32
Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor jashtë mureve të shkollës ë

Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor jashtë mureve të shkollës

ë

Page 2: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Ky udhëzues është realizuar në kuadër të projektit :“ Paketa e Gjelbër” mundësi për aktivitete mjedisore në/për komunitetin

Ky projekt ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm i Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADC)

dhe Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri.

Në përgatitjen e përmbajtjes së këtij udhëzuesi ka ndihmuar dhe mësuesja e edukimit mjedisor Eniana Shkodrani,

të cilën e falenderojmë për kontributin e dhënë.

Realizuar nga

Mbështetur nga:

©Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, Prill 2011

Page 3: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

parathënie

Ky është një udhëzues i thjeshtë për mësuesit e edukimit mjedisor në shkollat tona 9-vjeçare. Ky udhëzues nuk ka për qëllim të jetë një udhëzues perfekt në lidhje me realizimin e edukimit mjedisor. Ai thjesht ju rekomandon disa veprimtari, që ju dhe nxënësit tuaj mund të realizoni jashtë mureve të shkollës, më pranë natyrës, lidhur me temën e ndotjes së ajrit, ujit, natyrën dhe mbetjet.

Ky udhëzues fillon nga besimi që ne të gjithë mund të bëjmë ndryshim në gjendjen e mjedisit dhe në përmirësimin e tij. Veprimet tona, sado të vogla, kanë një ndikim të madh në cilësinë e mjedisit ku jetojmë.

Qëllimi ynë është një qasje e cila merr disa nga këto ide themelore dhe i përshtat ato në përputhje me nevojat vendore. Ka shumë metoda të përdorura nga mësuesit e edukimit mjedisor, të cilat mund ndihmojnë dhe ofrojnë zgjidhje në realizimin e veprimtarive mjedisore jashtë shkolle. Prandaj, ne mendojmë se duke i ndarë këto ide përmes këtij manuali, mësuesit mund t’i përshtatin, zhvillojnë dhe zgjerojnë ato.

Veprimtaritë e këtij udhëzuesi janë fokusuar në katër fusha kryesore, në atë të ajrit, ujit, natyrës dhe mbetjeve. Për secilën prej tyre ju mund të gjeni informacione shtesë në referencat e dhëna nga REC, në fund të çdo veprimtarie. Shpresojmë që ky udhëzues do të frymëzojë mësuesit për të zhvilluar ide të reja dhe për të krijuar aktivitete promjedisore.

Page 4: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

përkufizimi i edukimit mjedisor

Edukimi mjedisor fokusohet nëŸ Ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë në lidhje me mjedisin dhe

sfidat mjedisore;Ÿ Njohuritë dhe kuptimin në lidhje me mjedisin dhe sfidat

mjedisore;Ÿ Qëndrimin e interesuar për mjedisin dhe ndihmën për të ruajtur

cilësinë e tij;Ÿ Zhvillimin e aftësive për të zbutur problemet mjedisore;Ÿ Pjesëmarrjen në projekte dhe programe mjedisore.

Edukimi mjedisor është procesi i të mësuarit që rrit njohuritë dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për mjedisin dhe sfidat lidhur me të, që zhvillon aftësitë e nevojshme dhe ekspertizën, që nxit qëndrime, motive, dhe angazhime për të ndërmarrë vendime të informuara dhe veprime të përgjegjshme.(UNESCO, Deklarata Tbilisi, 1978).

Page 5: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Për të transmetuar njohuritë, për të zhvilluar aftësitë, për të kultivuar vlerat dhe qëndrimet e nxënësve nga ana e mësuesit, gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit përdoren një sërë metodash dhe teknikash në bashkëpunim me nxënësin. Këto metoda, të cilat kanë në thelb ndërveprimin, sigurojnë kushte që nxënësi të zotërojë informacion përmes një sërë procesesh, të cilat zhvillojnë aftësitë e nevojshme dhe të domosdoshme për edukimin mjedisor. Fëmijët kanë dëshirë të natyrshme për veprimtari fizike dhe dalje në natyrë dhe, për vetë natyrën e tij, edukimi mjedisor, përmes aktiviteteve në “ajër të pastër” është një element i rëndësishëm i mësimit. Aktivitetet që zhvillohen në mjedis të hapur si shëtitjet, ekskursionet, lojërat në natyrë dhe eksperimentet, puna vullnetare, kampet verore, etj., rrisin ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e fëmijëve për mjedisin që i rrethon.Para se të fillojmë të eksplorojmë natyrën me fëmijët, le të mendojmë për një moment për rolin tonë si mësues.Cilat janë parimet kryesore për mësimdhënien jashtë shkolle, që na ndihmojnë në punën me fëmijët, me energjinë e tyre, duke i mbajtur dhe larg nga rreziqet?Sigurisht që këto parime kanë bazë respektin për fëmijët dhe respektin për natyrën.Ka 5 parime për mësimdhënien jashtë shkolle, që mund t’ju vijnë në ndihmë në punën me fëmijët.

hyrje

Page 6: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

1) Mëso më pak dhe ndaj shumë

Kur iu tregon fëmijëve fakte të ndryshme nga natyra është më mirë t'u tregosh atyre dhe për ndjenjat e tua në prani të një peme, luleje etj. Tregoju atyre për frikën dhe respektin tënd se si një pemë mund të rritet në kushte nënalpine, ku uji është i pakët në verë dhe pothuajse i ngrirë në dimër; ku erërat e forta mund të thyejnë degët e pemës, gjithashtu mund t’iu tregosh se sa e çuditshme është që rrënjët e një pishe gjejnë mundësi për t'u ushqyer dhe për të mbijetuar në shkëmbinj. Fëmijët u përgjigjen këtyre vëzhgimeve më me lehtësi se informacioni i teksteve mësimore që e shpjegon atë. p.sh mund të marrësh shembullin e një peme pishe që rritet në një kamp afër një zone natyrore.Është e rëndësishme që një i rritur të ndajë me fëmijët ndjenjat e tij. Vetëm duke ndarë me ta këto ndjenja, ne komunikojmë dhe i ngjallim të tjerëve dashurinë për natyrën dhe tokën. Kur ne ndajmë me fëmijët idetë dhe ndjenjat tona, e nxisim atë që të eksplorojë ndjenjat dhe perceptimin e tij, dhe të zhvillohet një besim dhe miqësi e përbashkët ndërmjet të rriturit dhe fëmijës.

2) Ji perceptuesPerceptues do të thotë të dëgjosh dhe të jesh i informuar. Është një nga qëndrimet më të vlerësuara që ju mund të kultivoni gjatë punës me fëmijët. Të qenit jashtë, sjell një entuziazëm spontan tek fëmijët që, ju me zotësi, mund t'i drejtoni drejt mësimit. Bëhu i arsyeshëm: çdo pyetje, çdo koment, çdo thirrje gëzimi është një mundësi për të komunikuar. Përgjigju interesit të fëmijëve dhe kuriozitetit të tyre. Kur ju respektoni mendimet e tij, ju do të jeni më pranë tij.

pesë parime për mësimdhënien jashtë shkolle

Page 7: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

3) Pa humbur kohë fokusohu në vëmendjen e fëmijëveQë në fillim trego qëllimin e ekskursionit. Përfshiji fëmijët sa më shumë të jetë e mundur, duke u bërë pyetje dhe duke u treguar atyre pamje dhe zhurma interesante. Disa fëmijë nuk janë të interesuar për të parë më nga afër natyrën kështu që, gjej gjëra interesante për ta dhe udhëhiqi pak e nga pak drejt një vëzhgimi më të kujdesshëm. Bëji të mendojnë se ajo çka ata kanë gjetur është me interes për ju.

4) Shiko dhe përjeto në fillim, fol më vonëNuk është e nevojshme që të fokusohemi në gjëra të jashtëzakonshme, edhe gjërat e zakonshme mund të japin diçka të bukur kur shikohen me kujdes. Fëmijët kanë aftësi për të bërë për vete çdo gjë që shikojnë. Fëmijët i kuptojnë më mirë gjërat kur ata bëhen njësh me to, se sa kur dikush tjetër ua shpjegon brenda mureve të klasës. Ata vështirë se harrojnë një përvojë në natyrë.Mos u ndjeni keq (si mësues) nëse nuk dini emrat e bimëve dhe të kafshëve, ato janë emërtime sipërfaqësore. Për shembull, ju mund të pëlqeni më shumë një dru lisi, nëse e shikoni se si ai ndryshon gjatë gjithë ditës kur mbi të bie drita. Shikojeni pemën nga perspektiva të pazakonta. Nuhasni dhe ndjeni gjethet dhe lëvoren e tij. Uluni ose qëndroni poshtë pemës dhe shikoni me kujdes të gjitha llojet e formave jetësore që jetojnë dhe janë të varura prej tij. Vështro. Bëj pyetje. Hamendëso. Argëtohu!

5) Një sens gëzimi duhet të përshkojë eksperiencënFëmijët mësojnë më mirë nëse ju mund ta mbani gjallë gëzimin dheentuziazmin e rastit. Mos harro se entuziazmi juaj është ngjitës dhendoshta, vlera juaj më e madhe si mësues.

Page 8: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Aktivitetet që ndihmojnë në formimin e grupit janë të gjitha ato aktivitete që bëjnë të mundur njohjen e anëtarëve me njëri - tjetrin, vendosjen e komunikimit midis tyre dhe krijimin e mirëbesimit tek shoku. Ato mund të jenë aktivitete të ndërtuara mirë, jo formale, të momentit, aktivitete që nxisin entuziazmin e fëmijëve. Këto lloj aktivitetesh ndihmojnë në formimin e grupit dhe zakonisht përdoren kur një grup është i ri, por gjithashtu mund të përdoren dhe kur ne kërkojmë që të rrisim nivelin e besimit tek anëtarët e një grupi.Anëtarët e grupeve respektohen për përfshirjen e tyre për suksesin e aktivitetit. Përpjekjet e grupit çojnë në rritjen e besimit, bashkimit dhe një kuptim më të mirë për nevojat dhe aftësitë e secilit. Aktivitetet që çojnë në ndërtimin e grupit dhe aktivitetet nismëtare janë të rëndësishme në fillimin e një ekskursioni në natyrë për të rritur entuziazmin dhe për t'i lejuar nxënësit të familjarizohen me njëri-tjetrin. Mësimdhënia e efektshme kërkon që mësuesit të gjejnë vazhdimisht mënyra për të përforcuar mësimin dhe vlerësimin e tanishëm të të menduarit, të gjuhës dhe të përmbajtjes së lëndës nga ana e nxënësve. Mësimdhënie e efektshme do të thotë të krijosh një mjedis ku nxënësit të përfshihen, të përballen në sfida të ndryshme dhe të zhyten në lloje të ndryshme të të menduarit. Nxënësit janë të ndryshëm në shumë drejtime, edhe në atë se si zhvillohet procesi njohës.“Mendja e fëmijëve është si një punishte. Punishtja përmban një koleksion të çuditshëm të materialeve (njohuritë) dhe të veglave (proceset e të nxënit), të cilat mund të përdoren për të nxjerrë produkte të reja (rregullat, strategjitë, hipotezat, skemat etj.). Disa nga veglat dhe materialet janë të vlefshme për një numër të madh detyrash. Mjaft të tjera janë të specializuara për një qëllim të caktuar, por janë me vlerë të jashtëzakonshme kur ato nevojiten” - thonë studiuesit Siegler dhe Jenkis.

aktivitetet që ndihmojnë në formimin e grupit

Page 9: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

21

Në udhëheqjen e veprimtarive në natyrë është zbuluar se ka një sërë lojrash dhe veprimtarish që duket se funksionojnë më mirë, pavarësisht nga grupmosha, gjendja shpirtërore apo angazhimi fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë kaq mirë është harmonia e mirë me disa aspekte të natyrës njerëzore.

Ky sistem quhet shpejtësia e mësimnxënies dhe ka 4 etapa që kalojnë nga njëra tek tjetra në mënyrë natyrale:Etapa e parë: Ngjallja e entuziazmitEtapa e dytë: Përqendrimi i vëmendjesEtapa e tretë: Eksperiencë e drejtpërdrejtëEtapa e katërt: Ndan sygjerimet

Le t'i analizojmë një nga një.

Etapa e parë:Pa entuziazëm, ju asnjëherë nuk mund të përjetoni eksperiencë domethënëse për natyrën. Me entuziazëm kuptojmë një zhvendosje të vazhdueshme të interesit personal dhe gjallërisë. Pa këtë entuziazëm, ne mësojmë shumë pak.

Etapa e dytë:Mësimi varet nga vëmendja ose përqendrimi. Vetëm entuziazmi nuk mjafton. Nëse mendimet tona janë të shpërndara, ne nuk mund të jemi të vetëdijshëm për natyrën ose diçka tjetër. Kështu që, duhet ta drejtojmë entuziazmin tek një përqendrim i qetë.

efektiviteti i mësimdhënies

Page 10: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

34

Etapa e tretë:Ndërsa ne, gradualisht përqendrojmë vëmendjen tonë, bëhemi më të vetëdijshëm për ato që dëgjojmë, shikojmë, prekim, nuhasim dhe ndiejmë përmes intuitës. Me një vëmendje të qetë, ne mund të hyjmë më mirë në ritmin dhe rrjedhshmërinë e natyrës rreth nesh. Përqendrimi i vëmendjes krijon një qetësi të brendshme dhe një sinqeritet që na lejon të provojmë natyrën direkt, pa ndërhyrjen e mendjes. Kështu, etapa e tretë është përthithja e eksperiencës direkte.

Etapa e katërt:Eksperienca të pasuron diturinë. Çdo të thotë kjo? Provoni të luani lojën Dritaret e Tokës. Në këtë lojë, lojtari (ju) është i qetë ndërsa natyra kthehet tek rutina e saj normale. Le të mendojmë se ju po luani këtë lojë dhe zogjtë ndalojnë tek pema ku ju keni qëndruar. Duke qëndruar i qetë, ju filloni të ndjeni një ndjesi të pafrymë me jetë rreth jush, sikur ju po përziheni me skenën dhe po e përjetoni atë përmes zogjve, barit dhe degëve të pemëve që përkulen. Në këtë qetësi, ju shpeshherë mund të ndieni një gëzim dhe qetësi të thellë, një sens të paharrueshëm të bukurisë së forcës krijuese. Natyra është gjithmonë frymëzuese.Një udhëheqës grupi mund të ndihmojë në frymëzimin e grupit duke treguar histori për natyrën ose duke treguar histori për jetën e natyralistëve më të njohur ose për mbrojtësit e natyrës. Etapa e katërt është quajtur ndarja e frymëzimit sepse ndarja e eksperiencave të të tjerëve forcon dhe qartëson eksperiencën tonë.

Page 11: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

ajri

Ajri i pastër është jetësor për shëndetin tonë dhe mirëqenien. Kontakti me ajrin e ndotur është provuar që sjell kushte shëndeti jo të mira. Zonat urbane janë duke u rritur në mbarë botën, e bashkë me to, edhe nivelet e ndotjes së ajrit të tyre. Trafiku, djegiet dhe prodhimi industrial kanë çuar në rritjen e shkarkimeve në ajër me një përqëndrim të lartë ndotësish. Rritja e përqindjes së dioksidit të karbonit e ka bërë Tokën më të ngrohtë. Sot, ne të gjithë jemi më të ndërgjegjshëm mbi efektin e ndryshimeve klimatike dhe lidhjen që ky fenomen ka me ndotjen e ajrit. Ajri i pastër ka një rëndësi të madhe, veçanërisht për fëmijët. Ata, ndryshe nga të rriturit, thithin një vëllim më të madh ajri, në krahasim me përmasat e trupit. Kjo tregon se ata rrezikohen më shumë se të rriturit nga rritja e përqendrimit të ndotësve të ajër në trupin e tyre.

Mesazh për nxënësit Ajri i pastër është shëndet dhe jetë,

Mesazh për mësuesit Edukimi i respektit dhe i përgjegjësisë individuale e qytetare për natyrën dhe ajrin, është një nga detyrat tuaja më të rëndësishme si mësues.

Mesazh për komunitetinFamilja dhe komuniteti janë partnerë të afërt të shkollës për ndërgjegjësimin dhe për zgjedhjet e shëndetshme për mjedisin.

përpiqu dhe ti ta ruash atë.

Page 12: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Ushtrime praktike që mund të bëhen me nxënësit:

1. Në rrugët me trafik të dendur ose ku bëhen shumë ndërtime, vështroni me kujdes gjethet dhe trungjet e pemëve buzë rrugës! A vëreni ndonjë gjë të veçantë tek ato, në krahasim me pemët e mjediseve të pastra? Nëse po, çfarë ju bie në sy?Ÿ Cilët mendoni se mund të jenë shkaqet?Ÿ Çfarë pasojash mund të kenë pemët nga kjo situatë?Ÿ Çfarë masash mund të propozoni ju për përmirësimin e

situatës dhe si mund të kontribuonit ju vetë për këtë?

2. Bëni një vizitë në një park apo lulishte brenda në qytet, pranë rrugëve me trafik dhe pluhur, si dhe një vizitë në një park apo sipërfaqe të gjelbër larg qytetit, në një mjedis të pastër!Në secilën vizitë përpiquni, që brenda një ore, të vlerësoni përafërsisht se sa lloje dhe individë kafshësh shihni (p.sh. shpendë, flutura dhe insekte të tjera).Ÿ Në cilin rast ky numër ju rezulton më i lartë?Ÿ Cilët mund të jenë disa nga shkaqet e ndryshimit të numrit të

kafshëve mes dy mjediseve të sipërpërmendur?Ÿ Si mendoni se mund të ndikojnë këto shkaqe në jetën e

kafshëve?Ÿ Çfarë masash mund të propozoni ju për përmirësimin e

situatës dhe si mund të kontribuonit ju vetë për këtë?

Page 13: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Ditar i udhëtimeve gjatë fundjavës

hapi i parë: Përgatitje paraprakeShpjegojuni nxënësve se si të hartojnë një ditar të udhëtimeve gjatë fundjavave.hapi i dytë: Organizimi i veprimtarisëPorositini ata t'u kërkojnë prindërve apo të rriturve të tjerë, që drejtojnë makinën, t'i ndihmojnë në leximin e kilometrazhit (odometrit) të makinës. Nxënësit duhet të regjistrojnë të gjitha udhëtimet, duke mbajtur shënim destinacionin dhe kohën kur zhvillohet udhëtimi; (sipas një tabele të parapërgatitur).Në fund të çdo dite, nxënësit mbledhin totalin e numrit të kilometrave të përshkruara nga makina e tyre dhe e shënojnë në hapësirën e posaçme të ditarit.

Ndotja nga makinat është një ndër burimet më të mëdha të ndotjes së ajrit nga njeriu. Çdo 40 km një person me makinë shkarkon 0.5 kg ndotje në ajër. Veprimtaria e mëposhtme pasqyron një shembull të dukshëm të ndotjes, që lëshohet në ajër nga transporti me makina dhe ndërgjegjëson nxënësit dhe familjet e tyre për pasojat e makinave dhe gjetjen e alternativave mjedisore me mjedisin.

Kohëzgjatja: Të pakën 1 orë çdo fundjavë

Mosha: Të gjitha moshat

Materialet: Makinë, fletë për shënime

Madhësia e grupit: Jo më shumë se 4 vetë në grup

Qëllimi:

Veprimtari

Page 14: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Emri Mbiemri

hapi i tretë: Plotësimi i tablës në klasëKur nxënësit vijnë të hënën në shkollë, krahasoni numrin e kilometrave të përshkuara nga secili.Mesatarisht, për çdo 40 km në ajër çlirohen rreth 0.5 kg shkarkime (grimca pluhuri, dioksid karboni etj). Kërkojuni nxënësve të llogarisin sa kg grimca pluhuri prodhon makina e familjes së tij/saj. Në këtë mënyrë, ju i keni vënë përballë një ushtrimi të thjeshtë matematikor.hapi i katërt: DiskutimiŸ A ishte e domosdoshme të kryheshin të gjitha lëvizjet me makinë?Ÿ Ekzistonte mundësia që disa prej tyre të organizoheshin në një

formë tjetër?Ÿ Sa kg shkarkime u hodhën në ajër, gjatë fundjavës, nga e gjithë

klasa? (përfshirë këtu dhe mësuesin).Ÿ Po sikur e gjithë kjo sasi ndotje të qëndronte në qytete gjatë

fundjavës apo gjatë javës, sa i keq/i mirë do të ishte ajri?Ÿ Kërkojuni nxënësve të përsëritin ushtrimin fundjavën që vjen, me

qëllim reduktimin e lëvizjeve me makinë.

DestinacioniKohëzgjatja e

udhëtimit

Numri i kilometrave të përshkruara

Shembull tabele

Page 15: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

uji

Toka quhet “Planeti Blu” për shkak të përhapjes së madhe të ujit në sipërfaqen e këtij planeti, megjithatë vetëm 0.6 përqind e kësaj sasie uji është i përshtatshëm për t'u pirë.Uji gjendet në lumenj, liqene, dete, oqeane, akullnaja, ajër (në formë reje), si dhe në tokë e nën të. Të gjitha këto forma janë pjesë e një cikli hidrologjik, në të cilin çdo pjesë e tij ka një sasi të caktuar të sasisë totale të ujit në planet.Ne të gjithë e përdorim ujin, prandaj ne të gjithë jemi përgjegjës për ta kursyer dhe mbrojtur atë nga ndotja. Dy janë parimet bazë, që duhet të kihen parasysh nga secili prej nesh për të mbrojtur burimet ujore janë: Kurse dhe Mbro!

Mesazh për nxënësit Uji është jetë, ruajeni atë.

Mesazh për mësuesit Edukoni fëmijët tuaj të jenë të aftë për në jetë.

Mesazh për komunitetinMbroni ujin e pastër, ai është i të gjithëve.

Page 16: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Si të mbrojmë ujin nga ndotja

Të kuptohet rëndësia e ujit, si dhe të tregohet si mund të kursejmë ujin me anën e ndryshimeve të vogla në sjelljen tonë të përditshme.Rritja e njohurive mbi ndotjen e ujit nga detergjentët, njohuri të reja për mbrojtjen dhe kursimin e tij në familje.

Kohëzgjatja: 3-4 orë mësimore

Mosha: nxënësit e klasave 6,7,8

Materialet: etiketa detergjentësh, fletë shënimesh

Madhësia e grupit: Jo më shumë se 4 vetë në grup

Qëllimi:

hapi i parë: Përgatitje paraprakeJepuni nxënësve një detyrë për të mbledhur, gjatë 1-2 muajve, të gjitha llojet e paketimeve (me etiketa) nga detergjentë të ndryshëm për larje dhe pastrim, të përdorura në familje dhe t'i sjellin në klasë.Organizoni një shkëmbim idesh “Si e ndotim ne ujin në shtëpitë tona?” (p.sh gjatë procesit të larjes dhe pastrimit të shtëpisë dhe enëve duke përdorur detergjetë me përbërje nga kimikate të ndryshme, etj.)

hapi i dytë: Diskutimi në klasëProblemet më të mëdha në lidhje me ndotjen e ujërave vijnë nga substancat kimike që përdoren për larje dhe pastrim në shtëpi. Pasi vihen në kontakt me ujin, këto substanca përzihen me ujërat e zeza të WC-së dhe, nëpërmjet ujërave të zeza, shkarkohen në mjedis.

Veprimtari

Page 17: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Kimikatet vrasin mikroorganizmat, që kryejnë dekompozimin e mbetjeve organike njerëzore. Në këtë mënyrë prishet balanca e vendosur në vite. Sot nuk ekzistojnë detergjentë larës ose pastrues që të jetë plotësisht i sigurt për mjedisin. Të gjithë këto kimikate, janë ndotës në shkallë të ndryshme. Prandaj, më e mira që mund të bëjmë është t'i përdorim ato në mënyrë të arsyeshme, duke i kushtuar më shumë rëndësi etiketimit të tyre dhe duke blerë më të sigurta dhe që përmbajnë substanca jo shumë të rrezikshme me mjedisin.

hapi i tretë:Vizitë në supermarket Vizitoni me nxënësit tuaj një supermarket. Vëzhgoni me kujdes paketimet e detergjenteve për larje dhe pastrim dhe studioni përbërjen që përshkruhet në etiketat e tyre. A ekziston një ikonë për substancat miqësore me mjedisin? Për më shumë në lidhje me këtë mund të bisedoni me prindërit apo dhe mësuesin e kimisë së shkolës suaj. Organizoni një diskutim, ku të bëhen shkëmbime idesh lidhur me temën “Si ndikon aktiviteti njerëzor në ndotjen e baseneve ujore?” (Bujqësia, industria, ndërtimi, aksidente të rrjedhjes së substancave të rrezikshme, depozitimi i mbetjeve familjare të parregulluara me ligj etj). Shkruani të gjitha përgjigjet në fletë.

hapi i katërt: DemostrimiPër të kuptuar më shumë ndotjen e ujërave nga aktiviteti njerëzor realizoni demostrimin e mëposhtëm: a) Mbushni një pjatë plastike (tabaka) me një shtresë 2-3 cm me rërë të thatë. b) Bëni një vrimë të vogël në një nga fundet dhe vendosni një sasi të vogël me lëngje për të pirë, të polverizuara (koncentrat lëngu i tharë dhe i ngyrosur) ose disa kristale permanganat hekuri. Shpjegoni që ky përpunim është shumë i ngjashëm me depozitimin e mbeturinave në nëntokë në një vendgrumbullimi të mbeturinave.

Page 18: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Një vend i tillë quhet “burim ndotjeje”. c) Ngrini tabakanë në fund aty ku u hodh “mbetja”, duke bërë një analogji me natyrën, atje ku sipërfaqja është e pjerrët.d) Filloni të spërkatni pikën e groposjes së mbeturinave me pulverizatorin e mbushur me ujë. Shpjegojuni fëmijëve se po simuloni rënien e shiut.e) Kërkojuni nxënësve të shohin se si po ndryshon ngjyra e rërës. Në çfarë konkluzioni mund të arrini?

Vini në dukje se, në të njëjtën mënyrë, bëhet shpërndarja e ndotësve në mjedis. Faktorët ndotës mund të hyjnë në mënyrë të ngjashme në shtresat e ujërave nëntokësore, në puse, në lumenj ose në liqene, prej të cilëve merret edhe uji i pijshëm, që na vjen në rubinetin e çezmave të shtëpive tona.

Në kuadër të kësaj dite mjedisore mësuesit mund të organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese me fokus ujin dhe mbrojtjen e tij nga ndotja. p.sh fushata sensibilizuese me moton “Uji i pastër për një Botë të shëndetshme”.Sot më shumë se 1 miliardë njerëz në mbarë botën kanë mungesë të ujit të pijshëm. Një aktivitet shumë interesant për mësuesit dhe nxënësit e shkollave tona është dhe monitorimi i cilësisë së ujit, pastërtisë së tij, apo dhe disa vetive të tij fiziko kimike.Në ndihmë të këtij aktiviteti mësuesi mund të ketë një kit i cili përmban mjetet e nevojshme për matjen e: Ÿ temperaturës së ujitŸ ph-it të ujitŸ pastërtisë së e ujit - matja e turbullirës së ujit Ÿ nevojën për osigjen të treturmë shumë informacion për organizimin e këtij aktiviteti ju mund të gjeni në faqen e internetit: www.worldwatermonitoringday.org

22 Marsi - Dita Botërore e Ujit

Page 19: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

natyra

Natyra na jep lëndën e parë — ushqimet, peshkun, lëndën drusore dhe materialet për ndërtim, produktet e pyllit, ushqimin foragjer për kafshët, burime gjenesh, medikamentet mjekësore, ngjyruesit, kauçukun, gomën etj. Ajo është vendi ku ne jetojmë. Natyra riciklon mbeturinat natyrore, lehtëson ndotjen dhe mirëmban tokën por ajo gjithashtu rregullon dhe ciklin ushqimor dhe ciklin e lëndëve organike, si dhe të gjitha proceset atmosferike. Natyra është një vend për t'u çlodhur dhe për t'u argëtuar, po ashtu dhe një burim kulture dhe edukimi e trashëguar prej gjyshërve tanë.

Mesazh për nxënësit Natyra është baza e jetës sonë. Siç kujdeset ajo për ne, ashtu dhe ne duhet të kujdesemi për të.

Mesazh për mësuesit Edukimi i respektit dhe i përgjegjësisë individuale e qytetare për natyrën dhe ajrin është një nga detyrat tuaja më të rëndësishme si mësues.

Mesazh për komunitetinFamilja dhe komuniteti janë partnerë të afërt të shkollës për ndërgjegjësimin dhe për zgjedhjet e shëndetshme për mjedisin.

Page 20: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Si mund të marr njohuri praktike për natyrën (njohjen e bimëve dhe kafshëve)?Ekskursione në zona natyrore të pasura dhe me larmi habitatesh:Ÿ Pyll, mal, det, bregdet, liqen ….Ÿ Zona të mbrojtura.Ÿ Përgatitje të koleksioneve natyraliste me kafshë dhe bimë

(herbariume), në vendet dhe për llojet e lejuara për grumbullim.Ÿ Krijimi i miniekosistemeve didaktike. Ÿ Përgatitja dhe shpërndarja mes nxënësve e librave, fletëpalosjeve,

posterave dhe broshurave, që japin informacione për biodiversitetin. Ÿ Vizita në kopësht zoologjik, kopësht botanik, muzeume dhe ekspozita

të florës dhe faunës.Ÿ Organizimi i lodrave të ndryshme, që synojnë njohjen e biodiversitetit

dhe të ekosistemeve.

Si mund të kontribuoj unë për mbrojtjen e natyrës?Ÿ Të mbjell pemë në zonat e dëmtuara pyjore. Ÿ Të krijoj sipërfaqe të gjelbra përreth shtëpisë, shkollës, vendeve

publike (në rastet kur është e mundur) etj. Ÿ Të ndërtoj fole shpendësh në zonat pyjore dhe në oborrin e shtëpisë

sime. Ÿ Të kontribuoj, me ndihmën e më të mëdhenjve, për të ndihmuar

kafshët e dëmtuara apo të plagosura. Ÿ Të marr pjesë në aktivitete për pastrimin e mjedisit në vende publike,

pyll, bregdet etj. Ÿ Të marr pjesë në aktivitete për ndërgjegjësimin për mbrojtjen e

biodiversitetit dhe të përfshij edhe moshatarët e mi në këto aktivitete. Ÿ Të informoj më të rriturit kur shikoj ndonjë dëmtim të natyrës që po

ndodh në një vend të caktuar (rënie zjarri, prerje ilegale pemësh, peshkim dhe gjueti ilegale etj).

Ushtrime praktike që mund të bëhen me nxënësëit:

Page 21: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Veprimtaria e mëposhtme është një lojë sipas së cilës ju jeni zbuluesit e thesareve të pyllit.

hapi i parë: Përgatitje paraprakePara se të filloni, bëjuni të ditur nxënësve:-Vendin ku do të shkoni;-Kohën e caktuar;-Rrugën që do të përshkojnë;-Porositini nxënësit të mos devijojnë nga rruga apo të ndryshojnë drejtim; të mos këpusin lulet dhe të mos ngacmojnë kafshët, etj.Çdo nxënës të marrë një laps dhe fletë për të shënuar përgjigjet e pyetjeve.

Veprimtari

Kohëzgjatja: 3-4 orë mësimore

Mosha: të gjitha moshat

Materialet: laps, fletë shënimesh

Madhësia e grupit: Jo më shumë se 4 vetë në grup

Qëllimi: Vëzhgimi i natyrës dhe i funksioneve të saj.

Zbulo lojën e pyllit

Page 22: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Pylli: Është një pemë gjethembajtëse apo lëshon gjethet?Pylli: Krijo një histori për këtë pyll.Rruga: Ku kalojnë më shumë njerëzit? Në mes, apo anash rrugës?Zogjtë: Dëgjo zogjtë. Sa lloje zogjsh dëgjoni ju? A njihni ndonjërin prej tyre?Kafshët: Shikoni për gjurmë kafshësh.Njerëzit: Shikoni për gjurmë njerëzish.Nuhat: Gjej diçka që mban erë të mirë dhe diçka me erë të keqe.Shiko: Shiko qiellin. A është me re?Dëgjo: Ç'lloj zhurmash dëgjoni dhe kush i bën ato?Ndjej: Ndjej ndryshimin midis trungjeve të dy pemëve.Kërko: Kërko për 4 gjethe të ndryshme dhe vizatoji. Kërko: Kërko për 1 degë.Pemët: Sa të larta janë pemët në këtë zonë?Pemët: Matni gjerësinë e pemës me krahët tuaj. Nga maja e gishtit të njërës dorë deri tek dora tjetër është gjatësia juaj trupore. Sa e vjetër mendoni se është pema? (Pemët rriten 2.5 cm në vit)Njerëzit: Pyesni dikë se ç'bën aty ai (ajo).Bëni: Shkoni tek vendtakimi tjetër.Bimët: Vizatoni një bimë që rritet në këtë zonë.Toka: Sa e trashë është shtresa e gjetheve të kalbura? A shikoni gjallesa të vogla që jetojnë aty?Opinionet: A mendoni se është e bukur, e shëmtuar apo e frikshme kjo zonë?

hapi i dytë: Shënime në fletë

Page 23: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Kërkoni një vend ku ju keni një pamje të mirë të mjedisit. Merrni kohë të mjaftueshme për ta parë atë. Shkruani gjithçka që ju shikoni në të gjitha drejtimet (veri, jug, perdendim, lindje).Zgjidhni një pamje dhe vizatoni atë çka shikoni. Cila është gjëja që ju zbuluat dhe ju pëlqeu më shumë në këtë vend?

Në këtë detyrë ju duhet të dëgjoni me vëmendje zhurmat që ju rrethojnë. Gjëja më e mirë është të mbyllni sytë, kështu ju nuk do të shpërqëndroheni nga ato që shikoni. Shpeshherë ju dëgjoni më shumë kur i keni sytë mbyllur.Çfarë duhet të bëni?Uluni ose qëndroni në një vend, mbyllni sytë për 2 minuta dhe mos flisni me njëri-tjetrin. Dëgjoni me vëmendje. Hapni sytë dhe shkruani të gjitha zhurmat që dëgjuat.

Zhurmat:a. Cilat zhurma që ju dëgjuat i përkasin natyrës?

Numëroni këto zhurma.b. Cilat zhurma bëhen nga njeriu?c. Cilat zhurma mendoni se janë të rrezikshme ose të lodhshme

për kafshët e kësaj zone?d. Cilat zhurma i konsideroni si të rrezikshme ose të lodhshme

për njerëzit?

hapi i tretë: Mjedisi

Page 24: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Shikoni të gjithë njerëzit e kësaj zone kur ju ecni. Pyetini ata përse janë këtu, çfarë bëjnë këtu dhe ç'mendojnë për zonën. Ju mund të krahasoni përgjigjet e ideve tuaja përreth zonës me ato të shokëve tuaj. Shembuj të pyetjeve që mund të bëni:1 Ç'po bëni në këtë zonë?2 A vini shpesh këtu?3 Ç'mendoni për këtë zonë?4 Çfarë doni të ndryshoni?5 Si e konsideroni natyrën?6 Çfarë bëni ju për të mbrojtur natyrën?

hapi i katërt: N jerëzit në këtë zonë

Po të ishe ---------------------, çfarë do të bëje, A s’ më thua?Do të-------------------------, po ti?Ma mbushe mendjen dhe mua. Nuk është kjo punë për mua.Po të ishe -----------------, çfarë tjetër do të bëje, A s'më thua?Do të-------------------------, po ti?Ma mbushe mendjen dhe mua. Nuk është kjo punë për mua.

Po të ishe /kishe-------------, Çfarë do të mendoje?Do të mendoja---------------, Po të isha me të vërtetë, Por nuk jam, kështu që harroje.

Më thuaj, more {njeri, send}, Pse do ta mendoje këtë.Sepse--------------------, Kaq kisha për të thënë.Edhe një pyetje kam, vetem një.Po të ishe ---------------do të kishe ndonjë dëshirë?Dua të -------------------, Gjëja që dua më shumë.Sepse-----------------------besoj u morrëm vesh mirë.

Në fund të veprimtarisë, së bashku me nxënësit tuaj mund të krijoni një këngë marsh për pyllin dhe jetën e gjallë, ku nxënësit plotësojnë vendet bosh. Kënga mund të shoqërohet me mjete rrethanore.

Page 25: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

mbetjet

Në natyrë, materiali i mbetur nga një organizëm, zakonisht, bëhet ushqim ose burim i dobishëm për organizmat e tjera. Për shembull, zogjtë, zakonisht, përdorin degët e thata ose gjethet për të ndërtuar foletë e tyre; mikroorganizmat dhe krimbat në tokë kthejnë në humus gjethet dhe organizmat e vdekura, të cilat më pas do të përbëjnë bazën ushqimore të bimëve. Po ashtu, lënda organike që ndodhet e tretur në ujë, siç janë jashtëqitjet e kafshëve ose gjethet e kalbura, sigurojnë bazën ushqimore për mikroorganizmat që jetojnë në mjediset ujore.Njerëzit, sot, prodhojnë më shumë mbeturina sesa natyra mund t'i riciklojë prandaj ata duhet të kujdesen vërtet për këtë çështje duke gjetur rrugë më miqësore për menaxhimin e tyre.

Mesazh për nxënësit Më pak mbeturina, më shumë shëndet

Mesazh për mësuesit Ripërdorimi dhe riciklimi i objekteve, motoja në familjen time

Mesazh për komunitetinMjedis pa mbetje, komunitet i shëndetshëm

Page 26: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Ushtrime praktike që mund të bëhen me nxënësit:

Vështroni me vëmendje një mjedis, të ndotur nga mbeturinat, në: qytet, pyll, breg lumi, bregdet etj.Ÿ Çfarë lloj mbeturinash janë ato?Ÿ A mendoni se ato janë të rrezikshme për bimët dhe kafshët?Ÿ Nëse po, në ç'mënyrë mund të shkaktojnë dëmtime ato? Ÿ A shihni bimë ose kafshë pranë vendit të mbeturinave? Ÿ A mund të bëni një vlerësim të përafërt të numrit të llojeve të

gjallesave që shihni pranë vendit të mbeturinave?Ÿ Bëni krahasime me një mjedis të pastër (pa mbeturina), nga zona të

njëjta ose të ngjashme: qytet (park, lulishte), pyll, breg lumi/liqeni, bregdet.

A vëreni ndryshime te bimët, kafshët dhe në peisazhin e mjedisit përreth, në krahasim me mjediset e ndotura?Ÿ Nëse po, si mund t'i vini në dukje këto ndryshime?Ÿ A mund të bëni një vlerësim të përafërt të numrit të llojeve të

gjallesave, që shihni në këto mjedise të pastra?Ÿ Krahasoni këtë numër llojesh me atë të mjediseve të ndotura nga

zona të njëjta apo të ngjashme!Ÿ A ka ndryshime të dukshme mes numrit të llojeve në të dy rastet?Ÿ Nëse po, si mund t'i shpjegoni ju këto ndryshime?

Si mund të kontribuoni ju, bashkë me ndihmën e më të rriturve, për të mbajtur të pastër mjediset e mësipërme (qytet, pyll, lumë, liqen, det)?

Page 27: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Ky grup nxënësish fokusohet në familje.Apliko me nxënësit nevojën për të hartuar në shtëpi një rregullore, për të cilën duhet të bien dakort prindërit dhe fëmijët.Ndiq shembullin që vijon, duke lejuar nxënësit të zhvillojnë së bashku me prindërit më tej idenë e tyre.Kërko nga nxënësit të bëjnë një studim ditor:ŸSa qese plastike hyjnë në familjen tuaj, nga blerjet, brenda një dite?ŸSa prej tyre janë një përdorimshe dhe sa jo?ŸÇfarë ndodh në ditën e dytë, të tretë, deri në fundjavë?ŸSi rritet numri i qeseve në ditën tjetër (drejtojini ata të mbledhin të dhëna deri në fund të javës) sa shkon numri i qeseve dhe sa prej tyre përfundojnë në mbeturina?Kërkoni të njëjtën gjë për mbetjet prej xhami, letre, kartoni, ambalazhi.

Kohëzgjatja: 3-4 orë mësimore

Mosha: Të gjitha moshat

Materialet: Laps, fletë shënimesh

Madhësia e grupit: Jo më shumë se 4 vetë në grup

Qëllimi: Zvogëlimi i mbetjeve në shtëpi

Unë zvogëloj mbetjet në shtëpi

Veprimtari

Page 28: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

Kërkoni që gjithësecili prej nxënësve të klasifikojë mbeturinat në familje, gjatë një jave dhe të llogarisin sasinë e tyre.Përdorini këto të dhëna në fund të javës, për të parë konsumin dhe mbetjet gjatë një jave në familje. Kërkoni që secili nxënës të paraqesë në klasë të dhënat e grumbulluara.Ftojini ata të formulojnë së bashku një mesazh për familjet e tyre, të cilin ta vendosin në faqet e murit të mjedisit ku realizohet gatimi dhe ngrënia.Orientojini ata drejt një formati disi të ngjashëm me atë që vijon:

Prindër!

Gjatë javës që shkoi në familjen tonë kanë hyrë ………..qese

plastike, nga këto ………..nuk janë përdorur përsëri………….,

janë ripërdorur………….

Ju ftojmë…………të

Përdorni një çantë prej rrobe për të bërë blerjet e përditshme në

vend të qeseve plastike. Ajo është më higjenike dhe e ripërdorshme.

Unë kam përgatitur një të tillë në klasë.

Përdoreni atë ju lutem!

Përdorni piceta prej rrobe për fshirjen e duarve dhe objektet e

gatimit, në vend të picetave prej letre.

Unë kam përgatitur disa prej tyre me rroba, të cilat nuk përdoren

më në familjen tonë.

Përdorini ato ju lutem!

Nxisni aplikimin “çmimi I gjelbër” për nxënësin që ka pasur

sukses në familjen e tij.

Page 29: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

hapi i parë: Shfaqja e filmitKy aktivitet fokusohet tek plastika dhe mbetjet e shumta plastike, që gjenden sot, pothuajse, në të gjitha mjediset. Për të rritur efektivitetin e mesazhit mjedisor që përcjell filmi, mësuesi mund të kërkojë nga fëmijët që ata të ftojnë për të parë këtë film dhe prindërit e tyre apo motrat dhe vëllezërit më të rritur. Filmi dokumentar “Planeti Plastik” mund të shfaqet për nxënësit e një klase të caktuar dhe, më pas, mund të organizohet një diskutim në lidhje me faktet dhe çështjet që ngrihen në këtë film. Filmi “Planeti Plastik”, me një udhëtim rreth botës, zbulon që tashmë bota jonë nuk ekziston dot pa produkte plastike, por, në të njëjtën kohë, ka shumë probleme dhe rreziqe të lidhura ngushtë me lëndën plastike.

Kohëzgjatja: 3 orë mësimore

Mosha: nxënësit e klasave të 6,7,8,9

Materialet: DVD e filmit “Planeti Plastik”

Madhësia e grupit: klasa me 20-30 nxënës, prindër

Qëllimi:Minimizimi i përdorimit të plastikës në jetën tonë të përditëshme dhe reduktimi i mbetjeve plastike që ne prodhojmë

Filmi “Planeti Plastik”

Veprimtari

Page 30: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

“Planeti Plastik” është një film dokumentar, zbavitës dhe investigues, i cili tregon që plastika është bërë një kërcënim për njerëzit dhe për mjedisin. Në këtë film, autori, me shembuj mbresëlënës, intervista dhe takime interesante, demaskon botën e re plastike.

Ÿ A e dini që sasia e materialeve plastike, që ne kemi prodhuar në 100 vitet e fundit, është e mjaftueshme për të paketuar globin gjashtë herë!

Ÿ A e dini që në oqean mund të gjesh 6 herë më shumë plastikë sesa planktone!

Ÿ Në gjakun tonë gjenden elementë të plastikës.Ÿ Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, prodhimi

vjetor i plastikës është 240 milion ton dhe nga, kjo sasi, më shumë se 6.4 milion ton mbetje plastike gjenden në oqean.

Ÿ Në çdo kilometër katror ujë tani lundrojnë më shumë se 18,000 copa plastike të të gjitha përmasave.

Ÿ Nga mbi 100 copa plastike të mbledhura në det, në 80 % të tyre gjenden shenjat e sqepit të zogjve.

Ÿ Prodhimi i plastikës në Europë, 40 vjet më parë, ishte 5 milion ton në vit, ndërsa sot është rreth 60 milion ton plastikë në vit?

fakte dhe kuriozitete nga filmi “Planeti Plastik”

hapi i dytë: Organizimi i debatitPas shfaqjes së filmit mund të organizohet një diskutim në lidhje me faktet dhe çështjet që ngrihen në këtë film. Organizoni debatin, duke u mbështetur në disa prej fakteve dhe informacionit që ne kemi veçuar nga filmi dhe po j’ua paraqesim në paragrafin vijues.

Page 31: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë

http://albania.rec.org www.mjedisisot.info

për më shumë vizitoni:

Page 32: Udh zues për mësuesit në realizimin e edukimit mjedisor ...documents.rec.org/offices/projects/4_outdoor_teacher_guide_web.pdf · fizik. Mendojmë se arsyeja pse njerëzit reagojnë