1
Tetor 2020 M5 Të gjithë ishin duke luajtur tashmë me miqtë e vet. Kelli u ul vetëm në një stol dhe vështroi fëmijët e tjerë që po kënaqeshin pa të. Pastaj Kelli vuri re një djalë afër moshës së saj që ishte ulur vetëm në bar. Ai kish‑ te veshur një këmishë të verdhë me njolla dhe flokët i rrinin të ngritur pas. Kelli e hoqi vështrimin. Ajo pa një grup vajzash nga klasa e saj që po luanin lojën me katër kuadrate. Ajo do të donte që ato ta ftonin të luante me to. Kelli e vështroi sërish djaloshin. Koka i ishte varur dhe po këpuste barin rrotull këmbëve të tij. Kelli kuj‑ toi diçka që ia thoshte nganjëherë nëna: Kërko fëmijët që janë të vetmuar. Kelli u vrenjt. Edhe ajo ishte e vetmuar. Askush nuk po përpiqej të ishte miku i saj ! Por, pastaj Kelli mendoi për kohën kur ishte pa‑ gëzuar, vitin e kaluar. Ajo premtoi që ta dëgjonte Frymën e Shenjtë. Ndoshta Fryma e Shenjtë po e ndihmonte që të kujtonte atë që i kishte thënë nëna. Ndoshta Fryma e Shenjtë po përpiqej t’i tregonte asaj që të luante me djaloshin me këmishë të verdhë. Kelli psherëtiu dhe u ngrit në këmbë. Një ndje‑ një e ngrohtë ia mbuloi zemrën. Ajo eci për tek ai dhe u ul në bar pranë djalit. “Përshëndetje” – tha ajo. “Përshëndetje” – ia ktheu ai duke pëshpëritur. “Cila është ngjyra jote e parapëlqyer?” “Ëm . . . jeshilja.” “Sa mirë. Mua më pëlqen roza” – tha Kelli. “A ke një kafshë të parapëlqyer?” Djali qëndroi pak më drejt dhe e vështroi në sy atë. “Po. Më pëlqejnë shumë dinozaurët.” “Ah, edhe mua. I parapëlqyeri im është triceratopi.” Djali buzëqeshi. Pastaj ra zilja. Kelli u ngrit në këmbë dhe e për‑ shëndeti me dorë djalin. Ajo buzëqeshi teksa u kthye sërish e vetme në klasën e saj. Ajo mund të mos kishte një mik të ngushtë, por u ndje e lumtur duke e ditur se e kishte bërë pushimin e dikujt pak më të mirë. Autorja jeton në Jutë, SHBA. ILUSTRIMI NGA BARBARA BONGINI Po nxitoja shumë për të shkuar në shkollë. Por pastaj pata këtë ndjenjën se së pari duhej të merrja një qese me patatina nga shtëpia. Pas drekës, shoku im Druja dukej paksa i trishtuar. E pyeta se çfarë nuk shkonte. Ai tha se e kishte harruar dre- kën e tij. M’u kujtuan patatinat, kështu që ia dhashë atij. Druja tha: “Kjo është gjëja më e mirë që ka bërë dikush për mua në shkollë”. Durham M., mosha 11 vjeç, Jutë, SHBA M4 Miku Vakt Dreke në Vetmi Nga Stejsi Lin Keroll (Bazuar në një ngjarje të vërtetë) “The Holy Spirit whispers with a still small voice”, [“Shpirti i Shenjtë me një zë të vogël pëshpërit”] (Children’s Songbook, f. 105). K elli hyri në sallën e ngrënies dhe pa rreth e rrotull. Të gjithë fëmijët e tjerë po vraponin drejt e te miqtë e tyre dhe po grumbulloheshin te tryezat. Salla ishte e zhurmshme me zëra gazmorë dhe me të qeshura plot gaz. Ishte vetëm dita e dytë e shkollës, por dukej sikur çdonjëri kishte dikë me të cilin të ulej përveç Kellit. Ajo e shtrëngoi fort dorezën e kutisë së saj të ushqimit dhe shkoi drejt njërës prej tryezave. “A mund të ulem afër teje?” – pyeti Kelli. Një vajzë me një gërshet të gjatë gështenjë ngriti sytë. Ajo turfulloi dhe tundi kokën. “Jo. Është e zënë” – tha ajo. “Në rregull!” Kelli lëvizi te një karrige tjetër e lirë dhe e vuri kutinë e saj të ushqimit mbi tryezë. “Ti nuk mund të ulesh këtu! Po e ruaj për dikë atë karrige” – tha një djalë me këmishë me vija të gjelbra. Ai e shtyu kutinë e ushqimit të Kellit aq sa ra në dy‑ sheme. Të gjithë miqtë e tij qeshën. Kelli u përkul dhe e ngriti sërish kutinë e saj të ushqimit. Eci përgjatë sallës së ngrënies dhe u ul në një tryezë bosh. Ajo pa dikë nga lagjja e saj e banimit dhe u përpoq ta përshëndeste me dorë, por ai vësh‑ troi nga ana tjetër. Kelli u vrenjt. Përse askush nuk donte të ishte miku i saj? Kelli i hodhi sytë nga ushqimi. Asaj nuk ia kishte më qejfi të han‑ te. I fshiu sytë, e mbylli kutinë e saj të ushqi‑ mit dhe doli jashtë. Kelli donte thjesht një mik.

“Përshëndetje” – ia ktheu ai duke pëshpëritur. Vakt Dreke

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “Përshëndetje” – ia ktheu ai duke pëshpëritur. Vakt Dreke

T e t o r 2 0 2 0 M5

Të gjithë ishin duke luajtur tashmë me miqtë e vet. Kelli u ul vetëm në një stol dhe vështroi fëmijët e tjerë që po kënaqeshin pa të. Pastaj Kelli vuri re një djalë afër moshës së saj që ishte ulur vetëm në bar. Ai kish‑te veshur një këmishë të verdhë me njolla dhe flokët i rrinin të ngritur pas.

Kelli e hoqi vështrimin. Ajo pa një grup vajzash nga klasa e saj që po luanin lojën me katër kuadrate. Ajo do të donte që ato ta ftonin të luante me to.

Kelli e vështroi sërish djaloshin. Koka i ishte varur dhe po këpuste barin rrotull këmbëve të tij. Kelli kuj‑toi diçka që ia thoshte nganjëherë nëna: Kërko fëmijët që janë të vetmuar.

Kelli u vrenjt. Edhe ajo ishte e vetmuar. Askush nuk po përpiqej të ishte miku i saj !

Por, pastaj Kelli mendoi për kohën kur ishte pa‑gëzuar, vitin e kaluar. Ajo premtoi që ta dëgjonte Frymën e Shenjtë. Ndoshta Fryma e Shenjtë po e ndihmonte që të kujtonte atë që i kishte thënë nëna. Ndoshta Fryma e Shenjtë po përpiqej t’i tregonte asaj që të luante me djaloshin me këmishë të verdhë.

Kelli psherëtiu dhe u ngrit në këmbë. Një ndje‑një e ngrohtë ia mbuloi zemrën. Ajo eci për tek ai dhe u ul në bar pranë djalit.

“Përshëndetje” – tha ajo.

“Përshëndetje” – ia ktheu ai duke pëshpëritur.“Cila është ngjyra jote e parapëlqyer?”“Ëm . . . jeshilja.”“Sa mirë. Mua më pëlqen roza” – tha Kelli. “A ke

një kafshë të parapëlqyer?”Djali qëndroi pak më drejt dhe e vështroi në sy

atë. “Po. Më pëlqejnë shumë dinozaurët.”“Ah, edhe mua. I parapëlqyeri im është

triceratopi.”Djali buzëqeshi.Pastaj ra zilja. Kelli u ngrit në këmbë dhe e për‑

shëndeti me dorë djalin. Ajo buzëqeshi teksa u kthye sërish e vetme në klasën e saj. Ajo mund të mos kishte një mik të ngushtë, por u ndje e lumtur duke e ditur se e kishte bërë pushimin e dikujt pak më të mirë. ●Autorja jeton në Jutë, SHBA.

ILU

ST

RIM

I N

GA

BA

RB

AR

A B

ON

GIN

I

Po nxitoja shumë për të shkuar në shkollë. Por pastaj pata këtë ndjenjën se së pari duhej të merrja një qese me patatina nga shtëpia. Pas drekës, shoku im Druja dukej paksa i trishtuar. E pyeta se çfarë nuk shkonte. Ai tha se e kishte harruar dre-kën e tij. M’u kujtuan patatinat, kështu që ia dhashë atij. Druja tha: “Kjo është gjëja më e mirë që ka bërë dikush për mua në shkollë”.Durham M., mosha 11 vjeç, Jutë, SHBA

M4 M i k u

Vakt Dreke në VetmiNga Stejsi Lin Keroll(Bazuar në një ngjarje të vërtetë)

“The Holy Spirit whispers with a still small voice”, [“Shpirti i Shenjtë me një zë të vogël pëshpërit”] (Children’s Songbook, f. 105).

Kelli hyri në sallën e ngrënies dhe pa rreth e rrotull. Të gjithë fëmijët e tjerë po vraponin

drejt e te miqtë e tyre dhe po grumbulloheshin te tryezat. Salla ishte e zhurmshme me zëra gazmorë dhe me të qeshura plot gaz. Ishte vetëm dita e dytë e shkollës, por dukej sikur çdonjëri kishte dikë me të cilin të ulej përveç Kellit.

Ajo e shtrëngoi fort dorezën e kutisë së saj të ushqimit dhe shkoi drejt njërës prej tryezave. “A mund të ulem afër teje?” – pyeti Kelli.

Një vajzë me një gërshet të gjatë gështenjë ngriti sytë. Ajo turfulloi dhe tundi kokën. “Jo. Është e zënë” – tha ajo.

ILU

ST

RIM

I N

GA

BA

RB

AR

A B

ON

GIN

I

“Në rregull!” Kelli lëvizi te një karrige tjetër e lirë dhe e vuri kutinë e saj të ushqimit mbi tryezë.

“Ti nuk mund të ulesh këtu! Po e ruaj për dikë atë karrige” – tha një djalë me këmishë me vija të gjelbra. Ai e shtyu kutinë e ushqimit të Kellit aq sa ra në dy‑sheme. Të gjithë miqtë e tij qeshën.

Kelli u përkul dhe e ngriti sërish kutinë e saj të ushqimit. Eci përgjatë sallës së ngrënies dhe u ul në një tryezë bosh. Ajo pa dikë nga lagjja e saj e banimit dhe u përpoq ta përshëndeste me dorë, por ai vësh‑troi nga ana tjetër. Kelli u vrenjt. Përse askush nuk donte të ishte miku i saj?

Kelli i hodhi sytë nga ushqimi. Asaj nuk ia kishte më qejfi të han‑te. I fshiu sytë, e mbylli kutinë e saj të ushqi‑mit dhe doli jashtë.

Kelli donte thjesht një mik.