32
REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ENERGJISE DHE MINIERAVE MINISTARSTVO ENERGIJE I RUDARSTVA MINISTRY OF ENERGY AND MINING Në pajtim me autorizimin e dhënë nga Komiteti Drejtues i Projektit KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR ZHVILLIMIN E FUSHËS SË LINJITIT SIBOVC NË KOSOVË DHE KAPACITETEVE PËRKATËSE TË GJENERIMIT TË ENERGJISË Memorandum i Para-kualifikimit 18 dhjetor 2009

PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Në pajtim me autorizimin e dhënë nga Komiteti Drejtues i Projektit REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA 18 dhjetor 2009 MINISTRIA E ENERGJISE DHE MINIERAVE MINISTARSTVO ENERGIJE I RUDARSTVA MINISTRY OF ENERGY AND MINING QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA Faqe 2 prej 32 Memorandumi i Parakualifikimit

Citation preview

Page 1: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E ENERGJISE DHE MINIERAVE MINISTARSTVO ENERGIJE I RUDARSTVA

MINISTRY OF ENERGY AND MINING

Në pajtim me autorizimin e dhënë nga Komiteti Drejtues i Projektit

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT PËR

ZHVILLIMIN E FUSHËS SË LINJITIT SIBOVC NË KOSOVË DHE KAPACITETEVE PËRKATËSE TË GJENERIMIT TË ENERGJISË

Memorandum i Para-kualifikimit

18 dhjetor 2009

Page 2: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 2 prej 32

Përmbajtja

HYRJE në PROJEKTIN E RIKONFIGURUAR ...................................................................... 4 

Komponentët e projektit ........................................................................................................ 4 SFONDI GJEGJËS I VENDIT .................................................................................................. 5 

Çështjet gjegjëse të sektorit të energjisë ................................................................................ 5 Mihja e linjitit dhe gjenerimi i energjisë ............................................................................... 6 Studimet dhe raportet historike ............................................................................................. 8 

PROGRAMI INVESTUES për FUSHËN E LINJITIT në SIBOVC DHE GJENERIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE ...................................................................................................... 10 

Zhvillimi i Mihjes së Sibovcit ............................................................................................. 10 Zhvillimi i Kapaciteteve të reja Gjeneruese (TCKR) .......................................................... 11 Participimi i sektorit privat në TC Kosova B ...................................................................... 13 

MBËSHTETJA E PROJEKTIT NGA DONATORËT ............................................................ 14 Skema e implementimit të PATEL-it .................................................................................. 15 

PROCEDURAT E PARA-KUALIFIKIMIT ........................................................................... 16 INFORMATA DHE PYETJE SHTESË .................................................................................. 17 SHTOJCA A—SHKURTESAT .............................................................................................. 18 SHTOJCA B—NJOFTIMI I PROKURIMIT .......................................................................... 20 SHTOJCA C – APLIKIMI për PARA-KUALIFIKIM për OFERTIM ................................... 25 SHTOJCA D – FORMULARI I DEKLARIMIT të PËRVOJËS ............................................ 27 SHTOJCA E – FORMULARI I MARRëVESHJES së KONFIDENCIALITETIT ................ 29 

Page 3: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 3 prej 32

SHËNIME TË RËNDËSISHME

Ky Memorandum lëshohet nga Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) e Republikës së Kosovës, si dhe në emër të Komitetit Drejtues të Projektit (KDP) vetëm për qëllime informimi dhe ofrohet vetëm për përdorim të investitorëve të interesuar për t’i ndihmuar ata të dorëzojnë Shprehjet e Interesit në bazë të SHTOJCA B—NJOFTIMI I PROKURIMIT si më poshtë.

As Republika e Kosovës, MEM-i, Komiteti Drejtues i Projektit për Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti (PATEL) apo Zyra e Projektit, e as agjentët, përfaqësuesit, këshilltarët apo konsulentët e institucioneve gjegjëse nuk do të bëjnë, apo nuk do të konsiderohen të kenë bërë, ndonjë vërtetim apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, sa i përket saktësisë, besueshmërisë apo plotësisë së informatave të dhëna këtu, në dhomën e të dhënave, apo informatat që ofrohen ndryshe, me gojë apo me shkrim, përveç atyre vërtetimeve apo garancive që mund të jepen me dokumentacionin përfundimtar të Projektit. As pranimi i këtij Memorandumi, e as informatat e dhëna me të apo të furnizuara sipas tij, apo vijimisht të komunikuara ndaj cilitdo Personi, me shkrim apo me gojë, në lidhje me transaksionin e propozuar në Republikën e Kosovës, MEM apo Korporatën Energjetike të Kosovës sh.a. (“KEK”) (“Subjektet”), konsulentët e Subjekteve, apo nënkontraktuesit e tij, nuk do të përbëjnë dhënie të këshillave për investime, teknike, ligjore apo tjera. Asnjë nga informatat e dhëna këtu nuk përbëjnë ofertë apo ftesë për të shitur, apo asnjë formë të përkushtimit apo rekomandimit apo kërkimit të asnjë oferte për të shitur, asetet apo sigurimet e KEK-ut, apo aseteve të gjenerimit, distribucionit, apo mihjes të cilat do të dalin apo që mund të dalin nga ristrukturimi i ardhshëm i KEK-ut.

MEM, në emër të KDP-së, rezervon të drejtat, në liri të plotë veprimi, të modifikojë secilën rregull apo procedurë në lidhje me këtë Memorandum dhe tenderët në vijim, duke përfshirë të drejtën e refuzimit të pranimit të ofertave, ose, pa njoftim paraprak apo pa arsyetim, të ndërpresë procedurën e tenderimit. Asnjë Subjekt, e as asnjë agjent, përfaqësues, këshilltar apo konsulent i një Subjekti, nuk mund të mbahet në detyrim apo në përgjegjësi para asnjë Personi për çfarëdo kostoje apo shpenzimi të shkaktuar në përgjigje ndaj këtij Memorandumi të Para-kualifikimit, e as në asnjë hulumtim, negocim, apo transaksion, pa marrë parasysh nëse konsumohet apo jo, që mund të shkaktohet.

As ky Memorandum e as asnjë tjetër informatë e shkruar apo e dhënë me gojë që i vihet në dispozicion cilitdo ofertues të mundshëm apo ndonjë Personi tjetër apo përfaqësuesve, agjentëve, apo këshilltarëve të tyre gjegjës, nuk do të përbëjë bazë për asnjë ofertë apo kontratë. Propozimi në lidhje me Projektin apo pjesë të tij do të përbëjë obligim kontraktual vetëm nëse dhe atëherë kur dokumentacioni përfundimtar i Projektit në lidhje me këto të jetë ekzekutuar me shkrim nga MEM-i dhe nga ofertuesi i suksesshëm.

Gjithë ofertuesit e ardhshëm apo Personat e interesuar këshillohen të kërkojnë këshilla financiare, ligjore, tatimore, teknike dhe të tjera të pavarura. Pranuesit e këtyre materialeve duhet të informojnë vetveten për kërkesat ligjore të zbatueshme në juridiksionet e tyre si dhe të zbatojnë ato si të tilla.

Në ofrimin e materialeve në lidhje me transaksionet e propozuara, as MEM-i e as asnjë Subjekt tjetër nuk marrin kurrfarë obligimi për të korrigjuar, ndryshuar apo përditësuar materialet e tilla.

Page 4: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 4 prej 32

HYRJE NË PROJEKTIN E RIKONFIGURUAR

1. Qëllimi i këtij Memorandumi është të paraqesë informata në sfond për investitorët dhe të tjerët të interesuar të dinë më shumë mbi zhvillimin e propozuar të Fushës së Linjitit në Sibovc, kapacitetet e reja të gjenerimit, si dhe participimin e sektorit privat në TC Kosova B (“Projekti”). Rregullimi i shpërndarjes së informatave shtesë do t’i dërgohet gjithë ofertuesve të mundshëm në kohën e duhur. Ofertuesit në listë të ngushtë do të marrin qasje ndaj informatave të hollësishme në një dhomë shënimesh.

2. Më 2006, Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (“IPVQ”) në Kosovë, iniciuan një plan ambicioz të tërheqjes së investitorëve strategjikë në sektorin e energjisë në Kosovë, duke kërkuar të sigurojnë, në veçanti, 2000 MW kapacitete të reja të gjenerimit me linjit dhe një plan përcjellës të shpejtuar të zhvillimit minerar.

3. Në vitin e fundit, është bërë e qartë që madhësia e këtij projekti mund të ketë qenë përtej asaj që tregu do të mund të investonte. Kështu, qëllimi i Memorandumit të Para-kualifikimit (“MPK”) është që të paraqesë spektrin e një propozimi të rikonfiguruar të investimit për të cilin kërkohet interesimi i investitorëve të mundshëm.

4. Përmes një procesi ekonomik, transparent dhe konkurrent, mbetet politikë strategjike e Republikës së Kosovës që të punojë sa më shpejt e më mirë që është e mundur drejt angazhimit me investitor të sektorit privat (“Zhvilluesi i Projektit”) për të zbatuar Projektin tanimë të rikonfiguruar.

Komponentët e projektit 5. Në pajtim me politikat e Republikës së Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Minierave (“MEM”), në emër të Komitetit Drejtues të Projektit (“KDP”), kërkon përmes këtij Memorandumi të Para-Kualifikimit shprehjet e interesit nga investitorët e kualifikuar privatë në Projekt, gjë që përfshin elementet si në vijim:

a) Ndërtimi i centralit të ri për gjenerimin e energjisë elektrike, ‘Termocentrali Kosova e Re’ (“TCKR”) me kapacitet të instaluar fillestar prej 500 MW me mundësi të zgjerimit deri në 1000 MW dhe stabilimenteve përkatëse (të limituara) të interkoneksionit;

b) Zhvillimi i menjëhershëm i Fushës së Linjitit në Sibovc për të ofruar linjit për centralet ekzistuese në Kosovë për gjenerimin e energjisë elektrike me djegie të linjitit (TC Kosova A dhe TC Kosova B) dhe njësitë e reja të TCKR kur ato të hyjnë në shërbim; dhe

c) Participimi i sektorit privat në TC Kosova B.

Zhvillimi i komponentëve të Projektit do të ndiqet në përputhje me Direktivat e BE-së dhe praktikat më të mira në miniera dhe gjenerim të energjisë, si dhe në mënyrë të përputhshme me praktikat më të mira ndërkombëtare në lidhje me menaxhimin e ndikimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore të një sipërmarrjeje kaq të madhe. Zhvillimi i fushës së Linjitit në Sibovc do të përqendrohet më së pari në zhvillimin e një burimi të besueshëm afatgjatë të lëndës djegëse për Kosovën, si dhe së dyti në shfrytëzimin ekonomik të resurseve të linjitit të Kosovës.

Page 5: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 5 prej 32

SFONDI GJEGJËS I VENDIT

6. Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Deri në nëntor 2009 Kosova është njohur nga 64 vende në gjithë botën dhe është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore. Kosova ka marrë statusin e kandidatit potencial nga Bashkimi Evropian.

7. Rritja ekonomike e Kosovës ka qenë solide që prej përfundimit të konfliktit, duke iu falënderuar pjesërisht investimeve të mëdha në rindërtimin e infrastrukturës. Rritja e BPV-së, duke reflektuar përpjekjet rindërtuese të financuara nga donatorët dhe investimet e larta publike dhe private, ka arritur mesataren prej 4% qysh prej përfundimit të luftës dhe ka arritur shkallën prej 5.4% më 2008. Eksportet, kryesisht të produkteve bujqësore, tekstileve dhe metaleve drejt BE-së dhe Evropës Juglindore, janë rritur vazhdimisht në vitet e fundit dhe janë rritur me 20.2% më 2008. Kosova ka vendosur euron si valutë të vendit.

Çështjet gjegjëse të sektorit të energjisë

8. Resursi kryesor energjetik i Kosovës janë vendburimet e konsiderueshme të linjitit. Kosova nuk ka burime tjera të lëndëve fosile, dhe ka potencial modest hidro-elektrik. Shfrytëzimi i linjitit në Kosovë është realizuar për më shumë se një shekull, me operacione të mihjes sipërfaqësore dhe gjenerimit të energjisë për së paku 40 vite. Përpjesa mes linjitit dhe djerrinës në fushat e linjitit në Kosovë është i favorshëm, fakt ky që e bën shfrytëzimin e këtyre mihjeve sipërfaqësore konkurrent dhe atraktiv.

9. Rrjeti elektrik vendor në Kosovë mbulon rreth 100% të amvisërive, rrjeti i ngrohjes qendrore furnizon vetëm rreth 11.000 konsumatorë në tre qytete, duke mbuluar kështu vetëm 5% të kërkesës për ngrohje. Për këtë arsye ekziston një ngarkesë e konsiderueshme mbi sistemin si pasojë e kërkesës për ngrohje.

10. Ndërkombëtarisht, rrjeti i bartjes në Kosovë është pjesë e rëndësishme e sistemit rajonal të bartjes përmes linjave të interkoneksionit me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Kosova është në qendër të ndërlidhjes bartëse veri-jug të tregut të Evropës Juglindore, si dhe është e rëndësishme për rrjedhat energjetike nga dhe drejt Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

11. Para ristrukturimit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka qenë ndërmarrje e integruar vertikalisht, me përfshirjen e pesë bizneseve themelore: mihjet e linjitit, gjenerimin e energjisë, bartjes dhe dispeçingut, rrjetit dhe furnizimit. Ristrukturimi është përfunduar në nëntor të vitit 2005 dhe ka rezultuar në krijimin e dy kompanive të ndara: KEK sh.a., dhe KOSTT sh.a. (“KOSTT”).

12. Mihjet “Kosova”, termocentralet dhe zonat e deponive tanimë janë pronë e KEK sh.a., si dhe kapacitetin gjenerues të përgjithshëm të instaluar rreth 1,480 MW, edhe pse kapaciteti i përgjithshëm efektiv aktual është rreth 800 MW, duke marrë parasysh prishjet afatgjate dhe stabilitetin e ulur të termocentraleve me linjit Kosova A dhe B.

13. Përgjegjësitë e operimit të sistemit të bartjes dhe operimit të tregut i janë transferuar KOSTT-it. KOSTT-i është përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të bartjes elektrike, si dhe sigurimin e qasjes së hapur dhe jo-diskriminuese në bazë të

Page 6: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 6 prej 32

kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë në Evropën Juglindore, ku Kosova është palë.

14. Përgjegjësia mbi politikat dhe strategjinë në miniera dhe energji bie nën autoritetin e MEM-it, themeluar në fund të vitit 2004. Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës për periudhën 2009 – 2018, hartuar nga MEM në shtator të vitit 2009, përcakton pritjet e sektorit dhe në veçanti përcakton rolin e pjesëmarrjes së sektorit privat në ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit, si dhe në rehabilitimin e njësive ekzistuese të TC Kosova B.

15. Zyra e Rregullatorit të Energjisë është themeluar gjithashtu në vitin 2004, në pajtim me Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë, si dhe ka rolin e rregullimit të tarifave të vëna nga KEK-u, si dhe mbi tarifat e transmisionit që vilen nga KOSTT-i. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në transformimin e sektorit të energjisë, operimin dhe monitorimin e tregut, si dhe dhënien e licencave për pjesëmarrësit në treg.

Mihja e linjitit dhe gjenerimi i energjisë

Mihja e linjitit

16. Kosova është e pasur me depozita të mëdha linjiti. Deri tani, vetëm mihjet në Bardh dhe Mirash janë shfrytëzuar komercialisht, me zhvillimin fillestar të këndit jug-perëndimor të fushës së Sibovcit, përmes heqjes së djerrinës me kamionë dhe lopata (linjiti i parë pritet më 2010).

17. Fusha e Linjitit e Sibovcit shtrihet menjëherë në veri të mihjeve ekzistuese, dhe mban mbi 900 milionë tonë linjit, siç përshkruhet në Tabela 1. Fushat tjera në zonë (Fusha D dhe Fusha Jugore) janë më pak të përshtatshme për zhvillimet e ardhshme, sepse ato janë të mbuluara me deponitë e hirit, apo gjegjësisht me deponi të djerrinës së jashtme.

Tabela 1: Veçoritë e spikatura të fushave të linjitit në perëndim të Prishtinës

Fusha e Sibovcit Fusha D Fusha Jugore

Përmbajtja e linjitit brenda kufirit teknologjik

900 milionë tonë (990 gjeologjike)

280 milionë tonë (395 gjeologjike)

500 milionë tonë (537 gjeologjike)

Raporti djerrinë/linjit 0.85 m3/ton 0.90 m3/ton 2.8 m3/ton

Vlera mesatare neto e kalorifikimit 8312 kJ/kg 7340 kJ/kg Ngjashëm me Sibovcin

Përmbajtja mesatare e sulfurit 1.1% 1.0% Ngjashëm me Sibovcin

Destinimi i tokës Bujqësore Deponi e hirit dhe djerrine Deponi djerrine

Mbulimi me depozitime 0.5 milionë m2 2.2 milionë m2 5.5 milionë m2

Kosovo A

Kuzmin

Hade

Sibovc

Lajthisht Kosovo B

Lismir

Bardh

Mirash

Diagrami 1: Fushat e linjitit afër Kosovës A dhe B

Sibovc SË Mine

Page 7: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 7 prej 32

Fusha e Sibovcit Fusha D Fusha Jugore

Zhvendosja Hade, Sibovc, Lajthishtë Disa shtëpi Lismir, Kuzmin

Burimi: Përgatitja e një plani afatmesëm për mihjet ekzistuese të thëngjillit dhe Plani Kryesor i Mihjes për Zhvillimin e Mihjes së re në Sibovc, Vattenfall Europe Mining AG, qershor 2005.

18. Me shkallët aktuale të konsumit të linjitit në mesatare prej 7 deri në 8 milionë tonë në vit, termocentralet Kosova A dhe B mund të kërkojnë mbi 100 milionë tonë linjit për të mbajtur furnizimin përgjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre të mbetur operacionale. Njësitë ekzistuese në dy centralet kanë shkallë të lartë të konsumit të linjitit, me Kosovën B mesatarisht 1.4 tonë/MWh dhe Kosova A mesatarisht 1.7 ton/MWh. Për krahasim, parashikohet që një njësi e re më efikase e gjenerimit do të arrinte 1.1 tonë për MWh apo edhe më pak.

19. Me rezervat në Mirash dhe Bardh që janë gati të shteruara, të kombinuar me kërkesën në rritje për energji elektrike nga njësitë ekzistuese dhe të planifikuara të gjenerimit, shfrytëzimi i fushës së Sibovcit kërkohet me urgjencë.

Gjenerimi i energjisë 20. Kapaciteti total i instaluar fillestar i gjenerimit në Kosovë është rreth 1,500 MW, ndarë në: 800 MW tek Kosova A, centrali më i vjetër dhe më pak efikas; 680 MW në dy njësi në centralin gjenerues me linjit Kosova B; si dhe rreth 35 MW hidro-energji. Megjithatë, çkyçjet afatgjate të njësisë në Kosova A dhe disponueshmëria e zvogëluar dhe performanca e dobët e njësive në Kosova A dhe B do të thonë që neto kapaciteti i termocentraleve në dispozicion është rreth 800MW në të dyja centralet.

21. Si rezultat i kësaj disponueshmërie të zvogëluar, kërkesa kulmore shpesh tejkalon kapacitetin ekzistues, duke shtrënguar KEK-un të importojë energji nga vendet fqinje (12.6% më 2008) dhe/ose të angazhohet në reduktime të furnizimit. Për shembull, në shkurt të vitit 2008, kërkesa në pik arriti në 967 MW.

22. Mirëmbajtja e TC Kosova B është përmirësuar në vitet e fundit dhe shumë pjesë janë instaluar për të mbështetur funksionimin dhe për të përmirësuar performancën, por vetëm deri në një masë të caktuar në përmirësimin e performancës mjedisore. Mes viteve 1999 dhe 2006, Agjencia Evropiane për Rindërtim (“AER”) ka shpenzuar €175 milionë në riparimin e centralit.1

23. Qysh prej shtatorit 2007, energjia aktive e të dyja blloqeve në Kosova B është zvogëluar për shkak të dëmtimit të rotorëve me presion të ultë në të dyja turbinat me avull. Për këtë arsye, aktualisht, prodhimi maksimal neto në dispozicion prej bllokut B1 është 240MW, derisa ai i B2 është 280MW. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri në vitin 2010, kur rotorët e ri të jenë instaluar, ndërsa kapaciteti i të dy blloqeve do të rritet.

Tabela 2: Blloqet Kosova B

Njësia e Kosova B

Kapaciteti nominal (MW)

– bruto

Kapaciteti në dispozicion (MW) - Neto

Teknologjia Lënda djegëse

Në funksion prej

B1 339 240 Subkritike Turbinë me

Linjit/mazut 1983

1 Studimet e para-fizibilitetit për centralin e ri energjetik me linjit dhe për masat për zbutjen e ndotjes në TC Kosova B, Loti 2, Raporti i Auditimit Mjedisor tw Termocentralit Kosova B, 9 janar 2006.

Page 8: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 8 prej 32

Njësia e Kosova B

Kapaciteti nominal (MW)

– bruto

Kapaciteti në dispozicion (MW) - Neto

Teknologjia Lënda djegëse

Në funksion prej

avull

B2 339 280 Subkritike Turbinë me

avull

Linjit/mazut 1984

Total 678 520 Burimi: KEK Sh.A. (tetor 2008)

24. Duhet shënuar që edhe pse linjiti i Kosovës ka përmbajtje të ultë të sulfurit dhe koncentrim relativisht të mirë të gurit gëlqeror (oksid i kalciumit) për absorbimin e sulfurit gjatë procesit të djegies, emetimet aktuale nga dy blloqet e Kosova B janë më të larta sesa ato që janë vendosur me Direktivën e BE-së për Centralet e Mëdha me Djegie 2001/80/EU.

Studimet dhe raportet historike 25. Me ndihmën financiare të Agjencisë Evropiane për Rindërtim, Grupit të Bankës Botërore, USAID-it dhe organizatave tjera donatore, janë përfunduar studimet/analizat e rëndësishme për Projektin si në vijim:

Tabela 3: Dokumentacioni i KEK-ut

Dokumenti Data e përfundimit Statusi

Raporti i hulumtimit të djegies për bllokun gjenerues B2 Maj-01

Përfunduar brenda kontratës së parë për rehabilitimin e Bllokut B2, si dhe përgatitur nga Innogy plc

Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Plani i Veprimit për TC Kosova A dhe B si dhe mihjet e qymyrit

Qer -03 Përfunduar. Përgatitur nga Carl Bro.

Raporti përfundimtar mbi inspektimin vizual të filtrave elektro-statikë në Bllokun B1 të TC Kosova B

Gush-03 Përfunduar brenda kontratës me Konzorciumin SwedPower për mbështetjen për Menaxhmentin e KEK-ut.

Zhvillimi institucional i implementimit të Programit të Efikasitetit të Energjisë në Kosovë

Jan-04 Përfunduar. Përgatitur nga BCEOM Société Française d'Ingénierie.

Fizibiliteti ekonomik dhe teknik i rehabilitimit të blloqeve të TC Kosova A Shta-05

Përfunduar. Përgatitur nga Konzorciumi A3i (Application Européenne de Technologie et de Services, AEA Technology plc, Allplan, Iberdrola S.A.).

Përgatitja e një plani afatmesëm për zhvillimin e mihjeve ekzistuese të qymyrit dhe Planit Kryesor të Mihjes për Mihjen e re të Sibovcit

Qer-05 Përfunduar. Përgatitur nga Vattenfall Europe Mining AG.

Studimet e para-fizibilitetit për centralin e ri dhe masat për zbutjen e ndotjes në Kosova B

Shku-06 Përfunduar. Kontraktori është Electrowatt-Ekono (Jaakko Pöyry Group Oyj).

Përgatitja e një plani plotësues të mihjes për mihjen e Sibovcit JP Maj-06 Përfunduar. Përgatitur nga STEAG AG.

Page 9: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 9 prej 32

Dokumenti Data e përfundimit Statusi

Studimi i analizës së opsioneve për mihjen e linjitit në Sibovc dhe Centralet Gjeneruese Tet-06

Përfunduar. Zbatuar nga GDSI Galway Development Services International (A Consortium of Pohl Consulting & Associates)

Studimet për mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve të reja të gjenerimit dhe atyre përcjellëse për bartje

Shta-07 Përfunduar. Përgatitur nga një konzorcium përbërë prej Pöyry, Cesi, Terna dhe Decon

Projekti i Pastrimit dhe Rikultivimit të Tokës (CLRP): “Hulumtimi i zonës, planifikimi teknik dhe organizativ”

Qer -07 Në vazhdim

Raporti VSMS: “Shërbimet këshilluese për masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale për pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, atyre përcjellëse për bartje, si dhe zhvillimin e Fushës së Linjitit në Sibovc”

Maj 2008 Përfunduar. Përgatitur nga ERM Italia et al Në dispozicion për t’u shkarkuar: www.lignitepower.com

Page 10: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 10 prej 32

PROGRAMI INVESTUES PËR FUSHËN E LINJITIT NË SIBOVC DHE GJENERIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

26. Në pajtim me Strategjinë e Energjisë së Kosovës, investimet prioritare në sektorin e energjisë për përfshirjen e sektorit privat, si dhe të cilat përbëjnë pjesë të këtij Projekti, janë:

a) Ndërtimi i centralit të ri për gjenerimin e energjisë elektrike, ‘Termocentrali Kosova e Re’ (“TCKR”) me kapacitet të instaluar fillestar prej 500 MW me mundësi të zgjerimit deri në 1000 MW dhe stabilimenteve përkatëse (të limituara) të interkoneksionit;

b) Zhvillimi i menjëhershëm i Fushës së Linjitit në Sibovc për të ofruar linjit për centralet ekzistuese në Kosovë për gjenerimin e energjisë elektrike me djegie të linjitit (TC Kosova A dhe TC Kosova B) dhe njësitë e reja të TCKR kur ato të hyjnë në shërbim; dhe

c) Participimi i sektorit privat në TC Kosova B.. 27. Zhvilluesi i Projektit do të jetë i obliguar të implementojë Projektin në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në kuptimin e menaxhimit të ndikimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore të një sipërmarrjeje kaq të madhe. Zhvillimi i Fushës së Linjitit në Sibovc do të përqendrohet më së pari në zhvillimin e furnizimit të besueshëm afatgjatë të lëndës djegëse për Kosovën, si dhe së dyti në shfrytëzimin ekonomik të resurseve të linjitit përmes eksportimit të energjisë drejt tregjeve rajonale.

28. Përveç pikave si më lart, vendimi qeveritar nr. 03/38 më 2008 vuri në lëvizje një transaksion tjetër për privatizimin e njësive të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut. Korporata Financiare Ndërkombëtare e Grupit të Bankës Botërore (IFC) është emëruar si këshilltar transaksioni për këtë punë, si dhe është pranuar nga gjitha palët e përfshira që do të jetë i domosdoshëm bashkërendimi i plotë me Projektin e mihjes dhe gjenerimit të energjisë të paraqitur në këtë Memorandum.

Zhvillimi i Mihjes së Sibovcit

29. Strategjia e Energjisë e Kosovës identifikon Fushën e gjerë të Linjitit në Sibovc si resursi i parë i linjitit që do të zhvillohet për të furnizuar gjitha centralet ekzistuese dhe të reja. Sibovci ka sipërfaqe prej 19.7 km2, si dhe rezerva gjeologjike të linjitit prej 990 milionë tonë. Vlerësohet që kjo fushë do të mund të furnizonte linjitin për 2000 MW shtesë të kapaciteteve gjeneruese termike për një periudhë 40-vjeçare, përveç njësive që tanimë janë në funksion deri në fund të jetës së tyre operacionale.

30. Në shkëmbim të kontributit të portofolit të definuar të aseteve të minierës, infrastrukturës dhe tokës, pritet që Qeveria e Kosovës do të merr pjesëmarrje në çfarëdo kompanie të re të mihjes apo ndërmarrjen (MineCo) e cila formohet lidhur me këtë Projekt. Procesi për arritjen tek kjo ndërmarrje e re MineCo, përfshirë kushtet e pjesëmarrjes dhe metodologjisë apo mekanizmit konkurrues përmes të cilës do të vlerësohet pjesëmarrja, do të përshkruhet në KpP –në e plotë.

31. Duke u bazuar në përpjekjet e KEK-ut për zhvillimin e këndit jug-perëndimor të Fushës së Linjitit në Sibovc, Zhvilluesi i Projektit pritet, mes tjerash, të shes linjitin tek

Page 11: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 11 prej 32

pronari/operatori(ët) e Kosovës A dhe B. Në përputhje me praktikat më të mira, Zhvilluesi i Projektit gjithashtu pritet të implementojë një Program të Zhvillimit të Komunitetit. Hollësitë mbi pronësinë dhe kushtet e këtyre kontratave do të përfundohen nga Këshilltari i Transaksionit para lëshimit të KpP-së së plotë.

32. Zhvilluesi i Projektit pastaj do të vazhdojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e Fushës së Linjitit në Sibovc, duke zgjeruar operacionet drejt veriut, si dhe duke siguruar disponueshmërinë e kapacitetit të mihjes për të furnizuar dy njësitë ekzistuese të gjenerimit, si dhe njësinë(të) e reja të zhvilluara për TCKR (shih më poshtë).

33. Siç është identifikuar në Vlerësimin Strategjik Mjedisor dhe Social (VSMS) përgatitur nga ERM Italia, shfrytëzimi i Fushës së Linjitit në Sibovc do të kërkojë zhvendosjen e një numri fshatrash dhe komunitetesh, bashkë me biznesin bujqësor dhe tokat tjera.

Zhvillimi i Kapaciteteve të reja Gjeneruese (TCKR)

34. Për trajtimin e mungesës së energjisë në Kosovë, Strategjia e Energjisë e Kosovës propozon kapacitete të reja të gjenerimit të energjisë me linjit në Fushën e Linjitit në Sibovc. Për të mbështetur këtë përpjekje, AER-i financoi një studim para-fizibiliteti,2 i cili konkludoi që kapacitetet e reja gjeneruese deri në 2100MW, duke furnizuar tregjet lokale dhe rajonale të energjisë, do të ishin efektive në kosto. Sipas studimit, fizibiliteti ekonomik i gjeneratorit të ri elektrik në Kosovë është tejet i lartë, për shkak të shpenzimeve të vogla të prodhimit duke shfrytëzuar vendburimet e mëdha, ekonomikisht të arritshme të linjitit me cilësi të lartë.

35. Siç u tha nga Kryeministri i Kosovës Thaçi në një konferencë shtypi më 15 korrik 20093, parashihet që kapacitetet e reja të gjenerimit të cilat do ti shërbenin tregjet vendore dhe të eksportit do të zhvillohen në faza. Ky kapacitet i ri i gjenerimit është pjesë të këtij Projekti, bashkë me elementet tjera të dhëna si më lart.

36. TCKR dhe centralet tjera të reja energjetike do të duheshin të plotësonin gjitha kërkesat mjedisore të mandatuara nga BE-ja duke përdorur teknologji të avancuar dhe komercialisht të vërtetuar, procese të djegies së qymyrit ose PF ose CFB për të arritur efikasitet më të lartë sesa 38%.

37. MEM ka përzgjedhur lokacionin për centralin e ardhshëm energjetik në Fushën e Linjitit në Sibovc në bazë të disa faktorëve, duke përfshirë modalitetin e mundshëm të eksploatimit të rezervave të linjitit në atë Fushë. Lokacioni i zgjedhur për ndërtim është pranë TC Kosova B të KEK-ut, ku infrastruktura ekzistuese (toka, rrjeti, furnizimi i ujit, transporti, etj.) mund të përdoren gjithashtu për të mbështetur njësitë e reja gjeneruese të TCKR-së.

38. Zhvilluesi i Projektit do të obligohet, mes tjerash, që të hyjë në kontrata komerciale për shitjen e energjisë tek ndërmarrja e licencuar për shpërndarje dhe furnizim. Detajet mbi kushtet e kontratës do të finalizohen nga Këshilltari i Transaksionit para lëshimit të KpP-së së Plotë.

2 Studimet e para-fizibilitetit për centralin e ri energjetik me linjit dhe për masat për zbutjen e ndotjes në TC Kosova B, nga Electrowatt-Ekono, 2006. 3 http://www.kryeministri-ks.net/index.php?page=2,9,754

Page 12: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 12 prej 32

39. Pritet që Qeveria e Kosovës do të merr pjesëmarrje në termocentralin e ri si rrjedhojë e pjesëmarrjes në çfarëdo kompanie të re të gjenerimit apo ndërmarrje (GenCo) e cila formohet lidhur me këtë projekt, siç përshkruhet në paragrafin 41 më poshtë.

Page 13: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 13 prej 32

Participimi i sektorit privat në TC Kosova B

40. Maksimalizimi i vlerës së transaksionit për të dy palët, Kosovën dhe Zhvilluesin e Projektit, do të arrihet përmes realizimit të efikasitetit operacional në njësitë e reja të TCKR-së, dhe përfshirjes të TC Kosova B në Projekt.

41. Përmes kontributit të Kosovës B, pritet që Qeveria e Kosovës do të merr pjesëmarrje në çfarëdo kompanie të re të gjenerimit apo ndërmarrjen (GenCo) e cila formohet lidhur me këtë Projekt. Procesi për arritjen tek kjo ndërmarrje e re GenCo, përfshirë kushtet e pjesëmarrjes dhe metodologjisë apo mekanizmit konkurrues përmes të cilës do të vlerësohet pjesëmarrja, do të përshkruhet në KpP –në e plotë.

42. Për më shumë, pasi të barten nën pronësi apo kontroll të Zhvilluesit të Projektit, pritet që Zhvilluesi i Projektit të investojë në rehabilitimin e nevojshëm për zgjatjen e jetës operacionale, disponueshmërisë dhe performancës së aseteve të Kosova B, si dhe të ndërmarrë rehabilitimin mjedisor për të pruar njësitë në përputhshmëri me standardet evropiane të BE-së për emetime dhe standardet tjera mjedisore të zbatueshme.

43. Gjatë periudhës së participimit të sektorit privat në TC Kosova B, Zhvilluesi i Projektit do shes energjinë nga këto asete tek ndërmarrja e licencuar për shpërndarje dhe furnizim. Hollësitë mbi kushtet e kontratës do të finalizohen nga Këshilltari i Transaksionit para lëshimit të KpP-së së plotë.

Page 14: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 14 prej 32

MBËSHTETJA E PROJEKTIT NGA DONATORËT

44. Më 2007, Projektit të Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti iu dhanë 8.5 milionë dollarë nga Shoqata Ndërkombëtare Zhvillimore e Bankës Botërore (IDA)..

45. Ky financim siguron angazhimin e konsulentëve ndërkombëtarë (a) për të vepruar si Këshilltar Transaksioni, (b) për të vepruar si Këshilltar Ligjor dhe Rregullativ, (c) për të vepruar si Këshilltar për Masa Mbrojtëse Mjedisore dhe Sociale, (d) për të përgatitur Analizën e Opsioneve, si dhe (e) për të përgatitur një Analizë Teknike për zhvillimin e propozuar të Fushës së Linjitit në Sibovc (përfshirë asetet e reja dhe ekzistuese të mihjes së linjitit dhe gjenerimit të energjisë) në Kosovë, për vend dhe për eksport, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në kuptimin e menaxhimit të ndikimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore të një projekti të tillë të zhvillimit të mihjes dhe gjenerimit.

46. Përveç këtyre, në kohën e përgatitjes së KpP-së së Plotë, Qeveria synon të kërkojë një pjesë të portofolit të saj huadhënës tek IDA nga Banka Botërore që t’i jepet për garancinë e pjesshme mbi rrezikun për Projektin. Shprehjet e mbështetjes parimore priten edhe nga MIGA dhe IFC, që do përfshihen në KpP-në e Plotë. Shfrytëzimi i këtyre instrumenteve do të lihen si opsione për ofertuesit.

47. Dy donatorët tjerë që mbështesin gjerësisht sektorin e energjisë janë KE-ja dhe USAID. Përveç dialogut mbi politikat, në veçanti, KE-ja udhëheq mbështetjen donatore për dekomisionimin e TC Kosova A, derisa USAID udhëheq mbështetjen e donatorëve për pjesëmarrjen e sektorit privat në njësitë e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut. Përveç këtyre, KfW në mënyrë aktive mbështet projektet investive si rehabilitimi i pajisjeve minerare dhe avancimin e kapaciteteve bartëse mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Page 15: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 15 prej 32

Skema e implementimit të PATEL-it

48. Projekti parashihet të zbatohet si në vijim:

A. Konferenca e investitorëve – 20-21 janar 2010

B. Pranimi i shprehjeve të interesit – 29 janar 2010

C. Shpallja e listës së ngushtë të ofertuesve – 18 shkurt 2010

D. Lëshimi i Projekt-Kërkesës për Propozime – mars/prill 2010

E. Lëshimi i Kërkesës së Plotë për Propozime – korrik 2010

F. Përzgjedhja dhe shpallja e ofertuesit të suksesshëm – shtator 2010

Page 16: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 16 prej 32

PROCEDURAT E PARA-KUALIFIKIMIT

49. Politikat e Republikës së Kosovës kërkojnë që investime e reja në mihje dhe prodhim të energjisë të sigurohen përmes ofertimit konkurrues. Për zhvillimin e Projektit, ofertimi do të kufizohet për një listë të ngushtë të ofertuesve të para-kualifikuar.

50. Investitorët e interesuar duhet të aplikojnë për para-kualifikim për të pasur të drejtë të zgjedhen në listën e ngushtë të ofertuesve. Udhëzimet për aplikim janë dhënë në SHTOJCA B—NJOFTIMI I PROKURIMIT, bashkë me kërkesat minimale për para-kualifikim.

51. Gjithë aplikantët që plotësojnë kualifikimet minimale do të para-kualifikohen. Nëse para-kualifikohen më shumë se gjashtë aplikantë, Këshilltari i Transaksionit do të vlerësojë Shprehet e Interesit dhe Kualifikimet e dorëzuara për të përcaktuar një listë të ngushtë të më së shumti gjashtë ofertuesve të para-kualifikuar. Një proces i tillë do të përdorë kriteret dhe metodologjinë e dhënë me Shtojcën B, me të cilat do të përzgjidhen edhe aplikantët më të mirë të para-kualifikuar për listën e ngushtë.

52. Aplikantët inkurajohen, nëse ata kanë nevojë, për të rritur kualifikimet e tyre të formojnë konzorciume.

53. Afatet për para-kualifikim dhe listë të ngushtë janë si në vijim:

• Investitorët e interesuar ftohen për një konferencë në Prishtinë rreth datës 20-21 janar 2010.

• Aplikantët duhet të dorëzojnë kredencialet e tyre për para-kualifikim deri më 29 janar 2010.

• Shpallja e listës së ngushtë të ofertuesve të para-kualifikuar jo më vonë se tremujori i parë i 2010-ës.

54. Këshilltari i Transaksionit, në partneritet me Këshilltarin Ligjor dhe Rregullator, do të përgatisë:

A. Projekt-Kërkesën për Propozime (“Projekt KpP”), lëshuar për ofertuesit e listës së ngushtë vetëm për informim, me synim të marrjes së komenteve dhe diskutimit mbi strukturën e propozuar të transaksionit, si dhe paketës së kontratave përmes të cilave do të realizohet transaksioni.

B. Kërkesën e Plotë për Propozime (“KpP e Plotë”), lëshuar zyrtarisht për ofertuesit e listës së ngushtë dhe sipas të cilës do të ftohen ofertuesit të përgatisin ofertat e tyre.

55. Pritet që Projekt KpP ja të shpërndahet tek ofertuesit e listës së ngushtë në tremujorin e parë/dytë të 2010-ës, ndërsa KpP e plotë në tremujorin e dytë/tretë.

56. Një Dhomë Shënimesh do të themelohet në Kosovë për listën e ngushtë të ofertuesve të para-kualifikuar.

Page 17: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 17 prej 32

INFORMATA DHE PYETJE SHTESË

57. Pyetjet në lidhje me këtë Memorandum, procesin e prokurimit, apo aspekteve të Projektit të propozuar duhen drejtuar me shkrim për:

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Projekti i Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti Për: Z. Lorik Haxhiu

Arberi, Rruga 24 Maji, Nr.15 Prishtina 10000, Republika e Kosovës

Telefoni: +381 38 213 770 E-mail: [email protected]

Ueb-faqja: www.lignitepower.com

Ju lutemi të siguroni që komunikimet verbale të konfirmohen me shkrim menjëherë. Aty ku kërkesat kanë të bëjnë me qartësime, informata shtesë apo mungesa në këtë Memorandum Para-kualifikimi, përgjigja do të publikohet në ueb-faqe

Page 18: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 18 prej 32

SHTOJCA A—SHKURTESAT

Termet në vijim do të kenë kuptimin e dhënë, përveç nëse nuk thuhet ndryshe: “CFB” nënkupton shtrat i lëngëzuar qarkullimi.

“Dhoma e Shënimeve” nënkupton dhomën apo dhomat e vendosura në një lokacion fizik në Kosovë që do të përcaktohet, si dhe faqja përcjellëse e internetit me informatat mbi projektin.

“Administratori i Dhomës së Shënimeve” nënkupton individin e emëruar nga MEM-i për të menaxhuar Dhomën e Shënimeve.

“AER” nënkupton Agjencia Evropiane për Rindërtim.

“ZRRE” nënkupton Zyra e Rregullatorit të Energjisë, rregullatori i sektorit të energjisë në Kosovë.

“Euro” ose “€”nënkupton valuta e Bankës Qendrore Evropiane.

“GenCo” nënkupton ndërmarrjen e re të gjenerimit e cila do të formohet në lidhje me këtë Projekt, në të cilën Qeveria e Kosovës dhe Zhvilluesi i Projektit, do të kenë pjesëmarrje dhe e cila ndërmarrje përfshinë Kosovën B dhe termocentralin e ri.

“KPMM” nënkupton Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, rregullatori i sektorit të minierave në Kosovë.

“IDA” nënkupton Asociacioni Ndërkombëtar i Zhvillimit.

“KEK” nënkupton ndërmarrja elektro-energjetike publike Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.

“Kosova” nënkupton Republikën e Kosovës.

“PATEL” nënkupton Projekti i Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti.

“MineCo” nënkupton ndërmarrjen e re të mihjes e cila do të formohet në lidhje me këtë Projekt, në të cilën Qeveria e Kosovës dhe Zhvilluesi i Projektit, do të kenë pjesëmarrje dhe e cila ndërmarrje përfshinë asetet e minierave.

“MEM” nënkupton Ministria e Energjisë dhe Minierave.

“Memorandum” nënkupton këtë Memorandum të Para-Kualifikimit, datë 18 dhjetor 2009.

“MW” nënkupton megavat.

“MWh” nënkupton megavat-orë.

“Person” nënkupton secilin person fizik apo ndërmarrje, duke përfshirë partneritetin, personin juridik, kompani, shoqatë, sipërmarrje e përbashkët, trust, apo çfarëdo subjekti apo organizate tjetër (duke përfshirë, pa u kufizuar, subjektet me përgjegjësi të kufizuar).

“PF” nënkupton thëngjill i pluhurzuar.

“ZP” nënkupton Zyra e Projektit.

“Ofertuesit e Para-kualifikuar” nënkupton ata Ofertues të ardhshëm apo Konzorciume Ofertuese që janë para-kualifikuar në pajtim me kriteret e caktuara me këtë Memorandum.

“Projekti” nënkupton projektin e përshkruar në këtë dokument, që përbëhet nga zhvillimi i Fushës së Linjitit në Sibovc, kapacitetet e reja të gjenerimit të energjisë elektrike, si dhe participimin e sektorit privat në Kosovën B.

Page 19: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 19 prej 32

“Zhvilluesi i Projektit” nënkupton investitori i sektorit privat që dorëzon ofertën fituese në Tender, sipas vendimit të KDP-së. “KDP” nënkupton Komiteti Drejtues i Projektit.

“KpP e Plotë” nënkupton Kërkesa e Plotë për Propozime (KpP e Plotë), që i lëshohet zyrtarisht ofertuesve në listë të ngushtë dhe mbi të cilën ofertuesit ftohen të përgatisin ofertat e tyre.

“Projekt KpP” nënkupton draft fillestar i KpP-së së Plotë, lëshuar për ofertuesit e listës së ngushtë vetëm për informim, me synim të marrjes së komenteve dhe diskutimit mbi strukturën e propozuar të transaksionit, si dhe paketës së kontratave përmes të cilave do të realizohet transaksioni.

“Tender” nënkupton kërkesën formale për propozime për të ekzekutuar Projektin, që i lëshohet Ofertuesve të Para-Kualifikuar nga MEM-i.

“Këshilltari i Transaksionit” nënkupton konsulencën e PATEL-it përgjegjëse për krijimin e listës së ngushtë të ofertuesve, tenderimin, si dhe gjithë asistencën e nevojshme ligjore para dhe gjatë negociatave dhe përmbylljes financiare të Projektit.

“USAID” nënkupton Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Page 20: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 20 prej 32

SHTOJCA B—NJOFTIMI I PROKURIMIT

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E ENERGJISE DHE MINIERAVE MINISTARSTVO ENERGIJE I RUDARSTVA

MINISTRY OF ENERGY AND MINING

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT

PËR ZHVILLIMIN E FUSHËS SË LINJITIT SIBOVC NË KOSOVË DHE KAPACITETEVE PËRKATËSE TË GJENERIMIT TË ENERGJISË

Projekti i propozuar përfshin investime vijuese drejt:

a) Ndërtimit centralit të ri për gjenerimin e energjisë elektrike, ‘Termocentrali Kosova e Re’ (“TCKR”) me kapacitet të instaluar fillestar prej 500 MW me mundësi të zgjerimit deri në 1000 MW dhe stabilimenteve përkatëse (të limituara) të interkoneksionit;

b) Zhvillimit të menjëhershëm i Fushës së Linjitit në Sibovc për të ofruar linjit për centralet ekzistuese në Kosovë për gjenerimin e energjisë elektrike me djegie të linjitit (TC Kosova A dhe TC Kosova B) dhe njësitë e reja të TCKR kur ato të hyjnë në shërbim; dhe

c) Participimit të sektorit privat në TC Kosova B. Projekti do të zhvillohet në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në kuptimin e menaxhimit të ndikimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore të një sipërmarrjeje të tillë kaq madhore. Zhvillimi i Fushës së Linjitit në Sibovc do të përqendrohet më së pari në zhvillimin e furnizimit të besueshëm afatgjatë të lëndës djegëse për Kosovën, si dhe pastaj së dyti në shfrytëzimin ekonomik të resurseve të linjitit në Kosovë. Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) ka rolin e menaxhimit të Projektit të Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti (PATEL), i cili përfshin angazhimin e konsulentëve ndërkombëtarë (a) për të vepruar si Këshilltar Transaksioni, (b) për të vepruar si Këshilltar Ligjor dhe Rregullativ, (c) për të vepruar si Këshilltar për Masa Mbrojtëse Mjedisore dhe Sociale, (d) për të përgatitur Analizën e Opsioneve, si dhe (e) për të përgatitur një Analizë Teknike për zhvillimin e propozuar të Fushës së Linjitit në Sibovc (përfshirë asetet e reja dhe ekzistuese të mihjes së linjitit dhe gjenerimit të energjisë).

Page 21: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 21 prej 32

Investitorët e interesuar për Projektin mund të marrin informata tjera në adresën e mëposhtme gjatë orarit të rregullt të punës. Informatat mbi Projektin mund të shkarkohen në faqen www.lignitepower.com. Për më shumë, KDP-ja po planifikon një konferencë në Prishtinë, që do të mbahet më 20-21 janar 2010, ose rreth kësaj date, në të cilën investitorët e interesuar mund të kërkojnë informata shtesë. KDP-ja tani fton aplikantët e kualifikuar të tregojnë interesimin e tyre për të zbatuar Projektin. Për t’u marrë parasysh si aplikant për hyrje në listën e ngushtë të ofertuesve të para-kualifikuar, Shprehjet e Interesit, në gjuhën angleze, të këtyre ofertuesve duhet të përmbajnë informata mbi kualifikimet e tyre në hollësi të mjaftueshme për t’i mundësuar KDP-së të vlerësojë aftësinë e firmës apo konsorciumit për të zhvilluar Projektin sipas kërkesave të përcaktuara nga KDP-ja. Nëse një palë e interesuar ka përvojë të pamjaftueshme në një fushë të caktuar, mundet dhe inkurajohet të lidhet me të tjerë për të avancuar kualifikimet e veta. Pikat në vijim do të përdoren për vlerësimin e kualifikimeve: a. Aplikanti mund të jetë subjekt i vetëm apo konsorcium. Pasi të ketë hyrë në listën e ngushtë,

struktura e anëtarësisë që përdoret për kualifikim nuk mund të ndryshohet pa miratimin paraprak me shkrim të KDP-së.

b. Për vlerësimin e përvojës dhe aftësive teknike të një konsorciumi, përvoja dhe aftësitë teknike të

secilit anëtar do të kombinohen në vlerësim. Megjithatë, përvoja dhe resurset e nënkontraktorëve të aplikantit do të merren parasysh në vlerësimin e përputhshmërisë së aplikantit vetëm më kriteret e kualifikimit (d.iii) dhe (d.iv) si më poshtë.

c. Secili anëtar i konsorciumit inkurajohet të ofrojë aftësinë e tij financiare ndaras, për vlerësim. d. Ofertues i para-kualifikuar do të jetë ai që arrin apo tejkalon kriteret e kualifikimit të dhëna si më

poshtë. Ofertuesi duhet të demonstrojë përvojën e tij në kontraktimin, financimin, menaxhimin, inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe operimin e projekteve të natyrës dhe kompleksitetit të ngjashëm me Projektin e propozuar. Kriteret në vijim do të përdoren në vlerësim për qëllime të para-kualifikimit:

(i) Kapaciteti financiar: Aplikanti duhet të demonstrojë kapacitetin financiar për të financuar,

apo përvojë në rregullimin e financimit, për investimin e kërkuar për një mihje të madhe sipërfaqësore dhe një central energjetik (mbi 1 miliardë euro). Ju lutem përshkruani gjitha projektet e gjenerimit të energjisë dhe projektet e mihjeve sipërfaqësore gjatë 10 viteve të fundit, në të cilat aplikanti ka investuar, duke dhënë lokacionin e qartë, vitin e përmbylljes financiare, shumën totale të kapitalit, shkallën e borxhit, si dhe rolin e shumën e investuar nga aplikanti.

o Minimumi për para-kualifikim: Aplikanti do të ofrojë fakte që ai, nëse nuk është konsorcium, ose anëtari udhëheqës nëse është konsorcium, ka mundësuar financimim për një projekt të pavarur të energjisë dhe/ose minierës me shumë financimi (borxhi plus kapitali rrjedhës) prej së paku 800 milionë euro.

(ii) Menaxhimi dhe sponsorimi i Projektit: Aplikanti duhet të demonstrojë që ka kapacitetin për të menaxhuar me sukses kontraktimin, financimin, dizajnimin, inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin, futjen në funksion, operimin dhe rikultivimin e një mihjeje të madhe sipërfaqësore dhe një termocentral me linjit. Ju lutemi përshkruani gjitha projektet e gjenerimit të energjisë dhe gjitha projektet e mihjeve sipërfaqësore gjatë 10 viteve të fundit në të cilat aplikanti ka pasur rol menaxhimi, duke dhënë qartë madhësinë (gjithë prodhimin) e projektit, lokacionin, vitin e përfundimit të ndërtimit, si dhe nëse aplikanti ka qenë udhëheqës apo vetëm pjesëmarrës.

o Minimumi për para-kualifikim: Aplikanti do të ofrojë fakte që ai ka menaxhuar zhvillimin e (A) mihjes sipërfaqësore me së paku 8 milionë ton/vit thëngjill apo linjit

Page 22: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 22 prej 32

të prodhuar dhe (B) prodhuesin(t) e pavarur të energjisë me djegie thëngjilli apo linjiti me kapacitet bruto të gjenerimit të energjisë elektrike prej së paku 600 MW.

(iii) Ndërtimi: Aplikanti duhet të demonstrojë që ai (apo nënkontraktorët e tij të ndërtimit) kanë përvojën e kaluar në projektimin, prokurimin dhe ndërtimin e suksesshëm të mihjes sipërfaqësore dhe centralit energjetik të madhësisë si në pikën (ii) më lart. Ju lutem përshkruani gjitha (por të mos tejkalohet numri prej 10 projekteve për mihje sipërfaqësore dhe 10 për centrale) projektet relevante të mihjeve sipërfaqësore dhe centralet energjetike në të cilat aplikanti (apo nënkontraktorët e tij) ka qenë ndërtues udhëheqës, duke qartësuar madhësinë (gjithë prodhimin) e projektit, lokacionit, vitit të përfundimit të ndërtimit, teknologjisë dhe prodhuesve të pajisjeve të mëdha.

o Minimumi për para-kualifikim: Aplikanti do të ofrojë fakte që ai (ose nënkontraktorët e ndërtimit të tij) ka shërbyer si subjekt udhëheqës ndërtimi në së paku dy projekte të ngjashme për nga natyra dhe kompleksiteti me Projektin, që janë kompletuar dhe operuar me sukses për së paku 18 muaj;

(iv) Operimi dhe mirëmbajtja: Aplikanti duhet të demonstrojë që ai (apo nënkontraktorët e tij të operacioneve) ka përvojën të operojë dhe mirëmbajë një mihje sipërfaqësore si dhe të operojë e mirëmbajë një central energjetik të madhësisë si tek pika (ii) më lart. Nëse operatori është nënkontraktor, kontrata duhet të jetë së paku 5 vjet. Ju lutemi përshkruani gjitha (por të mos tejkalohet numri prej 10 projekteve për mihje sipërfaqësore dhe 10 për centrale) kontratat relevante të OeM-së në të cilat operatori(ët) e propozuar kanë hyrë në 10 vitet e fundit, duke qartësuar lokacionin, kohëzgjatjen e kontratës, madhësinë, dhe teknologjinë e secilës kontratë.

o Minimumi për para-kualifikim: Aplikanti do të ofrojë fakte që ai (ose nënkontraktori i tij kryesor i operacioneve) ka (A) operuar një mihje sipërfaqësore me prodhim së paku 5 milionë tonë/vit për së paku 3 vjet qysh prej 2004 dhe (B) ka operuar kapacitete gjeneruese që djegin thëngjill apo linjit me së paku 2000MW (në një lokacion të vetëm apo kapacitete agregate në disa lokacione) për së paku 3 vjet që prej vitit 2004.

e. Kualifikimet minimale të secilit aplikant do të vlerësohen në bazë të qasjes KALON/NUK

KALON. Dokumentet qartësisht duhet të shprehin organin apo firmën udhëheqëse, marrëdhënien e saj me kompaninë amë (nëse ka), si dhe firmat tjera që përbëjnë konsorciumin apo sipërmarrjen e përbashkët. Secili aplikant do të ofrojë një deklaratë nga secili anëtar i konsorciumit që anëtari udhëheqës është i autorizuar të veprojë në emër të tyre, si dhe që anëtari udhëheqës do të jetë pika e kontaktit për secilin konsorcium. Gjithë anëtarët e konsorciumit do të obligohen të marrin pjesë gjatë gjithë afatit të Projektit, përvec nëse kepet miratimi paraprak i KDP-së. Emri, adresa postare, numrat e telefonit dhe faksit, si dhe adresa elektronike e menaxherit të projektit të aplikantit me të cilin do të bëhet e gjithë korrespondenca në lidhje me Projektin do të ofrohen si informata në dokumente. Dokumentet do të dorëzohen (me dorë apo me postë të parapaguar, të regjistruar apo certifikuar apo me korrier të shpejtë, por jo me faks, postë elektronike, teleks apo telegram) në zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme jo më vonë se ora 17:00 (koha në Prishtinë) më 29 janar 2010, nënshkruar dhe certifikuar nga një zyrtar i firmës (apo anëtari udhëheqës i konsorciumit), duke shënuar qartë “ Shprehje e interesit për zhvillimin e fushës së linjitit Sibovc në Kosovë dhe kapaciteteve përkatëse të gjenerimit“ Dorëzimi do të ketë një origjinal dhe pesë (5) kopje të këtyre dokumenteve të firmës apo konsorciumit: Shprehjen e Interesit, kualifikimet, si dhe formularët e plotësuar dhe nënshkruar që ofrohen në Shtojcat C, D dhe E të këtij Memorandumi të Para-Kualifikimit, gjegjësisht “Aplikim për Para-Kualifikim për Ofertim”; “Formulari për Deklarimin e Përvojës” dhe “Formulari i Pajtimit për Konfidencialitet”.

Page 23: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 23 prej 32

Ministria e Energjisë dhe Minierave Projekti i Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti

Për: Z. Lorik Haxhiu Arbëri, Rruga 24 Maji, Nr. 15

Prishtina 10000, Republika e Kosovës Telefoni: +381 38 213 770

E-mail: [email protected] Ueb-faqe: www.lignitepower.com

KDP-ja rezervon të drejtën, me liri të plotë veprimi, që të pranojë apo refuzojë secilin aplikim, të anashkalojë joformalitetet e vogla në aplikimet e pranuara, apo të zgjasë afatin për paraqitjen e aplikimeve. Për më tepër, është synim i KDP-së që dy ofertuesit e mbetur të para-kualifikuar4, të futur në listën e ngushtë sipas kërkesës për “Shprehje të Interesit për zhvillimin e stabilimenteve të reja minerare të linjitit dhe kapaciteteve përcjellëse të reja të gjenerimit elektrik dhe kapaciteteve përcjellëse të bartjes dhe rehabilitimit të gjeneratorëve ekzistues”, lëshuar më 15 gusht 2006, pas aplikimit, do të hyjnë automatikisht në listën e ngushtë si ofertues të para-kualifikuar sipas kritereve të përcaktuara me këtë Memorandum, deri në masën që struktura e konsorciumeve të këtyre ofertuesve të para-kualifikuar të mbetet e pandryshuar. Këshilltari i Transaksionit, angazhuar nga KDP-ja përmes PATEL-it do të vlerësojë Shprehjet e Interesit dhe kualifikimet e dorëzuara sipas këtyre kritereve për përputhje me minimumet e para-kualifikimit, dhe nëse është e nevojshme, të ngushtojë listën deri në maksimum gjashtë ofertues të para-kualifikuar. Në rrethana të tilla, Këshilltari i Transaksionit do të rekomandojë një listë të ngushtë të ofertuesve më të kualifikuar para KDP-së, duke shfrytëzuar mekanizmin e matjes së kualifikimeve si në vijim:

Kriteret e vlerësimit Maksimumi i

pikëve të mundshme

Kapaciteti financiar – përvoja në grumbullimin e financave 15

Përvoja në menaxhimin e zhvillimit – miniera 10 Përvoja në menaxhimin e zhvillimit – gjenerim 10 Përvoja në ndërtim – projekte të ngjashme 15 Përvoja në OeM - Miniera 10 Përvoja në OeM – gjenerim me thëngjill/linjit 10 Pozita financiare 15 Struktura e ofertuesit/konsorciumit * 15

* Poenat e Strukturës së Konsorciumit do të favorizojnë ofertuesit e para-kualifikuar që janë organizatë e vetme me interes kapitali në dyja aktivitetet e mihjes dhe gjenerimit, e pastaj së dyti konsorciumet në të cilat anëtarët individualisht mbajnë interesa kapitale në aktivitetet minerare apo gjeneruese

KDP-ja do të njoftojë me shkrim menaxherin e projektit të secilit aplikant mbi emrat e firmave apo konsorciumeve në listën e ngushtë gjatë tremujorit të parë të vitit 2010. Këshilltari i Transaksionit do të përgatisë Projekt KpP-në dhe KpP-në e Plotë të përcaktuar si më lart, si dhe me ndihmën e Këshilltarit Ligjor dhe Rregullativ të angazhuar nga KDP-ja përmes PATEL-it, do të përfshijë forma të marrëveshjeve ligjore që do të shfrytëzohen (p.sh. marrëveshja e implementimit, marrëveshja për blerjen e energjisë, marrëveshja për blerjen e linjitit, marrëveshja e koncesionit, etj).

4 AES Corporation / ČEZ, a.s.; dhe Enel S.p.A / SENCAP S.A.

Page 24: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 24 prej 32

Vetëm firmat në listën e ngushtë do të ftohen nga KDP-ja të marrin pjesë në tenderin që do të shpallet, për të cilin KDP-ja do të ofrojë KpP-në e Plotë në tremujorin e dytë/tretë të vitit 2010. Ofertuesi i suksesshëm do të duhet të rregullojë financimin e nevojshëm dhe të finalizojë projektimin, prokurimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen, si dhe kontratat tjera të nevojshme për zhvillimin dhe implementimin e Projektit.

Page 25: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 25 prej 32

SHTOJCA C – APLIKIMI PËR PARA-KUALIFIKIM PËR OFERTIM

Re: Para-Kualifikim për Ofertim

Ministria e Energjisë dhe Minierave Projekti i Asistencës Teknike për Energjinë nga Linjiti Arbëri, Rruga 24 Maji, Nr. 15 Prishtina 10000 Republika e Kosovës

Në bazë të Memorandumit të Para-Kualifikimit me datë 18 dhjetor 2009, si dhe procedurave e kritereve për ofertim të përshkruara në të, [Emri i aplikantit] (“Aplikanti”) paraqet Aplikacionin për Para-Kualifikim për Ofertim dhe kërkon të merret parasysh për para-kualifikim.

Gjithë termet me shkronjë të madhe të përdorur në këtë Aplikacion janë definuar në Glosarin e Memorandumit të Para-Kualifikimit, përveç nëse nuk thuhet ndryshe.

Me këtë, Aplikanti kërkon të para-kualifikohet në Tenderin për Projekt.

Me këtë, Aplikanti konfirmon që:

(a) pajtohet të jetë në përputhje me kriteret e para-kualifikimit si dhe gjitha rregullat, ligjet dhe rregulloret tjera që qeverisin Tenderin;

(b) njeh faktin që KDP-ja rezervon të drejtën për ta deklaruar Tenderin të anuluar apo ndryshe pa efekt për çfarëdo arsye apo edhe pa arsye fare, apo për ta rihapur para-kualifikimin apo vetë Tenderin, apo për të pranuar apo refuzuar secilin aplikim për para-kualifikim në cilëndo kohë, dhe që një veprim i tillë nuk do t’i japë të drejtë Aplikantit të bëjë asnjë kërkesë kundër Republikës së Kosovës, MEM-it, KEK-ut apo asnjërit prej agjentëve, përfaqësuesve, këshilltarëve apo konsulentëve të tyre;

(c) pranon të drejtën e KDP-së për të: (i) kërkuar informata shtesë nga Aplikantët; (ii) ndryshojë kriteret dhe rregullat e para-kualifikimit apo t’i qartësojë ato; si dhe (iii) zgjasë apo ndryshojë afatet e para-kualifikimit dhe Tenderit;

(d) pranon aplikimin ekskluziv të ligjeve të zbatueshme në Kosovë në lidhje me këto rregulla të para-kualifikimit dhe Tenderit; dhe

(e) Pranon që secili Aplikant do të detyrohet të kryejë hulumtime e analiza të pavarura deri në masën që konsiderohet e nevojshme nga ai në lidhje me Projektin, duke përfshirë e pa u kufizuar në, aspektet financiare, teknike, tatimore dhe ligjore.

Aplikanti, me këtë, vërteton dhe garanton që qysh prej datës së kësaj letre:

(a) gjitha informatat e paraqitura apo që do të paraqiten nga Aplikanti janë të sakta në gjitha aspektet;

Page 26: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 26 prej 32

(b) nuk i është nënshtruar asnjë procedure të bankrotimit apo mungesës së likuiditetit, qoftë vullnetarisht apo jo-vullnetarisht, apo procedurave të ngjashme gjatë pesë viteve të fundit; si dhe

(c) ka paguar gjitha tatimet e duhura, përveç atyre që janë duke u kontestuar në mirëbesim me procedurat e përshtatshme dhe për të cilat janë vendosur rezerva adekuate

Bashkëngjitur me këtë aplikim për para-kualifikim janë edhe dokumentet në vijim, sipas nevojës:

(a) Formulari i Deklarimit të Përvojës, të plotësuar si duhet, siç përcaktohet me Shtojcën D të Memorandumit të Para-Kualifikimit;

(b) kopjet e akteve nënligjore dhe neneve të korporatizimit apo nenet e bashkimit të Aplikantit apo dokumente tjera ekuivalente të konstituimit;

(c) pasqyrat e audituara financiare të Aplikantit sipas kërkesës së rregullave të para-kualifikimit;

(d) dokumenti apo dokumentet (siç është autorizimi apo procesverbalet) që evidentojnë autorizimin e zyrtarit apo drejtorit që ekzekuton këtë letër aplikimi, Formularët e Deklarimit të Përvojës dhe Marrëveshjen e Konfidencialitetit; si dhe

(e) Marrëveshja e Konfidencialitetit, përcaktuar me Shtojcën E të Memorandumit të Para-Kualifikimit, të ekzekutuar (nënshkruar) nga një zyrtar apo drejtor i Aplikantit me kapacitetin dhe autoritetin ligjor për ta obliguar Aplikantin në kuptimin e çështjeve në procesin e para-kualifikimit.

Siç kërkohet me rregullat e para-kualifikimit, Aplikanti me këtë emëron ________________ ___________ si përfaqësues të vetin dhe _______________________ si zëvendës/e të tij për të pranuar njoftimet në lidhje me para-kualifikimin dhe Tenderin në adresën, telefonin dhe numrin e faksit si në vijim:

[Adresat, numrat e telefonit dhe faksit të përfaqësuesit dhe zëvendësit të tij.]

Sinqerisht,

[Emri i aplikantit]

Nga: __________________________________ Datë: _________________________ Emri: __________________________________ Pozita: __________________________________

Page 27: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 27 prej 32

SHTOJCA D – FORMULARI I DEKLARIMIT TË PËRVOJËS

APLIKANTI [Shëno emrin] Aplikanti është/janë investitor vendor/ndërkombëtar apo konsorcium investitorësh me një histori të vërtetuar të kapacitetit pronësor, financiar dhe kompetencs teknike në ndërtimin, pronësinë dhe menaxhimin e operacioneve të mihjes sipërfaqësore të linjitit si dhe stabilimenteve të përgatitjes së thëngjillit dhe centralin energjetik përcjellës. Në bazë të kësaj, Aplikanti paraqet dokumentacionin e bashkangjitur si provë e verifikueshme e kapacitetit të tij teknik, menaxherial dhe financiar. Kriteret e para-kualifikimit që plotësohen nga Aplikanti dhe për të cilat Aplikanti ka ofruar provat si më lart, përfshin, por pa u kufizuar në, vijim:

1. provat që ai, nëse nuk është konzorcium, ose anëtari udhëheqës nëse është konzorcium, ka grumbulluar financat për një projekt të pavarur të energjisë dhe/ose minierave me shumë të financimit (borxhi plus kapitali rrjedhës) prej së paku 800 milionë euro.

2. provat që ai, nëse nuk është konzorcium, ose anëtari udhëheqës nëse është konzorcium, ka menaxhuar zhvillimin (A) e një mihjeje sipërfaqësore me prodhim të thëngjillit apo linjitit prej së paku 8 milion ton/vit dhe (B) e prodhuesit(ve) të pavarur të energjisë me kapacitet gjenerues bruto të energjisë elektrike prej së paku 600 MW.

3. provat që ai, nëse nuk është konzorcium, ose anëtar i konzorciumit nëse është konzorcium, (ose nënkontraktorët e tij, ose të anëtarit të konsorciumit) ka shërbuer si subjekti udhëheqës ndërtimor në së paku 2 projekte të natyrës dhe kompleksitetit të ngjashëm me elementet e projektit që janë përfunduar qysh prej vitit 2000 dhe kanë operuar me sukses për së paku 18 muaj; dhe

4. provat që ai, nëse nuk është konzorcium, ose anëtar i konzorciumit nëse është konzorcium, (ose nënkontraktorët e tij, ose të anëtarit të konsorciumit) ka (A) operuar me një mihje sipërfaqësore me prodhim të thëngjillit ose linjitit prej së paku 5 milion ton/vit për së paku 3 vjet qysh prej vitit 2004 dhe (B) ka operuar me kapacitete gjeneruese me thëngjill ose linjit prej së paku 2000 MW (në një lokacion të vetëm apo në agregat në disa lokacione) për së paku 3 vjet qysh prej vitit 2004.

METODA E APLIKIMIT Aplikanti, si i vetëm apo si konzorcium i investitorëve, ka paraqitur dokumentacionin dhe informatat në vijim:

- për kompaninë e aplikantit, ose nëse është konzorcium për secilin anëtar të atij konzorciumi, emrin e plotë të kompanisë dhe personit udhëheqës kontaktues, adresën postare, nurmat e telefonit/faksit dhe adresën elektronike.

- për kompaninë e aplikantit, ose nëse është konzorcium për secilin anëtar të atij

konzorciumi, strukturën e pronësisë së kompanisë; emri(at) e aksionarëve madhorë, si dhe përqindjen e aksioneve; përbërjen dhe profilin e ekipit menaxhuese me kualifimin dhe vitet e përvojës gjegjëse.

Page 28: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 28 prej 32

- Për kompaninë aplikuese, apo nëse është konsorcium, për secilin anëtar të atij konsorciumi, struktura e pronësisë së kompanisë; pasqyrat e audituara financiare deri në pesë (5) vitet e kaluara, si dhe llogaritë më të fundit menaxheriale.

- Kapacitetet teknike dhe operacionale për kriteret si më lart

- Evidenca e resurseve financiare për kriteret si më lart

Sinqerisht,

[Emri i aplikantit]

Nga: __________________________________ Datë: _________________________ Emri: __________________________________ Pozita: __________________________________

Page 29: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 29 prej 32

SHTOJCA E – FORMULARI I MARRËVESHJES SË KONFIDENCIALITETIT

Ministër Ministria e Energjisë dhe Minierave Rruga Nënë Tereza, Nr. 36 Prishtinë, 10000 Republika e Kosovës E nderuara Ministre: Sipas Memorandumit të Para-Kualifikimit të lëshuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave (“MEM”) (ky dhe termet tjera me shkronjë të madhe do të kenë kuptimin e dhënë në Memorandum përveç nëse nuk thuhet ndryshe) më 18 dhjetor 2009, ne kuptojmë që MEM-i, në kohën e duhur, do të ftojë investitorët të fillojnë kujdesin e duhur (“Procesi”). Si pjesë e Procesit, MEM është e përgatitur të zbulojë Informata Konfidenciale të caktuara (siç definohen më tutje në tekst) ndaj ofertuesve të mundshëm për t’iu ndihmuar atyre në vlerësimin e Procesit dhe në përgatitjen e ofertave të tyre. Si subjekt i interesuar për Procesin, pranuesi i poshtë-nënshkruar (“Pranuesi”) i Informatave Konfidenciale me këtë dokument ekzekuton dhe dorëzon këtë letër-marrëveshje (“Marrëveshja e Konfidencialitetit”). Me këtë Marrëveshje Konfidencialiteti, të drejtat dhe obligimet e Pranuesit në lidhje me përdorimin, mbrojtjen dhe zbulimin e Informatave Konfidenciale, të cilat mund t’i ofrohen Pranuesit, janë përcaktuar si më poshtë. Përkufizimet. “Informatat konfidenciale,” sic përdoren këtu, do të përfshijnë informata të cilësdo natyrë dhe në cilindo medium në lidhje me Projektin që merren në lidhje me Procesin, me shkrim, me gojë apo në mënyra tjera nga Pranuesi, punëtorët e tij, drejtorët, zyrtarët, agjentët apo këshilltarët nga MEM-i apo punëtorët e saj, drejtorët, zyrtarët, agjentët apo këshilltarët. Informatat Konfidenciale nuk përfshijnë (1) informatat që janë apo bëhen publike, përvec si rezultat i shkeljes së kësaj Marrëveshjeje Konfidencialiteti apo një Marrëveshjeje tjetër të ngjashme të nënshkruar nga ndonjë Pranues tjetër, (2) informatat që ligjërisht i vihen në dispozicion Pranuesit nga një palë e tretë e cila është e lirë nga kufizimet e konfidencialitetit, (3) informatat të cilat para se t’i viheshin në dispozicion Pranuesit gjatë Procesit kanë qenë tashmë në mënyrën e duhur në posedimin e Pranuesit, si dhe (4) informatat që janë krijuar pavarësisht nga Pranuesi pa shfrytëzimin apo njohurinë e Informatave Konfidenciale. “Personi i Kufizuar,” sic përdoret këtu, do të përfshijë punëtorët, drejtorët, zyrtarët, agjentët dhe këshilltarët e Pranuesit dhe vartësve të Pranuesit. Sipërmarrjet e Pranuesit.

Pranuesi me këtë dokument merr përsipër që:

(i) Pranuesi do të përdorë Informatat Konfidenciale vetëm për qëllimin e vlerësimit të Procesit dhe përgatitjes së ofertës së tij për Projektin;

(ii) Pranuesi do të trajtojë dhe mbrojë gjitha Informatat Konfidenciale si private dhe konfidenciale që prej kohës së pranimit, deri në njoftimin e ardhshëm nga MEM-i;

Page 30: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 30 prej 32

(iii) Duke marrë parasysh pikën (ix) më poshtë, Pranuesi në asnjë kohë, deri në njoftimin e MEM-it, pa pëlqimin paraprak me shkrim të MEM-it, direkt apo tërthortë, nuk do të zbulojë apo lejojë zbulimin e Informatave Konfidenciale ndaj asnjë Personi apo ndonjë pale, përvec Personave të Kufizuar që duhet të dijnë apo të shohin të njëjtat gjatë vlerësimit të Procesit nga Pranuesi dhe përgatitjen e ofertës së tij;

(iv) Pranuesi do të jetë përgjegjës që gjithë Personat e Kufizuar të respektojnë kushtet e kësaj Marrëveshjeje të Konfidencialitetit dhe të ruajnë fshehtësinë e gjitha Informatave Konfidenciale. Pranuesi do të imponojë mbi secilin Person të Kufizuar që merr Informata Konfidenciale një obligim të konfidencialitetit ekuivalent apo më të madh sesa obligimet e vetë Pranuesit me këtë dokument, si dhe Pranuesi do të jetë përgjegjës për cdo zbulim të Informatave Konfidenciale nga cilido Person i Kufizuar në shkelje të kushteve të kësaj Marrëveshjeje;

(v) Përveç lejimit sipas Procesit, Pranuesi, e as Personat e Kufizuar, nuk do të diskutojnë, komunikojnë apo kërkojnë informata nga KEK-u, KDP-ja apo MEM-i, punëtorët, drejtorët, zyrtarët, agjentët apo këshilltarët e tyre në asnjë kohë gjatë Procesit, në lidhje me cilëndo çështje në lidhje me Projektin pa pëlqimin paraprak me shkrim të MEM-it, dhe do të njoftojnë MEM-in mbi çdo informatë të marrë jashtë Procesit formal;

(vi) Pranuesi, e as Personat e Kufizuar, në asnjë kohë gjatë Procesit, nuk do të zbulojnë apo të lejojnë zbulimin, direkt apo të tërthortë, të informatave ndaj cilitdo Personi, përveç Personave tjerë të Kufizuar, që diskutimet janë duke u bërë mes (a) Pranuesit apo Personave të Kufizuar dhe (b) MEM-it apo agjentëve të saj në lidhje me Procesin apo përmbajtjen e atyre diskutimeve, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga MEM-i;

(vii) Pranuesi do të bëjë kopje të dokumenteve apo materialeve tjera (në cilindo medium) me përmbajtje të informatave konfidenciale vetëm aq sa janë të nevojshme për vlerësimin e Procesit dhe përgatitjen e ofertës së tij. Pranuesi do të mbajë regjistrin e lokacionit dhe Personit që mban gjitha Informatat Konfidenciale, si dhe kopjet e tyre;

(viii) Pranuesi do t’i kthejë menjëherë MEM-it, (i) me kërkesë të MEM-it, (ii) me vendim të Pranuesit për të mos marrë më pjesë në Proces, ose (iii) me ndërprerjen e Procesit, gjitha Informatat Konfidenciale (dhe kopjet e tyre) të cilat i janë furnizuar Pranuesit apo Personit të Kufizuar, të cilat fizikisht mund të kthehen dhe që janë në posedim të Pranuesit apo në posedim të Personit të Kufizuar. Pranuesi do të shkatërrojë gjithë regjistrat në letër apo në forma tjera (duke përfshirë regjistrat e ruajtur në kompjuter apo në pajisje tjera) me përmbajtje të Informatave Konfidenciale, si dhe njëkohësisht t’i dorëzojë MEM-it një certifikatë të nënshkruar nga Pranuesi që gjitha Informatat Konfidenciale janë kthyer apo shkatërruar;

(ix) Nëse Pranuesit i kërkohet apo obligohet (me urdhër gjyqësor apo rregullativ ose tjetër) të zbulojë ndonjë Informatë Konfidenciale, Pranuesi do ta njoftojë MEM-in menjëherë, ashtu që MEM-i mund të kërkojë ndonjë urdhër të përshtatshëm mbrojtës dhe/ose veprime tjera. Në rast se një urdhër i tillë mbrojtës nuk arrihet, ose që MEM-i heq dorë nga përputhja me dispozitat e këtij dokumenti, (a) Pranuesi mund të zbulojë para gjykatës apo ndonjë Personi tjetër vetëm atë pjesë të Informatave Konfidenciale të cilën është këshilluar nga këshilltari ligjor me shkrim të jetë ligjërisht e obliguar të zbulohet, si dhe do të bëjë përpjekjet më të mëdha për të marrë sigurimet që trajtimet konfidenciale do të merren për Informatat Konfidenciale; si dhe (b) Pranuesi nuk do të mbahet përgjegjës për zbulimin e tillë, përveç nëse zbulimi para gjykatës apo një personi tjetër është shkaktuar nga, ose ka rezultuar nga,

Page 31: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 31 prej 32

një zbulim i mëhershëm nga Pranuesi që nuk është lejuar me Marrëveshjen e Konfidencialitetit.

Pa vërtetime e Garanci.

Përvec atyre që mund të ofrohen në dokumentacionin përfundimtar të transaksionit të ekzekutuar nga MEM-i: (a) MEM, drejtorët, zyrtarët, këshilltarët, agjentët, punëtorët e saj, në asnjë kohë, tani ose në të ardhmen, nuk kanë bërë asnjë vërtetim apo garanci (të shprehur apo të nënkuptuar) në lidhje me MEM-in, Tenderin, saktësinë apo plotësinë e Informatave Konfidenciale, apo informatave tjera në lidhje me Projektin apo Procesin, (b) asnjë vërtetim apo garanci nuk është bërë apo nuk do të bëhet që informatat e tilla do të mbesin të pandryshuara, (c) MEM-i nuk do të ketë përgjegjësi apo detyrim ndaj asgjë që del nga Informatat Konfidenciale dhe informatat tjera të furnizuara për Pranuesin.

Në veçanti, por pa paragjykuar përgjithësinë si më lart, rezultatet e projektuara për periudhat e ardhshme që mund të jepen në informatat që Pranuesi mund të pranojë janë vetëm për qëllime indikative, si dhe Qeveria e Kosovës, MEM, KDP dhe KEK, drejtorët, zyrtarët, këshilltarët, agjentët, punëtorët e tyre, si dhe vartësit nuk vërtetojnë e në asnjë mënyrë nuk marrin detyrimin për saktësinë e tyre. Pranuesi duhet të bëjë vlerësimin e tij të pavarur për Tenderin, dhe të varet nga vetë gjykimi i Pranuesit në arritjen e konkludimeve.

Nuk ka oferta; Kontraktor i pavarur.

Pranuesi pajtohet që asnjë dokument apo informatë (pa marrë parasysh nëse janë Konfidenciale apo jo), me përjashtim të Marrëveshjeve definitive të Projektit që ekzekutohet nga fituesi(t) e Tenderit, që i vihet në dispozicion Pranuesi, nuk përbën dhe nuk do të përbëjë asnjë ofertë apo ftesë apo të formojë bazë për kontratë. KDP, MEM, dhe KEK do të kenë të drejtë në cdo kohë të mos dëshirojnë të ofrojnë apo të mos vazhdojnë të ofrojnë Informata Konfidenciale për Pranuesin.

Asgjë në këtë Marrëveshje Konfidencialiteti nuk do të konsiderohet si palë ndaj një partneri, agjenti apo përfaqësuesi ligjor të palës tjetër, apo të krijimit të një marrëdhënieje besimi mes palëve.

Dispozitat tjera.

KDP, KEK dhe MEM, drejtorët, zyrtarët, këshilltarët, agjentët, punëtorët dhe vartësit e tyre nuk do të jenë dhe nuk janë të obliguar të kompensojnë shpenzimet dhe kostot që bëhen nga Personi i Kufizuar në lidhje me Procesin.

Pranuesi pajtohet që Informatat Konfidenciale janë pronë ekskluzive e Republikës së Kosovës dhe nuk do të konsiderohen të kenë bartur mbi Pranuesin asnjë të drejtë në lidhje me pjesët e tyre, përveç për qëllimin e Procesit dhe përgatitjen e ofertës së tij.

Pranuesi pajtohet që secila shkelje e kushteve të kësaj Marrëveshjeje të Konfidencialitetit mund t’i shkaktojë dëme të mëdha Republikës së Kosovës, MEM-it, KEK-ut, KDP-së, si dhe për secilën shkelje të Marrëveshjes së Konfidencialitetit (a) mund të imponohet një dënim mbi Pranuesin në gjobë prej njëzet mijë euro (20.000 euro) që duhen paguar në MEM dhe/ose (b) MEM mund të diskualifikojë Pranuesin nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në Proces; duke nënkuptuar që imponimi i sanksioneve nën (a) dhe/ose (b) si më lart nuk do ta parandalojë MEM-in nga kërkimi i mjeteve tjera ligjore në dispozicion sipas ligjit apo drejtësisë. Shkelja

Page 32: PATEL_DPK_18DHJETOR09_FINALE

Memorandumi i Parakualifikimit Faqe 32 prej 32

e vazhdueshme e kësaj Marrëveshjeje Konfidencialiteti do të konsiderohet shkelje e vetme deri në masën që Pranuesi të marrë veprime të menjëhershme të arsyeshme për të ndaluar atë shkelje. Dështimi në marrjen e veprimeve të menjëhershme e të arsyeshme për të ndaluar shkeljen do të konsiderohet shkelje e veçantë.

Në ekzekutimin e kësaj Marrëveshjeje Konfidencialiteti, Pranuesi pajtohet të paguajë gjitha faturat që i dërgohen nga Administratori i Dhomës së Shënimeve për shpenzimet e krijuara për fotokopje dhe shpenzimet tjera të bëra në lidhje me Dhomën e Shënimeve brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e faturës e dërguar nga Administratori i Dhomës.

Kjo Marrëveshje e Konfidencialitetit do të qeveriset dhe ndërtohet në pajtim me Ligjet e Kosovës. Kjo Marrëveshje e Konfidencialitetit mund të modifikohet apo ndryshohet me shkrim me pajtimin e gjitha palëve të saj. Nëse një dispozitë, klauzolë, frazë, fjalë apo term i kësaj Marrëveshjeje gjendet të jetë i paqartë, palët pajtohen që një paqartësi e tillë nuk do të shkaktojë interpretimin e tyre kundër apo në favor të ndonjërës palë. Pavlefshmëria apo moszbatimi i ndonjë dispozite në këtë Marrëveshje Konfidencialiteti në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në vlefshmërinë apo zbatimin e dispozitave tjera. Secila dispozitë jo valide do të konsiderohet si e ndarë nga kjo Marrëveshje e Konfidencialitetit, ndërsa pjesa e mbetur e Marrëveshjes do të reformohet në atë mënyrë për t’i dhënë efekt deri në masën maksimale të mundshme qëllimit fillestar të palëve. Kjo Marrëveshje e Konfidencialitetit përbën të gjithë mirëkuptimin mes palëve në lidhje me Informatat Konfidenciale, duke mbizotëruar, por duke mos liruar [palën homologe] nga obligimet e saj paraprake për gjitha komunikimet, marrëveshjet dhe sipërmarrjet e mëparshme apo të vazhdueshme mes palëve në lidhje me Informatat Konfidenciale. Kjo Marrëveshje e Konfidencialitetit mund të ekzekutohet me disa homologë, gjë që do të përbëjë një dhe të njëjtin instrument. Sinqerisht,

[Emri i aplikantit]

Nga: __________________________________ Datë: _________________________ Emri: __________________________________ Pozita: __________________________________