52
INTEGRIMI “DO TA ‘VESH’ USHTRINË ME ARMATIMIN E STANDARDIT NATO” Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 82-të i botimit Nr. 11 Mbrojtja

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja...E di që e vërteta dhe e drejta shpesh-herë dhembin, madje tani që flas me ju më vjen ndërmend një batutë e Martin Luther

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

INTEGRIMI“DO TA ‘VESH’ USHTRINË ME

ARMATIMIN E STANDARDIT NATO”

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 82-të i botimitNr. 11

Mbrojtja

Viti i 82-të i botimit. Nr.3

Botues:Qendra e Kulturës, Medias,

Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.

Drejtoria e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

Adresa:Bulevardi “Zhan Dark”

Revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

revista mbrojtjaorgan Qendror i ministrisë së mbrojtjesviti i 82-të i botimitNr.11 nëntor 2014

© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 11

forca ajrore22 Shqipëria dhe Mali i Zi:

Bashkëpunim për mbrojtjen e hapësirës Ajrore

histori42 Pavarësi e

fituar dhe pavarësitë humbura

analiza38 Kriza në Lindjen e

Mesme, fundi dhe fillimi i një epoke tjetër

bibliografia46 Si u shpëtuan

infermieret amerikane në Shqipëri?

Manfred Worner50 Njeriu që transformoi

NATO-n në një Aleancë moderne

DeD KolaShef i Sektorit të Botimeve

& Kryeredaktor

Gazetarë: Mimoza Golikja

albert ZholiSaimir alijaEtleva SMaçi

Redaktore korrektore: anila DoDa

Graphic Designer:afërdita hySaj

stafi

4 intervista

“Do ta ‘vesh’ ushtrinë me armatimin e standardit NaTo”Në intervistën për “Klan Ko-sova”, ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli është shprehur për pozicionin...

16

Standardet e Gjuhës STaNaG 6001 në NaToSfidat e gjuhës në NATO para dhe pas Luftës së Ftohtë përvijuan politikat dhe prak-tikat e gjuhës në këtë...

10 qendra operacionale

qgjh

speciale

Ndryshimet doktrinare në qasjen gjithëpërfshirëseOperacionet ushtarake janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme për të arritur gjendjen e dëshiruar...

28

25 vjet pas rënies së Murit të BerlinitNë fillim të nëntorit 1989 lëvizja e protestës arrin në kryeqytetin e shtetit të punë-torëve dhe fshatarëve...

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 4

Në intervistën për “Klan Kosova”, ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli është shprehur për pozicionin e saj si e para femër në histo-

rinë e këtij vëndi, në këtë pozicion të lartë shtetëror, por që tashmë me disa homologe në vendet e tjera an-tare të NATO-s, ka folur për Forcat e Armatosura dhe perpjekjet që po bëhen për modernizimin e tyre për të qënë partnerë potenciale në krah të vendeve partnerë, mardhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, mardhëniet me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për “konceptin radikal të islamit politik”, etj.

U mundova t’i bëj një për-shkrim asaj se si është t’i vësh në rresht meshkujt në një botë ku së paku shumë të rralla janë femrat që janë ministre të Mbrojtjes?

Në fakt ka filluar një epokë e re besoj. Unë kam qenë e dyta

grua prezente në një tryezë me 28 ministra të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO, kur hyra në këtë detyrë, por shpejt u bëmë pesë. Tani janë pesë dhe unë mendoj që ky është një shekull pse jo, i grave.

Si është në Bruksel, cila është gjuha që ju përdorni me gjithë ata gjeneralë e njerëz që kanë përvojën në Mbrojtje?

Thjesht dhe vetëm drejton poli-tikisht një proces i cili është sa i rëndësishëm aq edhe në dukje i pamundur, por pa as më të voglin dyshim është një detyrë si të gjithë detyrat e tjera.

Në një botë meshkujsh që mer-ren me ushtri kanë forcën e dhu-nën për të rregulluar problemet. Si është pjesa humane e juaja në botën ku duhet përdorur dhuna?

Sot gjërat kanë ndryshuar. Men-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë kryesor, sidomos kur flitet për pjesën e Mbrojtjes dhe ka një dakortësi jo të shkruar...

“Do ta ‘vesh’ ushtrinë me armatimin e standardit NATO”

doj që Mbrojtja nuk është vetëm dhunë, është inteligjencë, strategji, politikë është diplomaci më së pari. Për fat të keq hyn edhe dhuna, për fat të keq hyn edhe arma, por këto janë mjetet dhe mënyra e fundit e zgjidhjes së një problemi, zgjidhjes së një konflikti. Bota sot po përjeton një situatë gjeopolitike aspak të këndshme dhe shpeshherë është e vështirë për një grua të marrë vendime politike, padyshim dhe ushtarake, që kanë të bëjnë me përballjen e dhunës që sot po sho-him gjithandej.Gjithsesi i mbetem opinionit që zgjedhja fundore është dhuna.Njerëzit duhet të vazhdojnë të ulen dhe të diskutojnë politikisht për zgjidhjen e problemeve.

E di që meshkujt gjeneralë, ose ata që janë në politikën e Mbrojtjes, në fillim kanë një ati-tudë përkëdhelëse, për shembull ndaj jush, më pas shohin një gjuhë

e cila mund të jetë e ashpër po aq sa e tyre dhe më pas të merrni vendimet?

Unë besoj që njerëzit janë sur-prizuar, sepse ndoshta është një perceptim nga jashtë që unë jam një grua e fortë që di të marrë vendime. Ndërkohëqë shpresoj shumë që pas një viti pune kanë kuptuar, qofshin këta gjeneralë ose jo, ushtarakë ose jo, që jam një bashkëpunëtore e mirë dhe nuk rri tek e imja, tek fakti që unë bëj ministrin, di të bëj bash-këpunëtorin dhe këtë e bëj përditë dhe kjo ndoshta i ndihmon njerëzit në thyerjen e të qënit ministër i Mbrojtjes grua.

Po kthehemi në një pikë ku është mentaliteti ai që ndikon refuzimin e diçkaje, p.sh. të gjitha familjet e shqiptarëve e kanë pasur një habi, ministrja e parë femër e Mbrojtjes dhe, të gjithë ata që janë pjesë e stafit tuaj mund ta kenë pas një

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 5

me njerëzit të cilët përdorin një gjuhë e cila nuk lakohet shumë, nuk është fleksible; beteja juaj në pub-lik bëhet me një gjuhë të pastër.Si e ndërton këtë ekuilibërtë gjuhës që përdor dhe të gjuhës statike që kanë gjeneralët dhe stafi në Ministrinë e Mbrojtjes?

Nuk besoj se ka një dallim ose ka pak dallim midis Mimit politikane dhe Mimit ministre e Ministrisë së Mbrojtjes. E them këtë se ndoshta ju me të drejtë me perceptimin tuaj thoni që gjuha ka qenë shpeshherë e ashpër gjatë gjithë karrierës time politike. Unë mendoj që ka qenë e drejtë përtej mënyrës se si është thënë apo impostimit. E di që e vërteta dhe e drejta shpesh-herë dhembin, madje tani që flas me ju më vjen ndërmend një batutë e Martin Luther Kingut, i cili thoshte “Nuk është e nevojshme të b ë s h a r m i q duke u sjellë në një mënyrë të caktuar, mjaf-ton të thuash të vërtetën”, dhe kjo besoj që është një postulat universal. Përtej kësaj, kjo vetëm më ka ndihmuar, kjo mënyrë e të bërit të gjërave, kjo mënyrë impostimi, kjo rregullsi, kjo disiplinë më ka bërë që ndoshta unë të vij deri këtu e të bëj këtë karrierë, besoj pak të kontestueshme, ose aspak të kontestueshme, sepse mendoj që kërkohet vullnet i mirë, disiplinë, guxim për të bërë ministrin e Mbrojtjes, jo vetëm duke qenë grua, por edhe një njeri që rrjedha logjike e të marrit me politikë më ka sjellë deri këtu.

Para se të flasim për armët, për ISIS, më lejoni t’iu pyes, Mimi Kodheli i don armët, di t’i përdorë ato?

Ju falënderoj për këtë pyetje. E dini pse? Unë jam formuar në një regjim ku arma ishte pjesë e trekëndëshit të edukimit dhe

“Nuk është e nevojshme të bësh armiq duke u sjellë në një mënyrë të cak-tuar, mjafton të thuash të vërtetën”

IntervistaMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në intervistën për “Klan Kosova”

fjali të tipit tashmë një grua do ju udhëheqë. A ke pasur probleme e paragjykime në mentalitet?

Jo dhe nuk jam çuditur për këtë. Mendoj që përzgjedhja e kryeminis-trit Rama është një përzgjedhje sa e guximshme aq dhe emancipuese. Për aq kohë sa shoqëria shqiptare e ka pranuar këtë gjë krejt natyr-shëm e normalisht, kuptoj vizionin e kryeministrit për të bërë një gjë jo vetëm të guximshme, jo vetëm për të dhënë një mesazh, por edhe diçka pse jo të pranueshme, sepse në fund të ditës, duke qenë pjesë e qeverisë, kryeministri kërkon që punët të bëhen.

Po përveç kryeministrit, ameri-kanët ishin më të lumturit se ju u zgjodhët ministre e Mbrojtjes. Një femër në krye të ushtrisë, kjo për shkak se ke dozë humaniteti e mund ta përdorësh dhe për gjëra të bukura ushtrinë?

Dhe kjo që thoni ju qëndron. Besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë krye-sor, sidomos kur flitet për pjesën e Mbrojtjes dhe ka një dakortësi jo të shkruar, jo vetëm me ta, por me të gjithë ata që sot janë partnerë me të drejta të barabarta të Shq-ipërisë duke qenë vende anëtarë të NATO për arsye që dihen e nuk është e nevojshme t’i përmendim këtu. Nuk e di, ndoshta duhen pyetur zotërinjtë amerikanë pse kanë qenë entuziastë e pozitivë në zgjedhjen që bëri kryeministri Rama në këtë rast, por besoj se kanë parë te qeveria e tek unë si person ndoshta një ndër partnerët më të besuar.

Për ata që ju njohin nuk besoj që janë befasuar me vendimet që mund të marrësh, për arsye se ju njohin edhe nga parlamenti me gjuhën e debatet publike. Por desha të kthehem tek një pikë, përvoja juaj

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 6

simbolikës. Sigurisht që njërëzit e brezit tim dinë të gjithë të pëdorin ato armë të cilat ne kemi përdo-rur. Madje kam qenë një person që kam pasur një shënjestër të mirë. Gratë përgjithësisht kanë, ma kanë shpjeguar tani më vonë ekspertët, për shkak të frymëmarrjes, emo-cionit, janë më të ftohta në raport me armën se sa meshkujt dhe kjo i bën që të kenë “sy pushke” le të themi më të mirë. Përtej shakasë, jo unë nuk i dua armët dhe nuk be-soj se gjërat në këtë botë duhet të zgjidheshin nëpëmjet armëve. Ironia e fatit të sjell që të jesh ministër i një dikasteri që armën e ka sim-bolikën e vet.

Ose të zgjidhësh problemet?Ose për fat të keq të zgjidhësh

problemet.Atëherë po hyjmë tek kjo pjesë.

Ju ishit në një takim, ndoshta në më të rëndësishmin e kohës, në samitin e NATO në Uells. Kryemi-nistri e nisi fjalimin me një imam të Prishtinës dhe burgosjen e tij, por dhe rrezikun që i kanoset ra-jonit nëse bashkësia europiane dhe NATO nuk janë të kujdesshme në përmbylljen e asaj që quhet euro-pianizim i Ballkanit. Sa rrezik kemi nga ky koncept radikal i islamit politik?

Jetojmë në kohë të vështira dhe të ndërlikuara dhe Ballkani nuk ka nevojë edhe për këtë ngarkesë, sepse ka mjaftueshmërisht prob-lemet e veta dhe pa e pasur këtë që për fat të keq është prezente. Është prezente në Kosovë, në Maqedoni, Shqipëri ose më shumë se kaq. Edhe në Serbi është shumë prezente është e vërtetë, madje edhe në Bosnje. Unë ndaj me ju pikërisht atë që qeveria shqiptare nëpërmjet kryeministrit Rama ka ndarë në atë që ju me të drejtë e quani një ndër ngjarjet më të rëndësishme, në mos ngjarja më e rëndëisishme politike e vitit që ishte samiti i Uellsit. Bota shqiptare duhet ta shikojë të ardh-men e fëmijëve të vet nëpërmjet një procesi që është ai i integrimit në Bashkimin Europian dhe këtë pa dyshim duhet e mund ta bëjë nëpërmjet refuzimit që i bëhet këtij ekstremizmi, refuzimit dhe luftës ndaj elementëve keqdashës, që nuk kanë të bëjnë fare me religjionin, po

fare, fare. Ndaj ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm nëpërmjet strukturave të cilat merren me këtë punë, Ministria e Mbrojtjes nëpërm-jet strukturave të veta ka pjesën e saj të rëndësishme dhe e shpresoj shumë që rastet të jenë sporadike, ky fenomen të mos jetë i përmasave që më pas do të ishin të papëlqye-shme e të pakëndshme për këdo. Përgjigja që ne kemi dhënë, përgjigja që Kosova ka dhënë, përgjigja që Shqipëria jep dhe përgjigja që të gjithë trevat shqiptare dhe jo vetëm, duhet të japin brenda shteteve të tyre duhet të jetë një dhe e vetme: JO këtij lloj ekstremizmi dhe këtij lloj fenomeni që askënd nuk e çon askund përveçse në një botë e cila nuk mund të jetë bota që ëndërrojmë për fëmijët tanë.

A është e mjaftueshme kjo? Megjithatë kjo situatë do veprime konkrete. Nuk po flasim vetëm për arrestimet që janë bërë në Kosovë, por meqë Maqedonia dhe Sanxhaku janë dy pika kryesore të rekrutimit që kanë mbrritur pikën kulminante të rrezikueshmërisë. Maqedonia si shtet vështirë të merret me atë punë dhe i le shqiptarët në botën e tyre të radikalizmit islam e të mos përzihen me punët shtetërore,

i le në periferi të kulturimit dhe Shqipërisë i mbetet barrë që ta mbikëqyrë këtë situatë?

Unë mendoj që radikalizmi hyn kudo ku shteti nuk është prezent, ashtu siç thatë edhe ju, kudo ku ka varfëri, kudo ku qytetari nuk e ndjen prezencën e shtetit me shërbimet, me mundësinë për t’u punësuar, me mundësinë për t’u shkolluar. Dhe do të jetë gjithnjë kështu nëse do ta lemë këtë pjesë të popullsisë e këtë situatë të jetë në dorën e tjetërkujt. Ju keni të drejtë.Ka disa mënyra për ta luftuar këtë gjë.Ka disa mënyra për të mos e mundësuar këtë fenomen që të kthehet në një problem shumë të madh për vendet tona, për rajonin tonë, por dhe më shumë se kaq. Duke filluar pa dyshim nga arsimimi i njerëzve, nga dhënia e mundësisë për t’u punësuar, por duke pasur në vëmendje dhe proces-et integruese në të cilat është rajoni jonë. Shqipëria është vend anëtar i NATO e duhet të luftojmë fort që Maqedonia të zgjidhë problemet e saj për të mundësuar anëtarësimin, që Kosova fort të shtyhet në rrugën ku tashmë pa kthim qëndron, që është rruga drejt anëtarësimit, megjithëqë shikohet larg dhe pa dyshim rruga si drejt anëtarësimit në NATO dhe ajo

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 7

në BE. Këto janë të vetmet mjete e mënyra për të mundësuar një zbehje, një zbutje të këtij fenomeni, i cili ju them nuk është sot një problem por do të kthehet në të tillë nëse të gjithë bashkë nuk marrim masat e nevojshme për ta eliminuar.

Ju përdorët fjalën nëse dhe kjo fjalë nuk është e mjaftueshme për të rregulluar këto probleme. Po flasim konkretisht për minis-trinë tuaj. E di që do më thoni që kjo është çështje e sigurisë së vendit, e policisë, e inteligjencës. Megjithatë ky problem shkon përtej saj, problem ndoshta që është më akut se gjithçka tjetër, për arsye se e drejta e fjalisë po keqpërdoret, po është shumë e vështirë t’i thu-ash njerëzve pse përdor fjalinë për të bindur të tjerët. Midis lirisë së fjalës dhe fjalës për urrejtje duhet ta kemi një projekt dhe brenda të ministrisë tuaj?

Ne projektin e kemi, punojmë çdo ditë për ta bërë këtë gjë. Do t’i rrimë fort qëndrimit tonë në luftën kundër radikalizmit. Do t’i rrimë fort luftës së kujtdo që mbjell urrejtjen, që mbjell ndasi, që mbjell një farë e cila nuk i takon tokës shqiptare, si të kthejmë kokën mbrapa në histori, si të shikojmë përpara në të ardhmen.

I kemi dhe do t’i luftojmë. Lufta e së mirës me të keqen është një luftë që do të vazhdojë siç edhe ka qenë. Ne duhet absolutisht të dalim të fituar nga kjo gjë. Dhe nga kjo të fituar dalin shqiptarët, del rajoni, del siguria, del e ardhmja dhe këtë do ta bëjmë fort ashtu siç kemi treguar që jemi duke e bërë. Problemi i radikalizmit nuk është vetëm fakti që sa është numri i atyre që sot largohen nga Shqipëria dhe shkojnë të luftojnë diku tjetër. Problemi është që kur ata kthehen pranë familjeve të tyre cili është qëndrimi që duhet të mbajë shoqëria në raport me ta dhe ky është një tjetër fenomen me të cilin ne duhet të përballemi si politikë, si shoqëri.

Si duhet të rekrutohen njerëzit që janë mësuar me dhunë, ashpërsi me vrasje? Çfarë duhet të bëjë shoqëria?Dhuna po të trajtohet me butësi vështirë se mposhtet. Nuk e di a kemi ne si shoqëri aq shumë mirëqënie sa ta fitojmë betejën me dhunën?

Jo nuk e kemi dhe ju keni të drejtë. Lufta me mirëqënie është një pjesë e përballjes së kësaj barbarie, nëse më lejohet ta them këtë fjalë. Duhet të ketë një strategji të plotë që duhet të ketë në përbërje të saj mirëqënien, shkollimin, in-vestigimin, luftën nëse është e nevojshme, përgjigjen ush-tarake ndaj fenomenit brenda suazës NATO dhe gjithçka tjetër që do ta ndihmojë këtë fenomen të mos përhapet më shumë.

Jemi në një trekëndësh, i cili po zgjerohet, po bëhet katërkëndësh duke përfshirë edhe vijën gati të gjelbër deri në Bosnje, e cila kap një numër gati prej 3600 - 4000 që luftojnë në Siri. Është një ushtri e tërë megjithatë as-një polici nuk mund ta fitojë betejën po nuk e fitoi betejën popullata vet. Beteja i takon një strategjie që duhet ta bëjë Ministria juaj. Strategjia për të ardhmen është lufta me 4000 njerëz të cilët kanë luftuar atje e një ditë lufta do përfundojë?

Ministria e Mbrojtjes është një pjesë e strukturave që duhet të dia-

logojnë dhe të merren me këtë gjë. Ka dhe struktura të tjera shteti që janë akoma më në front të parë sesa Ministria e Mbrojtjes. Sepse në fund të ditës Ministria e Mbrojtjes është pjesë e luftës kundër terrorit është pjesë e sigurisë dhe integritetit ter-ritorial të vendit, por dhe e sigurisë së qytetarëve të vet, por e kombin-uar kjo edhe me të gjitha strukturat e tjera, Ministrinë e Brendshme, Shërbimet e Inteligjencës dhe të gjitha strukturat e tjera që janë përgjegjëse. Ky është një fenomen jo vetëm i joni dhe i Ballkanit, ato mi-jërat që ju përmendët me të drejtë, vijnë edhe nga democracitë perëndi-more, siç mund të jetë Britania apo Franca etj. Unë mendoj që strategjia duhet të jetë e përbashkët e vendeve të BE, e vendeve të NATO dhe të e gjithë vendeve pa përjashtuar as vendet me background mysliman, siç mund të jenë Arabia Saudite, etj., që sot janë ngritur dhe bërë partnere të të gjitha operacioneve.

Deri ku Ministria e Mbrojtjes i siguron qytetarët e saj?

Njerëzit nuk duhet të kenë frikë, duhet të jenë të qetë dhe të va-zhdojnë ashtu siç kanë vazhduar ditën dhe javën e tyre, sepse unë ju

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 8

siguroj që ky nuk duhet të jetë një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare, por shoqëria duhet dhe të vetëndihmohet në këtë gjë, të ketë përqasjen e saj ndaj këtij fenomeni. Duhet të bëjë një përqasje, e cila duhet të shkojë ashtu siç dhe shkon ky fenomen brenda gjithsecilit, nga ata njerëz të gënjyer tek e cila futet urrejtja ashtu duhet të shkojë edhe përqasja pozitive ndaj shoqërive. Shqiptarët kanë ditur ta përballin këtë fenomen.Shqipëria, shqiptarët në rajon, në Kosovë, në Maqedoni janë të pjekur për të qenë akoma bashkë për t’a ndihmuar veten e tyre. Është një përballje që do të vazhdojë të jetë por është e sigurtë që do të fitojë shqiptarizmi dhe qytetërimi. Nëse doni t’ju çojmë disa ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë për të kuptuar sesi do të përparojë FSK në rrugën e saj drejt integrimit, unë mund ta bëj me kënaqësi, por kjo ishte sa për batutë. E shikoj shpëtimin duke u munduar maksimalisht që procesi integrues të vlerësohet si shumë i rëndësishëm. Të qenit nesër anëtar i NATO do ta ndihmojë shumë pro-cesin, sepse t’i nuk je më vetëm, ti je bashkë me të tjerët dhe kjo do të japë padyshim më shumë siguri, ashtu siç i jep siguri sot Shqipërisë të qenit anëtar i NATO.

Jemi anëtar i NATO dhe natyr-isht ndajmë informacione, ju shoh që jeni e shqetësuar, me siguri kolegët tuaj të gjithë botës ju

japin mjaftueshëm informacione sa mos të ndiheni të vetmuar në këtë proces?

Absolutisht që po, është shumë e rëndësishme që ta ndaj edhe me pub-likun, sepse këtu ka pasur probleme të cilat i kanë rrudhur shërbimet e inteligjencës brenda Ministrive të Mbrojtjes të vendeve të NATO në vitet më parë, e kanë rrudhur ko-munikimin, besimin dhe kjo ka qenë e vështirë në punën time për ta rifituar këtë gjë nga e para. Sot ndahet në mënyrë absolute çdo gjë, jo vetëm me vendet e NATO, por ndahet edhe

me shërbimet në Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë. Punohet në drejtimin e duhur madje punohet shumë mirë.

Ka një vit e më shumë që jeni në zyrën e ministres së Mbrojtjes. Çfarë i numëroni opozitës si pozi-tive dhe negative. A i njihni ndonjë meritë opozitës për ndonjë punë dhe për procesin e hyrjes në NATO?

Është e vështirë që në një vit të mund të kristalizohet ajo që opozita sot përfaqëson, në mënyrë që kush sot qeverisë, maxhoranca, të mund të konfrontojë atë çka opozita ka

Të qenit nesër anëtar i NATO do ta ndihmojë shumë procesin, sepse t’i nuk je më vetëm, ti je bashkë me të tjerët dhe kjo do të japë padyshim më shumë siguri, ashtu siç i jep siguri sot Shqipërisë të qenit anëtar i NATO.

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 9

pozitive dhe atë çka maxhoranca bën sot. Këto të dyja të përballen dhe të shikohet se ku jemi të dyja palët Për shkak se opozitës i është dashur pak të dalë nga shocku i humbjes së zgjed-hjeve, për fajin e tyre e quaj shock, sepse shikoj që kanë menduar në disa raste që do të rrinin tre dekada të qeverisnin dhe kjo nuk është shenjë e mirë e demokracisë, por dhe për faktin se në mundim e sipër për t’u rior-ganizuar nuk kanë bërë më të mirën brenda tyre. Unë në përgjithësi jam një politikan që nuk para bëj komente për jetën e brendshme të partisë sot në opozitë, më intereson më shumë produkti që ata nxjerrin.

Dhe hallet?Halle, borxhe dhe probleme kanë

lënë shumë dhe në vitin e parë qever-isës më shumë jemi munduar të shlyejmë borxhet dhe të rregullojmë hallet që na kanë lënë, sesa të bëjmë punët që duheshin bërë.

Kjo do të thotë që mund të bëhen gabime duke qenë e kondi-cionuar prej kushteve që ju kanë lënë ato?

Unë kam gjetur 16 milion euro borxhe, fatura të papaguara kur erdha dhe kur je përballë një fature të tillë është e vështirë të mendosh strategjikisht se çfarë janë gjërat që NATO kërkon e që ti nuk i ke bërë, por megjithatë kam bërë brenda një viti një gjë që ishte premtuar dhe nuk ishte bërë kurrë, e kam “zhveshur” ushtrinë shqiptare nga kallashnikovi sovjetik dhe do ta “vesh’ me arma-

timin e standardit NATO më modern në treg

Si ka mbetur kallashnikovi? Ka mbetur sepse mesa duket

zotërinjtë kishin gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë dhe jo atë që ishte obligimi primar i FA të Shqipërisë në raport me NATO, përgatitja e një batalioni këmbëso-rie me të gjithë armatimin për të qenë i gatshëm në çdo operacion ku NATO e kërkon. Është e thjeshtë por problemi është që kur nuk ke fokusin të bësh gjërat që të kërkohen për të bërë, por bën gjëra tjera, problemi komplikohet. Ne brenda këtij viti do ta realizojmë këtë gjë, sigurisht edhe me ndihmën e rialokimit që është bërë nga ana e qeverisë që kaloi një javë më parë në Parlament, pra me paratë që qeveria na besoi dhe që e mendoi si të rëndësishme këtë, sido-mos duke parë situatën në të cilën ndodhemi. Ne lundrojmë në ujëra të turbullta sot dhe na duhet të jemi të përgatitur për këtë.

Cili është qëndrimi juaj edhe profesional dhe në bazë të infor-matave që keni për atë që Kosova tashmë e quan Forca të Mbrojtjes së saj, ose Ushtrinë e saj. Çfarë ka brenda një ushtri e porsaformuar, ose një ushtri e dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e transfor-muar. A ka arritur pika ku duhet respektuar?

Ka shumë rrugë për të bërë, por ajo çka është shumë e rëndësishme, ka fillimin e drejtë dhe të duhur. Kjo

është shumë e rëndësishme. Gjithë popujt në botë kanë një proverb të përbashkët, fillimi i mirë është gjysma e punës dhe, kjo është shumë e rëndësishme për FSK. Lidershipi gjithashtu ka qenë i rëndësishëm dhe më duhet ta falënderoj nga zemra ministrin Çeku për të gjithë punën që ka bërë dhe këtë nuk e them se ne jemi këta vllezërit dhe kolegët që jemi, por e them sepse e meriton.Sigurisht ka qenë i mbështetur nga qeveria e tij për ta bërë, por ka disa qendra të përgatitjes që janë shpeshherë edhe më të mira sesa ata që ne kemi këtu. A ka hapa dhe rrugë për të bërë? Padyshim që ka, por në qoftë se fillimi është i mirë dhe kjo strukturë ndihet e sigurtë në gjërat që është duke bërë, do të vijë shpejt kthimi i kësaj strukture në atë që kjo strukturë duhet të jetë.

Klan Kosova e ka një slogan: Jemi një. Ku jeni një ju dhe ministri Çeku, ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës dhe ku jeni dy?

Ne jemi një në luftën për të reali-zuar atë që është në fund të fundit misioni i vetëm dhe një i kësaj struk-ture, mbrojtja e qytetarëve shqiptarë, integritetin dhe të ardhmen. Jemi dhe do të jemi gjithmonë një. Jemi dy si struktura, sepse duhet të jemi dhe do punojmë dyshe për ta marrë këtë strukturën e re dhe për ta vendosur në tryezën që i takon në një të ardhme shpresoj jo fort të largët.

Intervistoi: Baton Haxhiu 2 tetor 2014

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 10

Ndryshimet doktrinare në qasjen gjithëpërfshirëse

Operacionet ush-tarake janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme për të arritur gjendjen e dëshiruar për-

fundimtare. Raporti i tyre në kon-tekstin e prirjeve të së ardhmes si krizat shumëformëshe, kërcënimet me tipare të veçanta, mbrojtja e

“Nuk pushtohet një territor me mendimin se ai dikur ishte një vendbazim i kundërshtarit, ndërkohë që është shumë pranë kthimit të tij në treg dhe kur armiqtë e së sotmes do të jenë bashkëpunëtorë në të ardhmen” ‘

Field Marshall hubert lyautey (1854-1934)

Kolonel Dr. Ahmet LeKAKomandant i Qendrës së Bashkuar Operacionale

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 11

gërshetuar dhe sfidat e sigurisë, përballja me aktorë të ndryshëm si: ushtarakë, civilë të armatosur, banorët vendorë, etj., si edhe hapësira e përbashkët e angazhimit ekonomik, kibernetik, opinioni pub-lik, etj, përcaktojnë nevojën e një qasjeje gjithëpërfshirëse jo vetëm si koncept, por edhe si proces, në raport me kuadrin e një mjedisi sigurie kompleks dhe gjithmonë në ndryshim.

Në këtë analyze trajtohen disa argumente dhe jepen disa përgjigje në lidhje me anët pozitive që na garanton qasja gjithëpërfshirëse. Përse kjo është e rëndësishme në mjedisin e sotëm të sigurisë dhe, si mund të arrihet realizimi në praktikë? Si relizohet ajo brenda vetes, në kuadër ndërinstitucional apo shumëkombëshl? Si realizohet ajo në ndërtimin e kapaciteteve dhe realizimin e operacioneve? Po në bashkëpunimin civilo-ush-tarak? Dhe pyetje të tjera si këto. Fillimisht trajtohet qasja gjithëpërfshirëse si një koncept i përgjithshëm, me qëllim krijimin e një kuptimi të njehsuar për të gjithë dhe më tej përshkrimi i saj në kontekstin “doktrinar”.

Një vend të veçante zënë edhe çështje të tjera: Si të zhvil-lojmë mekanizmat e proceseve të përbashkëta të feed back-ut, me qëllim që të gjithë aktorët e përfshirë (civilë dhe ushtarakë, ndërkombëtarë dhe vendorë) të mësojnë të shkëmbejnë dhe, në këtë mënyrë, të zhvillojnë prak-tikat e mirëkuptimit reciprok? Si të zhvillojmë lidhjet ndërpersonale për ndalimin e rasteve të mund-shme të shokut kulturor, sidomos në situata të vështira operacio-nale, që është tipike për fazën e nivelit “taktik” të vënies në jetë të qasjes gjithëpërfshirëse? Si të hartojmë një terminologji të harmonizuar,brenda vetes dhe me partnerët? Si të marrim, ndajmë dhe shfrytëzojmë me produktiv-itet, praktikat dhe zhvillimet më të mira shumëkombëshe? Si të shfrytëzojmë eksperimentet, stër-vitjet, operacionet dhe mësimet e nxjerra, si mundësi për të ndikuar dhe studiuar zbatimin praktik të qasjes gjithëpërfshirëse? Dhe

së fundi, si të zhvillojmë lidhjen specifike doktrinare, e cila në mënyrë sistematike ndikon mbi arsimimin, trajnimin, planifikimin operacional, zhvillimin konceptual dhe eksperimentimin? Besoj se këto mendime mund të ndihmojnë në nxitjen sadopak të debatit, me qëllim trajtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij koncepti kaq të rëndësishëm për sot, por dhe për të ardhmen, me një ndikim të padiskutueshëm në suksesin e operacioneve ushtarake.

Mjedisi operacional dhe qasja gjithëpërfshirëseNë mjedisin e sotëm të sigurisë,

operacionet e suksesshme ushtar-ake nuk mund të realizohen vetëm nëpërmjet përdorimit të fuqisë ushtarake. Në një botë, ku konflikti shpesh përfshin një numër të madh faktorësh etnikë, fetarë, ideologjikë dhe materialë, aftësia për të drej-tuar të gjithë instrumentet e fuqisë kombëtare dhe ato të koalicionit bëhet përherë e më thelbësore për arritjen e rezultateve të efektshme, por edhe për të ndikuar për një problem në kohën e duhur dhe me rregulla të bashkërenduar.

Po kaq thelbësore mbetet edhe aftësia për të drejtuar dhe, po të jetë e mundur, edhe për të përfshirë në mënyrë konstruktive vlerësimet dhe reagimet e publikut, qoftë të atij brenda vendit apo atij ndërkombëtar,

po ashtu edhe median, ndërkohë që operacionet qartësohen. Çdo përpjekje njerëzore apo derivat i saj logjik, ka nevojë të marrë në kon-sideratë edhe disa thënie të shen-jta, si “instrumente të mendimit”, në mënyrë që njeriu të sigurojë përmirësimin e vet të pandërprerë intelektual. Qasja Gjithëpërfshirëse, së bashku me përfundimet koncep-tuale dhe doktrinare, i përket kësaj kategorie. Nuk ka dyshim, përballja me krizat komplekse ndërkom-bëtare të kohës së sotme kërkon përshtatjen e një modeli “qasjeje gjithëpërfshirëse”. Që ky të shër-bejë si mjet për analizë, planifikim, zbatim dhe matje gjithëpërfshirëse të efektivitetit, duke mundësuar njëherësh, shpërndarje me efekt-shmëri dhe përcaktim më të mirë të kapaciteteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtu përfshihen edhe kapacitetet ushtarake dhe ato civile.

Pyetjet që shtrohen janë: çfarë saktësish na garanton një trajtim gjithëpërfshirës? Pse është kjo e rëndësishme në mjedisin e sotëm të sigurisë? Dhe si mund të arrihet aftësia për ta realizuar e prakti-kuar atë? Si relizohet ajo brenda vetes, në kuadër ndërinstitucional apo edhe multinacional? Si realizo-het ajo në ndërtimin e kapaciteteve dhe realizimin e operacioneve? Po në bashkepunimin civilo-ushtarak? E mjaft pyetje të tjera si këto. Histo-

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 12

ria jep mjaft shembuj të formave të trajtesave gjithëpërfshirëse. Në pe-riudhën e pas Luftës së Ftohtë është vënë re një numër i madh i rasteve të veprimeve ushtarake asimetrike. Por, sidomos kohët e fundit, së bashku me njohjen e natyrës “komplekse” dhe “shumëdimensionale” të mje-disit modern operacional, ky koncept është rivitalizuar.

Pas njohjes dhe analizës së për-vojës luftarake në Afganistan dhe Irak, është arritur në pranimin e mendimit se instrumenti ushtarak nuk mund të veprojë i izoluar dhe se operacionet e suksesshme, por edhe rezultatet e qëndrueshme, përfshi-jnë një gamë të gjerë aktorësh dhe kontribuesish. Sidoqoftë, ndonëse shprehja “gjithëpërfshirje” përcjell idenë se një qasje njëdimensionale është kundërproduktive për përbal-limin e krizave komplekse, ka rezul-tuar shumë e vështirë të gjendet një përkufizim me të cilin të bien dakord të gjithë për qasjen gjithëpërf-shirëse, por edhe se çfarë përfshin ajo në vetvete.

Pranimi nga ana e Forcave të Armatosura i nevojës për të zbat-uar një qasje më të bashkërenduar gjithëpërfshirëse në operacione, por dhe në veprimtari të tjera ush-tarake, bëhet përherë e më e qartë dhe më urgjente. Një forcë e tillë do të jetë në gjendje të shfrytëzojë të gjithë burimet diplomatike, të zhvil-limit të industrisë, modernizimit të mbrojtjes dhe të tregëtisë, të lidhur ngushtë me ato të agjencive të tjera, të shumta në numër, të koordinu-ara përmes një plani të integruar në nivelin strategjik dhe pastaj të zbatuar në fushat e operacioneve, sipas nevojës. Si e tillë, qasja (lidhja, ngjashmeria) do të përfshijë të gjitha veprimtaritë ushtarake tradicionale dhe jotradicionale, të kryera në bash-këpunim dhe në një terren më të gjerë, të njohur si “Qasje për Opera-cionet e Bazuar në Efektet” (QOBE). Rezultati i dëshiruar do të jetë efika-siteti më i madh i misionit.

Në përputhje me rrethanat e reja që krijohen, udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe lidershipi ush-tarak gjithnjë e më shumë duhet të kërkojnë përsosjen e një force ush-tarake të aftë që të zotërojë “qasje gjithëpërfshirëse” në ndërtimin e

kapaciteteve dhe realizimin e opera-cioneve.

Së pari: Përdorimi i shumëfishtë i termave dhe i terminologjisë për të drejtuar kombinimin e përpjekjeve civile dhe ushtarake, të cilave u referohemi edhe si element i fuqisë kombëtare e ndërkombëtare(1) dhe efekteve të tyre mbi të ashtuqua-jturën “Hapësirë e Përbashkët e Angazhimit” (e njohur si fusha e PMESII-it(2), sjell sfida të tjera shtesë, meqë secili aktor do ta përdorë dhe do t’i referohet qasjes gjithëpërfshirëse në mënyra të ndry-shme, sipas kontekstit dhe kushteve historike.

Kjo mund të krijojë paqartësi në terminologji, sfida jo të vogla bu-rokratike, por edhe mospajtime në lidhje me përparësitë, veprimtaritë, mjetet dhe aktorët fundorë të paral-ajmëruar në kushtet e administrimit të krizave.

Së dyti: Edhe sikur të mund të zgjidhen pengesat e burimeve, ato politike dhe burokratike, për Forcat e Armatosura ende mbeten sfidat e bashkërendimit praktik, sidomos në nivele operacionale dhe taktike, ku këto vështirësi rriten në raport me parashtrimin në planifikim e drejtim, të cilat ndryshojnë shumë në kul-turën ushtarake, krahasuar me atë civile. Për këtë arsye, duke patur parasysh besimin se shumica e të interesuarve e kuptojnë rëndësinë e “harmonisë mes të gjithëve”, sfida e vërtetë mbetet të jetë se, si ta institucionalizojmë efektivisht dhe si ta bëjmë të përbashkët Qasjen e Përgjithshme (ta sjellim më pranë) në gjirin e komunitetit të interesuar

(ushtarako-civil) dhe më kryesorja, si ta bëjmë atë të funksionojë!

Në formulimin e saj më të thjeshtë, Qasja Gjithëpërfshirëse nënkupton ndjekjen e një metode të krijuar për të shkrirë në një mjetet civile dhe ushtarake dhe për të fuqi-zuar çdo nivel bashkëpunimi, koor-dinimi dhe koherence mes të gjithë aktorëve të përfshirë, jo vetëm për të dhënë siguri dhe qëndrueshmëri në operacione, por edhe më gjerë, për t’u marrë me sfidat dhe rreziqet që mund të hasen më tej për sig-urinë në shekullin e 21-të. Për të treguar efektivitetin e vet, Qasja Gjithëpërfshirëse duhet të mundë-sojë që ky dimension konceptual të përdoret për atë që në të vërtetë është, jo vetëm si një qëllim për t’u arritur, por më shumë, si mjet për të ndjekur objektivat e përbashkëta. E thënë ndryshe, duhet rikonceptuar një mendim i ri për gjetjen e zgjid-hjeve të shëndosha për çdo situatë komplekse që paraqitet.

Atëherë, cila është vlera e shtuar që sjell në trajtimin e qasjes doktrina ushtarake? Një mundësi më shumë për të siguruar një kuptim të njehsu-ar, për të gjithë aspektet e shumtë të skenarëve operacionalë, të sotëm dhe të ardhshëm, përfshirë këtu edhe karakterin shumëdimensional të formave të lidhura me rreziqet, duke filluar nga ata konvencionalë e deri tek ata të gërshetuar. Kjo tregon se trajtimi githëpërfshirës po i nënshtrohet procesit të “dok-trinimit”. Me fjalë të tjera, procesi i përbashkët synon të mbështesë zbatimin dhe shoqërizimin, duke kri-juar zgjidhje dhe mekanizma praktikë,

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 13

për të kuptuar dhe përshtatur tipe të ndryshme të përparësive, vep-rimeve dhe pritmërive të të gjithë partnerëve të interesuar.

Në përgjithësi, Doktrina Ush-tarake jep parimet bazë, për ata që udhëheqin veprimet e forcave ushtarake, por ajo që është më e rëndësishmja, ofron standardet, nëpërmjet të cilëve matim rezultatet e përpjekjeve tona. Në kontekstin e një Qasjeje Gjithëpërfshirëse, doktrina duhet menduar si njësi matëse, një indikator për analizimin e sukseseve, po ashtu edhe të dësh-timeve. Ajo nuk mund të zëvendësojë politikën, e cila përcakton se kush e ka përgjegjësinë për të bërë diçka, por mund të mbështesë dhe ndikojë pozitivisht mbi vendimmarrësit se si t’i realizojnë objektivat që përcakton politika. Përvoja, mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira ushqejnë zhvillimin e doktrinës dhe e bëjnë marrëdhënien strategji - doktrinë më të plotë.

Një nivel i tillë i përbashkët i kuptimit të ndërsjellë mund të ar-rihet vetëm nëse shoqërohet me ndryshimet e duhura organizative. Kjo, gjithashtu, mund të nënkup-tojë nevojën për të përcaktuar disa “rregulla” të reja, një lloj kodi të sjelljes gjithëpërfshirëse, që duhet të përdoret për të krijuar një fushë me mendësi bashkëpunuese, ku secili të mund të pranojë vetveten dhe pjesën e hapësirës së tij të veprimit. Sigurisht, zhvillimi i teknologjive të reja luan rol kyç në këtë aspekt dhe mund të krijojë mundësi për mbështetjen e inovacioneve dok-trinare dhe strukturore. Por nga ana tjetër është e nevojshme të theksojmë se edhe dokumentet strategjike dhe mësimet e nxjerra na informojnë për boshllëqet dhe mangësitë e aftësive, në mjedisin e sotëm politik, ushtarak dhe ekono-mik. Zgjidhjet në fushën e doktrinës, organizimit, trajnimit, materialeve, lidershipit dhe arsimimit, personelit, infrastrukturës dhe nderveprimit (DOTMELPFI) janë të nevojshme dhe duhet të zhvillohen.

Na duhet t’i përgjigjemi pyetjes “pse shpesh devijojme nga doktrina, edhe kur ajo është aktuale dhe stan-darde?” Kjo, mendoj se, në radhë të parë kërkon njohje dhe edukim

të lidershipit, por dhe një filozofi të qartë në aspektin e ngritjes së sistemit doktrinar, të integruar me atë të Aleancës, me qëllim zhvil-limin dhe ndarjen e ideve të njëjta. “Sistemi i arsimimit dhe stërvitjes duhet të mbështetë FA me personel të mirëtrajnuar, për përmbushjen e spektrit të detyrave operacionale, ...me bazën e nevojshme konceptu-ale dhe doktrinare...”(3), me qëllim shmangien e hamendësimeve dhe skepticizmit.

Aleanca po përpiqet të zhvillojë dhe përsosë doktrinën, procedurat dhe mendësinë e re brenda saj, duke eksploruar zgjidhjet e mundshme me aktorët e tjerë, me qëllim që të lehtësojë formulimin e objektivave operacionalë dhe strategjive të përbashkëta, si edhe planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e përbashkët në të gjitha fazat e operacioneve. Kjo i referohet në mënyrë të veçantë fazës së Stabilizimit dhe Rindërtimit, ku edhe është identifikuar një bosh-llëk doktrinar.

Një gjë e tillë do të funksionojë dhe shërbejë si një lloj bankoprovë, ku të zbatohen mekanizmat praktikë, por edhe të ndahen e integrohen përgjegjësitë civile dhe ushtarake, me një shkallë të caktuar flek-sibiliteti, me një perspektivë nga poshtë-lart.

Së treti: Më poshtë e quaj të ar-syeshme të ndalem posaçërisht dhe në mënyrë më të plotë në kuptimin e qasjes gjithëpërfshirëse drejt një modeli të Forcave të Armatosura të afta për të vënë në jetë një qëndrim të tillë. Për këtë qëllim, diskutimi do të përvijohet në përpjekjet që duhen bërë për një parashtrim të

tillë, përmes krijimit të një Kapac-iteti të Bashkuar, Ndërinstitucional, Shumëkombësh dhe Publik (KBN-SHP). Krijimi i këtij kapaciteti do ta vërë theksin tek një numër nismash dhe veprimesh që premtojnë ta lehtësojnë lëvizjen drejt arritjes së një përafrimi më gjithëpërfshiës brenda Forcave të Armatosura.

Është e kuptueshme që realizimi i plotë i kësaj qasjeje do të ndeshet me sfida të reja, pasi ajo ofron një kundërveprim shumë të nevojshëm dhe të suksesshëm për mjedisin e sigurisë që po shfaqet dhe për sfidat që ky mjedis ka gjasa të paraqesë në vitet që do të vijojnë.

Në vijim të kësaj çka theksuam më lart, po sjell në vëmendje një ide të profesorit britanik Malcolm Chalmers, të shprehur gjatë një ligjërate mbi Qasjen Gjithëpërf-shirëse: “Sfida është që të zhvillojmë një qasje, e cila, ndërsa merremi me kompleksitetin e një problemi, ajo duhet të identifikojë linja të qarta, që gjithpërfshirja të arrijë deri në nivel planifikimi, në nivel relativisht të lartë diskutimi. Duke zbritur më poshtë, në njësitë ushtarake, tek oficerët, civilët në terren apo kushdo qoftë, të gjithë këta kanë një punë në proces dhe duhet ta kryejnë atë, pa patur domosdoshmërisht nevojën e konsultimit gjatë gjithë kohës me homologët e tyre”.

Një qasje gjithëpërfshirëse për operacionet ushtarakeInteresi i Forcave të Armato-

sura për zhvillimin e një qasjeje më gjithëpërfshirëse për operacionet, më së shumti buron nga perspektiva që të gjitha agjencitë, më parë të

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 14

ndara, të bashkëpunojnë më ngushtë me njera tjetrën për arritjen e objek-tivave politikë. Në fakt, një qëndrim gjithëpërfshirës përmbledh mjaft prej kapaciteteve, që identifikohen nga kjo perspektivë. Ajo përfshin zhvillimin e aftësisë së ndërveprimit me aktorë të tjerë, në mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive. Në këtë kontekst, operacionet e sotme dhe të ardhme të FASH do të zbatojnë konceptin e “qasjes gjithëpërfshirëse”(4). Ato do të karakterizohen nga një pjesëmar-rje e gjerë e kapaciteteve ushtarake dhe civile, si dhe agjencive qeveritare dhe joqeveritare. Sipas rastit, në varësi të shtrirjes, vendit, rëndësisë dhe intensitetit të tyre, pjesëmarrja e FASH në operacionet e sotme dhe ato të ardhshme do të kryhet nën konceptin “joint”, ndëragjenci dhe shumëkom-bësh. Një përqasje që duhet zhvilluar në nivele të ndryshme:

•Kombëtar: përcaktimi i strat-egjisë ndëragjenci/ ndërqeveritare.

•Strategjik: nëpërmjet orga-nizmit ndërkombëtar “i caktuar” të drejtojë angazhimin.

•Operacional: ndërmjet të gjithë aktorëve civilë e ushtarakë, brenda forcës.

Një mendim i tillë ka fituar terren të mirë në mjedisin aleatëve krye-sore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vendet e tjerë po shikohet si domosdoshmëri. Megjithatë, të gjithë në tërësi përf-shijnë idenë e krijimit të një aftësie të re, që shkurton punën në të gjithë departamentet dhe nxjerr produktin e vet përmes ekipeve (sipas inte-resave sektoriale).

Në fakt, ideja i ka rrënjët në teori-në e re inxhinierike të menaxhimit të sektorit privat; kjo ka për qëllim riorganizimin e proceseve nga hyrja në prodhim deri tek produkti përfun-dimtar, me qëllim që të maksimali-zohet efektiviteti dhe të shmanget mbivendosja. Në kuptimin teorik, kjo teori e re inxhinierike kërkon të krijojë një proces ciklik, që bie ndesh me përjashtimet tradicionale sekto-riale, duke krijuar një organizatë që drejtohet me më pak probleme dhe është më e efektshme.

Për Forcat e Armatosura, një qasje gjithëpërfshirëse ofron mundësi në rritje për arritjen e një

ndërveprimi dhe bashkëpunimi më të frytshëm mes aktorëve kryesor në fushën operacionale, si dhe në zhvillimin e aftësisë dhe zotësisë së nevojshme për të krijuar rrjete bashkëpunimi po aq thelbësore për arritjen e objektivave.

Po ashtu, ajo që është më themelore, të menduarit në mënyrë të tillë mbështet një konsensus në rritje që qasjet me përqëndrim

jashtë forces ushtarake, të i n t e g r u a r a , shumëdisipl i-nëshe, të jenë normë në ras-tin e rreziqeve dhe sfidave të sigurisë, duke pasur parasysh problemet dhe sfidat komplekse që paraqet një mjedis sigurie gjithnjë e më

shumëdimensional. Operacionet e sotme ushtarake karakterizohen nga ndryshueshmëria e shpejtë dhe e shpeshtë e tyre, për shkak të spek-trit të gjerë të konfliktit, brenda të cilit, në shumë raste, mund të bash-këjetojnë paqja, kriza dhe lufta (5). Në spektrin e gjendjeve të sigurisë, bazuar në mundësinë e ndodhjes, shkallën dhe intensitetin e veprimeve të FASH dhe të komponentëve të tjerë të fuqisë kombëtare, mund të kemi gjendje të paqes, gjendje të krizës, gjendje të luftës, dhe situatë të paskonfliktit(6).

Ky mjedis paraqitet përherë e më dinamik, i pasigurt, njëherësh edhe mjaft sfidues. Shpesh, ai

përfshin konflikte të parregullta dhe asimetrike, të krijuara nga një sërë armiqsh, duke përfshirë organizatat terroriste, me aftësi të larta për të përdorur problemet etnike, fetare dhe mediat në interesin e tyre. Ato synojnë shpartallimin e Forcave të Armatosura, por më shumë tentojnë dobësimin e vullnetit të tyre për të luftuar. Ndërkaq, bosët e këtyre or-ganizatave, në rastin e këtyre konf-likteve, kërkojnë të mbajnë pushtetin dhe të ndikojnë mbi popullsinë lokale me çdo çmim. Në anën tjetër, edhe mjaft organizata kriminale transna-cionale kanë gatishmërinë, vullnetin dhe janë në gjendje që të blejnë, shesin, dhe të tregtojnë gjithçka, nga droga deri tek armatimet, për përfitime personale.

Gjithnjë e më shumë, zonat e konfliktit janë mjaft fluide dhe shumëdimensionale. Vijat e bete-jës shpesh nuk kanë të përcaktuar qartë frontin apo prapavijën. Armiqtë shpesh janë të shpërndarë mbi një zonë të gjerë gjeografike. Dhe, të bësh dallimin mes miqve dhe armiqve (apo neutralëve) mund të jetë mjaft e vështirë. Sepse, vetë konflikti paraqet vetëm një pjesë të prob-lemit, pa hyre ne shkaqet, thelbin e tij dhe pasojat që mund te vijnë.

Një mjedis i tillë shtron një mori kërkesash ushtarake. Jashtë ven-dit, ai, jo vetëm rrit nevojën për operacione luftarake edhe kundër kryengritësve, por edhe për misione komplekse stabilizimi në ato sho-qëri të rrënuara nga fatkeqësitë e krijuara nga njeriu apo nga natyra. Në fakt, kompleksiteti i konfliktit bashkëkohor ka nxitur nevojën që sot Forcat e Armatosura të zhvil-

Zonat e konfliktit janë mjaft fluide dhe shumëdi-mensionale. Vijat e betejës shpesh nuk kanë të përcaktuar qartë frontin apo prapavijën.

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 15

lojnë luftë “në tre blloqe”. Trupat, jo vetëm duhet të jenë në gjendje të kryejnë me efektivitet një sërë operacionesh (luftim me intensitet të lartë në një zonë, operacione stabilizimi në një zonë tjetër dhe ndihmë apo mbështetje humanitare në një zonë të tretë), por po ashtu duhet të jenë në gjendje të kalojnë me efektivitet nga njëri mision në tje-trin. Pra sot, qasja gjithëpërfshirëse do të përfshinte:

• Adaptimin e një qasjeje “ekip-ore” për zhvillimin e planit për një fushatë të integruar, me qëllim ar-ritjen e objektivave në operacionet me spektër të plotë.

• Aftësinë për t’u lidhur me sistemet operacionale në hapësirën e betejës së përbashkët me qëllim që të ndërveprohet me efektivitet.

• Aftësinë për të lehtësuar ndërtimin e ndërveprueshmërisë organizative përmes mekanizmave dhe rregullave të planifikimit bash-këpunues.

• Aftësinë për të lidhur të gjitha organizatat dhe agjencitë pjesë-marrëse me arkitekturën opera-cionale të Forcave të Armatosura dhe për të garantuar lidhjen që do të mbështesë këto organizata në realizimin e misionit.

• Aftësinë për të komunikuar me organizatat ndërkombëtare pjesë-marrëse në misione dhe organizata të tjera ndërkombëtare jo pjesëmar-rëse, duke përfshirë edhe aftësinë për të garantuar një komunikim efi-kas mes forcave konvencionale dhe atyre speciale.

• Kapacitetin për të patur akses në informacionin kryesor në kohë dhe në mënyrë efektive.

• Aftësinë për t’u komunikuar qartë dhe me efektivitet, ashtu si-kundër kërkohet, objektivat, synimet dhe veprimet e misionit, të gjithë lojtarëve pjesëmarrës.

Në kuadër të këtij kompleksiteti, brenda vendit, kërkohet mbikqyrje e vazhdueshme e detyrave në kuadër të misionit kushtetues, që lidhen me integritetin, monitorimin e ku-fijve, hapësirës tokësore, ajrore dhe detare. Kjo kërkon një qasje tjeter më të mirë në ristrukturimin e forces, ndërtimin e kapaciteteve, sidomos në fushën e informacionit dhe të komandim-kontollit (C2),

sistemin e arsimimit dhe trajnimit, por dhe përmirësimin e burimeve të mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, kërko-het një kapacitet më i përmirësuar në menaxhimin e pasojave të ndry-shme, në mbështetje të pushtetit civil, në rast të emergjencave brenda vendit. Është e qartë që çdo vend, krahas doktrinës së Aleancës, har-ton doktrinën e vet, në përputhje me interesat e veta kombëtare e poli-tike, kushtëzuar edhe nga kapac-itetet ushtarake e ato të zhvillimit të pritshëm. Politika dhe doktrina për-katëse kanë një qëllim të vetëm, të bëjnë që Qasja Gjithëpërfshirëse të vihet në vep-rim me efektiv-itet. Është mjaft e rëndësishme t’i japim doktrinës përkatësinë e duhur edhe në sytë e vendimmarrësve. Në se, Doktrina e Përbashkët e Aleancës pasqyron tërësinë e parimeve dhe koncepteve të përdorimit dhe të mbështetjes së forcave të Aleances në operacione, kjo do te thote se të gjitha vendet anëtare, duhet të përshtasin doktri-nat e tyre me ato të NATO-s.

Në fund, më lejoni të nxjerr si përfundim se:Në dritën e zhvillimit të sinergjive

të përbashkëta civilo-ushtarake, ideja e qasjes gjithëpërfshirëse nuk është zgjidhja, por një metodë bash-këkohore dhe një proces dinamik, për të organizuar, planifikuar dhe drejtu-ar çështjet aktuale të FA. Shpejtësia aktuale, me të cilën përshtatshmëria ushtarake në terren po përkthehet në ndryshim doktrinar zyrtar, sjell ndërlikime të rëndësishme në lidhje me ndryshimet në trajnim dhe ar-simim dhe për përhapjen e plotë të mësimeve të nxjerra nga përvojat operacionale, jo vetëm brenda sferës ushtarake. Nevojitet specializim dhe profesionalizëm të vazhdueshëm të strukturave ushtarake. Impak-tet e reformës së FA, pajisjes dhe modernizimit teknologjik të saj mbi operacionet, përpara se të vihen në zbatim, duhen “peshuar” dhe studi-uar si duhet.

***1.Zakonisht e përmbledhur si DIME (Diplomatike, Informuese, Militare dhe Ekonomike) ose DI-MEFIL (Diplomatike, Informuese, Militare, Economike, Financiare, të Zbulimitdhe të Zbatimit të Ligjit), etc.2. Politike, Militare, Economike, Sociale, Informuese e Inteligjecies /Zbulimit. 3. Rishikimi Strategjik I Mbrojtjes Tiranë 2013, fq. 334.Përqasja gjithëpërfshirëse” nënkupton pjesëmarrjen e gjithë institucioneve të sigurisë kom-bëtare në operacionet kombëtare “whole government approach”; si dhe të shumë institucioneve ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare në operacionet ndërkombëtare “comprehensive approach”.5.Doktrina Ushtarake e FARSH (DP-01), Tiranë 2013, fq.426.Paqja është ajo gjendje e sig-urisë kur shtetet, grup-shtetet ose palët bashkëjetojnë në har-moni të plotë... Kriza është një gjendje as paqe as luftë. Çdo krizë mund të çojë në paqe ose në luftë, prandaj rëndësi vendimtare merr menaxhimi i krizës në kohën e duhur dhe me mjete të për-shtatshme. Lufta është ajo gjendje e sig-urisë e shprehur si një marrëd-hënie e dhunshme midis dy a më shumë shteteve, grup-shteteve ose palëve. Lufta është shpre-hja më e lartë e konfliktit. Sipas Klauzeviçit, lufta ka dy kompo-nentë: komponentin objektiv, që është natyra e saj dhe që mbetet e pandryshueshme në çdo rretha-në; si dhe komponentin subjektiv, që është karakteri i saj, i cili për-bëhet nga elemente të ndryshme të shkaqeve të saj. Situata e paskonfliktit. Një rëndësi të dorës së parë merr menaxhimi i situatës së pasluftës ose të paskonfliktit. Operacionet kombëtare dhe shumëkombëshe të 20 viteve të fundit kanë treguar se ka qenë më e lehtë të fitohet lufta se sa “të fitohet paqja”. Në këtë kuadër, përparësi të veçantë merr zhvillimi i “strat-egjive të daljes” nga forcat e armatosura së bashku me ak-torët e tjerë civilë në interes të rindërtimit dhe stabilizimit të situatës konfliktuale.

Impaktet e reformës së FA, pajisjes dhe modernizimit teknologjik të saj mbi opera-cionet, përpara se të vihen në zbatim...

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 16

GraNit ZELaShef i Seksionit të testimit,

QGJh, AFA

Standardet e Gjuhës STANAG 6001 në NATO

Sfidat e gjuhës në NATO para dhe pas Luftës së Ftohtë përvijuan politikat dhe praktikat e gjuhës në këtë organizatë duke formë-suar një doktrinë koherente për mbështetjen gjuhësore në

operacionet ushtarake. Që prej krijimit të NATO-s në 1949, personeli ushtarak i vendeve anëtare dhe partnere ka marrë pjesë vazhdimisht në operacione të përbashkëta ndërkombëtare në pjesë të ndryshme të botës. Meqenëse ang-lishtja është një nga gjuhët zyrtare të NATO-s dhe është gjuha më e përdorur në komunikim, arritja e një nivelit të lartë të zotërimit të kësaj gjuhe është detyrim për pjesëtarët e FA, gjë që në shumë raste përcakton mundësitë e tyre për ecuri në karrierë. Përhapja e an-glishtes ka bërë të mundur që NATO të kërkojë standardizimin e gjuhës si faktor themelor i garantimit të efektshmërisë në misionet e saj. Anglishtja është gjuhë operacionale dhe mësimdhënia, testimi dhe përdorimi i gjuhës angleze në bash-kësinë e NATO-s ka fituar një rëndësi gjithnjë e më të madhe pas zgjerimit me anëtarë të rinj dhe numrit gjithnjë e në rritje të detyrave të përbashkëta të tilla si operacionet paqeruajtëse. Në këtë këndvështri, gjuha zngleze është Lingua Franca e NATO-s.

Vlerësimi i aftësisë së zotërimit të gjuhës mbetet një sfidë aktuale e cila pas zgjerimit të NATO-s me anëtarë dhe partnerë të rinj, çështja e vlerësimit të gjuhës është tashmë urgjente dhe sfiduese. STANAG 6001 synon të

garantojë të kuptuarit e zotërimit të gjuhës së personelit ushtarak me qëllim përmbushjen e kritereve të gjuhës për pozicione të stafit ndërkombëtar, por in-strumentet e testimit nuk u specifikuan me qëllim që vendet anëtare të zhvillojnë materialet e tyre të testimit në secilën aftësi. Përshkruesit e niveleve që për-bëjnë STANAG 6001 janë udhëzues për trajnimin dhe testimin e gjuhës në nivel kombëtar për Forcat e Armatosura të vendeve anëtare të NATO-s. Ato iden-tifikojnë komponentët e gjuhës që janë objekt i trajnimit dhe vlerësimit në kon-tekstin e komunikimit. Përshkruesi dhe testet që hartohen duke u mbështetur tek ai, hartohen për të identifikuar af-tësitë e përgjithshme të zotërimit të gjuhës; aftësinë për të komunikuar në lidhje me një spektër të gjerë temash në rrethana të ndryshme, me audienca të ndryshme. Nevoja për komunikim të efekshëm është posaçërisht i rëndë-sishëm në këto misione dhe operacione ku rreziku i keqkuptimit në nivel gjuhë-sor shpie në gabime, të cilat mund të shkaktojnë viktima. Kësisoj, NATO dhe shtetet anëtare i kanë kushtuar rëndësi mësimnxënies, mësimdhënies, testimit të gjuhës dhe sidomos standartizimit të tyre me anë të krijimit të organiza-tave profesionale me staf akademik të arsimuar në këtë fushë.

Gjuha në kontekstin ushtarak: By-roja Ndërkombëtare e Koordinimit për Gjuhët (BILC)

Historia e mësimdhënies së gjuhës në kontekstin ushtarak daton në Luftën e Dytë Botërore kur filloi të ketë kër-kime shkencore në këtë fushë sidomos pas hyrjes së SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore. Ato e kanë origjinën në stërvitjet shumëkombëshe të NATO-s në vitet 1950-të cilat nxorën në plan të parë çështjen e gjuhës. Dhjetëra stërvitje të realizuara nga NATO gjatë kësaj dekade identifikuan mangësi të

STANAG 6001 është një dokument i hartuar me synimin e mirë që të masë dhe krahasojë nivelin gjuhësor në vende të ndryshme anëtare të NATO-s dhe në ato që synojnë të anëtarësohen‘

staNaG 6001

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 17

Një nga botimet profesionale për praktikimin e shprehive gjuhësore tëSTANAG 6001 , edituar nga Sheilagh Nelson, përfaqësuese e Projektit Anglez

për Paqeruajt jen (PEP) në QGJH, AFA, 2003

mëdha në përdorimin e gjuhës së përbashkët dhe nxorën në pah nevojën për standartizimin e saj. Në atë kohë, Ushtria e SHBA-së kishte nevojë për personel i cili kishte aftësi gjuhësore në disa gjuhë. Qeveria amerikane u besoi pesëdhjetë e pesë universiteteve amerikane projektin e krijimit të programit të gjuhës së huaj për personelin ushtarak, të cilat krijuan “Programin e Tra-jnimit të Specializuar për Ushtrinë” (ASTP) në vitin 1942. Këto kurse ishin pjesë e programeve intensive dhe studentët studionin dhjetë orë në ditë dhe gjashtë ditë në javë. Ky program zgjati vetëm dy vjetë dhe frymëzoi shumë linguist për sa i për-ket vlerës së një qasjeje intensive, të

mbështetur tek aftësia e të folurit në nxënien e gjuhës së huaj.

Në vitet 1960-të, pas krizës së raketave në Kubë, nevoja për ndërve-prim të forcave u bë temë e ditës. Zotërimi i gjuhëve të vendeve aleate dhe armike u bë urgjente, anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, rusishtja, ishin gjuhë që kërkonin institucione arsimimi dhe trajnimi. Mësimet e nxjerra nga stërvitjet masive në vitet 1950, dhe zhvendosja e fokusit në përdorimin e një gjuhe të përbashkët operacionale ishte çështje e de-tyrueshme. Ky proces u thjeshtëzua deri diku në aspektin e funksionimit të institucioneve trajnuese të gjuhës për stërvitje dhe operacione të cilat u përqendruan tek gjuha angleze pas

tërheqjes së Francës nga NATO në vitin 1966.

Forcat Amerikane në Evropë (USAFE) dhe SHAPE organizuan gjatë periudhës 1962-1966, pesë konferenca që u fokusuan në tra-jnimin e gjuhës në vendet anëtare të NATO-s. Në konferencën e vitit 1966, delegatët ranë dakord që të krijohet “Byroja Ndërkombëtare të Koordinimit për Gjuhët” (BILC). Krijimi i Byrosë Ndërkombëtare të Koordinimit për Gjuhët (BILC) si “…një organizëm ndërkombëtar i an-gazhuar për nxitjen e interesave të përbashkëta në trajnimin e gjuhës” ishte përgjigje ndaj nevojës së shumë vendeve për koordinimin e përpjekjeve në këtë fushë.

Që nga krijimi, përgjegjësia e BILC ishte e qartë: publikimi i Buletinit të BILC për të përhapur informacionin mbi zhvillimet në fushën e trajnimit të gjuhës; të rishikojë punën e bërë në fushën e koordinimit dhe në stu-dimin e temave të veçanta të gjuhës me anë të organizimit të një konfer-ence dhe seminari vjetor për vendet pjesëmarrëse; të veprojë si pikë koordinimi për shkëmbimin e infor-macionit mes vendeve pjesëmarrëse mbi zhvillimet në fushën e trajnimit të gjuhës; të sponsorizojë përpjekjet për hartimin dhe zbatimin e niveleve të zotërimit të gjuhës STANAG 6001. Temat kryesore të punës së BILC ishin trajnimi dhe zhvillimi i intruktorëve, sistemeve, qasjeve ndaj trajnimit, nivelet e zotërimit të gjuhës, dhe vendosja e standarteve, profilizimi i nxënësit të gjuhës së huaj dhe integrimi i teknologjisë. Këto tema demonstrojnë përpjekjen për të arritur një lloj standarti në tra-jnimin e gjuhës dhe akreditim, detyrë sfiduese në të gjitha vendet, por sidomos më e vështirë për vendet e NATO-s dhe organizmat e saj.

Në konferencat dhe seminaret e BILC është theksuar që kompetenca në aftësitë e gjuhës angleze është parakusht për pjesëmarrje në stër-vitje, operacione, dhe pozicione në të gjitha degët e Selisë Shumëkom-bëshe të NATO-s. Objektivi është përmirësimi i aftësive të gjuhës an-gleze për të gjithë personelin të cilit i duhet të bashkëpunojë me forcat e e NATO-s në operacionet e Partner-itetit për Paqe (PfP), stërvitje dhe

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 18

trajnim me shtabin e NATO-s. Këta individë duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë të efektshme në gjuhën angleze duke i vënë theks të posaçëm terminologjisë dhe pro-cedurave operacionale. Objektiva të tillë deklarojnë që vendet duhet jo vetëm të rrisin në përgjithësi nivelin e zotërimit të gjuhës të oficerëve dhe Nën/Oficerëve por të rrisin gjithashtu integrimin e trajnimit të mjaftueshëm gjuhësor si pjesë e ecurisë së tyre normale në karrierë dhe aftësi të mjaftueshme gjuhë-sore për oficerët dhe Nën/Oficerët e ardhshëm. (Objektivi i Partneritetit të NATO-s-PG G 0355, Kriteret e Gjuhës, 2004).

Vlerësimi i aftësive gjuhësore në NATO: STANAG 6001Gjatë periudhës 1960-1970 u

punua në aspektin e standarteve të gjuhës, përcaktimit të niveleve të zotërimit, zhvillimit të instrumenteve vlerësues dhe të besueshëm të cilat kishin ndikim të madh në karrierën e ushtarakave dhe kësisoj iu nënsh-truan ndryshimeve ligjore. Në vitin 1968, disa agjenci amerikane har-tuan së bashku përshkruesit zyrtarë të niveleve të zotërimit të gjuhës në katër aftësi: të folurit, leximi, dëgjimi dhe shkrimi. Sfida e parë për anëtarët e BILC ishte përkufizimi i kuptimit të nivelit të duhur të gjuhës për qëllime operacionale, përcaktimi se çfarë ishte e duhur, si mund të përkufizohej

dhe më e rëndësishmja, si mund të matej në mënyrën më të mirë dhe të saktë të mundshme. Këto përpjekje çuan në edicionin e parë të STANAG 6001 (Marrëveshja Standardizimi 6001 ) në vitin 1976, dokumentit të parë të NATO-s me treguesin e nivelit të zotërimit të gjuhës. Ky dokument orientues synonte t’i përgjigjej nevojës për përkufizimin e nivelit të zotërimit të gjuhës dhe për të krijuar një kuadër të përbashkët reference mes vendeve anëtare. Synohej që ky kuadër reference mund të gjente zbatim tek të gjitha gjuhët dhe të mund të përdorej prej shumë vendeve. Atëherë mendohej se kjo qasje përmbushte nevojat kundrejt larmisë së madhe të pozicioneve, detyrave dhe roleve të personelit pavarësisht nëse pozicionet ishin për ushtarakë apo civilë.

STANAG 6001 është një doku-ment i hartuar me synimin e mirë që të masë dhe krahasojë nivelin gjuhë-sor në vende të ndryshme anëtare të NATO-s dhe në ato që synojnë të anëtarësohen. Qëllimi i kësaj mar-rëveshjeje është t’u sigurojë Forcave të NATO-s një tabelë ku përshkruhen nivelet e përgjithshme gjuhësore.Vendet pjesëmarrëse bien dakord të përdorin nivelet e përgjithshme gjuhësore me qëllim që të përm-bushin kërkesat gjuhësore për stafin që emërohet në pozicione ndërkom-bëtare; të krahasojnë standardet kombëtare me anën e një tabele të standardizuar; të bëhet evidentimi

dhe raportimi në komunikimin në nivel ndërkombëtar të mënyrës sesi matet niveli i përgjithshëm gjuhësor (nëse lind nevoja duke bërë konvertimin nga standardet kombëtare, (NATO, STANAG 6001). Synimi kryesor i Marrëveshjes STANAG 6001është standardizimi i kurrikulës. Për këtë arsye në të gjitha vendet e NATO-s programet e arsimimit në Gjuhën e Huaj dhe gjithë procesi i mësim-dhënies dhe vlerësimit të njohu-rive mbështeten tek përshkruesi i STANAG 6001-it.

Rishikimi dhe përditësimi i STANAG 6001 Përshkruesit e STANAG 6001 u

përdorën në formën origjinale për gati njëzetë vjet. Bashkëpunimi me ven-det e reja anëtare të NATO-s dhe me vendet partnere bëri të nevojshme rishikimin e përshkruesve. Format e reja të bashkëpunimit mes anëtare të NATO-s dhe vendeve të reja part-nere nxorën në pah disa mospër-puthje mes vlerësimeve STANAG në vende të ndryshme. Në vitin 1999, një komitet ekspertësh prej njëm-bëdhjetë vendeve ri-intrepretuan përshkruesit e STANAG-ut fillestar të vitit 1976. Zyra për Koordinimin Ndërkombëtar të Gjuhës (BILC) mori rol udhëheqës në riinterpretimin e përshkruesve të STANAG 6001. Agjencia e NATO-s për Standartiz-imin botoi Edicionin 2, në vitin 2003, duke i rishikuar nivelet gjuhësore që duhet të arriheshin nga të gjithë

Kadetët amerikanë

dhe ush -tarakët

shqiptarë pjesë e

programit CULP 2014

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 19

ata që do t’i nënshtroheshin testit STANAG-6001.

Për të ofruar instrumente për autoritetet e vendeve të ndryshme për të korrektuar “shmangien në vlerësim” çka do të thotë, inkoher-encën mes vendeve, BILC hartoi në 2003 projektin e quajtur Testi Këshil-lues për Nivelin e Gjuhës (BAT), duke iu përgjigjur nevojës për të krijuar një test të kalibruar me të cilin vendet mund të krahasojnë rezultatet e tes-teve të tyre kombëtare. BAT u përdor në shërbime të ndryshme të kontrak-tuara nga Komanda e Aleancës për Transformim për të ofruar norma referuese për të katër aftësitë e gjuhës për të përshtatur rezultatet e testeve kombëtare me kriteret e STANAG 6001. Testi u hartua në ja-nar 2010 prej këshillit amerikan për Mësimdhënien e Gjuhëve të Huaja me pjesëmarrjen e njëmbëdhjetë vendeve të BILC të cilat kontribuan në hartimin e rubrikave të testimit dhe pilotuan versionet e para të testit. Projekti është një hap tjetër i rëndësishëm në standardizimin e testimit të gjuhës në përputhje me përshkruesit e STANAG 6001 të NATO-s.

Gjatë diskutimeve në panelet e konferencës vjetore të BILC në qer-shor 2004 në Strasburg, u vendos që rezultatet e testeve STANAG të jenë të vlefshme nga 1 deri në 3 vjet. Paneli i duskutantëve ra dakord në mënyrë unanime që kjo duhet të jetë një politikë kombëtare e vendeve të NATO-s. Secili vend ka ligjet, procedurat dhe traditën e vet të menaxhimit dhe rishikimit të proce-durave të testimit dhe çertifikimit të rezultateve, megjithatë u ra dakord që dukhej të kishte një kufi kohor, për një rezultat testimi që përfaqëson aftësinë e vërtetë për të kryer detyra në një gjuhë të caktuar, dhe periudha 1-3 vjet u gjet më e arsyeshmja. Siguria e testteve u konsiderua e rëndësishme nga ky panel. Të gjitha materialet e testeve duhet të jenë të sigurta.

Kërkesat e niveleve të zotërimit të gjuhës u rishikuan dhe u pasuruan nga Agjencia Ushtarake e Standar-tizmit së fundi në vitin 2010, me botimin 4, i cili jep përshkrues më të detajuar në lidhje me detyrat, saktësinë dhe përmbajtjen në kry-

erjen e ushtrimeve gjuhësore për të orientuar instruktorët e gjuhës dhe hartuesit e testeve. Në këtë për-shkrues, për çdo shprehi gjuhësore dhe për çdo nivel, gjithësej 5 nivele, përcaktohen disa pika të përbashkëta reference për atë se çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë përdoruesi me gjuhën: niveli 0-pa njohuri praktike gjuhësore; niveli 1- fillestar, niveli 2-nivel i kufizuar i njohurive; niveli 3-nivel profesional; niveli 4-nivel ek-spertësh; niveli 5-nivel i lartë i për-doruesit autokton. Nivelet zbatohen për katër sete aftësish: aftësia e

dëgjimit, aftësia e të folurit, aftësia e leximit dhe aftësia e shkrimit.

Më poshtë po japim tabelën e për-shkruesit, për shprehinë e të folurit, niveli 3, sipas përshkruesit të vitit 2010, në gjuhën shqipe. “Kandidati është në gjendje të komunikojë me efikasitet në shumicën e bisedave formale dhe joformale për nevoja praktike, sociale, dhe profesionale. Mund të diskutojë pa vështirësi për interesa të veçanta dhe fusha speci-fike profesionale. Mund të përdorë gjatë të folurit funksione të tilla ko-munikimi si: t’i përgjigjet një opiniont kundërshtues, të sqarojë pika të ndryshme, të justifikojë vendime, t’u

përgjigjet sfidave, të mbështesë një opinion, të pohojë dhe mbrojë një poli-tikë të caktuar. Mund të demonstrojë aftësi gjuhësore gjatë takimeve, bri-fingjeve, fjalimeve dhe tipeve të tjera të monologeve të niveleve të larta, ngritja e hipotezave dhe trajtimi i sit-uatave apo temave jo familiare. Mund të përftojë informacion dhe opinion analitik nga folësit vendas. Mund të transmetojë koncepte abstrakte në diskutime me tema komplekse të përgjithshme si ekonomia, kultura, shkenca, teknologjia, filozofia sikurse tema që lidhen me profesionin e tij/saj. Mund të komunikojë qartë duke transmetuar kuptimin në mënyrë korrekte dhe të efektshme. Mund të përdorë mjetet lidhëse gjuhë-sore me fleksibilitet dhe në nivele të ndërlikuar ligjërimi. Kandidati flet me lehtësi duke iu përshtatur situ-atave të ndryshme. Mund të përdor gjuhën qartësisht dhe relativisht në mënyrë të natyrshme për shtjellimin e lirshëm të koncepteve dhe mund t’i bëjë idetë e kumtuara lehtësisht të kuptueshme për një folës vendas. Ndonjëherë kandidati mund të mos kuptojë plotësisht disa referenca kulturore, proverba, aluzione dhe nënkuptimet e nuancave dhe idi-omave, por mund të vijojë lehtësisht komunikimin normal. Shqiptimi mund të dallohet lehtë që është i një folësi të huaj. Mund të bëhen gabime jo të shpeshta ose me struktura shumë të ndërlikuara, karakteristike për stilin zyrtar të ligjërimit. (STANAG 6001, botimi 2010). Po të vihet re, ato që në gjuhën angleze quhen “can state-ments” (ajo çfarë mund të bëhet me gjuhën) mbizotërojnë në këtë përshkrues dhe janë komponentët bazë të kurrikulës për arsimimin në gjuhën angleze. STANAG 6001, botimi i vitit 2010 njeh “nivelet plus” si nivele të zotërimit të gjuhës që e tejkalojnë nivelin bazë por nuk përm-bushin plotësisht kriteret e nivelit tjetër më të lartë.

STANAG 6001 në Forcat e Armatosura të RSHPas anëtarësimit të Shqipërisë

në Partneritetin për Paqe në vitin 1994, politika e arsimimit në gjuhën angleze, testimi dhe kurrikula e e arsimimit në gjuhën angleze mori si dokument reference STANAG 6001,

Gjatë diskutimeve në panelet e konferencës vjetore të BILC në qershor 2004 në Strasburg, u vendos që rezultatet e testeve STANAG të jenë të vlefshme nga 1 deri në 3 vjet.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 20

marrëveshjen midis vendeve të NATO-s për vendosjen dhe zbatimin në praktikën e mësimdhënies dhe testimit në gjuhën e huaj të stan-dardeve të përbashkëta. Politikisht një proces i tillë është i mëshiruar në dokumentin “Arsimimi dhe stër-vitja në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (2009), pika 2.6, ku kërkohet që: “…trajnimi i personelit të FA-së në Gjuhën Angleze, të bëhet sipas STANAG 6001”. Në vitin 2005 në QGJH-në e AFA-së filloi të përdorej kurrikula e re e synuar, e cila ishte rezultat i zbatimit konkret të Marrëveshjes STANAG 6001 në kushtet e FA-ve të Shqipërisë. Ajo u hodh në për-dorim si një paketë kurrikulare që përfshinte Përshkruesin e STANAG 6001-it, ndryshimet në programet mësimore dhe në planifikim dhe tes-tin STANAG 6001.

Studimi i Dr. Jaup Zenuni për efektin e testit STANAG 6001 në kurrikulën e QGJH-së në bazë të py-etësorëve të hartuar për pedagogët e anglishtes si dhe për kursantët civilë dhe ushtarakë të kurseve të gjuhës angleze u realizua në vitin 2012, si pjesë e studimeve dokto-rale për titullin doktor në gjuhësi. Si-pas disa nga gjetjeve të këtij studimi “Futja e testit STANAG 6001, duke zgjeruar kurrikulën e synuar, ndikoi pozitivisht mbi qëndrimet dhe per-ceptimet e të gjithë aktorëve ndaj mësimit të Gjuhës Angleze. Peda-gogët dhe kursantët e QGJH-së mendojnë se kurrikula e re e synuar ka rritur cilësisht përvetësimin e Gjuhës Angleze nga personeli ush-tarak. Sot FA-të e Republikës së Shqipërisë kanë një komunitet të gjërë anglishtfolësish, sidomos në radhët e oficerëve. Ato sot dërgojnë ushtarakë që shërbejnë në shtabet e ndryshme të NATO-s në Bruksel (Belgjikë), Monz (Belgjikë), Napoli (Itali), NorFolk (SHBA), Brunsum (Hollandë), Gjermani e Turqi, ku Gjuha Angleze është gjuha e parë e komunikimit. Me qindra ushtarakë anglishtfolës shqiptarë kanë marrë e marrin pjesë në operacionet paqeru-ajtëse në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Irak, Çad, Afganistan e Kosovë, krahas kontigjenteve të vendeve të tjera të NATO-s.

Së dyti, kurrikula e re e synuar

është bërë nxitje për përvetësimin e gjuhës angleze sepse duke qenë kurrikulë dinamike pasurohet me elementë të rinj në vijimësi dhe pa-suron kështu kurrikulën e zbatuar, krijon hapsirë për sjelljen në orën e mësimit të lëndës dhe koncepteve të reja veçanërisht në aspektin ushtarak, u krijon mundësi peda-gogëve ta plotësojnë përmbajtjen e programeve mësimore me mate-rial të freskët, që sot, si rrjedhojë e zhvillimit teknologjik, mund të gjendet lehtësisht. Kjo ka bërë që, veçanërisht në orët e materialeve plotësuese për shprehinë e shkrimit, të folurit dhe dëgjimit, të përfshihen materiale të freskëta dhe auten-tike. Për këtë qëllim janë botuar libra me materiale plotësuese dhe janë krijuar dosje materialesh nga secili pedagog. Megjithatë, peda-gogët e QGJH-së e konsiderojnë përditësimin kurrikular një proces që kërkon përkushtim të vazhdueshëm. Së treti, studimi tregoi se si rezul-tat i futjes së testit STANAG 6001, ndryshime pozitive vihen re edhe në punën individuale të pedagogëve, për përditësimin e njohurive didaktike, tek njohja në mënyrë të përditësuar me terminologjinë ushtarake dhe tek niveli i përgatitjes ditore. Kurrikula e re ka ndikuar që të ketë një har-monizim më të mirë të shprehive gjuhësore në orët e mësimit.

Disa aspekte që kanë nevojë të rivlerësohen lidhen me me përditësimin kurrikular sipas botimit 2010, rishikimin e programeve mësi-more, rishikimin e specifikimeve të Testit STANAG 6001, të rregullores së administrimit të këtij testi, har-monizimin e shprehive gjuhësore në orën e mësimit, përdorimit të drejtë të testit STANAG 6001 në QGJH i cili përdoret për matjen e arritjeve në fund të kursit dhe përdorimin jashtë sezoneve të përvitshme zyrtareduke e kornizuar orëne e mësimit sipas formatit të testit STANAG 6001 dhe duke rritur arti-ficialisht ngarkesën e pedagogëve të Seksionit të Testimit, të cilët krahas hartimit dhe administrimit të tes-tit, janë të ngarkuar me normë të plotë mësimore, ekspozim të tepërt të varianteve të testeve STANAG duke krijuar probleme edhe në ad-ministrim. Studimi tregon se duhet

krijuar një praktikë e konsoliduar që, në fund të çdo kursi apo sezoni të testit STANAG, të përdoren forma të ndryshme për vjeljen e mendimeve të kursantëve apo të gjithë atyre që i nënshtrohen testit STANAG 6001. Këtu do të shtonim edhe nevojën që personeli që testohet sikurse stafi akademik duhet të jenë të familjari-zuar me formatin e testit, llojet e ushtrimeve, nivelet dhe udhëzimet. Për të garantuar familjarizimim me testet, konsiderohet e dobishme që të hartohet një metodë orientimi me anë një testi model ose edhe me anë të guidave familjarizuese që përshkruajnë të gjitha aspektet e testit dhe japin shembuj që nuk kompromentojnë materialin aktual të testit.

Programi i të Shkëmbimit Kultu-ror dhe Gjuhësor (CULP) në QGJH “shans i artë” për praktikimin e anglishtes me kadetë amerikanë

Gjatë dy vieteve të fundit, në mjediset e Qendrës së Gjuhëve të Huaja, AFA, vijnë kadetë ameri-kanë, studentë ushtarakë të uni-versiteteve të SHBA-ë, të cilët së bashku me grupin e ushtarakëve shqiptarë, zhvillojnë programin mësi-mor për njohjen dhe të kuptuarit e ndërsjelltë të kulturave të dyja vendeve. Kjo përvojë unike arsimore, pjesë e Programit të Shkëmbimit Kulturor dhe Gjuhësor (CULP) për Shqipërinë, është program që re-alizohet për herë të parë këto vite në bashkëpunim me Forcat tona të Armatosura. Gjatë përvojës së deritanishme, Qendra e Gjuhëve të Huaja ka qenë “stacioni” i përhershëm ku kadetët amerikanë dhe personeli shqiptar pjesë e këtij program, takoheshin çdo javë për të vendosur një kontakt ndër-personal aktiv mes tyre, i cili përqendrohej tek aspektet sociale dhe kulturore të këtyre përvojave të fituara. Duke pasur para tyre hartat e Shqipërisë dhe SHBA-së, kadetët ndanin me ushtarakët tanë, informacion speci-fik për marrëdhëniet dhe rolet familjare në zonat ku ato jetojnë dhe banojnë, për klimën, traditën e muzikës, ushqimet tradicionale, mënyrën e kalimit të kohës së lirë, llojet e argëtimit, ditët e veçanta në Shqipëri dhe Amerikë, rregul-

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 21

lat e trafikut, sistemin e gradave, rregullat e etikës dhe kortezisë në ushtritë e dy vendeve, politikat e arsimimit dhe vlerat kulturore të kombit shqiptar dhe amerikan etj.

Ushtarakët shqiptarë pjesë e këtij programi që do të vijojë edhe në të ardhmen, kanë një mundësi unike të praktimit të gjuhës angleze me folës vendas për një periudhë trejavore. Vitin e kaluar pjesëmar-rësit shqiptarë iu nënshtruan Testit të Përcaktimit të Nivelit të Gjuhës ALCPT, në fillim dhe në përfundim të kursit, dhe ndikimi i këtij programi në aftësitë e të folurit dhe dëgjimit, ishte i dukshëm dhe i dobishëm. Programi arsimor mbështetet në tekstin “Tema Diskutimi për Ekipin Trajnues të Kadetëve në Gjuhën Angleze (Discussion Topics for the Cadet English Language Training Team-CELT) i cili përmban tema diskutimi që lehtësuan komunikimin mes kadetëve të amerikanë dhe personelit ushtarak shqiptar, pjesë-marrës në këtë Program. Teksti përmban materiale për diskutime ndëraktive mbi tema të larmishme personale, sociale dhe ushtarake të cilat synojnë rritjen e vetëdijes ndër-kulturore dhe njohjen më të thellë mes pjesëmarrësve në programin CULP. Teksti nuk përdoret si tekst klasik i mësimit të gjuhës, gjë që do të thotë se kadetët nuk përqen-drohen në përvetësimin e fjalorit, studimin dhe praktikimin e kohëve të ndryshme të foljeve apo modelet e fjalive, por u vendos në shërbim të strategjive të komunikimit kulturor, me objektiv rritjen e angazhimit në

një dialog intensive kulturor dhe të zhvilluarit e të kuptuarit të kul-turës së synuar (target culture) me homologët e tyre. E thënë me pak fjalë, nëse një mësimdhënës i gjuhës mundohet të krijojë mundësi praktikimi të të folurit dhe dëgjimit në një orë mësimi sa më autentike, ky program këtë mundësi e krijon në mënyrë ideale, si një përvojë shumë e frytshme të mësuari e cila është “ëndërr” e mësimdhënësve dhe “shans i artë” për një student të një gjuhe të huaj.

PërfundimePas më shumë se gjysëm shek-

ulli ekzistence dhe transformimi me anëtarë dhe partneritete të reja në Aleancë, NATO vazhdon të përbal-let me çështjen e gjuhës. Forcat e Armatosura të vendeve anëtare dhe partnere kanë krijuar programe të arsimimit të gjuhës, sidomos në vendet që aspirojnë anëtarësimin në NATO. Numri i mësuesve dhe menaxherëve të gjuhës është shumë i vogël, në përputhje me burimet kombëtare të mbrojtjes, hartimi dhe rishikimi i vazhdueshëm i materialeve të mësimnxënies së gjuhës, qasjeve ndaj mësimdhënies, të mësuarit dhe ndërgjegjësimit për konceptet gjith-një në ndryshim të saj, kërkojnë më shumë burime që mund të ketë një vend më vete. Bashkëpunimi zgje-roi ekspertizën dhe përvojën, duke pakësuar përpjekjet e mbivendosura, sikurse koston për kërkim dhe zhvil-lim. Publikimi i një dokumenti për standartizimin e trajnimit dhe tes-timit të gjuhës, të quajtur Stanagu

i NATO-s (Marrëveshja për Stadar-tizim) 6001, i cili shpjegon detajet e niveleve të zotërimit të gjuhës që personeli ushtarak duhet të kenë në mënyrë që të marrin pjesë në misione të përbashkëta ndërkom-bëtare, rishikuar dhe përditësuar j për herë të fundit në 2010 ka bërë që vendet anëtare dhe partnere të NATO-s që dislokojnë personelin e tyre në misione të përbashkëta, të ndjekin në vazhdimësi këto stan-darte të gjuhës. Në mënyrë që të përmbushet në praktikë zbatimi i këtyre parimeve të gjuhës në Forcat e Armatosura të këtyre vendeve alokojnë burime të mëdha njerë-zore dhe financiare për trajnimin në fushën e gjuhës dhe përpiqen që të arrijnë “Profilin e e Standartit të Gjuhës” (SLP) në sistemet e tyre kombëtare. Aktualisht janë 48 vende që përdorin kriteret e Stanag 6001 në sistemet e tyre të trajnimit, arsimimit dhe vlerësimit të gjuhës. Këto vende kanë krijuar strukturat e tyre trajnuese, kanë hartuar kurrikulat dhe materialet e tyre të mësimdhënies, kanë vënë në zbatim një kornizë testimi, hartojnë teste dhe monitorojnë efektet e tra-jnimit.Qindra menaxherë, mësues, pedagogë, lektorë të angazhuar në arsimimin dhe trajnimin gjuhësor në Aleancë në Samitin e Cikagos, pa-varësisht nga politika e “Mbrojtjes së zgjuar” morën mesazhin se NATO “do të zgjerojë arsimimin dhe trajnimin e personelit, duke përplotësuar në këtë mënyrë përpjekjet e përbash-këta të kombeve.” Pavarësisht nga tërheqja graduale nga Afganistani, tërheqje e cila përbën një pauzë të përkohshme në konfliktin ndërkom-bëtare për NATO-n, përvoja ka treguar që krizat janë gjithmonë të paparishikueshme dhe burojna në zona të ndryshme të globit duke e kthyer çështjen e ndërveprimit në NATO në një çështje gjithmonë aktuale. Kjo është arsyeja se përse në shumë vende i kushto-het rëndësi posaçme programeve të trajnimit të gjuhës, krijimit të shkollave të gjuhës dhe trajnimt të personelit në vend dhe jashtë vendit. Këto programe dhe qendra të mësimit të gjuhëve janë pjesë e rëndësishme e axhendës së auto-riteteve civile dhe ushtarake sot.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 22

KRONIKA

Shqipëria dhe Mali i Zi: Bashkëpunim për mbrojtjen e hapësirës Ajrore

Më 9 Tetor 2014, në s t ru k tu ra t e Forcës Ajrore zhvilloi një vizitë pune dyditore ekipi i Forcës Ajrore të

Malit të Zi, i kryesuar nga koman-danti i Forcës Ajrore të Malit të Zi, kolonel Živko Pejović. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperi-encave midis dy vendeve në fushën e Mbrojtjes dhe më specifikisht në atë të Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore. Ekipi u prit në takim nga shefi i Shtabit të Forcës Ajrore nënkolonel Kuto Hasani. Gjatë ta-kimit nënkolonel Hasani, bëri një prezantim të përgjithshëm njohës për Forcën Ajrore dhe strukturat përbërëse të saj, arritjet e de-

ritanishme si dhe objektivat në të ardhmen për modernizimin e Forcës Ajrore. Më tej aktiviteti vijoi në sallën e mbledhjeve të Shtabit të Forcës Ajrore, ku u prezantuan brifingjet: “Vështrim i përgjithshëm mbi Forcën Ajrore (misioni, detyrat dhe planet për të ardhmen)“, si dhe “Vendosja e Kapacitetit të Policimit Ajror në Shqipëri”. Aktiviteti u sho-qërua edhe me pyetje-përgjigje për shumë çështje të trajtuara, duke u fokusuar në zhvillimet e reja në sistemin e ri të komandim-kon-trollit ajror të NATO, avantazhet që sjell ky sistem në mjedisin e ri të Mbrojtjes Ajrore të vendeve evropiane që do të përdorin këtë sistem. Komandanti i Forcës Ajrore të Malit të Zi, kolonel Živko

Pejović dhe ekipi që e shoqëronte ka zhvilluar një vizitë në Bazën Ajrore Farkë, ku është pritur nga komandanti i bazës, nënkolonel Altin Lama. Nënkolonel Lama e njohu ko-mandantin e Forcës Ajrore të Malit të Zi me misionin, detyrat, trajnimin e pilotëve, mirëmbajtjen e mjeteve ajrore, si dhe infrastrukturën dhe kapacitetet që ofron kjo bazë në interes të përmbushjes së mis-ionit të Forcës Ajrore shqiptare. Në përfundim të vizitës në vendin tonë komandanti i Forcës Ajrore të Malit të Zi kolonel Živko Pejović shprehu konsideratat për mikpritjen e ngrohtë, si dhe shprehu bindjen për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore.

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 23

“NEXTER” PREzANTON TRANSPORTUESIN E BLINDUAR “TITUS”

Në datë 7 Tetor 2014, përfaqësuesit

e kompanisë “NEXTER”, z. Philippe David (drejtor për Zhvillimin e Biznesit i Kompanisë “NEXTER”), z. Michel Lautier (shef i Programit “TITUS”) dhe znj. Maud Antonicelli (Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë e Kompanisë “NEXTER”), zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore, me qëllim prezantimin e transportuesit të blinduar “TITUS”. Përfaqë-suesit e kompanisë u pritën në një takim të veçantë nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku. Më pas takimi vi-joi me një brifing të zhvilluar nga përfaqësuesit e kompanisë “NEXTER” rreth mjetit të blinduar “TITUS”. Në këtë brifing morën pjesë anëtarë nga Shtabi i Forcës Tokësore dhe Shtabi i Batalionit të 2-të të Këmbësorisë.

KURSI I 9-TË BAzË I FORCAVE SPECIALE

Në mjediset e Batalionit të Forcave Spe-ciale u zhvillua me 9 Tetor 2014 ceremonia e certifikimit të Kursit të 9-të Bazë të Forcave Speciale. Qëllimi i këtij kursi ishte përzgjedhja dhe përgatitja individuale e kursantëve për kry-erjen e tre detyrave bazë të Forcave Speciale, si aksione direkte, zbulim special dhe asistencë ushtarake. Në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, atasheu ush-tarak amerikan, kapiten i rangut të II-të Ralph Shield, si dhe përfaqësues të tjerë ushtarakë. Në fjalën e hapjes, nënkolonel Qazim Hoxha, komandanti i batalionit, foli për rëndësinë e kursit dhe stërvitjen me të cilën u përballën 34 kursantët. Ai falënderoi instruktorët së bashku me kursantët, gjithashtu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm për mbështetjen. Në fjalën përshëndetëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ju uroi mirëseardhjen në Forcat Speciale të gjithë kursantëve dhe suksese në të ardhmen.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 24

Bashkëpunimi ushtarak midis Turqisë dhe Malit të Zi do të jetë në përfitim të kërkesës së Podgoricës për në NATO, thonë zyrtarët. Zyrtarët dhe ekspertët thanë se një marrëveshje e re ushtarake pesë-vjeçare midis

Malit të Zi dhe Turqisë do të përfshijë trajnim të përbashkët të trupave dhe do të jetë e rëndësishme për ushtrinë e Malit të Zi dhe ofertën e vendit për në NATO. Turqia është anëtar për një kohë të gjatë i NATO-s dhe ka kapacitete të përparuara në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, që e bën atë një partner ideal për vendet e Ballkanit. “Ne kemi tani kushtet për të edukuar dhe trajnuar pjesëtarët e forcave të armatosura të Malit të Zi në akademitë ushtarake turke, terrenet trajnuese dhe qendrat e trajnimit,” i tha SETimes Sanela Gjozgiç, zëd-hënëse e ministrisë së mbrojtjes të Malit të Zi. ‘’Vendi ynë do të ketë privilegjin të ketë anëtarë të ushtrisë sonë të trajnuar në Turqi,” tha Aleksandar Dedoviç, drejtor ekzekutiv i Qendrës Alfa, një OJQ në Nikshiq, fokusuar në çështje të sigurisë. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse Turqia ka investuar përpjekje të rëndësishme për të modernizuar ushtrinë e vet dhe është konsideruar një nga kontributorët më seriozë dhe më numerikë në NATO. Ne presimn të forcojmë ndëroperuesh-mërinë e partneritetit në misionet e ardhëshme të NATO-s.” Çan Kasapoglu, një analist sigurie në grupin institucional kërkimor me bazë në Stamboll, Qendra për Studime të Jashtme Politike dhe Ekonomike, tha se “Çështje e rëndësishme është objektivi i Malit të Zi për t’u bërë anëtar i NATO-s. Duke pasur shansin e bashkëpunimit ushtarak me një nga forcat e armatosura më të mëdha dhe më aktive të NATO-s, forcat e armatosura të Malit të Zi do të jenë një hap më pranë anëtarësimit të plotë,” tha ai. Anëtare e NATO-s që nga 1952, Turqia është gjithashtu një nga vendet më të fuqishme anëtare në aleancë. Ajo ka një forcë aktive ushtarake prej 623.000 trupash, pothuajse e njëjta sa popullsia totale e Malit të Zi.

BULLGARI: BUXHETI USHTARAK DUHET TË ARRIJË 2% TË PBB

Gjatë konferencës së tretë vjetore i kushtuar sigurisë në diskutimin e tij të parë publik në postin ministër ushtarak, Nikollaj Nençev tha, se rajoni i Detit të Zi kthehet në një pikëtakim të interesave të shumta. “Mbi vendet e Ballkanit dhe Evropës Juglindore do të ushtrohet një presion edhe më të madh”, theksoi zoti Nençev dhe shtoi, se stërvitjet e përbashkëta të Bullgarisë me NATO-në do të ndihmojnë për rritjen e koordinimit operativ dhe të mundësive për reagime të shpejta. Poli-tika e vetme e drejtë ushtarake është plotësimi i Programit Kombëtar “Bullgaria në NATO-në dhe në Programin Evropian 2020”, theksoi ministri. Kjo sipas tij do të thotë riarmatim të ushtrisë bullgare, barazim me standardet e NATO-së dhe përputhje të plotë të armatimit dhe të sistemeve mbrojtëse. Për këtë arsye buxheti ushtarak duhet të arrijë 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto.

Mali i Zi dhe Turqia forcojnë lidhjet ushtarake

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 25

ANTARËSIMI NË NATO: RRITET PËRKRAHJA QyTETARE 4.4%Procesi i integrimit në NATO do të ndihmojë Malin e Zi të bëhet një

vend më i mirë për të rrojtur, thonë ekspertët dhe shtetasit. Gjatë 18 muajve të fundit, mbështetja e shtetasve të Malit të Zi për futjen në NATO është rritur me 4,4 përqind. Ekspertët dhe zyrtarët thanë se kriza në Ukrainë dhe fushata e Podgoricës për të mbledhur mbështetje për Aleancën janë të dyja përgjegjëse për këtë zh-vendosje. Aktualisht, më shumë se 35 përqind e popullsisë është pro NATO-s dhe numri i atyre që janë kundër futjes ka rënë me deri në 8 përqind, në 44,5 përq-ind, sipas Qendrës malazeze për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM). Rreth 20 përqind e shtetasve janë të pavendosur mbi integrimin në NATO të Malit të Zi për momen-tin. Nenad Koprivica, drejtor ekzekutiv në CEDEM, tha se bashkimi me Aleancën është gjithashtu i lidhur fort me pranimin në BE. “NATO është një organizatë politike-ushtarake që është e angazhuar ndaj të njëjtave vlera, parime dhe qëllime si BE. Njëzet e dy anëtarë të BE-së janë anëtarë të NATO-s gjithashtu. Për këtë arsye, NATO duhet parë si një aleancë vlerash,” tha Koprivica për SETimes.

GJENERALI PHILIP BREEDLOVE: BULLGARIA ËSHTË NJË PARTNER I FUQISHËM I NATO-SËKomandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-së për Evropë, gjen-

erali Philip Breedlove në një ligjëratë para Klubit Atlantik në Bullgari me temën “NATO-ja pas Samitit në Uels” (në shtator të këtij viti) gjeneral Breedlove vuri theksin mbi sfidat dhe kërcënimet e reja për sigurinë në Kontinentin e vjetër dhe në rajonin e Detit të Zi, që janë lidhur me situatën që po ndryshon në LM dhe Ukrainën Lindore, si edhe mbi nevojën e modernizimit të forcave të armatosura nëpërmjet ndarjes së mjeteve të nevojshme për këtë qëllim. “Mbrojtja e fuqishme dhe Aleanca e fuqishme fillojnë nga shtëpia. Kombet duhet të anga-zhohen me investimet, të cilën i bëjnë ushtritë e tyre të afta dhe në pajtueshmëri operative me NATO-në” – ishte kategorik gjenerali.

Gjenerali Breedlove vlerësoi lartë partneritetin e Aleancës me Bullgarinë dhe pjesëmarrjen e vendit në forcat shumëkom-bëshe të NATO-së në regjionin e Detit të Zi. Sipas fjalëve të tij: “Bullgaria është para së gjithësh partner i fuqishëm dhe mik i ngushtë i NATO-së, i cili ka kontribut serioz për sigurinë e përbashkët. Do të bashkëpunojmë me Bullgarinë në përpjekjet për modernizimin e forcave të saj ushtarake dhe për t’i mbajtur në gjendje të aftë dhe në pajtueshmëri operative me NATO-në si pjesë prej marrëveshjeve të arritura në Takimin e nivelit të lartë në Uels. Jo vetëm aviacioni ushtarak, por edhe flota, edhe forcat e këmbësorisë të Ushtrisë Bullgare duhet të jenë të pajtueshëm me pajisjet dhe aftësitë e NATO-së, që Bullgaria të mund të marrë pjesë aktive në forcat aleate të NATO-së këtu, në rajon.” Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO në Evropë ishte kategorik, se kufijtë ndërkombëtarë duhet të respektohen, por sipas fjalëve të tij zgjidhja e konfliktit në Ukrainë nuk mund të behet me anën e forcës. “Udhëheqja e NATO-së dhe shumë liderë botëror përsëritin pa ndërprerje, se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit në Ukrainë-shpjegoi ai, por duhet të ketë zgjidhje politike dhe vazhdojnë të punojnë për këtë.”

ÇEKU NË LETONI: BASHKËPUNIM MES

INSTITUCIONEVE TË MBROJTJES

Prishtinë 06 tetor 2014 - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin dhe sekretarin e përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë, zhvilluan në fillim të muajit Tetor 2014 një vizitë zyrtare në Republikën e Letonisë. Delegacioni i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës u prit në Riga nga ministri i Mbrojtjes së Letonisë, z. Raimonds Vejonis dhe stafi i lartë kësaj ministrie. Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes të Letonisë kanë marrëveshje bashkëpunimi, dhe kjo vizitë po zhvil-lohet me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi. Ministri i Letonisë i konfirmoi ministrit Çeku gatishmërinë e tij për mbështetjen në zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në mes dy ministrive. Min-istri i FSK-së, Agim Çeku, me këtë rast, falënderoi ministrin e Mbrojtjes si dhe Qeverinë e Letonisë për mbështetjen e pakursyer për zhvillimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që është thelbë-sore për Kosovën. Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, z. Raimonds Vejonis, gjatë takimit, i premtoi ministrit Çeku ndihmën dhe mbështetjen e tij për FSK-në dhe Kosovën në integrimet evropiane dhe euro-atlantike.”Letonia i mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe është e gatshme të ndajë me të përvojën e saj në lidhje me procesin e integrimit në NATO. Unë jam shumë i kënaqur me bashkëpunim e mirë në mes të Letonisë dhe MFSK-së. Letonia është gjithashtu e gatshme ta ndihmoi Kosovën në zhvillimin e forcave të saj të armatosura në të ardhmën”. Ndërsa, ministri i MFSK-së, z.Agim Ceku, u shpreh falënderues për ndihmën e Letonisë.Unë jam shumë mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Letonisë për Kosovën, aq më tepër jam mirënjohës dhe e vlerësoj faktin se Letonia është njëra ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne i jemi mirënjohës edhe Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë e cila ka kontribuar dhe po vazhdon të kontribuojë me angazhimin e ekspertëve të saj profesional

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 26

“CoUGAr”Në Forcat Ajrore vjen helikopteri i katërt “Cougar AS 532 al”

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 27

Në Forcat Ajrore vjen helikopteri i katërt “Cougar AS 532 al”

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 28Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 28

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 29

Spec ia leNa ishte një herë një mur

Në fillim të nëntorit 1989 lëvizja e protestës arrin në kryeqytetin e shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve. Disa qidnra mijëra njerëz demonstrojnë për reforma dhe kundër qeverisë së tyre. Motoja e tyre është: Jo dhunë! Kjo është dhe mbetet demonstrata më e madhe në historinë 40 vjeçare të RDGJ-së. Demonstrata në

sheshin Alexander në Berlinin Lindor transmetohet drejtpërdrejtë. Një sensacion, që paralajmëron paaftësinë e qeverisë së Egon Krenz. Kërkesat e opozitës e prekin në substancë botëkuptimit socialist: Liri lëvizjeje, shtypi dhe organizimi në grupe. Ndërsa sulmet e Sigurmit të Shtetit, Stasi, duhet të hetohen.

Pak fjalë, që ndryshuan botën: Një Günter Schaboëski i lodhur dhe i përgatitur keq ngatërrohet duke komunikuar rregulloren e re të për-kohshme për udhëtimin jashtë vendit të qytetarëve të RDGJ-së. I pyetur konkretisht për hapjen e kufirit ai deklaron se është „menjëherë“ e vlef-shme. Në orën 19.03 më 9 nëntor 1989 ajgencia e lajmeve Reuters për herë të parë njofton sensacionin historik.

Nata nga 9 në 10 nëntor 1989 është një nga përjetimet, që njerëzit e përshkruajnë me fjalët “kur ëndrrat bëhen realitet”. Brenda 48 sekon-dave qindra mijëra qytetarët të RDGJ-së erdhën më këmbë, me biçikleta apo me veturat e tyre gjermano-lindore Trabant në Berlinin Perëndimor dhe në RFGJ. Në pikëkalimin Check-Point-Charlie dyndja ishte si në ditët e karnavaleve në Këln. 48 orë pas hapjes muri i konsideruar si brezi i vdekjes humbet efektin e frikëngjallës. Përpara, pas dhe mbi murin e betonit mespërmes Berlinit festohet. Gjermano-lindorët dhe gjermano-perëndimorët e përjetojnë njëri-tjetrin si një popull.

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 29

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 30

George H. W. Bush ishte president i SHBA (1989 deri 1993), kur ra muri i Berlinit. Në këtë përvje-

tor ai tregon, se si e bindi presidentin sovjetik Gorba-çov për ribashkimin e Gjer-manisë. zoti Bush, nëse ju kujtohet viti 1989, si e keni parë personalisht rënien e Murit?

Edhe pse mua person-alisht më gëzonte ajo, që po ndodhte, unë kam patur kujdes që të mos u jap me-diave deklarata të nxituara. Ne duhet të reagonim kujdes dhe maturi në lidhje me lajmet e mira. Varej se si do të sillej presidenti Gorbaçov, por edhe se si do të reagonin kundërshtarët e tij në Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte koha për të rrahur gjoksin.

Si e keni bindur ju dhe kancelari gjerman Helmut Kohl presidentin sovjetik Gorbaçov, që Gjermania të ribashkohet dhe të bëhet anëtare e NATO-s?

Ne jemi përpjekur që në debatin për ribashkimin të kemi një ton konstruktiv dhe të sinjalizojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunim. Ne nuk donim në asnjë mënyrë, që ribashkimi dhe një Evropë e re, e bashkuar dhe e lirë, të vinte në kurriz të kombeve të tjera.Lindja dhe Perëndimi duhej të ishin të përfshira njëlloj. Ne ishim të vetëdijshëm se në ndryshimet, që po bëheshin, nuk duhej të kishte fitues dhe humbës.

Kancelari i atëhershëm Helmut Kohl e ka thënë qartë se marrëdhëniet e tij të ngushta me ju kanë patur rëndësi ven-dimtare për ribashkimin e Gjermanisë. A mund t’ju kujtohen vendimet më të rëndësishme, që ju desh të merrnit?

Vendimi më i vështirë ka qenë, nëse ne duhej ta mbështesnim ribashkimin. Por sido-mos për shkak të marrëdhënieve të ngushta dhe të besuara, që ju për-mendët, në fund nuk qe e vështirë të merrej vendimi.

Në fjalimin tuaj para popullit gjerman më 2 tetor 1989 ju thatë, se në një botë pa Mur Gjermania do të japë plotësisht kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në botë. A i ka përmbushur Gjermania pritjet tuaja?

George H. W. Bush: “Gjermania i

ka përmbushur pritjet e mira”

Po, më shumë se kaq! Është shumë bukur të shohësh, se si Gjer-mania ka kapërcyer sfidat e vështira në lidhje me bashkimin dhe që luan një rol kryesor në një sërë çështjesh rajonale dhe globale.

Që kur ju i keni ofruar Gjerman-isë një bashkëpunim të ngushtë drejtues, që e keni quajtur “Part-neritet në lidership”, bota ka ndry-shuar në mënyrë dramatike, gjë që

ka ndikuar edhe në marrëdhëniet gjermano-amerikane. A është aksi Berlin-Uashington ende mjaft i fortë për të përballuar sfidat e

reja ndërkombëtare, si konfliktin në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme?

Unë jam optimist, për sa i përket të ard-hmes së përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Sepse jam i bindur se në të dyja vendet ka mjaft njerëz, të cilët e dinë, se ne mund të arrijmë më shumë si aleatë dhe partnerë, se

sa secili më vete.Gjermania dëshiron që të

marrë më shumë përgjegjësi në botë. A do të thotë kjo, sipas mendimit tuaj, edhe se qeveria gjermane duhet të rrisë kontributin e Gjermanisë në luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër milicëve terroriste të “Shtetit Islamik”?

Kjo është një çështje e brendshme dhe atë duhet ta rregullojë vetë

kancelarja Merkel, të cilën unë e vlerësoj shumë, dhe

këshilltarët e saj. Unë kurrë nuk kam qenë për këshilla, që

nuk të kërkohen dhe aq më pak, kur vijnë nga një 90-vjeçar.

Në fjalimin tuaj drejtuar popul-lit gjerman keni thek-suar se amerikanët dhe gjermanet kanë vlera të njëjta. Që nga skandali i NSA-së sondazhet tre-gojnë, se shumë gjerma-në e vënë në pyetje këtë dhe janë mosbesues ndaj Shteteve të Bashkuara. Çfarë duhet bërë për të rivendosur besimin dhe për të përmirësuar sër-ish marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara?

Unë shpresoj se përv-jetori i rënies së Murit na

bën më shumë të vetëdijshëm, se çfarë kontributi të rëndësishëm ka dhënë populli amerikan dhe qeveria e tij për Gjermaninë dhe prosperitetin e saj, jo vetëm që nga viti 1989, por që nga viti 1945. Kjo është diçka shumë e madhe dhe e qëndrueshme, që shpresoj se nuk do të humbasë forcën e saj rrezatuese nga irritacio-net e kohëve të fundit.

Intervistoi: Gero Schließ/Uashington

Intervistëpersonalitete&

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 31

Kryengritja paqësore9 Tetori 1989Një moment historik

Tetori 1989 është një ditë e historisë gjermane dhe evropi-ane të lirisë. 70.000 vetë u mblodhën atë të hënë në Leipzig për të demonstruar kundër SED, ish-partia shtet në RDGJ, shtetit të dytë gjerman. Ata lëshuan parrulla kundër sun-duesve komunistë: “Ne jemi populli”. Një demonstratë masive nga poshtë kundër “atyre lart”, anëtarëve të Byrosë Politike

dhe të Komitetit Qendror, që nuk dinin më se çfarë donin njerëzit: liri. Liria në jetë, liri në shoqëri, por edhe lirinë për të udhëtuar dhe më e rëndësishmja për të dalë jashtë vendit. Dhe ndërsa një grup që po bëhej gjithmonë e më i fortë demonstronte në rrugë kundër shtetit, jo vetëm çdo të hënë në Leipzig, por edhe në Halle apo në Eisenhüttenstadt, dh-jetëra-mijëra të frustruar nga skleroza e shtetit dhe sistemit të RDGJ po largoheshin nga vendi kryesisht ilegalisht. Njerëzisht ishin ngritur në lëmbë, për të demonstruar në RDGJ apo për t’u larguar nga RDGJ-ja. 9 tetori ishte moment i parë historik në historinë e lirisë gjermane të vitit 1989. Kjo ishte dita kur 70.000 qytetarë patën kurajon për t’u shprehur hapur kundër RDGJ-së.Kjo ishte dita e parë e kryengritjes paqësore në katër javët në vijim deri më 9 nëntor 1989, kur ra muri i Berlinit - katër javë, që shkruan histori gjermane dhe evropiane. Ishte dita në të cilën gjermanët - të cilët sipas një loje fjalësh të Leninit blejnë biletë, kur duan që gjatë një revolucioni të sulmojnë një stacion treni - u renditën e madje edhe u paraprinë pjesërisht kryengritjeve të popujve të Evropës Qendrore dhe Lindore kundër komunizmit, kundër diktaturave të partive përkatëse, kundër pretendimit të Moskës për supremaci. Ajo që nisi në Poloni me sindikatën e pavarur të Solidarnosc-it në fillim të viteve 1980, e cila u shoqërua shpirtërisht nga Papa polak Gjon Pali II, u ndez në ato katër javë - në Gjermaninë Lindore si dhe tek polakët, çekët, sllovakët apo hungarezët. Populli u ngrit në këmbë dhe diktatura komuniste u shemb plotësisht. Disa javë para 9 tetorit RDGJ-ja kishte festuar 40 vjetorin e saj me parada ushtarake dhe me madhështi.Por partia dhe udhëheqja shtetërore nuk i kishte marrë parasysh shenjat e kohës dhe dëshirën për ndryshime.Tani ata u sfiduan në mënyrë paqësore dhe pastaj u hoqën nga pushteti. Më 9 tetor gjermanolindorë filluan të shkruajnë histori.Katër javë paqësore filluan-me demonstrata dhe mitingje të reja, pas tyre ndarja gjermane dhe evropiane mori fund.9 tetori është preludi i historisë gjermane të lirisë, një moment historik në rrugën drejt në 9 nëntorit.Një ditë në të cilën gjermanolindorët, banorët e Lajpcigut mund të jenë krenarë.Ishte dita kur njerëzit humbën frikën prej diktaturës.

Alexander Kudascheff

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 31

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 32

Dita e shekullit, dita e gjermanëve. Kjo e shumë më tepër se kaq ka qenë 9 nëntori 1989. Në radhë të parë për qytetarët e

RDGJ-së, por dhe për Republikën Federale të Gjermanisë e për Eu-ropën. 9 nëntori 1989 ka qenë një moment magjik. Që nga formulimi burokratik i bërë gabimisht në pas-diten e vonë, se liria e lëvizjes hyn menjëherë në fuqi, deri te rënia e Murit në mbrëmje dhe gjatë natës. Brenda disa orëve ndryshoi jeta e gjermanëve dhe e evropianëve. Ajo që po ndodhte, ishte histori. RDGj, Gjermania lindore e qeverisur nga komunistët, ra nën presionin e demonstruesve dhe të atyre, që arratiseshin nga vendi. Rënia e

murit qe fundi i RDGj-së, edhe pse bashkimi i Gjermanisë ndodhi rreth një vit në vonë. Një RDGj pa mur dhe pa tela me gjemba, që lejonte qytetarët e saj të udhëtonin lirisht, nuk kishte më arsye ekzistence, përveçse përkatësisë në Bllokun e Lindjes dhe në Paktin e Varshavës. Por Bashkimi Sovjetik, i udhëhequr nga reformatori Gorbaçov, nuk përdori dhunën, ashtu si edhe pushtetarët komunistë në Berlinin Lindor. Një “zgjidhje kineze”, si ma-sakra në Sheshin e Paqes në Pekin, ishte e përjashtuar. Më 9 nëntor 1989 lëvizja për liri nuk u shtyp më brutalisht si në vitin 1953 në Gjermaninë Lindore, në 1956 në Hungari, në 1968 në Çekosllova-ki. Rënia e Murit qe fundi kulmor i revolucionit paqësor në Gjermaninë

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 32

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 33

Me fytyrë nga PerëndimiNjë ditë e paharrueshme

Lindore.9 nëntori qe një ditë e një natë

e gëzimit dhe e lotëve. Ajo i preku gjermanët emocionalisht. Ajo ktheu dhe bëri të shpërthejnë ndjenjat e harruara dhe të shtypura, dëshi-rat për bashkim në të dyja anët, dëshirat për liri në Lindje. Ishte si një dehje, që i kaploi gjermanët dhe berlinezët. Një ndjenjë lumturisë, që na la të gjithë pa mend atëherë. Një ditë e një natë e ndjenjave të papërshkrueshme, që bëri të qartë se as 40 vjet ndarjeje nuk e kishin thyer ndjenjen e të qënit bashkë, gjë që për shumicën prej nesh ishte befasuese. Dhe aty doli fjala e pa-harrueshme e Willy Brandtit, “Tani bëhet bashkë ajo, që është një.” Por ka qenë një konvergjencë, që nuk u drejtua kundër askujt, sidomos jo

kundër fqinjëve. Revolucioni paqësor e ankoroi Gjermaninë në mesin e Ev-ropës. Revolta e gjermanolindorëve drejtohej kundër diktaturës komu-niste, kundër “shtetit kujdestar”, që kontrollonte gjithçka, siç thuhej në një libër të ndaluar, por shumë të lexuar atëherë në RDGj. Ajo ishte një kryengritje për një vend të hapur, ku njeriu të mos ishte më i mbyllur brenda. Prandaj thirrja për lirinë e udhëtimit ishte aq në qendër.Thir-rja për më pak shtet nuk ishte aq e fortë. Dhe prandaj është ironi e his-torisë, që në ADN-në e përbashkët politike të Gjermanisë së ribashkuar bën pjesë dëshira e gjermanëve në perëndim dhe në lindje për një “shtet të fortë dhe që kujdeset.” Kry-engritja “kundër shtetit”, ishte një rebelim kundër “atyre atje lart”, por

jo rebelim për një shoqëri të hapur. Gjermania pas 9 nëntorit është bërë më protestante dhe lindore dhe më e butë ideologjikisht, më pak kontroverse ideologjikisht, mund të thuash se edhe më e majtë. Dhe ajo përfaqësohet dhe qeveriset nga dy gjermanolindorë: Presidenti gjer-man Joachim Gauck dhe kancelarja Angela Merkel. Tek të dy vëren ndi-kimin e përvojave të jetës në RDGj dhe me RDGj-në. Dhe nganjëherë kjo edhe është kritikuar. Por kjo është e përditshmja normale politike, që nuk ndan me të vertetë lindjen dhe perëndimin. Uniteti i brendshëm është më tepër se ç’besojnë shumë. Dhe ai ka nisur në ndjenjën e lum-turisë së përbashkët të datës 9 nëntor 1989.

Alexander Kudascheff

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 33

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 34

“Senati i Berlinit ngre akuzë para gjithë botës kundër masave të kundërligjshme dhe çnjerëzore të ndarjes së Gjermanisë”

Protestat e politika-nëve gjermanë pas ndërtimit së Murit të Berlinit nuk patën efekt. Askush nuk donte t’i hynte rrezi-

kut të një lufte të re. Kështu Gjermania kërkoi rrugë të tjera për dobësuar Perden e Hekurt. “Që nga ora 2 e mëngjesit kanë mbërritur lajmet e para...,nga ora 3:48 erdhën njoftimet e para të transmentuesve që pikat e kalimit në sektorë të ndryshëm po bllokohen me tel me gjemba.” Ishte Willy Brandt, kryebashkiaku i Berlinit dhe kandidat i social-demokratëve për kancelar, i cili më 13 gusht 1961 njoftoi botën për fillimin e ndërtimit të Murit të Berlinit. Në një takim të jashtëzakonshëm të deputetëve gjermano-perën-dimorë, ai protestoi para komandantëve të fuqive aleate perëndimore nga SHBA, Bri-tania e Madhe dhe Franca: “Senati i Berlinit ngre akuzë para gj ithë botës kundër masave të kundërligjshme dhe çnjerëzore të ndarjes së Gjermanisë”. Me pasion Brandt paralajmëroi: “Shtyllat e ftohta të betonit, të cilat po ndajnë qytetin tonë janë ngulur në zemër të unitetit gjerman dhe në organizmin e gjallë të qytetit të Ber-linit.” Ashtu si Brandt edhe kancelari Konrad Adenauer (CDU) i sh te në f ushatë zgjedhore. Ai erdhi në Ber-lin nëntë ditë me vonesë, madje pas zëvendëspresi-dent i t amer i kan , Lyndon B.Johnson. Ditën e ndërtimit të murit në një fjalim tele-viziv, Adenauar flet kthjellët. “Bashkë me aleatët tanë ne do të marrim masat e duhu-ra... por këto orë kërkojnë që me vendosmëri, por edhe me qetësi t’i dalim ballë sfidës së Lindjes.” Brand theksoi shpresën e rrëzimit të murit. “Asnjëherë njerëzit nuk du-ruan përjetë skllavërinë... ne nuk do ta pranojmë asnjëherë ndarjen brutale të qytetit

tonë.”Spektatorë të shokuar në Perëndim

“Lindja vepron, por çfarë bën Perëndimi? Perëndimi nuk bën ASGJË!” titulloi tre ditë më vonë gazeta “Bild”. Ad-enauer u tregua i rezervuar. Edhe aletatët protestuan tre ditë me vonesë në Moskë. Ndërkohë me forcën e armëve berlinezët lindorë u mbajtën larg të afërmve dhe miqve në perëndim.Willy Brandt i shk-roi presidentit amerikan John F. Kennedy dhe kërkoi hapa të qartë në Kombet e Bashkuara. Por Kennedy u mjaftua vetëm me gjeste sim-bolike. Sot dihet se ai u ka thënë kësh i l l t a rë ve të tij.”Një mur është dreqi e mori më mirë se n jë l u f të . “Si shenjë soli-

dariteti me Berlinin Perëndi-mor ai dërgoi zëvendëspresi-dentin dhe 1.500 ushtarë amerikanë. Por as këta ush-tarë nuk ndërhynë, kur u qël-luan me armë refugjatët nga RDGJ në kufi. Gati 11 ditë pas ndërtimit të murit ra viktima e parë. Në vitin 1962, 18-vjeçari Peter Fechter u qëllua me armë, në përpjekje për të kaluar kufirin. Një orë ai thër-

Strategjia gjermane për rënien e Murit të Berlinit

Helmut Kohl në ditën historike

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 35

Angela Merkel mendon ndryshe.”Krahas politikës së lidhjes me Perëndimin të Konrad Adenauerit, ishte politika e Willy Brandt për lindjen ajo që krijoi bazën, mbi të cilën Helmut Kohl drejtoi negociatat për ribashkimin me Bashkimin Sovjetik”

riste për ndihmë. Por as policët perëndimorë dhe as ushtarët amerikanë nuk guxuan të hynin në territorin e Berlinit lindor. Peter Fechter ndërroi jetë para qindra berlinezëve të shokuar. Muri nuk vrau vetëm refugjatë: Cetin Mert nga Kreuzberg u mbyt në ditën e ditëlindjes, 5 vjeç në lumin Spree, megjithëse forcat berlineze të shpëtimit shkuan menjëherë në vend. Lumi në atë vend ishte pjesë e RDGJ-së.

Merkel vlerëson politikën e Willy BrandtKush donte të ndryshonte

gjendjen, duhet të kërkonte rrugë të tjera, thoshte social-demokrati, Egon Bahr, zëdhë-nës i Brandt, i cili zhvilloi idenë “Ndryshim përmes afrimit” në vitin 1963. Konservatorët e refuzuan fillimisht këtë ide. Sot kancelarja konservatore gjer-mane, Angela Merkel mendon ndryshe.”Krahas politikës së lidhjes me Perëndimin të Kon-rad Adenauerit, ishte politika e Willy Brandt për lindjen ajo që krijoi bazën, mbi të cilën Helmut Kohl drejtoi negociatat”. Në

vitin 1969 Brandt u zgjodh kancelar i koalicionit social-lib-eral. Ai bëri fjalë për dy shtete në Gjermani, të cilët nuk janë të huaj për njëri-tjetrin. Ai inicioi menjëherë politikën e lindjes, punoi për çtensionimin në Europë, dhe nënshkroi mar-rëveshjen e parë për Lindjen me Bashkimin Sovjetik. Në takimin e parë me kreun e shtetit të RDGj-së, Stoph, ai shkoi pa iluzione: “Ne e kemi humbur unitetin dhe nuk ka kthim për këtë.”

Marrëveshje dhe kredi miliardësheNë vitin 1972 u nënshkrua

marrëveshja bazë mes dy shteteve gjermane, e sho-qëruar me një “Letër për bashkimin gjerman”. Aty bëhej e qartë se Republika Feder-ale punon për bashkimin e Gjermanisë. Ishte pikërisht kryeministri bavarez, armiku i deklaruar i RDGJ-së, Franz-Josef Straus (CSU) i cili një dekadë më vonë bëri mar-rëveshje me fqinjin lindor, kur ky ndodhej në një krizë të rëndë. Straus ndikoi në

dhënien e një kredie miliardëshe të Perëndimit për Lindjen. Nga ana e saj, RDGJ çmontoi minat në kufirin e brendshëm gjerman dhe lejoi lehtësi udhëtimi mes dy shteteve. Kjo marrëveshje u bë bazë për hapa të tjerë: Të dyja shtetet u bënë anëtare të OKB-së, u vendosën përfaqësi të përhershme dhe filluan ne-gociatat me konferencën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, KSBE. Në vitin 1975 kreu i RDGJ-së, Erich Honecker nënshkroi marrëveshjen në Helsinki me njohjen e paprek-shmërisë së kufijve dhe të të drejtave të njeriut.

Vjeshta 1989 -Koha për t’u bashkuarKur në vitin 1982 kancelari

konservator, Helmut Kohl (CDU) largoi Helmut Schmidt, u ngritën sërish zërat kundër ndarjes së Gjermanisë, por qeveria gjermane vazhdoi kurs-in e saj. Helmut Kohl priti Erich Honecker si kreu i parë i shtetit në Republikën Federale. Shpesh Republika Federale nënshkru-ante çekun për Lindjen për të blerë refugjatë që donin të kalonin murin apo disidentë. Kur më 9 nëntor 1989 ra muri, kancaleri Kohl foli në një miting në bashkinë së Schöneberger para berlinezëve, krah për krah me ish-kancelarin Brandt. Shumë i prekur Brandt i cili përjetoi ngritjen e murit, u shpreh: “Falënderoj zotin që arrita ta jetoj këtë ditë, ...kur këto pjesë të Europës po bash-kohen.”

Andrea Grunau

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 36

Kartmonedha dhe monedha të RDGJNjë vizitë në selinë berlineze të

KfW fsheh të papritura. Në bod-rumin e saj gjendet një thesar i historisë së re gjermano-gjermane, i cili e sheh dritën e diellit vetëm tani. Nuk ndjehej edhe aq mirë kur kaloi në kontrollin e sigurisë në aeroportin e Frankfurtit me qesen e madhe të letrës të mbushur plor me kartmonedha.Lysann Goldbach qesh kur tregon historinë.Një milionë kartmonedha - personeli i aeropor-tit dyshoi kontrabandë parash.36-vjeçarja u përpoq të jepte shpjegime, por e panë me skepticizëm.Vetëm pasi aty erdhi një punonjëse pak më e vjetër e sigurisë, i besuan.”Po këto janë marka të RDGJ”, konfir-moi punonjësja. Pra jo dyshimë për kontrabandë.

Lysann GoldbachGoldbach punon në bankën

shtetërore KfW, e cila më parë quhej Instituti i Kredisë për Rindërtim.Ajo është drejtoreshë e arkivit historik të koncernit.Aty bëjnë pjesë edhe trashëgimitë e ish-bankës shtetërore t ë R D G J . A j o kishte në thesar kartmonedha të sapo prodhuara me prerje 200 dhe 500 marka.Në qarkullim këto kartmonedha nuk u hodhën kurrë. Një kartmonedhë që vlen sa rroga e një muaji ishte për drejtuesit në RDGJ e papër-shtashme. Në mënyrë të papritur këto kartmonedha u shfaqën pas rënies së Murit në vende të ndry-shme në Gjermani. Nga vinin? Duhej të ishin vjedhur. Kartmonedha me prerje të mëdha, një vend i fshehtë në tokë dhe një vjedhje? Frankfurt mbi Oder është një nga vendet ku policia sekuestroi marka të RDGJ me prerje 200 dhe 500 marka. Kart-monedhat iu dorëzuan KfW-së nga prokuroria. Kartmonedhat e RDGJ mund të kishin depërtuar në treg si pasojë e një “vjedhjeje”, është e bin-dur Lysann Goldbach.Hollësitë nuk i di, thekson ajo, por u gëzua shumë

për karmonedhat krejt të reja.

Marka të RDGJTë gjitha kartmonedhat e RDGJ

ishin depozituar në dy galeri gurësh ranorë pranë Halberstadt si pa-sojë e bashkimit monetar në vitet 1990 dhe 1991. Atje duhej të kalbeshin. Përmes shkrirjes me bankën shtetërore, KfW në 1994 u bë pronare e parave dhe mendonte se ato ishin në vend të sigurt. Por më pas vazhdimisht shfaqeshin kart-monedha që në të vërtetë nuk duhej të ekzistonin.Hajdutë kishin arritur të hynin në galeri.Për këtë arsye në një aksion të komplikuar KfW i nxorri nga galeritë kartmonedhat dhe i asgjesoi plotësisht.Të pak-

tën kështu besonte.Por ende vazhdojnë të shfaqen kart-monedha të RDGJ me prerje 200 dhe 500 marka.P.sh. në Frankfurt.Siç thuhet tregtarët paguajnë 15 euro për një kart-monedhë. Milionët nga RDGJ të sekue-struar në Frankfurt kaluan direkt në arkiv.Tani kartmonedhat j anë depoz i tuar përsëri në thesar në Berlin në “një nga vendet më të bu-kura të kryeqytetit”, thotë drejtoresha e arkivit të KfW. “Mund të mburremi pak me vendndodhjen tonë.

Wall Streeti GjermanisëNë afërsi të bulevardit “Unter

den Linden”, në Charlottenstraße, direkt në Gendarmenmarkt, grupi bankar KfW ka selinë e tij në Ber-lin. Dikur këtu ndodhej Wall Street i Gjermanisë. Më shumë se 170 banka numëroheshin në 1914 në perimetër të ngushtë. Ndërtesa më impozante ishte megjithatë selia e Shoqërisë Tregtare të Berlinit, pro-jektuar nga arkitekti Alfred Messel dhe që drejtohej nga bankieri Carl Fürstenberg. Atëherë ai merrte pjesë në 40 këshilla mbikqyrës, nga Siemens deri tek AEG. Fürstenberg nuk kursente për asgjë dhe vetëm

Të gjitha kartmo-nedhat e RDGJ ishin depoz-ituar në dy galeri gurësh ranorë pranë Halber-stadt si pasojë e bashkimit mon-etar në vitet 1990 dhe 1991

e habitshme e disa kartmonedhave të RDGJ

HIstoRIa

Në qarkullim kartmonedhat nuk u hodhën kurrë

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 37

për pjesën e dytë të ndërtesës shpenzoi 2,6 milionë marka të Ra-jhut. Pasi përfundoi në 1900 ajo u pasua nga ndërtesa të tjera.Në 1933 Fürstenberg dhe familja e tij u detyruan të largoheshin për shkak të nazistëve.Në Luftën e Dytë Botërore ndërtesa u shkatërrua pjesërisht.Në 1945 erdhi Ushtria e Kuqe dhe sekuestroi gjithçka. Më vonë këtu u vendos banka e shtetit e RDGJ. Ajo ishte përgjegjëse për emetimin e kartmonedhave dhe varej direkt nga qeveria.

Banka shtetërore e RDGJNë thesar gjenden ende sot pro-

jekte të kartmonedhave të RDGJ. Goldbach tregon skica të cilat nuk u zbatuan kurrë pasi në 1990 u bë bashkimi i dy shteteve gjermane dhe marka gjermanoperëndimore u bë mjeti i vetëm i pagesës për gjithë Gjermaninë. “Pa shihni këtu, këto monedha alumini iu shitën in-dustrisë së automjeteve, u shkrinë dhe u ricikluan.Ka të ngjarë që pjesë automobilësh të jenë prodhuar nga monedha të vjetra të RDGJ.”

Koreanët duan të dinë më shumëNdërkohë KfW numëron rreth

250 kërkesa për arkivin në vit.Në jubileun e 25-të të rënies së Mu-rit kërkesat janë shtuar shumë.Veçanërisht shpesh vijnë vizitorë nga Korea. “Si u bë atëherë bashkimi monetar?”, duan të dinë ata dhe habitemnme gjendjen e mirë të kartmonedhave. Në fund të gjithë dëshërojnë një vizitë në ndërtesë. Grupi bankar KfW e ka rikonstruktuar ndërtesën me shumë investim. Martina Köchling, drejtoreshë sektori në KfW dhe ish drejtuese e sek-retariatit të bordit drejtues në Berlin kujton me krenari: “KfW në kuadër të shkrirjes me bankën shtetërore të Berlinit tregoi përgjegjësi si për punonjësit ashtu edhe për ndërtesën me rëndësi arkitektonike në zemër të Berlinit.” Të gjithë punonjësit e bankës shtetërore u punësuan në KfW dhe ndërtesa me mbrojtje si monument u rinovua në mënyrë të përshtatshme.

Rënia e MuritKështu ruhet historia e ndërtesës

historike.Specialistja e arkivit ka studiuar në Potsdam dhe është e apasionuar pas historisë së ekono-misë.Në 9.nëntor 1989 ajo ishte 11 vjeç. Si e ka përjetuar ajo rënien e Murit?”Ne ishim në klasë ditën pas rënies së Murit.Të gjithë të tjerët e kishin parë pjesën perëndimore. Unë jo se prindërit e mi donin fillimisht të shkonin të shihnin vetë. Kjo u dukej më e sigurt” tregon ajo dhe qesh.Puna e saj duket se i jep shumë kënaqësi. Në fund i merr kartmoned-hat 200 dhe 500 marka dhe i vendos sërish në qesen prej letre përpara se t’i mbyllë në kasafortë. Thesaret e kohës së RDGJ janë tek ajo në duar të sigurta

Manuela Kasper-Claridge

“Këto monedha alumini iu shitën industrisë së au-tomjeteve, u shkrinë dhe u ricikluan.Ka të ngjarë që pjesë auto-mobilësh të jenë prod-huar nga monedha të vjetra të RDGJ.”

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 38

Kriza në Lindjen e Mesme, fundi dhe fillimi i një epoke tjetër

analIzë

mImOZA GOLIKJA

Gjeopolitika bazo-het në të vërtetat e përjetshme të gjeografisë, por vlerësohet se në mënyrë relative pak

e nga pak, gjeopolitika shkon në një fund. Kështu për shembull rënia e Murit të Berlinit mund të sillte shpërndarjen e Paktit të Varshavës, por Rusia edhe sipas ngjarjeve të ndodhura së fundmi duket se është “ende e madhe” dhe jo vetëm një vend fqinj për Evropën Qendrore dhe Lindore, por tashmë e shfaqur si një kërcënim për gjithë Evropën. Ose dhe Japonia, e cila ndoshta u rraf-shua në Luftën e Dytë Botërore, por popullsia e saj dinamike, e vendosur në një klime të zonës së butë ka ende projekte të pushtetit në rajonin e Paqësorit dhe ndoshta “mund ta bëjë këtë më shumë dhe në vitet që do të vijnë”. Po kështu ngjarjet e viteve që shkuan, në Vietnam, Irak dhe Afganistan, treguan se Shtetet e Bashkuara mbeten fuqia më e madhe ushtarake e globit dhe një komb zhvillimi i përmasave kontinen-tale. Mirëpo nëse shohim Lindjen e Mesme, e cila, pavarësisht nga të gjitha ndryshimet dhe përmbysjet në rrjedhën e viteve, dekadave dhe të gjitha parashikimeve, “ajo mbetet si një “strumbullar” amerikan në Paqë-sor, jetik për Shtetet e Bashkuara”,

vlerësohet nga ekspertët. Ndërsa Izraeli që është një aleat “de facto” strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe për më shumë se gjashtë dekada i sulmuar, ka “ende nevojë për mbrojtjen amerikane”. Rajoni i Gjiri Persik është ende “kryeqyteti hidrokarbur i botës”, një interes i ekonomisë dhe zhvillimit. Për dekada Gjiri Persik ka përfaqësuar “një interes primar amerikan”, sipas burimeve, një vend që ishte ven-dimtar për mirëqenien e ekonomisë amerikane. Sepse vetë ekonomia amerikane është energjia dhe ekono-mia automotive e epokës moderne, me autostradat ndërshtetërore dhe lidhjet kryesore të transportit për një kontinent të tërë, prandaj hidrokarburet e Gjirit Persik ishin çelësi. Por megjithatë sot Gjiri Per-sik, “paraqet vetëm një interes të mesëm për Shtetet e Bashkuara”, një rajon i rëndësishëm, në mënyrë që të jetë i sigurt për tregëtinë botërore dhe sistemin ekonomik botëror në përgjithësi, por “jo në mënyrë specifike të rëndësishme për vetë SHBA, pavarësisht luftës për të mposhtur shtetin Islam”.

Konfliktet e hapura, kriza e IrakutKonflikti në Siri vrau mijëra njerëz

dhe përhapi trazira në të gjithë Lindjen e Mesme. Më shumë se 140.000 njerëz të vrarë, miliona të tjerë u nxitën për tu larguar nga shtëpitë e tyre dhe shumë më

tepër të tjerë, të lënë të varur nga ndihmat. Përpjekjet diplomatike, u përqëndruan në zgjidhjet politike në vend dhe faktorët fetarë shtynë makinën e konfliktit drejt përshkallëz-imit. Lufta civile e Sirisë erdhi duke u rritur pas “Pranverës Arabe”, me protesta në dukje paqësore, pas revoltave të pro-demokracisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në vitin 2011. Al Assad, ishte anëtar i sektit Alevit degë e Shii’ism dhe kjo shërbeu që shumica e kundërshtarëve të tij myslimanë sunitë, të bënin që luftimet shumë shpejt të mernin karakter sektar, “të zhytura plotësisht dhe kryesisht në çështjet politike”.

Lufta civile e Sirisë e ndërtuar mbi konfliktet sektare jashtë saj, sidomos në Irak dhe Liban, duke çuar në një ndjenjë të shtuar në të gjithë rajonin, por nga ana tjetër, që të gjitha luftra për pushtet, u bënë pjesë e një “beteje titanike” për ditët e mëpastajme. Fillimi i trazirave në Irak, përveç përgjakjes së popullsisë, të shtënave të armëve, marshimeve mes tymit dhe flakëve të luftës, tmerreve të vrasjeve makabre, duket tashmë se kanë shpërbërë popullsinë e Irakut në tre komunitetet e saj të mëdha, shia, sunite dhe kurdë. Bota nga jashtë shpreson se “një qeveri më përfshirëse do të ndryshojë pamjen”, por nga ana tjetër kjo të duket se është ndoshta tepër vonë. Ajo që kemi parë në këtë panoramë të përgjakshme, ka qenë më se

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 39

furnizimi me energji elektrike është i pamundur dhe ka mungesë kronike e bombolave të gazit. Sepse furnizimet vijnë nga Kirkuk dhe rruga nga veriu është bllokuar nga Isis, prandaj një kamion për të përshkruar 200 kilo-metra nga kryeqyteti kurd Erbil në Bagdad tashmë kushton 10.000$, thanë burimet, për një udhëtim të

vetëm krahasuar me 500$ në muaj e mëparshëm. Frika e një të ardhme të mbushur me dhunë, armë dhe mu-nicion bënë gjithashtu që të rriten edhe çmimet e tyre. Për shembull kostoja e një plumbi, sipas burimeve, për një pushkë AK47, u trefishua në 3000 dinarë irakianë ose në rreth 2 $. “Kallashnikovët ishin pothuajse e pamundur për tu blerë nga tregtarët e armëve”, megjithëse “pistoletat ende mund të merren me tre herë se sa çmimi i javës” raportohej në ditët e fundit të tetorit ku pothuajse të gjithë kishin armë, “duke përfshirë çdonjërin”. Njerëz të armatosur filluan të shfaqeshin në rrugët e Bagdadit dhe qytetet e tjera Shia. E kjo ndërkohë tregoi rënien e forcave shtetërore të sigurisë dhe ushtrisë kombëtare dhe gjithashtu, tregoi se qeveria po mbështetej në një milici sektare për të mbrojtur kryeqytetin.

shokuese. Iraku në përballje me një luftë civile që mund të jetë “më tej e përgjakshme sa çdo gjë tjetër që bota ka parë edhe në Siri” dhe se kjo luftë, sipas raportimeve, ndoshta mund të shkojë për vite me rradhë. Fillimi i këtij konflikt të ri të hapur duket se ishte 10 qershori 2014, kur Isis kapi kryeqytetin verior të Irakut, Mosulin, pas luftimeve tri ditore. Qeveria e Irakut ndërkohë kishte një ushtri me 350.000 ush-tarë, në të cilën ishin shpenzuar 41.6bn $ (£ 25bn), në tre vitet e fundit, që nga 2011, sipas burimeve, por u vlerësua gjithashtu se kjo forcë u shkri “pa ndonjë rezistencë të konsiderueshme”. U raportua, se uniformat dhe pajisjet e sigurisë u gjetën të shpërndara përgjatë rrugëve kryesore të Kurdistanit. U raportua gjithashtu se disa prej oficerëve komandues, ndryshuan me shpejtësi uniformat ushtarake në rroba civile dhe braktisën ushtarët e tyre. Mirëpo raportet thanë nga ana tjetër edhe se Isis “mund të ketë pasur rreth 1.300 luftëtarë në sulmin e tij në Mosul” dhe duke pasur parasysh këtë, u tha se kjo “ishte dhe një nga debatet më të mëdha ushtarake në histori”. Brenda dy javësh ato pjesë të Irakut që kontrolloheshin nga kurdët në zonat veriore dhe perëndimore ranë në duart e Isis. Dhe deri në fund të muajit që nga dita e konfliktit të hapur grupi (Isis), kishte njoftuar kalifatin që përfshinte kufirin e Ira-kut dhe Sirisë. Bagdati ka përjetuar edhe më përpara shijen e luftës, masakrat dhe diktaturën, por kur Mosul ra popullsia e tij ndjeu “tokën që t’i rrëshqiste nën këmbë” dhe ajo që pasoi ishte afrimi i Isis drejt ver-iut të kryeqytetit. Ajo që shoqëroi veçantërisht këtë panoramë përveç ikjeve masive të popullsisë për të mos rënë në duart e Isis ishte dhe obsesiviteti, nervozizmi, terrori dhe pretendimet propagandistike të tij. Kriza tashmë ishin reale, në Lindjen e Mesme.

Marshimi i militantëve në Tikrit, por dhe në zonat përreth Tikrit, kishin ndryshuar gjeografinë politike të Irakut para syve të popullit të tij. Bagdadi është nën krizën e dhimbjes dhe jo vetëm të asaj ekonomike, ku popullsia gatuan me gaz propan,

Sipas analistëve “ironia është se një nga disa prej arritjeve të qever-isë Maliki si kryeministër ka qenë që të përballej me milicitë shiitë në vitin 2008, por tashmë ata e kishin inkurajuar”. Iraku po rrëshqiste mbi buzën e një gremine në të cilën ma-sakrat sektare dhe kundër-masakrat që po ndodhnin, rivalizonin ato të gjatë luftës sektare civile, midis sunitëve dhe shiitëve në vitet 2006-2007. Dhuna sektare e dukshme, ose videot e tmerrshme si p.sh ajo e kadetëve ushtarakë irakianë në Tikrit dhe forcat e armatosura të Isis, që qëndronin përpara një varri të cekët të hapur, të kujtonin vrasjen e hebrenjve në Rusi dhe Po-loni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Organizatat e të drejtave të njeriut duke përdorur fotografitë satelitore, vlerësuan se numri i të vdekurve ishte i madh, por ai mund të kishte qenë edhe shumë më tepër, nga sa tregonin fotot. Ndërkohë komuniteti shia, turkmenë etnikë që jetonin në fshatrat në jug të Kirkukut, u dëbuan nga shtëpitë e tyre, madje dhe disa prej tyre u vranë. Isis nga ana e tij përdorte strategjinë ushtarake si “lëvizjen e një gjarpëri mes shkëmbin-jve”, që sipas ekspertëve “po përdor forcat për të marrë objektiva dhe për të ngjallur panik”, por jo duke u zvarritur në luftime të gjata, sepse “luftëtarët e tij do të pësonin humbje të rënda”. Isis kapi disa objekte qeveritare në rajonet me shumicë sunni, dhe në vendet që pushtoi nuk është se “la prapa domosdoshmër-isht shumë prej militantëve të tij” por më tepër “u mbështet në aleatët lokalë”. Bagdadi por dhe qeveri të tjera jashtë tij shpresuan se aleatët e Isis, fiset lokale dhe udhëheqësit suni lokale, do të mund të bindeshin dhe të distancoheshin nga Isis për shkak të dhunës dhe “agjendës së hershme e sociale”. Ndërkohë në qytetin e rafinerisë Baiji, raportet tregonin se Isis ushtronte dhunë ndër banesa dhe kërkonte emrat e grave të martuara dhe të pamartu-ara, për luftëtarët e Isis, madje duke kërkuar edhe kartat e identitetit, që në Irak specifikojnë dhe statusin martesor. Reagimi ishte më tepër se negativ në komunitetet lokale sunite, por lëvizja e Isis ishte organizuar dhe përgatitur “për të vrarë çdo kundër-

Lufta civile e Sirisë e ndërtuar mbi konfliktet sektare jashtë saj, sidomos në Irak dhe Liban, duke çuar në një ndjenjë të shtuar në të gjithë rajonin, por nga ana tjetër, që të gjitha luftra për pushtet, u bënë pjesë e një “beteje titanike” për ditët e mëpastajme.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 40

shtar që do ta sfidonte”. Rritja e Isis dhe sukseset ushtarake jo rrallë e çuan atë në eufori, por megjithatë katastrofa dhe humbja e Isis është e pashmangëshme, vlerësojnë ek-spertët, ashtu si “lëvizjet pararojë të dikurshme të fashistëve” në Itali dhe Gjermani në vitet 1920 dhe 1930, që shtypnin gjithkënd që përpiqej për t’i kundërshtuar, ndërkohë që “sunitët kanë ceduar një rol komandues në një lëvizje që e sheh veten si të frymëzuar hyjnisht”, thanë analistët.

Fundi i Lindjes së Mesme? Rënia e Mosulit dhe revolta

sunite e udhëhequr nga Isis duket se shënon fundin e një periudhe të veçantë në historinë e Irakut, që filloi me përmbysjen e Sadam Huse-init nga ana e SHBA dhe prezencës britanike të marsit të vitit 2003. Analistët vlerësojnë se “ishte një përpjekje nga opozita e Irakut ndaj regjimit të vjetër dhe aleatëve të tyre për të krijuar një Irak të ri në të cilin të tre komunitetet të ndanin pushtetin në Bagdad”. Mirëpo eks-perimenti mesa duket “dështoi në mënyrë katastrofike dhe duket se do të jetë e pamundur që ta ringjallë, sepse vijat e betejës në mes kurdve, sunitëve dhe shiitëve tani janë më tepër se të acaruara”. Balanca e pushtetit brenda Irakut nuk është më ajo e para. Po kështu kufijtë “de facto” të shtetit, duke pasur parasysh Kurdistanin gjithnjë e më të pavarur, sidomos në krijimin e mundësive për të përdorur krizën për të siguruar territoret të cilat i ka pretenduar gjithmonë, ndërkohë që kufiri Irak-Siri, ka pushuar së ekzistuari. Ndikimi i këtyre ngjar-jeve ndjehet në të gjithë Lindjen e Mesme, nëpër fazat që po kalon ajo, qofshin ato kritike afatshkurtëra apo afatgjata, si dhe zhvillimet e mëvonshme që mund të prekin apo do të ndikojnë në pjesën tjetër të botës. Ringjallja e lëvizjeve të al-Kaida, sot qeveris një zonë të madhe në veri dhe perëndim të Irakut dhe Sirisë lindore dhe veriore. Zona nën ndikimin e tyre është disa qindra herë më e madhe se çdo territor i kontrolluar ndonjëherë nga Osama bin Laden, vrasja e të cilit në 2011, ishte një goditje e madhe për të

terrorizmin botëror. Vrasja e bin Ladenit, duket se ka bashkuar degë të Al-Kaida, duke mundësuar kapjen e Raqqa në pjesën lindore të Sirisë, dhe rënien në duart e rebelëve në mars të vitit 2013. Në janar të vitit 2014, Isis mori Falluxhan, vetëm 40 kilometra në perëndim të Bagdadit, si dhe brenda disa muajsh ata kishin kapur edhe Mosulin dhe Tikrit. “Lin-jat e betejës mund të vazhdojnë të ndryshojnë, ashtu si dhe zgjerimi i përgjithshëm i pushtetit të tyre”, thonë ekspertët. Sulmet e Isis në të gjithë Irakun qendror dhe verior në qershor të vitit 2014, treguan për fraksione të Al-Kaida si grupi më i fuqishëm dhe efektiv i xhihadit në botë. Ndërkohë pamjet përcillnin automjete në zjarr që i përkisnin forcave irakiane, në Mosul, zhvillime që erdhën si një goditje për shumë njerëz në Perëndim, duke përfshirë edhe politikanë dhe specialistë, sepse ajo që përcillej dhe që po ndodhte shpesh dukej e tejkaluar nga ngjarjet. Arsyja tjetër ishte se tereni u bë shumë i rrezikshëm për gazetarët dhe vëzhguesit e jashtëm për të vizituar zonat ku Isis vepronte për shkak të rrezikut ekstrem të rrëmbimit apo vrasjeve. Dalja e Isis në Irak në vitet 2013-2014, mund të ketë ardhur si një e papritur e veçantë ndoshta edhe për shkak se media perëndimore kishte ndalur kryesisht raportimin nga vendi. Duke folur në West Point për rolin e SHBA në botë më 28 maj 2014, Presidenti Barack Obama tha se kërcënimi kryesor për Shtetet e Bashkuara vjen jo më nga al-Kaida qendrore por nga “filialet e decentralizuara të al-Kaidës dhe ekstremistëve, me shumë agjendat e fokusuar në vendet ku ata veprojnë”. Ai shtoi se “ndërsa lufta civile siriane përhapej përtej kufijve”, rritej kapaciteti i gru-peve ekstremiste. Por mbështetja dhe zgjedhja ndaj rrezikut “për të luftuar deri mbështetje për ata që janë në opozitën siriane të cilët ofrojnë alternativë më të mirë se terroristët”, si dhe kërkesa ndaj Kongresit për 500 milion $ për të trajnuar dhe pajisur anëtarët e “ver-ifikuar në mënyrë të përshtatshme” të opozitës siriane, hapi debate dhe polemika, pasi kundërshtuesit mbrojtën tezën se “në realitet, nuk

ka mur ndarës mes tyre dhe aleatëve të gjoja të moderuar të opozitës”. Madje rrjedhje të burimeve të in-eligjencës thanë se “anëtarët e Isis, thonë se janë të kënaqur gjithmonë kur armët e sofistikuara janë dër-guar në grupet anti-Asad të çdo lloji”, sepse ata gjithmonë mund të merrnin armët e ardhura nga jashtë nëpërmjet kërcënimeve, forcës ose të pagesës në të holla. Intoleranca fetare, autoritarizmi politik dhe dhuna e përdorur u krahasua me fashizmin evropian të vitit 1930, e përkeqësuar edhe më tepër. Kritikët e këtij trendi të ri në Islam nga pala tjetër e botës myslimane duket se nuk mbijetoi gjatë, pasi ata u de-tyruan të ikin ose të vriten. Mirëpo rigjallërimi i grupeve të al-Kaidës, duket se nuk është një kërcënim i mbyllur në Siri, Irak, dhe fqinjët e tyre të afërt, por edhe më tej, në ra-jone të tjera e kombinuar me rritjen e dominimit të besimeve intolerante dhe ekskluzive brenda komunitetit sunit të gjithë botën. Xhihadizmi i sotëm i rilindur, që zhvendosi ter-renin politik në Irak dhe Siri, ka ndikim edhe mbi politikën globale me pasoja të rënda për të gjithë. Nga ana tjetër Iraku dhe Siria “mund të ndahen, por edhe nëse ndodh kjo, ata nuk mund të ndahen pastër dhe në mënyrë paqësore, për shkak të numërit të madh të minoriteteve”. Prandaj Siria dhe Iraku përballen me vite në luftën civile të përhershme dhe në rastin më të keq, vlerësohet se “ndarja e këtyre vendeve do të jetë si ndarja e Indisë në vitin 1947, kur masakra dhe frika e masakrës krijuan kufij të rinj demografikë”.

Ineresat e burimeve Sado interesat e naftës së

Shteteve të Bashkuara të jenë ende nga importi në Gjirin Persik, ek-spertët vlerësojnë se “fakti është se Amerika do të ketë më shumë alter-nativa të energjisë së brendëshme dhe jashtë saj në dekadat e ardh-shme”. Shtetet e Bashkuara janë të pasura në energji në kuptim të vetëmjaftueshme në sasi të mëdha në Amerikën e Veriut, nga rërat bi-tuminoze të Albertës, Kanadasë, në fushat e naftës të Venezuelës dhe ekspertët e industrisë, besojnë se të ardhmen në çdo rast e shohin në

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 41

bashkëpunimin e vazhduar ndërmjet SHBA dhe Kanadasë në sektorin e energjisë. Por gjithashtu edhe në një shfrytëzim më të madh “të gazit shist argjilor” në Teksas, Luiziana, North Dakota, Ohio, Pensilvania dhe Neë York. Përveç kësaj kompanitë amerikane, ndoshta do të investojnë më shumë në industrinë meksikane të energjisë në të ardhmen, pas rritjes së liberalizimit ekonomik në Mexico City. “Kjo panoramë shër-ben, thonë analistët, për të ndarë SHBA-në nga Lindja e Mesme”, për të pasur gjithnjë e më pak nevojën e hidrokarbureve në Lindjen e Mesme, sepse tashmë tek ajo “vitet që vijnë do të konsumohen nga kaosi i brendshëm politik që ekspozon kufijtë e pushtetit amerikan”. Në epokën e shteteve të fuqishme autoritare arabe, menaxhimet e projekteve ishin më të lehta, duke qenë vetëm “çështje e diplomatëve në ndërmjetësimin e traktateve të paqes, ndarjen e forcave të mar-rëveshjeve, kuptimeve të fshehta, si dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, që vështirësohen së tepërmi me kushtet e krijuara të kaosit dhe prishjes së pushtetit. Fuqia e SHBA është e madhe dhe në veçanti fuqia ushtarake, mund të arrijnë shumë gjëra. Ajo mund të mbrojë Japoninë dhe Tajvanin nga Kina, Korenë së Jugut nga Korea e Veriut, Poloninë nga Rusia apo Iz-raelin nga Irani. Por ngjarjet e fundit në Irak dhe Afganistan tregojnë se

për të rindërtuar shoqëritë kom-plekse islame nga brenda çështja bëhet shunë delikate. “Ndërtimi i shoqërive nga brenda do të jetë sfida themelore me të cilat ballafaqohet bota arabe për të paktën gjysmë dekadën e adhëshme” vlerësojnë analistët, kështu që SHBA, pavarë-sisht ndërhyrjes së saj të fundit ushtarake, e cila “ mund të marrë një vit, mund të marrë dy vjet,mund të marrë tre vjet”, bëhet më pak e rëndësishme për rajonin edhe pse vetë rajoni nuk paraqet mjaft interes parësor për SHBA. Pra, në ndryshimet akullnajore që shpesh përcaktojnë gjeopolitikën, SHBA, ndoshta “po largohet nga Lindja e Mesme”, kjo ndodh pasi vetë Lindja e Mesme ngadalë “po shkrin në botën e madhe të Oqeanit Indian”. Sepse ndërsa për Shtetet e Bash-kuara interesi për hidrokarburet atje është në rënie, Kina dhe India po rrisin gjithnjë e më shumë interesin. Ekonomitë e tyre “mund të kenë ngadalësuar, por ato janë ende në rritje”. Sipas analizave të fundit, Gjiri Persik “mund të shpërthejë në një stuhi bërthamore”, dhe kjo nuk do te jetë një çështje për SHBA, por një problem i madh për Kinën dhe Indinë. Vlerësohet se Kina nuk ka një politikë të jashtme aq të madhe sa politika e blerjes së burimeve. Ajo jo vetëm që është e përfshirë gjithnjë e më shumë në marrëveshjet e en-ergjisë me Arabinë Saudite, Irakun dhe Iranin, por ajo po përpiqet për të

ndërtuar, drejtuar apo të ndihmojë në financimin e porteve në Tanzani dhe Pakistan, sipas burimeve, në mënyrë që të transportojë përfundi-misht mallra komerciale nga brigjet perëndimore dhe lindorë të oqeanit Indian. Apo për shembull, po sipas burimeve, “planin për ndërtimin e rrugëve dhe tubacioneve nga jashtë ngushticës së Hormuzit në vendet brenda ngushticës”, madje edhe se si Kina dhe India “kanë plane vizion-are për të lidhur energjinë nga Azia Qendrore nëpërmjet tubacioneve, në Kinën perëndimore dhe Oqeanin Indian”.

Në këtë gjeografi zhvillimi strat-egjik në fillim të shekullit të 21, Lindja e Mesme, bëhet ngadalë një botë e definuar nga konfliktuale dhe sistem tregtëtie, në sistem konflikti dhe tregëtie, që përfshin të gjithë Rimlandin e lundrueshëm jugor, su-perkontinentin e Euroazisë, për të arritur në veri në Azinë Qendrore. Kështu Oqeani Indian, sipas ske-narëve të vlerësuar nga analistët, përvijohet si nyja e hidrokarbureve ndërshtetërore globale që lidh fushat e naftës dhe të gazit të Gjirit Persik me përqendrimet e klasës së mesme urbane të nënkontinentit indian dhe Azinë Lindore. Në një skenar të tillë, Shtetet e Bashkuara nuk e braktisin Lindjen e Mesme, ashtu si Kina dhe India kërkojnë të depërtojnë më shumë në të. Por në aspektin veçanërisht psikologjik, Lindja e Mesme, është një rajon i përcaktuar qartë në 20 studimet e shekullit. Nën titujt aktualë të gazetave që lidhen me vendimet e presidentit Obama lidhur me situatën në Lindjen e mesme dhe përfshirjen apo refuzimin për të qenë i përfshirë më shumë në kaosin sektar të Sirisë, apo qen-drimet e veprimet ushtarake kundër objekteve bërthamore të Iranit etj, presidenca e tij dhe qendrimet janë një koherencë dhe një shenjë e kohës, një shenjë e kufijve të pushtetit të SHBA dhe të interesave që Shtetet e Bash-kuara kanë në Lindjen e Mesme, si dhe terrorizmit të pritshëm. Hapja ndaj Iranit, siç u tregua nga mar-rëveshja e përkohshme në lidhje me programin bërthamor të Teheranit, është pjesë e kësaj zhvendosje.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 42

PrOF. PëLLumB XhuFI

është fakt, se për arsye his-torike të njohura, në gatimin e shtetit shqiptar në 1912 u përfshinë pak a shumë të gjithë: u përfshinë vetë shqiptarët, por u përfshinë

gjithashtu edhe Fuqitë e Mëdha, të cilat shtetin e ri shqiptar e prenë sipas masës dhe sipas interesave të tyre e të klientëve të tyre ballkanikë. Për rrjedhojë, shteti shqiptar i njohur në Konferencën e Ambasadorëve, në Londër 1913 dhe i rikonfirmuar në Lidhjen e Kombeve në 1921, ishte një shtet me territor dhe me sovranitet të cunguar. Duke luftuar, e më në fund duke eliminuar qeverinë kombëtare të patriotëve demokratë të udhëhequr nga Ismail Qemali, në 1914, Fuqitë u kujdesën t’i japin shtetit shqiptar një organizim monarkik. Për këtë qëllim, ricikluan e sollën në pushtet parinë e vjetër otomaniste, e cila kishte dhënë prova se nuk e kishte për gjë të bënte pazar me interessat e vendit. Esad Pashë Toptani dhe Ahmet Zogu arritën ta dominonin skenën politike shqiptare nga viti 1913 deri në 1939, pikërisht falë lidhjeve të dyshimta e falë marrëveshjeve anti-kombëtare të nënshkruara me qeveritë serbe, greke e më vonë edhe me qever-inë fashiste të Musolinit. Marrëveshje, që cënonin pikërisht sovranitetin dhe integritetin tokësor të Shq-ipërisë. Në këtë mënyrë, pushtimi fashist në 7 prill 1939 ishte akti i fundit i një tragjedie të paralajmëruar. Ahmet Zogu dhe shpura e tij në pushtet, kishin bërë gjithshka që 7 prilli i vitit 1939 të bëhej pa zhurmë e pa bujë.

Pavarësia e ShqipërisëNë 29 Nëndor të vitit 1944,

bashkë me lirinë, u vu në vend edhe pavarësia e Shqipërisë, e asgjesuar nga pushtuesit italianë e gjermanë. Por pavarësia e rifituar në 1944 kishte vlerë e ngarkesë tjetër në krahasim me atë të para vitit 1939. Ajo erdhi si rezultat i një lufte të ashpër, që si asnjëherë më parë përf-shiu mbarë popullin shqiptar, duke e rreshtuar atë me dinjitet në frontin e përbotshëm antifashist. Mbi bazën e sakrificave dhe të tributit të gjakut të derdhur për çlirimin e atdheut

Shqipëria në

rrugën e historisë

Shteti shqiptar i njohur në Konferencën e Ambasadorëve, në Londër 1913 dhe i rikonfirmuar në

Lidhjen e Kombeve në 1921, ishte një shtet me territor dhe me sovranitet të cunguar. Duke luftuar, e më në

fund duke eliminuar qeverinë kombëtare të patriotëve demokratë të udhëhequr nga Ismail Qemali, në 1914...

dhe fitoren e përbashkët mbi nazi-fashizmin, FNCl dhe udhëheqja e PK e bëri të qartë qysh gjatë luftës se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i shtetit shqiptar ishin të panego-ciushëm. Mbi këtë bazë, dhe pavarë-sisht lidhjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë që u vendosën gjatë luftës me aleatët anglo-amerikanë, ata nuk

hezituan të përplasen, veçanërisht me Londrën, sa herë që konsideronin se ajo synonte të zbatonte politika që konsideroheshin ndërhyrje në punët e brendshme dhe që, sipas tyre, cënonin pavarësinë e sovranitetin e Shqipërisë. Sigurisht, këtu zinte një vend të rëndësishëm çështja e push-tetit që do të vendosej pas luftës dhe

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 4343

Pavarësie fituar dhe pavarësi të humbura

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 44

udhëheqja e FNCl e dinte fort mirë se anglo-amerikanët, veçanërisht të parët, nuk e donin kurrësesi ardhjen në pushtet të komunistëve dhe për këtë qëllim përpiqeshin të faktorizonin të ashtuquajturit “nacionalistë”, legalistë e ballistë. Por, konfliktet e udhëheqjes së Frontit e të PK veça-nërisht me britanikët kishin të bënin gjithashtu me çështjen e kufijve të Jugut të Shqipërisë. Për E. Hoxhën, ashtu si dhe për udhëheqësin e Ballit Kombëtar, Mithad Frashërin dhe për vetë Ahmed Zogun në mërgim, ishin të qarta bisedimet e ujditë e arritura në Londër midis qeverisë greke në mërgim dhe qeverisë britanike, lidhur me korrektimin e kufijve të jugut të Shqipërisë në favor të Greqisë, gjë që ishte shprehur botërisht nga de-klarata e Sekretarit Jashtëm Eden në dhjetor 1842, të rikonfirmuar një vit më vonë edhe nga Kryeministri Wiston Churchill.

Misioni anglez në ShqipëriNisur nga ky fakt, Shtabi i UNC

dhe vetë E. Hoxha, nuk i mirëpritën aksionet komando që britanikët ndër-morrën në bregdetin e Jonit në korrik e në shtator 1944. Vetë oficerët e misionit anglez të atashuar pranë këtij shtabi, vërenin se shqiptarët druheshin, dhe jo pa të drejtë, se këto aksione mund të ishin preludi i një operacioni të përbashkët anglo-grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Për këtë arsye, në 30 tetor 1944, ende pa u çliruar Shqipëria, Shtabi i Përgjithshëm i UNC, urdhëronte Shtabin e Divizionit III të Ushtrisë që të dislokonte në vijën e kufirit me Greqinë, nga Konispoli në Peshkëpi dhe nga Vlora, Himara e deri në Sa-randë, forcat e Brigadave XIX e XVI me detyrë mbrojtjen e kufirit. Edhe në fjalimin e mbajtur në 28 Nëndor 1944, E. Hoxha nuk mëtoi t’i kushtojë një paragraf të fortë marrëdhënieve me Greqinë. Pasi denoncoi atë, që ai e quajti “martirizim i minoritetit shqiptar nga bandat shoviniste e reaksionare të Zervës, që po i grabitin atij pasurinë dhe po nxjerrin jashtë truallit të tyre”, Hoxha, për herë të parë publikisht ngriti zërin për “pre-tendimet aneksioniste të deklaruara nga Kryeministri grek Papandreu në drejtim të krahinave tona të Korçës e Gjirokastrës”. “Kufijtë tanë”, kërcënoi ai, “janë të padiskutueshëm, se bren-da tyre nuk ka përveçse toka tonat, që na i kanë lënë stërgjyshërit dhe që i kemi vaditur me gjakun tonë: askush nuk do të guxojë të na i prekë, se ne do të dijmë ti mbrojmë”. Kjo deklaratë

e fortë e Hoxhës, që paralajmëronte vendosmërinë e komunistëve për të hyrë, po të qe nevoja, në një luftë tjetër për mbrojtjen e tërësisë ter-ritoriale të vendit, tërhoqi vëmendjen e të huajve, e mes tyre të korre-spondentit të agjensisë së lajmeve “Associated Press”, Sid Feder, i cili ia shpërndau atë menjëherë agjensive dhe shtypit të huaj.

Ndërkohë duhet thënë, se qysh gjatë luftës, por në mënyrë të veçantë pas luftës, FNCl dhe PK u gjendën, objektivisht, në krah e në bashkëpunim me LNCl jugosllave e më tej me qeverinë jugosllave. Kjo marrëdhënie, nëse formalisht nuk e rrezikonte integritetin tokësor të

Shqipërisë, siç e rrezikonte Greqia, mori formën e ndërhyrjeve të hapura në punët e brendshme dhe, me pro-jektin titist të një federate ballkanike, apo edhe shqiptaro-jugosllave, vinte në rrezik sovranitetin e shtetit shq-iptar. Megjithatë, siç venë në dukje oficerët e misioneve britanike, gjatë luftës emisarët jugosllavë nuk e patën të lehtë të impononin vijën e tyre në LANC e në vetë PK. Këtë e provon pozicioni që në mënyrë të veçantë E. Hoxha mbajti ndaj çështjeve të tilla siç ishte çështja e Kosovës, ajo e federatës ballkanike apo kontradik-tat mes tij dhe emisarëve jugosllavë lidhur me vijën politike të ndjekur nga PKSH gjatë luftës, që dolën hapur

gjatë Plenumit të Beratit. Nuk është për të reabilituar figurën e Enver Hoxhës, por thjesht për të thënë një të vërtetë historike, që të huajt e kanë thënë qysh më parë, se duhet pranuar që E. Hoxha, shpesh herë i vetëm, ka qenë më i ndërgjegjshëm se çdokush tjetër në udhëheqjen e PKSH për rrezikshmërinë që paraq-iste politika e Titos ndaj Shqipërisë, gjë për të cilën ai iu ankua edhe vetë Stalinit gjatë vizitës që bëri në Moskë në vitin 1947.

Radhët e BK e LegalitetitNdryshe nga FNCl, ajo pjesë e

elitës së vjetër politike e rreshtuar në radhët e BK e Legalitetit (këtu nuk do bëjmë fjalë për qeveritë kuislinge të Sh. Verlacit, M. Krujës, R. Mitrovicës etj.), tregoi se ishte e gatshme të bënte edhe kësaj here kompromis me pavarësinë, integritetin e sovranite-tin e vendit për të ruajtur pushtetin e vet të pamerituar. Në gjurmët e marrëveshjeve të fshehta të Esad Pashës e të Ahmet Zogut me Beogra-din e me Athinën, përfaqësues të Zogut dhe të Muharrem Bajraktarit u përpoqën, qysh në vitin 1941, të binin në marrëveshje me gjeneralin çetnik serb Drazha Mihajlloviç, lid-hur me një aleancë, që pas luftës parashikohej të përfundonte në një federatë jugosllavo-shqiptare. Një aleancë të ngjashme, të pagëzuar si “aleanca pellazgjike greko-shqiptare” me frymëzim antikomunist, Muhar-rem Bajraktari ia propozoi në mars 1944 Ministrit të Jashtëm Britanik, i bindur se ai vetë do luante një rol parësor në projektet britanike të pas-luftës. Ndonjë muaj më vonë, edhe Mithat Frashëri, nga BK, dhe Koço Kota nga Legaliteti, tentuan të fitojnë simpatitë e Londrës dhe të përfshiheshin në planet britanike, duke tentuar një marrëveshje me për-faqsuesit e qeverisë greke në mërgim e të forcave të djathta të EDES-it, që komandoheshin nga xhelati Napo-leon Zerva. Termat e marrëveshjes së propozuar pikërisht nga Mithat Frashëri, dikur denoncues i palodhur i nacionalizmit e shovinizmit grek, ishin të turpshme: Greqia e Shqipëria do bashkoheshin në një federatë, duke ruajtur kufijtë e paraluftës. Hiqej dorë, kështu, nga Kosova e Çamëria, nga projekti i “Shqipërisë etnike”, të cilin BK e Legaliteti e kishin përdorur pafundësisht në propagandën e tyre kundër FNCl e PK. Për më tepër, në federatën greko-shqiptare, ushtria do të ishte nën urdhërat e Shtabit të Ushtrisë greke. Nëse kjo marrëveshje

“Respektim i Kartës së Atlantikut, i Traktatit të Londrës e të Washingtonit në mes URSS, Anglisë e Amerikës dhe në lidhje me të, çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet pas luftës dhe vetë popujt e Kosovës e të Çamërisë, sipas dëshirës së tyre, do të vendosin për fatin e tyre”

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 45

antikombëtare, e cila po qe se reali-zohej do sillte shkrirjen e Shqipërisë në shtetin grek, nuk u nënshkrua, kjo erdhi sepse përfaqësuesi grek, Chrisoidou, kërkoi shumë më tepër nga ç’ofronin të ashtuquajturit “na-cionalistë” shqiptarë. Për të fituar simpatitë e Londrës, si ballistët ashtu edhe zogistët, nuk mëtuan të zvariteshin edhe pas projektit britanik për krijimin e një federate ballkanike, porsa morën vesh se për të po puno-hej në Ministrinë e Jashtme britanike. Në vazhdën e këtyre marrëveshjeve, që nëse realizoheshin e cënonin rëndë pavarësinë, sovranitetin dhe vetë ekzistencën e shtetit shqiptar, nuk është pa interes të përmendim edhe përpjekjet e ethshme, që qar-qet ballisto-zogiste të emigracioni bënë për t’u afruar me Titon pas prishjes së marrëdhënieve të regjimit të Tiranës me Beogradin, në 1948. Duke “harruar” antikomunizmin e tyre, në letrat e shumta që individë e grupe të caktuara të emigracionit politik shqiptar i dërguan aso kohe udhëheqësit komunist jugosllav, i of-ronin atij ndihmën e tyre për rrëzimin e qeverisë së Tiranës dhe i premtonin se me ata në pushtet, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave do të njihnin një zhvillim të panjohur.

Çështja e KosovësEdhe përsa i përket çështjes së

Kosovës, qeveritë kuislinge të Tiranës dhe organizatat nacionaliste mbajnë një përgjegjësi të madhe historike, sepse në vend të propagandonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së vetvendosjes mbi bazën e luftës

kundër pushtuesit nazi-fashist, gjë që përputhej edhe me Kartën e Atlan-tikut, ushqyen iluzionin e rrezikshëm të realizimit të “Shqipërisë etnike” si dhuratë e pushtuesit nazifashist. Akoma më keq, ato nxitën rekrutimin e shqiptarëve të Kosovës në krah të ushtrive pushtuese dhe i përdorën ato kundër luftës antifashiste, sa në Kosovë, aq edhe në Shqipëri. Formacionet pro-fashiste “Kosova” e “Skënderbeg” dhe reprezaljet e kryera prej tyre kundër luftëtarëve të lirisë, ishin një hipotekë e rëndë për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi. Nëse në Kosovë pro-paganda nazifashiste zuri vend më shumë, dhe nëse aty nuk pati një lëvizje çlirimtare antifashiste masive, gjë që do ta kishte forcuar pozitën e popullit të Kosovës pas luftës, kjo erdhi sigurisht për kushtet specifike të vendit, por erdhi edhe për faj të ndikimit të dëmshëm që ushtruan aty rrethet kuislinge e kolaboracioniste të Tiranës.

Fronti NÇl dhe Partia KomunisteNë të kundërtën, Fronti NÇl dhe

Partia Komuniste që e drejtonte atë, zgjodhën të vetmen rrugë të mund-shme që i jepte një shans bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Në letrën e KQ të PKSH drejtuar Komitetit Qar-kor për Vlorën, në 17 gusht 1943, citohen kushtet që FNC i kishte vënë BK në vështrim të një bashkimi: “Re-spektim i Kartës së Atlantikut, i Trak-tatit të Londrës e të Washingtonit në mes URSS, Anglisë e Amerikës dhe në lidhje me të, çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet pas

luftës dhe vetë popujt e Kosovës e të Çamërisë, sipas dëshirës së tyre, do të vendosin për fatin e tyre. Ne do t’i japim të gjitha mundësitë që të krijohet situatë e atillë që çështja të zgjidhet me drejtësinë e plotë. Derisa fashizmi të zhduket, detyra jonë kryesore patriotike është të frymëzojmë dhe të ndihmojmë që popujt e Kosovës e të Çamërisë të hyjnë në luftë kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij, se vetëm në këtë mënyrë ata do të sigurojnë jetën e tyre dhe të drejtën e vetvendosjes”. Në këtë optikë, Fronti NÇl dhe PKK bënë përpjekje serioze për të inkura-juar luftën partizane sa në Çamëri, aq edhe në Kosovë. Ato, në bashkëpunim me komunistët kosovarë, organizuan edhe Konferencën e Bujanit, ku komu-nistët shqiptarë nga Kosova dhe Shq-ipëria, në prani edhe të përfaqsuesve serbë, artikuluan shkoqur vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim kombëtar mbi bazën e kontributit në luftën e madhe antifashiste. Nga ana tjetër, kalimi i formacioneve të ushtrisë NCl në veri të Shqipërisë e më tej në Kosovë, nga qershori 1944, pati një rëndësi të jashtëza-konshme për ndryshimin e raportit të forcave edhe në këtë krah të ter-ritoreve shqiptare. Popullsia e tyre u bashkua në masë me formacionet partizane. Njëherësh, u tronditën e u shthurrën bazat e pushtetit e të autoritetit të krerëve e bajrak-tarëve, që deri atëherë kishin qenë bartës të antiligjit dhe të destabi-litetit politik të vendit, kurse gjatë luftës iu bashkuan pushtuesit. Me hyrjen e divizioneve partizane në Kosovë, me qindra e mijra të rinj kosovarë, një pjesë e të cilëve deri atëherë kishin bërë pjesë në radhët e divizionit famëkeq “Skënderbeg”, iu bashkuan atyre, duke formuar 4 brigata të reja partizane. Fakti që fundi i luftës i gjeti këta të rinj të armatosur, jo më si ushtarë të regjimentit SS “Skënderbeg”, por si luftëtarë të brigadave partizane, evitoi ose reduktoi mundësinë e përplasjes e të raprezaljeve të ushtrisë jugosllave kur kjo hyri në Kosovë. Sigurisht, problemi i Kos-ovës do duhej t’i hynte një rruge të gjatë, në kushtet po aq të vështira të luftës së ftohtë dhe të marrëd-hënieve tejet të acaruara shqiptaro-jugosllave. Megjithatë, përvoja e Luftës II Botërore i kishte mësuar shqiptarët e Kosovës se liria nuk dhurohet, aq më pak nuk dhurohet nga një pushtet i tiranisë, por fitohet me qëndresë e luftë.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 46

amerikane në shqipëri?M

ë 8 nëntor 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, një ekip mjekësor amerikan që udhëtonte me avion nga Siçilia për në Bari të Italisë, bëri ulje të detyruar në Shq-

ipërinë e mesme, për shkak të motit të keq. Në këtë grup ishin 13 infermiere amerikane. Për dy muaj me radhë, infermieret dhe ameri-kanët e tjerë të ndihmuar nga forcat parti-zane dhe pastaj ato nacionaliste përshkuan një rrugë të gjatë derisa dolën në bregdetin e Karaburunit, duke arritur t’u shpëtojnë nazistëve që kishin pushtuar Shqipërinë. Në fillim të janarit 1944, ato u shpëtuan nga shërbimet e fshehta angleze. Timothy Gay, autor i një libri që flet për sagën e amerika-nëve nëpër Shqipëri. Libri titullohet “Savage Will”-”Vullneti i Ashpër” dhe është botuar në vitin 2013 në Shtetet e Bashkuara.

Si ishte gjendja në Shqipëri në kohën për të cilën po flasim?

Ishte e ndërlikuar si shumë gjëra të tjera në Ballkan gjatë luftës. Kishte elementë të rezistencës që ishin rreshtuar qartë me aleatët, kishte elementë të tjerë që ishin

skeptikë për t’u lidhur me aleatët; kishte anëtarë të tjerë të Ballit Kombëtar që ishin ose asnjanës, ose, në disa raste të lidhur me gjermanët dhe italianët. Një njeri i quajtur Hasan Gina, njëri ndër udhëheqësit e rezis-tencës, ishte i pari që arriti bashkë me grupin e tij, në vendin ku avioni bëri ulje të detyruar. Ai u tha amerikanëve: “Unë jam një nga të paktët njerëz në Shqipëri, tek të cilët ju mund të keni besim. Gjërat janë të ndërlikuara këtu dhe ju nuk do ta kuptoni dot kurrë se çfarë mund t’ju ndodhë.” Por, pasi grupi filloi udhëtimin, amerikanët e kuptuan se mund të tradhtoheshin në çdo çast nga njerëzit që ata mendonin se ishin miqtë e tyre.

Pra askush nuk e dinte se ç’mund të ndodhte. Dhe ky njeri i përkiste partiza-nëve?

Është e qartë se Hasani ishte partizan dhe komunist, që i merrte urdhrat nga Hoxha dhe nga udhëheqës të tjerë komunistë të komandës ushtarake. Pasi ai u raportoi se një avion amerikan transporti me një personel mjeksor prej 30 vetash kishte bërë ulje të detyruar, Hoxha dhe ndihmësit e tij i thanë Hasan Ginës të vazhdonte t’i çonte ameri-kanët sa andej këtej, sepse kjo i duhej për propagandë. Ata donin t’i bindnin shqiptarët se këta amerikanë ishin pararoja e një force çlirimtare imagjinare, ndërkohë që grupi i amerikanëve thjesht kishte humbur rrugën mbi Detin Jon dhe Adriatik dhe ishte ulur aksidentalisht në Shqipëri. Për më tepër, këta amerikanë ishin të paarmatosur dhe mbanin shenja që i identifikonin si infermiere dhe ndihmës-mjekë. Megjithatë, kjo propa-gandë funksionoi. Ju jeni vetë nga Berati dhe ndoshta e dini se çfarë ndodhi kur pas disa ditësh grupi i amerikanëve hyri në qytet dhe u pritën si heronj çlirimtarë. Ata ndenjën atje tre ditë dhe ikën përpara se gjermanët ta sulmonin qytetin më 15 nëntor.

Kur e kuptuan gjermanët që këta ameri-kanë ndodheshin në Shqipëri?

Nuk e dimë me saktësi, por dimë se në ditën e dytë pas uljes së detyruar, më 9

si u shpëtuan infermieret Timothy M. Gay autori i librit ”Savage Will”-”Vullneti i Ashpër”flet për “Zërin e Amerikës”:

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 47

asaj periudhe?Amerika ishte e dashur për

shumë njerëz në Shqipëri për shkak se Presidentit Woodrow Wilson në konferencën e Versajës ishte i pari udhëheqës perëndimor që njohu nevojën e Shqipërisë për pavarësi dhe gjatë Lidhjes së Kombeve, e cila ishte një krijesë e Wilsonit, në fillim të viteve 1920, Shqipëria eksperimentoi me demokracinë për

një periudhë të shkurtër. Si mirën-johje për Presidentin amerikan, ata propozuan që porti i Shëngjinit të quhej Porti Wilson. Mijëra shqiptarë mundën të kontaktojnë me grupin e amerikanëve gjatë udhëtimit të tyre nga një fshat në tjetrin nëpër Shqipëri.

Si ndodhi që, siç e tregoni edhe ju në këtë libër, shpëtimi i amerikanëve u mor përsipër më pas nga nacionalistët?

Është e ndërlikuar dhe nuk e di nëse do ta mësojmë ndonjëherë historinë e saktë, por është e

nëntor, pra përpara se grupi të nisej për në Berat, një avion gjer-man zbulimi fluturoi pikërisht mbi vendin e rrëzimit. Dimë gjithashtu se kur grupi arriti në Berat, në qytet kishte agjentë të gjermanëve, të cilët duhet të kishin raportuar se amerikanët ishin vënë të parakalonin nëpër rrugë, se ishin pritur me mad-hështi dhe se kishin qëndruar aty tre ditë duke shetitur nëpër qytet. Jam i sigurt se gjermanët duhet ta kenë ditur, sepse siç përmenda, ata e sulmuan ashpër Beratin, me tanke dhe mjete të blinduara si dhe me avionë bombardues Stuka dhe Messerschmidt, duke e shkatërruar qyte-tin.

Njëri nga personazhet interesante në gjithë këtë histori ishte Kostaq Stefa, njeriu që shërbeu si shoqërues dhe përk-thyes i amerikanëve, i cili pas luftës u burgos dhe u ekzekutua nga komu-nistët. Çfarë roli luajti ai në shpëtimin e ameri-kanëve?

Pa Kostaq Stefën, ata nuk do të kishin shpë-tuar kurrë. Ai kishte qenë kryeinspektor arsimi në Berat, një nga njerëzit më të shquar të qytetit dhe një pjesëtar shumë aktiv i rezistencës. Nuk është e qartë as sot nëse ai ishte një partizan me bindje aq të forta sa ç’mendohej nga grupi i amerikanëve. Ai mund të ketë patur lidhje me nacionalistët, të cilët në fakt ishin reshtuar me gjermanët. Pas luftës, fakti që Kostaq Stefa ndihmoi aq shumë për të shpëtuar amerikanët, ngjalli dyshime tek regjimi dhe ai u ekzekutua tragjikisht nga njerëzit e Hoxhës në vitin 1948. Gruaja e tij Eleni Stefa ndërroi jetë pak javë më parë në moshën 102-vjeçare. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë heronj të heshtur për Shq-ipërinë e Luftës së Dytë Botërore, sepse pa ata, amerikanët nuk do të ishin shpëtuar dot.

Cili ishte perceptimi i shq-iptarëve për amerikanët gjatë

qartë se aleatët kishin biseduar për këtë çështje jo vetëm me Hox-hën por edhe me disa elementë të lëvizjes nacionaliste dhe me Ballin, disa prej të cilëve bashkëpunonin me gjermanët. Agjenti britanik Gary Duffy, i mori ata nga Shqipëria lindore dhe i çoi nëpër male, deri në Dukat. Aty ata u pritën nga njerëz të Ballit dhe bashkë me një oficer amerikan të zbulimit, kapitenin

Smith, u zbritën në një pikë të bregdetit, ku kishte disa shpella dhe kështu gjermanët nuk arritën t’i kapin. Dua të tregoj diçka interesante. Dy nga njerëzit e ekuipa-zhit të anijes që i mori fshehurazi amerikanët për t’i kthyer në Itali, njëri anglez dhe tjetri amerikan, më vonë u bënë aktorë të njohur, njëri prej tyre, ka luajtur rolin e një polici në filmin “God-father”, (“Kumbari”).

Si u prit lajmi i shpët imit këtu në Shtetet e Bashkuara?

Për arsye sigurie, që gjermanët të mos e kup-tonin se sa i gjerë ishte rrjeti i rezistencës në Shqipëri, lajmi i shpëtimit nuk u lejua të përhapej. Ai u bë i ditur vetëm pas gjashtë javësh që kësh-tu të mbroheshin edhe njerëzit në Shqipëri, të cilët ndihmuan në këtë operacion. Madje gjatë kësaj kohe, nga amerika-nët u përhapën qëllimisht informacione të rreme

për të çorientuar gjermanët. Unë nuk e dija këtë dhe e kuptova vetëm pasi i hyra seriozisht kërkimeve për të shkruar librin. Dua të përmend edhe diçka tjetër: kur gjermanët hynë në Berat, tre infermiere nuk arritën dot të largohen. Ato u stre-huan nga familja beratase Karaja, Nani dhe Goni Karaja, që treguan një guxim mjaft të madh. U deshën të kalojnë edhe tre muaj të tjerë që, me ndihmën e disa njerëzve të Ballit Kombëtar ato të mund të largoheshin nga Shqipëria në mars të vitit 1944.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 48

“Një oficer francez në Ballkan 1917-1925″

Ambasada franceze në bash-këpunim me bibliotekën publike të Fierit organizoi një takim në simbolikën e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Pjesë e këtij takimi

ishin përveç frankofondashësve, per-sonalitete të letrave dhe historisë edhe të rinj nga shkollat e mesme të qytetit. Shkrimtari dhe studiuesi Luan Rama ref-eroi rreth historikut të forcave franceze në Shqipëri dhe marrëdhënieve miqësore të ngritura mes tyre dhe shqiptarëve kryesisht për qëllimine përbashkët, luftën. Pjesë e këtij takimi ishte dhe prezantimi i librit “Një oficer francez në Ballkan 1917-1925” i shkruar nga nipi i kolonelit të njohur tashmë në Shqipëri, Andre Ordioni, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në konturimin e kufijve përfundimtar të Shqipërisë, si i dërguari i Francës. Në vitin 1928 ai u vlerësua nga autoritetet shqiptare të kohës me “Urdhrin e Skënderbeut”.

Referim në lidhje me librin por më tepër historinë, e ka bërë dhe nipi i

kolonelit francez, Domenique Daguy des Deserts duke u shprehur se materialet e gjetura dhe të shkruara, ndriçojnë aspekte të veprimtarisë së Kolonelit në caktimit e kujfijve politikë të shtetit shqiptar kryesisht në Shën Naum dhe në Vermosh, duke dhënë qëndrime për një etapë të veçantë të historisë së marrëd-hënieve ndërkombëtare të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha dhe Francën në veçanti, për Shqipërinë dhe fqinjët e saj.

Vetëm pak kohë më parë Znj.Brigitte Rusanov, mbesa e kolonelit Andre Ordioni, komandant ushtarak në Korçë gjatë Re-publikës Autonome, i dorëzoi autoriteteve shqiptare, për kishën e Shën Nikollit në Voskopojë, një ikonë që kishte marrë kolonel Ordioni në Voskopojë dhe që ishte ruajtur në familjen e saj. Historia e kësaj ikone është krejt e veçantë. Më 18 janar 1918 koloneli i shkruante vajzës së tij, Monik, se kishte marrë një ikonë të vyer në një nga kishat e Voskopojës. Brigitte Rusanov, mbesa e kolonelit, që e trashë-goi ikonën e kthen tani sërish në vendin ku i përket të qëndrojë. Jean Andre Ordioni u lind në Korte të ishullit të Korsikës, ishte një ushtarak me kulturë të gjerë klasike dhe ushtarake, njohës i disa gjuhëve të huaja, Komandant i Legjionit të Nderit dhe mbajtës i Kryqit të Luftës të viteve 1914-1918. Kolonel Ordioni mori dhe komandën e Korçës me 11 nëntor 1917, luftoi kundër trupave austriake deri në gusht të 1918, dhe nga ky vit e deri në janar të 1919 ushtroi funksionet e ad-ministratorit të Korçës dhe Pogradecit dhe të komunave shqiptare që ishin nën pushtimin francez. Nga prilli i vitit 1923 e deri më gusht të 1926 kreu detyrën e antarit të komisionit të kufijve në Shqipëri.

“Një oficer francez në Ballkan 1917-1925” i shkruar nga nipi i kolo-nelit të njohur tashmë në Shqipëri, Andre Ordioni, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në konturimin e kufijve përfundimtar të Shqipërisë, si i dërguari i Francës. Në vitin 1928 ai u vlerësua nga autoritetet shqiptare të kohës me “Urdhrin e Skënderbeut”

botIme hIStorIKe

Andre Ordioni, në vitin 1928, u vlerësua nga autoritetet shqiptare me “Urdhrin e Skënderbeut”

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 49

që do vizitojë tokën në vitin 2029

asteroidi

Udhëtimi i këtij asteroidi do të shi-kohet me sy në vitin 2029, mirëpo ka rrezik që nën forcën tërheqëse të Tokës ky planet i vogël mund të kthehet përsëri te ne, andej nga viti 2036. Ja pra, ai vit mund të jetë

faqja e fundit e historisë njerëzore. Mundësia e përplasjes shumëfishohet dhe pasojat e “sulmit nga Kozmosi” mund ta shndërrojnë Tokën në një planet të shkretë, pa jetë. Dy shkencëtarë të tjerë amerikane, astrofizikani Donald Braunli dhe panteologu Piter Uord janë më optimistë dhe e parashikojnë “fundin e Botës” vetëm pas 500 milionë vjetësh. Duke e krahasuar periudhën që ka mbetur me një 24-orësh të zakonshëm të Tokës sonë, ata thonë se tani jemi në orën katër e gjysëm të mëngjesit ose katër miliardë e gjysëm vjet larg katastrofës. Në orën pesë, thonë ata, flora, fauna dhe çdo gjë e gjallë do të zhduket. Në orën tetë do të avullojnë oqeanet, ndërsa në orët e mesditës, përgjatë 12 miliardë vjetësh, Toka do të përpihet nga Dielli.

Të dhënatDisa astrofizikantë të tjerë pohojnë se “fundi

i Botës” do të vijë në një mënyrë tjetër: Në ra-port me konsumimin e lëndëve djegëse në Diell dhe me “zgjerimin” e tij, forca tërheqëse e tij do të dobësohet dhe Toka do të ndodhet jashtë kufijve të shpërndarjes së gazeve vdekjeprurëse te Diellit. Pra, dobësimi i forcës tërheqëse të Diellit i jep mundësi Tokës të evitojë vdekjen, por do të ketë shumë ndryshime të rëndësishme atmosferike. Sipas pikëpamjes së kryesuesit të grupit kërkimor-shkencor, Doktorit të Shkencave Robert Smit, Dielli do ta kërcënojë dy herë globin tonë:Një herë pas 7 miliardë e 700 milionë

vjetësh kur ai do të jetë 120 herë më i madh, pasi do të ketë “gëlltitur” Venerën e Mërkurin dhe herën tjetër, pas 100 milionë vjetësh, kur Dielli do të bëhet “xhuxh”, pra, diametri i tij do të zvogëlohet në 10 mijë milje. Atëhere orbita e Tokës do të ndërrojë trajektoren, por edhe pse Toka do të rrojë më shumë se Dielli, ajo prapë e ka një fund: Sipërfaqja e saj do të ngrohet vazhdimisht dhe në një moment të caktuar, kjo temperaturë e lartë nuk do ta lejojë shoqërinë njerëzore që ta vazhdojë jetën e vet.

RrezikuNjë rrezik tjetër që i vjen Tokës nga Kozmosi,

janë gazrat. Në vitin 1998, teleskopi kozmik “Hubble” transmetoi pamjen e rryme të fuq-ishme gazi shumë të nxehtë që dilte nga qendra e Galaktikës М87. Ky shpërthim, kjo rrymë, me një fuqi sa miliarda diej si ky yni, vepron si hip-erboloidi fantastik i nxhinier Garinit dhe kthen në shkrumb e hi gjithçka rreth saj. Në rast se Tokës do t’i takojë t’i afrohet sadopak zjarrit të kësaj sketërre, njerëzimi do të zhduket Brenda disa muajve. Por, për fat të mirë, kjo “sketerrë” ndodhet jashtë kufijve të Galaktikës sonë.

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 49

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 50

manf

red W

orne

r

Worner ishte një sekretar i Përgjithshëm i cili do të sfidonte, miklonte dhe në atë kohë do të qortonte një aleat për t’ju përsh-tatur kushteve të reja strategjike. Në të vërtetë, duke pasur parasysh se si ai e parashikoi rolin e tij udhëheqës, Worner ishte në ballë të shumë çështjeve të vështira me të cilat përballej aleanca gjatë qëndrimit të tij.

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 50

Nr. 11 - nëntor 2014/ Mbrojtja 51

Njeriu që transformoi NATO-n në një Aleancë moderne

Puna duke shërbyer si Sekretar i Përgjith-shëm i NATO-s nuk ka qenë kurrë e lehtë. Manfred Worner ishte i pari dhe i vetmi gjerman që ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, nga viti 1988 deri në vdekjen e tij në vitin 1994. Ky vit

dhe kjo verë që kaloi shënoi 20 vjetorin e vdekjes së tij. Worner mbetet i vetmi Sekretar i Përgjithshëm që vdiq në detyrë, në zyrën e tij dhe që pa dyshim i shtohet trashëgimisë së tij. Megjithatë, kjo ishte mënyra e tij e udhëheqjes, si në substancë ashtu dhe në stil, e cila formoi trashëgiminë e tij dhe e transformoi NATO-n në një Aleancë moderne. Gjatë shumicës së periudhës të Luftës së Ftohtë, zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s u pushtua nga diplomatë të talentuar, të cilët shpesh bënë punë të jashtëzakonshme në nxitjen e konsensusit. Akoma në këto vite, mandati i Aleancës ishte shumë më konservator dhe kjo shpesh çoi në liderë kon-servatorë, të cilët kërkonin mbeteshin në të njëjtin kurs.

Worner e pa detyrën ndryshe, si një forum për të avancuar ndryshimin politik. Duke pranuar se puna e tij kryesore ishte për të prodhuar konsen-sus mes aleatëve, në të njëjtën kohë ai nuk ishte asgjë tjetër veçse një “sekretar”, i thjeshtë për të ndrequr mosmarrëveshjet diplomatike dhe për të mbajtur paqen.

Worner ishte një Sekretar i Përgjithshëm i cili do të sfidonte, miklonte dhe në atë kohë do të qor-tonte një aleat për t’ju përshtatur kushteve të reja strategjike. Në të vërtetë, duke pasur parasysh se si ai e parashikoi rolin e tij udhëheqës, Worner ishte në ballë të shumë çështjeve të vështira me të cilat përballej Aleanca gjatë qëndrimit të tij.

Worner ndihmoi udhëheqjen e procesit për formimin e vendimit të samiti së Romës të vitit 1991, i cili prezantoi ide revolucionare në misionin e Aleancës për të përfshirë ruajtjen e paqes, paran-dalimin e konflikteve dhe diplomacinë e krizës.

Gjithashtu, Worner arriti Bashkimin Sovjetik dhe më vonë Rusinë, të gjitha në një përpjekje për të kul-tivuar një marrëdhënie të përmirësuar diplomatike. Në orarin e tij edhe ai pranoi dhe më pas influencoi për zgjerimin e anëtarësimit në Europën Qendrore dhe Lindore. Ndoshta më e dukshme ishte dëshira e tij intensive për të parë fundin e luftës në Ballkan. Kjo arriti kulmin me vizitën e tij të paharrueshme në

Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC) në prill të vitit 1994, ndërsa po vdiste nga kanceri. Me sëmundjen e tij që po i hante trupin nga një anë dhe mjekun në anën tjetër, Worner shkoi në NAC për të mbrojtur aleatët që të demonstronin vendosmërinë ushtar-ake për të parandaluar më shumë vuajtje. Në fund, Worneri mori atë që dëshironte, ndërkohë që NATO ra dakord për të përballuar krizën.

Në të gjitha çështjet e mëdha në transformimin e NATO-s, Worner ishte në qendër të ndryshimit, por përtej kontributin të tij politik, Worner kishte një numër aftësish personale që i shërbyen mjaft mirë. Worner ishte një student i gjuhëve të huaja dhe bëri përpjekje për t’i shfrytëzuar këto aftësi për të arritur konsensus. Gjithashtu, ai fitoi respekt të gjerë për aftësinë e tij për të menduar në mënyrë strategjike. Në këtë drejtim, ai mund të mendonte gjerësisht për drejtimet e ardhshme të politikës, të cilat ai mendonte se Aleanca duhet ti merrte në konsideratë. Gjithashtu, Worner solli pasion në këtë detyrë. Në cilësinë e tij si “Sekretar i Përgjithshëm”, Worner nuk kishte frikë të ushtronte presion të drejtpërdrejtë mbi aleatët për të reformuar, për të vepruar dhe për të përdorur forcën si të nevojshme. Siç theksoi ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s i asaj kohe, Robin Beard, Worner ishte “një burrë shteti i cili mund të shprehte zemërim”. Prezenca e tij ndihmohej pa dyshim nga “lulëzimi” i zërit të tij, i cila ishte e pamundur të injorohej.

Worner tregoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është këtu për të udhëhequr, sidomos në momente krizash, siç kanë bërë në mënyrë të ng-jashme shumë prej pasuesve të tij. Udhëheqje e tillë nga kjo detyrë mund të jetë përbërëse kyçe për pro-gresin diplomatik dhe transformimin e Aleancës.

Burimi: Revista e NATO-s

Mbrojtja / Nr. 11 - nëntor 2014 52

70-vjetori

70 - Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare një epope e ndritur në historinë e popullit shqiptar, që solli jo vetëm lirinë, por e radhiti vendin tonë në

Koalicionin e madh Antifashist Ndërkombëtar