8
Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në trupin e femrës Diagnostifikimi i hershëm i karcinomës të qafës së mitrës K O S O V O Republika e Kosovës Qeveria e Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme Policia e Republikës së Kosovës Drejtoria e Shërbimëve Shëndetësore Ndihmo në diagnostifikim të hershëm paraqitu me kohë mjekimi 100% . 2009

Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

  • Upload
    vantram

  • View
    219

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës | 1

Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në trupin e femrës

Diagnostifikimi i hershëm i karcinomës të qafës së mitrës

K O S O V O

Republika e KosovësQeveria e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme Policia e Republikës së Kosovës

Drejtoria e Shërbimëve Shëndetësore

Ndihmo në diagnostifikim të hershëm paraqitu me kohëmjekimi 100%.

2009

Page 2: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

2 | Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës

Pas karcinomës së g jirit është carcinoma më e shpeshtë në trupin e femrës

NDRYSHIMET PREKANCEROZE NË QAFËN E MITRËSLezionet kanceroze në qafen e mitrës nuk vijnë në mënyrë të befasishme dhe të shpejtë, por vite më parë i para-prijnë asaj ndryshimet e caktuara nga të cilat më vonë zhvillohet kanceri.Këto ndryshime nuk mund të zbulo-hen makroskopikishtë (me shiqim), por zbulohen vetëm gjatë ekzamini-meve mikroskopike të qelizave të marrura me anë të strishove vaginale apo cervikale (papa-testit), ose me bi-opsi të marrur nga vendi i dyshimtë.

Ndryshimet e lehta në qafën e mitrës quhen si displazi dhe ndahen tri në shkallë:

Displazioni i shkallës së pare: ndry-shimet paraqiten vetëm në 1/3 e poshtme të epitelit të qafës së mitrës.

Te displazioni i shkallës së dytë: ndry-shimet paqaqiten deri të gjysma e ep-itelit.

Në displazionin e shkallës së tretë: ndryshimet përfshijnë tërë epitelin.

Diagnostifikimi i hershëm i karcinomës të qafës së mitrës

Ndihmo në diagnostifikim të hershëm - paraqitu me kohë-mjekimi 100%.

Page 3: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës | 3

Konsiderohet se displazionet e shkallës së parë dhe të dytë nëse diag-nostifikohen me kohë mund të mje-kohen me terapi. Nëse nuk disgnosti-fikohen me kohë kalojnë në shkallën e tretë dhe karcinoma tek të cilat kër-kohet mjekim operativ.

KARCINOMA PREINVAZIVE E QAFËS SË MITRËS

Tek ky stad ndryshimet malinje nuk kane depërtuar në indet e thella, por vetëm në epitel (intraepitelial ose in-situ). Tek ky stad nuk ka metastaza. Diagnostifikimi bëhet me rastin e kontrollave gjinikologjike dhe papa-testit apo me kolposkopi. Ne rst se paraqitet shkalla e katërt ose e pestë e papa-testit atëherë duhet të bëhet biopsia e qafës së mitrës. Nëse diag-nostifikohet me kohë rrezultetet e mjekimit janë 100% të suksesshme.

KARCINOMA E QAFËS SË MITRËS Kjo sëmundje malinje lajmërohet te femrat relativisht të reja diku para meno pauzës, po nuk i përjashton edhe moshat e tjera. Më së shpeshti fillon rreth hyrjes së jashtme të qafës së mitrës, që së pari fillon si stad pre-invaziv ose intraepitelial, ku sëmund-ja në këtë stad qëndron disa muaj deri në disa vite. Nëse procesi nuk vërehet dhe nuk mjekohet atëherë do të vjenë deri të zgjerimi i saj, në ndryshime të cilat vërehen edhe me sy, të lokali-zuara rreth hyrjes së jashtme të qafës së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe:

1) veg jetativ2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

Stadi invaziv ndahet në katër stade:STADI I PARË- ku ndryshimet ma-linje janë të kufizuara vetëm në qafën e mitrës.

Page 4: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

4 | Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës

STADI I DYTË- ku ndryshimet ma-linje përveq qafës së mitrës kalojnë në 1/3 e sipërme të vaginës dhe në parametrium. Te ky stad mitra është e lëvizshme dhe metastaza ka kaluar në nyjet e afërta limfatike.

STADI I TRETË- ndryshimet mal-inje përfshijnë mitrën, qafën e mitrës, vaginën dhe arrin deri te muret e pelvi-kut. Te ky stad mitra është pjesërishtë e lëvizshme ose e tëra e palëvizshme, kurse e sëmura ka dhimbje të mëdha në pjesën e poshtme të abdomenit (barkut) dhe në kryqe. Nga procesi malinj janë të përfshira nyjet limfa-tike të afërta dhe të largëta.

STADI I KATËRT- procesi malinjë është zgjeruar jashtë pelvikut, duke përfshirë zorrën e trashë (rektumin), fshikzën urinare si dhe organet e ab-domenit, metastaza të afërta dhe të largëta, pacientja është në gjendje të rëndë, me dhimbje të padurueshme në pjesën e poshtme të barkut dhe në kryqe.

ETIOLOGJIA

Në shumicën e rasteve etiologjija e kësaj sëmundje është e pa njohur. Pre-dispozit për të vuajtur nga karcinoma e qafës së mitrës, kanë ato femra të cilat kanë patur infeksione të orga-neve gjenitale, dhe thuhet se 70% kar-cinomën e qafës së mitrës e shkakton Human papiloma virusi. Poashtu të rezikuara janë ato femra të cilat kanë pasur lindje të shpeshta, të zgjatura dhe traumatike (kanë përjetuar qarje të qafës së mitrës).Në këtë kuptim predispozita për tu sëmur nga karcinoma e qafës së mitrës kanë edhe femrat të cilat disa her i janë nënshtruar abortit si metodë jo e favorshme e planifikimit të familjes.

SIMTOMAT E KARCINOMËS SË QAFËS SË MITRËS

Te karcinoma e qafës së mitrës nuk ekzistojnë shumë simptoma të herëshme, që të sëmurës ia tërheqin vëmendjen për ekzistimin e smundjes

Page 5: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës | 5

që në stadin fillestar (preinvaziv).Në simtomat e para të karcinomës së qafës së mitrës hyjnë gjakderdhjet pal-patore dhe rrezistente. Këto simtoma lajmërohen kur të shkaktohet nek-roza që do të thotë se procesi malinjë ka përparuar, gjakderdhja zakonishtë është e varfër dhe lajmërohet pas mar-rëdhënies seksuale, irigacioneve dhe ekzaminimeve gjinekologjike. Menstruacionet e bardha të cilat janë rrezistente në qfarëdo lloj terapie.Dhembja lajmërohet kryesishtë vonë kur smundja ka përparuar shumë dhe kur infiltrimi malinjë ka depërtuar thellë në indet dhe kockat e pelvikut. Prandaj për ta parandaluar karcino-mën e qafës së mitrës dhe për të pa-sur sukses në mjekim është shumë me rëndësi caktimi i hershëm i diagnozës së smundjes para se të paraqiten shen-jat ose simptomat.

E gjithë kjo bëhet me paraqitjen e shpeshtë te gjinekologu dhe nënsh-trimit të ekzaminimeve në detaje dhe metodave shtesë diagnostike.

DIAGNOSTIFIKIMI

Caktohet në bazë të ekzaminimeve klinike, kontrollave plotësuese dhe analizave laboratorike.Qdo ekzaminim duhet filluar me kontrollimin e qafës së mitrës me ndihmën e spekulumit vaginal, ku nga hapja e jashtme e cerviksit apo forniksi i pasëm i vaginës merret ma-teriali për ekzaminim mikroskopik. Poashtu materiali mirret me anë të shpatullës së posaqme nga sipërfaqja e qafës së mitrës (nga hyrja e jashtme

Page 6: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

6 | Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës

e qafës së mitrës),i cili ngjyroset sipas metodës së papanikollaut dhe shiqo-het me anë të mikroskopit.Pra me anë të papa-testit mund të diagnostifikohen lezionet apo ndry-shimet fillestare të cilat makrosko-pikishtë dhe me anë të syrit janë të padukshme. Evulucioni apo kalimi i stadit fillestar (preinvaziv) në atë mal-injë (invaziv) është shumë gradual dhe ndonjë herë mund të zgjatë edhe me vite. Andaj diagnostifikimi i hershën në stadin prekanceroz është shumë i

përshtatshëm për mjekim dhe në këtë stad arrihen rrezultate 100% të suk-sesshme në mjekim.

PAPA-TESTI

Është një metodë e lehtë (jo e m un d i m -shme), e shpejtë dhe 8 0 - 8 5 % e sakt në d i a g n o s -t i f i k i m i n e karcino-mës së qafës së mitrës.Rezultati ndahet në pesë grupe apo shkallë:

Shkalla e I-rë: rezultati është plotë-sishtë normal.

Shakalla e II-të: krahas qelizave nor-male mund të gjinden edhe qeliza të ndryshimeve të lehta inflamatore.

Shkalla e III-të: tregon shenjat e in-flamacionit, nuk tregon në malin-jitet poe nuk e përjashton atë. Pra ekzaminimi duhet të përsëritet prej 3-4 muaj deri sa të merret vendimi për karakterin e vërtet të ndryshimeve.

Page 7: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës | 7

Shkalla e IV-të: sekreti I marrur fletë se ekzistonë procesi malinjë në qafën e mitrës.Shkalla e V-të: në mostër vërehet numër i madh i qelizave me shenja të shprehura të malinjitetit.

Diagnoza e caktuar sipas PAPAN-IKOLLAUT (te shkalla e III-të,IV-të dhe V-të) duhet vërtetuar me ekzaminim histologjik, pra me BI-OPSINË e qafës së mitrës, ku materi-ali merret në dy tri vende të dyshimta në qafën e mitrës dhe dërgohet në HP ku do ta kemi diagnozën definitive.

MJEKIMIDiagnoza e sigurtë e karcinomës së qafës së mitrës kërkon terapi të shpe-

jtë dhe energjike. Zgjedhja e metodës së mjekimit varet nga mosha e të sëmurës, nga ajo se a ka lindur dhe se a dëshiron të lind fëmijë.Tek femrat e reja varësishtë nga stadi i smundjes, tek ajo fillestare duhet ruaj-tur mitrën dhe vezorët, pra në mënyrë kirurgjikale duhet larguar vetëm vatrat malinje në qafën e mitres me KONIZIM apo LEPP. Kurse te gratë e moshuara dhe te ato të cilat kanë lindur duhet larguar (am-

Page 8: Pas karcinomës së gjirit është carcinoma më e shpeshtë në ... · së mitrës, të cilat në aspektin mak-roskopik ndahen në tri tipe: 1) vegjetativ 2) ulqeroz dhe 3) infiltrativ

8 | Shërbimet Shëndetësore - Policia e Kosovës

Përgaditur nga: Dr. Qefsere Mulaj ; Redaktor: Dr. Linditë Kajtazi; Design: Çajup Kajtazi tel: 038 5080-1126; Fax: 038 5080-1130; E-mail: [email protected]

putuar) në mënyr kirurgjikale qafen e mitres apo mitrën me të dy adnekse. Pastaj preferohet rezatimi jonizues.

PROGNOZA

Prognoza e karcinomës së qafës së mitrës varet nga stadi në të cilin është ndërmarrë mjekimi. Kur është në py-etje faza preinvazive (prekanceroze) arrihet mjekim i suksesshëm tek të gjitha të sëmurat. Mirëpo me përpa-rimin e procesit malinjë gjasat për mjekim zvoglohen. Prandaj masa më efikase për mjekimin e kancerit të qafës së mitrës është diagnoza sa më e hershme e smundjes.