147
1 Përpjekja Kritikë letrare 80 Mbi stilin nga Umberto Eco 91 Ploja e Mbrame si shembull i evoluimit të zhanrit dramatik në letërsinë shqiptare nga Eldon Gjikaj 99 Logjika dhe gjuha e teksteve tona universitare nga Dr.Hysen Matoshi Ndërgjegje historike 102 Jetë paralele?Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin nga Enis Sulstarova 123 Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës E përtremuajshme kulturore Botim i Qendrës Përpjekja LËNDA Viti XII, nr.24 Tiranë, vjeshtë 2007 nga Artan Puto Editorial 2 Përpjekja e jonë nga Fatos Lubonja 6 Përpjekja e jonë nga Vangjel Koça 8 Don Kishotë apo pionerë nga Tajar Zavalani Ese 11 Blloku (pa nostalgji) nga Fatos Lubonja 32 Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës nga Anna Di Lellio, Stephanie Schwandner-Sievers Letërsi e huaj 55 Mayhew nga William Somerset Maugham 58 Mandata, Në urë nga Heinrich Böll 64 Një përkrahës i rregjimit nga Siegfried Lenz 69 Kujdestari i farit në Aspinwall nga Henryk Sienkiewicz

perpjekja_24

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_24

1Përpjekja

Kritikë letrare 80 Mbi stilin nga Umberto Eco

91 Ploja e Mbrame si shembull i evoluimit të zhanrit dramatik në letërsinë shqiptare nga Eldon Gjikaj

99 Logjika dhe gjuha e teksteve tona universitare nga Dr.Hysen Matoshi

Ndërgjegje historike102 Jetë paralele?Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin nga Enis Sulstarova

123 Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

E përtremuajshme kulturore Botim i Qendrës Përpjekja

LËNDA

Viti XII, nr.24 Tiranë, vjeshtë 2007

nga Artan Puto

Editorial 2 Përpjekja e jonë nga Fatos Lubonja

6 Përpjekja e jonë nga Vangjel Koça

8 Don Kishotë apo pionerë nga Tajar Zavalani

Ese 11 Blloku (pa nostalgji) nga Fatos Lubonja

32 Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës nga Anna Di Lellio, Stephanie Schwandner-Sievers

Letërsi e huaj 55 Mayhew nga William Somerset Maugham

58 Mandata, Në urë nga Heinrich Böll

64 Një përkrahës i rregjimit nga Siegfried Lenz

69 Kujdestari i farit në Aspinwall

nga Henryk Sienkiewicz

Page 2: perpjekja_24

2Përpjekja Përpjekja jonë

PËRPJEKJA JONË

Nga Fatos Lubonja

Njerëzit që mungojnë sot duhen krijuar dhe ata që flenë duhen zgjuar.

Këto fjalë i ka shkruar Vangjel Koça 73 vjet më parë, kur shoqëria shqiptaresapo kishte filluar të formësohej në kuadrin e një shteti të pavarur kombëtar.Shkrimi i tij me titull Përpjekja jonë , që po e botojmë të plotë në këtë numër,është në formën e një përgjigjeje që i jep Koça konstatimit të hidhur të një miku,i cili i ka thënë se përpjekja e tyre intelektuale në jetën shqiptare që po kaloninishte një mundim i kotë , sepse sipas tij - mungon rrethi që ta kuptojë dhe tëvihet nën flamurin e saj.

Për çfarë njerëzish e ka fjalën Vangjel Koça në vitin 1934? E ka fjalën përnjerëz që të kenë heroizmin e një shpirti që përpiqet për një gjë të bukur e tëdrejtë, kundër çdo kovencioni, poshtërsie, egoizme dhe vulgariteti. E ka fjalënpër njerëz prototipin e të cilëve ai e gjen tek Don Kishoti të cilin - ve në dukjeKoça - nuk duhet ta shikojmë si një figurë qesharake, por si një hero të idealit.Koça sjell në ndihmë edhe Miguel de Unamunon duke cituar thënien e tij sehistoria e Don Kishotit është një Ungjill për ata që dëshirojnë shpëtimin nga

konvencionalizmi dhe nga urtësia meskine .Na ka tërhequr vëmendjen edhe një polemikë e Tajar Zavalanit me shkrimin

e Koçës, të cilin po ia sjellim, edhe atë, të plotë lexuesit të Përpjekjes . Nëshkrimin e tij Don Kishotë apo pionierë Zavalani polemizon me interpretiminqë i bën Koça Don Kishotit lidhur me njerëzit që i duhen Shqipërisë. Interpretimii tij na kujton edhe një parathënie të mirënjohur të Fan Nolit, për vëllimin e parë tëlibrit të Servantesit, përkthyer po prej tij, e cila është dhënë si i vetmi çelës i leximittë veprës së shkrimtarit të madh spanjoll në shkollat e mesme të kohës sëkomunizmit. Është një interpretim në frymën deterministe e progresiste tëmaterializmit dialektik e historik. Don Kishoti, sipas këtij interpretimi, shihet si njëfigurë që shikonte prapa, që ëndërronte një botë që s kish të nesërme, si njeriu isë shkuarës, si përfaqësuesi i klasave të rëna nga vakti. Kurse, sipas Zavalanit,ata që lëftojnë kundër orientalizmës këtu në Shqipëri, kundër idarei-masllahatit,

kundër plagëve që s na lënë të vemë përpara, ata shikojnë përpara, kasnecojnënjë botë që do të triumfojë më doemos, janë njerëzit e së ardhmes. Duke diturpikëpamjet komuniste të Zavalanit nuk mund të mos mendosh se ai e ka fjalën

Page 3: perpjekja_24

3Përpjekja

pikërisht për ata të paktë që kishin filluar të përqafonin idetë marksiste nëShqipëri, të cilët, gjithë sipas Zavalanit, nuk verbohen me ëndrat e fantazis sëtyre, nuk dehen me utopira të parealizueshme,( ). Ata janë realistë në kuptimine lartë të fjalës, ata shikojnë më lark se të tjerët, e ndjejnë se ku po na shpierryma historike e palëftuarshme dhe duan të shpejtojnë këtë evolucion, këtë tëecur përpara. Jo Don Kishot, po militant të frymës së ré, kështu do ta quanjaunë typin e Përpjekjes sonë , replikon Zavalani.

Por edhe ai nuk mungon të verë në dukje se në Shqipërinë e asaj kohekëta të paktë lëftohen, përbuzen, shikohen me një buzëqeshje ironike dhequhen njerës që s i përshtaten kohës, ambientit dhe nuk dinë të përfitojnënga rrethanat .

Pa u futur në analizën e kësaj polemike, që meriton një përthellim filozofikjo të lehtë, pasi në thelbin e saj do të gjejmë ballafaqimin e dy filozofive tëndryshme të historisë, do të thonim se një lexim jo ad literam i Don Kishotit,por si metaforë universale, nuk e kundërve njeriun që kërkon Koça me atë qëkërkon Zavalani pasi që të dy janë dy forma të njeriut idealist. Në thelbin e librittë Servantesit, që barabitet me veprat e Shekspirit për nga rëndësia dhe ndikimi,qëndron lufta e reales me idealen në këtë botën tonë dhe në vetë shpirtin enjeriut. Libri ka, prandaj, një plan të dyfishtë, të humorit dhe dhimbjes. Por tëqeshurit me Don Kishotin, - satira më e tmerrshme ndaj ekzaltimit njerëzor eka quajtur Hajne - nuk është i mbarsur me përçmim ndaj personazhit, ai nuk nabën të përqeshim një klasë të përmbysur, siç thonë Noli dhe Zavalani.Avantyrat e tij na bëjnë të qeshim me dashuri dhe dhemshuri njëherësh.

Dashuri, pasi tek marrëzia e tij gjejmë mënçurinë dhe guximin e idealizmës;dhemshuri, pasi ai del gjithnjë i mundur. Don Kishoti është ai që kërkon tëpamundurën, ndërkohë që shumica kërkon të mundurën, që kërkon moralitetinnë një shoqëri të zhbërë moralisht, që kërkon të vërtetën në një botë ku mbretërongënjeshtra dhe kjo e bën të duket i marrë . (Shih dhe F. Lubonja: Don Kishoti,Fan Noli dhe Korrieri, Shekulli mars 2002)

Përpjekja i ka ribotuar shkrimet e Koçës dhe të Zavalanit sepse, dukelexuar ato, nuk mund të mos mendosh për kohën tonë e të konstatosh se edhepas katër pesë brezash, Shqipëria e sotme e fillimshekullit XXI ka shumëkarakteristika të ngjashme me atë periudhë. Dhe ajo që e bën ngjashmërinë nukjanë anët materiale të jetës. Ato kanë ndryshuar shumë. Ajo që i bën të ngjashmetë dy kohët është pikërisht mungesa e Don Kishotëve apo pionierëve që kërkojnëKoça dhe Zavalani, e atyre që ndërtojnë shpresën dhe besimin tek e ardhmja,tek vlerat më të larta shpirtërore, e njerëzve që luftojnë, ashtu si Don Kishoti,për triumfin e drejtësisë mbi këtë botë.

Dikush mund të bëjë vërejtjen se kështu ka qenë e do të jetë gjithmonëbota, një republikë e mediokërve, ku Sokratët e vuejtun kanë qenë gjithnjë tëpaktë në krahasim me derrat e kënaqun . Koça kërkon Don Kishotë, por a nuk

Përpjekja jonë

Page 4: perpjekja_24

4Përpjekja Përpjekja jonë

është një nga tiparet kryesore të këtij heroi qënia e tij i vetmuar përballë shumicëssë dominuar nga egoizma , vulgariteti , konformizmi , apo urtësia meskine .

Megjithatë nuk mund të mos bëjmë dallimin midis atyre shoqërive kumazhorancat vulgare mbretërojnë të pashqetësuara dhe atyre shoqërive ku atosfidohen, apo dhe udhëhiqen nga njerëzit e botës shpirtërore, të idealit e tëheroizmës së mendimit, nga Don Kishotët apo pionierët . Madje, nëse do tëkërkonim një kriter matës të përparimit të disa shoqërive, në krahasim me tëtjera, një ndër ta, në mos ai më kuptimploti, do të ishte pikërisht ai që tregonrritjen e numrit të Don Kishotëve, apo pionierëve në ato shoqëri si dhe aftësinëe shoqërisë për të ndjekur ata dhe jo mësuesit e nënshtrimit e konformizmit, tëurtësisë meskine dhe egoizmit vulgar. Tek e fundit, kjo diferencë ka të bëjë mediferencën midis shkallëve të lirisë dhe demokracisë së një shoqërie.

Prandaj nuk mund të mos shtrojmë pyetjen pse shqiptarët i tallin e ipërqeshin në vend që t i duan Don Kishotët? Pse edhe vetë librin e famshëmnuk kanë arritur ta lexojnë si duhet. Pse nuk ka idealizëm në Shqipëri, pse ka aqpak njerëz që t i qëndrojnë koherentë ideve apo idealeve të tyre, me koston ehumbjes së të sotmes, por me aspiratën e fitimit të së ardhmes dhe pse ka kaqshumë nënshtrim, konformizëm dhe egoizëm vulgar?

Nëse do të kërkojmë shkaqet e kësaj mungese nuk mund të mos iagjejmë origjinën, tek nëna e të gjitha të këqijave injoranca. Dhe kur themiinjoranca nuk kemi parasysh thjesht mungesën e dijeve shkencore. Kemi

parasysh mungesën e tërë atij ushqimi të mendjes e zemrës së njeriut, tërë atyrevlerave më të mira e më të larta të vlerësuara e nderuara nga historia - për të cilatlëfton edhe Don Kishoti - pa të cilat njeriut i mungon ajo që e bën atë, ndryshenga kafshët, një qënie që nuk përsërit vetveten, por që ka aftësinë të përmirësojëpareshtur vetveten dhe kushtet e jetës së tij. Edhe mungesa e leximit dhe kuptimittë librave si Don Kishoti është pjesë e kësaj injorance.

Dikush mund ta përgënjeshtrojë Koçën dhe Zavalanin, duke na thënëse vetëm shtatë tetë vjet pasi ata shkruan artikujt e tyre doli një brez të rinjsh qëqe i gatshëm të shkonte në luftë e të jepte jetën për lirinë e atdheut, apo përidealet e komunizmit. Nuk mund të mohoet as idealizmi dhe as sakrifica e njëpjese shqiptarësh gjatë Luftës së Dytë. Por ajo çka ndodhi edhe gjatë, edhe fillpas asaj lufte i jep më shumë të drejtë Koçës dhe Zavalanit. Ajo çka i karakterizonidealistët është koherenca dhe paepshmëria në mbrojtjen e idealit të tyre, kurseajo çka ndodhi tregoi se pak, shumë pak, kishin qenë nga ai brez idealistë të tillë- një pjesë e të cilëve u eliminuan mu për këtë, - kurse ajo çka triumfoi ishteposhtërisa, egoizmi, nënshtrimi, konformizmi. Regjimi totalitar në duart e këtyrepseudoidealistëve e reduktoi njeriun shqiptar në një qënie të depersonalizuar,që në vend të edukimit me luftën pa kompromis për idealet, u detyrua tëpërvetësojë, për të mbijetuar, artin e skllavit, gënjeshtrën.

Një mungesë e ngjashme e njeriut idealist po ndodh edhe tani, pas

Page 5: perpjekja_24

5Përpjekja

rënies së komunizmit, ndonëse në një kontekst tjetër. Idealistët e pakët qëaspironin në fillimvitet 90 një Shqipëri ndryshe, të demokracisë dhe lirisë, tëmeritokracisë dhe të vlerave më të larta njerëzore, shumë shpejt u shkrinë sikripa në ujë në një totalitarizëm të ri: atë që e ka reduktuar njeriun thjesht në njëqënie ekonomike, ku e vetmja vlerë është paraja dhe e vetmja kënaqësikonsumimi i saj; ku individi nuk ka asnjë ideal shoqëror përveç idealit tërregullimit të qënies së vet meskine, për realizimin e të cilit nuk ndalet përparaasnjë lloj poshtërsie. Shqipëria është shndërruar në vendin ku çdokush qërefuzon t u përshtatet ligjeve të kësaj shoqërie luftohet si kundërshtar, osepërbuzet si i paaftë, apo shikohet me një buzëqeshje ironie, si njeri që s ipërshtatet kohës, ambientit dhe nuk di të përfitojë nga rrethanat . Jemi përballënjë thesi me njerëz që nuk mund të quhet kurrsesi shoqëri, pasi këta njerëz ekanë të bjerrur dimensionin e tyre social. Një thes me njerëz të cilët nuk dinëasgjë prandaj nuk dyshojnë për asgjë, të cilët, mu pse janë të paditur, po t ikëshillosh, të bëjnë armik, e që paditurinë e tyre të thellë e mbulojnë megënjeshtrën, demagogjinë e tonet dogmatike. Kemi të bëjmë me një shoqëriende të shtrirë përtokë pas tërmetit shoqëror që shkaktoi rënia e komunizmit.

Megjithatë nuk mund të mos pajtohemi me Koçën, sipas të cilit, kjo s dotë thotë se njeriu nuk duhet të përpiqet që të përgatitë udhën për një tjetërperiodë jete më të lartë dhe me kuptim më të gjerë ; se ideja s mundet tëtriumfojë me një herë, po, më parë duhet të shkojë nëpër disa faza gjer sa të arrijënë fazën që të kuptohet, të çmohet, të ndjehet dhe të mbretërojë në mendjet dheshpirtrat e të gjithëve.

Përpjekja jonë

Page 6: perpjekja_24

6Përpjekja Përpjekja jonë

PËRPJEKJA JONË

Nga Vangjel Koça

Një mik më kujtoi sot se përpjekja jonë në periodën e e jetës shqiptare që pokalojmë është një mundim i kotë, sepse mungon rrethi që ta kuptojë dhe të vihet nënflamurin e saj. Një gjë fare e drejtë! Mirëpo kjo nuk do të thotë se njeriu s duhet tëpërpiqet që të përgatitë udhën për një tjetër periodë jete më të lartë dhe me kuptim mëtë gjerë. Ideja s mundet të triumfojë me një herë, po, më parë duhet të shkojë nëpër disafaza gjer sa të arrijë në fazën që të kuptohet, të çmohet, të ndjehet dhe të mbretërojë nëmendjet dhe shpirtrat e të gjithëve. Faza e parë e predikimit të një ideje është një fazëdonkishoteske, dhe pikërisht këtë fazë po kalon sot përpjekja jonë.

Don Kishoti: Ja figura që duhet të zotërojë në periodën e sotme të jetës sonë, ecila është anembanë plot me Sancho Pancha, materializma e të cilëve po rëndohet dheme kaq të meta të lënë trashëgim nga historia kombëtare. Don Kishoti nuk është njëfigurë qesharake siç pandehet përgjithësisht, por një hero i vërtetë në kuptimin e thellëtë fjalës. Shpreh heroizmin e një shpirti që përpiqet për një gjë të bukur e të drejtë,kundër çdo kovencioni, poshtërie, egoizme dhe vulgariteti. Historia e Don Kishotit shkruan një komentator i tij i madhe dhe gjenial, Miguel de Unamuno është njëUngjill për ata që dëshirojnë shëpëtimin nga konvencionalizmi dhe nga urtësia meskine .

Miku ka të drejtë kur thotë se sot përpjekja jonë është e kotë. Nuk ka njerëz rrethe rrotull, dhe në ka disa të rrallë, këta po flenë akoma, që të kujtojnë bukurinë morale tënjë lufte që zhvillohet jashtë botës politike dhe jashtë botës materiale. Mirë, njerëzit qëmungojnë sot duhen krijuar dhe ata që flenë duhen zgjuar. Ndryshe nuk ka dhe nuk dotë ketë kuptim historia shqiptare. Pikërisht ne dëshirojmë dhe përpiqemi që t i japimkuptim historisë shqiptare. Idealizma jonë teorike, që sot shfaqet në një rreth të vogëltë shpirtrave që s kuptohen, lartësohet përmbi kuptimin egoistik të jetës, dhe fytyra esaj apostolike projektohet mbi të nesërmen shqiptare.

Njeriu që kërkojmë sot në këtë vend është Peer Gynt-i. Ky është heroizimiibsenian, që përpiqet të gjejë e të zaptojë veten. Me të lindur, Perr Gynt-i e ndjeu vetenjashtë qendrës, jashtë botës. E sheh veten si prodhim pa lëng, si një monedhë pafytyrë. S kupton dot hapët as se përse janë historia e bota. Po mundohet andej këndej.

Page 7: perpjekja_24

7Përpjekja

Sheh rrotull hi dhe pluhur. I bie erë kalbësi dhe varr. S e ka gjetur dot akmoma veten etij. Prandaj, vazhdon të kërkojë, të pyesë, të gjurmojë. Peer Gynt-i është kalorësi ishekulli: njeriu që kërkon veten. Është kushëri i Don Kishotit dhe i Faustit. Drama e tijpo përdridhet përmes kohës në të cilën ai kërkon një gjë brenda në veten e tij. Dhe,duke patur këtë qëllim, ecën e ecën dhe s ka të sosur, si Ahasveri, për të zbuluar ezaptuar botën që i mungon dhe për të mbushur zbrazësirën që ndjen brëmda vetes sëtij.

Edhe shqiptari e fitoi lirinë dhe indipendencën e tij. Shpëtoi nga skllavëria e tëhuajit. U bë shtet më vete. Nga kjo pikpamje s ka se ç të kërkojë më. Vetëm një gjë s kabërë akoma gjer sot: të kërkojë, të zbulojë veten e ta zaptojë. Të bëjë atë gjë që psikologjiae quan introspektion . Shpirtin e tij s e ka kapur drama heroike, që mundoi për tërëjetën Peer Gynt-in. Sa pa bërë këtë gjë, shqiptari s mundet të krijojë histori të re. Historinë kuptimin e gjerë e të thellë të fjalës. As ndonjë përpjekje, sado heroike e gjenialeqoftë, s mund të sjellë pemë, gjersa shqiptari nuk do të gjejë më parë veten e tasundojë.

Natyrisht vepra është e rëndë dhe lyp kohë. Njeriu që kërkojmë sot Shqiptariqë përpiqet të gjejë veten s mund të gjendet menjëherë. Do të gjendet pasnesër dhedo të dalë nga kazani i sakrificës dhe i dramës, që sot janë për ne dy fjalë të thata e pakuptim!

(Minerva, qershor-korrik 1934, nr. 21-22)

Përpjekja jonë

Page 8: perpjekja_24

8Përpjekja Përpjekja jonë

DON KISHOTË APO PIONERË?

Nga Tajar Zavalani

Nga përpjekja e mendimeve e vërteta del në shesh thotë një proverb i njohur.Në kohët tona përpjekja e mendimeve bëhet sidomos me anën e fjalës së shtypur

dhe atëherë merr formën e polemikës. Polemikë!... Ja një fjalë që do të alarmonjë disa,dhe në disa të tjerë do të ngjallë një kureshtje të ligë, kureshtjen e sharjeve personaleose të zbulimeve sensazionale. Fjala polemikë ka marrë ndër neve këtë kuptim të keqose të kufizuar me që nuk jemi të stërvitur në luftrat e ideve, në duelet e pendës, kuzotësia matet me fuqinë e mendimeve dhe jo me ndyrësinë e sharjeve. Sido qoftë, nukmund t a fsheh se polemika më përpjekje mendimesh më pëlqen. Jo se kam natyrëgrindaveci. Aspakë. Por kundërshtimi më inspiron, më stimulon, u jep forcë argumentevetë mia. Më duket se kur çfaq njeriu pikëpamjen e vet duke rrëzuar një pikëpamje tëkundërtë, i ndizet shpirti, mendimet marrin formë më të mprehtë, efekti i tyre bëhet mëi fuqishmë, formulat dalin më të goditura dhe fiksohen më mirë në mëndjen e këndonjësit.Kurse mendimet e çfaqura ex-cathedra, si dogma të thata që zbresin nga nonjë farëOlimpi të sotshëm, nuk bëjnë efekt, nuk zgjojnë atë kureshtje në këndonjësi dhe nukkëndohen me atë vërejtje.

Tërë kjo hyrje me që e kam përsëri hallin me një shkrimtar nga t Illyrisë. Prapë?...munt të bërtasë dikush. Eh, po ç të bëjmë kur s gjejmë tjetër rast për të polemizuar. Sëpaku kësaj here nuk kam të bëj me nonjë kryeartikull por vetëm me një artikull të firmuar,dhe më duket se puna është më e lehtë. E kam fjalën në artikulli i Vangjo NirvanësPërpjekja jonë . Qysh do të hidhet ndonjë këndonjës edhe aty gjete ç të thuash?

Po, i dashur këndonjës, edhe aty. Në atë artikull aqë të qëlluar unë gjenj një pikë që nukmë bindë. Dhe tamam pse është i bukur artikulli nuk dua të lé në heshtje dyshimet qëmë tormentojnë. Ndryshe nuk do ta vlente barra qiranë.

Vangjo Nirvana thotë se ata që duan të çajnë në rrugë të ré në jetën e Shqipërisë,ata që duan të krijojnë një frymë të ré në botën shqiptare janë Don Kishotë, sot për sot.S më kishte kurrë mëndja se munt të barazohen këta dy type dhe, kur i shoh të bashkuar,instiktvisht, pa dashur, ndenj një çqetësim. Don Kishoti krah për krah me pionerin ekulturës, me luftëtarin për një të arthme më të mirë! Kjo pamje me vret sytë, nuk mundt a pranoj, bilé dua të protestonj. Qënkemi një sojë me trimin helmé-thyer, me kalorësinpa frikë e pa njollë që lëftonte heroikisht kundër mullinjve me erë?...

Axhaip!...Shëmbëllia e Nirvanës jo vetëm që nuk është e zgjedhur mirë, por më duket dhe

Page 9: perpjekja_24

9Përpjekja

sikur ua rrëzon vlerën atyre të Përpjekjes sonë . Daleni mos u ngutni, do të përpiqemt ju provoj se kam të drejtë. Ta marrëm punën shtruar. Cili është Don Kishoti? Typi imbaruar i kalorësit në një kohë kur roli historik dhe social i kalorësisë mesjetare kishtemarrë fund. Këtu, në këtë anakronizmë, është kuçi i aventurave tragji-komike tëKreshnikut të Manshës. Vërtet Don Kishoti është bujar, naiv, i sinqertë edhe idealistpo të doni. Por ç e do që përfaqson një botë historikisht të kapërxyer, lëfton për atoideale dhe sidomos me do mjete që s janë të kohës së tij dhe prandaj në çdo hap bëhetqesharak. Ne munt të kemi sympathi edhe një farë mëshire për heroin e Cervantés-it,por që ta admirojmë, s mundim kurrsesi. S kemi si e admirojmë kur e dimë se i kanëmarrë mëndjen librat mbi kalorësinë, kur e dimë se është e mbetura e nji bote qës kthehet më, kur e dimë se i ka syt e kthyer nga e shkuara dhe lëfton për do ideale,mbase të bukura në vet-vete por që nuk mund të pranoheshin prej kohës së tij me qëishin të një shoqërie të kaluar. Zati po të qé se Cervantés-i donte të inspironte admirimpër heroin e tij, nuk do ta vinte gjithmonë në situata ku ay mbetet i mundur dhe bëhetqesharak. Duket qartas në çdo faqe të librit se shkrimtari i math spanjoll përdor bonsensine shëndoshë të Sanço Pancha-s për të nxjerrë në shesh marrinë, anakronizmën,budallallëkun për atë kohë, të përpjekjeve të Don Kishotit për t u bërë një kalorës imbaruar, i denjë për një Dame të bukur e fisnike si Dulcinea. Një tip Don Kishoti ikohëve tona është Gandi. Ai lëfton për një të shkuar që nuk kthehet më, ay ëndërron tëshohë përsëri Indinë siç ka qënë disa shekuj më parë: pa qytete moderne, pa fabrika, parrugë, pa udhë të hekurta. Ay predikon kthimin në jetën primitive të një kohe, meavlëmëndin dhe qumështin e dhisë si symbol. Ai do të shpëtojë Indinë nga zgjedha ehuaj me politikën e moskundërshtimit. Ay do të shtërngojë Inglizët e armatosur gjer nëdhëmbë me mjetet më moderne të lirojnë Indinë, duke i ftuar bashkëatdhetarët e tij tëlidhin duart me një pasivitet prej fakiri. Këtij i them Don Kishot, edhe plot gojën.

Por ekstremet puqen. Sikur ta shikosh punën për cipe edhe militantët e punëssë ré këtu në vëndin tonë mund të kenë disa vija don kishoteske. Por ndryshimi në mestë tyre është radikal. Don Kishoti shikonte prapa, ëndërronte një botë që s kish tënesërme, ishte njeriu i së shkuarës. Kurse ata që lëftojnë kundër orientalizmës këtu nëShqipëri, kundër idarei-masllahatit, kundër plagëve që s na lënë të vemë përpara, atashikojnë përpara, kasnecojnë një botë që do të triumfojë më doemos, janë njerëzit e sëardhmes. Ata nuk janë njerës t iluminuar, nuk verbohen me ëndrat e fantazis së tyre,nuk dehen me utopira të parealizueshme, nuk psherëtijnë pas një ideali që s ka tënesërme. Ata janë realistë në kuptimin e lartë të fjalës, ata shikojnë më lark se të tjerët,e ndjejnë se ku po na shpie rryma historike e palëftuarshme dhe duan të shpejtojnëkëtë evolucion, këtë të ecur përpara. Ata sot lërftohen, përbuzen, shikohen me njëbuzëqeshje ironike dhe quhen njerës që s i përshtaten kohës, ambientit dhe nukdinë të përfitojnë nga rrethanat . Pengimet dhe tentacionet janë të forta, s ka dyshim.Por në qoftë se janë me të vërtetë të bindur, në qoftë se ideali që predikojnë është bërënjë pjesë e shpirtit të tyre, atëherë pengimet nuk duhet t i trembin, por t u shtojnëkurajën dhe energjinë; dhe sa herë që triumfojnë nga një tentacion i të mirave materialetë blera duke sakrifikuar idealin e tyre, sa herë që arrijnë të mundin një depression, njëdëshpërim të përkohshmë, aqë më tepër duhet t u shtohet bindja se aveniri është i tyre.

Don Kishotë apo pionerë?

Page 10: perpjekja_24

10Përpjekja Përpjekja jonë

Sa më të bindur dhe enthuziast të çfaqen në shkrimet e tyre, aqë më shpejt do të bëhetrevizimi psikologjik në shpirtin e masës, do të komunikohet flaga e enthuziasmës sëtyre, do të përhapet forca e ides që tund malet, do të zgjuen energjit e mshefta që bëjnëçudira kur përdoren për një qëllim të prerë e të qartë.

Pra, jo Don Kishot, po militant të frymës së ré, kështu do ta quanja unë typin ePërpjekjes sonë .

Illyria, Tiranë, 1934, nr. 16, 24 qershor.

Page 11: perpjekja_24

11Përpjekja

BLLOKU(pa nostalgji)

Nga Fatos Lubonja

Nëntor 1944

Ishte një rrugë e gjatë dhe e lodhshme, që u hëngri dy ditë për shkak tëvështirësive, por ata ishin të rinj dhe nuk e ndjenë. E filluan mbi kuaj, pastaj vazhduanme makina, prapë me kuaj dhe përsëri me makina, sepse shumë ura ishin të shemburaose gjysëm të shembura nga lufta. Atje ku kishin mundur, banorët kishin prerë pemëdhe i kishin vënë trungjet e tyre përsëgjati për të kaluar karrot e makinat, atje ku nukmundnin ata merrnin përsëri kuaj. Vende vende u takoi të ecnin edhe më këmbë.

Liri Belishova dhe dy bashkërrugëtarët e saj, partizanë, udhëheqës të rinj tëPartisë Komuniste, kishin shumë herë arsye për ta bërë rrugën nga qyteti i Beratit përnë Tiranë me këmbë të lehta: sepse kishte mbaruar lufta, se atë e kishin fituar ata e sepo ktheheshin ngadhnjyes në Tiranë, me një detyrë të rëndësishme. Aq sa, kur hipënpër herë të parë mbi kuaj, pasi kaluan një përrua e mbrritën në një vënd të shtruar, iushkrep të bënin edhe gara të shkurtra se kush do të dilte i pari. Liria dilte gjithnjë e parasa herë lëshoheshin në galop. Kjo i mërziti të dy bashkëshokët e saj meshkuj derisanjë nga shoqëruesit tha se shoqja Liri do të dilte gjithnjë e para, sepse kishte pelë.Madje ajo ishte një pelë e veçantë qe kishte përfunduar në Shtabin e Përgjithshëm sitrofe fitimtarësh. Mbi të kishte hipur edhe vetë Viktor Emanueli kur kishte vizituarShqipërinë.

Ata kishin detyrë të shkonin në Tiranë sa më parë për t u marrë me përgatitjene hyrjes në kryeqytet të qeverisë së dalë nga lufta, që sapo ishte formuar në qytetin eBeratit. Kur hynë në Tiranë pamja që iu shfaq ishte e rëndë. Gjermanët kishin dashur tëlargoheshin pa luftë, pasi po e linin Ballkanin, por partizanët e Brigadës së Parë kishinmarrë urdhër ta merrnin kryeqytetin e ta pastronin atë nga nacionalistët shqiptarëbashkëpunëtorë të gjermanëve, prandaj i kishin sulmuar. Në rrugën e Elbasanit, ngahynë ata, kishte ende të vrarë që po i mblidhte ushtria partizane nëpër karro për t i çuars dihet se ku.

Edhe qendra e qytetit nxinte. Dy xhamitë kryesore ajo themeluesja, e Sulejmanit,ishte djegur e rrënuar, ajo e Et hem Beut, e kishte minarenë të këputur përgjysëm. Porkëto shkatërrime nuk u hynin edhe aq në sy atyre që kishin marrë përsipër të ndërtonin

Blloku (pa nostalgji)

Page 12: perpjekja_24

12Përpjekja Përpjekja jonë

një botë të re.Më në fund u ndodhën përpara shokut Mehmet Shehu, komandantit të Brigadë

së Parë Sulmuese. Ishte një nga emrat legjendë të luftës partizane. Tani e kishin të gjallëpërpara syve. U habitën kur panë që megjithëse më i moshuar se ata dhe shumë më ifamshëm, ushtaraku i regjur, luftëtar i Spanjës, u ngrit dhe raportoi përpara të dërguarvetë Partisë në këmbë.

Doli se ai kishte menduar për shumëçka, madje edhe për ç ka qe dërguar Liriame dy shokët : si dhe ku do të zhvillohej parada, ku do të qëndronte populli, ku do tërreshtohej e pastaj parakalonte ushtria partizane me në krye Komandantin.

Midis të tjerave, Mehmet Shehu kishte menduar edhe për diçka që Liri Belishovanuk e kishte porosi dhe që as i kishte shkuar në mendje. Ku do të banonin, tash embrapa, Komandanti dhe udhëheqësit e tjerë kryesorë të luftës, që ishin bërë ministratë qeverisë. Komandanti Enver Hoxha, tani kryeministër, do të banonte në vilën einxhinier Bellotit, pronari i kompanisë më të madhe ndërtuese italiane në Shqipëri. Nëvilën më pranë saj do të qëndronte sekretari organizativ Koçi Xoxe, që ishte bërëMinistër e Brendshëm. Udhëheqësit e tjerë kryesorë do të banonin në vilat përrethtyre.

* * *

Vila e Bellotit dhe të tjerat përreth saj ndodheshin në një zonë të kryeqytetit, qëquhej Tirana e Re.

Që kur u bë kryeqytet më 1920 Tirana kishte filluar të bëhej me dy pamje. Njëraishte ajo e qytetit të vjetër, që ndodhej në anën veri lindore, ku spikasnin xhamitë eshumta, pazari, si dhe shtëpitë me qerpiç e me baçe të mëdha me pemë, që përçoheshinnga rrugica të ngushta, gjarpëruese e të shtruara me kalldrëm. Mbreti Zog e kishteprekur pak qendrën orientale të origjinës që kishte si strumbullar pazarin dhe disaxhami. Kishte kryer aty vetëm një akt simbolik: Kullës së Sahatit, që ishte ngjitur meXhaminë e Et hem Beut, i kishte hequr kapuçin me arkada të stilit oriental dhe i kishtevënë një kapuç piramidal të stilit venecian në emër të modernizimit dhe evropianizmit.Por, përbri tyre, duke u shtrirë nga jugperëndimi, kishte filluar të ndërtonte Tiranën e re,që niste mu ngjitur me Xhaminë e Et hem Beut dhe pazarin e vjetër, me ndërtesatqeveritare të stilit eklektik të viteve 20 dhe sheshin Skënderbej përreth tyre.

Projekteve të mbretit u ishin mbivendosur ato të pushtimit fazhist. Në synimete italianëve, qendra e vjetër orientale figuronte e zhdukur. Ajo do të zëvendësohej menjë arkitekturë fashiste me kube quadrate, me kollona mermeri dhe rrugë të drejta. Porikja e tyre më 1943 nuk e lejoi realizimin e plotë të këtij projekti. Ishte ndërtuar, megjithatë,jo pak në ato vjet për ta ravijëzuar Tiranën e Re. Ndër to spikaste Bulevardi, i cili endante qytetin më dysh. Ky fillonte nga qendra, atje ku ishte Xhamija e Et hem Beutdhe kompleksi i ndërtesave qeveritare e zgjatej për mëse një kilometër në drejtiminjugor. Ishte i pazakontë për gjerësinë e tij në raport me qytetin, sepse Tirana e asaj koheishte më shumë një qytet-fshat prej 50-60 mijë banorësh. Por, madhështia e Bulevardit

Page 13: perpjekja_24

13Përpjekja

e kishte një kuptim. Ai ishte ndërtuar nga italianët, së bashku me një grup ndërtesash,me një ide që kishte dalë direkt nga deliret e Musolinit për të rindërtuar perandorinëromake, pjesë e së cilës ishte bërë tashmë edhe Shqipëria. Që nga koha e shpikjes sëaeroplanit, arkitektura kishte marrë një dimension të ri, edhe deliret e sundimtarëve poashtu. Projekti synonte që Tirana, kryeqyteti i provincës së aneksuar të perandorisë,të kishte në zemër të saj sëpatën e Liktorit, që duhet të dukej veçanërisht e parë ngalartësia e avionit. Si kokë e sëpatës shërbenin tre ndërtesa në fund të bulevardit: Casadel Fascio, Opera dopolavoro albanese, dhe kompleksi Gioventu del LitorioAlbanese, ndërtesa të stilit fashist, me kolona të fuqishme dhe me gur e mermer tëbardhë. Pjesa prerëse e sëpatës, ishte stadiumi i futbollit, edhe ai thuajse i mbaruar sëndërtuari kur ata ikën. Kurse Bulevardi i quajtur Viale dell Impero ishte bishti i sëpatës.

Zona e vilave e zgjedhur nga Mehmet Shehu qe një zonë rezidenciale, e ndërtuar,ashtu si e gjithë Tirana e Re, me arkitekturë evropiane, me tulla e beton e me rregullgjeometrik. Ajo ndodhej mu në kurriz të bishtit të sëpatës, më afër kokës sesa funditdhe ndahej prej tij nga një zonë e gjelbër, që do të ruante edhe leximin e sëpates sëLiktorit nga lartësia. Këto vila qenë ndërtuar nga paria ekonomike dhe politike e venditdisa në kohën e Zogut, disa në kohën e pushtimit. Ajo e Bellotit ishte ndërtuar paspushtimit, më 1940. Shumica e banorëve të asaj zone ishin ardhës. Italianët kishinndërtuar rrotull tyre edhe një numër grup-pallatesh, që tiranasit i njihnin me emratpallatet e xhenios , pallatet e aviacionit , pallatet moskate , pallatet e shallvareve ,

ku banonin kryesisht oficerët e ushtrisë pushtuese dhe administratorët e rinj italianë.

* * *

Partia komuniste i kishte pasur bazat e saj në Tiranën e vjetër. Atje, në një ngashtëpitë e saj të stilit oriental të ndërtuar me qerpiç, edhe ishte themeluar. Ilegalitetinkomunistët e kishin kryer duke u strehuar nëpër këto shtëpi me rrugica të ngushta tështruara me kalldrëm. Atje e kishin shumë më të vështirë të depërtonin pushtetarët eTiranës së Re. Por pushteti kishte nevojë për hije tjetër. Komandanti i Brigadës së I-rësulmuese Mehmet Shehu kishte vendosur që udhëheqësit e saj të vendoseshin nëTiranën e Re. Vend me shtëpi kaq të mira dhe kaq bosh, brenda një zone të vetme, nukgjeje kund tjetër në Tiranë. Lufta që ata kishin kryer ishte një luftë e dyfishtë: edheçlirimtare, nga okupatorët nazi fashistë, edhe revolucion, që përmbysi klasat borgjeze.Ishte veçanërisht kjo pjesa e dytë e kësaj lufte, që i kishte bërë shumicën e pronarëvetë atyre vilave t i linin bosh ato e të mos i gëzoheshin mbarimit të saj. Ata kishin marrëtashmë edhe një emër: klasa të përmbysura. Për disa sosh kjo përmbysje kishte filluarqë më 1939, kur kishte ikur mbreti Zog, për disa të tjerë me ikjen e italianëve më 1943 epastaj të gjermanëve. Për të tjerë do të vazhdonte me shpronësime, tatime tëjashtzakonshme, burgime. Mehmet Shehu e dinte se ky revolucion do ta fshinte ngafaqja e dheut klasën e vjetër borgjeze. Ishin ata tashmë, bijtë e popullit, udhëheqja e ree vendit, proletare. Ai kishte menduar edhe se ku do të banonte vetë: në vilën ku kishtepas banuar Koço Kote, ish kryeministër në kohën e mbretit Zog. Thellë thellë duket sekjo përzgjedhje fshihte dëshirën e tij për t u bërë kryeministër i vendit, çka iu realizua

Blloku (pa nostalgji)

Page 14: perpjekja_24

14Përpjekja Përpjekja jonë

më 1951-shin.Kështu lindi Blloku, disa hektarë tokë me rreth 15 20 vila, të rrethuara me

kopshte e lule e me pemë, që u bënë rezidenca të udhëheqjes komuniste për 45 vjet.

Shkurt 1991

Pas një beteje midis policisë, që kishte bllokuar rrugët, dhe turmës, që kërkonteme çdo kusht të vërshonte në sheshin Skënderbej, ku ngrihej statuja stërgjigante 9metër e lartë e Enver Hoxhës, sheshi filloi të pushtohej. Ai po përmbytej nga turma qëvërshonte nga të tëra rrugët që derdheshin aty, veçanërisht nga ato të Tiranës sëvjetër. Niveli i përmbytjes ngrihej gjithnjë e më lart, derisa kapi edhe piedestalin e lartëtë statujës. Policët e fundit, të trembur nga fuqia e përmbytjes, lanë më në fund edheshkallët e piedestalit. Tashmë diktatori ishte në dorë të turmës, e cila e kishte rrethuar.Dikush u ngrit përmbi turmë dhe i vari një litar në qafë; të tjerë, poshtë, e rrëmbyenlitarin dhe filluan ta tërheqin fort fort një zot e di me çfarë ndjenje - derisa statuja mënë fund mori pjerrësi dhe u gremis.

S kaloi shumë dhe aty erdhi një camion, që nuk dihet se si çau nëpër atë mizëripa shkelur njeri. Dikush lidhi në ganxhën e mbrapme të tij skajin tjetër të litarit, që ishtehedhur në qafën e diktatorit dhe diktatori filloi kështu të tërhiqet zvarrë. Rrugës uqëllua, u urinua, u nda copa copa, me një urrejtje 45 vjeçare.

Të nesërmen, turma e qytetarëve u grumbulla sërish në sheshin që tashmë ekishte të vetin. Ndërkaq, në fund të bishtit të sëpatës u shfaqën tanke. Shërbimetsekrete kishin dhënë informacionin se turma kishte vendosur atë ditë të sulmonteBllokun. Kishte shumë nga ata, të cilëve nuk u mjaftonte mishi prej bronxi i diktatorit,donin mish njeriu dhe ai ishte në Bllok. Ndërkaq, në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve,kadetët e diktaturës, të nxitur nga sigurimsit e vjetër, ishin bërë gati të sulmonin për t uhakmarrë për përmbysjen e Enver Hoxhës. Por tiranasit duket se ishin të vendosur t ishkonin deri në fund asaj që kishin nisur një ditë më parë në sheshin Skënderbej.Ndërkohë që tanket kaluan gjysmën e bulevardit dhe u afruan për nga sheshi, turma lasheshin dhe u drejtua përdrejt tyre.

Mbaj mend që im atë na mori në telefon. Kam përshtypjen se ishte në njëmbledhje në Komitetin Qendror. Na tha: po deshët largohuni. [ ] Pastaj gjithshka uzhvillua shumë shpejt, kalimi nga një demostratë paqësore në një tubim të dhunshëm.Unë e përjetova në ballkonin e shtëpisë sime që binte mbi Bulevard. Atë ditë vura rendryshime në lëvizjen e njerëzve. Pastaj erdhën tanket. Një nga tanket qëndroi parashtëpisë sonë.

- Ç ndodhi atëhere?Djali im 14 vjeçar dhe vajza e motrës 11 vjeçare u bënë kuriozë ndaj tankut. Një

nga oficerët i dha një radiomarrëse në dorë. Kjo ka qenë shumë tronditëse për ne dhe,ndoshta, është gjëja më e vështirë që kam përjetuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ishte njëradio në frekuencën e të cilave futej çdo gjë dhe dëgjonim edhe se ç ndodhte nëShkollën e Bashkuar. Edhe tani, kur dëgjoj një radio policie, më kujton atë ngjarje. [ ]

Page 15: perpjekja_24

15Përpjekja

Vura re njerëz që u larguan nga Blloku dhe u habita. Ishin personalitete, anëtarë tëByrosë Politike që iknin me vrap.

- A e kishit ndjerë se mund të ndodhte një gjë e tillë?Që kur ndodhën ngjarjet me Çausheskun e kisha menduar se mund të ndodhte

një gjë e tillë edhe tek ne. Në atë kohë flitej shumë për Nexhmijen. (Nga një intevistë e së bijës së kryeminstrit të asaj kohe Adil Çarçani)

Ndërkohë që dikush, për mirë apo për keq, arriti ta ndalojë turmën e egërsuar,shumica e udhëheqësve dhe e familjeve të tyre i braktisën vilat. Blloku tashmë nukishte më qendra e pushtetit, por e urrejtjes së qytetarëve. U largua me gjithë familjenedhe Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit: dy djemtë me nuset, e bija me dhëndrin, si dhefëmijët e tyre të vegjël. Kishte hyrë atje vetëm me burrin, kurse tani familja ishte bërë emadhe. Shoferët kishin marrë udhëzimin t i çonin jashtë qytetit, në malin e Dajtit, kukishin një rezidencë malore. Djemtë e Enver Hoxhës, kur kaluan postbllokun, u ulënposhtë nën sedilje që të mos i dallonte turma. Kështu lanë përfundimisht shtëpinë kumendonin se do të mbretëronin përjetë.

Blloku nuk ekzistonte më.

Një vrasje e pabesueshme

Në vitin e parë pas Luftës, vilat e Bllokut kishin vetëm nga një ushtar tek dera.Qytetarët kalonin lirisht, në trotuaret përbri, për në shtëpitë e tyre. Kishte aty rrutulledhe shtëpi që banoheshin nga pronarë, që nuk kishin të bënin me qeveritarët e rinj.Mbledhjet e qeverisë bëheshin në shtëpinë e Komandantit. Ishte koha kur udhëheqësite rinj kishin shumë qejf ta quanin veten bij të popullit. Kur dikush ndruhej të shkelte nëqilimat e vilës, Enver Hoxha i thoshte: shkele se të Vërlacit janë. Ky ishte një ngakryeministrit bejlerë të kohës së Zogut.

Por kjo nuk zgjati shumë kohë.Liri Belishovës një ditë i erdhi tezja me të bijën për ta takuar, por i ndaloi një

ushtar në krye të rrugës ku hyej për në vilën e saj. Ishte urdhër i ministrit të brendshëm.Në çdo rrugë, që të fuste në atë zonë rezidenciale, ishte vendosur nga një postobllokme ushtarë.

Nuk dihet saktë se kur u mbyll, sepse nuk ka datë të shënuar. E veja e diktatorit,në librin e saj Jeta ime me Enverin, tregon një vrasje të çuditëshme që, sipas saj, u bëshkas për mbylljen. Duhet të ketë qenë ditë pushimi tregon ajo - sepse aty nga ora10 shkova tek shtëpia e Mehmet Shehut për vizitë tek Fiqireti, e cila nuk më kujtohet,ose do të ishte sëmurë, ose do të kishte lindur. Fiqireti është e shoqja e Mehmetit dhe,nëse ka qenë koha e lindjes, ngjarja duhet të ketë ndodhur më 1947, kur ka lindur djalii parë i Mehmet Shehut. Asokohe, Mehmeti nuk ishte bërë ende kryeministër; qe shefii shtabit të ushtrisë. Ka shumë gjasë të jetë kështu pasi edhe nga ngjarja duhet të jemishumë afër kohës së mbarimit të luftës. Para shtëpisë së Mehmetit ishte makina e tij.Brenda, tek timoni, ishte shoferi, kurse ulur pranë tij shoqëruesi i Mehmetit, ish

Blloku (pa nostalgji)

Page 16: perpjekja_24

16Përpjekja Përpjekja jonë

partizan, një azgan djalë e përshkruan Nexhmija. Kur ajo hyri në oborr dhe arriti tekshkallët e shtëpisë, dëgjoi prapa një batare pistolete automatike. Ktheu kokën dhe pashoferin që, i plagosur rëndë, duke mbajtur kokën pas kangjellave të portës, u mbështetnë qoshe, nga ana e brendëshme, dhe rrëshqiti e mbeti ndenjur, me kokën varur mbigjoks. E trembur, ajo hapi derën e shtëpisë dhe u fut brenda. Atë çast po zbriste mevrap shkallët e katit të dytë Mehmeti E vranë shoferin, prit, mos dil njëherë i tha.

Pastaj ajo tregon se çfarë kishte ndodhur: shoqëruesi, duke ndenjur në pritje nëmakinë, po i gëzohej pistoletës automatike, që i kishin dhënë dhe po ia mburrte shoferit.Ky, sipas saj, më i moshuar, me shkaka ia paskësh sharë pistoletën e re. Çfarë t i ketëthënë vallë? E veja e diktatori nuk e thotë, veçse tregon se azgan djali , i fyer, pa njëpa dy ia zbrazi tërë karikatorin në trup. Ç ti thuash një trimi të tillë të çartuar, që kishteqenë në luftë kaq i ri, kishte rënë në dashuri me armët aq sa nuk duroi t ia shanin tëdashurën e tij, të cilën po e përkëdhelte e po e lavdëronte, megjithëse, me siguri, endenuk kishte përkëdhelur ndonjë vajzë ? Ky është komenti i së vesë së dikatorit, menjë dobësi të veçantë për vrasësin dhe pa ndonjë keqardhje për shoferin, që të bën tëdyshosh nëse është kjo e vërteta, apo shoferi mund t i ketë thënë ndonjë gjë tjetër, qëata e kanë mbuluar? Po si mund të gjindet një mbulesë e tillë? Diçka të pabesueshmeka në këtë histori, gjithsesi. A mjafton mungesa e dashurisë për ta kthyer njeriun nëvrasës kaq të egër? Por historia e atij vendi do të mbushej me vrasje edhe më tëpabesueshme, të mbuluara edhe më keq.

Në arkivat e Ministrisë së Brendshme edhe mund të ketë ndonjë fletë vendimqë lidh ngjarjen me mbylljen e Bllokut, por kronikanët e komunizmit ende nuk kanëgërrmuar aq thellë.

Është, po ashtu, e vështirë të gjesh se kur kjo zonë mori emrin me të cilin u njohnga të gjithë qytetarët, që e ka trashëguar edhe sot: Blloku i udhëheqjes, shkurt Blloku.Nuk dihet, po ashtu, se kush ia vuri, qytetarët apo pushtetarët. Ambiguiteti i fjalësbllok , që nënkupton edhe një grup ndërtesash edhe bllokimin, postblloqet, e bën

edhe më të vështirë gjetjen e emërvënësit. Ndoshta qenë pushtetarët, që filluan tapërdorin fjalën blloku , për të vënë rregull në urbanistikën e qytetit që ndërtonin e,ndoshta, për ta dalluar nga të tjerat, kanë quajtur blloku i udhëheqjes atë të tyrin.Por, ka shumë gjasë, t ia kenë vënë tiranasit e vjetër nga fakti se rrugët atje ishin tëgjitha të zëna me postblloqe. Por edhe për ta dalluar nga zonat ku banonin vetë. Atapërdornin fjalën mëhallë për vendet ku banonin. Ishte një fjalë që vinte nga koha turkedhe ishte shumë më e ngrohtë. Mëhallat ishin të lidhura me njëra tjetrën në mënyrë tëtillë që secila nuk dihej ku fillonte dhe mbaronte. Kurse fjala bllok, më shumë segjithçka, të kujtonte një kub të ngurtë, të mbyllur, të padepërtueshëm e të ndarë prerazinga të tjerët. Edhe një ndjenjë proteste ndaj mbylljes, duhet t i ketë bërë tiranasit evjetër që këtë zonë të mos e quanin mëhalla e udhëheqjes , por blloku i udhëheqjes .Edhe shumë emra të rrugëve që vunë pushtetarët ata nuk i përdorën kurrë. Bishtin esëpatës nuk e quajtën kurrë Via dell Impero dhe as Shëtitorjen Dëshmorët e Kombit,siç ia vunë më pas komunistë, por thjeshtë Bulevardi.

Page 17: perpjekja_24

17Përpjekja

Kështjellë pa mure

Në vitet 50 në krahun lindor të Bllokut, që dilte tek Bulevardit, u ngrit selia emadhe e Komitetit Qendror në stilin neoklasik stalinian. Atje u vendosën zyrat eSekretarit të parë Enver Hoxha dhe e një pjese të mirë të anëtarëve të tjerë të ByrosoPolitike që banonin në Bllok.

Selia në formë U-je e Komiteti Qendror shërbente më shumë si një mur për tambrojtur Bllokun nga krahu i bulevardit. Ajo u bë pjesë organike e tij, zonë e ndaluar.Po në atë anë të Bulevardit, ca më përtej, u ngrit ambasada sovjetike prapa së cilës ungritën edhe pallatet e sovjetikëve , ku banonin funksionarët e saj. Po prishej formae sëpatës së Liktorit. Edhe ca më përtej akoma u vendos Garda, e cila ishte kryesisht edestinuar për ruajtjen e udhëheqjes dhe të institucioneve shtetërore më të rëndësishme.Pallatet italiane rrotull Bllokut banoheshin nga funksionarë të lartë; edhe pallatet, që ungritën në kohën e komunizmit aty përreth, u mbushën me njerëz të lidhur me regjimin.Kështu, pjesa jugperëndimore e bishtit të sëpatës u bë gjithnjë e më e sigurtë, dukembetur, ashtu siç kishte qenë edhe gjatë kohës së Zogut dhe Luftës, zona epushtetarëve. Blloku ishte zemra e saj. Ai ishte një kështjellë pa mure, brenda qytetit.Në qendër ndodhej parcela qendrore, ku ndodhej vila e Sekretarit të Parë. Përreth saj,në formë katërkendëshash koncentrikë, zgjeroheshin parcelat e tjera. Sa më lart nëudhëheqje aq më afër parcelës qendrore banonin anëtarët e tjerë të Byrosë Politike.

Në Bllok nuk shkelte këmbë qytetari, përveç familjarëve më të afërt të udhëheqjesdhe njerëzve që shërbenin aty, edhe ata të pajisur me leje hyrjeje. Për qytetarët ai ishtesi një vrimë e zezë në qendër të qytetit, që ata e mbushnin me imagjinatën e tyre. Uninëzohej si një parajsë mbi dhe, me pishina e me kopshte të varura e me pemë e me lulegjithfarëshe. Për ata që e donin dhe adhuronin regjimin, por edhe për ata që e urrenin,qe vendi ku banonin perënditë që ishte vështirë t i shihje nga afër. Duhet të mjaftoheshinme makinat e tyre të zeza me perde, që dilnin herë herë prej andej, deri në vitet 60 Zimsovjetik pastaj Benc Mercedes. Kurse fytyrat e udhëheqësve shfaqeshin vetëm nëfilma dokumentarë, në fotografitë që vareshin në muret e çdo institucioni dhe nëekranin e televizorit, më pas. Për së gjalli mund t i shihnin vetëm kur shfaqeshin nëtribunë, me rastin e festës së 1 Majit dhe asaj të 29 Nëntorit, ndërkohë që ata parakaloninposhtë, mbi bishtin e sëpatës së liktorit.

Ata që kishin kryer një revolucion, në emër të krijimit të një familjeje të madhe tëbarabartësh, qenë kthyer tashmë në një familje të mbyllur. Blloku me qytetin ndërtoninmetaforën e bashkimit të despotizmt me barazinë. Njerëzit vetëm me të dëgjuar mësoninse çfarë ndodhte aty; se në njërën nga vilat kishte ndodhur boshatisja natën, sepseanëtari i byrosë ishte shpallur armik dhe se aty ishte vendosur një tjetër; se diktatorikishte ngritur krahas vilës së vjetër edhe dy të reja për vete dhe për fëmijët e tij; seMehmet Shehu, në vilën e tij ,kishte bërë shtesa dhe e kishte transformuar e bërë aq tëbukur sa kjo kishte xhelozuar vetë Enver Hoxhën. Por asgjë nuk shihej me sy, të tërakëto rriteshin në imagjinatën e tyre sa më shumë shtohej barazia në varfëri. Kishtelindur edhe një brez i dytë, e i tretë i pasluftës, që nuk e kishin parë kurrë me sy atë zonëtë qytetit.

Blloku (pa nostalgji)

Page 18: perpjekja_24

18Përpjekja Përpjekja jonë

Vilat pa gojë

Kur Blloku u hap më 1991, njerëzit filluan të kërkonin me sy atë që kishinimagjinuar për 45 vjet. Kërshëria qe shumë e madhe, sepse ishte e shumtë ajo qëkërkohej të gjendej aty. Në atë kërshëri ndërthurej dëshira për të parë diçka, që e kishinpasur aq pranë pa e parë kurrë, me nevojën për të kuptuar gjer në fund se si kishteburuar tërë ajo e keqe nga ai vend. Ata gjetën aty vilat, të gjitha të suvatuar e të lyerabukur, dritaret të tëra me grila, çatitë që vezullonin nga tjegullat e mira, gjelbërimin,lulet, shatrivanët, dhe kërkonin midis tyre intrigat, vrasjet e shumicës së banorëve qëkishin kaluar aty. Kërkonin një gjysëm shekulli histori. Por, vilat qëndronin aty tëheshtura, pa gojë. Njerëzit do të kishin dashur, në imagjinatën e tyre, që edhe ato tëkishin një pamje të përbindëshme, por ato, të stilit eklektik të viteve midis dy Luftrave,u dukeshin të thjeshta, madje shumë më të vogla se ç i kishin imagjinuar. Qëndroninaty, përballë tyre, pa ushtarë tek dera, të pambrojtura dhe të pafuqishme ndaj këtijkurioziteti, sikur të donin të thoshin: edhe ne kemi qenë të dhunuara nga banorët tanëtë padëshiruar.

Blloku i boshatisur nuk mund të jepte përgjigje se si, prej atij vendi, kishtegjeneruar aq shumë dhunë dhe vrasje. Njerëzit më shumë i ndihmonte historia për tëshëtitur Bllokun, sesa Blloku për të shëtitur historinë. Veçse ishte një histori e shëtiturkokësëprapthi, duke nisur nga ngjarjet e fundit. Ata i shikonin vilat dhe fillonin tëkujtonin se kush kishte qenë i fundit që kishte banuar aty dhe zbrisnin pastaj, gjithnjëe më turbull, te banorët e saj të parë, thuajse të gjithë të eliminuar, por shumë prej tyretë harruar.

Vila që qëndronte më e zymtë se të gjitha, ishte ajo e përzgjedhësit, e ideuesit tëparë të atij vendi, Mehmet Shehut. Ishte më e zymtë, sepse e kishte përjetuar dramën ebanorit të saj, brenda në dhomat e veta. Më 17 dhjetor 1981, pasi u kthye nga njëmbledhje e Byrosë Politike, që zhvillohej pesëdhjetë metra më përtej, në KomiteetinQendror, ku i kërkohej të thellohej për shkaqet e vërteta pse i ishte kundërvënë Partisë,kryeministri Mehmet Shehu u ngjit i heshtur në dhomën e tij. Atje, pasi i shkroi një letërtë gjatë diktatorit, ku i thoshte se e kishte dashur tërë jetën, se i kishte qenë besnik tërëjetën, i la amanet familjen dhe vrau veten.

Qytetarët e morën vesh të nesërmen, në lajmet e orës 20-të, kur spikeri me njëton të ftohtë lexoi deklaratën e Këshillit të Ministrave, ku thuhej se në një krizë nervashkryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten. Në fund të lajmeve nuk pati as muzikëfunebër, asgjë; vazhduan programet si përditë. Kaq mjaftoi për të kuptuar se kjo vetvrasjenuk i kishte dhënë fund, por sapo e kishte filluar tragjedinë e re në Bllok.

Diktatori e deklaroi atë dhe tërë familjen e tij si poliagjentë. Djali i madh, ishtrënguar të pranojë se kishte qenë ai ndërlidhësi me agjenturat e huaja, si inxhinierelektronik që ishte, vrau veten, duke i futur duart në tensionin e lartë të televizorit. Eshoqja, Fiqireti, u burgos dhe vdiq në burg. Edhe dy djemtë e tjerë u burgosën.

Njerëzit shikonin vilën, që nuk ua shuante dot kërshërinë. Nuk u jepte dotpërgjigje, nëse ishte vërtet vetëvrasje, apo kishte qenë vrasje, siç u pëlqente të besonin,

Page 19: perpjekja_24

19Përpjekja

për ta kënaqur edhe më fantazinë. Flitej se Mehmeti i kishte thënë njërit prej rojeve tijmë besnikë se e keqja do të vinte nga porta mbrapa. Dhe porta mbrapa kishte dykuptime, atë të portës së shtëpisë së Enver Hoxhës, por edhe të një porte, që hynte nëbodrum, prej ku mund të hyej e të shkohej në dhomën e tij. Flitej se nga një tunel nënatë vilë, që kishte lidhje me vilën e diktatorit, kishte hyrë atje, asokohe, vetë ministri ibrendshëm Kadri Hasbiu dhe kishte kryer krimin, prandaj, pas disa kohësh, epushkatuan edhe atë.

Mehmet Shehu e Kadri Hasbiu, qenë vetëm dy të fundit. Por sa të tjerë përparatyre ishin shpallur, tradhëtarë, kompllotistë, armiq të partisë e të popullit dhe kishinpërfunduar në pushkatime, apo burgje. Njerëzit e mendonin bllokun më të madh, meshumë më tepër vila. Tani u dilte se numri i udhëheqësve të pushkatuar, që kishinbanuar aty, ishte më i madh sesa numri i vilave. Kërkonin të mësonin se si kishinlëvizur, duke zëvendësuar njëri tjetrin, nëpër ato vila, duke kaluar nga vilat në varr. Dhesi jetonin në ato vila ata që vinin të zinin vëndin e shokëve të pushkatuar. Por vilatqëndronin pa gojë.

Vila e diktatorit

E vetmja nga vilat, që nuk kishte kaluar dramën e banorit të saj, duket se ishteajo e diktatorit.

Qytetarët panë se ajo ishte një banesë e stërmadhe, ku bashkoheshin tre vila tëndërtuara në kohë të ndryshme, në tre stile të ndryshmë. Ndërtesa e vjetër, e Bellotit,ishte e një stili neoklasik fashist, me kollona guri në fasadë, e ndryshme edhe nga tëtjerat aty rrotull. Ngjitur me të, pa asnjë ndarje, vinte një ndërtesë tjetër, ku duhet tëishte transferuar diktatori në vitet 60, ku thuhej se kishte edhe klinikën e tij shtëpiake.Prapa tyre, por ngjitur, vinte një vilë e tretë trekatëshe, më moderne, me dritare më tëmëdha, e bërë gjatë viteve 70, për fëmijët e martuar. Ishte krijuar kësisoj një si ndërtesëmonstër, proteiforme, që zmadhohej e fryhej dora dorës që rritej kulti i diktatorit. Për tandërtuar dhe për t i hapur vend lulishtes rrotull, qenë shembur një numër vilash përreth,duke bërë që katërkëndëshi qendror i Bllokut, të përmbante tashmë vetëm vilën e tij në90 përqind të saj, një sipërfaqe kjo sa një e treta e tërë Bllokut.

Nga të katër anët e kësaj parcele kishte rrugë. Në krahun tjetër të rrugës, qëkalonte bri vilës së vjetër të Bellotit, ishte një park i madh, që mbronte nga ai krahqetësinë e diktatorit, me pemët e tij të larta, lloje lloje, ku spikasnin pishat e bredhatgjithfarësh, berliozat, shkurret dekorative, bari i dendur me rrugina dhe një shatërvannë mes të tij. Përtej rrugës që kryqëzohej me atë midis parkut dhe vilës së Bellotit, nëpjesën lindore të parcelës, ishte një fushë tenisi e rrethuar me gardh të lartë, mbuluar egjitha me gjelbërim kacavjerrës. Në krahun tjetër, perëndimor, brenda oborrit të tyrekishte përsëri një park të madh. Edhe në krahur verior, nga hyej për në ndërtesën efëmijëve, distanca me derën e jashtme ishte shumë e madhe për ate vend.

Blloku (pa nostalgji)

Page 20: perpjekja_24

20Përpjekja Përpjekja jonë

Veçimi i diktatorit nga pjesa tjetër e bllokut ishte e dukshme. Këtë, sikur etheksonte edhe më fort një vilë e vetme, e mbetur në qoshen verilindore të saj. Ishte ajoe Hysni Kapos, Sekretarit për çështjet organizative, përgjegjësi për sigurimin, njeriu qëmendohej se ishte më i afërti i Enver Hoxhës e që ky e quante besniku i Partisë. Për tëthuhej se ishte njeriu që dinte më mirë se kushdo të shkelte në hijen e diktatorit, pa ishkaktuar asaj asnjë dyshim.

Ky bllok brenda bllokut ishte krijuar veçanërisht në vitet 70, kur diktatori arritikulmin e pushtetit, por njëherësh edhe kulmin e frikës ndaj vdekjes.

Dhjetor 1973, infarkti

Në traditën e mbretërve afrikanë tregohet se kur vdiste mbreti hapej një gropëe madhe, që do të ishte varri i tij dhe atje futej arkivoli. Pastaj, njerëzit që mendohej see donin mbretin më shumë, kërkonin të hynin në atë gropë për ta shoqëruar në botëntjetër. Fillonte kështu midis tyre një grindje se kush do të hynte në gropë. Më në fund,zgjidheshin ata më të devotshmit dhe gropa mbulohej me një gur të madh.

Të nesërmen, guri lëvizej për të pyetur ata poshtë, nëse kishte ndonjë që ekishte arritur mbretin. Përgjigja ishte jo. Pas tre ditësh guri lëvizej përsëri dhe përsëripyeteshin ata poshtë. Jepeshin emrat e atyre që ishin nisur për tek mbreti, të cilëtnderoheshin lart si fatlumë. Guri lëvizej kështu përditë, derisa askush nuk përgjigjej mënga poshtë.

Atëhere mbreti i ri merrte fronin dhe bënte një dafrungë të madhe, ku hanin epinin të gjithë.

Vështirë të thuash nëse mbreti e priste vërtet këtë moment të pasvdekjes, apoi zgjidhte vetë, para vdekjes, ata që do të duhej ta shoqëronin. Apo mos ishte mbreti iri, ai që i zgjidhte të dashurit e mbretit, për t i hequr qafe.

Me siguri, Enver Hoxha mendonte se ata e donin aq shumë, sa, po të vdiste, dota ndiqnin në varr. Ishin ata që e kishin ndihmuar të ngrihej aq lart, duke pastruar tërërivalët në vite, që e kishin përkrahur kur u prish me Titon, Hrushovin, pastaj me Maon;ishin ata që kishin besuar se ai ishte i vetmi, i vetmi, që mund të udhëhiqte revolucioninbotëror, që e lanë të tërë duhanin kur e la ai dhe që kishin deklaruar aq shpesh, se ishintë gatshëm të jepnini jetën për të.

Historia e varrosjes së tyre, pas shumë gjasash, ka zënë fill në shtratin e tij, kurai pësoi infarktin e parë. Pas një diabeti të rëndë, në dhjetor 1973, zemra i pësoi njëgoditje gati vrastare, që thuhet se e la pa ndjenja disa ditë. Ata i kishte të gjithë rrotull,Mehmet Shehun, Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun, Petrit Dumen, Koço Theodhosin, egjithë familja e bllokut ishte rrotull tij. Po bënin çmos ta kthenin nga terri ku kishte hyrë,përsëri në jetë.

E mori vesh edhe qyteti se ai kishte pësuar infarkt e mund të vdiste dhe shpresase prej Bllokut mund të dilte ndonjë Hrushov, filloi të lëvrinte nëpër shtëpitë e thjeshtatë Tiranës. Por, pasi kaloi disa ditë në koma, ai doli prej saj. Dhe doli më i tmerruar sekurrë.

Page 21: perpjekja_24

21Përpjekja

I zgjuar nga gjumi i vdekjes, ai pa se ata nuk kishin zbritur bashkë me të, për tashoqëruar në botën tjetër. Madje e shoqja kishte vënë re se ata, prapa maskës së zisë,kishin ca sy që lëvrinin ethshëm nga rivaliteti se cili do të ishte pasuesi.

Mirëpo tani, ai kishte dalë nga pozicioni shtrirë dhe qe përsëri më këmbë, ekishte marrë në dorë përsëri komandën. Dhe komanda në duart e tij do të thoshte përta një dënim me vdekje, mbajur pezull si shpata e Damokleut.

Pyetja shtrohet se si ata e mbajtën qafën nën atë shpatë, duke pritur dheshpresuar se ai do t i kursente? Por, që kur kishin hyrë në ato vila, duke u bërë pjesëe familjes mafioze të Bllokut, ata kishin humbur çdo të drejtë morale për të pasur njëjetë tjetër. Jashtë këtyre vilave, atyre nuk u përkiste asgjë. As familja e tyre.

Kjo qe, me dy fjalë, drama që ishte zhvilluar në atë vend. Një dramë që nukmund të shfaqej kurrsesi aq e zhveshur. Ajo kishte nevojë të vishej me ideologji, memoralitet. Dhe kjo veshje kishte mbuluar tërë Shqipërinë. 700 mijë bunkerë mbinëgjithandej në lëkurën e vendit, sikur të ishin shenjat e një sëmundjeje të rrallë që pokalonte Shqipëria,. Në fakt, ato synonin të mbulonin sëmundjen në kokën e diktatorit.

Ai kishte shumë kohë që jetonte me kërcënimin ndaj personit të tij. Kur i kishinndryshuar një herë ilaçin e insulinës dhe ai i riu i kishte djegur pak, kur kishte bërëinjeksionin, ishte alarmuar. « Doni të më vrisni ! », kishte filluar të ulërinte. Ishte ngriturposaçërisht avioni qeveritar për të shkuar në Romë, për të gjetur kompaninë qëprodhonte insulinën e tij dhe vetëm pasi kjo ishte gjetur e transferuar në Napoli, aiishte qetësuar dhe kishte vazhduar të bëjë insulinën.

Tani, i ngritur më këmbë nga varri, ai kishte përpara tij autorët e kompllotit tëdështuar.

Mehmet Shehu, duket e ndjeu rrezikun i pari dhe i tha se Beqir Balluku, kishtehartuar disa teza të dyshimta për ushtrinë, në rast të një sulmi nga ana e imperializmitamerikan dhe socialimperializmit sovjetik. Atje thuhej se shqiptarët do të shkonin nëmale dhe do të bënin luftë partizane. Si është e mundur t ia lëmë armikut qytetet, ne tanikemi ushtrinë tonë, ne jemi në gjendje ta përballojmë armikun në luftë frontal ? Ballukudhe bashkëpunëtorët e tij, duhet të japin llogari pse i kanë bërë këto teza kështu. Janëtradhëtarë, kompllotistë, bashkëpunëtorë edhe me kinezët, që tani nuk po ndjekin mëmësimet e revolucionit, por kanë filluar të flirtojnë me SHBA.

Beqir Balluku, ministër i mbrojtjes, Petrit Dume, shef i shtabit dhe Hito Çako, zv/ministër i mbrojtjes, u pushkatuan. Shqipëria u mbush me 700 mijë bunkerë për t umbrojtur nga sulmi imperialisto revizionit. Blloku u pastrua nga disa vila, që zgjeruanvendshëtitjen e diktatorit, duke rritur edhe sigurinë e tij. Pastrimi i Bllokut vazhdoi mesabotatorët në ekonomi: pas një viti Koço Theodhosi dhe Avdyl Këllezi, anëtarë tëbyrosë, lanë vilat dhe shkuan në qeli, prej ku në pushkatim, kryeministri MehmetShehu dhe Kadri Hazbiu, ndihmuan shumë në dënimin e tyre, por kjo nuk i shpëtoi ngatë zbuluarit, se kishin qenë bash ata kryetarët e kompllotit. Më kot ky i fundit ulërintenë gjyq për të shpjeguar se i gjithë meraku i tij, gjatë gjithë jetës, kishte qenë ruajtja ejetës së Enver Hoxhës.

Bllokut i erdhën banorë të rinj, anëtarë të rinj të Byrosë Politike, që bënin vetëmnjë kujdes, të mos i dilnin kurrë përpara të vetmit banor të tij, e veçanërisht të mos

Blloku (pa nostalgji)

Page 22: perpjekja_24

22Përpjekja Përpjekja jonë

shoqëroheshin me fantazmat e armiqve të eliminuar, që ai shihte se bridhin aty,prapseprapë, sapo fillonte të errej .

Verë 2005, pagjumësi

Buda Bar është një klub nate, që fillon të punojë vetëm në orën 17 pasdite.Tek dera ka dy roje trupmëdhenj, që të përshëndesin me shumë mirësjellje kur hynbrenda, por jo pa të ngjallur frikë. Brenda tij ka një ndriçim gjysëm të errët, në të verdhë,që bie mbi jastëqe të butë dhe mbi shumë statuja të Budës, vendosur kudo nëpërkënde. Muzika është orientale, gjithnjë në tone të ulët. Klientët shkojnë e pijnë alkolenga më të shtrenjat dhe nga më të mirat, por veçanërisht shumë Gin & Tonic, pija më nëmodë.

Ngjitur me Buda Bar është Bar Insomnia . Edhe ai është lokal për të pagjumëte pasur të qytetit. Në ambjentin e tij të gjerë ka shumë qoshe të rehatshme; në murinpërbri banakut ka edhe një ekran, ku projektohen filma bardhë e zi të viteve midis dyluftrave, që më shumë shërbejnë si dekor. Edhe tek Insomnia , ka dy roje te dera,shumë të ngjashëm me të parët.

Të dy lokalet, ndodhen në katin e parë të një ndërtese të lartë dhjetë katëshe.Ngjitur me të, ndodhet një tjetër ndërtesë e lartë: Hotel Grand . Është i njohur sepsenë baret dhe restorantin e tij vijnë biznesmenët më të pasur të vendit, kur duhet tëbëjnë ndonjë marrëveshje. Atje nuk ka roje tek dera, por që të hapet ajo, duhet të keshkartën elektronike të anëtarit të klubit.

Sikur diktatori Hoxha të zgjohej nga gjumi i përjetshëm, që e zuri ditën që vdiqmë 11 prill 1985, pamja që do t i shfaqet, sapo të dalë në dritare, janë Buda Bar , BarInsomnia dhe Hotel Grandi . Ata ndodhen mu përballë dritares së dhomës së tij, nëvilën ngjitur me të Bellotit ku thuhet se vdiq, bash atje ku ishte parku me pisha eberlioza, që mbronte vetminë e tij në anën jugore të vilës. Dhe do t i duket se po shehmë të përçudnuarën e ëndrrave që ka parë ndonjëherë; më të mbrapshtën e fantazmavetë armiqve, që i prishnin gjakun përditë e përnatë.

Si mund të ngrihen mbi kokën e tij ndërtesa dhjetëkatëshe? Aty ka qindradritare prej ku mund të përgjohet gjithçka që ai bën, ku mund të vendosen me qindrasnajpera për ta vrarë. Ku janë bredhat e lartë dhe berliozat e tij të dashura, që e mbroninnga njerëzit e bezdisshëm, që nuk dinin të bënin tjetër veçse t i thurrnin kompllote?

Pa dyshim është në ëndërr. Por, më mirë në ëndërr se i vdekur, pse iu duk sikurpo vdiste atë pranverë. Edhe vetë emri Insomnia tregon se ndodhet në një vend tëpagjumësh, ku jetohet midis ëndrrës dhe zhgjëndrrës.

Kërkon të dijë se ku do ta çojë kjo ëndërr, që ka guxuar t i prishë zhgjëndrrënfinale, që Bllokun ta bëjë krejtësisht të vetin, duke e shtrirë gjelbërimin edhe në vilat etjera përtej. Zbret nga shtëpia dhe e pret befasia e dytë: një varg veturash të vogla dhetë mëdha parkuar anës rrugës së tij. Asaj rruge ku s guxonte të pipëtinte njeri, që e

Page 23: perpjekja_24

23Përpjekja

kishte të tërë të vetën, që e shëtiste vetëm për vetëm me shokun Hysni. I sheh me çudi,Benz Mercedes, Wolksvagen, Citroën, Range Rover, Fiat, Renault, Jaguar, Volvo, tëvendosura pa asnjë hierarki, ca më të mëdha e ca më të vogla, ca më lluksoze, ca më tëthjeshta. Kapërcen në krahun tjetër, me idenë se po shkon në park, por ndeshet meHotel Grandin . Kërkon të hyjë brenda, por dera e rrumbullakët prej xhami nuk hapet.

Përtej saj, sheh trungun e bardhë, me pulla të murrme, të një peme berlioze, që i duketnjëherësh e madhe sa ato të parkut, por e mbjellë në një vazo brenda hollit. Parku atyduhet të jetë, por ai nuk hyn dot. Sportelisti, që përtej xhamit, i bën me shenjë, që tëfusë aty kartën, por ai nuk kupton.

Ikën nga Grandi dhe merr për të hyrë në park, në drejtimin për nga vila eMehmetit. Pse i thotë akoma Vila e Mehmetit? Ajo u bë Vila Nr. 30 e Partisë. Adili, aifrikacaku, nuk kish pse hynte atje pas vetvrasjes së Mehmetit. Por në rrugën që kamarrë sheh se ka përbri edhe dy pallate të tjera të larta tetë dhe dhjetë katësh, që i varenkërcënueshëm mbi kokë. Kalon bri tyre, duke i matur nga lart poshtë. Edhe atje katet epara me roje. Si është e mundur që nuk kanë uniformën e Gardës ? American Bank ofAlbania , në mes të Bllokut, i vjen për të qeshur. Me roje? Megjithatë e lenë të kalojë.Ngjitet për në katin e dytë. Nëpër muret anës shkallëve ka piktura me ngjyra tmerrësishttë ndezuara dhe forma tmerrësisht të deformuara. Në fund të shkallëve, del në një sallëtë madhe. Disa vajza dhe djem të rinj, prapa dhjetra sportelesh, marrin e japin dollarë meklientët, e firmosin letra. Zbret i tronditur, duke ndjekur një klient të veshur me njëkostum blu që ka marrë një zarf. Klienti del e shkon ulet në një bar, në katin e parë tëpallatit tjetër. Bën edhe ai po ashtu: ulet në tryezën ngjitur. Aty sheh se janë dy barengjitur njëri me tjetrin. Kafe bar Rio dhe bar QVO Vadis . QVO vadis, emër i njohuri një libri të ndaluar!? Ku po më çon kjo ëndërr? Klenti porosit një kafe dhe pastaj hapnjë zarf të mbyllur, që e ka marrë në American Bank dhe fillon të gërvishtë për tënxjerrë një shifër që është shkruar aty. Me siguri një agjent i CIA-s.

Në tryeza afrohet një lypse e vogël rome, veshur me një kanotjere rozë, një palëtuta vjollcë dhe një palë sandale të kaltra. I tërheq vëmendjen mënyra se si i qaset:mbështetet në tryezë dhe nuk i thotë asnjë fjalë. Lypjen e bën me shikim dhe me dorënpaksa të zgjatur drejt tij. Nuk i honeps dot lypsat, ai i zhduku nga qyteti, por në ëndërrmund të shfaqet gjithçka . Ndryshe, do të ishte e pamundur që kjo vajzë të ishte edhelypëse, edhe fëmjë, edhe t i kishte thonjtë e lyer me manikyr.

- Sa vjeç je?. Tetë. Ku banon ? Në Kombinat. Po prindër a ke? I kam. Ku tëpunon mami? Fshesaxhije, natën. Po babi? Edhe babi në pastrim plehërash. Sa fëmijëjeni? Kam edhe një motër të vogël. Po kush e mban motrën? Mami; kur ikën maminatën, ajo fle me mua. Ku flini? Në një barakë. A shkon në shkollë? Jo. A di shkrim ekëndim? Jo, di vetëm të numëroj lekët. Po pse nuk shkon në shkollë? Nuk dua të shkojnë shkollë. Po shokët e shoqet e tua a shkojnë në shkollë? Nuk kam shoqe dhe shokë.Si nuk ke? Më ka thënë mami të mos shoqërohem me kërkënd. Po pse? Se më vjedhinlekët.

Ngrihet me idenë se fëmijë që lypin nuk ka në Shqipëri, përveçse në ëndrra.Kërkon me çdo kusht të gjejë parkun sepse don të shkojë tek shatërvani, në mes të tij,por aty ka vetëm pallate të larta dhjetëkatësh, që i duket se nuk e lenë të hyjë brenda.

Blloku (pa nostalgji)

Page 24: perpjekja_24

24Përpjekja Përpjekja jonë

Parku me siguri aty është, prapa tyre. I bije rrotull për të gjetur një hyrje, por gjithandejmure, vitrina e dyer katesh të para mbuluar me emra të çuditshëm: Albanian Airlaines ,Davidoff club , Fast Food Tavernetta , Pizzeri Planet Bar , Casa Vip , Grand ,Limne center Vip , American Style , Albanian Busines Comunication Internet service

provider ,Më në fund dy fjalë shqip, Lojëra Fati pas të cilave: - Roulette Monica

club , Lojëra fati , por edhe këto janë të ndaluara, si lypja!Tuttestetica (parukeri estetike), IEKA (instsitut i ekspertëve kontabël të

autorizuar), Poliklinika Prolife , Bar Kafe Tre plepat , Taverna AFNI (Të GIJTHATë ZGARËS), Kafe Vip , Foto Kodheli , Arion Travel and Tour , Instituti i Modes

Fashion Studies , Fame Caffe spirit and Mood , Cmet - dyqan rrobash, Boga& Asociates Attorneys ant Law , Credins Bank , Rozafa Club , Tirana Leasing members of piraeus bank group , Quest albania computere & telecom , ConcordTravel & Tour , Prestige + Swiss , Euro Gold (dyqan argjendarie), Oris KlimaTermal Mitsubishi , Topnet cafe (internet), Liburn caffe , Atelia L ARTE D ELLAMODA , Biancheri Intime

Italisht, anglisht, greqisht; shumicën e fjalëve nuk i kupton, por BiancheriIntime po. Ka dëshirë të hyjë, por dyqani është i mbyllur. Nga vitrina, një manekinfemër, veshur me sytjena dhe ca brekë si rripa të hollë, e sheh me ca sy të humbur. Nuke mban mend sa kohë ka pa parë një femër të zhveshur kësisoj. Ikën më tutje i çmeritur.A mund të jenë edhe tërë këta pallate edhe parku në një vend. Jo, këtu mungojnë edhedisa vila madje. Ku është ajo e Kolekës?

Roulette Mjellma , Roulette Jackpot , Il Cavaliere .Dhe pas tyre lexon në një derë: Këtu mblidhet kisha e krishterë ungjillore e

VëllezërveKishë? Ha, ha! Kjo ëndërr paska mbledhur tërë çudirat që mund ta gjejnë qytetin.Noter Mallkuçi Sadushi (përkthime)STEFANEL (Dyqan rrobash)

Dhe, më në fund, ndeshet me dy vila të vogla që i njeh, pra është në Bllok. Tëkujt janë këto; i kujtohen vagull banorët. Në njërën e di se ka banuar Nako Spiru, por aivrau veten më 1947. Pastaj kush erdhi? Më duket se Tuk Jakova, po pas Tukut? Nuk ikujtohet. I kujtohen vetëm banorët e parë, ata të hershmit, të mëvonshmit nuk i vijnëndërmend. Kjo tjetra e kujt është? E Sejfulla Maleshovës më duket. Edhe ky u dënuaherët, po pastaj kush e mori?

Të dy vilat duken bosh, njëra madje duket gjysëm e shembur dhe ka një tabelë,ku paraqitet një pallat i lartë, që do të ngrihet aty nga një firmë me një emër të çuditshëm.

Ecën më tej.American Global Capital Fund , Iliria Hollding SA , AMC Shop , Galeria

Coli S , Emporiki Bank , Hellenic Balcanic Association Hotel Grand , Insonnia , Buda Bar ,

vë re se ka bërë tërë rrethin e parkut, pa gjetur hyrje për në të dhe ka mbërriturpërsëri përballë shtëpisë së tij. Ja, të paktën ajo duket se nuk ka ndryshuar. Edhe nëëndërr, djalli nuk guxon të ma ndryshojë. Po pse duket si e ndarë më dysh ajo e vjetra,

Page 25: perpjekja_24

25Përpjekja

e Bellotit? Edhe e lyer me dy ngjyra, rozë dhe të kaltër? Si ka mundësi që nuk ka roje.Afrohet. Është vërtet e ndarë, edhe me dy ngjyra edhe me dy hyrje. Në njërën shkruhet:Linconln Language & Computer Training (English German Spanish Albanian), tek

tjetra Kent (kafe bar me muzikë spanjolle).Hyn brenda në oborrin e së parës. Pas derës, ka një sportel ku regjistrohen

njerëz. Ç është kjo? Shkollë private anglishtje dhe kompiuterash - i përgjigjet gruajapas sportelit. Ke ardhur të regjistrosh ndonjë nip, apo mbesë? Jo. Ngjitet lart. Edhedyert edhe dyshemetë nuk janë të shtëpisë së tij. Janë të reja. Hap derën për nëdhomën ku flinte Sanoja, e motra, që mbeti tërë jetën pa martuar, por aty ka disa vajza,që përsërisin me zë të lartë: The sun is bright , The moon is How is the moon? .Një vajzë e re, që ndodhet në korridor i afrohet dhe i thotë: ju lutem zotëri çfarë kërkoni,mos e hapni derën se shqetësoni klientët.

Zbret për në anën tjetër. Në hyrje shkruhet: Kent (kafe bar me muzikë spanjolle).Ke ardhur të shohësh shtëpinë e Enver Hoxhës? Pronarët e vjetër e kanë ndarë mëdysh i thotë një kamarier, që shërben në tryezat e oborrit, një burrë me syze, mjekërdhe flokët të rëna e me një bllok në dorë. Nuk u morën vesh për ta bërë të tërën local,apo shkollë private; se këta janë të varfër. Pasunarë të mëdhenj janë ata përballë, riniakomuniste e Enverit, që u bë kapitaliste. Ai i Budës dhe Insomnias është edhepronar i një gazete të madhe. Ka hapur edhe televizionin e tij, është edhe presidenti injë skuadre futbolli. Fitimet kryesore i ka bërë me spekulime në privatizime. Por thuhetse arritjet më të mëdha, i pati pasi i krijoi një dosje njërit prej politikanëve më të fuqishëmdhe e kërcënoi se do t ia botonte. Kurse Grandi ka pronarë tre vëllezër, që i kanë bërëparatë në Itali. Thuhet se janë në gjyq me pronarin e Insomnias , se ky u zuri djellinme ndërtesën e tij. Por çfarë banorësh nuk ka atje, te pallatet e ish parkut. Skafistë,trafikantë droge, trafikantë prostitutash, politikanë të korruptuar. Një apartament atykushton sa qimet e kokës.

Diktatorit i bëhet se po dëgjon një gjuhë më të panjohur, sesa emrat e dyqanevedhe bareve. Ngjitet lart, tek kati i dytë. Vetëm shkallët i njeh, gjithë mobiljet e tjera janëndryshuar. Në mure, janë varur ca piktura më të tmerrshme se ato të Bankës Amerikane.Tryezat dhe karriket e barit janë metalike. Ikën dhe kërkon të kalojë në pjesët që kandërtuar vetë, të viteve 60, por ajo është e bllokuar me mur. Duket krejtësisht e mbyllur,nuk ka njeri, as kopshtar nuk duket, as infermjerët, as kuzhinierët, as lulishtarët, asgjë,as nipërit e mbesat nuk duken prej andej. Ku të kenë shkuar?

Kërkon me sy hyrjen tjetër, atë të fëmijëve.- Këto të dyja janë të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare i thotë kamarieri, që

duket e ka ndjekur nga prapa. Vjen në të rrallë ndonjë personalitet i lartë, por e kanëtmerr të banojnë aty. Erdhi një herë një shkrimtar i madh argjentinas, Ernesto Sabatodhe i thanë të flinte aty, por ay refuzoi: Jo, u tha, se atje gurron një frymë e keqe.

Fryma ime qenka e keqe? Kthehet vrik në krahun tjetër. Po sa pa teklif i thotë kykamarieri këto gjëra. Armiqtë nuk paskan të mbaruar edhe në ëndërr.

Si për t u çliruar, hedh shikimin për andej nga vila e besnikut të tij, Hysni Kapos,dhe sheh se është atje ku ka qenë, në qoshe të parcelës së tij. Aty pranë janë edhe dytre vila të tjera, të pashembura. Më në fund, pra, jam në Bllok. Çfarë mbivendosje të

Blloku (pa nostalgji)

Page 26: perpjekja_24

26Përpjekja Përpjekja jonë

çuditshme po bën kjo ëndërr! Më marrokja e arkitekturave nuk e konkurron dot. Pallatedhjetë katësh, ngjitur me vila. Drejtohet për andej, me shpresë se do t i gjejë të Hysniutnë shtëpi, por ndalet i befasuar përpara derës. Në një tabelë të vogël, blu, shkruhet:European Comission Office . Ku është familja e shokut Hysni? Shkon për tek ajo e

shokut Ramiz, që është në krahun tjetër të rrugës? UNDP office in Tirana . Çdo methënë UNDP? Nuk e kupton. Ecën ca më përtej, tek shtëpia e ambasadorit sovjetik.Kush e mori më pas? Nuk i kujtohet. Aty sheh një tabelë me pesë rrathët e kontinenteve,mbi të cilët shkruhet: World Bank . Përballë saj ngrihet një ndërtesë e madhe, e lartë,më e larta që ka parë deri tani, mbi dhjetë kate, ku shkruhet: Sky Tower , Vodafone .

Kthehet i çmeritur për në drejtim të kundërt. Përsëri një tabelë blu: EuropeanUnion Residence . Këtu ka qenë vila e Liri Belishovës. Kush e mori më pastaj?Manush Myftiu. Kurse përbri, atje ku duhet të kishte kopësht, ndodhet një ndërtesëe çuditshme, që ka në fasadë një si stemë edhe më të çuditshme, që i shëmbëllen me njëmburoje mesjetare lufte. Në derë shkruhet: Kisha apostolike e re. Shërbesat fetare tëdjelave. Miqtë janë të mirëpritur .

Nuk është për t u çuditur me një ëndërr, por përse nuk zgjohet dot megjithë këtomarrëzira që po sheh? Shkon për tek fusha e tenisit, por në vend të saj ngrihet një tjetërpallat, nëntë a dhjetë kate i lartë: Manhatan Cowboy Pub , Manhatan Coctail ,Manhatan market , i lyer i gjithi i kuq, me breza breza vishnje. E kap një e qeshur në

ëndërr, por nuk zgjohet. Kërkon me ngulm të zgjohet, t i zhdukë ato përbindsha që ikanë populluar shtëpinë dhe trurin, por s mundet.

Prapa pallatit Manhatan duhet të jetë Vila Nr.1 , ajo e pritjes, ku mblidheshinpasdite, luanin letra dhe bilardo - vila e parë e Mehmetit, aty ku iu tmerrua Nexhmija,kur pa t i vrisnin para syve atë shoferin. Ka kohë që nuk ka shkuar më aty. Aty shihninedhe filmat para se të shfaqeshin në qytet. I kujtohet Qezari dhe Kleopatra, që e ndaloisepse kishte një puthje shumë të gjatë. Por në vend të Vilës Nr. 1 gjen një gërmadhëtë rrethuar me llamarina. Edhe atje do të ndërtohet një pallat.

Më në fund sheh disa roje që i shëmbëllejnë me rojet e gardës. Janë në krahuntjetër të rrugës, tek Vila Nr. 30 , ku Mehmeti vrau veten. Mehmeti e donte vilën asisojqë të shihte edhe shtëpinë e tij, për ta vrarë ndonjë ditë me snajper që andej. Afrohet.Janë edhe dy civilë pranë ushtarëve. I kërkojnë se ku do të shkojë. Kush banon këtu?Kryeministri. Cili kryeministër? Nuk e dimë, ka qenë Fatos Nano, por ka mundësi të vijëSali Berisha i opozitës, se Nano humbi zgjedhjet. Fatos Nano, i biri i Thanas Nanos? PoSali Berisha mos është ai kardiologu që vizitonte Hysniun? Nuk dinë t i përgjigjen.Çfarë ëndrre, po ata janë të dy antarë të Partisë sime! Partia e lavdishme e Punës, endarë më dysh!

Kthehet për nga shtëpia e tij. Rrugës i shfaqet një fytyrë e njohur. Ku e kamparë? Më duket se luante tenis këtu, është i biri i Koço Theodhosit, Arbeni. Ndoshtam u shfaq, pse këtu ka qenë fusha e tenisit ku luante me të atin para se ta pushkatoja.Ky duhet të jetë në internim. Qenka i shoqëruar me një burrë me syze, që ka një bllok nëdorë e që i ngjan shumë me kamarierin që ka takuar tek shtëpia e tij. Është i sigurtë seblloku është po ay. I ndjek tek ulen në një tryezë në kafe bar Galeria Coli S . E dëgjonfare qartë bisedën e tyre, sikur të jetë në një tryezë me ta.

Page 27: perpjekja_24

27Përpjekja

Pronarja është shumë e pasur, Ema quhet, i shoqi ka vdekur në një aksident. i thotë Arbeni atij me syze Më ka ekspozuar pikturat.

Beni, po shkruaj diçka për historinë e Bllokut, ti ke kaluar këtu fëmijërinë dhepak rini, deri 21 vjeç, apo jo? Çfarë mbresash ke ti nga blloku? A ke ndonjë kujtim meEnverin?

Nuk di ç të them. Ajo që ndodhi sikur më ka bërë të harroj shumë gjëra. Nëfillim ishte bukur, ne fëmijët ishim të gjithë të lumtur, kishim shoqëri, luanim së bashku,shihnim filma së bashku. Por kur u rritëm u pa se po ndryshonin gjërat. Unë e kisha tëvështirë të besoja se Enveri ishte njeri i poshtër. Për herë të parë më lindi një mendim ikeq për të, kur erdhi një ditë tek fusha e tenisit dhe pa aty një fëmijë të vogël qëmblidhte topat. Kush është ky? - pyeti. Është djali im, shoku Enver, iu përgjegj mjeshtriim, kampion i Shqipërisë në tenis. Kurse ai e pa me përçmim dhe i tha Po ti kush je? Enjihte shumë mirë se kush ishte. Deshte ta poshtëronte. Pas ca kohësh e shpalli tenisinsport borgjez dhe e ndaloi. Në fushë filloi të luhej futboll. Pastaj erdhi një ditë, kurZana, e bija e Ramizit, kur po shkonim për në shkollë më tha: më mirë kalojmë nga ajorruga tjetër, se këta të Enverit nuk para kanë qejf të na shohin të dalim nëpër rrugën eshtëpisë së tyre. Në ato kohë mësuam se Sanua, motra e tij, thoshte vazhdimisht:« Enveri nuk ka shokë, Enveri nuk ka shokë », se Nexhmija po hetonte se kush ishte ipakënaqur në Bllok, kur ata po shembnin vila për të ngritur vilën e fëmijëve. Prindërite mi i shkuan edhe për urim për shtëpinë. Ta gëzoni shtëpinë, shoku Enver », i thanë.Kurse ai u përgjigj me një fytyrë të rëndë, duke përplasur bastunin në shesh: « Do tagëzojmë se na e ka bërë Partia ». Aty, babai e ndjeu se nuk e kishte të gjatë, por kurrsesise do pushkatohej.

E gjitha kjo, nuk mund të jetë ndryshe veçse ëndërr, por pse kaq e gjatë? Si nukkanë frikë të flasin kështu për mua? Po ky tjetri, që mban edhe shënime?

Vë re se lokali brenda është mbushur plot e përplot. Del jashtë dhe habitet meluzmën e njerëzve, që kanë vërshuar për në Bllok. Ka rënë mbrëmja. Si mund të ketë njëmizëri të tillë njerëzish në Bllok? Janë kryesisht djem dhe vajza të reja, të veshur nëmënyrë të çuditshme. Vajzat jo vetëm që kanë minifunde, por edhe një pjesë të belit ekanë jashtë, kanë edhe tatuazhe në fund të kurrizit. Nga Manhatani buçet një muzikëe tmerrshme, sikur të jenë ngjallur tërë xhindet e botës. Afrohet atje dhe sheh shumëçifte që po kërcejnë çuditshëm, kërcime të ndaluara. Disa edhe puthen. Çfarë degjenerimi,sikur të jetë mbledhur e tërë bota dekadente këtu. Blloku i kthyer në bordello! Dhe mupërballë shtëpisë sime!

Ikën se nuk duron dot asgjë, por mbi të gjitha zhurmën e muzikës. Por, ngado qëvete, e sulmojnë njerëz që sikur rendin nëpër trotuaret e rrugëve të Bllokut, të grishurnga tingujt që dalin nga lokalet. Hundët i kapin lloj lloj parfumesh. Kaq mish të zbuluarfemrash nuk ka parë në asnjë film, nga ata që shihnin tek Vila Nr. 1 , të klasifikuarvetëm për udhëheqjen , që tregonin se deri ku mund të shkonte degjenerimi

perëndimor.Përsëri i del parasysh ai personi me syze dhe me bllok në dorë. Ky njeri po i del

shumë shpesh parasysh, sikur të jetë duke e ndjekur. Është ulur tani me një të ri dhe

Blloku (pa nostalgji)

Page 28: perpjekja_24

28Përpjekja Përpjekja jonë

përsëri dëgjon, sikur të jetë në tryezë, tërë bisedën e tyre. Është ai i riu që flet. I thotë seështë anëtar i një shoqate ambjentalistësh.

Merremi kryesisht me karkalecat. Euro sa të duash. Paguajnë perëndimorët.Në mëngjes, lokalet kanë pak njerëz, mblidhen kryesisht punonjësit e zyrave tëperëndimorëve dhe të bankave, por natën këtu mblidhet e gjithë Tirana .

Po pse, sipas teje, mblidhen këtu?Këtu është jeta, janë lokalet, janë të gjithë, prandaj vijnë të gjithë, ndjekin njëri

tjetrin. Kjo ku jemi është rruga më e zhurmshme. Këtu kryhet parada . I sheh atovajzat superseksi me bel jashë dhe me tatuazh në fund të kurrizit, që shkojnë e vijnëvërdallë. Taraca e bar Ciaos dhe kjo e Capricios ku jemi ulur, është tribuna . Këtuulen bosët, gjahtarët e mundshëm, kryesisht biznesmenë të rinj të të gjitha zanateve,kuptohet. Në fillim i ftojnë të pijnë ndonjë Gin&Tonic , pastaj i marrin në makinat etyre lluksoze, që i parkojnë këtu pranë. Prandaj mos u çudit kur sheh celularët e shtrenjtëprej 500 eurosh në duart e këtyre vajzave. Kurse këtu afër, tek lokali Fiores , ka muzikëkaraoke.

Por ka edhe rrugë më të qeta, me lokale ku ka njerëz më seriozë.

Bar Rex . Oborri është i mbushur me tryeza dhe karrike. Edhe ballkoni i katit tëparë edhe ai i katit të dytë. Edhe brenda duket se ka vetëm tryeza dhe karrike. Atypërsëri sheh personin me mjekër, syze dhe flokë të rëna, me bllokun përpara. Nuk kadyshim, është kamarieri që i foli në shtëpinë e tij, është po ai që po fliste me Theodhosindhe pastaj me atë djalin e karkalecave. Po tani me kë është? Përsëri me një fytyrë qëduket e njohur. Beqir Balluku? Jo, i biri. Po, bar Rex , është pikërisht vila e Beqirit.Përsëri biseda e tyre i vjen e shkoqur në vesh.

Ladi, jam duke shkruar diçka për Bllokun. Ti ke jetuar një kohë të gjatë këtu. Amund të më thuash se çfarë mban mend, thjeshtë pa u sforcuar?

Mbaj mend vetëm fëmijërinë, sepse kur u rrita dilja në qytet dhe jetën e kishimjashtë.

Çfarë, për shembull?Për shembull, në vitet 50-të, banonin edhe rusët këtu. Ajo që sot është World

Bank ka qenë vila e ambasadorit sovjetik. Por qenë edhe punonjësit e ambasadës, atjeku është ndërtuar Sky Tower dhe pak më djathtas. Në atë kohë shihnim filma me luftëdhe kjo na bëri të ndahemi në dy kampe, luanim luftash me fëmijët rusë. Bëheshinbeteja të përgjakëshme më gurë.

Në atë kohë kishim edhe një copë qytet brenda, sepse në disa nga shtëpitë qëjanë shembur banonin punonjësit e bllokut: kuzhinerë, shoferë, roje me familjet e tyre.Fëmijët e tyre ishin të varfër, me çorape të grisura, me çanta lecke, por qenë ushtarët mëtrima të ushtrisë sonë.

Kur ikën rusët dhe familjet e punonjësve të shërbimit, e mbaj mend më të shkretë.Rrugët ishin bosh, aq bosh sa, kur vinte koha që plepat lëshonin atë pambukun e tyre,anët e rrugëve, kryq e tërthor Bllokut, mbusheshin me pambuk plepash. Dhe një ngakënaqësitë tona ishte tu vinim flakën, që ikte vërdallë si një fitil i madh i ndezur. Një ditë,unë po i gëzohesha me një shkrepse në dorë një vije të bardhë pambuku plepash, kur

Page 29: perpjekja_24

29Përpjekja

pashë një njeri me kapele, që po më qëndronte sipër. Ngrita kokën: Ishte Mehmeti.Edepsëz! më tha dhe unë ia mbatha me vrap. Por kishte edhe një grup të çuditshëm,që gjuante laraska, i kapte, i lyente me benzinë dhe i lëshonte me shpresë se do t ishihte të fluturonin me krahë të përflakur. Por ato nuk fluturoni dot. Binin në vend sapou vinin flakën. Më vonë, Koleka, kapua i tyre, u bë hetues dhe kam dëgjuar se katorturuar keq njerëzit.

Po shtëpia jote, e kthyer në bar Rex , të bën përshtypje?Jo, më kujton vetëm vitin 1974, kur nga dritaret këtej shihnim se kishin filluan

të na survejonin. Para disa kohësh, ime shoqe erdhi e solli këtu vajzën e vogël e i tha sekjo ka qenë shtëpia e babit dhe ajo e pyeti: pse kamarier ka qenë babi?

Po Enverin e shihje shpesh?Jo, rrallë dhe nga larg. Atë e shihnin si perëndi edhe fëmijët e tij që i kisha

shokë. Nuk i dëgjova një herë të flisnin për të si për babain e tyre.Diktatori ngre veshët edhe më shumë, sepse po dëgjon të flasin për të dhe

familjen e tij. Por, çuditërisht, Balluku i transformohet në një grua. Atë e njeh menjëherë,megjithëse është e plakur dhe e kërrusur: Liri Belishova! Po kjo?

Burri me syze e fut bllokun në xhep.Liri i thotë herën tjetër më tregove se si lindi Blloku. Më ka mbetur merak të

të bëj edhe nja dy pyetje. Desha të të pyes, a e patët problem që po merrnit shtëpitë etë tjerëve, atëhere kur hytë në Bllok?

Të them të drejtën jo. Ne shtetëzuam gjithçka dhe vilat nuk i konsideronimtonat. Në fillim, na dukej çudi se ishim mësuar të flinim kolektivçe. Edhe rrogat e para nau dukën çudi. Por u mësuam shpejt me privilegjet, duke parë, e duke rivalizuar me njëritjetrin.

Edhe diçka, si e lejuat Enver Hoxhën të bëhet aq i fuqishëm?Qenë shumë shkaqe, por qe edhe një gjë, që e trashëguam nga lufta: secili

duhet të dinte atë pjesë që i takonte. Atëhere, kjo thuhej se qe për të mirë tëkonspiracionit, por pastaj ne vazhduam të bindemi, të mos kërkojmë të dimë gjithçka.Urdhëri që vinte nga lart nuk mund të kundërshtohej. Të gjitha duhet t i dinte vetëmEnver Hoxha.

Po një gjë nuk kuptoj: ç duan tërë këta njerëz që vijnë këtu? Nuk e dinë historinëe këtij vendi të mallkuar?

Edhe unë atë po kërkoj. Pse është bërë qendra e jetës së qytetit ky vend dhejo një tjetër? Ndoshta përgjigja është e njëjtë me atë pse ju zgjodhët këtë vend për tabërë rezidencë. Thellë thellë, ju deshët të bëheshit si ish pronarët e pasur të vilave.Edhe ata thellë thellë, duket se duan të bëhen si ju. Nga sa kam kuptuar është një brez,ai i mbi pesëdhjetëvjeçarëve, që ende kur lenë takim thonë tek vila e Enverit , apo eMehmetit; pastaj është një brez tjetër, ai që tani është afro 40 vjeç e që ka qenë 25 kurra komunizmi, që edhe kanë bërë biznese, që thonë tek Banka Amerikane , apo tekZyrat e Bankës Botërore ; është edhe brezi i të rinjve, që njohin vetëm emrat e

kafeneve dhe bareve. Por emri, në tërësi, i ka mbetur ish Blloku. Sipas meje, nuk i tërheqhistoria e thellë e këtij vendi, i tërheq historia e pushtetit, e pasurisë, e lluksit që kambretëruar këtu.

Blloku (pa nostalgji)

Page 30: perpjekja_24

30Përpjekja Përpjekja jonë

Qënkemi në kohën e ardhshme. Këta na përmendin ne sikur kemi vdekur tëgjithë. Diktatori nuk duron dhe i afrohet:

- Kush je ti, që më del gjithandej me njerëz të njohur dhe pyet për mua. Çfarëjanë këto shënime që mban? Nxirre bllokun, pse e fute në xhep. Roje! Roje! Fillon ulëretdiktatori, i çuditur se si nuk zgjohet.

- Mos bërtit dhe as mos u përpiq të zgjohesh, se nuk zgjohesh dot. Ti jethjeshtë një personazh i imi, një hije onirike e Enver Hoxhës, që e kam ngritur nga varrisi somnambul për ta shëtitur në Bllok. Unë jam shkrimtar dhe po bëj një shkrim për njëlibër, që do të titullohet I fundit & I humbur .

- Dhe kjo, ç kuptim ka?- Një sfidë ndaj hiçit dhe vdekjes, por jo në mënyrën tënde.

* * *

Diktatori avullon.Është shumë vonë, pas mesnate. Nga Buda Bar dhe Insomnia , fillojnë të

ikin fuoristradat e fundit, me vajza të reja, të ulura krah bosëve të rinj në timon.Rruga më e rrahur për të dalë nga Blloku, është ajo që kalon nga bar Pravda

Lounge . Më parë, lokali kishte një tjetër emër, bar Kahlua . Ishte një lokal nate, ngamë të njohurit në Bllok për shitje - blerje femrash. Derën e madhe të hyrjes, e kishtetë lyer me të kuqe. Por aty ndodhi një incident. I biri i Sekretarit të Përgjithshëm të PS,partisë ish komuniste në pushtet, një azgan djalë , i mirënjohur për demostrimetnëpër qytet me një fuoristradë 40 mijë euroshe, pasi piu, zbrazi një breshëri pistoleteautomatike mbi një grup djemsh rivalë. Njëri prej tyre mbeti i plagosur. I biri i sekretaritnuk pësoi gjë, sepse ndërhyri i ati, por lokali u mbyll për disa kohë.

Pas disa muajsh, Kahlua ndërroi pronarë dhe u rihap. Pronarët e rinj i vunëemrin Pravda Lounge dhe derën e madhe, e lyen krejtësisht me të bardhë. Kurseklientela mbeti po ajo.

Nuk kaloi shumë dhe lokali u detyrua të mbyllet përsëri nga një tjetër skandal.Askush nuk e tha se cili e çoi lajmin në gazeta, por brenda një jave thashethemi se njëbariste e prekur nga SIDA, hidhte gjakun e saj në pijet që shërbehen aty, u përhap nëtë gjithë Tiranën. Flitej për një njëzetepesëvjeçare të kthyer prej një viti e gjysëm ngaPerëndimi, së bashku me të dashurin. Thuhej se kishte punuar, në periudha të ndryshme,në disa klube të tjera nate të zonës, se kishte patur marrëdhënie seksuale me shumëdjem, por së fundi, tek Pravda kishte filluar të hidhte pika gjaku të infektuar në pijet eklientëve.

Pronarët ngulmuan se ishte një thashethem i përhapur nga rivalët e klubeve tëtjera, paguan edhe ekspertët të shpjegojnë se SIDA nuk transmetohej në këtë mënyrë,por kjo nuk e shpëtoi falimentimin e tyre. Lokali u mbyll për herë të dytë.

Mbi dyert e bardha, paksa të ndotura, kanë mbetur vetëm shenjat e disa germavetë hequra, që, megjithatë, lejojnë të lexohet se ka qenë shkruar Bar Pravda Lounge .

Page 31: perpjekja_24

31Përpjekja

Bri lokalit, ndalon, pa e shuar motorrin, një fuoristradë e zezë. Në timon është njëdyzetvjeçar me kostum blu, këmishë të bardhë e kollare të kuqe. Ka në krah një bjonde,që duket gjysëm e pirë, gjysëm e përgjumur. Në sediljen e prapme një burrë më i ri, iveshur krejt me të zeza, hedh sytë nga Pravda.

- E pe se si mjaftoi një shaka në gazetë për t i hequr qafe. Dhe thonë se mafjaruse është e fortë.

- Shiko çfarë emri hibrid i kishin vënë, bosi im, edhe Pravda edhe Lounge. Qënga emri kuptohej se nuk do ta kishin të gjatë - i përgjigjet tjetri.

- Këtij do t i vemë një emër shqiptar, i kemi tre lokale këtu me emra të huaj. Ikuedhe ajo modë. Lexova në thashethemet e shtypit, se tersllëku i këtij lokali vjen psendodhet mu në drejtim të rrugës ku dikur ishte postblloku që ndante Tiranën ngaBlloku. Domethënë mbi një humnerë. Kurse unë them pikërisht për këtë t ia vemëPorta e Bllokut , ose edhe Porta e Humnerës , kurse derën ta lyejmë prap në të kuqe,

por t i vemë edhe pak të zezë; me ngjyrat e flamurit, - si thua?- Edhe portë Blloku, edhe humnerë seksi, edhe ndjenjë kombëtare, sukses i

garantuar, je gjeniu i Bllokut bosi im. i përgjigjet tjetri, fut marshin dhe fuoristrada ezezë kapërcen portën e humnerës e hyn në rrugët e shkreta të qytetit, që ka disa orë qëfle.

Blloku (pa nostalgji)

Page 32: perpjekja_24

32Përpjekja Përpjekja jonë

UDHËTIMI I SHENJTË DREJT KOMBIT: NDËRTIMI I NJË FALTOREJE NËKOSOVËN E PASLUFTËS*

Anna di Lellio

Programi i Diplomimit në Marrëdhëniet NdërkombëtareShkolla e re Nju Jork dheInstituti Kosovar i Gazetarisë dhe Komunikimit(Graduate Program in International Affairs (GPIA)The New School, New York dheKosovo Institute of Journalism and Communication (KIJAC)Prishtinë

Stephanie Schwandner-Sievers

Shkolla e Studimeve Sllave dhe Evropianolindore(School of Slavonic and East European Studies),UCL, Londër)

Abstrakt

Vendngjarja e masakrimit famëkeq nga ana e serbëve të një familjeje të madheshqiptare në mars 1998 është shndërruar në faltoren më të shquar të Kosovës sëpasluftës, që tërheq me mijëra vizitorë shqiptarë. Duke u frymëzuar nga territorializimii kujtesës i Smithit (2003) si burim i shenjtëruar i identitetit kombëtar, dhe modeli mepesë faza i MacCannell-it (1999 [1976]) i shenjtërimit të pamjes , ky artikull shtjellontopografinë që lidhet me memorialin e shenjtëruar të vendngjarjes, procesin e ndërtimit,

* Ky artikull u botua së pari në anglisht në revistën Journeys: The International Journal ofTravel and Travel Writing, Vëll. 7, Nr. 1 2006, fq. 27 49. Autoret i janë mirënjohëse IdlirHoxhës për përkthimin e artikullit në shqip; Rigels Halilit për ndihmën në shpjegimin e termavetë veçantë sociologjikë në shqip; dhe Artan Putos për punën e kujdesshme në redaktimin etekstit. Të drejtat në gjuhën shqipe për këtë artikull i janë dhuruar me mirësjellje nga BerghahnPublishers (Oxford & New York) revistës Përpjekja. Falenderimet e autoreve janë për shqiptarëtqë mbështetën ketë projekt. Fotografitë (figurat 1 4) janë marrë prej autoreve.1 U shkrua në verë të vitit 2005, [shën. i red.].

Page 33: perpjekja_24

33Përpjekja

riprodhimet sociale dhe materiale të tij dhe i shton interpretimit një fazë të gjashtë riprodhimin politik . Duke u mbështetur në punën etnografike në terren, literaturën

përkujtimore me prejardhje nga ky vend i shenjtë, si dhe në intervista të shumta meprotagonistë kryesorë (duke përfshirë edhe ish-luftëtarë), vizitorë, artikulli hulumtonmënyrat me të cilat temat fetare të martirizimit dhe sacrifices, si dhe idealet tradicionalistetë solidaritetit e militantizmit, mishërohen në vendngjarje, duke i dhënë kuptim lartësimitmbarëkombëtar të rezistencës etno-nacionale, solidaritetit dhe pavarësisë.

Hyrje

Po t i hedhim një vështrim nga lart fshatit të Prekazit, në luginën qendrore tëDrenicës, atje ku lufta e Kosovës u zhvillua me ashpërsinë më të madhe, rrënojat edjegura të shtëpive të familjes Jashari, qëndrojnë si përkujtesë e një ngjarjeje tragjike,të mbushur me domethënie simbolike. Në mars 1998, njëzet anëtarë të kësaj familjeje tëmadhe shqiptare u vranë nga trupat serbe gjatë një rrethimi që zgjati tre ditë dhepërfundoi me shumë viktima në zonën përreth. Jasharajt ishin ndërmjet themeluesve tëforcave klandestine guerrilase shqiptare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)1 Qyshprej këtyre ngjarjeve, anëtarët e familjes Jashari, të etiketuar si terroristë në të gjithanjoftimet zyrtare serbe (Tanjug 1998), janë përkujtuar prej shqiptarëve si dëshmorë tëlavdishëm dhe vdekjet e tyre si sakrificë sublime për kombin. Dhe vërtet, vdekja eJasharajve përvetëson kategoritë e gatshme të viktimave kundrejt autorëve tëvrasjeve. Sipas literaturës përkujtimore, të gjithë anëtarët e familjes vendosën mevullnetin e tyre të qëndronin në kullën e plagosur dhe përballuan sulmet duke sfiduarfrikën e vdekjes (Halimi dhe Shala 2000: 24-25).

Sot, rrënojat e grumbullit të shtëpive të familjes janë hapur për vizitorët, njëhapësirë më parë private, e cila është bërë publike për shkak të ngjarjeve, dhe që tanishërben si një faltore e shenjtë për kombin shqiptar. Vdekjet e anëtarëve të familjes dhevendosmëria e tyre, e mishëruar në këtë vend, u japin vizitorëve shqiptarë sigurinë seështë e mundur t i dalin për zot fatit të kombit të tyre.

Qysh nga viti 2000 deri në 2005 secili prej nesh e ka vizituar Prekazinshpeshherë. Në vendngjarje ne studjuam dhe intervistuam individë të ndryshëmshqiptarë, familje dhe pjesëmarrës në grupe të organizuar udhëtarësh nga e gjithëKosova, rajoni dhe diaspora. Ne intervistuam, gjithashtu, persona të shumtë që kishinvizituar këtë vend të shenjtë, por larg tij në Shqipërinë fqinje, Prishtinë, SHBA dhe

1 Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK): kur Millosheviçi u hoqi shqiptarëve të drejtën epjesëmarrjes në strukturat shtetërore në fund të viteve 80, disa grupe të shkëputur, tëmbështetur në familje fshatare që nga e kaluara e tyre njihnin rezistencën dhe shtypjen, siç ishinJasharajt, dhe e ashtuquajtura lëvizje ilegale në diasporë, organizuan dhe u angazhuan nërezistencën militante kundër regjimit serb (Judah 2000: 40, 102-120).

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 34: perpjekja_24

34Përpjekja Përpjekja jonë

Britaninë e Madhe. Bashkëbiseduesit që takuam në vendngjarje, si vizitorët ashtuedhe zyrtarët, nuk shprehën asnjëherë mospajtim, por vetëm iu bashkuan ideologjisëqë shpreh ky vend. Në ndryshim nga shumëllojshmëria e përvojave dhe qëndrimeve tëkonstatuara në faltore të tjera të Kosovës (shih Duijzings 2000), edhe nëqoftëse ekzistonndonjë pakënaqësi, në Prekaz kjo është e heshtur. Vetëm në distancë nga vendngjarja,në momente private dhe në raste të rralla, pati vizitorë që me ne u shprehën në frymëkritike2; psh, një studente shqiptare nga Tirana u ndje e tronditur nga fiksimi i frikshëmi kosovarëve për dëshmorë dhe vdekje , pas vizitës me grupin e saj në 2004.

Ne argumentojmë se tërheqja që ushtron ky vend tek vizitorët qëndron nëfaktin se ai shërben si skenë publike (Goffman 1959) për shprehjen e interesavekombëtare panshqiptare. Qindra përshtypje të lëna në librin e vizitorëve të vendngjarjessi dhe intervistat e vrojtimet tona etnografike të bëjnë të mendosh se në këtë skenë,uniteti etno-kombëtar dhe radhitja ndaj kauzës së përbashkët të çlirimit dhe pavarësisë,interpretohen si një dramë shpëtimtare.

Ky artikull hulumton procesin e shenjtërimit të trojeve që dikur i përkisninfamiljes Jashari. Ne gjykojmë se modeli klasik i Dean MacCannell-it (1999[1976]: 44-48)i shenjtërimit të pamjes 3, me pesë fazat e tij të ndryshme, është i vlefshëm për synimintonë. Këto faza janë, (1) ndarja e vendit nga të tjerët si diçka e veçantë, domethënë edalluar (marking out) ose e emërtuar (naming); (2) rrethimi, ose ngritja e nivelit tëvendit (framing); (3) shenjtërimi i vendit (enshrining); (4) riprodhimi mekanik(mechanical reproduction) dhe, së fundi, (5) riprodhimi social (social reproduction)i vendit. Në Prekaz ka ndodhur në mënyrë karakteristike një proces shenjtërimi nënkujdesin e sipërmarrësve të kujtesës (Jelin 2003: 34), grupet shqiptare të interesit, qëu fuqizuan nga lufta e fundit. Mendimi ynë është se këto grupe përpiqen ta paraqesintë padiskutueshëm moralisht konceptin e tyre të identitetit kombëtar shqiptar, duke epërmbledhur simbolikisht në vetë indin e monumenteve të Prekazit (krah. Verdery 1999:26-27). Në këtë vend, ku kujtesa është territorializuar (Smith 2003: 134), duke iu referuarskenareve të caktuara kulturore dhe historike, ne kemi identifikuar një fazë të gjashtë tëshenjtërimit të vendit: riprodhimin politik (political reproduction).

2 Këta zëra mospajtues larg vendngjarjes janë subjekt i një artikulli tjetër që hulumton njëkontekst politik më të gjerë (Di Lellio dhe Schwandner-Sievers 2006)3 Termi pamje ose panoramë (angl. sight ) i MacCannell-it shpesh lidhet me njëvendndodhje, pikë të caktuar, por gjithashtu i referohet të vështruarit, që është mënyra kryesoree marrëdhënies midis vizitorëve dhe asaj çka vizitohet. Me qëllim që të nxjerrim në pah vendin etrajtuar këtu, ne do të përdorim termin shenjtërim i pamjes , edhe pse përdorimi nga ana jonë ivendndodhjes, si një pikë që tërheq publikun, në shumë raste është e afërt me pamjen eMacCannell-it.

Page 35: perpjekja_24

35Përpjekja

Shenjtërimi i vendngjarjes

Ekzistojnë shumë vende të tjera në Kosovë ku janë bërë masakra, por vdekjae familjes Jashari e bën Prekazin një vend të dalluar si diçka e veçantë për UÇK-në. Derinë kohën e asaj ngjarjeje, UÇK-ja ishte një grup rezistence i vogël dhe i dorës së dytë,që doli kundër rezistencës civile dhe jo të dhunshme të shqiptarëve, të kryesuar ngapresidenti Rugova. Vdekja e kësaj familjeje i dha mundësi lëvizjes së armatosur tërekrutonte një numër të madh luftëtarësh shqiptarë nga Kosova, rajoni dhe diaspora.

Tërheqjes që ushtron Prekazi si vendngjarje mund t i gjenden rrënjët qysh nëdatën e masakrës. Pas lëshimit të trupave të Jasharajve nga policia serbe në mesin emarsit 1998, disa qindra shqiptarë u grumbulluan për varrimin e tyre, pavarësisht ngasurvejimi i dukshëm i ushtrisë serbe4. Varrimet u zhvilluan në pronën e Jasharajve, nënjë fushë pranë shtëpisë, që njihej si Lëndina e Pajtimit , meqenëse në fillim të viteve90 ajo kishte qenë skena e ritualeve masive të pajtimit të gjaqeve midis familjeve

vendase5. Shtëpitë e Jasharajve ishin ende të rrënuara, ashtu siç kishin mbetur pas treditësh zjarri artilerie. Pati një fjalim të shkurtër dhe [ ] një minutë heshtje që u nderuantë rënët për lirin e atdheut (Çitaku 2003: 184). Kjo prapëseprapë ishte krejt romantike.Vitin tjetër e organizuam shumë më mirë u shpreh ish-pjesëtari i UÇK-së, ShabanHoxha, drejtor i Fondacionit Përkujtimor të Prekazit6.

Ndërtimi i vendngjarjes si memorial, duke përfshirë shtëpitë dhe varret eJasharajve, nisi pas ndërhyrjes së NATO-s në 1999, nën kontrollin e qeverisë bashkiaketë Skënderajt7. Pasi u deklarua menjëherë monument, vendit iu dha emri KompleksiPërkujtimor Adem Jashari Prekaz , sipas emrit të prijësit ushtarak të familjes, heroi UÇK-së. Në atë kohë qeveria bashkiake i përkiste qeverisë provizore të UÇK-së, qëishte një strukturë ilegale, e vetëdeklaruar. Gjërat nuk ndryshuan as me zgjedhjetvendore të 2000-s dhe 2002-t, kur shumica e ish-UÇK-së ruajti pushtetin. Në vitin 2000,Bashkia e Skënderajt krijoi Fondacionin për Ndërtimin e Kompleksit Përkujtimor AdemJashari Prekaz , një organizatë jofitimprurëse, për administrimin e vendngjarjes.Personeli i fondacionit përbëhet nga ish-udhëheqës lokalë të UÇK-së dhe kryetari iBashkisë së Skënderajt. Së bashku me pjesëtarët e rrethit të gjerë të familjes Jashari që

4 Çitaku (2003: 184); dhe intervistë me Dean Anastasjevic, reporter i të përjavshmes në serbishtVreme, 12 shtator 2005 (Beograd).5 Sipas literaturës në vendngjarje, plaku i familjes, Shaban Jashari, ishte krah i djathtë iprofesorit të folklorit Anton Çetta (Tahiri [a] 2003: 47; cf. Çitaku 2003: 182 - 184), i cilikryesoi fushatën e pajtimeve në masë të gjaqeve në 1990 1992 në të gjithë Kosovën.6 Intervistë me Shaban Hoxhën, 6 mars 2005 (Prekaz, Prishtinë). Sipas tij, ngjarja përkujtimorenë mars 1999 tërhoqi njëzetmijë pjesëmarrës, pavarësisht nga përplasjet në vazhdim e sipër metrupat serbe. Çitaku (2003: 184) numëronte disa qindra njerëz .7 Më parë ka qenë Srbica , qendra rajonale që ndodhet nga fshati i Prekazit në një distancë qëmund të bëhet me këmbë.

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 36: perpjekja_24

36Përpjekja Përpjekja jonë

Figurë 1: Kompleksi përkujtimor Adem Jashari , Prekaz, maj 2004

Page 37: perpjekja_24

37Përpjekja

kanë mbetur gjallë, farefisin e tyre, si dhe miq e shokë të ish-UÇK-së, ata janësipërmarrësit e kujtesës së vendngjarjes.

Ndërtimi i vendgjarjes përfshiu rrethimin dhe ngritjen e nivelit të shtëpive tëshkatërruara të Jasharajve. Duke u gjendur në një pikë mbizotëruese të terrenit, ato uruajtën në gjendjen e rrënimit, u rrethuan me skela ndërtimi dhe për efekt për sigurie, uzmadhua dhe u rrit lartësia e tyre (figura 1). Sot, rrënojat janë të mbuluara me çati të reja,të cilat ua rrisin lartësinë edhe më shumë; në errësirë ato ndriçohen nga projektorë. Përtë arritur shtëpitë, vizitorët i parkojnë automjetet e tyre në fund të një shpati me pjerrësitë lehtë dhe kalojnë përmes dy ndërtesave të vogla parafabrikat, një zyre poste dhe njëdyqani suveniresh, që rrethojnë hyrjen.

Tre paraqitje monumentale të Jasharajve si shenjtorë të UÇK-së e shenjtërojnëvendin në këtë pjesë të vendngjarjes. Në afrim e sipër, vizitorët shohin së pari njëgravurë në gur me përmasa reale, të realizuar me proces fototeknik8 - që përdoretrëndom në ditët tona për gurët e varreve në rajon e ngritur në kolona betoni. Skenae paraqitur në gur është një kolazh: Adem Jashari që mban armën e tij dhe ka ngjeshurnjë gjerdan me fishekë mbi supe, qëndron në plan të parë; i vëllai, më i madh në moshë,Hamza, edhe ai i armatosur, qëndron në të majtë dhe në frymën e ikonografisë patriarkale,i ati i tyre, Shaban Jashari, rri në qendër. Ata qëndrojnë sipër dy luftëtarëve të UÇK-sënë qëndrim luftimi. Imazhin e qarkon emblema e UÇK-së, që të sjell ndërmen një aureolë.Vizitorëve që hyjnë në oborrin e përparmë të shtëpisë kryesore, u del përballë një bustprej guri të bardhë i Adem Jasharit me pajime luftarake. Së fundi, një afishe me përmasareale e Adem Jasharit me veshje kamuflazhi dhe pajime lëkure, i armatosur rëndë,informon vizitorët me gërma të mëdha Ai është i gjallë! 9.

Ndërtimi i një peisazhi përkujtimor në plan më të gjerë, e shenjtëron ende mëshumë këtë vend. Flamujt kombëtarë shqiptarë mbi çati, tregojnë se ku ndodhen shtëpitëdhe bunkeri, lart mbi kodrat e shtrira në rrafshinë, si dhe hyrjen e varrezës që ndodhetmë poshtë. Topografia e adhurimit i vendos shtëpitë ku Jasharajt luftuan dhe u vranëmë në pah se sa varret. Terreni i varreve, i ruajtur përherë nga dy roje nderi të TrupaveMbrojtëse të Kosovës10, është gjithashtu i nxjerrë në pah dhe i rrethuar. Edhe këtumbizotëron një motiv patriarkal, si në të gjithë ikonografinë e Jasharajve: rreshtat e

8 Kjo teknikë gravure deri diku e shtrenjtë bazohet në teknikën CAD (angl. Computer AidedDesign dizenjo me ndihmën e kompjuterit) në të cilën fotografitë aplikohen ne gur me njëçekiç të vogël me anë të një procesi të automatizuar.9 Ky ka qenë po ashtu titulli i një shfaqjeje që u interpretua në aktivitetin e parë përkujtimor nëvendngjarje në mars 1999.10 TMK-ja është një organizëm i mbrojtjes civile i formuar në shtator të vitit 1999 gjatëbisedimeve midis UÇK-së dhe NATO-s për të lehtësuar çmobilizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve te UÇK-së. Ky organizëm synon të shndërrohet në të ardhmen në ushtrinë e shtetittë pavarur.

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 38: perpjekja_24

38Përpjekja Përpjekja jonë

varreve ndjekin një rend social, në të cilin breznitë dhe gjinitë pasqyrojnë një familjetipike të madhe shqiptare. Varret janë gjithmonë të stolisur me kurora të shumta me luleartificiale, ndër të cilët më shumë bie në sy ai i Adem Jasharit.

Në vitin 2004, së bashku me zgjerimin e peisazhit të vendngjarjes, Fondacioni ezhvilloi më tej rrethimin e saj. U ndërtua një shëtitore që të çon tek Kompleksi Përkujtimornga sheshi qendror i Skënderajt, që ka emrin e Adem Jasharit, ku ndodhet monumentii tij. Në pritje të financimeve, Fondacioni parashikon zgjerim të mëtejshëm, dukepërfshirë një park kombëtar më të shtrirë dhe një park paqeje , përreth shtëpive dhevarreve të selitura. Parku do të ketë një një muzeum, një rrugë me skulptura, një fushëlojrash për fëmijë dhe një kopsht me lule11.

Deri më sot1, thirrjet e Fondacionit për financime dhe mbështetje nga shteti nukkanë pasur sukses, edhe pse Kuvendi i Kosovës ka njohur zyrtarisht rëndësinëkombëtare të monumentit. Aktualisht, fondacioni përfiton të ardhura nga dyqani isuvenireve i vendit përkujtimor dhe botimi i literaturës përkujtimore të UÇK-së (figura2). Fillimisht ai bëri thirrje edhe për një donacion të veçantë, me vlerën e një rrogemujore, nga secili anëtar i organizatave ushtarake lokale, pasardhëse të UÇK-së (Zonae Parë Operative dhe Korpusi i Gardës i TMK-së), që drejtohen nga të mbijetuarit ePrekazit dhe të afërmit e familjes Jashari. Përveç mbështetjes së tij politike, nga PartiaDemokratike e Kosovës (PDK) dhe ushtarake, nga TMK-ja, Fondacioni mbështetetgjithashtu edhe nga lobet e grupeve të veteranëve të UÇK-së, si p.sh. Organizata eVeteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së dhe Shoqatae Familjeve të Dëshmorëve të Luftës të UÇK-së12.

11 Shih faqen e internetit të këtij vendi përkujtimor www.ademjashari.com/gazetari.html, nëveçanti Kuvendi miratoi Ligjin për Kompleksin Memorial Adem Jashari dhe 9 ligje të tjera ,e konsultuar më 15 qershor 2005; dhe intervistat me Shaban Hoxhën, më 11 nëntor 2004 dhe 5mars 2005.12 Intervista me Shaban Hoxhën, nëntor 2004 dhe shkurt mars 2005.

Page 39: perpjekja_24

39Përpjekja

Figurë 2: Në dyqanin e suvenireve, mars 2005.

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 40: perpjekja_24

40Përpjekja Përpjekja jonë

Turistët pelegrinë

Çdo ditë në Prekaz mbërrin një vargan i pandërprerë me vizitorë. Gjatë tubimevepërkujtimore, numri i vizitorëve arrin në mijëra vetë dhe përfshin të gjitha elitat politike.Në një ditë të zakonshme, vizitorët privatë vijnë vetëm, me miq, ose familje, me qëllim,ose rastësisht, kur u bie rruga aty pranë dhe vënë re shenjën rrugore që i drejton për nëkompleks. Gjithashtu, ka vizita të shumta nga grupe të organizuara udhëtarësh shqiptarë,nga fabrika ose vende të tjera pune, shkolla dhe universitete; ekskursionet shkollorenë fund të vitit janë bërë rutinë, duke filluar që nga klasa e pestë. Një numër i madhshënimesh në Librin e Vizitorëve përfaqësojnë klasa mësimore, ose shkolla të tëra, tënënshkruara nga mësuesi, apo drejtori në emër të dhjetëra e qindra nxënësve. Nëmënyrë të qartë, Prekazi ka fituar një rol didaktik të fuqishëm, duke iu përmbajturmesazhit kuptimor zyrtar të memorialit (shih, psh, Greiçevci 2005); ai jep mësime kolektivenë lëmin e identitetit kombëtar dhe patriotizmit shqiptar.

Ne kemi parë mësues që u tregojnë nxënësve të tyre historinë e Prekazit, oseetër që ua rrëfejnë atë fëmijëve të tyre. Por këta janë të paktë. Më shpesh aty ndodhentre ciceronë që janë ruajtësit e vendit përkujtimor dhe mbrojtësit e rrëfenjës historike tëJasharajve. Rrëfimi nga ana e tyre i sakrificës sublime të Jasharajve, mbështetet nëdëshminë e të vetmit njeri që i shpëtoi gjallë masakrës së Prekazit, Besartës, mbesësnjëmbëdhjetë vjeçare të Adem Jasharit po e njëjta histori që mund të gjendet në tëgjitha botimet e vendit përkujtimor, si në intervista (Hamza dhe Hoti 2003), ashtu edhenë tregimet që thuhen aty për aty (Halimi dhe Shala 2000: 9, 16). Për shkak të lidhjeveprivate dhe përkushtimit të ciceronëve ndaj familjes Jashari, si dhe historisë lokale tërezistencës në aspekt më të gjerë13, ata e shohin veten më tepër si ruajtës moralë dhe jovetëm si ciceronë. Ata besojnë se i japin publikut ushqim shpirtëror , duke treguarhistorinë e vërtetë të rezistencës, vendosmërisë dhe vdekjes së familjes, të cilën ata erecitojnë njëmijë herë , me saktësi të pashoqe, që i afrohet recitimit përmendësh.Ashtu si edhe në kultin e shenjtorëve të krishterë të hershëm (Brown 1981:82), ështëpikërisht recitimi publik i martirizimit së Jasharajve që nxit adhurimin. Edhe kur turmaështë e madhe dhe ka shumë fëmijë të pranishëm, mezi sa dëgjohet ndonjë zë (figura 3).

Pasi dëgjojnë historinë dhe vizitojnë shtëpitë, vizitorët, zakonisht, bëjnëfotografi në grup përballë ndërtesave, ose bustit të Adem Jasharit, lënë shënim tek librizyrtar i vizitorëve dhe blejnë libra, kartolina e suvenire të tjera në dyqan. Shumë prejtyre vizitojnë varrezën aty pranë. Ka edhe pak banorë vendas nga fshatrat ngjitur, qëvijnë për të vizituar vetëm varrezën. Tek varret, disa vendosin kurora tipike, me luleartificiale, që zakonisht kanë shirita me mesazhe, që shprehin nderim dhe tregojnë

13 Psh. Rifat Bejta, ish-mësues i zonës dhe sot këshilltar bashkiak në Skënderaj, i njihteJasharajt mirë personalisht dhe u angazhua si anëtar i komitetit që organizoi varrimet e tyre nga këta 52 trupa nuk ka asnjë pjesë që të mos e njoh . Rikujtimi i masakrës i shkakton atij

ende emocione të forta; intervista të realizuara më 23 gusht 2002 dhe 6 nëntor 2004; rast ingjashëm me Xhevat Imerin në Gecaj (2004).

Page 41: perpjekja_24

41Përpjekja

prejardhjen e atij që e vendos. Tek varri i Adem Jasharit, ne vumë re njerëz që binin nëgjunjë dhe luteshin, ose qëndronin në heshtje, puthnin kurorën më pranë vetes dhe,në disa raste, i përshëndesnin heronjtë me thirrjen siç e do zakoni lavdi! (figura 4).

Figura 3: Një grup turistësh pelegrinë nga Shqipëria, maj 2004.

Në Prekaz, turisti është gjysmë pelegrin, po qe se pelegrini është gjysmë turist(Turner dhe Turner, 1978: 20); në vizitat e tyre ekziston si aspekti i shenjtëruar, ashtuedhe ai laik. Vizitorët që takuam në vendin përkujtimor nuk janë shumë të ndryshëmnga vizitorët që bëjnë pelegrinazh në shtëpitë e ikonave kulturore jofetare qofshinkëto figura të kulturës së madhe si Moxarti, ose Shekspiri, apo figura të pop artit siç

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 42: perpjekja_24

42Përpjekja Përpjekja jonë

është Elvis Presley (Reader 1993). Pothuajse të gjithë, hyjnë në lidhje me vendinpërkujtimor në mënyrë jofetare duke bërë fotografi, duke pozuar për to dhe duke blerësuvenire profane . Për disa njerëz, kjo pikë është bërë vendi ku duhet të çojnë miq ngajashtë, siç e dëgjuam prej një vizitori: kjo është diçka që u duhet treguar . Shumë njerëzvijnë në Prekaz nga vendbanimet e tyre të reja në Australi, SHBA dhe vende te ndryshmetë Evropës, kur vijnë njëkohësisht për të vizituar të afërmit në Kosovë, gjatë verës.Disa vizitorë turistë, i kanë zhgarravitur emrat dhe vendet e origjinës, ose mesazhete nderimit, nëpër mure.

Figurë 4: Tek varri i Adem Jasharit, maj 2004.

Page 43: perpjekja_24

43Përpjekja

Reagimet e shumë vizitorëve në Prekaz të bëjnë të kuptosh se edhe ata kalojnëpërvojën e një vërtetësie ekzistenciale , kur qëndrojnë të mahnitur tek vendi qëmishëron temat fetare të martirizimit dhe ringjalljes. Prekazi është hapësira ku familjaJashari gjeti një vdekje të jashtëzakonshme, e cila gjendet e shkruar tek rrënojat eruajtura të shtëpive, që kanë plagë po ashtu si edhe njerëzit (Kompleksi Memorial2004). Disa nga personat që reaguan në vendngjarje, nuk mundën të flisnin për ndjenjate tyre dhe kishin lot në sy; të tjerë na thanë se ai vuajti për të gjithë ata që humbëmne , ose, për mua, Ademi është njëlloj si Krishti 14, një nocion që përputhet meidentifikime të tjera, private dhe publike, me karakter biblik të vendngjarjes. Psh. publicistiBlerim Shala shkruajti: Ai është Adami, njeriu i parë, ai, si Abrahami, është i gatshëmtë flijojë familjen e tij, ai, si Jezui, gozhdohet për shpëtimin e të tjerëve (Hamzaj dheHoti 2003:109). Në të njëjtën mënyrë, edhe literatura zyrtare, edhe vizitorët private, ireferohen Prekazit si Meka shqiptare 15, një referim i qartë i karakterit prej pelegrinazhiqë ka vizita e tyre dhe i besimit islamik të shumicës së shqiptarëve. Si pelegrinë, vizitorëtë shumtë nga Kosova dhe nga vende të huaja, kanë kryer disa udhëtime në Prekaz.

Përmbledhtas, këto vizita nuk mund të kuptohen thjesht si vizita me natyrëjofetare. Ato janë të ndërtuara si udhëtime të shenjta drejt nacionit shqiptar. Nërastin e shqiptarëve, nacionalizmi ka bërë gjithmonë thirrje për ekumenizëm fetar (Maliqi1997:122), ose sinkretizëm (Dujzings 2000: 2, 15), në mënyrë që të kapërcehet ndarjae veçantë e vendit në besime të ndryshme. Por në vend që të laicizojë nacionalizmin,sinkretizmi fetar ka krijuar

modele dhe stile të ndryshëm të përkujtimit dhe kremtimit; vendeindividuale dhe kolektive të adhurimit, në formën e pelegrinazhit; ide tësakrifikimit të vetvetes dhe martirizimit, si dhe të lavdisë së përjetshme; dheideale të shenjtërisë dhe heroizmit, të mishëruar në individë shembullorë (Smith2003: 222-3).

Çka duan të theksojnë sipërmarrësit e kujtesës, është karakteri i vendit si njëaltar për dëshmorët e kombit. Çdo vit ata botojnë një version të redaktuar të librit tëvizitorëve, në të cilin shënimet e vizitorëve përzgjidhen dhe vendosen nën titujkuptimplotë, si psh. Drenicë vend i gjakut tim , udha e vetme e prehjes , osePrekazi: emërtues i përbashkët i bashkimit shqiptar . Shumë prej këtyre shënimeve të

botuara nënvizojnë karakterin e shenjtë të vendngjarjes, që, siç thonë vizitorët, i trazonemocionalisht. Ata i drejtohen familjes së masakruar të Jasharëve në mënyrë të

14 Një vizitor shqiptar nga diaspora, me prejardhje myslimane, nga aty pranë, me të cilin neudhëtuam në vendngjarje në mars 2005.15 Për shembull, Forumi Shqiptar Epopeja e UÇK-së , www.forumishqiptar.com, në hyrjen e5 marsit 2003, e konsultuar më 8 qershor 2005. Bashkëbisedues gjatë punës në kërkimore nëterren (në vendngjarje), 5 mars 2005; Shënime të ndryshme në librin e vizitorëve (psh. në vitin2002: 173, 291)

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 44: perpjekja_24

44Përpjekja Përpjekja jonë

drejtpërdrejtë: Do të jeni simbol i përjetshëm i lirisë dhe i rrugës sesi luftohet dhevdiset me nder në altarin e lirisë. I lehtë u qoftë dheu i Kosovës martirëve të Jasharëve!Lavdi! . (Libri i Vizitorëve 2002: 55); Jemi, këtu, pranë Monumentit më të rëndësishëmtë Kosovës dhe vërtet është shumë impresionuse të qëndrosh pranë një monumentikaq të shenjtë (Libri i Vizitorëve 2002: 232). Në shumë raste, përvoja personale evizitorëve, ende e freskët nga lufta, i bën ata ta identifikojnë veten me familjen dhe fatine saj. Janë të shumtë ata që mendojnë se Adem Jashari, kreu ushtarak i familjes dheprotagonisti kryesor i dramës së shpëtimit kombëtar, është shenjtori i njeriut tëzakonshëm: Titullin hero Adem Jasharit nuk ia dha parlamenti, por populli i Kosovës,që ditën kur u vra (Libri i Vizitorëve 2001: 100).

Territorializimi i kujtesës

Vizitorët në Prekaz nuk e ndjejnë autenticitetin e ekzotikes , siç ndodh kurdoherëkur masat e turistëve ballafaqohen me realitetin e mikpritësve në epokën e udhëtimevemoderne e post-moderne16. Dhe ata nuk janë të huaj , të përkufizuar nga mungesa etë drejtave të përbashkëta ndaj kësaj toke. (Simmel 1971:144). Në Prekaz, autenticitetisimbolik (Wang 1999) është i ndërtuar për t i futur edhe vendasit, edhe vizitorët(Coleman and Crang 2002:5-7) në atdheun metaforik, domethënë në thelbin e asajçka nënkupton të jesh shqiptar. Në Prekaz, shqiptarët ftohen të mblidhen fizikisht, sinjë bashkësi kombëtare, e ndërtuar me tropet e ligjit zakonor shqiptar dhe historiografisëkombëtare. Kjo bashkësi përmban rivendikime dhe shqetësime si psh. vetvendosjakombëtare dhe sovraniteti territorial. E përfytyruar si një familje e madhe, e shtrirë në tëgjithë kombin, modelin e së cilës e japin Jasharajt, asaj i përket toka me anë të prejardhjesnga ana atnore, dhe është e drejtuar nga vlerat tradicionale të bashkësisë, nocionet erezistencës fshatare dhe pavarësisë. Këto trope kulturore vijnë në të njëjtën linjë memitet kombëtare tipike të prejardhjes dhe përparësisë , homogjenitetit etnik dhepastërtisë kulturore , luftës kombëtare të paprerë dhe indiferencës ndaj fesë , qëkanë karakterizuar për një kohë të gjatë historiografinë kombëtare shqiptare (Malcolm2002).

Broshura për vizitorët në vendngjarje, Jasharët: Histori e një Qëndrese , qëgjendet e përkthyer nga shqipja në gjuhë të ndryshme, ilustron për të gjithë vizitorët,përfshirë edhe të huajin e rastësishëm, projektin e territorializimit metaforik, që vë nëshënjestër interesa lokale, kombëtare dhe ato që kapërcejnë kufijtë kombëtarë, si mëposhtë:

Drenica dikur ishte në pjesën qendrore të Dardanisë ilire, ndërsa ndohet nëqendër të Kosovës. Banorët e pare të identifikuar në këtë krahinë kanë qenë dardanët,të njohur si fisi më i madh ilir. Shqiptarët e Kosovës, sipas dëshmive historike janë

16 Shih Cohen (2002), MacCannell (1999), Selwyn (1996), Wang (1999) etj.

Page 45: perpjekja_24

45Përpjekja

pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre. Drenica është krahinë tipike rurale. Njëri ndërfshatrat më të rëndësishëm të Drenicës është Prekazi që ka 3.876 banorë të gjithëshqiptarë. Ngjarjet dhe luftëra më të rëndësishmet për çlirim kombëtar nga robëriaturke dhe serbe janë të lidhura me emrin e Prekazit [si] prelud i sakrificës më sublimenë altarin e lirisë [vdekja e Jasharëve]. (Halimi dhe Shala 2000: 7-8).

Në të njëjtën linjë, me një territorializim të tillë të memories kombëtare dhe asajlokale, Adem Jashari, që më së pari njihet si Komandanti Legjendar, gjendet në listën eluftëtarëve-heronj shqiptarë, lokalë dhe kombëtarë, të të gjithë literaturës së venditpërkujtimor, nga të cilët më i spikaturi është heroi mesjetar shqiptar, Gjergj KastriotiSkënderbeu. Aty ku paraqitet Skënderbeu në kalë me skulptura në miniaturë ose piktura,që jepen si suvenire, afishe, kalendarë, ose kartolina, gjendet edhe Adem Jashari, ihypur tek motoçikleta e tij, armatura gjysmë e djegur dhe e ndryshkur e së cilës mundtë shikohet ende tek vendi përkujtimor. Të dy këta burra, sipas një ikonografie që nukndryshon, paraqiten gjithmonë si luftëtarë krenarë dhe të fortë, shumë herë nën qielline skuqur nga zjarri, ose përpara kështjellave të tyre, prej të cilave ata udhëhoqënluftën çlirimtare kundër shtypësve të huaj për bashkim kombëtar përmes kufijveekzistues. Me anë të referimeve ndaj Skënderbeut; si psh. Gjergji në Krujë, Gjergji nëPrekaz (Greiçevci 2005: 65), ose Gjergji në tokën e Gjergjit, bijtë e Gjergjit në tokën etyre (Libri i Vizitorëve, 2002: 166), shqiptarët lidhen mes tyre në mënyrë metaforike.

Skenaret e kujtesës

Prekazi është i pasur me objekte simbolike dhe kuptimplota, materiale dhekulturore. Referimi që i bëhet shtëpisë së Jasharajve, në çfarëdolloj forme, ështëgjithmonë edhe referim ndaj familjes dhe anasjelltas, në kuptim metaforik më të gjerë,edhe ndaj tokës e kombit shqiptar. Parimet e territorit dhe farefisnisë, shkrihen mekulturën tradicionale zakonore të Shqipërisë së veriut, Maqedonisë perëndimore, Serbisëjugore dhe Kosovës, që rëndom klasifikohen si kultura gege (duke ndjekur njëklasifikim gjuhësor), rajoni prej të cilit vijnë shumica e vizitorëve (Libri i vizitorëve, 2000

2003). Kjo shkrirje e paraqet logjikën e territorializimit dhe shenjtërimit të kombit nëPrekaz, sipas linjave të zanafillës së farefisnisë nga ana atnore, një koncept primordiali kombit tepër i njohur ky për popullsitë fshatare të këtyre trevave. Pikërisht prej këtijvendi, përjashtimi social e politik, si dhe nevoja në rritje për të përvijuar një identitetetnik të veçantë, çuan qysh prej fundit të viteve 80` drejt proceseve të ri-tradicionalizimit(Reineck 1993).

Zakonisht, terma të ndryshëm dhe të ndërkëmbyeshëm për shtëpinë ,përcaktojnë si shtëpinë fizike, ashtu edhe familjen e madhe tipike, që ndan të njëjtinoborr (si në rastin e shtëpive të Jasharajve), ose që jeton nën të njëjtën strehë, mebërthama familjare, që i drejton nga një vëlla e që jetojnë në kate të ndryshme. Një shpie madhe ka kuptimin e një familjeje të madhe, me përmasa të konsiderueshme, që ka

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 46: perpjekja_24

46Përpjekja Përpjekja jonë

shumë djem. Një shtëpi , ose familje e tillë, çmohet, gjithashtu, e fortë dhe si gjaki fortë . Respekti për paprekshmërinë e saj, parandalon çfarëdolloj cënimi të tërësisësë familjes dhe tokave të saj. Mbiemri i përhapur nga linja atnore, shpesh dëshmohetsi sinonim për një fshat, ose lagje. Prandaj, kjo është arsyeja që afro pesëdhjetë vetame të njëjtin mbiemër, Jashari, vdiqën në lagjen e Jasharajve në Prekaz. Megjithëse nukishin pjesëtarë të afërt të familjës së madhe të Adem Jasharit, ata ndanin të njëjtin mittë prejardhjes si pasardhës të Jasharit që ishin, njërit nga tre djemtë e atij që themeloifshatin. Gjaku perceptohet si substancë që ndahet midis familjes, trungut atnor dhemandej, kombit17.

Në literaturën e vendit përkujtimor, ne kemi gjetur termat e mëposhtëm kulturorëpër shtëpinë dhe pjesëtarët e saj: shpija, oda, kulmi, oxhaku, kulla. Fjala kullë ,sidomos, tregon karakterin mbrojtës të një shtëpie dhe aftësitë për luftë të pjesëtarvetë saj, gjë që është trashëgimi e gjakmarrjes, ose luftërave. Oda, shërben si skenëpublike e shtëpisë, ku tregohen e ritregohen ngjarje heroike. Referimet ndaj odësnxjerrin në pah cilësitë më të zgjeruara socialpolitike të një shtëpie . Shtëpitë ndërtohennë toka , ose në kuptim më lirik troje (tokat e familjes), që kalohen nga brezi në brezpërgjatë vijës atnore (Rrapi 2003).

Megjithëse Prekazi sot është ngritur si një odë metaforike e kombit, më sëshumti atij i referohen si Kulla e Jasharajve, sepse ishte qëndresa e armatosur efamiljes, që i nxorri ata mbi viktimizimin e shqiptarëve të zakonshëm gjatë viteve tëfundit. Diçitura e një fotografie të shtëpisë së Jasharajve, në literaturën e vendit tëngjarjes thotë: Kulla aty ku u farkëtua liria (Memorial Complex 2004) Gjatë sulmevekështjella nuk ra për tre ditë rresht , kulla as nuk u pushtua, as nuk u shtyp , megjithësetanket dhe topat e mëdhenj pështynin zjarr drejt Kullës së Adem Jasharit 18; porata kishin vendosur të mos e lëshonin shtëpinë e truallin e tyre. Ishin lindur e rritur në

këto troje. Kishin aq kujtime nga këto shtëpi e nga kjo kullë. Fundja, ajo që duhet tëlargohet është Serbia e jo ne ishin pajtuar që të gjithë (Halimi dhe Shala 2000: 25-26).

Familja, shtëpia, toka dhe gjaku, ishin koncepte që konsideroheshin të shenjtanë ligjin zakonor historik shqiptar (Durham 1909, Hasluck 1954). Tërheqja ndaj këtyrekoncepteve sot qëndron tek karakteri i tyre i përjetshëm, duke bashkuar metaforikishttë gjallët me paraardhësit e tyre dhe duke justifikuar të drejtat e pronësisë mbi tokën.

17 Çabej (1966: 336); Gjeçovi (1989: 14, 60, 130-140); Rrapi (2003); Reineck (1993);Schwander-Sievers (1999). Shqiptarët e Kosovës tradicionalisht e mbajnë veten me prejardhjenga 12 fise të mëdha.18 Ibid. Karakteri epik i i këtyre ngjarjeve theksohet rëndom në shqip me anë të gjuhës poetike:Për tri ditë Kulla nuk po merrej as po mposhtej, këtu është riprodhimi i një tregimi që gjendet nënjë forum diskutimi, Epopeja e UÇK-së, http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t13408-p-2, e konsultuar më 4 korrik 2005.

Page 47: perpjekja_24

47Përpjekja

Tropet zakonore në literaturën e vendit të shenjtë

Historia e familjes Jashari thotë se kjo rrënjë e lashtë, për tre breza u zgjat ehollë dhe, kur dukej se po këputej, ajo lulëzoi (Halimi dhe Shala 2000: 10). Pas luftës,tre burra të familjes së madhe që mbetën gjallë, vëllai më i madh, Rifati, dhe dy pasardhëstë drejtpërdrejtë të Hamzës dhe Ademit, u shtuan me tre djem secili: Shabanin, Hamzëndhe Ademin, që morën emrat e dëshmorëve të familjes (fjala dëshmor është kalk igjuhës shqipe për fjalën martir , që më së shumti përdoret për luftëtarët e rënë).Fëmijët e sotëm të Jasharajve shihen si feniksët e familjes, që përfaqësojnë rilindjensimbolike dhe jetën e të gjithë martirëve . Shoqatat e veteranëve të UÇK-së, i regjistruannë mënyrë të përpiktë të gjithë luftëtarët e rënë të UÇK-së, si feniksët e lirisë (Feniksët2001), dhe gazeta e tyre Feniks i pasqyron rregullisht fëmijët e Jasharajve në faqete saj. Të gjithë martirëve të UÇK-së u jepet qartazi përjetësia e pavdekshmëria dheAdem Jashari zë kurdoherë vendin e parë (Feniksët 2001). Si përmbledhje, referimi inacionalizuar ndaj Kullës së Jasharajve ka kuptimin e mundësisë së pavdekshmërisë,rilindjes dhe rizgjimit kombëtar.

Në historinë e familjes Jashari nuk ekziston koncepti i përkimit, por rastet eprofecive dhe parashikimit, fati metafizik, sepse çështja e kombit mund të shihet si edrejtë e vetem në qoftë se fati është i lidhur ngushtë me vullnetin e njerëzve, veprimetdhe detyrimet e familjes. Prandaj, qëkurse lindi, Adem Jashari ishte i paracaktuar tëbëhej shpëtimtar i kombit (Hamzaj dhe Hoti 2003: 28, 109): i lindur më 28 nëntor 1955,ai bartte dhuntinë e shqiponjës ,19 dhe po atë ditë [i] ati, mësuesi Shaban MuratJashari, e mbështolli me flamurin kuqezi dhe duke ia vënë armën në djep i uroj fat nërrugën e madhe të lavdisë (Tahiri 2003 [b]: 5).

Sipas dëshmive të familjes, vetë Ademi ishte krejt i vetëdijshëm për skenarine shenjtë, që e interpretonte si një shfaqje madhore beteje dhe vdekjeje. Ai e shihteveten si mishërim të rolit të Çerçiz Topullit, kryengritës shqiptar nga jugu, që luftoikundër osmanëve dhe malazezëve në fillim të shekullit të 20-të (Hamzaj dhe Hoti 2003:42, 44). Fotografitë e familjes, që gjenden si kartolina tek vendi përkujtimor, dhe historiazyrtare japin idenë se ai nuk kurrë nuk ndahej nga arma dhe vdiq duke kënduarkëngën besa-besë, derisa u ndërpre kënga e tij për t u kthyer vetë në këngë (Halimidhe Shala 200: 14, 30).

Literatura përkujtimore e vendit historik nënvizon angazhimin në emër tëbashkësisë nga ana e familjes Jashari, vendosmërinë e saj të papajtueshme, vullnetindhe elementin e pavarur të sakrificës : të gjithë ishin bërë luftëtarë dhe po zbatonindetyrat e paracaktuara. Të gjithë ata që mund të mbanin pushkën kishin zënë pozicionet.Të tjerët mbushnin karikatoret me fishekë dhe furnizonin me municione , (Halimi dheShala 2000: 28). sepse të gjithë anëtarët e familjes ishin bashkëluftëtarë besnikë , të

19 Etimologjia popullore e konsideron fjalën shqiponjë si rrënjë të fjalëve Shqipëri dheshqiptarë , dhe flamurit shqiptar.

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 48: perpjekja_24

48Përpjekja Përpjekja jonë

ishin gati për sakrifica sublime (Halimi dhe Shala 2000: 25). Sipas Rifat Jasharit, që sotështë patriark i familjes dhe më i vjetri nga ata që mbetën gjallë (meqenëse kur ndodhisulmi ai ishte jashtë si gastarbeiter me të birin dhe me dy bijtë e të vëllezërve), qëndrimii pakompromis dhe vendosmëria e familjes për të luftuar, e ka zanafillën te amaneti qëdhanë Shaban, Hamzë dhe Adem Jashari në varrimin e një fqinji të fshatit, tezakë ityre. Mbi varrin e tij, burrat e Jasharëve morën vendimin të vazhdojë luftën, të cilën efilloj [ai fqinji] , sepse ata e kishin të qartë, siç do të kishte thënë Adem Jashari, që kjoluftën që nise ti do ta vazhdojme ne deri në pikën e fundit të gjakut , sepse shqiptarët

përndryshe do të shfaroseshin si popull (Halimi dhe Shala 2000: 16, also Hamzaj dheHoti 2003: 26, 50; Tahiri 2001: 70). Familja e miraton amanetin e Adem Jasharit për faktinqë asnjë të mos bini i gjallë në duart e tyre [armiku] (Halimi dhe Shala 2000: 30; Shaladhe Hamzaj 2003: 67).20

Sot, vendosmëria e Adem Jasharit për të luftuar deri në çlirimin përfundimtartë Kosovës , paraqitet si faktor mesianik, meqenëse ajo i detyroi forcat e Atlantikut tëVeriut të ndërmerrnin veprim (Abdyli 2000: 25 [përkthyer nga versioni Anglisht]) dheçoi në ndërhyrjen ushtarake të ndërkombëtareve, që i përzuri nga Kosova trupat serbete Millosheviçit.

Jehona dhe identifikimi

Shënimet në Librin e Vizitorëve, riprodhojnë këto trope të identifikimit historikdhe kulturor dhe përkrahin angazhimin e atyre që mbetën gjallë, që evokohet ngasakrifica e Jasharëve. Ka shënime karakteristike, si psh: Sot, nxënësit maturantë të

shkollës së mesme Hevzi Nela , Kukës, vizituan Kullat e Jasharëve dhe panë gjurmëte luftës e të heroizmit shqiptar. Liria ka çmim të lartë dhe ndaj kësaj detyre të gjithë jemitë obliguar (Libri i Vizitorëve, 2002: 229); Gjaku i kësaj familjeje dhe I Komandantittonë legjendar Adem Jashari ështe gurthemel i lirisë që ne gëzojmë sot dhe do tagëzojnë gjenaratat pas nesh (Libri i Vizitorëve, 2002: 265); Për çdo shqiptar Kullate Jasharëve përfaqësojne qëndresën historike të shqiptarëve të Kosovës, kundërpushtuesve serbosllavë (Libri i Vizitorëve, 2002: 228); Pusho në Altarin e lirisë, oAdem, se bashku me të gjithë familjen Tënde, sepse, patjetër, do ta çojmë deri në fundamanetin Tënd, sepse Ti ashtu deshte (Libri i Vizitorëve, 2002: 133).

Për më tepër, vizitorët reagojnë rregullisht ndaj jehonës që i bën vendipërkujtimor në aspekte e glorifikimit të veprimeve militante dhe vendosmërisë. Shenjate empatisë dhe emocioneve personale, në përgjigje të tragjedisë së familjes, gjendenbrenda ndenjës së krenarisë së rifituar: Njeriu, pran këtyre Kullave ndien shume

20 Millosheviçi përdori pikëpamje të kundërt kur shmangu përgjegjësinë për vdekjet e civilëvenë sulmet kundër Prekazit nga serbët, gjatë gjyqit të tij në Gjykatën e Hagës, nga viti 2002 e derisa vdiq në mars 2006. Këto pikëpamje kontradiktore dhe perspektivën përkatëse ndërkombëtarene i diskutojmë me më tepër hollësi tek Di Lellio and Schwandner-Sievers, 2006.

Page 49: perpjekja_24

49Përpjekja

dhimbje por edhe krenari. Ndien dhimbje, sepse këtu u vra një familje. Ndien krenari,sepse të gjithë u flijuan për Lirinë e Kosovës. Nderim familjes Jashari! (Libri i Vizitorëve2002: 261); Të falënderit që na e kthyet dinjitetin (Libri i Vizitorëve 2003: 59); Shprehadëshirë të vij e t i shohë Kullat e heroit legjendar Adem Jashari dhe m u mbush zemrame krenari (Libri i Vizitorëve 2002: 172). Këtë mësim vizitorët e Prekazit e kanë përvetësuar:mallkuar qoftë gjaku im nëse m vrasin pa luftuar! (Libri i Vizitorëve, 2002: 261).

Riprodhimet mekanike, sociale dhe politike

Eposi i Jasharajve dhe riprodhimet e ndryshme materiale të Kullës si suvenire,broshura, kartolina, kalendarë dhe botime në internet, si psh www.ademjashari.com,kanë udhëtuar larg këtij vendi, duke tërhequr mijëra vizitorë shqiptarë në kërkim tëobjektit real . Mbiemri Jashari përdoret për emërtimin dhe dhënien e çmimeve,

veprimtaritë sociale, këngët pop, ngjarjet sportive, shkollat, kazermat, sheshet dherrugët në të gjithë Kosovën. Një turne foklorik, festivali kombëtar tradicional i rapsodisëshqiptare , dha çmimin Kulla e Jasharajve (2004); një këngë popullore ka titullinKulla e Jasharajve ; në pranverë 2005, shqiptarët organizuan turneun e futbollit Adem

Jashari ; Kulla është në qendër të aktiviteteve të përvitshme përkujtimore, qëorganizohen në të gjithë vendin me emrin Epopeja e UÇK-së; dhe fotografia e AdemJasharit dekoron shumicën e zyrave publike dhe korridoreve të shkollave.

Riprodhimet materiale dhe sociale kanë nënkuptime të forta politike. Dukemarrë shkas dhe duke shtjelluar më tej idenë e MacCannell-it (1999 [1976]), Prekaziështë bërë një pikë referimi e rëndësishme në politikë, duke i krijuar hapësirë asaj çka nee quajmë riprodhim politik . Rëndësia e vendit përkujtimor është në rritje, për sa kohëqë shqiptarët ende aspirojnë një Kosovë të pavarur dhe partitë politike e grupet socialeluftojnë për pushtet nën tutelën ndërkombëtare. Tërheqja popullore e Kullës sëJasharajve, si skenë publike e identitetit kombëtar shqiptar, i pozicionon efektivishtrivendikimet territoriale shqiptare kundër nacionalizmit serb. Gjatë periudhës sëJugosllavisë, monumentet orthodokse serbe, manastiret dhe kishat rivendikoninKosovën për Serbinë dhe u komunikojnë shqiptarëve se ky nuk është vendi juaj

(Clark 2002: 6); ata e territorializonin kujtesën dhe i caktonin kufijtë e Serbisë së Madhesipas parimit aty ku ka eshtra serbe është tokë serbe (Verdery 1999: 18).21 Memoriali

21 Në qershor 1989, me rastin e gjashtëqind vjetorit të Betejës së Kosovës në Fushën eMëllenjave (Kosovo Polje) kundër pushtuesve otomanë në 1389, eshtrat e udhëheqësit tëmundur serb, Princ Llazarit, u nxorrën nga varri në Beograd dhe u shëtitën në Kosovë ngamanastiri në manastir. Princ Llazari qëndron në zemër të mitit kombëtar serb (një ndërtim ifillimit të shek. të 20-të) dhe për nacionalistët serbë është një figurë me përmasat e Krishtit.Kremtimi i rivarrimit të tij arriti kulmin me fjalimin famëkeq të Millosheviçit në Fushën eMëllenjave (afër Prishtinës). Millosheviçi i dha vetes mantelin e çlirimtarit , në të njëtën linjëme Princ Llazarin dhe i hoqi Kosovës statusin e autonomisë. Një numër punimesh shumë të miratë rasteve studimore etnografike (p.sh, Bax 1997; Bringa 2004; Denich 1994; Hayden 1994)hulumtojnë shndërrimet etnonacionale të politikës së kujtesës në Jugosllavi, pas vdekjes sëMareshal Titos dhe denoncimit të doktrinës së tij të bashkim-vëllazërimit .

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 50: perpjekja_24

50Përpjekja Përpjekja jonë

i Prekazit ngre një kundërargument krejtësisht shqiptar nga pikëpamja e gjakut . Aitërheq vëmendjen se gjaku i dëshmorëve nuk do të harrohet dhe se ai qëndron nëçdo shkëndijë lirie që në gëzojmë sot , duke i mësuar ata që mbetën gjallë se si duhetjetuar dhe si duhet vdekur (Feniksët 2001: 5-6).

Aktorët politikë shqiptarë synojnë të krijojnë legjitimitet dhe besueshmëringa lidhja me Kullën e Jasharajve. Prandaj, edhe politikanë që kanë qenë të njohur përhedhjen poshtë me këmbëngulje të kyengritjes së armatosur, nuk mund ta shmanginreferimin ndaj Kullës së Jasharajve. Edhe Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, u vunë provë vazhdimisht për këtë çështje deri para se të vdiste, në janar 2006. Psh., kemirastin e një parlamentari të mëparshëm, me origjinë të spikatur nga radhët e UÇK-së, icili i kërkoi Rugovës të demonstronte devotshmërinë e tij ndaj faltores domethënë,patriotizmin e tij me mënyra konkrete:

Iu besoj vetëm atyre që para Vjenës dhe çdo hapi tjetër të rëndësishëm, do tëbetoheshin te varri i Adem Jasharit delegacioni i Kosovës është dashur të shkojë nëPrekaz (më falni, paskam harruar që Rugova s guxon të shkojë në Prekaz) për t iutreguar Serbisë dhe BE-së se vjen në Vjenë. Dhe vjen në Vjenë nga gjaku i dëshmorëvedhe lufta çlirimtare e cila u ndihmua nga NATO-ja.22

Pas zgjedhjeve të vitit 2004, ish-udhëheqësit më të dalluar të UÇK-së, të ndarënë dy parti politike rivale, PDK-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-u),23

biseduan nëse duhej të shkonin bashkë për një vizitë në kullën e Jasharajve në Prekaztë Drenicës , për të demonstruar unitet. Megjithatë, Ramush Haradinaj (AAK), qëorigjinën nuk e ka nga Drenica, e hodhi poshtë idenë: Për mua kulla e Jasharajve nukka aq shumë peshë sa ç ka për ju. Në këtë anë të Drenicës kam luftuar më shumë se ju .Me anë të këtij referimi metaforik, Hashim Thaçi (PDK) e kuptoi se Ramush Haradinajdo të formonte qeverinë pa PDK-në.24 Menjëherë, sapo u caktua kryeministër, Haradinajshkoi të bënte homazhe më vete tek kulla e Prekazit. 25

Përfundim

Në vendin përkujtimor të Prekazit, Kulla e Jasharajve përmbledh në mënyrësimbolike mesazhe të fuqishme politike: atë të legjitimitetit të veprimit militant, sakrificës

22 Nait Hasani në intervistë me Leonora Makollin, Fokusi, 17 tetor 2003, p. 223 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kryesuar nga Ramush Haradinaj. Partia Demokratike eKosovës, është e kryesuar nga Hashim Thaçi.24 Rrëfimi për takimin e Hashim Thaçit me Ramush Haradinajn: Thaçi shkriu akullin nëGllogjan , Java, 20 janar 2005, f. 3.25 Haradinaj visits Jashari family in Prekaz Lajmi, 21 janar 2005 (si përkthim dhe përmbledhjeqë gjendet tek përmbledhjet e shtypit të UNMIK-ut, 21 janar 2005, www.unmikonline.org, ekonsultuar në 4 gusht 2005.

Page 51: perpjekja_24

51Përpjekja

dhe martirizimit (më mirë vdekja duke luftuar, se sa të jesh viktimë) në ndjekjen eçështjes së pavarësisë kombëtare. Riprodhimet politike të këtij vendi përkujtimor, nukmund të lihen mënjanë në interpretimin e procesit të shenjtërimit të tij. Një riprodhim itillë kryhet nga sipërmarrësit e kujtesës të vendit përkujtimor dhe riprodhohet ngavizitorët shqiptarë, shoqëria në tërësi dhe politikanët e Kosovës së pasluftës. Të gjithëata e kanë ndërtuar Kullën si skenë publike për shprehjen e kësaj çështjeje, e shprehurnga pikëpamja kulturore dhe historike sipas një skenari të tillë që paraqet një identitettë veçantë dhe e bën atë moralisht të pacënueshëm. Vdekja e familjes Jashari, e mishëruarnë kullën e plagosur , qëndron si një ikonë që i bën thirrje një numri të madh familjeshshqiptare, duke krijuar adhurim kolektiv. Në peisazhin e Kosovës së pasluftës, kulla eJasharajve është bërë tregues i rëndësishëm i rrugës së shqiptarëve drejt kombit tëtyre.

Referencat

Abdyli, R. (2000) Adem Jashari (1955 1998) , Historical / Political Review 8(Pristina: The Institute of History): 21 25.

Bax, M. (1997) Mass Graves, Stagnating Identification, and Violence: A CaseStudy in the Local Sources of The War in Bosnia Herzegovina , AnthropologicalQuarterly, 70 (1): 11-19.

Bringa, T. (2004) The Peaceful Death of Tito and the Violent end of Yugoslavia ,in: John Borneman (ed.) Death of the Father: An Anthropology of the End in PoliticalAuthority, Oxford - New York: Berghahn.

Brown, P. (1981) The Cult of the Saints. Chicago: Chicago University Press.

Çabej, E. (1966) Albanische Volkskunde , Südost-Forschungen 25: 333 87.

Çitaku, I. (2003) Prekazi. Pristina: Prograf.

Clark, H. (2002) Kosovo: Work in Progress: Closing the Cycle of Violence.Conventry University: Centre for the Study of Forgiveness and Reconciliation, http://legacywww.coventry.ac.uk/legacy/acad/isl/forgive/images/kosovo.pdf (accessed 13June 2005).

Cohen, E. (2002) Authenticity, Equity and Sustainability in Tourism , Journalof Sustainable Tourism 10 (4): 267 76.

Coleman, S. and Crang, M. (2002) Grounded Tourists, Travelling Theory in:Coleman, S. and Crang, M. (eds) Tourism between Place and Performance, Oxford -

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 52: perpjekja_24

52Përpjekja Përpjekja jonë

New York: Berghahn Books, pp. 1 17.

Denich, B. (1994) Dismembering Yugoslavia: Nationalist Ideologies and theSymbolic Revival of Genocide , American Ethnologist 21: 367 90.

Di Lellio and Schwandner-Sievers (2006) The Legendary Commander: theconstruction of an Albanian master-narrative in post-war Kosovo , Nations andNationalism 12 (3): 513 -29. [botuar i përkthyer në revistën Përpjekja Nr. 23 (vjeshtë2006), fq. 77 - 95]

Duijzings, G. (2000) Religion and the Politics of Identity in Kosovo. London:Hurst.

Durham, E. (1909) High Albania. London: Edward Arnold.

Feniksët e Lirisë: Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (2001), I.,Pristina: SHVLUÇK.

Gecaj, K. (2004) Njeriu që shpjegoj me mijëra herë historinë e lavdishme tëJasharjeve , Zëri (15 November).

Gjeçov, S. (1989) Kanuni i Lekë Dukagjinit: The Code of Lekë Dukagjini(parallel translation and introduction of the 1933 edition by L. Fox). New York: Gjonlekaj.

Goffman, E (1959), The Presentation of Self in Everyday Life, Harmondsworth:Penguin.

Greiçevci, R. (2005) Legjenda në Zemër, Prekaz: Kompleksi përkujtimor AdemJashari.

Halimi, E. and Shala, A. (2000) The Jasharis. The Story of a Resistance. Pristina:Rilindja and Skenderaj: Municipal Board.

Hamzaj, B. and Hoti, F. (2003) Jasharët: Histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta,Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari. Pristina: Zëri.

Hasluck, M. (1954) The Unwritten Law in Albania. Cambridge: CambridgeUniversity Press.

Hayden, R. M. (1994) Recounting the Dead. The Rediscovery and Redefinitionof Wartime Massacres in Late- and Post-Communist Yugoslavia , in: Watson R. S. (ed)Memory, History, and Opposition under State Socialism, Santa Fe: School of AmericanResearch Press, pp. 167 84.

Page 53: perpjekja_24

53Përpjekja

Jelin, E. (2003) State Repression and the Struggle for Memories. London:Social Science Research Council.

Judah, T. (2000) Kosovo: War and Revenge. New Haven and London: YaleUniversity Press.

MacCannell, D. (1999 [1976]). The Tourist: A New Theory of the Leisure Class.Berkeley & London: University of California Press.

Malcolm, N. (2002). Myths of Albanian National Identity: Some Key Elements,as Expressed in the Works of Albanian Writers in America in the Early TwentiethCentury , in: S. Schwandner-Sievers and B. Fischer (eds.) Albanian Identities: Mythand History, London: Hurst, pp. 70 87.

Maliqi, S. (1997) Albanians between East and West , in: Duijzings, G. et al.(eds.) Kosovo-Kosova: Confrontation or Coexistence. Nijmegen: Peace ResearchCentre, pp. 115 22.

Memorial Complex (2004) Adem Jashari: Prekaz, Pristina: UÇK.

Reader, I. (1993) Introduction , in: I. Reader and T. Walter (eds) Pilgrimage inPopular Culture. London: Macmillan, pp. 1 25.

Reineck, J. (1993) Seizing the Past, Forging the Present: Changing Visions ofSelf and Nation among the Kosova Albanians , Anthropology of East Europe Review,11 (1-2), Special Issue: War Among the Yugoslavs. Available on internet only: http://condor.depaul.edu/~rrotenbe/aeer/aeer11_1/aeer11_1.html (accessed 10 January 2005.

Rrapi, G. (2003) Die albanische Großfamilie im Kosovo. Vienna, Cologne &Weimar: Boehlau.

Schwandner-Sievers, S. (1999). Humiliation and reconciliation in northernAlbania: the logics of feuding in symbolic and diachronic perspectives , in: Elwert, G.et al. (eds), Dynamics of Violence: Processes of Escalation and De-Escalation inViolent Group Conflicts (Sociologus, suppl. 1). Berlin: Duncker & Humblot, pp. 133 52.

Selwyn, T. (1996) (ed.) The Tourist Image, New York: Wiley.

Shala, B. and Hamzaj, B. (2003) Pa Protokoll: Bisedë me Adnan Merovcin.Pristina: Zëri.

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit:ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Page 54: perpjekja_24

54Përpjekja Përpjekja jonë

Simmel, G. (1971) The Stranger , in G. Simmel, On Individuality and SocialForms: Selected Writings, edited and with an introduction by D. N. Levine, Chicago:University of Chicago Press, pp. 143 49.

Smith, A. D. (2003) Chosen Peoples: Sacred Sources of National Identity.Oxford: Oxford University Press.

Tahiri, B. (2001) Drenica: Një Shekull Trimëri. Pristina: Zëri i Kosovës. (2003 [a]) Adem Jashari: Legjendë e Legjendave, Pristina: Rilindja. (2003 [b]) Nëntorët e Lavdisë: Kruja, Vlora, Prekazi , Shkëndija e Drenicës

10 (28 November): 4-5.

Tanjug, Belgrade News Agency (1998). Kosovo killings: Belgrade s officialversion of events , BBC: News World, March 12, http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/

Page 55: perpjekja_24

55Përpjekja

MAYHEW

Nga William Somerset Maugham

Jetët e shumicës së njerëzve janë të paracaktuara prej mjedisit që i rrethon. Atai pranojnë rrethanat në mes të të cilave i ka hedhur fati, jo vetëm me nënështrim, poredhe me vullnet të mirë. Ata u ngjajnë tramvajeve, që rendin me kënaqësi rrugëve mbishinat e tyre dhe ndjejnë urrëjtje për makinat e vogla dhe të shkathta, të cilat sulen larte poshtë me shpejtësi, mespërmes trafikut të dendur dhe nxitojnë të kënaqura nëpërvendet e lëna bosh nga të tjerat.

I respektoj ata, janë qytetarë, bashkëshortë e baballarë të mirë, por nuk i gjejaspak emocionantë.

Jam mahnitur nga ata njerëz, shumë të paktë në të gjithë racën njerëzore, të cilëte marrin jetën në duart e tyre dhe duket se e shpenzojnë sipas dëshirës së tyre. Sepsemund të ndodhë që të mos e kemi vullnetin tonë të lirë por në të gjithë ngjarjet të kemivetëm iluzionin e tij. Në një udhëkryq, na duket se mund të shkojmë djathtas apomajtasdhe për zgjedhjen e bërë një herë, tërë zhvillimi i historisë njerëzore vështirë sedo të mund të tregojë nëse ishim të detyruar të merrnim kthesën e zgjedhur.

Nuk kma hasur kurrë njeri më interesant se Mayhew. Ishte avokat në Detroit.Qe i aftë dhe kish patur sukses në jetë. Në moshën tridhjetepesë vjeçare kishte njëpraktikë të madhe dhe fitim prurëse, eksperiencë, dhe ishte në pragun e një karriere tëshquar. Kishte një kokë të mençur, personalitet tërheqës dhe ishte i ndershëm. Nukkishte asnjë arsye që të mos bëhej një figurë e shquar e botës financiare apo politike.

Një mbrëmje, ishte ulur në klubin ku bënte pjesë, me një grup miqsh dhe kishinkthyer ca gota. Njeri prej tyre, sapo ishte kthyer nga Italia dhe po u tregonte të tjerëvepër një shtëpi që kishte parë në Kapri, një shtëpi mbi një kodër nga e cila hapej e gjithëpamja mbi Gjiun e Napolit, me një kopësht të madh e tërë hije. Po u përshkruantebukurinë e ishullit më të bukur në të gjithë Mesdheun.

Duket si një përrallë , tha Mayhew. A shitet ajo shtëpi?Në Itali çdo gjë shitet .

Mayhew

Page 56: perpjekja_24

56Përpjekja Përpjekja jonë

Le të dërgojmë një kabllogram dhe le të bëjmë një ofertë .Për emër të zotit, çfarë do të bënit me një shtëpi në Kapri?Do të jetoja në të , tha Mayhew.

Dërgoi t i sillnin një formular, shkroi mbi të dhe pas disa orësh, erdhi përgjigja.Oferta ishte pranuar.

Mayhew nuk ishte hipokrit dhe nuk e mbante të fshehtë faktin që nuk do takishte bërë kurrë kaq shpejt këtë gjë, në qoftë se do të kishte qenë me mendje tëkthjellët, por nuk u pendua për këtë. Nuk ishte njeri impulsiv apo emocional por shumëi ndershëm dhe i sinqertë. Kurrë nuk do ta kishte vazhduar nga kapadaillëku një rrugëpër të cilën do të kishte mbërritur në përfundimin që nuk ishte e drejtë. Ju mbushmendja të bënte ashtu siç kishte thënë , nuk kujdesej për pasuri dhe kishte mjaft parapër të jetuar me to në Itali. Mendonte se mund të bënte më shumë në jetën e tij, se sa tëhartonte paditë triviale të njerëzve të rëndomtë. Nuk kishte ndonjë plan të përcaktuar.Thjesht, donte të largohej nga një jetë e cila i kishte dhënë gjithëshka mundej. Miqtëduhet ta kenë quajtur të shkalluar e duhet të kenë bërë çmos për t ja kthyer mendjen.Vuri në rregull punët, paketoi plaçkat dhe u nis.

Kapri është një shkëmb i hollë me konture të ashpër, i cili lahet në një det blu,por vreshtat e tij të gjelbëra i japin një hijeshi të butë e të thjeshtë. Është miqësor, ivetmuar e paqësor. Dukej e habitëshme që Mayhew të ngulej në këtë ishull, sepsekurrë nuk kisha njohur një njeri më të pandjeshëm se ai ndaj bukurisë. Nuk di se çfarëkërkoi ai atje, lirinë, lumturinë apo thjesht kohë të lirë, unë di se çfarë gjeti. Në këtëvend, i cili t i josh ndjenjat në mënyrë kaq ekstravagante, ai jetonte një jetë plotësishtshpirtërore. Sepse ishulli është tepër i pasur me të dhëna historike dhe mbi të varetpërherë kujtimi enigmatik i perandorit Tiberius.

Nga dritarja prej ku shpalosej pamja mbi gjiun e Napolit dhe trajtat fisnike tëVezuvit, që e ndryshonin ngjyrën sipas dritës, Mayhew shihte njëqind vende që ikujtonin romakët dhe grekët e lashtë. E shkuara filloi t i shfaqej. Të gjitha këto që ai ishihte për herë të parë, sepse nuk kishte qenë asnjëherë më parë jashtë shtetit, iatrazuan mendimin dhe shpirti i vuri në lëvizje fantazinë krijuese. Ishte njeri energjik,përnjëherësh vendosi të shkruante histori. Kërkoi për disa kohë subjektin dhe më nëfund vendosi për shekullin e dytë të Perandorisë Romake. Ky ishte pak i njohur dhedukej se ofronte probleme të ngjashme me ato të kohës sonë.

Filloi të mblidhte librat dhe shumë shpejt u bë pronar i një biblioteke shumë tëmadhe. Praktika juridike e kishte mësuar të lexonte shpejt. U shtrua në punë. Në fillime kish patur zakon të mblidhej bashkë me piktorë, shkrimtarë e të tjerë si këta. Me tatakohej në tavernën e vogël pranë piacës, por shpejt filloi të tërhiqej, sepse zhytja nëstudim i dukej më joshëse.

Page 57: perpjekja_24

57Përpjekja

E kish pas bërë zakon të bënte shëtitje të gjata përmes vreshtave, por pak ngapak, duke kursyer kohën, hoqi dorë edhe nga këto. Punonte shumë më tepër nga sakish punuar ndonjëherë në Detroit. E fillonte punën në mesditë dhe punonte gjatëgjithë natës, deri sa sirena e avullores që shkonte çdo mëngjes nga Kapri në Napoli, itregonte orën pesë dhe që kishte ardhur koha për të fjetur. Subjekti shpalosej para tijmë i madh dhe sinjifikativ dhe ai shihte me sytë e mendjes një vepër e cila do ta vintepërgjithmonë në krah të historianëve të mëdhenj tëtë kaluarës. Me kalimin e viteve, aishfaqej gjithnjë e më rrallë në shoqëri. Mund të kandisej të dilte jashtë shtëpisë vetëmpër ndonjë lojë shah dhe ndonjë rast për të argumentuar diçka. Donte ta vinte mendjene tij përkundruall asaj të tjetrit, tashmë ishte mjaft i kënduar jo vetëm në histori por edhenë filozofi e shkenca dhe u bë një polemizues i aftë, i shpejtë, logjik e therrës. Por kishtedhe një humor të mirë e butësi, megjithëse fitorja i sillte një kënaqësi thjesht njerëzore,nuk triumfonte duke e plagosur tjetrin në ndjenja.

Kur erdhi sefte në ishull ishte një burrë i gjatë me flokë të shumtë e të zinj, memjekërr të zezë e me një fizik të fuqishëm, por dalëngadalë lëkura filloi t i bëhej e verdhëe me rrudha. As sëmundjet e as rraskapitja nuk e penguan të vazhdonte veprën e tij. Përkatërmbëdhjetë vjet rrëmoi pareshtur, nxorri mijëra shënime. I seleksiononte, i klasifikonte.U ul të shkruante. Vdiq.

Trupi, të cilin ai materialisti, e kishte tradhëtuar vazhdimisht, ia mori hakun.

Ky grumbullim kolosal njohurish humbi përgjithmonë. Mos vallë qe e kotë ajoambicje, sigurisht një ambicje jo e ulët, për ta vënë emrin e tij krahas atyre të Gibbon-itdhe Mommsen-it? Kujtimi i tij ruhet në zemrat e pak miqve të tij, sa keq, e ndërsa vitetkalojnë ai është po aq i panjohur i vdekur, sa ç ishte edhe në gjallje të tij.

Por megjithatë, për mua, jeta e tij ishte një sukses. Shembulli është i mirë e iplotë. Ai bëri atë që desh dhe vdiq kur qëllimin e kishte para syve, duke mos njohurkurrë kështu hidhërimin e një fundi të arritur.

Përktheu: Artan MEÇI

Mayhew

Page 58: perpjekja_24

58Përpjekja Përpjekja jonë

MANDATA

Nga Heinrich Böll

Ju i njihni ato fole plehrash ku është e kotë të pyesësh përse hekurudha kandërtuar atje një stacion; ku pafundësia është ngurrosur mbi nja dy shtëpi të pista dhenjë fabrikë gjysmë të rënuar. Rretheqark janë fushat, me mallkimin për të qenë përjetësishtshterpë; janë të paqeta, sepse kurrë ndonjëherë nuk është parë në to ndonjë pemë akëmbanore kishe. Burri me shapkë të kuqe, i cili më në fund e lejoi trenin të udhëtojë mëtutje, u zhduk nën një tendë mbi të cilën ishte shkruar një emër tingëllues dhe m u bë sepaguhej vetëm që në orën dymbëdhjetë të zgjohej çdo ditë me përtesë nga gjumi. Njëhorizont gri varej mbi arat e shkreta që nuk i punonte kërkush.

Nuk paskësha qenë i vetmi që zbrita; një grua plakë me një pako të madhengjyrë kafe zbriti nga kupeja ngjitur me timen, por sapo isha larguar pak nga stacioni ivogël e i ndotur, sikur e përpiu dheu dhe për një çast nuk dija nga t ja mbaja, sepse nukkisha kë të pyesja ç rrugë të merrja. Ato pak shtëpi prej qerpiçi, me dritaret e tyre tëvdekura dhe me perdet në ngjyrë të verdhë të shpëlarë, dukej se nuk kishin mundësi tëishin të banuara dhe në të dy krahët e kësaj shëmbëlltyre rruge ishte një mur i zi nëshkatërrim e sipër. Eca pranë murit sepse trembesha të trokisja në portën e ndonjërësprej atyre shtëpive pa jetë, pastaj u ktheva në një cep dhe lexova në krah të një tabeletë mbuluar nga bloza, ku mezi dukej të ishte shkruar Tavernë , shkruar qartë ekuptueshëm me gërma të bardha mbi një fushë blu Rruga Kryesore .

Më tej, nja dy shtëpi që formonin një fasadë të pjerrët me suvanë e tyre tëthërrmuar, e pastaj përsëri muri i nxirë e pa dritare i fabrikës, si një barrierë në perandorinëe paqetësisë.

Duke ju bindur vetëm ndijimeve të mija, që aty eca majtas, kur papritur, sivazhdonte edhe nja dhjetë metra mur, çdo gjë mbaronte. Vijonte një fushë e rrafshtë menjë shkëlqim të gjelbër, që mezi dukej në grinë e saj të zymtë, shkëlqim i cili shtrihej tejdiku, së bashku me horizontin e hirtë në lartësinë e qiellit dhe unë pata ndjesinë efrikshme se ndodhesha mu në fundin e botës, si të isha i mallkuar brenda këtijshkumbëzimi të heshtur të humbjes totale të shpresave, që ulërinte tmerrësisht.

Majtas, ndodhej një shtëpi e vogël, pak si e shtypur në një vend të sheshtë,

Page 59: perpjekja_24

59Përpjekja

sikur mjeshtrat ta kishin ndërtuar pas ndonjë mbrëmjeje festive. I pavendosur dheduke m u marrë këmbët u drejtova për atje. Pasi kalova nëpër një portë që tundej ngaçivitë, mbuluar nga një kaçubë trëndafilësh të egër, u binda që ndodhesha në shtëpinëqë më duhej.

Qepenët e gjelbër të dyqaneve, ngjyra e të cilëve kishte kohë që ishte shpëlarëfare, ishin mbyllur fort sikur të qenë ngjitur me zamkë. Ndërsa çatia e ulët, ullukët e sëcilës mund të arriheshin me dorë, ishte arrnuar me pllaka të ndryshkura llamarine. Nukmund të përshkruhet ajo orë kur muzgu bën edhe një pauzë sa për të marrë frymë, parase, i hirtë dhe pa u ndalur, të derdhet në kufijtë e pafundësisë. Mbeta një çast paraderës dhe do doja më mirë të isha i vdekur ... sesa të qëndroja aty për të hyrë në këtështëpi. Ndërsa doja të ngrija dorën për të trokitur, dëgjova të gugaste brenda një eqeshur gruaje, një e qeshur enigmatike, e cila sipas gjendjes sonë shpirtërore nalehtëson, apo na e shtrëngon zemrën. Sidoqoftë, kështu mund të qeshte vetëm njëgrua që nuk ishte vetëm; dhe unë mbeta përsëri, e një dëshirë përvëluese që të shqyente,më buroi që nga përbrenda vetes që të vërsulesha drejt, brenda pafundësisë së hirtë tëmugëtirës që po varej mbi fushën e gjerë, e më joshte, më joshte... I mblodha ato pakforca që më kishin mbetur dhe trokita me rrëmbim.

Në fillim heshtje, pastaj një pëshpëritje dhe hapa, hapa të lehtë këmbësh tëmbathura me pantofla, pastaj dera u hap dhe unë pashë një leshverdhë me lëkurë tëtrëndafiltë, që veproi mbi mua si ato ndriçimet e papërshkrueshme, që u japin dritëtablove të zymta të Rembrandtit deri në skajet e tyre më të fundit. Me një të kuqe tëpraruar, ajo digjej para meje si një far në këtë përjetësi grije e të zeze. Ajo u zmbraps menjë thirrje të lehtë dhe u kap tek dera me duart që i dridheshin, por kur unë hoqabustinën e ushtarit dhe thashë me zë të ngrohtë Mmbrëma , ngërçi i tmerrit u larguanga kjo fytyrë e çuditshme e paformë, ajo buzëqeshi dhe tha : Po . Pas saj u shfaq njësiluetë muskuloze burri, që sikur lundronte në gjysmë errësirën e apartamentit të vogël.

Zonjën Brink desha , fola me zë të lehtë. Po , u përgjigj përsëri po ai zë pa tondhe gruaja përplasi me nervozizëm njërën nga kanatat e derës. Silueta u zhduk. Hyra nënjë dhomë të ngushtë, të shtuposur dinga me mobilje të varfëra nga të cilat seç vintenjë aromë prej ushqimi të keq dhe cigaresh të mira. Dora e saj e bardhë kaloi pa u ndjerëmbi çelësin, dhe kur i ra drita ajo u shfaq e zbehtë dhe e menduar, pothuaj kufomë,vetëm flokët e verdhë si në të kuqërremë ishin plot jetë dhe të ngrohtë. Me duart qëgjithnjë i dridheshin, mbante fort mantelin ngjyrë vishnje, të cilin e kishte hedhur mbigjinjtë e rëndë që i dridheshin edhe ata, megjithëse e kishte kopsitur fort, sikur tëtrembej që sytë e mij do të depërtonin në të. Vështrimin e syve të ujshëm e kishte plotfrikë dhe tmerr, sikur të qëndronte para gjyqit me një akuzë të tmerrëshme. Vetë litografitëe lira, këto pamje të sheqerosura të varura në mure, dukeshin si akuza të gozhduara.

Mos u trembni , mezi fola, duke e ditur që në këtë çast ky ishte fillimi më i keqqë mund të kisha zgjedhur, por para se të mundja të vazhdoja, ajo tha, çuditërisht e

Mandata

Page 60: perpjekja_24

60Përpjekja Përpjekja jonë

qetë: I di të gjitha, ai ka vdekur..., ka vdekur . Munda vetëm të pohoj me kokë. Pastajrrëmova në torbën time që t i dorëzoja vogëlimat e fundit të mbetura nga i shoqi,ndërkohë që nga brenda apartamentit u dëgjua një zë brutal: Gitta! Ajo më hodhi njëvështrim të dëshpëruar, pastaj hapi derën dhe thirri me një zë të çjerrë: Po prit pesëminuta mor i mallkuar dhe e përplasi kaq fort sa që besova se do të mund ta përfytyrojase si burri u fsheh i trembur pas sobës. Sytë e saj më vështruan me kryeneçësi, pothuajme triumf.

Lashë mbi mbulesën e gjelbër të tryezës unazën e martesës, sahatin dhe librezënushtarake me fotografitë e ngjitura në të. Atëhere, ajo dënesi papritur, egërsisht dhefrikshëm si ndonjë bishë. Linjat e fytyrës iu fshinë plotësisht, të buta dhe pa formë dhelotë të vegjël e të ndritshëm, rrodhën përmes gishtave të vegjël e të mishtë. U plas mbidivan dhe u mbështet me dorën e djathtë mbi tryezë, ndërkohë që e majta luante me atovogëlima të mjera. Kujtimet dukej sikur e çponin si mijëra thika. Dhe unë e dija atë çast,se luftës nuk do t i kishte ardhur fundi kurrë përsa kohë diku në ndonjë vend, do tërridhte gjak qoftë edhe vetëm nga një plagë që ajo kishte hapur.

I flaka tutje të gjitha si ndonjë barrë qesharake, neverinë, frikën dhe shqetësimindhe e vura dorën mbi supin e mishtë që përpëlitej fort. Dhe kur ajo ktheu nga unëfytyrën e habitur, për herë të parë pashë në tiparet e saj ngjashmërinë me fotografinë easaj vajze të hijshme e dashamirëse, të cilën dikur me siguri e kisha parë me qindraherë....

Ku ndodhi, - po uluni ju lutem, në Lindje? E pashë që ishte gati të shpërthentepërsëri në lot.

Jo... në Perëndim, në një kamp robërish..., ne ishim lart nga njëqindmijë.

Dhe kur? Vështrimin e kishte të nderë dhe të gatshëm, tmerrësisht të gjallëdhe gjithë fytyrën, të rreptë dhe të re. Sikur jeta e saj varej nga përgjigja ime.

Në korrik të dyzetepesës , thashë me zë të ulët.

Për një çast u duk e menduar, më pas buzëqeshi, krejt e pastër dhe e pafajshme.Dhe unë e kuptova.

Por papritur m u duk sikur shtëpia kish rrezik të shembej dhe u ngrita në këmbë.Pa thënë asnjë fjalë, ajo më hapi derën dhe deshi të më linte të kaloja, por unë prita mevendosmëri të dilte para meje. Ndërkohë që më dha dorën e vogël e paksa të bëshme,shtoi me një dënesje të thatë : E dija, e dija qëkuri, ka pothuaj tre vjet, e përcolla nëstacion , dhe pastaj shtoi me një zë fare të ulët : Mos më përbuzni .

U tremba nga këto fjalë, o Zot, a mos dukesha si ndonjë gjykatës? Dhe para se

Page 61: perpjekja_24

61Përpjekja

të mund të më pengonte, e kisha puthur atë dorë të vogël e të butë, për herë të parë nëjetë i kisha puthur dorën një gruaje.

Jashtë ishte errur dhe unë, si i shtangur nga tmerri, prita edhe një çast paraderës së mbyllur. E dëgjova të dëneste brenda me një zë të lartë e të egër, mbështeturtek dera, ndarë prej meje vetëm nga trashësia e drurit dhe në këtë çast dëshiroja me tëvërtetë që shtëpia të shembej dhe të mund t i varroste të gjithë brenda.

Pastaj, u ktheva në stacion, verbtazi dhe me ngadalë e me kujdes, sepse në çdoçast trembesha se mos më përpinte dheu. Dritat e vogla digjeshin në shtëpitë e vdekuradhe e gjithë kjo strofkë m u duk se ishte zmadhuar shumë, shumë. Vetëm prapa murevetë zinj vazhdonin të dukeshin llamba të vogla, që dukej se ndriçonin oborre pafundësishttë mëdhenj. Muzgu ishte i dendur dhe i rëndë, i mbushur me një mjegull tymi tëpapërshkueshme.

Në sallën e vogël të stacionit, të cilën e rrihte era nga të katër anët, veç mejeishte edhe një çift bashkëshortësh pleq, që strukeshin të kallkanosur në një qoshe.Prita gjatë, me duart thellë në xhepa dhe bustinën të rrasur deri në veshë, sepse seçvinte që nga shinat një i ftohtë i hidhur dhe nata fundosej gjithnjë e më thellë, si njëpeshë e stërmadhe.

Sikur i ziu njeri të kish ca më shumë bukë dhe vetëm një çikë duhan , mërmëritiplaku.

Gjithnjë e më shumë përkulesha përpara të shihja mes dritave të turbullta paralelete shinave, që vinin duke u ngushtuar.

Pastaj, befas, u hap një portë dhe burri me shapkë të kuqe në kokë e me njëfytyrë të zellshme ulëriti ashtu siç mund të bënte në sallën e pritjes të ndonjë stacionitë madh: Treni i pasagjerëve për Këln nëntëdhjetepesë minuta vonesë!

Dhe m u duk se isha i dënuar të rrija tërë jetën në robëri.

Mandata

Page 62: perpjekja_24

62Përpjekja Përpjekja jonë

NË URË

M i kanë arnuar gjunjët dhe më kanë rregulluar një vend pune, numëroj njerëzitqë kalojnë mbi urën e sapondërtuar. Ata sikur argëtohen duke provuar aftësinë që kanëpër t u marrë me numrat, trullosen nga kjo asgjë e pakuptim prej një apo dy shifrash, ekjo është arësyeja që gjithë ditën e lume, goja ime e heshtur punon si mekanizmi i njëore, i cili mbledh e mbledh papushim, në mënyrë që në mbrëmje të dhurojë triumfin e njënumri. U shkëlqejnë fytyrat kur marrin rezultatin e ndërresës time dhe sa më i madh tëjetë, aq më shumë u shkëlqejnë. Dhe kanë arsye të bien të kënaqur në shtretërit e tyre,sepse mijëra e mijëra njerëz kalojnë përditë mbi urat e tyre të reja...

Por statistika e tyre nuk i përgjigjet të vërtetës. Më vjen keq, por nuk i përgjigjet.Unë vërtet jam një njeri që nuk të ngjall besim, por e di se mund të lë përshtypjen eçiltërsisë. Tinëz gëzohem që hera herës fsheh dhe pastaj, kur ndjej keqardhje, u dhurojnjë a dy numra. Kur jam i zemëruar e më mungon duhani, u jap vetëm një mesatare,ndonjëherë edhe nën të, ndërsa kur zemra më rreh me gëzim, e lejoj shpirtmadhësinëtime të derdhet në një numër pesë rendësh. E ata janë kaq të lumtur! Në këto raste marrëmbejnë rezultatin nga duart, u shkëlqejnë sytë e më rrahin shpatullat. Dhe asqëdyshojnë fare!

Më pas, zënë e shumëzojnë, pjestojnë nxjerrin përqindje e ku di unë se çfarë.Llogarisin se sa kanë kaluar sot mbi urë për çdo minutë dhe sa do të kenë kaluar mbi tëpër dhjetë vjet. U pëlqen shumë kjo kohë e foljes: e ardhmja. Ajo është specialiteti ityre. Megjithatë, e tërë kjo nuk i përgjigjet të vërtetës...

Kur mbi urë kalon e dashura ime e vogël, dhe kjo ndodh dy herë në ditë, atëherezemra ime thuajse ndalet. Tiktaku i palodhur i saj ndërpritet qysh kur ajo shfaqet nëshëtitore e deri sa zhduket. Dhe gjithë ç kalojnë ndërkohë, unë i fsheh. Këto dy minutamë përkasin vetëm mua dhe nuk lejoj të m i marrin. Edhe kur në mbrëmje ajo kthehetnga ëmbëltorja ku punon, (kam mësuar se punon në një ëmbëltore), kur ajo kalon paragojës time të heshtur e cila duhet të numërojë papushim, atëhere zemra më ndalet dhefilloj nga puna vetëm kur ajo nuk duket më. Gjithë sa kanë fatin të kalojnë në këto dyminuta para syve të mij të verbër, nuk hyjnë në përjetësinë e statistikës; burra e gra hije,krijesa hiçe, ato nuk do të marshojnë sëbashku në kohën e ardhme të statistikës.

Është e qartë, e dashuroj. Ajo nuk e di dhe nuk do të dëshiroja kurrë ta mësonte.Duhet as të mos dyshojë se në ç mënyrë monstruoze i hedh në shportë të gjithëkalkulimet, duhet të marshojë e pafajëshme me këmbët e saj të brishta dhe flokët e gjatëngjyrë gështenjë për në ëmbëltoren e saj. E dashuroj. Është fare e qartë që e dashuroj.

Përsëri më kanë kontrolluar. Kolegu im që qëndron në anën tjetër dhe numëronmakinat më kish paralajmëruar qyshkur dhe unë i hapja sytë si dreqi. Vetë kryestatisticieni

Page 63: perpjekja_24

63Përpjekja

Atje është kollaj fare. Karrocat tashti janë rralluar si kurrë më parë, e shumtanjëzetepesë në ditë. Mjaft që çdo gjysmë ore të lejosh të të bjerë një numër në tru.Kesaj i thonë ta marrësh punën më nge. Do të ishte madhështore. Nga ora katër deri mëtetë, mbi urë nuk lejoheshin të kalonin karroca, kështuqë mund të shëtisja ose tëshkoja në ëmbëltore që ta shihja për një kohë më të gjatë , ndoshta ndonjëherë edhe tëmundja ta shoqëroja deri në shtëpi atë, të dashurën time të vogël, të panumëruar...

Përktheu : Artan MEÇI

Në urë

Page 64: perpjekja_24

64Përpjekja Përpjekja jonë

NJË PËRKRAHËS I REGJIMIT

Nga Siegfried Lenz

Në njërën nga fundjavat, ata i ftuan gazetarët që t u tregonin në vend se sashumë përkrahës kishte regjimi. Dëshironin të na provonin se gjithë ç ishte shkruarpër këtë krahinë rebele nuk qëndronte. Torturat dhe skamja, e mbi të gjitha kërkesat eparreshtura për pavarësi.

Pra, u treguan tepër zemërgjerë kur na ftuan, dhe një nëpunës shumë i sjellshëm,i veshur me një kostum që s kishte të sharë na priti prapa ndërtesës së Operas dhe nafuti në një autobuz qeveritar. Ishte një autobuz i ri; ajri u mbush nga një kundërmimllaku e lëkure, nga radiua filloi të dëgjohet muzikë dhe autobuzi u nis. Nëpunësi mori nëdorë një mikrofon, kroi me thoin e gishtit rrjetën ngjyrë argjendi dhe me një zë të butëna uroi sërish mirëseardhjen. Tha me modesti emrin e tij : Quhem Garek , pastaj naudhëhoqi nëpër bukuritë e kryeqytetit, përmendi sa ishin parqet e si quheshin, shpjegoimënyrën e ndërtimit të kolonisë model mbi një kodrinë qëlqerore, e cila mbetej ende nëterr për shkak të dritës së mëngjezit.

Pas kryeqytetit rruga degëzohej, ne e humbëm afërsinë me detin dhe hymë nëthellësi të vendit, pranë fushave gjithë gurë e pranë shpateve bojë kafe, iu afruam njëgryke dhe nëpër truallin e saj shkuam deri tek ura që të çonte mbi një shtrat lumi pa ujë.Mbi urë qëndronte një ushtar i ri, i cili e mbante në duar automatikun me njëfarëëmbëlsie të plogësht dhe na përshëndeti gëzueshëm me një të ulur të kokës në kohënqë i kaluam nëpër urë. Edhe në shtratin pa ujë të lumit, mes guralecëve të bardhë, ishindy ushtarë të tjerë. Gareku na tha se tashti po udhëtonim nëpër krahinën të cilën tëgjithë ne dëshironim a shumë ta vizitonim. Duke u ngjitur nëpër dredhat e rrugës mbinjë truall të nxehtë, nga dritarja e hapur anash hyri një pluhur i imtë gëlqereje, që na ipërvëloi sytë dhe na la në buzë shijen e hidhur të kalciumit. I hoqëm xhaketat, ndërsaai vazhdonte ta mbante në dorë mikrofonin, duke na shpalosur me zërin e tij të butëplanet që kishin përpunuar ata në qeveri për ta përmirësuar këtë tokë të vdekur. Pashënga fqinji im, i cili i kishte mbyllur sytë, buzët i ishin tharë dhe i ishin bërë të bardhagëlqere, në duart e tij mbi mbështetëset prej metali të nikeluar kishin kërcyer damarë tëmëdhenj me ngjyrë të kaltër. Desha ta shkund në krah, sepse gjatë gjithë kohës kishapërshtypjen se na ndiqte një vështrim, vështrimi melankolik i Garekut. E ndërsa vështrimettona u takuan, ai u ngrit më këmbë, eci prapa nëpër korridorin e ngushtë dhe me një

Page 65: perpjekja_24

65Përpjekja

buzëqeshje të sjellshme na shpërndau të gjithëve kallama dhe pije të akullta në gotaprej kartoni.

Në mesditë kaluam përmes një fshati, dritaret e shtëpive të të cilit ishin mbërthyerme listela nga të arkave dhe gardhet e vjetër prej degësh të thata ishin rrëzuar përdheprej erës. Mbi tarracat e sheshta nuk kishte ndërresa të varura për t u tharë, pusi ishtei mbuluar dhe ne nuk na ndoqën të lehura qensh dhe askund nuk u shfaq ndonjë fytyrënjeriu. Autobuzi kaloi përbri pa e ulur shpejtësinë, duke tërhequr pas vetes një re tëmadhe pluhuri, të hirtë, porsi një flamur nënshtrimi.

Përsëri Gareku erdhi prapa nëpër korridorin e ngushtë të autobuzit, na shpërndausanduiçe, na gjallëroi gjithë mirësjellje dhe na komunikoi se shumë shpejt do të arrinimnë vend. Toka kodrinore me një ngjyrë të kuqërremtë ishte mbuluar nga gurë të mëdhenj,mes të cilëve rriteshin disa kaçube të vogla të dala boje. Aty rruga ulej poshtë dhe nekaluam përmes një zgavre në formë tuneli. Gjysmëharqet e shpërthimeve hidhnin njëhije të dhëmbëzuar mbi muret e coptuar shkëmborë. Një zjarrmi e ashpër depërtoi nëbrendësi të autobuzit. E pastaj, na doli përpara rruga, pamë luginën që pritej nga njëlumë dhe fshatin në breg të tij.

Gareku na dha një shenjë, një njoftim, një ftesë dhe ne veshëm xhaketat eautobuzi pasi ngadalësoi ecjen, qëndroi në një shesh të mbuluar me një kore të thatëargjile, përpara një kasolleje të sapolyer me gëlqere.

Gëlqerja shkëlqente aq fort saqë kur zbritëm na dhimbnin sytë. U grumbulluamnën hijen e autobuzit duke shtrënguar fort në buzë cigaret. Vështruam kasollen me sytë picërruar, në pritje të Garekut, i cili ishte zhdukur brenda saj.

Kaluan disa minuta dhe ai u kthye duke sjellë me vete një burrë, të cilin asndonjeriprej nesh nuk e kishte njohur më parë.

Ky është Bela Bonzo , na u drejtua. Dhe më pas: Zoti Bonzo ishte duke umarrë me punë brenda në shtëpi, por megjithatë ai është i gatshëm t ju përgjigjet tëgjithë pyetjeve tuaja .

Vështruam me çiltërsi Bonzon, i cili i përballoi vështrimet tona duke e ulur paksakokën. Kishte një fytyrë prej plaku, gri si pluhuri. Rrudha të ashpra e të nxira i kaloninnëpër qafë, buzën e sipërme e kishte të enjtur. Bonzo, që sapo ishte shkëputur ngapunët që po bënte brenda shtëpisë, ishte i veshur si jo më mirë dhe gjurmët e gjakut nëgushën e tij të plakur e të dobët tregonin që ishte rruar fort dhe me kujdes. Sapo kishteveshur një këmishë të pastër dhe një palë pantallona pambuku, të cilat mezi i arrininderi tek kërcinjtë, këmbët i kishte rrasur në një palë çizme të reja prej lëkure të ashpër nëngjyrë të verdhë, nga ato që mbathin rekrutët në stërvitje.

Një përkrahës i regjimit

Page 66: perpjekja_24

66Përpjekja Përpjekja jonë

E përshëndetëm Bela Bonzon, secili nga ne e toku me të, e ai, pasi na përshëndeti,na hoqi udhën për në shtëpinë e tij. Na ftoi, dhe ne u futëm brenda në një paradhomëku na priste një grua plakë, të cilës nuk i dukej fare fytyra, por vetëm shamia e kokës ishndëriste në dritën e muzgut. Ajo na ofroi disa fruta të panjohura, të mëdha sagrushti, me një mish të kuq e plot lëng. Kishe ndjesinë se po kafshoje në një plagë tëfreskët.

Dolëm përsëri jashtë në sheshin prej argjile. Pranë autobuzit rrinin një tufëfëmijësh këmbëzbathur, ata e vështronin Bonzon me një kureshtje të tepruar, nuklëviznin dhe as nuk flisnin me njeri tjetrin. Nuk i drejtuan asnjëherë shikimet tek ndonjeringa ne. Bonzo ngërdheshej me një kënaqësi enigmatike.

Nuk keni fëmijë? , ishte pyetja e parë. Bonzo u përgjigj duke u zgërdhirë:Kisha një djalë. Po ne përpiqemi ta harrojmë atë. Ai u ngrit kundër regjimit. E

kishte gabim, kurrë nuk ka qenë i hairit, e për të bërë diçka, u bashkua me sabotatorët,të cilët sjellin shqetësime kudo. Ata luftojnë kundër regjimit, sepse besojnë që e bëjnëmë mirë punën . Bonzo e tha këtë gjë i vendosur e me një këmbëngulje të lehtë, endërkohë që ai fliste, unë sesi e vura re që i mungonin dhëmbët e qenit.

Ndosha ata do ta bënin vërtet më mirë , pyeti Patgiseri. Gareku qeshi i kënaqurkur dëgjoi këtë pyetje. Bonzo u përgjigj:

Të gjithë regjimet njëlloj janë, ato duhen duruar. Disa me lehtësi, disa më mevështirësi. Këtë regjim që kemi ne e njohim, prej të tjerëve njohim vetëm premtimet .Fëmijët shkëmbyen vështrime me njëri tjetrin.

E gjithnjë premtimi më i madh është pavarësia , tha Blaiguti.

Pavarësia nuk mund të hahet , u përgjigj Bonzo duke u ngërdheshur. E ç naduhet pavarësia kur vendi varfërohet? E pra, ky regjim e ka siguruar eksportin tonë, aika ndërtuar spitale dhe shkolla, ka kultivuar tokën dhe do ta kultivojë edhe më. Veçkëtyre na ka dhënë edhe të drejtën elektorale . Mes fëmijëve u ndje një lëvizje, ata uzunë duarsh dhe bënë një hap përpara. Bonzo e uli fytyrën, u zgërdhi në mënyrën e tijenigmatike, e kur e ngriti përsëri, kërkoi me sy Garekun i cili rrinte vendosmërisht pasnesh.

Përfundimisht , tha Bonzo pa e pyetur kush, pavarësia ka nevojë për njëfarëpjekurie. Ndoshta ne as që mund ta fillonim me pavarësinë. Edhe për popujt ka njëmoshë në të cilën ata bëhen madhorë. Ne nuk e kemi arritur ende. Dhe kështu, unë jampërkrahës i këtij regjimi, i cili nuk na ka lënë në baltë në papjekurinë tonë. Ju jammirënjohës, sepse ju pikërisht këtë donit të mësonit .

Gareku u largua për tek autobuzi e ndërkohë Bonzo e ndiqte me vëmendje. Dera

Page 67: perpjekja_24

67Përpjekja

e rëndë e autobuzit u mbyll, dhe ne vazhdonim të qëndronim në sheshin e tharë prejargjile. Kishim mbetur vetëm dhe Finku i Radiodifuzionit iu drejtua Bonzos me njëpyetje të shpejtë: Si është e vërteta? Shpejt, jemi vetëm .

Bonzo i hodhi Finkut një vështrim të habitur e me një shprehje tëhuajësimi iupërgjigj ngadalë: Nuk e kuptoj pyetjen tuaj .

Tashti ne mund të flasim fare hapur , foli përsëri me nxitim Finku. Të flasimhapur , përsëriti Bonzo mendueshëm dhe u zgërdhi fort e përsëri u dukën gropat boshtë dhëmbëve. Ç ka thashë, ua thashë fare haptas; ne jemi përkrahës të këtij regjimi,ime shoqe dhe unë, sepse gjithë ç kemi arritur, e kemi arritur me ndihmën e tij. Prandaji jemi mirënjohës. Dihet se sa rrallë mund t i jesh mirënjohës ndonjë regjimi për ndonjëgjë. E pra, neve po, i jemi mirënjohës. Edhe fqinji im i është mirënjohës, edhe ata fëmijëtatje i janë mirënjohës, edhe çdokush në fshat i është mirënjohës. Trokisni në çdo portë,të gjthë do t ju tregojnë se sa mirënjohës i janë edhe ata regjimit .

Papritur ndërhyri Gumi, një gazetar i ri verdhacuk dhe i pëshpëriti: Kam njoftimetë sigurta, yt bir është arrestuar dhe po torturohet në njërin nga burgjet e kryeqytetit.Ç thoni për këtë ?

Bonzo i mbylli sytë, pluhuri i gëlqeres shtresoi mbi qepallat e tij dhe ai u përgjigjduke u zgërdhirë: Unë nuk kam ndonjë djalë që mund të torturohet. Ne jemi përkrahëstë regjimit, a dëgjoni? Unë jam përkrahës i regjimit .

A ndezi një cigare të shtrembër, të cilën e kishte mpleksur vetë dhe e hoqi fort,pastaj hodhi vështrimin nga dera e autobuzit, që tashmë ishte e hapur.

Gareku u kthye dhe kërkoi të merrte vesh se si shkonte biseda. Bonzo lëkundej,ndërkohë që këmbët i lëvizte sa njërën tjetrën, duke i vënë thembrat mbi majat egishtërinjve. U duk sikur u lehtësua kur Gareku u bashkua me grupin tonë dhe pyetjevetë mëpastajme iu përgjigj me hollësi dhe gjithmonë duke vënë buzën në gaz, ndërsa ajrii dilte me fishkëllimë përmes boshllëqeve të dhëmbëve të përparmë.

Kur aty pari kaloi një kositës, Bonzo e thirri; burri u afrua duke i tërhequrkëmbët zvarrë, hoqi kosën nga supi dhe i dëgjoi nga goja e Bonzos pyetjet që ne kishimbërë. Filloi të tundte kokën i indinjuar, edhe ai na kishte qenë një përkrahës pasionanti regjimit dhe çdo përgjigje e tij dukej se i shkaktonte Bonzos një triumf të qetë. Më nëfund, të dy burrat i shtrënguan dorën fort njëri tjetrit, si për të vulosur unitetin e tyre tëpërbashkët me regjimin.

Edhe ne u përshëndetëm, secili i dha dorën Bonzos, unë i fundit. Po kurshtrëngova dorën e tij të ashpër e gjithë plasaritje, ndjeva një topth prej letre mes dypëllëmbëve tona. E tërhoqa dorën ngadalë dhe me gishtërinjtë e mbledhur fort, e futa

Një përkrahës i regjimit

Page 68: perpjekja_24

68Përpjekja Përpjekja jonë

në xhep.

Bela Bonzo qëndronte atje duke tymosur me hope të shpejta e të shkurtëra,thirri të shoqen të dilte jashtë dhe të tre, ajo, Bonzo dhe kositësi i hodhën sytë tekautobuzi që largohej me shpejtësi. Fëmijët u ngjitën mbi një kodër të mbuluar me gurëdhe kaçube të shngjyrosura.

Nuk u kthyem nga rruga që erdhëm, por çamë nëpër truallin e nxehtë deri sahasëm në një trase hekurudhore, në krah të të cilës kalonte rruga e mbuluar me rërë ezhavorr. Gjatë gjithë kësaj rruge, e mbaja dorën në xhep e në dorë shtrëngoja topthin evogël prej letre. Ai kishte një bërthamë aq të fortë, saqë thoi i gishtit tim të madh nuk ecoptonte dot sado që i mëshoja. Nuk guxoja ta nxirrja, sepse nga koha në kohë mbërrintetek ne nga pasqyra vështrimi melankolik i Garekut. Një hije e frikshme binte mbi ne dhembi tokën e vdekur. Më pas dëgjuam një zhurmë helike dhe pamë një avion, i cilifluturonte ulët mbi trasenë e udhës në drejtim të kryeqytetit; pasi bëri prapa nëhorizont, u kthye përsëri dhe nuk na u nda më.

Mendoja për Bela Bonzon, shtrëngoja fort në dorë topthin prej letre dhe ndjevaqë pëllëmba m u djersit. Në fund të trasesë hekurudhore u shfaq një objekt dhe kur uafrua, pamë mbi shina një makinë mbi të cilën kishin hipur disa ushtarë. Ata napërshëndetën miqësisht duke ngritur lart automatikët.

E nxorra topthin e letrës dhe pa ja hedhur fare sytë, e futa me shpejtësi nëxhepin e vogël të sahatit, i vetmi që mund të kopsitej.

Dhe përsëri më vajti mendja tek Bela Bonzo, përkrahësi i regjimit; me sytë emendjes pashë edhe njëherë çizmet e verdha prej lëkure të ashpër, kënaqësinëëndërrimtare të fytyrës së tij dhe zgavrat e zeza të dhëmbëve. Kur ai fillonte e fliste,askush nga ne nuk dyshonte që kishim takuar një përkrahës të sinqertë të regjimit.

U kthyem në kryeqytet duke udhëtuar përgjatë bregdetit. Era na sillte aromën evalëve që përplaseshin në shkëmbinjtë e coptuar. Pranë Operas zbritëm, të shoqëruarme mirësjellje nga Gareku dhe u ndamë me të.

U ktheva i vetëm në hotel, u ngjita me ashensor në dhomën time, dhe brenda nëWC shpështolla topthin prej letre, që përkrahësi i regjimit ma kishte besuar në fshehtësi.Ishte thjesht një copë letër, asnjë shenjë, asnjë fjalë. Vetëm një dhëmb plot shenjabojëkafe nikotine. Ishte vetëm një dhëmb i ciflosur. E unë tashmë e dinja se kujt ipërkiste.

Përktheu : Artan MEÇI

Page 69: perpjekja_24

69Përpjekja

KUJDESTARI I FARIT NË ASPINWALL

Nga Henryk Sienkiewicz

Kapitulli i Parë

Njëherë e një kohë ndodhi që kujdestari i farit në AspinWall, jo shumë largPanamasë, u zhduk pa lënë gjurmë. Meqenëse u zhduk gjatë një stuhie, të gjithëmenduan që fatkeqi do të kishte shkuar deri në skajin e ishullit të vogël shkëmbor, mbitë cilin ishte ndërtuar fari, dhe e kishte përlarë ndonjë dallgë. Kjo hamendje dukej më emundshmja sepse varka e tij nuk u gjend ditën tjetër në qoshen e saj të zakonshmeshkëmbore. Vendi i kujdestarit mbeti bosh. Ishte e domosdoshme që ai të plotësohej samë shpejt, sepse fari nuk kishte rëndësi të vogël për lëvizjet lokale si edhe për anijet qëshkonin nga New York-u në Panama. Gjiri i Mushkonjave është i mbushur me brezadhe ledhe rëre. Përmes tyre, edhe ditën është i vështirë navigimi, por natën, e nëveçanti kur ka mjegulla, që janë kaq të shpeshta në ato ujra të ngrohura nga dielli itropikut, është pothuaj i pamundur. I vetmi udhërrëfyes për anijet e shumta, ishteasokohe fari.

Detyra për të gjetur një kujdestar të ri, i ra për pjesë konsullit të Shteteve tëBashkuara që jetonte në Panama, e kjo detyrë nuk ishte e lehtë. Së pari, sepse ishteabsolutisht e domosdoshme që ky njeri të gjendej brenda dymbëdhjetë orësh, së dyti,që njeriu të ishte jashtëzakonisht i ndërgjegjshëm, pra natyrisht që nuk ishte e mundurtë merrej kuturu i pari që do të paraqitej, e së fundmi, kishte një mungesë të plotëkandidatësh. Jeta në kullë është jashtëzakonisht e vështirë e po ashtu, vështirë tëjosheshin njerëz nga Jugu, që të donin plogështinë dhe lirinë e një jete prej endacaku.Ky kujdestar i farit është pothuaj si një i burgosur. Ai nuk mund të largohet nga ishullii tij shkëmbor me përjashtim të të dielave. Një anije nga Aspinwall i sjell furnizime meushqim dhe ujë një herë në ditë dhe kthehet mbrapsht menjëherë; në tërë ishullin mesipërfaqe një akër nuk ka banorë. Kujdestari jeton në far dhe kujdeset për të. Gjatë ditësjep sinjale duke shpalosur flamurë të ngjyrave të ndryshme për të treguar ndryshimete barometrit, ndërsa në mbrëmje ndez fenerin. Kjo nuk do të ishte ndonjë punë emadhe, në qoftë se për të arritur fenerin në majën e kullës s do t i duhej të ngjiste mëshumë se katërqind shkallë, dhe shkallë të larta e ndonjëherë duhej ta bëntë këtërrugëtim disa herë gjatë ditës. Në përgjithësi kjo është jetë murgu, madje edhe më

Kujdestari i farit në Aspinwall

Page 70: perpjekja_24

70Përpjekja Përpjekja jonë

shumë, jetë prej heremiti. Pra nuk është e habitëshme, që zoti Isaac Falconbridge ishtenë goxha siklet, se ku do të gjente një pasues të përhershëm të kujdestarit të mëparshëm,dhe kuptohet lehtë gëzimi i tij kur një njeri u paraqit vetë, në mënyrën më të papritur, poatë ditë. Ai ishte një burrë tashmë i moshuar, shtatëdhjetëvjeçar, apo më shumë, porshumë i freskët, me një trup të drejtë, me lëvizjet dhe qëndrimin e një ushtari. Flokët etij ishin krejtësisht të thinjur, fytyrën e kishte po aq të zeshkët si të një kreoli, por dukegjykuar nga sytë blu, nuk dukej të ishte nga banorët e Jugut. Fytyrën e kishte paksa tëdëshpëruar dhe të zymtë, por të ndershme. Në vështrimin e parë ai i pëlqeu Falconbridge-it. Mbetej vetëm ta kontrollonte. Prandaj ia filloi bisedës:

Nga jeni ?Jam polak .Ku keni punuar më parë ?Në vende të ndryshme .

Një kujdestari fari duhet t i pëlqejë të qëndrojë në një vend .Kam nevojë për qetësi .E keni kryer shërbimin ushtarak? A keni dëshmi të një shërbimi shtetëror të

respektueshëm ?Plaku nxori nga gjiri një copë mëndafshi të mbështjellë, që të kujtonte një copë

nga ndonjë flamur i vjetër, e çmbështolli dhe tha:Këtu janë dëshmitë. E kam marrë këtë kryq në vitin 1830. Ky i dyti është

spanjoll nga lufta Carliste, i treti është legjioni francez, të katërtin e kam marrë nëHungari. Më pas kam luftuar në Shtetet e Bashkuara kundër Jugut; ata atje nuk japinkryqe

Falconbridge shikoi letrën dhe filloi të lexonte.Hm, Skavinski? Kështu quheni, apo jo? Hm, dy flamurë të kapur në një sulm

me bajoneta. Paskeni qënë një ushtar trim.Mund të jem edhe një kujdestar i ndërgjegjshëm i farit .Do t ju duhet t i ngjiteni kullës disa herë në ditë. Keni këmbë të forta?

Kam përshkuar rrafshina të tëra më këmbë (Stepat e pamasa ndërmjet Lindjesdhe Kalifornisë quhen rrafshina ).

E njihni shërbimin detar?Kam shërbyer tre vjet në një balenierë .Paskeni provuar shumë profesione .I vetmi që nuk kam njohur është një i qetë .Përse ?

Plaku mblodhi supet. Ky është fati im .Megjithatë më dukeni tepër i moshuar për të qenë një kujdestar i farit .Sër , thirri papritur kandidati me një zë plot emocion, Jam shumë i konsumuar

e i rënduar, siç e shihni kam kaluar përmes shumëçkaje. Ky vend është njëri nga ata qëkam dëshiruar kaq fort. Jam plak, kam nevojë për pushim, kam nevojë t i them vetes,këtu do të mbetesh, ky është porti yt . Ah, Sër, kjo tashti varet vetëm nga ju. Ndoshta

një vend i tillë nuk do të më ofrohet më tjetër herë. Ç fat që qëllova në Panama! Upërgjërohem si Zotit, jam si një dele, e cila në qoftë se nuk do ta gjejë vathën, do të

Page 71: perpjekja_24

71Përpjekja

humbasë. Do ta bënit të lumtur një plak, ju betohem që jam i ndershëm, por kambredhur mjaft.

Sytë ngjyrë blu të plakut shprehnin një përgjërim kaq të sinqertë, saqëFalconbridge, që kishte një shpirt të mirë e të thjeshtë, u prek.

Mirë , tha ai, Po ju pranoj. Ju jeni kujdestari i farit .Fytyra e plakut vetëtiu nga një gëzim i patregueshëm.Ju falem nderitMund të shkoni tek kulla që sot?Mundem.Atëhere mirupafshim. Edhe një fjalë, për çdo moskryerje të shërbimit, do të

pushoheni .Krejt në rregull

Po atë mbrëmje, kur dielli kishte perënduar në anën tjetër të istmit dhe dita plotshkëlqim u pasua nga një natë pa muzg, u duk që kujdestari i ri ishte në vendin e tij,sepse fari shpërndante rezet e tij të shndritëshme në ujë si zakonisht. Nata ishte fare eqetë, një natë vërtet tropikale, e mbushur me një mjegullë të tejdukëshme, që formontepërreth hënës një ylber të madh ngjyra ngjyra me buzë të buta, të papërthyera. Detilëvizte vetëm sepse batica e ngrinte ujët lart. Skavinski në ballkonin e kullës dukej ngaposhtë si një pikë e vogël e zezë. Ai përpiqej të përmblidhte mendimet dhe të kuptontepozitën e tij të re, por mendja ishte tepër e tensionuar për të funksionuar me rregull.Ndjente, pak a shumë, atë që ndjen një shtazë e ndjekur nga gjahtari kur më në fund kagjetur një strehim në një shkëmb të paarritshëm, apo në ndonjë shpellë. Më në fund,edhe për të kishte ardhur një orë qetësie, ndjenja e sigurisë ia mbushte shpirtin me njëhare të patregueshme. Tashmë mbi atë shkëmb ai thjesht mund të qeshej me ecejaket etij të mëparëshme, me fatkeqësitë e dështimet e tij. Ishte me të vërtetë si një anije,direkët, litarët dhe velat e së cilës qenë thyer dhe çjerrë nga një stuhi dhe ishin flakurtutje nga retë në fundin e detit, një anije mbi të cilën deti kishte vërvitur dallgët dheshkumbën, por që ende gjarpëronte rrugën e saj drejt limanit. Pamjet e kësaj stuhie ikaluan me shpejtësi nëpër mendje, ndërsa i krahasonte me të ardhmen e qetë qëtashmë po fillonte. Një pjesë të aventurave të tij të jashtëzakonëshme, ia tregoiFalconbridge-it, por nuk përmendi mijëra incidente të tjera. Kishte qenë fatkeqësia e tij,që shpesh sapo ngrinte tendën dhe rregullonte oxhakun për t u vendosur për një kohëtë gjatë, ndonjë erë ia shkulte me shpejtësi shtyllat e tendës, ia fikte zjarrin dhe e çontedrejt shkatërrimit. Duke parë tashti nga ballkoni i kullës valët e ndriçuara, ai kujtontegjithëshka përmes së cilës kishte kaluar. Kishte marrë pjesë në ekspedita ushtarake nëtë katër anët e botës dhe në këto ecejake kishte provuar pothuaj çdo lloj pune.Punëdashës dhe i ndershëm, më shumë se një herë kishte fituar para dhe gjithmonë ikishte humbur ato, pavarësisht parandjenjës dhe maturisë së tij. Kishte qenë minatornë minierat e arit në Australi, gërmues diamantesh në Afrikë, pushkatar në shërbimpublik në Inditë Lindore. Ndërtoi një fermë në Kaliforni, thatësira ja shkatërroi, upërpoq të bënte tregëti me tributë e egra në brendësi të Brazilit, varka iu mbyt nëAmazonë, dhe ai i vetëm, i paarmatosur e pothuaj i zhveshur u end nëpër pyll për

Kujdestari i farit në Aspinwall

Page 72: perpjekja_24

72Përpjekja Përpjekja jonë

shumë javë, duke u ushqyer me fruta të egra, u përball në çdo çast me vdekjen ngakafshimet e shtazëve të egra. Ndërtoi një varkë në Helena, Arkansas dhe ajo iu dogjgjatë një zjarri të madh, që shkatërroi gjithë qytetin. Më pas ra në duart e indianëve nëMalet Shkëmborë dhe ishte një mrekulli që e shpëtuan gjahtarët kanadezë që ngrininçarqe. Shërbeu si detar në një anije që udhëtonte ndërmjet Bahia-s dhe Bordeaux dhesi fuzhnjar në një balenierë, të dyja anijet u mbytën. Kishte një fabrikë purrosh nëHavanë, dhe partneri i tij e grabiti, ndërkohë që ishte shtrirë i sëmurë me të vjella. Mënë fund mbërriti në Aspinwall dhe atje iu duk se dështimeve u erdhi fundi, sepseç mund ta gjente në këtë ishull shkëmbor? As uji, as zjarri dhe as njerëzit. Po nganjerëzit Skavinski nuk e kishte pësuar shumë, ai kishte takuar më shpesh njerëz të mirëse sa të ligj.

Dukej sikur e persekutonin të katër elementët. Ata që e njihnin thonin për të qënuk kishte fat dhe me këtë shpjegonin gjithshka. Vetë u bë disi monomaniak. Besonteqë një dorë e fuqishme dhe hakmarrëse e ndiqte kudo, në të gjithë dherat dhe ujërat.Sidoqoftë, nuk kishte qejf të fliste për këtë, vetëm ndonjëherë, kur dikush e pyeste sedora e kujt mund të ishte, ai tregonte misteriozisht Yllin Polar dhe thosh: Vjen nga aivend . Në realitet, dështimet e tij ishin kaq të vazhdueshme saqë ishte e habitëshme,se qysh njeriu që i kishte pësuar nuk kishte ngulur ndonjë gozhdë në kokën e tij. PorSkavinski kishte durimin e një indiani dhe atë fuqi të madhe e të qetë të rezistencës qëvjen nga e vërteta e zemrës. Dikur në Hungari një numër goditjesh me bajonetë, se nukdonte të mbërthehej pas një yzengjie që iu tregua si mjet shpëtimi. I kacavirrej malit poaq me zell sa edhe një milingonë. I rrëzuar me qindra herë, e fillonte udhëtimin e tijqetësisht për të njëqind e njëtën. Në mënyrën e tij kishte një origjinalitet tepërkarakteristik. Ky ushtar i vjetër u kalit. Një zot e di se në sa shumë zjarre kaloi, por ingurrosur nga vuajtja, i goditur dhe i farkëtuar, ai kishte zemrën e një fëmije. Në kohëne epidemisë në Kubë, të vjellat e sulmuan sepse ua kishte dhënë të sëmurëve të gjithëkininat, nga të cilat kishte një sasi të madhe, pa lënë as edhe një kokërr për veten.

Kishte edhe këtë cilësi të mahnitëshme, që pas kaq shumë zhgënjimeve, ishtegjithmonë plot besim dhe nuk e humbi shpresën që gjithëshka do të rregullohej. Nëdimër gjallërohej dhe parashikonte ngjarje të mëdha. Priste me padurim këto ngjarjedhe jetonte me mendimin për to verës së gjatë. Por dimrat kalonin njëri pas tjetrit,Skavinski jetonte vetëm me këtë dhe fitoi vetëm thinjat në kokë. Më në fund u plak efilloi ta humbiste energjinë, qëndresa e tij u bë gjithnjë e më shumë si një dorëheqje,qetësia e tij e mëparëshme tentonte drejt superndjeshmërisë dhe ky ushtar i kalitur podegjeneronte në një njeri që ishte gati të derdhte lot për çdo shkak. Veç kësaj, nga kohanë kohë e vinte përfund një mall i tmerrshëm për atdheun e tij, që shtohej nga çdoarsye, nga pamja e dallëndysheve, zogjtë gri si rabeckat, nga dëbora mbi male, apo ngamuzika melankolike që dëgjonte kohë pas kohe . Më në fund, një ide e pushtoi plotësisht,ideja e pushimit, që i kapërdinte të gjithë dëshirat dhe shpresat e tjera. Ky endacak ipapushuar nuk mund të imagjinonte ndonjë gjë më shumë për t u dëshiruar, ndonjë gjëmë të çmuar, se sa një kënd të qetë, në të cilin të pushonte dhe të priste në heshtje

Page 73: perpjekja_24

73Përpjekja

fundin e tij. Ndoshta në mënyrë të veçantë sepse ndonjë trill i fatit e kishte çuar atë mekaq nxitim nëpër të gjithë detrat dhe dherat, saqë me vështirësi mundohej ta mbantefrymën, thjesht imagjinonte që një lumturi e tillë modeste i takonte, por ishte kaq imësuar me fatkeqësitë, saqë mendonte për atë që mbetej ashtu si njerëzit në përgjithësimendonin për diçka që nuk mund ta arrinin. Nuk guxonte të shpresonte. Ndërkohë, nëmënyrë të papritur, në harkun e dymbëdhjetë orëve, ai kishte siguruar një pozicion i cilisikur ishte zgjedhur enkas për të mes gjithëshkaje në këtë botë. Nuk duhet të habitemiqë kur ai e ndizte fenerin në mbrëmje, bëhej si i shushatur dhe pyeste veten nëse egjithë kjo ishte e vërtetë e nuk guxonte të përgjigjej në mënyrë pohuese. Por, në tënjejtën kohë, realiteti e bindte me prova të pakundërshtueshme, ndërkohë që orëtkalonin njëra pas tjetrës e ai qëndronte në ballkon. Shihte dhe e bindte veten. Mund tëdukej sikur e shikonte detin për herë të parë në jetën e tij. Lentet e fenerit kridheshin nëerrësirë, një trekëndësh shumë i madh drite, përtej të cilit syri i plakut humbiste plotësishtnë distancën e zezë, në distancën e misteriozes dhe të tmerrëshmes. Por kjo distancëdukej sikur vraponte drejt dritës. Dallgët e gjata, që ndiqnin njëra tjetrën, mbështilleshinjashtë nga errësira dhe shkonin përpara duke rënkuar drejt bazës së ishullit dhe atëheredukeshin kreshtat e tyre të shkumbëzuara, të ngjyrosura në ngjyrë trëndafili nën dritëne fenerit. Batica që vinte lartësohej shumë e më shumë dhe mbulonte brezat e rërës. Efolura misterioze e oqeanit vinte me një plotshmëri më fuqishme dhe më të zhurmëshme,njëherë si oshëtima e topit dhe më pas si kumbimi i largët e i mbytur i zërave të njerëzve.Në disa çaste ishte qetësi, më pas në veshët e plakut vinin disa psherëtima të mëdha,e pastaj një farë dënesje dhe përsëri shpërthime frikësuese. Më në fund, era eshpërndante perden e mjegullës, por sillte re të zeza, të thyera, të cilat e mbuloninhënën. Nga perëndimi fillonte të frynte shumë e më shumë, dallgët kërcenin me tërbime përplaseshin me shkëmbinjtë e farit, duke i lëpirë me shkumbë muret e themeleve. Nëlargësi fillonte të ulërinte një stuhi. Në errësirë, hapësirën e pafund e trazonin disafenerë të gjelbërt që vetëtinin nga direkët e anijeve. Këto pika të gjelbëra ngriheshinlart dhe zhyteshin, tashti lëkundeshin djathas e pastaj majtas. Skavinski zbriti nëdhomën e tij. Stuhia filloi të gulçonte. Jashtë, njerëzit e atyre anijeve përlesheshin menatën, errësirën, dallgët, por brenda kullës ishte rehat dhe qetësi. Madje edhe tingujt estuhisë mezi i përshkonin muret e trashë dhe vetëm tiktaku i rregullt i sahatit e nanuristeplakun e lodhur në një dremitje të këndëshme.

Kapitulli i Dytë

Kalonin orë, ditë dhe javë. Detarët kërkonin që ndonjëherë, kur deti ishte tepëri trazuar, diçka nga jashtë nga mesi i natës dhe errësirës t i thërriste ata me emër. Nëpafundësinë e këtij deti mund të të thërrasin kështu. Ndoshta kur një njeri po plaket,thirrjet i vijnë edhe nga një pafundësi tjetër, ende më e errët, thellësisht më misterioze,dhe sa më shumë ishte i kapitur nga jeta aq më të shtrenjta ishin këto thirrje për të. Por,për t i dëgjuar ato nevojitet qetësi. Veç kësaj, moshat e vjetra donin ta veçonin vetensi nga një parandjenjë e varrit. Fari u bë për Skavinskin një gjysmë varr i tillë. Asgjë nuk

Kujdestari i farit në Aspinwall

Page 74: perpjekja_24

74Përpjekja Përpjekja jonë

është më monotone, sesa jeta mbi një kullë feneri. Edhe në qoftë se të rinjtë e japinpëlqimin për ta marrë përsipër këtë shërbim, pas një kohe ata largohen. Kujdestarët efareve janë përgjithësisht njerëz jo të rinj, të zymtë dhe të mbyllur në vetvete. Në qoftëse rastësisht ndonjëri syresh largohet nga fari i tij dhe shkon mes njerëzve, ai ecën mestyre si një njeri që është zgjuar nga një gjumë i thellë. Mbi kullë mungojnë ndjesitë eparëndësishme, të cilat në jetën e zakonshme i mësojnë njerëzit të përshtaten megjithëshka. Çdo gjë me të cilën vjen në kontakt një kujdestar fari është gjigande dhe eprivuar nga forma të konturuara qartë. Qielli është një e tërë, uji një tjetër dhe ndërmjetkëtyre dy pafundësive shpirti i njeriut është në vetmi. Kjo është një jetë në të cilënmendimi është një meditim i vazhdueshëm dhe jashtë këtij meditimi asgjë nuk e zgjonkujdestarin, madje as edhe puna e tij. Një ditë është e ngjashme me tjetrën ashtu sirruazat në një rruzare, veç ndryshimeve të motit që formojnë larminë e vetme. PorSkavinski ndjente më shumë lumturi se kurrëndonjëherë më parë në jetën e tij. Zgjohejnë të gdhirë, hante mëngjesin, pastronte lentet dhe më pas, duke qëndruar ulur nëballkon, e hidhte vështrimin tutje në largësinë e ujit dhe sytë nuk i ngopeshin asnjëherëme pamjet që shpaloseshin para tij. Në sfondin e stërmadh me ngjyrë të bruztë tëoqeanit zakonisht shiheshin vela që vetëtinin në rrezet e diellit kaq shkëlqyeshëm,saqë sytë kapsiteshin para teprisë së dritës. Disa herë anijet, të favorizuara nga tëashtuquajturat erëra që frynin vazhdimisht drejt ekuatorit, drejt perëndimit, shkonin nënjë vijë të zgjeruar njëra pas tjetrës, ashtu si një zinxhir pulëbardhash apo albatrosësh.Bovat e kuqe që tregonin kanalin lëkundeshin në valën e dritës me një lëvizje të ëmbël.Mes velave shfaqeshin çdo pasdite shtëllunga gjigande tymi ngjyrë gri, si pupla. Ishtenjë avullore nga New Yorku që sillte pasagjerë dhe mallra në Aspinwall, duke formuarpas saj një rrip të lehtë shkume. Nga ana tjetër e ballkonit Skavinski shihte si nëpëllëmbë të dorës Aspinwall-in, skelën e tij të gjallë dhe në të një pyll direkësh, varkashdhe anijesh, pak më tutje, shtëpitë e bardha dhe kullat e qytezës. Nga lartësia e kullëssë tij shtëpitë e vogla dukeshin si fole pulëbardhash, anijet dukeshin si brumbuj dhenjerëzit që vërtiteshin në to si pika të vogla në një bulevard prej mermeri të bardhë.Qysh herët në mëngjes një puhizë e lehtë sillte nga lindja gumëzhitjen e pështjelluar tëjetës njerëzore, në të cilën mbisundonin fishkëllimat e avulloreve. Pasdreke, kur vinteora gjashtë, lëvizja në skelë fillonte të pushonte, pulëbardhat fshiheshin në të çarat eskërkave, dallgët dobësoheshin, në njëfarë mënyre dembeloseshin dhe atëhere mbitokë, mbi det dhe mbi kullë vinte një kohë palëvizshmërie, të cilën nuk e thyente asgjë.Rërërat e verdha, nga të cilat ishin tërhequr dallgët, shkëlqenin si shirita të florinjtëpërgjatë gjerësisë së ujrave, trupi i kullës konturohej pa dyshim në blu. Rrëketë errezeve të diellit derdheshin nga qielli mbi ujin, rërërat e skërkat. Në këtë kohë, plakune mbërthente një kapitje plot ëmbëlsi. Ai e ndjente se qetësia që gëzonte ishte eshkëlqyeshme dhe kur mendonte që kjo mund të ishte e vazhdueshme, asgjë nuk imungonte.

Skavinski ishte i dehur me lumtërinë e tij dhe meqenëse një njeri përshtatetlehtësisht me kushte të përmirësuara, ai shkallë shkallë u mbush me besim dhe siguri,sepse mendonte që nëse njerëzit ndërtonin shtëpi për invalidët, atëhere përse Zoti, mënë fund, të mos i mblidhte invalidët e Tij? Koha kalonte dhe ia pohonte këtë bindje.

Page 75: perpjekja_24

75Përpjekja

Plaku u mësua me kullën e tij, me fenerin, me shkëmbin, me brezat e rërës, me vetminë.Po ashtu, ai u mësua me pulëbardhat të cilat klloçisnin në plasat e shkëmbinjve dhe nëmbrëmje grumbulloheshin në çatinë e farit. Skavinski pothuaj gjithmonë ua hidhteatyre mbeturinat e ushqimit të tij dhe shumë shpejt ato u zbutën, një stuhi e vërtetëkrahësh të bardhë e rrethonte atë, dhe plaku ecte mes zogjve ashtu si bariu mesdhënve të tij. Kur vinte zbatica ai shkonte tek grumbujt e ulët të rërës ku mblidhtekërmij të shijshëm dhe guacka shumë të bukura perlash të nautilusëve, të cilat valëtduke u tërhequr, i kishin lënë mbi rërë. Natën, ndihmuar nga drita e hënës dhe kullës, aishkonte për të peshkuar peshqit që, me mijëra, vizitonin dredhat e shkëmbinjve. Më nëfund, ai u dashurua me shkëmbinjtë dhe ishullin e tij të vogël pa asnjë pemë mbi të, tëmbuluar vetëm nga disa kaçube që kullonin një rrëshirë ngjitëse. Sidoqoftë, pamjet elargëta ia kompensonin varfërinë e ishullit. Gjatë orëve të pasdrekes, kur ajri bëhejshumë i kthjellët, ai mund të shihte të tërë ishullin të mbuluar me bimësinë më të pasur.Skavinskit i dukej në këto momente se shihte një kopësht gjigand-tufa pemësh kakaojedhe vreshtat e pamasë me rrush muskat, sikur të ishin në tufa buqetash luksoze,pikërisht pas shtëpive të Aspinwall-it. Më tutje, ndërmjet Aspinwall-it dhe Panamasëishte një pyll i madh mbi të cilin çdo mëngjes dhe mbrëmje varej një mjegull e dendur,një pyll i vërtetë tropikal me këmbët në një ujë të fjetur, të gërshetuar me liane dhe tëmbushur me kumbet e një deti orkidesh gjigande, palmash, drurësh qumështi, hekuridhe kauçuku.

Me anë të dylbive, plaku mund të shihte jo vetëm pemët dhe gjethet e gjera tëbananeve, por edhe mizërinë e majmunëve, lejlekëve të mëdhenj dhe tufat e papagallëveqë kohë më kohë ngriheshin si një re e ylbertë mbi pyll. Skavinski i njihte mirë këto llojpyjesh, sepse pasi i ishte mbytur anija në Amazonë kishte bredhur me javë të tëra mesharqeve dhe zabeleve të tilla. Kishte parë se sa shumë rreziqe dhe vdekje rrinë tëfshehura nën këto pamje të jashtme mahnitëse dhe të qeshura. Gjatë netëve që kishtekaluar në to, kishte dëgjuar nga fare pranë zërat e shurdhër të majmunëve që rënkonindhe hungërrimat e jaguarëve, kishte parë gjarpërinj gjigandë të mbështjellë si lianenëpër pemë, ai i njihte ata liqenj të dremitur të pyllit, plot me peshq silurë, që gëloninnga krokodilët, ai e dinte se në çfarë zgjedhe jeton njeriu në këto labirinthe ku vetëm njëgjethe është dhjetë herë me e madhe se njeriu, këto xhungla me një mizëri mushkonjashgjakpirëse, shushunja drurësh dhe merimanga helmuese gjigande. E kishte provuarkëtë jetë pylli, siç kishte dëshmuar vetë, kishte kaluar nëpër të, por i jepte kënaqësi mëtë madhe të soditurit nga kjo lartësi, admirimi i kësaj mrekullie, duke qenë i ruajtur ngapabesia e tyre. Kulla e ruante nga çdo fatkeqësi. Ai largohej prej saj vetëm disa orë tëdielave. Atëhere vishte xhaketën e tij blu me butona të argjendta dhe varte kryqet nëgjoks. Koka e zbardhur ngjyrë qumështi ngrihej lart me krenari kur dëgjonte tek derakreolët t i thoshin njëri tjetrit, ndërkohë që ai hynte në kishë,: Kemi një kujdestar tënderuar të farit dhe jo nje heretik, megjithëse është jenki . Por menjëherë pas meshës,kthehej në ishullin e tij, dhe kthehej i kënaqur, sepse ende nuk kishte besim tek kontinenti.Të dielën lexonte gazetën spanjolle që vinte në qytet ose New York Herald, që ia merrtehua Falconbridge-it dhe kërkonte me ëndje lajmet europiane. Zemra e varfër e plakut në

Kujdestari i farit në Aspinwall

Page 76: perpjekja_24

76Përpjekja Përpjekja jonë

këtë kullë të farit ndonëse në një hemisferë tjetër, ende rrihte për vendlindjen. Po ashtu,kur anija sillte në ishull furnizimet ditore dhe ujin, ai zbriste poshtë nga kulla për tëbiseduar me Johnson-in, rojen. Por, pas pak, dukej se u bë i ndrojtur. I ndërpreu vajtjetnë qytet, leximin e këtyre gazetave dhe diskutimet e tij për politikën me Johnson-in.Kështu kaluan javë të tëra, ai nuk shihte dhe nuk e shihte asnjeri. Shenja e vetme qëplaku ishte gjallë ishte zhdukja e furnizimeve nga bregu dhe drita e fenerit që ndizej çdombrëmje me të njëjtën rregullshmëri me të cilën dielli lindte në mëngjes në ujërat ekëtyre anëve. Dukej që plaku ishte bërë shpërfillës ndaj botës. Shkaku nuk ishte mallipër vendlindjen, por pikërisht ky, malli për vendlindjen, kishte kaluar në vetëlargim. Egjithë bota tashti fillonte dhe mbaronte për Skavinskin në ishullin e tij. U mësua memendimin që nuk do të largohej nga kulla deri në vdekje, dhe, thjesht, harroi që ekzistontendonjë gjë tjetër saj. Për më tepër, u bë mistik, sytë e tij të butë ngjyrë blu filluan tëshikonin ngultas si sytë e një fëmije, sikur të ishin fiksuar në distancë. Në praninë e njëmjedisi pazakonshmërisht të thjeshtë dhe të stërmadh, plaku po e humbiste ndjenjën epersonalitetit, ai po pushonte së ekzistuari si një individ, po zhytej gjithnjë e më shumënë atë që e rrethonte. Ai nuk kuptonte asgjë përtej mjedisit të tij, ndjente vetëm nëmënyrë të pandërgjegjëshme. Më në fund po i dukej se qielli, uji, shkëmbi i tij, kulla,pirgjet e rërës, velat e gufuara, batica dhe zbatica, gjithëshka, formonte një shpirt tëstërmadh e misterioz, e ai po fundosej në këtë mister, e ndjente këtë shpirt të gjallë dheqetësohej. Fundosej dhe përkundej, harronte veten dhe në këtë ngushtim të ekzistencësindividuale të vetvetes, në këtë gjysmë zgjim e gjysmë gjumë, ai kishte zbuluar njëqetësi aq të madhe, saqë ajo pothuaj i përngjante gjysmë vdekjes.

Kapitulli i Tretë

Por zgjimi erdhi.Një ditë, Skavinski zbriti nga kulla një orë më vonë pasi anija solli ujin dhe

furnizimin me ushqime dhe pa që krahas ngarkesës së zakonshme ishte edhe një pako.Në pjesën e jashtme të saj ishin pullat postare të Shteteve të Bashkuara dhe adresaSkavinski, Esq. , e shkruajtur mbi bezen e ashpër.

Plaku, të cilit iu zgjua kërshëria, e preu bezen dhe pa disa libra, mori njerin prejtyre në duar, i hodhi një vështrim dhe e ktheu në vend sepse duart filluan t i dridheshin.I mbuloi sytë sikur nuk u besonte, i dukej sikur ishte në ëndërr. Libri ishte në polonisht,ç do të thoshte kjo? Kush mund ta kishte dërguar? Në momentin e parë atij as që i erdhinë mendje që në fillim të karierës tek fari, kishte lexuar në gazetën Herald, që i kishtemarrë hua konsullit, për krijimin e një shoqate polake në New York dhe i kishte dërguarmenjëherë kësaj shoqate gjysmën e pagës së tij mujore, për të cilën nuk kishte dhe aqnevojë në kullë. Shoqata i kishte dërguar atij librat me falenderimet e rastit. Libratkishin ardhur në një rrugë të natyrëshme, por në momentin e parë plaku nuk mundi t imblidhte mendimet. Libra polonisht në Aspinwall, në kullën e tij, në mes të vetmisë sëtij, kjo ishte për të diçka e pazakontë, njëfarë fryme nga kohë të vjetra, një lloj mrekullie.Tashti i dukej, se ashtu si atyre detarëve natën, diçka e thërriste me emër me një zë tepër

Page 77: perpjekja_24

77Përpjekja

të dashur e pothuaj të harruar. U ul pak me sytë e mbyllur dhe ishte pothuaj i sigurtë që,kur t i hapte ëndrra do të ishte larguar.

Pakoja e hapur qëndronte para tij, ndriste qartësisht nga dielli i pasdites dhembi të ishte një libër i hapur. Kur plaku zgjati dorën përsëri drejt saj, ai dëgjoi në qetësitë rrahurat e zemrës së vet. I hodhi një vështrim, ishte poezi. Në kapak ishte shkruajturme gërma të mëdha titulli dhe nën të emri i autorit. Emri nuk ishte i huaj për Skavinskin,ai pa që i përkiste Poetit të madh, veprat e të cilit i kishte lexuar në vitin 1830 në Paris.Më pas, kur ishte në fushatat ushtarake në Algjer e Spanjë ai kishte dëgjuar ngabashkëatdhetarët e tij për famën në rritje të profetit të madh, por në atë kohë ishte kaqi mësuar me mushketën, saqë nuk zinte libër me dorë. Në vitin 1849 shkoi në Amerikëdhe në jetën plot aventura që bënte zor se kishte takuar ndonjëherë ndonjë polak dheasnjëherë një libër në polonisht. Prandaj me një etje të madhe dhe me rrahje më tështuara të zemrës, iu kthye faqes së titullit. Atëhere ju duk se mbi shkëmbin e tij tëvetmuar bëhej gati të ndodhte një gjë madhështore. Vërtet, ky ishte momenti i njëheshtje dhe qetësie të madhe. Sahatët e Aspinwall-it ranë pesë herë. As edhe një re nuke errësonte qiellin e kthjellët dhe vetëm pak pulëbardha lundronin në ajër. Oqeani sikurpërkundej përgjumësh. Dallgët në breg belbëzonin qetësisht, duke u shpërndarë butëbutë mbi rërë. Në largësi, shtëpitë e bardha të Aspinwall-it dhe grupet madhështore tëpalmave po buzëqeshnin. Në të vërtetë seç kishte diçka solemne atje, të qetë dhe plotdinjitet. Papritur, në mes të kësaj qetësie të Natyrës, u dëgjua zëri që dridhej i plakut, icili lexonte me zë të lartë, si për ta kuptuar më mirë veten:

Të përshëndes mëmëdheu im i dashur Litva !Vetëm kush të ka humbur ta di vlerën.Bukurinë tënde në mrekullinë e përsosur sotE shoh dhe e shkruaj i përmalluar .

Skavinski u mek. Germat filluan të vallëzojnë para syve të tij, diçka iu thye nëgjoks dhe shkonte si një dallgë nga zemra, më lart e më lart, duke ia marrë frymën dheduke ja shtypur grykën. Një çast më pas, e mblodhi veten dhe lexoi më tutje:

O Zonjë e Shenjtë që ruan Çenstohovën e ndritshme,Që shkëlqen në Ostrobrama dhe ruanQytetin kështjellë Novgrodek me njerëzit e tij të besuar,Sikur të më ktheje përsëri në gëzimin e fëmijërisë,Kur nëna ime me lot në sy më la nën kujdesin tënd.I ngrita lart qepallat e mija pa jetë,Dhe eca drejt pragut Tënd të Shenjtë,Për të falenderuar Perëndinë që ma ktheu jetën,Bëj mrekulli e na kthe në gji të mëmëdheut tonë.

Dallga e gufuar depërtoi përmes përmbajtjes së dëshirës së tij. Plaku rënkoi me

Kujdestari i farit në Aspinwall

Page 78: perpjekja_24

78Përpjekja Përpjekja jonë

dënesje dhe u hodh përtokë, flokët e bardha borë u përzien me rërën e detit. Kishinkaluar dyzetë vjet qysh kur nuk e kishte parë më vendin e tij, dhe një Zot e dinte sashumë që nuk kishte dëgjuar të folurën e tij dhe tashti kjo fjalë i kishte ardhur vetë, ajokishte lundruar nëpër oqean dhe e kishte gjetur në vetmi në një hemisferë tjetër, kaq edashur, kaq e shtrenjtë, kaq e bukur. Në dënesjet që e mbërthyen nuk kishte dhimbje,vetëm një dashuri e pamasë që lindi papritur, në praninë e të cilës gjërat e tjera barazohenme asgjënë. Me këtë dënesje të madhe ai thjesht i përgjërohej për ndjesë asaj gjëje tëdashur të lënë mënjanë, sepse ai ishte plakur, ishte mësuar aq shumë me shkëmbin e tijtë vetmuar, dhe e kishte harruar atë, saqë përbrenda edhe malli kishte filluar t i zhdukej.Tashmë ishte kthyer si prej një mrekullie, prandaj zemra i hidhej e kërcente.

Çastet shuheshin njëri pas tjetrit, ai vazhdimisht qëndronte i shtrirë atje.Pulëbardhat fluturonin mbi far, duke klithur sikur të ishin të alarmuara për mikun e tyretë vjetër. Ora, kur ai i ushqente me mbeturinat e ushqimit, kishte ardhur, prandaj disaprej tyre fluturuan nga fari në drejtim të tij, më pas erdhën shumë e më shumë dhefilluan të çukisnin dhe të shkundnin krahët mbi kokën e tij. Tingulli i krahëve e zgjoi. Aikishte qarë sa ishte ngopur dhe tashti kishte njëfarë qetësie dhe shkëlqimi, por sytë ikishte si të frymëzuar. Padashur ua dha të gjithë furnizimin zogjve që nxitonin drejt tijme potere, ndërsa vetë mori përsëri librin. Dielli tashmë ishte zhytur prapa kopshtevedhe pyllit të Panamasë dhe po shkonte ngadalë përtej istmit për tek oqeani tjetër, porAtlantiku ishte ende plot dritë, në ajrin e hapur kishte ende një shikueshmëri të përsosurdhe ai lexoi më tej.

Tashti sille shpirtin tim të përmalluar mbrapsht në ato shpate të pyllëzuar, nëato lëndina të gjelbëra .

Më në fund mugëtira e shkurtër si një pulitje sysh i shuajti germat mbi letër.Plaku mbështeti kokën mbi shkëmb dhe mbylli sytë. Atëhere Ajo që mbronÇenstohovan e rrëmbeu shpirtin e tij dhe e çoi tek ato fusha të ngjyrosura ngadrithërat e ndryshme . Në qiell ende digjeshin ata breza të gjatë, të kuq e të artë, dhembi shkëlqimin e tyre ai fluturonte për në vendet e dashura. Pishat tingëllonin nëveshët e tij, përrenjtë e vendit të lindjes murmurisnin. Ai pa gjithëshka siç kishte qenë,çdo gjë e pyeste, A të kujtohet? . Atij i kujtohet! ai i sheh fushat e gjera, e ndërmjetfushave, pyje dhe fshatra. Në këtë orë feneri i tij zakonisht ndriçonte errësirën e detit,por tashti ai është në fshatin e lindjes. Koka prej plaku i ra mbi gjoks dhe ai poëndërron. Pamjet i kalojnë para syve me shpejtësi, dhe pak të shrregullta. Ai nuk e shehshtëpinë ku ka lindur sepse lufta e kishte shkatërruar, ai nuk e shikon babanë dhenënën, sepse ata vdiqën kur ishte ende fëmijë, por fshati është ende sikur ta kishte lënëdje, vija e shtëpizave me dritat nëpër dritaret, kodra, mulliri, të dy hauzet me ujë,përkundrejt njëri tjetrit, që zhurmonin gjithë natën nga kori i bretkosave. Njëherë aikishte qenë roje në këtë fshat për gjithë natën, tashti e shkuara qëndronte befas paratij me një seri pamjesh. Është përsëri Ulan dhe është roje, atje tutje është pijetorja, aishikon me sytë që i lundrojnë. Ka potere dhe të kënduara e të thërritura mes qetësisë

Page 79: perpjekja_24

79Përpjekja

së natës me zërat e violinave dhe të violave U-ha! U-ha ! Atëhere Ulanët nxirrnin xixame patkonjtë e tyre dhe kjo është e mërzitshme për atë atje mbi kalin e tij. Orët zvarriteshinngadalë, më në fund dritat zhdukeshin, tashti aq larg sa mund të arrinte shikimi ishteerrësirë dhe një mjegull e padepërtueshme, mjegulla rritet, me sa duket nga fushat dhepërqafon tërë botën me një re të bardhëllemë. Do të thoshit se ishte një oqean i tërë. Porato janë fusha, shumë shpejt do të dëgjoheshin zogjtë e fushës që do të thërrisnin ngaxunkthet. Nata është e qetë dhe e freskët, vërtet një natë polake! Në distancë, pylli mepisha kumbon pa fryrë erë, ashtu si edhe zhurma e detit. Shumë shpejt agimi fillon tëzbardhëllejë Lindjen. Në fakt, gjelat po fillojnë të këndojnë pas gardheve. Njëri i përgjigjettjetrit nga shtëpiza në shtëpizë, lejlekët po klithin diku me të madhe. Ulani ndihej mirëdhe plot dritë. Dikush kishte folur për një betejë të nesërmen. Hej! Kjo do të vazhdojësi edhe gjithë të tjerat, me të thirrura dhe valëvitjen e flamurëve. Gjaku i ri luante si njëtrumpetë megjithëse nata e kishte freskuar pak. Por po fekste agimi. Tashmë nata poshuhej, që nga hijet dualën pyjet, zabelet, një sërë shtëpizash, mulliri, plepat. Kafazikërkëlliste si një flamur metali mbi një kullë. Çfarë toke e dashur, e mrekullishme nëreflekset e trëndafilta të mëngjesit! Oh, e vetmja tokë, e vetmja tokë!

Qetësi! Roja syçelët dëgjon dikë që afrohet. Natyrisht, ata po vinin ta ndërronin.

Papritur, disa zëra u dëgjuan mbi Skavinskin,

Këtu, plak! Zgjohu! Si është puna?

Plaku hap sytë dhe shikon si me habi personin që është më këmbë para tij.Mbeturinat e vizioneve të ëndërrës ndeshen në mendjen e tij me realitetin. Më në fund,vizionet u zbehën dhe u zhdukën. Përpara qëndron Johnson-i, shefi i skelës.

Ç është kështu? , pyeti Johnson-i, je i sëmurë?JoNuk e kishe ndezur fenerin. Duhet të largohesh nga puna. Një anije nga St.

Geromo u fundos nëpër ledhe. Je me fat që nuk u mbyt njeri, ndryshe do të kisheshkuar në gjyq. Hip në anije sëbashku me mua, të tjerat do t i dëgjosh në Konsullatë .

Plaku u zbeh, vërtet, ai nuk e kishte ndezur fenerin atë natë.Disa ditë më pas, Skavinskin e panë në kuvertën e një avulloreje që shkonte

nga Aspinwall-i në New York. I varfëri, e kishte humbur vendin e punës. Para tij ishinhapur rrugë të reja ecejakesh, era e kishte shkulur rishtas atë gjethe për ta sjellë përsërivërdallë përmbi dhera e dete dhe për të luajtur me të sa të kënaqej. Plaku kishte rënëshumë gjatë atyre pak ditëve dhe ishte kërrusur, vetëm sytë i shkëlqenin. Në rrugën ere të jetës, ai mbante në gji librin e tij, të cilin kohë pas kohe e prekte me dorë, sikur tëkishte frikë se edhe ai mund të largohej.

Përktheu : Artan MEÇI

Kujdestari i farit në Aspinwall

Page 80: perpjekja_24

80Përpjekja Përpjekja jonë

MBI STILIN1

Nga Umberto Eco

Termi stile, siç propozohet nga të moçmit e botës latine, deri te stilistika dheestetika bashkëkohore, ka një histori jo krejtësisht homogjene. Megjithëse është eindividualizueshme një bërthamë zanafillore, prej të cilës nga stilus mjeti nga nxirretzanafilla përmes metonimisë stili bëhet sinonim i shkrimit , domethënë i mënyrës sëtë shprehurit letrarisht, është gjithsesi e vërtetë që kjo mënyrë e të shkruarit do tëkuptohet në rrjedhën e shekujve në mënyra dhe intensitet të ndryshëm.

Për shembull, ai fillon shumë shpejt të ravijëzojë zhanre letrare gjerësisht tëkodifikuar (stili sublim, i mesëm, i hollë; stili atik, aziatik; stili tragjik, elegjiak, osekomik). Në këtë rast, si edhe në shumë raste të tjera, stili është një mënyrë të vepruarisipas rregullave, zakonisht të përshkruara hollësisht; atij i bashkëngjitej ideja e normës,e imitimit, e hyrjes në modele. Zakonisht mendohet se idesë së stilit, me manierizmindhe barokun i bashkëngjitet ideja e origjinalitetit dhe stërhollimit dhe jo vetëm nëarte, por edhe në jetë, meqënëse me idenë rilindase të përbuzjes së shpenguar , njerime stil do të jetë ai që ka mprehtësi, guxim (dhe pushtet social) të sjelluri duke thyerrregullin ose duke treguar që ai ka privilegjin e mundësisë për ta thyer.

Megjithatë, deri edhe thënia e Buffon-it, sipas të cilit stili është njeriu , ai endenuk kuptohet në sensin individual dhe të veçantë: stili është virtut njerëzor.

Ideja e një stili që vlerësohet si kundër normales, duket më së shumti në Kërkimrreth natyrës së stilit të Cesare Beccaria-s dhe pastaj me teoritë e organike të artit,sipas të cilave, me Gëten, përftohet stil kur vepra mbërrin një harmoni të vetën tëpapërsëritshme, origjinale, të mbyllur. Për të mbërritur, së fundmi, në konceptimetromantike për gjeniun (prej të cilave vetë Leopardi do të thotë që stili është ajo llojmënyre, ose cilësie që quhet origjinalitet). Pikërisht në këtë pikë koncepti rrotullohet, sime thënë, treqind e gjashtëdhjetë gradë në fund të shekullit XIX, me dekandentizimindhe me dadaizmin, kur tashmë stili identifikohet me origjinalitetin e çuditshëm, mepërçmimin e modeleve; nga këtu do të lindin të gjitha estetikat e avangardave historike.

Do të identifikoja dy autorë tek të cilët stili është koncept përsosmërisht semiotik.

1 Marrë nga: Umberto Eco Sullo stile, Sulla letteratura , Bompiani, Milano 2002,f.172-190.

Page 81: perpjekja_24

81Përpjekja

Ata janë Floberi dhe Prusti: për Floberin stili është një mënyrë për të formësuar veprëne vet dhe është natyrisht i papërsëritshëm. Përmes tij shpërfaqet një mënyrë të menduari,e të vështruari e botës. Për Prustin stili bëhet një lloj inteligjence e shndërruar, etrupëzuar në materie, aq sa, përmes përdorimit risor të të kryerës së thjeshtë, rinovonvizionin tonë për sendet, thuajse si Kanti.

Nga këto burime rrjedhon ideja e stilit si mënyrë të formuari, e cila qëndron nëqendër të estetikës së Luigi Pareyson-it. Është e qartë që në këtë pikë, nëse vepra eartit është formë, mënyra e të formuarit nuk i takon më vetëm leksikut, ose sintaksës(siç mund të ndodhë në të ashtuquajturën stilistikë), por çdo strategjie, e cila mbështilletsi në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi, përgjatë nervave të një teksti. Do t i përkasinstilit (si mënyrë të formuari), jo vetëm përdorimi i gjuhës (ose i ngjyrave, tingujve,sipas sistemeve, ose universeve semiotike), por edhe mënyra e shestimit të strukturavenarrative, për të përshkruar personazhe dhe për të artikuluar pika vështrimi.

Le të shihet ky pasazh i Proust-it, nga Vëzhgime mbi stilin, kur pohon seStendhal-i kujdesej për stilin më pak se Baudelaire. Proust-i është duke na sugjeruar seStendhal-i shkuante keq dhe kjo është e kuptueshme, nëse me stil kuptohet leksikudhe sintaksa.

Kur për një peisazh kishte thënë ato vende nomatisëse , ato vendemahnitëse , apo për një nga heroinat e veta ajo grua e adhurueshme , ajo gruajoshëse , ai nuk dëshironte saktësim më ta madh. Ishte aq i mangët sa shkruante deriedhe: Ai i shkroi një letër të pafundme. Por, nëse vlerësohet si pjesë përbërëse e stilitai skelet i madh pavetëdijeje, i cili mbushet nga bëshkësia e ideve që dëshiron, s kaasnje dyshim se te Stendhal-i kjo është e pranishme. E ç kënaqësi do të kisha po tëtregoja se çdo herë që Julien Sorel-i, ose Fabrizio harrojnë përkujdesjet e kota për tëshpënë një jetë të amullt plot ëndje, ata gjenden gjithmonë në një vend të lartësuar(qoftë ky burgu i Julien-it, apo ai i Fabrizio-s, apo observatori i abatit Blanes).

Në këtë pikë të flasësh për stilin do të thotë të flasësh se si është e ndërtuarvepra, të tregosh se si ka shkuar deri aty (ndonjëherë qoftë edhe përmes një përparimiideal të një përshkimi gjenerativ), të tregosh përse i qaset një lloji të të perceptuarit dhesi e pse e nxit atë. Dhe, për atë që është ende i interesuar të shqiptojë gjykime me vlerëestetike, vetëm duke individualizuar, duke ndjekur dhe duke nxjerrë lakuriq makinacionete epërme të stilit, mund të thuhet përse kjo vepër është e bukur, përse ka patur receptimetë ndryshme në rrjedhën e shekujve, përse megjithëse ka ndjekur modele e ndonjëherërregulla të përhapura aty këtu në detin e ndërtekstorisë, ka ditur t i mbledhë dhe t i bëjëtë japin fryte këto trashëgimi, në mënyrë të tillë, që t i japë jetë diçkaje origjinale. Dhepërse, ndonëse secila nga veprat e ndryshme të të njëjtit artist synojnë një origjinalitettë papërsëritshëm, është e mundshme të gjendet stili vetjak i këtij artisti në secilën ngakëto vepra.

Nëse është kështu, mendoj se duhen pohuar dy gjëra: njëra, se një semiotikë earteve nuk është gjë tjetër veçse një kërkim, madje i zbulueshëm te makinacionet estilit; e dyta, që semiotika përfaqëson formën e epërme të stilistikës dhe modelin e çdo

Mbi stilin

Page 82: perpjekja_24

82Përpjekja Përpjekja jonë

kritike të artit.

Thënë këtë, nuk do të kisha nevojë të shtojë gjë tjetër: të gjithë e kujtojnë se sadritë kanë hedhur mbi tekstet (të cilat më parë i dashuronim në një mënyrë të errët) disafaqe të formalistëve rus, të Jacobson-it, të narratologjistëve, ose të analistëve të ligjëratëspoetike. Por me të vërtetë jetojmë në kohë të errta, të paktën në vendin tonë, ku gjithnjëe më shpesh dëgjohen zëra polemizues, që akuzojnë pikërisht studimet semiotike (tëquajtura edhe, me konotacion negativ, formaliste, apo strukturaliste), si përgjegjësepër një tatëpjetë të kritikës, si ligjërata pseudo-matematizuese, të dendura me skema tëpalexueshme, në të cilat lluca avullon shijen e letërsisë dhe eksataza ku lexuesi duhettë thirrej, zvogëlohet në lojë dyfishe ku je ne sais quoi dhe sublimja, të cilat për artinhamendësohet se janë efekti i epërm, avullojnë në një orgji teorish, që shtrydhin,poshtërojnë, nëpërkëmbin, shtypin tekstin, duke i hequr freskinë, magjinë, ekstazën.

Pra duhet të pyesim veten se ç kuptohet me kritikë (arti, ose letrare) dhe për talehtësuar punën do kufizohem të flas për kritikën letrare.

Para së gjithash tani besoj se është e nevojshme të shquhet dallimi mes ligjëratësmbi veprat letrare dhe kritikës letrare. Mbi veprat letarare mund të kryhen ligjërata tëndryshme dhe një vepër mund të merret si një fushë hetimi sociologjik, si dokumentpër një histori të ideve, si një repertor psikologjik, ose psikoatrik, apo si një shkas përvlerësime morale. Ka qytetërime, para së gjithash ato anglo-saksone, ku të paktën qënga lindja e Neë Criticism-it ligjërata mbi veprat letrare ishte, mbi të gjitha, ligjëratëmorale. Tani të gjitha këto mënyra ligjërimore janë në vetvete të ligjshme, meqenëse,pikërisht në çastin kur parashtrohen, pandehin, nënkuptojnë, sugjerojnë, i referohennjë gjykimi kritiko-estetik, të cilin dikush tjetër, apo vetë autori, duhet ta ketë shqiptuartashmë.

Ky ligjërim është ai i kritikës në kuptimin e vërtetë dhe mund të shqiptohet nëtre mënyra ku duhet të jetë e qartë që këto tre mënyra janë zhanre kritike , llojeideale, pse është i shpeshtë rasti që bazuar në mësimet e një zhanri, ose mënyre, dikushtjetër kujdeset për të dhënë shembuj të qartë të një mënyre tjetër, apo përzierjeje, mirë,ose keq të të tre mënyrave së bashku.

Mënyrën e parë do ta quajmë recension, ku u flitet lexuesve për një vepër që ataende nuk e njohin. Një recension i mirë gëzon aftësinë për të shtyrë te mënyrat më tëndërlikuara, siç janë dy të tjerat për të cilat do të flas, porse është e kufizuar fatalishtnga shpejtësia, nga hapësira e ngushtë, që ndërhyn mes shfaqjes së veprës, leximitdhe shkrimit vlerësues. Recensioni, në rastet më të mira, mund të kufizohet që tu japëlexuesve një ide përmbledhëse të veprës, të cilën nuk e kane lexuar ende dhe pastaj tuimponojë atyre gjykimin (shijen) e kritikut. Funksioni i tij është spikatshëm informues(të thuash se është shfaqur një vepër përafërsisht kështu e ashtu) dhe besueshmërisht-diagnostikues: lexuesit i besojnë recensentit siç i besojnë mjekut, i cili, pasi i ka bërëata të të nxjerrin të palarat, individualizon përafërsisht një fillesë bronkiti dhe u jepshurp. Kjo diagnozë recensionuese, nuk ka të bëjë fare me analizat kimike, apo meeksplorimet e kryera me sondë, që i njëjti pacient i ndjek tashmë në një ekran televizivdhe gjatë të cilave ai sheh dhe kupton se çfarë ka dhe përse trupi i tij po reagonte në

Page 83: perpjekja_24

83Përpjekja

mënyrë të tillë. Në recension (si vizita e entit sigurues në shtëpinë e mjekut) lexuesi nuke sheh veprën, por dëgjon të flitet për të nga dikush tjetër.

Mënyra e dytë e kritikës (historia e letërsisë) flet për tekste që lexuesi i njeh,ose të paktën duhet t i njohë sepse ka dëgjuar të flitet për to. Këto tekste shpeshherëvetëm sa i përmenden, ndonjëherë i përmblidhen edhe me ndihmën e ndonjë citimishembull, grupohen, duke u shestuar në rryma, të gatshëm në sekuenca kronologjike.Një histori letërsie mund të jetë krejtëisht në trajtë manuali, ndonjëherë ajo bëhetnjëkohësisht vendi ku njihen veprat dhe historia e ideve e për këtë të kihet parasyshHistoria e De Sanctis-it. Në rastet më të mira shkohet drejt njohjes përfundimtare e tëplotë të një vepre, orientohet vëmendja dhe shija e lexuesit, i happen atij panorama tëpafundme.

Të dyja këto mënyra mund të praktikohen sipas dy linjave të cilat, sikursetashmë na e ka thënë Croce, mund të përkufizohen si ajo e artifex additus artifici dheajo e philosophus additus artifici. Në rastin e parë kritiku, më shumë se sa shpjegonveprën, na jep një ditar të emocioneve të tij përgjatë leximit, pavetëdijshëm rrekët tëkapërcejë shkurtazi objektin e përkushtimit të tij të përvuajtun, ndonjëherë ia del mbanë

dhe njohim shumë mirë faqe mbi letërsinë që janë më të bukura,letrarisht, se saletërsia për të cilën flasin, ashtu sikurse janë lartësisht muzikale faqet e Proust-it mbimuzikën e keqe.

Në rastin e dytë, kritiku kërkon të tregojë, nën dritën e disa kategorive dhekritereve gjykuese, përse vepra është e bukur. Por në rastin e recensionit nuk kahapsirë të mjaftueshme për ta thënë me themel se si është bërë vepra (e pra për të nazbuluar makinacionet e sitilit të saj) dhe në rastin e një historie të letërsisë duhetdomosdoshmërisht ta mbajë analizën e tij në një nivel detyrimisht të përgjithshëm. Eh,për të nxjerrë lakuriq stilin e një faqeje lypsen njëqind dhe në një histori letërsie raportiështë fatalisht i anasjellë.

Vijmë tani te mënyra e tretë, kritika e tekstit: në të kritiku duhet të ketë parasyshse lexuesi nuk di asgjë mbi veprën, edhe nëse bëhet fjalë për Komedinë Hyjnore.Duhet t ia zbulojë si për herë të parë. Nëse teksti nuk është i shkurtër, aq sa të sillet iplotë, i ndarë në paragrafe, apo vargje, duhet synuar që lexuesi ta zotërojë ndryshe,sepse qëllimi i kësaj ligjërate është ta drejtojë hap pas hapi në zbulimin se si ështëndërtuar teksti dhe përse funksion ashtu si funksionon. Kjo ligjëratë mund të propozojënjë pohim ( tani po tregoj përse të gjithë e vlerësojnë këtë tekst si të shkëlqyer ), njërivlerësim, ose shkatërrim të një miti. Mënyrat e të treguarit se si është bërë një tekst(dhe përse është mirë që është bërë kësilloj dhe përse nuk mund të ngjasë që të mosjetë kësilloj dhe përse duhet vlerësuar si i shquar, pikërisht se është bërë kësilloj) mundtë jenë të pafundme. Sido që ato të shqiptohen, kjo kritikë nuk mund të jetë përveçsenjë analizë semiotike e tekstit.

Pra, nëse të bësh kritikë të vërtetë do të thotë të kuptosh dhe të bësh të kuptojnëse si është ndërtuar një tekst dhe nëse recensioni dhe historia e lëtërsisë, si të tilla, nukmund ta bëjnë këtë në përmasa të plota, forma e vetme e kritikës është një leximsemiotik i tekstit.

Një lexim semiotik i tekstit ka, si kritikë e vërtetë (e cila duhet të të shpjerë drejt

Mbi stilin

Page 84: perpjekja_24

84Përpjekja Përpjekja jonë

kuptimit të tekstit në të gjitha aspektet dhe mundësitë e tij), cilësinë që i mungonfatalisht kritikës renesionuese dhe kritikës historike: ajo nuk përshkruan mënyrat epëlqimit të tekstit, megjithëse na tregon përse teksti mund të prodhojë kënaqësi.

Kritika recensionuese, prej funksionit të saj udhëzues, nuk mund të shpëtojë,përveçse në rastet e një paburrërie të skajshme, nga shqiptimi i një gjykimi mbi atë qëthotë teksti; kritika historike mundet, maksimumi, të na tregojë se një vepër ka paturfate të ndryshme dhe se ka ngjallur përgjigje të larmishme. Kritika tekstore, e cila ështëgjithnjë semiotike edhe kur nuk e di, apo mohon që të jetë e tillë, përkundrazi, çlirohetnga ai funksion që tashmë është përshkruar fare mirë nga Hume në Rregulli i shijes ,duke cituar një pjesë nga Don Kishoti:

Njëherë dy të afërmit e mi u thirrën që të jepnin mendimine tyre mbi një fuçi qëpërfillej si e shkëlqyer, pse ishte e moçme e me rrush shumë të mirë. Njëri syresh eprovoi, u mendua: e pas një ndërmendje të ngeshme e ndau mendjen se vera do të diltee mirë, po të mos ishte ajo shije e lehtë lëkure që ai ndjente. Tjetri, pasi ndërmori tënjëjtat përkujdesje e dha, më në fund, vendimin e tij pro verës, por me pak rezervë, prejnjë farë shijeje hekuri, por që dallohej pastër. As që mund ta merrni me mend sesa utallën me vlerësimet e tyre. Por kush qeshi i fundit? Duke zbrazur fuçinë u gjet një çelësi vjetër të cilit i qe varur një rrip lëkure.

Ja pra, kritika e vërtetë është ajo që qesh e fundit, sepse ia lejon secilit kënaqësinëe vet, por ama të gjithëve u tregon arsyen.

Natyrisht që edhe një kritikë e tekstit, e zbatuar nga një philosophus additusartifici, i njeh tepritë e veta, që venisin funksionin e saj. Do të jetë e nevojshme tëmerren në konsideratë disa gabime të semiotikës tekstore, që shpesh kanë përcaktuarsindromat e mospranimit për të cilat u fol ca më parë.

Shpesh ngatërrohet teoria semiotike e letërsisë me kritikën e orientuarsemiotikisht. Po ju rikthej te një debat i vjetër i viteve gjashtëdhjetë, që nisi me katalogune famshëm të Saggiatore-s kushtuar Strukturalizmit dhe kritikës , debat që, tek embramja, ravijëzonte dy zgjedhje, njërën të përfaqësuar nga Segre dhe tjetrën ngaRosiello. Shkurt, për zgjedhjen e parë, teoria gjuhësore duhet të shërbente për tëkuptuar më mirë një vepër të veçantë; për të dytën, analiza e një vepre të veçantë duhettë shërbente për të ndriçuar më mirë natyrën e gjuhës. Pra është e qartë që për zgjedhjene pare, një bashkësi tezash teorike duhet të shërbejë për të ndriçuar më mirë stilinvetjak të një autori, për të dytën, stili vetjak vërehej si një shmangie nga norma, e cilapërforconte njohjen e normës si të tillë.

Këto dy zgjedhje ishin dhe janë barabar të ligjshme. Mund të bëhet një teori eletërsisë dhe të përdoren si dokumente vepra të veçanta, sikurse mund të lexohenveprat e veçanta nën dritën e një teorie të letërsisë, apo më mire, të rrekemi që tëgufojnë parimet e një teorie letrare nga shqyrtimi i veprave të veçanta.

Marrim shembull nga një periferi e teorisë së tekstit siç është narratologjia, ecila përdor tekstet si shembull dhe jo si objekt analize. Nëse kritika e një teksti narrativshërben për të kuptuar më mirë këtë tekst, për çfarë shërben narratologjia? Para së

Page 85: perpjekja_24

85Përpjekja

gjithash për të bërë narratologji, në të njëjtën mënyrë sikundër filozofia shërbenesencialisht për të filozofuar. Shërben për të kuptuar si funksionojnë në përgjithësitekstet narrative, të bukur, apo të shëmtuar qofshin. Në rradhë të dytë, u shërbenshumë disiplinave (si inteligjencës artificiale, sematikës dhe psikologjisë) për të kuptuarse si tërësia e përvojës sonë, strukturohet (ndoshta) gjithmonë dhe sidoqoftë nëformën e rrëfimeve : një teori narratologjike, që do të shërbente për të kuptuar vetëmse si rrëfehet, do të ishte edhe më pak se kaq, por nëse, përkundrazi, mëson se si eorganizojmë në sekuenca narrative mënyrën tonë për t iu qasur botës, është diçka mëtepër. Së fundmi, ajo shërben edhe për të lexuar më mirë, madje edhe (të shihet rastiCalvino) për të shpikur forma të reja shkrimi. Mjafton të dish që ta vësh atë nëbashkëveprim me një mënyrë natyrore të lexuari, domethënë me një lexim kritik, i cilinuk nis që në fillim i ngurosur në disa paragjykime narratologjike.

Tani përftohen dy ekuivoke, njëri i prodhimit dhe tjetri i receptimit. I pari përftohetatëherë kur semiotisti nuk e di mirë, apo nuk e sqaron mirë, nëse është duke përdorurtekstin për të pasuruar teorinë e vet narratologjike, apo nëse është duke ushtruar disakategori narratologjike për të kuptuar më mirë atë tekst. I dyti përftohet atëherë kurlexuesi (ndihmës për parandalim) e kupton një ligjëratë si një ushtrim kritik, e cila synonqë të buisin nga një tekst, apo shumë tekste, parimet e përgjithshme të narratologjisë.Është njësoj sikur një psikolog, i interesuar për arsyet pse dikush vret, të lexonte njëpërmbledhje statistike mbi krimet e njëzet vjetëve të fundit, dhe të ankohej që statistikanuk kishte shpjeguar shkaqet individuale.

Mund të kufizohemi tu themi këtyre përdoruesve të parashikuar që teoritënarratologjike nuk i shërbejnë as letërsisë, as kritikës. Ato janë protokolle te thjeshta tëleximeve shumfishe dhe kanë të njëjtin funksion si teoria fizike, që shpjegon se sitrupat bien sipas të njëjtit ligj, por nuk na thotë nëse kjo është mirë, apo keq, as se ciliështë ndryshimi mes rënies së një guri nga kulla e Pizës dhe rënies së një dashnori tëpalumtur nga një majë e stuhishme. Mund të themi që ato shërbejnë jo për të kuptuartekstin, por funksionin fabulizues në kompleksitetin e vet dhe pra duken më shumë sinjë kapitull i psikologjisë, apo antropologjisë kulturore, sesa si një kapitull i kritikës.

Megjithëtë, nga ana tjetër, na duhet të shpjegojmë që këto kanë, veç të tjerash,një vlerë pedagogjike. Përbëjnë mjetin me të cilin ai që mëson si duhet lexuar,individualizon menjëherë nyjet ku duhet të përqëndrohet vëmendja. Pra, tek e fundit,do të shërbente për të mësuar leximin. Por, meqë duhet t i mësohet lexim edhe atij qënuk është më analfabet, ato i shërbejnë edhe lexuesit të pjekur, kritikut, shkrimtarit, përtë përpunuar mprehjen e shikimit.

Nevojitet kështu të kuptohet që nëse fjalori nuk mjafton për të bërë të mire njëshkrimtar, gjithsesi shkrimtarët e mirë i frekuentojnë fjalorët edhe pse nuk është seZingarelli dhe Këngët e Leopardit i përkasin të njëjtit zhanër ligjërimor.

Prapëseprapë, ndoshta edhe për faj të semiotistëve, armiqtë e semiotikës tekstorenuk dinë të dallojnë dy zhanret ligjërimore (të semiotikës tekstore dhe të kritikës tekstoretë orientuar semiotikisht). Duke vepruar kësisoj humbasin kuptimin e llojit të tretë tëkritikës për të cilën po flisja, e vetmja që mund të na ndihmojë për të kuptuar mënyrëne formësimit, pa qenë një tekst manifest.

Mbi stilin

Page 86: perpjekja_24

86Përpjekja Përpjekja jonë

Kur teoria e parandërtuar, i paraprin leximit, lypset që shpesh dhe në vazhdimësitë nxirren në shesh mjetet e hetimit, për të treguar që ajo njihet dhe se jemi aq tëmprehtë sa, në vend që të zotërojmë artin për të fshehur artin, atë ç ka teksti na zbulontë bëjmë të na vijë drejtpërdrejtë prej tij dhe jo prej përmbledhjeve gjimnastikore tëmetaligjërimit teorik. Është e qartë se kjo mënyrë procedimi e tremb atë lexues që, në tëvërtetë, do dëshironte të dinte diçka mbi tekstin dhe jo mbi metaligjëratën që mëkëmbinprotokollet e leximit.

Meqënëse një teori tekstore ravijëzon invariantet, ndërsa një kritikë e tekstitduhet të nxjerrë në pah ndryshueshmëritë, ndodh shpesh që duke kuptuar se bota endërtekstorësisë përbëhet si nga invariante, ashtu edhe veçanti të sajuara, pra qëvepra është mrekulli e sajuar, që mban në frena dhe fsheh variantet mbi të cilat, ndër tëtjera, luan, hetimi semiotik rrudhet te zbulimi i po atyre invarianteve në çdo tekst, dukehumbur sysh sajesat.

Si rezultat lindin hetimet mbi strukturën e tarokëve te Calvino (a thua se autorinuk na e ka zbuluar gjithshka qysh në fillim), ose ushtrimet mbi jetën dhe vdekjen nëkuadrat, të identifikueshmë në çfardo teksti, me qëllimin për ta katandisur Hamletin e tëjesh / të mos jesh, në të mos duash të jesh / të duash të jesh. Të vihet re, këtu procediminga ana didaktike është i shkëlqyer, duke ia dalë mbanë të tregojë se si, për këtë tëduash te jesh dhe të duash të mos jesh mbi të cilën ne debatojmë përditë, Shekspiri napropozon një dilemë të përjetshme në një mënyrë të re. Por ligjërata duhet të fillojëpikërisht prej kësaj risie , ndaj sheshimi naratologjik është vetëm parathënia përzbulimin e trokitjeve artistike.

Nëse është e drejtë që teoria letrare zbulon invariantet në tekste të ndryshme,atëherë, kur kritika zbaton teorinë nuk duhet të kufizohet veç të gjejë te çdo tekst tënjëjtat invariante (duke bërë diç që nuk shkon më larg se puna e teoricienit), por duhettë niset nga vetëdija e invarianteve për të shikuar sesi i trajton ato teksti, sesi i bën tëluajnë mes syresh, dhe sesi e vesh skeletin me lëkurë dhe muskuj të ndryshëm rast pasrasti. Drama e të mos-dashurit-të dijë e Edipit (te Sofokliu) nuk përbëhet nga kjo veçoristrukturore (e cila gjendet edhe në pochade, ku gruaja e tradhëtuar i thotë mikeshësthashethemexhije të lutem mos ma thuaj ), por nga strategjia përmes së cilës zbulimishtyhet për më vonë, nga vënia në lojë (atëvrasje dhe inçest, kundër një tradhëtie tërëndomtë bashkëshortore) dhe nga sipërfaqja ligjërimore.

Tek e mbramja semiotika tekstuale shpesh nuk dallon nga mënyra dhe stili, nëatë kuptim që i dallonte Hegeli: e para si obsession i përsëritshëm i autorit, që ribëngjithnjë dhe vazhdimisht vetveten, e dyta si aftësi për të tejkaluar vazhdimisht vetveten.Gjithsesi do të ishte pikërisht një semiotikë tekstore e vetmja në gjendje për t i vënë nëpah këto diferenca.

Por nëse semiotikës tekstore mund t i ngarkohen tepri të ndyshme dhe të shumta,ç mund të themi për të metat e atyre që i kundërvihen? Sigurisht që nuk na takon ne tëndiejmë keqardhje për orgazmat, ku na bëjnë të jemi të pranishëm ata artifices additiartifici, që na tregojnë në çdo vepër ditarin e mekjeve të tyre si lexues, aq sa një faqeqë i kushtohet autorit A, ribotuar gabimisht në librin kushtuar autorit B, do të kalonte

Page 87: perpjekja_24

87Përpjekja

e pavënë re edhe nga përgjegjësi i repartit të shtypshkronjës edhe nga recensuesit.Si pasojë, mund t ua lemë kritikëve të orgazmës dëfrimin e tyre, që nuk i bën keq

askujt dhe pas pak tregon sesi ata, aq orgazmik me fjalë, janë kaq pak liberalë, tmerrrohennga ndryshueshmëria, meqenëse në çdo përqafim kritik nuk bëjnë gjë tjetër përveçsedashurisë me vetveten. Dhe mund t ia lemë atij që dëshiron të bëjë kritikë sociale, osehistori të institucioneve letrare, ose kritike zakonesh dhe zakonesh të këqija, veprimtarinëe tyre aq shumë të dobishme dhe të vyer.

Në vendin tonë është verifikuar, këtë dhjetëvjeçarin e fundit, një farë gare sekush flak më shumë anatema kundër leximeve të quajtura formalisto-strukturalo-semiotike, a thua se kësaj madje dikush deri e ka thënë iu detyrokan Rryshfeti,Mafia, Rënia e të Majtës dhe lindja e të Djashtës Triumfuese.

Ky mund të kthehet në incident të pahijshëm, në përmasën që këto ankesamund të zvetënojnë të rinjtë dhe mësuesit e rinj, duke i i shmangur nga disa rrugë që nëkëto njëzetë vjetët e fundit i kishim nisur lumturisht.

Nëse hyni në sallën e përdhshme të librarisë së Presses Universitaires në Paris,në banakun e dytë, në të djathtë, do të gjeni dhjetra e dhjetra manuale kushtuarshkollave të çdo niveli se si bëhet një analyse de texte. Po të njëjtët pionerë tëstrukturalizmit të viteve gjashtëdhjetë kanë qenë të shtrënguar të rizbulojnë, nuk pothem formalistët rusë, ose shkollën e Pragës, por legjionin e kritikëve e teoricienëve tëmirë empirikë anglosaksonë, të cilit kishin analizuar me themel, prej dhjetra e dhjetravitesh, strategjitë e këndvështrimit, të montazhit rrëfimor, të shtrëngesave, aposubjekteve të veprimit (si te Kenneth Burke).

Brezi im paskroçian (i pari) është ngazëllyer mbi zbulimet e Ëellek dhe Ëarren,mbi leximet e Damaso Alonso-s, apo të Spitzer-it. Po nisnim të kuptonim që leximi nukishte një piknik ku mblidheshin, thuajse rastësisht, një këtu e një aty, zhabinat, apomurrizat e poezisë, të bashkëlidhura mes plehut të ngjeshjeve strukturore, por ku tekstishqyrtohej si një gjë tërësore, e shpirëzuar me jetë në nivele të ndryshme. Dukej sikuredhe kultura jonë e kishte nxënë këtë gjë.

Përse është duke u harruar, përse po u mësohet të rinjve që për të folur për njëtekst nuk nevojitet një armatosje e fortë teorike dhe frekuentimi i çdo niveli? Për tëprovuar që mundimi i gjatë dhe i pandërprerë i një Contini ishte i dëmshëm (vetëm pse,kjo është e vërtetë, ka mbivlerësuar Pizzuto-n), ndërsa i vemti ideal kritik tashmë icelebruar (rishtazi) është ai i një mendjeje të lirë, që reagon lirisht sipas nxitjeve rastësoreqë i burojnë nga teksti?

Personalisht shoh në këtë prirje një pasqyrë të sektorëve të tjerë të komunikimit,përshtatjen e kritikës me ritmet dhe këstet e investimeve të veprimtarive të tjera që kanëtreguar se kanë fitime të sigurta. Mos pse recensioni që nxit leximin e një libri e shet mëshumë, në faqen kulturore, komentin e intervistës që autori ka dhënë në një tjetërgazetë? Përse duhet të vesh në skenë Hamletin për TV, sikurse bënte TV-ja e qortueshmee viteve gjashtëdhjetë, apo pse ka një shikueshmëri më të madhe, duke sjellë sipjesëmarrës, në të njëtin talk shoë, me po të njëjtat merita, budallain e katundit dhebudallain e këshillit të fakultetit? E përse pra u dashka lexuar një tekst për vite merradhë, nëse ekstaza e sublimes mund të përftohet duke mbllaçitur ca faqe, pa humbur

Mbi stilin

Page 88: perpjekja_24

88Përpjekja Përpjekja jonë

netët dhe ditët për të zbuluar sublimen e fletës në makinacionet sublimuese tëfotosintezës klorifiliane?

Sepse është pikërisht ky mesazhi që flaket përditshëm nga psikopompat e Kritikëssë Re Post Antike: na përsërisin se kush e njeh fotosintezën klorofiliane, do të jetëgjatë gjithë jetës i pandjeshëm nga bukuria e një flete, se kush di ndonjë gjë mbiqarkullimin e gjakut s do të dijë më ta rekëtijë zemrën nga dashuria. Dhe kjo është erreme dhe është e nevojshme ta thuash e ta rithuash me zë të lartë.

Këtu po luftohet një betejë në fushë të hapur mes atij që e dashuron një tekstdhe atij që do ta bëjë nxitimthi.

Por po ia le fjalën një autoriteti të padyshimtë, aq të urtë dhe të kujdesshëm sanuk i dimë deri edhe emrin e vërtetë, të cilit i duhet të orientojë në favor të tij përkrahësit,tashmë të egërsuar të dijes tradicionale, të panjohur dhe okulte, ose botuesit e rafinuarqë botojnë veç autorin e vetëm një libri, e ndoshta as atë. Ne e njohim si Pseudo-Longini, shekulli III pas Krishtit, dhe jemi të prirur t i veshim shpikjen e atij koncepti qëgjithnjë ka qenë emblema e atij që ka pohuar se në art nuk arsyetohet, provohenndjenja të patregueshme, regjistrohet ekstaza që pason, maksimumi tregohet me fjalëtë tjera, por nuk shpjegohet.

Koncepti është ai i Sublimes, që në epoka të ndryshme të historisë së kritikësdhe të estetikës është indetifikuar me vetë efektin e artit. Dhe në fakt Longini, apo kushmund të jetë, saktëson menjëherë Sublimja nuk i shpie dëgjuesit te bindja, por i tërheqnë ekstazë . Kur Sublimja shpërthen nga akti i leximit (ose dëgjimit) Në një farëmënyre gjithshka shpërhapet, në mënyrë të rrufeshme .

Vetëm se në këtë pikë (mjerisht e vetmja që ka bërë shkollë në shekuj, dhe jemiveçse në fund të paragrafit të parë) Longini shtron pyetjen nëse mund të mendohetSublimja dhe menjëherë bën me dije se shumë veta në kohët e tij të pafata kujtojnë seajo është një aftësi e lindur, dhuratë e natyrës. Por sipas Longinit dhuratat e natyrësnuk ruhen dhe nuk lulëzojnë veçse përmes metodës, domethënë me artin dhe vazhdonme arsyetimin e tij, që, sikurse shumë kanë harruar, apo se kanë ditur kurrë, është njëpërkufizim i strategjive semiotike, të cilat nxisin te lexuesi, ose dëgjuesi, efektin eSublimitetit.

Dhe nuk ka formalist rus, strukturalist pragez, ose francez, retorist belg, apostilo-kritik gjerman që të ketë shpesh aq shumë energji (qofshin edhe vetëm ca dhjetrafaqe), për të zbuluar strategjitë e Sublimes dhe t i shfaqë ato në veprim. Shfaqja e tyrenë veprim, pra e mënyrave dhe shestimeve që ato kryejnë mbi sipërfaqen lineare tëtekstit, do të reflektonte në sytë e lexuesit makinacionet më të thella të stilit.

Dhe ja Longini, qoftë edhe Pseudo, që rreshton pesë burimet e Sublimes, aftësinëpër të konceptuar mendime të fisme, atë për të treguar dhe ngjallur pasione të forta,mënyrën për të trajtësuar figurat e duhura retorike, mprehtësinë për të krijuar shprehjetë fisme përmes zgjedhjes së fjalëve dhe përdorimit të kujdesshëm të figurave dhe sëfundmi rregullsinë e përgjithshme dhe tërësore të tekstit, prej të cilit rrjedhon një stildinjitoz dhe i ngritur. Sepse, mbi të gjitha, Longini e di, në kundërshtim me ata që nëkohët e tij e identifikonin pasionin semiotik të Sublimes me përvojën fizike të orgazmës,

Page 89: perpjekja_24

89Përpjekja

që ka disa pasione që janë tepër larg nga Sublimja, meskine, si ankesat, demoralizimet,frikërat dhe, ndesh me këto, shumë shembuj të Sublimes të privuara nga pathosi .

Dhe ja Longini, i kredhur në kërkimin e tij të fotosintezës sublime që prodhonndjesinë e Sublimes: ja duke treguar se si Homeri për t i dhënë madhështi hyjnores,prodhon, prej një hamendësie mendjemadhe, kuptimin e një distance kozmike, duke edhënë këtë përmes një përshkrimi të zgjatur të distancave fizike; ja ku duket se si përSafon pathosi i brendshëm mund të përftohet vetëm duke vënë në skenë një betejë tësyve, të gjuhës, të lëkurës, të veshëve; ja duke kundëvendosur një katastrofë tëHomerit me një të Arato si Soli-s, ku te i dyti pragu i vdekjes, si me thënë, anestetizohetnga zgjedhja e thjeshtë e një metafore ( Un esil legno tien lontano l Ade ), ndërsa teHomeri Hadi nuk emërtohet, dhe prej kësaj kërcënon më shumë. Ja duke studiuarstrategjitë e përforcimit, të hipotipozave, ja duke eksploruar teatrin e figurave, tëasindenteve, të kontrasteve, të anasjellave, se si përngjitjet ligështojnë ligjëratën, se sindarjet e përforcojnë dhe shkëmbimet e kohës e dramatizojnë.

Por të mos mendohet se bëhet fjalë vetëm për analiza stilistike. Longini merretme kundërvendosjet dhe shkëmbimet e personave, me kalimin e nga njëri person tetjetri, me mënyrën se si autori i drejtohet lexuesit, apo se si njëjtësohet me personazhindhe me gramatikën e këtyre manipulimeve rrëfimore. Nuk i shpërfill frazat dhe perifrazat,idiomat, metaforat, similitudat dhe hiperbolat. Është e gjitha një makinë e madhe stilistiko-retorike, strukturash narrative, zërazh, vështrimesh dhe kohësh, e cila këqyret në punëe sipër, duke analizuar tekste dhe duke i krahasuar, për të nxjerrë në pah dhe për të bërëtë admirueshme strategjinë e Sublimes.

Duket se vetëm të thjeshtët bien në orgazëm, ndërsa Longini njeh kiminë epasioneve të tyre dhe prej kësaj ndjen më shumë kënaqësi.

Në paragrafin 39 Pseudo-Longini propozon trajtimin e harmonisë përbërësenë bashkëlidhjen e fjalëve , harmoni që nuk është vetëm prirje natyrale që ka për qëllimtë sigurojë bindje dhe kënaqësi, por edhe një mjet i mrekullueshëm shquarjeje dhepatetizmi. Longini e di (prej traditës antike pitagoriane) që flauti gjeneron pasione tedëgjuesit dhe i nxjerr jashtë gjykimit, si shumë koribanit, megjithëse nuk janë ekspertëtë muzikës, e di se tingujt e qestes, që në vetvete nuk kanë asnjë kuptim, gjenerojnëefekte nomatisëse. Por e di që flauti i ka këto efekte duke i dhënë ritmit një lloj udhedhe se qestja vepron te shpirti prej cilësisë së saj të ndryshueshmërisë së modulimevedhe të shkrirjes së akordeve. Ajo ç ka ai do të shpjegojë nuk është efekti, i njohur përtë gjithë, porse gramatika e prodhimit të tij.

Kështu, duke kaluar nga harmonia verbale, e cila kap me veshë edhe shpirtin ,gjendet duke analizuar një thënie të Demostenit që i duket, përveçse e admirueshme,edhe sublime: Ky dekret ka gjetur mënyrën që rreziku, i cili kërcënonte qytetin, tëkalojë gjetkë, si një re. Dhe thotë:

Këtu koncepti nuk është inferior me harmoninë. E gjithë fraza është e shprehurnë ritme daktile, më fisniket dhe më të aftat për të prodhuar madhështi dhe piëkrisht përkëtë shkak janë të duhurit e metrit heroik, më i bukuri që njohim. Provo të zhvendosëshfjalët nga vendi i tyre sipas dëshirës tënde ky dekret, si një re, ka gjetur mënyrën që

Mbi stilin

Page 90: perpjekja_24

90Përpjekja Përpjekja jonë

rreziku të kalojë gjetkë , ose provo të heqësh qoftë edhe vetëm një rrokje, duke thënëka gjetur mënyrën që ta kalojë gjetkë ajo re dhe do ta kuptosh se sa shumë harmonia

bashkëtingëllon me sublimen. Në fakt shprehja si një re (ÎÃÀµ± .) ka në fillim njëkëmbë të gjatë, e cila shtrihet në katër kohë; por nëse zhduk një rrokje dhe ke si re( .) ti, me shkurtësinë, sakaton menjëherë madhështinë. Në të kundërt, nëse shton njërrokje, duke thënë ka gjetur mënyrën që të shkojë gjetkë, si të ishte një re , thua tënjëtën gjë, por nuk ke të njëjtën kadencë ritmike, sepse duke zgjatur rrokjet e fundmeshkrihet dhe ngadalsohet gufimi i sublimes.

Edhe pa kontrolluar në tekstin grek origjinal, shpirti i kësaj analize është i qartë.Pseudo-Longini është duke bërë semiotikë të tekstit. Dhe është duke bërë kritikë tëpaktën sipas kanuneve të kohëve të tij duke na shpjeguar përse gjejmë diçka sublimedhe se çfarë do të mjaftonte të lëviznim në trupin e tekstit, që efekti të humbiste. E praqë nga origjina më të largëta (nëpër të cilat, duke shkuar më prapa, nuk gjejmë më pakse Poetika e Aristotelit), dihej se si duhet lexuar një tekst dhe se si nuk duhet paturfrikë nga close reading dhe nga një metaligjërim ndonjëherë terrorist (për epokën, kyi Longinit nuk ishte më pak terrorist sesa ky që terrorizon shumë në ditët e sotme).

Domethënë bëhet fjalë për tu ndalur edhe te origjinat, edhe te koncepti i stilit,edhe te koncepti i kritikës së vërtetë, edhe te koncepti i analizave të strategjive tekstore.Ç farë ka bërë semiotika më e mirë e stilit dhe që vazhdon ta bëjë, është pikërisht ajoç farë kanë bërë të mëdhenjtë tanë. E vetmja detyrë është të përulim, me një punëserioze dhe të vazhdueshme, pa u stepur nga asnjë sulm, të vegjëlit tanë.

Përktheu: Eldon GJIKAJ

Page 91: perpjekja_24

91Përpjekja

PLOJA E MBRAME SI SHEMBULL I EVOLUIMIT TË ZHANRITDRAMATIK NË LETËRSINË SHQIPTARE

Nga Eldon Gjikaj

I. Nga një vështrim historiko letrar mund të pohojmë se në letërsinë shqiptarezhanri dramatik shfaqet i zbehtë ballafaquar me zhanret e tjera. Sintetikisht rezulton sederi në periudhën e Rilindjes Kombëtare, përfshirë edhe atë vetë, zhanri dramatik ështëpothuaj mungesor. Në letërsinë mes dy Luftrave, ku si pasojë e evoluimit të sistemitletrar në tërësi, kemi një prurje tejet të larmishme modelesh, edhe ky zhanër forcohetdukshëm qoftë nga ana sasiore, qoftë nga ana cilësore. Madje, sikurse është theksuartashmë nga kritika, në këtë periudhë letërsia shqiptare nxjerr shkrimtarë të profilizuarpër të si Etëhen Haxhiademi dhe Kristo Floqi. Evoluimi i zhanrit dramatik në ndërkohën1945-1990 është segmentuar në disa periudha, duke u bazuar kryesisht në prurjentematike, por edhe në veçoritë strukturore. Deri në vitet 50-të tema qëndrore e tekstevedramatike është Lufta Nacionalçlirimtare; më pas, sidomos nga mesi i viteve 60-të e nëvijim prurja tematike zgjerohet, duke përfshirë temat historike dhe sidomos temën endërtimit të socializmit, që mund të përcaktohet si kryetema, nga e cila gjenerojnënëntema të tjera si: edukimi ideologjik i popullsisë e brumosja me idelin komunist,goditja e ideologjive të tjera, lufta e klasave, shndërrimi revolucionar i fshatit, etj.1

Deformimi i sistemit letrar shqiptar në këtë periudhë, për arsye eskluzivisht politiko-ideologjike, siç kemi patur rast ta trajtojmë tjetërkund, dëshmohet qartë edhe ngatekstet e zhanrit dramatik, të cilat si pjesë e qenësishme e prodhimit letrar, janë tështrënguara të modelohen sipas realizmit socialist, modeli kanonik dhe i vetëm.

Ndërkaq në vitet 90-të prodhimi i autorëve të ndaluar për arsye politike, brendakufijve të shtetit shqiptar, luan një rol të rëndësishëm në dinamikën e sistemit, tashmënë një fazë evoluimi të shpejtë2. Ky prodhim shtrihet pothuaj në të gjitha zhanret enënzhanret: prozë, poezi dhe dramë, duke u pozicionuar qartazi në opozicion me letërsinëkanonike, të formësuar eskluzivisht sipas modelit zyrtar, realizmit socialist. Në këtëkontekst drama Ploja e mbrame e Fatos Lubonjës, objekti ynë i shqyrtimit, si një vepërcilësore, e dëshmon dukshëm këtë opozicion qoftë në rrafshin semantik qoftë në atë

1 Shih Historia e letërsisë shqiptare të realzimit socialist, Akademia e Shkencave e RPS tëShqipërisë, Tiranë 1978, f.177-179; f.351-354.

Ploja e mbrame si evoluim i dramatikes

2 Për më shumë mbi këtë çështje shih, Eldon Gjikaj Sprovë sintetizuese mbi sistemin letrarshqiiptar në vitet 90 të, Përpjekja Nr. 21, Tiranë 2005.

Page 92: perpjekja_24

92Përpjekja Përpjekja jonë

formal.Tekstit mund t i shquajmë tre karakteristika bazë, që po i shestojmë në trajtën e

një teze orientuese për punimin tonë: teksti trajtësohet duke patur në themelmarrëdhënien mit-mit letrar, shndërrimin e të parit në tekst autorial; teksti shpërfaqrealizimin e një skeme komunikative të veçantë mes personazheve, autorit e publikut,duke shkrirë kufijtë fizikë të skenës, sallës dhe mjediseve të tjera; gjithë sa parashtruamështë në funksion të mbërritjes së një niveli semantik sa më të ngjeshur nga ana eautorit

II. Metamorfoza e mitit

Shqyrtimi i marrëdhënieve mes mitologjisë dhe letërsisë përbën një çështjeparësore të kritikës letrare, bazuar në faktin që një pjesë e mirë e letërsisë bashkëkohoremoderne është e frymëzuar nga miti. Sa i takon përkufizimit të mitit në sensin etno-religjioz, veçojmë atë të Eliade-s, i cili, i ndërgjegjshëm për vështirësinë e një përkufizimiabsolut, jep një karakterizim të përgjithshëm: Miti rrëfen një histori të shenjtë; idrejtohet një ngjarjeje që ka ndodhur në kohët primordiale, koha përrallore e zanafillave[ ] Ai është gjithnjë rrëfimi i një krijimi : rrëfehet se si është prodhuar një gjë, se si kanisur të ekzistojë. Mitet tregojnë jo vetëm origjinën e botës së kafshëve, të bimëve dhetë njeriut, por edhe gjithë ato ndodhi të moçme në vijim të të cilave njeriu është bërë aiqë është sot, pra një qenie vdekatare, me seks, i organizuar në shoqëri 3. Në po këtëlinjë është edhe Pierre Brunel4.

Ndërkaq mitit letrar i shquhen dy tipologji:1. Miti letrar mund të jetë një mit paraekzistues i rimarrë nga letërsia,sipas një procesi që implikon, kalimin nga një paratekst i traditës orale te një

kodifikim letrar (për shembull mitet antike),.2. Miti letrar mund të konsistojë në një mit të lindur drejtpërdrejtë ngaletërsia, i përuruar nga një vepër letrare e përcaktuar, apo nga një korpus tekstesh

(rasti i Don Zhuanit, Faustit etj5).Në përgjithësi studiuesit janë në një mendje kur pohojnë se letërsia ka luajtur

dhe vazhdon të luajë një rol themelor për konservimin e miteve etno-religjioze. Në njëoptikë krahasuese mes tekstit autorial dhe modelit mitik tashmë është ngulitur klasifikimii elementëve narrativë sipas dikotomisë - invariante / variante (njësi të pandryshueshme/ njësi të ndryshueshme). Njësitë invariante përcaktojnë, në raportet e tyre strukturore,skenarin ose modelin mitik të qëndrueshëm, i cili siguron transmetimin e identitetit tëmitit dhe qëndresën e tij gjatë kalimit në versione të ndryshme . Ndërsa njësitë e

3Sipas Anna Trocchi, në Letteratura comparata, nën kujdesin e Armando Gnisci, Mondatori,Milano 2002, f.714 Po aty, f.725 Po aty, f.73

ndryshueshme kanë të bëjnë me poetikën e tekstit, imagjinatën e autorit dhe ç kaështë

Page 93: perpjekja_24

93Përpjekja

shumë e rëndësishme me horizontin kontekstual të një sistemi të caktuar letrar dhekulturor 6.

III. Invariantet dhe variantet në dramë

1. Ploja e mbrame me kalimin nga një paratekst, miti i Edipit, në një tekstautorial, i përket tipologjisë së parë të mitit letrar. Gjatë kësaj kalese mund të shquajmëdisa njësi të pandryshueshme (invariante): vendi i ngjarjes përkon (Teba dhe rrethinate saj, lumi Ismen etj); Edipi është atvrasës; është kurorëzuar mbret i Tebës pasi kazgjidhur enigmën e sfinksit; është martuar me Jokastën (pra raporti inçestiv është ipranishëm); shortari Tiresia i zbulon të vërtetën, përse zotat e torturojnë qytetin, etj7.

2. Çështje parësore mbetet evidentimi i elementëve që ndryshojnë (varianteve)në dramë ballafaquar me modelin mitik dhe, ç është më e rëndësishme, arsyeja pseautori i kryen këto ndërhyrje. Transformimi, në bashkëlidhje të drejtpërdrejtë mesemantikën e veprës, zbulon jo vetëm mënyrën e qasjes së autorit te miti, por edheqëllimin për zgjedhjen e kryer. Autori mund t i qaset mitit në dy mënyra: në të parënmateriali mitik shfrytëzohet për të krijuar një lloj kornize në organizmin e tekstit, brendasë cilës zhvillohen ngjarjet, siç është për shembull Uliksi i Xhojsit; në rastin e dytë mitimerret si një shprehje e parimeve dhe modeleve kulturore tradicionale, por që vazhdojnëtë mbeten gjithnjë të vlefshme8. Bazuar pikërisht në këtë qasje të dytë, mitet klasikeshpesh janë përdorur në një kuptim të ndryshëm nga ai origjinar, duke sendërtuar njëlloj përshkrimi metaforik të shoqërisë bashkëkohore 9. Kësodore në raste si ky që poshqyrtojmë, konteksti social, përfshirë historinë e krijimit të dramës dhe të dhënatbiografike të autorit janë të një rëndësie parësore.

Dramën Ploja e mbrame autori e ka shkruar në burgun e Burrelit, në vitet 1988-1989, ku ai vazhdonte të kryente dënimin si i burgosur politik dhe e boton pesë vjet mëvonë, në vitin 1994. Koha e shkrimit përkon me periudhën më të ngarkuar politikishtpër Shqipërinë e gjysmës së dytë të shekullit XX. Është pragu i viteve 90-të, kursistemi totalitar në Shqipëri është tronditur rëndë, sidomos pas ngjarjeve në EuropënLindore dhe ndryshimi politik, si diçka e pashmangshme pritet me ditë. Ky horizontkontekstual na ndihmon shumë në kuptimësimin e varianteve dhe ndriçimin e rrafshitsemantit të tekstit. Vetë Lubonja ka shpjeguar arsyet që e shtynë për të shkruar Plojëne mbrame, duke bërë edhe një sintezë të thurjes narrative: Fillesa krijuese e Plojës sëmbrame lindi nga një shqetësim që më brente prej vitesh gjatë vuajtjes sime të gjatë: siishte e mundur që komunistët në pushtet, pasi e panë që ideja e tyre kishte dështuar,në vend se të tërhiqeshin nga pushteti vazhduan ta sundojnë e thellojnë krimin e tyre

6 Po aty, f.767 Të dhënat mbi mitin e Edipit janë nxjerrë nga Dizionario della mitologia greca e romana,Joël Schmidt, Gremese Editore Roma 1994; Dizionario dei miti, Gabriella D Anna, Neëton,Roma 1996.8 Sipas A. De Laurentiis Il potere della parola....Rilettura dell opera di Julio Cortazar tra mito erealtà, në Annali XLV 2, L Orientale Editrice, Napoli 2003, f.521.9 Po aty

Ploja e mbrame si evoluim i dramatikes

Page 94: perpjekja_24

94Përpjekja Përpjekja jonë

[...] Për të shprehur këtë shqetësim lëndën e mora megjithatë nga burimi ndoshta mëuniversal që mbante formimi im, nga mitologjia greke [...] Me dy fjalë historia është kjo:Shiu tëhuzës (simbol i krijuar prej meje) ka vaditur, duke i dhënë jetë në krye të herës,dhëmbët e dragoit që mbolli Kadmi duke ushqyer e nxjerrë prej dheut bijtë e Dragoit,qytetarët e Tebës (miti i krijimit të Tebës). Ky shi herë pas here, kohë pas kohe bie mbiTebë, dhe tebanët, duke pirë ujët e tij që përmbyt gjithçka, shndërrohen në bisha ndajnjëri tjetrit, vrasin e coptojnë njëri tjetrin. Ndërkaq sa herë vjen shiu me të vjen edheSfinksi, i cili ka shtruar çështjen se vetëm zgjidhja e enigmave të tij do të mund tashpëtonte qytetin nga mënxyrat dhe gjëmat e herëpasherëshme vrastare që sillte shiu.Porse zgjidhjet që u janë ofruar tebanëve si shpëtimtare nuk kanë rezultuar veçse miteqë më pas janë demistifikuar E tillë është edhe zgjidhja që i ka bërë Edipi im (nënv. im.E.Gj) enigmës së Sfinksit. Prandaj dhe Tebën e ka pushtuar një mënxyrë e re. Edipi imbëhet i vetëdijshëm për këtë por, ndryshe nga ai i Sofokliut, megjithëse është ivetëdijshëm se është shkaktari i mënxyrës, pasi ka vrarë të atin, fjetur me të ëmën dhei ka dhënë një zgjidhje të rreme enigmave të Sfinksit, megjithëse i vetëdijshëm qëpushteti i tij do të sillte vazhdimin e mënxyrës së përgjithshme, nuk e lëshon pushtetin,por përkundrazi fillon një politikë terrori për të ruajtur pushtetin duke zhdukur ata qëzbulojnë të vërtetën 10 .

Tematika e Plojës së mbrame është pothuaj krejt e ndryshme nga ajo e modelitmitik (miti i Edipit). Ndërsa në mit tema qendër është fatkeqësia e pashmangshme eindividit që vjen nga mallkimi i zotave, në dramë është lufta për pushtet, zotërimi i tij nëmënyrë absolute dhe mbajtja me çdo çmim. Kemi një Edip opozicional me Edipin e mitit.I pari është autoritar, gjaksor deri në skaj, pa patur asgjë të përbashkët me Edipin e dytëhero fatkeq. Autori e ravijëzon Edipin si shembëlltyrën e një diktatori: ai ka ardhur nëpushtet përmes mashtrimit (çlirimi i Tebës nga Sfinksi duke zgjidhur enigmën del sisajesë e Edipit dhe e njerëzve të tij për të marrë pushtetin)11; kthehet në persekutor jovetëm të kundërshtarëve të tij politikë, pasues të Kadmit, por edhe të besnikëve kur atabëhen lakmitarë e të rrezikshëm12; portretizohet si një paranojak gjakatar, që për tëmbajtur pushtetin nuk kursen as njerëzit brenda familjes, si një sendërgjues gjyqesh

10 Fatos Lubonja Midis lokales dhe universales, në Përpjekja Nr. 17, Tiranë 2003, f.53-54.11 Driku: Gjepura, shpifje e shpërrallime. Bimiti, i biri i atij Leanit që ti e ke ftuar sot në gosti,guxon e pëshpërit poshtë e përpjetë, në rrethin e miqve e të familjes së tij, se zgjidhja që i dhe tienigmas është e dyshimtë, se kërkush nuk e pa Sfinksin të vërtitej nga shkëmbi i lartë mbi Ismenpasi u mund prej teje. Kurse për shiun tërhuzës thotë se vërtetë reshti pas zgjidhjes së enigmes,por rrënjët e mënxyrës që ai sillte nuk janë shkulur dhe prej tyre do të mbijë e do të përdeget mbidheun e Tebës një mënxyrë e re edhe më e tmerrshme;Irdaksi: [ ] Ndërsa ata më shpirtliqtështojnë se Edipi bëri vetë sikur s e kuptoi, sepse në fakt ai e dinte që zgjidhja ishte e rreme, pornga lakmia për pushtet e mbrojti si të vërtetë. Fatos Lubonja Ploja e Mbrame, Marin Barleti,Tiranë 1994, f.12.12 Edipi: Sundimi i popullit qenka barrë e rëndë, o grua, por shumë më i vështirë qenka sundimi iatyre me të cilët sundon. Kur u mblodhën rreth meje dhe nisëm luftën kundër bijve të dragoit nëmbrojtje të zgjidhjes së enigmas, ishin miq e shokë. Kurse tani i shoh të mbushur plot me ambiciee mërira, në luftë kush të fitojë më shumë ndere e pasuri , Po aty, f.15.

Page 95: perpjekja_24

95Përpjekja

politike ku shpiken armiq të brendshëm e të jashtëm, me qëllim manipulimin e popullit13;në fund ashtu si diktatorët e të gjitha kohërave, vdes në vetmi të plotë, i zhytur në gjak,por pa asnjë shenjë pendimi, deri në fund qëndrestar i së keqes14.

Nga sa më sipër duket qartë se autori, përmes modelit mitik, ofron projeksionine Shqipërisë komuniste, një proçedim ky i sinkronizuar me mesazhin se diktatorët dheshoqëritë totalitare, të moçme sa vetë njerëzimi, kanë një tipologji konstante që shfaqetedhe në kohët moderne; ky është sipas nesh mesazhi parësor në rrafshin semantik tëtekstit. Lubonja dëshmon një shqisë të mprehtë vëzhguese në përzgjedhjen eelementëve më substancialë, si edhe aftësi shkrimore kur i plazmon e përshtat ato nëfabulën e ndryshuar të modelit mitik. Duhet theksuar puna këmbëngulëse e autorit përpasurimin leksikor të tekstit.* Mëtimi i tij për të mbërritur një ligjërim sa më tëpërshtatshëm me periudhën kur zhvillohen ngjarjet bën që në të të gjenden me shumicëfjalë të rralla e të vjetra, trajta dilaketore, të cilat funksionojnë si stilema.

IV. Struktura e dramës Ploja e Mbrame

Në këndvështrim narratologjik drama Ploja e mbrame e autorit Fatos Lubonjavjen me një strukturë të ndërlikuar, e cila, për të mos humbur fillin e narracionit, e bëntë detyrueshëm një lexim të vëmendshëm sipas rendit shkak / pasojë. Koha narrative,në përputhje me semantikën që mëton të përcjellë teksti, është përzierje e të shkuarësme të tashmen, pse pankohësia, duke lehtësuar receptimin, aktualizon më fort mesazhin.Në dramë gjenden personazhe antikë që modernizohen dhe modernë që rrekën tëzbulojnë rrënjët primordiale. Konceptimi i tërësisë tekstore të Plojës së mbrame simakrostrukurë, na ndihmon të shquajmë mikrostrukturat, që funksionojnë në kuadër tësë tërës, duke gjeneruar veprimin dramatik. Klasifikojmë si mikrostruktura pjesën teatroreme të cilën nis vepra; dashurinë e Hemonit me Antigonën; monologët e Autorit qërefektojnë dilemat e tij mbi enigmën Edip; Intermexot etj. Sa i takon autorit, për disaarsye, të cilat do t i analizojmë në vijim, mbërrijmë në përfundimin se autori në tekstështë ideografik me autorin real.

Në dramë kemi fshirje të barrierës mes skenës, paraskenës15, sallës dhe mjediseve

13 Edipi vret pabesisht shortarin Tiresia, i cili i zbulon të vërtetën e mallkimit që i ka rënëTebës. Ai e refuzon dhe më pas sajon një komplot kundër tij të bijvë të dragoit nën drejtimin eKreonit, që është edhe vëllai i gruas, Jokastës. Kreoni dënohet me vdekje në një gjyq farsë nësheshin publik të qytetit, pas të cilit nisin arrestimet dhe vrasjet në familjet kundërshtare. Edipinuk kursen as të birin e Kreonit Hemonin që është i dashuri i së bijës, Antigonës. Shih Po aty,f.73-134.14 Sih Edipi: Dua të shijoj edhe një çast kënaqësinë e gjakpirjes. Dua të shoh se kush do të vdesëi fundit. S është e mundur të mos i kem vrarë unë të gjithë këta. S është e mundur të mbetet edhenjë i vetëm gjallë pas meje mbi këtë truall. Fundi im është edhe fundi i botës, fundi i racësnjerëzore. Kush mund të jetojë pas meje? Përse duhet të jetojë? Çfarë duhet të bëjë edhe sikur tëjetojë?* Shih Fjalorthin në fund15 Paraskena është element përbërës i skenës që në teatrin antik. Skena kishte në dy anët efundme dy krahë të zgjatur, ose parascenii... . Letteratura greca, Vigilio Inima, Ulrico Hoepli,Milano, 1941, f.149.

Ploja e mbrame si evoluim i dramatikes

Page 96: perpjekja_24

96Përpjekja Përpjekja jonë

të tjera ku zhvillohen Intermexo-t (bari në sallonin e teatrit, korridoret anash sallës).Autori, personazhet realë, personazhet skenikë, spektatorët (të gjithë protagonistë nëfunksion të ngjarjes), përmes monologëve dhe dialogëve sendërtojnë një tekst meshumësi komunikative, klishe tipike kjo për dramën moderne.

Skema e Komunikimit :A personazh > personazh;B autor < > personazh;C autor < > spektator, personel i teatrit;D autor < > aktor;E aktor < > aktor;F aktor < > spektator spektator Dhënësi Makroskena

Skena Paraskena autor < > personazh autor > spekator personazh > personazh autor >personazh

< >

< > Salla Mjediset e Intermexo-ve aktor > aktor autor < >spektator aktor < >spektator autor < >aktor spektator > spektator

Marrësi

Elementët e këtij komunikimi kompleks, që u përkasin niveleve të ndryshme,formësojnë ligjërata plurivoke, një karakteristikë kjo e dramaturgjisë moderne(përshembull Pirandelo). Përcaktimi i Segres se veçantia e teatrit qëndron në faktin qëmendimi i autorit nuk komunikohet në formë univoke, por si prodhim i një dialektikeopinionesh, ku opinioneve të shprehura nga skena i shtohen edhe ato të shqiptuaranga jashtëskena 16, e ilustron fare mirë situatën komunikative te Ploja e mbrame.

16 Cesare Segre La comunicazione teatrale in Pirandello, në Intrecci di voci ,Einaudi, Torino 1991, f. 51.

Page 97: perpjekja_24

97Përpjekja

Fjalorth

Për realizmin e këtij fjalorthi jemi mbështetur te Fjalori i gjuhës shqipe, K. Cipo,E. Çabej, M.Domi, A. Krajni. O. Myderizi, Instituti i Shkencavet, Sekcioni i gjuhës e iletërsisë, Tiranë 1954 (FGJSH); Fjalor i shqipes së sotme, Akademia e Shkencave eShqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Toena, Tiranë 2002 (FSHS) Fjalorfjalësh të rralla, Benedikt Dema, Toena, Tiranë 2005 (FFRR)

ajgëton shquan, dallon (FGJSH)ajth palca, zemra e grurit, e misrit etj; thelbi (FSHS)ardhangët i mbushur, fuqiplotë (FGJSH)brigim qërtim i ashpër (FGJSH)caklloj kërcas, kërcas dhëmbët (FGJSH)çatalli i vëngërt (FGJSH)dafrungë salltanet, madhështi (FGJSH)divnesë fall (FFRR)fërtoma litar zhuge 6-7 m. i gjatë, që shërben për të lidhur qerret e ngarkuara

me drizë, me bar a me degë (FGJSH)gërbulë infeksion (FGJSH)gërnjë grindje e paprerë (FGJSH)gërranë humbnerat (FFRR)gorromis gremis, rrëzoj (FGJSH)grafullon derdhet ujët a lëngu jashtë enës, nga të vluarit (FGJSH)gjekëtin gjëmon (FGJSH)hyneri sokol, fatos (FFRR)kajtë: kajllue skithë, zani i lepurit kur xehet në kurthë (FGJSH)karafa brokë, kanë (italisht)karmë shkëmb (FGJSH)laduti njeri shpirtkeq, i pabesë (FGJSH)lëmekem njomem, lagem (FGJSH)llamje figurë e besimeve popullore të Toskërisë e të Shqiptarëve të Greqisë;

përfytyrohet si një gjarpër div në trajtë të kuçedrës, që rri nëpër puse e ujra (FGJSH)llauzi gjindje, popull (FSHS)marrakot i marr mentë (FGJSH)marrtë e dobët, e zbehtë (FGJSH)mblatë bukë e meshuar dhe e bekuar (ndër ortodoksë), meshë (FGJSH)mënd gati, për pak (FGJSH)mërshë kërmë (FGJSH)mjakë shkrumbi që ve goja nga ethet (FGJSH)

Ploja e mbrame si evoluim i dramatikes

Page 98: perpjekja_24

98Përpjekja Përpjekja jonë

muranë grumbull gurësh që ngrihet atje ku është vrarë një njeri (FGJSH)neshtrashë shenjë (FGJSH)ngërmojë cys, ngas (FGJSH)nomi ligj, kanun (FGJSH)llauzi gjindje, popull (FSHS)marrakot i marr mentë (FGJSH)marrtë e dobët, e zbehtë (FGJSH)mblatë bukë e meshuar dhe e bekuar (ndër ortodoksë), meshë (FGJSH)mënd gati, për pak (FGJSH)mërshë kërmë (FGJSH)mjakë shkrumbi që ve goja nga ethet (FGJSH)muranë grumbull gurësh që ngrihet atje ku është vrarë një njeri (FGJSH)neshtrashë shenjë (FGJSH)ngërmojë cys, ngas (FGJSH)nomi ligj, kanun (FGJSH)përdegem degëzohem (FGJSH)përlëkurem i lutem me të përkëdhelura të mëdha, i përshpirtem (FGJSH)përshkardh robëroj, skllavëroj (FGJSH)përvnerem zemërohem (FGJSH)pikërrim shi i rrallë me pika të mëdha (FGJSH)plim tufë tufë (FGJSH)plirën përgjakë, lá në gjak (FFRR)ploja kërdi, gjakderdhje (FGJSH)prozhmoj marr nëpër gojë një njeri, flas keq për të (FGJSH)rreban që është me rreba, me teka (FGJSH)rrezgu vlugu, fuqi (FGJSH)rrëkotë merrkot (FGJSH)rrungajave ortek bore (FGJSH)stërvinë ngordhësirë, kërmë (FGJSH)stromë dyshek (FGJSH)shkërbë bisha (FGJSH)shkllakë me u shkrî, llomitë (FGJSH)shlligë nëpërkë (FGJSH)(i) shtarët idhët (FGJSH)tërhuzun i tërbuar (FGJSH)tërmek tërmet (FGJSH)volli dëshirë, qejf (FGJSH)zdatun i llastuem, që s ka cipë (FGJSH)zverëtiet kundershtue (FFRR)zhagmit zhagitë tue ndrydhë (FFRR)zhbij çfaros (FGJSH)zhdërjend zhdredh, shthur

Page 99: perpjekja_24

99Përpjekja

LOGJIKA DHE GJUHA E TEKSTEVE TONA UNIVERSITARE

Nga Dr. Hysen Matoshi

Dimensioni i trajtimit në këtë shkrim shtrihet përtej raportit të teksteve tonauniversitare me gjuhën standarde. Në të vërtetë, përpjekja përqendrohet në interpretimine procesit të shndërrimit të mendimit në fjalë dhe nxjerrjen e disa përfundimevepërgjithësuese lidhur me nivelin logjik e gjuhësor të teksteve universitare ndër ne. Meinteres do të ishte që në këtë kontekst të trajtoheshin edhe ligjëratat e profesorëveuniversitarë, të cilat gjithashtu janë burim i rëndësishëm i informimit dhe i formimit tëstudentëve tanë.

Çfarë janë librat tanë universitarë

Në hovin tonë kritik, kur është fjala për nivelin gjuhësor e përgjithësisht logjik,të studentëve tanë, po edhe të atyre që kanë mbaruar me sukses studimet, shpeshherënuk marrim parasysh faktin se nga çfarë tekstesh kanë mësuar, a studiuar ata,përkatësisht çfarë ligjëratash kanë dëgjuar gjatë semestrave. Konfuzioni në të shprehur,qoftë me gojë, qoftë me shkrim, burimin e ka pikërisht në rrugët e marrjes së informacionit(librat e dobët, ligjëratat e dobëta), por edhe në gjedhen e cila e transmeton atë (mënyrëne ligjërimit). Fatkeqësisht ka ende profesorë që gjatë provimeve u thonë studentëve:unë për këtë çështje nuk kam thënë, ose nuk e kam shkruar, bash ashtu siç po përgjigjeniju, duke i klishetizuar skajshëm aftësitë e tyre shprehëse.

Mbizotëron një pikëpamje e përgjithshme se librat tanë universitarë janë tëdobët. Ka disa shkaqe pse kjo gjendje është kështu.

1.Së pari, një numër i madh i autorëve (profesorëve) të teksteve janë me formimnga gjuhë të huaja, pa pasur një formim paraprak të duhur bazik nga gjuha shqipe, pranga gjuha në të cilën i shkruajnë librat e tyre. Gjuha e teksteve universitare të autorëvetë këtillë është shqipe nëse kundrohet në aspektin e fjalëve të përdorura, ndërsa nësevlerësohen nga aspektin sintaksor lehtë vërejmë se dominojnë ndërtimet e fjalisë dhetë periudhës me natyrë të gjuhës nga e cila është formuar autori. Kjo kategori autorësh,po edhe ligjëruesish, shkruajnë e flasin shqip, por mendojnë në gjuhën e formimit tëtyre.

2.Së dyti, një numër librash universitarë vuajnë nga mënyra stereotipe e tëshkruarit. Në këta libra dominojnë modele të stërshfrytëzuara fjalish, jo vetëm kundruallautorëve paraprakë, por, në përmasa tmerruese, ky kufizim shprehjesh vërehet edhe

Logjika dhe gjuha e teksteve tona universitare

Page 100: perpjekja_24

100Përpjekja Përpjekja jonë

brenda vetë tekstit. Fjalësi i këtyre librave është tejet i vogël, me një përjashtueshmëritë plotë të sinonimeve e të frazeologjizmave. Shterpësia e tillë gjuhësore është sapasojë e sistemit të kufizuar logjik, po aq edhe e dijeve të kufizuara, sidomos kur ështëfjala për aspekte të kulturës së gjithëmbarshme të autorit.

3.Së treti, një numër i madh i librave tanë universitarë janë përkthime, rëndom tëpërkthyesve nga halli, sikundër do të thoshte i madhi Vedat Kokona. Përkthyesit, nganjëra anë, duke qenë amatorë të fushave nga të cilat përkthejnë, pra pa një informaciontë nivelit të duhur në këtë pikëpamje, fillimisht e kanë të vështirë që në sistemin e tyrelogjik ta shkrijnë e ta zotërojnë materien e një fushe të panjohur për ta, në mënyrë që tëmund ta transmetojnë pastaj sa më besnikërisht, e për rrjedhojë shpeshherë dalinkonfuzë edhe në çështje themelore; ndërsa, nga ana tjetër, kemi situatën kur përkthyesiështë ekspert i fushës nga e cila përkthen, por është çatall në të shprehur, fjalësi i tijështë tepër modest, pastaj, si rrjedhojë, nuk i zotëron mundësitë shprehëse të shqipes,qoftë të asaj standarde, qoftë dialektore. Rruga e transformimit nga mendimi te fjala,për këtë kategori përthyesish, përbën një sfidë të papërballueshme.

E përbashkëta më e madhe e këtyre teksteve universitare është konfuzionilogjik, i cili transformohet pastaj edhe në konfuzion ligjërimor a shkrimor. Si të tilla, këtotekste shpesh bëhen të pamundura në përdorimin e tyre normal. Në raste të caktuaravërehet edhe një prirje e autorëve të librave universitarë për të përdorur vend e pavendfjalë të huaja, kryesisht për snobizëm, me çka e ndërlikojnë keqas shprehjen e tyre,duke e harruar parimin e njohur se ajo që shqiptohet lehtë, lehtë edhe kuptohet .

Se në ç masë mund të shfytyrohet shqipja po sjell shembullin nga një libër mepretendime që të jetë tekst universitar. Në të vërtetë në kaptinën Pirja pasive e duhanit,duke iu përgjigjur pyetjes: Pse konsumojnë njerëzit duhanin? , autori ka nënvizuar:Së pari për arsye, se duhani është drogë legale. Konsumimin e duhanit; por mos të

harrojmë se ekspozimi i rrallë i duhanit mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj sidhe konsumimi duhanit pasive, pra kur ju qëndroni në një ambient të mbyllur me tymdhe ju nuk jeni duhanxhi...ku konsumohet duhani. Pra nëse edhe fëmijët janë në këtambjentë me duhanë kështu vjen përkeqësim i gjendjës tek fëmijë tuaj astmatik.. Pahyrë në gjithë këtë pështjellim logjik, që e sjell autori në kaq pak rreshta dhe aq më paknë gabimet e rënda gjuhësore e të tjera, lexuesi nga ky tekst do të nxjerrë dy përfundimetë papara, dy margaritarë të padëgjuar ndonjëherë: së pari, se ekspozimi i rrallë ndajduhanit është i rrezikshëm (me çka lë të nënkuptohet se i shpeshti nuk është) dhe seqëndrimi në ambient me duhan është i dëmshëm vetëm për fëmijët astmatikë.Fatkeqësisht, ky libër, model i mungesës së logjikës elementare gjuhësore, nuk ështënjë përjashtim. Ditë më parë më ra në dorë një libër me rreth 300 faqe tekst, në të cilinautorja nuk e kishte vënë asnjë shkronjë ë, gjë që flet për një shpërfillje të hapur të asajkategorie njerëzish që u dedikohet.

Si duhet të jenë librat universitarë

Herbert Spenseri në esenë e tij të njohur Filozofia e stilit , duke trajtuar

Page 101: perpjekja_24

101Përpjekja

përbërësit gjuhësorë e ka reduktuar çështjen e vlerës së stilit të të shprehurit nërezultatin që përmban energjinë e harxhuar për ta kuptuar një tekst. Ai thotë: Stili mëi mirë është ai që na bën të mundur me sa më pak vështirësi ta kuptojmë domethëniene materies .

Popuj përreth nesh kanë dëshmuar se mund të shkruhen libra të dobishëm përstudentët. Kemi edhe ne shembuj, sado që të paktë, të cilët do të mund të shërbenin sigjedhe të mirëfillta në këtë drejtim. Gjithsesi për një libër universitar, si më të rëndësishme,konsideroj përmbushjen e këtyre kritereve: Përkufizimi i qartë i objektit studimor dhe iterminologjisë, qartësia e tekstit dhe konciziteti.

1.Përkufizimi i objektit studimor dhe i terminologjisë adekuate përbën një aspekttë rëndësishëm përmbajtjesor të secilit libër universitar. Autorët, të cilët nuk e humbinrrugën nëpër shpjegime anësore të dukurive, fenomeneve etj., që trajton libri i tyre, iadalin që të përmbledhin sa më shumë lëndë interesante të dobishme për studentët. Pokështu autorët seriozë, gjithnjë gjatë përdorimit të terminologjisë, bëjnë kujdes tëveçantë që termat t i përdorin saktë dhe me vend, në përputhje me materien që trajtojnë.Dua të përmend me këtë rast se si në librat tanë të mjekësisë, pothuajse pa dallim,përdoret gabimisht termi gjakderdhje në vend të atij gjakrrjedhje. Pra, gabimisht përdoretfjala që ka kuptimin e vrasjes së shumë njerëzve, e derdhjes së gjakut të tyre, për njëhemorragji.

2.Qartësia e tekstit është një kusht i pashmangshëm për një libër të suksesshëm.Dobia e një libri nuk varet aq nga materia që trajton sa nga qartësia e tij. Libratuniversitarë nuk ka dyshim se duhet të jenë sintezë e rezultateve kulmore të fushës sëcaktuar dhe të kenë parasysh komunitetin që u dedikohen, aftësitë e tij nxënëse etj.Monopoli dhe përjashtimi i çfarëdolloj konkurrence në fushën e hartimit të teksteveshkollore përgjithësisht e të atyre universitare veçanërisht, ua ka krijuar një shtrese tëcaktuar autorësh mundësinë që të hartojnë çfarëdolloj tekstesh për përfitime të majme,ndërsa studentëve, nga ana tjetër, u ka shkaktuar kokëçarje të mëdha.

3.Konciziteti ndërlidhet me vëllimin e pranueshëm të një teksti universitar. Jogjithnjë në të kaluarën autorët i kanë kushtuar vëmendje këtij fakti. Proliksiteti, aqshumë i pranishëm në këto tekste, pastaj digresionet jofunksionale etj., do të duhej t ibënin më shumë vend shprehjes koncize.

Përfundimisht, mund të themi se gjuha e teksteve shkollore, në këtë kontekstedhe e atyre universitare, është çështje kyçe, pavarësisht se cilës fushë i përkasin ato.Konceptimi i duhur logjik i materies, krahas një kulture të gjithëmbarshme shprehëse,bën të mundur që një tekst i hartuar të mund të konsiderohet si një shprehje ekuptueshme, duke i parë si luks aspektet e shprehjes së bukur; nga ana tjetër përqendrimimë i madh në aspekte të stilit dhe shpërqendrimi nga ato përmbajtjesore e metodologjikee bën një tekst shprehje të bukur, por jo gjithaq të kuptueshëm. Gjithsesi sinteza e tëdyja shprehjeve (e kuptueshme, e bukur) edhe për një kohë do të mbetet synim jo lehtëi kapshëm për autorët e librave universitarë ndër ne.

(Instituti Albanologjik i Prishtinës)

Logjika dhe gjuha e teksteve tona universitare

Page 102: perpjekja_24

102Përpjekja Përpjekja jonë

JETË PARALELE? IDETË E ZIJA GËKALPIT DHE BRANKOMERXHANIT MBI KOMBIN DHE MODERNIZIMIN

Nga Enis Sulstarova

Ka vetëm një rrugë të shpëtimit: të përparojmë që të arrijmëevropianët që do të thotë të jemi të barabartë me ta në shkenca dheindustri si edhe në institucionet ushtarake dhe juridike. Dhe ka vetëmnjë mënyrë për ta kryer këtë: t ia përshtatim tërësisht veten tonëqytetërimit perëndimor.

Zija Gëkalp

Sot të gjithë popujt i kanë kthyer sytë nga Perëndimi. NGAPERENDIMI! Ja sgjidhja e ÇLIRIMIT MENDOR të popullit t onë.Kjo është vepra KRIJONJESE, që pret punëtorët e saj trima dhe tëdevotuar. Djemtë t onë të mësuar e kanë për detyrë të gjurmojnë dhe tëçfaqin KULTUREN KOMBETARE, që gjendet vetëm brenda në shpirtine popullit, DHE T A SHARTOJNE ME QYTETERIMIN OKSIDENTALTE TERE E TE GJALLE!

Branko Merxhani

Hyrje

Nacionalizmi është pjesë përbërëse e modernitetit. Ringjallja e tij këmbëngulësesa herë pasi është parashikuar zhdukja, kapërcimi, apo zbutja e tij, ka të bëjë me rolinkritik që ai ka në integrimin kulturor të shoqërive, përballë zhvendosjeve strukturore qësjellin proceset e modernitetit (Delanty & O Mahony, 2002: 130). Për nacionalistët eshteteve të rinj kombëtarë modernizimi ka qenë një çështje e evropianizimit të vendit:ndërkohë që shpeshherë nacionalistët ishin entuziastë për huazimin e teknologjisë,institucioneve qeveritare, apo modeleve të organizimit të shoqërisë, prej vendeve tëzhvilluara perëndimore, ata kanë qenë në dilemë se si traditat dhe kulturat vendase tëmbroheshin, forcoheshin apo përshtateshin nën trysninë e kulturave perëndimore.Zgjidhja e kësaj dileme ka angazhuar shumë intelektualë nacionalistë të vendeve tëndryshme të botës që të mos imitonin thjeshtë idetë dhe doktrinat perëndimore, por tëkrijonin me to dhe traditat vendore sinteza ideore, që të kishin rrënjë kombëtare dhenjëherazi të përmbanin etosin modernizues (shih Bonnet, 2003: 167-168). Sado të

Page 103: perpjekja_24

103Përpjekja

veçanta dhe origjinale të jenë projektet ideore nacionaliste në shtete të ndryshme,qofshin këta të fundit gjeografikisht larg njëri-tjetrit, ato tregojnë afërsi me njëra tjetrën,atëherë kur janë bashkëkohore, kur tentojnë t u japin zgjidhje problematikave të njëjtadhe kur huazojnë të njëjtat ide nga shkollat perëndimore të mendimit. Gjithashtu nukpërjashtohen komunikimet dhe huazimet e elementeve nga njëri projekt nacionalist nëtjetrin. Në këtë artikull ndërmarrim një analizë krahasuese të mendimit të dy intelektualëvenacionalistë të periudhës midis dy luftërave botërore: Zija Gëkalpi (Ziya Gökalp, 1876-1924) në Perandorinë Osmane e më pas në Republikën e Turqisë dhe Branko Merxhani(1894-1981) në Mbretërinë Shqiptare.

Ekzistojnë disa arsye për të përqasur mendimet e këtyre dy intelektualëve, sipër sa i përket kontekstit ku vepruan, po ashtu edhe lidhur me punën e tyre krijuese. Sëpari, që të dy u përpoqën që të ndikonin për fuqizimin e pavarësisë dhe integrimin epopullsive rreth identitetit kombëtar. Pavarësia e Shqipërisë ishte njohur në vitin 1913,por deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, ekzistenca e saj apo integriteti territorialishte vënë vazhdimisht në pikëpyetje. Vetëm nga mesi i viteve 1920 dhe me pranimin nëLidhjen e Kombeve, Shqipëria fitoi njëfarë qëndrueshmërie të jashtme që mundësoipërpjekjet për zhvillimin e brendshëm dhe ndërtimin e një shteti kombëtar modern. Pokështu edhe Turqia u formua nga gërmadhat e Perandorisë Osmane në fillimin e viteve1920, kur filluan edhe reformat rrënjësore të brendshme për ndërtimin e shtetit kombëtar.Për t iu përgjigjur nevojave të kombeve të tyre, Gëkalpi dhe Merxhani hartuan projektepër ideologji kombëtare gjithëpërfshirëse që do të udhëhiqnin modernizimin e vendevetë tyre: turkizmi dhe neoshqiptarizmi. Së dyti, të dy intelektualët mbronin idenë emodernizimit të vendit, me të cilin kuptonin zbatimin e modeleve perëndimore, duke indërthurur me kulturën dhe traditat vendase, me qëllim ringjalljen kombëtare të popullit.Së treti, si Merxhani dhe Gëkalpi vinin nga familje me prejardhje myslimane, veproninnë mesin e popullatave me shumicë myslimane dhe është me interes të shihet se si atae shikonin marrëdhënien e modernizimit me fetë në përgjithësi e me islamin në veçanti.Së katërti, ata vepruan në kohën kur politikat e vendeve të tyre dominoheshin ngaudhëheqës karizmatikë, Ataturku dhe Zogu I dhe në shkrimet e tyre ata i dhanë rëndësirolit të gjeniut të kombit .

Së pesti, në planin teorik, turkizmi i Gëkaplit dhe neoshqiptarizmi i Merxhanitkishin një nivel të lartë sofistikimi krahasuar me prodhimet teorike të bashkëkohësve.Gëkalpi konsiderohet si i vetmi mendimtar origjinal, sistematik turk i shek. XX që kapatur ndikim më shumë se sa intelektualët e tjerë (Berkes, 1958: 13; Parla, 1985: 1).Megjithëse ai vdiq gjatë fazës së hershme të reformave të Ataturkut, idetë e tij gjendenprapa gjashtë shigjetave emblematike të ideologjisë së Republikës së Parë (Berkes, poaty; Parla 1985: 77). Supozohet që vetë Ataturku të ketë thënë se babai i emocioneve tëtij është Namik Qemali dhe babai i ideve të tij është Zija Gökalpi (Parla, 1985: 99). Ndërrrymat politike në Shqipërinë e viteve 1920-1930, neoshqiptarizmi, kryesisht nën penëne Merxhanit, ishte më sistematikja dhe, për nga apeli i problematikës që trajtoi, mund tëmerret si përfaqësuese e gjithë mendimit të kohës (Kulla, 2002: 25). Pas Luftës së DytëBotërore, atëherë kur Merxhani gjendej në mërgim, mbi neoshqiptarizmin ra heshtja,ose, në rastin më të mirë, cilësohej si rrymë e mendimit borgjez dhe përhapëse e ideve

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 104: perpjekja_24

104Përpjekja Përpjekja jonë

reaksionare pozitiviste (Koka, 1985: 73). Kurse me rënien e komunizmit dhe me rizbulimine mendimtarëve të censuruar të periudhës mes dy luftërave botërore, Merxhani dheneoshqiptarizmi ka tërhequr interesimin e intelektualëve. Një ndër botuesit e vepravetë Merxhanit dhe të intelektualëve të tjerë të asaj kohe mendon se neoshqiptarizmiështë akoma i vlefshëm për të përballuar problemet e sotme politike dhe shoqërore, sidhe për integrimin e Shqipërisë me Perëndimin. Prandaj, thotë ai, riaktualizimi iNeoshqiptarizmës megjithëse në një periudhë tjetër historike, me ndryshime politikedhe shoqërore, por me shumë probleme të brendshme të njëjta, që karakterizojnë sotjetën e shqiptarit, është kthyer në një domosdoshmëri (Kulla, 2002: 26).

Së gjashti, edhe në planin biografik, jetët e Gëkalpit dhe të Merxhanit kanëdisa paralele. Gëkalpi qëndroi jashtë politikës aktive dhe pozicioneve të spikaturapublike. Ai u përqendruar në rolet e mësuesit dhe shkrimtarit, duke ushtruar një pushtettë fuqishëm shpirtëror mbi elitat politike e sidomos te rinia turke. Si karakter ishte itërhequr dhe jetonte plot privime. Një pjesë të mirë të jetës e kaloi në qytetin e largët tëDijarbakërit në Anadoll, prej nga botonte periodikun Gazeta e Vogël, që kishte ndikimtë madh mbi qendrat e politikës dhe kulturës, aq sa një politikan i kohës thoshte:Duhet ta pranojmë se me Gazetën e Vogël Gëkalpi drejton që nga Dijarbakëri tendencat

e mendimit në Stamboll (cituar nga Parla, 1985: 16). Pak para vdekjes u zgjodh nëParlament, ku u përfshi në komisionin që hartoi kushtetutën e vitit 1924. Branko Merxhanipas një arsimimi shumë të mirë për kohën, erdhi në Shqipëri në vitet 1920 me idealin përtë punuar për ringritjen shpirtërore të shqiptarëve dhe për t i drejtuar ata drejt rrugëssë zhvillimit. Qysh me fillimet e krijimtarisë, që nga Gjirokastra, me anë të gazetaveDemokratia dhe Neoshqiptarizma i dha ton jetës intelektuale të vendit. Bashkëkohësittregojnë se bënte një jetë asketi, nganjëherë duke i kaluar ditët pa ngrënë, sepse nukpranonte ta vinte penën dhe talentin e tij në shërbim të politikës së ditës. As mosnjohjamirë e shqipes nuk e pengoi që të afirmohej si një ndër publicistët më me peshë tëkohës (Marko, 2000: 144, 149, 157). Merxhani nuk e pranoi pushtimin italian, as regjiminkomunist dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në Turqi, ku vazhdoi të punonte si gazetar.

Së shtati, zhvillimet në Turqi ndiqeshin me interes nga intelektualët e kohësnë Shqipëri dhe shpesh në shtyp debatohej nëse qemalizmi ishte një ideologji epërshtatshme edhe për kushtet e vendit tonë. Merxhani mbronte idenë se disa prejreformave të Ataturkut mund të zbatoheshin edhe në Shqipëri. Ai gjithashtu njihtemjaft mirë shkrimet e Gëkalpit dhe është ndikuar shumë prej tyre, aq sa, siç argumentojmëmë poshtë, ai ka ndjekur shembullin e Gëkalpit në krijimin e një ideologjie sintetikenacionaliste shqiptare. Atëherë kur Merxhani e përmend Gëkalpin në shkrimet e tij, equan me respekt mentar të kombit dhe të rinisë turke, apo një ndër poetët e shpirtitkombëtar turk. Në një rast në vitin 1930 ai u premton lexuesve se në një nga numrat epastajme të revistës do të botoj një studim të gjatë mbi jetën dhe iderat e këtij turkuidealist të math (Merxhani, 2003: 109, shën. 3), por nuk arrin ta realizojë. Edhe në vitin1934 ai njofton se së shpejti do të botojmë një Monografi mbi jetën dhe mbi aktivitetinshkencor të këtij Kryetari të Djalërisë Turke të shkëlqyer (po aty: 242, shën. 2). Deritani nuk kemi dijeni që kjo monografi të jetë botuar. Në disa prej artikujve të tij, Merxhaniriprodhon gati krejtësisht argumentet e Gëkalpit dhe ia përshtat ato realiteteve shqiptare

Page 105: perpjekja_24

105Përpjekja

të kohës.Me këtë artikull synojmë paraqitjen skematike të ideve të dy intelektualëve

mbi kombin dhe modernizimin, duke theksuar ngjashmëritë dhe lidhjet që ekzistojnëmes të dyve, bazuar mbi tekstet që zotërojmë. Një përqasje shteruese dhe kritike e dyautorëve, do të kërkonte në fakt një monografi më vete, që shpresojmë se do tëndërmerret në të ardhmen nga ndonjë studiues që do të ketë në dispozicion tërëkrijimtarinë e Gëkaplit si edhe krijimtarinë publicistike të Merxhanit në turqisht, si edhetë dhëna më të plota biografike mbi atë.

Artikulli është i ndarë në disa pjesë. E para trajton ndikimin e të dyintelektualëve nga shkolla pozitiviste; e dyta konceptimet përkatëse të kombit dheelementëve të tjerë të lidhur me të; pjesa e tretë merret me idealin kombëtar dhe ekatërta me marrëdhëniet e kombit me qytetërimin perëndimor. Në fund përmbledhimargumentet e artikullit.

Sociologë të kombit

Kryetema e shkrimeve të Gëkaplit është çështja se si turqit ta përvetësojnëqytetërimin perëndimor dhe se si ta harmonizojnë atë me kulturën turke e fenë islame.Gëkalpi e thotë qartë se

ne duhet t i pranojmë të tri idealet njëherazi, duke përcaktuar fushat e veprimittë secilës. Për ta thënë më mirë, duhet të krijojmë një turkizëm mysliman të përditësuar ,duke e kuptuar se secili nga të tri idealet është një aspekt i së njëjtës përvojë parë nganjë kënd i ndryshëm (Gökalp, 1959: 76).

Më poshtë në të njëjtin artikull ai jep përkufizimin e tij të famshëm: Kombi turksot i përket grupit të popujve ural-altaik, ymetit islamik dhe qytetërimit perëndimor(po aty). Merxhani neoshqiptarizmin e kupton si një lëvizje idealiste, kulturore, shkencoredhe reformuese për ngritjen e një shoqërie moderne shqiptare të bashkuar rreth idesësë kombit. Ai shkruan: Idealizma shoqërore. Ja shpirti i NEO-SHQIPTARIZMES(Merxhani, 2003: 27; shkronjat e mëdha në origjinal).

Qëllimi i përbashkët për integrimin dhe solidarizimin e shoqërisë i shtyn të dyintelektualët që mes teorive sociale të kohës të zgjedhin shkollën pozitiviste, sidomossociologjinë e Emil Dyrkaimit (Emile Durkheim), për ta përdorur si kuadër konceptualbrenda të cilit të vendosin turkizmin dhe neoshqiptarizmin. Për Dyrkaimin individi nukmund të kuptohet jashtë shoqërisë. Shoqëria nga ana e saj është një rend moral dheanëtarët e saj janë solidarë me njëri-tjetrin. Shoqëritë primitive përbëhen nga pakindividë, ato janë të izoluara nga njëra-tjetra, kanë një shkallë të ulët të ndarjes sëpunës dhe, si rrjedhim, solidariteti i anëtarëve të tyre është i vetvetishëm e mekanik.Solidariteti është gjendja normale e shoqërisë, kurse rastet patologjike, në të cilatnjerëzit ndjejnë mungesën e normave, Dyrkaimi i quan anomi dhe mendon se janë të

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 106: perpjekja_24

106Përpjekja Përpjekja jonë

përkohshme. Individët e një shoqërie primitive kanë të njëjtën ndërgjegje shoqërore qëbazohet mbi mite e tradita që ngjallin emocione të forta. Dyrkaimi thekson se çfarë ibashkon njerëzit janë shkaqe mekanike dhe fuqi impulsive, si afërsia e gjakut, lidhja metë njëjtin vend, adhurimi i paraardhësve, përbashkësia e shprehive etj. Vetëm atëherëkur grupi formohet mbi këto baza është i mundur bashkëpunimi (cituar nga Smith,1983: 29). Me rritjen e dendësisë së popullsisë dhe me rritjen e specializimit të procesevetë punës, individët bëhen gjithmonë e më të dallueshëm nga njëri-tjetri. Megjithatë,solidariteti shoqëror nuk shpërbëhet, ai shndërrohet në solidaritet organik, sepseindividët janë të ndërvarur për të plotësuar nevojat e tyre. Në shoqëritë modernesolidariteti gjithmonë e më shumë bazohet mbi arsye e llogaritje të interesave individualese sa mbi emocione. Kjo nuk do të thotë se solidariteti mekanik zhduket krejt nëshoqëritë moderne, sepse, përballë egoizmit që stimulon shoqëria moderne, njerëzitvazhdojnë të kenë nevojë për ndjenjën e përkatësisë që ushqejnë komunitetet e vogla.

Gëkalpi dhe Merxhani e vlerësonin shumë sociologjinë e Dyrkaimit dhe emerrnin si paradigmatike të shkencës shoqërore. Ishte e zakonshme për intelektualëtturq në fillim të shek. XX trajtimi i sociologjisë si burim absolut autoriteti mbi problemetmorale, shoqërore, politike e madje fetare (Lewis, 2004: 263). Gëkalpi nuk bën përjashtimnga rregulli. Ai beson se është detyra e sociologjisë të përcaktojë se çfarë zotërojnëturqit e fillimit të shek. XX dhe se çfarë u nevojitet atyre për të bërë pjesë ndër kombetmodernë.

Sociologu mund të ndikojë evoluimin e shoqërisë vetëm duke njohur ligjet e sajdhe duke iu bindur atyre...Funksioni i tij nuk është të imponojë dhe të krijojë, por tëzbulojë elementet e ndërgjegjes kombëtare në nivelin e vetëdijes...Mendimtari shoqërorduhet t i harrojë ideologjitë. Qysh tani e tutje ai duhet të dëgjojë kombin i cili i thotëidealet s janë tjetër veçse tendencat e mia; vlerat s janë tjetër veçse ndjenjat e mia;

gjuha, morali, ligji, shkurt gjithshka është tek unë; mos u përpiq t i shpikësh vetë, porpërpiqu t i zbulosh ato tek unë. Përparim do të thotë të shkosh më thellë brenda meje.Unë jam ndërgjegjja jote dhe ti je ndërgjegjja ime. Më kërko mua që unë të të zbulohemty (Gökalp, 1959: 165).

Me fjalë të tjera, sociologjia e një kombi është sinteza e disiplinave shoqëroreqë kanë të bëjnë me atë komb: gjuhësia kombëtare, etika kombëtare, jurisprudencakombëtare, etj. (po aty: 169). Shkenca është e nevojshme për kombin: Një kombështë një krijesë që mendon në terma të shkencave pozitive (po aty: 279). Shkencapozitive përcakton se çfarë është e mirë dhe e keqe, duke i dhënë kështu fund përplasjesmidis, në njërin krah, konservatorëve, që mendojnë se gjithçka e vjetër është e mirëdhe, në krahun tjetër, radikalëve, që mendojnë të kundërtën. Sociologjia shërben për tëpërcaktuar atë çfarë është normale për kombin dhe çfarë është patologjike te ai, ashtusiç na mëson biologjia për gjallesat (po aty: 279-280).

Edhe Merxhani kërkon që në Shqipëri të zbatohen metodat shkencore, porvetëm kur i shërbejnë kombit: NEO-SHQIPTARIZMA i jep vlerë shkëncës vetëm kurështë e zonja t u shërbejë qëllimeve të jetës kombëtare...si mjet për realizimin e qëllimevet

Page 107: perpjekja_24

107Përpjekja

dhe nevojavet të përparimit t onë kombëtar për dobi vetëm të shvillimit të arthëshmë tëKombit (Merxhani, 2003: 28-29; shkronja e mëdha në origjinal). Ai thotë se secili kombka profilin e vet që e dallon prej të tjerëve dhe prandaj duhet të ketë sociologjinë e tij.Shpirti i shqiptarit është një zonë e panjohur që duhet zbuluar nga sociologjia, e cila kapër detyrë të shërojë sëmundjet shpirtërore të shoqërisë shqiptare. Që reformatqeveritare të kenë sukses, atyre duhet t u prijë sociologjia e kombit: Ne e konsiderojmëSociologjinë shkëncën e shoqërisë si fuqi më të nevojshme për aktivitetin tonëreformonjës. Sociologjia është ndihmuesja e parë e reformatorëve (po aty: 84). Prejartikujve të tij kuptojmë se Merxhani i njihte mirë teoritë klasike sociologjike si edhe atobashkëkohore në Angli, Francë e Gjermani. Ai një artikull ia kushton Ogyst Komtit(Auguste Comte), themeluesit të sociologjisë, kurse në një tjetër thekson rolin esociologjisë në lëvizjen nacionaliste turke: Sociologjia ishte fuqia ndihmëse kryesoree nacionalistëvet. Ky grup mori titullin Grupi Turanik , kryeja e të cilit qe Zia Gjok Alp(po aty: 242).

Gëkalpi dhe Merxhani kritikojnë teoritë alternative ndaj sociologjisëpozitiviste, që sipas tyre nuk janë shkencore dhe i sjellin dëm shoqërisë. Shigjetat etyre i drejtohen marksizmit. Gëkalpi i kushton një artikull krahasimit të sociologjisë sëDyrkaimit me atë të Marksit, dhe e titullon Materializmi historik dhe idealizmisociologjik . Në fillim të tij Gëkalpi thotë se të dyja teoritë kanë ngjashmëri për sa ipërket supozimit se dukuritë sociale janë objekt i ligjeve natyrore që mund të zbulohennga shkenca shkencore. Përtej kësaj të dyja teoritë ndryshojnë, sepse për Marksinmonopolin e shkakësisë e ka determinizmi ekonomik, kurse Dyrkaimi, megjithëse duketse mbron pluralizmin e shkakësisë, në fund të fundit edhe ai e redukton shkakunthemelor te përfaqësimet kolektive . Pra, duhet të zgjedhim midis determinizmitmaterialist dhe atij idealist dhe Gëkalpi zgjedh të dytin (Gökalp, 1959: 62). Ai e pranonqë kur Turqia të jetë një vend i industrializuar idetë socialiste do të gjejnë terren ku tëpërhapen, por do të mbeten përherë të pafuqishme përballë idealit kombëtar (po aty:82).

Gjithashtu Merxhani ka botuar një artikull mbi ballafaqimin e teorive të Marksitdhe Dyrkaimit, të titulluar Materializma historike dhe idealizma . Edhe ai e nisargumentimin duke vënë në dukje se qoftë Marksi, qoftë Dyrkaimi nisen nga supozimise lëvizjet shoqërore janë rjedhje e shkakevet natyrale (Merxhani, 2003: 153).Ngjashmëria midis dy teorive mbaron këtu, sepse, sikurse bën Gëkalpi, Merxhani eakuzon Marksin për determinizëm ekonomik. Njëlloj si Gëkalpi përpara tij, Merxhanithotë se për marksizmin dukuri si feja, morali, estetika, politika, gjuha, etj., nuk mund tëjenë shkaqe, por vetëm rrjedhime të ekonomisë. Që të dy përdorin termin epifenomenpër këto dukuri-rrjedhoja dhe e shpjegojnë termin me metaforat e hije të realiteteve(Gökalp, 1959: 61) dhe hieja e njeriut (Merxhani, 2003: 153). Ndërsa për sociologjinëe Dyrkaimit, Merxhani përsërit vëzhgimin e Gëkalpit se, megjithëse Dyrkaimi flet përpluralizëm të shkaqeve, ai prapëseprapë origjinën e dukurive shoqërore ia ngarkon njëshkaku të vetëm: ndjenjës kolektive (po aty: 155). Merxhani i përmbahet idesë seteoria e Dyrkaimit e shpjegon më mirë daljen në skenë të nacionalizmit, ngaqë kemi tëbëjmë me shndërrimin e idealit fetar në atë kombëtar. Gjatë këtij shndërrimi një fazë e

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 108: perpjekja_24

108Përpjekja Përpjekja jonë

ndërmjetme është shfaqja e bektashizmit si një fe kombëtare te shqiptarët, e ndjekurnga pas prej shndërrimeve në politikë dhe ekonomi (po aty: 155-156). Edhe këtu,Merxhani nuk ka bërë tjetër veçse ka përsëritur argumentin e Gëkalpit mbi shfaqjen enacionalizmit turk në miletin mysliman, përfshirë edhe shembullin e bektashizmitshqiptar, të cilin Gëkalpi e paraqet si një rast të krijimit të një kishe kombëtare ndërmyslimanët (Gökalp, 1959: 64-66). Merxhani mendon se marksizmi është një ideologjiqë nuk mund të zbatohet në Shqipëri, për vetë kushtet shoqërore të vendit në atë kohë:

Në jetën e sotme shqiptare s ka vend për Bolshevizmë. Sikur të na vizitontenonjë herë nonjë nga antarët më të rëndësishëm dhe më autentikë të Shkollës Marxiste,vetë një Bucharin ose një Trotzki, dhe të mbetësh në mes t onë vetëm për pak kohë,duke hedhur sytë në gjendjen e shtretevet të jetës s onë shoqrore dhe ekonomike, dotë largohet nga vëndi ynë krejt i dëshpëruar dhe do të pohonte se konditat e jetësshqiptare të sotme nuk paraqitin asnjë mundësi punimi, veç se vetëm një përpjekjeorganizative squarëse me typ borgjez, përpjekje e cila të bëhet dhe të zhvillohetheroikisht brënda kornizave fjesht nacionaliste e demokrate...(Merxhani, 2003: 290;kursivet në origjinal).

Arsyet e përqafimit të ideve komuniste nga disa të rinj shqiptarë Merxhani ikërkon te psikoza e zemërimit ndaj problemeve shoqërore, e cila majiset nga paaftësiadhe padituria e organizmave qeveritare të ngarkuara me zgjidhjen e tyre (po aty). PraMerxhani mendon se problemet e Shqipërisë janë të natyrës teknike, që mund tëzgjidhen nga një qeveri e aftë (shih Koka, 1985: 113-114). Detyra e neoshqiptarizmitështë pikërisht frymëzimi idealist i reformave dhe pajisja e tyre me dijen shkencoresociologjike, duke shmangur në këtë mënyrë anarkinë dhe revolucionin. Merxhani erimerr temën e refuzimit të marksizmit në artikullin Pse nuk jam marksist? , botuar më1937, siç duket me kërkesën e ministrit të brendshëm, përndryshe rrezikonte që revistëssë tij t i ndalohej botimi i mëtejshëm (Marko, 2000: 168-170). Këtu ai nuk e pranon sebolshevizmi do ta zhdukë kapitalizmin evropian, sepse ai ka si qëllim të futij në Rusimethodhat kapitaliste t Evropës. Ndryshimi në mes është në mënyrën me të cilënzhvillohet ky proces, i cili atje kërkon rrugat që të pajtohet me temperamentin e vendit(Merxhani, 2003: 421). Në këtë rast, me kapitalizëm Merxhani kupton industrializmin.Bolshevizmi nuk del si një rrjedhojë ekonomike dhe e luftës së klasave, por si njëmënyrë modernizimi nga lart-poshtë që i shkon për shtat shpirtit të kombit rus.

Gëkalpi dhe Merxhani mbi kombin

Kombi, për Gëkalpin dhe Merxhanin, është shkalla më e lartë e evoluimit tëshoqërisë. Duke ndjekur metodologjinë e Dyrkaimit, Gëkalpi thotë se një grup shoqërornuk është një grumbull i thjeshtë i individëve që e përbëjnë atë, por fiton veçori tëvetat. Ai sjell shembullin e bashkimit të atomeve për të formuar molekula dhe bashkimine qelizave për të formuar organizma të gjalla (Gökalp, 1959: 98). Sipas tij, grupet shoqërorë

Page 109: perpjekja_24

109Përpjekja

ndahen në bashkësi kulturore dhe në grupe qytetërues. Grupet qytetërues janëbashkime që bazohen mbi interesin e përbashkët, kurse bashkësitë kulturore bazohenmbi ndjenjat që burojnë nga origjina dhe prejardhja e njëjtë e individëve (po aty: 100-101). Nga bashkësitë kulturore më të hershme u krijuan familja, vëllazëria, fisi, fshati,qyteti, klasat, korporatat, komunat dhe në fund etnitë, kisha (bashkësia e organizuarfetare) dhe shteti. Në mesin e këtyre, kombi është grupi më i zhvilluar (cituar ngaParla, 1985: 36).

Edhe Merxhani (2003: 27) mendon se shoqëria i paraprin individit: shoqëriazotëron kurdoherë dhe udhëheq individin . Shoqëria nuk është një grumbull i thjeshtëindividësh, por një njësi me tipare të vetat dhe për ta ilustruar Merxhani përmendkrijimin e ujit si bashkim i hidrogjenit me oksigjenin (po aty: 297). Grupet shoqërorëkanë historinë e tyre, ato evoluojnë dhe zmadhohen duke u bërë më të ndërlikuara: qënga familja, fisi, e deri te kombi. Merxhani thotë se shoqëria më e mbaruar njerëzoreështë SHOQERIA KOMBETARE (po aty: 158; shkronjat e mëdha në origjinal).

Çfarë është kombi? Gëkalpi i vuri vetes qëllim që t i përgjigjej me saktësi kësajpyetjeje. Shumë nga bashkëkohësit e tij konceptin e kombit e lidhnin me bashkësinëfetare, apo me konceptin e kombit osman. Gjithashtu lëvizjet e reja panislamike apopanturkiste kombin e lidhnin me racën apo me qytetërimin modern. Gëkalpi është imendimit se kombi nuk duhet identifikuar me asnjërin prej këtyre. Sipas tij, kombi ështënjë bashkësi që kombinon cilësitë e grupeve kulturore me grupet qytetëruese. Kështu,në njërën anë, kombi përbën një kulturë unike, në anën tjetër është një shoqëri qëbazohet te solidariteti organik dhe ndarja e hollësishme e punës dhe diferencimi ifunksioneve (Berkes, 1959: 24-25). Përkufizimi i tij për kombin është:

Kështu kombi është një grup social ose kolektiv që përbëhet prej individësh qëkanë marrë edukim të njëjtë dhe që kanë të përbashkët gjuhën, emocionet, idealet, fenë,moralin dhe ndjenjat estetike. Me fjalë të tjera, kombi është grupi më i zhvilluar; shoqëriabazohet mbi solidaritetin shoqëror dhe forma më e lartë e solidaritetit është ajo qëbazohet mbi gjuhën e përbashkët dhe kulturën dhe mbi normat njohëse dhe emocionale(cituar nga Parla, 1985: 36).

Sipas Gëkalpit, kombi ka rrënjë etnike, ai kalon nëpër një periudhë nën sundimine formacioneve politiko-fetare, derisa del nga shpërbërja e tyre si një formacion i ri, siprodukt i proceseve të demokratizimit dhe laicizimit. Ilustrimi që ai sjell janë shqiptarëttoskë, të cilët e filluan lëvizjen kombëtare nën trajtën e autonomisë fetare të sektit tëbektashinjve nga pushteti i synitëve dhe më vonë bektashinjtë u bënë shtylla kurrizoree nacionalizmit shqiptar, duke pranuar edhe shkronjat latine për shkrimin e gjuhësshqipe (Gökalp, 1959: 64-65).

Kombi rrjedh nga etnia, por është më i evoluar, sepse në kohët modernesolidariteti shoqëror nuk bazohet mbi farefisninë, por mbi bashkimin kulturor. Gjithashturaca nuk mund të jetë bazë për kombin: sikurse nuk ka asnjë marrëdhënie midistipareve racore dhe atyre sociale, nuk mund të ketë marrëdhënie midis racës dhekombësisë, e cila është burimi i tipareve sociale (po aty: 134; shih edhe Parla, 1985: 35-

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 110: perpjekja_24

110Përpjekja Përpjekja jonë

36). Kombi është i dallueshëm si nga bashkësia fetare, por ashtu edhe nga qytetërimi.Gëkalpi e thekson se turqit gjatë historisë kanë kaluar nëpër tri qytetërime: në fillim ataishin pjesë e qytetërimit taoist, sepse kishin institucione të përbashkëta me kinezëtmongolët, mançurët, tibetianët etj; më pas ata hynë në qytetërimin islamik dhe njëshekull më parë ata filluan të pranojnë institucionet e qytetërimit evropian (po aty: 167;shih më poshtë).

Në Shqipërinë e viteve 20-30 çështjet e kombit dhe nacionalizmit, ndër rrymate mendimit të kohës, u shtjelluan më shumë nga neoshqiptarët , sidomos ngaMerxhani. Sipas tij, megjithëse anëtarët e kombit mund të kenë prejardhje të përbashkët,faktori kryesor që e përcakton atë është mjedisi shoqëror: komb do të thotë më parëgjiri gjaku dhe pastaj vinë elementet dhe të mirat e tjera të bashkëpunimit kolektif dhetë bashkëpunimit dhe të bashkë-rotjes nacionaliste (Merxhani, 2003: 96; kursivi nëorigjinal); një komb nuk është gjë tjetër përveç se një ndjenjë, një ide, një harmonishpirtërore, një kuptim shoqëror (po aty: 30).

Merxhani, teoritë mbi nacionalizmin i ndan në dy kategori: determinizmi lëndor(material), ku ai përfshin teori që privilegjojnë faktorët e racës, gjeografisë apo ekonomisëdhe determinizmi shpirtëror, ku hyjnë teoritë që faktor kryesor të formimit të kombitmbajnë gjuhën, karakterin, traditën, historinë apo fenë. Ai e hedh poshtë argumentinracor: Ne shqiptarët e sotmë kemi në damarët t ona gjak sllav, grek, turk, arab, çervez,italian, frëng, gjerman etj....Kombësia nuk ka as nonjë lidhje me racën (po aty: 190). Aikundërshton edhe argumentin e ndërtuar mbi faktorët gjeografikë, duke shkruar se asnjë influencë e natyrës, as një shtrëngim i konditave gjeografike, nuk janë në gjëndje tëzotërojë mbi formën e jetës shoqërore dhe as që kanë zotësinë të krijojë një idealkombëtar (po aty: 192). Si e pamë më sipër, ai nuk e pranon as determinizmin ekonomik.Më pas Merxhani trajton teoritë e determinizmit shpirtëror. Ai anon nga teoria e ErnestRenanit që flet për karaktere të veçanta të kombeve të ndryshëm. Merxhani shkruan:

Në qoftë se liri do të thotë të shpëtojmë nga influencat e jashtme, njeriu mundtë bëhet i lirë gjer sa vepron dhe lëviz sipas karakterit të tij. Liria kombëtare e vërtetërealizohet vetëm në analogji me gradën e çfaqjes së karakterit kombëtar. Kjo është edhedetyra e njeriut: t a dojë Kombin e tij, t i shtrohet karakterit kombëtar dhe t a ndjejëthellë brenda në zëmrën e tij (po aty: 202-203).

Mbi faktorin traditë, Merxhani thotë: Fuqia e traditës është fuqia e përtimit.Përkundrazi, jeta kombëtare...është JETE DYNAMIKE (po aty: 208; shkronjat e mëdhanë origjinal). Ndërsa në lidhje me historinë Merxhani e pranon se kombi lind e bëhetbrenda në histori (po aty: 210), por historia nuk është qëllim në vetvete, ajo shërbenpër të orientuar kombin drejt së ardhmes: Po ata që pandehin që diç qenë në tëshkuarën, me të vërtetë nuk paraqitin gjë tjetër veç se vullnetin që diç duan të bëhen nëtë arthmen (po aty). Prandaj një nga parullat e neoshqiptarizmit është Një Shqipëri johistorike, por qytetëronjëse (po aty: 92).

Faktorin fetar Merxhani e pranon si një përbërës me shumë rëndësi të kulturësdhe jetës shpirtërore të një kombi. Nëse feja është një nevojë shoqërore, atëherë ai

Page 111: perpjekja_24

111Përpjekja

ateizmin e quan kriminel përkundrejt nevojës shoqërore (po aty: 29). Aq i bindurështë ai për rolin pozitiv të fesë në shoqëri, sa që e konsideron si mungesë shpirtëroretë shqiptarëve afetarinë e tyre shekullore:

Fenë e quajtëm si një send të përulur, si një plaçkë të lehtë, që blehet vetëm memasën e interesit material e të fitimit dhe gjëndet e ekspozuar për shitje në të gjitha anëte botës. Kësisoj nuk mundëm kurrë të krijojmë dhe të mbajmë një interesim të vërtetë,një lithkë më të thellë midis njeriut, jetës dhe botës. Lamë të thahen burimet e llagartaqë zienin brënda në shpirtin e stërgjyshërvet t onë primitiv dhe preferuam ujët e trubulltëdhe të rërtë të Beduinëvet të shkretëtirës: Shpirti ynë vuan nga mundimi i një ndjenjefetare të vërtetë dhe është i sëmurë, me qënë se nuk e ka ndjerë akoma nevojën e fesë(po aty: 45).

Fetë e pranuara nga shqiptarët për përfitime materiale tashmë kanë krijuar ndarjetë thella në gjirin e kombit, sidomos me anë të tabuve kundër martesave ndërfetare:Janë shekuj tani që nuk ka ngjarë po thua as një përzierje endoethnike e gjakut midis

bijvet po të një race, të një gjuhe, të një Atdheu. Rojtëm të ndarë je vetëm fetarisht, poredhe biologjikërisht (po aty: 99; kursivi në origjinal). Mospërzierja brenda shqiptarëvepër shkakun e fesë, thotë Merxhani, jo vetëm që ka sjellë degjenerim fizik, por edheshterpësi mendore në mesin e tyre. Prandaj ai e quan një ngjarje me rëndësi një fejesëndërfetare të ndodhur në vitin 1930: Në historinë e re të mbrujtjes së vërtetë nacionalistedhe të kolektivismës shqiptare, gjer sot nuk është shënuar nonjë gjest tjetër as nonjëkurajo tjetër, që të sjellij kaq hapët vulën e Rilindjes Neo-Shqiptare (po aty: 94;kursivi në origjinal). Merxhani ka besim se kombëtarizimi do të shërojë edhe mungesëne ndjenjave të thella fetare. Bashkë me idealin kombëtar do të brendësohet fetaria dhedo të realizohej parulla: Një religjiozitet, një popull! (po aty: 53). Nuk është e qartë sesi do të pajtohet religjioziteti i vetëm me tri fetë ekzistuese në Shqipëri, por gjithsesiështë e qartë se për Merxhanin ideali kombëtar duhet të qëndrojë mbi fetë dhe shtetimodern shqiptar duhet të jetë laik.

Meqë shumica dërrmuese e turqve janë myslimanë, për Gëkalpin problemithemelor është përputhja e islamit me nacionalizmin, në mënyrë që të dy të formojnëthemelin e solidaritetit shoqëror. Prandaj ai e mendon nacionalizmin si një sistem kulturor-normativ, kurse islamin si një sistem etiko-normativ (Parla, 1985: 38). Me fjalë të tjera, siplotësues të njëri-tjetrit, gjë që nënkupton tërheqjen e islamit prej prerogativave juridiko-politike e kulturore dhe zëvendësimin e tij prej laicizmit dhe idesë së kombit. Kështu qëmbetet vetëm marrëdhënia vetjake e besimtarit me zotin. Ky konceptim i rolit të fesë nështetin kombëtar e shtyn Gëkalpin që të rekomandojë anullimin e zyrës së Shehulislamitprej strukturës shtetërore, gjë që u realizua nga Ataturku në mars 1924.

Përkufizimet e Gëkalpit dhe Merxhanit për kombet përkatëse janë territorialë,pra kombi përputhet me kufijtë e shtetit ekzistues dhe të dy i qëndrojnë larg ideveirredentiste dhe pan-nacionaliste. Gëkalpi shpesh mbahet si një prej baballarëve teorikëtë panturkizmit. Ky opinion bazohet te poezitë e tij ku flet për Turanin, atdheun mitik tëturqve. Ja disa vargje të shkruara në vitin 1911:

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 112: perpjekja_24

112Përpjekja Përpjekja jonë

Vendi i turqve nuk është Turqia dhe as TurkistaniVendi i tyre është një tokë e pafund dhe e amëshuar:Turani! (cituar nga Lewis, 2004: 391).

Kurse më 1914 kur Perandoria Osmane kishte hyrë në luftën botërore dhe popërleshej me Rusinë, ai shprehte besimin në çlirimin e popujve turq të Rusisë: Toka earmikut do të shkretohet/ Turqia do të zgjerohet dhe të bëhet Turan

(po aty: 392).Pretendimi, i bazuar mbi vargje të tilla, se Gëkalpi ishte panturkist është i ekzagjeruar,sepse poemat janë shkruar gjatë luftës për t i dhënë popullit turk një fuqi morale dhepër të dhënë kumtin se kultura turke nuk bie më poshtë kulturave të popujve anglezë,francezë apo italianë, kundër të cilëve turqit luftonin. Me mbarimin e Luftës së ParëBotërore, ëndrra panturkiste mori fund. Ndër artikujt dhe esetë e tij nuk ndeshimshtjellime të një programi politik panturkist (Bonnett, 2003: 176-177; Parla, 1985: 34-35).

Merxhani në artikujt e tij flet për krijimin e një kombi shqiptar në kuadër tështetit të ri shqiptar. Ndonjëherë ai vërtetë përmend vise të ndryshme të Shqipërisë sëlirë dhe të robëruarë (Merxhani, 2003: 124), mirëpo atë që ai e quan problem pan-shqipëtar e trajton në funksion të nevojave të shtetit shqiptar. Konkretisht aishqetësohet se si Shqipëria e dytë e mërgimtarëve mund të japë ndihmesë nëpopullimin e Shqipërisë, në zhvillimin ekonomik të saj apo në marrëdhëniet me shtetete tjerë ku jetojnë shqiptarë. Për këto arsye ai sugjeron që Shqipëria të ndihmojëshqiptarët në vende të tjera që të mos shkombëtarizohen (shih po aty: 122-135).

Gjithashtu Gëkalpi dhe Merxhani janë kundërshtarë të ideve internacionalistedhe kozmopolite. Gëkalpi shkruan:

Sot të gjithë ne e kuptojmë se ideja e një shteti, apo atdheu të përbashkët përkombësi të ndryshme nuk është gjë tjetër veçse një koncept i zbrazët nga zelli, entuziasmidhe përkushtimi. Ashtu siç është e pakonceptueshme për më shumë se një person tëfitojnë dashurinë e një individi, po kështu nuk mund të ketë një shtëpi të vërtetë dheatdhe për popuj të ndryshëm. Një shtet që nuk bazohet mbi një shpirt të bashkuarmund të jetë vetëm një burim i përbashkët mbijetese dhe asgjë më shumë. Një tokë qënuk është shtëpia e një kombi është si një kuzhinë publike ku thjesht çdo njeri ushqenveten (Gökalp, 1959: 81).

Merxhani gjithashtu thekson lidhjen emocionale të kombit me atdheun e vet,që përjashton sipas tij përkushtimin për një atdhe të madh , apo për një ideal më tëlartë se sa kombi:

Nuk jemi nga ata që thonë: Atje ku të gjej të Bukurën, të Mirën, të Drejtën atje dhe është atdheu im . Nuk jemi edhe nga ata, të cilët në një çast marrëzie dheenthusiasmi, ia marrin këngës së Atdheut të Math , që përmban gjithë tokën...Nepreferojmë të themi: Atdheu ynë gjëndet në anën e një rëkeje të freshkët, që vadit arat,

Page 113: perpjekja_24

113Përpjekja

dhe kënga e së cilës dëgjohet nëpër shpellat e maleve të Shqipërisë. Ku janë të varrosurakockat e stërgjyshërvet t anë, atje në hirin e oxhakut të hidhërimit ku ka rënë loti i parëi mëmavet t ona, në pyllin e dashurisë që na celi mysterin e jetës në kohën e djalërisë

atje është atdheu ynë... (Merxhani, 2003: 29-30).

Fuqia e idealit

Në artikullin e 1 janarit 1929 Merxhani (2003: 27) shkruan se Kombet ekzistojnëvetëm ahere kur mundin të krijojnë një ndërgjegje shoqërore . Lind pyetja: a e kanëshqiptarët një ndërgjegje shoqërore, pra a mund të quhen një komb? Merxhani përgjigjet:Akoma jo! Ai mendon se e gjithë historia shqiptare gjer në krijimin e shtetit ka kaluar palënë ndonjë gjurmë të solidaritetit të shqiptarëve, përjashtuar epokën e Skënderbeut.Deri në kohët moderne, shqiptarët kanë mbetur të ndarë në fise. Rilinda Kombëtare dhekrijimi i shtetit shqiptar janë veçse faza të ndërmjetme të krijimit të kombit, i cili do tëmund të shfaqet i plotë në të ardhmen, nëse vendi modernizohet dhe idealet kombëtarekthehen në norma të brendësuara nga qytetarët. Për kohën e tij Merxhani vëren mungesapër sa i përket një jete kombëtare:

Jemi shqiptarë dhe përbëjmë një kombësi të re...Jemi akoma djem. Ndërgjegjajonë nuk e ka njohur akoma fytyrën krejt të ndritëshme të Krijonjësit. Sytë t ona nukjanë mësuar të shohin me sympathi Diellin e Intelektit. Ku janë kujtimet t ona tëshoqërisë? Ku është Uniteti ynë sentimental? Ku është Poezia, Leteratura, qëpërfaqësojnë racën t onë, farën t onë? Ku është shpirti kombëtar i pastër e i shvilluar?Ku është gjuha jonë? Ku është kultura jonë? (po aty: 93).

Kjo tezë është kritikuar ashpër. Viron Koka (1985: 97) shikon një kundërthënienë deklarimin se lëvizja kombëtare ekziston përpara kombit, sepse një lëvizje kombëtarelindet dhe zhvillohet në kushtet e kombit. Kjo kritikë është e gabuar për mendimin tonë,sepse është plotësisht e mundur që ideja e kombit kulturor të propagandohet fillimishtnga një pakicë intelektualësh, përpara se ajo të përhapet në shtresat e tjera të popullsisë,të marrë cilësi politike dhe të institucionalizohet prej shtetit kombëtar (shih Hroch,1993). Kritika e Selim Shpuzës (1999) është më me vend, sepse ai thotë se në Shqipërinëe shek. XX fisi ishte në procesin e shpërbërjes dhe tashmë ekzistonte një ndërgjegjekombëtare e opinion publik, që dëshmohet nga lëvizjet popullore kundërimperialiste,kundërzogiste e kundërklerikale. Nën këtë prizëm, mendojmë se Merxhani ka shkuarshumë larg me tezën e tij.

Gëkalpi ngre pyetjen nëse turqit mund të jenë një komb modern dhe përgjigjetpozitivisht. Në ato raste kur ai shkruan se turqit nuk kanë ndjenjën e detyrimevekombëtare, nuk njohin veten, etj., ai nuk e mohon se turqit janë një komb, por theksonfunksionin social të nacionalizmit për sigurimin e solidaritetit në republikën e re turke(Parla, 1985: 37). Tezën se turqit janë tashmë një komb, ai e mbështet në tri argumentenë lidhje me marrëdhëniet agrare, fenë dhe gjuhën. Në Turqi, thotë ai, marrëdhëniet

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 114: perpjekja_24

114Përpjekja Përpjekja jonë

feudale janë kapërcyer dhe fshatarët, si individë, apo komuna, e zotërojnë tokën.Prandaj në vend nuk ka një solidaritet fisnor, por një bashkim brenda një shteti. Igjithë kombi është si një familje. Kjo do të thotë se solidariteti kombëtar ekziston nëTurqi (Gökalp, 1959: 143). Feja islame nuk është pengesë, sepse ajo pajtohet meshtetin modern, për shkak të mungesës së hierarkisë fetare që do të mund të rivalizonteme burokracinë shtetërore. Gjithashtu turqit kanë gjuhën e tyre kombëtare, e folur singa elitat edhe nga populli, që do të shërbejë si themel për zhvillimin e kulturëskombëtare.

Gëkalpi i konsideron idetë si faktorë të ndryshimit shoqëror, kur ato përqafohennga grupet shoqërorë. Në kohë krizash dhe rreziqesh, përfaqësimet kolektive fitojnëfuqi të madhe në mendjet dhe zemrat e njerëzve, duke u kthyer në ideale. Ai shkruan:

Ideja e turkizmit ishte thjesht një përfaqësim, që ndahej vetëm nga një pjesë erinisë. Fuqitë që e përhapën atë në të gjithë kombin dhe e kthyen në një ideal kombëtarishin katastrofat që erdhën prej luftërave tripolitane e ballkanike dhe pasioni i vetëm,që e shndërroi në një politikë kombëtare dhe e bëri realitet ishte Gazi Mustafa Qemali(po aty: 63-64).

Ideali më i lartë është nacionalizmi, i cili përmbledh në vetvete pavarësinë,zhvillimin dhe solidaritetin kombëtar (Parla, 1985: 57). Ai del në pah atëherë kur kombiapo grupi etnik ka pësuar pushtimin, poshtërimin, ose është gjendur para një rreziku tëmadh, si p.sh. ideali gjerman u lind kur Napoleoni mposhti Prusinë; japonizmi, si pasojëe trysnisë poshtëruese të Evropës e SHBA mbi Japoninë; kur francezët rrezikoninpushtimin prej anglezëve, atyre u priu një vajzë e thjeshtë fshatare, të cilën e brohoritënsi shpëtimtare; Moisiu i udhëhoqi çifutët në çlirimin prej tiranisë së faraonit; shtypja epopujve prej Romës përhapi idealin e krishtërimit, sikurse islami u shfaq në Arabi nëkohën kur kjo e fundit rrezikohej prej pushtimeve fetare dhe politike (Gökalp, 1959: 67).Në rrethanat të tilla individualitetet i nënshtrohen vullnetit të kombit dhe ky i funditkthehet në idealin e gjithsecilit:

Kur një komb rrezikohet, individët nuk mund ta shpëtojnë. Kombi bëhetshpëtimtari i vetes. Në këto kohëra individi magjepset nga një shpirt mbitokësor;vullneti i tij hesht; një vullnet i përgjithshëm bëhet i vetmi unë në çdo ndërgjegje.Kombi atëherë u duket anëtarëve të tij si një ideal hyjnor, apo kolektiv, dhe i fton ata nënjë fitore, apo parajsë të paralajmëruar. Eshtë kombi ai që i kthen egoistët në luftëtarëvetëflijues, frikacakët në heronj. Kombi u jep zgjuarsi të ngathtëve mendërisht dhe zellindiferentëve (po aty: 68).

Kombi me ideale nuk vdes kurrë, sepse edhe kur dobësohet ai rigjenerohet meanë të hovit jetësor që i jep ideali. Kështu thotë Gëkalpi, duke huazuar konceptin e elanvital të filozofit Bergson (po aty: 92, 156). Hovi jetësor, etosi i kombi, mishërohet tenjerëzit e mëdhenj, apo gjenitë. Këta janë njerëz që me fuqinë e frymëzimit prej kulturëskombëtare kthehen në udhëheqës në çaste vendimtare: Një gjeni është një person që

Page 115: perpjekja_24

115Përpjekja

përtej vullnetit të tij e kthen shpirtin e vet në një sipërfaqe pasqyruese të pushtetit tëfshehur dhe krijues të kombit (po aty: 164). Ai është përfaqësuesi i kombit dhe jonjeriu i mesëm. Gëkalpi gjenitë i ndan në reformatorë dhe shpikës. Reformatori mund tëjetë profeti i një feje, një pushtues, një çlirimtar, apo një udhëheqës revolucionar, i cilibëhet nismëtar i kthesave të reja në histori. Ai bazohet te ndjenjat kolektive, d.m.th. tesolidariteti mekanik (po aty: 157). Shpikësi shfaqet si pasojë e ndarjes së diferencuar tëpunës, ai është zbuluesi apo krijuesi i diçkaje të re në fushën e dijes dhe bazohet tesolidariteti organik. Ai me krijimet e tij plotëson nevojat e shoqërisë: Duhet mbajturndërmend se ndarja e punës ekziston vetëm midis anëtarëve të grupit me ndjenjakolektive. Specialisti nuk është thjesht një shtesë e një specialisti tjetër, por, gjithashtu,një organ special dhe një pjesë integrale e kombit (po aty: 161).

Mirëpo krizat nuk mund të vazhdojnë pa ndërprerje. Pasi kalon një krizë idealetnuk zhduken, por ruhen përmes simboleve kombëtare dhe përkujtimeve të epokaveheroike. Edukimi i kombit kalon nga kriza te shkolla (po aty: 242). Përveç reformatoritdhe shpikësit, ka edhe një tip tjetër elitar për Gëkalpin, që është njeriu i arsyes nëpërgjithësi dhe sociologu në veçanti:

Ndikimi i individit ushtrohet ose nëpërmjet gjenive, ose arsyes. Gjeniu ështërealizimi spontan i ndryshimeve që ndodhin në shoqëri në mënyrë të pavetëdijshme,që mund të ndërmerren edhe me anë të arsyes e shkencës [së shoqërisë]. Gjenialitetinuk fitohet por është i lindur, ndërsa çdo person mund të bëhet student i shoqërisë. Joçdo komb prodhon gjeni dhe këtu nuk ka asgjë për t u turpëruar. Mirëpo, kombet pasociologë dështojnë në planifikimin e drejtimit të tyre (po aty: 164).

Gëkalpi mendon se gjenitë shfaqen më shumë në shoqëritë homogjene dhe samë shumë heterogjene bëhet shoqëria, aq më shumë ka nevojë për njerëz të arsyes esociologë, për organizimin dhe funksionimin e saj (po aty: 164-165). Pra, Gëkalpi i jepmë shumë rëndësi shkencës dhe arsyes së individit se sa heroit, apo gjeniut tëteknologjisë. Prej këtej bëhet e qartë se ai nuk ka ndonjë teori të udhëheqësit, ose tëpartisë-shtet. Edhe atëherë kur këshillon përqendrimin e pushteteve, ai mendon që kjotë ndodhë te parlamenti, që ai e quan mikrokozmos të shoqërisë dhe jo te ekzekutivi, siçdo të ndodhte në fakt në Perandorinë Osmane gjatë sundimit të xhonturqve dhe nëRepublikën e Turqisë nën Ataturkun e më vonë Ismet Inënyn (Parla, 1985: 93-95).

Merxhani, edhe ky nën ndikimin e Dyrkaimit, ndan të njëjtat mendime sikurseGëkalpi në lidhje me idetë, idealet dhe gjeniun kombëtar. Me fjalë të tjera, të dy përkrahindeterminizmin shpirtëror. Idetë qëndrojnë jashtë lëndës dhe e vënë në lëvizje lëndën:Faktorët e parë të jetës janë idetë (Merxhani, 2003: 36). Idealet shfaqen në kohë të

mundimshme për kombin:

Pas definisionit positivist...Ideali është ajo jetë që rojnë shoqëritë në epokat ekrizës së tyre...Triumfi i Idealit është prova më e mirë e vitalitetit të një populli. Idealinjerinë që është prej natyre partikularist dhe egoist e ndron në një Vetëmohonjësguximtar, në një Altruist (po aty: 31).

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 116: perpjekja_24

116Përpjekja Përpjekja jonë

Ideali nuk është krijesë e një njeriu të vetëm, por, në rrethana të jashtëzakonshme,disa njerëz, gjenitë, bëhen mishërues të idealeve të kombit. Merxhani këta i quanprofetë të kohërave të shkruara dhe reformonjës të ditëve tona. Shembujt që ai jep

përfshijnë Sen-Simonin, Komtin dhe Ataturkun (po aty: 32-33). Jeta kombëtare nukformohet vetëm prej njerëzve të veprimit, por edhe prej bashkëpunimit të njerëzve tëmendimit, d.m.th. intelektualëve. Këta të fundit duhet të marrin udhën që i shpie tepopulli që të realizojnë veprat e tyre (po aty: 147). Eshtë rinia ajo që me përvetësimin edijeve të sociologjisë, do të ndërtojë të ardhmen e popullit dhe të atdheut.

Edhe Merxhani e përvetësoi teorinë bergsoniane të hovit jetik . Ai shkruan:Rrojmë në epokën e Bergson-it...Bota mendore e Perëndimit lyp dita-me-ditë, më

shumë brënda në sferën e influencës së Filosofit të hovit jetik (po aty: 278; kursivinë origjinal). Merxhani këtë teori e shikon si kundërvënëse ndaj asaj të evolucionit.Nëse kjo e fundit privilegjon lëndën, e para ekzalton idetë. Gjithashtu teoria e hovitjetik i shkon për shtat projektit të neoshqiptarizmit për krijimin e kombit shqiptar, nëkushtet e mungesës së një tradite shtetërore apo nacionaliste.

Si është e mundur të formojë një njeri i tillë [i ndikuar nga teoria e evolucionit]bindjen se mund të bëjmë një Atdhe Shqiptar indipendent , të krijojmë një NacionShqiptar , kur nuk kemi kaluar, as biologjikisht, as ekonomikisht, as shoqërisht, ngaas nonjë stad shvillimi, dhe kur...të gjitha elementet t ona shoqërore krijonjëse (histori,gjuhë, fe, racë, institusione) ndodhen në një gjendje krejt të çkurdisur? Në një nga tëparat Formula të Neo-Shqiptarismës shkruajta disa vjet më parë: Problemi iShqiptarismës është problem krijimi. Cdo element që ka pret orën e krijimit: e shkuar, etanishme, e arthme (po aty; kursivi në origjinal).

Merxhani teorinë e evolucionit e quan burim të fatalizmit, pesimizmit, dëshpërimitdhe u bën thirrje të rinjve që të kthehen nga mësimet e Bergsonit me një të kërcyershpëtimtar (po aty: 279), si frymëzim për veprën e tyre krijuese kombëtare.

Drejt qytetërimit perëndimor

Misionet kombformuese të turkizmit dhe neoshqiptarizmit nuk mund të trajtohentë veçuara prej etosit modernizues. Gëkalpi dhe Merxhani me modernizim kuptojnëarritjet shkencore dhe teknologjike të kapitalizmit evropian. Gëkalpi shkruan:modernizim do të thotë përvetësim dhe pjesëmarrje si të barabartë në shkencat dhe

artet teknike që qytetërimi bashkëkohor është duke i përsosur vazhdimisht (Gökalp,1959: 101). Në themel të mendimeve të tyre mbi modernizimin është dallimi midis kulturësdhe qytetërimit: nga Oksidenti kemi për të marrë vetëm methodhat e punimit, vetëmqytetërimin, por kurrë kulturën thoshte Merxhani (2003: 237; kursivi në orgijinal) dhenë mënyrë të ngjashme shprehet edhe Gëkalpi.

Ky i fundit, në artikullin Kultura dhe qytetërimi shkruan se si kultura, si

Page 117: perpjekja_24

117Përpjekja

qytetërimi përshijnë sferat fetare, morale, ligjore, intelektuale, estetike, ekonomike,gjuhësore dhe teknologjike të jetës shoqërore. Për këtë arsye kultura dhe qytetërimiduken sikur janë identikë. Por ata ndryshojnë sepse, së pari, kultura është kombëtare,kurse qytetërimi ndërkombëtar. Ky i fundit është shuma e institucioneve, që i kanë tëpërbashkët disa kombe, të cilët kanë arritur të njëjtin nivel zhvillimi. Së dyti, qytetërimiështë një prodhim racional i veprimeve të ndërgjegjshme të njerëzve, kurse elementetkulturorë janë produkt i shoqërisë: Ata nuk janë krijuar artificialisht. Sikurse bimëtdhe kafshët rriten natyrshëm, po ashtu elementet e një kulture shfaqen dhe rritenspontanisht (Gökalp, 1959: 104). Shembulli që sjell ai është gjuha: ne nuk mund t iandryshojmë me fuqinë e vullnetit kuptimin fjalëve të gjuhës sonë, apo rregullat e saj;nëse shpikim terma apo i huazojmë nga gjuhë të tjera, ato mund të bëhen pjesë e gjuhësnëse pranohen nga shoqëria.

Edhe Merxhani ka botuar një artikull me të njëjtin titull, ku nuk bën tjetërveçse përsërit argumentimet e Gëkalpit mbi ngjasimet dhe dallimet midis kulturës dheqytetërimit. Ai shkruan se kultura dhe qytetërimi përmbajnë tërësinë e socialitetit tëturmavet njerëzore, ku hyjnë jetët shoqërore, fetare, ligjore, estetike, ekonomike,gjuhësore dhe shkencore (Merxhani, 2003: 139-140). Pikat e dallimit, sikurse thotëGëkalpi, janë tipari ndërkombëtar i qytetërimit dhe artificialiteti i tij. Në lidhje me cilësinëe dytë të qytetërimit Merxhani thotë: Veprat e KULTURES s janë ARTIFICIALE. Sijeta organike e shtazavet dhe e bimëvet që shvillohen vetë-vetiu dhe në një mënyrëkrejt naturale, kështu edhe veprat e Kulturës kanë një rythmë të tyre të vecantë e krejtnatural organizimi dhe shvillimi (po aty: 140; shkronjat e mëdha në origjinal). Edhe ai,si Gëkalpi, sjell shembullin e marrëdhënies së gjuhës me termat: provën e parë tëKulturës e shohim në fjalët e gjuhës, kurse termat e ra që çpiken na japin provën e parëtë Qytetërimit. FJALET JANE INSTITUCIONE SHOQERORE, kur se termat e ra janëINSTALLIME INDIVIDUALE (po aty: 141; shkronjat e mëdha në origjinal).

Që elementët qytetërues të huazuar të funksionojnë, ata duhen më parë tëhyjnë në kulturë, të bëhen pjesë e saj. Gëkalpi thotë se qytetërimi evropian nuk mundtë adoptohet në kulturën tonë vetëm me anë të importeve të disa individëve. Përkundrazi,do të jetë pronësi e vërtetë e pjesëtarëve të kombit kur të tretet nga kultura kombëtare(Gökalp, 1959: 240). Po kështu shprehet edhe Merxhani (2003: 142): Një qytetërim qëtë fitojë një unitet harmonik duhet të shartohet me një KULTURE KOMBETARE(shkronjat e mëdha në origjinal).

Për një komb ka më shumë rëndësi kultura e shëndoshë, sepse në përballjenmidis një populli me kulturë të shëndoshë, por më qytetërim të kalbur me një populltjetër që ka një kulturë të dobët, por qytetërim të shëndoshë, del i fituar i pari. Gëkalpidhe Merxhani sjellin shembujt e mposhtjes së egjiptianëve prej persëve, të persëveprej grekëve, të grekëve prej maqedonasve, të maqedonasve prej romakëve (Gökalp,1959: 109; Merxhani, 2003: 142, shën. 2). Në këtë argumentim dallohet ndikimi imendimtarit arab të shek. XIV, Ibn Kaldun te Gëkalpi dhe, nëpërmjet këtij, te Merxhani.Ibn Kalduni ka shkruar shumë për historinë e arabëve dhe berberëve dhe nga shumëstudiues konsiderohet si sociolog ante litteram (shih Alatas, 2006: 786-787). Konceptithemelor i teorisë së tij mbi historinë është asabija, që do të thotë një ndjenjë e

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 118: perpjekja_24

118Përpjekja Përpjekja jonë

fuqishme solidariteti që buron prej vetëdijësimit të prejardhjes së përbashkët. Teza eIbn Kaldunit është që fiset beduine për shkak të asabisë së fuqishme fitojnë mbi fisete ngulitura në zona urbane, të cilat janë më të sofistikuara në qytetërim, por nuk e kanëmë këtë ndjenjë solidariteti. Me kohë edhe fiset fitimtare nguliten në qytete dhekorruptohen nga mënyra urbane e jetesës, derisa edhe ata pushtohen dhe sundohennga fise të tjera beduinësh. Ibn Kalduni është studiuar gjerësisht nga intelektualët dheshtetarët osmanë në shek. XVII-XVIII, të cilët donin të shpjegonin shenjat e rënies sëPerandorisë (Alatas, 2007: 273-276) dhe i kanë përcjellë Gëkalpit modelin teorik për t iapërshtatur diskutimit të tij mbi kulturat dhe qytetërimet. Anëtarët e një kulture e marrintë mirëqenë prejardhjen e përbashkët, por jo ata të një qytetërimi, sepse ky i fundit përnga natyra e tij është ndërkombëtar dhe mund të përfshijë kombe që janë në konkurrencëme njëri-tjetrin.

Si Gëkalpi, po ashtu edhe Merxhani, e dallojnë qytetërimin nga feja. Gëkalpinuk pranon ta quajë islamin qytetërim dhe ta barazojë qytetërimin perëndimor mekrishtërimin. Ndërsa është e vërtetë që fetë kanë zhvilluar qytetërime, ato, po ashtu,kanë ushqyer edhe kulturat e popujve të veçantë. Sipas tij, qytetërimi është i çliruarnga gjykimet e vlerave, ai është thjesht një realitet faktik. Për më tepër qytetërimmodern do të thotë fitore e arsyes dhe e shkencave pozitive mbi fenë dhe ky fakt lejonpjesëmarrjen e jo të krishterëve në të (Berkes, 1959: 28; Gökalp, 1959: 272).

Gëkalpi dhe Merxhani mendojnë se ka ekzistuar një qytetërim i lashtëmesdhetar që arriti majat e tij me grekët dhe romakët. Më pas ky qytetërim u nda në dypjesë, perëndimore dhe lindore. Gjatë mesjetës të dy pjesët nuk ishin shumë të ndryshmeprej njëra-tjetrës. Duke ndjekur argumentin e Dyrkaimit, Gëkalpi dhe Merxhani thonëse zhvillimi i Perëndimit dhe dallimi i tij nga Lindja filloi me urbanizimin në Evropë, kurrritja e dendësisë së popullatës së qyteteve çoi në rritjen e specializimit të ndarjes sëpunës. Me kohë, Perëndimi e kapërceu Mesjetën dhe hyri në epokën moderne, kurseLindja mbeti në këtë etapë historike deri vonë (Gökalp, 1959: 270-275; Merxhani, 2003:149-151).

Për Gëkalpin ngritja e qytetërimit modern do të thotë rënie e perandoriveshumetnike dhe zëvendësimi i tyre nga kombi: Sot Perëndimi dhe Lindja tregojnë pamëdyshje se epoka jonë është Epoka e Kombeve. Forca më e fuqishme mbi mendjen ekësaj epoke është ideali i nacionalizmit (Gökalp, 1959: 72). Moderniteti është mbizotërimii fuqive perëndimore në tërë botën, prandaj për turqit nuk ka shumë hapësirë për tëzgjedhur: Duhet ta pranojmë qytetërimin e Perëndimit, sepse nëse nuk e bëjmë do tëskllavërohemi nga fuqitë e Perëndimit. Ose të zotërojmë qytetërimin e Perëndimit, osetë zotërohemi prej Perëndimit: duhet të zgjedhim midis këtyre alternativave (po aty:266). Edhe Merxhani (2003: 237) shkruan: Jemi të shtrënguar me dashje e pa-dashje tëecim për në Oksident .

Sipas Gëkalpit, turqit gjatë historisë së tyre kanë kaluar nëpër tre qytetërime,atij taoist, islamist dhe evropian. Qytetërimi evropian është vazhdim i atij mesdhetardhe themeluesit më të vjetër të qytetërimit mesdhetar ishin popujt turanianë , të cilëtu detyruan nga sulmet e popujve arianë dhe semitë që të shtyheshin përkohësishtdrejt Lindjes, por pa humbur afërsinë shpirtërore me qytetërimin perëndimor (Gökalp,

Page 119: perpjekja_24

119Përpjekja

1959: 267; shih edhe Bonnett, 2003: 175). Në kohën osmane turqit ishin viktima kryesore,sepse ishin të denigruar nga elita kozmopolite. Qytetërimi osman përbëhej nga elementëtë huazuar prej kulturave turke, persiane, arabe, feja islame, qytetërimet lindore dhe,nga fundi, qytetërimi perëndimor. Qytetërimi osman nuk kishte rrënjë të thella, prandaj,thotë Gëkalpi, Perandoria Osmane nuk mund t i qëndronte kohëve moderne (Gökalp,1959: 108). Ky rrëfim orientalist, denigron kategoritë Lindje e Orient dhe vendoskategorinë Perëndim si model tekniko-shkencor dhe kategorinë turk si një identitetetno-kombëtar të idealizuar (Bonnett, 2003: 175-176). Gëkalpi kërkonte shkëputjen eturqve prej një qytetërimi të atrofizuar, lindor dhe elitist dhe kalimin e tij drejt shtetitkombëtar, të bazuar mbi kulturën vendasve turke të kombinuar me qytetërimin evropian.Lëvizja e tij e turkizmit zgjidhte rrugën e mesit midis dy rrymave të tjera më të skajshme:islamistëve, të cilët, thoshte Gëkalpi, nuk mund ta dallonin kombin nga ymeti dhe atyreqë ai i quante me përçmim evropianistët e zellshëm , që donin të modernizoninPerandorinë Osmane pa u kujdesur për krijimin e kombit turk.

Merxhani mendon që qytetërimi modern e ka selinë në Evropë dhe prej këndejpo përhapet në tërë botën. Ai i kundërshton zërat që profetizojnë për fundin e Europësdhe thotë se është qytetërimi evropian që po hyn në Azi me anë të teknologjisëmoderne (Merxhani, 2003: 244-245). Vendet aziatike nuk kanë tjetër alternativë veç tëzbatojnë modernizimin evropian:

Drejtimi i rrugës shkon nga Perëndimi në Lindje. Nuk është Asia Perëndia edheut që cakton typin e qytetërimit të Botës. Ndofta kështu ka qenë dikur. Në kohëshumë të lashta. Sot nuk është më. Sic duket këtu kanë për t arritur më së fundi punët.Asia do të europianizohet si bie fjala janë duke u europianizuar, simbas temperamentevetë veçanta të popujve të tyre, Tyrqia, Persia, Kina, edhe Rusia vet! (po aty: 420).

Kuptohet se edhe shqiptarët duhet të ndjekin të njëjtën rrugë. Kjo do të thotëbraktisje e qytetërimit lindor aziatik: Influencat transitive të Asisë, që la në vendint onë zaptonjësi i tmerrshëm i baltës dhe i shpirtit t onë, gjithnjë po çduken, shuhen,shkrijnë. Të mbeturat e prishjes dhe mjerimit të tij do t i çdukim dhe do t i mbytim vetëne (po aty: 149). Sikurse te Gëkalpi, orientalizmi i Merxhanit fajëson osmanët si prurëstë përkohshëm të qytetërimit oriental, ndërsa privilegjon kategoritë e Perëndimit/Evropës dhe të shqiptarit (shih Sulstarova, 2007: 82-90).

Orientimi për nga qytetërimi evropian do të thotë që arritjet teknologjikedhe shkencore të mos imitohen qorrazi, por të ndërthuren me kulturën shqiptare:

Mendimet frënge, gjermane, turke, greke duhet të transformohen në mendimeshqiptare në mënyrë që të hedhin themelet për një mendim shqiptar, nga suksesi izhvillimit të të cilit vetëm do të mundemi të krijojmë një syllogjismë shqiptare, njëShqipëri mendonjëse. Qytetërimi nuk është vepër e Imitimit, por vetëm e një punë tëbrendshme harmonike (Merxhani, 2003: 29).

Po kështu edhe reformat moderne duhet t i përshtaten realitetit shqiptar. P.sh.

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 120: perpjekja_24

120Përpjekja Përpjekja jonë

reforma agrare është një domosdoshmëri e kohës, sepse me gjendjen t onë të sot,ebujqësore rojmë si Aziatët brënda në botën europjane (po aty: 24). Për realizimin mesukses të saj duhen marrë idetë e reformave agrare prej teoricienëve më të mirë tëekonomisë politike, duhen krahasuar me reformat agrare në vendet e tjera të EvropësJugore, duhet studiuar gjendja ekonomike e Shqipërisë dhe nevojat e saj dhe, në fund,të hartohet plani shqiptar i reformës (po aty: 26). Njëkohësisht me prurjen e arritjevemoderne, duhet punuar për krijimin e një frymë kombëtare dhe shërimin e shpirtit tëshqiptarit, sepse Shqipëria brënda në qarkun e qytetërimin evropian, është vendi i ciliështë si spital popullor i sëmundjevet psykollogjike (po aty: 19).

Përfundime

Misioni që i vunë vetes Gëkalpi dhe Merxhani, nuk ishte më pak se sa hartimii një udhëzuesi për kombet e tyre në rrugën e qytetërimit modern. Republika e Turqisëdhe shteti shqiptar u formuan në kohën e apogjeut të nacionalizmit, kur trajta e shtetitkombëtar u bë mbizotëruese në Evropë, pas shpërbërjeve të perandorive humbëse tëLuftës së Parë Botërore. Modernizimi i shteteve të reja përfshinte edukimin e popullsivetë tyre me idenë kombëtare. Këtij edukimi i shërbenin edhe ideologjitë e turkizmit, tëpropaganduar nga Gëkalpi dhe neoshqiptarizmi i propaganduar nga Merxhani. Tëndikuar të dy nga sociologjia pozitiviste, sidomos nga Dyrkaimi, Gëkalpi dhe Merxhaniu përpoqën që të krijonin lëvizje kulturore nacionaliste, të konceptuara njëkohësishtedhe me themele shkencore. Ata kishin besim se sociologjia do të shërbente për tëharmonizuar kulturën kombëtare me qytetërimin modern.

Për Gëkalpin dhe Merxhanin kombi është grupi shoqëror më i zhvilluar dheturqit e shqiptarët duhet të krijonin kombe të shëndoshë, funksionalë, nëse donin tëbëheshin të barabartë me kombet modernë të Evropës Perëndimore e të mos sundoheshinprej tyre, siç ndodhte në kontinentet e tjerë. Përkufizimi i tyre i kombit është etnokulturor, ku rëndësi më e madhe i jepej kohezionit moral dhe ideor të anëtarëve tëkombit dhe jo prejardhjes racore, fetare të tyre. Nacionalizmi i tyre shihte nga e ardhmjadhe nuk kërkonte ringjalljen e ndonjë trajte të hershme identiteti, apo organizimi shoqëror.Organizimin e shteteve kombëtarë përkatës ata e dëshironin mbi themele laike, por,njëkohësisht, mendonin se ndjenjat fetare ishin të pazëvendësueshme dhe tëdomosdoshme për individët dhe jetën normale të kombit. Ata ishin kundërshtarë tëvendosur të ideologjive klasore, internacionaliste, apo kozmopolite, që rrezikoninkohezionin kombëtar.

Turkizmi dhe neoshqiptarizmi bazoheshin mbi determinizmin idealist, sepseGëkalpi dhe Merxhani besonin se forca e ideve është një ndryshor i pavarur në shoqëri.Sipas tyre, kombi ka elitën e tij të gjenive, të cilët mishërojnë më së miri shpirtinkombëtar dhe udhëheqin e frymëzojnë anëtarët e tjerë drejt arritjes së idealeve kombëtare.Por, në kohët moderne, ku arsyeja luan rol kryesor në organizimin e jetës shoqërore,kombi nuk ka nevojë vetëm për gjenitë, por ndoshta më shumë për sociologët, të cilëtme metoda shkencore zbulojnë karakterin kombëtar, evidentojnë dhe gjejnë kura përsëmundjet e tij.

Page 121: perpjekja_24

121Përpjekja

Pjesëmarrja e kombit turk dhe atij shqiptar në qytetërimin modern, do të bëhejduke harmonizuar arritjet teknologjike me kulturën kombëtare. Gëkalpi dhe Merxhani ekuptonin vijimësinë historike moderne, si një kalim nga qytetërimi lindor dekadent nëatë perëndimor dhe të zhvilluar. Ky orientim i ri paraqitej prej tyre edhe si një shtrëngesëe kohës, por edhe si një lëvizje e kombeve drejt vetvetes. Me anë të ligjërimit orientalist,Gëkalpi dhe Merxhani i konceptonin kombet e tyre në mënyrë të idealizuar, si pjesëmarrëstë qytetërimit mesdhetar, por që për shkak të sunduesve, apo pushtuesve u detyruantë qëndronin përkohësisht nën ndikimin lindor. Në këtë mënyrë, orientimin drejtPerëndimit ata e paraqisnin si një prirje të natyrshme të kombit përkatës për t u kthyernë qytetërimin që i përket dhe në thelbin e vet. Ndërthurja e nacionalizmit meorientalizmin, e paraqet modernizimin kulturor si një lëvizje drejtvizore drejt së ardhmessë ndritur e, njëkohësisht, edhe si një trajektore drejt së shkuarës për të zbuluar elementetkombëtarë të panjollosur nga Orienti.

Megjithëse Merxhani asnjëherë në artikujt e tij nuk i përmend huazimet ngaGëkalpi, nga sa paraqitëm më sipër duket qartë ndikimi i tij nga teoricieni nacionalistturk. Mund të themi se Merxhani ka bërë një përshtatje të turkizmit të Gëkalpit përkushtet shqiptare. Sigurisht që Merxhani ishte një shkrimtar eklektik dhe ai ka huazuarnga disa burime të tjera veç Gëkalpit, sikurse dihet se ky i fundit është mbështeturshumë te Dyrkaimi. Gjithsesi jemi të mendimit se njohja me thellësi e sistemit të Gëkalpitdhe e sukseseve të arritura nga Ataturku, e kanë bindur Merxhanin se një sistem ingjashëm mund të zbatohej edhe në Shqipëri. Ai, në fakt, shprehej publikisht se parimete qemalizmit vlenin edhe për Shqipërinë, me përjashtim të parimit të republikanizmitdhe qemalizmin e shikonte si një zhvillim praktik të ideve të turkizmit të hedhura ngaGëkalpi e të tjerë. Duke u mbështetur te argumentet e Gëkalpit, ai ndjente se po ecte nënjë rrugë të shkelur dhe të sigurt, paçka se nuk duhej përmendur emri i mentorit,ndoshta për të mos dëmtuar origjinalitetin e neoshqiptarizmit.

Përfundimi ynë është se me rastin e Gëkalpit dhe Merxhanit nuk kemi të bëjmëvetëm me jetë paralele, por edhe të kryqëzuara. Studimet e deritanishme mbi autorëtshqiptarë të viteve 1920-1930, kanë vënë në dukje ndikimet e tyre prej shkollaveperëndimore të mendimit. Zakonisht mendohet se lidhjet me Turqinë, në rrafshin emendimit, janë këputur, përveç jehonës që kanë patur ngjarjet e revolucionit qemalistnë debatet politike shqiptare. Duke mos mohuar tendencën e përgjithshme të ndikimittë mendimtarëve shqiptarë të kohës prej shkollave perëndimore të filozofisë dheshkencave shoqërore, lidhja Gëkalp-Merxhani duhet të na bëjë të eksplorojmëmundësinë që këto ndikime të vinin në Shqipëri edhe përmes transitit të autorëvebashkëkohorë në Turqi, të cilët përballeshin me problemin se si të modernizohej vendii tyre, pa e cënuar pavarësinë e kohezionin kombëtar prej shteteve të fuqishme tëPerëndimit, apo rreziqeve përçarëse të ideologjisë komuniste. Me një problem tëngjashëm përballej edhe Shqipëria, gjë që e bënte modelin turk tërheqës për disaintelektualë shqiptarë në atë kohë.

Burimet

Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin

Page 122: perpjekja_24

122Përpjekja Përpjekja jonë

Alatas, S. F. (2006) Ibn Khaldun and Contemporary Sociology . InternationalSociology, 21 (6): 782-795.

Alatas, S. F. (2007) The Historical Sociology of Muslim Societies: KhaldunianApplications . International Sociology, 22 (3): 267-288.

Berkes, N. (1959) Translator s Introduction . Gökalp, Z. Turkish Nationalismand

Western Civilization: Selected Essays of Ziya Gökalp. New York: George Allen&

Unwin Ltd.Bonnett, A. (2003) Makers of West: National Identity and Occidentalism in

the Work ofFukuzawa Yukichi and Ziya Gökalp . Scottish Geograefophical Journal, 118 (3):165-182.Delanty, G. & O Mahony, P. (2002) Nationalism and Social Theory: Modernity

and theRecalcitrance of the Nation. London; New York: Sage.Gökalp, Z. (1959) Turkish Nationalism and Western Civilization: Selected Essays

of ZiyaGökalp. New York: George Allen & Unwin Ltd.Hroch, M. (1993) From National Movement to the Fully-Formed Nation: The

NationBuilding Process in Europe . New Left Review, I.198: 3-20.Koka, V. (1985). Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30 të

shek.XX. Tiranë: Instituti i Historisë i ASH së RPSSH.Kulla, N. (2002) Neoshqiptarizma: Një model i braktisur. Tiranë: Plejad.Lewis, B. (2004) Lindja e Turqisë moderne. Tiranë: Shtëpia e Librit &

Komunikimit.Marko, P. (2000) Intervistë me vetveten. Tiranë: OMSCA.Merxhani, B. (2003) Vepra. Tiranë: Plejad.Parla, T. (1985) The Social and Political Thought of Ziya Gökalp 1876-1924.

Leiden: E.J. Brill.Smith, A. D. (1983) Nationalism and Classical Social Theory . British Journal

ofSociology, 34 (1): 19-38.Sulstarova, E. (2007) Arratisje nga lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te

Kadareja.Bot. 2. Tiranë: Dudaj.

Shpuza, S. (1999) Kritika e pikëpamjeve borgjeze mbi formimin e KombitShqiptar .

Vitet 20-30 në publicistikë dhe histori. Tiranë: Toena.

Page 123: perpjekja_24

123Përpjekja

LIGJËRIMI I KOMBIT NË SHKRIMET E FAIK KONICËS

Nga Artan Puto

Faik bej Konica (1876-1942) është një figurë e rëndësishme e Lëvizjes KombëtareShqiptare, por edhe një figurë e lënë plotësisht në hije deri pak kohë më parë. Gjatëregjimit komunist mori damkën e reaksionarit dhe, për pasojë, mbi veprën e tij nukmund të bëheshin studime. Shkaku kryesor ishte se i shërbeu mbretit Zog si ambasadornë SHBA. Vdiq në Washington në 1942 pas një jetë të tërë kushtuar çështjes shqiptare.Pas rënies së komunizmit dhe mbarimit të periudhës së izolimit për qindra mijra shqiptarëu hap rruga që të linin vendin, ndërsa për Konicën të vinte një herë e mirë në atdhe.Eshtrat e tij u sollën në Shqipëri në 1995. Varri i thjeshtë në parkun e liqenit të Tiranësia përmbushi dëshirën e fundit për t u varrosur në tokën amë.

Faik Konica ishte një personalitet krejt i veçantë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,një njeri që iu fut me ndërgjegje të plotë qysh në të ri betejës për të zgjuar kombinshqiptar. Këtë betejë ai do ta zhvillonte sidomos në fushën e letrave dhe të gjuhës. Përkëtë ndërmarrje ai i kishte armët që duheshin, para së gjithash kishte një shkollim për tapasur zili. Kaloi nga shkolla jezuite në Shkodër në liceun perandorak në Stamboll,Universitetin e Dijon-it në Francë, për të përfunduar te Universiteti i Harvard-it nëSHBA.

Qëllimi i sprovës sonë është analiza e mënyrës se si Konica eperceptonte dhe ligjëronte kombin shqiptar , përmes shkrimeve nërevistën Albania (1897-1909) dhe një eseje të botuar në vitin 1904në një revistë franceze. Analizën e kemi strukturuar sipas tre çështjevebazë: a) kombi dhe gjuha shqipe, dialektet dhe krahinat, b) kombidhe feja, c) lashtësia shqiptare.

a) Kombi dhe gjuha shqipe

Në shkrimet e tij Faik Konica i ka kushtuar një vëmendje të veçantë problemit tëalfabetit shqip dhe gjuhës së shkruar, ose gjuhës letrare siç e quante ai. E rëndësishmeështë të shohim se çfarë domethënie kishte për Konicën gjuha shqipe, si edhe vendiqë ajo zinte në sendërtimin e kombit shqiptar . Fillimisht do të ishte me vend tënjohim mendimin e tij për gjuhën si një karakteristikë kombëtare .

Botimi në shqip i esesë Ese mbi gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale 1, jep sotmundësi për të hulumtuar konceptet e autorit për këtë çështje. Eseja ishte një reagim

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 124: perpjekja_24

124Përpjekja Përpjekja jonë

ndaj përpjekjeve për të përhapur të ashtuquajturat gjuhë universale, të tilla siEsperanto , Gjuha blu , Volapuk . Konica i ndante gjuhët në gjuhë natyrore, që

ishin gjuhët kombëtare dhe në gjuhë artificiale, që ishin Esperanto , Gjuha blu , etj.Në të vërtetë, eseja ishte konceptuar si një mbrojtje që autori i bën gjuhëve kombëtaredhe, në instancë të fundit, një shqetësim për të mbrojtur shqipen, gjuhën e tij dherrjedhën e saj natyrore të zhvillimit. Konica e paraqiste esenë si një traktat mbifilozofinë e gjuhës, duke u rrekur të shpjegojë ligjet e brëndshme të gjuhëve natyrore.Nga referencat e librave të vërejmë se shumë syresh prekin fushën e filozofisë sëgjuhës dhe të gjuhësisë bazuar mbi teoritë evolucioniste.2

Eseja e Konicës ka një hyrje të shkurtër dhe përbëhet nga tre pjesë. Në pjesëne parë ai shtjellon strukturën e gjuhëve artificiale. Pjesa e dytë merret me pamundësinëqë gjuhët artificiale të bëhen gjuhë letrare, siç mund të bëheshin, në të kundërt, gjuhëtnatyrore. Pjesa e tretë është një lloj konkluzioni që thekson rëndësinë e gjuhëve natyroredhe, njëherazi, është një përpjekje për të parashikuar zhvillimet e ardhshme në lidhje meafirmimin e një gjuhë ndërkombëtare që do të dilte nga gjiri i gjuhëve natyrore. Konicado të zgjidhte / parapëlqente për këtë të fundit njërën prej gjuhëve të mëdha perëndimore,si frëngjishtja, anglishtja dhe gjermanishtja.

Fillimisht do të ndalemi te mënyra se si Konica i shihte marrëdhëniet midisgjuhëve natyrore dhe racës , kjo e fundit e marrë si popull dhe/ose si komb . Ai ebënte të qartë qëndrimin e tij që në krye të herës:

Sot artificialja është në modë. Duan të zëvëndësojnë me prodhime manifakturegjithçka që është rezultat natyror i një vargu të gjatë rrethanash historike. Fabrikohetgjithçka, madje edhe gjuhë universale .3

Konica hidhte poshtë me përçmim gjuhët artificiale, duke përdorur argumentinse: gjuhët artificiale ishin të padobishme përballë gjuhëve natyrore, sepse këto tëfundit ishin një karakteristikë direkte e racës që i flet. Konica i konceptonte ato sipërkthim në tinguj i urtësisë së popullit . Mënyrat e ndryshme të të shkruarit tëgjuhëve natyrore, sipas Konicës, dëshmojnë, tekefundit, për ndryshimet që ekzistojnëmidis popujve, racave . Këto ndryshime kanë të bëjnë me nivelin e qytetërimit dhendikimet gjinore , prirjet intelektuale, traditat dhe vlerat morale të popujve. Gjuha në

1 Kjo ese është botuar në librin e Luan Starovës me titull Faik Konica dhe GuillaumeApollinaire, një miqësi evropiane , Onufri, Tiranë 2001.2 Prej filozofisë Konica i referohet shkollës evolucioniste; citon librin e Herbert Spencer-itPhilosophy of the style , më tej përmend Edward Claude-in Pioneers of evolution , Londër

1902. Konica shfrytëzon edhe veprën e linguistit frëng Arsen Darmesteter La vie des mots ,Remy de Gourmont, La culture des idées (pa date), etj. Sipas Luan Starovës, Konica vlerësonte

shumë fjalorin e linguistit francez Pierre Bayle (1647-1706)3 Një autor tjetër të cilit Konica i referohej shpesh ishte edhe Remy de Gourmont. Ndër librat eautorit francez që eruditi shqiptar i kishte për zemër ishin Esthétique de la langue française dheLa culture des idées .

Page 125: perpjekja_24

125Përpjekja

esenë e Konicës shihej si shpirt i racës dhe si tipar i jashtëm i popullit . Konica ishtei mendimit se uniformiteti i një race të caktuar dilte i qartë kur bëhej fjalë përpsikologjinë e popullit , e cila mund të kuptohej përmes një analize të filozofisë së

gjuhës .4 Për të, një komb i caktuar ka modelin e tij të të menduarit dhe të të vepruarit,i cili shfaqet nëpërmjet gjuhës që ai përdor. Duke iu referuar gjuhës frënge, Konicashkruante:

Pra, kam mendimin që për një të huaj është e pamundur të mendojë në mënyrënfranceze. Ka zakone të ndjeri, të analizuari, të grupuari, që francezi trashëgon dhe ihuaji më finok nuk do të dinte veç t i shkërbejë. Veç të tjerash, i huaji ka mësuar një nganjë fjalët që francezi i merr me vete qysh në lindje. 5

Shëmbulli që Konica sillte për të mbështetur shpjegimin e tij ishte nga bota eshpendëve:

Pse gjuhët mos të jenë të trashëguara kur një zog si bilbili, për shembull, ilindur në kafaz dhe larg të vetëve riprodhon pa e pasë dëgjuar melodinë e ndërlikuar tëtë parëve të vet? 6

Ato që Faik Konica merrte për tipare kombëtare, të tilla si teknikat mendore ,mënyra kombëtare e të menduarit , ose aftësitë e veçanta intelektuale të popujve të

ndryshëm, shpaloseshin dhe dukeshin më qartë te gjuhët natyrore. Në këtë pikë merrtedhe analizonte nuancat morfologjike të gjuhëve të ndryshme dhe i shpjegonte atopërmes ndryshimeve që ekzistonin midis vetë racave që i flisnin ato; përkufizontegjuhën frënge si gjuhë analitike, të qartë dhe të hijshme , anglishten si të prerë dhetë thatë , ndërsa italishtja me ndërtim të squllët, me tipare të flashkëta ; shkruante sendryshimet strukturore të këtyre gjuhëve vinin prej tipologjive të ndryshme racore .7

Pozicioni i Konicës mund të kuptohet më mirë në kuadrin e hovit që morinacionalizmi etnik në Evropën e gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Ky hov morishtysa të mëtejshme nëpërmjet transformimit të konceptit të racës dhe teoriveevolucioniste darviniane. Konceptet e racës dhe të gjuhës shiheshin si të lidhurangushtë midis tyre.8 Konica merrte këtu shembullin e gjuhës frënge, gërmat e së cilësshpesh herë nuk shqiptohen, por megjithatë nuk zhduken sepse luajnë një lloj rolizbukurues. Vijon më pas pyetja retorike e Konicës se a nuk kemi këtu një tipar që ka

4 Faik Konica, Ese mbi gjuhët natyrore dhe artificiale , në L. Starova, vep.cit., fq.109.5 Po aty, fq.141. Duke iu referuar racës franceze , ai shkruante se nga një pikëpamjeantropologjike , d.m.th. nga dukja fizike, raca franceze nuk përbënte një të vetme. Konicamendonte se raca franceze mund të dukej si latine , por në të vërtetë ishte një shkrirje etipave fizikë të ndryshëm . Kjo përzierje dominohej nga lloji bjond verior dhe njeriu i

Neandertalit . Nga ana tjetër, njëjtësia racore vinte për shkak të gjuhës dhe psikologjisë sëatyre që e flisnin këtë gjuhë.6 Po aty, fq.133.7 Po aty, fq.135.8 Po aty, fq.117.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 126: perpjekja_24

126Përpjekja Përpjekja jonë

lidhje të ngushta me shijen e së padobishmes, që është edhe shija e artit dhe një ngakarakteristikat e racës franceze? 9

Konica vazhdonte linjën e tij të arsyetimit duke thënë se gjuha ishte edhe njëtregues i nivelit të qytetërimit të një populli të caktuar. Tezën e tij ai e mbështeste tevrojtimi vijues: sa më shumë që një popull, ose racë është e civilizuar, aq më pakpasthirrma ka gjuha e tij , ndërkohë që e kundërta ishte tregues i prapambetjes.10

Ekzistencën e shumë pasthirrmave Konica e merrte si tipar të gjuhëve në agim tënjerëzimit dhe ato janë të pranishme në gjuhët afrikane, popujt e të cilave Konica ivlerësonte si të egër dhe primitivë . Në kontrast të plotë me to ishin gjuhët e Evropësveriore, shkrimtarët e të cilave i konsideronin pasthirrmat si një kujtim qesharak i njëkohe të shkuar. Konica mendonte se ato ishin të papajtueshme me karakterin introvertdhe serioz të evropiano-perëndimorëve të zhvilluar e të qytetëruar.11 Nga ana tjetër,gjuha kombëtare ishte zhvilluar në mënyrë të tillë që t i përshtatej aftësive profesionaletë popujve . Konica sillte këtu si shembull gjuhët matematikisht të sakta semitike,duke shkruar se ato i shkonin shumë mirë për shtat gjenisë arabe për kalkulime dhekombinime. 12 Gjuhët natyrore, në pikëpamjen e Konicës, kishin edhe një përparësitjetër: ato u nënshtroheshin ligjeve të evolucionit. Ato ndryshonin dora dorës mendryshimin e vetë kombit dhe kjo ndodhte në përputhje me shpirtin e racës . Gjuhëtstatike artificiale nga ana e tyre ishin të dënuara me fosilizim, sepse ato nuk mund tëevoluonin për shkak se nuk lidheshin me ndonjë komb.13

Konica i vlerësonte ndryshimet fizike dhe psikologjike të racës si shkakun eparë të alterimeve fonetike dhe, më vonë, të ndryshimeve strukturore të vetë gjuhës. Aii referohej shpërnguljeve masive të popullsive, të cilat ndikuan në kushtet e jetesës sëpopullit dhe ndikuan edhe vetë gjuhën. Shembulli i sjellë këtu është rasti i ekzoditbiblik të çifutëve nga Egjypti dhe vuajtjet e këtij populli në shkretëtirë. Sipas Konicës,tingujt guturalë të gjuhës çifute vinin pikërisht nga kushtet e vështira të jetesës së këtijpopulli dhe pasqyronte ndjenjën e etjes dhe të vapës mbytëse të shkretëtirës .14

Pjesa e fundit është një lloj sinopsisi në lidhje me afirmimin e një gjuhëndërkombëtare. Në fillim të pjesës së tretë dhe të fundit Konica shkruante:

Një nga shfaqjet më interesante të historisë së sotme është sigurisht zgjimi ijashtëzakonshëm i një tufe kombesh dhe gjuhësh që besoheshin të gllabëruara njëherëe përgjithmonë nga fqinjët e tyre të fuqishëm. Por është veçanërisht e çuditshme të

9 Eric Hobsbawm, Nations and Nationalism since 1780 , Canto, 2002, fq.108. Shih edheRonald Grigor Suny and Michael D. Kennedy, Intellectuals and the Articulation of the Nation ,The University of Michigan,2001, fq.28. Po ashtu Benedict Anderson, ImaginedCommunities , Verso, London, 2003, fq. 67-83; John Breuilly, Nationalism and the state , TheUniversity of Chicago Press, 1993, fq. 54-69.10 Faik Konica, vep.cit, fq.116.11 Po aty, 116.12 Po aty, fq.116.13 Faik Konica, vep.cit., fq.119.14 Po aty, fq.165.

Page 127: perpjekja_24

127Përpjekja

vihet re prirja paralele dhe bashkëkohëse me këtë lëvizje individualiste, krejt e përkundërte socializmit dhe e gjuhës gjithënjerëzore. Aty është larmia, ndryshimi, parregullsia,zallahia, dhe veçanërisht ushtrimi i funksionit jetësor që për çdo njësi është t u qëndrojëshkeljeve dhe të synojë të shkelë nga ana e vet. Këtu është njëtrajtshmëria e zymtë dhemania e egër e sheshimit gjithënjerëzor. Gjuhët gjithënjerëzore, të lindura nga të njëjtatnevoja të rreme dhe nga e njëjta shtysë si socializmi, e marrin fare pak parasysh, saedhe ai, natyrën e përbërë dhe shumëformëshe të njeriut. 15

Konica e vlerësonte zgjimin e gjuhëve natyrore si pjesë e trajektores sëevolucionit të vetë historisë së njerëzimit. Ato ndiqnin të njëjtin jetë ciklike si edhe

kombi i personalizuar . Duke folur për ndikimin e romantizmit dhe të fazës B tëlëvizjeve kombëtare (kur paraqiten kërkesa kulturore dhe linguistike) gjatë gjysmës sëparë të shekullit të XIX, Miroslav Hroch shkruan se në atë kohë doli një koncept i ri përkombin, që e shihte këtë si një trup human, ose thënë ndryshe i personalizuar. Njëgrup etnik i caktuar, sipas Hroch-ut, filloi të përkufizohej si ne .

Kur shihet i personalizuar, kombi duhej natyrisht të përdorte një gjuhë letrare,pikërisht siç do të përfshinte një të kaluar të përbashkët në kujtesën e tij. Jeta e këtijkombi të personalizuar dhe pangjashmëria dhe dallimet nga kombet e tjera, logjikishtdo të vareshin nga përhapja e suksesshme e gjuhëve kombëtare; nëse kjo do tëdështonte, atëhere edhe kombi i personalizuar do të vdiste .16

Frika e Konicës ishte pikërisht se përhapja e gjuhëve artificiale do të mund tëpengonte rritjen e natyrshme të gjuhëve natyrore. Prandaj, gjuhët artificiale ai i merrtesi një strategji për të fshirë nga faqja e dheut diversitetin e natyrshëm të njerëzimit tëmishëruar në zhvillimin e kombësive dhe në gjuhët përkatëse natyrore.17 Me shumëgjasë Konica shihte te zhvillimi i gjuhëve artificiale edhe një kërcënim ndaj misionit tëtij intelektual për të ndërtuar një gjuhe letrare shqipe.

Në këtë ese mund të vërehet një fill përshkues mendimi. Ky lidhet me idenë eevolucionit, se gjuhët natyrore, ose gjuhët kombëtare, ndjekin të njëjtën trajektoregraduale zhvillimi si edhe kombet përkatëse. Gjuhët natyrore Konica i shihte si njëpotencial natyror vlerash, ato mund të harrohen, të bien në letargji, por ato mund tëzgjohen përmes veprimtarisë intelektuale të njerëzve të ditur të dalë nga populli/kombi.Për Konicën, gjuhët natyrore mund të bëheshin mjete civilizimi nëse shndërroheshinnë gjuhë letrare, të cilat do të ishin të afta të prodhonin ligjërime në art dhe në shkencë.Gjuhët artificiale nuk mund të merrnin pjesë në këtë proces sepse ato nuk u bindeshin

15 Po aty, fq.129.16 Po aty, fq.175.17 Miroslav Hroch, The Social Interpretation of Linguistic Demands in European NationalMovements , in European University Institute Working Paper EUF No.94/1, pg.25.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 128: perpjekja_24

128Përpjekja Përpjekja jonë

ligjeve të natyrës, pikërisht sepse ishin artificiale.Një pjesë të madhe të aktivitetit të tij intelektual Konica e zhvilloi në faqet e

revistës Albania që themeloi vetë në 1897 dhe që vazhdoi të botohej, ndonëse nëmënyrë të parregullt, deri në vitin 1909. Një nga qëllimet kryesore të Albanias ishtezhvillimi kulturor i shqiptarëve me synimin që ata të përgatiteshin të bënin një jetë tëpavarur politike në të ardhmen. Theksi këtu vihej në mënyrë të posaçme mbi letërsinëdhe gjuhën. Në faqen e parë të numrit të saj shkruhej letërsi, gjuhësi, histori dhesociologji .18

Në artikullin e tij të parë te revista Albania , me titull Armiqtë e Shqipërisë ,ai ndalet më gjatë te kjo pikë. Fillimisht ai paraqet situatën degraduese ku ndodheshinshqiptarët përmes një gjuhe thumbuese tipike për të:

Armiqt e Shqipërisë janë Shqipëtarë, jo të tjerë. Armiqt e Shqipërisë kanëshkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglattë trazuarat, gjer në luftrat më të gjaktat, Shqipëtari ka hequr hark, vërtitur kordhë ezbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të unjtë, se historia e këtij kombi që- përpakë të qelbur ergjënt- shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s i erdhi dëshërim, ngaaqë vjet që e shkelin edhe e kurvërojnë të huajtë, s i erdhi dëshërim të japë dy pika gjakpër lirin e vetëhesë... Shkaku i këtyre të ligave është se Shqipëtarët s kanë shpirtinmjaft të lartë për të dashur lirinë 19

Konica e mendonte revistën e tij si një medium për të gjithë shqiptarët që tëbëheshin së bashku dhe të flisnin si njerëz të qytetëruar për idealet e tyre. Për të, këtoideale ishin dashuria për të vërtetën dhe për Shqipërinë .20 Ai e përshkruante gjëndjene atëhershme të shqiptarëve si jeta e trupit dhe bënte thirrje për të hyrë në jetënintelektuale, në jetën e mëndjes . Kjo për aryse se Konica mendonte se shqiptarëtjetonin vetëm një ekzistencë biologjike. E ardhmja duhej të ishte ndryshe. Ata duhej tëqytetëroheshin nëpërmjet arsimimit. Disa muaj më vonë, në një tjetër artikull Konicanënvizonte nevojën e bashkimit, si një parakusht që të tjerët t i shihnin shqiptarët sikomb.21 Filli që përshkonte këto shkrime ishte rëndësia që i jepej të mësuarit me qëllimqë shqiptarët të rigjeneroheshin dhe të begatoheshin si një komunitet i vetëm. Në sytëe Konicës ky komunitet kishte humbur ndërgjegjen e të qënit një i vetëm.

Ky qëndrim i Konicës duhet vendosur në kontekstin politik të kohës. Në kushtete rritjes së nacionalizmave ballkanike dhe të dobësimit të mëtejshëm të PerandorisëOsmane në fund të shek. të XIX, Konica mbështeste idenë e përgatitjes gradualekulturore të shqiptarëve. Me këtë ai synonte që të arrihej fillimisht një autonomi kulturorebrënda vetë Perandorisë. Njëlloj si edhe intelektualët e tjerë shqiptarë të kohës, Konica

18 Këtu Konica i referohet librit të Gustav Floberit Edukimi sentimental , ku autori vë nëgojën e një personazhi eksentrik idenë e një gjuhe universale për të gjithë njerëzimin. FaikKonica, vep.cit., fq.62.19 Albania , nr.1 (1897).20 Albania , nr.1 (1897), fq.1-2.21 Albania , nr.2 (1897), fq.32.

Page 129: perpjekja_24

129Përpjekja

ishte për atë që shqiptarët të formonin një komunitet kombëtar kompakt dhe tëpërcaktuar mirë, përpara se Perandoria Osmane të shpërbëhej.22 Ky komunitetkombëtar do të ngjizej përmes zhvillimit kulturor. Konica vlerësonte se arritja e këtijsynimi mund të bëhej me ndihmën e Austro-Hungarisë, që për të ishte e një rëndësie tëdorës së parë. Në atë kohë Austro-Hungaria ishte e interesuar të ndihmonte lëvizjenkombëtare shqiptare që të rritej dhe të shndërrohej në një barrierë kundër përparimitsllav në Ballkan.23

Për Konicën problemi i gjuhës shqipe ngërthente në vetvete dy çështje: atë tëalfabetit të përbashkët dhe atë të krijimit të një gjuhe letrare të standartizuar. Gjëndja nëlidhje me alfabetin dhe me gjuhën e shkruar në përgjithësi i përngjet asaj që përshkruanMaria Todorova, kur shkruan për problemin e gjuhës në Bullgari në shekullin e XIX.Bëhej fjalë për ekzistencën e disa gjuhëve për komunikim dhe të disa alfabeteve.24

Intelektualët patriotë shqiptarë deri në kohën e Revolucionit xhonturk të 1908-ës,përdorën për të shtypur librat shqip tre alfabete. Alfabeti i Stambollit i krijuar ngaShoqëria e të Shtypurit të Shkronjave Shqip (1879), alfabeti i Shoqërisë letrareBashkimi , themeluar në vitin 1899 në Shkodër dhe alfabeti i Shoqërisë patriotikeAgimi , e cila ishte krijuar në vitin 1902. Alfabeti i parë kombinonte gërmat latine me

ato greke, ndërsa i dyti dhe i treti ishte i bazuar vetëm mbi gërmat latine.25

Ajo që Konica donte të arrinte me revistën e tij ishte përdorimi vetëm i njëalfabeti dhe ky alfabet të ishte i tij. Ai ishte i ngjashëm me atë të Shoqërisë Bashkimi

22 Albania , nr.8, (1897), fq.121.23 Albania , nr.2, (1897), fq.1.24 Në një letër të 18.08.1897 dërguar prej tij nga Brukseli Theodor A. Ippen-it,konsullit austro-hungarez në Shkodër nga Brukseli, ai shpjegonte qëllimet erevistës së tij. Duke hezituar që të theksonte shumë anën politike të problemit,sepse Austro-Hungaria ishte më shumë për zhvillimin kulturor të shqiptarëve dhejo për ndryshimin e status-quo-së në Perandorinë Osmane, objektivi i Albaniassipas Konicës ishte: Nga pikëpamja letrare, unë besoj se ndërmarrja jonë tashmë kanjë qëllim të kufizuar: të frymëzojë shumicën e shqiptarëve me dëshirën që tëanojnë nga unifikimi i gjuhës së tyre, duke i shkrirë në mënyrë racionale ndryshimetdialektore të Shqipërisë. Ne, gjithashtu, ia kemi arritur që t i japim gjuhës njështrirje të gjerë dhe fjalorit një pasuri më të madhe . Faik Konica, vepra , ShtëpiaBotuese Dudaj , Tiranë, 2001, vëll.4, fq.20.25 Maria Todorova, Language as a Cultural Unifier in a Multilingual Setting: The BulgarianCase During the Nineteenth Century , in East European Politics and Societies, Volume4, no.3,fall 1990. Për një situate të ngjashme edhe në Evropën e shek. të XIX shih Anne-Marie Thiesse,kapitulli II Une nation, une langue , në La création des identités nationales, Europe XVIII-XIX siècle , Editions du Seuil, Paris 1999, fq. 67-83.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 130: perpjekja_24

130Përpjekja Përpjekja jonë

dhe nëpërmjet tij ai donte arrinte në unifikimin e alfabeteve të tjerë.26 Konica e mendontekrijimin e një alfabeti të vetëm si një proces që do të shkonte paralel edhe me krijimin enjë gjuhe letrare shqipe.27

Si e vlerësonte Konica gjuhën shqipe të asaj kohe dhe si e motivonteveprimtarinë e tij prej intelektuali patriot?

Në disa shkrime Konica kishte shprehur idenë se gjuha shqipe ishte një gjuhëe vjetër, por një gjuhë e pakultivuar. Kjo gjuhë, ashtu siç ishte trashëguar nga të parëte shqiptarëve, ishte arkaike dhe asaj i mungonin shumë fjalë që të shprehnin ide.28 Aie shikonte shqipen si gjuhë folklori dhe gjuhë dasmash , e cila kishte mbetur nëstadin e gjuhës së folur.29 Kjo gjuhë ishte e varfër në terma të përgjithshme dhefilozofike, çka e bën të pamundur të shprehesh me qartësinë e nevojshme për temamadhore .30 Në kontrast me shqiptarët fqinjët kishin gjuhë letrare me të cilën botoninlibra dhe bënin të mundurë komunikimin mes njerëzve që nuk kanë lindur në të njëjtinvent . Në këtë pikë ai i referohej grekëve.31

Vetëm shqiptarët nuk kanë një gjuhë të tillë dhe prandaj ata kanë mbeturë tëndarë midis njëri tjetrit. Është e rëndësishme që të krijohet një gjuhë letrare si mjet përbashkim .32

Synimet kryesore, sipas tij, ishin të zgjidhej një alfabet latin, meqënëse shqiptarëtishin popull evropian. Përveç kësaj, gërmat latine ishin edhe praktike, sepse do të ishtemë e lehtë për të shtypur libra shqip në Evropë. Ky problem për Konicën ishte mëshumë një problem politik, sepse ai nuk do të vinte prej zhvillimit gradual të vetë

26 Shih Historia e Shqiperise , Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë 2002,fq.211; 348-352. Për më gjerë shih Stavro Skëndi The Albanian National Awakening ,Princeton University Press, New Jersey, 1967, kapitulli The Struggle for national Affirmation1881-1908 , fq.111-316; po ashtu Stavro Skendi, The History of the Albanian Alphabet: ACase of Complex Cultural and Political Development , in Balkan Cultural Studies , ColumbiaUniversity Press, New York 1980, fq.211-233.

27 Stavro Skëndi, Balkan Cultural Studies , Columbia, 1980, fq. 220.28 Faik Konica, vepra , vëll.5, 2001, fq.297-300.29 Themeli i çdo progresi është çështja e abe-së , Albania , nr.6, (1906), fq.119. kjo është njëtemë që përsëritet shumë herë në faqet e revistës Albania . Në vitin e parë të botimit tërevistës në 1897, në një artikull të shkruar në fërngjisht me titullin Çështja e të shkruarit tëshqipes , Konica e përkufizonte shqipen sin jë gjuhë që është e aftë të shprehë ndjenja, por jotë diskutonte ide . Ai përsëriste mendimin e tij se në gjëndjen në të cilën kjo gjuhë ndodhej, paka shumë e njëjtë me atë të të parëve, ajo mund të ishte një gjuhë folklori, popullore, por jogjuhë e kulturës . Albania , nr.6, 1906, fq.119.30 Albania , nr.11, 1898, fq.201.31 Në një letër drejtuar një shokut të tij në Bukuresht në vitin 1896, Konica pranontevështirësitë që ai vetë haste kur shkruante shqip dhe kur i duhej që të merrej me filozofi dheshkencat në përgjithësi. Faik Konica, vepra , vëll.4, 2001, fq.5.32 Për themelimin e një gjuhë letrare shqipe , Albania , nr.1, Bruksel 1897, fq.4.

Page 131: perpjekja_24

131Përpjekja

gjuhës, por nga ndërhyrja e intelektualëve patriotë që shtyheshin nga nevoja për t ibashkuar shqiptarët. Çështja e gjuhës letrare do të ishte edhe një çështje e rilindjeskombëtare , qytetërimit dhe progresit të popullit .

Konica e mbështeste idenë e një alfabeti latin edhe për një arsye tjetër. Aimendonte se alfabeti latin ishte në njëfarë kuptimi edhe vazhdim i alfabeteve të përdoruranga priftërinjtë katolikë shqiptarë të shekullit të XVII, Pjetër Budi (1621) dhe FranoBardhi (1635), të cilët i botuan librat e tyre me gërma latine. Konica besonte se në çdofushë të aktivitetit njerëzor, shkencë, politikë, qytetërimi në përgjithësi, bazohej në njëligj të vazhdimësisë , siç e quan ai. Në këtë mënyrë ai e shihte veten e tij se i përmbahej

këtij parimi, sepse duke adoptuar gërma latine gjuha shqipe do të merrte vlerën e njëgjuhe evropiane me traditë të vjetër shkrimi dhe nuk do të konsiderohej si një gjuhë qëpo shkruhej vetëm tani në fund të shek të XIX.33

Një objektiv tjetër i cili duhej arritur nëpërmjet gjuhës letrare të standartizuarishte edhe tejkalimi i faktorëve ndarës midis shqiptarëve, siç ishin dallimet krahinoretë pasqyruara në ekzistencën e dy dialekteve të mëdha. Këto dallime duheshin zbuturduke përdorur një gjuhët të përbashkët letrare.

Në lidhje me gjuhën e folur ai shkruan në 1898 një artikull në frëngjisht nërevistën e tij me titull Dialektet shqiptare dhe nevoja e shkrirjes së tyre . Aty Konicae paraqiste gjendjen në trevat shqiptare si të mbizotëruar nga dy dialekte, ai geg dhe aitosk, por edhe nga nëngrupimet e tyre më të vogla.34 Teza e tij ishte se dallimet mestyre, përsa i përket gjuhës së folur, ishin më tepër nuanca fonetike, por të cilat mund tëtheksoheshin më shumë në të shkruar. Ai paralajmëronte se format e ndryshme të tëshkruarit të gjuhës shqipe mund të divergonin shumë prej njëra tjetrës, sepse në trevatshqiptare nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe. Shkollat në gjuhën shqipe, duke përdorurgjuhën standarte, do të bënin të mundur zvogëlimin e këtyre dallimeve:

Shqiptarët që janë vizionarë në këtë fushë janë të ndërgjegjshëm për rrezikunqë vjen nga bashkëjetesa e këtyre dy dialekteve, si edhe e vështirësive që lidhen meshkrirjen e tyre. Çështja këtu nuk është që të zhdukim toskërishten apo gegërishten,dhe as të bindim shqiptarët që të përmirësojnë gjuhën e tyre të folur të përditshme,qoftë kjo toskërishte apo gegërishte, meqënëse synojmë bashkimin e dialekteve. Kjogjë do të ishte e pamundur dhe as e përshtatshme. Sepse të ndryshuarit e gjuhës sëpopullit është njësoj si të ndryshosh karakterin e tij dhe t i shkatërrosh personalitetin.Dialekti tosk, i gjallë, i shkathët, i lehtë dhe në evolucion të vazhdueshëm pasqyronmire karakterin e toskës që shquhet nga një vrazhdësi e përmbajtur, nga një ndjenjëhumori, nga aftësia, nga intriga dhe nga paqëndrueshmëria. Përkundrazi, dialekti gegë,masiv, i pandryshueshëm, pa shprehje me kuptime të dyfishta, përfaqëson më së mirikarakterin gegë që është serioz, i sinqertë, shpesh here i pa të keq dhe mbi të gjitha

Për Konicën zgjidhja ishte ruajtja e të dyja dialekteve, e pasurive të tyre gjuhësorearmik i të rejave. Puna është që të krijohet, përtej bashkëjetesës paralele të të dydialekteve, një gjuhë letrare të shkruar e cila të jetë e njëllojtë për të gjithë shqiptarët .35

33 Po aty, fq.5.34 Në themelin e çdo progresi është çështja e abe-së , Albania , nr.6, 1906, fq.120-121.35 Albania , nr.10, 1898, fq.173-174.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 132: perpjekja_24

132Përpjekja Përpjekja jonë

si pjesë e karakterit të popullsisë që e fliste, por ai hidhte mendimin që dialektet tëpërdoreshin në mënyra të ndryshme. Konica mendonte se dialekti i toskëve, që ai iimagjinonte si finokë, më urbanë dhe më pragmatikë mund të përdorej për të shkruarprozë. Ndërsa dialektin e popullsisë gege të veriut, që përfytyrohej me një karakterepik, i cili i shkonte natyrës romantike të malësive të pamposhtura ku jetonin, përKonicën ishte i përshtatshëm për të shkruar poezi. Konica përpiqej që të gjente njëteknikë për të zbutur dallimet krahinore, për të nxitur shqiptarët e ditur që t i mësonintë dyja dialektet. Drejt gjuhës letrare të përbashkët do të shkohej jo duke i zhdukurbrutalisht dialektet, por duke i latuar, lëmuar ato me qëllim përafrimin. Kjo gjuhë epërbashkët do të kërkonte edhe hartimin e një gramatike të njëjtë, detyrë kjo që sipas tijduhej të kryhej nga shqiptarët e mësuar dhe nga albanologët e huaj. Kjo gramatikëduhej të shkrinte në mënyrë racionale elementë nga të dy dialektet.

Problemi i krijimit të një gjuhe letrare e dalë nga dialektet nuk ishte një veçorishqiptare. Duke folur për rastin bullgar në mes të shekullit të XIX, Maria Todorovashkruan:

Shtypi bullgar i viteve 1850 dhe 1860 është jashtëzakonisht interesant përsa ipërket, midis çështjeve të tjera, debateve të ashpra mbi mënyrën se si dallimet dialektoremund dhe duhej të tejkaloheshin. Në përgjithësi dolën dy pikëpamje: njëra, për krijimine gjuhës letrare bullgare me bazë polidialektore, p.sh. formimin e një gjuhe të përbashkët,e cila do të përfshinte karakteristika të të gjithë dialekteve të mundshme; dhe e dyta, qëpranohej nga një numër më i madh i personaliteteve të letërsisë, për krijimin e një gjuheletrare bullgare me bazë monodialektore .36

Disa vite më vonë Konica shkruajti një artikull tjetër me një titull domethënësPër themelimin e një gjuhe letrare . Ky artikull ishte një shtjellim i mëtejshëm i ideve

të tija fillestare rreth problemeve të shqipes. Për mendimin e tij, revista që ai drejtontekishte vepruar si një urë që duhej të lidhte dy popullsi të ndara, atë gege dhe atë toske,të krahasuara në tekst me dy gadishuj të palidhur.

Gjer më sot shqiptarët nuk kanë njohur si jetë të përbashkshme, përveç jetëne katundit a të qytetit; prandaj, cilido ka qenë i kënaqur me dialektin e rretheve kurronte. Sot shqiptarët zunë të rrojnë një jetë më të gjerë, jetën kombëtare. Ky zgjerim imadh në jetë shtrëngon të zgjerojmë edhe gjuhën. Ky trup i ri, Kombi, ka nevojë për njëorgan të ri. Si do ta ndjejë shqiptari i Pejës se është nga një komb me shqiptarin e Filatit,kur të mos jetë një gjuhë e përbashkshme mes tyre? Secilido që ka ca dërhem tru nëkokë kupton se më madhja nevojë që kemi sot ne shqiptarët është për një gjuhë tëpërbashkshme letrare .37

Në ndryshim nga jeta e krahinës, jetën kombëtare Konica e shikonte si njëpërvojë të re, më cilësore dhe më përfshirëse. Por, kjo përvojë e re kishte nevojë për një

36 Albania , nr.10, Bruksel 1898, fq.173.37 M.Todorova, vep.cit., fq.442.

Page 133: perpjekja_24

133Përpjekja

parakusht themelor, i cili ishte gjuha kombëtare , ose gjuha letrare. Ndërkohë qëdialektet përfaqësonin vetëm nivelin rajonal të jetës së komunitetit, kombi , krahasuarme një trup të ri, kishte nevojë për organe të reja.

Krahasimi i kombit me një trup që ka një fizionomi dhe një thelb karakterial tëvetëm ishte edhe ajo një ide mjaft e përhapur në shekullin e XIX. Siç e përmendëm edhemë sipër, një konceptim i tillë vinte nga ndikimi i teorive deterministe të evolucionit tëracave dhe atij kulturor që e shikonin kombin në terma biologjikë, si një organizëm tëgjallë .38 Në këtë kuptim, procesi gjatë së cilit individë ose bashkësi të ndryshmenjerëzish bëjnë të tyren konceptin e kombit si konteksti më domethënës përvetëidentifikim , në mënyrë të pashmangshme do të sillte me vete edhe mënjanimin /anashkalimin e kategorive të tjera që mund të prodhonin një sens identiteti, siç ishinfshatrat, krahinat, etj.39 Të qënit anglez, të qënit francez, ose grek, ishin ndjenja qëvinin si pasojë e një procesi konstruktimi identitar i lidhur ngushtë me vlerësimin e asajqë ishte lokale/krahinore, por edhe me procesin e akulturimit të tyre kombëtar , tëshkrirjes së tyre në një entitet më të gjerë që ishte kombi .40

Në rastin e Konicës, dialektet dhe ndjenjat identitare që lidhen me krahinat qëi flasin këto dialekte shihen si elementë përbërës të një identiteti më të gjerë kombëtarshqiptar . Zhvillimi dhe rritja e gjuhës letrare si tipar kryesor i identitetit kombëtar, dotë shkonte paralel me zhvillimin e identitetit kombëtar. Në tekstet e Konicës del i qartëshqetësimi, dhe, në të njëtjën kohë, kujdesi që si gjuha ashtu edhe identiteti kombëtartë ndërtohen mbi bazën e shkrirjes së dy identiteteve të mëdha krahinore më dialektete tyre përkatëse, toskërishtes së jugut dhe gegërishtës së veriut. Në lidhje me këtë aipropozonte gjuhën e qytetit të Elbasanit, meqë ai ishte në qendër të Shqipërisë. Në atëkohë Konica e shikonte idenitetin kombëtar si një mënyrë të re vetëidentifikimi, qëishte në krijim e sipër.

Në njëfarë mënyre, Konica po i paraprinte proceseve kulturore kombëtarizuesetë shtetit shqiptar, fillimisht të monarkisë së Zogut dhe më vonë të shtetit komunist. Aie njihte rëndësinë e shtetit kombëtar në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së gjuhësletrare. Ai mendonte se do të duhej një periudhë tranzitore derisa sa të arrihej ai stad,gjatë së cilës do të tentohej, sa të ishte i mundur, përafrimi i dy formave dialektore tëshqipes së shkruar, pa i zhdukur ato dhe pa pranuar a priori njërën në vend të tjetrës.41

Po të kemi parasysh se kongresi drejtshkrimor i shqipes që sanksionoi gjuhën zyrtareu mbajt vetëm në vitin 1972, atëhere na qartësohet edhe më tej kujdesi dhe largpamësiae Konicës.

Kur diskutonte problemin e dialektit dhe të gjuhës letrare, ai ishte i vetëdijshëm

38 Albania , nr.6, (1905), fq.123.39 Robert Shannan Peckham, Internal Colonialism, nation and region in nineteenth-centuryGreece , në Balkan Identities, Nation and Memory , Maria Todorova, red., Hurst&Company,London 2004, fq.43-44.40 Po aty, 44.41 Po aty, 44-45.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 134: perpjekja_24

134Përpjekja Përpjekja jonë

se dialekti qe diçka më e ngulitur, kishte rrënjë më të vjetra dhe më të forta te shqiptari.Gjithësesi, ai përpiqej që t i zvogëlonte dallimet dialektore, duke i paraqitur ato sidallime vetëm në rendin fonetik, që kishin rrënjë te i njëjti thelb shqiptar, por që nëseliheshin në harresë dhe nuk kultivohej një gjuhë e përbashkët ato, me kohë, mund tathellonin hendekun. E gjithë kjo parashtresë ka ngjashmëri të dukshme me trajtimin eproblemit të identiteteve krahinore në Greqinë e gjysmës së parë të shekullit të XIXdhe politikave ndërtuese të një identiteti kombëtar. 42

Në tekstet e Konicës, dikotomia dialekt-gjuhë kombëtare, projektohet si konfliktmidis asaj që është autentike dhe asaj që është moderne, konflikt ky i përhershëmbrenda ideologjive nacionaliste, që synojnë konstruktimin e kombit .43 Dialekti mbahetgjithnjë si diçka më autentike, si një tërësi vlerash e lidhur më ngushtë dhe mëdrejtpërdrejt me anëtarët e një bashkësie që cila synohet të kthehet në komb .Nëpërmjet veprimtarisë së shtypit, librave shkollorë, politikave gjuhësorestandartizuese, duhet që gradualisht dialektet të transformohen në mënyrë të atillë qët i përshtaten gjuhës letrare moderne. Kjo gjuhë e re letrare nënkupton edhe përftimine një mënyrë të re vetëidentifikimi, që është ndjenja e përkatësisë në një komb , mbiatë që është krahinore . Nga sa më sipër, përveç dallimeve krahinore dhe dialektore,vëmëndjen e Konicës e tërheqin edhe dallimet fetare. Identiteti kombëtar kundrejtidentitetve fetare do të jetë një tjetër tezë me anën e së cilës Konica konstruktontekombin shqiptar .

b) Kombi dhe feja

Ligjërimin e idesë së kombit shqiptar , i parë ky si i kundërt me fenë, Konicabënte nga dy këndvështrime, atë historik dhe atë aktual. Nga këndvështrimi i parë

42 Albania , nr.7 (1897), fq.113. Kushtet ideale për Konicën do të ishin ato kur gjuha letraredo të arrihej përmes një procesi të natyrshëm evolucioni. Në këtë pikë Konica hiqte disa paraleleme vende të tjera. Duke nënkuptuar vendet e zhvilluara evropiane, Konica shprehej se gjuhëtletrare ishin krijuar duke imponuar dialektin e folur nëpër oborret mbretërore, ose falë gjuhës sëpërdorur nga shkrimtarë të shquar. Sipas tij shqiptarëve u mungonin shumë gjëra, si p.sh. ata nukkishin një oborr mbretëror, nuk kishin shkrimtarë të shquar dhe për më tepër jetonin të rrethuarnga armiq. Prandaj nuk kishte më kohë për të humbur. Nga ana tjetër shqiptarët, gjithmonë sipasKonicës, nuk ishin mjaft të qytetëruar që të merrnin përsipër zgjidhjen e problemeve të tilla tësofistikuara siç ishte ai i gjuhës letrare. Shqiptarët nuk kishin luksin e pritjes që të krijoheshininstitucionet shtetërore, prandaj ai u bënte thirrje shqiptarëve të mësuar që të jepnin kontributine tyre. Shih Për themelimin e një gjuhe letrare , Albania , nr.6, 1905, fq.124.43 Peckahm shkruan se: Krahinat karakterizoheshin nga gjuhë të veçanta, një situatë kjo esatirizuar nga dramaturgu Dimitrio Vyzandios në pjesën teatrale Babeli, ose korruptimi krahinori gjuhës greke (1836), ku karaktere të ndryshme, të cilat flisnin dialekte që nuk kuptoheshin mestyre, takohen në një tavernë në Napflion dhe prodhojnë situata fantastike . Robert ShannanPeckahm, vep.cit, fq.49.

Page 135: perpjekja_24

135Përpjekja

kombi paraqitej si më i vjetër se feja, si një tërësi vlerash, që ishin më të larta dhe mëfisnike. Kombi ishte trashëgimi e lënë nga të parët tanë. Në pikpamjen e Konicës, poredhe në shkrime të autorëve të tjerë në Albania , besimi fetar shihej si fenomen më ivonshëm, i cili kishte zënë sytë dhe kishte mbuluar identitetin kombëtar . Nëntekstiishte një e kaluar e lavdishme, kur shqiptarët nuk ishin të ndarë nga feja, në kontrast tëplotë me të tashmen, kur shqiptarët e kishin humbur ndjenjën e përkatësisë në njëkomunitet.

Ja si e shpjegonte autori dinamikën komb-fe në mesin e shqiptarëve:Komp do me than gjith njerëzit qi rrojn në nji dhe, kan nji gjuh eni nji far. Na

shqyptart, qi rrojm në nji tokë, flasim shqyp e kena nji rranxë, bojm nji komp, jena kombishqyptar. Do kombe jan muhamedan, do kombe jan t krështen, do kombe janmuhamedan ene t krështen perzjemun. Por gjith kombet kan pas ken pa fe, dy mij vjetma par. Kombi shqyptar, sot për sot, a me muhamedan, katholik, orthodhoks enebektashin t perzjemun. Por si kombet e tjera, kombi shqyptar, ka pas besue hanën,djellin, yjt, drunjt ene shkembit; masanej ka pas sjell bes n shum perëndira; m at her,kishin nji perëni për shka do gja: perënia e hutës, perënia e gjakut, perënia e luftës, enetë tjera. Por, me koh, kombi shqyptar rishtas mbrojti fen e vet, ene u ba i gjith i krështen,qish meti deri në ardhje t Osmanllisë. Osmanllia erdhi n Shqypni n shekullin epesëmëdhetë, ene kombi shqyptar mas tredhet vjet luftrash u mun, ene u shtrëngua meu bamun muhamedan; por, pesdhet vjet masanej, shum shqyptar u ban prap t krështen,ene t tjert men n fen e re, o pse e gjenin ma t mir o pse kishin dobi. Shqyptart kan kengjithmon trima ene t fort; por si u ban t damun ka fet, humn shum fuqin e vet .44

Siç përshkruhet në tekst feja ka një lidhje ambigue me kombin. Ajo shihet si njëfenomen më i ri, që ndryshon me kalimin e kohës, ndërkohë që kombi shqiptar kqyretsikur mbetet gjithmonë i pandryshueshëm në rrjedhë të shekujve. Ky perceptim ahistorikdhe esencialist i kombit shqiptar synon të nxjerrë në pah një kohë të kaluar, të artë, nëkontrast me të tashmen e zymtë. Megjithatë, feja duket se ushtron një ndikim afatgjatëmbi kombin shqiptar, meqë ky i fundit, pasi përçahet fetarisht, fillon e humbet fuqinë edikurshme.

Në të vërtetë feja duket sa ka qenë motiv shqetësimi për Konicën dhe përautorët e tjerë, që shkruanin në revistën e tij. Artikujt që trajtonin këtë temë lëkundenmidis dy poleve, nga njëra anë është indiferenca dhe toleranca fetare e shqiptarëve,ndërsa nga ana tjetër qëndronte kombësia shqiptare , e përçarë nga besimet fetare.Vëmendja e revistës Albania duket se përqendrohet më tepër te përçarja e shqiptarëve,sepse tolerancën fetare ajo e sheh më shumë si një vlerë të kohëve të shkuara. Etashmja shihet si kohë për veprim, me qëllim që të ringjalleshin vyrtytet kombëtare ,përkohësisht të humbura.

Kur ishte fjala për fenë argumentimet e Konicës nuk ishin të pandryshueshme.Qëndrimi i tij ishte më i idealizuar , kur i duhej të reagonte ndaj asaj se çfarë mendonin

44 Po aty, fq.41-60.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 136: perpjekja_24

136Përpjekja Përpjekja jonë

të huajt për shqiptarët. Ai i hidhte poshtë përshtypjet e të huajve, që i tregonin ata sifanatikë fetarë. Kundërargumenti i tij më i fortë ishte se shqiptarët qenë populli më pakfetar në Ballkan, me përjashtim të pjesës kufitare të popullsisë shqiptare, e cila qeinfektuar nga jetesa pranë fqinjëve të huaj.45

Duhet nënvizuar këtu se argumenti i indiferencës fetare të shqiptarëve, ështëndër konstruktet ideologjikë më rezistentë, ende i pranishëm në studimet shqiptare. Aimbështet te besimi i mbijetesës së disa cilësive kombëtare shqiptare, që kanëmundësuar kalimin e fesë në rang të dytë, pas kombësisë. Një konceptim i kombitshqiptar në terma të tillë është esencialist dhe përgjithësues. Siç nënvizon NathalieClayer, për sipërfaqësinë fetare të shqiptarëve duhet folur kur kihen parasysh grupetë caktuara dhe periudha të caktuara kohore, duke mos imponuar të njëjtin modelshpjegues për të gjithë shqiptarët, pra duke i marrë ata si një komunitet homogjen.46

Nga një pikëpamje funksionaliste, konstrukte të tilla ideologjikë, si shpirtisipëfaqësor fetar i shqiptarëve, janë, po të përdorim fjalët e Hobsbawm-it, tradita tëshpikura , synimi i të cilave është të simbolizojnë një kohezion social ose përkatësi nëgrupe të caktuara, qofshin këto komunitete reale apo artificiale .47 Synimi ishte lartësimii bashkimit kombëtar dhe theksimi i qënies shqiptare , si kontrast ndaj të qënitkatolik ose mysliman . Këto konstrukte përdoren për të përçuar mesazhe të ndryshmenë varësi të kontekstit, por vetë përdorimi i tyre nga Konica nënkuptonte se situata nëterren fliste për ndjenja të forta fetare të popullisve lokale. Në fakt ai i idealizontendjenjat kombëtare të shqiptarëve sa herë i duhej t i drejtohej një publiku të huaj.

Ligjërimi ndryshonte, bëhej më kritik, kur ai u fliste bashkëkombasve . Këtu aimerrte rolin e eduktarit të kombit dhe u tregonte shqiptarëve pikat e tyre të dobëta .Nëse ndalej të ndarjet fetare, këtë e bënte me synimin për të treguar sëmundjen qëduhej kuruar, në mënyrë që Shqipëria të bëhej një komb i civilizuar.

Si e mendonte Konica tejkalimin e ndarjeve fetare, në mënyrë që ato të mosdëmtonin identitetin kombëtar?

Zgjidhjet e Konicës ishin të lidhura ngushtë me Shqipërinë e tij ideale . Nëpërfytyrimin e tij, Shqipëria duhej të ishte nacionaliste me dëshirë të zjarrtë dhe endërgjegjshme për lidhjet e saj me perëndimin .48 Mendonte se feja mund t i shërbentendjenjave kombëtare vetëm duke u shqiptarizuar. Theksin e vinte te fakti që fetë në

trevat e banuara nga shqiptarët predikoheshin dhe kontrolloheshin nga kleri i huaj, i

45 Albania , nr.9 1898, fq.146. Këtë shkrim Konica e ka nënshkruar me pseudonimin S.Zabzunasi dhe e ka shkruajtur në gegërisht. Ai përdorte të dyja dialektet pikërisht për të treguarse ishte i paanshëm.46 Albania , nr.7, 1903, fq.101-102.47 Historia e Popullit Shqiptar , (2002), fq.27-28. Nathalie Clayer, Disa mendime mbifenomenin e konvertimit në islamizëm duke u nisur nga rasti i katolikëve shqiptarë, i vëzhguarnga një mission jezuit nga fundi i epokës osmane , Përpjekja nr.22, fq 125-150.48 Eric Hobsbawm, hyrje e Invented traditions Terence Ranger dhe Eric Hobsbawm (red.),Oxford 1983, fq.9.

Page 137: perpjekja_24

137Përpjekja

cili nuk përdorte gjuhën e vendit në shërbesat e tij. Për të praktikat fetare duhej tëkryheshin në shqip. Gjithësesi, duket se Konica synonte një trajtesë të kujdesshme tëproblemit, pa prekur ndjenjat fetare të shqiptarëve.49

Por, në raste të tjera, ishte në favor të zgjidhjeve më radikale. Shqipëria e tijperëndimore duhej t i këpuste lidhjet me Orientin e prapambetur . Sipas tij, lidhjet

me Orientin mbaheshin të gjalla nga myslimanët shqiptarë. Për rrjedhojë, ai kërkontenga myslimanët shqiptarë të bënin ndryshime të thella dhe të bashkoheshin me kombine civilizuar shqiptar , duke u konvertuar. Këtu është interesante të vihet në dukje senjë rol të madh në konvertimin e myslimanëve do të luante shqiptarizimi i kishësortodokse shqiptare. Me fjalë të tjera, kjo donte të thoshte që komuniteti ortodoksshqiptar të ruhej nga ndikimi grek.50 Në imagjinatën e tij, kur ky komunitet do të fitontepavarësinë e vet fetare ai do të bëhej një pol atraktiv edhe për myslimanët shqiptarë, tëcilët do të bashkoheshin me shqiptarët e krishterë, duke u kthyer kështu në fenë e tëparëve.

Kur Konica merrej me problemin fetar, shprehte më shumë një mendim qëmbështetej mbi dëshira, se sa një projekt të realizueshëm. Ai duket se besonte te disakarakteristika të brendshme të shqiptarit: së pari, që ata janë tolerantë në çështjetfetare dhe nuk ka pasur përlasje mes komuniteteve të ndryshme fetare; së dyti, seprocesi i islamizimit të shqiptarëve qe kryer nëpërmjet dhunës dhe nuk ishte i njëjtë përtë gjithë. Si rrjedhim, gegët, për Konicën, ishin më fanatikë se sa toskët e jugut, që ishinmyslimanë sa për sy e faqe. Toskët e kishin të lindur, sipas tij, ndjenjën kundër islamit,sepse ishin detyruar të konvertoheshin dhe të linin fenë e të parëve, ndaj ishin edhepjesa më e gatshme e popullsisë shqiptare, për t u bashkuar me ortodoksët shqiptarë.Këtu mund të jepnin kontributin e tyre edhe gratë toske sepse:

Qysh në kohët e vjetra, gratë shqiptare kishin një instikt se islamizmi- mepoligaminë dhe divorcin e lehtë e kishte reduktuar gruan në një shërbëtore- ishte idëmshëm për të drejtat e gruas dhe për shenjtërinë e familjes 51

Për ta bërë çështjen fetare të dukej si më urgjente, Konica e pa atë të lidhur metë ardhmen që e priste popullsinë myslimane shqiptare. Ai parashikonte se me tërheqjene Perandorisë Osmane nga territoret evropiane, myslimanët shqiptarë do të gjendeshinnë një situatë shumë të vështirë. Shpërbërja e Perandorisë do të sillte me vete copëtimine Shqipërisë mes shteteve të krishtera ballkanike, meqënëse ajo nuk ishte e bashkuardhe e qytetëruar . Për pasojë, shqiptarët myslimanë do të dëboheshin për në Turqi,por ata nuk do të pranoheshin nga autoritetet osmane.52 Në këto kushte ai parashtrontedy alternativa: 1) konvertimin në fenë e vjetër, ose 2) myslimanët shqiptarë tëbashkoheshin me ortodoksët, me qëllim që kombit shqiptar të jepej një karakter pothuaji krishterë . Herë herë Konica dukej se mbështeste alternativën e dytë.

49 Albania , nr.5, 1907, 121.50 Albania , nr.2, 1897, fq.21; Albania , nr.8, 1897, fq.121.51 Albania , nr.7, 1906, fq.144-146.52 Po aty, fq.145.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 138: perpjekja_24

138Përpjekja Përpjekja jonë

Sado i nuancuar që të jetë trajtimi i çështjes fetare nga Konica, është fare e qartëse ky problem kishte një rëndësi të madhe për intelektualët patriotë shqiptarë. PërKonicën një bashkim fetar do të sillte menjëherë bashkimin e kombit . Ndarja fetaremes shqiptarëve, ishte një temë frustruese për intelektualët shqiptarë. Megjithë retorikënpatriotike mbi indiferencën fetare të shqiptarëve, ata e konsideronin fenë si faktorreal në terren, që ishte pengesë për projektin e krijimit të një kombi shqiptar kulturalishthomogjen. Ndërkaq kur flisnin për tolerancën fetare ata nuk përshkruanin gjëndjen nëterren. Intelektualët patriotë shqiptarë formulonin kështu një strategji për ngjizjen e njëkomuniteti kombëtar shqiptar.53 Feja nuk mund ta luante rolin e bashkimit të popullsisëshqiptare në një entitet kulturor homogjen, siç e kërkonte kombi , sepse ekzistenca etre besimeve fetare të ndryshme çonte drejt fragmentarizimit, për më tepër që atopredikoheshin jo në gjuhën vendase. Në vend të fesë, Konica dhe intelektualët e tjerëshqiptare, do ta vinin theksin te gjuha letrare dhe te origjina e përbashkët dhe e lashtëe shqiptarëve.

c) Origjina e lashtë

Përveç gjuhës së përbashkët, Konica, në disa raste paraqet si faktor përbashkuesedhe origjinën e lashtë të shqiptarëve.54 Në përgjithësi, faqet e revistës Albania qëtrajtonin tema historike përfshinin dy tipologji shkrimesh, a) histori e shqiptarëve,përmes gojës së vetë popullit dhe b) dokumente të pabotuara, ose studime mbi historinëe Shqipërisë (arkeologji, folklor dhe etnografi).55 Konica tërhiqej më shumë prej historisësë antikitetit, historive mbi heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe diasporësshqiptare. Këtu do të ndalem vetëm te ato shkrime të Konicës, që trajtojnë origjinën elashtë të shqiptarëve.

Qysh nga numri i saj i parë, Konica do të botonte shkrime mbi pellazgët, në tëcilat ata vlerësoheshin si popullsia më e vjetër në Ballkan. Kryesisht kemi të bëjmë mepjesë të nxjerra nga Homeri dhe Herodoti. Synimi kryesor ishte të tregohej se pellazgëtqenë më të vjetër se grekët dhe se gjuha e tyre ishte e ndryshme nga greqishtja.Rubrika në të cilën botoheshin këto shkrime kishte titullin Prova të shkruara mbiantikitetin dhe origjinën e kombit shqiptar , ku qartësohej lidhja e drejtpërdrejtë që

53 Albania , vëll.XII,1909, fq.22-23. Në këtë rast Faik Konica i referohej fatit tëmyslimanëve në Serbi, sidomos atyre nga Vranja dhe Leskovaci. Ai shtonte se Serbia e dëboipopullsinë myslimane kur i morri nën zotërimin e vet këto territore.54 Kjo është pohohej qartë edhe nga Fan Noli në artikullin e tij Kisha Ortodokse Shqiptare ,botuar në Albania , nr.5, 1907, fq.35-37. Me këtë rast Noli nënvizonte rëndësinë e madhe qëluante faktori fetar në bashkimin e popullit. Noli e përjashtonte opcionin e konvertimit tëshqiptarëve dhe sugjeronte se kleri fetar duhej të ishte shqiptar. Ai duhej të kryente ritet fetarenë gjuhën shqipe. Shqetësimi i tij më i madh ishte për myslimanët dhe ortodoksët, meqënësepjesa katolike e shqiptarëve kishte institucione ku mësohej gjuha shqipe. Për këtë shih edheStavro Skëndi, Balkan Cultural Studies , vep.cit., fq.218.55 Albania , nr.1, 1897, fq.2.

Page 139: perpjekja_24

139Përpjekja

Konica vendoste mes pellazgëve dhe shqiptarëve.56 Sipas tij, përmes këtyre shkrimevelexuesi do të bindej për dy gjëra, a) autorët e vjetër besonin se pellazgët jetonin në tënjëjtat territore ku jetonin edhe shqiptarët dhe b) emrat e perëndive dhe të gjithavargjet e bukura ishin marrë nga pellazgët.57 Një pohim i drejtëpërdrejtë mbi vazhdimësinëmes pellazgëve dhe shqiptarëve, vjen nga dy poema të Naim Frashërit, të cilat Konicai boton në dy numra të revistës: Shqipëria dhe Pellazgët- shqiptarët .58

Autori mëtonte të krijonte një imazh të shqiptarëve si populli më i vjetër nërajon. Kjo vinte nga pretendimi se gjuha e pellazgëve ishte ajo e shqiptarëve dhe se tëgjitha gjuhët e tjera, latinishtja dhe greqishtja së bashku, ishin degë të kësaj të fundit.59

Mesazhi tjetër i rëndësishëm, i përçuar nga këto poema, qe shkëlqimi i dikurshëm ishqiptarëve, i kohës së tyre të artë, në kundërshti të plotë me aktualitetin mjerues kugjendeshin. Për më tepër që shqiptarët, siç mendonte Konica dhe intelektualët e tjerë,gjatë gjithë historisë së tyre, kishin punuar për të mirën e të tjerëve dhe jo për veten.60

Ky përshkrim mitologjik i historisë së shqiptarëve përfshinte në vetëvete disaelementë njëherazi. Aty janë të pranishme miti i territorit, miti i trimërisë luftarake, miti ietnogjenezës dhe i lashtësisë. Së pari, Konica përcaktonte një territor shqiptar, i cili,sipas tij, ishte territori ku kishin jetuar pellazgët. Me këtë ai u jepte shqiptarëve cilësinëe të qënit autokton. Së dyti, shqiptarët u kishin bërë ballë vështirësive të kohërave falëbëmave të tyre dhe trimërisë luftarake .61 Së treti, shqiptarët ishin populli i parë, pse

ata rridhnin nga pellazgët. Rrjedhimisht, Konica u njihte shqiptarëve një të drejtë më tëlartë se popujt e tjerë për të jetuar në territoret ballkanike. Ideja e origjinës pellazgelidhet me atë që George Schöpflin, e quan miti i afrisë dhe i prejardhjes . Sipas tij, kymit mbështetet te natyra organike e një grupi etnik, te koncepti që e merr kombin si njëfamilje, duke përjashtuar grupet e huaja etnike .62

Konica i përdorte këto mite për të krijuar një veçori shqiptare, për t i dalluar atanga popujt e tjerë. Shqiptarët ishin të ndryshëm nga grekët dhe nga popujt e tjerë që ikishin fqinjë. Nga ana tjetër, këto mite përdoreshin me synimin që t u jepnin komunitetevetë caktuara një identitet të ri, një identitet kombëtar homogjen , i cili duhej tëmbizotëronte mbi të gjitha mënyrat e tjera vetëidentifikuese, qofshin këto krahinoreapo fetare.63 Shqiptarët si trashëgimtarë direktë të pellazgëve përshkruhen si njëkomunitet i bashkuar dhe jo i fragmentarizuar. Kjo mënyrë e të imagjinuarit të kombit

57 Albania , nr.2, 1897, fq.23.58 Albania , nr.2, 1897, fq.23.59 Poema e parë u botua te Albania , nr.3, 1897, fq.40 dhe e dyta te Albania , nr.4, 1897,fq.50.60 Albania , nr.3, 1897, fq.34.61 Albania , nr.4, 1897, fq.72.62 George Schöpflin The Functions of Myth and a Taxonomy of Myths , në Myth andNationhood , Geoffrey Hosking dhe George Schöpflin (red), Hurst&Company, 1997, fq.34.63 Py aty, fq.34.64 Po aty, fq.22.

vizionare dhe nostalgjike, që i kthen sytë mbrapa, por me orientim nga e ardhmja .64

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

56 Jup Kastrati Faik Konica , New York, 1995, fq.106

Page 140: perpjekja_24

140Përpjekja Përpjekja jonë

përkon me atë që Anthony Smith e quan natyra dyfytyrëshe e kombit, njëheraziKonica dhe patriotët e tjerë shqiptarë të kohës së tij, donin që nëpërmjet lavdisë sëdikurshme t u jepnin shpresë shqiptarëve se shkëlqimi i djeshëm mund të arrihet edhenë të ardhmen, nëse ata bëhen një komb i vetëm. Përsa i përket funksionit të idesë sëkohës së artë të kombeve , vlen të citojmë Smith-in:

Ndoshta nxitja më e madhe për përhapjen e konceptit të kohës së artë vintenga dëshira e intelektualëve nacionalistë për të rizbuluar të kaluarën e çdo kombësiepër të cilën ata endërronin edhe njohje politike (të qënit i mëvetësishëm-shën.im A.P.).Për këta nacionalistë, lashtësia u bë pothuajse sinonim i çlirimit të këtyre kombësivedhe i begatisë së tyre .65

Teoria e pellazgëve si paraardhës të shqiptarëve nuk ishte, nëse mund ta themi,një origjinalitet konician dhe i autorëve të tjerë shqiptarë që shkruanin në revistën e tij.Sipas Nathalie Clayer-it:

Si në rastin grek, turk ose arab, shkenca perëndimore ka ushtruar ndikimin esaj mbi fillesat e konstruktimit identitar shqiptar. Ajo ofroi mjetet që u përdorën dhe utransformuan në funksion të qëllimeve të caktuara dhe në kontekstin ku këto fillesamorrën jetë. Ky kontekst ishte i ndryshëm nga ai ku autorët perëndimorë kishinkonceptuar idetë e tyre .66

Studjuesit perëndimorë ( shih Clayer), u shtynë nga tre faktorë në zbulimin epopullit shqiptar : a) nga rritja në fillim të shekullit të XIX e interesave politike tëFuqive të Mëdha evropiane, në drejtim të territoreve të banuara plotësisht, osepjesërisht, nga shqiptarët, b) nxitja romantike për të njohur Greqinë, që çoi në zbulimine popujve që fqinjërojnë me ta, shqiptart ishin njëri syresh, c) zhvillimi i shkencave tëtilla si filologjia, gjuhësia e krahasuar dhe historia.67 Stavro Skëndi përmend edheshkrimet në gjuhën vendase të lëna nga kleri katolik dhe ortodoks, të cilat në sytë eintelektualëve patriotë merrnin vlerën e lashtësisë dhe vazhdimësisë së gjuhës shqipe.Kjo lashtësi, vazhdon më tej Skëndi, u nxorr në pah një mënyrë më efikase ngapunimet e studjuesve të huaj .68

65 Anthony Smith, The Golden Age and National Renewal , në Myths and Nationhood ,Geoffrey Hosking dhe George Schöpflin (red), Hurst&Company, 1997, fq.36.66 Po aty, fq.41.67 Nathalie Clayer, Aux origines du nationalisme albanais , Paris, 2007, fq.119.68 Midis autorëve më të rëndësishëm perëndimorë, që shkruan për origjinën dhe gjuhën eshqiptarëve veçojmë Malte Brun (1775-1826) me Géographie universelle (botuar pas vdekjessë tij), Johann Thunmann Untersuchungen über die Geschichte der oestlichen europäischenVölker (1774), F.C.H.L. Pouqueville, konsulli francez në Janinë Voyage dans la Grèce (1820/21), W.M.Leake, një udhëtar britanik me Researches in Greece (1814), J.Xylander DieSprache der Albanesen oder Schkipetaren (1835), Johann Georg von Hahn, konsulli austriaknë Janinë, i cili botoi në 1854 veprën e tij Albanesische Studien , mjeku gjerman i flotës grekeC.H.T. Rheinhold Noctes Pelasgicae

(1855), dhe Franz Bopp me Über das Albanesische inseinen verwandtschaftlichen Beziehungen (1854). Nathalie Clayer Aux origines dunationalisme albanais , vep.cit., kapitulli Les débuts de l albanologie occidentale et sonimpact , fq. 160-170, Paris, 2007. Për më tepër shih Stavro Skëndi The Albanian NationalAwakening , vep.cit., kapitulli Cultural Affirmation .

Page 141: perpjekja_24

141Përpjekja

Në të vërtetë këto studime kanë pasur peshë të madhe në përvijimin e një profilitë caktuar për kombin shqiptar, shpesh i pranishëm në shkrimet e autorëve shqiptarë tëkohës së Lëvizjes Kombëtare e në vijim. Përveç origjinës së vjetër, që shkonte shumëmbrapa në kohë, pothuaj në zanafillën e historisë së njerëzimit, autorët perëndimorë ipërshkruan shqiptarët si një popull luftëtarësh, të mbyllur në male, fisnik, që ruanin tëpaprekura vyrtytet. Një karakteristikë tjetër e shqiptarëve, që u huazua nga shkrimete perëndimorëve dhe u përdor nga autorët shqiptarë, ishte karakteri sipërfaqësorfetar i ture dhe ndarja në dy nëngrupe të mëdha.69 Nga njëra anë qëndronin gegët, njëpopullsi malore më e prapambetur dhe më fanatike nga pikëpamja fetare sesa, nga anatjetër, toskët e jugut, që shikohen si më të zhvilluar, meqenëse janë popullsi më qytetare.70

Origjina e lashtë e shqiptarëve ishte një temë e diskutuar dhe e përdorur dendurnga arbëreshët e Italisë. Përpjekjet e tyre për të ndërtuar imazhin e orgjinës së lashtë tëshqiptarëve kishin filluar qysh në fillim të shekullit të XIX dhe përqëndroheshin kryesishtnë dy drejtime: a) botime në gjuhën italiane mbi origjinën, historinë e kombit dhegjuhës shqipe, dhe b) krijimi i një korpusi letrar përmes mbledhjes së kongëvepopullore.71 Një karakteristikë tjetër e shkrimeve të arbëreshëve ishte theksi që vihej tedallimi shqiptaro-grek, por edhe krijimi i një panteoni kombëtar me Pirron e Epirit,Skënderbeun, Filipin dhe Aleksandrin e Madh, si krenari e tij. Të gjithë këta elementëjanë të pranishëm te revista e Konicës. Përgjatë shekullit të XIX kontrasti shqiptaro-grek ka qenë i pranishëm në ligjërimet identitare të intelektualëve nacionalistë shqiptar.Konteksti politik kur sendërtohet imazhi i shqiptarëve si i kundërt me atë të grekëvek,ka rëndësi esenciale, duke patur parasysh se çdo kulturë i ndërton ligjërimet e saj

69 Në librin e tij Stavro Skëndi përmend Pjetër Budin dhe veprën e tij mbi doktrinën kristiane(1618) dhe disa priftërinj ortodoksë si Teodor Kavalito, Grigor Argjirokastriti, i cili, në fillim tëshekullit të XIX hartoi një fjalor shumëgjuhësh qëpërfshinte edhe shqipen. Stavro Skëndi, TheAlbanian National Awakening , vep.cit., fq.112. Në fakt Konica duket se njihte edhe veprën epriftit tjetër katolik Frang Bardhi, i cili hartoi në vitin 1635 në Romë Dictionnarium Latino-Epiroticum . Sipas Konicës, Bardhi shkruante në dialektin verior geg. Albania , nr.1, 1902,fq.19.

70 Shih për shembull hyrjen e punimit Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesinga Zef Jubani, Tipografia del Lloyd Austriaco, Trieste 1871. Jubani ishte nga të parët nëShkodër që filluo të mblidhte poezi dhe këngë popullore me qëllimin për të bërë të njohurkarakterin e popillit shqiptar. Shih edhe hyrjen në Bleta shqiptare e Thimi Mitkos nga

Gjergj Pekmezi, Vjenë 1924. Mitko që jetonte në Egjypt botoi në 1878 tregime dhe këngëpopullore me qëllim që të ruante gjuhën shqipe sin jë mjet për të civilizuar bashkatdhetarët e tij.ai theksonte faktin se shqiptarët i kishin dhënë gjithmonë përparësi atdheut në vend të besimitfetar.

71 Nathalie Clayer, vep.cit, fq.126-127. Në shkrimin Përparimi i kombit , Albania , nr.1901,fq.15, Konica botoi një dialog të shpikur midis një myslimani tosk dhe një myslimani geg. Nëndryshim nga tosku mëndjehapur, gega duket se nuk e kupton rëndësinë e të mësuarit të gjuhësshqipe dhe e ngatërron atë me propagndën e krishterë.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 142: perpjekja_24

142Përpjekja Përpjekja jonë

(identitare-shën. im, A.P.) në kundërvënie me një tjetër, duke i lejuar kulturës në fjalë qëta shohë veten si diçka jetëgjatë dhe unike, si bartëse e moralit të vërtetë .72 SipasClayer:

Pas Luftës së Krimesë, ka qenë helenizmi, qoftë brënda mbretërisë greke,qoftë brënda Perandorisë Osmane, ai që e shtyu dhe e forcoi rrymën patriote shqiptare,qoftë përmes asociacionit, qoftë përmes reagimit .73

Pas Kongresit të Berlinit në 1878, kur synimet territoriale greke u drejtuan përnga trevat e Epirit të banuara nga shqiptarët, dallimi shqiptar-grek u bë më i mprehtë.Intelektualët shqiptarë të kohës e përdorën këtë kundërvënie, për t iu njohur shqiptarëvenjë legjitimitet territorial, si trashëgimtarë të pellazgëve, duke i paraqitur grekët si tëardhur në një kohë më të vonshme.74

Nuk ishte rastësi që Konica t i shihte politikat helenizuese, si kërcënim real përndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar . Ndikimi prej teorive të origjinës së lashtë tëshqiptarëve është i qartë. Konteksti politik dhe ideologjik kishte rolin tij në orientimine ligjërimit të Konicës, për identitetin kombëtar shqiptar dhe mënyrës së artikulimittë konceptit mbi kombin shqiptar .

Studimet mbi Faik Konicën dhe revistën Albania

Megjithëse gjatë periudhës së socializmit nuk ka pasur studime mbi FaikKonicën, personaliteti i tij ishte tepër i rëndësishëm që të zhdukej plotësisht ngahistoria e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në veprën kolektive të Akademisë sëShkencave, Fjalori Enciklopedik Shqiptar , botuar në Tiranë në vitin 1985, ne kemi njëparagraf për të ku vlerësohej, ndonëse në mënyrë të matur, kontributi i tij për gjuhënletrare shqipe.75

Pas rënies së regjimit komunist në 1990, figura e tij filloi të rehabilitohej. Ne kemitani një sërë veprash të botuara mbi të, duke përfshirë këtu artikuj në shtypin periodik,libra dhe përmbledhje të prodhimtarisë së tij letrare. Këtu do të përmendim vetëm atomë të rëndësishmet. Në vitin 1993 botohet libri i parë mbi Faik Konicën, i cili ishtepërmbledhja e parë e shkrimeve të tija.76 Libri përmban artikuj dhe prozë. Në 1994, SabriHamiti boton një libër për Konicën, i cili ishte një përpjekje e parë për të shkruar njëkritikë letrare për prozën dhe poezinë e tij.77 Një vit më vonë botohet në Nju Jork njëstudim mbi veprën e Konicës nga Jup Kastrati.78 Në vitin 1998 Luan Starova shkruan

72 Nathalie Clayer, vep.cit., fq.128.73 George Schöpflin, vep.cit., fq.28.74 Nathalie Clayer, vep.cit., fq.148.75 Shih për shembull Sami Frashëri Shqipëria ç ka qenë, ç është dhe ç do të bëhetë , Bukuresht1899. po ashtu edhe Pashko Vasa, E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët , Paris 1879.76 Fjalori Enciklopedik Shqiptar , Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë 1985, fq.521.77 Nasho Jorgaqi, Xhevat Lloshi, Faik Konica, vepra , Tiranë 1993.78 Sabri Hamiti, Faik Konica: jam unë , Tiranë 1994.

Page 143: perpjekja_24

143Përpjekja

në frëngjisht një libër me titullin Faik Konica dhe Guillaume Apollinaire, një miqësievropiane .79 Në vitin 2001 Nasho Jorgaqi boton një përmbledhje prej 5 vëllimesh, qëpërmban poezi, përkthime të Konicës nga letërsia e huaj, novela, ese mbi gjuhën dheletërsinë, letërkëmbime me kolegë të ij të huaj dhe shqiptarë, artikuj të botuar në shtypinshqiptar të kohës dhe studime mbi veprën e tij.80

Me pak përjashtime, studimet mbi Konicën janë më shumë përshkrime narrativedhe njëfarë paraqitje e romantizuar e figurës së tij, në vend që të ishin një kritikë eteksteve. Pothuaj të gjitha studimet përçojnë një lloj entuziazmi për zbulimin pas njëheshtje të gjatë gjysëmshekullore të një figure kaq interesante si ajo e Konicës.Gjithësesi, ai nuk vihet në kontekstin ideologjik dhe kulturor të kohës kur jetoi dhepunoi. Disa studime përmendin ndikimin e Montenjit, Volterit, Dideroit mbi veprën e tij,kur ai filloi të shkruante për kritikën letrare si një zhanër i ri i letërsisë shqipe në fund tëshekullit të XIX. Por ato nuk e shpjegojnë se ku mund të dallohet ky ndikim.81 Të tjerëtheksojnë se ai u ndikua nga shkolla franceze e kritikës impresioniste franceze, figurakryesore të së cilës ishin Charles Baudelaire, Jules Le Maitre, Paul Valery dhe Remy deGourmont.82

Këtu po ndalemi shkurtimisht te ndikimi i simbolizmit dhe ideve të evolucionit.Kjo është e mundshme meqë Konica ka lënë referenca të qarta për këtë. Në esenë e tijmbi gjuhët artificiale Konica i referohej shpesh shkrimtarit simbolist francez Remy deGourmont (1858-1915) dhe filozofit anglez Herbert Spencer (1820-1903). Konicapërmendte dy libra të Remy de Gourmont L esthétique de la langue française(1899) dhe La culture des idées

(1900). Mesazhi kryesor i koncepit simbolik tëGourmont-it ishte liria që duhej të kishte çdo individ në intrepretimin dhe vlerësimin eartit dhe se mënyra e shfaqjes së artit është në fakt mënyra jonë e perceptimit të tij.Theksi vihej te vlerat estetike individuale si një parakusht themelor për të krijuar art.Për Gourmont-in fjalët ishin substrat i mendimit, forma dhe esenca e tij dhe kishin njëvlerë unike estetike.83 Njëlloj si Gourmont-i edhe Konica i vinte shumë rëndësi stilitdhe mënyrës korrekte të të shkruarit.84

Ideja evolucioniste te shkrimet e Konicës kishte të bënte me atë që shqiptarëtshiheshin si një komunitet që shkon përpara drejt një stadi më të lartë zhvillimi, i cili dotë ishte kombi shqiptar . Në veçanti Konica kishte parasysh gjuhën letrare shqipe, qëmerrej si evoluim i gjuhës së folur, i dialekteve, drejt gjuhës letrare. Kjo e fundit

79 Jup Kastrati, Faik Konica , New York, 1995.80 Ky libër i Luan Starovës është botuar në shqip në vitin 2001 nga Shtëpia Botuese Onufri.81 Faik Konica, vepra , redaktuar nga N.Jorgaqi dhe botuar nga Shtepia Botuese Dudaj ,Tiranë 2001. Kjo përmbledhje është hapi i parë në mbledhjen e veprës së shpërndarë letare tëKonicës. Megjithatë, kësaj përmbledhje i mungon një aparat i mirë informativ dhe në disa rastematerialet janë botuar pa një kriter të qartë.82 Nasho Jorgaqi, Faik Konica- shkrimtari , hyrje te Faik Konica, vepra , vëll.1, vep.cit,fq.28.83 Rexhep Qosja, Ngadhnjimtari i vonuar , Faik Konica, vepra , vëll.5, fq.138.84 Shih tre tekste të Remy de Gourmont Le symbolisme , L art libre et l esthétiqueindividuelle dhe L ivresse verbale . Në http://www.remydegourmont.org .

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 144: perpjekja_24

144Përpjekja Përpjekja jonë

vlerësohej jo vetëm si një produkt i ndryshimeve që sillte koha, por edhe si një pasurie kombit e një cilësie më të lartë, sepse ajo do të ishte një mjet që do të prodhonteletërsi.85

Nga ana tjetër, ndikimi i Spencer-it mbi Konicën, dhe i ideve të tija pozitiviste nënjë kuptim më të gjerë, shihet te insistimi për të shpjeguar fenomenet që kanë lidhje megjuhën në një mënyrë shkencore. Kjo gjë përforcohej nga një bindje e thellë te progresi,në një qëndrim laik ndaj politikës dhe agnostik ndaj çështjeve fetare dhe përputhej meqëllimin e Konicës për të krijuar një identitet shqiptar mbi bazën e gjuhës, origjinës sëpërbashkët, se sa mbi baza fetare.86

Disa autorë shqiptarë në studimet e tyre janë ndalur me të drejtë te fakti qëKonicën, në ndërmarrjen e tij për të krijuar një gjuhë letare, e kanë ndihmuar gjuhët ehuaja që njihte.87 Ndikimi i frëngjishtes është i dukshëm në mënyrën se si ai shkruanteshqipen.88 Të tjerë studjues i referohen arsimimit të tij me kulturë klasike (Roma e Vjetër,Rilindja Evropiane), kur Konica vlerësonte qartësinë e frazës, shprehjet e bukura.89

Kur shkruajnë për Konicën, studjuesit shqiptarë e kanë përshkruar atë si njërilindas erudit dhe si iluminist .90 Ai shihet si një intelektual patriot, i cili përpunoi

gjuhën shqipe dhe e ngriti atë në nivelin e gjuhës letrare. Kontributi i tij gjuhësorshihet si ringjallje dhe përmirësim i një atributi kombëtar, siç ishte gjuha kombëtare.Mënyra se si shpjegohet roli i tij është i lidhur me disa dogma ideologjike të nguliturathellë në studimet shqiptare.

85 Disa këshilla mbi artin e të shkruarit , Faik Konica, vepra , vëll.5, fq.224.86 Në artikullin Për themelin e gjuhës letrare , Albania , nr.9, 1905, fq.230-235, autori LekGruda i referohej përpjekjeve të faik Konicës për të krijuar një gjuhë letrare shqipe. Gruda eshikonte gjuhën letrare si një produkt të evolucionit të dialekteve, por edhe si progres, si diçka ere, e cila kishte nevojë për një përpunim të kujdeshëm e shkencor.87 Storia della filosofia moderna e contemporanea , vëll.2, vep.cit., fq.149. Për Konicënreformat në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të XX kishin një rëndësi të madhe: tatransformonin shtetit fetar osman në një shtet laik. Përsa i përket lëvizjes kombëtare shqiptare,e cila shihej si e kundërt me ato ballkanike, më të ndikuara nga feja, Konica shkruante:Elementi i vetëm i progresit në Perandorinë Osmane është partia kombëtare shqiptare

(veprimtarët e shqiptarizimit, shën.im A.P.) Në fakt, ne shqiptarët nuk e shohim veten ngapikëpamja fetare. Ne respektojmë të gjitha bindjet e sinqerta, por i shohim ato si çështje tëndërgjegjes... Të bashkuar rreth të njëjtës dëshirë për progres intelektual, të përmirësimit tëgjëndjes politike dhe ekonomike, të gjithë shqiptarët nuk kërkojnë veçse të drejtat e tyre sinjerëz... Pra, lëvizja shqiptare është një parti moderne e progresit të vërtetë. Lëvizjet e tjera,ciladoqoftë etiketa e tyre, nuk janë veçse konfreri fetare . Albania , nr.4, 1903, fq.63.88 Në artikuj të ndryshëm me titullin Fjalë të reja , Konica krijonte fjalë të reja në gjuhënshqip duke sjellë shembuj nga frëngjishtja, greqishtja dhe turqishtja. Shih për shembull Albania ,

89 Luan Starova, Faik Konica dhe Guillaumo Apollinaire , vep.cit., fq.10. Konica përdortefrëngjishten kur i duhej që të shpjegonte probleme që lidheshin me shkrimin e gjuhës. Shih Laquestion de l écriture albanise , Albania , nr.7, 1897, fq.111. Një artikull tjetër i rëndësishëmnë lidhje me gjuhën letrare shqipe është shkruar në frëngjisht Les dialectes albanais et lanécéssité de leur fusion , Albania , nr.10, 1898, fq.173.90 Rexhep Qosja, Hyrje te Faik Konica ,op.cit., fq.20.

Page 145: perpjekja_24

145Përpjekja

Parasëgjithash gjithmonë është nënvizuar se rasti i shqiptarëve në lidhje mefenë është një rast specifik në Ballkan. Shqiptarët asnjëherë nuk e harruan kombësinëe tyre, ndonëse ishin të ndarë në tre komunitete fetare. Kjo vinte për shkak të ndjenjavetë tyre të vakta fetare. Së dyti, dhe në ndryshim nga popujt e tjerë ballkanikë që eidentifikuan fenë me kombësinë, shqiptarëve iu desh që të përballeshin me një situatëmë të vështirë . Besimet fetare merren si një pengesë ndaj bashkimit të kombit, zgjimit

dhe emancipimit politik të tij.91 Rrjedhimisht, zgjedhja që bënë rilindasit shqiptarë megjuhën si lidhja më e fortë mes shqiptarëve, në historiografinë shqiptare shihet sizgjidhja më racionale dhe më shkencore e krahasuar me fenë.92

Shumë studime kanë vënë në dukje rëndësinë që ka pasur gjuha kombëtare sinjë shenjues i kombësisë edhe te popujt e tjerë ballkanikë. Përdorimi i gjuhës sipërcaktues i kombit ishte një pjesë e rëndësishme e ideologjive të lëvizjeve kombëtareballkanike, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Në lidhje me rastin grek nëfillim të shekullit të XIX, Paskalis Kitromilides ka treguar se projekti nacionalist dheshekullar i ndërtimit të një kombi grek të bazuar mbi gjuhën shkonte në kundërshtim mevlerat ekumenike dhe teokratike të Kishës ortodokse.93

Në përgjithësi intelektualët nacionalistë ballkanikë të shekullit të XIX e përdorëngjuhën si mjet iluminimi dhe bashkimi, por edhe si një faktor që do të siguronte krijimine një identiteti kombëtar.94 Pra, nëse Faik Konica ishte një intelektual nacionalist dhemodernizues, në kuptimin se luftonte për të krijuar një komb shqiptar në formën e njëentiteti kulturor homogjen (një gjuhë standarte, një kulturë për të gjithë shqiptarët),atëhere gjuha kombëtare shqipe ishte mjeti më i përshtatshëm për ta realizuar këtëprojekt. Në këtë kontekst gjuha letrare shqipe nuk do të ishte një përmirësim i njëatributi kombëtar , d.m.th. një zhvillim i mëtejshëm i gjuhës popullore dhe të folur

shqipe. Zgjedhja që ra mbi gjuhën letrare shqipe do të ishte rezultat i një procesiselektues i intelektualëve nacionalistë, të cilët zgjodhën disa elementë nga kultura epopullit për t i trupëzuar në kulturën e re kombëtare . Ky proces selektimi do të jetëmë i dukshëm në rastin e gjuhës, meqënëse jo të gjithë elementët dialektorë do tëpërfshiheshin në gjuhën e vetme letrare dhe standarte .95 Gjuha letrare ishte edhe njëkonstrukt ideologjik me një domethënie të qartë simbolike. Gjuha standarte letrare dotë ishte një tregues i fortë i kombësisë dhe, në të njëjtën kohë, ajo do ta legjitimontekombin shqiptar në sytë e Evropës dhe do t i jepte atij një liçencë për të hyrë në

botën e qytetëruar.Nga ana tjetër, në studimet shqiptare kombi shqiptar shihet si një bashkësi

91 Jup Kastrati, Faik Konica , vep.cit., fq.527. Gjithashtu Sabri Hamiti Faik Konica:jamunë , vep.cit., fq.36. Luan Starova Faik Konica dhe Guillaume Apollinaire , vep.cit, fq.11.92 Historia e Popullit shqiptar , vëll.2, fq.27.93 Po aty, fq.80.94 Imagined Communities and the Origins of the National Question in the Balkans , inEnlightenment, Nationalism, Orthodoxy , Paschalis M.Kitromilides, Variorum 1994, pg.159

95 language as a factor of National Identity in the Balkans of the Nineteenth Century , nëBalkan Cultural Studies , Stavro Skëndi, Columbia University Press, New York 1980, fq.33.

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Page 146: perpjekja_24

146Përpjekja Përpjekja jonë

kulturore homogjene. Ai nuk vlerësohet si një projekt në mëndjet e intelektualëvenacionalistë me rrënjë në një kontekst të caktuar të modernitetit, por si një stad izhvillimit të natyrshëm të popullit shqiptar. Një nga arsyet pse ky përfytyrim romantikka ende rrënjë të thella në studimet shqiptare është sepse historiografia shqiptare kalindur dhe është zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo koincidoi me periudhën eregjimit komunist, kur vendi do të shkonte gjithmonë e më shumë drejt mbylljes sëplotë nga bota e jashtme. Periudha e komunizmit në Shqipëri do të përputhej dhe do tëishte e lidhur ngushtë me intensifikimin e procesit të kombformimit dhe homogjenizimitkulturor. Ky regjim ndërtoi një sistem arsimor kapilar, një nga detyrat kryesore të të cilitishte që t u shtinte në mëndje shqiptarëve një botëkuptim të fortë vetëreferencial, kunë qendër do të ishin gjithmonë shqiptarët gati të shkëputur nga bota që i rrethonte.Sipas skemës së këtij botëkuptimi, shqiptarët dilnin si një popull që ka qenë gjithmonëi veçantë përsa i përket lashtësisë, veprave heroike, rezistencës shekullore ndaj tëhuajve, ndonëse i vogël në numër dhe pa përkrahje. Ky botëkuptim kishte një thelb tëspikatur nacionalist, por i fshehur pas një guaske ideologjike komuniste. Megjithëpërpjekjet e pamohueshme për të shkundur këtë trashëgimi të së kaluarës, prania dhendërhyrja e gjatë e shtetit komunist në sferën e studimeve ka lënë gjurmët e tija tëthella. Një nga to është edhe mentaliteti i fortë romantiko-nacionalist në shpjegimin ehistorisë.96

Përfundim

Kombin shqiptar Faik Konica e përfytyronte si një bashkësi njerëzish tëmbështetur mbi një gjuhë, prejardhje, gjak dhe tradita të përbashkëta. Koncepti i Konicëspër kombin ishte evolucionar, organik dhe historicist. Ky koncept i Konicës ishte nëpërputhje me ideologjitë liberale të shekullit të XIX, të cilat e merrnin krijimin ekombeve si një process evoluimi që shkonte nga njësitë më të vogla drejt njësive më

të mëdhaja, nga familja, fisi dhe krahina, drejt kombit.97 Faik Konica duhet parë si njëintelektual nacionalist dhe modernizues. Ai duhet parë në kuadrin e përkufizimit qëSmith i ka bërë ideologjisë nacionaliste për të arritur dhe mbajtur autonominë, bashkimindhe identitetin në emër të një popullsie, disa anëtarë të së cilës e vlerësojnë atë si një

96 John Paul Himka The Contsruction of Nationality in Galician Rus: Icarian Flights in Almostall Directions , në Intellectuals and the Articualtion of the Nation , Ronald Grigor Suny,Michael D. Kennedy, The University of Michigan Press, 2001, fq.111.

97 Shih Nathalie Clayer, Aux origins du nationalisme albanais , vep.cit., fq.viii; gjithashtuA.Puto, Disa aspekte të perceptimit të periudhës osmane në historiografinë shqiptare tëperiudhës së socializmit , në Përpjekja , nr.18, Tiranë 2003, fq.91-105; dhe A.Puto, Frymaromantike dhe nacionaliste në debatin për identitetin shqiptar , në Përpjekja , nr.23, Tiranë2006, fq.13-34.

Page 147: perpjekja_24

147Përpjekja

komb potencial .98

Botëkuptimi i Konicës duhet vënë në kontekstin e kohës. Ai jetoi pothuajse përtërë jetën në Evropën Perëndimore dhe SHBA dhe ishte i ndikuar nga rrymat kulturoredhe ideologjike të shekullit të XIX dhe XX. Në Evropë në atë periudhë morrën hov tëmadh studimet mbi gjuhët e popujve, dhe siç thotë Benedict Anderson ishte një kohëe artë për leksikografët, gramatikanët dhe filologët.99 Ishte po ashtu koha kur u rritinteresi në lidhje me origjinën e popujve, veçanësitë e tyre kulturore dhe karaktaret etyre historike. Qysh prej shekullit të XVIII në mendimin evropian karakteri kombëtardhe gjenia kombëtare ishin nocione që përdoreshin për të shpjeguar historinë epopujve.100 Zhvillimi i arsimit humanist dhe i shkencave frymëzoi besimin në mundësinëe progresit dhe të evolucionit të popujve. Sipas Anthony D. Smith:

Historicizmi, besimi në lindjen, rritjen, begatimin dhe rënien e popujve dhe tëkulturave u bë gjithnjë e më shumë tërheqës si një kuadër për të studjuar të kaluarëndhe të tashmen dhe si një parim për të shpjeguar dhe kuptuar ngjarjet e së kaluarës dhesë tashmes. 101

Faik Konica ishte një aktor dhe propagandues i një projekti kombëtar përshqiptarët. Ky projekt ishte pjesë e atij procesi modernizues nëpër të cilin kaluan edhepopujt e tjerë të Ballkanit në shekullin e XIX. Konica u përpoq të krijonte një gjuhëletrare për shqiptarët në mënyrë që të krijohej një komb shqiptar homogjen dheorganik .

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

98 Eric Hobsbawm, Nations and Nationalism , vep.cit., fq.33;38.99 Anthony D. Smith, National Identity , vep.cit, 1991, fq.73.100 Benedict Anderson, Imagined Communities , Verso, Londër 2003, fq.71.101 Anthony D. Smith, National Identity , vep.cit, fq.87.