24
Ja si do të jetë testi i provimit. Si do të bëhet interpretimi i poezive, sa pyetje do të përmbajë teza e tekstit dhe koha e vënë në dispozicion për zhvillim e saj PS NË HIMARË PËR ÇËSHTJEN E PRONAVE Rama: Vija bregdetare do të trajtohet me një ligj të veçantë »6 E MARTË 22 MAJ 2012 VITI VIII, NR. 2671 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com REVOLTA E BURGUT TË QAFËBARIT Visar Zhiti tregon ngjarjet e 22 majit të vitit 1998 »12-13 TESTI I MATURËS Koment Nga SKIFTER KËLLIÇI Spanja pas 44 vjetësh VRASJA 10 mijë dollarë kush tregon vrasësit e palestinezit Zbulimi i mekanizmit të shpërthimit me tritol dhe jo granatë, si dhe kompleksiteti i rrethanave të shtetasit pal- estinez e kanë detyruar... »11 »11 »10 Speciale Sekretet, që do t’u jepnin fund luftërave »16-17 A shtu si për Euro 2000-shin UEFA zgjodhi kandida- turën e dy vendeve të vogla, bregdetare, të quajtura madje “Vendet e Ulëta”, pra Belgjikën dhe Holandën... Dëshmitari: Ja si e pashë mjetin të rrokullisej 100 metra poshtë. Të plagosura rreth 21 vajza, të gjitha studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, akuzojnë shoferin Pëllumb Çela, i cili sapo ishte kthyer nga një ekspeditë në Korçë. Të gjitha pistat e aksidentit. Mesazhet në “Facebook” të viktimave pak çaste para rrokullisjes në humnerë. Qeveria shpall ditë zie kombëtare 22 majin. Kryeministri Berisha anulon takimet në samitin e Çikagos dhe niset urgjent drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremonitë e sotme Foto: Telnis Skuqi SHOFERI I PAGJUMË, SAPO U KTHYE NGA KORÇA U NIS DREJT SARANDËS » 2,3,4,5

metropopl 22 maj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Tragjedia studenteve

Citation preview

Page 1: metropopl 22 maj

Ja si do të jetë testi i provimit. Si do të bëhet interpretimi i poezive, sa pyetje do të përmbajë teza e tekstit dhe

koha e vënë në dispozicion për zhvillim e saj

PS në Himarë Për çëSHtjen e Pronave

Rama: Vija bregdetare do të trajtohet me një ligj të veçantë»6

E martë22 maj 2012Viti Viii, Nr. 2671Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

revolta e burgut të Qafëbarit

Visar Zhiti tregon ngjarjet e 22 majit të vitit 1998»12-13

Letërsia, si të interpretoni tekstet në provim

TesTi i maTuRËs Komentnga Skifter këlliçi

Spanja pas 44 vjetësh

vraSja

10 mijë dollarë kush tregon vrasësit e palestinezitZbulimi i mekanizmit të shpërthimit me tritol dhe jo granatë, si dhe kompleksiteti i rrethanave të shtetasit pal-estinez e kanë detyruar...

»11»11»10

specialeSekretet, që do t’u jepnin fund luftërave »16-17

ashtu si për Euro 2000-shin UEFA zgjodhi kandida-

turën e dy vendeve të vogla, bregdetare, të quajtura madje “Vendet e Ulëta”, pra Belgjikën dhe Holandën...

Dëshmitari: Ja si e pashë mjetin të rrokullisej 100 metra poshtë. Të plagosura rreth 21 vajza, të gjitha studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, akuzojnë shoferin Pëllumb Çela, i cili sapo ishte kthyer nga një ekspeditë në Korçë. Të gjitha pistat e aksidentit. Mesazhet në “Facebook” të viktimave pak çaste para rrokullisjes në humnerë. Qeveria shpall ditë zie kombëtare 22 majin. Kryeministri Berisha anulon takimet në samitin e Çikagos dhe niset urgjent drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremonitë e sotme

Foto

: Tel

nis

Sk

uqi

shofEri i pagjumë, sapo u kthyE nga korÇa u nis drEjt sarandës

»2,3,4,5

Page 2: metropopl 22 maj

02 E martë 22 maj 2012 •

« POLITIKE

Nëntor 1989, studentë dhe personel mjekësor

Aksidenti në Qafën e Llogorasë, 21 të vdekur

Tetor 2004, aksident në Fushë-Arrëz

Vdesin 14 gjimnazistë kosovarë,autobusi me 50 nxënës

Plagosen 41 të tjerë

Bie në humnerë autobusi, 9 të vdekur

“Fox News”, “BBC”, “CNN”, “Corriere Della Sera”

Mediet botërore jehonë aksidentit në Himarë

Një aksident me 21 të vdekur dhe asnjë të mbijetuar është regjistruar në datën 22 nëntor të vitit 1989 ku një autobus i Institutit të Lartë Bujqësor është nisur nga Himara në drejtim të Sarandës. Në autobus ndodheshin 3 pedagogë të asaj shkolle, 14 studentë të kursit të pemëtarisë, si dhe një ushtar pasagjer. Në mesditë në afërsi të fshatit Kudhës, 100 metër para një kthese të fortë, shoferi ka mbërritur duke thënë: “U morëm në qafë”. Në kthesë shoferi nuk mundi të manovrojë, del jashtë rrugës duke bërë disa rrotullime. Vdesin 2 persona. Fillimisht të dëmtuarve u është dhënë ndihmë prej një reparti ushtarak aty afër e fshatarët përreth dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Hima-rës. Për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve rëndë, nga Tirana janë dërguar dy helikopterë. Rreth orës 19:00 helikopteri së bashku me të plagosurit është përplasur me malin mbi Vuno, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ishin në të.

Një aksident automobilistik u mori jetën 14 gjimnazistëve kosovarë, që kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë. Ngjarja e rëndë ndodhi më datën 14 tetor të vitit 2004, në Fushë-Arrës, kur autobusi me nxënës kosovarë po i drejtohej qytetit të Mali-shevës, pas pesë ditësh qëndrimi në Shqipëri. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Shkalla e Fushë-Arrësit, rreth 500 metra në afërsi të këtij qyteti. Autobusi i Kosovës është goditur nga një makinë tip “Benz” që vinte në kah të kundërt. Për pasojë autom-jeti ku udhëtonin 50 nxënës kosovarë është përmbysur në greminë. Aksidenti tragjik ka ndodhur në vendin e quajtur shkalla e Fushë Arrësit, rreth 500 metra në afërsi të këtij qyteti. Autobusi pas të cilit vinin dhe 5 të tjerë me nxënës ekskursionistë nga Kosova, është gjendur papritur nën goditjen e një makine tip Benzi që vinte në kah të kundërt. Rruga ka qenë e drejtë dhe e shtruar, ndërsa mendohet se shpejtësia e Benzit ka qenë e madhe.

Më 8 nëntor të vitit 2010 një autobus i linjës Tiranë-Athinë del nga rruga në fshatin Ziaj të komunës Fratar dhe bie në një humnerë rreth 100 metra e thellë. Policia njoftoi se si pasojë e aksidentit humbën jetën 9 persona humbën jetën dhe rreth 41 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dhjetëra trupa të policisë dhe reparteve zjarrfikëse i nxor-rën viktimat nga skeleti i autobusit që rrëshqiti në humnerë në segmentin që lidh Ballshin me Tepelenën në rreth 100 metër thellësi nga aksi rrugor. Sipas dëshmive e disa prej udhëtarëve, të cilët pohuan se shoferi, një shtetas grek, në momentin e aksidentit ishte duke folur në telefon. Dëshmi të tjera e lidhën aksidentin me drejtimin pa kujdes të mjetit duke hedhur dyshime se shoferi kishte konsumuar pije alkoolike. Operacioni i shpëtimit të udhëtarëve që zgjati mbi katër orë u krye në një terren mjaft të vështirë dhe me reshje.

“Fox News”, BBC, “San Francisco Chronicle”, “Corriere Della Sera”, “Boston Herald” etj. kanë qenë disa nga mediet botërore që kanë përcjellë tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku humbën jetën 12 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuivani” në Elbasan. “12 të vrarë dhe 22 të plagosur është bilanci i rrëzimit të një autobusi në Jug të Shqipërisë. Të gjithë ishin studentë të një universiteti, të cilët kishin shkuar për një ud-hëtim turistik në Jug të Shqipërisë”, - shkruan në sitin zyrtar televizioni prestigjioz amerikan “Fox News”. Duket se jehona e tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku humbën jetën 12 të rinj, ka bërë jehonë në mediet botërore. Të njëjtin lajm ka publikuar edhe e përditshmja italiane “Corriere Della Sera”. Lajmi është përcjellë dhe nga mediet franceze apo ato gjermane, të cilat i kanë kushtuar një vend të rëndësishëm në sitet, ekranet dhe faqet print të tyre.

RRËFIME E PËRJETIME TË TË AFËRMVE, SITUATA DJE PASDITE TE USHTARAKU

“Ku e kam motrën?” Mespërmesdhimbjes së familjarëve në spitalMariglen Mulla

Me sytë nga ambulancat dhe veshët nga ajri ku helikopterët sillnin një

nga një 12 vajzat e plagosura. Qindra njerëz mbipopulluan Spitalin Ushtarak pasditen e djeshme, ku ankthi mbi-zotëronte ngado. Panorama ofronte vetëm nëna me lot në sy, në pritje të një lajmi të mirë, baballarë që flasin në telefon, motra e vëllezër me zemër të ngrirë. Zhurmën e ambulan-cave e ndërpriste eskorta e politikanëve, ku mbërritën me radhë Bamir Topi, Edi Rama, Sokol Olldashi, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Majlinda Bregu, etj. Oficeri i aksidenteve dilte para turmës pritëse dhe lex-onte emrat e vajzave që ishin sjellë në spital. Shprehje të tip-it “O rrofsh, të lumtë goja, etj” dëgjoheshin sa herë që famil-jarët merrnin lajmin e mirë. Ata që nuk dëgjonin emrin e vajzës së tyre te spitali në Tiranë lid-heshin me telefon me njerëzit në spitalin e Vlorës. Diku mes turrmës Elton Mana, që si ka mbushur ende 13 vjet ndihet i hidhëruar. Ai nuk e dëgjoi emrin e motrës së tij Ermirës, ndaj ngushëllimin e vetëm e gjen tek një shok që e kishte marrë me vete. Qan, fshin sytë

dhe kërkon të dijë fatin e mo-trës së shtrenjtë. “Po motra ime ku është, pse s’më thonë gjë mua”,- belbëzon Eltoni. Të pagjetur ka shumë, ndaj zemra e familjarëve pikon hidhërim të pamatë kur mendojnë se mund të ketë vdekur. Pak më tutje Albi Hodo kur dëgjoi em-rin e vajzës së tezes nxitoi të interesohej për shëndetin e saj. “Nuk e di sesi ka ndodhur aksidenti, por jemi tepër të shokuar. Kemi hall të madh dhe s’po marrim vesh ç’bëhet. Uroj që të shpëtojë”,-thotë ai. Një grup shoqesh e shokësh dukej se prisnin të mësonin për fatin

e shoqes së tyre, ndërsa ishin të përgatitur për të dhuruar gjak. Një çift të moshuarish nuk orientoheshin dot në tur-rmën e madhe dhe pyesnin të tjerët për mbesën e tyre. Diku në cep nja 6 a 7 familjarë të njërës prej vajzave të plago-sura tregonin momentet kur kishin dëgjuar në televizor mbiemrin e tyre. “Mua nuk po më besohej prandaj të mora në telefon”,-flisnin mes tyre, teksa dikush tjetër shtonte se “Po si e nise çupën, a të tha që nuk do shkonte”. Atmosfera e dhimbjes përhapej në çdo cep të oborrit të Spitalit Ushtarak.

THIR

RJA

E E

MR

AVE

Padyshim momenti më i dhimbshëm dhe qëtësues për familjarët ishte çasti kur oficeri i policisë thërriste emrat e vajzave të plagosura që kishin mbërritur aty. Kuptohet që kush e dëgjonte emrin e të plagosurës relaksohej, sepse të paktën ishte gjallë, ndërsa të tjerët pikëlloheshin, sepse mendonin fatin e zi, pra vdekjen.

NJE

RËZ

E F

ATE

Në mesin e qin-dra familjarëve që gumëzhinin në oborrin e Spitalit Ushtarak, ashtu siç ndihej përjetimi i dhimbjes së familjarëve, mund të dallohej fare qartë edhe tensioni i pritjes së fatit të njerëzve të tyre të dashur. Sa herë që vinte një autoambulancë apo ulej një helikopter, të gjithë mblidheshin për të marrë vesh diçka.

Emrat e vajzave që udhëtonin në autobusin e aksidentuar

Eriselda GubereEriselda CokuErjana GeshtenjaErmira ManaFabjola ShefiFlorie PeciGerta KasmetoGriselda Zeneli Griselda GilaniIsjana KarriqiIsmarta KlosiJoana DebinjaLuljana KuqiJuljana TolaKaltra KokozhaniLaureta CaniLindita KabashiLirie HasaOliverta DhembiOltjana BeqiriTisjana HysaAnisa CobajEnkelejda BerberiAdjola MusakuHanife XhepexhiuAnila SuliShegushe HakaOltjana Hyzo

Page 3: metropopl 22 maj

03• E martë 22 maj 2012

»POLITIKE

ARTANI, 30 VJEÇ, DËSHMITAR, RRËFEN AKSIDENTIN TRAGJIK KU VDIQËN 12 STUDENTE TË ELBASANIT

Dëgjova ulërimat teksa autobusi rrokullisej Në mjet ndodheshin 34 persona, të plagosurat luteshin për ndihmë

KRYEMINISTRI PËRPJEKJE PËR T’U KTHYER SA MË PARË NGA ÇIKAGOJA Aksidenti, qeveria shpall 22 majin ditë zie

Ngushëllime familjarëve. Zonja e parë dhe Rama dhurojnë gjak

KTHIMI I KRYEMINISTRITNë njoftimin për mediet nënvizohet përpjekja e Kryeministrit Berisha për t’u kthyer sa më parë në Tiranë nga Çikagoja e SHBA-ve, ku mori pjesë në samitin e NATO-s. “Kryeministri, për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë në Tiranë”, - thuhet në njoftim. Si në vendngjarje, ashtu dhe në Spitalin Ushtarak kanë shkuar drejtues të shtetit dhe deputetë.

Me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha Këshilli i Minis-trave vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare për të nderuar ku-jtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studentë. “Qeveria vendosi shpalljen ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 22.05.2012 , në nderim të viktimave, që në lulen e rinisë së tyre humbën jetën për shkak të aksidentit tragjik më 21.5.2012 në aksin rrugor në afërsi të qytetit të Hima-rës”, - thuhen në vendimin e marrë dje. Në të gjitha institu-cionet shtetërore dhe pub-like të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12:00 të mbahet një minutë heshtje. Radiotelevizioni Pub-lik Shqiptar gjatë ditës të trans-metojë muzikë funebre. Sipas të njëjtit vendim, shpenzimet e varrimit të viktimave do t’i për-ballojë Ministria e Brendshme. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ndodhet në samitin e NATO-s në Çikago, u informua për aksidentin e rëndë me pasoja tragjike që ndodhi në Himarë, në të cilin kanë humbur jetën një numër studentësh, si dhe u plagosën

shumë të tjerë. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit, ai është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë për të shpëtuar jetën e tyre. “Kry-eministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave”, - thuhet në të. Ngushëllim ka shprehur edhe Presidenti i

Republikës Bamir Topi, ndërsa Zonja e Parë, Teuta Topi, ka dhuruar gjak për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve. “Ndi-hem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe u shkak-toi këtë tragjedi të madhe”, - thuhet në mesazh. Kreu i shtetit i siguron familjarët për angazhimin e të gjithë strukturave të shtetit. Edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, dhuroi gjak për të plagosurit dhe bëri apel që shembullin e

tij ta ndjekin të gjithë. “Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera do të bëj-në çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen. Bashkia socialiste e Himarës, e Orikumit dhe e Vlorës duhet të bëjnë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë të dëm-tuarve duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat shtetërore”, - kërkoi Rama. Ngushëllime për familjarët shprehu dje edhe PDIU-ja e Idrizit.

Nga Himara TELNIS SKUQI

HIMARE- Ishte nisur si ekskursion rinor po përfun-doi tragjikisht rreth 2 km larg Himarës në Qafën e Vishës. Rreth 33 studente të Univer-siteti të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” janë nisur dje nga El-basani për një ekskursion disa ditorë në Sarandë janë aksi-dentuar në Qafën e Vishës me autobusin EL 22 74 B me të cilin lëviznin drejt qytetit jugor.

Dëshmitë...Artani, rreth 30 vjeç, ka parë

me sytë e tij se si autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë 70 metra poshtë. “S’kisha parë kurrë një gjë të tillë. Shoferi në përpjekje për të marrë nën kon-troll autobusin është përplasur fillimisht në krahun e majtë të rrugës dhe më pas ka devijuar në krahun e djathtë të saj duke rënë në greminë. Ishte një gjë e tmerrshme, teksa gjatë rrokul-lisjes dëgjoheshin ulërimat e studenteve”. Sipas Artanit, e para ka mbërritur policia dhe ambulanca e Himarës, në ndi-hmë të tyre kanë ardhur dhe banorë të zonës. “Përpiqeshin të shpëtonin jetën e stu-denteve. Dëgjoheshin ulërima dhe lutje nga të plagosurat për t’i nxjerrë nga autobusi. Ndi-hma e parë u dha nga banorët

dhe personeli mjekësor, të cilët arritën të nxirrnin disa nga vajzat e plagosura”. Më tej Artani tregon se kanë mbërri-tur 3 helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë të Shëndetësisë. “Helikopterët ul-eshin si merimanga për të mos prekur helikat në shkëmbinj, falë tyre është bërë e mun-dur që të plagosurit të marrin

ndihmën e parë. O zot çfarë të shikoje, ishte si një fushë lufte, vajza të reja të pajeta, të gja-kosura”. Menjëherë në qendrën shëndetësore kanë mbërritur ministri Bujar Nishani, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, shefi i Emergjencave Alfred Olli dhe në fund kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Krahas tyre ka mbërritur dhe

personel mjekësor nga qyteti Gjirokastër, Sarandë e Vlorë, të cilët nisën një operacion për të çuar të plagosurit në spitalin e Vlorës. Po kështu banorët e Himarës kanë dhënë ndihmën e tyre dhe duke dhuruar gjak për të mbijetuarit.

Ekskursioni Dy autobusë janë nisur dje

nga Elbasani, mendohet të kenë qenë rreth 70 studente e profesorë të Universitetit

të Gjuhë-Letërsisë për një ek-skursion në Sarandë në prag të përfundmit të studimeve të tyre. Autobusi me targa EL 22 74 B me shofer Pëllumb Çelën ka devijuar nga rruga rreth orës 17 në Qafën e Vishës rreth 2 km larg Himarës, duke rënë në humnerën e thellë rreth 70 me-tra. Paraprakisht u fol për 13 të vdekur, ndër to dhe drejtuesi i mjetit dhe 21 të plagosur. Por me kalimin e orëve bilanci tragjik është thelluar më tepër,

pasi një nga vajzat e plagosura ka ndërruar jetë gjatë rrugës me helikopter për në Spitalin Ushtarak. Sipas burimeve të gazetës, aksidenti është i shkaktuar nga një defekt në sistemin e marsheve. Men-dohet se shoferi ka tentuar të ulë marshet dhe në këto momente automjeti ka hum-bur kontrollin, po kështu men-dohet se drejtuesi 55-vjeçar Pëllumb Çela nuk ka mundur të kontrollojë frenat.

Po kurohen në Spitalin Ushtarak:

1. Kaltra Pollozhani2. Alma Deda3. Eranda Bato4. Antoneta Taçe5. Doriana Kumria6. Anisa Çobaj7. Shegushe Haka8. Elsa Shtylla9. Ifsjana Karriqi10. Mirsie Biba11. Besjana Dani

•Në këtë spital 2 shtetase të plagosura janë akoma të paidentifikuara

•Ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak Eranda Baloshi

•Ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak një vajzë e paidentifikuar

Po kurohen në Spitalin e Vlorës:

1. Dorina Stafa2. Enkela Daja3. Ticiana Hysa4. Juliana Kuqi5. Ergita Opingari6. Adjola Musaka7. Liri Hasa8. Besjana Xheneti9. Adisa Çela10. Anisa Hysa

•Nga ky spital sapo jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak.

•Në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.

Page 4: metropopl 22 maj

04 E martë 22 maj 2012 •

« AKTUALITET

KOMUNIKIM NË TELEFON ME SHOQEN PARA AKSIDENTIT. ANKTH, QIRINJ TË NDEZUR DHE DHURIM GJAKU

Studentja në “Facebook”: Faleminderit Zot për kohën e bukur me shoqërinë!

LEDIA LLESHI

ELBASAN- “Rreth orës 14.00 biseduam për herë të fundit. Ishte shumë e lumtur që po bënte këtë udhëtim dhe madje këtë e kishte shprehur edhe në profilin e saj në fa-cebook. Një prej tyre Dorina Stafa do të shkruante në pro-filin e saj: “Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time”. Kështu tregon Gerta Hasmeta, e cila është një nga studentët që nuk është nisur drejt Sarandës në ekspeditë. Ajo është e grupit B në vitin e tretë. Shprehet se nuk iku në ekspeditë pasi nuk e lejuan, por kurrë nuk e mendonte se ky udhëtim që pritej me pa-durim nga të gjithë do të për-fundonte në këtë mënyrë. Ajo kujton disa nga shoqet e saj me të cilat ka komunikuar dhe gjithçka ka shkuar mirë deri në Vlorë, por më pas duket se kon-taktet me studentët kanë qenë të vështira derisa janë shkëpu-tur fare. Ndërkohë ajo tregon se Besjana Xheneti nga Kavaja ka qenë bashkë me të fejuarin e saj në autobusin e aksidentit. Ndërkohë babai i një prej vajza-ve nga Gramshi që ka qenë në autobus, por që nuk rezulton tek të plagosurit, Bujar Guzi nga Gramshi është nisur drejt Himarës për të mësuar për va-jzën e tij Denisa Guzi.

Ekspedita Ekspedita Gjuhësore e rreth

80 studentëve të degës Gjuhë-Letërsi, viti i tretë në Univer-sitetin të Elbasanit, ka filluar në orën 07.00 të mëngjesit të ditës së hënë. Studentët janë grumbulluar dhe janë ndarë në dy autobusë të sho-qërisë së licencuar me pronar Ardian Dakën. Dhe zgjedhja e autobusëve ka qenë e rastë-sishme nga të gjithë të pran-ishmit pa pasur mundësi për një listë të saktë të udhëtuesve në drejtim të Sarandës. Sipas përgjegjësve të Universitetit, kjo ka qenë një ekspeditë e programuar gjuhësore që bëhet me degën e Gjuhë-Letërsisë çdo vit. Kjo është periudhë eksped-itash për universitetin në disa degë. Për të udhëtuar drejt Sarandës ishte programuar të merrnin pjesë edhe tre peda-gogë, por me studentët është nisur vetëm një, shefi i depar-tamentit të gjuhës pranë Uni-versitetit të Elbasanit, Albert Riska. Universiteti disponon vetëm listën e studentëve të regjistruar për ekspeditë plot 136 dhe jo listën e atyre që realisht u nisën në ekspeditë.

Sensibilizimi Menjëherë pasi është

mësuar ngjarja nëpërmje t tel-evizorit studentët kanë filluar të mblidhen para universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Kanë qenë kryesisht studentë që

jetojnë në konvikt dhe shtëpi me qira. Kryesisht studentët e nisur në ekspeditë janë nga rrethet ose nga fshatrat e El-basanit dhe pak nga qyteti. Kështu dalëngadalë studentët u bënë të shumtë dhe pasi kanë kërkuar të konfirmojnë emrat e të njohurve, shoqeve të dhomës që ishin pjesë e këtij udhëtimi. Pasi e kanë

pasur të pamundur të mar-rin një informacion të saktë, studentët janë organizuar që në pritje të informacioneve të ndezin qirinj për viktimat e këtij aksidenti. Dhimbja ka qenë e madhe sidomos nga ato që i njihnin viktimat ose të plagosurat. Më e dhimbshme bëhej edhe sepse askush nuk ka emrat e viktimave të kësaj

Qytetarët në qendrat për dhurimin e gjakut

Ngjarja tragjike e ndod-hur në Himarë pasditen e djeshme ka mobilizuar qindra qytetarët, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të menjëhershëm pranë qendrave mjekësore duke dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e të plago-surve që ndodhen në gjendje të rëndë. Vetëm pak çaste pas apelit të dhënë nga drejtuesit strukturave shëndetësore për dhurimin vullne-tar të gjakut, Qendrat Kombëtare e Dhurimit të Gjakut në Laprakë si dhe banka e gjakut në spitalin “Nënë Terza” janë pushtuar menjëherë nga qindra studentë, familjarë e qytetarë, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e familjeve të plagosurve, duke dhuruar gjak në ndihmë të shtimit të rezervave që nevojiten për trajtimin e të lëndu-arve që po trajtohen në spitale. Pas apelit të bërë për shtimin e dhurimeve drejtoresha e Qendrës së Gjakut, Irena Qendro, ka deklaruar gjatë pasdites së djeshme se gjaku i dhuruar vullnetarisht nevojitet për të përbal-luar çdo të papritur të situatës tragjike të krijuar nga aksidenti i Himarës. Qendro ka shtuar se rezervat e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të konsiderueshme për të përballuar emergjencat e para, ndërsa rezervat e dhuruara janë të domo-sdoshme për trajtimin e mëtejshëm të lënduarve që gjenden në spital për shkak të plagëve të rënda që kanë marr. Pjesë e aksionit për të dhuruar gjak janë bërë edhe personalitete të poli-tikës, kulturës e fushave të tjera, të cilët nuk kanë ngurruar të japin kontributin e tyre për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve nga aksidenti tragjik i ndodhur. Po ashtu edhe forcat e Armatosura kanë vazhduar të dhurojnë gjak për të plagosurit në aksidentin e rëndë të Himarës.

APELI PËR NDIHMË

Dëshmi të studentëve

Pedagogu Albert Riska: Isha në autobusin e dytë

I vetmi pedagog që është nisur bashkë me studentët në ekspeditë, Albert Riska i kontaktuar në telefon me vështirësi deklaroi se ai ka qenë në autobusin e dytë, ndërsa i pari ka qenë vetëm me studentë. Ndërkohë menjëherë në Universitetin e Elbasanit kanë mbërritur një grup hetimor i shoqëruar nga prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Sipas të dhënave të para, ata kanë bllokuar dosjen e shoqërisë së udhëtimit dhe kanë marrë edhe listën e studentëve që dispononte universiteti.

“Pushoi vetëm pak orë”

Shoferi sapo ishte kthyer nga një ekspeditë

Pëllumb Çela, shofer i autobusit të aksidentuar në Hima-rë, që humbi jetën nga përplasja, vetëm një ditë më parë ai ishte kthyer nga një ekspeditë një javore me studentët e Histori-Gjeografisë. Studentë të Histori-Gjeografisë thonë se shoferi ishte model për nga sjellja dhe drejtimi i autobusit. Ai ishte kthyer vetëm dje në mesditë nga një udhëtim i plotë nga Saranda drejt Korçës dhe më pas në El-basan në rrugët më të vështira dhe të gjithë e quajnë hero për udhëtimet e vështira që ndërmerrte. Ata thonë se ai mund ta ketë pasur nga lodhja, pasi ka pushuar për pak orë dhe ka nisur sërish një tjetër ekspeditë. “Shoqëria duhet ta kishte zëvendësuar me një tjetër”, thonë ata.

ngjarje. Një thirrje e zv/minis-trit të Arsimit, Ardjan Tana, ka bërë që studentët të sensibi-lizohen për t’iu drejtuar qen-drës spitalore për dhurimin e gjakut për të dëmtuarit. Kanë qenë të shumtë ata që i janë përgjigjur kësaj kërkese për

shoqet dhe shokët të plago-sur dhe në nevojë për ndi-hmë mjekësore. Dhurim gjaku është bërë edhe në konviktin e Universitetit të Elbasanit ku një pjesë e studentëve të aksidentuar kanë kaluar tre vitet e shkollës së tyre.

Page 5: metropopl 22 maj

05• E martë 22 maj 2012

»AKTUALITET

Kryeministri prej dy ditësh ndodhej në SHBA në samitin e Aleancës

Berisha anulon samitin, sot mbërrin në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha ka anuluar të gjitha takimet në samitin e NATO-s, që mbahej në Çikago, për t’u nisur me urgjencë në drejtim të Tiranës. Këtë e ka konfirmuar vetë Kryeministri gjatë një interviste për televizionin “ABC News”.

- Ku ndodheni tani, zoti Berisha?- Unë tashmë jam nisur drejt aeroportit, kam anuluar

të gjitha takimet e samitit.- Si e keni përjetuar ngjarjen?- Jam ndër të parët që e kam mësuar lajmin. Më

kanë informuar disa burime nga Tirana, më pas e kam ndjekur me të gjitha institucionet përkatëse, ministritë, Kryetaren e Kuvendit, e kam ndjekur nëpërmjet tel-evizioneve. Jam përpjekur që të merren të gjitha masat për një ndihmë sa më të shpejtë, sa më me emergjencë dhe sa më efiçente. Kam përshtypjen se ka pasur një angazhim serioz, por aksidenti ka qenë shumë tragjik. Kam porositur ministrin e Shëndetësisë që të marrë çdo masë, në mënyrë që të jepet ndihma më efiçente. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet dhe soli-daritetin më njerëzor. I lutem Zotit që të gjejnë forcë për të përballuar humbjen e tmerrshme. Uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar. Falënderoj shumë të gjithë fshatarët dhe qytetarët e Himarës, që u mobi-lizuan me një shpejtësi dhe përkushtim shumë të madh dhe kanë bërë gjithçka për të ndihmuar të mbijetuarit e këtij aksidenti. Falënderoj ekipet mjekësore, që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po japin ndihmën e tyre në spitalin e Vlorës, të Himarës dhe të Tiranës.

- Dita e nesërme është shpallur ditë zie...- Janë 13 të rinj, që u këputën në lulen e rinisë së

tyre në një aksident tragjik dhe është e drejtë që bashkë më familjet e tyre të gjithë shqiptarët të ndajnë zinë, të ndajnë dhimbjen me ta...

- Çfarë ndihme tjetër mund të jepet tjetër?- Qeveria do të marrë përsipër gjithçka për kapër-

cimin e pasojave të këtij aksidenti tragjik, ku kanë humbur jetën 13 vajza dhe shoferi i autobusit. Qeveria do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet. Jam infor-muar nga shumë burime dhe e kam ndjekur në mënyrën më të pandërprerë.

- Kur do të jeni në Tiranë?- Nesër jam në Tiranë. Po nisem dhe paradite do të jem

në Tiranë.

Në Qytetin Studenti

Plagos veten me pistoletë.Policia i gjen edhe hashash

Me hashash në xhep, një 20-vjeçar ka plagosur veten me pistoletë. Nga komisarati nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Qëndro, 20 vjeç, banues në Sauk Tiranë, pasi pranë Qytetit Studenti, në lokal “Rigersi”, është kapur në fla-grancë me armë pa leje, pistoletë, tipi “Ekol”, pasi në gjendje të dehur është vetëplagosur aksidentalisht në dorë, si dhe nga kontrolli i ushtruar ju gjetën tre qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotikë e llojit cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Alla, 23 vjeç, banues në Babrru, për moskallëzim krimi.

Paditi vëllain e të vrarit më 21 janar

Gjykata pranon padinë e gardistit ndaj Zabit Dedës

Padinë e gardistit Fatos Skeja, ndaj Zabit Dedës, vëllait të protestuesit të vrarë më 21 janar 2011 e ka pranuar dje gjykata e Tiranës. Gardisti Skeja paditi vëllain e të ndjerit Hekuran Deda (Zabit Deda) për shpifje dhe kërkoi prej tij një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh. Gjyqtari Arben Mullai vendosi dje që Zabit Deda të paguajë 2,5 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim, si dhe do të përgënjeshtrojë deklaratat që ka dhënë në media. Zabit Deda pati deklaruar se gardisti i ka shkuar në shtëpi dhe i ka premtuar emrin dhe foton e vrasësit nëse do të prisnin për ngushëllim Kryeministrin Berisha, marrëveshje e cila nuk është pranuar nga familja. Për gardistin Skeja deklaratat e familjes Deda nuk janë gjë tjetër veçse shpifje ndaj ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore. Tashmë do të vazhdojë gjyqi mes të dyve.

Mariglen Mulla

Zbulimi i mekanizmit të shpërthimit me tritol dhe jo granatë, si dhe

kompleksiteti i rrethanave të shtetasit palestinez e kanë de-tyruar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë të ofrojë 10 mijë dollarë shpërblim, për personin që do të japë informacion të dobishëm që të çojë në kap-jen e autorit të kësaj vrasjeje. Policia thekson se në lidhje me vrasjen e shtetasit palestinez Anuar Rizik, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është ngritur një Grup i Posaçëm hetimor, të cilët po puno-jnë intensivisht edhe me Drej-torinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Proku-rorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. “Njëherazi, falenderojmë qytetarët, të cilët mbështesin dhe informojnë në kohë strukturat e policisë dhe i garantojmë në çdo rast ruajtjen e anonimatit, duke tel-efonuar në Nr. e kontaktit 129; Cel : 069 41 06 433 ; 069 41 00 751”,-thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, së fundmi është zbuluar se personi që ka vendosur lëndën plasësë ka përdorur tritol dhe ka pas-ur njohuri të inxhinierisë për ndërtimin e mekanizmit.

Mesazhet kërcënuesePërveç mesazheve

kërcënuese për ortakun e Çarls Bourit, Xhorxh Xheha (Jorge Jeha), njëkohësisht edhe ak-sioner në grupin që zotëron si biznes të tijin, fabrikën e çi-mentos, mesazhe kërcënuese i janë drejtuar edhe Çarls Bourit, që është menaxheri kryesor i fabrikës së çimentos. Mesaz-

Sekuestrohen 4 makina të vjedhura jashtë shtetitPOLICIA AKSION NË KRYQYTET, VERIFIKOHEN DOKUMENTACIONET

Policia sekuestroi dje 4 autom-jete, të cilat rezultojnë të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga Sektori kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme pranë Drej-torisë së Policisë Qarkut Tiranë, në kuadër të Planit Operacional i koduar “Rrjeta II”. Në rrugën “Sami Frashëri” u bë bllokimi dhe sekue-strimi i automjetit tip “Rover”, me targa TR 0909 N, në pronësi të shtetasit A. R, 54 vjeç. Ky autom-jet u bllokua pasi nga verifikimet e bëra në sistemin ASF2 të Interpolit, rezulton se është i denoncuar si i vjedhur në Itali, më datë 4 maj të vitit 2007, me targë origjine DB405SL. U kryen veprimet e para procedurale për automjetin tip “Ford”, me targa TR 3749 L, i cili sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria rajonale e Transportit Rrugor Tiranë, rezulton i vjedhur në Bullgari,

me targë origjine C2773TH, pas veri-fikimeve në sistemin ASF2 të Interpolit. Nga verifikimet e kryera deri tani rezul-ton se mjeti në fjalë është në pronësi të shtetasit H.Xh. U kryen veprimet e para procedurale për automjetin tip “Benz”, me targa TR 5550 B, i cili sipas informa-

cionit të ardhur nga Drejtoria rajon-ale e Transportit Rrugor Tiranë dhe rezulton i vjedhur në Bullgari me targë origjine PO650AB, pas veri-fikimeve në sistemin ASF2 të Inter-polit. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se është në pronësi të Tirana Bank SH.A. U kryen veprimet e para procedurale për automjetin tip “Fiat Croma”, me targa TR 3786 D, i cili sipas informacionit të ardhur ky mjet është targuar në Drejtorinë rajonale të Transportit Rrugor Tira-në dhe rezulton i vjedhur në Itali më datë 22.06.2003, me targë origjine CE689059, pas verifikimeve në sis-

temin ASF2 të Interpolit. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti është në pronësi të shtetasit R.K, ndërsa po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit, si dhe shoqërimin e shtetasit për sqarimin e rrethanave të çështjes.

SHPËRTHIMI ME TRITOL, JO GRANATË, MESAZHET KËRCËNUESE NGA ZALLA

10 mijë dollarë shpërblimpër vrasësit e palestinezit

het ishin të thjeshta dhe të qarta: Do të vrasim, nëse nuk paguan,- apo : Mos ndërprisni pagesat se do të keni prob-leme. Në fund shkruheshin disa iniciale dhe emri Zallë. Fabrika u jepte pagesa të ndryshme rreth 30- 40 familjeve. Në lid-hje me këto fakte dhe kërcën-ime, mësohet se krerë të Drej-torisë së Policisë së Durrësit, si dhe të komisariatit të Krujës, herë pas here i kanë kërkuar që ai të denonconte personat

që e kërcënonin, me qëllim që ndaj tyre të nisnin hetimet dhe kërcënuesit të merrnin një dënim ligjor. “Përveç Zotit, nuk kam frikë askënd tjetër në këtë botë, -këto janë fjalët që Anuar Rizik ka shqiptuar për herë të fundit në përpjekje për të zgjid-hur konfliktet që ekzistonin me banorët e fshatit Zallë të Fushë-Krujës. Mësohet se pak ditë para se të ekzekutohej, në cilësinë e drejtuesit të fabrikës së çimentos, Rizik ka takuar

një përfaqësi të banorëve të fshatit. Ndërprerja e pagesave dhe ngjarjet e fundit, ku sipas policisë, vendasit dyshohen të jenë autorë të vendosjes së sasive të tritolit në afërsi të fabrikës, ka qenë qëllimi i takimit. Konfliktet prej afro 12 vitesh me banorët e zo-nës së fshatit Zallë të Fushë-Krujës, jo pak herë i kanë de-tyruar drejtuesit e fabrikës së çimentos të gjejnë gjuhën e kompromisit me vendasit.

Anuar Rizik

Page 6: metropopl 22 maj

06 E martë 22 maj 2012 •

« POLITIKE

Mishel Obama

Zonja Berisha krah Zonjës së Parë të SHBA-ve

Zonja Liri Berisha, e cila ndodhet së bashku me bashkëshortin e saj, Kryeministrin Berisha në Çikago të SHBA-ve, ku po zhvillohet samiti i 25-të i NATO-s, mori pjesë si e ftuar nga Zonja e Parë, Mishel Obama, në një aktivitet të organi-zuar në qendrën rinore “Gary Comer” në Jug të Çikagos, ku së bashku me bashkëshortet e kryetarëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në këtë samit vizituan qendrën dhe u njohën nga afër me programet dhe iniciativat arsimore të saj. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të ftuarit e saj - zonjat e para nga Norvegjia, Turqia, Kroacia etj. - panë nga afër kop-shtin e hapur të qendrës, fëmijët që praktikoheshin gjatë mësimeve të tyre të kulinarisë dhe shijuan një performancë të një trupe vallëzimi afroamerikane dhe grupin e korit kishtar. “Bëhuni një model për pjesën tjetër të komu-nitetit. Vazhdoni kështu”, - tha ajo disa orë përpara një darke të ofruar prej saj në Institutin e Artit të Çikagos për gratë e liderëve të NATO. Qendra e të rinjve ndodhet pak minuta larg vendit ku Zonja e Parë e SHBA-ve, Obama, ka frekuentuar në fëmijërinë e saj. Më 20 dhe 21 maj u zhvilluan në Çikago punimet e samiti të 25-të të NATO-s. Dele-gacioni shqiptar kryesohej nga Kryeministri Berisha dhe në përbërje të tij janë ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Përpara nisjes së punimeve të samitit Kryeministri Berisha mori pjesë në pritjen zyrtare në “Mçormick Place” nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmusen dhe mikpritësi i samitit, Presidenti i SHBA-ve Obama. Më pas ai mori pjesë nësesionin e hapjes së mbledhjes së NAC. Para nisjes së tij u përkuj-tuan me një ceremoni ushtarake dhe një minutë heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, një prej të cilëve edhe kapiten Feti Vogli.

ÇIKAGOPS ZHVILLON NË HIMARË TRYEZË PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË PRONAVE

Ligj të posaçëm për vijën bregdetareAlternativa e kryesocialistit Rama kur e majta të vijë në pushtet

AMBASADORËT NË TIRANË FLASIN PËR GARËN PRESIDENCIALE

BE: Presidenti që në raundin e parëDol: Zgjedhja e presidentit kushtëzon integrimin

Ambasadori i BE: Realizoni reformat

Sekui: Integrimi prioritetkombëtar, të vijojë dialogu

“Integrimi në BE është prioritet kombëtar”, - kështu u shpreh dje ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui në tryezën e organizuar për demokracinë “Integrimi në Bashkimin Europian dhe demokratizimi”. Gjatë fjalës së tij Sekui vlerësoi arsyet e zgjerimit të BE-së dhe kushtet që duhen plotësuar për zgjerimin dhe anëtarësimin e vendeve të reja, mes tyre edhe Shqipëria. Ambasadori ripërsëriti apelin e tij për reforma gjithëpërfshirëse në të gjithë sektorët. “Integrimi i shton bur-ime politikave kombëtare, si shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale. Duhet pasur kujdes në përqendrimin e përmbushjes së kritereve politike në mënyrë të qëndrueshme dhe bërja e kësaj nëpërmjet fuqizimit të qytetarëve”, - tha Sekui. Duke u shprehur për vijimin e dialogut mes palëve ai shtoi: “Integrimi është një ob-jekt kombëtar. Qeveria dhe opozita të dyja ishin të përfaqësimit takim e MSA-së dhe ne kemi besim që përpjekje e përbashkët do të vazhdojë me anë të dialogun konstruktiv të kompromisit që u filluan në marrëveshjet e nëntorit.” Sipas tij, Shqipëria do të ketë një sërë përfitimesh nga integrimi. “Integrimi është shndër-rimi në një demokraci stabël, ku sundon zbatimi i ligjit”, - tha Sekui.

INTEGRIMI

OFERTA“Në bregdet në zgjedhjet e ardhshme s’duhet të ketë votë ideologjike për asnjë arsye në botë, por duhet të ketë një votë të përbashkët për bregdetin, për bregdetin që të jetë një vend ku të bjerë në paqe populli me këtë çështjen e tmerrshme të konflikteve të pronësisë dhe ku secili të pranojë të bëjë pjesën e vetë për mjedisin dhe për bregdetin, ku realisht të ndërtojmë një zonë të tërë turistike shqiptare të bukur. Të mos lejojmë më pallate e histori shkatërrimesh, por t’i japim një drejtim tjetër.”

TRAJTIMI “E gjithë problematika e zhvillimit në vijën bregdetare do të trajtohet në mënyrë të posaçme. Vija bregdetare është një pasuri kombëtare, ku pa dyshim duhet harmonizuar interesi kombëtar me interesin privat, ku pa dyshim duhet zgjidhur problemi i pronësisë dhe i konfliktit të pronësisë për t’i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm. Po në të njëjtën kohë askush nuk mund të ketë të drejtë që në emër të interesave të tij private të cenojë një plan të integruar të zhvillimit të vijës bregdetare.”

Albana Lika

Kreu i PS-së, Edi Rama, është angazhuar nga Himara për një ligj të posaçëm për vijën

bregdetare të vendit. Gjatë zh-villimit të tryezës për çështjet e pronës Rama është shprehur se nuk mund të vazhdohet më me arnime të ligjeve të pronë-sisë. Sipas tij, tetë institucionet që presupozohet t’i japin zgjid-hje problematikës së pronës e kanë thelluar më tepër konflik-tin dhe mbivendosin problema-tikën e qytetarëve. “Unë besoj se ne na duhet, dhe ne do ta bëjmë sapo të vijmë në qeveri, një ligj për vijën bregdetare të Shqipërisë. Një ligj i posaçëm për vijën bregdetare do të thotë që e gjithë problematika e zhvillimit në vijën bregde-tare të trajtohet në mënyrë të posaçme. Vija bregdetare është një pasuri e madhe kom-bëtare, ku pa dyshim duhet harmonizuar interesi kombëtar me interesin privat, ku pa dy-shim duhet zgjidhur problemi i pronësisë dhe i konfliktit të pronësisë për t’i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm”, - tha kryesocialisti në fjalën e tij. Duke iu drejtuar qytetarëve të interesuar drejtpërsëdrejti në zgjidhjen përfundimtare të probleme të pronësisë në bregdet, Rama ka përmendur disa hapa që PS-ja do të ndër-marrë në qeverisje. “Për vijën bregdetare duhet vendosur një ligj i veçantë, i duhet dhënë një status i veçantë dhe duhet qeverisur nga një agjenci kom-bëtare e vijës bregdetare, si dhe duhet mbrojtur nga patrul-la të posaçme për vijën breg-detare”, - tha ai. Ai premtoi se do të marrë edhe mendimin e qytetarëve para se të hartojë ligjet për pronën. Po ashtu li-deri socialist akuzoi qeverinë “Berisha” për mungesën e saj, duke stimuluar tjetërsimin e pronës. “Mungesa e shtetit

dhe braktisja që shteti i ka bërë detyrës mbi vijën bregdetare ka sjellë që kjo të jetë toka e askujt dhe oburra kush është më i zoti, kush është më i fortë, kush është më i lidhur pushton pjesën e tij, bëhet dhe pronar. Ndërkohë që i ka pasur në Alpe stërgjyshërit e gjyshërit e prindërit, shfaqet këtu si pro-nar i vjetër”, - deklaroi Rama. Në këtë kontekst ai u an-

gazhua së bashku me grupin e punës së programit se PS-ja në qeverisje do ta çminojë breg-detin nga konfliktet e pronë-sisë. E gjithë tryeza u koncep-tua si një bisedë e gjerë mes qytetarëve të interesuar, të cilët dëshmuan për probleme të mbartura në 22 vjet që asn-jë qeveri nuk ka marrë përsipër t’i zgjidhë dhe ku konfliktet sa vijnë e thellohen.

Me afrimin e datës zyrtare të nisjes së procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit përforcohet edhe apeli i ndërkombëtarëve në vendin tonë. Am-basadori suedez Lars Wahlund theksoi nga Gjirokastra se presiden-ti i ri duhet të zgjidhet me konsultime mes palëve. “Procesi i zgjedhjes së presi-dentit është shumë i rëndë-sishëm. Sigurisht që zgjidhet nga Kuvendi dhe jo direkt nga populli dhe mendoj se u për-ket anëtareve të Kuvendit që

të zgjedhin presidentin, duke iu referuar Kushtetutës. Nuk dua të përfshihem më shumë në këtë çështje, por mendoj se është e drejtë e çdo vendi, gjithashtu edhe këtu, që ky pro-ces të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, proces i shoqëruar

me bisedime, ku palët të bien dakord për kandidaturat”, - tha ambasadori suedez. Ndërsa ambasadori holandez, Henk van den Dol deklaroi nga Elbasani se zgjedhja e presidentit kushtë-zon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Bashkimi Europian është mjaft i interesuar për procesin e për-zgjedhjes së presidentit, pasi kjo kushtëzon anëtarësimin e vendit në BE.” Më poshtë ai shtoi se ka shumë punë për t’u bërë nga politika.

SKEMA E PENSIONEVEKreu i grupit të punës të programit për çështjet sociale, prof. Kosta Barjaba, zhvilloi një konsultë me përfaqësues të fondeve private të pensioneve në Tiranë për problemet e skemës së pen-sioneve. Gjatë saj u konstatua se sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri nuk ka arritur të përmbushë misionin e tij, pasi sistemi vuan nga niveli i ulët i kontributeve në raport me GDP, masa e ulët e përfitimit; raporti kontribuues-përfitues; bllokimi i skemave të pensioneve suplementare, të profesioneve dhe të veçanta etj.

Page 7: metropopl 22 maj

07• E martë 22 maj 2012

»POLITIKE

Kreu i LSI-së, Meta, apel politikës nga Lezha

“Afatet limite të reformës zgjedhore rrezikojnë statusin”

Nikoliç fiton në presidencialet në Serbi

PS, Bushati: Boshti sllav para nesh për integrimin europian

Ky urdhër i është dhënë dhe mbretit Zog

Leka II dekorohet nga familjaSavoja me “Urdhrin Kalorsiak”

Nga Lezha, ku mori pjesë në konventën e LGI-së, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka theksuar se Shqipëria nuk duhet të rrezikojë rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ai kërkoi që të mos ulet shpejtësia drejt integrimit të vendit në BE. Duke u ndalur në procesin për zgjedhjen e presidentit, Meta ka deklaruar se nuk është i rëndësishëm emri se kush do të zgjidhet, por të jetë një proces kon-struktiv dhe institucioni i presidentit të shërbejë për të bashkuar të gjitha palët. “Për ne është e rëndësishme që të ecet në një proces konstruktiv, në një proces që ndihmon që institucioni i Presidentit edhe pas inaugurimit të shërbejë për t’i bashkuar të gjitha palët

Klasa politike shqip-tare është shprehur dje e shqetësuar për fitoren e Tomisllav Nikoliçit përballë Boris Tadiçit si president i Serbisë. Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati, gjatë një tryeze të rrum-bullakët mbi integrimin në Bashkimin Europian tha dje se fitorja e Nikoliçit ngre pikëpy-etje shumë të mëdha për të gjithë ne. Sipas Bushatit, boshti sllav në Ballkan është përpara nesh në procesin e integrimit dhe për këtë Shqipëria duhet të jetë e ku-jdesshme dhe të punojë fort. “Nuk dua që të ngre sirena alarmi, por fitorja e Nikoliçit dje në Serbi, pavarësisht se është një vullnet legjitim i një populli sovran, siç janë

Me ftesë të princit Vitorio-Emanuele di Savoja, princi Leka II, trashëgimtar i fronit mbretëror, mori pjesë në ceremonitë e kapitullit vjetor të urdhrave dinastikë të familjes mbretërore Savoja, që u zhvilluan në Gjenevë dhe Saint Maurice d’Agaune të Zvicrës më 19 dhe 20 maj. Në njoftimin e saj familja mbretërore shqiptare theksoi dje se “më datë 19 maj princi Leka II u dekorua me kordonin e madh të urdhrit “Santi Maurizio e Lazzaro”, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjiozë të Europës.” Duke ndjekur traditën e familjes, ku dhe mbreti Zog i ishte de-koruar me kordonin e madh të këtij urdhri më 1926, familja mbretërore italiane shprehu

dhe për të vazhduar ato reforma që kërkon BE-ja, sepse pikërisht këto probleme që janë shfaqur në BE, përveç edhe krizës ekonomike dhe financiare, problemet që vijnë nga zgjerimi, problemet që vinë nga zhgënjimi i BE-së ndaj disa anëtarëve të rinj që hynë disa vjet më parë atje, kanë bërë atë që toleranca për mosarritjen e standardeve është zero”, - tha Meta. Kreu i LSI-së kërkoi gjithashtu që reforma zgjedhore të përfun-dojë brenda afatit. “Nuk duhet çuar çështja te penalltitë, sepse rrezikohet shumë. Mosaprovimi brenda 24 majit i reformës zgjedhore mund të ketë konsekuenca tepër kritike për çështjen e statusit të vendit kandidat”, - tha ai.

serbët, ngre pikëpyetje shumë të mëdha për të gjithë ne për të hedhur hapat e duhur në këtë proces dhe për të mos lënë terren për ato forca që kërkojnë t’i kundërvihen në mënyra nga më të ndryshmet këtij procesi. Shoh që komplet boshti i ashtuquajtur sllav, në kuptimin më të mirë të fjalës, sot për sot janë të ankoruar në statusin e vendit kandidat apo në pritje të negociatave për anëtarësim”, - tha Bushati. Tomisllav Nikoliç konsiderohet si pasardhësi i Sllobodan Millo-sheviçit në krye të të djath-tëve konservatorë të Partisë Progresiste Serbe. I njohur për deklaratat e tij ultranacional-iste, fitorja e Nikoliçit shihet si një surprizë përballë liderit më të moderuar Boris Tadiç.

kështu vullnetin e saj për të nderuar familjen mbretërore shqiptare dhe të gjithë kombin shqiptar, duke i njohur vendin që i takon në bashkësinë e familjeve mbretërore europi-ane. Ky dekorim simbolizon gjithashtu edhe vazhdimësinë e lidhjeve të vjetra italo-shqip-tare, të cilat, me gjithë perip-ecitë dhe dramat historike të përbashkëta, janë përforcuar gjithmonë në interes të dy kombeve. Gjatë ceremonive në fjalë princi Leka II pati rastin të takojë dhe të shkëmbejë me personalitete të ndryshme italiane dhe ndërkombëtare. I themeluar nga duka Ema-nuele-Filiberto i Savojës më 1572, urdhri “Santi Maurizio e Lazzaro” që prej krijimit të tij ka pasur mision humanitar.

PS, ÇUÇI: PD KUNDËR FORMATIMIT TË KQZ DHE ANKIMIT

Reforma zgjedhore, PD e PS proteknologjisë për kartat më 2013

Prishja e konsusensusit mes palëve

Reforma/ PD e PS luftë për anëtarin e shtatë të KQZ-së

Sa i përket punës 7-mujore të Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, ajo që dihet me saktësi është se deri tani reforma nuk është realizuar. Ngërçi ku është futur ky komision ka të bëjë me kapitujt e reformës zgjedhore, që lidhen me procesin e ankimit dhe përbërjen e KQZ-së. PS-ja mbetet e vendosur në propozimin e saj që të ndryshohet vetëm mënyra se nga propozohet anëtari i shtatë i KQZ-së, duke lënë të pandryshuar formulën aktuale të propozimit nga partitë të 6 anëtarëve të tjerë, që i përkasin 3 mazhorancës dhe 3 opozitës. I shtati, apo ndryshe kryetari i KQZ-së, i cili është ai që përcakton se kush do të ketë shumicën në KQZ, sipas Partisë Socialiste nuk duhet të propozohet më nga partitë, por nga 4 organizma: Avokati i Popullit, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Dhoma e Avokatëve. Ndërsa PD-ja, pa-varësisht se deri tani ua ka lënë socialistëve sjelljen e formulimeve për ndryshimin e Kodit, e ka kundërshtuar këtë propozim me argumentimin që duhet të ndiqet procedura e tanishme për zgjedhjen e anëtarit të shtatë të KQZ-së. Kjo bëri të mundur që reforma të dështojë në limitet kohore për të gjetur një konsensus mes demokratëve dhe socialistëve. Palët u dorëzuan të mërkurën në mbrëmje dhe thanë se tashmë arritja e konsensusit është në dorën e filtrave parlamentare deri më 24 maj, afat ky i vendosur nga BE-ja për përmbylljen e reformës.

“Bëhet fjalë për nenin 116 të draftit, ku është rënë dakord që kutitë e materialeve të mos hapen në VNV-të. Pika 6 e nenit thotë: ‘Kutitë e mate-rialeve hapen në KQZ gjatë shqyrtimit të ankimit, kur ka mos-përputhje me fletët e votimit kur nuk është përdorur teknologjia në qendra.’ Për raste klasike të ankimit kishim rënë dakord. Teksti ka mbi 1 javë që është në duart e komi-sionit të reformës dhe sot krejt papritur PD-ja nuk bie dakord. Po kërcënohen afatet, pasi çdo vonesë mund të kërcënojë afatet.”

Ver

sion

i i P

S-së

“Është bërë një formulim që ndryshon thelbësisht këtë konsensus, që është futur nën rrogoz dhe bën ndryshim thelbësor të një mo-menti kompromisi, që synon përmirësimin e procesit. Do të krijonte një problem shumë të madh, sepse atë që bëjmë ne sot, 4500 kuti të materialeve zgjed-hore i hapim 66 KZAZ, duke e fraksionuar ngarkesën e punës, të gjithën më pas ta bëjmë duke e hapur me proces ankimor të 4500 kutitë në KQZ, e cila do të rrënonte procesin ankimor, do ta zgjaste në mënyrë të skajshme.”

Ver

sion

i i P

D-s

ë

Herion Mesi

Në qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të

aplikohet sistemi elektronik për verifikimin e kartave të identitetit për të gjithë vo-tuesit që do të marrin pjesë në garën elektorale të 2013-s. Është ky konsensusi i ar-ritur dje mes ekspertëve të PD-së e PS-së në Komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore për ndryshimet në kodin elektoral. Gjatë një jave negociatash, pas mbylljes së mandatit të komisionit për Reformës Zgjedhore, social-istët kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre për trans-metim online të të dhënave në KQZ në ditën e votimit. Lajmi u bë i ditur nga eksper-ti i çështjeve zgjedhore në Partinë Socialiste, Bledi Çuçi, i cili theksoi se palët kanë gjetur një variant që i kënaq ata dhe ODHIR-in. “Kontaktet janë të vazhdueshme, kemi një konsensus. Për sa i për-ket pajisjes në ditën e votimit për verifikimin e kartave të identitetit vendosëm që të heqim dorë nga transmetimi on-line i të dhënave në KQZ në ditën e votimit, pasi këtu ishte e fokusuar kritika e ek-spertit të ODHIR-it në këtë çështje. Për sa i përket për-dorimit të skanerave optike ramë dakord që ta fillojmë fil-limisht me një pilotim për të parë se si do të funksionojë sistemi dhe më pas ta shtri-jmë”, - u shpreh dje Çuçi. Por pavarësisht konsensusit të djeshëm, ku kapitulli për për-dorimin e teknologjive ditën e votimit është në prag të miratimit nga përfaqësuesit e PD-së dhe PS-së në Komi-sionin e Reformës Zgjedhore, palët mbeten të ndara në dy çështje thelbësore. Tashmë palët kanë në dispozicion vetëm dy ditë kohë për ar-ritjen e një konsensusi të rëndësishëm të reformës që ka të bëjë me formatimin e KQZ-së dhe hapjen e kutive në proceset e mundshme an-kimore. Nga ana e saj selia rozë shprehet e vendosur për të mos lëshuar pe në kërke-sat e saj për këto dy çështje, që i sheh të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e një pro-cesi të rregullt zgjedhor. “Për çështjet që cenojnë thelbin dhe që, si të thuash, ndikojnë në garancitë që duhet të japë i gjithë procesi për palët aty nuk tolerohet dhe nuk mund të japim apriori për konsen-susin tonë”, – u shpreh dje ek-sperti i PS-së Bledi Çuçi.

Debati PD-PSMenaxhimi i kutive të ma-

terialeve zgjedhore ka qenë shkaku i debatit në mbledhjen e fundit të një jave më parë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, që ka vënë në

pikëpyetje realizimin e re-formës zgjedhore brenda afatit të miratuar nga Kuvendi. Pas takimit të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën se nuk po respek-tojnë marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar. Bashkëkry-etari socialist Damian Gjiknuri në një prononcim nga selia rozë akuzoi mazhorancën se po rrezikon kompromisin. “PD-ja e quajti të papranueshme pikën e nenit për hapjen e ma-terialeve zgjedhore, ku ishte rënë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por vetëm për disa shkaqe të listuara në KQZ gjatë procesit të ankimit”, – tha Gjiknuri. Ndërsa eksperti i PD-së, Oerd Bylykbashi, u shpreh se kompromisi është

shumë i thjeshtë për t’u gje-tur. Bylykbashi deklaroi se ishte rënë dakord që materi-ali zgjedhor të mos hapet në qendrën e numërimit, vetëm në rast se ka mangësi do-kumentare. Përfaqësuesi i PD-së në komision ka thek-suar se propozimi i PS-së për hapjen e kutive do të prishte konsensusin e arritur mes dy palëve. Si përfundim Komi-sioni për Reformën Zgjedhore përfundoi mandatin e tij të enjten e kaluar, më 15 maj, pa mundur të çojë për votim në seancë një Kod të ri Zgjedhor. Ndërkaq Brukseli ka bërë thir-rje që gjuha e përbashkët të gjendet para 24 majit, para ni-sjes së procedurave për zgjed-hjen e presidentit.

Page 8: metropopl 22 maj

08 E martë 22 maj 2012 •

« reklamË

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSEDREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE

SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

AdresA: SheShi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; FAx: ++355 42 232 389

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pas-urive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “bulevardi “bajram Curri” – rruga “Ali demi” Faza e ii” Tiranë.

Subjekti kërkues i këtij objekti është bashkia e Ti-ranës. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të Vendimin nr.138, datë 23.03.2000, të këshillit të Ministrave “Për krit-eret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pas-urive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të person-ave të tretë, për interes publik” i ndryshuar.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen

titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Pub-like dhe Transportit).

Pronarët për të cilët në kolonën shënime në ta-belën e publikuar, është bërë shënimi “konfirmuar nga ZrPP”me çertifikatë pronësie , do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë të rifreskuar pranë bashkisë së Tiranës (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpro-nësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”).

Pronarët e pasurive për të cilët është bërë shëni-mi “bllokim hipotekor në favor të bTA” do të likujdo-hen për efekt shpronësimi pasi të jetë hequr barra hipotekore.

Për pasuritë për të cilat është bërë shënimi

“rikonfirmim” me pronar të pa vërtetuar, personat të cilët pretendojnë pronësinë duhet të aplikojnë për regjistrimin e këtyre pasurive, në të kundërt nuk do të kompensohen për efekt shpronësimi.

Për pasurinë për të cilën është bërë shënimi “Veri-fikim” sqarojmë se do të verifikohen të dhënat pranë ZVrPP-së Tiranë.

Për pasurinë me shënimin “rikonfirmim” sqaro-jmë se do të kërkojmë edhe njëherë konfirmimin e titullit të pronësisë pranë ZVrPP-së Tiranë.

Për pasurinë në “Proçes regjistrimi” pronari për-katës do të likujdohet për efekt shpronësimi pas përfundimit të këtij proçesi si dhe në bazë të doku-mentacionit që do dorëzojë pranë bashkisë së Tira-nës.

Vlera totale e shpronësimit është 123 619 047. 2 (njëqind e njëzet e

tre milion e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyzet e shtatë pikë dy) lekë.

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

BASHKIA TIRANEDREJTORIA E KONTROLLIT TE ZHVILLIMIT TE TERRITORIT

BULEVARDI “BAJRAM CURRI” - RRUGA “ ALI DEMI, FAZA E II-TELLOGARITJET PARAPRAKE PËR SHPRONËSIM TË PASURIVE QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT BLV.”B.CURRI” - “A.DEMI”

Nr. Pronari Nr. Vlera Statusi Pershkrim

Z.K Pas. Sip. m² Çmimi Vlera në lekë Sip. m² Cmimi Vlera ne

leke Totale Leke Juridik i Prones i vecante

1Sabrie, Genci dhe Bashkim Burreli 8150 8/507 175 29829 5220075 5220075

Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate

pronesieBllokim hipotekor ne favor te BTA

2 Pronar i Pavertetuar 8150 8/271 162.4 29829 4844229.6 81 123843.2 10031299.2 14875528.8 Rikonfirmim

Sip.totale objekti 81m2 (shtepi

perdhese)

3 Pronar i Pavertetuar 8150 8/270 79 29829 2356491 48 123843.2 5944473.6 8300964.6 RikonfirmimSip.totale objekti 48m2 (ndertese)

4 Bashkepronaret Fazlla 8150 8/634 380 29829 11335020 197 123843.2 24397110.4 35732130.4ZVRPP/Certifikate

pronesie196.7m2 (banese

1kt)

5Drita Lama; Esma Bimo; Isa Gorica dhe Flutura Myftiu 8150 8/420 7.6 29829 226700.4 226700.4

Konfirmuar nga ZVRPP/ne proces

regjistrimi objekti nuk preket

6 Riza Hasanaj 8150 8/419 40 29829 1193160 41 123843.2 5077571.2 6270731.2 VerifikimSip.totale objekti 41m2 (ndertese)

7Bashkepronaret Kycyku, Balla, etj (9 BP) 8150

8/64-ND 163 123843.2 20186441.6 20186441.6

Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate

pronesie

163m2 (ndertese 1 kt/3 dhoma me nga

nje depo secila)

8Bashkepronaret Kycyku, Balla, etj (9 BP) 8150 8/741 120 29829 3579480 3579480

ZVRPP/Certifikate pronesie

9 Bashkepronaret Pengili 8150 8/269 50 123843.2 6192160 6192160 RikonfirmimSip.totale objekti 50m2 (dy dhoma)

10 Njazi dhe Mynevere Cuadari 8150 8/614 96 123843.2 11888947.2 11888947.2

Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate

pronesie

m2) + bodrum. Sip totale (1-kt

+bodrum) 96m2.

11Bashkepronaret Zhupani, Hyka dhe Fida 8150

8/557-ND 90 123843.2 11145888 11145888

ZVRPP/Certifikate pronesie

Sip.totale 90m2 ndertese (shtepi)

TOTALI 964 28755156 766 94863891.2 123619047.2

ObjektTruall

Page 9: metropopl 22 maj

09• E martë 22 maj 2012

»EKONOMI

REKLAMA ME VLERË 37 MILIONË LEKË U REALIZUA NË VITIN 2007 NGA MINISTRIA E TURIZMIT

KLSH: Abuzime me fondin e spotit të turizmit Ndjekje penale për 6 punonjës, nga të cilët një drejtor drejtorie. Ja shkeljet

EURO KTHEHET DREJT VLERAVE NORMALE NË TREGUN E KËMBIMIT VALUTOR Normalizohen vlerat e këmbimit të valutave

Dollari humbet pikë karshi lekut, vendosen vlerat normale

NISI PROJEKTI PËR MBËSHTETJEN E BIZNESEVE TË REJA

METE, projekte për bizneset e rejaAsistencë deri në 8 mijë euro për fituesin

RRITËT KONKURRENCA NË TREGUN E TELEFONISË FIKSE

Albtelekom, dy muaj falas internet Vijojnë ofertat nga kompanitë e internetit

Që prej dy ditësh euro ka ndalur rënien karshi lekut në tregun e këmbimit valutor. Një euro u këmbye dje me 139.09 lekë. Pas forcimit të javës së kaluar, të ndihmuara edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila bleu euro ditët e fundit të javës që lamë pas, monedha evropiane ka stopuar humbjen e pikëve në këmbim. Një situ-atë tjetër paraqitet me monedhën ameri-kane. Dje një dollar u këmbye me 108.93 lekë duke humbur 0.45 pikë karshi lekut. Situata në tregun e këmbimit valutorë po shkon drejt një normalizimi, ku moned-

hat po i rikthehen vlerave të tyre sezon-ale. Një faktor që ka ndikuar në forcimin e euros është edhe zbehja e frikës nga dalja e Greqisë nga eurozona. Pas deklaratave të fundit të bëra nga shtet më të fuqishme në Glob, se Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë, ka zbehur frikën e një rikthimi të mundshëm të Dhrahmisë në shtetin helen. Efektet e ndryshimeve të bëra në vlerën e monedhave euro dhe dollar kanë një ndikim indirekt në ekonominë e ven-dit. Rënia e vlerës së dollarit përkthehet në naftë me çmim më të lirë, pasi ajo

është monedha që mbizotëron në tregun ndërkombëtar të naftës. Ndërsa situata me monedhën evropiane është drejt nor-malitetit. Fitimi i pikëve që kishte humbur është diçka normale, pasi zhvlerësimi i saj pritet të ndodhë gjatë stinës së verës që do të përkoj edhe me ardhjen e turistëve të huaj. Gjithsesi politikat që mund të ndiqen nga BSH në forcimin e lekut, si dhe nga krerët e Bashkimit Evropian për fatin e Greqisë do të pasqyrohen direkt në vlerësimin ose zhvlerësimin e moned-have në tregjet e këmbimit.

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me AIDA do të ndërmarrë një projekt në mbështetjen e bizneseve të reja. Projekti është i ndarë në tre faza. Në fazën e parë do të përzgjidhen 30-40 aplikime, më pas 10 dhe ndërmjet tyre do të zgjidhet “treshja”, ku i pari do të mund të përfitojë asistencë me vlerë deri në 8 mijë euro, vlera për çmim-in e dytë është 6 mijë euro dhe për të tretin 4 mijë euro. Megjithëse projekti “para kesh” përfaqësuesit e qeverisë janë të bindur se

do të jetë efikas, sepse për vetë mënyrën si është konceptuar ky konkurs, ai do të ndi-hmojë bizneset me asistencë, duke i bërë ata më të përgatitur edhe për të kërkuar fi-nancime nga bankat private në vend. Përveç asistencës teknike që do të jepet për fitu-esit nga OECD, po punohet që të sigurohen dhe grante nga institucione të ndryshme fi-nanciare. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë parë shpesh herë nga METE si një mënyrë për të zhvilluar tregun e biznesit në vend.

Me rastin e 100-vjetorit të tij, Albtelekom ofron për të gjithë klijentët e saj internet falas për dy muaj. Edhe individët që do të abonohen duke marrë shërbimet e telefon-isë Albelekom do t’i mundësohet internet falas deri më 1 gusht. Edhe klientët, të cilët përfitojnë nga oferta dhe duan të shkëputen prej saj mund ta kryejn atë pa kaluar as një procedurë burokratike. Këto oferta kanë qenë të pranishme nga kompania Albtelekom, duke treguar një konkurrueshmëri më të madhe në

tregun e telefonisë fikse dhe atë të shërbimit të internetit. Krahas ofertave që prezantohen nga kompanitët që ofrojnë të tilla shërbime, edhe çmimet për t’i përfituar ato kanë ndry-shuar shumë duke i krahasuar me periudhën e një viti më parë. Çmimet për të përfituar internetin janë rreth 40 për qind më të lira, pasi edhe konkurrenca e tregut është bërë më e madhe dhe shërbimet janë më cilësore nga kompani të ndryshme, duke marrë edhe pjesën më të madhe të abonentëve.

Prej disa kohësh Kontrolli i Lartë i Shtetit është

duke publikuar rezultatet e kontrolleve të

ushtruara në disa institucione shtetërorë, ku

gjithmonë janë konstatuar shkelje, kryesisht në

sektorin e prokurimeve. Ndërkohë që kontrol-

let e fundit janë përqendruar në shpenzimet e

kryera për realizimin e spoteve publicitare.

Vetëm për 3-mujorin e parë të këtij viti Kontrolli

i Lartë i Shtetit pas kontrolleve të ushtruara ka

konstatuar një dëm në vlerë 221 milionë lekë

ndaj financave publike. Referuar kontrolleve,

KLSH ka kërkuar nga organet publike që kanë

kryer shkeljet e konstatuara që të zhdëmtojnë

në masën 100 për qind dëmin financiar.

Institucioni më problematik për sa i përket

shkeljeve të konstatuara nga KLSH-ja është

Ministria e Ekonomisë. Rezultatet e auditimit të

kryera nga KLSH-ja në fushën e koncesioneve

në energjetikë dhe miniera kanë konstatuar

kontrata fiktive, mungesë dokumentacioni dhe

një dëm financiar në vlerën 1.8 miliardë lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dërgon në Prokurori 6 zyrtarë të lartë të Minis-

trisë së Turizmit për abuzime me prodhimin e reklamës për promovimin e turizmit shqiptar që u transmetua në kanalin televiziv CNN në vitin 2007. KLSH ka renditur një sërë problematikash për prodhimin e këtij spoti me vlerë 37 mil-ionë lekë, ku kryesorja është se nuk ka asnjë lloj llogaritje përse nevojitej një fond i tillë për pro-dhimin dhe transmetimin e tij. Sipas njoftimit për shtyp, kon-trolli në fjalë është ushtruar në vitin 2008 dhe ka pasur si objekt “Vlerësimin e aktivitetit ekono-mik dhe financiar”, ku ndër drej-timet kryesore të kontrollit ka qenë “Prodhimi dhe transmetimi i reklamave televizive”. Por kjo dosje është rihapur sërish nga KLSH, sepse pasi ishte bërë kontrolli personat përgjegjës, për arsye subjektive nuk ishin kallëzuar penalisht në organet e Prokurorisë. Ndër zyrtarët e MTKRS-së nën akuzë për shpër-dorim detyre është një Drejtor i Përgjithshëm dhe dy përgjegjës sektori, të cilët kanë hartuar dhe zhvilluar procedurat e ten-derit në fjalë. Grupi i kontrollit të KLSH-së ka konstatuar se fondi

limit prej 37 milionë lekësh nuk ishte i argumentuar dhe nuk disponohej ndonjë analize për llogaritjen e këtij fondi, madje nuk ishte ndarë, sa është vlera e fondit limit për prodhimin dhe sa për transmetimin. Gjithash-tu mësohet se transmetimi i këtij spoti nuk është tender-uar, por është përzgjedhur pa procedura prokurimi dhe se firmat konkurruese nuk kishin

përfaqësues të tyre të pran-ishëm në tender. Ndërkohë po sipas KLSH-së tre prej tyre i kishin paraqitur ofertat në rrugë elektronike, për adresat e të cilëve nuk disponohej do-kumentacion shkresor apo kor-respondencë elektronike midis personit të kontaktit të KVO dhe këtyre shoqërive. “Në bazë të procedurës së ndjekur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me pro-

cesverbalin e datës 07.10.2007 ka kualifikuar të parën firmën holandeze “CCCP-Roterdam”, e cila ka paraqitur ofertë më të madhe se firma tjetër “Ogilvy Albania” formulari i ofertës ekonomike të firmës fituese ku është bërë analiza e kostos është i njëjtë me formularin e firmës tjetër dhe ndryshojnë vetëm në vlera”, thuhet në ra-portin e KLSH-së.

Page 10: metropopl 22 maj

10 E martë 22 maj 2012 •

« SOCIALE

POEZIA “EKSTAZË PRANVERORE”

... dhe pranvera erdhi Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim dhe ndër zemrat tona ngrehi një fole e një jetë e bukur, e një jetë e reme dëshira të shumta po buzëqesh në lulëzim.

...dhe dallëndyshja erdhi... si shpirti n’ekstazë, në hovin e shenjtë shtri, me qiellin rroket, me diellin puthet dridhen krahët në hare mandej poshtë vërsulet t’u dhurue në cicërim përshëndetje një mijë.

...triumfon bylbyli...Kangëtar plot magji në gemb të trandafiles, Në një tempo të marrë përkëdhel po shfre e kanga kumbuese, kang’ e tij pa fre, asht si kang Orfeji ndër telat e lyrës.

...dhe vesa shkëlqen në një pikë të argjendtë pasqyrohet jetatërheqëse si andrra dhe si vizatimi ndër orët e hyjnimit, kur shpërthen agimi e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.

...dhe pranvera erdhi nëpër fytyrat tona rrëshqiti gëzimi dhe ndër zemrat tona ngrehi një folee një jetë e bukur, e një jetë e reme dëshira të shumta po buzëqesh në lulëzim.

Pranvera Kola

Dita e sotme shënon mbylljen procesit mësi-mor për maturantët, të

cilët do t’i nënshtrohen javës së fundit përgatitore për provimin e parë të maturës shtetërore, që do të zhvillo-het më 1 qershor në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe. Burime pranë Agjencisë Kom-bëtare të Provimeve bëjnë me dije se është hartuar fondi to-tal i pyetjeve nga ku ekspertët do të përzgjedhin 25 kërkesat finale që do të ketë në përmba-jtje teza e provimit. Njëkohë-sisht është përzgjedhur edhe ekipi i ekspertëve në fushën e gjuhës dhe letërsisë që do të

Kështu ndodh me poezinë e Migjenit, “Ek-stazë pranverore”.

Te “Kangët e Rrnisë” bën pjesë edhe vjer-sha “Ekstazë pranverore”, që së bashku me këngët e ringjalljes dhe “Sonet pranveror” janë krijimet më pasiononte, më optimiste e më me ndjenjë të poezisë migjeniane. Aty ndihet thellë himni i triumfit të një bote të re, që do të jetë gjallëruese si një pranverë.

A do të arrijë poeti ta shijojë këtë pranverë? Parandjenja e një vdekje që po i afrohet, i

jep dhimbje poetit, që ndoshta ka për ta parë këtë botë të re. Por gëzimi i triumfit të saj është kaq i madh, sa dhembja vjen në përmasa reale e jo në trajtën e pesimizmit. Te këto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur të një dashurie rinore, ku është shkrirë pasioni për vajzën, dëshira për të shijuar gjithçka të bukur, si dhe dashuria për krijimin e jetën në përgjithësi.

Duke pasur parasysh që titulli i krijimit letrar mund të shërbejë si pikënisje për interpretim ( e kemi thënë edhe herë të tjera), por njëkohë-sisht duke e lexuar e rilexuar krijimtarinë lirike të Migjenit mendoj që “Ekstaza pranverore” është një togfjalësh, zbërthimi kuptimor i të

MATURA/ PËRZGJIDHEN EKSPERTËT QË BRENDA DY DITËSH NGUJOHEN NË AVA PËR TESTET

Letërsia, si të interpretoni tekstet në provim Dy fragmentet e provimit mund të jenë prozë, poezi apo dramë

ngujohen nga 24 maji në ambi-entet e AKP-së, ku në kushtet e izolimit të plotë për një javë rresht do të përgatitin testet finale për provimin e parë të detyruar. Për të mos rrezi-kuar humbjen e pikëve gjatë plotësimit të testit, maturantët duhet të tregohen të vëmend-shëm me përgatitjet që duhet të bëjnë mbi dy fragmentet që do të përmbaj teza, të cilat mund të jenë të gjinisë prozë, dramë apo dhe poezi. Në këto kushte, teza e provimit edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga veprat e au-torëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Testi do të ketë në për-

bërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shp-jegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë. Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë. Njëra nga pyetjet me zhvil-lim është ese. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar hapat që duhet të ndiqni në përvetësimin e një fragmenti (që në rastin tonë është poezi e marrë nga vepra e Migjenit), në mënyrë që të siguroni sa më shumë pikë nga testimi.

Provimi në letërsi, ja çfarë do të ketë testi• Testi do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst

dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik,

tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë. Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në

mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë.

• Struktura e testit do të jetë: pjesa e parë: tekst joletrar, që do të ketë 40 për qind të pyetjeve, që

kryesisht do t’i takojnë gjuhës shqipe, ndërsa dy pjesët e tjera të teksteve letrare, që do të kenë secila

nga 30 për qind të pyetjeve do të jenë rreth fragmenteve të autorëve të përzgjedhur.

• Teza e provimi do të përmbajë 25 pyetje. Trembëdhjetë pyetjet e para janë me zgjedhje, ku do të

rrethohet vetëm shkronja përbri përgjigjes së saktë. Pyetjet e tjera kanë kërkesa që janë me zgjidhje dhe

arsyetim. Pranë secilës pyetje ka hapësirë për të bërë veprimet e nevojshme. Koha e vënë në dispozicion

të maturantëve për zhvillimin e testit është 2 orë e 30 minuta.

Gjetja e treguesve stilistikë gjatë interpretimit të poezisëcilit çon në fillin e interpretimit të saj.

Po çka dashur të na thotë poeti ynë me ek-stazën e pranverës së tij?

Mua më duket se vetë titulli i poezisë kërkon të largojë nga një poezi thjeshtë peizazhi. Kemi të bëjmë me një togfjalësh emëror, në përbër-jen e të cilit kemi një emër dhe mbiemër me ngarkesë kuptimore kulmore emocionale.

Ekstaza - pika më kulmore e ndjenjave Pranvera - kulmi i katër stinëve Ardhja sjell gëzim, shpresë. Ardhja e saj

është një ndryshim, e ardhme e re; ardhja e saj është këngë, ardhja e saj është shkëlqim.

Sigurisht që duke u ndalur te këta tregues jam e sigurt se gjithkujt do t’i shkonte në mendje që për të interpretuar poezi të tilla të peizazhit, një ndihmesë do të na jepte edhe muzika. Kështu, në këtë poezi do të gjenden format më shënjuese të një soneti, madje, nëse do të lexohet, disa herë do të gjenden në të njësitë e një partiture muzikore, me katër kohë, por për këtë duhet të jesh njohës i mirë i kul-turës muzikore.

E duke u ndalur te këta tregues stilistikë dhe te ky perceptim, mendja të shkon natyrshëm te Migjeni si një poet i rinisë, i së ardhmes, poet romantik dhe realist, poeti i vrullit rinor.

Pa dyshim që ky pet me këtë lloj kon-cepti në këtë poezi ka materien e vet, përmes së cilës shfaqet:

pranvera – natyra + njeriunatyra - bylbyli, zambaku, trëndafila, vesa;njeriu - jetë e re, gëzim, jetë e bukur.

Poezia fillon me një retiçencë: “...dhe pran-vera erdhi...”

Gjetja e autorit është mjaft interesante. Përjetimi i ardhjes së pranverës pas një

dimri të stërmundishëm, dhënë mjeshtërisht me pikat e retiçencës dhe lidhëzën “dhe”, e cila është një përftesë artistike e gjetur, një stilemë, e konkretizon ardhjen e pranverës së mezipritshme, një pranverë-ekstazë, e shfaqur poetikisht te njerëzit, bylbyli, kënga, trëndafili.

Ardhja e pranverës, si koncepti i një jete të re, si koncepti i ndryshimit, nëpërmjet një shkallëzimi zbritës nga fytyra, zemra, jeta, konkretizohet e bëhet real.

Këtë konkretizim e bën akoma më real edhe përdorimi i foljes “erdhi” në kohën e kryer të thjeshtë. Mbyllja e vargut të parë të çdo strofe me pika retiçence ka të bëjë me parandjenjën e poetit, me dhimbjen e tij, që s’ka për të shijuar këtë pranverë. Gjithsesi, kjo nuk i zbeh ngjyrat pranverore poezisë, përkundrazi, ato janë si teli i elektrizuar i emocionalitetit të drithërimit, në momentet e ekstazës pranverore.

Këtu shfaqet sigurisht mjeshtëria e poetit, në poetizimin e ngarkesën shumëkuptimore që merr një folje, një lidhëz, një shenjë pikësimi.

Për potin natyra, zogjtë, njeriu përbëjnë një realitet të bukur, interesant, që ngjajnë aq shumë me njëri-tjetrin, saqë kufijtë mes tyre janë gati të padukshëm.

Poeti ndalet në shfaqjet më kulmore të pranverës ndër njerëz, gjallesa dhe natyrë.

Te njeriu fytyra dhe zemra janë shfaqje të shpirtit poetik. Fytyra është pasqyra e shpirtit dhe zemra e ndjen.

Përdorimi i foljes “rrëshqiti” krijon një ngarkesë emocionale tepër domethënëse, po të kemi parasysh poetin, tek i cili shfaqje të tilla të optimizmit, të gëzimit, rrallë i kemi, po kur

ato shfaqen, janë shfaqje kulmore në ekstazën e tyre.

Por poeti nuk kënaqet me kaq. Ai ndalet në mrekullinë më të skajshme, të shfaqjes së pranverës ndër gjallesa.

A mund të ketë pranverë pa bilbilin dhe dallëndyshet?

Dhe ardhjet e Migjenit janë ardhje ekstaze, janë ardhje me hove, me vrulle, me hare, ardhje pa ikje.

Stilema të tilla si “me hovin e shenjtë”, “qielli rreket”, “dielli puthet”, “dridhen krahët me hare” janë cilësime metaforike, thurje të një mrekul-lie fluturimi ndër zogj.

Pranvera migjeniane karakterizohet kështu nga një organizim në të gjitha nivelet, sintak-sore, morfologjike, fonetike, leksikore.

...dhe dallëndyshe erdhi...si shpirti n’ekstazë, në hovin e shenjtë shtri, me qiellin rroket, me diellin puthet dridhen krahët në hare, mandej poshtë vërsulet t’u dhurue në cicërim përshëndetje një mijë.

Duket sikur togjet sintaksore në strofën e mësipërme janë të organizuara si togje antoni-mike, të cilat të krijojnë përfytyrimin jo vetëm të ardhjes së pranverës, por nëpërmjet një si-militude të krijohet ndjesia e kënaqësisë, por më së shumti ato të krijojnë shtysa nxitje për ta arrirë këtë kënaqësi.

Këta anë disa tregues stilistikë të rëndë-sishëm, mbi të cilët ngrihet mendimi poetik i Migjenit, si një poet i mjerimit, por së tepërmi i rinisë. E jo vetëm kënaq, por i një rinie me shpirt në ekstazë.

Page 11: metropopl 22 maj

11• E martë 22 maj 2012

»

ashtu si për Euro 2000-shin UEFA zgjodhi kandidaturën e dy vendeve të vogla, breg-detare, të quajtura madje “Vendet e Ulëta”, pra Belgjikën dhe Holandën, por që ishin “të larta” për sa i përket nivelit të futbol-lit, sidomos kjo e fundit, ashtu edhe për Euro 2008-ën, ky organizëm suprem i fut-bollit të “kontinentit plak”, zgjodhi përsëri

dy vende të vogla, por këtë radhë “malore”, madje edhe me maja të larta, por jo aq në futboll. Këto ishin Austria dhe Zvi-cra. Austria mund të krenohej se ishte nga përfaqësueset më të denja të futbollit të “ashtuquajtur danubian” të viteve ‘20-‘30 të shekullit të kaluar, me një dukuri legjendare që në historinë e futbollit njihet me emërtimin “Vundertim”, (në shqipe “skuadra çudi”), kurse Zvicra, më modeste, mund të përmendej si vendi që kishte mirëpritur Botërorin 1954, ku kishte ndodhur çudia e shekullit, përmbysja e Hungarisë së Pushkashit, Kocisit, Hidegkutit me shokë, nga Gjermania perëndimore, e vëllezërve Valter, që kishte tronditur botën sportive.

Këtë radhë 50 skuadrat e vendeve pjësëmarrëse në këtë kuvend të madh sportiv u ndanë në 7 grupe me nga 7, mad-je i pari dhe i treti me nga 8 skuadra, nga të cilat dy të parat përcilësoheshin për fazën finale së bashku me Austrinë dhe Zvicrën si mikpritëse të këtij evropiani, që u caktua të zhvil-lohej nga 7-29 qershor të atij viti.

Në grupin e parë u kualifikuan Polonia me 29 dhe Por-togalia me 27 pikë, që lanë pas Serbinë dhe Finlandën me 24 pikë, Belgjikën me 18, Kazakistanin dhe Armeninë me 9 dhe Azerbaixhanin me 5 pikë.

Fatin e vendit të parë në këtë grup e përcaktuan takimet Poloni-Portogali, 1-1 dhe 2-1 për të parët.

Italia nuk e pati të vëshirë në grupin e dytë, ku me 29 pikë, 3 më shumë se Franca, zuri vendin e parë. Vendet e tjera i zunë përkatësisht Skocia me 24, Ukraina me 17, Lituania me 16, Gjeorgjia me 10 dhe Ishujt Faroe me 0 pikë. Sidoqoftë në takimet italo-franceze, axurrët u morën transalpinëve 1 nga të 6 pikët e mundshme (1-1në fushën e tyre dhe 1-3 në atë të kundërshtarit).

Grupi i tretë u dominua nga dy skuadra ballkanase me hasmëri të vjetra historike që preknin edhe sportin, nga Gre-qia dhe Turqia. Grekët, me autoritetin e kampionëve të fun-dit të Evropës u renditën të parët me 31 pikë, 7 më shumë se turqit. Pasuan: Norvegjia me 23, Bosnja-Hercegovina me 13, Moldavia me 12, Hungaria, që nuk po e ngrinte kokën që nga drama zvicerane e 1954-ës kur ua “dhuroi” Kupën e botës gjermano-peremdimorëve, me 12 pikë dhe së fundi Malta me 5. Është interesant të vemë në dukje se në Athinë triumfuan turqt 4-1 dhe në Stamboll grekët 1-0.(!?)

Nuk u habit askush kur Çekia u rendit e para në grupin e katërt, me 29 pikë, duke lënë pas Gjermaninë me 27 pikë, sepse dihen traditat e futbollit bohem. Vendet e tjera në renditje i zunë pastaj irlanda me 17, Sllovakia me 16, Uellsi me 15, Qipro me 14 dhe San Marino me 0 pikë. Edhe në këtë grup një çudi tjetër; gjermanët fituan në fushën e kundër-shtarit 2-1 dhe humbën në fushën e tyre 0-3.

Në grupin e tretë bëri bujë mënja-nimi i Anglisë që mbeti në vendin e tretë me 23 ikë, po aq sa Izraeli, i pasuar nga Maqedonia me 14, Estonia me 7 dhe Andorra me 0 pikë. Për në fazën finale u kualifikuan Kroacia dhe Rusia me nga 29 dhe 24 pikë secila.

Spanja dhe Suedia me nga 28 dhe 26 pikë ishin përkatësisht fitueset e vendit të parë dhe të dytë në grupin e gjashtë. Pas tyre u renditën Irlanda e Veriut me 20, Letonia me 12, Islanda me 8 dhe Li-htenshtajni me 7 pikë. Pikët midis tyre kryesueset i ndanë barabar në fushat e tyre: Suedi-Spanjë 2-0 dhe Spanjë Suedi -3-0.

Në grupin i dytë Rumania me 29 pikë u rendit para Holandës së madhe me 26 pikë, të ndjekura të dyja nga Bullgaria me 25 pikë, Bjellorusia me 13, Shqipëria

me 11 dhe Sllovenia me 11 pikë.Përfaqësuesja jonë i grumbulloi pikët e saj në këto

ndeshje: me Bjellorusinë më Minsk 2-2, me Slloveninë në Tiranë 0-0, Bullgarinë në Sofje 0-0 dhe në Tiranë 1-1.Mundi Luksemburgun në Tiranë 2-0 dhe në Luksemburg 3-0, bara-zoi në Lubjanë me Slloveninë 0-0 dhe me Bullgarinë në Tiranë 1-1. Për shkak të një gjykimi skandaloz të gjyqtarit anglez, Rili, më 12 shtator 2007, humbi me Holandën në Ti-ranë 0-, me gol të Van Nesterooit në 91’, kur kishte shënuar gol të rregullt më parë. E kam parë këtë gjyqtar të gabojë edhe në ndeshje të kampionatit anglez. (Të mos harrojmë se edhe në takimin e zhvilluar në Amsterdam më 11 tetor 2006, holandezët vërtet kishin fituar 2-1, së pari me gol të Van Pirsit në 15 ,por kishin përfituar nga një autogol i Beqajt në 42’, kur golin tonë e kishte shënuar Curri në 67’). Nuk justifikohet humbja me Rumaninë në Bukuresht 6-1.

Pas ndeshjeve në 7 grupet mënjanuese të 14 skuadrat finaliste, së bashku me përfaqësuset e Autrisë dhe Zvicrës, u ndanë në 4 grupe me nga 4 skuadra dhe nisën kështu fazën finale të Euro 2008-ës.

Rrjeti i njohur amerikan Esp 2 që transmetonte botërorët e futbollit, dy ndeshje të Cempions Ligës, vetëm të martave, një ndeshje të kampionatit anglez çdo të shtunë dhe të diel, me sa duket, duke e kuptuar rëndësinë e evropianëve të fut-bollit, vendosi që edhe ndeshjet e tij të 2008-ës t’i transme-tonte të gjitha, madje falas. I zënë me punë, si dhe herët e tjera, pashë drejtpërdrejt një pjesë të tyre, kurse të tjerat i regjistroja dhe i pashë më pas, natyrisht pa ditur rezultatin.

Në grupin 1 Portogalia zuri vendin e parë me 6 pikë, po aq sa edhe Turqia, por me golaverazh më të mirë. Çekia mbeti e treta me 3 pikë aq sa edhe Zvicra. Portugezët të prirë nga K.Ronaldo, fituan ndaj turqëve 2-0 dhe çekëve, por humbën me zviceranët. 0-2.

Bëri përshtyje shpërthimi i fuqishëm i Kroacisë në grupin 2, që i fitoi të tria ndeshjet; me Gjermaninë 2-1, Austrinë dhe Poloninë 1-0.

Në grupin 3 epërsia e Holandës qe e padiskutueshme. Edhe ajo si Kroacia i fitoi të tria ndeshjet, madje thellë: me Italinë 3-0, Francën 4-1 dhe Rumaninë 2-0. Në vendin e dytë me 3 pikë arritën “të kacavireshin” axurrët, që mezi barazuan me rumunët 1-1, të cilët humbën edhe një 11-metërsh pas gabimit të Mutut, dhe mundën Francën 2-0. Po 3 pikë kishin edhe rumunët, por me golaverazh më të dobët. Franca mezi arriti të “kërrente” 1 pikë pas barazimit 0-0 me Rumaninë.

Edhe Spanja ishte ajo që i fitoi të tria ndeshjet në grupin 4 dhe të fundit: 4-1 më Rusinë, 2-1 me Suedinë 2-1 dhe po aq me Greqinë, e cila me 0 pikë “abdikoi” jo pa trishtim nga froni i Olimpit, ku kishte triumfuar 4 vjet të shkuara në evro-pianin portugez të 2004-ës. Bashkë me spanjollët në këtë grup u përcilësuan edhe rusët me 6 pikë. (1-0 me Greqinë dhe 2-0 me Suedinë).

Kështu përfaqësueset e dy vendeve organizuese-të Austrisë dhe Zvicrës zbritën pa lavdi nga skena e këtij teatri

evropian, në skenën e të cilit, sidoqoftë, u zhvilluan shfaqje shumë dramatike në fazën çerek dhe gjysmëfinale.

Kjo u pa që në takimin Gjermani-Portugali, që u mbyll 3-2 për gjermanët. E hapi serinë e golave futbollisti i ri, Shvan-shtajger në 22’. Pas 4 minutash dyfishoi Kloze që e shohim të shkëlqejë me “Lacion” e kampionatit italian. Nuk mbeti prapa portugezi Gomes, që shkurtoi largësinë e golave. Por Ballaku duke shkaktuar një faull që gjyqtari “nuk e pa”, ose bëri sikur nuk e pa, shënoi golin e tretë, të cilit iu kundër-përgjigj Postiga më 87’, kur ishte vonë.

Kroacia dhe Turqia dhanë një spektakël të rrallë, vërtet pa gola deri në 119’, pra me gjithë shtesën e lojës. Mirëpo pikërisht në atë minutë kur Klasnici shënoi për kroatët, të cilët pandehën se “e hodhën lumin”, barazoi turku Shenturk. Vetëm atëherë, falë lotarisë e 11-metërshave Turqia doli fituese 3-1.

E çuditshme se si tërë ajo goxha Holandë që cilësohej si pretenduese absolute e takimit final, u shemb si kështjellë rëre në takimin me rusët. Golit të Pavlushenkos në 56’ mezi arriti t’i përgjgjej me shumë mundim Ven Nesterooi tri minuta para mbarimit. “Karburanti” i makinës holandeze, me sa duket kishte mbaruar sepse në shtesën 2x15 minuta së pari shënoi për rusët Torbinski në 112’’ dhe pastaj Arshavini në 116’.

Po me shtesë loje, madje edhe me 11-metërsh, përfun-doi “odiseja” midis Spanjës dhe Italisë. Me të vetmin ndry-shim se edhe pas 120 minutash rrjetat nuk “u dhunuan”. Me 1-metërësha fati u buzëqeshi spanjollëve 4-2, për të cilët shënuan Vija, Kazorla, Sena dhe Fabregasi dhe gaboi vetëm Guaiza, kurse për italianët që e nisën aventurën Euro 2008 keq dhe e bitisën po keq, gabuan De Rosi dhe Di Natale, që sot është ndër shenjëtarët më të mirë të kampionatit Italian, dhe shënuan Groso dhe Kamoranezi.

Të tjera emicione në gjysmëfinale…Gjermania ndeshet me Turqinë. Të parët shënojnë turqit me anë të Borsalit në 22’. Pa kalaur dy minuta i qetëson shokët e tij Shvanshta-jgeri që barazon. Pastaj Kloze u rrëfen të vetëve rrugën e fitores duke shënuar në 79’. Por turqit nuk dorëzohen. 4 minuta para mbarimit barazon Shenturku. Shtesë loje? Jo. Mbrojtësi Lam u jep shëmbull sulmuesve të mpirë gjermanë duke shënuar golin e tretë, që është edhe goli i fitores, 3-2.

Ndonëse të hovëzuar nga fitorja tingëlluese ndaj holan-dezëve, rusët ashtu si në grup, arritën të përballonin furinë e armatës spanjolle, por vetëm gjatë 45 minutave të para. Pastaj u dorëzuan pas goalve të Shavit, Guizës dhe Silvës, përkatësisht në 50’, 73’ dhe 82’.

Ja dhe akti i fundit i Euro 2008-ës. Në stadiumin “Ernst Hapel” të Vienës, të quajtur kështu në kujtim të njërit prej futbollistëvë më të mëdhenj të Austrisë së viteve ‘40-‘50-të, të mbushur nga 51.436 shikues dhe nën drejtimin e itali-anit Roseti, Gjermania, tri herë mbretëreshë e evropianëve të futbollit, (1972, 1980 dhe 1996), përballë Spanjës që ka ambicje që të bëjë edhe “bis”, pas fitores së këtij titulli më 1964 në Madrid.

Ambicja e pasardhësve të Servantesit është më e mad-he, por jo si ajo e Don Kishotit të tij që luftonte me mullinjtë e erës. Ajo bazohet në ambicjen e një skuadre më me përvojë se ajo gjermanëve, ende e re. Ajo bazohet kryesisht në talentin e futbollistëve të “Barcelonës” dhe “Realit”, kundërshtarë të tmerrshëm midis tyre në kampiona-tin spanjoll, por jo në përfaqësuesen e atdheut të tyre, të cilët janë baza e saj, që, vërtet fiton ngushtë 1-0, por pa asnjë hamendësim. Autor i golit është Torresi në minutën e 33-të. Dhe gjermanët de-tyrohen të përulen me nderim para kam-pionëve të rinj, të drejtuar nga trajneri Aragones, që janë:

Kasijas, Ramos, Marcena, Pyjol, Ka-pdevija, Sena Iniesta, Shavi, Fabregas, (Kazorla), Torres, (Alonso), Silva, (Guiza). Kampionët kanë në gjirin e tyre edhe golshënuesin më të mirë, Silvën me 4 gola.

A do të jenë ata pretendues për të fituar Euro 2012 që do të zhvillohet këtë qershor në stadiumet e Polonisë dhe Ukrainës? Ndoshta, po të marrim parasysh se janë edhe kampionë të botës në fuqi…

koment

Nga Skifter këlliçi

Spanja pas 44-vjetesh (Austri-Zvicër 2008)

Nga historia e evropianëve të futbollit (1960-2012)

Page 12: metropopl 22 maj

12 E martë 22 maj 2012 •

«koment

Revolta e të burgosurvePjesë nga libri “Rrugët e ferrit” të shkrimtarit Visar Zhiti

Dita e shpërthimit…Filloi paraditen e një dite pa emër. Pse pa

emër, ishte 22 maji dhe quhet “dita e revoltës së të burgosurve të Qafëbarit? Po ja, ngaqë ditët në burg janë tepër njëlloj, si uniformat e burgut, me vija, ditët kështu, netët si uniformat e zeza të policëve. Brenda telave me gjemba dukej sikur kishte shenjtorë të sfilitur dhe djaj të marrosur.

Brigadat e natës, ndërresa e tretë e të burgo-surve, qenë kthyer nga puna, kishin 2-3 orë që prisnin më këmbë dhe s’jepej urdhri të shkonin në fjetore. Gjysma flinte më këmbë. Mbështetur te muri, te shoku, te shkallët, tek telat me gjemba. Vurrata të zeza nëpër fytyra, o nga të palarët, o prej tmerrit që shihnin në atë copëz ëndërr.

“Çfarë ka ndodhur, pse na mbajnë?” – “Dy Nduet, Pisha dhe Nikolla, nuk kanë realizuar nor-mën.” - “Po pse?” - “S’kishte material dhe s’duan të kthehen të minierë, po kundërshtojnë.” E kishin gërryer materialin me lopatë. “Asgja s’ka mbetun, s’lam kokërr minerali, dyshemeja ngjan si e fshime, s’ka ma, doli dhé.” - “Jo, - bërtiste policia, - duhet të ktheheni! Urdhër i komandës. Prapë në ndërresën e parë!” - “S’kemi pse kthe-hemi, - këmbëngulnin të burgosurit. - Jemi të lodhur, duam të flemë, të vdesim.” - “S’ju lëmë të vdisni pa bërë normën.” - “Në darkë prapë.”- “Jo, tani!” - “S’ka material, mor zotni, s’ishte faji ynë.” - “Po i kujt, yni?” - bërtisnin policët. “Po i kujt? Juaji!” - ia kthenin të burgosurit.

Fytyrë më fytyrë. Kthetër më kthetër. U avitën dy Sokolat, ai me mbiemrin “Sokoli” prapë dhe “Progri”. “Çfarë doni?” - “Ju çfarë doni?” - “Normën!” - “S’ka”.

Po plas më duket. Erdhën Tomë Ndoja, Martin Leka, Kostandin Gjordeni, Lush Bushgjoka. Të tjerë pas tyre. “Po aty ishim.” - “Ikni!” – “Ikni ju!” Shtrëngim dhëmbësh, nofullash. “Uli duart!”…

Bamb një hekur. Kumboi kafka? Me një hek-ur nisi revolta e Spaçit, e rrëmbeu një i burgo-sur dhe doli nga birucat. Po i binin çangës për t’u mbledhur të gjithë në mensë. Shqeva sytë mbi çangën, sikur të mos e kisha parë kurrë, një predhë topi e varur. Bosh është apo ka eksploziv brenda, mund të shpërthejë, kur, kur? Pse po na mbyllin? Mos duan të rrahin në praninë e të gjithëve ata që kundërshtuan? “Po vunë dorë, do t’u përgjigjemi, - mërmëriti dikush pranë meje. - Gati jemi. Atë që do ta bënim më vonë, ta bëjmë tani…” U drodha i tëri. Të jetë themeluar vërtet parti në burg? Si…gur…isht… Çfarë do të bënim më vonë, kryengritje? Vdekjen, vdekjen! Po shtoheshin policët. Dyndjet e tyre të zeza si shpesh po i shihnim këto kohët e fundit. Vazh-donte futja jonë një nga një në mensë. Një si kënetë e ngritur lart në qiell. Ajo e ferrit, e tharë, plot me skelete të burgosurish. Si shi do të bjerë mbi ne pluhur kockash, do të bien eshtra nga lart, vetëtima të plakura, kafka…

Mbështeta bërrylat mbi siprinën e pistë të tryezës së gjatë, ende e pafshirë, thërrime buke të ndërresës së parë, lëngje të derdhura, copa kocke. Edhe tryezat e tjera po ashtu. Miza të mëdha, të zeza endeshin me zukatje aspak bezdisëse. Përkundrazi, na nanuritnin vëmend-jen nga ajo që do të ndodhte e s’dihej ç’ishte. Mjafton që jemi bashkë, të gjithë.

U futën nja 10-15 policë. U përhapën në krye. Pastaj u futën policë të tjerë me të burgo-sur të tjerë me pranga në duar ose të lidhur me tel, veshur me leckat e punës, me fytyra të nxira aq sa s’njiheshin. Ata…

Ra heshtje barbare, e cila u ça kur hyri bren-da oficeri i rojës. Si zakonisht, nuk përshëndeti,

s’kishte pse. “Ce s’e betë normën (j)uve, të dënuar?! Ë, ce?

Ce na hapni punë pa punë, apo s’u rri bytha rehat uve?! Me uve po flas. Këtu ju mbajmë për punë dhe jo për istorira. Në galeri, marrsh, kush të dëgjojë emrin! Maskarenj, pisa!”

“Pisat e sat ëme”, - mërmëriti një zë pas meje. Zëri i oficerit të rojës binte erë groshë ushtrie, të djegura, përzier me dhjamë derri e partishmëri idiote komuniste. “Ce, ë?” - pyeste, pa e pasur mendjen te pyetja. Sikur shkulte gozhdë të ndryshkura me sqepar, ngjirnin ato “ce”-të e tij të fëlliqura. Pu, sa fjalor i paktë! Shumica fjalë banale me dialekt Jugu e Veriu.

U bë gati të përgjigjej andej nga kreu një i burgosur nofullshtrënguar, i lidhur me tel, prandaj dhe i spikaste vertikaliteti i leckosur.

“Mos fol! - iu hakërrua polici. - Po flet oficeri i rojës. Je dhe përsëritës.” - “Në çfarë?” - pyeti gjëmshëm i burgosuri. “Në faj. Në krim, - bërtiti oficeri i rojës. - Kush e hodhi dyshekun e shtetit nga dritarja, ushtari im apo ti, armiku?” Kashtë heshtjeje u përhap nëpër ajër. Oficer “Ce”-ja tha: “Zbatoni porosinë, veproni!” Goja iu hap dhe iu mbyll si të ishte lyer me graso armësh. Policët lëvizën. Filloi rrahja. Përballë nesh. Të burgosurit e lidhur mundoheshin t’u shmangeshin goditje-ve, mënjanoheshin, por shkelmi me çizme, sa të mëdha, staliniste, ua dërrmonte kërcinjtë e zhveshur, uleshin pak sa për vetëmbrojtje, por grushti s’kuptohej nga vinte, rënkime, gjak. Pa-loseshin më dysh për të pakësuar vetveten, por grushte të shumta, shkopinj gome binin mbi ta derisa binin edhe vetë mbi dysheme.

“Uuuuuuuuuu!” - ngrit një ulërimë e ku-doshme. U kreshpërua. Hera e parë që e ngrinim zërin së bashku. Qenkësh i fortë. Policët e lanë për një hop spektaklin e tyre barbar, sikur djalli t’ua kishte ndërprerë korrentin. Oficeri i rojës urd-hëroi: “Vazhdoni, le të hungërijnë armiqtë!” Rrahja rinisi më me zell e zërat tanë të përzier buçitën: “Eeeeejjjj, ç’bëëëëëniiiii?!” Po na jepte kurajë britma jonë, po i besonim asaj. “Mjaaaft, s’keni tuuuurp?!” - thirrën zërat më të guximshëm. - “Kri...mi...ne...lë!” “Hapu, dëgjova një gulç pranë, -çohuni!” Stoli i gjatë u shkul, u ngrit lart, u shty dorë më dorë dhe hop u hodh drejt e mbi kokët e policëve duke dërrmuar ç’gjeti përpara, kapela me yll, qafa e shpatulla, tabela, xhama. Grupi ushta-rak s’pati kohë ta mblidhte veten. Oficeri i rojës u pataks i pari dhe tregoi me gisht nga salla që po dallgëzohej. Policët u vërsulën mbi rreshtat e parë që të goditnin, por u goditën ata nga stola të tjerë e fshesa e pjata. Kjo po ndodhte në krye. Të burgosurit nga fundi hipën mbi tryeza për të parë ç’bëhej. Pluhur, britma dhe shqyerje dër-rasash, pastaj krahësh. Të guximshëm të tjerë, më të krisurit, po çanin përpara, duke hipur mbi kurrize e kokë, drejt betejës. Një tryezë u ngrit lart dhe u hodh me rrapëllimë andej ku policët dhe oficeri i rojës nuk po iknin dot. Të tjera tryeza u ngritën havadan. Dera qe bllokuar nga të bur-gosur. Po fluturonin stola si zhgaba druri, rrapël-lima, thyerje xhamash. Sportelet, ai i bukës dhe i supës, hapeshin, ndonjë nga kuzhinierët zgjaste kokën për këtej, ia shkulnin skufjen e bardhë ose garuzhdën, pastaj tjetërkush ia mbyllte me tërsëllëm sportelin nga brenda. “Mos shiko! - u ndie një çjerrje. - Ç’të duhet të dalësh dëshmitar?” Gota të mbetura alumini, pjata të tjera, sende të pakuptueshme vërviteshin sa andej-këndej në ajër, përplaseshin mureve sikur një shtrëngatë burgu të qe marrosur, as ikte e as pushonte. Epilepsi. “Krrrraaaaauuuu!” - bënin mes zhur-

mave të çliruara të të gjallëve tryezat që shqy-heshin. Shumë të burgosur tani ishin me dru në dorë dhe kërkonin të mbërrinin ku ishte për-leshja më e madhe. “Shtyhuni, hapu, s’e kam me ty, por me diktaturën!” Të hidheshin mbi policët, që s’po dinin si të mbroheshin. Qëlloheshin nga të gjitha anët, thërrisnin “mos!” Oficeri i rojës, ndërsa përpiqej i tulatur të zbuste gjendjen, po e acaronte më tepër. “Hiquani prangat bashkë-vuajtësve! Ku i latë çelësat, kriminelë?!” Mensa ngjante tepër e vogël për betejën. Të gjithë pengonin njëri-tjetrin. Po të hapje krahun për të goditur dikë, ushtarak natyrisht, do të godisje një tjetër, të burgosur. “Shqyejeni derën, shtyhuni!” - palli një zë. - Të dalim jashtë dhe të na shohin kush jemi!” Dera u përmbys e, duke shkelur mbi të, u turrën jashtë policë e të burgosur. Një pa-tericë vringëllinte anekënd. Shih, shih, Haxhi Baxhinovski, Bajram Vuthi me leva! Ku i gjetën? Po thikat? Janë të mensës. Ia nguli në bark? Kujt? Oficerit… Lazër Shkambi rrokulliste parvazin e një dritareje. “Eviva! - thirri Vllas Koçi, - Poshtë partia e këtyre!” Nëpër këmbë kapela ushtarake me yll të kuq e oficerit të rojës. Rrekej ta merrte, desh ra edhe vetë dhe se kush e nxori nga këmbët e të burgosurve për të mos e shkelur. Petriti m’u duk, e ka nga fshati maskaranë!” - se kush klithi. Ofic-eri i rojës, i çoroditur, s’po kuptonte pse urdhrat e tij s’kishin më vlerë, nuk zbatoheshin, përkun-drazi. Si është e mundur? Ç’po ndodh?! “Mosni, - kuisi, - ka pasoja të rënda kjoooo, oh!” dhe u prap-sua teksa shihte të burgosur që hidheshin mbi policët e të burgosur të tjerë, që mundoheshin të përmbanin shokët e tyre. Po priste i pataksur të hidheshin edhe mbi të, u nëpërmend që revolver s’kishte. Pse s’lejohej ta kishte me vete mes të burgosurve? Veç këllëfi i tij bosh i varej mbi brez pa kuptim. Më mirë, se do t’ia kishin rrëmbyer armiqtë. “Po ç’të bëj? Të rri, të iki, po nga? Ku?” Dolën në oborr kacafytje të tjera, të filluara që brenda, vazhdonin me kollotumba e rrapëllimë. Në sallë, pa lëvizur, i vetmuar, po rrinte vetëm Zoi i Myzeqesë. “S’dal, - thoshte, - pa u dhënë urdhri! S’i shkel rregullat unë. Jam kundërshtar si Sokrati. Këtu do të rri, një orë, dy ditë, një javë, derisa të vijë urdhri! E ngrinte zërin që të kishte dëshmitarë se kishte thënë pikërisht kështu gjatë gjullurdisë. Punonte te motorët e ajrit. Vend pëllumbash për në burg. Pupla në ajër, shkrofëtima. Oficerit të ro-jës iu qas një bashkëfshatar i burgosur. “Ç’do ai, ka ndonjë hakmarrje për të kryer?” - “Ik, - i tha, - mbathja, shpëto kokën!” Nuk e kupton? Kry-engritje! S’dihet ku do të dalë. Ik, të thashë!…” Një urdhër priste, nga kushdo qoftë, që ta zbatonte menjëherë. Oficeri i rojës nxitoi nëpër shtegun e thurur me tela me gjemba, më i madh iu duk vetja, u ngut drejt portës, që të nxirrte te dalja në ballë të komandës. Ndjeu të thirrura: “Poshtë komunizmi!” iu bë se dëgjoi fare afër. “S’e paskan me mua”, - iu duk se mendoi. Bobo, mori thellë kjo punë!” iu duk sikur mendoi prapë mbi mendimin e mëparshëm dhe gurë, shumë gurë mbas shpine. “Ku u gjetën gurët? Ç’pastrim i keq kështu?!” Iu bë se po e ndiqnin hapa të tjerë, ndoshta policët e tij. Mos ishin të burgosurit? Mos po donin ta kap-nin rob, ta mbanin peng, ta linçonin? - dhe ia dha vrapit me ulërima për t’i dhënë kurajë vetes. Do të përgjigjej që e la kapelën me yll të kuq në dorë të armikut. Por s’kthehej dot më. Vërtet po e ndiqnin armiqtë, por ushtari te kulla sipër portës zbrazi automatikun. “Ku, ku?” - “Në ajër, pse?” Por nga dritarja poshtë e komandës një tjetër oficer qël-loi me revolver në drejtim të të burgosurve. Njëri prej tyre ndali, u ul më gjunjë dhe vuri dorën mbi

shpatull afër qafës. Aty ku i përvëloi. Pa gjakun e vet midis gishtave. “S’ndiej ndonjë dhembje të madhe, - tha, - s’është gjë vdekja, oh!” Plumbi, për fat, nuk i qe futur thellë në mish. “S’duhet të ketë rrezik jete, jo”, - po thoshin ata që e rrethu-an. Rrezik jete apo vdekjeje? “Lërmë, shtyhu, të sulmojmë! Kush është plagosur, kush?” - “Ai djali i ri nga Durrësi, Kosta Gjordeni.” Një tjetër pranë hoqi këmishën e vet dhe ia vuri mbi të çarën e përgjakur. “Të dhemb?” - “Jo, më djeg pak.” “Ta ly-ejmë me duhan, e ndal gjakun, tha një malësor dhe shkoqi 4-5 cigare që i kishte dredhur më parë. Mos e lini gjakun të shkojë dëm, ta bëjmë flamur si në kryengritjen e Spaçit. Pije më mirë, ndonjë i dobët që s’ka gjak. “Mjaft, s’është ambulancë këtu, jemi në betejë. Kush do detyra, le të vijë… “Rroftë flamuri pa yll! - kishte thirrur Hysen Xhani në Spaç. - Poshtë qeveria e Tiranës!” - “Ja vdekje, ja liri!” - u dëgjuan thirrje të tjera. “Nuk punojmë në galeri!” - “Rroftë Bashkimi Europian!” - u ngrit mbi të tjerët zëri i Bedri Çokut. E padëgjuar kjo thirrje. Si, po bashkohet Europa? Po ne?

Ka organizim? Tmerr? P…arti ilegale… Përtej rrethimit, te ndërtesa fshatare e

komandës së burgut, shiheshin lëvizje të shqetësuara e dyfishim rojash. Edhe këtej nga ne, brenda telave me gjemba, rrëmuja po qetësohej, ndërkohë dëgjoheshin zëra të alar-muar: “Ç’do të bëjmë? T’i mbajmë peng policët?” “Lirojini robërit, o robër!” - se kush thirri.

Bashkimi i dy revoltavePolicët e mbetur, ashtu të shqyer dhe me vur-

rata të zeza në fytyrë, pa folur, morën udhën për nga porta e madhe. “Kush i ka çelësat, kush? T’ua marrim!” – “Jo, jo, as ata s’kanë çelësa, kur futen brenda, por i kanë jashtë te komanda.” - Të vër-

Më 22 maj të vitit 1984 të burgosurit politikë në kampin e tmerrshëm të Qafëbarit u ngritën në revoltë, duke përsëritur atë që kishte ndodhur më shumë se një dekadë më parë në burgun e Spaçit, në të njëjtën datë, në të njëjtin muaj, ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak. Veç të ridënuarit dhe të pushkatuarit ishin të tjerë, gjithmonë të rinj.. Dy revolta, të vetmet në të gjitha burgjet e perandorisë komuniste, që i bëjnë nder vendit, kujtesës historike, njohjes së rrënjëve të demokracisë, që treguan se shqiptarët iu kundërvunë së keqes në kulmin e saj, madje dhe me një ëndërr europiane. Në ku-jtim të saj, si një përvojë sa tragjike aq dhe e madhërishme, si një mësim i lartë morali, emblemë e kundërshtisë kolektive, po japim pjesë nga vepra “Ferri i çarë”, ku shkrimtari Visar Zhiti, i burgosur politik në Qafëbari në atë kohë, përshkruan si një dëshmitar revoltën, tmerrin, dhunën dhe absurdin makabër të saj.

Page 13: metropopl 22 maj

13• E martë 22 maj 2012

»koment

sulemi, nuk duroj dot!” Në tarracën e vogël sipër portës u vu edhe një tjetër mitraloz. Tytat e ngre-hura për këtej shoqëronin daljen e policëve të fundit. “Vërtet, s’ka më fare?” – “Çfarë?” “Policë.” – “Jo, jo… Të li-rë!?…” Na kapi një ndjenjë e flatërt, mund të fluturonim tani, pa policë. Sa bukur, të lirë brenda robërisë sonë! Qielli epohej, gati të binte. Shikoi retë. “More, shikomë nga pas kurrizit, mos po më dalin flatra?” Rrëmuja po shqetëso-hej ndryshe. Pa panik, po as e urtë, herë kalonte andej, herë shpërngulej matanë. “Ç’të bëjmë tani?” Më të zellshmit, ndezësit e këtij rebelimi, po kërkonin ata të dikurshmit, të mbeturit gjallë nga revolta e Spaçit, rebeluesit e mëdhenj. Ah, ç’revoltë ishte ajo! Ku jeni, pse s’ngjalleni tani? Pse kaq të nemitur? Jo të gjithë, jo, tundnin kryet e rëndë në heshtje. “Spiro Nasho, fol!” Shihnin me sy si të përqarët dhe enigmatikë. “Të thashë, jo të gjithë.” - “E dimë ne se ç’do të ndodhë”, - dukej sikur thoshin. As varrit s’ia rrëfejmë dot ç’na kanë bërë këta atëherë. “Mbushni ujë, le të jetë për çdo rast…” - mërmëriti Spiroja, po kur Napoleoni… “O, e di, e di…” Në Spaç derdhnim kazanët me gjellë te këmbët e policëve si shenjë proteste. Se qeveria, a partia, a ç’dreqin e sundon këtë vend, kundër-shtoi Helsinkin, firmosjen e Kartës së Madhe për Bashkimin dhe Sigurimin Europian. E quajti farsë kapitalisto-revizioniste…

Natën shkruanim mureve të burgut parulla kundër: “Poshtë komunizmi dhe Enver Hoxha! Rroftë liria, Europa, Amerika!” Një kryengritës i ri tundte nga krahët shokët. “Ngadalë, se më shqeve edhe më!” – “Të ngremë një barrikadë, - thoshte, - mbi udhën nga do të vijnë policët dhe oficerët e komandës. Të vëmë tryezat e mensës, stolat, dyshekët, barakën e berberit, kazanët e mensës, stendat e emulacionit, bibliotekën të

gjithë, trupat tanë.”Ndodhi ajo që s’do të besohej kurrë: të burgo-

surit zbythën një dyndje policësh, donin të hynin në kamp, të paarmatosur ishin, por u plogësh-tuan menjëherë, ndërsa binin mbi ta gurë, pjata, sharje, libra të trashë të Enverit. Policët morën urdhër të prapseshin. Gjendja diku lehtësohej dhe menjëherë rëndohej, diku si për baraspeshë. Bëheshin dhe zhbëheshin grupe të burgosurish, liria e të cilëve tani dukej sikur kishte përsipër një si rrjetë, tyl të zi… vejushash. “Poezi do të shkruash ti kështu?” - “Ju na i veshët gratë me të zeza” - u përsërit jehona e kësaj thirrjeje. Flitej me zë të lartë, na kishte marrë malli për zërat tanë. Ç’shpresë kishte e ç’mund të bëhej? “Të bëjmë atë që na takon.” – “Çfarë? Thuaje!” - “Të çajmë rrethimin, të sulemi tek telat me gjemba. Të gjithëve nuk na vrasin dot… Ja vdekje, ja liri!” Nga erdhi kjo britmë prapë, ç’kryengritës e sol-lën? E dija të mbetur nëpër libra, në teatër, në histori e tani buçiti para meje, përbetim i gjallë! “Ku jemi, në Spaç, në revoltë?” - “Si, atje… do ta ngremë prapë flamurin?” U gjend dikush që dha një urdhër: “ti, ti, ti, shkoni me vrap në lavanderi e mensë dhe mbushini me ujë gjithë bidonët, kazanët dhe tenxheret! T’i kemi gjatë kohës së rrethimit.” “Do të shkoj dhe unë”, - tha Skënder Tufa, më i riu, por fare i dobët, sa as në galeri nuk duhej ta futnin, ende s’i kishte kaluar të 50 kilet, por ai shtynte vagonë me mua. Mezi e kam pri-tur këtë ditë, prandaj jam dënuar, tha, grupi ynë donte të armatoste të burgosurit dhe të sulmo-nim… Ata do të presin ujin, siç bënë në revoltën e Spaçit, dëgjoheshin zëra. Na lanë pa ujë pesë ditë… “Ti shko merr nën kujdes thikat dhe hanx-harët e mensës dhe te berberi, të mos keqpër-doren! Edhe lugët me garuzhdat. Dhe dërrasat e shqyera. Grumbulloni gurë sa të jetë e mundur. Por dhe kurajë. Ia vlen të vdesim si kryengritës, jo si të burgosur…” – “Di unë ku ka gurë e tulla shumë, shembim murin.” - “Si u bë i plagosuri?” - “Jashtë rrezikut.” - “Po ata që u kacafytën me policët? E fshinë gjakun…” Të burgosur të tjerë po nxitonin drejt depos sonë të ushqimeve të merrnin ç’kishin, ta mbanin te vendi i fjetjes nën kujdes, mund t’i bombardonin depot a t’i digjnin me flakëhedhëse. Munden që nga larg?… “Ku janë oficerët tanë?” Këtu! Në Spaç kryengritësit hapën birucat përmes breshërisë së plumbave. Hulusi Pashollari dhe Dashnor Kazazi s’pyetën fare për mitralozin e truprojës përballë, po i liru-an bashkëvuajtësit nga biruca. Dhe aksioni i dytë e di cili ishte? Shqyerja e derës së bibliotekës së burgut. U mblodhën gjithë librat e Enver Hoxhës dhe të klasikëve të marksizmit dhe iu vu zjarri. Anash flakëve vallëzonin të burgosurit dhe këndonin këngë patriotike. “Ne ç’të bëjmë tani me dorëshkrimet tona?” - “Të shqyejmë depot e burgut, të marrim bukën, makaronat, fasulet dhe orizin e kuzhinës.” - “Jo, jo, rregull! - thirri një zë. - Dhe dinjitet.” Spiunët e burgosur donin të dorëzonin menjëherë çelësat e depove ku pu-nonin, po kujt? Ndërkohë përgjonin. Që nëse do të duhej të dëshmonin, të ishin të saktë. “Këtu çelësat, këtu, grumbullojini këtu!…” Disa nga ata i treguan menjëherë pseudonimet, sekretet dhe donin të bashkoheshin me kryengritësit. Spiuni i bibliotekës shtirej i qetë. “Librat s’i ha as qeni”, thoshte. “Thuhet për paratë”, - i tha dikush. S’ka nevojë të djegim libra, ulërinte një hollak, të ku-jtdo qofshin. Spiunët t’i mënjanojmë. Na prishin punë. Do t’u bëjnë shenja atyre të komandës, jashtë rrethimit. Të shkojmë në galeri, të çajmë ndonjë dalje té fshehtë, të ikim. Edhe në re-voltën e Spaçit donin t’i asgjësonin spiunët. “Në fillim të urrejmë ata që na i bënë spiunë bashkë-vuajtësit”, - thanë. “Lërini akademitë, jemi në re-voltë!” - bërtiti përsëri një gjatosh. Kali, Nikolla. Të burgosurit qenë shpërndarë kudo, të lirë, grupe-grupe, të vetmuar, pa rreshta, për herë të parë kështu, brenda telave me gjemba, të shku-jdesur, te shkallët, nëpër fjetore, ca vendosën të shtriheshin oborreve, bisedohej me zë të lartë, gjithë shqetësim, dëgjoheshin porosi, kërkesa se ç’duhej të bënin. “Një kafe dua” - “Ç’presim? Të zgjedhim drejtuesit.” - “Janë, por të fshehtë” - T’i mbrojmë me trupat tanë, ne jemi, ne, s’ka tjetër, jemi të humbur, të vdesim, aq më mirë. S’rrohej ashtu.” Drejtuesit e zyrës teknike dhe të riedukimit mundoheshin të mbanin qetësinë e përgjithshme, megjithëse s’ishin të qetë as vetë. “Të mbrojmë njëri-tjetrin. Dëmi të jetë sa më i paktë…” Ngjyra tullë e veshjeve tona dukej më e padurueshme se kurrë e ato me vija zebre, më të acarta. Ca nxorën nga thasët veshje të tjera, këmishë civile, gjithë rrudha nga të ndenjurit e përjetshëm. “Dhe ç’dritë paska sot!” Ngaqë s’ka

policë brenda. “Shiko rrethimin, po i shtojnë ushtarët.” - “Shiko, shiko! Nuk janë vetëm nëpër kullat, por edhe midis tyre. Më këmbë. Kanë zënë pozicione lufte. Kanë vënë dhe helmetat në kokë. Paskan dhe çantën e kundërgazit hed-hur supeve. Sa të marrë që janë!” Në revoltën e Spaçit hipi mbi supet tona një djalë i ri, Skënder Daja, dhe u foli ushtarëve: “Eeeeejjj, vëllezër, edhe unë sa ju jam, 21 vjeç! Ulini armët, mos qëlloni mbi ne! Jemi në burg se duam lirinë, at-dheun, juve, u rebeluam për lirinë dhe atdheun. Mos gaboni”… Menjëherë hoqën ushtarët e rinj nga rrethimi dhe vendosën policë, skuadra të zeza si ato të pushkatimit. “Të vazhdojmë kry-engritjen e Spaçit!” - u dëgjua një thirrje nga fundi i shkallëve. “Pse, ku jemi, s’është Spaçi ky?” – “Qafa e Barit, or mixhë, por njëlloj janë. Po dridhem. Ta ngremë flamurin e kuq me zh-gabë, mezi po pres, turfullonte plaku. Ku është Napoleon Koleci? T’i thotë Mersin Vlashit që ta pikturojë prapë flamurin?” – “Nuk janë këtu, jo. Po jemi ne…” Ah, s’kishim flamur! Gjetëm një copë të bardhë, çarçaf, qefin, dhe premë vetë damarët, që ta skuqnim me gjakun tonë. E piu gjakun, por s’e mbajti gjatë. “Ikën gjaku, bir!” Mbi një këmishë të kuqe piktori i burgut, duke qarë nga gëzimi, vi-zatoi shqiponjën. “Ta ngremë flamurin kombëtar mbi tarracën e burgut!” - thamë me solemnite-tet. Kërkuam muzikantët tanë t’u binin veglave. “Ku t’i gjejmë?” “Himnin e flamurit”. Kush ka frikë? Me të drejtë. S’u vumë faj. U grumbulluam ne, u mbajtën fjalime para flamurit. Ku ishin tërë ata oratorë të shkëlqyer! Kurse përtej telave me gjemba, mes rrethimit të ushtarëve dhe policëve të armatosur deri në dhëmbë, oficerët shih-nin këtej me dylbi, bënin fotografi, xhironin me kamera. E kënduam vetë himnin me zërat tanë të ngjirur, u mblodhën aty vëllezërit Çoku, Luan Burimi, Dervish Bejko, Pavllo Popa, Jorgo Papa, Gëzim Medolli, Ylber Merdani, Naim Pashaj, Mu-rat Gjonzeneli… dhe përmes lotësh e ngritëm flamurin përmbi burgun. U alarmua qeveria. “Ulni flamurin!” - dërgonte mesazhe komanda. Dolën vullnetarë tërë ata të burgosur për të bërë rojë nderi pranë flamurit, natë e ditë, duke u ndërruar me njëri-tjetrin. “Tregomë, jemi në Spaç apo jo?” - “A s’janë njëlloj Qafëbari, Aushvici, Buhenvaldi, Prishtina?” - “Po, po, ika, s’e kam punë.” Këtu jemi. Priftërinjtë, ushtarakët? Ç’ushtarakë? Ta-nët pra, të burgosurit. “Ç’do të bëjmë, djema? Si, do të presim të qetë të na hanë? Të sulmojmë! Të shihen mundësitë strategjike. Le të vritemi! Sa t’u marrim ushtarëve automatikun e parë, di unë pastaj se ç’bëj me një automatik në dorë. Ata janë frikacakë, s’kanë parë luftë! Ne duam liri. Li-riiiii!” – “Rroftë liria!” - u dëgjuan zëra të mallëngjyer. Me trimat që do të zgjedh unë dhe në Tiranë mbërrijmë. Ta çlirojmë nga pushtuesit komunistë. Qemë dehur me vetveten me atë liri robinjë mes telave me gjemba nën grykat e armëve...

Të vejë ku të vejë, le të vdesim kështu! Se të vdekur jemi.

VAZHDIMI I PËRLESHJESPërsëri u përpoq të futet në kamp një njësi

e madhe me policë. Natyrisht, veç me shkopinj gome, sepse ishte frika se mos të burgosurit ua rrëmbenin armët, nëse do të vinin me re-volverë e automatikë. Sepse, s’i vret dot të gjithë njëherësh. Nuk i lanë të futen. Më trimat u dolën përpara. Forcërisht. Gjoks më gjoks. I prapsën deri te porta. U krijua paniku se mos të burgosurit sulmonin portën, e shembnin atë, dilnin, vërshonin. Veç kur u dëgjua batareja e plumbave, e llahtarshme. Të gjithë ushtarët e rrethimit zbraznin automatikët njëherësh, me breshëri, vetëtima të shkurtra, të drejta si thika të shpejta, frushullimat e tyre të njëpasn-jëshme vezullonin me krisma shurdhuese kudo, tym në grykat e armëve, qëllohej pa ndërpre-rje nga të gjitha kullat e vendrojave. Një dorë ushtarake te porta e madhe, e pamë sërish, jepte sinjal, tundej për çdo batare të re dhe tytat e armëve po uleshin gjithnjë e më shumë, nga në ajër, në drejtim të kampit, mbi kokët e të burgosurve. Ngrimë në vend. Pati nga ata që u shtrinë rrafsh me tokën. Do të ketë ardhur urdhri për të na vrarë të gjithëve. Binin copa të shqyera mbi ne, të rënda, të errëta, zhvoshkje muresh, qielli. Dora dha sinjalin ndal. Heshtja si një gropë shurdhuese u hap në ajër. Erdhi erë e djegur, qe përzhitur gjithësia.

Të gjithëve na vrasin, s’e ka për gjë diktatura. Burgu gropë e përbashkët është. Na mbulojnë këtu e askush nuk e merr vesh.

Pu-pu ç’na bënë, mërmëritnin në një grup

mënjanë poshtë shkallëve. Mbaruam. Ku i dilet me këta? Janë të pamëshirshëm. Më tej, në një tjetër grup, te fjetorja e papunësisë, “maunia”, po thoshin se ata, shteti, Partia, e deshën këtë re-voltë, i kishte kapur etja për gjak, ja, ia arritën qël-limit, shfrytëzuan donkishotizmin tonë, urrejtjen. Jo, të drejtën tonë, vuajtjen. Po s’bëhet kështu! Po si? Dhe revoltën e Spaçit Sigurimi i Shtetit e organizoi, kështu thonë. Shpifje nga ato të Drej-torisë IV, e përhapën me qëllim, për të thënë se çdo gjë e kemi nën kontroll, s’pipëtin as miza, jo më një revoltë. Po këtu ç’do ditë revoltë është. Ik me ta, po s’ta mbajti, vdis! Ne jemi të burgosur politikë dhe çdo veprim yni, bëmat, qëndrimet janë politike. Ke përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve. Ndaj kohës. Ça kohe, në djall mençuria juaj! Në një tjetër grup, tek oborri lart, vazhdonin t’i gëzoheshin kampit pa policë. Ç’mrekulli! Le të zgjatë sa e ka urdhëruar Zoti. Ia marrim një valle-je, s’kemi ç’bëjmë tjetër. Te çdo kullë-rojë tani s’kishte nga një ushtar, por grup ushtarësh me automatikët dhe mitralozat të kthyer këtej nga ne. Kurse ushtarët nga njëra kullë në tjetrën pas telave me gjemba, në atë shkretim të dikurshëm, po shtoheshin si drurë të gjallë të një pylli lëvizës. Po lëviz Pylli i Brinjës. Mbi tarracën e komandës komandanti i burgut me oficerë të tjerë madhorë, kështu dukeshin, po shikonin me dylbi kampin dhe lëvizjet e grupeve të të burgosurve, tregonin me gisht, se ç’thoshin me zë, përkuleshin mbi një hartë, kurse të tjerë përreth tyre mbanin shënime. Bënin plane sigurisht, strategjinë e mposhtjes së armikut të paarmatosur, të nja një mijë burrave të uritur mes telave me gjemba. Ç’i ka ata brirë në ballë ai palo oficer? Jo, jo, janë dylbitë, i vuri prapë në sy, shih, shih, ia pasoi një tjetri, siç duket s’kanë për të gjithë, shih, shih, nxori një bombë nga çanta, do ta hedhë këtej. Thua? Jo, jo, qenka aparat fotografik, kamer, seç po japin ca porosi, sa të trasha: andej ti, ti andej, ke dhe zonën C, dëgjo-heshin deri këtu. Janë trembur edhe ata, tha njëri nga ne, që po i kundërvëzhgonte. Kujtoja se mos po bënin kot, shkërdhatat, u nxeh dikush nga ne, sepse u pëlqejnë lojërat e luftërave, çlirimet im-agjinare të qyteteve, megjithëse të dënojnë për imagjinatë! Do të na sulmojnë, do të na vrasin. Ne do të qëndrojmë. Dëgjo, janë të shumtë ata që po zënë dyshekët. Janë futur nëpër fjetore. Ca kanë mbuluar kokët me jastëk. S’duan ta shohin rrëmujën, u bë shumë politike, e hapur, lebetiten, dhe do të ndëshkohemi keq. Ashtu siç ndëshko-jnë diktaturat. Por a nuk janë të burgosur politikë, harruan? Dhe diktatura, kur ndëshkon, nuk sheh nga sytë, i merr radhë. Le të bëjnë ç’të duan. Mirë është të bëjnë atë që duhet. Të shembim dyert e brendshme, të gjitha, 100, sa janë! Edhe llamari-nat e dritareve, t’i hapim. Këtu fillon liria!

Po ata pse i kanë lidhur ballët me shami? Dy si përrenj të gjallë vinin nga dy oborret,

njëri ngjitej, tjetri zbriste, përplaseshin, dallgë-zonin shkallëve brohërimat, shkumbë-zonin mes-oreve të pasme dhe te mesoret e katit të dytë mekeshin si çezmat e kampit, që po u shterte uji. Bllokadë. Atë që këtyre nuk ua ka bërë kush, po e bëjnë me ne. Venin dhe vinin njerëz me thasë në krahë. Merrnin gjëra, i linin, i fshihnin më mirë ose i zhduknin përgjithmonë. Macet qenë strukur ku të mundnin, rrëzave, me sytë vezullues si prush i fshehur, kurse qentë gjithë ojna gjendeshin te rrëmuja më e madhe, të çlirët dhe hokatarë. Një mi vrapoi në oborr dhe dy më të vegjël pas tij. Do të ketë tërmet, se kush paralajmëroi. Tjetër?

- Shkrimet i ke siguruar? - pyeti jo pa shqetësim Maksi.

- Deri më sot po, - u përgjigja po aq i shqetësuar. - Duhet treguar kujdes. - Si? - T’i kesh afër. - Ndoshta kjo e bën më të rrezikshme gjend-

jen time. - S’je vetëm… M’u duk sikur filli i telave me gjemba vinte

rrotull zemrës sime. Zbrita në oborrin e sipërm, të gjithë bënin diçka, edhe mosbërja asgjë ishte një bërje, dëshmi dhe mosdëshmi. Pse përgatiten kështu si në një ikje për në një asgjëkund ende më të rëndë? Dhe s’duhej të binim. Dikush vishte një palë rroba të dyta mbi ato që kishte veshur. Ndër-roni rojën tonë te kazanët e ujit, tha një tjetër. Shkulën nga stenda gazetën “Zëri i popullit” dhe po e shqyenin. Shqyen dhe dyert e birucave, jo, jo, i hapën me marifet, kishin lëvizur çelësat dhe zinx-hirët dhe i nxorën prej andej të dënuarit. Ishin më të zbardhëllemë se kurrë, më të dobët se ne.

Mensa qe shkatërruar. Rrëmujë dhe zhurma si në një festë të kërcënuar.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 14: metropopl 22 maj

14 E martë 22 maj 2012 •

«dossier

Nga albert kotiNi

(vijon nga numri i kaluar)

kriza qeveritare është shenjë e dukjes së kësaj tabloje, te kjo është baza për të kërkuar kaosin politik. Prandaj për këtë shkak duhet ruajtur si nga mbiv-lerësimet, ashtu dhe nga nënv-leftësimet, por dhe nga të pritu-rat false. Deklarata e dorëheqjes

së qeverisë, të cilët Kryetari i qeverisë Rexhep Mitrovia e justifikonte me ndërhyrjen e Këshillit të Regjencës, formimi i qeverisë së re, sikundër mendohet me elementë zogiste, largimi i patër Harapit nga Këshilli i Regjencës, kundërshtim i Frashërit për kandidatin e Këshillit Regjencës (Mitrovica) synimi i Frashërit për të shpërndarë parlamentin, intrigat e ministrit Brendshëm Deva kundër Frashërit dhe e kundërta, qëllimi i shfaqur hapet prej Deves për të formuar një shtet të ri prej zonës së Kosovës etj. - të gjitha këto kanë shkaktuar ngatërresë dhe kaos politik. Përfundi-mi edhe sot nuk mund të parashikohet. Gjithçka ngjan është për t’u vënë re se ndodh nga ndikimi i dy fakteve të jashtëm me rëndësi.

Deklarata e Sir Maitland Vilson se rekrutimi i shqiptarëve në trupat gjermane dhe lufta kundër komunistëve, shihet si një akt armiqësor me gjithë kundërshtimin e qëndrimin zyrtarisht të agjenturës telegrafike shqiptare, pa dyshim ka ndikuar mbi zhvillimin e ngjarjeve. Anglia dis-ponon ndërkohë mjete presioni e jetës ekono-mike e politike, të cilat prej nesh nuk mund të afrohen me të njëjtën vlerë dhe besim.

Situatë e vështirë për Regjencën nga gjermanët gjatë muajve korrik-gusht 1944

Në dokumentin nr.486/44 rez. mbi gjendjen e dt. 5 gusht 1944 jepet ky material faktik:

Gjendja politike:Mbas kthimit Pater Anton Harapit dhe zgjid-

hjes së anëtarit katërt (Caf Ulqinaku) Këshilli i Regjencës është përsëri i plotë. Sipas statutit, Mehdi Frashëri duhej t’ia lëshonte kryesinë e Këshillit të Regjencës një anëtari tjetër, pasi afati është për tre muaj. Këtë gjë përpiqen ta ndihmojnë edhe gjermanët, t’ue marrë parasysh disa vështirësi të shkaktuara nga Frashëri.

Qeveria u formua, por akoma jo e plotë.Prestarët:

Fikri Dine - kryeministër dhe zv. ministër i Brendshëm t’ue pas pranë zogistin Abaz Kupi

Ekrem bej Vlora – ministër i Jashtëm dhe zv. ministër i Drejtorisë, t’ue pas pranë fashistin sh-qiptar Mustafa Kruja dhe Gjon Marka Gjonin.

Rrok Gera - ministër i Financave, zogistRifat Begolli - ministër i Ekonomisë, prej Peje

(zona e Kosovës, pa parti.)Musa Gjylbegaj - ministër i Botores, nga

qarku i ShkodrësKoço Muka - ministër i Arsimit, Balli KombëtarMark Gjon Markaj - inistër i Kulturës Popul-

lore, fashist shqiptar, i biri princit të Mirditës Gjon Marka Gjoni.

Qeveria përmbledh në vetvete zogistët dhe rrethin e fashistëve shqiptarë me Mustafa Kru-jën (ish-kryeministër në okupacionin italian dhe Gjon Marka Gjonin, princin e Mirditës).

Mungojnë në qeveri përfaqësuesit kompe-tentë të zonës Kosovës dhe të Ballit kombëtar, pra i mungon asaj baza në Kosovë dhe në Sh-qipërinë Jugore. Nga ana gjermane kërkohet mbi të gjitha ndërkohë kthimi i kryetarit kosovar në zonën e Kosovës, eksponenti gjerman Xhaferr Deva si ministër i Brendshëm, një kërkesë që është bërë problem i prestigjit gjerman, i cili dhe nga ana shqiptare ka hasur në kundërshtime të forta. Vetëm nga këmbëngulja e fortë u de-tyrua Mehdi Frashëri të procedojë në kërkesën gjermane. Qeveria e votoi në një raport 6:1 për kthimin e Deves. Kundër votoi Mark Gjoni Marka.

ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e shqipërisë

Është vërtetuar se kohët e fundit i ati i tij kishte vizitë angleze dhe është me siguri se këtu loz rol floriri anglez. Në qoftë se nuk respektohet dëshira gjermane, do të jemi të shtrënguar e të vendosur të merren masa radikale kundër intri-gave shqiptare prapa shpine.

Nga ana gjermane, sikundër është lajmëruar dhe më parë, janë shkaqet të ngutshme që im-ponojnë formimin e një qeverie energjike. Në lid-hje me zhvillimin e ngjarjeve gatishmëria e tre-guar për të qenë në dispozicion për të formuar një qeveri me vullnetin gjerman ka mundësi të zhduket. Rasti i Mark Gjon Markut, prapa shpinës së të cilit duket se ka dhe të tjerë, tregon se sa qartë e kanë njohur anglezët këtë thembër Akili.

Një ndikim të fortë në orientimin shqiptar kanë bërë:

1. Aktiviteti me shtimin e çetave komuniste për shkak të furnizimeve angleze nga ajri dhe të punës organizative.

2. Pikëpyetja e madhe mbi personin e Koman-dantit zogist Abaz Kupi ka marrë një konkretizim dhe ka gjetur interes vital për rrezikun komunist që i kanoset rrethit të tij.

Njëlloj sikundër ngjau në kohë të kaluar, si in-fektimi komunist në Shqipërinë e Jugut, sot drej-tohet vërejtja e frikshme e rretheve qeveritare në gjendjen e bërë akute, i njëjti rrezik në Sh-qipërinë e Mesme. Menjëherë ndihet thirrja për pushkë dhe municion në çetat nacionaliste vull-netar shqiptare, ndihma ushtarake e të cilave për trupat gjermane nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë, megjithëse qeveria shqiptare mendon se me të tillë vullnetarë do të ngrejë prestigjin e saj. Një mendim i tillë duket mjaft i mbivlerësuar.

Ka të ngjarë që mund të mbivlerësohet natyra e katundarit e Abaz Kupit (sikundër cilësohet disa herë prej njohësve), nëse atij mund t’i besohet një politikë e lartë. Mbi sa i për-ket personit të tij, mund të thuhet me plot të drejtë se ai është një kundërshtar i ndershëm i komunistëve dhe përveç asaj besnik i mbretit në kuptimin e një Shqipërie nacionaliste dhe më në fund, me zgjuarsinë e katundarit me ten-dencë për të mbajtur lidhje në të gjitha anët, por mos me u lidhur. Ndërkohë ky problem nuk ka marrë fund, sepse del pyetja se kundër kujt do të drejtohen njëherë armët e tij. Për këtë ka shumë pyetje dhe profecira në kuptimin pro dhe antigjerman. Po prova deri tani nuk ka pasur në asnjë drejtim.

Po të këqyret nga ana ushtarake është për

t’u shënuar se këtu ekziston një faktor ushtarak, i cili kohët e fundit me shkurtimet e bëra gjithnjë është forcuar dhe prandaj, përderisa nuk jepen prova të kundërta, është për t’u radhitur në rad-hët e kundërshtarëve.

Në qoftë se këqyret nga ana politike, duket me vend se me gjithë zgjuarsinë e katundarit nuk mbetet pa u marrë parasysh mundësia që të ndodhet nën ndikimin dhe vartësinë e fuqive që s’ka mundur t’i kuptojë mirë (Zogu ndodhet tek anglezët) dhe të cilat një ditë mund të kërkojnë prej tij veprime që ai vetë do t’i kundërshtonte. Kjo nuk të ndalon që me këtë rast të ndiqen in-teresi gjerman, duke u shkëputur nga krahët e anglezëve. Përveç kësaj, është për t’u parë dhe mbi sa shënohet poshtë mbi gjendjen politike.

Kërcënimi i kufirit verior dhe lindor dhe i zonës Kosovës preokupon opinionin publik të atjeshëm dhe ka shkaktuar shqetësime. Për sa më sipër, janë shumë personalitete të njohura që janë etiketuar “tradhtarë” vetëm për faktin se kanë qenë pjesëmarrës në Regjencë dhe për të folur për patër Anton Harapin, Fiqiri Dinen, Eqer-em bej Vlorën, Rrok Geran etj. duhen monografi më vete, por në fund të shkrimit në disa prej tyre do të prononcohem me pikëpamjen time në lidhje me bilancin e gjithë aktivitetit të tyre në çështjen shqiptare.

Përplasjet e Regjencës me gjermanët zbulo-hen në këto radiograme:

Nr. 601403. sekret. “Në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut konspirojnë nëpunës të lartë dhe oficerë si dhe disa familje të njohura, pjesërisht krejt haptas me komunistë dhe an-glezë dhe sabotojnë masat tona të mbrojtjes gjithashtu formimin e divizionit “Skanderbeg”, prandaj në marrëveshje me gjeneralin koman-dues dhe me konsullin e përgjithshëm dhe mbas një orientimi të parë të Këshillit të Regjencës kam dhënë urdhër të arrestohen një radhë per-sonalitetesh, nga këta janë prefekti i Prishtinës dhe një kolonel i rojës së kufirit. Veç kësaj or-ganet lokale të xhandarmërisë permanente janë krejt të pa besë. Këshillit të Regjencës i jemi lu-tur që sa më parë të vërë njerëz të besueshëm në zyrat kryesore të administratës dhe në or-ganet ekzekutive.”

Në radiogramin e marrë 29.5.1944 me titull “Çështje e fshehtë e komandës midis të tjerave shkruhet: “Gjendja politike është duke u bërë marrëveshja në mes të Këshillit të Regjencës dhe personaliteteve udhëheqëse të vendit.

Ka të ngjarë që mund të mbivlerësohet natyra e katundarit e Abaz Kupit (sikundër cilësohet disa herë prej njohësve), nëse atij mund t’i besohet një politikë e lartë. Mbi sa i përket personit të tij, mund të thuhet me plot të drejtë se ai është një kundërshtar i ndershëm i komu-nistëve dhe përveç asaj besnik i mbretit në kuptimin e një Sh-qipërie nacionaliste dhe më në fund, me zgjuarsinë e katunda-rit me tendencë për të mbajtur lidhje në të gjitha anët, por mos me u lidhur. Ndër-kohë ky problem nuk ka marrë fund, sepse del pyetja se kundër kujt do të drejtohen njëherë armët e tij. Për këtë ka shumë pyetje dhe profecira në kuptimin pro dhe antigjerman. Po prova deri tani nuk ka pasur në asnjë drejtim.

Page 15: metropopl 22 maj

15• E martë 22 maj 2012

»dossier

Formimi i një qeverie me ekspertë, respetivisht me njerëz të fortë thuhet se do të bëhet në praninë e ministrit Neubacher, i cili pritet të vijë në javën e ardhshme. Detyra e parë qeverisë do të jetë zhdukja e komunistëve. Në lidhje me këtë komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë sh-qiptare, duke shpërdoruar besimin e Këshillit të Regjencës dhe lokalitetin gjerman, u përpoq me anë të manovrave të bëra me dredhi që të marrë në dorë të vet të gjithë forcën ekzekutive.”

Për të justifikuar humbjen e ushtrisë gjer-mane motivohet në radiogramin e tyre të dt .23 maj 1944 dhe pasqyruar në ditarin me nr. 304/44 sekret me titull: “Gjendja e forcave të armato-sura shqiptare dhe trupave të xhandarmërisë me këtë përmbajtje: “Gjatë luftimit kundër bandave kanë dështuar krejtësisht repartet vepruese të forcave të armatosura ushtarake të xhandarmërisë shqiptare. Personeli gjerman i inkuadruar u braktis dhe u detyrua të luftonte vetëm. Në këtë mënyrë u shkaktuan humbje në anën gjermane. Ushtari shqiptar është i padisi-plinuar dhe frikacak. Një batalion u shpërnda krejtësisht kur sulmuan disa aeroplanë. Te disa ushtarë shqiptare që u kthyen u konstatua qartë se nga frika i kishin pantallonat e mbushura. Disa qindra vetë të këtij batalioni u kapën pastaj disa ditë më vonë në një fshat 50 km larg. Ata nuk mund të stërviten për një disiplinë zjarri. Kur gjatë veprimit shpresat një pushkë, atëherë fil-lojnë të shtijnë qellim dhe në këtë rast qitet në ajër pa drejtim. Kështu shpenzohet municion me një sasi të palejueshme.

Oficerat shqiptare në pjesën më të madhe janë frikacakë pa karakter, prepotent dhe të pa-korrektueshëm. Pozitën e tyre e konsiderojnë si një rast të favorshëm për punë private për kor-rupsion dhe shpërdorim të zyrës. Për shembull, gjatë bastisjeve kundër komunistëve arrestojnë pa ndonjë shkak njerëz politikisht të patrazuar dhe i lirojnë këta mbasi të kenë paguar shuma të mëdha. Kafshët bartëse dhe të tjera të re-kuizuara në mënyrë ligjore kthehen përsëri kundrejt një pagese shumash të caktuara. no-zullimet e trupave i përdorin për vete dhe për familjet e tyre. Nuk tregojnë asnjë kujdes për ata që janë në vartësi të tyre. Shumë oficera janë pederastë. Ata lënë krejtësisht pas dore nderin dhe dashurinë për atdhe.

Kam shpërndarë 4 batalione të forcave të ar-matosura ushtarake si dhe një batalion shqiptar. Komandanti u arrestua dhe u dërgua si rob lufte i gjermanëve.

Te repartet shqiptare që ekzistojnë tani edhe me një punë shumë këmbëngulëse nuk mund të pritet një ndryshim në kohën e ardhshme. Ato nuk do të bëhen kurrë trupa të lidhura deri diku dhe të afta për veprim.

Parashosh që të zgjedh oficera dhe nënofi-cera të përshtatshëm, t’i propozoj ata për stër-vitjen në Gjermani dhe ndërkaq me personel kuadri gjerman dhe me ushtarë të rekrutuar rishtas dhe të pastërvitur të formojë një batal-ion stërvitjeje nën udhëheqjen gjermane, që do të jetë për formimin e ri.

Firmë e palexueshme.31 maj 1944, Sigel

Për sa më sipër, pa i interpretuar për lexues-in, sepse dokumentet flasin më mirë, faktohet precipitati i rolit të Regjencës, por dhe i dezer-timit të të mobilizuarve si ushtri shqiptare nga pala humbëse - ushtria gjermane.

Për sa u përket anëtarëve të Regjencës, kër-kohet monografi më vete për të bërë bilancin e tërë veprimtarisë së tyre në shërbim të popul-lit shqiptar, duke filluar që nga Lef Nosi, patër Anton Harapi etj., për të cilët mund të bëhen shkrime me vete.

Në gazetën “55” në datën 10-11 mars 1999 kam botuar shkrimin me titull: “Patër Anton Harapi tradhtar apo një personalitet i kombit tonë?” Për të kuptuar sadopak figurën e tij se sa “tradhtar” ishte, mund të lexohet fjalimi i tij me rastin e hapjes së Institutit të Studi-meve Shqiptare dhe të Arteve, ku jep shpje-gime: “Pse u zgjodha në regjencë.” Aktualisht mbeten madhore edhe parashikimet e këtij personaliteti kombëtar në fjalimin e tij “Një kushtrim për kulturën” si dhe fjalimi “Çështje të elementëve fetarë në Shqipëri”. Vetëm po të bësh paralelizmin se kush është “kolabora-cionalist” për çështjen shqiptare mund të zbu-lohet në këto fjalime të patër Anton Harapit se çfarë mendësia atdhetare e filozofike përfshi-hen ato. Megjithëse nuk jam për paralelizma historike, sepse kërkojnë jo vetëm gjerësi dhe

thellësi interpretimi dhe po të kalohen lehtë ato janë të rrezikshme në gjykime, megjithatë Enver Hoxha në fjalimet e tij prosllave, serbe e ruse në të gjitha inaugurimet e institucioneve tona shkencore qëndron shumë larg fjalimeve të patër Anton Harapi si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Vetëm analizën harapiane të lexosh kupton se çfarë shkence ndodhet në mendësinë e tij, ndërsa në veprat enveriane kupton vetëm politikë, ideologji, luftë klase, diktaturë. Atëherë historiografia në bilancin e këtyre vlerave kombëtare si përcaktues më të mirë vendin e këtyre personaliteteve në his-toriografinë shqiptare e jep koha dhe të qenët “tradhtar” të komunizmit për Regjencën, të cilët ishin elita intelektuale e kohës, nuk janë si përjashtuese e një cilësimi të kundërt, që pasoi si prosllave nga udhëheqësit komunistë të viteve 1944-1990 pa Kosovë dhe Çamëri në çështjet tona kombëtare.

Ligjëratat e patër Anton Hara-pi në kinema, teatrin “Kosova” më 14 maj 1944, është një objekt ndriçues për të gjithë motivin që ka populli ynë nevojë aktualisht në filozofinë e vet udhëheqëse për bashkim e vëllazërim të të gjithë shqiptarëve. Në të gjithë fjalimet e punën e patër Anton Harapi mbizotëron deviza “be-sim i shqiptarit është shqipta-rizmi dhe lufton idenë e atyre që kërkojnë të zhdukin fenë, këm-bëngul në kulturën fetare shqip-tare dhe mbi të gjitha në kulturë dhe moton “respekt për bindjet e të tjerëve”. Pa e zgjatur, vlera e Regjencës pasqyrohet në filozo-finë e tyre, në veprat e tyre dhe në shmangien në anën e atë ash-tuquajturës “pavarësi relative”, që i la gjermanët në vëllavrasjet shqiptare dhe zbutjen e çizmes së pushtuesit.

Si u rishkrua tri herë historia e Luftës në bazë të vendimeve të Institutit të Studimeve M-L?

(Që kur lindi partia, me të vrarë e të burgosur u shkrua historia)

Kur të vdekurit kanë shkruar nëpër varret e tyre se nuk janë vrarë për liri, por për “tradhti” apo për kundërshti ideopolitike ndaj partisë-mëmë të Enverit, apeli i tyre për të gjallët në kohën e demokracisë është që të riven-doset drejtësia në histori. Themi “në histori” se, siç do ta lexojmë në diskutimet e mëposhtme të këtyre të gjallëve, që e kontrol-luan botimin e “Historisë së Luftës NÇL” ashtu siç e deshën porositë e partisë dhe detyrat për të lënë në histori apo për të hequr nga historia edhe ata që ishin idealistë, por gjaku i tyre vajti në dëm të vetë lirisë së ardhmërisë. Ata ende thërrasin nga nëntoka ende e gjallë në të gji-

tha ngjarjet e Luftës, ku ata ishin përherë të parët, sepse u mobilizuan në emër të lirisë. O djaj! Fantazma të gjalla të pangopura nga gjaku ynë, gjithmonë duke qeshur me fatkeqësinë e të gjithë 50 vjetve të kaluar, kur vepra e shkruar në histori prej jush na shëmtoi më tepër sesa na vrau lufta... Filloi me vrasje prapa krahëve, me gjyqe partizane për një kokërr mollë të marrë në bahçe pa leje, me gjyqet ushtarake për ndonjë kundërshtim mendimi ndryshe, me gjyqet e pop-ullit për të seleksionuar të gjithë antikomunistët dhe me gjyqet politike për të mbajtur diktaturën gjallë. Lexoni të vrarët apo të zhdukurit në vitet 1941-1945; në vitet 1974-75 e deri në prag të demokracisë, kur mbetën nëpër klonet me gjem-ba të kufirit në vitet 1990-1991. E Zoti mos e dhëntë, për t’u ndalur në vitin 1997. Në të gjitha

këto u tha se “çudia më e madhe është vetëm tri ditë, prandaj ta lëmë historinë të shkruar ashtu siç na e la babai i kombit, Enveri”. Faktet historike të dëshmuara mbi tokë përbuzin ato që i kanë marrë nëntokë edhe njerëzit më të mirë që e deshën lirinë. Provat e bëmat e ndërthurura

me porosi djallëzore përbëjnë sa mallkimin aq dhe besimin në provën e ekzistencës së kombit, atdheut, njeriut, familjes, jetës dhe vdekjes në histori, por asnjëherë mohimin e së vërtetës. Po të mos u besosh priftërinjve, hoxhallarëve, dervishllerëve nuk do të thotë se nuk beson te Zoti! Po të mos i besosh një udhëheqësi të tillë të diktaturës, origjinës së partisë mëmë, vallë duhesh të dënohesh? Mirëpo në botë ndeshesh me shenjtorë, shkencëtare dhe gënjeshtarë.

Ndërsa në SHBA si vlera e vërtetë e demokracisë së lirë po ristudiohen dhe publi-kohen aktualisht të gjitha faktet e ngjarjeve në historinë e atij vendi që nga viti 1900, si vrasjet, linçimet, me foto e dokumente zyrtare me synimin e gjykimit të së drejtës në histori. Pse? Publikohen që t’u jepet brezave të sotëm futja në histori vetëm nëpërmjet njohjes së gabimeve të së kaluarës dhe mospërsëritjen e tyre. Ata nuk i mbyllën kurrë dosjet, as të kohës së Al Kapones, por as dhe të krimeve që dikur gjyshërit dhe stërgjyshërit u përmendën në histori për keq. Prandaj dhe postulati e atyre që shkruan historinë e Luftës për ta lënë ashtu siç është dhe të paprekur ka thjesht vetëm një emër: frikë nga e kaluara dhe zbulimi i së vërtetës atje ku janë rrënjët e sotme të mash-trimit të madh të historisë.

Më 14 qershor 2005 mediet italiane dhanë si lajm të parë një fakt shumë domethënës: në Argjentinë deri para 30 vjetve (d.m.th. në kohën e juntës ushtarake) u vranë 30000 opozitarë. Gjykata Supreme e Argjentinës vendosi të anu-lojë si antikushtetuese dy ligje që kanë të bëjnë me bindjen e detyrueshme dhe që u jepnin të drejtën ushtarakëve të juntës të fshiheshin drejtuesit jashtë vendit. Anulimi i këtyre dy ligjeve i hap rrugën tashmë një drejtësie për pa-jtim kombëtar, ku priten të fillojnë 100 procese gjyqësore kundër 400 ushtarakëve që kanë marrë pjesë në krime në këtë vend. Gjykata Su-preme e Argjentinës ka vendosur t’i hapë rrugën një gjykimi të tillë për të mos pasur pengesa

drejtësia ndaj sistemit diktatori-al të juntës, që ka bërë krime. Kjo tregon se asnjëherë nuk është vonë për drejtësi. Kjo tregon se si mund të funksionojë realisht historia e shtetit të së drejtës, aq më tepër kur çështja mad-hore e pajtimit kombëtar nuk ar-rihet pa dënuar të keqen që në origjinë dhe nuk motivohet se ashtu ka qenë sistemi, siç ndodh aktualisht tek ne. Njëkohësisht kjo tregon se shteti tashmë e ka autoritetin të bashkëpunojë me drejtësinë në përputhje të inte-resave kombëtare. Televizioni italian transmetonte me satelit njerëz të gëzuar, dikur opozitarë, për njerëzit e vrarë të tyre se më në fund drejtësia do të vihej në vend. Ky fat i madh i drejtësisë historike në përputhje me atë juridike e morale, diktuar për të fituar e mira, kundër diktaturës, juntës ushtarake, grushtit të shtetit, të mëson se llogaria për krimet e zbuluara nuk mund të mbyllet kurrë pa u ndëshkuar. Që këtu fillon bërja e shtetit, sepse po toleruam vrasjet e bëra që në kohën e Luftës Antifashiste e deri në fitimin e demokracisë do të thotë që të harrohet historia e së keqes dhe kriza e pajtimit kombëtar do të jetë gjithmonë në pritje të zgjidhjes. Jo më kot e zgjidhi pajtimin kombëtar Greqia, duke dënuar të gjithë kriminelët e Luftës së Dytë Botërore dhe duke evituar luftën e klasave; jo më kot e zgjidhi Spanja, po kësh-tu Gjermania, kur u bashkua me lindorët e vet, dhe më afër Bull-garia dhe Rumania, që e likuidoi Çausheskun, edhe pse mund të mos e meritonte. Për sa më sipër, me të gjallët që janë sot dhe kanë kontrolluar katër volumet e

botuara të historisë së luftës, duhet të kupto-jnë se pozicioni i tyre është tashmë në rrugën e rrëfimit real të të vërtetave se çfarë duhet të rehabilitohet dhe çfarë duhet të groposet, duke zbritur nga panteoni i vlerave kombëtare.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 16: metropopl 22 maj

16 E martë 22 maj 2012 •

«bota

`Kjo ishte në shumë drejtime një luftë për t’u dhënë fund gjithë luftërave konven-cionale. Epoka e ushtrive me re-krutë pothuajse ka marrë fund. Në nivel global nuk do të shohim kaq shumë njerëz nën armë përsëri për arsye se ajo fazë e luftës ka kaluar tashmë. Tashmë është shumë më profesionale dhe teknike. Mund të shohim konflikte të tjerë, sidomos në Lindjen e Mesme për shembull. Por nuk do të shohim më të njëjtët sulme masive të këm-bësorisë, për arsye se janë shumë të goditshëm nga teknologjia e lartë

përse vendosët të shkru-ani një histori të luftës së dytë botërore?

Në disa drejtime, kam ndjerë gjithmonë një si lloj hileje. Njerëzit do të konsulto-heshin me mua si një ekspert i madh i Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që unë e dija se kisha periudha të gjata, fasha të mëdha injorance. Më parë kisha shkruar gjithmonë për aspekte të veçanta, beteja apo fushata ushtarake, por e gjitha nuk bashkohej. Për mua ishte shumë e rëndësishme që të kuptohej se si e gjitha bëhej bashkë në një mënyrë sa më gjithëpërfshirëse.

Ç’gjëra të reja do të sjellë libri juaj në lidhje me luftën?

Ka shumë aspekte që sigurisht më tronditën. Zbu-lova që shtrirja e tmerreve në Lindjen e Largme është rapor-tuar në mënyrë të mangët në shumë drejtime, kryesisht për arsye se ne nuk kemi arritur të kuptojmë që sado keq të jenë trajtuar nga japonezët të burgosurit britanikë, australi-anë apo amerikanë të luftës, trajtimi që ata u kanë bërë popullsive lokale ka qenë edhe më keq. Kur shikon numrin e viktimave të hekurudhës së Birmanisë, mendohet që gjatë ndërtimit të saj të kenë vdekur një e treta e të burgo-surve të luftës, por përqindja e viktimave nga ana tjetër ka qenë 50 për qind e popullsisë lokale, njerëz që u përdorën për punë të detyruar.

Kishte edhe aspekte të tjera. Unë nuk kisha fare di-jeni që japonezët i përdornin në fakt të burgosurit e luftës si mish, domethënë i mbanin gjallë me qëllimin që më vonë t’i vruisnin e t’i përdorn-in për ushqim. Këta nuk ishin thjeshtë incidente të izoluar – ndodhte në të gjithë ush-trinë japoneze. Kur trupave japoneze iu ndërprenë rrugët e furnizimit atyre iu kërkua që të përshtasnin vetëefi-cencën, dhe kjo praktikisht nuk do të thotë vetëm të vidhnin ushqimin e vendasve, por edhe t’i përdornin këta si mish, ku të mundeshin. Këtu përfshiheshin edhe të bur-gosur nga forcat e Aleatëve, sidomos indianë.

Historia u fsheh në fundin e luftës dhe ajo nuk doli gjatë gjyqit për krime lufte të Tokios për arsye se autoritetet ishin shumë të frikësuar nga efekti që do të kishte në familjet në Britani, Shtetet e Bashkuara etj. Ata nuk donin që njerëzit që kishin humbur babanë, vëllanë apo djalin në luftën japoneze, të fillonin e të mendonin se mos këta ishin ngrënë nga kundërshtarët.

kush mendoni se duhet fajësuar për shpërthimin e

luftës?Asgjë nuk është e pash-

mangshme në histori. Kushtet për paqendrueshmërinë si rezultat i krizës ekonomike botërore dhe të metat e Traktatit të Versajës ishin të mëdha, por nuk kishte përse ato të çonin drejt luftës.

Hitleri ishte një njeri i vetëm, por ai ishte me të vërtetë njeriu i vetëm që krijoi Luftën e Dytë Botërore. Japonia do të kishte shkuar vetë në luftë kundër Kinës, por nuk do të kishte sulmuar asnjëherë Britaninë apo SHBA, siç bëri në vitin 1941, po të mos kish qenë lufta në Evropë që nisi nga Hitleri. Ai ishte personi i parë përgjegjës për Luftën e Dytë Botërore. Do të kishte pasur konflikte

të tjera gjatë asaj periudhe, por një acarim i tillë u shkak-tua prej Hitlerit.

a ka qenë ndonjëherë e mendueshme që aksi mund të kishte fituar luftën?

Nëse Churchilli do ta kishte humbur nervin, apo le të themi nëse do të detyrohej që të dorëzohej ndaj Halifaxit dhe të negocionte një marrëveshje paqeje për një arsye apo një tjetër në fundin e majit 1940, atëherë me siguri që situata do të kish qenë krejt ndryshe. Sa për fillim, nuk do të kish pasur një aeroplanmbajtëse të pafundosësshme për SHBA që të niste një pushtim të Evropës. Hitleri do të kish qenë triumfues, ndonëse nuk e dimë se si do të kishin shkuar gjërat më vonë. Nëse Britania do të

dorëzohej dhe do të firmoste një marrëveshje paqeje poshtëruese, atëherë Hitleri do të kish qenë në pozitë për të përqëndruar më shumë forca në frontin lindor, përfshirë Luft-waffen, në një moment shumë kritik. Një nga gjërat që kam argumentuar në libër është se ne nënvlerësojmë – sado që e dënojmë apo duam ta dënojmë mbi baza morale – bombardimin strategjik të Gjermanisë. Ka pasur shumë më tepër motive ushtarake nga sa është pranuar deri sot. Luftwaffe u detyrua të tërheqë pjesën më të madhe të skuadronëve të vet të avio-nëve luftues nga fronti lindor për të mbrojtur Rajhun dhe kjo bëri një dallim shumë të madh. Atëherë, a do të kish qenë vendimtare një forcë më e

madhe në Lindje në vitin 1941, me Britaninë jashtë lufte? Këtu hyjmë në fushën e historisë së kundërfakteve dhe nuk dua të shkoj më tej.

a ishte beteja e stalin-gradit pika e kthesës për luftën?

Unë do ta thoja ndry-she. Stalingradi ishte pika psikologjike e kthesës së luftës. Pika gjeopolitike e kthesës erdhi në dhjetor 1941 kur Vermahti u ndal në rrethinat e Moskës, dhe SHBA u fut në lojë për arsye se Hitleri i shpalli luftë Amerikës pas Pearl Harbourit. Nuk kish asnjë shans që Hitleri ta fitonte luftën pas kësaj dhe ai ishte pothuajse i dënuar që ta humbte për arsye se reshtimi gjeopolitik kundër tij

ishte kaq i madh, sidomos në terma industrialë. Disa njerëz thonë se pika e kthesës ishte vonë, në Kursk në vitin 1943, gjë që e konsideroj të habitshme. Është e qartë që pika e kthesës erdhi shumë më herët. Problemi është se 1942 ishte nëj vit absolut-isht i tmerrshëm për Aleatët. Ushtria e Kuqe ishte mundur dhe sprapsur deri në Vollgë në Stalingrad, dhe të gjithë menduan që Rommeli do të çante përpara në Afrikën Ve-riore, duke i lejuar gjermanët të bashkoheshin në Lindjen e Mesme. Kjo gjë fsheh faktin që Vermahti kish tejkaluar kompetencat e vetvetes. Kish mbërritur në atë pikë kritike dhe do të fillonte me siguri të shembej me shpejtësi.

iNterViSta/ flet aNtoNy beeVor*, Një prej hiStoriaNëVe që kaNë Shkruar për luftëN e Dytë

Sekretet e Luftës, që do t’u jepnin fund gjithë luftërave

Page 17: metropopl 22 maj

17• E martë 22 maj 2012

»bota

ME SHUME NGAFRONTI I LINDJES

Luftërat japoneze në Oqeanin Paqësor e njohur si Lufta Sino-Japoneze. Nisi në 1937 me sulmin e Japonisë ndaj Kinës. Që nga 1931, Japonia mbante të pushtuar Mançurian dhe më datë 7 korrik të 1937, ajo do lëshonte sulme të shumta ndaj Kinës në afërsi të Beip-ing (Bezhingu i sotëm). Japonezët avancuan të pathyeshëm deri në Betejën e Shangait, ku ndaluan hapin. Shangai do të binte në dhjetor 1937. Pak më vonë edhe kryeqyteti Nanzhing do të binte. Qeveria kineze u largua nga aty duke shkuar në Çongqing. Gjatë kësaj lufte, Japonia kreu masakra të shumta, duke mbjellë terror mbi popullsinë civile. Keqtrajtime të shumta u kryen edhe kundrejt robërve të luftës që u gjendën përballë torturash çnjerëzore. Për t’u përmendur është Masakra e Nanjing, ku vetëm brenda një muaji, do të masakro-heshin më shumë se 300 mijë civilë. Më 8 maj 1939, 700 kalorës (por numri i këtyre trupave mund të jetë i diskutueshëm) kaluan lumin Khalka. Kjo sipas japonezëve ishte kufiri i Mançurias. Si mon-golët dhe sovjetikët, u justifikuan duke thënë se ata e dinin kufirin 20 milje më tutje në lindje. Kjo nuk ndaloi forcat e Mançurisë dhe forcat mongole të hapnin zjarr mbi njëra-tjetrën. Nuk do kalonin shumë ditë dhe Japonia, ashtu si edhe Bashkimi Sovjetik, do të dër-gonin trupa të shumta në asistencë të këtyre vendeve që ishin nën kontrollin e tyre. Kontingjenti i madh i karvanëve do të ndeshej ashpër me kontingjentin tjetër armik, një luftë kjo që do të zgjaste deri në shtator të atij viti. Nuk pati fitimtarë në këtë luftë, por kjo luftë do të bënte më vonë të mundur firmosje e Paktit Molotov-Rib-bentrop. Të frikësuar nga hapja e një lufte me dy fronte, Sovjetikët nënshkruan këtë marrëveshje të fshehtë me nazistët. Nuk ka të dhëna shumë të sakta, por mendohet se do të kishte 18 mijë hum-bje nga pala japoneze dhe 9 mijë humbje nga pala Ruso-Mongole. Kjo ishte lufta e dytë që zhvillohej midis këtyre dy fuqive.

Një shikim mbi Luftën Sino-Japoneze. Deri në 1940, asnjë nga palët nuk kishte bërë ndonjë progres të dukshëm. Lufta u duk sikur po qëndronte pezull. Kina ishte me të vërtetë e dëmtuar, por SHBA do e financonte atë, si edhe do të vente në dispozicion të Kinës avionët “Flying Tigers”, që do të jepnin ndihmesën në këtë luftë. Azia Juglindore gjithashtu do të shikonte luftime të ashpra. Japonia më 22 shtator kishte arritur të shtinte në dorë territore të Indo-Kinës, që ishin në duar të Francezëve. Kërkesa e Japonisë për të marrë bazat e ndërtuara vetëm dy muaj më parë, nuk ishte një surprizë. SHBA e pa këtë veprim si të papërshtatshëm dhe kjo do të bënte që SHBA të thyente marrëveshjen e vitit 1911, duke vënë mbi mallrat japonezë embargo, ajo nuk do lejonte eksportimin e lëndëve të domosdoshme për luftën që Japonia po zhvillonte.

a erdhi fitorja e aleatëve kryesisht për shkak të superioritetit logjistik?

Absolutisht po. Charles de Gaulle e pranoi këtë në vitin 1940, kur parashikonte se lufta do të fitohej prej mekanizimit. Kur Stalini takoi Beaverbrook dhe Harriman në Moskë vitin që pasoi, ai tha menjëherë se fitorja do i përkiste asaj pale që do të prodhonte më shumë motorë. Kjo nuk ishte vetëm një luftë gjaku dhe guximi, një luftë numrash nga secila palë. Kjo fazë ishte kapërcyer që nga Lufta e Parë Botërore. Zhvil-limi i fuqisë ajrore, tankeve dhe gjithçka tjetër po ia jepnin fitoren fuqive të mëdha in-dustriale. Nga kjo pikëpamje Gjermania ishte e destinuar të humbiste sepse nuk mund të prodhonte asnjëherë më shumë se sa bashkimi i SHBA, Britanisë dhe BS.

a kishin aleatët edhe një lidership superior?

Kjo varet se për çfarë niveli flisni. Në nivelet më të lartë aleatët kishin lidership më të mirë, ndonëse ne kishim gjithashtu edhe problemin e luftës së koalicionit. Gjenerali Patton, për shembull, argu-mentonte se aleatët duhej të luftonin në skena të ndryshme sepse përndryshe do të për-fundonin duke urryer njëri-tjetrin më shumë se sa armi-

kun. Ky ishte një ekzagjerim, natyrisht, por kishte tensione të tmerrshëm. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme ishte se sistemi i shefit të shtabit të aleatëve, dhe mënyra si ata punonin me shefat e tyre politikë, ishte shumë efektive. Kur vjen puna tek Hitleri dhe Stalini, shohim një përm-bysje. Në fillim Hitleri ishte një udhëheqës i frymëzuar, për arsye se gjenia e tij konsis-tonte në vlerësimin e dobësisë së të tjerëve dhe më pas shfrytëzimin e atyre dobësive. Ky ishte në fakt i vetmi talent që ai kishte. Ai pa potencialin e planit të von Manstein për pushtimin e Francës nga Gjer-mania, dhe ishte i përgatitur ta mbështeste sa më shumë që të mundej. Por që nga ai moment e tutje, e sigurisht që nga momenti i pikës së kthesës në 1941, ai u bë krejtësisht sklerotik. Nuk le-jonte asnjë form tërheqje apo fleksibiliteti nga ana e koman-dantëve në terren, dhe kjo gjë natyrisht ishte katastrofike. Ata u shkëputën herë pas here nga prapavija për shkak të refuzimit të Hitlerit për t’u tërhequr dhe refuzimit të tij për të shfrytëzuar avantazhin e ushtrisë gjermane, që ishte lufta në lëvizje. Stalini, nga ana tjetër ishte një tmerr në fillim, por më pas u shndërrua në një udhëheqës lufte shumë

të mirë. Kjo nuk do të thotë që ai kurseu jetë ushtarësh – ishte në fakt gati t’i çonte dëm në mënyrat më të tmerrshme – por ai ishte shumë efektiv që kur filloi të lejonte marshallët dhe gjeneralët të vepronin sipas mendjes së tyre. Në fund të 1942 Stalini e kuptoi se mënyra më e mirë ishte të mos ndërhynte shumë dhe t’i bënte që të përdornin talentin dhe imagjinatën e tyre. Pas kësaj, lufta u kthye me shpejtësi në favor të Ushtrisë së Kuqe.

a është shumë thjeshtësuese ta përshkru-ash luftën si konflikt mes të mirës dhe të keqes?

Po, sigurisht. Një sërë his-torianësh kanë treguar me të drejtë se ka pasur një dilemë të madhe morale në qendër të strategjisë së aleatëve; çmimi i çlirimit të gjysmës së Evropës ishte të dorëzoje gjysmën tjetër tek një diktat-urë që ishte pothuajse po aq e tmerrshme sa ajo e Hitlerit. Nuk mund të flasësh tërësisht për bardhë e zi. I gjithë debati për ofensivën e bombardimit strategjik ofron nuanca të grisë. Zgjedhje morale qën-drojnë në qendër të dramës njerëzore dhe unë mendoj se kjo është pjesë e tërheqjes që na shkakton studimi i Luftës së Dytë Botërore. Njerëzit pyesin çfarë do të kishin bërë po të kishin qenë aty? A do të

kishin mbijetuar fizikisht apo psikologjikisht?

një prej dilemave të bri-tanisë ishte nëse duhej të bënte aleancë me bashkimin sovjetik. a ishte një vendim i justifikueshëm?

Absolutisht. Nuk kishte as-një alternativë tjetër. Churchill e bëri të qartë se nuk shkonte gjëkundi me Bashkimin Sovjetik, e megjithatë për shkak të natyrës së ligë të regjimit nazist duhej që armiku i armikut tonë të bëhej miku ynë. Disidenti sovjetik Andrei Sakharov ka thënë me të drejtë se Stalini mund të ketë vrarë më shumë njerëz, por Hitleri duhej të mposhtej më parë. Kjo është absolutisht e vërtetë. Kur shikon gjëra të tilla si plani i urisë i Herbert Backe (plaçkitja e burimeve ushqimore të sovjetikëve për të ushqyer gjermanët), që nëse do të implementohej si parashikohej do të kish vrarë disa herë më shumë njerëz se sa Holokausti, është e qartë se në fillim duhej mundur nazizmi. Dhe në çdo rast, nuk është se kish

ndonjë temë për mposhtjen e komunizmit në atë fazë. As nuk ishte në axhendë. Historianët që përpiqen të argumentojnë se Britania duhej të përpiqej të bënte paqe me Gjermaninë në 1940 për të ruajtur perandorinë thonë broçkulla të rrezikshme. Është absurde të mendosh që ne mund të kishim bërë një marrëveshje me Hitlerin, duke ditur se ai kishte shkelur çdo marrëveshje që kishte bërë ndonjëherë. Do të na kishte çarmatosur me forcë dhe do të ishim tërësisht nën kontrollin e tij, pothuajse ekuivalent i Francës së Vichy-së.

kanë dalë shumë teori komploti që ngrihen mbi temëne luftës. a do të shër-bejë libri juaj si një sfidë ndaj tyre?

Shpresoj që duke inte-gruar të gjithë këta aspekte të veçantë të luftës, dhe në disa raste duke u marrë me këto teori, do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Janë një numër që duhet të përballen. Njëra është që Stalini po përpiqej të sulmonte Gjermaninë në

1941, gjë që është një mar-rëzi. Bazohej në një dokument që gjithësesi ishte hartuar në një moment kur shtabi sovjetik ishte i informuar që Hitleri po planifikonte t’i sulmonte. Pra, nuk ishte aspak një çështje e një sulmi të paprovokuar. Nuk mund të përjashtosh mundës-inë që Stalini mund të ketë menduar një sulm parandalues ndaj Gjermanisë në 1942 apo më vonë, për arsye se kishte frikë nga rreziku që i vinte prej Gjermanisë. Por në 1941 Ush-tria e Kuqe nuk ishte aspak në formë apo e gatshme për të realizuar një sulm efektiv. Atëherë të gjithë traktorët e artilerisë sovjetike përdoreshin për të korrat.

Ka gjithashtu teori për fshehjen e lajmeve për sulm në Pearl Harbor. Ishin bërë par-alajmërime në javët e fundit se lufta me Japoninë ishte e mundur, por problemi qëndron se ishte përtej imagjinatës së amerikanëve që Japonia do të sulmonte deri në Pearl Habor. Nuk mund të thuash se kishte një komplot, apo që në një farë mënyre Churchilli kish të bënte me të sepse donte të detyron-te Amerikën të futej në luftë. Ky ishte një problem tërësisht amerikan. Më mbresëlënës është fakti që Stalini e dinte atëherë që Saponia do të sulmonte në Jug dhe kështu që po i zhvendoste divizionet e tij siberianë në lindje. Por a ka pasur një paralajmërim nga Stalini për Uashingtonin? Gjithmonë flitet në duhet sul-muar Churchilli apo Roosevelti, por asnjëherë nuk mendohet në duhet sulmuar Stalini.

Po kështu ka teori për arsyen përse aleatët nuk bombarduan Aushvicin apo kampet e burgosjes. Në fakt ka disa arsye shumë të drejtpërdrejta për këtë gjë. Kryesoret janë distanca dhe koha e fluturimit, si dhe pasaktësia e bombardimit. Kur Aleatët u përpoqën të bombar-dojnë burgje në Amiens apo Copenhagen, ata përfunduan duke vrarë më shumë civilë se sa shpëtuar të burgosur. Stalini, megjithatë ishte më pranë, kishte informacion më të mirë të zbulimit dhe mund të kish bërë shumë më tepër në atë drejtim, por ai, natyrisht nuk ishte i interesuar.

a do të ketë ndonjëherë një luftë tjetër për t’u dhënë fund gjithë luftërave konvencionale?

Kjo ishte në shumë drejtime një luftë për t’u dhënë fund gjithë luftërave konvencionale. Epoka e ushtrive me rekrutë pothuajse ka marrë fund. Në nivel global nuk do të shohim kaq shumë njerëz nën armë përsëri për arsye se ajo fazë e luftës ka kaluar tashmë. Tashmë është shumë më pro-fesionale dhe teknike. Mund të shohim konflikte të tjerë, sido-mos në Lindjen e Mesme për shembull. Por nuk do të shohim më të njëjtët sulme masivë të këmbësorisë, për arsye se janë shumë të goditshëm nga teknologjia e lartë.

*Antony Beevor është një prej historianëve

ushtarakë më të njohur në botë. Mes librave të tij të

mëparshëm janë “Stalingradi”, “Berlini: Rënia”, dhe “D-Day:

Beteja për Normandinë”

Page 18: metropopl 22 maj

18 E martë 22 maj 2012 •

« Gossip

slash: krenar që kam qenë pjesë e ‘Guns ‘n’ roses’

Slash ka arritur shumë sukses me bandën e tij Velvet Revolver (pjesëtar i së cilës nuk është më), por kitaristi nuk harron kurrë grupin me të cilin u bë i famshëm: Guns ‘N’ Roses. “Kemi bërë gjëra të mëdha me Guns-at. Nuk kërkonim të bëheshim të famshëm, por të bënim muzikë të mirë dhe mendoj se ia arritëm qëllimit”, thekson muzi-kanti. Slash do të nisë në Kanada në muajin korrik një seri koncertesh ku do të prezantojë albumin e tij të dytë ‘Apocalyptic Love’ që do të dalë të martën në treg. Së bashku me kanadezët Todd Kerns (ish-Age of Electric) dhe Brent Fitz (ish-Theory of a Deadman), një nga kita-ristët më të mirë në historinë e rock-ut do të luajë edhe këngë nga të gjitha grupet ku ka qenë pjesëtar.

demi moore i kthehet kinematografisë

Aktorja 49-vjeçare ka nënshkruar kontratën për të lua-jtur në filmin “Very Good Girls”, duke i`u rikthyer kështu karrierës së saj pas një shkëputje që pati si rezultat të gjëndjes shëndetsore. Ky është filmi i parë i Demi Moore, pas trajtimit shëndetsor, ku u raportua se aktorja vuante nga çështje të varësisë dhe çrregullime të të ngrënit. Si rezultat i gjëndjes, Demi u detyrua të largohej dhe nga filmi “Lovelace”, e cila u zëvendësua nga aktorja Sarah Jessica Parker. Moore e cila u nda nga Ashton Kutcher, tani duket në një formë të mirë, e cila do të luajë me një kastë aktorësh si Elizabeth Olsen dhe Dakota Fanning, ku Moore do të luajë rolin e nënës së Olsen.

4 këshilla për femrat që nuk dinë të thonë “jo”

FiLmat e animuaR, lista me 50 më të bukurit e të gjitha kohëve

Lista e 50 fiLmave Disney më të bukur të të gjitha kohëve

1. mbreti luan – 19942. e bukura dhe bisha – 19913. aladin – 19924. historia e toy – 19955. sirena – 19896. në kërkim të nemos – 20037. rapunzel – 20128. Qyteti i magjepsur – 20019. toy story 3 – 201010. up – 200911. mulan – 199812. monsters&Co – 200113. Lili dhe vagabondi – 195514. bukuroshja e fjetur në pyll – 195915. borëbardha – 193716. robin hood – 197317. muri e – 200818. hirushja – 195019. tregimet e xhaxha tomit– 194620. Peter Pan – 195321. red e toby – 198122. bambi – 194223. ngarkesa 101 – 196124. ratatouille – 200725. aventurat e Winnie dhe Pooh – 197726. Libri i xhunglës – 196727. tarzan – 199928. të pabesueshmit – 200429. Liza në boën e çudirave- 195130. fantazia – 194031. herkuli – 199732. aristogati – 197033. basil l’investigatopo – 198634. Wnnie the Pooh – 201135. Pinoku– 194036. Dumbo – 194137. toy story 2 – 199938. shpata në shkëmb – 196339. aventurat e bianca e bernie – 197740. gungaçi i notre Dame – 199641. Cars – 200642. oliver and Company – 198843. kështjella e hoël – 200444. Pokaontas – 199545. Lilo & stitch – 200246. a bugs Life il megaminimondo – 199847. bianca e bernie në tokën e kangurëve – 199048. aventurat e ichabod e Zotit toad – 194949. Princesha – 200950. bolt, një hero me 4 putra– 2008

personazhet e animuar të kompanisë Walt Disney janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së fëmijëve. Për orë të tëra fëmijët adhurojnë personazhet e famshëm të animuar, madje edhe duke i bërë pjesë të pandashme të jetës së tyre. Tani ne mund të themi se Walt Disney e ka mbuluar më shumë se një brez, prindërit e sotëm u rritën me Red dhe Toby, Robin Hood, Aventurat e Winnie the Pooh, apo të pavdekshmit Tomi dhe Xherri. Fëmijët sot vazhdojnë të shiko-jnë kartonët, por tashëm në 3D. Le të shohim së bashku se cilët janë

kartonët e animuar në një listë me më të bukurit në kohëra. Kjo listë me kartonët më të pëlqyer të Walt Disney është bërë nga Disney Movei Guide në bazë të shitjeve të tyre në momentin e hedhur në treg, apo në bazë të biletave të blera në kinema.

Si të vendosni kufij kur fjala “jo” nuk vjen natyrisht. Pa vendosur kufij në marrëdhënien tuaj, ju mund të përfundoni viktimë e sjelljes së keqe të një mashkulli. Pse duhet të bëni një përpjekje për të rritur kufijtë tuaj personalë? Për të vetmen arsye, se ju jep ju respektin për veten. Është mënyra se si ju kujdeseni dhe mbroni mëndjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Kufijtë ju tregojnë se si ju dëshironi të përfundoni një lidhje, se sa shumë duhet t`i jepni vetes tuaj dhe kur. Vendosja e kufijnve të shëndetshëm, është një aftësi e rëndësishme që nevojitet për të pasur një mar-rëdhënie të shëndetshme. Por për disa femra kjo mund të përbëjë një sfidë. Nëse e keni të vështirë të thoni jo, ndiqni këshillat e mëposhtëme:

Reflektoni. Kthehuni tek mar-rëdhënia e shkuar. Identifikoni

gjërat që ju mendoni se do t`i kishit bërë ndryshe. Listoni ga-bimet që keni bërë dhe reflektoni se si do të kishin shkuar gjërat nëse do të kishit vënë kufijtë tuaj në një farë mënyre. Merrni kohën tuaj me këtë proces, dhe në fund mund të gjeni një model sjelljeje.

Bëni një listë. Krijoni një listë me kufij të shëndetshëm. Përdorni atë çfarë keni mësuar nga gabimet e

shkuara për të bërë ndryshimet që ju nevojiten. Shikoni nëse ka ndonjë kufi që ju doni të shtoni në listë.

Vini në prioritet mirëqënien tuaj. Kjo mund të tingëllojë si egoizëm, ose qëndërsim i vetes, dhe kështu është. Ju nuk mund të mbështeteni në asnjë për të bërë nevojat dhe dëshirat tuaja prioritet, kjo ju përket vetëm juve. Dhe do të mësoni se në një marrëdhënie të

shëndetshme, çdo njeri kujdeset për lumturinë e vet. Kur ju kujdeseni për veten tuaj, të njëjtën gjë do bëjnë dhe ata që ju rrethojnë ju.

Komunikoni hapur. Ju dhe partneri juaj keni mendimet tuaja, se si kufijtë ju bëjnë ju të ndiheni të sigurtë dhe të respektuar. Kur një problem shfaqet, ju duhet të flisni rreth tij. Kufijntë që ju vendosni janë reflektim i principeve tuaja dhe integritetit tuaj. Të flisni për kufijntë personalë, është një mënyrë e mirë për të rritur afërsinë dhe intimitetin në një marrëdhënie. Kufijntë e shëndetshëm krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme. Çdo marrëdhënie përfshin disa kompro-mise por kjo nuk do të thotë që ju të dorëzoheni para atyre. Kur ju t`i vendosni kufijtë e shëndetshëm si prioritet në marrëdhëniet tuaja, ju do të largoni njerëzit e gabuar dhe do të rrisni mundësinë për të gjetur njeriun ideal.

Page 19: metropopl 22 maj

19• E martë 22 maj 2012

»Gossip

adele kryeson në billbord awardsAdele edhe një herë fituesja e madhe. Në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve Billbord 2012, Adele kryesoi me 12 trofe. Limfao ishte fituesi i dytë me 6 çmime, Coldplay and Lil Wayne morrën 4 çmime, ndërsa Casting Crowns, Jason Aldean and Lady Gaga morrën 2 çmime. Ndër të tjerë Justin Bieber u nderua me çmimin ‘Artisti social’, kurse Taylor Swift rrëmbeu çmimin “Femra e Vitit”. Whitney Houston u nderua me çmimin “Milenium”, kurse Stevie Wonder morri çmimin “Ikona e Billbord”.

katy perry përsëri vetëmKaty është zyrtarisht single. Burimi thotë se Katy i ka dhënë fund lidhjes dhe me Brit Rob, me të cilin u lidh pas ndarjes me Rusell Brand, si rezultat i një distance që ishte krijuar mes tyre muajt e fundit dhe mund të ekzistojë mundësia që ajo të rikthehet përsëri me Rusell. Ajo që e shtyu Katy të ndahej nga Rusell, ishte shpenzimi më i madh i martesës mes tyre nëpër ture, dhe mesa duket e njëjta gjë po ndoshte dhe me Rob. Sipas burimit, edhe pse ata të dy e pëlqe-jnë njëri-tjetrin, Katy kërkon një marrëdhënie të qëndrueshme me dikë që nuk do t`i duhet të punojë shpesh jashtë. Kate ka menduar t`i japë fund tani përpara se gjërat të bëheshin më serioze.

marc anthony nuk i mungon J. loMarc Anthony sa vjen dhe shfaqet hapur në publik me të dashurën Shannon De Lima. Ndarja me një nga femrat më të bukura të botës do ta bënte çdo mashkull depresiv, por për Marc Anthony nuk është çudi ndarja nga Jennifer Lopez, pasi tashmë në krah ai ka një bukuroshe tjetër modelel De Lima, e cila është 20 vjet më e re se J. Lo. Ata u shfaqën të dy në formë të shkëlqyer ndërsa mor-rnin pjesë në 7vjetorin e federatës sportive. Këngëtari latin dukej mëse i vetëkënaqur ndërsa pozonte me modelen De Lima.

Rihanna humb avionin pas një nate të dehurJo më larg se një muaj Rihanna u hospitalizua si rezultat i shterrjes së forcave të saj duke miksuar jetën e natës me punën tepër të ngarkuar. Por mesa duket Rihannas nuk i bëjnë shumë përshtypje, pasi doli jashtë kontrollit përsëri, teksa ishte e ftuar në partin organizuar nga Jay-Z dhe Kanye West. Dhe pas konsumimit alkol më tepër se çduhej, Rihanna zgjohet me mungesë në kujtesë. Ajo ka shkruar në twitter: Jeta është e bukur kur çohesh në orën 9 dhe të jesh e dehur. Si arrita në shtrat?, Si kam ecur?. Si rezultat i gjëndjes ajo humb avionin për t`u larguar nga Londra, duke fituar një ditë kohë për t`u rikuperuar.

Yll i muzikës pop i fundviteve ’70

Robin Gibbs ka ndËrruar JetË

një tjetër yll i muzikës pop i fundviteve ’70 ka ndërruar jetë: Robin Gibbs, këngëtari i grupit të famshëm Bee Gees ka humbur betejën me kancerin në moshën 62-vjeçare. Robin ka vdekur në Londër ditën e dielë pas sëmundjes që e persekutonte prej kohësh. Në prill gjendja e tij u përkeqësua shumë, por më pas u përmirësua sërish. Në këtë mënyrë,

pas Donna Summer shuhet edhe një tjetër yll i muzikës “disco” që ka shënuar një epokë. Me Bee Gees, Robin Gibbs ka shitur më shumë se 200 milionë albume dhe me këngë si «How Deep Is Your Love», «Stayin’ Alive» ose «Night Fever» ka pushtuar zemrat e shumë të rinjve. Robin është i dyti nga vëllezërit që ka ndërruar jetë: binjaku i tij Maurice vdiq në vitin 2003. Tashmë mbetet vetëm Barry. Tre vëllezërit e themeluan grupin shumë të rinj, në fund të viteve ’50, fillimisht me emrin Brothers Gibb.

Page 20: metropopl 22 maj

20 E martë 22 maj 2012 •

« KulturëPaul Treger, një shekull më

parë kishte eksploruar litera-turën ballkanike, për të vërejtur se për shqiptarët ishte shkruar shumë pak. Treger, i cili ka qenë i biri i sekretarit të Shoqatës së Berlinit për antropologji, histori të vjetër dhe mitologji, do të vizitonte katër herë Shqipërinë nga viti 1899 deri më 1903. Ai do të realizonte audio- reg-jistrime të këngëve, ninullave e instrumentaleve shqiptare. Materialet do të ruheshin në Muzeun Etnologjik të Berlinit. Disa nga audio-regjistrimet e realizuara një shekull më parë, të gërshetuara me disa që janë realizuar më 1957 në ekspeditën e parë shqiptaro-gjermane në Shqipëri, iniciuar nga Ernst Stockmann, janë përmbledhur në një CD. Studi-uesi shqiptar Ardian Ahmedaja, i cili punon në Institutin për Studimin e Muzikës Popullore pranë Fakultetit të Arteve në Vjenë, ka përzgjedhur për botim tridhjetë e tri prej tyre, që janë realizuar në Shkodër dhe Mirditë. CD-në e ka përu-ruar edhe në Kosovë, në një tribunë muzikologjie të mbaj-tur të dielën nën ombrellën e “Remusicas”.

Ahmedaja ka folur për his-torikun e audio-regjistrimeve të para të muzikës shqiptare dhe mënyrën si e ka realizuar projektin që e ka titulluar “Dis-cover Albania” (Zbuloje Sh-qipërinë).

“Incizimet që Treger i ka bërë në vitin 1903 ai i ka çuar në Muzeun Etnologjik të Berlinit, gjatë Luftës së Dytë Botërore janë dërguar në Rusi. Prej vitit 1991 janë kthyer prapë në Berlin. Arkivi zanor i Berlinit është arkivi i dytë më i mirë në botë, pas atij të Vjenës. Në vitin 1991 nisi një projekt për t’i dixhitalizuar”, ka shpje-guar Ahmedaja.

Ai ka shtuar se CD-ja që u përurua në Prishtinë, po ashtu përmban materiale zanore të viti 1957, që kanë burimin nga ekspedita e parë shkencore në Shqipëri, që quhej eksped-ita shqiptaro-gjermane, e cila

Galeria Kombëtare e Arteve ka bërë të ditura rezultatet e konkursit që u organizua për përzgjedhjen e 3 monu-menteve/shtatore kushtuar figurave historike të Ismail

Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës. Juria e konkursit e mbledhur në GKA në datat 12, 14, 15 maj 2012, për përzgjed-hjen e 3 monumenteve/shtatore kushtuar tre figurave historike, e përbërë nga Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakëllbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica vendosi që konkursi për figurën e Ismail Qemalit të kalojë në një fazë të dytë ku pesë skulptorë të përzgjedhur mes njëzetë konkurrentëve të ripropozojnë edhe një herë bocetet për këtë monument. Skulptorët që do të vazhdojnë konkurrimin janë : Ilirjan Shima, Pjerin Kolnikaj, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori. Për monumentet kushtuar figurave të Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës juria mori vendimin, të cilin ia ka përcjellë Komisionit Ndërministror për Festimet e 100-Vje-torit të Pavarësisë. Ky komision do të bëjë shpalljen publike të fituesve të konkursit. Galeria Kombëtare e Arteve njofton se bocetet pjesemarrëse në konkursin kushtuar figurave historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës, do të ekspozohen për publikun e gjerë në datat 22 dhe 23 maj 2012, në sallën e ekspozitave, në Galerinë Kombëtare të Arteve. b.g

Përzgjidhen pesë fitues për monumentet e Ismail Qemalit, Ahmet Zogut e Hasan Prishtinës

Orkestra e RTSH-së mbyll stinën artistike

Muzikë nga kompozitorë italianë, që kanë punuar dhe krijuar në qytetin italian Asiziti si, Giacomo Carissimi, Domen-ico Stella, Albino Varotti dhe Alessandro Borroni është ajo që do të “serviret” në koncer-tin e fundit të stinës artistike të Orkestrës Simfonike së Radio-Televizionit Shqiptar. Koncerti do të shfaqet këtë të premte në Universitetin e Arteve nën shoqërimin e Assisincanto Chorus Girolamo Diruta. Ky koncert përmbyllës është fryt i një bashkëpunimi ndërmjet Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe Radio-Televizionit Shqiptar për realizimin e katër koncerteve të Stinës Koncertore 2012 të Orkestrës së RTSH-së, që u hap më 13 janar. Sezoni artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH përfshiu 17 koncerte, që ishin të ndërtuara me vepra të repertorit të huaj dhe sh-qiptare. Në vijim të aktivitetit artistik, data 10 shkurt solli një koncert, ku mes pjesëve ishte edhe “Romeo e Zhuljeta”. Në këtë koncert dirigjoi mjesh-tri Oleg Arapi, ndërsa ishte e ftuar dhe solistja Blerta Zhegu dhe pianisti Zamir Kabo. Në shkurt erdhi dhe një tjetër emër i njohur, Ermir Krantja, i cili dirigjoi një koncert me vepra të huaja. Marsi solli në skenën e koncertit dirigjen-tin e njohur shqiptar Desar Sulejmani, ndërkohë që i ftuar ishte edhe violonçelisti Adrian Paço. Ndërsa prilli solli në skenën shqiptare italianin Etore Papadia, i cili dirigjoi koncertin e radhës me muzikë nga Shastakovic. Po në muajin prill, para publikut erdhën edhe artistë japonezë, të cilët u bënë pjesë e kësaj stine ar-tistike me Orkestrën Simfonike të RTSH. Në këto koncerte, orekstra erdhi nën drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi.

PROMOVOHET CD-ja me audioregjistrimet e

para të muzikës shqiptare

ishte iniciuar nga Ernst Stock-mann, i cili ka qenë president i Këshillit Ndërkombëtar për Muzikë Tradicionale.

Por deri në vitin 2008 Ahmedaja nuk pati rast për të bërë përmbledhjen dhe botimin në CD të këtyre ma-terialeve. “Në vitin 2008 nga Bashkimi Evropian u shpall një konkurs për të bërë një CD me regjistrime nga arkiva zanore në Evropë. Unë konkurrova me

projektin për një CD ku kisha këto incizime”. Por kusht i këtij konkursi ka qenë që CD-ja të mos shitet. “Janë bërë një mijë ekzemplarë dhe shumicën prej tyre i kemi shpërndarë në Sh-qipëri. Do të shikojmë mundës-inë për ribotim”, ka thënë ai.

Kompozitori Zeqirja Ballata, duke folur për përmbajtjen e CD-së, ka thënë se shumica e këngëve janë historike dhe lirike. “Të gjithë këto kolegu

Ardian i ka përpiluar dhe i ka shoqëruar edhe me tekst shumë analitik, me shumë de-taje. Është kënaqësi që kemi rastin edhe t’i dëgjojmë”, ka thënë Ballata. Rafet Rudi, drej-tor i “Remusicas”, ka thënë se përurimi i CD-së me audio-reg-jistrimet e vjetra shqiptare, ka përkuar me përvjetorin e 100-të të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. “Në kuadër të shënimit të përvjetorit të

shtetit shqiptar, edhe ‘Re-musica’ do të kontribuojë me diçka dhe kjo tribunë i kushto-het këtij përvjetori. Për vete më impresionon botimi i kësaj CD-je”, ka thënë Rudi. Rudi ka shprehur dëshirën që botimet e tilla të jenë më pranë studi-uesve. “Do të doja që të ketë më shumë mundësi të qasjes në publikimet e dorës së parë për kulturën kombëtare”, ka thënë ai. “KD”

Page 21: metropopl 22 maj

21• E martë 22 maj 2012

»Kulturë

Arkivi shqiptar në “Memoria e Ballkanit”

Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë audiovizuale në vendet e Ballkanit Perëndimor është “synimi” i një projekti 3-vjeçar, i cili bën pjesë të tij edhe Shqipërinë përmes Arkiv-it Qendror Shtetëror të Filmit. Projekti, i cili do të zgjasë edhe përgjatë 2014-ës, drejtohet nga INA (Institut National de l’Audiovisuel) përmes qendrës së saj të ekspertizës së medies dhe dixhitalizimit INA Expert, në bashkëpunim me Qendrën Audiovizuale Kroate, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, Shqipëri dhe Copeam, Itali. Objektivi i projektit është të zbatohen hapat e parë të një politike ambicioze në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kin-ematografike dhe audiovizuale në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, në rajonin e Balkanit nuk ka qenë prioritare, madje nuk i është kushtuar aq sa duhet vëmendje politikës së ruajtjes së fondit kinematografik. Kështu, ka mungesa të ardhurash për të mirëmbajtur këto fonde, mungesa në njerëz, ekipe, rinovim pajisjesh, bazë materiale, si dhe ekipe të trajnuara posaçërisht. Në këto kushte, duhet patjetër të bëhet një ndërhyrje për t’i dalë para rrezikut për të hum-bur përfundimisht këtë memorie kinematografike dhe au-diovizuale në këto vende. Shtetet përfituese të këtij projekti janë: Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroa-cia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia. Projekti është i përbërë nga vep-rimtari dhe aktivitete për-gatitore: Konferenca për të rritur ndërgjegjësimin tek vendim-marrësit për domosdoshmërinë për të investuar në ruajtjen dhe përdorimin e trashëgimisë audiovizuale. Seminare ekzekutive për të siguruar menaxherë arkivash me njohuritë dhe metodologji-në e duhur për dixhitalizi-min dhe menaxhimin e fondit audiovizual.

Trajnime për të përforcuar aftësitë e profesionistëve për vlerësimin e koleksioneve të tyre audiovizuale dhe filmike.

Konferenca e hapjes do të mbahet më 1 qershor 2012 në Zagreb dhe do të mbledhë vendimmarrësit nga vendet e rajonit dhe palët e interesuara në fushën e ruajtjes së trashëgimisë audiovizuale dhe kinematografike. Do të lan-çohen një sërë konferencash të tjera, seminare, trajnime për profesionistët nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Serbia. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe një delegacion nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, si dhe zv/ministri i Kulturës z. Abaz Hado. Në muajin nëntor do të mbahet në Tiranë, një seminar mbi ruajtjen dhe restaurimin e gjithë trashëgimisë audiovizuale dhe kinematografike. Ndërsa seminari për dixhitalizimin e arkivave audiovizuale dhe kinematografike do të mbahet më maj 2013 në Beograd. Në vijim, përgjatë tre vjetëve, do të ketë edhe seminare të tjera në Sarajevë, në Shkup, në Podgoricë dhe në Zagreb, mbi probleme të ndryshme në lid-hje me gjithë trashëgiminë filmike ballkanike.

Konferenca finale do të mbahet në korrik 2014 në Sa-rajevë dhe mbyll këtë fazë të parë të projektit, ku do të mbledhë edhe një herë të gjithë faktorët dhe protagonistët për të hartuar një plan sa më efikas për të gjitha masat dhe ndërhyrjet që do të merren në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit rajonal për të nxjerrë sa më shumë fonde nga donatorë dhe mbështetës të këtyre politikave në Ev-ropë, në Ballkan, si dhe më gjerë, për ndërhyrje të men-jëhershme si në ruajtjen, ashtu edhe në dixhitalizmin dhe promovimin e kësaj trashëgimie. Ky projekt i rëndësishëm vjen me bashkëfinancimin e Komisionit Evropian, në kuadër të projektit evropian “Financial Instrument for Pre-açession Assistance (IPA)”.

Më 1 qershor do të mbahet në Zagreb konferenca inagu-ruese e projektit 3-vjeçar “Memoria e Ballkanit”, në të cilën marrin pjesë të gjitha vendet e Ball-kanit Perëndimor, të cilat nuk janë pjesë e BE. Projekti është bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian.

Parashikimet për fituesit e

EUROVIZIONITSonte, nata e parë gjysmëfinle e Festivalit. Interpretimi shqiptar do të jetë i pesti në radhë. Rona Nishliu renditet e dyta sipas votimit të “The

Wiwi Jury”, një panel ndërkombëtar me joprofesionistë të muzikës.

Gara evropiane e këngës do të çelet sonte në Baku të Ajzerbaxhanit. Është pikërisht nata e para gjysmëfinale, e cila do

të na prezantojë me 18 konkur-rentët e parë, mes të cilëve, edhe me Shqipërinë, e cila do të para-qitet në skenë e pesta në radhë. Ndërkohë televotuesit dhe juria profesionale në çdo shtet do të japin vlerësimin e tyre në ra-portin 50 për qind secili dhe në fund 10 këngët më të votuara do të shkojnë në finale. Por ndërsa ethet e votimit ende nuk kanë filluar, parashikimet për votuesit në faqe të ndryshme, blogje e “vendtakime” interneti janë bërë.

Kështu, “The Wiwi Jury”, një panel ndërkombëtar i joprofe-sionistëve të muzikës ka bërë një klasifikim të 42 këngëve pjesë-marrëse në Eurovision 2012. Ju-ria përbëhet nga amerikanë, aus-tralianë, britanikë e finlandezë, “një juri vërtet ndërkombëtare”, siç komentohet në blogun e “The Wiwi Jury”.

Kjo “juri” ka vlerësuar këngën shqiptare të interpretuar nga Nishliu të dytën në klasfikimin, ndërsa ka parashikuar se “trofeu” i garës së këtij do të shkojë për Suedinë. Çdo anëtar i kësaj ju-rie joprofesionale ofron kritikën e tij për çdo këngë, dhe më pas jep vlerësimin për secilën deri në 10 pikë. Pikët e grumbulluara rigrumbullohen për t’u numëruar në një variacion individual. “Për shembull, nëse votimi individual me pikët më të ulëta i një anëtari të jurisë ishte dy dhe më i lartë ishte tetë, ne përdorëm formulën e ri-grumbulliimit për të dhënë një shpërndarje komplete të pikëve nga 1 deri në 10”. “The Wiwi Jury” e ka kthyer në traditë parashikimin e përvitshëm të Eu-rovizion-it. Rona Nishliu këndon baladën e saj “Suus” në gjuhën shqipe. Deri tani, Nishliu është shfaqur e sigurt me vokalin, performancën në skenë dhe ko-munikimin me kamera. Ajo do ta këndojë baladën e saj dramatike e vetme në skenë, pa mbështetje speciale apo zë të dytë. Artistija e ka komentuar kështu këtë zgjed-hje të sajën: “Jam tekstshkruesja dhe historia e këngës sime është e bazuar në eksperiencë person-ale, kështu që menduam se do të ishte më lehtë të shpreh atë kur jam vetëm në skenë. ‘Suus’ do të thotë personale dhe kështu më tingëllon mua. Muzika dhe teksti në veçanti shkojnë përtej kufijve dhe racave. Jam duke kënduar këngën time në gjuhën shqipe, sepse mendoj se është më e fu-qishme dhe më origjinale”.

Blerina Goce

Klasifikimi i këngëve të “Eurovizion 2012” dhe vlerësimi sipas “The Wiwi Jury”

1. Suedia: Loreen me “Euphoria” (9.5)2. Shqipëria: Rona Nishliu me “Suus” (Personal) (7.80)3. Italia: Nina Zilli me “L’Amore è Femmina” (Out of Love) (7.7)4. Zvicra: Sinplus me “Unbreakable” (7.4)5. Serbia: Zeljko Joksimovic me “Nije ljubav stvar” (7.1)6. Qipro: Ivi me “La La Love” (7.1)7. Irlanda: Jedward me “Waterline” (7.0)8. San Marino: Valentina Monetta me “The Social Network” (6.80)9. Mbretëria e Bashkuar: Engelbert Humperdink me “Love Will Set You Free” (6.80)10. Norvegjia: Tooji me “Stay” (6.70)11. Gjermania: Roman Lob me “Standing Still” (6.50)12. Izraeli: Izabo me “Time” (6.40)13. Holanda: Joan Franka me “You and Me” (6.30)14. Greqia: Eleftheria Eleftheriou me “Aphrodisiac” (6.20)15. Rumania: Mandinga me “Zaleilah” (6.10)16. Spanja: Pastora Soler me “Quédate conmigo” (6.10)17. Danimarka: Soluna Samay me “Should’ve Known Better” (6.0)18. Bullgaria: Sofi Marinova me “Love Unlimited” (5.80)19. Sllovakia: Max Jason Mai me “Don’t Close Your Eyes” (5.80)20. Maqedonia: Kaliopi me “Crno i belo” (5.60)21. Bjellorusia: Litesound me “We Are the Heroes” (5.50)22. Rusia: Buranovskiye Babushki me “Party for Everybody” (5.40)23. Franca: Anggun me “Echo (You and I)” (5.20)24. Finlanda: Pernilla Karlsson me “När jag blundar” (5.0)25. Moldavia: Pasha Parfeny me “Lautar” (4.90)26. Ukraina: Gaitana me “Be My Guest” (4.50)27. Azerbaixhani: Sabina Babayeva me “When the Music Dies” (4.4)28. Sllovenia: Eva Boto me “Verjamen” (4.30)29. Estonia: Ott Lepland with “Kuula” (4.10)30. Lituania: Donny Montell me “Love Is Blind” (4.0)31. Hungaria: Compact Disco me “Sound of Our Hearts” (4.0)32. Austria: Trackshittaz me “Woki mit deim Popo” (3.70)33. Turqia: Can Bonomo me “Love Me Back” (3.70)34. Islanda: Greta Salóme & Jónsi me “Remember Me” (3.30)35. Malta: Kurt Calleja me “This Is the Night (3.10)36. Portugalia: Filipa Sousa me “Vida Minha” (Life of Mine) (3.10)37. Mali i Zi: Rambo Amadeus me “Euro Neuro” (2.80)38. Bosnia: Maya Sar me “Kora ti znam” (2.80)39: Belgjika: Iris me “Would You?” (2.70)40: Kroacia: Nina Badric me “Nebo” (2.60)41. Letonia: Anmary me “Beautiful Song” (1.10)42. Gjeorgjia: Anri Jokhadze me “I’m a Jocker” (1.0)

Page 22: metropopl 22 maj

22 E martë 22 maj 2012 •

« SPORT

Goditja e parë e mer-katos së Interit quhet Rodrigo Palasio. Argjentinasi tashmë është i Interit, falë

shumës prej 11 milionë euro që presidenti zikaltër, Masimo Morati i ka ofruar kesh presi-dentit të Xhenoas, Enriko Preciozi. Ky i fundit nuk është menduar dy herë përpara kësaj shume që të lërë Palasion të lirë, ndonëse është lojtari më i mirë i skuadrës së tij. Falë golave të argjentinasit Xhe-noa ka qëndruar edhe këtë vit në Serinë A, por tashmë ka ardhur momentin që ai të lar-gohet. Interi ka treguar interes për Palasion edhe sezonin e kaluar, kur skuadra drejtohej nga Xhan Piero Gasperini, por mes dy skuadra nuk është ar-ritur një marrëveshje. Tashmë mes dy skuadrave është ar-ritur një marrëveshje dhe nga momenti në moment pritet të vijë edhe zyrtarizmi. Për të siguruar shërbimet e lojtarit, Interi është dashur të fitojë duelin me Romën dhe Napolin, pasi të dyja këto skuadra kanë pasur kontakte me Xhenoan, por asnjë prej tyre nuk ka of-ruar para, por vetëm shkëmbim mes lojtarëve. Me këtë lëvizje në merkato, Interi ka hequr përfundimisht dorë nga Eze-kel Laveci, duke zgjedhur një tjetër argjentinas, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë përkrah Militos dhe Pacinit. Nga Interi aktualisht pritet që të largohet Diego Forlan, për të cilin nuk ka më hapësira.

Pritet konfirmimi i Stramaçionit dhe Shnajderit

Tek Interi pritet konfirmimi i trajnerit Andrea Stramaçionit edhe për sezonin e ardhshëm. 27-vjeçari, i cili ka marrë drejtimin e Interit në momentin që presidenti Masimo Morati ka shkarkuar Klaudio Ranierin, ka

Tifozët napolitanë “djegin” qytetin

Mbrëmje e paharrueshme për Napolin dhe tifozët na-politanë. Falë fitores së arritur kundër Juventusit, lojtarët napolitanë kanë sjellë harmoni në qytet. Napoli kishte plot 25 vite që nuk fitonte asnjë trofe, por momenti i shumëpritur ka ardhur. Festa e Napolit ka nisur që në momentin Edison Ka-vani ka kaluar skuadrën në avantazh falë penalltisë së fituar nga Laveci. Festa ka nisur zyrtarisht në momentin që Ham-shik ka shënuar golin e dytë dhe të fundit në këtë finale. Përveç festimeve në stadium, festa ka zgjatur gjatë gjithë natën. Tifozët kanë dalë të gjithë në rrugët e qytetit dhe kanë pritur momentin që skuadra ta mbërrinte nga Roma. Lojtarët napolitanë janë përshëndetur me të gjithë tifozët, pasi kanë parakaluar me një autobus të hapur. Lojtarët e Napolit kanë preferuar të festojnë në diskotekë, ndërsa tifozët kanë zgjedhur kanë zgjedhur mënyra të ndryshe për të festuar këtë mbrëmje kaq të veçantë.

Hamshik mban premtimin, pret kreshtën

“Kanavaro dhe Maxho më prenë ‘kreshtën’. Isha betuar se do ta prisja vetëm nëse Napoli do të fitonte, dhe ashtu ndodhi.” Këto kanë qenë fjalët e Marek Hamsik pas finales së Kupës së Italisë kundër Juventusit, ku Napoli arriti ta fitojë me rezultatin 2 : 0. Hamshik kishte premtuar se do ta priste kreshtën në rast se Napoli do të ngrinte Kupën e Italisë në qiell dhe në momentin që ëndrra e napolitanëve është bërë realitet, sllovaku ka prerë flokët zero. “Pas shumë vitesh sollëm trofeun e munguar në Napoli, - ka deklaruar Hamshik. Kam një kontratë me këtë skuadër që përfundon pas 5 vitesh dhe bashkë me shokët e skuadrës do të bëjmë maksimumin që sezonin e ardhshëm të arrijmë më shumë. Jam shumë i lumtur tek Napoli dhe nuk kam menduar asnjëherë të largohem.”

Edhe “Zonja e Vjetër” në gjurmët e Nejmar

Nejmar po çmend të gjithë skuadrat e mëdha dhe më të pasura të Evropës. Në gjurmët e tij është edhe Juventusi. Pavarësisht shumës e madhe që skuadra braziliane e Santosit kërkon për “Pelen e ri”, “Zonja e Vjetër” mund të bëjë një sforco ekonomike për të fituar duelin me Barcelonën, por edhe me Realin e Madridit. Juventusi është në rritje dhe pasi ka fituar kampionatin, drejtuesit kanë menduar të investo-jnë serish për të afruar lojtarë të rinj në skuadër, sepse kjo është mënyra e vetme për të dominuar edhe në Evropë. Ky lajm është bërë nga presidenti i Santosit, Luiz Alvaro Ribeiro, i cili ka deklaruar: “Nejmar është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është normale që për të, të kem oferta. Përveç skuadrave që është folur me parë si Barcelona dhe Reali, në gjurmët e talentit brazilian është edhe Juventusi.”

TIAGO për TIAGO“Tiago për Tiago”. Ky ka qenë titulli kryesor i gazetës spanjolle “Sport.es”, e cila qën-dron pranë skuadrës së Barce-lonës. Duke iu referuar kësaj gazete mes Barcelonës dhe Milanit kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të mund-shëm mes qendërmbrojtësit Tiago Silva dhe mesfushorit Tiago Alkantara. Sigurisht përveç mesfushorit spanjoll skuadra e Barçës është gati t’i ofrojë Milanit edhe një shumë prej 10 milionë euro. Ndonëse duket si një mision i paarritur, bisedimet kanë nisur, madje edhe kanë avancuar. Gjatë fi-nales së Ligës së Kampioneve midis Bajernit të Mynihut dhe Çelsit, presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dhe numri dy i Milanit, Adriano Galiani kanë pasur kohë të bisedojmë për 120 minuta për këtë shkëm-bim. Raporti mes dy drejtuesve është shumë i mirë, por Galiani i ka bërë të qartë numrit një të skuadrës spanjolle se kartoni

i qendërmbrojtësit brazilian kushton 40 milionë euro. Gjith-sesi mes dy klubeve mund të arrihet një marrëveshje, pasi nuk duhet harruar raporti i mirë mes dy skuadrave. Nuk duhet harruar se Milani ka arritur të marrë nga Barça dy kampionë, Ronaldinjon dhe më pas Zlla-tan Ibrahimoviçin. Galiani, por edhe drejtuesit e Milanit kanë si qëllim të afrojnë në skuadër lojtarë të rinj dhe të talentuar dhe Alkantara është një i tillë. Nga Milani ai konsiderohet si pasardhësi i Pirlos, me të cilin kuqezinjtë kanë gabuar duke e lënë të lirë të transferohet tek Juventusi, pasi falë veter-anit “Zonja e Vjetër” ka fituar kampionatin. Përveç Alkanta-ras, Barcelona mund të fusë në marrëveshje edhe emra të tjerë, pasi mbrojta është reparti më i dobët. Duke qenë në dijeni që Milani është i in-

teresuar edhe për Keita, nuk përjashtohet mundësia që Ro-sell t’i ofrojë Galianit edhe kar-tonin e mesfushorit nga Mali, përveç kartonit të Alkantaras. Në marrëveshje mund të futet edhe Ibrahim Afelai, i cili asn-jëherë nuk ka gjetur hapësira tek skuadra spanjolle. Kuqezinjtë këmbëngulin për Strotman

Mesfushori i PSV-së, Kevin Strotman, i cili është një nga lojtarët më të kërkuar në Ev-ropë, vazhdon të jetë nën shënjestrën e Milanit. Kuqez-injtë kanë nisur kontaktet për të siguruar shërbimet e tal-entit 22 vjeçar, për të cilin po tregojnë interes edhe Interi dhe Mançester Siti. Numri dy i Milanit, Adriano Galiani është në dijeni të faktit se nuk janë vetëm kuqezinjtë në gjurmët e Strotman dhe për këtë arsye po nxiton. Edhe pse nuk dihet

saktësisht shuma që Milani ka gati për skuadrën e PSV, Galiani ka theksuar se Milani do të shpenzojë një shumë të konsiderueshme parash për

të mbyllur këtë çështje. Në lidhje me këtë çështje Galiani është shprehur: “Strotman na intereson dhe mund të them se i kemi nisur kontaktet me

skuadrën e PSV-s. E dimë se nuk jemi të vetmit në gjurmët e 22-vjeçarit, por do të bëjmë një sforco ekonomike për të siguruar shërbimin e tij.”

PALASIO është i INTERIT

fituar besimin e drejtuesve, por edhe të tifozëve falë punë së mirë. Stramaçioni ka bërë një punë të mirë, por rezul-tatet pozitive që ai ka arritur nuk kanë mjaftuar që Interi të sigurojë një vend në Ligën e Kampioneve, pasi skuadrat e Udinezes nuk ka bërë gabime. Stramaçioni pritet të firmos një kontratë të re 3 vjeçare, nga e cila mendohet se do të përfitojë 500 mijë euro në vit. Gjithsesi detajet e kontratës

së re të Stramaçionit pritet të bëhen të ditura në momentin që do të vijë firma. Mediat itali-ane në të njëjtën kohë kanë bërë të ditur se edhe Uesli Shnajder nuk do të largohet nga Milano, pasi ai ka treguar gatishmëri të hap një cikël të ri me zikaltrit. Shnajderi ka bërë të qartë se nuk ka asnjë problem me trajnerin Stramaçioni, përkundrazi ka theksuar se në takimin e fundit të kampionatit kundër

Lacios, trajneri nuk e ka ak-tivizuar ai rrezikonte të dëm-tohej nëse do të sforcohej në fushë. “Kam një marrëdhënie të mirë me Stramaçionin dhe mund të sqaroj se në takimin e fundit kund Lacios nuk kam luajtur sepse rrezikoja të dëmtohesha nëse do të sfor-cohesha në fushë, - ka thek-suar Shnajder. Kam një raport të mirë me Stramaçionin dhe mund të them se do të qëndroj tek Interi së bashku me të.”

Page 23: metropopl 22 maj

23• E martë 22 maj 2012

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Dashi

Cdo mungese besnikerie apo

drejtesie kundrejt partnerit mund te sjelle probleme te medha ne cift sot.

Tregohuni te matur. Ju beqare mund te

kene takime, por ku-jdes, sepse lidhja qe mund te krijoni do jete mjaft utopike.

Beni edhe pak durim dhe do mund te

ndeshni dashurine e enderruar. Financat do kene nje ndry-shim pozitiv, por

duhet te beni kujdes me shpenzimet e pa

menduara.

Demi

Pas nje periudhe te veshtire ne jeten ne cift, do te rikthehet

serish qetesia. Do i shihni gjerat me pozitivizem. Vertet ai qe keni

ne krah nuk eshte perfekt, por duke qene se as ju nuk jeni, tregohuni me tolerante. Nese ju

beqare doni te beni dike per vete, filloni te diskutoni me te per tema intere-sante. Ne planin

financiar do keni te gjitha mundesite te arrini te stabilizoni

buxhetin.

Binjaket

Dite mjaft prem-tuese per jeten sentimentale te

cifteve. Venusi do iu nxite ta shijoni sa me shume ate. Do

ndiheni mjaft mire. Beqaret me ne fund mund te krijojne nje lidhje te kendshme. Mos i hidhni hapat dy nga dy, merrini gjerat qete sepse

do dilni me te fituar. Edhe pse

financat do jene te mira duhet te beni

sa me shume kujdes me shpenzimet e pamenduara. Mos

investoni!

Luani

Jeta sentimentale e cifteve do jete

paksa problematike sot dhe xhelozia do iu beje ta humbni

qetesine. Kujdes me fjalet qe do thoni. Beqaret nga ana

tjeter do pelqejne personat qe nuk ia vlejne dhe qe nuk

jane per ta. Mos beni gabime trashanike. Do keni mundesi t’i paguani faturat e muajit dhe te mos

keni probleme duke qene se financat do jene goxha te stabilizuara. Me

ne fund.

Peshorja

Do ndiheni shume mire me ate qe keni ne krah sot dhe nuk do hezitoni te mer-rni vendime per te ardhmen. Lumturia

do iu rrethoje ne cdo moment. Beqaret

do takojne persona te rinj. Mundesite per te filluar nje

histori interesante do jene te shumta

keshtu qe perfitoni sa me shume qe te mundni. Ne planin financiar do keni

permiresim te buxhetit dhe do iu jepet mundesia te

shpenzoni me teper.

Shigjetari

Per jeten ne cift dita nuk do jete shume e qendrueshme. Kujdes me cdo

veprim qe do beni dhe me bisedat qe do beni. Mos

ia hidhni te gjithe fajin partnerit tuaj, nderkohe qe mund te jeni ju vete qe

keni gabuar. Beqaret duhet t’ia lene cdo gje momentit, mos u ngutni per asgje. Ne planin financiar mund te perballeni me disa probleme. Shumen qe prisnit

nuk do e merrni as sot.

Ujori

Ata qe jane ne cift do jene edhe me pa-siononte gjate kesaj dite. Nese partneri iu kishte kritikur se vendosnit arsyen

para zemres, tashme nuk do kete me cfare

te thote. Beqaret do e kene me te

lehte te bejne per vete ate qe duan.

Mund te filloni edhe ndonje lidhje mjaft te qendrueshme.

Kujdes me intrigat ne planin financiar. Hidhni cdo hap pasi

te jeni menduar mire dhe do dilni

te fituar.

Gaforrja

Gjerat nuk do shkojne mire ne

jeten sentimentale te cifteve sot dhe disa do mendojne edhe ndarje. Mos beni gabimin te

merrni vendime te rendesishme sepse do lendoheni jashte

mase. Fillimisht qetesohuni. Beqaret

duhet te ndjekin rrahjet e zemres se tyre per te gjetur

kenaqesine qe duan. Para se te beni

shpenzime te medha ne planin financiar reflektoni mire per situaten financiare.

Virgjeresha

Njdenjat per ate qe dashurini do te for-cohen edhe me teper sot, por ne momente

deshperimi do iu duket sikur ai nuk ju do aq sa duhet. Ku-jdes me xhelozine,

mos i kaloni limitet. Beqaret do jene me

fat dhe do mund te gjejne personin qe kane enderruar gjate gjithe kesaj

kohe. Perfitoni! Do jeni te detyruar te hiqni disa lek

menjane ne menyre qe te mos ndesheni

me tronditje me vone.

Akrepi

Nen influencen e Merkurit do e keni te veshtire ta perbal-

loni monotonine dhe rutinen qe do iu rrethoje. Kujdes mos i hidhni syte diku tjeter sepse

atehere problemet do jene vertet te medha. Beqaret

do kene nje dite te qete dhe pa ndonje ngjarje te rende-

sishme. Ne sektorin financiar nuk do

ndodhe ndonje gje e madhe, por do jete

dite e pershtatshme per te kryer disa

transaksione.

Bricjapi

Jeni ne cift? Shpre-hini sa me shume

deshirat sot sepse shume prej tyre do mund t’iu realizo-

hen. Ne jeten intime do jeni pasionante

dhe te zjarrte. Nese jeni ende beqare, do mund te hapni nje faqe te re ne

planin sentimental. Do terhiqeni

jashtezakonisht nga dikush qe sapo e keni njohur. Nese tregoheni te matur

me shpenzimet edhe financat do shkojne me se miri. Ju mund

ta beni kete.

Peshqit

Jeta juaj ne cift do kete nje permiresim te ndjeshem gjate kesaj dite. Rutina do te largohet dhe

me ne fund do perjetoni emocione te reja. Beqaret do

njihen me dike mjaft interesant por do iu duhet te bejne disa

zgjedhje te veshtira. Mendohuni mire

dhe beni ate qe iu leverdis me teper. Ne planin financiar duhet te tregoheni

me te matur se kurre nese nuk

doni qe buxheti te destabilizohet.

SPORT

De Biazi dhe Shqipëria sot prova e parë me Katarin

Shqipëria e Xhani De Biazit do të luajë miqësoren e dytë në Madrid me Katarin. Në stadiumin e Rajo Va-

jekanos skuadra jonë do të për-ballet me Katarin në ndeshjen e dytë miqësore në erën e De “Biazit”. Pra pas gjashtë mua-jsh në krye të përfaqësueses shqiptare, trajneri italian Xhani De Biazi vihet sërish në provë në dy ndeshje miqësore njëra pas tjetrës. Në përballjen e parë ndaj Katarit, që do të luhet në Rajo Vajekano, tekniku italian do të kërkojë të harrojë humbjen 2:1 me Gjeorgjinë në Tbilisi, e cila shënonte premierën e tij në stolin kuqezi. Lista e De Biazit tregon që në eliminatoret e ar-dhshme do të ketë emra të rinj si: Edgar Cani, Hair Zeqiri, Mër-gim Mavraj e ndonjë tjetër. Sido-mos për mbrojtësin e Greuther Feurth pritshmëritë janë të mëdha, pasi mbrojtja kuqezi ka vuajtur shumë në eliminatoret e kaluara, sidomos në qendër të saj. Megjithatë gjithçka do të varet nga forma që do të tregojnë kuqezinjtë në këto dy miqësore, por edhe ndaj Molda-visë më 15 gusht. Në mungesë të Samir Ujkanit, titullar i portës pritet të jetë Orges She-hi, ndërkohë që shumë minuta në dispozicion do të ketë edhe Mavraj e Osmani në mbrojtje, e Zeqiri në mesfushë. Edgar Cani do të ketë minutat e tij si “pykë” në vijën e parë të sulmit, ku ka si konkurrent sulmuesin me mjaft eksperiencë Erjon Bogdani. De Biazi ka përfshirë në listë edhe dy futbollistë të Shpresës, Ar-mando Sadikun dhe Mërgim Brahimin, ky i fundit një lojtar mjaft teknik që mendohet se do t’i japë më shumë fantazi mesfushës pas largimit të vet-eranëve Skela dhe Duro. Pas miqësores me Katarin kuqez-

injtë do të kthehen në Durrës, ku do të vijojnë përgatitjet për përballjen me Iranin, që do të

luhet në Stamboll më 27 maj. Gjithsesi sot në fushë do të shohim një skuadër tjetër të re

me plot emra të rinj që presin të jenë kombëtarja e eliminator-eve për botëtorin e 2014-ës.

De Biazi: Luajmë për të fituarStërvitja e fundit e kombëtares shqiptare është zhvilluar dje rreth orës 20-të, pak a shumë

kur do të luhet edhe ndeshja miqësore. Përsa i përket dëmtimeve konfirmohet se nuk ka asnjë shqetësim. Me ekipin dje është bashkuar edhe lojtari Jahmir Hyka. Ky i fundit kish luajtur me skuadrën e tij dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e kombëtares. Nga ana tjetër mësohet se trajneri i kombëtares ka pohuar se pret nga skuadra e tij vetëm fitore. “Mund të them se miqësorja është miqësore, testet janë teste, por në çdo rast ne do të kërkojmë të fitojmë. Edhe kundër Katarit do të tregojmë të marrim këtë fitore që do të na japë shumë përsa i përket mo-ralit për eliminatoret e shtatorit”,-është shprehur trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi.

Me shirit të zi Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi do të luajnë

sot me një shirit të zi në krah. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky vendim është marrë pasi shteti shqiptar vendosi që 22 majin ta kthejë në ditë zije për tragjedinë e ndodhur në Himarë ku humbën jetën 12 studente dhe shumë të tjerë u plagosën në një tragjedi automobilistike.

Mavraj titullar: U ndjeva i lehtësuar

Mbrojtësi nga Kosova, Mërgim Mavraj, i cili luan në kampionatin gjerman me Greuther Fuerth, është grumbul-luar për herë të parë me kombëtaren shqiptare, përkundër refuzimit të mëhershëm, që një kohë e kishte bërë edhe futbollistin më të urryer ndër tifozët shqiptarë. “Ajo që ka ndodhur ishte një keqkuptim, qoftë prej fajit tim, qoftë prej Federatës. Mund të them se ndihem i lumtur që është sqaruar gjithçka. Kur arrita këtu isha pak i emocionuar, por u mësova shumë shpejt. Ju prezantova të gjithëve dhe më takuan, njësoj sikur të kisha vite në këtë skuadër”, tha ai. Përshtypje më së shumti i kishte lënë Lorik Cana. “Shtrëngimi i dorës me Lorik Canën. Takimi me kapitenin për të parën herë ishte diçka madhështore dhe u ndjeva tepër krenar. Më kishin thënë shumë se Loriku është një person i jashtëzakonshëm si brenda, ashtu edhe jashtë fushe, por tashmë që e pashë vetë mund të them se është gjithçka e vërtetë. Objektivi im është të jap maksimumin për kombëtaren dhe të vihem në dispozicion të trajnerit. Është e vetmja gjë që mund të bëj. Isha gati ta merrja pasaportën shqiptare dhe të fluturoja drejt Shqipërisë, pasi e ndiej se duhet të luaj për këtë fanellë. Gjermania ishte vetëm një aventurë si pasojë e trysnisë dhe asgjë më shumë”, tha Ma-vraj. Kombëtarja shqiptare ka arritur në Madrid, ku më 22 maj në stadiumin e Rajo Vajecanos do të luaj ndeshjen miqësore me Katarin dhe më 27 maj do të takohet me Iranin në Stamboll.

Under 21 dy miqësore në Austri

Skuadra kombëtare e Under 21 është nisur sot përnë Austri për të zhvilluar brenda katër ditësh dy ndeshje miqësore. Më dëtë 22 maj 2012 djemtë e trajnerit Skënder Gega do të luajnë me moshatarët nga Ukraina, ndërsa 25 maj 2012 me përfaqësuesit e Maqedonisë. Të dyja këto takime miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të përgatitur ekipin përpara dy ndeshjeve të vështira zyrtare në Rusi dhe Portugali. Formacioni i mundshëm i trajnerit Gega është: Frashëri, Dita, Sallaj, Premçi, Ma-toshi, Delia, Bajraktari, Gashi, Delliasi, Dosti dhe Balaj.

Page 24: metropopl 22 maj

24 E martë 22 maj 2012 •

« reklamË