185
Përpjekja 1 Viti III, nr 9 Tiranë, dhjetor 1996 - shkurt 1997 Mesjetës: nga emigrimi tek integrimi nga Alain Ducellier 88 Kolonia shqiptare e Borgo Erizos nga Tullio Erbert 113 Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- SHBA nga prof. Muhin Çami 124 Lëvizja politike e shqiptaro amerikanëve nga Fron Nazi 127 Qasjet shqiptare në Uashington nga Luz Thaqi Autorë që duhen njohur 130 Stavro Skëndi nga Fron Nazi 133 Mendimi politik dhe lëvizja kryengritëse shqiptare 1881 - 1912 nga Stavro Skëndi Kulturë gjuhësore 159 Ndërhyrjet e planifikuara për zëvendësimin e huazimeve në shqipen standarde nga dr. Kristina Jorgaqi Art 168 Çështje të avanguardës dhe kitch-it në artin shqiptar nga Edi Muka Kulturë filozofike 177 Lajbnici nga Alfred Veber, Denis Huisman 184 Libra të rinj E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA 2 Ndal politikës "Krimi ndjell krimin" Promemorie Editorial 5 Shteti shqiptar armik i kombit shqiptar Ese dhe komente 7 Edhe një herë për identitetin nga Ardian Klosi 13 Mbi emigracionin shqiptar nga Fabian Kati Intervista 27 As në tokë as në qiell nga dr. Shpresa Baçe Letra shqipe 32 Diasporë nga Martin Camaj 33 Lule shqipo lule djalë nga Edi Rama 44 Letërsia në Shqipëri si letërsi " " nga Erind Pajo Shqipërime 56 Juri Golec nga Danillo Kish N ga jeta kulturore 71 Shkrimtari Kadare në olimpin frëng të moralit dhe politikës Ndërgjegje historike 77 Shqiptarët në Italinë Qëndrore në fund të LËNDA

perpjekja_09

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_09

Përpjekja 1

Viti III, nr 9 Tiranë, dhjetor 1996 - shkurt 1997

Mesjetës: nga emigrimi tekintegrimi nga Alain Ducellier

88 Kolonia shqiptare e BorgoErizos nga Tullio Erbert

113 Vendosja e marrëdhënievediplomatike Shqipëri-SHBA nga prof. Muhin Çami

124 Lëvizja politike e shqiptaroamerikanëve nga Fron Nazi

127 Qasjet shqiptare nëUashington nga Luz Thaqi

Autorë që duhen njohur130 Stavro Skëndi nga Fron

Nazi133 Mendimi politik dhe lëvizja

kryengritëse shqiptare 1881 - 1912 nga Stavro Skëndi

Kulturë gjuhësore159 Ndërhyrjet e planifikuara

për zëvendësimin ehuazimeve në shqipenstandarde nga dr. KristinaJorgaqi

Art168 Çështje të avanguardës

dhe kitch-it në artinshqiptar nga Edi Muka

Kulturë filozofike177 Lajbnici nga Alfred Veber,

Denis Huisman

184 Libra të rinj

E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA

2 Ndal politikës "Krimindjell krimin"Promemorie

Editorial5 Shteti shqiptar armik i

kombit shqiptar

Ese dhe komente7 Edhe një herë për identitetin

nga Ardian Klosi13 Mbi emigracionin shqiptar

nga Fabian Kati

Intervista27 As në tokë as në qiell nga

dr. Shpresa Baçe

Letra shqipe32 Diasporë nga Martin Camaj33 Lule shqipo lule djalë ngaEdi Rama44 Letërsia në Shqipëri si letërsi

"në" nga Erind Pajo

Shqipërime56 Juri Golec nga Danillo Kish

Nga jeta kulturore71 Shkrimtari Kadare në

olimpin frëng të moralit dhepolitikës

Ndërgjegje historike77 Shqiptarët në Italinë

Qëndrore në fund të

LËNDA

Page 2: perpjekja_09

Përpjekja 2

NDAL POLITIKES KRIMI NDJELL KRIMIN

PROMEMORIE

Drejtuar:Opinionit publik shqiptarForcave politike në pushtet dhe kreut të tyre, Presidentit të RepublikësForcave politike opozitareUshtrisë dhe Policisë

Për dijeni: Përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë

Po ndjekim me vëmendje dhe shqetësim të thellë zhvillimet dramatike tëditëve të fundit në vendin tonë. E themi që në filim se kjo që po ndodh nuk ështëdiçka e papritur dhe e paparashikuar, por veçse afrimi drejt aktit të fundit të politikëskrimi ndjell krimin , që ka ndjekur pushteti aktual, me Sali Berishën në krye, qysh

prej katër vjetësh.E lindur nga një aspiratë sa e fuqishme, aq edhe e turbullt për liri e demokraci,

Partia Demokratike shumë shpejt pushoi së qeni një parti demokratësh dhe ushndërrua në një emër me të cilin abuzohet nga një mafje politike në pushtet. Gabimete njëpasnjëshme, qysh të nesërmen e marrjes së pushtetit dhe paaftësia e kryetarit tësaj Sali Berisha për të reflektuar mbi to, për shkak të verbimit të tij nga etja përpushtet, bënë që shumë shpejt nga gjiri i saj të largohej pjesa më e emancipuar dhemë e kulturuar e politikanëve të rinj shqiptarë dhe aty të mbetet një përzjerje ish-komunistësh të vjetër fanatikë, të konvertuar në antikomunistë fanatikë, disa ish-të përndjekur në shërbim të tyre dhe gjithëfarë konformistësh të tjerë të rritur ngadiktatura enveriste. Me këtë strukturë intelektuale dhe shpirtërore kjo forcë politikenuk qe në gjendje të ndërtonte një shtet që t i udhëhiqte shqiptarët në rrugën e gjatëdhe të vështirë të lirisë. Ajo shumë shpejt mori kthesën për në qorrsokakun e vjetërtë injorancës dhe nënshtrimit tradicional ndaj sundimit autoritar, e cila është edherruga më komode për ata që nuk e shikojnë shtetin si shërbim ndaj shoqërisë, porvetëm si mjet për të fituar privilegje e për të kënaqur instikte nga më të egrat.

Kështu rifilloi, në kurriz të popullit të varfër shqiptar, ende të pamësuar meshijen e lirisë, politika krimi ndjell krimin.

Hap pas hapi pushteti i Berishës:u hoqi shqiptarëve të drejtën e porsafituar të demostrimit,u ngushtoi në minimum hapësirën e porsafituar të informacionit,u hoqi pavarësinë e porsafituar të gjykatave,ua ktheu televizionin e porsaçliruar në mjet fyerjeje dhe presioni,u shkatërroi mjedisin natyror dhe u ndoti mjedisin shpirtëror,i përçau sipas logjikës leniniste o me ne, o kundra nesh! ,rrahu dhe burgosi padrejtësisht,

Promemorie

Page 3: perpjekja_09

Përpjekja 3

shkatërroi opozitën,i vodhi popullit mundësinë e vetme për të shpëtuar nga kjo klikë, votën e

lirë...Grabitja e madhe financiare, për të cilën shqiptarët protestojnë sot, është

pjesë e grabitjes së madhe politike, pjesë e krimit që ka ndjellur krimin, i cili, nëthelb, është krim ndaj lirisë.

Skenat e dhunshme e tepër të dhimbshme që pamë në televizion dhe që ushëmbëllejnë si pika uji atyre të viteve 1990-91, nuk i shikojmë thjesht si revoltëpër humbje të hollash, por si rrjedhojë e pritshme e një jete me liri të dhunuar, sirrjedhojë e një abuzimi të paskrupullt me durimin e popullit shqiptar. Prandaj Partianë pushtet duhet të ndjejë përgjegjësi të thellë edhe për ato.

Është e pritshme që një popull që nuk e lë të demostrojë as me lule tëdemostrojë me gurë.

Është e pritshme që një popull që nuk e lë ti korrigjojë institucionet e pushtetitme votën dhe opozitën e tij, t i korrigjojë ato me flakë.

Eshte e pritshme zemërata popullore ndaj një shteti që, pasi ka bërë punën ehajdutit, kërkon të vihet në rolin e gjykatësit.

Forca politike në pushtet, duke mohuar përgjegjësinë e tyre për krijimin ekësaj situate, duke përjashtuar çdo bashkëpunim të sinqertë me opozitën, si dheduke vendosur një gjendje shtetrrethimi të pashpallur, nuk bënë gjë tjetër veçse pothellon krizën e saj të besimit, politikën e krimi ndjell krimin . Askush nuk mundtë besojë më se ajo do të mund të gjejë zgjidhje të ndershme qoftë dhe në ndarjen ekapitaleve të ngrira të qytetarëve shqiptarë.

Ndërkaq, ne mendojmë se problemi më i madh nuk është thjesht kthimi i tëhollave, por fakti që kjo politikë e papërgjegjshme e ka lënë vendin para njëperspektive tejet të zymtë, për të cilën të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhetë përgatitur që ta përballojmë së bashku. Në Shqipëri shumë shpejt mund të shfaqenprobleme politike, sociale dhe ekonomike me pasoja të rrezikshme. Vendi ynëkërcënohet nga rënia e fuqisë blerëse, nga rënia drastike e nivelit të jetesës, ngathellimi i varfërisë, nga një hemoragji e re eksodi, nga shkatërrimi i atyre pak gjëraveqë janë ndërtuar.

Këtë gjendje nuk mund ta parandalojë apo ta lehtësojë një forcë politike qëka humbur çdo autoritet pikërisht për arsye se është ajo që e ka shkaktuar, një forcëpolitike që ka uzurpuar pushtetin nëpërmjet grabitjes së votave të sovranit populldhe një president që asnjëherë gjatë këtyre katër vjetëve nuk është ngritur mbiinteresat e kësaj force politike.

As edhe një qeveri teknike jashtëpartiake nuk do të mund ta kishte këtëautoritet.

Vendi ka nevojë që në krye të tij të vihet sa më parë një autoritet i vërtetë dhei qëndrueshëm, një autoritet i mbështetur jo te frika, por te besimi. I tillë do të mundtë ishtevetëm një PARLAMENT i dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke pasur parasysh sa më sipër, në emër të mbijetesës dhe të lirisë së këtijkombi të shumëvuajtur dhe të së ardhmessë fëmijëve shqiptarë:

I bëjmë thirrje popullit shqiptar:

Promemorie

Page 4: perpjekja_09

Përpjekja 4

të evitojë shkatërrimin, shpërthimet e dhunës dhe provokacionet e policisësekrete, duke vazhduar parreshtur me protesta paqësore.

I bëjmë thirrje qeverisë, presidentit, partisë në pushtet:të mos tregohen dritëshkurtër duke ngulmuar në masa represive dhe në

tensionimin e situatës politike, të cilat kurrësesi nuk mund t i zgjidhin problemet erënda ekonomike e sociale ekzistuese dhe ato që do të vijnë, por të pranojnëpërgjegjësinë e tyre për gjendjen e krijuar dhe të përgatisin një largim sa më dinjitoznga skena politike duke i kthyer sovranit popull të drejtën e votës.

U bëjmë thirrje partive opozitare:të ndërgjegjësohen për vështirësitë dhe përgjegjësitë tejet të mëdha që ka

përpara politika shqiptare dhe t i dominojnë ethet e luftës për pushtet, të lënë mënjanëdallimet ideologjike e nuancat programore, për të punuar së bashku që të ndërtojnënjë ALTERNATIVE të shpëtimit të kombit dhe të demokracisë.

U bëjmë thirrje ushtarëve, oficerëve dhe punonjësve të policisë në të gjithanivelet:

të mos shndërrohen në vegla të dhunës së një grupi politikanësh kundërpopullit, kundër vëllezërve dhe motrave të tyre në fatkeqësi dhe të kujtojnë se ushtriaështë për mbrojtjen e atdheut, ndërsa policia është për të mbrojtur qetësinë e popullit.

U bëjmë thirje të gjitha forcave politike, në pushtet dhe në opozitë:të ulen në tryezën e bisedimeve, si hap i parë i daljes nga kjo gjendje dhe si

shembull emancipues për krejt shoqërinë shqiptare.I duhet dhënë fund sa më shpejt politikës tradicionalisht shkatërrimtare krimi

ndjell krimin.28 janar 1997

Agim IsakuArben KumbaroArdian KlosiArmand ShkullakuArtan ImamiBashkim ShehuBen BlushiBujar XhaferriDaut GumeniEdi RamaFatos LubonjaFron NaziFrrok ÇupiGjergj PeçiKurt KolaMartin LekaNikollë LesiVladimir Prela

Të pavarur nga partitë politike

Promemorie

Page 5: perpjekja_09

Përpjekja 5

Shteti shqiptar armik i kombit shqiptar

Ndërkohë që përgatisnim numrin nëntë të revistës, të cilin e kemi fokusuartek gjendja dhe problemet e shqiptarëve jashtë atdheut, në Shqipëri filloi kolapsi itë ashtuquajturave skema piramidale mbi të cilat ishte bazuar thuajse krejt sistemiekonomik postkomunist i vendit. Promemoria e intelektualëve në krye të revistës,e botuar për herë të parë në gazetën Koha Jonë më 28 janar, flet për shkaqet dhepasojat e kësaj krize si dhe për rreziqet që i kanosen vendit. Por ngjarjet që epasuan atë i kapërcyen parashikimet. Ende teksa po mbyllim këtë numër situatavazhdon të përkeqësohet. Hendeku midis popullit dhe pushtetit po bëhet gjithnjë emë i thellë, situata gjithnjë e më e pakontrollueshme. Qyteti i Vlorës ka hyrë nëpërleshje të hapura me policinë dhe trupat speciale të dërguara atje. Nëse rradhëte këtij editoriali do t i mbarojmë nesër ka gjasë që do të na duhet të ndryshojmënumrin e të vdekurve (deri tani 3) dhe atë të të plagosurve që ka qenë mbinjëqind. Dhe nuk dihet se ku do të ketë shkuar Shqipëria kur numri të mbarojë sështypuri.

Shqipëria po dridhet nën pushtetin e dy demonëve, atyre të kaosit dhe atyretë diktaturës. Demonët e diktaturës, që sundojnë kokat e politikanëve kryesorë nëpushtet, vazhdojnë të jenë më të fortë në kryeqytet. Tirana është në një gjendjeshtetrrethimi të pashpallur. Grupe bazhibozukësh të Partisë në pushtet tërekrutuar kohët e fundit nga të mundin, deri, sipas disa fjalëve, nga arsenali iburgjeve, të veshur me uniformat e trupave të ndërhyrjes së shpejtë, mependrekë policie ndër duar, shëtisin të lirë, godasin egërsisht njerëzit deriedhe liderët e opozitës. Policia arreston në Tiranë të gjithë liderët e opozitës sapoata kërkojnë të organizojnë ndonjë miting paqësor. Në një nga kafenetë ekryeqytetit Neritan Ceka, President i partisë Aleanca Demokratike u goditnga dhjetë bazhibozukë të partisë në pushtet me një egërsi të paparëndërkohë që klientët përreth u kërcënuan se kush do të ndërhynte në mbrojtjetë tij do të vritej.

Demonët e kaosit, ndërkaq, kanë pushtuar qytetin e Vlorës i cili paspërleshjeve me policinë dhe trupat e dërguar aty i ka mundur ata dhe e kazhveshur qytetin nga administrata shtetërore. Porti është i lirë. Skafet ebllokuar nga policia ndezën motorrat dhe u nisën përplot për në Itali.Ndërkaq të gjitha anijet dhe tragetet u janë larguar porteve nga frika se shqiptarët,të dëshpëruar, të frikësuar apo të mbetur pa bukë, do t i sulmojnë përsëri, si nëvitin 91, për të shpëtuar nga vendi i tyre i mallkuar .

Po jetojmë një situatë që e bën shumë të qartë shkakun pse shqiptarëttradicionalisht e kanë braktisin vendin e tyre. Edhe një herë mund të përdorimkonstatimin e frëngut Dyselie kur flet për migrimin e shqiptarëve në shek XV e

Editorial

Page 6: perpjekja_09

Përpjekja 6

më parë: origjina e emigrimeve duhet kërkuar në tensionet e një shoqërie tëvarfëruar nga pikpamja shoqërore dhe kulturalisht e çorientuar në të cilënaksidenti më i vogël mund të provokonte eksodin .

Pas pesë vjetësh postkomunizëm Shqipëria ndodhet përsëri tejet etensionuar, e varfruar dhe e çorientuar.

Pse shqiptarët nuk po arrijnë ta kthejnë vendin e tyre në një shtëpi tëpërbashkët? Pse ai gjatë kohës së Enver Hoxhës i shëmbëllente më shumë njëburgu sesa një shtëpie, kurse tani, në kohën e Sali Berishës, i përngjet më shumënjë vendkalimi sesa një shtëpie? Shkaqet janë të shumta dhe duhen kërkuar thellënë histori. Ajo çka bije në sy menjëherë, gjatë këtij shekulli është se shtetishqiptar ka qenë vazhdimisht armik i kombi shqiptar. Përgjithësisht kombi (sikulturë, fe, gjuhë dhe territor i përbashkët) i ka paraprirë shtetit. Por gjithashtuhistoria ka treguar se sapo që këto dy realitete janë bashkuar dhe kanë hyrë nëharmoni me njëri tjetrin kjo lidhje është bërë faktikisht dhe në ide e pandashme.Kjo, pa dyshim, ka ndihmuar për të zhvilluar atë ndjenjë përgjegjësie kombëtaredhe shqërore pa të cilën një shoqëri dhe vend nuk është tjetër veçse një grumbullindividësh. Në Shqipëri shteti u formua shumë vonë, dhe, për fat të keq, qyshseështë formuar, nuk ka mundur të identifikohet me kombin, përkundrazi ështëidentifikuar me zgjedhën e kombit. Individët që e kanë krijuar atë nuk kanë qenëtë dominuar nga ndjenja e përgjegjësisë kombëtare, por nga ajo e luftës klanorepër të eliminuar kundërshtarët dhe për të sunduar e përfituar. E njëjta histori upërsërit edhe me klasën e fundit që mori pushtetin.

Nëse shqiptarët e kanë braktisur kombin - dhe shpesh ata më të mënçuritdhe më të mirët - pa dyshim një nga shkaqet kryesore ka qenë ai që shtetishqiptar ka qenë armik i kombit shqiptar? Ç duhet bërë që shteti shqiptar të mosjetë më i tillë? Kjo është një nga çështjet e mëdha që shtrohen përpara kulturëspolitike shqiptare.

Editorial

Page 7: perpjekja_09

Përpjekja 7

Ardian Klosi

EDHE NJË HERË PËR IDENTITETIN(ose shqiptari në mërgim)

Afrim Gashi - Shnajder ka filluar punë kohët e fundit si detektiv isupermarketit Kaufhaus në Dyseldorf. Rrogën neto e ka 1500 marka në muaj;punëdhënësi i siguron gjthashtu dy palë kostume, tri këmisha e katër kravata në vit.Shefit të repartit elektronik i ka rënë në sy për mirë përpikmëria e mëngjesit,gatishmëria për të bërë orë plus dhe paraqitja e tij e pastër. Ashtu si dhe punëtorëte tjerët gjermanë të firmës Kaufhaus, Gashi - Shnajder gëzon, veç rrogës edheshpërblim për Pashkë dhe për Krishtlindje, përkatësisht nga 225 marka, minustaksën e vlerës së shtuar.

Simpatinë e përgjegjësve Gashi - Shnajder e ka fituar edhe me syçelësinë nëdetyrë. Në vetëm dy muaj punë ka kapur në flagrancë pesë persona, që të pestë tëhuaj, dy kurdë, një vietnamez dhe dy shqiptarë, që janë munduar të vjedhin ngaraftet e repartit elektronik kush një orë dore, kush një radio me alarm, kush bateriminjon. Njërit shqiptar i uli madje të mbathurat sapo që ky kaloi arkën, për t inxjerrë andej kompaktdiskun e fundit të Tina Tërnerit.

Megjithatë jeta e Afrim Gashi - Shnajder nuk ka qenë gjithmonë kaq e siguruarsa sot. I ardhur në Gjermani para katër vjetësh Arben Kulluri, tiranas, është detyruartë paraqitet para autoriteteve të azilit politik me një emër të rremë kosovari, kinsedezertor lufte nga Bosnja. Me muaj dhe vite të tëra ka qenë i shtrënguar të jetojënëpër konteinerët plastikë dhe ta çojë deri në fund dyzimin e personalitetit të vet përta bërë bindëse historinë e dezertimit nëpër shumë instanca të drejtësisë gjermane,teksa nofulla dhe hunda përpiqeshin mbinjerëzisht të kapnin fonemat arkaike tëshqipes verilindore. Edhe më të dhimbshëm do t ia bënte dyzimin fakti që në Tiranëkishte kryer një shkollë të lartë dhe që vetëdijen e epërsisë kulturore mbibashkëkombasit nuk mund ta shpaloste në asnjë rast.

Tamam kur po dukej se do ta fitonte statusin e refugjatit politik, gaboi përparanjë gjyqi duke e quajtur xhaxhain xhaxha dhe jo mixhë ; përkthyesi i vëmendshëme paditi menjëherë te autoritetet për kosovarizëm të rremë. Në dëshpërim e sipër A.Kulluri, alias A. Gashi, u derdh po atë mbrëmje në diskotekën e parë që gjeti atydhe, mbasi ktheu disa gota, arriti të mposhtë frikën natyrore që kishte ndaj femrave,mundi të seduktojë një leshverdhë gjashtëmbëdhjetëvjeçare me dëgjim dhe gojë tëhandikapuar, së cilës nuk iu shqep derisa e la me barrë. Kështu që ditën që mbërriti

Ese dhe komente

Page 8: perpjekja_09

Përpjekja 8

vendimi negativ prej gjyqit të azilit, Ingrid Shnajder nënshkroi gatishmërinë e sajpër t u martuar me Arben Kullurin alias Afrim Gashi.

Vëshirësitë e mëpasme ishin më tepër nga to që zgjidhen me të holla. AfrimGashi duhej t i vërtetonte zyrës së gjendjes civile identitetin e tij, kështu që me njëshumë të frikshme për të, por të përballueshme nga prindët e bashkëshortes sëardhshme, u shpërblye në Tiranë zyrtari i lartë që e pajisi refugjatin me nënshtetësidhe pasaportë të re shqiptare.

Tani, tek mendon për fatin e tij, në ndonjë orë të vonë kur ka fjetur edhe djalii metë dyvjeçar që di të bëjë vetëm bo - bo , Afrim Gashi - Shnajder vjen nëpërfundimin se më mirë nuk mund të bëhej. Ia vlejti mundimi dhe anabaset nëpërzyrat e ndryshme ku u zgjidh e ardhmja e tij; të paktë janë shqiptarët me një tëardhme kaq të siguruar. Kur dëgjon lajmet negative nga vendlindja, ndjen një gëzimtë fshehtë, si vërtetim i faktit se është me fat, se në Shqipëri nuk mund të jetohet.Edhe njerëzit e familjes me ankesate tyre të parreshtura në telefon, me përmbylljenshyqyr që u rregullove ti të paktën , veç ia përforcojnë mendimin se duhet të jetë i

lumtur.Me shqiptarë të tjerë nuk përzihet. Ndjenja e vetme që provon kur takon

ndonjë syresh është mosbesimi dhe frika. Frika se mund t ia prishin jetën e rregulluar,se mos e denoncojnë për identitetin e rremë, se mos i kërkojnë para borxh, se mos iazënë vendin si detektiv supermarketi.

E vetmja lidhje me atdheun, përveç telefonave me familjen, vizitës për Vit tëRi dhe emisionit satelitor TVSH, janë ca ëndrra shqiptare të këputura me ngjyra tëmurrme, që po t i bashkosh një muaj ose një vit bashkë, nuk japin më shumë se njëngjarje me fillim pa fund. Megjithatë, çdo natë para se të flejë i shfaqen thërrimet eëndrrës së një nate më parë që nuk e lënë të humbasë në gjumë pa u rrotulluar përnjë copë herë të mirë në zbrazëti.

* * *

Bislim Hajrullahi duhet të jetë nja dyzet vjeç, megjithëse leshrat e zeza tëdendura, mustaqet e trasha, trupi i rëndë me barkun e kërcyer, s të ndihmojnë përnjë ide të saktë. Vishet pastër, gjithmonë me këmishë të hekurosur e kravatë ngjyra-ngjyra, çorape të bardha, këpucë të holla që të çudisin se si e mbajnë gjithë atë trup.Është nga ata njerëz gazmorë që janë prerë për të jetuar me zhurmë mes shumë tëtjerëve, gjithmonë në qendër, duke shpërndarë ndihmë, besim, pije.

Klubi Dardania i Bislim Hajrullahit në periferi të Zyrigut ka emër në gjithëshqiptarët e Zvicrës. Në mbledhje të rëndësishme të Lidhjes Demokratike, në festaose koncerte mblidhen aty me qindra shqiptarë. Për festën e flamurit vitin e kaluarBislimi pati plot 2300 mysafirë. Kishte ftuar edhe këngëtarë me emër nga Tiranadhe Prishtina. Dyshemeja trandej nga zhurma e lodrave dhe kërcitjet e këmbëve metirqe; krejt salla dukej si një thelb kuqezi i shqiptarizmës. Me atë rast të njohurve tërinj Beslimi u jepte për kujtim një jelek të kuq me shqiponjë të qëndisur në shpinë.

Ditët e tjera klubi i Bislimit, nuk e ka shkëlqimin e ditës së flamurit. Taverna

Ese dhe komente

Page 9: perpjekja_09

Përpjekja 9

e ulët është e kredhur gjithë kohën në tym. Kosovarët rrinë grumbull rreth tri-katërtryezash, me ndonjë gotë çaj ose birrë përpara dhe flasin me zë të lartë për politikë.Nga banaku i Bislimit vijnë tinguj orientalë që shoqërojnë një klithje koke femreose një zë eunuku të cilit i kuptohen vetëm fjalët sevda ose marak . Askush ngatë pranishmit nuk porosit gjellë; i vetmi send që konsumohet pa hesap janë cigaret.Do të çuditeshe se si e mban klubin Bislimi sikur të mos dije se është tepër i shkathëtpër të tregëtuar gjthçka që mban shenja kombëtare: kaseta, videokaseta, flamurë,kuleta, torba, çorape, kimikë (stilolapsë), çakmakë, të gjithë të kuq e me shqiponjatë zeza dykrenare në mes.

Ca zëra të këqinj thonë se Bislimi përfiton shumë edhe nga aksionet embledhjes së të hollave për llogari të LDK-së. Në të vërtetë është një nga anëtarëtkryesorë të Lidhjes për shqiptarët e Zvicrës, i ngarkuar në kantonin e Zyrihut përmbledhjen e trepërqindshit për Republikën e Kosovës. Bislimi duhet të ketë lidhjeshumë të mira edhe me kryesuesit e Lëvizjes Paqësore për Kosovën, fotografitë e tëcilëve, me Bislimin në mes, i sheh kudo të varura në muret e klubit.

Dy herë policia kantonale ia ka mbyllur klubin për periudha pak a shumë tëgjata. Flitet se klubi ka rënë në sy për keq si nyje e trafikut të narkotikëve; meqindra gramë heroinë ose kokainë kanë kaluar andej e këtej dyerve të tij, bashkë meqindra mijërat franga dhe marka gjermane, megjithatë vetëm si shifra, sepsekonkretisht asgjë nuk është gjetur në klubin e Bislimit. Atë vetë e kanë mbajtur nëarrest disa javë për ta lëshuar përsëri për mungesë provash. Ashtu i qeshur dhemiqësor siç është me të gjithë, mund ta përfytyrosh fare mirë se si edhe trafikantëvenuk ua prish, bile s u thotë jo as shpërblimeve të vogla, që secili prej tyre i lë klubitDardania . Sidoqoftë s ke si e fajëson për punë nga të cilat edhe vetë shteti zviceran

e ka nxjerrë të larë.Dy lloj gatimesh ofron kuzhina e Bislimit: një si byrek me gjizë, të quajtur

kollopite dhe fasule me mish viçi.

* * *

Kur Përpjekja më kërkoi të shkruaj diçka për shqiptarët jashtë atdheut, ukujtova mes qindra fatesh njerëzore edhe për dy fate, ato të Arben Kullurit dhe tëBislim Hajrullahit. Nuk kanë asgjë të veçantë, janë mbase tepër të rëndomtë përlexuesin e nderuar, vetëm që ja, fytyrat e tyre më dalin prpara kur mendoj përshqiptarin e Shqipërisë dhe shqiptarin e Kosovës në botën e madhe, në Perëndim.

Meqë eseu im nuk i kapton kufijtë e realizmit kritik, le të më lejohen shtjellimete mëposhtme, të deduktuara nga personazhe tipike në rrethana tipike, duke e kapërcyernjëfarë aversioni ndaj fjalive përgjithësuese që fillojnë me shqiptari .

Shqiptari është një qënie që me shumë gëzim i le kufijtë e vendit të tij. Mjafttë jenë pak më të mira rrethanat e jetesës dhe quhet e çarë barriera morale që e mbantë lidhur me vendin e vet. Periudha 50 - vjeçare e Shqipërisë socialiste ishte i vetmisegment në histori që e ngriu në mënyrë artificiale një fenomen të gjithkohshëm, sëpaku prej Mesjetës e këndej.

Historikisht natyra e shqiptarit ka ngërthyer në vetvete dy tendenca në dukje

Ese dhe komente

Page 10: perpjekja_09

Përpjekja 10

të kundërta: nga njëra anë konservatorizmi i fisit dhe mosbesimi ndaj të huajës; ngaana tjetër, kurreshtja dhe servilizmi ndaj të huajës. Për sa kohë nuk ka mundur tëshikojë përtej shpateve të luginës ose mjegullave të bjeshkës, shqiptari ka qenë ikënaqur me jetën fisnore; por, kur ka parë detin dhe ka dëgjuar ç bëhej përtej tij,përfytyrimi i lumturisë në këtë botë i është luhatur keq, ndaj ka kërkuar zhvendosjenapo shtrirjen drejt Perëndimit. Nuk është rastësi që dyndjet më të mëdha tëshqiptarëve drejt Greqisë dhe Italisë së Jugut në shek. XIII - XV përkojnë mezbritjen e tyre si popullatë nga trevat malore drejt fushave buzë Adriatikut dheluginave të Jugut. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë krahasuar me popujt e tjerëmalorë a blegtorë: mirëpo e veçantë për shqiptarët është mosnjohja e asnjë ledhi,përveç ledhit gjeografik, si kufizim i hapësirës jetësore. Ndërkohë që popujt e tjerëkanë përqafuar në masë një fe, një fanatizëm a një ideologji të caktuar dhe pastaj nëbazë të këtyre ledheve kanë ngritur shtetin dhe monumentet e veta të kulturës pas tëcilave në epokat e mëpasme janë kapur me thonj e me dhëmbë, shqiptarët asnjëherënuk e kanë lidhur veten me struktura të tilla të bezdisura. Dikush mund të thotë sejanë të tjerët, mbretërit apo perandorët e huaj, ata që nuk i kanë lënë shqiptarët t izhvillonin këto struktura nacional - kulturore, por unë nuk kam vend këtu të merremme arësyet objektive të zhvillimit historik (po cek vetëm kalimthi se ka plot kombeedhe më të vegjël, të cilët me fe, kulturë apo aleanca të mençura i kanë bërë ballëasimilimit). Fakt është që, kur ka lënë trojet amtare, sidomos kur i ka lënë me gjithëfamilje, shqiptari, zog i lirë dhe i lehtë, ka marrë shumë pak pishman me vete: semjaft të kthente kokën pas dhe do të shihte se si pluskonte në varfëri, kaos, shkretëtirëkulturore vendi që kish braktisur.

Këto shtjellime kurrësesi nuk mund të shpërfillin mundin dhe vetëflijimin edisa shqiptarëve që i kanë bërë nder jo vetëm vetëdijes, apo kulturës shqiptare, pornjëkohësisht edhe vetëdijes e kulturës evropiane. Përkundrazi, në sfondin e errëtdiamantët e opusit të tyre shndrisin edhe më fort: vepra e Skënderbeut, e GjonBuzukut, e Pjetër Bogdanit dhe e Onufrit, papës Klementi XI, de Radës, vëllezërveFrashëri, Konicës e patër Fishtës. Kot që të zgjatem me emra, mjaft të them segjithë këto mendje e krahë kanë bërë të mundur çudinë: ngjizjen e një identitetikombëtar në kushtet e mungesës së fesë unike, shtetit unik, monumenteve të kulturësunike.

Për fat të keq vepra e tyre mbetet vetëdije e një grupi gjithmonë të vogëlnjerëzish: për sa kohë nuk ekziston një arësim i vërtetë shqiptar, që do të përçontenë mendjet e të gjithë vogëloshëve këtë opus, paanësisht, sëbashku me një identitettë qartë kulturor dhe me mëkëmbjen e krenarisë sot të shpartalluar, Shqipëria mbetetnjë bahçe kumi dhe shkretëtirë e vegjetacionit kulturor. Ndaj dhe shqiptarët që soti kthejnë asaj krahët për t u derdhur kah Perëndimi, e bëjnë këtë me po të njëjtingëzim dhe po aq krahëlehtë sa bashkatdhetarët e tyre që kalonin Otranton parapesëqind vjetësh.

Atyre vetë u duket se po kryejnë diçka të veçantë dhe, kur ia mbërrijnë synimit,pra ta braktisin përfundimisht Shqipërinë, u bëhet se arritën vetë qëllimin e jetës.Me ta nuk mund të flitet kur kanë marrë statusin e azilit, janë martuar me një qytetareevropiane etj., sepse janë vetëm qytetarë të denatyralizuar në gjendje të lumtur:

Ese dhe komente

Page 11: perpjekja_09

Përpjekja 11

Shqipërinë e marrin në gojë me një farë mëshire dhe gjithmonë me nëntekstin nukrregullohet ai vend, jo . Lajtmotivi i pashprehur i gjithë bisedës me ta është: jamnjë i mençur që u largova prej vendit ku mund të mbijetojnë vetëm budallenjtë.Personalisht nuk mund të shkëmbej asnjë bisedë me këtë gjini/gjidi shqiptarësh qëkanë turp jo vetëm nga vendi i tyre, por edhe nga vetë gjuha shqipe, të cilën jovetëm nuk ua mësojnë fëmijëve, por e harrojnë edhe vetë në krye të pak vjetëve.

Me një fjalë, sot dy prindër shqiptarë lindin një fëmijë shqiptar me syniminmë të lartë: braktisjen e Shqipërisë. Situatë më absurde nuk bëhet. Logjika më eshndetshme të thotë se asnjë prind shqiptar nuk duhet ta hedhë më pjellën e tijbrenda kufijve kombëtarë, por mundësisht në SHBA, Zvicër, Australi për ta bërëmedoemos shtetas amerikan, zviceran, australian etj.; kësisoj do të shkurtohet rrugadrejt lumturisë.

Realiteti është ndryshe. Prindër shqiptarë vazhdojnë të lindin fëmijë shqiptarënë toka shqiptare. Parimi themelor që nuk e këput zinxhirin, përveç instiktit biologjik,është parimi i shpresës. Shqipëria është një vend aq i bukur dhe në shumë pikëpamjeaq i virgjër sa gjithmonë të ndjell shpresën e së ardhmes që mund dhe duhet tëndreqet. Sa të thjeshta janë gafat dhe ligësia e qeveritarëve, aq e realizueshme duketshpresa për t i fshirë ata pa mundim nga faqja e dheut. Më duket një incident irëndomtë fakti që etimologjikisht emri i vendit tonë ka ardhur nga fjala latineexcipere (kuptoj), dhe jo nga sperare (shpresoj); emri më i saktë i këtij vendi

duhej të ishte Shpresëri.

Që të kthehemi edhe një herë te Gashi - Shnajder dhe Bislim Hajrullahi:gjendja morale e kombit në përgjithësi pasqyrohet më së miri te këta dy përfaqësuestë dy pjesëve të tij. Bashkë me to edhe gjendja kulturore. Po të vështrojmë në tërësihistorinë e diasporës shqiptare të këtij shekullit të fundit, do të gjejmë në të fare pakishuj kulturorë: shoqëria Vatra me veprën e Fan Nolit e të Konicës, Shêjzat e Koliqitdhe Camajt, katedra e albanologjisë në Mynih, vepra e Camajt, Stavro Skëndit,Pipës, Resulit. Logorecit në mërgim - fare fare pak në krahasim me qindra mijërat eshqiptarëve që janë derdhur gjatë kësaj periudhe në Tokat e Premtuara perëndimore.Po të krahasojmë këto fryte me frytet e kulturave të tjera, bije fjala ebraike, armene,hungareze, çeke, polake në po ato toka, s na mbetet veçse përvëlimi i faqeve ngaturpi.

Dhe gjithçka do të ishte e mundur. Sikur të sjellim nëpër mend vetëm njëçast pasurinë e gjuhës sonë, motivet muzikore, pikturale, peizazhiste, mitologjike,mistike shqiptare etj. etj. të duket çudi se si nuk ekzistojnë bërthama të kulturësshqiptare së paku në çdo kryeqytet të Perëndimit. Në vend të tyre kemi një masëanonime shqiptarësh që zhyten në anonimitet sapo zbresin në Tokën e Re, duke iufshehur njëri-tjetrit ose duke paditur njëri-tjetrin - e jo më të ndërmarrin sëbashkudiçka për të ruajtur sadopak identitetin dhe mbushur zbrazësinë e ëndrrave ngavendi i humbur. Kemi pastaj një masë shqiptarësh nga Kosova që lidhen së bashkuvetëm formalisht, në rastin e ndonjë kremtimi me zhurmë atdhetarizme, osebashkohen për punë të këqija. Në thelb edhe këta nuk i duan bashkëkombasit, qëkërkojnë t i harrojnë sa më shpejt. Edhe për kosovarët thelbi i jetës së lumtur është

Ese dhe komente

Page 12: perpjekja_09

Përpjekja 12

puna që sjell dojçmarka, shtëpia e re, familja e ngushtë. Ndryshimi kryesor ngashqiptarët e Shqipërisë është rrethana që kjo familje mbetet përgjithësisht shqiptareedhe në kushtet e emigrimit. Pasi sillen nga Kosova të gjithë, vëllezër, nipa exhaxhallarë, bëhet përpjekja për t u martuar me një shqiptare, ndërkohë që shqiptarii Shqipërisë martohet me të parën gjë që i del përpara dhe që flutoron.

Depresioni shpirtëror - kulturor në mëmëdhe pasqyrohet më së mirë në botënshpirtërore të emigrantit shqiptar. Edhe në rastet kur ky emigrant bën në Perëndimkarrierë kulturore individuale, arritjet e tij janë përsëri vërtetim i gjendjes sëpërgjithshme depresive të kombit, meqë vijnë si përqafim i një kulture të re dhemohim i identitetit të vjetër shqiptar.

Ese dhe komente

Page 13: perpjekja_09

Përpjekja 13

Fabian Kati

MBI EMIGRACIONIN SHQIPTAR(vështrim mbi gjendjen aktuale në Itali)

Dikur tregohej një anekdotë: e pyetën Shtjefën Palushin ç do bënte sikur tëhapeshin kufijtë e Shqipërisë, dhe ai u përgjigj: Do hypja mbi një pemë... (njësakati si Shtjefni nuk i mbetej veçse të kacavirrej mbi ndonjë degë për të shpëtuarpa u shkelur). Koha e solli që kjo profeci të realizohej në marsin e vitit 91. Gjysmëmilioni shqiptarë, pra gati një e pesta e tërë popullsisë, morrën arratinë kurinkubatori enverian doli jashtë përdorimit.

Kjo lëvizje masive e shqiptarëve që nisi me futjen nëpër ambasada në korrik90 u bë fillimisht simbol i mbylljes së një etape historike, ndërsa sot, vazhdimi i

saj, duket se përbën diçka më të thellë për tërë historinë tonë.Richard Lassels, një edukator që shoqëronte grupe të rrinjsh englezë në

udhëtimet e tyre nëpër Europë në shekullin e XVI, thotë se nisjet janë një eksperimentmoral që vendos se ç farë aspektesh të unit mund të lihen mbas shpine bashkë meambjentin që i ka prodhuar, dhe ç farë të tjerash, në të kundërt, përbëjnë karakterine pandryshueshëm të individit që lëviz. Analiza e tij, e përqëndruar tek individi,duket se sintetizon mirë edhe efektet e nisjes kolektive, vetëdijen kolektive qëshoqëron këtë lëvizje.

Edhe pse një fenomen i tillë ikjeje masive ishte deri diku i parashikueshëmmbas rënies së Murit të Berlinit, në asnjë prej shoqërive europianolindore emigracioninuk do të merrte përmasa të tilla si në rastin e Shqipërisë. Përse ky shpërpjestim?Cilat qenë arësyet e këtij eksodi thuajse biblik? Cilat janë sot pasojat e tij? Çfarë eardhme i pret emigrantët shqiptarë që enden sot nëpër botë?

Këto janë disa prej pyetjeve që shtrohen dhe që përbëjnë temën qëndrore tëkëtij shkrimi. Ndërkohë, larmia dhe gjërësia e tyre përjashton mundësinë e dhëniessë një përgjigjeje të plotë e përfundimtare. Prandaj, në këtë shkrim do tëpërqëndrohem vetëm në disa prej aspekteve më të dukshme që vërehen në sjelljen eemigrantëve shqiptarë në Itali, i bindur që problemi është shumë më kompleks dhedo të kërkonte një studim të gjërë e të dokumentuar sociologjik mbi shoqërinëshqiptare si dhe mbi projektimin e problemeve të saj në proçeset e lëvizjeveemigruese.

Shkaqet që nxitën eksodin shqiptar afrëmendsh qenë të shumta e tëshumëllojshme. Ndërkohë, po të hedhim një vështrim mbi rrjedhojat e tij, do të

Ese dhe komente

Page 14: perpjekja_09

Përpjekja 14

vërejmë se ato kanë një karakter të dyfishtë - pozitiv për sa i përket disa aspektevedhe negativ përsa i përket disa tëëve. Vetëm se midis shkaqeve negative nga njëraanë, dhe pasojave po të tilla që rrodhën nga masivizimi i këtij fenomeni, nga anatjetër, ka një ndryshim thelbësor. Ndërsa të parët i përkasin të kaluarës, pra, historisë,e cila nuk mund të ndryshojë, të dytat i përkasin të tashmes dhe të ardhmes, pramund të prodhojnë efekte të reja të panjohura më parë.

Ndër anët pozitive të eksodit mund të përmendim faktin që ai ndihmoiekonomikisht Shqipërinë duke plotësuar nevojat e një pjese të konsiderueshme tëpopullsisë në momente krize e tranzicioni politiko-shoqëror duke bërë të mundurmbijetesën e shumë familjeve, (edhe sot ai përbën një prej hyrjeve kryesore përbuxhetin shtetëror). Nga ana tjetër ai ndikoi negativisht jo vetëm pasi shpenzoienergjitë më vitale të kombit jashtë vendit, por edhe sepse ndikoi në formimin e njëopinioni të keq mbi shqiptarët, opinion ky i përhapur pothuaj në tërë Europën,veçanërisht atje ku prania e tyre është më e madhe. Një opinion i tillë u formuambasi një pjesë jo e vogël shqiptarësh, duke e përjetuar ballafaqimin me botënperëndimore si një çlirim nga çdo lloj rregulli moral, s bënë tjetër veçse vodhën,shkatërruan, vranë e prenë të huajt e njëri-tjetrin. Thënë ndryshe, opinionieuropianoperëndimor brënda një kohe fare të shkurtër kaloi nga vëzhgimi ivëmëndshëm dhe kureshtar ndaj këtij populli të vogël e të panjohur, në krijimin enjë imazh grotesk për shqiptarin në përgjithësi, duke e konsideruar atë si një qënie-relikë neo-barbare , që shfaqej papritur në portat e Europës së qytetëruar. Ky imazh,edhe pse nuk përkon plotësisht me realitetin, pasqyron në mënyrë të përpiktërezultatin e një ballafaqimi tashmë të konsumuar. Tek vëndasit u formua iashtuquajturi mendim konvencional që përmbledh, nën një opinion përgjithësues,të gjithë emigracionin shqiptar, dhe që është vështirë ta përmbysësh.

Vëndet ku u shpreh në mënyrën më të dukshme potenciali i pjesës dërrmuesetë këtij emigracioni qenë ato ku u përqëndrua edhe fluksi më i madh i tij, pra nëmënyrë të veçantë Italia dhe Greqia. Edhe gjetkë u pa e njëjta tendencë e përhapure një sjelljeje barbare, ndonëse, ndoshta, në përmasa më modeste.

Element i parë që bie në sy përsa i përket fenomenit të emigrimit është ngja-shmëria e sjelljes së emigrantëve në të gjitha vëndet ku ata u vendosën. Ky veç tëtjerash, është treguesi i një funksioni unik karakterizues të tendencave të këtijemigracioni.

Një element tjetër që vlen të përmendet është kriza e proçeseve integruese tëekstrakomunitarve1 që karakterizon tashmë pothuaj të gjitha vëndet europiano-perëndimore, dhe që po godet veçanërisht vëndet që ballafaqohen për herë të parëme këto probleme. Në këtë drejtim si Italia dhe Greqia, që deri dje kishin një kuotëtë lartë emigracioni në dalje, e që sot janë transformuar (në sajë të boom-it ekonomiktë viteve 60- 70 ) në vënde që duhet të përballojnë emigracion në hyrje, po hasin

1 Siç quhen në Itali emigrantët, nga momenti kur fjalët straniero, dhe emigrante nuk mund tëpërmblidhnin më në kuptimin e tyre diferencimin që përmban ky term: fjala straniero sepse nënkuptonçdo të huaj pa ndonjë dallim, gjë që për kulturën italiane shpesh herë shpreh edhe superioritetin e tij,ndërsa fjala emigrante sepse ngatërrohet në ndërgjegjen e kësaj kulture me të qënit emigrant italian

Ese dhe komente

Page 15: perpjekja_09

Përpjekja 15

vështirësi të shumta si në aspektin organizativ të politikës mbi emigracionin, ashtudhe në aspektin e konfliktit social që krijon ai. Si në Itali ashtu dhe në Greqimbizotëron i njëjti mentalitet i mbyllur kundrejt të huajve; por edhe në vëndet etjera europiano-perëndimore identiteti kombëtar po futet në krizë nga përplasja mestrukturat etnike të emigracionit. Këto të fundit duke pësuar një lloj ngurtësimiizolues forcojnë reagimin ksenofob të identitetit kombëtar vëndas. Max Weber-iduke përkufizuar këtë konflikt thotë se ndjenja e përkatësisë në një etni të caktuarsi dhe stereotipet e paragjykimet që e shoqërojnë atë nuk janë fakte natyrale apokulturore , por rezultati i një strukture shoqërore .

Elementi i tretë është, në një farë mënyre, një sintezë e dy të parëve, çka ebën Italinë një pikë vrojtimi shumë interesante për çështjen e emigracionit tonë. NëItali gjejmë si fluksin e madh të emigracionit shqiptar ashtu dhe keqfunksionimin estrukturës së brëndshme që trajton problematikën e lëvizjeve emigratore, (ndryshenga Gjermania, Anglia apo Franca ku, veç numrit të vogël të emigrantëve, ekzistojnëligje si dhe një funksionim më i mirë i aparatit shtetëror lidhur me problemet nëfjalë.) Nga ana tjetër, Italia nga pikpamja politike tregohet indiferente ndaj asaj çkandodh në Shqipëri, ndryshe nga Greqia, ku çështja shqiptare përbën një problem tërëndësishëm të politikës së jashtme greke. Me pak fjalë nëse në Greqi fatet eemigrantëve shqiptarë varen shumë prej marrdhënieve shtetërore shqiptaro-greke,në Itali ato varen kryesisht tek vet sjellja e emigrantëve.

Për të kuptuar diçka më shumë rreth çështjes në fjalë është e domosdoshmetë hedhim një vështrim retrospektiv tek e kaluara jonë. Duke parë me kujdes shkaqetqë nxitën këtë eksod, do mund të nxirren në pah disa prej faktorëve më të rëndësishëmqë shtynë drejt tij. Të tërheq vëmendjen fakti që nga një shoqëri e cila historikishtështë njohur si bujare dhe mikëpritëse, dolën me shumicë grupe të tilla që, të vënënë rolin e mysafirit , u shndërruan në klane të pa kontrollueshme barbarësh. Poashtu fakti që prej një shoqërie të paraqitur dhe të pranuar si tradicionalisht e lidhurngushtë mbas një kodi të fortë nderi u prodhua një prostitucion kaq i përhapur, përmë tepër shpesh herë i mbështetur edhe nga një konsensus familjar midis prinditdhe fëmijës, burrit dhe gruas apo lidhjesh të tjera farefisnore. Si është e mundur? Nëaspektin sociologjik këta fake duket se janë mbartës të atyre elementëve tëpandryshueshëm të identitetit tonë kolektiv, që, në fenomenin e ri të emigracionit, ushprehën nëpërmjet shënjash të forta post-primitivizmi më parë se nëpërmjetshënjash dhe efektesh tranzitore të post-komunizmit .

1- Një dyndje e vonuar?

Emigracioni shqiptar mund të shihet nga këndvështrime të ndryshme, por nëegzodin e muajve mars-gusht 91, dy ishin faktorët që luajtën rolin më të rëndësishëm:I pari faktori ekonomik, i cili, si një faktor bazë në të gjitha llojet e lëvizjeve emigrueseqë njeh historia, përbën aspektin objektiv të çështjes; i dyti, faktori psikologjik, qëmund ta konsiderojmë si faktor subjektiv.

Ese dhe komente

Page 16: perpjekja_09

Përpjekja 16

Lidhur me faktorin subjektiv do të përjashtohej që në fillim shpjegimi i eksoditsi shprehje e një revolte popullore, që synonte demokratizimin e jetës duke iukundërvënë kaosit të theksuar politik që kalonte vëndi. Sikur të ishte vërtet kështu,populli-emigrant do të ishte organizuar në shoqata apo komitete për shpëtimin ekombit dhe nuk do turrej për të vjedhur i babëzitur në Supermarketet dhe bankarelate mbarë Europës.

Vetëm në pak raste të izoluara (kryesisht në ikjet e ambasadave) mund tëflitet për gjeste indinjimi, proteste, apo për marrje të një pozicioni të prerë lidhurme gjëndjen e krijuar në Shqipëri. Të paktë ishin ata që zgjedhjen e bërë e lidhninme fyerjen e dinjitetit që patën pësuar në vëndin e tyre; në shumicën dërrmuese tërasteve njerëzit linin barkën ku patën vozitur me zell tërë jetën e tyre, bile edhekur kjo barkë filloi të fuste ujë nga të katër anët. Alarmimi erdhi vetëm në momentine fundosjes së saj, dhe ai që nuk mundi të improvizohej në demokrat , u gjënd nëmes të eksodit duke thirrur ...Italia,...Italia, ti je bota ! . Një pjesë tjetër, iknin pandonjë ide të qartë në kokë; shumë u nisën thjesht sepse u përhap kudo një psikozëe fortë ikjeje, pati bile edhe nga ata që, mbasi mbushën dy qeskat plastike me plaçkënë portin e Barit apo të Brindizit, u kthyen të kënaqur mbrapsht. Në fakt kjo psikozëikjeje duket se nuk kishte nevojë të argumentohej gjatë. Ajo përmblidhte veç faktoritekonomik edhe një shpërthim të dukshëm irracional, që shtrihej mbi mbarë brezat egrupmoshave, duke krijuar kështu diçka të përzier midis dëshirave të një fëmijekapriçoz dhe forcës reaguese të një të burgosuri, i cili, kur i sheh të rrëzuar hekuratqë e mbanin të izoluar, pavarësisht nga qëndrimi gjatë burgut të gjatë, ndjenpapritmas që paskish qënë i burgosur. Këto momente mund t i rishikojmë të fiksuarame mjaft realizëm e mjeshtëri tek përshkojnë sfondin e filmit të Amelios Lamerica ,film që, për një pjesë të skenave të tij, ka vlerën e një dokumentari të vërtetë historik.Pra, duke iu referuar këtyre fakteve them se nga këndvështrimi subjektiv eksodierdhi më shumë si pasojë e një reagimi shpërthyes të kësaj shoqërie ndaj prishjes sëstatus quo-së së pranuar prej saj për dyzetepesë vjet me radhë.

Këta dy faktorë, i pari objektiv, i lidhur ngushtë me skamjen ekonomike, idyti subjektiv, i lidhur me një gjëndje më komplekse që u reflektua nëpërmjet kësajpsikologjie irracionale të masës, përbëjnë dhe sintezën më të pranueshme nëpërmjettë cilës mund të lexohet eksodi i fundit shqiptar.

Në pamje të parë dy faktorët e mësipërm duken të lidhur ngushtë me privimetqë iu diktuan shoqërisë tonë prej regjimit enverian, mirëpo një reduktim i tillë do tëna çonte në mënyrë të paevitueshme në përfundime jo plotësisht të sakta. Nuk mundtë mohoet se sistemi totalitar ndikoi negativisht në nivelin ekonomik të shqiptaritdhe se, përsa i përket botës kulturore dhe shpirtërore, ai e zhveshi atë prej vlerash tërëndësishme, por, sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë që një pjesë të mirë të këtyremungesave komunizmi i pati trashëguar nga një histori më e hershme. Ky llojarsyetimi na bën ta shikojmë atë më shumë si një etapë të rëndësishme të njëbashkëfajsije më të gjërë, sesa si shkaktarin e vetëm të së keqes tonë. Ai na ndihmontë kuptojmë që ideologjia marksiste-leniniste, apo regjimet e inspiruara nga kjoideologji, nuk mund të krijojnë një shoqëri primitive. Historia e shekullit të funditna mëson që ato vetëm mund ta sundojnë më lehtë një shoqëri të tillë. Mirëpo para

Ese dhe komente

Page 17: perpjekja_09

Përpjekja 17

se të thellohemi në një temë të tillë na duhet të presim që historianët të zbulojnë e tëna japin argumentet mbi të cilat mund të formulojmë të vërtetën tonë historike, padeformimet e deritanishme të diktuara prej interesave politike të çastit.

Nëse do të bënim, (në mungesë të këtyre argumentave), një analizësociologjike të strukturës së sotme të kësaj shoqërie, nën dritën e atyre pak botimeveqë kanë filluar të botohen pas një cenzure të gjatë e që prekin pika të errëta tëhistorisë tonë, do të hasnim në mjaft të dhëna shumë të ngjashëm me ata që Konicaapo edhe Noli (më pak) i patën zbuluar që prej fillimit të këtij shekulli. Pa qënënevoja të zgjatemi në përshkrimin e tyre2, duhet vënë në dukje që nëpërmjet këtyrefakteve historike zbulohet çuditërisht një kostante e pandryshueshme primitivizmiqë karakterizon edhe aktualisht shoqërinë tonë. Ky primitivizëm gjithnjë i pranishëm,përpara dhe mbas periudhës së diktaturës, ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm sinë ngjarjet e eksodit të marsit dhe gushtit 91, ashtu dhe në fenomenet që prodhohenprej emigracionit të sotëm. Mistifikimi i imazhit historik dhe nacionalizmi, i lanëvëndin në këto momente një realiteti të kundërt. Tjetërsimit të imazhit që patëmngritur për veten nuk i mungoi për asnjë çast identifikimi me primitiven qëmundohemi t ia fshehim vetes; duke harruar që, në mungesë të një historie më tëlavdishme, në mungesë gjithashtu të proçeseve të plota kombformuese, ky izolimprimitiv mbetet sidoqoftë një prej vlerave historike të një populli që i ka rezistuarndër shekuj asimilimit.

Vërtet veprimi i atyre që kacavirreshin anijeve të stërmbushura ishte shprehjee luftës për ekzistencë, por, siç thamë më sipër, ky nuk qe i vetmi motiv që bënte atoanije gërmadhë të nxinin nga kokat e njerëzve. Në raste të tilla një rol i rëndësishëmi takon asaj çka me një term sociologjik mund ta quanim si tronditja funksionale epërgjithshme e një strukture shoqërore, që, në anomalinë e rastin tonë të veçantë,pat gjetur një stabilizim natyror midis primitives historike dhe abstraksionit politik.Po t i shtosh kësaj tronditjeje funksionale edhe mungesën e pikave të tjera të referimit,siç janë, për shembull, mungesa e rolit të besimit fetar, apo mos-ekzistenca e njëpersonaliteti të mirëfilltë individual në planin personal, ndodh që turma e goditurnë thelb të strukturës së saj dhe e mbetur pa pika orjentimi, shpërthen tensionin nëforma të tilla irracionale si ato të vitit 91.

Këtu mendoj se qëndron dhe ndryshimi thelbësor që na veçon në këtë akt tëfundit nga vëndet e tjera të Lindjes, - veç atyre faktorëve që na veçuan përgjatëviteve 45- 90, si mungesa e plotë e protestës nga posht - lartë (si në Hungarinë e56), apo nga lart -poshtë (si në Çekosllovakinë e 68).

Le të kujtojmë për shëmbull netët e para kur binte Muri i Berlinit. Entuziazmii gjermanolindorëve ishte i madh, kureshtja për perëndimin gjithashtu; pjesa dërmuesee tyre shkonin në krahun perëndimor të qytetit, festonin të mallëngjyer këtë ngjarjetë shënuar të shekullit, por, edhe pse të mahnitur nga prekja me dorë e asaj çka deridje kish qënë ëndra e jetës së tyre, ktheheshin në shtëpitë e tyre të vogla e të varfëra.Po kështu dhe në gjithë vëndet e tjera të Lindjes ku njëri pas tjetrit u hapën kufitë.

2 Për një vështrim më të gjërë rreth kësaj teme : Kosvo - albanesi e serbi le radici del conflitto diM.Dogo - L Ibis - C. Marco Ed. 1992.

Ese dhe komente

Page 18: perpjekja_09

Përpjekja 18

Në thelb këta popuj, edhe pse u shëmb struktura shoqërore socialiste në të cilënkishin bërë pjesë, edhe pse sistemi politik kish arritur në dukje të trasformontestrukturën origjinale shoqërore e historike të tyre, e patën të lehtë gjetjen e njëekuilibri të ri struktural pikërisht për faktin sepse dispononin pika referimi jashtësistemit që i sundoi apo të cilit iu përshtatën për 45 vjet.

Sidoqoftë, edhe pse premisat historike e bënë eksodin shqiptar të ishte unik,është absurde të mos konsiderosh dëmet dhe rolin që politika diktatoriale e E. Hoxhëspati në zhvillimin e këtyre ngjarjeve. Veç shkaqeve të tjera që lidhen me atë regjim,mund të theksojmë edhe ndikimin e përhapjes së ateizmit shtetëror . Deklarimi ikëtij ateizmi , edhe pse i ka rrënjët në një histori të koklavitur të narrëdhënieve tëshqiptarit me fenë, qe, ndoshta, një nga goditjet më të forta psikologjike që ju dhapopullit prej regjimit enverian. Këtu natyrisht ekziston një lloj kompromisi midisgoditësit dhe të goditurit, ndryshe nuk do mund të realizohej ndalimi absolut ipraktikimit të kultit fetar, siç nuk u realizua në vëndet e tjera të kampit socialistku tendencat e regjimeve ishin pak a shumë të njëjta. Akti i ndërprerjes së çdoraporti shpirtëror me besimin, sidomos për brezin e ri që u brumos në formë tësforcuar me kulturën ateiste, është fort i lidhur me temën e emigracionit, sepse, siçdo të shohim më poshtë, mungesa e një rregulli moral ndërgjegjësues, bashkangjiturme mungesën e disa prej rregullave elementare të edukatës së sjelljes, është njëriprej shkaqeve që krijon konfuzion në konceptimin e vlerave të lirisë.

Sipas Tocqueville-it feja është e lidhur ngushtë me lirinë dhe me vetë moralin.Liria, thotë ai, shikon tek feja një shoqe të betejave dhe të triumfit të saj, djepin e

fëminisë, burimin e shënjtë të të drejtave të saj . Ose përsëri më poshtë: Despotizmiedhe mund të mos kujdeset për fenë, por jo liria . Ndërgjegja anti-fetare dhe largimiprej Zotit, krahas shkaqeve historike më të hershme, që kanë ndikuar edhe në fazate prapambetura të proçesit identifikues së vetë ndjenjës kombëtare, duket që poprodhon tani, në kontekstin e ri politiko-shoqëror, devijime edhe më të skajshme.

Duke mbyllur këtë sintezë retrospektive në kërkim të shkaqeve që nxitëneksodin dhe që krijuan, njëkohësisht, veçantinë e tij, lindin një sërë pyetjesh të reja,që kërkojnë përpara së gjithash përgjigje nga ana e shkencave shoqërore, përgjigjetë cilat ndërkohë mund të bien në polemikë të hapur me vizionin stereotip që kemikrijuar rreth historisë tonë. Kështu lind pyetja: Mos vallë fenomeni i eksodit shqiptarështë treguesi i vonimit në formim të shoqërisë tonë, e cila ndeshet në kohë me njëetapë më të përparuar evolucioni të shoqërive të tjera europiane, të cilat përveç se errethojnë gjeopolitikisht, e detyrojnë njëkohësisht të orjentohet drejt një proçesi tëri historik? Mos vallë ky proçes shprehet ndër të tjera edhe nëpërmjet kësaj formedyndjeje të vonuar në kohë? Dhe akoma: Mos vallë kjo dyndje e vonuar , e nxiturprej ushtrimit mbi këtë shoqëri të një presioni të gjithanshëm transformues, e bën tëpashmangshëm eksodin në dimensionin e tij historik?

2- Lindja e industrisë së re të emigracionit

Nësë çështjen e emigracionit shqiptar do e shohim si një proçes historikisht

Ese dhe komente

Page 19: perpjekja_09

Përpjekja 19

të paevitueshëm, problemet që kërkojnë përgjigje janë: së pari, deri kur do vazhdojëky proçes, së dyti, nëse ekziston ose jo mundësia e një politike frenuese që mund tëndikojnë në pakësimin e fluksit që prodhon këtë emigracion masiv.

Këto probleme, siç mund të shihet qartë, qëndrojnë të ndërthurur me njëri-tjetrin, dhe kanë, veç të tjerash, një element të përbashkët që është i lidhur mezhvillimin aktual të politikës së brëndshme shqiptare.

Me ardhjen e demokracisë, mendohej, të paktën teorikisht, se gjërat përsa ipërket çështjes së emigracionit duhet të ndryshonin. Nën pikëpamjen e asaj çka equajtëm më sipër faktori nxitës subjektiv i emigrimit masiv, sistemi demokratikduhet të ndikonte pozitivisht si në aspektin imediat të formimit të një besimi që mëparë mungonte (liria e fjalës, liria fetare, mbrojtja e të drejtave të njeriut etj.), ashtudhe në aspektin më gradual të reabilitimit të shoqërisë prej traumave historike, përmbushjen dhe kapërcimin e humnerave egzistuese në kërkim të një identiteti më tëpërparuar. Edhe pse ky aspekt i fundit në këto momente mbetet i pavërtetueshëmplotësisht, për vetë natyrën e efekteve të tij që zakonisht vërtetohen mbas njëkohëzgjatje ndërbrezore, duke iu referuar mangësive të rënda që vërehen, mund tëthemi me siguri që rruga e nisur është e mbrapshtë. Në rastin konkret miopia politikebëhet favorizuese e drejtpërdrejtë e emigracionit.

Përveç kësaj, nga pikpamja e faktorit ekonomik, një qeveri që merr përsipërtë bëjë politikisht një kalim epokal, duhet ta reflektonte prioritetin e politikës së sajedhe në planin konkret të zhvillimit ekonomik. Por faktet duket se flasin ndryshe.Pengesat e qëllimta dhe kanalizimi i çdo inisiative simbas interesave të ngushta tëxhepit, kanë bllokuar jo vetëm rindërtimin e vëndit, por kanë ndikuar edhe nëdegradimin e infrastrukturës ekzistuese. A mund të quhet zhvillim rrënjosja e betonuare kioskave mbi gjithë sipërfaqen e ish-parqeve të kryeqytetit? Këta bunkerë tërinj prodhim i një mentaliteti të ri kolektiv nuk janë në asnjë mënyrë tregueszhvillimi; as përqindjet e frikëshme që ofrohen prej tregut të investimit (kompanitëhuamarrëse) nuk mund të jenë tregues të tillë. Ligjet e ekonomisë nuk mund t iformulojmë vetë, ato kanë parametra të tjerë. Duke vepruar në kundërshtim me këtaparametra vëndi çohet vetëm drejt një katastrofe të re. Nuk vihet në dyshim qërimëkëmbja ekonomike kërkon kohën e duhur, por, ndërkohë, duke iu kthyer temëstonë, duhet patur parasysh që fluksi emigrues ndikohet më shumë nga mungesa eshpresës për të arthmen, sesa nga gjëndja aktuale, sado e rëndë qoftë ajo. Për këtëarsye vazhdon ikja e shqiptarëve nga Shqipëria, sepse mungon pikërisht kjo shpresë.Emigracioni në këtë rast, si të thuash, përbën një lloji termometri shoqëror, matëstë besimit tek e ardhmja. Deri tani duket se po vërtetohet më shumë një mbyllje ejashtme e kufijve, sesa një ndërprerje apo zvoglim i idesë se ikja është një shpëtim,të paktën i përkohshëm... . Realizimin e kësaj ideje pothuajse të përgjithshme,qeveria e sotme duket sikur e shikon më shumë si një burim futjeje të ardhurash përbuxhetin e shtetit, sesa si një plage të rëndë shoqërore, duke ndihmuar kështustimulimin dhe trasformimin e emigracionit në një fenomen të qëndrueshëm, qëmund ta pagëzonim ndryshe edhe si industria e re e emigracionit , në vënd që, nëtë kundërt, të ndihmojë zhvillimin e vërtetë ekonomik të vëndit për të frenuar këtëhemoragji njerëzore. Ndryshe s ka si shpjegohet indiferenca e organeve shtetërore

Ese dhe komente

Page 20: perpjekja_09

Përpjekja 20

ndaj krijimit të zanateve të reja të zhvillimit post-komunist, si për shëmbull ai iskafistit vlonjat apo i fshatarit kultivues hashishi.

3- Vështrim mbi gjendjen aktuale në Itali

Sipas shifrave zyrtare, në Itali jetojnë sot rreth 60.000 mijë shqiptarë, por,duke përfshirë edhe të gjithë ata që gjënden në kushte klandestiniteti, ky numërrritet shumë më tepër. Duhet patur parasysh që një shifër e saktë është vështirë tëllogaritet për arsye të lëvizjes së vazhdueshme vajtje-ardhje që karakterizondinamikën e proçesit emigrues shqiptar në këto vitet e fundit.

Megjithatë, një gjë është mëse e qartë: në një hark shumë të shkurtër kohe(vetëm një pesëvjeçar) emigracioni shqiptar në Itali, me bëmat e tij të përditshmepërnjolluese, arriti të zërë vëndin qëndror në kronikat e zeza që tashmë mbushin nëmënyrë të rregullt faqet e shtypit italian.

Shqiptarë që kapen duke vjedhur, shqiptarë që kapen duke shpërndarë drogë,shqiptarë që rrihen, që plagosen, shqiptarë që vrasin njëri-tjetrin. Titujt që lexohenjanë rrënqethës, aq sa logjika gati-gati refuzon t i pranojë, por faktet fatkeqsishtjanë këto, nuk ka të tjera. Në burgjet italiane ndodhen për krime ordinere rreth6.000 shqiptarë, shifër kjo që i tejkalon ato të të burgosurve ordinerë në periudhatmë tragjike të dhunës së regjimit diktatorial në Shqipëri. Vetëm në qytetin e Firencesështë 700 numri i shqiptarëve të skeduar nga policia.

Kohët e fundit është hapur një kapitull i ri turpëronjës: femrat shqiptare qëmbushin bollshëm trotuaret e rrugët e qyteteve italiane me ofertën e prostitucionit.Gra dhe vajza të moshave nga më të ndryshmet, me dhjetra, me qindra, që vazhdojnëtë shtohen dita-ditës, ushtrojnë tashmë zanatin e lashtë të prostitutës. Numri i tyrepo kalon çdo limit proporcional që mund të karakterizojë shpërndarjen eprostitucionit si fenomen i kudogjindshëm dhe i përhershëm në historinë e njerëzimit.Për t u bindur për një fakt të tillë do të na ndihmonte kjo tabelë e mëposhtëmebotuar nga La Stampa e datës 1 qershor 96 ( faqe 35 ), nxjerrë nga një raport ipolicisë pas një verifikimi të bërë në zonat kryesore të prostitucionit në qytetin eTorinos:

PELLERINA - nigeriane 50, albanesi 20VIA BOTTICELLI - albanesi 40, slave 20, nigeriane 10, italiane 5LUNGO STURA - albanesi 5, slave 15, italiane 5STRADA SETTIMO - nigeriane 10, albanesi 10SASSI-VIALE AGUDIO - nigeriane 20, albanesi 10CORSO G. CESARE- albanesi 20, nigeriane 10, slave 5ITALIA 61- albanesi 30, slave 10, nigeriane 5, italiane 2VIA O. VIGLIANI - nigeriane 20(lista vazhdon dhe me katër zona ku ndodheshin gjithsej tre prostiuta të tjera

shqiptare )

Ese dhe komente

Page 21: perpjekja_09

Përpjekja 21

Gjithsej 138 prostituta shqiptare, 127 nigeriane, 61 sllave (ruse, çeke, ish-jugosllave, bullgare ), 42 italiane, 7 të ndryshme ( greke, braziliane, etj ). Pra, nëçdo tre prostituta që rrahin rrugët e Torinos njëra prej tyre është shqiptare. Kyraport që është në një zhvillim të vazhdueshëm, na njeh, pa qënë nevoja për komentetë tjera, me gjëndjen e turpshme aktuale të krijuar në harkun e këtyre dy vjetëve tëfundit. Jo më larg se në vitin 1993, në listat e herë pas hershme të kontrollevepolicore nëpër gjithë Italinë, nuk rezultonte asnjë prostitutë e ardhur nga Shqipëria,ndërsa sot qyteti i Torinos nuk është as qëndra më e madhe e përqëndrimit tëprostitucinit të shqiptareve, por rradhitet vetëm mbas qyteteve të Milanos, Romësdhe Firences, gjithmonë duke iu referuar burimeve në shifra. Dhe duhet vënë nëdukje se shumica e shqiptareve ushtrojnë llojin më të ulët të prostitucionit, atë tërrugës.

Cili është portreti i prostitës shqiptare? Kush është motivi që i shtyn këtofemra t i futen kësaj rruge ?

Prostitutat shqiptare dallohen midis prostitutave të kombësive të tjera, sepsekanë një pamje tepër natyrale , gjë që ndoshta mund të ndikojë për suksesin qëgëzojnë midis klientëve. Ato i karakterizon një heterogjenitet moshe dhe pamjeje,mund të shohësh pranë njëra-tjetrës gra që kanë kaluar të dyzetat, me fytyrë e fiziktë vrarë prej punës nëpër ara, dhe vajza të mitura 13-14 vjeçare që kanë ende fytyrëe fizik fëminor. Kjo pamje më tepër evokon diçka të lashtë, prehistorike, sesa njëfenomen modern prostitucioni ku spikat roli tërheqës seksual që mundohet tëtrasmetojë prostituta. Tek prostitutat shqiptare vërehet një aktivitet tufëzues i tipittribal ku brezat ndërthurren. Pikërisht kjo ndërthurje brezash është dhe elementi qëkrijon në radhë të parë këtë imazh të natyralizmit . Pastaj ndikojnë edhe elementëtë tjerë dytësor si zbehtësia karakterizuese e fytyrave, mënyra e veshjes, mungesa etrukimit, dhe kështu me radhë. Dëshirës së ngopur të klientëve për prostitutën klasike,prostituta shqiptare i ofron kështu, në mënyrë të pandërgjegjëjshme, një alternativëtërheqëse.

Për të krijuar një ide të plotë duhet thënë që pjesa më e madhe e prostitutavevinë nga krahina e Myzeqesë (kryesisht nga fshatrat); nuk mungojnë gjithashturastet kur prejardhja e tyre është prej krahinave veriore dhe qëndrore të vëndit,ndërkohë që nuk gjen thuajse fare në këtë hartë prostitucioni gra dhe vajza të ardhuraprej zonave jug-lindore dhe jugore të vëndit.

Një fakt tjetër interesant është dhe mënyra e egër me të cilën prostitutatshqiptare arrijnë të largojnë nga zonat e privilegjuara të prostitucionit rivalet e tyreitaliane apo ato të kombësive të tjera, përfshirë këtu dhe afrikanet. Ato janë tëgatshme të përleshen në çdo çast, në grup, me këto prostituta, për t i larguar prejzonave ku punojnë . Shpesh ia arrijnë qëllimit vetëm me kërcënime, por, edhe kurnuk ia dalin, përdorin mjete terrorizuese. Kohët e fundit po përdoret gjithnjë e mëshpesh arma e shishes së acidit , sidomos kundër rivalitetit të afrikaneve që tregojnënjë rezistencë më të fortë se prostitutat e tjera ndaj hegjemonisë së shqiptareve. Nëafërsi të Pistojës (qytet i vogël i Italisë Qëndrore), u përdor për herë të parë mesukses kjo armë. Një nigerianeje që nuk bindej të linte vëndin e saj, iu vërvit në

fytyrë një shishe me acid. Që nga ky moment, prostitutat shqiptare bëjnë ligjin

Ese dhe komente

Page 22: perpjekja_09

Përpjekja 22

me shishet e acidit nëpër çanta e xhepa.Mungesa e informacionit dhe e kulturës higjenike në përgjithësi bën që shumë

prej e tyre t u ofrohen klientëve pa marrë asnjë masë mbrojtëse nga sëmundjetinfektuese si SIDA, apo sëmundje të tjera infektuese; pra gjëndja e tyre higjeno-sanitare dhe kushtet në të cilat jetojnë janë tepër alarmante, mbasi veç rrezikut mestë cilit gjënden ato vetë, duke qënë se pjesa më e madhe është pa dokumenta, venëe vinë shpesh dhe janë në kontakte të vazhdueshme me Shqipërinë.

Në aspektin moral ato duken të qeta. Netët që kalojnë nëpër trotuare ikonsiderojnë si orarin e tyre të punës, bile ekzistojnë raste të tilla kur edhe familjetnë Shqipëri janë në dijeni të aktivitetit dhe pajtohen me këtë zgjidhje. Mesa duket,shifrat astronomike të fitimit që shkojnë nga 300.000 deri në 1.000.000 lireta përçdo natë, bëjnë që këta prindër të gëlltisin pa hezitim çdo parim moral. Ka dheprindër që, në rast se kanë ndonjë vajzë të vogël, mundohen ta shesin për këtëqëllim. Një ngjarje e tillë bëri bujë në Itali kohët e fundit, mbasi një vajzë 13-vjeçare mbeti shtatzënë gjatë kohës që kryente aktivitetin e saj prej fëmije-prostitutë,dhe tregoi kështu historinë e shitjes së saj. Ç mund të thuash kur mëson që ky nukështë i vetmi rast shitjeje, kur mëson që përhapja e kësaj praktike prek shumë zonatë Shqipërisë?

Ndryshe nga sa thuhet, shumica e prostitutave shqiptare dalin në rrugë medëshirën e tyre, mbasi iu është propozuar një gjë e tillë. E, megjithatë, ato nukveprojnë kurrë vetëm. Pas çdonjërës prej tyre qëndron gjithmonë një i dashur , icili nuk është thjesht vetëm një grabitqar i fitimit, por shpesh shndërrohet në njëfigurë më të ndërlikuar që qëndron midis shftytëzuesit dhe të dashurit të vërtetë.Eshtë e vështirë të depërtosh në psikologjinë e këtyre të fundit, sepse ajo paraqitetshumë e koklavitur dhe enigmatike. Brënda karakterit të këtyre figurave mbrojtësegjejmë të përzier si elementë të një patriarkalizmi arkaik, apo arketipin e zhveshurtë instiktit, ashtu dhe forcat kundërvepruese të përshtatjes me ambientin. Për tëhedhur pak më shumë dritë mbi këtë pikë të ngatërruar mund të na vinte në ndihmëMendimi i Levi-Strauss-it. Duke e parë problemin e formimit të prostitucionit nënnjë këndvështrim psikologjik, ai thotë që prostitucioni në format e tij më antike ukrijua për një rregullim të brëndshëm të kontradiktës sipas së cilës e njëjta gruashikohej nën dy aspekte të ndryshme e të papajtueshme: nga njëra anë, si objekt idëshirës personale, që për pasojë ngjallte insiktet seksuale e poseduese; nga anatjetër, si objekt i dëshirës së të tjerëve, dhe e konsideruar si e tillë, bëhej mjet për t ulidhur me ta . Një trajtim i tillë psikanalitik i raportit të këtij mbrojtësi, apo të këtijlloj të dashuri me prostitutën, në rastet kur haset (gjë që ndodh jo dhe aq rallë),vërtet të bën të reflektosh thellë për rrënjët e këtij fenomeni. Për plotësimin e figurëssë prostitutës shqiptare mund të përmëndim në këtë kontekst psikologjik edhe njëstudim të bërë nga Eric Cohen mbi prostitutat tajlandeze. Në këtë studim dalin nëpah në mënyrë të ngjashme me rastin që po shqyrtojmë, ndryshimet me mënyratperëndimore të prostitucionit. Eric Cohen vë re që motivi kryesor që shtyn prostitutattailandeze të ofrojnë trupin e tyre nuk është dhe aq fitimi, sesa dëshira eksituese ekryerjes së marrdhënieve seksuale me të huaj, si dhe shpresa që këta të huaj, qënatyrisht kanë një pozicion shoqëror më të privilegjuar, mund të martohen me to

Ese dhe komente

Page 23: perpjekja_09

Përpjekja 23

duke ua ndryshuar kështu jetën.Padyshim, format e prostitucionit tek femrat shqiptare nënkuptojnë heshturazi

edhe një lidhje të këtillë psikologjike. Ndryshe s ka si shpjegohet ky fenomen kaq ipërhapur. Rreth këtij qarku interesash ka shpërthyer kohët e fundit një llojkriminaliteti i pamëshirshëm klanesh. Ky kriminalitet fillon me rrëmbimin apo meshitblerjen e prostitutave, vazhdon ndonjëherë me vrasje të ndërsjellta midis rivalëvedhe degjeneron deri në masakrimin rrënqethës të ndonjërës prej tyre, kur kjo do tëshkëputet nga ky qark.

Prej një studimi me karakter sociologjik mbi mënyrën e jetesës dheorganizimin e familjeve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, bërë para pakkohësh, dalin në pah disa të dhëna befasuese. Rezultatet e këtij studimi bazohenmbi analizat e bëra mbi një grup-kampion familjesh shqiptare. Nga ky studim delqë mbi 40% e familjeve që përbën këtë grup-kampion të analizuar, ushtrojnë nëmënyrë periodike atë lloj vjedhjeje që klasifikohet si mikrokriminalitet ipaorganizuar (ose, siç i quajnë ndryshe me një term përçmues minjtë e merkatave ).Kjo lloj vjedhjeje konsiston në marrjen e artikujve ushqimorë dhe të veshmbathjesnë sasi relativisht të vogëla, ndërkohë që burimet jetike vazhdojnë të sigurohennëpërmjet punës. Një pjesë e madhe, mbi 60% e familjeve, blejnë me gjysëm çmimiapo më pak, artikujt e konsumit të përditshëm që u ofrohen prej pjesës së familjeveqë e ushtrojnë zanatin e vjedhjes në mënyrë të rregullt e të programuar. Familjet ekëtij grupi profesionistësh në vjedhje përbëjnë 9-10% të kampionit të marrë nëshqyrtim. Duke pasur një kapacitet potencial vjedhjeje 5-6 herë më të madh sepërmbushja e nevojave normale të tyre, këto familje kanë dhe mundësinë të pasurohennëpërmjet vjedhjes, sepse edhe në ato pak raste kur kapen në flagrancë, veç njëgjobe që paguajnë, gjobë e cila është vetëm shuma ekuivalente e vlerës së mallit tëkapur, nuk merret asnjë masë tjetër ndëshkimore.

Kuptohet që qëllimi i këtij studimi është marrja në analizë e bërthamësfamiljare për këto dy arësye : së pari sepse ato janë më të stabilizuara në aspektinterritorial, kështu që dhe aktiviteti i tyre përbën, si të thuash, një model jete dhe, sëdyti, sepse këto familje mbulojnë në të njëjtën kohë edhe rolin edukues ndaj fëmijëveqë rrisin. Në këtë aspekt, po nga i njëjti burim i mësipërm, del që në 90% të rastevejanë gratë që kryejnë vjedhjen. Ky funksion i tyre në familje, ashtu si në rastin eprostitutave, nuk përbën asnjë shkelje të parimeve morale si brënda ambjentit familjarashtu dhe jashtë tij. Përkundrazi për t iu ruajtur rrezikut të kapjes, ato formojnëshpesh grupe të vogla midis tyre, dhe po aq shpesh përdorin fëmijët e vegjël për t umaskuar. Pra vjedhja nuk konsiderohet në përgjithësi si një akt i pamoralshëm, bilemund të themi që ata shqiptarë që e shikojnë si të tillë dhe jetojnë në kontakt mëkëtë ambjent, sulmohen me të gjitha mënyrat, sepse përbëjnë, në një farë mënyre,prishjen e orjentimit karakterial të grupit. E gjithë kjo ndodh në një atmosferë aqorigjinale saqë del në pah edhe një herë shumë qartë ajo formë përgjithsuese ekarakterit kolektiv, që në këtë rast shprehet nëpërmjet llogjikës së grabitqarit primitiv: ...më pëlqen, ...bëhet e imja .

Siç vërehet prej dy shëmbujve të komentuar më sipër, por dhe prej shumëshëmbush të tjerë, emigracioni shqiptar në Itali karakterizohet, në pjesën dërmuese

Ese dhe komente

Page 24: perpjekja_09

Përpjekja 24

të tij, prej një anomalie karakteriale që e bën komunitetin shqiptar më të diskutuarinndër gjithë komunitetet e të huajve që jetojnë në Itali. Nga njëra anë është shumë evështirë që orientimi i tyre kolektiv të pranojë rregullat e shoqërisë në të cilën jeton,nga ana tjetër ai s ka forcë të lidhet mbas vlerash kulturore të pranueshme për këtëshoqëri. Lind kështu një konflikt gjithnjë e më i fortë, ose, siç mund të shprehetndryshe, ngjarjet shkojnë në kundravajtje me pritshmërinë dypalëshe, duke zhgënjyersi atë çka presin italianët, të cilët në momentin e parë u treguan shumë të ndjeshëmndaj eksodit shqiptar, ashtu dhe atë çka patën shpresuar shqiptarët në momentinkur u nisën.

Në krahun tjetër, siç përmendëm dhe më sipër, Italia përbën një terren shumëtë përshtatshëm për krijimin e kushteve favorizuese që ndihmojnë përhapjen efenomeneve të tilla. Nëse do të thelloheshim në këtë problematikë italiane, do tëzbulonim konfuzionin dhe labirinthet joefikase të ligjit që karakterizojnë këtë shtet.Italia njihet si një prej vëndeve perëndimore ku kriminaliteti i organizuar ështëmjaft i përhapur dhe i fuqishëm (sidomos në jug). Siç dihet, Mafia, Kamora apoorganizata të tjera të malavitës lokale, përbëjnë plagët e pambyllshme të shoqërisëitaliane. Tani, me potencialin e tyre të fuqishëm, ato mundohen të përhapin rrjetin einfluencës edhe mbi ushtrinë e emigrantëve, të cilët në Itali janë pothuaj krejtësishttë braktisur prej strukturave që duhet të orjentonin integrimin e tyre.

Sidoqoftë, edhe pse vlejnë të përmënden si faktorë të rëndësishëm ndikues,këto fakte që karakterizojnë shoqërinë dhe shtetin italian nuk mund të jenë kurrësesijustifikim bindës për shkallën e lartë të kriminalitetit të arritur brënda këtyre pakviteve nga emigracioni shqiptar. Uzurpimi brënda një kohë tejmase të shkurtër ipozicioneve kyç në shpërndarjen e drogës, organizimin e prostitucionit, trafikun earmëve dhe të klandestinëve, tregon në rradhë të parë orjentimin e vepruesit, prirjene tij; më pas, ndoshta, lidhet edhe me mosfunksionimin e mirë të vëndit ku veprohet,apo me mbështetjen që mund të vijë prej kriminalitetit vëndas.

Në fazën e tanishme duket se është në formim e sipër një kalim i rëndësishëmprej tendencave të çoroditura negative, në organizimin e një kriminaliteti më tëartikuluar që synon kontrollin si mbi prostitucionin, ashtu dhe mbi trafikun e drogës.Ky i fundit dhe sidomos ai i drogave të lehta, si pasojë e mbjelljes së toleruar nëShqipëri, po çon drejt një kriminaliteti detyrimisht të organizuar. Jo më kot krahasvrasjeve banale të shkaktuara kryesisht nga dehjet dhe zëniet e ndryshme, po shtohendita ditës edhe vrasjet e motivuara mbas të cilave qëndrojnë sasi të konsiderueshmedroge. Midis vëndit tonë, që po i ngjason gjithmonë e më shumë një Kolumbie tëvogël europiane, dhe këtyre klaneve që tani po fillojnë të organizohen (mbasi brumi,siç pamë, është i bollshëm) qëndron e varur pezull e ardhmja e emigrantëve shqiptarë,edhe ndoshta jo vetëm e tyrja ...

Më ka qëlluar këto kohët e fundit të vizitoj dhe disa fshatra arbëreshësh nëJug të Italisë, në Kalabri. Shkrimet dygjuhëshe që hasen në çdo rrugë, si dhe identitetii fortë i të qënit shqiptarë tek banorët e këtyre fshatrave, të krijon një lloj ngrohtësieshpirtërore që është e vështirë të përshkruhet. Kjo ndjenjë më zgjati deri në momentine dialogut të parë që pata me ta. Mbas këtij dialogu, d.m.th. mbas prezantimit tim si

Ese dhe komente

Page 25: perpjekja_09

Përpjekja 25

shqiptar, vura re, me habinë time të plotë, që këta banorë krenarë të ruajtjes sëtraditës gati pesë-shekullore, i shmangeshin çdo lloj kontakti të zgjatur. Mundoheshintë tregoheshin të sjellshëm, por njëkohësisht të prerë. I prekur në sedër dhenjëkohësisht kurioz për këtë sjellje të ftohtë, u mundova të kuptoj diçka më shumë.Rasti më solli të diskutoj pranë kishës së njërit prej këtyre fshatrave me një tëmoshuar. Mbasi folëm ca, e pyeta si qe e mundur një sprapsje e tillë ndaj kontaktitme një shqiptar që vinte nga Shqipëria? M u përgjigj shkurt: Këtu të gjithë mendojnëqë ju nuk keni më asnjë lidhje me të qënit shqiptar . Kuptova që në këtë përgjigjenuk kish përçmim, por dhimbje. Më pas, po prej këtij personi, mësova për bëmate asaj pjese të emigracionit tonë që ish drejtuar në zonat e banuara prej arbëreshëvenë Kalabri; vjedhje në shtëpitë e mikpritësve, xhelozira ndaj njëri-tjetrit, pretendimepa vënd e shumë e shumë ndodhi të tjera të fëlliqura.

Lind pyetja: kush do të jetë identiteti i brezit të dytë të emigrantëve shqiptarënë Itali?

Vështirë të përcaktohet. Një gjë është e qartë, mënyra dhe perspektivat erritjes së tyre janë pak shpresëdhënëse. Megjithatë, shpresa që gjëndja e tanishmenë të dy krahët e Adriatikut të mos shkojë drejt një përkeqësimi të mëtejshëm,mbetet e vetmja mburojë e mundëshme ndaj tyre. Ndryshe këta fëmijë do të tentojnëtë humbin gjurmët e prejardhjes së tyre, dhe atë çka arbëreshët arritën ta ruajnë përgati pesqind vjet me rradhë, emigrantët e rinj do ta humbasin që në ndërrimin e parëtë brezave.

Në mbyllje të këtij shkrimi desha të vë në dukje që ekzistojnë, pa dyshim,dhe shëmbuj pozitivë, të cilët pasqyrojnë atë pjese të emigracionit shqiptar që, nëheshtje, pëson prej barbarizmit të shumicës. Por, për arësye të këndvështrimit tëkëtij shkrimi, nuk munda të ndalem tek sjellja e tyre normale. Ndoshta i takon kësajpjese të vogël emigrantësh të organizohen për të treguar se ka edhe shqiptarë tëcilët njohin dhe respektojnë rregullat e qytetërimit. Në gjetjen e një zgjidhjeje drejtkëtij organizimi edhe kjo pjesë e vogël e emigracionit has, në një farë mënyre,limitet e mundësive të saj. Ndërkohë kur gjithë komunitetet e emigrantëve kanëkrijuar shoqatat e tyre funksionale, shqiptarët nuk arrijnë ende të krijojnë një shoqatëtë mirëfilltë. Me gjithë tentativat e bëra në Milano, Torino, Bolonjë etj, asgjë konkretedhe vërtet funksionale nuk është arritur.

Pozicioni i emigrantit në përgjithësi është një pozicion i vështirë. Kudo qoftëai, dhe i çfarëdo lloj shkalle qoftë stabilizimi i tij në shoqërinë ku jeton, emigrantiti duhet të mbajë mbi vete peshën e rëndë dhe kushtëzuese të të qënit i huaj, sepse,sidoqoftë, në kulturën e sotme ekzistojnë ende paragjykime tradiconale mbi këtëfigurë; ai shikohet si diçka që trasmeton një dozë enigme me vetë praninë e tij, ndajdhe kontakti me të është tepër i matur. Në një lloj forme ai konsiderohet si njëudhëtar në kalim e sipër, dhe kjo përkohësi i jep pamjen e një të jashtmi siç epërkufizon Georg Simmel-i, ndaj çdo lidhjeje me ambjentin ku tranziton . Emigrantisforcohet të jetojë midis dy grupesh kulturore të ndryshme. Për pasojë, derivon një

karakter i pastabilizuar, një lloj personaliteti që ka forma sjelljeje karakteristike. Kyështë njeriu i mënjanuar ... (që mbetet në pragun e gjërave ) - sipas sociologut tënjohur amerikan Robert Park.

Ese dhe komente

Page 26: perpjekja_09

Përpjekja 26

Eshtë shumë e thjeshtë, pra, që gabimi më i vogël ta bëjë këtë njeri tëmënjanuar protagonistin e së keqes, po aq sa është e vështirë të konsiderohet ibarabartë prej vëndasve edhe sikur të ishte ca më i mirë nga ata. Kuptohet ç barrë erëndë përgjegjësie e ndjek hap pas hapi emigrantin në të përditshmen e tij, që tëarrijë të mbetet të paktën vetëm një njeri i mënjanuar , i cili punon duke ëndërruarrikthimin apo shpërblimin e sakrificave të bëra me një të ardhme më të mirë përfëmijtë e tij.

Emigranti shqiptar në veçantinë që e dallon, duket se e ka më të thjeshtë tëmënjanojë këtë pozicion përgjegjësie, duke e gjetur mbështetjen tek mburrjet aposharjet pa vënd; pa kuptuar që të qënit emigrant në vetvete është një eksperiencë metë vërtetë shumë e rëndë, por bëhet edhe më e rëndë akoma nëqoftëse të ndjek ngapas një nam i keq.

Duket se ka ardhur koha që problemeve të emigracionit t u jepet një përgjigjemë e thellë, dhe jo siç ndodh shpesh, nëpërmjet një retorike banale që fajson vetëmsistemin totalitar. Duket gjithashtu se ka ardhur koha të përqëndrohemi te burimimë i fundit nxitës, tek gjëndja aktuale politiko-shoqërore në Shqipëri, te degradimidhe korrupsioni i sistemit të sotëm politik dhe shoqëror.

Prato, Nëndor 1996

Ese dhe komente

Page 27: perpjekja_09

Përpjekja 27

dr. Shpresa Baçe

AS NË TOKË AS NË QIELLIntervista me shqiptarë nga Kosova në Gjermani*

Nga intervistat, që po i sjellim pa asnjë redaktim, as edhe gjuhësor, (tëcilat fitojnë k[shtu vlerën e dokumentit autentik), dalin botë të ndryshme. Mendryshime të dukshme sipas mundësisë që kanë pasur për t u integruar nëshoqërinë gjermane, më saktë në jetën ekonomike. Dukshëm ndryshon botkuptimii atyre që erdhën në Gjermani dekada më parë, kur Gjermania kishte nevojë përkrahun e huaj të punës, dhe brezit të ri që nuk gjen punë dhe e ndjen veten tëhumbur. As në tokë e as në qiell. Nuk e di ç jam, gjerman apo shqiptar thotënjë i ri i lindur në Gjermani. Nuk do të më vinte keq po të më përzinin , thotë njëtjetër.

Një mikrokozmos ku herë mbuluar, herë hapur del shqetësimi i qëniesAusländer , i huaj, dhe dëshira për të mos qënë në tokë të huaj. Sekush sipas

mënyrës së tij e ndjen veten në një vënd të huaj. Kush më shumë e kush më pak.Ajo që i mban nuk është dashuria për vendin e huaj, por vështirësitë në vendin etyre.

I.D., 63 vjeç, arsimi 8 vjeçar, punëtorKur keni dhe nga ç vend keni ardhur ardhur në Gjermani?Kam ardhur në vitin 1973, nga komuna e Derçanit. Kemi ardh në Wangen,

afër Ulmit në një fabrikë tekstili. Aty na kan çu me kontratë. Kur kam ardh kemiqen nja 35 shqiptarë. Por gjithsej kemi qenë 25.000 shqiptarë të Kosovës. Kemijetu në një godinë të madhe.

Të gjithë shqiptarët e ardhur e përballuan Gjermaninë?Ca po ca jo. Ca kan hec mirë. Ne kemi pas një punëtor nga komuna e Derçanit.

Ai nga një puntor në spital arriti të bëhet mjek dhe tani është shef i një klinike nëHanover.

A ka rrezik që të humbisni zakonet dhe traditat?Ne jemi komb që nuk asimilohemi dhe shqiptaret e mirë marrin nga gjermanët,

* Autorja ka qenë në gjermani gjatë vitit 95 me një bursë të DAAD (shkëmbimit akademik gjerman)për temën Akulturimi i emigrantëve shqiptarë në Gjermani. Për studimin e saj ka zgjedhurshqiptarët e Kosovës dhe jo shqiptarët e RSH, pasi kjo i ka dhënë mundësinë e krahasimit mesgjeneratave për faktin se ata kanë një kohë mjaft më të gjatë në Gjermani.

Intervista

Page 28: perpjekja_09

Përpjekja 28

por nuk harrojnë besën e mikpritjen. E kto tradita duhet me ia lane edhe brezave tëardhshem se vendi huj nuk bahet i yti. Tani je perkohesisht ketu. Neser duhet me ukthy në Kosove ose në Shqipni. Ata do ta bajnë atë vend. Kam bindje të thell se nëShqipni tani asht tallazi por me t nalmen e shiut lumi bie në shtratin e vet dhe çdogja gradualisht ze vendin e vet.

Takoheni me ata që vinë rrishmë ?Me emigracionin e vjetër po. Kam 14 vjet në Bonn dhe sa her vinin shqiptarët

ishte e pamundshme pa shku me i takue. Por me t riun sjena kah puqna.Si e vlerësojnë emigracionin politikanët e Kosovës ?Disa krerë kanë thanë që me u shpërngul prej Kosove e me ardh sa ma

shumë n Gjermani për me zbut situatën ekonomike në Kosove. P.sh Shukri Sinani,Anton Çeta, përparimtar dhe i shkolluar. Ai ka thanë: Kosova s asht në gjendjekurrgja me u çlirue e as për t luftue. Ju duhet me punu këtu e me çu ndihma atje dheme zbut situatën ekonomike . Kjo nuk ka qenë në rregull.

Y.D. 65 vjeç, punëtor, arsim i mesëm, me familjeKush ju solli ne Gjermani ?Ishte një kontratë mes Titos dhe Willy Brandit. Kontrata asht ba n Kosovë.

Asht ardh mjeku n Kosove dhe na ka ba kontroll mjeksor per çdo gje. Jugosllavia eatzëhershme i mori njerëzit dhe i kualifikoj. Kemi ba nga gjashtë muaj kurs. Këtukemi ardh me dipllomë, si njerez te kualifikuar, dhe ata ma kane gjetur punën sipasprofesionit. Une kam ardh si murator dhe me kërkesën e punëmarrësit kam ba edhegjashtë javë kurs.

Kur kanë ardhur më shumë?Në 68 kanë ardhur më pak, sepse kërkesa e shtetit Jugosllav ishte më e vogël

për kosovarët. Kur u mushen krahinat e tjera dhe s dojshin me shkue ma, sepse ekishin standartin e jetesës po të njëjtë me ate në Gjermani, atëhere na erdhi radha nema shumë.

Sa zgjati koha e ketij migrimi?Nga 1968 në të cilën nuk ishte shumë i ndjeshëm, deri në fund të 1973 ku

masa ishte më e madhe.A ndejtën të gjithë?Një pjesë u kthyen sepse filloj kriza ekonomike në perëndim dhe jeta u bë e

ashpër. Ato nuk e perballuan dot dhe u kthyen. Disa prej tyre u punësuan në Kosovë.Por duhet thënë se një pjesë e tyre ishin edhe aventurista.

A keni pasur vështirësi nga shteti gjerman për të sjellë familjen?Deri m 88 kemi mund me i sjell familjet. Me vone u bë që ta lejonin vetëm

kur ke vendin e punes, siperfaqen e banesës së mjaftueshme dhe kërkesën nëambasadë.

Ju jeni brezi i vjetër, po i riu si është?Me 81 kur ndodhën demostratat në Kosovë shumica e atyre që ndiqeshin

shkuen në Zvicer dhe disa persona i ranë në hise edhe Gjermanisë. Disa prej tyreishin te pjekun, por mes tyne pati ka ata që gjermanët u thojnë delja zez . Më vjenturp për ata njerëz, për ate mall të cilët shpesh perfaqësojne kombin. Por janë te rinj

Intervista

Page 29: perpjekja_09

Përpjekja 29

e të papërmbajtur e nuk munesh me ja hedh të tanë fajin. E kryesorja asht se nuk unapin pun. Pa pun nisin e bajn pun mt zez ose pun t zeza. Qibrita drog e tjera.

A keni ndjere ndonje ndryshim me ardhjen e valeve te tjera migrimit ?Vitet ma t vështira kan ken nga 91-94. Masa e madhe e lshoj Kosovën dhe

s po dihet si mund me u ndal. Vjet në Bonn qe nji tubim proteste dhe vala e shqiptarveçohej si valët në fushën e sportit. Kan qen përmbi 70.000 shqiptar. Aq s kanë qenëkurrë përmbi Rin. Tuj shty njani-tjetrin. Me t dhimt. Tan ata t ri t papunë et pakujdesshem. Në përgjthësi të tanë ata që jan zgjedh në krye nuk po interesohenshum per rinin. Kemi rininë tuj vujt, kemi t mitun qi kur i sheh me t mërthy vaji.Dhe ata as e prishin gjumin.

A e paguani 3 %?Nuk e japim sepse qeveria që nuk ve në kushtetutë bashkimin kombëtar nuk

ka interesa kombëtare.Çfare ju ka pelqyer tek kombi gjerman?Tradita e punës, respekti ndaj saj. Kultura e punës pavarsisht se sa paguhen.

Me pa se asht një send i hedhun në tok gjermani e çon dhe e hedh në vend te vet.Këte se ban as turku as greku. N përgjithsi vendet e Ballkanit janë dembela.

Po kosovarët?Populli jon kosovar ka ndërtu q ate Beogradin e ri. Për fat të keq po ndërtojnë

tani Europën e jo vendin e vet.

S.G. 55 vjeç, shofer, me familjen e tij, banon në një shtëpi të mobilura shumëmirë me 10 dhoma.

Në ç vit keni ardhur në Gjermani dhe si ju kanë pritur?Kemi ardhur në vitin 1972. Atëhere na pritën mirë. Kemi ardhur 14 shokë

në Bonn nga i njejti vend. Gjithsej ishim nja 3.000 kosovarë në këte vit. Gjermanetna ndanin në grupe. Për fatin tone qëlloj firma e asfaltit për rregullimin e rrugëve,ndërtesave dhe parketave të ndryshme. Ishte shumë e veshtirë. Gjuhën nuk e dinim.Të tjerëve kjo nuk i pëlqeu prandaj u tërhoqen dhe shkuen në Kosovë. Atëherëmbetëm 7 shokë. Shumica e tyre ndenji dhe 4-5 vjet sa plotësoj disa kushte ekonomikee pastaj u kthyen edhe ata. Sot nga ky grup jam vetem unë. Kam ndejt se kishanevojë më të madhe. Mbas 11 vjetesh mora edhe familjen. Ka qenëe koh e randë.

A e keni ndjerë racizmin?Racizmi nuk ndihet. Ausländer (te huaj) na kan than atëhere ashtu na thonë

edhe tani. Asht gjuha e tyre.Ç mendoni për kriminalitetin mes shqiptarëve?Me parë drogë nuk kishte ndërsa armë po. Ndërsa tani ka shum drogë.Po fëmijët tuaj?Unë s e lej djalin me shkue në disko se i japin ashtu milli t bardh.Po djali ç bën?Ai s po guxon me shkuePo ti ç mendon?A.G.(I biri): Unë s po di si me e ndje veten. As shqiptar s jam as gjerman

s jam.

Intervista

Page 30: perpjekja_09

Përpjekja 30

H.M. 63 vjeçar, arsim 8 vjeçar, puntor, aktivist i LDKKur keni ardhur?Ne kemi ardh në prill te 69.Kishte të tjerë para jush?Para meje ka patur një gjeneratë shumë më të vjetër.Si ju kanë pritur gjermanët?Na kanë prit shum mirë se edhe kishin nevojë për krah t puntorëve.Sapo erdhët në Gjermani a lexonit gjë nga Kosova a Shqipëria?Dikur ka pas dalë gazeta Besa e cila nuk më pëlqente dhe aq se bante fjalë

ma shumë për Shqipninë e robëruar, se sa për Kosovën e robëruar. Pavarësisht se siishte shqipnija, ne e mendonim ate me armaten e vet. Kurse Kosova ishte e robëruar.Ma përpara kur përmendej Enver Hoxha ka qenë njisoj si me u la pes gjaqe. Lahutene Malësisë ma ka çu nji shok i jemi nga Kosova. Kurse Kosova djep ishqiptarizmes të Vasfi Samimit, nji shok tjetër po nga Kosova.

Gj.G. 37 vjeçare, arsimi 8 vjeçar, arkëtareKur keni ardhur në Gjermani?Familja ka ardhur në vitin 1968. Kam qenë 9 vjeç. Dy motra janë me mue në

Gjermani kurse katër vëllezër e motra janë në Kosovë. Baba na vdiq dy vjet sierdhëm në Gjermani. E nana ndej se s kish si t i mbante jetimat kur n Kosov fitohetshum pak.

Po gjermanët ju pranuan?Në vitin 70 nuk ishin kaq të rrept si sot. Na pytën a i bajm dot ball punës dhe

nana i garantoj se do punonte e i dilte zot punës.A ke punuar vetë?Qysh jo? 16 orë në dit kam punu. Kur kthehesha n shpi s mdilte dot fjala

goje dhe veç fusja kamët n uj t ftofët qi t mvite zani. Puno, puno dhe pronarja ekuptoi se jam njeri i hallit e i punës e m besoi dhe kasën.

Si e pritën gjermanët këtë?Keq e kan prit ka haseti, e filluan me m punu do dredhina. Por pronarja

s pyti. E tashti marr e nonji tjetër n pun kah Kosova, se pronarja e ka pa se ato që ibi n pun jan t nershme e puntore.

Je e martuar?Po por s kam fëmij. Mjekt thon nga puna e madhe n fillim.

A.H. 24 vjeç, arsimi i mesëm, pa punëKur ke ardhur në Gjermani?Në vitin 95. Msheftas. Tash të kthejn mbrapsht po t kapën. Nuk asht si

dikur kur të gjenin punë e të prisnin mirë. Tashti s kan pun për vete. Për gjermanëtne jena Ausländer. Si me than barbar. Dhe po ndodhi gja gjithnji fajin e kemi na. Pota patën nevojën të duen. Po s ta patën s të duen. Prralla jan ato qi jan mikpritsa.Hiç s jan. Jan veç interesaxhij. Taksapaguesit qi taksapaguesit. Po kur dojshin krahpune ku ishin pra taksapaguesit ?

Pse ike nga Kosova?

Intervista

Page 31: perpjekja_09

Përpjekja 31

S doja të shkoja ushtar. Edhe shumë shokë të mijët kanë ik prej ktij shkaku.Mir po thon s duhet t vish me tok po me avion. Po si t vim me avion kur serbi na ishqyn pasoshat ?

Ç far pune bën?S mnapin pun. Jetoj sot ktu, nesër atje. Pa punë. nxjerr nonjë lek me qibrita

(Lojë batakçinjsh me kuti shkrepse dhe zar). Po fitova, n dark shkoj në disko.Je i kënaqur?S di si ta them. Po më mirë se të më vrisnin ësht.Si janë gjermanët?Për të vjetrit të mirë. Mue s më duken të tillë. Dikur kishte punë dhe të

lusnin të punonje, disave i kanë falur edhe motor. Tashti janë ba si me i hyp xhindtse nuk ka punë. Ke faj s ke faj, policin e ke pas veshit dhe gjithnjë fajet i kemi ne.Gjermani kur ta ka nevojën është shumë i dashur, kur s ta ka ta ve shkelmin. Ashtracist.

Të gjithë?Nuk janë të tan po disa. Kur u dogj ajo shtëpija me turq në Solingen,

shumë thanë është turp për ne, por disa thanë mirë ja ban ç dun në Gjermani,Gjermania asht e Gjermanve.

Ç do bësh më tej?Nuk e di. Të rrish këtu s më pëlqen, të kthehem edhe ma pak. Ja kam lënë

në dorë fatit. Po më përzunë nuk do të më vijë shumë keq. Fundja në Kosovë nukdo të më thotë njeri Ausländer .

Po LDK ç mendon?As unë pyes për LDK-në, as LDK-ja pyet për mua. Ata duan vetëm 3%.

Po ja dhe edhe hajn t jesh je i mirë.

Intervista

Page 32: perpjekja_09

Përpjekja 32

Martin Camaj

DIASPORË

(që vjen me thënë gjak i shprishur)

Në kohë miset e ftyrës janë bjerrëflokë ndër sý, në dét e në qiell(spanish moss) ose

aty ku nuk ka fjalë mâvaren lakuriqa n ajër mbi vendepa emna osemarrë hua, Atlanta, për shembullme blerimin e dhenave në krah.

Kush endet mâ e mâ në Jugnë verë, ndihet i lumnë kthjellësinë e idhtëedhè nësè pa gjuhë

përplasë nuk di se kunë një gojë të huej.

Letra shqipe

Page 33: perpjekja_09

Përpjekja 33

Edi Rama

LULE SHQIPO LULE DJALË

Kur u vendos që Përpjekja e nëntë t i kushtohej shqiptarit nëpër botë mëfërgëlloi trupi njëlloj si njëherë e njëkohë përballë një teme të madhe hartimi shkruarnë dërrasë të zezë nga dora e zyshës së bukur të letërsisë dhe më pushtuan asoemocionesh të flakta që vetëm Epoka e Utopisë së Madhe ia mbrrinte t i ngjallte përmestitujsh përthithës si Mirëmëngjes Republikë , Shqiponjat fluturojnë lart , Buka eduarve tona , Njeriu i Ri Din Hyka , Lule për 8 marsin , Endërr industriale ...mbamë, o perëndi se m u muar mendja duke parë syhapur ëndrrën për të stisur e futurnë vazon e vogël të Përpjekjes një buqetë lulesh të zgjedhura me aromë të fortëshqiptare, lule të rralla, të kërryera nga krejt ajo bahçe që gjaku shqiptar vaditi nëpërrrugët e Botës së Lirë, edhe pse, duhet të rrëfej kryekreje se jam fare i vetëdijshëm që tëshkruash sot për Shqiptarin nëpër botë është po aq e zorshme sa t i thoshe dikur

mirëmëngjes Republikës apo t i rrokje me sy shqiponjat në fluturimin e tyre të lartë,bile, kam përshtypjen se është edhe më e vështirë se kaq, sepse Shqipua Nëpër Botë jovetëm e ngërthen brenda vetes të gjithë ngarkesën e madhe simbolike të mëngjesit tëRepublikës, të fluturimit të lartë të shqiponjave, të erës së bukës së prodhuar në vend,të këmbës së drunjtë të Din Hykës, të lule mimozave të këputura nëpër lulishte për tëkremtuar 8 marsin e s ëmës, të çelikut, allçisë, baltës dhe bronxit, por edhe e shpërfaqnë mënyrë krijuese këtë ngarkesë teksa jep e merr për të ndrruar vend e për t u hedhursymbyllazi nga shtrati i përroit të tij të thatë në krevatin tundues të familjes së madheandej detit, e paskëtaj, sa për të dhënë një shembull të shkallës së lartë të vështirësisëqë paraqet trajtimi i kësaj temë lapidare të ditëve tona, mjaft të them se sot Shqiposnuk i thua dot më as mirëmëngfes sepse bën vaki që, cok në atë çast që një kopje e tijrrufit kafenë e parë në agullirën e Tiranës, një tjetër kopje ha fjala vjen zemrën nëndonjë burg matanë oqeanit, një kopje e tretë është le të themi duke kashaisur një kalënë mesditën e nxehtë të Australisë, një kopje e katërt gjendet dreqi e di se në ç orë tëditës a të natës duke kurdisur ndonjë sherr në Afrikën e Jugut apo ndoshta edhe nëVietnam, e bile një kopje e pestë mund të jetë ndërkohë duke shetitur nëpër muzgun eftohtë të Stokholmit në pritje të Çmimit Nobel, pra, mjaft t i thuash mirëmëngjes atij tëTiranës për t u prishur me katër të tjerët që qerthullojnë të lirë rrotull globit.

Letra shqipe

Page 34: perpjekja_09

Përpjekja 34

lule nga lulet që vanë dhe...

Ka qenë tamam koha e dyndjeve të mëdha shqiptare në Greqi, e për mua hera eparë që e kapërceja asaj rruge kufirin me fqinjët e jugut. Një karvan i gjatë pritjeje ishtekrijuar nëpër natë, ndonja dhjetë minuta me të dalë matanë, ngase policia greke kërkonteveturë më veturë një shqiptar gjëmëmadh, i cili, sipas dyshimeve të policisë, po tentontetë mbrrinte Athinën pasi kishte sharruar trupin e punëdhënësit të tij grek në njërin ngafshatrat aty rrotull.

Shqipua sharronte dru në pyll për llogari të grekut dhe, të paktën siç flitej nëpërgrupet e vogla të njerëzve që pinin cigare e bënin muhabet në pritje të kalimit të kontrollit,ky greku ia paskej sjellë në majë të hundës sepse nuk e paguante rregullisht. Kur i qesosur durimi, Shqipua e kishte tërhequr zvarrë në pyll punëdhënësin e tij cingun, e kishtelidhur pas peme, dhe e kishte sharruar bashkë me pemën.

Nata e ftohtë pa yje, e cila gërvishej parreshtur nga dritëzat e cigareve dhe ngallamburitja e sinjaleve blu të makinave të policisë greke, bëhej ëndërr e keqe porsa iaviteshe grupeve të vogla të shqiptarëve, të cilët shtynin kohën duke u vërtitur nëpërbiseda të frymëzuara nga krimi surrealist i sharrëxhiut: Mirë ia bëri qënit, ka marrë hakpër të gjithë ne që u rropatëm për këta qelbësira! , Ia ka ba bajagi mirë! , Ballkanhesapi, e lë kokën në sharrë kur të duash , Po mirë mo me sharrë elektrike e çau apo mesharrë dore?! , Nuk e ka bërë mirë jo, nuk përmbyset kupa në shtëpinë e mikut , Poparatë ia mori apo çau ferrën me xhepin thatë? ... Thashë të rifutem në makinë për t iikur sa më larg përsiatjeve të tyre turbulluese kur më zuri veshi një rënkim që vinte ngagropa e thellë e natës nën rrugë. Ishte një hon që në terr dukej edhe më i pafund e ipaanë. U çapita deri në zgrip duke mbajtur vesh. Rënkimi erdhi e u bë më i qartë, njëo që zgjatej e tretej për ta rimarrë përsëri kurbën e vet të dhimbshme. Bëra mbrapa me

shpejtësi dhe futa kokën në makinë. Bashkudhëtarët e mi flinin, shoferi natyrisht gërrhinte.Tunda njërin syresh dhe i thashë se dikush po jepte shpirt teposhtë. Unë po vdes përvete , më tha dhe u zhyt edhe më nën jakën e ngritur të një xhupi lëkure. Atëherë moraguximin të zgjoj shoferin, i cili, për çudinë time, u tregua i gatshëm që ta kthejë mefytyrë nga honi makinën e vogël duke i lëshuar dritat e gjata mbi perden e territ. Cakureshtarë erdhën e u mblodhën rreth dritave si flutura dembele. Rënkimi s dëgjohejmë, por për fat, u gjend një djalë i ri nga Vlora që më besoi e që pranoi të varej me muateposhtë, nën atë jorgan të trashë ferrash e shkurresh të larta ku ma hante mendja sepatjetër do të gjenim dikë që e kishte vërtet pisk. Pas zhgarravitjeve të rastit nëpër njështeg të çarë me këmbë e duar, me sytë herë të hapur e herë të mbyllur nga frika se mosndonjë degëz e padukshme na i hidhte jashtë zgavrave dhe me një çakmak, të cilinvlonjati herë e ndizte e herë e fikte ngaqë tutej se mos i vinim zjarrin natës, gjetëm njëplakë të kruspullosur. Nuk rënkonte më. Ka vdekur , nxorri vlonjati një fije zëri.S besoj , i thashë për t i dhënë kurajo vetes, po a ka bir kurve që e ngre dot deri lart? .

Në të vërtetë duhet të bënim përpjetë vetëm nja dhjetë metra, porse kjo ndërmarrjevështirësohej në kulm nga gjelbërimi i egër që mbushte errësirën e dëndur. Nejse, bëmësi bëmë dhe e nxorrëm lart të gjorën plakë, e shtrimë dhe teksa përpiqeshim t i dëgjonimpulsin a zemrën, njëri nga kureshtarët i futi këmbën nën bythë dhe e tundi duke i nxjerrënjë ofshamë të lehtë, pra, plaka qe gjallë. E ngritëm në krahë bashkë me vlonjatin dhe

Letra shqipe

Page 35: perpjekja_09

Përpjekja 35

morëm për nga makina më e afërt e policisë që dukej nja treqind metra larg, natyrisht tëndjekur pas nga një numër në rritje kureshtarësh. Të kota përpjekjet për t u marrë veshme policët grekë; me të shtyra e të shara na zmbrapsën andej nga qemë nisur, tamamBallkan hesapi.

Ndërkohë karvani u zhbllokua dhe e vetmja mundësi që ta merrnim në veturë tëgjorin njeri të bërë sa grusht i një fëmije ishte ta ulnim midis shoferit dhe pasagjerit krahtij, me marshin të futur mes këmbëve, gjë që shoferi zemërmirë e pranoi me njëfarëbezdie. Askund tjetër s mund të ulej e shkreta plakë, sepse askush tjetër s mund të futejnë atë hapësirë aq të vogël të mbetur bosh. Pas një copë rruge, aty ndaj të gdhirë, plakafilloi të përmendej duke ofsharë kohë pas kohe sa herë shoferi ishte i detyruar t ia fustemarshin në bark, por, falë zotit, të dalët e dritës bënte të mundur trokitjen derë më derënë kërkim të një strehe të ngrohtë për fatkeqen, të cilën dreqi e merrte vesh se ç rrethanae kishin shtyrë deri atje poshtë në fyt të vdekjes. Sapo dëgjonin shqipogreqishten tonënjerëzit nuk na e hapnin derën fare, e sigurisht që fantazma e sharrëxhiut gjakatar nuk nalehtësonte në përçapjet tona gjithnjë e më të dëshpëruara. Më në fund, kur thuajse kishimhumbur çdo shpresë dhe e vetmja zgjidhje dukej ndonjë spital popullor në Athinën elargët, u gjend një tjetër plakë që diç bënte në oborr të shtëpisë së saj buzë rrugës, e që,kur na pa të dilnim nga makina me të gjorën në krahë, vuri duart në kokë e alarmuarduke na futur brenda dhe duke na treguar me ngut një minder pasi bëri kryqin nja tetëherë.

Në të kthyer nga Athina, thuajse dy muaj prej asaj ëndrre të keqe, trokita nështëpinë e zonjës zemërbardhë që më tregoi me lot ndër sy se brenda pak ditësh plakajonë kishte ndrruar jetë. Kishte qenë shqiptare, nga fshatrat pranë kufirit grek. Dy të rinj,afërmendsh shqiptarë edhe ata, e kishin rrëmbyer nga shtëpia duke i vënë pistoletën nëkokë për të kaluar matanë bashkë me të, gjoja sikur e kishin gjyshe dhe po e shpinin përta kuruar me urgjencë nga një atak zemre në spitalin më të afërt në Greqi. Siç i thonë, metë hedhur lumin e kishin dhjerë kalin, dmth. e kishin sikterisur në greminë të mjerinnjeri.

... nga lulet që mbenë

Një shi i rrëmbyeshëm shoqëronte avitjen tonë në kufirin greko-shqiptar teksagjithfarë zhurmash të historisë së afërt e të largët e depërtonin mjegullën që kishtembështjellë veturën, përplaseshin rrëshqitazi nëpër xhama dhe treteshin pas kokave tonatë përgjumura. Me sytë që më kapsalliteshin kërkoja qorrazi greminën nga ku këtu epesë vjet më parë kisha nxjerrë mbi dhe plakën vdekëtare, të sikterisur teposhtë nga njëe shtyrë shqiptare. Guarnicion testato! , deklamoi me pezm shoferi simptomën e rëndë,të vetmen që unë dhe bashkëudhëtarët e mi njihnim nga sëmundjet e veturave. Për njësolidaritet të shtirë dola edhe unë në shi pas tij duke zvarritur këmbët deri tek turiri iveturës, e cila nxirrte një tym të nxehtë që ngrihej lart e përzihej me mjegullën epadepërtueshme ku ishim futur për të mbrritur atdhenë. Me kokën e futur nëpër hallatete automjetit, duke shkumëzuar nga inati shoferi i drejtonte veturës një varg pyetjesh tëllojit, Po pse s më the që deshe ujë moj kurvë e mutit, moj plakë e keqe që s je as përveten tate s je?! . Ndërkohë vura re se kishim ngecur jo larg vendit që kërkoja me sy. Ja

Letra shqipe

Page 36: perpjekja_09

Përpjekja 36

atje poshtë e kishin hedhur atë plakën! , ia bëra me zë, i përhumbur në kujtimin e asajnate të hidhur. Mirë ia kishin bo! , gjegji shoferi duke e këputur një çast monologun etij me veturën dhe duke më shkulur edhe mua nga kujtimi. Ç t i thosha?! U kthevabrenda ku pritëm disa orë derisa na rimorkoi një kamion që shkonte për Kakavi.

Kishin kaluar disa vjet, tamam pesë, nga ai rrugëtimi im i parë. Kësaj rradhekishim hyrë në Greqi nga Kapshtica, pikë kufitare mjaft e qetë, gati e vdekur qetësie nëkrahasim me kazanin e madh që vlonte pesë vjet më parë në të dy anët e Kakavisë,kësisoj mendoja se gjithësesi diçka duhet të kishte ndryshuar tashmë edhe këtej. Mirëpo,me të kapërcyer bërrylin e fundit të rrugës automobilistike, e me t u shfaqur përparanesh ai shesh i parë i takimit të Shqipos me Evropën, jo vetëm kuptova që askurrgjës kishte ndryshuar për mirë, por edhe ndjeva se nuk do ta merrnim dot rrugën drejtGjirokastrës pa ndeshur më parë në ndonjë lule nga ato që vetëm ai taban pjellor mundtë t i lindë befas përpara syve.

E kotë të humb kohë e të tregoj për baltën e trashë që ze e të jargavitet këmbëveporsa e kalon portën e madhe prej hekuri të shtetit grek, në atë kapërcyell rruge midis dyshteteve, të cilën asnjëra palë nuk e ndjen si pjesë të saj - sipas të gjitha gjasave ështëtokë shqiptare - e ku automjetet e të gjitha madhësive rrasen e plasen njëra pas jatrës nëpritje që të hapet njëra apo jatra portë e njërit apo jatrit shtet. Lamë veturën e prishur nëparkingun e kufirit grek dhe hymë në atë copë anonime rruge me një taksi të vjetër qëqelbej era benzinë. Zumë rradhë një gisht prapa një mauneje të ngarkuar me pula qëishin rritur në Greqi e që mesa duket do ta mbyllnin jetën në Shqipëri. Për të penguarfluturimin e ndonjë pule delirante që mund të rrekej të besonte se në Ballkan mund tëndahesh lehtë nga tufa e sojit tënd, karroceria e lartë e maunes ishte blinduar me shiritatë trashë dërrasash. Ngaqë kishin bërë rrugë të gjatë pa ndonjë mundësi për të kryernormalisht nevojat, pulat kishin dhjerë tërë natën mesveti dhe i kishin bërë mut dërrasatqë qelbeshin glasë. Në pritje që të hapej rruga për të kaluar automjetet, çamë në korridorine ngushtë midis dy rreshtave të tyre derisa më në fund mbrritëm në pikën e policisëshqiptare për të kryer formalitetet në pashaportat tona. Tek dera e dalë menteshash dhee palyer qysh nga koha e regjimit të vjetër qëndronte mbështetur një polic me këpucësportive që dridhte zinxhir në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndërkohë që plot bashkatdhetarëtanët, ngarkuar rëndë me çanta e thasë, e kalonin kufirin pa kurrfarë kontrolli. Polici, pae luajtur bythën një milimetër nga pragu i derës, iu hidhte aty-këtu ndonjë fjalë në formëkërkese për të paraqitur dokumentat, ndërsa ata ose bënin sikur s e dëgjonin ose i lëshoninfjalë të urta si, Mbaj derën se mos bie e mos na bjer shumë në qafë apo edhe shprehjemë të shkurtra si fjala vjen, Mos na qi kokën! , të cilat shoqëroheshin me ndonjë copëbuzëqeshjeje konfidenciale.

Kësisoj, ishin vetëm dy bashkudhëtarët e mi dhe unë që u paraqitëm sipasrregullit , unë me pasaportë të rëndomtë, tjetri, aktor i njohur me pasaportë shërbimi e

i treti, deputet, me pasaportë diplomatike, erdhi pak më pas edhe një shofer i vjetër, tëcilin polici e shtyu pa e lënë të futej në atë farë zyre duke i thënë me arrogancë të mbanterradhën. Dhoma ku kryheshin formalitetet qe një frigorifer natyral ku bënte më ftohtëbrenda se jashtë, ndoshta për shkak të xhamave të thyer që krijonin korent, pisllëku tëmerrte sytë, poçi i elektrikut dukej sikur kishte varur veten, mbi një regjistër nga ata tëkohës së pordhës një polic i ulur në të vetmen karrige shkruante me një rezervë kauçuku

Letra shqipe

Page 37: perpjekja_09

Përpjekja 37

të kafshuar keq në majë numrat e pasaportave, kurse pranë tij një polic i tretë ngrohtekëmbët mbi një furnellë të improvizuar duke lexuar gazetën Zëri i Popullit . Po tëbesoje se nuk qe ëndërr, siç edhe në të vërtetë ëndërr nuk qe, atëherë i binte të mos ishimnë doganën e një shteti anëtar të Këshillit të Evropës po në zyrën e formaliteteve për tëhyrë në ferr. Kur e pa aktorin e njohur, polici që shkruante luajti vendit, Aman more ,i tha i emocionuar, kam vite që ëndërroj të të takoj e të të pyes: Vetë i bie klarinetës titek ai filmi me atë italianin që shiste pllaka gramafoni apo i bie ndonjë tjetër kurse ti bënsikur i bie?! .

Benz -i i ri akull që ndali mu buzë derës, nuk më la ta ndiqja bisedën absurdeqë nisi polici i klarinetës. Një shofer imcak doli duke lënë hapur derën e duke më lënëkësisoj të lirë një nga pamjet më madhështore që mund të më ketë zënë ndonjëherë syri,një bark gjigand i kërcyer jashtë çdo përfytyrimi që shtriqej në sediljen bri shoferit. Ishtebarku i një burri tejet të shëndoshë e mustaqespic, i cili flinte për shtatë palë qejfe ndërkohëqë pasagjeri pas tij dukej si harabel i zënë nën tjegull. Shoferi iu drejtua policit mekëpucë sportive, Të hëngsha munë po s ma hape rrugën! Kam shefin brënda e po m uzgjua e më gjeti akoma në Shqipëri më qiu udhët! , e pastaj i rrasi në dorë një tufëparash. Ky u lëshua si kec për kah vargu i makinave e filloi t i frynte bilbilit si i marrë.Nja dy policë të tjerë mbinë nga dheu dhe morën urdhërin e bilbilfryrësit: E shihni atëBencin aty, të ma kaloni matanë si shigjetë se ju piu e zeza! Pështyva, u tha, s kaloi, juxhvesha e ju çova lakuriq në birucë . Se ku do kalonte si shigjetë ajo veturë e madhenëpër korridorin midis dy vargjeve të automjeteve ku mezi futej një hije njeriu, këtë edinte vetëm atleti nën uniformë blu, por ja që u bë një zallahi e madhe, u ndezën të gjithëmotorët, u ngrit tym e u përhap erë e keqe dhe Benz -i u zhduk matanë!

Kisha kujtuar se mos këpucët sportive të policit ishin transgresioni më i madh qëmund t i bëhej uniformës, por isha gabuar. Teksa po ktheheshim në veturën tonë tëvjetër, anepërqark maunes me pula pashë ca njerëz me uniformë jeshile dhe jo vetëm pakapele (më të shumtën e rasteve), por dy syresh krejt të zbathur. Policia financiare , thadeputeti sikur ta kishte parë pas kokës sime pikëpyetjen që më lindi. Njëri nga këta tëfinanciares grindej me shoferin e maunes, e tamam kur u futëm në veturë dhe unë pomendoja se të paktën ai derdimeni po bënte njëfarë pune, pashë dy zbatharakët tëkacavireshin në bythë të maunes, mu përballë xhamit të veturës sonë, duke përfituar ngadërrasat që ishin vënë për të penguar fluturimin e pulave. Ai që shkau, ngaqë këmba indeshi në glasë të freskët, ndërroi mendim e qëndroi poshtë, ndërsa tjetri që u vendosmirë lart ia nisi të grabiste pulat! Nuk e nxorri po e shkuli vendit shpezën e parë, sepsenë hapësirën midis dërrasave mund të kalonte normalisht një vezë, shumë-shumë njëzog pule, po jo një pulë e tërë. Pasi u shkapet duke lënë gjysmën e puplave gjatë fërkimittë dhimbshëm me dërrasat, viktima ia dha ulërimës me sa kishte në sqep, gjë që e sekëlldisipolicin financiar, sepse britmat mund t i shkonin në vesh shoferit, i cili me siguri vazhdontetë jepte e të merrte andej matanë për të dalë nga kurthi i dokumentave ku e kishte futurshefi i kusarëve të pulave. Pa pasur shumë zgjedhje atje në majë të maunes, kusari e patë udhës t ia mbyllte sqepin viktimës duke i spërdredhur kryet, akt që e kreu me ftohtësiprofesionale duke ia hedhur paskëtaj kurmin pa jetë kolegut poshtë dhe duke futur nëxhep kokën e përgjakur të pulës për të mos lënë pas asnjë gjurmë. Nuk e di sa minutazgjati ajo masakër, por pasi shkuli një dorë të mirë pulash polici lart e kishte gjoksin të

Letra shqipe

Page 38: perpjekja_09

Përpjekja 38

larë në gjak nga tundja frenetike e qafave pa kokë, kurse ai poshtë ishte fryrë dëng nënxhaketë e nuk po mundte më të gjente vrimë ku të fshihte ndonjë viktimë tjetër. Cok kurpolici po përfundonte zbritjen për t ia mbathur bashkë me shokun e tij hajdut, u hap derae një mauneje në krah, e cila me fytyrën nga Greqia priste edhe ajo të kalonte kufirin, dheqë andej doli një krijesë midis njeriut, derrit dhe rinocerontit, i veshur me një bluzë qënuk ia mbulonte dot krejt barkun e majmë e mbi të cilën shkruhej Guns and Roses . Meca hapa të rëndë dhe tejet të avashtë ajo monstër iu afrua dy kusarëve dhe i bëri meshenjë atij lart që t i hidhte një pulë. I zënë ngushtë nga frika se mos Rinoceronti ithoshte gjë shoferit të pulave dhe i ngutur ngaqë donte të mbaronte punë sa më shpejt,polici lart shkuli një pulë të fundit dhe ia lëshoi në dorë monstrës, por pa i këputur mëparë kokën. Pula, e cila në panxhën e qënies së përbindshme ngjante si laraskë e bardhë,filloi të përpëlitej e të ulërinte si e marrë. Rinoceronti e ngriti dhe e afroi pranë hundësduke i ngulur drejt e në sy vështrimin e tij pa shprehje në një përplasje të afërt sy më syqë më kujtoi ballafaqimet fatale të Tomit me Xherrin, pastaj e çoi lart, në ajër, deri kumund të zgjatej gjymtyra e tij e ngjeshur, dhe e përplasi në asfalt me të gjithë fuqinë, bileduke nxjerrë dhe një ahtimë plot urrejtje nga gjoksi. Nga brenda veturës nuk pamë dotse si reagoi shpeza e përplasur për vdekje, por sidoqoftë duhet të ketë bërë ndonjë nazetë lehtë sepse kafsha që po i merrte shpirtin i dha një coup de grace duke e shqelmuarfort. Trupi puplor vizatoi një hark të gjatë në qiell derisa u pre i pajetë mbi njërin ngapellgjet e shumtë përtej kanalit të buzërrugës. Vetëm kur u sigurua se pula u ndapërfundimisht nga të gjallët e kësaj bote, Rinoceronti fshiu duart me një shprehje neverienë fytyrë dhe u ringjit në maune, në pritje që dera e Evropës të hapej e që ai të futej nëautostradën e Botës së Lirë.

nga lulet e dëshirave të zjarrta*

Kur fishkëllima e tij shponte terrin për të çukitur në xhamat e veshur me avull tëapartamentit tonë të katit të katërt, nëna ime, pa ia hedhur sytë kërkujt, kumtonte memllefin e saj të lehtë karakteristik: Erdhi zogu i natës! . Sakaq, unë kisha marrë teposhtëshkallët e verbëra të pallatit, ku, mbi ndonjërin prej parvazeve, digjeshin flakë sytë eKuqit. Shoku im, student për skulpturë në Akademinë e Arteve, i qasej çdo mbrëmjeshtëpisë sime me një ide të re, me një ide të vockël e cila rritej e rritej nën ndikimin ealkoolit, derisa në orët e vogla të mëngjezit merrte të atilla përmasa të pakontrollueshmesaqë e zhulaste trupin e ideatorit të palodhur nën peshën e rëndë të një gjumi kaplues,prej nga dilte vetëm në pragdrekë me ca sy të bymyer shpeze të pafajshme.

Kundërshtar truppakë i moralit komunist, fluturaku nokturn, ekstravaganca e tëcilit ishte e mirënjohur në rrethet e të ashtuquajturve halabakë të Tiranës, vjen një natë emë propozon të shkruajmë lutje për t u kuturisur në rradhët e Partisë së Punës!Komunizmi është një kala që merret vetëm nga brenda , më thotë, pa më lënë kohë të

çmeritem. Padyshim, problemi i madh i Kuqit qe paaftësia për të menduar në mënyrë

Letra shqipe

* Disa nga punimet e Arian Kalarit në Itali lexuesi mund t i shohë në faqet e këtij numri të revistës.

Page 39: perpjekja_09

Përpjekja 39Letra shqipe

Page 40: perpjekja_09

Përpjekja 40

jomadhështore dhe ndoshta cok për këtë koncepti kala ishte nga më të preferuarit nëfjalorin e tij. Duke aluduar për arratisjen nga Shqipëria, njëherë tjetër më pat thënë,Arti është një kala që merret vetëm nga jashtë ... Bile, edhe mbiemri i tij ishte Kalari,

por ndoshta ngaqë nuk i dukej edhe aq madhështore ta imagjinonte veten si kështjellar,mbajtur parasysh edhe gërdinë që kishte për Vranakontin, preferonte një version shumëmë të shkëlqyer etimologjik për llagapin e tij: Kalë ari!

Admiruesi i vetëm i vegimeve të veta, pasi i dështuan të gjitha tentativat për të nabindur ne miqtë e tij që ta ndiqnim në kërkim të arit, pa harruar të na bënte edhe shantazhduke na kujtuar historinë e turpit që u mbeti krejt e krejt atyre intelektualëve të cilët nuke ndoqën Shlimanin në aventurën e tij për zbulimin e Trojës, Kuqi pat marrë një ditërrugën drejt maleve të Oparit, vendlindja e gjysh stërgjyshërve të tij, për të gjetur arin ekalit që stërgjyshi ia kishte pas lënë në trajtë llagapi. Pasi shpëtoi nga vdekja e sigurtë nënjë vrimë mali ku u fut i bindur se prej andej do të dilte i mbuluar me puplat e arta të njëhistorie përrallore, u kthye në Tiranë me një ide të re: Ai ishte rimishërimi i Mikelanxhelos!Filloi të çukiste gurë të mëdhenj me një pasion siç vetëm Kuqi mund ta kishte kur i hiptenë kokë të bindte botën për madhështinë e tij. Në ato kohëra të zymta, kur pakkushgjente fuqi të bëhej optimist, ai më betohej se do të shkonte një ditë në Karrara për tërifilluar punën e lënë përgjysëm nga Mikelangjeli.

Dashuronte marrëzisht një shtojzovalle, të fejuar qysh kur nuk mbahej mend menjë goxha djalë dhe, kur krejtësisht i dehur, shtriqej mbi të ashtuquajturin krevat, njësipërfaqe e rrafshuar njëfarësoji ku mblidhte kockat për t iu dhënë krahëve të gjumit,Kuqi përsëriste të njëjtën pyetje, A ta ndaj nga burri? . Me këtë gozhdë në zemër e gjetihapja e dyerve të ambasadave drejt të cilave rimishërimi i Mikelangjelit rendi ndër tëparët duke e kërkuar në brigjet e Italisë kalin e arit që nuk kishte arritur ta gjente nëmalet e të parëve.

Gojëdhanat thonë se e mbajti frymën në Karrara, tek mermeri i preferuar iMikelangjelit dhe se aty u dashurua me Glorian, një vajzë e bukur, e cila po të jetonte nëShqipëri do të quhej Lavdi. Sot e gjithë ditën jeton asaj ane, në paqe, i rrethuar ngamermerët e çmuar që me shekuj pritën ringjalljen e tij, i pushtuar nga dashuria e zjarrtëe Glorias dhe padyshim nga vegimet e pandara, të cilat nuk është çudi që një ditë tangrenë peshë nga Karrara e shumëndërruar dhe ta hedhin në aventurën e rindërtimit tëKalasë së Rozafatit. *

nga lulet e fushës së luftës për krijimin e Njeriut të Ri

Një muzg i verdhë akull i bëhej kornizë godinës së murrme të stacionit të trenitMilano - Centrale. Ishim një dërgatë prej shtatë a tetë intelektualësh që qysh prej mëngjezitprisnim në lulishten përpara stacionit veturat e disa vëllezërve kosovarë, të cilët do tëvinin nga Zvicra për të na marrë e shpënë në Bernë me rastin e një mbledhjeje ku atavetë na kishin ftuar të merrnim pjesë. N nandë e gjys kemi me qenë me kerrat ke stacionii trenit n Millano , na kishin siguruar vëllezërit, dhe ja ku po i afroheshim nandegjysëssë darkës pa shquar ende ndonjë kerr në horizont. Përgjatë gjithë ditës vinim vërdallëlulishtes në mes të së cilës çantat tona formonin një mullar të vogël igeliti që kulmontelart me dy brirët e dhisë së montuar në fund të bishtit të një çiftelie, shkonim e vinim nga

Letra shqipe

Page 41: perpjekja_09

Përpjekja 41

stacioni ku kullosnim sytë nëpër vitrinat e dyqaneve, komentonim fytyrat e kalimtarëveapo surretërit e qenve që me kalimin e kohës na dukeshin përherë e më armiqësorë,pinim ujë në një shatërvan krah stacionit për të qetësuar stomakun që ankohej nga punae rëndë e bluarjes së ushqimeve të thata që kishim marrë me vete, dhe prisnim, prisnim,prisnim.

Sapo u çlirova nga radha ime e rojes së mullarit, i cili ishte rrethuar me eshtrapulash, shishe të boshatisura vere të Kombinatit Ali Kelmendi , kuti të zbrazëtasardelesh, lëvozhgë vezësh të ziera e kikirikësh të papjekur, qese plastike që shkëlqeninnga yndyra e djathit, qofteve a byreqeve të përtypura në orët e pritjes, i dhashë këmbëveedhe njëherë për nga stacioni gjithë duke shpresuar se do të ishte vajtje-ardhja ime efundit në atë copë lulishteje të mirëmbajtur që ishte katandisur brenda një dite si Syri iKaltër në Sarandë pas një pikniku të kolektivit punonjës të Fabrikës së Gozhdë-BullonaveKavajë.

Në kapërcyell të njërës prej portave të mëdha dëgjova emrin tim, dikush mëthërriste. Ktheva kokën nga zëri me shpresën e madhe që, më në fund, kerrat mbrritën,por nja dhjetë metra larg meje shquajta një djalë të panjohur që po vinte buzëgaz për ngaunë. Që ishte shqipo i Shqipërisë këtë e kuptova menjëherë nga fytyra e tij e sidomosnga një balluke romantike që i derdhej si trëndafil mbi ballë. Ç kemi profesor? , mëzgjati dorën shqipua, të vumë re nga larg , vazhdoi duke më treguar një grup tre-katërvetash që shihnin nga ne dhe na e bënin me dorë të afroheshim. Duke bërë për andejnjoha njërin syresh, tiranas, ish-sportist, pak më i madh në moshë sesa unë. U përqafuampatriotikisht dhe ia filluam muhabetit. Ishin nga të 2 korrikut. Ndërkohë që mëbombardonin me pyetje për Shqipërinë, një veturë e bukur na frenoi përballë, buzëtrotuarit, dhe njëri nga djemtë u largua nga grupi e u fut në veturë pasi më dha dorën emë tha, Ciao .

Shkojmë pijmë një kafe brenda në stacion se thamë , i ftova djemtë. Ata mëpanë me habi, kurse ish-sportisti m u përgjigj, Do t kishim ftu vetë se na ke ardh mik,po ne jemi t u punu e s lujm dot prej knej . Romantiku me balluke qeshi, Mos u çuditprofesor, ekonomi tregu është kjo. Kërkesë-ofertë! . Do të kisha dhënë gjithshka që takisha kuptuar vetë se çfarë ofronin ata djem rrëzë murit të lartë të stacionit të trenit e tëmos ua kisha bërë pyetjen idiote, Po çfarë ofroni ju këtu? , sepse mënyra sesi Romantikumë tha, Sumën , më ngjethi mishtë. Hë mër Ed mo , shtoi ish-sportisti për të mëndihmuar të dal nga shtangia, se mos kemi no i far sume ne qi ta majm me kimet! Na eqiu Enveri sa i desh suma e s na dha as i lek s na dha, kurse italioni t jep pare o vlla! .E di si është puna o profesor , vuri qershinë mbi tortë Romantiku, ti nuk më mban

mend. Unë kam qirë kokën me trombë në Institut të Arteve, e ç fitova nga gjithë ajofrymë që nxorra duke i rënë trombës? Ika në Greqi, punova si shkërdhatë në ndërtim eku të duash ti dhe nuk fitoja as çerekun e asaj që fitoj me këtë punë. I vetmi problemështë babai, e shikon që i dërgoj goxha para dhe kujton se i kam nga puna në ndërtim.Më gjej një vend edhe mua se erdha - më thotë sa herë flasim në telefon. Po ti e kuptonvetë o profesor që plaku im s ka bythë për këtë punë! . Nuk merrja dot veten dhe ashtukot, siç ndodh ndonjëherë kur do të dalësh nga situata dhe në fakt e qelb më keq muhabetin,i pyeta gjysëm me fjalë e gjysëm me duar, Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive? .Aty e mori fjalën i treti, një lushnjar trupvogël dhe gjithë pika në faqe, E di si, ja mendoje

Letra shqipe

Page 42: perpjekja_09

Përpjekja 42

vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë bytha dhetë fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë mut me loqe e në fund të fundit tëmarrësh po ato para?! . *(disc error)********(disc not able to read this text)**********************************(please stop!)*(mission impossible)*

********************************************************************************* *********************** ************ **Vërtet, si është më mirë?! , përsërisja si i dehur vetmevete teksa kthehesha për

të kushedisesatën herë tek mullari.

lule nga lëndina e të vdekurve të gjallë

Kur, aty nga ora njëmbëdhjetë e natës, feksën përballë nesh kostumetngjyrëmanushaqe të vëllezërve kosovarë, u ngritëm të gjithë më këmbë siç do të ngriheshintë rënët, zhbëmë lapidarin me çanta dhe rimorrëm udhëtimin që m u duk po aq i gjatë savetë çështja shqiptare. Sot e gjithë ditën nuk e kuptoj sesi kemi bërë ashtu të ngjeshur siçishim në tre kerrat e vëllezërve tanë. Gjithsej dymbëdhjetë vënde për dhjetra, qindravetë, njëri më i rëndë e më voluminoz se tjetri! Ja për shembull, në Fordin e tipit tëfundit ku udhëtova unë, pa marrë parasysh çantat dhe fantazmën e Enver Hoxhës qëhidhej nga kerri në kerr, kujtoj se udhëtonte Intelektuali Mustaqekuq, një vëlla iporsanjohur, një tjetër vëlla i njohur paradokohësh, Dedë Gjon Luli, Gjinekologia megjithëçiftelinë e pandarë, Gavril Dara i Nipi, një Femi apo Feim i mbiquajtur Zoti Hagani,Bajram Curri, Fadili i Lidhjes së Shkrimtarëve, Hazreti Lenin, shtatë shaljanë, futbollistëtDemollari, Pano dhe Fadil Vokrri, Paçi nga Hollivudi dhe afërmendsh dy presidentët etrojeve shqiptarë, të cilët gjendeshin njëkohësisht në të tri kerrat. Në veturën pas, përveçdy të kudondodhurve, ishte një njeri të cilin nuk dua ta përziej me këtë rrëfim, Këngëtarjae Bukur, familja mbretërore shqiptare, Nënkryetari i Komitetit *(discerror)********(disc not able to read this text)*************************************************************(please stop!)*(mission impossible)*

Por këtu nuk do të tregoj për tubimin e organizuar për të krijuar një strukturëmadhështore koordinimi të Botës Shqiptare i cili vajti e mbaroi me një të shtënë revolejedhe me klithmën e atij që shtiu duke thënë, Votoni për nënkryetarët se posti i kryetaritmë takon vetëm mua! . Nuk do të përshkruaj as duartrokitjet që e shoqëruan zgjedhjenvirile të atij kryetari dhe as koncertin maratonë që e pasoi tubimin, ku një daulle estërmadhe rrekej të mposhtte dhjetra çifteli të palodhura.

Do të tregoj vetëm se ç ndodhi pasi, hap e mbyll sytë, vëllezërit kosovarë i përpiudheu dhe ne ndjemë atypari se ishim në një vend që nuk bënte pjesë në hartën e madhetë Shqipërisë. Mullari u riformua nën një shi të imët e kësaj here pa dy brirët e dhisë nëkaptinë sepse Gjinekologia ishte zhdukur bashkë me çiftelinë dhe, siç u muar vesh mëvonë, në ato çaste ngrohte gjoksin pranë një zjarri patriotik. Këngëtarja e Bukur, fare ere në moshë, e brishtë në trup dhe krejt e huaj ndaj gjithë asaj lukunie burrash të gjallë etë vdekur, të cilët gati sa nuk i kishin marrë frymën me ofshama të rënda nacionalizmi,gjeti më në fund hapësirë për të nxjerrë zërin e saj të mrekullueshëm. Me fytyrën ngaqielli që e përkëdhelte me pika shiu, ajo ishte e vetmja gjë njerëzore në ato ditë të mbushurame mëndjemadhësi e dashuri vrastare për atdheun. Ai zë i ngrohtë kishte tërhequr pranë

Letra shqipe

Page 43: perpjekja_09

Përpjekja 43

mullarit tonë një të huaj, një njeri të mbiedukuar e zemërartë, i cili, porsa Këngëtarja eBukur mbaroi këngën, duartrokiti fillikat dhe na ftoi të gjithëve në shtëpinë e tij të madheku na shtroi bukë e çarçafë të bardhë për secilin.

Të nesërmen në mëngjez, pasi i dhuroi dërgatës sonë gjysmën e garderobës dhee pa që mund të merrnim edhe më shumë, na çoi në një dyqan me rroba të vdekurish qëfamiljet e të ndjerëve i kishin lënë aty për t ua shitur me të lirë hallexhinjve të kësaj bote,aq lirë sa me paratë e pakta të dërgatës mund të blihej gjysma e dyqanit. Këngëtarja eBukur ia dha të qarës pa gjetur forca ta kapërcente pragun e dyqanit, ndërkohë intelektualëtbënin pazar për të ulur çmimet. Intelektuali Mustaqekuq doli vjedhurazi pa i paguarpantallonat e një të vdekuri, të cilat, pasi i veshi për provë , i mbajti veshur midisbrekëve dhe pantallonave të të gjallit.

Më vonë, kur foli në Kongresin e Reformimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dheArtistëve kishte të veshura pantallonat e të vdekurit.

nga lulet e nderit dhe qederit

[Shën. i botuesit: Këtë pjesë kompiuteri nuk e deshifron dot fare. Vazhdon të nanxjerrë *(disc error)******** please stop!)*(mission impossible)*]

Letra shqipe

Page 44: perpjekja_09

Përpjekja 44Letra shqipe

Erind Pajo

LETËRSIA NË SHQIPËRI SI LETËRSI "në"

Pavarësisht nga inercia bashkëbisedore e gjuhës dhe sygjerimet e logjikëstradicionale, në përgjithësi ka më tepër kuptim të flitet në termat e letërsia në njëvend , sesa letërsia vendore . Përdorimi i dyfishtë i termave Letërsia Shqiptaredhe Letërsia Shqipe nga kritika tradicionale është përveçse ngatërrues, madje ipakuptimtë. Mund të thuhet të paktën se këto dy nocione nuk janë domosdoshmërishtpjesë e njëri tjetrit, dhe në raste përjashtimore nuk kanë të bëjnë asfare me njëritjetrin. Nëse me marrëveshje letërsia shqiptare do të nënkuptonte letërsinë eshqiptarëve apo/dhe Shqipërisë , kjo do të thotë se pasi të zgjidhej po memarrëveshje se çfarë do të quhet Shqipëri dhe cilët do të quhen shqiptarëletërsia shqiptare do të nënkuptonte: ose letërsinë e prodhuar ose/dhe konsumuarnga shqiptarët , ose letërsinë e prodhuar ose/dhe konsumuar në Shqipëri , ose sëbashku: letërsinë e prodhuar ose/dhe konsumuar nga shqiptarët në Shqipëri . Ngaana tjetër, letërsia shqipe si term do të barasvlerësohej nga termi letërsia nëgjuhën shqipe , dhe do të nënkuptonte përkatësisht letërsinë në gjuhën shqipe .Pra jo nevojshmërisht letërsia shqiptare dhe letërsia shqipe do të ishin e njëjtagjë. Në rastin e letërsisë së konsumuar nga shqiptarët , letërsia shqiptare do tëkishte qenë çdo lloj i letërsisë si art, shkruar origjinalisht bie fjala në gjuhën japoneze,nga një autore koreane, dhe e lexuar në origjinal nga lexuesi shqiptar japonisht-folës gjatë një udhëtimi me avion mbi Vietnamin në luftë, apo në rrugën ajro-letrareMoskë-Tiranë. Gjithashtu do të nënkuptonte letërsinë e shkruar në gjuhën amerikanenga autoret shqiptare, dhe të konsumuar po në këtë gjuhë nga lexueset shqiptare nëSHBA. Në rastin e letërsisë së prodhuar në Shqipëri , kjo do të nënkuptonte përshembull edhe vjershat e ushtarakëve holandezë, shkruar në holandisht në Shqipëri,të lexuara në holandisht në Shqipëri nga një pjesëtar i delegacionit holandez të tëdrejtave të njeriut që viziton Shqipërinë vite më pas. Në rastin e tretë do tënënkuptoheshin po këto vjersha, lexuar në holandisht nga azil-kërkuesit shqiptarëholandisht-folës, në kohën pasi qeveria e Holandës i ka kthyer ata mbrapsht nëvendin e prejardhjes. Përsa i përket letërsisë në gjuhën shqipe , këtu mund të hyjë

Autori, një nga intelektualët e shumtë që kanë emigruar vitet e fundit, jeton sot në Hollandë kupunon si përkthyes. Këtë pjesë për Përpjekjen e kanxjerrë nga studimi i tij Letërsia në Shqipëridhe në Holandë: Një përqasje krahasuese, Nëntor 1994.

Page 45: perpjekja_09

Përpjekja 45Letra shqipe

çdo lloj shkrimi letrar, shkruar fillimisht bie fjala në spanjisht, nga bie fjala autorëargjentinas dhe francezë, përkthyer në gjuhën shqipe nga bie fjala një përkthyeserumune, dhe lexuar gjatë kohës së lirë në këtë gjuhë nga punonjësit shqip-folëstë Ambasadës së Sao Tome e Principe apo të cilitdo shtet tjetër të akredituar nëTiranë. E thënë përmbledhtaz, këto dy terma, sidomos në rastin e përdorur papërkufizim, por veçsa të marrë si të ditur, do të krijonin pasaktësi, do të referoninnjëherazi gjithkah dhe askund.

Pa synuar arritjen e një përkufizimi përfundimtar dhe objektiv -- e kur debatipër këtë tashmë vazhdon prej mijëra vjetësh -- për të arritur tek një përkufizimpërdorimi, fillojmë me supozimin se në përdorimin e përditshëm dhe bashkëbisedortë termit, zakonisht me letërsi nënkuptohen shkrimet, librat në përgjithësi. Kjomënyrë të kuptuari, që e lidh nocionin e letërsisë së pari e kryesisht me nocionin eshkrimit, natyrisht ka të bëjë me kontekstin e shoqërisë me të cilën jetojmë; në tëvërtetë fillimet e letërsisë duket se kanë qenë gojore. Gjithsesi, duke vlerësuarfaktin se ato ishin të shkrueshme (ne i kemi ndeshur veç të shkruara), dhe dukepatur edhe mbështetjen e konceptit të de Saussure se shkrimi nuk është veçse njësurrogatë e ligjërimit e zhvilluar më pas , kjo mënyrë të kuptuari del se ështëpërfshirëse. Meqenëse letërsia zhvillohet brenda përdorimit të (shkruar) të gjuhës,ndërkohë që jo i gjithë përdorimi (i shkruar) i gjuhës mund të klasifikohet si letërsi,të qenët në formë të shkruar, apo të shkrueshme e një pjese të kufizuar të ligjëratës,nuk është mjaft për ta cilësuar atë letërsi. Nisur nga qëllime praktike, përgjatë këtijstudimi, nuk do të konsiderohen letërsi përdorimet e gjuhës jo në formë të shkruar,as edhe shkrimet e ndryshme etiketuese, apo ato me vlerë referenciale konkrete,tekstet shkollore, tekstet e reklamave, raportet e ndryshme, shkrimet e gazetarisë,manualet teknike, fjalorët etj. Brenda grupit të shkrimeve e librave në përgjithësi ,me letërsi do të kuptohet vetëm letërsia si art, çka është shkruar nga autori si etillë, dhe që botohet, dhe i ofrohet lexuesit si e tillë.

Enciklopedia Britanike në një nga botimet e saj të fundit mbështet pikëpamjendhe përkufizon se letërsia është përdorimi i gjuhës për të shkaktuar kënaqësi .Duhet bërë këtu dallimi midis letërisë dhe efektit të kënaqësisë letrare. Duke pranuarse këto janë koncepte që relatojnë tek njëri tjetri jo në një marrëdhënie varësie, unënuk bie në kontradiktë duke pranuar se e gjithë letërsia prodhohet me qëllim që tëshkaktojë kënaqësi letrare, por ama jo çdo shkrim që shkakton kënaqësi letraremund të quhet letërsi. Në kuptimin e sipërpërmendur, vlerësohet si letërsi çfarëdoshkrimi që është përdorim i gjuhës i bërë nga një autore me qëllimin e shkaktimittë kënaqësisë , dhe ofruar lexueseve nga botuesja me po të njëjtin qëllim. Nëdallim nga Enciklopedia Britanike që më tej disklasifikon si letërsi veprat e nivelittë ulët , duke i dhënë përparësi subjektivitetit të lexuesit apo/dhe kritikut përparaatij të autorit apo/dhe botuesit, këtu klasifikohen si letërsi vepra të tilla, që për dikëmund të jenë të nivelit të ulët apo, siç është bërë ves të quhen, mediokër , mekusht që këto të jenë shkruar si letërsi, dhe të jenë botuar e ofruar lexuesit si të tilla.Nga ana tjetër nuk konsiderohen letërsi shkrime që rastësisht dhe jo-qëllimisht kanë

Page 46: perpjekja_09

Përpjekja 46Letra shqipe

vlerë letrare apo shkaktojnë kënaqësi. Ngusht, dhe nga pikëpamja teknike, letërsido të përkufizoheshin tekstet e shkruara me qëllimin e shkaktimit të kënaqësisë(letrare), dhe të botuara me këtë qëllim. Shkaktimi (si rezultat) i kënaqësisë letrare,qëllimi i shkaktimit të kënaqësisë letrare, ndjesia artistike e lexueses, ndjesia artistikee autore/botueses, si edhe influencat shoqërore, mendore etj. të gjithë këtyre, nukjanë parametra të ngrirë, por të tillë që bashkëveprojnë dhe ndërthuren aq ngusht samadje edhe për qëllime studimi dhe me ndihmën e përkufizimeve, përsëri ështëvështirë ti ndash nga njëri-tjetri. Siç duket prej përvojës, ata janë gjithashtu shumëtë ndjeshëm për ndikimet e njëri tjetrit.

Këtu synohet të shtrohet ideja se letërsia, e sidomos kur është fjala për letërsinënë një vend të caktuar, edhe kur qëllimi është të studiohet si njësi krejtësisht mëvete, duhet vështruar në kornizën e procesit të komunikimit letrar brenda të cilit ajondodh. Studiueset e letërsisë dhe të procesit të leximit, sado që të ndryshojnë prejnjëra tjetrës nga pikëpamjet që kanë mbi letërsinë, marrëdhëniet e varësisë nëprocesin e komunikimit letrar, rolin e teksit dhe të autorit, interpretimin, rolin egjuhës, e të tjera, pranojnë përgjithësisht si një skemë fillestare shenjuese për procesine komunikimit letrar, skemën e mëposhtme:

Dërguesi Dërgesa Marrësi.

Ku, përafërsisht, Dërgesa supozohet se është teksti letrar , Dërguesiautorja, e Marrësi lexuesja.

Siç u përmend, kjo është vetëm skema fillestare, e cila në varësi nga teoritëqë influencojnë studiuesen dhe nga zgjedhjet e saj, plotësohet në mënyra të ndryshmedhe me pikësynime të ndryshme. Bie fjala midis dy gjymtyrëve të para të skemës,Dërguesja Dërgesa, hyn të paktën botuesi. Dhe midis dy gjymtyrëve të dyta,Dërgesa Marrësja, hyn të paktën kritika letrare.

Duke filluar me pikëvështrimin mbi letërsinë, e cila pak a shumë përputhetnë skemën e sipërpërmendur të Greimas me Dërgesën , dhe pas disa modifikimevetë vogla të mëtejshme që do t i bëhen kësaj skeme, mund të vazhdohet mepërkufizimet e elementeve të tjera. Duke e zëvendësuar pra Dërgesën me Letërsinë,dhe duke u bazuar në logjikën e përvojës në procesin e komunikimit letrar, më tejdo të zëvendësohej Dërguesja me Autoren / Botuesen; dhe Marrësi me Kritiken/ Lexuesen. Skema e mësipërme pas këtyre zëvendësimeve do të ngjante përafërsishtkështu:

Autorja/Botuesja Letërsia Kritikja/Lexuesja.

Funksioni fillestar për të nisur me përkufizimin e Autorit / botuesit do tëishte se ata krijojnë Letërsinë, e thënë më mirë, janë në marrëdhënie krijimi me

Page 47: perpjekja_09

Përpjekja 47Letra shqipe

letrësinë. Përshtypja fillestare nga kjo skemë për lexuesin / kritikun është se atyreu ofrohet letërsia, apo, e thënë më mirë, ata janë në marrëdhënie të ofrimit, dhe tëkonsumimit me letërsinë.

Brenda kufijve të kësaj skeme, procesi i komunikimit letrar nis me Autorin.Autori shkruan veprën letrare, e thënë më mirë, autorja shkruan versionin e saj tëveprës letrare, që në kohën e përfundimit të procesit të të shkruarit, ende nuk ështëvepër letrare. Për t u bërë letërsi, kjo vepër letrare (ende-jo vepër letrare) duhet tëkalojë procesin e botimit, dhe t i ofrohet lexuesit. Gjatë këtij procesi të botimit,ende-jo vepra letrare kalon nëpërmes ndryshimeve të ndryshme, dhe në mbarim tëkëtij procesi, nëse botohet dhe i ofrohet lexueseve, ajo ka arritur të shndërrohet nganjë ende-jo vepër letrare, në një vepër letrare; kjo e fundit në kuptimin vepër letraresi njësi përbërëse dhe pjesë e letërsisë në vendin në fjalë.

Ndryshimet gjatë procesit të botimit, pavarësisht se disa nga ato ose tëgjitha ato fizikisht mund të sillen në vepër nga autorja, janë, së paku për njëpjesë të mjaft të madhe në mos tërësisht, vepër e botueses. Kështu që mund tëthuhet se letërsia nuk është produkt vetëm i autores, por është produkt i përbashkët,sa i autores, edhe i botueses. Ky sqarim përcaktimor është i nevojshëm në kushtete nënkuptimit që ka termi autore brenda kornizës së komunikimit gjuhësor. Kjoe vë autoren në marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe kufizuese autorësie me veprënletrare, duka ia mohuar të njëjtën marrëdhënie çdokujt që nuk përfshihet nënemërtimin autore .

Duke mos patur qëllimin e përcaktimit të një marrëdhënieje varësie në këtërast, dhe sidoqë është e dukshme se letërsia është produkt i përbashkët, unë do tëndjek parimin kronologjik, dhe do të vendos në rradhën e parë të nënpërbërësvezëvendësues të termit Dërguesja në skemën në fjalë, autoren. Kjo për faktin seajo në rrjedhën më të zakonshme të ngjarjeve fillimisht e propozon letërsinë dukeofruar variantin ende-jo-letërsi të saj. Botuesja zë sipas kësaj rradhitje kronologjikevendin e dytë, sepse sjell--së paku influencon--ndryshime mbi variantin e propozuarfillimisht nga autorja. Por, siç u përmend, letërsia është një rezultat i arriturpërbashkësisht prej të dyve, autorit dhe botuesit.

Nga ana tjetër, prej shkakut të kronologjisë së sipërpërshkruar, kronologji ecila favorizon--ndër të tjera edhe nëpërmjet nënshtrimit të rrjedhës së ngjarjevekornizës gjuhësore--procesin e dhënies së autorësisë atij që ne quajmë autor , pasivepra ka kaluar procesin e botimit dhe hyn në procesin e shtypit për t iu ofruar mëpas lexueseve, ajo konsiderohet si ekskluzivisht e prodhuar prej autorit, dhe mbanemrin e tij si pronar i vetëm i autorësisë. Autorësia e botuesit mbi të mohohettërësisht prej këtij çasti. Fakti se botuesi përmendet, herë thjesht duke shtypuremrin e entit botues në faqet e fillimit, e herë duke përmendur dikë--apo edhe tëgjithë--redaktorët, recensentët, korrektorët, e të tjerë, ka të bëjë kryesisht me anën eofrimit--e thënë reduktuar, siç edhe kjo zakonisht kuptohet, dhe prej nga e kaorigjinën, me anën tregtare--të procesit të komunikimit letrar. Përgjithësisht, askushnuk i njeh autorësi botuesit. Duke marrë se kjo ka ndodhur historikisht (së paku nëtraditën letrare europiane) mund të sygjerohet se mosnjohja e autorësië botuesit ka

Page 48: perpjekja_09

Përpjekja 48Letra shqipe

shkaktuar efekte në procesin e komunikimit letrar dhe i ka dhënë një formë të caktuaratij. Nëse autorësia do t i ishte njohur historikisht edhe botuesit, i gjithë procesi ikomunikimit letrar do të kishte qenë mjaft ndryshe. Duke shkuar më tej, mund tësygjerohet pra se fakti i njohjes së autorësisë veç autorit, ka influencuar në procesine rrëmbimit, dhe pasjes së autorësisë prej autorit. Kjo është në të vërtetë jo një çasti vetëm në tërësinë e procesit të komunikimit letrar, por një proces i tërë, i cili mundtë shpjegohet më lehtë si i përbërë nga një sërë çastesh kyçe, të lidhur -- shpesh nëmënyrë pak të dukshme -- me njëri tjetrin dhe që gjenden përgjatë të gjithë procesittë komunikimit letrar. Kështu, respektimi i pronësisë mbi autorësinë veç prej autores,i marrë si fakt i vërtetë dhe i padiskutueshëm, ka influencuar që midis të tjerashedhe vetë botueset, të cilat kanë pjesë në autorësi dhe bashkë-krijojnë veprën meautoret, të besojnë në autorësinë e veprës si pronë e autores. Ky besim ndikon kandikuar historikisht në frenimin e lirisë krijuese të tyre, dhe dhënien autores të mëshumë të drejtave autoriale mbi veprën, edhe se prej vetë botueses. Duke qenë seautorja është influencuar nga dukuria e sipërpërmendur, ajo tërësisht beson se vepraletrare është krijim vetëm i saj, dhe se ajo është e vetmja që tërësisht zotëron tëdrejtën autoriale mbi të. Në këtë mënyrë edhe ajo nis të bëhet më pak bashkëpunuese,dhe shpesh më e vështirë në pranimin e bashkëpunimit të botueses. Pra pavarësishtse në të vërtetë të dyja kanë faktikisht marrëdhënie krijimi me veprën letrare, roli iautores, duke u trajtuar për inerci si më i rëndësishëm, edhe nis të bëhet faktikishtmë i rëndësishëm. Kjo vlen së paku për atë pjesë të letërsisë, e cila kanonizohet,dhe tradicionalisht njihet si letërsi, pra për atë letërsi që faktikisht është vetëmnjë pjesë e letërsisë, e vlerësuar nga pikëvështrimi i disave si letërsi e nivelit tëlartë artistik . Por siç dihet, ka edhe marrëdhënie autor-botues brenda procesit tëkomunikimit letrar ku botuesi përcakton qysh nga fillimi gjithçka në lidhje me veprënletrare, dhe ku autorja veç sa duhet ta zbatojë praktikisht (ta shkruajë) atë, pra ështëtë thuash krejtësisht në pozitën e zbatueses. Për t u përmendur këtu është rasti iromancës, midis të tjerash. Në fakt, romancat, njihen si të shtëpive botuese, emrate autoreve janë në një shumicë mjaft të madhe fiktivë, dhe përdoren njëherësh ngadisa autore faktike (lexo: zbatuese, apo realizuese të veprës së para-krijuar ngabotuesja) si pseudonime. Romancat njihen si ato të botuara nga të thuash Harle-quin, dhe jo si vepra të autorit. Duhet përmendur ama se shumica e veprave të kësajkategorie padrejtësisht nuk konsiderohen si letërsi. Duke qenë letërsi të një nënllojitë veçantë, të një cilësie tjetër, atyre padrejtësisht u mohohet qenia letërsi. Atonatyrisht që konsiderohen si vepra letrare, si njësi përbërëse dhe pjesë e letërsisë nëvendin në fjalë. Por ama ky proces është gjithherë i kufizuar tek njëfarë pike mevlerë të konsiderueshme, gjithmonë mjaft e ndryshme nga pika ekstreme ku roli iautorit do të ishte 100% dhe roli i botuesit 0%. Pra, megjithqë autori pretendon,dhe në mëndjen e shumicës madje zotëron, autorësi të plotë direkte mbi veprën,faktikisht, ky zotërim madje as që synon të shkojë drejt 100%. Ai synon përkah njëvlerë që është gjithmonë mjaft më e vogël se kaq. E shprehur në një mënyrë tjetër,gjithmonë vjen një çast kur botuesi merr vendim autorial mbi veprën, pavarësishtnga autorësia e autorit, dhe autori e pranon këtë vendim, këtë autorësi të botuesit--qëtë paktën deri në njëfarë mase është domosdoshmërisht ndjeshëm më e madhe se

Page 49: perpjekja_09

Përpjekja 49Letra shqipe

zero, por zakonisht më e vogël se 100%--me qëllimin e kthimit të veprës nga gjendjaende-jo-letërsi, në gjendjen letërsi.

Deri këtu, duke synuar t i jap autores vendin faktik që ka, pavarësisht ngamënyra se si është arritur tek ky vend, zëvendësueset e termit Dërguesja të skemës,do të ishin në një marrëdhënie midis njëra tjetërs që mund të shprehej me anë të njëshigjetëze siç vijon: Autorja Botuesja, apo më mirë: Autorja Botuesja Autorja. Siç sapo u sqarua, i influencuar nga tradita dhe opinioni me bazë konfuzionigjuhësor i shumicës, botuesi vetë, megjithqë është i ndërgjegjshëm për pjesën e tijtë autorësisë mbi veprën letrare, në fakt është i ndrydhur për ta ushtruar lirshëmkëtë autorësi. Përvoja tregon se në një shumicë mjaft të madhe rastesh, ndryshimetfizikisht sillen në vepër nga vetë autori. E kjo do të thotë se botuesi që ështëshkaktari i tyre, i sjell ato nëpërmjet autorit. Pra procesi kalon pak a shumë nëformën e treguar në skemë: autori sjell tek botuesi formën ende-jo letërsi të veprësletrare; botuesi vendos çka duhet bërë që vepra të kalojë në gjendjen letrare; botuesii parashtron autorit vendimin e tij; autori pranon dhe sjell ndryshime në vepër;vepra në këtë gjendje të re të ndryshuar shtypet, i ofrohet lexuesit, me fjalë të tjerakalon në gjendjen letërsi. Në rastin kur autori nuk është një me vendimin e botuesitpër ndryshimet autori propozon një zgjidhje tjetër, e cila mund të quhet vepraende-jo-letrare, që do të thotë pra cilado nga variantet e veprës ende-jo letërsi. Ashtusi për versionin e propozuar fillimisht prej autorit, vetëm pas vendimit autorial tëbotuesit, kjo vepër mund të kthehet nga gjendja ende-jo-letërsi, në gjendjen letërsi.Dhe prapë këtu, ndryshimet fizike ka mjaft gjasë se i sjell autori, i cili i bindetvendimit autorial të botuesit dhe skema vetë do të kalonte në fazën e mëtejshme:

Autorja Botuesja Autorja Letërsia Kritikja/Lexuesja

Sa i përket lexueses dhe kritikes, fjala është vetëm për lexuesen / kritiken eletërsisë. Për nisje, fjalori do të përcaktonte si lexues dikë që okupon vetveten meprocesin e leximit , proces i cili ndërkohë po sipas fjalorit është inspektimi, dheinterpretimi i heshtur, apo thënia me zë (e shkronjave, fjalëve, fjalive, etj.) përgjatëkalimit të syve apo gishtave mbi shenja të shkruara, shtypura, gërryera, apogdhendura.

Në këtë mënyrë, fillohet përkufizimi me hamendjen e parë se lexuesi i letërsisëdo të jetë një lexues çfarëdo që po lexon një vepër letrare (vepër e shkruar meqëllimin e shkaktimit të kënaqësisë letrare, dhe që është pjesë e letërsisë), gjë qërrjedhimisht sjell në kufizimin e lexuesit të letërsisë si kushdo që është i aftë tëlexojë dhe okupon vetveten me procesin e leximit të një vepre letrare. Prejpërkufizimit të cituar më sipër nga fjalori, do të mendohej se personi që vetëokupohetme leximin e letërsisë është lexues veç përgjatë kohës kur ajo/ai është duke e kryerkëtë proces, pra gjatë kohës kur është duke lexuar. Para dhe pas kësaj kohe, i njëjtiperson nuk është lexues.

Në të vërtetë, e parë ngusht dhe jashtë kornizës së lexueses së letërsisë,lexuesi (në përgjithësi) është një kuptim që ka lidhje në rradhë të parë me procesine leximit, dhe veç më pas me personin që e kryen këtë proces. I njëjti person që

Page 50: perpjekja_09

Përpjekja 50Letra shqipe

potencialisht mundet të jetë lexues, para dhe pas procesit të leximit nuk është i tillë.Ama lexuesi i letërsisë, për të qenë në gjendje të plotësojë kushtet e të qenit lexuesletërsie, nuk mundet të jetë thjesht një lexues çfarëdo gjatë çastit që ky është dukelexuar një vepër letrare. Siç e vë në dukje edhe fjalori, procesi i leximit është midstë tjerash një proces interpretimi.

Procesi i leximit të letërsisë do të ishte rrjedhimisht një proces i interpretimit-- qoftë edhe veç për vetveten -- i veprës letrare që është duke u lexuar. Më tej, dukeqenë se vepra letrare është një objekt mjaft specifik, edhe interpretimi që ajo kërkonpër të arritur të lexohet (interpretohet), është specifik. Për të qenë në gjendje të bëjëkëtë lloj interpretimi lexuesi i letërsisë ka nevojë për së paku një lloj afërsie meletërsinë, gjë që do të thotë në rradhë të parë e kryesisht një parapërgatitje për tarespektuar dhe/ose lexuar dhe/ose interpretuar veprën letrare si letrare, si pjesë eletërsisë, gjithmonë brenda kornizës vetvetore të kuptimit të kësaj. Kjo arrihet nëselexuesi ose ka përvoja të mëparshme - prej përpara procesit të leximit - me letërsinë,ose të paktën është vënë në dijeni për të qysh përpara procesit të leximit nga burimetë tjera; ose të dyja së bashku.

Nga ana tjetër, studime klinike të psikologjisë së leximit kallzojnë se tëpaktën për një kohëzgjatje të konsiderueshme pasi lexuesi e ka mbyllur librin letrardhe sytë e tij nuk janë duke kaluar përgjatë shenjave, qendrat e leximit të trurit janëende në gjendje pune me ritme më intensive sesa normalet - ritme që janë mjaft tëngjashme me ato të gjatë procesit të leximit - gjë që mund të sygjerohet se ka të bëjëme faktin se të paktën procesi i interpretimit, qoftë edhe vetëm vetmevete, vazhdon.Pra lexuesja e letërsisë, edhe pas mbylljes së librit është ende duke lexuar . Siç upërmend, ajo majde ka qenë në njëfarë mënyre dhe mase duke lexuar qysh mëparë se të niste procesin e dukshëm fizikisht të leximit. Lexuesja e letërsisë ështëpra një kuptim i cili e kapërcen në kohë kuptimin e procesit të leximit.

Në përkufizimin e lexuesit të letërsisë, po aq rëndësi sa ka procesi i leximit,ka edhe vetë personi që e kryen këtë proces. Për ta qartësuar çështjen nga anagjuhësore, unë do të quaj lexues, siç e argumentova më sipër, personin e caktuar qëpotencialisht mund të kryejë procesin e leximit, apo/dhe që e ka kryer këtë procesnë të shkuarën. Lexuesi përkufizohet fillimisht si person, pavarësisht nga teksti qëlexohet.

Megjithqë unë nuk do të ndalem tek ata që e bëjnë kritikën letrare, më duhettë theksoj këtu se varet nga kryerësit e kësaj detyre mësimi dhe propagandimi se cilido të jetë rezultati i saj, dhe se cili do të jetë kundërveprimi i lexuesve ndaj vepraveletrare e mendimeve të caktuara, ashtu si ndaj të gjithë letërsisë në përgjithësi. Eduke qenë se këta kryerës të detyrës së kritikës janë subjektivë, dhe të influencueshëm,ajo që për dikë ndershmërisht mund të jetë më e mira dhe çka mendohet , përdikë tjetër mund të jetë më e keqja dhe çka askush s mendon. Qëllimisht unënuk po i futem këtu asaj që ka qenë edhe rasti i disa kritikëve dhe estetëve shqiptarëtë letërsisë dhe artit, të cilët bie fjala gjatë periudhës së diktaturës komuniste nëShqipëri propaganduan vepra dhe mendime të caktuara si të mira. Siç doli pasrënies së kësaj diktature, të njëjtët pretenduan se ata nuk kishin menduarndershmërisht kështu. Opinionet e tyre kishin qenë, sipas pretendimeve të po të

Page 51: perpjekja_09

Përpjekja 51Letra shqipe

njëjtëve kritikë, të forcuara, apo të vetëforcuara, në kushtet e diktaturës shtetëroredhe shoqërore. Për ta përcaktuar më mirë pra rolin e kritikës, unë do të thosha sekritika synon të manipulojë, nisur nga pozita subjektive, marrëdhëniet midis lexuesitdhe letërsisë.

Në përgjithësi funksioni i kritikës letrare për lexuesit nuk e luan vetëmmateriali direkt i shkruar, dhe i botuar si i tillë, por në të vërtetë një tërësi qëparapërgatit lexuesit për gjendjen e tyre duke lexuar dhe manipulon të gjithëkomunikimin letrar. Duke manipuluar lexuesit - pritësit e letërsisë - kritika letraremanipulon po aq - ndoshta edhe mjaft më tepër - autorët dhe botuesit. Duke qenë sekëta janë krijuesit e letërsisë, dhe manipulohen nga kritika pikërisht në lidhje meprocesin e tyre të krijimit, unë mund të them se kritika manipulon në fakt vetëletërsinë. Jo vetëm me dhënien e pikëvështrimeve të reja për letërsinë dhe mezgjedhjen e veprave letrare për të blerë, por edhe me manipulimin për rileximin eveprave të caktuara letrare, dhe në përgjithësi të parapërgatitjes së lexuesve për tëlexuar vepra të tjera letrare të caktuara. Lidhja midis lexuesit dhe kritikës, pra, dotë paraqitej me një shigjetë si kjo: Kritika Lexuesi, dhe gjithashtu në të njëjtënkohë Kritika Letërsia, e rrjedhuar nga Kritika Autori, dhe Kritika Botuesi.Një paraqitje përmbledhëse pra do të ishte siç vijon: Kritika Autori Botuesi Autori Letërsia Kritika Lexuesi

Studimi i letërsisë në një vend, do të niste me nxjerrjen e të dhënave në lidhjeme numrin e lexuesve, të librave letrarë të botuar, me klasifikimin se të cilit lloj janëato, me nxjerrjen e numrit të autorëve; e vetëm mëpastaj, në analizimin e këtyre tëdhënave dhe, ndodhshmërisht, të veprave konkrete letrare; kjo e fundit më së tepërminë termat e lexueshmërisë së tyre, e të pseve ndaj kësaj. Gjithashtu me vlerë ështënxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me procesin e botimit, ofrimit të veprës sëshkruar, dhe gjithashtu me kritikën letrare etj.

Shkencat shqiptare për letërsinë e kanë vënë shenjën e fillimit të letërsisëshqiptare me librin Meshari, të vitit 1555 të Gjon Buzukut. Është përmendur

thuajse rregullisht se shqiptarët e kanë shkruar gjuhën e tyre edhe më parë. Fakti sedokumentat mungojnë për këtë është shpjeguar zakonisht me ndodhitë në territorinku banonin shqiptarët në kohët më të vjetra, me luftërat që kanë ndodhur atje, e tëtjera. Megjithatë, duke u nisur nga të dhënat historike, duhet thënë se popullsiavetëm-shqip-folëse në Shqipëri ka qenë përveçse kryesisht e pashkolluar - do tëthotë se gjithashtu analfabete, që s mund të lexonte - edhe, krejt normale për shekujte mesjetës edhe në vende të tjera të Europës, e pazonja ekonomikisht t i kushtontekohë letërsisë së shkruar. Personat e një shtrese ekonomikisht më të lartë të shoqërisë,ata që nuk duhej domosdoshmërisht ta shpenzonin të gjithë kohën për të siguruarmbijetesën, dhe që kishin të ardhura të tepërta sa për të marrë në dorë libra, meshumë gjasë nuk ishin vetëm-shqip-folës, por ndodhshëm kosumonin libra/letërsinë gjuhë të huaja. Duket se librat letrarë në gjuhën shqipe gjatë kësaj periudhe nukmund të thuhet se kanë qenë vërtet të nevojshëm. Duke mos qenë të nevojshëm, atondaj edhe nuk janë shtypur - nuk kanë ekzistuar - dhe ndaj ne nuk i kemi sot si provatë qenies, në të njëjtën mënyrë siç e kemi mungesën e tyre provë të mosqenies. Kyargument është - për sa unë jam në dijeni - i pasygjeruar më parë nga ndonjë studim

Page 52: perpjekja_09

Përpjekja 52Letra shqipe

historik i letërsisë shqiptare. Kjo duhet të ketë ndodhur ndoshta për faktin e paraqiturgjerësisht në kapitullin e parë, se studimi i letërsisë tradicionalisht është bazuarvetëm në tekstet e shkruara, e thënë më mirë në tekstet e shkruara nga autorë tëcaktuar monopolizatorë të cilësisë së lartë letrare , dhe pa marrë parasysh mënyrëne funksionimit të procesit të komunikimit letrar. Ndoshta kjo është bërë edhe thjeshtnga arsye politike/ideologjike, me synim për ta mbështetur të vërtetën historike mbipopullsinë në Shqipëri me argumente false dhe të dobëta, kështu që ato të mund tëhidheshin poshtë më lehtë nga cilado përpjekje sado pak më serioze. Këtu unë nukpo sygjeroj se Meshari është i vetmi libër dhe se nuk ka asnjë libër tjetër të shkruarrreth asaj kohe në gjuhën shqipe. Sygjerimi është vetëm se ata nuk kanë qenë tënevojshëm në ndonjë numër të madh (qoftë titujsh, qoftë kopjesh) prej arsyes seshumë të paktët lexues të mundshëm - shqiptarët vetëm-shqip-folës që do të mundtë ishin lexues të mundshëm - ose nuk dinin të lexonin, ose/dhe nuk kishin mundësit i blenin/merrnin në pronësi ose/dhe nuk kishin kohë dhe vëmendje të mjaftueshmeti lexonin këto libra. Sociologjia e letërsisë dhe leximit sygjeron se - ashtu siç edheshifrat e prodhimit të librave, dhe çmimet e tyre kallzojnë - blerja e librave prejindividëve, dhe leximi vetëm për vete është një dukuri që nisi të bëhet populloreshumë shumë më vonë. Në një situatë të tillë, botuesit dhe shtypësit e librave ekanë patur të qartë se nuk ka fitime nga shtypja në gjuhën shqipe, dhe kështu që nuki kanë porositur askuj të shkruajë libra në këtë gjuhë. E natyrshme se këtë gjëshkrimtarët e kishin kuptuar vetë ndërkohë: të shkruaje libra në shqip ishte e kotë,askush nuk do të mund t i lexonte ato libra. Shtypja me sa duket është bërë vetëmpër raste analoge me të Mesharit, kur pagesa vinte prej dikah tjetër. Në këtë mënyrëKishës Katolike, të vënë për një kohë të gjatë në qendër të ironisë socialiste duhetqë, veç të tjerave, t i njihet merita e mundësimit të shkrimit të gjuhës shqipe. Citimii Marksit duke iu referuar atit të shenjtë, Papës së Romës, si një qelbanik kurrnac(për të dhënë para etj. etj.), duhet të plotësohet me citimin e faktit se një i tillëkurrnac ka qenë i vetmi që pagoi për shkrimin e shqipes, dhe bashkëmundësoi

kështu ekzistencën në shqip të ironisë socialiste pesëqind vjet më pas. Nuk epërjashtoj rastin se ka patur tek tuk në gjuhën shqipe edhe ndonjë botim tjetër, meshumë gjasë të përafërt nga përmbajtja me Mesharin e Buzukut, dhe se ndonjëkopje mund edhe të zbulohet në të ardhmen. Ndonjë zbulim i tillë i mundshëmmund të shërbejë si kuriozitet, dhe si provë materiale e shkrueshmërisë dhe shkruarjessë shqipes qysh përpara Mesharit. Por kjo, përveçse pa interes për shkencën eletërsisë, asesi nuk mund të ndryshojë atë që dukshëm ka qenë fakt: mungesën eshtresës së lexuesve të letërsisë në gjuhën shqipe në Shqipërinë e shekullit të 15dhe 16, dhe madje deri mjaft më vonë. Fakti i përmendur kaq dendur i ndodhjes sëshumë luftërave dhe konflikteve në territorin e Shqipërisë gjatë shekujve, nëvështrimin tim më tepër sesa provë e grabitjes/djegjes/shkatërrimit të librave, ështëprovë e mospasjes kohë/mëndje/nevojë për to, është provë e mosqenies së tyre.Sygjerimi im përforcohet gjithashtu nga ekzistenca dhe zhvillimi i asaj që ështëquajtur zakonisht letërsi gojore , e cila, kur e vështruar në mënyrë realiste dhe pambieuforinë tipike amatoresko-poetike që synon të sygjerojë pashpjegueshmërinëe një dukurie të tillë (dhe natyrisht ta lidhë atë me sygjerimin se ky popull i cili arriti

Page 53: perpjekja_09

Përpjekja 53

të kryente diçka të tillë lartshmërisht të pashpjegueshme, kushedi se ç vlera të tjeratë pazbuluara ka në vete e këso dore) duket se ka ekzistuar thjesht për të plotësuarnevojat letrare të paplotësuara dot ndryshe të lexuesve të mundshëm të asaj kohe.

Ndërkohë duhet të përmendet se në Shqipëri gjatë kësaj kohe, përveç letërsisëgojore që siç e përmenda zhvillohej për të plotësuar nevojat letrare të popullsisëvetëm-shqip-folëse, nga një pakicë lexuesish që njihnin gjuhë të huaja - dhe qëmund të lexonin në gjuhë të huaja - me siguri që është konsumuar letërsi në këtogjuhë. Këta persona që njihnin gjuhë të huaja - kryesisht latinishten - dhe që natyrishtishin edhe në gjendje të kishin në pronësi (apo së paku të mund të huaninpërkohësisht) kopje të librave të shtypura jashtë vendit, përveç që banonin largshtypshkronjave, natyrisht nuk përbënin një numër të tillë të madh që të interesoninbotuesit e huaj në krijimin e librave posaçërisht për ta. Pra gjasa është shumë emadhe se në këtë periudhë të shkrimit të Mesharit në Shqipëri është konsumuarnga ata pak lexues shqiptarë letërsi e krijuar për lexues të huaj. Gjatë kohëzgjatjesnë fjalë, nuk kemi të bëjmë me një proces të vetin të komunikimit letrar për këtëvend. Më tepër kemi të bëjmë me një pjesë të procesit të komunikimit letrar, qëfunksiononte si shtojcë rastësisht pjesëmarrëse në procesin e komunikimit letrar tëndonjë vendi tjetër.

Fakti se librat e shkruar nga autorë shqiptarë ishin në latinisht, sygjeronfaktin tjetër të thjeshtë se ato nuk i drejtoheshin lexuesve në Shqipëri. Ata personaqë lexonin në Shqipëri, që merrnin pjesë në procesin e komunikimit letrar, gjithsesimund t i lexonin këto libra në latinisht, ashtu siç lexonin zakonisht edhe librat etjerë. Është fjala kryesisht këtu për vepra si Rrethimi i Krujës (1504), dhe Historiae Skënderbeut (1508 - 1510) të Marin Barletit, e të tjera. Kjo mbështet sygjerimintim se procesi i komunikimit letrar në Shqipëri ishte shtojcë e komunikimit letrar nëndonjë vend tjetër, por ama shtojcë e formëplotë, që sillte në procesin qëndror tëkomunikimit letrar si lexues, ashtu edhe autorë.

Nga të dhënat që ofrojnë burimet e konsultuara, unë do të kisha vënë shenjëne fillimeve të letërsisë në Shqipëri midis fundit të shekullit 18 dhe fillimit të shekullittë 19, me letërsinë e etiketuar si vjersha të rrymës së bejtexhinjve , letërsi që në tëvërtetë ishte hap kalimi nga letërsia gojore drejt letërsisë së shkruar. Poetët e kësajkohe - në shqipen e sotme termi bejtexhinj ka njëfarë ngarkese të konsiderueshmenegative, që ndoshta lidhet ose me prejardhjen e tij nga ndonjë gjuhë e lindjes, oseme faktin se kjo lloj letërsie në vend që të vështrohej, studiohej dhe respektohejashtu siç është, rregullisht është ballafaquar me kërkesat e standarteve tëashtuquajtura të larta letrare, apo me faktin se ajo fatkeqsisht nuk ishte pararendësedirekte e marksizmit shkencor - H.Z.Kamberi, N.Frakulla e të tjerë, e ndoshta edhemjaft të tjerë, më pak të njohur, apo të panjohur jo për shkak të mosekzistencës, porpër shkak të mohimit, krijuan letërsi në gjuhën shqipe, dhe për lexuesin shqiptar.Siç ishte krejt normale, letërsia e tyre për këtë lexues dhe në këtë gjuhë, do të ishtekryesisht çka për lexuesit ishte e pranueshme, dhe çka lexuesit donin. Duke qenë selexuesit ishin mësuar me letërsinë gojore në vargje, poetët e Shqipërisë së fundit tëshekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të, ishin poetë. E kam fjalën se çkanga disa mund të shihet si nivel i ulët ishte çmimi që poetët në fjalë paguan për të

Letra shqipe

Page 54: perpjekja_09

Përpjekja 54

realizuar kalimin e procesit të komunikimit letrar në Shqipëri nga faze gojore, në ato tëshkruar.

Pas kësaj faze, letërsia në Shqipëri përjetoi një hap tjetër përpara me letërsinëe etiketuar tradicionalisht si e Rlindjes Kombëtare , letërsi që u shkrua ngashkrimtarë të cilët në shumicën e herëve merrnin pjesë paralelisht në procesin ekomunikimit letrar në Shqipëri, dhe në atë që zhvillohej në qendër të PerandorisëOsmane. Kjo pjesëmarrje e dyfishtë realizohej prej shkrimtarëve në fjalë në mënyrëkrejt të ndërgjegjshme; ata shkruanin vepra në shqip për lexuesit në Shqipëri dhevepra në turqisht dhe arabisht për lexuesit e tjerë në zona të tjera. Për shembullNaim Frashëri, i etiketuar kryesisht si poet, ishte një nga këto raste. Qëllimi imkëtu nuk është të ndalem në vlerat e tij për procesin e komunikimit letrar në Shqipëri,vlera të cilat letërsia në shqip që ky poet krijoi pa diskutim i ka. Unë veç do tësygjeroja se mbimbimbivlerësimi i disave në kurriz të disa të tjerëve siç ka qenëtraditë në të vërtetë thjesht sa krijon një përshtypje të gabuar mbi procesin ekomunikimit letrar në Shqipëri në kohëzgjatjen në fjalë. Por gjatë kësaj periudhepati gjithashtu edhe shkrimtarë të ingranuar vetëm në komunikimin letrar në Shqipëri.

Procesi i komunikimit letrar në fundin e shekullit të 19-të dhe fillimin eshekullit të 20-të në territoret e Shqipërisë së sotme ishte në të vërtetë një mozaik ipërbërë nga procese të kufizuara të komunikimit letrar, në varësi të lexuesve tëpërqëndruar në një zonë. Kështu tjetër letërsi u zhvillua në Toskëri, tjetër në Gegëri,tjetër për lexuesit e fesë katolike, dhe tjetër për lexuesit besimtarë të fesë muslimane.Figurat tradicionalisht më të përmendura të këtij mozaiku të letërsisë në Shqipëri,deri në fillimet e shekullit të 20-të janë N.Mjedja, A.Z.Çajupi, A.S.Drenova etj. Nëkëtë periudhë në Shqipëri nuk kishte shumë lidhje me Arbëreshët e Italisë, dhe, përrrejdhojë, lexuesit në Shqipëri nuk ishin me të vërtetë publiku i letërsisë së shkruaratje në një formë të paktën vetëm më të vjetër të shqipes, në dhe për bashkësinëarbëreshe të Italisë. Lexuesi në Shqipëri është njohur më vonë më gjerësisht meveprën e autorëve të ndryshëm arbëreshë si J. De Rada, G.Dara I Riu, Z.Serembe, etë tjerë.

Ky mozaik i përshkruar deri këtu nisi të bëhet edhe mjaft më i dukshëm, dhengjyrat përbërëse në të nisën të dallohen edhe më tepër gjatë periudhës deri nëfillimin e viteve 1940. Mënyra tradicionale e studimit të letërsisë ka sjellë emrat eat F.S.Nolit, M.Gj.Nikollës, at Gj.Fishtës, Ll. Gushos, Dh.Paskos, E. Koliqit, F.Konitzës, e të tjerë si më prominentët prodhues të letërsisë në Shqipërinë e deriviteve 1940. Pavarësisht se jo të gjithë këta janë trajtuar njëlloj, dhe pavarësisht sekëtu shumë të tjerë më pak të njohur janë mohuar krejtësisht, mund të thuhet segjithsesi të sipërpërmendurit kanë pasë zënë një vend të rëndësishëm si autorë nëprocesin e komunikimit letrar të asaj kohe. E rënëdësishme për t u përmendurështë se me përjashtim të at F.S.Nolit, i cili përvese për publikun lexues në Shqipëriprodhoi edhe për shqiptarët në bashkësi të tjera - si për shembull për ata në ShBA,dhe disa herë edhe për publikun joshqiptar - shkrimtarët e tjerë shkruajtën pothuajsevetëm - por së paku kryesisht - për lexuesit shqip-lexues të Shqipërisë. Pra në këtëkohëzgjatje kemi të bëjmë me një proces të vërtetë të komunikimit letrar në Shqipëri,dhe me letërsi.

Letra shqipe

Page 55: perpjekja_09

Përpjekja 55

Page 56: perpjekja_09

Përpjekja 56

Danillo Kish

JURI GOLEC

Kjo novelë është shkruar në periudhën 1983 - 1984 dhe i përketansamblit të tregimeve që formojnë librin Enciklopedia e tëvdekurve , por Danilo Kishit i pëlqente ta ndante nga kjo përmbledhje,me sa duket për arsye të ekuilibrit stilistik: në fakt, është fjala për njëtekst autobiografik, ku pjesa imagjinare zë më pak vend se në novelate tjera të librit. Eshtë i vetmi tekst i tij që e vendos ngjarjen në Parisine sotëm - pra në universin konkret ku jetonte shkrimtari jugosllav.

U ktheva në Paris pas pushimeve të Pashkëve. Shtëpinë e kam në rajonin edhjetë dhe nuk vuaj nga malli për atdheun. Në ditët me diell, më zgjojnë zogjtë si nëVozdovac; nga dera e hapur e kafenesë, dëgjoj serbët që flasin me njëri - tjetrin dukesharë si karrocierë; në mëngjes herët, gjatë kohës që ndezin motorët e veturave, ngakasetofonët e vegjël dëgjohen tinguj fizarmonike. Herë - herë nuk e di ku ndodhem.

Hapa korespondencën që ishte grumbulluar në kutinë e letrave dhe nisa tëdëgjoj mesazhet telefonike: Ana - Maria më njofton se është botuar një kritikë e repër librin tim (megjithatë unë e kam lexuar). Pastaj dëgjohet muzikë dhe një eqeshur me zor; nuk shquaj asnjë zë. B.P. nga Londra vëren se nuk ia ka qejfi fare tëflasë me hije dhe si rrjedhim unë duhet ta flak këtë aparat. Pastaj dëgjohet një eqeshur tjetër dhe sërish muzikë. Një farë Patricia Hamburger ( Po, po, si patate tëgrira ) më sjell në mend se pas një ekspozite (nëse e kam kuptuar qartë), kamdashur ta bëj për vete dhe i kam puthur duart. (Mundet) E më pas dikush ka mbyllurtelefonin dy a tre herë. Sërish B.P.: sikur nuk do të prekë kurrë më telefon me dorë...Pastaj, duke e kuptuar pa dyshim se duhet ta mbyllë: Kam diçka të rëndësishmepër të të thënë. Por, bën mirë ta hedhësh në kazanin e plehrave atë aparat të mallkuar.Dua të flas me ty, e kam seriozisht. Nuk mund të dialogoj me një aparaturë! Do tëtelefonit dhe çdo herë dilte zëri i tij i këputur: Numri treqind e njëzet e pesë - njëzete gjashtë - tetëdhjetë, shtëpia e Youri Goletz dhe e zonjës Goletz, e quajtur NoemieDastrè. Doja ta dija kush dreqin ta mbushi mendjen ta blije këtë gjë të llahtarshme.Përse të duhet? Ti s je përfaqësues firme! Çfarë pune kaq të rëndësishme paske!

Shqipërime

Page 57: perpjekja_09

Përpjekja 57

Përsa u përket grave të tua, ato duhet të durojnë pak. Veç kësaj, ti do të bëje mëmirë të shkruaje, se sa... Vërtet ke... Mirë, por tridhjetë sekonda kaluan dhe endes e mora vesh se për çfarë gjëje të rëndësishme donte të më fliste. Luba Jurgensonshpreh keqardhje; i kanë hequr frazën e fundit nga artikulli; teksti është cunguar nëmënyrë të ndieshme. Pastaj një zë i këputur: Të flet Jurii Golec. Ime shoqe vdiq.Varrimi bëhet të martën në orën katër, në varrezën Monparnas . Pastaj zonja UrsulaRandelis; O.V. de Piran; Kristos Arvanitidis, miku im nga Selaniku. Një farë NadjaMust nga Belgjika dëshironte të ndiqte kurset e mia serbo - kroatisht; pyet përkushtet e regjistrimit. Edhe njëherë B.P., tani in medias res: Thjesht desha të thoshaqë ne njihemi prej tridhjetë vjetësh dhe s kemi folur kurrë seriozisht bashkë. Adio .E mbyll telefonin.

Kishte së paku dhjetë dite që Juri Golec më kishte lënë mesazhin; i dërgovame të shpejtë një telegram ngushëllimi. Më vonë, u përpoqa disa herë, në orë tëndryshme të flisja me të, por nuk përgjigjej askush. Mendova se kishte ikur jashtë.Pas pak, mora vesh nga Ursula Randelis, një nga mikeshat e tij të hershme, se aikishte shkuar në apartamentin e Noemisë. (Ata jetonin të ndarë që prej njëzet vjetësh;Ajo në Luxemburg, ai në rajonin e katërmbëdhjetë). I rashë shumë herë telefonitdhe çdo herë dilte zëri i tij i këputur: Numri treqind e njëzet e pesë - njëzet egjashtë - tetëdhjetë, shtëpia e Juri Golec dhe e zonjës Golec, e quajtur Noemi Dastrrrë.Ju lutem lini numrin e telefonit tuaj .

Një mëngjes, ai më telefonoi:Jam Juri Golec.

- E gjora Noemi E more telegramin tim?- Po. Faleminderit.- Kujtova mos kishe ikur jashtë, i thashë. Ka ndodhur kaq shpejt.- Lëre, lëre. Të mora për diçka të rëndësishme.- Fol.- Ti je njeri i ndjeshëm, David, do të më kuptosh (Heshtje).- Jam këtu. Po të dëgjoj.- Ti s je si francezët. (Papritur kaloi në rusisht): Ty poet1. S ta them këtë për

të bërë qejfin. Sidoqoftë e kam shkruar te parathënia e librit tënd. Vetëm ti mund tëmë ndihmosh. Problemi i lekëve është i zgjidhur. Cilado qoftë shuma që nevojitet.Noemia kishte mjaft para. S e di në e kishe marrë vesh. Ajo prodhonte filmaetnografikë, kjo gjë i sillte të ardhura të mira. Pastaj, kishte edhe statujat afrikane...Më dëgjon?

- Sigurisht që të dëgjoj.- Ajo më kishte përjashtuar fare nga trashëgimia, por e ndryshoi testamentin

në çastin e fundit. Në spital. Mendoi se i kisha larë tëgjitha mëkatet që pata bërëkundrejt saj. Pjesën më të madhe ia ka lënë një fondacioni që do të mbajë emrin esaj në Izrael.

- Çfarë fondacioni është ai?- Për studimin e traditës çifute në Europën lindore. Që në të vërtetë është

duke u zhdukur. Por sasia që më ka lënë është e mjaftueshme.- Do të nisesh?

Shqipërime

Page 58: perpjekja_09

Përpjekja 58

- Më duhet të rri këtu. Për shkak të formaliteteve të trashëgimisë, të inventaritzyrtar...

- Megjithatë mos rri në atë apartament. S është mirë për ty.- Duhet të më ndihmosh .Kujtova se donte ca para hua, për sa kohë që s i qe rregulluar trashëgimia;

ose ta ndihmoja të hiqte plaçkat. Ai kishte një bibliotekë të madhe me libra në tëgjitha gjuhët.

- Jam në dispozicionin tënd.- Kupi mnje pistolet. Dhe si të dyshonte se nuk e kisha kuptuar, e përsëriti

frëngjisht: Më bli një pistoletë. Unë s mund të vazhdoj kështu.- Erdha. Nga shtëpia më flet?- Po, nga apartamenti i Noemisë. Ti e di ku ndodhet. Kati i katërt. Majtas .Ai ma hapi derën menjëherë, sikur të kishte ndenjur tërë kohën duke pritur.

Nga çehrja, m u duk më mirë se kurrë. S kishte rrathë poshtë syve, sapo ishte rruardhe fytyrën e kishte ngjyrë trëndafili; kishte pamjen e atij që del nga Sauna 1).Kishte veshur një kostum të ri prej stofi të hollë, të prerë sipas trupit, një këmishëngjyrë të çelët dhe një kravatë mëndafshi, të larme. Ishte hera e parë që e shihja tëveshur kështu. Vërniku i mobiljeve shkëlqente, dritaret ishin hapur kanat më kanatedhe pse jashtë bënte ftohtë. Taketuket prej porcelani ndritnin mbi tryezë.

Më ra në sy se koleksioni i skulpturave afrikane ishte zhdukur; kishte mbeturvetëm një statujëz gruaje me gjinj të mëdhenj mbi një etazher, midis dritareve dhenë anën përballë ishin dy vizatime moderne në një sfond të bukur, të zi.

Kam verë të mirë, tha Juri Galec dhe shkoi në guzhinë; e dëgjova kur hapishishen. Pastaj erdhi.

- Do të rrufis një gllënjkë me ty. Ndryshe nuk pi.- Sigurisht, ti fle me qetësues. Edhe unë përdorja, kur u ndava.- Oh, ai bëri një gjest me dorë, kjo s ndryshon gjë.- Një mjek më ka pohuar se merrte qetësues me wiski.- E tërë kjo s ka më asnjë kuptim. Më duhet një pistoletë dhe jo pilula.- Më lejo të them diçka, edhe unë kam pak përvojë për këto gjëra. (Në kohën

që u ndava me Anën kalova një krizë të rëndë. Juri Golec më ngushëllonte atëherëme fjalë ekuivoke, sipas mësimeve talmudike: Veç martesës, mbetet edhe një marrëzitjetër që mund të bëjë burri: të ndahet. Dhe më e keqja e të gjithave: të pendohet përndarjen ). Natën flija me Quiès, thashë, dhe me një fashë të zezë mbi sy. Merrjagjymëndjellës dhe pija. Mëngjeseve, zgjohesha në shtrat si të isha në varr. Dhemendoja se nuk do ta prekja kurrë me dorë makinën e shkrimit.

- Ti do të shkruash ende shumë gjëra , tha Juri Galec. Sa për mua... Më kethënë një ditë se takon gangsterë jugosllavë ndonjëherë në Monparnas. Mund të mëgjesh një pistoletë nëpërmjet tyre. Në spital, ajo e ka ndryshuar testamentin nëfavorin tim. Mendonte se me sjelljen time këto kohët e fundit... .

Atë çast ra telefoni: ai filloi të fliste me dikë gjermanisht.Nuk e di për ç arsye i kam përmendur takimet e mia me gansterët jugosllavë

në Monparnase. Nga ana tjetër, kjo ishte e tepruar. Shumica e tyre ishin shokë tëshkollës së mesme, dhe ata me të cilët ktheja kohë pas kohe nga një gotë nuk mbanin

Shqipërime

Page 59: perpjekja_09

Përpjekja 59

armë.Megjithatë s i kisha parë asnjëherë me armë. Ata kënaqeshin duke më treguar

lloj - lloj historirash. Për ndonjë që dilte atë çast nga Select-i, apo për një tjetër qëkujtonin se e njihja ( një trupmadh me mustaqe ), para mesnate ne ishim ulur në tënjëjtën tryezë! E pra, atë e kishin vrarë në mesnatë me thikë në Pigal. Tjetri kishteardhur nga Korsika dy ditë më parë. Ndoshta ishte ai që qe vrarë, nuk e di. Njëtjetër e kishte ngrënë me tetë vjet burg: për trafik armësh, vjedhje armësh, ndërmjetësi.

Një nga miqtë e mi, tha Juri Galec, duke u ulur përsëri, ka afro dhjetë vjetqë nuk del nga shtëpia. Ka provuar të vrasë veten; metroja ia ka prerë të dyja këmbëtderi në gju. Banon në katin e tetë, s ka kurajo ta rifillojë jetën . Pi. Përtyp pilula.Dhe pret vdekjen. Këtë më uron ti mua?

- Do ta gjej një pistoletë brenda vitit, i thashë. Më tetë maj njëmijë e nëntëqinde tetëdhjetë e tre. Edhe unë e kam përjetuar këtë gjendje.

- Brenda vitit! tha ai. Unë s duroj dot as një muaj. Madje as një javë.- Mendoja se nuk ishe si francezët. Përfundimisht ti je si të tjerët. As ti nuk

më kupton. E përse duhet të....- Sepse ti mbete gjallë nga kampet e përqëndrimit. (Ai e kishte numrin me

tatuazh në parakrah). Ja për këtë. Ai që u ka mbijetuar kampeve...- Leri kampet, tha Juri Galec. Kampi, në krahasim me këtë ishte thuajse

kënaqësi. Edhe Raoli, ai fatkeqi pa këmbë, nga kampet vjen .Ne ishim duke pirë shishen e dytë me Savinjon. I thashë se vera po më

turbullonte dhe se kisha pirë vetëm një kafe pa sheqer. I propozova të dilnim e tëshkonim për të ngrënë diçka. Mund të drekonim bashkë. Edhe ai s kishte ngrënëgjë.

Po të ftoj, tha ai. Do të hamë këtu pranë. Duhet të jem në shtëpi së paku nëorën pesë. Pres vizita. Pastaj, noteri mund të vijë në çdo kohë. Sinqerisht, dua tëmarrin fund këto fromalitete .

Zbresim nëpër rrugicë e dalim në bulevard. Eshtë ditë e freskët edhe psedielli duket herë pas here mes reve. Ndihet fillimi i pranverës; tryezat e kafeneve ikanë nxjerrë në trotuare; gratë janë ulur, me fytyrë nga rrezet, sy mbyllur; kanëngritur fundet gjer në mes të kofshëve. Një zezak me pantallona të shkurtra kalonpranë nesh me patina, pastaj përshkon rrugën si shigjetë. E pashë tek zhdukej përgjatëbulevardit; në shtizat e praruara të grilës dielli lë njolla të kuqërremta si mbi njëpëlhurë zjarrfikësi të Luvrit.

Restoranti sapo është meremetuar, duket ende i ri. Nëpër të ndara janë varurfenerë me abazhurë të kuq e me thekë të artë. Tryezat që kanë suprina plastike, janëmbuluar me napa letre. Nëpër vazo, ka lule artificiale dhe në qoshe, në një mbajtësemetalike, trinia e shenjtë e kuzhinës franceze: kripë - piper - mustardë.

Në një nga të ndarat, hanë drekë pronarët e restorantit, një grua e shëndoshëbardhoshe me thonj të lyer dhe një burrë i bëshëm me faqe të kuqe, me pak mustaqe.Me ndihmën e një thike të madhe, ata presin biftekun që enkas nuk e kanë pjekurmirë. Përpara tyre, në tryezë është një shishe verë e kuqe, pa etiketë; shishja lë mbishaminë prej letre njolla në formë gjysmërrethi të kuq.

Ata na shtrëngojnë dorën.

Shqipërime

Page 60: perpjekja_09

Përpjekja 60

- Ça va?- Ça va , tha Juri Golec.- Si është zonja? , pyet pronarja.- Vdiq , përgjigjet Juri Golec.Pronari i restorantit pi një gllënjkë verë.Por zonja ishte këtu, para një jave , tha ai.

- Mon Dieu, mon Dieu. Ndonjë aksident me makinë?- Leuçémi, tha Juri Golec. Donim të hanim diçka.- Uluni atje, tha pronari duke drejtuar thikën te një tryezë. Ose atje. Garçon!

Sillu menynë zotërinjve.- Kështu e ka jeta. Më duket sikur zonja ishte atje edhe dje. Tamam aty ku

jeni ulur ju. Kam frikë se nuk do ketë gjellë. Eshtë ora tre. Do t ju rekomandojarosto viçi. Garçon!

- Për mua, pulë, tha Juri Golec. Me patate të skuqura. Dhe sallatë jeshile. Ubë një muaj e ca që ka vdekur.

- Po miku juaj, çfarë do marrë?- Një omëletë, thashë. Dhe një gotë verë të kuqe.- Dhe zonja që ishte e kujdesshme, tha pronarja. Hante vetëm prodhime

natyrore. Vezë. Peshk. Fruta. Dhe shumë karota. Djalosh, sill një pirun për zotërinë.- Vitet e fundit, tha Juri Golec duke u afruar, ajo hante vetëm barishte. Si

bagëtitë .U kthyem në apartamentin e Noemisë. Juri Golec bleu rrugës tri kuti Rothmans

- të mjaftueshme për dhjetë ditë. Madje pagoi edhe cigaret e mia.Edhe unë kam pirë Gaulois dhe Gitane për vite të tëra, tha ai. Derisa mora

nënshtetësinë franceze. I pija këto ndyrësira që të kisha të njëjtën shije me ta .Sapo mbërritëm në shtëpi, ai filloi prapë: Pra, ti dëshiron që unë të hidhem

në metro si Paoli i gjorë. Mos më ndërpre, të lutem. Këtë më uron? Më kupton,s jam i zoti të pres venat. E kam tmerr gjakun, si heroi i romanit tënd. Sidomos tani.Shkoja çdo ditë në spital për ta parë një muaj rresht. I rrija te kryet gjer në agim. Paduhan dhe pa alkool. Eshtë e kotë ta rrëfej. Gjaku, të vjellat, qelbi. Kishim dyzet etre vjet të martuar. U njohëm në Poloni, kur dolëm nga kampi. Ajo nga kampi irusëve, unë nga i gjermanëve. Njëzet vjetët e fundit nuk jetonim bashkë. Gjatëkësaj kohe, kam fjetur me shumë gra; mendoj se edhe ajo ka patur dashnorë. Por megjithë këtë, midis nesh kishte diçka që na bashkonte. Diçka thelbësore, diçka që ilidh përjetë një burrë e një grua .

Ra telefoni dhe ai foli sërish me dikë gjermanisht, me zë të ulët. Mbase qeçifut. Pastaj ai u ul përballë meje:

Një muaj para se të sëmurej, shetitëm në bulevardin San - Mishel. Ishte ditëe shkëlqyer, si sot. Një çast ajo u ndal e më kapi nga krahu, Do të doja të jetojanjëqind vjet, tha. Me ty . Dhe u puthëm. Në buzë .

Juri Golac piu një gllënjkë verë. Bilanc i shkëlqyer për një çift të moshuarçifut, nxori përfundimin ai. Pas dyzet e tre vjetësh jete të përbashkët.

- Ti duhet të nisesh për një udhëtim sa më shpejt të jetë e mundur, thashë. Kuje me testamentin?

Shqipërime

Page 61: perpjekja_09

Përpjekja 61

- Ka mundësi që ajo të mos më ketë lënë asgjë. As që e çaj kokën. Duavetëm të mbarojnë këto formalitete. Por e tërë kjo nuk ka më asnjë rëndësi. Unë jamnë fund të rrugës. Kam ndihmuar ca njerëz. Kam shkruar ca gjëra të vogla, tamamsi mbi syprinën e ujit. S kam më as fuqi, as kureshtje.

- E di shumë mirë që je i prekur. S ka shumë kohë edhe unë qeshë në buzë tëgreminës. Në një situatë të tillë, të tjerët nuk mund të japin asnjë këshillë; madjeedhe Zoti, në më lejon, nuk di ndonjë gjë të madhe për këtë. Atëherë unë zura tëkërkoja libra që mund të më jepnin forcë për të mbijetuar. Dhe arrita në përfundimintragjik se tërë ata libra që më kishin ushqyer disa dhjetëvjeçarë nuk mund të mëjepnin asnjë ndihmë në një çast vendimtar. Po t i jap librat e shenjtë ose filozofët eAntikitetit: unë s isha i përgatitur për ta, nuk përmbushja as kushtin fillestar: tëbesuarit te Zoti. Ndryshe nga ti. Por lexova autorë dhe vepra nga më të ndryshmet:gnostikët dhe komentarët e gnostikëve, Të mbijetosh të Bruno Bettelheim, Train-ing autogène të Lindemann, E lindur për kënaqësi e një farë Aulanier, Ndjesi tëzgjedhura të Goethes, Dita, Nata të Braunswig, Gjendjet psikotike të Rozenfeld,romanet e Filips Roth, madje edhe Jeta e marionetave e Bergman, ngaqë mendojase isha një marionetë, që ia tërhiqte fijet fati. I vetmi përfundim që nxora nga këtolexime, është se librat nuk u japin asnjë përgjigje çështjeve të mprehta. Se nedrejtohemi nga gjenet, nga djalli apo nga Zoti, se vullneti ynë nuk luan as rolin mëtë vogël dhe se neve na udhëheqin pasionet. Ndodh si me një njeri që noton me tëgjitha forcat e megjithatë jo vetëm që nuk i afrohet bregut asnjë grimë, por është eqartë sa rryma - që ai përpiqet ta kalojë - e çon në drejtim të kundërt. Megjithatë,fatmirësisht pasionet, ashtu si fatkeqësitë, nuk janë të përjetshme .

E kuptoja mirë se ajo që thosha tingëllonte e rreme dhe dukej fare libreske.S është e thjeshtë t i përgjigjesh një burri që të pyet: përse duhet të jetoj? Qëllimiim ishte i njerëzishëm: duke i treguar përvojën time unë dëshiroja që ai ta kuptontese koha i shëron plagët, t i flisja për të ardhmen, për të ardhmen e tij: të ngrohtekockat diku në brigjet e detit Mesdhe, të gjerbte ndonjë capuccino dhe të qëllonteme pëllëmbë vithet e ndonjë shërbyseje të re.

Në fund të fundit, duhet të jetosh, sepse vetëm një jetë kemi .Ai bëri një gjest me dorë.Mos harro se unë besoj, tha, dhe Ai do të më falë .

Zilja e derës e ndërpreu këtë bisedë të hidhur. Juri Galec më paraqiti tëftuarat e tij me emër, duke shtuar: Mikeshat e mia .

Për mua u tha se qemë miq të vjetër dhe se isha shkrimtar.Ai ka shkruar parathënien e librit tim të fundit , thashë për të fshehur

turbullimin.Ishin dy gra të reja bukuroshe, me floknajë të harlisur, me mollëza të dala,

me sytë paksa të stërzgjatur si mongoleze.Oh, Jura, përse nuk na e ke thënë? thirri e habitur Natasha.

- E sheh, vazhdoi Dala (e quanin kështu për nder të Dolorèz Ibarrurit), tiduhet të jetosh për të tjerët. Ç janë këto lemerira që thua. Çfarë pistolete, Bogs taboi*. Pastaj m u kthye mua: Meqë e ka shkruar Juri parathënien e librit tuaj, dotë thotë se duhet të jetë gjë e mirë .

Shqipërime

Page 62: perpjekja_09

Përpjekja 62

U premtova t u dërgoja nga një kopje të librave të mi; atë me parathënie tëJuri Golecit dhe sigurisht, atë që flet për kampet. (Ato ishin vajzat e një gjeneralisovjetik që ishte zhdukur gjatë spastrimeve).

Shëndet, tha Natasha që na kishte mbushur gotat.- Për shëndetin tuaj, tha Juri Golec, i përhumbur.- Ka kaq gjëra të bukura jeta, tha Dola. Miqësia për shembull; e shikon, ne

të gjithë kemi nevojë për ty. Pa ty, ku do ta kishim futur kokën ne të dyja kur erdhëmnë Paris? S e merrni dot me mend se ç ka bërë Jura për ne. Apartamenti i tij ështënjë ambasadë e vërtetë për gjithë refugjatët e lindjes. Rusë, polakë, ukrainas, estonezë.Për të gjithë. Qëkur e njihni Juran?

- Gati që prej dhjetë vjetësh, thashë.- Ka kohë, jemi njohur në një pritje, tha Juri Galec. Kur doli libri i tij i parë

frëngjisht .Shënim: Këtë pritje e kishte organizuar zonja Ursula Randelis, mecene e

shkrimtarëve amerikano - jugorë. Herë - herë, përveç amerikano - jugorëve nga derae vogël hynin edhe shkrimtarë nga vende të tjera. Ky koketj jepej për nder të libravetë një portugezi, një spanjolli dhe timit; të tre librat ishin botuar në një koleksion qëi kushtohej posaçërisht Latino - Amerikanëve. Unë nuk njihja njeri dhe s kishaguxim të haja, sepse nuk dija t i qëroja gaforet dhe krustacët e ndryshëm kështu qëqeshë i detyruar ta kaloja gjithë mbrëmjen i ulur në kanape, duke pirë. Aty nga oratre e mëngjesit, një grua e re më propozoi të më shoqëronte në veturë dhe unë vollanë banjën e saj, i shtrirë mbi pllaka, gjysmë i vdekur. Përgjithësisht, ne harrojmë,për fat të mirë atë që duhet harruar. Me kalimin e viteve ky koktej fatkeq më kishtedalë nga kujtesa dhe sigurisht që do të ishte fundosur në natën e përjetshme nësenuk do të ma kishte sjellë në mendje dy a tri net më parë Juri Golec. Ai më kishtepyetur a kishte shkruar për librin tim të fundit Mari l Coste. Iu përgjigja se nuk edija cila ishte. Sjellja aristokratike është një cilësi e çmuar, tha ai, por ti ke fjeturme të, or mik. S është sekret. Në koktej te Ursula, ti i puthe duart para syve të tëshoqit. Dhe në mëngjes ju u zhdukët së bashku . Kujtoja se ishte punëtorja e zonjësUrsula Randelis, thashë. Veç kësaj, atëherë qeshë çuditur që ajo kishte një banjë tëatillë. Me pllaka të trëndafilta dhe me bide .

Për të ndryshuar temë, thashë:- Mendoj se ju duhet ta bindni që të mos banojë më këtu.- E sheh, Jura, të gjithë thonë se do të ishte mirë të mos banoje më në

apartamentin e saj, tha Natasha. Ta kemi përsëritur qindra herë.- Sa të mbaroj formalitetet, tha Juri Golec.- Në punë!, tha Dolores - Dola dhe të dyja gratë e reja u çuan në të njëjtën

kohë. Skulpturat janë hequr, mirë. Leri taketuket Jura, do t i zbraz unë. Ç të bëjmëme këtë?

Ishim në kthinën tjetër, ku ndodhej biblioteka e Noemisë. Muret gjer nëtavan ishin mbuluar me libra.

Janë libra me vlerë , tha Juri Golec, duke marrë nga një etazher një vëllimtë Judaische Enciklopedie.

Ato u hodhën një sy rafteve, pastaj secila mori nga një libër që ia zuri dora.

Shqipërime

Page 63: perpjekja_09

Përpjekja 63

Janë libra të rinj, tha Dola. Ata që të duhen i mbartim ne me veturë nëapartamentin tënd nesër. Pjesën tjetër e çojmë të bukinisti .

Juri Golec rrinte i ngrirë në mes të dhomës, pa ditur ç të bënte me JudaischeEnciklopedie që mbante në duar.

Disa janë me kushtime, e tha ai.- Sidoqoftë ajo nuk kishte firmën e Viktor Hygosë, tha Natasha. Ishte përkulur

dhe prekte me majë të gishtave siç bëjmë kur kundrojmë një stof, tapetin e vjetëruartë dhomës së Noemisë. Ky këtu është persian, tha ajo për tapetin, përpara pasqyrëssë tualetit, mbi të cilën, si në një poemë të Bodlerit, gjendeshin ende shishet eparfumit të radhitura me kujdes. Nesër, do të vijmë me veturë e t i marrim tha ajo.Vladimir Edmundoviç, zoti Bauman dhe ne të dyja. E sheh Jura, gjithçka do tërregullohet.

- Çfarë ka atje brenda? pyeti Dola, duke treguar musandrën në hyrje.- Rrobat e saj, tha Juri Golec, duke hapur kanatat e musandrës, pasi vendosi

enciklopedinë mbi një radiator. Kohët e fundit, ajo blinte gëzofe. Ankohej gjithëkohën se kishte të ftohtë. I mbante edhe në shtëpi. Mendonte se të ftohtin që i ishtefutur në kockë dyzet vjet më parë, në Siberi po e ndjente tani. Poustiaki* shtoi ai menjë lëvizje të dorës. Endërronte të vendosej përfundimisht në Afrikë.

- Ka disa gëzofe të mira, tha Dala. Edhe këtë duhet ta shesësh. Ky kushton sëpaku njëzet mijë franga.

- Njëqind e njëzet, shtoi Juri Golec. E ka veshur vetëm një herë. Vitin ekaluar. Për Yom Kippur-in.

- Për çfarë? pyeti Natasha.- Për një festë, tha Juri Golec.- Janë nja tridhjetë palë këpucë, tha Dola.- Në Rusi, tha Natasha (që sapo kishte emigruar dhe që përdorte ende fjalor

antikomunist), mund t i shesësh në një Beriozka me valutë këto.- Bog s taboi përsëriti Dolores - Dola, çfarë Berizoske! Do t ia japim Kryqit

të Kuq.- Ndoshta një pjesë e këtyre mund të arrijë gjer në Afganistan, me Kryqin e

Kuq, tha Juri Golec, duke i hedhur një sy orës.Atë çast ra zilja e derës.Doktor Uildgans , tha ai.

Doktor Uildgan ishte një burrë rreth të tridhjetave, trupmadh, me flokë tëdendur kaçurrela ku dukeshin ca fije të bardha. Kishte te ai diçka të egër, prej beduini,jo vetëm nga ngjyra e çuditshme e syve, e verdhë dhe jeshile, por edhe nga shalli imadh që i mbulonte shpatullat. Kishte dy javë që ishte kthyer nga Afganistani. Medy mjekë të tjerë, ai kishte kaluar kufirin dhe i veshur si ushtar ishte endur nëpërmale. Kishte ndeshur prita të shumta dhe kishte parë me dylbi, topat e sulmit tëbraktisur; kishte bërë disa prerje gjymtyrësh në kushte tepër të vështira, diku, rrethnjëqind kilometra larg Kabulit.

* Marrëzira (rus).

Shqipërime

Page 64: perpjekja_09

Përpjekja 64

U ke ardhur në ndihmë kaq njerëzbe, tha papritmas Juri Galec , dhe muas do që të më ndihmosh .

- Dy para gjumit, tha doktor Uildgans, duke vënë një shishe të vogël mehape mbi tryezë. Këto janë më të efekteshme .

Pasi u nisën dy gratë e reja, të krijohej përshtypja se një mjegul e rëndë rapërsëri në dhomë. Dëgjohej zhurma e mbytur e qytetit, ca tinguj muzike vinin ngafqinjët: dikush ushtrohej me ngulmë në saksafon dhe përsëriste gamën kromatike;herë pas here tingujt humbisnin mes ulërimave të sirenave të ambulancave.

Mund të flasësh para këtij, tha Juri Galec duke iu drejtuar doktor Uildgans.- Mos ma kërko këtë. Jam mjek.- Pikërisht, tha Juri Galec . Ti je mjek dhe unë kam nevojë për një ilaç të

fortë. Helm ose pistoletë.- Këto hape do të lehtësojnë.- Dakort, tha Juri Galec. Pra ju dëshironi që të hidhem nga kati i katërt. Që të

mbetem i gjymtuar. Si Raoli i gjorë. Ti e njeh. Ose të pres qafën. Që miqtë dheshokët të kthejnë kokën mënjanë nga gjaku dhe të afërmit të më rrinë larg .

Pastaj ai doli papritur për të zbrazur taketuken. Nuk e mbylli derën e banjës,si të dyshonte se ne po thurnim ndonjë intrigë kundër tij. E dëgjova kur urinoi dhetërhoqi dorezën e rezervuarit të ujit.

Nuk jam i zoti t i çaj venat ose të varem, tha ai duke u kthyer me taketukenqë ndrinte përsëri. Nuk mund ta imagjinoj fytyrën time të enjtur e të mavijosur,gjuhë-varur. Kam parë mjaft skena të tilla në jetë. Dhe po ju them se një i varur,s është aspak i bukur. A mund t i pi me alkool këto?

Ai mbante në dorë shishen me hape.S ta këshilloj , tha doktor Uildgans.

Të nesërmen i telefonova prapë.Njëqind e njëzet e pesë -njëzet e gjashtë - tetëshjetë, shtëpia e zonjës Galec,

e quajtur Noemi Dastrë. Ju lutem lini mesazhin dhe numrin e telefonit. Mirupafshimdhe faleminderit .

Ishte zëri i Noemisë. Pak rëndësi ka në vinte nga qielli apo nga ferri.Të premten, u nisa për Lille, të jepja leksionet. Kisha nja dymbëdhjetë

studentë; u shpjegoja një nga idiomat e familjes së madhe të gjuhëve sllave, qëkrahas rusishtes dhe polonishtes... U përpoqa të përfitja nga pranimi e bujshëm izonjës Yourcenar në Akademi, për t u zbuluar poezinë popullore serbe që zonjaYourcenar e çmonte siç e dëshmonin Novelat orientale . Ata nuk e kishin lexuarMarguerite Yourcenar-in. E provova fatin me poezi dashurie. Me sonete. Ata s edinin ç është një sonet. Me aleksandrinin, si te Racini. Ata s e dinin ç është vargualeksandrin. (Prapë një truk borgjez). Kalova pastaj në çështje gjuhësore.

Të shtunën, fola në telefon me Ursula Pandelis.Më përgjigjet zëri i Noemisë, thashë. Pata përshtypjen se flisja me një të

botës së përtjeme.- Edhe unë u trondita, kur e dëgjova, tha ajo.- Ai më kërkoi t i gjeja një pistoletë.- Edhe mua, mos ki frikë. S je ti i vetmi. Ai ka patur përherë një ndjesi

Shqipërime

Page 65: perpjekja_09

Përpjekja 65

tragjike. E njoh mirë. Së paku që prej tridhjetë vjetësh. O Zot si kalon koha! Mëduket se vdekja e Noemisë e ka tronditur së tepërmi. Ndodhi kaq papritur. Edhevetë mjekët nuk ishin krejt të sigurt. Ajo gjithmonë kishte etje. Dhe e habitshme.Në më pak se një muaj. S e kam të qartë në e di, por ata s jetonin bashkë që prejnjëzet vjetësh. Pushoftë në paqe! Ajo kishte një karaktert të tmerrshëm. Thjesht,nuk arrinte ta kuptonte. Ai s do të fliste tërë jetën me një grua! S është rabin! Asmua s mund të më duronte. Nuk është më e fshehtë; kam qenë dashnorja e tij.Arëherë kur ika nga manastiri. Ka njëzet vjet. Njëzet e pesë. Prej kohësh jemi vetëmmiq. Miqtë më të mirë në botë. S e marr vesh ç i ka shkrepur që të vejë zërin eNoemisë në telefon. Më fal, po bie zilja .

Pas një heshtje të shkurtër.Eshtë im bir. Eshtë regjistruar në një kurs të gjuhës spanjolle. Zëri i gjakut.

Nuk dua të përzihem në punët e tij. I kam thënë se kryesorja është të mos marrëdrogë. Youri Golets është si fëmijë. Eshtë i pazoti të paguajë faturën e telefonit. Njëzot e di se sa herë ia kanë prerë. Dhe Ursula vrapon për t i rregulluar punët. Si përdritat, për qiranë e shtëpisë. Për të tëra. Dhe ti beson se Noemia i ka dhënë një gotëujë? Kurrë. Ai ka nevojë për ujë, nënë, ose për një motër. E pyes: Si shkon, Youri? .Mirë , thotë ai. Shumë mirë u the, e kuptoj se diçka ka ngecur.

Mospërshtatje e njeriut me kushtet e jetës, thotë. Kjo është e gjitha . Dhetani, kjo trashëgimi që i ra mbi kurriz. Eshtë e lidhshme, Nuk e di në ç momentjanë. Me sa duket testamenti nuk është hapur zyrtarisht. Kjo është arsyeja që ais lëviz nga apartamenti. I kam thënë t ia lejë çelësin asaj vajzës japoneze. Kanë njëjaponeze, atje ngjitur. Një studente. Pyes veten nëse ka fjetur me të Noemia, sigurisht,nuk mund ta duronte. Sidoqoftë duhet që ai të ikë sa më shpejt nga ai apartament.Dhe t u japë fund dramave. Çfarë pistolete. Ta themi midis nesh, ka mundësi që ajomos t i ketë lënë gjë fare. Asnjë qindarkë. Ajo mund ta bënte këtë. Mbase të kafolur. Dakort janë lekët e saj, i ka fituar vetë. Të bëjë me to çfarë të dojë. Follularçifut apo skulpturë afrikane, s ka rëndësi për mua. Kryesorja është që gjithçka tërregullohet. Mbi të gjitha, tani duhet ta lejë të qetë. Ti bëre mirë që ia the. Do t ikalojë brenda vitit. Edhe unë kam kaluar kriza të tilla. Më gjej një njeri normal qënuk ka kaluar kriza të tilla. Ti beson se s pata kriza kur më la Angel Asturias? Patashumë dhe si? Pija, merrja pilula e plot gjëra të tjera. Më fal, prapë po bie zilja.Eshtë llahtari këtu tek unë. Er-dha. Merrmë në telefon këto ditë. Kam shumë punë.Po përkthej Cortazar-in. Nuk e di se çdo të dalë. Kur të duash. Një minutë! Erdha!Telefanomë natën, vonë. Gjer në orën një pas mesnate. Ose në orën dy. Madje edhepas orës dy. Erdha, mierda!

Të dielën më ftuan te zonja Orseti. Pas ndarjes me një tregtar arti, ajo jetontevetëm në apartamentin e saj të madh pranë parkut Monso dhe organizonte darka kumerrnin pjesë pak veta. Përgatiste koleksione të ndryshme, merrej me astrologji dheme modë, që sipas Bodëlerit futet në art. Kapërdinte papushim romane gotike,gjumëndjellës dhe verë të bardhë. Kishte qenë mike e Queneau-së dhe e Perec-ut,njihte Chirico-u, Rene Char-in dhe Dado-n. Tek ajo pihej tekuila, uisky, vodka dheverë e bardhë që prodhohej nga vreshtat e saj. Fliste për veten në vetën e tretë: DëOrseti sot e ka bërë vrapin në orën gjashtë të mëngjesit, në parkun Monso; dë

Shqipërime

Page 66: perpjekja_09

Përpjekja 66

Orseti ka temperaturë tridhjet e tetë gradë dë Orseti niset nesër për Londër; dëOrseti do të ftojë Armanin për darkë .

U çudita kur pashë se ajo më kishte rezervuar vendin kryesor në tryezë, dukeqenë se atë mbrëmje ishte e pranishme e veja e princit S., kritik letrar dhe përkthyes,si edhe stilisti i famshëm i modës, Armani. Unë u ula atje ku më thanë, për mos t udukur formal.

Biseda sillej rreth njerëzve që nuk i njihja apo rreth temrave që nuk mëinteresonin fare: moda, feminizmi, homoseksualiteti, arti konceptual, tregimet eilustruara. Por tema kryesore e mbrëmjes ishte një opera që s e kisha parë dheveçanërisht roli i një këngëtareje të re që kishte filluar të këndonte aty. Zonja dëOrseti kritikonte stilin e saj plebejan, zërin vulgar dhe intervistat e saj të trasha;Armani që arriti të bënte për vete shumicën, përkundrazi thoshte se kishte lindurnjë yll i ri që do të shkëlqente së shpejti në qiellin e operas europiane; një MariaCallas e re.

Edhe ata që mendonin shumë keq për zonjën Orseti, duke e quajtuar lesbikedhe alkooliste, e vinin në dukje talentin e saj për punët e kuzhinës dhe imagjinatëne saj për gastronominë. Atë mbrëmje, si antipastë ajo na propozoi kaviar, peshk megjalpë të shkrirë dhe karota me krem dhe si gjellë kryesore krap dhe qengj me arra;pastaj djath dhe një akullore dhe fëstëkë e me ananas. Shërbyen verë të bardhëd Orsetti të 1967-ës me vizën In vino veritas shtypur mbi një etiketë të verdhë,

si dhe bordo për ata që nuk donin të bashkoheshin me shijet e zonjës së shtëpisë.Pas darke, zonja dë Orseti u ul në shesh, e mbështjellë me një shall të purpurt,

duke u përkundur lehtë sipas ritmit të muzikës që shpërndante elektrofoni (Rameau,Brahms, Vivaldi). Dikur ajo vendosi gotën mbi tapet dhe ma bëri me shenjë t ishkoja pas. Kur vajtëm në dhomën e saj të gjumit, më vuri një gotë në dorë dhe embushi buzë për buzë. Duke hedhur vodka, ajo më tha:

Miku yt Juri Golec ka vrarë veten. Doja që të darkoje i qetë. Po të lë vetëm.Po pate nevojë të flasësh me njeri, dë Orseti është në dispozicionin tënd .

Varrimi ishte vendosur të martën në orën katër, por ceremonia filloi thuajsenjë orë me vonesë. Mesa duket, njerëzit e këtueshëm janë mësuar me këtë gjë, sepsekur vajta unë në orën e caktuar, s kishte ende njeri në varreza. Mendova se miqtë eJuri Golecit ishin mbledhur rreth gropës ose përpara kishës; por atëherë erdhi LubaJurgenson, një e njohura ime dhe pritëm së bashku përpara hyrjes së varrezës. Rrethorës pesë, njerëzit filluan të vinin. A vijnë për varrimin e Juri Golecit, pyesnim neveten, ashtu siç pyesnin ata duke na parë se si dridheshim jashtë mes erës së ftohtë.Luba Jurgeson, shkrimtare, emigrante që e kishte marrë në mbrojtje Juri Galec, vurire më në fund miqtë e përbashkët dhe shkoi drejt një gruaje me të zeza që e puthi.Motra e Juri Golec, më tha. Vjen nga Amerika . Dolores - Dola dhe Natasha

erdhën të shoqëruara me një djalë të ri me kapale cow - boy dhe me pantallona methekë, për të cilin Luba Jurgeson më tha se edhe ai ishte emigrant rus, piktor. Më nëfund, u bëmë nja tridhjetë vetë. Emile Cioran, Adolf Rudnicky, Ana Novak,shkrimtare dhe ish e internuar, përfaqësuesit e shtëpisë botuese Gallimard , atasheukulturor i ambasadës së Izraelit, një përfaqësues i lidhjes çifute, miq dhe admiruestë Juri Golecit.

Shqipërime

Page 67: perpjekja_09

Përpjekja 67

Zonja Ursula Randelis e kishte mbajtur fjalën dhe ndryshe nga sa eparashikova, ajo s erdhi në varrim. Atë mëngjes, ajo më tha:

Unë s i dua të vdekurit, dua të gjallët. Për herë të fundit, kam shkuar nëvarrimin e nënës sime këtu e njëzet vjet të shkuara. Pastaj bëra një përjashtim përshkak të Jurit dhe shkova në varrimin e Noemisë, më duket se s është bërë ende njëmuaj. Ah, kush do të më thotë tash e tutje: Hë, mushka plakë arabe, eja ta njomimpak fytin? . Herën e ardhshme kur të shkoj në varreza...Pas varrimit kthehuni tëgjithë tek unë. Nuk e di si janë zakonet çifute, as që e çaj kokën. Do të përgatisdiçka për të ngrënë. Dhe do të pimë nga një gotë vodka për shpëtimin e shpirtit tëtij. Nuk do të shkoj më në asnjë varrim. Përveçse, atë ditë, kur të vdes .

Rabimi ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, i shkathët, i rruar mirë, i veshurme një kaftan të zi; s kishte asgjë prej profeti biblik me mjekër; ngjante më tepërme një nga ata gjykatësit francezë me pelerinë që shohim nëpër kafenetë rreth Pallatittë Drejtësisë. Krahëhapur e me pëllëmbët të kthyera nga qielli, ai na bënte shenjëqë të afroheshim:

Ejani më pranë dhe rrethojeni siç keni bërë kur ishte gjallë. Më pranë,zotërinj dhe zonja, akoma më pranë . Arkivoli ishte vënë mbi një piedestal, nën njërrap të madh. Në pjesën e gjerë të kapakut kishte një dritare të vogël si në arkën enjë biçim Noeja që do të transportojë trupin e udhëtarit në thellësitë e errëta tëpërjetësisë. Mbi kapak ishin vendosur ca shkronja metali të ndritshëm: Juri Galec,1923-1982 , tamam një shpjegim i përmbledhur në mënyrë ideale për Judaischeenciklopedie.

Kur filloi të fliste rabini, vura re doktor Uildgansin , silueta e tij hijerëndë ushfaq prapa një monumenti mortor. Ndoshta nga kjo arsye pata përshtypjen se ainuk erdhi nga rruga, por drejt e nga varret.

Qëkur zonja dë Orseti më tha se Juri Galec i kishte dhënë fund jetës, dyshimete mia rënduan mbi doktor Uildgansin. Fakti që ai erdhi vonë dhe pak si fshehtas, ivërtetonte dyshimet e mia. U përpoqa të zhbiroja mendimet e tij: a ndjente brerje nëndërgjegje? Ose, a ishte krenar, si dikush që e ka përmbushur detyrën ndaj mikut tëvet? Në fund të fundit, si mik dhe si mjek, ai ishte në gjendje të gjykonte drejtësinëe vendimit të vet; t i japësh një shishe helmi apo t i gjesh një pistoletë një njeriu qëvdekja i duket shpëtim, kjo mund të duket e arsyeshme nga pikëpamja morale.Dyshoja shumë te doktor Uildgans që ishte njeriu i fundit që kisha parë te JuriGolec; atë mbrëmje e pata lënë me të. A kishte arritur Juri Golec të gjente argumentepër ta bindur?

Për shkak të zhurmës së rrugës dhe të qëndrimit mospërfillës të njerëzve nëqytetet e mëdha, siç duket, krismën e armës nuk e kishte dëgjuar kush. Fqinja japonezenuk ishte në shtëpi. Nuk dihej saktësisht se në ç orë i kishte dhënë fund jetës.Policia kishte vajtur të bënte konstatimin, dhe nuk e kishte për detyrë t u jeptehollësira kureshtarëve.

A duhej ta kisha ndihmuar? mendoja. Në të vërtetë, falë miqve jugosllavë,mund t i blija një pistoletë pa ndonjë rrezik S e kisha ndërgjegjen të qetë. Epërfytyroja duke u rrëzuar mbi pllakat e dyshemesë, mes një hurdhe gjaku, me kafkëtë çarë ose tërë gjak që i rridhte nga venat, ose edhe të varur në tavan, midis gëzofëve

Shqipërime

Page 68: perpjekja_09

Përpjekja 68

të Noemisë, mavi gjuhëkapërcyer, me sy të kërcyer. E ndjeja veten si një person qënuk i ka dhënë ndihmë një njeriu në prag të vdekjes, si një mjeran që ka lënë tëgremiset një mik.

Me këtë keqardhje përzihej një ndjesi faji i një natyre tjetër: meqë të gjithë edinin se unë isha një nga të fundit që e kisha parë gjallë, kisha përshtypjen sedyshonin tek unë. Zonja Ursula Pandelis ma kishte përsëritur dy ose tri hetë nëtelefon këtë frazë kërcënuese: Ah sikur ta kapja atë qelbësirë që i ka gjetur pistoletë ,e më dukej sikur e thoshte për mua.

Doktor Uildgans më çliroi nga ky makth. Meqë e kishte pikasur ngurrimintim, ai erdhi pranë meje e më shtrëngoi dorën gjatë. Më tregoi fundin e Juri Galec:ai kishte blerë një pushkë gjahu dhe ca fishekë; e kishte mbështetur tytën në zemër.Kishte lënë në tryezë faturën e magazinës së armëve, me qëllim që të largonte çdokeqkuptim; dhe për të na dëshmuar të gjithëve se ishim ca duartharë dhe se ai nukishte aq i pazoti për t i rregulluar problemet e veta sa ç e mendonim ne. Në shpinëtë faturës me një shkrim nervoz, ai kishte lënë testamentin e tij kafkian: M i digjnidorëshkrimet .

Në tekstin që lexoi rabini, m u kujtua një shënim i shkurtër që ishte bërënjëzet vjet përpara në shpinë të romanit të Juri Galecit. Lindur në Ukrahinë pasluftës civile, Juri Galec, ish i internuar në kampet e Auschvitz-it, ka jetuar në Parisqë nga viti dyzet e gjashtë. Pas studimeve për filozofi arabe në Poloni, në Gjermanidhe në Lisbonë, ka punuar si korrespodent i gazetave të huaja. Romanin e tij tëvetëm - ai qe siç thuhet, autori i një libri - e ka shkruar drejtpërdrejtë në frëngjisht .Pastaj ai numëroi përmbledhjet me vjersha, artikujt dhe studimet e botuara nëpërrevista dhe theksoi rolin e rëndësishëm që kishte luajtur Juri Golec për dhënien eÇmimit Nobel Elias Canetti-it. Ai e ka ndihmuar mikun e vet; lutjen e ka drejtuarnga Jeruzalemi; ai besonte te zoti sipas mënyrë së vet .

Ndërsa rabini filloi të lexonte lutjet e Davidit, herë hebraisht, herë frëngjisht,pesë apo gjashtë burra vunë takijet e tyre që i nxorën nga xhepat, kurse doktorUildgans e mbuloi kokën me një shami të palosur më katërsh.

Rabini lexonte duke e mbajtur Biblën mbi arkivol si mbi një katedër, meduar të mbështetura në kapak:

Kur të më mbështjellin fijet e vdekjes dhe të më mbulojnë ujërat e Belialit,kur litarët e Sheolit të më shtrëngojnë dhe kur gremina e vdekjes të hapet përparameje, mes mynxyrës sime do të kërkoj Jahvë .

Pastaj ai vazhdoi në hebraisht: Adonai, Adonai . Jahvë, mos më ndëshkokur je i zemëruar, mos më mallko kur je gjithë mllef. Janë shigjetat e tua që ngulentek unë dhe dora jote që më ulet mbi ballë... Unë jam paralizuar dhe raskapiturshumë, ndaj ulërij si luaneshë. Adonai, nuk t i kam fshehur dëshirat dhe keqardhjete mia...Miqtë dhe shokët ikin mënjanë nga plaga ime dhe të afërmit më rrinëlarg...Mos më braktis, Jahve, mos më qëndro larg; Zoti im, nxito të më ndihmosh,Adonai, shpëtimi im .

Ishte një jehonë e largët e zërit të Davidit që vinte nga errësira e historisë dhee kohës; ajo që ka shkruar një poet i frymëzuar dhe fatkeq që prej tremijë vjetëshende arrin të na prekë zemrën si thika dhe balsami.

Shqipërime

Page 69: perpjekja_09

Përpjekja 69

Thirra drejt teje, Jahve dhe thashë: Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e tëgjallëve. Dëgjoje klithmën time, sepse unë jam tepër i mjerë. Shpëtomë nga ndjekësite mi, sepse ata janë më të fortë se unë. Nxirre shpiritin tim nga burgu që të lutempër emrin tënd; rreth meje, të drejtët do të hedhin valle, meqë ti do të më falëshmirësi .

Pranë gropës, buzë pllakës së mermertë, vura re një mi të ngordhur; ai ishteshtrirë në bark, si të pushonte pak; bishti i tij i drejtë dhe i ngrirë, varej në tokë sisimbol i një ushtrie të thyer. Kush e kishte sjellë këtu? Nga se kishte vdekur? pyesjaveten. A kishte aty ndonjë grimcë hyjnore? Juri Galec që ishte njohës i hollë iTalmudit dhe i Uanishadës, sigurisht që do të kishte gjetur një shpjegim për praninëe tij dhe nuk do ta shihte fare si provokacion. M u kujtua: Ca minj - ashtu si topate rëndë të sulmit i zunë garazhet e tyre . Pra, mendova, se miu ishte një nga ata qëkishte ardhur drejtpërdrejt nga romani i tij në varrezën Monparnase. Sepse asgjënuk është e përhershme, me përjashtim të iluzionit të madh të krijimit; asnjë energjinuk humbet aty; çdo fjalë e shkruar është si gjeneza

Qëndroja fare afër pllakës dhe vëreja. Të vëna në radhë mbi gur dhe si tëhelmatisura, ca milingona ngrinin antenat e tyre të holla drejt këtij trupi të madh, tëfryrë, pa guxuar ta preknin. Dhe ai mi i vdekur, ai mi i gjallë i romanit shtrihej aty ishtangur pa dhënë shenjën më të vogël të prishjes, si një top i rëndë lufte i braktisur,të cilit ia ka shkatërruar zinxhirët një minë.

Gremina quhet Greminë, me zhurmën e ujëvarave të tua, të gjitha valët dhedallgët e tua kanë kanë kaluar mbi mua...Që të arrijë gjer te ti lutja ime, dëgjojethirrjen time. Sepse shpirti im është nginjur me të këqija dhe jeta ime do të mbërrijënë Sheol...Ti më ke hedhur në fundin e gropës, brenda hijeve dhe honeve .

Me anë të litarëve varrmihësit e zbritën arkivolin në gropën që ishte hapurndanë rrugës. Shkronjat mbi varrin e Noemisë qenë patinuar; pllaka e mermerit ingjante një pllake akulli që kishte mbetur pas dimrit; mbi fijet e telit të zhveshur tëkurorave rezistonin ende ca fasha letre varaku të çngjyrosura nga shiu.

Duke kaluar anash gropës, i hodhëm nga një grusht dhe, ashtu siç hidhningurë mbi të vdekurit dikur, në shkretëtirë, që egërsirat mos t ua nxirrnin kockat.Një nga varrmihësit mbante në krahë shportën prej druri me dhe Jeruzalemi; dheuishte i shkrifët dhe i pastër, përzier me rërë shkretëtire. Kurorat ishi mbështeturbuzë varrit të Noemisë. Në njërën nga ato shkruhej: Për Juri Galecin - Zoti tëmëshiroftë . E njoha edhe pse nuk e kishte të shkruar emrin e dërguesit: Unë dua tëgjallët; nuk i dua të vdekurit . E dija kush mund ta kishte lënë këtë mesazh tëashpër që ishte shenjë dashurie. Prita sa u vendos pllaka e mermertë, njëlloj si evarrit të Noemisë.

Pastaj i ndihmova varrëmihën, t i shpërndanin kurorat mbi tërë varrin. Paskaq vitesh, si dashnorët e kohëve të shkuara, ata pushonin poshtë së njëjtës çati, jonë të njëjtin varr, por pranë njëri-tjetrit. Pas dyzet e tre vjetësh jete të përbashkët.Bilanc i shkëlqyer për një çift pleqsh çifutë thashë me vete.

Post scriptum: Unë nuk e kam shpikur emrin e Juri Galecit; është thjesht njënga emrat që miku im fatkeq Piotr Rawicz i vuri Rrëfyesit të romanit të tij të vetëm

Shqipërime

Page 70: perpjekja_09

Përpjekja 70

Gjaku i qiellit . Personazhi i tij në këtë novelë mbetet në mes të rrugës midisrealitetit dhe botës së koncepteve platoniane.

Çmimi i gëzofit në fillim m u duk mjaft i lartë dhe unë isha gati ta ulja ashtukot, duke i hequr një zero. Por për fat, kur po mbaroja novelën, në një gazetë (të 19nëntorit 1982), gjeta një reklamë të një magazine të madhe të famshme për shitjene gëzofëve, zibelina me një ulje 15% kushtonte në atë kohë 106000 franga (çmimii mëparshëm: 125000). Kështu gjashtë muaj pasi i kisha hedhur një sy garderobëssë asaj që quhet këtu Noemi, unë zbulova se gëzofi më i shtrenjtë i saj duhej të ishteaq i shtrenjtë sa ç ishte në novelë dhe se I.G., nuk e kishte shtuar. Veç këtyreinformacioneve të nevojshme si çmimi i gëzofit, unë zbulova atëherë një faunë tëtërë ekzotike dhe solla në mendje garderobën e Noemisë, ku shkëlqenin gëzofe meorigjinë të panjohur për mua: bizon, dhelpër e argjendtë, dhelpër blu, rrëqebull, ujkamerikan, astrakan, kastor, ondatra, marmote, ragodin, kojot, që kanë hyrë në novelënë fund, nga dera e vogël, duke nxitur shoqërime të reja, duke zbuluar botë të reja:zeje, bursë, para, aventurë, gjah, armë, thika, kurthe, gjak, anatomi kafshësh, zoologji,peizazhe ekzotike të largëta, thirrje natore të kafshëve, fabulat e La Fontenit: novelaju vë në ngasje të mëdha. Nuk dihet në do t i hapim aty lirisht si në roman, kanatate musandrave e të dollapëve.

Përktheu: Feride Papleka

Shqipërime

Page 71: perpjekja_09

Përpjekja 71

SHKRIMTARI KADARE NË OLIMPIN FRËNGTË MORALIT DHE POLITIKËS

Një nga ngjarjet më të trumpetuara të jetës kulturore shqiptare në harkun ekohës midis dy numrave të revistës ishte pranimi i Ismail Kadaresë si anëtar iAkademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike.

Media shqiptare e përdori të gjithë retorikën e trashëguar nga epoka nacional-komuniste për t i bërë jehonë kësaj ngjarjeje. Televizioni, i cili kishte shkuar enkasnë Paris, e shfaqi dy herë xhirimin e ceremonisë sëbashku me intervistat që u kishtemarrë të pranishëmve, adhurues shqiptarë dhe francezë të shkrimtarit, përzjerë nënjë lumë vlerësimesh ditirambike. Gazetat proqeveritare botuan jo vetëm fjalën eKadaresë, por edhe atë të akademikëve francezë.

Koha jonë , më e madhja gazetë e pavarur e vendit, që deri dje nuk i kishtekursyer shpotitë, madje dhe akuzat ndaj vlerave moralo - politike të shkrimtarit,kësaj here jo vetëm u bë njësh me rreshtin e gjatë të lavdithurësve, por arriti deriedhe t i kërkojë ndjesë Kadaresë gjenial për ndonjë pasaktësi që ka shkruarlidhur me të kohët e fundit dhe ta shpallë pranimin e tij në A.SH.M.P. si më tëmadhen ngjarje në historinë e kulturës shqiptare(?!).

Njeriu i kupolave , siç e quajti Mishel Pikoli, dukej se i bindi të gjithëbashkatdhetarët se kësaj radhe vetë Franca e Lumieres- ve ishte dorëzuar e tëra nënkëmbët e tij dhe se, paskëtaj, duhet të jesh jo vetëm superziliqar, por armik iShqipërisë, madje edhe i Francës, që të guxosh t i shohësh me dyshim vlerat e tij tëpërbotshme. Shtypi dhe media as iu qasën kësaj here opinioneve të atyre njerëzve tëkulturës dhe politikës të cilët nuk i entuziazmon ashtu dhe aq vepra e Kadaresë -akoma më pak kontributi i saj në fushën e moralit dhe politikës.

I mbetet kështu Përpjekjes e cila qysh në fillimet e saj ka parapëlqyer të jetënjë copë nga ajo forcë që prorë don të keqen, por bën mirë 1 të shprehë mendimet

dyshuese dhe kritike lidhur me pranimin e Kadaresë anëtar të një akademie që mëtontë jetë një lloj olimpi i zotave tokësorë të moralit dhe politikës.

Kontributi dhe shembulli i shëmtuar që shkrimtari ka dhënë e vazhdon tëjapë në vendin e tij në fushën e moralit e të politikës flasin në mënyrë elokuente përparadoksin e kësaj zgjedhjeje, e cila merr përmasa groteske porsa mendon qoftëedhe për një çast se personi në fjalë është piketuar nga kjo akademi si anëtar

Nga jeta kulturore

1 E thotë Gëte duke folur për Mefiston.

Page 72: perpjekja_09

Përpjekja 72

korrespondent qysh më 1989! (Për kujtesë nënvizojmë se është viti kur ai merrtepjesë në mbledhjet e organzatës bazë të PPSH-së si anëtar i kahershëm i asaj partie,në mbledhjet e Kuvendit Popullor si deputet i atij kuvendi dhe, çprej vdekjes sëHoxhës, në mbledhjet e Frontit Demokratik të vejushës së diktatorit, si zëvendës isaj!).

Ndoshta do të na duhej më shumë mund të kritikonim provën e gjenisë sëKadaresë nëse ky do të pranohej në Akademinë frënga të Letrave - ndonëse, sipasPërpjekjes, fryma nacional-komuniste dhe monumentale e pjesës më të madhe tëveprës së tij e bën atë shkrimtar organik me regjimin e djeshëm, pra përfaqësuesinmë të shquar të letërsisë socrealiste në Shqipëri -, por një Kadare në A.SH.M.P ekanë të zorshme ta mbrojnë edhe simpatizantët e tij më të flaktë, të cilët, të paktënnë Shqipëri, vazhdojnë ta mburrin me stoicizëm për vlerat artistike ndërsa, kur vjenpuna për kontributin moral e politik, në rastin më të mirë, heshtin.

Stërmundimin që kërkon hedhja e një drite pozitive mbi këtë kontribut duketse na e ndriçoi disi fjala e rastit e akademikut frëng Henri Amouroux, i cili, duke upërpjekur të shpjegojë pse-në e zgjedhjes së Kadaresë gjer dje si anëtar korrespondenti seksionit të gjeografisë në atë akademi, i dha paradoksit të lartpërmendur njëdimension plotësisht surreal. Sipas tij, Kadare e paskej merituar atë prezencë prejkorespondenti gjeografik jo vetëm sepse stinët zinin shumë vend në titujt e libravetë tij, si psh. Dimri i madh, Prilli i thyer etj. e, jo vetëm pse aty binte rëndom shidhe mjegull, por edhe sepse nëpër librat e korespondentit nga Shqipëria u gjendkërkanfraza të tilla si Ngjarjet më të çuditshme ndodhin gjithmonë në vjeshtë. Pra kemigjeografi i siguroi të pranishmit plaku i moçëm Amouroux, i cili, më tepër sekushdo tjetër, kontribuoi për ta kthyer atë ceremoni në një ritual mumifikimi qëdukej sikur kryhej matanë kufijve realë të kësaj bote.

Gjithashtu nuk mund të mos vemë në dukje mungesën skandaloze tëinformacionit që tregoi ky historian. Ato çka tha për vendin e shqiponjave ,Ptolemeun, Skënderbeun, Aleksdandrin e Madh që shante në shqip e të tjerapërqeshje ndaj shkencës së historisë, dukeshin sikur t i kishte marrë nga ndonjëlibër i tetëvjeçares i shtypur në Shqipëri, për të mos përmendur pastaj çfarë thalidhur me disidencën dhe persekutimet e rënda të Kadaresë, si internimet, dënimetme punë krahu, ndalimin e botimit të veprave, e plot gjepura kësodore, nga të cilattë krijohej përshtypja se Amouroux-ja fliste me gojën e një ish-të burgosuri tëçmendur, një legalist për të cilin thuhet se sa herë e sheh Kadarenë në gazetë apotelevizion i mbushen sytë me lotë dhe, duke nderuar me dorë në zemër, thotë içmeritur: Ky është Leka Zogu!

Gjithmonë sipas zotit Amouroux, kur Ismaili shkruante tek Dimri i madh:Në Evropë kishte vazhdimisht mjegull, gjysma e Azisë ishte mbuluar qysh tani medëborë... u përçonte shqiptarëve një mesazh shumë të rëndësishëm politik; (nëfakt, mesazhi shumë i rëndësishëm që merrnin shqiptarët këtu, e që nuk ishte asfarei koduar, qe se i vetmi vend me diell në botë mbetej Shqipëria e Enver Hoxhës); kurshkruante tek Ura me tri harqe kjo natë që afrohet do të jetë e gjatë , fjala nukishte vetëm për natën otomane, por edhe për natën që do të kaplonte Shqipërinë pasprishjes me Kinën... Ambiguitetin në veprën e Kadaresë, të shumëlëvduar nga

Nga jeta kulturore

Page 73: perpjekja_09

Përpjekja 73

simpatizantët e tij, akademiku Amouroux na e zbriti në nivelet e një alegorieqesharake, ashtu skurse na bëri për të qeshur kur foli për një Kadare të izoluar nëTiranë, që kishte pranë vetëm Helenën, dy vajzat dhe Isuf Vrionin, por që, matanëkufirit, kishte Fayard-in dhe miqtë francezë.

[Për hir të së vërtetës duhet të themi se na erdhi boll keq që shqytarët eshumtë të Kadaresë në Lidhje të Shkrimtarëve a gjetkë, të cilët prej dekadash iambajnë me zell armët kalorësit të letrave shqipe, as kësaj radhe nuk gjetën një fijezëri, një: Aman, jo deri këtu, i nderuar Amouroux! Jo deri këtu, sepse, nëse akademiajuaj mund ta mbajë pa dert një të tillë mohim që i bëhet ekzistencës sonë rrethKadaresë gjenial, neve vetë nuk e mbajmë dot sepse kemi qenë gjithherë pranëtij!.]

Ndonjë koment mund të bënim edhe për fjalën e Kadaresë, e cila në disapika përçonte bash atë frymë që kemi marrë përsipër të kritikojmë.

Nuk mund të mos na bënte përshtypje që njeriu, i cili i ka akuzuar disa prejautorëve të Përpjekjes si servilë të të huajve (kuptohet, perëndimorë) u shpërfaqkësaj rradhe në rolin e zëdhënësit të një dashurie shpirtlektisur shqiptare ndajEvropës; një dashuri e cila tingëllonte shumë naive për të qënë e ndjerë dhe shumëmallëngjenjëse për të mos qënë servile. Sipas tij, shqiptarët po digjen për të mos ehumbur Evropën të cilën e paskan humbur dy herë dhe dashkan medoemos të mos ehumbin për të tretën. Gjithë sipas tij, ata e dashurojnë aq shumë atë saqë nga dashuriae madhe e përdhunojnë. Ç koncept të çuditshëm ka kështu anëtari më i ri i A.SH.M.P.për dashurinë, e cila duket se jo rastësisht mungon në librat e tij! E si mund tabindin vallë shqiptarët Evropën që t i fusë në shtratin e dashurisë së saj, kur epërdhunojnë sa herë iu jepet mundësia dhe kur nuk bëjnë asnjë përpjekje për t idhënë dinjitet ekzistencës së tyre mu në zemër të saj?! Ai që përdhunon nuk dashuron,madje nuk di ç është dashuria. Dashuria për Evropën nuk materializohet nëpërmjetpërdhunimit, por nëpërmjet një proçesi të sinqertë dhe serioz integrimi, që kërkonvëmendje dhe vullnet të veçantë për të njohur e kuptuar sistemin evropian të vlerave,këmbëngulje për të aderuar në atë sistem duke mos përsëritur parreshtur gabimet erënda të së kaluarës, vendosmëri për të sakrifikuar në favor të ripërtëritjes morale tëkomunitetit. Pra, e thënë ndryshe, dashuria për Evropën nuk manifestohet nëpërmjetepshit të papërmbajtur material dhe bjerrjes së çdo vlere morale. Në Shqipëri, përposnjë pakice intelektuale që ka mbetur gjithmonë e izoluar apo e margjinalizuar, tëtjerët, veçanërisht pushtetarët shqiptarë - në adresë të të cilëve duhet thënë se Kadarejanuk ka gjetur kurrë fjalë më të rënda sesa shi, mjegull, dëborë - nuk e kanë dashurkurrë Evropën përveçse si mishërim të epshit material e prandaj edhe nuk kanëmundur asnjëherë të fitojnë prej saj gjësendi tjetër përveç indiferencës dhe përçmimit.

Na tingëllon gjithashtu absurd ngulmimi pseudoromantik i Kadaresë për tëtreguar se origjina dhe traditat lindore janë të huaja për ne apo që ato duhet t imohojmë në emër të dashurisë për Evropën Perëndimore. Pikësëpari nuk shohim assot dhe as përgjatë historisë ndonjë manifestim bindës të vullnetit për ta parë këtëorigjinë e këto tradita si gjëra që s kanë të bëjnë me ne. Por, edhe sikur të jetë evërtetë se duam t u kthejmë shpinën atyre për të përqafuar Perëndimin, këtë nuk

Nga jeta kulturore

Page 74: perpjekja_09

Përpjekja 74

mund ta bëjmë duke u shtirur sikur ato nuk ekzistojnë e as duke i fshehur pas njëfasade pseudoperëndimore, por, gjithnjë në frymë kritike, duke kapur dhe evidentuarthelbin universal të kulturës që trashëgojmë dhe duke e zhvilluar atë në funksion tëhapjes dhe zhvillimit.

Le të vimë tani tek ethet nacional-komuniste që e përçuan këtë ngjarje. Ekemi fjalën për atë stil monumental të trajtimit të personaliteteve, të trashëguar ngapropaganda komuniste, i cili shurdhon njerëzit me britma patetike, retorikë patriotike,elozhe fanfareske, megllomani e shqiptaromadhi, duke mos lënë asnjë hapësirë përfjalën e mënçur, për gjykimin e kthjellët, për diskutimin apo polemikën e vërtetë,për nxjerrjen me kompetencë në pah të vlerave dhe mangësive, çka është, në fakt, evetmja rrugë për të zhvilluar kulturën. Përpjekja mendon se vlerat e Kadaresë mbetenato që ishin përpara se ai të laureohej kësisoj dhe nuk kanë të bëjnë fare me këtëakademi të cila, për hir të së vërtetës, duhet thënë se ka pasur në radhët e saj edhepersekutorë çifutësh. Ato duhen kërkuar në librat e tij të lexuar, të cilët, madje,duhen rilexuar në një konteks të ri. Por, ndërkaq, është e qartë si drita e diellit seshkrimtari i tyre i zemrës u duhet provincialëve shqiptarë për të ushqyer vanitetin ejo për të marrë ndonjë ushqim shpirtëror prej letërsisë së tij, sepse ka plot ndër taqë, ndonëse nuk kanë lexuar as pesë rreshta nga vepra, rrinë e mburren pasi, nganjëra anë, mund t i thonë botës se kanë një shkrimtar të njohur, ndërsa, nga anatjetër, mund të mbushin disi siluetin bosh të identitetit të tyre duke u identifikuar metë njohurin. Këta njerëz të vegjël për të cilët Reich-u thotë se krenohen megjeneralët e tyre të mëdhenjë, por nuk krenohen me veten ; se njerëzit e vegjël ikthejnë në tiranët e tyre kurse të mëdhenjë e vërtetë i çojnë në varreza , nuk janë nëgjendje t i njohin vlerat veçse kur këto ua thonë të tjerët. Për ta ngarje kulturore nukështë leximi i një libri, dëgjimi i një simfonie, shikimi i një shfaqjeje, por dhënia eçmimit për to.

Provincialët shqiptarë, figura eminente politike e kulturore të aktualitetit,ngjajnë sot si kopje në miniaturë të Shqipërisë së Enver Hoxhës. Njëlloj si ajoShqipëri e izoluar, ata e ndjejnë shumë indiferencën e botës së qytetëruar e për këtëkërkojnë të legjitimohen duke u kapur pas figurash me emër, titujsh apo çmimesh.(Kujtoni atë perandorin fantazëm të Bizantit që u prit deri edhe nga Presidenti iRepublikës - me atë rast RD shkroi në faqe të parë një alamet artikulli me titull:Një perandor zbret në Shqipëri - dhe që pastaj iku me gjithë skortën pa paguar as

paratë e hotelit.) Duke mitizuar tituj dhe çmime, propaganda shqiptare kërkon jovetëm të kompensojë komplekse inferioriteti, por edhe të ushqejë iluzionin seShqipëria është tashmë kulturalisht e integruar në Evropë. Mirëpo titujt dhe çmimetnë rastin më të mirë nuk janë veçse pjesa më e jashtëme dhe më e parëndësishme evlerave të atij që i merr, kurse në rastin më të keq, tek ata që i synojnë si i vetmiqëllim i jetës, ato mund të tjetërsojnë vetë thelbin e artit e, më në përgjithësi, tëkulturës; vetë qëllimin e tyre të njëmendtë... (Është dëshpëruese kur sheh se një ngafondacionet më të njohur kulturore të vendit, ai Velia, pasi shpiku çmiminndërkombëtar Kadare, - mishërim par exellence i mendësisë së sipërpërmendur -për të cilin thuhet se harxhon pjesën më të madhe të buxhetit të tij, tani së fundishkoi e sajoi edhe një çmim special për reportazhin mizerabël që bëri televizioni

Nga jeta kulturore

Page 75: perpjekja_09

Përpjekja 75

lidhur me pranimin e Kadaresë në A.SH.M.P. Është dëshpëruese kur sheh që njëregjizor filmash si Kujtim Çashku, pasi harxhon mijëra dollarë për të bërë një filmmbi të kaluarën diktatoriale, nuk bën asnjë përpjekje për t ua shfaqur shqiptarëvenë kinematë e tyre, por, fill pas premierës, rend të gjejë para të tjera për ta subtitruardhe për ta çuar të konkurrojë në festivale evropiane dhe botërore, me shpresën semos merr ndonjë çmim...). Thuhet se Bernard Shou ka thënë: Nobelit mund t ia falkrijimin e dinamitit, por jo krijmin e çmimit Nobel.

Kjo bjerrje e kuptimit të vërtetë të kulturës në emër të megallomanisëprovinciale po pasqyrohet gjithnjë e më shumë te vetë Kadareja. Në përgjigje ndajkritikave që i bëhen ai nuk jep thuajse kurrë argumenta rreth vërejtjes konkrete që iështë bërë, çka mund të ishte e dobishme për zhvilimin e mendimit kritik shqiptar.Ai zë dhe ekzagjeron me megallomani përmasat e vetvetes në raport me kritikuesit;thotë se ata nuk i njeh kërkushi (dmth nuk i njeh perëndimi); ve në gojën e tyregjëra që ata nuk i kanë thënë kurrë dhe, më në fund, krijon idenë sikur bota mbarëpo shqetësohet për shfrimet në Shqipëri të mllefeve ndaj shkrimtarit . Sa për tëdhënë një shembull të mënyrës se si përmbyset bota në retinën e Kadaresë kujtojmësesi, duke komentuar një proçes gjyqësor fare rutinë, që shtëpia e tij botuese paskejhapur ndaj një gazete gjermane, tha se, reagimi francez ishte shumë i ashpër , athua se qeveria franceze, opinioni publik francez, Franca e tërë u ngrit për të vënënë vend dinjitetin e nëpërkëmbur të Kadaresë!

Kjo megallomani e Kadaresë, të cilën një pjesë e madhe e shqiptarëve eushqejnë pa rreshtur me paditurinë, zbrazësinë dhe servilizmin e tyre, po njëlloj siçushqejnë edhe diktatorët e vet, bëhet shpesh e rrezikshme jo vetëm për jetën kulturore.Qëkurse ka lënë Shqipërinë, shkrimtari i njohur ka zbritur jo rrallë në fushën emoralit dhe të politikës. Në fillim këto zbritje dukej se shtyheshin më shumë prejprirjes për gjithpushtetshmëri, sëmundje kjo e një pjese të madhe të intelektualëvepostkomunistë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Më pas, me konsolidimin dhenjëherësh komprometimin e pushtetit të Berishës, duket se gjithnjë e më tepër aifilloi të ndërhyjë kur, nën pushtetin e frikës së pashërueshme, bisha e letërsisë qëpërpëlitet brenda tij ndjente se i duhej hedhur ndonjë vështrim miklues bishës sëpushtetit të ri, për ta qetësuar e siguruar se Ismaili nuk e merrte kurrë penën për tëshkruar kundër qeverisë, veçanërisht presidentit. Kohët e fundit na duket se ështëbisha e pushtetit ajo që po e përdor kur i nevoitet, duke i garantuar njëherësh mbrojtjendhe paprekshmërinë. (Me këtë rast, si dikur, ai nuk heziton ta përdorë këtë mbrojtjedhe paprekshmëri për të larë hesapet me ata që nuk e duan apo për të zgjidhurndonjë problem intim.) Ndërkaq, nuk kanë qenë të vogla zullumet që i ka shkaktuarme ndërhyrjet e tij demokracisë së brishtë shqiptare. Herën e fundit që zbriti nëatdhe, pasi heshti disa muaj për një nga ngjarjet më të rënda që i ndodhi Shqipërisëgjatë këtij viti, shkatërrimin e institucionit të votës së lirë dhe më pas të opozitës,Kadareja priti pranimin në Akademinë Frënge për t u bërë përsëri i gjallë politikishtnë shtypin shqiptar. I paisur tani me doreza më të rënda boksi, ato të një akademikufrëng, ai akuzoi rëndë opozitën shqiptare se ka lënë një imazh të vajtueshëm nëPerëndim dhe bëri zbulimin e madh se ajo nuk është në nivelin e opozitës amerikane.Kuptohet, për hir të interesave të larta kombëtare, ai, si gjithmonë, nuk e shqepi

Nga jeta kulturore

Page 76: perpjekja_09

Përpjekja 76

gojën për t i bërë ndonjë vërejtje pushtetit turkoshak shqiptar që i rrahu deputetët eopozitës në sheshin Skënderbej . (Thuhet se presidentit i ka pëshpëritur në veshqë nuk duhej ta kishte bërë gafën e sheshit sepse asisoj vjedhja e 26 majit do kalontepa u ndjerë). Ai i akuzoi përsëri pseudointelektualët shqiptarë që e sulmojnë atë= Shqipërinë (= Francën) në shtypin perëndimor, duke thënë se sharjen e Shqipërisëkëta e kanë kthyer në mjet për të fituar para. Pastaj përmendi rastin e një shkrimtarishqiptar, të cilin, sipas tij, na e paska cenzuruar Franca (përsëri del Franca e tërë nëmbrojtje të dinjitetit të Ismailit) sepse paska folur kundra tij (?!), duke u përpjekurtë tundojë djallin e cenzorëve shqiptarë që gjer më tash janë teguar shumë tolerantme ata që shkruajnë e flasin kundër tij në Tiranë.

Pasi i kreu për bukuri këto punë të dobishme shkrimtari më në fund u nis përnë Paris që të mos e kapte fikja e dritave të dimrit të Tiranës.

Akademiku Amouroux tha se Kadareja e ka njohur letërsinë përpara lirisë.Ne, që e njohim atë pak më mirë sesa francezët, mendojmë se është më pranë tëvërtetës të thuhet se ai nuk e ka njohur kurrë lirinë, prandaj dhe letërsia e tij, ashtusi dhe e gjithë vepra e tij moralo-politike, do ta vuajë pa shërim këtë të keqe.

Përpjekja

Nga jeta kulturore

Page 77: perpjekja_09

Përpjekja 77

Alain Ducellier

SHQIPTARËT NE ITALINË QËNDRORE NË FUND TËMESJETËS: NGA EMIGRIMI TE INTEGRIMI

Megjithëse problemi i migrimeve ka tërhequr gjithmonë vëmëndjen ehistorianit të Mesjetës, përsëri rrallëhere ndodh që ai të shtjerë në dorë një fondarkivor të bollshëm që t i japë mundësi të studiojë nga afër origjinën, mekanizmatdhe pasojat e tyre: në këtë vështrim, arkivat publike dhe mbi të gjitha ato noterialetë Italisë Qëndrore janë pa dyshim të pakrahasueshme, pasi përmes njoftimeve mjafttë gjalla ato e rrisin më tej saktësinë duke na lejuar të depërtojmë deri në aspektetmë njerëzore të problemit të migrimit. Në këtë zonë, e cila shtrihet nga RomanjaJugore deri në kufijtë e Abrucos dhe të Umbrias, nëpër të cilën kanë kaluar dhe janëvendosur një numër i madh të huajsh, ne do të ndalemi në një fakt veçanërisht tëdokumentuar, atë që ka të bëjë me migrimin e shqiptarëve në shekujt XIV dhe XV,i cili, sipas mendimit tonë, përveç interesit ngushtësisht historik na bën ta kuptojmëmë mirë fatin që i pret emigrantët e ditëve tona, vazhdimisht të kërcënuar nga rrezikui dëbimit dhe i asimilimit. Ky shqetësim ka ndikuar mjaft që çprej 20 vjetësh kyproblem të tërheqë vëmendjen e historianëve italianë, e para së gjithash duhet tëvlerësojmë këtu punimet e Sergio Anselmit1. Të shtyrë nga të njëjtat preokupime nekemi filluar studimin sistematik të arkivave lokale të Ankonës, Senigalias, Pesaros,Fanos, shumë dokumente të të cilëve janë duke parë dritën e botimit.2

Ndërgjegje historike

* Autori është profesor në Universitetin e Toulouse-Le Mirail.

1Midis punimeve të rëndësishme mbi këtë çështje: Aktet e Kongresit, Le Marche e l Adriaticoorientale: economia, societa, cultura dal XIII secolo al primo Ottocento. Deputazione di storiapatria per le Marche, Ancona, 1978, ku mund të dallojmë kontributin e S. Anselm-it Schiavoni ealbanesi nell agricoltura marchigiana dei secoli XIV e XV (fq.141-174), e M. Natalucci,Insediamenti di colonie e di gruppi dalmati, slavi e albanesi nel territorio di Ancona (secoli XV-

XVI) (fq.93-112), dhe e G. Annibaldi, Immigrati albanesi e schiavoni a Jesi e nel suo contadonei secoli XV e XVI (fq.113-140); nën drejtimin e S. Anselm-it, mund të përmëndim gjithashtupërmbledhjen e gjerë Nelle Marche Centrali. vëll. 2. Cassa di Risparmio di Jesi, 1979; cf gjithashtuA.Ducellier. L etablissement des Albanais dans la region d Ancone. Aspects sociaux, economiqueset culturels (vers 1400-vers 1450) , Aktet e Kongresit Mercati, Denaro nelle Marche (SecoliXIV-XIX), Deputazione di storia patria per le Marche, Ancona, 1989, f. 73-1142Vëllimi i parë, që përmbledh aktet publike dhe private të Fanos e të Pezaros, duhet të dalë këtë vitnga shtëpia botuese Padron, Bolonjë.

Page 78: perpjekja_09

Përpjekja 78

Në kërkime të tilla, tre janë pyetjet thelbësore që na duket se mund të shtrohen:përse ndodhi ky emigracion nga Ballkani drejt Italisë nga fundi i Mesjetës; si uzhvendosen emigrantët dhe, së fundi, si u trajtuan ata në vendet pritëse? Këtyrepyetjeve do të mundohemi t u përgjigjemi më poshtë nën dritën e burimeve arkivore.

PERSE EMIGRUAN SHQIPTARET?

Ideja mbizotëruese, dhe vazhdimisht e përsëritur, është se migrimet ballkaniketë fundit të Mesjetës janë pasojë e tronditjes që sollën pushtimet osmane, por, ngaana tjetër, është mjaft e lehtë të tregohet se kjo është e gabuar, përderisa lëvizjet epopullsisë shqiptare janë vërejtur qysh nga fundi i shek. XIII, kohë kjo kur turqitende nuk kishin vënë këmbë në Ballkan.3 Përsa i përket Shqipërisë, ajo, filloi tëpushtohet veçse më 1385, dhe osmanët u vendosën vërtet aty duke filluar nga viti1420, shumë kohë mbas migrimeve të para që prekën Greqinë dhe Italinë.4

Mund të mendohet se, në një kontekst ballkanik përgjithësisht të varfër,shqiptarët njohën në shekujt XIV dhe XV një rritje demografike, e cila, duke qenënë dëm të fqinjëve të tyre, i bëri të merrnin rrugët përpara se të merrnin detin.Besojmë ta kemi treguar se një shpjegim i tillë është i pasaktë, meqënëse ai nukmbështetet nga asnjë dokument, dhe për më tepër është i tejetpërdorur për të provuarse shqiptarët, si një popull me origjinë malësore e nomade, kanë pak baza për tëokupuar hapësirën e tyre kombëtare aktuale.5 Veç kësaj, dhe është pikërisht përkëtë që burimet tona italiane kanë një rëndësi të dorës së parë, ne tani dimë se, nëmigrimet e tyre, shqiptarët, që prej shek. XIII, janë paraprirë nga sllavët, tepër tëprekur nga kolera dhe epidemi të tjera që e kishin rralluar popullsinë, gjë që provonmë së fundi dobësinë e shpjegimit demografik të një fenomeni të tillë.6

Turbullirat politike, sociale dhe ekonomike të Shqipërisë në këtë periudhë tëfundit të Mesjetës kanë një forcë tjetër shpjeguese. Ato flasin për një gjëndje mjerueseqë pasqyrohet më së miri në tekstet arkivore dhe tek e cila ne duhet të shohimshkakun e një emigracioni ekonomik , po të shpreheshim me termat e përdoruranga shqiptarët, kur ata flasin për të ikurit e tyre të shek. XIX. Dihet se në brigjetdalmate dhe shqiptare, ku resurset janë fare të pakta dhe në një hapësirë tepër tëngushtë, migrimet tradicionale të popullsive malësore në drejtim të zonave më të

Ndërgjegje historike

3 A. Ducellier, Les Albanais dans les colonies venetiennes au XV siecle , tek L Albanie entreByzance et Venise. Londres, 1987, IX, p.47-64; T. Jochalas, Uber die Ein Einwanderung derAlbaner in Griechenland, Eine zusammenfassende Betrachtung , Dissertationes Albanicae. XIIIBand, Munchen, 1971, f. 89-106; D. Jacoby, Catalans, Turcs et Venitiens en Romanie (1305-1332): un nouveau temoignage de Marino Sanudo Torsello , Studi Medievali, XV, I, 1974, part.f. 237-238 ( me burime).4 Rreth kësaj kohe, venedikasit në Greqi ia kanë frikën shqiptarëve po aq sa edhe turqve; A.Ducellier, Les Albanais dans les colonies venitiennes , f. 48-50.5 A. Ducellier, Demographie, migrations et frontieres culturelles dans les Balkans de la fin duMoyen Age a l epoque moderne , Ta Historika, III/5, Athenes, 1986 ( në greqisht).6 S. Anselmi, Schiavoni e Albanesi, art. cit. f. 143 s.

Page 79: perpjekja_09

Përpjekja 79

pasura kanë shkaktuar prej kohësh një mbipopullim relativ. Në saje të kontaktevetë vjetra me bregun tjetër të Adriatikut, lindi dhe u zhvillua një mit, ai i Felix Italia,që detarët italianë e kishin për zemër ta mbanin në gojë qysh nga shek. XIV, sepseishin të interesuar të tërhiqnin të huaj drejt vendit të tyre të rraskapitur nga kolera.7

Për shqiptarët si edhe për sllavët, tekstet tregojnë se qe pikërisht tmerri i mjerimitmotivi kryesor që nxiti migrimet e tyre përtej detit: rreth vitit 1390, shqiptarët endenduke kërkuar lëmoshë në fushat e Pulies, kurse në të njëjtën kohë sllavët malësorë

në Raguzë, lusnin pronarët e barkave për t i kaluar në Itali ku mund të fitoninbukën e gojës ndërkohë që aty po vdisnin urije .8 Ky mjerim i natyrshëm bëhejmë i theksuar edhe nga ekseset e një sistemi social i cili si këtu edhe atje, dominohejnga feudalë dhe princa të pangopur që i shfrytëzonin njerëzit deri në palcë, sidomosnë luftrat ndërmjet tyre dhe, pak më vonë, nën pretekstin e luftës kundër turqve;këtu duhet të kihen parasysh edhe ndikimet perëndimore (Shqipëria bregdetare kanjohur për një kohë të gjatë pushtimin anzhuin), që i shtynin këta sundimtarë tëpërdornin praktika feudale pak të zakonshme për traditën bizantine: në momentinkur Venediku merr në zotërim Durrësin, më 1392, Senati vëren se në rrethinat eqytetit princi Karl Topia vazhdonte të kërkonte angaritë e pyllit që Chinardi dheBaligny i kishin ligjëruar qysh përpara 1270-ës.9 Mirëpo, kjo është koha kur teksllavët si edhe te shqiptarët fillojnë të shthuren lidhjet e klanit tradicional dhe,rrjedhimisht, lindin çrregullime sociale që favorizojnë çlirimin e individëve, të cilëtgjejnë kështu një mënyrë për t iu shpëtuar zotërve të tyre.10 Nuk mund të moshabitemi nga fakti se krahinat që japin numrin më të madh të kandidatëve përemigracion të jenë Bosnja dhe Shqipëria Veriore e Qëndrore, zona ku, qysh ngashek. XII, është vërejtur një faktor i ri mungese stabiliteti si pasojë e përparimit tëkatolicizmit roman ndaj ortodosisë tradicionale: popullsia aty nuk ështe e organizuarmire dhe ka ne krye një kler që është më tepër i huaj dhe që është gati të marrëarratinë saherë ndodhin pushtime turke, duke i bërë edhe më të brishta këto bashkësiprej kohësh tepër të varfëra.11 Kjo ka rëndësi kur mendohet se, nga ana e tyre, kleriortodoks qëndron në vënd, dhe se sërbët, grekët dhe bullgarët nuk emigrojnë përparashek. XVI: emigrantët ballkanikë në Italinë Qëndrore janë të tërë katolikë romanë,gjë që do t i ndihmonte shumë ata në përpjekjet për t u integruar në mjedisin e ri.

Ndërgjegje historike

7 S. Anselmi, art. cit. f.144-146.8 Archivio di Stato Venezia (A.S.V.), Misti del Senato , XLII, f.122, 17 gusht 1393; A. Ducellier,Les Albanais en Pouille a la fin du Moyen Age , Rivista di Studi Bisantini e Slavi, IV, 1984,

f.139. M. Sunic, Priselitve Slonatov na obmocje Ankone v 15 stoletji , tek Migracije Stovanovv Italijo, Akte të Kongresit të 7 të historianëve italianë e jugosllavë, Ljubljanë, 1978, p.2; S.Anselmi, art. cit. f. 145.9 A. Ducellier, La Facade maritime de l Albanie au Moyen Age. Durazzo et Valona du XVsiecle. Thessalonique, 1981, f.176-177 dhe 196.10 Këtu bëhet fjalë për shqiptarët e Negrepontit dhe Moresë në fillim të shek. XIV; A. Ducellier Les Albanais dans les colonies venitiennes , art. cit., p. 60-61.11 Po marrim vetëm shëmbullin e arqipeshkvit të Shkodrës, i cili, gjatë rrethimit të qytetit ngaturqit, më 1479, e braktisi këtë të fundit duke marrë deri edhe këmbanat e kishës (HistorijskiArhiv u Dubrovniku= H.A.D., Diversa Notarie, LXIV, f. 90 v, 13 nëntor 1479

Page 80: perpjekja_09

Përpjekja 80

Është e qartë, pra, që origjina e emigrimeve duhet kërkuar në tensionet e njëshoqërie të varfëruar nga pikpamja shoqërore dhe kulturalisht e çorientuar në tëcilën aksidenti më i vogël mund të provokonte eksodin: mirëpo, luftrat feudale dhepushtimi turk ishin diçka më shumë se aksidente...

SI U NISËN SHQIPTARËT?

Nga Dalmacia dhe Shqipëria mund të iket me rrugë tokësore, dhe qysh ngafundi i shek. XIV ndodhte përnjemend kjo: të habit mbi të gjitha karakteri masiv imigrimeve shqiptare drejt Mesenisë veneciane, rreth vitit 1425.12 Por, më vonëgjatë, shek. XV, pushtimi otoman bllokon pjesën më të madhe të rrugëve dhe kështudeti bëhet mënyra e vetme e shpëtimit. Kohë pas kohe këto shpërngulje merrninnganjëherë trajtat e ikjeve në panik e sipër, siç ndodhi në kohën e luftës së madheveneto- turke, midis viteve 1468 dhe 1480: madje edhe Raguza u shtrëngua në atëkohë t i lejonte shtetasit e vet, të terrorizuar nga flota osmane, të arratiseshin nëdrejtim të Pulies, Markes dhe Venedikut.13

Në një atmosferë të tillë Italia Qëndrore sëbashku me Venedikun mbetetpikëmbrritja më e parapëlqyer: qysh kur kolera e zezë kishte bërë kërdinë, ajo mbetejnjë rajon që kërkonte shumë fuqi punëtore si në qytet ashtu edhe në fshatra, dukebërë që emigrantët të gjenin kushte më të mira pritjeje, tipar ky pa dyshim i ndryshëmnga ai që ndeshet në Venedik dhe Pulie.14 Ishte po ashtu një zonë që mbante gjallëprej shekujsh shkëmbime të ngjeshura detare me Dalmacinë dhe Shqipërinë, çfarëshpjegon, për shëmbull, hershmërinë e popullsisë sllave, ndonëse ajo deri para vitit1348 kishte aty një peshë të vogël.15 Një rrethanë tjetër favorizuese ishte se Malatestatdonin t i ripopullonin zotërimet e tyre për të shtuar të ardhurat dhe, për më tepër,sllavët dhe shqiptarët shikoheshin si rezerva të mira njerëzore për ushtritë e tyre:princa të ndryshëm kishin zakon t i drejtonin thirrje popullsisë, qoftë duke i premtuarshqiptarëve përjashtimin nga taksat16, qoftë duke nxitur integrimin e tyre në shoqërinëpërmjet martesave me gra vëndase17, politikë kjo që, pas rënies së Malatestave,

Ndërgjegje historike

12 A. Ducellier, Les Albanais dans les colonies venitiennes , art. cit. f. 57: në atë kohë bëhej fjalëpër 300 familje dhe për 5 000 kuaj.13 H.A.D., Condilium Minus, XIX, f.144 v, 28 qershor 1480.14 Mbi varfërimin e tokave markezane pas vitit 1348 dhe të paktën deri në fillim të shek. XV, S.Anselmi, Aspetti economici dell emigrazione balcanica nell Italia centro- meridionaledel Quattrocento , Societa e Storia, 1979, n 4, f. 1-15. Ndërkaq do të vërejmë sezhdukja e pothuaj të gjitha burimeve noteriale të Italisë së Jugut deri rreth vitit1490 do të na çojë drejt rishikimit të këtij konstatimi.15 S. Anselmi, Schiavoni e Albanesi , art. cit. f. 145-146.16 Në nëntor 1415 shqiptari Karinjano, banues në Fano, e sheh veten të çliruar nga taksat me tëmbrritur në qytet (Archivio di Stato Fano = A.S.F., Consigli, II, f. 108).

Page 81: perpjekja_09

Përpjekja 81

do të vazhdohej nga autoritetet lokale të sundimit papal18.Por, si princat ashtu edhe komunat e Italisë Qëndrore, bile dhe Ankona, kanë

pak mundësi direkte për të shtënë në dorë këtë fuqi punëtore. Këtu duhet kujtuar se,përveç disa momenteve të shkëputura, siç është rasti i fillimit të shek. XV, Venedikumbetet parreshtur zoti i rrugëve detare në Adriatik, saqë edhe një fuqi e tillë siRaguza shpesh sillet si një vartëse e tij19. Megjithatë, shumë shqiptarë kalojnënëpër Raguzë e cila, duke mos dashur të ketë konflikte politike me fqinjët e sajsllavë dhe shqiptarë, nuk do në asnjë mënyrë të lerë të kuptohet se ajo ka gisht nëikjet e tyre: në këtë mënyrë qysh nga viti 1388 republika e vogël duke ndaluarzyrtarisht qytetarët e saj të merreshin me gjëra të tilla të dyshimta si kapja dhe shitjae të ikurve, na bën të njohur se migrimet shqiptare janë bërë tashmë një trafik tëcilin mund ta marrim edhe si një tregti skllevërish20. Me thënë të vërtetën, roli iRaguzës është padyshim më i rëndësishëm sesa duket, sepse ky trafik shpesh herëiu shpëton autoriteteve, dhe, nga ana tjetër, ekzistonin shumë mënyra për t i bërëbisht detyrimeve: p.sh. raguzanët mund t i jepnin me qera shqiptarët për të punuartek të huaj të tjerë për një periudhë kohe shumë të gjatë (deri në 10 vjet...) aq sa njëkontratë e tillë nuk i lë gjë mangut skllavërisë së vërtetë21.Ata mund të transportojnëilegalisht drejt Ankonës ose Pezaros edhe udhëtarë të rastit kundrejt pagesës, tëcilët nuk duhet t i kenë fare zili negrit e kohëve moderne22. Por, sigurisht, ështëVenediku ai që po në të njëjtën kohë e bën fare hapur tregtinë e skllevërve shqiptarëtë destinuar për shërbëtorë dhe artizanë, punëra këto të cilave venedikasit në atëkohe iu bënin gjithmonë e më shumë naze: mësohet se më 1388 angaria e shqiptarëveishte një praktikë e zakonshme e nxitur nga qeveria, por shqiptarët janë kaq primitivëdhe të pagdhëndur saqë një kontratë e thjeshtë, që parashikonte 4 vjet shërbimfalas nga ana e tyre, nuk mjaftonte për t i bërë ata të leverdisshëm si punëtorë,duke detyruar Senatin, i etur siç ishte për të favorizuar angarinë, ta shtrinte deri në

Ndërgjegje historike

17 Apresso el morbo stato longo tempo in quella cita de Fano gli debba essere mancamento assaide homini, Et pero stando continuo vigile al bene de essa e per bonificario, ho deliberato che quelledonne vidue da marito e anco giouene donçelle non se possano maritare a forestieri, si non sefanno citadini e habitanti li in la terra... Sigismondo Pandolfo, adi 5 di genaio 1449 (A.S.F. Consigli,VIII, f. 163-163 v)18 Më 6 maj 1466, Këshilli i Fanos iu ndalon qytetarëve të tij që t iu shesin të huajve pasuri tëpaluajtshme, vetëm në rastet kur këta të fundit premtojnë se do të banojnë aty, dhe më 21 shtatortë të njëjtit vit urdhëron që punëtorët e huaj të vreshtave të mos i nënshtrohen asnjë takse tëjashtëzakonshme (A.S.F., Consigli VIII, f.20-20 v dhe 49).19 J. Tadic, Venezia e la costa orientale dell Adriatico fino al secolo XV , in Venezia e il Levante,vëll. 2, Firenze, 1973-1974, I, f. 687-704, e f.690.20 Pars de faciendo libere relaxari omnes Albanenses fugientes captos per nostros Ragusinos(H.A.D., Reformationes, XXVII, 87 v, 26 gusht 1388); Pars quod non possit uendi Albanensesin Ragusio uel districtu per aliquos (Ibid. f.88, e njëjta datë).21 Më 28 qershor 1389 Helyias Pantalei nga Durrësi i është dhënë me qera për 10 vjet një burri ngaSirakuza (H.A.D. Diversa Notarie, X, f.54).22 Marrja me qira e një anijeje raguzane më 29 dhjetor 1465, me destinacion Pezaron, parashikontenjë ngarkim mallrash në Vlorë ku mund të merreshin, përveç të tjerash, edhe viatores de passagio,

me kusht që të rishikoheshin kushtet e kontratës ( H.A.D., Diversa Notarie, XLIX, f.62v).

Page 82: perpjekja_09

Përpjekja 82

10 vjet periudhën e punës së papaguar23. Ky vendim i korrespondon jo vetëm fluksittë shqiptarëve të vërejtur në Raguzë, por edhe kulmit të një tregtie të drejtuar ngaVenediku, i cili me anë të saj duhej të kënaqte tregtarët e tij: një tekst i majit 1391na kujton se rreth tre vjet përpara, d.m.th. në maj 1388, anija e një pronari ngaUlqini, e cila sillte 100 shqiptarë me një vlerë prej 250 dukatesh, ishte detyruar tëhidhte spirancën në Pezaro, ku shqiptarët ia kishin mbathur të ndihmuar edhe nganjerëzit e Malatestës24. Ky është një dokument i rëndësishëm për ne sepse dëshmonpër ekzistencën e një tregtie të pranuar zyrtarisht (ndonëse ende si një ndërmarrjeprivate, përderisa pronari deklaron se i ka marrë përsipër vetë shpenzimet), dhe seajo njihej mirë nga Malatestat të cilët përfitonin duke i bërë për vete të ikurit, kurkëta të fundit, të terrorizuar siç ishin nga perspektiva e një pune të papaguar 4 ose10 vjeçare në Venedik, e shikonin zonën e Markes si bregun e shpëtimit. Nga sathamë, mund të mendohet me të drejtë se midis trafikantëve dhe argatëve kishtelidhje të ngushta dhe se puna angari mund të justifikohej me heqjen e shpenzimevetë udhëtimit që emigrantët e shkretë nuk ishin në gjëndje t i paguanin. Eshtë e qartëse arkivat veneciane dhe raguzane pas vitit 1391 nuk ruajnë as gjurmën më të vogëltë ngarkesave të tilla, por kjo nuk do të thotë se ky sistem është braktisur: endemë 1398, një shqiptar nga zona e Drinit jepet për të punuar 10 vjet në Raguzë, nëngarancinë e vëllait të vet25. Siç mund të shihet, tregtia e shqiptarëve jep të njëjtatefekte si edhe tregtia e ardhshme e negërve: të shtrënguar nga mjerimi tani bëhettregti edhe me të afërmit, dhe duke kryer ndërmjetësinë përftohet një përqindje mbirrogën e ardhshme të argatit26.

Megjithatë, emigrantët e transportuar me anije veneciane dhe raguzanevazhdojnë të udhëtojnë si me dëshirë, ashtu edhe mbi bazën e një kontrate mefamiljet e tyre. Por të ardhurat e këtyre mallrave njerëzore po ndillnin tani edhepiratët e shumtë në Adriatik dhe në ujrat e Jonit, të cilët rrëmbenin burra e gra pasisulmonin anijet ose gjatë sulmeve nëpër bregdet, për t i shitur më vonë në Itali.Shpesh herë, këta piratë ishin katalanë nga Mbretëria e Napolit, të cilët, duke njohurnevojat e Markes për fuqi punëtore, përpiqeshin t i jepnin aty skllevërit e tyre. Itillë është rasti i një farë Gaspare Trianpolone, një barcelonas i vendosur në Gaeta,që në qershor 1435, merr guximin të vijë në Ankonë e të shesë aty për 5 ose 10dukatë tre shqiptarë të vegjël të krishterë, njeri prej të cilëve nuk është veçse 5 ose

Ndërgjegje historike

23 Sepse shqiptarët sunt rustici et rudes intellectus , cadit ad magnum incomodum personarumveneterum que tenent de animis predictis et ista de causa non conducunt de ipsis animis in illaquantitate quae fieret si aliter foret provisum , nga rrjedh edhe vendimi i përmëndur më sipër(A.S.V. Misti del Senato, XL, f. 120-120v).24 Senato Misti, XLI, f.138v, 22 maj 1391.25 H.A.D., Diversa Cancellarie, XXXIII, f. 114v-115, 18 qershor 1398.26 Midis shëmbujve të shumtë le të përmëndim vetëm rastin e gjenovezit Françesko, i cili më 21tetor 1473 merr në punë një vajzë të re nga Shkodra, Venerën, për 8 dukate të pagueshëm nëpërfundim të 5 vjetëve të shërbimit, dy prej të cilëve do t i paguheshin si paradhënie xhaxhait te sajPjetër nga Shkodra pro expensis factis antea pro dicta Venere (H.A.D. Diversa Cancellarie,LXXVI, f.30v).

Page 83: perpjekja_09

Përpjekja 83

6 vjeç: duke vepruar kështu, ai shkakton zemërimin e shqiptarëve të shumtë qëndodheshin në port të cilët paraqesin përpara noterit një akt zyrtar proteste27. Ngaana tjetër, nuk ishte fare e nevojshme të ishe një pirat i vërtetë për të praktikuar këtëlloj trafiku: arkivat raguzane përmbajnë një numër të madh ankesash kundër gjithfarëpersonash të cilët me dhunë ose me premtime sillnin për shitje drejt Italisë të rinjshqiptarë dhe sllavë28. Kjo taktikë ishte kaq e njohur sa ndodhte që një grua tëkishte frikë t i shkonte pas burrit të saj në Pulie, sepse dyshonte se mos e shisnin metë mbrritur atje29.

Pra, kryesisht me ndërmjetësinë e Raguzës, të Venedikut dhe të piraterisëkatalane, shqiptarët arrijnë, të paktën në dekadat e fundit të shek. XIV dhe në fillimtë shek. V, të vijnë në Italinë Qëndrore, ku më vonë mbërrijnë edhe emigrantë tëtjerë, por tashmë si individë të shkëputur. Au sidhe sot, ekzistenca paraprakisht enjë bërthame emigrantësh bëhet një nxitje për ikje si për familjet, ashtu edhe për tënjohurit e mbetur në atdhe. Një gjë është e sigurt, se shqiptarët janë të shumtë nëMarke qysh nga fillimi i shek. XV, siç e tregon për Ankonën dokumenti i qershorit1435: fakti që në këtë datë shumë prej tyre dalin si të integruar mirë në këtë mjedis,na fton të mendojmë se fluksi i madh migrues kishte arritur apogjeun e vet paraviteve 1425-1430, ndërkohë që deri tani ka patur një prirje për ta vendosur atë pasvitit 143530.

Ndonëse pritja e të huajve në Italinë Qëndrore është më e ngrohtë, të ardhurite rinj, natyrisht, nuk mund të pretendojnë për një fat shumë të lakmueshëm. Për mëtepër, shqiptarët mbërrijnë aty shumë më vonë se sllavët, një pjesë e mirë e tëcilëve, duke filluar nga viti 1400-1410, e nisin punën në zotërimet feudale, si barinj,për të kaluar më vonë në aktivitete bujqësore ose, më tej akoma, në ushtrinë eMalatestave si mercenarë31. Kolonët e parë shqiptarë si edhe ata sllavë, duhet tëkenë qenë djem të rinj të fuqishëm. Disa dokumenta i theksojnë karakteristikat etyre fizike me nuanca shumë piktoreske32. Krejt natyrshëm, dhe këtë do ta shohimmë vonë, shqiptarët do të njohin një emancipim tepër të vonuar në shoqëri, siç do të

Ndërgjegje historike

27 Archivio di Stato Ancona (A.S.A., Shiko Chiarozzo SPARPALLI, Reg, I, 2, f.188-189, 2 qershor1435). A. Ducellier, L etablissement des Albanais dans la region d Ancone , art. cit.f.76-77.Edhe në Shqipëri piratët e bregdetit jugor, himariotët, marrin pjesë në këtë trafik: cf, më 20 maj1439, në Raguzë bëhet një protestë në lidhje me dy skllevër të blerë në Himarë ab Albanensibus(H.A.D. Diversa Cancellarie, LIII, f.155v-156).28 Pribeta Dinzich lamentatur... contra Dimitar Goyzich de Antiuari quia heri desuiauit filiumsuum Iliam et conduxit eum Venetias (H.A.D. Lamenta de Foris, XXXIV, f.193, 2 maj 1460),midis shumë shembujve të tjerë.29 H.A.D. Lamenti Politci, II, f.261, 10 dhjetor 1418. Ajo ankohet në gjyq kundër burrit të saj i cili,përveç të tjerash, e kishte rrahur për ta detyruar që t i shkonte pas.30 A. Ducellier, L etablissement des Albanais , art.cit. f.77, si edhe S. Anselmi, Schiavoni eAlbanesi , art.cit. f.153, mbi besën e LEOPARDIT, Annali di Recanati, Verese 1945, vell.I, f.206-210.31 S. Anselmi, Schiavoni e albanesi , art.cit. f.147-150.32 S. Anselmi, art.cit. f.150-151.

Page 84: perpjekja_09

Përpjekja 84

ngelen, nga ana tjetër, shumë më të paktë në numër sesa sllavët33. Gjurmët e para tëshqiptarëve në këto rajone na flasin për shegertë shumë të varfër, që punojnë nëfshat si barinj delesh, sikurse shqiptari Antonio më 141934, por edhe në qytet kupaga u jepej pjesërisht edhe në natyrë35. I varfër dhe naiv, emigranti shqiptar, qëmund të përdorej edhe për punët e portit, na del si një pre e lehtë për batakçinjtë qëendeshin haneve, të cilët, pasi i fusnin në lojë, i paguanin me monedha fallco36.

Emigrantët i kuptojnë shpejt përparësitë që ka zhvillimi i disa aktiviteteve:në dekadat që vijojnë kjo ndodh edhe me sllavët, të cilët, krahas prodhimeveartizanale, fillojnë të zotërojnë hapësira të vogla me vreshta,37 çka na kujton ebrejtëvendas, të cilët, në atë kohë, bënin të njëjtën gjë.38 Le të radhisim disa nga zanatete preferuara të shqiptarëve: ata janë druvarë, bukëpjekës, muratorë, berberë e nëdisa raste roje hani, gjë që nuk i dallon shumë nga sllavët. Si edhe këta të fundit,shqiptarët do të njohin nga mesi i shek. XV rrugët më të mira që të çojnë drejtintegrimit: njëlloj si në Raguzë, bashkëpunimi me klerin është një prej tyre dhe nukduhet të habitemi kur shohim shumë sllavë dhe shqiptarë në kuvendet françeskanetë Markes, Umbrias, të Ankonës në Asizi, duke kaluar përmes Fabrianos dhe GualdoTadinos.39

Pa dyshim ata hyjnë më vonë në vëllazëritë artizanale ku përsëri janë tëparaprirë nga sllavët; përsa i përket organizmave kulturore, regjistri i Bashkësisësë San Mikeles të Fanos na lejon të pohojmë se ndërsa më 1438-1439 hasim atydisa shqiptarë që punojnë si varrmihës, më 1462 shohim të ketë edhe berberë edruvarë, por në një numër të vogël, çka flet për hyrjen e tyre të ngadaltë në mjedisetkishtare lokale.40 Por martesa me gratë ose burrat vendas mbetej rruga më e sigurtë:kështu do të shohim sesi një shqiptare me emrin Maria kursen vazhdimisht për t isiguruar prikën të fejuarit të saj italian.41 Mungesa e regjistrave të kohës të famullive,na e bën fatkeqësisht të pamundur përcaktimin e numrit të këtyre martesave tëpërziera, që janë një mënyrë e shpejtë integrimi, por, në kushtet kur emigrantët

Ndërgjegje historike

33 S. Anselmi, Aspetti economici , art.cit. f.12: më 1454-1456, në tokat e fattoria-s sëMontemarcianos, sllavët përbënin dy të tretat e punëtorëve të huaj, kur shqiptarët ishin vetëm njëe treta.34 Ai ishte akuzuar se kishte vënë dorë mbi bagëtitë e një italiani, A.S.F. Codice Malatestano XXXIII,f.11, 11 mars 1419.35 Më 11 prill 1423, shqiptari Paulus Alexxii i shlyen zotërisë së tij borxhin prej tre dukatësh dhenjë palë sandalesh (A.S.F. Not. VANNI Giuliano, f.41).36 A.S.F. Cod. mal. IV, f.69, më 5 janar 1410 do të gjejmë kërkesën e fatkeqit shqiptar Giovani diMichiele, i cili rrezikonte të varej, sepse kishte mbajtur disa monedha fallco.37 Eshtë rasti i litarpunuesit shqiptar Domenico, i cili blen një vreshtë afër Pezaros më 30 qershor1453, Archivio di Stato Pesaro (A.S.P.), Not DOMENICUCCI Giocomo, Reg. I, f.331v).38 Një punim me vlerë i E. Ashtor, Gli ebrei di Ancona nel periodo della Repubblica, Appunti diArchivio , Le Marche e l Adriatico, cit. f.331-368.39 M.Sensi , Fraternite di Slavi nelle Marche: il secolo XV , në Le Marche e l Adriatico, f.77-78.40 S. Anselmi, Schiavoni e albanesi , f.157; por kjo përshtypje na vjen vetëm nga rastësia eburimeve, të cilat na kanë ruajtur pak dokumenta në lidhje me vëllazëritë artizanale. A.S.F., Matricolade la Confraternita di San Michele, e pashfletuar.41 A.S.P., Not FATTORI Gaspare, Reg.I, f.190, 23 janar 1467.

Page 85: perpjekja_09

Përpjekja 85

meshkuj janë më të shumtë sesa femrat, bashkëshortja italiane shikohet si tregues injë integrimi të vërtetë social.

Ndonëse shfaqjet e ksenofobisë ishin të rralla, rruga drejt integrimit kalontepërmes disa pengesave. Siç ndodh edhe sot, këto mund të vinin nga vetë emigrantët,sepse do të ishte jo e saktë të besohet se shqiptarët gjithmonë dëshironin tëshkriheshin në shoqëritë pritëse. Sigurisht ata ruajnë nostalgjinë e vendlindjes, kukanë lënë familjet, të cilave u dërgojnë ose u lënë pasuritë e tyre në Shqipëri.42 Dheata janë shumë të ndërgjegjshëm se përbëjnë një komunitet që, natyrisht, ofronndihmën e ndërsjelltë në favor të të ardhurve të rinj: kemi parë sesi më 1435 shqiptarëte Ankonës reagojnë ngaj shitjes së fëmijëve të vegjël të rrëmbyer në vendin e tyre.Një nga mënyrat për të mbajtur lidhjet e brëndshme është krijimi i vëllazërive të tëhuajve, funksioni shoqëror i të cilave është vënë shpesh herë në dukje.43 Atondihmonin për t i bërë ballë shumicës vendase që herë pas here përpiqej ta thyentetë huajin që të pranonte një status poshtërues. Autoritetet lokale ishin të vetëdijshmepër interesin dhe telashet që krijonin vëllazëri të tilla, të cilat përcillnin përveçkësaj edhe kultet fetare të përtej Adriatikut: më 1479, Këshilli i të Dyqintëve tëRekanatit e lejon vëllazërinë shqiptare devote e Shën Venerës (Shën e Premte, tekgrekët Hagia Paraskevi) me kusht që, në rast epidemie, ajo të ndihmonte dhe tëmerrej me varrimin e të sëmurëve nga kolera,44 në një kohë kur më 1458 kishteqenë mjaft e vështirë të pranohej vëllazëria sllave në Maçerata.45 Duhet kujtuar se,në gjysmën e dytë të shek. XV, krijimi i Scuola degli Albanesi në Venedik kishteqënë shkaku i një përplasjeje të vërtetë në gjirin e Këshillit të të Dhjetëve.46 Përveçsearritje e rëndësishme, vëllazëritë e huaja, njëlloj si shoqatat e sotme magrebine,janë gjithashtu mënyra për t u dalluar nga të tjerët, ndonëse këta të fundit shpeshherë i konsiderojnë si një mënyrë refuzimi për t u integruar.

Të varfër dhe endacakë, emigrantët e parë akuzoheshin gjithmonë, me osepa të drejtë, për vjedhje, vënie zjarresh me dashje nëpër fshatra, ndërsa në qytete ishikonin zakonisht si njerëz grindavecë dhe poterexhinj: për këto shkelje, nga fundii shek. XV ata dalin edhe para Gjyqit të Fanos.47 Kjo lloj akuze, shumë e shpeshtëderi nga viti 1410, me kalimin e kohës fillon e haset më rrallë, gjë që flet përintegrimin e vazhdueshëm të shqiptarëve dhe më 1439, shihet se, përkundrazi, janëkëta të fundit që ankohen kundër italianëve për dhunë të ushtruar kundër tyre.48

Ndërgjegje historike

42 A.S.P., Not FATTORI Gaspare, II, f.81, 24 maj 1479.43 M.Sensi , Fraternite di Slavi , art.cit., f.74-75.44 Archivio di Stato Recanati, Riformigioni LIII, f.37 v45 M.Sensi, Fraternite di disciplinati a Macerata nei secoli XIV-XV , Quaderni del Centro didocumentazione sul movimento dei Disciplinati, 13, Perugia, 1971, f.15-16.46 A. Ducellier, Les Albanais a Venise aux XIV et XV siecles , L Albanie entre Bysance et Venise,f.418-419.47 Në qershor të 1397, Johannes nga Shqipëria është dënuar për rrahje (A.S.F. Malefici, XXX,f.55-57v; një shqiptare është akuzuar, në 21 gusht të atij viti, se ka sharë një grua të Fanos si

sozza putana ( Malefici, XXX, f.131-132).

Page 86: perpjekja_09

Përpjekja 86

Këto mëkate të veckël, që padyshim vinin duke u zmadhuar nga kalimi gojëmë gojë, aty nga mesi i shek. XV i nxitën komunat të zbatonin një politikë shtrënguesee cila ishte shumë e vonuar në rajonet që Malatestat do të kontrollonin deri më1463- 1465. Që nga viti 1448 Maçerata dallohet për krijimin e një policie të vërtetësekrete e destinuar për të kapur të huajt, sllavë e shqiptarë, të konsideruar si nxitësite turbullirave: atëhere Këshilli fillon ta bëjë hapur dallimin midis banorëve vendasdhe personave extranee et non ytalice ,49 ndërkohe që më 1464 komuna fillon tëmarrë masa diskriminuese.50 Në Rekanati kjo gjë ishte vërejtur qysh më 1456 dhearsyeja u gjet fare lehtë: frika nga molepsja që mund të sillnin këta njerëz që vininnga përtej detit, zonë kjo e njohur si e prekur nga kolera,51 e cila bën që në këto dyqytete të urdhërohet për herë të parë dëbimi i disa sllavëve e shqiptarëve por, duhetnënvizuar, vetëm për të ardhurit rishtaz, siç do të ndodhë më vonë, dhe në njëmënyrë më të kufizuar, në Fano ose në Ankonë.52 Si dhe atje, bëhet e qartë një gjëqë sot nuk mund të na çudisë më: janë vetëm të varfërit që dëbohen si të huaj,ndërsa për ata që kanë para dhe, mbi të gjitha, mundësi për të blerë mallra nëterritoret e komunave, çdo gje është më ndryshe dhe më e lehtë: i tillë është rasti iMaçeratës më 1467,53 kurse në Fano, qysh më 1466, të huajve që nuk pranonin tëbanonin në komunë iu ndalohej të blinin tokë.54 Përsa i përket Statuteve të Ankonëstë vitit 1394, ato parashikojnë dënime të rënda vetëm për ata të huaj që nuk kanëmë shumë se 100 dukate.55

Ndoshta kjo gjë do të dukej banale, por sot për sot, ajo na bën që të arrijmënë një konkluzion pak a shumë optimist. Eshtë e qartë se autoritetet vendase nuk itrajtojnë të huajt njëlloj si qytetarët ose banorët e kahershëm të qyteteve dhe tëfshatrave, ndërkohë që dallimet midis tyre mbahen gjallë edhe nga forcat e brëndshmetë komuniteteve të emigrantëve. Në fakt, kriteri i përjashtimit, siç ndodh edhe sot,është më shumë i lidhur me shkaqe ekonomike e sociale, dhe është gjithmonë më i

Ndërgjegje historike

48 Në nëntor-dhjetor 1439 një shqiptar ngre padi kundër një burri nga Novilara, afër Pezaros, i cilie kishte sulmuar në shtëpinë e tij në Fano (A.S.F., Malefici, XL, e pashfletuar). Rast tjetër i ngjashëmai i 20 prillit 1451, gjithmonë në Fano (Malefici, XLVIII, f.17-18).49 A.S.M. Riformigioni, XXIV, f.88, 25 shkurt 1448.50 A.S.M. Riformigioni, XXXV, f.26v dhe 30.51 M.Sensi, Fraternite , art.cit, f.58-59 (së bashku me tekstin e vendimeve). Ky dyshim ështëngritur në Rekanati qysh në prill 1436, M. Sensi, Fraternite , f.72, dhe më vonë është përsëriturnga kronikani Leopardi.52 Në Fano, më 14 prill 1469 (pra, gjatë kohës së sundimit papal), dëbohen vetëm shqiptarët qëkishin hyrë në qytet para 15 ditëve(A.S.F. Consigli, XIV, f.111), ndërsa më 1492 në Ankonë janëbrigandët shqiptarë ata që dëbohen (A.S.F. Registri, IV, f.42).53 Në 14 tetor, komuna përjashton nga dëbimi shqiptarët që do të mund të blejnë, para fundit tëmuajit, mallra me një vlerë prej 50 dukatësh dhe do të zotohen se do të marrin shtetësinë e qytetit(A.S.M. Riformagioni, XXXVII, f.170v).54 A.S.F. Consigli, XII, f.20, 6 maj 1466.55 E njëjta gjë ndodh edhe me fshatin e Sirolo-s; cf. M. Sensi, Fraternite , f.72.

Page 87: perpjekja_09

Përpjekja 87Ndërgjegje historike

varfëri ai që e pëson kur dëbohen të huajt, siç është, në të kundërt i pari kur kërkohenkrahë të lirë pune. Nuk mund të themi se dëbimet sociale të gjysmës së dytë tëshek. XV janë shprehje e një kufiri tolerance për të cilin bëhet aq shumë zhurmësot: në asnjë rast nuk është thënë, por duhet të kemi parasysh se është vetë popullsiaitaliane ajo që, pas kërdisë së kolerës, fillon të marrë veten duke u rritur në numërnë atë shkallë saqë hapësirat për emigrantët e rinj ngushtohen së tepërmi aty ngafundi i shekullit, gjë që lehtëson integrimin e të ardhurve më të hershëm.

Nuk duhet të na habisë as ekzistenca e një ndjenje të fortë superioriteti evendalinjve ose e atyre që donin të harronin origjinën e huaj . Kjo fjalë në atë

kohë nuk kishte fare kuptimin e sotëm, përderisa tregonte se personi në fjalë nukishte nga ai qytet ose ajo krahinë.56 Kuptimplotë është rasti i ebrejve të Ankonës tëcilët ndjehen kaq shumë vendalinj sa nuk pranonin të falnin mëkatet ebashkëbesimtarëve të tyre të ardhur nga lindja.57 Nga ana tjetër, ekzistojnë edheshfaqje individuale të ksenofobisë, por ato janë të rralla, ndoshta sepse nuk janëobjekt i burimeve arkivore që kemi zgjedhur: një tekst i vitit 1461 tregon se nëFano, fjala shqiptar kishte një kuptim tepër fyes, sepse një zonjë padit dikë që kafyer shërbyesen e saj si shqiptare 58: këtu mund të kuptohet mirë se ku mund t ikenë rrënjët sharjet që dëgjojmë sot.

Por, megjithë këto vështirësi, që e bënin emigrantin një qënie përkohësishtinferiore, mundësitë e integrimit në Italinë Qëndrore ishin shumë më të mëdha se sap.sh. në Venedik apo Gjenovë, përderisa nuk kishte asnjë aktivitet që të ishte indaluar për emigrantin sipërmarrës e të kamur. Përveç kësaj, aty nga fundi i shek.XV, njeriu që deri dje e tregonin si l Albanese 59 fillon ta mbajë atë emër si emërfamilje, siç ndodh me emrin lo Schiavo që bëhet Schiavo, çka na zbulon se tëardhurit ballkanas sa vinë e rrallohen dhe ata që janë aty fillojnë të asimilohen ngakomunitetet lokale.

Përktheu nga origjinali frëngjisht Artan Puto

56 Duhet të kujtojmë këtu dallimin, në latinisht, midis forensis, që janë banorë që vijnë nga fshatratpërreth, dhe extraneus, fjalë shumë e rrallë që tregonte të huajtë e vërtetë. Dallimi i sipërpërmendurqë bëhej në Macerata midis italianëve dhe të huajve është i vetmi që njohim.57 E. Ashtor, Gli ebrei , art.cit.f.368 (akti i vitit 1458).58 Piero Antonio fecie insulte senwa arme contra dona Paula fantescha de donna Agnesina giamoglie de Carlo de Vinegia et el dictto Pierpauolo disse contra dictta dona Agnesina Tu sey unaalbanese , A.S.F. Depositaria, XCIV, f.36v, 3 korrik 1461.59 Midis shumë e shumë shëmbujve të tjerë do të vërejmë se rreth viteve 1460, dykuptimshmëriamidis formave të Albanese dhe Albanesi (pa nyje), që e gjejmë edhe sot e që përdoret për të njëjtinpersonazh, tregon qartë se ky emër nuk merret më si një emër që zbulon origjinën gjeografike:A.S.F. Referendaria XIX, f.127, 13 shkurt 1465 (Nichollo Albanesi...) dhe XX f.96, 10 maj 1465(Nichollo Albanese).

Page 88: perpjekja_09

Përpjekja 88

Tullio Erber

KOLONIA SHQIPTARE E BORGO ERIZOS(fragmente nga libri me të njëjtin titull)

H Y R J E

Që prej disa vjetësh shkencëtarë të ndryshëm të Gjermanisë dhe të Italisë pomerren me popullin shqiptar, duke studiuar gjuhën dhe zakonet e tij. Dhe në faktështë koha, meqënëse ndryshimet e mëdha poltikë që po e ndajnë dhe e përçajnëgjithmonë e më shumë këtë popull, do të bëjnë që herët apo vonë ai të humbasë jovetëm karakterin interesant kombëtar, por dhe gjuhën që në formën e saj tëderitanishme tingëllon aq melodioze për veshin dhe që njihet si një nga më të vjetrat.

Dhe Zara ka jo prej shumë kohësh një koloni të madhe shqiptarësh të përbërënga njerëz aktivë dhe të zgjuar që e flasin gjuhën e tyre relativisht mirë nëse merretparasysh edhe vetizolimi i kolonisë. Megjitatë asnjë studiues deri tashmë nuk kamenduar të merret me kërkime rreth kësaj kolonie. Të njëjtët studiues që hedhinvështrimet dhe hapat e tyre drejt Italisë mesdhetare, Shqipërisë turke dhe ishujvejonikë dinë për shqiptarët tanë vetëm që eksitojnë diku afër Zarës dhe popullojnëBorgo Erizzon. Dhe prapë se prapë e shohin si gjë komplet të parëndësishme tëzgjerojnë hetimet e tyre në këto zona që do të ofronin të dhëna të çmueshme përhistorinë dhe filologjinë e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk e di në do jem në gjendjeta nxjerr Borgo Erizzon nga harresa e pamerituar në të cilën jeton, por dëshiroj tëkontribuoj në mënyrën më modeste duke dhënë disa fakte historiko filologjike mendihmën e të cilave të tjerë më të përshtatshëm se unë do të mund t i ofrojnë shkencësnjë traktat të gjërë që mund të plotësojë më së miri interesin shkencor për këtëkoloni. Ushqej njëkohësisht shpresën që ky publikim do të pritet me kënaqësi jovetëm nga studiuesit e historisë dalmate, por dhe nga shqiptarët e Borgo Erizzos tëcilët si pasardhës të lavdive të mëdha nuk kanë harruar dhe siç shpresoj nuk do tëharrojnë kurrë, kombësinë dhe gjuhën e tyre.

[ ... ]

Zara , prill 1883Autori

Ndërgjegje historike

Page 89: perpjekja_09

Përpjekja 89

SHQIPTARËT E BORGO ERIZZOS

1. Ardhja e parë në vitin 1726

Dy janë dokumentat e arkivit, që flasin për shqiptarët, që erdhën të populloninzonat rrotull Zarës, dhe të dy mbajnë të njëjtën datë 15 gusht të vitit 1726 (shih dok1 dhe 2). Duke qenë se përpara këtyre dokumentave nuk flitet për shqiptarë tëardhur nga këto anë është legjitime të mendohet se Borcho Erizo nuk ka ekzistuarpërpara vitit 1726. Dokumenti i parë thotë në hyrje; < Të shtyrë nga respekti legjitimdhe nga përkatësia fetare, si dhe nga devocioni i emrit publik familjet e mëposhtmetë Shqipërisë otomane vendosën të largoheshin nga tirania e barbarëve dhe tëgjenin mbrojtje në shtetin e lumtur të shkëlqesisë suaj duke u stabilizuar në këtoprovinca duke lënë gjithshka që posedonin në vendin e tyre>. Dokumenti 2 ekonfirmon këtë duke vazhduar; <Të tërhequr nga respekti për fenë dhedevotshmëria e emrit publik disa familje shqiptare të prekura nga zgjedha e tiranisëotomane me abandonomin e çdo mjeti jetese dhe vendbanimeve të origjinës, kanëardhur në shtetin e ndritur të republikës për të gjetur vendqëndrim të sigurtë.>

Ajo çfarë i shtyu shqiptarët në një azil të vetëdëshiruar dhe që i bëri të lininçfarë kishin më të dashur ishin pikërisht persekutimet fetare dhe keqtrajtimet ngaana e turqve. Duhet të kishin qenë trajtuar me të vërtetë keq, në se këta individë tërritur në male e linin vullnetarisht tokën e të parëve të tyre, ku çdo shkëmb ishtebërë i pavdekshëm nga lavdia dhe gjaku i tyre, për të kërkuar një fat të pasigurtë nënjë vend të huaj.

Te njëjtët dokumenta na thonë se këta shqiptarë të parë të ardhur për tëbanuar në afërsitë tona, nuk ishin proletarë të varfër, pa shtëpi dhe pa bukë, qëiknin nga vendi i tyre për të kërkuar një fitim të lehtë. Ishin fshatarë me një shkallëtë caktuar mirëqënieje të cilët të fyer në fe dhe ndofta akoma më shumë në nder, tëpersekutuar nga cmira otomane kishin ardhur nën mbrojtjen e Republikës venecianepër t i kërkuar kësaj të fundit as qetësi dhe as lëmoshë, por tokë që ta punonin dhetë jetonin ndershmërisht. Ishte pra e natyrshme që republika nuk mund të lejontehumbjen e këtyre njerëzve; për më tepër që toka në këtë provincë të bastisur dhe tëshkatërruar në luftrat e fundit me turqit, kishte plot dhe në pjesën më të madhe tëpavlefshme për mungesë punëtorësh. Administrtaori i përgjithshëm Nicolo ErizzoII (1723 - 1726 ) mori urdhëra, që këta refugjatë të gjenin një vendbanim tëqëndrueshëm këtu në mënyrë që të mos pendoheshin për zgjedhjen e tyre, gjë që aiduhet ta ketë arritur ta realizojë po të gjykojmë nga gatishmëria që tregoi.Administratori kishte vendosur që më parë t i stabilizonte këta shqiptarë që gjithsejformonin 16 familje në afërsi të Zarës, me qëllim që prodhimet e tyre t ju shërbeninmë së miri qytetarëve dhe Borgata në vetevete t i shërbente furnizimit edhe të vetëkryeqytetit. Por ai nuk do të kishte arritur në këtë përfundim sepse tokat e nevojshmemungonin, sikur Donn Giovani Grisogono, djali i kavalier Giovanit, të mos kishtedhënë një nga zotërimet e tij që ndodhej rreth 2 kilometra larg Zarës, dhe të gjithëkëtë akt ta kryente për t i treguar republikës devotshmërinë e tij. Dhe në këtë terren

Ndërgjegje historike

Page 90: perpjekja_09

Përpjekja 90

u ndërtuan me shpenzimet e qeverisë shtëpitë e nevojshme për 16 familjet, të cilavenatyrisht si fillim iu duhej dhënë edhe ushqimi. E gjitha kjo vërtetohet nga dokumenti4 në të cilin thuhet shprehimisht, që me fondin e dhuruar bujarisht nga peshkopiGiovani Grisogono, me urdhër dhe me shpenzimet e qeverisë < u fabrikuan 16shtëpi me terrenin e nevojshëm për të banuar 16 familje, të cilat të kishin nëdispozicion të tyre kopshtin e nevojshëm për mbjellje.>

Kryepeshkopi Grisogono me dhurimin e këtyre terreneve i kishte bërë njëshërbim të madh republikës dhe prandaj mori në datë 26 gusht të vitit 1726 premtimine një shpërblimi në terrene publike në vendet që ai do të preferonte më shumë. Kyrivlerësim nuk u bë, as atëhere kur nipërit e varfëruar të këtij kryepeshkopi, Pietro eGiovani Grisogono - Franceschi ia kërkuan këtë tokë senatit venecin në vitin 1778.E megjithatë meritat e familjes Grisogono kundrejt republikës nuk ishin pak dhefillonin në periudha më të hershme që në vitin 1573, ku një i ashtuquajtur MongsinoreFrancescho Grisogono u dallua për shërbime të veçanta në luftë.

Nga hartat dhe dokumentat që m u dhanë nga një stërnip i kryepeshkopitGiovani Grsisogono ( zoti Filippo de Franceschi ) del që terrenet e dhuruara nëvititn 1726 përbëheshin nga:

169 ara padovane 2 quarti, dhe 49 tavole- njësi matëse ( ara padovane qëpërdorej në Dalmaci i korrespondonte 1016 klafer kuadrat vienez dhe ishte më evogël se ajo që përdorej në Venecia ) që kishin si kufi:< nga jugperëndimi zotërimete kryepeshkopit të Zarës, nga veriu rruga kryesore e përgjithshme, dhe pjesatjetër nga terrenet e Giovanni Batt. Stocco >, dhe sipër këtij terreni gjenden akomanë vitin 1778 të gjashtëmbëdhjetë shtëpitë të ndërtuara pjesë me gëlqere dhe pjesëme qerpiç, të gjitha mbuluar me pëllumba dhe me një kopësht perimesh ngjitur.Nëse i kërkojmë këto terrene në Borgo Erizzon e sotme, duke u mbështetur nëhartën e peshkopit do të zbulojmë se ato i korrespondojnë hapësirës nga Preparandiote kisha nga njëra anë dhe nga ana tjetër nga rruga që lidh thertoren me fushën eBorgo Erizzos dhe fushave të egra që janë vazdim i kopështit të Preparandios .

Por duke qenë se kaq tokë nuk mjafton për jetesën e shumë individëve ishtemirë që të kërkohej tjetër, edhe më larg qytetit. Administratori i përgjithshëm Erizzoi urdhëroi (shih dokumentin 2) Inxhinier Kolonelit Melchiori të shkonte në afërsi tëZemonicos dhe të paraqiste një plan për sasinë e tokës së mjaftueshme për nevojate 16 familjeve. Melicchori pasi mbaroi punë i paraqiti propozimin e tij Qeverisë ecila e dha aprovimin e saj; Pas kësaj Erizzo duke iu përshtatur formës tipike për tëtilla raste lëshoi këtë urdhëresë < u investua dhe iu dha përkohësisht me titull tëthjeshtë qiraje familjeve shqiptare të ardhura kohët e fundit në këtë vend, sasia etokës të përshkruar nga Inxhinier Melicori.> Me një dhurim të tillë tokash asnjerinuk dëmtohej sepse fshatarët që në këtë rast humbën fondet e tyre morën sikompensim një shpërblim. Shqiptarët tashmë kishin jo vetëm një vendbanim tësigurt në Borgo Erizzo, që u quajt kështu nga administratori që e themeloi, por edhetokë për të punuar në Zemonico, të cilat përbëheshin më saktësisht nga 441 campi(ara padovane), 2 quarti, 203 tavole. Pronarëve të rinj u ngelej detyra t i bënin këtotoka të kultivushme dhe të plotësonin detyrimin që ju ishte vene: te dorezonin çdovit 1/10 e prodhimit. Nje tjeter konçesion qe iu bë si përjashtim vetëm shqiptarëve

Ndërgjegje historike

Page 91: perpjekja_09

Përpjekja 91

ishte se ata kishin të drejta të plota mbi pyllin e Zemonicos dhe kjo del nga dokumentate Gajo di Zemonicos. Kështu ata mund të furnizoheshin me dru ( në aktet eadministratorit të përgjithshëm Francesco Grimani ( 1754-1756) libri IV, fq. 167 julejohet shqiptarëve të presin dru në ndonjë pyll me qëllim që të ngrinin shtëpitë etyre) dhe të kullosnin kafshët të cilat ju ishin dhënë në proporcion me tokën qëposedonin. Të gjitha tokat dhe fushat që ndodheshin rrotull apo përmes tokave qëiu ishin dhënë shqiptarëve nuk bënin pjesë në konçesion, por dokumenti nuk preçisonse për ç qëllime ngeleshin; mbase ishin fusha nën shërbim të kavalerise ( Zemoniconjë herë e një kohë ishte një kështjellë e rëndësishme; por Pisani, administratori ikavalerise që e pushtoi në 19 mars të vitit1647, bastisi shtëpitë dhe shkatërroimuret e kështjellës. Që nga ajo kohë kishte në Zemonico një kazermë kalaverie).Uji i liqeneve apo i burimeve kudo që të ndodheshin ishin në shërbim të të gjithëve;sa të shqiptarëve aq edhe të banorëve të tjerë .

Tani do doja të bëja një listë të familjeve të shqiptarëve, të ardhur në 1726,bashkë me tokat e akorduara nga republika. Duke qenë se nga dokumentat e arkivitnuk rezulton numri i individëve u detyrova t i merrja nga harta e zotit F. Defranceschi.

campi quarti tavole njerëz1. Luca d Andrea Gesgenovich ! 26 - 145 92. Nicolo di Luca Marghiecievich ! 33 - 172 123. Nicolo d Andrea Gesgenovich(ne harte N. d A. Gasparovich) !35 3 1 114. Giovanni d Andrea Gesgenovich !23 3 6 85. Pere di Marco ! 29 3 13 106. Prem Vucca Marghiecievich ! 23 2 1477. Paolo Gliech Marghiecievich ! 17 5 7 68. Nicolo d Andrea Marghiecievich ! 20 3 66 79. Nicolo di Luca Marghiecievich ! 41 3 8 1310. Giech(Gjeq) Prend Marghiecievich ! 17 3 23 1011. Giech(Gjeq) Pepa Marghiecievich ! 20 3 - 712. Marko Discialo Marghiecievich ! 17 3 5 613. Prenz Prema Marghiecievich ! 14 3 24 514. Petar Vucca Gianova ! 17 3 2 615. Nico Matessich ! 3 - 42 116. Luca Prend ! 20 3 3 617. Stanica Gielencovich ! 11 3 102 -18. Visco Gielencovich ! 28 2 72 -19. Lech(Llesh) Pero Marghiecievich! 11 3 80 -20. Luca Lucich ! 3 1 - -

SHUMA 441 2 203 121( ne dokumentin e vitit 1756 dalin tre familje Gielencovich me 15 individë)

Është me të vërtetë e çuditshme që në dokumente dhe në hartë flitet për 16

Ndërgjegje historike

Page 92: perpjekja_09

Përpjekja 92

familje ndërsa në listën e dokumentit 1. rezultojnë 20 familje. Për mendimin timkatër familjet e tjera kanë ardhur pak kohë mbasi 16 familjet e para u stabilizuan ,ato u bënë pjesë e Borgo Erizzos, por nuk u vendosën të terrenin e Grisogonos.

Duke vazhduar mendoj se numri i familjeve të ardhura në vitin 1726 do tëketë qenë 18 plus dy individë Nico Matessich e Luca Lucich; dhe të gjithë do tëishin 147 individë. Zgjatja dhe forma e disa emrave nuk duhet të na habisë. Shqiptarëte Borgo Erizzos në fillim në shumicën e rasteve nuk kishin emra familjeje, porarrinin ti dallonin individët nga emri i pagëzimit, të cilit i shtohej dhe emri i të jatit;gjë shumë e përdorshme në të gjithë popujt me një shkallë kulture të ulët (nëShqipërinë turke akoma sot dhe kësaj dite praktikohet kjo mënyrë, p.sh. dinastia ePrenk Bib Dodës, princ ose prijës i Mirditës, quhet nga populli <Dera e DzonMarkut>, që do të thotë familja e Giovannit djalit të Markut.) Kështu p. sh. nësebabai quhej Francesco di Andrea, djali mbante emrin Antonio di Francesco, e kështunë vazhdim. Nga babai te fëmija emri vazhdonte duke u ndryshuar, kështu që ështëe vështirë të vendosesh me saktësi se cilat nga familjet që ekzistojnë sot në BorgoErizzo kanë ardhur me grupin e parë edhe cilat me të dytin apo të tretin. Më vonëkur shqiptarët tanë kuptuan se sa jo praktike ishin këto emërime sidomos për anënlegale, u shtuan mbiemrave të tyre prapashtesat ov ose iç të paqëndrueshëm; ndajkemi sot familjen Vukiç, Ciurkoviç e të tjera të cilat janë të gjaku shqiptar të pastërdhe kanë sllav vetëm emrin. Fakti që në dokumentin 2 të jenë prapashtesat ov dheiç nuk provon aspak që shqiptarët tanë t i kishin këto mbiemra që në atë kohë, mëtepër ka mundësi të ketë qenë një gabim i përkthyesit apo nënpunësit që merrej meçështjen i cili ka dashur t i përshtasë; dhe provë e kësaj është emri i kapitenit tëshqiptarëve që ishte shkruar <Luca di Andrea d.m th Andreich>. Se si ka ndodhurqë disa familje të kishin që atëhere një emër të qëndruëshëm që ka ngelur deri mësot si p. sh. Gjoka , Leka, Prenui etj. akoma nuk kam arritur ta zbuloj. Ishin mbasekëto emra që njiheshin shumë si sot p. sh Vladoviç i thënë Rejla, Nisca i thënëMardciç, e të tjerë.

Administratori i përgjithshëm Erizzo II nuk u mjaftua me akomodimin enënshtetasve të rinj; por duke i hequr për 12 vjet nga çdo detyrim shtetëror si aiushtarak, dëshëroi t u jepte mundësinë që të rindërtonin çdo gjë që kishin humburgjatë emigrimit dhe të krijonin kushtet e përshtatshme për jetën reale që i priste.Dhe në fakt atyre u ishin krijuar kushte të privilegjuara; sepse duke qenë në fushaprodhimtare siç janë ato të Zemonicos, duke pasur një kopësht ngjitur banesës dheshtëpi të mëdha dhe komode (nga harta del se secila nga të 16 shtëpitë ndërtuar ngashteti venecian përbëhej nga tre godina; një për banimin e njerëzve, dhe dy përmbajtjen e bagëtive dhe të prodhimit (grurit, ushqimeve apo bulmetoreve tëndryshme), shqiptarët mund brenda një kohe shumë të shkurtër të arrinin një shkallëtë konsiderueshme mirëqënieje.

2. Ligje të shqiptarëve

Po të gjykojmë nga natyra e ashpër dhe shumë krenare, që karakterizon edhe

Ndërgjegje historike

Page 93: perpjekja_09

Përpjekja 93

sot e kësaj dite këtë popull, e shohim të natyrshme gatishmërinë e administratorit tëpërgjithshëm Erizzo II, që i dha krahinës në 15 gusht të vitit 1726 një kushtetutë qëduhet të shërbente për të mbajtur rregullin dhe qetësinë. Kjo kushtetutë ishte ethjeshtë, por parashikonte me shumë mënçuri të gjitha pakënaqësitë që mund tëlindnin; ajo ndryshonte pak nga kushtetuta e fshatrave të tjera dhe ndryshon edhenga kushtetuata që kanë sot e kësaj dite shqiptarët nën Turqinë.

Shqiptarët kishin të drejtë të zgjidhnin vetë nga anëtarët e kolonisë një kryetara kapiten, i cili duhej të konfirmohej nga administratori i përgjithshëm. Kryetarëtvareshin nga të ashtuquajturit Përfaqësues (Përfaqësuesit ishin nëpunësit superior,d.m.th. Kontët, Kapitenët, etj.) të cilëve duhej t u bindeshin në të gjitha rastet qëkishin të bënin me shërbimin publik. Kryetarët duhet të siguroheshin që tëzbatoheshin të gjitha urdhrat që vinin nga i ashtuquajturi Colonello del Contado(ky ishte komandanti distrektual i forcave territoriale). Kryetarit i ngelej detyra që tëruante qetësinë dhe rregullin midis njerëzve të tij, t i përfaqësonte këta njerëz dhe tëmbronte interesat e komunës në mënyrën që e shikonte më oportune, duke u tërhequrnga çdo akt hakmarrjeje. Dhe, së fundmi, ne mbarim të çdo viti ai duhet të zgjidhtenga banorët e zonës së tij të ashtuquajturit gjykatës, të cilët parimisht duhet tëaprovoheshin edhe nga administratori i përgjithshëm. Gjykatësit kishin detyrën tëzbatonin të gjitha shërbimet që do t ju ngarkoheshin.

Në rast çështjesh civile, si të ishin këto midis vetë shqiptarëve si të ishinmidis shqiptarëve dhe personave të tjere, duhet të njihnin si gjykatës të shkallës sëparë Kontin venecian (shih dokumentin 3) ndërsa vendimet që kishin të bënin memoskuptime në lidhje me tokat që u ishin dhënë i takonin ekskluzivisht administratorittë përgjithshëm.

Dy ditë pasi u publikua kjo kushtetutë shqiptarët kishin zgjedhur si kryetartë tyre të parë Luca di Andrea (Andreich), dhe administratori e konfirmoi këtëzgjedhje, duke i rikujtuar në dekretin ku e emëronte, të gjitha detyrat që parashikonteky pozicion, në rast se mund t i kishte harruar.(shih dokumentin 3).

[ ... ]1

8. Ndërtimi i kishës

Fshati i Borgo Erizzos ishte në këtë periudhë tashmë një fshat i populluardhe me një farë mirëqënieje, ndaj ishte bërë e domosdoshme dhe ngritja e një kishe.Për këtë arsye banorët iu drejtuan kryepeshkopit Zmajevic duke iu lutur që t usiguronte një kishë dhe një prift. Gjithashtu i premtuan që në të ardhmen do tëkontribonin edhe vetë për mbajtjen e kishës me një pjesë të prodhimeve.

Zmajeviç para së gjithash zgjodhi një prift që e njihte shqipen dhe pastaj ikërkoi senatit venecian, të drejtën për të ndërtuar me shpenzimet e veta një kishë. Edrejta iu dha me datë 17 shtator 1735.(shih dokumetin 18)

Qeveria kishte caktuar që në vitin 1733 një pjesë toke për kishën ose mëmirë për mbajtjen e një prifti. Kjo tokë ishte 12 campi, 2 quarti dhe 148 tavole ndajkisha mund të ndërtohej pa asnjë problem, por duke mos harruar se terrenet nuk dotë ishin të sajat pa lejen e qeverisë. Ky ishte një ligj me të vërtetë i vlefshëm sepse

Ndërgjegje historike

Page 94: perpjekja_09

Përpjekja 94

mbronte fshatarin nga çdo pronësim i kishës. E ruante nga rastet kur mund tëshpronësohej dhe të kthehej në kolon, që do të punonte në tokën që më parë e kishtetë vetën. Kjo është arsyeja, pse kishat rurale të Dalmazisë nuk kanë prona të mëdhalatifonde, ndërkohë që në pjesët e tjera të Mbretërisë ku ky ligj nuk ekzistonte,kishat zotëronin toka shumë të mëdha, vetëm për administrimin e të cilave kishtenevojë për tre priftërinj, ndërsa për kujdesin e shpirtrave të njerëzve mjafton njënjeri.

Ndërtesa që u trashëgua nga Zmajeviç është një kishëz e thjeshtë në formëkatrore, pa ndonjë arkitekturë të veçantë, por e fortë dhe e ndërtuar me gurë tërregullt. Mbrapa kishës dhe vendit të lutjevë ështe kambana vendosur mbi njëndërtesë që për fortësi, lartësi dhe rezistencë ia u kalon të gjithave në zonën rrotullZarës. Kisha i është dedikuar Shën Marisë së Loretës, e cila është prezantuar nganjë statujë e vënë në faqen kryesore dhe kjo shprehet edhe në shkrimin që gjendetsipër portës kryesore. - ( Narodni Koledar 1868. <Zadarski Arbanasi i PrabiskupZmajeviç> Stjepan Buzoliç.)

DEO OPTIMO MAXIMO AD GLORIAMMAGNAE VIRGINI LAURETANAE AD HONOREMSUIS OLIM DIOCESANIS ANTIBARESIBUSNUNC FATO MEMORIS JADRETINIS SUBURBANIS COLONISAD CULTUM CATHOLICAE RELIGONISAUSPICE PROCONSULE GEORGIO GRIMANIVINCENTIUS ZMAJEVICH EX ARCHIEP. ANTIBAREN.ARCHIEPISCOPUS JADRENSIS

MDCCXXXIV.

Është e çuditshme që ky shënim mban datën e vitit 1734, ndërkohë qëdokumenti mban datën 17 shtator 1735, gjë që mbase në të vërtetë nuk ka shumërëndësi sepse besoj se ndërtimi i kishës ka filluar përpara se të aprovohej nga senativenecian, i cili në një situatë të tillë nuk mund të mos binte dakort.

Shtëpia e famullisë që ndodhet ngjitur me kishën u ndërtua tre vjet më vonënga Zmajeviç dhe këtë e dimë nga nënshkrimi, që akoma e kësaj dite ndodhet sipërderës:

VINCETIUS ARCHIEPSCOPUSZMAJEVICHPAROCHORIM COMODITATIMDCCXXXVII.

Ndërgjegje historike

1 Në vijim të këtij nënkapitulli vijnë nënkapiturjt:4. Ngjarje të tjera të shqiptarëve deri në fund të vitit 17335. Shqiptare te ardhur ne vitin 17336.Tokat qe ju caktuan shqiptareve te ardhur ne vitin 17337. Zhdukja dhe transferimi i familjeve shqiptare

Page 95: perpjekja_09

Përpjekja 95

Nuk mund të besojmë që para bujarisë dhe ndihmës që iu kishte dhënë kykryepeshkop ata të mos ishin mirënjohës. Shqiptarët ruajnë akoma edhe sot shumësimpati dhe mirënjohje për mbrojtësin e tyre, dhe nuk e përmendin emrin Zmajeviçpërveç se me respekt të madh. (Vinçenzo Zmajeviç lindi në vitin 1670 në Perasto tëDalmazisë; në vitin 1701 u emërua peshkop i Antivarit, dhe në vitin 1713kryepeshkop i Zarës, ku vdiq në vitin 1745 i njohur dhe i çmuar për të gjitha vepratdhe mirësinë që i vinte nga zemra. Eshtrat e tij gjenden të varrosura në kishën eShën Marisë së Castellos.)

9. Ngjarje të tjera të shqiptarëve deri në vitin 1759

Posti i Guvernatorit të shqiptarëve në vitet e fundit ishte hequr dhe drejtimii kolonisë i ishte besuar Kolonelit përgjegjës të Zarës, që në atë kohë ishte PietroPossedaria, njeri i meritave të mëdha dhe i një eksperience të gjatë. (Kontët ePossedares i përkasin një prej familjeve më të njohura të parisë veneciane. Fatet etyre kanë qenë të lidhura ngushtë me historinë e Dalmazisë. Nuk ka volum të arkivitku të mos jetë përmendur emri i Possedarias. Pasardhësit e kësaj familjeje rrojnëedhe sot e kësaj dite nën emrin Begna, kontë të Possedarias.)

Megjithatë me aq sa duket Possedaria nuk ishte në gjendje t i plotësonte tëgjitha kërkesat e postit të ri që kishte zënë sepse në vitin 1947, revizorët hetues epanë veten të detyruar t ia linin drejtimin e shqiptarëve një kryetari vartës. (Revizorëthetues dërgoheshin në rrethana të veçanta, në rolin e guvernatorëve të kolonive dheishin të plotfuqishëm dhe me autoritet të pakundërshtueshëm. Revizorët hetues qëkontrollonin Dalmacinë nga viti 1748 - 1750 ishin: Giovanni Batt. Loredan, NicoloErizzo V. dhe Sebastiano Molin.). Duke dashur ta zbatonin kushtetutën shqiptareme përpikmëri dhe duke marrë parasysh gjendjen e tyre në lidhje me shtëpitë dhetokat e kultivuara u caktua në një detyrë të tillë kryetari i bashkisë së Zarës PietroSimiglianich. Ky i fundit mund t i drejtonte punët me lehtësi dhe gjithashtu ishte nëgjendje t i kontrollonte, meqënëse gjendej në të njëjtin territor në të cilin kryentedetyrën e tij si kryetar bashkie. Ai i merrte urdhrat nga autoritetet parësore tëpërfaqësuesve të pushtetit dhe të vetë Colonello del Contando dhe duhej t iakomunikonte menjëherë shqiptarëve dhe të arrinte t i bënte të zbatueshme. Nga anae tyre shqiptarët banues në Borgo Erizzo, Zemonico dhe fshatra të tjera të zonësvareshin nga kryetari i bashkisë dhe duhej t i bindeshin në të gjitha urdhëresat qëkishin të bënin me shërbimet publike ( Shqiptarët në këtë kohë duhet të jenëshpërndarë edhe në zona të tjera përveç Zemonicos; gjejmë akoma sot disa familjeme banim në Ploca për shembull Buliç, Ciurkoviç , Marnika, Peroviç, Stipeeviç.)Keshtu qeveria veneciane evitonte mbajtjen e një funksionari që duhej të merrejekskluzivisht me ruajtjen e shqiptarëve dhe i trajtonte në të njëjtën mënyrë si tëgjithë banorët e tjerë të zonës. (shih dokumentin 21)

Revizorët hetues i urdhëruan në këtë rast Simiglianichit t i detyronte shqiptarëtqë ishin larguar dhe kishin gjetur ndonjë punë në qytet si murator që të paguanin

Ndërgjegje historike

Page 96: perpjekja_09

Përpjekja 96

një taksë. Kjo ishte një masë e drejtë sepse ndryshe ata do t i kishin bërë bisht çdolloj detyrimi.

Siç pamë më sipër shqiptarët kishin përfituar në dy raste toka të reja qëkishin ngelur në dispozicion të qeverisë veneciane si shkak i zhdukjes ose itransferimit të disa familjeve; ndaj duhet t i imagjinojmë relativisht të pasur. Porbashkë me mirëqënien erdhi dhe dëshira për më shumë komoditet, kështu që filloit ju rëndonte distanca prej 14 kilometrash, që u duhej të përshkonin për të arriturnga Borgo Erizzo në Zemonico ku ishin tokat e tyre. Disa familje rrëzuan shtëpitë endërtuara nga qeveria në Borgo Erizzo dhe me materialet që përfituan nga kjondërtuan të reja në Zemonico ku kishin vendosur të krijonin një banesë tëqëndrueshme. Kjo mënyrë të vepruari mund të ishte e justifikueshme nga anaekonomike dhe praktike por nuk mund të merrte natyrisht aprovimin e qeverisëveneciane. Kishte qenë gjithashtu qëllim i qeverisë, që t i stabilizonte familjetshqiptare në afërsi të kryeqytetit në mënyrë që t i shërbenin këtij të fundit për bukuridhe komoditet. Ishte pra e natyrshme përmbajtja e ashpër e dokumentit 22 i cili equante këtë transferim të shqiptarëve < një abuzim të pahijshëm , një veprimskandaloz dhe një shkelje të dënueshme > dhe u kujton atyre harxhimet dhe kujdesine qeverisë drejtuar shqiptarëve, në momentet kur këta të fundit endeshin në varfërinëmë të madhe.

Revizorët hetues, për pasojë, u dhanë urdhër në datë 25 maj të vitit1750 tëgjithe shqiptareve qe ishin transferuar ne Zemonico, të ktheheshin menjëhëre osebrenda kufirit të një muaji në Borgo Erizzo, të rindërtonin me shpenzimet e vetashtëpitë që u ishin caktuar dhe që këto të ishin të forta si ato të mëparshmet. Ata qënuk do t i bindeshin këtij urdhri, do të humbisnin në fund të muajit të gjitha pronatdhe shtëpitë e tyre do të shkatërroheshin si dënim për abuzimin e bërë. Gjithashtukishte dhe dënime të tjera që autoritetet rezervonin për një kohë të mëtejshme. Kyurdhër u shpall në Borgo Erizzo dhe Zemonico; dhe dokumenti thotë qartë që duhettë ishte përkthyer edhe në gjuhën sllave për të qenë <më i kapshëm për të gjithë>.Nga këto të dhëna nuk është shumë e vështirë të themi se që në vitin 1750 shqiptarëte kuptonin mirë këtë gjuhë. Në pamje të parë do të dukej se një urdhër i tillë kaq irreptë nuk linte vend për lëshime; por kush e njeh situatën e asaj kohe nuk duhet t ikushtojë shumë rëndësi. Autoritetet veneciane kërcënonin me burgim, me vdekjedhe dënime të tjera kundër abuzimeve pak a shumë të rënda; por në shumicën erasteve nuk kalohej nga kërcënimet në fakte, kështu që abuzimi megjithëse i dënuarnga ligji vazhdonte. Kjo dukuri përsëritet edhe këtu. Ne gjejmë akoma sot 5 familjeshqiptare në Ploca dhe 35 në Zemonico. Po të shikojmë emrat duket qartë se këtofamilje nuk kanë mbetur nga 7 familjet e stabilizuara këtu në vitin 1727, nga del sipërfundim që ato u vendosën pikërisht në vitin1750, gjë që e konfirmon dokumentin22. Sidoqoftë urdhri i lëshuar më sipër duhet të ketë pasur ndonjë konseguencë,kështu që më vonë transferimet për në Zemonico nuk duhet të jenë kryer më publikishtdhe në forma masive, sepse shohim edhe sot që Borgo Erizzo është shumë i populluar.Shqiptarët e sotëm e mendojnë ndryshe. Atyre iu duket si dënim transferimi nëZemonico ose zonat rrotull sepse afërsia me qytetin iu është bërë e domosdoshme.

Shqiptarët dhe më saktësisht gratë e tyre kishin zakonin e keq t i lanin rrobat

Ndërgjegje historike

Page 97: perpjekja_09

Përpjekja 97

me ujin e burimit të quajtur < Pusi i Perandorit> dhe kështu e bënin të papërdorshëm.Duke qenë se disa nga shqiptarët kishin drejtuar ankesat e tyre kundër këtij abuzimi,administratori i përgjithshëm Francsesco Diedo (1760 - 1762) i dërgoi në vitin1759 Colonello del Contado Possedarias urdhrin që ta ndalonte një veprim të tillëjo vetëm në interes të shqiptarëve por edhe të <Lazaretto di San Marco> ku përdorningjithashtu këtë ujë. Ky urdhër u shpall në Borgo Erizzo në një ditë feste dhe mbanteme vete edhe kërcënimin se thyesit e këtij rregulli do të gjobiteshin me 50 dhe mëshumë dukate.

Pusi i Perandorit është akoma sot i ruajtur shumë mirë dhe, duke qenë sendodhet në afërsi të bregdetit, iu shërben marinarëve si pikë furnizimi me ujë.Megjithatë edhe shqiptarët e përdorin duke qenë se është i vetmi pus që mban ujë tëpijshëm, ndërkohë që ai i gjithë të tjerëve është i kripur. Gjë që nuk është për t uçuditur, sepse terreni mbi të cilin është vendosur Borgo Erizzo është me permbajtjesedimentare.

Është megjithatë e çuditshme që ky pus të mbajë emrin <Pusi i Perandorit>që në vitin 1759, ndaj e shoh shumë të pamundur që t i jap një shpjegim të sigurt.Nënshkrimi që përmban disa dyvargëshe të realizuar, plot ndjenja dhe mendimefisnike, është i vitit 1546, pra i vitit të ndërtimit të pusit. Nënshkrimi ndodhet nëpjesën e brendshme të kubesë, dhe duke qenë që me aq sa di unë nuk është publikuarndonjëherë, e ndjej si detyrë që ta bëj në këtë broshurë.

FONTE HOC VITREO LUDITNUNC CANDIDA NAISIN QUO LUDEBAT DORISAMARA PRIUSERGO HAUSTUM LATICESSITIBUNDUS CIVIS ET HOSPESHUC VENIAT QUISQUISPER MARE CARPIT ITERET MERITA CELEBRETPRAEFECTUM LAUDE CANALEMHOC TAM QUI CUNCTISUTILE FECIT OPUS

MCCCCCXLVI

10. Të dhënat ë para të tregëtisë dhe industrisë në Borgo Erizzo[...]11. Abuzime terrenesh[...]12. Të dhënat statistikore mbi Borgo Erizzon[...]

Ndërgjegje historike

Page 98: perpjekja_09

Përpjekja 98

13. Atdheu i vërtetë i shqiptarëve

Banorët e Borgo Erizzos nuk kanë ruajtur shumë kujtime të ardhjes së tyrekëtu; ata dinë që u larguan nga Shqipëria turke dhe u pritën nga Republika veneciane.Në këtë pritje një ndërhyrje pozitive bëri kryepeshkopi Zmajeviç. Për sa i përketstabilzimit në Borgo Erizzo, shqiptarët kanë ide shumë të gabuara. Ata besojnë separaardhësit e tyre kanë qenë vendosur në fillim në Zemonico; por duke qenë se nuku ndjenë mirë aty paraqitën ankesat para administratorit të përgjithshëm, i cili u kadhënë lejen të transferohen aty ku sot ndodhet Borgo Erizzo. Por ajo që ka ngelur nëzëmrat e shqiptarëve është një armiqësi e vjetër që ndan Borgon Erizzon në dypjesë, atë jugor dhe atë verior. Po të pyesni vetë shqiptarët për arsyen e kësaj armiqësieata do t ju thonë se megjithëse janë të dyja palët shqiptare fakti që nuk kanë ardhurnë të njëjtin vend dhe as në të njëtën kohë i shtohet asaj që as në Shqipëri nukshkonin mirë me njëri tjetrin. Ata që banojnë në pjesën veriore të vendit, d. m. th.në zonën që ndodhet në veri të kishës, lënë të nënkuptohet se kanë ardhur ngaBrisko dhe quhen <Briscani> ndërsa ata në jug besojnë se kanë ardhur nga Sestodhe quhen Sestani nga të tjerët, ndërsa vetquhen <Sescani>. Dhe në fakt ka njëdiferencë të vogël midis këtyre dy grupeve sepse <Briscanët> janë njerëz të zjarrtë,krenarë dhe jo shumë besimtarë, ndërsa <Sescanët> janë njerëz natyrëbutë, e shpallinmë pak heroizmin e tyre dhe janë katolikë të zellshëm. Njëherë e një kohë kjodiferencë ishte e rrezikshme dhe çonte shpesh në zënie: bile tamam urrejtja e forcuarshumë bëri që disa vite më parë <Sestanët> kërkuan për vete një shkollë publiketjetër të ndarë nga ajo e <Briscanëve> me të cilët nuk donin të kishin asgjë tëpërbashkët, po kështu edhe kishën donin ta kishin më vete dhe komplet të ndarë.Megjithatë shqiptarët e sotëm mundohen të mos i venë rëndësi diferencave dhe çdolloj urrejtjeje po zhduket pak nga pak. Por shpesh të rinjtë që frenkuetojnë të njëjtënshkollë, shkojnë bashkë në det dhe mund t i quash miq të mirë, kur vjen puna qëzihen nuk e kanë për gjë t ia përplasin njëri-tjetrit në fytyrë epitetin briscan aposestan dhe direkt ndahen në dy grupe për të arritur edhe deri te grushtat. Ajo çfarëështë edhe më e keqe, të bën përshtypje që të rriturit nuk ndërhyjnë që t i ndajnë.Megjithëse tashmë po ngelet një zakon vetëm i folur, është diçka që nuk duhet lënëmënjanë. Shpresoj se nuk bëj asnjë gabim duke dashur të sqaroj prejardhjen eshqiptarëve tanë: për më tepër se ideja se kanë qenë armiq që para se të vinin këtu,është shumë e përhapur. Akoma sot edhe kësaj dite në Shqipërinë turke inkurajohendhe krijohen pakënaqësi, luftra midis dy fshatrave, për arsye të ndryshme si p. sh.për vrasje, vjedhje kafshësh ose tokash të diskutueshme. Këto grindje shpesh marrinnjë karakter luftrash përçarëse të cilat nuk i shuajnë dot as autoritetet as kalimi ikohës. E kësaj natyre duhet të ketë qenë edhe urrejtja e shqiptarëve me banim tashmënë Borgo Erizzo.

Sipas legjendës <Briscanët> kanë ardhur në Borgo Erizzo në vitin 1726ndërsa <Sescanët> në vitin 1733 dhe të dyja palët jetonin në atdheun e tyre në dyfshatra jo shumë larg njëri tjetrit. Dokumentet lenë të mendohet se Sescanët kanëardhur nga sundimet e Antivarit. Megjithëse jam munduar shumë, nuk kam arritur

Ndërgjegje historike

Page 99: perpjekja_09

Përpjekja 99

të zbuloj në afërsi të Antivarit dy lokalitete me emrat Brisko o Sesto, ose Sestanidhe as duhet të ketë sepse edhe sot e kësaj dite injorohet ekzistenca e shqiptarëve nëAntivari apo zonat rrotull tij. Nuk ngelet veç se të konsultojmë hartën gjeografike tëKiepert, e cila është shumë e saktë. Në këtë hartë dallohen dy lokalitete, emrat e tëcilëve korrespondojnë pak a shumë emrave Brisko dhe Sesto dhe janë <Presja dheSjak>. Këto dy fshatra kanë një distancë prej pak kilometrash njëri nga tjetri dhendodhen në jug të Scutarit . Pranimi i këtyre fshatrave si atdhe i shqiptarëve tëBorgo Erizzos bëhet i vështirë për mungesë të shumë të dhënava. Për më tepër qëkëto fshatra ndodhen veç 8 kilometra larg nga deti ndërkohë që shqiptarët tanë nuke kanë shumë për qejf as peshkimin, as udhëtimet në det. Në fjalorin e tyre nuk kangelur asnjë gjurmë e fjalorit të marinarëve ose ndonjë vend i veçantë i detit nëmënyrën e tyre të jetesës, megjithëse sipas hartës ata duhet ta kishin detin në portate shtëpisë.

Kjo hipotezë është megjithatë në kontradiksion me dokumentin 12 dhenënshkrimin në kishë ku thuhet se shqiptarët erdhën nga Antivari. Kjo mund tëshpjegohet me faktin se ata mund të jenë nisur nga Antivari që ishte porti më ipërshtatshëm dhe më i frekuentuar nga anijet veneciane. Po të pranojmë këtë hipotezëshqiptarët tanë do të ishin fis me Miriditët të cilët okupojnë sot një territor prej1410 kilometrash kuadrat dhe numërojnë më shumë se 32000 banorë. Sipasdokumenteve të tjerë dhe regjistrimeve do t ju përkisnin Maljsorëve, të cilëtpërmenden më sipër. Mirëpo vetëm midis Mirditëve takojmë në besimtarë të fesëgreko - ortodokse dhe duke qenë se edhe ne Zemonico ka disa familje shqiptare p.shScopelja të cilët i përkasin kishës ortodokse, ky ngelet një fakt tjetër për t ju shtuartezës sime.

Por në Borgo Erizzo ka një element tjetër, që nuk duhet ta ngatërrojmë dhenuk ka fare të bëjë me shqiptarët. Në jug të vendit, të ndarë nga një distancë joshumë e madhe ka disa shtëpi, banorët e të cilave nuk flasin veçse sllavisht dhe janëme prejardhje nga Kuklica, fshat i një ishulli jo shumë të largët. Këto familje kanëpër më tepër mbiemrin Bailo, dhe bëhen gjithsej rreth 20 individë dhe me sa duketkanë qenë në këtë vend kohë përpara shqiptarëve. Ata kanë në Zemonico vetëmdisa prona të vogla, të blera kohët e fundit, ndërsa pjesën më të madhe të pasurisë ekanë në Kuklica.

SEKSIONI I TRETE

GJENDJA E TANISHME DHE ZAKONET E BORGO ERIZZOS

1. Shtëpitë dhe banorët

Siç e kemi parë , qendra e Borgo Erizzos gjendet dy kilometra larg Zarës dhendodhet në një copë toke që shtrihet në buzë detit dhe ka për kufinj: në lindjekanalin e Zares dhe në perëndim Ultësirën e Borgo Erizzos. Vetë fshati ka një shtrirjeprej dy kilometrash në gjatësi dhe jo më shumë se gjysëm kilometri në gjerësi. Në

Ndërgjegje historike

Page 100: perpjekja_09

Përpjekja 100

gjatësi përshkohet nga një rrugë e kufizuar nga shtëpitë. Këto të fundit nuk kanëasgjë të veçantë, por duke qenë se janë larg nga njera tjetra mund të ndahen në trekategori. në grupin e parë bëjnë pjesë ndërtesat e ndërtuara me një farë lluksi, tëstilit qytetar dhe që i përkasin kohëve të fundit. Në grupin e dytë futen më pakshtëpi, por këto janë ato që paraqesin interesin më të madh për ne, sepse u ndërtuannga republika veneciane. Janë shtëpi njëkatëshe bashkë me ca ndërtesa dytësore, qëshërbenin edhe për të mbajtur veglat e punës, prodhimet dhe kafshët. Të gjithashtëpitë dallohen për një rregullsi totale, për përdorimin e harkut në arkitekturë dhenjë formë pak a shumë komplekse, që të kujton dashje pa dashje shtëpitë e fshatarëvevenecianë. Megjithatë nuk mund ta themi me siguri nëse këto janë shtëpitë e paraqë kanë ndërtuar venecianët. Por dimë se që nga ardhja e austriakëve e më pas, ishtee lejuar të ndërtoheshin shtëpi vetëm nga njëra anë e kishës së Borgo Erizzos,ndërsa për nga ana tjetër duheshin leje të veçanta dhe kontrata në të cilat deklarohejqë pronari ishte gati të prishte shtëpinë nëse Këshilli ushtarak e shihte të nevojshmepër sigurinë e fortesës. Pra ishte e vështirë që shqiptarët të kishin marrë përsipërnjë rrezik të tillë. Kësaj i shtohet dhe fakti se po të shikohen me kujdes duket qëjanë fabrikuar prej shumë kohësh, sidomos nga çatitë dhe muret; pra mund tëpranojmë që ato janë ndërtuar rreth viteve 1726 - 1733. Një mënyrë tjetër për tusiguruar është që të pyesësh vetë banorët e Borgo Erizzos. Ata do t ju tregojnëpikërisht shtëpitë e grupit të dytë p.sh. shtëpitë e Marusiç (numër 16), Muzanoviç,Peroviç, Radkoviç dhe të tjerat, të cilat për pjesën më të madhe ndodhen nga kjoanë e kishës. Këto shtëpi, pastaj, ndodhen ekzaktësisht në vendet ku tregon harta eshekullit të kaluar , dhe kanë siç dimë edhe nga dokumentet dy ndërtesa më të voglaqë do të shërbenin si qilar ose për të mbajtur kafshët.

Në grupin e tretë bëjnë pjesë disa kasolle të varfra që të kujtojnë ato tëpjesës më të madhe të fshatarëve të këtyre zonave. Këto shtëpi ju përkasin për mëtepër fëmijëve që duke u ndarë nga prindërit, nisën gjithçka nga fillimi këtu, papasur ndonjë pasuri fillestare.

Megjithatë në përgjithësi fshati i Borgo Erizzos është i bashkuar, dhe po tashohësh të tërin dhe të gjitha shtëpitë bashkë të lenë përshtypjen e mirë të një fshatime një gjendje ekonomike të kënaqshme dhe relativisht progresiv. Çdo shtëpi, edhemë e varfëra ka kopështin e vet të kultivuar me shumë kujdes, gjë që tregon edhe njënga aktivitetet e banorëve.

Shqiptarët nga ana e jashtme nuk dallojnë fare me fshatarët e tjerë të vendevefqinje; të gjithë kanë adoptuar mënyrën sllave të të veshurit, por dallohen për mëshumë shije në të veshur, si femrat, ashtu dhe meshkujt.

Që kur vjen për herë të parë në Borgo Erizzo e dallon qartë që banorët nukjanë sllavë sepse në kundërshtim me sjelljen e rëndë, hundën e shtypur dhe ngjyrëne zverdhur të mollzave që karakterizon sllavët, ata janë të ushqyer mirë, me njëngjyrë të shëndetshme dhe një sjellje të shkujdesur. Shqiptarët kanë një pamje shumëburrërore dhe të shikojnë me atë sniqeritet që të thotë që në fillim <nuk të kamfrikë>. Sanguinë dhe krenarë si natyrë, nga ana tjetër janë të dashur dhe besnikëkundrejt atyre që i trajtojnë mirë deri në atë pikë sa të rrezikojnë gjithçka, edhejetën, për të shpërblyer një mirëbërës. Kush e di sa herë pata nevojë të flisja me ta

Ndërgjegje historike

Page 101: perpjekja_09

Përpjekja 101

për të marrë vesh atë çfarë nuk ma thonin librat! E pra, asnjëherë, asnjë, nuk mëktheu kurrizin pa edukatë; përkundrazi me shumë kujdes dhe xhentilesë mëpërgjigjeshin për çdo pyetje. Dhe nëqoftëse nuk ishte komplet i sigurt shkonte tëpyeste fqinjin, që t ia thoshte mbase më mirë; kështu që në pak kohë gjeja rrotullmeje një dyzinë burrash shumë të gatshëm dhe që gëzoheshin të më ndihmonin meçdo mjet. Gjithmonë më përcillnin me një turmë bekimesh që kjo punë të më ecte samë mirë.

Shqiptarët megjithëse të fortë mund të quhen trupbukur; dhe zgjuarsia juduket që nga sytë, aq shprehës deri tek e folura dhe e sjellura aq e shkujdesur.Kundrejt shqiptarëve pasaj, zoti është treguar shumë mëshirmadh dhe i drejtë sepseju dha gra që t i përgjigjeshin shkëlqyeshëm burrave të tyre. Asnjerit që ka vizituarme kujdes këtë vend nuk ka mundësi t i kenë shpëtuar pa parë dhe tërhequr vemendjenato fytyra faqekuqe me linja të përcaktuara qartë dhe shumë shprehëse; asnjeri nukmund të ketë ndenjur indiferent dhe pa admiruar linjat e përsosura të shqiptareve,që aq të bukura të shikojnë një herë shkarazi dhe pastaj kthehen në punët e tyre.Mund t i shikoni të mbushin ujin tek burimi ose të shtyjnë kafshët e punës.Shpeshhere është e vështirë të kuptosh se si këtyre grave kaq të ekspozuara ndajrrezeve të diellit dhe punëve më të vështira nuk u ngelet as gjurma më e vogël egjithë kësaj në format, ecjen apo lëvizjet. Midis grave të martuara është pak më evështirë të gjesh një fytyrë po kaq të bukur; ato jepen komplet mbas rritjes së fëmijëvedhe me shtimin e punëve dhe lodhjeve, ato e lenë mënjanë veshjen, pamjen e jashtmedhe plaken para kohe. Kjo natyrisht nuk është veti e racës shqiptare, përkundrazi,gratë shqiptare nëse nuk vuajnë për bukë dhe nuk ju duhet të përmbushin detyrat evështirat të fushës, i mbajnë shumë mirë vitet ndonëse nuk bëjnë ulje moshash, siçndodh shpesh me damat e qytetit. Ka dhe disa plaka të shëmtuara, po aq të shëmtuara,sa po të mos ishte respekti për moshën që ta ndalonte, do t i quaje shtriga.

Scolianeve të ishujve rrotull, të gjallë e aktivë siç janë nuk ju mjaftojnë mëtokat e veta dhe po përvetësojnë shumë të tjera, një pjesë si pronarë dhe një pjesë sikolonë. Të gjitha këto në terrenet rrotull. Të vetmit njerëz që mund t i konkurrojnëpër aktivitet dhe forcë në punë janë miqtë shqiptarë. Edhe këta vijnë gjithmonë eduke e zgjeruar punën e tyre në zonat agrare. Përveç fushave që rrethojnë BorgoErizzon ata kanë si prona - për më tepër në postin e kolonëve - të gjithë Stanin,pjesë të Crno dhe Babindub; edhe në Zemonico i kanë zgjeruar pronat, që iu ishindhuruar nga venecianët. Duke qenë se shqiptarët kërkojnë të jenë vetë pronarë tëtokave që punojnë, ata sakrifikojnë çdo gjë, edhe bukën, vetëm që të arrijnë tëblejnë ndonjë copë tokë më tepër. Në Zemonico po bëjnë aq shumë përparime nëkëtë drejtim sa që shumë shpejt do të vijë koha që të gjitha tokat do të jenë pronë etyre. Duke mos e njohur përtesën, ata punojnë rëndë, me shumë vullnet dhekërkueshmëri duke mos lënë pa mbledhur as kallamat që rriten në tokat e tyre. Kushshëtit nëpër Zarë mund të dallojë që në shikim të parë një tokë që është pronë eMorlakëve dhe një që është pronë e shqiptarëve, ose Scoglianëve. Mund të thuhetpra, që këta dy të fundit përbëjnë një lloj elementi pushtues, që me akitvitetin e tijshtyn Morlaccët që të tërhiqen nga pronat e tyre dhe të largohen gjithmonë e mëshumë nga Zara.

Ndërgjegje historike

Page 102: perpjekja_09

Përpjekja 102

Por nga fakti që shqiptarët me goditje kazme dinë të zbusin tokën e fortë tëDalmazisë, nuk duhet të besojmë se ata janë të heshtur dhe të mërzitshëm.Përkundrazi, po të përshkoni Borgo Erizzon gjatë mbrëmjes, mbasi të gjithë kanëmbaruar punën ose në ditë feste, do të dëgjoni këngë të lumtura nga të gjitha anët.Ditët familjare të shënuara ose festat kishtare, varrimet ose banketet e lumtura,shoqërohen gjithmonë nga këngë melodioze, që të prekin ne zëmër. Ata kanë njëvesh shumë të rrallë për muzikën dhe koret e tyre janë me të vërtetë të mrekullueshem.Është shumë e çuditshme se si burra që nuk kanë asnjë ide të muzikës së mësuarnëpër libra arrijnë t i alternojnë zërat aq mirë, altot dhe basot, të parin dhe të dytin.Jam i bindur se po të shkonin të bënin një xhiro nëpër botë nuk do të kishin më paksukses se këngëtarët tirolezë. Edhe gratë janë të prera në të kënduar dhe e dinë këtë;sepse kur kthehen nga puna kumbojnë me këngët e tyre harmonioze për më tepërnëse shohin qytetarë të afrohen. Dhe është e çuditshme që një popull kaq muzikornuk ka ruajtur këngë të vetat, dhe këndon këngë sllave dhe disa italiane. Mbaseshkaku i kësaj duhet të kërkohet në historinë e tyre dhe më saktë në persekutimet qëkanë vuajtur për shumë e shumë vjet në atdheun e të parëve. Turqit kanë pasur kudoaftësinë të zhdukin dhe të shuajnë këngët kombëtare dhe t i zëvendësojnë ato menjë heshtje varri.

2. Industria dhe tregëtia[...]

3. Kombësia dhe gjuha

Megjithëse në një vend të huaj shqiptarët e Borgo Erizzos kanë ruajtur tëgjallë ndjenjën e nacionalitetit dhe për të janë krenarë.

Ndjenjës nacionale shpesh herë i ndërhyn ndjenja e ndarjes; ata mund të jenëkroatë, ose autonom në politikë, por në zëmër janë gjithmonë shqiptarë dhe duanmë tepër se çdo gjë të dëgjojnë të flitet për bashkëatdhetarët e tyre. Të gjithë shqiptarëtnjohin përveç gjuhës së tyre, edhe italishten dhe sllavishten. Italishtja ju shërbenpër kontratat me qytetarët, ndërkohë që zona rreth e rrotull flet sllavisht, dhe atakanë për këtë gjuhë një dobësi dhe e flasin në përgjithësi më mirë se e para. Shqiptarëtme të vërtetë e kanë kundërshtuar me forcë futjen e gjuhës glagolite në meshën efshatit dhe as duan ta dëgjojnë as sot e kësaj dite duke e konsideruar si një gjë tëurryeshme që duan t ia imponojnë një pakice kroate. Por e gjitha kjo nuk ështëveçse një taktikë politike dhe si provë është fakti se të gjithë shkojnë me kënaqësinë kishën e Shën Mikelit për të dëgjuar meshën kur ajo kryhet në gjuhën glagolite.

Gjuha shqiptare është ruajtur relativisht mirë, po të marrim parasysh të gjithavështirësitë etnografike dhe materiale që ka hasur. Grupit të fundit të problemeve ipërket fakti se shkolla është sllave, ka mungesë librash dhe gazetash në shqip,funksionet e kishës kryhen gjysëm në sllavisht dhe gjysëm në latinisht dhe së fundikontakti i vazhdueshëm me dy gjuhë të huaja. Shqiptarët e Zemonicos sot nuk dinëveçse sllavisht dhe për kombësinë e tyre nuk kanë veçse një kujtim të largët; ata tëPlocas dinë vetëm ndonjë fjalë shqip, ndërkohë që në vitet e para ata e flisnin

Ndërgjegje historike

Page 103: perpjekja_09

Përpjekja 103

shqipen shkëlqyeshëm. Bile tregohet se një farë Pero Peroviç, i stabilizuar në Plocae fliste kaq mirë shqipen sa që kur vinte në Borge Erizzo të gjithë i mblidheshinrrotull për të dëgjuar gjuhën e tij të kulluar të cilës shpeshhere nuk arrinin t iakapnin fjalorin. Kjo ndodhte natyrisht edhe kur jetonin pleqtë gratë e të cilëve ishinshqiptare dhe binin shumë rrallë në kontakt me të huaj; por kur u futën në shtëpiedhe gra sllave gjuha e tyre mori furi dhe kështu u arrit në kushtet e sotme. Nëpërgjithësi mund të thuhet që nëse shqiptarët martohen jashtë fshatit me një gruasllave, familja e tyre është sllave; ndërsa nëse sllavet martohen dhe vendosen nëBorgo Erizzo, familja e tyre nuk është komplet sllave, por as shqiptare, dhe bijtëpërdorin njërën nga dy gjuhët. Është ekzaktësisht e njëjta situatë krijuar midisgjermanëve dhe italianëve, serbëve dhe rumunëve. Nëse megjithë këto vështirësigjuha shqiptare u ruajt në Borgo Erizzo kjo i detyrohet pikësëpari ndjenjës kombëtaredhe pastaj Zmajeviçit. Ky e bëri të pranueshëm martesën që mbas gradës së tretë tëlidhjes së gjakut ndërkohë që kisha katolike mban si kufi gradën e katërt. Kjo masëishte shumë e leverdishme për shqiptarët, sepse u lejoi të mbanin gjallë karakterine tyre kombëtar, që në rast të kundërt sot do të ishte zhdukur plotësisht. Në Shqipërinëturke akoma sot është shumë e përhapur ideja e lidhjes së gjakut që i ndalon martesatbrenda gjithë fisit dhe bile edhe një bashkësie me të njëjtin emër; në varësi të këtijshqiptarët duhet t i kishin kërkuar gratë e tyre në fshatrat fqinje sllave. Gjithashtuderi pak kohë më parë pleqtë e fshatit mundoheshin me çdo mjet që të mos kishtemartesa të përziera për të ndihmuar në ruajtjen e karakterit nacional. Sot fatkeqësishtnuk i jepet shumë rëndësi këtij fakti dhe do të vijë dita kur ata do ta humbin kompletkombësinë, sidomos nëqoftëse, kundër zakonit të deritanishëm do të pranohen nëBorgo Erizzo djem sllav.

Një nga pyetjet që ngelet është ajo se si kanë arritur të vazhdojnë të flasinkaq mira shqipen. Gjuha e Borgo Erizzos është ruajtur shumë mirë dhe mund tëkrahasohet pa frikë me gjuhën e shqiptarëve të Italisë qendrore dhe Sicilisë,megjithëse aty ndodhen më shumë se 100000 shqiptarë që jetojnë të bashkuar. Pornëqoftëse shqiptarët e Borgo Erizzos bien në kontakt me shqiptarë të Shqipërisëturke kuptohen me shumë vështirësi dhe kjo gjë i mërzit të dyja palët duke qenë sekanë shumë simpati për njëri-tjetrin. Mund t ju them se një shqiptar kaloi këtejkohëve të fundit pa qëllimin për t u ndalur apo për të vizituar në veçanti BorgoErizzon e megjithatë u prit festueshëm.

Zakonet e përgjithshme që kanë të bëjnë me familjen, lidhjet e gjakut, punëte fushës etj. janë ruajtur; ndërsa të gjitha gjërat që i kanë mësuar mbas ardhjes sëtyre këtu shqiptarët përdorin termat sllave ose italiane duke ia përshtatur shpeshshqipes. Tek të rinjtë gjen një lehtësi shumë të madhe në përdorimin e termave tëhuaja edhe kur këto ekzistojnë në shqip dhe janë ruajtur, gjë të cilën pleqtë e shikojnëme shumë keqardhje. E çuditshme është që gjuha sllave përveç se në këngë kapredominuar komplet edhe në bagëti dhe numërim. Në mes të një diskutimi të shpejtënë shqip, ata lëshojnë ca mallkime në sllavisht dhe pastaj kthehen të flasin shqip.Të gjitha lutjet thuhen në sllavisht në të gjitha funksionet edhe predikimi gjithashtu.(Disa vite më parë një prift M. O. kishte premtuar një predikim në shqip dhe gjithëpopulli u mblodh të dëgjonte me shumë kënaqësi; por në momentin e fundit erdhi

Ndërgjegje historike

Page 104: perpjekja_09

Përpjekja 104

një urdhëresë ndalimi nga autoritetet superiore.)Gjuha që flitet në Borgo Erizzo është e ëmbël dhe fleksibël, ajo ka të gjitha

zbutjet dhe aspiratat e anglishtes dhe u përket pakundërshtueshmërisht gjuhëveindo - gjermane. Por përsa i përket kësaj pike nuk dua të zgjatem shumë duke qenëse profesorët e filologjisë nuk e kanë thënë akoma fjalën e fundit dhe nuk dua të jemindiskret duke shprehur gjykime të shpejtuara.

Ky fjalorth, fjalët e të cilit në shqip i mblodha nga gojët e njerëzve, që jetojnënë Borgo Erizzo, kështu lexuesit do të kenë një ide të idiomës së folur këtu.

FJALOR I PASTËR SHQIPTAR

Zot - Zotun (id)Ëngjëll - Sejt(id) (lexohet shejt)Djall - Dredsi (id)Botë dhe tokë - VeniQiell - CiediDiell - DiediLindja e diellit - Kur - len - diediPerëndimi - KaptimiHëna - AnaYll - UediRruga e qumështit - Ula e ciedid - ( d. m . th. rruga e qiellit )Reja - Rea (shumës ret)Shi - Sin i shquar Si i pashquar (lexohet shi)Ylberi - Kolomboari (oa lexohet si O në anglisht)Rrufeja - HrfeaFtohtë - NgritNxehtë - NzetKoha - KoaDita - DitaNatë - NataE hënë - E-AneaE martë - E-MarteaE mërkurë - E-MërkureaE enjte - E-NteaE premte - E-PrendeaE shtuna - E-StundeaE diel - E-DijelaThe - Zzasi (zz = th anglisht , s - është e ashper)Dhimbje - TzzimbomutPranvera, vera , vjeshta - VeraDimri - DimniFeja - FeaMajmuni - Maimuni

Ndërgjegje historike

Page 105: perpjekja_09

Përpjekja 105

Gomari - GomariLëkura - LikuraMolla - Mozza (zz = th në anglisht)Lule - LuleaGrurë, oriz - Druzz (lexohet drith)Bari - BaoriSana - SanaKarafil - Dundu FileaBagëtia - BaktiaKrimbi - Krumbi (lexohet Krymbi)Dhitë, delet - SiapiQyteti - GjutetiPektine - KraniKapele - KsulaGjilpërë - GJulpanaÇelës - Druni (lexohet dryni)Lëkurë pemësh (lëvore) - Likure

MBIEMRAT

i ngjashëm - i nghianplak - i plaki këndshëm - i kanda. i dasami njohur - uzoi keq - i Keçi gjerë - i gjani marrë - i morti përshpirtshëm, i devotshëm - i tinizoti drejt - u dret (u memece)i lumtur, me fat - i merii mirë - i miri shëmtuar - i keçi shenjtë - sent (shenjt)i ri - i rii bukur - i bukri mpreht - mbreti lodhur - i mnduosimi afërt - i afrii shpejtë - i speit, frki pasur - i passuni bardhë - i barzz ( zz= th)i zi - i ziii plotë - i plot

Ndërgjegje historike

Page 106: perpjekja_09

Përpjekja 106Ndërgjegje historike

FOLJET

të fillosh - me zan un po zvote mbarosh - ma mbraruo un po mbarointë urdhërosh - me urzznin ( lexohet me urdhnin) un po zznointë kafshosh - mgrzat un po grsastë lulëzojnë - me lulzno un po lulzointë biesh - me rvao un po bijetë ikësh - me skuo (lexohet me shku), me vat un po skointë shkëlqesh - me skrlzno un po skrlzeintë besosh - me besuou un po zobes

të kesh - me pas të jesh - me ken

E tashmja dëftoreunë kam - un kam unë jam - un jamti ke - ti kec ti je - ti jeai ka - ai koo ai është - ai h stne kemi - ne kemi ne jemi - ne jemiju keni - ju keni ju jeni - ju jeniata kanë - ata kan ata janë - ata jan

E kryera dhe e pakryera(ë në kllapa duhet vetëm sa të ndihet)unë pata - un patta unë isha - un kejtati pate - te patte ti ishe - ti kejteai pati - ai patti ai ishte - ai kejtine patëm - ne pat(ë)m ne ishim - ne kejt(ë)mju patët - ju pat(ë)t ju ishit - ju kejt(ë)tata patën - ata pat(ë)n ata ishin - ata jan

E ardhmjaun kame pas un kame kenti keme pas ti keme kenai kome pas ai kome kenne kemi me pas ne kemi me kenju keni me pas ju keni me kenata kan me pas ata kan me ken

LAKIMI

njëjës QENI BIJAemërore ceni bija

Page 107: perpjekja_09

Përpjekja 107

gjinore t cenit t bisdhanore cenit biskallzore cenin binrrjedhore pe cenit pe bije

shumësemërore cent bijatgjinore t cenve t bijavedhanore cenve bijavekallzore ceind bijetrrjedhore pe cenve pe bijas

MBIEMRIMashkullore Femërore Asnjanës

njëjësemërore i mirë e mira t mirëtgjinore t mirit t mir(ë)s mungondhanore t mirit t mir(ë)skallzore t mirin t mir(ë)nrrjedhore pe t mirit pe t mire

shumësemërore t mir(ë)t t mirat mungongjinore t tmirve t tmiravedhanore t mirve t miravekallzore t mir(ë)t t miratrrjedhore pet mirs pet miras

FJALOR I RRJEDHUR NGA GJUHËT E HUAJA

Onda - Talhassi (greqisht)Ëngjëll - EngiliAjri - OariaPashkët - Pask(e)rt (ebraisht)Përrua - Jaruga (sllavisht)Kuzhinë - KuzinaShkalla - SkalatVarka - Barka (ose Kria)Jetim - Vorfum (italisht)Rrema - VesloMuajt e vitit përdoren në sllavisht ose në italisht.

Ndërgjegje historike

Page 108: perpjekja_09

Përpjekja 108

4. Zakonet dhe traditat

Shqiptarët e Borgo Erizzos nga zakonet e tyre kanë ruajtur vetëm ato qëhasën pak a shumë në të gjithë popujt e gadishullit Ballkanik. Pra, e gjithë përmbajtjae këtij kapitulli nuk do të ketë asgjë të veçantë dhe që është pronë vetëm e shqiptarëve,por mbase do të pasqyrojë ndryshimet që ekzistojnë midis tyre dhe sllavëve.

Në plan të parë është natyrisht jeta familjare, të cilën shqiptarët e BorgoErizzos e kanë ruajtur identikisht si atë të bashkëatdhetarëve të tyre në Turqi.Predominon pra jeta patriarkale, ndaj nuk duhet të çuditemi që disa familje arrijnënë 50 ose më shumë individë. Të gjithë pjestarët e familjes njohin tek gjyshi apostërgjyshi, d.m.th. me pak fjalë tek më i vjetri i shtëpisë, kryetarin e tyre të përbashkët.Derisa këta të jetojnë asnjë nuk guxon të të kundërshtojë ose të kërkojë, qoftë edhetë drejtën e tij më të vogël. Kryetari është shtylla e familjes dhe të rinjtë janë tëdetyruar t i dorëzojnë çdo fitim, sepse vetëm ai e ka detyrën e rëndë të blerjeve dhembajtjes së të gjithëve. Të tilla të drejta i mban më plaku deri në vdekje, përjashtorastet kur për shkak të plakjes ose sëmundjeve të bëhej i paaftë. Atëhere të drejtat ikalojnë vëllait ose djalit të tij më të moshuar, provizorisht, derisa ai të vdesëpërfundimisht dhe atëhere ky i fundit merr në dorë drejtimin e familjes. Që djemtëtë ndahen mbas vdekjes së të jatit, kjo ndodh rrallë dhe vetëm në rastemosmirëkuptimi; në këtë rast çdo vëlla merr pjesën e vet të pasurisë. Ndërsa motraduke dalë nga familja, merr vetëm një si pajë në rroba dhe biankeri ; dhe nëse ajo kandonjë pretendim, për të përfituar ndonjë gjë nga pasuria e familjes mohohet ngafamilja dhe trajtohet si një armike e cila kërkon t ju rrëmbejë vëllezërve atë çfarë jutakon, ndaj kjo ndodh rrallë. Nëse nuk ka vëllezër gjërat ndryshojnë komplet. Vajzarri me burrin në shtëpinë e të jatit dhe përfiton bashkë me motrat e tjera në të njëjtënmënyrë. Kur vdes një individ mashkull i familjes, vejusha rri në shtëpi dhe trajtohetnga njerëzit e burrit me respektin më të thellë. Nëse ajo vendos të rimartohet duhettë iki nga shtëpia fshehurazi dhe t i lerë fëmijët aty, sepse ky hap konsiderohet ipaturpshëm ndaj ndodh rrallë. Për vejushet nuk ka rregulla kufizuese të këtij lloji.

Njëherë e një kohë ishin baballarët që kërkonin nuse për djemtë, tani ata ekërkojnë vetë dhe vetëm pak para martesës i kërkojnë babait ose një të afërmi tjetërmë të vjetër, që të bëjë kërkesën formale në shtëpinë e nuses. Nëse prindërit e nusesparaqesin pengesë, nusja e le veten të rrëmbehet dhe ka kështu martesën e saj, qëmegjithëse e parakohshme e çon në qëllimin e dëshiruar. Por nëse ndodh që nusja tërrëmbehet pa dëshirën e saj; të gjithë të afërmit e kësaj të fundit armatosen dhehakmerren derisa t ju kthehet vajza, ose kjo e fundit të deklarojë se dëshiron tëmartohet për arsye që vetkuptohen lehtë.

Ditën e dhënies së fjalës formalisht dy miq ose të afërm të të dashurit, shkojnënë shtëpi të nuses i kërkojnë dorën prindërve ose vëllezërve të saj dhe nëse këtapranojnë i dorëzojnë vajzës një unazë; burri nuk duhet të hyjë në shtëpinë e nusesderisa të jenë martuar. Njëherë e një kohë ata që vinin të bënin kërkesën, sillnin njëdhuratë prej 4, 5 ose 10 talleri dhe merrnin si shkëmbim një shami mëndafshi përburrin. E gjithë kjo ceremoni bëhej mbas darkës që shtrohej për nder të tyre. Kyzakon erdhi duke u zhdukur dhe sot e kësaj dite nuk ekziston më.

Ndërgjegje historike

Page 109: perpjekja_09

Përpjekja 109

Mbasi vendoset dita e martesës, dy të afërm të burrit sjellin në shtëpinë enuses një palë çorape të kuqe ( virgjëreshat i mbajnë të qëndisura ) dhe këpucë tëverdha të qëndisura me të kuqe, por duhet të lenë shtëpinë shpejt dhe duke vrapuar,marrin si shkëmbim dy shami mëndafshi. Ndërkohë, që nusja vishet për të shkuarnë altar është zakon që të bëhen shaka poshtë dritares së saj p. sh. sjellin një plak ethërrasin nusen dhe ia prezantojnë si burrin e saj të ardhshëm, ose gjuajnë me pushkënë ajër për ti tërhequr vemendjen nuses dhe vazhdohet kështu derisa arrin momentiserioz.

Dera hapet dhe del nusja e veshur me fustanin e nusërisë, e shoqëruar ngavëllai ose në mungesë të tij nga një i afërm tjetër, i cili ju drejtohet ndërmjetësve mepyetjen; kus e du motru teme - kush e kërkon motrën time dhe atëhere burribën përpara dhe përgjigjet un

- unë . Vëllai i nuses e pyet sërish; do jesh ti nëgjendje ta mbash dhe ta ruash nga çdo gjë e keqe ; burri përgjigjet po të mos ishanuk do të kisha ardhur këtu me këta dy zotërinj dhe tregon ndërmetësit. Në këtëpikë i dorëzohet vajza, ai e mban për dore dhe mbasi e ka shoqëruar tre herë rrotullshtëpisë së saj, i jep një grusht të lehtë si për t i treguar nënshtrimin e saj të mëtejshëmndaj burrit. Ndërmjetësit e marrin përkrahu dhe e shoqërojnë deri në kishë, të ndjekurnga burri dhe të afërmit e të dyja palëve. Mbasi mbaron ceremonia e martesës, tëgjithë të afërmit e burrit dhe të sapormartuarit shkojnë në shtëpinë e tyre ku shtrohetnjë banket solemn. Por nusja drekon në një tavolinë të vogël afër dy ndërmjetësveqë e detyrojnë të hajë dhe të pijë, ndërkohë që ajo mundohet gjithmonë tëkundërshtojë. Prindërit e nuses drekojnë në shtëpinë e tyre dhe nëse ndodh, që qoftëedhe të duken në shtëpinë e burrit të vajzës burgosen si për shaka dhe lihen të lirëvetëm kundrejt një dhurate të vogël. Në këto raste është e zakonshme të krijohenskena nga më komiket, të cilave ju bashkohen shakatë më të kripura. Kur banketimbaron, dy nga kushërinjtë më afërt të nuses sjellin në shtëpinë e burrit pajën dhe idorëzojnë çelësin e baules. Këta nuk mund të konsiderohen të burgosur, por zakonishttë gjithë mundohen t i mbajnë, duke i detyruar mundësisht të dehen. Në përgjithësidehja në këtë ditë është e madhe.

Mbas drekës të sapomartuarit dalin nëpër fshat të shoqëruar nga një numër imadh të afërmish dhe miqsh dhe në këtë rast këndohet kënga e vetme shqiptare, qëka arritur të ruhet në Borgo Erizzo, që me gjithë përpjeket e mia edhe mbas gjithëatyre kërkimeve nuk arrita ta kem.

Mëngjesin e të nesërmes nusja e shoqëruar nga dy ndërmjetësit shkon përnjë kohë të gjatë në pus dhe e rrethon me portokall, mollë, ëmbëlsira dhe kthehet nështëpi me ujin e destinuar për larjen e parë të burrit dhe të vjehrrit apo të afërmëvetë tjerë që e kanë kaluar natën në këtë shtëpi. Gjërat e lëna në pus mblidhen ngavajzat, të cilat në fillim vijnë të mbushin ujin. Tetë ditë mbas martesës nusja shkontë takojë prindërit e vet dhe me këtë rast sjell dhurata të vogla për vëllezrit e vegjëlose niprit.

Jeta bashkëshortore është nga më të lumturat në shumicën e rasteve dhetradhëtia është një krim shumë i rrallë; nëse në ndonjë rast kjo ndodh për faj tëgruas, burri e përze atë nga shtëpia dhe ndahet formalisht me të duke marrë divorcin,ndërsa në Shqipërinë turke ky krim ndëshkohet vetëm me vrasjen e asaj që ka

Ndërgjegje historike

Page 110: perpjekja_09

Përpjekja 110

tradhëtuar dhe të atij që e ka joshur. Në përgjithësi mund të thuhet që në BorgoErizzo, megjithëse shumë afër kryeqytetit, normat e moralit janë të rrepta, ndajquhet jo shumë e ndershme edhe një vajzë që rri dhe flet me një të panjohur oseakoma më keq me një ushtar.

Në Shqipërinë turke dhe më saktësisht midis Mirditëve ekziston ligji ibeqarisë së gruas. Nëse një vajzë do të evitojë martesën per çfarëdo lloj arsyeje, ajodeklaron publikisht që dëshiron të bëhet burrë. Në këtë rast prifti mbas meshës sjellnë qendër lajmin se vajza N.N. merr që nga ky moment emrin mashkullor Les,Dzon, Dod, Marko, ose këdo emër tjetër që t i pëlqejë të zgjedhë. Kjo do të thotëqë, nga ky moment duhet të konsiderohet nga të gjithë si mashkull. Ajo vesh rrobaburrash, ngjesh armët dhe lëviz lirisht si burrë. (shiko Petermann s Mittheilungen1880, faqe 408.) Këtë zakon kaq interesant, shqiptarët e këtushëm nuk e njohinaspak.

Banorët e Borgo Erizzos janë për pjesën më të madhe të devotshëm, shkojnëme qejf në kishë, por nuk janë shumë të prirur për sakrifikime në emër të besimit.Kjo duket edhe nga fakti që kisha e tyre nga brenda nuk është shumë e shkëlqyeshmedhe prifti i tyre është i vetmi në të gjithë zonën që nuk merr nga fshatarët tëashtuquajturën porestina . Në këtë gjë iu ngjajnë plotësisht bashkëatdhetarëve tëtyre nën Turqinë, të cilët janë jashtëzakonisht besimtarë nga dukja e jashtme, por nëzemër shumë pak, aq pak sa e quajnë vizitën tek prifti si shenjë paralajmëruese tënjë fatkeqësie të madhe të cilën ata mundohen ta largojnë duke hedhur nëpër ajër hitë nxehtë. Injoranca që ekziston në Shqipërinë turke ka ofruar në përgjithësi fushënmë pjellore për rritjen e supersticioneve. Kështu p. sh. uji i vendosur në një kungullpërpara altarit të shtëpisë natën e S. Andreas kthehet, sipas mendimit të tyre në njëilaç universal; ose nëse në tavolinë gjatë drekës mungon buka, është zakon të mbahetgishti tregues i dorës së majtë në dorën e djadhtë derisa të sillet , ndryshe, sipas tyredo të ndodhe ndonjë fatkeqësi.

Megjithatë edhe në Borgo Erizzo predominon supersticioni dhe nëqoftësenuk arrijmë të gjejmë gjurmë të rasteve të sipërpërmendura banorët e Borgo Erizzoskanë të përbashkët me shqiptarët e përtej detit besimin në shtriga, magjistare, syrine keq, mallkimet dhe shpirtrat; p. sh. nuk niset kurrë një punë të shtunën, nukmbillet të premten dhe nuk vritet një mace për asnjë arsye.

Varrimet nuk kanë asgjë të veçantë dhe ngjajnë shumë me ato të qytetit.Megjithatë mund të thuhet se shqiptarët kanë shumë respekt për të vdekurit dheasnjë grua nuk hyn e del nga kisha, pa i spërkatur varret e të vdekurve të saj me ujëtë bekuar; por kjo është një dukuri që haset edhe në zona të tjera të Dalmazisë.

Ashtu si në Mal të Zi edhe në Shqipërinë turke është i njohur i ashtuquajturipobrastvo (vllazërimi). Kur dy burra vendosin të krijojnë midis njëri tjetrit këtë

lidhje, ata dëgjojnë njëherë meshën dhe pastaj pijnë të dy nga një gotë ujë, ku kanëhedhur ca pika nga gjaku i tyre i nxjerrë nga krahu. Edhe në Borgo Erizzo ekziston

pobrastvo , por këtu zbrasin vetëm një gotë verë thjesht. Sidoqoftë detyrimet ekësaj lidhjeje janë identike: Të dy pobratimët duhet ta mbrojnë dhe ta duan njeritjetrin si vëllezër të vërtetë.

Me pavarësinë gati absolute që ka tashmë Shqipëria turke, hakmarrjet e

Ndërgjegje historike

Page 111: perpjekja_09

Përpjekja 111

gjakut kanë marrë përmasa tragjike dhe për shkak të kësaj shpesh ndodhin vrasjeku përfshihen një numër i madh njerëzish. Edhe shqiptarët tanë në fillim e kanëpasur hakmmarrjen e gjakut, por ligjet i vunë një kufi kësaj masakre. Është shumëe vërtetë, që në momentin e parë mbas vrasjes, vrasësi nuk është komplet i sigurt asnë Borgo Erizzo, por mbasi kalon vala e parë e urrejtjtes, shuhet çdo rrezik dhe ihapet rruga zbatimit të ligjit.

Në zonë, zakoni është, që në shumicën e rasteve të lahet vrasja ose plagosjae një njeriu kundrejt një kau ose një dashi, sipas rëndësisë së shtëpisë nga ishte ivrari dhe gradës së njeriut të vrarë. Ky zakon nuk ekziston në Borgo Erizzo dhe dotë konsiderohej si një fyerje e rëndë kundrejt të vrarit si dhe një padrejtësi për tëafërmit e mbetur. Bile vejusha dhe femijët e të vrarit, sado të varfër që të jenë nukpranojnë nga vrasësi as shumën e caktuar si dëmshpërblim nga Gjykata e zonës .

Shqiptarët e Borgo Erizzos dhe pjesës tjetër të zonës janë të gjithë katolikëtë ritit latin, përveç dy familjeve Skopelja të Zemonicoss, që i përkasin kishës greko- ortodokse. Gjë që nuk duhet të na habisë sepse akoma sot në Shqipërinë turke kamyslymanë po aq sa greko - ortodoksë.- Katolikët formojnë megjithate akomashumicën, por ka shumë midis tyre sidomos midis Mirditëve, të cilët pagëzohennën të dyja llojet e kishave dhe kanë në kisha kryqe dhe imazhe të tjera bizantine;gjë që shtyu Hahn të besonte se Mirditët njëherë e një kohë duhet të kenë qenëidhtarë të kishës greke të ndarë. Kjo nuk do të ishte e pamundur, po të merretparsysh që në ato zona ka dominuar një prej armiqve më të egër të katolikëve,Stefano Dusano Silni, Car i Serbisë. (Shih Petermann s Mittheilungen 1880 faqe410).

Scopeljat ose kanë qenë të ritit greko - ortodoks që në kohën e ardhjes sëtyre, ose u bënë më vonë, kur kisha katolike iu mohoi pagëzimin nën të dyja besimet.

Ajo që të çudit me të vërtetë është që në Borgo Erizzo, ka kaq shumëanalfabetë dhe kjo në një vend që ështe kaq afër qytetit. Shpresohet se gjendja do tëndryshojë pozitivisht duke qenë se janë ndërtuar tashmë dy shkolla popullore njerapër djem dhe tjetra për vajza në vend të vetëm njerës.

Dhe rezultatet e mëposhtme të frekuentimit të shkollës janë me të vërtetëlajkatuese:

në vitin shkollor 1880 - 1881 e frekuentuan djem 51 dhe vajza 201881 - 1882 100 dhe vajza 401882 - 1883 90 dhe vajza 96

Shqiptarët në përgjithësi nuk tregojnë asnjë shenjë kundër kulturësintelektuale dhe kur ua lejojnë mundësitë i dërgojnë fëmijët në shkollat e Zarës meshumë kënaqësi. Kështu p.sh. frekuentojnë shkollën popullore gjermane: 2 Curkoviç,1 Vladoviç dhe 1 Despali; gjimnazin 1Karuz; seminarin e teologjisë 2 Chierici ekështu vazhdon. Nga vetë Borgo Erizzo gjithashtu kanë dalë 4 priftërinj dhe disamësues të zonës.

Përktheu Jora Mato

Ndërgjegje historike

Page 112: perpjekja_09

Përpjekja 112Ndërgjegje historike

Page 113: perpjekja_09

Përpjekja 113

prof. Muhin Çami

VENDOSJA E MARRËDHËNIEVEDIPLOMATIKE SHQIPËRI- SHBA

Gati 75 vjet më parë, më 28 korrik 1922, u vendosën marrëdhënietdiplomatike midis një vendi të madh përtej oqeanit, SHBA, dhe Shqipërisë së vogël,në jug-lindje të Evropës. Kishin kaluar kështu gati dhjetë vjet nga koha e shpalljessë Pavarësisë e 28 Nëntorit 1912, dhe e ngritjes së shtetit të pavarur shqiptar. Nukështë një kohë aspak e gjatë po të kemi parasysh rrethanat historike tepër të vështiranëpër të cilat kaloi vendi ynë në vitet e para të shpalljes së Pavarësisë, me ndërprerjene funksioneve të këtij shteti. Popullit shqiptar iu desh të luftonte përsëri për tëripërtërirë, me Kongresin e Lushnjës të janarit 1920, shtetin e tij të pavarur dhe tëmbronte ato fitore të gjymtuara që kishte mundur të arrinte në vitet 1912-1913. Dheishte pikërisht qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës ajo, që në mars të vitit 1920,bëri hapin e parë pranë Departamentit amerikan të shtetit për njohjen e Shqipërisënga SHBA1. Qeveritë e mëparshme të Shqipërisë, as ato të viteve 1912-1914 dheas qeveria e përkohshme e Durrësit e viteve 1918-1920, nuk e kishin ndërmarrëdhe, për vete kushtet politike në të cilat ato u ngritën dhe vepruan, nuk mund tëndërmerrnin një hap të tillë. Në dy vitet e para të jetës së tij, shteti shqiptar as qëarriti të konsolidohej si i tillë, ndërsa në vitet 1919-1920, territoret e shtetit shqiptarishin në prag të copëtimit dhe Shqipëria në prag të zhdukjes nga harta e Evropësdhe e Ballkanit si shtet i pavarur sovran. Ishin Fuqitë e Mëdha fituese e Luftës sëParë Botërore ato që, traktativat e tyre në Konferencën e Paqes të Parisit të viteve tëpara të pasluftës, i kishin caktuar Shqipërisë një fat të tillë kaq tragjik.

Që Shqipëria të fitonte të drejtën të rinjihej diplomatikisht nga shtetetevropiane që e kishin njohur më 1913-1914, por që i kishin ndërprerë këtomarrëdhënie për shkak të ngjarjeve të luftës botërore, dhe të njihej nga të tjerat qëasokohe, (në prag të luftës) nuk kishin arritur në këtë akt diplomatik, sikurse ishinSHBA, duhej të shpëtonte më së pari nga këto plane të rrezikshme.

Me pushtimin gjatë Luftës I Botërore të territorit të shtetit shqiptar nga forcatë armatosura të vendeve të huaja, shteti i pavarur shqiptar de fakto mbaroi sëekzistuari. Përveç kësaj pas largimit nga vendi në fillim të shtatorit 1914 të princitVid, si kryetar shteti dhe të qeverisë së tij, nuk pati, as brenda vendit dhe as nëmërgim një qeveri shqiptare që të ruante vijimësinë e njohjes diplomatike nga shtetet

Ndërgjegje historike

Page 114: perpjekja_09

Përpjekja 114

e huaja. Mbajtja pranë qeverisë së Esad Pashë Toptanit të përfaqësuesve diplomatikenga disa vende gjatë Luftës I ishte e përkohshme, koniunkturore, dhe në mbarim tëkëtij konflikti botëror këto përfaqësi u tërhoqën nga qendrat e tyre. Qeverinë epërkohshme të Durrësit, që u ngrit në mbarim të luftës, në dhjetor 1918, e që vijoideri në Kongresin e Lushnjës, nuk e njohu diplomatikisht asnjë vend i huaj. Nuk enjohu madje as Italia, edhe pse Roma ishte e interesuar për ekzistencën e kësajqeverie përderisa kjo ishte me orientim italian. Ky qëndrim mospërfillës i fqinjittonë perëndimor ishte ndërkaq fare i kuptueshëm. Ishin qeveritarët italianë ata qëdonin të shkelnin pavarësinë e Shqipërisë duke e vënë këtë nën mandatin italian,çka e siguron nga Forumi paqevënës i Parisit. Po ashtu ky forum ndërkombëtarmiratoi edhe vendosjen e krahinës së Vlorës nën sovranitetin e Italisë, duke e shkelurpra jo vetëm pavarësinë por edhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar.

Duhej të mblidhej kështu Kongresi i Lushnjës i Janarit 1920 që të hidhteposhtë këtë varësi koloniale, të caktuar nga fuqia dhe të rivendoste pavarësinë dhetë korreshin paskëtaj një varg suksesesh të tjera që Shqipëria të mund të arrinte më28 korrik 1922, në njohjen e saj diplomatike nga SHBA. Lipsej, pra, të zhvillohejlufta e amatosur e Vlorës e verës së vitit 1920 dhe të arriheshin ato fitore që edetyruan qeverinë e Romës të hiqte dorë nga pretendimet e saj mbi Vlorën dhe tënjihte tërësinë territoriale të shtetit shqiptar. Paskëtaj Shqipërisë iu hap rruga përpranimin e saj në Lidhjen e Kombeve, çka u kthye në dhjetor 1920, më vonë mevendim të Konferencës së Ambasadorëve më 9 nëntor 1921 u ripërtëri statusindërkombëtar i vendit dhe më në fund, u arrit një farë stabiliteti i brendshëm ishtetit të pavarur shqiptar. Në këto kushte të brendshme dhe ndërkombëtare tëfavorshme u bë e mundur treçerek shekulli më parë njohja e Shqipërisë dhe e qeverisësë saj nga SHBA.

Nisma për njohje është marrë nga pala shqiptare, çka është fare e kuptueshmekur kemi të bëjmë me një vend kaq të madh dhe të pasur si SHBA, me mundësi tëshumta investimi në Shqipëri, për më tepër me një vend me emigracion ekonomiktë madh të shqiptarëve dhe njëherazi me emigracionin më të ri në moshë dhe më tëorganizuar. Federata Vatra e shqipëtarëve të Amerikës, është tani shumë e njohur sipër kohën e fillimit si organizatë, ashtu edhe për veprimtarinë e shumëanëshme tësaj. Shqiptarët kishin nisur të shkonin në Botën e Re nga fundi i shekullit të kaluardhe nuk e ndërprenë këtë rrugë për atje për ku donin të gjenin punë e të pasuroheshin.Por dëshironin të gëzonin edhe lehtësitë e të drejtat që u krijonte lidhja emarrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Përveç sa thamë, shqiptarët, si ata në SHBA, ashtu dhe ata në Atdhe, ushqeninnjë respekt të veçantë ndaj Amerikës, që rridhte nga qëndrimi i diplomacisë amerikanedhe i presidentit Udro Uillsonit, ndaj problemit shqiptar në Konferencën e Paqes nëvitet 1919-1920. Edhe pse përfaqësuesit e SHBA nuk i kishin mbështetur kërkesatterritoriale të delegatëve shqiptarë në këtë Konferencë (Kosovë e gjetkë) dhe bilenuk u kishin shpëtuar dot presioneve lakmitare të vendeve fqinj, ndaj disa krahinavetë shtetit shqiptar (Vlorë e Gjirokastër), prapëseprapë Amerika ishte e vetmja Fuqie Madhe fituese e luftës botërore, që iu kundërvu copëtimit tërësor të shtetit shqiptartë projektuar në janar 1920 nga të tri Fuqitë e Mëdha evropiane, nga Anglia, Franca

Ndërgjegje historike

Page 115: perpjekja_09

Përpjekja 115

dhe Italia2.Nisma shqiptare për njohje diplomatike nga Amerika nuk ra në terren të

zbrazët. Në radhë të parë sepse midis të dy vendeve nuk kishte probleme tëdiskutueshme. Nga ana tjetër SHBA kishin interesa në Shqipëri, natyrisht në atëmasë sa çëmund të kishin në një vend të vogël si yni. Interesat amerikane ishin tëdyfishta: të karakterit politik dhe njëherazi ekonomik. Se kush nga këto dy aspektekishte më shumë peshë, zor se mund ta përcaktojmë me saktësi, ndonëse ështëshprehur një mendim sipas të cilit përparësi kanë patur faktorët ekonomikë,domethënë interesimi i rretheve afariste të SHBA për të marrë pjesë në shfrytëzimine pasurive të Shqipërisë3. Kjo rrethanë mbase çoi në atë që vetëm pak muaj pasiqeveria shqiptare u njoh me disa Fuqi të Mëdha të Evropës, ta kryenin këtë akt edheSHBA.

Nga sa thamë deri këtu doli qartë se vendosja e marrëdhënieve diplomatikeSHBA-Shqipëri është trajtuar historikisht edhe më parë. Për të ka shkruar edhendonjë autor i huaj i konsultuar prej nesh dhe këtu vendin e parë e zë Haris Silajeziç4.Kohët e fundit është marrë edhe historiani i njohur shqiptar Paskal Milo, i cili kashkruar në shtypin tonë të përditshëm5. Megjithatë sa më shumë shtjellime të ketëpër probleme historike aq më mirë është, aq më tepër pasurohet historiografia. Nëkëtë kuadër hyn edhe tema që po trajtojmë. Një studim plotëson njëri-tjetrin,veçanërisht kur autorët e tyre shfrytëzojnë burime të ndryshme historike.

* * *

Akti i njohjes së Shqipërisë nga SHBA ka ndjekur ecurinë e vet. Kërkesa epalës shqiptare për këtë njohje është dorëuar në Departamentin e shtetit për Punët eJashtme në Uashington më 27 mars 1920 nga Kostandin Çekrezi6, i cili kishte zënënjë pozitë të veçantë në Amerikë. Sipas disa pohimeve ai është njohur ngaDepartamenti i shtetit si përfaqësues gjysmëzyrtar i Shqipërisë dhe po më 27 mars1920 ka paraqitur letrat kredenciale të nënshkruara nga kryeministri shqiptar,Sulejman Delvina, dhe nga ministri i Punëve të Jashme, Mehmet Konica.7 Mund tëjetë edhe kështu, por mendoj se duhet bërë një saktësim. Duke marrë parasysh seletrat kredenciale të përfaqësuesve diplomatikë (të titullarëve) nënshkruhen vetëmnga kryetari i shtetit dhe jo nga anëtarët e qeverisë, atëherë këtu kemi të bëjmë menjë përfaqësi jo të karakterit diplomatik, por me një të ngarkuar për të ndjekur disaçështje në marrëdhëniet midis dy vendeve, më shumë në interes të emigrantëve.Çekrezi mund të ketë qenë pajisur me një dokument të quajtur në fjalorin diplomatikmë termin ekzekuatur, me të cilën shoqërohen zakonisht konsujt.

Me këtë rast le të na lejohet të vëmë në dukje se në literaturën tonë ka njëpaqartësi dhe ngatërresë në lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë në SHBA. Dihet sepa vendosur lidhje diplomatike zyrtare midis vendeve përkatëse, nuk mund të ngrihennë to përfaqësi diplomatike, por zor se vendosen edhe konsullata. Në këtë kuptimnuk dimë sa mund të jetë i vërtetë pohimi se në prill të vitit 1914, Faik Konica uemërua konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Uashington dhe se më 4 gusht të1919 u caktua përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në SHBA.8 Në shtypin shqiptar të

Ndërgjegje historike

Page 116: perpjekja_09

Përpjekja 116

kohës, kur është fjala për K. Çekrezin, ky cilësohet herë si përfaqësues, herë sikominisioner dhe herë si komisar i Shqipërisë në SHBA.

Ndërkaq, kërkesën e tij të marsit 1920 për njohjen e qeverisë shqiptare, K.Çekrezi do ta përsëriste dy muaj më vonë, më 19 maj 1920. Këtë hap të ri e nxitënsi përgjigja evazive e përfaqësuesit të Departamentit amerikan të shtetit, BainbridgeColby, i cili i pohonte Çekrezit se për njohjen e paraqitur nga ana shqiptare duhejpritur akoma, ashtu edhe shpërthimi, në prill 1920, në Shqipërinë e Mesme tëkryengritjes me ngjyrë esadiste. Për këtë rast të dytë njohja nga SHBA i duhejqeverisë Shqiptare, sipas K. Çekrezit, për forcimin e pozitës së saj diplomatikendaj kundërshtarëve të qeverisë, të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët përpiqeshinta minonin qeverinë e Tiranës.10

Për punë të njohjes diplomatike të qeverisë shqiptare nga SHBA, bënte punëne vet edhe organizata e madhe e emigrantëve ekonomikë të shqiptarëve në SHBA,Vatra. Udhëheqja e kësaj organizate, e interesuar drejtpërsëdrejti për problemin,nuk linte rast pa i kërkuar administratës amerikane për njohjen e qeverisë shqiptare,sidomos në rrethanat e favorshme që u krijuan pas fitores së Luftës së Vlorës, ngagushti i vitit 1920 e këndej.11 Në mbështetje të kërkesës së tyre, udhëheqësit eVatrës ngrinin arsye nga më të ndryshmet, që nga ekzistenca për ta e të tëra kushtevetë nevojshme për njohjen, si prania e një qeverie që kishte mbështetje të gjerëshoqërore, e deri në atë se kjo qeveri vepronte sipas një ligjshmërie që mbronte tëgjithë qytetarët, vendas dhe të huaj. Për ta bërë vendin e tyre më tërheqës, drejtuesite Vatrës nuk linin pa përmendur edhe burimet e shumta natyrore të Shqipërisë, sinaftë, qymyrguri, hekur, bakër dhe nevojën për shfrytëzimin e tyre nga të huajt,nëpërmjet investimeve.12

Nga të dhënat dokumentare që kemi konsultuar, del se pala shqiptare i kashtuar përpjekjet e saj për njohjen diplomatike nga fundi i vitit 1921. Në këtë rastajo u përpoq të shfrytëzonte, më 9 nëntor 1921 përcaktimin e statusit të rindërkombëtar të Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve, që më parë i mungonte.Në këtë kuadër K. Çekrezi i përsëriti kërkesat e tij. Po ashtu në dhjetor 1921,parashtresën për njohje diplomatike ia paraqiti, në formë jo zyrtare, një delegacionshqiptar ambasadës amerikane në Romë, titullari i së cilës në atë kohë ishte Rich-ard. W. Child. Në këtë takim ana shqiptare ngriti si faktor pozitiv, ndër të tjera,edhe pasuritë e shumta nëntokësore të Shqipërisë, si naftën, domethënë edhe leverdinëekonomike.13 Ndërsa në janar 1922, Fan Noli, asokohe ministër i Punëve të Jashtme,i përcillte Departamentit amerikan të shtetit kërkesën zyrtare për vendosjen emarrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve. Përveç vendimit të Konferencës sëAmbasadorëve të 9 nëntorit dhe të pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombevenjë vit më parë ministri i jashtëm shqiptar, përdori si argument për hapin e tij edhevendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë të disa shteteve të mëdhaevropiane, si Anglia, Franca dhe Italia. Mandej në këtë kohë (nga fundi i vitit 1921)qeveria shqiptare u ishte drejtuar të gjitha shteteve të Evropës dhe të Amerikës sidhe Fuqive [-të Mëdha-] që kanë marrë pjesë në Konferencën e Paqes, duke kërkuarnjohjen nga ana e tyre 14. Kështu thuhet në një letër të Ministrisë së Jashtme tëShqipërisë.

Ndërgjegje historike

Page 117: perpjekja_09

Përpjekja 117

Në punën e njohjes diplomatike të Shqipërisë nga SHBA kanë qenëangazhuar dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare të akredituara në vende ku ishinvendosur marrëdhënie të tilla, si për shembull në Itali. Në këtë drejtim në mars tëvitit 1922, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Romë, Tefik Mborja, e vinte nëdijeni Tiranën për përpjekjet e tij pranë Ambasadës Amerikane të atjeshme përnjohjen diplomatike të qeverisë shqiptare prej Uashingtonit.15 Një hap tjetër indërmarrë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë pranë Deparetamentit amerikan tështetit për Punët e jashtme, është i datës 7 qershor 1922. Në këtë datë kryeministri,Xhafer Ypi, që mbante edhe postin e ministrit të jashtëm, i ka përcjellë Uashingtonitkërkesën për vendosjen e lidhjeve diplomatike. Në notën përkatëse nënvizohej mekëtë rast se një përçapje e tillë ishte kryer edhe më parë.16

Si shtysë për këtë hap të fundit të 7 qershorit, ka shërbyer një letër e AtGjergj Fishtës e datës 8 maj 1922 dërguar në Tiranë nga SHBA, ku ai ndodhej nëatë kohë. Ai i propozonte qeverisë shqiptare të hidhte një hap të tillë duke vënë nëdukje anët pozitive, që do të kishte për Shqipërinë lidhja e marrëdhënieve diplomatikeme administratën amerikane.17

Fishta ndodhej një SHBA nga marsi i vitit 1922 dhe ai shfrytëzoi këtë rastpër të ndërmarrë atje përpjekje për njohje diplomatike të qeverisë shqiptare në SHBA.Vetëm se nga të dhënat që kemi nuk rezulton që këto hapa të poetit tonë të shquar tëkenë lënë gjurmë në dokumentacionin e Departamentit të shtetit në Uashington.Mbi të gjitha nuk del që përpjekjet e tij të kenë qenë përcaktuese në vendosjen emarrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve, sikurse është pasqyruar më parënga autorë që janë marrë me jetëshkrimin e Fishtës, të cilët janë bazuar në një letërtë Fishtës të shtatorit 1922. Në këtë dokumentacion të shkruar nga Parisi dhe qëmban datën 10 shtator1922 (domethënë pas një muaji e gjysmë nga 28 korriku), AtFishta ngre lart rolin e tij në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Ai do të shkruante: Ndërkaq vizita ime në Uashington ka patur për rezultatnjohjen e Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithapërpjekjet e qeverisë sonë dhe të Vatrës kishin mbetur pa asnjë përfundim. Unë iaarrita. Ishte ndërmjetësia e senatorëve katolikë të cilëve u pata paraqitur çështjenveçanërisht nga pikëpamja fetare, që qeveria amerikane njohu zyrtarishtShqipërinë,19 do të theksonte Fishta në letrën e tij të 10 shtatorit të shkruar nëitalisht.

Ky rol i At Gjergj Fishtës, i bazuar në të njëjtin burim, është përsëriturkëto vitet e fundit, pa ndonjë shqyrtim kritik, nga disa autorë, të cilët, me sa duket,nuk i kanë ditur rrethanat e vërteta të njohjes dhe i kanë marrë si të mirëqëna pohimete Fishtës.20 Nga ana e vet, Fishta duket se ka njohur vetëm veprimtarinë e tij dhe,natyrisht, e ka absolutizuar rolin e kësaj veprimtarie.

Nuk mund të dyshohet se Fishta si klerik katolik, i njohur e me reputacion,do të ketë patur ndikime në persona të veçantë, porse përcaktuese në vendosjen emarrëdhënieve diplomatike në korrik të vitit 1922 nuk ka qenë feja dhe njerëzit esaj, por dy faktorët e tjerë që i përmendëm më lart, ai politik dhe ekonomik, e që dotë rimerren përsëri më poshtë. Në të vërtetë në materialet e kohës del interesimi ivazhdueshëm i Kishës metodiste (protestante) amerikane për ngritjen e një kolegji

Ndërgjegje historike

Page 118: perpjekja_09

Përpjekja 118

të saj në Shqipëri.21

Mandej kur letra e qeverisë shqiptare e 7 qershorit u nis për Uashingtonsipas kërkesës së Fishtës, Departamenti amerikan i shtetit kishte vendosur që hidhtenjë hap përpara, madje me peshë, në fushën e njohjes, hapin e dërgimit në Shqipëritë një diplomati të SHBA-s për vëzhgime.

Duhet thënë se ndërkaq Tirana duket nuk ishte e kënaqur nga puna dherezultatet e K. Çekrezit në Uashington dhe kjo do të ketë qenë një arsye përzëvendësimin e tij, nga prilli i vitit 1922, me Koço Tashkon. Në dokumentet ekohës K. Tashkoja figuron si titullar i nënkonsullatës shqiptare, porse aktiviteti i tijnuk është pasqyruar asgjëkundi në dokumentet shqiptare në lidhje me njohjen. Kjondoshta lidhet me ardhjen e përfaqësuesit të SHBA në Tiranë, ku u përqëndruanbisedimet dypalëshe për njohjen diplomatike. Sidoqoftë në një dokument të ministrisësë Punëve të Jashtme shqiptare të shtatorit 1922 bëhet një pohim me interes. Atyvihet në dukje se meqë Shqipëria nuk kishte qenë njohur prej Amerikës, kaliteti izotërisë së tij (K.Tashkos) ka mbetur i varur gjer më sot 23 çka tregon për rëndësinëqë kishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

* * *

Në lidhje me dërgimin që përmendëm te përfaqësuesit amerikanë nëShqipëri, duhet thënë se më 19 maj 1922 Legata shqiptare në Romë njoftonteministrinë e Jashtme se do të vinte në Shqipëri M. Blejk (Maxwell Blake), të cilinkjo Legatë e paraqiste si konsull i SHBA. Më parë M. Blejk kishte qenë konsull ipërgjithshëm i Amerikës në Tanxher të Marokut. Ai u dërgua në Tiranë për tëvëzhguar gjendjen e brendshme të vendit dhe arriti këtu më 10 qershor. Mandej dotë ishte po M. Blejku, ai që pas mëse një muaji do të njoftonte zyrtarisht qeverinëshqiptare për njohjen e kësaj nga SHBA.

Edhe më parë Uashingtoni kishte dërguar emisarë të veçantë në Shqipëripër vëzhgime, sidomos aty nga mbarimi i luftës botërore. Më 1918 kishte ardhurkëtu gjenerali Georges Persival Scriven: në fillim të vitit 1919 u dërgua konsulli iSHBA në Torino të Italisë, Joseph Emerson Haven, i cili përshkoi atëherë gati tërëShqipërinë.25 Në vitin 1919 u vendos këtu me seli në Tiranë, një qendër e Kryqit tëKuq Amerikan, për qëllime humanitare. Vëzhgimet e mëparshme (të gjeneralitScriven dhe të konsullit Haven), kishin patur qëllime të tjera nga ato të M. Blejkut.të parët do të pajisnin delegacionin amerikan pranë Konferencës së Paqes memateriale të tilla që ky delegacion të mund të orientohej në qëndrimin që duhej tëmbante ndaj të ardhmes politike të Shqipërisë. Ndërsa M. Blejku do të informonteqëndrën për gjendjen e Shqipërisë që kishte rifituar tanimë pavarësinë me qëllimqë Uashingtoni të vlerësonte oportunitetin e njohjes diplomatike të qeverisë së këtijshteti të pavarur.

Sipas udhëzimeve të Uashingtonit i deleguari amerikan do të informohejnë Shqipëri dhe të njoftonte Departamentin e Shtetit për dy probleme: a) për shkallëne stabilitetit të qeverisë shqiptare dhe b) për mundësitë e investimeve të kapitalitamerikan në Shqipëri. Pra njëri problem, ishte i karakterit politik, tjetri ekonomik.

Ndërgjegje historike

Page 119: perpjekja_09

Përpjekja 119

Për aspektin politik duhet thënë se, mesa duket ndërrimi i shpeshtë i qeverisëshqiptare gjatë vitit 1921 dhe në fillim të vitit 1922 (kur qeverinë e I. Vrionit e zuriajo e P. Evangjelit, e pastaj e Q. Koculit dhe pas disa ditësh kabineti i H. Prishtinëse në dhjetor qeveria e Xh. Ypit) së bashku me kryengritjen e Mirditës të korrikut1921 e më pas me kryengritjen e marsit 1922, i kishin çuar autoritetet diplomatikeamerikane në nevojën e vëzhgimit më tej të gjendjes, këtë radhë në vend, përpara setë hidhnin hapin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Nga të dhënat burimoredel se në këtë drejtim diplomacia amerikane ishte mjaft e ndjeshme. Për gjendjen ebrendshme në vend Uashingtoni kishte marrë informacion nga përfaqësuesit e vetdiplomatikë në Romë, në Beograd dhe në Athinë, porse vlerësimet e këtyre ishin tëndryshme, madje kontradiktore. Për këtë arsye në administratën amerikane nuk ishteformuar ende bindja se ishin pjekur kushtet për njohjen dhe mendohej se duhejpritur. Prandaj K. Çekrezi shpesh nuk ka qenë gjithmonë i mirëpritur në zyrat eDepartamentit të shtetit.26 Megjithatë njohja e qeverisë shqiptare nga tri Fuqitë eMëdha (Itali, Francë dhe Angli) dhe nga shtete të tjerë më të vegjël evropianë ështënjë test për SHBA dhe një nxitje për këtë për të njohur nga afër vendin dhe për tëmarrë në kontakt me qeveritarët shqiptarë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, M. Blejkut,të dërguar në Tiranë.

Duke gjykuar nga përmbajtja e dokumenteve, të dhënat për aspektinekonomik që kishin grumbulluar përfaqësuesit amerikanë, mund të them se ishinmë pozitivë se ato për aspektin politik. Rezultonte se Shqipëria nuk kishte borxhetë jashtme, se nëntoka e saj ishte mjaft e pasur me minerale të çmueshme, që nganafta deri në platin. Vendi përshkohej mandej nga lumenj të shumtë me mundësi tëmëdha shfrytëzimi për energji elektrike dhe mbulohej gjithashtu nga shumë pyje,për të nxjerrë për këndej lëndë drusore. Shoqëri të ndryshme italiane kishin nisurnga shfrytëzimi i pjesshëm i këtyre pyjeve qysh më parë, akoma kur Shqipëriakishte qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Dihej mandej se Shqipëria nuk kishte askapitalet e duhura dhe as kuadrot e nevojshme për tëi shfrytëzuar vetë këto pasuri.Këto rrethana kishin nxitur ndërmarrje të huaja të hidheshin në Shqipëri, sidomospas njohjes së kësaj nga Lidhja e Kombeve në dhjetor 1920, për të siguruar këtuinvestime që ishin më të leverdisshme. Ndër të parat ishte shoqëria angleze përshfrytëzimin e naftës, Anglo-persian.27

Kjo veprimtari e evropianëve vuri në lëvizje edhe shoqëritë amerikane qëinteresoheshin për nxjerrjen e naftës, në radhë të parë kompaninë Sinkler (SinclarExploration Company), e cila donte të investonte në vendin tonë, çka kuptohet semund të arrihej më lehtë e të kishte më siguri nëse vendoseshin marrëdhëniediplomatike me Shqipërinë. Interesimi i përfaqësuesit të kësaj shoqërie pranëDepartamentit amerikan të shtetit u shoqërua me ndërhyrjen e ministrit amerikan tëTregtisë, Herbert Huver, pranë kolegut të tij të Punëve të Jashtme, Hjuz (Charlis E.Hughes), për dërgimin në Shqipëri të një përfaqësuesi të SHBA, qoftë në formëjozyrtare, nëse njohja diplomatike e qeverisë shqiptare është e pamundur.28

Faktorit ekonomik që përmendëm, autori boshnjak H. Silajdziç (që karrëmuar shumë në arkivat e Departamentit të Shtetit) i ka dhënë një rol nxitës tepërtë madh në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve. Jo më pak

Ndërgjegje historike

Page 120: perpjekja_09

Përpjekja 120

peshë i ka dhënë këtij faktori edhe historiani ynë P. Milo.29 Interesim të veçantë mendërhyrje të shpeshta për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve,ka ushtruar, ndërkaq, edhe shtetasi amerikan, Telford Erickson, i cili njihej prejkohësh me rrethe shqiptare, sidomos gjatë Konferencës së Paqes dhe në vitet 20 dotë vendosej në Shqipëri me hapjen e shkollës bujqësore të Kavajës.30

Kështu, në këto rrethana, Uashingtoni vendosi të dërgonte këtu M. Blejk,për të ndjekur dy problemet që përmendëm dhe për tëi raportuar për to qendrës sëvet.

* **

M. Blejk arriti në Shqipëri më 10 qershor, sikurse thamë, duke zbritur nëVlorë. Në korespondencën me organet shqiptare ai e cilësonte veten Komisar jozyrtar i Amerikës, ndërsa në zyrën e tij: Komisaria amerikane. Këto cilësime janënxjerrë nga letërkëmbimi i tij me ministrinë shqiptare të Punëve të Jashtme. Më 23qershor 1922 M. Blejku i ka dërguar kësaj ministrie letrën e tij e parë me disapropozime,31 kurse dy ditë më vonë, më 25 qershor, kryeministri dhe ministri i P.të Jashtme të Shqipërisë, Xhafer Ypi, i ka kthyer një përgjigje mjaft të ngrohtë. Nëkëtë përgjigje thuhej se ai ndjente kënaqësinë më të thellë për të hyrë nëkorespondencë me përfaqësonjësin jo-zyrtar të Guvernës së Shteteve të Bashkuara,e cila më shumë se një herë e ka shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi dhe përprishja,duke e mbrojtur çështjen e saj në periudhat më të kritikshme të historisë së saj.Xh. Ypi pranonte gjithashtu propozimin e M. Blejkut për të njohur pasaportat edhëna pranë administratës amerikane personave me origjinë shqiptare dhe me shtetesi amerikane, duke treguar njëherazi gatishërinë e palës shqiptare që në traktatin qëdo të mund të nënshkruhej midis të dy vendeve, të përzihej fraza Komb (nation) mëi favorshëm, domethënë që mallrat amerikane të gëzonin në Shqipëri favoret që jepnjë klauzolë e tillë.

Madje në letrën e saj të 25 qershorit, qeveria shqiptare shkonte më tej nëpropozimet e veta. Guverna shqiptare është gati të tregojë gjithësoj faciliteteshpër instalimin e kapitalit amerikan në Shqipëri, si edhe tëju japë koncesioneshoqërive amerikane, theksohej në atë letër.32

Kjo përgjigje miqësore e qeverisë shqiptare dhe vëzhgimet e tjera aq tëkryera nga M. Blejk, ishin pozitive dhe e çuan këtë diplomat amerikan të krijontebindjen se nuk duhej shtyrë më tej vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis tëdy vendeve. Për M. Blejkun Shqipëria kishte krijuar tanimë një stabilitet politik, seqeveria shqiptare gëzonte mbështetje të mjaftueshme në vend, çka kishte çuar nënjohjen e saj nga një varg shtetesh dhe se, përveç kësaj, vendi ishte i pasur. Bile nëkrahasim me shtetet e tjera, M. Blejk e rendiste Amerikën, me të drejtë, si vendinmë të parapëlqyer nga politikanët shqiptarë meqë SHBA ishin një vend i largët dhenuk kishin synime politike në Shqipëri, si vendet evropiane prej nga druheshin këtapolitikanë, shpjegonte ai. Për më tepër M. Blejk propozonte shpejtimin e njohjes.Në këtë mënyrë ai nuk pajtohej me shumë mendime të tjera që rekomandonin akomapritshmërinë.

Ndërgjegje historike

Page 121: perpjekja_09

Përpjekja 121

Duke vlerësuar pozitivisht të gjitha këto gjykime, Departamenti i Shtetitamerikan vendosi ta njihte zyrtarisht qeverinë shqiptare e të lidhte marrëdhëniediplomatike me të, dhe pasi mori sipas procedurës përkatëse, miratimin e presidentittë SHBA-së, Warren Harding, kreu veprimet e nevojshme protokollare. Kështu, më28 korrik 1922 M. Blejk me anën e një letre dërguar Xh. Ypit (si gjithnjë kryeministëri P. të Jashtme) e njoftonte këtë se në përputhje me udhëzimet e sekretarit tëDepartamentit të Shtetit amerikan dhe të qeverisë në SHBA, kjo qeveri e njihte atëshqiptare që nga ajo ditë, pra që nga 28 korriku. M. Blejk informonte po në këtëletër se si pas udhëzimeve të qendrës së vet, ai do të vazhdonte të quhej komisioneri SHBA në Shqipëri, por tani në rangun e ministrit fuqiplotë dhe të të dërguarit tëjashtëzakonshëm. 34

Paskëtaj nuk do të kalonte asnjë muaj që shoqëria amerikane Sinclajër dotë kërkonte zyrtarisht në fund të gushtit nga qeveria shqiptare marrjen e koncensionitpër shfrytëzimin e naftës në një zonë naftëmbajtëse. Pas dy muajsh, në tetor 1922këtë kërkesë do ta pasonte ajo e shoqërisë tjetër amerikane, Standard Oil Com-pany.35

Marrëdhëniet e rregullta e të plota diplomatike midis të dy vendeve do tëvendoseshin me ardhjen në Shqipëri të titullarit të Legatës Amerikane të U. Grand-Smith, një diplomat ky i karierës, i cili letrat e tij kredenciale (si i dërguar ijashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë) ia ka paraqitur më 4 dhjetor 1922 Këshillittë Lartë, i cili kryente asokohe funksionet e kryetarit kolegjial të shtetit. Këtokredenciale mbajnë datën 26 tetor 1922 dhe janë nënshkruar nga presidenti iatëhershëm i SHBA, Warren G. Harding, dhe sigluar nga sekretari i shtetit përPunët e Jashtme, . Hjuz (Charles Evans Hughes).36 Në dorëzimin e këtyre letraveishin të pranishëm tre anëtarë të Këshillit të Lartë: Sotir Peci, Refik Toptani dheXhafer Ypi (ky i fundit kishte zënë post tani vonë), si dhe kryeministri, AhmetZogu, dhe ministri i P. të Jashtme, Panedeli Evangjeli. Fjalën e rastit në kohën edorëzimit të letrave kredenciale do ta mbante për anën shqiptare P. Evangjeli. 37

Një muaj pas njohjes zyrtare të 28 korrikut, në gusht, qeveria shqiptarecaktoi përfaqësuesin e vet diplomatik në Uashington, në rangun e të dërguarit tëjashtëzakonshëm. Ky ishte Mithat Frashëri, të cilit kredencialet iu dërguan në Paris,ku ishte në atë kohë, por që nuk do të shkonte në SHBA*.

Në dokumentet shqiptare të tërheqin ndërkaq vëmendjen dy momente, njëpër synimet ekonomike, tjetri për përmbajtjen politike. Këtu kemi parasysh udhëzimetqë iu përcollën M. Frashërit kur iu dërguan letrat kredenciale, në të cilat irekomandohej që kujdesi i parë i tij duhej të ishte interesimi për Kapitalin amerikanqë (ky) të instalohej në Shqipëri.38 Kemi mandej parasysh formulimin që i bëhejsi në letrat kredenciale të Mithat Frashërit ashtu edhe në fjalën se Pandeli Evagjelilexoi përpara Këshillit të Lartë më 4 dhjetor, në kohën e dorëzimit të kredencialevenga përfaqësuesi amerikan. Formulimi i njëllojtë në të dy rastet ishte ky: Popullishqiptar kujton me mirënjohje të thellë faktin se në çastet kritike të ekzistencës sëtij, kombi fisnik dhe i madh amerikan i SHBA, nëpërmjet përfaqësuesve të tij tëdenjë në Konferencën e Paqes, ishte njeri nga mbrojtësit më të vlefshëm të çështjesshqiptare dhe në sajë të këtij qëndrimi (gjesti) fisnik atdheu ynë mund të shpëtonte

Ndërgjegje historike

Page 122: perpjekja_09

Përpjekja 122

nga një rrezik i madh. Kjo ngjarje do të mbetet e pashlyeshme në zemrat tona.39

Sikurse shihet ky vlerësim që i bëhej qëndrimit të SHBA në Konferencën e Paqespër çështjen shqiptare është gati i njëjtë me atë të formuluar në letrën e 25 qershoritdërguar nga ministria shqiptare e P. të Jashtme M. Blejkut, e që cituam më sipër.

Kuptohet se me pohime politike të tilla, pala shqiptare nuk ka dashur tështrihet dhe të vlerësojë të gjithë veprimtarinë dhe qëndrimin e SHBA ndaj çështjesshqiptare në vitet 1919-1920, por është kufizuar vetëm në atë që ishte në të mirë tëShqipërisë. èshtë fjala për ndërhyrjen e presidentit të atëhershëm amerikan, V.Uillsonit, i cili në fillim të vitit 1920 kundërshtoi me forcë kompromisin anglo-franko-italian që i jepte Jugosllavisë Shqipërinë e Veriut kundrejt Fiumes, që do tëikalonte Italisë. Këtu, sigurisht, kemi të bëjmë me një shembull se si në raste të tilla,që do tëi quanim ceremoniale, në marrëdhëniet midis shteteve zakonisht renditenaspektet historike pozitive. Ky është një veprim i natyrshëm dhe i kuptueshëm.Veçse në rastin tonë koniuktura politike së bashku me kompleksin e inferioritetitkanë çuar deri atje sa të kalohet kufiri e të zbukurohen faktet. Cilësimi i qëndrimitte SHBA ndaj problemit shqiptar në vitet 1919-1920 si shpëtimtar, sikurse janëshprehur politikanët tanë të atëhershëm (shprehje që është përsëritur këto vitet efundit nga politikanët dhe shtypi ynë) e kalon kufirin e së vërtetës. Të tilla vlerësimenuk i qëndrojnë dot kritikës historike. Të tërheq gjithashtu vëmendjen fakti se nëdokumentet shqiptare të vitit 1922 që cituam, emri i presidentit të SHBA, V. Uillsonit,që ishte protagonisti kryesor i kundërshtimit të kompromisit të 13-14 Janarit 1920,nuk përmendej fare. Ndoshta sepse prej nëntorit 1920 në pushtet në SHBA kishinardhur republikanët, ndërsa V. Uillsoni ishte i partisë Demokrate.

Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane vazhduan normalisht për17 vjet dhe u ndërprenë në qershor të vitit 1939, pas pushtimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste dhe asgjesimit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Ishte pragu i Luftës IIBotërore dhe për shkaqe koniukturore, ky ndryshim i statusit të Shqipërisë u pranuanga SHBA, dhe jo vetëm prej kësaj. Kështu, si gjatë konfliktit të parë botëror edhegjatë luftës së dytë, nuk pati as kryetar shteti dhe as qeveri shqiptare në mërgim qëtë njihej diplomatikisht nga shtetet të huaja. Në mbarim të luftës së dytë, në vitet1945-46, u bënë përpjekje për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis SHBAdhe Shqipërisë, por pa sukses. Në këtë mes u pleksën shumë faktorë, ndër të cilëtme peshë ishin ato ideologjikë. Duhej të merrte fund lufta e ftohtë midis dy sistemeveekonomike e shoqërore dhe në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik që tëripërtëriheshin marrëdhëniet midis të dy vendeve. Kjo ndodhi në mars të vitit 1991.Do të kalonin kështu plot 45 vjet pa marrëdhënie diplomatike. Ishte rasti i vetëm nëEvropë.

Referimet e burimeve

1. Arkivi qendror i shtetit (më tej: AQSH) Fondi MPJ, dosja 31, fl. 48-50, vitit 1920. Shihedhe H. Silajdziç. Albanija SAD kroz arhive Uashingtona, Sarajevo, 1991, f.142.

2. Historia e Shqipërisë, vëll. III, Botimi i Institutit të Historisë, Tiranë, 1984, f. 214-215.3. H. Silajdziç. Albanija... f. 145-149, 236.4. Po aty. Albanija... f.141-153.

Ndërgjegje historike

Page 123: perpjekja_09

Përpjekja 123

5.P. Milo. SHBA dhe pavarësia e shtetit shqiptar, në: Koha Jonë, datë 4 korrik 1996 f. 8-9.

6. AQSH. F. MPJ, dos. 31, vitit 1920, fl. 48-50.7. H. Silajdziç. Albanija... f. 142; P. Milo SHBA... f. 9.8. J. Kastrati. Faik Konica, New York, 1995, f. 64-65. (Gjonlekaj Publishing Company)9. AQSH F. MPJ, dos 31, fl. 63. Letra e K. Çekrezit - Mehmet Konicës më 27 Prill 1920.10. AQSH F. MPJ, dos 28, vitit 1920, fl. 14-16. Memorandiumi i K. Çekrezit - departamentit

amerikan të shtetit i datës19 maj 1920.11. AQSH. F. Shoqëritë shqiptare në SHBA, dos 15, fl. 35-36; H.Silajdziç. Albanija... f.

150.12. H. Silajdziç. Albanija... f. 150; P. Milo. SHBA... f.913. H. Silajdziç. Albanija....f, 148; P. Milo. SHBA... f.914. AQSH. F. MPJ, dos 9, vitit 1922 (politike) fl. 3-4.15. AQSH. F. MPJ, dos. 9. fl. 1,6 T. Mborja - Ministrisë P. J ashtme në Tiranë, në datat 10

mars dhe 19 maj 1922.16. AQSH. F. MPJ, dos. 9. fl. 3-4, datë 7 qershor 1922.17. AQSH. F. MPJ, dos. 9, fl. 2. Letra e Gj. Fishtës datës 8 maj 1992.18. At Gjergj Fishta 1871-1940 Tiranë, botim Distaptur, f. 125-126.19. Po aty, f.126.20. Për këtë shih: A. Plasari. Vija e Teodosit rishfaqet. Nga do tëia mbajnë shqipëtarët?

Tiranë, 1995, f. 44-45; A. Shtjefni. Duke përkujtuar At Gjergj Fishtën,

në : Kombi 7 Janar1994, f. 3-4; V. Kasapi. Apostulli i atdheut, ndera e kombit të vet,

në Rilindja Javore , 31 dhjetor1995-6 janar, f.25.

21. H. Silajdziç. Albanija... f. 150; dielli 6 maj 1921 dhe 10 dhjetor1021; The Alba-nian Journal (Zhurnalli politik) 21 Janar, 2 shkurt dhe 3 qershor 1922; Posta e Korçës 31 janar1922 etj.

22. AQSH F. MPJ. dos. 9, vitit 1922, fl.26-27, Letra e K. Tashkos- MPJ në Tiranë më 8gusht 1992. Shih edhe H. Silajdziç. Albanija ... f. 142 dhe 147, shënimin 32; Dielli , 9 maj, 31maj dhe 20 qershor 1992.

23. AQSH. F. MPJ, dos. 9, vitit 1922 fl. 24.24. AQSH . F. MPJ, dos 9. fl. 6. Letër e Legatës shqiptare në Romë-Ministrisë së jashtme

në Tiranë, më 19 maj 1922.25. I documenti diplomatici italiani ser. VI, vol. II, Roma, 1980, dok. 832,836, 904; S.

Hallkokondi. Histori e Shqipërisë së re, Vlorë, 1923, f. 247; S. Vllamasi. Ballafaqime politike nëShqipëri 1897-1942. (Kujtime dhe vlerësime historike), Tiranë, 1995, f. 113-116.

26. H. Silajdziç. Albanija... f. 143, 151.27. V. Toçi. Ndërhyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe qëndrimi i qarqeve demokratike

1921 - 1925, Tiranë, 1974, f. 21-25.28. Për këtë shih H.Silajdziç. Albanija... f. 147-149.29. P. Milo. SHBA... f. 9.30. I. Gogaj. Shkollat amerikane në Shqipëri, Tiranë, Shtëpia Botuese Drita , 1995,

f.143 e vv.31. AQSH. F. MPJ, dos 9, viti 1922, fl. 8. Letra e M. Blake - MPJ të Shqipërisë më

qershor 1992.32. AQSH. dos. 9, viti 1922, fl. 21-23.33. H. Silajdziç Albanija... f. 152; P. Milo. SHBA... f.9.34. AQSH. F. MPJ, dos. 9, viti 1922, fl. 16. Letra e M. Blake - MPJ të Shqipërisë.35. V. Toçi. Ndërhyrja ... f. 25 e vv.36. AQSH. F MPJ, dos 9, viti 1922, fl. 32, 34. Origjinali i letrave kredenciale.37. AQSH F. MPJ. dos. 9, viti 1922, fl. 34; Fletorja zyrtare, Tiranë, nr. 56, 10 dhjetor

1922, f.2.*. Ky vendim i qeverisë shqiptare do të ndryshohej pak më vonë dhe Mithat Frashëri do

të shkonte jo në Uashington por nga fillimi i vitit 1923 do të dërgohej në Athinë si ministër fuqiplotë.38. AQSH. F. MPJ., dos. 9, viti 1922, fl. 24-25. Letra e MPJ. Mithat Frashërit. Shih edhe

Fletorja zyrtare, nr. 30, datë 24 gusht 1922, f.3.39. Për këtë shih: AQSH, F. MPJ, dos. 9, viti 1922, fl. 20 dhe 37 si dhe Fletorja zyrtare,

nr. 56, datë 10 dhjetor 1922.

Ndërgjegje historike

Page 124: perpjekja_09

Përpjekja 124

Fron Nazi

LËVIZJA POLITIKEE SHQIPTARO - AMERIKANËVE

Lëvizja politike e shqiptaro - amerikanëve ka kaluar në tri etapa:- vetidentifikimi kombëtar,- antikomunizmi- çështja e Kosovës.Secila nga këto lëvizje lidhet me mbërritjen në Amerikë të emigrantëve

respektivë të cilët kanë ndjerë nevojën të paraqesin shqetësimet e tyre në organizatatshqiptaro-amerikane tashmë të krijuara ose, në raste të tjera, të shkëputen dhe tëkrijojnë grupet e tyre. Ashtu si shumë komunitete emigrantësh edhe ai shqiptargjeti në SHBA një tempull prej ku mund të drejtonte kritikat ndaj vendit të vet osendaj pushtuesit të tij thotë historiani amerikan Jim Shenton i Universitetit tëKolumbias. Megjithatë, ashtu si shumë studiues, dr. Shenton shpejton të verë nëdukje faktin se edhe sot ka një mungesë njohjeje lidhur me Shqipërinë dheshqiptarët. Ata janë të pranishëm, por jo të identifikueshëm.

Komunitetet më të gjera janë të vendosura në Boston, Çikago, Detroit dheNju Jork. Emigrantët e parë arritën në Boston në kapërcyell të shekullit nga fshatrate Jugut të Korçës. Idenë për të punuar në Amerikë ata e kishin marrë nga fqinjëtgrekë. 90% e atyre që mbërritën ishin burra të rinj, që kishin një qëllim të vetëm:të fitonin para dhe të ktheheshin në shtëpi.

Në 1907 vdekja në Boston e një të riu nga Korça ngriti për ta çështjen eidentitetit kombëtar. Duke hequr dorë nga shërbimet e varrimit të Kishës OrtodokseGreke shqiptarët filluan procesin e gjatë të përcaktimit të tyre si një komunitetetnik në SHBA. Periudha nga 1906 deri në 1930 u shoqërua me themelimin egazetave të ndryshme shqiptaro - amerikane si Kombi, Ylli i Mëngjesit, Republikadhe Dielli - kjo e fundit gazeta më jetëgjatë shqiptaro-amerikane. Në të njëjtënkohë u formuan organizata nacionaliste si Vatra e Bostonit. Gjatë Luftës së Dytëdhe ca kohë pas saj Vatra dhe Kisha Ortodokse Shqiptare ishin qendrat politikepër emigrantët shqiptarë. Këto shërbenin edhe si burim informacioni për lëvizjetpolitike në vendin e tyre. Për një farë kohe mungesa e një informacioni të plotë,kombinuar me pamundësinë e tyre për të kuptuar komunizmin, si dhe me faktin qëShqipëria ishte çliruar nga pushtimi italian dhe gjerman ndikuan që këto organizatatë ishin të kënaqura me udhëheqjen komuniste.

Me fillimin e Luftës së Ftohtë më 1950, në SHBA mbërriti një numër i

Ndërgjegje historike

Page 125: perpjekja_09

Përpjekja 125

madh emigrantësh nga Shqipëria. Këta emigrantë të rinj, të cilët sollën me vetebindje të forta antikomuniste, infiltruan shumë shpejt në gazetat kryesore si dhe nëorganizatën Vatra. Në të njëjtën kohë qeveria amerikane filloi politikën e saj anti-komuniste duke krijuar për emigantët e rinj që vinin nga Evropa Lindore KomitetinEvropa e Lirë. Emigrantët e rinj shqiptarë aderuan shpejt në këtë politikë dukekrijuan Komitetin Shqipëria e Lirë. Ky komitet nxorri në dritë krimet që pondodhnin në atdhe dhe gradualisht filloi të ngrinte çështjet që kishin të bënin meKosovën. Vatra zuri një vend të dytë në Komitet dhe i përqëndroi përpjekjet e sajnë programet kulturore.

Nga mesi i viteve 50 dhe fillimi i viteve 60 filluan të mbërrijnë nga Evropagrupe antikomuniste përfaqësues të Legalitetit, Ballit Kombëtar dhe FrontitNacional të cilët e fuqizuan lëvizjen anti-komniste. Po në këtë kohë filloi të vijënjë valë e re shqiptarësh nga Kosova të cilët krijuan Lidhjen e Prizrenit duke ipërqëndruar përpjekjet e tyre në çështjen e Kosovës. Ende me numër të vogëlanëtarësh, partitë dhe organizatat e ndryshme politike bashkoheshin në idenë qëduhej më së pari të çlirohej Shqipëria nga komunizmi dhe pastaj të ngrihej çështjae Kosovës.

Kjo mbeti platforma politike deri në fillim të viteve 1970, kur një valë etretë shqiptarësh hynë në SHBA. Shumë nga ardhësit e rinj ishin prej Kosove. Atau ndanë në dy grupe: kosovarë, të cilët kishin lindur në Kosovë dhe emigranta ,shqiptarë nga Shqipëria të cilët ishin arratisur nga Shqipëria për në Kosovë. Pjesamë e madhe e tyre qëndruan larg partive dhe organizatave të ndryshme politikekurse ata që vendosën të merrnin pjesë forcuan lëvizjen antikomuniste dhedalëngadalë filluan t i mëshojnë gjithnjë e më shumë çështjes së Kosovës.

Demonstratat studentore të vitit 1981 e nxorrën për herë të parë në pahpara publikut amerikan çështjen e Kosovës. Artikulli i New York Times mbidemostratat, kombinuar me protestat e aktivistëve kosovarë dhe me shkrime qëdolën në median evropiane, e devijuan fokusin politik nga antikomunizmi nëantijugosllavizëm. Në Uashington dhe në qytete të tjera të mëdha, ku kishte njënumër të madh shqiptarësh etnikë, u organizuan demostrata anti-jugosllave. Ato upasuan nga takime me kongresmenë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Gjatëviteve 80 përkeqësimi i situatës politike në Kosovë i detyroi shumë kosovarë tërinj, që kishin mbaruar studimet e larta, të iknin nga vendi. Ata gjetën punë dhembështetje kryesisht në Nju Jork dhe Detroit, ku kishte komunitete shqiptare. Nëfillimet e viteve 80 Nju Jorku dhe Detroiti u bënë qendrat e një lëvizjeje përautonominë e Kosovës. Të nxitur nga akademikë dhe aktivistë kosovarë u formuangrupe ad hoc që synonin ngritjen e çështjes së shtypjes së shqiptarëve në Kosovënga Beogradi. Dallimet politike u lanë mënjanë dhe emërues i përbashkët u bëndjenjat e fortë nacionaliste që bënin thirrje për çlirimin nga tirania e Beogradit.Meqënëse amerikanët kishin fare pak njohuri për Kosovën, shqiptarët përdorënpër krahasim zona të mirënjohura të botës që kishin qenë gjithnjë të pranishme nëmedian amerikane si dhe në vëmendjen e kongresmenëve. Për shembull, ata ekrahasuan shkrimtarin kosovar Adem Demaçi me Nelson Mandelën duke lenëmënjanë, ndërkaq, faktin që Demaçi ishte burgosur për shkak të mbështetjes së

Ndërgjegje historike

Page 126: perpjekja_09

Përpjekja 126

ideologjisë staliniste të Hoxhës.Qysh prej vitit 1985 në Detroit, Nju Jork dhe Çikago u formuan grupe të

ndryshme lobiste. Në Nju Jork Lidhja Qytetare e udhëhequr nga ish-kongresmeniJoseph Dioguardi i bëri kongresmenët amerikanë ta kthejnë vështrimin nga pasuriae madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan. Me mbështetjen financiare të komunitetitshqiptaro-amerikan zyrat e Lidhjes Qytetare mbinë si kërpudhat në qytetet kukishte më shumë shqiptarë dhe kështu lëvizja e çështjes kosovare filloi tëcentralizohet. Edhe Detroiti e Çikagoja krijuan grupet e tyre. Në 1986 arrestiminga ana e Beogradit e një shqiptaro-amerikani nga Detroidi, Pjetër Ivezaj, koinçidoime vizitën e Sekretarit të Shteti George Schultz në Evropë. Lobi ad hoc i Detroititkontaktoi me kongresmenin e tyre William Broomfield, i cili ia bëri të njohurSchultz-it, nga ana e tij, se një qytetar amerikan ndodhej në burgjet jugosllavemeqë kishte marrë pjesë më 1981 në një demostatë antijugosllave të organizuarnë Uashington. Kjo bëri të bijen zilet e alarmit në Uashington dhe të bëhej thirrjanga ana e Departamentit të Shtetit që, nëse Ivezaj nuk do të lirohej menjëherë,Jugosllavisë t i hiqej statusi i kombit të favorizuar. Media e kapi çështjen Ivezajdhe ndihmoi që çështja e Kosovës të hynte në shtëpitë amerikane. E udhëhequrnga Detroidi dhe e mbështetur nga organizata të tjera shqiptaro-amerikane, çështjaIvezaj shkoi deri në nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë sëBardhë. Në të njëjtën kohë çështjet që kishin të bënin me Kosovën, veçanërishtajo e shtypjes nga ana e Beogradit të maxhorancës shqiptare, filluan të gjejnënjëfarë mbështetjeje në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë. Dukevepruar si ndarazi ashtu dhe kolektivisht grupet e ndryshme shqiptaro-amerikaneia dolën ta bindin Kongresin të aprovonte një numër rezolutash që dënoninJugosllavinë. Megjithatë, asnjëra nga këto rezoluta nuk ishte ashtu dhe aq e fortë.Komuniteti shqiptaro-amerikan po zbulonte shpejt kompleksitetin e politikës sëUashingtonit.

Duke zbuluar pasurinë e komunitetit shqiptar, kongresmenët e kthyen shpejtvëmendjen ndaj tij. Komuniteti shqiptar filloi t u japë shuma të mëdha njerëzve siDoli nga Kansasi dhe Pressleri nga South Dakota, të cilët premtonin se do ta çoninçështjen e Kosovës në krye të punëve të politikës së jashtme të Departamentit tëShtetit. Me përkeqësimin e gjendjes në Kosovë dhe formimin e LDK-së, komunitetishqiptaro-amerikan filloi të luajë një rol më aktiv dhe ishte thelbësor në vendosjene kontakteve ndërmjet aktivistëve kosovarë dhe kongresmenëve amerikanë,përfaqësonjësve të Departamentit të Shtetit dhe medias amerikane. Duke filluarqë nga fundi i vitit 1989 Prishtina filloi të diktonte, dhe organizma të LDK filluantë zevendësojnë Lidhjen Qytetare e organizata të tjera shqiptaro-amerikane.

Në fillim të vitit 1991 rënia e komunizmit në Shqipëri solli mbylljen eKomitetit Shqipëria e Lirë dhe kthimin e mërgimtarëve politikë nga SHBA nëTiranë. Ideja e hershme se në fillim duhej të çlirohej Shqipëria dhe pastaj Kosovau bë aktuale. Organizma të LDK në SHBA e shpallën veten si përfaqësuesit evetëm të çështjes së Kosovës dhe mbetën qendra e informimit në gjuhën shqipe sipër Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë.

Ndërgjegje historike

Page 127: perpjekja_09

Përpjekja 127

Luz Thaqi

QASJET SHQIPTARE NË UASHINGTON

Po mbushet gati një shekull që kur shqiptarët e parë erdhën në Boston ngatrojet e tyre. Ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare, supozohet se në SHBAduhet të ketë diku midis 300-500 mijë shqiptarë. Arsimimi dhe kualifikimi iemigrantëve shqiptarë ka qenë i lidhur me periudhat kur kanë emigruar si dhe memotivet që i kanë shtyrë të braktisin atdheun. Marrë në tërësi, pjesa më e madhe eatyre që erdhën në SHBA në vitet 70 - 80 nga Kosova dhe Mali i Zi ishin tëpangritur dhe pa kualifikimin e duhur. Shtresa më e ngritur intelektuale (pos atyretë viteve 20 - 30) ka emigruar pas okupimit të Kosovës (1990) dhe hapjes sëkufirit shqiptar, gjithnjë duke u shtuar në vitet që pasojnë demokracinë shqiptare.Është vështirë të sigurohen shifra nga zyrtarët amerikanë pasi në emigrimetfillestare shumë shqiptarë kanë ardhur nga Greqia me dokumente greke, shumëarbëreshë me dokumente italiane, shumë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia dheKosova me dokumente të ish-Jugosllavisë dhe, në regjistrimet amerikane, i jepetpërparësi shtetësisë e jo kombësisë. Janë bërë disa tentativa për regjistrimin eshqiptarëve përmes kishave dhe xhamijave, por rezultatet nuk kanë qenë të plota.

Sikundër shumë komunitete dhe grupe të ndryshme etnike që kanë në SHBAbazat e tyre, madje mjaft të fuqishme (si lobi ebre, grek, serb etj.) në vitet 90 edheshqiptarët formuan lobin Liga Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe Dioguardin.Kjo Ligë shkëlqeu në fillimet e veprimtarisë së saj jo vetëm duke bërë të njohurçështjen e Kosovës në institucionet amerikane, por edhe duke ngritur zërin e dukembështetur fillimet e proceseve demokratike në Shqipëri. Rreth Ligës u mblodhënbiznesmenë, patriotë dhe veprimtarë të njohur shqiptarë, por edhe qindra mijërasimpatizantë. Në këtë periudhë u arritën ndërhyrje të rëndësishme në instancatamerikane për çështjen e Kosovës si dhe u formua Komiteti për Çështjen e Kosovësnë Kongresin Amerikan. Ky lob, pra, u bë i njohur në Uashington dhe pa dyshimluajti një rol të rëndësishëm mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Po ç ndodhindërkohë?

Pozicionimi partiak

Përçarje gjithëshqiptare, si rëndom, nuk munguan edhe në këtë diasporë.Në vend që të begatohej aktiviteti rreth dhe përmes Ligës që kishte krijuar emrindhe reputacionin e duhur në establishmentin amerikan dhe i kishte fokusuar mirëkërkesat dhe interesat gjithëshqiptare ndaj Kongresit, Departamentit të Shtetit dheShtëpisë së Bardhë, edhe në SHBA filloi të kërkohej pozicionimi politik. LDK-jahapi degët e veta me platformë partiako-politike të instruktuar nga qendra. Me

Ndërgjegje historike

Page 128: perpjekja_09

Përpjekja 128

hapjen e këtyre degëve disa aktivistë e lanë lobin dhe u pozicionuan partiakishtduke ndikuar në një masë të madhe në zbehjen e tij. Ndërkaq LDK-ja, duke tentuarzgjerimin e rrjetit të përkrahësve të saj materialë dhe politikë, synonte të ishteartikuluesja dhe udhëheqësja e çdo nisme apo aktiviteti të shqiptarëve në SHBA.Kështu, pak nga pak, çdo gjë që ndodhte jashtë saj filloi të konsiderohej e dyshimtë.Në radion e LDK-së, gazetën dhe Televizinin (i cili u mbyll këto ditë) nuk mund tëhasësh assesi ndonjë mendim të kundërt me qëndrimet e partive në pushtet (PD-sënë Shqipëri dhe LDK-së në Kosovë). Mendimet opozitare të ndonjë intelektualishqiptar më parë mund t i hasësh në prestigjozen New York Times sesa në gazetate këtushme të shqiptarëve të Amerikës. Një qasje e tillë kundërshtimi dhediskualifikimi e çdo ideje të pavarur, falë strukturës së LDK-së dhepseudopatriotizmit që kultivojnë anëtarët e saj tek simpatizantët, ka krijuar bindjene çuditshme se, kush nuk është me ta është jo vetëm kundra tyre, por njëherëshedhe kundër demokracisë në Shqipëri dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës.Nëpërmjet agjitpropit partiak LDK-ja lajmërohet edhe si organizatore e mbledhjessë kontributeve, edhe e demostratave, edhe e pikniqeve, edhe e turneve në futbolledhe e pritjes së vitit të ri!

Kohët e fundit, zgjatja deri në agoni e çështjes së Kosovës, përsëritja mono-tone e qëndrimeve aspak shpresëdhënëse, ka ndikuar që numri i anëtarëve dhe iaktiviteteve të LDK-së në SHBA të bjerë. Megjithatë nuk ka gjasa të krijohet njëparti e re politike me frymë mbarëshqiptare.

Lobet dhe zyrat shqiptare në Uashington

Vitet e fundit në komunitetin shqiptar në SHBA doli në skenë një shqetësimsa atdhetar aq edhe bajraktaresk i grupeve, partive dhe klaneve të ndryshme: kushdo t i prezantojë interesat shqiptare në Uashington? Në këtë ngarendje drejtUashingtonit, përveç përçarjeve ekzistuese pa dyshin ndjehet edhe ndikimi i partivenë pushtet në Kosovë dhe Shqipëri. Nuk u desh kohë e gjatë për të nxjerrë jashtëloje Dioguardin me argumentin se interesat tona mund dhe duhet t i prezantojë njëshqiptar. Disa muaj më parë mjetet e informacionit njoftuan se u formua KëshilliKombëtar Shqiptaro - Amerikan me në krye prof. Sami Repishtin. Në njëkomunikatë që u lëshua me këtë rast thuhet se ky këshill do të bëjë punë tëorganizuar lobiste në Uashington dhe do të ketë karakter gjithëshqiptar. Ky këshill,të cilin e përbëjnë pjesa më e madhe e biznesmenëve shqiptarë, fitoi përkrahjeverbale nga LDK-ja, por jo edhe nga subjektet e tjera shqiptare si Vatra, LigaShqiptaro-Amerikane, e cila ekziston e regjistruar si lob shqiptar në Uashingtonetj.

Pra në këtë kontekst kemi dy lobe dhe, duke mos llogaritur Ambasadën eShqipërisë, tre zyra: të Dio Guardit, të Rrepishtit dhe zyrën e Kosovës që pritet tëhapet së shpejti. Kjo ka ngritur pyetjen: a e ndihmon apo e zbeh fokusin e ndriçimittë çështjes shqiptare shumësia e këtyre zyrave? Përgjigjet për këtë janë të ndryshme;disa e vlerësojnë si pozitive kurse të tjerë thonë se kështu veprojnë vetëm shqiptarët.Në parim grupet e tjera etnike veprojnë ndryshe. Ata (si psh. ebrejtë) nxjerrin në

Ndërgjegje historike

Page 129: perpjekja_09

Përpjekja 129

pah një lob të vetëm me një strukturë organizative të gjerë e që vepron në të gjithanivelet e administratës amerikane. Ky funksionim është koherent në tërë shtrirjene tij e i koordinuar edhe me aktivitetin e shtetit amë. Përsa i përket këtij koordinimiudhëheqësit e lobit të ri shqiptar kanë vënë në dukje se duan të ndihmojnë çështjenshqiptare në tërësi pa marrë instruksione nga asnjë qeveri e huaj , cilado qoftëajo. Disa njohës të rrethanave politike në Shqipëri mendojnë se hapja e kësaj zyretë re ka të bëjë me ftohjen e marrëdhënieve SHBA - Shqipëri pas parregullsive tëzgjedhjeve të majit.

Përkrahje miqësore apo integrim në sistemin

Edhe pse në SHBA janë të lejuara format e ndryshme të organizimit tëkomuniteteve dhe grupeve etnike, shqiptarët janë pak të angazhuar në organizmatpolitike partiake në SHBA. Lidhjet miqësore të kongresistëve dhe senatorëveamerikanë si Gilman, Molinari, Kelly, Lantos, Engel, Damato me shqiptarët padyshim kanë ndikuar në qëndrimnin e tyre të tërësishëm ndaj çështjes shqiptare.Në Kongresin e kaluar këta krijuan Komitetin për Çështje e Kosovës dhe u bënëinciatorë rezolutash dhe dëshmish për Kosovën, madje disa prej tyre morën pjesënë demostatat e shqiptarëve të organizuara në Uashington. Vlen të theksohet sepjesa më e madhe e tyre nuk janë shprehur, megjithatë, për pavarësi të Kosovës.Shqiptarët kanë dhënë shuma të mëdha të hollash për fushatat e tyre dhe për ato tëkandidatëve presidencialë. Vlerësohet se për republikanët (Dolin) ata dhanë 250000$, ndërsa për demokratët (Klinton) afro 350000 $. Prandaj, për miqtë tanëkongresistë dhe senatorë elektorati shqiptar , gjithsesi, nuk është i parëndësishëm.

Por, përkrahja e shkapërderdhur e ca miqve, e shoqëruar me shumë habidhe zhgënjime nga ana e tyre ndaj qasjeve kosovare dhe ato të demokracisë së reshqiptare, nuk krijon kushte për një mbështetje të efektshme. Ajo arrin deri tek njënjohje dhe përkujdesje e vazhdueshme edhe për shqiptarët siç do të shpreheshin

zyrtarët amerikanë. Dalja nga qarku i mbyllur i marrjes më tepër me vetveten dhei kërkimit të ndjenjës së mbështetjes së partive politike shqiptare në pushtetnënkupton, pa dyshim, një qasje tjetër ndaj Washingtonit. Ajo kërkon më së parinjë tjetër lloj organizimi lobist - jo një refleks të përçarjeve partiake shqiptare -, icili të depërtojë në sistemin amerikan përmes organizmave politike e partiakeamerikane. Kjo është përvoja e të tjerëve. Thënë ndryshe, nevojitet dalja ngaklishetë e vjetra dhe kërkimi rrugëve të emancipimit politik të diasporës shqiptarenëpërmjet harmonizimit të interesave të saj me ato të shoqërisë amerikane. Vetëmkështu shqiptarëve do t u jepet, si gjithë të tjerëve, mundësia të zgjedhin e të jenëtë zgjedhur; për të fituar të drejtën dhe mbështetjen e plotë për të marrë pjesë nëdrejtimin e pushtetin nga ai lokal deri tek ai federal. Aq më tepër kur struktura eintelektualëve shqiptarë në 5 - 6 vitet e fundit është ngritur jo vetëm nga ardhja eemigrantëve shqiptarë, por edhe nga ata që lindën në SHBA dhe përfunduan atystudimet, specializimet dhe doktoratat. Një organizim i tillë adekuat i diasporësdo të ishte ndihmesë e shumëfishtë për shqiptarët dhe do të ndikonte të përmirësonteimazhin e zbehtë që është krijuar për ta. Përndryshe do të vazhdojë, si dhe gjertani, vendnumërimi dhe mbjellja e shpresave pa bazë mbi një mbështetje amerikane.

Ndërgjegje historike

Page 130: perpjekja_09

Përpjekja 130

Fron Nazi

STAVRO SKËNDI

Më 4 tetor 1980 Shoqëria për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuaraorganizoi një mbrëmje tributi për profesor Stavro Skëndin. Studiues shqiptarë dheamerikanë u mblodhën për të shprehur vlerësimin e tyre për punën e dr. Skënditlidhur me Shqipërinë dhe Ballkanin. Dr. Nikolla Pano foli për Skëndin duke ecilësuar dekan të studimeve shqiptare në Amerikë . Peter R. Prifti, Elez Biberajdhe akademikë të tjerë të shquar folën rreth punës së Skëndit në fushën e historisë,gjuhësisë, letërsisë, shkencave politike dhe kulturës. Nëntë vjet më vonë Skëndivdiq duke lënë një trashëgimi punimesh të botuara dhe të pabotuara mbi tema tëtilla, si: lëvizja kombëtare shqiptare, gjuha dhe letërsia shqipe, feja në Shqipëridhe në Ballkan, çështja e Epirit të Veriut dhe një numër artikujsh e studimeshkrahasuese.

Në lagjen verilindore të Manheten-it pata fatin të takoj dhe të bisedoj megruan e dr. Skëndit, Daisy Franco. Burri im ishte një studiues që kishte interesveçanërisht në fushën e studimeve krahasuese dhe rolin e institucioneve në Ballkan,më tha dr. Franco. Ndonëse profesioni i vet ishte gjuhësia, interesat dhe studimete tij janë shtrirë shumë më gjerë.

Stavro Skëndi lindi në Korçë më 21 gusht 1906. Në moshën 15 vjeç ai shkoitë ndjekë Robert Kolegjin në Stamboll. Atje u diplomua për matemetikë. Më pas

Nuk na vjen mirë që Stavro Skëndin e prezantojmë në rubrikën Autorë që duhen njohur,por është fakt se, edhe pesë vjet pas rënies së komunizmit, ky Dekan i studimeveshqiptare ka mbetur i panjohur në vendin tonë. Shkakun e lënies së tij në heshtje lexuesite rregullt të Përpjekjes besojmë ta gjejnë në faqet e numrave të saj të mëparshëm: Njohjene profesorit emeritus të Universiteti të Kolumbisë dhe të veprës së tij nuk e ka penguarvetëm mefshtësia e jetës sonë kulturore, por edhe profesorët e djeshëm dhe të sotëm tëuniversiteteve shqiptare, përfaqësuesit e asaj fryme që vazhdojnë të sundojnë mendësinë,kulturën dhe politikën tonë dhe që shpesh e kemi cilësuar me togfjalëshin frymë nacional-komuniste. Disa prej këtyre përfaqësuesve nuk e duan gjykimin e ftohtë dhe të thellë tëStavro Skëndit pse ai shkurorëzon shumëçka nga vepra e tyre; të tjerë pse ai sjell njëfrymë të re emancipuese që i shqetëson diktatorët e politikës dhe të kulturës.

Autorë që duhen njohur

Page 131: perpjekja_09

Përpjekja 131

i vijoi edhe për një vit studimet në Zvicër dhe Gjermani. Në 1923 Skëndi u kthyenë Shqipëri ku hapi një librari si dhe nisi të jepte mësim në Liceun e Korçës.Hoxha ka qenë një nga studentët e tij kujton dr. Franko. Burri im thoshte se

Hoxha ishte i talentuar. Punën e tij në Lice e ndërpreu pushtimi italian. Skëndi ubashkua me lëvizjen e rezistencës kundra fashistëve. Kaloi gjashtë muaj në burgjetitaliane. Atje ai takoi disa nga intelektualët më të shquar italianë të cilët ishinburgosur për arësye politike. vazhdon dr. Franko. Pasi u lirua, u bashkua përsërime lëvizjen e rezistencës në Shqipëri, kurse më pas shkoi në Stamboll. Atje utakua me studentë të Robert Kolegjit (përfshirë edhe gruan e tij të ardhshme), tëcilët, sëbashku me amerikanët, punonin kundra fashizmit. Më 1946 e la Stamballinpër të shkuar në SHBA. Më 1951 mori doktoratën për gjuhësi në Universitetin eKolumbias. Për një vit dha mësim në Universitetin e Torontos në Kanada. Paskthimit në New York u bë profesor i Gjuhës dhe i Historisë së Ballkanit nëUniversitetin e Kolumbias. Gjatë kësaj kohe punoi për një kohë të shkurtër meKomitetin e Lirë dhe gazetën e tyre në shqip Shqipëria e lirë , që sponsorizohej

nga qeveria amerikane. Dr. Skëndi fliste rrjedhshëm gjermanisht, frëngjisht,anglisht, shqip, greqishte të vjetër dhe të re si dhe lexonte në gjuhët kryesoresllave, dmth. në rusisht, serbisht, bullgarisht, etj.

Dr. Skëndi është i pari që ka bërë studime në anglisht lidhur me ardhjen nëfuqi të komunistëve në Shqipëri. Në qershor 1948 e përtremuajshmja PoliticalScience Quarterly botoi Albania within the slav Orbit: Advent to power of theCommunist Party (Shqipëria në orbitën sllave: Ardhja e Partisë Komuniste nëpushtet Vatra dhe Fan Noli e kritikuan Skëndin për artikullin e tij që sulmontepartinë komuniste. Asokohe çdo lloj kritike ndaj komunistëve interpretohej siantishqiptarizëm. Kur e pyeta lidhur me konfliktin e tij me Nolin dhe Vatrën, dr.Franco tha: Nuk më kujtohet saktë natyra e këtij konflikti, por e di se burri imkishte një respekt të jashtëzakonshëm për Nolin dhe veprën e tij .

Kur flet me studiues shqiptarë dhe amerikanë që njohin veprën e Skëndit, equajnë atë një perfeksionist. Një shqiptaro-amerikan tha: Skëndi ka qenë, padyshim, një nga studiuesit më të mirë të Ballkanit. Ai ka shkruar për një grup tëveçantë. Problemi që ndeshnin shumë shqiptarë me veprën e tij ishte se ajo udukej shumë e ftohtë. Skëndi nuk glorifikonte asnjëherë. Ai jepte vetëm faktet dhebënte analiza që ishin tepër shencore e, në mjaft raste, kritike. Fatkeqësisht, shumënga pjesa më e paarsimuar e shqiptaro-amerikanëve e interpretuan atë sikur ishteantishqiptar.

Punët studimore të Skëndit lidhur me Epirin e Veriut sfidonin pretendimetterritoriale greke. Për pasojë, grekët e sulmuan si nacionalist shqiptar. Nga anatjetër, libri i tij i parë i botuar më 1954, Poezia gojore shqiptare dhe sllavojugoreu sulmua nga studiuesit shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, pasi hidhte idenë sekëngët e krishtera të Veriut e kishin origjinën tek fqinjët sllavë. Studiuesit shqiptarëe sulmuan studimin e Skëndit se kishte neglizhuar ato çka kishin shkruar ata lidhurme këtë temë dhe se ishte mbështetur kryesisht tek studiues gjermanë e serbë.

Gjatë viteve 1956 - 1979 Dr. Skëndi botoi tre libra në gjuhën angleze:

Autorë që duhen njohur

Page 132: perpjekja_09

Përpjekja 132

Shqipëria (1956); Zgjimi kombëtar shqiptar: 1878 - 1928 (1967); dhe Studimekulturore ballkanike (1979) që është një përmbledhje e eseve dhe artikujve që kabotuar. Vepra e tij më e madhe është Zgjimi kombëtar shqiptar: 1878 - 1928. Kyka qenë studimi i parë serioz në gjuhën angleze mbi Shqipërinë. Në fillim, qëllimii tij i ishte të shkruante një histori të Shqipërisë. Por nuk mendonte se do të kishtekohë për ta nbaruar atë, prandaj vendosi të përqëndrohej vetëm në vitet 1878 -1928 më tha dr. Franco. Dorëshkrimet e Skëndit në anglisht dhe gjermanisht tëkëtij libri, ashtu sikurse edhe gjithçka ka botuar dhe nuk ka botuar, i janë dhuruarbibliotekës Fan Noli në Boston.

Në vitin 1970 dr. Skëndi u tërhoq nga puna e tij si profesor i gjuhës dhekulturës ballkanke në Universitetin e Kolumbias dhe pas dy vjetësh ky universitete shpalli profesor të merituar. Më 1972 - 1973 ai punoi si bashkëpunëtor në Institutinpër Studime të Avancuara në Universitetin e Princenton-it, një institut ky me tepërprestigj. Ashtu sikurse e vunë në dukje kolegët e tij më 1980, ai qe, pa dyshim,dekani i studimeve shqiptare në Amerikë. Ishte puna e Skëndit ajo që ndikoi qëShqipëria të tërhiqte vëmendjen e studiuesve amerikanë. Sikurse shihet edhe nëbibliografinë e punës së tij, nuk ka pasur temë lidhur me Ballkanin që të ketëkaluar pa u prekur nga syri vëzhgues i studiuesit Stavro Skëndi.

SKËNDI Stavro (Bibliografi e pjesëshme)

Begining of Albanian nationalists trends in culture and education (1878 - 1912)në Journal of Central European Affairs 12. 4 (jan. 1953), f. 356 - 367

Albanian political thought and revolutionary activity 1881 - 1912.në Südost - Forschungen, Münich , 13 (1954), f. 159 - 199

Albania, Mid - European Studies Center Series (Praeger, New York 1956) 389faqe.

Religion in Albania during the Ottoman rule,në Südost - Forschungen, Münich , 15 (1956), f. 311 - 327.

The history of the Albanian alphabet. A case of complex cultural and politicaldevelopment.

në: Südost - Forschungen, Munich, 29 (1960), f. 263 - 284ribotuar në ( Balkan Cultural Studies , 1980).

The Albanian national awakening: 1878 - 1912.(Princenton UP, Princenton 1967), 498 f.Balkan Cultural Studies, East European Monographs 72, (New York 1980) 278 f.

Autorë që duhen njohur

Page 133: perpjekja_09

Përpjekja 133

Stavro Skëndi

MENDIMI POLITIK DHE VEPRIMTARIJAKRYENGRITESE SHQIPTARE

1881- 1912

Përkthyer nga Sejfi Protopapa*

Gjatë shekullit të nêndëmbëdhjetë, kur popujt e tjerë të Ballkanit ngritnëkrye kundër Turqisë, Shqiptarët, me përjashtim të disa kryengritjeve lokale,qêndruan besnikë të sajë. Shumica (pothuaj dy të tretat e popullatës) ishinmyslimanë dhe shumica e krerëve të tyre kishin pozita të larta në degët civile eushtarake të qeverrisë në Stamboll. Në të njejtën kohë, duke qenë pjesë ePerandorisë Otomane, Shqipërija ish e siguruar kundër çdo sulmi nga fqinjët. Përkëtë arsye kishte njëfarësoj mirë-besimi midis Shqiptarvet dhe Turqvet. Por lufta

* Këtë material, e kemi marrë nga një broshurë e botuar më 1958 në SHBA. Meqënëse në fokusine këtij numri kemi diasporën shqiptare, ruajtëm gjuhën e Sejfi Protopapës me ndonjë prekje fare tëlehtë korrektonjëse. Në faqen e dytë të kapakut Protopapa ka shkruar:

Ja di për nder dr. Stavro Skëndit që më lejoi t a përkthej studimin e vlefshëm të tij. Përt a bêrë leximin për publikun mê të lehtë, burimet e shumta në të cilat êshtë bazuar studimi janëhequr. Ata studionjës që interesohen për to, do t i gjêjnë në origjinalin inglisht.

Sejfi ProtopapaNë faqen e parë të broshurës kemi këtë shënim të Jani Dilos:

DY FJALËNgjarjet historike të rilindjes s onë kombëtare, prej Kongresit të Berlinit (1878) gjer në

shpalljen e pamvarësisë (1912), sa të pasura aqë edhe të kokllavitura në vet-vete, pritninshkollarin dhe studionjësin që t i shfletësonte, t i shoshitte, t i lidhte njerën me tjetrën, dhe t inxirrte në dritë. Këtë vepër historije, nevoja e së cilës ndihej me kohë përmbrënda edhe përjashtavêndit t onë, e plotësojë, mbas një studimi të thellë, Dr. Stavro Skendi, profesor i studimeveshqiptare dhe ballkanike në Columbia University.

Studimi i Dr. Skendit u-botua inglisht në rivistën Südost Forsehungen (vëllimi XIII) iSüdost Institut-it të Munehen-it, në Gjermani.

Me përkthimin e këtij studimi Z. Sejfi Protopapa po u bên një shërbim bashkëatdhetarvettë tij, sidomos sot që vuajnë moralisht dhe shpirtërisht si pasonjë të gabimeve dhe të metave q ungjasin shumë atyre nga të cilat vuanin patriotët e rilindjes s onë kombëtare. Po të qe që historijae rilindjes shqiptare të studiohej me vemêndje, shumë nga këto gabime dhe të meta mund tëbêheshin mësime për patriotët e sotmë. Kjo êsht një tjetër arësye e ribotimit në shqipet dhe nëformë libërthi të këtij studimi të Dr. Skendit, i cili do të gjênte çpërblimin e merituarshëm kur tëshiheshin përpjekjet e tanishme shqiptare në rrugë të mbarë.

Jani Dilo, New York më 7 Prill 1958

Autorë që duhen njohur

Page 134: perpjekja_09

Përpjekja 134

turko-ruse e 1877 e tronditi nga themeli këtë mirë-besim. Perandorija Otomane u-provua e dobët dhe u-shtërngua nga Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit t ujepte fqinjëvet të Shqiperisë toka të banuara me Shqiptarë. Për t i bërë ballë kësajgjêndje gjithë krerët shqiptarë u-mblodhën në Prizren, një qytet në Kosovë (taninë Jugosllavi) dhe themeluan Lidhjen Shqiptare, shpesh herë e quajtur Lidhja ePrizrenit, për të mprojtur të drejtat e kombit shqiptar. Ne fillim ky veprim u-ndihmuanga qeverrija turke, e cila shpresonte te ndalonte zgjerimin e mêtejshëm tëprivilegjevet të shtetevet ballkanike. Në të vërtetë, vetëm Lidhja e Prizrenit kun-dërshtoi me armë - dhe kjo ishte pjesa e parë e programit të Lidhjes - vendimet eKongresit të Berlinit që ishin në dêm të tërësisë tokësore të vêndit.

Kongresi i Berlinit u hapi sytë krerëve patriotë shqiptarë në dobësinë estrukturës së Perandorisë Otomane, e cila mbahej nga Fuqitë e Mëdha vetëm përinteresat e tyre politike. Tani Shqiptarët nuk mund të shihnin t arthmen e venditme të njëjtën siguri kombëtare të së kaluarës, mbassi frika e coptimit rëndontegjithnjë në mëndjen e tyre. Përgjithërisht Shqiptarët edhe nuk mendonin të ndaheshinprej Turqisë. Midis Shqiptarëvet feja nuk ishte njësoj me kombësinë sikundërishte midis kombevet të tjerë të Ballkanit. Vetëm të krishterët të cilët ishin nëpakicë, ishin të veçuar nga sunduësit. Shqiptarët myslimanë në PerandorinëOtomane, baza shoqërore-politike e së cilës ishte feja dhe jo kombësija, kishin njëpozitë të privilegjuar. Nga ana tjetër, disa pjesë të Shqipërisë nuk ishin zhvilluarnë të njëjtën shkallë dhe ndodheshin krahina malsore që kishin gëzuar privilegjeprej shekujsh. Këto ishin disa nga aresyet që e bênin bashkimin e popullit shqiptartë zorshëm, dhe për të plotësuar bashkimin shumica e krerëvet nacionalistë menduanautonominë përmbrenda suazës së Perandorisë Otomane si rrugën mê të mirë.

Shëmbulla e kësaj rruge ishte dhênë nga Lidhja e Prizrenit. Nënë kryesinëfrymëzonjëse të Abdyl Frashërit, një program për autonominë e Shqipërisë ishteformuluar për herë të parë si objektivë e dytë me rêndësi. Pikat kryesore të programitishin bashkimi i tokavet shqiptare në një vilajet, emërimi i Shqiptarvet si qeverritarë,hapja e shkollave shqip, dhe përdorimi i shqipes si gjuhë zyrtare e vêndit. Turqijakundërshtojë këto përpjekje me gjithë fuqinë e sajë, dhe më 1881 e shtypi Lidhjenme forcë. Por Lidhja e Prizrenit kishte ngjallur aspirata në popullin shqiptar tëcilat nuk mund të shtypeshin me forcë.

Programi i Lidhjes së Prizrenit vazhdojë t ushtrojë një influencë të fortë nëmendimin politik shqiptar për tridhjet vjet me radhë. Kjo influencë shihet nëshkrimet e krerëvet nacionalistë dhe në memorandumet dhe kërkesat e ndryshme.Këto dokumenta nuk janë të shumta, dhe kërkesat dhe memorandumet, me gjithëse janë manifestime kolektive, zakonisht nuk tregojnë me saktësi grupet qëpërfaqësojnë. Firmonjësit janë të padalluar: një komitet shqiptar ose një shoqërishqiptare, pa përmëndur njerzit që i përbêjnë, ndofta si një masë sigurimi. Megjithë këtë, kërkesat dhe memorandumet kanë vlerë të madhe sepse shprehinmendimin politik të kohës. Programi i Lidhjes nxiti aktivitetin kryengritës; më ingadalshëm para kohës së Turqvet të Rinj - kur kryengritjetë ishin lokale dhe pabashkim qëllimi - dhe shumë mê i hovëshme mbas asajë kohe. Por kjo nuk do tëthotë se Shqiptarët pushuan së ndihmuari Turqinë, kur ajo ish ngatërruar me shte-

Autorë që duhen njohur

Page 135: perpjekja_09

Përpjekja 135

tet ballkanike q ishin kufi me Shqipërinë. Gjendja u-ngatërrua me shumë kur fuqitëe huaja filluan të tregojnë një interesim të veçantë për Shqipërinë. Prej tyre Italijadhe Austro-Hungarija veçanërisht kishin synë mbi Shqipërin për interesat e tyredhe rivaliteti midis tyre nga ndonjë herë influenconte aktivitetin kryengritës ose ijepte ngjyrë mendimit politik shqiptar. Me ndërhyrjen e fuqive të huaja, bashkimii qëllimevet dhe veprimi i përbashkët u-bê mê i vështirë për Shqiptarët.

II

Ish e natyrëshme që një farë periudhë qetësije të vijonte mbas shtypjes sëLidhjes Shqiptare. Fushata e Dervish Turgut Pashajit kishte shpërndarë fuqitëshqiptare. Shumë prej krerevet mê me rëndësi shqiptarë ishin internuar në Asin eVogël ose në krahina të tjera të Turqisë. Edhe kur u-liruan, ata nuk u-lejuan tëktheheshin në Shqipëri; përkundrazi, u-detyruan të marrin pozita qeverritare largprej vêndit të tyre ose në Stamboll. Sulltan Abdyl Hamidi, me gjithë se ishkundërshtar i fortë i aspiratavet kombëtare shqiptare, kish njëfarsoj dashurije përShqiptarët, ndofta sepse shumica e rojës personale ishin Shqiptarë në besnikërinëe të cilvet ay kishte besimin mê të madh. Shqiptarët ishin për mê tepër roja ekufirit të Perandorisë në Ballkan. Abdyl Hamidi jo vetëm që nuk mori masa tërrepta kundër Shqiptarvet, por, përkundrazi, shumë herë ay i nderoi disa krerë meflori dhe tituj. Me gjithë këtë Shqiptarët bênë kryengritje gjatë rigjimit të tij, sidoqë objektivat e tyre ishin të ndryshme. Me të dendura se sa kryengritjet ishinveprimet e Shqiptarvet që ndodheshin jashtë vendit dhe kërkesat dhe memorandumetdrejtuar Portës dhe Fuqive të Mëdha.

Kryengritja e parë shqiptare mbas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit ishte ajo efisevet të Kastratit, Hotit, Grudës, dhe Shkrelit, kur në Maj 1883 ata kundërshtuankufirin turkomalzezas, mbassi ish në dêm t interesavet të tyre. Tre vjet mê parëkishin kundërshtuar Kompromizin e Corti-t , i cili i dha tokat e tyre Malit të Zi.Me gjithë se malsorët e Veriut nuk kishin të zhvilluar një ndërgjegje kombëtare,patriotizmi lokal midis tyre ishte një fuqi e madhe. Sikundër shihet ne librin e M.E. Durham Lufta për Shkodrën, Kufijt e cktuara në traktatin e Berlinit ishin kaqëtë pamundshme sa që në shumë vende nuk mund të përcaktoheshin pa le që tëzbatoheshin. Vetë banorët e kufirit e përshkruanin si Kufi që lundron në gjak .Lëvizja e 1883 u-shtyp nga Turqija dy muaj mê von. Po n atë vjet, malsorët muarrënhakën kundër ushtëris turke në një luftim afër Kastratit.

Shqiptarët e Veriut ishin gjithnjë gati të krijonin trubullime kur qeverrijaotomane mundohej të kufizonte privilegjet edhe imunitetet e tyre. Në Mars 1885u-trondit gjendja në veri-lindje të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth Prizrenit. Shkakuishin kërkimet e Shqiptarvet që të mos paguanin taksë, dhe që të liroheshint internuarit dhe të burgosurit politikë, të cilët në rrethin e Prizrenit duhej t ishinshumë, mbassi atje kishte qênë qendra e Lidhjes Shqiptare. Një përpjekje u-zhvilluanë rrugën e Ferizoviçit ndërmjet kryengritësvet dhe forcavet otomane.

Me gjithë kundërshtimet dhe kryengritjet e Shqiptarvet kundër Turqvet, saherë që Turqija ishte në luftë me Grekët ose Sllavët, Shqiptarët ishin gati t a

Autorë që duhen njohur

Page 136: perpjekja_09

Përpjekja 136

mpronin Perandorinë. Të dy palët kishin interesa të përbashkëta. Humbja e Perando-risë Otomane do të sillte me vete coptimin e tokës shqiptare. Si Toskët ashtu edheGegët luftuan në favor të Turqisë gjatë luftës greko-turke të 1897. Në Janar 1899u-mbajt një mbledhje e krerëvet shqiptarë në Pejë dhe një bashkim u-formua, meMulla Zekën si kryetar; ky bashkim vendosi të mprojë qeverrinë e Stambollitkundër Sllavëvet duke kundërshtuar zgjerimin e lëvizjes maqedhonase si tëdêmshëm për interesat e Shqipërisë dhe të Turqisë. Në fillim të Majit 1901, çetashqiptare sulmuan Sllavët, plaçkitën dhe pjesërisht dogjën Sanxhakun, Senicën,dhe Prishtinën.

Në Shkurt 1903 banorët e Mirditës, një krahinë katolike me gjysmë autonomi,në lidhje me malsorët e Pukës, u-ngritnë kundër qeverris turke. Ata bllokuan rrugënmidis Shkodrës dhe Prizrenit, prenë vijat e telit në rrethet e Leshit dhe po kërcënoninqytetin. Të ndihmuar nga fise të tjerë, ata i dërguan një memorandum valiut dhekonsujvet të Fuqive të Mëdha në Shkodër, duke kërkuar kthimin në Mirditë tëkryetarit të tyre, Prenk Bib Doda, i cili kishte qenë internuar nga qeverrija turkembas çdukjes së Lidhjes Shqiptare, duke shtuar: Sulltani nuk do të njihet kurrë siPrijës i ynë; flamuri i hênës nuk do të valojë mê në malet t ona; ne duam të jemi tëlirë; ne duam që kombësija e jonë të njihet si kombësija e popujvet të tjerë. Tani etutje flamuri i ynë do të jetë ay i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, i cili ka filluar tëvalojë në majat me dëborë të Shên Palit, në qiellin e qartë të Mirditës, duke fluturuarnënë erën e lirisë. Ky memorandum, i shkruar nga një krahinë e vogël si Mirdita,goditi si tepër i fortë kundër Turqisë për të mos qënë i shtytur nga jashtë. Austro-Hungarija dyshohej t ishte shkakëtaria.

Dyshimi ishte bazuar në forcimin e interesimit AustroHungares në Shqipëri.Mbas pushtimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, si përfundim të traktatit të Berlinit,Austro-Hungarija ishte fare afër kufirit të Veriut të Shqipërisë, ku banonin katolikët.Shqiptarët kishin një interes të përbashkët që të kundërshtonin zgjerimin sllav.Katolikët ishin veçanërisht të mprojtur nga Austro-Hungarija për privilegjet qëkishin fituar tre shekuj mê parë (Traktati i Vjenës, 1815), të përsëritur dhe zgjeruarnga dekrete dhe traktate të mêvonëshme. Në Kongresin e Berlinit Austro-Hungarijanguli kêmbë si fuqi katolike, së bashku me Francën, për ruajtjen e gjysmëautonomisë së Mirditës, dhe një marreveshje u-arrit, në bazë të së cilës Turqijanuk do të ndryshonte, të paktën përkohësisht, gjêndjen e atjeshme.

Ndërsa kryengritja e Mirditës vazhdonte, një tjetër fillojë në Shqipërinë eMesme, në rrethin e Beratit. Banorët kërkuan pakësim të taksavet dhe pushimin enëpunësvet qeverritarë të cilët nuk meritonin pozitat që kishin. Taksat ishin me tëvërtetë të rênda. Çmohej se vilajeti i Janinës, me një gjysmë milion banorë tëshpërndarë në një tokë prej 22000 kilometra katrore, i pagoi arkës së shtetit dhjetëmilionë franga. Trubullime po zhvilloheshin edhe në Çamëri nga vëndësit e Filatit.

Në krahinën e madhe të Maqedhonisë përmblidheshin pjesë të Kosovës në tëcilat po bêheshin reforma. Kosovarët, duke qenë prej natyre konservativë dheduke e kujtuar ndërhyrjen e të huajvet në favor të Sllavëvet, kundërshtuan programinaustro-rus për reforma në Maqedhoni. Në Mars 1903 ata ngritnë krye, pushtuan

Autorë që duhen njohur

Page 137: perpjekja_09

Përpjekja 137

Vuçiternin dhe i u-drejtuan Mitrovicës duke sulmuar garnizonin turk t atjeshëm.Turqija dërgojë komisjone të ndryshme, per t i qetësuar por Kosovarët nukndëgjonin. Shqerbin-i, konsulli rus në Mitrovicë, u-vra nga një Shqiptar.Shqetësimet u-shtrinë në Prishtinë dhe në Sandxhak, dhe tronditjet filluan edhe nëpjesën e veriut të vilajetit të Shkodrës. Turqija u-detyrua të merrte masa për tështypur lëvizjen.

Mendohej se Austro-Hungarija i kishte shtytur ngatërrësat si një shkak përpushtimin e vêndit, mbassi Ministri i Punëvet të Jashtme dhe krerët ushtarakëkishin patur një mbledhie në Vjenë. Italija, duke menduar se ngatërresat do tëzgjeroheshin në vilajetet e tjerë të Shqipërisë, i kërkojë qeverrisë Austro-Hungarezemendimin rreth kësaj çêshtje. Vjena u-përgjegj se nuk kishte ndonjë çêshtjeshqiptare, dhe se shtypja e lëvizjes shqiptare, të cilën e kishte marrë përsipërTurqija, mbas kërkimit të Rusisë dhe Austrisë, kishte për qëllim vetëm Sanxhakunnë të cilin kombesitë ishin të prërziera. Përsa i përkitte Shqipërisë vetë, përgjigjashtonte, Austro-Hungarija mbante me kêmbë-ngulje qêndrimin e status-quo.

Nuk pati lëvizje të tjera shqiptare me një rêndësi të posaçme gjer sa erdhënnë fuqi Turqit e Rinj më 1908. Krerët patriotë përgjithërisht kundërshtoninkryengritjet, duke menduar se nuk ishte pjekur gjêndja. Poeti me influeneë italo-shqiptar De Rada shkuante: Ne nuk mundemi të themi édhe me ndërgjegje tëplotë në se ka ardhur koha të merren armët ose në se vëllezrit t anë kanë vendosurtë marrin armët të shtytur nga të huajt që janë rreth tyre. Më 1900 Ismail QemalVlora, një prijës shqiptar i cili kishte patur pozita të larta në Perandorinë Otomanedhe ishte destinuar të shpallte pamvarësinë e atdheut të tij, shprehu mendimin sekryengritjet do të gjustifikonin vetëm ndërhyrjen e të huajvet dhe do të rezikoningjêndjen për Shqipërinë. Përgjithërisht krerët patriotë shqiptarë këshillonin mjeteligjore për të fituar njohjen e të drejtavet kombëtare shqiptare.

Autonomija kulturore quhej një hap me shumë rêndësi. Qeverrija turke kishndaluar shkrimin e gjuhës shqipe. Myslimanët vinin në shkolla turke, dhe tëkrishterët orthodoksë vinin në shkolla greke. Patrikut të Stambollit i ishte lënë nëdorë mprojtja e të krishtervet - të quajtur Rumë - dhe kështu mësimet jepeshin nëgjuhën greke. Ishte n interesin e Kishës Greke si edhe të Turqisë të perçaninShqiptarët në të krishterë e muhamedanë. Nga ana tjetër në Shkodër ndodheshindy institute katolike shqiptare: një seminar françeskan u-hap më 1861, dhe njëshkollë jezuite, Gjimnazi Saverian, u-themelua më 1877, të ndihmuar nga Austro-Hungarija. Një klub letrar, Shoqërija për Zhvillimin e Gjuhës Shqipe, ishte the-meluar më 1879 në Stamboll. Kjo shoqëri krijojë alfabetin e përbashkët dhe botojëabetare, por si kjo ashtu edhe organi i sajë Drita , e patën jetën të shkurtër. Disashkolla shqipe u-hapën në Shqipërinë e Jugut njëzet vjet mbas Lidhjes së Prizrenit,por jeta e tyre nuk ishte e sigurte. Ajo mvarej nga politika e mbrêndëshme e Turqisë,e cila lëviste midis reformës dhe konservatizmës, dhe nga influenca që ushtroninnëpunësit e lartë shqiptarë në qeverrin turke. Shkollat hapeshin dhe mbylleshingjersa mê në fund u-mbyllën për gjithnjë. Me gjithë këtë përpjekjet e Shqiptarvetpër edukimin në gjuhën e tyre nuk u-prenë. Në themel të këtyre përpjekjevet ishtemendimi politik për bashkimin e tokavet dhe popullit shqiptar si edhe për autonomi.

Autorë që duhen njohur

Page 138: perpjekja_09

Përpjekja 138

Në Tetor 1896 Shqiptarët u drejtuan Fuqive të Mëdha një lutje nga Manastiri,duke kërkuar hapjen e shkollavet në qytete dhe katunde kryesore ku gjuha zyrtareturke do të mësohej së bashku me shqipen, dhe për mê tepër duke kërkuar qënepunësit qeverritarë në Shqipëri duhej të dinin gjuhën shqipe. Ata shprehëndeshirën që vilajetet e Kosovës, Manastirit, Selanikut, Janinës dhe Shkodrës tëbashkoheshin në një vilajet të vetëm me kryeqytet Manastirin, duke qênë tëmendimit se shumica e popullsisë së ketyre vilajetëvet ishin Shqiptarë. Me qênëse dinin aspiratat e shetevet të Ballkanit, ata kërkuan që ushtarët e mbledhur prejkrahinavet shqiptare të futeshin në regjimentet e Turqisë s Europës, të cilët mpro-nin kufitë karshi Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi, dhe Greqisë, dhe proponuan qëgjithë banorët, pa perjashtim feje, te merreshin në shërbim ushtarak.

Dëshira për të jetuar përmbrënda Perandorisë Otomane, duke gëzuar të drejtate kombësivet të tjera, duket në një memorandum të Shkurtit 1897 drejtuarambasadorit të Britanisë së Madhe në Stamboll. Mbas një protestimi kundër ndarjesqë po synohej nga armiqté, duke i quajtur Turq, Grekë dhe Bullgarë, Shqiptarëtdeklaruan se ata nuk kërkonin asgjê nga Sulltani që do të shkakëtonte ndarjen ePerandorisë, porse donin vetëm të jetonin ne tê si kombësitë e tjera. Ata kërkuanbashkimin e vilajetevet shqiptare (me përjashtim të vilajetit të Selanikut), meManastirin si kryeqytet, dhe emërimin e nepunësvet shqiptarë n administratën etyrë, si edhe çeljen e shkollavet shqipe.

Ndarja fetare e Shqiptarvet ishte një problem i madh për patriotët. Për aresyepolitike të krishterët orthodhoksë merreshin shpesh herë sikur ishin prej kombesijesë shtetevet fqinjë që kishin të njëjtën fe. Një komitet Shqiptarësh i dërgojë më1896 një memorandum Vezirit të Madh n emër të të krishtervet edhe myslimanvet,duke protestuar kundër konfuzionit që sundonte në Perandorinë Otomane për shkaktë të cilit Shqiptarët e krishterë orthodhoksë quheshin Grekë ose Sllavë, dukepakësuar në këtë menyrë numrin e Shqiptarvet që banonin në vilajetet dhe dukeshtuar atë të popullatavet të fqinjëvet.

Me qëllim bashkimin e Shqiptarvet, Naim Frashëri, poet apostoll inacionalizmit shqiptar, shkruante në Fletoren e Bektashinjet (Naimi ish bektashivetë): Nukë vetëm në mest të tyre Bektashitë, po dhe me gjithë njerëzinë janëvëllezër e shpirt. Duanë si shpirtin e tyre dhe të tjerët mysliman e të krishterë dheshkojnë mirë e bukurë me gjithë njerëzinë. Po më shumë duanë Mëmëdhenë edhemëmëdhetarëtë, që kjo është m e mirë nga gjithë të miratë. Nënë influencën e tij,bektashizmi në Shqipëri vijojë një rrugë patriotike dhe nacionaliste. Edhe vëllai iNaimit, Sami Frashëri (i njohur në Turqi si Shemseddin Sami Bey) shprehte qëllimine bashkimit në libërthin e tij, Shqipërija ç ka qenë, ç eshtë, ç do të jetë (1899),duke protestuar që Shqiptarët myslimanë të quhen Turq dhe Shqiptarët e krishterëorthodhoksë të merren si Rumë. Ay ishte i rrept kundër përpjekjevet greke për tëgreqizuar dhe për të ndarë Shqiptarët orthodhoksë nga vllezërit e tyre, kështu qënë rastin e volitshëm të bashkonin Toskërinë me Greqinë.

Por Sami Frashëri ishte një mendimtar politik mê i thellë se sa vëllai i tij. Ayzhvillojë idetë e tija mê tutje. Besonte se Shqiperija dhe Turqija nuk mund tëjetonin mê së bashku, edhe sikur Turqija të kishte një periudhë tjetër përparimi.

Autorë që duhen njohur

Page 139: perpjekja_09

Përpjekja 139

Shqipërija nuk mund të ruante kombësinë dhe gjuhën në qoftë se Turqija vazhdontendalimin e zhvillimit të shkollavet dhe të gjuhës shqipe, ndërsa ajo lejonte kombësitëe tjera, q ishin armike të Shqipërisë si edhe të Turqisë, të vepëronin si të donin.Gjersa Turqija të vazhdonte sundimin në Shqipëri, mendonte Sami Frashëri, nukdo të mbetej gjurmë e Shqiptarvet sepse Grekët dhe Sllavët do t i jepnin fundndarjes së tyre.

Me gjithë këtë shkrimtari shqiptar nuk ishte i mendimit që të bêhej kryengritjekundër Turqisë për lirin e vendit të tij. Ay u-bêri thirrje Shqiptarvet të formoninnjë bashkim, një besë, dhe të kërkonin njohjen e të drejtavet të tyre nga Europadhe Turqija. Turqija mê në fund do të shtërngohej t i njihte mbassi gjêndja do tëbêhej e paduruarshme. Bashkimi do të mbahej i gjallë gjersa të siguroheshin tëdrejtat kombëtare për një administratë autonome të Shqiperisë nënë sovranitetin eSulltanit. Me qënë se bindja e tij ishte që jeta e Turqisë n Europë nuk do të zgjatejshumë, ay mendonte që Shqiptarët duhej të pregatiteshin për te krijuar një shtet tëlirë. Propozojë si nje formë qeverrimi mê të mirë për Shqipërin e ardhëshme njëfarësoj republikë me një senat në krye.

Besa e propozuar prej Sami Frashërit i përngjan Lidhjes së Prizrenit. Porkushtet ishin krejt ndryshe. Lidhja u-formua në një kohë kur Shqiptarët ishin tëdetyruar të bashkoheshin për të mprojtur tokën e tyre. Gjithashtu levizja ndihmohejnga Turqija, interesat e së cilës pajtoheshin me interesat e Shqiptarvet: ruajtja etokavet mbrênda Perandorisë. Sami Frashëri propozonte një bashkim të të gjithëShqiptarvet në një kohë kur nuk kishte shtytje nga jashtë dhe Turqija vetë ishtekundra bashkimit. Për mê tepër dallimi midis interesavet lokale dhe kombëtarenuk ishte i qartë për të gjithë banorët. Me gjithë se propozimi i Sami Frashëritishte plot patriotizmë dhe fisnikëri, nuk ishte i mundshëm që të zbatohej.

Një vepërimtari e madhe zhvillohej n atë kohë jashtë Shqiperisë. Më 1884qendra e klubit letrar të Stambollit u-shpërngul në Bukuresht, ku Shqiptarët kishinnjë grup aktiv. Mê von shoqëri të tjera u-themeluan në koloni të ndryshme jashtëvêndit e sidomos n Egjipt dhe në Bullgari, dhe fletore botoheshin me qellim që tëpërhapnin gjuhën shqipe, dhe njohjen e të drejtavet shqiptare. U-bënë kongrese tëndryshmë dhe shpesh herë thirrje.

Në Janar 1902, një thirrje për bashkimin e popullit shqiptar u-bê prej Giovannide Aladro Castriota-s, i cili ishte në shërbimin diplomatik spanjoll dhe rrithte ngaSkënderbeu, heroi kombëtar shqiptar i shekullit të 15-të. Ay e quante vehten sinjë shërbestar të kombit , gati të luftonte së bashku me popullin për ringjalljen eShqipërisë.

Pamvarësija e Shqipërisë ishte gjithashtu edhe qëllimi kryesor i një komitetitë formuar në Paris në Nêndor 1902, me Dervish Himën, një Shqiptar myslimanprej Struge, afër Ohrit, dhe kapiten Dhimitër Papazoglu, vllah prej Manastiri.Vllehët në këtë kohë ishin në të njejtën gjêndje me Shqiptarët. Ata ishin kundrahelenizmës dhe sllavizmës edhe ishin miq të Shqiptarvet. Disa përkrahnin njëbashkim vllaho-shqiptar. Komiteti zgjodhi si kryetar Albert Gjikën, Rumun prejfisi shqiptar. Përveç studimeve serioze të çështjes shqiptare, programi i komitetitkishte për qëllim një propagandë të gjallë për të familiarizuar Europën me dëshirat

Autorë që duhen njohur

Page 140: perpjekja_09

Përpjekja 140

e Shqiptarvet dhe për të krijuar një opinion të favorshëm për pamvarësinë eShqipërisë.

Më 23 Prill 1904, një kongres shqiptar u-mblodh në Bukuresht dhe PrincGjika u-zgjodh përsëri kryetar. Kongresi njoftoi se programi politik i tij ishte vetëmpamvarësija e Shqiperisë, e përbërë prej krahinavet të Shkodrës, Shkupit,Selanikut, Manastirit dhe Janinës , dhe vendosi unanimisht të marri armët kundërTurqisë ose çdo pushtonjësi tjetër të Shqiperisë , duke emëruar Princ AlbertGjikën kryetar të kryengrijtjes me fuqi diktatoriale . Kongresi deklarojë një-kohësisht se askush s kishte të drejtë të quhej trashëgimtar i fronit të Shqipërisë.Kjo deklaratë, e bazuar në një propozim të bërë nga Princ Gjika, dukej se i drejtohejGiovanni de Alardo Castriota-s, i cili synonte fronin.

Por mê aktivë nga të gjithë ishin Italo-Shqiptarët, pasardhësit e atyreShqiptarvet që kishin emigruar dhe kishin vendosur koloni në Sicili dhe n Italin eJugut në shekullin e pesëmbëdhietë dhe mê von për të shpëtuar nga zgjedha turke.Duke banuar në katunde e qendra të veçuara, ata kishin ruajtur gjuhën, zakonetdhe traditat e kombit të tyre. Në pjesën e fundit të shekullit të nêndëmbëdhjetë,shkrimtarë italo-shqiptarë, si De Rada dhe Kamarda, kishin bërë studime të veçantatë cilat vërtetonin të qënurit e kombësisë shqiptare. Me kongreset gjuhësore të 1Tetorit 1895, në Corigliano, dhe 20 Shkurtit 1897, në Lungo (të dy qytete t Italisë),Shqiptarët e qendravet t Italisë hynë në lêmin e manifestimevet kolektive. Programii tyre përmblidhte jo vetëm krijimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës, përpillimine një fjalori, dhe botimin e një riviste italo-shqiptare, por edhe hapjen emarrëdhënievet me vendin e të parvet . Shoqërija Kombëtare Shqiptare u-themeluame dega në të gjitha kolonitë italo-shqiptare. Organi i sajë ishte Kombi Shqiptar ,i drejtuar nga publicisti i zotë A. Lorecchio, në të eilin bashkëpunonin shkrimtarëtmê të mirë shqiptarë nga të dy brigjet e Adriatikut. Në pak vjet mê se dyqindbotime -libra dhe monografe - duallën në dritë n Itali, dhe më 1900 qeverrijaitaliane caktojë një kurs për gjuhën dhe literaturën shqipe ne R. Istituto Orientaletë Napolit.

Dy parime kryesorë drejtonin veprimet politike të ItaloShqiptarvet. I pariishte Shqipërija për Shqiptarët . Ky parim pajtohej me politikën italiane. Si njëpjesë të politikës italiane për Lindjen, kryeministri Françesco Crispi - Shqiptarprej gjaku dhe zëmre , sikundër thoshte ay vetë, - fillojë një politikë e cila nukkishte për qëllim pushtimin e Shqipërisë nga Italija, por përkundrazi kishte përqëllim të ndalonte një fuqi të madhe të zinte rrênjë në tokën shqiptare. Kjo politikëu-pasua nga të gjitha qeverritë italiane mbas 1878. Parimi i dytë ishte se Adriatikuishte një det italian dhe shqiptar , por Italianët nuk pranonin pjesën e dytë të këtijparimi, mbassi dëshëronin që Adriatiku t ishte vetëm një det italian.

Por Adriatiku nuk mund t ishte një det italian në këtë kohë. Austro-Hungarijakishte në dorë bregun e Dallmacisë dhe kështu edhe ajo donte liri-vepërimin Adriatik. Shqipërija u-bê molla e ngrindjes midis dy mbretërivet t AleancësTrifishe. Me qëne se sejcila prej tyre kundërshtonte zbritjen e anës tjetër në tokënshqiptare, në Nëndor 1897 të dy palët mbrijtën në një marreveshje të fshehtë megojë përsa i përkitte status quo dhe autonomisë së Shqipërisë. Më 20 Dhjetor

Autorë që duhen njohur

Page 141: perpjekja_09

Përpjekja 141

1900, mbas një deklarate në parlamantin italian nga Visconti Venosta, marrëveshjau-bê me shkrim në një notë drejtuar Goluchowski-t, Ministër i Punëve të Jashtmeaustro-hungarez, në këtë formë: (1) Mbajtja e status quo në Shqipëri gjersa t alejonin rrethanat; (2) në rast se do t ishte e domosdoshme të bêheshin ndryshime,të përpiqeshin së bashku që ndryshimet të shkonin në drejtim t autonomisë; (3) sëbashku të kërkonin mjetet mê të përshtateshëm për të mprojtur interesat e njeritjetrit.

Me gjithë se gjithë Italo-Shqiptarët kishin si qëllim Së parë çlirimin eShqipërisë, ata kishin dy mendime të ndryshme për mënyrën e vepërimit. Njerigrup përfaqësohej prej G. Sehiró, një poet e shkrimtar i madh, i cili mendonte sekryengritja do të shpejtonte pamvarësinë e Shqipërisë. Pasonjësit e tij ishin tëpakët, mbassi ky mendim nuk merrte parasysh vështirësitë ose dëshirat e popullitshqiptar. Si duket grupi i Schiró-s ishte nënë influencën e mendimit garibaldin dhemazzinian, i cili, besnik në parimin e kombesisë, kërkonte çlirimin e plotë tëShqipërisë. Përfaqësonjësi kryesor i grupit të dytë ishte A. Lorecchio, që shikontePerandorinë Turke si nje formullë politike të përkohëshme dhe kërkonte reformadhe autonomi. Kjo rrugë mendimi, e cila ishte në pajtim me politikën zyrtare italiane,kishte shumë pasonjës. Më 1896 Lorecchio i shkrojti Schiró-s: ...Vija e jonëduhet të jetë kërkimi i atyre reformavet dhe rregullavet të mbrêndëshme të cilat dotë vinin Shqipërinë në një pozitë që të kishte lidhje me botën e qytetëruar. Neduhet të kërkojmë gjithnjë këto gjëra me ndihmën e Italisë dhe të Fuqive të Mëdha.Për të fituar reformat për bashkimin e tokavet shqiptare, Lorecchio nuk pushojë sëkërkuari rishikimin e traktatit të Berlinit, gjatë vijavet të propozuara nga LordFitzmaurice në konferencën e Stambollit (1880).

Shoqërija Kombëtare Shqiptare n Itali qe e para që ju drejtua Sulltanit menjë lutje të rêndësishme (1 Janar 1898) n emër të shoqërive shqiptare jashtë vendit:Ne duam që gjuha e jonë të njihet me anën e një ligji themeltar si gjuhë kombëtarenë vilajetet shqiptare; ne duam të njejtën gjê për kishat t ona dhe shkollat t ona;...Një ligjë e Perandorisë na jep neve të drejtën - sikundër ndodh me kombësitë etjera që janë nënë Turqinë - për të kërkuar hapjen e shkollavet t ona, dhe ne nukdo të lodhemi kurrë së kërkuari që ky ligj të zbatohet dhe në rastin t onë . Për mêtepër shoqëritë shqiptare kërkuan nga Sulltani bashkimin e vilajetevet shqiptare,autonomi administrative me Shqiptarë si qeverritarë, dhe çlirimin e të burgosurvetdhe të mërguarvet politikë. Një shkresë tjetër i u-drejtua Papës duke kërkuar qëpriftrit katolikë të nderonin ligjin e shênjtë , duke deklaruar se në vilajetin eShkodrës ata po shërbenin në dêm t interesave shqiptare mbassi futnin grindjendërmjet të krishtervet dhe myslimanevet dhe shkakëtonin gjakderdhje.

Me gjithë se marrëveshja Visconti-Goluchowski ishte baza e politikës italianedhe austriake karshi Shqipërisë, të dy antarët e Aleancës Trifishe, duke dyshuarnjeri-tjetrin, vazhduan një politikë ndërhyrje paqësore në Shqipëri; ata ndërtuankisha, hapnë shkolla dhe zyra poste, ndihmuan tregëtinë dhe lundrimin. MbassiGreqija dhe Mali i Zi ishin dy shtete të Ballkanit që donin të zgjeroheshin nëShqiperi, për të kundra-ballancuar influencën e njeri tjetrit, Italija ndihmonte Maline Zi kurse Austro-Hungarija për disa kohë frymëzonte politikën greke. Me gjithë

Autorë që duhen njohur

Page 142: perpjekja_09

Përpjekja 142

këtë, në disa raste, të dy aleatët njohën nevojën për zhvillimin e një ndjenje kom-bëtare në popullin shqiptar që t a pregatitnin për formimin e një shteti autonom nët ardhmen. Në Venecie (Prill 1905) Goluchowski dhe Tittoni, Ministri i Punëve teJashtme italian, ranë në marrëveshje se duhej të hapnin shkolla në Shqipëri tëcilat të ishin krejtësisht shqiptare dhe Goluchowski shtoi se në bazë të marrëvëshjessë Muerztegut për reforma, rrethet e vilajetit të Maqedhonisë në të cilët elementishqiptar ishte me shumicë t i bashkoheshin vilajetit të Shkodrës dhe Janinës. Më12 Maj 1905, Tittoni deklarojë në parlamentin italian se të dy vêndet kishin hequrdorë nga pushtimi i Shqipërisë. Ndërsa interesat e fuqive të huaja në Shqipërisynonin për ndarjen e vêndit ose për sfera influence, Shqiptarët përgjithërishtdëshëronin të mbeteshin përmbrënda Perandorisë Otomane por duke gëzuar tëdrejtat e kombësive të tjera.

Qëndrimi i Shqiptarvet karshi fuqive të huaja dhe dëshira e tyre të mbeteshinpërmbrënda Turqisë u-shprehën në një memorandum, n emër të të tri fevet, drejtuarKonferencës së Paqës në Hagë më 1907. Ata protestuan kundër padrejtësisë sëtraktatit të Berlinit i cili u jepte toka shqiptare Serbisë, Malit të Zi, dhe Greqisë, tëcilët shtypnin një pjesë të bashkëatdhetarvet të tyre, kurse të tjerët vuanin prejnjë shfrytëzimi të ndyrë nga Turqija. Gjithashtu ata kundërshtuan status quo-n

e cila ishte politika e Fuqive të Mëdha, duke u kërkuar atyre, po të qe se ato me tëvertetë dëshëronin paqë në Ballkan, të përdornin influencën e tyre në mënyrë qëShqipërija të fitonte autonomi.

Disa grupe të tjera shqiptare kishin mendime politike mê të moderuara. KëtaShqiptarë besonin se Turqija, me vështirësitë që do të takonte në t ardhmen, do tëdetyrohej t i jepte pamvarësinë Shqipërisë për t a mbajtur si mikeshë edhe aleate,dhe për këtë arësye ata do të kënaqeshin hë për hë me pak konçesione. Kish dhedisa propozime, që e kishin burimin jashtë vendit, për një protektoratë italiane nëShqipëri. Me 1896 një numur i madh i krerëvet të Gjirokastrës, myslimanë dhe tëkrishterë së bashku, shprehën mendimin se, në rast se Turqija binte, sytë eShqiptarvet të vërtetë, qofshin myslimanë ose të krishterë, kthehen vazhdimishtpërtej Adriatikut nga Italia,.. gjithë shpresat dhe dëshirat e tyre janë përqêndruarnë vëllezërit e tyre Italianë, kryetar i të cileve êsht njeriu i lavdëruar, Shkëlqesijae tij Crispi, energjinë, zotësinë dhe zëmrën shqiptare të të cilit ata i njohin faremirë. Ky opinion dukej t ishte shprehur nënë presion: populli i Gjirokastrës kishtefrikë nga zgjerimi tokësor grek. Por Faik Konitza, editori i ditur i rivistësShqipërija botuar në London, shprehu dyshime rreth qëllimevet të qeverrisë

italiane; ay dyshonte edhe në Italo-Shqiptarët. Në të vertetë, më 1904, u-formuanë Romë një Komitet Italo-Shqiptar, i lidhur me Federatën Kombëtare për ItalinëIrredente (të paçliruar) e cila delegojë Ricciotto Garibaldi-n, djalin e çlirimtarititalian, të pregatitte t ardhmen e Shqipërisë si një komb .

Duke mos llogaritur ndryshime të vogla, gjersa ardhën në fuqi Turqit e Rinj,vija kryesore e mendimit politik shqiptar ishte për reforma dhe autonomi. Sikundërshkrojti A. Lorecchio më 1904: Përkundrazi, reformat janë i vetmi qëllim ivazhduarshëm për këtë popull. Në të gjitha memorandumet... që ju dërguan Sultanitose Fuqive të Medha, në të gjitha fletoret ose rivistat... në të gjitha komitetet,

Autorë që duhen njohur

Page 143: perpjekja_09

Përpjekja 143

kongreset, mbledhjet, ose çfarëdo tjetër manifestimi kolektiv të vullnetit shqiptarzêri mê i lartë dhe kryesor êsht gjithnjë njësoj: reforma, autonomi administrativepër popullin e Shqipërisë.. .

III

Me ardhjen në fuqi të Turqve të Rinj, mendimi politik shqiptar për zhvillimine bashkimin e popullit shqiptar gjatë vijavet kombëtare fillojë të zbatohet. Megjithë këtë interesa lokale vazhduan të lozin një roll me rêndësi në disa pjesë tëShqipërisë. Kur Turqit e Rinj u-munduan të shtypin zhvillimin kombëtar oseprivilegjet krahinore kundërshtimet u-bênë të domosdoshme. Kryengritjet pasuannjëra tjetrën duke u-shtuar në rreptësi dhe gjerësi. Me gjithë se nuk ishin tëkoordinuara, ato u-influencuan prej mendimit politik mê tepër dhe muarrë njëkarakter kombëtar mê të madh.

Lëvizja e Turqve të Rinj ishte përfundimi i pakënaqësisë së përgjithëshmenënë regjimin tiranik të Sulltan Abdyl Hamidit II (1876-1909). Fillojë në vitet eparë të 1890-ës midis Turqve të mërguar në Gjenevë, u-zgjerua gjersa mbajti njëkongres me rêndësi në Paris më 1902, duke u-zhvilluar mê vonë në Komitetin eBashkimit dhe të Përparimit të Selanikut. Shpalli sigurime konstitucionale dhembledhjen e një parlamenti në të cilin do të përfaqësoheshin gjithë racat ePerandorisë, pa dallim feje ose kombësije.

Kur plani i reformave anglo-ruse, programi i Reval-it, u-botua në Qërshor1908, Turqit e Rinj menduan se kishte ardhur çasti për veprim. Ata menduan se potë qe se Sulltani do të pranonte projektin, kryengritësit e Maqedhonisë do të kishinnjë armë të fuqishme për të ndihmuar propagandën e tyre; po të mos pranonte,fuqitë europeane do të ndërhynin për të zbatuar reformat dhe në këtë menyrë do tëposhtëronin Turqit përsëri. Reziku ishte në të dy rastet, mbassi reformat do tësillnin autonominë e Maqedhonisë dhe mê në fund humbjen e sajë. Në këtë pikëTurqit e Rinj kërkuan ndihmën e Shqiptarvet për zbatimin e programit të tyrepolitik.

Një autonomi maqedhonase do të rezikonte bashkimin kombëtar shqiptar,mbassi do të përmblidhte toka shqiptare. Po n atë kohë programi i Komitetit përBashkim dhe Përparim plotësonte kërkesat e Shqiptarvet duke u-dhêne atyre tënjëjtat të drejta me kombësitë e tjera të Perandorisë. Në Kongresin e Parisit tëTurqve të Rinj, Ismail Qemal Vlora, n atë kohë i mërguar politik, kishte thênë seishte në favor të një regjimi konstitucional. Më 1908 shumë Shqiptarë ishin bêrëanëtarë të Komitetit për Bashkim dhe Përparim . Turqit e Rinj édhe nuk ishinmarrë vesh me shumicën e popullit mysliman të verilindjes, Kosovarët, të cilëtnuk donin të largoheshin nga Sulltani, baba mbret i tyre.

Shênja e parë e kryengritjes së Turqvet të Rinj u-dha më 3 Korrik 1908, nëResnë, një qytet në Maqedhoni afër kufirit shqiptar. Një kapiten shqiptar i ushtërisëturke dhe antar i Komitetit për Bashkim dhe Përparim , Niazi Beu, në krye të njëgrupi ushtarësh, u-deklarojë eprorve të tij t ushtërisë se kishte marrë armët kundërregjimit për të mprojtur lirinë dhe çeshtjen e reformavet, n interesin e përbashkët

Autorë që duhen njohur

Page 144: perpjekja_09

Përpjekja 144

të të krishtervet dhe myslimanvet. Kryengritja fillojë të shtrihej në pjesët e tjera tëMaqedhonisë dhe Shqipërisë. Më 21 Korrik 1908, njëzet mijë Shqiptarët armatosur u-mblodhën në Ferizovie, midis Prishtinës dhe Shkupit, nënë shtytjene Shemsi Pashajt, komandant i divizjonit në Mitrovicë, i cili kishte besimin eSulltanit. Por përfaqësonjësit e Komitetit për Bashkim dhe Përparim , pjesëtarëtë mbledhjes, u-paraqitën atyre konstitutën si mjetin e vetëm për të ndaluar zba-timin e planit të Reval-it dhe për të ndaluar një herë dhe për gjithnjë ndërhyrjen eEuropës ne punët e mbrêndëshme të Perandorisë. Me gjithe këtë Turqit e Rinj nukdo të kishin fituar ndihmën e Kosovarvet po të mos ishin zotuar se do të plotësoninkërkesat e tyre. Ata dhanë fjalën se do të nderonin privilegjet e vjetra përsa iperkitte taksimit, që do të thoshte kthimin e Sheriatit (ligjit fetar); ata dhanë sigurimese Shqiptarët do t ishin të lirë të mbanin armët; ata premtuan hapjen e shkollavetshqipe; dhe ata pranuan paprekshmëninë e Sulltanit.

Me pranimin e kushtevet shqiptare, mbledhja e Ferizoviçit u-kthye në njëmanifestim në favor të Turqve te Rinj dhe i telegrafojë Sulltan Abdyl Hamiditduke kërkuar rivendosjen e konstitutës së 1876, të cilën ay vetë e kishte dhênë dhemê von e kishte hequr. Telegrami ishte një masë vendimtare: prodhojë te Sullltaninjë përshtypje mê të madhe se sa ankimet e gjithë Turqvet ose gjithë përfaqësivetdiplomatike t Europës . Më 24 Korrik 1908, Sulltani firmojë një dekret me tëcilin urdhëroi mbledhjen e një parlamenti dhe me dekretin perandorak të 1 Gusht1908 premtoi se çdo nështetas pa dallim race ose feje do të gëzonte liri personaledhe privilegje e detyra të barabarta .

Shqiptarët ishin shumë aktivë në fillim të regjimit të Turqve të Rinj. Në Nëndor1908, u-mblodh në Manastir një kongres i përfaqësonjësvet nga të gjitha anët eShqiperisë dhe nga kolonitë shqiptare jashtë vendit për të vendosur për një alfabettë përbashkët. Kryetari i mbledhjes ishte Midhat Frashëri (i quajtur edhe LumoSkendo), biri i kryetarit të Lidhjes së Prizrenit, dhe poetë si Gjergj Fishta dheDom Ndre Mjeda, si edhe intelektualë si Sotir Peci, muarrë pjesë në mbledhje.Kongresi i Manastirit vendosi me një zë pranimin e alfabetit latin - atë të Stambollitdhe një krejtësisht latin (alfabeti i tanishëm) - dhe kështu mori një hap me rêndësidrejt bashkimit shqiptar. Gjatë dhjetë muajvet të parë të regjimit konstitucional tëTurqvet të Rinj gjashtëdhjetë e gjashtë klube kulturore dhe politike u-formuan nëShqipëri dhe në pjesë të tjera të Perandorisë për shpërndarjen e kulturës shqiptaredhe mprojtjen e të drejtavet shqiptare. Në të njejtën periudhë u-hapen tridhjetë ekatër shkolla dite me 1850 nxênës, dhe njezet e katër shkolla nate me 1753 nxênës.Shkolla zunë të hapen edhe në Shkup, Selanik, Manastir, Janinë dhe Stamboll.Muaj me radhë lëvizja arësimore shqiptare ndihmohej nga fletoret dhe rivistat,që; botoheshin në gjithë qytetet me rêndësi të vêndit si edhe në pjesë të tjera tëPerandorisë. Vetë emrat e botimevet të ndryshme janë simbol i drejtimit nacionalist.

Ndërkohë (17 Dhjetor 1908) parlamenti turk u-mblodh duke qënë tëpërfaqësuar në të katër vilajetet shqiptare. Disa nga deputetët mê me rêndësi, tëdestinuar të lozin rol në jetën politike të Shqiperisë, ishin Ismail Qemal Vlora përBeratin, Shahin Kolonja për Korçën, Esad Toptani për Durrsin, Hasan Prishtinapër Prishtinën, Nexhip Draga për Shkupin, dhe Mufit Libohova për Gjirokastrën.

Autorë që duhen njohur

Page 145: perpjekja_09

Përpjekja 145

Por zgjedhjet nuk ishin shumë të regullta. Elementat e Komitetit për Bashkimdhe Përparim kundërshtonin zgjedhjen e deputetve me mendime kombëtare.Katolikët e Shkodrës protestuan kundër zgjedhjevet si antikonstitucionale mbassiata nuk qenë të lirë të votonin për një kandidat katolik. Vetëm pak muaj kishinkaluar mbas ardhjes në fuqi të Turqve të Rinj dhe u-kuptua qartazi se pikpamja etyre ishte kundër nacionalistëve shqiptarë. Qellimi i vërtetë i Komitetit për Bash-kim dhe Përparim nuk ishte zhvillimi i lirë i kombësive, por otomanizimi i tëgjithë nështetasve të Perandorisë dhe një qeverri e qendralizuar. Nga ana tjetërShqiptarët ndiqnin parimin e çpërqêndrizimit, i cili mbahej nga grupi turk iSebahadin Beut dhe nga inteligjenca e të gjitha partivet që nuk ishin të kombësisëturke në Perandorinë Otomane. Me fjalën bashkim Shqiptarët kuptonin bashkimine popujvet të ndryshëm nënë flamurin e konstitutës otomane, një farë soj konfederatee cila do të forconte Perandorinë dhe do të garantonte jetë kombëtare për çdogrup.

Turqit e Rinj, të cilët shihnin Shqiptarët vetëm si një popull mysliman me njëideal politik pak të zhvilluar, besonin se me anë të një administrate të mirë dhe meushtrimin e shtypjes do të mund t i bênin otomanë t urtë, që të shërbenin kështu sinjë shêmbëll për kombësitë e tjera. Ata harruan premtimet q u-bênë Shqiptarvettë Veriut kur ua kishin nevojën. U-kërkuan taksat që paguanin nështetasit e tjerëtë Perandorisë; t u bindeshin nëpunësvet qeverritarë q ishin dërguar nga Stambolli;të dorëzonin armët dhe të pranonin rekrutimin. Me gjithë se nga pikpamja eautoritetit të shtetit këto masa ishin t arësyshme, çasti dhe vêndi i zbatimit të tyreishin të pavolitshëm. Ligji i rreptë kundra çetavet - internim, i gjithë familjes dhekonfiskim i gjithë pasurisë po të qe se një antar familje bênte pjesë në çetë - tëcilin ligj vetë Turqit e Rinj e kishin dekretuar, me gjithë se kishte një karakter tëpërgjithshëm, besohej se ishte drejtuar kryesisht për të shtypur qêndresën shqiptare.

Për këtë arësye në lëvizjen kundër-revolucionare të 13 Prillit 1909 -falimentimi i së cilës shkakëtoi rênien e Sulltan Abdyl Hamidit - Shqiptarët ishintë ndarë. Përkrahësit e regjimit të vjetër ndodheshin mê tepër në mes të mysliman-vet konservativë të Veriut, të cilët ishin favorizuar prej Sulltanit. Ismail QemalVlora, që ishte bërë kryetar i opozitës liberale në parlament, dukej të favorizontegrupin revolucionar - kaqë sa ishte akuzuar si një nga shtytësit e kryengritjes.Përgjithërisht, Shqiptarët që kishin mendime përparimtare dhe q ishin t interesuarnë zhvillimin kulturor kombëtar, duke mbajtur të gjallë kujtimin e kundërshtimittë Abdyl Hamidit, muarrën anën e Komitetit për Bashkim dhe Përparim. Klubishqiptar në Selanik këshilloi klubet në Shqipëri që të ndihmonin ushtërin dhekonstitutën, dhe Ali Pashë Kolonja, nga Shqipërija e Jugut, drejtoi veprimet ush-tarake kundër lëvizjes kundër-revolucionare nënë komandën e Mahmut ShefqetPashajt. Turqit e Rinj édhe nuk i kishin bërë të gjithë Shqiptarët të humbisninshpresat e tyre.

Me rëzimin e Sulltan Abdyl Hamidit, Komiteti për Bashkim e Përparim endjente veten të sigurt në fuqi. Parimet federaliste ishin tërhequr, dhe politika eqendërzimit po vazhdohej me energji. Në mes të Qërshorit 1909, Bedri Pashaj,valiu i Shkodrës, lajmëroi se qeverrija do të fillonte regjistrimin e nështetasvet,

Autorë që duhen njohur

Page 146: perpjekja_09

Përpjekja 146

nofuzin, si e quanin Shqiptarët. Populli e kundërshtoi këtë si një këreënim tëprivilegjeve të tyre dhe si një fillim të shërbimit ushtarak të detyruarshëm. Atazunë të çqetësohen. Mê von valiu urdhëroi vendosjen e një kadastre të tokavet qëdo të përdorohej si bazë për taksimin. Malsorët e vobegtë të krahinës i kishinpatur bezdi taksat gjithnjë, dhe kur Turqit e Rinj vendosën t u-marrin armëtShqiptarvet, të cilat i kishin mbajtur bres mbas brezi, lëvizjet edhe kundërshtimetu-zgjeruan së tepërmi dhe me rreptësi.

Në vilajetin e Kosovës, nga ana tjetër, politika e qendërzimit kundërshtohejmê tepër se çdo gjê tjetër. Para se të binte Sulltan Abdyl Hamidi Kosovarët kishindërguar një delegacion në Selanik për të kujtuar Komitetin për Bashkim dhePërparim se ata donin të mbanin privilegjet e tyre. Turqit e Rinj urdhëruan XhavidPashanë, komandantin e ri të divizionit te Mitrovieës, të bênte një demostrimushtarak në malet. Isa Boletini, një nga prijsit me rêndësi, i nderuar shpesh herënga Sulltani, dhe krerë të tjerë të Pejës dhe Gjakovës sulmuan ushtërinë otomane.Në verë të 1909-ës, Xhavid Pashaj vijoi fushatën e tij në Gjakovë dhe në malsitë,duke kërkuar çarmatimin e tyre dhe një taksë të re për ushtërin dhe për shkollat.Më 17 Gusht, tre mijë Shqiptarë u-mblodhen në Ferizoviç për të protestuar taksate reja, dhe u-shpërndanë me zjarr artilerije. Një muaj mê von Xhavid Pashaj hyrinë malet e Lumës, gjoja sepse Lumjanët nuk pranuan të hynin në pazarin e Prizrenitpa armë me vete. Porse këtë radhë ay ndeshi në një qêndresë të fortë. Mbas njëbeteje t egër dhe djegie të disa fshatrave, ay u-tërhoq në Mitrovicë, duke dhënëpër shkak kohën e keqe. Fushata e tij shkaktoi një zëmërim të hidhur në mes tëShqiptarvet. E gjithë krahina malsore midis Pejës dhe Dibrës ishte në një gjêndjekryengritëse.

Ndërkohë më 10 Korrik 1909, u-mblodh në Dibër një kongres i klubevet tëvilajetit të Maqedhonisë. Për t i dhènë një karakter të përgjithshëm dhe jo njëkarakter vetëm shqiptar, Komiteti për Bashkim dhe Përparim kërkoi që tëftoheshin shoqëri të tjera maqedhonase. Turqit e Rinj dërguan delegatët e tyre,Niazi Ben, heron e Resnës, dhe disa oficerë t ushtërisë. Në fillim një program ipregatitur nga Komiteti për Bashkim dhe Përparim u-pranua. Mê vonë asamblejapërpilloi disa artikuj plotësonjës: n emërimin e nëpunësvet, duhet të preferohenvëndësit; sejcila fe do të ketë të drejtë të hapi shkollat e veta kombëtare dhe tëmbajë shërbimet fetare në gjuhën shqipe; shkollat do të kenë shqipen si gjuhëmësimi; do të ndërtoheshin rrugë dhe hekurudha; çdo vit në një nga qytetet eTurqisë s Europës do të mbahej një kongres shqiptar, i njohur si Kongresi Otoman-Shqiptar i Konstitutës . Artikujt përmbanin kuptimin e një autonomije të vërtetë.

Nga ana tjetër në Kosovë situata keqësohej për ditë. Në mes të Marsit 1910,me urdhër të valiut zunë të vihen në Prishtinë taksat e qytetit. Populli nuk donte tëpaguante dhe qeverrija filloi t ushtrojë auktoritetin e sajë. Si protestë afro 800Kosovarë, nënë kryesin e një farë Islami, prenë rrugën nga Prishtina në Poxhovë.Përfaqësonjës së popullatës së Prishtinës nuk mundën t i bindnin që tëshpërndaheshin. Kryengritësit kërkuan ndalimin e taksavet të qytetit dhepërmbushjen e konditavet të Ferizoviçit, dhe të nesërmen u-bê një përpjekje meushtërin otomane. Kryengritja u-zgjerua me shpejtësi. Njerës t armatosur arritën

Autorë që duhen njohur

Page 147: perpjekja_09

Përpjekja 147

në Ferizoviç nga shumë anë të Kosovës. Me gjithë se disa kishin ankime individuale,të gjithë kishin një ankim të përbashkët: Ne u-genjyem!, Turqit e Rinj na prenënë besë . U-lidh besa për të kundërshtuar regjimin e Turqvet të Rinj, i cili kishteshtypur të drejtat dhe traditat e tyre të motëshme.

Qeverrija turke dërgojë gjeneral Shefqet Turgut Pashanë për të shtypurkryengritjen. Ay kishte nënë komandën e tij 16.000 ushtarë me përjashtim tëkalorësvet dhe artilerisë. Kryengritësit shqiptarë, me një numur mê të pakët, kishinzaptuar qafat. Në Kaçanik kumandonte Idris Seferi, në Cernolëvë kumandën ekishin në dorë Hasan Hyseni dhe Isa Boletini. Me gjithë se nuk kishin artileri,Shqiptarët e dêmtuan rêndë ushtërinë turke në luftën e Kaçanikut, dhe kish tëngjarë q ata të fitonin gjithë luftën po të mos ishin kthyer në shtëpit e tyre 800ushtarë nga Luma për shkak të një tradhëtije. Më 2 Maj, Ministri i Luftës i Turqisë,Mahmud Shefqet Pashaj, erdhi në Shqipëri dhe kështu ushtërija turke u-shtua dheu-bê mê shumë se 40.000 vetë, sepse Turqit e Rinj kishin vendosur të shtypnintërësisht kryengritjen shqiptare. Në luftën e Cernolevës Turqit fituan edhe njëherë dhe kështu u-hap rruga e Prizrenit.

Mbassi çarmatosi Kosovën, Turgut Pashaj u-nis për në Shkodër ku mbrijtimë 26 Korrik 1910. Atje urdhëroi banorët të dorëzonin armët, kërkoi regjistrimine popullatës dhe rekrutimin e djemvet prej 18 gjer më 26 vjetsh. Të gjitha pjesët eVeriut, me perjashtim të maleve te veriut dhe veripërendimit, ishin të pushtuaraprej forcave të Turgut Pashajt. Para se të nisej për në Selanik, gjenerali turk urdhëroiushtërin e tij të pushtonte Dibrën dhe të çarmatoste popullin. Gjithë fushata e tijnë Shqipërin e Veriut zgjati pesë muaj.

Ndërsa në veri Gegët kundërshtonin me armë në dorë politikën e çentralizimittë Turqvet të Rinj, në jugë Shqiptarët bênin një luftë pa armë për autonomi kulturale.Krijimi i një alfabeti shqiptar me shkronja latine kishte çqetësuar regjimin. Për t aluftuar këtë rrymë, Turqit ju drejtuan ndjenjavet fetare të myslimanvet shqiptarëduke thênë se shkrimi latin ishte një çpikje e të huajvet dhe përdorimi i tij ishtemëkat, dhe ngulnin kêmbë që të përdorej vetëm alfabeti arab. Shqiptarët sikundërmasë bênë mbledhje të ndryshme në qytete dhe i dërguan Stambollittelegrame në mprojtje të shkrimit latin për alfabetin e gjuhës shqipe. Demostrataq u-mbajt në Korçë më 19 Shkurt 1910 ishte madhështore. 15.000 veta u-mblodhën,u-mbajtën fjalime të ndryshme për të mprojtur gërmat shqiptare , dhe një lutje u-bê nga hoxha, Hafëz Ali, i cili bekoi alfabetin shqiptar. Mbassi ndarja midis Turqvettë Rinj dhe Shqiptarvet nacionalistë po bêhej mê e thellë, një kongres i dytë gjuhësoru-mblodh në Manastir në Mars 1910 për të kthjelluar gjêndjen. Ay deklaroi:Çêshtja thjeshtësisht gjuhësore e alfabetit shqiptar, e cila u-zgjidh një herë dhe

përgjithnjë në Kongresin e Dibrës, ka dalë në shesh prapë dhe ka krijuar kriza dherryma opinioni që kundërshtojnë njera tjatrën. Kjo çêshtje, e cila ka të bêjë vetëmme elementin shqiptar, ka marrë një kuptim në politikën e mbrêndëshme, përsa ipërket edukimit në gjithë kombin otoman dhe interesit t autoritetevet... Kongresideklaron me një zê se çêshtja e gjuhës shqipe, sado që të ketë dalë jashtë nga bazae sajë, i përket vetëm e vetëm Shqiptarvet, dhe do t ishte mirë, n interesin e vërtetëtë Turqisë, që kjo çêshtje të mbetej në sferën e sajë.

Autorë që duhen njohur

Page 148: perpjekja_09

Përpjekja 148

Kur propaganda për shkrimin arab falimentoi, qeverrija turke filloi të perdoriforcën. Mbas shtypjes së kryengritjes së Veriut nga Shefqet Turgut Pashaj, klubetshqiptare u-mbyllën, me qëne se autoritetet i mbanin për çerdhe kryengritjeje. Kjomasë u-pasua me ndalimin e gazetavet dhe mbylljen e shkollavet. Krerë dhe editorëu-burgosën, ndërsa të tjerë Shqiptarë duallën në mërgim. Gjêndja politike kulturoreshqiptare e kohës mund të gjykohet nga një memorandum i Komitetit Qendror tëstudentëvet shqiptarë, drejtuar me 10 Tetor 1910, opinionit publik të botës .Komiteti Qendror protestoi kundër masavet arbitrare në dêm të gazetarvet shqiptarë;ndalimit të botimevet shqiptare; ndalimit të hyrjes së gazetavet shqiptare botuarjashtë; mbylljes së shtëpivet botonjëse shqiptare në Manastir, Selanik dhe Korçë;mbylljes së shkollavet shqiptare dhe përjashtimit të gjuhës shqipe në shkollatqeverritare të Shqipërisë; ndalimit të klubevet shqiptare; dhe intrigavet nga ana eqeverrisë turke për të çvleftësuar alfabetin kombëtar.

Fushata e Shefqet Turgut Pashajt nuk i dha fund kryengritjes së Veriut. Prijsikatolik i Hotit, Ded Gjo Luli, mblodhi malsorët e tij, dhe së bashku me ata tëShalës, nën Mehmet Shpendin, vendosi të kundërshtojë urdhërat e valiut të Shkodrëspër të paguar taksat dhe për të dorëzuar armët. Të ndjekur nga ushtërija turke,kryengritësit hynë në Mal të Zi. Podgorica u-bê qendra e refugjatëvet kryengritës;atje kishte ardhur edhe Isa Boletini dhe krerë të tjerë të Kosovës, dhe mê vonarritën shumë patriotë intelektualë shqiptarë. Kryengritja e Veriut nga katolikëtdhe myslimanët së bashku, për ruajtjen e privilegjevet të tyre tradicionale, zhvilloinjë ndjenjë kombëtare e cila mê von mori formën e të drejtavet kombëtare. NëDhjetor 1910, mijra Shqiptarë t armatosur zunë malet e Dibrës dhe shpallënkërkesat e tyre. Ata nuk kërkuan privilegje, por hapjen e shkollavet shqiptare,qarkullimin e lirë të botimevet shqipe, falje për të gjithë Shqiptarët të dênuar përlëvizje politike, emërim Shqipëtarësh për nëpunësitë qeverritare, shpenzimin etaksavet në Shqipëri, dhe ndërtimin e udhëvet. Më 30 Mars 1911, malsorët eVeriut, të cilët kishin gjetur strehë në Malin e Zi, shprehën dëshirat e tyre në njëmemorandum drejtuar Fuqive te Mëdha. Kërkesat e tyre ishin të njëjta me ato tëformuluara në malet e Dibrës, duke shtuar se kërkonin nga Turqija njohjen e të-rësisë tokësore shqiptare, me të katër vilajetet, dhe emërimin e valive shqiptarë nëta. Më 27 Prill 1911, mbas një vizite me krerët e kryengritjes në Podgorice, Dr.

Terenc Toçi, një avokat nacionalist italo-shqiptar, mblodhi krerët e Mirditës dhetë Dukagjinit, si edhe myslimanët e Matit dhe të Dibrës, dhe ngriti flamurin shqiptarnë Kimez të Mirditës. Toçi nuk kishte lidhje me qeverrin italiane, por me RicciottiGaribaldi-n, i cili i kishte premtuar ndihmën e tij. Në këtë kohë u-themelua neRomë një komitet parlamentar për Shqiperinë, i përbërë prej 60 deputetvet mengjyra të ndryshme politike, dhe filloi pregatitjet për dërgimin e vullnetarvet nëShqipëri. Por ky komitet kishte ngjyrën e një anakronizmi garibaldian. Qeverrijaitaliane me gjithë se donte të dobësonte Turqinë gjatë luftës së Tripolit (1911-1912), kujdesej të mos i jepte shkak Austrisë për të ndërhyrë në Shqipëri kur ajovetë i kishte duart të zêna në Tripoli. Për këtë arësye qeverrija italiane ndaloi çdondihmë për Shqipërinë nga ana e ItaloShqiptarvet. Në ditën e mbledhjes në Kimezu-formua një qeverri e përkohëshme, me jetë të shkurtër, kryetar i së cilës u-bë

Autorë që duhen njohur

Page 149: perpjekja_09

Përpjekja 149

Dr. Toçi, dhe Shqipërija u-shpall e lirë dhe e pamvarur me kufitë e sajë në histori,gjuhë dhe kombësi.

Ndërkohë lëvizja kryengritëse jepte e merrte në Veri. Kryengritja mori njëgjallëri të re rreth Shkodrës. Valiu i qytetit, Bedri Pashaj, u-mundua të përdortefenë në zbatimin e parimit nda e sundo . Mbassi shumica e kryengritësvet ishinkatolikë, ay ju drejtua muslimanvet (27 Mars 1911) të pranonin armë prej qeverrisëpër të ndjekur ata që donin të shkatërronin Dinin, fenë e myslimanvet. Disa shqiptarëmyslimanë muarrë pjesë në luftën kundër vllezërvet të tyre. Si për ironi ata quheshinpasonjësit e Hyrrijetit (Lirisë), që ishte pjesë e parë e parullës së Turqvet të Rinj,kurse të dy pjesët e tjera ishin drejtësi dhe miqësi . Po sulmet shtoheshinvazhdimisht, dhe patriotë, si Luigj Gurakuqi, një katolik intelektual nga Shkodra,muarrë pjesë me kryengritësit.

Duke qënë se kryengritja shqiptare po vazhdonte të shtohej dhe të zmadhohej,qeverrija e Stambollit përsëri dërgoi Shefqet Turgut Pashën si komandant të njëarmate të re. Me të arritur në Shkodër, gjenerali bêri një prokllamatë (28 Prill,1911), me anën e së cilës i ftonte Shqiptarët kryengritës të ktheheshin në shtepitëe tyre dhe të dorëzonin armët, me premtim se ushtarët e thjeshtë do të faleshin.Vetëm për krerët nuk kishte falje, mbassi ata do t i dorëzoheshin gjyqit ushtarak.Në përgjigjen e tyre nga Podgorica, shqiptarët thanë se premtimet e të drejtavetkonstitucionale të dhêna prej Turgut Pashajit nuk ishin mbajtur dhe kështu ata nukbesonin fjalën e tij përsëri, dhe donin garancira mê të sakta.

Esht për t u-shënuar se Mali i Zi, kundër të cilit Shqiptarët e Veriut kishinluftuar shumë herë, po u jepte strehim kryengritësvet shqiptarë. Mprojtja dhe ndihmae Malit të Zi, - ay u dha Shqiptarvet armë - ishte e bazuar në hesape politike. Ishtefare e qartë se Mali i Zi ndihmonte kryengritjen shqiptare. Mbreti i tij me krenarithoshte se po të donte mund t a ndalonte kryengritjen mbrënda 24 orëvet. Mali i Zidonte luftë për të zgjeruar tokën e tij, dhe kryengritja shqiptare mund të përdorejpër atë qëllim. Por ay nuk mund të arrinte qëllimet e tij mbassi Rusija nuk po endihmonte. Nga ana tjetër, zgjatja e kryengritjes kishte një fitim për t ardhmen:fuqija luftonjëse shqiptare dobësohej. Po të qe se Turqija pranonte kërkesat eShqiptarvet, ushtërija turke do të largohej nga vêndi. Në rast se Mali i Zi do tësulmonte, qêndresa e Shqipërisë së Veriut do t ishte e dobët. Sa kohë që Turqija tëvazhdonte të përdorte forcë për të shtypur kryengritjen, malsorët do të mendoninse Mali i Zi ishte miku i tyre dhe Turqija armiku i vërtetë. N atë rast ay mund t ipërdorte për qëllimet e tija, në qoftë se një ndërhyrje do të bêhej e nevojshme përpaqën e Ballkanit. Por mbas pak kohë gjêndja u-bê e vështirë për Malin e Zi.Numuri i refugjatvet shqiptarë që kishin nevojë u-shtua së tepërmi dhe Turqijapërqêndroi ushtërinë në kufi.

Rusija ndërhyri atëhere dhe i kërkojë Turqisë të dekllaronte kategorikisht seajo nuk kishte qëllime agresive karshi Malit të Zi. Turqija dha sigurime për qëllimetmiqësore kundrejt Malit të Zi në fjalimet që u-mbajtnë në parlamentin turk si ngaRefat Pashaj, Ministri i Punvet të Jashtme, ashtu edhe nga Kryeministri. Rusija nëkëtë menyrë, duke ndihmuar Malin e Zi i cili përkrahte kryengritësit shqiptarë,mundohej të regullonte një bashkëpunim miqësor midis Shqiptarvet dhe elementavet

Autorë që duhen njohur

Page 150: perpjekja_09

Përpjekja 150

sllavë kështu që të prishte planet e Austrisë. Qeverrija e Petersburg-ut porositigjithashtu Malin e Zi që të mbante paanësi në marrëdheniet me kryengritësit malsorëshqiptarë. Më 15 Korrik 1911, Mbreti i Malit të Zi njoftoi Fuqitë e Mëdha se aynuk do të lejonte Shqiptarët të kalonin kufinë.

Mbassi Shqiptarët ishin gati të bashkoheshin me cilindo që i shikonte me sytë mirë kërkesat e tyre, Austro-Hungarija e ndjente veten të çqetësuar. Për mêtepër, Turqit kishin vendosur një regjim terrori në Shqipëri, midis viktimavet të tëcilit ishin edhe malsorët katolikë. Me qënë se monarkija e Austro-Hungarisë kishteprotektoratin e katolikëve shqiptarë, ajo duhej të mbante nderin e sajë, sidomosmbassi në këtë kohë klerikalizmi kishte marrë fuqi në Vjenë. Lajmëroi Turqinë seishte nevoja për një ndryshim methodash. Ky hap austriak kishte një efekt tëmenjëhershëm, sepse qeverrija turke, duke i u-trembur një ndërhyrje të re në punëte sajë të mbrêndëshme, lajmëroi me anën e shtypit se Shqiptarët ishin nënështruar,dhe se me rastin e vizitës së tij në Maqedhoni për të parë varrin e Muratit I, kukishte vdekur mbas fitores kundër Serbëvet më 1389, Sulltan Mehmeti i V-të, dotë vizitonte Kosovën dhe do të jepte falje të përgjithëshme për kryengritësit.

Në Qërshor 1911, Shefqet Turgut Pahaj shpalli dekretin perandorak të faljes.Kryengritësit duhet të ktheheshin mbrënda dhjetë ditve; Sulltani do të jepte njëdhuratë personale prej 10.000 Iirash turke si shpërblim për dêmet; qeverrija do t upaguante malsorvet të holla për humbjen ose shkatërrimin e pasurisë. Pesë ditë mêvonë, në përgjigjen e tyre, krerët shqiptarë, duke sulmuar regjimin e Turqvet tëRinj si regjimin mê tiranik dhe duke përmëndur shkatërrimet e bêra nga XhavitPashaj në Lumë, dhe ato të Turgut Pashës në Veri, paraqitën kërkesat e tyre. Atakërkuan jo vetëm hapjen e shkollavet shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe,por edhe sa vijon: një garanci kundra veprimeve dhe abuzimeve antikonstitucionale;nderimin e zakonevet dhe traditavet; njohjen e Shqiperisë si vêndin që përmbankombin shqiptar; liri të plotë për zgjedhjen e deputetëvet të tyre; organizimin evilajetevet të banuar nga shqiptarë në bazë të çpërqendrëzimit; zgjedhjen e valivedhe nëpunësvet të lartë nga mê të zotët në Perandori, dhe të zyrtarvet të tjerë ngamezi i Shqiptarvet; emërimin e një përfaqësonjësi të caktuar si Inspektor tëPërgjithshëm; shërbim ushtarak të detyrushëm për të gjithë Shqiptarët, të cilët dotë shërbenin në kohë paqe vetëm në Shqipëri, dhe formimin e një organizateushtarake të veçantë për krahinat q ishin kufi me shtetet ballkanikë duke u dhênëShqiptarvet të drejtë të shërbenin për të mbikqyrur dhe mprojtur kufitë; taksat dotë shpenzoheshin pik së pari për nevojat e Shqipërisë; kthimin e armëvet tëkonfiskuara me detyrim që të zotët e tyre t u-bindeshin regullavet. Memorandumishprehu mendimin politik të krerëvet shqiptarë q ishin të pjekur në punët e politkës.Ismail Qemal Vlora, i cili gjendej në Mal të Zi n atë kohë, këshilloi përpillimin ekëtij memorandumi.

Sulltan Mehmeti i V-të mbriti në Kosovë, dhe më- 3 Korrik 1911, firmoidekretin e faljes. Por kryengritësit nuk donin të ktheheshin për shkak të zëmërimitkundër Turgut Pashajit. Për ata Turgut Pashaj, dhe jo qeverrija e Stambollit, ishtepërgjegjës për të gjitha fatkeqësitë e Shqipërisë. Stambolli e gjeti t arësyshme t ahiqte Turgutin dhe ay e la Shqiperinë në Korrik 1911. Patriotët shqiptarë ndjenë

Autorë që duhen njohur

Page 151: perpjekja_09

Përpjekja 151

një farë kënaqësije duke parë çnderimin dhe nisjen e gjeneralit i cili, mbas fushatëssë parë kundër tyre, ishte dekoruar për shtypjen q i bêri kryengritjes shqiptare singa Sulltani personalisht ashtu dhe nga ambasadorët e fuqivet që favorizonin staotusquo-n.

Abdullah Pashaj, i cili zêvëndësoi Turgut Pashanë, pruri me vete propozimetë reja nga qeverrija e Stambollit, konçesionet duke qënë të kufizuara për malsorëtkotolikë. Përveç faljes dhe shkollavet shqiptare këto konçesione ishin: shërbimiushtarak do të bêhej në vilajetin e Shkodrës dhe vetëm viti i fundit në Stamboll;nëpunësit qeverritarë duhej të dinin gjuhën shqipe; për një periudhë dy vjetëshnuk do të bêhej rekrutim dhe nuk do të paguheshin taksa; mbas dy vjetësh taksatpër gjênë e gjallë do të uleshin së tepërmi; do të jepej leja për mbajtjen e armëve;një komision i përbërë prej një përfaqësonjësi të qeverrisë dhe një katoliku tëKryepeshkopatës së Shkodrës do të çmonte dêmët e pasurisë së malsorvet të cilatdo të rindërtoheshin nga qeverrija, - vetë Sulltani do të jepte 10.000 Iira turke; tëgjithë malsorët që do të ktheheshin nga arratisja do të ndihmoheshin me ushqimdhe të holla. Malsorët katolikë, të shtërnguar nga Mali i Zi për t u larguar andejazi,pranuan propozimet e reja dhe kështu më 3 Gusht 1911 nënëshkruan marrëveshjennë Podgoricë.

Edhe para se të vinin në fuqi Turqit e Rinj, Shqiptarët e Jugut kishin organizuarçeta lufte. Dy prej komandantëvet të tyre ishin Çerçis Topulli, një mysliman ngaGjirokastra, dhe Mihal Gramenua, një i krishterë orthodhoks nga Korça, dhe këtady patriotë kishin treguar zotësin e tyre në përpjekjet kundër ushtërisë turke q u-bênë në Mashkullorë në Mars 1908. Ne Jugë, ku Turqit kishin të bênin me njohjene të drejtavet të kombit shqiptar, lëvizja ishte mê tepër në baza kombëtare. Çetate tyre t armatosura nuk luftonin për përjashtime dhe privilegje, dhe ndiqnin vetëmotomanët q ishin pengesa të nacionalizmit shqiptar. Komandant i garnizonit tëKorçës, Rexhep Palla, u-vra si kundërshtar kombëtar. Gjatë fushatës së dytë tëShefqet Turgut Pashajit në Veri, Shqipërija e Jugut e shtoi veprimtarinë. Më 15Maj 1911, Komiteti Qendror i Kryengritjes u bêri një shpallje nga Vlora të gjithëShqiptarvet që t ishin gati për kryengritjen e përgjithëshme. I kërkoi qeverrisë sëStambollit: 1) autonomi administrative përmbrenda Perandorisë Otomane; 2)bashkimin e të katër vilajetevet (Shkodër, Kosovë, Manastir dhe Janinë) në njëpashallëk të vetëm të qeverrisur nga Shqiptarët, me një parlament dhe ushtëri tëveçantë; dhe 3) që të gjithë nëpunësit qeverritarë t ishin prej kombësije shqiptare.Kërkimet e tyre mbaronin me kërcënimin se po të mos përmbusheshin nuk do tëlinin armët më nj anë. Në Gjirokastër u-bê një kryengritje e organizuar nga BabaAli Shejkua, i cili ishte bektashi. Prefekti u-burgos dhe kalaja u-pushtua ngakryengritësit. Në rrethin e Korçës nacionalistë të rinj, si të krishterë orthodhoksëashtu edhe myslimanë, kishin dêndësuar veprimet kryengritëse. Në Korrik 1911,në luftën e Orman Çiflikut, afër Korçës, në përpjekjet kundër ushtërisë turke, u-vranë midis të tjervet një grup i përbërë prej Bajazit Rehovës, Kostaq Kosturit,dhe Odhise Pjastos. Ata ishin martirë të rinj t idesë kombëtare që sa shkonte kohashtohej dhe zhvillohej.

Kolonija shqiptare në Shtetet e Bashkuara lojti një roll me rêndësi në lëvizjen

Autorë që duhen njohur

Page 152: perpjekja_09

Përpjekja 152

kryengritëse të Jugut. Emigracioni shqiptar në Amerikë, i cili filloi nga mbarimi ishekullit të nëndëmbëdhjetë, u-shtua në dhjetë vjetët e parë të shekullit njëzetë.Të gjithë ishin nga Shqipërija e Jugut, dhe shumica të krishterë orthodhoksë.Organizata militante Besa-Besën u-krijua në Massachusetts më 1907, ku një vitmê parë ishte vênë themeli i lëvizjes kombëtare shqiptare n Amerikë me krijimine të përjavëshmes Kombi. Më 1807 Bashkimi, qêndër e nacionalizmit shqiptarnë Bukuresht, dërgoi në Boston revolucionarin shqiptar Bajo Topulli, vëllan eÇerçis Topullit. Misioni i tij ishte të mblidhte fonde dhe të bindte të rinjtë e kolonisëshqiptare të ktheheshin në Shqipëri dhe të merrnin pjesë në grupet e fshehta tëkryengritjes. Katër vjet mê vonë një forcë e vogël u-formua për të luftuar përShqipërinë. Kasqetat e tyre kishin të shkruar motton Liri ose Vdekje .

Mendimi politik i krerëvet shqiptarë në Shtetet e Bashkuara nuk ndryshonteprej atij të krerëvet nacionalistë në Shqipëri. Në editorialet e Sotir Pecit, Kombikërkonte një Shqipëri autonome përmbrênda gjirit të Perandorisë Otomane, shkollashqiptare dhe pranimin e gjuhës shqipe n administratë. Më 1908 një mbledhje eShqiptarvet të krishterë, orthodhoksë në Shtetet e Bashkuara vendosi të heqë dorënga kisha greke dhe te krijojë kishën e pamvarur shqiptare me Fan S. Nolin, n atëkohë prift, si kryetar. Ndarja ishte një shtytje e fuqishme për të zhvilluar ndjenjatkombëtare. Përkthimi i libravet fetare greke në gjuhën shqipe pasojë. Më 1909Kombi u-zêvëndësua me Diellin . Programi i Diellit , sikunder çfaqej nënumurin e tij të 15 Shkurtit 1909, ishte mê radikal se sa ay i Kombit , mbassi,për mê tepër, kërkonte ndarjen e të drejtavet shqiptare dhe turke, me përjashtim nëpunët ushtarake dhe të jashtme, duke përfunduar: Shqipërija do të jetë një pjesëe Perandorisë Turke me të drejtat që përmëndëm mê sipër sa kohë që Turqija tëbênjë pjesë n Europë. Po të nxirret jashtë nga Europa, atëhere Shqipërija do tëbêhet një komb i pamvarur dhe do të qeverriset me një prine t Europës..

Në këtë kohë, në Shqipërinë e Veriut, që ishte foleja e kryengritjevet, malsorëtkatolikë të Shkodrës ishin të pakënaqur edhe me marrëveshjen e Abdullah Pashajit.Më 9 Shkurt 1912, pesëdhjetë nga krerët e tyre u-mblodhën në Shkodër dhe udorëzuan një notë konsujvet të Fuqive të Mëdha. Nota padiste qeverrinë otomanepër shkeljen e premtimevet të marrëveshjes së 3 Gushtit 1911. Kur filloi periudhae zgjedhjevet, Komiteti për Bashkim dhe Përparim zyrtarisht vuri kandidatet etij. Nuk kishte mê ndonjë garanci konstitucionale. Me gjithë se Stambolli dërgoikomisionin e reformavet për të hetuar gjêndjen, ngatërresat filluan. Populli iKosovës kishte të njëjtat qarrje për zgjedhjet. Nënë kryesin e Isa Boletinit dheBajram Currit, një patriot i zjarrtë dhe i painteresuar, ay kishte mundur të fitojë nëkryengritjen e Pejës dhe të Gjakovës. Duke cilsuar zgjedhjet si të paligjëshme,Kosovarët kërkuan shpërndrarjen e parlamentit. Qeverrija turke, në luftë meItalianët, u-detyrua të dërgonte fuqira kështu që kryengritja të mos zgjerohej nëPrishtinë, Prizren dhe Shkup. Por këtë radhë kryengritja u-hap në mes të ushtarvetq u-dërguan për të vendosur qetësinë. Revolueioni u-zgjerua në pjesët e tjera tëKosovës. Në Stamboll, Kryeministri Said Pashaj u-detyrua të japë dorëheqjen.

Më 23 Korrik 1912 u-formua një kabinet i ri i cili kishte si qëllim kryesorpaqën me Shqiptarët, por me gjithë këtë Shqiptarët nuk hoqën dorë nga

Autorë që duhen njohur

Page 153: perpjekja_09

Përpjekja 153

kundërshtimet e tyre. Më 30 Korrik, kryengritësit e Kosovës të mbledhur nëPrishtinë, u drejtuan një notë konsujvet të Fuqive të Mëdha dhe përfaqësonjësvetme rêndësi të shtypit në Shkup dhe Selanik, duke thênë se lëvizja e tyre kishteqëllimin legjitim të krijonte një regjim me të vërtetë konstitucional të zotë që tëruajë të gjitha të drejtat e të gjithë Shqiptarvet, sepse jemi të bindur se qeverrija esotme, me shuplakat q i ka dhênë konstitutës dhe me politikën që ka ndjekur gjatëkatër vjetvet të fundit, do ta shpjerë vëndin në greminë. Po n atë kohë kryengritësitkosovarë i telegrafuan Stambollit se po të mos shpërndahej parlamenti mbrênda48 orëvet ata do të marshonin në Shkup dhe, po t ishte nevoja, në Selanik. Qeverrijaturke, në belara me deputetët atëhere, u-detyrua të pranojë dhe më 5 Gusht 1912,për turp te Komitetit për Bashkim dhe Përparim , parlamenti u-shpërnda medekret perandorak. Mê von Qamil Pashaj formoi një kabinet të ri.

Por trubullimet e Turqisë nuk muarrën fund. Dibra kishte filluar kryengritjen,dhe në krye të Gushtit pasuan Tirana, Lushnja dhe Berati. Prej Nice-s së FrancësIsmail Qemal Vlora u drejtoi një qarkore të gjitha qendravet shqiptare duke theksuarnevojën për të qënë gati për çdo ngjarje. Kur Jugu filloi kryengritjen Shqipërija etërë kishte marrë armët kundër qeverrisë otomane.

Më 10 Gusht 1912, krerët shqiptarë të Veriut, duke vepëruar n emër të katërvilajetevet të Janinës, Manastirit, Shkodrës dhe Kosovës ishin mjaft të fuqishëmpër të bërë kërkesa me rêndësi. Kërkesat ishin: një administratë dhe drejtësi tëveçantë si mbas konditavet të vendit; shërbimi ushtarak të bêhej në Shqipëri, mepërjashtim në kohë lufte; emrimin e nëpunësvet qeverritarë të zotë dhe të ndershëmqë dinin gjuhën dhe zakonet e vendit; krijimin e shkollavet të mesme, me shqipensi gjuhë mësimi, në qendrat e vilajetevet dhe sanxhakëvet me mê tepër se 30.000banorë; krijimin e një medreseje për mësimin e fesë myslimane; mësimin e gjuhësshqipe në të gjitha shkollat; liri të plotë për të çelur shkolla private; ndërtimin eudhëve; dërgimin përpara gjyqit të Haki Pashajit dhe Sadi Pashajit që kishin rênënga kryeministrija; një falje të përgjithëshme dhe shpërblim dêmesh të pësuaragjatë kryengritjes; kthimin e armëvet.

Katër ditë mê vonë afro 20.000 Shqiptarë kryengritës nën kryesinë e IsaBoletinit, Riza Gjakovës, Bajram Currit, Nexhip Dragës, Hasan Prishtinës dheZefit të Vogël hynë në Shkup. Ata nuk takuan ndonjë kundërshtim dhe një pjesë etyre u-fut në Qypryly (Veles). Si me qëllim që të kujtonin Stambollin, një kongresu-mblodh në Vlorë në fillim të Shtatorit 1912, në të cilin Shqiptarët e Jugut bênëkërkesat e tyre, të cilat ishin të një lloji me ato të Gegëvet.

Në qofte se kishte ndonjë shtytje të jashtme për kryengritjen shqiptare, kjovinte nga Mali i Zi dhe nga Serbija. Këto dy vênde kishin bêrë lidhje për të ndezurluftën e Ballkanit, dhe vazhdimi i kryengritjes shqiptare do t u jepte rastin evolitshëm për të hapur zjarr. Sado që edhe Italija dyshohej si një nga shtytësit,s do të kishte qênë e urtë nga an e sajë që gjatë luftës së Tripolit t i prishte qejfinAustroHungarisë. Turqit mendonin se Vjena ishte mbrapa kryengritjes, pordokumentat austriake tregojnë se nuk ishte e vërtetë, me gjithë se Austro-Hungarijaishte shumë e interesuar në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Mbas aneksimit të Bosnjës dhe të Herzegovinës dhe zbrazjes së Sanxhakut,

Autorë që duhen njohur

Page 154: perpjekja_09

Përpjekja 154Autorë që duhen njohur

Austro-Hungarija ndoqi një rrugë mê të mbajtur në Shqipëri. Sa kohë q ajo ishtee zênë me zhdukjen e folesë kryengritëse serbe nuk donte të mërzitte dhe tëkundërshtonte Europën që ishte në favor të regjimit të ri turk. Me gjithë këtë, më1911, me qënë se regjimi i Turqvet të Rinj ishte i dobët dhe lufta e Tripolitvazhdonte, ajo zuri prapë politikën e sajë t influencës në Shqipëri. Projekti i njëShqipërije autonome të paraqitur nga Dukagjini, krahinë malsore e Veriut, ngjallidyshime se ishte vepër e sajë. Austro Hungarija dëshëronte një Shqipëri të madheqë të mund të bêhej një pykë e futur në mes të Sllavëvet të Jugut. Qêndrimi i sajmori një formë të hapur edhe kundra Italisë, me gjithë se pak kohë mê parë, nëDhjetor 1909, ajo dhe Italija kishin bërë një marrëveshje bashkëpunimi oseçpërblimi në punët e Ballkanit. Në Qërshor 1911, kur një anije lufte italiane arritinë Durrës, qeverrija austro hungareze protestoi rreptë në Romë, duke thênë se poprishej marrëveshja e status quo për Shqiperinë. Raporti (4 Gusht 1912), i bërënga Duchesne-i, konsulli freng në Janinë, përshkruan kalimin e kufirit të të gjithëvilajetit nga agjentë austriakë dhe shton se Italija nuk ishte mê në gjendje tëndihmonte Shqiptarët dhe se ata duhej të mbështeteshin vetëm në ndihmën e Vjenës.Konsulli austriak u-transferua nga Vlora në Berat, qendër e kryengritjes në, Jugë,dhe inkurajonte aspiratat shqiptare. Austro Hungarija veproi edhe në fushënndërkombëtare. Më 13 Gusht 1912, kur kabineti i Muhtar Pashajit shkakëtoi krizëne mbrëndëshme të Turqisë dhe po mundohej me anë të konçesioneve t i jepte fundkryengritjes shqiptare, Berehtold-i, Ministri i Punëvet te Jashtëme austriak, upropozoi Fuqivet të Medha një shkêmbim mendimesh me qellim që t ushtroninmbi Stambollin një influeneë miqësore për një politikë çqendërzimi dhe mbi shtetetballkanikë që të mos çqetësonin zhvillimin e eksperiencës së re. Italija u-përgjegjse ishte në një mendje për sa i përkitte pjesës së dytë të propozimit kurse nuk ishtenë gjêndje të bênte gjê për pjesën e parë, sapo q ishte në luftë me Turqinë. Rusijanuk ishte e kënaqur me propozimin austriak dhe i çfaqi mendimin Italisë se qellimii vërtetë i Berehtold-it ishte formimi i një Shqipërije të sunduar nga Vjena.

Një ditë pas paraqitjes së kërkesavet shqiptare (11 Gusht 1912), qeverrijaturke i pranoi po thuaj të gjitha në një formë jo zyrtare. Pranimi zyrtar u-bë më 4Shtator 1912. Dy pikat që nuk mund të pranonte qeverrija turke ishin ngritja nëgjyq e kryeministravet Haki Pashaj dhe Said Pashaj, mbassi kjo gjê ishte një edrejtë e parlamentit që ishte shpërndarë, dhe marrëveshja për konditat ushtarakekrahinore. Ky pranim ishte pothuaj dhênia e vêrtetë e autonomisë. Kryengritësitshqiptarë, duke patur fare pak ushqime e nozullime dhe duke i u-trêmbur një sulminga ushtërija që vinte prej Selanikut, u-shpërndanë për të pritur plotësimin epremtimevet. Porse trubullimet vazhduan édhe, mbassi malsorët katolikë tëShkodrës ishin gjithnjë me flamurin e kryengritjes në dorë. Kjo ishte gjêndja kurplasi lufta e parë ballkanike.

IV

Gjatë kësaj periudhe (1881-1912) ajo që bie në sy êsht se mendimi dheveprimtarija revolucionare herë i ngjisnin njëri tjetrit dhe herë ishin të ndryshmë.

Page 155: perpjekja_09

Përpjekja 155Autorë që duhen njohur

Në Veri veprimet kryengritëse sundonin. Myslimanët që banonim në veri-lindje të krahinës së Kosovës, si edhe malsorët katolikë të Shkodrës dhe të Mirditës,kishin patur një jetë pak a shumë autonome për shekuj me radhë. Ata ishin armiqtë reformavet centralizonjëse që qeverrija turke po mundohej të zbatonte. Si trimadhe luftëtarë me zê dhe si banorë krahinash të veçuara, ata rrêmbyen pushkët përtë kundërshtuar zbatimin e këtyre reformavet dhe bênë mê pak protestime, lutje,dhe memorandume.

Në Jugë rêndësija mê e madhe i u-dha veprimtarisë politike. Mjetet ekomunikimit ishin mê të mira se sa në Veri dhe kontrolli i qeverris ishte mê indieshëm. Shqiptarët e Jugut kishin pranuar reformat e qendrizimit. Ata ishin nëpërgjithësi edhe më mê arësim, ishin mê tepër në gjêndje të mendonin në vijakombëtare, dhe një numur i madh i bejlerëvet dhe agallarëvet ishin njerës meshkollë që kishin hyrë në shërbim të shtetit otoman. Duke ditur se populli shqiptarnuk ishte édhe i pjekur për pamvarësi, Shqiptarët myslimanë dhe të krishterë tëJugut i drejtuan po thuaj të gjitha perpjekjet e tyre për një autonomi të Shqipërisëpërmbrênda suazës së Perandorisë Otomane.

Të dyja pjesët e Shqipërisë bashkoheshin me anën e krerëvet patriotë. Kudoqë t ishin, në Shqipëri ose në vënde të tjera të Perandorisë, n Itali ose gjetkë nëEuropë, mendimi i tyre politik shkonte përgjithërisht në të njëjtën drejtim: autonomie Shqipërisë. Në memorandumet e Jugut dhe te Veriut gjithnjë bje në sy kërkesapër bashkimin e vilajetevet të Manastirit, Kosovës, Shkodrës dhe Janinës në njëvilajet të vetëm ose pashallëk. Bashkimi i tokavet shqiptare ishte i domosdoshëm.Shqipërija nuk duhej t ishte një shprehje gjeografike pa caktim; ajo duhej të kishtekufitë e sajë politikë. Vilajetet nuk ishin të gjithë thjeshtësisht shqiptarë, por shumicae popullsisë së tyre quheshin shqiptarë. Në qofte se disa nga nacionalistët shtytënkërkimet e tyre duke quajtur Selanikun shqiptar, kjo i detyrohet pjesërisht njënacionalizme romantike dhe pjesërisht një reaksioni për t u bërë ballë qëllimevettë fqinjëvet të cilët lakmonin tokën shqiptare.

Por bashkimi i vilajetevet nuk mjaftonte. Më 1901, mbas një udhëtimi nëShqipërinë e Veriut, R. Guicciardini shkruante: Përsa i përket ndienjës kombëtareshqiptare, mund të thuhet se êsht në një gjêndje latente dhe çfaqet me hove tëpapritura dhe pa një qëllim të caktuar, por me një punë të vogël edukative do tëkuptojë lëvizjet dhe qëllimet e përbashkëta . Arësimi në gjuhën shqipe dhe përhapjae shkrimit shqip quhej detyra mê me rêndësi e krerëvet shqiptarë, të cilët kërkuanhapjen e shkollavet shqipe. Në fillim, kërkimi për arësim shqiptar nuk shihej nëmemorandumet e shqiptarvet të Veriut, por mê von dukej mê shpesh gjersa nëperiudhën e Turqvet të Rinj u-bê i qêndruar.

Edhe kur kërkesat për çeljen e shkollavet shqiptare ose për lirin e botimevetnë gjuhën shqipe ishin pranuar përkohësisht, prapë se prapë Shqiptarët kishinvështirësira të tjera. Stambolli kishte frikë nga zgjimi i tyre, mbassi të bashkuarme gjuhë, zakone, dhe tradita ata më në fund do të çkëputnin Shqipërinë ngaPerandorija. Shtetet fqinje, nga ana tjetër, bênin propagandë me anë të fesë dhe tëshkollavet midis të krishtervet orthodhoksë shqiptarë për të shmangur përpjekjetshqiptare. Kjo gjêndje shpjegohej qartazi në një shkresë shqiptare drejtuar

Page 156: perpjekja_09

Përpjekja 156Autorë që duhen njohur

Stambollit në Korrik 1906: Në krahinën e Maqedhonisë dhe në Toskëri, ku kishëtdhe shkollat janë në gjuhën greke, Grekët na mbajnë peng sikur t ishim pronë etyre, dhe hiqen si mprojtësit dhe kushërinjtë t anë. Në Maqedhoninë e veriut dhenë Gegëri, ku shkollat dhe kishët janë sllave, ne merremi për Sllavë. Kush e kafajin? Gabimi i bërë nga qeverrija i çel rrugën e lirë propagandës greke e cila kapër qëllim që të fitojë zëmrën e Shqiptarvet dhe t i bêjë Grekë;... kjo propagandënuk bêhet n interes të fesë, ose me qëllim që të ndriçojë njerëzinë...

Interesat e Fuqivet të Mëdha ishin një faktor i ri mbaslidhjes së Prizrenit.Busnja, Austro-Hungarija, dhe Italija ndërhynë drejt për drejt ose tërthorazi nëpunët e Shqipërisë. Interesi i Rusisë ishte i kufizuar. Politika e saj kishte për qëllimtë ndalonte influencën austriake dhe të ndihmonte Malin e Zi, një komb sllav,synimet e të cilit ishin në kundërshtim me Vjenën. Por më 1912, kur ajo përkrahualeancat e Ballkanit, interesi rus u-zgjerua së tepërmi. Për të ndaluar politikënaustriake Drang nach Osten (Shtytje drejt Lindjes), qëllimi i Rusisë ishte tëzgjeronte tokat e Serbisë dhe të Malit të Zi me toka shqiptare. Dhe gjishti i Malittë Zi u-duk në kryengritjet e dy vjetvet të fundit të regjimit të Turqvet të Rinj.Interesat austro-hungareze dhe italiane ishin mê të thella. Për Austro-Hungarinëpopulli shqiptar, duke mos qênë sllav, mund të përdorej si kundërpeshë karshiSllavëvet. Për mê tepër Austro-Hungarija nuk mund të lejonte pushtimin e bregutshqiptar nga një fuqi tjetër, sidomos nga Italija. Interesi i Italisë ishte në radhë tëparë interesi i një fuqije t Adriatikut. Po t ishte bregu i Shqipërisë në dorë të njëfuqije të madhe, sidomos në dorë t Austro-Hungarisë, hyrja n Adriatik nuk dot ishte e lirë dhe mprojtja e Italisë do të vihej në rezik. Duke qënë se asnjera prejkëtyre dy fuqivet t Adriatikut nuk ishte në gjêndje të pushtonte Shqipërinë vetëmme forcat e saja, dhe duke qënë se ndarja midis tyre do të sillte pasonja të rênda,ato vendosën të mbanin njera tjetrën larg nga Shqipërija. Mê von ato adoptuanpolitiken e status quo të bregut otoman t Adriatikut, dhe po të bëhej e pamundurqë t a mbanin, do të përpiqeshin për autonominë e Shqipërisë. Si Italija ashtuedhe Austro-Hungarija u-përpoqën me mish e me shpirt të ngrinin prestigjin e tyrenë Shqipëri.

Politika e status quo ishte një pengesë për mendimin dhe veprimin politikshqiptar në periudhën para konstitutës. Krerët shqiptarë donin ndryshime në vêndine tyre. Status quo kishte për ta vetëm një kuptim: të mbeteshin përmbrêndaPerandorisë Otomane. Ata nuk ishin në favor të privilegjevet të veçanta qoftë përmalsorët katolikë të Shkodrës, të cilët mbaheshin me ndihmën e Austrisë, qoftëedhe për myslimanët e Kosovës. Ata kundërshtonin edhe dallimin midis të krishter-vet dhe myslimanvet shqiptarë, duke kërkuar që të gjithë Shqiptarët, pamvarësishtnga feja, të thërriteshin ushtarë në kohë lufte. Ata donin barazim për të ndihmuarbashkimin e popullit shqiptar. Kërkimi për bashkimin e të katër vilajetëvet ishtepa dyshim kundra status quo. Pjesët mê të shumta të Kosovës dhe Manastiritpërmblidheshin në krahinën e Maqedhonisë, e cila ishte caktuar për reforma, kështuq ishin të ndara nga tokat e tjera shqiptare.

Arësyeja për të cilën Shqiptarët ndihmuan Turqit e Rinj në fillim ishte sepseprogrami i tyre për zhvillimin e lirë të kombëlsive të Perandorisë ishte i njëjtë me

Page 157: perpjekja_09

Përpjekja 157Autorë që duhen njohur

mendimin politik shqiptar. Mendimi politik shqiptar dhe nevojat kombëtare,sikundër shprehen nëpër shkrime, dhe sidomos nëpër memorandumet e periudhës1881-1912, shkonin krah për krah. Vetëm veprimtarija revolucionare ishte padrejtim të saktë dhe e trubullt. Ka të gjarë që patriotët shqiptarë parashikuant ardhmen kur, me një herë mbas deklaratës së konstitutës, filluan të vênë mendiminpolitik në zbatim: zgjimin dhe bashkimin e popullit shqiptar. Nuk mumd të shpëtoninpa upërpjekur me Stambolin. Politika e qendrëzimit dhe e otomanizimit të Turqvettë Rinj ishte në kundërshtim me qëllimet e krerëvet nacionalistë shqiptarë dhenjëkohësisht përbuzte privilegjet të cilat Shqiptarët e Veriut ngulnë kêmbë për t improjtur.

Në tre vjetet e fundit të kesaj periudhe vazhduan kryengritjet dhe u-përhapënkudo, gjersa edhe fushat e Shqipërisë së Mesme zunë të marrin pjesë në to. Kjocopë e Shqipërisë nuk kishte lëvizur gjer atëhere. Banorët e fushavet ishinpërgjithërisht bujq të sunduar nga pronarë feudale. Myslimanët ishin suninj fanatikë.Ata nuk ja dinin kuptimin shtypjes së të huajvet, Sllavëvet të Veriut ose Grekevettë Jugut. Ata e ndjenin veten të mprojtur duke qëne në mes të Shqiperisë Po tëkishin treguar gjallëri do t ishin një urë e vlefshme midis Veriut edhe Jugut;përkundrazi ata ishin si një prrua i thellë i cili ndante Veriun nga Jugu. Por më1912 fushat e Shqipërisë qëndrore u-bashkuan në kryengritjen e të gjithë Shqipërisëe cila i dha fund regjimit të Turqvet të Rinj.

Pa dyshim Shqiptarët që ishin të bashkuar për të kundërshtuar regjimin eKomitetit për Bashkim dhe Përparim nuk kishin të njëjtat qëllime. Disa

dëshëronin kthimin e regjimit të vjetër, kurse të tjerët ishin kundra Turqvet të Rinjsepse ata, me politikën e tyre të qendërzimit, do t u hiqnin privilegjet që kishingëzuar nënë Perandorinë Otomane. Me gjithë këtë shumica duket se luftuan përautonominë e Shqipërisë. Në të tridhjetë vjetët që pasuan shtypjen e Lidhjes sëPrizrenit ndërgjegja kombetare kishte përparuar mjaft. Por një qêndër për tëkoordinuar mendimin politik me veprimin revolueionar nuk ekzistonte édhe.

Përballë kësaj gjëndjeje, krerët shqiptarë nuk dëshëronin një zgjidhje të shpejtëtë çêshtjes ballkanike. Dëshira e përgjithëshme ishte dhe mbetej një Shqipëriautonome përmbrênda Perandorisë Otomane. Sa mê shumë të zgjatej jeta e njëShqipërije të tillë aqë mê tepër do të përmirësohej bashkimi i popullit shqiptar.Njëkohësisht ata do t ishin mê në gjendje t u bênin ballë ambicieve të shtetevetfqinj. Në rast se Turqija do të çkatrohej, disa mendonin se Austro-Hungarija dot ja zinte vêndin. Duke qênë se Austro-Hungarija ishte një perandori me shumëkombe, ata besonin se n atë grumbull Shqiptarët do të mund të ruanin tërësinëtokësore dhe do të kishin kondita të volitëshme për zhvillimin e tyre. Por opinionii shprehur prej fletores Dielli , se po të nxirrej Turqija jashtë Europës, Shqipërijaduhej të bêhej një shtet i pamvarur dhe të drejtohej nga një princ european, ishtedhe mendimi i shumicës së krerëvet shqiptarë. Kur filloi lufta ballkanike ata kërkuanme një herë pamvarësinë e Shqiperisë . Kjo gjê nuk u-pranua tashti nga krerëtshqiptarë të Shtetevet të Bashkuara të cilët thoshnin se Turqija nuk do t a humbtekurrë luftën dhe nuk donin të besonin se simpathija e Austro-Hungarisë përShqipërinë do të kthehej në vepërim politik. Nga fundi i vitit 1912, ngjarjet nëBallkan ndihmuan zgjidhjen e një Shqipërije të pamvarur.

Page 158: perpjekja_09

Përpjekja 158

Page 159: perpjekja_09

Përpjekja 159

dr. Kristina Jorgaqi

NDËRHYRJET E PLANIFIKUARA PËRZËVENDËSIMIN E HUAZIMEVE NË SHQIPENSTANDARDE

Gjuhët standarde janë kurdoherë produkte të ndërhyrjeve të drejtpërdrejtatë shoqërisë. Faktorë të natyrës kulturore, sociale e politike ndikojnë që në bazë tëtyre të vihet, supozojmë, një dialekt dhe jo një tjetër; të ndërmerret një veprimtaripastruese ndaj fjalëve të huaja në vend të një veprimtarie që nxit e favorizon

pasurimin e gjuhës në rrugë ekzogjene (d.m.th. përmes huazimit); te reformohet njësistem shkrimi nëpërmjet zëvendësimit të një alfabeti (p.sh. arab ose cirilik) me njëalfabet tjetër (latin) etj.

Edhe krijimi i shqipes standarde 1 është kryer nën shtysën e një vargu ngjarjeshe dukurish kulturore e politike, të cilat nisën ta karakterizonin botën shqiptare këtue më shumë se një shekull përpara, por që vepruan ndjeshëm vetëm pas krijimit tështetit të pavarur shqiptar , veçanërisht, në vitet e regjimit shtetëror që u vendos pasLuftës së Dytë Botërore. Duhet përmendur kështu roli që i njohu shqipes dhe interesiqë tregoi për zhvillimin e saj elita intelektuale rilindase në periudhën e lëvizjeskombëtare të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar; nevoja që u ndje për të pasur njëgjuhë zyrtare në kushtet e krijimit të të parit shtet kombëtar; përpjekjet e vetëdijshmepas 1944-s për të përkrahur e mbështetur toskërishten letrare si bazë të shqipesstandarde, çka lidhej, para së gjithash, me cilësitë e këtij varianti si një variant mëi njësuar e më homogjen se gegërishtja letrare, por, pa dyshim, edhe me ardhjen nëpushtet të një klase politike në pjesën më të madhe me origjinë toske 2 etj.

Krijimi i gjuhëve standarde (përfshirë këtu, natyrisht, edhe ai i shqipesstandarde) nuk është një proces që përfundon me miratimin e disa normave dhe

Kulturë gjuhësore

1Me shqipe standarde duhet kuptuar ai variant i përbashkët i shqipes, që karakterizohet prej normashmbarëkombëtare e mbidialektore dhe që funksionon si gjuhë zyrtare në administratë, në shkolla,në shtyp, në radiotelevizion, shpesh dhe si gjuhë e letërsisë artistike.

2 Për herë të parë një ide të tillë e shprehu gjuhëtarja amerikane Janet L. Byron, autorja e të parit

dhe deri më sot të vetmit studim monografik me karakter rreptësisht shkencor mbi rrugën e formimittë shqipes standarde(shih Janet L. Byron, Selection among Alternates in Language Standardiza-tion: the Case of Albanian , the Hague, Mouton, 1976).

Page 160: perpjekja_09

Përpjekja 160

sistemimin e tyre në vepra të karakterit normativ, siç janë fjalorët drejtshkrimorë,fjalorët shpjegues, tekstet shkollore të lëndëve gjuhësore etj. Gjuhët standardekrijohen dhe më pas zhvillohen e përsosen vazhdimisht gjithmonë nën mbikëqyrjene shoqërisë. Përpunohen kështu politika të caktuara gjuhësore, që kontrollojnë edrejtojnë në mënyrë të ndërgjegjshme proceset gjuhësore, të cilat sot gjithnjë emë shumë po vështrohen në kuadrin e proceseve sociale.

Planifikuesit gjuhësorë - siç quhen gjuhëtarët që merren me probleme tëndryshme teorike e praktike të gjuhëve standarde -flasin për një etapë zhvillimi tëkëtyre gjuhëve(që vjen pas kodifikimit të normave standarde), kur, nga organizmatë specializuar, punohet për të përpunuar e pasuruar më tej mjetet shprehëse të tyre.Në këtë fazë - të cilën ata e emërtojnë me terma të ndryshëm, herë si racionalizim igjuhës, herë si kultivim apo modernizim i saj 3 - bëhen gjithnjë e më të pranishmezgjedhjet e ndërgjegjshme dhe ndërhyrjet e planifikuara . është fjala, midis të

tjerave, për veprimtaritë e organizuara e metodike ,që ndërmarrin gjuhëtarët për tërregulluar e standardizuar terminologjitë e sferave të ndryshme si dhe për të pasuruare përpunuar leksikun e përgjithshëm të gjuhëve.

Pikërisht në kuadrin e një racionalizimi apo modernizmi të planifikuar, undërmor në shqipen standarde, në fillim të viteve 80, një veprimtari e gjerë eorganizuar, me synimin për të zëvendësuar me fjalë shqipe një numër huazimesh tëreja, kryesisht nga burimi italian e frëng. U krijua më 1979 një Komision ipërhershëm, pranë Këshillit të Ministrave, që do të organizonte punën për pastrimindhe pasurimin e mëtejshëm të gjuhës letrare shqipe . 4

Për të trajtuar këto çështje, por edhe probleme të normës standarde nëpërgjithësi, u krijua një organ i posaçëm si revista Gjuha jonë, botim i Akademisësë Shkencave. Që në vitin 1981, kur filloi botimi i revistës, nisi jetë edhe rubrikaFjala shqipe në vend të fjalës së huaj , rubrikë në të cilën për më shumë se dhjetë

vjet radhazi janë bërë të njohura rregullisht disa qindra propozime për zëvendësimine atyre që janë konsideruar si fjalë të huaja.

Në historinë e shqipes së shkruar dëshmohen dy lëvizje të organizuara, qëkanë synuar pastrimin dhe pasurimin e saj, por që u përkasin dy konteksteve kohoree social-kulturore krejt të ndryshme.

Lëvizja e parë ka të bëjë me veprimtarinë që zhvilloi elita kulturore shqiptarenë periudhën e zgjimit tonë kombëtar që aty pas mesit të shekullit të kaluar. Nëemër të një ideologjie kombëtare, që gjuhën e shihte si një nga simbolet kryesore tëkombit, u bënë përpjekje të vetëdijshme për ta shkruar shqipen, pra për ta përdorur

Kulturë gjuhësore

3 Robert Cooper, Language Planning and Social Change, Cambridge University Press,1989.4 Ka vende si Franca p.sh., ku institucione të larta shtetërore nxisin dhe përkrahin fushata të

shumta me karakter gjuhësor. Sa për të dhënë një shembull, përmendim faktin që në 1990-1991 ushpall atje një fushatë e gjerë, që synonte vendosjen e disa rregullave drejtshkrimore për huazimet,të cilat kishin depërtuar apo depërtonin rishtas në frengjisht; dhe president i Këshillit të Lartë tëGjuhës Frënge (një prej organizmave që drejtonte këtë ndërmarrje) u vu kryeministri francez i asajkohe, Michel Rocard.

Page 161: perpjekja_09

Përpjekja 161

atë si gjuhë të letërsisë artistike, të teksteve shkollore e të publicistikës; për tëshkruar një gjuhë me sa më pak turqizma e greqizma dhe me sa më tepër fjalëshqipe të qëmtuara nga goja e popullit , si dhe të krijuara prej vetë atyre. Kjo efundit shpesh është cilësuar nga studiuesit si një veprimtari me karakter purist ,d.m.th. si një lëvizje që kërkonte të nxirrte nga përdorimi pjesën më të madhe tëhuazimeve, madje edhe ato me përdorim ndërkombëtar. Në fakt, e vërteta nuk qëndronplotësisht kështu. Mjafton të kujtojmë që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar,pas më tepër se katërqind vjet pushtimi turk, turqizmat kishin marrë një shtrirjemjaft të gjerë në shqipe, qoftë në gjuhën e folur, qoftë në atë të shkruar. Madje gjatëgjithë shekullit XVIII e deri në fillim të shekullit XIX ishte kultivuar një letërsi, eashtuquajtur e bejtexhinjve, në të cilën, me përjashtim të strukturës gramatikoredhe fare pak fjalëve shqipe, i gjithë leksiku i përdorur qe turqisht. Shqipja në krijimete bejtexhinjve figuronte si një gjuhë hibride.është kështu e kuptueshme pseshkrimtarët rilindas, duke ndjekur të tjera parime social-estetike, braktisën atë llojletërsie e, veç kësaj, përqafuan një qëndrim krejt të ri dhe ndaj gjuhës amtare. Nukmund të karakterizohet si puriste veprimtaria e tyre e vetëdijshme për të shtënënëpër krijime fjalë shqipe ekzistuese, të cilat njiheshin e përdoreshin gjerësisht nëpopull; po kështu, edhe përpjekjet që ata bënë për të zbuluar e për të mbledhur samë shumë visar leksikor pak të njohur.

Nuk mund të mohohet, megjithatë, edhe përdorimi i një numri fjalësh, tëcilat u përkthyen (u kalkuan) në shqipe sipas modelit të fjalëve nga gjuhë të tjera. Ukalkuan kështu mekanikisht një varg fjalësh me përdorim ndërkombëtar: për gjeologjiu krijua dhedituri, për mizantropi u krijua njerimërzitje, për zoologji fjalakafshëshkronjë, për mikroskop vogëlashikonjës etj. Në këto raste kemi të bëjmëmirëfilli me një qëndrim e veprimtari puriste, por që mbeti e kufizuar te disa autorëtë veçantë, pa mundur ta kapërcejë pragun e veprës së tyre. Naum Veqilharxhi, JaniVreto, P.N. Luarasi, P.K. Negovani e K. Kristoforidhi janë emrat më përfaqësues tëveprimtarisë puriste në shqipen e shkruar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar;

5

por, nga ana tjetër, ata janë edhe autorët e një vargu fjalësh, që gjëllijnë ende sot ekësaj dite në shqipen standarde, si: fletore, ndërgjegje, përkrenare, fushatë, theks,zanore, jetëdhënës, etj. Megjithatë, pavarësisht nga purizmi i mirëfilltë i autorëvetë mësipërm apo shfaqjet sporadike të kësaj dukurie tek autorë të tjerë, qëndrimi iintelektualëve rilindas ndaj huazimeve nuk mund të karakterizohet si purist në thelbine vet. Do të mjaftonte për ta ilustruar këtë konstatim kontributi që dhanë vetëm dynga përfaqësuesit më të shquar të periudhës së fundit të Rilindjes, Faik Konica eFan Noli, për ta pasuruar shqipen diturore me fjalë të huazuara. Konica në faqet erevistës Albania dhe Noli në shkrimet publicistike përdorën, por edhe lanë nëshqipe me dhjetëra e dhjetëra huazime, që sot figurojnë si pjesë integrale e leksikutmodern të saj.

Rilindasit përgjithësisht e kuptuan drejt se shqipja mund të kultivohej epërpunohej si një gjuhë kulture, me të gjitha atributet dhe funksionet që duhet të

Kulturë gjuhësore

5 Xhevat Lloshi, Cases of Word - formation in Albanian following Greek Patterns , dorëzuar për

botim në Zeitschrift f r Balkanologie)

Page 162: perpjekja_09

Përpjekja 162

ketë një gjuhë e tillë, vetëm nëpërmjet asaj që ne sot do ta quanim zgjidhjekompromisi, pra, përmes përpjekjeve për të gjetur një raport sa më të drejtë mesautentikes dhe të huajës në pasurimin e mjeteve shprehëse të shqipes.

Pas Rilindjes, me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, e deri më 1980, nukhaset ndonjë lëvizje e organizuar (në kuptimin e një veprimtarie të gjerë, të orientuarmbi bazën e një politike gjuhësore të caktuar) në qëndrimin ndaj të ashtuquajturavefjalë të huaja. Në këtë periudhë qe veprimtaria e individëve të veçantë, si MatiLogoreci e Aleksandër Xhuvani, ajo që përballoi, në njëfarë mënyre, problemin efjalëve të huaja. Në qendër të vëmendjes natyrisht nuk qenë më turqizmat, një pjesëe mirë e të cilave kishin dalë prej përdorimi në mënyrë spontane e të natyrshme, sëbashku me heqjen a dobësimin e institucioneve e të mënyrës së jetesës, që lidheshinme to

6. Shteti shqiptar kish nisur të orientohej nga Evropa Perëndimore, prandaj

dhe fluksi më i madh i huazimeve nisi të vinte nga gjuhët e këtyre vendeve, sidomosnga frengjishtja e italishtja.

Në këtë kohë A. Xhuvani hapi një varg rubrikash gjuhësore, nëpër organe tëndryshme të shtypit, ku, midis të tjerash, botonte edhe lista fjalësh shqipe, që duhejtë përdoreshin në vend të mjaft huazimeve, që ai i gjykonte se kishin depërtuar nëshqipe pa nevojë. Vetëm më vonë, në v. 1940-1943, Xhuvani e zhvilloi veprimtarinëe tij planifikuese të kësaj natyre në kuadrin e një Komisioni, që Instituti i StudimeveShqiptare ngriti për përpunimin e terminologjisë shqipe të sferave të ndryshme.

Sidoqoftë, puna e tij më përfaqësuese në këtë fushë mbetet vëllimi Përpastërtinë e gjuhës shqipe, botuar më 1956. Janë rezultate të një përvoje thuajsepesëdhjetëvjeçare afro 300 huazime, të cilat Xhuvani propozoi të zëvendësohen mefjalë shqipe të nxjerra nga ligjërimi popullor, por edhe të krijuara prej vetë atij apolëvruesve të shquar të shqipes

7. Një pjesë e mirë e propozomeve të tij kanë zënë sot

një vend të qëndrueshëm në shqipen moderne. është e rëndësishme të thuhet,gjithashtu, se A.Xhuvani është i pari gjuhëtar shqiptar, që parashtroi disa parimeteorike, të cilat, edhe pse nuk i ndoqi kurdoherë në mënyrë konsekuente,përgjithësisht i vuri në bazë të zgjedhjeve praktike që bëri. Në veprimtarinëpastruese të shqipes nga fjalët e huaja Xhuvani mbeti ithtar i idealit gjuhësorrilindas ( gjuha - simbol i kombit ), por, duke qenë gjuhëtar profesionist, ai nukmund të mos e vështronte gjuhën në radhë të parë si një mjet komunikimi, mbi tëcilën duhej ndërhyrë duke respektuar natyrën e saj.

Lëvizja që ndërmorën intelektualët rilindas për pastrimin e shqipes ngafjalët e huaja (turqizmat e greqizmat) dhe zëvendësimin e tyre me fjalë shqipe apotë huazuara prej gjuhëve evropianoperëndimore, u krye, siç e vumë në dukje, nëkontekstin e një shqipeje ende të pakultivuar, por që synonte të kthehej shpejt në

Kulturë gjuhësore

6 Androkli Kostallari Baza popullore e gjuhës letrare shqipe dhe i ashtuquajturi purizëm. II.Thelbi i lëvizjes për pastrimin e pasurimin e shqipes letrare në shekujt XIX-XX , Studimefilologjike, nr.3, 1990.7 Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë,1986.

Page 163: perpjekja_09

Përpjekja 163

një gjuhë moderne kulture. Lëvizja e dytë po e kësaj natyre, e zhvilluar përgjatëshekullit tonë në harkun e më shumë se një dekade (1981-1992), u krye në kontekstine një shqipeje me norma standarde të përcaktuara qartë e me një pasuri mjetesh efunksionesh tipike për një gjuhë moderne; pra, në kontekstin e një gjuhe të lëvruargjerësisht qoftë në krijimtari letrare të mirëfilltë, qoftë në përkthime, por dhe nëpublicistikë, letërsi politike e shkencore. Cilat qenë atëherë motivet që nxitën dhefrymëzuan një lëvizje të tillë?

Nëse do të gjykonim prej platformës teorike - e cila i parapriu botimit nërevistën Gjuha jonë të listave me fjalë të huaja që rekomandoheshin për t'uzëvendësuar me fjalë shqipe-, në bazë të kësaj lëvizjeje do të gjejmë motive tëfrymëzuara prej një ideologjie kombëtare e politike ( ... lufta për pastrimin e gjuhës...ka për qëllim të forcojë karakterin kombëtar të gjuhës letrare shqipe dhe të kulturëssonë socialiste... ) 8 . Sidoqoftë, në platformë artikulohen edhe një varg parimeshshkencore, të cilat, teorikisht të paktën, i zgjidhin drejt shumë probleme që dalin nëveprimtari të kësaj natyre (përcaktohen, p.sh. kategoritë dhe shtresat e huazimeve,ku do të ndërhyhet me zëvendësime, rrugët dhe burimet përmes të cilave do tëkryhen këto zëvendësime etj.). Sot, pas më tepër se një dekadë vepimtarie të tillë,jemi në gjendje të përcaktojmë disa nga veçoritë gjuhësore ',që e karakterizojnëkëtë veprimtari të shqipes standarde, si dhe të vemë në dukje, në ndonjë rast, se nëç'raport qëndrojnë zgjidhjet teorike (të parashtruara në platformë) me ato praktike(alternativat konkrete të propozuara nga gjuhëtarët).] 9

Duhet thënë, së pari, që në shënjestër të veprimtarisë gjuhëpastruesepër më shumë se dhjetë vjet rresht kanë qenë afro 500 të ashtuquajtura fjalë tëhuaja apo huazime të panevojshme, kryesisht këto fjalë të burimit italian e frëng sidhe, në një numër të kufizuar, turqizma e greqizma. Pjesa më e madhe e tyre janëfjalë kulture e terma me një njohje e përdorim të gjerë nga folësit e shqipes standarde,me përjashtim të turqizmave, që i takojnë ligjërimit bisedor.

Për afro 2/3 e fjalëve të huaja janë propozuar si alternativa zëvendësimifjalë shqipe të njohura e të përdorura gjerësisht prej folësve të shqipes standarde.Ka, nga këto, fjalë që janë vërtet sinonime të plota me fjalët e huaja, pra, kanë meto të njëjtat kuptime e përdorime, si: asnjanës - neutral, bashkësi - komunitet,braktis - abandonoj, përçapje - demarsh, përshtas - adaptoj, ujëvarë - kaskadë,fyej - ofendoj, kushtoj - dedikoj, etj. Siç shihet, fjalët e huazuara janë përgjithësishtfjalë me njohje e përdorim më të kufizuar se fjalët shqipe, çka e favorizon, në njëpikëpamje, përdorimin e qëndrueshëm të këtyre të fundit. Sidoqoftë, nuk mungojnëdhe rastet kur huazimet kanë në shqipe jo vetëm njohje, por dhe traditë përdorimi

Kulturë gjuhësore

8 Disa kritere për pasurimin e gjuhës shqipe dhe për pastrimin e saj nga fjalët e huaja të

panevojshme , Gjuha jonë, nr. 1, 1981.

9 Këtij problemi i kemi kushtuar një artikull shkencor të posaçëm, botuar në shtypin e specializuar

(Kristina Jorgaqi, Probleme dhe rezultate të veprimtarisë leksikore të planifikuar për zëvendësiminme fjalë shqipe të një numri huazimesh në shqipen e sotme letrare (1981-1991) , Studimefilologjike, nr.2, 1991).

Page 164: perpjekja_09

Përpjekja 164

shumë më aktive se fjalët shqipe që propozohen për zëvendësim. Kështu, shqipfolësinuk e ka të lehtë të përdorë rregullisht deltinë për argjilë, trumcak për harabel,përndjek për persekutoj, hulli për brazdë etj.: për të origjina e fjalës në vetvetenuk ndikon aspak në përdorimin e saj. Në këto kushte, planifikuesit gjuhësorë nukduhet ta propozonin fjalën shqipe veçse si një variant sinonim të huazimit, poraspak për ta nxjerrë këtë krejtësisht nga përdorimi. Gjuha, tek e fundit, ka nevojëpër variacion sinonimik, aq më tepër një gjuhë e kultivuar dhe e përpunuar si gjuhastandarde.

Huazimet ka raste kur kanë depërtur në shqipe jo me një, por me dy ose mëshumë kuptime. Zakonisht është e vështirë që të gjenden fjalë shqipe që t'izëvendësojnë ato në të gjitha kuptimet e tyre. Planifikuesit gjuhësorë me të drejtëatëherë kanë ndjekur praktikën e zëvendësimeve të pjesshme, d.m.th. kanë propozuarnjë fjalë shqipe vetëm për njërin kuptim të huazimit, ndërsa për kuptimin (a kuptimet)tjetër kanë rekomanduar që të vijojë të përdoret huazimi. Vetëm sa për të dhënëndonjë shembull themi se është propozuar thirrje (thirrje drejtuar popullit) përzëvendësimin e apel 1, por apel 2 (thirrje emër për emër) do të vijojë të përdoret;thelb (thelbi i problemit) është propozuar të zëvendësojë esencë 1, por esencë 2 nëkuptimin lëndë... që përdoret në parfumeri, farmaceutikë etj. do të ngelet nëpërdorim; shoqëri (shoqëri teatrale) duhet t'i zerë vendin fjalës kompani 1, ndërsakompani 2 si term i ushtrisë do të mbetet, etj.

Një gjuhë, gjithashtu, mund të huazojë nga një gjuhë tjetër një fjalë të vetme,por mund të huazojë edhe një varg fjalësh, të cilat kanë një rrënjë të përbashkët;thënë ndryshe, mund të huazohet, pra, edhe ajo që në gjuhësi quhet çerdhe e fjalës.Mirëpo rrallë ndodh që një çerdhe fjalësh shqipe të zëvendësojë një çerdhe të tërëfjalësh të huazuara. Në këto raste bëhen përsëri propozime për zëvendësime tëpjesshme: pajtoj këshillohet të zëvendësojë abonoj, por abone do të vijojë tëngelet në përdorim; i përmortshëm mund të zëvendësojë funebër, por funeral nukmund të hiqet nga përdorimi; mjedis ka kohë që konkuron të nxjerrë nga përdorimiambient, por ambientohem ruan ende të drejtën e plotë të qytetarisë në shqipeetj. Sidoqoftë, huazimi që mbetet në përdorim ndikon që huazimi tjetër i çerdhes, icili propozohet të zëvendësohet, të mos çrrënjoset lehtë nga ligjërimi i shqipfolësve.

Në rastet kur, për të zëvendësuar fjalët e huaja, propozohen fjalë vendaseekzistuese, gjuhëtarët përgjithësisht gjejnë fjalë me kuptim krejt të njëjtë me fjalëte huaja. Megjithatë, nuk mungojnë shembujt kur planifikuesit shqiptarë u kanëvënë këtyre përballë fjalë shqipe me kuptim tepër të përgjithshëm. Kështu, atributështë propozuar të zëvendësohet me fjalët cilësi, veti, tipar, ndërkohë që atributinuk është tipar çfarëdo, por një tipar thelbësor; për fjalën aromë është rekomanduarfjala shqipe erë, kur dihet se aromë nuk quhet një erë dokudo, por vetëm një erë emirë; ilariteti nuk ka kuptimin e të qeshurës në përgjithësi, por është një lloj eqeshure, që ka brenda tallje e përçmim etj. Nganjëherë fjalët shqipe nuk janë+zgjedhur si duhet, pasi janë fjalë tepër ambige, të ngarkuara me një numër të madhkuptimesh. Për shembull, fjala dekadencë është rekomanduar të zëvendësohet mefjalën shqipe rënie, ndërkohë që kjo e fundit dihet që ka si kuptimin përmbysje ,ashtu dhe kuptimin e tatëpjetë ;për itinerar është propozuar rrugëtim, ndërkohë

Kulturë gjuhësore

Page 165: perpjekja_09

Përpjekja 165

që në ligjërim mund të mos dalë e qartë nëse bëhet fjalë për një udhëtim apo përnjë rrugë që ndiqet e nga kalohet për të shkuar diku ; fjala plazh është propozuartë zëvendësohet me ranishte, por në përdorim ka gjasë të mos dalë qartë nëse ështëfjala për sipërfaqe toke çfarëdo të mbuluar me rërë apo për një vend të posaçëmbuzë detit, liqenit a lumit, ku bëhen banja dielli , etj. Nga gjithë këta shembuj delqartë se në veprimtaritë planifikuese të këtij lloji duhet respektuar një kërkesëthelbësore e gjuhëve, veçanërisht e gjuhëve standarde, ajo për mjete shprehëse tësakta, të përpikta e të diferencuara imët kuptimisht. Kjo i shërben rritjes dhepërpunimit të mëtejshëm të funksionit bazë të gjuhëve, funksionit komunikues.

Planifikuesit gjuhësorë të shqipes përgjithësisht janë treguar të kujdesshëmgjatë veprimtarisë së tyre gjuhëpastruese , kur kanë respektuar e marrë parasyshvlerat stilistike që huazimet kanë fituar në shqipe. Sidoqoftë, rastet kur vlera të tillajanë injoruar nuk janë të pakta. Konkretisht mund të themi se një varg huazimeshqë janë terma të fushave të caktuara janë propozuar të zëvendësohen me fjalë shqipejoterma, madje shpesh edhe me fjalë të leksikut bisedor: është propozuar sharrëzpër tetanoz , helmoj për intoksikoj,shterp për steril, ndryshk për oksidoj etj. Nukështë kuptuar, pra, se përdorimi në këto raste i alternativës fjalë shqipe- fjalë ehuaj është çështje stili. Në një ligjërim shkencor përdorimi i këtyre termave tëhuazuar është i domosdoshëm, pra, dhe i pashmangshëm. herë të tjera ka ndodhure kundërta: huazimeve të karakterit bisedor u janë vënë përballë fjalë shqipe tëkarakterit libror; për bordero është propozuar listë pagash, për lavatriçe - makinëlarëse , për dezhurn - nëpunës shërbimi, për maternitet - shtëpi lindjeje etj. Vlensidomos të përmendet fakti se janë propozuar një varg fjalësh të burimit turk, tëcilat kanë zënë vend të qëndrueshëm në shqipe, konkretisht në ligjërimin bisedor tësaj si dhe në një numër shprehjesh frazeologjike. A mund të përfytyrohet komunikimmë i rrafshët e më pa emocion se ai që do të bëhej, supozojmë, mes dy miqsh, tëcilët në vend se të thonin E lanë kastile takimin në këtë orë , do të shpreheshin seE lanë nergut takimin në këtë orë , në vend që të thoshin se Iku korrenti , do të

shpreheshin se Iku rryma e kështu me radhë. Pra, rrafshimet e dallimeve stilistikendërmjet fjalëve, në emër të një pastërtie gjenetike të gjuhës (siç do t'i quanimpërpjekjet e mësipërme) ,sbëjnë gjë tjetër veçse varfërojnë mundësitë e mëdhashprehëse, që ka sot shqipja standarde. Problemi në këtë rast nuk shtrohet që tëracionohen elementet e huazuara, por të racionalizohen ato, d.m.th. të

funksionalizohen dallimet mes huazimeve é fjalëve të burimit vendas.Si alternativa për zëvendësimin e një numri fjalësh të huaja planifikuesit

shqiptarë kanë propozuar edhe fjalë të krijuara rishtas, d.m.th. neologjizma. Ngakëto neologjizma, më shumë se gjysma janë kalke, pra, fjalë të krijuara me mjetet eshqipes (parashtesa, prapashtesa, tema prodhuese), por sipas modeleve të fjalëvenga gjuhë të tjera. në këto raste zëvendësimet janë propozuar në emër të rritjes sëqartësisë së komunikimit 10.

Pra, planifikuesit gjuhësorë i kanë konsideruar huazimet si fjalë të paqarta

Kulturë gjuhësore

10 Emil Lafe, Lufta për pastërtinë e gjuhës në kohën tonë , Studime filologjike, nr. 1, 1985.

Page 166: perpjekja_09

Përpjekja 166

për njerëzit e zakonshëm, të cilët e kanë të vështirë t'i kuptojnë ato, ndërsa fjalëtshqipe si fjalë të motivuara, me kuptime krejt të tejdukshme, pra dhe shumë më tëqarta në komunikim. Në të vërtetë, jo të gjitha fjalët shqipe të kalkuara (të përkthyera)janë të tilla. Mund të thuhet kjo, p.sh. për birësoj (kalk nga një fjalë e rusishtes)kundrejt huazimit adoptoj (i cili shpesh ngatërrohet në përdorim me adaptoj),parësor e dytësor kundrejt primar e sekondar, vendimor kundrejt deliberativ,vdekshmëri ndaj mortalitet etj. Pra, janë më të qarta se huazimet vetëm ato kalke,kuptimi i të cilave del si shumë e kuptimeve të elementëve përbërës të fjalës.Kështu, birësoj është menjëherë è qartë se do të thotë e bëj bir për shpirt , sevendimor shpreh kuptimin që ka të drejtë të vendosë,që merr vendime , se parësornënkupton që ka rëndësi të dorës së parë etj. Po cilit folës të shqipes do t'i shkontemendja se stinoj ka kuptimin stazhonoj (drurin), se mesditës është ripropozuar përtë zëvendësuar meridian, që ndërmjetëz mbart kuptimin e fjalës interval apo qëngrohtore përdoret për kaldajë ? Shqipfolësi që nuk i njeh fare këto neologjizmaështë i prirur t'u japë atyre shpjegime duke u nisur nga elementët përbërës të fjalëve.Kështu, p.sh., kush nuk e di që përuroj është propozuar për t'i zënë vendinitalianizmit inaguroj, mendon (madje mund të jetë i bindur) se ka të bëjë me njëveprim që nënkupton kryerjen e një lloj urimi të veçantë. Në të gjitha rastet emësipërme kemi të bëjmë me fjalë që kanë - siç thuhet në gjuhësi - kuptimeidiomatike, pra, kuptime që sdalin si rezultante e kuptimeve të përbërësve të fjalës,por serviren si diçka e gatshme pikërisht prej huazimit nga është bërë kalkimi.Megjithatë, duhet thënë se njohja dhe përdorimi i këtyre neologjizmave prejshqipfolësve, të cilët njohin e përdorin rregullisht huazimet përkatëse, është me tëvërtetë një mundim dhe barrë e madhe për kujtesën. Ndërsa për ata që nuk njohin ashuazimin e as neologjizmin, përdorimi si i njërit, ashtu dhe i tjetrit është po njëlloj.Komunikimit as nuk i shtohet e as nuk i pakësohet qartësia. Parapëlqimi në këtoraste nga planifikuesit gjuhësorë i huazimit ose i neologjizmit motivohet thjeshtdhe vetëm nga kritere jashtëgjuhësorë.

Vlen të vëmë në dukje ndonjë rast (natyrisht jo tipik), kur planifikuesitgjuhësorë kanë krijuar nëpërmjet kalkimit një neologjizëm dhe atë e kanë propozuartë zëvendësojë dy fjalë të ndryshme. Konkretisht, fjala vrapore, e kalkuar sipashuazimit korsi, është rekomanduar të zëvendësojë jo vetëm fjalën korsi , por dhefjalën pistë. Në emër të pastërtisë së gjuhës dëmtohet kështu qartësia ekomunikimit, pasi dy fjalët e mësipërme dalin shpesh në kontekste të afërta ose tënjëjta. Në këtë rast do të duhej të kujtonim një parim me vlerë që Valter Tauli, njënga teoricienët më të njohur të planifikimit gjuhësor (si disiplinë shkencore) formulon:Sa më e madhe është mundësia për ngatërrim kuptimor, aq më i madh duhet të jetë

dallimi në formë 11.Neologjizmat për zëvendësimin e huazimeve në shqipe nuk kanë qenë vetëm

kalke, por edhe krijime me mjetet e shqipes e sipas modeleve të saj. Përmendim

Kulturë gjuhësore

11 Valter Tauli, Introduction to a Theory of Language Planning, Universitatis Upsaliensis, Uppsala,

1968.

Page 167: perpjekja_09

Përpjekja 167

kështu: llojshmëri në vend të asortiment 2 tërësia e llojeve të prodhimeve amallrave, që nxjerr një ndërmarrje , ndihmesë për kontribut, përzgjedh përseleksionoj , njëtrajtshmëri për uniformitet, pajtimtar për abonent, besueshmëripër kredibilitet etj. Përgjithësisht krijime të tilla janë mjaft të qarta nga pikëpamjakuptimore, me ndonjë përjashtim të rrallë, kur fjalët janë krijuar prej ndonjë temepak ose aspak të njohur (si p.sh. i mysët nga mys, veshtulli nga veshtull) apo kurjanë krijuar me ndonjë prapashtesë tepër ambige (si p.sh. prapashtesa -ore tekpellgore në vend të basen apo këmbësore për trotuar). Propozimi i neologjizmavetë kësaj natyre është bërë më së shumti mbi bazë kriteresh funksionale, pra, për tabërë komunikimin mes shqipfolësve më të qartë e më të lehtë.

Shumë rrallë si alternativa zëvendësimi të huazimeve janë propozuar edhefjalë prej ligjërimit popullor, ndonëse në platformën teorike që përmendëm në kryekjo rrugë pasurimi zinte vendin e parë. është rekomanduar kështu krahinorizmifluturushë për të zëvendësuar balonë, strumbull për termin aks, pullë për butonetj. Siç shihet, huazimet e mësipërme sjanë veçse fjalë të njohura gjerësisht e tëngulitura tashmë në shqipe, ndërsa fjalët shqipe të propozuara për t'i zëvendësuar,elemente thuajse të panjohura (strumbull, fluturushë) apo të ngarkuara me mjaftkuptime të tjera (pullë). Në të gjitha këto raste janë mbivlerësuar format gjuhësoreautoktone, çka flet për episode purizmi apo nacionalizmi gjuhësor, krejt ipajustifikueshëm ky për stadin e zhvillimit të shqipes standarde sot.

Si përfundim, mund të thuhet se veprimtaria e planifikuar, e zhvilluar nëkrejt harkun kohor që përfshin v. 80, veprimtari e cila synonte zëvendësimin mefjalë shqipe të një numri huazimesh, ka qenë përgjithësisht e frymëzuar prej motiveshjashtëgjuhësore dhe se në bazë të saj nuk janë vënë kurdoherë kritere rreptësishtshkencore. Sidoqoftë, një numër jo i vogël fjalësh shqipe janë riaktivizuar nëpërdorim e jo pak të tjera të krijuara rishtas janë bërë të njohura e kanë nisur tëpërdoren gjerësisht. Në të vërtetë, nuk ka ende ndonjë studim të posaçëm, ku tëhetohej nga këndvështrimi sociolinguistik shkalla e njohjes, e përdorimit aktiv epasiv të këtyre fjalëve në raport me huazimet që ato kanë synuar të zëvendësojnë,çka do të fliste për rezultatet konkrete të kësaj veprimtarie (qoftë për sukseset, qoftëpër dështimet e saj).

Sot në vitet 90 problemi i fjalëve të huaja në shqipe ka hyrë në një fazë, tëcilën do ta karakterizonim si akute , në krahasim me një dekadë më parë. Ndryshimetpolitike e për pasojë ato sociale e kulturore nuk mund të mos linin gjurmë, madje tëthella, edhe në gjuhë, sidomos në leksikun e saj. Thuajse rrënjësore janë ndryshimetqë ka pësuar leksiku politik, ai zyrtar-administrativ, leksiku artistik, leksiku i sferësintelektuale në përgjithësi, madje dhe leksiku i jetës së përditshme, ku ka vërshuarnjë fluks i paparë fjalësh nga italishtja, anglishtja e frengjishtja. Ai uniformitet,stabilitet e pastërti të kërkuara me aq ngulm për shqipen në vitet 80, sot shpeshduken gati utopike. Në kushtet e një osmoze ndërkulturore gjithnjë e më të madhe,problemi i qëndrimit ndaj fjalëve të huaja kërkon domosdoshmërisht edhe në shqipenjë rishikim të vëmendshëm. Sidoqoftë, vetëdija për nevojën e ndërhyrjeveplanifikuese padyshim që duhet ruajtur e forcuar.

Kulturë gjuhësore

Page 168: perpjekja_09

Përpjekja 168

Edi Muka

ÇESHTJE TE AVANGARDËS DHE KITCH-IT NEARTIN SHQIPTAR

Në vitin 1939, duke marrë shkas nga fenomenet e reja të shfaqura në skenëne artit perëndimor, por dhe atij lindor, sidomos në fushën e artit vizual, ClementGreenberg, teoricien dhe filozofi i modernizmit, shkroi esenë e tij të famshmeAvanguarda dhe Kitch-i . Sipas tij, është pikërisht mes shenjave plot shpresë tëprishjes së shoqërisë së kohës që ne - disa prej nesh - nuk pranuam këtë fazë tëfundit të kulturës sonë . Në përpjekjen për të shkuar përtej një lloj aleksandrizmi1

në art e kulturë, një pjesë e shoqërisë borgjeze prodhoi diçka të padëgjuar më parë:kulturën e avanguardës. Një ndërgjegjësim superior për historinë - më saktë, shfaqjae një lloji të ri kriticizmi të shoqërisë, një kriticizmi historik - e mundësuan akomamë tepër këtë.

Është e vërtetë që pasi avanguarda ia doli në shkëputjen e saj nga shoqëria,vazhdoi më tutje me mohimin e politikave revolucionare e borgjeze. Revolucioni ula brenda shoqërisë, si pjesë e rrëmujës së luftës ideologjike, të cilën arti dhe poeziae gjejnë kaq të pavend sapo ajo fillon të përfshijë ato kredo të çmuara aksiomatike,mbi të cilat kulturës i është dashur të qëndrojë derimë tani. Që këtej, Greenbergkonstatoi se funksioni i vërtetë e më i rëndësishëm i avantgardës nuk isheksperimenti , por gjetja e një shtegu përgjatë të cilit do të ish e mundur që kulturatë mbahej në lëvizje mes konfuzionit ideologjik dhe dhunës. Me fjalë të tjera,Greenberg nuk është se e përjashton eksperimentin, përkundrazi, ai kërkon të verënë dukje se eksperimenti nuk është qëllimi i avantgardës, por është mjeti i saj. Përkëtë arsye, duke përdorur eksperimentin si mjet, avantgarda gjithmonë ka kërkuarta mbajë kulturën në gjendjen e lëvizsshmërisë. Dhe mu këtu qëndron edhe ndryshimimes avantgardës dhe Aleksandrianizmit, sepse avantgarda lëviz ndërsaAleksandrianizmi qëndron në vend. Është pikërisht ky fakt që justifikon metodat eavantgardës dhe i bën ato të domosdoshme.

1 Aleksandrizmi është një lloj akademizmi në të cilin çështjet vërtet të rëndësishme nuk prekensepse përmbajnë mundësinë e kundërshtisë, dhe në të cilin aktiviteti krijues shkon deri tek virtuozitetinë detajet e vogla të formës ndërkohë që çështjet e mëdha konsiderohen të vendosura nga përvojae mjeshtrave.

Art

Page 169: perpjekja_09

Përpjekja 169

Le të hyjmë pak në një histori tepër të shkurtër të artit shqiptar të gjysmës sëdytë të shekullit, si periudha ku ka një aktivitet artistik paralel me zhvillimin ehistorisë së avantgardës në botë, tërësisht të varur nga kushtet në të cilat ai u zhvillua.

A ka patur ndonjëherë, dhe a ka avantgardë aktualisht, në sensin Greenbergiantë fjalës, në Shqipëri? Le të shohim pak praktikën artistike të artit shqiptar. Këtumendoj se duhet të bëjmë një parantezë. Duke qenë një vend i vogël, historikisht meprobleme mbijetese, ku periudha me klimë më pozitive për artin dhe artistët gjatëkëtij shekulli ka qenë periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut, në artin shqiptar,ashtu si në artin e pjesës më të madhe të vendeve të Europës Jugore e asaj Lindore,nuk mund të bëhet fjalë as për individë - mbartës të konceptit të avantgardës, e aqmë pak për një lëvizje të tillë, gjithmonë në konceptin Greenbergian të fjalës, porsidomos përsa i përket zhvillimeve gjuhësore e formale në termat e eksperimentit.Dhe kështu, vlerat artistike të krijuara së paku që nga Motra Tone e këtej, janëvlera që për një arsye apo për një tjetër, reflektojnë me vonesë lëvizjet themelore nëfushën ndërkombëtare. Por nga ana tjetër, nuk mund të themi se këto reflektime ,në një mënyrë apo në një tjetër, nuk kanë rëndësi apo kalojnë pa lënë gjurmë nëjetën e shoqërisë shqiptare të kohës. Nëse do të kërkonim një gjurmë të lehtë mendimiapo shfaqeje të avantgardës, në veprën e artit shqiptar të para Luftës së Dytë Botërore,është pikërisht ky moment dhe ky dimension i veçantë i përmbajtur në atmosferën,dhe jo në formën e asaj që ishte piktura shqiptare e kohës. Në veprat e Idromenos,Rrotës, Kolombit, Martinit, Mios, haset një dimension i veçantë, dimensioni iqytetarisë. Në një kohë kur fryma zotëruese në Shqipëri ish anadollizmi social epolitik, piktura e tyre mbartte një përmasë të veçantë: ajo sillte një imazh Europjandhe ishte moderne, aspak në formën e saj, formë kjo prej kohësh e konsumuar nëEuropë, por në kontekstin në të cilin ndodhte. Padyshim që sipas konceptitGreenbergian të avantgardës, këtu nuk përmbahet asnjë prerogativë specifike përegzistencën e një lëvizje të tillë. Por në këtë formë egzistence, në kërkesën që artishqiptar i kësaj periudhe shfaqte për të hapur shtigje që të mbanin kulturën nëlëvizje, në mes të një atmosfere fanatike anadollake, mund të kërkohen disa gjurmëtë zbehta të një karakteri avantgardesk të kulturës e artit shqiptar. Sidoqoftë forma eveprave të artit, në termat e eksperimentit të avantgardës, ishte pothuaj inegzistentedhe masat mbetën indiferente ndaj kulturës në procesin e saj të ngadaltë të zhvillimit.

Periudha para Luftës së Dytë Botërore, periudha e mbretërimit të Zogut nëShqipëri pra, siç u tha edhe më sipër, është periudha më pozitive përsa i përketmundësive për të përfituar nga kontakti me botën, e veçanërisht me Europën. Dukendjekur një politikë konfuze, Zogu e ruajti frymën anadollake në marrëdhëniet sociale,por liroi hapësirat për promovimin dhe pregatitjen e individëve në fushën e artit,jashtë kufijve të Shqipërisë, ashtu siç e kërkonte logjika. Kjo u shoqërua nga ana eZogut me krijimin e një hapësire relative ku mund të shfaqeshin ide alternativemadje edhe kritike e të kundërta me pushtetin egzistues. Më së miri kjo hapësirëfunksionoi në letërsi, ku edhe u shfaqën figura të fuqishme që mbartin një gjurmëavantgarde të vërtetë në qëndrimin e hapur kritik kundër sistemit, e në raste të

Art

Page 170: perpjekja_09

Përpjekja 170

veçanta edhe gjeninë artistike të shoqëruar me një formë endemike. Ndërsa çuditërishtnë artet figurative, megjithë hapësirat dhe mundësitë për kontakt të krijuara, rezultatiish tepër i zbehtë, pothuaj inegzistent. Artistët e kësaj fushe patën fatin të shkollohennë Italinë futuriste të Marinetit e Bocionit dhe në atë metafizike të Carra e De Chirico.Por çuditërisht ata kalojnë pothuaj të paprekur nga këto stuhi në artet vizuale dhepërqafojnë një akademizëm të vonuar, pjesë të Aleksandrianizmit të sipërpërmendur.Më kurajozi ndër ta, Kodra, nuk kthehet më në Shqipëri, të tjerët kthehen dhe evënë me dëshirë dijen e përftuar në shërbim të sistemit të ri që po merrte fuqinë nëShqipëri, Komunizmit. I vetmi që mund të përjashtohet në këtë rast është Buza, porrasti i tij është një rast i veçantë, me një karakter të dyzuar që egziston paralelisht.Për pasojë, në artet vizuale, as që mund të flitet për një avantgardë apo gjurmë të sajtë mbartura qoftë edhe në kontekstin egzistencial si në rastin e Idromenos, Kolombit,etj.

Duke analizuar avantgardën, Greenberg ve në dukje se kudo ku ka njëavantgardë, ka gjithmonë edhe një retrogardë. Në të njëjtën kohë me hyrjen eavantgardës, një fenomen i ri kulturor u shfaq në Perëndimin e industrializuar: aiçka Gjermanët i dhanë emrin e mrekullueshëm Kitch: art dhe letërsi populare,komerciale, me kromotipet, kopertinat, ilustrimet, humorin, këngët, vallëzimin, filmate Hollywodit etj, etj. Greenberg thotë se për të përmbushur kërkesat e tregut të ri unxorr një e mirë materiale e re: kitchi, i destinuar për ata që të pandjeshëm ndajvlerave të kulturës së pastër e të vërtetë, janë gjithsesi të uritur për diversionin qëvetëm kultura e një lloji mund t u sigurojë.

Kitchi duke përdorur për material bazë simulakrën e shbazuar dhe tëakademizuar të kulturës genuine, e mirëpret dhe e kultivon këtë pandjeshmëri. Ajokthehet në burimin e përfitimeve të tij. Kitchi është mekanik dhe operon përmesformulave. Kitchi është përvojë e paqëndrueshme dhe ndjesi e pavërtetë. Kitchindryshon sipas stilit, por mbetet gjithmonë i njëjti. Kitchi është përmbledhja egjithçkaje të gënjeshtërt në jetën e kohëve tona. Kitchi nuk kërkon asgjë nga klientëte tij, përveç parave të tyre.

Kushti i egzistencës së kitchit, kusht pa të cilin ai do ish i pamundur, ështëlehtësia që i krijohet nga shfrytëzimi i një tradite kulturore tërësisht të pjekur ngazbulimet, përfitimet dhe vetndërgjegja e përsosur e së cilës, kitchi mund të marrëavantazh për qëllimet e veta. Ashtu siç e tregon vetë qenia e tij, i gjithë kitchi ështëakademik dhe anasjelltas, gjithçka është akademike është kitch.

Në Shqipërinë e pasluftës, si dhe në atë të paraluftës, struktura egzistuesesociale nuk i përmbante elementët bazë të marrëdhënieve të prodhimit të kapitalizmittë industrializuar. Për pasojë, jo vetëm avantgarda që nuk mund të formonte tiparete saj të qarta si nocion, por edhe vetë kitchi e kish të vështirë të formohej mbi bazatindustrialiste të Perëndimit të zhvilluar. Padyshim që mungesa e traditës dhe ezhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste në prodhim, do t ia hiqte kitchit mundësinëe artikulimit të formës së tij artistike në shfaqjet e ndryshme publicistike, të reklamës,best-sellerit, etj., pra të mveshjes së formave të avantgardës nga ana e kitchit.

Art

Page 171: perpjekja_09

Përpjekja 171

Gjithashtu, në Shqipërinë e pasluftës, si në Rusinë e pasrevolucionit nuk ndodhifenomeni i mbipopullimit të qytetit me masa të shkulura nga fshati, por u shfaq njëfenomen tjetër. Dihet se në Shqipëri me ardhjen e komunistëve në fuqi, gjithçka ranën kontroll e nën një censurë nga më të egrat. Kjo do të thotë pra se modeli socio-kulturor i shoqërisë, duhet të ishte një lloj readymade i gatshëm për t u vënë nëpërdorim. Por Greenberg thekson se nuk është të detyruarit faktori që mund tëshpjegojë potencën e kitchit. Me fjalë të tjera, nuk është aparati edukativ i një sistemifaktori vendimtar për egzistencën e kitchit. Kitchi egziston edhe pa të, por aparatiedukativ i sistemit zgjedh ta pranojë atë apo jo. Inkurajimi i kitchit është thjesht njëmënyrë e lirë (pa shpenzime), me të cilën regjimet totalitare përpiqen të fitojnësimpatinë e subjekteve të tyre. Përderisa këto regjime nuk mund dhe nuk u interesonta ngrenë nivelin kulturor të masave, ata do t i lajkatojnë masat duke e zbritur tëgjithë kulturën në nivelin e tyre. Është për këtë arsye që avantgarda nxirret jashtëligjit dhe jo për arsye se një kulturë superiore, si ajo e avantgardës, është një kulturëmë kritike. Kështu shfaqet një fenomen i ri, fenomeni i ngjitjes së kitchit në pushtet,madje në pushtetin politik.

Në Shqipërinë e pasluftës, siç e përmendëm edhe më sipër, artistët e shkolluarnë Itali, sollën një akademizëm të vonuar që përfaqsonte denjësisht kulturën e kitchit.Ky lloj akademizmi, që nga ana e tij ndërtohej mbi mohimin e tendencaveavantgardeske, mbi një realizëm i cili do t i përshtatej në mënyrë të përsosur artit tëpropagandës së pushtetit të emërtuar Realizëm Socialist , bëri që atyre t u ofrohejmenjëherë pozicionimi në strukturën e re të kitchit, pozicionimi në pushtet. Padyshimqë rrethanat egzistuese në ekologjinë e audiencës artistike shqiptare e favorizonin sëtepërmi atë çka hyri si forma dominuese e artit në Shqipëri. Për publikun shqiptar,ashtu si për fshatarin rus të Greenbergut, ish shumë më e lehtë të identifikohejdhe madje ta pranonte për një formë tepër të përparuar pasqyrimi realizmin eimportuar, se çdo lloj forme arti që do të ishte imitimi i imitimit apo pikturimi ishkakut të qenies së artit, probleme thelbësore këto për vetë avantgardën. Ky

moment u shfrytëzua mjaft mirë e me të shpejtë nga sistemi, sepse është e qartë qëkitchi e mban diktatorin në një kontakt të ngushtë me shpirtin e masave .

Që nga ky çast e tutje, gjithçka në skenën e artit shqiptar do të zhvillohej nëbazë të përvojave personale të artistëve, të cilët duke filluar që me grupin esipërpërmendur, të shkolluar në Itali, deri në grupet e artistëve të tjerë, të shkolluartashmë në vendet e Lindjes, për arsye ideologjike, gjithmonë ranë në kontakt dhepërqafuan të gjitha llojet e adakemizmit ideologjik. Kështu fenomenet artistike nëShqipërinë Komuniste patën gjithmonë një karakter të cunguar si përsa i përketavantgardës ashtu dhe përsa i përket vetë kitchit.

Padyshim që për konceptin e avantgardës as që mund të mendohet e jo më tëbëhet fjalë në këtë periudhë. Dhe natyrisht, në një vend ku marrëdhëniet kapitalistetë prodhimit nuk kishin egzistuar ndonjëherë në mënyrë të mirëfilltë, ku klasa emesme e shoqërisë, si baza morale dhe sociale e avantgardës nuk kish patur shansetë formohej, ku elita tepër konfuze dhe tepër larg elitës borgjeze të Perëndimit, nukkish ndërmend të siguronte bazën financiare për një avantgardë të mundshme, dhe

Art

Page 172: perpjekja_09

Përpjekja 172

më e rëndësishmja - ku mungonte krejtësisht një traditë avantgarde veçanërishtpërsa i përket formës dhe tendencës për të eksperimentuar, për sistemin totalitar qëpo pasonte do të ish tepër e lehtë ta ngrinte strukturën e artit të tij të propagandës.

Amullia e kitchit ideologjik në formën e artit të propagandës zuri çdo sferëtë hapsirës kulturore si dhe çdo disiplinë artistike. Metoda e kontrollit të përqëndruarrezultoi shumë efikase për vrasjen e mendimit alternativ që në embrion si dhe përmveshjen e tij me identitetin e njohur të armikut të popullit . Me zbritjen e kulturësnë nivelin e masave, dhe me ngritjen e një strukture tepër të fuqishme propagande,sistemi arriti të krijojë bindjen, madje një lloj hipnoze sociale për t i bindur ato jovetëm se çka po iu ofrohej ishte e mirë si në sensin biblik, por se ajo ish gjithçkaqë ata kishin nevojë. Kjo psikozë arriti të funksionojë, pa dyshim përmes dhunës,por dhe si pasojë e mungesës së një tradite të kundërshtimit (në sensin e rebelimit)qoftë edhe vetëm në frymën e masave, dhe kështu krijoi paradokset më të mëdha nëhistorinë e artit shqiptar. Në këtë mënyrë, kitchi i trupëzuar në modelin si koncept,hyri me forcë në çdo sferë socio-kulturore duke e varfëruar akoma më tej atë çka ishe varfër prej kohësh.

Lloji i ri i kitchit, kitchi në pushtet, filloi të merrte forma nga më të ndryshmete nga më të çuditshmet, që nga krijimi i stereotipeve në artet figurative e letërsi, derinë bllokimin e frymëmarrjes së vetë folklorit shqiptar, të cilin për arsyepropagandistike, hierarkia e sistemit vazhdonte ta promovonte rregullisht. Ndërkohë,nëse më parë me Idromenon, Kolombin etj. e më pas me klimën pozitive të krijuarnga sistemi Zogist për kontakte me botën, shenjat e avatgardës mund të kërkoheshinnë kontekstin social të egzistencës apo në qëndrimin kritik madje të drejtpërdrejtëndaj sistemit, gjatë periudhës së pasluftës edhe këto tipare zhduken për arsye tëzhdukjes së prerogativave të tyre socialë.

Padyshim që kitchi do të shfaqej me një ikonografi të caktuar. Duke qenë seqë në fillim u shfaq nën etiketën e Realizmit Socialist , kjo ikonografi do të kishteskemën e saj të përcaktuar. Aplikimi i ri që hyri në këtë skemë ish rritja e dozës sënacionalizmit, që u mishërua në figurën e pushkës madje edhe pranë djepit ku mëkohejfoshnja, dhe zvogëlimi i internacionalizmit, qoftë edhe atij proletar. Kështu, mungesae një force alternative të organizuar, që vinte si pasojë e mungesës së prerogativavetë sipërpërmendur dhe sidomos si pasojë e mungesës historike të ndjenjës së fortë tëmospajtimit e të rebelimit nga ana e masave, (ose më saktë, nga egzistenca historikee një lloj ndjenje kulti, pra nga domosdoshmëria për t u prirë nga dikush), i hapirrugën një diletantizmi mbytës e zotërues në artin shqiptar, ku spekullimi me motivinnacionalist nxorri jashtë loje edhe vetë realizmin socialist.

Të vetmet përpjekje për tendenca lehtësisht të ndryshme, për të cilat as qëmund të bëhet fjalë të barabiten me idenë e avantgardës, u shfaqën brenda skemës sëhekurt. Këto morën forma të ndryshme të lirizmit, dekorativitetit, të përthyerjeve tëdritë-hijes, etj. sipas individëve apo frymës që ata sillnin nga eksperienca e shkollavenga vinin. Të gjitha këto shfaqje pra, nuk mund kurrsesi të përbënin një bazë qoftëedhe të paqëndrueshme, për një avantgardë të mendimit. Më së shumti ato shërbeninpër t i ofruar individëve mundësinë e një përjetimi shpirtëror të një realiteti të

Art

Page 173: perpjekja_09

Përpjekja 173

paqenësishëm dhe ç është më e keqja, të vonuar.

Në vitet 70, shihet përpjekja e parë për të bërë diçka ndryshe. Padyshim qëlëvizja pati jehonë. Në fakt, nuk është se në këtë moment u shfaq diçka që i përkisteavantgardës në konceptin e kundërshtisë apo të përplasjes direkte me sistemin, porsë paku u shfaq diçka që ecte në një drejtim paksa të ndryshëm me atë të skemës sëhekurt. Ato forma të ndryshme që u shfaqën, mbartnin së paku një përmasë sinqeritetidhe ndoshta për herë të parë, në ajër qarkulloi i deja se një lloj revolucioni në art ekulturë do ta kryente më mirë revolucionin, qoftë edhe atë socialist. Por këtë herë,forma endemike e kitchit në pushtet, nuk u përpoq aspak të mvishte tiparet e këtijarti të ndryshëm , dhe për pasojë ky iluzion jo vetëm e pa shumë shpejt fundin e tij,por e pati atë me shumë dhimbje. Sidoqoftë, ky moment do të ish i rëndësishëm përmë vonë, sepse arriti ta hedhë idenë se arti dhe kultura mund ta kundërshtojnë emadje ta ndryshojnë sistemin. Kjo nuk do të thotë se veprimi artistik i atyre vitevemund të përbënte një bazë të vërtetë për një avantgardë të mundshme, por së paku,me dëshirë të mirë, mund të themi se arriti të krijojë një psikozë të re dhe ç është mëe rëndësishmja, të hapë një shteg për mundësinë e eksperimentit me formën,pavarësisht se veprat e krijuara në ato vite ishin tepër të papërcaktuara në vetvete.

Pas kësaj gjithçka që mund të kish lidhje me të ndryshmen ra në një letargjitë thellë. Pasi kish shkatërruar me sukses artet figurative, muzikën, arkitekturën eletërsinë duke zhdukur dhe eliminuar integritetin e individit, kitchi hyri thellë edhenë strukturën e folklorit, në fillim duke iu përshtatur atij e më pas duke e ndryshuaratë me futjen e standarteve të veta. Mungesa e një avantgarde të vërtetë në artinshqiptar deri në këtë periudhë pra, është kaq evidente sa do të vinte në pikëpyetjeedhe vetë egzistencën e kitchit si e kundërta e saj.

Vitet 90 dhe shembja e sistemit komunist ndërkombëtar, padyshim që sollënndryshime në të gjitha strukturat sociale, përfshirë edhe atë të kulutrës e artit. Periudhaqë pasoi menjëherë pas lirisë, ish periudha më konfuze e kaotike për Shqipërinë egjysmës së dytë të shekullit. Bumi i shpërthimit të pasioneve dhe kriza kombëtare eidentitetit përfshiu edhe kulturën e artin. Çdokush u përpoq të përfitonte nga liriadhe të nxirrte nga vetvetja atë çka nuk kish mundur ta nxjerrë për një kohë kaq tëgjatë. Fenomenet që u shfaqën pra, ishin të një game të gjerë gjithsesi. Më në fundkish ardhur koha që termi avantgardë të përdorej lirisht. Por në kontekstin e gjerë tëartit e kulturës, u shfaqën një sërë problemesh, keqkuptimesh e tiparesh të reja. Njëpjesë e mirë e artistëve me heqjen e menjëhershme të censurës, panë se ajo çkakishin për të nxjerrë nga vetvetja, për një arsye apo për një tjetër, kish vdekur atyprej kohësh dhe se ajo çka ata vërtet dinin të bënin ish pikërisht ajo çka kishin bërëderi atëherë, fakt ky me të cilin ata nuk mund kurrsesi të pajtoheshin. Kjo u bëshkak për një sërë keqkuptimesh. Domosdoshmëria e shpërthimit, përveçse me for-mat e reja në strukturën e artit vizual, u shoqërua me një mohim absolut, jo vetëmtë asaj çka kish ndodhur nën emrin e Realizmit Socialist si fenomen, por edhe sihistori. Për të dyja këto arsye, pjesa më e madhe e artistëve të përfshirë direkt në këtë

Art

Page 174: perpjekja_09

Përpjekja 174

kategori , në rastin më të mirë u tërhoqën nga skena. Kjo ndodhi veçanërisht meata që pavarësisht nga pozicioni që kishin patur në hierarkinë e sistemit, apo ngashkalla e nënshtrimit ndaj skemës, kishin ruajtur sinqeritetin njerëzor nëpersonalitetin e tyre. Pjesa tjetër, që nuk kish punë me sinqeritetin dhe që përjetimine kitchit në pushtet e kishin bërë pjesë të fizikut të tyre, u futën në një lloj letargjieaktive, të prirë nga intuita që u thosthe se kitchi nuk vdes.

Pjesa tjetër e artistëve, ku përziheshin grupet e artistëve të rinj e ata që përjetuandhimbshëm vitet 70, u hodhën rrëmbimthi mes afsheve të shpërthimit. Ky ish njëfenomen normal dhe për më tepër i pashmangshëm. Me përdorimin e emritavantgardë , u hapën ekspozita pikture që me të vërtetë sillnin një sërë formash të

reja për skenën e artit shqiptar. Nuk mund të vihet në diskutim rëndësia e këtyreformave të reja të shprehjes, sado të konsumuara prej kohësh të ishin ato si nëPerëndim e në Lindje, në lidhje sidomos me shfryrjen e dufit kundër censurës.Megjithatë, nuk jam shumë i bindur se deri në ç pikë ato mund të përbënin njëavantgardë në dimensionin bashkëkohor, internacional të artit, përjashto atë shqiptar.Ndoshta për arsye se qëllimi i tyre ish të kundërshtonin të kaluarën, të afërt apo tëlargët kjo nuk ka rëndësi, shprehjet e ndryshme patën një karakter të veçantë qëmundet, por edhe jo të vendoset në termat e avantgardës, sidomos përsa i përketraportit me kontekstin e sipërpërmendur. U bë shumë pikturë abstrakte, apo e lirë,që nga njëra anë shtyhej nga tendenca për të bërë atë që ishte ndaluar për vite të tëradhe nga ana tjetër, për të realizuar një lloj ikjeje nga realiteti i shkuar e i tashëmshqiptar. Ky aspekt, sidoqoftë mund të konsiderohet pozitiv, sepse pavarësisht se tëkonsumuara, format e reja, në kërkesën për të bërë diçka të paparë apo të reinkurajuan sensin e eksperimentit.

Në vitet që pasuan, të karakterizuara nga një ndryshim rrokambolesk e tepëri shpejtë i ngjarjeve, gjërat fillan të ripozicionohen. Një pjesë e artistëve që meintuitë kuptuan qëllimin e avantgardës si gjenerator i kulturës në kushtet statike especifike, vazhduan më tutje me eksperimentin, duke sjellë forma të reja shprehjeje,vendosmërisht antikonformiste në sensin e përgjithshëm të fjalës. Pjesa tjetër e tyre,që e pandehën veten për avantgardë, por që në thelb nuk kishin asgjë të re për tëthënë, u konformuan me statizmin dhe menjëherë u hodhën në një pozicion, i ciliish tepër i ngjashëm me atë që pamë më herët.

As që mund të mendohet sidoqoftë, që kitchi ish eliminuar si fenomen apo sëpaku të ishin rralluar shfaqjet e tij. Vitet e para pas ndryshimit u karakterizuan nganjë kaos e konfuzion i pashoq. Heqja e kufizimeve, një nocion kryekëput i keqkuptuar,solli një rrënim ekologjiko-kulturor jo vetëm të ekonomisë, por të çdo sfere tësuperstrukturës, së bashku me një çrregullim jashtëzakonisht kaotik, demografik tëqyteteve kryesore. Ikonografia e re e asaj që ndodhte jashtë kontrollit të aparatit apoe nxitur prej tij, u bënë kioskat dhe plehrat, shenja e fenomenit të konsumizmitprimitiv e të papërgjegjshëm, të cilat i zunë vendin pushkës dhe bunkerëve.Megjithatë, për herë të parë në këtë rast mund të bëhet fjalë për shfrytëzimin e njëtradite në strukturë, pavarësisht se në sensin negativ. E vetmja traditë e pastër, e cilamund të shfrytëzohej, ish forma e egzistencës së kitchit, kitchi në pushtet. Kështu,

Art

Page 175: perpjekja_09

Përpjekja 175

ajo kategori artistësh që për arsyet e sipërpërmendura u konformua në çast mestatizmin dhe u hodhën në pozicionin e ri, apo të vjetër, në lidhje me pushtetin, iofruan menjëherë sistemit ndihmesën e tyre për sferën e artit e të kulturës . Ngaana e tij, sistemi kaotik që pasoi në Shqipërinë postkomuniste, nuk është se iinteresonte shumë arti i tyre, apo arti e kultura në përgjithësi, por ajo çka nuk ileverdiste ish promovimi i diçkaje që nuk e kuptonte, që e bënte kështu të ndjehej ipasigurtë në moskontrollin e saj. Për këtë arsye, mjaft që qëndrimi të ish politikishtkorrekt dhe gjithçka ish në rregull. Dhe situata që pasoi ish e njejtë me precedentene saj. Karta nacionaliste doli prapë në qarkullim dhe bashkë me të edhe identiteti injohur i armikut të Shqipërisë si dhe praktika famëkeqe e biografive. Padyshim qëpërveç formave të huajtura nga tradita, përfaqsuesit e rinj të kitchit, kishin nevojëedhe për figurat e tij që pollën vetëm antivlera. Kjo për shumë arsye, por sidomospër arsye se forma e re kitchit në pushtet, duke mos pasur asgjë të përbashkët mekitchin industrial, në asnjë moment nuk qe në gjendje të prodhojë vlera, qofshinkëto edhe vlera kitch.

Po ashtu, kitchi i ri nuk qe në gjendje as të shfrytëzonte folklorin, së paku përt i shpëtuar fytyrën nacionalizmit. Nëse kitchi i mëparshëm ideologjik iu përshtatfolklorit për ta përdorur atë, i riu as që e mori atë mundim, por pushtoi massmedianduke na shitur shiki-shiki javën për folklor të persekutuar shqiptar.

Por ç ndodhi me avantgardën në Shqipëri? A egzistoi dhe egziston ajo vërtet,apo është veç një hije e zhehtë e saj dhe a duhet të egzistojë ajo sot kur koncepti iavantgardës po i kalon historisë dhe sfidat e artit e të kulturës në botë kanë shkuarshumë më larg? A ka ende ndonjë grup artistësh që përpiqet të gjejë një shteg përgjatëtë cilit kultura të mbahet në lëvizje, të mospajtohet e madje ta kundërshtojë atmosferënegzistuese mbytëse për çdo mendim alternativ?

Padyshim që ka. Pa lënë mënjanë ata artistë të formuar, që pas shpërthimitikës e formalist të fillimit të 90 po rikthehen në një reflektim më të thellë mbi artine tyre dhe rolin e tij, pjesa më e mirë e këtij grupi përbëhet nga artistë të rinj, ndoftaende studentë të Arteve të Bukura. Duke qenë njerëz të rritur në liri, duke fituardimensionin internacional të homologëve të tyre në botë dhe duke patur guximinpër të eksperimentuar, ata përbëjnë një bazë potenciale të një avantgarde të mundshme,antikonformiste e të padorëzueshme. Ajo çka jep shpresë është se shkalla endërgjegjsimit të tyre është në rritje.

Përsa i përket pyetjes së dytë, Shqipëria ende e ka të nevojshëm një karakteravantgardesk të zhvillimit, megjithë kalimin e këtij koncepti në histori, i cili dukemarrë parasysh zhvillimet kaleidoskopike në Shqipëri, them se do ta gjejë me lehtësivendin në kontekstin e gjerë Europjan.

Por nga ana tjetër, si i bëhet për të dalë nga kjo krizë, çfarë duhet bërëkonkretisht për ta përballur kitchin, si i bëhet që në sytë e botës të mos mbetemiekzotikë, a e kemi apo jo të drejtën të quhemi postmodernë?

Nuk marr përsipër që me kaq pak t u jap përgjigje pyetjeve të tilla, megjithatëdiçka mund ta them. Pikë së pari, në kushtet specifike ku debati artistik është pothuaj

Art

Page 176: perpjekja_09

Përpjekja 176

inegzistent dhe gjithçka zhvillohet në termat e mbijetesës, si artistë dhe si qytetarë,artistët shqiptarë nuk duhet të heshtin më kur kitchi i shkel me këmbë, kur shiki-shiki java piktoriale e Shqipërisë shitet për vlerë të vërtetë, apo kur figura tëdegjeneruara shoqërisht e për më tepër profesionalisht paraqiten si mbartëse të vleravetë kombit në massmedian e politizuar.

Së dyti, se çfarë duhet bërë që të mos mbetemi thjesht në reflektiminhistorikisht me vonesë të asaj çka ndodh në botë, kjo është tepër personale e unës mund të jap receta, por së paku dy gjëra më duket se na takojnë të gjithëve: e paraqëndrimi krejtësisht i hapur e i sinqertë; e dyta, shfrytëzimi i potencialeve unikëkulturorë që territori ynë ofron. Është pikërisht kjo e dyta, mendoj unë, që na shpëtonjo vetëm nga majmunizmi dhe kitchi, por edhe nga ekzotizmi.

Dhe së treti, unë nuk e di se sa të drejtë kemi ne të jemi postmodernë, porjanë pikërisht këta potencialë kulturorë dhe shfrytëzimi i tyre që na jep të drejtën tëegzistojmë si të barabartë në kontekstin postmodern të botës së 2000-shit që tashmëi ka ngritur sfida të tjera kulturës e artit.

Por ajo çka mua më duket më e rëndësishme është domosdoshmëria e pranimitdhe mbështetjes së këtij fenomeni dhe atyre që guxojnë të aventurohen në format eepokës sonë që siç e ka përkufizuar Kim Levin është : e lirë nga stili dhe me stil tëlirë. Lojëplotë e plot dyshim, ajo nuk mohon asgjë. Tolerante ndaj ambiguitetit,kompleksitetit, inkoherencës, ajo është gjithpërfshirëse. Ajo përngjas jetën, pranontë komplikuarën dhe të papunuarën dhe merr një qëndrim dashës. E strukturuar ngakoha më shumë se nga forma, e lidhur me kontekstin më shumë se me stilin, ajopërdor kujtesën, kërkimin, rrëfimin, fiksionin - me ironi, përqeshje dhe mosbesim.Krejt subjektive dhe intime, ajo zhbën kufirin mes botës dhe unit. Ajo ka të bëjë meidentitetin dhe veprimin...

Art

Page 177: perpjekja_09

Përpjekja 177

HISTORIA E FILOZOFISË EVROPIANENGA RILINDJA E KËTEJ(Vijon nga numuri i kaluar)

Alfred VeberDenis Huisman

LAJBNICI

Jeta e Lajbnicit është krejt e kundërt me atë të Spinozës. Lindur në Lajpcigmë 1 korrik 1646, Gottfried Lajbnici, nxënës i devotshëm, kryesisht autodidakt,hyri në Universitet më 1661. Atje mori bakauleratin me një tezë mbi principin eindividimit (principe d individuation). Tre vjet më vonë bëhet doktor në drejtësidhe e lë për gjithmonë qytetin e lindjes. Gjatë viteve 1660 - 1672, i nxitur ngabaroni i Boineburgut, i hyn politikës duke shërbyer në oborrin e Mayence. Gjatëviteve 1672 - 1676 qëndron në Paris ku zbulon kalkulimin infinitezimal.Më 1676deri më 1679 hyn në shërbim të shtëpisë së Hanovrit nën tre princat Jean Frederic,Ernest- Auguste (1679 - 1699), George - Louis (1698 - 1716). Ky i fundit më(1714) ngjitet në fronin e Anglisë duke marrë emrin Georgi i parë.

Jurist, inxhinier në minierat e Harzit, teolog i ngarkuar me bashkimin eKishave, dipllomat, historian, etj., Lajbnici shpalos në shërbimet e tij një aktivitettë palodhshëm. Ëndërron për një Enciklopedi, përshkon Evropën në të gjithadrejtimet; shikon gjithçka, shkruan kudo, ka më shumë se gjashtëqind letërkëmbenjës.Vdes më 14 nëntor 1716 dhe varroset si qen.

Shkrimet e tij kryesore filozofike janë: Meditationes de cognitione veritateet ideis (1684); Discour de la metaphysique (1685); Lettre sur la question sil essence du corp dans l etendue (Letër mbi çështjen nëse esenca e trupit konsistonnë shtrirjen) (botuar në Journal des savant 1961) Nouveaux essais surl entendement humain (Ese të reja mbi inteligjencën njerëzore) (Në përgjigje tëEse të Lokut; Essai de Téodicée sur la bonté de Dieu, la liberté de l homme etl origine du mal (Ese teodiceje mbi mirësinë e Zotit, lirinë e njeriut dhe origjinën esë keqes) që ia dedikoi mbretëreshës Sophie - Charlotte të Prisisë; Monadologjia(1714); Principes de la nature et de la grace fondé en raison (1714) (Principe mbi

Kulturë filozofike

Page 178: perpjekja_09

Përpjekja 178

natyrën dhe hirin, të bazuar mbi arësyen) dhe, më në fund, Korespondenca e tij1.Dualizmit kartezian: substancë e shtrirë, e pavetëdijshme - substancë e

pashtrirë, e vetëdijshme, Lajbnici i kundërve teorinë e tij të monadave - substancatë pashtrira pak a shumë të vetëdijshme - idenë dhe emrin e të cilave duket se e kahuazuar nga traktati i Bruons De Monde dhe De triplici minimo (1591).

Si në rendin fizik ashtu dhe në rendin moral ka një seri fenomenesh që nukpërfaqësojnë ekskluzivisht as mendim të pastër dhe as shtrirje. Nëqoftëse mendja(espri) është mendim i vetëdijshëm dhe asgjë tjetër, atëhere si t i shpjegojmë atomijëra perceptime të vogla2 që i shpëtojnë çdo analize, ato ndjenja të vagullta dhekonfuze që nuk do të mund të formuloheshin? Si do të shpjegonim gjithçka qëndodh në shpirt e që i shpëton, megjthatë, vetëdijes? Shpirti ka gjendje të tilla ku ainuk percepton asgjë shkoqurazi siç ndodh, p.sh., kur na bije të fikët ose kur dergjemitë dërrmuar në gjumë të thellë, pa asnjë ëndërr. Në gjendje të tilla shpirti ose nukekziston ose ekziston, por në një gjendje që i shëmbëllen jetës së trupit dmth. pavetëdije për veteveten. Pra tek shpirti ka edhe një diçka tjetër përveç mendimit tëvetëdijshëm: një jetë të pavetëdijshme që formon urën lidhëse ndërmjet atij dhebotës fizike3.

Nga ana tjetër çfarë janë tërheqja, shtytja, nxehtësia, drita po qe se materiaështë një shtrirje inerte dhe vetëm kaq? Këto fakte kartezianizmi nuk mundet as t imohojë as t i shpjegojë. Për të qenë konsekuent ai, nga njëra anë, detyrohet tëmohojë vendosmërisht rendin dhe jetën në botën e trupave, kurse, nga ana tjetër, tëmohojë praninë në shpirt të të gjithë atyre lloj ideve ndijimeve, vullneteve që ishpëtojnë momentalisht vetëdijes dhe vëmendjes për t u rishfaqur, pastaj, mengacmimin e parë të jashtëm apo të brendshëm. Kartezianizmit i duhet të afirmojëpa skrupolozitet se nuk ka asgjë në botën materiale që të mos jetë shtrirje dhe asgjënë botën shpirtërore që të mos jetë e vetëdijshme. Por kjo do të ishte mohim i asajqë është evidente dhe mbështetje e absurdes. Shtrirja, ashtu sikurse e konceptojnëatë kartezianët, nuk do të mund t i shpjegonte, e vetme, fenomenet ndijimore. Ajoështë sinonim i gjendjes pasive, i inercisë, i vdekjes ndërkohë që gjithçka në natyrëështë veprim, lëvizje dhe jetë. Nëqoftëse nuk pretendojmë ta shpjegojmë jetënnëpërmjet vdekjes dhe qënien nëpërmjet jo-qënies na duhet të pranojmëdomosdoshmërisht se trupi në esencën e tij është tjetër gjë nga shtrirja.

Dhe, në fakt, kjo shtrirje, të cilën e bëjnë atributin esencial të materies, a nukkërkon një sfroco (effort), një forcë shtrirëse, një fuqi njëherësh rezistence dheekspansioni? Materia është rezistencë dhe ai që thotë rezistencë ka thënë aktivitet.Prapa një gjendjeje (shtrirja) qëndron një akt që e përfton atë pareshtur, që e rinovon

Kulturë filozofike

1 Botimi i madh i ndërmarrë nën përkujdesin e Akademisë së shkencave të Berlinit do të ndahet nëdy grupe: Korespondenca dhe Tekstet; këto grupe do të formojnë në total shtatë seri: korespondencëqë ka të bëjë me 1) politikën e përgjithshme dhe historinë, 2) filozofinë, 3) Matematikat, shkencat,teknikat; dhe tekste që kanë të bëjnë 4) me politikën, 5) historinë, 6) filozofinë, 7) matematikën,shkencën, teknikën.2 Ese e re, Parathënie.3 Ibid.

Page 179: perpjekja_09

Përpjekja 179

(shtrirësi). Nëse një aksh trup lëviz më me vështirësi sesa një tjetër me shtrirje mëtë vogël kjo ndodh ngase trupi më i madh ka një forcë më të madhe rezistence. Ajoqë duket si inerci, pafuqi, në realitet përbën faktin e një jete më intensive, faktin enjë sfrocimi më të madh. Esenca e trupësisë, pra, nuk është shtrirja, por forca shtrirëse,forca aktive4. Fizika karteziane, duke mos njohur gjë tjetër përveç masave inertedhe trupave të vdekur, konfondohet me mekanikën dhe gjeometrinë. Por natyra nukmund të shpjegohet veçse nëpërmjet një nocioni metafizik, superior ndaj çdo nocionithjesht matematik dhe mekanik, madje vetë principet e mekanikës, dmth. ligjet epara të lëvizjes, kanë një origjinë më sublime sesa ato që mund të na servirëmatematika e pastër 5. Ky nocion superior është FORCA. Është bash forca e rezistencësajo që përbën materien. Përsa i përket shtrirjes mund të themi se ajo nuk është tjetërgjë përveçse një abstraksion; ajo supozon diçka që shtrihet, që përsëritet (se répete),që vazhdohet (se continue). Shtrirja është pikërisht difuzioni i kësaj diçkaje.Qumështi p.sh. është një shtrirje ose difuzion i bardhësisë, diamanti një shtrirje osedifuzion i fortësisë; trupi në përgjithësi është shtrirje e materialitetit. Këndej duket,pra, se tek trupi ka diçka që i paraprin shtrirjes6 (forca shtrirëse). Metafizika evërtetë nuk i njeh aspak ato masa të kota, të padobishme të zhytura në paveprim,për të cilat flasin kartezianët. Kudo ka veprim. Nuk ka trupa pa lëvizje, nuk kasubstancë pa forcë (effort).7

Forca nuk ndjehet veçse në efektet e saj. Ajo në vetvete është e pandjeshmedhe imateriale. Pra ajo është esenca e materies dmth. materia në thelb është prej njëesence imateriale. Ky paradoks, që e gjejmë edhe tek Bruno dhe Plotini, suprimonnë princip dualizmin e botës fizike dhe të botës materiale. Duke qenë esencë e asajqë është shtrirje, forca vetë nuk është shtrirje. Ajo pra është e pandashme dhe ethjeshtë; për më tepër është origjinare; pasi vetëm gjërat e përbëra janë të derivuaradhe të përftuara; dhe, më së fundi, ajo është e pashkatërrueshme, përderisa, dukeqenë e thjeshtë nuk do të mund të dekompozohej. Vetëm një mrekulli do të mund taasgjësonte.

Deri këtu Lajbnici flet për forcën ashtu siç flet Spinoza për substancën dheduket sikur midis tij dhe pararendësit të vet nuk ka veçse një diferencë fjalësh. Porja ku shfaqet divergimi: Substanca e Spinozës është infinite dhe unike; forca eLajbnicit s është as e këtillë as e atillë. Nëse nuk do të kishte veçse një substancëunike të të gjitha gjërave, kjo substancë unike/e vetme do të ishte gjithashtu edheforca unike; por ama ajo do të vepronte nëpërmjet vetvetes dhe gjithë çka nuk do tëishte ajo do të qe inerte, e pafuqishme, pasive ose më mirë të themi nuk do tëekzistonte. Mirëpo, në realitet, ndodh e kundërta. Ne i shohim mendjet të lëvizinnëpërmjet vetvetes, me vetëdijen e përgjegjësisë individuale; ne shohim gjithashtuqë çdo trup i reziston të tjerëve dhe përbën, si rrjedhojë, një forcë më vete. Mund të

Kulturë filozofike

4 Letre sur la question de savoir si l essence du corps consiste dans l étendue.5 Ibid.6 Examen des principes de Malebranche.7 Eclaircissement du nouveau système de la communion des substances.

Page 180: perpjekja_09

Përpjekja 180

thuhej, në favor të spinozizmit që forcat inherente në gjërat janë pjesëza të forcësunike. Por kjo nuk mund të ndodhë përderisa forca është esencialisht e pandashme.Monizmi i Spinozës që kalon fshirësen mbi diversitetin e pafund të forcaveindividuale është një përmbysje e natyrës së gjërave, një doktrinë e llojit më tëkeq8. Atje ku ka veprim, ka forcë aktive, më vete; ka pra po aq forca të thjeshta, tëpandashme dhe primitive sa ç ka dhe gjëra.

Këto forca primitive ose monada mund të krahasohen me pika fizike dhe mepika matematike; por ato dallohen nga të parat sepse nuk kanë shtrirje, kurse nga tëdytat sepse janë realitete objektive. Lajbnici i quan pika metafizike ose substancë9

(njëherësh ekzakte si pika matematike dhe reale si pika fizike) pika formale, atomeformale, forma substanciale, për të treguar që sejcila përbën një individ të pavarurnga monadat e tjera dhe që nuk varet veçse nga vetvetja.

Ajo çka ndodh tek monada nuk procedon veçse nga ajo vetë; asnjë ngamodifikimet e saj të brendshme nuk është efekt i një veprimi të huaj. Duke pasurdhuntinë e një aktiviteti spontan, e një origjinaliteti që përjashton çdo ndikim tëjashtëm, ajo dallohet nga të gjitha monadat e tjera dhe dallohet përjetësisht. Ajonuk mund të konfondohet me çfarëdo gjë tjetër qoftë; ajo s mund të jetë veçsevetvetja përjetësisht, (principium distincionis). Ajo nuk ka dritare nëpërmjet të cilavediçka të mund të hyjë e të dalë tek ajo. Ajo është si një botë më vete, që i mjaftonvetvetes, e pavarur nga çdo krijesë tjetër; një botë që përfshin infinitin dhe shprehuniversin. Prej nga del se në botë nuk ka dy qënie të ngjashme në mënyrë të përsosur.

Por ja ku mbërrijmë në një objeksion të rëndë: nëqoftëse çdo monadë përbënnjë botë më vete, nëse asnjëra syresh nuk ka dritare nëpërmjet së cilës të mund tëpësojë dhe ushtrojë një ndikim çfarëdo, nëse nuk ekziston as hija e veprimit tëndërsjelltë midis gjërave, atëhere ç bëhet universi dhe uniteti i tij? Spinoza për këtëunitet sakrifikoi realitetin e individëve; mos vallë Lajbnici bije në ekstremin tjetër?A nuk na del, sipas këtyre premisave, se ka po aq universe sa dhe atome? Këtëpengesë ku përplaset domosdoshmërisht çdo atomizëm, ai më shumë e shmangsesa e kapërcen duke e zgjidhur. Universin monolit të Spinozës ai e ka thyer, copëzuar,thërmuar. Ku do ta marrë çimenton për t i bashkuar këto fragmente pambarimishttë vogla për të rindërtuar kësisoj en kaipan - in?

Këtë princip sintetik ai e gjen tek analogjia dhe harmonia e paracaktuar emonadave. Ndonëse çdo monadë ndryshon nga gjithë të tjerat, midis tyre ekziston,megjithatë, një analogji; ato, si të thuash, i përkasin të njëjtës familje. Të gjitha ishëmbëllejnë njëra tjetrës sepse që të gjitha kanë dhuntinë e perceptimit dhe tëtendencës ose të appetition. Si ato që janë në nivelin më të poshtëm të shkallësuniversale, ashtu dhe ato më të lartat dhe më perfektet janë forca, energji, shpirtra.Nuk ekzistojnë veçse shpirtra dhe ajo që ne e quajmë shtrirje, trup, materie nukështë tjetër veçse perceptim konfuz, fenomen, manifestim shqisor i forcës (effort),dmth. i materiales. Kësisoj skartohet përgjithmonë ai dualizëm i marrë dhe i

Kulturë filozofike

8 De ipsa natura, sive de vi insita actioniiibusque creaturarum.9 Nouveau systeme de la nature.

Page 181: perpjekja_09

Përpjekja 181

denatyruar. Këtu bashkohet gjithë çka është e mirë në hipotezat e Epikurit dhe tëPlatonit, në ato të materialistëve më të mëdhenjë dhe të idealistëve më të mëdhenj.Materia është një raport, por një raport ekskludimi që nuk shpreh asnjë mënyrë tëqënuri (manière d etre) pozitive të monadës, siç e thotë shumë mirë shprehja nega-tive e të padepërtueshmes (comme le dit tres bien l expresin negtive d impenetrable);përkundrazi perceptimi dhe apeticioni janë atribute pozitive, mënyra të qënuripermanente dhe jo vetëm të monadave superiore, por të të gjithave pa përjashtim.Lajbnici insiston me forcë mbi universalitetin e perceptimit dhe atij që bën vërejtjense qëniet inferiore ndaj njeriut nuk mendojnë ai u përgjigjet se ka një pafundësishkallësh perceptimi dhe se nuk është e domosdoshme që ky perceptim të jetë njësencacion . Parapëlqimi i tij për këtë paradoks është më i madh nga ngulmimi ikartezianëve për të mohuar çdo analogji ndërmjet mendimit njerëzor dhe fenomenetintelektuale tek kafshët. Percepsionet e qënieve inferiore janë pafundësisht të vogla,të errëta, të pavetëdijshme; ato të njeriut janë të qarta, të vetëdijshme, të tilla qëmund t i bëjnë vend refleksionit: ja diferenca ndërmjet shpirtit dhe esprisë (entrel ame et l esprit) ndërmjet perceptimit dhe aperceptimit.

Është e vërtetë se perceptimet e monadës nuk shkojnë përtej asaj vetë. Dukemos patur aspak dritare nëpërmjet së cilës diçka të mund të hyjë dhe të dalë atjeajo nuk mundet veçse ta perceptojë vetveten. Edhe vetë, që ne jemi monada superiore,nuk perceptojmë tjetër gjë përveç qënies sonë, dhe nuk njohim direkt veçse atë.Bota, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është krejt e paarritshme për ne dhe ajo që nee quajmë botë nuk është tjetër veçse projektimi spontan i asaj që ndodh brendanesh. Nëqoftëse, megjithatë, ne njohim se çfarë ndodh jashta nesh, nëse ne kemi njëperceptim (indirekt) të botës së jashtëme, kjo ndodh pasi ne jemi, ashtu sikurse tëgjitha monadat, përfaqësonjës të universit, e, për rrjedhojë, ajo çka ndodh tek neështë riprodhim i mbështjellë (enveloppée) i asaj që ndodh në mikrokozmos.Duke qenë se monada nuk percepton direkt veçse vetveten dhe përmbajtjen e vetrrjedh se perceptimi që do të ketë ajo për universin do të jetë aq më i plotë sa mëshumë të jetë ajo vetë imazh adekuat i këtij. Sa më mirë ta paraqesë universin njëmonadë aq më mirë e përfaqëson atë në vetveten e saj (mieux une monade représentel univers, mieu aussi elle se la represente). Nëse shpirti njerëzor ka për botën njëide të qartë dhe të shkoqur kjo ndodh për shkak se ai është një ide (idea) më ekzaktedhe më besnike e universit nga ç është shpirti i kafshës dhe shpirti i bimës.

Të gjitha monadat paraqesin dhe perceptojnë, ose, me një fjalë e riprodhojnëuniversin, por sejcila në shkallë të ndryshme dhe sejcila sipas mënyrës së vet. mefjalë të tjera në perfeksionin e monadave ka shkallëzim. Në hierarkinë e formuarkësisoj ato më të përsosurat mbretërojnë kuse ato më pak të përsosurat binden.Sipas kësaj duhet të bëjmë dallimin ndërmjet individëve fizikë - ashtu si duken -dhe individëve metafizikë ose monadave që i përbëjnë ata dhe që janë baza e kësajdukjeje (aparence). Kësisoj, metafizikisht, një bimë, një kafshë, nuk është një individ,por një agregat monadash ndër të cilat njëra mbretëron dhe të tjerat i binden. Monadambretëreshë është ajo që ne e quajmë shpirti i bimës, i kafshës apo i njeriut; monadatshërbëtore, që grupohen përreth saj, formojnë ato që ne i quajmë trup. Çdo trup igjallë - thotë shprehimisht Lajbnici - ka një entelekia dominante - që, tek kafsha,

Kulturë filozofike

Page 182: perpjekja_09

Përpjekja 182

është shpirti. Kurse gjymtyrët e këtij trupi të gjallë janë plot me gjallesa të tjera,bimë, kafshë, secila prej të cilave ka edhe ajo entelekian e saj ose shpirtin e sajdominues. Çdo monadë - thotë përsëri ai - është një pasqyrë e universit sipaspikëpamjes së saj dhe ndodhet e shoqëruar nga një shumësi monadash të tjera qëpërbëjnë trupin e saj organik monada dominante e të cilit është ajo vetë.

Megjithatë, për arësye të autonomisë së monadave, ky dominim i monadësmbretëreshë nuk është veçse ideal; ai s përbën një veprim real të pësuar nga monadatshërbëtore. Nga ana e vet, bindja e monadave shërbëtore është krejt spontane. Atonuk i nënshtrohen monadës dominante për shkak se kjo i dominon, por ngaqë idetyron vetë natyra e tyre. Në formimin e organizmit monadat inferiore grupohenspontanisht rreth monadave më të përsosura, të cilat, nga ana e tye, grupohenspontanisht rreth monadës mbretëreshë. Ky formim do të mund të krahasohej mendërtimin e një tempulli kollonat e të cilt do të vinin vetë, me plot dëshirë tëvendoseshin në vendin e duhur me kapitolin lart dhe bazën poshtë. Trupat inorganikëjanë gjithashtu agregatë monadash, por pa monadë dominante. Këta trupa nuk janëpa jetë; pasi sejcila nga monadat që i përbën është njëkohësisht shpirt dhe trup; porato duken të pajeta ngase monadat e tyre përbërëse, të barabarta mes njëra-tjetrës,nuk i binden një monade drejtonjëse dhe qëndrojnë/mbahen në një farë ekuilibri.

Sipas këtyre premisave pritet që te Lajbnici ta shohim zgjidhjen e problemittë veprimit të ndërsjelltë mes trupit dhe shpirtit në mënyrën më të lehtë. Mendimidhe shtrirja nuk janë substanca që shtyjnë dhe ekskludojnë njëra tjetrën përderisamonada nuk është hapësinore në vetvete dhe përderisa shtrirja nuk është veçse njëaparencë që vjen nga shumësia e monadave. Pra duket se asgjë nuk është më enatyrëshme se sa të pranosh një lidhje ndërmjet fakteve intelektuale dhe faktevefiziologjike. Megjithatë, në fakt, asgjë nuk kemi arritur dhe metafizika e Lajbnicitështë po aq e pafuqishme sa edhe kartezianizmi përsa i përket këtij problemi kapital.Lidhja për të cilën sapo folëm do të ishte krejt e natyrshme nëse individi njerëzor dotë ishte një monadë e vetme esenca imateriale e së cilës të ishte shpirti dhe manifestimishqisor (sensible) trupi. Nëqoftëse me trup do të kuptohej elementi material inher-ent në monadën mbretëreshë (duhet të kuptojmë se çdo monadë, për rrjedhojë edhemonada mbretëreshë, ose shpirti par exellence, është njëherësh shpirt dhe trup)atëhere nuk do të kishte gjë më të ligjshme sesa të flisje për një veprim të ndërsjelltëmidis shpirtit dhe trupit. Mirëpo ne sapo konstatuam se individi nuk është tjetërveçse një monadë e izoluar; ai është një monadë mbretëreshë e rrethuar me monadatë tjera dhe janë këto të fundit, ky grup shpirtrash të nënshtruar, që përbëjnë, përperceptimin, trupin e individit. Mirëpo manadat nuk kanë aspak dritare prandaj,nëse në gjirin e një monade, psh. të dominantes. është i mundshëm raporti ikauzalitetit ndërmjet gjendjeve të saj suksesive, ky raport është krejt i pamundurndërmjet dy monadash të ndara.

Pra edhe tek Lajbnici nuk mund të bëhet fjalë më shumë se tek Dekarti përnjë veprim real dhe direkt të monadës mbretëreshë mbi monadat e nënshtruara, asdhe të trupit mbi shpirtin. Ky veprim nuk është veçse aparent përderisa trupi nukështë një realitet si espria (mendja).

Kulturë filozofike

Page 183: perpjekja_09

Përpjekja 183

Ne kemi ndjesinë se shpirti pëson ndikimin e trupit dhe se pjesët e trupit,nga ana e tyre, lëvizin sikur të ishin të përcaktuara në lëvizjen e tyre nga dëshirat eshpirtit. Në fakt as nga njëra anë as nga tjetra nuk ka ndërhyrje të huaj. Asgjë eshpirtit, asnjë nga dëshirat e tij, nuk do të mund të depërtonte në monadat qëpërbëjnë trupin; nuk do të kishim as edhe lëvizje të krahut nga një akt vullneti.Asgjë nga çfarë është në trup nuk do të mund të depërtonte në monadënmbretëreshë; pra s kemi aspak impresione të ardhura në shpirt nëpërmjet rrugës sësenseve; por vetëm lindje të vetvetishme (inneite) të ideve tona. Nëse trupi dheshpirti duket sikur veprojnë njëri mbi tjetrin, nëse njëri lëviz kur do tjetri, nëse njëripercepton kur tjetri merr një impresion fizik, kjo bëhet për arësye të një harmonie tëparavendosur në sajë të së cilës monadat përbërëse të organizmit dhe monadambretëreshë akordohen domosdoshmërisht ashtu siç ecin në akord të pandryshueshëmdy sahatë të sinkronizuar në mënyrë të përsosur.

Kulturë filozofike

Page 184: perpjekja_09

Përpjekja 184

Page 185: perpjekja_09

This document was created with Win2PDF available at http://www.win2pdf.com.The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.