46
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Angazhimet e mësimdhënësve në procesin mësimor me nxënës me vështirësi në sjelljet deviante Udhëheqës shkencor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Shefqet MULLIQI Shkëlqesa ALIMUSAJ Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Alimusaj... · Sjellja Deviante Me sjellje deviante kuptojmë, çdo mënyrë, sjellje të një individi apo grupi shoqëror që dallon në mënyrë

  • Upload
    others

  • View
    134

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Angazhimet e mësimdhënësve në procesin mësimor me nxënës

me vështirësi në sjelljet deviante

Udhëheqës shkencor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Shefqet MULLIQI Shkëlqesa ALIMUSAJ

Gjakovë, 2018

Ky punim diplome u mbrojt me ___/____/____ para komisionit vlerësues në përbërje:

_______________________Udhëheqësi shkencor

_______________________Kryetar

_______________________Anëtar

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1. ________________________

2. ________________________

3. ________________________

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën _________________ (_____)

3

PËRMBAJTJA

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE…………………….................................…….5

ABSTRAKT……………………………………………...............................................…6

ABSTRACT........................................................................................................................7

HYRJE………………………………………………………............................................8

KAPITULLI I. VËSHTRIMI HISTORIK I PROBLEMIT TË HULUMTIMIT.......9

1.1. Sjellja Deviante...........................................................................................................9

1.2. Sjellja deviante ne klasë..............................................................................................9

KAPITULL II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT...............................................10

2.1. Objektivat e hulumtimit........................................................................................…11

2.2. Qëllimi i hulumtimit.................................................................................................12

2.3. Detyrat e hulumtimit.................................................................................................12

2.4. Metoda dhe teknikat e hulumtimit............................................................................13

2.5. Hipoteza e hulumtimit...............................................................................................15

2.6. Variablat e hulumtimi...............................................................................................16

2.7. Popullacioni dhe mostra e hulumtimit......................................................................17

2.8. Rëndësia e hulumtimit..............................................................................................17

2.9. Organizimi i hulumtimit...........................................................................................18

2.10. Përpunimi statistikor i të dhënave..........................................................................16

KAPITULLI III. DEFINIMI I NOCIONEVE THEMELORE DHE PËRKUFIZIMI

I TYRE…….....................................................................................................................18

3.1. Përkufizimet dhe karakteristikat e sjelljeve devijante.............................................18

3.2. Shkaqet e sjelljes deviante.......................................................................................20

3.3. Familja dhe roli i saj.................................................................................................31

KAPITULLI IV. PARTNERITETI FAMILJE, SHKOLLË, KOMUNITET LIDHUR

ME PARANDALIMIN E SJELLJEVE DEVIJANTE................................................22

4.1. Shkolla dhe komuniteti.............................................................................................23

4.2. Fuqizimi i bashkëpunimit shkollë-komunitet...........................................................23

4.3. Nevoja për bashkëpunim dhe partneret e mundshëm...............................................24

4

4.4. Bashkëpunimi me prindër.........................................................................................24

KAPITULLI V. REZULTATET E PËRGJITHSHME TË HULUMTIMIT............25

5.1. Analiza dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit................................................25

5.2. Pyetësorët për mësimdhënësit...................................................................................25

5.3. Rezultatet e përgjithshme të hulumtimit...................................................................25

Përfundim.........................................................................................................................38

Rekomandime...................................................................................................................39

Referencat.........................................................................................................................40

Literatura..........................................................................................................................41

Shtojca...............................................................................................................................43

5

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE

Falënderimi më i madh i takon Allahut!

Gjëja më e mirë në jetë është arritja e synimeve dhe sukseseve. Unë sot bashkë me ju po

arrij një nga sukseset më të rëndësishme dhe më të dëshiruar në jetën time.

Ky sukses u arrit falë shumë përsonave të cilët më qëndruan afër dhe më mbështetën pa

asnjë kusht. Prandaj, këtë gëzim do të doja ta kufizoj vetëm me falënderimin e disa prej

shumë personave të cilët më ndihmuan në përmbushjen e studimeve të mia, të cilëve do të

doja t’u shpreh mirënjohjen time.

Një falënderim i veçantë shkonë për të gjithë profesorët e Univesitetit “Fehmi Agani” të

cilët na mësuan gjatë këtyre katër viteve, dhe në veçanti për udhëheqësin tim, Prof. Ass.

Dr. Shefqet Mulliqin, për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë

punës sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e punimit tim të diplomës. Faleminderit

Profesor!

Kam kënaqësinë të shprehi një mirënjohje për shoqet e mia nga të cilat kisha mbështetjen

gjatë gjithë kohës.

Dëshiroj të shprehi një mirënjohje të thellë për familjet e mia të cilave asnjëherë nuk do të

arrijë t’ua shprehi falënderimin ashtu siç e ndiej. Familjeve të mia të cilave iu detyrohem

shumë për finalizimin e këtyre studimeve!

Në veçanti dua ta falënderoj bashkëshortin tim, për durimin, mirëkuptimin, përkrahjen në

të gjitha fazat e ngritjes sime akademike.

6

ABSTRAKT

Nxënësit më sjellje deviante janë një problem në rritje në klasë dhe një nga shqetësimet më

serioze. Ky hulumtim eksploron se çfarë marrëdhëniesh ka në mes punës së mësimdhënësit

dhe nxënëseve sjellje deviante. Popullata e këtij studimi janë nxënësit e arsimit fillor

SHFMU në Deçan. Kampion do të jenë klasat nga I-V, në arsimin fillor të qytetit të

Deçanit. Hulumtimi i këtij problemi, mendojmë se do ta plotësoj një boshllëk në fushën e

edukimit të fëmijëve me sjellje deviante dhe do të mundësojë me lehtësi adaptimin dhe

rehabilitimin e këtyre fëmijëve në SHFMU. Problemi i sipërshënuar u realizua përmes

parametrave metodologjikë, si: është nxjerrë objekti i studimit, qëllimi i hulumtimit,

detyrat e hulumtimit, metodat dhe teknikat e hulumtimit, popullacioni dhe grupi

reprezantiv. Hipoteza e hulumtimit, organizimi i hulumtimit, përpunimi statistikor i të

dhënave si dhe nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve. Si hipotezë e përgjithshme e

përcaktuar është, sepse supozojmë se nxënësit me sjellje deviante pjesërisht janë integruar

në kuadër të shkollimit të obligueshëm, prandaj kanë edhe më tej nevojë për një qasje sa

më gjithëpërfshirëse në edukimin dhe rehabilitimin e tyre. Gjithashtu natyra e hulumtimit

të këtij problemi e kërkoi domosdoshmërish përdorimin e metodave të hulumtimit si:

metodën përshkruese, metodën e analizës teorike, metodën statistikore, të cilat na ofruan

mundësinë për hulumtimin e problemit në aspektin teorik dhe praktik. Duke hulumtuar në

aspektin teorik bëmë përpjekje të kuptojmë se cilat janë kushtet më të favorshme edukative-

arsimore të kësaj kategorie nxënësish me sjellje deviante për t’i edukuar, adaptuar dhe

inkorporuar, çfarë kushtesh duhet ofruar për t’iu përshtatur të nxënit e tyre. Prandaj,

institucionet tona duhet të bëjnë përpjekje për t’i akomoduar dhe ofruar kushte sa më të

favorshme që këta nxënës të edukohen dhe arsimohen me moshatarët e tyre, pa u

anashkaluar, pa u diskriminuar dhe pa u apostrofuar nga rrethi shoqëror.

Fjalët kyçe: Mësimdhënie, nxënës, sjellje deviante, shkollë, mësimdhënës.

7

ABSTRACT

Students with devious behavior are an increasing problem in the classroom and on of the

most serious concerns. This research exprores the relationship between teacher and student

behavior. The population of this study is primary school pupils SHFMU in Deçan.

Champions will be grades from I-V, Primary School of Deçan. Researching this problem,

we think that it will fill a gap in the field of education of children with deviant behavior

and will easily facilitate the adaptation and rehabilitation of these children in the WFDU.

The above problem was realized through methodological parameters, such as: subject

matter of study, research purpose, research tasks, methods and techniques of research,

popilation and representative group. Research hypothesis, organization of research,

statistical processing of data as well as issuing of conclusions and recommendations. As a

general hypothesis, it is because we assume that pupils with devious behavior have been

partially integrated into compulsory education, therefore there ist still a need for a more

comprehensive approach to their education and rehabilitation. Also the nature of the

research of this problem necessarily required the use of research methods such as:

descriptive method, theoretical analysis method, ststistical method, which provided us with

the problem in theoretical and practical terms. By researching in the theoretical aspect, we

have tried to understand what are the most favorable educational and educational

conditions of this category of puplis with devious behavior to educate, adapt and

incorporate that conditions should be offered to suit their learning. Therefore, our

institutions have to make efforts to accommodate and offer more favorable conditions for

these students to be educated and educated with their peers, without being discriminated

against and without being apostrophized from the social circle.

Key words: Teaching, puplis, eviant behavior, school, teacher.

8

HYRJA

Mësuesi ka qenë dhe mbetet figura qendrore në shkollë. Për mësuesin ideal është folur që

nga koha e Sokratit, Aristotelit, Pestalocit. Po çfarë është një mësues ideal sipas këtyre

autorëve? Ky mësues që konsiderohet si mësues ideal është vëzhgues, eksplorues, njohës i

shpirtit, lexues i mirë, tregimtar i hollë një njeri me horizont të gjerë, është gjithmonë një

hap para të tjerëve, është e nevojshme të përmbush imazhin dhe mbi të gjitha të jetë human.

Puna e mësuesit është përcaktuar si njëra nga detyrat më të vështira më me përgjegjësi.

Është një punë që, për të arritur rezultate maksimale, kërkon impenjim të madh nga

mësuesi, nga prindërit dhe nga vetë nxënësit ku impenjimi i tyre duhet të jetë i më i madh,

për faktin se ata që do të marrin njohuri dhe dituri të reja. Por, më i rëndësishëm është

impenjimi i mësuesit përkundrejt nxënësit të tij. Mësuesi duhet të ketë role të shumta

brenda dhe jashtë klasës. Përcaktimi i marrëdhënieve mësues-nxënës është një çështje

themelore në të cilën ndërthuren koncepte, norma e parime kryesore të pedagogjisë,

psikologjisë, dhe didaktikës. Mësuesi dhe nxënësi janë dy bashkëpunëtorë të lidhur ngushtë

me njëri-tjetrin gjatë gjithë shkollimit, ku mësuesi është drejtues dhe nxënësi duke punuar

nën drejtimin e mësuesit do të përvetësojë njohuri, shkathtësi dhe shprehi që do të

përcaktojnë programet mësimore, përvetësim që varet nga puna e mësuesit dhe përkushtimi

i nxënësit. Përmes punës së tij, mësuesi, duke krijuar një partneritet të suksesshëm ndërmjet

shkollës, nxënësit dhe familjes bën të mundur përgatitjen e nxënësve për sukses gjatë

procesit mësimor, pavarësisht diversitetit kulturor të nxënësve, në mënyrë që të

përfundojnë me rezultate sa më të larta studimet e tyre dhe për të kontribuar sa më

pozitivisht në jetë dhe në komunitet. Mësuesi duhet të dijë që nxënësit kanë nevojë për

shumë zotësi dhe njohuri për të qenë të suksesshëm, por mbi të gjitha, për nxitje që të

ndihen të motivuar e të zotët në botën që ndryshon me shpejtësi rreth dijes e vlerave

qytetare. Mësuesi duhet të jetë ai që krijon qytetarë të ditur dhe të ndërgjegjshëm, të cilët

janë të aftë të shohin botën në mënyrë kritike, të marrin vendime të zgjuara për jetën e tyre

dhe të tjerëve. Edukimi është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë bazat e demokracisë

në shkollë, në jetë, shoqëri dhe familje.

9

I. VËSHTRIMI HISTORIK I PROBLEMIT TË HULUMTIMIT

1.1. Sjellja Deviante

Me sjellje deviante kuptojmë, çdo mënyrë, sjellje të një individi apo grupi shoqëror që

dallon në mënyrë të dukshme nga normat, zakonet dhe ligjet që sundojnë në një shoqëri të

caktuar. Në sociologji, devijimi përshkruan një veprim ose sjellje qe shkel normat

shoqërore, duke përfshirë një rregull të miratuar formalisht (krimin), si dhe shkeljet

informale të normave shoqërore. Megjithëse devijimi mund të ketë konotacion negativ,

shkelja e normave shoqërore nuk është gjithmonë një veprim negativ, devijimi pozitiv

ekziston në disa situata. Megjithëse shkelet një normë, një sjellje ende mund të klasifikohet

si pozitive ose e pranueshme. Normat shoqërore ndryshojnë nga kultura në kulturë. P.sh,

një veprim deviant mund të kryhet në një shoqëri, por mund të jetë normale për një shoqëri

tjetër. Devijimi është relativ në vendin ku është kryer ose në kohën kur veprimi u krye.

Devianca ka ekzistuar dhe ekziston në të gjitha shoqëritë që mbështet mbi norma ose ligje.

Në shoqëri të tilla ka vetëm tri mundësi se si një individ mund të veproj në raport me këto

norma: 1. T’i respektojë dhe të veproj në përputhje me to. 2. T’i respektoj dhe t’i thyej ato;

3. T’i respektojë disa norma dhe të veproj në kundërshtim me disa të tjera. Natyra e sjelljeve

deviante ndryshon shumë në varësi të shkallës dhe te rrezikshmërisë shoqërore që ato

paraqesin.

1.2. Sjellja deviante në klasë

Sjellja deviante në klasë konsiderohet si një manifestim i akteve(sjelljeve) nga ana e

nxënësit, që nuk janë të legjitimuara nga mësuesit në kontekstin e rregullave të praktikës

pedagogjike dhe që shpien për pasojë, në prishjen e procesit normal të mësimdhënies dhe

të nxënit. Në këtë kuptim çdo akt i nxënësit që është brenda rregullave të vendosura në

klasë nga mësuesi, shihet si normal, ndërsa çdo akt që është jashtë këtyre rregullave shihet

si deviant. Ato si të tilla mund të përkufizohen: alkoolizmi, zhveshja, vjedhjet, gënjeshtrat,

fryrje etiketuese, ngacmimin e njerëzve, lënien e mësimit, zhurma në klasë etj. 1

1 Anton K. Berishaj, Ibrahim Berisha, Ismajl Hasani, Sociologjia 11, Prishtinë, 2015.

10

II. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Ky është një hulumtim i cili analizon marrëdhëniet mes punës së mësuesit dhe nxënësve

me sjellje deviante2. Kryhet në klasat e arsimit fillor. Mësimdhënia dominuese në klasat e

arsimit fillor tek ne është drejtpërdrejtë. Sipas kësaj klase të mësimdhënies roli kryesor për

përzgjedhjen e materialeve mësimore, për organizimin e klasës, për organizimin e

aktiviteteve mësimore etj., nuk është në dorën e nxënësve. Mësimdhënia ndërvepruese në

klasat e arsimit fillor tek ne është një prirje e re ende në zhvillim. Sipas kësaj klase të

mësimdhënies nxënësit kanë një rol më të madh në procesin mësimor. Ata mund të mësojnë

nga njëri-tjetri duke bashkëpunuar dhe duke qenë aktivë gjithë kohën. Këto dy klasa të

mësimdhënies supozohet se mundësojnë nivele të ndryshme të nxënësve me sjellje

deviante. Tema e studimit është se puna e mësimdhënësit me nxënësin në qendër,

shoqërohet më me pak sjellje të vështirësuara nga që mendohet përgjithësisht nga mësuesit.

Andaj studimi synon të zbulojë nëse mësimdhënia me në qendër mësuesin shoqërohet me

një numër më të vogël sjelljesh antisociale sesa mësimdhënia me në qendër mësuesin. Nëse

nxënësit manifestojnë sjellje deviante (jo) të njëjta në sjelljen disruptive, krahasuar me

mësimdhënien e drejtpërdrejtë. Pika kritike e çdo hulumtimi është zbulimi i boshllëqeve,

paqartësive e vështirësive që duhet të zgjidhet. Njohuritë e mëparshme dhe përvoja luajnë

rol të madh në identifikimin dhe përcaktimin e problemit. Prandaj, prej hulumtuesit pritet

që së pari, në mënyrë teorike të analizojë problemin dhe pastaj në mënyrë të qartë ta

formulojë. Arsimi parauniversitar i Kosovës është prej dy dekadash në një proces

ndryshimesh të thella dhe komplekse. Ndryshimet në mësimdhënie në të nxënë janë ndër

më të rëndësishmet e këtij procesi. Gjithnjë e më shpesh mësimdhënia ndërvepruese është

në qendër të zhvillimeve të sotme në arsim. Ajo i përgjigjet prirjes së sotme botërore për

ta shndërruar klasën në një mjedis të gjallë, ku, në vend të dhënies së informacionit,

kultivohen shprehitë për gjetjen, kërkimin e pavarur të tij, diskutohen çështje në

këndvështrime të ndryshme, analizohen ato, identifikohen problemet dhe punohet

2 Metodologjia (rrjedh nga fjalët greke methodo – rrugë dhe logos – dije, shkencë) është studimi i metodave dhe mënyrave të fitimit të

njohurive shkencore. Qëllimi i metodologjisë është që të kuptohet thelbi i njohurive shkencore dhe të vendosë parimet themelore në

përvetësimin e saj dhe shqyrtimin kritik. Përveç kësaj, metodologjia na mëson se me cilat mjete duhet të shërbehemi që të arrijmë të njohim në mënyrë më të vërtetë (ojektive) botën. Fjalori i Fjalëve të Huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988.

11

bashkërisht për zgjidhjen e tyre. Ajo është cilësuar si mësimdhënie me në qendër

mësuesin3. Në këtë mjedis ka një shqetësim në rritje të mësuesve për sjelljen e nxënësve

në klasë. “Nuk mbahen, janë të papërmbajtshme!”, këto janë fjalët që dëgjon të thuhen

gjithnjë e më shpesh nga mësuesit tanë. Më shumë se gjysma e mësuesve ankohen për

sjelljen problematike të nxënësve. Është i dukshëm numri në rritje i fëmijëve më sjellje

deviante përtej incidenteve të vogla të zakonshme tipike për shumicën e fëmijëve gjatë

rrjedhës normale të zhvillimit. Sjellja deviante, shpeshherë e quajtur krim ose sjellje e keqe,

ka qenë gjithmonë një nga shqetësimet më serioze të shkollave. Tek nxënësit me sjellje

deviant gjatë viteve të shkollës fillore, është vënë re se ndikon negativisht të aftësitë e

deshifrimit dhe arritje akademike. Kombinimet e këtyre faktorëve janë të lidhura me

normat e braktisjes së shkollës.

2.1. Objektivat e hulumtimit

Për të arritur qëllimin e hulumtimit kemi zgjedhur disa detyra:

Të analizojmë dhe të studiojmë këtë problem;

Të hartojmë anketën (pyetësorin), si mjet hulumtimi;

Të informohemi nga udhëheqësit e shkollave;

Të grumbullojmë të dhënat përmes pyetësorëve;

Të bisedojmë me palët e interesit;

3 QTKA, (2005). Mësimdhënia me në qendër nxënësin (1), Geer, Tiranë, f.13

12

2.2. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i punës së mësuesve më nxënësit me sjellje

deviante në SHFMU nga klasa e I-V; cilat janë metodat, strategjitë apo mënyrat që ata

përdorin për të mbajtur sa më aktiv procesin e të mësuarit, të motivuarit të nxënësve në

klasë dhe për qëndrimin e tyre gjatë orës mësimore. Problematika e gjerë e ka zanafillën

në ndërveprimin mësues-nxënës, lidhjen e ndërsjellët shkollë-familje, detyrimet e

përgjegjësitë që ka secila në skemën e edukimit dhe arsimit të fëmijëve me sjellje deviante.

Dhënia e këshillave për mësuesit që të jenë sa më efektivë dhe motivues në punën e tyre

për të çuar këta nxënës drejt arsimdashjës. Ky hulumtim ka për qëllim informimin se sa

dhe si kanë ndikuar metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies në procesin

mësimor të nxënësve me sjellje deviante dhe përmes rezultateve të tij, të nxjerrim

rekomandimet drejtuese të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve me sjellje deviante dhe të

prindërve, në mënyrë që nevojat dhe kërkesat e tyre për ngritje të cilësisë së mësimdhënies

dhe mësimnxënies të realizohen në praktikë. Qëllimi i hulumtimit është të analizojë

marrëdhëniet mes punës së mësuesit dhe nxënësve me sjellje deviante. Sot flasim për lloje

të ndryshme mësimdhënieje. Në fokus të studimit është puna e mësimdhënësit dhe metodat

me të cilat ai punon. Studimi synon të analizojë ndikimin që ka mësimdhënia ndërvepruese

krahasuar me mësimdhënien tradicionale me nxënësit me sjellje deviante në klasë.

Nxënësit me sjellje deviante pengojnë mësuesin gjatë shpjegimit, por e rëndësishme është

se ata pengojnë edhe nxënësit në të nxënë. Nëse në klasë nuk mund të mësohet, atëherë cili

është qëllimi i mësimdhënies?

13

2.3. Detyra e hulumtimit

Për të realizuar objektivat studimore për këtë problem në mënyrë precize fokusimi i

domosdoshëm ishte përmbushja e detyrave kryesore:

1. Konsultimi i literaturës në koordinim me problemin hulumtues me sjelljet asociale;

2. Përpilimi i projektit ideor, i cili na ka shërbyer si një dokument orientues për studimin e

problemit;

3. Hulumtimi empirik i problemit me mësimdhënës dhe prindër;

4. Përpunimi dhe nxjerrja e të dhënave për dukurinë që e studiojmë, duke i përdorur

metodat dhe instrumentet e hulumtimit;

5. Hartimi i pyetësorit si mjet hulumtimi për realizimin e qëllimit;

6. Të njoftohen përgjegjësit e shkollave dhe nxënësit me qëllimin e hulumtimit;

7. Marrja e opinionit të mësueve lidhur me temën e studimit, dhe faktorët që ndikojnë në

këto sjellje;

8. Grumbullimi i të dhënëve përmes pyetësorit;

9. Rekomandimet e rezultateve;

10. Interpretim sa më të saktë të rezultateve të hulumtimit lidhur me punën që bëjnë

mësimdhënësit me këta nxënës.

2.4. Metodat dhe teknikat e hulumtimit

Për studimin teorik të problemit na është e nevojshme edhe përdorimi i metodave të

hulumtimit teorik dhe empirik të problemit. Këto metoda na ndihmuan që ne të kemi më

shumë mundësi për shqyrtimin e burimeve që flasin për problemin të cilin e kemi objekt

14

studimi. Ndër metodat të cilat i përdorim për hulumtimin e problemit të sipërshënuar janë:

Metodat Përshkruese, Metoda e Dokumentacionit, Metoda e Analizës dhe Metoda

Statistikore, përmes së cilës i analizuam dhe i përpunuam të dhënat. Përpos metodave që i

përdorem për të hulumtuar edhe në aspektin empirik, përpiluam edhe teknika dhe

instrumente të hulumtimit, me të cilat i morëm opinionet e subjekteve të hulumtimit të

mësimdhënësve, lidhur me atë se çfarë mendojnë ata për faktorët që ndikojnë në shfaqjen

e sjelljeve të papërshtatshme. Ne për këtë qëllim përdorëm pyetësorin. Për ta realizuar ne

kemi caktuar si mjet hulumtimi pyetësorin i cili na mundësoi mbledhjen e rezultateve në të

cilat jemi fokusuar. Pyetësorin e kemi pasur në një lloj: Për mësimdhënës ku janë përfshirë

pyetjet lidhur me nxënësit me sjellje deviante, faktorët që ndikojnë në sjelljen e tyre,

suksesin shkollor, shërbimin profesional në shkolla, motivimin në mësim, metodat e tyre

që ata përdorin, roli i tyre në adaptimin e fëmijëve, bashkëpunimi me familjen etj.

1. Metoda Përshkruese - me këtë metodë kemi përshkruar këtë dukuri që është objekt

hulumtimi, faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e sjelljes deviante, pasojat që mund

të sjellin sjelljet e këtyre nxënësve. Gjithashtu edhe hulumtimi që e kemi realizuar

me mësimdhënësit kemi përshkruar opinionet e tyre në raport me nxënësit me

sjellje deviante, punën me ta dhe strategjitë e mundshme për adaptimin e tyre në

klasë.

2. Metoda Analizës Teorike - përmes kësaj metode ne kemi hulumtuar literaturë

hulumtimesh dhe punimesh shkencore të ndryshme për punimin tonë. Me anë të

Analizës Teorike ne kemi konstatuar, analizuar, edhe opinionet e mësimdhënësve

per sjelljet deviante të këtyre fëmijëve, punën me ta dhe bashkëpunimin e faktorëve

të ndërsjellë.

3. Metoda Krahasuese - me anë të kësaj metode ne kemi nxjerrë të dhëna nga

pyetësori i realizuar me mësimdhënës në SHFMU – Deçan, duke bërë edhe

krahasimin e të dhënave nga hulumtimi i realizuar si dhe analizë mbi hulumtimin e

mësimdhënësve.

15

2.5. Hipoteza e hulumtimit

Hipotezat4 e ngritura në këtë studim janë: Procesi i hulumtimit fillon me përpunimin e idesë

së problemit. Idetë operacionalizohen, sistemohen nëpërmjet hipotezës. Hipoteza është

supozim, pikënisje për studimin e një problemi apo fenomeni. Kjo në fakt është qëndrim,

pikëpamje që vazhdon të verifikohet nëpërmjet studimeve dhe kërkimeve të gjëra të

praktikës konkrete. Kjo paraqet qasje hipotetike duke supozuar se: praktika e punës së

mësimdhënies, roli i mësuesit, prindërve, rrethi shoqëror dhe një tërësi e pasur faktorësh

dhe institucionesh sociale ndikojnë në mënyrë specifike direkt apo indirekt mbi krijimin e

botëkuptimit dhe të sistemit të vlerave të personalitetit, në mënyrën e sjelljes dhe

veprimeve, andaj supozojmë se:

H.1. Nxënësit me sjellje deviante motivohen, stimulohen nga mësuesit, arrijnë

rezultate të kënaqshme në mësimdhënie. Nga kjo hipotezë e përgjithshme dalin

hipotezat e tjera:

H.1.1. Familja, shkolla dhe rrethi social (shoqëria) po ndikojnë në sjelljet e

papërshtatshme të nxënësve.

H.1.2. Problemet familjare (komunikimi jo i mirë në mes prindërve dhe fëmijëve),

kushtet e vështira ekonomike ndikojnë në sjelljen e këtyre nxënësve.

H.1.3. Mosfunksionimi i shërbimit pedagogjike – psikologjik në shkollë vjen deri

në mos ofrimin e shërbimeve ku nxënësit me sjellje deviante do të ishin më të

mbështetur duke diskutuar vështirësitë dhe pengesat e tyre.

Roli i mësuesit të sotëm nuk është më vetëm ai i të dhënit mësim, por sot ai shihet si

mbështetës kryesor i nxënësve të vetë. Mësuesit dhe aktorë të tjerë të arsimit mund të

përfitojnë nga të kuptuarit e arsyeve që çojnë në sjellje asociale në shkollë. Studimi është i

lidhur me mësuesit falë efektit që kanë llojet e ndryshme të mësimdhënies që ata përdorin

4 Hipotez/ë~ (gr. Hypothesis) mendim i pranuar përkohësisht e në mënyrë paraprake si i vërtetë; përfundim që nxirret në shkencë mbi bazën e disa të dhënave për të shpjeguar dukuri të ndryshme, por që ende nuk është vërtetuar plotësisht me anë të proves; Çdo hamendje a pandehje që bëhet për diqka. Fjalori i Fjalëve të Huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988.

16

me nxënës me sjellje deviante në klasa. Studimi gjithashtu ka potencialin të rrisë

ndërgjegjësimin e mësuesve rreth menaxhimit të mësimit. Vendimmarrësit e arsimit janë

ata që mund të reflektojnë, që mbi bazën e përfundimeve të këtij studimi të bëjnë të mundur

ofrimin e tematikave trajnuese reale për mjedisin tonë arsimor e që lidhen me sjelljen

deviante të nxënësve në klasë, ndikimin që lloji i mësimdhënies mund të ketë mbi të.

Gjithashtu studimi është i rëndësishëm për nxënësit e arsimit fillor për shkak të efekteve

“negative” që sjellja deviante e nxënësve ka ndikim edhe në rezultatet e nxënësve të tjerë.

Si përfundim, ky punim mund të ndihmojë për të informuar SHFMU rreth njohurive për

strategji të larmishme mësimdhënëse, që duhet të zotërojnë mësuesit e rinj. Punimi është

si pasojë domethënëse, sepse përzgjedhja dhe përdorimi me mjeshtëri i punës së

mësimdhënësit të arsimit fillor, mundëson uljen e sjelljes së papërshtatshme dhe të nxënë

të efektshëm. Shkollat kanë nevojë për mësimdhënie ndërvepruese.

2.6. Variablat e hulumtimit

Nga nocionet e rëndësishme dhe elementet përbërës në kërkimin pedagogjik është

përcaktimi i variablave. Variablat si madhësi të ndryshme në kërkimet pedagogjike janë dy

llojesh: Të pavarura dhe të varura. Të pavarura quhen variablat që ndikojnë në variablat e

varura.

variabël e varur (pasojat) – faktorët e shfaqjes së sjelljeve deviante të nxënësve;

variabël e pavarur (shkaku) – puna e mësuesit dhe lloj i mësimdhënies, manipulimi

me përdorimin e metodave (ndërvepruese) me në qendër nxënësin dhe metodave

të (drejtpërdrejta) me në qendër mësuesin.

Në këtë studim kontrollohet manipulimi i variabilit5 të pavarur, punës së mësuesit, duke u

përpjekur të mbahet nën kontroll variablet e tjerë. Variablet e pavarura janë puna e mësuesit

me metodën tradicionale të (drejtpërdrejtë) dhe puna e tij ndërvepruese. Manipulimi që i

5 Variabël ~i m. (fr. Variable) 1. Mat. Vlerë e ndryshueshme, e shënuar me shenjën që mund ë shënjojë secilin numër të

një bashkësie. 2. Si mb. Që ndërron, që ndryshon shpejt, jo konstant, i ndryshueshëm, i paqëndrueshëm. Fjalori i

Fjalëve të Huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988.

17

bëhet llojit të mësimdhënies ka të bëjë me përdorimin në fillim të mësimdhënies së

drejtpërdrejtë dhe më pas të mësimdhënies ndërvepruese. Më tej veçohen pasojat e

manipulimit në variabëlin e varur, sjelljen disruptive. Në këtë studim pyetësorët u

përgatitën jo mbi bazën e rastësisë. Grupet mendohet se janë të ngjashme në përbërjen e

tyre, por grupet (klasat mësimore), megjithëse u zgjodhën sa më të ngjashëm, nuk janë aq

përfaqësuese sa grupet që zgjidhen në mënyrë të rastësishme.

2.7. Popullacioni dhe mostra e hulumtimit

Popullacioni i këtij studimi janë mësues dhe nxënës të shkollës së mesme të ultë nga klasa

I-V të fshatërat e qytetit të Deçanit. Mostra e këtij hulumtimi është numërikisht e caktuar.

Meqë numri i klasave të bashkëngjitura është në një numër të vogël, ne jemi përcaktuar që

këtë problem ta zgjerojmë edhe në klasat e rregullta të arsimit fillor. Grupi reprezantiv

përbëhet prej 30 mësuesve pjesëmarrës. Kampioni i përzgjedhur është bërë në mënyrë

rastësore (mësues të shkollave të ndryshme të qytetit) ku përfshihen klasat e bashkangjitura

në kuadër të shkollave të rregullta. Arsyeja e hulumtimit që është bërë në qytetin e Deçanit

është sepse, të gjithë nxënësit që jetojnë në viset rurale vijojnë mësimin në klasat e

bashkangjitura në shkollat fillore në Deçan.

2.8. Rëndësia e hulumtimit

Rëndësia e hulumtimit ka të bëjë me faktin se nëpërmjet pyetësorëve të bërë nëpër shkolla

me mësues arritëm të marrim informacion konkret dhe real në lidhje me punën e

mësimdhënësve me nxënësit me sjellje deviante; po ashtu kuptuam sa të përqendruar dhe

të motivuar ndjehen ata nga ana e mësuesit. Si ndjehen në ambientin shkollor, si është

klima që mbizotëron brenda klasës së tyre? Sa të mbështetur e ndiejnë veten këta fëmijë

nga mësuesit?

18

2.9. Organizimi i hulumtimit

Organizimi i hulumtimit është zhvilluar nëpërmjet tre instrumenteve: rishikim, literaturë

dhe pyetësor në një periudhë kohore prej pesë muaj, ku fillimisht u konsultua literatura dhe

pjesa teorike, konsultimet në vazhdimësi me mentorin Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi,

pastaj u plotësua pyetësori i mësuesve. Kurse koha e përpunimit të dhënave statistikore,

analizës dhe konkluzionit zgjati rreth dy muaj.

2.10. Përpunimi statistikor i të dhënave

Metoda Statistikore – për të hulumtuar, studiuar e analizuar këtë dukuri ne e kemi përdorur

edhe metodën Statistikore, e cila na mundësoi grumbullimin e të dhënave, gjetjen e

përqindjeve, nxjerrjen e mesatares dhe paraqitjen në grafikone dhe forma tabelore.

19

III. DEFINIMI I NOCIONËVE THEMELORE DHE PËRKUFIZIMI I

TYRE

3.1. Përkufizimet dhe karakteristikat e sjelljeve deviante

Në Oxford poeket Dictionary of Current English “Sjellje deviante” përkufizohet si sjellje

e vështirë ose problematike nga një person apo grup. Zakonisht i referohet sjelljes

antisociale dhe jo çrregullimit emocional të sjelljes. Sipas Cambridge Dictionaries Online6

“Disruptoj” do të thotë të ndalosh diçka, veçanërisht një sistem, proces apo ngjarje dhe të

mos e lejosh të vazhdojë si zakonisht. Sjellja deviante është përkufizuar në mënyra të

ndryshme nga studiuesit. Boehms-i, në studimin e tij, i përkufizon sjelljet deviante, si një

sjellje që shpërqendron vëmendjen e mësuesit dhe të nxënësve në klasë nga procesi

mësimor7. Sipas De Martini-Scully dhe të tjerë sjellja deviante në klasë përkufizohet si një

sjellje që ndalon ose pengon procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit Theodore dhe të

tjerë e përkufizojnë sjellje deviante si një pamundësi të nxënësve për të përmbushur

kërkesat e mësuesit brenda 5 sekondave, emetim i fjalëve fyese, të prekurit ose të folurit

ndaj nxënësve të tjerë, të cilët punojnë fjalë poshtëruese ndaj një personi, ose një situate e

orientuar në një drejtim tjetër, të ndryshëm nga mësuesi ose detyra, dhe të dëgjuarit e

muzikës me zë të lartë, për ta dëgjuar të tjerët.8 Kërkuesit e edukimit tentojnë të theksojnë

perceptimin dhe përkufizimin e mësuesve për nxënësit me sjellje deviante. Kounini 9ka një

zbulim interesant në studimin e tij, që është se në 92% të rasteve mësuesit nuk japin arsye

se pse e quajtën të gabuar sjelljen e një nxënësi. Lawrence dhe të tjerë, për shembull duke

ndjekur Lowenstein e përkufizojnë se nxënësit me sjellje deviante si: “Sjellje e cila ndërhyn

në procesin e mësimdhënies dhe çrregullon funksionimin e shkollës, është më shumë se

6 Fjalor i Fjalëve të Huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988. 7 Boehms, A. (1997). Reducig disruptive behavior in he classroom, Las Vegas. March 15-18, 1995. 8 Theodore, L.A. Bray. M.A., Kehle, T.J., & DioGuardi, R.J. (2003). Contemporari review of grouporiented contingencies for disruptiv behavior, Journal of Applied School Psychology. 20(1), f. 79-101 9 Kounin, J. (1970). Discipline and group management in classrooms. New York: Holt, Rinehart. & Winston, Cituar nga Orlich, C.D., Harder, J., Callahan, C., Kravas, H., Kauchek, H., Pendegrass, R.A., Keogh, J. (1995). Strategjitë e të mësuarit, Eureka, Tiranë, f. 318, 319.

20

sjellje e keqe e zakonshme në klasë, sheshet e lojërave, korridore etj. Ajo përfshinë sulme

fizike dhe shkatërrim të qëllimshëm të pronës”. Tattum-10i miraton një përkufizim më

sociologjik të nxënësve me sjellje deviante, i cili thekson kontekstin, situatën dhe

ndërlikimet ndërpersonale: “Sjellja deviante është shkelja e rregullave në formën e veprimit

ose mosveprimit të vetëdijshëm, që sjellë një ndërprerje ose shkurtim të aktivitetit në klasë

ose shkollë dhe dëmton marrëdhëniet ndërpersonale”.

3.2. Shkaqet e sjelljes devijante

Cilësitë sociale e pedagogjike të familjes janë gjithashtu një faktor i rëndësishëm për

edukim të suksesshëm familjar. Praktika pedagogjike, si dhe kërkimet e ndryshme

pedagogjike dëshmojnë që ekziston një lidhje korrelative midis cilësive pozitive të

familjes, pjekurisë pedagogjike të prindërve dhe kujdesit të tyre, për fëmijët nga njëra anë,

dhe rezultateve pozitive të edukimit në familje nga ana tjetër. Dukuri të ndryshme negative

në familje, si p.sh kriminaliteti, alkoolizmi, prostitucioni, asocialiteti, moskujdesi për

fëmijët dhe papjekuria pedagogjike e prindërve, vënë në rrezik edukimin në familje. Shumë

nga vështirësitë edukative dhe çrregullimet e zhvillimit të fëmijës, shkaktohen nga të metat

e personalitetit, të vetë prindërve: papjekuria sociale, shkalla e ulët e kulturës, labiliteti

psikik dhe sidomos emocional. Problemet e rënda të edukimit dhe pengesat në zhvillimin

e fëmijëve e të rinjve, që rezultojnë nga papjekuria pedagogjike e prindërve janë rëndom

pasoja të këtyre gabimeve:

a) të dashurisë së verbër të prindërve, prej nga rrjedh rregullisht lazdrimi, varshmëria,

arroganca, bile edhe paturpësia, mungesa e ndjenjës sociale për njerëzit të tjerë;

b) të rreptësisë e të ashpërsisë së tepërt të prindërve, prej nga rrjedhin, konflikte të shpeshta,

por edhe gjendje të ndryshme nevrastenike të fëmijëve: frika, gënjeshtra, mbyllja në

vetvete, të metat në të folur;

10 Tattum, D.P. (1982). Disruptive Pupils in School and Units. Chichester: John Wiley and Sons. F.93

21

c) të ambicieve të prindërve, të cilët jetën e fëmijëve të tyre e konsiderojnë si vazhdim të

personales dhe si mundësi për të sendërtuar idealet e veta të paarritshme, që të shumtën e

rasteve tejkalojnë mundësitë e fuqive të fëmijës dhe shkaktojnë kompleksin e inferioritetit;

ç) të mbështetjes së prindërve mbi pushtetin e tyre prindëror si autorizim shoqëror në vend

se të veprojnë më anë të autoritetit të vërtetë që e krijojnë prindërit me shembullin vetjak,

me besimin e fituar dhe me ndihmën që u japin fëmijëve.

Kërkimet e dëshmojnë që familjet në kushte të vështira ekonomike veprojnë shumë shpesh

në mënyrë kromogjene te të rinjtë. Po nuk duhet të lihet pa u vënë në dukje as dukuria

interesante e shtimit intensiv të delikuencës së fëmijëve të familjeve në gjendje të mirë

ekonomike. Kjo dukuri interpretohet kryesisht si rezultat i tolerancës së prindërve ndaj të

rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë, pastaj nga shkaku se u japin shumë të holla për

argëtim e zbavitje, etj.

3.3. Familja dhe roli i saj

Tipari themelor i kolektivit familjar, pra tipari se familja është njësi sociale e natyrshme,

intime e me lidhje gjaku e afrie, të cilën e bashkojnë jeta e përbashkët, interesat, gëzimet

dhe vështirësitë e përbashkëta, familjes i jep forcë të pashtershme ndikimi. Vetë natyra e

kolektivit familjar është, pra, ajo forca, ai autoriteti, prej nga rrezatojnë mundësi të

ndikimeve shumë të forta edukative. Forca e edukimit familjar del edhe nga fakti se fëmijët

gjenden nën ndikimin e tij në moshë të re, në kohën kur u shtrohen më së lehti ndikimeve

edukative. Në këtë moshë jo vetëm arrihen lehtë përvoja dhe dukuritë e para, por vihen

edhe themelet e cilësive më të rëndësishëm të personalitetit. Struktura e drejtë e familjes,

që do të thotë familja e plotë dhe e harmonishme, është kushti themelor i rrethanave të

volitshme familjare, sepse çdo anëtar i familjes e ka vendin e vet të caktuar. Kjo familje

më tutje është kusht për marrëdhënie të shëndetshme sociale ndërmjet anëtareve të familjes,

që paraqet gjithsesi burim të ndjenjës së sigurisë së fëmijës. Ndjenja e sigurisë është një

ndjenjë e fuqishme sociale, e cila është jo vetëm kusht për shëndetin shpirtëror të fëmijës,

por është njëkohësisht edhe bazë për formimin e tipareve më të rëndësishme të

22

personalitetit, si: besimi në forcat e veta, vetëdijesimi, guximi, optimizmi dhe karakteri i

fortë, përkundër shpirtngushtësisë, zbrazjes apo agresivitetit si shprehje më të shpeshta të

ndjenjës së pasigurisë.11 Mungesa e atmosferës të familjes së plot pasqyrohet shume

shpesh, negativisht në mundësitë edukative dhe në rezultate të edukimit familjar. Pozita e

fëmijës në familje është faktor i rëndësishëm për edukim të suksesshëm në familje. Fëmija

i dëshiruar dhe i pritur me padurim, që pranohet emocionalisht në gjirin familjar nga ana e

prindërve. Gjendja e mirë ekonomike e familjes është një nga parakushtet për edukim të

mirë në familje. Në rrethana të mira ekonomike ka mundësi që fëmijëve t’u sigurohen

kushtet themelore materiale për zhvillimin e tyre (kushtet e banimit, të ushqimit, të

shëndetit, kushtet pedagogjike). Familja në gjendje ekonomike nuk i ofron fëmijës vetëm

hapësirë për të luajtur e për t’u argëtuar, nuk i siguron vetëm nevojat e tij biologjike, por

ka mundësi për të shfrytëzuar edhe institucionet edukative, të cilat shërbejnë si plotësim i

edukimit familjar, si dhe ka mundësi për të siguruar forma të tilla argëtimi të cilat janë

pozitive dhe të frytshme në aspektin pedagogjik. Organizimi i jetës së familjes, do të thotë

caktim i regjimit të caktuar, i rendit dhe i rregullit në shtëpi, pastaj organizim i detyrave të

fëmijëve në familje – janë pjesë e rëndësishme e punës pedagogjike të prindërve. Këto

imtësitë në familje, si dhe marrëdhëniet reciproke të anëtareve të saj. Prindërit që kanë

arritur të organizojnë mirë jetesën në familje, kanë krijuar një kusht themelor për punë

edukuese në familje duke kuptuar që thelbi i kësaj pune edukuese në familje duke kuptuar

që thelbi i kësaj pune qëndron në ndikimin e tërthortë edukativ të familjes”.12

11 Fjalori i fjalëve të huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988. 12 Dr. Pero, Shimllesha, (1978), Pedagogjia, Zagreb, f. 245-256.

23

IV. PARTNERITETI FAMILJE, SHKOLLË KOMUNITET LIDHUR

ME PARANDALIMIN E SJELLJEVE DEVIANTE

Të rinjtë që paraqesin çrregullime të sjelljes, dashje pa dashje tërheqin vëmendjen e

mësuesve, të prindërve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit. Qëllimet e tyre

karakterizohen nga shpërthimi i inatit, akte impulsive, rezultate të ulëta në mësime, etj. Në

disa raste nga nxitimi, nga mosvlerësimi i veçantive të nxënëseve, vetë mësuesit me

paaftësinë dhe mungesën e kompetencën bëhen shkaktarë të zbehjes së interesit të

nxënësve për mësime. Përvoja tregon se nuk mjafton që fëmija vetëm të vijë në shkollë.

Nëse ata janë të uritur, të keqtrajtuar, të abuzuar, të neglizhuar, të sëmurë, apo të frikësuar

shanset për të pasur sukses janë të pakta. Nuk mund të themi se situata të tilla tek ne janë

masive por, në të njëjtën kohë nuk mund të pohojmë se ato mungojnë. Po kështu rendja pas

bizneseve të ndryshme ka bërë që shumë prindër të kenë kontakte të kufizuara me fëmijët

e tyre, duke parë me ta rrallë dhe në periudha të shkurta kohore.13

4.1. Shkolla dhe komuniteti

Shkolla duhet të jetë e hapur ndaj mjedisit dhe punën e vet ta bëjë publike. Mbyllja e

shkollës ndaj komunitetin zvogëlon në masë të madhe efikasitetin e shkollës.

Funksionalizimi i fuqisë së bashkëpunimit, inkurajon, elementet përbërëse të shkollës dhe

të komunitetit që të formojnë shkathtësi për të nxënë gjatë gjithë jetës. Për të mos ndodhur

çorganizimi në shoqërinë tonë dhe në shkollat tona është tepër i nevojshëm partneriteti

shkollë komunitet. Të gjitha palët janë përfituese të bashkëpunimit, shkolla do të ketë

arritje më të larta, por edhe familja do të vetëdijesohet për përmirësimin e gjendjes, duke

ndryshuar në kuptimin pozitiv, ndërsa komuniteti do të ketë kuadro cilësor që do të

ndikojnë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, do të ulët papunësia, etj. Përmasat

13 Manuela, V. MA. Iplementimi i Shërbimit Psikologjik Shollor, risa që kuntribuon në përplasjen e sistemit arsimor shqiptar me atë bashkëkohor, Tiranë, 2013.

24

reciproke të partneritetit shkollë-komunitet do të jenë shumë më të mëdha nëse palët kanë

informacione për rëndësinë e kësaj çështje, pra shkolla, prindërit, komuniteti i brendshëm

e poashtu edhe ai ndërkombëtar. Prandaj organizimi i të gjithë përfituesve do të sjellë të

mira shumëdimensionale në çdo fushë të jetë.

Shkolla është një sistem i krijuar nga shoqëria për interesant e vet shoqërisë.

Shkollën e përbëjnë elemente, pa të cilat nuk do të ishte shkollë. Këto elemente

janë: nxënësit, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollës, punëtorët e administrativë,

shërbimi i konsulencës (psikologu, pedagogu, mjeku, punëtori social, bibliotekisti

etj.) punëtorët ndihmës, rojtarët, etj.

Komunitetin e përbëjnë bashkësia e prindërve, e nxënësve, e institucioneve, e

asociacioneve të ndryshme arsimore, kulturore, shkencore e shëndetësore.

4.2. Fuqizimi i bashkëpunimit shkollë - komunitet

Bashkëpunimi i shkollës me komunitetin ka rezultate të shumta në arsim si: rritet

efektshmëria e shkollës, rritet standardi jetësor, inkurajohen vlerat humane për shkathtësi

jetësore e sidomos për nxënie gjatë gjithë jetës. Në studime thuhet se shkolla duhet të

bashkëpunojë me mjedisin sepse: idetë burojnë atje, politika dhe partnerët janë atje dhe në

fund të fundit të gjithë ne jemi atje. Dalja jashtë kuadrit përtej traditave të zakonshme, është

një burim i mrekullueshëm i të nxënit dhe i përmirësimit. Poashtu bashkëpunimi i shkollës

me familjen ndikon reciprokisht që edhe fëmija të ndryshojë e të krijojë bindje të reja për

shkollën dhe të merr atë pjesën bashkëpërgjegjësisë, me ç ‘rast krijohet ndjenja e

kënaqësisë.

25

4.3. Nevoja për bashkëpunim me partnerët e mundshëm

Bashkëpunimi – partneriteti i përbashkët, krijon bashkëpronësinë dhe bashkë-

përgjegjësinë. Shkollat e ndara, të mbyllura, nuk mund të jenë qendër e ndryshimeve, sepse

ato nuk posedojnë as forcë, as energji, as kredibilitetin, as autoritet e as përkrahjen e

mjedisit të jashtëm, prandaj nuk janë shkolla “lëvizëse”, “efektive”, “cilësore”. Për të qenë

shkollë efektive duhet t’i identifikojnë partnerët në rrafshe dhe nivele të ndryshme, duke

filluar nga vendi, komuna, shteti dhe deri te partnerët ndërkombëtar. Partneriteti është i

mundshëm nëse kuptohet vlera e arsimit si vlerë e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

4.4. Bashkëpunimi me prindër

Në të gjitha studimet është vërtetuar se angazhimi i prindërve në shkollë kontribuon në

cilësinë dhe në efikasitetin e punës mësimore. Në të kundërtën, bashkëpunimi i

pamjaftueshëm ndërmjet shkollës dhe prindërve ka pasoja mjaft serioze në arritjen e

rezultateve në të nxënë dhe në mësimdhënie. Shkolla nuk duhet të pushojë së ecuri duke

kërkuar në vazhdimësi ide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjo është shumë i

nevojshëm partneriteti. Partneriteti iu ofron shkollave një proces përkatës të vetëshqyrtimit

dhe të zhvillimit që del nga këndvështrimet e punëtorëve të arsimit, nxënësve, të prindërve

apo kujdestarëve, si dhe të anëtarëve tjerë të bashkësive për rreth, zvogëlohen pengesat,

çrregullimi. Mësimdhënia dhe mësimnxënia është aktive.14

14 Alush. K. (2010). “Qeverisja dhe udhëheqja në arsim”, organizuar nga KEC- Prishtinë.

26

V. REZULTATET E PËRGJITHSHME TË HULUMTIMIT ME

MËSIMDHËNËS NË MESIN URBAN

5.1. Analizat dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit

Në këtë pjesë është diskutuar për rezultatet e hulumtimit, interpretimi i rezultateve të

realizuar gjatë punës praktike në terren. Ndër qëllimet kryesore ka qenë të diskutohet për

punën e mësimdhënësve me nxënës me sjellje deviante dhe shkaqet e këtyre sjelljeve në

SHFMU. Në këtë pjesë është marrë opinioni i mësimdhënësve për nxënësit me sjellje

deviante si dhe vërtetimi i hipotezave të cilat janë parashtruar në hulumtim dhe diskutimi i

tyre.

5.2. Pyetësorët për mësues

Ecuria e mëtejme e procesit të plotësimit të pyetësorëve është mundësuar nga kontakti i

drejtpërdrejtë me subjektin pjesëmarrës në studim, të cilëve u është kërkuar leje paraprake

dhe u është shpjeguar çdo detaj, por identifikimi i tyre do të mbetet konfidencial. Gjatë

kryerjes së pyetësorëve janë respektuar me përpikëri parimet etike. Pyetësorët për mësues

përmbajnë 10 pyetje me kërkesa alternative dhe me opinione të punës së tyre rreth

përdorimit të metodave që rehabilitojnë më sjellje deviante. Ky pyetësor synon të masë

shkallën e përdorimit të formave, teknikave, metodave të mësimit për të arritur vlerat

motivuese dhe vlerësuese si dhe mjetet për arritjet dhe socializmin e këtyre fëmijëve.

27

5.3. Rezultatet e përgjithshme të hulumtimit

SHFMU “Bajram Curri” Strellc i Epërm SHFMU “Lidhja e Prizrenit” Deçan

SHFMU “Dëshmorët e Kombit” Strellc i Poshtëm

Statistics

Si silleni ju si

mësues ndaj

nxënësit tuaj?

Si dhe sa

informoni ju

nga prindërit

për sjelljet dhe

veprimet e

nxënësit tuaj?

Cilat nga këto

cilësi të

prindërve i

karakterizoni ju

si mësues?

Si e nxitni ju

nxënësin tuaj

për një mësim

më të mirë dhe

adaptim me

shokët?

Në ç’mënyrë ju

e shpërbleni

nxënësin tuaj

për sjelljen e

mirë e të

hijshme?

E përdorni ju si

mësues lojën

në klasë në

lidhje me

mësimin?

N Valid 30 30 30 30 30 30

Missing 0 0 0 0 0 0

Mean 3.0333 1.2667 1.2667 2.2667 3.1000 2.1667

Std. Error of Mean .21163 .08212 .12625 .17243 .17518 .15962

Median 3.5000 1.0000 1.0000 3.0000 3.0000 2.0000

Mode 4.00 1.00 1.00 3.00 4.00 3.00

Std. Deviation 1.15917 .44978 .69149 .94443 .95953 .87428

Variance 1.344 .202 .478 .892 .921 .764

Minimum 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00 1.00

Maximum 4.00 2.00 3.00 3.00 4.00 3.00

Statistics

E aktivizoni ju

nxënësin tuaj me

shokë dhe fëmijët

e tjerë përreth?

Për të ndaluar sjelljet jo të

mira ju si mësues e

ndëshkoni nxënësin tuaj

duke?

A kërkoni ndihmë nga prindi i

fëmijës suaj për ndonjë

metodë më efikase rreth

adaptimit dhe rehabilitimit të

nxënësit tuaj?

A keni bashkëpunim

me prindërit dhe

shkollën?

N Valid 30 30 30 30

Missing 0 0 0 0

Mean 1.6333 3.7667 1.4000 1.7000

Std. Error of Mean .16248 .07854 .14856 .18036

Median 1.0000 4.0000 1.0000 1.0000

Mode 1.00 4.00 1.00 1.00

Std. Deviation .88992 .43018 .81368 .98786

Variance .792 .185 .662 .976

Minimum 1.00 3.00 1.00 1.00

Maximum 3.00 4.00 3.00 4.00

28

Si silleni ju si mësues ndaj nxënësit tuaj?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Serioz 5 16.7 16.7 16.7

I rreptë 4 13.3 13.3 30.0

E lë të lirë 6 20.0 20.0 50.0

E dëgjon 15 50.0 50.0 100.0

Total 30 100.0 100.0

Hulumtimi i realizuar tregon se sjelljet dhe raporti i mësimdhënësit ndikojnë shumë edhe

tek nxënësit në motivimin e tij për mësim dhe adaptim në klasë e shoqëri. Sipas hulumtimit

shihet se mësimdhënësi përpiqet ta kuptojë gjendjen e secilit fëmijë, aftësitë dhe kapacitetin

e tyre intelektual.

29

Si dhe sa informoni ju nga prindërit për sjelljet dhe veprimet e nxënësit tuaj?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Informohen për çdo problem

nga ana e prindit

22 73.3 73.3 73.3

Vet interesohem për sjelljen

e nxënësit tim në klasë

8 26.7 26.7 100.0

Total 30 100.0 100.0

Hulumtimi vërteton se familja ka një rol shumë të rëndësishëm për suksesin e nxënësve në

përgjithësi. Puna e mësuesit, angazhimi i tyre për të bashkëpunuar me prindërit sjellë

rezultate pozitive si në sjelljen e tyre ashtu edhe në mësimnxënie më efikase. Fëmijët

edukohen jo vetëm nëpërmjet shembullit të prindit kur punon, por edhe në punën që bën

vet. Partneriteti shkollë-familje është një faktor i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve,

prandaj funksionimi i dobët i këtij bashkëpunimi përbën një ndër rreziqet potenciale të

problemeve të sotme të shkollës në përgjithësi.

30

Cilat nga këto cilësi të prindërve i karakterizoni ju si mësues?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Entuziazmim dhe

ngrohësinë

26 86.7 86.7 86.7

Ashpërsinë dhe

këmbëngulësinë

4 13.3 13.3 100.0

Total 30 100.0 100.0

Sipas hulumtimit shihet se pjesa më e madhe e mësuesve pohojnë se meqë puna me

nxënësit me sjellje deviante është e lodhshme, entuziazmi dhe ngrohësia reciproke mësues-

nxënës e lehtëson atë dhe arrihet një sukses më efikas. Megjithatë disa të tjerë mendojnë

se më e mirë është ashpërsia dhe këmbëngulësia.

31

Si e nxitni ju nxënësin tuaj për një mësim më të mirë dhe adaptim me shokët?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Me lëvdata 10 33.3 33.3 33.3

Me shpërblime 2 6.7 6.7 40.0

Me stimuj moral 18 60.0 60.0 100.0

Total 30 100.0 100.0

Më anë të kësaj pyetje u munduam të kuptojmë se si i motivojnë vet mësuesit nxënësin e

tyre për një mësim më të madh dhe adaptim me shokët. Mendoj se ky hulumtim është i

rëndësishëm duke parë se sa mësuesit shprehin interesim për fëmijët e tyre duke e ditur se

nxënësit me sjellje deviante janë të parehatuar edhe në familjet e tyre. Për arritjen e suksesit

të këtyre nxënësve dhe adaptimin e tyre me shoqëri, është obligim i mësuesve që të punojnë

maksimalisht me nxënësit e tyre, duke stimuluar me metodën më të dashur që ata kanë.

32

Në ç’mënyrë ju e shpërbleni nxënësin tuaj për sjelljen e mirë e të hijshme?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Pjesëmarrja në festa të

ndryshme

2 6.7 6.7 6.7

Pjesëmarrja në festat e

shkollës

6 20.0 20.0 26.7

Pjesëmarrja në aktivitetet e

shkollës

9 30.0 30.0 56.7

Pjesëmarrja në shëtitje,

ekskursione

13 43.3 43.3 100.0

Total 30 100.0 100.0

Në bazë të kësaj pyetje kuptojmë se si stimulohen fëmijët nga ana e mësuesit të tyre, për të

krijuar besimin dhe marrjen e përgjegjësive. Krijimi i besimit është i rëndësishme. Kjo

arrihet duke e ditur ta përdorësh dhe zbatosh metodën që i përshtatet fëmijës si dhe duke

bashkë me një rrjetë të gjerë faktorësh.

33

E përdorni ju si mësues lojën në klasë në lidhje me mësimin?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 9 30.0 30.0 30.0

Jo 7 23.3 23.3 53.3

Ndonjëherë 14 46.7 46.7 100.0

Total 30 100.0 100.0

Jo rastësisht ua parashtrova ketë pyetje mësuesve për të ditur se si i motivojnë ata nxënësit

e tyre për mësim, duke ditur çdo reagim, levizje, fjalë e tyre merret dhe mbahet mend tek

fëmija. Prandaj, edhe mësuesit shprehen pak skeptik në lidhje me këtë pyetje pasi që nuk

kanë mundësi që çdo herë të jenë në humor dhe të lirë për të angazhuar fëmijën në mësim

duke luajtur dhe realizuar dëshirat e tyre.

34

E aktivizoni ju nxënësin tuaj me shokë dhe fëmijët e tjerë përreth?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 19 63.3 63.3 63.3

Jo 3 10.0 10.0 73.3

Ndonjëherë 8 26.7 26.7 100.0

Total 30 100.0 100.0

Në bazë të kësaj pyetje vërtetohet se ndikimi i moshatarëve është një faktor po aq i

rëndësishëm për fëmijën, ku fëmijët i japin gjithnjë e më tepër rëndësi grupit shoqëror të

moshatarëve të tyre. Fëmija me lojë e në lojë ushtron dhe zhvillon fuqitë dhe aftësitë e

veta fizike e psikike, arrinë dituri për jetën dhe për botën, pasuron dhe zhvillon jetën e vet

emocionale, zhvillon dhe formon vullnetin dhe rregullon sjelljen e vet.

35

Për të ndaluar sjelljet jo të mira ju si mësues e ndëshkoni nxënësin tuaj duke?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Duke e qortuar 7 23.3 23.3 23.3

Duke e këshilluar 23 76.7 76.7 100.0

Total 30 100.0 100.0

Më këtë pyetje në hulumtim arrita të kuptoj se çfarë mjetesh parandaluese përdorin

mësuesit për të penguar sjelljen dhe veprimet jo të mira të nxënësve të tyre. Ndëshkimi nuk

bënë të jetë mjet i përbuzjes, por duhet të jetë mjet i përmirësimit të fëmijës.

36

A kërkoni ndihmë nga prindi i fëmijës suaj për ndonjë metodë më efikase rreth

adaptimit dhe rehabilitimit të nxënësit tuaj?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 24 80.0 80.0 80.0

Ndonjëherë 6 20.0 20.0 100.0

Total 30 100.0 100.0

Ne të gjithë e dimë që edukimi familjar është aksion i rëndësishëm, rëndësi të posaçme

kanë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i familjes dhe i shkollës. Shkolla si organ pedagogjik

profesionist, duhet të jetë inciatore për një bashkëpunim të këtillë. Bashkëpunimin me

prindër shkolla duhet ta shfrytëzojë për t’u njohur me rrethanat ekonomike, sociale e

kulturore të rrethit ku jeton nxënësi.

37

A keni bashkëpunim me prindërit dhe shkollën?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid

Po 19 63.3 63.3 63.3

Jo 2 6.7 6.7 70.0

Ndonjëherë 8 26.7 26.7 96.7

Asnjëherë 1 3.3 3.3 100.0

Total 30 100.0 100.0

Kjo urë bashkëpunimi ndihmon që nxënësit me sjellje deviante vazhdimisht të jenë nën

përkujdesje apo përcjellje. Funksionimi i dobët i këtij bashkëpunimi përbën një ndër

rreziqet potenciale të problemeve të sotme të shkollës në përgjithësi.

38

PËRFUNDIM

Nga studimi që u krye, u vu re se puna e mësuesit, metodat dhe strategjitë e tij, janë faktor

i rëndësishëm i jetës shkollore. Mësuesi ka për detyrë të inkurajojë dhe të ruajë

individualitetin e nxënësit. Faktor shumë i rëndësishëm për motivim është mësuesi, sjellja

e tij në klasë, sepse figura e mësuesit për nxënësit, sidomos kur bëhet fjalë për nxënësit e

ciklit të ulët, është shumë e rëndësishme pasi ata kalojnë një pjesë të konsiderueshme të

kohës së tyre me mësuesit. Faktorë tjetër janë metodat, teknikat dhe strategjitë që përdorë

mësuesi për të stimuluar nxënësit në mësim dhe adaptuar në klasë e shoqëri. Mjedisi fizik

është i rëndësishëm në motivimin e nxënësve, sepse krijon kënaqësi dhe dëshirë për të

kaluar një pjesë të konsideruar të ditës në shkollë. Mësuesit që punojnë me motivim ua

transmetojnë edhe nxënësve të tyre duke i bërë të ndjehen të rëndësishëm e të vlefshëm,

duke u bërë të mundur një adaptim më të lehtë në klasë nxënësve që kanë sjellje deviante.

Mësuesit që zbatojnë metoda të ndryshme kanë për qëllim ngritjen e suksesit të nxënësit,

ndjekjet dhe arritjet e mëdha të tij dhe shpërblejnë suksesin e tyre në arritjet e sjelljeve të

mira. Mësuesit kreativë i udhëzojnë nxënësit që të marrin përgjegjësi për vendosjen e

rregullave të ndryshme në klasë. Ata lavdërojnë çdo përgjegjësi të nxënësve dhe nuk nisen

nga rezultati përfundimtar. Edhe pse në shkolla, presioni i sjelljes së mësuesit ndaj nxënësit

është më i madh pasi vjen nga numri i madh i nxënësve në klasë, u vu re se trajtimi i tyre

është i mirë dhe i trajtojnë nxënësit me butësi, i inkurajojnë për një sjellje më të mirë, kanë

bashkëpunim të ndërsjellët, rritje të besimit, etj. Duhet pasur parasysh nga mësuesit së

nxënësit nuk kanë faj dhe nuk meritojnë të marrin sjellje agresive, të ashpra e të ftohta nga

mësuesi. Ka ardhur koha që mësimi interaktiv e bashkëpunues të jetë bazë e procesit të

mësimdhënies në mënyrë që të nxënit të jetë proces i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i

pëlqyeshëm.

39

REKOMANDIME

Rekomandime për DKA (drejtoria komunale e arsimit)

-Të ofrojnë kushte më të përshtatëshme si dhe ndihmë për këta nxënës, në mënyrë që të

kontribuojnë për përmirësimin, motivimin dhe ngritjen e tyre. Shpresa për sukses ka të bëjë

me atë se çdo detyrë e nxënësit të jetë në përputhje me shkathtësitë psiko-fizike të tij.

-Të kenë bashkëpunim me institutin pedagogjik për të paraqitur pengesat dhe sfidat që

ndikojnë në edukimin e fëmijëve me sjellje deviante në mënyrë që të kenë mbështetje

institucionale për tejkalimin e këtyre sfidave.

Rekomandime pë mësues

- T’i ndihmojnë nxënësve që të qëndrojnë të motivuar gjatë orëve të mësimit. Motivimi

është një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet arsimi sot.

- Të jetë i trajnuar, i përkushtuar, i përgjegjshëm të ketë një kujdes më të veçantë për këta

nxënës, të tregojë entuziazëm gjatë procesit mësimor.

- Mësuesit duhet të jenë ata që furnizojnë nxënësit duke iu dhënë detyra sfiduese, duke i

ndihmuar këta nxënës që të zhvillojnë aftësi për të mësuar dhe vetëdrejtuar.

Rekomandime për udhëheqësit e shkollës

- Drejtorët e shkollave në bashkëpunim me mësuesit, prindërit dhe nxënësit duhet të

hartojnë programe të përfshirjes dhe bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet, t’i

zbatojnë, t’i moniturojnë dhe t’i rishikojnë ato se bashku në mënyrë të

vazhdueshme. Nxënësve duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë, pasi roli i tyre

është kyç në suksesin e këtyre programeve.

40

REFERENCAT

Anton K. Berishaj, Ibrahim Berisha, Ismajl Hasani, Sociologjia 11, Prishtinë, 2015.

Fjalori i Fjalëve të Huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988.

QTKA, (2005). Mësimdhënia me në qendër nxënësin (1), Geer, Tiranë, f.13

Boehms, A. (1997). Reducig disruptive behavior in the classroom, Las Vegas. March 15-

18, 1995.

Tamo, A, Karaj, Th. (2007). Studim: Kënaqësia e mësuesve shqiptarë nga puna e tyre, f.

18.

Theodore, L.A. Bray. M.A., Kehle, T.J., & DioGuardi, R.J. (2003). Contemporary review

of grouporiented contingencies for disruptiv behavior, Journal of Applied School Psy-

chology. 20(1), f. 79-101

Kounin, J. (1970). Dsicipline and group management in classrooms. New York: Holt,

Rinehart & Winston, Cituar nga Orlich, C.D., Harder, J., Callahan, C., Kravas, H.,

Pendegrass, R.A., Keogh, J. (1995). Strategjitë e të mësuarit, Eureka, Tiranë, f. 318, 319.

Tattum, D.P. (1982). Disruptive Piplis in School and Units. Chichester: John Wiley and

Sons. F.93

Dr. Pero, Shimllesha, (1978), Pedagogjia, Zagreb, f. 245-256.

Manuela, V. MA. Implementimi i Shërbimit Psikologjik Shkollor, risia që kontribuon në

përplasjen e sistemit arsimor shqiptar me atë bashkëkohor, Tiranë, 2013.

Alush. K. (2010). “Qeverisja dhe udhëheqja në arsim”, organizuar nga KEC-Prishtinë.

41

LITERATURA

01. QTKA, (2015). Mësimdhënia me në qendër nxënësin (1), Geer, Tiranë.

02. Tamo, A, Karaj, Th. (2007). Studim: “Kënaqësia e mësuesve shqiptarë nga puna tyre”

Tiranë.

03. Kounin, J. & Grup Autorësh, Strategjitë e të mësuarit, Eureka, Tiranë.

04. Dr. Pero, Shimllesha, (1978), Pedagogjia, Zagreb.

05. Psikologji zhvillimi, efektiviteti i metodave psikoedukative në minimizimin e sjelljeve

asociale.

06. Corno. L., Psikologjia, 1994, Tiranë.

07. Yigit, A.R. “Disiplina në klasë dhe sjelljet e nxënësve”, Ankara, 2002.

08. Grillo, K., Fjalor edukimi (Psikologji– Sociologji- Pedagogji), Dita, 2000, Tiranë.

09. Grup Autorësh. (1999). Metoda të mësimdhënies: Manual për mësuesit e rinj, AEDP,

Toena, Shtypshkronja LAERT, Tiranë.

10. Grup autorësh (2005). Mësimdhënia me në qendër nxënësin, QTKA, Geer, Tiranë.

11. Zajazi, t. (2003). Metodologji të mësimdhënies dhe mësimnxënies (Didaktika). Shtëpia

botuese dhe shtypshkronja Vinsent Graphic, Shkup.

12. Musai, B. (1999). Psikologji edukimi (Zhvillimi, të nxënit, mësimdhënia), Shtëpia

botuese dhe shtypshkronja PEGI, Tiranë.

13. Woolfolk, A. (2011). Psikologji edukimi, CDE, Tiranë.

14. Manuela, V. MA. Implementimi i Shërbimit Psikologjik Shkollor, risia që kontribuon

në përplasjen e sistemit arsimor shqiptar me atë bashkëkohor, Tiranë, 2013.

15. Alush, K. (2010). “Qeverisja dhe udhëheqja në arsim”, organizuar nga KEC-Prishtinë.

16. Koliqi Hajrullah, “Tendencat bashkëkohore në arsim”, Prishtinë, 2003.

42

17. Mr. sc. Naser Zabeli, “Nxënësit me nevoja të veçanta”, Prishtinë, 2001.

18. Prof. Dr. Naser Zabeli, “Strategjitë psiko-pedagogjike për reduktimin e sjelljes së

papërshtatshme në klasë”, Prishtinë, 2008.

19. Prof. Dr. Aferdita Deva Zuna & bashkautor “Partneriteti shkollë familje komunitet”

Prishtine, 2009.

20. Bonni Miller “Si të Krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit” QPEA, 2003.

21. Fjalori i fjalëve të huaja, Rilindja, Prishtinë, 1988.

43

SHTOJCA

44

Pyetësor

Pyetësori për mësimdhënësit në SHFMU të dhëna në Deçan

Të nderuar mësimdhënës, me anë të këtij pyetësori, dëshirojmë të marrim mendimet e juaja

lidhur me punën që bëjnë mësimdhënësit me nxënës me sjellje deviante dhe shërbimet që

ofron shkolla. Andaj, qëllimi i këtij hulumtimi është marrja e opinionit tuaj mbi këtë temë.

Pyetësori do të ruaj identitetin e pjesëmarrësve në anketim. Kështu që ju lutem që të jeni

sa më korrekt, të hapur dhe sa më objektivë në përgjigjet e juaja. Ju faleminderit për

bashkëpunim!

1. Si silleni ju si mësues ndaj nxënësit tuaj?

a. Serioz;

b. I rreptë;

c. E lë të lirë;

d. E dëgjon;

e. Nuk merr parasysh asnjë mendim;

f. Tjetër

2. Si dhe sa informoheni ju nga prindërit për sjelljet dhe veprimet e nxënësit tuaj?

a. Informohem për çdo problem nga ana e prindit;

b. Vetë interesohem për sjelljen e nxënësit tim në klasë;

c. Nuk informohem fare;

d. Tjetër

3. Cilat nga këto cilësi të mësuesve i karakterizoni ju si mësues?

a. Entuziazmin dhe ngrohtësinë;

b. indiferentizmin dhe moskokëçarjen;

c. Ashpërsinë dhe këmbëngulësinë.

45

d. Tjetër

4. Si e nxitni ju nxënësin tuaj për një mësim më të mirë dhe adaptim me shokët?

a. Me lëvdata;

b. Me shpërblime;

c. Me stimuj moral;

d. Tjetër

5. Në ç’mënyrë ju e shpërbleni nxënësin tuaj për sjelljen e mirë e të hijshme?

a. Pjesëmarrja në festa të ndyshme;

b. Pjesëmarrja në festat e shkollës;

c Pjesëmarrja në aktivitet sportive;

d. Pjesëmarrja në shëtitje, ekskursione;

e. Tjetër

6. E përdorni ju si mësues lojën në klasë në lidhje me mësimin?

a. Po;

b. Jo;

c. Ndonjëherë;

e. Asnjëherë;

f. Tjetër

7. E aktivizoni ju nxënësin tuaj me shokët dhe fëmijët e tjerë përreth?

a. Po;

b. Jo;

c. Ndonjëherë;

e. Tjetër

46

8. Për të ndaluar sjelljet jo të mira ju si mësues e ndëshkoni nxënësin tuaj duke?

a. Duke ja tërhequr veshin;

b. Duke i rënë shuplakë;

c. Duke e qortuar;

d. Duke e këshilluar;

e. Tjetër

9. A kërkoni ndihmë nga prindi i fëmijës suaj për ndonjë metodë më efikase rreth adaptimit

dhe rehabilitimit të nxënësit tuaj?

a. Po;

b. Jo;

c. Ndonjëherë;

d. Asnjëherë;

e. Tjetër

10. A keni bashkëpunim me prindërit dhe shkollën?

a. Po;

b. Jo;

c. Ndonjëherë;

d. Asnjëherë;

e. Tjetër

Ju falemderit për bashkëpunim!