26
Lënda: KIMIA Gjimnazi i shkencave natyrore PLANI DHE PROGRAMI I LËNDËS SË KIMISË Klasa XI (3 orë në javë, 111 orë në vit) HYRJE: Kimia është shkencë nartyrore e cila për objekt studimi ka materien dhe shndërrimet e saj. Ajo është e lidhur me shumë shkenca të tjera, në mënyrë të veçantë me fizikën, matematikën dhe biologjinë. Kimia është pjesë përbërëse e jetës moderne dhe luan rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror. Roli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike dhe begati të tjera materiale). Kimia kontribuon në zhvillimn e gjithanshëm të personalitetit që përfshin të menduarit kritik, aftësitë krijuese, aftësitë e vrojtimit, shkathtësitë për përdorimin e teknikës për zgjedhjen e problemeve etj. Kimia është shkencë e cila zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe pasurohet me njohuri të reja shkencore, që shtron nevojën e përfshirjes së këtyre njohurive në programet mësimore. QËLLIMET: Nxënësit: T’i zgjerojnë dhe t’i thellojnë njohuritë nga kimia inorganike, metalet dhe 1

Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

Lënda: KIMIA

Gjimnazi i shkencave natyrore

PLANI DHE PROGRAMI I LËNDËS SË KIMISËKlasa XI(3 orë në javë, 111 orë në vit)

HYRJE:Kimia është shkencë nartyrore e cila për objekt studimi ka materien dhe shndërrimet e saj. Ajo është e lidhur me shumë shkenca të tjera, në mënyrë të veçantë me fizikën, matematikën dhe biologjinë. Kimia është pjesë përbërëse e jetës moderne dhe luan rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror. Roli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike dhe begati të tjera materiale). Kimia kontribuon në zhvillimn e gjithanshëm të personalitetit që përfshin të menduarit kritik, aftësitë krijuese, aftësitë e vrojtimit, shkathtësitë për përdorimin e teknikës për zgjedhjen e problemeve etj. Kimia është shkencë e cila zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe pasurohet me njohuri të reja shkencore, që shtron nevojën e përfshirjes së këtyre njohurive në programet mësimore.

QËLLIMET: Nxënësit:

T’i zgjerojnë dhe t’i thellojnë njohuritë nga kimia inorganike, metalet dhe materialet me rendësi në teknikë, industri dhe për jetën e përditshme.

Të zhvillojnë aftësitë e nxënësve për njohjen e elementeve dhe të komponimeve inorganike që ndodhen në natyrë dhe të atyre që përftohen në mënyrë artificiale.

Të frymëzojë dhe të mundësojë zhvillimin e personalitetit të nxënësit, krijimin e shprehive dhe të shkathtësive për punë të pavarur eksperimentale, përdorimin e drejtë të substancave kimike, pajisjeve laboratorike dhe të edukohen për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të mjedisit.

Të zgjerojnë njohuritë dhe të kuptuarit për të mirën e tyre si dhe të kontribuojnë me pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

1

Page 2: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË:

Të njohin: Elementet dhe komponimet, përhapjen, vetitë dhe përdromin e tyre; Resurset minerale si lëndë të para për përfitimin e metaleve dhe të aliazheve të tyre; Llojet e materialeve më të rëndësishme për jetën e përditshme (metalet dhe aliazhet e tyre, gëlqerja, gjipsi, çimentoja,

qeramika)

Të kuptojnë: Metodat e përfitimit të metaleve, jometaleve, gjysmëmetaleve; Përfitimin e materialeve ndërtimore dhe produkteve të tjera; Reaksionet kimike dhe nukleare.

Të zbatojnë: Rregullat e Unionit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Zbatuar (IUPAC) për emërtimin e komponimeve inorganike; Emërtimin e komponimeve kimike të thjeshta (okside, acide, baza, kripëra); Emërtimin e komponimeve komplekse.

Të analizojnë: Elementet kimike të bllokut ( s, p , d dhe f ); Konfiguracionin elektronik, vetitë fizike dhe kimike; Gjetjen në natyrë përftimin, komponimet dhe përdorimin e tyre.

Të sintetizojnë: Komponimet inorganike (oksidet, acidet, bazat dhe kripërat); Komponimet komplekse, kripërat e dyfishta etj.

Të vlerësojnë: Rëndësinë e metaleve, aliazheve, materialeve ndërtimore dhe produkteve me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe për

ngritjen e standardit jetësor; Efektet negative të metaleve, kripërave dhe komponimeve të tjera inorganike në ndotjen e mjedisit; Rëndësinë historike të përdorimit të metaleve, jometaleve, metaloideve dhe materialeve të tjera në periudha të ndryshme të

civilizimit njerëzor.

2

Page 3: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

PËRMBAJTJA PROGRAMOREKategoritë Nënkategoritë Numri i

orëve%

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

1. Sistemi periodik i elementeve 4 3.602. Elementet e bllokut - s 15 13.513. Elementet e bllokut - p 49 44.144. Elementet e bllokut d dhe f 10 9.015. Reaksionet bërthamore

(nukleare) 5 4.50

II. Metalet dhe materialet e rëndësishme për jetën e përditshme

1. Metalet dhe aliazhet në teknikë 17 15.32

2. Materialet e rëndësishme që përdoren në ndërtimtari, në industri dhe në jetën e përditshme

11 9.91

3

Page 4: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore

Rezultatet e pritshme Lidhjet ndërlëndore

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I. 1. Sistemi periodik i elementeve

I. 1. 1. Zhvillimi historik i Sistemit periodik të elementeve

(Sistemi periodik i elementeve i Mendelejevit, Tabela bashkëkohore e Sistemit periodik)

I. 1. 2. Struktura e Sistemit periodik dhe vetitë periodike të elementeve kimike

(Varshmëritë e vetive fizike e kimike të elementeve dhe ligji periodik)

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të krahasojnë radhitjen e elementeve kimike të bëra nga Dobereiner, Newlends, Mendeleev, Lotar Mayer dhe Moseley.

2. Të klasifikojnë elementet në grupe dhe në perioda në Sistemin periodik të elementeve në bazë të ligjit periodik.

3. Të dallojnë elementet kimike në bazë të vetive të tyre (metale, jometale dhe gjysmëmetale).

4. Të klasifikojnë elementet në bazë të strukturës elektronike (elemente s, p d, f).

5. Të paraqesin grafikisht varësinë e vetive periodike (energjinë e jonizimit, rrezen atomike, afinitetin ndaj elektronit, elektronegativitetin) nga struktura elektronike e atomeve të elementeve.

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve)

Biologji (vlerësimi i rëndësisë së bioelementeve për proceset jetësore)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për sistemin periodik)

4

Page 5: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore

Rezultatet e pritshme Lidhjet ndërlëndore

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I. 2. Elementet e bllokut s

I. 2. 1. Hidrogjeni dhe komponimet e tij

(Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e hidrogjenit dhe përdorimi i tyre)

I. 2. 2. Metalet alkaline (elementet e grupit 1)

(Vetitë e metaleve alkaline, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese)

I. 2. 3. Natriumi dhe komponimet e tij

(Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e natriumit dhe përdorimi i tyre)

I. 2. 4. Kaliumi dhe komponimet e tij

(Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e kaliumit dhe përdorimi i tyre)

I. 2. 5. Metalet e tjera alkaline

(Vetitë, komponimet

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të përcaktojnë elementet e bllokut s.

2. Të përshkruajnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e hidrogjenit.

3. Të demonstrojnë reaksionet e hidrogjenit me metale dhe me jometale.

4. Të krahasojnë izotopet e hidrogjenit, vetitë dhe strukturën e tyre.

5. Të dallojnë komponimet më të rëndësishme të hidrogjenit (uji, amoniaku, hidruret e metaleve, peroksidi i hidrogjenit, acidi klorhidrik)

6. Të analizojnë vetitë fizike e kimike të metaleve alkaline, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese

7. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e natriumit.

8. Të demonstrojnë reaksionet e natriumit me oksigjen dhe me ujë.

9. Të dallojnë metodat e përftimit dhe përdorimin e komponimeve të natriumit

10. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e kaliumit.

11. Të demonstrojnë reaksionet e kaliumit me oksigjen dhe me ujë.

12. Të dallojnë metodat e përftimit dhe përdorimin e komponimeve të kaliumit.

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve të bllokut s)

Biologji (vlerësimi i rendësisë së bioelemente-ve për proceset jetësore)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për elementet e bllokut s)

Mjekësi (përdorimi i kripërave të natriumit si elektrolitë të lëngjeve trupore)

Bujqësi (përdorimi i kripërave të kaliumit si plehra kimike)

5

Page 6: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

më të rendësishme të Li, Rb, Fr dhe Cs)

I. 2. 6. Metalet alkalino-tokësore (elementet e grupit 2)

(Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendja oksiduese)

I. 2. 7. Magnezi dhe komponimet e tij

(Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e magnezit)

I. 2. 8. Kalciumi dhe komponimet e tij

(Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e kalciumit)

I. 2. 9. Metalet e tjera alkalino - tokësore

(Vetitë fizike e kimike, komponimet më të rëndësishme të Be, Ba ,Sr dhe Ra)

13. Të analizojnë vetitë e Li, Rb, Cs, Fr, përdorimin dhe komponimet e tyre.

14. Të analizojnë vetitë fizike dhe kimike të metaleve alkalino-tokësore, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese.

15. Të argumentojë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e magnezit.

16. Të demonstrojnë reaksionet e magnezit me oksigjen dhe të oksidit të magnezit me ujë dhe me acide.

17. Të dallojnë komponimet e magnezit dhe përdorimin e tyre.

18. Të argumentojnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike e kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e kalciumit.

19. Të demonstrojnë reaksionet e oksidit të kalciumit me ujë dhe me acide.

20. Të dallojnë komponimet e kalciumit dhe përdorimin e tyre.

21. Të vlerësojnë ndikimin e kripërave të kalciumit dhe të magnezit në fortësinë e ujërave.

22. Të gjykojnë për rëndësinë biologjike të natriumit, kaliumit, kalciumit dhe magnezit në funksion të zhvillimit të botës së gjallë.

23. Të dallojnë komponimet e kalciumit dhe të magnezit, të cilat janë përbërës të materialeve ndërtimore.

24. Të analizojnë vetitë e Be,Sr,Ba, Ra, përdorimin dhe komponimet e tyre

6

Page 7: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore Rezultatet e pritshme Lidhjet ndërlëndore

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I. 3. Elementet e bllokut - p I. 3. 1 Elementet halogjene

(elementet e grupit 17) (Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese)

I. 3. 2. Fluori (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e fluorit dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 3. Klori (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet e klorit dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 4. Bromi (Vetitë, përfitimi dhe komponimet e bromit)

I. 3. 5. Jodi (Vetitë, përfitimi, komponimet e jodit, sublimimi i jodit)

I. 3. 6.Elementet halkogjene (elementet e grupit 16)

(Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese)

I. 3. 7. Oksigjeni (Përhapja, vetitë, përfitimi, përdorimi, oksidet dhe

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të përcaktojnë elementet e bllokut - p në Sistemin periodik.

2. Të dallojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve halogjene, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre.

3. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e fluorit.

4. Të analizojnë komponimet e fluorit me hidrogjen, oksigjen, natrium dhe kalcium, vetitë dhe përdorimin e tyre.

5. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e klorit.

6. Të emërtojnë komponimt e klorit me hidrogjen, oksigjen, natrium, kalium, përftimin, vetitë dhe përdorimin e tyre.

7. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e bromit.

8. Të përcaktojnë komponimet e bromit me hidrogjen, oksigjen, vetitë dhe përdorimin e tyre.

9. Të përshkruajnë përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e jodit.

10. Të dallojnë komponimet e jodit me hidrogjen, oksigjen, vetitë dhe përdorimin e tyre.

11. Të demonstrojnë vetitë e elementeve halogjene (gjendjen agregate,

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve)

Biologji (vlerësimi i rendësisë së bioelementeve për proceset jetësore)

Ndërtimtari (përbërja e materialeve ndërtimore)

Bujqësi (plehrat azotike dhe fosforike)

Mjekësi (përdorimi i elementeve p në diagnostikë dhe për barëra)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për elementet e bllokut p)

7

Page 8: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

klasifikimi i tyre)

I. 3. 8. Ozoni dhe përdorimi i tij

(Struktura, vetitë, përfitimi dhe përdorimi)

I. 3. 9. Uji (Përhapja e ujit në natyrë, përdorimi, struktura, vetitë)

I. 3. 10. Ujërat e ndotura(Klasifikimi, pastrimi i ujërave të ndotura)

I. 3. 11. Sulfuri (Përhapja, vetitë, komponimet e sulfurit, përfitimi dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 12. Acidi sulfurik (Vetitë, përfitimi, përdorimi, kripërat e acidit sulfurik)

I. 3. 13. Elementet e tjera të grupit 16.

(Se,Te dhe Po struktura, vetitë, komponimet,)

I. 3. 14. Elementet e grupit 15.(Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese)

I. 3. 15. Azoti (Përhapja, vetitë, përfitimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

tretshmërinë, reaktivitetin dhe ngjyrën).

12. Të analizojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve kalkogjene, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre.

13. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e oksigjenit.

14. Të analizojnë modifikimet alotropike të oksigjenit dhe komponimet e tij (oksidet dhe peroksidet).

15. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e ozonit.

16. Të argumentojnë llojet e ujit në natyrë, përhapjen, vetitë, ciklin hidrologjik dhe përdorimin e ujit.

17. Të klasifikojnë ndotësit e ujit dhe metodat e pastrimit.

18. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e sulfurit.

19. Të përcaktojnë modifikimet alotropike të sulfurit dhe komponimet e tij (oksidet dhe acidet e sulfurit).

20. Të dallojnë metodat e përftimit dhe përdorimin e acidit sulfurik në degë të ndryshme të industrisë.

21. Të përcaktojnë vetitë Se, Te dhe Po, komponimet dhe përdorimin e tyre.

22. Të demonstrojnë vetitë e elemnteve të grupit 16 dhe të komponimeve të tyre në laborator.

23. Të analizojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve të grupit 15, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre.

24. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë përftimin dhe përdorimin e

8

Page 9: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

I. 3. 16. Acidi nitrik(Vetitë , përfitimi, përdorimi)

I. 3. 17. Amoniaku dhe plehrat azotike

(Vetitë, përfitimi, përdorimi, plehrat azotike, përfitimi dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 18. Fosfori (Përhapja, vetitë, komponimet e fosforit dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 19. Plehrat fosfatike(Përfitimi, klasifikimi, përdorimi dhe rëndësia e tyre)

I. 3. 20. Elementet e tjera të grupit 15

(As, Sb, Bi, struktura, vetitë, komponimet)

I. 3. 21. Elementet e grupit 14.(Vetitë, konfiguracioni elektronik dhe gjendjet oksiduese)

I. 3. 22. Karboni dhe komponimet inorganike të tij

(Përhapja, vetitë, komponimet inorganike të karbonit dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 23. Silici dhe silikatet(Përhapja, vetitë, përdorimi, silikatet dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 24. Elementet e tjera të

azotit.25. Të emërtojnë komponimet e azotit me

hidrogjen dhe oksigjen, vetitë dhe përdorimin e tyre.

26. Të paraqesin me formula sintezën e amoniakut, përftimin e acidit nitrik.

27. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, vetitë, përftimin dhe përdorimin e fosforit.

28. Të dallojnë modifikimet alotropike dhe komponimet e fosforit.

29. Të paraqesin me formula përftimin e acidit fosforik dhe të plehrave fosfatike.

30. Të tregojnë për vetitë, përdorimin e As, Sb dhe Bi dhe komponimet e tyre.

31. Të demonstrojnë vetitë për mënyrën e identifikimit të elemnteve të grupit 15 dhe të komponimeve të tyre në laborator.

32. Të përcaktojnë vetitë fizike dhe kimike të elementeve të grupit 14, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre.

33. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, modifikimet, vetitë dhe përdorimin e karbonit.

34. Të dallojnë komponimet e karbonit sipas përbërjes dhe vetive të tyre (inorganike dhe organike).

35. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, modifikimet, vetitë dhe përdorimin e silicit në praktikë.

36. Të dallojnë vetitë dhe përdorimin e komponimeve të silicit me hidrogjen, oksigjen, karbon dhe elemente halogjene.

37. Të vlerësojnë rëndësinë e silikateve si lëndë të para për përfitimin e materialeve ndërtimore.

9

Page 10: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

grupit të 14(Ge,Sn dhe Pb struktura, vetitë, komponimet, përdorimi)

I. 3. 24. Elementet e grupit 13.(Përhapja, vetitë fizike e kimike të tyre, konfiguracioni elektronik)

I. 3. 25. Bori (Vetitë fizike e kimike, përdorimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 26. Alumini (Përhapja, vetitë fizike e kimike, përdorimi, komponimet e aluminit, vetitë amfoterne dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 27. Elementet e tjera të grupit të 13

(Struktura dhe vetitë e Ga, In dhe Tl, komponimet dhe përdorimi i tyre)

I. 3. 28. Gazet fisnike (elementet e grupit 18)

(Konfiguracioni elektronik, vetitë dhe përdorimi i tyre)

38. Të përcaktojnë vetitë dhe përdorimin e Ge,Sn dhe Pb dhe komponimet e tyre.

39. Të demonstrojnë vetitë e elemnteve të grupit 14 dh tëe komponimeve të tyre në laborator.

40. Të përcaktojnë vetitë fizike e kimike të elementeve të grupit 13, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre.

41. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, komponimet dhe përdorimin e borit.

42. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, aliazhet dhe përdorimin e aluminit.

43. Të klasifikojnë komponimet e aluminit dhe përdorimin e tyre.

44. Të demonstrojnë vetitë e elemnteve të grupit 13 dhe të komponimeve të tyre në laborator.

45. Të tregojnë vetitë dhe përdorimin e Ga, In dhe Tl dhe të komponimeve të tyre.

46. Të gjykojnë për stabilitetin e elementeve të grupit 18, duke u bazuar në konfiguracionin e tyre elektronik, komponimet dhe përdorimin e tyre.

10

Page 11: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore Rezultatet e pritshme Lidhjet ndërlëndore

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I. 4. Elementet e bllokut d dhe f

I. 4. 1. Elementet kalimtare(Përhapja, vetitë, konfiguracioni elektronik, gjendjet oksiduese)

I. 4. 2. Nikeli (Përhapja, vetitë, komponimet dhe përdorimi i tyre)

I. 4. 3. Kromi (Përhapja, vetitë, përdorimi, komponimet e kromit)

I. 4. 4. Mangani (Përhapja, vetitë, përdorimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

I. 4. 5. Komponimet komplekse

(Struktura, emërtimi, vetitë dhe përdorimi)

I. 4. 6. Elementet f-(Lantanidet dhe aktinidet, vetitë, komponimet dhe përdorimi i tyre)

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të përcaktojnë elementet e bllokut - d në Sistemin periodik.

2. Të vlerësojnë vetitë fizike e kimike të elementeve kalimtare, konfiguracionin elektronik dhe gjendjet oksiduese të tyre.

3. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, komponimet e nikelit dhe përdorimin e tij.

4. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, komponimet e kromit dhe përdorimin e tij.

5. Të gjykojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, komponimet e manganit dhe përdorimin e tij.

6. Të analizojnë përbërjen e komponimeve komplekse të kromit, manganit, hekurit dhe nikelit.

7. Të zbatojnë rregullat e Unionit Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Zbatuar (IUPAC) për emërtimin e komponimeve komplekse.

8. Të vlerësojnë rëndësinë e komponimeve komplekse në proceset jetësore dhe në praktikë (mjekësi, farmaci, biologji për qëllime analitike etj.).

9. Të demonstrojnë vetitë e elementeve kalimtare dhe të komponimeve të tyre në laborator.

10. Të analizojnë vetitë, konfiguracionin elektronik dhe stabilitetin e elementeve f (lantanideve dhe aktinideve).

Fizikë (përcaktimi i vetive të elementeve kalimtare)

Biologji (ndikimi i metaleve kalimtare në organizmat e gjallë))

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti; për metalet kalimtare)

Farmaci (përdorimi i komponime-ve komplekse për barëra)

Bujqësi (ndikimi i metaleve në produkte bujqësore)

11

Page 12: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore Rezultatet e pritshme Lidhjet ndërlëndoreI. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I. 5. Reaksionet bërthamore (nukleare)

I. 5. 1. Radioaktiviteti(Ndryshimet në bërthamë, vetitë e elementeve radioaktive, llojet e rrezatimit, seria e zbërthimit të uranit)

I. 5. 2. Fisioni dhe fuzioni nuklear

(Përshkrimi i fisionit dhe i fuzionit, dallimi midis tyre)

I. 5. 3. Zbatimi i reaksioneve bërthamore

(Elementet radioaktive në diagnostikë dhe teknikë, ndikimi i radioaktivitetit në mjedis)

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të përcaktojnë ndryshimet që ndodhim gjatë reaksioneve bërthamore.

2. Të dallojnë reaksionet nukleare nga ato kimike.

3. Të dallojnë proceset e fisionit nga ato të fuzionit.

4. Të analizojnë natyrën e rrezeve alfa, beta dhe gama që lirohen gjatë reaksioneve nukleare.

5. Të vlerësojnë rrezikun e radioaktivitetit në ndotjen e mjedisit.

6. Të vlerësojnë rëndësinë e elementeve radioaktive për diagnostifikim.

Fizikë (përcaktimi i vetive radioaktive të elementeve kimike)

Biologji (ndikimi i rrezatimit

radioaktiv në organizmat e gjallë)

Mjekësi (përdorimi i

elementeve radioaktive në diagnostikë)

Energjetikë (përfitimi i energjisë

nukleare në funksion të ekonomisë)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për radioaktivitetin dhe elementet radioaktive)

12

Page 13: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore Rezultatet e pritshme Lidhjet ndërlëndore

II. Metalet dhe materialet e rëndësishme për jetën e përditshme

II. 1. Metalet dhe aliazhet në teknikë

II. 1. 1. Metalet dhe vetitë e tyre(Vetitë, përhapja, rëndësia dhe përdorimi)

II. 1. 2. Struktura kristalore e metaleve.

(Përshkrimi i strukturës së metaleve dhe lidhmëria e saj me vetitë fizike të tyre)

II. 1. 3. Aliazhet (legurat)(Përfitimi, vetitë dhe përdorimi)

II. 1. 4. Hekuri(Përhapja, xehet, përfitimi, llojet dhe përdorimi)

II. 1. 5. Çeliku(Vetitë, metodat e përfitimit, përdorimi)

II. 1. 6. Bakri(Përhapja, xehet, përfitimi, rafinimi dhe përdorimi)

II. 1. 7. Plumbi(Përhapja, xehet, pasurimi i xeheve, përfitimi dhe përdorimi)

II. 1. 8. Zinku(Përhapja, xehet, përfitimi dhe përdorimi)

II. 1. 9. Metalet fisnike(Vetitë, përhapja, aliazhet dhe përdorimi i tyre)

II. 1. 10. Ndotja e mjedisit(Ndikimi i metaleve të rënda në ndotjen e mjedisit, parandalimi i ndotjes dhe pastrimi i ujërave të ndotura)

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të analizojnë vetitë e metaleve dhe përdorimin e tyre .

2. Të dallojnë llojet e rrjeteve kristalore të metaleve.

3. Të karahasojnë metalet dhe aliazhet më të rëndësishme që përdoren në teknikë dhe në jetën e përditshme.

4. Të dallojnë xehet e hekurit, përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë dhe përdorimin e hekurit.

5. Të analizojnë procesin e përfitimit të gizës dhe reaksionet kimike që zhvillohen në furrënaltë.

6. Të dallojnë metodat e përftimit të çelikut, vetitë dhe përdorimin e tij.

7. Të vlerësojnë pasojat negative të korozionit në industri dhe në ekonomi.

8. Të tregojnë përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, përdorimin e bakrit, aliazheve dhe komponimeve të tij.

9. Të tregojnë për përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë dhe përdorimin e plumbit, aliazheve dhe komponimeve të tij.

10. Të analizojnë përhapjen në natyrë, përftimin, vetitë, përdorimin e zinkut, aliazheve dhe komponimeve të tij.

11. Të vlerësojnë vetitë dhe përdorimin e metaleve fisnike (arit, argjendit, platinës) dhe aliazheve të tyre.

12. Të vlerësojnë efektet ne shëndet dhe

Fizikë (përcaktimi i vetive të metaleve)

Biologji (vlerësimi i rëndësisë së metaleve për proceset jetësore, ndikimi negativ i metaleve të rënda)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti, për vetitë, përfitimin dhe përdorimin e metaleve

Gjeologji (përhapja e xeheve dhe mineraleve të metaleve në natyrë)

Xehetari (metodat e pasurimit dhe të përpunimit të xeheve)

Metalurgji (metodat e përfitimit të metaleve)

13

Page 14: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

efektet e tjera negative të ndotjes me metale të rënda.

Kategoria Nënkategoria Përmbajtja programore Rezultatet e pritshme Lidhjet ndërlëndore

II. Metalet dhe materialet e rëndësishme për jetën e përditshme

II. 2. Materialet e rëndësishme që përdoren në ndërtimtari, industri dhe në jetën e përditshme

II. 2. 1. Materialet lidhëse(Hidraulike dhe johidraulike)

II. 2. 2. Gëlqerja(Përftimi i gëlqeres, vetitë, përdorimi)

II. 2. 3. Gjipsi(Përftimi i gjipsit, vetitë, përdorimi)

II. 2. 4. Çimentoja(Lëndët e para, përfitimi i çimentos, llojet dhe përdorimi)

II. 2. 5. Qeramika (Përhapja e lendës së parë, përpunimi, llojet e qeramikës dhe përdorimi)

II. 2. 6. Qelqi(Përhapja e lëndës së parë, përfitimi i qelqit, vetitë, llojet dhe përdorimi i qelqit)

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të dallojnë materialet që përdoren në ndërtimtari dhe jetën e përditshme (gëlqeres, gjipsit, çimentos, qeramikës dhe qelqit).

2. Të dallojnë materialet lidhëse ajrore nga ato hidraulike.

3. Të tregojnë lëndët e para, procesin e përfitimit dhe për përdorimin e gëlqeres.

4. Të përcaktojnë lëndën e parë, vetitë, procesin e përfitimit dhe përdorimin e gjipsit.

5. Të analizojnë lëndët e para, vetitë, procesin e përftimit dhe përdorimin e çimentos.

6. Të dallojnë lëndët e para, llojet, përftimin, vetitë, përpunimin dhe përdorimin e qelqit.

7. Të klasifikojnë lëndët e para, përfitimin, vetitë, llojet dhe përdorimin e qeramikës.

8. Të vlerësojnë rëndësinë e përdorimit të qeramikës dhe të qelqit në ndërtimtari, amvisëri, ambalazhim, laborator etj.

Fizikë (përcaktimi i vetive të materialeve ndërtimore)

Informatikë (shfrytëzimi i informative nga interneti për materialet ndërtimore)

Ndërtimtari (përdorimi i materialeve ndërtimore)

Gjeologji (përhapja e lëndëve të para)

Mineralogji (mineralet)

14

Page 15: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Për realizimin me sukses të planit dhe të programit të kimisë është e domosdoshme të zbatohen metoda, teknika e forma të shumëllojta të punës dhe një kompleks i tërë procedurash (informacion i ri, përsëritje, përforcim,ushtrime, detyra, punë me projekte, punë praktike, mjete materiale teknike siç janë: vizatime, diagrame, modele, grafikone, kimikate, enë laboratorike, instrumente dhe mjete të tjera teknike bashkëkohore, kompjuterë, etj).Përzgjedhja e metodave është kompetencë e mësimdhënësit të lëndës. Ajo bëhet në përshtatje me nevojat dhe kërkesat e nxënësve, me natyrën e përmbajtjes së temës mësimore, me bazën didaktike, me nivelin e formimit të nxënësve etj.Metodat dhe teknikat e punës me nxënës duhet të jenë të kombinuara dhe të shumëllojta, nga se nxitin dinamikën e orës, thyejnë monotoninë dhe motivojnë nxënësit për mësim.Metodat, teknikat dhe format e punës me nxënës janë po aq të shumëllojta sa edhe llojet e mësimnxënies. Ato duhet të jenë në funksion të përvetësimit më të lehtë të përmbajtjeve mësimore dhe të zbatimit më të shpejtë e më të saktë të njohurive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave të kimisë, veçanërisht të atyre që ju nevojiten për zgjidhjen e problemeve të përditshme.Duke synuar përmbushjen e kërkesave për nxënie cilësore, sugjerohen disa metoda, forma të punës dhe teknika të ndryshme:

Mësimdhënie e drejtpërderjtë (përmes shpjegimit, sqarimit, ushtrimeve praktike dhe shembujve); Mësimdhënie joedrejtpërdrejtë (përmes shqyrtimit, zbulimit, zgjidhjes së problemeve); Konstruktivizmi dhe mësimdhënia me anë të pyetjeve (teknika e pytejeve drejtuar nxënsëve); Diskutimi dhe të nxënit në bashkëpunim (përmes grupeve të vogla, grupeve më të mëdha dhe me të gjithë nxënësit); Mësimdhënie përms të menduarit (të menduarit kritik, krijues, zgjidhjes së problemeve me kompjuter); Të mësuarit përmes projekteve, punëve kërkimore në terren; Mësimdhënie përms demonstrimit dhe eksperimentit; Të mësuarit dhe të nxënit përmes mjeteve multimediale e në veçanti kompjuterit; Vetëhulumtimi; Të mësuarit në natyrë dhe në objekte industriale.

Në të gjitha rastet zbatimi i metodave apo i teknikave mësimore duhet të shoqërohet me përdorimin e materialeve dhe të mjeteve përkatëse didaktike, pa të cilat nuk mund të arrihen rezultatet e pritura.

15

Page 16: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

VLERËSIMI

Vlerësimi është veprimtari dhe instrument që përdoret për të gjykuar për punën dhe arritjet e nxënësve. Ai luan rolin e një aparati matës që bën të qartë situatën në të cilën ndodhet nxënësi.Vlerësimi si një sistem i gjerë që mbështetet në procesin e të nxënit të nxënësëve përfshin këto kategori të vlerësimit:

formues diagnostikues përmbledhës dhe motivues

Vlerësimi i vazhdueshëm pas çdo teme mësimore jep rezultate më të mira. Ai nuk mat vetëm njohuritë e fituara, por edhe vlerëson shkallën në të cilën ka arritur një veprim edukativ i cili lë gjurmë në personalitetin e nxënësit.Vlerësimi përfundimtar përfshin aktivitetin e pëgjithshëm të të nxënit e nxënësit (përgjigjet me gojë, projektet, punimet seminarike, sjelljet në grup, aftësitë që i fitojnë gjatë punës eksperimentale, detyrat e shtëpisë, rezultatet e testimeve dhe të provimeve etj.).Vlerësimi i nxënësve përfshin tri fusha kryesore:

aftësitë njohëse (kognitive); aftësitë emocionale (afektive) dhe aftësitë psikomotorike.

Mësimdhënësi përzgjedh dhe përdor mjete e teknika të shumëllojta të vlerësimit dhe pas zhvillimit të përmbajtjeve të programit, nxënësit vlerësohen me nota (për një temë, për një tërësi temash, për një semestër ose gjysmëvjetor dhe në fund të vitit shkollor). Vlerësimit duhet të jetë transparent ndaj nxënësve, prindërve, administratorëve të arsimit dhe komunitetit.

Përfundimet e vlerësimi i shërbejnë mësimdhënësit për arritjen e qëllimeve të ndryshme:1. Të sigurojë informacione rreth përparimit të nxënësve;2. T’u sigurojë nxënësve informacion mësimor;3. Për motivimin e nxënësve;4. Të shënojë përparimin e nxënësve5. Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale;6. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen;7. Të reflektojë për përmirësimin e mësimdhënies bazuar në vlerësimin e të tjerëve dhe në vetëvlerësim.

16

Page 17: Niveli i tretë (III) · Web viewRoli i kimisë në industri është i rëndësishëm për sigurimin e artikujve elementarë për jetë (ushqim, energji, barëra, preparate kozmetike

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

Që të realizohet me sukses mësimdhënia dhe mësimnxënia e planit dhe e programit të kimisë, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme të informimit:

1) Laboratori (kabineti) i kimisë ose laboratori mobil).2) Teksti i kimisë, doracak për mësimdhënës, praktikume, fletore pune.3) Revista profesionale dhe shkencore, fjalorë, enciklopedi.4) Sistemin periodik të elementeve, fotografi, modele, skema, diagrame, makete, koleksionarë të mineraleve.5) Pajisje multimediale (programe të kompjuterëve, interneti, CD). 6) Aparat TV me videorekorder, grafoskop, fotoslajde, videokaseta që përmbajnë materiale të ndryshme shkencore me interes për

nxënësit.7) Dr. Mustafë Bacaj, KIMIA INORGANIKE për klasën II gjimnaz,Libri Shkollor,Prishtinë.8) Dr. I.Filipoviq, Dr.S.Lipanoviq (shqipëruar nga Dr.Xhavit Ahmeti), KIMIA E PËRGJITHSHME DHE INORGANIKE,

Prishtinë.9) FJALORI I KIMISË, SH.B. ‘8 Nëntori”, Tiranë.10) Bardhyl Musai, METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES, Tiranë, 2003.11) Grup autorësh,METODAT E MËSIMDHËNIES, (Manual për mësuesit e rinj).12) Literatura tjetër e nevojshme që ekziston në biblioteka dhe mjetet e tjera që gjenden në treg.

Është kompetencë dhe liri e mësimdhënësit që, varësisht nga kushtet në të cilat punon shkolla, të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse mësimore, duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave eksperimentale, gojore, vizuele, me theks të veçantë në atë që është qenësore për të mësuar.Kjo liri e të zgjedhurit të burimeve mësimore duhet t’i takojë edhe nxënësit.

17