11
Prill, 2014 LETRA INFORMATIVE Mileniumi i Tretë SHKOLLA “MILENIUMI I TRETË” FITON ÇMIMIN E AKADEMISË SË SHKOLLAVE TË EVROPËS QENDRORE (ACES) PËR ARRITJE TË VEÇANTA M Ë S I M I I B A Z U A R N Ë P R O J E K T E GARA E DITURISË NË LËNDËT SHKENCORE 7 MARSI FESTA JONË E BUKUR MBP - PRODUKTE TË SHUMTA PËR NJË JAVË

Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

Prill, 2014

LETRA INFORMATIVE

Mileniumi i Tretë

SHKOLLA “MILENIUMI I

TRETË” FITON ÇMIMIN

E AKADEMISË SË

SHKOLLAVE TË

EVROPËS QENDRORE

(ACES) PËR ARRITJE TË

VEÇANTA

M

Ë

S

I

M

I

I

B

A

Z

U

A

R

N

Ë

P

R

O

J

E

K

T

E

GARA E DITURISË NË

LËNDËT SHKENCORE

7 MARSI

FESTA JONË E BUKUR

MBP - PRODUKTE TË

SHUMTA PËR NJË JAVË

Page 2: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

2

Prej 17 – 21 Mars 2014 në shkollën tonë u realizua Java e Mësimit të Bazuar në Projekte. Edhe këtë herë, si gjithë

herëve të tjera u zhvilluan tema shumë interesante të cilat nxitën vëmendjen e nxënësve dhe i motivuan ata për

punë. Ishte një javë më e veçantë se javët e tjera të projekteve për faktin se u karakterizua në masë shumë të

madhe nga puna e vazhdueshme praktike, përveç karakterit të saj hulumtues që është i zakonshëm për nxënësit

tanë. Nxënësit mësuan të bëjnë gjëra të cilat do t’i mbajnë gjatë në kujtesën e tyre.

Përderisa kësaj here klasat e para u përgatitën për Festën e Abetares, në klasat II-V u realizuan këto tema:

Bimët

Stinët e vitit

Arkeologjia

Stilet e sjelljes dhe komunikimit

Familja ime

Bota nënujore

Ishujt dhe oqeanet

Evropa si kontinent

Temat e realizuara në klasat VI-XI ishin:

Lojërat në matematikë

Siguria në shkollë

Rritja ekonomike – Gjermani – Kosovë

Psikologjia e modës

Shiu acidik dhe vullkanet

Lojërat popullore

Në fokusin tim – Fotografia

Cikli i jetës së kafshëve dhe mbrojtja e tyre

Zilja na thërret

Përmes syrit të mikroskopit

Bota nesër dhe UJI

Rregullimi i oborrit të shkollës me materiale të përdorura

Gjatë gjithë javës rezultatet e të nxënit të këtyre temave u arritën përmes disa aktiviteteve dhe vizitave shumë

atraktive.

Ka shumë produkte të dala nga këto projekte. Disa nga ato janë: posterë të ndryshëm vetëdijësues, broshura, pre-

zantime në Poëer Point, maketa të ndryshme, lojëra shumëngjyrëshe logjike të vizatuara në tokë në oborrin e

shkollës, zile të ndërtuara nga vetë nxënësit, fotografi me tematika te veçanta, fotografi e shpjegime të bëra nga

syri i mikroskopit, ku nxënësit analizuan preparate duke u nisur nga gjethet e bimëve e deri te gjaku i bretkosës,

ulëse të ndërtuara nga paletat e drurit dhe inskenimi i një situate emergjente (zjarri) në shkollë ku morën pjesë të

gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës. Në këtë rast do të donim të falënderonim Policinë e Kosovës dhe Brigadën e

Zjarrfikësve për përkrahjen e tyre gjatë këtij aktiviteti.

Mësimi i Bazuar në Projekte, një javë tepër e

frytshme

Page 3: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

3

ACES

Ndryshe? Mrekullueshëm!

Me projektin me titullin "Ndryshe? Mrekullueshëm!",

në bashkëpunim me gjimnazin Bezigrad nga Ljublana

e Sllovenisë dhe gjimnazin Lipany nga Lipany i

Sllovakisë, shkolla jonë shpërblehet në kategorinë për

pjesëmarrjen e nxënësve. “Është kënaqësi e

jashtëzakonshme kur fiton një çmim të tillë në mesin

e shumë shkollave garuese. Duke ditur angazhimin e

nxënësve tanë dhe duke marrë parasysh edhe

përkrahjen e vazhdueshme të shkollës sonë për

zhvillim të shkathtësive tek nxënësit, atëherë s’ka se

si të mos jemi ndier mrekullueshëm me nderin që

ACES na e bën, duke na dhënë këtë çmim”, shprehet

Krenare Lleshi, mësimdhënëse dhe koordinatore e

projektit. Në garën e këtij viti, me temën "Diversiteti",

kanë marrë pjesë më shumë se 500 shkolla dhe janë

përzgjedhur 44 projekte. Në Akademinë ACES,

shkollat kanë prezantuar rezultatet e punës së tyre dhe

një juri ndërkombëtare me ekspertë dha shpërblime

për projekte më interesante.

Adea Loxha është nxënëse në klasën IX-1, pjesëmarrëse në projektin

ACES. Nuk mund të themi se cila është ana e fortë e saj, pasi ajo

është thjeshtë perfekte në çdo gjë që bën, si në art, lëndët shoqërore,

ato shkencore, në sport etj.

Sa e bukur është

jeta! A thua sa

ngjyra të saj kam

ngjyrosur deri më

tani?!

ACES është një nga rrjetet më të mëdha

ndërkufitare të shkollave në Evropë, të cilën e

përbëjnë 15 vende partnere.

Shkolla “Mileniumi i Tretë” fitoi

çmimin e Akademisë së Shkollave të

Evropës Qendrore (ACES) për arritje

të veçanta në kuadër të projektit

shkollor ndërkufitar.

Page 4: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

4

Ndonëse çdo ditë në shkollë kemi orën e Gjuhës

shqipe dhe letërsisë, prapëseprapë Javën e

Gjuhës Shqipe e presim sikur të jenë orët e para e

të vetme në këtë lëndë. Edhe kësaj here kjo

javë ishte e veçantë, madje më e bukura

vitet e kaluara. Ide, kreativitet,

bukurshkrim,

drejtshkrim, krijime letrare,

saktësi gramatikore,

projekte, lexim e

shumëçka tjetër realizohet brenda

kësaj jave që për ne nxënësit është një

kënaqësi e jashtëzakonshme. Ditën e fundit

të kësaj jave shpallim fituesit në çdo kategori dhe

presim garën me fituesit e klasave të tjera.

Arsimtarja jonë, Violetë Pllana na motivon që të

punojmë fort, ta duam shqipen tonë dhe ta përdorim

drejt atë. Na mbetet të presim finalen e madhe!

pikë a pika

Letra

informative

Page 5: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

5

Të qenit mësimdhënës do të thotë të arsimosh dikë

të së ardhmes, i cili nën hijen tënde tregon kulturën

dhe dijen e tij. Dita e 7 dhe 8 Marsit në shkollën

tonë festohet me programe të ndryshme në të cilat,

përveç tjerash, prezantohen vjersha që shkruhen

nga vetë nxënësit e shkollës, si për nënën, ashtu

edhe për mësuesen. Edhe këtë vit, kreatorët e vegjël

thurën disa vargje të ngrohta. Gjithashtu edhe

kënga nuk mungon. Në shkollë kemi grupin e

instrumentistëve dhe këngëtarëve të cilën çdoherë

prezantohen duke luajtur e kënduar drejtpërdrejt.

Një koktej për mësimdhënëset e mësimdhënësit

tanë, organizuar nga ne nxënësit, ishte një gjest

simbolik për të shprehur respektin e thellë që kemi

për ta. Por, prapëseprapë, kjo festë nuk do të ishte e

veçantë, nëse ne nuk do të shprehnim çdo ditë

respekt e dashuri ndaj mësimdhënësve tanë.

Marsi, muaji i festave për më të shtrenjtit

Pas dy garave kualifikuese në kuizin e diturisë për

shkenca, nxënësit finalistë nën ethe pritën ditën

finale, kur garuan për më të mirin në lëndën e

Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë dhe

Informatikës. Nxënësit ishin të gatshëm të sfidohen

dhe t’i pranojnë rezultatet e arritura.

Gara për dije në lëndët shkencore

Të ftuar ishin edhe prindër, në mënyrë që t’i përcillnin arritjet e fëmijëve të tyre. Nxënësit u ndien të përkrahur nga prindërit dhe mësimdhënësit. Gara e Diturisë u mbajt më 14 shkurt 2014 nga ora 14:00 në objektin e KEC-it. Fituesit u shpërblyen me mirënjohje dhe dhurata.

Page 6: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

6

Në kuadër të vizitave mujore nxënësit e klasave të para,

më datën 24.01.2014 realizuan vizitë në Studion e Baletit

Rudina. Kjo vizitë u realizua me ndihmën e prindit të

klasës I/1, znj.Rudina Bërdyna, që njëkohësisht është

edhe udhëheqëse e kësaj studioje.

Gjatë vizitës njëorëshe, nxënësit patën rastin të njihen

me elementet përbërëse të një shfaqjeje baleti.

Gjithashtu, nxënësit panë një shfaqje të shkurtër baleti,

ekzekutuan lëvizje bazike dhe bënë ushtrime që e

ndihmojnë zhvillimin e imagjinatës dhe koncentrimit.

Znj. Bërdyna, u dha shumë këshilla të vlefshme për

fëmijët, ku veçohet të mbajturit e trupit drejt në çfarëdo

pozite që qëndrojnë, gjë që është e domosdoshme për

zhvillimin normal të këtyre vogëlushëve.

Të mërzitur që po largoheshin nga ajo studio, por shumë

të kënaqur me ato që dëgjuan, panë e praktikuan,

nxënësit u kthyen në shkollë duke folur tërë kohën rreth

asaj se si kishin kaluar.

Baleti, një tjetër interesim i fëmijëve

Leximi, pasioni ynë i madh

Më datë 19.03.2014 klasat e para vizituan Bibliotekën

Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani”, dega Përrallat. Vizita u

realizua në kuadër të javës së projekteve. Gjatë kësaj vizite,

nxënësit patën rastin të njihen me ambientin fizik të një

biblioteke, me rregullat që duhet patjetër t’u përmbahemi që

nga momenti kur futemi në bibliotekë dhe me pasurinë e

bibliotekës.

Nxënësit dëgjuan dy përralla për fëmijë, që kishin të bënin me

edukimin social të fëmijëve. Përrallat u lexuan nga dy

bibliotekaret dhe u komentuan e u nxorën porositë bashkë me

nxënësit.

Ajo që i kënaqi më shumë fëmijët ishte

poezia për pranverën të cilën e recitoi

bibliotekarja. Poezia kishte për qëllim

edukimin ambiental të fëmijëve, atë se si

duhet të kujdesemi për natyrën, për bimët e

të mos hedhim mbeturina rrugëve.

Page 7: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

7

Me datë 24.3.2014 prindi i klasës V-2 Arsim Ilazi,

mbajti një orë mësimore me plot aktivitete argëtimi.

Nxënësve u demonstroi se si ata mund të punojmë në

programe të ndryshme edukative, siç janë program

“alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të

krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë video e

performanca të tjera varësisht nga interesimi i tyre.

Nxënësit punuan në ekipe. Njëri grup punoi rreth lego-

robotëve dhe funksionimi i tyre.

Klasa V-2 falënderon prindin Arsim Ilazi për

pjesëmarrje me aktivitetet e tij në klasë.

Prindërit kontribuojnë në procesin mësimor

24 mars, Dita e Tuberkulozit

Në jetë

njerëzit

përballen me

sëmundje të

shumta. Ndër

to është edhe

tuberkulozi.

Pikërisht më

24 mars,

ditën

ndërkombëta

re të

tuberkulozit,

në shkollën

tonë u shënua

kjo ditë

përmes një

aktiviteti më

shumë me

karakter

informues.

Tuberkulozi është një

sëmundje ngjitëse

shkaktar i së cilës është

bacili i tuberkulozit, i cili

nëpërmjet rrugëve të

frymëmarrjes arrin në

organizëm.

Një grup nxënësish prezantuan projekt, ndërkaq

nxënësit bënë shumë pyetje edhe arsimtares së

biologjisë, Arta Shala, e cila me kënaqësi u

përgjigjej të gjithë nxënësve kureshtarë.

Page 8: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

8

në galeri Në Galerinë e Arteve në Prishtinë qëndroi për disa ditë e hapur

ekspozita e skulptorit të njohur botëror, Henry Moore.

Galeria priti edhe nxënës

të shkollës sonë, të të

gjitha gjeneratave. Arsim-

taja Mirlinda Ramadani

tha se të shohësh vepra

artistike të këtij artisti

është një privilegj.

Ndërkohë që nxënësit

qenë mjaft kureshtarë për

të hulumtuar rreth këtij

skulptori të njohur

botërisht. Të ekspozuara

ishin punime të teknikave

të ndryshme në grafikë

dhe disa nga skulpturat e

përmasave më të vogla.

Kushedi! Mbase ndonjë

nga nxënësit nesër do ta

ketë model këtë emër në

rrugën e artit.

Mësimdhënësja e Artit figurative, Mirlinda Ramadani, bashkë me një

grup nxënësish në Garinë e Arteve në Prishtinë.

Page 9: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

9

Fotografia është një tjetër dimension artistik i

shprehjes së kreativitetit. Projekti me titull

“Në fokusin tim” na ka mundësuar që për një

javë rresht të mësojmë rreth fotografisë. Në

përgjithësi njerëzit mendojnë se të qenit

fotograf është një punë e lehtë, por ne

kuptuam se për të bërë një fotografi duhet

punë e madhe duke u përqendruar në ngjyrat,

teknikën dhe fokusin e fotografisë. Më pas

kemi realizuar fotografi të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, në kuadër të

projektit “Në fokusin tim” është hapur

“Konkursi i fotografisë”, për fotografinë më të

bukur të realizuar. Ky konkurs do të jetë

tradicional. Konkursi do të ketë dimension më

të madh vitin e ardhshëm.

NË FOKUS TIM

Page 10: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

10

Sporti është jetë

Turniri në futboll të vogël dhe në basketboll është një nga ngjarjet më emocionuese për të gjithë nxënësit

e shkollës sonë. Këtë gjysmëvjetor ky organizim u mbajt nga data 17 – 21. 3. 2014. Nxënësit përgatiten

prej fillimit të vitit shkollor, pasi synim kanë që të dalin kampionë. Çdo lojë u zhvillua me një frymë

shumë luftarake, mirëpo pa ndonjë gjest josportiv. Edhe në lojë nxënësit treguan kulturë të lartë.

Page 11: Mileniumi i Tretëprograme të ndryshme edukative, siç janë program “alice” , “greenfoot” etj., me të cilat fëmijët mund të krijojnë animacione të ndryshme, të bëjnë

11

Letrën informative

e përgatitën

Erna Stublla

Valëza Stanovci

Vlera Shehu

Rrita Lluka

Fotografia: Erna Stublla