund të ushtrojë mbrojtje

diplomatike në rast të shkeljes së tyre, pasi edhe për vetë shtetasit e atij shteti ato

konsiderohen si objektiva sociale dhe nuk janë të kërkueshme në gjykatë.

Të drejtat që të huajt gëzojnë jashtë vendit të tyre, mund të kategorizohen në tre kategori:

të drejtat themelore, të drejtat e pronësisë dhe të drejtat procedurale.301 Adoptimi i kësaj

298 Vienna Declaration and Programme Action 1993, para.214 UN doc. A/Conf.157/23 299 Supra nr. 277, f. 725 300 Carmen Tiburcio, The human rights of aliens under international and comperative law, Martinus Nijhoff Publishers, 2001, f. 87. 301 Theodor Meron, On the hierachy of international human rights norms, American International Law Review, 1986, fq. 6.

Page 138: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

138

ndarje do të na ndihmojë për të evidentuar ato të drejta të cilat mund të shkelen për të

huajt dhe mund të sjellë ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.

Të drejtat themelore janë një kategori e veçantë e të drejtave të njeriut, që përfshijnë të

drejtat bazë që gëzon çdo individ pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhet. Këto të

drejta janë aq të rëndësishme dhe esenciale dhe të lidhura me lirinë e individit në një

shoqëri të caktuar dhe për këtë arsye ato janë të patjetërsueshme. Ato përfshijnë të

drejtën e jetës, lirinë nga tortura dhe trajtimi çnjerëzor e degradues, dhe

mosdiskriminimin. Këto të drejta klasifikohen si thelbësore sepse janë të paderogueshme

në çdo rrethanë.

Të drejtat e pronësisë nuk kufizohen vetëm tek të drejtat e të huajve, por përfshijnë të

drejtat pasurore të të huajve për të trashëguar ose disponuar pasurinë e luajtshme dhe të

paluajtshme302. Të drejtat e pronësisë janë të drejta private.

Të drejtat të cilat ndihmojnë në realizimin, shprehjen ose ruajtjen e të drejtave themelore

janë të drejta procedurale. 303 Të gjitha të drejtat e lidhur me procesin e drejtë ligjor janë

të drejta procedurale. Ato përfshijnë të drejtën për një proces të rregullt, të drejtën e

aksesit në gjykatë, të drejtën për t'u informuar për arsyet e arrestimit dhe të drejtën për t'u

gjykuar brenda një kohe të arsyeshme.

Si përfundim mund të themi se pavarësisht klasifikimit teorik të të drejtave të njeriut,

shteti i shtetësisë ka të drejtë të kërkojë respektimin e të gjithë të drejtave të njohura nga

traktatet ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare zakonore, për shtetasit e tij që

ndodhen në territorin e një shteti tjetër. Shkelja e këtyre të drejtave të njohura passjell

përgjegjësinë ndërkombëtare të shtetit, e cila mund të kërkohet nëpërmjet institucionit të

mbrojtjes diplomatike.

4. A mund dhe a duhet të përdoret mbrojtja diplomatike si një

instrument për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

302 Supra nr. 287, f.135. 303 Idem.

Page 139: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

139

Një nga pyetjet kryesore që shtrohen gjatë trajtimit të këtij studimi është nëse të drejtat e

njeriut mund të mbrohen nëpërmjet mbrojtjes diplomatike. Tradicionalisht mbrojtja

diplomatike ka qenë një instrument i rëndësishëm ligjor për mbrojtjen e të drejtave të

shtetasve të një shteti. Duke qenë se shtetasit e një shteti që ndodhen në një shtet tjetër

mund të jenë një grup vulnerabël, mbrojtja e të drejtave të tyre nga shteti i shtetësisë

është konsideruar si një nga mekanizmat më efikasë. Nën ndikimin e globalizmit,

zhvillimeve moderne në teknologji, ekzigjencave ekonomike dhe numrit te madh të

traktateve dypalëshe dhe shumëpalëshe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka lindur

edhe nevoja e rishikimit të përdorimit të mbrojtjes diplomatike si instrument për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ndonëse është e vërtetë që mbrojtja e të drejtave të njeriut nga e drejta ndërkombëtare ka

njohur disa përmirësime, nuk mund të thuhet se shkeljet e këtyre të drejtave kanë ardhur

duke u ulur. 304 Prandaj është e nevojshme që të rishikohet instrumenti i mbrojtjes

diplomatike dhe të drejtave të njeriut në dritën e ndryshimeve të kohës dhe nevojave të

saj. Ka një numër arsyesh pse shtetet duhet të vazhdojnë të përdorin diplomacinë për të

ndikuar politikat e tyre dhe të shteteve të tjera për respektimin e të drejtave të njeriut. 305

Diplomacia ka lidhje me të drejtat e njeriut. Ky ka qenë motivimi kryesor për

diplomacinë e pas LIIB dhe për formimin e OKB, me një nga misionet kryesore të

organizatës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga shkeljet masive dhe kërcënimet ndaj

paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Zhvillimi i vrullshëm i të drejtave të njeriut, të cilat i japin të drejta të drejtpërdrejta

individëve dhe shtimi i forumeve ligjore ndërkombëtare, ku individi mund të paraqitet

drejtpërsëdrejti, sjellin në vëmendje debatin e dobishmërisë së mbrojtjes diplomatike në

kuadrin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo ka qenë një nga nxitjet kryesore të

përpjekjeve ambicioze të KDN dhe veçanërisht të RS Dugard për të ridimensionuar

funksionimin e këtij institucioni të vjetër të së drejtës ndërkombëtare mbi bazën e

zhvillimeve të të drejtave të njeriut dhe përdorimin e tij si një mjet për të avancuar

mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me vlerat e rendit juridik bashkëkohor.

304 Henry Steiner, Massive Human Rights Tragedies, Oxford University Press, 2008 f.14 305 Phillip Trimble, Human Rights and Foreign Policy, Saint Louis University Law Jurnal, 2002, f. 465

Page 140: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

140

Me zhvillimin e të drejtave ndërkombëtare të njeriut ka pasur pikëpamje të ndryshme

nëse e drejta e mbrojtjes diplomatike duhet të shikohet si një mekanizëm i veçantë dhe në

çfarë mase perspektiva e të drejtave të njeriut do të ndikojë mbrojtjen diplomatike.

Pozicioni i shteteve ka qenë i qartë se mbrojtja diplomatike nuk është njohur si institucion

i të drejtave të njeriut. Një ndarje e mbrojtjes diplomatike nga e drejta ndërkombëtare e

njeriut është e rëndësishme po të kemi parasysh se shtetet mbeten të detyruara të arrijnë

disa standarde, të ndara dhe të dallueshme nga detyrimet e të drejtave të njeriut në

trajtimin që i bëjnë të huajve. Dallimi ndërmjet së drejtës së mbrojtjes diplomatike nga

mjetet e të drejtave të njeriut është njohur edhe nga KDN. Komisioni është shprehur se

ushtrimi i mbrojtjes diplomatike duhet të jetë pa paragjykim ndaj mundësisë të individëve

për të ndjekur të drejtën e tyre. E drejta e mbrojtjes diplomatike nuk duhet të përjashtojë

mjetet e tjera të mbrojtjes të të drejtave individuale.

RS ka vërejtur se disa komentues kanë shkuar aq larg sa të propozojnë se mbrojtja

diplomatike duhet të braktiset tërësisht, pasi tashmë ekziston e drejta ndërkombëtare e të

drejtave të njeriut për të mbrojtur të drejtat e individëve. Por në këndvështrimin e tij,

pikëpamja më e përhapur është se mbrojtja diplomatike përbën një mjet të rëndësishëm

në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një nga arsyet për vlerën e të drejtave të njeriut të

individëve është se shumë shtete e trajtojnë një pretendim të mbrojtjes diplomatike më

seriozisht se një ankesë individuale. Duke parë aftësitë e kufizuara individuale për të

kërkuar të drejtat e tyre në sistemin ligjor ndërkombëtar, e drejta e shtetit për të ushtruar

mbrojtjen diplomatike, mbetet një mjet i rëndësishëm për individët për të fituar akses në

drejtësi.

Të drejtat e njeriut kanë influencuar mbrojtjen diplomatike, siç reflektohet edhe në

vendimin e fundit të GJND në çështjen Diallo. Çështja u ngrit nga Republika e Guineas

kundër Republikës së Kongos me pretendimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut ndaj

një shtetasi të saj, rezident në Kongo. U pretendua se Diallo një shtetas i Guineas u

burgos padrejtësisht nga autoritetet e Kongos.

Në vendimin e saj GJND komenton:

Page 141: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

141

‘’Si pasojë e zhvillimeve substanciale të së drejtës ndërkombëtare në dekadat e fundit

lidhur me të të drejtat që i akordohen individëve, qëllimi ratione materiae i mbrojtjes

diplomatike, fillimisht i limituar në shkeljet e pretenduara të standardeve minimale të

trajtimit të të huajve, u zgjerua për të përfshirë inter alia të drejtat e njeriut të garantuara

ndërkombëtarisht”. 306

Ky koment i GJND ka vendosur përshtatshmërinë e shkeljeve të të drejtave të njeriut si

një çështje-subjekt të mbrojtjes diplomatike.307

Aplikimi i perspektivës së të drejtave të njeriut në traditën tradicionale të mbrojtjes

diplomatike ka qenë kontradiktor. Një shkollë mendimi sugjeron që mbrojtja diplomatike

nuk është instrumenti i përshtatshëm për kërkimin e të drejtave të njeriut. Kjo shkollë

mund të ndahet në dy kampe, ata që mendojnë se kjo doktrinë është tani e tepërt duke

qenë se individët mund të paraqesin vetë pretendimet e tyre ndërkombëtare dhe ata që

argumentojnë se zhvendosja e doktrinës si një mjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

nuk mund t’i rezistojë shqyrtimit teorik.

Argumentimi se mbrojtja diplomatike është e tepërt u artikulua së pari nga Garcia

Amador, raportuesi i parë i KDN mbi përgjegjësinë e shteteve.308

Argumentimi i kësaj pikëpamje qëndron në faktin se zhvillimi i të drejtave të njeriut i

kombinuar me të drejtën për t’i kërkuar këto të drejta në një forum ndërkombëtar, e kanë

bërë mbrojtjen diplomatike një instrument të panevojshëm dhe të padëshirueshëm.

Përkundrejt këtyre pikëpamjeve është ajo që e konsideron mbrojtjen diplomatike një mjet

të përshtatshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo pikëpamje shprehet në fjalët e

John Dugard se:

“megjithëse individi sot gëzon më shumë mjete ndërkombëtare për mbrojtjen e të

drejtave të tij se më parë, mbrojtja diplomatike mbetet një armë e rëndësishme në

306 Cështja Diallo, (Republic of Guinea v. Democratic Republic of Congo), Vendimi i 30 nëntor 2010, para 39, www..icj-cij.org 307 Annemarieke Kuenzli, Diallo and the draft articles: the application of the draft articles on diplomatic protection in the Ahmadu Sadio Diallo case, Leiden Journal of International Law, Vol.20 N.4, 2007, f. 947. 308 Second report by Garcia Amador, UN doc A/CN/4.106 para. 112-116.

Page 142: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

142

arsenalin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Për sa kohë që shtetet mbeten aktorët

dominantë në marrëdhëniet ndërkombëtare, përkrahja e pretendimeve nga shtetet për

shkeljet të drejtave nga shtetasit e tyre mbetet mjeti më efektiv për mbrojtjen e të drejtave

të njeriut”309

Pyetja përfundimtare është nëse mbrojtja diplomatike është ende e mundshme si një mjet

ligjor në të drejtën ndërkombëtare apo është eklipsuar nga zhvillimi i të drejtave të

njeriut. Megjithëse ka pasur shumë studime dhe shkrime për të dy subjektet, ka pasur

mosmarrëveshje lidhur me kufijtë e saktë të secilës. Doktrina ka qenë e paqartë dhe

kontradiktore kur është thënë se doktrina moderne e të drejtave të njeriut ka zënë vendin

e mbrojtjes diplomatike dhe si pasojë ajo nuk ka arsye të ekzistojë.310 Nga ana tjetër

është thënë se mbrojtja diplomatike do të ekzistojë gjithmonë për shkak të natyrës së saj

specifike. 311 Mbrojtja diplomatike vazhdon të praktikohet megjithëse disa nga bazat e saj

kanë ndryshuar.312 Çështja më e rëndësishme që ka shqyrtuar KDN ka qenë se si mund të

pajtohet mbrojtja diplomatike me të drejtat e njeriut në dritën e zhvillimeve të së drejtës

ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut kryesisht bazohet mbi

traktatet shumëpalëshe dhe përfshin të drejtat e individëve në nivel ndërkombëtar. Shumë

nga këto të drejta mbivendosen me pretendimet që mund të ngrihen nga ushtrimi i

mbrojtjes diplomatike. Për më tepër individët mund të kenë të drejta sipas së drejtës

ndërkombëtare që nuk mund të janë të klasifikuara si të drejta të njeriut.

Mbrojtja diplomatike dhe të drejtat e njeriut kanë karakteristika të përbashkëta si dhe

ndryshime nga njëra-tjetra.

Së pari, ato kanë një objektiv të përbashkët, mbrojtjen e të drejtave të individëve.

Së dyti, mbrojtja diplomatike dhe të drejtat e njeriut janë ndërtuar mbi konceptin e dëmit.

309 John Dugard, First Report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN.4/506 para 32. 310 Carmen Tiburcio, The human rights of aliens under international and comperative law, Martinus Nijhoff Publishers, 2001, f.66 311 Idem. 312 James Crawford, The ILC’ s Articles on responsability of states for internationally wrongful acts: A retrospect, The American Journal of International Law, V. 96, 2002, f.22.

Page 143: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

143

Së treti, të dyja kërkojnë ekzistencën e një akti të paligjshëm që të veprojë juridiksioni i

tyre. Në bazën e të dyjave qëndron parimi i së drejtës ubi jus ubi remedium që nënkupton

se ku ka një gabim ose dëm, ka gjithmonë një mjet për riparim. 313

Së katërti, të dyja këto fusha të së drejtës kërkojnë zbatimin e rregullit të ezaurimit të

mjeteve të brendshme.

Mbrojtja diplomatike dhe të drejtat e njeriut paraqesin ndryshime nga njëra-tjetra.

Ndryshimi më i dukshëm është në qëllimin e veprimit të tyre dhe gjerësinë e

mbrojtjes.314Ndërsa mbrojtja diplomatike kufizohet në mbrojtjen e të drejtave të

individëve që i përkasin një shtetësie të caktuar, të drejtat e njeriut mbrojnë të drejtat e të

gjithë individëve, pavarësisht shtetësisë së tyre. Megjithë këto ngjashmëri dhe ndryshime

mbrojtja diplomatike dhe të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën dhe duhen parë si

metoda të ndryshme në arritjen e një qëllimi të përbashkët.

Ka pasur diskutime nëse vetë mbrojtja diplomatike duhet të konsiderohet si e drejtë e

njeriut. Duket se kjo ide nuk është mbështetur nga e drejta ndërkombëtare dhe nuk pritet

që të bëhet pjesë e rendit juridik në të ardhmen e afërt.315

Projekt nenet e KDN mbi mbrojtjen diplomatike nuk pretendojnë të jenë një instrument i

të drejtave të njeriut. Ato nuk paraqesin të drejtën e mbrojtjes diplomatike si një të drejtë

të njeriut. 316 Ato respektojnë qëndrimin tradicional që e shikon mbrojtjen diplomatike si

një e drejtë e shtetit. Në disa drejtime ky projekt i avancon të drejtat e njeriut brenda

konceptit tradicional duke përbërë një kontribut në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Si përfundim mund të themi se rregullat e mbrojtjes diplomatike, të cilat janë zhvilluar

me shekuj si e drejtë ndërkombëtare zakonore, dhe rregullat më të reja të mbrojtjes së të

drejtave të njeriut plotësojnë njëra-tjetrën dhe i shërbejnë një qëllimi: mbrojtjes së të

drejtave të njeriut.

313 Interhandel Case, ICJ Reports 1959,para. 27 314 Garcia Amador, Luis Sohn, R.R.Baxter, Recent codification of the law of states repsonsability for injuries to Aliens, Netherlands International Review, 1974, f. 376 315 Supra nr. 296, f. 29 316 John Dugard, Diplomatic protection and human rights: the draft articles of the International Law Commission, Australian Yerabook of International Law, 2005, fq 18.

Page 144: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

144

5. Rëndësia e mbrojtjes diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të

njeriut

Në pamje të parë mbrojtja diplomatike duket se është në konflikt me disa nga parimet

themelore të të drejtave të njeriut, kryesisht me autonominë e individit për të kërkuar

dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar, pavarësisht pozicionit të shtetit të tij. Fakti

që pikëpamja tradicionale e mbrojtjes diplomatike është në mosmarrëveshje me

revolucionin e të drejtave të njeriut që ka ndodhur pas LIIB, ka qenë një shqetësim për

shumë autorë. Shqetësimi ka qenë se në nxitimin për të përkrahur vlerat e të drejtave të

njeriut, mund të hiqet dorë nga doktrina tradicionale e pretendimeve shtet-shtet.317 Ky

shqetësim shtrihet në faktin se në makinerinë e nevojshme ndërkombëtare për të kërkuar

mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ata individë që dëmtohen nga shtet pritëse mund të

mbeten pa mjetet e nevojshme mbrojtëse.

Zhvillimet e fundit të të drejtave të njeriut kanë sjellë edhe debate mbi efektin e

dobishmërisë së mbrojtjes diplomatike. Argumentet kundër këtij mekanizmi janë:

standardet e trajtimit të njëjtë të të huajve me shtetasit dhe standardet e trajtimit minimal

ndërkombëtar janë zëvendësuar nga standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të

cilat i japin shtetasve dhe të huajve të njëjtin trajtim. Individi është tashmë subjekt i së

drejtës ndërkombëtare me aftësinë për të kërkuar të drejtat e tij në nivel ndërkombëtar. E

drejta e shteteve për të pretenduar në emër të shtetasve të tij duhet të kufizohet në rastet

kur nuk ka mjete zgjidhje ndërmjet individit dhe shtetit dëmtues. Në këtë rast shteti

pretendues paraqitet si një agjent i individit dhe jo si përfaqësues i së drejtës së tij. E

drejta e shtetit për të kërkuar të drejtën e tij kur vepron në emër të një shtetasi është një

fiksion i dalë mode i cili duhet braktisur. 318

317David Bederman, State to State espousal of human rights claims, Virginia Journal of International Law Association, 2001, f. 6. 318 Garcia Amador, State Responsability, Second Report, A/CN/4/106, Yearbook 1957, vol 2, f. 472

Page 145: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

145

Ky argument bazohet mbi dy premisa: së pari, ai nuk pranon përdorimin e fiksioneve në

të drejtën dhe së dyti, e ekzagjeron gjendjen aktuale të mbrojtjes ndërkombëtare të të

drejtave të njeriut.

RS Dugard shprehet se nuk mund të eliminojmë një institucion si mbrojtja diplomatike i

cili i shërben një qëllimi të rëndësishëm, thjesht në faktin se ai mbështetet mbi një

fiksion.319

Është vlerësuar se ndërsa të drejtat e individit janë rritur në të drejtën ndërkombëtare,

mjetet në duart e tyre janë të kufizuara. Ndërsa KEDNJ ofron mundësi reale për miliona

evropiane, është e vështirë të pranosh se KNADNJ ose KADNJDP kanë arritur të njëjtën

masë suksesi. Për më tepër shumica e popullsisë së botës, e ndodhur në Azi, nuk ka një

konventë rajonale të të drejtave të njeriut. Gjithashtu e drejta për t'iu drejtuar organeve të

konventave ndërkombëtrare është e kufizuar dhe varet së pari nga vullneti i shteteve

anëtare për të pranuar këtë formë aplikimi.

Derisa individi të fitojë të drejta procedurale të rëndësishme sipas së drejtës

ndërkombëtare, mund të shihet si një kthim mbrapa braktisja e mbrojtjes diplomatike,

ndërkohë që si një instrument i mbrojtjes së të drejtave të njeriut ajo duhet forcuar dhe

inkurajuar.320

Një çështje e diskutueshme e mbrojtjes diplomatike është ajo e zbatimit të saj, elementi i

detyrueshmërisë.

Së pari, ndryshe nga instrumentet e të drejtave të njeriut mbrojtja diplomatike nuk është

frymëzuar për të adresuar situatat e përgjithshme të të drejtave të njeriut në një vend. Një

ambicie e tillë do të sillte kërcënim të rëndë për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet

shteteve. Kjo mund të kërcënojë suksesin e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike, e cila për

shkak të mungesës të detyrimit në një farë mase varet nga marrëdhëniet ndërmjet dy

shteteve. Por kjo nuk nënkupton që është një instrument i papërshtatshëm kundër

shkeljeve të të drejtave të njeriut.

319 Supra nr. 296, f. 7 320 Idem. f. 9

Page 146: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

146

Së dyti, shumë ushtrime të së drejtës së mbrojtjes diplomatike kanë qenë të gjata. Po të

kemi parasysh që çështja Diallo zgjati rreth 10 vjet mund të vëmë në pikëpyetje faktin se

a është ky mekanizmi i duhur për mbrojtjen urgjente të të drejtave të njeriut. Megjithatë

duhet të kemi parasysh se gjykimi nuk është mjeti i vetëm i ushtrimit të mbrojtjes

diplomatike, pasi shteti mund të përdorë një sërë mjetesh të tjera për të realizuar të

drejtën e tij për mbrojtje diplomatike. Psh. një letër e Ministrit të Punëve të Jashtme të

shtetit të shtetësisë së individit të dëmtuar mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në

trajtimin e tij. Kjo letër mund të mos jetë instrumenti i të drejtave të njeriut, megjithatë

ajo trajton situatën e një individi, të drejtat e të cilit janë shkelur në mënyrë të shpeshtë

dhe kështu kontribuon në forcimin e të drejtave të tij.

Është pretenduar se të drejtat e njeriut zbatohen për të gjithë individët pavarësisht

shtetësisë së tyre dhe shtetet nuk kanë pse të kenë interes të veçantë për mbrojtjen e

shtetasve të tyre jashtë. Këta individë janë nën mbrojtjen e sistemit universal të të

drejtave të njeriut. Nga njëra anë vendimi i Bashkimit Evropian për ta përfshirë mbrojtjen

diplomatike në Kartën e të Drejtave Themelore, tregon rëndësinë e mbrojtjes diplomatike

për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pra e drejta evropiane e konsideron mbrojtjen

diplomatike si një mjet. Praktika ka treguar se shtetet mund ta përdorin mbrojtjen

diplomatike si një mjet të fundit kur shtetasit nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë në një

mënyrë tjetër të drejtat e tyre. Në këtë aspekt, ai është një mekanizëm i fuqishëm, kur

mekanizmat e tjerë kanë dështuar.321

Si përfundim mund të themi se për sa kohë individi nuk ka fituar zotësinë e plotë juridike

për të mbrojtur të drejtat e tij sipas së drejtës ndërkombëtare, mekanizmi i mbrojtjes

diplomatike është i nevojshëm që të mbështetet. Mbrojtja diplomatike është një

mekanizëm që është vendosur qartë në të drejtën ndërkombëtare dhe kjo e ndihmon atë

që të ketë sukses në mbrojtjen e të drejtave të individëve ndaj shkeljeve të të drejtave të

tyre të njohura nga e drejta ndërkombëtare.

321Idem f.12.

Page 147: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

147

6. Mbrojtja diplomatike përballë mekanizmave të tjerë për mbrojtjen e

individit

Lind pyetja: nëse individi ka mjete të tjera për mbrojtjen e së drejtës së tij të shkelur, a

përjashtohet në këtë rast mbrojtja diplomatike si mjet për mbrojtjen e të drejtave të

individit?

Nuk duhet prezumuar se aftësia e individit për të ushtruar të drejtat e tij, ndikohet nga

fakti që e drejta ndërkombëtare i jep shtetit një mjet lidhur me dëmin që i shkaktohet

individit. 322 Kjo çështje është ngritur edhe nga KDN në nenin 16, ku është parashikuar se

të drejtat e personit fizik apo ligjor për të ndërmarrë veprime sipas së drejtës

ndërkombëtare ose procedura të tjera nga mbrojtja diplomatike për të siguruar

dëmshpërblim për dëme të shkaktuara si rezultat i një akti ndërkombëtarisht të

paligjshëm, do të ndikohen nga fakti nëse shteti ka mundësi të ushtrojë mbrojtjen

diplomatike. Nga ana tjetër nëse një traktat parashikon për mjetet të cilat mund të

përdoren nga individët, ato nuk kanë si qëllim të jetë përjashtuese për mjetet që u jepen

shteteve sipas së drejtës ndërkombëtare.323

GJND nuk ka shqyrtuar ende çështjen nëse ekzistenca në planin ndërkombëtar e mjeteve

të tjera për individët, ndikon në mundësinë e një shteti për të kërkuar përgjegjësinë

ndërkombëtare për të njëjtën dëm. Kjo çështje nuk është ngritur përpara Gjykatës lidhur

me pretendimet për genocid ose diskrimimin racial, sepse në traktatet respektive nuk ka

mjete të ofruara për individët. Në këtë fazë të evolucionit të së drejtës ndërkombëtare, kur

mjetet mund të shikohen si të hapura për individët edhe për shtetet, një mbrojtje dyfishe e

të drejtave të individëve, paraqitet si e rëndësishme për mbrojtjen e tyre efektive.324

Komisioni e ka bërë të qartë se projekt nenet nuk kanë si qëllim të përjashtojnë të drejtat

e shteteve të tjerë që nuk janë shtetas të shtetësisë së individit për të mbrojtur këtë

individ, sipas së drejtës zakonore ose traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të të

drejtave të njeriut. Një shtet mund të mbrojë një jo shtetas kundër shtetit të shtetësisë së 322Giorgio Gaja, The position of individuals in international law an ILC perspective, The European Journal of International law V. 21, n. 1, 2010, f13. 323Idem f.14 324Idem, f.14

Page 148: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

148

tij ose një shteti të tretë në një procedurë ndërshtetërore sipas PDCP, KEDR, KKT,

KEDNJ, KNADNJ dhe KADNJP. Në nenin 48 të Neneve për përgjegjësinë e shteteve

lejohet që një shtet që nuk është shteti i dëmtuar, të kërkojë përgjegjësinë e shtetit tjetër

nëse detyrimet e shkelura i detyrohen komunitetit ndërkombëtar në tërësinë e tij. Në

përfshirjen e kësaj klauzole, KDN kishte si qëllim që të sigurojë shtetet të kenë

mundësinë të kërkojnë të drejta të përfshira në traktatet dypalëshe, pa përjashtuar të

drejtën e tyre për t'u mbështetur në parimet e së drejtës ndërkombëtare zakonore në

fushën e mbrojtjes diplomatike që mund të mbështesin pretendimet e tyre. Në të njëjtën

kohë ajo do t'i lejojë shtetit të shtetësisë të një personi të dëmtuar dhe shteteve të tjera si

dhe personit të dëmtuar që të ndjekë mjetet e përcaktuara në konventat e të drejtave të

njeriut, përsëri pa përjashtuar të drejtën e përdorimit të parimeve të mbrojtjes

diplomatike.

Në projektin e neneve për mbrojtjen diplomatike përfshihet një dispozitë që përpiqet të

eliminoje konfliktin me mekanizmat e tjerë të mbrojtjes së individit. Neni 16 parashikon

se të drejtat e shteteve dhe të individëve për t’iu drejtuar mjeteve të tjera të së drejtës

ndërkombëtare përveç mbrojtjes diplomatike, për të siguruar zhdëmtim për dëmin e

shkaktuar si pasojë e një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm, nuk duhet të kufizohen nga

këto nene.

Qëllimi i këtij neni është që të kufizojë përdorimin e këtyre neneve tek mbrojtja

diplomatike dhe të mos ndikojë negativisht funksionimin e mekanizmave të tjerë.

Mbrojtja diplomatike nuk duhet parë si një mjet i përshtatshëm sa herë që individi

dëmtohet në një shtet tjetër.325 Nëse çështja zgjidhet nga shteti ku ka ndodhur dëmi shteti

i shtetësisë nuk duhet të ndërhyjë. Në të kundërt ndërhyrja mund të konsiderohet si

ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran.326

Mbrojtja diplomatike është efektive në krahasim me instrumente të tjerë.

325 Carmen Tiburcio, The human rights of aliens under international and comperative law, Martinus Nijhoff Publishers, 2001, f. 44 326 Idem.

Page 149: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

149

Së pari mbrojtja diplomatike mund të ushtrohet nga të gjithë shtetet pavarësisht nëse janë

palë apo jo në një traktat a marrëveshje ndërkombëtare. Pretendimi për ushtrimin e

mbrojtjes diplomatike rrjedh nga shkelja e së drejtës ndërkombëtare zakonore, një traktati

shumëpalësh, një marrëveshje dypalëshe ose ndonjë burimi tjetër të së drejtës

ndërkombëtare. Mekanizmat e tjerë, si organet e traktateve të OKB ose gjykatat rajonale

janë të hapura vetëm për individët, shtetet e të cilëve e kanë pranuar juridiksionin e tyre.

Së dyti, ushtrimi i mbrojtjes diplomatike nuk është i kufizuar vetëm tek dënimet.

Mbrojtja diplomatike është fleksibël në përdorimin e mjeteve. Nëse situata politike është

sensitive dhe nuk ka vullnet për publikimin e fakteve, ka mekanizma të tjerë që mund të

mënjanojnë gjykatat ndërkombëtare.

Së treti, vërehet se pothuaj shumica e të gjitha rasteve të aplikimeve të individëve në

organet e OKB apo gjykatat rajonale kanë të bëjnë me ankesa ndaj shteteve të tyre të

shtetësisë, ndërsa mekanizmi i mbrojtjes diplomatike përdoret në një tjetër drejtim, ndaj

shteteve që nuk e kanë shtetësinë e individit të cënuar.

Rregullat zakonore të së drejtës ndërkombëtare mbi mbrojtjen diplomatike dhe rregullat

që rregullojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë plotësuese të njëra-tjetrës. Një shtet

mund të protestojë për të mbrojtur një jo shtetas kundër shtetit të shtetësisë së tij ose një

shteti të tretë sipas një procedure ndër-shtetërore të përcaktuar në konventat

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Individi ka gjithashtu të drejtë të shfrytëzoje të

gjitha mjetet për t’u mbrojtur ndaj shtetit dëmtues sipas konventave ndërkombëtare të të

drejtave të njeriut. Të drejtat individuale mund të realizohen edhe jashtë kornizës së të

drejtave të njeriut. Në çështjen LaGrand, GJND përcaktoi se neni 36 i Konventës së

Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore ‘krijon të drejta individuale të cilat mund të

kërkohen në këtë gjykatë nga shtetet e personave të dënuar’. 327 Neni 16 e bën të qartë se

projekti nuk kufizon të drejtën e shteteve personave fizikë dhe juridike për të marrë

dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar si rezultat i një akti të paligjshëm. Nëse një

shtet i drejtohet procedurave të tjera, kjo nuk do të thotë se ai në mënyrë të domosdoshme

braktis të drejtën për të ushtruar mbrojtjen diplomatike.

327LaGrand (Germany v.United States of America), ICJ Reports 2001,f. 494 para 77.

Page 150: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

150

Si përfundim mund të themi se mbrojtja diplomatike, traktatet dypalëshe të investimeve

dhe traktatet e të drejtave të njeriut, janë mekanizma që janë krijuar për mbrojtjen e

personave që kanë pësuar një dëm si rezultat i një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm.

Ato plotësojnë dhe mbështesin njëra- tjetrën në përmbushjen e këtij qëllimi dhe për këtë

arsye ato nuk duhen trajtuar si përjashtuese apo konkurruese, por si plotësuese të njëra-

tjetrës.

6.1 Detyrimet erga omnes

Ka disa rrethana kur në mungesë të një lidhje shtetësie, një shtet mund të bëjë ankesë

ndaj një trajtimi të gabuar ndërkombëtar të një personi nga një shtet tjetër: këto raste

kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave që kanë statusin erga omnes.

Një detyrim erga omnes është një detyrim që e kanë të gjitha shtetet, për shkak të një

interes ligjor në mbrojtjen e të drejtave të një individi. GJND vuri në dukje ndryshimin

ndërmjet detyrimeve të një shteti kundrejt komunitetit ndërkombëtar si i tërë, dhe atyre që

ngrihen ndaj një shteti tjetër në fushën e mbrojtjes diplomatike.328 Në vendimin e saj në

Barcelona Traction Case, Gjykata listoi detyrimet erga omnes: ndalimin e agresionit dhe

genocidit dhe rregullat lidhur me te drejtat themelore të njeriut, përfshirë ndalimin e

skllavërisë dhe diskriminimin racial.329

Në rastin e shkeljes së këtyre normave e drejta ndërkombëtare njeh dy mekanizma për

mbrojtjen e individëve: thirrja e përgjegjësisë erga omnes dhe mbrojtja diplomatike. Të

dy këto mekanizma veprojnë në të njëjtën fushë dhe janë të bazuara në masat kundër një

dëmi indirekt, megjithatë ato kanë ndryshime të rëndësishme. Duke analizuar

328 Case concerning the Barcelona Traction, Light and Power Company, ICJ Reports, 1970, para. 78, f. 32. 329 Idem.

Page 151: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

151

ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet tyre, do të mundohemi të kuptojmë rolin dhe

vlerën e secilës në kuadrin e mbrojtjes së të drejtave të individëve. Për të arritur këtë

qëllim ndërsa kemi folur për mbrojtjen diplomatike, në këtë pjesë të studimit duhet të

sqarojmë se çfarë është përgjegjësia erga omnes dhe si evokohet ajo.

GJND në çështjen Barcelona Traction theksoi se:

“duhet bërë një dallim thelbësor ndërmjet detyrimeve të një shteti kundrejt komunitetit

ndërkombëtar si i tërë dhe atyre që ngrihen vis a vis një shteti tjetër në fushën e mbrojtjes

diplomatike. Nga natyra e tyre të parat i përkasin të gjithë shteteve. Nga pikëpamja e

rëndësisë së të drejtave të përfshira të gjithë shtetet mund të thuhet se kanë një interes

legjitim në këtë mbrojtje: ato janë detyrime erga omnes.”330

Sot në të drejtën ndërkombëtare ka një kuptim të përgjithshëm se normat jus cogens

reflektojnë vlerat më themelore të komunitetit ndërkombëtar dhe meritojnë mbrojtje

ndërkombëtare. 331 Nuk është e arsyeshme t'i kërkosh një shteti të reagojë me anë të

mbrojtjes diplomatike ndaj masave të marra nga një shtet ndaj shtetasve të tij, që përbëjnë

shkelje të normave jus cogens.332

Normat jus cogens dhe detyrimet erga omnes janë dy anë të së njëjtës monedhë. Nga

referenca e GJND tek komuniteti ndërkombëtar si i tërë, dhe nga shembujt që janë dhënë

prej saj, mund të arrihet në një përfundim që normat erga omnes janë ato detyrime të

paderogueshme të një karakteri të përgjithshëm, të cilat ngrihen drejtpërsëdrejti nga e

drejta ndërkombëtare e përgjithshme ose sipas traktateve shumëpalëshe të pranuara

gjerësisht në fushën e të drejtave të njeriut. Këto janë virtualisht të afërta me detyrimet e

pashmangshme që ngrihen nga normat jus cogens.333 Është pranuar se ka një ndërthurje

ndërmjet dy kategorive. Detyrimet jus cogens shikohen si një element formues i politikës

publike ndërkombëtare, me natyrën e tyre të detyrueshme. Nuk është korrekte të thuash

330 Idem, para 33. 331Norma jus cogens është një normë e pranuar dhe e njohur nga komuniteti ndërkombëtar në tërësi si një normë nga e cila nuk lejohet derogimi dhe mund të modifikohet vetëm me një normë vijuese të së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme që ka të njëjtin karakter. Neni 53 i KVDT 332John Dugard, First Report on diplomatic protection, A/CN.4/506, para 89, f.33 333Iain Scobbie, The invocation of responsibility for the breach of obligations under peremtory norms of general international law, European Journal of International Law, 2002, Vol 13, n.5, f. 1210.

Page 152: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

152

se një nen i një traktati ka karakterin e jus cogens thjesht vetëm se palët kanë përcaktuar

se nuk lejohet shmangia nga kjo klauzolë. P.sh. neni 34.1 i Statutit të Gjykatës

Ndërkombëtare Penale ka efekt të pakundërshtueshëm në përcaktimin se vetëm shtetet

mund të jenë palë në një çështje kontradiktore, por që sigurisht nuk ka statusin e jus

cogens. Megjithatë KDN ka komentuar se ka një diferencë ndërmjet tyre. Ndërsa normat

e pakundërshtueshme të së drejtës publike të përgjithshme përqendrohen në qëllimin dhe

prioritetin që i jepet një numri të caktuar detyrimesh themelore, fokusi i detyrimeve ndaj

komunitetit ndërkombëtar në tërësi është thelbësisht në interesin ligjor të të gjitha

shteteve, në të drejtën e tyre për të pasur mundësinë për të kërkuar përgjegjësinë e çdo

shteti për shkeljen e tyre. 334

Gjatë diskutimit të nenit 1 të projektit për mbrojtjen diplomatike, KDN u shpreh se sipas

së drejtës ndërkombëtare, detyrimet lidhur me të drejtat e njeriut janë tipike detyrime

erga omnes. Çdo shtet mund të kërkojë ndalimin e shkeljes kur shtetasi i dëmtuar është

shtetas i tij, shtetasi i shtetit dëmtues apo i një shteti të tretë. Kështu kërkesa e shtetësisë

së pretendimit duket se nuk zbatohet kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.335

Shkelja e normave të pakundërshtueshme të së drejtës ndërkombëtare trajtohet gjerësisht

në nenet për përgjegjësinë e shteteve. Neni 48 përcakton se “çdo shtet përveç shtetit të

dëmtuar ka të drejtë të kërkojë përgjegjësinë e një shteti tjetër në përputhje me paragrafin

2, nëse detyrim i shkelur i detyrohet komunitetit ndërkombëtar si i tillë”. Regjimi i krijuar

në nenin 48 krijon një marrëdhënie komplekse me mekanizmin e mirëvendosur të

mbrojtjes diplomatike.336Të dy mekanizmat bazohen në masat e dëmit indirekt. Në rastin

e mbrojtjes diplomatike dëmi është indirekt, sepse nuk i drejtohet drejtpërdrejtë shtetit

ndërsa në rastin e përgjegjësisë erga omnes përsëri shteti nuk është drejtpërdrejt i

dëmtuar. Ndryshimi i parë lidhet me subjektin e çështjes. Neni 48 zbatohet për normat e

pakundërshtueshme. Përgjegjësia për dëme që rezultojnë nga norma jo të

pakundërshtueshme nuk mund të kërkohet sipas nenit 48. Ky nen është i zbatueshëm

vetëm për shkelje serioze të norma të pakundërshtueshme. Nga ana tjetër mbrojtja 334ILC Report 2001, Commentary to Part Two, Chapter III, f. 281 p.7. 335ILC Report viti 2000, f. 146, para 422. 336 Annemarieke Kunzli, A matter of interest: diplomatic protection and state resposanbility erga omnes, International and Comparative Law Quaterly, 2007,f. 557.

Page 153: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

153

diplomatike mbulon të gjitha dëmet indirekte, që rrjedhin si nga normat e

pakundërshtueshme apo jo. Pra del që shkeljet jo serioze të normave të

pakundërshtueshme mund të kërkohen nëpërmjet mbrojtjes diplomatike dhe jo nëpërmjet

nenit 48. Ndërsa shkeljet që nuk prekin individët edhe nëse janë indirekte mund të

rezultojnë në zbatim të nenit 48, por jo nëpërmjet mbrojtjes diplomatike.

Një ndryshim tjetër ka të bëjë me shtetësinë e individit që ka vuajtur nga dëmi. Aplikimi i

përgjegjësisë sipas nenit 48, nuk kërkon përmbushjen e kushteve të shtetësisë së individit.

Një shtet mund të kërkojë përgjegjësinë e një shteti tjetër, pavarësisht shtetësisë së

individit që ka pësuar dëm. Ka një ndryshim në lidhje më situatën e refugjatëve. Shkeljet

serioze të normave të pakundërshtueshme mund të çojnë në valë masive refugjatësh.

Së treti, pasojat e evokimit të përgjegjësisë së shtetit ndryshojnë kur ushtrohet mbrojtja

diplomatike. Shtetet kanë liri lidhur me mjetet e përdorura. Rregullat e përgjithshme të

përgjegjësisë së shtetit për reparacionin dhe kundërmasat janë të zbatueshme. Është e

diskutueshme nëse shtetet e treta mund të ndërmarrin kundërmasa, për shkak të natyrës së

veçantë të kundërmasave, kushtet në të cilat ato mund të zbatohen janë të kufizuara. Ato

në radhë të parë duhet të jenë të nevojshme dhe të përshtatshme, në përgjigje të një

shkelje të mëparshme të së drejtës ndërkombëtare.

E vetmja situatë ku të dy mekanizmat mund të bashkohen është ajo e shkeljeve serioze të

normave të pakundërshtueshme që prekin individët që kanë një shtetësi tjetër nga

shtetësia e shtetit ose kanë shtetësi të dyfishtë, refugjatë ose persona pa shtetësi.

Ka një arsye pse neni 48§ 1.b. qëndron pranë së drejtës zakonore të mbrojtjes

diplomatike. Neni 48 dallon dy lloje të kërkesave të shteteve që nuk janë shteti i dëmtuar.

Sipas nenit 48 kërkimi është i mundur kur detyrimi i shkelur është detyrim erga omnes.

Detyrimet erga omnes e gjejnë origjinën e tyre në të drejtën ndërkombëtare të

përgjithshme. Shtetet palë në një traktat që krijon detyrime erga omnes siç janë traktatet e

çarmatimit dhe shumica e traktateve të së drejtës humanitare, edhe nëse nuk janë

dëmtuar drejtpërsëdrejti nga shkelja e detyrimeve erga omnes, mund të reagojnë pasi

interesi i përgjithshëm është kërcënuar nga mospërmbushjet e detyrimeve. Mbrojtja

diplomatike është krijuar si një mekanizëm që mbështetet në detyrimet dypalëshe

Page 154: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

154

ndërmjet shteteve. Shtetet janë të detyruar të trajtojnë shtetasit e një shteti tjetër në

përputhje me disa standarde, por këto mund të jenë përgjegjës për shkeljen e tyre vetëm

ndaj një shteti: atë të shtetësisë të individit të dëmtuar. Me krijimin e nenit 48 KDN është

përpjekur të zhvillojë këtë pikëpamje.337Së pari është përpjekur të përfshijë pjesëmarrës

të tjerë në konceptin e komunitetit ndërkombëtar. Termi komunitet ndërkombëtar është

pranuar të jetë i vakët edhe pse i përdorur shpesh në dokumentet ligjorë si rezolutat e

Këshillit të Sigurimit, Asamblesë së Përgjithshme dhe vendimet e GJND. Apeli ndaj

komunitetit ndërkombëtar është më tepër një apel ndaj atij shteti që ka dëshirën dhe

mundësinë për t’u përgjigjur. Mbase nuk është e dëshirueshme të përkufizohet

komuniteti ndërkombëtar në mënyrë strikte. Është e mjaftueshme që shtetet që evokojnë

përgjegjësine erga omnes, kanë të drejtë ta bëjnë këtë, sepse ky detyrim i detyrohet

komunitetit ndërkombëtar, përfshirë dhe shtetin kërkues. Kjo do të thotë se shteti evokon

përgjegjësinë për një detyrim erga omnes duke pretenduar të drejtën e tij, një të drejtë që

e ndan me të tjerët. Kjo është një lloj evokimi që është i dallueshëm nga mbrojtja

diplomatike, një dallim i trashëgueshëm nga detyrimi erga omnes i këtij evokimi.

Megjithëse ky është një dallim jo i prerë le ta sqarojmë me një shembull konkret mbi

ndalimin e torturës. Shkelja e këtij ndalimi mund të kërkohet nëpërmjet ushtrimit të

mbrojtjes diplomatike ose nëpërmjet detyrimit erga omnes. Në rastin e parë të drejtat që

pretendohen nuk janë të drejta që i detyrohen shtetit pretendues. Ndonëse shtetet mund të

ketë lidhur marrëveshje për ndalimin e torturës detyrimi për të mos qenë subjekt i torturës

është ndaj individit dhe kjo e drejtë duhet të pretendohet. Kjo është një e drejtë indirekte

dhe e drejta zakonore zbatohet edhe për këtë rast. Nëse detyrimi paraqitet erga omnes

detyrimi është ndaj komunitetit ndërkombëtar përfshirë dhe shtetin pretendues i cili bën

një pretendim direkt, duke sjellë moszbatimin e kërkesave tradicionale për mbrojtjen

diplomatike. Ky pozicion u zhvillua më tej nga KDN dhe dha si rezultat adoptimin e

nenit 4. Detyrimet erga omnes sjellin pretendime direkt përderisa ai i detyrohet të gjithë

komunitetit në tërësi. Pra një shtet që paraqet një pretendim mbi bazën e nenit 48 po

kërkon një të drejtë që i përket atij. Kjo është qartësisht e ndryshme nga kërkimi i

përgjegjësisë sipas mekanizmit të mbrojtjes diplomatike, ku shtetet mbështetur në të

337Idem.

Page 155: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

155

drejtën e tyre për të ushtruar mbrojtjen diplomatike nuk pretendojnë të drejtat e tyre, por

të drejtat e shtetasve të tyre. Shtetet që pretendojnë përgjegjësinë erga omnes kanë një

bazë ligjore, sepse kanë një interes ligjor të drejtpërdrejtë në përmbushjen e detyrimeve

erga omnes. Shtetet qe ushtrojnë mbrojtjen diplomatike kanë gjithashtu një interes ligjor,

por që është indirekt sepse është i kushtëzuar nga lidhja e shtetësisë.

RS i bazuar mbi praktikën e disa shteteve në përfshirjen në kushtetuta të së drejtës së

individit për të pasur mbrojtje diplomatike nga shteti i tij, propozoi një projekt-nen që

parashikonte detyrimin e shtetit të shtetësisë për të ushtruar mbrojtjen diplomatike në

rastet e ‘shkeljeve të rënda të normave të jus cogens’. Propozimi i tij është kritikuar si

ndërhyrës dhe i kufizuar në qëllim, duke qenë se ndërhyrja u kufizua nga shumë kushte,

të cilat bënin tërë projekt-nenin të dukej si një mirazh.338KDN vendosi se çështja nuk

ishte pjekur për kodifikim dhe e braktisi propozimin.

Si përfundim mund të themi se duke pasur parasysh këto konsiderata duhet dalluar

mbrojtja diplomatike nga përgjegjësia erga omnes. Pra kemi dy mekanizma për kërkimin

e përgjegjësisë. Së pari, kemi mbrojtjen diplomatike që është një mekanizëm i mirë

vendosur për mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe që mund të jetë efektiv për shkak

të njohjes së tij të gjatë në të drejtën ndërkombëtare. Është mbase më e lehtë të kërkosh

përgjegjësinë kur bëhet fjalë për shtetasit, megjithatë për shkak të natyrës së tij dypalëshe

shtetet mund të jenë të pamotivuar të ushtrojnë këtë të drejtë, për shkak të rrezikut të

dëmtimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve. Në këtë rast evokimi i shkeljes së

detyrimeve erga omnes sipas nenit 48 mund të jetë një alternativë e përshtatshme. Një

evokim i tillë nuk e vë theksin tek marrëdhëniet dypalëshe dhe kërkesën për

dëmshpërblimin e individit, por tek shqetësimi shumëpalësh për situatën e krijuar dhe për

kërkesën për t’i dhënë fund asaj. Megjithëse kërkesat e shumëfishta mund të jenë të

padëshirueshme, përjashtuar përdorimin e njëanshëm të forcës, çdo mjet mund të

përdoret për të arritur përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

338 Vasileios Perganitis, Towards a humanization of diplomatic protection? Max Planck Institut, 2006, www.zaoerv.de , f. 378

Page 156: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

156

6.2 Doktrina e përgjegjësisë për të mbrojtur (R2P)

Në përgjigje të vështirësive të hasura nga ndërhyrjet ndërkombëtare në Somali, Bosnjë,

Kosovë dhe mos ndërhyrjes në Ruanda në 1990, ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB Koffi

Annan sfidoi komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një konsensus për çështjen e

ndërhyrjes humanitare339. Kjo sfidë çoi në adoptimin e doktrinës së përgjegjësisë për të

mbrojtur (R2P) nga KS dhe AP. Si finalizim i disa përpjekjeve në Samitin Botëror në

2005, një takim i nivelit të lartë të Sesionit të 60 të OKB adoptoi në mënyrë unanime dy

parashikime lidhur me R2P.

Së pari, çdo shtet ka përgjegjësinë për të mbrojtur popullsinë e tij nga genocidi, krimet e

luftës, pastrimet etnike dhe krimet kundër njerëzimit. Kjo përgjegjësi sjell parandalimin e

këtyre krimeve përfshirë nxitjen e tyre, nëpërmjet mjeteve të nevojshme dhe të

përshtatshme.

Së dyti, komuniteti ndërkombëtar, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara ka gjithashtu

përgjegjësinë për të përdorur mjetet e duhura diplomatike, humanitare dhe mjete të tjera

paqësore, në përputhje me kapitujt VI dhe VIII të Kartës, për të mbrojtur popullsitë nga

genocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit.340 Këshilli i

Sigurimit e riafirmoi këtë parim në Rezolutën e tij 1674 (2006). Që nga Samiti Botëror

dhe Rezoluta e KS, Kombet e Bashkuara dhe Sekretari i Përgjithshëm Ban ki Moon janë

përpjekur për të kodifikuar doktrinën e R2P. Në raportin e SP ‘Zbatimi i përgjegjësisë për

të mbrojtur’, u caktuan tre shtylla mbi bazën e të cilave duhet të veprojë kjo doktrinë.

1. Përgjegjësia për të mbrojtur e shteteve

2. Ndihma ndërkombëtare dhe ndërtimi i kapaciteteve

3. Përgjigja në kohë dhe me vendosmëri.

339 Report to the UN General Assembly, Millenium Report, 3.4. 2000.www..un.org/millenium/sg/report/state.htm 340 Resolution 60/1, World Summit Outcome, 2005 UN doc. A/Res/60/1.

Page 157: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

157

Megjithëse R2P është e lidhur me ndërhyrjen humanitare, ajo ka një kuptim më të gjerë.

Kjo është një vazhdim i projektit të të drejtave të njeriut dhe kufizimit të sovranitetit duke

vendosur detyrime ose përgjegjësi ndaj shteteve përkundrejt individëve.

Adoptimi i doktrinës R2P ka sjellë një numër ndikimesh për doktrinën e mbrojtjes

diplomatike. Ajo refuzon konceptin themelues të një sovraniteti absolut mbi të cilën ishte

ngritur kjo doktrinë. Ajo vendos detyrimet e qarta mbi anëtarët e OKB që të mbrojnë

popullin e tyre dhe të marrin masa pozitive përfshirë edhe ato diplomatike për të mbrojtur

popullsinë në shtete të tjera nga abuzime të rënda. Këto abuzime të rënda kanë efektin

erga omnes dhe statusin jus cogens. R2P konfirmoi zhvillimin progresiv të së drejtës së

mbrojtjes diplomatike. Lidhjen ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe R2P megjithëse të

limituar e konfirmoi edhe GJND, në çështjen lidhur me aktivitetet e armatosura në

Kongo.341 Kundërpadia e paraqitur nga Uganda u bë në emër të një grupi civilësh të

keqtrajtuar, të cilët përpiqeshin të largoheshin nga zona e konfliktit të armatosur në

Liqenet e Mëdha nëpërmjet aeroportit të Kinsasha.

Si përfundim mund të themi se zhvillimi i doktrinës R2P ndikon në drejtim të

përshpejtimit të zhvillimit progresiv të detyrimit të shteteve për të ushtruar mbrojtje

diplomatike për shtetasit e tyre që mund të jenë subjekt i krimeve kundër njerëzimit në

shtete të tjera. Përgjegjësia për të mbrojtur imponon një detyrë për të mbrojtur në rrethana

të tilla.

7. Mbrojtja diplomatike si funksion i përfaqësive diplomatike

Sic është trajtuar më parë, termi mbrojtje diplomatike mund të përdoret në dy kuptime: si

një institucion dhe si funksion. Deri më tani i jemi referuar mbrojtjes diplomatike si një

institucion i së drejtës ndërkombëtare zakonore. Ndërsa si një funksion mbrojtja

diplomatike është një detyrë që ushtrohet nga përfaqësitë diplomatike të një shteti në

shtete të tjera. Në këtë kuptim përfaqësitë diplomatike nëpërmjet ushtrimit të funksioneve

341 Armed Activities in the territory of Congo (Democtratic Republic of the Congo v. Uganda) ICJ Reports 2005, para 333.

Page 158: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

158

të tjera të tyre, mbrojnë interesat e shtetasve të shtetit dërgues në shtetin pritës.

Funksionet normale të përfaqësive diplomatike përfshijnë edhe mbrojtjen e jetës, lirisë

dhe pasurisë së shtetasve të tyre, përveç funksionit parësor të përfaqësimit të interesave

politike të shtetit dërgues.

Qëllimi dhe përmbajtja e mbrojtjes diplomatike nga përfaqësitë diplomatike ka pësuar

ndryshime thelbësore. Fillimi i shekullit të 20 dëshmoi disa transformime revolucionare

të metodologjisë diplomatike, të cilat u kurorëzuan me kodifikimin e së drejtës

diplomatike dhe miratimin e KVMD në vitin 1961. Kjo konventë u shndërrua në një

instrument universal në fushën e marrëdhënieve diplomatike. Shumë nga dispozitat e saj

u përfshinë edhe në KVMK të vitit 1963.

Funksionet e përfaqësive diplomatike janë të listuara në nenin 3 të KVMD dhe përfshijnë

ndërmjet të tjerave edhe ‘mbrojtjen në shtetin pritës të interesave të shtetit dërgues dhe të

shtetasve të tij, brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare’.

Funksionet konsullore dhe ato diplomatike janë përfshirë në një masë të madhe tek njëra-

tjera. Neni 3 i KVMK përcakton se “funksionet konsullore ushtrohen nga postet

konsullore. Ato ushtrohen gjithashtu edhe nga misionet diplomatike në përputhje me

dispozitat e kësaj konvente”.

Ky funksion mbrojtje është pohuar edhe në çështjen ‘US Diplomatic and Consular Staff

in Teheran’, ku GJND theksoi se:

‘kapja dhe izolimi i këtyre individëve në rrethanat e paraqitura nga SHBA, qartësisht bie

në veprimin e nenit 5 të KVMK të vitit 1963 e cila shprehimisht parashikon se funksionet

konsullore përfshijnë mbrojtjen, asistimin dhe ruajtjen e interesave të shtetasve dhe

qëllimi i këtyre funksioneve është pikërisht të mundësojë shtetin dërgues nëpërmjet

konsullatave të tij që të sigurojë se është dhënë trajtimi i duhur, si të huaj në territorin e

një shteti tjetër, sipas së drejtës ndërkombëtare’.

Angazhimi i një përfaqësie diplomatike në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike mund të

kushtëzohet nga disa faktorë. Këto faktorë mund të përfshijë praktikën shtetërore,

politikën e shtetit dërgues ndaj mbrojtjes diplomatike, si dhe vendimet gjyqësorë dhe ato

Page 159: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

159

të arbitrazhit. Nga pikëpamje ligjore mbrojtja e të drejtave të shtetasve nga misioni

diplomatik kufizohet nga shprehja ‘brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare’.

Pyetja që mund të shtrohet është nëse termi interes i paraqitur në Konventë është sinonim

apo përfshin të drejtat e njeriut apo është i kufizuar në interesa politikë, ekonomikë apo

interesa të tjerë. Në përgjithësi pranohet se të drejtat dhe interesat janë sinonime në jetën

e përditshme. Neni 3 duket se është i gjerë dhe përfshin edhe mbrojtjen e të drejtave të

njeriut. Neni 3 shprehet se përfaqësitë diplomatike e ushtrojnë të drejtën e tij për

mbrojtjen brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare. Termi i përdorur është

shumë i përgjithshëm dhe është e vështirë të përcaktohet me saktësi përmbajtja e kësaj

klauzole.342 Përfaqësitë diplomatike mund të kufizohen nga kjo klauzolë dhe çdo

ndërhyrje e tyre duhet të kalojë nëpërmjet MPJ të shtetit pritës. Për këtë arsye është

hedhur ideja se kjo lloj mbrojtje e ofruar nga neni 3 të mund të ushtrohet vetëm nëpërmjet

paraqitjes së notave të protestës.343

Një nga mjetet më të përdorshme nga përfaqësitë diplomatike në ushtrim të funksioneve

të tyre është nota e protestës. Protestat paraqesin opinionin e shtetit dërgues mbi trajtimin

e një shtetasi të tij nga shteti pritës. Ajo mund të paraqesë mospajtimin me politikat

negative të qeverisë së shtetit pritës dhe të vërë në pah neglizhencën ndaj detyrimeve

ndërkombëtare për shtetin dërgues.344 Qasjet ndaj këtyre situatave fillimisht bëhen në një

mënyrë joformale, si një përpjekje për të afruar dy qëndrime të ndryshme. Nëse nuk ka

reagim ndaj kësaj qasje joformale, mund të paraqitet një protestë. Nëse dhe protesta nuk

jep rezultate shteti, pas ezaurimit të mjeteve të brendshme ligjore, mund të kërkojë

përdorimin e institucionit të mbrojtjes diplomatike. Në praktikë një shtetas i huaj të

drejtat e të cilit janë shkelur, mundet së pari t’i drejtohet përfaqësisë diplomatike në atë

vend. Nëse përfaqësia nuk është në gjendje të ofrojë ndihmë, nëse kemi rastin e mohimit

të drejtësisë dhe nuk është e mundur ndërhyrja në proceset gjyqësore, çështja i referohet

MPJ të shtetit dërgues e cila në vijim mund ta referojë çështjen tek ekzekutivi. Nëse

342 Ludwik Dembinski, The modern law of Diplomacy:external missions of states and international organizations, Brill Academic Publications, 1988, f.41. 343 Idem. 344 Biswanath Sen, A diplomats handbook of international law and practice, Brill Academic Publication, 1988,f. 388

Page 160: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

160

qeveria beson se ka pasur një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e individit

janë shkelur, ajo mund të ndërmarrë një komunikim nëpërmjet kanaleve diplomatike me

përfaqësinë e shtetit shkelës. Nëse nuk ka marrëveshje në këtë fushë, mund të paraqitet

një pretendim ndërkombëtar përpara një gjykate ndërkombëtare apo arbitrazhi. 345

Ndërhyrja e përfaqësive diplomatike në emër të shtetasve të tyre, zakonisht kërkohet kur

shkelen të drejtat e individit. Këto të drejta mund të jenë të një natyre të tillë ku nevojitet

një ndërhyrje e menjëhershme si p.sh. në rastet e arrestimit arbitrar, mohimit të drejtësisë,

shkeljes së të drejtave të pronësisë. Rastet më të shpeshta ku mund të nevojitet ndihma e

një përfaqësie diplomatike mund të jenë rastet e heqjes së lirisë nëpërmjet ndalimit ose

arrestimit nga autoritetet e shtetit pritës. Megjithëse i huaji është subjekt i ligjit të vendit

pritës, rregulli i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare kërkon që atij t’i jepet mbrojtje e

barabartë përpara ligjit dhe nuk duhet të jetë subjekt i arrestimit apo burgosjes arbitrare.

Raste të tjera ku mund të kërkohet ndërhyrja urgjente e përfaqësisë diplomatike, mund të

jenë rastet e deportimit apo dëbimit të shtetasve të tyre nga shteti pritës. Pretendimet e

shtetasve mund të shtrihen në rastet e njohura si mohim i drejtësisë. Kjo shprehje mbulon

të gjitha dëmet që mund të ketë një shtetas i huaj si rezultat i shkeljeve të drejtësisë

ndërkombëtare nga organet gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative. 346 Në kuptimin më të

ngushtë dhe teknik shprehja i referohet sjelljes së organeve gjyqësore, të cilët i mohojnë

të huajit përfitimet e një procesi të rregullt gjyqësor. Pra në rastin e mohimit të drejtësisë

kemi të bëjmë me abuzimin e procesit gjyqësor ose administrimin e parregullt të

drejtësisë.347

8. Dallimi i mbrojtjes diplomatike nga ndihma konsullore

E drejta ndërkombëtare bën dallimin ndërmjet dy lloj marrëdhëniesh ndërkombëtare. Kjo

është sanksionuar në ekzistencën e dy traktateve të veçantë, Konventat e Vjenës të vitit

1961 dhe 1963 kanë kodifikuar rregullat lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe

345 Idem.f. 390 346 Idem.f. 376 347 D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition, Sweet&Maxwell, f.736

Page 161: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

161

marrëdhëniet konsullore. Një diferencë e rëndësishme ndërmjet tyre del në kuadrin e

ushtrimit të funksioneve: një agjent diplomatik është një përfaqësues politik i një shteti

ndërsa një agjent konsullor nuk ka këto funksione. 348 Në përputhje me këto dy regjime

të zbatueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, njihen dy lloj mbrojtjesh që shteti mund

të ushtrojë ndaj shtetasve të tyre: ndihma konsullore dhe mbrojtja diplomatike.

Mbrojtja diplomatike shpesh barazohet me procedimet gjyqësore. Ndërhyrjet jashtë

proceseve gjyqësore në përgjithësi konsiderohen si ndihmë konsullore. Ka pasur disa

shembuj konkretë për këtë. Në rastin e një shtetasi holandez të burgosur në Tailandë,

qeveria bëri përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tij. Shtetasi holandez, partnerja e të

cilit u gjet në posedim të lëndëve narkotike, u mbajt në një vend paraburgimi për 6 vjet.

Megjithë përpjekjet e qeverisë holandeze, ai u gjykua dhe u dënua mbi prova rrethanore.

Kur MPJ e Holandës thirri ambasadorin e Tailandës në Hagë, Ministrin e Punëve të

Jashtme dhe Ministrin e Drejtësisë së Tailandës në emër të shtetasit holandez, autoritetet

e Holandës e konsideronin këtë një ndërhyrje për ndihmë konsullore dhe jo një mbrojtje

diplomatike. 349 Pra u krijua ideja se pa procedim ligjor, pra pa padi përpara një gjykate

ndërkombëtare veprimet e ndërmarra nga një qeveri, mbeteshin brenda kuadrit të

ndihmës konsullore dhe nuk arrinin nivelin e mbrojtjes diplomatike. Megjithatë kjo

pikëpamje nuk është në përputhje me përkufizimin standard të mbrojtjes diplomatike që

gjendet në literaturën juridike, vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe punën e KDN.

Megjithëse vija ndarëse ndërmjet tyre nuk është e qartë dhe ka raste që ajo që fillon si

ndihmë konsullore të përfundojë si mbrojtje diplomatike, është e rëndësishme të

përcaktohen dallimet. Çdo ndërhyrje përfshirë negociatat në nivel ndërshtetëror duhet të

klasifikohet si mbrojtje diplomatike, duke plotësuar kushtet që ka një shkelje të së drejtës

ndërkombëtare për të cilën është përgjegjës shteti i akuzuar, mjetet e brendshme ligjore

janë ezauruar dhe individi ka shtetësinë e shtetit të përfshirë. Edhe nëse këto kushte nuk

plotësohen ajo mund të klasifikohet si mbrojtje diplomatike, por pretendimi do të jetë i

papranueshëm dhe mbrojtja e pabazuar.

348Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f.436. 349 Annemarieke Kunzli, A matter of interest: diplomatic protection and state resposanbility erga omnes, International and Comparative Law Quaterly, 2007, f 68.

Page 162: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

162

Një çështje e vazhdueshme debatesh në doktrinën juridike ka qenë se çfarë aktivitetesh të

qeverisë bien në mbrojtjen diplomatike dhe cilat jo. Ky debat frymëzohet dhe nga një

keqkuptim i përcaktimit të termit veprim. Problemi nuk është shumë në faktin se çfarë

përbën ndihmë konsullore, por përcaktimi i veprimeve që për qëllime të mbrojtjes

diplomatike përjashtojnë ndihmën konsullore. Kjo bëhet më e vështirë në kuadrin e

klauzolës së përgjithshme të mbrojtjes së interesave të shtetasve në shtetin pritës të

përcaktuar në nenet 5 KVMK dhe 3 KVMD.

Për të kuptuar këtë ndryshim është e nevojshme të analizohet se çfarë kupton termi

veprim në fushën e mbrojtjes diplomatike, duke qenë se shtetet synojnë të klasifikojnë

disa veprime si ndihmë konsullore dhe jo si mbrojtje diplomatike.

Mbrojtja diplomatike dhe ndihma konsullore ushtrohen në përfitim të shtetasve,

megjithatë ato nga pikëpamja ligjore kanë ndryshime me njëra tjetrën. Këto ndryshime do

të trajtohen në tre drejtime:

së pari, në kufizimet që i ka vënë KVMK aktivitete konsullore,

së dyti, në nivelin e përfaqësimit ndërmjet ndihmës konsullore dhe mbrojtjes diplomatike,

dhe

së treti, në natyrën parandaluese të ndihmës konsullore krahasuar me natyrën riparuese të

mbrojtjes diplomatike.

Së pari, KVMK u aprovua në vitin 1963 dhe hyri në fuqi me 1967. Neni 5 i Konventës

specifikon funksionet konsullore duke përfshirë mbrojtjen në shtetin dërgues të interesave

të shtetit dërgues dhe shtetasve të tij brenda limiteve të lejuara nga drejta ndërkombëtare.

Si rezultat i detyrimit për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të një shteti të

parashikuar në nenin 5 të KVMK, nuk mund të interpretohet sikur konsullata ka pushtetin

për të ndërhyrë në një proces gjyqësor për të parandaluar mohimin e drejtësisë. Konsujt

kanë një rol të veçantë në ndihmën ndaj shtetasve në vështirësi, por ata nuk kanë mundësi

të ndërhyjnë në proceset gjyqësore ose në punët e brendshme të një shteti, të japin

Page 163: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

163

këshilla ligjore ose të hetojnë krime.350 Theksi në këtë veprimtari të konsullit mbetet

gjithmonë tek individi. Agjentët konsullore në dhënien e ndihmës së tyre nuk

zëvendësojnë individin e interesuar. Edhe kur konsulli prezanton një individ në një

proces gjyqësor ai përfaqëson individin dhe jo shtetin e tij.

Në mënyrë të ngjashme me KVMK dhe KVMD i përcakton funksionet e agjentit

diplomatik në përfitim të individit, por ndryshe nga e para nuk specifikon veprimet që

duhet të kryejë ose të mos kryejë një diplomat. Ndërsa neni 3 i lejon një misioni

diplomatik të mbrojë në shtetin pritës interesat e shtetit dërgues dhe shtetasve të tij,

brenda limiteve të së drejtës ndërkombëtare, Konventa është e heshtur për përmbajtjen e

kësaj mbrojtje, përveçse një detyrimi të gjerë që të përputhet me të drejtën

ndërkombëtare. Ndërsa parimi i mosndërhyrjes e kufizon zbatimin e ndihmës konsullore,

ai nuk ka ndikim tek mbrojtja diplomatike. Është e vërtetë se agjenti diplomatik nuk

duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të shteti pritës 351, por mbrojtja diplomatike e

ushtruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare nuk është asnjëherë ndërhyrje në

punët e brendshme, duke qenë se shteti dërgues e ushtron atë si një të drejtë të tij. Pas

ezaurimit të mjeteve të brendshme ajo nuk është më një mosmarrëveshje ndërmjet një

individi dhe një shteti, por ndërmjet dy shteteve. Pra nuk është një çështje e brendshme,

por kthehet në një çështje ndërkombëtare.352

KVMK lejon ushtrimin e funksioneve konsullore nga stafi diplomatik dhe ndihma

konsullore dhe mbrojtja diplomatike mund të ushtrohet nga i njëjti mision diplomatik.

Sipas nenit 17 me marrëveshje të palëve dhe në mungesë të një misioni diplomatik,

konsullata mund të ushtrojë funksione diplomatike. Megjithatë fakti që një person mund

të ushtrojë të dy funksionet nuk tregon shkrirjen e këtyre funksioneve: agjenti i përfshirë

duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin në të cilin po vepron duke mbajtur parasysh

ndryshimet thelbësore ndërmjet të dy llojeve të mbrojtjes.

Së dyti, aktivitetet e një shteti mund të vendosen në kuadrin e mbrojtjes diplomatike për

sa kohë që ato mbrojnë interesat e shtetit dhe jo vetëm të shtetasve të tij. Një konsull që

350 Malcolm Shaw, International Law, Cambridge 2003, f.688. 351 Neni 41. 1 i KVMD. 352 Supra nr.337, f 80.

Page 164: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

164

viziton një shtetas të burgosur ose ofron ndihmë ligjore, kryen veprimtarinë e ndihmës

konsullore ndërsa ndërhyrja e një ambasadori është mbrojtje diplomatike. Çështja

komplikohet kur nuk ka agjent konsullor në një ambasadë. Ambasadori do të kryejë të

gjitha veprimet, megjithatë fakti që këto funksione kryhen nga i njëjti person nuk do të

thotë shkrirje e vetë këtyre funksioneve. Ato duhet të jenë të ndara. Ambasadori së pari

përfaqëson shtetin dhe më tej shtetasit e tij individual. Në mënyrë të ngjashme kur janë të

përfshirë ministrat e punëve të jashtme apo krerët e qeverive apo shteteve, mund të flasim

për mbrojtjen diplomatike dhe jo konsullore. Këto ndryshime nuk janë përherë të qarta

dhe në shkrimet ligjore e në praktikë disa herë është e pamundur të bëhen klasifikimet e

duhura.353 Është e kuptueshme që ka konfuzion në këtë dallim. Shumë çështje të

mbrojtjes diplomatike kanë të bëjnë ose me cenimin e të drejtës së pronësisë ose me

arrestimin, burgosjen dhe gjykimin e individëve. Këto raste janë afër punës së konsujve,

sepse janë ata që ofrojnë ndihmë ligjore, që do të vizitojnë shtetasin e gjendur ne

veshtiresi. Megjithëse agjenti konsullor mund të komunikojë me zyrtarët e shtetit pritës,

kjo nuk përbën mbrojtje diplomatike. Konsullata nuk përfaqëson interesat e shtetit si të

tillë, sapo përfaqësuesit e shtetit përfshihen, veprimtaria ndryshon në mbrojtje

diplomatike.

Disa autorë janë përpjekur të bëjnë dallimin ndërmjet tyre në shpjegimin e kuptimit

literar të fjalës. Në mënyrë të gjerë mbrojtja diplomatike përfshin çdo lloj ndërhyrje nga

agjentët diplomatikë të shtetit, përfshirë dhe ndihmën konsullore. Mbrojtja diplomatike

në kuptimin e ngushtë është e limituar në përkrahjen e pretendimeve në proceset

gjyqësore ndërkombëtare.354 Megjithatë këto interpretime nuk konsiderohen të

dëshirueshme sepse ato nuk arrijnë të bëjnë dallimin ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe

ndihmës konsullore.

Së treti, ndihma konsullore shpesh ka një natyre parandaluese dhe zbatohet përpara se

mjetet e brendshme të ezaurohen ose përpara se të ndodhë një shkelje ndërkombëtare.

Mbrojtja diplomatike është e kufizuar në masat të cilat ndjekin kryerjen e një akti

353 Idem. f.81 354 Idem. f. 83

Page 165: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

165

ndërkombëtarisht të paligjshëm dhe pas ndodhjes së dëmit.355Kjo e bën ndihmën

konsullore të jetë më pak formale dhe njëkohësisht më lehtë e pranueshme nga shteti

pritës. Ndihma konsullore është e lidhur me mbrojtjen e të drejtave të individit dhe është

e kufizuar nga miratimi që jep vetë individi. Kështu KVMK përcakton se ndihma

konsullore zbatohet vetëm nëse individi i interesuar e kërkon atë.356 Ndërsa nga ana

tjetër një demarsh diplomatik ka si qëllim të sjellë çështjen në nivelin ndërkombëtar dhe

individi nuk mund ta parandalojë shtetin e tij të ngrejë pretendime ose të vazhdojë

procedurat e mbrojtjes diplomatike. Pra si konkluzion mund të themi se ndihma

konsullore është tërësisht në interes të individit ndërsa mbrojtja diplomatike është në

interes të individit dhe të shtetit të shtetësisë së tij.

Projektneni 1 i KDN nuk bën përpjekje për të dalluar ndërmjet mbrojtjes diplomatike

dhe ndihmës konsullore. Nenet përcaktojnë kushtet për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike

që nuk janë të zbatueshme për ndihmën konsullore. Kjo nënkupton që rrethanat e secilit

rast duhet të merren në konsideratë për të vendosur nëse ai përfshin mbrojtjen

diplomatike apo ndihmën konsullore.357

Disa autorë në mënyrë masive dështojnë të dallojnë ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe

mbrojtjes konsullore, me argumentin se dallimi nuk është në interes të individit dhe ajo

çfarë ka rëndësi është mbrojtja, pavarësisht formës së saj. Megjithëse duket një arsyetim

tërheqës në linjën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke mos dalluar ndarjen ndërmjet

të dyjave mund të rrezikohet ndërhyrja e paligjshme në punët e brendshme të shtetit

pritës, duke çuar pashmangshmërisht në një qëndrim armiqësor kundrejt çdo veprimi në

mbrojtje të të huajve. Qartësia do të ketë efektin e kundërt. Kur një shtet provon se një

shtetas i tij është dëmtuar nga aktet e shtetit pritës dhe nuk kanë mbetur mjete lokale për

t’u ezauruar, mbrojtja e ushtruar do të jetë më e pranueshme dhe efektive.

Në disa raste bëhet qartë dallimi ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe asistencës

konsullore, siç është rasti i manualit konsullor kanadez sipas të cilit ‘’mbrojtja

355 Vasileos Perganitis ‘Towards a humanization of diplomatic protection? Max Plank Institute, 2006 www.zaoerv.de, f. 362. 356 Neni 36. 1 i KVMK. 357Draft articles with commentary, f. 28

Page 166: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

166

diplomatike ushtrohet nga Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme sipas diskrecionit të

tij’’. 358

Si përfundim mund të themi se asistenca konsullore dhe mbrojtja diplomatike janë të dyja

mekanizma për mbrojtjen e individit, por ato kanë ndryshime ndërmjet tyre. Mbrojtja

diplomatike është e kushtëzuar nga ezaurimi i mjeteve të brendshme dhe nga lidhja e

shtetësisë, kushte të cilat nuk zbatohen në ndihmën konsullore. Mbrojtja diplomatike

është më tepër përfaqësuese dhe riparuese në natyrë, ndërsa ndihma konsullore ka një

natyre parandaluese. Mbrojtja diplomatike lejon kalimin e mosmarrëveshjes nga një nivel

lokal në një nivel ndërkombëtar, ndërsa ndihma konsullore mbetet vetëm në nivelin lokal.

Megjithatë në praktikë jo gjithmonë arrihet të bëhet një diferencim ndërmjet të dy

mekanizmave.

Përfundime të pjesës së parë

Në këtë pjesë u dha një tablo e përgjithshme e institucionit të mbrojtjes diplomatike.

Vëzhgimi i zhvillimit historik të këtij institucioni na tregon se origjina e tij, ndonëse është

e lidhur me vetë ekzistencën e shtetit dhe të të drejtave dhe detyrimeve të tij kundrejt

shtetasve, si një institucion ligjor e ka fillesen rreth shekullit të 17, kohë në të cilën

evidentohet edhe vetë lindja e së drejtës ndërkombëtare. Etapat e zhvillimit të këtij

institucioni kanë evoluar me kalimin e kohës, gjatë së cilës ka pasur përkrahje dhe

kundërshti në zbatimin e tij si një mjet i shteteve për të mbrojtur shtetasit e tij në një

realitet ligjor, kur vetë individi e kishte të pamundur të mbronte interesat e tij përballë

shteteve, që vlerësoheshin si aktorët e vetëm të skenës së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Si një ndër oponencat kryesore të këtij institucioni paraqitet në një kontekst të caktuar

historik dhe shoqëror, Doktrina Calvo e cila mbështetet në standardin e trajtimit kombëtar

të të huajve. Kjo doktrinë sot është e studiueshme, në elementët e saj, me të cilat ka lënë

ndikim në të drejtën ndërkombëtare, ndërkohë që si një teori ligjore ajo nuk pati

përkrahje të gjerë jashtë mjedisit ku u krijua. Me gjitha përpjekjet për kodifikimin e të

358 Luke Lee, Consular law and practice, Oxford University Press, 1991, f. 127

Page 167: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

167

drejtës së mbrojtjes diplomatike, ajo mbetet ende pjesë e së drejtës ndërkombëtare

zakonore, ndërkohë që përpjekje serioze janë bërë në këtë drejtim nga Komisioni i së

Drejtës Ndërkombëtare të OKB. Këto përpjekje kanë rezultuar në formulimin e një

projekti të Neneve të Mbrojtjes Diplomatike. Ky projekt i përbërë nga 19 nene, na

paraqitet jo vetëm si kodifikim i së drejtës së mbrojtjes diplomatike, por edhe si një

zhvillim progresiv i kësaj të drejte. Ndonëse është një produkt i përfunduar i KDN,

mbetet ende në objektin e diskutimeve nga shtetet anëtare, të cilat kanë prirjen drejt

adoptimit të një Konvente për Mbrojtjen Diplomatike, të bazuar në punën kodifikuese të

KDN. Termi mbrojtje diplomatike paraqitet si një term arti. Përkufizimi i këtij termi nuk

është dhënë në mënyrë specifike në projektin e KDN, por është konfiguruar në këtë

projekt, bazuar në doktrinën juridike dhe praktikën gjyqësore si kërkimi i përgjegjësisë së

shtetit të shtetësisë për dëmet që një shtet tjetër i shkakton shtetasve të tij. Ky kërkim

bazohet mbi një fiksion juridik. Ai është instrumenti që i lejon një shteti të përkrahë

pretendimet e shtetasve të tij, dhe shpesh i është nënshtruar kritikave pasi konsiderohet si

i papajtueshëm me gjendjen aktuale të së drejtës. Fiksioni mbi të cilin bazohet mbrojtja

diplomatike ka qenë objekt i debateve të shumta në KDN. Megjithatë deri më tani nuk ka

pasur alternativë për gjetjen e një mjeti tjetër legjitimiteti për ushtrimin e mbrojtjes

diplomatike.

Një ndër debatet që shoqëron mbrojtjen diplomatike është edhe ai i përcaktimit të

subjekteve të kësaj të drejte, individi që dëmtohet nga një shtet tjetër apo shteti që ushtron

mbrojtjen diplomatike. Pikëpamja tradicionale është se shteti mbron të drejtat e tij,

përderisa një dëm që i është shkaktuar shtetasit të tij konsiderohet si dëm i shkaktuar ndaj

vetë shtetit. Sot kjo doktrinë është sfiduar nga zhvillimet në të drejtën ndërkombëtare dhe

në zhvlerësimin e fiksionit mbi të cilën mbështetej. Zhvillimet në të drejtën

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë tronditur doktrinën tradicionale. Megjithëse

projekti i KDN nuk shprehet specifikisht për këtë çështje, ndihet mbështetja në të drejtën

tradicionale ku shteti paraqitet si subjekti i kësaj të drejte. Tradicionalisht është kuptuar

se kur shteti ushtron mbrojtjen diplomatike ai e bën këtë në ushtrim të një të drejtë që i

takon atij. Kjo ide është mbështetur në fiksion klasik vatelian se “kushdo që keqtrajton

një shtetas në mënyrë indirekte dëmton shtetin”. Në këtë pozicion u rreshtua edhe Dhoma

Page 168: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

168

Permanente e Drejtësisë në vitin 1924, në çështjen Mavrommatis. E drejta e shtetit për të

ushtruar mbrojtjen diplomatike shihet si diskrecionare. Asnjë instrument i së drejtës

ndërkombëtare nuk ka vendosur një detyrim për të ushtruar mbrojtjen diplomatike nga

një shtet në favor të shtetasve të tij. Megjithatë një detyrim i tillë mund të mos ketë

karakter ndërkombëtar, por kushtetues. Shumë kushtetuta e përfshijnë detyrimin e shtetit

për të ushtruar mbrojtje për shtetasit e tij, duke nënkuptuar të gjitha format e ushtrimit të

kësaj mbrojtje. Ndër këto kushtetuta renditet edhe kushtetuta shqiptare, për të cilën do të

vijojë një trajtim i hollësishëm në pjesën e dytë.

Ushtrimi i mbrojtjes diplomatike mbështetet në kushte strikte ligjore. Mungesa e këtyre

kushteve nuk do të thotë që shteti nuk ka të drejtën për të kërkuar mbrojtje, por se

mbrojtja e kërkuar nuk ka bazë ligjore në të drejtën ndërkombëtare dhe se do të jetë e

pasuksesshme. Një nga elementët që nxit ushtrimin e mbrojtjes diplomatike është kryerja

e një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm nga shteti që dëmton interesat e individit. Nëse

një akt i një shteti përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, kalon nëpër një proces

provimi të pretendimit, sipas normave të përcaktuara në të drejtën ndërkombëtare aktuale.

Pas vërtetimit të aktit ndërkombëtarisht të paligjshëm, shteti kërkues duhet të provojë se i

ka ezauruar të gjitha mjetet e mundshme ligjore për kërkimin e dëmshpërblimit brenda

shtetit dëmtues. Ky kusht mund të ketë disa përjashtime të cilat janë njohur si të tilla edhe

në projektin e KDN. Një ndër kushtet thelbësore dhe pikënisje për mbrojtjen diplomatike

është shtetësia. Një shtet mund të ushtrojë mbrojtje diplomatike për dëme që shkaktohen

ndaj shtetasve të tyre. E drejta ndërkombëtare nuk përcakton kushtet e dhënies së

shtetësisë, fushë e cila është brenda së drejtës së brendshme të çdo shteti, por vendos disa

kufizime brenda të cilave duhet të përzgjidhen këto kushte. Megjithëse shtetësia njihet si

një kusht sine qua non për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, projekti i KDN ka paraqitur

një zhvillim progresiv të së drejtës mjaft inovativ duke përfshirë mbrojtjen e personave

pa shtetësi dhe të refugjatëve. Mbetet ende sfidë në punën e ardhshme të KDN lehtësimi

dhe krijimi i mundësive për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike për këto kategori. Lidhur

me çështjen e përfshirjes së ndikimit të sjelljes së individit të dëmtuar në provokimin e

dëmit të shkaktuar, të njohur në të drejtën ndërkombëtare si doktrina e duarve të pastra,

KDN nuk ka qenë përkrahës i kësaj përfshirje. Përsa i takon mundësisë së delegimit të së

Page 169: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

169

drejtës për ushtrimin e mbrojets diplomatike, KDN nuk e ka marrë konsideruar si një

çështje të rëndësishme, duke qënë se në këtë rast do të mundësohej një delegim i tillë me

anë të një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, si objekt i shprehjes së vullnetit të tyre dhe

dhënies së pëlqimit nga shteti i tretë, raste të cilat janë pothuajse teorike në sferën e

përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe me një ndikim të veçantë në të drejtën

europiane, për të cilën do të thellohet kërkimi në pjesën e dytë.

Shtetet janë të lejuara nga e drejta ndërkombëtare të përdorin të gjitha mjetet paqësore për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, për të realizuar të drejtën e tyre për të

ushtruar mbrojtje diplomatike për shtetasit, të drejtat e të cilëve janë shkelur nga një shtet

tjetër. Mbrojtja diplomatike shpesh ushtrohet nëpërmjet diplomacisë së qetë dhe vetëm

mosmarrëveshjet e mëdha dërgohen para gjykatave ndërkombëtare dhe bëhen publike.

Për këtë arsye është e vështirë të bëhet një analizë e efektivitet të mjeteve të mbështetura

në të dhëna empirike. Institucioni i mbrojtjes diplomatike edhe pse më pak i aksesueshëm

nga individët se një rekurs gjyqësor duket më në konformitet me realitetin aktual të

raporteve ndërkombëtare.

Shteti përgjegjës është i detyruar sipas së drejtës ndërkombëtare që të japë dëmshpërblim

të plotë për dëmin e shkaktuar nga një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm. Është një parim

i gjithëpranuar i së drejtës ndërkombëtare që shkelja e një detyrimi ndërkombëtar sjell

kërkesën për dhënien e dëmshpërblimit në një formë të përshtatshme. Detyrimi për

dëmshpërblim trajtohet si një efekt i menjëhershëm i përgjegjësisë së shteteve duke u

paraqitur më tepër si një detyrim i shtetit përgjegjës që rrjedh nga shkelja sesa një e drejtë

e shtetit të dëmtuar.

Shteti përgjegjës ka detyrimin të bëjë kompensimin e plotë lidhur me dëmin e shkaktuar

nga një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm. Termi dëm nënkupton çdo dëm moral apo

material të shkaktuar nga ky akt. Formulimi i paraqitur në nenet e KDN nënkuptohet si

përfshirës i dëmit material dhe moral. Dëmi material i referohet dëmit ndaj pasurisë së

shtetasve që vlerësohet në terma financiarë. Dëmi moral përfshin elementë të tillë si

dhimbjen individuale ose vuajtjen, humbjen e njerëzve ose shqetësimin për ndërhyrje në

shtëpinë ose jetën private.

Page 170: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

170

Mbrojtja diplomatike është një mekanizëm që është vendosur qartë në të drejtën

ndërkombëtare dhe kjo e ndihmon atë që të ketë sukses në mbrojtjen e të drejtave të

individëve ndaj shkeleve të të drejtave të tyre të njohura nga e drejta ndërkombëtare. Për

sa kohë individi nuk ka fituar zotësinë e plotë juridike për të mbrojtur të drejtat e tij sipas

së drejtës ndërkombëtare, mekanizmi i mbrojtjes diplomatike është i nevojshëm që të

mbështetet. Mbrojtja diplomatike, traktatet dypalëshe të investimeve dhe traktatet e të

drejtave të njeriut janë mekanizma që janë krijuar për mbrojtjen e personave që kanë

pësuar një dëm si rezultat i një akti ndërkombëtarisht të paligjshëm. Ato plotësojnë dhe

mbështesin njëra- tjetrën në përmbushjen e këtij qëllimi dhe për këtë arsye ato nuk duhen

trajtuar si janë përjashtuese apo konkurruese, por si plotësuese të njëra-tjetrës.

Duke pasur parasysh tiparet dhe kushtet për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike duhet

dalluar mbrojtja diplomatike nga përgjegjësia erga omnes. Pra kemi dy mekanizma për

kërkimin e përgjegjësisë. Së pari, kemi mbrojtjen diplomatike që është një mekanizëm i

mirë vendosur për mbrojtjen e të drejtave te individëve dhe që mund të jetë efektiv për

shkak të njohjes së tij të gjatë në të drejtën ndërkombëtare. Një evokim i tillë nuk e vë

theksin tek marrëdhëniet dypalëshe dhe kërkesën për dëmshpërblimin e individit, por tek

shqetësimi shumëpalësh për situatën e krijuar dhe për kërkesën për t’i dhënë fund asaj.

Mbrojtja diplomatike përveç kuptimit të saj të ngushtë ligjor përdoret edhe në një kuptim

më të gjerë që përfshin të gjitha veprimet e ndërmarra nga shteti për mbrojtjen e të

drejtave të shtetasve të tij, dhe në këtë rast ajo përkufizohet si ndihmë, asistencë apo

mbrojtje konsullore. Asistenca konsullore dhe mbrojtja diplomatike janë të dyja

mekanizma për mbrojtjen e individit, por ato kanë ndryshime ndërmjet tyre. Mbrojtja

diplomatike është e kushtëzuar nga ezaurimi i mjeteve të brendshme dhe nga lidhja e

shtetësisë, kushte të cilat nuk zbatohen në ndihmën konsullore. Mbrojtja diplomatike

është më tepër përfaqësuese dhe riparuese në natyrë, ndërsa ndihma konsullore ka një

natyre parandaluese. Mbrojtja diplomatike lejon kalimin e mosmarrëveshjes nga një nivel

lokal në një nivel ndërkombëtar, ndërsa ndihma konsullore mbetet vetëm në nivelin lokal.

Megjithatë në praktikë jo gjithmonë arrihet të bëhet një diferencim ndërmjet të dy

mekanizmave.

Page 171: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

171

Paraqitja e karakteristikave të institucionit të së drejtës ndërkombëtare në këtë pjesë do të

na ndihmojë për kuptimin e zhvillimit të këtij institucioni në praktikën e shumë shteteve

dhe kryesisht si një udhëzues për paraqitjen e disa rekomandimeve për njohjen dhe

zbatimin e tij në vendin tonë, të cilat janë në fokus të pjesës vijuese të studimit.

PJESA E DYTË

Page 172: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

172

MBROJTJA DIPLOMATIKE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË TË DREJTËN

E BRENDSHME DHE NË INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE

Page 173: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

173

KREU V

MBROJTJA DIPLOMATIKE NË TË DREJTËN E BRENDSHME

1.Mbrojtja diplomatike në praktikën e shteteve

Qëllimi i këtij kreu nuk është rishikimi i të gjithë sistemeve ligjore që kanë njohur

institucionin e mbrojtjes diplomatike, por paraqitja e karakteristikave të tyre kryesore dhe

përpjekja për të identifikuar prirjen e tyre drejt përfshirjes së këtij institucioni në të

drejtën e brendshme.

Natyra diskrecionare e mbrojtjes diplomatike është pranuar nga e drejta e brendshme e

shumë shteteve, të cilat kanë përkrahur qëndrimin se paraqitja e një pretendimi, zgjidhja e

mjeteve të brendshme, pranimi i marrëveshjeve lump-sum dhe rregullimi shpërndarjes së

kompensimit nuk janë çështje të shqyrtimit gjyqësor. Duke filluar nga vitet 50 pati një

tendencë për lejimin e kontrollit gjyqësor mbi transferimin e shumave të përfituara nga

shtetet, pas ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. P.sh Franca, Britania e Madhe dhe SHBA,

ngritën komisione gjyqësore për shpërndarjen e shumave të marra nga vendet e Evropës

Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. 359

Një shembull historik është gjetur në legjislacionin kilian të shekullit të 19, ku kërkesa

për mbrojtje diplomatike mund të dërgohej nga Ministria e Punëve të Jashtme tek

Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë, për një opinion ligjor që ishte i detyrueshëm

për qeverinë.360

Kushtetutat e disa vendeve e kanë të përfshirë detyrimin e shtetit për të mbrojtur shtetasit

e tyre kur pësojnë dëme jashtë shtetit. Sipas një vëzhgimi të bërë nga KDN, kryesisht

359 Mohamed Bennouna, Preliminary Report on diplomatic protection, A/CN.4/484, f. 13 360 Internationla Law Association, Diplomatic protection of persons and property, Toronto Conference 2006, p. 161, f. 28

Page 174: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

174

këto vende janë të ish-bllokut komunist dhe në këto vende përfshihet: Shqipëria,

Bjellorusia, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria361, Kamboxhia, Kina, Kroacia, Estonia,

Gjeorgjia, Guajana, Hungaria, Italia, Kazakistani, Laosi, Letonia, Lituania, Polonia,

Portugalia, Korea, Rumania, Federata Ruse, Spanja, Maqedonia362, Turqia, Ukraina,

Vietnami, Serbia.363 Neni përkatës zakonisht, përmban formulimin se shteti do të mbrojë

interesat legjitime të shtetasve jashtë, ose shtetasit do të gëzojnë mbrojtje kur jetojnë

jashtë. Kushtetutat italiane, spanjolle dhe turke përmbajnë klauzola me formulime të

vaketa, duke përcaktuar mbrojtjen e disa të drejtave të punëtorëve jashtë, ose në rastin e

kushtetutës spanjolle pohohet se shteti do të përpiqet të sigurojë të drejtat ekonomike dhe

sociale të shtetasve që punojnë jashtë. Nga ana tjetër kushtetutat e Koresë dhe Guajanës

përcaktojnë detyrimin e shtetit për të mbrojtur shtetasit e tyre. Ukraina garanton

mbrojtjen, kushtetuta polake flet për të drejtën e shtetasit për mbrojtje jashtë, ndërsa

kushtetuta hungareze flet për të drejtën e shtetasve hungarezë për të gëzuar mbrojtjen e

Hungarisë kur janë jashtë. Nuk është e qartë nëse këto të drejta janë të detyrueshme në

ligjin e brendshëm, ose nëse shkojnë përtej të drejtës për të pasur akses në shërbimet

konsullore. Por kjo tregon se disa shtete e konsiderojnë mbrojtjen diplomatike të

shtetasve të tyre të dëshirueshme. Ka pasur raste të shteteve që, edhe pse nuk kanë

shkruar në kushtetutë një detyrim për mbrojtje, është kuptuar një detyrim i pashkruar

kushtetues për të dhënë mbrojtje diplomatike. Gjermania ka zhvilluar një praktikë të tillë

me kushtetutat e viteve 1866, 1871 dhe 1919 dhe ka zbatuar pa klauzola kushtetuese deri

në vitin 1949364. Sipas kësaj tradite shteti gjerman kishte një detyrim kushtetues për të

ofruar mbrojtje diplomatike nëse plotësoheshin disa kushte. Gjykata Kushtetuese

Federale dhe gjykatat e tjera gjermane e kanë konfirmuar këtë detyrim. Përveç kushteve

të së drejtës ndërkombëtare, mbrojtja diplomatike duhet të jepet vetëm nëse nuk bie

kundër interesave të Republikës Federale. Ky kusht është interpretuar nga gjykatat duke u

dhënë autoriteteve politike diskrecion në marrjen e një vendimi, nëse interesat e shtetit

361 Neni 25 paragrafi 5 i Kushtetutës bullgare në kreun e e dytë ‘’Të drejtat themelore dhe detyrimet e shtetasve parashikon se ‘’Shtetasit bullgare rezidentë jashtë vendit do të kenë mbrojtjen e Republikës së Bullgarisë’’. 362 Neni 49/2 i Kushtetutës maqedone e vitit 1991 parashikon se ‘’Republika kujdeset për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale te qytetarëve të Republikës jashtë vendit’’. 363Supra nr. 348, f.30 364 Idem f. 31

Page 175: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

175

dhe të popullit si tërësi e përjashtojnë mbrojtjen diplomatike.365 Në Zvicër qeveria nuk ka

detyrimin për të ushtruar mbrojtjen diplomatike, por disa dispozita të Kushtetutës dhe

rregullorja konsullore e vitin 1967, njohin një të drejtë të kufizuar nga ana e misioneve

konsullore zvicerane për të mbrojtur shtetasit zviceranë, nëse kjo nuk prek interesat e

Konfederatës. 366

Britania e Madhe nuk njeh të drejtën e individit për të kërkuar detyrimin e Kurorës për

mbrojtje diplomatike. Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar ka

përcaktuar një grup normash në dokumentin e quajtur ‘’Rregulla që zbatohen për

pretendimet ndërkombëtare’’. Objekti i këtij dokumenti administrativ të përbërë nga 10

rregulla është paraqitja e disa normave që duhet të zbatohen kur një shtetas i Mbretërisë

së Bashkuar ankohet për dëme të shkaktuara nga një shtet tjetër dhe i kërkon Madhërisë

së Saj që të marrë përsipër pretendimin e tij sipas së drejtës ndërkombëtare. Sipas këtyre

rregullave duhet që ankimuesi të jetë shtetas britanik në kohën e ndodhjes së dëmit dhe të

jenë ezauruar mjetet e brendshme ligjore.367 Por siç do të shikohet edhe në rastet e

praktikës së gjykatave angleze, sot shtetasit britanikë kanë një pritshmëri legjitime për

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike. Në Francë e drejta e ushtrimit të mbrojtjes

diplomatike është një akt i qeverisë, e cila nuk është subjekt i rishikimit administrativ.

Megjithëse nuk ka detyrim të përgjithshëm nga ana e ekzekutivit për të ushtruar

mbrojtjen diplomatike nga ana e ekzekutivit të SHBA, ligji i quajtur Akti i Pengmarrjes i

vitit 1868, i kërkon Presidentit të ndërhyjë sa herë që një shtetas amerikan është kufizuar

në mënyrë të padrejtë nga liria nga autoriteti i një shteti të huaj. Në këto raste presidenti,

duhet t'i përdorë mjetet që nuk konsiderohen si akte lufte ose të ndaluara nga ligji, dhe që

ai i gjykon të përshtatshme dhe të nevojshme për të realizuar lirimin e shtetasit.

SHBA duke filluar nga mesi i viteve 60 kanë shfrytëzuar rrallë të drejtën për të marrë

përsipër pretendimet e individëve.368 Ato e kanë ushtruar mbrojtjen diplomatike së

fundmi në gusht dhe tetor 2008 kur morën përsipër pretendimet e shtetasve amerikanë të 365John Dugard, First Report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN.4/506, f. 31, p 81. 366Idem. 82 367 D.J.Harris, Cases and materials on International law, Sweet & Maxwell, 1998, f. 601

368David Bederman, State to State Espousal of human rights claims, Virginia Journal of International Law, Volume 1, 2011, f. 7

Page 176: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

176

dëmtuar në aktet terroriste të qeverisë libiane.369 Këto pretendime rezultuan në një

dëmshpërblim lump sum. Zakonisht SHBA aplikon të drejtën e ushtrimit të mbrojtjes

diplomatike në situata të përcaktuara mirë, në përputhje me formulën e Borchard, që këto

akte të jenë “shkelje flagrante dhe serioze” të normave të të drejtave të njeriut.370

Kjo sjellje e përmbajtur e SHBA shpjegohet me faktin se Kushtetuta amerikane i jep

degës ekzekutive autoritet të plotë për zhvillimin e marrëdhënieve me jashtë, e cila

përfshin edhe trajtimin e pretendimeve ndërkombëtare. Pohimi i një juristi të

Departamentit të Shteti se “lidhur me marrjen përsipër të një pretendimi vendimi i

Departamentit të Shtetit ndikohen jo vetëm nga rrethanat e çështjes, por edhe nga

shqetësimi i Departamentit për ofendimin e shtetit të huaj dhe krijimin e një irritimi

potencial në lidhje me këtë shtet”371, është tregues i kësaj përqasje të administratës

amerikane. Pra politika amerikane ka qenë pragmatiste. Së pari, pretendimi duhet të ketë

mbështetje thelbësore dhe të reflektojë një shkelje të qartë dhe të rëndë të të drejtave të

njeriut dhe së dyti, marrjen parasysh të ndjeshmërisë politike dhe diplomatike të

marrëdhënieve me jashtë. Së fundmi, ka pasur thirrje nga shoqëria civile dhe aktivistë të

të drejtave të njeriut për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike për aktivistin kinez të të

drejtave të njeriut Chen Guangcheng, drejtuar presidentit Obama dhe Sekretares së

Shtetit Klinton, megjithatë nuk ka pasur sinjale të qarta për vullnetin e SHBA për

ushtrimin e kësaj mbrojtje. 372

Në fakt vlera normative e klauzolave kushtetuese për mbrojtjen diplomatike ka qenë

objekt kundërshtish. Disa autorë nënvizojnë papërshtatshmërinë e dispozitave të

brendshme ligjore për krijimin e një detyrimi ndërkombëtar për të ushtruar mbrojtjen

diplomatike, mbështetur në një deklarim të qartë nga GJND në çështjen Barcelona

Traction se ‘të gjitha çështjet për kontrollin e shteteve në ushtrimin e mbrojtjes

diplomatike mbeten brenda së drejtës kombëtare dhe nuk ndikojnë pozitën

369Foreign Claims Settlement Commission of the US Department of Justice, 2009 Annual Report f. 8-10 http://www.justice.gov/fcsc/annrep09.pdf 370 Supra nr.358, f.8. 371Abraham Sofaer Former legal Adviser Depratment of State – Foreign Sovreign Immunities Act Hearing, i cituar në David Bederman, State to State Espousal of human rights claims, Virginia Journal of International Law, Volume 1, 2011. 372 http:/www.lifenews.com/2012/05/01 Letër e hapur për administratën amerikane.

Page 177: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

177

ndërkombëtare’. 373 Disa autorë të tjerë pranojnë se njohja e së drejtës së individit për

mbrojtje diplomatike në të drejtën e brendshme nuk duhet trajtuar si një fakt nga organet

ndërkombëtare, por si një shenjë e fortë e praktikës së shteteve që ka një ndikim në

krijimin e normave ndërkombëtare përkatëse. 374

Disa autorë si Erasmus, Davidson mbështesin idenë se e drejta e shtetësisë përfshin në

vetvete edhe të drejtën e mbrojtjes diplomatike.375 Ndonëse ky qëndrim nuk ka pasur

mbështetje të gjerë teorike, ka gjetur përkrahje në rastet e praktikës gjyqësore.

Në çështjen Kuanda v. Presidentit të Afrikës së Jugut, gjykatësi afrikano-jugor Sandile

Ngcobo njohu një të drejtë kushtetuese të qytetarëve ndaj qeverisë për të trajtuar në

mënyrën e duhur një kërkesë për mbrojtje diplomatike. Në këtë rast një shtetas i Afrikës

së Jugut i cili mund të përballet me dënimin me vdekje jashtë vendit mund të kërkojë

mbrojtje diplomatike dhe qeveria është e detyruar ta konsiderojë këtë kërkesë në mënyrën

e duhur. Kjo e drejtë është një përfitim i shtetësisë afrikano-jugore, citon gjykatësi. 376

Është e rëndësishme të dallohet ndërmjet të drejtës ndërkombëtare, e cila trajton

marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe së drejtës së brendshme, e cila trajton marrëdhëniet

ndërmjet shtetit dhe individëve. Një shtetas në pozitën e kërkuesit duhet të mbështetet në

të drejtën e brendshme për mbrojtjen diplomatike, pasi e drejta ndërkombëtare nuk e njeh

të drejtën për mbrojtje diplomatike. Nëse një shtet i ofron mundësinë një shtetasi të tij

nëpërmjet së drejtës së brendshme për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, mund t’i

drejtohet së drejtës ndërkombëtare për mënyrën e trajtimit të mbrojtjes diplomatike në

raport me shtetin tjetër.

Si përfundim mund të themi se të gjithë shembujt e dhënë më lart tregojnë se ka shenja në

praktikën e shteteve, kushtetutat dhe opinionin juridik në mbështetje të pikëpamjes se

shteti jo vetëm që ka një të drejtë, por edhe një detyrim për të mbrojtur shtetasit jashtë.

373 Vasileios Pergantis, Towards a humanisation of diplomatic protection? Max Planck Institute, 2006,www.zaoerv.de, f. 379 374 Supra nr.353, f. 30. 375 Naura Karazivan, Diplomatic protection: Taking human rights extraterritorially. Canadian Yearbook of International Law, Volume 44, 2006, f.323 376 Samuel Kuanda and others v. The president of South Africa, Decision of 4 August 2004.

Page 178: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

178

2.Mbrojtja diplomatike në gjykatat kombëtare

GJND apo gjykatat e tjera ndërkombëtare nuk janë vendi i vetëm nga ku priten

ndryshimet në të drejtën ndërkombëtare. Gjykatat e brendshme janë shpesh skena e parë e

zhvillimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Në pamje të parë mund të duket paradoksale, por i huaji mund të sigurohet kundër

shkeljes së te drejtave të tij ndërkombëtare nëpërmjet veprimtarisë së gjykatësve të

brendshëm më shumë se nga mbrojtja diplomatike.377Gjykatësit që veprojnë në pavarësi

të plotë në një shtet që ofron garanci për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare, mund të

evitojnë që shtetasi i huaj të shkojë drejt kërkimit të mbrojtjes diplomatike nga shteti i tij

dhe mund të jenë të gjendje të mbrojnë të drejtat e të huajit më shumë së shteti i tij i

shtetësisë. Mbrojtja diplomatike i takon organeve politike të cilët mund të jenë të

kushtëzuar nga motive politike lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare. Janë këto

konsiderata që mbështesin edhe qëndrimin e Confortit se e drejta ndërkombëtare ashtu si

edhe e drejta ne përgjithësi duhet të administrohet nga gjykatësit.378

Në çështjen Barcelona Traction Company Case, GJND përcaktoi se: ”legjislatori vendas

mund të vendosë mbi shtetin një detyrim për të mbrojtur qytetarët e tij jashtë, dhe mund

t’i japë shtetasit një të drejtë të kërkojë përmbushjen e këtij detyrimi dhe ta lidhë të

drejtën me sanksione korresponduese”.379 Por shumë pak shtete kanë zgjedhur këtë

drejtim. Në mungesë të kësaj të drejte të shprehur, aplikuesit duhet të bindin gjykatën për

të gjetur një detyrim të forcueshëm nga klauzolat kushtetuese ekzistuese ose parimet e së

drejtës administrative.

Megjithatë gjatë 30 viteve të fundit, shtetasit e disa shteteve kanë paraqitur padi ndaj

qeverive të tyre si pasojë e dështimit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike.380 Individët

kryesisht ankohen për burgim arbitrar, gjykim të padrejtë ose akte të tjera të ndaluara nga 377Benedetto Conforti, Diritto Internazionale, VII Edizione, Napoli, 2006,f. 216 378 Ibid, f. 217 379Barcelona Traction, Light and Power Co.Ltd. Case, ICJ Report 1970, f. 78 380 Annemariake Kuinzli, Restricting Discretion: Judicial Review of diplomatic protection, Nordic Journal of International Law,2006, f. 280

Page 179: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

179

e drejta ndërkombëtare si tortura apo trajtimi çnjerëzor dhe degradues në shtete të huaja.

Në gjykimet e tyre fillimisht gjykatat kombëtare mbështetën idenë se aktet e ekzekutivit

normalisht nuk ishin të gjykueshme dhe nuk duhej hyrë në themel të çështjes se çfarë

masash duhej të merrte qeveria për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të saj. Por me rritjen

e rëndësisë së të drejtave të njeriut kjo qasje e gjykatave ndryshoi ndjeshëm.

Trajtimi i të drejtave të njeriut ka ndryshuar shumë dekadat e fundit. Të drejtat e njeriut

konsiderohen si të drejta individuale duke i dhënë kështu individit të drejtën

korresponduese për të kërkuar respektimin e këtyre të drejtave ose dëmshpërblimin në

rast të shkeljes së tyre. Kjo tendencë ka ndikuar edhe në qëndrimin e gjykatave, të cilat

kanë treguar një hapje ndaj pranimit të rritjes së rëndësisë së të drejtave të njeriut

nëpërmjet masave aktive nga shtetet dhe qeveritë. Tradicionalisht mbrojtja diplomatike

është konsideruar si një e drejtë e pakufizuar e shteteve. Kjo do të sillte si pasojë që

gjykatat të trajtonin si të papranueshme kërkesën për shqyrtimin e veprimeve apo

mosveprimeve të marra nën mbrojtjen diplomatike, si një subjekt që i takon një sfere

absolute të ekzekutivit. 381 Vendimet gjyqësore në Francë ndërmjet viteve 1940- 1970

tregojnë këtë përqasje: mbrojtja diplomatike është një akt i qeverisë dhe “paraqitja me

anë të së cilës pretenduesi kërkon anulimin e vendimit për të mos ushtruar mbrojtjen

diplomatike ngre pyetje të cilat për nga natyra e tyre nuk mund të ngrihen përpara

gjykatave administrative”.382 Gjykata Kushtetuese Federale gjermane ka njohur

detyrimin e shtetit për të dhënë mbrojtje diplomatike, nëse plotësohen disa kushte.383

Megjithatë një shqyrtim i çështjeve të dala nga gjyqësori i disa vendeve tregon se kjo

pikëpamje mbi natyrën e mbrojtjes diplomatike ka evoluar dhe ka ndryshuar. Gjykatësit

kanë njohur natyrën diskrecionare të mbrojtjes diplomatike dhe janë të mendimit se

ekzekutivi është më i përshtatshëm për të kryer vlerësimin e nivelit të kërkuar dhe llojit të

mbrojtjes, por se dhe një konkluzion në të kundërtën, pra që ekzekutivi mund të dështojë

në ushtrimin e kësaj të drejte nuk duhet përjashtuar apriori. 384 Në këto vendime është

381 Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, New York, 1919, f.29. 382 Societe Sapvin, Conceil d’Etat, 25 marche 1998, 89, ILR7 383 John Dugard, Diplomatic Protection and human rights: The draft Articles of the International Law Commission , 2005, fq. 6 384 Supra nr. 368, f. 286.

Page 180: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

180

treguar se vendimmarrja arbitrare, pa marrë një shqyrtim të mjaftueshëm të shkeljes së të

drejtave të njeriut, që më tej ka sjellë refuzimin e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike,

mund të jetë shkelje e detyrimeve të qeverisë.

Pyetjes se cila e drejtë është shkelur në këto raste nga ekzekutivi, e drejta kushtetuese, e

drejta ndërkombëtare e përgjithshme apo e drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut,

nuk i është dhënë gjithmonë një përgjigje e saktë.385 Megjithëse në çdo rast bëhet

referencë në të drejtën ndërkombëtare, këto vendime kryesisht mbështeten në detyrimet

në të drejtën kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Gjykatat kanë marrë në shqyrtim çështjen nëse mbrojtja diplomatike mund të

konsiderohet si një e drejtë e individit sipas së drejtës ndërkombëtare.386 Megjithëse

është njohur se ka pasur zhvillime të rëndësishme në KDN për këtë çështje, gjykatat kanë

arritur në përfundimin se mbrojtja diplomatike nuk është njohur nga e drejta

ndërkombëtare si një e drejtë e njeriut dhe nuk mund të zbatohet si e tillë. Sipas

vlerësimit të GJK të Afrikës së Jugut një qasje e tillë do të shkaktonte më shumë

probleme sesa do të zgjidhte. Për këto arsye individi nuk mund të mbështesë pretendimet

e tij në të drejtën ndërkombëtare zakonore.387 Në këto rrethana gjykatat i janë drejtuar të

drejtës kombëtare për të gjetur detyrimin e shtetit për të ushtruar mbrojtje diplomatike.

Vendimet e marra nga gjykatat e brendshme kanë një interes studimor pasi shërbejnë në

zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare në formën e praktikës shtetërore. Për këtë arsye

vlerësoj si të nevojshme analizimin e disa prej vendimeve gjyqësore në vende të

ndryshme, analizë e cila do të na ndihmojë të përcaktojmë tendencën për njohjen e të

drejtës së individit për t'iu drejtuar gjykatës në rastet kur shteti i tij, në mënyrë të

paarsyeshme, refuzon të ushtrojë mbrojtjen diplomatike për të mbrojtur të drejtat e tij.

385 Idem, f. 283 386 Shiko më poshtë Çështjen Samuel Kuanda and others v. the President of South Africa, Decision of 4 August 2004. 387 Vendimi Kuanda para 29.

Page 181: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

181

2.1 Çështje gjyqësore të mbrojtjes diplomatike në gjykatat kombëtare

a. Çështja Abbasi

Në Angli evidentohen dy çështje civile lidhur me mbrojtjen diplomatike që kanë shërbyer

si precedentë edhe për raste të ngjashme lidhur me të drejtat e të burgosurve në burgun e

Guntanamo-s.

Çështja e parë është ajo e Feroz Ali Abbasi një shtetas britanik, i cili u kap në vitin 2002

nga forcat amerikane në Afganistan dhe u transferua në Guantanamo Bay. Nëpërmjet

nënës së tij në Angli, Abbasi i bëri kërkesë Gjykatës së Lartë që ta urdhërojë Sekretarin e

Punëve të Jashtme “të marrë hapa për të adresuar pozitën e tij ose të paktën t’i japë një

përgjigje të arsyeshme ndaj kërkesës së tij për asistencë”.

Kjo çështje nuk ishte e para e shqyrtuar nga gjykatat britanike në fushën e mbrojtjes

diplomatike, prandaj ajo duhet parë në dritën edhe të vendimeve të mëparshme në

çështjet Pibhai dhe Ferhut Butt.

Në çështjen Pirbhai u shqyrtuan pretendimet e shtetasve anglezë, të cilët humbën pasuritë

e tyre në Uganda, pasi u përzunë nga qeveria e Gjeneralit Amin. Vendimi i Gjykatës së

Lartë theksonte se vendimi i Sekretarit të Shtetit për të mos ndërhyrë në emër të shtetasve

britanikë nuk mund të rishikohej nga gjykata. Më referuese për interpretimin e çështjes

Abassi është çështja Ferhut Butt, e cila u paraqit nga motra e një shtetasi britanik të

burgosur në Jemen, si i dyshuar për akte terroriste. Ajo pretendoi se gjykimi dhe kushtet e

burgosjes, përfshirë pretendimet për torturë dhe trajtim çnjerëzor, ishin një shkelje

flagrante e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe si e tillë qeveria britanike ishte e

detyruar të ushtronte mbrojtje diplomatike për vëllain e saj. Megjithëse Gjykata e Lartë

shprehu shqetësimin e saj për fatin e të burgosurve britanikë, pranoi se situata ishte

rezultat i ndërhyrjeve serioze në të drejtat themelore të të burgosurve. Gjykata theksoi se

megjithëse është kërkesa është e drejtë, shqyrtimi i saj është një çështje e ekzekutivit dhe

jo e gjykatës. Ky konkluzion duket se mbështet jo-gjykueshmërinë e këtyre

pretendimeve.

Page 182: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

182

Këto shembuj u dhanë për të kuptuar se çështja Abassi niset duke pasur parasysh se deri

para kësaj çështje ushtrimi i mbrojtjes diplomatike konsiderohet e pa gjykueshme nga

gjykatat vendase.

Abassi një i burgosur në Guantanamo Bay, protestoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të

kishte ushtruar mbrojtje diplomatike, sepse burgosja e tij shkelte të drejtën

ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut, në veçanti ndalimin e burgosjes

arbitrare, një normë kjo e jus cogens. 388 Aplikimi i Abbasi u refuzua nga Gjykata e

Lartë, megjithatë iu dha e drejta për apel në Gjykatën e Apelit. Në apel qeveria

argumentoi se as ligjshmëria e veprimeve të ndërmarra nga qeveria dhe as sjellja e

ekzekutivit në fushën e politikës së jashtme nuk janë çështje-objekt të shqyrtimit

gjyqësor. Gjykata vlerësoi se trajtimi i Abassi nuk ishte në përputhje me të drejtën

ndërkombëtare. Gjykata konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk njihte detyrim për të

ushtruar mbrojtjen diplomatike, po ajo refuzoi qëndrimin se “nuk ka vend për rishikimin

gjyqësor të refuzimit për të dhënë asistencë diplomatike një subjekti britanik i cili po

vuan një shkelje të të drejtave themelore të njeriut”389.

Që në fillim të arsyetimit të saj gjykata nuk u mbështet tek çështjet e mëparshme. Pyetja

që shtrohej ishte nëse nuk ka një detyrim nga shteti, atëherë pse duhet të lejojë gjykata

kontrollin gjyqësor? Gjykata angleze e gjeti zgjidhjen në doktrinën e “pritshmërisë

legjitime”. Gjykata vlerësoi se deklaratat e ndryshme të qeverisë për mbrojtjen

diplomatike dhe asistencën konsullore për shtetasit e tyre jashtë vendit, i japin atyre

pritshmërinë se nëse një qytetar britanik është subjekt i shkeljeve jashtë vendit “qeveria

britanike nuk do të lajë duart dhe ta braktisë atë në fatin e tij”. Ky qëndrim i Gjykatës

formoi të ashtuquajturën doktrina e “pritshmërisë legjitime” (legitimate expectation).

Gjykata theksoi se: “doktrina e pritshmërisë legjitime jep një mjet fleksibël dhe të

mirëvendosur për të dhënë efekt ligjor për një politikë të përcaktuar ose praktikë për

ushtrimin e diskrecionit administrativ”390.

388 Abassi Anor v Secretary of State for Foreign and Commenwealth Countries, 2002, para 28-29 389 Idem. para 80 390 Idem. para 82

Page 183: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

183

Nëse qeveria ka një politikë të vazhdueshme lidhur me mbrojtjen e shtetasve jashtë,

shtetasit mund të mbështeten në këtë politikë dhe të presin nga qeveria të veprojë në

përputhje me të. Gjykata e bëri të qartë se ajo nuk e konsideron ushtrimin e mbrojtjes

diplomatike të jetë tërësisht në diskrecionin e ekzekutivit. Në disa rrethana mund të jetë e

përshtatshme për gjykatën të nxjerrë urdhra detyrues për Sekretarin e Jashtëm që të marrë

në konsideratë çështjen e aplikuesit. Gjykata angleze hodhi një hap më tej se gjykatat

zvicerane dhe gjermane. Çështja Abassi solli një shembull të rëndësishëm për

interpretimin e së drejtës dhe natyrës së mbrojtjes diplomatike. Ajo u nis nga klasifikimi

i mbrojtjes diplomatike si një akti i qeverisë dhe më tej e limitoi diskrecionin e

ekzekutivit. Çështja Abbasi tregon qartë se e drejta e mbrojtjes diplomatike nuk i është

dhënë vetëm dhe ekzkluzivisht shtetit dhe se ushtrimi i mbrojtjes diplomatike nuk është

një e drejtë absolute e zyrtarëve qeveritarë, por është subjekt i standardeve të të drejtave

të njeriut dhe rregullave të sigurisë ligjore.

Abassi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar në 25 janar 2005, pas negociatave diplomatike

ndërmjet SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Qëndrimi në çështjen Abassi u konfirmua

më vonë edhe në çështjen Al Rawi kundër Sekretarit të shtetit në vitin 2006.391.Mbi bazën

e këtij gjykimi qeveria britanike arriti në vitet në vijim të riatdhesonte 9 shtetasit e saj të

burgosur në Guantanamo.

b. Çështja Khadr

Në Kanada çështja e Omar Khadr është një shembull i dështimit të një qeverie për të

dhënë mbrojtje diplomatike për shtetasit e saj. Omar Khadr, një shtetas kanadez i kapur

nga forcat amerikane në Afganistan në moshën 15 vjeç dhe i burgosur në Guatanamo për

7 vjet, pati sukses për të bindur Gjykatën e Apelit në Kanada për të urdhëruar qeverinë

kanadeze për të kërkuar riatdhesimin e tij të menjëhershëm nga SHBA. 392 .

Çështja e Khadr është unike ndër çështjet e fundit të mbrojtjes diplomatike, duke pasur

parasysh se me ndërhyrjen e Gjykatës Federale të Kanadasë u urdhërua qeveria që të

391 Case n. CO/10470/2005, http://www.high-court-justice.vlex.co.uk/vid/-52631606 392Khadr v. Prime Minister of Canada, 2009,http://www.law.utoronto.ca/documents/Mackin/Repat_Khadr_v_Canada_PM_FedTD.htm.

Page 184: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

184

kërkojë riatdhesimin e Khadr.393 Gjykatësi O’Reilly i cili dha këtë urdhër, riafirmoi

pjesërisht mbrojtjen diplomatike tradicionale, duke vlerësuar se nuk ka “detyrë të qartë”

ndaj shteteve për të siguruar mbrojtje diplomatike sipas së drejtës

ndërkombëtare.394Vendimi u mbështet në shkeljen e të drejtave kushtetuese të Kanadasë

të lidhura me bashkëpunimin e qeverisë kanadeze, dhe në shkeljen e të drejtave

ndërkombëtare të njeriut. Në arritjen e këtij konkluzioni, gjykatësi vendosi se shtetasit

kanë të drejtën e mbrojtjes diplomatike dhe vendimet e qeverisë për ta dhënë ose refuzuar

atë janë subjekt të kontrollit gjyqësor.

Deri në këtë vendim asnjë gjykatë si ndërkombëtare ashtu edhe kombëtare nuk kishte

pohuar një detyrim të një qeverie për të ushtruar mbrojtjen diplomatike për të ruajtur

shtetasit nga keqtrajtimi i një shteti të huaj.395

c. Çështja Rudolf Hess

Gjermania është një shtet i cili i garanton shtetasve të saj të drejtën për të gëzuar

mbrojtjen diplomatike. Megjithatë Kushtetuta nuk parashikon një nivel minimal të

mbrojtjes ose llojin e mbrojtjes diplomatike që duhet të sigurohet nga qeveria. Një nga

rastet e para ku u shqyrtua mosushtrimi i mbrojtjes diplomatike ishte çështja e Rudolf

Hess, i cili në qershor 1977 paraqiti padi ndaj Republikës Federale të Gjermanisë për

detyrimin e ushtrimit ndaj tij të mbrojtjes diplomatike, sepse rrethanat e burgosjes së tij

në vitin 1947 si bashkëpunëtori i regjimit nazist, ishin në kundërshtim me të drejtën

ndërkombëtare. Në dhjetor 1980 gjykata vlerësoi se qeveria federale kishte detyrim për të

dhënë mbrojtje diplomatike shtetasve të saj, por kishte një liri të gjerë për të ushtruar këtë

mbrojtje. Gjykata pa se qeveria federale e kishte ngritur çështjen e tij përpara Fuqive

Aleate duke argumentuar se gjendja shëndetësore e ankimuesit e justifikonte lirimin e tij,

por ishte konsideruar e papërshtatshme, pasi kjo mund të ngrinte çështjen e diskutimit të

ligjshmërisë së Gjykatës së Nurembergut. Gjykata vërejti edhe qëllimin e qeverisë

federative për të lehtësuar situatën e ankimuesit, megjithëse ligjshmërinë e

393 Idem. 394 Idem. p. 47 395Elisabet Prochaska, Testing the limits of diplomatic protection: Khadr v. The prime minister of Canada, http://www.ejiltalk.org

Page 185: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

185

padiskutueshme të burgosjes së tij. Gjykata vlerësoi se qeveria kishte bërë përpjekje të

mjaftueshme, megjithëse ato nuk kishin rezultatin e kërkuar nga ankimuesi. Kjo çështje

është interpretuar se konfirmon pikëpamjen se mbrojtja diplomatike është një e drejtë e

pakufizuar e qeverisë dhe jo e individëve.

d Çështja M.K kundër Holandës

Z. Kuijt, një shtetas holandez, paraqiti ankesë kundër Holandës në vitin 2003. Ai ishte

mbajtur në një vend paraburgimi në Bankok, si i dyshuar për trafikimin e lëndëve

narkotike për 6 vjet. Ai e konsideronte këtë një shkelje të së drejtës për një gjykim të

drejtë brenda një kohe të arsyeshme. Të drejtat e shkelura ishin pjesë e të drejtave

universale të njeriut që sjellin detyrime erga omnes dhe kjo sillte detyrimin e qeverisë së

Holandës të ndërhynte për përmirësimin e situatës së tij. Gjykata analizoi përpjekjet e

qeverisë holandeze për të asistuar z. Kuijt dhe arriti në konkluzionin se pretendimet e tij

nuk mund të mbështeteshin. Qeveria nuk ishte në gjendje të detyronte qeverinë tajlandeze

për mënyrën se si i trajtonte të burgosurit e saj, por për më tepër qeveria holandeze u

përpoq të ndikonte në trajtimin e Kuijt nëpërmjet diplomacisë së qetë.396 Kjo çështje ka të

bëjë me asistencën konsullore dhe mbrojtjen diplomatike pasi aplikanti pretendonte se

qeveria holandeze kishte dështuar të përmbushte detyrimet e saj në të dy mekanizmat.

Gjykata gjeti se lidhur me asistencën konsullore se individi nuk ka të drejta për asistencë

konsullore sipas të drejtës ndërkombëtare, por ajo nuk arriti të dallonte ndërmjet

asistencës konsullore dhe mbrojtjes diplomatike. Veprimet e ndërmarra nga qeveria

holandeze në emër të Kuijt tentojnë drejt mbrojtjes diplomatike: ndërhyrja diplomatike

tek autoritetet tajlandeze dhe korrespondenca ndërmjet Ministrisë se Punëve të Jashtme të

Holandës dhe asaj tajlandeze e tregon këtë. Në fakt mungesa e ndarjes ndërmjet këtyre dy

mekanizmave nuk është e panjohur për praktikën e gjykatës.

396 Kuijt v. The Nertherlands 18.3.2003, para 3.6-3.7

Page 186: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

186

f. Çështja Hicks

David Hicks është një shtetas australian, i cili u konvertua në fenë islame, pasi u përfshi

në trajnime me UÇK në Kosovë. 397Në nëntor 1999 Hicks udhëtoi në Pakistan ku u

bashkua me kampet e Al Qaeda dhe në dhjetor 2001 u arrestua nga forcat e NATO-s. Prej

aty Hicks u transferua në Guantanamo Bay. Në vitin 2006 u zbulua se Hicks zotëronte

edhe shtetësinë britanike dhe ai mund të trajtohej në të njëjtën mënyrë si shtetasit

britanikë që u liruan nga ky vend burgim. Megjithatë SHBA refuzuan lirimin e tij, sepse

ai ishte shtetas australian në kohën e arrestimit dhe kishte marrë asistencë konsullore nga

Australia. Çështja e Hicks nxiti një debat, mbi trajtimin e mbrojtjes diplomatike në rastet

e shtetësisë së dyfishtë.

I lindur në Australi, Hicks ishte shtetas australian sipas ‘Australian Citizenship Act’ të

vitit 1948. Nëna e tij ishte shtetase britanike dhe sipas ‘British Nationality Act’ të vitit

1981, Hicks kishte të drejtë të aplikonte për shtetësinë britanike. 398 Në 16 shtator 2005

Hicks paraqiti nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjorë kërkesën për marrjen e shtetësisë

britanike pranë Ambasadës Britanike në Washington. Në 9 nëntor 2005 përfaqësuesit e

Hicks morën një përgjigje nga Sekretari i Shtetit britanik për Punët e Brendshme se ata

do të pranonin kërkesën e Hicks për shtetësinë, por në të njëjtën kohë do të kërkonin një

urdhër për heqjen e saj, pasi aktet e Hicks (trajnimi terrorist në Pakistan dhe Afganistan)

konsideroheshin se dëmtonin rëndë interesat e Mbretërisë së Bashkuar.

Në proceset gjyqësore gjykata vendosi se Hicks mund t’i hiqet shtetësia vetëm nëse

shkeljet e pretenduara kanë ndodhur pasi ai ka marrë shtetësinë. Qeveria e Mbretërisë së

Bashkuar u detyrua t’i jepte Hicks një mundësi për t’u betuar për besnikëri ndaj shtetit,

për të plotësuar regjistrimin e shtetësisë së tij.

Hicks iu dha shtetësia britanike në 6 korrik 2006 për t’iu hequr një ditë më vonë me një

urdhër të sekretarit të brendshëm, që u mbështet në një ligj të ri ‘Immigration, Asylym

and Nationality’ që u miratua në 30 mars 2006. Është diskutuar se legjislacioni i ri u bë

397Natalie Klein, Lise Barry, A human rights prespective on diplomatic protection: David Hicks and his dual nationality, Australian Journal of Human Rights, Vol 13, 2007, f. 2 398 Idem, f. 5

Page 187: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

187

specifikisht për situatën e Hicks, me qëllim që qeveria britanike të mënjanonte çdo

mundësi ndërhyrje diplomatike që do të vinte si rezultat i marrjes së shtetësisë

britanike.399

g. Çështja Kuanda

Në çështjen ‘Kuanda v. President of the Republic of South Africa’ në gusht 2004,

Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut vlerësoi detyrimet kushtetuese të qeverisë për të

marrë në shqyrtim kërkesën për mbrojtje diplomatike nga qytetarët që janë përballur me

veprime nga shtetet e tjera që shkelin të drejtën ndërkombëtare. Megjithëse qeveria ka liri

të gjerë sesi të përgjigjet, vendimet e saj janë subjekt i kontrollit kushtetues dhe

shqyrtimit gjyqësor.400

Samuel Kuanda dhe 68 shtetas afrikano-jugorë u arrestuan në Zimbabve. Ata rrezikonin

ekstradimin në Guinenë Ekuatoriale ku ishin akuzuar për përfshirjen në një grusht shteti

ndaj qeverisë së këtij vendi. Duke pasur dyshime se ekstradimi i tyre do të sillte si pasojë

keqtrajtimin e tyre, një gjykim jo të drejtë dhe dënimin me vdekje, ata paraqitën një padi

përpara Gjykatës së Lartë në Pretoria, për ta detyruar qeverinë afrikano-jugore të merrte

hapat e nevojshme për të siguruar që të drejtat e tyre sipas Kushtetutës së Afrikës së Jugut

nuk do të shkeleshin. 401

Gjykata e Lartë nuk e pranoi padinë. Gjykata Kushtetuese lejoi një apel të drejtpërdrejte.

Ajo u shpreh dakord me aplikuesit se ata kishin një të drejtë kushtetuese, por nuk ishte

dakord me qëllimin e saj dhe vendosi se veprimet e qeverisë nuk e kishin shkelur këtë të

drejtë. Aplikuesit e mbështetën kërkesën e tyre në nenin 7.2 të Kushtetutës që kërkon nga

shteti që të “respektojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat në Kartën e të Drejtave”. Ata

pretenduan se qeveria e Afrikës së Jugut ka një detyrim për të vepruar në nivelin

diplomatik për të siguruar që të drejtat e njeriut të njohura në kushtetutën e këtij vendi të

399 Idem, f. 7. 400Mary Coombs, Kuanda v. President of the Republic of South Africa Case, The American Journal of International Law, Vol 99, f. 6. 401Idem.

Page 188: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

188

respektohen nga Zimbabve dhe Guinea Ekuatoriale. Gjykata e refuzoi këtë pretendim me

arsyetimin se këto dokument nuk kanë efekt ekstraterritorial. 402 Gjykata duke iu referuar

të drejtës ndërkombëtare aktuale vlerësoi se njihet e drejta e shtetit për të ushtruar

mbrojtjen diplomatike, por jo një detyrim ndaj qytetarëve të tij për ta bërë këtë.

Sipas Gjykatës “një vendim nëse mbrojtja diplomatike duhet dhënë është një aspekt i

politikës së jashtme e cila është esencialisht funksion i ekzekutivit. Koha e përfaqësimit

nëse ajo duhet bërë, gjuha me të cilën ajo duhet prezantuar dhe sanksionet që duhen

kërkuar janë çështje me të cilat gjykatat nuk mund të merren.” Vendimi i Gjykatës

Kushtetuese u mbështet edhe në dy vendime të mëparshme Hess dhe Abassi, të cila më

parë kishin theksuar diskrecionin e ekzekutivit.403Megjithatë Gjykata Kushtetuese e

Afrikës së Jugut ishte më inovative kur theksoi se ka vend për një shqyrtim gjyqësor në

rastet e mbrojtjes diplomatike. Qeveria duhet të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme

ndaj një kërkese për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike dhe nëse përgjigjja është

irracionale ose në keqbesim, gjykata mund të ndërhyjë duke i kërkuar qeverisë që të

merret me çështjen në mënyrën e duhur. 404Në arsyetimin e saj, Gjykata mbështeti idenë

se nuk ka një të drejtë individuale për mbrojtje diplomatike sipas së drejtës

ndërkombëtare. Gjykata dalloi ndërmjet të drejtave të njohura sipas së drejtës

ndërkombëtare për të cilat shtetet mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ushtruar

mbrojtjen diplomatike dhe të drejtave që ekzistojnë vetëm në ligjin e brendshëm të një

shteti. Këto të fundit nuk mund të shërbejnë si bazë për pretendimet e shtetit ndaj një

shteti tjetër në kuadrin e mbrojtjes diplomatike. Detyra e shtetit për të mbrojtur të drejtat

kushtetuese të shtetasve që ndodhen jashtë shtetit është e kufizuar nga detyrimi i këtij

shteti për të respektuar sovranitetin e shteteve të huaja.

Çështja më e rëndësishme e ngritur nga Kuanda është pikërisht qëllimi i mbrojtjes

diplomatike. Ky rregull evidenton një problem të mundshëm kur qeveria mendon se

diplomacia e qetë dhe jopublike mund të jetë mjeti më i mirë për mbrojtjen e të drejtave

402Kuanda v. President of the Republic of South Africa . http://www.concourt.gov.za, para 44 403Idem, para 74-75. 404Idem, para 80.

Page 189: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

189

të individit. Shteti që pretendohet se ka kryer dëmin mund të preferojë që të marrë masat

korrigjuese edhe pa shumë publicitet.

Gjykata duket se ka qenë e influencuar nga mendimet e autorëve të fushës që mbështesin

idenë se nuk ka asnjë kosto që t’i kërkohet shtetit që të japë arsyet dhe të justifikojë

vendimet e saj për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike në një instancë gjyqësore. 405

h. Çështja Von Abo

Çështja Von Abo është çështja e kohëve të fundit për të cilën një gjykatë kombëtare ka

dhënë një vendim në lidhje me mbrojtjen diplomatike. Vendimi i datës 4 prill 2011 i

përket kërkesës së një shtetasi afrikano–jugor ndaj qeverisë së Afrikës së Jugut. Kërkuesi

prej 50 vjetësh zotëronte toka në Republikën e Zimbabves. Në vitin 1997 qeveria e

Zimbabves zbatoi një reformë me anë të së cilës shtetëzoi tokat e fermerëve të bardhë, pa

asnjë kompensim. Kërkuesi ezauroi të gjitha mjetet në Zimbabve, por pa rezultat. Atëherë

ai i kërkoi qeverisë së tij që të ushtronte mbrojtje diplomatike, duke paraqitur kërkesën e

parë në mars 2002 dhe vijoi më tej me mbi 50 letra drejtuar qeverisë së Afrikës së Jugut.

Përgjigjet që mori kërkuesi ishin shume formale, me anë të të cilave i bëhej e ditur se

qeveria do të vazhdonte përpjekjet me Qeverinë e Zimbabves për zgjidhjen e problemeve

të shtetasve të saj atje.

Si përfundim mund të themi se gjykatat kombëtare kanë pasur një influencë në procesin e

transformimit të mbrojtjes diplomatike. Ndërhyrja e gjykatave në fushën e pushteteve

ekzekutive diskrecionare bazohet në idenë tërheqëse të aplikimit të rregullave të shtetit të

së drejtës në nivelin procedural.406

Megjithëse praktika gjyqësore i ka njohur individëve të drejtën për pritshmëri legjitime

për të kërkuar dhe marrë mbrojtje diplomatike siç ka ndodhur në çështjet Abbasi dhe

Khadr, duket se asnjë gjykatë kombëtare nuk e ka njohur ekzistencën e një të drejte

individuale për mbrojtje diplomatike. Ndonëse disa gjykata kanë njohur mundësinë

teorike të ushtrimit të kontrollit gjyqësor mbi një vendim të qeverisë që mohon ushtrimin

405Supra nr. 389, f. 10. 406 Vasiliesos Pergantis, Towards a humnaization of diplomatic protection, The Max Planck Institut, 2006, www.zaoerv.de , f. 385

Page 190: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

190

e mbrojtjes diplomatike, standardi i vendosur ka qenë i lartë, si p.sh. një irracionalitet apo

pakuptueshmëri totale e vendimit. Bazuar në këto vlerësime mund të themi se gjykatat

kombëtare nuk kanë arritur ende të transformojnë një të drejtë diskrecionare të shtetit në

një lloj detyrimi të tij ose njohjen e një të drejte individuale.

Deri më tani asnjë gjykatë nuk ka vendosur detyrimin e shtetit për të ushtruar mbrojtjen

diplomatike, megjithatë këto vendime kanë dhënë një mesazh se nëse në të ardhmen

qeveritë dështojnë të përmbushin standardet e mbrojtjes, gjykatat nuk do të hezitojnë të

japin vendime në favor të individit. Këto vendime tregojnë një kufizim të natyrës

diskrecionare dhe në njohjen e rëndësisë së mekanizmit në mbrojtjen e të drejtave të

individëve jashtë vendit.

3. E drejta e mbrojtjes diplomatike në Bashkimin Evropian

Mbrojtja e shtetasve që i përkasin vendeve të BE është konsideruar e nevojshme, për

shkak se shtetasit evropiane udhëtojnë shpesh në vende të tjera ku mund të ketë ose të

mos ketë përfaqësi diplomatike të shtetit të tij. 407 Me rritjen e numrit të tyre rritet edhe

nevoja për mbrojtje ndaj situatave të rrezikshme për ta, që mund të sjellin shkeljen e të

drejtave të tyre. Kështu gjatë revolucionit demokratik në Libi në pranverën e vitit 2011

vetëm 8 shtete evropiane ishin të përfaqësuara dhe rreth 6000 shtetas evropiane kishin

nevojë për ndihmë.408

Të drejtat individuale janë paraqitur edhe në kornizën integruese rajonale. Traktati i

Maastricht-it i 7 shkurtit 1992, i cili paraqiti për herë të parë konceptin e qytetarisë

evropiane, i atashoi atij një seri të drejtash të garantuara për qytetarin evropian. Neni 20 i

Traktatit që krijon Komunitetin Evropian (ish- neni 8 i Trakatit të Maastricht), në të

njëjtën kohë, krijon në favor të shtetasve evropiane një të drejtë të drejtpërdrejte për

407 Sipas Raportit të Komisionit Europian 2010 mbi shtetësinë e Bashkimit, më tepër se 30 milion shtetas europianë jetojnë në një vend të tretë, por vetëm në tre vende ( SHBA,Kinë, Rusi ) të 27 vendet e BE janë të përfaqësuara. Për më tepër shiko Komisioni Europian EU Citizenship Report 2010,Doc COM (2010) të 23.10.2010, f.9 www.ec.europa.eu/justice/citizen 408 www.ec.europa.eu/justice/citizen

Page 191: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

191

mbrojtje diplomatike. Kjo klauzolë parashikon se “çdo shtetas i Bashkimit në territorin e

një vendi të tretë në të cilin shteti, shtetasi i të cilit ai është nuk është i përfaqësuar, ka të

drejtë të mbrohet nga autoritetet diplomatike ose konsullore të çdo shteti anëtar, në të

njëjtat kushte si shtetasit e këtij shteti”.409 Kjo dispozitë është rimarrë në nenin 23 të

Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU).

E drejta për mbrojtje konsullore dhe diplomatike në kornizën e BE nuk është një koncept

i ri, pasi e ka frymëzimin në një nga parimet bazë të funksionimit të BE, që është ai i

mosdiskriminimit. Megjithatë nëse traktatet themeluese nuk do të kishin parashikuar të

drejtën për mbrojtje diplomatike dhe konsullore, thjesht ekzistenca e parimit të

mosdiskriminimit të bazuar mbi shtetësinë nuk do t'i vinte dot në ndihmë shtetasve të BE

që ndodhen jashtë këtij bashkimi.

Kjo klauzolë ka ardhur në të drejtën evropiane si një domosdoshmëri praktike.

“Është e domosdoshme sigurimi i një mbrojtje te mjaftueshme për numrin në rritje të

qytetarëve të Bashkimit Evropian që udhëtojnë, punojnë e jetojnë jashtë kufirit të

Bashkimit- deklaronte ish-zëvendëspresidenti Franco Fratini- duke shtuar se Bashkimi

Evropian mbron qytetarët e saj në të gjithë botën. Neni 20 i garanton çdo qytetari

evropian një mbështetje të sigurtë kudo që ndodhet. Kur udhëton brenda apo jashtë

kufijve të Bashkimit, qytetarët bëjnë pjesë në një familje të madhe, jo vetëm në momentet

e vështira, por edhe kur është fjala për të marrë asistencë dhe ndihmë në përgjithësi.’’.410

Pyetjet që shtrohen me njohjen e këtyre dispozitave komunitare kanë të bëjnë me

përmbajtjen e të drejtës për mbrojtje diplomatike të njohura nga sistemi ligjor i BE si dhe

me faktin nëse përqasja që i bën legjislacioni evropian këtij institucioni është i njëjtë me

atë të parashikuar nga e drejta ndërkombëtare publike apo kemi të bëjmë me një koncept

të ri që buron nga autonomia e së drejtës evropiane.

Në pamje të parë kjo dispozitë nuk duket kontradiktore me institucionin e mbrojtjes

diplomatike. Ajo është shprehje e parimit të mosdiskriminimit, i cili është një parim

409Official Journal C325, 24.12.2002 www.eur-lex.europa.eu 410www.ec.europa.eu Protezione diplomatica e consolare

Page 192: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

192

kryesor i BE. Duke qenë se diskriminimi mbi bazën e shtetësisë është i ndaluar brenda

Bashkimit është e logjikshme që qytetarët e Bashkimit të marrin të njëjtën mbrojtje jashtë

tij. Megjithatë neni 20 ngre probleme si në pikëpamjen e së drejtës ndërkombëtare ashtu

edhe të asaj evropiane.411

Së pari, konceptet e mbrojtjes diplomatike burojnë nga normat ndërkombëtare, të cilat

përfshijnë përveç traktateve, parime të së drejtës zakonore të detyrueshme për të gjithë

shtetet.

Së dyti, sepse nuk është ende e qartë nëse BE ka qëllim të adoptojë konceptin e mbrojtjes

diplomatike dhe konsullore në kuptimin e tyre origjinal, siç është njohur nga e drejta

ndërkombëtare apo do të zgjedhë të adoptojë një koncept origjinal. Duke përfshirë së

bashku në një dispozitë ndihmën konsullore dhe mbrojtjen diplomatike, nuk dallohet

qartë ndërmjet këtyre dy mekanizmave. Nuk është e qartë se cilat kanë qenë arsyet që i

kanë shtyrë hartuesit e traktateve tek përdorimi i njëkohshëm i termave konsullore dhe

diplomatike lidhur me mbrojtjen, duke sjellë bashkë dy funksione që mbeten të ndara dhe

subjekt i rregullave të veçanta në të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare

dallon qartë ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe mbrojtjes konsullore. Shtrohet pyetja

nëse BE ka pasur si qëllim të zgjerojë qëllimin e këtyre institucioneve duke përfshirë

forma të ndryshme nga ato tradicionalet.

Leximi tekstual i nenit 23 TFEU tregon tri karakteristika të mbrojtjes konsullore dhe

diplomatike të qytetarëve të BE.

Së pari, një mbrojtje e tillë mund të garantohet për qytetarët evropiane që ndodhen në

territorin e një shteti të tretë. Kjo nënkupton që ndodhja faktike në një vend jo anëtar të

BE është kusht për ushtrimin e kësaj mbrojtje.

Së dyti, e drejta e përcaktuar në nenin 23 mund të kërkohet vetëm në rast se shteti i

shtetësisë së individit nuk është i përfaqësuar në një shtetit ku është shkelur e drejta e

individit.

411 Patrizia Vigni, Diplomatic and consular protection in EU Laë: misleading combination or creative solution, EUI Working Paper Law 2011, f. 1

Page 193: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

193

Së treti, sipas dispozitave komunitare një individ mund të gëzojë mbrojtjen diplomatike

të një shteti tjetër të BE vetëm si rezultat i gëzimit prej tij të qytetarisë evropiane.

Le te ndalemi pak më gjatë në konceptin e qytetarisë evropiane, pasi një nga kriteret për

ushtrimin e mbrojtjes diplomatike është kriteri i shtetësisë, siç parashikohet dhe në nenin

3.1 të projekt-neneve për mbrojtjen diplomatike. Mbrojtja diplomatike mund të ushtrohet

vetëm duke u mbështetur mbi lidhjen e shtetësisë dhe si pasojë e mungesës së kësaj lidhje

një shtet nuk mund të legjitimohet ta ushtrojë atë. Në çështjen Nottebohm, GJND vendosi

se në mungesë të një lidhje të vërtetë me Lihteshteinin, e kombinuar me lidhje më të

ngushta me Guatemalën, ky i pari nuk mund të ushtronte mbrojtjen diplomatike kundër të

fundit. Gjykata shpjegoi se shtetësia është “një lidhje ligjore që ka si bazë një fakt social

afrimi, një lidhje e vërtetë ekzistence, interesash dhe ndjenjash, së bashku me ekzistencën

e te drejtave dhe detyrimeve reciproke”.412 Ky vendim mbështet rëndësinë e elementit të

shtetësisë për qëllime të mbrojtjes diplomatike. Ka pasur përpjekje për të zbatuar kriterin

e shtetësisë në mënyrë më pak strikte. Kështu Dugard ka sugjeruar se kriteri i “lidhjes së

vërtetë”, ashtu siç është paraqitur në Nottebohm duhet braktisur. Arsyet për një përqasje

më të butë ndaj kriteri të shtetësisë vijnë zakonisht nga pamundësia ose mundësia e

kufizuar e mbrojtjes nga shteti i shtetësisë. Kuptohet që këto rrethana nuk janë të

aplikueshme në kontekstin e BE. Duke qenë se mbrojtja diplomatike nuk ushtrohet

ekskluzivisht nga misionet diplomatike, por edhe nga përfaqësues të tjerë të shtetit si

ministri i punëve të jashtme apo kryetari i shtetit, mungesa e misioneve diplomatike nuk

sjell domosdoshmërish pamundësinë e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Për më tepër

një shtetas i një shteti anëtar që ka një lidhje të parëndësishme me shtetin e tij, me të

njëjtën mënyrë nuk mund të ketë një lidhje me një shtet tjetër të Bashkimit. Por nga ana

tjetër duhet parë me rezerva mungesa e vullnetit të shteteve të BE për të vënë në rrezik

marrëdhëniet e mira me një shtet jashtë BE për hir të një shtetasi të një shteti tjetër. Një

përjashtim nga ky rregull përbën çështja e refugjatëve dhe personave pa shtetësi që janë

ligjërisht rezidentë në shtetin mbrojtës. 413Është e qartë se në këtë rast ose mungon

tërësisht lidhja e shtetësisë ose ajo është e padobishme për qëllimet e mbrojtjes

412 Nottehbom Case (Liechtestein v. Guatemala), ICJ Reports 1955, para. 23. 413 Neni 8 i projekt-neneve te mbrojtjes diplomatike.

Page 194: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

194

diplomatike. Ndërsa dispozita është mirëpritur për faktin e mbështetjes së kategorive

vunerabël, ajo duhet të konsiderohet e kufizuar në këtë kategori dhe jo si shprehje e

tendencës për të dobësuar lidhjen e shtetësisë në rrethana të tjera. Pra dallimi ndërmjet

projektit të KDN dhe traktateve të BE është se mbrojtja në rastin e personave pa shtetësi

dhe refugjatëve është kur ata banojnë ligjërisht në shtetin mbrojtës, ndërsa në traktatet e

BE mbrojtja është e pakushtëzuar nga kjo rrethanë.

Ndërsa shtetësia është një element thelbësor për qëllimet e mbrojtjes diplomatike vërejmë

se këtë problem në lidhje me shtetësinë nuk e gjejmë në rastin e ndihmës konsullore. Një

agjent konsullor mund të japë ndihmë një shtetasi të një shteti tjetër. Duke qenë se

ndihma konsullore nuk ofrohet për ushtrimin e të drejtave të shteteve, kriteri i shtetësisë

nuk është strikt si në rastin e mbrojtjes diplomatike.

Kriteri përcaktues në Traktatin e BE për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike është qytetaria

evropiane. Ky përcaktim të nxjerr në dy përfundime: së pari, ky titull është një titull

shtesë dhe jo zëvendësues i shtetësisë kombëtare dhe së dyti, nëse qytetaria e BE

konsiderohet si një lloj shtetësie ajo duhet të ketë të njëjtën efekt të krijimit të një lidhje

juridike. Me fjalë të tjera, një dëm i shkaktuar ndaj një qytetari evropian duhet të shikohet

si një dëm i shkaktuar ndaj çdo shteti të BE, duke krijuar një interes ligjor dhe të drejtën

për të përkrahur pretendimin e individit si një dëm, ndaj është e diskutueshme nëse

shtetësia evropiane e ka arritur këtë status dhe nëse shtetet anëtare të BE i konsiderojnë

shtetasit e shteteve të tjera të Bashkimit të barabartë me shtetasit e tyre.414

Direktiva 2004/38 përcakton konceptin e qytetarisë evropiane. Ajo përcakton në

preambulë se “qytetaria e Bashkimit duhet të jetë statusi themelor i shtetasve të shteteve

anëtare kur ato ushtrojnë të drejtën për lëvizje të lirë dhe banim”.415 Një qytetar evropian

është një person që ka shtetësinë e një shteti anëtar, (neni 2), duke e bërë kështu

shtetësinë një kusht thelbësor për gëzimin e qytetarisë evropiane. Në projektin e

pamiratuar të Kushtetutës shprehej se “shtetësia e Bashkimit do të jetë shtesë e shtetësisë

kombëtare dhe nuk do ta zëvendësojë atë”. Këto dispozita provojnë se qytetaria

414 Annemarieke Kunzli, Exercising diplomatic protection:the fine line betëeen litigation, demarches and consular assistance, Max Planck Institut, 2006, .www.zaoerv.de f.344. 415 Directiva 2004/38/EC www.eur-lex.europa.eu

Page 195: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

195

evropiane nuk duhet të interpretohet si mohimi i shtetësisë të shteteve individualë apo i

së drejtës së shteteve anëtare për të vendosur vetë rregullat për shtetësinë e tyre. Duke

qenë se shtetësia është një element i nevojshëm për qytetarinë mund të arrijmë në

konkluzionin se shtetësia ka një status më të lartë se qytetaria.416 Zakonisht qytetari nuk

ka të njëjtin kuptim si shtetësia. Megjithëse Borchard e barazon shtetësinë me

qytetarinë417në ditët e sotme këto dy koncepte dallohen nga njëri-tjetri. Shtetësia dhe

qytetaria përfshijnë dy aspekte të ndryshme të të njëjtit koncept: anëtarësinë në një shtet.

Shtetësia (nationality) nënvizon aspektin ndërkombëtar ndërsa qytetaria aspektin

kombëtar, lokal. Më fjalë të tjera termi qytetari (citizenship) përdoret më shumë në

formulat ligjore të brendshme, ndërsa termi shtetësi (nationality) përdoret në forumet

ligjore ndërkombëtare. Në këtë kontekst vetëm qytetaria nuk mund të plotësojë kushtin e

shtetësisë për qëllime të mbrojtjes diplomatike. Natyra e tij kufizohet vetëm në sferën e

brendshme.418Pyetja se në çfarë mase shtetet anëtare e konsiderojnë dëmin ndaj një

shtetasi tjetër të BE si një dëm të shkaktuar atyre është më tepër një pyetje politike dhe

filozofike sesa juridike. Thuhet se BE ende nuk është në një pozitë për të zëvendësuar

shtetësitë e shteteve anëtare me një shtetësi të saj dhe të përfshijë interesat e gjithë

shtetasve të saj. Shtetet më tepër janë të lidhur me konceptin e shtetësisë së tyre se sa me

konceptin e një shtetësie të përbashkët evropiane. Si përfundim mund të themi se

qytetaria evropiane nuk është bazuar në kërkesën e lidhjes së vërtetë të prezantuar në

çështjen Nottebohm. Qytetaria evropiane nuk e plotëson kushtin e shtetësisë për qëllime

të mbrojtjes diplomatike.

Duke marrë parasysh natyrën thelbësore të pranimit universal të këtij kriteri, ka pasur

diskutime se në çfarë rrethanash është përfshirë mbrojtja diplomatike në traktatet e BE.

Ka një qëndrim që mbështetet në konfuzionin që kanë bërë hartuesit e këtyre traktateve

ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe asistencës konsullore. Ka autorë te tjere që

mbështesin idenë se këto dispozita nuk ishin parashikuar të përfshinin mbrojtjen

diplomatike. E drejta e akorduar për qytetarët e Bashkimit mund të përfshijë ndihmën

416 Supra nr.402. 417 Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, 7 418 Supra nr. 402, f. 345

Page 196: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

196

konsullore, por shtetet e Bashkimit nuk mund të detyrohen të ushtrojnë mbrojtjen

diplomatike.

Në një dokument tjetër të BE sqarohet se me qëllim për të marrë mbrojtje konsullore një

individ duhet të plotësojë këto kushte. 1. Të ketë shtetësinë e një prej shteteve anëtare 2.

Të jetë në vështirësi jashtë vendit dhe të kërkojë mbrojtjen konsullore 3. të jetë në një

shtet jo anëtar ku shteti i tij nuk është i përfaqësuar me një konsullatë ose ambasadë.419

Ndërsa këto kushte përmendin kriterin e shtetësisë, ato nuk përfshijnë kriterin e

ezaurimit të mjeteve të brendshme dhe dëmit të shkaktuar nga një akt i paligjshëm

ndërkombëtar. Pa përmbushjen e këtyre kushteve, mbrojtja diplomatike nuk mund të

ushtrohet. Elementët që përshkruhen aty janë elementë të asistencës konsullore. Tutela e

ushtruar nga autoritete diplomatike dhe konsullore është tipike asistencë e qytetarëve që

ndodhen në vështirësi.420

Marrëveshja e shteteve anëtare për të ushtruar mbrojtjen diplomatike sipas përcaktimit të

bërë në nenin 20, është hapi i parë ku shikohet diskrecioni që karakterizon mbrojtjen

diplomatike. Çështja nëse një shtet anëtar mund të shkojë përtej mbrojtjes konsullore dhe

të ofrojë mbrojtje diplomatike kur këtë e kërkon një shtetas evropian dhe shteti i tretë i

përfshirë nuk paraqet kundërshtime, është një çështje tërësisht tjetër. Sipas disa autorëve

dispozita e traktateve të BE, nuk është në përputhje me Konventat e Vjenës për

marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore si p.sh. me rregullat e akreditimit dhe mbrojtjes

së interesave të shteteve të tjera. 421 Traktatet e BE janë traktatet sipas së drejtës

ndërkombëtare, prandaj ato rregullohen nga e drejta e traktateve. Siç është reflektuar në

nenin 34 të KVDT maksima latine pacta tertii nec nocent nec prosunt, traktatet janë të

zbatueshëm ndërmjet shteteve palë dhe nuk janë të detyrueshme mbi shtetet e tretë, pra

dispozitat e përfshira në traktatet e BE nuk janë të detyrueshme për shtetet që nuk janë

anëtarë të Bashkimit Evropian. Shtetet jashtë Bashkimit nuk janë të detyruar të

respektojnë dispozitat e lidhura nga mbrojtja diplomatike, ose më qartë të pranojnë 419 www.europa.eu.int/factsheets/Consularprotection 420 Rosanna La Rosa, La protezione diplomatica nell Unione Europea : un esempio di evoluzione delle norme internazionali in materia, Studi sulla integrazione europea, nr. 1, 2009, http://www.eu.vlex.com/vid/diplomatica-esempio-norme-internationali-209314685 , f 136 421 Eileen Denza, Diplomatic Law, Commentary ont he Vienna Convention on Diplomatic Relations, Oxford 1998, f. 37.

Page 197: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

197

mbrojtjen diplomatike të një individi që është qytetar i BE nga shtetet, shtetësinë e të

cilave, ky individ nuk e ka. Pra kjo mbrojtje diplomatike edhe pse paraqitet si një e drejtë

subjektive e qytetarëve evropiane mbetet e kushtëzuar nga marrëveshjet e lidhura nga

shtetet anëtare dhe shteteve të treta ku ndodhen qytetarët evropiane.

Veprimi në emër të një shteti pa marrë më parë pëlqimin e tij nuk është i pranueshëm

sipas së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme, por për shtete anëtare të BE ky mandat,

quhet se është dhënë në nenin 20 të Traktatit dhe zëvendëson marrëveshjen që normalisht

kërkohet nga e drejta ndërkombëtare. Për sa i takon shteteve të treta pyetja është nëse ato

do të pranojnë ushtrimin e mbrojtjes diplomatike nga një shtet anëtar për shtetasit e një

shteti tjetër në mungesë të një marrëveshje ad-hoc për këtë qëllim. Një shtet mund ta

ushtrojë mbrojtjen diplomatike vetëm për shtetasit e tij dhe derisa qytetaria evropiane nuk

është një shtetësi, ajo është e ndryshme nga shtetësitë e shteteve anëtare. Pra mbrojtja e

njohur në të drejtën evropiane mund të sfidohet prima facie si e papranueshme sipas të

drejtës publike.422 Megjithatë një ndërhyrje e tillë mund të justifikohet si një lloj

ndërhyrje indirekte e shtetit të shtetësisë, i cili nuk mund ta realizojë atë për shkak të

mungesës së përfaqësisë diplomatike apo konsullore. Në këtë rast shteti anëtar vepron si

një agjent i shtetit të shtetësisë, duke bërë të mundur që lidhja e shtetësisë të zbatohet, por

në një formë indirekte. Pyetja lind se çfarë mund të ndodhë nëse një shtet i tretë në të

cilin një qytetar evropian ka pësuar dëme, nuk e jep pëlqimin për ndërhyrjen e një shteti

anëtar të ndryshëm nga ai i shtetësisë. Mungesa e këtij pëlqimi nuk e heq detyrimin e

shtetit anëtar për të dhënë apo të paktën për t’u përpjekur të japë këtë mbrojtje. Shtetet

anëtare janë të detyruar nga neni 23 i TFEU i cili është lex specialis në lidhje me të

drejtën ndërkombëtare. Agjentët diplomatikë të shteteve anëtare kanë detyrimin që të

bëjnë të gjitha përpjekjet në mirëbesim për të mbrojtur një qytetar evropian. Praktika

komunitare ka treguar se Komisioni shpesh kontakton qeveritë e shteteve të treta për të

mbrojtur të drejtat e qytetarëve të BE, veçanërisht në lidhje me të drejtat e njeriut. Në 28

nëntor 2006 Komisioni ka paraqitur të ashtuquajturin “Libër të Gjelbër” i cili sqaron

masat e nevojshme për të strukturuar më qartë mbrojtjen e ofruar për qytetarët evropianë,

422 Patrizia Vigni, Diplomatic and consular protection in EU law, misleading combination or creative solution, Eruopean University Institute, 2011, f. 8

Page 198: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

198

duke vlerësuar në të njëjtën kohë burimet e BE si dhe hapat që duhen ndjekur kundrejt

shteteve të treta.423 Në këtë libër Komisioni ka adresuar çështjen e miratimit të shteteve

të treta, duke pohuar nevojën e negociatave bilaterale për të rregulluar ushtrimin e këtyre

funksioneve. Sipas Komisionit është e nevojshme përfshirja e një klauzole standard që

siguron që mbrojtja e qytetarëve evropianë të ushtrohet nga cilido shtet anëtar i

pranishëm në territorin e tij.

Pas Librit të Gjelbër nuk ka pasur dokumente të tjerë ligjore që të trajtojnë çështjen e

mbrojtjes konsullore dhe diplomatike. Duke ndjekur disa sugjerime, Komisioni ka

paraqitur në faqen e tij zyrtare të dhëna për qytetarët evropianë lidhur me mbrojtjen që

ata mund të presin nga qytetaria e tyre. Komisioni duket se ka sugjeruar mundësinë e

ushtrimit të mbrojtjes diplomatike mbi bazën e nenit 23 të TFEU.424 Teksti i këtij

paragrafi duket i paqartë kur pohon se në raste të arrestimit ose burgosjes, ambasada ose

konsullata e një shteti anëtar të BE mund:

‘’të sigurojë që trajtimi i ofruar të mos jetë më i keq se trajtimi i ofruar shtetasve të vendit

ku është arrestuar dhe në asnjë rast të mos jetë nën standardet minimale ndërkombëtare.

Në rast se këto standarde nuk respektohen ambasada ose konsullata do të njoftojë

ministrin e jashtëm të origjinës së shtetasit të arrestuar dhe në konsultim me të do të

ndërmarrë veprime tek autoritetet lokale.’’

Paraqitja e ankesave të tilla pranë autoriteteve lokale mund të interpretohet si ngritja e

çështjes në nivele ndërshtetërore dhe si e tillë si një fillim i ushtrimit të mbrojtjes

diplomatike. Rastet e ndërhyrjes së Komisionit kanë qenë të limituara dhe ato nuk mund

të përdoren si shembuj të një praktike të konsoliduar. Në rastin e një shtetase franceze të

arrestuar në Teheran me akuza për spiunazh, Presidenca suedeze shprehu shqetësimin e

saj në një deklaratë ku theksohet se:

423 Supra nr. 408, f. 140 424 Paragrafi 6.2 në http://ec.europa.eu/youreurope/nav/it/citizens/citizenship/outside-eu-proteçtion/index_en.html

Page 199: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

199

‘’veprimet kundër një shteti evropian- shtetasi apo stafi të ambasadës, konsiderohen si

veprime kundër të gjithë BE dhe do të trajtohen përshtatshmërisht. BE do të ndjekë nga

afër gjyqin dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të personit të arrestuar’’.

Kjo deklaratë e Këshillit duket si një ndërhyrje e vërtetë në kuptimin e mbrojtjes

diplomatike. Megjithatë kur u kërkuan veprime të mëtejshme, siç ishte pagesa e kushtit

për lirimin, Franca ndërhyri në mënyrë autonome si shteti i shtetësisë. Deklarata e

Këshillit duket të ketë vlerë të madhe politike, sepse shpreh mendimin unik të BE në

nivel ndërkombëtar, megjithatë në termat praktikë dhe ligjorë është mjaft larg të provuarit

se BE ka kompetencën e padiskutueshme për të trajtuar marrëdhëniet ndërkombëtare në

emër të shteteve anëtare. 425

Komisioni ka avancuar duke kërkuar edhe mundësinë e parashikimit në këto marrëveshje

të dhënies së pëlqimit nga shteti pritës të ushtrimit të mbrojtjes diplomatike nga

delegacioni i Komisionit në rastet e kompetencës komunitare.426 Ndonëse TKE në nenin

281 i ka dhënë komunitetit personalitet juridik ndërkombëtar, në fushën e mbrojtjes

diplomatike kjo nuk do të mjaftonte, nëse komuniteti nuk do të lidhte marrëveshje

ndërkombëtare me shtete e treta. Nuk ka asnjë normë të së drejtës evropiane apo të së

drejtës ndërkombëtare që të njohë të drejtën e BE për të ushtruar mbrojtjen diplomatike

vis-a-vis qytetarëve evropianë duke i lejuar BE që të krijonte një lidhje të mjaftueshme

ndërmjet qytetarëve dhe organizatës për të mundësuar këtë të fundit të ndërhynte në

mbrojtje diplomatike. Rastet më konkrete janë ato të marrëveshjeve që ka lidhur

komuniteti për mbrojtjen e peshkatarëve. Çështja ka qenë objekt diskutimesh në Gjykatën

e shkallës së parë në rastin Odigitria në 5 korrik 1995, në të cilin gjykata vendosi se jo

vetëm që komuniteti ka të drejtën e ushtrimit të mbrojtjes, por e vlerësoi si një detyrim të

tij ndaj kërkuesit. 427

Në një mosmarrëveshje ndërmjet Senegalit dhe Guinea-Bissau mbi delimitimin e

hapësirave detare, vendimi ka si objekt një kërkesë individuale për përgjegjësi

jashtëkontraktuale të Komunitetit lidhur me dëmet e shkaktuara ndaj kërkuesit si pasojë e

425 Supra nr. 410, f. 25. 426 Supra nr. 412. 427 Supra nr. 410.

Page 200: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

200

ndalimit të një anije peshkimi që mbante flamurin grek dhe sekuestrimit të saj nga

autoritetet e Guinea-Bissau. Kërkuesi ankohej se komuniteti, i cili kishte lidhur dy

marrëveshje të veçanta me shtetet në fjalë, nuk kishte marrë masa që të lajmëronte atë për

kundërshtitë që ekzistonin ndërmjet Senegalit dhe Guinea-Bissau dhe rrjedhimisht nuk

kishte kërkuar lirimin e anijes nga autoritetet e kësaj të fundit, duke mos mbrojtur në këtë

mënyrë interesat e tij. Sipas Gjykatës, Komisioni nuk mund të vlerësohej përgjegjës, pasi

delegacioni i tij kishte ndërhyrë aktivisht tek autoritetet e Guinea-Bissau dhe nuk mund të

thuhej se kishte neglizhuar detyrimet e tij. Si përfundim Gjykata vendosi se veprimtaria e

Komisionit ishte në përputhje me ’’detyrën e tij për të ushtruar mbrojtje diplomatike ndaj

kërkuesit”. Vendimi është konsideruar si inovativ pasi shkon përtej kërkesave të nenit 20

të Traktatit, që nga momenti që asistenca është siguruar nga Komisioni nëpërmjet

delegacioneve të tij që ushtrojnë funksione të cilat normalisht duhet të ushtrohen nga

misionet diplomatike e konsullore te shteteve anëtare.

Në çështjen Ayadi kërkuesi kërkoi anulimin e një rregulloreje komunitare të adoptuar për

zbatimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit në luftën kundër terrorizmit. Gjykata, në

një përpjekje për të korrigjuar deficitin e garancive procedurale dhe juridiksionale ndaj

personave të goditur nga sanksionet e KS, vlerëson se këto garanci janë siguruar nga

mundësia e personave të interesuar për t’iu drejtuar Komitetit të Sanksioneve nëpërmjet

autoriteteve kombëtare me qëllim për të arritur si heqjen nga lista ashtu edhe shkrirjen e

aseteve të tyre. Ndërhyrja e autoriteteve kombëtare pranë komitetit të sanksioneve, i

vetmi autoritet që mund të rivlerësojë rastet, përbën sipas gjykatës mbrojtjen diplomatike

që shtetet ushtrojnë ndaj shtetasve të tyre.428 Gjykata saktësoi se denoncimi inefikas i

mekanizmit të rivlerësimit të masave individuale të ngrirjes së fondeve nga KS, përbën

një të drejtë për mbrojtje diplomatike të personit të dëmtuar nga këto sanksione dhe një

detyrim korrespondues të shteteve anëtare që rrjedh nga e drejta komunitare, duke qenë

se specifikohet se ‘’detyrimet e veçanta i drejtohen shteteve anëtare të komunitetit kur i

drejtohet një kërkesë për anulim”.429 Sipas arsyetimit të gjykatës përderisa Komiteti për

sanksionet ka interpretuar nëpërmjet direktivave të tij, rezolutat e KS në drejtimin që t’u

428 Case no.T-253/02 Ayadi v. Council, Rec 2006/II-2319, pika 141. 429 Idem, pika 144.

Page 201: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

201

sigurojnë të interesuarve të drejtën për të paraqitur një kërkesë për rishikim të rasteve të

tyre. Nga vëzhgimet e gjykatës ekziston një detyrim i shteteve anëtare dhe një e drejte

korresponduese e të interesuarve për t’i dhënë qytetarëve dhe banorëve rezidentë mbrojtje

diplomatike. Kjo paraqet për gjykatën të vetmen mënyrë për të garantuar të drejtat dhe

liritë themelore të individit. GJED konfirmon se në mungesë të rregullimit komunitar, i

takon gjykatësit të brendshëm të sigurojë zbatimin efikas të së drejtës komunitare në

rregullimin e brendshëm sipas parimit të ekuivalencës dhe efektivitetit, sipas të cilave ai

“mund të mos zbatojë ku është e nevojshme një normë kombëtare që bie në kundërshtim

me të drejtën komunitare, siç është një normë e brendshme që përjashton kontrollin

gjyqësor të refuzimit nga ana e autoriteteve shtetërore për të vepruar me qëllim sigurimin

e mbrojtjes diplomatike për qytetarët e tij.”430 Duke u shprehur qartë, Gjykata njeh kështu

ekzistencën e një parimi të së drejtës komunitare, që lejon që refuzimi i shtetit për të

ndërhyrë të jetë e gjykueshme përpara një gjykate të brendshme. Duket se me këtë qasje

gjykata e Drejtësisë ka ecur me hapa më të shpejtë se praktika e gjykatave të tjera në

drejtim të sigurimit të mbrojtjes diplomatike.

Këto vendime si dhe praktika e shteteve të veçantë kanë tendencë të zvogëlojnë pushtetin

diskrecionar të shtetit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike. Nga praktikat e shteteve

nxirret mundësia e një kontrolli gjyqësor nga ana e gjykatave të brendshme në rastet në të

cilat vendimi i shtetit për të mos ndërhyrë në mbrojtje të shtetasve të tij është në mënyrë

të dukshme arbitrare ose e palogjikshme.431

Legjislacioni komunitar që referon mbrojtjen diplomatike nuk ka pasur mbështetje të

gjerë. Lidhur me nenin 20 është shprehur skepticizëm nga doktrina, se me paraqitjen e

nenit 20, shtetet anëtare kanë hyrë në terren të pasigurt.432Ajo shikohet si një përpjekje

për të imponuar një status i cili nuk përshtatet me realitetin. Për këtë arsye është

rekomanduar një përqasje pragmatike e organeve të punëve të jashtme në fokusimin tek

mbrojtja konsullore. Disa autorë janë të mendimit se Vendimi 95/553 nuk është në

430 Idem, pika 151-152. 431 Për informacion për shtetet anëtare të dhënat referuese në Programin Care www.careproject.eu/database/browse.eu.php 432 International Law Association, Diplomatic protection of persons and property, Toronto Conference, 2006, p. 154, f. 27

Page 202: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

202

përputhje me të drejtën komunitare parësore. Është kërkuar edhe rishikimi i tij pasi vetë

numri në rritje i qytetarëve evropianë që lëvizin jashtë hapësirës së Bashkimit, i kanë çuar

institucionet evropiane drejt reflektimit të modaliteteve për forcimin e mbrojtjes së

qytetarëve. Kështu Karta e të Drejtave Themelore e shpallur në Nicë më 2000, në nenin

46 sanksionon duke përsëritur formulën e nenit 20 të Traktatit, se e drejta e mbrojtjes

diplomatike dhe konsullore është e drejtë themelore e qytetarit evropian. Mbrojtja

diplomatike në kuptimin e ngushtë nuk është objekt i Librit të Gjelbër, ndonëse është në

titullin e tij. Për këtë arsye Parlamenti evropian ka vlerësuar se është e nevojshme që të

bëhet dallimi ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe konsullore dhe të krijohen të gjitha

kushtet që të zbatohet tutela e krijuar me vendimin 95/553/C, duke përfshirë edhe

mbrojtjen diplomatike në fushën e saj të zbatimit. 433 Rezoluta e Parlamentit Evropian i

referohet Shërbimit të Jashtëm Evropian të krijuar me Traktatin e Lisbonës të nënshkruar

më 13.12.2007, të cilin mund ta shfrytëzoje përfaqësuesi i lartë për politiken e jashtme

duke nënkuptuar një ndërhyrje të shërbimit të jashtëm në fushën e mbrojtjes diplomatike

të qytetarëve evropianë, siç është parashikuar në traktat në bashkëpunim me shërbimet

diplomatike të shteteve anëtare dhe jo në zëvendësim të tyre.434

Përfshirja e kësaj të drejte në Kartë duket si tregues i njohjes së natyrës së mbrojtjes

diplomatike si një e drejtë individuale themelore. 435Megjithëse Karta nuk ishte një

dokument ligjor i detyrueshëm deri në hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, dhe të

drejtat e parashikuara aty nuk mund të konsiderohen të detyrueshme për shtetet anëtare,

nuk mund të mohohet se Karta është një instrument interpretues autoritativ që na

ndihmon për të mbështetur mendimin se e drejta e mbrojtjes diplomatike dhe konsullore

është një e drejtë individuale.

433 Rezoluta e Parlamentit Europian 11.12.2007,www.europarl.europa.eu 434 Neni 27 .3 i Traktatit të Lisbonës parashikon” Në ushtrimin e funksioneve të tij, përfaqësuesi i lartë disponon një shërbim europian për veprimtarinë e jashtme. Shërbimi punon në bashkëpunim me shërbimet diplomatike të shteteve anëtare që përbëhet nga funksionarë të shërbimeve kompetente të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit e të Komisionit dhe nga personeli i shërbimeve diplomatike kombëtare. Organizimi dhe funksionimi i shërbimit europian për veprimtarinë me jashtë rregullohen me një vendim të Këshillit. Këshilli vendos me propozim të Përfaqësuesit të Lartë, me konsultim të parlamentit europian dhe aprovimin e komisionit. 435 Patrizia Vigni, Diplomatic and consular protection in EU law: misleading combination or creative solution, European University Institute, 2011. f.15.

Page 203: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

203

Megjithëse kjo klauzolë i referohet, mbrojtjes diplomatike lato sensu dhe jo veçanërisht

mbrojtjes diplomatike stricto sensu në kuptimin e një pretendimi të përgjegjësisë

ndërkombëtare të një shteti, ajo është një klauzolë ‘revolucionare’ sepse njeh një të drejtë

individuale për mbrojtjen nga shteti.

Si konkluzion mund të themi se traktatet themeluese të BE nuk qartësojnë se çfarë

mbrojtje gëzojnë shtetasit evropianë, mbrojtje diplomatike ose/dhe konsullore dhe cili

është qëllimi i saktë i këtyre mekanizmave. Është vënë në pah se nenit 20.2 i TEU nuk

përdor terminologjinë e përhapur në të drejtën ndërkombëtare publike për konceptet e

mbrojtjes konsullore dhe mbrojtjes diplomatike, por një koncept të ri i cili nuk është një

koncept ligjor i pranuar në të drejtën ndërkombëtare si ‘’mbrojtje nga autoritetet

konsullore dhe diplomatike të shteteve anëtare’’. Duket se rendi ligjor i BE ka krijuar një

koncept ligjor autonom të vetin, të ngjashëm me konceptet ekzistuese të së drejtës

ndërkombëtare, por të paqartë në kuptimin e tij të saktë. Edhe vendimet e GJD të dhëna

në rrethana specifike dhe të kufizuara nuk mjaftojnë për të arritur në një përfundim se kjo

gjykatë e vlerëson mbrojtjen diplomatike si një të drejtë të qytetarëve të BE. Megjithatë

mbetet ende për t’u parë nëse gjykata do të mbetet e lidhur me interpretimet e kufizuara

të së drejtës materiale të BE apo do të vendosë të bëjë histori në të drejtën ndërkombëtare

publike duke njohur të drejtën e mbrojtjes diplomatike edhe për individët që nuk i

përkasin një shteti anëtar.

Nga këndvështrimi im kjo tendencë në trajtimin e mbrojtjes diplomatike në sistemin

ligjor të BE nuk duhet parë si një kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare

publike. Projekti i KDN vendos disa rregulla standarde minimum, që i lejojnë shtetet që

të shkojnë përtej tyre për sa respektohet kushti i marrjes së pëlqimit të të gjithë shteteve të

interesuara që janë shteti i shtetësisë, shteti që ushtron mbrojtjen dhe shteti i tretë pritës.

Problemi i modelit të BE nuk qëndron në faktin se e drejta ndërkombëtare publike e

përjashton këtë model, pasi edhe përjashtimet janë të mundura, por më tepër në shprehjen

unanime të shteteve anëtare për pranimin e këtij modeli si dhe pëlqimin e shteteve të treta

për ushtrimin e tij. Si përfundim mund të themi se ka pozicione të ndryshme nga shtete

anëtare nëse një qytetar evropian ka të drejtën e mbrojtjes diplomatike jashtë hapësirës së

BE si dhe për qëllimin material të kësaj të drejte.

Page 204: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

204

KREU VI

ZBATIMI I MBROJTJES DIPLOMATIKE NGA GJYKATAT

NDËRKOMBËTARE

1. Mbrojtja diplomatike në gjykatat ndërkombëtare

Mbrojtja diplomatike ka qenë baza e paraqitjes së shumë pretendimeve dhe procedimeve

ndërshtetërore duke filluar nga komisionet mikse deri në çështjet e gjykuara nga GJPDN

dhe pasardhësja e saj, GJND.

GJND mund të ushtrojë juridiksionin e saj vetëm për mosmarrëveshjet ndërmjet

shteteve.436 Ajo nuk u mundëson akses individëve që kërkojnë të rivendosin të drejtat e

tyre të shkelura. Rrjedhimisht një individ, të drejtat e të cilit janë shkelur nga një akt i një

shteti, duhet të mbështet në një shtet tjetër nëse kërkon riparim të dëmit të shkaktuar.

Duket se në këtë mënyrë mekanizmi i mbrojtjes diplomatike ka një pozicion të

privilegjuar në sistemin gjyqësor të GJND.

Ky kapitull ka synim që të paraqesë analizën e disa vendimeve më të rëndësishme që

kanë lidhje me mbrojtjen diplomatike dhe ndikimin që ato kanë pasur në zhvillimin

progresiv të këtij institucioni.

1.Mbrojtja diplomatike në Gjykatën e Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare

a.Çështja Mavrommatis

Çështja më e rëndësishme që shërben si gur themeli në jurisprudencën e së drejtës së

mbrojtjes diplomatike është çështja Mavrommatis Palestine Concessions, e vitit 1924. 436 Neni 34.1 i Statutit të GJND.

Page 205: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

205

Kjo çështje u paraqit nga Greqia kundër Britanisë së Madhe, e cila kishte pushtet sovran

në Palestinë, sipas një mandati të dhënë nga Lidhja e Kombeve. Britania e Madhe refuzoi

të njohë të drejtat kontraktuale të fituara nga Mavrommatis, shtetas grek, të cilat i kishte

fituar nga marrëveshjet e nënshkruara nga Perandoria Otomane, si pushteti sovran i

mëparshëm i Palestinës.

Gjykata në vendimin e saj njohu faktin që mosmarrëveshja fillimisht ishte ndërmjet një

personi privat dhe shtetit. Në vijim qeveria greke mori përsipër këtë çështje.

Mosmarrëveshja hyri në një fazë të re; ajo hyri në sferën e së drejtës ndërkombëtare dhe u

kthye në një mosmarrëveshje ndërmjet dy shteteve. Gjykata theksoi se është një parim

elementar i së drejtës ndërkombëtare ai që përcakton se një shtet ka të drejtë të mbrojë

subjektet e tij, kur dëmtohen nga një akt në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të

kryer nga një shtet tjetër. Duke marrë çështjen në emër të shtetasit dhe duke iu drejtuar

mbrojtjes diplomatike ose procedimit gjyqësor ndërkombëtar në emër të tij, një shtet në të

vërtetë po ushtron të drejtën e tij, të drejtën për të siguruar në emër të subjekteve të tij,

respektimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare. 437

Kjo çështje ka tërhequr disa kritika. Së pari dhe më e rëndësishmja: është e qartë ashtu

siç e vë në dukje Brownlie se sipas parimit të mbrojtjes diplomatike të përcaktuar në

rastin e mësipërm ‘’çështja-subjekt i pretendimit është individi dhe pronësia e tij:

pretendimi është i shtetit”.438 Me anë të këtij vendimi DHPD në mënyrë të qartë

mbështeti teorinë e objektit rreth statusit të individit në të drejtën ndërkombëtare. Kritika

ndaj këtij vendimi shtrihet në rezultatin artificial të zbatimit të teorisë së objektit.

1.2 Mbrojtja diplomatike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ndër gjykatat ndërkombëtare, GJND është marrë me një sërë çështjesh, thelbi i të cilave

është mbrojtja diplomatike. Mënyra se si kjo gjykatë i ka trajtuar këto çështje kanë qenë

objekt i studimeve të mëvonshme. Ndaj këtyre gjykimeve ka pasur kritika për mënyrën

sesi gjykata ka trajtuar kërkesat për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike dhe çështjen e 437Mavrommatis Palestine Concessions Case (Greqi v. UK) http://www.worldcourts.com/pcij/eng/decisions/1924.08.30_mavrommatis.htm 438Diplomatic protection v. Delocalization, Jean Monnet Center for International and Regional Economic Law& Justice, www.centers.law.nyu.edu/jeanmonnet/archive/papers/97/97-13-Part-2.htm, f. 2

Page 206: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

206

shtetësisë. Në çështjet më të hershme gjykata nuk ka marrë në konsideratë marrëdhënien

ndërmjet mbrojtjes diplomatike dhe të drejtave të njeriut. Në vitet e mëvonshme kjo ka

ndryshuar, pasi shtetet nuk bazohen vetëm tek dëmtimi i tyre, por fokusohen edhe tek të

drejtat e njeriut. Lidhja ndërmjet të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes diplomatike po bëhet

gjithmonë e më shumë e kërkuar nga shtetet në strategjitë e tyre mbrojtëse përpara

gjykatës.439 Nga ana tjetër, i parë si një institucion i ngritur për të zgjidhur

mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve, nuk ka qenë e zakonshme fillimisht referenca e

drejtpërdrejtë tek të drejtat e individëve. Çështjet e mbrojtjes diplomatike të trajtuara nga

kjo gjykatë i kanë dhënë asaj një dimension tjetër. Ky ndryshim i dukshëm në pozicionin

e asaj që është konsideruar një gjykatë konservatore mund të shpjegohet me rritjen e

rëndësisë së të drejtave te njeriut në të drejtën ndërkombëtare, presionit publik për t'i

sjellë këto çështje përpara një forumi ndërkombëtar si dhe prania në rritje e gjyqtarëve me

një vokacion për të drejtat e njeriut.440

a. Çështja Nottebohm

Nottebohm lindi në Gjermani në vitin 1887 dhe ishte shtetas gjerman nga lindja. Në 1905

ai emigroi në Guatemala ku jetoi dhe ngriti biznesin e tij. Në vitin 1939 Nottehbom fitoi

shtetësinë e Lihtenshteinit, ndërkohë që ende banonte në Guatemalë. Në vitin 1943 ai u

arrestua në Guatemalë dhe u dërgua në SHBA ku u burgos për dy vjet pa gjyq, si një

armik i rrezikshëm.441 Pas Luftës së Dytë Botërore Nottebohm u kthye në Lihtenshtein

sepse të gjitha pasuritë e tij në Guatemalë ishin konfiskuar. Lihtensheini paraqiti në vitin

1951 një padi ndaj Guatemalës duke i kërkuar GJND të deklaronte se Guatemala kishte

shkelur të drejtën ndërkombëtare duke arrestuar, dëbuar dhe mos pranuar të ripranonte

Nottebohm dhe duke i konfiskuar pasurinë e tij pa shpërblim.

Gjykata vendosi se Lihtenshteini nuk kishte të drejtë të kërkonte në emër të Nottebohm

dhe fitimi i shtetësisë së tij nga Lihtenshteini në 1939 nuk ishte në përputhje me të drejtën

ndërkombëtare. 439Enrico Milano, Diplomatic protection and human rights before the Internationale Court of Justice, refashoning tradition, Netherlands Yearbook of International Law, Vol35,2004, f 119 440 Gentian Zyberi. The humanitarian face of the International Court of Justice, School of Human Rights Research Series, Volume 26F. f.189 441Nottehbom Case (Liechtestein v. Guatemala), ICJ Reports 1955.

Page 207: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

207

Gjykata vlerësoi se një person duhet të ishte shtetasi i shtetit me të cilin kishte më shumë

lidhje të ngushtë dhe të vërtetë. Gjykata e analizoi lidhjen e shtetësisë: sipas praktikës së

shteteve, vendimeve gjyqësore dhe opinionit të autorëve. Shtetësia është një lidhje ligjore

që ka si bazë një fakt social lidhje, një lidhje të vërtetë ekzistence, interesash dhe

ndjenjash së bashku me ekzistencën e të drejtave dhe detyrimeve. 442 Me këtë vendim

gjykata pranoi preferencën e saj për testin e shtetësisë së vërtetë dhe refuzimin e njohjes

nga e drejta ndërkombëtare, të shtetësisë e cila nuk mbështet në lidhje të forta faktike

ndërmjet individit dhe shtetit që i ka dhënë këtë shtetësi. Vendimi i çështjes Nottebohm

ka tërhequr shumë kritika. Kritika kryesore ka të bëjë me faktin se gjykata zbatoi

rregullin e shtetësisë efektive, i vlefshëm në rastin kur ka dy shtetësi, në një situatë kur

nuk kishte dyshtetësi.443 Kritikët shprehen se Gjykata në mënyrë të gabuar zbatoi nenin 5

të Konventës së Hagës të vitit 1930 mbi shtetësinë, e cila parashikon se në rastet e

shtetësisë së dyfishtë, duhet të zbatohet shtetësia efektive. Në rastin e Nottebohm ai nuk e

kishte shtetësinë e Guatemalës, por vetëm shtetësinë e Lihteshteinit, pra nuk ishte rast i

dyshtetësisë.444Sipas Dugrad gjykata e la pa përgjigje pyetjen nëse Lihteshteini mund të

kishte qenë në gjendje të mbronte Nottebohmin ndaj një shteti të tretë me të cilin ai nuk

kishte lidhje të ngushta. Ai shpreh konkluzionin se kjo pyetje do të kishte patur përgjigje

pozitive. Sipas tij Gjykata nuk ka patur si qëllim në këtë rast të përcaktojë një rregull të

përgjithshëm, por një rregull të veçantë të lidhur me rrethanat specifike të kësaj

çështje.445 Nëse lidhja e vërtetë do të zbatohej në mënyrë strikte, kjo do të përjashtonte

miliona persona nga mbrojtja diplomatike.

b. Çështja LaGrand

Në 7 janar 1982 Walter LaGrand dhe Karl LaGrand, të dy shtetas gjermanë u arrestuan në

SHBA me akuzën për grabitje me armë, rrëmbim dhe vrasje. Në 14 dhjetor 1984 pasi u

dënuan me vdekje për vrasje nga një gjykatë e shkallës së parë në Arizona dhe pasi iu

ezauruan të gjitha mjetet e brendshme, vëllezërve LaGrand iu refuzua rishikimi i dënimit 442 Idem, p. 23. 443 Carmen Tiburcio, The human rights of aliens under international and comperative law, Martinus Nijhoff Publishers, 200, f.71 444 Biswanath Sen, A diplomats handbook of international law and practice, Brill Academic Publication, 1988,f. 330 445 John Dugard, Second Report on diplomatic protection, UN doc. A/CN.4/514, f. 5

Page 208: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

208

të tyre.446Ata nuk kishin marrë ndihmë konsullore gjatë kohës së gjykimit dhe nuk ishin

në dijeni të gëzimit të kësaj të drejte, duke qenë se edhe konsullata gjermane ishte e

panjoftuar për fatin e tyre. Pretendimi që paraqiti Gjermania përpara GJND u bazua në

dështimin e SHBA për të njoftuar pa vonesë LaGrand për të drejtën e tyre për ndihmë

konsullore dhe për dështimin për të njoftuar autoritetet gjermane për arrestimin dhe

burgosjen e dy shtetasve gjermanë, detyrime që rrjedhin nga neni 36.1 e KVMK.

Gjermania pretendonte se do të ishte në gjendje të ushtronte ndihmën konsullore dhe të

ofronte ndihmën e duhur ligjore, me anë të të cilave mund të parandalohej dënimi me

vdekje i shtetasve të saj. Pretendimi gjerman u paraqit në emër të Gjermanisë dhe të së

drejtës së saj për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.447SHBA kundërshtuan pretendimin e

Gjermanisë për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, dhe u përpoqën të bindin gjykatën se

Gjermania ka ngatërruar mbrojtjen diplomatike me ndihmën konsullore dhe gjykata duhet

të deklaronte kërkesën të papranueshme. Gjykata refuzoi argumentet e dhëna nga SHBA

dhe vendosi se ajo kishte juridiksion për të marrë në shqyrtim pretendimet e ngritura mbi

dëmin direkt dhe indirekt dhe bëri të qartë se: ’klauzola e juridiksionit të përgjithshëm në

Konventën e Vjenës nuk mund ta ndalojë një shtet palë në traktat, i cili krijon të drejta

individuale, që të marrë çështjen e një prej shtetasve të tij dhe të fillojë procedim

ndërkombëtar në emër të këtij shtetasi”.

Gjykata qartësisht dalloi ndërmjet ndihmës konsullore dhe mbrojtjes diplomatike, duke

pranuar se të drejtat e individit që njihen në një traktat mbi marrëdhëniet konsullore mund

të pretendohen nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes diplomatike.448Përderisa mos

përmbushja e detyrimeve nga SHBA i solli dëm shtetasve gjermanë si rezultat i shkeljes

së të drejtave të tyre të njohura në Konventën e Vjenës, Gjermania gjeti mjetin e duhur

për të kërkuar zhdëmtimin e këtij dëmi.

c. Çështja Avena

Më 31 mars 2004 GJND dha vendimin e saj për çështjen Avena dhe shtetasit e tjerë

meksikanë. Meksika pretendonte se SHBA në arrestimin, burgosjen, gjykimin dhe

446 LaGrand (Germany v.United States of America), ICJ Reports 2001 , f. 478 447 Idem, f. 481. 448 Idem, f.492.

Page 209: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

209

dënimin me vdekje të 52 shtetasve meksikanë, shkeli detyrimet ndërkombëtare ligjore

ndaj Meksikës, në të drejtën e saj për të ushtruar mbrojtjen diplomatike të shtetasve të saj,

duke dështuar të lajmërojë pa vonesë shtetasit meksikanë për të drejtën e tyre për

njoftimin konsullor dhe duke e privuar Meksikën nga e drejta e saj për të dhënë asistencë

konsullore.449 Në pamje te parë duket si një vendim që ka lidhje me KVMD dhe si një

kopje e çështjes së mëparshme Lagrand. Në pretendimin e saj Meksika bëri të qartë se

gjykata duhet të vlerësonte shkeljen e së drejtës së saj dhe të drejtat e qytetarëve të saj.

Këto të fundit paraqiten në gjykatë nëpërmjet ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Në këtë

aspekt në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike nga Meksika, Avena është me komplikuar se

çështja LaGrand.

Projekti i neneve të KDN ripohon rregullin standard se një shtet mund të ushtrojë të

drejtën e tij për mbrojtje diplomatike nëse një akt ndërkombëtarisht i paligjshëm ka

ndodhur kundrejt shtetasve të tij dhe ky shtetas ka ezauruar të gjitha mjetet e brendshme.

Duke bërë këtë, një shtet përkrah pretendimin e shtetasit për shkak të dëmit indirekt. Pra

duke qenë se Meksika po i bazon kërkesat mbi mbrojtjen diplomatike, ajo duhet të

provojë se shtetasit kanë shtetësi meksikane dhe mjetet e brendshme janë ezauruar. E

drejta mbi përgjegjësinë e shtetit tregon se një shtet mund të quajë një shtet tjetër

përgjegjës për akte ndërkombëtarisht të paligjshëm. Shkelja e një traktati përfshirë edhe

KVMK mund të përbëjë një akt të tillë. Përgjegjësia e shtetit në anën e SHBA për shkelje

të KVMK dhe pranueshmëria e pretendimit nuk është kundërshtuar si rezultat i një dëmi

direkt ndaj Meksikës. Megjithëse këto të drejta individuale përfshihen në një traktat që

detyron shtete dhe jo individët, ato nuk shkaktojnë dëme direkte per se. Kryesisht nuk

janë shtetet që vuajnë nga mungesa e aksesit në ndihmën konsullore. Gjykata pranoi se

mbrojtja diplomatike nuk ishte e vetmja bazë për pretendimet e Meksikës dhe deklaroi se

dëmet e shkaktuara ndaj shtetasve të saj nuk është e nevojshme të pretendohen nëpërmjet

kanaleve të mbrojtjes diplomatike.450Gjykata vlerësoi se KVMK krijon rrethana speciale

nëpërmjet ndërveprimit të të drejtave të shteteve dhe të drejtave të individëve. Ky

ndërveprim apo ndërvarësi supozohet të ekzistojë në nenet 36, 1, b si një e drejtë

449Avena and Other Mexican Nationals (Mexico v. United States of America), ICJ Reports, 2005, p. 36 450Avena, p, 40.

Page 210: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

210

individuale dhe 36 pika a dhe c, si një e drejtë e shtetit. Këto të drejta nuk ekzistojnë të

ndara dhe duhen parë si pjesë të një regjimi për mbrojtjen konsullore. Është për shkak të

këtij regjimi që një shkelje e pikës b sjell edhe një shkelje të pikave a dhe c. Meksika në

paraqitjen e pretendimeve të saj i kërkoi Gjykatës të vendosë mbi bazën e shkeljes së të

drejtave si në mënyrë direkte ashtu edhe nëpërmjet shkeljes së të drejtave individuale të

shtetasve meksikanë.451Si pasojë nuk ishte e nevojshme të ezauroheshin mjetet e

brendshme. Pra Gjykata nuk mori në shqyrtim pretendimet e Meksikës nën mbrojtjen

diplomatike. Gjykata u përpoq të krijonte një regjim ligjor të veçantë i cili do të përbënte

një përjashtim nga praktika standarde. Ka patur arsyetime se gjykata e bëri këtë sepse do

të duhet të hetonte mbi ezaurimin e mjeteve të brendshme nga 52 meksikanët dhe

mundësisht do të duhej ta shpallte pretendimin të papranueshëm pjesërisht dhe nuk do të

kishte qenë në gjendje të trajtonte çështjen në themel lidhur me shkeljen e të drejtave

individuale. Megjithatë ka patur qëndrime se dëshira për të dhënë gjykim për një çështje

të caktuar nuk duhet të çojnë në një dështim për ta trajtuar në mënyrën e duhur çështjen

ligjore.452

Pretendimi fillestar i Meksikës ishte një pretendim miks, i cili paraqiste si dëmin direkt

ashtu edhe atë indirekt. Siç është shprehu edhe Dugard, në fakt është e vështirë të ndash

se kur një pretendim është mbi bazën e një dëmi direkt, indirekt apo është i përzier.

Metoda e parë që përdoret është testi sine qua non. Ky test ngre pyetjen nëse pretendimi

që përfshin elementë të dëmit direkt dhe indirekt do të ishte paraqitur nëse nuk do të

ishin paraqitur pretendimet në emër të shtetasve të dëmtuar. 453Me fjalë të tjera a do të

ishte paraqitur pretendimi nëse shtetasit nuk do të ishin dëmtuar. Duke zbatuar metodën

sine qua non është e diskutueshme nëse Meksika do të paraqiste një padi në GJND nëse

shtetasit e saj nuk do të kishin vuajtur nga mosinformimi për të drejtat e tyre. Megjithatë

ky është një spekulim pasi Meksika e paraqiti çështjen përpara Gjykatës.

Testi tjetër i përdorshëm është ai i mbizotërimit (preponderancës), gjatë përdorimit të të

cilit, Gjykata duhet të ekzaminojë elementët e ndryshëm të pretendimit dhe të vendosë 451Idem. 452Annemarieke Kunzli, Diallo and the draft articles: the application of the draft articles on diplomatic protection in the Ahmadu Sadio Diallo case, Leiden Journal of International Law, Vol.20 N.4, 2007, f.144. 453Supra nr. 433, f.11.

Page 211: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

211

nëse dëmi direkt apo indirekt është mbizotërues. Për aplikimin e këtij testi gjykatësit

duhet të peshojnë elementët e padisë dhe të shohin nëse janë më të rëndësishme pjesët

direkte apo indirekte. Në opinionin e veçantë të gjykatësit Vereshchetin, dëmi direkt ndaj

Meksikës mund të ngrihet vetëm nëse shkelen të drejtat e shtetasve të saj. Dëmi direkt

dhe indirekt dhe si rrjedhojë shkelja e të drejtave të shtetit dhe të individëve kanë

ndodhur njëkohësisht, duke mos informuar shtetasit e Meksikës për të drejtat e tyre,

Meksika është e privuar në të njëjtën kohë nga e drejta e saj. Disa autorë kanë mbështetur

idenë se nuk duhet parë natyra e pretendimit por natyra e dëmit ose e drejta e shkelur mbi

të cilën është bazuar ky pretendim. Nëse pretendimi mbështetet në një shkelje pavarësisht

se ajo është një shkelje e një traktati që dëmton një shtetas dhe nëse shteti kërkon të

mbajë këtë shtetas, atëherë pretendimi duhet të konsiderohet si mbizotërues indirekt. Të

dy testet do të sugjeronin se pretendimet e Meksikës ishin bazuar në dëmin indirekt.

Gjykata pranoi dëmin direkt dhe e la jashtë shqyrtimit dëmin indirekt. Mungesa e plotë e

një dallimi të bërë nga Gjykata tregon se ajo nuk e mori në konsideratë këtë çështje.

Në kërkesën e saj Meksika kërkoi të gjitha dëmshpërblimet e mundshme, jo vetëm

restitutio in integrum dhe rikthimin e status quo ante por edhe ndalimin e shkeljeve ndaj

Meksikës dhe shtetasve të saj dhe garancinë e mospërsëritjes.

Një nga karakteristikat e pretendimit të bazuar në dëmin indirekt, ndryshe nga ai i bazuar

në dëmin direkt është kërkesa për ezaurimin e mjeteve të brendshme përpara se

pretendimi të deklarohet i pranueshëm. Kërkesa për ezaurimin e mjeteve të brendshme e

njohur ndryshe si rregulli i mjeteve lokale, është një rregull i vendosur në të drejtën

zakonore ndërkombëtare dhe një përpjekje për kodifikimin e tij është bërë në projektin e

KDN. Pretendimi i Meksikës ishte një pretendim miks por rregullat e mjeteve lokale

zbatohen edhe në çështjet mikse, siç është njohur nga Gjykata në çështjen ELSI.

Në këtë rast SHBA argumentuan se rregulli i mjeteve lokale nuk duhet zbatuar duke qenë

se subjekti i mosmarrëveshjes ishte një traktat dypalësh, shkelja e të cilit kishte rezultuar

në dëm direkt. Gjykata e hodhi poshtë këtë arsyetim duke konsideruar se rregulli i

mjeteve të brendshme nuk duhej të përjashtohej derisa palët e një traktati në mënyrë të

shprehur vendosin të bëjnë këtë. Kjo nënvizon rëndësinë qe i jepet këtij rregulli në

Page 212: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

212

mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Në fushën e mbrojtjes diplomatike një nga qëllimet e

këtij rregulli është të ofrojë shtetit pritës mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen

përpara se ajo të ngrihet në nivel ndërkombëtar. Kjo është mjaft e rëndësishme si një

mënyre për të parandaluar ndërhyrje të parakohshme apo të pabazuara të shtetit të

shtetësisë së individit.

Në çështjen Avena, Gjykata u kufizua në përcaktimin e pretendimit si mbizotërues

indirekt, por nuk e ndoqi si duhet rregullin e mjeteve te brendshme.454 Zbatimi i këtij

rregulli në këtë rast nuk do të çonte në pranueshmërinë e pretendimit, pasi rregulli nuk

është absolut. Edhe Borchard e shihte se përjashtimet nga kërkesa e ezaurimit të mjeteve

të brendshme ndodhin kur organizmi gjyqësor vendas është aq i korruptuar ose mundësia

e paraqitjes së kërkesës e paktë saqë është pa kuptim të detyrosh një shtetas të paraqesë

kërkesën e tij para një gjykate vendase.455 Shumë vendime dhe gjykime tregojnë se

rregulli nuk është absolut. Në rastin konkret gjykata hodhi poshtë pretendimin e SHBA se

nuk ishte respektuar rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme edhe si e tillë kjo padi e

Meksikës duhet të refuzohej. Gjykata mund të kishte zgjedhur dy rrugë për të arsyetuar

këtë qëndrim, së pari, gjykata mund të kishte pranuar argumentin e Meksikës se mjetet

lokale në dispozicion të shtetasve meksikanë nuk ishin efektive. Së dyti, gjykata mund të

kishte deklaruar se rregulli nuk ishte i zbatueshëm sepse pretendimi nuk ishte mbështetur

në mbrojtjen diplomatike. Siç u tha edhe më lart Gjykata zgjodhi rrugën e dytë dhe e

deklaroi rregullin të pazbatueshëm. Ky duhej të ishte zgjedhja e duhur, por në fakt ajo

shkaktoi më shumë probleme sesa duhej të zgjidhte. 456

Shkelja e Konventës konsullore pati pasoja serioze mbi rezultatet e gjykimeve ndaj 52

meksikanëve të çështjes Avena. Megjithëse gjykata nuk i hyri sqarimit të çështjes se në

ç‘masë këto shkelje ndikuan në gjykimin në nivel lokal, mund të imagjinohet se asistenca

konsullore mund të ketë pasur një efekt pozitiv. Meksika paraqiti një padi

ndërkombëtare. Në situata të tilla mbrojta diplomatike mund të jetë instrumenti kryesor

për të paraqitur pretendime për shkelje. Megjithatë është e rëndësishme që mbrojtja 454Supra nr. 450, f,.151 455Borchard Edwin, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher Co, New York, 1915, f. 285. 456Supra nr. 450, f.153

Page 213: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

213

diplomatike të zbatohet duke siguruar që kërkesat janë përmbushur dhe procedurat e

duhura janë ndjekur. Vetëm atëherë mbrojtja diplomatike mund të ofrojë zhdëmtim,

sidomos në ato raste kur forumet apo procedurat e tjera janë të papërshtatshme. Meksika

e paraqiti pretendimin e saj në ushtrim të së drejtës së saj të mbrojtjes diplomatike. Ajo

çfarë bëri gjykata ishte që ta shikonte këtë pretendim ndryshe. Ajo e shndërroi nga

çështje të mbrojtjes diplomatike në maskim duke vënë velin e dëmit direkt sipër saj, Kjo

është një farë rihapje e kutisë së Pandorës që mori shumë kohë për t'u mbyllur.457Gjykata

mund të kishte kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimet e reja të mbrojtjes

diplomatike. Ky rast mund të ishte një shembull në funksion të mbrojtjes diplomatike si

një instrument për mbrojtjen e të drejtave të individit në kohët moderne.

d. Çështja Diallo

Çështja më e fundit e trajtuar nga GJND është çështja Diallo. 458 Republika e Guniesë

paraqiti një padi kundër Republikës Demokratike të Kongos në ushtrim të mbrojtjes

diplomatike në vitin 1998, në përputhje me deklaratat e bëra nga të dy shtetet për njohjen

e juridiksionit detyrues të Gjykatës sipas nenit 36. 2 e Statutit të Gjykatës. Çështja

mbështetet në disa zhvillime të së drejtës për mbrojtjen diplomatike. Fakti që Republika e

Guinesë zgjodhi mbrojtjen diplomatike për të adresuar dëmet që kishte pësuar Diallo,

mbështesin idenë se mbrojtja diplomatike mund të përdoret për të adresuar çështje të të

drejtave të njeriut dhe tregon se shteti mund të përdorë mbrojtjen diplomatike si një mjet

të fundit kur shtetasit nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë mbrojtje nga një akt

ndërkombëtarisht i paligjshëm. Gjykata në vendimin e saj të datës 24 maj 2007 e

konsideroi çështjen të pranueshme dhe filloi shqyrtimin e saj. Në kërkesën e saj

Republika e Guinesë u mbështet jo vetëm në të drejtën zakonore të pasqyruar në projektin

e KDN, por edhe në zhvillimet progresive që prezantoi ky projekt. Padia e paraqitur nga

Guinea kishte tre pjesë: së pari ushtrimin e mbrojtjes diplomatike lidhur me dëmin që i

ishte shkaktuar Diallo nga burgosja dhe më pas dëbimi nga Kongo dhe mohimi i

drejtësisë, së dyti, në shkeljen e të drejtave të tij si aksioner i dy kompanive Africom

457Supra nr. 450, f. 156 458çështja lidhur me Ahmadou Sadio Diallo, Republika e Guinesë v. Republikës së Kongos,Vendimi i datës 24.5.2007

Page 214: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

214

Zaire dhe Africontainers Zaire dhe së treti, ushtrimi i mbrojtjes së të drejtave të

kompanive.

Çështja trajton jo vetëm të drejtat dhe liritë themelore, por edhe çështje të përfaqësimit

dhe të mbrojtjes së kompanive private. Megjithatë çështjen e fundit gjykata nuk e mori në

shqyrtim duke e konsideruar të papranueshme dhe duke e kufizuar gjykimin e saj në

fushën e të drejtave personale te shtetasit të dëmtuar.

Në aplikimin e kërkuesit paraqitej se: ‘’Është një parim i përgjithshëm i së drejtës që çdo

shtet ka të drejtë të kërkojë nga shtetet e tjerë që të zbatojnë të drejtën ndërkombëtare

lidhur me shtetasit e tij. Shteti i Guineas ka të drejtën të paraqesë padi kundër Republikës

Demokratike të Kongos, e cila ka shkelur disa parime të rëndësishme të së drejtës

ndërkombëtare lidhur me shtetasit gueniane siç janë parimi që shtetasit e huaj duhet të

trajtohen në përputhje me një standard minimal të civilizimit, detyrimin për të respektuar

lirinë dhe pasurinë e shtetasve te huaj, të drejtën e shtetasit të huaj të akuzuar për një

gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur’’.459

Gjykatës iu kërkuar që të urdhëronte DRC të bënte një kërkesë falje publike për dëmet që

i kishte shkaktuar Diallo-s dhe ta kompensonte atë për të gjithë dëmet materiale dhe

morale, duke përfshirë jo vetme dëmet (damnum emergens), por gjithashtu edhe humbjet

e të ardhurave (lucrum cessans).460

Gjykata adresoi pretendimet për arrestimin, burgosjen dhe dëbimin e Diallos në bazën e

një urdhri të ndjekur nga një dekret i Kryeministrit të shtetit të paditur. Aplikuesi vuri në

pah katër shkelje të të drejtave të njeriut të Diallos.

1.Shkelje të nenit 13 të PNDCP dhe nenin 12 korrespondues të Kartës Afrikane në lidhje

me ndalimin e dëbimit të të huajve me rezidencë të rregullt.

2. Arrestimin dhe burgosjen në shkelje të nenit 9 pika 1 dhe 2 e PNDCP dhe nenit 6 të

Kartës Afrikane.

459 Cështja Diallo, (Republic of Guinea v. Democratic Republic of Congo), Vendimi i 30 nëntor 2010, para 5. 460 Gentian Zyberi. The humanitarian face of the International Court of Justice, School of Human Rights Research Series, Volume 26,f. 173.

Page 215: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

215

3. Trajtimin çnjerëzor dhe degradues gjatë kohës së burgimit të tij.

4. Shkeljen e së drejtës për t’u informuar për asistencën konsullore sipas nenit 36.1.të

KVMK.

Në lidhje më pretendimin e parë Gjykata vlerësoi se dekreti në fjalë nuk ishte në

përputhje me ligjin kongolez dhe me të drejtën ndërkombëtare, duke qenë se ai nuk

përmbushte garancitë procedurale për të huajt . 461Ajo konfirmoi se rrethanat e dëbimit të

Diallos kishin shkelur nenin 13 të PDPC.

Në lidhje me pretendimin e dytë të Guinesë, Gjykata vlerësoi se arrestimi dhe burgosja e

Diallos nuk ishin në përputhje me ligjin kongolez, se ato ishin arbitrare dhe nuk ishin në

përputhje me kërkesën për të njoftuar individin për arsyet e arrestimit të tij. 462 Në arritjen

në këtë konkluzion gjykata mori në konsideratë rrethanat e arrestimit dhe burgosjes si dhe

lidhjen e tyre me përpjekje të individit për të rikuperuar borxhet e tij nga kompani me

pjesëmarrje shtetërore. Gjykata vendosi se Kongo kishte vepruar në shkelje të neneve 9.1

dhe 2 të PDCP dhe të nenit 6 të Kartës Afrikane.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet për trajtimin çnjerëzor dhe degradues për shkak të

mungesës së provave të sjella nga Guinea për të provuar këtë akuzë. Megjithatë gjykata

bëri një pohim të përgjithshëm në këtë rast se: ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe degradues

është ndër rregullat e së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme e cila është e detyrueshme

për të gjitha shtetet, në të gjitha rrethanat, pavarësisht detyrimeve ndaj traktateve”.463

Së fundmi, lidhur me shkeljen e KVMK Gjykata vendosi se interpretimi i nenit 36.1 pika

b, e bën të qartë se ai është i zbatueshëm ndaj çdo heqje të lirisë të çdo lloji, edhe jashtë

konteksti të ndjekjes së shkeljeve kriminale, duke gjetur kështu një shkelje të së drejtës së

Diallos për t’ u njoftuar për asistencën konsullore.

Kjo çështje ka dy tipare të spikatura: së pari ishte e para herë që GJND u mbështet në një

jurisprudencë të ndryshme nga e saj, konkretisht në komunikimet dhe komentet e

461 Supra nr. 457, para. 55-56 462Idem.para. 76-84 463Idem. para 87

Page 216: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

216

përgjithshme të Komitetit të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu ajo konsideroi praktikën e

dy gjykatave të të drejtave të njeriut GJEDNJ dhe GJNADNJ. Gjykata Botërore arsyetoi

se “ajo beson se i duhet dhënë rëndësi interpretimit të adoptuar nga ky organ i pavarur

(KDNJ), i cili ishte ngritur specifikisht për të mbikëqyrur zbatimin e këtij traktati

(PNDCP) dhe për më tej dhe më e rëndësishme është që të arrihet qartësia e nevojshme

dhe vazhdimësia e së drejtës ndërkombëtare si dhe siguria ligjore”. 464

Tipar i dytë është që Gjykata duket se prezanton një përjashtim nga praktika e saj duke

përcaktuar ndërhyrjen në interpretimin e së drejtës së brendshme nga autoritet

kompetente. Ajo shënon në obiter dicta se në rrethana përjashtimore kur shteti adopton

një interpretim të dukshëm të gabuar të së drejtës së brendshme, i takon GJND të

adoptojë interpretimin e duhur.465

Gjykata nuk referoi siç ishte bërë tradicionalisht, në çështjen Mavrommatis, por iu

referua nenit 1 të projektit të KDN. Referenca në këtë nen është e një rëndësie të veçantë.

Është mjaft e rëndësishme që gjykata duke e referuar këtë nen konfirmon statusin e tij si

të pranueshëm nga e drejta zakonore. Gjykata gjithashtu theksoi edhe kërkesën për

ezaurimin e mjeteve të brendshme duke pranuar se ky rregull zbatohet vetëm ndaj

mjeteve ligjore dhe jo mjeteve të dhëna si favor apo si falje, duke mbështetur kështu

nenin 14 të projektit. Sipas Republikës së Guinesë, mungesa e vullnetit dhe

papërshtatshmëria e autoriteteve gjyqësore te Kongos si dhe dëbimi i shtetasit ishin arsye

të mjaftueshme që të hiqej dorë nga rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme. Duke

bërë referencë tek projekti i KDN, Guinea argumentonte se mjetet nuk ishin të arsyeshme

dhe se Diallo ishte përjashtuar nga mundësia për t’i ezauruar ato. Interesi i Republikës së

Guinesë për të mbrojtur të drejtat e njeriut të Diallo është i qartë. Gjykata arriti në

konkluzionin se kundërshtimet e Kongos për zbatimin e rregullit të ezaurimit të mjeteve

të brendshme nuk u morën parasysh. Situata e Diallo ishte e njëjtë me atë të përfshirë në

Komentarin e Projektit të GJDNJ, ku në nenin 15 parashikohet se është dukshëm e

paarsyeshme të kërkohet zbatimi i rregullit në “situatën ku personi i dëmtuar kufizohet

nga shteti përgjegjës për hyrjen në territorin e tij, si nga ligji ashtu edhe nga kërcënime

464Idem, para 66 465Idem, para 70

Page 217: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

217

serioze për sigurinë e tij personale duke i mohuar kështu mundësinë për të paraqitur

çështjen në gjykatat vendase”.466

Çështja Diallo ndryshonte nga çështjet e mëparshme të mbrojtjes diplomatike të

shqyrtuara nga GJND. Rrethanat faktike të çështjes ishin të komplikuara dhe dy palët në

konflikt ishin në mospërputhje të fakteve në pjesën më të madhe dhe dështuan t’i jepnin

gjykatës një paraqitje të argumentuar dhe të pranueshme.

Në vendimin e saj Gjykata arriti të tregonte mbështetjen e saj për projektin e KDN. Në

një vendim relativisht të shkurtër, gjykata deklaroi të papranueshme kërkesat e Guinesë

për mbrojtje në emër të Diallo për shkeljen e të drejtave të tij të njeriut dhe të drejtat e tij

pasurore si aksioner i dy kompanive. Duke mos pranuar kërkesën për mbrojtjen e

kompanive, gjykata nuk dha orientime të qarta për çështjen e diskutueshme të mbrojtjes

së kompanive nga shteti i shtetësisë së aksionerëve. 467 Gjithashtu Gjykata u kufizua në

trajtimin e gjerë të rregullit të ezaurimit të mjeteve të brendshme ligjore. Megjithëse kjo

nuk është konsideruar si një çështje e “profilit të lartë”468, ajo dha një mbështetje të

rëndësishme për zhvillimin e së drejtës së mbrojtjes diplomatike si një instrument i cili

mund të përdoret për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht kur mekanizmat e tjerë

të mbrojtjes nuk janë të mundshëm.

Si përfundim mund të themi se vendimi Diallo është i referueshëm për të paktën tre

drejtime:

Së pari dhe më e rëndësishmja: është hera e parë që GJND i është referuar vendimeve

dhe komenteve të trupave të tjerë gjyqësore dhe organeve të traktateve për të arsyetuar

vendimet e saj. Si e tillë kjo është parë si një fitore e asaj që quhet “droit de l’hommistes”,

në dritën e përqasjes së fortë pro të drejtave të njeriut.469

Së dyti, është rasti i dytë në historinë e gjykatës për dhënien e një kompensimi si një

reparacion për dëmin e shkaktuar, pas çështjes së Kanalit të Korfuzit. 466 ILC Report 2006, f. 83 467 Annemariake Kuinzli , Diallo and the Draft Articles the application of the draft articles on diplomatic protection in the Ahmadou Sadio Diallo Case, LJIL 4, 2007, f 172. 468 Idem, 173. 469Rumiana Yotova, Ahmadou Sadio Diallo Case Note, Cambridge Student Law Review, 2011,f. 215.

Page 218: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

218

Së treti, duket se kjo çështje shënon fundin e pretendimeve të lidhura me investimet nga

shtetet në ushtrim të mbrojtjes diplomatike. Në këtë drejtim ka pasur shumë kritika për

dështimin e Gjykatës për të marrë në trajtim të drejtat ekonomike të Diallos.

Kjo çështje është e spikatur nga perspektiva e te drejtave te njeriut. Pretendimet se një

shtetas i huaj duhet të trajtohet sipas parimeve për një gjykim të drejtë, detyrimi për të

respektuar lirinë dhe pasurinë e shtetasve të huaj u sollën për gjykim përpara një gjykate

të ngritur për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore. 470

Gjykata luajti një rol pozitiv ndaj të drejtave të njeriut në çështjen Diallo, të treguar në

gatishmërinë e saj për t’i dhëne peshën e duhur interpretimit të të drejtave jo vetëm nga

organet e traktateve, por edhe nga gjykatat rajonale. Ky vendim përbën një hap përpara

në projektin gjyqësor për një interpretim evolutiv të standardeve ndërkombëtare të të

drejtave të njeriut.

2. Mbrojtja diplomatike në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është mekanizmi monitorues i Konventës

Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Kjo konventë nuk mbështetet në

parimet e reciprocitetit dhe të shtetësisë. 471

Duhet përmendur që në fillim se kjo Konventë nuk ka një nen të veçantë për njohjen e së

drejtës së mbrojtjes diplomatike. Është diskutuar nëse procedura e mbrojtjes diplomatike

mund të shfaqet apo të ketë ndikuar nenet 33 dhe 36 të Konventës.

Sipas nenit 33 të Konventës :‘’çdo Palë e Lartë Kontraktuese mund t'i drejtohet Gjykatës

për çdo shkelje të dispozitave të konventës ose të protokolleve të saj për të cilat mendon

se është përgjegjëse një Palë tjetër e Lartë Kontraktuese.’’

470 Gentian Zyberi. The humanitarian face of the International Court of Justice, School of Human Rights Research Series, Volume 26F. f.169 471 Sipas nenit 1 të Konventës palët i sigurojnë çdokujt që ndodhet nën juridiksion e tyre, të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë. Kjo do të thotë që të drejta e garantuara në Konventë gëzohen nga të gjithë individët shtetas apo jo shtetas dhe persona pa shtetësi.

Page 219: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

219

Kjo dispozitë i mundëson shteteve palë të paraqesin një padi për shkeljet e kryera nga një

shtet tjetër palë ndaj të gjithë individëve qofshin këta shtetas ose jo shtetas të tij,

personave pa shtetësi madje edhe ndaj vetë shtetasve të shtetit që pretendohet se ka kryer

shkeljen. Pra çdo shtet palë ka të drejtën e paraqitjes së pretendimit edhe pse nuk ka një

lidhje të veçantë ndërmjet të drejtës së tij dhe shkeljes së pretenduar të Konventës.472

Në çështjen Austria v. Italia, Komisioni vlerësoi se ‘’detyrimet e marra përsipër nga

shtetet palë në Konventë kanë një karakter objektiv, të krijuara më tepër për të mbrojtur

të drejtat themelore të njeriut se sa në krijimin e të drejtave subjektive dhe reciproke për

vetë shtetet palë.’’473 Komisioni ishte i mendimit se mekanizmi i ankesave ndërshtetërore

ishte një mjet për sigurimin e përmbushjes së detyrimeve dhe jo një mjet për kërkimin e

të drejtave individuale të shteteve. Shtetet kanë të drejtë të paraqesin çështje, por ata nuk

e bëjnë këtë në ushtrim të së drejtës së tyre subjektive, por si një ushtrim të një

‘’funksioni publik’’. 474Mekanizmi i parashikuar në këtë nen nuk duhet parë si një mjet

për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por më tepër si një mjet që lejon një formë të actio

popularis për arritjen e disa qëllimeve të caktuara. Ky qëndrim u forcua më tej në

çështjen Ireland v.UK.475 Në vlerësimin e Komisionit, neni 24 (tani neni 33) krijon një

mekanizëm të ‘’zbatimit kolektiv’’, i cili i lejon shteteve palë të kërkojnë respektimin e

detyrimeve të konventës pa qenë e nevojshme që të justifikojnë një interes që rrjedh nga

shkelja e të drejtave të shtetasve të tyre.476 Interesi ligjor duket se rrjedh thjesht nga

pjesëmarrja në regjim, i cili krijon një detyrim të një natyre objektive.

Organet e KEDNJ kanë mohuar njohjen e një të drejtë të mbrojtjes diplomatike.

Komisioni është shprehur se Konventa nuk garanton një të drejtë të mbrojtjes

diplomatike.

Me gjithë këtë qëndrim të prerë të Gjykatës për të mos e shtrirë juridiksionin e saj në

çështje të iniciuara nga shtete palë, të bazuara në institucionin e mbrojtjes diplomatike, ka

472 Pieter van Dijk,Theory and practice of the European Convention on Human Rights,Martinus Nijjhof Publisher, 1998, f 33. 473 Application no 788/60, European Yearbook of Human Rights, 1961, para 140. 474 Mathew Craven, Legal differentation and the concept of the Human Rights Treaty in International Law, European Journal of International Law, 2000, f. 511 475 Ireland v. United Kingdom, ECHR, Series A, n. 25, Vendimi 18 janar 1978. 476 Supra nr. 464 f. 512

Page 220: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

220

pasur disa çështje ku tërthorazi ka pasur referim në elementët e veçantë të këtij

institucioni.

Në vitin 1994 në çështjen Beaumartin v. France, GJEDNJ, vlerësoi se procedura e gjatë

franceze për të shpërndarë një lump-sum nga Maroku për humbje të pronës, shkelte nenin

6.1 të KEDNJ. Gjykata vendosi se një marrëveshje ndërkombëtare që ka klauzola për

kompensimin e pretendimeve mbi bazën e mbrojtjes diplomatike mund t'i japë të drejtën

individit të dëmtuar për kompensim. Gjykata gjeti se neni 6 ishte shkelur kur qeveria

franceze zgjidhi pretendimet e shtetasve të saj ndaj Marokut me anë të një marrëveshje

lump-sum dhe si rrjedhojë me një dekret vendosi një komiteti administrativ për të

shpërndarë kompensimin. E drejta për kompensim konsiderohet si një e drejtë pekuniare

në përputhje me standardet e KEDNJ. 477

Në çështjen Adsani v. UK, aplikanti me shtetësi të dyfishtë kuvajtiane dhe britanike

fillimisht nisi një procedurë civile në Mbretërinë e Bashkuar në gusht 1992. Ai

pretendonte kompensim kundër qeverisë së Kuvajtit për tortura me pasojë dëmtimin e

shëndetit të tij fizik dhe mendor. Aplikanti konsideronte si torturë edhe kërcënimet që

kishte marrë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar për mospublikimin e të dhënave që

kishin lidhje me dhunën që kishte pësuar. 478

Aplikanti paraqiti para gjykatës pretendimin e tij se ‘’Mbretëria e Bashkuar kishte

dështuar që ta siguronte të drejtën e tij për të mos u torturuar’’ dhe ishte në shkelje të

nenit 3 të Konventës. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij në mënyrë unanime. 479Në

arsyetimin e saj Gjykata pranoi se neni 1 dhe 3, vendosin detyrim pozitiv tek shtetet palë

për të parandaluar dhe dhënë kompensim për rastet e torturës dhe formave të tjera të

keqtrajtimit. Megjithatë detyrimi i shtetit zbatohet vetëm për aktet e kryera brenda

juridiksionit të tij.480

477 Kate Parlett, The individual in the international legal system: continuity and change in international law, Cambridge University Press 2011, fq.89 478The impact of Al-Adsani v. the United Kingdom towards an effective and enforceable civil remedy for reparation for torture in the United Kingdom, Redress, London 2002 479Al-Adsani v.United Kingdom (No.2) (35763/97) European Court of Human Rights, 21 November 2001 paras 35 - 41. 480 Idem.

Page 221: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

221

Në çështjen Soering, Gjykata njohu se neni 3 ka disa raste të limituara të juridiksionit

extraterritorial, në kuptimin që vendimi i një pale për të dëbuar një individ mund të sjellë

përgjegjësinë e këtij shteti sipas Konventës, kur ka arsye të besueshme për të menduar se

personi i dëbuar mund të jetë subjekti i torturës dhe trajtimit çnjerëzor e degradues në

shtetin pritës. Aplikanti nuk pretendoi se tortura ndodhi nën juridiksionin e Mbretërisë së

Bashkuar ose që ky shtet të kishte ndonjë lidhje kazuale me ushtrimin e saj. Duke qenë se

nuk mund të thuhet se shteti ndodhet përpara një detyrimi për të siguruar një

dëmshpërblim civil për aplikantin lidhur me torturën që ai pësoi nga autoritetet e

Kuvajtit, gjykata nuk gjeti shkelje të nenit 2 të KEDNJ.

Në çështjen Danimarka v. Turqia, Danimarka i kërkoi Gjykatës të shqyrtonte rastin e

shtetasit të saj Kemal Koç, i cili ishte bërë subjekt i teknikave hetuese qe përfshinin

torturën dhe forma të tjera keqtrajtimi, si një teknikë e përhapur gjerësisht në Turqi. Në

31 mars 2000, Gjykatës iu paraqit një deklaratë e përbashkët e të dy palëve ku Turqia

pranonte t'i jepte Danimarkës 450000 kroner daneze, përfshirë edhe shpenzimet

gjyqësore. Nga ana e saj Danimarka mirëpriti dhe vlerësoi keqardhjen e shprehur nga

Turqia lidhur me çështjet rastësore dhe individuale të torturës dhe vlerësoi masat e

ndërmarra nga Turqia për përmirësimin e situatës. Të dy palët binin dakord që përdorimi

i teknikave policore të papërshtatshme bien ndesh me nenin 3 të KEDNJ dhe ato do të

ndalohen në të ardhmen. 481 Duke qenë se çështja u zgjidh me mirëkuptim, gjykata nuk

pati mundësi të shprehej për thelbin e saj.

Si konkluzion mund të themi se ndonëse mund të gjenden disa gjurmë të mbrojtjes

diplomatike në KEDNJ, në tendencën e shteteve për të ndërhyrë në aplikimin individual

në mbështetje të pretendimit të individit, ato nuk mund të jenë ndërhyrje të mirëfillta në

ushtrim të mbrojtjes diplomatike, sepse ato nuk kërkojnë lidhjen e shtetësisë me individin

481ECHR: Case of Denmark v. Turkey (Friendly Settlement), No. 34382/97 (April 5, 2000)

Page 222: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

222

e dëmtuar dhe ezaurimin e mëparshëm të mjeteve lokale që janë kushte esenciale për

aktivizimin e mbrojtjes diplomatike.

Page 223: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

223

KREU VII

INSTITUCIONI I MBROJTJES DIPLOMATIKE NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË

Nga analiza e institucionit të mbrojtjes diplomatike vërejmë se e drejta ndërkombëtare

njeh të drejtën e shtetit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike, por jo një detyrim ndaj

shtetasve të tij për ta ushtruar atë. Megjithatë kjo nuk i ndalon shtetet të parashikojnë një

të drejtë të tillë në ligjin e tyre të brendshëm. Në këtë rast vëmendja duhet kthyer tek e

drejta e brendshme për të vlerësuar nëse parashikohet e drejta e mbrojtjes diplomatike.

Në këtë kapitull do të shtrohen për shqyrtim disa çështje për të arritur në një përfundim të

mbështetur se, në vendin tonë pushteti ekzekutiv ka detyrimin ligjor për ushtrimin e

mbrojtjes diplomatike sipas Kushtetutës së vendit dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore.

Gjithashtu, është marrë në analizë se si e ka realizuar ajo dhe cilat janë prirjet për ta

ushtruar këtë instrument të së drejtës ndërkombëtare. Këto çështje do të shqyrtohen nga

disa këndvështrime: së pari, nga një këndvështrim kushtetues; së dyti, nga këndvështrimi

i praktikës shtetërore dhe së treti, nga këndvështrimi i praktikës gjyqësore. Zhvillimi i

këtij kreu u mbështet në kërkimin, studimin dhe analizën e legjislacionit shqiptar në

fushën e të drejtave të njeriut. Mund të përmend si vështirësi të parë dhe jo pak të

rëndësishme faktin, se në fushën në të cilën shtrihet kërkimi nuk janë gjetur referime të

vlefshme akademike apo literaturë mbështetëse.

1. Analiza e dispozitave ligjore dhe nënligjore mbi mbrojtjen e të drejtave të

shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit

1.1 Një vështrim historik mbi traditën kushtetuese shqiptare

Deri në përfundim të Luftës së II-të Botërore, nuk gjejmë ndonjë referencë të veçantë për

institucionin e mbrojtjes diplomatike. Kushtetutat e Shtetit të pavarur shqiptar, edhe pse

Page 224: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

224

kishin sanksionuar disa prej të drejtave e lirive themelore, nuk kishin afirmuar ndonjë

formulim mbi mbrojtjen diplomatike të shtetasve. Në fakt, edhe në vetë zhvillimin e tij,

ky institucion perceptohej si një mjet presioni i shteteve të fuqishme.

Kushtetuta e vitit 1946 në Kapitullin III mbi të drejtat dhe detyrat e shtetasve, parashikon

për herë të parë, se ‘’Republika Popullore e Shqipërisë mbron shtetasit shqiptarë që

ndodhen jashtë shtetit’’ (neni 22). Sidoqoftë, në praktikë, nuk pati ndonjë lëvizje të tillë,

që mund ta bënte të qartë dhe ta zbatonte përmbajtjen e këtij neni. Kështu, ky formulim

ruajti karakter deklarativ.

Edhe Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e miratuar nga Kuvendi

Popullor më 28.12.1976, në kreun e dytë ka përmbledhur të drejtat dhe detyrat themelore

të shtetasve.

Në nenin 64 të saj, ajo përcakton se ‘shtetasit shqiptare jashtë vendit gëzojnë kujdesin

dhe mbrojtjen e shtetit’. Ky nen duhet parë si një vijim i politikës propagandistike të

shoqërisë socialiste, sipas së cilës ‘’çdo gjë bëhet për njeriun’’. 482Ajo nuk mund të jetë

një pasqyrim i traditave kushtetuese të kohës, pasi këto tradita refuzoheshin nga sistemi si

‘’antidemokratike, karakteri shfrytëzues e reaksionar, ashtu si dhe vetë shteti i tyre

borgjez ose revizionist’’. 483Ndonëse nuk i është kushtuar vëmendje kësaj dispozite për

interpretim nga doktrina e kohës, siç mund të jetë bërë me të drejta të tjera, kjo dispozitë,

ashtu si edhe shumica e dispozitave të kapitullit për te drejtat e shtetasve të përmbledhura

në kreun e II, ka pasur thjesht karakter deklarativ dhe efekt propagandistik. Kjo është e

qartë po të kemi parasysh kontekstin historik, kur shtetasit gjatë kohës së diktaturës mund

të kryenin lëvizje jashtë shtetit nën një kontroll të rreptë shtetëror dhe kryesisht për

interes dhe llogari të shtetit. Kategoria e shqiptarëve jashtë shtetit përbëhej nga zyrtarët e

pushtetit komunist, të cilët ishin të monitoruar nga strukturat sekrete, kishin vetëm

mundësi hipotetike për të pasur liri veprimi dhe mundësi kontakti me autoritetet e huaja.

Për më tepër, këta i përkisnin kryesisht përfaqësuesve diplomatike, apo personave që për

arsye të ndryshme mbuloheshin me këtë status, për të cilët nuk mund të kërkohej mbrojtje

482 Idem, fq. 86 483 Idem, fq 88

Page 225: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

225

në kuptimin e institucionit klasik të së drejtës ndërkombëtare. Kategoria tjetër i përkiste

individëve, të cilët ishin kundërshtarë apo oponentë të regjimit, për të cilët me gjithë të

drejtën që gëzonin sipas nenit 64 të Kushtetutës, për mbrojtje nga shtetit shqiptar, u

rezervohej thjesht mohimi i ekzistencës së tyre dhe atakimi nga regjimi si armiq të klasës

punëtore. Rrethanat historike të asaj periudhe, bënin që të ishte joefektive mundësia e

ushtrimit të mbrojtjes diplomatike nga shteti shqiptar, sipas të drejtës ndërkombëtare. Ky

është rasti tipik kur deklarimet formale kushtetuese për të drejtat dhe liritë themelore,

ndonëse janë teorikisht të artikuluara saktë, mbeten pa jetë për shkak të vakumit ligjor

dhe rrethanave politike e sociale që nuk mundësojnë zbatimin e tyre.

Pas rënies së regjimit komunist, Ligji ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’ miratuar nga

Kuvendi Popullor më 29.4.1991, ndonëse nuk përmbante një katalog të të drejtave të

njeriut, në nenin 4 parashikonte që Republika e Shqipërisë njeh dhe garanton të drejtat

dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara në dokumentet ndërkombëtare. Kjo mangësi

u plotësua me ligjin nr. 7693, datë 31.3.1993 ‘Për një shtojcë në ligjin nr. 7491, datë

29.4.1991 ‘Për dispozitat kryesore kushtetuese’’, në të cilin u shtua kreu ‘Mbi të drejtat

dhe liritë themelore të njeriut’.

Neni 24 i këtij ligji (shtetësia) parashikon se ‘’të gjithë shtetasit që ndodhen jashtë vendit

gëzojnë mbrojtjen e shtetit’’. Në vlerësimin e kësaj dispozite si dhe vendit që ajo zë në

katalogun e të drejtave, ajo paraqitet si një e drejtë individuale e shtetasit dhe e lidhur me

konceptin juridik të shtetësisë. Një analizë më e thelluar e këtij ndryshimi konceptual me

kushtetutën aktuale do të bëhet pasi të parashtrohet këndvështrimi i kësaj të fundit

kundrejt institucionit të mbrojtjes diplomatike.

Kushtetuta e sotme e RSH-së, u miratua nga Parlamenti dhe referendumi popullor dhe

hyri në fuqi në 28 Nëntor të vitit 1998. Ajo përbën aktin themelor të organizimit të shtetit

dhe të rregullimit të të drejtave, lirive dhe detyrave të gjithë operatorëve juridikë nën

juridiksionin e shtetit shqiptar. Ajo është një dokument ligjor, por edhe një instrument

themelor politik, social dhe moral.

Në preambulën e Kushtetutës parashikohet se ajo është vendosur nga ‘populli i

Shqipërisë me vendosmërinë për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut’.

Page 226: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

226

Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij njihen nga Kushtetuta si baza të shtetit shqiptar,

të cilat ka për detyrë që t'i respektojë dhe t'i mbrojë. Në Kushtetutë të drejtave dhe lirive

themelore të njeriut u kushtohet një pjesë e posaçme. Organizimi që bën Kushtetuta për

këto të drejta, nxjerr në pah një karakteristikë të rëndësishme të saj në lidhje me njohjen

dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Pjesa e dytë e Kushtetutës duke pasur

parasysh vlerën dhe karakteristikat e të drejtave të veçanta, i grupon ato në krerë të

posaçëm. Ky klasifikim paraqet një vlerë të madhe dhe mban parasysh mjaft mirë

karakterin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, si dhe praktikën ndërkombëtare të

klasifikimit të tyre në akte të ndryshme. 484Kushtetuta vendos si standarde minimale të

respektimit të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut ato për përcaktuara nga

KEDNJ. Ky katalog i të drejtave, i pasqyruar në Kushtetutën tonë sipas instrumenteve

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, është i pritshëm për një kushtetutë të një vendi

demokratik, i cili deklaron se ‘’zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për

të’’.485 Kjo është e kuptueshme pasi siç shprehet Kristaq Traja ‘’nëse ka një pjesë të

Kushtetutës që varet më pak nga veçoritë kombëtare, kjo është pa dyshim pjesa që shpreh

liritë dhe të drejtat themelore të individit’’.486 Çfarë është një e drejtë e njeriut varet

shpesh nga konstitucioni shpirtëror dhe tradicional i një kombi. Në masën që një vlerë

qytetërimi nuk përputhet me konceptin e një vlere analoge në rrafshin e një vendi të

dhënë, në atë masë, një e drejtë e tillë krijon probleme në të kuptuarit dhe të realizuarit e

saj. 487

Në këtë prizëm duhet parë edhe pasqyrimi i institucionit të mbrojtjes diplomatike në

Kushtetutën shqiptare. Ai duhet interpretuar jo thjesht në aspektin literal, por më tepër në

kontekstin kushtetues të vlerës që kanë të drejtat e njeriut në shtetin e së drejtës. Ky

interpretim do të pasqyrohet në pjesën në vijim nëpërmjet pozicionimit të këtij

institucioni në të drejtën kushtetuese shqiptare duke përdorur metodën krahasuese me të

drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat kushtetuese të vendeve të tjera.

484 Raporti mbi studimin e përqasjes së legjislacionit shqiptar me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra Europiane, 2003, f. 7 485 Neni 5 i Kushtetutës 486 Kristaq Traja ‘‘Karakteristikat e sistemit të të drejtave themelore në Kushtetutën shqiptare’’ botuar në Buletini i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese ‘’5 vjet Kushtetutë’’, Tiranë 2004, f 112. 487 Idem. fq 113.

Page 227: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

227

1.2 Detyrimi kushtetues për të mbrojtur të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë

shtetit

Duke marrë parasysh se institucioni i mbrojtjes diplomatike i përket së drejtës

ndërkombëtare zakonore, është me vend të shikojmë rolin e kësaj pjese të së drejtës

ndërkombëtare në sistemin juridik shqiptar.

Shumë kushtetuta përmbajnë referenca specifike tek e drejta ndërkombëtare të cilat

përcaktojnë statusin e kësaj të drejte në sistemin e brendshëm ligjor. Zakonisht këto

referenca përfshijnë një nga burimet e së drejtës, traktatet ose zakonin dhe nuk përmendin

burimin tjetër. Në këtë drejtim, ka argumente se efekti i dhënë ndaj një burimi të së

drejtës ndërkombëtare duhet të interpretohet se përfshin edhe burimin tjetër.488

Kushtetuta shqiptare shprehet qartë për të drejtën pozitive të përfaqësuar nga traktatet

ndërkombëtare, marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke i dhënë asaj prioritet

mbi të drejtën e brendshme (neni 122). Duke qenë se e drejta ndërkombëtare zakonore

nuk është përmendur në Kushtetutën tonë, ka pasur debate mbi qartësinë e pozitës së saj

në rendin normativ shqiptar. Ndonëse neni 5 parashikon se Republika e Shqipërisë zbaton

të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të, nuk sqarohet nëse termi e drejtë

ndërkombëtare e detyrueshme përfshin edhe të drejtën zakonore apo i referohet thjesht

parimit pacta sund servanta. Ky paqartësi shtohet po të kemi parasysh se ka një mungesë

të theksuar referimi nga legjislatori ose gjykata shqiptare ndaj parimeve të së drejtës

ndërkombëtare zakonore. 489

Në literaturën tonë juridike ka mendime se ky nen nuk ekziston në mënyrë të pavarur, por

mund të zbatohet i lidhur ngushtë vetëm me nenet e tjera përkatëse. Ky këndvështrim do

t'i jepte nenit një karakter të thjeshtë deklarativ. Përkundrazi mendimi tjetër që shpreh se

488 Eyal Benvenisti, “Judicial Misgivings regarding the application of international law: an analysis of attitudes of national courts”, EJIL, 1993, f. 162. 489 Ledi Bianku ne “Raporti mbi studimin e perqasjes se legjislacionit shqiptar me Konventen Europiane te te drejtave te njeriut”, Keshilli i Evropes, Ministria e Drejtesise, Qendra Europiane, Tirane, 2003. -Gjykata Kushtetuese ka njohur rëndësinë e të drejtës ndërkombëtare zakonore dhe parimeve të përgjithshme të së drejtës në Vendimet e saj nr. 186/2002, nr 3/ 2004 dhe nr 15/2010

Page 228: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

228

neni 5 duhet t'i nënshtrohet një interpretimi më të gjerë duket më i arsyeshëm.490 Neni 5 i

Kushtetutës duhet të shihet jo vetëm si një nen i lidhur me nenin 122 të Kushtetutës, por

edhe si një dispozitë që gjen zbatim në mënyrë të pavarur. Këtë qëndrim e ka mbështetur

edhe Gjykata Kushtetuese në rastin e sqarimit të pajtueshmërisë së Statutit të Romës për

Gjykatën Penale Ndërkombëtare kur ka theksuar se “përderisa në bazë të Kushtetutës

rregullat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare janë pjesë e së drejtës së

brendshme, atëherë edhe mungesa e imunitetit në proceset penale ndërkombëtare për

krime të caktuara me rrezikshmëri të lartë, bëhet pjesë e sistemit juridik shqiptar”.491

Mungesa e shprehjes së qartë të Kushtetutës për këtë çështje ka sjellë këtë lloj diskutimi,

të cilin vendet e tjera, kushtetutat e të cilave shprehen më qartë, nuk e kanë pasur në

objekt. Sjellim këtu shembullin e Kushtetutës italiane e cila në nenin 10 parashikon se

‘’rendi juridik italian përshtatet me normat e së drejtës ndërkombëtare të njohura

përgjithësisht’’. Sipas shumë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese italiane, ky nen i

referohet së drejtës zakonore dhe jo traktateve.492 Kjo gjykatë u ka dhënë këtyre normave

të së drejtës ndërkombëtare zakonore një garanci kushtetuese, në kuptimin që i quan

kushtetueshmërisht të paligjshme dhe shkelje të nenit 10, ligjet që janë në kundërshtim

me të drejtën ndërkombëtare zakonore.

Një formulim të njëjtë me Kushtetutën tonë përmban Kushtetuta Polake e vitit 1997, ku

në nenin 9 përcakton se ‘’Republika e Polonisë do të respektojë të drejtën ndërkombëtare

të detyrueshme për të”. Kjo dispozitë interpretohet zyrtarisht nga shteti polak si një

zbatim i drejtpërdrejte i të drejtës ndërkombëtare zakonore ashtu edhe i detyrimeve që

rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.493

Nën dritën e këtyre vendimeve dhe interpretimeve në literaturë, vlerësoj se e drejta

ndërkombëtare zakonore duhet të konsiderohet pjesë e sistemit ligjor shqiptar. Si e tillë, e

drejta ndërkombëtare zakonore duhet të jetë e zbatueshme në gjykatat shqiptare. 490 Aurela Anastasi, “Institucionalizimi i së drejtës kushtetuese: klauzolat kushtetuese të integrimit të Shqipërisë”, Revista Polis, Nr. 4, 2007 f. 4 Referuar Xhezair Zaganjori, Vendi i së drejtës ndërkombëtare në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Jeta juridike nr. 2, 2004 491 Vendimi i Gjykates Kushtetuese nr 186, date 23.9.2002. 492 Tullio Scovazzi, Corso di diritto internazionale, Giuffre Editore, 2006, f 200 493 Projekti CARE i BE www.careproject.eu/database/browse.eu.php

Page 229: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

229

Një aspekt që mund të diskutohet në këtë trajtim ka lidhje me marrëdhënien ndërmjet së

drejtës ndërkombëtare zakonore dhe Kushtetutës, veçanërisht kur një normë zakonore bie

ndesh me parimet kushtetuese. Për sa kohë e drejta zakonore mbetet një burim ligjor i

jashtëm, i përfshirë në sistemin ligjor shqiptar, sipas një trajtimi analog të neneve 5 dhe

122 të Kushtetutës, mbrojtja e parimeve kushtetuese në mendimin tonë, ka përparësi mbi

detyrimin për të zbatuar normat e së drejtës zakonore.

Pasi arrijmë në këtë konkluzion të rëndësishëm, le të kthehemi edhe një herë në parimet e

së drejtës ndërkombëtare zakonore për institucionin e mbrojtjes diplomatike. Me gjithë

punën e deritanishme të KDN, e drejta ndërkombëtare zakonore nuk njeh të drejtën

individuale për mbrojtje diplomatike, por përcakton se shteti është ende subjekti që gëzon

të drejtën për të ushtruar mbrojtjen diplomatike. Pra duke pasur parasysh se shteti

shqiptar zbaton të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe kjo e fundit njeh të drejtën e çdo

shteti për të ushtruar mbrojtjen diplomatike sipas kushteve të caktuara, është rrjedhojë

konfirmimi i së drejtës së shtetit shqiptar për të ushtruar mbrojtjen diplomatike. Por u

nxor në pah se e drejta ndërkombëtare nuk i kufizon shtetet që këtë të drejtë ta

shndërrojnë në një detyrim sipas së drejtës së brendshme. Në këtë shndërrim, e drejta e

brendshme mund të avancojë nëpërmjet vendosjes së detyrimit të shtetit për të njohur të

drejtën e individëve që të kërkojnë prej tij, ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.

Pyetja që mund të shtrohet është e drejtpërdrejte: a ka një shtetas shqiptar të drejtën që të

kërkojë mbrojtje diplomatike sipas Kushtetutës së vendit? Nëse një shtetas ka të drejtën

t'i kërkojë qeverisë të ushtrojë mbrojtje diplomatike për ta, atëherë qeveria duhet të ketë

një detyrim korrespondues për ta marrë në konsideratë këtë kërkesë dhe për ta trajtuar atë

në përputhje me Kushtetutën.

Përpara se të fillojmë një analizë të tillë, le të vështrojmë të drejtën për ushtrimin e

mbrojtjes diplomatike në një kontekst krahasues. Një numër shtetesh kanë parashikuar

garanci kushtetuese për mbrojtjen diplomatike të shtetasve të tyre. Siç përmblidhet edhe

nga Raportuesi Special i KDN, dispozitat që parashikojnë mbrojtjen diplomatike mund

të paraqiten në formën e formulës, ’’shteti do të mbrojë të drejtat legjitime të shtetasve

jashtë‘’ ose me formulën ‘’shtetasit e shtetit do të gëzojnë mbrojtje kur ndodhen jashtë

Page 230: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

230

shtetit’. Edhe në disa shtete, kur nuk ka rregulla kushtetuese, gjykatat që zbatojnë

doktrinat kushtetuese kanë përpunuar një detyrim për të ushtruar mbrojtjen diplomatike.

Kështu në Gjermani, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se:

‘’ka një detyrim kushtetues për të dhënë mbrojtje për shtetasit gjermanë dhe interesat e

tyre lidhur me shtetet e huaja’.494

Kushtetuta jonë e vitit 1998 parashikon në nenin 8.2 se ‘’Republika e Shqipërisë mbron

të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve

të vet’’. Në një interpretim të drejtpërdrejtë literar ky formulim bën pjesë në atë grup

kushtetutash që përdorin formulën e parë të referuar nga RS, pra atë përcaktim që i

referohet detyrimit të shtetit dhe jo të drejtës së individit për të pasur mbrojtje

diplomatike nga shteti i tij. Në këtë rast detyrimi që ka shteti shqiptar është një detyrim

pozitiv për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike në të dy kuptimet e saj, lato sensu dhe

strictu sensu. Për të kuptuar se çfarë lloj mbrojtjeje ka parashikuar legjislatori në këtë nen

i referohemi edhe interpretimit historik duke studiuar ‘travoux preparatories’ të

Kushtetutës.

Gjatë studimit të diskutimeve për miratimin e projekt-kushtetutës vërejmë se ky ka qenë

një nga nenet, i cili nuk ka pësuar ndryshime nga projekti fillestar. Ndryshimi i vetëm i

paraqitur nuk ka qenë në përmbajtje, por në formën e tij. Nga një anëtar i Komisionit

është kërkuar ndryshimi i rendit të pikave 1 dhe 2, sipas reflektimit aktual në

Kushtetutë.495 Ky propozim ka kërkuar që ‘’në lidhje me mbrojtjen e të drejtave, të bëhet

një shtesë ose ndoshta të dalë si një paragraf i tretë më vete, ku të thuhet se shteti kujdeset

për shqiptarët në një ose në disa drejtime të caktuara’’.

Gjatë diskutimeve të mëtejshme është propozuar që ky nen te riformulohet ‘’Republika e

Shqipërisë ndihmon në realizimin e të drejtave të shtetasve të saj me banim te

përkohshëm....’’. Arsyetimi për këtë propozim ka pasur synim zëvendësimin e fjalës

494 Vendimi i Rudolph Hess, i 15 dhjetorit 1980, ILR 1992, 387. 495 Debati kushtetues, diskutimet në Komisionin Parlamentar për hartimin e projektkushtetutës, Botim i prezencës së OSBE në Tiranë,2006 fq. 22.

Page 231: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

231

‘’mbron’’.496 Ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e Komisionit, duke ruajtur

varianti fillestar. Varianti i propozuar ishte më i vagët dhe nuk përfshinte asnjë element

angazhimi konkret të detyrimit të shtetit ndaj shtetasve të tij që ndodhen jashtë vendit.

Përmbajtja e nenit të miratuar në Kushtetutë në vlerësimin tonë mbetet një zgjidhje më e

mirë.

Thuhet shpesh se shkelja e Kushtetutës rezulton nga mosnjohja e rëndësisë së një norme

kushtetuese. Në këtë kuptim për të evituar shkeljen e Kushtetutës duhet të kuptojmë sa

më mirë normën kushtetuese të pasqyruar në nenin 8.2. Për të kuptuar nëse mbrojtja

diplomatike është e garantuar nga Kushtetuta e RSH, duhet të shohim së pari vendin që

ka nenin 8 në strukturën e përgjithshme të Kushtetues si dhe nëse kjo normë krijon një të

drejtë individuale për mbrojtjen diplomatike. Për këtë qëllim duhet të analizojmë disa

tipare të këtij neni si dhe kontekstin ligjor të cilit ai i përket.

Së pari, norma është përfshirë në parimet themelore të Kushtetutës. Këto parime përbëjnë

bazat dhe themelet e shtetit. Ky sistemim në këtë pjesë na drejton drejt perceptimit

fillestar se nuk bëhet fjalë për një të drejtë apo liri individuale, të cilat janë përfshirë në

një pjesë të posaçme të kushtetutës. Të njëjtin trajtim e gjejmë edhe në Kushtetutën e

Kroacisë të vitit 1990, ku neni 10 i cili përcakton se ‘’Republika e Kroacisë do të mbrojë

të drejtat dhe interesat e qytetarëe të saj që jetojnë jashtë dhe do të nxisë lidhjet e tyre me

atdheun’’, është përfshirë në pjesën e parë të parimeve të kushtetutës.

Së dyti, nga një analizë tekstuale e kësaj norme duket qartë se qëllimi i hartuesve nuk ka

qenë për njohjen e një të drejte individuale. Po të përdorim një përqasje krahasuese të

kësaj norme do të vëmë re se në të përdoret e njëjta gjuhë si në Kushtetutën e Lituanisë

(neni 13) ku përcaktohet se ‘‘Shteti i Lituanisë do të mbrojë shtetasit e tij jashtë shtetit’’.

Po kështu edhe Kushtetuta e Kosovës në një të veçantë parashikon se ‘’Republika e

Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me

ligj’’. ( neni 15)

496 Idem. f. 80

Page 232: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

232

Kjo formë e shprehjes, duke e vënë theksin tek detyrimi i shtetit ndryshon nga forma e

shprehjes e gjetur në kushtetuta të tjera ku përcaktohet se shtetasit kanë të drejtën për të

marrë mbrojtje nga shteti i tyre. Në këtë kategori të dytë përfshihen Kushtetuta e

Hungarisë (neni 69,para 3) Kushtetuta e Polonisë ( neni 36) 497apo Kushtetuta e

Rumanisë (neni 17).

Së treti, në ruajtjen e interesave themelore të shtetit të së drejtës, është i rëndësishëm

eliminimi i pengesave për njohjen e këtij detyrimi shtetëror. Sjellja penguese e

autoriteteve shtetërore mund të çojë në lejimin e shkeljeve të të drejtave themelore të

njeriut. Parimi i shtetit të së drejtës detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i

ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese.498

Neni 8 i Kushtetutës ka një karakter të përgjithshëm dhe nuk parashikon ndonjë detyrim

specifik për autoritetet publike. Klauzola parashikon në përgjithësi, detyrimin e shtetit

për të mbrojtur të drejtat e shtetasve jashtë vendit. Kjo mbrojtje në kuptimin e përcaktimit

të bërë nga e drejta ndërkombëtare mund të konsiderohet si mbrojtje lato sensu, që

nënkupton angazhimin e shtetit për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve që ndodhen jashtë

shtetit duke filluar nga asistenca konsullore, deri në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike

strictu sensu. Detyrimi i shtetit për të mbrojtur të drejtat e shtetasve nënkupton detyrimin

e organeve shtetërore që të kontribuojnë për realizimin e të drejtave të tyre. Mënyra e

formulimit të nenit nxjerr në pah një detyrim të organeve shtetërore dhe jo një të drejtë të

parashikuar për shtetasit. Megjithatë, mendojmë se ky detyrim lind një të drejtë

korresponduese të shtetasit, e cila nuk duhet të jetë iluzore.

Mbi raportin e drejtë- detyrë është zhvilluar një debat i gjerë filozofiko-juridik. Çështja e

debatit është nëse e drejta sjellë detyrën apo detyra të drejtën. Në mendimet e disa

filozofëve si, Bentham dhe Austin një individ është mbajtës i të drejtës sepse ai është

497 Kushtetuta polake e vitit 1997 përcakton se ‘’Një shtetas polak gjatë qëndrimit tëtij jashtë shtetit ka të drejtën e mbrojtjes nga shteti polak’’ 498 Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi, Eralda Methasani, Shteti i së drejtës ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Shtëpia Botuese Adelprint, 2011, f. 71

Page 233: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

233

përfitues i detyrimit të dikujt tjetër. Hohfeld fliste në mënyrë strikte se ka një të drejtë

ligjore nëse ajo i korrespondon një detyrimi.499

Në literaturën juridike, për një kohë të gjatë është pranuar se nuk ekziston një e drejtë

subjektive mbi pushtete diskrecionare të administratës, një prej të cilave është mbrojtja

diplomatike. Edhe në rastet e detyrimit të vendosur mbi organin publik, ekzistenca e së

drejtës në përgjithësi përjashtohet, në këtë rast, detyrimi vendoset në interesin e publikut

në përgjithësi dhe shkelja e tij nuk sjell dëm, shtetasi ka vetëm një interes legjitim.

Interesi legjitim mund të përkufizohet si një avantazh që i jepet individit nëpërmjet

interesave qe janë subjekt i pushtetit administrativ. Interesat legjitimë i japin këtij individi

mundësinë e kërkimit të ushtrimit të pushtetit administrativ.

Pra, përfundimisht, në mendimin tonë, dispozita kushtetuese parashikon një detyrim për

organet shtetërore për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion të pushtetit publik për

mbrojtjen e të drejtave të shtetasve jashtë vendit. Këtij detyrimi i përgjigjet një interes

legjitim i shtetasit, për të kërkuar ushtrimin e kësaj mbrojtjeje të parashikuar në

Kushtetutë. Në këtë rast interesi legjitim është një interes kushtetues.

Nenet e Kushtetutës duhet të lexohen në një lidhje uniforme me njëra tjetrën, si pjesë e

një sistemi tërësor. Karakteristikë e sistemit të të drejtave themelore është detyrimi

pozitiv i shtetit për respektimin, mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave. Në nenin

15 Kushtetuta shprehet se, ‘’organet e pushtetit publik duhet të respektojnë të drejtat dhe

liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”.

Neni 15/1 parashikon se, ‘’të drejtat dhe liritë themelore të njeriut qëndrojnë në themel të

të gjithë rendit juridik’’. Kushtetuta jonë i konsideron shprehimisht të drejtat jo vetëm si

të drejta subjektive, por edhe si elementë objektivë të rendit juridik, të cilat detyrojnë

pushtetin politik të konformohet me përmbajtjen, mbrojtjen dhe realizimin e tyre.500

499 Eric Allen Engle,, Taking the Right Seriously: Hohfeldian Semiotics and Rights Discourse (June 23, 2009). The Crit, Vol. 3, f. 89-107, 2010, http://www.ssrn.com/abstract=1424691

500 Kristaq Traja, Drejtësia Kushtetuese, Luarasi 2000, fq.181

Page 234: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

234

Kushtetuta mund dhe duhet interpretuar në mënyrë të gjerë lidhur me garantimin e të

drejtave të njeriut. Ky interpretim kërkon që shteti të mos mjaftohet me vetëkufizimin që

të mos shkelë këto të drejta, por edhe të marrë masa që të krijojë kushtet për mbrojtjen

dhe realizimin e tyre. Vetë natyra e të drejtave kërkon fuqizimin e rolit intervencionist të

shtetit.501Nëse kërkesa e një individi drejtohet për shkelje të të drejtave të njeriut asnjë

nuk pret nga qeveria të jetë pasive. Avancimi i të drejtave dhe lirive të njeriut është në

themel të Kushtetutës.

Pyetja që mund të shtrohet në këtë kuadër është nëse ekziston një detyrim mbi shtetin

mbi bazën e të drejtave të njeriut të parashikuara në Kushtetutë për të kërkuar respektimin

e tyre edhe në shtetet e tjera. Me pak fjalë, a mund të jetë neni 15 një detyrim që

ekzekutivi të veprojë në një nivel diplomatik për të siguruar të drejtat e parashikuara në

Kushtetutë të respektohen edhe nga shtete të tjera? Doktrina dhe praktika gjyqësore kësaj

pyetjeje nuk i është përgjigjur pozitivisht.502 Kushtetuta i përket popullit shqiptar dhe nuk

ka efekt ekstraterritorial. Do të vlerësohej si një ndërhyrje në punët e brendshme të një

shteti nëse insistohet se të drejtat e parashikuara në Kushtetutë të respektohen nga shtetet

e tjera. Pra, nëqoftëse kërkohet një mbështetje ligjore për ndërhyrje nga ana e shtetit, ajo

nuk duhet të kërkohet në kapitujt e të drejtave të njeriut, por në nenin 8.2, i cili nga ana e

tij, duhet interpretuar mbështetur në të drejtën ndërkombëtare.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka parashikuar zbatueshmërinë e drejtpërdrejtë të normave

kushtetuese, si një nga parimet themelore të lidhura ngushtë me parimin e shtetit të së

drejtës, madje si një kusht të rëndësishëm për zbatimin e këtij parimi. 503Kushtetuta

rregullon sjelljen e të gjitha degëve të qeverisjes dhe sjellja e legjislativit, ekzekutivit dhe

gjyqësorit duhet të jenë në përputhje me frymën dhe vlerat e saj. Përparimi i të drejtave

dhe lirive të njeriut, është në qendër të vetë Kushtetutës. Kjo është një ide që përshkon

Kushtetutën dhe imponon mënyrën në të cilën qeveria duhet të ushtrojë kompetencat e

veta. Për këtë qëllim, dispozita e nenit 8.2 është e rëndësishme, jo si efekt

501 Idem. fq. 179 502 Shiko Vendimin Kuandav. President of the Republic of South Africa 503 Luan Omari, Aurela Anastasi, E drejta Kushtetuese, Tiranë 2008, F. 106

Page 235: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

235

ekstrateritorialiteti dhënë nga Kushtetuta, por si tregues se Kushtetuta jonë kërkon nga

qeveria të veprojë pozitivisht për të mbrojtur qytetarët e saj kundër abuzimeve të drejtave

të njeriut.

Si konkluzion, nuk është një detyrim ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë ushtrimi i

mbrojtjes diplomatike, por është një detyrim kushtetues. Ky detyrim kushtetues është i

lejuar nga e drejta ndërkombëtare, e cila si parim i përgjithshëm inkurajon një trajtim më

të avancuar në sistemet e brendshme se sa ajo vete parashikon. KDN e ka njohur këtë në

qëndrimin e tij kur shprehet se, ‘’e drejta e brendshme mund ta detyrojë një shtet që të

ushtrojë mbrojtje diplomatike për një shtetas të tij, por e drejta ndërkombëtare nuk e

vendos një detyrim të tillë.’’504 Ky qëndrim i KDN shkon në linjë të njëjtë me parimin e

përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare se ajo nuk paragjykon madje favorizon një

trajtim më të favorshëm të së drejtës së brendshme. Ky kuadër interpretativ na tregon se

në rast se Republika e Shqipërisë vendos të mos ushtrojë mbrojtje diplomatike për

shtetasit shqiptarë ajo nuk shkel një detyrim ndërkombëtar, por duhet ta analizojë

vendimmarrjen për përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese.

Një çështje e rëndësishme që meriton trajtim është analizimi i përshtatjes së kuadrit ligjor

në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Evropian. Siç u trajtua edhe në

Kreun V, e drejta komunitare ka përshtatur institucionin e mbrojtjes diplomatike në një

aspekt të veçantë krahasuar me të drejtën ndërkombëtare. Anëtarësimi në BE është një

proces që kërkon harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me qëllim që ai të plotësojë

standardet e sistemit ligjor të BE të njohur si acquis communautaire. Harmonizimi i

legjislacionit së pari kërkon ballafaqimin e aktit më të lartë ligjor që është Kushtetuta me

acqui-në. Në fushën tonë të studimit, pyetja shtrohet nëse duhet të përfshihet në planin e

ndryshimeve kushtetuese në kuadër të anëtarësimit, pasqyrimi i mbrojtjes diplomatike në

të njëjtën mënyrë si pasqyrohet në sistemin komunitar. Në përgjigjen e kësaj pyetja na

vjen në ndihmë metoda krahasuese dhe përvoja e një vendi, sistemi ligjor dhe zhvillimi i

doktrinës kushtetuese të cilit është i ngjashëm më atë të vendit tonë. Në kuadër të

anëtarësimit të saj në BE, i cili do të bëhet efektiv nga data 1 korrik 2013, Republika e

Kroacisë, ndërmori në qershor të vitit 2010, një proces ndryshimesh kushtetuese.

504 Report of the International Law Commision , UN doc A/59/10, 2004, f. 27

Page 236: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

236

Në nenin 146 nën titullin ‘’Të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian’’ parashikohet

se ‘’Shtetasit e Republikës së Kroacisë do të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian dhe do

të gëzojnë të drejtat e garantuara nga aqcuis communautarie dhe në veçanti:

-Lirinë e lëvizjes dhe të banimit në territorin e shteteve anëtare,

-Të drejtën aktive dhe pasive të votimit në zgjedhjet e parlamentin evropian dhe në

zgjedhjet lokale në një shtet tjetër anëtare, në përputhje me ligjet e shtetit anëtare,

-Të drejtën e mbrojtjes diplomatike dhe konsullore të një shteti anëtar, i cili është i

barabartë me mbrojtjen e ofruar për shtetasit e tij që janë te pranishëm në një shtet

të tretë ku Republika e Kroacisë nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore.’’

Ndryshimi i pasqyruar në këtë pjesë të Kushtetutës paraqitet si një e drejtë shtesë, të cilën

e përfitojnë shtetasit kroatë me anëtarësimin e vendit të tyre në BE.

Nga ana tjetër institucioni i mbrojtjes diplomatike sipas së drejtës komunitare nënkupton

jo vetëm të drejta për shtetasit kroate kur ata të bëhen edhe qytetarë europianë, por

nënkupton edhe detyrime për autoritete shtetërore kroate për shtrirjen e mbrojtjes

diplomatike tek të gjithë qytetarët evropianë, sipas së drejtës komunitare. Ky detyrim

nënkuptohet edhe në dispozitën e nenit 145 ku përcaktohet se ‘’Ushtrimi i të drejtave që

rrjedhin nga acquis communautaire do të bëhet në të njëjtin mënyrë si ushtrimi i të

drejtave sipas ligjit kroat.’ Kjo nënkupton që kur Kroacia të jetë anëtar i BE, duhet të

ushtrojë të drejtë e njohura nga acqui, përfshirë edhe mbrojtjen diplomatike, sikundër të

gjithë të drejtat e njohura në legjislacionin e brendshëm.

Nga kjo përvojë kuptojmë që procesi i anëtarësimit në BE mund të imponojë edhe

ndryshime kushtetuese. Këto ndryshime mund të përfshijnë çështje të ndryshme

kushtetuese, por respektimi i të drejtave të qytetarëve evpropiane, përfshire edhe qytetarët

e vetë vendit kandidat, mbetet një nga fushat më të rëndësishme.

Në këtë kuadër edhe vendi ynë në procesin e anëtarësimet në BE duhet të ndërmarrë të

gjithë hapat e nevojshëm për përshtatjen me acqui communautaire. Zbatimi i institucionit

të mbrojtjes diplomatike në vendin tonë mund të kërkojë ndryshime kushtetuese si në

Page 237: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

237

rastin e Kroacisë. Në kuadrin e këtyre ndryshimeve, ky punim sugjeron që të referohet

përvoja e vendeve të tjera që së fundmi janë bërë anëtare të BE. Modeli kroat është i

përshtatshëm, për përshtatjen e institucionit të mbrojtës diplomatike, duke pasur parasysh

afërsinë e sistemi ligjor si dhe vendin që zë mbrojta diplomatike në kushtetutat e të dy

vendeve.

1.3 Aktet ligjore dhe nënligjore për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë jashtë shtetit

Kushtetuta është themeli i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe respektimit të të

drejtave të njeriut, por nuk është elementi i mjaftueshëm për realizimin në praktikë të

këtyre të drejtave. Kushtetuta nuk ka si qëllim rregullimin e hollësishëm të çdo çështje të

organizimit shoqëror e politik, por vetëm të parimeve bazë. Për këtë arsye rëndësi të

veçantë marrin ligjet dhe aktet e tjera nënligjore që nxirren në zbatim të Kushtetutës.

Në legjislacionin shqiptar detyrimi për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë që

ndodhen jashtë shtetit, pasqyrohet në dy ligje specifikë të veprimtarisë së shërbimit të

jashtëm.

Ligji nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm në RSH” përcakton në nenin 6 se:

‘’Ministria e Punëve të Jashtme realizon: c) mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë

me banim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit dhe të të drejtave të njohura

ndërkombëtare të komuniteteve shqiptare në vende të ndryshme, në bashkëpunim me

organet e tjera përgjegjëse.’’

Kjo klauzolë përmban në vetvete dy përcaktime të pasqyruara veçmas në pikën 1 dhe 2 të

nenit 8 të Kushtetutës. Ndërsa pjesa e dytë i takon komuniteteve shqiptare ose popullsisë

shqiptare që jeton jashtë kufijve, pjesa e parë është e drejtuar për mbrojtjen e shtetasve që

ndodhen jashtë shtetit.

Page 238: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

238

Neni 16 dhe 18 në listimin e funksioneve të postit diplomatik dhe konsullor përdor të

njëtjën gjuhë, kur parashikon ndër detyrat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore ‘’të

mbrojë interesat e Republikës së Shqipërisë, të shtetasve ose personave juridikë të saj ,

brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare”. Ndërsa këto përcaktime janë marrë

nga KVMD dhe KVMK dhe nuk sjellin një trajtim të ri, interesante paraqitet dispozita e

nenit 6, duke merituar edhe një trajtim më të zgjeruar.

Kjo dispozitë nuk është me një karakter të përgjithshëm sikurse neni 8, pika 2 e

Kushtetutës, por i vendosur si një detyrim konkret për atë pjesë të ekzekutivit, i cili

merret me hartimin, përpunimin, organizimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të

shtetit shqiptar. Gjithashtu fakti që është përfshirë në këtë nen, e dallon atë qartë nga

mbrojtja në kuptimin e gjërë si funksion i përfaqësisë diplomatike. Siç është treguar edhe

gjatë trajtimit të institucionit të mbrojtjes diplomatike, në momentin që ministria e

jashtme e një shteti ndërhyn për të mbrojtur të drejtat e shtetasve, kjo nuk është gjë tjetër

veçse ushtrimi i mbrojtjes diplomatike. Në këtë kuptim duket e tepërt dhe e pavend

përfshirja e referimit të ushtrimit të kësaj mbrojtje ‘’në bashkëpunim me organet e tjera

përgjegjëse’’. Më e saktë do të ishte atashimi i kësaj shprehje vetëm për pjesën e dytë të

dispozitës, pasi mbrojtja e të drejtave të shtetasve jashtë vendit është prerogativë e

ministrive të punëve të jashtme.

Ligji nuk shprehet më gjatë se si realizohet ky funksion i MPJ. Gjatë kërkimit të

hollësishëm në arkivën e këtij institucioni nuk rezulton asnjë rast kur MPJ të ketë

ushtruar apo të ketë diskutuar ushtrimin e mbrojtjes diplomatike. Kjo sigurisht nuk është

problem i ligjit. Ligji shprehet qartë që ky është një nga funksionet e këtij institucioni,

ndonëse edhe vetë ligji ka mundësi të qartësohet dhe saktësohet në përputhje me të

drejtën ndërkombëtare.

Në rast të rishikimit të ligjit do të vlerësonim se janë të nevojshme disa ndryshime:

Së pari, të përcaktohen në dispozita të veçanta mbrojtja e të drejtave të shtetasve jashtë

vendit dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, duke ndjekur

Page 239: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

239

shembullin e dispozitës kushtetuese. Këto janë dy fusha të veçanta veprime që nuk kanë

elementë të përbashkët trajtimi.

Së dyti, të mos ngarkohet dispozita me përfshirjen e organeve të tjera të cilat nuk kanë

asnjë funksion në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.

Së treti, të vlerësohet përfshirja e parashikimit ligjor se ‘’Mbrojtja diplomatike ushtrohet

në formën dhe kufijtë e parashikuar nga e drejta ndërkombëtare’’. Kjo dispozitë do të

udhëzonte zbatuesit e ligjit për t’u referuar në të drejtën ndërkombëtare për mënyrën e

ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Një trajtim më i hollësishëm se çfarë parashikon e

drejta ndërkombëtare për ushtrimin e mbrotjes diplomatike mund të përcaktohet në

udhëzime të brendshme të MPJ.

Ligji nr. 8372, datë 9.7.1998 ’’Për ushtrimin e funksioneve konsullore nga përfaqësitë

diplomatike ose konsullore’’ nuk parashikon ushtrimin e mbrojtjes diplomatike dhe kjo

është e pranueshme po të kemi parasysh artikulimin e dallimeve ndërmjet mbrojtjes

diplomatike dhe ndihmës konsullore. Ky ligj parashikon se:

‘’Përfaqësitë diplomatike a konsullore në veprimtarinë e tyre konsullore mbrojnë

interesat dhe të drejtat e shtetasve shqiptarë në vendin pritës, të cilat burojnë nga normat e

ligjet ndërkombëtare e të shtetit pritës dhe i ofrojnë atyre ndihmë këshillimore e juridike,

kur kërkohet dhe për sa është e mundur.’’

Mënyra se si është parashikuar mbrojtja duke iu referuar ndihmës së ofruar në raste

vështirësish, burgosje apo vdekje të shtetasit shqiptar tregon se bëhet fjalë për mbrojtjen

në kuptimin e gjërë, dhe jo për mbrojtje diplomatike të mirëfilltë.

Ndërkohë që ligji përmban parashikime të përgjithshme është me vend që përcaktime më

të hollësishme të paraqiten në aktet nënligjore apo udhëzimet në zbatim të tij. Një ndër

këto dokumenta është edhe manuali konsullor i hartuar nga MPJ.

Përveç këtyre dispozitave të përgjithshme rëndësi studimi kanë edhe aktet specifike të

cilat janë drejtuar ndaj një kategorie të veçantë të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë

vendit që janë emigrantët. Kjo qasje është e kuptueshme në rrethanat kur emigracioni

Page 240: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

240

paraqitet si një nga karakteristikat më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare që me

fillimin e proceseve të tranzicionit në vitin 1990. Ndonëse të dhënat e sakta mungojnë,

vlerësohet se afërsisht një e katërta deri në një të tretën e popullsisë shqiptare jetojnë

jashtë vendit. Shqipëria rradhitet kështu ndër vendet me emigracionin më të lartë në

botë.505

Qeveritë shqiptare kanë adoptuar ligje, rregullore dhe strategji me qëllim sigurimin e të

drejtave të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë në përputhje me standartet europiane

dhe detyrimet ndërkombëtare.

Ligji nr. 9668, datë 18.12.2006 ‘’Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për qëllime

punësimi, përcakton detyrimin e qeverisë shqiptare për të siguruar respektimin e të

drejtave të punonjësve emigrantë nga vendet pritëse.506 Ligji ka si qëllim në mënyrë të

shprehur ‘’mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike dhe sociale‘’ të emigrantëve

shqiptarë, neni 1 para 2 b. Ligji mbështetet mbi parimin e mosdikriminimit duke njohur

në nenin 3 detyrimin e shtetit shqiptar që të garantojë të njëjtën mbrojtje si për shtetasit

që ndodhen brenda vendit ashtu edhe për shtetasit që ndodhen përkohësisht të punësuar

jashtë RSH. Qeveria e ka njohur se ky detyrim është një sfidë e madhe për shkak të

numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.507 Një kufizim ligjor i

mbrojtjes që ofron qeveria shqiptare për shtetasit e saj jashtë vendit ka të bëjë me faktin

se ai i drejtohet vetëm shtetasve që kanë migruar në mënyrë të ligjshme.508 Ky kufizim

është i nevojshëm që të rregullohet sa më parë, pasi mbrojtja që shteti duhet të ushtrojë

sipas praktikës ndërkombëtare lidhet vetëm me konceptin e shtetësisë dhe jo me

ligjshmërinë e qëndrimit. Kjo klauzolë mund të mundësojë shkeljen e të drejtave të

njeriut të kësaj kategorie.

505 Vlerësim i dhënë në Raportin e Raportuesit Special për të drejtat e njeirut të emigrantëve Francois Crepeau, pas vizitës së tij në RSH nga 5-13 dhjetor 2011. 506 Neni 17.1 parashikon se ‘’Autoritetet shtetërore verifikojnë dhe ndërhyjnë në respektimin e të drejtave të emigrantëve në vendet pritëse në zbatim të instrumentave ndërkombëtare të ratifikuara në këto vende’’. 507 Startegjia Kombëtare e Migracionit, p. 12. 508 Neni 4, neni 14, p 2, b, neni 7.

Page 241: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

241

Në zbatim të këtij ligji u hartua Strategjia Kombëtare mbi Migracionin, e cila u miratua

me Vendim të Këshillit të Ministrave më 19 nëntor 2004. Në mbështetje të kësaj

strategjie u miratua Plan Veprimi për Migracionin, më 5 maj 2005, me një afat 5-vjeçar.

Në këtë plan veprimi parashikohet në masën 23, që të informohen shoqatat e emigrantëve

mbi rrugët për të apeluar ndaj shkeljeve të të drejtave të emigrantëve në strukturat

përkatëse të vendeve si dhe në ato ndërkombëtare. Në një raport të hartuar nga shoqëria

civile ndër aktivitetet për zbatimin e kësaj masë përmenden disa mundësi për raportimin e

shkeljeve të të drejtave të emgirantëve, ndër të cilat nuk përfshihet mundësia e ushtrimit

të mbrojtjes diplomatike nga shteti shqiptar.509 Masa 26 parashikon ‘’vënien në lëvizje

nga qeveria shqiptare të strukturave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e

emigrantëve’’. Ky aktivitet i parashikuar në fushën e veprimit të MPJ, nuk është i

realizuar për sa kohë nuk ka raportime të tilla në strukturat ndërkombëtare. Kjo kërkesë e

vë përballë qeverinë me angazhimin e shfrytëzimit të të gjithë mjeteve për të mbrojtur të

drejtat e një kategorie të caktuar të shtetasve të saj. Megjithatë ky përcaktim nuk përfshin

shprehimisht edhe detyrimin për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike. Në mënyrë që një

mundësi e tillë të ishte e përfshirë, përcaktimi duhej të ishte më i gjerë duke përmendur jo

vetëm vënien në lëvizje nga qeveria të strukturave ndërkombëtare, por edhe përdorimin

prej saj të të gjithë mekanizmave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Pra

në vlerësimin tonë qeveria nuk duhet parë thjesht si ankimuese në organizmat

ndërkombëtare, por edhe si pjesëmarrëve aktive përpara këtyre organizmave në rastet kur

shkelen të drejtat e shtetasve të saj.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 parashikon mbrojtjen e të

drejtave të emigrantëve shqiptarë kudo që ata jetojnë.510 Duke qenë se është premtuar

hartimi i një strategjie të re për emigracionin për vitet 2013-2018511, mund të vlerësohet

mundësia e përfshirjes së një roli më aktiv të shtetit në mbrojtje të të drejtave të shtetasve

509 Shih: Raport mbi zbatimin e planit kombëtar të veprimit për migracionin, Instituti Europian i Tiranës, 2007, fq. 46 510 Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim , p. 32 511 Raportin e Raportuesit Special për të drejtat e njeirut të emigrantëve Fracois Crepeau, f. 8 A/HRC/20/24 Add1.

Page 242: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

242

të tij. Megjithë parashikimin e disa drejtimeve ku duhet të punojë qeveria, është vlerësuar

se realizimi i masave të parashikuara në PKVM dhe SKM ka qenë i dobët.512

Në mungesë të një kulture të fortë të të drejtave të njeriut në vendin tonë, ka mungesa të

theksuara në nivelin e vetëdijes dhe të informacionit të emigrantëve për të drejtat e tyre

dhe është pranuar nga qeveria se ajo e njeh situatën ku aktualisht ka ‘’pak zhvillim në

drejtim të strukturës, organizmave zyrtarë ose burimeve të informacionit që t’i dedikohen

promovimit dhe ngritjes të të drejtave të tyre.’’513

RS i OKB për të drejtat e emigrantëve, në raportin e tij ka vërejtur se edhe vetë shoqëria

civile ka një nivel të ulet të njohjes së Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të

Drejtave të gjithë emigrantëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre krahasuar me traktatet e

tjera të të drejtave të njeriut që monitorohen më afër prej tyre.

Si përfundim mund të themi se ka një sërë ligjesh dhe vendimesh të cilat pasqyrojnë

detyrimin e shtetit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të tij jashtë vendit, duke

mos krijuar vakum ligjor për kërkimin e realizimit të këtij detyrimi nga shtetasit. Ndonëse

ka vend për përmirësime ligjore, kuadri ligjor duket në përputhje me standartet

ndërkombëtare. Një drejtim ku mund te punohet është që ky legjislacion të jetë sa më

konkret përsa i përket të drejtave edhe detyrimeve që parashikon, pasi shpesh hasen

dispozita me karakter deklarativ që tregojnë vetëm angazhime për përmirësimin e

gjendjes, por pa bërë shumë zgjidhje konkrete.

512 Raport mbi zbatimin e planit kombëtar të veprimit për migracionin, Instituti Europian i Tiranës, 2007, fq. 103 513 Idem P. 8

Page 243: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

243

2.Praktika shtetërore e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike

Me praktikë shtetërore kuptohet një model sjellje i një shteti kundrejt një çështje të

veçantë.

Sipas së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut përgjegjegjësia parësore për

zbatimin e të drejtave të njeriut qëndron mbi shtetin. Qeverisja duhet të jetë konstruktive

që të arrijë realizimin optimal të të drejtave të njeriut për të gjithë individët. Për më tepër

qeverisja duhet të jetë e tillë që të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve në

respektimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut në vende të tjera dhe në

komunitetin ndërkombëtare në tërësi. 514

Neni 15.2 i Kushtetutës parashikon që organet e pushtetit publik në përmbushjen e

detyrave të tyre duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si dhe të

kontribuojnë në realizimin e tyre. Mbrojtja e të drejtave të njeriut varet shumë nga

administrata dhe kapacitetet e saj. Njohja dhe respektimi i standarteve të paraqituara në

konventa ndërkombëtare janë të domosdoshme për respektimin dhe mbrojtjen e të

drejtave të njeriut.

Në kuptimin e mbrojtjes diplomatike, praktika shtetërore përbëhet nga përqasja e degës

ekzekutive dhe kryesisht të MPJ ndaj përdorimit të instrumentit të mbrojtjes diplomatike.

Mbrojtja diplomatike ka lidhje me politikën e jashtme. Vendimi nëse duhet ushtruar

mbrojtja diplomatike apo jo shpesh në praktikën botërore është një vendim i marrë nga

ministria e punëve të jashtme e një vendi.

Për të studiuar praktikën shtetërore të shtetit shqiptar në fushën e mbrojtjes diplomatike

është hulumtuar në arkivën diplomatike të viteve 1920-1987. Studimi i materialeve

arkivore ka treguar se ka modele të ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të shtetasve

514 Study n 470/2008, Stocktaking on the good governance and good administration, Komisioni i Venecias, www.venice.coe.int, fq 29.

Page 244: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

244

jashtë shtetit në dy periudhat para dhe pas LIIB, që për shkak të karakteristikave të

veçanta po trajtohen të ndara.

2.1 Mbrojtja diplomatike para LIIB

Mbrojtja e të drejtave të shtetasve jashtë vendit evidentohet si një objektiv sistematik

gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut. Nga të dhënat arkivore mund të arrijmë në konkluzionin

se mekanizmi i mbrojtjes diplomatike ishte i njohur nga administrata e kohës, si në

drejtim të trajtimit me seriozitet të kërkesave nga qeveritë e tjera për të drejtat e shtetasve

të tyre në Shqipëri, ashtu edhe në drejtimin e anasjelltë të paraqitjes së pretendimeve të

shtetasve shqiptarë për shkelje të të drejtave të tyre.

Disa raste të nxjerra nga komunikimi diplomatik tregojnë se mbrojtja e shtetasve jashtë

vendit, ishte një praktikë normale e veprimtarisë me jashtë të shtetit shqiptar.

Me notën e saj verbale nr. 435, datë 21.10.1925, Legata e Mbretërisë Italiane në Durrës

paraqet kërkesën zyrtare për dëmshpërblimin e dy shtetasve italianë të cilët ishin grabitur

në rrugën Berat-Përmet. Në Notë citohet se “Legata Mbretërore në lidhje me sa

parashtron, me urdhër të qeverisë së saj, t’i kërkojë qeverisë shqiptare një dëmshpërblim

të drejtë për humbjen e shkaktuar, duke qenë se incidenti ka ardhur si pasojë e mungesës

së mbikqyrjes së një rruge publike.”515 Me notën e datës 18 nëntor kërkesa përsëritet. Pas

komunikimeve ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe asaj të jashtme, u vendos që

shtetit italian t’i jepej pagesa prej 500 franga ari dhe 500 lireta italiane si dëmshpërblim

për dëmin e shkaktuar ndaj dy shtetasve të saj.

Prefektura e Gjirokastrës nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka sjellë në vëmëndje

çështjen e një shtetasi shqiptar i quajtur Filip Anastas Pasho, i cili është shoqëruar si i

dyshimtë nga autoritetet policore greke. Në shkresë përmendet se “ndonëse i përmenduri

Filip Anastas Pashua ka mundur të arratiset prej duarve te autoriteteve greke dhe asht

kthye në Shipnie, por vepra e autoriteteve greke asht në kundërshtim me ligjin

internacional dhe më tepër me akordin provizor të lidhun ndërmjet dy republikave mbi

515Dosja nr. 29, viti 1925. Arkivi i MPJ

Page 245: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

245

çështjen e nënshtetësive”.516 Mbi bazën e këtyre kërkesave Ministri i Jashtëm H. Vrioni

autorizon Legatën e Shqipërisë në Athinë “të ndërhyjë pranë ministrisë së jashtme greke

që Andrea të fitojë lirinë e udhëtimit me pasaportë shqiptare”.

Me anë të një shkresë më 16 shkurt 1926, Ministri i Punëve të Jashtme informon

Kryetarin e Republikës Ahmet Zogu, mbi çështjen e 32 shqiptarëve nga qarku i Korçës

të cilët ishin dënuar nga gjykatat ushtarake franceze në vitin 1921. Ndërhyrja në mbrotje

të këtyre shtetasve u kërkua nga familjarët e tyre.517 Në këtë shkresë citohet:

“do t’ju isha fort mirënjohës ekselencë, po të kishit mirësinë në rastin më të parë të një

audience që t’i akordonit përfaqësuesit të Francës t’i bënit fjalë edhe për këta të fundit

duke kërkuar në favorin e tyre intervenimin e Presidentit të Republikës e kështu t’i jepet

funt mjerimit të këtyre të gjorëvet”.

Në vijim të kësaj kërkese, nga demarshet e qeverisë shqiptare u liruan 25 të burgosur.

Përpjekjet e qeverisë shqiptare vijuan edhe për pjesën tjetër. Me Notën e datës 22 nëntor

1927 Ministri i Jashtëm Iljaz Bej Vrioni i drejohet baronit Gaston de Vaux, ministër

fuqiplotë i RF për të liruar shtetasit shqiptarë.

Me notën e datës 30.7.1926 Ministria e Punëve të Jashte i kërkon Legatës së Mbretërisë

së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, që të ushtrojnë shërbimin e mirë pranë qeverisë së

saj për lirimin e Mihal Bellkameni, “i arrestuar pa të drejtë për një vrasje që nuk e ka

kryer”.518 Po të njëjtën kërkesë ia drejton edhe legatës shqiptare në Beograd “lutemi

demarshoni pranë ministrisë së jashtme për lirimin e personit meqenëse është i

pafajshëm”.

Në një notë verbale të datës 12.10.1926 drejtuar Legatës Italiane në Tiranë për arrestimin

e një numri shqiptarësh në portin e Barit ”këto arrestime të kryera pa arsye të dukshme

516 Dosja nr.21 viti 1925, Arkivi i MPJ. 517 Lutja e Keze Tahir Starovës për të ndërhyrë pranë qeverisë franceze për lirimin e të birit Mehmet Starova që ndodhej i burgosur në Guinene franceze.në të cilën thuhet ”lutem që të përsëriten edhe njëherë demarshet xheneroze për t’i dhënë fund internmit t’birit tem”, dosja nr. 63, viti 1926 518 Dosja nr. 63 viti 1926, Arkivi i MPJ

Page 246: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

246

janë kundër dispozitave të konventës të lidhur ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë dhe

dëmtojnë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, lutem ndërhyni pranë qeverisë

mbretërore për lirimin e shqiptarëve të arrestuar. Në një shkresë drejtuar Ministrisë së

Brendshme vihet në dijeni për suksesin e demarsheve si vijon: “kam nderin t’ju njoftojme

se mbas demarsheve të kësaj ministrie dhe të legatës tonë në Rome, shqiptarët e arrestuar

në Bari përgjithësisht u liruan”.

Këto raste, ndonëse janë në ushtrim të mjeteve diplomatike dhe nuk u tejkaluan në

ushtrim të mjeteve gjyqësore, tregojnë se mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë në

këtë periudhë ishte një praktikë e konsoliduar shtetërore.

2.2 Mbrojtja diplomatike pas LIIB

Të dhënat arkivore të periudhës gjatë viteve 50 tregojnë se mbështetur në Kushtetutën e

vitit 1946, kujdesi i shtetit për shtetasit e tij nga pikëpamja formale, ishte një nga

drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Shembull i këtij konstatimi është një udhëzim i

klasifikuar sekret, i datës 10.3.1955 i emërtuar, “Detyrat e konsujve përkarshi

nënshtetasve të Republikës Popullore të Shqipërisë që ndodhen përjashta shtetit”. Aty

përcaktohet se “konsujt kanë për detyrë të vëzhgojnë dhe të kujdesen që gjithë shtetasit e

Republikës Popullore të Shqipërisë që ndodhen në qarkun e tyre konsullor të kenë

mundësinë të përfitojnë në masë të plotë gjithë të drejtat që kanë në ligjet e vendit ku ata

ndodhen, në traktatete e marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika Popullore e

Shqipërisë bën pjesë dhe sipas zakoneve ndërkombëtare.”

Ky detyrim pasqyrohet edhe në një projekt-dekret i vitit 1955 mbi organizimin

konsullor.519Ky akt i detajuar i përbërë nga 121 nene, parashikon në mënyrë të

hollësishme mënyrën e ushtrimit të funksioneve konsullore. Në nenin 33 parashikohet

mbrojtja e interesave të shtetasve shqiptarë me këtë përmbajtje:

519 Dosja nr. 455, viti 1952, “Studime për çështje të ndryshme konsullore”, arkivi i MPJ

Page 247: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

247

“Konsujt kur konstatojnë se ndonjë person juridik ose fizik shqiptar i shkelen të drejtat,

detyrohen të marrin masat e rastit që të vendoset e drejta e shkelur, pavarësisht nëse

personat e dëmtuar janë ankuar apo jo. Në qoftë se të drejtat e shkelura nuk vendosen si

rezultat i përçapjeve të konsujve pranë autoriteteve të vendit dhe në rastet e rëndësisë së

veçantë, konsujt janë të detyruar t’ia parashtrojnë çështjen Ministrisë së Punëve të

Jashtme dhe përfaqësive diplomatike të Republikës Popullore të Shqipërisë, duke

përmendur të gjithë faktet dhe masat që simpas rastit ka marrë”.

Ky udhëzim është shprehje e njohjes teorike të detyrimit të shtetit në atë periudhë për

mbrojtjen e të drejtave të shtetasve edhe nëpërmjet institucionit të mbrojtjes diplomatike,

e cila shikohet në udhëzimin për referimin e çështjes së pazgjidhur pranë MPJ, e cila në

këtë rast do të merrte përsipër ndjekjen e këtij rasti. Megjithatë kjo politikë shtetërore nuk

u zbatua praktikisht, pasi mbeti thjesht formale dhe dokumentare. Raste të mëvoshme

tregojnë se shteti, kur nuk gjente interesin e tij ideologjik, nuk e konsideronte mbrojtjen e

shtetasve si detyrim të tij. Një prej këtyre rasteve vijon si më poshtë.

Në një komunikim ndërmjet MPJ dhe legatës së Shqipërisë në Francë thuhet se “lidhur

me nxjerrjen jashtë Francës të të quajturit Ekrem Katifa, nuk do të bëjmë asnjë

përgjigje’’. Pas insistimit të MPJ franceze me notat e datës 23.2.1952 dhe 30.7.1952

përgjigja e dhënë nga legata në datën 11.9.1952 është ‘ky shtetas nuk figuron i

rregjistruar si shtetas shqiptar dhe për këtë arsye Legata nuk mund të bëjë asgjë lidhur me

këtë rast”.520

2.3 Mbrojtja diplomatike pas regjimit komunist

Ambasadat dhe konsullatat shqiptare luajnë një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të

shqiptarëve jashtë nëpërmjet këshillimit ligjor. Për shkak të burimeve të kufizuara,

mungesës së ekspertizës dhe kapaciteteve, mundësia e shërbimit të jashtëm për ta

520 Dosja nr. B\I-13, viti 1952, Arkivi i MPJ

Page 248: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

248

plotësuar këtë përgjegjësi është thellësisht e kufizuar. 521Gjithashtu nga ana tjetër shtetasit

kanë mosbesim në përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e tyre. Arsyet e

këtij mosbesimi kanë qëndruar në faktorët e të qenit i paligjshëm në vendin pritës dhe

frikës së identifikimit të tyre nga organet e rendit, si dhe më evidente ndjenja e

mosbesimit ndaj autoriteteve dhe ndjenjës së braktisjes prej tyre kur ndodhen jashtë

vendit. 522

Kjo tregon se shtetasit shqiptarë nuk kanë besimin dhe njohuritë e duhura për të apeluar

për të drejtat e tyre, në institucionet përkatëse kompetente.523

Për këto arsye gjatë periudhës së tranzicionit demokratik institucioni i mbrojtjes

diplomatike nuk është përdorur si një mjet për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve

shqiptarë. Në raste të rralla ai mund të jetë përdorur në formën e protestës apo të

demarsheve diplomatike dhe asnjëherë në formën e procedimeve gjyqësore. Në formën e

parë mund të përmendim rastin publik të një gazetari të medias elektoronike, i cili nuk u

lejua të hynte në territorin grek dhe u konsiderua person non-grata, për shkak të

qëndrimeve të tij profesionale. MPJ reagoi për këtë rast nëpërmjet thirrjes së

përfaqësuesit të ambasadës greke. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ kërkoi që ky

rast dhe rastet e tjera të refuzimeve të mëparshme, të rishqyrtohen dhe të zgjidhen sa më

shpejt nga autoritetet kompetente greke, si dhe të merren me urgjencë të gjitha masat që

ngjarje të tilla të mos përsëritën më.524 Sipas njoftimeve publike ky rast është ende në

shqyrtim dhe në vlerësimin tonë, nëse shteti shqiptar do të angazhohet për rivënien në

vend të së drejtës së pretenduar duhet të ushtrojë kujdesin e nevojshëm për kërkimin e

përgjegjësisë ndërkombëtare në përputhje me kushtet e njohura nga e drejta

ndërkombëtare, ndër të cilat në këtë fazë me rëndësi paraqitet ezaurimi i mjeteve të

brendshme ligjore.

Në vlerësimin tonë ushtrimi i mbrojtjes diplomatike është një nga fushat e veprimtarisë

diplomatike të cilat kanë nevojë të studiohen dhe të njihen më tepër, pasi mosnjohja është

521 Raportin e Raportuesit Special për të drejtat e njeirut të emigrantëve, Francois Crepeau, f. 10 522 Raportin e Raportuesit Special për të drejtat e njeirut të emigrantëve, Francois Crepeau, f. 11 523 Workshop për Strategjinë Kombetare për migracionin 21-22 shkurt 2005, fq. 73 524 Deklaratë sqaruese e MPJ, 20.8.2012 www.mfa.gov.al

Page 249: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

249

një nga faktorët, krahas të tjerëve që lidhen kryesisht me dobësinë e veprimtarisë

shtetërore, që ka ndikuar në mospraktikimin e këtij instrumenti të rëndësishëm të së

drejtës ndërkombëtare si një mjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

3.Praktika gjyqësore e mbrojtjes diplomatike

Në praktikën e shteteve të ndryshme vështirësia e trajtimit të pretendimeve ligjore për

mbrojtje diplomatike shtohet nga qasja që mund të mbajnë gjykatat ndaj pretendimeve të

tilla. KDN vëren se edhe në ato vende që kanë njohur të drejtën kushtetuese që ka shteti

për të ushtruar mbrojtjen diplomatike, ka dyshime nëse kjo e drejtë është e gjykueshme

sipas ligjit të brendshëm. Pranohet gjërësisht se një gjykatë nuk mund t’i thotë qeverisë se

si ta ushtrojë mbrojtjen diplomatike. Edhe Gjermania që përmendet si një shtet me një

traditë të gjatë të njohjes së detyrimit shtetëror për të dhënë mbrojtje diplomatike për

shtetasit e dëmtuar nga shtetet e huaja, i njeh diskrecion të madh qeverisë në këtë fushë.

Megjithëse ushtrimi i diskrecionit mund të testohet për përputhje me kushtetutën, qëllimi

i diskrecionit në sferën e politikës së jashtme është bazuar në faktin se marrëdhëniet me

jashtë nuk vendosen vetëm nga dëshirat e shtetit, por varen edhe nga rrethana jashtë

kontrollit të tij. Me qëllim që të sigurohen edhe objektivat e shtetit, i jepet mundësi

organeve të punëve të jashtme të kenë hapsirë për vlerësimin e mundësive për ndërhyrje.

Një vendim se çfarë mbrojtje dhe në ç’formë duhet dhënë kjo mbrojtje, është një aspekt i

politikës së jashtme që është një funksion thelbësor i ekzekutivit. Koha e përfaqësimit

nëse ky duhet bërë, gjuha me të cilën duhet paraqitur dhe sanksionet që duhen kërkuar

janë çështje me të cilat një gjykatë nuk mund të merret.

Megjithatë nuk duhet nënkuptuar që gjykatat nuk kanë juridiksion të merren me çështjen

e mbrojtjes diplomatike. Ushtrimi i të gjithë pushteteve publike është subjekt i kontrollit

gjyqësor. Kjo zbatohet edhe për pretendimet se qeveria ka dështuar për t’iu përgjigjur

përshtatshmërisht kërkesës për mbrojtje diplomatike. Në rast se një vendim është

irracional, një gjykatë mund të ndërhyjë. Kjo nuk do të thotë që një gjykatë do të

zëvendësojë mendimin e saj me atë të qeverisë ose mund ta urdhërojë qeverinë të ushtrojë

një formë të veçantë të mbrojtjes diplomatike. Nëse një qeveri refuzon të konsiderojë një

Page 250: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

250

interes legjitim ose ta trajtojë atë me keqbesim ose iracionalisht, një gjykatë mund të

kërkojë qeverisë që ta trajtojë atë në mënyrën e duhur.

Siç edhe u pa në kapitullin e mësipërm gjykatat kombëtare gjithmonë e më shumë po

vlerësojnë se ka vend për shqyrtim gjyqësor të mënyrës sesi ekzekutivi i trajton kërkesën

e individit për të ushtruar mbrojtje diplomatike. Në kuadër të këtyre zhvillimeve duhet

trajtuar edhe mundësia e shqyrtimit gjyqësor të ankimimeve individuale të shtetasve

shqiptarë.

Po të mbështetemi te pohimi i cituar në doktrinën tonë juridike se Kushtetuta është ajo që

gjykata thotë për të, del e nevojshme një shqyrtim i mundësive dhe garancive që ka

shtetasi shqiptar për të kërkuar zbatimin e nenit 8.2 në gjykatë.

Çdo shtetas ka të drejtën të paraqesë kërkesën e tij përpara organeve shtetërore. E drejta e

ankimit është element i procesit të rregullt gjyqësor, parashikuar në nenin 42 të

Kushtetutës dhe i lidhur ngushtë me parimin e dëgjimit, parashikuar në nenin 33 të

Kushtetutës. Kjo e drejtë e individit parashikohet si një ankimim efektiv në nenin 13 të

KEDNJ. Sipas kësaj të drejte çdo individ mund të drejtohet në instancat kombëtare kur

pretendon se është viktimë e një mase të marrë nga autoritetet shtetërore, që sipas tij vjen

në kundërshtim me Kushtetutën, KEDNJ dhe ligjet e brendshme. E drejta e ankimit

presupozon të drejtën e qytetarit për t’iu drejtuar një organi më të lartë shtetëror,

pranimin e ankimit, ekzistencën e organit për shqyrtimin e ankimit, afatet optimale të

shqyrtimit, shqyrtimin objektiv, kontrollin gjyqësor si dhe kontrollin përfundimtar ndaj

ankimit dhe një garanci për një rehabilitim të mundshëm si pasojë e shqyrtimit dhe

pranimit të ankimit. 525

Niveli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut varet nga garantimi që i bëhet atyre nëpërmjet

rregullave të gjykimit. Këto rregulla të praktikës gjyqësore janë niveli më i afërt i të

drejtave të individit.526 E drejta e çdo individi për t’iu drejtuar gjykatës buron nga neni

42/2 i Kushtetutës. Ky nen përcakton si një të drejtë themelore të qytetarëve që për

525 VGJK 9/2003. 526 Kristaq Traja ‘’Karakterisitkat e sistemit të të drejtave themelore në Kushtetutën shqiptare’’ botuar në Buletini i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese ‘’5 vjet Kushtetutë’’, Tiranë 2004, f 121

Page 251: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

251

mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tyre ligjore e kushtetuese t’i drejtohen

gjykatës.527 Ky nen është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese e lidhur me nenin 6 të

KEDNJ. 528

Aksesi në gjykim është konsideruar si element thelbësor i të drejtës për një proces të

rregullt ligjor. Shteti i së drejtës nuk mund të konceptohet pa u njohur individëve të

drejtën dhe mundësinë për t’iu drejtuar gjykatës.529Gjykata Kushtetuese ka analizuar të

drejtën për akses në gjykatë nga këndvështrimi i nevojës për të ushtruar kontroll mbi

vendimmarrjet e organeve shtetërore dhe i mundësisë së subjekteve për të vënë në vend të

drejtën e cënuar të tyre. Në Vendimin nr. 10/2006, GJK ka theksuar se ndaj veprimeve të

pushtetit administrativ duhet të ushtrohet një kontroll, i cili nuk mund të jetë tjetër veçse

kontroll gjyqësor.530

Në këtë kuadër të përgjithshëm ligjor vlerësojmë se është legjitime dhe e garantuar

kërkesa e një individi për shqyrtim gjyqësor të ankesës së tij për mosmarrjen e masave

nga pushteti ekzekutiv për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.

Por nëse kalojmë nga trajtimi i garancive të përgjithshme të ofruara nga Kushtetuta në

garancitë specifike të ofruara nga neni 8.2, hasim në vështirësi për shkak jo vetëm të

kontradiktës të trajtuar më lart ndërmjet se drejtës së shtetit për të ushtruar mbrojtjen

diplomatike, detyrimit të tij për ta ushtruar atë dhe të drejtës individuale për të patur

mbrojtje diplomatike. Pyetja që shtrohet është a mund të jetë e drejta e individit për të

kërkuar nga qeveria e tij mbrojtjen e të drejtave të tij edhe jashtë vendit, një e drejtë që

mund të kërkohet në gjykatë? Kjo pyetje përballet menjëherë me një problem kryesor që

është ai i garantimit të këtyre të drejtave.

527 VGJK 5/2006 528 Neni 6 i KEDNJ përcakton se ‘’çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet detyrimisht dhe publikisht, brenda një afati të arsyeshëm , nga një gjykatë e pavaruar dhe e paanëshme e krijuar ligjërisht, e cila vendos qoftë për konfliktet mbi të drejtat dhe detyrimet e tij me karakter civil, qoftë edhe bazueshmërinë e çdo akuze të një natyre penale të drejtuar kundër tij.’’ 529 Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi, Eralda Methasani, Shteti i së drejtës ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Shtëpia Botuese Adelprint, 2011, f. 90.

530 Idem, fq. 94.

Page 252: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

252

Në literaturën juridike bëhet një dallim ndërmjet të drejtave themelore, zbatimi i të cilave

mund të sigurohet në rrugë gjyqësore dhe të drejtave-aspiratë të cilat individi mund t’i

kërkojë nga shteti në mënyrë potenciale, varësisht nga zhvillimi i vendit dhe resurset e

disponueshme.531 Kjo ndarje bën të mundur të mos ngaterrohen të drejtat themelore,

realizimi i të cilave është i pakushtëzuar nga vullneti i shtetit dhe që përbëjnë thelbin e

njeriut si subjekt i një shoqërie demokratike me të ashtuquajturat të drejta programore.

Këto të drejta në përputhje me nevojën e trajtimit të personit njerëzor si dhe objektivat e

një vendi për mbrojtjen e pasurive mjedisore, kombëtare, kulturore etj janë paraqitur si

objektiva socialë të shtetit, janë diskrecion i tij për aq sa nuk bien në kundërshtim me

nismën private, por ato janë të pazbatueshme me rrugë gjyqësore. 532

Në një pamje të parë duke mos u njohur si e drejtë themelore, si nga e drejta

ndërkombëtare ashtu edhe nga e drejta jonë e brendshme, mbrojtja diplomatike paraqitet

me tepër si një e drejtë aspiratë, dhe sipas arsyetimit të mësipërm nuk mund të jetë e

kërkueshme në gjykatë.

Nga një këndvështrim tjetër kjo e drejtë mund të barazohet për nga niveli i garantimit me

të drejtat ekonomike dhe sociale të cilat janë të lidhura jo vetëm me vullnetin dhe

dëshirën e qeverisë për t’i përmbushur ato, por edhe me mundësinë e saj, dhe si të tilla

kanë tendencën të mos trajtohen si subjekt i shqyrtimit gjyqësor. Për këto të fundit ka

patur kritika edhe për përfshirjen e tyre në Kushtetutë me arsyetimin se gjykata do ta

kishin shumë të vështirë të detyronin me forcë zbatimin e të drejtave të tilla.533

Megjithatë disa prej këtyre të drejtave e kanë forcuar veten si të drejta absolutisht të

kërkueshme përpara Gjykatës. Një drejtë e tillë mund të merret si shembull ajo për

arsimimin që nuk mund të lidhet me mundësitë paguese të qeverisë. Në lidhje me këtë

rast nuk mund të mohohet në asnjë rast aftësia e gjykatave për ta detyruar shtetin që t’i

japë mundësinë në mënyrë të barabartë për t’u arsimuar gjithsecilit.

531 Kristaq Traja ‘‘Karakteristikat e sistemit të të drejtave themelore në Kushtetutën shqiptare’’ botuar në Buletini i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese ‘’5 vjet Kushtetutë’’, Tiranë 2004, f 112 532Arben Imami, Problematika dhe zgjidhje para dhe postkushtetuese, në Kushtetuta 10 vjet më pas, Jus Justicia 2, 2008, f 8 533Aurela Anastasi, E Drejta Kushtetuese e Krahasuar, Tiranë 2009, Fq.88

Page 253: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

253

Neni 8.2 vendos një detyrë për qeverinë për të respektuar, mbrojtur, promovuar dhe

përmbushur të drejtat e njeriut të shtetasve të saj kudo që ata ndodhen, dhe duhet lexuar

së bashku me nenet e tjera të Kushtetutës si një detyrë kushtetuese mbi shtetin për të

siguruar që të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë jashtë vendit gëzojnë përfitimet

e mbrojtjes diplomatike. Në këtë kuadër e drejta për t’iu drejtuar gjykatës për të shqyrtuar

ankimimin individual për veprime ose mosveprime të ekzekutivit nuk mund të kufizohet.

Detyrimi i qeverisë nënkupton një detyrim për të shqyrtuar në mënyrën e duhur kërkesën

për mbrojtje diplomatike nëpërmjet një procedure të drejtë dhe mundësisht në

argumentimin e arsyeve të vendimit të saj. Kërkesa për mbrojtje diplomatike nuk mund të

refuzohet arbitrarisht.

Gjykata mund të nxjerrë një vendim detyrues për qeverinë që të shqyrtojë një kërkesë për

mbrojtje diplomatike, nësë del e qartë nga rrethanat dhe faktet që ekzekutivi nuk po

përmbush detyrën e tij kushtetuese. Vendimi për të ushtruar mbrojtjen diplomatike në një

rast konkret është ushtrim i pushtetit publik dhe si i tillë duhet të jetë në përputhje me

Kushtetutën. Kur qeveria në kundërshtim me detyrimin e saj kushtetues refuzon për të

shqyrtuar ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, është e mundshme ndërhyrja e gjykatës për

të detyruar qeverinë për të marrë në shqyrtim kërkesën. Edhe nëse nga një këndvështrim

kjo ndërhyrje e gjyqësorit mund të konsiderohet si një ndërhyrje në politikën e jashtme,

kjo është një ndërhyrje e mandatuar nga Kushtetuta.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se njohja me ligj e të drejtës së ankimit në gjykatat e

sistemit gjyqësor për mosshqyrtimin brenda afateve nga organi administrativ nuk përbën

cënim të parimit kushtetues të garantimit të pavarësisë së gjykatave. Kontrolli gjyqësor

mbi administratën publike bazohet në parimet kushtetuese të balancimit të pushteteve

(neni 7) dhe të shtetit të së drejtës (neni 4) dhe është sanksionuar si parim procedural

edhe në Kodet e Procedurave Administrative e Civile. Pikërisht në nenet 324, 328 e 331

të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar e drejta për të ngritur padi në gjykatë

edhe në rastin e mosshqyrtimit të kërkesës nga ana e administratës publike brenda afateve

ligjore..534

534 Vendimi i GJK nr. 41/2007

Page 254: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

254

Me miratimin e ligjit të ri ‘’Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative

dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative’’ është krijuar gjykata administrative.

Gjykata në gjykimin administrativ siguron nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor dhe

brenda afateve të shpejta e të arsyeshme mbrojtjen juridike të të drejtave, lirive dhe

interesave kushtetues dhe ligjorë të subjekteve, që mund të cënohen si pasojë e ushtrimit

ose jo të funksioneve publike nga ana e organeve të administratës publike.535 Kjo

dispozitë mundëson çdo individ që pretendon se janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat

kushtetues dhe ligjorë t’i drejtohet gjykatës administrative. Ligji është i karakterit

procedural dhe nuk shprehet se cilat janë liritë, të drejtat dhe interesat shkelja e të cilave

mund të sjellë një aplikim të suksesshëm në gjykatë. Në trajtimin e bërë për të drejtën e

mbrojtjes diplomatike, arritëm në konkluzionin se ajo është një interes legjitim kushtetues

dhe kjo sjell si rrjedhojë që shkelja e këtij interesi kushtetues të legjitimojë paraqitjen e

një kërkesë padie ndaj organit administrativ që ka detyrimin për të ushtruar mbrojtjen

diplomatike. Objekt i gjykimit administrativ është edhe mosveprimi administrativ, i cili

në kuptimin e ligjit ‘’është çdo mungesë veprimi nga organi administrativ i administratës

publike për të ushtruar veprimtarinë administrative, sipas funksionit publik, që krijon

pasoja juridike mbi të drejta subjektive apo interesa të ligjshëm’’.536 Në kuptimin tonë,

refuzimi i ushtrimit të mbrojtjes diplomatike ose mosveprimi i administratës shtetërore

për shqyrtimin e kërkesës së individit për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike, është shkak

për fillimin e një gjykimi administrativ. Organi i administratës shtetërore i ngarkuar me

këtë detyrim në rastin e mbrojtjes diplomatike është MPJ, e cila është e lidhur me të

drejtën dhe detyrimin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë jashtë

shtetit. Padia ndaj veprimit administrativ mund të ngrihet vetëm pas shterimit të ankimit

administrativ, që do të thotë që individi që ka kërkuar ushtrimin e mbrojtjes diplomatike

pranë MPJ, duhet të kërkojë arsyet e mosmarrjes në konsideratë të kërkesës së tij në rast

mosveprimi nga ky institucion, sipas afateve të përcaktuara ligjore. Padia ngrihet për të

detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të

cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë. Sipas ligjit, i takon organit të

535 Neni 3 i Ligjit nr.49/2012. 536 Neni 2 pika 5

Page 255: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

255

administratës publike të provojë bazueshmërinë në ligj dhe në fakt të veprimeve të kryera

prej tij.

Pra si konkluzion mund të themi se shqyrtimi gjyqësor i veprimtarisë shtetërore në fushën

e mbrojtjes diplomatike mund të bëhet mbi bazën e së drejtës administrative.

Një çështje e debatueshme mund të jetë ajo nëse individi mund t’i drejtohet Gjykatës

Kushtetuese për ankimim të mosushtrimit të mbrojtjes diplomatike, duke qenë se ky

mosushtrim prek interesin e tij kushtetues.

Në fushën e mbrojtjes diplomatike, GJK mund të ndërhyjë në lidhje me interpretimin

përfundimtar të nenit 8.2, në përputhje me kompetencën e njohur në nenin 124 të

Kushtetutës dhe të shqyrtimit të ankesave të individëve në përputhje me kompetencën e

njohur në nenin 131, f të Kushtetutës.

Për sa i përket kompetencës së parë, GJK nuk ka patur rast gjatë ushtrimit të kompetencës

së saj për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës të ketë bërë referime në nenin 8§2 të

Kushtetutës. Gjykatat e tjera mund të çojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjet

që mund të bien ndesh me nenin 8§2, nëpërmjet procedurës së kontrollit incidental. Duke

pasur parasysh se kontrolli kushtetues indirekt nëpërmjet ngritjes së çështjeve

paragjykimore nga ana e gjyqtarëve të zakonshëm nuk është fort efektiv, dhe në qoftë se

nuk njihet as rekursi individual për shkelje të të drejtave themelore, jurisprudenca e

gjykatave të zakonshme në këtë fushë është rudimentare.537 Në rast se do të ketë mundësi

për interpretimin apo referencën e nenit 8§2 të Kushtetutës, interpretimi GJK duhet të

zhvillohet në sajë të ndikimit edhe nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, doktrinave

kushtetuese dhe vendimet gjyqësore të vendeve të tjera.

Veprimtaria e GJK në drejtim të interpretimit të të drejtave të njohura në Kushtetutë

është mjaft premtuese. GJK e ka interpretuar në mënyrë të gjerë dhe krijuese

Kushtetutën, sidomos në rastet e mbrojtjes së të drejtave individuale. Në vendimet e saj jo

vetëm janë detajuar garancitë e përmendura në Kushtetutë, por edhe janë afirmuar

537 Kristaq Traja, Drejtësia Kushtetuese, Luarasi 2000, fq. 169

Page 256: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

256

elementë të reja garantuese.538 Një prej tyre është parimi i pritshmërisë legjitime, i cili në

fushën e mbrojtjes diplomatike paraqet një rëndësi të veçantë, pas përpunimit që i kanë

bërë atij gjykatat angleze dhe përhapjes më tej nga jurisprudenca e gjykatave të tjera

kombëtare.

Jurisprudenca e GJK referon te parimi i shtetit të së drejtës, konceptin e sigurisë juridike,

të së drejtës së fituar, të pritshmërisë legjitime dhe të besimit të qytetarëve te shteti, parim

që është sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës dhe që duhet kuptuar e interpretuar në

lidhje të ngushtë me aspiratën e shprehur në Preambulën e Kushtetutës ku është skalitur

vendosmëria e popullit shqiptar “... për të ndërtuar shtetin e së drejtës, demokratik e

social’’. “Shteti i së drejtës, i cili garantohet që në Preambulën e Kushtetutës, është një

nga parimet më themelore e më të rëndësishme në shtetin dhe shoqërinë demokratike. Si i

tillë, ai përbën një normë të pavarur kushtetuese, prandaj shkelja e tij përbën në vetvete

bazë të mjaftueshme për deklarimin e një ligji si antikushtetues”. 539

Sipas GJK ‘’parimi kushtetues i shtetit të së drejtës do të konsiderohet i dhunuar, nëse

mohohen ose shkelen siguria juridike, stabiliteti ligjor dhe mbrojtja e pritshmërive

legjitime’’.540 GJK njeh se ‘’e drejta ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut

sanksionon si rregull vetëm një minimum bazë të lirive dhe të drejtave, ndërkohë që

shtetet palë në konventat ndërkombëtare mund të ngrihen mbi këtë minimum dhe të

implementojnë ligje kombëtare që përmbajnë ose mund të përmbajnë dispozita të një

karakteri më të gjerë. 541

Në doktrinë bëhet dallim ndërmjet së drejtës dhe ‘të drejtës për pritshmëritë legjitime’’

Mbrojtja e pritshmërive legjitime është shndërruar në një parim të rëndësishëm të së

drejtës administrative fillimisht në sistemin e civil law dhe më tej në sistemin e common

law.542 Doktrina e pritshmërive legjitime zbatohet në fusha të perceptuara si çështje që i

538 Eralda Methasani-Cani, Garancitë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në Kushtetuta -10 vjet më pas, Jus Justicia 2, 2008, f. 22. 539 Vendim i GJK 34/.2005. 540 VGJK 36/2007. 541 VGJK 11/2004 542 Daphne Barak Erez, The doctrine of legitimate expectations and the distinction between the reliance and expectation interests, European Public Law , Volume 11, Issue 4, Kluver Law International, 2005, f. 584

Page 257: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

257

rezervohen pushtetit ekzekutiv, ku ky i fundit gëzon pushtet diskrecionar për të

përcaktuar përmbajtjen e politikave të tij. Nëse mbrojtja diplomatike konsiderohet si një e

drejtë për pritshmëri legjitime, atëherë shtetasi ka të drejtë që pretendimi i tj të merret në

konsideratë në mënyrën e duhur nga autoriteti administrativ kur ai konsideron çështjen e

tij. Shtetasi shqiptar nuk ka një të drejtë subjektive në praktikë për mbrojtje diplomatike.

Nëse mbrojtja e shtetasve do të ishte një e drejtë atëherë kufiri i diskrecionit të shtetit do

të ishte i kufizuar, përderisa individi do të kishte të drejtën dhe shteti detyrimin reciprok.

Pra ndryshimi ndërmjet të drejtës dhe pritshmërive legjitime duhet të kërkohet në

trajtimin e pretendimit të shtetasit. Ndërsa në rastin e pritshmërisë legjitime, pretendimi

mbështetet në faktin se shtetasi nuk ka të drejtën e mbrojtjes diplomatike dhe është

qytetari ai që ka barrën e provës, në rastin e së drejtës, pretendimi mbështetet në faktin se

individi ka të drejtën të marrë mbrojtje diplomatike dhe barra e provës mbetet tek

autoritetet administrative.

Duke pasur parasysh detyrimin kushtetues të nenit 8 dhe aktet e tjera ligjore shtetasi

shqiptar krijon një pritshmëri legjitime se të drejtat e tij do të mbrohen edhe kur ai të

ndodhet jashtë shtetit.

Përsa i takon kompetencës së dytë sipas arsyetimit të GJK mbrojtja kushtetuese ka një

funksion përfundimtar, që do të thotë se mund të aplikohet vetëm në lidhje me vendime

për të cilat kanë marrë fund procedurat gjyqësore, prandaj shkelja e të drejtave

kushtetuese për një proces të rregullt ligjor mund të pretendohet në këtë gjykatë vetëm

pas ezaurimit të të gjitha mundësive që ofron sistemi i padive dhe apelimeve.543 Pra

kërkesa e individit mund të paraqitet vetëm kur të jenë shterur të gjitha mjetet juridike që

ekzistojnë brenda sistemit juridik në vend.

Në Kushtetutën tonë, GJK i është lënë kompetenca në fushën e të drejtave të njeriut

nëpërmjet rishikimit të vendimeve të gjyqësorit të lidhura me të drejtën e procesit të

rregullt ligjor. Nga e gjithë sfera e të drejtave të njeriut të njohura në Kushtetutë, vetëm e

543 VGJK 9/2005

Page 258: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

258

drejta e procesit të rregullt është në kompetencën e gjykatës. Kjo është një dukuri unikale

dhe një zgjidhje jo e kënaqshme. 544 Me Kushtetutën e re Shqipëria bëri në këtë pikë një

hap prapa duke mos u njohur individëve të drejtën e ankesës kushtetuese për shkeljen e të

drejtave të tyre. Kjo zgjidhje e Kushtetutës ka sjellë edhe zërat që kërkojnë amendimin e

këtij parashikimi.545

Një çështje për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike mund të arrijë deri në Gjykatën

Kushtetuese nëpërmjet rishikimit të vendimeve të gjyqësorit të lidhura me të drejtën e

procesit të rregullt ligjor.

Nga panorama e praktikës së përditshme vërehet se sistemi gjyqësor, si streha e fundit e

individit kundër abuzimit shtetëror është shpesh në pamundësi për të siguruar këtë

mbrojtje efektive siç kërkohet në Kushtetutë. Si rezultat i paradigmave që krijohen nga

vështirësitë që hasen në vendet ku mungon infrastruktura institucionale dhe zhvillimi i

duhur politik dhe kultura administrative mund të kërkohet rekurs në mekanizma të tjerë

jashtë sistemit gjyqësor siç është institucioni i Avokatit të Popullit. Në fakt nuk është roli

i Avokatit të Popullit të veprojë në emer të individit në gjykatë. Mjetet ligjore duhet të

përdoren së pari nga vetë individi i prekur. Nëse individi për çfarëdo arsye nuk ka akses

efektiv tek këto mjete, është e përshtatshme për Avokatin e Popullit të verifikojë nëse ka

pasur shkelje të të drejtave të njeriut. Në disa vende kjo mundësi është parashikuar nga

ankimimi kushtetues. Avokati i Popullit mund të kontribuojë në zhvillimin e rendit ligjor.

Për këtë arsye është e rëndësishme për këtë institucion që të ketë mundësinë të propozojë

një vlerësim të kushtetutshmërisë së rregulloreve përpara Gjykatës Kushtetuese. Në këtë

kuadër shfaqet e nevojshme zgjerimi i mandatit të Avokatit të Popullit për të vepruar si

një instrument i aftë për të plotësuar autoritetin gjyqësore në mbrojtjen e të drejtave të

njeriut nëpërmjet kontrollit të tyre.

Pasi kemi shprehur mendimin se gjykatat duhet të marrin në shqyrtim ankimimin

individual të shtetasit shqiptari i cili pretendon se qeveria nuk ka marrë në shqyrtim apo

544 Kristaq Traja ‘’Karakterisitkat e sistemit të të drejtave themelore në Kushtetutën shqiptare’’ botuar në Buletini i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese ‘’5 vjet Kushtetutë’’, Tiranë 2004, f 117 545Kristaq Traja Drejtësia Kushtetuese, Luarasi 2000, fq. 40

Page 259: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

259

ka trajtuar në mënyrë të paarsyeshme kërkesën e tij për mbrojtje diplomatike, vëmendja

kalon në masën ku mund të shtrihet ky shqyrtim gjyqësor. Vendimi nëse mbrojtja

diplomatike duhet ushtruar është një aspekt i politikës së jashtme. Mënyra më e mirë për

të siguruar mbështetje për shtetasit është angazhimi në negociata delikate dhe sensitive, të

cilat mund edhe të dëmtohen nga procedimi gjyqësor dhe publiciteti. Megjithatë kjo nuk

mund të sfidojë kompetencën që gjykata shqiptare kanë për të trajtuar çështje lidhur me

mbrojtjen diplomatike. Nëse një vendim është joracional, gjykata mund të ndërhyjë.

Racionaliteti është një minimum i zbatueshëm për ushtrimin e të gjithë pushteteve

publike. Veprimet të cilat dështojnë të kalojnë këtë minimum nuk janë në përputhje me

kërkesat kushtetuese. Vendosja e këtij standardi nuk nënkupton që gjykata duhet ta

zëvendësojë opinionin e saj me opinionin e atyre që kanë këtë pushtet. Nëse qeveria

refuzon të konsiderojë një kërkesë legjitime ose ta trajtojë atë në keqbesim ose

joracionalisht, gjykata mund t’i kërkojë qeverisë që të merret me këtë çështje në mënyrën

e duhur.

Jurisprudenca e gjykatave kombëtare tregon se në këtë ndërhyrje gjykatat mbeten të

kënaqura me deklarimin se ekzekutivi ka detyrimin për të siguruar mbrojtje diplomatike,

duke ia lënë ekzekutivit detajet për të përmbushur këtë detyrim.

4. Përfundime dhe sugjerime për zbatimin e institucionit të mbrojtjes diplomatike

në vendin tonë.

Të drejtat e njeriut janë të drejta që i gëzojnë të gjithë individët dhe mbrojtja dhe

promovimi i tyre është së pari, përgjegjësi e qeverive. Gëzimi i tërësisë së të drejtave të

njeriut qofshin këto civile dhe politike apo ekonomike, sociale e kulturore është i lidhur

me shtetësinë e individit. Është shteti, shtetësinë e të cilit ka individi, ai që ka një detyrim

pozitiv për të siguruar kushtet e nevojshme për gëzimin e këtyre të drejtave.

Shtetasit e një shteti nuk mund të shikohen vetëm si burime financimi për shkak të të

ardhurave që sigurojnë për familjet e tyre apo investimet, siç është bërë për një kohë të

Page 260: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

260

gjatë në vendin tonë. Ata duhet të jenë në fokusin e shtetit për të siguruar të drejtat dhe

liritë e njohura në aktet ndërkombëtare. Siç është shprehur ish-presidenti Alfred Moisiu,

shteti duhet të marrë më shumë përgjegjësi në mënyrë që çdo shqiptar në botë të jetë i

pranishëm në vëmendjen e tij. Ky është një detyrim kushtetues dhe një nevojë

kombëtare.546Detyrimi kushtetues është i shprehur qartësisht në nenin 8 pika 2 e

Kushtetutës dhe në aktet ligjore dhe nënligjore të mbështetura në këtë dispozitë. Kjo

është një nevojë kombëtare, duke patur parasysh se një në çdo pesë shqiptarë jeton jashtë

vendit të tij. Deri më tani mbrojtja diplomatike e shtetasve shqiptarë jashtë vendit

kuptohet e shprehur në formën e asistencës konsullore.

Në opinionin tonë qeveria ka një detyrim kushtetues për të mbrojtur shtetasit shqiptarë që

ndodhen jashtë vendit. Ky detyrim buron drejtpërsëdrejti nga neni 8.2. Mbrojtja

diplomatike në Kushtetutë nuk paraqitet si një e drejtë e shtetasit, por duhet kuptuar si një

nga përfitimet që mund të marrë nga shtetësia shqiptare. Detyrimi i qeverisë përfshin

detyrën për të konsideruar racionalisht kërkesat për mbrojtje diplomatike. Kjo kërkesë

nuk mund të refuzohet arbitrarisht. Qeveria ka një diskrecion të gjerë për të vendosur

nëse dhe si do ta ushtrojë mbrojtjen diplomatike. Por kjo nuk do të thotë që gjyqësori nuk

ka të drejtë të shqyrtojë vendimin e ekzekutivit për të refuzuar dhënien e mbrojtjes

diplomatike.

Gjatë veprimtarisë së tyre organet shtetërore duhet të mbajnë në konsideratë

kaarakteristikën e sistemit të të drejtave themelore që mbështet detyrimin pozitiv i shtetit

për respektimin, mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave. Vetë Kushtetuta e ka

njohur këtë karakteristikë në nenin 15 ku shprehet se, ‘’organet e pushtetit publik duhet të

respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e

tyre”. Kushtetuta jonë i konsideron shprehimisht të drejtat jo vetëm si të drejta subjektive,

por edhe si elementë objektivë të rendit juridik, të cilat detyrojnë pushtetin politik të

konformohet me përmbajtjen, mbrojtjen dhe realizimin e tyre.547 Për këtë arsye

Kushtetuta mund dhe duhet interpretuar në mënyrë të gjerë lidhur me garantimin e të 546 Fjala e presidentit Alfred Moisiu ne Workshopin për strategjinë kombëtare për migracionin 21-22 shkurt 2005, f. 10. 547 Kristaq Traja, Drejtësia Kushtetuese, Luarasi 2000, fq.181

Page 261: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

261

drejtave të njeriut. Ky interpretim kërkon që shteti të mos mjaftohet me vetëkufizimin që

të mos shkelë këto të drejta, por edhe të marrë masa që të krijojë kushtet për mbrojtjen

dhe realizimin e tyre. Avancimi i të drejtave dhe lirive të njeriut është në themel të

Kushtetutës.

Lidhur me debatin nëse ekziston një detyrim mbi shtetin mbi bazën e të drejtave të njeriut

të parashikuara në Kushtetutë për të kërkuar respektimin e tyre edhe në shtetet e tjera,

doktrina dhe praktika gjyqësore ndërkombëtare nuk janë përgjigjur pozitivisht.

Kushtetuta i përket popullit shqiptar dhe nuk ka efekt ekstraterritorial. Do të vlerësohej si

një ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti nëse insistohet që të drejtat e

parashikuara në Kushtetutë të respektohen nga shtetet e tjera. Pra, në qoftë se kërkohet

një mbështetje ligjore për ndërhyrje nga ana e shtetit, ajo nuk duhet të kërkohet në

kapitujt e të drejtave të njeriut, por në nenin 8.2, i cili nga ana e tij, duhet interpretuar

mbështetur në të drejtën ndërkombëtare. Mund të themi se problemi në vlerësimin e këtij

studimi lidhet me dobësinë dhe pamjaftueshmërinë e zbatimit, më tepër se me garancitë

formale të të drejtave të njeriut. Këto probleme lidhen me funksionimin e Kushtetutës si

një instrument garantues dhe si një agjent i legjitimitetit i cili i vë kufizime të caktuara

pushtetit me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe e angazhon atë pozitivisht

në sigurimin e këtyre të drejtave.

Në një kuptim përfundimtar institucionet janë të lidhura me një traditë morale, një

praktikë rregullash të qëndrueshme dhe kulture gjyqësore. Individi duhet të jetë pjesë e

një procesi, ku për shkak të traditës apo një praktike pak a shumë e gjatë, t’i lindë një e

drejtë apo një shpresë juridike. Vetëm kështu mund të lindin detyrimet e palëve përkatëse

për respektimin e kësaj të drejte, pra një praktikë e qëndrueshme që e vendos këtë

institucion të së drejtës ndërkombëtare në vendin e tij në sistemin kushtetues shqiptar.

Kushtetuta e vendit e detyron qeverinë të marrë në konsideratë kërkesat për mbrojtje

diplomatike nga shtetasit që përballen me akte të shteteve të tjera, të cilat shkelin të

drejtën ndërkombëtare, dhe t’i trajtojë ato në mënyrën e duhur. Megjithëse qeveria ka një

diskrecion të gjërë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, vendimet e saj duhet të jenë

objekt i kontrollit gjyqësor. Vetë e drejta ndërkombëtare nuk paraqet pengesa për një stad

Page 262: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

262

më të avancuar të të drejtave të njeriut, kështu që përcaktimet kushtetuese më të

avancuara marrin përparësi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky qëndrim është i

mbështetur edhe në superioritetin që vetë Kushtetuta shqiptare i ka dhënë normës

kushtetuese në hierarkinë e akteve normative që kanë fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kuadër kushtetues ushtrimi i mbrojtjes diplomatike nuk paraqitet si një detyrim

ndërkombëtar por si një detyrim kushtetues.

Sugjerime

Synimi i këtij punimi nuk mbetet thjesht në një nivel akademik të njohjes së institucionit

të mbrojtjes diplomatike, por edhe të rekomandimit të ndryshimeve legjislative apo të

praktikave të brendshme që do të mundësojnë zbatimin e tij në vendin tonë me qëllimin

final të përfitimit prej tij, në dobi të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të shtetasve

shqiptarë.

• Ndër masat legjislative konsiderohet e nevojshme hartimi dhe miratimi i

strategjisë kombëtare mbi emigracionin për vitet 2013-2018. Hartimi i kësaj

strategjie duhet të bëhet edhe me pjesëmarrjen dhe kontributin e vetë emigrantëve,

dhe duhet të bazohet në drejtimet ku prej tyre vlerësohet e nevojshme mbrojtja e

shtetit. Për të rritur peshën e zërit të emigrantëve është e nevojshme të hartohet

dhe zbatohet një fushatë informuese për të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë

vendit, titullarë të të cilave ata janë sipas instrumenteve të së drejtës

ndërkombëtare dhe kushtetutës e ligjeve të vendit.

• Është i nevojshëm regjistrimi dhe evidentimi i shtetasve shqiptare dhe i shkeljeve

të të drejtave të njeriut me të cilat ata përballen më së shumti në shtetet e tjera.

• Duke qenë se mbrojtja diplomatike fillon me misionet diplomatike jashtë vendit,

ato duhet të përgatiten për këtë detyrë. Duhet trajnuar personeli diplomatik dhe

konsullor për njohjen e të drejtave të njeriut.

Page 263: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

263

• Hartimi i manualeve praktikë dhe vënia në dispozicion e tyre në përfaqësitë

diplomatike dhe konsullore, përfshirja e informacioneve të nevojshme në faqet

zyrtare të internetit.

• Duhet përpunuar një politikë aktive për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të

shtetasve shqiptarë. Ndihma ligjore duhet të parashikohet si një prej shërbimeve të

kualifikuara që konsullatat duhet të ofrojnë. Kjo ndihmë duhet të jetë e

evidentueshme, e hartuar dhe botuar nga MPJ në bazë të informacioneve të marra

nga përfaqësitë.

• Shtetasit duhet të jenë të njoftuar dhe inkurajuar që të afrohen pranë përfaqësive

diplomatike dhe të raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre. Ata duhet të kenë

mundësinë të njohin mjetet ligjore ndërkombëtare që mund të rivendosin në vend

të drejtat e tyre të shkelura nga një shtet tjetër. Është e nevojshme ndërmarrja e

fushatave sensibilizuese në vendet ku ka përqendrim të madh të shtetasve

shqiptarë. Është individi ai që duhet të ketë ndërgjegjen për sensibilizimin e

qeverisë. Sipas një sondazhi të Eurobarometrit vetëm 23% të të intervistuarve,

shtetas evropianë kishin dijeni për ekzistencën e të drejtës të mbrojtjes

diplomatike. 548 Kjo tregon se është thelbësor informimi i qytetarëve. Ky

informim duhet të ketë karakter periodik dhe të shpërndahet nëpërmjet mjeteve

informuese.

• Gjyqtarët dhe juristët, oficerët e policisë dhe nëpunësit civilë kanë nevojë për

trajnime sistematike mbi të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në

vendin tonë ka një njohje të paktë të normave të së drejtës ndërkombëtare në

përgjithësi dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore në veçanti.

548www.ec.europa.eu Protezione diplomatica e consolare, Flash Eurobarometer n. 29, 4 mars 2010

Page 264: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

264

KREU VIII

PËRMBLEDHJE E PËRFUNDIMEVE DHE SUGJERIMEVE TË PUNIMIT

Individët, të drejtat ndërkombëtare të të cilëve janë të shkelura jashtë shtetit, shpesh kanë

mjete të kufizuara për të adresuar këto shkelje. Shteti i tyre i shtetësisë mund t’i mbrojë

ata nëpërmjet ushtrimit të mbrojtjes diplomatike, duke kërkuar përgjegjësinë

ndërkombëtare të shtetit pritës për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare. Ky mekanizëm ka

qenë objekt debatesh dhe kritikash kohët e fundit për shkak të lidhjes së tij me

diskrecionin e shtetit të shtetësisë. Nëpërmjet analizës së natyrës së mbrojtjes

diplomatike, mënyrave të ushtrimit të sa, marrëdhënies me të drejtën e përgjegjësisë së

shteteve, zbatueshmërisë së saj në të drejtën e ndërkombëtare dhe praktikën shtetërore,

është arritur që pozita e mbrojtjes diplomatike në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore

të përcaktohe. Pyetja nëse është një mekanizëm i përshtatshëm për mbrojtjen e të drejtave

te njeriut ka marrë përgjigje pozitive. Përdorimi i këtij mekanizmi nga shtetet duhet të

inkurajohet me qëllim rritjen e mbrojtjes kundër shkeljeve të të drejtave të individëve.

Një shtet, sipas së drejtës ndërkombëtare është përgjegjës për dëmin që i shkakton një

shtetasi të huaj nga veprimet ose mosveprimet e tij të paligjshme. Mbrojtja diplomatike

është procedura e ndërmarrë nga shteti i shtetësisë së personit të dëmtuar për të siguruar

mbrojtje të këtij personi dhe për të siguruar dëmshpërblim. Mbrojtja diplomatike

tradicionalisht ka qenë parë si një e drejtë ekskluzive e shtetit, në kuptimin që një shtet

ushtron mbrojtjen diplomatike në të drejtën e tij, sepse një dëm i shkaktuar ndaj një

shtetasi të tij konsiderohet si një dëm ndaj vetë shtetit. Kjo përqasje e ka themelin së pari

në pohimin e Vattelit se ‘kushdo që keqtrajton një shtetas indirekt dëmton shtetin, i cili

duhet ta mbrojë këtë shtetas’ dhe së dyti në një dictum të Dhomës Permanente të

Drejtësisë në vitin 1924 në çështjen Mavrommatis. Dukshëm, ky kuptim i mbrojtjes

diplomatike bazohet mbi një fiksion dhe një ekzagjerim që pohon se një dëmtim ndaj një

Page 265: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

265

shtetasi dëmton të gjithë shtetin. Fiksionet ligjore janë një instrument i domosdoshëm për

zbatimin e ligjit dhe në një kuptim më të gjërë për ruajtjen e shtetit të së drejtës. Duke

pretenduar që një dëm ndaj një individi përbën një dëm të shkaktuar ndaj shtetit të

shtetësisë të këtij individi, individit i mundësohet mbrojtja që nuk mund ta ketë në një

mënyrë tjetër. Fiksioni lehtëson dy tranzicione, së pari: dëmi ndaj individit kthehet në të

drejtën e shtetit për të ushtruar mbrojtjen diplomatike, së dyti: shkelja e një rregulli

parësor sjell ushtrimin e një të drejtë dytësore. KDN u përpoq që të zhvillojë në mënyre

progresive të drejtën e mbrojtjes diplomatike duke shtuar një dimension të tretë të

veprimit të fiksionit në mbrojtjen diplomatike. Për të akomoduar shqetësimin se e drejta e

mbrojtjes diplomatike është e drejtuar tek shtetet dhe nuk lejon një rol qendor të individit,

KDN përfshiu nenin 19 që i inkurajon shtetet që të ushtrojnë mbrojtjen diplomatike në

situata serioze dhe të marrë në konsideratë dëshirat e individit lidhur me mënyrat e

ushtrimit të saj dhe transferimin e kompensimeve të marra tek individët.

Në zhvillimet e hershme të së drejtës ndërkombëtare individi nuk ka patur vend në

rendin juridik ndërkombëtar. Si rrjedhojë mbrojtja e një individi jashtë mund të realizohej

vetëm me anë të një fiksioni, i cili si qëllim përfundimtar kishte mbrojtjen e individit. Sot

situata ka ndryshuar totalisht. Individi është subjekt i shumë rregullave të së drejtës

ndërkombëtare, si në të drejtën zakonore ashtu edhe në traktate, të cilat e mbrojnë atë

nga qeveria e tij brenda vendit dhe nga qeveritë e tjera kur ndodhet jashtë vendit. Për

shkak të evoluimit të statusit të individëve në nivelin ndërkombëtar e drejta zakonore për

mbrojtjen diplomatike nuk është e njëjtë sot si disa vite më parë.

Megjithëse individët sot gëzojnë më shumë mjete ndërkombëtare për mbrojtjen e të

drejtave të tyre se më parë, mbrojtja diplomatike mbetet një mjet i rëndësishëm në

arsenalin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Përsa kohë shtetet janë aktori më i fuqishëm

në të drejtën ndërkombëtare, marrja e pretendimeve për shkeljen e të drejtave të

individëve mbetet një mjet efektiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në vend që të

kërkohet të dobësohet ky mjet, duhet të bëhen përpjekjet e nevojshme për të forcuar

rregullat që përfshijnë të drejtën e mbrojtjes diplomatike. Përveç qëndrimit ligjor, ka një

ndikim politik të ndjeshëm në çështjen e mbrojtjes diplomatike. Ka qenë vetë ndryshimi

në strukturën e së drejtës ndërkombëtare që solli ndryshime thelbësore në rolin e

Page 266: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

266

mbrojtjes diplomatike. Të drejtat e njeriut nga njëra anë dhe mbrojtja e investimeve të

huaja nga ana tjetër kanë hapur një rrugë të qartë për drejtimin e drejtpërdrejtë të individit

në mekanizmat ndërkombëtarë. Se cila procedurë ose mjet mund të arrijë qëllimin e

mbrojtjes efektive, varet nga rrethanat e çdo rasti. Por kur diskutohet mbrojtja e shtetasve

të huaj, mbrojtja diplomatike është një mjet i qartë, të cilit shtetet duhet t’i japin

vlerësimin e duhur. Mbi të gjitha ai është mjeti me historinë më të gjatë dhe ka provuar

efektivitetin e tij.

Mbrojtja diplomatike nuk është pjesë e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Përpjekjet ndërkombëtare për të bërë këtë shndërrim kanë qenë të pafrytshme. Përpjekjet

e fundit të Gjermanisë dhe Meksikës për të marrë një gjykim deklarativ nga GJND nuk

kanë pasur rezultat. Megjithatë kjo nuk do të thotë se mbrojtja diplomatike nuk ka rol në

mbrojtjen e te drejtave të njeriut. Mbrojtja diplomatike nuk është e nevojshme të jetë një

e drejtë njerëzore per se, por se në ushtrimin e së drejtës së mbrojtjes diplomatike peshë

më të madhe duhet t’i akordohet mbrojtjes së të drejtave ndërkombëtare të

njeriut.Mbrojtjadërkombëtare e të drejtave të njeriut nuk përbëhet vetëm nga konventat e

të drejtave të njeriut. Ajo përbëhet nga një tërësi konventash dhe zakonesh përfshirë dhe

mbrojtjen diplomatike që së bashku ndikojnë në zbatimin e të drejtave të njeriut. Mbrojtja

diplomatike është një rregull i së drejtës zakonore që zbatohet universalisht dhe

fuqishëm, duke ofruar një mjet shtesë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për shkak se

mbrojtja diplomatike është një mekanizëm i mirëvendosur me kushte të rishikueshme që

janë të afta për të ruajtur zbatimin e saj të drejtë, mundësohet që ky mekanizëm të fitojë

një vlerë që nuk duhet nënvlerësuar. Megjithëse një pretendim i ngritur nga një shtet

zakonisht ka më shumë peshë se një pretendim i ngritur nga një individ, kjo nuk duhet t’i

kufizojë shtetet të ushtrojnë mbrojtjen diplomatike, nëse ato kanë një interes në

përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut të shtetasve të tyre jashtë vendit.

Aspekti më i diskutueshëm në doktrinën e mbrojtjes diplomatike ka lidhje me pyetjen se

cilat të drejta mbrohen nga shteti gjatë ushtrimit të mbrojtjes diplomatike.

Neni 2 i projekt neneve të KDN e pohon se shteti ka të drejtë të ushtrojë mbrojtjen

diplomatike në emër të shtetasit të tij. Por shteti nuk ka asnjë detyrim për ta ushtruar atë.

Page 267: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

267

E drejta e brendshme e një shteti mund ta detyrojë një shtet për të dhënë mbrojtje, por e

drejta ndërkombëtare nuk parashikon një detyrim të tillë.

Një funksion normal dhe i rëndësishëm i shtetësisë është që të përcaktojë interesin ligjor

të një shteti kur shtetasit dhe personat juridikë me një lidhje të mjaftueshëm me këtë

shtet, pësojnë dëme ose humbje në duart e një shteti tjetër. Subjekti i pretendimit është i

individit: pretendimi është i shtetit. Nëse shteti pretendues nuk provon dot shtetësinë e

pretendimit, ky pretendim është i papranueshëm për shkak të mungesës së interesit ligjor

të pretenduesit.

Si një kusht i dytë që një shtet të ushtrojë mbrojtjen diplomatike, paraqitet detyrimi i

individit të dëmtuar që të shterojë të gjitha mjetet e brendshme në shtetin që pretendohet

se ka shkelur të drejtat e tij. Ezaurimi i mjeteve ligjore është konsideruar si një kusht i

rëndësishëm për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike. Ky rregull në thelb parashikon se një

shtet nuk mund të ndërmarrë veprime mbrojtëse ndaj një shteti tjetër nëse shtetasi nuk i

është drejtuar gjykatave vendase për të marrë dëmshpërblim për dëmin që i është

shkaktuar. Siç kuptohet nga fjala ezaurim, një refuzim i thjeshtë nga një gjykatë nuk është

e mjaftueshme për të kënaqur këtë rregull, shtetasi duhet të ndjekë pretendimin e tij në të

gjithë rrugët gjyqësore të shtetit të cilit i atribuohen aktet e paligjshme.

Rregulli i ezaurimit të mjeteve të brendshme është një rregull i justifikuar nga konsiderata

politike dhe praktike dhe jo nga një nevojë logjike që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare

në tërësi. Konsiderata praktike më bindëse është përshtatshmëria më e madhe e gjykatave

kombëtare si forume të zgjidhjes së pretendimeve të individëve dhe korporatave, nevoja

për të evituar shumëfishimin e pretendimeve të vogla në nivelin e mbrojtjes diplomatike,

mënyra se si të huajt për shkak të banimit dhe aktivitetit e kanë shoqëruar veten me

juridiksionin lokal dhe nga dobishmëria e procedurave të cilat mund të çojnë në

klasifikimin e fakteve dhe likuidimin e dëmeve.

Vala e pretendimeve për mbrojtje diplomatike ndaj SHBA, për shkelje të nenin 36 të

Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore që ka të bëjë me njoftimin konsullor,

ka qenë një aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e të drejtave të individëve.

Page 268: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

268

Një nga çështjet më të rëndësishme ka qenë çështja LaGrande ngritur nga Gjermania

kundër SHBA në ushtrim të mbrojtjes diplomatike të dy shtetasve të dënuar me vdekje

nga SHBA. GJND në vendimin e tij qartësoi se: neni 36 krijon të drejta individuale të

cilat mund të kërkohen përpara kësaj gjykate nga shteti i shtetësisë së personit të

burgosur. Në këtë mënyrë gjykata konfirmoi se mbrojtja diplomatike nuk është e kufizuar

në dëmet ekonomike, por ka të bëjë me mbrojtjen e çdo të drejte që i njihet individit nga

e drejta ndërkombëtare.

Një nga rastet e fundit nga kjo seri është çështja Avena përpara GJND, nga një

pretendimi i Meksikës kundër SHBA në shkelje të nenit 36 të KVMK. Meksika ndoqi të

njëjtën linjë se në LaGrande, por rruga e ndjekur nga gjykimi ishte tjetër.

Vendimet e gjykatave kombëtare tregojnë se natyra diskrecionare e mbrojtjes diplomatike

është në ndryshim. Në kundërshtim me vendimet e hershme që e konsideronin shqyrtimin

gjyqësor të mbrojtjes diplomatike jashtë sferës së veprimtarisë së gjykatave, në ditët e

sotme gjykatat kanë pranuar të rishikojnë vendimet e ekzekutivit. Konceptet e

pritshmërisë legjitime dhe ndalimit të vendimeve arbitrare nga ekzekutivi, të zhvilluara

në vendimet gjyqësore janë shenja të mbështetjes që mund të justifikojnë zhvillimin

progresiv të sugjeruar nga Raportuesi Special i KDN. Këto vendime tregojnë se detyrimi

për të ushtruar mbrojtjen diplomatike mund të gjendet në sistemet ligjore të brendshme.

Gjykatat gjermane, zviceriane dhe afrikano-jugore e kanë gjetur këtë detyrim në

kushtetutat e vendeve të tyre, ndërsa gjykatat britanike në parimin e pritshmërisë

legitime. Duke kufizuar natyrën diskrecionare të mbrojtjes diplomatike, gjykatat

kombëtare kanë treguar jo vetëm rëndësinë që i jepet mbrojtjes së të drejtave të njeriut,

por edhe kanë njohur rolin e mbrojtjes diplomatike si një instrument për promovimin e

tyre.

Gjykatat duhet të kenë juridiksion të merren me çështjen e mbrojtjes diplomatike.

Ushtrimi i të gjithë pushteteve publike është subjekt i kontrollit gjyqësor. Kjo zbatohet

edhe për pretendimet se qeveria ka dështuar për t’iu përgjigjur përshtatshmërisht kërkesës

për mbrojtje diplomatike. Në rast se një vendim është irracional, një gjykatë mund të

ndërhyjë. Kjo nuk do të thotë që një gjykatë do të zëvendësojë mendimin e saj me atë të

Page 269: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

269

qeverisë ose mund ta urdhërojë qeverinë të ushtrojë një formë të veçantë të mbrojtjes

diplomatike. Nëse një qeveri refuzon të konsiderojë një interes legjitim ose ta trajtojë atë

me keqbesim ose iracionalisht, një gjykatë mund të kërkojë qeverisë që ta trajtojë atë në

mënyrën e duhur.

Në këtë kuadër të përgjithshëm të zbatimit të instituciontit të mbrojtjes diplomatike, një

vend të veçantë i është kushtuar trajtimit të tij në sistemin tonë juridik.

Të gjitha kushtetutat shqiptare, pas LIIB, kanë parashikuar detyrimin shtetëror për

mbrojtjen e të drejtave të shtetasve jashtë vendit. Mirëpo analiza e këtyre dispozitave

kushtetuese, nuk ka qenë objekt i doktrinës juridike shqiptare. Kjo situatë është edhe

reflektim i faktit që institucioni i mbrojtjes diplomatike është pothuajse i panjohur në

vendin tonë.

Kushtetuta në fuqi parashikon detyrimin për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve jashtë

vendit në nenin 8, pika 2. Ky nen vendos një detyrë për qeverinë për të respektuar,

mbrojtur, promovuar dhe përmbushur të drejtat e njeriut të shtetasve të saj kudo që ata

ndodhen, dhe duhet lexuar së bashku me nenet e tjera të Kushtetutës, si një detyrë

kushtetuese mbi shtetin për të siguruar që të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë

jashtë vendit gëzojnë përfitimet e mbrojtjes diplomatike. Në këtë kuadër e drejta për t’iu

drejtuar gjykatës për të shqyrtuar ankimimin individual për veprime ose mosveprime të

ekzekutivit nuk mund të kufizohet. Detyrimi i qeverisë nënkupton një detyrim për të

shqyrtuar në mënyrën e duhur kërkesën për mbrojtje diplomatike nëpërmjet një procedure

të drejtë dhe mundësisht në argumentimin e arsyeve të vendimit të saj. Kërkesa për

mbrojtje diplomatike nuk mund të refuzohet arbitrarisht.

Kushtetuta e vendit e detyron qeverinë të marrë në konsideratë kërkesat për mbrojtje

diplomatike nga shtetasit që përballen me akte të shteteve të tjera, të cilat shkelin të

drejtën ndërkombëtare, dhe t’i trajtojë ato në mënyrën e duhur. Megjithëse qeveria ka një

diskrecion të gjërë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, vendimet e saj duhet të jenë

objekt i kontrollit gjyqësor. Vetë e drejta ndërkombëtare nuk paraqet pengesa për një stad

më të avancuar të të drejtave të njeriut, kështu që përcaktimet kushtetuese më të

avancuara marrin përparësi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky qëndrim është i

Page 270: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

270

mbështetur edhe në superioritetin që vetë Kushtetuta shqiptare i ka dhënë normës

kushtetuese në hierarkinë e akteve normative që kanë fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Përveç Kushtetuës ka edhe disa ligje ku parashikohet detyrimi shtetëror për ushtrimin e

mbrojtjes diplomatike. Ligji për shërbimin e jashtëm ligjir për ushtrimin e funksioneve

konsullore dhe ligji për emigracionin përmbajnë dispozita më konkrete.

Këto dispozita nuk kanë një karakter të përgjithshëm sikurse neni 8, pika 2 i Kushtetutës,

por vendosin si një detyrim konkret për atë pjesë të ekzekutivit, i cili merret me hartimin,

përpunimin, organizimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të shtetit shqiptar. Si

përfundim mund të themi se ka një sërë ligjesh dhe vendimesh të cilat pasqyrojnë

detyrimin e shtetit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të tij jashtë vendit, duke

mos krijuar vakum ligjor për kërkimin e realizimit të këtij detyrimi nga shtetasit. Ndonëse

ka vend për përmirësime ligjore, kuadri ligjor duket në përputhje me standartet

ndërkombëtare. Një drejtim ku mund te punohet është që ky legjislacion të jetë sa më

konkret përsa i përket të drejtave edhe detyrimeve që parashikon, pasi shpesh hasen

dispozita me karakter deklarativ që tregojnë vetëm angazhime për përmirësimin e

gjendjes, por pa bërë shumë zgjidhje konkrete.

Synimi i këtij punimi nuk mbetet thjesht në një nivel akademik të njohjes së

institucionit të mbrojtjes diplomatike, por edhe të rekomandimit të ndryshimeve

legjislative apo të praktikave të brendshme që do të mundësojnë zbatimin e tij në

vendin tonë me qëllimin final të përfitimit prej tij, në dobi të mbrojtjes së të

drejtave të njeriut të shtetasve shqiptarë.

Sugjerimet që mund të ofrojë ky punim i referohen ndryshimeve legjislative, njohjes të së

drejtës së ankimimit gjyqësor në rast refuzimi të ushtrimit të mbrojtjes diplomatike dhe

krijimit të infrastrukturës së nevojshme administrative për njohjen dhe përdorimin e

institucionit të mbrojtjes diplomatike në vendin tonë.

Ndyshimet kushtetuese

Page 271: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

271

Ndër ndryshimet kushtetuese që mund të bëhen në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë

në BE, duhet të përfshihet edhe pasqyrimi i të drejtës individuale për mbrojtje

diplomatike dhe konsullore të shtetasit shqiptar si qytetar evropian, sikurse njihet në

acquis communautaire.

Dispozita kushtetuese mund të parashikojë se ’’Shtetasit e Republikës së Shqipërisë do

të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian dhe do të gëzojnë të drejtat e garantuara nga

aqcuis communautarie dhe në veçanti:

-Lirinë e lëvizjes dhe të banimit në territorin e shteteve anëtare,

-Të drejtën aktive dhe pasive të votimit në zgjedhjet e parlamentin evropian dhe në

zgjedhjet lokale në një shtet tjetër anëtar, në përputhje me ligjet e shtetit anëtar,

-Të drejtën e mbrojtjes diplomatike dhe konsullore të një shteti anëtar, i cili është i

barabartë me mbrojtjen e ofruar për shtetasit e tij që janë te pranishëm në një shtet

të tretë ku Republika e Shqipërisë nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore.’’

Ky model i ndjekur nga Kroacia, tregon se ndryshimi i pasqyruar në këtë pjesë të

Kushtetutës paraqitet si një e drejtë shtesë, të cilën e përfitojnë shtetasit kroatë me

anëtarësimin e vendit të tyre në BE.

Nga ana tjetër institucioni i mbrojtjes diplomatike sipas së drejtës komunitare nënkupton

jo vetëm të drejta për shtetasit shqiptarë kur ata të bëhen edhe qytetarë europianë, por

nënkupton edhe detyrime për autoritete shtetërore shqiptare për shtrirjen e mbrojtjes

diplomatike tek të gjithë qytetarët evropianë, sipas së drejtës komunitare. Ky detyrim

mund të akomodohet në një dipsozitë të veçantë kushtetuese ku të parashikohet se

‘’Ushtrimi i të drejtave që rrjedhin nga acquis communautaire do të bëhet në të njëjtin

mënyrë si ushtrimi i të drejtave sipas ligjit shqiptar .’ Kjo nënkupton që kur vendi ynë të

jetë anëtar i BE, duhet të ushtrojë të drejtë e njohura nga acqui, përfshirë edhe mbrojtjen

diplomatike, sikundër të gjithë të drejtat e njohura në legjislacionin e brendshëm.

Nga kjo përvojë kuptojmë që procesi i anëtarësimit në BE mund të imponojë edhe

ndryshime kushtetuese. Këto ndryshime mund të përfshijnë çështje të ndryshme

Page 272: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

272

kushtetuese, por respektimi i të drejtave të qytetarëve evpropiane, përfshirë edhe qytetarët

e vetë vendit kandidat, mbetet një nga fushat më të rëndësishme.

Në këtë kuadër edhe vendi ynë në procesin e anëtarësimet në BE duhet të ndërmarrë të

gjithë hapat e nevojshëm për përshtatjen me acqui communautaire. Zbatimi i institucionit

të mbrojtjes diplomatike në vendin tonë mund të kërkojë ndryshime kushtetuese si në

rastin e Kroacisë. Në kuadrin e këtyre ndryshimeve, ky punim sugjeron që të referohet

përvoja e vendeve të tjera që së fundmi janë bërë anëtare të BE. Modeli kroat është i

përshtatshëm, për përshtatjen e institucionit të mbrojtës diplomatike, duke pasur parasysh

afërsinë e sistemi ligjor si dhe vendin që zë mbrojta diplomatike në kushtetutat e të dy

vendeve.

Në sistemin tonë ligjor ka një sërë ligjesh dhe vendimesh të cilat pasqyrojnë detyrimin e

shtetit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të tij jashtë vendit, duke mos krijuar

vakum ligjor për kërkimin e realizimit të këtij detyrimi nga shtetasit. Ndonëse ka vend

për përmirësime ligjore, kuadri ligjor duket në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Një drejtim ku mund të punohet është që ky legjislacion të jetë sa më konkret përsa i

përket të drejtave edhe detyrimeve që parashikon, pasi shpesh hasen dispozita me

karakter deklarativ që tregojnë vetëm angazhime për përmirësimin e gjendjes, por pa bërë

shumë zgjidhje konkrete.

Në rast të rishikimit të ligjit për shërbimin e jashtëm do të vlerësonim se janë të

nevojshme disa ndryshime:

Së pari, të përcaktohen në dispozita të veçanta mbrojtja e të drejtave të shtetasve jashtë

vendit dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, duke ndjekur

shembullin e dispozitës kushtetuese. Këto janë dy fusha të veçanta që nuk kanë elementë

të përbashkët trajtimi.

Së dyti, të mos ngarkohet dispozita me përfshirjen e organeve të tjera të cilat nuk kanë

asnjë funksion në ushtrimin e mbrojtjes diplomatike.

Page 273: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

273

Së treti, të vlerësohet përfshirja e parashikimit ligjor se ‘’Mbrojtja diplomatike ushtrohet

në formën dhe kufijtë e parashikuar nga e drejta ndërkombëtare’’. Kjo dispozitë do të

udhëzonte zbatuesit e ligjit për t’u referuar në të drejtën ndërkombëtare për mënyrën e

ushtrimit të mbrojtjes diplomatike. Një trajtim më i hollësishëm se çfarë parashikon e

drejta ndërkombëtare për ushtrimin e mbrojtjes diplomatike mund të përcaktohet në

udhëzime të brendshme të MPJ.

Ndër masat legjislative konsiderohet i nevojshëm hartimi dhe miratimi i strategjisë

kombëtare mbi emigracionin për vitet 2013-2018. Hartimi i kësaj strategjie duhet të

bëhet edhe me pjesëmarrjen dhe kontributin e vetë emigrantëve, dhe duhet të bazohet në

drejtimet ku prej tyre vlerësohet e nevojshme mbrojtja e shtetit. Për të rritur peshën e zërit

të emigrantëve është e nevojshme të hartohet dhe zbatohet një fushatë informuese për të

drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, titullarë të të cilave ata janë sipas

instrumenteve të së drejtës ndërkombëtare dhe kushtetutës e ligjeve të vendit.

Përsa i përket krijimit të praktikës shtetërore është i nevojshëm forcimi i

kapaciteteve administrative për njohjen dhe zbatimin e institucionit të mbrojtjes

diplomatike.

Në këtë kuadër sugjerojmë marrjen e masave të mëposhtme:

• Duke qenë se mbrojtja diplomatike fillon me misionet diplomatike jashtë vendit,

ato duhet të përgatiten për këtë detyrë. Duhet trajnuar personeli diplomatik dhe

konsullor për njohjen e të drejtave të njeriut.

• Hartimi i manualeve praktikë dhe vënia në dispozicion e tyre në përfaqësitë

diplomatike dhe konsullore, përfshirja e informacioneve të nevojshme në faqet

zyrtare të internetit.

• Duhet përpunuar një politikë aktive për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të

shtetasve shqiptarë. Ndihma ligjore duhet të parashikohet si një prej shërbimeve të

kualifikuara që duhet të ofrojnë konsullatat. Kjo ndihmë duhet të jetë e

evidentueshme, e hartuar dhe botuar nga MPJ në bazë të informacioneve të marra

nga përfaqësitë.

Page 274: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

274

• Është i nevojshëm regjistrimi dhe evidentimi i shtetasve shqiptare dhe i shkeljeve

të të drejtave të njeriut me të cilat ata përballen më së shumti në shtetet e tjera.

• Shtetasit duhet të jenë të njoftuar dhe inkurajuar që të afrohen pranë përfaqësive

diplomatike dhe të raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre. Ata duhet të kenë

mundësinë të njohin mjetet ligjore ndërkombëtare që mund të rivendosin në vend

të drejtat e tyre të shkelura nga një shtet tjetër. Është e nevojshme ndërmarrja e

fushatave sensibilizuese në vendet ku ka përqendrim të madh të shtetasve

shqiptarë. Është individi ai që duhet të ketë ndërgjegjen për sensibilizimin e

qeverisë. Sipas një sondazhi të Eurobarometrit vetëm 23% të të intervistuarve,

shtetas evropian kishin dijeni për ekzistencën e të drejtës të mbrojtjes diplomatike.

Kjo tregon se është thelbësore informimi i qytetarëve. Ky informim duhet të ketë

karakter periodik dhe të shpërndahet nëpërmjet mjeteve informuese.

• Gjyqtarët dhe juristët, oficerët e policisë dhe punonjësit civilë kanë nevojë për

trajnime sistematike mbi të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në

vendin tonë ka një njohje të paktë të normave të së drejtës ndërkombëtare në

përgjithësi dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore në veçanti.

Një përfundim dhe sugjerim tejet i rëndësishëm i këtij punimi është evidentimi i

shqyrtimit gjyqësor për refuzimin e ushtrimit të mbrojtjes diplomatike nga organet

shtetërore të ngarkuara me ligj. Gjykata mund të nxjerrë një vendim detyrues për

qeverinë që të shqyrtojë një kërkesë për mbrojtje diplomatike, nësë del e qartë nga

rrethanat dhe faktet që ekzekutivi nuk po përmbush detyrën e tij kushtetuese. Vendimi

për të ushtruar mbrojtjen diplomatike në një rast konkret është ushtrim i pushtetit publik

dhe si i tillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Kur qeveria në kundërshtim me

detyrimin e saj kushtetues refuzon për të shqyrtuar ushtrimin e mbrojtjes diplomatike,

është e mundshme ndërhyrja e gjykatës për të detyruar qeverinë për të marrë në shqyrtim

kërkesën. Edhe nëse nga një këndvështrim kjo ndërhyrje e gjyqësorit mund të

konsiderohet si një ndërhyrje në politikën e jashtme, kjo është një ndërhyrje e mandatuar

nga Kushtetuta.

Page 275: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

275

Si konkluzion mund të themi se nuk është një detyrim ndërkombëtar i Republikës së

Shqipërisë ushtrimi i mbrojtjes diplomatike, por është një detyrim kushtetues. Ky detyrim

kushtetues është i lejuar nga e drejta ndërkombëtare, e cila si parim i përgjithshëm

inkurajon një trajtim më të avancuar në sistemet e brendshme se sa ajo vete parashikon.

Ky qëndrim i mbështetur edhe nga KDN shkon në linjë të njëjtë me parimin e

përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare se ajo nuk paragjykon, madje favorizon, një

trajtim më të avancuar të së drejtës së brendshme. Ky kuadër interpretativ na tregon se në

rast se Republika e Shqipërisë vendos të mos ushtrojë mbrojtje diplomatike për shtetasit

shqiptarë, ajo nuk shkel një detyrim ndërkombëtar, por duhet ta analizojë vendimmarrjen

për përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese.Në një kuptim përfundimtar

institucionet janë të lidhura me një traditë morale, një praktikë rregullash të qëndrueshme

dhe kulture gjyqësore. Individi duhet të jetë pjesë e një procesi, ku për shkak të traditës

apo një praktike pak a shumë e gjatë, t’i lindë një e drejtë apo një shpresë juridike. Vetëm

kështu mund të lindin detyrimet e palëve përkatëse për respektimin e kësaj të drejte, pra

një praktikë e qëndrueshme që e vendos këtë institucion të së drejtës ndërkombëtare në

vendin e tij në sistemin kushtetues shqiptar. .

Në vlerësimin tonë ushtrimi i mbrojtjes diplomatike është një nga fushat e veprimtarisë

diplomatike të cilat kanë nevojë të studiohen dhe të njihen më tepër, pasi mosnjohja është

një nga faktorët, krahas të tjerëve që lidhen kryesisht me dobësinë e veprimtarisë

shtetërore, që ka ndikuar në mospraktikimin e këtij instrumenti të rëndësishëm të së

drejtës ndërkombëtare si një mjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Këtë punim dëshiroj ta mbyll me thënien e prof. Richard Lillich se:“është në interesin e të

gjithë juristëve ndërkombëtare jo vetëm të mbështesin doktrinën e mbrojtjes diplomatike

por edhe të kundërshtojnë fuqishëm çdo përpjekje për ta kufizuar apo dëmtuar atë”.549

Për më tepër se katër dekada më vonë debati është ende i hapur: marrja përsipër e

pretendimeve të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e shteteve a mund të jetë një

praktikë e vlefshme për t’u kultivuar në marrëdhëniet ndërkombëtare? Shpresoj që

549Richard Lillich, The diplomatic protection of nationals abroad: an elementary principle of international law under attack, American Journal of International Law, 1975, f. 359.

Page 276: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

276

trajtimi i këtij punimi të ketë mbështetur bindjen e autorit të tij, se përgjigjja e kësaj

pyetje duhet të jetë pozitive.

Page 277: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

277

Bibliografia

Libra

1. Antonio Cassese, International Law, Napoli, 2001

2. Arben Puto, E drejta ndërkombëtare publike, Albin, 2008

3. Aurela Anastasi, E Drejta Kushtetuese e Krahasuar, Tiranë, 2009

4. Aurela Anastasi, Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqipëri 1912-

1939, Tiranë, 1998.

5. Benedetto Conforti, Diritto Internazionale, VII Edizione, Napoli, 2006

6. Biswanath Sen, A diplomats handbook of international law and practice, Brill

Academic Publication, 1988

7. Carmen Tiburcio, The human rights of aliens under international and comparative

law, Martinus Nijhoff Publishers, 2001

8. Chittharanjan Amerasinghe, Diplomatic protection, Oxford University Press,

2008

9. Concado Trindade, The application of the rule of exhaustion of local remedies in

international law, Cambridge University Press, 1983

10. David Brown,Palmerston and the Politics of Foreign Policy, 1846-1855,

Manchester University Press, 2002

11. Donald Richard Shea, The Calvo Clause: a problem of inter-american and

international law and diplomacy , University of Minnesota Press,1995

12. D.J. Harris, Cases and materials on international law, Fifth Edition,

Sweet&Maxwell, 1998

13. Edwin Borchard, Diplomatic protection of citizens abroad, Bank Law Publisher

Co, New York, 1915

14. Eileen Denza, Diplomatic Law, Commentary on the Vienna Convention on

diplomatic relations, Oxford, 1998

15. Frederich Sherwood Dunn, The protection of nationals: a study in the application

Page 278: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

278

of international law, Baltimore, 1932

16. Foto Cami, Gramos Hysi, Kushtetuta e Socializmit fitimtar, Shtëpia Botuese 8

Nëntori, 1978

17. Gentian Zyberi. The humanitarian face of the International Court of Justice,

School of Human Rights Research Series, Volume 26F. 2008

18. Ian Brownlie, Principles of Public International Law, Oxford, Fifth edition, 1998

19. Ian Paulsson, Denial of Justice in International Law, Cambridge University Press,

2005

20. Luan Omari, Aurela Anastasi, E drejta Kushtetuese, Tiranë, 2008

21. Ludwik Dembinski, The modern law of Diplomacy:external missions of states

and international organizations, Brill Academic Publications, 1988

22. Luke Lee, Consular Law and practice, Oxford University Press, 1991

23. Martin Dixon, E drejta ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare,

Tiranë, 2011

24. Malcolm Shaw, International Law, Cambridge, 2003

25. Pieter van Dijk, Theory and practice of the European Convention on Human

Rights, Martinus Nijjhof Publisher, 1998

26. Quincy Wright,The strengthening of international Law, Hague Academy of

International Law, 1960

27. Kristaq Traja, Drejtësia Kushtetuese, Luarasi, 2000

28. Tullio Scovazzi, Corso di diritto internazionale, Giuffre Editore, 2006

29. Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi, Eralda Methasani, Shteti i së drejtës në

Kushtetutën e Republkës së Shqipërisë, Shtëpia Botuese Adelprint, 2011.

30. Warwick Mckean, Equality and discrimination under international law,Oxford

University Press, 1983

Page 279: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

279

Artikuj shkencorë

31. Aleksandr Shapovalov, Should a requirement of “Clean Hands” be e prerequisite to the exercise of diplomatic protection? Human Rights implications of the International Law Commision’s Debate, American University International Law Review, Vol.20, Issue 4, 2005.

32. Alex Manevich,Torture and state immunity:the difficult case of Zahra Kazemi, Canada’s online legal magazine, www.slaw.ca

33. Alwyn Freeman, Recent aspects of the Calvo Doctrine and the Challenge to International Law, American Journal of International Law, 1946.

34. Annemarieke Kunzli, Exercising diplomatic protection:the fine line between litigation, demarches and consular assistance, Max Planck Institut, 2006, www.zaoerv.de .

35. Annemarieke Kunzli, Diallo and the draft articles: the application of the draft articles on diplomatic protection in the Ahmadu Sadio Diallo case, Leiden Journal of International Law, Vol.20 N.4, 2007.

36. Aurela Anastasi, Institucionalizimi i së drejtës kushtetuese: klauzolat kushtetuese të integrimit të Shqipërisë, Revista Polis, Nr. 4, 2007.

37. Arben Imami, Problematika dhe zgjidhje para dhe postkushtetuese, në Kushtetuta 10 vjet më pas, Jus Justicia 2, 2008.

38. Bill Winter, Human rights diplomacy: quite or totally mute, American Bar Association Journal, 1982, vol 68.

39. Daphne Barak Erez, The doctrine of legitimate expectations and the distinction between the reliance and expectation interests, European Public Law , Volume 11, Issue 4, Kluver Law International, 2005.

40. David Bederman, State to State espousal of human rights claims, Virginia Journal of International Law Association, 2001.

41. Enrico Milano, Diplomatic protection and human rights before the International Court of Justice, refashoning tradition, Netherlands Yearbook of International Law, Vol35, 2004,

42. Eralda Methasani-Cani, Garancitë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në Kushtetuta -10 vjet më pas, Jus Justicia 2, 2008.

43. Eric Allen Engle,, Taking the Right Seriously: Hohfeldian Semiotics and Rights Discourse, 2009. The Crit, Vol. 3, f. 89-107, 2010, http://www.ssrn.com/abstract=1424691

44. Eyal Benvenisti, Judicial Misgivings regarding the application of international law: an analysis of attitudes of national courts, European Journal of International Law, 1993.

45. Henry Steiner, Massive Human Rights Tragedies, Oxford University Press, 2008.

Page 280: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

280

46. Françesca De Vittor, Immunita degli stati dalla giurisdizione e tutela dei diritti umani fondamentali, Rivista di diritti internazionale, N.3, 2002.

47. Francisco Orrego Vicuna, Changing approaches to the nationality of claims in the context of diplomatic protection and international dispute settlement,www.arbitration-icca.org

48. Garcia Amador, Luis Sohn, R.R.Baxter, Recent codification of the law of states responsibility for injuries to Aliens, Netherlands International Review, 1974.

49. Giorgio Gaja, The position of individuals in international law an ILC perspective, The European Journal of International law V. 21, n. 1, 2010.

50. Ian Scobbie, The invocation of responsibility for the breach of obligations under peremptory norms of general international law, The European Journal of International Law, Vol. 13, N. 5, 2001.

51. James Crawford, The ILC’ s Articles on responsability of states for internationally wrongful acts: A retrospect, The American Journal of International Law, V. 96, 2002.

52. Jean Salmon, The device of fiction in Public International Law, Georgia Journal of International & Comparative Law, Vol.4, 1974.

53. John Dugard, Diplomatic protection and human rights: the draft articles of the International Law Commision, Australian Yearbook of International law, 2003.

54. Kate Parlett, The individual in the international legal system: continuity and change in international law, Cambridge University Pres, 2011.

55. Kristaq Traja ‘‘Karakteristikat e sistemit të të drejtave themelore në Kushtetutën shqiptare’’ botuar në Buletini i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese ‘’5 vjet Kushtetutë’’, Tiranë, 2004.

56. Ledi Bianku nw “Raporti mbi studimin e pwrqasjes sw legjislacionit shqiptar me Konventwn Europiane tw tw drejtave tw njeriut”, Kwshilli i Evropws, Ministria e Drejtwsisw, Qendra Europiane, Tirane, 2003.

57. Mariana Salazar Albornoz, Legal nature and legal consequences of diplomatic protection, contemporary challenges, Anuario Mexicano de Derecho International, 2010.

58. Mary Coombs, Kuanda v. President of the Republic of South Africa Case, The American Journal of International Law, Vol 99, 2005.

59. Mathew Craven, Legal differentation and the concept of the Human Rights Treaty in International Law, European Journal of International Law, 2000.

60. Myres McDougal, Lung-chu Chen, Harold Lasswell, Protection of Aliens from discrimination and World Public Order:Responsibility of states conjoined with human rights,

Page 281: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

281

Faculty Scholarship Series, Paper 2648, http://digitalcommons.law.yale.edu/fss_papers/2648,1976, f. 433

61. Natalie Klein, Lise Barry, A human rights perspective on diplomatic protection: David Hicks and his dual nationality, Australian Journal of Human Rights, V. 13, 2007.

62. Noura Karazivan, Diplomatic protection: taking human rights extraterritorialy,

Canadian Yearbook of International Law, Volume 44, 2006.

63. Patrizia Vigni, Diplomatic and consular protection in EU Law: misleading combination ore creative solution, EUI working paper Law, 2011.

64. Phillip Trimble, Human Rights and Foreign Policy, Saint Louis University Law Jurnal, 2002.

65. Rene Dekkers, La fiction juridique:etude de droit romain et de droit compare, Recuiel Sirey, Paris,1935.

66. Richard Lillich, Eligible Claimants under Lump Sum Agreements, Indiana Law Journal, Vol 43, 1968

67. Richard Lillich, The diplomatic protection of nationals abroad: an elementary principle of international law under attack, American Journal of International Law, 1975.

68. Rosanna La Rosa, La protezione diplomatica nell Unione Europea: un esempio di evoluzione delle norme internazionali in materia, Studi sulla integrazione europea, nr. 1, 2009, http://eu.vlex.com/vid/diplomatica-esempio-norme-internationali-209314685

69. Sten Verhoeven, Diplomatic Prtotection by the flag state in favor of the crew of a ship, Leuven Institute for International Law, www.law.kluleuven.be

70. Vasileios Perganitis, Towards a humanization of diplomatic protection? Max Planck Institut, 2006,f. 378. www.zaoerv.de

71. Wilhelm Karl Geck, Diplomatic Protection, European Review of International Law 10, 1987.

Periodikë të së drejtës ndërkombëtare

1. Encyclopedia of Public International Law, Amsterdam, 1997.

2. International Legal Materials, vol.XX, 1981, http://heinonline.org/HOL/LandingPage?collection=journals&handle=hein.journals/intlm20&div=2&id=&page=

Page 282: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

282

Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare

1. Mohamed Bennouna, Preliminary Report on diplomatic protection. UN Doc. A/CN.4/484

2. John Dugard, First Report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN.4/506

3. John Dugard, Second Report on diplomatic protection, UN Doc.

A/CN.4/514

4. John Dugard ,Third report on diplomatic protection , UN Doc.

A/CN.4/523

5. John Dugard, Fourth Report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN4/530

6. John Dugard, Fifth Report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN.4/538

7. John Dugard, Sixth report on diplomatic protection, UN Doc. A/CN.4/549

8. John Dugard, Seventh report on diplomatic protection, UN

Doc.A/CN.4/567

9. Diplomatic protection, Report of the International Law Commision, 1996, UN Doc. A/CN.4/L.537.

10. Garcia Amador, State responsibility, Third Report, Yearbook 1958, UN Doc A/CN.4/111

11. Draft articles on diplomatic protection with commentaries, Yearbook of International Law Commission, 2006, Vol. II.

12. Comments and observations received from France UN Doc. A/62/118/Add

Kushtetuta dhe studime mbi kushtetutwn

1. Kushtetuta e vitit 1946 2. Kushtetuta e vitit 1976 3. Kushtetuta e vitit 1998 4. Debati kushtetues, diskutimet në Komisionin Parlamentar për hartimin e

projektkushtetutës, Botim i prezencës së OSBE në Tiranë, 2006

Page 283: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

283

Studime dhe raporte

1. Diplomatic protection v. Delocalization, Jean Monnet Center for International and Regional Economic Law& Justice, www.centers.law.nyu.edu/jeanmonnet/archive/papers/97/97-13-Part-2.htm

2. International Law Association, Diplomatic protection of persons and

property, Toronto Conference 2006 http://www.ila-hq.org/en/committees/index.cfm/cid/14

3. The impact of Al-Adsani v. the United Kingdom towards an effective and

enforceable civil remedy for reparation for torture in the United Kingdom, Redress, London, www.redress.org/downloads/publications/al_adsani_V_uk.pdf

4. Raport mbi zbatimin e planit kombëtar të veprimit për migracionin,

Instituti Europian i Tiranës, 2007, http://www.soros.al/2010/foto/uploads/File/rmonitorim_strategjia_emigracioni.pdf

5. Raporti mbi studimin e përqasjes së legjislacionit shqiptar me Konventën

Europiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra Europiane, 2003.

6. Strategjia Kombëtare e migracionit miratuar me VKM Nr . 760, datë

19.11.2004, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Migracionit”

7. Study n 470/2008, Stocktaking on the good governance and good administration, Komisioni i Venecias, www.venice.coe.int

OKB

1. Raport i Raportuesit Special për të drejtat e njeriut të emigrantëve Francois Crepeau, Mission statement of 13 December 2011: http://www.ohchr.org/EN/NewsEvents/Pages/DisplayNews.aspx?NewsID=11707&LangID=E.

2. Vienna Declaration and Programme Action 1993, www.unhchr.ch/huridocda/huridoca.nsf/(symbol)/a.conf.157.23.en

3. Rezoluta nr. 2625/1970

4. Resoluta nr.687/1991

5. Rezoluta nr. 692/1991

6. Resoluta 60/1/ 2005

Page 284: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

284

7. Rezoluta 65.27 /2011

BE

1. EU Citizenship Report 2010 www.ec.europa.eu/justice/citizen/files/com_2010_603_en.pdf

2. Official Journal C325, 24.12.2002 EUR-Lex - Official Journal - 2002 - C

325

3. Traktati i Lisbonës, www.europa.eu/lisbon_treaty/index_en.htm

Traktate

1. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

2. Protokolli Opsional i PNDCP

3. Konventa Evropiane konsullore e vitit 1967

4. Konventa Ndërkombëtare për Eleminimin e Diskriminimit Racial

5. Konventa kundër torturës dhe trajtimit çnjerëzor e degradues

6. Konventës së Hagës mbi shtetësinë e vitit 1930

7. Konventa mbi reduktimin e pashtetësisë e vitit 1961

8. Konventa mbi statusin e refugjatëve e vitit 1951

9. Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

10. Konventa e Vjenes për marrëdheniet konsullore.

Tabela e Jurisprudencës

Dhoma Permanente e Drejtësisë

1. Nationality Decrees Issued in Tunis and Morocco on Nov. 8th, 1921, Advisory Opinion, 1923 www.worldcourts.com/pcij/eng/decisions/1923.02.07_morocco.htm

Page 285: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

285

2. Mavrommatis Palestine Concessions Case (Greqi v. UK)

http://www.worldcourts.com/pcij/eng/decisions/1924.08.30_mavrommatis.htm

3. Case concerning the payment of various Serbian loans issued in France,(France v.Kingdom of Serbs, Croats and Slovenes), www.worldcourts.com/pcij/eng/decisions/1929.07.12_payment1.htm

4. Panevezys-Saldutiskis Railway Case, (Estonia v.Lithuania),

www.worldcourts.com/pcij/.../1938.02.28_panevezys-saldutiskis.htm .

5. Juridicsion of the Courts of Dazing, advisory opinion, www.worldcourts.com/pcij/eng/decisions/1928.03.03_danzig.htm

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

1. Case Reparation for Injuries, Vendim kwshwllimor i datws 11 prill 1949,www.icj-cij.org/docket/index.php?p1=3&p2=4&k..

2. Nottehbom Case (Liechtestein v. Guatemala), ICJ Reports 1955, www.icj-cij.org/docket/files/18/2674.pdf

3. Interhandel Case, ICJ 1959, www.iilj.org/courses/documents/INTERHANDELcase.pdf

4. North Sea Continental Shelf Cases, Vendimi 20.2.1969, ICJ Report 1969,

www.icj-cij.org/docket/index.php?sum=295...case...

5. Case concerning the Barcelona Traction, Light and Power Company, ICJ Reports, 1970, www.icj-cij.org/docket/files/50/5387.pdf

6. United States Diplomatic and Consular Staff in Tehran, ICJ Reports 1980, www.icj-cij.org/docket/files/64/6291.pdf

7. Case concerning the Aerial Incident of 3 july 1988 (Iran v. USA) ICJ Recueil 1989,www.icj-cij.org/docket/files/79/6639.pdf

8. Democratic Republic of the Congo v. Uganda, www.icj-cij.org/docket/index.php?p1=3&p2=3&k...

9. LaGrand (Germany v.United States of America) ICJ Reports 2001 , www.icj-cij.org/docket/index.php?p1=3&p2=3&k..

10. Legal Consequences of the construction of a wall in the occupied palestinian territory, Advisory opinion, 2004, www.icj-cij.org/docket/index.php?p1=3&p2=4&k

Page 286: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

286

11. Diallo Case, (Republic of Guinea v. Democratic Republic of Congo), Vendimi i 30 nwntor 2010, www.icj-cij.org/docket/index.php?p1=3&p2=3&case=103

Vendime arbitrazhi

1. North American Dredgig Company of Texas v. United Mexican States, vendim i 31.3.1926, www.untreaty.un.org/cod/riaa/cases/vol_iv/26-35.pdf

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

1. Neilson v. Denmark Aplikimi N. 343/57, 961, 37 2. Ireland v. United Kingdom,

www.cvce.eu/.../judgement_of_the_european_cou..

3. Al-Adsani v. United Kingdom (No.2) (35763/97), European Court of Human Rights 21 November 2001

4. Case of Denmark v. Turkey (Friendly Settlement), No. 34382/97 (April

5, 2000)

5. Austria v. Italy, Application no 788/60, 4 European Yearbook of Human Rights, 1961.

6. Ireland v. United Kingdom, ECHR, Series A, n. 25, Vendimi 18 janar 1978.

7. Al-Adsani v.United Kingdom (No.2) (35763/97), European Court of Human Rights, 21 November 2001

8. ECHR: Case of Denmark v. Turkey (Friendly Settlement), No. 34382/97 (April 5, 2000)

Gjykata e Drejtësisë e BE

1. Çështja T-572/93 Odigitria AAE k. Këshillit dhe Komisionit të BE, www.curia.europa.eu/juris/showPdf.jsf;...?text

2. Çështja Ayadi, www.eucaselaw.info/ayadi-and-hassan-2006/

Vendime të gjykatave kombëtare

Page 287: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

287

1. Abassi Anor v/ Secretary of Statefor Foreign and Commenwealth countries 2002, www.law.utoronto.ca/documents/Mackin/AbbasiUKCA.doc

2. Samuel Kuanda and others v. The president of South Africa, Decision of 4 August 2004, www.saflii.org › Databases

3. Societe Sapvin, Conceil d’Etat, 25 marche 1998, www.conseil-etat.vlex.fr/.../conseil-etat-ssr-mars-recueil

4. Comercial FSA v Council of Ministers 1992 5. Case n. CO/10470/2005 http: www.bailii.org 6. Khadr v. Prime Minister of Canada, 2009, www.scc-csc.gc.ca 7. Vendimi i Rudolph Hess, i 15 dhjetorit 1980, ILR 1992 387

Vendime të Gjykatës Kushtetuese të RSH

7. VGJK 186/2002

8. VGJK 9/2003

9. VGJK 11/2004

10. VGJK 9/2005

11. VGJK 34/2005

12. VGJK 41/2007

13. VGJK 36/2007

Burime nga interneti

1. US Department of State, Dual nationality http://travel.state.gov/dualnationality.html 2.Canadian Department of Foreign Affairs Dual citizenship: What travelers should know. www.travel.gc.ca/travelling/publications/dual-citizenship

3. Foreign Claims Settlement Commission of the US Department of Justice 2009 Annual Report 8-10 http://www.justice.gov/fcsc/annrep09.pdf

4. Abraham Sofaer, Former legal Adviser Depratment of State – Foreign Sovregin Immunities Act hearing, 825, www.americanbar.org/.../10-1491_resp_amcu_fsdla.authcheckdam.p..

5.http:/www.lifenews.com/2012/05/01, Letër e hapur për administratën amerikane.

Page 288: Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut › wp-content › uploads › ... · Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut 1 UNIVERSITETI I TIRANËS . FAKULTETI I DREJTËSISË

Mbrojtja diplomatike e të drejtave të njeriut

288

6.Elisabet Prochaska, Testing the limits of diplomatic protection: Khadr v. The Prime Minister of Canada, http://www.ejiltalk.org

7.Protezione diplomatica e consolare http://www.ec.europa.eu/youreurope/nav/it/citizens/citizenship/outside-eu-protection/index_en.html Programin Care i BE www.careproject.eu/database/browse.eu.php

8.Legal rights, Stanford Encyclopedia of Philosophy, http://www.plato.stanford.edu/entries/legal-rights

9.www.ec.europa.eu Protezione diplomatica e consolare/Flash Eurobarometer n. 294, mars 2010.

10.www.wikipedia.org/wiki/Don-Pacifico-Affair