13
C E N T R U M 14 260 Mevledin Mustafi, PhD 1 UDC: 342.726-055.2:32 342.843.1-055.2 KRIMINALITETI DHE KONTRABANDA DOGANORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË VERIUT NË KËNDVËSHTRIMIN NDËRKOMBËTAR КРИМИНАЛОТ И ЦАРИНСКИОТ ШВЕРЦ ВО РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА ОД МЕЃУНАРОДНА ГЛЕДНА ТОЧКА CRIMINALITY AND CUSTOMS SMUGGLING IN THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA IN THE INTERNATIONAL VIEWPOINT ABSTRACT The changes that have taken place since the independence of the RNM, especially in recent years in the economic and political spheres, as well as the globalization of trade and the risks of this century, require the right finding between trade liberalization and customs controls in strengthening of the fight against criminal activities, through the imple- mentation of controls based on customs management. Of course, every- thing formulated towards the facilitation and simplification of customs procedures reflected in the economic situation, where during this period there is a strong increase in tax evasion, where smuggling has a great impact and continues to have, which, recently, has taken a true character of the increase of criminal offenses of a customs character. In these 1 Profesor universitar dhe punonjës profesional në MPB të RMV, 2020.

Mevledin Mustafi, PhDcentrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-15-1.pdfmashtrimet kundër Bashkimit Evropian dhe pastrimi i parave të pista.4 4 Adamoli, S; Nicola, A. etj.: “Organized

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • C E N T R U M 14

    260

    Mevledin Mustafi, PhD1

    UDC: 342.726-055.2:32

    342.843.1-055.2

    KRIMINALITETI DHE KONTRABANDA DOGANORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË VERIUT NË

    KËNDVËSHTRIMIN NDËRKOMBËTAR

    КРИМИНАЛОТ И ЦАРИНСКИОТ ШВЕРЦ ВО РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА ОД МЕЃУНАРОДНА ГЛЕДНА

    ТОЧКА

    CRIMINALITY AND CUSTOMS SMUGGLING IN THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA IN THE INTERNATIONAL

    VIEWPOINT

    ABSTRACT

    The changes that have taken place since the independence of the

    RNM, especially in recent years in the economic and political spheres,

    as well as the globalization of trade and the risks of this century, require

    the right finding between trade liberalization and customs controls in

    strengthening of the fight against criminal activities, through the imple-

    mentation of controls based on customs management. Of course, every-

    thing formulated towards the facilitation and simplification of customs

    procedures reflected in the economic situation, where during this period

    there is a strong increase in tax evasion, where smuggling has a great

    impact and continues to have, which, recently, has taken a true character

    of the increase of criminal offenses of a customs character. In these

    1 Profesor universitar dhe punonjës profesional në MPB të RMV, 2020.

  • C E N T R U M 14

    261

    circumstances, the legislator must react at the right time to the changes

    that the country is undergoing and at the same time, should not forget

    the financial interests of the state, because one of the main conditions

    for the successful solution of economic and social problems, which

    currently lie ahead of society, is above all the implementation of a fair

    financial policy, so that there is no room for misuse and minimize

    criminal offenses in the customs field.

    Keywords: Criminal Code, crime, crime, customs offenses, cri-

    minal sanctions, globalization of trade, risks, customs barriers, smug-

    gling, types of smuggling offenses, fight against criminal activities, etc.

    HYRJE

    Ndonëse për një kohë të gjatë nuk ekzistonte një përkufizim i

    njëtrajtshëm i krimit të organizuar, grupet kriminale në Evropë dhe më

    gjerë janë përpjekur të bashkërendojnë aktivitet dhe të ndajnë zonat e

    veprimtarisë ndërmjet tyre. Krimi i organizuar ka njohur zhvillime të

    reja në llojet e aktiviteteve kriminale dhe në mënyrat e realizimit të tyre,

    ku bëjnë pjesë edhe veprat penale në fushën doganore.2 Studiues të

    shumtë kanë arritur në përfundimin se, nëse dhjetë vjet më parë krimi i

    organizuar njihej vetëm në disa vende të Evropës, sot pak vende pohoj-

    në se nuk e njohin ose nuk e kanë problem krimin e organizuar. Krimet

    në fushën doganore dallohen nga një sërë tiparesh të veçanta juridiko-

    penale, si dhe prej specifikës që kanë këto vepra, të cilat çdo ditë e më

    shumë kërcënojnë jo vetëm interesat financiare të RMV-së, si pjesë e

    Buxhetit të Shtetit, por cenojnë gjithashtu sigurinë kombëtare dhe

    mbrojtjen e jetës së njerëzve, të kafshëve, të ekosistemit, si dhe të

    pasurive me vlera arkeologjike, shpirtërore dhe artistike, ashtu sikundër

    vështirësive për t’i kuptuar, për shkak të mënyrave të sofistikuara të

    mashtrimit dhe kontrabandimit që përdoren për t’i kryer ato.3

    2 Dogana është autoriteti ose agjencia qeveritare e një vendi, që ka për detyrë mbledhjen

    e detyrimeve të importit, si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që hyjnë e dalin në

    dhe nga territori doganor i atij vendi. Ajo ka lindur dhe është zhvilluar së bashku me

    shtetin. Nuk është aspak gabim të mendohet se dogana ka lindur së bashku me tregtinë,

    megjithatë roli dhe misioni i saj kanë mbetur për mijëra vjet të pandryshuar. 3 Bashkim Dr. Selmani “Krimi i organizuar dhe terrorizmi”, f. 35-36. Universiteti parë

    privat “Fon”-Shkup, 2009.

  • C E N T R U M 14

    262

    1. KUPTIMI I SHKELJES DOGANORE NË KONTRABANDË

    Studimet tregojnë një rritje të ndjeshme të tij dhe nivele të ulëta

    të raportimit në polici. Nga ana tjetër, krimi i organizuar po bëhet gjith-

    një e më shumë i sofistikuar. Profesionalizimi i veprimeve të grupeve

    kriminale vihet re në llojin e aktiviteteve që kryejnë, në strukturën e

    grupeve dhe në ndarjen e territorialeve të zonave të veprimtarisë së tyre.

    Por ajo që e dallon krimin në Evropë është ndërkombëtarizimi i tij.

    Tashmë dihet se krimi kryhet nga grupe vendëse që kanë pushtet në

    zonën ku veprojnë, nga grupe heterogjene vendëse dhe të huaj ose nga

    grupe të huaja.

    2. NJË TENDENCË E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË EVROPË

    Një tendencë e krimit të organizuar në Evropë është seleksionimi

    i vendeve si vende të përshtatshme për të zhvilluar aktivitete kriminale

    dhe rritja e dhunës brenda dhe jashtë grupit. Pa dashur të trajtojmë në

    detaje gjithë format e krimit të organizuar, do të donim të paraqitnim

    disa veçori të tij që kanë diktuar ndryshime të shpeshta dhe të shumta

    të politikës kriminale në shumicën e vendeve të Evropës, veçanërisht

    në Vendet Ballkanike. Rritjes dhe zgjerimit të veprimtarisë së grupeve

    kriminale po u përgjigjen edhe nismat e shumë shteteve të Evropës dhe

    të botës në tërësi. Organizatat e ndryshme ndërkombëtare po studiojnë

    krimin e organizuar, format e shfaqjes së tij dhe mënyrën e veprimit.

    Një tendencë e krimit të organizuar është edhe ristrukturimi i iniciati-

    vave kriminale në përputhje me ndryshimet e ekonomisë botërore, dhe

    rregullat e funksionimit të saj. Jo vetëm ekonomia botërore por edhe

    kriza e fundit ekonomike botërore shpie tek dyshimi i mënyrës së

    funksionimit botëror në ngulfatje në forma dhe mënyra që akoma është

    në studim e sipër të shfaqjes së krizës botërore. Jo vetëm ekonomia

    botërore, por edhe grupet kriminale shfrytëzojnë lehtësitë që ofrojnë

    teknologjitë e reja dhe teknikat e komunikimit. Shembull tipik janë

    mashtrimet kundër Bashkimit Evropian dhe pastrimi i parave të pista.4

    4 Adamoli, S; Nicola, A. etj.: “Organized Crime around the World”, HEUNI, 1998, f. 10.

  • C E N T R U M 14

    263

    3. TENDENCË TJETËR E KRIMIT TË ORGANIZUAR ËSHTË KARAKTERI NDËRKOMBËTAR I TIJ

    Mjaft organizata kriminale po ndryshojnë mënyrën e organizimit

    dhe zonat e ushtrimit të aktiviteteve. Këto ndryshime janë bërë të nevoj-

    shme për shkak të ndryshimeve që vihen re në tregun e ekonomisë botë-

    rore, me faktin se shtetet marrin masa për të forcuar ligjet dhe kontrollin

    kundër krimit të organizuar. Futja e grupeve kriminale në bashkëpunim

    me qeveritë e vendeve për të minimizuar rreziqet gjatë veprimtarisë së

    tyre është një tendencë që arrihet me anë të korruptimit, të kërcënimit ose

    me të dyja mënyrat.5 Tendencë tjetër e krimit të organizuar është për-

    fshirja në aktivitete më pak produktive, por që, në të njëjtën kohë, mbartin

    më pak rreziqe. Ky ndryshim u është imponuar organizatave kriminale

    për shkak të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe vështirësisë

    që paraqesin këto lloje aktivitetesh për t’u zbuluar.

    4. LEGJISLACIONI PENAL I RMV-SË NUK KA NJË NDARJE TË QARTË TË KËTYRE KRIMEVE, MEGJITHËSE

    NËNKUPTOHEN

    Legjislacioni penal i RMV-së nuk ka një ndarje të qartë të këtyre

    krimeve, megjithëse nënkuptohen. Tek dispozitat e Kodit Doganor dhe

    Penal ato përfshihen në nënndarje të një dispozite ligjore. Ndërkohë që

    në Kodin Doganor, në dispozita të veçanta, veprat penale të kontrabandës

    evidentohen si kalim i kundërligjshëm në dhe nga kufiri shtetëror, përfshi

    këtu edhe shmangien nga pagesat e detyrimeve doganore.6 Mendoj se ky

    trajtim ka rëndësi në planin teorik, ashtu edhe praktik, pasi kontrabanda

    përmes kalimit të kufirit është një krim që dallohet për koklavitjen apo

    kompleksitetin konstruktiv universal, gjë që reflektohet edhe në procesin

    e kualifikimit të kësaj vepre penale, duke përfshirë momentin e mbarimit

    apo përfundimit të veprës së kontrabandës, etj. Ndaj për kualifikimin e

    drejtë është e domosdoshme të prekim çështjet më problematike të

    5 Po aty, f. 13. 6 Në përgjithësi, dogana dallohet nga autoritetet e imigracionit, të cilat kanë për detyrë

    të mbikëqyrin dhe të kontrollojnë personat që mbërrijnë apo largohen nga vendi. Në

    gjuhën shqipe, fjala "doganë" duket se është huazuar nga italishtja "la dogana". Në

    gjuhën angleze “dogana” përkthehet “customs” dhe artikulohet “castem”. Ndoshta kjo

    fjalë rrjedh nga shprehja “customary payments” (pagesa te zakonshme), së cilës i

    referohet edhe Adam Smithi tek vepra e tij “Pasuria e kombeve”. (Shën. i autorit)

  • C E N T R U M 14

    264

    ndërtimit dhe të kualifikimit të këtyre veprave, për të dhënë më pas për-

    gjigje të mbështetura mbi baza shkencore. Ashtu sikurse kemi trajtuar më

    lartë, ana objektive e secilit krim të fushës doganore, kalimit të paligj-

    shëm dhe shmangies nga pagesat doganore, qëndron kryesisht në rrafshin

    ekonomik të veprimtarisë apo aktivitetit me një interes të caktuar,

    veçanërisht në kryerjen e operacioneve të importit apo eksportit tranzit,

    ku dispozitat, si ato të Kodit Penal për fushën doganore, ashtu edhe të

    Kodit Doganor kanë një seri shenjash apo simptomash të përbashkëta, të

    cilat mund të krijojnë probleme gjatë kualifikimit të shkeljes ligjore.

    Vlen të nënvizohet se klasifikimi i kontrabandës nëpërmjet kali-

    mit, zhvendosjes, dhe kontrabandës nëpërmjet shmangies nga pagesat

    doganore kanë disa veçori, që shpjegohen me specifikën e veprimtarive

    të tilla. Me qëllim që t’u jepet një vlerësim i drejtë veprimtarive me

    rrezikshmëri shoqërore, të kryera në sferën e çështjeve doganore, në-

    punësit e organeve doganore, avokatët dhe akuza, madje edhe gjykata,

    duhet t’u drejtohen si normave penale, ashtu edhe atyre doganore,

    administrative, tatimore, financiare dhe degëve të tjera të së drejtës.

    5. KODI PENAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NUK PËRCAKTON MËNYRAT E SHMANGIES NGA

    PAGESAT DOGANORE7

    Shikuar në këtë prizëm, Nenet 278; Neni 2278-a dhe Neni 278-b

    i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kodit

    Doganor nuk përcaktojnë mënyrat e shmangies nga pagesat doganore.8

    Përgjegjësia fillon direkt apo menjëherë me fillimin e veprimtarisë, e

    cila nënkupton- përgjegjësia, qëndron në kalimin jashtë zonës doganore

    apo në dhe nga zona doganore me mashtrim, fshehje të mallit objekt

    kontrabande, kalimi jashtë orarit ose forcërisht. Shmangia mund të

    shprehet në fshehjen e mallit, që kalon në uljen e vlerës së mallit, në

    paraqitjen e informacionit jo të besueshëm mbi përkatësinë apo desti-

    nacionin, si në rastin e mospagimit të plotë apo të pjesshëm të pagesave

    doganore, fakt ky që tashmë të tërheq vëmendjen. I njohur në praktikën

    7 Nenet 278; neni 2278-a dhe Neni 278-b Kodi Penal i RMV-së. 8 Nëse bëjmë një rishikim të termit kontrabandë, kuptojmë se zanafillën e origjinës

    etimologjike (Mesjetë) e ka nga bashkimi i dy zërave, të cilat i referohen për të pasur

    një sjellje të kundërt, nëse parashikohet në një dispozitë ligjore doganore ose në ndo-

    një dispozitë tjetër, që ka të bëjë me mallrat e importit dhe eksportit ose tranzitimit,

    në një regjim tjetër tranzitimi, për mbajtjen apo shitjen e tyre.

  • C E N T R U M 14

    265

    ligj-zbatuese se për shmangiet, në të shumtat e rasteve, veprohet duke

    mos deklaruar apo duke deklaruar të dhëna jo të vërteta false, domethë-

    në mënyra të cilat dalin apo shprehen edhe në cilësinë e simptomave të

    anës objektive të kalimit kontrabandë përmes kufirit doganor të mallra-

    ve e mjeteve të tjera. Pyetja që shtrohet për çështjen objekt studimi është

    se ka kritere për ndarje të krimeve të kontrabandës nëpërmjet kalimit

    dhe asaj nëpërmjet shmangies nga pagesat doganore?9

    1. Dallimet midis kontrabandës, kalimit, zhvendosjes së mallrave në dhe nga kufiri shtetëror

    Nëse i referohemi dispozitave të Kodit Penal që kanë të bëjnë me

    kontrabandën, vërejmë se kontrabanda nëpërmjet kalimit, zhvendosjes së

    mallrave në dhe nga kufiri shtetëror ndryshon nga kontrabanda nëpërmjet

    shmangies nga pagesat doganore në të katër elementët përbërës të krimit:

    objektit ana objektive, subjektit anës subjektive. Sipas objektit të drejt-

    përdrejtë. Objekti i drejtpërdrejtë i kontrabandës përmes kalimit, zhven-

    dosjes së mallrave kontrabandë është rregulli i vendosur apo i përcaktuar

    për kalimin e mallrave, mjeteve transportuese dhe i objekteve të tjerë

    përmes kufirit shtetëror doganor. Objekti i drejtpërdrejtë i kontrabandës

    përmes shmangies nga pagesat doganore është sfera financiare, detyrimet

    e importit dhe eksportit ose marrëdhëniet shoqërore për shkak të formimit

    apo grumbullit në buxhetin e shtetit të të ardhurave financiare dhe të

    rregullit të përcaktuar për realizimin e pagesave doganore.

    2. Mjet i kontrabandës është kalimi joligjor, nëpërmjet kufi-rit doganor të mallrave dhe objekteve të tjerë, ndërsa mjet i shman-

    gies janë pagesat doganore

    Mjet i kontrabandës është kalimi joligjor, nëpërmjet kufirit doga-

    nor të mallrave dhe objekteve të tjerë, ndërsa mjet i shmangies janë 9 Thuhet se dogana ka ekzistuar që në kohën e Mbretërisë së Vjetër në Egjiptin e

    Lashtë, rreth viteve 2700- 2200 para Krishtit. Gjenden fakte që tregojnë se “drejtuesit

    e karvanëve”, titull ky për një nga postet që i përkiste administratës zyrtare të asaj

    kohe, i cili ishte përgjegjës për regjistrimin e mallrave që hynin dhe dilnin nga Egjipti,

    mblidhte bashkë me statistikat edhe detyrimet doganore, duke pasur kështu funksione

    të ngjashme me ato të një drejtori të përgjithshëm të doganave të sotme. Shumë libra

    i referohen tregtisë dhe doganave në Egjiptin e Lashtë. Për shembull, shkrimtari dhe

    arkeologu britanik Leonard Cottrell e përshkruan kështu gjendjen në portin e Tebës

    (Thebes) (Luxori i sotëm) në librin e tij “Jeta nën sundimin e Faraonëve”. “Që nga

    anija, ndërsa hidhje sytë nga bregu, mund të shihje një numër të madh ndërtesash me

    mure prej tullash argjile, që nuk ishin gjë tjetër, veçse hangarët e portit, magazina,

    zyrat e doganës, dyqane, taverna, shtëpi publike dhe kasollet e lagjeve të varfra”.

  • C E N T R U M 14

    266

    pagesat doganore. Në këtë mënyrë, ndryshimi dhe mospërputhja e obje-

    kteve dhe mjeteve të kontrabandës, shmangies nga pagesat doganore,

    lejojnë apo bëjnë të mundur që këto krime të veçohen nga njëri-tjetri. Në

    shqyrtimin e çështjeve të mësipërme është i rëndësishëm fakti, se në ras-

    tin e kontrabandës përmes kalimit, duke mos deklaruar ose duke dekla-

    ruar ndryshe nga ajo çfarë influencon apo ndikon në marrjen e vendimit

    për lejimin e kalimit të mallrave nëpërmjet kufirit doganor, mund të jetë

    mënyrë për shmangien nga pagesat doganore tërësisht apo pjesërisht.

    3. Kontrabanda përmes kalimit, zhvendosjes dhe kontraban-da nëpërmjet shmangies nga pagesat doganore

    Kontrabanda përmes kalimit, zhvendosjes dhe kontrabanda

    nëpërmjet shmangies nga pagesat doganore, megjithëse hyjnë në grupin

    e krimeve doganore, në esencë kanë përbërje të ndryshme të kriminale,

    ku asnjëra nuk përjashton tjetrën. Analiza e praktikës hetimore dhe

    gjyqësore e përdorur për kualifikimin e krimeve, gjatë pranisë së

    simptomave të kontrabandës dhe shmangies nga pagesat doganore, si

    edhe gjatë trajtimit të mendimeve apo opinioneve të juristëve, na lejon

    të konstatojmë faktin problematik të interpretimit të veprimtarive të

    trajtuara më sipër. Ndodh rëndom që gjyqtarët të bëjnë Veprat penale

    në fushën e doganave gabime tipike, gjatë zbatimit të kualifikimeve për

    krimet, gabime këto që lidhen me mospërcaktimin e saktë të veprimit

    të kryer, nga veprimi i mbetur në tentativë, të objektit të kontrabandës

    dhe të objektit të krimit nëpërmjet shmangies apo edhe të përmbajtjes

    së anëve objektive e subjektive të veprimtarive në fjalë. Aq më shumë

    që, duke mos kuptuar ndryshimet në këto vepra penale të fushës doga-

    nore, vazhdon të ketë qëndrime të ndryshme si në rrafshin teorik dok-

    trinar, ashtu edhe në praktikën gjyqësore lidhur me përcaktimin e figu-

    rës së krimit të kontrabandës, si figura krimi formale apo materiale të

    veprës kontrabandë të konsumuar apo të hipotezave të mbetjes së krimit

    në fazën e tentativës. Është interesante se, duke përjashtuar disa skep-

    tikë, debatit lidhur me këtë çështje mund t’i jepet fund, nëse do kupto-

    hen saktë karakteristikat e veprave penale në fushën doganore në tërësi

    dhe, në veçanti, ato të kontrabandës nëpërmjet kalimit, me veprat penale

    të kontrabandës nëpërmjet shmangies.

    Është karakteristikë për krimet e kryera deri ose mbas kalimit të

    mallrave përmes kufirit doganor, d.m.th. në doganat e brendshme apo

    në kushtet e vendosjes së mallrave në procedura të veçanta doganore.

  • C E N T R U M 14

    267

    4. Qëllimi i kontrabandës është kalimi i paligjshëm i pagimit të taksave doganore

    Sipas qëllimit: Qëllimi i kontrabandës është kalimi i paligjshëm i

    pagimit të taksave doganore. Në këtë mënyrë, kontrabanda dhe shman-

    gia nga pagesat doganore nuk përputhen si në objekt, ashtu edhe në

    qëllim. Sipas subjektit. -Në të vërtetë, rrethi i subjektit të kontrabandës

    përmes kalimit nuk është përcaktuar si i tillë. Subjekt kontrabande

    mund të jetë cilido person fizik i përgjegjshëm që ka arritur moshën 18

    vjeç, moshë kjo e mjaftueshme për sigurimin e përgjegjësisë penale,

    persona në detyrë që kryejnë krime, duke përdorur shfrytëzuar postin

    për këtë qëllim. Kështu, subjekti i kontrabandës nëpërmjet shmangies

    nga pagesat doganore nuk mund të jetë çdo person që bën kalimin e

    mallrave përmes kufirit doganor, por vetëm një i tillë kur në detyrat e

    tij hyn edhe ajo e pagesës doganore. Kontrabanda përmes kalimit, nuk

    i përmban simptoma të tilla të domosdoshme, prandaj jo të gjithë per-

    sonat, të cilët janë vënë para përgjegjësisë penale për kryerje të kontra-

    bandës, mund t’i nënshtrohen ndjekjes penale për shmangie nga pagesat

    doganore. Ana objektive: Elementi bazë i anës objektive është veprim-

    taria apo aktiviteti, pasoja dhe lidhja shkak-pasojë midis tyre. Përveç

    kësaj, rol të rëndësishëm luajnë vendi, koha dhe mënyra e kryerjes së

    krimit. Megjithëse, konstruksioni i veprës penale të kontrabandës dhe

    veprës penale të shmangies nga pagesat doganore janë të ndryshme.

    Kontrabanda nëpërmjet kalimit, zhvendosjes hyn në krimet me elemen-

    të formalë, figura krimi të prera apo formale, ndërsa shmangia nga pa-

    gesat doganore ka përbërje materiale. Në rastin e fundit, është e domos-

    doshme prania apo ekzistenca e pasojave kriminale, në formën e mospa-

    gimit të taksave doganore. Moskuptimi i këtij ndryshimi është bërë

    shkas për qëndrime të ndryshme si nga studiues, ashtu edhe gjatë prakti-

    kës gjyqësore. Kontrabanda përmes lëvizjes, zhvendosjes së mallrave

    nga dhe në kufirin shtetëror mund të kryhet vetëm nëpërmjet rrugës së

    veprimit. Nëpërmjet rrugës së mosveprimit, kontrabanda është e

    pamundur të kryhet, sepse duke u nisur nga dispozitat e lartpërmendura

    në Kodin Penal të RMV-së, ky lloj krimi përfaqëson në vetvete së pari,

    zhvendosjen apo kalimin përmes kufirit doganor.10

    10 Kriminaliteti ekonomik është një fenomen i rrezikshëm shoqëror. Në të njëjtën

    kohë, ajo mund të konsiderohet si forma më komplekse e kriminalitetit dhe ky kom-

    pleksivitet reflektohet në vështirësitë që të shihen qartë shkaktarët. Në paraqitjen e

    kriminalitetit ekonomik ndikojnë një numër i madh i arsyeve, ato janë vetëm shqyrtim

    i ndërlikuar i ndikimeve të kushteve të përgjithshme dhe të faktorëve të tërthortë

  • C E N T R U M 14

    268

    5. Kontrabanda përmes shmangies nga pagesat doganore mund të kryhet apo realizohet si nëpërmjet veprimeve, ashtu edhe

    nëpërmjet mosveprimeve

    Ndërkohë që kontrabanda përmes shmangies nga pagesat doga-

    nore mund të kryhet apo realizohet si nëpërmjet veprimeve, ashtu edhe

    nëpërmjet mosveprimeve. Për njohjen si fajtor të personit në kryerjen e

    kontrabandës nëpërmjet lëvizjes është e domosdoshme prania e dy

    simptomave të domosdoshme në mënyrën e kryerjes së krimit: kalimi i

    mallrave apo mjeteve të tjera përmes kufirit shtetëror; ky kalim duhet

    të shoqërohet ose me shkeljen e rregullave për kalimin përfshi edhe ato

    të vendosura për kalim në pikat e kontrollit doganor nëpërmjet mash-

    trimit, përdorimit të dokumenteve false mjete të identifikimit doganor,

    po ashtu edhe nëpërmjet shkeljes së rregullave të deklarimit, kalimit

    jashtë kohës së punës apo forcërisht. Gjithashtu, ana objektive e kon-

    trabandës nëpërmjet kalimit ndryshon nga ana objektive e kontrabandës

    nëpërmjet shmangies nga pagesat doganore, për vendin dhe kohën e

    kryerjes së krimit. Në rastin e kontrabandës përmes kalimit të kufirit,

    del në plan të parë vendi i kryerjes së krimit që, në këtë rast, është kufiri

    doganor. Një shenjë apo simptomë e tillë, që është vendi, në përbërësit

    e shmangies nga pagesat doganore, nuk ka. Rëndësi të veçantë ka edhe

    momenti i përputhjes së kryerjes së krimit me momentin e kalimit apo

    zhvendosjes përmes kufirit doganor. Në kontrabandën përmes kalimit,

    këto dy nocione janë identike, pra të barasvlershme. Gjatë kontrabandës

    përmes shmangieve nga pagesat doganore nuk ekziston një reciprocitet

    kompakt i tillë. Shmangia nga pagesat doganore mund të kryhet edhe

    gjatë kalimit të paligjshëm të kufirit, por në rastin kur kalimi bëhet në

    përputhje me rregullat e caktuara, detyrimi për pagesat doganore lind jo

    nga momenti i kalimit të mallrave, por nga momenti i dorëzimit, apo

    dhënies së Deklaratës Doganore (apo dhënies së saj brenda afateve të

    caktuara), sikurse gjatë kohës së shmangies nga kushtëzimet e vendo-

    sura për mallrat në procedura të veçanta doganore. Shmangia nga page-

    sat doganore mund të bëhet jo vetëm në rajonet e kufirit doganor, por

    edhe në rajonet e brendshme të vendit, në zonën e veprimtarisë apo

    aktivitetit të brendshëm të doganave, në të cilat bëhet dokumentacioni i

    duhur për mallin. Në këtë mënyrë, ana objektive e kontrabandës mund

    kriminogjenë që mund të realizojnë shpjegimin e kriminalitetit ekonomik. Në punim

    do të analizohen shkaqet e kriminalitetit ekonomik në vendin tonë, me referencë të

    veçantë për shkaqet që lidhen me procesin e tranzicionit.

  • C E N T R U M 14

    269

    të përputhet me shmangien nga pagesat doganore, por nuk është e

    barabartë me të.11

    6. Misioni i shërbimit doganor dhe sfidat në shoqërinë bashkëkohore në luftën kundër kontrabandës

    Ndryshime, midis krimit të kontrabandës nëpërmjet kalimit dhe

    asaj të shmangies nga pagesat doganore, ka edhe për sa i përket anës së

    tyre subjektive. Në qoftë se shmangia nga pagesat doganore kryhet për

    qëllime interesi material dhe qëllimi i fajtorit synon t’i përfitojë, duke i

    mohuar shtetit të drejtën e kufirit dhe, në tërësi, detyrimet e importit dhe

    eksportit të llogaritura për buxhetin e shtetit, atëherë kontrabanda si një

    akt kriminal i kryer nëpërmjet kalimit, zhvendosjes mund të realizohet,

    duke pasur edhe motive të tjera, që mund të mos kenë karakter interesi

    pasuror. Gjithashtu, kontrabanda nëpërmjet kalimit të kufirit shtetëror

    ndryshon edhe nga mënyrat e kryerjes së veprës penale, e cila ndikon

    drejtpërsëdrejti në rrezikshmërinë e saj, madje i cilëson ato. Si rrjedho-

    jë, në këto raste, kontrabanda mund të kryhet edhe nga grupe të Veprat

    penale në fushën e doganave nga grupe të armatosura, mund të jetë në

    kushte trafikimi, sikundër mund të përdorë dhunën në kalimin jashtë

    apo përmes zonave doganore.

    CONCLUSION

    If we refer to the literature of the customs field, we notice that the

    customs service is the administration that carries a very confirmed auto-

    nomous character, equipped with special means of action at the legal

    level, especially in terms of repressive powers that it enjoys, as well as

    sanctions that applies against fraudsters and smugglers, in its own right

    includes a separate and particularly effective punitive legal arsenal. The

    creation of a common market, which concretized the free movement of

    goods, capital and persons, thus removing all customs formalities

    within the area formed by member states of the European Community,

    but also around, the growing trend towards integration full of our

    11 Shërbimi doganor luan një rol parësor në luftën kundër falsifikimit dhe piraterisë,

    veprim i cili sjell një dëm të konsiderueshëm si në ekonominë e vendit, ashtu edhe në

    kredibilitetin për shkëmbimet tregtare. Ndërkohë që shërbimit doganor, me ligj, i janë

    ngarkuar detyra të rëndësishme në luftën kundër trafikut, jo vetëm të mallrave të kon-

    sumit, detyrë kjo tradicionale, por edhe në fushën e lëndëve narkotike, të cigareve, të

    armëve, mallrave me karakter të dyfishtë, në luftën kundër pastrimit të parave, etj.

  • C E N T R U M 14

    270

    country in this community, as well as the events that took place after

    September 11 for the fight against terrorism, has revolutionized the pre-

    vious missions of the customs administration in the field of fight against

    crime in the customs field. Under these conditions, the customs service

    had to orient itself and adapt to new ways of operating, in order to

    monitor the international market as efficiently as possible. In this con-

    text, the Customs Administration, in the first place, fulfilled a protective

    mission, which consisted especially in the fiscal aspect, in increasing

    revenues on behalf of the budget by collecting import duties, based on

    customs tariffs for products imported from countries outside the EU, as

    well as, in special cases, on behalf of national income, whose task

    consisted of the collection of excise duties on excise goods, both for

    those of import and domestic production, of collect VAT on imported

    goods, as well as other taxes. Also, the customs service acts to ensure

    compliance with commercial agreements not only with EU countries,

    but also with other countries. So, it controls the implementation of

    regulations on quotas for certain products defined in the agreement for

    the application of preferential tariffs, it controls the goods, which are

    subject to restrictions on circulation, as well as due to their special

    nature. In conclusion, these specific differences need to be taken into

    account by the customs authority, the prosecution's accusation, in

    relation to the review of cases related to customs crimes, in order to

    avoid errors in the classification of criminal offenses smuggling.12

    RECENSENTË:

    Prof.dr.Bashkim Selmani

    Prof.dr.Berat Aqifi

    BIBLIOGRAFI

    - Bashkim Dr. Selmani & Mevledin Dr.Mustafi “Sistemet e sigurisë sistema security”, Furkan ISM, Shkup, 2016

    - Ragip Dr. Halili, “Kriminologjia”, Prishtinë, 2008;

    12 In addition, customs has a protective mission, especially environmental protection

    or protection against garbage circulation, consumer protection, because customs is

    responsible not only for sanitary control of veterinary services, but also for control

    over compliance with technical safety norms and, last but not least, especially after

    the events of September 11, the customs service has as its primary mission the security

    of airports, train stations, in short national security.

  • C E N T R U M 14

    271

    - Arben Dr. Rakipi “Korrupsioni deh evazioni fiskal”, Tiranë, 2010;

    - Azem Dr. Hajdari, “Kriminaliteti i organizuar”, Prishtinë, 2006;

    - Heba,E. “Krimi i organizuar ekonomik dhe lufta kundër

    tij”,Tiranë,1995

    - Prof. Dr. Ragip Halili, “Kriminologjia; Disa veçori krimi-

    nologjike të kriminalitetit ekonomik” Prishtinë, 2008;

    - Afrim Dr. Osmani “Kodi penal në RM”, Shkup, Furkan ISM, 2010;

    - Ignjatović, Đ. Kriminološki značaj tranzicije. u: Kriminalitet u

    tranziciji: fenomenologija, prevencija i državna reakcija, zbornik,

    Beograd,2008: Institut za kriminološka i sociološka istraživanja;

    - Konventa për «Krijimin e Këshillit të Kooperimit Doganor»

    (Organizata Botërore e Doganave, Viti 1952);

    - Mevledin Dr.Mustafi “Personat juridik si pjesëmarrës në

    kriminalitetin ekonomik” Shkup, 2009;

    - Kambovski, Dr.Vllado, “Reformat penalo-juridike para sfidave

    të shekullit XXI”, Shkup 2002;

    - “Prevencija i represija korporativnog ekonomskog kriminala”,

    Novi Sad, 2008,

    - Suçeska, Prof.Dr. Mirsada,”Bazat e kriminalitetit ekonomik”,

    Prishtinë, 2006;

    - Luan Hasneziri, “Bashkëpunimi, grupi i strukturuar kriminal

    dhe organizata kriminale” Tirane, 2008;

    - Dr.M.Llagoviç i Dr. M.Nikollovski, “Organiziran kriminal i

    korrupcija”, Shkup, 2009;

    - Konventa Ndërkombëtare e Johanesburgut për «Asistence të

    ndërsjellë administrative për parandalimin, hetimin dhe goditjen e

    shkeljeve doganore», Johanesburg, 1950;

    - Konveta e Kiotos, World Customs Organization 2002, Kyoto

    2000, The International Convention on the Simplifi cation and

    Harmonizationof Customs procedures);

    - Konventa TIR, «Transport International Routier», e OKB-së,

    1975. 6. Konventa e Nairobi për «Harmonizimin e rregullave për

    kontrollin kufitar të mallrave», Nairobi, 1997;

    - Konventa për «Sistemin e harmonizuar e kodifikimit dhe

    përshkrimit të mallrave».

    - Konventa për «Kontratën e transportit rrugor ndërkombëtar të

    mallrave, CMR», (Ligji Nr.9503, datë 26.3.2006, “Për aderimin e

    Republikës së Shqipërisë”);

    - Konventës ATA/Konventa e Stambollit, 1990

  • C E N T R U M 14

    272

    AKTET JURIDIKE:

    1. Kushtetuta e Republikës e Maqedonisë së Veriut 2. Kodi Penal i Republikës e Maqedonisë së Veriut 3. E drejta penale e Republikës e Maqedonisë së Veriut 4. Gazeta zyrtare e Republikës e Maqedonisë së Veriut 5. Kodi i procedurës penale të Republikës së Maqedonisë së

    Veriut etj.

    www.pravdiko.mk

    www.igu.mk

    www.dogana.al