16
Iniciativa A5 është një histori suksesi E premte, 21 qershor 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 22 (8175) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] SHSHPFA, GJENERALMAJOR XHEMAL GJUNKSHI MERR PJESË NË CEREMONINË E MBYLLJES SË KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT TË FA Forca Ajrore një dimension i standardeve të NATO-s Përfundon kampionati i futbollit në radhët e FA, kupën e fiton Policia Ushtarake Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, vlerësime maksimale për rolin e FARSH në NATO BrL i dorëzon bashkisë Vorë 60.000 m2 hapësirë të rehabilituar në zonën e Gërdecit PRESIDENTI NISHANI DEKORON ME URDHëRIN E FLAMURIT ISH-SEKRETARIN E MBROJTJES Së SHBA-Së, DONALD RUMSFELD faqe 4 faqe 6 JA QËLLIMI I VIZITËS NGA DATAT 8 DERI MË 13 QERSHOR ZËVENDËSMINISTRE E MBROJTJES SË SHQIPËRISË Ekipi EOD nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viziton Brigadën Logjistike DEMILITARIZIMI faqe 6 Një ditë pune me zëvendëskomandantin, kolonel Frederik Beltoja, në komandën e FA në Rinas AKTIVITETI NGA DATA 3-7 QERSHOR NË TIVAR FORCA TOKËSORE NATO Aktivitet dypalësh mes Forcave Detare shqiptare dhe malazeze 100 ushtarë profesionistë, efektiv të FT nisin stërvitjen bazë në Bunavi Shqipëria përfundon suksesshëm bashkëkryesimin e Komitetit të Përhapjes faqe 7 faqe 7 faqe 13 Zhvillohet stërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike “Black Eagle 2013” Zv/ministrja e Mbrojtjes znj. Arta Musaraj, në konferencën: “Punojmë së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale” Shqipëria në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Kartës së A5 STËRVITJA KOMPLEKSE “BLACK EAGLE 2013”, ËSHTË DUKE U zhvilluar në vendin tonë në periudhën 01-24 qershor 2013 faqen 2-3 Në fund të ministerialit, ministrat e Mbrojtjes së iniciativës rajonale të Kartës së Adriatikut, nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Takimit të ministrave të Mbrojtjes së A5. Të pranishëm ishin Maqedonia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi si dhe i ftuar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku Shefi i SHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga z.Stephen Hickling, zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, ka inspektuar trupat pjesëmarrëse në stërvitje të efektivave të Batalionit të Forcave Speciale me trupat komando të Britanisë së Madhe Për pastrimin e kësaj hapësirë janë koordinuar vazhdimisht veprimet mes Qendrës AME, të Brigadës Logjistike dhe zyrës së AMMCO. Me të njëjtin ritëm po vazhdon puna edhe për pjesët e tjera të zonës Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet FA-së të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të ShBA-ve, një ekip mjekësor dhe EOD amerikan vizitoi Brigadën Logjistike dhe Qendrën e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve faqe 7 faqe 3 faqe 8-9 faqe 11 Kryebashkiaku Basha i dha titullin “Mirënjohja e Tiranës”. U promovua dhe libri i tij botuar nga SHB “55” “Të njohura dhe të panjohura” Ekipi i Policisë Ushtarake u shpall fitues i kampionatit të fut- bollit, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit të KDS. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dorëzoi kupën e kampionatit, kapitenit të Ekipit të PU, kolonel Ylli Zyla NGA ARTA MUSARAJ FORCA AJRORE

Presidenti nishani dekoron Me Urdhërin e flaMUrit ... · ushtria 3 zyrtare E prEmtE, 7 qErshor 2013 Iniciativa A5 është një histori suksesi (Zëvendësministre e Mbrojtjes së

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 2013 1

Iniciativa A5 është një histori suksesi

E premte, 21 qershor 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 22 (8175)

ushtrIA

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

SHSHPFA, gjENErAlmAjor XHEmAl gjuNkSHi mErr PjESë Në cErEmoNiNë E mbylljES Së kAmPioNAtit të Futbollit të FA

Forca Ajrore një dimension i standardeve të NAtO-s

Përfundon kampionati i futbollit në radhët e FA, kupën e fiton Policia Ushtarake

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, vlerësime maksimale

për rolin e FARSH në NATO

BrL i dorëzon bashkisë Vorë 60.000 m2 hapësirë të rehabilituar në zonën e Gërdecit

Presidenti nishani dekoron Me Urdhërin e flaMUrit ish-sekretarin e MBrojtjes së shBa-së, donald rUMsfeld

faqe 4

faqe 6

Ja qëllimi i vizitës nga datat 8 deri më 13 qershor

zëvendësministre e mbroJtJes së shqipërisë

Ekipi EOD nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, viziton Brigadën Logjistike

deMilitariziMi

faqe 6

Një ditë pune me zëvendëskomandantin, kolonel Frederik Beltoja, në komandën e FA në Rinas

aktiviteti nga data 3-7 qershor në tivar

Forca tokësore

nato

Aktivitet dypalësh mes Forcave Detare shqiptare dhe malazeze

100 ushtarë profesionistë, efektiv të Ft nisin stërvitjen bazë në Bunavi

shqipëria përfundon suksesshëm bashkëkryesimin e Komitetit të Përhapjes

faqe 7

faqe 7

faqe 13

Zhvillohet stërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike “Black Eagle 2013”

Zv/ministrja e Mbrojtjes znj. Arta Musaraj, në konferencën: “Punojmë së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale”

Shqipëria në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Kartës së A5

Stërvitja komplekSe “Black eagle 2013”, ëShtë duke u zhvilluar në vendin tonë në periudhën 01-24 qershor 2013

faqen 2-3

N ë f u n d t ë m i n i s t e r i a l i t , m i n i s t r a t e M b r o j t j e s s ë i n i c i a t i v ë s r a j o n a l e t ë K a r t ë s s ë A d r i a t i k u t , n ë n s h k r u a n D e k l a r a t ë n e Pë r b a s h k ë t t ë Ta k i m i t t ë m i n i s t r a v e t ë M b r o j t j e s s ë A 5 . Të p r a n i s h ë m i s h i n M a q e d o n i a , S h q i p ë r i a ,

B o s n j e - H e r c e g o v i n a , K r o a c i a , M a l i i Z i s i d h e i f t u a r m i n i s t r i i F o r c ë s s ë S i g u r i s ë s ë K o s o v ë s , z . A g i m Ç e k u

Shefi i SHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga z.Stephen Hickling, zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, ka

inspektuar trupat pjesëmarrëse në stërvitje të efektivave të Batalionit të Forcave Speciale me trupat komando të Britanisë së Madhe

Për pastrimin e kësaj hapësirë janë koordinuar vazhdimisht veprimet mes Qendrës AME, të Brigadës Logjistike dhe zyrës së AMMCO. Me të njëjtin ritëm po vazhdon

puna edhe për pjesët e tjera të zonës

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet FA-së të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të ShBA-ve, një ekip mjekësor dhe EOD amerikan vizitoi Brigadën Logjistike dhe Qendrën e Asgjësimit

të Municioneve dhe Eksplozivëve

faqe 7

faqe 3

faqe 8-9

faqe 11

Kryebashkiaku Basha i dha titullin “Mirënjohja e Tiranës”. U promovua dhe libri i tij botuar nga SHB “55”

“Të njohura dhe të panjohura”

Ekipi i Policisë ushtarake u shpall fitues i kampionatit të fut-bollit, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit të KDS. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dorëzoi kupën e kampionatit, kapitenit të Ekipit

të Pu, kolonel Ylli Zyla

nga arta musaraJ

Forca aJrore

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Është zhvilluar të premten e kaluar në Ohër të Maqe-donisë takimi i ministrave të Mbrojtjes së Kartës

së Adriatikut, A5 me tematikë “Punojmë së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale”. Në këtë ta-kim ishin të pranishëm; ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ministri i Mbrojtjes së Bos-nje-Hercegovinës, z. Zekerijah Os-mic, zëvendësministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, znj. Arta Musaraj, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, z. Ante Kotromanovic, ndërsa Mali i Zi u përfaqësua nga ambasadori i tij në Shkup, z. Dushan Mrdovic. Gjithashtu në këtë ministerial mori pjesë si i ftuar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku. Punimet e konferencës i hapi ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, duke u shprehur se vendet pjesëmarrëse në punimet e konferencës po shprehin gatishmëri-në për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në drejtim të ngritjes së cilësisë së angazhimeve të për-bashkëta. Ndërsa një fjalë rasti në fillim mbajti ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Paul Uhlers. Në fjalën që mbajti në këtë takim të rëndësishëm zëvendësmin-istrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, znj. Arta Musaraj, u shpreh se: “Është një kënaqësi e vërtetë që jemi së bashku përsëri në një vend kaq të mrekullueshëm. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve tona, prandaj secili prej nesh, ulur në këtë tavolinë, i kush-ton asaj një rëndësi të veçantë. Nuk ka asnjë dyshim, se gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi midis vendeve anëtare të A5 është zgjeruar duke mbuluar një gamë të gjerë fushash të mbrojtjes dhe sigurisë. Iniciativa e A5 është produkt i një fryme të re të bashkëpunimit dhe gjatë këtyre viteve kemi arritur shumë suksese. Dy vende të kësaj iniciative, Shq-ipëria dhe Kroacia, janë tashmë anëtare të NATO-s dhe tri vende të tjera janë duke punuar shumë që të bëhen pjesë e Aleancës. Në këtë drejtim, Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë përpjekjet e

vendeve të rajonit, anëtare ose jo anëtare të Kartës së Adriatikut, në rrugën e tyre drejt integrimit në NATO”. Më tej, zëvendësministrja e Mbrojtjes Musaraj ka nënvizuar se, Shqipëria si një mbështetëse e përhershme e “politikës së dyerve të hapura”, inkurajon të gjitha vendet e rajonit, të cilat kanë akoma prob-leme të pazgjidhura, që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare në frymën e bashkëpunimit dhe të kompromisit. “Ne vlerësojmë dhe mirëpresim marrëveshjen e arritur së fundmi midis Serbisë dhe Kosovës dhe i inkurajojmë për të zbatuar në praktikë këtë marrëveshje, e cila përbën sfidën më të vështirë për të dyja palët”, - është shprehur znj. Musaraj. Duke rikujtuar se çfarë kanë kaluar këto dy vende, ka nënvi-zuar më pas ajo, më duhet të theksoj se kjo marrëveshje është një tregues se asgjë nuk është e pamundur kur

ka një dëshirë për kompromis. Kjo do të na ofrojë më shumë mundësi për të shmangur keqkuptimet edhe në organizmin e takimeve të ndry-shme rajonale, pavarësisht nivelit të përfaqësimit”. Në vijim të fjalës së saj, zëvendësministrja Musaraj ka theksuar se, “në interes të paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, si vende anëtare të NATO-s apo part-nere të saj, ne duhet të vazhdojmë që të kontribuojmë në Afganistan, sidomos me ekipe trajnuese të përbashkëta të Policisë Ushtarake, ekipeve të përbashkëta mjekësore, por duhet të trajtojmë edhe sfidat rajonale me ndikim në vendet tona si: emergjencat civile, trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve, lëndëve narkotike, ndotjen e mje-disit, misionet e kërkim-shpëtimit etj”. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj, ka ritheksuar edhe njëherë se, Shqipëria do të vazhdojë

të mbështesë iniciativat rajonale, të cilat do të bëjnë të mundur një bash-këpunim më të ngushtë mes vendeve tona. Projektet e përbashkëta ra-jonale si BRAAD, krijimi i Qen-drave Trajnuese Rajonale, i Qen-drave Rajonale të Gjuhëve të Huaja, kurset e përbashkëta në fushën e arsimimit ushtarak dhe stërvitjet e përbashkëta duhet të inkurajohen nga të gjitha vendet, në mënyrë që të ruajmë bashkëpunimin tonë rajonal/shumëkombësh si rrugën kryesore të veprimtarisë sonë në të ardhmen. “Unë jam e sigurt se ne të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, se çelësi për qenë i suksesshëm për paqen dhe sigurinë globale është bashkëpunimi më i ngushtë, së pari në nivel rajonal, e më pas në një plan më të gjerë”, - ka përfunduar fjalën e saj znj. Arta Musaraj. Edhe ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku gjatë fjalës së tij në

konferencë u shpreh se, në kuadër të gatishmërisë së Kosovës për të kon-tribuar për angazhime të përbash-këta për paqe, FSK-ja ka zhvilluar kapacitete të ngritura profesionale si; njësi të Kërkim - Shpëtimit, Deminimit, Mjekësisë, etj. Ministri Çeku në kuadër të fjalës së tij tha se Kosova dhe FSK-ja janë të gatshme që të kontribuojnë dhe promovojnë paqen dhe sigurinë globale duke ofruar përvojat, njohuritë si edhe ekspertizat. Ministri i FSK-së, Agim Çeku gjithashtu tha se kur përmendet paqja, kjo nuk është vetëm një fjalë në letër. Për paqen, shtoi Çeku, duhet të ngrihet një themel i fortë i një bashkëpunimi rajonal dhe trans nacional. Në fund ministri Çeku shprehu gatishmërinë e Kosovës që në një të ardhme të afërt, Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në kuadër të “SHBA-Karta e Adriatikut”. Duke

Në fund të ministerialit, ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në iniciativën rajonale të Kartës së Adriatikut që morën pjesë në këtë takim, kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të Takimit së ministrave të Mbrojtjes së A5. Të pranishme veç Maqedonisë,

vendit pritës, ishin dhe Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi si dhe i ftuar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku

Shqipëria në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Kartës të Adriatikut (A5)

Zëvendësministrja e Mbrojtjes znj. Arta Musaraj, në konferencën me temë: “Punojmë së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale”

3ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013zyrtare

Iniciativa A5 është një histori suksesi

(Zëvendësministre e Mbrojtjes së Shqipërisë)

Të nderuar kolegë, të nderu-ar ambasadorë, zonja dhe zotërinj! Është një kënaqësi

e vërtetë të jemi sërish së bashku në një vend kaq të mrekullueshëm. Ohri është i bukur, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Në fillim, do të doja të falënderoja mikpritësin tonë, ministrin Xhaferri, për orga-nizimin e shkëlqyer të këtij aktiviteti dhe mikpritjen e ofruar për ne të gjithë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve tona, prandaj secili prej nesh, ulur në këtë tavolinë, i kush-ton asaj një rëndësi të veçantë. Nuk ka asnjë dyshim, se gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi midis vendeve anëtare të A5 është zgjeruar, duke mbuluar një gamë të gjerë fushash të mbrojtjes dhe sigurisë. Iniciativa e A5 është produkt i një fryme të re të bashkëpunimit dhe gjatë këtyre viteve kemi arritur shumë suksese. Dy vende të kësaj inicia-tive, Shqipëria dhe Kroacia, janë tashmë anëtare të NATO-s dhe tre vende të tjera janë duke punuar shumë për t’u bërë pjesë e Aleancës. Në këtë drejtim, Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë përpjekjet e vendeve të rajonit, anëtare ose jo anëtare të Kartës së Adriatikut, në rrugën e tyre drejt integrimit në NATO. Në kuadër të kësaj iniciative, kemi arritur të kalojmë nga një konsumator të sigurisë në një ofrues të sigurisë, qoftë individualisht qoftë si anëtarë të iniciativës A5. Në këtë drejtim, unë mund të them se inicia-tiva A5 është një histori suksesi. Sot ne ndajmë të njëjtat synime dhe vlera si, integrimin e plotë të rajonit në strukturat Euro - Atlantike dhe zhvil-limin e demokracisë në vendet tona. Ndarja nga paragjykimet e së kaluarës dhe një vizion i qartë afatgjatë për të ardhmen tonë të përbashkët do të përshpejtojë me siguri procesin e integrimit të plotë të vendeve tona në këto struktura dhe organizata ndërkombëtare. Si një mbështetës i qëndrueshëm i politikës së “dyerve të hapura”, Shqipëria inkurajon të gjitha vendet e rajonit, që kane ende probleme të pazgjidhura, të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme bazuar në frymën e kompromisit. Gjithashtu, jam e vetëdijshme se vendet e tjera kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë politikë, megjithatë, mezi presim të shohim këtë politikë të zbatuar në praktikë, në një nivel rajonal, si një shembull i jashtëza-konshëm i frymës së gjithëpërfshirës. Politikat e orientuara drejt së ardhshmes kërkojnë kontributin e të gjitha vendeve të rajonit, në një angazhim plotësues për paqen dhe zhvillimin në rajon. Në këtë kontekst, mirëpresim marrëveshjen e ar-ritur kohët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe nxisim të dy vendet të konkretizojnë në terren marrëveshjen e arritur, e cila mbetet sfida më e vështirë për të dyja palët. Duke kujtuar atë çka kanë përjetuar këto dy vende, duhet të arrijë në përfundimin se, kjo marrëveshje është një tregues se asgjë nuk është e pamundur kur ekziston një dëshirë për kompromis. Gjithashtu, kjo duhet të sigurojë një mundësi për të shmangur keqkuptimet në zhvillimin e takimeve të ndryshme rajonale, pavarësisht nga niveli i përfaqësimit. Të nderuar kolegë! Kontributi në dobi të sigurisë globale dhe rajonale mund të jetë në dy drejtime: Së pari, si anëtarë, kandidatë, ose si partnerë të NATO-s, ne duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në për-puthje me planet e NATO-s në Afganistan. Tani është çasti i duhur për të shqyrtuar mundësitë për kontributin e përbashkët në misionin post-ISAF, përtej vitit 2014. Në kuadër të A5, duhet

të vazhdojmë të kontribuojmë përmes ekipeve të përbashkëta ushtarake të trajnimit të Policisë, ekipeve të përbashkëta mjekësore, etj. Përfitoj nga rasti për të ripërsëritur mbështetjen tonë për nismën kroate lidhur me Shkollën e Policisë Ushtarake në Afganistan. Përtej kësaj, duhet të merremi edhe me sfidat rajonale që prekin vendet tona në mënyrë të barabartë të tilla si, emergjencat civile, trafikimi i qenieve njerëzore, i armëve dhe lëndëve narkotike, llojet e ndryshme të ndotjes, misionet e kërkim - shpëtimit, etj. Në këtë drejtim, kohët e fundit, Shqipëria ka përmirësuar kapacitetet e saj për të përballuar shumicën e këtyre sfidave. Me krijimin e QNOD (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare), e cila ofron një sistem vëzhgimi detar modern, kombinuar me ndërtimin e katër anijeve patrul-luese dhe marrja e helikopterëve“ Cougar”, ka rritur Rojën tonë Bregdetare dhe kapacitetet e kër-kim - shpëtimit. Gjithsesi, jemi të ndërgjegjshëm se Shqipëria, si një vend i vetëm nuk i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar të gjitha këto sfida. Prandaj, bashkëpunimi me vendet e rajonit, në kuadër të iniciativës A5 dhe më gjerë, është një domosdoshmëri. Pak ditë më parë, kemi organi-zuar me sukses stërvitjen “Joint Reaction 2013”, në bashkëpunim me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën, me qëllim për të përmirësuar aftësitë tona të përbashkëta për planifikimin rajonal të emergjencave civile dhe të kapaciteteve ndihm-uese kundër katastrofave. Unë përfitoj nga rasti të falënderoj kolegët e mi, ministrat Xhaferri, Durisic dhe Çeku për punën e mirë që forcat e tyre kanë bërë dhe aftësitë që ato kanë treguar në këtë stërvitje. Shpresoj se kjo stërvitje nuk do të jetë e fundit dhe numri i vendeve pjesëmarrëse do të rritet në stërvitjet të ngjashme në të ardhshmen. Në mbyllje të komenteve të mia, dua të theksoj se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë iniciativat rajonale, të cilat do të bëjnë të mundur një bash-këpunim më të ngushtë mes vendeve tona. Projektet e përbashkëta rajonale si BRAAD, krijimi i Qen-drave Trajnuese Rajonale, i Qendrave Rajonale të Gjuhëve të Huaja, kurset e përbashkëta në fushën e arsimimit ushtarak dhe stërvitjet e përbashkëta duhet të inkurajohen nga të gjitha vendet, në mënyrë që të ruajmë bashkëpunimin tonë rajonal/shumëkom-bësh si rrugën kryesore të veprimtarisë sonë në të ardhmen. Unë jam e sigurt që ne të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, se çelësi për qenë i suksesshëm për paqen dhe sigurinë globale është bashkëpunimi më i ngushtë, së pari në nivel rajonal, e më pas në një plan më të gjerë.

Fjala e zëvendësministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj. Arta Musaraj,

në Ministerialin e Mbrojtjes të A5, Ohër, Maqedoni “Së bashku drejt paqes

dhe sigurisë globale”

harxhi në punimet e takimit të Komisionit së Partneritetit të vendeve së A5 + shBA në shkup

Në kuadër të Kryesisë Maqedonase të Kartës së Adriatikut, u zhvillua në Shkup (Maqe-doni), Takimi i Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 + SHBA në nivel ministrash të Punëve të Jashtëm. Delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, znj. Edith Harxhi. Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendëssekre-tari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, si edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe përfaqësuesi i Serbisë. Ky takim, që shënoi edhe 10- vjetorin e nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, paraqiti mes të tjerash, një mundësi mjaft të mirë që vendet të diskutonin mbi ak-

tivitetet e përbashkëta dhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal në kuadër të A5-ës, duke vënë fokusin mbi forcimin e mëtejshëm të bash-këpunimit mes vendeve të rajonit, para Samitit të ardhshëm të NATO-s të vitit 2014, si dhe kontributin e përbashkët të vendeve të rajonit në ISAF, pas 2014. Në përfundim të takimit, vendet anëtare të Kartës së Adriatikut, miratuan një Komunikatë të Përbashkët, në të cilën mes të tjerash, nënvizohet qartësisht perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në A-5. Po ashtu, në Komunikatë vlerësohet arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe bëhet thirrje për vënien në jetë të saj, pa vonesë.

përfunduar fjalën e tij, ministri Agim Çeku tha se Kosova sikurse edhe vendet anëtare të “Adriatiku 5”, kanë aspirata dhe qëllime të njëjta që të jetë mbështetëse aktive dhe kontribuuese për sigurinë Euro-Atlantike. “Të gjitha vendet anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut japin kontribut afatgjatë në operacionet ndërkombëtare dhe në sigurinë rajonale. Suksesi ynë i përbash-kët dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal është një qasje e fitimit të dyfishtë për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë”, këtë theksoi ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në hapjen solemne të Konferencës së Ministrave të Mbrojtjes të Vendeve Anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut, e cila u mbajt në Ohër, Republikën e Maqedonisë. “Në kuptim të promovimit të vlerave demokratike, me një prani të përbashkët dhe të bashkuar

në Afganistan, theksoi ministri Xhaferi, ne kontribuojmë drejt sigurisë dhe paqes në nivel global, me çka konfirmohet edhe qëllimi i partneritetit në kuadër të SHBA-Kartës së Adriatikut nga viti 2003, në përforcimin e bashkëpunimit bilateral, rajonal dhe multilateral dhe në kontributin e përbashkët në sigurinë Euro-atlantike”. “Jam i bindur se duke punuar bashkërisht, ne jemi më afër realizimit të qël-limit tonë të përbashkët – integrimi i plotë Euro-Atlantik i Rajonit dhe kontribuimi i përbashkët drejt paqes dhe sigurisë globale” - tha ministri Xhaferi në fund të fjalës së tij përshëndetëse. Në fund, min-istrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e tjerë të vendeve pjesëmarrëse në iniciativën rajonale të Kartës së Adriatikut që morën pjesë në këtë takim, kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të Takimit të minis-trave të Mbrojtjes së A5.

nga arta musaraJ

Akuzat e gjeneralit në lirim Abaz Lleshi reagim shP i FArsh:

të pavërteta, abuziveShtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka detyrimin ligjor të sqarojë opin-ionin publik në lidhje me deklarimet e bëra në një medie të përditshme më datën 20.06.2013, nga gjeneral brigade në lirim Abaz Lleshi. Në intervistën e tij, ai pre-tendon “...për përdorimin e strukturave të FA jashtë detyrave apo misionit”, “për-dorimin politik të FA për interesa politike të ditës”, “rrezikimin e misioneve me jo profesionistë”, apo “masakrimin e 6-të gjeneralëve, nga Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA”. Shtabi i Përgjithshëm sqaron opinionin publik se, deklarime të tilla janë të pavërteta, abuzive, ato tregojnë mosnjohjen apo interpretimin keqdashës të dispozitave ligjore në fuqi që rregullojnë karrierën e ushtarakëve në tërësi e në këtë kuadër edhe atë të ushtarakëve me grada madhore (gjeneralëve). Gradimi, emërimi dhe lirimi nga detyra i ushtarakëve me grada madhore është kompe-tencë ligjore e autoriteteve civile të komandimit e të drejtimit të FA, çka është një parim kushtetues i të gjithë vendeve të NATO-s dhe vendeve me demokraci të zhvilluar. Përsa i përket përzgjedhjes së trupave tona që dërgohen në misione jashtë vendit, dëshirojmë të informojmë se, kjo përzgjedhje kalon përmes proce-durave tërësisht transparente, dhe në thelbin e tij është një proces bashkëpunues dhe vlerësues, deri në çertifikimim përfundimtar për pjesëmarrje në mision. Në të marrin pjesë disa faktorë e aktorë, ku roli vendimtar i takon individëve të cilët duhet të plotësojnë në mënyrën optimale standardet e parashikuara për çdo lloj operacioni. Përgjigja më e mirë ndaj akuzave për këtë çështje është profesional-izmi dhe performanca e këtyre djemve dhe vajzave në misione të vlerësuar nga autoritetet më të larta politike dhe ushtarake të mjaft vendeve aleate dhe mike si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. Dëshirojmë edhe njëherë të thek-sojmë si dhe të sigurojmë opinionin publik se Shtabi i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura, zbatojnë vetëm ligjin dhe detyrimet që lidhen me misionin e tyre kushtetues. Forcat e Armatosura kanë qenë, janë dhe do mbeten në shërbim të interesave madhore të Shqipërisë, ato do të vazhdojnë ashtu si deri më sot të jenë në shërbim të qytetarëve shqiptarë por edhe të Aleancës duke zbatuar me konsekuencë vetëm kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Deklarime të tilla ato tregojnë mosnjohjen apo interpretimin keqdashës të dispozitave ligjore në fuqi

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 20134 zyrtare

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, vlerësime maksimale për rolin e FARSH në NATO

Në hotel “Sheraton” u zhvillua një bashkëbisedim i kryeministrit Berisha dhe ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, me ushtarakë, ish-ushtarakë dhe studentë

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar të hënën në

selinë e Presidencës së Republikës me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, të ish-sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Rumsfeld. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi ish-sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Rumsfeld Dekoratën e lartë të Flamurit Kombëtar, me moti-vacionin: “Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e jashtëzakon-shëm, si dhe për mbështetjen e fuqishme që ai dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për reformimin, fuqizimin dhe modernizimin e Ushtrisë Shqiptare dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, ish ministri i Mbrojtjes dhe aktualisht ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Fatmir Mediu, kryetari i Komisionit Parlamen-tar për Sigurinë Kombëtare, z. Leonard Demi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, etj. Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani i ka akorduar ish sekretarit të Mbrojtjes

të SHBA, z. Donald Rumsfeld, “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”. Në fillim të fjalës së tij, Presidenti Nishani shprehu mirën-johjen e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se mirënjohja për këtë vend është pazgjidhshmërisht e lidhur dhe me personalitetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara, me bijtë që lindi dhe rriti ky vend dhe në këtë kuadër e cilësoi ish sekretarin Rumsfeld një mik të madh të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kreu i shtetit u shpreh se mbështetja e madhe që zoti Rumsfeld i dha Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, është tashmë pjesë e mirënjohjes dhe e

kujtesës historike të shqiptarëve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga çastet e para të krijimit të shtetit shqiptar deri në vijimin përpjekjeve të shqiptarëve për ndryshimet demokratike për konsolidimin e demokracisë, përpjekjeve të saj për reforma, anëtarësimit në NATO, çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës dhe në vijim të rrugë e konsolidimit të saj e të Shqipërisë”, nënvizoi Presidenti Nishani. Duke përcjellë përgëzimet e gjithë kombit amerikan për atë që Shqipëria ka bërë dhe arritur në këto vite, ish sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i shprehu Presidentit Nishani

falënderimet për këtë nderim të madh dhe shtoi se nuk do t’i rezistonte tundimit për ta vënë këtë medalje, gjatë gjithë ditës dhe për ta pasur gjithmonë në mendjen dhe zemrën e tij. Ish sekretari Rumsfeld nënvizoi gjithashtu se vlerat që Shqipëria i ka sjellë NATO-s janë të jashtëzakonshme, sepse kanë ndihmuar të gjithë anëtarët e saj, vlera që Shtetet e Bashkuara i njohin dhe i vlerësojnë. Përpara ceremonisë së dekorimit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani e priti në një takim kortezie ish sekretarin amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld. Presidenti Nishani shfrytëzoi rastin për të përsëritur edhe

njëherë ndjenjat e mirënjohjes së tij dhe të popullit shqiptar për atë çfarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe burra të mëd-henj të kombit amerikan kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët që nga krijimi i shtetit shqiptar deri në pavarësimin e Kosovës. “Figura juaj zoti Rumsfeld”, – nënvizoi kreu i shtetit, – “është e lidhur ngushtë me mbështetjen që ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i keni dhënë reformimit, fuqizimit dhe modernizimit të Ushtrisë Shqiptare dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”. Pasi e garantoi bashkëbiseduesin se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj moderator plotësisht e përgjegjshme për kontributin për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon, Presidenti Nishani gjeti ras-tin të vlerësojë lart vizionin e gjithë mbështetësve të Pavarësisë së Kosovës, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, duke u shprehur se vetë Kosova po provon se sa i drejtë ishte qëndrimi i tyre. Nga ana e tij, ish sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld, pasi vlerësoi lart pikëpamjet e Presidentit Nishani u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të ish-bllokut komu-nist kanë sjellë freski dhe optimizëm në NATO dhe se veçanërisht Shqipëria me rolin e saj në rajon dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut është një partnere e besueshme me një kontribut të madh.

Presidenti Nishani dekoron ish-sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, Donald Rumsfeld

Ministri i Mbrojtjes, Imami, merr pjesë në ceremoninë e dekorimit me urdhërin e Flamurit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi ish sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Rumsfeld, Dekoratën e lartë të Flamurit Kombëtar, me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e jashtëzakonshëm si dhe për mbështetjen e fuqishme që Ai dhe Shtetet e

Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për reformimin, fuqizimin dhe modernizimin e Ushtrisë Shqiptare dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”

Kryeministri Berisha së bashku me ish sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

zhvilluan mesditën e së hënës në Tiranë një bashkëbisedim me ushtarakë, ish ush-tarakë dhe studentë shqiptarë lidhur me rolin dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë e komunitetit euro-atlantik dhe paqen në botë. Ky takim organizohej nga ish ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, zoti Fatmir Mediu. Në fjalën e tij, në fillim të bashkëbisedimit, kryeministri Berisha u shpreh: “Sot kemi këtu një nga miqtë më të shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, por edhe një nga promotorët më të mëdhenj të lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga strategët e paqes dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në botë, ish sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Zoti Sekretar, ne jemi shumë të nderuar dhe shumë krenarë që ju jeni sot këtu, në Shqipëri. Kjo është vizita juaj e tretë në Shqipëri dhe natyrisht, kësaj radhe vizita juaj në Shqipëri ka qëllime të tjera. Ju garantoj se për ne mbeteni gjithnjë

një nga miqtë më të shquar tanët; mbeteni një personalitet i madh, për të cilin ne kemi mirënjohjen më të thellë. Unë jam dëshmitar i ndihmës shumë të madhe që ju personalisht dhe administrata e Presidentit Bush i dhatë Shqipërisë në përpjekjen e saj

për t’u anëtarësuar në NATO. Anëtarësimi në NATO, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka qenë akti më madhor në historinë tonë kombëtare. Unë e vlerësova shumë vendimin e Presidentit të Repub-likës për t’ju dekoruar ju me “Urdhrin e

Flamurit”. Për ne shqiptarët flamuri është kulti më suprem. Ne atë e kemi gjënë më të lartë dhe ky ishte një dekorim plotësisht i merituar i një miku që aq vendosmërisht na ndihmoi për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si një Aleancë vlerash, si një Aleancë paqeje dhe sigurie, si një Aleancë që këto 20 vite historia e dha që të përdorte forcën e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore për herë të parë në Kosovë, për të çliruar shqiptarët”. Në vijim të fjalës së tij kreu i ekzekutivit shq-iptar z.Sali Berisha shtoi: “Të dashur miq, sekretari Rumsfeld është promotor i lirisë në vendin e tij dhe kudo në botë. Ai është promotor i aktit të madh të lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktë janë njerëzit mbi tokë që ndodh të lahen dy herë në ujërat e të njëjtit lumë. Sekretari Rums-feld vjen këtu sot si ish sekretari i 13-të dhe i 21-të i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka edhe një moment tjetër shumë të rëndësishëm. Nën udhëheqjen e Presidentit Bush në drejtim të Pentagonit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës larguan

me forcë dy nga diktatorët më të egër, më të shëmtuar të kohërave, më barbarët, më mizorët, Mulla Omarin dhe Sadam Hysein. Ato qenë luftëra që natyrisht kishin edhe efektet e tyre kolaterale, por është e sigurt se ata që përfituan më shumë janë populli i Afganistanit dhe populli i Irakut, të cilët me përpjekje të mëdha po përpiqen të ndërtojnë një shoqëri të lirë, një sistem demokratik, i cili me të gjithë problema-tikën që ka është i vetmi sistem që garanton ndërtimin e të ardhmes. Një aspekt tjetër është se me largimin nga pushteti të klikave të Mulla Omarit dhe Sadam Hyseinit, bota arabe mori një mesazh të fuqishëm lirie. Ajo që ne pamë në Pranverën Arabe ishte një përpjekje e fuqishme e kombit arab për të ecur në rrugën e lirisë. Sigurisht, një rrugë jo e lehtë, një rrugë me shumë vështirësi, por shumë herë më e sigurt sesa me Gedafin dhe diktatorë të tjerë që u larguan nga pushteti. Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë timen, të shqiptarëve për ju miku ynë i shquar, për kontributin e madh që ju dhatë për

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 2013 5aktiviteti

rumsfeld: I lumtur që të panjohurat e mia u botuan në shqip, botuesit Fahri Balliu po i besoj edhe librin e dytë “rregullat e rumsfeldit”

Promovohet libri me kujtime i ish-shefit të Pentagonit, Donald Rumsfeld

Kryebashkiaku Lulzim Basha i dorëzon ish-sekretarit të Pentagonit “Mirënjohjen e Tiranës”, për kontributin e tij të shquar, në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Në mjediset e Hotel Tiranës, u promovua libri me kujtime i ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld,

“Të njohura dhe të panjohura” të botuara nga Shtëpia Botuese “55”. Në ceremoni morën pjesë ministrat Mediu, Kosova e Zhiti, si dhe kryebashkiaku i kryeqytetit, Lulzim Basha. Në çelje të ceremonisë, botuesi Balliu shprehu krenarinë e tij, për suksesin që kishte njohur tek lexuesit e të gjithë hapësirës shqiptare libri me kujtime “Të njohura e të panjohura”. “Jeta juaj z. Rumsfeld i ngjan luftës mitologjike që bën e mira me të keqen ku ju jeni e mira, jeni burri i ndershëm përballë intrigës dhe terrorizmit”, tha ndër të tjera publicisti Balliu. “Ju jeni heroi që thjeshtë jo vetëm që nuk keni munguar në luftë, por jeni dal-luar në luftërat e egra kundër diktatorëve si Sadami etj. Ju, edhe kur të largoheni, do jeni prapë këtu, se keni librin në duart e mijëra e mijëra lexuesve”, tha Balliu. Më pas, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka nderuar me titullin “Mirënjohja e Tiranës”, ish sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld: “Me mirënjohje për kontributin e tij të shquar, në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ky titull është një tregues i mirënjohjes për rolin e tij të veçantë në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe një demonstrim i respektit të thellë që i akordon qyteti i Tiranës për vitet e tij të shërbimit në SHBA dhe mbarë botën”, thuhet në motivacionin e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha i ka shprehur ish sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld mirënjohjen e thellë të çdo shqiptari për kontributin e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Kthimi juaj në Tiranë është pa dyshim një lajm shumë i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët që vlerësojnë miqësinë tuaj, të demonstruar me vepra dhe me punë, për të arritur një ndër destinacionet më të rëndësishme të vendit tonë, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut në NATO. Në këtë stacion të rëndësishëm,

ne arritëm për shkak të reformave dhe punës sonë, por vetëm përmes mbështetjes së gji-thanshme të SHBA dhe në veçanti Presidentit George W Bush dhe tuajën personale, në ka-pacitetin e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA” - u shpreh z. Basha. Kryebashkiaku Basha e ka konsideruar frymëzim të madh për brezat e rinj, pasionin dhe forcën me të cilën Donald Rumsfeld kreu misionin e tij historik, në ra-port me lirinë e njeriut, si vlera themelore për përparimin e çdo shoqërie. “Jeta juaj është një burim frymëzimi për të gjithë personat në shërbim publik por po kështu është një burim frymëzimi për çdo të ri dhe të re, në duart e së cilit do të vijë ky libër. Ju i përkisni një brezi të cilët mbajtën premtimin e një bote të lirë nga frika dhe terrori përballë shumë kërcënimeve, kërcënimeve të nazizmit, të totalitarizmit komunist dhe të pasigurisë globale që synoi të krijonte terrorizmi në botën e pas Luftës së Ftohtë” - theksoi z. Basha. Në përshëndetjen e tij, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu (sot ministër i Bujqësisë, në kabinetin “Berisha”), falën-deroi zotin Rumsfeld, sepse ka qenë një nga miqtë më të veçantë të shqiptarëve, i cili “na ka mbështetur në të gjitha reformat, jo vetëm thjesht forcat e armatosura, por edhe institu-

cionet e sigurisë, për reformat e rëndësishme për të anëtarësuar Shqipërinë në NATO”, tha ish ministri i Mbrojtjes Mediu. “Atëherë kur shumë pak besonin në këtë proces, vijoi zoti Mediu, ai na mbështeti, atëherë kur shumë njerëz ishin skeptikë, ku kishte edhe nga ata njerëz që padyshim ishin kundër këtij procesi, unë dua ta falënderoj sinqerisht për gjithë kontributin që ai ka dhënë, për të pasur një siguri në botë, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen e Shqipërisë për të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO”. “Libri me kujtime i Donald Rumsfeld është një libër të cilin do tua këshilloja të gjithëve ta lexonin, theksoi zoti Mediu, jo thjesht për të parë historinë e një njeriu, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të tij për t’i shërbyer vendit të tij, por për të parë figurën dhe autoritetin e një shtegtari të vërtetë, i cili nuk u ndal asnjëherë përballë opinionit, për të bërë atë që besonte se ishte më e mira për vendin e tij pa asnjë kompromis, por për të luftuar gjithmonë për të drejtën dhe njëkohësisht për të krijuar mundësinë që lirinë ta gëzojnë jo vetëm amerikanët por sa më shumë vende në mbarë botën”. Një përshëndetje në ceremoni ka bërë edhe ministri i Kulturës, zoti Visar Zhiti,

i cili shprehu mirënjohjen si qytetar dhe si ministër, për gjithçka të madhe dhe te rëndësishme që SHBA-të kanë bërë për vendin tonë. “Botimi i këtij libri është shume i rëndësishëm, në njëfarë mënyre është befasia e radhës e Shtëpisë Botuese “55”, e cila vazhdimisht ka sjellë librat e duhura, që kultivojnë njohuri dhe dije, ku njohja shndërrohet në përvojë dhe përvoja në kulturë”, tha ai. Ish ministri i jashtëm Kastriot Islami, tha se figurat e shquara në mendjen e shqiptarëve dhe disa ngjarje të rëndësishme që lidhen me ta shpjegojnë lidhjen e fuqishme SHBA-Shqipëri. “Jo vetëm presidenti Ëillson, që vendosi fatin e Shqipërisë që kemi sot, tha deputeti Islami, por janë administrata të tëra të Amerikës, në veçanti ato të presidentit Bush - ku sekretari Rumsfeld ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të saj – të cilat kanë shënjuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”. Sekretari i Pentagonit, Donald Rumsfeld është shfaqur i emocionuar gjatë cer-emonisë, duke shprehur kënaqësinë e tij të veçantë, që kujtimet e tij ishin botuar edhe në gjuhën shqipe. “Jam shumë i lumtur që ndodhem në këtë vend shumë të bukur, tha

z Rusmfeld. Ky është një privilegj i madh për mua. Falënderoj z. Balliu, kjo është një mikpritje e shkëlqyer. Kam menduar se isha shume i ri për të shkruar një libër, nisi rrëfimin e tij të sinqertë për të pranishmit, ish shefi i Pentagonit, por kur vajta tek të 70-tat, kuptova që nuk isha më shumë i ri. M’u deshën katër vite për të shkruar këtë libër, pasi kërkonte kohë për të mbledhur dokumente, arkiva dhe artikuj. Çdo njeri ka një këndvështrim të ndryshëm për historinë, por në librin tim kam shman-gur subjektivizmin dhe jam bazuar në dokumentacion. U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur kur mësova se libri u botua në Shqipëri. Ka një miqësi të veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Gjatë vizitës sime kam dëgjuar fjalët më të këndshme për vendin tim. Por, duhet të shikojmë edhe anën tjetër, atë çka Shqipëria dhe qeveria shqiptare i ka sjellë Perëndimit. Në një konferencë për shtyp përmenda frazën Europa e Vjetër dhe hasa kritika për këtë frazë. Kur isha ambasador i SHBA-ve në NATO, ishim 15 vende anëtare, ndërsa tani jemi 28 dhe qendra e gravitetit është lëvizur drejt Lindjes dhe sot shohim një Europë të ndryshme nga ajo e Shekullit XX. Shume vite më parë, kur isha shefi i personelit të Fordit, mbaja shënime në një bllok të vogël. Fordi më tha se dëshironte që t’i shihte këto shënime dhe kur i lexoi, i pagëzoi “Rregullat e Rumsfeldit” dhe porositi administratën që të vepronte sipas tyre. Kështu, para një viti shkrova një libër, “Rregullat e Rumfseldit”, pasi siç thonë, rrëfimi është i mirë për shpirtin. Por ato nuk janë vetëm rregulla të Rumsfeldit, por edhe të personaliteteve të shquara si Çërçilli, etj. Nuk janë vetëm rregulla, por edhe ide. Një kopje të këtij libri po ia dorëzoj botuesit tim Fahri Balliu për t’a botuar, duke i shprehur edhe njëherë falënderimet e mia për botimin e librit të parë “Të Njohura dhe të Panjohura””. Në fund, në një mjedis që u shndërrua në një fo-rum ku shkëmbenin pikëpamje për çështjet e sigurisë dhe rolin që po luajnë shqiptarët në NATO, Donald Rumsfeld firmosi dhjetëra autografe për të pranishmit.

anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për kontributin e madh që keni dhënë në agjendën e lirisë, paqes dhe stabilitetit në botë”. Në këtë bashkëbisedim ish-sekretari Rumsfeld, ka theksuar se, ky takim i jep një ndjesi të madhe emocionale. Ai ka vlerë-suar maksimalisht kryeministrin Berisha, si dhe ministrat e Mbrojtjes Imami dhe Mediu. Gjithashtu vlerësoi arritjet e shënu-ara në këto 20 vitet e fundit në Shqipëri, të cilat bënë të mundur për të kaluar një tranzicion vërtetë shumë të vështirë. Në vijim të fjalës së tij ish-sekretari Rumsfeld tha: - “Kryeministri Berisha përmendi NATO-n dhe rëndësinë e saj në ditët e sotme, e cila është një Aleancë vlerash të përbashkëta, ku njerëzit që mendojnë njësoj punojnë së bashku dhe e shikojnë botën së bashku, kuptojnë që çfarë bëjnë e bëjnë me vendet e tjera. Ashtu ndihen amerikanët për shqiptarët dhe e vlerë-sojmë shumë atë bashkëpunim. Isha me Presidentin, pak minuta më parë, bëra një koment për shqiptarët se ata e vlerësojnë

përfshirjen në NATO dhe çfarë besojnë ata se i sjellë NATO popullit shqiptar. Unë do ta përmbys atë, se unë shoh se çfarë i sjellin shqiptarët NATO-s, energjinë, eksperi-encën, freskinë, përqasjen e lidershipit tuaj ushtarak dhe civil. Ju po jepni një kontribut të rëndësishëm në Aleancë, e cila është e vjetër, e krijuar nga mesi i viteve ‘40-‘50. Unë kam qenë ambasador në NATO në vitin ‘73-‘74. Ishte një NATO ndryshe në atë kohë. Një NATO me 15 vende anëtare. Ndërkohë që sot me 28 vende anëtare, NATO ka një energji tërësisht të re. Në atë kohë ne shqetësoheshim për konfliktet brenda vendeve, ndërkohë që sot thuajse të gjitha problemet me të cilat përballet NATO janë me vende jashtë zonës së NATO-s, janë probleme, për të cilat duhet të punojmë së bashku, duhet t’i trajtojmë. Si për shembull problemet e terrorizmit, piraterisë, krimit kibernetik etj., që kanë shumë rëndësi. Mendoj që Aleanca është e rëndësishme dhe mendoj që përfshirja juaj në Aleancë është vlerë jo vetëm për

Shqipërinë, por për të gjithë Aleancën. Kështu që zoti Kryeministër edhe një herë faleminderit shumë për kontributin tuaj. Shoh ish ministrin e Mbrojtjes, shoh miqësitë që janë zhvilluar midis popul-lit shqiptar dhe vendeve të tjera dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu. Shumë prej oficerëve këtu i kam takuar në takime në SHBA, në Bruksel. Me kalimin e viteve keni zhvilluar një lloj ndjesie për vendin. Në fakt në hotel u takova me turistë nga SHBA që më shprehën të njëjtat mendime, se ishin të kënaqur që ishin këtu dhe donin të kuptonin më mirë marrëdhënien midis dy vendeve tona”.Pyetjes se një ish-ushtarak i cili donte të dinte diçka më tepër në lidhje me opin-ionin se NATO ka nevojë për një armik për të qene e unifikuar, për të qenë e bashkuar përball kampit socialist, sekretari Rumsfeld iu përgjigj: - “Nëse shikojmë vitet e parë të NATO-s, që është aleanca më e gjatë në histori, dhe të sugjerojmë nëse do ishte ndryshe, sepse ka pasur

një armik , Bashkimin Sovjetik, unë do të thosha që nuk ishte ndryshe. Ka pasur ndasi në NATO gjatë asaj periudhe. Nëse shikojmë prapa ka pasur periudha kur eurokomunizmi ishte më shumë në modë, ai ishte komunizmi i mirë. Por ka pasur këmbëngulje nga njerëzit në të gjitha ato vende, në një periudhe të qëndrueshme, nga lidershipi politik në partitë politike të vendeve tona, dhe në vendet e NATO dhe në fakt kjo këmbëngulje fitoi. Por ka pasur ndasi, ka pasur ndryshime, në vend që të përdor fjalën armik do të përdorja fjalën sfida dhe do të thosha se sfidat sot janë reale, serioze, është e vërtetë nuk ka Bashkim Sovjetik, por rrezikshmëria e armëve sot është shumë herë më e madhe sesa ka qenë dekada më parë. Çka do të thotë se niveli i gabueshmërisë nga drejtuesit politikë në botë është shumë më i vogël. Një studim i universitet John Hopkins i quajtur “Dimri i Errët”, shkruar nga njerëz nga të dyja partitë politike, analizuan kërcënimin në SHBA, dhe kërcënimet ishin në tre pika

në Amerikë dhe përfundimet e tyre ishin se, brenda një viti do të shkaktohej vdekja e një milion amerikanëve. Nëse armët nuk do të kishin këtë fatalitet, liderët politikë mund të bënin gabime, të krijonin vonesa. Sot, fatalitetet janë të një niveli që nuk e kemi parë më parë. Lidershipi politik ka një problem të komplikuar, për të cilin duhet të punojnë me shumë vende të tjera, nuk ka mundësi që një vend të përballet me këto probleme i vetëm. Në fakt unë shqetësohem për nivelin e investimeve ushtarake. Kur dola nga marina në 1957, dhe shkova në kongres në 1960, qeveria shpenzonte 10% të buxhetit për mbrojtjen, ndërkohë që sot harxhohet vetëm 4% dhe aleatët më pak se 2%. Problemet nuk janë lehtësuar, problemet janë bërë më të rrezikshme përsa i përket rrezikshmërisë së armeve dhe problemet që mund të shkaktohen, nëse ne bëjmë gabime, ne njerëzit në qeveri. Personalisht unë kam dalë në pension, por shqetësohem për të dhe ju duhet të bëni diçka për këtë gjë”- tha ish sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 20136 zyrtare

Ekipi EOD nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viziton Brigadën Logjistike

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të Shteteve së Bashkuara të Amerikës, një ekip mjekësor dhe EOD amerikan

vizitoi Brigadën Logjistike dhe Qendrën e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve

Në kuadër të bashkëpunim-it dypalësh, ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

dhe atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ekip mjekësor dhe EOD amerikan vizitoi Brigadën Logjistike dhe Qendrën e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve. Vizita e tyre zgjati nga data 8 deri më 13 qershor. Qëllimi i vizitës së tyre ishte identifikimi i problemeve në lid-hje me nivelin e trajnimit, kapacitetet dhe pajisjet që ka Qendra AME e Brigadës Logjistike, sipas standardeve të ISO të Operacioneve të Asgjësimit. Ekipi amerikan përbëhej nga major Mark Veneris, major Patricia Ëesch, TSGT John Hurley dhe SMSgt Sandra Ramos. Ekipi amerikan u shoqërua nga zëvendëskomandanti i QAME, kapiten Artan Azizi. Në ditën e parë të vizitës së tyre ato u pritën nga komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneralbrigade Syrja Gjoka. Gjen-eral Gjoka i uroi atyre mirëseardhjen dhe u shpreh i kënaqur për vizitën e tyre në Brigadën Logjistike, si edhe për interesin e treguar në çështjet e trajnimit të personelit EOD. Me tej, ekipi amerikan vizitoi dhe inspektoi

Ja qëllimi i vizitës që u zhvillua nga datat 8 deri më 13 qershor

Qendrën e Asgjësimit të Municioneve që në fakt ishte edhe interesi i tyre primar. Ato u pritën atje nga koman-danti i QAME, major Luan Shaba si dhe kapiten Artan Azizi. Çështjet e diskutuara në QAME kishin të bënin me identifikimin e problemeve në lid-

hje me nivelin e trajnimit, kapacitetet dhe pajisjet që përdor Qendra AME. Pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe trajnimi që ekipi amerikan do të bëjë së shpejti me personelin EOD të QAME, lidhur me dhënien e ndihmës së parë në rastet kur neutralizimi i

municioneve nuk shkon, ashtu siç duhet dhe ndonjë nga specialistët e EOD lëndohen në operacion e sipër. Ekipi mjekësor dhe EOD amerikan do të trajnojnë personelin EOD, deri në momentin kur këto të fundit do të jenë në gjendje të japin vetë ndihmën

e parë dhe të zgjidhin situatën e kri-juar. Në ditën e tretë të vizitës së tyre, ekipi amerikan ka vizituar grupdepot Vërtop dhe Uzinën e demilitarizimit në Poliçan, ku panë nga afër se si kryhet procesi i demontimit të muni-cioneve në mënyrë industriale.

BrL i dorëzon bashkisë Vorë 60.000 m2

hapësirë të rehabilituar në zonën e GërdecitPër pastrimin e kësaj hapësirë janë koordinuar vazhdimisht veprimet mes Qendrës AME, të Brigadës Logjistike

dhe zyrës së AMMCO. Me të njëjtin ritëm, po vazhdon puna edhe për pjesët e tjera të zonës60.000 m2 tokë e pastruar nga municionet, e kontrolluar dhe cert i f ikuar, në zonën e Gër-decit iu dorëzua bashkisë Vorë. Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendëskomandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Besnik Sylaj, komandanti i Qendrës AME, ma-jor Luan Shaba, drejtori i Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO), z. Arben Braha, kryetari i bashkisë Vorë, z. Fiqiri Ismaili, nënkryetari i bashkisë Vorë, z. Aqif Muca, përfaqësues nga shtabi i Brigadës Logjistike etj. Për pastrimin e kësaj hapësirë janë koordinuar va-zhdimisht veprimet mes Qendrës AME, të Brigadës Logjistike dhe zyrës së AMMCO. Me të njëjtin

ritëm po vazhdon puna edhe për pjesët e tjera të zonës. Konkretisht personeli i AME, angazhuar në këtë operacion po vazhdon pastrimin

në zonën ushtarake. Deri më tani në zonën e djegoreve janë pastruar 51.000 m2 ndërsa në zonën e kodrës rreth 52.000 m2. Procesi i pastrimit

nga QAME, vijon me kontrollin e cilësisë së pastrimin dhe largimin edhe të mbetjeve më të vogla nga Zyra Shqiptare e Koordinimit të

Minave dhe Municioneve. Falë këtij bashkëpunimi dhe profesionalizmit të treguar, kjo zonë po shkon drejt rehabilitimit te plotë. Përfaqë-suesit e pushtetit lokal u shprehën shumë të kënaqur për mbarëvajtjes e operacionit dhe përkujdesjen e treguar nga efektivët e FA, të an-gazhuara në zonën e Gërdecit. Në hapësirën e zonës së pastruar dhe certifikuar, tashmë banorët kanë filluar edhe ndërtimin e banesave të reja, në një tokë të sigurt dhe pa asnjë mbetje municionesh. Nën hapësirën e 60.000 m2 të dorëzuar sot bashkisë Vorë, ndodhet edhe rruga kryesore që lidh dy pjesët e Gërdecit. Ajo është tashmë kre-jtësisht e sigurt dhe e përdorshme nga banorët e zonës.

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 2013 77aktiviteti

Pas çeljes së kampionatit të fu-tbollit të FA-së, me ndeshjen midis KDS-së dhe Forcave Ajrore, ku KDS arriti të fitojë

me rezultatin 2 me 1, pas tre ditëve përfundoi ky eveniment sportiv ku sër-ish në finale ishte ekipi i KDS me atë të PU. Organizimi i këtij kampionati në kuadër të planit të aktivitete të miratuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe zhvillohet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes nga data 11-14 Qershor të vitit 2013 me pjesëmarrjen e të gjitha Strukturave të FA-së. Aktiviteti u orga-nizua nga shtabi i Përgjithshëm i FA me të gjithë asistencën teknike, sportive dhe logjistike nga KDS. Përveç rezultatit, ajo që ka rëndësi është se organizime të tilla sportive janë të domosdoshme dhe në shërbim të rritjes së efikasitetit të FA-së në tërësi. Ndikim i aktiviteteve sportive mban të ndezur shpirtin e garës dhe nevojën e punës në grup duke qenë kështu lind nevoja dhe domosdoshmëria e kohezionit një element kyç në arritjen e suksesit. Le të shërbejnë këto aktivitet për të rritur moralin dhe kapacitet fizike të çdo ushtaraku të FA-së. Ndërkohë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, u zhvillua paradite ndeshja finale ndërmjet ekipeve të futbollit të KDS dhe atij të Policisë Ushtarake. Në ceremoninë e mbylljes të kampionatit ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, koman-dantët e forcave, njësive dhe reparteve të FA dhe drejtorë të drejtorive në SHPFA. Finalja e këtij evenimenti sportiv erdhi në përfundim të kampionatit të futbollit ndërmjet tetë ekipeve të komandave, një-sive dhe reparteve të Forcave të Armato-sura, të zhvilluara nga data 11-14 qershor të vitit 2013, në kuadër të veprimtarive sportive të planifikuara për këtë vit. Ekipi i Policisë Ushtarake u shpall fitues i kampionatit të futbollit, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit të KDS. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dorëzoi kupën e kampi-onatit, kapitenit të Ekipit të PU, kolonel Ylli Zyla. Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, falën-deroi pjesëmarrësit për rritjen e frymës së kolektivitetit dhe shpirtit të garës, duke theksuar se këto janë tipare, të cilat karakterizojnë Forcat e Armatosura për arritjen e synimeve dhe objektivave që ata i vënë vetes në realizimin e detyrës.

Kampionati i Futbollit që u zhvillua këto ditë në KDS midis ekipeve përfaqësuese të Forcave, njësive dhe reparteve të FA,

Aktiviteti i FA në fokus të analizës së shtabit të Përgjithshëm të FArshNën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvil-lua analiza mbi aktivitetin e Forcave të Armatosura, me pjesëmarrjen e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo dhe drejtorëve të drejtorive në SHPFA. Drejtorët e drejtorive të SHPFA informuan shefin e Shtabit të Përgjithshëm mbi zbatimin e detyrave të planëzuara dhe të zbatuara deri më tani, si dhe disa nga prioritetet kryesore për periudhën në vijim. Gjatë takimit, krahas çështjeve të tjera, një rëndësi e veçantë iu kushtua rregullave të ruajtjes dhe të sigurisë fizike, masave të mbrojtjes ndaj zjarrit, duke qenë se po afron stina

e verës. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe rreth ecurisë së programeve të rëndësishme të kualifikimit të personelit, si dhe të aktiviteteve të deritanishme nga strukturat e Forcave të Arma-tosura. Takimi ka vijuar me një prezantim nga përfaqësues të J2 dhe AIM, rreth situatës në rajonin e Ballkanit. Në përfundim të këtij takimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka kërkuar që në të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura të punohet me disiplinë të lartë me qëllim zbatimin e legjislacionit, si dhe në realizimin në kohë të detyrimeve të planifikuara, si dhe për përmbushjen me korrektësi të misionit kushtetues nga Forcat e Armatosura.

Përfundon kampionati i futbollit në radhët e FA, kupën e fiton Policia Ushtarake

shshPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e mbylljes së kampionatit të futbollit të FA

Ekipi i Policisë Ushtarake u shpall fitues i kampionatit të futbollit, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit të KDS. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dorëzoi kupën e kampionatit, kapitenit të Ekipit të PU, kolonel Ylli Zyla

ishte një nga aktivitetet më të mira të vitit 2013, për mënyrën e organizimit dhe shënoi një arritje në konceptimin dhe zhvil-

limin e sportit në FA. Përgatitja fizike dhe gjendja e mirë shëndetësore formojnë bazat e gatishmërisë luftarake si dhe ruan

Aktivitet dypalësh mes Forcave Detare shqiptare dhe malazeze

Në zbatim të planit të aktiviteteve të bash-këpunimit ushtarak dypalësh me Malin e Zi për vitin 2013, nga data 3 - 7 qershor, u zhvillua aktiviteti për dhënie eksperience pranë shtabit të Komandës së Forcës Detare të Malit të Zi, në Tivar. Në këtë aktivitet, FD shqiptare u përfaqësua nga kapiten lejtnant, Dorian Tola. Tema e aktivitetit ishte procesi i vendimmarrjes ushtarake dhe planëzimi operacional detar sipas NATO-s. Në aktivitet morën pjesë 10 oficerë, anëtarë shtabi të degës së operacioneve dhe stërvitjes, ko-mandantë grupi anijesh, komandantë anijesh si dhe oficerë të rinj. Në ditën e parë dhe të dytë të aktivitetit u zhvilluan tema për procesin e vendimmarrjes ushtarake, cilësitë e procesit, hapat që ndiqen, referencat kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe eksperienca e Forcës tonë Detare në aplikimin e procesit të vendimmarrjes ushtarake gjatë planëzimit të operacioneve detare. Eksperienca e FD shqiptare në këtë kuadër tërhoqi vëmendje dhe ngjalli diskutime të ndërsjella. Ditën e tretë u zhvillua tema për planëzimin operacional detar të NATO-s. Pjesëmarrësit u njohën me mënyrën e planëzimit operacional sipas Direktivës së Planëzimit të Opera-cioneve Detare të NATO. Më pas, u prezantuan shembuj planëzimi operacional, marrë

nga stërvitje detare të NATO-s. Në fund të aktivitetit u organizua një takim për shkëm-bim mendimesh, lidhur me zhvillimin e FD të dy vendeve respektive. Përfaqësuesi i FD shqiptare, kapitenlejtnant Dorian Tola, bëri një prezantim për Forcën Detare shqiptare. Duhet theksuar se FD malazeze sapo ka marrë me ligj misionin e Rojës Bregdetare dhe është në kuadër të organizimit të saj për të kryer këtë mision. Gjithashtu, FD malazeze është duke ngritur një Qendër Operacionale Detare Ndërinstitucionale, të ngjashme me QNOD tonë, me ndryshimin që është QOD e FD me pjesëmarrjen e koordinatorëve nga

agjencitë e tjera. FD malazeze insistoi që ak-tivitetet e dhënies së eksperiencës nga ana e FD shqiptare të vazhdojnë duke përfshirë tema për Rojën Bregdetare, funksionimin e QNOD, procesionin e hyrjes në Nato-s, planëzimin operacional, zhvillimin e një CPX, etj. Gjatë qëndrimit, komandanti i FD të Malit të Zi, Kap.Rang.I-rë, Darko Vuković, priti në një takim të veçantë kapitenlejnant Dorian Tole, në të cilën nënvizoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona, rëndësinë e bashkëpunimit në mjedisin detar si vende fqinje dhe falënderimet e tij për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për FD të Malit të Zi.

Aktiviteti u zhvillua nga data 3-7 qershor, ky aktivitet u zhvillua për dhënie eksperience pranë shtabit të Komandës së Forcës Detare së Malit të Zi, në Tivar

kondicionin fizik të tyre për përmbushjen me sukses të operacioneve”, u shpreh gjeneralmajor Gjunkshi.

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 20138 speciale

kap. erion shkëmbi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka inspektuar trupat pjesëmarrëse në stërvitjen e

përbashkët “Black Eagle 2013”, të efektivave të Batalionit së Forcave Spe-ciale me trupat komando të Britanisë së Madhe. Gjatë kësaj vizite, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, shoqërohej nga z. Stephen Hickling, zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, komandanti i Forcës Tokësore, gjen-eralmajor Zyber Dushku, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, kolonel Dritan Demiraj, shefi i shtabit të FT, kolonel Adi Ndoni, nënkolonel Ard-ian Bali si dhe shefi i shtabit të BFS, nënkolonel Ekland Dauti, etj. Stërvitja komplekse “Black Eagle 2013”, që është duke u zhvilluar në vendin tonë në periudhën 01-24 qershor të vitit 2013, ndërmjet forcave speciale të FARSH dhe komandove britanike, ka për qëllim trajnimin e përbashkët të efektivave për detyra speciale, të tilla si operacione në zona të banuara, qitje në kushte të veçanta, alpinizëm, etj. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vizitoi ambientet stërvitore si dhe ndoqi nga afër demonstrimet e përbashkëta të zhvilluara nga efektivat e 2 kompanive, ku mësimi i parë tregues u zhvillua tek “killing house” ku efek-tivat e të dy nëngrupeve Speciale dhe Komando treguan një bashkëveprim të mirë dhe nivel të lartë përgatitjeje. Më pas, u kalua tek poligoni tek tunelet ku u ndoq një tjetër demonstrim i përbashkët nga kjo stërvitje.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka vlerësuar maksimalisht stërvitjen e përbashkët me trupat britanike, si një element i rëndësishëm i përgatitjes së trupave tona speciale, të cilat veprojnë

Stërvitje e përbashkët shqiptaro-britanike “Black Eagle 2013”

Shefi i SHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga z. Stephen Hickling, zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, kolonel Dritan Demiraj, ka

inspektuar trupat pjesëmarrëse në stërvitje të efektivave të Batalionit së Forcave Speciale me trupat komando të Britanisë së Madhe

me sukses në misione paqeruajtëse në Afganistan. “Kjo stërvitje e përbashkët është një tregues domethënës i nivelit të lartë të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Vlerësoj maksimalisht angazhimin e personelit të ambasadës të Britanisë së Madhe në vendin tonë, për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, tashmë si vende partnere dhe aleate që ndajnë të njëjtat vlera. Për ju, kjo stërvitje shënon një ngjarje të veçantë, pasi jo vetëm që pasuroni dhe ndani eksperiencat profe-sionale, por edhe vendosni marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi, të cilat do t’ju shoqërojnë gjithë jetën. Ne jemi anëtarë të një familje të madhe, familjes euroatlantike, ndaj kemi për detyrë që të punojmë së bashku për t’ju përgjigjur sfidave të përbashkëta që do të ofrojë e

ardhmja”, - ka vlerësuar në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në përfundim të demonstrimeve, shefi i SHP të FA shqiptare ndoqi dhe një pjesë nga pesëgarëshi ushtarak në bazë FT i cili po zhvillohet gjithashtu në ambientet e BFS-së. Kjo stërvitje përbën një pjesë të rëndësishme në plotësimin e programit të stërvitor të FS për periudhën e parë të 3 mujorit të dytë të vitit, që i shërben dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit ushtarak, në operacionet e përbashkëta ushtarake, shkëmbimit të eksperiencave midis dy ushtrive mike dhe dhënies së ngarkesës të plotë për zhvillimin e operacioneve speciale nga efektivat e të dy kompanive. Efektivat pjesëmar-rëse në stërvitje i ka përshëndetur dhe zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, z. Stephen Hickling, i cili

ka falënderuar gjeneralmajor Gjunkshin për mikpritjen dhe vënien në dispozi-cion të ambienteve të njësive elitare të Forcave së Armatosura Shqiptare. Z. Hickling siguroi gjeneralmajor Gjunk-shin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen dhe është konkreti-zuar edhe në planin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet të dy vendeve tona. Me qëllim zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje, në fillim të muajit qershor, një ekip i Mbretërisë së Bashkuar zhvilloi një përnjohje në gar-nizonet e FT-së dhe BFS-së, në interes të stërvitjes së përbashkët mes Forcave Komando të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave tona Speciale duke u njohur me kushtet e akomodimit dhe poligonet stërvitore. Ky ekip drejtohej nga kapiten Christopher Sharman, i cili është dhe drejtuesi i kompanisë së Mbretërisë së

Bashkuar si dhe toger Luis Canosa, Reshter Thomson Bell, Reshter William Wetherspoon, tetar James White. Në javën e dytë të qershorit 2013, kompania komando e Mbretërisë së Bashkuar me një total efektivi prej rreth 72 vetash u akomodua në ambientet e BFS-së në pritje të fillimit të stërvitjes të përbashkët të koduar “Black Eagle-13”. Në zhvil-limin e kësaj stërvitje të përbashkët me kompaninë e Mbretërisë së Bashkuar merr pjesë një efektiv i përbërë prej dy grupesh nga Kompania e A.S. Direkte si dhe një personel nga shtabi i batalionit. Që prej mbërritjes së kësaj kompanie, Batalioni Special mori të gjitha masat për të vendosur në dispozicion të kompanisë së Mbretërisë së Bashkuar, të gjithë infrastrukturën e nevojshme në dispozi-cion të stërvitjes. Efektivi i kompanisë drejtohej nga komandanti i Kompanisë, kapiten Christopher Sharman. Me rastin e fillimit të kësaj stërvitjeje të përbash-kët, në ambientet e BFS u organizua një ceremoni e vogël ku fjalën e hapjes e mbajti komandanti i BFS-së. Në fjalën e tij të hapjes së stërvitjes, komandanti i FS, kolonel Dritan Demiraj duke i uruar mirëseardhjen në vendin tonë dhe BFS, u shpreh se: - “Është për t’u vlerësuar fakti që BFS prej shumë vitesh vazhdon rrugën e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, për t’i ofruar mundësinë efek-tivave të këtyre njësive speciale për t’u trajnuar së bashku, njohur me nivelin e përgatitjes, profesionalizmin, format dhe mënyrat e trajnimit, për të shkëmbyer eksperiencat me njëri-tjetrin si dhe për t’i hapur rrugë bashkëpunimit të mëtejshëm ushtarak jo vetëm gjatë stërvitjeve, por dhe kryerjes së detyrave luftarake. Ashtu si dhe gjatë stërvitjeve të mëparshme të zhvilluara në BFS me Kompaninë Zulu të Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar si dhe njësi të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, është fituar një eksperiencë mjaft e mirë gjatë bash-këpunimeve të mëparshme. Gjithashtu, efektivat e kompanisë A.S.Direkte i kanë

Është duke u zhvilluar në vendin tonë në periudhën 01-24 qershor 2013

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 2013 9speciale

ofruar këtyre njësive informacionet dhe modelet tona më të mira të stërvitjes dhe trajnimit, duke i dhënë atyre më të mirën tonën, eksperienca të fituara këto direkt nga teatri i luftimit në Afganistan. Ne jemi krenarë që këto eksperienca t’i ndajmë së bashku me homologët tanë, për t’i krijuar efektivave pjesëmarrëse në stërvitje mundësinë për të mësuar gjithçka nga njëri-tjetri”. Në vijim të fjalës së tij, komandanti i BFS, kolonel Dritan Demiraj shtoi se: -“Nga takimet e bëra me komandantët tuaj që janë dhe drejtuesit kryesorë të kësaj stërvitjeje, unë u njoha me programin e përbashkët stërvitor, ndaj shpreh besim të plotë se kjo stërvitje do të shërbejë më së miri jo vetëm në fushën profesionale dhe rritjes së kapaciteteve operacionale të dy njësive, por dhe njohjes me traditat dhe vlerat kulturore të dy vendeve mike, shkëmbimit të eksperiencave dhe krijimit të miqësive të mira. Gjatë stërvitjeve të mëparshme të realizuara me sukses në BFS nga i gjithë stafi juaj drejtues ka pasur vlerësime pozitive për angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmar-rëseve në këtë stërvitje, për zgjidhjen me korrektësi të detyrave të dhëna nga ana e tyre gjatë kësaj periudhës stërvitore. Zhvillimi i kësaj stërvitje të këtij niveli për personelin e Batalionit të Forcave Speciale i shërben përfitimit të njohurive teorike dhe praktike me qëllim aplikimin e tyre për zgjidhjen e detyrave në situata reale në misionet COM-BAT”. Stërvitja u zhvillua në ambientet e Repartit 1050, Babrru dhe poligoni i Alpinizmit në Bovillë.

Ndërsa kapiten Ernest Marjakaj, komandanti A.S Direkte, tha se: -“Prej javës së dytë të qershorit dy grupet e Kompanisë së A. S. Direkte po zhvillojnë në ambientet e BFS-së stërvitjen e përbashkët “Black Eagle-13” me një kompani komando të Mbretërisë së Bashkuar. “E veçanta e zhvillimit të kësaj stërvitjeje”, shprehet komandanti i Kompanisë, kapiten Ernest Marjakaj, “është se kjo stërvitje i shërben më së miri efektivit të grupeve të kompanisë A.S Direkte dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur teknikat dhe procedurat

standarde të veprimit në operacione. Që prej ditës së parë, së bashku me drejtuesit e kom-panisë homologe ne planëzuam dhe detajuam në mënyrë të hollësishme një program paraprak ku do të mbështetej e gjithë stërvitja. Më pas, në zhvilluam një demonstrim të përbashkët me instruktorët e kompanisë së Mbretërisë së Bashkuar për t’u njohur më konkretisht me nivelin profesional të këtyre instruktorëve për të zhvilluar temat e planëzuara si dhe stër-vitjen me pjesën tjetër të personelit”. “Pasi u njohëm me përgatitjen e instruktorëve, u

detajua në mënyrë të hollësishme çdo pro-gram mësimor për t’u zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga të dyja palët. Fillimisht, stërvitja filloi e ndarë me dyshe dhe më pas në nivel nëngrupi dhe më pas grupi. Gjatë zhvillimit të stërvitjes, ne realizuam bash-këpunimin në mënyrë të ndërthurur brenda grupit të personelit tonë me atë anglez, duke kombinuar dhe drejtuar nën grupet dhe grupin drejtuesit të të dyja palëve. Edhe pse kompania komando e Mbretërisë së Bashkuar ishte një nënrepart, i cili për nga

Ku konsiston stërvitja?

temat që do të zhvillohen

- Qitje me armët e këmbësorisë- Stërvitje alpinistike- Stërvitje taktike- Xhenjo

- Qitje me pistoletë në distancën nga 5 x 25 metra tek poligoni i qitjes rep 1050.- Qitje me automatik nga distanca 5 metra deri në distancën 200 metra- Qitje me mitraloz të lehtë.- Qitje tranzishën- Veprime praktike dhe qitje me fishekë luftarakëpër kontroll dhe pastrim dhomash tek killing house.- Alpinizëm tek kulla e alpinizmit si dhe Bovillë duke realizuar ngjitje, zbritje nga shkëmbi, kalim pengesash ujore si dhe ndërtimi i urave teke.- Taktikë, skuadra, toga në sulm vertikal duke realizuar qitje me fishekë luftarakë ( në Zall-Herr).- Veprime xheniere në bashkëpunim me kompaninë angleze.- Veprime praktike dhe qitje me fishekë manovër tek fshati taktik në bazë toge

misioni dhe detyra nuk realizonte detyra speciale, temat që u zhvilluan gjatë kësaj stërvitjeje të përbashkët me dy grupet e Kompanisë së A. S. Direkte kishin për qëllim njohjen me veprime praktike dhe qitje me fishekë luftarakë në distanca të ndryshme, alpinizëm dhe për kontroll e pastrim dhomash tek killing house. Unë besoj se kjo stërvitje na vlen më së miri si shkëmbim eksperience”- përfundoi pro-noncimin e tij komandanti i KAS Direkte, kapiten Ernest Marjakaj.

Shpërndahen certifikatat për pjesëmarrësit e stërvitjes “Joint reaction 2013"

Me datë 5 qershor, në Forcën Tokësore u zhvillua dita e vizitorëve të shquar të stërvitjes së përbashkët, “Joint Reaction 2013”, ku morën pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, drejtori i Operacioneve në Ministrinë e Integrimit, Kosovë, gjeneralmajor Zymer Halimi, komandanti i Forcave Detare, Mali i Zi, kapiten (Navy) Darko Vukoviç, komandanti i RGM, Operacional Special, Maqedoni, kolonel Pavle Arsovski, grupi i atasheve ushtarak të akredituar në Shqipëri, drejtorë drejtorish e ushtarakë të tjerë të FA. Gjatë kësaj dite u improvizuan situata stërvitore në operacione të kërkim-shpëtimit me pjesëmarrje të trupave të FA shqiptare, Forcave të Sigurisë së Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Të pranishmit fillimisht bënë një vizitë në Qendrën Operacionale Taktike, të ngritur në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore. Aktiviteti vijoi me një brifing informues nga komandanti i Task Forcës, “Joint Reac-tion 2013”, nënkolonel Ardian Bali, i cili i njohu të pranishmit me qëllimin dhe objektivat e stërvitjes, skenarin, komandim-kontrollin, forcat pjesëmarrëse, mbështetjen logjistike, mbështetjen me ndërlidhje, sigurinë, mbështetjen mjekësore dhe rëndësinë që ka kjo stërvitje mul-tinacionale për shkëmbim eksperience dhe reagim të menjëhershëm në

kuadër të marrëveshjeve të iniciativës A-5. Në këtë stërvitje nga fillimi deri në përfundim të saj, komunikimi dhe procedurat e veprimit ishin sipas standardeve të NATO-s. Më pas, të pranishmit ndoqën një situatë stërvitore të zhvilluar në rajonin e Bovillës. Drejtuesi i stërvitjes “Joint Reaction”, kolonel Edison Zarka, drejtori i Operacioneve dhe Stërvitjes në SHP të FA, njohu pjesëmarrësit me situatën në zonën e operacionit dhe me situatën e përgjithshme të kësaj stërvitje. Ata panë nga afër veprimet e shpejta dhe të mirëkombinuara të kompanisë multinacionale për dhënien e ndihmës së parë, evakuimin e të dëmtuarve dhe marrjen në ruajtje të zonës ku ndodhi aksidenti. Në këtë situatë u aktivizuan trupa nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Qendra shëndetësore, Rol-1 e spitalit ushtarak të Forcës Tokësore, luajti një rol mjaft të rëndësishëm në menaxhimin e kësaj situate. Me datë 6 qershor të vitit 2013, në ambientet e Forcës Tokësore, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e stërvitjes. Komandanti i Forcës Tokësore në përfundim të stërvitjes, gjeneralmajor Zyber Dushku, falënderoi të gjitha trupat pjesëmarrëse për nivelin e lartë dhe profesionalizmin e treguar, si dhe frymën e bashkëpunimit. Më tej, ceremonia vijoi me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në emër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Në Komandën e Forcës Tokësore u zhvi l lua Dita e Viz i torëve të Shquar

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 201310 mjedisi

Mjedisi ku ne jetojmë, punojmë dhe kalojmë kohën e lirë, normalisht që duhet të jetë në kushtet

më normale që shëndeti ynë si fizik po ashtu edhe mendor të ruajë parametrat jetik. Por ashtu si në çdo vend që puno-het ky mjedis do të ketë edhe ndotje. Kjo është e pashmangshme gjatë një aktiv-iteti 24 orësh të një njeriu. Ajo që na vë neve përgjegjësi përpara një fenomeni të tillë është reduktimi i ndotjeve dhe respektimi i ambienteve të përbash-këta duke pasur një vetëdisiplinim, në ruajtjen e mjedisit ku ne zhvillojmë aktivitetet tona. Kjo fillon nga shtëpia jonë nga shkalla ku dalim, nga rruga që shkelim për të vajtur në punë, në zyrë dhe në ambientet çlodhëse të punës. Të gjithë jemi përgjegjës në mënyrë individuale që ky internerar i përditshëm të ketë të gjitha kushtet normale të një mjedisi të shën-detshëm. Në këtë mënyrë, lind interesi i përbashkët, i cili pa diskutim është shëndeti ynë dhe shëndeti është i rëndë-sishëm dhe i cenueshëm pavarësisht kujt klase shoqërore i përkasim, qoftë punë-tor apo drejtor, student apo profesor, ushtar apo gjeneral, të gjithë ne jemi të barabartë në rrugën ku shkelim përditë dhe përgjegjësia do të jetë e njëjtë. Duke kuptuar plotësisht rëndësinë e këtij mjedisi të pastër dhe në kuadër të Ditës së mjedisit në FA, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, i gjithë efek-tivi me në krye komandantin e KDS-së gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, po këtë herë i rreshtuar përkrah efektivit të tij për të dhënë edhe ai kontributin e tij personal por edhe shume domethënës, zhvilloi një fushatë pastrimi në të gjithë territorin e garnizonit të KDS-së. Kjo ditë u organizua nën kujdesin e veçantë komandantit të KDS, i cili me urdhrat dhe udhëzimet e veçanta për këtë ditë, u mundësua sigurimi i të gjitha mjeteve logjistike për të rritur cilësinë e këtij kontributi. Në këtë aktivitet të gjithë komandantët e institucioneve por edhe shefat e Qendrave së bashkë me të gjithë efektivin e Shtabit të KDS, përfshirë pa asnjë përjashtim që nga shefat dhe me shefin e Shtabit të KDS, kolonel Riza Zaja, ju nënshtruan detyrës së tyre qytetare duke u zhveshur nga autoriteti i gradave dhe pozicionit dhe duke u bashkuar njësoi me të gjithë efektivin. Ky veprim, përcolli një mesazh të veçantë tek të gjithë ne, të mëdhenj apo të vegjël qofshim, duhet të ruajmë atë që kemi më të shtrenjtë e ku ne mbështetemi, shkelim, prekim, nuhasim, duhet të ruajmë mjedisin ku ne jetojmë. Kjo ditë le të shërbejë si një simbol qytetarie, por mbi të gjitha le të jetë një shenjë e fortë në ndërgjegjen tonë për të respektuar të gjitha normat, për një mjedis më të pastër, në mënyrë që edhe jeta jonë të jetë më e thjeshtë e më aromatike. E mora përsipër të përcjell këtë mesazh pasi sot panorama ishte shumë e thjeshtë, panorama fliste qartë, se si i madh dhe i vogël të gjithë bashkë të nënshtruar përpara nënës natyrë. Aktiviteti i sotëm nuk ishte vetëm për të pastruar ambientet e punës sepse mbi të gjitha ato janë përgjegjësia e gjithsecilit nga ne në çdo minutë të jetës, aktiviteti sot është për të pastruar veten tonë, është një thirrje që duhet ti përgjigjemi çdo ditë. Por që të mund të bëjmë më mirë këtë, duhet të dimë më

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në ditën e saj të mjedisit

shumë, duhet të informohemi se çfarë është e mirë dhe çfarë jo, çfarë e ndot ambientin dhe nga se duhet të ruhemi dhe si. Në këtë kuadër, nga qendra e librit dhe e mbështetjes me informacion, u zhvillua një aktivitet informues në lidhje me mjedisin, ku nga personeli i kësaj qendra u prezantua brifingje në lidhje me këtë ditë. Gjatë këtij aktiviteti u

Një nismë për tu ndjekur nga të gjithë “I madh dhe i vogël për një mjedis më të pastër”

DITA E MJEDISIT NË BrMR

Angazhim tërësor i efektivave dhe entuziazëm në realizimin e detyrave

tivat dhe u punua me entusiazëm të lartë për krijimin e ambjenteve të kulturuar. Meqënëse strukturat e BrMr veprojnë edhe në komunitet në ndihmë të tyre, komandat dhe shtabet e strukturave vecanërisht bxh, kanë bërë kujdes të veçantë që efektivat e angazhuar të demonstrojnë kulturë të lartë në trajtimin e mjedisit dhe të zbatojnë rregullat e përcaktuar. Kjo nisëm do të vazhdojë të ndërmerret gjatë gjithë vitit dhe me masa të plota për arritjen e objektivave të përcaktuar në këtë drejtim. Në BrMR dhe në strukturat e saj vartëse nuk punohet vetëm në ditën e mjedisit. Në batalionin e xhenios dhe në bksh ditë mjedisi mund të themi se ka çdo ditë pune. Interesimi i Komandantëve të batalioneve, N/Kolonel Muharrem Toçilla dhe N/kolonel Luan Domi, por edhe i komandantëve të tjerë në të gjitha nivelet, është që çdo ditë të angazhojnë forca e mjete pune për të mbajtur një ambjent sa më të pastër, heqjen e mbeturinave të ndryshme, veçanërsiht ato inerte që mund të ketë kohë që prishin pamjen e shesheve, prerjen e barërave në afërsi të objekteve, në këtë periudhë edhe të temperaturave të larta,

nxorën konkluzione dhe spikatën disa prej tyre, siç doli nga prezantimi i drejtorit të kësaj qendre z Bernard Zotaj që edukimi mjedisor duhet të zërë një vend të rëndë-sishëm në diapazonin tonë. Por ajo çka është më e rëndësishme, simboli i jetës dhe i tokës është një bimë, një lule, një pemë që lëshon oksigjen. Në traditën tonë kombëtare që në lashtësi Ulliri,

simbolizon vazhdimësinë, trashëgimin, zotësinë, sigurinë dhe mirëqenien dhe nuk kishte se si sot, në këtë ditë sim-bolike të mirëqenies sonë, të mos kishte një rrënjë ulliri e dhuruar nga personeli i QLMI-së për ambientet e KDS-së. Sot ishte vetëm një ditë, e cila në mënyrë publike dha një mesazh për secilin nga ne për ditët që do pasojnë.

Në zbatim të urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes “Për sistemimin dhe menaxhimin e hapësirave të blerta

në strukturat e MM dhe Forcave të Armato-sura”, në 20 qershor, në ditën e mjedisit gjithë personeli i Brigadës së Mbështetjes Rajonale u angazhua për pastrimin, sistemimin dhe gjel-bërimin e ambienteve ku punojnë dhe ku janë të vendosura strukturat e saj. Në këtë ditë ishte i pranishëm dhe përveshi mëngët edhe Zv. Komandanti i BrMr, Kolonel Muhamet Buç-papa. Për arritjen e objektivave të përcaktuar, komandat dhe shtabet kanë planizuar me kohë ndarjen e zonave të aktivitetit dhe kanë marrë masa për sigurimin e mjeteve të punës, për të patur një angazhim sa më të plotë të efekti-vave. Ky aktivitet në radhë të parë u përqen-drua në kryerjen e pastrimit dhe sistemimin e ambienteve të punës, sistemimin e lulishteve dhe mbjelljen e luleve të reja, grumbullimin e mbetjeve të ndryshme, ambalazhimin dhe transportimin e tyre në pikat e grumbullimit të përcaktuara për këtë qëllim. Qëllimi i kësaj veprimtarie nuk është vetëm krijimi i mjediseve të këndshëm por edhe i një edukate të shëndoshë tek personeli, për ta mbajtur atë të pastër dhe të hijshëm në va-zhdimësi. Në BrMR studiohen dhe zbatohen në mënyrë efikase manualet përkatës për mjedisin, urdhrat dhe udhëzimet për këtë qëllim, për përmirësimin e kushteve të punës, mbajtjen pastër të ambienteve si dhe shtimin e ambienteve të blerta në strukturat e njësisë. Me prioritet po punohet për zba-timin e planit të miratuar për menaxhimin e mbetjeve urbane, evidentimin dhe grumbul-limin e materialeve inerte dhe transportimin e tyre në vendet e përcaktuar. Aktiviteti i organizuar u mirëprit nga të gjithë efek-

Dita e mjedisit në Komandën e Forcës Detare

Në zbatim të urdhrit të MM, për mirëmbajtjen e ambi-

enteve të punës të gjelbëruara, personeli i shtabit të Forcës Detare ka punuar për pastrimin, mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e këtyre ambienteve, përreth godinës së Komandës së FD. Kjo nisëm do të vazhdojë të ndërmerret gjatë gjithë vitit kalendarik, sipas programit të punës të miratuar nga koman-danti i FD. Personeli pjesëmar-rës në lidhje me këtë aktivitet, tregoi një interes të madh dhe e priti me shumë entuziazëm këtë eveniment sensibilizues.

etj. Në këtë aspekt në batalionin xhenier dal-lohen për një punë cilësore dhe të palodhur veçanërisht nënoficeri Abdyl Abdyli dhe ushtari profesionist Xhovalin Malaj, rresh-tere Donika Karaj, PRII Zenepe Kullafi, rreshtere Pashka Lleshi, punonjësit civilë Etrit Abazi, Sami Hani, Agim Losha, etj. Si rezultat i kësaj pune të vazhdueshme në ambjentet e repartit ka lulishte të sitemuara mirë, pemë dekorative të mirëmbajtura por mbi të gjitha dhomat e punës të pastra. Edhe pse në dhomën e punës së ndërlidhjes hyjnë e dalin të gjithë punonjësit e shtabit për prim-time e shërbime të komunikimit, rreshtere Pashka Prenga e mban dhomën të pastër si kristali. Batalioni i ksh ku drejton N/Kolonel Luan Domi gëzon një territor të sistemuar dhe të pasur me lulishte por edhe me lloje të ndryshëm drurësh dhe lulesh, të investuar në vite nga punonjësit e këtij reparti. Edhe në këtë repart ka të dalluar si, tetar Dëfrim Ferati, tetar hamid Baja, PRII nertila Vata, PRII Esmeralda Kacole-da, PRII Ajbela Papa, rreshtere Neziha Dashi, rreshtere Vjollca Vishi, etj. Nuk mund të lemë pa përmendur Violetën, punonjësen veterane, që rri tërë ditën me leckë në dorë për të mbajtur

sa më pastër ambjentet në shtabin e njësisë. Në njësi, puna për mirëtrajtimin e mjedisit nuk ka mbetur vetëm me kaq. Në zbatim të urdhërit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Nr.93, datë 28.02.2013 “Për largimin e mbetjeve nga strukturat e MM dhe Forcave të Armatosura” komanda dhe shtabi i njësisë ka përgatitur dhe dërguar në repartet e saj urdhëra, udhëzime dhe plane konkrete për evidentimin e materialeve të dalë jashtë përdorimit dhe të tepërt dhe të mbe-turinave të ndryshme në ambientet e reparteve, si dhe marrjen e masave për transportimin e tyre në vendet e caktuar. Me program pune dhe masa të menjëhershme janë përgjigjur Komandanti i batalionit xhenier dhe komandanti i bksh. Me një përgjigje të menjëhershme është vepruar në batalionin xhenier ku drejton N/kolonel Muhar-rem Toçilla, sektori i logjistikës me përgjegjës major A. Hoxha, specialistët kapiten B. Koni dhe major B. Klosi, në bashkëpunim të ngushtë me komandantët e nënreparteve, kanë bërë një evi-dentim dhe verifikim te hollësishëm të llojeve të mbeturinave dhe sasinë e tyre. Kështu psh janë bërë gati për tu transportuar dhe dorëzuar në vendet e grumbullimit në Brigadën Logjis-tike rreth 805 goma automjetesh, 231 bateri. Janë evidentuar 2744 m2 mbulesa eterniti, si dhe prania e një nyje inerte jashtë përdorimi (hekurishte), e cila kërkon copëzimin e saj dhe pastaj transportimin. Përveç këtyre materialeve në vazhdim, nga sektori i ndërlidhjes janë evidentuar pajisjet jashtë përdorimit si, radio të ndryshme, printera, fakse e etj, të cilat do të dorëzohen sipas udhëzimeve në ASNI. Puna në këtë drejtim shumë të rëndësishëm të jetës dhe aktivitetit të njësisë-thotë zv.Komandanti i njësisë, Kolonel Muhamet Buçpapa-nuk njeh fund por vetëm një fillim.

Perparim Veliu

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 2013 11 forca ajrore

Forca pa disiplinë mendimi është e padobishme. Ky përkufizim vjen nga puna e Kolonel Frederik Beltoja,

zëvendëskomandant i Forcës Ajrore. Ai theksin e punës e kanë tek realizimi i detyrave të kalendarit vjetor dhe tek forcimi i disiplinës së përditshme. Në komandën e FA në Rinas, këto ditë qershori gatishmëria është perfekte. Duke filluar që nga hyrja në post-bllokun e komandës e deri sa mbërrin në zyrën e zëvendëskomandantit rregullat e disiplinës teknike zbatohen me shumë kujdes. Zëvendëskoman-danti kolonel Frederik Beltoja është një prej pilotëve më me përvojë dhe më të aftë të historisë së kësaj arme. Nuk është teprim për një kolonel që sakrificën e bën vetë i pari. Si një njeri i prerë ai kërkon që zbatimi i detyrave të jetë sa më korrekt. Bar-rën e përgjegjësisë së funksionit ai e konsideron si gjë të shenjtë të profesionit të tij. Në bisedën që patëm me Kolonel Beltoja, e ardh-mja e Forcës Ajrore duket si një kantier ndërtimi, ku të gjithë punoj-në sipas detyrave dhe misioni është i përcaktuar qartë pa devijime. Ai është shumë vizionar në të ardhmen e Forcës Ajrore sepse dhe karriera e tij ka rrjedhur së bashku më ndry-shimet rrënjësore që ka pasura kjo forcë. Forcat Ajrore janë në para-rojë të modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ard-hja e helikopterëve COUGAR u ka dhënë atyre mundësinë që tërë veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë me standarde shumë të larta pro-fesionale. Të komandosh këta lloj helikopterësh duhet një përgatitje shumë e lartë teknike dhe një stër-vitje speciale. Kolonel Beltoja tregon se si komanda dhe shtabi janë në kulmin e dinamikës së kalendarit vjetor dhe është shumë i kujdesshëm që të zbatohen tërë detyrat e stërvitjes dhe të hyrje-daljeve në komandën e Forcës por dhe në njësitë e tjera të shtrira në vend-përhapje. Baza Ajrore e Farkës, konfirmon ai, ka realizuar shumë detyra të rëndësishme këtë vit por aktualisht puna është përqendruar tek përgatitja e pi-lotëve të COUGAR dhe të he-likopterëve të tjerë BO-105 dhe AB-205. Ai flet me shumë respekt për punën e komandantit të bazës ajrore të Farkës, kolonel Altin Lame. Si cdo njeri me përvojë profesionale dhe njerëzore ai është një aset shtesë për profe-sionin e pilotit por dhe një ush-tarak i qetë, i saktë dhe korrekt. Baza Ajrore ka marrë një dimen-

Forca Ajrore një dimension i standardeve të NATO-s

Një ditë pune me zëvendëskomandantin në komandën e FA në rinas

lavdrim litabeJdo malo

sion të ri, pasi cdo komandant ka një vizion për misionit dhe detyrën e tij dhe kjo sdo shumë mend. Kjo bazë ka një dinamikë pune shumë të madhe dhe pilotët janë përgat-itur në shkollat më të mira në Francë dhe në Angli. 12 prej tyre janë certifikuar vetëm pak kohë më parë në këto shkolla teknike të nivelit shumë të lartë të NATO-s dhe tani ata janë në gjendje të mar-rin në dore tërë fluturimet luftarake të vështirësisë së lartë me COU-GAR. Kolonel Beltoja tregon se si i ka ndjekur me shumë kujdes vetë tërë dinamikat në Bazën Ajrore të Farkës dhe se si bashkëpunon me komandant Altin Lamen, që kjo bazë të jetë një model i stërvitjes dhe disiplinës. Dhe ajo që është më e rëndësishmja në stinën e verës gatishmëria e Forcës për të ndë-rhyrë në rast emergjence civile. Koloneli flet për nivelin e përgatitjes së oficerëve të shtabit të Forcës Ajrore dhe sqaron se ku duhet të përqendrohet puna për të arritur atë përgatitje që kërkohet nga stan-dardet e NATO-s. Është punuar por duhet që të punohet akoma më shumë. Po ashtu ai një vëmendje të veçantë ka dhe për punën e ofi-cerëve dhe të ushtarëve profesion-istë të cilët janë dhe hallka kryesore në mbarëvajtjen e shumë punëve dhe detyrave. Ai konfirmon se ka një

kontingjent shumë të mirë oficerësh dhe ushtarësh profesionistë në ko-mandë dhe në Bazën Ajrore të Farkës të cilët ndjekin kurset e gjuhëve të huaja, kurset e përgatitjes profesionale por dhe shumë ele-mentë të përgatitjes së përgjithshme. Kolonel Beltoja na sqaron se jemi në vitin 2013 dhe niveli i përgatitjes së ushtarakëve kërkon një përqafim të standardeve të NATO-s, STAN-AG-ëve. Nisur nga përgatitja e tij personale, nga kurset dhe shkollimet e shumta që ai ka kryer që nga SHBA, Gjermania por dhe vende të tjera të Evropës, ai ambicien e tij personale për profesionin kërkon që ta kenë të gjithë ushtarakët e Forcës Ajrore. Synimin dhe ambicien duhet ta ketë vetë oficeri në radhë të parë, thotë ai, dhe ne duhet që t’i krijojmë klimën që ai ta realizojë. Janë të gjitha mundësitë që me një planëzim të saktë, me një ekono-mizim të kurseve shumë nga këta oficerë të kenë standarde shumë të larta. Ai i njeh shumë mirë aftësitë e tërë këtyre oficerëve dhe pilotëve si bashkudhëtar shumë vjeçar i karrierës së tyre dhe këmbëngul që punët duhet të ndryshojnë gjith-monë në të mirë të karrierës së tyre. Kur vjen fjala për Bazën Ajrore të Farkës dhe atë të Kuçovës ai të rreshton shumë e shumë argu-mente se si punohet, se si duhet të

përmirësohen gjerat, se si duhet të udhëhiqet puna e komandës dhe shtabeve dhe se si duhet të bëhet zbatimi i tërë detyrave. Por ai thek-sin e punës e vë edhe tek mirëmba-jtja dhe trajtimi i teknikës luftarake sipas modeleve perëndimore më bashkëkohore. “Duhet të sillemi si një amvisë e mençur dhe e matur”,- thotë ai për mirëmbajtjen e he-likopterëve modern dhe për tërë infrastrukturën në shërbim të tyre. Kemi të bëjmë me vlera të mëdha monetare dhe në këto kushte duhet gjithmonë që llogaritë të bëhen me laps me majë të hollë. Ai ndalet në shumë detaje të kësaj fushe dhe e di mirë se cilat punë shkojnë shumë mirë, cilat punë duhet të përmirëso-hen dhe cilët janë njerëzit e përshtat-shëm, që mund t’i kryejnë këto punë si ushtarakë të përgjegjshëm dhe të zotë. Kolonel Beltoja gjatë bashkë-bisedimit i kthehet dhe i rikthehet disa herë perspektivës së bazës Ajrore të Farkës, nivelit të për-gatitjes së pilotëve dhe personelit teknik por dhe teknikës moderne. Ai thotë se COGUAR është një nga dy helikopterët më të mirë, më të sofistikuar, me të dhëna taktiko-teknike më të mira të kohës së sotme në mbarë botën. Është një privilegj por dhe një përgjegjësi e madhe që të drejtosh këta helikopterë. Duhet shumë energji pozitive, duhet shumë aftësi teknike, por dhe të jesh i plotësuar dhe si ushtarak dhe si njeri. Ai ka një afeksion special për profesionin e pilotit, si pilot i vjetër që është vetë dhe vërtet ndjehet shumë mirë kur të rreshton emrat e mbi 16 pilotëve të Bazës Ajrore të Farkës që janë pilotë të perspektivës por dhe të aftë. “Kemi një potencial njerëzor të admirueshëm në Forcën Ajrore,- thotë ai, ndaj dhe duhet ta administrojmë dhe ta kanalizojmë përvojën në përmirësimin e treg-uesve dhe rendimentit kosto-efi-cencë”. Kjo logjikë menaxhimi, kolonel Beltojës, i vjen naryrëshëm për shkak se është duke mbarur doktoraturën në menaxhim resursesh në Universitetin e Tiranës. Pady-shim gjithçka, shprehet ai, fillon nga disiplina e punës, nga rregullat strikte dhe korrekte të jetës në ka-zermë por dhe në stërvitje. Ai të rreshton dhjetëra stërvitje dhe ri-sjell nga jeta e tij me qindra ndodhi në këto 25 vite të karrierës së tij, se si ai ia ka dalë mbanë dhe ku duhen ndryshuar gjërat. Po ashtu ai flet dhe për Qendrën e Vëzh-gimit Ajror për të cilën ai thotë, se ka ardhur koha e Radarit Dime-sional pasi dhe niveli profesional i tërë efektivit është rritur. Hapë-sira Ajrore e Shqipërisë kërkon të monitorohet nga profesionistë dhe oficerë shumë të kualifikuar. Ai

vlerëson punën e tërë këtij efektivi dhe jep detaje se si mund të ecin punët përpara. Për shërbimin me-teorologjik koloneli ka konceptet e tij moderne dhe për këtë njësi ka vlerësime shumë të veçanta që bën stafi. Është një shërbim i domos-doshëm por Forcën ndaj dhe viz-ioni është bashkëkohor. Baza Ajrore e Kuçovës gjithmonë e më shumë po merr statusin e saj të vërtetë dhe tërë ata që stërviten dhe shërbejnë atje e kuptojnë që ajo është një bazë në shërbim të Aleancës së Atlantikut ndaj duhet që të ketë një gatishmëri të lartë dhe të mbi-zotërojë rregulli dhe disiplina. Koloneli e nis ditën e punës shumë herët dhe kurdo që ta marrësh në telefon ai është po atje. Si një ush-tarak shumë korrekt ai është shumë i përgjegjshëm, pasi detyrat duan dhe një impenjim dhe përkushtim. “Pararendës e tërë mbarëvajtjes së punës,- thotë ai, është kontingjenti njerëzor dhe përgatitja e tij dhe pastaj është logjistika dhe mirëfunk-sionimi i saj”. Forca Ajrore është një nga tre drejtimet kryesore të modernizmit të Forcave të Armato-sura të Shqipërisë dhe koloneli tregon për mbështetjen që ka nga ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, i drejtuar nga Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Ata kujdesen në mënyrë të veçantë që kjo forcë të jetë sa më e manovrueshme, sa më bashkëkohore dhe të kryejë detyra sa më të vështira, si në rast emergjen-cash, por dhe në stërvitjet për trupat paqeruajtëse dhe për detyra të tjera taktike. Për të gjitha detyrat qe-veritare që kryhen në kujdesin e kësaj Force Ajrore koloneli është në vendin e duhur, pasi ka një përvojë shumë të gjatë në drejtimin e he-likopterëve VIP dhe njeh si një usta i vjetër çdo detaj të kësaj pune. Në çdo detyrë VIP, ata kanë qenë shumë korrekt, të saktë, profesion-alë, të përpiktë dhe janë kujdesur që çdo dokumentacion të plotësohet sa më saktë. Saktësia dhe përpikëria është një tjetër aset i pilotëve dhe i bashkëpunimit të tyre. Gërshetimi i tërë brezave në Forcat e Armatosura është një detyrë që gjen zbatim edhe në Forcat Ajrore. Një pilot është si një sportist elitar që duhet të ndjekë disa rregulla shumë speciale që t’ia dalë mbanë. Kjo ndodh edhe në Forcën Ajrore dhe në tërë dinamikën e punës së saj. Këtë të tregon dhe kolonel Fred-erik Beltoja. Ata janë shumë të qartë se të kapësh standardet e NATO-s është një përgjegjësi shumë e madhe, është një mund dhe një sakrificë e gjatë që shtrihet në kohë. Me këdo që të flasësh në shtabin e Forcës Ajrore do të mësosh se atje punohet, ka përgjegjësi, ka mirëkuptim.

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 201312 forcë tokësore

100 ushtarë profesionistë, efektivë të FT nisin stërvitjen bazë në Bunavi

“Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak në përmbushje të misionit të FT”

Kjo ishte tema e seminarit të zhvilluar me specialistët e BCu

Roli i Bashkëpunimit Civilo-Ush-tarak në përmbushje të misionit të Forcës Tokësore, ka qenë tema e seminarit të zhvilluar me

specialistët e BCU në reparte të FT-së. Ky aktivitet u zhvillua në zbatim të Matricës së Veprimtarive Kryesore, për vitin 2013 të Komandës së Forcës Tokësore. Qëllimi i këtij seminari ishte rritja e njohurive teorike dhe praktike të specialistëve të BCU, për mënyrën e organizimit të aktiviteteve të ndryshme në repart, rritja e cilësisë së koordinimit dhe bashkëpunimit me struk-turat në shtab, me institucionet dhe orga-nizatat jashtë strukturave të FT-së, si dhe planëzimi i aktiviteteve të BCU-së, për të realizuar detyrat e përbashkëta në plotësim të misionit kushtetues. Në seminar u traj-tuan çështje të konceptit të bashkëpunimit civilo-ushtarak në Forcë Tokësore, qël-limi, misioni, funksionet dhe detyrat që zgjidh BCU, në mbështetje të përmbushjes së misionit të Forcës Tokësore. Një rol të rëndësishëm në këtë seminar zuri zba-timi i detyrave të Udhëzimit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, “Mbi planëzimin dhe zbatimin e planeve të Informimit Publik në FA të RSH”, si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore, mbi bazën e të cilave ndërtohet puna e bashkëpunimit civilo-ushtarak, si strukturë operacionale shtabi. Për këtë u mbajt një brifing i zgjeruar nga shefi i degës së BCU nënkolonel Shpëtim Hysa “Mbi konceptin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në Forcë Tokësore, qël-limi, misioni dhe detyrat e BCU”, trajtimit të problemeve të vlerësimit të CIMIC. Një rëndësi e veçantë ju kushtua rregullave të komunikimit me median, ku u kërkua jo vetëm evidentimi i medias lokale e qendrore që merr pjesë në pasqyrimin e aktiviteteve në Forcë Tokësore, por edhe orientimi i saj për pasqyrimin me korrektësi të veprimtarive të ndryshme, si ceremonive të pritjes dhe përcjelljes së kontingjenteve, zhvillimit të stërvitjeve në kuadër të FT-së dhe stërvitjeve të përbashkëta. Me shumë kujdes u trajtua çështja e pasqyrimit në shtyp të aktiviteteve në reparte e nënreparte, duke mbajtur parasysh “Ligjin për Informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”, Doktrinën e BCU të FA të RSH dhe doktrinën e CIMIC të NATO-s, (AJP-9) për këtë problem dhe të tjera që ndërtojnë punën e bashkëpunimit civilo-ushtarak në Forcë Tokësore. Në seminar u trajtuan edhe çështje të rolit që luan bashkëpunimi civilo-ushtarak në operacion, si në kuadër të operacioneve të mbështetjes së paqes në botë dhe opera-cioneve humanitare të emergjencave civile në ndihmë të komunitetit. Në lidhje me këtë seminari u fokusua tek raporti i drejtë që duhet të krijojmë me strukturat e pushtetit, organizatat qeveritare e jo qeveritare në zo-nën e operacionit dhe rajonin e dislokimit të strukturave të Forcës Tokësore. Për ofrimin e shoqërisë civile me atë ushtarake, krahas punës së mirë që është bërë u kërkua që ky bashkëpunim të shtrihet më gjerë në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, si në drejtim të përmirësimit të mjedisit, të zhvillimit të aktiviteteve kulturore, sportive dhe vizitave të ndërsjella etj. Në seminar krahas problematikave që ndeshemi çdo ditë për realizimin e detyrave të bash-këpunimit civilo-ushtarak, u fokusuam në punën me standarde sidomos në hartimin e dokumenteve, duke përdorur një standard, si për njohjen e ligjshmërisë, në përgatitjen

e anekseve të BCU dhe Informimit Publik, në hartimin e komunikatave për shtyp, për administrimin e veprimtarive si (foto, filmime në DVD) etj. Krahas punës që bëhet për evidentimin e aktiviteteve të zhvilluara në reparte e nënreparte, u raportua se strukturat e BCU-së në të gjitha nivelet

kanë vendosur pikat e kontaktit me orga-net e pushtetit qendror dhe lokal, policinë e shtetit, Organizatat Qeveritare (OQ), Organizata joqeveritare (OJQ) dhe organet e medias që veprojnë në zonën e dislokimit dhe në rajonet ku është planifikuar zhvillimi i stërvitjeve për vitin 2013. Në konkluzionet

e seminarit mori pjesë shefi i Shtabit të Forcës Tokësore, Kolonel Adi Ndoni, i cili pasi falënderoi strukturat e BCU për punën e bërë deri tani, sidomos për pasqyrimin në median e shkruar dhe elektronike të aktiviteteve të FT-së, kërkoi nga ana e tyre një angazhim më të madh në funksion të

zhvillimit të këtij bashkëpunimi, përmirësim të punës për menaxhimin e informacionit, forcimin e marrëdhënieve me median dhe strukturat e tjera në funksion të zhvillimit të dimensionit civil të FT-së dhe sigurimin e mbështetjes publike. Major Nexhbedin Basha

“Qenia nën uniformë ushtarake është sa privilegj dhe sakrificë, ndaj

vlerësojeni këtë mundësi jo vetëm si një punësim që u jepet, por edhe për një kar-rierë të suksesshme. Prania në FA ju ofron shanse jo vetëm në formimin tuaj ushtarak, por edhe në drejtim të formimit tuaj të përgjithshëm, duke pasur shansin të jeni kontribuues në vendosjen e paqes e sigurisë në botë, nëpërmjet misioneve paqeruajtëse, në ndihmë të komunitetit në emergjencat civile, por mbi të gjitha si pjesë e strukturave të FA dhe anëtarë të Aleancës, ju do t’i bëni shërbimin më të mirë kombit tuaj duke qenë kontribuues direkt në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit territorial të vendit”, kështu është shprehur zëvendëskomandanti i FT, kolonel Sokrat Prifti, në takimin me ushtarët e rinj profesionistë të sapo emëruar në Forcën Tokësore. Më 17 qershor, një kontingjent prej 100 ushtarësh profesionistë, efektivë të Forcës Tokësore, midis tyre 96 veta të rekru-tuar rishtas, nisin ciklin e stërvitjes bazë në Shkollën e Trupës, Bunavi. Në ceremoninë e përcjelljes, zhvilluar në ambientet e gar-nizonit Zall-Herr, merrte pjesë zëvendësko-mandanti i Forcës Tokësore, kolonel Sokrat Prifti, nënkolonel Bardhyl Nuredinaj, shefi i Degës së Personelit në FT dhe specialistët e personelit të reparteve, strukturave vartëse të Forcës Tokësore. Zëvendëskomandanti i FT, kolonel Prifti, pasi ju uroi mirëseard-hjen në Forcën Tokësore, si strukturë prioritare e FA, u shpreh se tashmë ju jeni pjesë e Forcave të Armatosura dhe se nga momenti i hyrjes në garë keni marrë para-sysh ndryshimin midis jetës civile dhe asaj ushtarake, pra përshtatjen nga qytetar i lirë në jetë civile, në qytetar me uniformë në radhët e FA. “Ju, ju drejtua profesionistëve, kolonel Prifti, sapo keni veshur uniformën ushtarake dhe nga ky moment jeta juaj do të marrë një kuptim tjetër, do të ndryshojë

në përputhje me dëshirën tuaj. Ndaj jeta nën uniformë të privon nga disa dëshira sikurse është rregulli, disiplina, ligji, rregulloret, uniforma, etika e komunikimit, etj. Tashmë, secili prej jush është i vetëdijshëm për rrugën e zgjedhur, për të vazhduar një karrierë në FA, karrierë e cila nis nga momenti që ju shkoni e trajnoheni në ciklin e stërvitjes bazë e gjatë gjithë jetës ushtarake. Ju atje, theksoi koloneli, do të përballeni me një program të formimit ushtarak dhe të përgjithshëm, ndaj ju porosis ta vlerësoni këtë mundësi që ju jepet, duke arritur rezultate të larta në të gjitha disiplinat ushtarake, me qëllim që të keni mundësi të vijoni karrierën tuaj në radhët e FA. Ai nënvizoi faktin se: -“Qenia nën uniformë ushtarake është sa privilegj dhe sakrificë, ndaj vlerësojeni këtë mundësi jo vetëm si punësim që u jepet, por edhe për një karrierë të suksesshme, por mbi të gjitha si pjesë e strukturave të FA dhe anëtarë të Aleancës, ju do t’i bëni shërbimin më të mirë kombit tuaj duke qenë kontribuues direkt në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit territorial të vendit. Në porositë e dhëna nga ky takim, zëvendëskomandanti i FT ka kërkuar nga ushtarët profesionistë të tregojnë disiplinë të lartë dhe qëndrueshmëri, të dëgjojnë instruktorët, të jenë kureshtarë për të mësuar sa më shumë. Ai u ka rikujtuar se çdo rezultat që ata arrijnë nga momenti që janë nën uniformë, përfshi rezultatet në Bunavi e më tej, është investim për karrierë. Në fjalën e tij, është ndalur në rëndësinë që ka gjuha e huaj, duke ju kujtuar atyre se, kush njeh gjuhën e huaj sidomos atë angleze, mos të rreshtë së mësuari dhe ata që nuk kanë njohuri të bëjnë hapin e parë për ta mësuar atë, pa të cilën si anëtarë të Aleancës karriera është e përgjysmuar. Kolonel Prifti, në përfundim të fjalës së tij, pasi ju uroi suksese i garantoi ata se do kenë vazhdimisht mbështetjen e KFT dhe u

kujtoi se do ndjekim rezultatet e tyre edhe në Bunavi ku ata stërviten.

Ushtarët profesionistë vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë në bazë të një gjeografie të gjerë nga Korça, Tirana, Fieri, Berati, Vlora, Tropoja, Shkodra, Dibra, etj. Shumi-ca e tyre janë me arsim të lartë të përfunduar, të tjerë në vazhdim dhe me arsim të mesëm të përgjithshëm e profesional. Në opinionet e tyre shprehin dëshirën e tyre për të shërbyer në radhët e FA. Jetmir Arifi ka mbaruar shkollën e mesme profesionale në Shkodër për mekanik-motorist, profesion i kërkuar në FA. “Kam punuar në servis privat. Erdha në ushtri se më pëlqen uniforma. E kam ëndërruar që i vogël”. Midis tyre ka edhe femra si Besmira Dogjani, e cila vazhdon të lartën për informatikë. “Kam informacion për FA dhe për kontributet e saj në misionet në botë dhe në komunitet në emergjenca. E shoh qenien time në ushtri si dëshirë dhe si profesion. Do bëjmë përpjekjet maksimale për të arritur rezultate të larta”. Ndërsa Esmeralda Cengu, nga Kukësi ka mbaruar shkollën e lartë për mësuesi, ka punuar tek shkolla private “Sarina”dhe tek Instat, por e sheh veten më mirë në radhët e FA dhe i pëlqen serioziteti që kanë ushtarakët”, shprehet midis të tjerave ajo. Po kështu dhe Klodiana Pozllami nga Tropoja me shkollë të lartë. Edhe asaj i pëlqen të shërbejë në uniformë. Midis 100 ushtarëve profe-sionistë pati shumë prononcime, të tillë ishin edhe Aleksandër Galeja, Amarilda Shutani, Denis Rustemi, Leonard Balla e shumë tjerë, të cilët shprehen se nuk i nxiti askush të radhiten në FA, përveçse dëshira për të kontribuar në këtë strukturë të shtetit si qytetar me uniformë. Në prononcimin për gazetën “Ushtria”, nënkolonel Bardhyl Nuredinaj, shprehet se: “Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me drejtorinë e personelit në Shtabin e Përgjithshëm

të FA dhe Qendrën e Personel-Rekrutimit të FA, bashkëpunim i cili bëri të mundur plotësimin organik me rekrutë të Forcës Tokësore. Ne, plotëson ai, kemi ndërtuar një database elektronik, ku janë hedhur të gjitha të dhënat e personelit ushtarak dhe civil që shërben në Forcën Tokësore, të dhëna të cilat gjenden të hedhura edhe në database të QPR-së, praktikë pune që në Forcën Tokësore ka përfunduar, një stan-dard i ri ky që ndikon për një menaxhim më të mirë të personelit. Në lidhje me këtë, dua të them se kemi filluar punën për hedhjen e të gjitha të dhënave të dosjeve së ushtarëve profesionistë të sapo emëruar dhe kjo prak-tikë do vijë gjithnjë duke u përmirësuar. Hedhja e gjithë të dhënave në këtë database, na lehtësoi punën në përzgjedhjen UP2 për nëndetar, sipas një testimi të kryer në të gjithë repartet dhe nënrepartet e FT-së. Ne pohon ai, kemi filluar punën për hedhjen e të dhënave të të gjithë rekrutëve të ardhur nga QPR, tashmë titulluar ushtarë profesionistë dhe të emëruar në reparte si (b1k, Vau Dejës Shkodër, b2k Zall-Herr, batalioni komando, bfs dhe b3k, Poshnje Berat, profesionistët të cilët janë rreshtuar organikisht në këto reparte. Për të pasur një menaxhim sa më të mirë të personelit, krahas kualifikimeve në fusha të tjera, ne po kualifikojmë dhe shefa e specialistë personeli në reparte, oficerë dhe nënofi-cerë në Akademinë e nënoficerëve, të cilët po i nënshtrohen një programi të posaçëm në këtë fushë. Ai vlerëson punën e bërë në Degën e Personelit të FT, duke falënderuar kapiten Bledar Selimin, rreshter Vladimir Metën, nëntetare Elizabeta Jaçen dhe të gjithë shefat, specialistët dhe personelin në reparte për punën që bëjnë në menaxhimin e personelit.

Major Nexhbedin Basha

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 2013 13cp co – chair

Përfundon suksesshëm bashkëkryesimin e Komitetit të Përhapjes të NATO-s nga Shqipëria

Siç dihet tashmë, për vitin 2012 – 2013 Shqipëria ka qenë bashkëkrye-suese e Komitetit të Përhapjes të NATO-s (CP Co – Chair).

Ne e morëm mandatin e bashkëkryesimit Europian të Komitetit mbi Përhapjen në formatin e mbrojtjes, së bashku me Shtetet e Bashkuara, në Qershor të vitit 2012. Ky komitet u bashkë drejtua përgjatë një viti nga Zoti Adriatik Mema, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes. Bashkëkryesimi i këtij Komiteti është konsideruar si një mundësi e mirë për të rritur ekspertizën e Shqipërisë në fushën e mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (ASHM). Ai, ishte edhe një mundësi për të shtuar forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Nga ana tjetër, ne kemi përdorur këtë mundësi në forcimin e marrëdhënieve tona me vendet e NATO-s dhe partnere në fushën e mbrojtjes CBRN dhe ËMD. Ky bashkëkryesim përben një themel të fortë për angazhimet e shprehura nga Shqipëria, duke theksuar se ishim të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë që mbarte një ndërmarrje e këtyre për-masave. Edhe pse ka qenë një sfidë e vërtetë për ne, ne jemi të bindur që kemi qenë një partner i besueshëm në bashkë-kryesimin e këtij Komiteti dhe sot, ne mund të kreno-hemi me bashkëkryesimin e suksesshëm të Shqipërisë dhe shfrytëzimin e kësaj përvoje. Komiteti mbi Përhapjen (CP) është organi më i lartë këshillimor i Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) mbi përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë (ËMD) dhe sistemet e shpërndarjes së tyre si dhe mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN). Ky Komitet është përgjegjës për shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e politikave dhe koordinimin mbi çështjet e parandalimit të përhapjes dhe përgjigjen ndaj tyre, duke sjellë së bashku ekspertë dhe zyrtarë me përgjegjësi në këtë fushë. Komiteti mbi Përhapjen (CP) mblidhet në dy formate: politiko-ushtarak, nën kryesinë e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm për Sfidat e Sigurisë në zhvillim, dhe në formatin e mbrojtjes, nën bashkë-kryesimin amerikan dhe evropian. Komiteti adreson kërcënimet dhe sfidat që rrjedhin nga përhapja e ASHM-ve (ËMD), si dhe përgjigjet diplomatike ndërkombëtare ndaj tyre. Në formatin e tij të mbrojtjes, ai diskuton zhvillimin e aftësive ushtarake të nevojshme për të shkurajuar përhapjen e ASHM-ve, për të penguar kërcënimet dhe përdorimin e armëve të tilla, si dhe për të mbrojtur popullatën, territoret dhe forcat e NATO-s. Ai bashkëpunon me organet e tjera të NATO-s me kom-petenca dhe ekspertizë në fushën e ËMD dhe mbrojtjes CBRN. Aktiviteti kryesor vjetor i Komitetit mbi Përhapjen në format e mbrojtjes CP (D), është “International CBRN Defence Outreach Event”, e cila ka për qëllim angazhimin në rritje, duke shkëmbyer pikëpamjet dhe ndarjen e prak-tikave më të mira mbi mbrojtjen CBRN me një numër sa më të madh të partnerëve të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare. Veprimtaria gjatë këtij viti bashkëkryesimi u bazua në një plan pune i cili u koordinua mjaft mirë me palën amerikane. Prioritetet e Shqipërisë në bashkëkryesimin e Komitetit mbi Përhapjen, ishin të lidhura ngushtë me rajonin e Ballkanit dhe besojmë se kanë sjellë përfitime praktike për vendet e rajonit. Ato u konkretizuan në një program të detajuar, i cili mori parasysh arritjet e deritanishme si

dhe objektivat e parashikuara nga ky Komitet në bashkëpunim dhe konsultim me palën amerikane si Partneri ynë më i rëndësishëm në këtë rrugëtim. Kështu, ne mundëm të fokusohemi në dy prej prioriteteve tona kryesore, shfrytëzimin e bashkëpunimin me Qendrat e Ekselencës dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në çështjet që kanë të bëjnë më Mbrojtjen CBRN dhe Sigurinë e Kufijve. Në këtë kuadër, në mars të këtij viti, u zhvillua në Budva, Mal i Zi, një nga aktivitetet kryesore për vitin 2012 - 2013 të Komitetit të Përhapjes të NATO-s me tema-tikë “Ngritjen e kapaciteteve për Mbrojtjen CBRN dhe Sigurimin e Kufijve në Ballkanin Perëndimor”, që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit Ballkanas në lidhje me këto dy fusha, si dhe ishte një demonstrim i qartë i ndihmës që NATO mund të ofrojë për ven-det e Ballkanit Perëndimor në adresimin e çështjeve të CBRN dhe sigurisë kufitare.

Shqipëria bashkë kryesoi me sukses të plotë mandatin e saj një vjeçar të Komitetit të Përhapjes të NATO-s dhe përmbushi me përgjegjësi detyrimet në kuadër të këtij bashkë kryesimi. Kjo u konstatua edhe gjatë zhvillimit të punimeve të Seminarit Përmb-yllës Vjetor, në datat 13 – 14 qershor 2013 në Bruksel, Belgjikë, ku u shprehën konsid-eratat më të larta për Shqipërinë, për suk-sesin e saj të arritur në kryesimin e këtij Komiteti, qoftë në planin sasior të aktiv-iteteve të kryera, qoftë edhe në cilësinë e këtyre aktiviteteve. Ky aktivitet u organizua nga bashkëkryesuesit e Komitetit të Përhapjes (CP Co-Chairs) të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe ishte i fundit i organizuar nga Shqipëria, si bashkëkryesuese e këtij Komiteti për 2012 - 2013 dhe pas kësaj bashkëkryesimin e mori Republika Çeke – një aleat i cili sjell një përvojë të madhe, veçanërisht në fushën e CBRN, vlen për të përmendur punën e shkëlqyer të Qendrës së Ekselencës CBRN e cila operon në Repub-likën Çeke prej më se shtatë vjetësh.Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përmbledhja e rezultat-eve të veprimtarive kryesore të Komitetit të Përhapjes për vitin 2012 - 2013; identifikimi, shkëmbimi dhe përmirësimi i aftësive dhe praktikave më të mira në fushën e Mbrojtjes CBRN; krijimi i një forumi ndërdisiplinorë për shkëmbimin e ndërsjellë të informa-cionit në lidhje me Task Forcën e Bashkuar Shumëkombëshe për Mbrojtjen Kimike, Bakteriologjike, Radiologjike, Nukleare (CJ-CBRND-TF); si dhe dorëzimi i bash-këkryesimit Evropian të këtij Komiteti. Në mbyllje të këtij aktiviteti, nga Përfaqësia jonë në NATO u organizua një pritje me anëtarët e Komitetit me rastin e mbylljes së bash-këkryesimit nga Shqipëria dhe marrjes së këtij bashkëkryesimi nga Republika Çeke për vitin 2013-2014. Të pranishmit i për-shëndeti Ambasadori jonë në NATO zoti

Artur Kuko, i cili falënderoi fillimisht të pranishmit dhe bëri një përmbledhje të shkurtër të bashkryesimit nga Shqipëria të Komitetit të Përhapjes. Gjithashtu të pran-ishmit i përshëndeti edhe zonja Rebeka Harsmen, bashkëkryesuesja Amerikane e Komitetit mbi Përhapjen. Duke u ndalur në arritjet e vitit që lamë pas, ajo vlerësoi bashkëkryesimin e suksesshmen të këtij Komiteti nga Shqipëria duke u shprehur “Unë dua të falënderoj bashkëkryesuesin e Shqipërisë, me bindjen më të thellë se pa mbështetjen profesionale të tij nuk do të mund të ishin realizuar këto objektiva të Komitetit të Përhapjes që janë realizuar gjatë këtij viti”. Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komitetit, zoti Adriatik Mema, duke iu drejtuar miqve e kolegëve të pranishëm bëri një përmbledhje të shkurtër të këtij rrugëti-mi të rëndësishëm, bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë bashkëkryes-imit të Komitetit, kontributin dhe mbështetjen, si dhe mirënjohjen për miqësinë që kemi zhvilluar gjatë këtij viti. Në këtë proces të rëndësishëm mbetet imperative, që secili prej vendeve tona të japë kontributin e tij, sado modest qoftë, por me rëndësi thelbë-sore. Nga ana tjetër Ai theksoi se Shqipëria mbetur e hapur për të dhënë përsëri kon-tributin e saj në promovimin e objektivave të këtij Komiteti. Roli ynë në Komitetin e Përhapjes do të mbetet një rol aktiv, dina-mik, kontribuues në përmbushje të misionit që ka, jo vetëm për vendet e NATO-s, por edhe për vendet partnere e më gjerë, rol që ky Komitet ka ndërmarrë dhe do ta vazhdojë edhe përtej kufijve tradicionalë të NATO-s, posaçërisht në sfidat e tij në promovimin e mospërhapjes së armëve të dëmtimit në masë edhe ne sfida të tjera të së ardhmes. Të gjitha prezantimet e bëra si dhe diskutimet dhe pyetjet që i shoqëruan ato ndihmuan në rishqyrtimin e mundësive nga ana e përfaqë-suesve të NATO-s, duke u fokusuar në mbrojtjen CBRN, si dhe në drejtim të përmirësimit të aftësive për të ndaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Çështjet e trajtuara dhe pjesëmarrja e ek-spertëve civilë dhe ushtarakë nga vende dhe struktura të ndryshme të NATO-s patën si rrjedhojë një punë të frytshme dhe rekoman-dime që do të përmirësojnë aftësitë dhe praktikat në të ardhmen të këtij Komiteti. Konkluzionet dhe rekomandimet e bëra në këtë aktivitet do të mundësojnë sigurimin, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe një kontribut më të plotë për mbrojtjen CBRN. Ky aktivitet arriti të sigurojë një forum të shkëlqyer diskutimi për aleatët për të ndarë përvojat dhe pikëpamjet për çësht-jet që lidhen me Mbrojtjen CBRN dhe mospërhapjen e ASHM-ve. Ai dha një mundësi, shkëmbimi informacioni mes ek-spertëve dhe përfaqësuesve nga strukturat e

NATO-s, për të përpunuar më tej aspekte të ndryshme të zhvillimit të aftësive të Mbrojtjes CBRN, si dhe për të diskutuar qasjet teknologjike për tu përballur me kërcënimet e mundshme CBRN dhe sfidat e tjera që lidhen me to. NATO e ka prioritet të lartë parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (ËMD) dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve kimike, biologjike, radi-ologjike dhe bërthamore (CBRN). Si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të Aleatëve kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (ËMD), mbrojtja CBRN dhe ka-pacitetet e saj marrin një rëndësi të veçantë. Ne jetojmë në një botë ku kërcënimet ki-mike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) vijnë jo vetëm nga armët e shkatër-rimit në masë, por potencialisht edhe nga pajisje të vogla apo fatkeqësive natyrore, siç ka ndodhur në Japoni, kur centrali bërthamor në Fukushima u dëmtua nga një tërmet. Një rrezik i papritur nga materiale toksike indus-triale në një zonë urbane mund të jetë i një rëndësie më të lartë se çdo rrezik tjetër CBRN. Puna e vazhdueshme për t’iu kundërvënë kërcënimeve të tilla fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja, si dhe proceseve të rëndësishme për koordinimin e përgjigjeve ushtarake dhe civile. Ka shumë punë për të bërë në koor-dinimin e përgjigjeve ndaj çdo kërcënimi CBRN. Disa vite më parë, fokusi ishte më shumë në aspektet ushtarake, por sot aspek-teve civile po u jepet përparësi. Shikohet jo vetëm në çështjen e armëve të shkatërrimit në masë, por edhe çështja e materiale indus-triale, për shembull, si në Japoni, ku pamë një kombinim të një fatkeqësie natyrore dhe një çështje bërthamore. Në të vërtetë, vendet e NATO-s përjetojnë fenomene të CBRN dhe kërcënime të lidhura me to në forma dhe nivele të ndryshme. Por, gjithashtu një bashkëpunim i vërtetë mund të materializo-het dhe të marrë ndikim në një situatë që prek të gjithë vendet, më shumë apo më pak, direkt apo indirekt. Prandaj, u theksuan qasjet rajonale për ngritjen e kapaciteteve CBRN, mjaft të rëndësishme veçanërisht për shkak të afërsisë së tyre me problemin dhe fakti që përgjigjet mund të zbatohen, në kohë. Komiteti i Përhapjes në formatin e mbrojtjes do të analizojë dhe të shënojë rrugën përpara në politikën e mbrojtjes CBRN, me qëllim për të mbështetur zhvil-limin e vazhdueshëm dhe funksionimin e qendrave CBRN të Ekselencës, si një me-kanizëm koordinues që përfshin bash-këpunim më të mirë midis strukturave të NATO-s, si dhe bashkëpunim dhe koor-dinim më të mirë midis vendeve aleate dhe partnerëve në rajone të ndryshme, për të shmangur dublimin e përpjekjeve dhe për zhvillimin e interesave konvergjente mbi çështjet e mbrojtjes CBRN. Adresimi i

nevojave rajonale të mbrojtjes CBRN përmes aktiviteteve specifike të përshtatura në fusha me interes të tilla si: mbrojtja e materialeve CBRN, mohimi i mbështetjes për keqpërdorimin e CBRN dhe terrorizmin; kontrolli / monitorimi i kufirit; kontrollin kufitar të eksporteve; ruajtjen e përhapjes së informacionit CBRN; trafikimin e paligjshëm; menaxhimin e mbeturinave CBRN; përgjigja e parë në rast incidentesh, zbutja e ndikimit në publik; përgjigja ndaj krizave, etj. Bashkëpunimi i ngushtë rajonal i cili me të drejtë vlerësohet si e vetmja mënyrë për të qenë më të mbrojtur dhe të sigurt duke zbutur rreziqet CBRN e duke u përshtatur më mirë me fenomenet që rrjedhin prej tyre është mjaft kritik, dhe pikërisht këtë vlerë Komiteti i Përhapjes po e promovon në mënyrë të shkëlqyer. Sjellja në vëmend-je e detyrimeve që të gjithë aleatët, në të gjitha nivelet, kanë për të trajtuar me prior-itet çështjen e mbrojtjes CBRN, duke kon-tribuar sado pak në drejtim të shmangies së rreziqeve nëpërmjet bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh, përbën sërish një meritë dhe vlerë tjetër të këtij Komiteti. Trajnimi dhe Stërvitjet e NATO-s për CBRN marrin një rëndësi të veçantë për të testuar aspekte të ndryshme të mbrojtjes CBRN në stërvitje shumëkombëshe. Ato sjellin përmirësim të vazhdueshëm të ndërveprimit të Aleancës, si dhe rrisin nivelin e ndërveprimit midis NATO-s dhe vendeve partnere. Pirateria Detare është dhe do të jetë një çështje e shqetësim i madh për shkak të kërcënimit të gjerë ajo paraqet për sigurinë rajonale dhe globale. Rastet e piraterisë janë shumë komplekse, dhe mund të përfshijë ligjin ndërkombëtar, ligjin kombëtar penal dhe ligjit civil. Vlen të theksohet se jo të gjitha shtetet kanë kapacitet të barabartë për t’u marrë me rastet e piraterisë, kështu që Komiteti i Përhapjes (CP) do të kërkojë dhe këshillojë kryerjen e një stërvitjeje detare shumëpalëshe sipas standardeve të NATO-s. Bashkëpunimi i Forcave Speciale me Task Forcën e Bashkuar Shumëkombëshe për Mbrojtjen CBRN (CJ-CBRND-TF) do të vazhdojë të rritet me qëllim sigurimin e asistencës teknike për vendimmarrësit dhe komandantët në planifikimin e sigurimit të ngjarjeve të mëdha, me një fokus të veçantë në koordinimin e metodologjive dhe stan-dardeve, si dhe mbështetjes nga njësi të specializuara CBRN. Diskutimet për këto çështje të rëndësishme do të vijojnë madje në mënyrë formale dhe informale - bilaterale apo multilaterale në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të plota për mbrojtjen CBRN, duke u bazuar edhe në kontributet kom-bëtare për Projektet CBRN të Mbrojtjes së Mençur. Në përfundim të këtij bash-këkryesimi shumë të rëndësishëm, Shqipëria i dorëzojë mandatin shtetit Evropian të radhës, Republikës Çeke, duke mbetur e hapur për të dhënë përsëri kontributin e saj në promovimin dhe real-izimin e objektivave të këtij Komiteti. Çështjet e trajtuara gjatë këtij bash-këkryesimi, janë një vlerësim dhe shtysë e re në procesin e përmirësimit të punës së Komitetit të Përhapjes. Ato do t’i shër-bejnë gjithashtu planifikimit realist në kuadër të bashkëpunimit dy dhe shumë-palësh me aleatët dhe partnerët në anga-zhimet e përbashkëta. Këto çështje do të bëhen objekt diskutimi dhe vlerësimi nga vendet e NATO-s, me qëllim përafrimin e standardeve dhe kapaciteteve që kërkon Aleanca për mbrojtjen CBRN. Bashkëkryesi-mi një vjeçar i suksesshëm nga ana Jonë i Komitetit mbi Përhapjen është një eksperiencë e çmuar e cila do të shërbejë si bazë edhe për përgjegjësi të tjera në të ardhmen, në vazhdim të angazhimeve të Shqipërisë në NATO.

nënkolonel mazllum alla

(Drejtoria e Politikave Strategjike të Sigurisë dhe Mbrojtjes)

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 201314 kulturë

NJOFtIMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJESDREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETINBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tel: +355 42 224 974;Faks: +355 42 225 227 Rruga “ Zhan Dark”, Tel+355 42 271 135

Mbështetur Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 230 datë 07.02.2013“Për aprovimin e rregullores së konkursit vjetor të letërsisë, muzikës, fotografisë dhe të arteve pamore dhe çmimeve të tyre, për krijuesit brenda radhëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM shpall: “Konkursin e letërsisë, muzikës dhe të arteve pamore” për vitin 2013. Ftohen të gjithë efektivat e FA-së të marrin pjesë në këtë konkurs. Krijimin me të cilin do të merrni pjesë në konkurs mund ta dorëzoni çdo ditë pranë QKMBM–së ose mund ta dërgoni në adresën: [email protected]. Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte, më datë 06.12.2013.

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRDHENIEVE ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

NJOFtIMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

DITA BOTERORE E MUZIKES TRADICIONALE

Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes do të organizojë shfaqjen e filmit dokumentar për traditat popullore tradicionale shqiptare, në kuadër të 21 Qershorit, “Ditës Botërore të Muzikës Tradicionale”, për fëmijët dhe familjarët e Ushtarakëve të FARSH, ora 11.00, në sallën e aktiviteteve të QKMBM.Qëllimi i këtij aktiviteti është kultivimi tek brezi i ri i dashurisë dhe res-pektit për muzikën tradicionale si dhe promovimi i vlerave të paçmuara të popullit tonë, në ditën kushtuar muzikës tradicionale popullore botërore.

Ftoheni të merrni pjesë!DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE

MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN në QKMBM

Festivali i parë i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, në Rajonin e Mesdheut

(Përgjegjës i Sektorit të Aktiviteteve pranë QKMBM-së)

Europa nuk ka marrë nga Mesd-heu vetëm emrin, por edhe një trashëgimi kulturore që është kthyer prej shekujsh në burim

të artit dhe ideve europiane. Pas një jave të ngjeshur me aktivitete, ka përfunduar me sukses Festivali i parë i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, në rajonin e Mesdheut që u organizua nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami. Për 7 ditë me radhë Formacionet Muzikore Ushtarake nga Mesdheu evokuan hapësirën mesdhetare, jo vetëm si një zonë ku lindi qytetërimi perën-dimor por edhe si një burim i përhershëm fantazie për botën e artit dhe muzikës, duke shpërndarë mesazhe paqe nga Mesdheu. Në fakt, Mesdheu i ngjau një fantazie të përjet-shme! Po t’i hedhësh sytë kësaj njolle blu në hartën e botës, të bie ndërmend vlerësimi i historianit të njohur francez, Fernand Braudel , se Mesdheu duket aty “si një e çarë gjigande e tokës, i rrethuar nga shumë vende, kultura dhe gjuhë”. Në brigjet e këtij deti historik është zhvilluar në shekuj një mozaik kulturor unikal, shumëgjuhësh dhe i jashtëzakonshëm në pasurinë e tij. Para pak kohësh është festuar përvjetori i njëzetë i rënies së murit të Berlinit. Ekzistenca e Bashkimit Euro-pian dhe nisma e ndërmarrë menjëherë nga Komuniteti për të risjellë vendet e lindjes të ndara nga Marrëveshja e Jaltës, ka lejuar një integrim të shpejtë në nivel të institucioneve demokratike, të ekonomisë, politikës dhe të respektimit të të drejtave njerëzore në atë që sot është BE-ja e 27 vendeve anëtare. Europa nuk ka marrë nga Mesdheu vetëm emrin - virgjëresha e mitologjisë greke e rrëmbyer nga Zeusi - por edhe një trashëgimi kulturore që është kthyer prej shekujsh në burim të artit dhe ideve evropiane.

Partneriteti për Paqe në

nga aleksandër gJoni

Rajonin e Mesdheut Një nga arritjet më të mëdha ndërkombëtare në fushën e sigurisë në dhjetë vitet e fundit ka qenë misioni i Partneritetit për Paqe (PfP). Që nga prezantimi i tij në vitin 1994, ftesa për anëtarësim është pranuar nga 30 vende, ku mes tyre përfaqësohet denjësisht dhe vendi ynë. Mbi bazë të bashkëpunimit praktik dhe angazhimit ndaj parimeve demokratike që janë në themel të vetë Aleancës, qëllimi i Partneritetit për Paqe është që të rrisë sta-bilitetin, të pakësojë kërcënimet ndaj paqes dhe të ndërtojë marrëdhënie të sigurisë të përforcuar mes vendeve individuale part-nere dhe NATO-s, si dhe me vende të tjera partnere në rajonin e Mesdheut. Thelbi i këtij misioni fisnik të Partneritetit për Paqe është partneriteti i formuar individualisht mes çdo vendi partner dhe NATO-s, i përshtatur sipas nevojave individuale dhe i zbatuar bashkërisht në atë nivel që preferon e zgjedh çdo qeveri pjesëmarrëse. Në kuadrin e angazhimeve që ndërmerr çdo partner kjo aleancë përcjell mesazhe në ruajtjen e vlerave të shoqërive demokratike; në respektimin e të drejtave ndërkombëtare; në respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Karta e OKB-së, respektimin e Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut, Aktit Final të Helsinkit dhe marrëveshjeve për kontrollin e armëve dhe çarmatimin ndërkombëtar, respektimin e kufijve ekzistues dhe të zgjidhin mosmar-rëveshjet në mënyrë paqësore. Mesazhet e këtij Misioni të Partneritetit ishin thelbi kryesor i qasjes së Festivalit të Parë të For-macioneve Muzikore Ushtarake të vendeve

të NATO-s, që u zhvillua në Tiranë, duke përcjellë këtë frymë solidariteti mes vendeve të rajonit të Mesdheut.

Shqipëria çel dyert e Aleancës për Paqe

Pas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Shqipëria merr pjesë aktive në iniciativën e bashkëpunimit të Dialogut Mesdhetar, i cili u institucionalizua në vitin 1994 nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, me Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Mauritaninë, Marokun dhe Tunizinë. Dialogu Mesdhetar reflekton perceptimin e NATO-s, se siguria në Europë është e lidhur ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Mesdheut. Kjo iniciativë është pjesë integrale e përshtatjes së NATO-s me mjedisin e ri të sigurisë pas periudhës së Luftës së Ftohtë, si dhe përfaqëson një komponent të rëndësishëm të politikës së përqasjes dhe bashkëpunimit të Aleancës. Në këtë kuadër, Shqipëria ka luajtur në mënyrë të vijueshme një rol konstruktiv për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si një rajon me rëndësi të madhe për sigurinë e Europës. Vetë inicimi dhe përmbyllja me sukses e Festivalit të parë të Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, në rajonin e Mesdheut, nën kujdesin e veçantë të minis-trit të Mbrojtjes z. Arben Imami, tregoi dhe një herë rolin moderator dhe paqedashës që vendi ynë kërkon të luajë, jo vetëm në rajon por dhe më gjerë. Me këtë gjest dhe me krijimin e një tradite të re në Mesdhe, përmes këtij Festivali të Parë, Shqipëria po adopton

në këtë mënyrë politikën e moderacionit, në një rajon ku kishte dhe ka probleme të hiper-nacionalizmit. Kjo është e rëndësishme sepse Ballkani është një rajon shumë i rëndësishëm për sigurinë e Mesdheut dhe të Europës. Në kuadër të iniciativave rajonale, Shqipëria po jep një impuls bashkëpunimi dhe kontribut substancial për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Arti si një instrument paqe në Rajonin e Mesdheut

Pse u mendua arti dhe muzika në këtë festival të bëhej promotor dialogu i një inovacioni të ri për Rajonin e Mesdheut? Në të vërtetë e gjithë historia njerëzore është një dialog që përshkon gjithë jetën tonë. Ai është mjet për të realizuar komunikimin midis njerëzve dhe kusht për mirëkuptimin e tyre. Për këtë arsye në këtë Festival të Parë, bashkëveprimi i kulturave, dialogu i tyre përbënë bazën për zhvillimin e lidhjeve midis etnive e popujve që në rastin e këtij formacioni përbëhej prej Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës, mundësoi lidhjen midis bartësve të kulturave të ndryshme, pasi në kuadrin e proceseve të sotme globalizuese, çështja e dialogimit të kulturave bëhet edhe më e mprehtë. Glo-balizimi dhe problemet globale nga njëra anë nxisin dhe ndihmojnë dialogun midis kulturave të ndryshme, nga ana tjetër, pro-ceset integruese e globalizuese shoqërohen me enigma dhe herë-herë edhe me mungesë dëshire të njërës apo tjetrës kulturë për të hyrë në kontakt me kultura të tjera. Dal-limet në perceptimin e ndryshëm të sistemit të vlerave, frika e humbjes së gjuhës amtare dhe identitetit, shihen si pengesa në procesin e dialogimit të kulturave të ndryshme. Për këtë arsye, nevoja e shtrirjes së muzikës dhe ndërveprimi i këtyre formacioneve me njëra-tjetrën, janë një vlerë e cilësuar e misionit të vërtetë paqedashës. Në të vërtetë ideja dhe nevoja e komunikimit ndërkulturor nuk është e re, por në kushtet e proceseve të sotme integruese e globalizuese, dialogu midis kulturave të ndryshme mbetet një nga problemet më aktuale të qytetërimit të sotëm. Përmasa kulturore e proceseve globalizuese,

krahas sferave të tjera (ekonomike, politike, ushtarake), nuk është dhe s’mund të jetë një dukuri absolutisht e kohëve të sotme. Asnjë dukuri ose proces nuk lind nga asgjëja dhe nuk mund të mos gjesh në to gjurmë të një përvoje historiko-kulturore të së shkuarës. Proceset globalizuese kanë pasur vend përg-jatë gjithë historisë së njerëzimit, të cilat janë shfaqur në sfera dhe periudha historike të caktuara. Brenda përbrenda këtyre proceseve edhe globalizimi i kulturës ka rrënjët e veta historike. Në gjithëkohësi të jetës universale njerëzore, bota e artit dhe aq më tepër muz-ika, ka qenë dhe është një energji motorike shpirtërore për njeriun që përjeton në vetvete vlera të mëdha fenomenesh, të sintetizuara në pikturë dhe skulpturë, letërsi, muzikë, teatër, film artistik etj. Historia e këtij universi i ka rrënjët që në kohët e vjetra të njeriut mbi këtë tokë deri në ditët e sotme të shekullit të njëzet e një. Nga njëra periudhë historike në tjetrën, ndonëse me batica dhe zbatica, roli i artit ka zënë vend të pazëvendësueshëm, në jetën, shpirtin, ekzistencën, identitetin, qytetërimin, kulturën e një kombi e të njerëzimit të mbarë botës. Kjo është shumë e rëndësishme dhe pikërisht këtë synonte të përcillte Festivali i parë i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, në rajonin e Mesdheut, sepse arti duke qenë vlerë shpirtërore për çdo njeri në këtë jetë, merr atributet e një energjie jetëdhënëse, të domosdoshme dhe përmbajtjes aktive emocionale të tij. Duke qenë produkt shpirtëror ai (arti) te njeriu bëhet (kthehet) interes, destinacion, ndikim, orientim, dinjitet etj social të tij për ta vënë në shërbim të qëllimeve të tij, për ta bërë ideal të shpirtëzuar dhe estetik. Dhe një vijimësi të gjithëkohshme të tij , e jep njeriu i ditës dhe i kohës së sotme moderne, me koncepte e kulturë të gjerë shumëdimensionale evropi-ane dhe botërore. Arti në vetvete si fenomen shpirtëror, estetik, emocional, shoqëror, kombëtar, e pse jo ideologjik, politik dhe ekonomik, ka në themel interesat e një popul-li, dinamikën e jetës së tij, problemet dhe shqetësimet e njerëzve, që kërkojnë zgjidhje dhe ngrohje të shpirtit nëpërmjet tij.

Aktivitet kulturor në Jalë me familjarët dhe fëmijët e ushtarakëve shqiptarëNën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes dhe she-fit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe nën drejtimin e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM), me familjet e ushtarakëve u organizua një tur tre ditor në ambientet e mrekullueshme të shtëpisë

së pushimit në Jalë. Një fillim jashtëzakonisht i bukur i sezonit të pushimeve për të rinjtë, familjarët dhe fëmijët e ushtarakëve shqiptarë. Fëmijët e talentuar nën drejtimin e profesorëve të përkushtuar të QKMBM, kanë gëzuar një fundjavë të veçantë duke bërë shëtitje

të organizuara, duke shprehur talentin në pikturë dhe duke festuar me lojëra, gara interesante, këngë dhe kërcime që gëzojnë ditën dhe jetën e tyre dinamike nën frymën e bashkëpunimit dhe të bashkimit si një familje e madhe.

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 2013 15zyrtare

NJOFtIMI. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon:

Akademia Ushtarake, Modena, dega këmbësori 1 vend • Akademia e Forcave, Modena, dega karabinieri 1 vend •

II. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon.

Akademia e Forcave Tokësore 4 vende• Akademia e Forcave Detare 2 vende• Akademia e Forcave Ajrore 2 vende• Shkolla e Mesme Kuleli FT 2 vende• Shkolla e Mesme Kuleli FD 1 vend• Shkolla e Mesme Kuleli FA 4 vende•

III. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Greke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon.

Akademia e Forcave Tokësore (Athinë) 2 vende• Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga “E Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me Rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj.Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë, bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi, bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë.Regjistrimi përfundon në datën 05.07.2013 ora 14.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit.Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.

Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1.Të ketë shtetësi shqiptare.2.Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Repub-likës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).3.Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.4.Të jetë në moshë:4.1 Jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik, për kandidatët që aplikojnë për studime në Akademitë Ushtarake në Itali dhe Greqi.4.2 T’i përkasë grupmoshës 13-16 vjeç kandidati që aplikon për arsimim ushtarak para universitar, në Turqi.4.3 T’i përkasë grupmoshës 16-20 vjeç kandidati që aplikon për arsimim në akademitë ushtarake, në Turqi. 5. Të mos jetë i martuar.6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që defor-mojnë pamjen.8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.9. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit.10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8. 11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8. 12. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi.13. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.14. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e studentit ush-tarak.15. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet.

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati.2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve).3. Çertifikatë për TOEFL (nëse e ka).4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).5. Çertifikatë familjare, 1 copë.6. Fotografi për dokument, 2 copë (4x6 dhe 9x12).7. Dëshmi penaliteti.8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.11. Analiza e SIDA- s.12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.

Kandidatët që aplikojnë për studime të larta ushtarake në Itali, testin për njohjen e gjuhës Italiane do ta kryejnë pranë Ambasadës përkatëse.

Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Minis-trisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($).Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet.

Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve. Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit, vizitoni faqen e internetit www.mod.gov.al

në rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutimit.Adresa: Qendra e Personel Rekrutimit, rruga “E Dibrës”, Tiranë, Tel:++355423485878

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E MBROJTJESSHTABI I PËRGJITHSHËM I FAQENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT

Shefi i NATO-s, Rasmussen viziton Kabulin ndërkohë që forcat e sigurisë

afgane marrin udhëheqjen e mbarë venditCeremonia shënoi një moment të rëndësishëm historik në procesin e tranzicionit,

për të cilin u ra dakord nga udhëheqësit e ISAF-it dhe presidenti Karzai në samitin e Lisbonës të vitit 2010. Sipas asaj, forcat e sigurisë afgane do të marrin

përgjegjësinë e plotë të vendit së tyre në fund të vitit 2014

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, vizitoi Kabulin ditën e martë, më 18 qershor, për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare gjatë se cilës presidenti Hamid Karzai njoftoi grupin e pestë e të fundit së provin-cave afgane, qytetet dhe rrethet që do t’i nënshtrohen tranzicionit në muajt e ardhshëm. “Kjo është një ditë për të cilën afganët duhet të krenohen dhe unë jam krenar që jam pranë jush”, tha Rasmussen.

Me këtë vendim, forcat afgane të sigurisë do të marrin rolin udhëheqës të sigurisë në të gjithë vendin, ndërkohë që roli i forcave të ISAF-it zhvendoset nga luftues në rol mbështetës. Ceremonia shënoi një moment të rëndësishëm historik në procesin e tranzicionit, për të cilin u ra dakord nga udhëheqësit e ISAF-it dhe presidenti Karzai në samitin e Lisbonës të vitit 2010. Sipas asaj, forcat e sigurisë afgane do të marrin përgjegjësinë e plotë të vendit së tyre në fund të vitit 2014.

Procesi i tranzicionit filloi zyrtarisht më 22 mars të vitit 2011, me njoft-imin e grupit të parë së krahinave, rretheve dhe qyteteve për t’ju dorëzuar udhëheqjes afgane të sigurisë. “Kjo është për shkak të fuqisë në rritje të forcave tuaja që ne sot arritëm këtu ku jemi”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai përshkroi përparimin e bërë: “Dhjetë vjet më parë, nuk ka pasur forca afgane të sigurisë kombëtare. Pesë vjet më parë, forcat afgane ishin një pjesë e asaj që janë sot. Tani, ju keni 350.000 trupa e policë afganë. Një forcë mjaft e madhe dhe ne i kemi parë ato të veprojnë shpejt e me kompetencë ndaj sulmeve komplekse”.

Zyrtarë të lartë nga qeveria afgane, komuniteti ndërkombëtar dhe kom-bet kontribuues në ISAF morën pjesë në këtë ceremoni, e cila u zhvillua në Universitetin e Ri të Mbrojtjes Kombëtare Afgane në Qargha, jashtë Kabulit. Ushtarë afganë dhe veteranë si dhe kadetë të rinj nga forcat e sigurisë afgane dhe ISAFI morën pjesë gjithashtu në këtë ngjarje.

“Ju sot përfaqësoni të gjithë ushtarakët e guximshëm të këtij vendi dhe nga 50 vendet tona të koalicionit, që kanë sakrifikuar aq shumë për përpjekjen tonë të përbashkët dhe ne ju nderojmë”, tha Rasmussen. Ai shpërbleu veça-nërisht ushtarakët e plagosur nga ANSF-ja dhe ISAFI dhe në kujtimin e atyre që kanë dhënë jetën. Duke ju adresuar kadetëve të rinj, ai tha: “E ardhmja e Afganistanit është në duart tuaja”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se ndërsa misioni luftarak i ISAF-it do të përfundojë deri në fund të vitit 2014, NATO po planifikon një mision të ri trajnimi, këshillimi dhe ndihme për forcat afgane të sigurisë. NATO dhe Afganistani, tha ai, do të vazhdojnë udhëtimin për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme “të bazuar në një marrëdhënie të re, e cila do të mbetet e fortë dhe në vitet në vijim”.

Rasmussen tha se mirëpret njoftimin e presidentit Karzai të grupit të pestë e të fundit të provincave, qyteteve dhe rretheve afgane, të cilat do t’i nënsh-trohen tranzicionit në muajt e ardhshëm. “Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm historik, kur ushtarët e policët afganë do të marrin rolin udhëheqës për sigurinë në të gjithë vendin. Kjo është një ditë krenarie për të gjithë af-ganët dhe 50 vendet që kontribuojnë në ISAF. Në samitin e Lisbonës të vitit 2010, ne përcaktuam një plan ambicioz me qeverinë afgane që gradualisht të dorëzojë përgjegjësinë e sigurisë tek forcat afgane deri në fund të vitit 2014 dhe sot është një shenjë e rëndësishme për suksesin e kësaj strategjie.

Ndërkohë që forcat afgane ecin përpara, roli i ISAF-it do të zhvendoset nga luftues në mbështetës. Ne nuk do të planifikojmë, ekzekutojmë apo udhëheqim operacione ushtarake. Deri në fund të vitit 2014, misioni ynë luftarak do të përfundojë dhe do të fillojë një mision i ri. Së bashku me partnerët tanë, ne po planifikojmë të vazhdojmë trajnimin, këshillimin dhe ndihmën për forcat afgane dhe NATO gjithashtu do të luajë rolin e saj në përpjekjet më të gjëra ndërkombëtare për të siguruar mbështetjen afatgjatë ndaj forcave afgane të sigurisë. NATO dhe Afganistani, së bashku me partnerët tanë, do ta vazhdojnë këtë udhëtim së bashku, bazuar në një marrëdhënie të re, e cila do të qëndrojë e fortë për vitet në vijim”.

alba musaraJ

ushtriaE prEmtE, 21 qErshor 201316

“B

la

ck

Ea

gl

E 2

01

3”