24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Diel 17 Shkurt 2019 Presioni amerikan detyron Bashën të tërhiqet me bisht ndër shalë, Kryemadhi dhe Berisha jashtë loje pas kërcënimeve për grusht shteti Ç m i m i 2 0 l e k ë Kolegji i Posaçëm i Apelimit po përballet me bum ankimimesh. Qofshin këto ankesa nga gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komi- sioni i Pavarur i Kualifikimit, qofshin ankimime nga Komisioneri Publik, pranë KPA... Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme. E para një përmirësim i performancës tek meshkujt, dëshmuar me rivalitet, cilësi në rritje dhe një garë mjaft të nxehtë, dhe, e dyta, basket- bolli i femrave në vështirësi për... Pas 4 vitesh diskutimesh, Ministria e Infra- strukturës dhe Energjisë ka miratuar bashkë me grupet e interesit, draftin përfundimtar për statusin e minatorit, nga i cili do të përfitojnë 8 mijë punonjës të nëntokës... Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet që janë përgjegjëse për zhvillimin e jetës artistike në vend. Kompozitori shpreh keqardhjen që sot për krijuesit mungon mbështetja... Qeveria gati ligjin e posaçëm për profesionet e vështira, përfitojnë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët AGIM KRAJKA: Ka një ndryshim të tmerrshëm në emër të së keqes, po humbim kulturën tonë popullore VIRON TOSKA: Basketbolli në rrezik, arbitrat janë shndërruar në ushtarë të sekretarit Beteja e vetingut zhvendoset në Apel, gjysma e vendimeve të KPK ankimohen, në mars merret vendimi për Xhezair Zaganjorin Faqe 10 Faqe 18 Faqe 9 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Inati me kërpudhën provokatore dhe dyzimi i protestës! Nga Besi BEKTESHI Nga Jorgo MANDILI A do të mendojmë ndonjëherë për veten? Nga Riza HOXHA Rama goditje Metës e LSI: I ka kapur paniku i reformës në drejtësi, në 2016 tentuan prishjen e koalicionit, janë fabrikë e votave të vjedhura Të enjten mbyllet gara për SPAK, gjyqtarët dhe prokurorët e rretheve refuzojnë kandidimin, ja kush do ta luftojë korrupsionin CIA jep detajet: Në vitet ’50 Shqipëria në krizë ushqimi, Moska furnizonte Tiranën me konserva mishi e peshku, ja arratisjet që ndodhnin në kufi Faqe 12 Autoriteti i Dosjeve jep alarmin: Politika nuk pranon verifikimin për lidhjet me Sigurimin e Shtetit, të ndryshohet ligji Faqe 20 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Monika Kryemadhi sfidon amerikanët: Nuk tërhiqemi edhe sikur Edi Rama të mbledhë të gjithë arsenalin bërthamor të SHBA Faqe 10 Faqe 8 Faqe 2-6 Një sistem, që duhet ndryshuar në themel Ora për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion po afron. Edhe 4 ditë na ndajnë nga skadimi i afatit të vendosur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më pas nisin procedurat për të ngritur... Faqe 7 Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dje një goditje tepër të fortë ish-aleatit Ilir Meta dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Teksa opozita tentoi t’i vinte flakën Kryeministrisë, kryemi- nistri zhvilloi një takim në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Me mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Flamurit, ndërsa kryemi- nistri iu përgjigj indirekt protestës sëTiranës. Por goditjen më të madhe ja dha LSI... Nisin hetimet për sulmin ndaj Kryeministrisë, mbi 20 të shoqëruar, mes tyre dhe Florenc Hoxha Ndërkombëtarët “shuplakë” opozitës: Dënojmë sulmet ndaj institucioneve Tym e flakë para Krye- ministrisë, policia përdor gaz lotsjellës, dhjetra persona të lënduar

Presioni amerikan detyron Bashën të ... - sot.com.al · 2 E Diel 17 Shkurt 2019 GAZETA SOT 2,3,4,2,3,4,,,,2,2,24 politike Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme reagojnë pas

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Diel 17 Shkurt 2019

Presioni amerikan detyron Bashën të tërhiqet me bisht ndër shalë,

Kryemadhi dhe Berisha jashtë loje pas kërcënimeve për grusht shteti

Çmimi 20 lekë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po përballet me bum ankimimesh. Qofshin këto ankesa nga gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit, qofshin ankimime nga Komisioneri Publik, pranë KPA...

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme. E para një përmirësim i performancës tek meshkujt, dëshmuar me rivalitet, cilësi në rritje dhe një garë mjaft të nxehtë, dhe, e dyta, basket-bolli i femrave në vështirësi për...

Pas 4 vitesh diskutimesh, Ministria e Infra-strukturës dhe Energjisë ka miratuar bashkë me grupet e interesit, draftin përfundimtar për statusin e minatorit, nga i cili do të përfitojnë 8 mijë punonjës të nëntokës...

Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet që janë përgjegjëse për zhvillimin e jetës artistike në vend. Kompozitori shpreh keqardhjen që sot për krijuesit mungon mbështetja...

Qeveria gati ligjin e posaçëm për profesionet e vështira,

përfitojnë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

AGIM KRAJKA: Ka një ndryshim të tmerrshëm në emër

të së keqes, po humbim kulturën tonë popullore

VIRON TOSKA: Basketbolli në rrezik,

arbitrat janë shndërruar në ushtarë të sekretarit

Beteja e vetingut zhvendoset në Apel, gjysma e vendimeve

të KPK ankimohen, në mars merret vendimi për

Xhezair Zaganjorin

Faqe 10

Faqe 18

Faqe 9

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Inati me kërpudhën provokatore dhe

dyzimi i protestës!

Nga Besi BEKTESHI

Nga Jorgo MANDILI

A do të mendojmë ndonjëherë për veten?

Nga Riza HOXHA

Rama goditje Metës e LSI: I ka kapur paniku i reformës në drejtësi, në 2016 tentuan prishjen e koalicionit, janë fabrikë e votave të vjedhura

Të enjten mbyllet gara për SPAK, gjyqtarët dhe prokurorët e rretheve

refuzojnë kandidimin, ja kush do ta luftojë korrupsionin

CIA jep detajet: Në vitet ’50 Shqipëria në krizë ushqimi,

Moska furnizonte Tiranën me konserva mishi e peshku, ja arratisjet që ndodhnin në kufi F

aqe 1

2

Autoriteti i Dosjeve jep alarmin: Politika nuk pranon verifikimin për lidhjet me Sigurimin e Shtetit, të ndryshohet ligji

Faqe 20

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Monika Kryemadhi sfidon amerikanët: Nuk tërhiqemi edhe sikur Edi Rama të mbledhë

të gjithë arsenalin bërthamor të SHBA

Faqe 10

Faqe 8

Faqe 2-6

Një sistem, që duhet ndryshuar në themel

Ora për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion po afron. Edhe 4 ditë na ndajnë nga skadimi i afatit të vendosur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më pas nisin procedurat për të ngritur...

Faqe 7

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dje një goditje tepër të fortë ish-aleatit Ilir Meta dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Teksa opozita

tentoi t’i vinte flakën Kryeministrisë, kryemi-nistri zhvilloi një takim në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Me mijëra njerëz u

mblodhën në Sheshin e Flamurit, ndërsa kryemi-nistri iu përgjigj indirekt protestës së Tiranës. Por goditjen më të madhe ja dha LSI...

Nisin hetimet për sulmin ndaj Kryeministrisë, mbi 20 të shoqëruar, mes tyre dhe Florenc Hoxha

Ndërkombëtarët “shuplakë” opozitës: Dënojmë sulmet ndaj institucioneve

Tym e flakë para Krye-ministrisë, policia përdor gaz lotsjellës, dhjetra persona të lënduar

GAZETA SOT2 E Diel 17 Shkurt 2019

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme reagojnë pas protestës: Efektivët e policisë bënë detyrën, arma jonë është durimi

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme reaguan dje menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, përmes një posti-mi në rrjetet sociale përgëzoi punonjësit e policisë dhe të Gardës së Republikës për punën e bërë gjatë përballjes me protestuesit për pesë orë me radhë. Në reagimin e tij, Lleshaj thek-soi se në këtë pikë ndahen qeveria e Ramës dhe ish-qeveria e Berishës. Sipas tij, ndryshe nga paraardhësit e tyre që u përgjigjeshin

protestuesve me plumba, arma e policëve tani është durimi. “Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkush-timin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot. Mirënjohje”, deklaroi Sandër Lleshaj. Të njëjtin vlerësim për punën e uniformave blu kishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Pas shpërndarjes së protestuesve

nuk vonoi shumë dhe ai u duk në sheshin para Kryeministrisë. Veliu takoi nga afër punonjësit e Policisë së Shtetit që për pesë orë ishin në krye të detyrës dhe në konfrontim me mbështetësit e opozitës. Ai i përgëzoi policët, ndërsa për mediat dha vetëm një koment të shkurtër. “S’kam ardhur për prononcime, por për të falënderuar policët që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Policia ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën”, u shpreh Ardi Veliu. Sakaq, në sheshin që u mbajt protesta e opozitës mbër-

ritën dje edhe ekspertët për të dokumentar të gjithë vendngjarjen dhe veprimet e dhunshme. Pasi të mblidhen të dhënat, do të jetë në dorë të Policisë së Shtetit për të vendosur nëse do të ketë protestues të proceduar penalisht apo të arrestuar për skenat e rrëmujës dhe dhunimin e institucionit të Kryeministrisë. Kujtojmë që për shkak të përplasjeve të protestuesve me kordonin e policisë, pesë efektivë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Tym e flakë në hyrje të Kryeministrisë, policia gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, dhjetra persona të lënduar, ja çfarë ndodhi në protestë

Protestuesit shkatërrojnë skelën mbrojtëse, instilacionin e kërpudhës dhe derën e Kryeministrisë

Mimoza IBRA

Opozita protestoi dje para Kryeministrisë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, protesta nisi në orën 11:00, ndërsa zgjati deri në orën

16:00 të pasdites. Për pesë orë me radhë mbështetësit e opozitës qëndruan para godinës së Kryeministrisë, ndërsa nuk munguan momentet e dhunës dhe të rrëmujës. Në orët e para të mëngjesit qytetarët nga rrethet u nisën drejt Tiranës, ndërsa pranë tyre për t’i pritur dhe shoqëruar ishin edhe deputetët e opozitës. Simpatizantët nga Gjirokastra, Lezha, Kukësi, Berati, Durrësi, etj., u nisën me autobusë, furgonë, por edhe me automjetet e tyre personale. Para nisjes së tyre, policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme për të shmangur incidentet dhe pjesëmarrjen në protestë me precedentë penalë. Ndërkohë nuk munguan as tensionet mes qytetarëve dhe uniformave blu në momentet e kontrollit. Policia e Shtetit po ash-tu vendoi postblloqe në akset kryesore që lidhin rrethet me Tiranën. Në momentin që mbërritën në Tiranë, qytetarët nga rrethet u bashkuan me ata të kryeqytetit dhe së bashku marshuan drejt Kryeministrisë. Ata morën rrugën nga mbrapa godinës së selisë qeveritare, pranë Galerisë “ETC” e më pas mbërritën përpara godinës. E gjithë godina e Kryeministrisë ishte rrethuar me forca policie, të cilët ishin vendosur në kordon. Protestuesit mbanin në duar pankarta mbi të cilat shkruheshin shprehjet “Qeveria e zënë në çark”, “Edi Rama ke marrë fund, po vijnë shkodranët si lum”, “Fundi i hajdutëve”, etj. Po ashtu ata ishin pajisur edhe me vuvuzela, zhurma e të cilave zëvendësoi muzikën dhe fjalimet që janë mbajtur në tubimet e mëparshme.

PërplasjetNë minutat e fillimit turma ishte e qetë, por

befas u shënua përplasja e parë me forcat e pol-icisë. Ata hodhën tymuese dhe tentuan të çajnë kordonin e policisë para Kryeministrisë. Ra në sy që uniformat blu nuk bënë shumë rezistencë dhe i lanë protestuesit të lirë. Për punë sekondash disa qytetarë mësynë në shkallët e selisë qeveritare dhe zaptuan skelën e vendosur aty. Tubuesit hodhën bomba molotov, kapsollë dhe bidona me ujë, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë u ndezën edhe vatra zjarri. E menjëhershme ishte ndërhyrja e Gardës së Republikës, e cila iu kundërpërgjigj dhunuesve me gaz lotsjellës dhe presion uji. Për shkak të efekteve të gazit lotsjellës, protestuesit u zmbrapsën, ndërsa punonjësit e Gardës u bënë thirrje që të tërhiqen nga skenarët e dhunës dhe të tubojnë të qetë. Shpërndar-ja e protestuesve zgjati vetëm pak minuta sepse ata sulmuan sërish. Pesë orët e protestës u shoqëruan me rrëmujë, konfrontime dhe dhunim të Kryeministrisë. Kordoni i policisë i vendosur para kryeministrisë u ça disa herë nga protestuesit të cilët me dhunë arritën të shkatërrojnë skelën mbrojtëse dhe instilacionin e kërpudhës që ishin vendosur jashtë. Pas zmbrapsjes së dytë për shkak të gazit lotsjellës që përdori sërish Garda, disa qytetarë mësynë përsëri, këtë herë për

JA DETAJET MINUTË PAS MINUTE NGA PROTESTA E OPOZITËS

• Opozita protestoi dje para godinës së Kryeministrisë në orën 11:00.

• Qindra qytetarë nga rrethet u nisën drejt Ti-ranës në orët e para të mëngjesit me autobusë, furgonë dhe makinat personale.

• Para nisjes së tyre, pati edhe kontrolle të imtësishme nga policia për të shmangur incidentet, ndërsa forcat e policisë ishin organ-izuar edhe në postblloqe në asket kryesore që lidhin rrethet me Tiranën.

• Rreth orës 11, qytetarët nga rrethet mbër-ritën në Tiranë dhe u bashkuan me protestuesit e tjerë e nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

• Në duar ata mbanin pankarta dhe vu-vuzela.

• Gjatë protestës së opozitës, ndryshe nga herët e tjera, munguan fjalimet nga liderët opozitarë dhe muzika shoqëruese.

• E gjithë godina e Kryeministrisë ishte rrethuar me forca policie, të cilët ishin ven-dosur në kordonë, ndërsa në tarracën e selisë qeveritare qëndronin punonjësit e Gardës së Republikës.

• Ata ishin të pajisur me dylbi dhe gaz lots-jellës, ndërsa në dispozicion qëndronin edhe autoblinda të forcave RENEA dhe të FNSH si edhe ambulancat.

• Protesta ishte e dhunshme, ku nuk mun-guan përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

• Konfrontimi i parë u shënua pak minuta pas nisjes së protestës, ku disa qytetarë çanë kordonin e policisë dhe zaptuan shkallët dhe skelën mbrojtëse të Kryeministrisë.

• Ata hodhën bomba molotovë, kapsolla, tymuese, dogjën pankarta dhe ndezën zjarre.

• Kundërpërgjigja e Gardës ishte duke hed-hur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

• Tentativat e protestuesve për të dëmtuar dhe pushtuar godinën e Kryeministrisë ishin të herëpashershme.

• Në një moment ata prishën instilacionin e kërpudhës, ndërsa më pas disa qytetarë u pajisën me gurë, dërrasa, hekura dhe sende të tjera të forta dhe nisën të godasin derën hyrëse të Kryeministrisë.

• Një nga protestuesit e hipur në skelën mbrojtëse theu xhamat e katit të dytë të selisë qeveritare.

• Herë pas here Garda iu bëri thirrje pro-testuesve të ruanin qetësinë dhe të shmangin dhunën ndërsa përgjigja e saj për çdo përplasje ishte hedhja e gazit lotsjellës.

• Për shkak të gazit lotsjellës, ngelën të lënduar edhe 19 persona, mes të cilëve edhe efektivë policie dhe punonjës të medias.

• Protesta u mbyll në orën 16:00.

të dëmtuar derën e Kryeministrisë. Me dërrasa, hekura, gurë të hequra nga trotuaret dhe mjete të tjera të forta ata goditën vazhdimisht derën kryesore. Njëri prej tyre hoqi një pjesë nga skela dhe theu me forcë dritaren e katit të dytë të Kryeministrisë. Teksa ata dëmtonin selinë qeveritare, pjesa tjetër e turmës brohoriste dhe u jepte zemër. Flakët në shkallët e Kryeministrisë ndizeshin hera-herës për shkak të bombave molotovë që hidheshin, ndërsa qytetarët e dhunshëm u rikthyen disa herë për të shembur me dhunë çfarë tu dilte para. Një moment mjaft i rrezik-shëm për jetën e të pranishmëve ishte ai kur iu vu flaka një peme pranë godinës qeveritare, por Garda

dhe punonjës nga brenda Kryeministrisë ndërhynë menjëherë duke lëshuar gaz lotsjellës dhe presion uji për shuarjen e flakëve. Për shkak të gazit lotsjellës 19 persona patën probleme shëndetësore dhe u shoqëruan në spital me ambulancat që qëndruan në gatishmëri gjatë gjithë protestës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mes të lënduarve 5 janë policë, që kanë pësuar dëmtime nga goditjet me mjete të forta, 5 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pas marrjes së kurimit, të lënduarit kanë lënë spitalin. Protestuesit u shpërndanë në orën 16:00 pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Protesta u monitorua edhe nga faktori ndërkombëtar.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës ishin mirë-organizuar për të përballuar pro-testën e opozitës. Ata kishin rrethuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa ra në sy prezenca e paktë e policeve femra për shkak të incidentit të ndodhur pak kohë më parë me efektiven Ina Nuka. Mbi godinën e Kryeministrisë dhe të Kryesisë së Kuvendit qëndronin forcat speciale dhe punonjës të Gardës, të cilët vëzhgonin me

dylbi dhe ishin të përgatitur me gaz lotsjellës për të sulmuar në çdo rast dhune. Anash dhe pas Kryeministrisë ishin stacionuar edhe efe-ktivë të forcave RENEA, ndërkohë që në gat-ishmëri qëndruan edhe autoblindë të forcave RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Po në tarracën e Kryeministrisë gjendej edhe një telekamerë për të monitoruar hapësirën ajrore dhe perimetrin e sigurisë.

MASAT E MARRA NGA POLICIA

Protestës së opozitës dje para Kryeminis-trisë iu bashkuan edhe banorët e zonës së “Astir-it” që prej më shumë se tre muajsh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe. Të veshur të gjithë me bluza dalluese ngjyrë portokalli dhe me vuvuzela, banorët i “Astirit” në një marshim të organizuar u bashkuan tek Kryeministria.

Sakaq, një incident që vlen të veçohet është edhe momenti kur njërit prej protestuesve i ra të fikët. Bashkë me disa të tjerë, një burrë në moshë u ngjit tek skela e Kryeministrisë për të shkaktuar rrëmujë, por kur punonjësit e Gardës hodhën gaz lotsjellës, ai nuk u largua. Kjo bëri që ai të mos ndihej mirë dhe ra pa ndjeja.

PJESË E PROTESTËS EDHE BANORËT E “ASTIRIT”

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore para Kryeministrisë, nisin hetimet për sulmin e protestuesve, priten arrestime

Prokuroria, oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët e kriminalistikës kanë rrethuar dje Kryeministrinë pas protestës. Zona u cilësua si zonë krimi dhe për këtë arsye gjatë gjithë pasdites u mblodhën prova, u morën shenjat e gishtave dhe u verifikua gjithçka. Prokuroria ka nisur hetimet dhe pritet që me dhjetra per-sona të procedohen penalisht për shkatërrim të pronës publike. Prokuroria ka marrë në dispo-zicion të gjitha filmimet që kanë bërë kamerat e sigurisë, ndërsa efektivët e policisë kanë foto-grafuar të gjithë personat që kryen akte dhune.

Madje në Kryeministri ishin instaluar dhe kamera speciale të cilat kanë xhiruar të gjithë skenën që ndodhi dje dhe po ashtu është bërë regjistrimi i individëve. Të rrezikuar janë po ashtu dhe organizatorët e protestës. Kërkesën për të marrë leje e dërgoi në polici Gazmend Bardhi, ndërsa nuk dihet kush tjetër është pjesë e grupit që dërgoi qytetarët drejt përplasjeve me policinë. Sot pritet që policia të dalë me një deklaratë duke bërë të ditur numrin e emrave që do procedohen. Por nuk përjashtohet mundë-sia që të kemi arrestime. Kur u sulmua trau në

Kukës u arrestuan shumë individë. Ndërkohë që Kryeministria është objekt i rëndësisë së veçantë dhe kemi të bëjmë me një vepër të rëndë kriminale. Referuar Kodit Penal, thirrjet publike për veprime të dhunshme kundër institucioneve shtetërore dhe kushtetuese dënohen deri në 3 vjet burg. Kaq rrezikojnë militantët e PD- LSI të përfshirë tashmë në këto akte të dhunshme. Por nëse gjatë hetimit provohet se këto veprime të dhunshme synonin përmbysjen e rendit kus-htetues ata mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm. “Pjesëmarrja në veprime masive të

dhunshme, si vendosje pengesash apo barrika-dash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve, grum-bullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmby-sur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm”, thuhet në nenin 221.

Presioni amerikan detyron Bashën të tërhiqet me bisht ndër shalë, Kryemadhi dhe Berisha jashtë loje pas kërcënimeve për grusht shteti

PD-LSI paralajmëruan destabilizim dhe ngujim para Kryeministrisë, nuk arritën qëllimet

Kliti TOPALLI

Tentativat e opozitë shqiptare për të destabilizuar vendin dështuan. Edhe pse Berisha e Kryemadhi prej disa ditësh

tentuan të nxisnin popullin të shkonte te mosbindja civile, falë presionit amerikan ata u larguan dje me “bisht ndër shalë”. Që kur PS ka marrë pushtetin, opozita ka zhvilluar me dhjetra protesta dhe të gjithë kanë pasur të njëjtin përfundim: Kanë dështuar. Skenari i Bashës, Ber-ishës dhe Kryemadhit ishte të rrethohej Kryeministria, turma të futej brenda dhe qytetarët të qëndronin aty derisa Rama të pranonte kushtin për qeveri teknike dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Por asgjë nuk u arrit, pasi ndodhi vetëm sulmi ndaj Kryem-inistrisë. Por dhe ky sulm dështoi, pasi protestuesit u përballën me një strategji shumë të menduar të policisë. Porta ishte blinduar dhe nuk u arrit të hapej. Po ashtu policia shmangu dhunën. Skenari i opozitës ishte që të kishte konfrontime me forcat e rendit në mënyrë që vendi të shkonte drejt destabilizimit. Policia në asnjë moment nuk ushtroi dhunë. Forcat speciale nuk ndërhynë fare dhe pati vetëm gaz lotsjellës. Kjo manovër e pol-icisë prishi planin Berisha-Kryemadhi për grusht shteti, pasi turma u mjaftua vetëm duke sulmuar derën e Kryem-inistrisë. Por teksa të gjithë prisnin që të bllokohej për ditë me radhë godina, Lulzim Basha rreth orës 16.00 ju bëri të gjithëve thirrje që të largoheshin. Ai u shpreh se protesta do vijojë ditën e enjte para Parlamentit, por kjo ishte një lëvizje strategjike, pasi opozita dje u largua me “bishtin ndër shalë”. Këtë të enjte PD pritet të protestojë sërish para godinës së Parlamentit dhe më pas do i rikthehet ru-tinës së saj me bojkote parlamentare dhe aty merr fund gjithë plani për të desta-bilizuar vendin. Pra sërish ishte Basha ai që rrëzoi planet Berisha-Kryemadhi për revolta. Ish-kryeministri ishte ai që dje kërkonte që qytetarët ta largojnë me dhunë Ramën. Edhe Kryemadhi po ash-tu, ndërsa Bash ai ishte më i distancuar. Në fund ai prishi të gjitha planet duke larguar turmën.

Presioni amerikan Ata që detyruan opozitën të

tërhiqej ishin ndërkombëtarët. SHBA, BE, OSBE dhe shumë shtete të tjera dolën me deklarata të menjëhershme duke dënuar sjelljet e opozitës. Por amerikanët ishin me një mesazh më të

Andi Bushati: Protesta e opozitës, dështim total

Analisti Andi Bushati i ftuar në një emision televiziv tha se e gjithë protesta e opozitës ishte një dështim i madh dhe pavarësisht përpjekjeve për dhunë, ata nuk ia dolën dot t’i merrnin frytet. “Në qoftë se do të jepnim një konkluzion të përgjithshëm protesta e opozitës është një dështim. Ka një shprehje populli kur do nxjerrësh shpatën nga mielli duhet ta dish nga ta çosh. Në këtë kuptim duket sikur opozita tentoi të bënte dhunë, mori njollën dhe nuk mori frytet. Edi Rama duket më i dobët mbrëmë në darkë apo sot? Mua më duket se kryemi-nistri Edi Rama është më i fortë sot. E dyta kemi një shprehje të Monika Kryemadhit e cila nga emisioni i “Të Paekspozuarit” bëri me dije o do largo-hem unë dhe Basha, ose Rama. Kishte shumë deklarata të forta të ambasa-dave kryesore në Shqipëri, kur e nxjerr shpatën nga mielli duhet ta dish nga do e çosh. Këto bëhen të gjitha llogaritë më para dhe do dish si do e çosh në fund. Opozitën e dëmtoi gjuha e dy-fishtë. Ata që donin të hapnin dyert e Kryeministrisë ishin ithtarët e opozitës, kishim një mosmarrje përgjegjësie nga liderët kryesore”, tha ai.

Ylli Rakipi: Opozita po tallet me njerëzitGazetari Ylli Rakipi ka komen-

tuar dje protestën e organizuar nga opozita e bashkuar. Rakipi tha se opozita po tallet me njerëzit dhe se gjithë skenari i protestave të organi-zuara është një telenovelë. “Skenarët që shkruajnë Ministria e Punëve të Brendshme të përgatitur për skenarë të zi, me njerëz me precedent penalë doli një blof i madh. Protestuesi më i paqartë ishte zoti Lulzim Basha. Shumë njerëz pa punë njerëz që jetojnë limitët e varfërisë, njerëz të cilët nuk kanë ku të shkojnë. Unë pashë njerëz që s’ishin në shërbim të Bashës. Njerëz që vinin nga zona ime, njerëz të vuajtur njerëz që kishin humbur gjithçka. Çështja është a di Basha a t’i lexojë hallin e tyre. në ras-tin e sotëm pashë shumë shqiptarë që nuk kishin lidhje me partitë. Politika merr në dorë hallet e njerëzve nëse ajo mundet apo di. Nuk besoj se presioni i ndërkombëtareve se ata ekzistojnë vetëm për falangat”, tha ai.

fortë, duke i dërguar mesazh të qartë Bashës se të tilla skena për ta janë të patolerueshme. “Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e amerikanëve. Pra dukej se ishte një mesazh shumë i qartë si për PD ashtu dhe LSI dhe ky presion

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha të enjten, se opozita do ta rrëzonte dje Ramën. Në të kundërt, Kryemadhi tha se do te largohej ajo dhe Lulzim Basha. “Nuk ka bir nëne që do ta shpëtojë Edi Ramën në zullumin ku ka rënë. Edi Rama do të rrëzohet nga opozita, sepse ka një disavantazh të madh. Po nuk iku Rama, do iku unë me Lulzim

Bashën”, tha ajo. Përveç sulmit ndaj derës së Kryeministrisë, nuk ndodhi asgjë. Vetë Rama bëri një reagim tepër të shkurtër në rrjetet sociale, ndërsa të gjithë socialistët e bënë të qartë se qeveria do jetë solide deri në 2021. Tani çfarë do të bëjnë Basha me Kryemadhin, do ikin apo jo në shtëpi, apo do justifikohen se e kishte fajin policia.

Ja si zotohej Kryemadhi: Po nuk iku Rama, do iki unë me Bashën

bëri që Basha t’u kërkojë qytetarëve të kthehen në shtëpi. Reagimet e djeshme të ambasadave tregonin se opozita duhet të zgjidhte: Ose të sulmonte institucionet dhe të hynte në luftë me ndërkombëtarët, ose të tërhiqej dhe të negociojë me qeverinë. Basha e pësoi një herë më 17 maj, pasi SHBA e ngriti nga çadra dhe e futi në Parlament. Këtë herë lideri demokrat u dorëzua lehtë, duke e ditur se nuk bëhet shaka

me ndërkombëtarët. Të gjitha provat tregojnë se dje opozita dështoi. Ishte Monika Kryemadhi ajo e cila deklaroi të enjten se nga protesta, ose do ikë Rama, ose dy liderët e opozitës. Rama vijon të qëndrojë kryeministër, ndërsa nuk e dimë nëse do ikin krerët e PD dhe LSI. Protesta e djeshme tregoi dhe një herë se nuk mund të ketë qeveri me dhunë dhe se askush nuk u del dot kundër amerikanëve.

Opozita kishte një skenar të qa-rtë: Do ndiqej strategjia e studentëve për të detyruar Ramën të reflektojë. Studentët u ngujuan për mbi dy javë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë duke bërë që Rama të reagojë. Edhe PD me LSI këtë ide kishin, por nuk ndodhi ashtu. Teksa të gjithë prisnin që Basha të njoftonte se turma do qëndronte aty gjithë ditën, ose së paku sot të rimblidheshin. Ai deklaroi se do ketë tubim të enjten. “Dua sot në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë. Kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë. Të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar se kurrë. Ne u bashkuam këtu për qëndresë të vendosur. Derën e Kryeministrisë e bllokoi me duart e tij dhe nga ajo derë as nuk do të hyjë më dhe as nuk do të dalë më”, u shpreh Lulzim Basha. Dihet që të enjten PD-LSI do marrin vetëm militanët e Tiranës, pasi nga rrethet nuk u vjen askush. Pra edhe protesta para Parlamentit do të jetë nga halli, për të treguar se nuk dështuam.

Opozita protestë para Parlamentit

ditën e enjte

Skenari i opozitës ishte të rrethohej Kryem-inistria, të sulmohej porta hyrëse dhe qytet-arët të qëndronin aty derisa Rama të pranon-te kushtin për qeveri teknike dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Por dje ndodhi vetëm sulmi ndaj Kryeministrisë...

GAZETA SOT4 E Diel 17 Shkurt 2019

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lulzim Basha: Protestuesit nuk shkuan në sheshin para Kryeministrisë për të ushtruar dhunë, ja pse Edi Rama ka rënëNdryshe nga ish-kryeministri Berisha që

ishte mjaft aktiv, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha jo vetëm që u duk më i distancuar por edhe më i moderuar gjatë protestës së djeshme të opozitës. Kjo u faktua edhe gjatë deklaratës së tij, pak pasi protestuesit sulmuan Kryeministrinë dhe u zmbrapsën nga policia me gaz lotsjellës dhe ujë. Në fjalën e tij, Basha deklaroi se protestuesit nuk shkuan në sheshin para Kryeministrisë për të ushtruar dhunë, por u provokuan nga policia. “Protesta është thirrur nga opozita me një qëllim politik, qeveri transitore, zgjedhje të parakohshme, ti japim fund qeverisë që është kapur në vjedhje

të votave. Asnjë protestues nuk erdhi për të kryer akte dhune, ju e dini fare mirë sesi organizohen protestat e dhunshme. Asnjë prej protestuesve këtu nuk erdhi për të kryer akte dhune. Ata u provokuan dhe u nxitën nga një skenar i mirëmen-duar i Ramës dhe i ekzekutuar nga një grusht policësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin”, deklaroi ai. Ndërkohë, po dje, Basha doli sërish para mediave, ku iu kërkoi protestuesve që të largohen, duke deklaruar mbylljen e protestës. Basha ka lajmëruar protestën tjetër për ditën e enjte. “Ndaj, dua sot në emër të opozitës t'u shpreh mirënjohjen më të thellë qindra mijëra shqiptarëve

që i dhanë zë revoltës dhe kryengritjes qytetare. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t'ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute. Ditën e enjte, populli do t'i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme”, u shpreh ai. Nga

ana tjetër, Basha doli edhe në një konferencë për mediat nga selia blu, teksa falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e protestës së djeshme të thirrur nga opozita e bashkuar. Basha theksoi se nga sot, Edi Rama, nuk është më kryeministër para syve të shqiptarëve dhe nuk mund të jetë i tillë as para botës demokratike. “Falë mundit, sakrificës dhe falë qëndresës suaj sot Edi Rama nuk është më Kryeministër. Nuk është më Kryeministër para syve të shqiptarëve, nuk mund të jetë më Kryem-inistër para botës demokratike. Miqtë e mi, puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund.”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Monika Kryemadhi sfidon amerikanët: Nuk tërhiqemi edhe sikur Rama të mbledhë

të gjithë arsenalin bërthamor të SHBA

Berisha kundër SHBA: Ne kemi axhendën tonë

Rigels SELIMAN

Kryetarja e Lëvizjes Social-iste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe ish-kryemi-nistri Sali Berisha kanë nisur

ditën e djeshme një sulm frontal ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reagimet e ndërkombëtarëve dje, ishin një shuplakë e fortë për opozitën dhe kjo nuk është kapërdirë dot nga për-faqësuesit e saj. Gazeta “SOT” e deklaroi pak ditë më parë se kemi të bëjmë me një skenar rus për të destabilizuar vendin. Një gjë e tillë u konfirmua hapur dje nga sulmet dhe retorika e ashpër e Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës. Gjatë një deklarate për mediat nga selia e LSI, pas përfundimit të protestës, Kryemadhi kërcënoi hapur Ramën, duke i thënë se nuk e mbrojnë dot as arsenali i armëve të amerikanëve. Por teksa ambasada e SHBA deklaroi se dhuna duhet të marrë fund, Kryemadhi nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje. “Protesta ishte përgjigja më e mirë që i dhanë shqiptarët sot nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Nga ai bulevard ku me qindra e mijëra shqiptarë kanë dhënë gjakun për vendin e tyre, që kjo Shqipëri të jetë e lirë. Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan edhe njëherë që ti ke ikur zotëri. Por ke ikur si një frika-cak dhe nuk gjen vend ku të fshihesh. Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan që mund të përdori çdo lloj arme, por ata nuk i tut dot. Edi nuk ka parë gjë ako-ma. Jo gaz lotsjellës, jo plumba plastikë të përdori ndaj qytetarëve, por sikur edhe të gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta mbledhë kundër popullit të tij, ai nuk mund ta mundi dot”, deklaroi ajo. Pra, përmes kësaj deklarate Kryemadhi i ka çuar një mesazh në distancë jovetëm kryem-inistrit Edi Rama, por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i treguar se nuk pyet për ta.

Berisha kundër ndërkombëtarëveNë të njëjtën linjë me Kryemadhin

ditën e djeshme është rreshtuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shpërthyer në akuza ndaj ndërkom-bëtarëve gjatë protestës së opozitës, ku protestuesit kanë brohoritur gjatë emrin e ish kryeministrit Sali Berisha para Kryeministrisë. Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Berisha kërcon Ramën: Do të të tërheqim zvarrë

Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij të parë para mediave ditën e djeshme, pak pasi militantët çanë kordonin e policisë, dukej tejet i revol-tuar, ndërsa i bënte thirrje turmës që të reagojë, për të përmbysur qeverinë. Berisha ka paralajmëruar kryeminis-trin Edi Rama që të jap dorëheqjen ose populli do ta zvarrisë dhe do ta hedhë në Lanë. Sipas tij, protestuesit u provokuan nga policia. “Rama ka afat deri në darkë. Uroj që gjerë në darkë të japë dorëheqjen. Të mos harrojë që kanë dhe datën e zvarritjes dhe kur vjen puna shqiptarët dinë të zvarrisin. E ka në dorë të vet. Dhuna ishte skenar kryekëput i Edi Ramës. Ishte skenar se policia hapi kordonin. Sot firmosën historinë. Fundin e kakistokracisë. Edi Ramës i them se më 20 shkurt Ramiz Alia të mori me pizhame e të çojë në Zall Herr por tani nuk ka kush të çon në bunker. Protesta nuk ka mbaruar misionin e saj. Çadra ishte lule. Herën tjetër do ta kapin për këmbësh dhe do e përplasin në Lanë”, deklaroi Berisha.

Noka: Nuk tërhiqemi deri në rrëzimin e RamësDeputeti demokrat, Flamur Noka

deklaroi dje se Partia Demokratike dhe opozita nuk do të tërhiqen deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, Noka theksoi se Rama ra si kryeministër de facto, por duhet të bjerë dhe de jure. “Dita e sotme i dha një mesazh që Edi Rama ka rënë dhe nuk do të ketë paqe dhe prehje ai dhe banda e tij deri sa të bjerë dhe de jure se sot ka rënë de facto. Ky është mesazhi. Ne do vazhdojmë, sot ishte dita e parë. Nuk keni parë asgjë akoma. Nuk është një ditë protestë, ne kemi paralajmëruar valë protestash deri në rrëzimin de jure”, deklaroi ai. Po ashtu, Noka mohoi që protestuesit të kenë ushtruar dhunë dje gjatë protestës. “Sot nuk kishte dhunë, shqiptarët nuk ranë pre e një skenari ogurzi të përgat-itur nga Rama dhe Lleshaj për të patur përplasje dhe dhunë të pashoq. As nuk u futën në Kryeministri, siç ëndërronte dhe dëshironte Edi Rama dhe Lleshi i tij. Zemërata erdhi si provokim i poli-cisë. Nuk kishte dhunë”, nënvizoi Noka.

qëndronte krah aleatit të tij, kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha i nxitur nga militantët ka lëvi-zur në të gjithë perimetrin e tubimit për t’u përshëndetur. Më herët, Berisha ka refuzuar të distancohet nga dhuna duke nënvizuar se protesta ishte paqësore. Por teksa gazetarët e kanë pyetur lidhur me deklaratën e Shteteve të Bashkuara

të Amerikës për qetësim të situatës dhe distancim ndaj dhunës, Berisha ka refuzuar të përgjigjet. Më pas, pas insistimit të gazetarëve, ai theksoi se i mirëkupton deklaratat e SHBA-së, por opozita dhe ai kanë axhendën e tyre. “ Ne kemi axhendën tonë”, deklaroi ai. Pra, edhe në këtë rast deklarata e Ber-ishës tregon qartë që ai është i frikësuar

Nënkryetari i Partisë Demokra-tike, Edmond Spaho iu përgjigj ditën e djeshme indirekt deklaratës së ambasa-dës franceze në Tiranë, e cila bënte thirrje për të shmangur dhunën. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spaho i kujtoi protestat e dhunshme të jelekverdhëve në Paris, që detyruan presidentin francez, Macron të tërhiqte vendimin që sillte rritjen e çmimit të naftës. “Po në Francë

përse kanë katër muaj që dëmtojnë pronën publike? A nuk ishte dhuna e protestuesve që detyroi Macronin të mos rrisë çmimin e karburantit si dhe të rrisë pagën minimale? Sa veta janë vrarë në protestat në Paris. Shqiptarët po protes-tojnë për shoqëri demokratike, zgjedhje të lira e të ndershme, parime të lindura nga revolucioni francez”, deklaroi nënk-ryetari i PD, Edmond Spaho.

SPAHO SULMON AMBASADËN FRANCEZE

nga amerikanët, aq më tepër që ndodhet në një periudhë, në të cilën SHBA i ka refuzuar vizën. Kështu që, duke qenë se ish-kryeministri dhe LSI janë armiqtë më të mëdhenj të reformës në drejtësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po reagojnë fuqishëm, ku njëra nga masat është refuzimi i hyrjes së tyre në tokën amerikane. Ndërkohë që një raste tjetër se përse Kryemadhi dhe Berisha janë hedhur në sulm është edhe ngritja e SPAK, e cila do të hetojë korrup-sionin në nivele të larta të politikës dhe zyrtarëve të lartë. Nga ana tjetër, protesta e djeshme e opozitës faktoi edhe njëherë atë që paralajmëroi gazeta “SOT”, teksa arkitekti i dhunës së opozitës duket se ka qenë Sali Beri-sha. Dje militantë të opozitës sulmuan Kryeministrinë, por më i ekzaltuar ishte ish-kryeministri Berisha, i cili në disa momente mori frenat e protestës dhe udhëzonte turmën që të sulmonin selinë e Këshillit të Ministrave.

Kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi ka bërë dje kërcënime ndaj qeverisë, edhe pse u la disi në hije gjatë protestës, duke tentuar të bëjë protagonisten. Duke folur për mediat nga protesta e opozitës, Kryema-dhi deklaroi se po të duan ia vënë flakën kryeministrit Edi Rama për 10 minuta. “Sot kanë qenë mbi 100 mijë shqiptarë te dera e Kryeministrisë. Edi Rama e di mirë që po të duam ne

ta nxjerrim Ramën e nxjerrim për 10 minuta. Ne u bëjmë thirrje të ndalin aktet e dhunës, në i bëjmë thirrje edhe policisë të ndalojnë dhunuesit, por nuk i ndalojnë se ata janë provoka-torët. Ne po të duam t’i vëmë flakën ja vëmë në Parlament atij, ia bëjmë më keq se Edi Paloka. Po të duam ne për 10 minuta e rrëzojmë Ramën, por nuk është qëllimi jonë që të bëjë Rama tendera tjera”, deklaroi Kryemadhi.

KRYEMADHI KËRCËNON RAMËN ME JETË

GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me urgjencë, menjëherë pas përshkallëzimit të protestës para kryeministrisë. Meta apelon për kërkon të tregohet vetëpërmbajtje për evitimin e konfrontimeve. “Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për

evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucio-net”, u shpreh Meta. Reagimi i pres-identit ishte i menjëhershëm pasi qytetarët mësynë drejt Kryeminis-trisë duke çarë kordonin e policëve, dhe duke thyer dyert e xhamat e institucionit.

Meta: Duhet të vetëpërmbaheni

Ambasada franceze u ka bërë dje thirrje protestuesve të tërhiqen nga dhuna dhe ti japin privilegj dialogut mes palëve. “Ambasada e Francës Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale. Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e

qytetarëve për të shprehur lirisht dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne. Dëmtimi i pasurisë publike dhe ush-trimi i dhunës janë të papranueshëm. I bëjmë thirrje pro-testuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun”, thuhet në njoftimin e ambasadës të Francës.

AMBASADA E FRANCËS: TËRHIQUNI NGA DHUNA

Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e opozitës para Kryeministrisë: Sulme në godinën e qeverisë

Protesta e opozitës që u zhvillua dje para Kryeministrisë është karakterizuar nga sulme dhe dhunë. Kjo protestë e paralajmëruar më parë nga krerët opozitarë, dje ka qenë në fokus të me-diave ndërkombëtare. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”, shkruan se mbështetësit e opozitës arritën të thyenin kordonin e policisë dhe tentuan të hyjnë me forcë në ndërtesën qe-veritare. Gjithashtu në artikull thuhet se nuk ka qenë një protestë aspak paqësore, duke shtuar se bënin thirrje për largimin e Ramës. “Protestuesit shqiptarë tentojnë të hyjnë me forcë në ndërtesën

e qeverisë, shkruan se mbështetësit e opozitës shqiptare thyen një kordon policor të shtunën pasi hodhën bomba me benzine dhe nisën të shkatërronin dyert e ndërtesës që strehon zyrën e Kryeministrit Edi Rama, në një protestë që bën thirrje që ai të largohej”, thuhet në artikullin e “Reuters”. Gazeta amerikane “New York Times” theksonte ne lajmin e saj se protestuesit u për-poqën të thyejnë dyert e ndërtesës së qeverisë së Shqipërisë. “Përleshjet me policinë në protestën e opozitës shqiptare”, ishte titulli i gazetës amer-ikane “Washington Post” që njoftonte publikun në

Shtetet e Bashkuara në lidhje me demonstratën e sotme. Duke iu referuar agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”, “Washington Post” shkruan se mbështetës të opozitës u përleshën me policinë në tubimin kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. “Mi-jëra mbështetës të opozitës shqiptare të shtunën u përleshën me policinë në një tubim anti-qe-veritar për të protestuar ndaj asaj që ata thonë se është një kabinet i korruptuar dhe joefikas, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme”, shkruan “Wash-

ington Post”. Lajmi u bë publik edhe në mediat italiane. “Opozita në shesh në Tiranë; sulmohet selia e qeverisë’, shkruan italiania la Repubblica. Edhe gazeta tjetër italiane “Corriere Della Sera’ njofton publikun për protestën në Shqipëri. Ndërkohë agjencia italiane e lajmeve Ansa hapet me titullin opozita sulmon ndërtesën e qeverise. Trazirat u pasqyruan gjithashtu nga media italiane ‘TGcom”. “Situatë tepër e tensionuar në Tiranë. Mbështetësit e opozitës kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri të re tranzitore”, thuhet në artikullin e italianes “TGcom”.

Elisjeda KIKO

Ndërkombëtarët i kanë dhënë dje një goditje tepër të fortë opozitës shqiptare. Teksa kjo e

fundit nisi destabilizimin e vendit dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore, për SHBA, BE, OSBE dhe vendet e tjera partnere, aktet e djeshme janë të papranueshme. Ambasadat e shteteve të huaja në Tiranë kërkuan t’i jepet fund dhunës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë dje apel opozitës për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar situatë paqësore, duke iu drejtuar edhe protestueseve të vetëpërmbahen. Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA në Tiranë mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por dënon dëmtimin e pronës publike dhe ushtrimin e dhunës. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqë-sisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të trego-jnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nev-ojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, ka reaguar ambas-ada e SHBA.

Reagon BEEdhe Bashkimi Europian ka

qenë në të njëjtën linjë me SHBA, e cila dënon dhunën dhe shkatër-rimin e pronës publike. Përmes një postimi në Twitter Ambasada e BE u ka bërë thirrje protestuesve të dis-tancohen nga dhuna, duke theksuar se dëmtimi i pronës publike është i papranueshëm. Delegacioni euro-pian tha se thelbi i një demokracie europiane duhet të jenë protestat paqësore. “Ambasadat e Delega-cionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Protesta paqësore është

OSBE: Mbështesim protestat paqësore dhe demokratike

Ndërkombëtarët “shuplakë” opozitës: Dënojmë me forcë sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike i papranueshëm

i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjeg-jësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”, ka reaguar OSBE. Por

edhe ambasadori i Britanisë Duncan Norman tha se vendi i tij mbështet vetëm tubimet paqësore. Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ai u shpreh se duhet të respektohet shteti ligjor. “Mbështesim të gjithë ata nga të gjitha palët të cilët bëjnë thirrje për demonstrata paqësore. Kjo është një kohë për të respektuar shtetin ligjor”, u shpreh Norman.

Shehaj: Protesta kundër qeverisë së inkriminuarDeputeti i Partisë Demokratike,

Agron Shehaj e cilësoi protestën e opozitës si fillimin e përpjekjeve për të kthyer demokracinë, drejtësinë dhe mirëqeverisjen. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Shehaj deklaroi se shumë qytetarë protestuan kundër qeverisë të ink-riminuar dhe të korruptuar, e cila sipas tij ka tradhtuar popullin e tij. Ai deklaroi se e ardhmja u takon shqiptarëve të cilët e duan vendin e tyre, jo tradhtarëve. “Dhjetëra mijëra njerëz, të gjitha moshave, nga të gjitha grupet, nga të gjitha qytetet e fshatrat u mblodhën sot në Tiranë të bashkuar kundër një qeverie të inkriminuar e të korruptuar, e cila ka tradhtuar popullin e saj. Ishte një shpalosje e jashtëzakonshme e bes-imit dhe vullnetit për ta larguar këtë qeveri anti-kombëtare dhe anti-pop-ullore. Ishte vetëm fillimi i përpjekjes sonë për të kthyer demokracinë, drejtësinë dhe mirëqeverisjen. E ar-dhmja është e shqiptarëve që e duan vendin e tyre dhe jo e hajdutëve dhe tradhtarëve”, u shpreh Shehaj.

Lamallari: Policia nuk ka provokuar protestuesitZëvendësministri i Brendshëm,

Besfort Lamallari hodhi poshtë pretendimet e opozitës se policia ka provokuar. Në një intervistë tel-evizive, ai tha se policia ka detyrimin që të ndalojë në protestë persona të armatosur. Lamallari deklaroi se qytetarët janë të lirë të protestojnë por jo të ushtrojnë dhunë, duke shtu-ar se autorët do mbajnë përgjegjësi penale. “Duhet të jemi të vetëpërm-bajtur. Qytetarët në protestë ose jo, edhe familjarët të bëjnë thirrje për vetëpërmbajte. Bëjmë thirrje që mos kalojnë atë që parashikon ligji. Këto vepra nuk janë të një qytetari protestues të lirë. Janë të lirë, por jo të mbajnë armë me vete. Policia është e detyruar të parandalojë pjesëmarrje në protestë të personave me armë. Jetët njerëzore janë më të çmuara. Nëse opozita kërkon një kaos, nuk do ta ketë. Policia di si sillet konform ligjit. Autorët do të mbajnë përgjegjësi penale”, u shpreh Besfort Lamallari.

një vlerë thelbësore e një demokra-cie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën”, ka reaguar BE.

Reagon OSBEEdhe Prezenca e OSBE-së në

Shqipëri ka dënuar dhunën në pro-testën e opozitës. Përmes një dekla-rate shpërndarë mediave, OSBE thekson se nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e shkarkuara dje, duke shtuar se do të mbështesin të gjitha aktet për një protestë paqësore dhe demokratike. “Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi

6 GAZETA SOTE Diel 17 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare, të lëshuar për mediat, ku ka komentuar përshkallëzimin e pro-testës së opozitës së bashkuar. Dhe në reagimin e partisë së dytë më të madhe opozitare, theksohet se faji është i Policisë së Shtetit, që provokoi përshkallëzimin në akte dhune të protestës. LSI thekson në deklaratë se policia nuk kontaktoi për asnjë

moment me organizatorët e pro-testës, duke shkelur tërësisht ligjin. “Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për t’i mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashmë, vazhdojnë ende të cenojnë të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv”, thuhet më tej në deklaratën e LSI-së.

LSI: POLICIA NA PROVOKOI

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka komentuar protestën e opozitës së bashkuar e cila u mbajt këtë të shtunë para Kryeministrisë. Duke bërë një krahasim mes protestës së ditës së sotme, me atë të 21 Janarit të vitit 2011-të, Braçe shprehet se tentativa e Bashës dhe Berishës për të kthyer një 21 janar të dytë duke nxitur njerëzit për t'u rrahur e për t'u vrarë rezultoi sot vetëm një dështim i pastër. Përmes një postimi në rrjetin social zv. kryeministri Braçe evidenton shkatërrimin dhe dëm-

timin e ambientit , ndërsa shprehet se mes dhunës së rrugës dhe ligjit, është ky i fundit që fiton gjithmonë. “Në 21 Janar kishte Gardh, Rregullore të Gardhit, Rregullore të Bulevardit; Në 16 shkurt nuk kishte asgjë, zero, as gardh e as rregullore;

Në 21Janar kishte policë, forca speciale deri tek Renea, snajper, gardiste dhe paramilitarë;

Në 16 shkurt nuk kishte asnjë shërbyes shteti me armë, pistoletë, kallashnikovë, Mp5, snajper, zero”, tha ai.

Braçe: Dështoi plani për “21 Janar” të dytë Ferhati: Opozita do vetëm kaos e dhunë

“Opozita anashkalon meka-nizmat ligjorë dhe funksionalë të demokracisë, duke përdorur gjithnjë skenarin e dhunës, alternativën e kaosit si dhe të trazirave”. Kështu u shpreh dje deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati gjatë një interviste televizive duke theksuar se situata të tilla çojnë në vonesën e reformave mjaft të rëndësishme për vendin. “Opozita duke anashkaluar mekanizmat ligjorë dhe funksionalë në demokraci, zgjedh gjithmonë skenarin e dhunës, alternativën e ka-osit dhe të trazirave dhe gjithnjë kanë humbur. Unë nuk arrij të kuptoj, se përse vijojnë t’i bëjnë dëm Shqipërisë, sepse nuk është vetëm në imazh, por këto situata na bëjnë që të mbetemi mbrapa me zbatimin e reformave dhe ligjeve. Lufta nuk është kush e mban pushtetin, atë duhet ta fitosh me votë dhe të bindësh qytetarët se alternativa që paraqet është më e mirë”, theksoi deputetja e PS.

Protesta, reagojnë Spiropali dhe Voda

Ministrja e Shtetit për Mar-rëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës ndërsa publikon pamjet e dhunshme të protestuesve në drejtim të godinës së qeverisë. “Nuk është ky i verbër problemi, po kush i ka qorruar sytë. Boja, mielli, çizmja, mavria, katrani, ka-zani, llafazani, njerëzit i përdorin si mish, dhunën si top, përgjegjësi nuk mbajnë, vendin e duan rrump-allë, pushtetin e duan t’u bjerë nga qielli, drejtësinë e duan në varr. Kot e kanë! Koha e tyre ka mbaruar!”, është shprehur Spiropali. Ndërsa zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka thënë se policia nuk ka për-dorur dhunë ndaj protestuesve. “Në retorikën e Bashës nuk ka asgjë të re, është për të ardhur keq, kanë qenë të gjithë ministra kanë pasur gjithçka në dorë dhe nuk kanë bërë asgjë për popullin. Policia nuk përdori dhunë ndaj protestuesve. Policia është një hap minus ndaj protestuesve. Polica e Shtetit nuk përdori dhunë. Këto pam-je nuk duhet t’i përkasin Shqipërisë së vitit 2019”, tha Voda.

Kliti TOPALLI

Prokuroria, oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët e kriminalistikës kanë rreth-uar dje Kryeministrinë pas

protestës. Zona u cilësua si zonë krimi dhe për këtë arsye gjatë gjithë pasdites u mblodhën prova, u morën shenjat e gishtave dhe u verifikua gjithçka. Prokuroria ka nisur hetimet dhe pritet që me dhjet-ra persona të procedohen penalisht për shkatërrim të pronë publike. Prokuroria ka marrë në dispozi-cion të gjitha filmimet që kanë bërë kamerat e sigurisë, ndërsa efektivët e policisë kanë fotografuar të gjithë personat që kryen akte dhune. Madje në Kryeministri ishin insta-luar dhe kamera speciale të cilat kanë xhiruar të gjithë skenën që ndodhi dje dhe po ashtu është bërë regjistrimi i individëve. Të rrezikuar janë po ashtu dhe organizatorët e protestës. Kërkesën për të marrë leje e dërgoi në polici Gazmend Bardhi, ndërsa nuk dihet kush tjetër është pjesë e grupit që dërgoi qytetarët drejt përplasjeve me policinë. Dje në mbrëmje policia nisi një opera-cion në kryeqytet për të ndalur dhe shoqëruar dhunuesit. Fillimisht u shoqëruan mbi 20 persona, mes të cilëve dhe ish-kreu i INUV, Florenc Hoxha. Po ashtu policia ka nisur kontrollet në banesat e dhjetra per-sonave që morën pjesë në protestë. Por nuk përjashtohet mundësi që të kemi dhe arrestime. Kur u sulmua trau në Kukës u arrestuan shumë individë. Ndërkohë që Kryeministria është objekt i rëndësisë së veçantë dhe kemi të bëjmë me një vepër të rëndë kriminale. Referuar Kodit Penal, thirrjet publike për veprime të dhunshme kundër institucioneve shtetërore dhe kushtetuese dënohen deri në 3 vjet burg. Kaq rrezikojnë militantët e PD- LSI të përfshirë tashmë në këto akte të dhunshme. Por nëse gjatë hetimit provohet se këto veprime të dhunshme synonin përmbysjen e rendit kushtetues ata mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm. “Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrika-dash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarma-tosja e tyre, pushtimi me forcë i

Rama dhe socialistët reagojnë për protestën e opozitës, kryeministri thirrje qytetarëve të mos shkojnë pas PD dhe LSI

Kryeministri Edi Rama thuajse e ka injoruar protestën e djeshme të opozitës. Individë të cak-tuar sulmuan me gurë, moltov dhe mjetë te tjera Kryeministrinë, por shefi i qeverisë bëri vetëm një reagim të shkurtër në rrjete sociale. “Për Pro-testuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë”, tha ai. Dje pati reagime dhe nga

shumë deputetë socialistë. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, deklaroi se të gjithë ata që sulmuan Kryeministrinë do të mbajnë përgjegjësi të plotë një për një. Ajo e cilësoi protestën si rrugaçërore, ndërsa i kërkoi Bashës dhe Kryemadhit që të mbajnë premtimin dhe të largohen, pasi më parë kishin thënë se nëse nuk largonin Ramën do të largoheshin vetë. “Askush nuk ka për t'i shpëtuar përgjegjësisë së ligjit për atë që ka ndodhur sot. Politikanë që kurrë nuk u ngopën me pushtet dhe e vetmja gjë që dinë të

bëjnë është që të ndërsejnë turmën për dhunë dhe gjak. Jeta e punonjësve të policisë u rrezikua disa herë, pa llogaritur që brenda ishin njerëz që mund të asfiksoheshin, por policia e menaxhoi shumë mirë. Prania e qytetarëve në Vlorë është fytyra e qytetarisë së vërtetë. Kjo është diferenca mes protestës qytetare dhe asaj rrugaçërore”, tha ajo. Felaj bëri dhe një krahasim me 21 Janarin. Sipas saj, nuk kishte asnjë ngjashmëri mes këtyre dy protestave. “Kur u vra Hekuran Deda në 21 Janar ambulanca kurrë nuk erdhi, ndërsa sot ambulanca

ishte aty. Në 21 Janar makinat me ujë dhe gaz lotsjellës u futën mes turmës pa paralajmërim, ndërsa sot ndodhi e kundërta. Policia dhe garda ruajnë institucionet e rëndësisë së veçantë dhe masat kanë qenë po ato që vërejmë çdo ditë, ndër-sa te Kryeministria kanë qenë të shtuara. Basha dhe Kryemadhi kishin thënë se do të largoheshin nga drejtimi i partive politike nëse nuk largonin Ramën sot dhe le ta bëjnë. Gjatë protestës Basha dhe Kryemadhi u larguan nga godina, duke bërë sehir dhe duke i nxitur”, deklaroi Felaj.

Prokuroria dhe policia në aksion gjatë orëve të mbrëmjes

Nisin hetimet për sulmin ndaj Kryeministrisë, shoqërohen në polici mbi 20 persona dhe

Florenc Hoxha, kontrolle në banesat e protestuesve

shije e pa kuptim. I vuri pa leje dhe në dëm të trashëgimisë historike. Në shkelje të plotë të ligjeve të shtetit. Le të guxojë dikush të vërë një strehë në ballkonin e tij, jo aq vezulluese sa ajo e Kryeministrisë dhe e sheh veten në polici! Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër

dhunës quhet “i dhunshëm”?!! Kush i ka mëndtë në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull! Lërini përrallat me dhunë pa dhunë. Asnjë polic i vetëm nuk u prek. Përkundrazi, u helmuan edhe ata si protestuesit nga kolegët e tyre”, tha ai.

ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispo-zicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dëno-hen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm”, thuhet në nenin 221.

Kundërshton opozitaHetimet e prokurorisë dhe

akuzat se pati dhunë në protestën e djeshme kanë sjellë dhe reagime në radhët e opozitës. Një ndër ta ka qenë Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë. “Të gjithë ata që arsye-tojnë mbi “dhunën ndaj Kauçukëve” te Kryeministria duket të kuptojnë se dhuna më e madhe ishte kur ato u vunë aty. I vuri usta Edvini pa

GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Studentët u ngritën në një protestë për të drejta leg-jitime, por si kurrë më parë dhe si askund, studentët vunë një vijë të kuqe, duke e bërë të qartë që opozita politike nuk kishte vend në protestën e tyre dhe opozitës politike nuk donin t’i shihnin sytë e as bojën. Ndërkohë që në mënyrë të përsëritur, studentët e nënvizuan atë që do të

dëgjoni kudo ku do pyesni, nga kushdo që do pyesni: Po, kemi shumë probleme për të zgjidhur; po, kemi shumë halle për të zgjidhur; po, ka shumë e shumë për të bërë akoma, por ama ka vetëm një fuqi që mund t’i zgjidhë problemet, që mund të adresojë hallet e mund të bëjë ato që duhen bërë”, tha Rama.

Rama: Protesta e studentëve, për të drejta legjitime

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Vlora se qeveria po bën një revolucion shtet-ndërtues, duke shtuar se po bëhet gjithçka për të transformuar qytetet. “Hap as hapi, gjërat do të ndodhin, por, ju lutem shumë, mos harroni që ne po bëjmë një revolucion shtet-ndërtues, nuk po bëjmë një udhëtim në det, as po bëjmë një shëtitje në bulevard, as po bëjmë sikur po bëjmë punë. Ne, nga

një anë po bëjmë sa mundemi për të transformuar qytetet, për të transfor-muar zonat me interes strategjik për zhvillimin, nga ana tjetër po bëjmë gjithçka për të transformuar të gjithë strukturën e shtetit. Kjo nuk është një fjalë goje. Nuk është një fjalë goje të ndërtosh një sistem drejtësie nga e para. Nuk është një fjalë goje të ndërtosh një administratë nga e para”, tha ai.

KRYEMINISTRI: PO BËJMË REVOLUCION

Tritan Shehu: Në protestë u hodh gaz toksik

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e cilëson reagim ekstrem veprimin e policisë për të hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës së djeshme. Ai tha se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet. “Prokuroria duhet men-jëherë të fillojë hetimet për reagimin ekstrem të policisë me gazet toksike të përdorura sot në shkallë të gjerë. Në protestën e sotme shqiptarët transmetuan dy karakteristika, që përbejnë një garanci për zhvillimet e nesërme, masivitetin më të madh në historinë e protestave tona me vendosmërinë e pa lëkundur për të luftuar për të drejtat themelore, për tju kundërvënë krimit, korrupsionit, arro-gancës, varfërisë. Regjimi demonstroi përsëri jo vetëm arrogancë e dhunë, por dhe pa përgjegjshmëri të plotë në reagimin e tij ekstrem. Sot krahas lartësimit të përgjegjshmërisë qyte-tare, zullumet e qeverisjes u trashen së tepërmi. “Zullumi këputet duke u trashur”, askush nuk duhet ta harrojë këtë”, tha Shehu.

Ndreu: Qeveria nuk rrëzohet me militantëDeputeti i PS-së, Pjerin Ndreu

tha se protesta e opozitës dështoi turpshëm, duke shtuar se qeveria nuk rrëzohet me protesta militantësh. Në një intervistë televizive ai u shpreh se liderët e opozitës kanë bërë llogari të gabuara, pasi aq protestues sa kishin dalë ishin kundërshtarët e qeverisë. “Ajo që duhet thënë se dështoi turp-shëm protesta e liderëve të opozitës që protestën donin t'ua linin në dorë disa militantëve që do të bënin rrëmujë dhe nga rrëmuja do të gjen-eroheshin probleme. E para, Policia e Shtetit duhet përgëzuar që nuk ra në grackën e këtyre provokatorëve të personave që kishin ardhur me agjendë të përcaktuar. Nuk ka shans të rrëzohet qeveria me protesta mil-itantësh. Numri i njerëzve që mblid-hen politikisht nuk mund të kondi-cionojnë rënien e qeverisë. Është dështim spektakolar i asaj që opozita e kishte si lajtmotiv e vet gjithë këto ditë me idenë se Rama më datë 16 do të bjerë. Normalisht, aq njerëz i kemi kundërshtar. Njerëzit kanë bërë rrugën kot. Liderët e opozitës kanë bërë llogaritë gabim”, tha ai.

4

Damian Gjiknuri: Në Vlorë po zbatohen projekte të mëdha, ëndrrat historike të qytetarëve po i kthejmë në realitet

Dje kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me qytetarët e Vlorës në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ku shoqërohej dhe nga deputeti i zonës, Damian Gjiknuri. Ky i fundit deklaroi se në Vlorë po zbatohen projekte të mëdha që më parë ishin vetëm ëndrra historike ndërsa sot po bëhen realitet. Në takimin e mbaj-tur me qytetarët Vlonjate për “Bashkitë që Duam” me praninë e kryeministrit Rama, Gjiknuri tha se të gjithë janë dëshmitarë për transformimin dhe zhvillimin në këtë qytet. Ai u shpreh se qeveria

nuk po bën propagandë, por një transformim që qytetarët e Vlorës po e shohin vetë. “Njerëzit me sytë e tyre kanë parë se çfarë kemi bërë për Vlorën këto 5 vite. Kjo është e prekshme, nuk është propagandë. Unë jam nga ato politikanë që nuk e pëlqej propaganda pa provat e duhura. Ne si qeveri kemi dhënë provat e duhura dhe Vlora është një shembull prandaj vlonjatet në një takim kaq masiv na kanë dhënë mbështetjen e duhur. Kjo është për të kuptuar për të gjithë Shqipërinë që aty ku ka vëmendje nga qeveria siç e pati Edi

Rama për Vlorën, gjërat u bënë realitet. Në këto vite në Vlorë është bërë shumë. Janë bërë shumë projekte madhore. Janë projekte për qarkun që janë ëndrra historike që po bëhen realitet nga Partia Socialiste. Kjo nuk është propagandë. Rruga e lumit të Vlorës nuk është propagandë është realitet që vlonjatet e shohin me sy”, tha ai. Gjiknuri renditi disa nga investimet e tjera në qytetin e Vlorës. Ai u shpreh se investimet nuk do të përfundojnë vetëm me kaq, duke shtuar se e kryeministri i ka kushtuar shumë vëmendje

qytetit të Vlorës. “Gjithashtu, janë investime të tjera të mëdha në ujësjellës, kanalizime, në energji të cilat po e transformojnë Vlorën përditë. Ky proces nuk ndalon këtu sepse ne e kemi kryeministrin i cili vërtet i ka kushtuar vëmendje Vlorës dhe këtë po e tregon përditë. Le ta marrin vesh ata që thonë që ne po bëjmë anti-miting. Ky nuk është anti-miting. Këtu është kudo zëmra e popullit. Këtu është aty ku bëhet mirë për Vlorën, prandaj vlonjatet janë kaq të shumtë në shesh”, u shpreh Gjiknuri.

Elisjeda KIKO

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dje një goditje tepër të fortë ish-aleatit Ilir Meta dhe Lëvizjes So-

cialiste për Integrim. Teksa opozita tentoi t’i vinte flakën Kryeminis-trisë, kryeministri zhvilloi një takim në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Me mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Flamurit, ndërsa kryeministri iu përgjigj indirekt protestës së Tiranës. Por goditjen më të madhe ja dha LSI, duke deklaruar se kjo parti ka frikë nga reforma në drejtësi. Ndërkohë shefi i qeverisë thumboi edhe Ilir Metën, duke thënë se në 2016 tentoi të prishte koalicionin për shkak të kësaj reforme. “Në Shqipëri po ndodh ajo që vetëm ne, vetëm Partia Socialiste mund ta bënte, duke ua bërë shumë të qartë atyre xhaga-jdurëve që kishim në koalicion se ne për Reformën në Drejtësi jemi gati ta prishim dhe koalicionin. E mbani mend, të gjithë ishin kundër dhe pastaj të gjithë erdhën, koka poshtë, dora lart, e votuan me 140 vota Reformën në Drejtësi, se ua mblodhi tjetërkush, jo se kishin ndonjë dëshirë ta votonin. Ne kemi ndërmarrë një Reformë në Drejtësi që askush nuk e imagjinonte dhe deri dje, i gjithë ky popull, të gjithë kazanët, të gjitha diskutimet kanë qenë politikanët dhe askush nuk merrej me gjykatësit, askush nuk merrej me prokurorët. Askush nuk i prekte me fjalë, jo me dorë, ata, të cilët për 20 e kusur vite i kanë bërë këtij vendi atë që të gjithë armi-qtë e Shqipërisë të bashkoheshin bashkë nuk do ia kishin bërë dot”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se reforma në drejtësi ka si qëllim ngritjen e një sistemi të ri të drejtë-sisë, me persona me dinjitet të cilët më vonë do të nxjerrin para drejtë-sisë të gjithë personat e përfshirë në afera korruptive. “Reforma në Drejtësi synon nuk është thjesht që këta t’i pushojë nga puna, por është që në radhë të parë të pastrohet Pallati i Drejtësisë, të ngrihet një sistem drejtësie i ri, me njerëz me dinjitet dhe këta pastaj do paraqit-en një nga një para drejtësisë për të gjitha paudhësitë që kanë bërë. Ashtu sikundër edhe ata të tjerët

përveç goditjes që i ka dhënë LSI për reformën në drejtësi, e ka akuzuar atë edhe për vjedhje të votave. Më herët kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Për këto akuza, Rama tha se LSI ka një fabrikë për të blerë votat në Shqipëri. Ai u shpreh se Kryemadhi nuk merr dot vota nga populli, duke shtuar se janë hajdutë dhe vrasës. “Na tregon ne, doktoresha, blerjen e votës, që, nëse ka një fabrikë që ka blerë vota

në Shqipëri, ajo dihet se kush është. Na tregojnë ne, ata, kanabisin. Ata janë thjesht hajduti që bërtet “kapeni hajdutin!”; vrasësi që bërtet “kapni vrasësin!”; përdhunuesi që bërtet “kapni përdhunuesin!” Ata janë në panik, sepse ata e dinë shumë mirë, ata votë nga populli s’marrin dot, por tani kanë dhe hallin tjetër, që dre-jtësia e re hap pas hapi po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë. Të jeni të sigurt për këtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri sfidon opozitën, mbledh mijëra persona në Vlorë

Rama goditje Metës e LSI: I ka kapur paniku i reformës në drejtësi, në 2016 tentuan prishjen e koalicionit, janë fabrikë e votave të vjedhura

Në Shqipëri po ndodh ajo që

vetëm ne, vetëm Partia Socialiste mund ta bënte, duke ua bërë shumë të qartë atyre xhagajdurëve që kishim në koal-icion se ne për Re-formën në Drejtësi jemi gati ta prishimqë iu ka mbirë në gojë krimi, iu ka mbirë në gojë droga, iu ka mbirë në gojë korrupsioni dhe që bëjnë sikur sapo kanë rënë nga qielli”, tha Rama. Rama akuza LSI për vjedhje votash

Kryeministri Edi Rama nga Vlora

8 GAZETA SOTE Diel 17 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka paralajmëruar ka paralajmëruar pak ditë më parë se me ngritjen e SPAK do të nisë lufta kundër korrupsionit në nivel politik. “Korrupsioni duhet luftuar në çdo lloj niveli, madje edhe në nivelin politik. Prandaj edhe ne si Bashkim Europian presim ngritjen e SPAK dhe e inkurajojmë atë që pasi të krijohet të nisë hetimet

në çdo sektor të shoqërisë, përfshi nivelin politik. Dhe ne si Bashkim Europian presim që hetimi i politikanëve nga SPAK të pasohet me ndjekje penale dhe dënime. Kjo është vendimtare. Pse është vendimtare? Sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian”, deklaroi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

SORECA: SPAK DO LUFTOJË KORRUPSIONIN

U korruptua për të favorizuar persona që merreshin me transport të klandestinëve, ja pse u shkarkua kryegjyqtari i Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbard-hur vendimin e shkarkimit nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Ajo që bie në sy në vendim, është fakti se ai ka probleme të shumta me pasurinë, por jo vetëm. “Subjekti nuk ka arritur të japë asnjë sqarim bindës apo të paraqesë prova në lidhje me mospërputhjen e sipërfaqes prej 500 m² të shtëpi + truall të përfituar me AMTP-në dhe përfitimit prej tij të sipërfaqes prej 600 m², sipas vërtetimit të Njësisë Adminis-trative të datës 13.10.2016; Megjithë shpjegimet e

subjektit, mbetet e paqartë se si shtëpia + truall e pasqyruar në AMTP me sipërfaqe 500 m², u regjistrua me vendim gjykate me sipërfaqe 600 m²; Subjekti ka kryer deklarim të rremë përpara Komisionit, për mënyrën e përfitimit të kësaj pas-urie nga babai i subjektit, duke e konsideruar këtë shtëpi si trashëgimi, gjë që bie ndesh me vendimin nr. 407, datë 12.10.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Delvinë”, thuhet në vendimin e KPK, ku më lart janë listuar vetëm disa nga problemet e pasurisë të ish-kryetarit të Gjykatës së Sarandës.

Por përtej problemeve pasurore, gjatë hetimit të thelluar KPK ka konstatuar edhe se Alltun Çela ka probleme me figurën dhe është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Në disa raste, ai ka marrë para nga persona të caktuar për favorizim në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. “Dyshohet se gjyqtari i çështjes, A. Çela, ka ushtruar presion ndaj një ish-funksionari të urbanistikës Sarandë për të dhënë ryshfet, pasi ky i fundit në vitin 2006 është akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre. Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Sarandë, A. Çela mund të ketë marrë një sasi të caktuar parash për favorizimin e dy shtetasve, të ndaluar për transport të klandestinëve me origjinë nga vendet arabe. Dyshohet se gjyqtari A. Çela ka marrë një shumë të caktuar parash për ndryshimin e masës së sigurisë së një shtetasi të akuzuar për ndërtim pa leje, shkatërrim prone, mospagim taksash dhe fshehje të ardhurash. Dyshohet se gjyqtari A. Çela ka ndikuar për favorizimin e çështjes së një shtetasi, lidhje e tij familjare”, thuhet në vendimin e KPK.

Rigels SELIMAN

Ora për ngritjen e Struk-turës së Posaçme An-tikorrupsion po afron. Edhe 4 ditë na ndajnë

nga skadimi i afatit të vendosur nga Këshilli i Lartë i Prokuror-isë dhe më pas nisin procedurat për të ngritur Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale. Deri tani kanë shfaqur interes të jenë pjesë e SPAK vetëm 16 prokurorë, ndërsa shtyrja e afatit për aplikime u bë me qëllim që kandidaturat të jenë më të shumta në numër e të ketë mundësi përzgjedhjeje midis tyre. Por teksa data e fundit për aplikime po afron dhe do të mbyl-let kjo fazë e parë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet që të dominohet nga prokurorë dhe gjyqtarëve të Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo pasi mësohet se gjyqtarët dhe prokurorët e rretheve kanë re-fuzuar kandidimin, pasi aktualisht vetëm dy prej tyre kanë shfaqur interes. Sipas informacioneve, një nga arsyet se përse njerëzit e drejtësisë në rrethe kanë injoruar thirrjen për t’iu bashkuar SPAK, ka të bëjë me kriteret e që para-shikon ligji. Në ligj thuhet se çdo person që do kandidojë për në SPAK, do i nënshtrohet kontrollit të figurës, pasurisë dhe karri-erës. Më pas ai duhet që të japë pëlqim përmes një formulari për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Të njëjtën gjë bëjnë dhe anëtarët e afërt të familjes, duke hequr të drejtë nga privatësia. Pra, duket se ligji i kushtëzon ata. Ndërsa nga ana tjetër, një tjetër arsye që i ka dekurajuar ata ka të bëjë me procesin e vetingut. Duke qenë se prokurorët dhe gjykata e rretheve në disa raporte rezulto-jnë si të korruptuar, këtë të fundit i frikësohen kontrollit të trefishtë për ta. Megjithatë, për t’u ardhur në ndihmë këtyre të fundit ka qenë edhe SHBA dhe BE, të cilat përmes selive diplomatike kanë bërw thirrje që pjesë e Struk-turës së Posaçme Antikorrupsion duhet të bëhen edhe gjyqtarët dhe prokurorët e rretheve. Përmes këtyre thirrje, ndërkombëtarët

Benefitet nga ligji, arsyeja se përse prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK do luftojnë korrupsionin

Të enjten mbyllet gara për SPAK, gjyqtarët dhe prokurorët e rretheve refuzojnë kandidimin, ja kush do ta luftojë korrupsionin në nivel politik

Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, të cilat kanë një eksperiencë më luftën kundër korrupsionit që për hir të së vërtetës jo se kanë pasur ndonjë rezultat të kënaqshëm.

Ja kush do ta luftojë korrupsioninMe ngritjen e Strukturës së

Posaçme Antikorrupsion, fla-murin e luftës kundër korrupsion-it në nivele të larta do ta udhëhe-qin prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda. Teksa afati i fundit i aplikimeve po afron, ajo që bie në sy është se shumica e të interesuarve janë nga këto dy institucione. Deri këtu jemi shumë dakord, pasi këtë prokurorë dhe gjyqtarë kanë një eksperiencë në luftën ndaj këtij fenomeni. Gjatë kohës kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla, institucioni i drejtuar prej tij kishte tagër që të

hetonte korrupsionin. Ndërkohë që, në vitin 2017 këtë të drejtë e mori Prokuroria për Krimet e Rënda. Kështu që, thënë më troç me ngritjen e SPAK luftën kundër korrupsionit do ta bëjnë pikërisht këta njerëz që kanë eksperiencë, edhe pse deri më tani nuk kanë bërë ndonjë goditje të fortë, pasi i vetmi zyrtar i lartë që është burgosur ka qenë ish-ministri demokrat, Spiro Ksera. Madje, shumë prej dosjeve që janë het-uar për korrupsion kanë ngecur nëpër sirtarët e gjykatave dhe prokurorive. Megjithatë, shpre-sat tek këta janë të mëdha, teksa i referohemi ligjit, i cili iu jep shumë benefite, duke filluara nga rrogat e larta, dietat dhe mbulimi i qerasë derti tek rruajtja fizike me truproja. Sidoqoftë, mbetët për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

duan që të shohin figura të reja në sistemin e drejtësisë siç është SPAK, pasi deri më tani shumica që kanë shfaqur interes janë nga

Të hënën jep llogari para KPK Dritan Peka

Kryetari i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka do të dalë ditën e hënë para trupës gjykuese të Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore Peka pritet të japë llogari për kriterin e pasurisë, integritetin e figurës dhe aftësitë pro-fesionale. “Subjekti: Z. Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj. Ora: 14:00”, thuhet në njoftim. Peka e mori detyrën e kryetarit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës me urdhër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adri-atik Llalla në 2014. Kujtojmë që deri tani KPK ka kaluar në sitë një pjesë të mirë të kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive në vend. Pjesa më e madhe e tyre janë shkarkuar nga detyra, ndërsa midis emrave “VIP” të rivlerësuar mund të përmendim Arta Markun, Donika Prelën, Xhezair Zaganjorin dhe Bashkim Dedjen.

KPK hap garën për këshilltarë ligjorë

Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit ka hapur garën për këshilltarë ligjorë. Në faqen zyrtare të KPK bëhen të ditura edhe të gjitha kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë. “Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universi-tare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. Të ketë shtatë vite përvojë pune në sistemin e drejtë-sisë ose në administratën publike. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie. Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërv-ajtje penale. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore”, thuhet në njoftimin e KPK. Aplikimet pranohen deri në datën 26 shkurt.

161. Klodian Braho2. Besnik Muçi3. Anton Martini4. Eugen Beci5. Edvin Kondili6. Ened Nakuçi7. Doloreza Musabelliu8. Arben Kraja9. Vladimir Mara10. Dritan Prençi11. Shkëlzen Cena12. Behar Dibra13. Besim Hajdarmataj14. Dorina Bejko15. Vatë Staka16. Fatmir Hoxha

PROKURORËT QË KANDIDUAN PËR SPAK

GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja të gjitha ankimimet pranë KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar edhe ankimimet e Komisionerit Publik për gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr nga vetingu në një kohë kur procesi i vetingut kishte nisur. Për ata që hoqën dorë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pushimin e hetimeve. Por për Komisionerin Publik ata duhet t’i nën-shtrohen procesit të rivlerësimit, pavarësisht dorëheqjes sepse ata kishin mundësi të hiqnin dorë para nisjes së këtij procesi. Kështu, pranë KPA janë ankimuar ven-dimet për të dorëhequrit Adriatik Llalla, Mirela Fana, Valbona Bala dhe Sulejman Tola. Ajo që bëri më shumë bujë ishte pikërisht çështja e Adriatik Llallës për shkak se ai ka qenë kryeprokuror. KPA e ka shqyrtuar çështjen e tij, por vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK.

ANKIMIME PRANË KPA EDHE PËR TË DORËHEQURIT

Trupa gjykuese e KPK u shpreh gjatë seancës dëgji-more për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori nuk kishte burime të ligjshme pasurie si dhe kishte shmangur taksat në shtet ndonëse ILDKPI nuk kishte konstatuar probleme në raportin e saj. Sipas relatores së çështjes, gjyqtari Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1.4 milionë lekë të blerë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë; bodrum 65 m2 me vlerë 800 mijë lekë; si dhe një apartament 81 m2 në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. Por krahas këtyre, gjyqtari Zaganjori posedon dhe një sërë llogarish bankare brenda dhe jashtë vendit.

PROBLEMET QË KONSTATOI KPK PËR XHEZAIR ZAGANJORIN

Ankimimet nga Komisioneri Publik

1. Mirela Fana2. Sulejman Tola3. Adriatik Llalla4. Edmond Islamaj5. Bashkim Dedja6. Alma Brati7. Astrit Faqolli8. Antoneta Sevdari9. Gentian Medja10. Nertina Kosova11. Valbona Bala12. Xhezair Zaganjori13. Artur Malaj14. Besnik Muçi15. Gentjan Osmani16. Arben Dollapaj17. Alma Kolgjoka18. Besnik Cani19. Adnan Kosova

Ankimimet nga të shkarkuarit1. Fatos Lulo2. Besim Trezhnjeva3. Besa Nikëhasani4. Fatmir Hoxha5. Altina Xhoxhaj6. Luan Kaloçi7. Gentian Trenova8. Artan Lazaj9. Tom Ndreca10. Adriatik Cama11. Shkëlzen Selimi12. Rovena Gashi13. Artan Zeneli14. Admir Thanza15. Gani Dizdari16. Bledar Abdullai17. Elsion Sadiku18. Artan Broci19. Arben Nela20. Bujar Hoti21. Ervin Metalla22. Valbona Bala23. Dritan Rreshka24. Ahmet Jangulli25. Sotiraq Lubonja26. Alma Liçaj27. Ramadan Troci28. Entela Prifti29. Artor Ylli30. Shpëtim Kurti31. Artur Selmani32. Fatos Qato

Komisioneri Publik e ankimoi, KPK zbardh arsyet pse e rikonfirmoi në detyrë prokurorin, Adnan KosovaKomisioneri Publik ankimoi pak ditë më

parë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova, duke kundërshtuar kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifi-kimit për ta rikonfirmuar në detyrë. Por KPK ka zbardhur të gjitha arsyet se pse mori një vendim pozitiv për Kosovën. Gjatë seancës janë ngritur pikëpyetje për një apartament në Korçë, pronar i të cilit para disa vitesh ka qenë proku-rori, por më pas i është shitur një personi tjetër. “Sipas ZVRPP-së Korçë, z. Adnan Ç. Kosova, ka qenë pronar në pasuritë e mëposhtme, të

tjetërsuara në persona të tretë: apartament, me sipërfaqe 28.8 m2, ndodhur në qytetin e Korçës; apartament, me sipërfaqe 47.3 m2, ndodhur në qytetin e Korçës. Referuar kontratës së shitblerjes mes shitësit Adnand Kosova dhe blerësit E. K për shitjen e apartamentit me sipërfaqe 47.3 m2 dhe shtesës me sipërfaqe 28.8 m2 në qytetin e Korçës, për mospërputhjet mes çmimit të shitjes në kontratën e shitblerjes në vlerën prej 1.000.000 lekësh dhe çmimit të deklaruar, ju kërkuan sqarime subjektit të riv-lerësimit”, thuhet në vendimin e KPK. Vendimit

i është bashkëngjitur sqarimi i Adnan Kosovës për këto pasaktësi, shpjegime që kanë bindur trupën gjykuese se nuk ka asnjë problem. “Në sqarimet e datës 18.09.2018, subjekti i riv-lerësimit shpjegoi se në fund të vitit 1997 kishte aplikuar për të punuar në Tiranë dhe kishte rënë në marrëveshje me shtetasin E. K për ti shitur banesën në Korçë në vlerën 2, 5 milionë lekë, me kusht që një pjesë të lekëve t’ia jepte paraprakisht si kapar dhe pjesën tjetër kur të lironte banesën. Në vijim në sqarimet e tij të datës 27.09.2018, subjekti i rivlerësimit, mbas

pyetjes së Komisionit mbi dokumentacionin ligjor provues për marrjen e shumës së kaparit prej 1.5 milionë lekësh në vitin 1998, deklaron se për marrjen e kësaj shume prej 1.5 milionë lekësh nga shtetasi Emiljano Kalemi ka pasur një deklaratë dore, të cilën nuk e disponon më”, vijon vendimi. Andan Kosova zotëron edhe 1.100.000 lekë cash, por sipas KPK ai ka patur burime të ligjshme dhe mundësi financiare për krijimin e kësaj gjendjeje. Sa i takon kriterit të figurës, KPK e konsideron prokurorin të përshtatshëm dhe të aftë për të vijuar detyrën.

Mimoza IBRA

Kolegji i Posaçëm i Apelim-it po përballet me bum ankimimesh. Qofshin këto ankesa nga gjyqtarët dhe

prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, qofshin ankimime nga Komisioneri Publik, pranë KPA deri tani janë regjistruar plot 51 çështje. Pra, mund të themi që gjysma e vendimeve të KPK janë ankimuar duke bërë që e gjithë vëmendja të përqendrohet aty. Për disa prej ankimimeve organi kolegjial tashmë është shprehur me vendim. Të tjera çështje janë akoma në shqyrtim, ndërsa disa të tjera thjesht janë regjistruar dhe është caktuar trupa gjykuese, por jo data e seancës dëgjimore. Ata që i janë drejtu-ar më së shumti Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar. Për të kërkuar rrëzimin e vendimit të KPK, 28 të shkarkuar kanë trokitur në derën e KPA. Nga këta, vetëm për 14 janë marrë vendime, ndërsa duhet theksuar se Kolegji i Posaçëm i Apelimit në të gjitha këto raste ka lënë në fuqi vendimin e KPK. Më konkretisht, bëhet fjalë për çështjet e Fatos Lulos, Besim Trezhnjevës, Besa Nikëhasanit, Fatmir Hoxhës, Altina Xhoxhajt, Luan Kaloçit, Artan Lazajt, etj. Ndërkohë, pa marrë akoma një përgjigje nga trupa gjykuese e KPA janë Artan Broci, Arben Nela, Ervin Metalla, Alma Liçaj, Ramadan Troci, Entela Prifti, Fatos Qato, Shpëtim Kurti, Adriatik Cama dhe emra të tjerë. Për këtë të fundit KPA ka caktuar datën dhe pritet që të përballet me trupën gjykuese ditën e hënë.

Ankimimet nga IKPTeksa të shkarkuarit e tjerë presin që

organi kolegjial të shqyrtojë kërkesën e tyre, Komisioneri Publik i është drejtuar plot KPA plot 19 herë. Në të gjitha këto herë, Komisioneri Publik ka shprehur kundërshtinë ndaj vendimeve të rikon-firmimit të KPK për disa gjyqtarë dhe prokurorë. Komisioneri Publik është drejtuar pranë KPA për vendimet e Ed-mond Islamajt, Bashkim Dedjes, Alma Bratit, Astrit Faqollit, Antoneta Sevdarit, Nertina Kosovës, Gentjan Medjas, Besnik Muçit, Gentjan Osmanit, etj.. Ndër ven-dimet më të rëndësishme që ka marrë Kolegji i Posaçëm i Apelimit deri tani për ankimimet e depozituara aty është ai për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja u konfirmua në

28 të shkarkuar trokasin në derën e KPA, organi kolegjial regjistron 51 ankimime

Beteja e vetingut zhvendoset në Apel, gjysma e vendimeve të KPK ankimohen, në mars merret vendimi për Xhezair Zaganjorin

detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit. Por dosja e tij përfundoi në Apel për shkak të ankimimit të Komisionerit Pub-lik, i cili nuk u dakordësua me vendimin e KPK. Dedjen e “dogji” në KPA pasuria e tij. Sakaq, vlen të theksohet fakti se Ko-legji i Posaçëm i Apelimit momentalisht ka edhe disa çështje në gjykim, ku mund të veçojmë atë për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe për proku-roren e Tiranës, Antoneta Sevdari. Për Islamajn KPA ka vendosur të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik dhe të

rihapë hetimin për pasurinë e tij. Deri tani për të janë zhvilluar disa seanca dëgjimore, por akoma nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ndërsa për An-toneta Sevdarin nuk është marrë akoma një vendim nëse do të pranohet kërkesa e Komisionerit Publik për riçelje hetimi.

Në mars vendimi për ZaganjorinGjatë muajit mars pritet që Kolegji

i Posaçëm i Apelimit të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, atë për kryetar-in e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zagan-jori. Edhe Zaganjori, njësoj si Dedja u

konfirmua në detyrë nga KPK, pavarë-sisht problemeve me pasurinë. Për këtë arsye Komisioneri Publik kërkon tani nga KPA prishjen e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të tij. Duke u bazuar tek faqja zyrtare e KPA dhe renditja e çështjeve aty, bie në sy që po-thuajse të gjitha çështjet para Zaganjorit janë shqyrtuar nga organi kolegjial. Kjo do të thotë se muaji mars do të sjellë vendimin përfundimtar për kreun e Gjykatës së Lartë, ndërsa pritshmëritë janë që të shkarkohet.

10 GAZETA SOTE Diel 17 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mesi: Ja kur do hapet qendra e ADISA në Shkodër

Qendra e integruar ADISA në qytetin e Shkodrës pritet të jetë funk-sionale brenda muajit mars të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e djeshme deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi, e cila inspektoi punimet që po kryhen për hapjen e kësaj qen-dre “one stop shop”. Gjatë një statusi në rrjetet sociale, Mesi deklaroi se në këtë qendër në këtë do të ofrohen fillimisht rreth 330 shërbime të in-stitucioneve qendrore e vendore në 21 sportele fizike. “Sot inspektova puni-met intensive që po bëhen në kuadër të investimit për hapjen e qendrës ADISA në Shkodër, e cila parashiko-het të jetë funksionale brenda muajit Mars 2019. Me hapjen e kësaj qendre të integruar (one stop shop), fillimisht do të ofrohen afro 330 shërbime të institucioneve qendrore e vendore në 21 sportele fizike”, deklaroi ajo. Ndërkohë, deputetja Mesi theksoi më tej se kjo qendër do të ruajë të gjitha standardet Europiane në drejtim të ofrimit të shërbimeve publike.

Lushnje, Çuçi: Do investojmë për vaditjen 3.4 mln USD

Investimi i financuar nga Banka Botërore që arrin vlerën e 3.4 milionë dollarëve për rehabilitimin e kanaleve vaditëse në zonën e Lushnjes pritet të përfundojë brenda afatit në mënyrë që të zgjidhjet problematika për fermerët. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, i shoqëruar nga zv/kryeministri, Erion Braçe dhe njëherazi deputeti i asaj zone dje inspektoi punimet, ku theksoi se nuk do të tolerohen vone-sat. “Ka kaluar më shumë se gjysma e kohës sipas kontratës dhe është realizuar rreth 17% e punimeve. Ju duhet të shtoni kapacitetet me mjete dhe njerëz, si dhe të rishikoni grafikun e kryerjes së punimeve. Investimi duhet të përfundojë në muajin maj. Deri atëherë unë do të jem sërish këtu për të parë ecurinë e punës dhe nuk do të tolerohen vonesat”, deklaroi ai. Punimet duhet të përfundojnë brenda 8 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Janë rreth 4 mijë e 300 hektarë tokë bujqësore në zonën e Myzeqesë që vaditen prej këtyre kanaleve.

Rigels SELIMAN

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka ngritur ditën e djeshme alarmin sa i takon

pastrimit të politikës nga spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e këtij institucioni pak ditë më parë deklaroi se janë zbuluar 30 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit në administratën shtetërore, por anëtarët e AIDSSH e shohin me shqetësim faktin se ky ligj nuk vlen për politikanët dhe pushtetarët. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, anëtari i Autoritetet të Dosjeve, Simon Miraka deklaroi se ka ardhur koha për të bërë ndryshime në ligji, pasi sipas tij, ligji aktual nuk është imponues, duke bërë që politikanët të refuzojnë kon-trollin e pastërtisë së figurës. “Politika nuk preferon që t’i nënshtrohet verifi-kimit për vetë faktin se është e metë e ligjit. Unë personalisht e kam kontestuar ligjin që kemi sot në zbatimi sa i takon verifikimit nëse një persona ka qënë i lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit. Kjo pasi nuk është një ligji imponuese që të imponojë partitë parlamentare dhe politikanët në tersi që deputetët dhe zyrtarët të paraqiten pranë institucionit të Autoritet të Dosjeve për të marrë pastërtinë e figurës. Pra ligji është në dëshirë. Kështu që ligji jonë është njëjtë me ligjin gjerman. Por tjetër është niveli kulturor që kanë gjermanët dhe tjetër niveli jonë në Shqipëri. Megjithatë, për hir të së vërtetës duhet të thënë që disa deputetë qoftë nga e majta dhe qoftë nga e djathta kanë ardhur pranë institucionit të Autoritet të Dosjeve për të marrë pastërtinë e figurës. Si përfundim e mata çalon tek ligji që nuk është imponues”, deklaroi ai. Sa i takon verifikimit të individëve që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, Mira-ka theksoi se kur zbulohet një lidhje e kësaj natyre vihet në dijeni institucioni dhe jo personi për të cilin është hetuar. “ Ligji për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit është i zbatueshëm. Dhe ne vazhdojmë ta zbatojmë ligjin qoftë për institucionet kur i drejtohen Autoriteti të Dosjeve, qoftë edhe për individë njëkohësisht, njëkohësisht edhe studiues, gjithmonë në përputhje me ligjin. Kur zbulohet se një person ka pasur lidhje me ish-Sig-urimin e Shtetit, informohet institucioni që ka bërë kërkesën”, nënvizoi anëtari

Qeveria gati ligjin e posaçëm për profesionet e vështira, përfitojnë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

Pas 4 vitesh diskutimesh, Ministria e Infra-strukturës dhe Energjisë ka miratuar bashkë me grupet e interesit, draftin përfundimtar për statusin e minatorit, nga i cili do të përfitojnë 8 mijë punonjës të nëntokës. Kreu i Konfeder-atës së Sindikatave, Taf Koleci deklaroi ditën e djeshme se në fund të muajit, pritet të miratohet projektligji për statusin e minatorit. Gjatë një prononcimi për mediat, Koleci dha detaje në lidhje me draftin, çka sjell përfitime të shumta për minatorët, naftëtarët, metalurgët si dhe shumë profesioneve të tjera të vështira. “Ne kemi rënë dakord që ky projektligj të kalojë në qeveri dhe

Parlament. Fjala status do të hiqet nga ky ligj dhe do të vendoset një ligj për përfitimet sipas ligjit në fuqi për profesionet e vështira. Do të dalë një ligj i posaçëm dhe nga këto profesione të vështira do të bëhet ligj i përbashkët, që përf-shin minatorët, që janë edhe maja e ajsbergut, naftëtarët edhe metalurgët. Të gjithë do të jenë në këtë ligj. Prandaj dua t’i bëj me dije të gjithë ish-minatorët, naftëtarët dhe metalurgëve që pr/ligj do të i gatshëm për të kaluar në fund të këtij muaji”, deklaroi ai. Po ashtu, Koleci foli edhe rreth propozimeve konkrete të këtij drafti. “Të gjithë minatorët që kanë punuar nëntokë të kenë

10 vjet e 6 muaj punë dhe 25 vjet në tërësi. Ka shumë minatorë, ish-minatorë që nga viti 1990 deri në viti 2000, ku janë mbyllur minierat dhe nuk kanë punuar asgjëkundi dhe janë paguar me asistencë, dhe nuk i ka këto vite pune. Këto pensione që kanë dalë para vitit 2015, janë llog-aritu me pagën minimale të asaj kohe dhe jo me pagën minimale aktuale. Ne kërkojmë që të gjitha pensionet të llogariten me pagën minimale aktuale, që në një përllogaritje të thjeshtë i bie rreth 38 mijë lekë të reja që mund të përfitojnë minatorët për të dalë në pension”, u shpreh ai, Ndërkohë nga ana tjetër, gjatë intervistës ai

theksoi se përfitimet do të jenë të kënaqshme, ku përfitues do të jenë edhe naftëtarët. “Jemi në bisedime me qeverinë Shqiptare për ta mbyllur, që në këtë buxhet, të gjithë profesionet e vështira nëntokë të përllogaritet edhe njëherë nga e para dhe është një grup shumë i mirë, si nga sigurimet shoqërore, si nga qeveria. Janë dy zv/ministra, drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe zoti Kuka që është tek Ministria e Financave, që përgjigjet direkt për këto probleme. Ne kemi diskuar edhe herë tjetër dhe kemi rënë dakord që përfitimet sipas ligjit të bëjnë pjesë minatorët, naftëtarët. Përfitimi do të jetë i kënaqshëm”, nënvizoi Koleci.

Miraka: Për pastërtinë e figurës ne informojmë institucionet që bëjnë kërkesë, jo individin

Autoriteti i Dosjeve jep alarmin: Politika nuk do që t’i nënshtrohet verifikimit për lidhje

me Sigurimin e Shtetit, të ndryshohet ligji

të ndryshme në administratën e vendit dhe nuk dihet nëse janë larguar apo jo nga këto institucione. Ka qenë vetë drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, ajo e cila e ka konfirmuar një gjë të tillë pak ditë më parë. Gjatë një prononcimi për mediat, Sula deklaroi se në 2 vitet e fundit është bërë verifikimi i të paktën 1500 figu-rave të rëndësishme të administratës shtetërore, ndërsa theksoi se 30 janë gjetur me probleme. “Autoriteti në dy

vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme. Në asnjë rast nuk ka axhendë politike tek ne, nuk ka asnjë axhendë, koordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi. Do bëjmë punën ashtu siç e kemi bërë çdo ditë”, deklaroi ajo.

i Autoritetit të Dosjeve, Simon Miraka gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

30 zyrtarë spiunë të Sigurimit të Shtetit

Spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë ende prezent në adminis-tratë dhe politikën shqiptare. Skandali me prokurorin Bujar Sheshi nuk është i vetmi, pasi rezulton se 30 zyrtarë të lartë kanë pasur lidhje me ish-Sig-urimin e Shtetit të Enver Hoxhës. Por ajo që e bën situatën më të rëndë është se një pjesë e tyre janë ende në postë

Anëtari i Autoritet të Dosjeve, Simon Miraka deklaroi pak ditë më parë se nuk është normale që për kandidatët për kryetarë bashkie apo për deputetë të mos ketë verifikim të detyrueshëm nëse dikur ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. “Jo vetëm rasti i fundit me Bujar Sheshin, por kemi edhe rastin e deputetëve apo kryetarëve të bashkive sepse tani jemi në prag të zgjedhjeve. Nuk është një ligj që i imponon deputetët që të vijnë dhe të bëjnë skanerin a verifikimin por e lënë në dëshirë të drejtuesit të institucionit, pra në këtë rast të kryetarit qoftë të PS, qoftë të PD. Ne na kanë ardhur deputetë, por kanë ardhur me dëshirën e tyre. Nuk është detyrues, por ne do të ndërhyjmë në ligj, do t’ia paraqes-im Kuvendit propozimin tonë dhe më pas është Kuvendi ai që vendos”, deklaroi Miraka për gazetën “SOT”.

MIRAKA: VERIFIKIME TË KETË EDHE PËR KRYEBASHKIAKËT

“Ka 30 vjet që ka rënë diktatura dhe ende nuk është hapur asnjë dosje. Ish-sigurimsat militojnë këta njerëz nga operativa, nga prokurorë, nga gjyqtarë, e me radhë në politikë deri tek presidentët. Kur nuk i kemi hequr ish-sigurimsat për 30 vjet, që nuk është pastruar sistemi, ç’rëndësi na ka dalë një prokuror tani si i lidhur me sistemin. Pra, në Shqipëri i ke të gjithë ose të lidhur me sistemin, nuk kanë qënë me poste por i trashëgojnë nga familjet e tyre, ose janë të sistemit që asokohe kanë pasur lidhje dhe sot janë në poste shtetërore apo të administratës. Këtu askush nuk e do që të hapen dosjet e ish-sigurimit, pasi politika është duke bërë një lojë politike, sidomos e pasardhësve të sistemit komunist”, deklaroi ish-i përndjekuri Kurt Kola pak ditë më për gazetën “SOT”.

KURT KOLA: SPIUNËT I KEMI ENDE NË PARLAMENT

GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Në thelb, një reformë sistemike e inspektimeve përf-shin mjaft procese dhe institucione, dhe pavarësisht nga modeli që ndiqet, fokusohet në tre aspekte: ligjore, institucionale dhe sistemet e informacionit.

Nëse reforma zbatohet mirë, ajo rezulton në uljen e barrës administrative mbi bizneset, rrit potencialet për eksporte dhe vende të reja pune, si edhe mundëson përfitime nga vendosja...

Reforma e derregullimit, sfidë për transformimin e ekonomisë drejt një ekonomie tregu

Reforma në inspektoriate do të vijojë në 2019, Këshilli i Investimeve 13 rekomandime

qeverisë për mbështetjen e bizneseveReforma e derregullimit

mbetet një nga reformat më sfiduese për trans-formimin e ekonomisë

shqiptare drejt një ekonomie tregu. Inspektimet konsiderohen një el-ement thelbësor i reformës, si një mekanizëm kyç për zbatimin në praktikë të ligjeve dhe që synon të përmirësojë përputhshmërinë me kuadrin rregullator. Në thelb, një reformë sistemike e inspekti-meve përfshin mjaft procese dhe institucione, dhe pavarësisht nga modeli që ndiqet, fokusohet në tre aspekte: ligjore, institucionale dhe sistemet e informacionit. Nëse reforma zbatohet mirë, ajo rezulton në uljen e barrës administrative mbi bizneset, rrit potencialet për eksporte dhe vende të reja pune, si edhe mundëson përfitime nga vendosja e shtetit ligjor. Shqipëria e ka nisur prej vitesh reformën e in-spektimit dhe Këshilli i Investimeve vëren se kemi një progres, por jo në ritmin e parashikuar, ndaj sipas tij ajo do të duhet të vijojë edhe gjatë 2019. Reforma e Inspektimit është fokusuar këto vite në uljen e numrit të inspektoriateve, reduktimin e numrit të ditëve të inspektimit në biznese, standardizimin e proce-durave të inspektimit, prezantimin e inspektimit online, publikimin e listave të inspektorëve. Ndër-kohë, Këshilli i Investimeve sjell në vëmendje në një analizë të tij problematika që kanë ulur ritmin e reformës kundrejt sfidave aktuale të ekonomisë shqiptare, në kuadër të integrimit në BE si edhe përball-jes me konkurrencën rajonale dhe ndërkombëtare. Nisur nga kjo, KI ka përgatitur 13 rekomandime për qeverinë.

Rekomandimet e Këshillit të Investimeve

Rekomandimi i parë i KI kërkon një moment reflektimi dhe vlerësi-mi të impaktit të deritanishëm, duke saktësuar sukseset dhe prioritizuar ndërhyrjet e integruara të reformës me reformat e tjera strukturore si ajo e administratës publike dhe shërbimit civil. Vijueshmëria e fok-usit të reformës dhe angazhimi poli-

Tatimet miratojnë planin e asistencës së huaj për vitin 2019

TEC i Vlorës, asnjë kW energji, edhe 65 milionë euro kredi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 11-të të Komitetit të Refor-mave, ku u miratua plani i asistencës së huaj për admin-istratën tatimore, për vitin 2019. Në këtë plan parashiko-hen projekte bashkëpunimi me donatorë të huaj dhe ad-ministratat tatimore homol-oge. Ndër të tjerash, plani i asistencës përfshin misione ekspertësh nga administratat homologe, në kuadër të meka-nizmit europian TAIEX për qa-sjen me praktikat më të mira ndërkombëtare në lidhje me

Hetimin Tatimor, Kontrollin Tatimor, Drejtorinë Ligjore dhe Teknike, si dhe Mbledhjen me Forcë. Gjithashtu është parashikuar bashkëpunim edhe me Agjencinë Tatimore të Kosovës, Ministrinë e Finan-cave dhe Ekonomisë, QTATD dhe Administratën Doganore për ngritjen e një qendre të përbashkët trajnimi. Asistenca nga Fondi Monetar Ndërkom-bëtar do të shtrihet në fushën e menaxhimit të riskut, borxhit, si dhe për rritjen profesionale të Shërbimit të Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Pavarësisht se Termocen-trali i Vlorës nuk është vënë asnjëherë në punë, ai prodhon miliona euro kosto për Ko-rporatën Elektroenergjitike Shqiptare, e cila vazhdon të shlyejë kreditë e marra në kohën e ndërtimit të tij. Sipas të dhënave zyrtare, KESH ka shlyer vetëm një pjesë të vogël të kredive, ndërsa mbeten për t’u likuiduar dhe rreth 65 mln euro të tjera. Banka Botërore dhe BERZH kanë financuar projektin me 78 mln euro, ndërkohë që deri në muajin janar të vitit 2019 është shlyer

vlera prej rreth 28 mln euro. Gjithashtu, Banka Europiane e Investimeve financoi projektin me një kredi prej rreth 24.7 mln dollarë, nga e cila mbeten për t’u likuiduar dhe 18.8 mln USD. Por, përveç këtyre kostove, Termocentrali i Vlorës ka gjen-eruar miliona euro kosto edhe për mirëmbajtjen e tij, duke qenë se është në konservim. Sipas Ministrisë së Infrastruk-turës dhe Energjisë, aktualisht kostot e mirëmbajtjes shkojnë në 1 mln euro në vit, ndërkohë që në vitet 2012-2013 kanë qenë 1.5 mln euro në vit.

Albpetrol: Në 2019 do promovohen blloqet e lira për investitorët

Gjatë vitit 2019 do të ndiqet një politikë e re në drejtim të promovimit të blloqeve të lira të naftës, që janë në adminis-trim nga kompania shtetërore e naftës Albpetrol. Deri më tani, nuk ka patur fushata të mirëfillta promovimi , duke ndjekur thjesht politikën e “derës së hapur”, ku çdo inves-titor nuk ndalohej të shprehte interesin për investim. Ndër-kohë që tashmë Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbure, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisin promovimin e vend-

burimeve të lira në administrim të kompanisë shtetërore të naftës, me synim lidhjen e Mar-rëveshjeve Hidrokarbure me investitorë që plotësojnë kus-htet teknike dhe financiare. Në planin e punës së Albpetrol për vitin 2019 thuhet se në bash-këpunim edhe me drejtoritë e Gjeologjisë dhe të Prodhimit, do të finalizohen paketat e të dhënave me qëllim shitjen e tyre tek shoqëritë e interesuara për të aplikuar për lidhjen e Marrëveshjeve Hidrokarbure për vendburimet/blloqet që do të shpallen të lira nga MIE.

tik mbeten parakusht duke pasur parasysh kompleksitetin e thellimit të reformës në anën përmbajtësore të saj, kompleksitetit në aspektin teknik të inspektimit, përafrimin e legjislacionit me atë të BE, rritjen cilësore të kapaciteteve të burimeve njerëzore, forcimin dhe akreditimin e kapaciteteve teknike-laboratorike me kostot përkatëse. Rekomandimi i dytë është konsolidimi i koordin-imit dhe bashkëpunimit ndër-in-stitucional, i cili shihet me rëndësi prioritare për suksesin e kësaj reforme, veçanërisht në drejtim

të zbatimit të kërkesave rregulla-tore që garantojnë konkurrencë të ndershme midis operatorëve në treg dhe formalizim të sektorëve të ekonomisë. Rekomandimi i tretë kërkon përgatitjen e një matrice të detajuar me të gjitha funksionet inspektuese dhe mbivendosjeve si fazë fillestare e hartimit të një plani konkret me afate kohore, in-stitucione përgjegjëse, metodologji të qartësuar në lidhje me rishikimin e kuadrit ligjor sektorial nga ana e Ministrive të Linjës, në bash-këpunim me Inspektoriatin Qen-

dror dhe Inspektoriatet Shtetërore. Rekomandim i katërt ka të bëjë me inventarizimin e plotë të kuadrit ligjor-rregullativ të inspektimit dhe bërja i aksesueshëm lehtësisht i tij për të gjitha grupet e interesit (biznese, shoqata, inspektorë) do të përmirësojë efikasitetin e inspek-timeve si dhe forcimin e rolit rreg-ullator/mbikqyrës së inspektimeve duke ulur kostot e përputhshmërisë së biznesit. Rekomandimi i pestë ka në fokus asistencën ligjore falas dhe në distancë për subjektet e inspektimit nga ana e trupave

inspektuese nëpërmjet përgatitjes së manualeve të thjeshta për rubri-ka të veçanta, sipas tipologjive të inspektimit dhe karakteristikave të bizneseve. Rekomandimi i gjashtë për qeverinë është përmirësimi (përgatitja në ato raste që mungon) dhe përditësimi i metodologjive të riskut mbi bazën e të dhënave më të fundit të monitorimit sipas sektorëve do të rrisë eficencën e inspektimeve dhe ulë barrën për bizneset. Rekomandimi i shtatë është përgatitja/ përmirësimi dhe bërja publike e metodologjive të aplikuara nga inspektorët për vendosjen e masave administrative të përshtatshme dhe proporcion-ale, konsiderohet si një mjet për të kufizuar vendimet arbitrare dhe selektive. Rekomandimi i tetë ka të bëjë me përfundimin e listë-verifikimeve për funksionet e inspektimit të inspektoriateve në nivel vendor dhe kryerja e këtyre inspektimeve në mënyrë on-line sikurse dhe inspektimet nga ins-pektoriatet shtetërore. Ndërkohë që rekomandimi i nëntë kërkon që rritje të numrit të inspektimeve të programuara gjatë 2019 me objektivin për të patur një raport 85% me 15% midis inspektimeve të programuara dhe atyre të pa-programuara. Rekomandimi i dh-jetë sugjeron qëndrueshmëri dhe trajnim të stafit të inspektoriateve. Në rekomandimin e njëmbëdhjetë kërkohet të forcohet dhe struk-turohet komunikimi me biznesin në funksion të transparencës dhe përputhshmërisë me standardet sektoriale të përputhshmërisë dhe procedurat e inspektimit. Reko-mandimi i dymbëdhjetë i KI flet për unifikim të praktikave admin-istrative nëpërmjet publikimit të komentarëve. Ndërsa në rekoman-dimin e 13 dhe të fundit sugjerohet që të ketë një unifikim dhe central-izim të apelimit të Inspektoriateve në Inspektoriatin Qendror për të rritur profesionalizmin, pavarësinë dhe besimin e ankimit në Inspekto-riatet Shtetërore, si edhe zhvillimin e seancave dëgjimore gjatë shqyr-timit të ankimeve administrative.

GAZETA SOT12 E Diel 17 Shkurt 2019

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA jep detajet: Në vitet ’50 Shqipëria në krizë ushqimi, Moska furnizonte Tiranën me konserva mishi e peshku, ja arratisjet që ndodhnin në kufi

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAmerikanët japin detaje për bashkëpunimin me Bashkimin Sovjetik dhe terrorin komunist

CIA ka nxjerr në dritë të tjera detaje sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste. Sipas disa dokumenteve të

dekalsifikuara, tregohet ajo se çfarë ka ndodhur ndër vite. Aty tregohet e si në vitin 1952 regjimi nis t’u sekuestronte pasuritë të pasurve. Të gjithë u detyru-an të dorëzonin florinjtë. Po ashtu jepen detaje dhe për marrëdhëniet mes Enver Hoxhës dhe Titos.

Përmbledhje e situatës në ShqipëriQershor 1950

Raportime nga misioni sovjetik në Aleksandri të Egjiptit për qen-drën në Nr.12 Rruga Gorki, Moskë, zbulojnë se po zhvillohen negociata me kompaninë uruguaiane Arlin në Montevideo për blerjen e 10 milionë konservave të mishit (që do të vijë nga fabrikat e Paraguait) me destinacion ushtrinë e Shqipërisë. Raportime të tjera nga misioni komercial sovjetik flasin për transportin e sasive të mëdha të “ushqimeve të thata” për furnizimin e anijeve sovjetike në rast lufte. Ndër-kohë konserva peshku janë duke u blerë nga Skandinavia.

Janar 1952Më 20 shtator 1951, tre persona u

dënuan me vdekje për aktivitete kundra regjimit nga Gjykata ushtarake e Ko-rçës. Mes të dënuarve ishin dhe Sotiris Bitcolis dhe Alekos Turtulis. Kohët e fundit policia ka arrestuar në Durrës një numër të paspecifikuar personash për t’i detyruar të dorëzonin zotërime të jashtëligjshme floriri. Personat u torturu-an dhe si rrjedhojë dy prej tyre vdiqën.

Shtator 1952Rreth 20 njerëz të Ushtrisë shqiptare

u arratisën drejt Jugosllavisë mes 15 shkurtit e 10 marsit 1952. Tetëmbëdhjetë prej tyre kaluan kufirin mes Shkodrës dhe Prizrenit, ndërsa 10 të tjerët në zonën e Dibrës, ata janë ndaluar nga autoritetet jugosllave. Sipas raporti-meve nga ushtria e Shqipërisë, morali dhe kushtet ekonomike në ushtri janë ngritur disi muajt e fundit pas ndërhyrjes së këshilltarëve sovjetikë në Tiranë. Por me gjithë këtë ekzistojnë antagonizma të forta mes zyrtarëve ushtarakë sov-jetikë dhe shqiptarë dhe kjo ka sjellë shqetësim deri në rrethet e larta politike shqiptare.

Janar 1953Një ekspeditë gjeologjike sovje-

tike nën drejtimin e një gruaje vizitoi Shqipërinë gjatë vitit 1951. Sipas rapor-timeve në Kapanj u gjetën gjurmë ura-niumi të cilat u çuan menjëherë në Tiranë për ekzaminime. Prej atëherë shumë ngarkesa janë dërguar fshehtësisht nga këtu në Kuçovë dhe Lushnje.

27 nëntor 1953Burgu i madh i Korçës quhet “Burgu

u armiqve të popullit” dhe aktualisht mban rreth 650 të burgosur, të ruaj-tur nga 50 gardianë. Drejtor i burgut është kapiten Baktash Melçani, ndërsa asistenti i tij është Qerim Gjergjeviç. Masat e sigurisë së burgut rriten kur mbi të kalon ndonjë aeroplan dhe mes të burgosurve lindin tentativa për trazira. Në fillim të vitit 1950 Melçani zuri vendin e Tasi Markos si drejtor i burgut. Burgu qytetar i Korçës mban gjithashtu të

burgosur politikë por të dënuar deri me 5 vjet ose më pak. Zakonisht të bur-gosurit këtu janë dënuar për mangësi taksore ose dështim në përmbushjen e objektivave të prodhimit.

Qershor 1955Jugosllavi: Sipas informacioneve,

rreth 200 nga 1000 refugjatët shqiptarë në kampin e Qerovës që kishin vendosur të qëndronin në Jugosllavi, janë liruar tashmë nga kampi he u janë dhënë nga 20 000 dinarë secilit. Por shifra prej 1000 shqiptarësh duket e ekzagjeruar pasi sipas observimeve të fundit të kampit të Qerovës, aty gjendeshin rreth 800 refugjatë nga të gjitha vendet satelite të BRSS. Ndërkohë prestigji i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë ( i vendeve Perëndimore) është në rënie sepse nuk po vepron për të ndihmuar refugjatët shqiptarë në Jugosllanvi për t’u zhvendosur në Perëndim. Organizata jugosllave e refugjatëve Lidhja e Prizren-it është duke riorientuar politikat e saj duke iu përkushtuar luftës ndaj grupeve të tjera të refugjatëvbe shqiptarë në Perëndim. Gazeta e Lidhjes së Prizrenit “Flamuri i Lirisë” do të rinisë së shpejti publikimin.

Shtator 1955Situata e ushqimit në Shqipëri është

shumë e rëndë. Ka mungesa buke dhe ushqimesh, mallrat e tjera të konsumit janë gjithashtu të vështira për t’u gjetur. Prej këtyre mungesave punëtorët deh nëpunësit e ndërmarrjeve shtetërore vjedhin çfarë të munden nga rezervat shtetërore. Në shumë qytete shqiptare si Elbasan, Fier, Patos, punonjës qeveritarë përfshi edhe komunistë, po dënohen për vjedhje të pasurisë së qeverisë. Në korrik dhe gusht 1954, në dy gjyqe të mbajtur në Fier 23 burra dhe gra u gjykuan për vjedhje të tilla. Dy nga të akuzuarit u dënuan me vdekje. Gjyqe si këto po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.

15 mars 1959Marrëdhëniet

e Jugosllavisë me bllokunVeprimet e fundit të Beogradit

tregojnë se në kontrast me qasjet e mëparshme, ai tashmë është i gatshëm të reagojë kundër bllokut sovjetik deh

sulmeve anti-jugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit janë përkeqësuar edhe më shumë me shkëmbime protestash dhe akuzash. Kohët e fundit Beogradi ka vendosur papritur të publikojë gjyqet e shqiptarëve të akuzuar për spiunazh ndaj Jugosllavisë. Ky është një ndrys-him i konsiderueshëm që prej janarit të shkuar kur Beogradi anuloi gjyqet publike të 25 jugosllavëve pro-sovjetikë, pasi i trembej pasojave në marrëdhëniet me bllokun. Në fjalimin e Titos në Shkup më 6 mars ai quajti liderin shqiptar Enver Hoxha “luftënxitës... Goebel-i i ri i Ballkanit”, ndërsa një ditë më parë kërcënoi se do të denonconte sulmet “irredentiste” të Shqipërisë dhe Bull-garisë para Kombeve të Bashkuara. Tito ka shprehur gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë akuzave të bllokut në të ardhmen, duke bërë të qartë se nuk do të ketë marrëve-shje me Bllokun për sa kohë që Moska lejonte veprime të tilla. Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e ambasadorit të tij në Shqipëri dhe kalimin e tij në detyra të tjera. Edhe Shqipëria pritet të bëjë reagimet e saj të ngjashme por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme në lidhjet me Kinën, nuk rezultoi në prishjen e plotë të marrëdhënieve. Veprimet e Beogradit parashikojnë një përkeqësim të mëtejshëm të lidhjeve me bllokun sovjetik, veçanërisht me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Krisjet ideologjike të Jugosllavisë me bllokun sovjetik nuk duket se kanë perspektivë zbutjeje. Jugosllavët dolën nga kampi komunist në 1958 por ngulin ende këmbë se marksizëm-leninizmi po interpretohet korrektësisht në Jugosllavi. Shkakun e prishjes Beogradi nuk e konsideron si ideologjik, por si rezultat i refuzimit të dominimit sovjetik prej tij, dhe thotë se edhe vende të tjera të bllokut po ndjekin shembullin e Jugosllavisë për praktikat e brendshme. Tito tha më 7 mars se debati nuk është teorik, por rezultat i “ndrys-himeve të opinionit në disa çështje që janë ngritur nga praktika e zhvillimit

socialist, si në bllok ashtu dhe në Jugosl-lavi”. Megjithë pretendimet sovjetike të shtypjes së revizionizmit, në kongresin e 21-të të partisë, Moska duket se është e shqetësuar për influencën ndarëse të Jugosllavisë në bllok, pas simpatisë që ka marrë nga vende të Afrikës dhe Azisë. Me qëllim të diskreditojë teorinë jugosllave në bllok, sovjetikët refuzojnë arritjet e brendshme të Jugosllavisë. Tito ka vizituar kohët e fundit vende si Indonezia, Burma, Cejloni e Sudani për të akumuluar mbështetje, por Kremlini i ka quajtur jugosllavët “agjentë impe-rialistë”. Kjo binte në kundërshtim me deklaratën e Hrushov në fjalimin e hapjes në Kongres, ku tha se është i gat-shëm të bashkëpunojë me jugosllavët në përpjekjet kundër imperialistëve, aty ku përputhen interesat e dy vendeve.

DiferencatQë prej nisjes së konfliktit, difer-

encat partiake kanë dhënë rezultate dhe në marrëdhëniet shtetërore, siç ilustrohet aktualisht nga tensionet shqiptaro-jugosllave. Marrëdhëniet me Pekinin janë thuajse pezulluar që prej verës së shkuar dhe i vetmi vend me të cilin Beogradi ka lidhje është Polo-nia, me të cilën vazhdojnë këmbimet ekonomike, kulturore dhe shkencore. Megjithëse kreditë ekonomike të BRSS për Jugosllavinë janë ndërprerë, Moska dhe satelitët e saj i tremben një bllokade të gjerë ekonomike ndaj Jugosllavisë, pasi herën e fundit rezultoi e paefe-ktshme dhe mund të zgjojë simpatinë e vendeve afrikane dhe aziatike. Të gjithë vendet komuniste përveç Kinës dhe Rumanisë, kishin bërë marrëveshje tregtare me Jugosllavinë në 1959. Nëse këto marrëveshje zbatohen pozita treg-tare e Jugosllavisë me bllokun lindor nuk dëmtohet shumë, por për këtë Jugosllavia nuk ka siguri. Gjithsesi nga frika e kërcënimit për humbjen e treg-jeve të bllokut lindor, jugosllavët kanë nisur kërkimin e alternativave të tjera. Ndërkohë ndihma e Shteteve të Bash-kuara për Jugosllavinë vazhdonte në nivel të lartë për vitin 1959: 22.5 milionë dollarë për impiantin e fertilizuesve në Pancevo, 5 milionë dollarë për motorët

e benzinës, 14.2 milionë dollarë për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, 62,2 milionë dollarë për zhvillim të përgjith-shëm ekonomik. Britania ka dhënë 3 milionë paund për bujqësinë dhe pajisje të tjera dhe Franca gjithashtu ka treguar interes për asistencë. Ndërkohë Beogra-di po punon zhvillimin dhe arritjen e tregjeve të tjera të materialeve bazë në Azi e Afrikë. Gjatë turneut diplomatik të Titos në Indonezi, Burma, Cejlon, Indi, Etiopi e Sudan, vendet pranuan në pa-rim përmirësimin e lidhjeve ekonomike, dhe premtimet mund të jenë mjaft të frytshme për jugosllavët, në një kohë kompeticioni nga vendet e bllokut. Por me gjithë tensionet me vendet e bllokut lindor, Beogradi po tregohet i vendosur të mos ndërthuret shumë me vendet e Perëndimit, duke dashur të ruajë poli-tikën e tij të paanësisë. Pas kthimit të Titos në Jugosllavi, ai dënoi fuqimisht akuzat e bllokut se po përpiqej të kri-jonte një “bllok të tretë” apo të ringjallte paktin e Ballkanit me Greqinë, që sipas Hrushovit, e afronte Jugosllavinë me NATO. Pakti i Ballkanit thuajse nuk u prek fare gjatë bisedimeve me Kara-manlis. Një zëdhënës jugosllav sulmoi gjithashtu më 13 mars shtypin e Turqisë për “shtrembërime” mbi Jugosllavinë, me shumë gjasa për të theksuar faktin se Jugosllavia nuk kërkonte rihapje të Paktit të Ballkanit.

Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë se në kontrast me qasjet e mëparshme, ai tashmë është i gatshëm të reagojë kundër bllokut sov-jetik deh sulmeve anti-jugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armi-qësore me Shqipërinë kohët e fundit janë përkeqësuar edhe më shumë me shkëm-bime protestash dhe akuzash. Kohët e fundit Beogradi ka vendosur papritur të publikojë gjyqet e shqiptarëve të akuzuar për spiunazh ndaj Jugosllavisë...

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Konferenca e Munihut/ BE-SHBA përplasen për Rusinë, energjinë dhe Iranin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMike Pence kritikon BE për Iranin, Merkel përmend izolacionizmin e SHBA

Andi LAMKO

Në zhvillimet e djeshme të konferencës ndërkom-bëtare të sigurisë në Mu-nih, zëvendës-presidenti

amerikan Mike Pence ka kritikuar fuqitë aleate evropiane për mungesë mbështetjeje ndaj nismave amerikane në lidhje me Iranin dhe Venezuelën, si dhe refuzoi thirrjen e kancelares gjer-mane Angela Merkel për të përfshirë Rusinë në bashkëpunimin global. Por pretendimet e tij u refuzuan nga zyr-tarët e lartë të BE, si në kundërshtim me objektivat strategjikë Unionit, si shtytës të politikës izolacioniste të Uashingtonit. Duke përshkruar rezu-ltatet e presidencës së Donald Trump si “të veçanta e të jashtëzakonshme” Pence tha se zyrtarët evropianë dhe aziatikë duhet të ndjekin të njëjtin shembull duke u distancuar nga mar-rëveshja bërthamore me Iranin dhe të njohin krye-opozitarin e Venezuelës, Juan Guaido, si president i vendit. “Amerika është më e fortë se kurrë dhe tashmë po udhëheq përsëri në skenën botërore”, tha Pence në konferencën e sigurisë në Munih, duke listuar ato që përshkruante si suksese në Afganistan apo Korenë e Veriut.

Merkel e Mogherini refuzojnë komentet

Kancelaria gjermane Angela Merkel tha se BE ka të drejtë për pa-varësinë e tij politike dhe energjetike, duke refuzuar kritikat e Pence ndaj gazsjellësit rus Nordstream 2. “Largimi i Rusisë nga tregu evropian i energjisë do të ishte një sinjal i gabuar strategjik. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ne importonim sasi të mëdha gazi nga Rusia, dhe nuk e di përse sot duhet të

Alarmi për sulme, 20 të arrestuar në Maqedoninë e Veriut

Irani: Pakistani do ta paguajështrenjtë strehimin e sulmuesve

Policia maqedonase tha dje ka arrestuar rreth 20 veta në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, të dyshuar si terroristë dhe pjesëtarë të ISIS. Ministria Punëve të Brendshme e shtetit fqinj nuk ka dhënë detaje për ndërhyrjen, por aksioni është zh-villuar gjatë natës në disa qytete, ndërsa janë konfiskuar edhe sasi armatimi. Në komunikatën e ministrisë thuhej se është parandaluar një sulm terrorist i grupeve radikale përkrahëse të ISIS, në bashkëpunim me një vend partner. Ambasada e

SHBA në Shkup ka reaguar pas zhvillimit duke paralajmëruar se është rritur rreziku dhe se qytetarët janë objekt i terror-istëve të ISIS. “Ekziston rrezik i sulmeve terroriste të frymëzuara nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe ata ameri-kanë që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara”, thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Shkup.

Irani paralajmëroi sot Pa-kistanin fqinjë për strehimin e militantëve që kryen sulmin me 27 të vrarë në forcat eli-tare ushtarake Garda Revolu-cionare, raportonte televizioni shtetëror. Kreu u gardës revolu-cionare iraniane Major General Mohammad Ali Jafari akuzoi gjithashtu rivalët rajonalë të Teheranit, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara për mbështetjen e grupit militant Sunni që sulmoi forcat iraniane, duke thënë se do të përballen me “operacione hakmarrje-

je”. Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet mohuan akuzat. “Përse Pakistani i jep strehim këtyre grupeve anti-revolu-cionare? Pakistani padyshim do të paguajë një çmim të shtrenjtë”, tha Jafari në komen-tet televizive, gjatë funeralit të viktimave. “Vetëm vitin e kaluar kemi neutralizuar gjashtë ose shtatë tentativa për sulme kami-kaze, por ata ia dolën me këtë të fundit. Qeveritë tradhtare të Arabisë Saudite dhe Emirateve duhet të dinë se durimi i Iranit ka mbaruar”, tha Xhafari.

Kurti kërkon qeveri të re për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Një vit pas marrëveshjes Thaçi-Vujanoviç për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacion-it ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kryetari i Lëvizjes Vetëven-dosje, Albin Kurti po kërkon Qeveri të re për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi. “Thanë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t’i kthejnë ato 8.200 hektarë. Kësisoj i mashtruan deputetët që ratifikuan demark-acionin më 21 mars 2018”, ka shkruar Kurti, ndërsa më tutje ka thënë se në vend të përm-

bushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri me Serbinë. “Korrigjimet e njeriut më të gabuar që ka Kosova janë veçse gabime të reja. Një qeveri e re e Kosovës duhet ta mundësojë korrigjimin e pasurisë së tij”, ka thënë tutje. Më 16 shkurt të 2018, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka njoftuar se në të njëjtën kohë me presidentin e Malit të Zi, Filip Vu-janoviç, kanë ratifikuar marrëve-shjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Francë, Jelekët e Verdhë 3 muaj

protesta anti-MacronDemonstruesit francezë të jele-

këve të Verdhë dolën përsëri sot në rrugët e Francës duke shënuar tre muaj protesta, edhe pse mbështetja sipas mediave ishte në rënie. Në protestën e parë të 17 nëntorit numri i protestuesve arriti në 300 000. Dje në Paris ishin vetëm disa mijëra njerëz bënë parakalimin në qendër të kryeqytetit dhe pallatit presidencial. Javën e kaluar ata shkatërruan auto-mate bankare dhe vitrina dyqanesh, si dhe dogjën një veturë të policisë.

Austri, Anulohet vendimi i qeverisë

për mbylljen e xhamiveNjë gjykatë në Austri ka anuluar

vendimin e vitit të kaluar të qeverisë për mbylljen e 6 xhamive. Mediat ven-dase thonë se në vendimin e gjykatës thuhet se Departamenti për Çështje Fetare ka bërë një gabim procedural, duke mos i dhënë kohë të mjaftueshme Bashkësisë Fetare Arabe për të ko-rrigjuar mangësitë dhe për këtë ky vendim është i paligjshëm. Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë, Umit Vural tha se gjykata në këtë vend ka rol shumë të rëndësishëm në një kohë kur dominon populizmi.

Maduro akuza SHBA: Vjedh miliarda, ofron thërrime

Nicolas Maduro akuzoi dje Shte-tet e Bashkuara se vjedh miliarda dollarë dhe ofron “thërrime” në formën e ndihmave humanitare, ndërsa Uash-ingtoni sanksionoi pesë zyrtarë të tjerë të afërt me liderin. Kamionët me ndi-hmat ekonomike të SHBA janë grum-bulluar në kufirin me Kolumbinë teksa lideri i vetëshpallur Juan Guaido është zotuar të sfidojë përpjekjet e Maduros për të bllokuar hyrjen e ndihmave. "Është një grackë, ata vetëm po bëjnë një shfaqje me ushqime të kalbura ose të kontaminuara", tha Maduro.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha dje nga Konferenca e Sigurisë në Munih, se ashtu siç ka përsëritur dhe SHBA, se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda këtij vitit. Ai ka shkruar se ka pasur diskutime frymëzuese dhe inkurajuese me liderët botërorë. “ Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai, duke shtuar se megjithëse Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare, një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perën-dimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon. Konferenca e sigurisë në Munih mbyllet sot.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përshëndeti dje progresin e arritur në nego-ciatat tregtare me Kinën, ndërsa negociatorët kanë rënë dakord të takohen në Uashington. “Po shkon jashtëzakonisht mirë, por do të ketë rëndësi vetëm nëse ja dalim mbanë. Sidoqoftë, po punojnë shumë ngushtë me Kinën dhe Presidentin Xi, të cilin e respektoj shumë dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Vendi është më pranë se kurrë më parë një marrëveshjeje të vërtetë tregtare”, u tha të premten Presidenti Trump gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë. Më herët gjatë ditës, Presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me Përfaqësuesin ameri-kan për Tregtinë, Robert Lighthizer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Steven Mnuchin.

Thaçi nga Munihu: Këtë vit vjen marrëveshja Kosovë-Serbi Trump: Negociatat tregtare me Kinën po shkojnë jashtëzakonisht mirë

jetë ndryshe. Rusia do të mbetet një partner sepse Evropa nuk ka asnjë interes në prishjen e lidhjeve me të”, tha Merkel. SHBA së bashku me disa vende Balltike si Ukraina, e Polonia ar-gumentojnë se gazsjellësi i ri rus është kundër interesave të BE dhe i heq Ki-evit të ardhurat e majme si vend tranzit i gazit drejt Evropës, por pretendimet refuzohen nga Berlini. Kryediplomat-ja e BE, Federica Mogherini, në linjë të ngjashme me Merkel tha se nuk ishte e trazuar nga paralajmërimet e zv. presidentit Pence, dhe se BE do të vazhdojë politikat e veta të sigurisë globale dhe rajonale. Pas takimit me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif të premten, zyra e Moherinit tha: “Marrëveshja bërthamore me Iranin vazhdon të japë rezultate dhe është thelbësore për objektivat globalë dhe evropianë të sigurisë”.

BMW nuk është kërcënim për SHBAMerkel foli pas fjalimit kritik të

Pence, dhe mbrojti politikën evropiane të jashtme, tregtare dhe të mbrojtjes. Kancelaria dënoi politikat amerikane që nuk arriti t’i quante ‘izolacioniste’ por “vetëm për shtëpinë e vet”, duke thënë se trupat botërore multilateralë nuk mund të shpërbëhen. “Evropa nuk mund të përjashtohet nga diskutimet për të ardhmen e armatimit bërtham-or, Siria apo tregtia. Rendi botëror ndërkombëtar nuk mund të shkatërro-het, prandaj duhet të bashkëpunojmë”, tha Merkel, gjatë fjalimit që u shoqërua me duartrokitje të shpeshta, të cilat mungonin tërësisht në fjalimin e Pence. Në lidhje me izolacionizmin, kancelaria shtoi më tej sesi ishte shokuar kur dëgjoi që administrata SHBA kishte përshkruar kompaninë gjermane të prodhimit të makinave BMW. “Fabrika

Evropa nuk mund të përjashtohet nga diskutimet për të ardhmen e armati-mit bërthamor, Siria apo tregtia. Largimi i Rusisë nga tregu evropian i energjisë do të ishte një sinjal i gabuar strategjik. Rusia do të mbetet një partner sepse Evropa nuk ka asnjë interes në prishjen e lidhjeve me të...më e madhe e prodhimit të BMW nuk është në Bavaria, por është në fakt ajo në Karolinën e Jugut, e cila prodhon makina për Kinën. Ne jemi krenarë për makinat tona dhe sinqerisht, nëse keni ndonjë problem me to, ejani ta diskutojmë”, tha Merkel, duke shtuar se është gjithnjë më mirë që të merret në konsideratë dhe këndvështrimi i tjetrit, në mënyrë që të gjenden së bashku skenarët me fitim për të gjithë. “Tani që shikojmë këtë presion mbi rendin klasik, çështja është a do të shembemi në copa duke u munduar të zgjidhim secili pjesën e vet të gjëegjëzës, apo ta bëjmë së bashku?”.

GAZETA SOT14 E Diel 17 Shkurt 2019

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Përplasen dy makina në Fier, plagoset njëri nga shoferët

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë Levanit, ku në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Suzuki” dhe një “Mercedes Benz”. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i Benzit, i cili i është dërguar në spitalin e Fierit. Bluzat e bardha të Fierit thonë se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Janë ende të paqarta shkaqet e kësaj përplasje të rëndë, që fatmirësisht u mbyll pa viktima. Shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia tej normave te lejuara. Por do të jetë hetimet në terren dhe ndërtimi i plotë i skemës së aksidentit që do të zbardhë arsyet, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ky aks rrugor, pjesë e e autostradës Levan-Tepelenë, mbetet ndër më të rrezikshmet, ku janë shënuar me dhjetra aksidente, shpesh me pasoja fatale për drejtuesit e automjeteve.

Tentoi fshihjen e provave pas aksidentit, pranga 46-vjeçaritPolicia e Kavajës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e

dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç. B., të ndodhur më 12 shkurt 2019 në qendër të qytetit të Kavajës. Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet A. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa ai është arrestuar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Policia ka gjetur edhe fenerin e ndërruar të makinës nga përplasja me biçikletën me të cilin viktima ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi. “Ky shtetas dyshohet se më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin me inicialet Ç. B., 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpër-mendur për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Kapet me 370 gram kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 34 vjeçar shqiptar me precedentë të mëhershëm penalë, u arrestua nga karabinierët italianë në Breno. Gjatë patrullës, ata ndaluan një automjet tip “Ford Focus”, në bordin e të cilit ishte shqiptari banues në Lovere. Pas kontrollit të automjetit, karabinierët gjetën 5 doza kokainë me një peshë totale 35 gram e fshehur në pjesën e kasetofonit. Gjithashtu, në automjet u gjetën edhe 2500 euro. Pas sekuestrimit të drogës në automjetin e me të cilin shqiptari po udhëtonte karabinierët bënë një kontroll dhe në banesën e të riut, brenda së cilës, karabinierët siç shkruan "Corriere", kanë gjetur një supermarket të vërtetë droge. Atje u gjetën edhe 335 grama kokainë, rreth 1 mijë euro, materiale paketimi, qese plastike, makina me vakuum dhe sende të tjera. Droga e konfiskuar ka një vlerë tregu prej rreth tridhjetë mijë euro. Tregtari shqiptar i drogës, u arrestua dhe u shoqërua me burgun e Brescias.

Liroi trafikantin kosovar nga paraburgimi, shpallet në kërkim shefi i komisariatit të Kukësit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSHÇBA: “Arrest me burg” për vartësin e Agim Bashës, “Detyrim paraqitje” për drejtorin e Kufirit

Elvis MYRTA

Dy muaj pas skandalit të lirimit të trafikan-tit të drogës Naser Gashi nga policia

e Kukësit pas arrestimit, me urdhër të prokurorisë, Gjyka-ta për Krime të Rënda ka lëshuar 4 urdhër arreste për drejtuesit e policisë së qytetit verior. Gjykata caktoi masën e arrestit me burg në mungesë për Agim Bashën, shef i komis-ariatit në Kukës, nën akuzën e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës. Por, policia kur ka shkuar për të ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj Bashës, nuk e kanë gjetur në banesë shefin e komisariatit dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Me po të njëjtat akuza gjykata ka lëshuar masën e arrestit me burg edhe për Kujtim Spahiun, vartës i Bashës në komisariat. Gjithashtu për këtë dosje Ferdi-nand Gjeta, i cili është Drejtor në Drejtorinë Vendore të Ku-firit dhe Migracionit në Kukës dhe Shkëlzen Ibaj, specialist në Sallën e Komandimit në Drejtorinë e Policisë në Kukës janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Hetimet ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit nisën pas denoncimit të bërë nga zv/drejtori i hetimit në këtë qark, Shkëlqim Pepko-laj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë me familjen. Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e 17 tetorit 2018, në pikën kufitare të Morinës, paraqitet në dalje një person me identitetin Samir Bula. Ai udhëtonte me makinën e tij tip Audi me targa 05808 DH, ndërsa si pasagjer Ron Nim-ani. Policia e ka përzgjedhur Samir Bulën për kontroll në vijë të dytë, pasi kishte dy-shime se përdorte dokumente të falsifikuara. Ai është trans-feruar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, ku i është nënsh-truar identifikimit nëpërmjet shenjave të gishtërinjve, nga ku ka rezultuar se personi në fjalë nuk ishte Samir Bula, por Naser Gashi i datëlindjes 1960,

nga Kosova, i cili rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 7 vite e 4 muaj burgim.

Të arrestuarit dhe akuzatKujtim Spahia, me detyrë

specialist i Policimit në Ko-munitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të "Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të or-ganeve të drejtësisë", dhe "Fal-sifikim të dokumenteve, me pasoja të rënda", parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg"; Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të "Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë" para-shikuar nga neni 139/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg". Ai është shpallur në kërkim, pasi megjithë kërkimet nuk është ndaluar ende; Ferdinand Gjeta me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit

dhe Migracionit, Kukës, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktu-ar masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore"; Shkëlzen Ibaj, me detyrë specialist në Sallën e Komandimit në DVKM, Kukës, për veprën penale të "Shpër-dorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore".

Lirimi i Naser GashitNaser Gashi, kërkohej nga

drejtësia shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim. Mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentu-ar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë "Audi" duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë. Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nënshtruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumente identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumente, është vendosur nga policia ku-

fitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gish-tave. Por edhe pse u bë identi-fikimi që personi i shoqëruar nuk ishte Saimir Bula por i shumëkërkuari Nasër Gashi, me një urdhër të dyshimtë Prokurorja Rita Gjati firmosi urdhrin e lirimit të menjëher-shëm, vendim i cili u ekzekutua nga Policia në datë 18 tetor. Si për ndalimin por edhe për lirim-in e trafikantit, Policia e Kukësit nuk dha asnjë njoftim për mediat, duke e nisur që në atë kohë fshehjen e kësaj ngjarjeje. Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, bëri “kurban” zv/drejtor-in e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili u pezullua nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Por pas hetimeve prokuroria lëshoi urdhr arrestet për dre-jtuesit e komisariatit të Kukësit. Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertina Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda.

U lirua nga Gjykata e Korçës për sjellje shembullore, prokuroria drejt apelimit të vendimit për Gerd Gjinararin

Prokuroria e Korçës do të apelojë ven-dimin e marrë nga gjykata e këtij rrethi për të liruar me kusht Gerd Gjinararin një prej personave të njohur si pjesë e bandave të Tiranës të viteve 90’. Burime nga organi i akuzës së qytetit juglindorë bëjnë me dije se vendimi i gjykatës do të apelohet patjetër, pasi vendimi nuk është i drejtës. Sipas prokurorisë ky vendim ka shkelje procedurale, pasi Kodi Penal i ndryshuar parashikon që të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të përfitojnë lirim me kusht vetëm pasi kanë kryer 35 vjet burg.

Gerd Gjinarari, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Itali në fillim të viteve 2000 për akuzën e vrasjes. Ai u gjet fajtor sëbash-ku me të tjerë persona, për vrasjen për hakmarrje të Naim Zyberit. Ai u transferua nga burgjet italiane në vitin 2014. Katër vjet pasi u transferua në Shqipëri ai ka kërkuar në Gjykatën e Korçës lirimin me kusht. Dhe pas rreth 10 seancash gjyqtari Mar-kelian Kuqo ka pranuar kërkesën e tij. Në vendimin e shkurtuar gjyqtari thotë se në këtë rast ka rrethana të jashtëzakonshme që e lejojnë lirimin me kusht, por ato nuk

bëhen me dije. “I dënuari Gerd Gjinarari vlerësohet se plotëson kërkesat substan-ciale të ligjit, për tu cilësuar si i rehabilitu-ar”, thuhet në vendimin e gjykatës. Po aty gjykata vlerëson se ka bërë përpjekje për shuarjen e pasojave të veprave penale dhe se ka normalizuar plotësisht marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimave. Raportet nga burgjet për sjelljen e të dënuarit dhe raporti i shërbimit të provës në Korçë po ashtu kanë qenë pozitive. Gjykata thotë se ato kanë konkluduar se “Gjenerali” mund të riintegrohej në shoqëri. Sipas prokurorisë

nëse vendimi nuk do apelohet rasti në fjalë mund të bëhej një precedent dhe sillte kërk-esa të ngjashme nga të dënuar të tjerë. Gji-narari u dënua për “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Vendim ndaj tij mori formë të prerë në vitin 2001. Gert Gjinarari u dënua në Itali me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. Më 6 Gusht të vitit 1997, së bashku me mikun e tij Arben Grori, të veshur si mjekë, ai vrau në spitalin e Milanos Zyberin, i cili po trajtohej nga plagët e marra në një atentat po të kryer prej tyre. Gjinarari e kishte fshehur armën e krimit, një pistoletë, në një tufë me lule.

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Plot gjashtë herë kanë qëlluar autorët në dre-jtim të 52-vjeçarit, dhe të gjashtë plumbat kanë

prekur xhamin e makinës së Fezu-llahut. Nga të shtënat, atë e kanë kapur dy plumba në gjoks. Pasi zbrazën armën duke menduar se e lanë të vdekur autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, por 52-vjeçari arriti që të shpëtonte...

Zhdukja e dy të rinjve ne Përmet, kërkimet me helikopter

Dy persona, shokë me njëri tjetrin rezultojnë të zhdukur prej dhjetë ditësh. Bëhet fjalë për Sokol Ramën, 32 vjeç nga fshati Mamaj i Tepelenës dhe shokun e tij nga Frashëri i Përmetit, Roland Milo, rreth 40 vjeç. Ishin prindërit e Ramës ata që bën të parët denoncimin në polici duke thënë se nga djali, i cili ka dhe dy fëmijë nuk kishin më gjurmë. Më tej u bë denoncimi edhe nga familjarët e Milos. Nga hetimet e policisë rezulton se telefonat e dy të zhdukurve janë sinjalizuar për herë të fundit në një zonë të thellë të Frashërit dhe më pas asnjë gjurmë. Efektivë të shumtë të policisë dhe një helikopter kanë krehur zonën ku telefonat e tyre janë identifikuar për herë të fundit. Bëhet fjalë për një zonë të thellë pranë Frashërit në Përmet. Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës. Nuk përjashtohet dyshimi që dy të rinjtë të jenë ekzekutuar nga grupe mafioze që i paguanin për të kryer transport droge për në Greqi, për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje.

Nuk mbyllën lojërat e fatit, procedohen tre persona

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 3 raste, konkretisht në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec të personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Tre shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri, një sasi me chipsa, letra bixhozi, 6 tableta, 2 njësi kompjuterike, 1 monior dhe 1 printer të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të pale-juara. Në Lushnje u procedua penalisht shtetasi me inicialet L. H, 23 vjeç, banues në Lushnje, pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në Mallakastër u procedua penalisht shtetasi N. H., 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa. Në Pogradec u procedua penalisht, shtetasi L. T., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin e tij u gjetën chipsa.

Akuzohet për vjedhje banesash, kapet i riu në Elbasan

Një 22 vjeçar nga Hasi është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen e disa banesave në Peqin. Në prangat e uniformave blu të qytetit të Elbasanit Imer Jupa. Arrestimi i të riut u bë pasi akuzohet për vjedhjen e më shumë se 10 banesave. Policia ka shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë të 22-vjeçarit. Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa banesa, vjedhje të cilat sipas policisë janë do-kumentuar. Burime bëjnë me dije se këta persona mund të kenë vjedhur më shumë se 50 milion lekë të vjetra në disa banesa të rrethit të Peqinit. Burime bëjnë me dije se autorët e vjedhjeve kishin një automjet tip 'Golf 6' me qira, të cilin e përdornin për t'u larguar pa gjurmë pas vjedhjeve por gjatë ndjekjes së policisë autorët kanë braktisur mjetin për të humbur gjurmët. Pavarësisht këtij veprimi, mësohet se Imer Jupa, një nga 3 autorët e vjedhjeve ka rënë në pranga ndërkohë policia po punon për kapjen e dy të tjerëve.

Plagoset rëndë në një atentat mafioz 52-vjeçari nga Patosi, dyshohet për çështje hasmërie

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraEdmond Fejzullahu shkoi vetë në spital me dy plumba në gjoks

Një atentat i tipit maf ioz t rondi -ti mbrëmjen e së premtes qytezën

e Patosit, ku shënjestër ishte një 52-vjeçar. Edmond Fezul-lahu është qëlluar me breshëri automatiku ku dhe mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:15 minuta në unazën e qytezës së Patosit. Fejzullahu ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip 'Benz' me targa AA 733 EO kur i është zënë pritë nga persona ende të paiden-tifikuar. Pasi e kanë ndjekur, autorët kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të xhamit të parë, vendit të drejtuesit të mjetit ku ndod-hej Edmond Fejzullahu. Plot gjashtë herë kanë qëlluar au-torët në drejtim të 52-vjeçarit, dhe të gjashtë plumbat kanë prekur xhamin e makinës së Fezullahut. Nga të shtënat, atë e kanë kapur dy plumba në gjoks. Pasi zbrazën armën duke menduar se e lanë të vdekur autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, por 52-vjeçari arriti që të shpëton-te. Menjëherë pasi autorët janë larguar Fezullahu ka shkuar vetë me makinën e tij në drejtim të spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Aktualisht ai ndod-het nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike për jetën, pasi doli nga salla e operacionit. Burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri ka humbur shumë gjak, sipas mjekëve nëse ai do të vonohej dhe disa minuta për të marrë ndihmën mjekësore me shumë mundësi nuk do ja dilte. Pas atentatit menjëherë policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Deri tani autorët mbeten mister, ndërsa janë sekuestruar kam-erat e sigurisë rreth zonës ku ndodhi atentati. Ndërkohë që pritet të merret edhe dëshmia e të plagosurit mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të hedhur dritë mbi ngjarjen. “Sot rreth orës 21:30, shtetasi E. F., 52 vjeç, banues në Patos,

në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rre-thanave të kësaj ngjarje”, tha policia menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Hetimet Hasmëria është pista

kryesore që po hetohet nga policia dhe grupi i punës së prokurorisë Fier plagosja që u krye disa orë më parë 52-vjeçarit Edmond Fejzulla-

hu. Rreth orës 21:30 në Patos mbeti rëndë i plagosur me armë zjarri një 52-vjeçar. Per-soni i plagosur është Edmond Fejzullahu, i cili u dërgua men-jëherë në Spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se 52-vjeçari, ka marrë dy plumba në kra-haror nga 6 që u qëlluan mbi makinën që ai po udhëtonte. Fejzullahu ka pasur një ak-tivitet privat supermarket në hyrje të Patosit, por për shkak të vrasjes së të vëllait në Itali ai e mbylli aktivitetin e biznesit që kishte në qytezën e Patosit

duke u larguar nga qyteza e tij e lindjes. Ndërkohë, që edhe vilën që kishin në unazë të qytetit në Patos pranë lagjes “Dukas” e nxori në shitje. Ai ishte larguar familjarisht nga Patosi për shkak të ndon-jë hakmarrje të mundshme dhe nuk dihej se ku banon-te, sikur nuk dihet edhe pse kish shkuar mbrëmjen e së premtes në Patos. Sipas grupit hetimor dyshohet se kanë qenë tre personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Fejzullahut. Burime thonë se një nga autorët ka mbajtur në vëzhgim të plagosurin dhe i ka dhënë dy autorëve të tjerë informacion mbi lëvizjet e 52-vjeçarit. Supas grupit hetimor dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë. Pritet përmirësimi i gjendjes shën-detësore të Fejzullahut për të hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen e rëndë që fatmirë-sisht nuk prodhoi viktima. Pas ngjarjes Policia e Fierit mori të gjitha masat duke ngritur postblloqe në të gjitha kryqëzimet rrugore që të ço-jnë në daljet e qytetit Patosit, si dhe për Fier, Ballsh, Berat, e Vlorë por pavarësisht masave të marra nuk u bë dot e mun-dur kapja e autorëve.

Akuzohet si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për Alban Bucin

Disa muaj pas dënimit të ish-gjyqtarit të Apelit të Gjykatës së Tiranës, Shkëlqim Miri, për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur gjy-kimi për Alban Bucin, sekserin që dyshohet se i ka dhënë shumën monetare, kushëririt të gjyqtarit. Kujtojmë se në fillim të nëntorit të 2017-ës, gjyqtari Miri u arrestua pasi dyshohej se kishte përfituar rreth 30 mijë euro për favorizimin e një të dënuari në një proces në Apelin e Tiranës. Alban Buci u arrestua disa muaj më parë, ndërsa pas ekstradimit nga Italia, tashmë po gjykohet

nga Krimet e Rënda me gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se në rast të shpalljes fajtor, do të përfitojë ulje të dënimin. Në seancën e djeshme, avokati i Bucit, Neshat Fana, duke konsideruar hetimin e prokurorisë të plotë, u shpreh se çështja nuk ka nevojë për shqyrtim gjyqësor dhe mund të zgjidhej në gjendjen që janë aktet. Kërkesa u pranua nga Gjykata, ndërsa prokurori i çështjes i dorëzoi treshes së gjyqtarëve, edhe disa prova të tjera, që konsistonin në deklarime të personave të tjerë, përfshi edhe të përf-shirët në aferën korruptive, si dëshmia e

ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe kushëririt të tij, Kujtim Miri. Referuar Prokurorisë për Krime të Rënda, ka qenë çështja ndaj të dënuarit Gentian Doda të cilin, ish-gjyqtari Shkëlqim Miri, do të favorizonte në procesin gjyqësor. Pas informacioneve për rastin kor-ruptiv, ka nisur një hetim dhe nga provat, tha prokurori, ka rezultuar se Alban Buci i ka dhënë një shumë të caktuar eurosh shtetasit Kujtim Miri. Nga hetimet, rezulton se ky i fundit këtë shumë ia ka dhënë Shkëlqim Mirit. Nga përgjimet e kryera, rezulton se Buci dhe familjar të Gentian Dodës, e dinin

paraprakisht vendimin që do të merrte Gjykata e Apelit dhe këtë e tregojnë në bi-sedime të ndryshme me njëri-tjetrin. Sipas prokurorisë, nën përgjim janë vënë disa numra, ndër ta edhe Gentian Doda, i cili edhe pse ishte në burg përdorte telefon per-sonal. Më tej, në përgjim është vënë vjehrri i Dodës dhe kushëriri i tij Alban Buci, i cili ka bërë edhe dorëzimin e lekëve te Kujtim Miri, vëllai i gjyqtarit. Në një nga bisedat e përgjuara të Gentian Dodës, ai është duke folur me vjehrrin e tij, ku i shpjegon se ku duhet të marrë shumën prej 15 mijë euro, për të plotësuar 30 mijë euro për t’ia dhënë Kujtim Mirit në lokalin në pronësi të ish-gjyqtarit. Pas marrjes së eurove, vjehrri i Dodës, së bashku me Alban Bucin, shkojnë në lokalin në pronësi të ish-gjyqtarit Miri.

16 GAZETA SOTE Diel 17 Shkurt 2019

Nga Riza HOXHA

Tashmë të gjithë, ata që po ia japin vrapit për t’u lar-guar, por edhe ne

që nuk duam të ikim askund e kemi të qartë se gjithçka duhet nisur nga ndryshimi që në rrënjë i sistemit. Vetë sistemi na ka sjellë aq shumë vuajtje, aq shumë varfëri. Në mënyrën më idioteske, një grup oligarkësh të pashpirtë ia kanë arritur të ngrenë një sistem tërësisht mbi baza familjare. Tashmë i kalbur tërësisht ky sistem po arrin të mbajë mbi ujin e fëlliqur vetëm një grumbull mbeturinash të flakura nga oligarkia sa për të mbuluara të vërtetat që kanë nisur të dalin mbi sipërfaqen e ndotur. Aq sa të gjithë po e ndiejmë qartë se në ç’nivel ka arritur kalbëzimi. Sa kemi nisur ta besojmë se vërtet kemi vetëm një gjysmë shtet, një gjysmë shtet dhe atë krejtësisht të kalbur, që i shërben vetëm një grupi oli-garkësh të pashpirt.

Tashmë puna është se si mund ta shembim këtë model gjysmë shteti, sherrin e të cilit ia kanë ndjerë gjithë shqiptarët. I gjithë problemi është te klasa politike që gjatë këtyre 30 viteve ka mundur të instalojë vetëm gjysmë shtetin në shërbim të saj. Aq sa sot po dëgjojmë lloj-lloj politikanësh, duke u ankuar se paga nuk u del, e kanë të pamjaftueshme. Edhe pse marrin shërbim, edhe kur pijnë për orë të tëra nëpër lokalet e Tiranës. Për turp të zotit, vetë deputetët që kërkojnë rritjen e pagës, heshtin për çfarë pune bëjnë, sa të enjteve kemi frikë të çelim televizorin nga frika që kemi nga artikulimi i një fjalori, është pak të thuash rrugaçëror, që ata artikulojnë. Pavarësisht fjalorit, ata krenohen për shpërblimet gjith-farësh që marrin ndërsa qëndrojnë lokaleve të Tiranës. Ndërsa heshtin për diplomat, për gra-dat shkencore që marrin gjatë deputetllëkut, apo për punësimin e hallexhinjve kundrejt shpërblimeve.

Sistemi është tashmë krejtësisht i kalbur. Që nga zgjedhja e kandidatëve. Sa edhe vetë

Nga Besi BEKTESHI

Kot e kishte mbulu-ar Rama atë kër-pudhën e shkretë! Ndoshta po ta kishte

lënë zbuluar, "nuk do t’i kishte provokuar" të inatosurit e pro-testës së 16 shkurtit! E pësoi (duke u sulmuar) rrezikja kërpudhë, e cila nuk besoj se do të kishte qenë helmuese, por si duket, ajo provokonte si instalacion që nuk përputhet me kodekset artistike të një pjese të protestuesve të inatosur me instalacionet e Ramës! Shpresoj të ketë shpëtuar! Në fakt nga gjithë kjo përgatitje e madhe dhe e gjatë, po prishja të shikoja një numër impresionant si pjesëmarrje! Por jo, nuk ishin kaq shumë! Nuk kishte shifra fare në fakt! Nuk u tha as 500.000, as 200.000 as 100.000 protestues (përpara sepse në fund nuk mund ta di) vetëm një shifër u dëgjua nga fillimi se nga rrethet do të vinin në Tiranë 50.000 protestues, të cilët po të ishte e vërtetë në organizimin e opozitës për ti sjellë në Tiranë, sëpaku ju duheshin 1000 autobusë! U pa qartë se njerëzit me sa duket nuk ja kishin kaq shumë ngenë të ishin atje! Po mesa duket po shikonin në TV! Sulmuan instalacionin tjetër të Ramës në derën e Kryeministrisë, i cili ishte mbuluar kësaj radhe me jeshil, si shenjë zbutje apo paqe, por nuk po thyenin dot xhamat e blinduar të Kryeministrisë! Mor i binin me hekura, me pjesët

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Një sistem, që duhet ndryshuar në themel

Inati me kërpudhën provokatore dhe dyzimi i protestës!

zgjedhësit kanë harruar se kur kanë zgjed-hur për të fundit herë. Pasi tashmë me këtë sistem, ne nuk zgjedhim, por miratojmë çfarë na urdhëron kryetari i partisë. Për të arritur në këtë “gropë” gjatë këtyre 20 viteve të fundit është ndërhyrë në Kushtetutë rreth 4 -5 herë. Çfarë nuk është ndryshuar. Vetëm që kandi-datët (deputetët) të na i emërojnë kryetarët e partive. Ndërsa, gjithë shqiptarët e tjerë vetëm sa hedhin votën në kuti. Mjafton kjo situatë groteske, që të na çojë të gjithëve së bashku drejt ndryshimit rrënjësor të sistemit. Nuk duhet lënë Shqipëria edhe më tej në dorën e zorzopëve, që na sjellin kryetrarët e 129 par-tive politike që frymojnë në këtë Shqipëri të lodhur, në këtë Shqipëri që zë kryet e vendit për varfërinë ekstreme që e ka mbuluar. Nuk duhen lënë edhe më tej kryetarët e partive të na sjellin lloj-lloj zorzopi për të votuar. Siç po ndodh këto ditë, kur fushata sapo ka nisur dhe kryetarëve të partive u kërkohet nga militantët të mos sjellin kandidatë vetëm nga Tirana. Ti-rana nuk mund të drejtojë me korrespondencë çdo bashki, nga jugu në veri të vendit, siç ka ndodhur në disa raste deri tani.

Ndryshimi rrënjësor i sistemit është i domosdoshëm për të ndryshuar gjithçka. Së pari, që shqiptarët e mbetur ende pa u larguar të ndjehen të përfaqësuar. Sepse sot, ata ndje-hen të papërfaqësuar, ndërsa në zonat rurale ndjehen krejtësisht të braktisur. Është për të qeshur e për të qarë, po Kukësi bie fjala, pasi mbaruan zgjedhjet e 2017, ndjehet krejtë-sisht i braktisur dhe i harruar. Nga të gjitha forcat politike. Një deputete e PS-së që ishte, ndoshta sot nuk e di se nga bie Kukësi sepse

e forta të mbulesës së bërë me kapriata - por dera e blinduar nuk "merrte vesh"! Digjnin dhe vinin flakë dhe ata nga brenda i shuanin! Hipnin sipër dhe demostroheshin si "Gavroshët" modernë, por askush nuk i gjuante, as me plumba prej së vërteti as me plumba gome! Altoparlantët e policisë ju thoshin "qytetarë të nderuar" dhe këta të fundit "provokoheshin" dhe shkulnin altoparlantët! Policia ishte e gjitha pa armë, nëqoftëse kemi par-asysh se kishin dhe kundragaz! Ik sulmo, digj dhe largohu nga tymi me gaz lotsjellës dhe bëj pushim e sulmo prapë! Aleksandër Biberaj thoshte është përdorur dhe "gaz paralizues" nga policia, por në fakt askush nuk u paralizua, për më tepër që ka-cavirreshin nëpër skela dhe kërpudha e shtylla si gjithmonë shqiptarë të shkathët për të tilla gjëra! Ambulancat merrnin ndonjë që kishte qarë më shumë, kurse policët iknin në këmbë të shkretët! Basha, në një anë thoshte se "policia provokoi se la protestuesit për tu afruar te dera", por turma thërriste "Berisha Berisha"? E ky ishte momenti i vetëm interesant i protestës së opozitës!

U pa qartë se PD-ja që bën dhunë, që ulëret, që djeg, që prish, që merret me kërpudhat dhe xhamat e institucioneve, që prish altoparlantët që thonë "të nderuar qytetarë" nuk është me Bashën! Ajo është me Berishën, i cili ashtu në moshën më të madhe të "pjekurisë" po drejtonte turmën e tillë! Ai lëvizte, kalonte, jepte intervista dhe pse gazetarët po guxonin ta kundërshtonin! Ai po trembte Ramën me zvarritje dhe me diktatorë që marrin fund! Ai ishte protesta e vërtetë në fakt! Së paku deri kur unë po shkruaj shikohet qartë

dyzimi i PD-së dhe akoma më shumë i opozitës e cila tashmë ka humbur dhe një betejë tjetër!

Ka humbur betejën me të vërtetën! E vërteta është se këtij pushteti sot, mazhorancës dhe Rilind-jes i zgjatet jeta nga marrëzia e një opozite me dy shpirtra pothuaj të vdekur ose në vdekje klinike! E vërteta e madhe është se kjo opozitë nuk ka forcë, as mundësi dhe as moral të përballet me asgjë që është pak më mirë se sa ajo! E vërteta është se kjo opozitë konsumohet përditë nga dyzimi i saj politik mes Bashës dhe Berishës! E vërteta është se kjo opozitë nuk bind një shoqëri të gjithën për të qenë udhëheqëse proteste mbarëkombëtare, e cila rrëzon Ramën dhe këdo tjetër me numrin, alternativën dhe guximin, që sigurisht nuk është shkatërrimi i derës së Kryeministrisë e sidomos inati me kërpudhën instalacion! E vërteta është se kjo opozitë nuk është aspak e bashkuar dhe nuk ka se si të jetë e tillë! Ajo nuk ka një shpirt, por ka disa koka që nuk kanë aspak shpirt real jo vetëm proteste, por as demokracie!

Tashmë është kuptuar se PD-ja është një parti pa lidership real dhe pa asnjë mundësi për të pasur frymëzues normal lirie dhe aq më pak demokracie! Nuk kanë as organizim dhe as ide! Kanë vetëm ultimatume nga Berisha, por pa asnjë model të qartë se si do të mund të arrihet deri aty!

Megjithatë ato e panë qartë se sot policia nuk vret, nuk rreh, nuk ka armë! Ish ministri i Brendshëm, që pak do të ketë pasur në dorë në 21 janar, e pa qartë dhe mirë se sot policia dhe garda nuk vrasin! Prapë djegin përpara derës dhe sërish gjuajnë e dhunojnë, por policia nuk vret! Jo

nuk vret, sepse nuk e drejton ai që ka "axhendën tjetër" në protestë dhe që është Sali Berisha! Kur po shkruaja, dy axhendat u mblodhën bashkë dhe ora ishte 15:45 e si duket ku po "rriheshin mendimet" se "çfarë do të bëjnë"?! Pikërisht ky ishte dhe problemi i madh! Se nuk ka as forma dhe as përsëritje të ish protestave dhe me sa duket "ja lanë popullit" por dhe ky nuk kishte ndonjë ide më shumë se të prishte hyrjen e Kryeministrisë! Ishte një grup i vogël që turpëronte protestën që nuk kishte punë me ta! Tashmë idea se populli merr në dorë protestën dhe pse u bë një tur një muaj rresht për të ftuar njerëzit pikërisht në pro-testë! Drejtuesit dhe thirrësit e protestës që bëjnë sikur protesta drejtohet nga "populli" është një "modernitet" që ju bën pikërisht "nder" dhe ideve absolutisht groteske të skenaristëve të opozitës! Ky grotesk është një virtyt i opozitës! Sepse është pjesë e asaj "alternative" që forcon Ramën në pushtet! Ky është dhe motivi më i qartë për të qarë hallin e demokracisë në Shqipëri! Konsumi i saj dhe grotesku janë realisht një dobësi e një demokracie infantile në vendin tonë! Gjithsesi kjo nuk mund të jetë më e lehtë se dyzimi i opozitës! Ai dyzim është dhe fatkeqësia e saj! Por këtë gjë me sa duket nuk e zgjidh dot as ajo vetë! Tani nuk ka asgjë tjetër përveç se "takimi të enjten tjetër" (duan që të jetë Rama në zyrë) të cilën e tha Basha si pjesa lidership i dyzimit e PD-së! Ajo që kupto-het qartë është se sërish kryetari me firma i PD-së shpërndan protestën si gjithmonë, kësaj rradhe me dhunë, por që me sa duket i takon dyzimit që tani është e plotë!

në sheshin e protestës. Të gjithë kanë nisur të na mashtrojnë si t’u vijë më për mbarë. Po asnjërit nuk i shkon mendja të artikulojë diçka për malin e varfërisë që e ka pushtuar këtë vend, për korrupsionin galopant, për... malin e të këqijave që e ka mbuluar vendin e që po na detyron t’ia japim vrapit ku të mundemi.

Asnjëri nuk kujtohet për ndryshimin e sistemit. Kryetarët - mbretër të partive kështu duan, që ne të shkojmë si deri tani, të votojmë kandidatin - çirak të tij e të familjes. Deri këtu ka arritur gomarllëku i partive politike albaneze. Është bash kjo arsyeja që vetëm ne shqiptarët në këtë botë po shkojmë nga humbja në humbje. Ndërsa prej 30 vitesh vazhdojnë të udhëtojmë në llumin e tranzi-cionit. Është ky llum që na ka detyruar të largohemi nga ky vend që drejtohet vetëm nga një klan i paturpshëm, i mbuluar me një psikopati ekzemplare, që nuk ka mjekësi që e shëron. Ndaj për të shpëtuar vetveten është e domosdoshme flakja e gjithë kësaj klase politike në gropën e harresës. Si një fillim i një starti të ri drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët, që kjo klasë politike i bëri kashtë e kashtë të shpërndarë në të gjithë botën. Ndryshimi i gjithë sistemit zgjedhor mund të na shërbejë si start i një nisjeje të re drejt një të ardhmeje me më shumë dritë për gjithë shqiptarët. Ndoshta duke nisur edhe nga një Vetting, jo vetëm për plazhistët e Durrësit, që deri tani na kanë treguar se janë bërë milionerë duke luajtur bixhoz, apo se kanë patur gjyshet e gjyshërit milionerë. Një turp që kërkon të përshpejtohet edhe kalimi në Vetting, i gjithë palo-politikanëve albanezë.

është tiranase. Po edhe kuksiani Flamur Noka është banor i Tiranës. Votën e ka marrë nga kuksianët, po sot e mban vrapin në Shkodër.

Është kjo arsyeja që kuksianët thonë se, presin zgjedhjet e ardhshme që të kenë një përfaqësues të tyre në parlament. Jo se do t’u zgjidhë ndonjë gjë, po thjesht t’u kujtojnë pa-lo-politikanëve se edhe në këtë rajon të largët kanë mbetur ende njerëz. Është e çuditshme, po një e vërtetë e pastër. Opozita edhe pse prej afro një muaji u lodh duke i kërkuar popullit pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit, e ndjen vetën larg, shumë larg popullit. Është kjo arsyeja që vetë ajo pranon se, opozita ka për detyrë të mbrojë sigurinë e qytetarëve gjatë protestës së 16 shkurtit. Ndërsa format dhe mënyra që njerëzit zgjedhin për të pro-testuar janë zgjedhja e tyre. Pasi 16 shkurti nuk është protestë politike, por protestë e qytetarëve”. Këta farë politikanësh albanezë nuk dinë gjë tjetër, vetëm të fyejnë e poshtëro-jnë shqiptarët. Pasi nuk lanë cep të Shqipërisë pa shkelur për të na mbushur mendjen të dalim të protestojmë, kujtohen të na thonë se është dita jonë e protestës. Këtë e dinë gjithë shqiptarët. Pasi varfëria sa shkon e po rritet në sofrën e shumicës së shqiptarëve. Ndërsa palo-politikanët, ditën e natën u lodhën së ngjiruri se, rritja ekonomike ka arritur në 4,2 për qind. Kur shumica e shqiptarëve e sheh 3 herë në ditë, e sheh në sofrën e vet se ç’rritje zeza ekonomike ka realizuar kjo palo politikë albaneze që po na shtrydh deri në palcë prej afro 30 vitesh.

Të gjithë palo-politikanët kanë nisur të vrapojnë, të na kërkojnë t’u vemi prapa. Edhe

GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 17

Nga Jorgo MANDILI

Demokracia të jep për-shtypjen e një Pallati të shndritshëm. Nga jashtë mund të duket

i madhërishëm, por ç'e do që poshtë në bodrumet e këtij pallati fshihen djajtë. Që të mos masht-rohemi e të gënjehemi, duhet t'i njohim këta djaj. Një prej tyre është demagogjia. Ku demagogët politikanë, analistë, gazetarë, parlamentarë, fetarë etj., përpiqen me fjalë, zell e pathos të na bindin për idetë e tyre, të zgjojnë ndër ne urrejtje e admirim, duke thënë gjëra që nuk provohen kurrë. Dhe tjetra është hipokrizia, shtirja e individëve që pohojnë se kanë virtyte, besime, parime e moral, mendime racionale apo ndjenja humane, por që në të vërtetë nuk i kanë. Por sjelljet dhe veprimet e tyre janë në kundërshtim me ato çfarë pohojnë. Për t'i bindur njerëzit, këta tipa i manipulojnë ata duke u shfaqur si figurë pozitive para tyre me moral të lartë e ndjenja humane, pavarësisht mëkateve që mbart shpirti i tyre.

Ndërkaq, ne vuajmë çdo ditë presionin e tyre, ku përpiqen të manipulojnë me anë të emisioneve televizive të aktruara, medias së shkruar, debateve të trukuara, reklamave të frustruara etj., të këtij lloji me të vetmin synim - të imponojnë me të gjitha mënyrat, mjetet dhe rrugët mendimet e qëndrimet e tyre.

Përfaqësuesit më të shquar të demagogjisë dhe hipokrizisë në politikë janë përkatësisht Edi Rama dhe Lul Basha. Përse duhet t'u besojmë këtyre indi-vidëve dhe të kapemi fort pas çfarëdo premtimi apo opinioni të tyre, duke i bërë tonat këndvështrimet e tyre, që thjesht u pëlqejnë të tjerëve ose thjesht sepse ato na bëjnë të ndjehemi mirë? A nuk të çon kjo në heqjen dorë nga drejtimi i jetës tënde duke e lënë veten ta marrë rrjedha e ta përplasë ku të dojë ajo? Rrjedhojë e lënies së vetes në vorbullën e jetës është humbja e lirisë personale, humbja e identitetit individual. Nëse pranojmë "a priori" pasivisht, men-dimet e servirura nga të tjerët kushdo qofshin këta: prindërit, mësuesit, politikanët, predikuesit e fesë etj., atëherë këto mendime nuk janë realisht tonat. Thjesht ne ndodhemi në "botën" e tjerëve, të cilat dre-jtojnë sjelljet dhe veprimet tona. Dhe vendimet për ngjarjet e ndryshme nuk i marrim ne, por të tjerët.

Propaganda-media e vërtetë...Çdo ditë bombardohemi nga një mori pohimesh,

opinionesh, argumentesh dhe prononcimesh që vijnë nga të gjitha kanalet e burimet. Jo më kot një ushtri e tërë "agjitpropësh"- mediash të shkruara e televizive, portalesh e kanalesh informacioni të panumërta, i të gjitha palëve trajtojnë opinionet e tyre të pabazuara, si fakte të pakundërshtueshme. Informacioni citohet nga burime pa emër, të pakonfirmuara, nga burime që kanë qëndrime të njëanshme, apo ekspertë që mbrojnë axhenda të caktuara. Gëbels, ministri i fam-shëm i propagandës së kohës më të egër të saj, me doktoraturë në letërsi dhe psikologji (që fatkeqësisht frymëzon ende politikanë e media sot) dikur pohonte: Media e vërtetë është propaganda. Propagandë do të thotë të luftosh në çdo fushëbetejë të shpirtit, duke prodhuar, shumëfishuar, shkatërruar, shfarosur, ndërtuar e zhbërë.

Për klasën tonë politike gjatë këtij tranzicioni, e vërteta është e parëndësishme, prandaj, duke shfrytëzuar emocionet dhe instiktet e zgjedh argumentin e fortë dhe të ashpër për të inspiruar turmat vulgare, fanatike, partiake. Dhe kjo e fundit ushtron mbi individin një fuqi të pakufizuar e me rrezikshmëri të lartë e me pasoja shpesh të papara-shikueshme. Turma “pompohet” nga “prijësi”, të cilin e përfytyron si “zotin” e vet, pavarësisht se “prijësi” as qe do t'ia dijë për të. Jashtë kontekstit të kohës kur është thënë dhe e zhvendosur në rastin tonë mund të kujtojmë fjalët e Gebbelsit "Ndërgjegjja ime është Hitleri". Dhe e flijoi veten dhe familjen (gjashtë fëmijë) menjëherë pas vetëvrasjes së Hitlerit. Një bindje e tillë, një vetëflijim i tillë për prijësin është forma më e lartë e primitivizmit të një njeriu që "truri i është dhënë gabim", është një "njollë mortaje e qytetërimit". Me njerëz të tillë "pa tru", çdo klasë politike e ka shumë të lehtë të manipulojë turmat e të sundojë e të nëpërkëmbë dinjitetin e njerëzve. "Që një njeri mund të ndjejë kënaqësi duke mar-shuar në turmë mjafton për mua për ta përçmuar. Truri i është dhënë gabim një njeriu të tillë; shtylla kurrizore do t’i kishte mjaftuar. Kjo njollë murtaje e qytetërimit duhet hequr me shpejtësinë më të madhe”, thekson Ajnshtajni.

Na grishin që të "marshojmë në turmë", që t'u zëmë besë, të biem dakord, t'i ndjekim dhe t'u nën- “

Na grishin që të "mar-shojmë në turmë", që t'u zëmë besë, të biem da-kord, t'i ndjekim dhe t'u nënshtrohemi. Atëhere duhet të ndjehem i kën-aqur unë në këto pa dhënë argumenta të qëndrueshme? Përse duhet t'i besoj kur unë protestoj për varfërinë, taksat, pensionet, kurse ti politikan a kryetar par-tie për të më përdorur mua për interesat e tua pushtetare? Nëse vër-tetë të dhimbset gjendja vorfënore e imja dhe e komuniteteve të tillë, pse nuk e bëre kur ishe në pushtet? Si të të be-soj unë tani premtimet e tua, kur nuk ke argu-menta të forta, vizion të qartë, ekip e program me burimet financiare e ma-teriale? Ky është thelbi i problemit. Njeriu duhet të besojë pas një analize që duhet t'i bëjë çdo prem-timi që i serviret dhe çdo informacioni. Se informa-cioni nuk është dije. Dija është mendimi i vërtetë, i mbështetur nga arsye të qëndrueshme, gjë që in-formacioni nuk e ka këtë status të përforcuar...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

A do të mendojmë ndonjëherë për veten?

shtrohemi. Atëhere duhet të ndjehem i kënaqur unë në këto pa dhënë argumenta të qëndrueshme? Përse duhet t'i besoj kur unë protestoj për varfërinë, taksat, pensionet, kurse ti politikan a kryetar partie për të më përdorur mua për interesat e tua pushtetare? Nëse vërtetë të dhimbset gjendja vorfënore e imja dhe e komuniteteve të tillë, pse nuk e bëre kur ishe në pushtet? Si të të besoj unë tani premtimet e tua, kur nuk ke argumenta të forta, vizion të qartë, ekip e program me burimet financiare e materiale? Ky është thelbi i problemit. Njeriu duhet të besojë pas një analize që duhet t'i bëjë çdo premtimi që i serviret dhe çdo informacioni. Se informacioni nuk është dije. Dija është mendimi i vërtetë, i mbështetur nga arsye të qëndrueshme, gjë që informacioni nuk e ka këtë status të përforcuar. Për ta kthyer informacionin në dije na duhet të menduarit kritik, falë të cilit ne kuptojmë shumë nga informacionet që na serviren.

Çfarë nuk na falet është paaftësia jonë, për ta zbërthyer, kuptuar, gjithë këtë "artileri" të rëndë infor-macioni dhe për të hyrë me vullnet të lirë në një proces të përmbysur besimi e dyshimi, ku gënjeshtra kalon pa u verifikuar dhe e vërteta sorollatet mes qindra mekanizmash, për ta bërë copë të vërtetën. Në këtë kontekst do ia vlente të diskutonim mbi këtë problem që lidhet me identitetin mendor dhe individual të njeriut, me dinjitetin e tij, dinjitet, i cili po humbi zor se të kthehet prapë.

Mos vallë e kemi të tepërt trurin...?Natyrisht ekziston mundësia për të zgjedhur

rrugën më të lehtë. Të besojmë "a priori", të besojmë verbërisht e të mos dyshojmë në ato që na serviren. Atëhere përse na duhet koka mbi supe ku "Zoti na ka dhënë mendtë"? Mos vallë trurin e kemi të tepërt dhe na mjafton vetëm shtylla kurrizore?

Kur Aristoteli thoshte se njerëzit janë "kafshë të arsyeshme", ai nënkuptonte me këtë një raport të caktuar midis instiktives dhe arsyes, emocion-eve dhe logjikës. Dmth, ajo ç'ka dallon kafshët nga njerëzit është ekzistenca tek këta të fundit e aparatit të tyre mendor që i ndihmon ata të arsye-tojnë në jetën e përditshme dhe njëkohësisht u jep mundësinë të thellojnë aftësinë për të arsyetuar në mënyrë kritike, që ka të bëjë me përcaktimin e asaj që priremi të besojmë. Dhe këtu përfshihet edhe pranimi i pikëpamjeve të tjera, toleranca ndaj pikëpamjeve të kundërta, përqendrimi tek çështjet që diskutohen dhe vlerësimi i drejtë i argumenteve të qëndrueshme dhe fakteve realë. Kësisoj, kjo mënyrë të menduari, që cilësohet si "mendim kritik", shërben si një "filtër" për aparatin mendor të njeriut për të ndarë "grurin nga egjra" domethënë të vërtetat nga jo të vërtetat. Tek një njeri që beson "a priori" tregon se ky "filtër" nuk i funksionon. Besimi "a priori" është recetë injorance. Jo më kot Buda apelonte: "Mos besoni gjë, pavarësisht se ku e keni lexuar, apo kush e ka thënë, edhe në se e kam thënë unë, kur nuk jua pranon arsyeja dhe sensi juaj praktik".

Ajo që na duhet ne, pra, nuk është gadishmëria për të besuar, por vullneti për t'u thelluar, kërshëria për të zbuluar dhe ndjesia për të dyshuar. Dysho, thellohu dhe zbulo! Kjo ndoshta do të ishte këshilla më e mirë për të gjithë ata që duan të zbulojnë dhe të kapin argumentet. Zbulo përfundimin. Kur të ar-rish të kuptosh se çfarë synohet të arrihet, premisat zbulohen më lehtë. Bëjini pyetjen vetes: "Për çfarë po përpiqet të më bindë ky Rama apo Basha e kushdo qoftë folësi - politikan, shtetar, pushtetar, akademik, etj., etj. Nëse ky po përpiqet të na bindë për ndonjë gjë, duke mos pasur argument për të analizuar, atëherë largohuni prej tij, mos i besoni për broçkullat që thotë. Të heqësh dorë nga një analizë e tillë është njëlloj si të heqësh dorë nga mundësia për t'i dhënë kuptim dhe jo qëllim jetës tënde. Ndaj edhe Zoti na ka dhënë mendtë.

Ne kemi një kompjuter në kokën tonë me një hapësirë me disa cm katrorësh-trurin. Si në çdo kompjuter, për ta përpunuar informacionin duhet të programohet me softuerin e duhur. Ashtu ndodh edhe me trurin e njeriut, i cili merr informacion nga të katër shqisat dhe njëkohësisht përpunon mbi dhjetë milionë btu informacion, i cili është i aftë të

prodhojë të tilla nivele arritjesh, përtej kufijve të im-agjinueshme. Për t'i arritur këto nivele, kompjuteri ynë duhet të programohet me softuerin e duhur. Dhe ky softuer është "të menduarit kritik". Këtu tashmë ndërhyn arsyetimi, që nëpërmjet tij dallojmë infor-macionin e saktë dhe praktik nga ai që nuk është i tillë. Arsyetimi i jep vlerë të madhe të vërtetës dhe vendosjes së saj në praktikë. Mençuria shkon një hap më larg. I merr këto të vërteta dhe i zbaton në mënyrë të saktë në situata, rrethana të caktuara ose në jetën e përditshme në përgjithësi

Mençuria është e vetmja pronë e paluajtshme që e bën njeriun të lumtur, është e vetmja pronë që as nuk shitet e as nuk tjetërsohet. Fitimi i mençurisë së vërtetë krijon një themel të fortë sistem vlerash që pasqyrojnë një identitet individual dhe mendor të vërtetë që nga ana e vet krijon përparësi që të ruan dhe të mbron nga mashtrimet, gënjeshtrat, manipuli-met, nga sjellja e të ligut dhe fjalët e tij të mbrapshta apo nga njerëzit që shtyhen nga vlera, synime apo motive të pamoralshme. Ja pse Solomoni na thotë me plot bindje se "Më mirë të fitosh mençuri se flori. Dhe më mirë arsye se argjend". Se Mençuria të mbron dhe arsyetimi kujdeset për ty.

Po nuk dyshove, nuk je ti...Që të mos mashtrohemi e të gënjehemi, si mun-

det t'i zbulojmë këta "djaj"? Vetëm duke dyshuar. Po nuk dyshove, do të thotë se nuk je ti. Jo çfarë mendon, por mënyra se si mendon përcakton cilësinë e men-dimit apo vlerën e bindjeve të njeriut. Dhe kjo mënyrë të menduari është dyshimi për çdo informacion, qoftë politik, shkencor, ekonomik, social, fetar, kulturor apo i çfarëdo fushe. Mendimet bëhen tonat vetëm kur i shqyrtojmë në mënyrë kritike për të parë nëse bazohen në arsye të qëndrueshme ose jo.

Sepse janë këto argumente që japin arsyet për të besuar se diçka është e vërtetë, se një pretendim (informacion, premtim, lajm etj) është i vërtetë apo ka një probabilitet të jetë i vërtetë. Kjo do të thotë që "filtri" nuk ka të bëjë me atë që mendon njeriu, por me mënyrën si mendon. Filozofi i madh Sokrati, e thotë më së miri: "Pa u thelluar, jeta nuk ja vlen të jetohet"! Më shumë se të tjerët kjo thënie e Sokratit ka vlerë të veçantë për ne shqiptarët. Ajo që na duhet ne nuk është gatishmëria për të besuar, por vullneti për t'u thelluar, kërshëria për të zbuluar dhe ndjesia për të dyshuar. Dysho, thellohu dhe zbulo!

Kjo ndoshta do të ishte këshilla më e mirë për të gjithë ata që duan të zbulojnë dhe të kapin të vërtetën! Zbulo përfundimin. Kur të arrish të kuptosh se çfarë synohet të arrihet, premisat zbulohen më lehtë.

Por, çfarë ndodh me ne? Jemi indiferentë ndaj të vërtetave, duke besuar pa i vënë në dyshim çfarë na serviret? Harrojmë shpejt? Apo kemi ngelur si njëqind vjet më parë kur i madhi Konica ironizonte se "Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qej-fin këtij apo atij shqiptari". Dhe kështu do të vazhdojë përderisa ne do të lejojmë që të tjerët të ushtrojnë vull-netin e tyre ndaj nesh, të na detyrojnë që të zbatojmë ato që thonë ata, përderisa te na orientojnë gjykimet e tyre apo të na grumbullojnë në mitingje e protesta pa qenë ne të vetëdijshëm se përse mblidhemi, cila është kauza që mbrojmë. Me pak fjalë, deri sa të ndalin së ndrydhuri lëndën e papërpunuar të personalitetit tonë në shkolla, administratë, universitete e kudo ku punohet e jetohet, më kot duhet të shpresojmë se më vonë në jetë do ta ringjallim atë.

Njerëz! Të mos lejojmë që të tjerët të ushtrojnë vullnetin e tyre ndaj nesh, të na detyrojnë që të zbatojmë ato që na thonë ata; të mos lejojmë të na orientojnë gjykimet e tyre apo të na grumbullojnë në mitingje e protesta pa qenë ne të vetëdijshëm se përse mblidhemi, cila është kauza që mbrojmë; duhet t'i ndalim nëpërkëmbjen e dinjitetit tonë në shkolla, administratë, universitete e kudo ku punohet e jetohet, sepse do jenë të kota përpjekjet tona për ta ringjallur atë.

GAZETA SOT18 E Diel 17 Shkurt 2019

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Për mendimin tim ka një ndryshim të tmerrshëm në emër të së keqes, kur është puna për muzikën tonë kom-bëtare. Në festivalet e asaj kohe mbete-shin këngët, 2, 3, 4, mbeteshin dhe i këndonte populli. Por dhe të tjerat nëse nuk këndoheshin dëgjoheshin në festi-valet shqiptare. Por sot më merrni një këngë të festivalit dhe a mbahet mend?

“ Kompozitori Agim Krajka, “Nderi i Kombit” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit

dhe Ansambli Popullor sollën në skenë koncertin “Të gjithë e duan Agim Kra-jkën” në dhjetorin që lamë pas. Kon-certi në nder të mjeshtrit të muzikës Agim Krajka ishte dhe në përmbyllje të 60-vjetorit të Ansamblit Popullor. Gjatë koncertit mjeshtri Agim Krajka u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta pasur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur, e cila do ti jepte frymëzimet më të bukura për veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin skenën me të. Në vitin 1963, Agim Krajka filloi studimet për teori e kompozicion, nën drejtimin “Artistit të Popullit” Çesk Zadeja. Krijimtaria e

tij është voluminoze. Mjeshtri ka kom-pozuar qindra këngë, valle popullore dhe shumë pjesë për orkestër simfo-nike si: “Suite me valle popullore” për orkestër simfonike, “Uverturë rinore” për orkestër simfonike, “Romancë” për violinë e orkestër simfonike, “Fantazi” për fizarmonikë e orkestër simfonike. Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave. Kryeveprat e kinematografisë si “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati” etj, nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kine-matografisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to “Mjeshtri i Madh” Agim Krajka. “Krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të këngës së lehtë moderne, sepse muzika e tij është kinematografike e simfonike. E duan se ai i shkroi gjyshes, e duan se Agim Krajka është kompozitori i rinisë. Agim Krajka është kompozitori i dashurisë”, shkruan TOB.

Kompozitori apelon që krijuesit të kenë mbështetje për aktivitetin muzikor

Ka një ndryshim të tmerrshëm në emër të së keqes, po humbim kulturën tonë popullore Kompozitori Agim Krajka

shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet

që janë përgjegjëse për zhvillimin e jetës artistike në vend. Kompozi-tori shpreh keqardhjen që sot për krijuesit mungon mbështetja për aktivitetin artistik. Sipas tij vlerësimi që bëhet sot për artistët është shumë i paktë. Në intervistën për “SOT” kompozitori pohon se artistët janë pa status dhe me pensione të ulëta. Në fushën e krijimtarisë muzikore ai shpreh keqardhjen që shumë krijime nuk janë të mbështetura në kulturën tonë popullore. “Nderi i Kombit”Agim Krajka kërkon më shumë kujdes për Ansamblin Pop-ullor, që sipas tij nuk është më si dikur. Me krijimtarinë muzikore ndër vite Krajka ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në ato të fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1962.

-Koncerti “Të gjithë e duan Agim Krajkën” bëri bashkë artistët. Si u ndjetë nga ky koncert që risolli në skenë krijimtarinë tuaj?

Rëndësi ka për mua, që u riprod-hua krijimtaria ime. Për mua si autor ka rëndësi që krijimtaria ime muzikore u ekspozua në popull. Unë nuk bëja kurrë një këngë nëse mua nuk më pëlqente shumë mua si krijues dhe nëse nuk gjeja Krajkën aty si talent. Por pasi bindesha që kjo këngë mua vërtetë më pëlqen, atëherë unë e nxirrja këtë këngë, janë ato krijime që bëjnë përshtypje dhe sot për ata që i njohin. Ndërsa tani më vjen keq, sepse duket se ka marrë fund gjithçka në krijimtari. Ulet dikush në keyboard dhe dalin të gjitha këngët njëlloj.

-Edhe Ansambli Popullor ishte pjesë e koncerteve tuaja. Çfarë mund të na thoni sot për ansamblin, për ju sa bëhet?

Në Ansamblin Popullor unë kam punuar për 17 vjet, si drejtues orkes-tre dhe fizarmoniçist. Natyrisht me zanatin që kisha unë shkruaja dhe krijimtarinë time personale si valle, etj., por kisha një shtrat ku shkoja dhe gjeja një të vërtetë. Përshembull kur shkuan në festivalin e Dizhonit që ishte ndërkombëtar, më para unë kisha menduar se ku duhej të shkoja që të gjeja një motiv dhe të shfry-tëzoj dhe veten time. Shk-ova në Konispol dhe qëndrova dhjetë ditë, njoha atë stil dhe shkruajta vallet ç a m e , p o r me një

veçori të veçantë siç është në tingël-lim ajo. Dhe vallja çame na veçoi atje në Dizhon menjëherë. Ishin gjashtë pallka floriri kur iu dha gjerdani i artë në Dizhon të Francës ansamblit. S’e mora unë, por ishte krijimtaria jonë, muzika jonë e mbështetur në kulturën popullore. Por më vjen keq që për Ansamblin Popullor nuk ka më vëmendje si dikur nga shteti. Bëhet fare pak dhe nuk ka më ansambël si dikur. Janë akoma po me atë repertor si dikur. Ansambli Popullor ishte një ek-spozim i kulturës së një kombi dhe nuk duhet të përgjigjesha unë për atë punë por shteti, institucionet që merren me këtë punë. Unë punova 17 vjet si dirigjent orkestre dhe si kompozitor, dhe ato vite unë kam hulumtuar shumë dhe në kulturën shqiptare të popullit tim. Ndaj dhe sot vallet e mia janë akoma gjallë. Ansambli sot punon, por ama duhet vëmendje nga shteti. Ministria e Kulturës duhet të krijojë një ansam-bël profesional që të përfaqësojë kulturën e të gjithë këtij kombi. Një ansambël me korin, me valltarët me orkestrën siç ishte në atë kohë dhe ato të jenë përfaqësuesit e kësaj kulture të popullit.

-Sa jeni shpërblyer ndër vite me krijimtarinë tuaj për të drejtën e autorit?

Unë si autor këngësh nuk jam shpërblyer për të drejtën e autorit. Kam një krijimtari muzikore, përtë cilën nuk marr asnjë cent. Më kanë dhënë vetëm tituj si vlerësim, por për të drejtën e autorit asgjë nuk kam marrë. Unë kam një krijimtari që nis më 1962 e deri në 1992, por për të drejtën e autorit nuk kam asnjë shpërblim. Muzika ime shfrytëzohet dhe nuk marr gjë si autor. Shteti s’i ka ligjet, sepse nëse do të funksionin, do të më kishin ardhur dhe mua paratë për të drejtën e autorit të krijimtarisë sime muzikore. Por shtetit, as i bie mendja për të drejtën e autorit.

AGIM KRAJKA:

-Artistët e brezit tuaj herë pas here shprehin dhe problemet për pensionet e ulëta. Sa është shqetësues ky vlerësim i paktë?

Artistët nuk marrin pensionin që duhet sepse sot nuk kanë status. Ka shumë vite që flitet për statusin e artistit dhe asgjë. Janë vetëm prem-time. Statusi i mbron artistët, por nuk kanë. Statusi e para është vepra e artistit, që ai ka lënë dhe që mba-het sot akoma dhe që përfaqësohet ansambli. Artistët janë pa status dhe kjo ka sjellë dhe rroga të ulëta. Ne në vendin tonë nuk kemi një sistem organizativ që të ndihmojnë artistët, nuk e ka shteti këtë sistem. Më thoni, a kemi ne sot ansambël shtetëror? Ku merr frymë ky ansambël? Sa vlerësohen artistët?

-Ju keni qenë dhe kritik për festivalet, që zhvillohen sot. Çfarë mungon?

Së pari muzika e festivalit sot nuk mbështet në kulturën e popullit

për të cilën duhet të shkruhet. Nuk e ndjen veten njeriu

shqiptar te x këngë që këndon dikush. Janë

zëra të krijuara në shtëpi me

një key-

board, janë pajisje elektronike dhe bëhet kënga. Po ju them sërish që në kohën time nëse mua nuk më pëlqente një këngë e imja nuk guxoja kurrë që t’ia jepja një këngëtari ta këndojë as në festival, dhe askund tjetër. Por ky ishte një formim i imi dhe i gjeneratës sime. Nuk ka më muzikë të lehtë shqiptare sot. Dhe kur them muzikë të lehtë shqiptare të kuptohet menjëherë siç kuptohet një këngë e Çelentanos, apo dhe këngët e shteteve të tjera. Tek ne nuk ndodh kjo, sepse së pari mungon arsimi, pra mungon shkolla. Së dyti i gjejnë të gatshme gjithçka, së treti dhe kur ulet të shkruajë është pranë një keyboard që incizon vetë keyboard. Për mendimin tim ka një ndryshim të tmerrshëm në emër të së keqes, kur është puna për muzikën tonë kombëtare. Në festivalet e asaj kohe mbeteshin këngët, 2, 3, 4, mbeteshin dhe i këndonte populli. Por dhe të tjerat nëse nuk këndoheshin dëgjo-heshin në festivalet shqiptare. Por sot më merrni një këngë të festivalit dhe a mbahet mend? Janë dhe kopjime. Nëse një festival nuk ka këngë që të emocionojë atëherë janë problemet që po flasim. Mund të ketë në skenë të veshur bukur, me zë, të ketë ork-estrën, por ama ta quash si këngën e popullit tënd është vështirë.

-Sa humbet krijimtaria jonë duke mos u mbështetur në tabanin kombëtar sipas jush?

Ne po humbim kulturën tonë popullore.

-Në aktivitetin tyre sot artistët shprehen se duhet të kenë në shumë mbështetje. Mosvlerësimi i artistëve si ndikon?

Shteti nuk merret fare me ar-tistët. Por mohon një simbol të kom-bit të tij shteti. Shteti nuk mendon fare për kulturën e popullit të tij. Polifoninë labe e merr UNESCO dhe ne as e dëgjojmë.

-Në aktivitetin tuaj ju keni dhe krijimtarinë me muzikën e filmave. Sa rëndësi ka për ju kjo pjesë?

Muzika e filmit ka pasur shumë interes për mua si krijues. Filmi i parë për mua është ai me titull “Çifti i lumtur”. Por në krijimtarinë time janë tetë filma që unë kam bërë muz-ikën ndër vite. Muzika e filmit është i vetmi zhanër që mjaft të njohësh skenarin dhe regjisori ta lë në dorë ty më pas që ti japësh jetë me tingullin tënd. Është si një shpërthim shumë i madh artistik.

-Çfarë mund të na thoni për kr-ijuesit e rinj, një mesazh për punën?

Modele në këtë botë ka shumë me çfarë mund të mësojë njeriu. Edhe në shtëpi po të rrijë të dëgjojë është në gjendje me formimin që ka të seleksionojë se kush është zhanri që i pëlqen atij, kush është mënyra që e ripohon vokalin krijues të tij. Në radhë të parë njeriu i referohet krijimtarisë së tij që e bën për vete dhe më pas mendon se cili do të jetë këngëtari. Është shumë e vështirë që të gjesh një këngëtar, sepse këngët po i bëjnë në sekonda sot. Zëra ka Shqipëria si mungojnë, por i mun-gon ajo me çfarë kënge do të merret zëri. Krijimtaria sot është ja shikoni festivalet. Më këndoni një këngë nga festivalet? A mbahet mend?

-Krijues të ndryshëm shprehen se Ministria e Kulturës duhet të ketë një fond të veçantë për krijimtarinë muzikore. Sa bashkoheni?

Normal që duhet ta ketë shteti, ministria një fond për krijimtarinë muzikore. Krijuesit kanë të drejtë në kërkesën e tyre. Si zhvillohet një komb nëse nuk zhvillon artin?

-Si i kaloni ditët?Unë dal, bëj një xhiro çdo mëngjes

afër shtëpisë dhe më pas jam te kafe “Lemza”, nuk dal më tutje. Aty vijnë dhe miq e shokë plot që më takojnë.

Intervistoi: Julia VRAPI

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Fabula e shfaqjes në veprën e autorit Robert Thomas vërtitet rreth një familje me tetë gra të mbledhura bashkë për festat e fundvitit. Të izol-uara nga dëbora zbulojnë se mashkulli i vetëm i shtëpisë është vrarë me një thikë mbas shpine. Të zëna në kurth asnjëra prej tyre nuk del dot nga shtëpia, e të gjitha kthehen në të dyshuara...

Festivali “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” po zhvillon netët në skenën e Teatrit Metropol për publikun. Së fundmi ishte ar-tisti i njohur italian Mario Mariani ai që mori duartrokitjet në festival. “Varietet e “Tarantella” dhe “Lule Lule” performuar nga pianisti Italian Mario Mariani për “Metro Sounds Festival” në Teatrin Metropol. Virtuoziteti, talenti dhe veçantia e interpretimit të Marianit, bënë që për 1 orë të humbisnim mes tingujve të tij brilant, përzgjedhur nga varietet e Rossinit. Faleminderit maes-tro”, shkruan teatrit për këtë koncert, që më pas do ti lërë vendin dhe koncerteve të tjera që do të zhvillohen edhe gjatë fundjava të muajit mars. Stili i tij shkon nga muzika bashkëkohore në shfaqje teatrore, muzikë për filma (Festivalet e Kanës, Venecia, Nju Jork, dhe Berlinit) si dhe për televizion. Mban mbi shpatulla rreth 1.000 koncerte në mbarë botën, si solist, me ensemble dhe orkestër, apo artistë multidisiplinarë. Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Pas krijimit të grupit eksperimental Broz Ensemble, Mariani fillon e shkruan kolona zanore për filma, temat hapëse të Festi-valit të Filmit të Venecias dy herë (1999-2001 dhe 2005-2007) dhe të gjithë filmat e Vittorio Moronit. Programi i festivalit përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Sipas teatrit për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali përmban edhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”. “Ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Gjatë këtij festivali muzikor, që do të na shoqërojnë në fundjava me radhë mes tingujsh dhe projeksionesh janë edhe mbrëmjet poetike, të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut”, bën me dije teatri. Festivali vjen si bashkëpunim i Teatrit Metropol me Balkan World Music Management. Muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë do të mblidhen në Metropol, për t’i ofruar publikut kryeqytetas koncerte muzikore live gjatë festivalit. Nata e parë nisi me violinçelistin e njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton në Itali, por aktiviteti i tij shtrihet edhe më tej si në skenat londineze apo edhe amerikane, shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Rocco Nigro në fizarmonikë.

Pas skenës së teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, shfaqja do të jetë dhe te “arTurbina”

Komedia me tetë femrat Komedia “8 Femra”, që ka njo-

hur dhe suksesin në skenat e huaja në skenën shqiptare ka në role një kastë aktoresh që janë të njohu-ra dhe të vlerësuara në punën e tyre me teatrin ndër vite. Fabula e shfaqjes në veprën e autorit Robert Thomas vërtitet rreth një familje me tetë gra të mbledhura bashkë për festat e fundvitit. Të izoluara nga dëbora zbulojnë se mashkulli i vetëm i shtëpisë është vrarë me një thikë mbas shpine. Të zëna në kurth asnjëra prej tyre nuk del dot nga shtëpia, e të gjitha kthehen në të dyshuara. Me veprat e saj në ske-na regjisorja Dervishi ka spikatur dhe më parë, duke sjellë pjesë të autorëve të njohur. “8 Femra” vjen si

komedia misterioze me nota muz-ikali. Kjo shfaqje është një dedikim ndaj figurës femërore në skenë dhe si një homazh për të gjitha rolet e femrave, që në fillime janë luajtur nga meshkujt. Një komedi, ku gër-shetohet trilleri dhe muzikali, sepse të gjitha aktorët kanë dhe këngë. Në këtë shfaqje nuk mungon dhe muzika live. “8 femra dhe 1 mister apo 8 aktore dhe 1 shfaqje për të mos u humbur. Vetëm dy ditë në Korçë 20-21 Shkurt ora 19:00”, shkruhet në faqen e teatrit të Korçës për këtë vepër që mban emrin e autorit Robert Thomas. Vepra vjen në skenën e teatrit me kostumo-grafi realizuar nga Berina Kokona si dhe skena nga Fjoralba Prifti, kon-sulencë muzikore nga Adrian Jorgji, Yllka Mujo e Metila Dervishi.

“Tarantella” dhe “Lule Lule”, në festivalin

“Përrallë Mesdheu”

Julia VRAPI

Komedia “8 Femra” shkruar nga Robert Thomas vjen për publikun në skenën e qytetit të Korçës. Me regji

nga Driada Dervishi, kjo shfaqje pas skenës së teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë do të jetë edhe te “arTurbina” në Tiranë. Vepra teatrore që ka në role aktore të njohura nga Tirana, por dhe të teatrit të Korçës mbrëmjet e datave 20 dhe 21 shkurt do të jetë në skenë për publikun korçar. Me këtë komedi, vepër e një autorit të njohur, regjisorja Driada Dervishi nis dhe turin në skena të teatrove këtë sezon artistik. Rolet në këtë komedi, reg-jisorja Dervishi ia ka besuar aktoreve Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi, që do të jetësojnë personazhet në skenë. Por regjisorja tregon se ndërsa dy mbrëmje me radhë të javës që vjen do të jetë në Korçë, në muajin mars do të jetë radha e shfaqjes për te “arTurbina”. “Me këtë vepër teatrore nis dhe aktiv-iteti artistik me teatrin. Do të jemi dy net në qytetin e Korçës për të ardhur më pas në muajin mars në Tiranë te “arTurbina””, shprehet regjisorja Dervishi, një nga emrat e vlerësuar të jetës artistike në fushën e teatrit. Kjo komedi e zezë e shkruar nga Robert Thomas në vitin 1958, fillimisht u vu në skenë në vitin 1961 në Paris, në teatrin Eduardi i 7 -të. Pati një sukses të madh dhe mori çmimin "Quai des Orfevres", që jepet çdo vit në Francë, që prej vitit 1946. E vënë në skena të ndryshme në botë, ajo njeh dhe dy realizime të njohura në kinema, e para në vitin 1960 me titullin "Nata e të dyshuarve" dhe në 2002 me titullin e saj origjinal me regji të Fransua Ozon, i cili nominohet për "Ariun e Artë" në festivalin ndërkombëtar të filmit ku të gjithë aktorët morën çmimin "Ariu i Argjend”. Më pas kjo vepër nominohet për 12 çmime "Çezar" si dhe Çmimet Evropiane të Filmit, ku përveç 6 nominimeve, fitoi atë të aktores më të mirë për të tetë protagonistet. Autori Robert Thomas 1927-1989 është një drama-turg, aktor, regjisor i njohur francez dhe që 14 vjeç zbulon pasionin e tij për teatrin bashkëkohor modern.

“Mbretëresha e bukurisë...”, mbrëmja e fundit në skenë

Festivali, filmi “Nëntori i ftohtë” konkurron në Norvegji

Komedia e zezë "Mbretëre-sha e bukurisë nga Leenane" këtë të diel shënon mbrëmjen e fundit për këtë kohë. Teat-ri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” bënte me dije se mbrëmjen e së premtes, të së shtunës dhe të dielës janë të fundit për publikun. “Tri shfaqjet e fundit për këtë periudhë!”, shkruan teatri. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një komedi e zezë shkruar nga autori Mar-tin McDonagh me regji nga Kiço Londo. Në këtë vepër kemi në qendër të saj një nënë

dhe një vajzë që persekutojnë njëra- tjetrën. Vepra, e vendo-sur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folan-it, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndosh-ta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës.

Filmi artistik “Nëntori i ftohtë” vazhdon rrugëtimin nëpër festivale të huaja. Filmi që sjell histori familjare, bazuar në ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt të fillim viteve ‘90 në Kosovë, do të shfaqet premierë në Norvegji. Filmi është në konkurrencë zyrtare të “Kosmorama Trondheim In-ternational Film Festival” në kategorinë kryesore të tij “New Directors”. Festivali do të mba-het nga data 4 deri më 10 mars në qytetin Trondheim me rreth 200 mijë banorë, që gjendet në qendër të Norvegjisë. Regjisori

i filmit Ismet Sijarina ka thënë mes të tjerave se pas premierës skandinave të filmit, në Goteborg të Sue-disë, pjesëmarrja e tanishme në Norvegji është tregues se ky film po pëlqehet nga audienca nordike. “Nëntori i ftohtë” më parë gjithashtu ishte në programin zyrtar “Goteborg Film Festival”, edicioni i këtij viti u mbajt nga data 25 janar deri më 4 shkurt”, tregon ai mes të tjerave. Filmi ka një kastë me aktorë të njohur, por dhe emra të rinj që janë në role.

Restaurohet afresku i kupolës së kishës së Shën Triadhës

Specialistët e sektorit të artit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat pas shumë ditësh e muaj pune me kujdes dhe përk-ushtim rifituan dhe nxorën nga rreziku i degradim-it afreskun në kupolën e kishës së Shën Triadhës në lagjen “Kala”. “Me pa-sionin, punën e imtësishme dhe dashurinë e padisku-tueshme për trashëgiminë specialistët e DRKK Berat bënë të mundur restau-rimin e këtij afresku për ta shndërruar si vend atrak-

sioni në ”Rrugët e Besimit” për vizitorët vendas dhe të huaj”, shkruan IMK. Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bë-jnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në kalanë e Beratit. Kisha e Shën Triadhës në kalanë e Beratit da-ton në fund të shekullit të XIII, fillim të shekullit XIV. Ikonat dhe afresket janë me rëndësi sepse tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë dhe po kthehen në atraksion të turizmit religjoz.

Komedia “8 Femra” nis turin në skenën e Korçës me Yllka Mujon dhe Rajmonda Bulkun

GAZETA SOT20 E Diel 17 Shkurt 2019

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Më vjen keq, por unë kam emra, nuk flas pa fakte. Dhe po të them vetëm një emër, E.Tiko, që rri gjithë ditën në federatë. Jo vetëm kaq, por “ushtarët” e se-kretarit janë dhe të paaftë, në një kohë kur basket-bolli ynë ka arbitra shumë të mirë...

Trajneri i Flamurtarit dhe Kombëtares së femrave drejton gishtin dhe fajëson “xhaketat e zeza”

Basketbolli në rrezik, arbitrat janë shndërruar në ushtarë të sekretarit

VIRON TOSKA:

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndrys-hme. E para një përmirësim i performancës tek mesh-

kujt, dëshmuar me rivalitet, cilësi në rritje dhe një garë mjaft të nxehtë, dhe, e dyta, basketbolli i femrave në vështirësi për shkak të numrit të paktën të klubeve që operojnë dhe natyrisht mungesën e strateg-jisë në ekipet zinxhirë për shkak të numrit të paktë të të interesuarave. Sidoqoftë, edhe pse në vështirësi, basketbolli i femrave këtë edicion shfaq një rivalitet shumë të fortë midis dy skuadrave të Tiranës (njëra SH.K.B.F.Tirana e trajnerit Erdal Borova dhe tjetra SH.B.F.Tirana e trajneres Mirza Alibegaj) dhe asaj të Vlorës (Flamurtarit). Por debati ka qenë i fortë jo vetëm midis dy Tiranave, por edhe vetë Flamurtarit me drejtuesit e federatës, ku trajneri Viron Toska ka shigjetuar ashpër “xhaketat e zeza” (jo të gjithë), për tendenca negative në gjykim, që sipas tij vijnë ngaqë arbitrat janë shndërruar në ushtarë të sekretarit të federatës Korab Llazani. Gazeta “Sot” intervistoi Toskën në lidhje me këtë çështje, por edhe për probleme të tjera që shqetësojnë basketbollin e femrave, si dhe rivalitetin që ka Flamurtari me dy skuadrat e Tiranës në rrugën drejt titullit.

- Ju humbët Kupën e Shqipërisë në fillim të shkurtit sepse u mundët nga një prej skuadrave të Tiranës (SHBF Tirana). Ju nuk i kursyet akuzat ndaj gjyqtarëve dhe për këtë temë ka pasur debat në media edhe nga aktorë të tjerë të basketbollit. Madje ditët e fundit edhe trajneri i Partizanit të meshkujve, Arben Fagu, ka pasur kritika për mënyrën se si menaxhohet basketbolli në vend. Kur do të mund të pranoni, qoftë dhe një herë, që humbjet janë pjesë e lojës? Pse gjithmonë humbësit kanë ankesa? Dhe, së fundmi, ku i bazoni akuzat tuaja?

Le ta nis me një falënderim, së pari për presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, zotin Avni Ponari, me insistimin e të cilit në ndeshjet ndërmjet dy Tiranave dhe në finale midis skuadrës së Fl-amurtarit dhe njërës prej skuadrave të Tiranës, e realizoi vendosjen e gjyqtarisë në bazë të shortit. Hoqi nga lista disa ushtarë të sekretarit dhe t’i hapej rruga menaxhimit të arbitrave. Pra, ishte Ponari që e bëri këtë, ndryshe do të vazhdonim të kishim në fushë arbitra kamikazë. Sjellja me arbitrat është bërë skan-daloze. Ata të Vlorës nuk zgjidhen dhe, akoma më tej, ata të Shkodrës nuk janë fare në listë. Prandaj in-sistoj që kjo që ndodhi me shortin ishte një risi pozitive e Ponarit.

- Ku qëndron konkretisht prob-lemi me arbitrat?

Të kuptohemi, Shqipëria ka

gjyqtarë shumë të mirë basketbolli, por federata ata të mirët i përjasht-on qëllimisht. A nuk i keni parë ndeshjet e basketbollit? Arbitrat janë gjithandej të Tiranës dhe e bë-jnë këtë hapur fare, pa u skuqur. Ne nuk po akuzojmë pa baza, sikurse përpiqen ta servirin, përkundrazi, kemi fakte. Në Vlorë kemi një ar-bitër ndërkombëtar të basketbollit, të cilin nuk e futën fare në short. Prandaj dhe në mes u fut Ponari që e rregulloi këtë çështje.

- Është tepër e rëndë të për-doret nga një trajner basketbolli me përvojë, siç jeni ju, për më tepër i një skuadre pretendente si Flamurtari dhe njëherësh i ekipit kombëtar të basketbollit, termi “ushtarë të sekretarit”...

Më vjen keq, por unë kam emra, nuk flas pa fakte. Dhe po të them vetëm një emër, E.Tiko, që rri gjithë ditën në federatë. Jo vetëm kaq, por “ushtarët” e sekretarit janë dhe të paaftë, në një kohë kur basketbolli ynë ka arbitra shumë të mirë. Nuk është rastësi që ka dhe të tjerë që kanë vërejtje për arbitrimin, sepse ka veprime skandaloze, të pa-pranueshme dhe me pasoja në garë. Nëse një arbitër sillet keq, atëherë çfarë tu themi vajzave që derdhin djersë për të fituar trofe?

- Jo të gjithë ankohen. Shumica e klubeve nuk ankohen.

Po, keni të drejtë, është Kamza, klubi i vetëm që nuk ankohet. Dhe e dini arsyen? Sepse Kamza është skuadra e sekretarit, i bën ai stër-vitje dhe, kuptohet, ia çon edhe arbitrat.

- Gjyqtaria është pjesë e rëndësishme e lojës, s’ka ndesh-je pa arbitër, por gjyqtarët nuk luajnë në parket, ata thjesht fër-shëllejnë për të dhënë drejtësi. A e besoni vërtet që një arbitër mund të caktojë fatet e ndeshjes apo të sezonit?

Sigurisht që e besoj, është kaq e vërtetë kjo sa në kus-htet kur rivaliteti është i madh dhe diferencat janë të vogla, arbitri bëhet protagonist dhe devijon rezultatin. Megjithatë, unë do të thosha se kulmi i hipokrizisë është kur del Mirza Alibegaj dhe thotë që ankohen ata që humbasin. Ky është me të vërtetë kulmi! Në sezonin 2005-2006, ishte pikërisht Mirza Alibegaj, në atë kohë kapitene e Tiranës, dhe motra e saj Edra Alibegaj, trajnere e skuadrës, që i mësuan vajzat të linin topin në fushë, duke detyruar ndesh-jen të ndërpritej dhe në fund të fitonte Flamurtari aforfe. Ky është një rast i turpshëm dhe i pashembullt në historinë e bas-ketbollit, që lidhej drejtpërdrejt me ankesën ndaj arbitrimit. Nga ajo ngjarje e rëndë, ish-tra-jnerja Edra Alibegaj ka marrë

gjobë me vlerën 50 mijë lekë të reja, të cilën ende nuk e ka shlyer. Dy motrat, në atë kohë njëra trajnere e tjetra kapitene e skuadrës, në një ndeshje finale bënë këtë gjest të pa-shembullt e të turpshëm pikërisht për shkak të arbitrimit.

- E megjithatë, Flamurtari humbi këtë vit në finalen e Kupës së Shqipërisë pikërisht përballë skuadrës së Mirza Alibegajt. A nuk është kjo dëshmi e një suksesi në parket e rivales tuaj?

Edhe një herë: Flamurtari nuk është ankuar pas zhvillimit të fi-nales së Kupës së Shqipërisë, por para se të luhej ndeshja finale. Të jeni të sigurt që ne si skuadër shohim punën tonë, stërvitemi dhe punojmë për objektivat tona, pa qenë dashakeqës ndaj askujt, por ne konstatojmë se arbitrat po tall-en. Janë ca gjëra që duhen riparë, duhen marrë masat që të mos kemi incidente, pakënaqësi dhe padre-jtësi. Prandaj, mua më ka pëlqyer ndërhyrja e Ponarit për të vendosur shortin, duke u treguar i drejtë dhe unë e falënderoj. Arbitrat, është fakt, kanë qëndruar në krahë të SHBF Tiranës. Këto ankesat tona vlejnë që të përmirësohet gjend-ja, të ketë drejtësi sportive dhe jo vendime që cenojnë rivalite-tin në kampionat dhe mundin e skuadrave.

- Kështu si e përshkruat ju i bie që gjyqtarët qenkan një “bandë”, apo jo?

Jo, unë nuk do t’i quaja kështu, por realisht ndikojnë shumë në lojë dhe në rezultat.

Megjithatë, siç thashë dhe më lart ne kemi gjyqtarë shumë të mirë të nivelit ndërkombëtar. Nuk mund t’i fusim të gjithë në një “thes”, sepse realisht kemi dhe gjyqtarë shumë të mirë.

- Të flasim për një çështje tjetër, atë të merkatos. Çfarë përfituat ju nga kjo periudhë?

Merkato nuk është mbyllur ende, ajo vijon të jetë e hapur dhe mundësitë për të bërë lëvizje janë të mëdha. Ka rritje të rivalitetit në kampionat dhe e vërteta është se lojtaret e huaja e rrisin cilësinë sportive. Por kjo ka dhe efektet e veta negative që lidhet me lojtaret shqiptare që marrin pak angazhim në parket. Fakt është se lojtaret shqiptare po luajnë pak dhe unë kam insistuar që të ketë rregulla për aktivizimin e tyre, madje kam bërë propozimet e mia për këtë rast.

- E çfarë keni propozuar konk-retisht?

Kam propozuar që në fushë të mos ketë më shumë se dy lojtare të huaja. Në rastin më të madh në parket do të luanin njëkohësisht 2 të huaja e 3 shqiptare e jo 5 të huaja siç ka SHBF Tirana. Momentalisht nuk ka një rregull që e pengon aktivizimin e lojtareve të huaja, por unë këtë propozim kam bërë, maksimumi në parket dy të huaja. Kuptohet, një klub mund të bëjë blerje sa të dojë, por rregullorja do të ndihmonte basketbollin vendas nëse e vendos këtë kriter. Është e domosdoshme, në të kundërt dëmtohet e ardhmja e basketbollit shqiptar, sepse lëmë në stol vajzat tona, gjë që do të ishte e padrejtë dhe e dëmshme për vazhdimësinë. Megjithatë, ne vetëm kaq mund të bëjmë, pra të shtrojmë propozimet tona, pasi vendimin e merr kryesia e fed-eratës.

- Ju keni drejtuar Kom-b ë t a r e n n ë eliminatoret që lamë pas, a nuk duket paksa e zymtë e ard-

hmja e skuadrës, nisur dhe nga këto zhvillime të fundit?

Kombëtarja është një problem tjetër, por i lidhur në një farë mase me shqetësimin e sipërpërmendur. Sa më shumë të huaja luajnë në kampionat, aq më pak hapësirë do të ketë për basketbollistet vendase dhe rrjedhimisht më e dobët do të jetë për-faqësuesja. Prandaj duhet zgjidhur çështja e lojtareve të huaja që të marrë drejtim edhe puna e Kombëtares, pasi situata duket e zymtë. Elementi tjetër është kategoria ku marrim pjesë. Nuk ka kapacitete përfaqësuesja jonë e basketbollit të femrave të përballet me rivale të nivelit më të lartë të bas-ketbollit botëror, si Rusia etj, siç na ndodhi në kualifikueset e shkuara. Është e pamundur për ne, për nivelin dhe kushtet që kemi, të përballemi me më të fortët. Ne na duhet pjesëmarrje në një kompeticion si Kupa e Promo-cionit, apo aktivitete të vendeve të vogla. Pse? Sepse po luajtëm me të mëdhatë ne kurrë nuk do të fitojmë asgjë, kurse në vendet që kanë pak a shumë kapacitetin tonë mund të riv-alizojmë dhe të përballemi me dinjitet e pse jo edhe të fitojmë, duke rritur nivelin hap pas hapi. Duke u përballur me më të mëdhenjtë ne turpërohemi në rezultat, por në aktivitete të kate-gorisë B mund të kemi shanset tona. Pra edhe kjo çështje duhet parë.

- Së fundmi, sa shanse ka Fla-murtari për të fituar titullin?

Na janë kundërvënë shumë, kjo është evidente. Jam i bindur se “play-off”-i ndihmon Tiranën e trajnerit Borova që është në vend të parë, sepse formula është e tillë që vendi i parë luan më shumë ndeshje brenda fushe. Megjithatë, formula është e rregullt, të jep mundësinë të pretendosh trofeun dhe ne do të përpiqemi të përsërisim suksesin tonë të viteve të fundit. Nuk e nisim si favoritë, por mos harrojmë

se Flamurtari ka mundur ta fitojë titullin edhe kur ka qenë në vend të dytë apo të tretë në renditje. Kështu që do të shpresojmë deri në fund për të mundësuare fitimin e titullit kampion.

Intervistoi: Adriatik BALLA

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Një tjetër sukses i atle-tikës shqiptare u regjistrua dje. Në Kampionatin Ballka-nik të Sallave të Mbyllura që po mbahet në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, atletja dhe rekordmenia shqiptare Luiza Gega shkëlqeu me të gjithë madhështinë e saj, duke fituar medaljen e artë dhe duke bërë krenarë sportdashësit shqiptarë. Kështu, Luiza Gega arriti të marrë medalje ari në garën e 3000 metrave për femra, në kampionatin Ballkanik me salla të mbyllura, që po zhvillo-

het në Turqi. Atletja 30-vjeçare shqiptare arriti të përfundojë garën për kohën 8 minuta, 56 sekonda e 4 të qindtat, duke lënë shumë mbrapa ndjekëset më të afërta. Vlen të theksohet se Luiza Gega ishte regjistruar edhe në garën 1500 metra për femra, por vendosi të garojë vetëm në garën 3000 metra, ku

edhe u shpërblye me medalje ari. Kujtojmë se Gega ka fituar mbi 200 medalje në karrierën e saj dhe është një atlete që synon edhe në Euro-pianin dhe Botërorin e këtij viti rezultate të larta.

Qendërmbrojtësi i Kom-bëtares, Ardian Ismajli po ka-lon një moment mjaft të mirë në Kroaci, ku vetëm pak ditë më parë arriti të gjente edhe golin me fanellën e Hajduk Splitit. Në një intervistë të dhënë për “Telesport”, Ismajli u shpreh se për të ka pas-ur interesim nga Shakhtar Donjesk, por edhe nga Gjermania e Italia. “U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që shënova, por edhe për fitoren. Komplimentet ishin të shumta, të gjithë më uruan për golin dhe lojën që bëra.

Me Uzunin shkëmbyem urime me njëri-tjetrin për golat dhe për suksese të mëtejshme në karrierë. Kroacia po mbushet me talente shqiptar. Kjo është gjë shumë e mirë. Është e vërtetë që ka interesim të madh nga Shakhtar Donetsk, por ka in-teresim edhe nga Seria A dhe Bundesliga. Natyrisht një trans-

ferim i goditur do të ishte shumë i rëndësishëm për karrierën time. Lojtari im i preferuar është Serxhio Ramos, ekipin që adhuroj është Barce-lona”, u shpreh mes të tjerash Ismajli.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kishte luajtur vetëm pak minuta në dy takimet e mëparshme më klubin e tij në kampionat, ndaj Sionit dhe Tunit. Por sot, kur iu dha mundësia që të luante që nga minuta e parë, Sadiku nuk zh-gënjeu, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 32-të të takimit me rastin e parë që iu shfaq në këtë sfidë. Ai realizoi me kokë pas një harkimi nga e djathta, duke treguar nuhatje të admirueshme para portës e konfirmuar se mungesa e gjatë nga fushat e lojës nuk i ka zbehur aspak aftësitë e tij prej golashënuesi. Goli i djeshëm është një sinjal i qartë dhe për trajnerin Kristian Panuçi, i cili dëshiron që lojtarët që do të grumbullojë të jenë në formë të mirë.

Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Be-lica, doli dje në konferencë shtypi së bashku me trajnerin Gega. Ai u shfaq optimist për fitoren në duelin ndaj Laçit, duke thënë se Partizani luan si skuadër. “Suksesi i këtij Partizani nuk kanë qenë individët dhe mund ta them me plot gojën se ka qenë grupi. Kemi një grup shumë të mirë, si nga lojtarët si nga stafi. Ka funksionuar gjithçka sikurse duhet. Si në çdo sfidë tjetër do të futemi për të marrë fitoren, pastaj futbolli i ka të tri rezultatet brenda dhe nuk i dihet se si do të shkojë ndeshja. Nuk na frikëson diçka, por nuk duhet t’i marrim sfidat lehtë. Në ato momente e vëmë veten në vështirësi më të mëdha”, theksoi Belica para gazetarëve.

SULMUESI

DEKLARATA

MBROJTËSI

Trajneri i skuadrës së kuqe optimist për fitore në Kurbin, garën për titullin e sheh të hapur

Skënder Gega sqaron objektivat e Partizanit për titull, kërkon

3 pikë në duelin me LaçinAdriatik BALLA

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku foli në prag të ndeshjes së sotme me Laçin, duel që do të

thotë shumë për objektivat e Partizanit në këtë edicion. Natyrisht, një fitore do ta nderonte skuadrën e kuqe dhe teknikun e saj sepse do ta çonte në 0 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt, Teutën. Prandaj vetë Gega theksois e nuk do të merrej me duelin e humbur të Kukësit por me ndeshjen e tij në Kurbin. “Llogaria jonë është që të shohim ecurinë tonë dhe na intereson ndeshja me Laçin, pasi është ekip i mirë sidomos në fushën e vet. S’duhet të jemi hipokrit dhe favoritët kryesorë që kanë qenë pas nesh, u shkëputën por kampionati është i vështirë dhe duhen parë me radhë. Shoh Laçin dhe jo kundërshtarin. Ne mundohemi të marrim maksimumin dhe kemi ard-hur me meritë deri këtu. Futbolli njeh çdo gjë por duam të eliminojmë çdo prurje. Hila nuk do të jetë pasi nuk ka nisur stërvitjen dhe do edhe pak ditë. Mungon edhe Lum Rexhepi pasi nuk duam ta rëndojmë dhe kemi ndeshje të forta. Pjesa tjetër është e gatshme dhe ka punuar shumë mirë dhe shkojmë të plotë. Siç u pa edhe dje, Teuta erdhi pas 3 javëve jo të mira por dje tregoi që gjërat ndryshojnë shpejt. Me një para-qitje më të mirë gjërat ndryshojnë dhe opinionet ndryshojnë. Laçi luan mirë në shtëpi dhe mbrohet shumë mirë. E shoh

të vështirë por jemi shumë OK pasi i dimë parametrat dhe shkojmë optimist pa e nënvlerësuar dhe mbivlerësuar”, u shpreh trajneri i Partizanit. Më pas Gega foli rreth të rinjve dhe balancës së krijuar në skuadër. “Për fat të mirë ajo pjesa e re në moshë ka treguar se e ka mbajtur këtë presion falë pjesës me eksperiencë dhe jemi këtu ku jemi. Ata dinë ti vlerësojnë situatat por duam të jemi me këmbë në tokë. Duam t’i japim më shumë besim dhe jemi kaq kohë në vendin e parë. Nuk i kthehem dot historisë por jemi të kënaqur pasi vijmë me meritë dhe janë ndërthurur shumë mirë. Ka mirëkuptim dhe përgjegjësia është balancë e mirë që na bën të qetë”, shtoi trajneri i skuadrës së kuqe. Më

pas tekniku Gega komentoi deklaratat e ish-trajnerit të Partizanit, Shpëtim Duro. “Ish-at e kanë për zemër Partiza-nin dhe unë jam gjatë gjithë kohës aty. I kam vlerësuar opinionet dhe na bën krenar por na shton përgjegjësitë dhe duam t’i marrim gjërat javë pas jave. Duam të jemi në fokus me ekipin dhe në ditët e para që kemi dalë në vendin e parë është folur për kampion, por jam munduar t’ia lëmë kohës”, vijoi ai. Më pas tekniku foli për rivalitetin në kam-pionat. “Janë rivalë dhe ne jemi rivalë të atyre. Ne jemi në pozitat tona. Kemi luajtur me Skënderbeun dhe fituam me lojë bindëse, por duam t’i shohim gjërat siç janë. Gjërat do të shkojnë shumë mirë falë punës dhe sakrificës. Çdo

Kukësi po zien nga brenda. Edhe pse nuk është zyrtare duket

se trajneri Armando Cungu është shkarkuar dhe kjo e bën situatën akoma më dramatike në kampin verilindor. Sipas referimeve të me-diave sportive, humbja me Teutën ka sjellë revolucion në klubin e Kukësit. Kjo, pasi presidenti Safet Gjici ka marrë masën drastike për të ndryshuar trajnerin vetëm 3 javë pas rifillimit të Superiores. Sipas “RTSH Sport”, Armando Cungu nuk do të jetë më tekniku

i skuadrës verilindore, pasi është shkarkuar nga drejtimi i saj dhe konfirmimi do të bëhet vetëm nesër para lojtarëve në stërvitjen që është programuar në pasditen e të dielës. Presidenti i klubit e ka cilësuar të papranueshme situatën në klub, me paraqitjet tejet të dobëta të ekipit edhe pse ishin shpenzuar shuma të larta për të sjellë futbollistë shumë cilësorë. Përgjegjës kryesor për këtë situatë është vlerësuar Cungu, i cili është shkarkuar nga detyra pasi lë verilindorët shumë larg

kreut që ishte objektivi kryesor në këtë sezon. Pritet që skuadrën nga dita e nesërme ta drejtojë Ramadan Ndreu, i cili ka qenë menaxher i ekipit gjatë muajve të fundit, por duket se do të veshë përsëri tutat dhe t’i kthehet trajnimit, me Rrahman Hallaçin si krahun e tij të djathtë. Mbetet të shihet nëse KIukësi do ta zyrtarizojë vendimin e tij për shkarkimin e Cungut, por gjasat janë të mëdha. Me sa duket, Gjici do të presë rezultatin e Parti-zanit në Laç.

Trajneri/ Kukësi ka shkarkuar Cungun? Vendimi zyrtarizohet të dielën

Belica: Forca e Partizanit është grupi,

e mundim Laçin

Sadiku gjen më në fund golin, sinjale Panuçit

për Europianin

ndeshje qoftë me Tiranën apo me rivalët në traditë e të rinj duhen vlerësuar. Kur të vijë ndeshja do të ketë vlerësim më të plotë. Shumë e rëndësishme është që kur kemi bërë përzgjedhje, pjesa më e madhe ka qenë pa ekip prandaj në muajin janar nuk luajnë. Teknikisht kemi bërë lëvizje por fizikisht nuk na ndihmojnë dhe punohet që të vijnë në gjendje secili të bëjë punën e vet. Një ose dy duhet të provohen dhe në 15 javë dhe sikur në 2 javët e fundit të jenë 100% do të jenë ndihmë e madhe”, theksoi më tej trajneri Gega. Në fund ka një koment dhe për Alesio Hysenin që po e “mbyt” konkurrenca apo dhe formacionin me të cilin do të luajë sot kundër Laçit. Është e vërtetë që ka konkurrencë dhe nuk e kam siklet pasi më bën komod. Alesio është i ri por jo me shumë eksperiencë. Ai nuk mërzitet por punon dhe ka pasur një problem dhe duhet të punojë tashmë për të ecur pasi është i ri. Do të shohim ato që janë të shëndoshtë dhe pjesa tjetër që nuk janë 100% duhet të pres-in. Sot do të vendos se kush do të hyjë në lojë dhe shihet shpejt. Nuk besoj të bëj ndërrime të mëdha dhe vetëm Rex-hepi mund të më bëjë të ketë lëvizje. 25 janë pjesë e grupit dhe 11 do të luajnë dhe uroj të jenë të gjithë në fokus dhe të shërbejnë. Nuk ka vendosur gjë por do të dalë grupi më i mirë dhe që do të përshtatet pasi çdo ndeshje ka specifikën e vet. Nuk duhet të devijojmë nga rruga pasi gjërat po shkojnë mirë”, përfundoi Gega.

Trajneri i Kastriotit, Bledar De-volli, beson se ekipi krutan i ka mundësitë për ta fituar ndeshjen me Kamzën që luhet këtë të dielë. “Është një Kastriot tjetër edhe në ndeshjet e fundit ndaj Partizanit jam i kënaqur, por goli i dytë e vrau ndeshjen. Që nga dita e parë i kam thënë skuadrës që çdo ndeshje është finale, kjo është motoja jonë, askush nuk e priste që ne të futeshim në garë. Çdo ndeshje do të futemi për të fituar. Kamza edhe pse ka ndryshuar disa lojtare nga koha kur isha unë, ka lojtare me shumë eks-perience dhe me cilësi. Këtë e treguan sidomos me Teutën ku morën pikë me vlera. Megjithatë, ndaj Kamzës do të luajmë vetëm për të fituar pasi është rivali i jonë direkt”, tha Devolli.

Devolli: Kastrioti i ka forcat për ta mposhtur Kamzën

MBROJTËSI/ Ardian Ismajli komenton merkaton: Më kërkojnë klube të mëdha europiane

ATLETIKË/ Luiza Gega shkëlqen në Stamboll, rrëmben medaljen e artë të Ballkaniadë

22 GAZETA SOTE Diel 17 Shkurt 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Ndahet nga jeta Bruno Ganz, aktori që solli Hitlerin në ekran

1- Grindje, mosmarrëveshje, sherr 2-Ngastër e mbjellë 3-Një shtet europian me kryeqytet Kishinjev 4-Fije floku 5-“Bel..” i Mopasamit 6-Teatri i Operas 7-Diskutim i fortë dhe i ndërsjelltë 8-Lum në jug të vendit 9-Fshat turistik në Pogradec 10-Nasi shkrimtar në inc. 11-... Noriega, aktore e dëgjuar e telenovelave 13-Ish futbollisti shkodran Sabah... 14-Tenisti spanjoll Rafael... 16-Një ndër shfaqet e para të bal-etit shqiptar 17-Vendqëndrimi i anijeve 18-Tepsi e cekët prje bakri me buzë të kthyera 20-...Vlora, mbesa e I. Qemalit22-Një shtet në Lindjen e Mesme23-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët 24-Pagesa e men-jëhershme me lek në dorë 25-Ish tenori Kovaçi 26-Sëmundja e rëndë e musakujve 27-Krahina, toka, troje 29-Foshnje 30-Kulçedër 31-Meri 33-Aktori amerikan ...Gibson 34-Lojë në fushën e shahut 35-Një nënë gjirokastrite 36-Ndajfolje sasije 37-Notë në pentagram...

1-“... Pik” një opera e Çajkovskit 4-Boksieri durrësak Kreshnik... 7-Filmi artistik “... e dasmës sime” 12-Tip autoveture rumune 13-Ish futbollisti i Tiranës Arjan... 14-Shkrimtari turk Aziz... 15-Madhësija e një diçkaje që ka gjatësi , lartësi dhe gjerësi që matet me njësi kubike 17-Ëmbëlsirë me oriz , pa fund 18-Sektor Energjitik 19-“ ...Baterflaj” një opera me tre akte nga Xhakomo Puçini 21-Lumi i piramidave, pa fund 22-Patrioti... Nivica 23-Stërqokat, femra e gallofit 24-Ngjyrosës flokësh 25-Xhixhi... ish këngëtar italian 26-Vend i mvarur administrativisht nga një tjetër që e ka mundur në luftë 28-Kafshë e egër 29-Një qytet pothuajse në jug të vendit 30-Aktorja italiane Virna... 32-Notë muzikore 33-Markë cigareje italiane 34-Armik , kundërshtar 36-Arsye , shkak 37-Një vajzë nga një krahinë në jug të vendit 38-Ish aktorja italiane ...Man-jani 39-Është ndihmës mjeke në matëernitet 41-Qoshet...

Aktori Bruno Ganz, i cili luajti rolin e Hitlerit në filmin “Downfall” në vitin 2004 ka ndërruar jetë. Aktori zviceran ka vdekur në moshën 77-vjeçare në shtëpinë e tij në Zyrih të premten në mbrëmje, ka njoftuar menaxheri i tij. Bruno Ganz ishte i njohur për pjesëmarrjen në kinematografinë gjermane dhe angleze. Roli i tij më i famshëm është ai i diktatorit Adolf Hitlen në “Doënfall”. Një skenë e tij u bë meme online. Kujtohen gjithashtu edhe filmat e tij “Miku amerikan”, 1977, dhe “Qielli mbi Berlin”, 1987. Ai punoi me regjisorë si Eric Rohmer, Volker Schloendorff e Wer-ner Herzog. Ganz ishte djali i një punëtori zviceran dhe

i një nëne italiane. Ganz kishte një karrierë të ndritur në ekran dhe në skenë, para se t’i jepte hov më të madh vetes me rolin e Hitlerit, që shtjellon ditët e fundit të diktatorit në bunkerin e tij. Hitleri është një figurë të cilën aktorët gjermanfolës kanë hezituar ta luajnë si personazh, por zvicerani Bruno Ganz ka thënë se roli u tregua kyç në karrierë. Filmi “Downfall” nxiti krijimin e mijëra videove nga skena kur Hitleri u mban një fjalim të ashpër gjener-alëve të tij kur e kupton se ka humbur luftën. Për shumë aktorë të njohur Bruno Ganz do të kujtohet për punën e tij me kinema, si dhe figurat që la pas në filma.

Tre shokët në burg

Tre shokë tepër të ngushtë, pasi kanë grabitur me dhunë, janë dënu-ar me disa ditë burgim. Vjen mbrëm-ja dhe ata shtrihen për të fjetur. Por e pamundur, sepse buburrecat nuk i lënë rehat. Ngrihet i pari, ndez dritën dhe fillon të flas me shokun tjetër i cili edhe ai nuk po flinte aspak. Kur në anën tjetër të krevatit, shoku i tretë fillon të gërhasë. Çuditen. Në mëngjes, kur zgjohet shoku tërë kureshtje ata e pyesin sesi arriti që të flinte gjumë aq i qetë. Ai përgjigjet:

-Në fillim mbyta njërin prej tyre, dhe të tjerët shkuan pas tij për ta varrosur.

Tradhtia bashkëshortore

Gruaja gjen emrin e një femre të shkruar në një letër në xhepin e burrit. Në mbrëmje, sapo burri arrin në shtëpi, gruaja fillon të bërtas. Bashkëshorti:

-Çfarë bën Maria? Mos je gjë e çmendur?

Gruaja:-Unë qenkam e çmendur. Sapo

kam gjetur një letër në xhaketën tënde.

Bashkëshorti:-Çfarë thua e dashur, është emri

i kalit që kemi vënë bast me shokët tanë në garën e fundit. Ka qenë një femër.

Gruaja:-Më fal, i dashur nuk doja, por ti

e di sesi është xhelozia. Ditën tjetër bashkëshorti kthe-

het në shtëpi, dhe gjen një tjetër mbishkrim në duart e gruas:

-Maria, çfarë ka ndodhur këtë herë?

Gruaja:-Paskual, të ka telefonuar kali

me emrin që kishe shkruar në letrën e xhaketës.

Shqiptari në autobus

Hyn një shqiptar në autobus, i cili është plot me zezakë. Shqiptari i çuditur nga ngjyra që mbizotëronte në autobus pyet shoferin:

-A mos është djegur diçka këtu?

1

2 5 8 4

4 8 7 3

3 2 9

4 5 3

8 2 6

7 5 6

2 9 1 8

7

4 5

1 2 5 9

9 5 1 2

2 8

3 4 7

7 3

6 3 1 2

6 1 9 3

5 8

3 2 1 7

4 2 6 5

9

8 7 2 9

9 2

1 8 6 5

3

1 7 8 2

2 3 5 6

GAZETA SOT E Diel 17 Shkurt 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Merrni në dorë situatën dhe veproni, duke e transfor-muar diçka në favorin tuaj. Nëse keni rënë moralisht për-balleni ditën me optimizëm.

23 shattor - 22 tetor

Mërkuri do jetë dominant, ku do ju duhet të përshtat-eni me vendime jo shumë të thjeshta dhe do të përballeni me një situatë të komplikuar.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të hyni në kontakt me persona të tjerë, në sajë të intuitës tuaj. Do arrini të bëni për vete, një person të cilin e kishit pikasur prej kohësh.

Nisni të mendoni për të ardhmen, duke vënë në jetë pro-jekte me optimizëm, pasi jeni të favorizuar. Kjo hapje mendore do ju lejojë që të keni sukses

Prania e Marsit në qiellin tuaj do të krijojë një binom të pakapshëm sa i takon energ-jisë. Do të arrini që të finalizo-ni objektivat tuaj.

Dashi Demi

Do ju mungojë gjallëria dhe kjo mbyllje në veten tuaj, nuk do ju lejojë që të jetoni siç duhet. Mundohuni që të rizgjo-ni entuziazmin e zakonshëm.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Mos lejoni që të ndikoheni nga Marsi, i cili do ju mbush me nervozizëm. Do arri ni të ruani energjinë tuaj, me anë të mënyrës tuaj të sjelljes.

Do jeni mjaft të fuqishëm në sajë të ndikimit të Mërkurit, i cili do jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Yjet favorizojë komuni-kimin dhe ju sqarojnë idetë sot.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Mërkuri nuk do të ketë ndikim negativ në shenjën tuaj, kështu që lëreni veten tuaj të lirë, duke u udhëhequr nga mendimet.

Indi, dështon udhëtimi me trenin

më të shpejtë

Mos i nënvlerësoni gjërat e vogla, pasi janë pikërisht ato që plotësojnë të tërën. Mbani nën kontroll arrogancën tuaj dhe jini më elastik në çift.

Horizontal

Ndikimi i Mërkurit do të bëjë të jeni më shumë të komunikueshëm në raportin në çift. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve.

Yjet nuk do të kenë aspak ndikim të favorshëm për të lin-durit e kësaj shenje. Mërkuri ju ka braktisur dhe ju do të mbylleni në veten tuaj.

Një nga trenat më të shpejtë të Indisë është bllokuar në udhëtimin e parë, një ditë pasi u inaugurua nga kryeministri Modi. Treni i linjës Vande Bharat Express po kthehej në kryeqytetin Delhi nga qyteti Varanasi kur iu bllokuan frenat, raportojnë me-diat e huaja. Mediat indiane cituan një zëdhënës që thoshte se treni mund të ketë goditur disa kafshë. Gjatë provave, shpejtësia e trenit arriti në 180km/h. Edhe pse me një popullsi te varfër India ka arritur që të realizojë trenin "mrekulli" për këtë vend të madh. Është me të vërtetë një revolucion i vërtetë për këtë vend, që më herët krijoi trenat e pajisur me panele diellore.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Është qytezë në komunën e Mar-taneshit të rrethit të Dibrës 6-Aktorja itlaine Virna... 7-Fringo fare, i porsa dalë nga fabrika 8-Aktori ameriakn Istvud në inc. 10-Patrioti...Sadria 11-Ku për rusët 12-...Sharon, ish kryeministri i Izraelit 16-Kafshë ose bimë parahistorike të ngrutësuara 17-Banor i Brukselit 18-Baletmateri Kledi... 19-RTI 20-Një gazetë e viteve 1930 në gjuhën shqipe 22-Automjetet e shqipërisë 23-Pikë turistike në veri në Malësinë e Madhe 24-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi 25-Vihet në fund të shkresës zyrtare 26-Prift ortodoks 27-E bukura e Tropojës 29-Zogu i rosës 30-Raki, e ngatërruar 31-Qytet afër Tiranës 32-Monedha turke 33-Takije prej cope qe mabajnë myzeqa-rët më kokë 35-Lëngu syve 36-Sheshi i shtangës të ngritësit e peshave 37-Organ-izatë Ndërkombëtare 38-Shtëpi banimi 39-Largohu 40-Këngëtarja italiane ...Berti 41-Një perime vjeshte...

1-Kushtet meteorologjike të nje vendi 2-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë 3-Letra ep arë më me vlerë 4-Poho-jnë italianët 5-Kafshë, ital... pa të fundit 8-Njëlloj si nr.18 horizontalisht 10-Një shtet europiano-lindor 11-Piktori i vrazh-dët, i prapë 13-Konkret, i vërtetë 14-In-stituti i Lartë Italian 15-Erebara regjizor në inc. 16-Këngëtarja popullore Zyberi 18-Është një mjet pune i punëtorit te kra-hut, i shquar 20-Qytet bullgar ne brigjet e Detit të Zi 21-Janë konstruksione betoni për pëqr ndërtim 23-Port kroat në Adria-tik 24-Zanor 25-Marrëdhënie e shkurtër bashkëshortore 26-Janë paisje të tavolinës për të ngrënë 28-Breçe i politikës 29-Një shpend shtëpijak mashkull 31-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht 32-Lojëra fati 33-Nje shtet Afri-kan me kryeqytet Nairobi 34-Vendqëndri-mi i anijeve 38-Kush? Për italianët 39-Gji-ka e skenës 40-Gëlltit ose... 41-Humoristi anglez Aktison në inc...

Irak, nëna 25 vjeçare lind shtatë fëmijë

Një nënë e re ka sjellë në jetë shtatë fëmijë gjatë një lindje natyrale dhe thuhet se të gjithë fëmijët janë në gjendje të mirë. Si-pas mediave të huaja, lindja e befa-sishme ndodhi në një spital në pro-vincën Diyali të Irakut lindor dhe që besohet se rasti i parë në vend. Firas Al Izzawi, një zëdhënës i de-partamentit të shëndetit lokal, tha në një deklaratë se nëna 25-vjeçare kishte një lindje natyrale dhe ishte e shëndetshme. Ndërsa shtatë të sapolindurit, gjashtë vajza dhe një djalë, që thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së kontrolleve mjekësore janë pub-likuar imazhet që tregojnë disa prej foshnjave. Babai i fëmijëve Youssef Fadl tha se ai dhe gruaja e tij tani kanë 10 fëmijë për t’u kujdesur.

GAZETA SOT24 E Diel 17 Shkurt 2019

2,3,4,12,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

UEFA futi në proces disiplinor dy lojtarë të Realit të Madridit, mbrojtësin Serxhio

Ramos për marrjen me dëshirë të kartonit të verdhë, një lëvizje që dënohet në futboll, si dhe sul-muesin Gareth Bejl për shkak të sjelljes së gabuar të tij ndaj tifozëve kundërshtarë. Në fakt, Ramos edhe zyrtarisht është nën hetim nga UEFA në lidhje me kartonin e verdhë që mori në ndeshjen Champions ndaj Ajaksit. Në përfundim të ndesh-jes, ai tha se e dinte që do të merrte karton të verdhë dhe do të mungonte ndeshjen e kthim-it, por pranoi se ky ishte ven-dimi më i saktë. Në lidhje me këtë deklaratë, UEFA ka hapur një hetim karshi tij duke qenë se dyshohet se ai ka plotësuar numrin e kartonëve për shkak se do që të jetë i pastër në fazat tjera. Vetë Ramos ka kërkuar që të qartësojë gjithçka për mediat spanjolle, ku në një pronon-cim për “Marca” ai ka treguar edhe të vërtetën e kartonit të verdhë si edhe ka shpjeguar edhe njëherë intervistën pas ndeshjes, duke u shprehur se ajo është keqkuptuar. Ramos

LA LIGA/ Atletiko fiton me Rajo Valekanon dhe rikthehet e dyta

TRAJNERI Mançester Junajtid ka konfir-muar se Aleks Ferguson do të kthehet në stolin e “Djajve të Kuq” për një ndeshje të veçantë, e cila do të luhet për të festuar 20-vjetorin e sezonit të “tripletës” së fundit. Një përfaqësi e skuadrës legjendare të “Djajve” do të luajë kundër legjendave bavareze në “Old Trafford”, më 26 maj, në një “përsëritje” të duelit të tyre të famshëm (2-1) të Ligës së Kampionëve, që vu-losi trofeun e tretë të madh sezonal për anglezët më 1998-1999. Fondet e

mbledhura do të shkojnë për bamirësi nëpërmjet fondacionit të Junajtid. Fer-guson u largua nga drejtimi i “Djajve të Kuq” në fund të sezonit 2012-2013. Prej atij momenti, klubi nuk ka arrit-ur të gjejë një trajner me “valencat” e skocezit, që të ketë suksese dhe vazh-dimësi. Megjithatë, në teori, Junajtid mbetet skuadra e vetme angleze për të fituar “tripletën” këtë sezon: Premier League, “FA Cup” dhe Champions, si në kohën e skocezit të mirënjohur. Junajtid i “tripletës” së para 20 viteve

humbi vetëm tri ndeshje në Premier League (1998-1999), në transfertë me Arsenal dhe Shefield, si dhe në shtëpi me Midëllsboru. Fitorja e Champions mbetet ndoshta më e famshmja në një finale të këtij kompeticioni. Rezultati ishte 1-0 për bavarezët pas 90 minu-tash lojë, ndërsa kishin mbetur edhe tri minuta shtesë. Sheringham dhe trajneri aktual, Ole Gunar Solskjaer, shënuan në minutën e parë dhe të tretë të kohës shtesë, duke mundësuar përmbysjen e madhe.

MERKATO CHAMPIONS SITUATA

Napoli nxjerr në shitje Kulibali, vlen 150 mln euro

Roben nuk ia del, mendon tërheqjen nga futbolli

Alegri: Ndaj Atletikos duam vetëm fitore

Merkato në verë pritet të jetë e nxehtë, sidomos për mbrojtësin e skuadrës së Napolit, Kalidu Kulibali. Mediat italiane thonë se Na-poli nuk e dëshiron largimin e tij. Mbrojtësi senegalez, pas paraqitjeve fantastike me fanellën e napolitanëve, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropi-ane. Sipas “Calciomercato-s”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka vendosur që të mos dëgjojë asnjë ofertë më të vogël se 150 milionë euro për qendërmbrojtësin. Madje, drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të ni-

“Zonja e Vjetër”, Juventu-si, do të përballet me klubin spanjoll Atletiko Madrid të mërkurën nga ora 21:00. Sipas “Tuttosport” mund të shohim ndryshime të mëdha në 11-shen startuese të “Biancon-erëve” dhe ndryshime taktike. Duke e ditur se sa e rrezikshme është Atletiko në kundërsulme ka mundësi që Zhao Kancelo do të zëvendësohet në krahun e djathtë të mbrojtjes nga Mattia De Shilio ose Kaseres. Derisa Cancelo do të lëvizte në një pozicion më ofensiv, që do të thotë se portugezi do ta zëvendësonte Dibalan, e tjetër kandidat për ta zëvendësua

Nuk luan që prej 27 nën-torit të 2018-ës dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e shqetësojnë sulmuesin e Bajernit të Myni-hut, Arien Roben. Holandezi 35-vjeçar pati deklaruar se do të largohej nga kampionët e Gjermanisë në fund të këtij sezoni dhe vendimi i tij u sho-qërua me spekulimet se do të vijonte në një tjetër skuadër por mesa duket dëmtimi mis-terioz i sulmuesit ka ndalur vrullin e tij sportiv. “Është shumë dëshpëruese një situatë e tillë. Kam provuar gjithçka deri më tani, por asgjë nuk po funksionon. Problemi është se nuk e dimë cili është problemi.

sin bisedimet me 27-vjeçarin për vazhdimin e kontratës. Për Kulibalin interesim kanë shprehur Mançester Junajtid dhe Paris San Zhermen.

Jam bërë gati dy herë për t’iu rikthyer fushës gjatë këtij harku kohor, por sërish nuk ia kam dalë”, tha Roben për gjermanen “Bild”.

duket i bindur se kartoni nuk u mor me qëllim, megjithëse e dinte që do të mungonte. “Real-isht jam i befasuar për këtë që po ndodh. Unë thash se ishte ndërhyrja e pashmangshme dhe se duhej bërë, nuk thashë se duhej marrë patjetër kartoni i verdhë. Ata kishin një kundër-sulm në minutat e fundit dhe ndeshja ishte me rezultat të ngushtë. Unë thash se do të gënjeja nëse do të thosha se nuk do të ndëshkohesha. Unë e dija që do të ndëshkohesha me karton të verdhë, por nuk e mora me qëllim kartonin.

Ramos i tronditur nga penalizimi i UEFA-s: Kartonin s’e mora me qëllim, ndëshkimi im i padrejtë

Kampionati spanjoll dom-inohet nga Barcelona, kurse Reali e Atletiko rivalizojnë për momentin në vend të dytë. Pas dy humbjeve radhazi, Atletiko e Madridit është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Rajo Valekanon në transfertë. Fati i takimit u vendos nga një gol i yl-lit francez të, “Los Colchoneros”, Antuan Griezman, i cili shënoi një gol mjaft të bukur rreth 15

minuta nga fundi i ndeshjes. Me këtë 3-pikësh Atletiko e Madridit rikthehet përkohësisht në vendin e dytë, në pritje të ndeshjes së Realit nesër, ndërsa Simeone fillon të mendojë për sfidën e Championsit përballë Juventusit. Më herët, Levante fitoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Celta Vigos, me këta të fundit që vijojnë të “notojnë në ujërat e ftohta” të renditjes së përgjithshme.

Prandaj edhe thashë që në fut-boll ka vendime të ndërlikuara. Nëse do të ishte për karton të verdhë, shumë mirë mund ta merrja në fazën në grupe ndaj Romës dhe të mungoja ndaj CSKA-së së Moskës pasi ishim të kualifikuar. Për më tepër, nën ndeshjen e fundit nuk u ftova fare, u shpreh Ramos. Ndërkohë, rigjetja e qetësisë dhe rezultateve në kampionat, barazimi në El Clasicon e parë të Kupës së Mbretit, por edhe fitor-ja ndaj Ajaksit në Champions, kanë bindur drejtuesit e Realit të Madridit, që të konfirmojnë

Ferguson në krye të Junajtid për 20-vjetorin efitores me Bajernin

PIKË ka grumbulluar Atletiko e Madridit në 24 ndeshje të luajtura, duke u renditur për momentin në vend të dytë. Kuptohet, Barcelona ndodhet në

vend të parë me 51 pikë, ndërsa rivali i saj i madh, Reali, në vend të tretë me 45 pikë, por dy gjigandët e futbollit spanjoll kanë nga një ndeshje më pak.

47

Mbrojtësi i Realit të Madridit pritet të ndëshkohet nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për shkak të marrjes me dashje të kartonit në duelin ndaj Ajaksit

në krah Dibala është edhe Bernardeski, pasi mund të bëjë një lidhje të mirë në mesfushë dhe është shumë punëtor në aspektin difensiv.

trajnerin Santiago Solari në stol edhe për sezonin e ardhshëm. Tekniku argjentinas po fut në rrugën e duhur një sezon të nisur në mënyrë të tmerrshme nga ish trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ndërsa ka përfshirë në formacion edhe disa ele-mentë të rinj si Vinicius dhe Rexhuilon. Por konfirmimi i Solarit hap skenarë të rinj edhe në merkaton e verës, pasi disa prej futbollistëve aktualë të Realit nuk shihen me sy të mirë nga argjentinasi dhe do të kërkojnë një tjetër strehim për sezonin e ardhshëm. Në krye të listës qëndron fantazisti spanjoll Isko, i cili nuk e gjen veten aspak në skemat e Solarit dhe sa herë që është thirrur në apel, nuk ia ka dalë të lërë gjurmë, duke humbur besimin e trajnerit dhe skuadrës. Për Iskon kanë shpre-hur interes shumë skuadra, përf-shi këtu Juventusin, Çelsin dhe Mançester Sitin, të cilat janë gati të paguajnë deri në 80 milionë euro për kartonin e spanjollit, ndërsa tashmë topi është në fushën e Perez, që pritet të thotë fjalën e fundit. Një tjetër futbol-list që nuk do të ketë të ardhme në Madrid, nëse konfirmohet Solari, do të jetë edhe mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo.