25
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Tema: Projektimi i Doktor Gjilpërës nga Faik Konica MENTORJA: KANDIDATI: Dr.Rovena Vata Fatlind Osmonaj Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME Tema: Projektimi i Doktor Gjilpërës nga Faik ... Osmanaj... · dukuritë shqiptare të kohës, e në gjuhë të tjera tregon vlerat më të mira kulturore të shqiptarëve:

  • Upload
    others

  • View
    855

  • Download
    32

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: Projektimi i Doktor Gjilpërës nga Faik Konica

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr.Rovena Vata Fatlind Osmonaj

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: Projektimi i Doktor Gjilpërës nga Faik Konica

Komisioni:

Kryetar____________________________

Anëtar____________________________

Anëtar_____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Fatlind Osmonaj

Gjakovë, 2018

3

FALENDERIME:

Në radhë të parë, mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për familjen time, e cila

vazhdimisht ishte pranë meje me përkrahje të gjithanshme, gjatë gjithë kësaj periudhe të

rrugëtimit tim si student. Falënderoj te gjithë profesoret dhe personelin e ‘‘Fakultetit të

Filologjisë’’ veçanërisht mentoren Dr. Rovena Vata për sugjerimet, mbështetjen dhe

përkrahjen e saj.

PASQYRA E LËNDËS:

HYRJE ....................................................................................................................... 51. Objekti dhe motivimi i temës ...................................................................................5

2. Metodologjia dhe metodat e punës .......................................................................6

3. Baza teorike e punimit .............................................................................................6

4. Synimi i temës ...........................................................................................................6

KREU IKonica, jeta dhe vepra e tij ...................................................................................... 8

1.1 Jeta dhe vepra e Faik Konicës ..........................................................................................8

1.2 Natyra, personazhet dhe doktor Gjiplëra........................................................................10

KREU II

Kthimi në Shqipëri dhe përballja me shoqërinë ......................................................... 152.1 Kamorra e Shqipërisë .....................................................................................................15

2.2 Tre doktorët në Tiranë...................................................................................................16

2.3 Vera dhe Ingridës si dhe vlera e gjuhës sipas analizës strukturore ................................18

PËRFUNDIME: ........................................................................................................ 21BIBLIOGRAFIA: ...................................................................................................... 24

5

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Faik Konica me mjeshtërinë e tij krijuese e përshkruese sjelli, prozën moderne në letërsinë

shqipe. Sipas tij nuk mund të ketë, krijimtari të mirefillte pa i hequr mbeturinat e huaja, që

janë kapur dhe nuk e lëshojnë krijuesin të punojë i qetë në vendin e tij.

Ai pa dyshim mbetet kritiku letrar që me gjykimin e tij të rreptë në gjuhën shqipe gjykoi

dukuritë shqiptare të kohës, e në gjuhë të tjera tregon vlerat më të mira kulturore të

shqiptarëve: në të gjitha fushat e dijes si: në artë, histori, gjuhë, etnologji etj.

Për trajtimin e tij kulturor, për shijen e tij të hollë, për zbërthimin e talentit të tij artistik dhe

për hapjen e horizonteve të reja e të gjëra, rëndësi themelore paten studimet që ndoqi në

Kolegjin e Juzeitëve të Shkodrës e sidomos ato që kreu në shkollat e mesme e të larta në

Turqi, Francë, Angli, Amerikë e gjetkë. Pra Konica bëri një arsimim të thuash në kontinuitet,

duke u shkolluar në vazhdime në një sërë qendrash kulturore. Në sajë të zotërimit të mbi 15

gjuhëve të ndryshme, njohu burimisht disa letërsi dhe kultura më të zhvilluara të Evropës dhe

më gjerë.

Proza e tij më e gjatë zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit. Cilësohet si vepër shumë e

rëndësishme në të gjitha aspektet: si në ato letrare edhe në ato artistike, po ashtu edhe në

karakterin historik e politik, ku në mënyrë sa më të bukur paraqiti realitetin e kohës aktuale

në Shqipëri, duke u munduar ta ndryshonte mentalitetin e vendit dhe të sillte diçka më të

bukur e më bindëse. Në përfundim duke analizuar temën e veprës, protagonistët e veprës,

teknikat e realizimit të veprës, shtresat shoqërore të kohës aktuale në Shqipëri, vijmë në

përfundim se kjo është një ndër veprat më të bukura shqiptare e realizuar në prozë moderne

nga Faik Konica.

Rendesia e veprave të Konicës, teknika e bukur e realizimit të tyre, stili i tij i veçantë, gjuha e

tij thumbuese, përdorimi i metodave moderne për realizimin e prozës shqiptare edhe shumë

çështje të tjera, më bën që të përkushtohem dhe t’i analizojmë në mënyrë sa më të plotë

veprat e tij.

6

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Gjatë realizimit të këtij punimi jemi përkushtuar në disa metoda kërkimore e hulumtuese. Me

metodën historike jemi njohur me jetën e autorit, me metodën krahasuese, duke përmendur të

përbashkëtat dhe dallimet e prozave në secilin detaj të tyre. Dhe një përkushtim i veçantë në

analizën e romanit të tij të papërfunduar.

Dr. Gjilpëra është kryevepra në prozë e Faik Konicës, kjo vepër kryesisht merret me

portretimin dituor, moral e shpirtëror të protagonistit Dr. Gjilpëra dhe të raportit të tij kërkues

në ambientet shqiptare të viteve njëzet e me njerëzit e kohës. Vepra ndahet në dy pjesë. Në

pjesën e parë merret me përshkrimin e personazhit gjatë kohës së formimit të tij dituror e

shpirtëror në studime jashtë Shqipërisë, kurse në pjesën e dytë me rikthimin dhe zbulimet e

kërkimet e tij në jetën e aktualitetit shqiptar të kohës. Pra ne konkretisht do të sqarojmë

krijimin e personazhit të Dr. Gjilpërës jetën e tij jashtë Shqipërisë, kthimin e tij, gjendjen e

Shqipërisë në vitet e njëzeta (gjatë kohës që flitet në roman) raportet me personazhet dhe me

mënyrën se si Dr. Gjilpëra mundohet ta kuptoj realitetin e ashpër shqiptar të kohës.

3. Baza teorike e punimit

Baza teorike e këtij punimi është njohja e thellë e rrugëtimit, që ka bërë Konica në letrat

shqipe dhe pasqyrimi në mënyrën më tallëse dhe kritike.

Vetë Faik Konica në shkrimet e tij iu përmbajt në përgjithësi idesë së një gjuhe letrarë të

përbashkët, të përftuar nga përzierja e dy dialekteve, toskërishtes dhe gegërishtes. Ndër

dialektet e të folmet e gjuhës shqipe, Konica e shihte elbasanishten, për nga shkalla e

pastërtisë, si të përshtatshme për t’u vënë në bazë të letrarishtes, por më pas ai do të dilte

kundër kësaj ideje, me argumentin se kjo e folme nuk ishte e njësuar, për shkak të popullsisë

së përzier që e fliste.

Ndërsa në vitin 1922, në një artikull botuar te gazeta Posta e Korçës, ai do të dilte në mbrojtje

të toskërishtes, duke e cilësuar atë si gjuha klasike e Shqipërisë, një qëndrim ky që

kundërshtonte idenë e tij për një gjuhë që do të ngjizej nga përzierja e dialekteve.

4. Synimi i temës

Tema dhe diskutimet për ndarjen e letërsisë nga jo letërsia, skematizimin e letërsisë në

zhanre, nën zhanre, forma dhe mënyra të të shprehurit, kanë historinë e vet me fillim që në

7

antikitet. Kështu, pikëshikimi diakronik i teorisë së zhanreve letrare, është trajtuar deri në

nivel të paraqitjes së kontradiktave të mendimit për to, duke cituar teorikë dhe studiuese të

ndryshëm.

Autorët do të merren në shqyrtim veç e veç, ndërsa zgjedhja jonë për të shqyrtuar në këtë

mënyrë tekstet, ka qenë e motivuar ngase kemi hetuar dallime të theksueshme mes

strukturimit, kompozicionit dhe ideve te prozat e tyre satirike, dhe në mënyrë që edhe leximi,

edhe shkrimi të jetë më i argumentuar, kur flitet për probleme të caktuara, të cilat mund të

hasen ndoshta veç te ndonjëri prej tyre. Brenda veprave të këtyre autorëve do të përzgjedhim

tekstet - model, mbi parimin përfaqësues të formës dhe të ideve, ndërsa tutje edhe do t’i

interpretojmë, për të shquar më bindshëm vlerat estetike të kësaj forme letrare në veprat, të

cilat janë marrë në shqyrtim.

Autori i përzgjedhur për këtë studim është Faik Konica. Përzgjedhja është e motivueshme,

ngase, hulumtimi i fenomeneve që e karakterizon këtë zhanër, nisi me autorët që njëherësh

janë dhe të parët që kanë sprovuar këtë tipologji shkrimi. Duhet të theksohet se ky autorë

vlerësohen për kontributin e tij letrar, për shkak se në korpusin e letërsisë shqipe ka lënë

vepra me vlerë. Tashmë ai është pjesë e ndritur e traditës letrare moderne dhe njihet edhe si

individualitete letrare që kanë sjellë veçanti në pikëpamje të formës dhe përmbajtjes në

prozën letrare. Forma e parrahur letrare deri atëherë, proza poetike, është njëra ndër prurjet që

të parët, ia sollën kësaj letërsie.

Faik Konica është shembulli i shkrimtarit modern, që krijon në një kulture tradicionale.

Modeli i shkrimtarit të tij kritik do të bëhet më vonë model dominant në kulturën e në

letërsinë shqipe.

8

KREU I

Konica, jeta dhe vepra e tij

1.1 Jeta dhe vepra e Faik Konicës

Faik Konica u lind më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942

në Uashington. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi

në Shkodër në Kolegjin Saverian. Mbas dy vitësh ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar

studimet në shkollën e Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890-n, kur ishte 15 vjeç.

Në këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptani, me të cilin e lidhën bindjet

atdhetare. Studimet e plota i kreu në Francë dhe SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se

ishte një student i përjetshëm1.

Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Ku u konvertua në besimin e krishterë

katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur ai sapo

kishte mbaruar studimet e larta në Dizhon të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi.

Pagëzimin e Faik Konicës me emrin Domenik e dëshmojnë edhe disa letra të viteve 1895-‘97

dërguar shqiptarëve të Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica2.

Këto letra ruhen edhe sot në dosjen e tij në Arkivin Qendror të Shtetit shqiptar.

Si 21 vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që

u botua deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë. Pasi botoi

broshurën "Shqipëria dhe turqit" në Paris ai vendoset në Bruksel, ku nxjerr revistën

“Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me

autoritet i Rilindjes sonë. Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i

përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes

kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare

në Konferencën e Ambasadorëve. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen

e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Por në

fund ia pa sherrin politikës si shumë shkrimtar shqiptar. Konica ishte një pianist i shkëlqyer

dhe një shkrimtar gjenial. Faiku vdiq në Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një

mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej

1 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, Prishtinë, Rilindja, 1998, fq.85.2 Ikonomi, Faik Konica: jeta në Uashington, Tiranë, Onufri, 2011 fq.108.

9

Konicës. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm

Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar.

Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do

të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten

shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe

harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri,: thuhet në

testamentin e Konicës.

Faik Konica si shkrimtar provoi e lëvroi të gjitha gjinitë e llojet letrare, nga poezia e proza

poetike, portrete, skica, eseja dhe pamfleti e deri te tregimi. I frymëzuar nga njeriu shqiptar

dhe bota e tij, Konica provoi të krijonte një letërsi me koncepte e shije bashkëkohore.

Në krijimtarinë letrare të Konicës shohim periudha shqetësimesh kombëtare dhe të

angazhimit tërësor politik e shpirtëror të shkrimtarit.

Kemi dy periudha të baticës letrare të Konicës: koha kur ai botonte revistën: “Albania”. Në të

parën ishin kërkesat historike që i shtronte rilindja shqiptare, nevojat e ngutshme për një

letërsi kombëtare, në të dytën ishte atmosfera e lëvizjes demokratike shqiptare, koha e

proceseve të vështira politiko-shoqërore, që kërkonin fjalën e kualifikuar të Konicës artist.

Faik Konica veprimtarinë publicistike e letrare e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën

“Albania” ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm

etj.

Faik Konica ka dalë prej territ të ndalesave në ditën e lirisë; domethënës, i kuptueshëm, i

qartë deri në qortim historik për të gjithë mohuesit e tij, i madh, mund të jetë dhe më i madh

se ç’është në të vërtetë3.

Përgatit edhe përmbledhjen letrare “Kandili i kuq”, por nuk mundi ta botonte. Nuk kemi asnjë

libër të botuar nga Konica përveç librit me përralla të përkthyer “Nën hijen e hurmave”

(1924).

Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e

papërfunduar. Prej tyre duhet veçuar proza e gjatë satirike, “ Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e

Mamurasit”, cikli i tregimeve “ Katër përralla nga Zullulandi”, Udhëpërshkrimi “ Shqipëria si

3 Rexhep Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, vëllimi I tretë, Instituti Albanologjik iPrishtinës, 2010, fq. 129.

10

mu duk...”. Ai la në anglisht veprën “ Shqipëria- kopsht shkëmbor i Evropës juglindore” dhe

ese të tjera, të cilat u botuan pas vdekjes së tij (1957)”4.

1.2 Natyra, personazhet dhe doktor Gjiplëra

Hapja e novelës bëhet me një përshkrim, me një figurë të bukur që ka funksion të zbulojë të

pazakonshmen në në një ambient shqiptar, në Tiranë. Figura autentike e shtëpisë ‘’posi një

njollë dëbore në mes të maleve’’5 me lule e me bimë për rreth që janë “si një kurorë në ballë

të një vajze”6 është ky një figuracion lirik dhe i vjelë nga ambienti. Përshkrimi i shtëpisë jo të

zakonshme mbaron me një përfundim autorial ”kuptohet se është një shtëpi e mejtuar prej një

arqitekti-artist apo një mjeshtri-poet”7. Kasolla e bardhë është ky një emërtim që i mbeti nga

vet zoti i shtëpisë.

Konica dëshmon shumëfish në veprën e tij, vetes i atribuonte misionin e nje njeriut që gjithë

jetën mundohet e punon për atdheun. Por, kur ndodhet para vlerësimit të letërsisë, Konica e

dallon qartë funksionin artistik të letërsisë nga funksioni i saj patriotik ose, thënë më hapur,

nga angazhimi i saj në planin e realizmit të aspiratave të caktuara shoqërore e ideologjike,

pavarësisht se ky funksion ideologjik i letërsisë së Rilindjes mund të përmblidhej në

funksionin patriotik8.

Babai i Gjilpërës-ishte një shqiptar “një plak me ca nga virtytet antike të Shqiptarëve, dhe

plot me një dashuri të panjohur me vendin-njësoj atdhesie që Frëntë e quajnë”amour du sol

natal’’,por jo ”patriotizme konsient”9.

Ai kishte mërguar kohë më parë nga Shqipëria në Petersburg dhe kishte fituar një pasuri të

bollshme që birit të tij të vetëm t’ia siguronte një jetë dhe një edukim të mirë. Vdes në

Petersburg nga një sëmundje vdekjeprurëse që quhej sëmundja espanjolle.

Në ndërtimin e personazhit të Dr. Gjilpërës dhe në veprimin e tij ndeshen e zakonshmja dhe e

pazakonshmja. Tjetër është formimi i tij dhe mendimi për vetveten, e tjetër veprimi i tij në një

ambient dhe në marrëdhënie me të tjerët. Edhe teksti i ngritur mbi këto dy faza të ndërtimit

4 Faik Konica, Vepra-1, Dudaj, Tiranë, 2001, fq.19.5 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.54.6 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.5.7 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija ,Prishtinë, 2014, fq.6.8 Zejnullah Rrahmani, Faik Konica për kritikën, në: Filologjia, nr. 2, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti iFilologjisë, Prishtinë, 1996, fq. 47.9Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.14.

11

karakterologjik të Dr.Gjilpërës në novelë është ndërtuar ndryshe-ndryshe derisa në pjesën e

parë ndeshet një përshkrim tradicional i zhvillimit dhe i ngritjes së vetëdijes e të jetës së një

njeriu, me një përqendrim në jetën shpirtërore të tij, në pjesën e dytë, ku teksti merret me një

veprim konkret të personit në shoqëri duke kaluar në faqen agresive të jetës, nga figuracioni

lirik kalohet në rrafshin e ironisë madje të satirës e të sarkazmit. Pra janë këto dy faza të jetës

së njeriut: e para e formimit të dijetarit në Evropë dhe e dyta kur ky kthehet në një kërkues të

ambientit në Shqipëri, e duke dashur të bën ndryshime, bëhet i ngjashëm në veprime me ata

që i kundërshton. Ky ishte i biri i një tregtari shqiptar në Petersburg. Mbas mbarimit të

maturës, niset në udhën e jetës dhe të dijes. Në botën e tij përzihen ambiciet, ëndërrat e dija:

lexon klasikët, është i përshkruar nga zjarrmia e literaturës, dilemat e veta i shqipton duke

kujtuar Hamletin, luan në piano Bethovenin e Shopenin, me një fjalë te ai zgjohet në mënyrë

vullaknike dëshira për dije më të mëdha.

“Letrat i donte me gjithë shpirt, po sado i ri, kuptohet se letrat, si karrierë, janë të mbjella

me gjemba, duan ngé, duan rreth të bukur, dhe instinktet banale të babait tij do t’i vënin

pengime në zhvillimin e individualitetit. Kanunin nuk e pëlqente, politikën e urrente. Mbetej

mjekësia”10.

Prandaj në vlerësimin e vet të ardhshëm duke u nisur nga rrethanat e tashme zgjedh

mjekësinë. Gjilpëra kish dëgjuar që prej vitesh për Upsalanë si një qendër kulture me famë.

Atje u nis që në vjeshtë për tu mësuar me vendin dhe me rrethin e ri ku do të studionte. Gjuha

e pengonte që të zhvillojë mirë mendimet e tij, por arriti që shumë shpejtë të bëhet plotësisht i

zoti i gjuhës së re. Atëherë profesorët filluan t’i kuptojnë dhe çmojnë mendimet e tij, edhe

bashkënxënësit gjeten tek ai një shok të vërtetë, të matur. Kur kishte kohë të lirë, shkonte në

kabare e në birrari, merrte pjesë në këngët e në vallet dhe në shakatë e padëmshme. Gjatë

kohës sa ishte në Upsala babai i dërgonte letra dhe i tregonte se ish mirë me shëndet dhe se

tregtia i vinte mbarë. Që kur kish plasur revolucioni në Rusi nuk kish marr as ndonjë letër nga

babai. Ishte shumë i dëshpëruar për të, sepse ndoshta ishte në rrezik dhe nuk ishte i aftë të

mbrohej. Kaluan ca javë dhe një ditë i erdhi një letër nga Rusia, nga një i njohur dhe i tregoi

se babai i tij kishe vdekur, e kishte gjetur të shtrirë pa jetë nga sëmundja espanjolle. Gjilpëra

ndeju një shtrëngim në zemër, u largua një javë nga mësimet, sepse shpirti i munduar ka

nevojë të përmblidhet dhe të vuaj në vetmi. Mendonte për plakun, për dashurinë që i’a kishte

10 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.6.

12

kushtuar, për trimërinë e tij në punë dhe i vinte keq që nuk u ndodh afër tij, që t’ia lehtësonte

ato çastet e tij të fundit të jetës.

Pas nëntë vjet studimesh bie në një krizë shpirtërore, në një zbratësirë të vetmisë apo në një

krizë të identitetit, pikërisht kur duhej të merrte një vendim të ri për jetën në vazhdim.

Profesionalisht është në lulëzim se punon në institut të Stokholmit, madje e ka të ndërtuar në

filozofin e vet mjekësore: ”se mjekësia ende gjindej në djep, se nuk shërohet sëmundja me

ilaçe dhe se roli i mjekut është “të mësoj popullin jo qysh të shërohet, po qysh të mos

sëmuret”.11

Në aspektin material ishte i siguruar se trashëgonte pasurinë e kursyer të babait plak. Kështu

me 1920 kur i mbaron studimet, Dr.Gjilpëra ishte “i ditur, i pasur po i vetëm përpara një

bote të trazuar e të përgjakur’’.12

Këtu i lind për t’iu pjekur ideja e kthimit ne Shqipëri: nga kujtimi i babait, dëshira e tij të

bënte një spital në Shqipëri si dhe nga kurioziteti për Shqipërinë se ai patriot në kuptimin e

parë të fjalës nuk ishte. Ky ishte qëllimi i tij i madh, të udhëtonte dhe vepronte në vendin e tij.

Edhe pse “ndien në zemër një shtrëngim si të një njeriu që mbyll një pjesë të librit të jetës së

tij dhe hap një pjesë të re ku s’di se ç’ka për të shkruar dora e fshehtë e Fatit”.13

I zhytur në këtë dhe i vetëdijshëm që jeta e tij po ndryshonte udhë, ai e kalon rrugën nga

Suedia për në Shqipëri, duke u magjepsur dhe duke u dhënë krah ëndërrimeve të veta. Dr.

Gjilpëra zbret nga bota e përrallës evropiane në botën e realitetit të ashpër shqiptar, por tani

natyrisht si misionar i shëndetit dhe i kulturës, nga bota e kërkimit në botën e veprimit. Në

këtë pike të jetës së personazhit që është një prerje edhe teksti i prozës së Konicës ndryshon

kahje: nga shkrimi klasik përshkrues e karakterizues, nga shkrimi i bukur kthehet në shkrim

veprues, ironizues e satirizues pra ndryshon statusi i tij duke u bazuar në qëndrimin e forcuar

të autorit.

Faik Konica, ky yll me shkëlqim të fortë në yllësinë e kombit shqiptar, ishte personaliteti tek

I cili kombinoheshin aq bukur eruditi mahnitës me vrojtuesin e hollë të realitetit shoqëror,

veprimtari politik me kritikun e pamëshirshëm, mjeshtri i rrallë i lëvrimit të gjuhës shqipe me

adhuruesin e flaktë të qytetërimit perëndimor. Duke qëndruar për rreth gjysmë shekulli në

majat e elitës intelektuale shqiptare, Konica ishte ndër protagonistët kryesorë të lëvizjes

11 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.19.12 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.19.13 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, ,2014, fq.23.

13

politike e kulturore që synonte çlirimin e kombit nga sundimi i huaj dhe zhvillimi i tij sipas

modeleve të përparuara perëndimore14.

Në vijim Konica nëpërmjet personazhit të vet, Dr. Gjilpërës, në të cilin i projekton idetë e

veta, kërkon dhe njeh shtresat e ndryshme shoqërore në Shqipëri, duke kërkuar mënyrën e

jetës dhe mendimet ku mund të mësohen ato. Mësojmë se në krye është Kamorra si

institucion i kontrollit të tmerrshëm të jetës së përgjithshme. Mandej vijnë të ashtuquajturit

njerëzit e dijshëm, Doktorrtë, pastaj familjet e agave, pastaj shtresa e popullit. Duke mos

pasur institucione të bëra, mendimet ku mund të njihet kjo jetë mbeten kafenetë dhe pazari.

Në kafene mund të takohen Doktorrtë, policët dhe politikanët që nuk flasin me fjalë po me

duar e me bërryla, spiunët, sy-çakej, kumarxhinjtë e ngrysur; kurse në pazar mund të njihet

jeta e gjallë dhe e shëndoshë e shtresës së gjerë të popullit. Po Dr. Gjilpëra më parë njeh edhe

jetën e familjeve të agave, si të Zylfikar Agait, duke hyrë në kotësinë dhe mentalitetin e kësaj

shtrese ku gruaja është e mbyllur dhe kërkohet të shërohet në mosprani, pa u parë.

Zylfikar Agai, së pari ka një trazim veshjeje kombëtare dhe fetare, jeton një jetë të mbyllur

dhe pasive, pi dhe di të mbledhë e të mos e tretë pasurinë, po pushtetit i nënshtrohet deri në

përulje, bie në dredhi vetëm për të plotësuar kërkesën e marrëveshjes, se gruaja s’duhet të

zbulohet para tjetrit me asnjë kusht. Dr. Gjilpëra e vë në lojë gjithë këtë marrëveshje duke e

shëruar gruan e tij, Arifen, nëpërmjet zëvendësit, burrit të saj. Derisa ky i nxjerr dhëmbët

agait dhe i jep ilaçe, e shoqja e fshehur mbas dere tregon se ndihet shumë mirë. Arifja nuk

është e sëmurë fizikisht, dhe në këtë pikë veprimi i Dr. Gjilpërës kalon nga fusha e mjekësisë

në fushë të psikologjisë, më larg në fushën e kërkimit të raporteve të mashkullit dhe femrës

në familjet tiranse, që janë tragjedi të panjohura; e pra ishin marrëdhënie që do të duhej të

forconin familjen madje edhe jetën shoqërore.

Përkundër jetës së mbyllur e të shprishur edhe fizikisht edhe shpirtërisht që duket te disa

familje në Shqipëri, Dr. Gjilpëra po në këtë truall gjen një shëndet fizik dhe moral po në

shtresat e hapura të popullit dhe këtë mund të hetojë në pazar, ku del për të vërejtur këtë

shtresë të njerëzve.

Aty ai e plotëson njohjen e vet për veshjen e bukur kombëtare, pamjet dhe gjestet autentike të

jetës së mesit, bashkimin elegant të ngjyrave të bardha me të zezat, aty njeh dhe pasurinë e

karaktereve, aty njeh shëndetin e plotë të burrit, që nxjerr të zbuluar kraharorin e rrezitur në

14 Valentina Duka, Faik Konica dhe lëvizja demokratike në Shqipëri në vitet 1921-1924, në: Filologjia, nr. 2,Universiteti i Prishtinës, Fakulteti I Filologjisë, Prishtinë, 1996, f. 53.

14

diell. Po aty sheh edhe botën e pasur të femrës shqiptare, me një shëndet që pëlcet nga natyra

dhe natyrëshmëria: “Qenë dy vajza nj’a 18 vjetsh, mes-holla, leshverdha, sy-bardha, të

shkafëta në t’ecur, dhe me një dritë kuptimi dhe hollësie në fytyrë të tyre të zbuluar, dy

piktura të gjalla fare të ndryshme nga hiet e verdha dhe të lodhura të qytetit, piktura shpresë-

dhënëse për të pritmen e racës.”15

Kjo njohje e popullit e rrit më shumë dashurinë dhe afrinë e Dr. Gjilpërës, i cili kur sheh se

kjo rritej nëpër pengesa dhe mungesa, e dinte se kjo jetë, ky popull duhej të stërvitej, sepse

shpirtrat e forta ndizen nga pengimet që u dalin përpara. Ai vetë do ta bënte këtë punë si

misionar i kulturës dhe i shëndetit që vinte në vendin e vet në Shqipëri.

15 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija ,Prishtinë, 2014, fq.51.

15

KREU II

Kthimi në Shqipëri dhe përballja me shoqërinë

2.1 Kamorra e Shqipërisë

Në këtë pjesë shohim Shqipërinë në vitet e 20, ku artikulohet satira e rreptë e Konicës,

përshkrimi gati natyralist i ambientit me ton ironizues.

Takimi i parë me Shqipërinë bëhet në Durrës, që nga larg duket përrallor kurse nga afër një

qerthull e mjerimit, ku rrinë pranë e pranë mjerimi i njerëzve dhe agresiviteti i pushtetit.

Ja portretimi i shkurtë i ambientit dhe i njerëzve: “Durrësi- me shtëpi të bardha, me kullat

rrumbullake të mbetura nga koha e mesme, me kodrat e murrme prej shkëmbit të prerë maja-

maja si nga dora e njeriut që i bëjnë një kurorë të rëndë përmbi krye- duket prej së largu, për

udhëtarin që afrohet nga deti, një qytet përralle dhe bukurie i shtrihur pranë valëve”.16

Po këtë lodër përrallore të mendjes për bukurinë e qytetit e prish kontakti i tij i parë me

njerëzit që: “Ishin shëmbëlla shumë të varfra të racës së njeriut: njerëz të zinj e të verdhë, të

ngrysur, të mvrejtur, të parrojtur, të pakrehur, propabilisht të palarë, njrëz të mërzitur nga

bota she nga vetja e tyre që nuk shihnin”.17

Dr.Gjilpëra që në takim të parë me të panjohurën, sikur hyn në sistemin e saj. Trajtohet si i

huaj, i pabesueshëm dhe i dyshimtë, po të gjitha këto mund t’i kalojë nëpërmjet parasë,

ryshfetit. Ai don të bëhet njeri misionar po më parë i duhet të kthehet në njeri hetues, hetues

përpara hetuesve e hajnave. Vetëm duke hyrë në dheun e tij paguan disa herë për të parë

fytyrën e egër të doganierit se me para, mund ta kthej në pamje të servilit.

Dr. Gjilpëra përkundër habisë me takimin e mosnjohjes, injorancës dhe papastërtisë (është një

episod ironik me mbytjen e morrit, që shndërrohet në ese të vogël) nuk ligështohet, por shkon

përpara, i prirë nga dëshira dhe nevoja për njohje të shpejtë të ambientit gjithnjë duke mësuar

dhe duke ironizuar: duke vepruar personazhi dhe duke ironizuar autori, Faik Konica në emër

të tij. Dr. Gjilpëra që në natën e parë në Shqipëri njeh faqen e saj më të ngrysur, që s’kishte

ndryshuar me vite.

16 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, ,Prishtinë, 2014, fq.24.17 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.24.

16

Ai ishte i vetëdijshëm, se nga nevoja dhe dëshira për njohje po dilte nga vetja dhe se ”si

pionier fisnik, si apostull i shëndetit dhe i pastërtisë u bë që ditën e dytë viktimë dhe gjer në

një pikë simahori i Kamorrës”.18

Nga ky çast fillon udhëtimi i Dr. Gjilpërës në Shqipëri, duke u njohur më shumë me vendin

dhe njerëzit që e udhëhiqnin vendin e tij.

Që të ketë lehtësira në punën e tij së pari duhet hyrë në rrjet, në rendin e Ministrisë së

ndjekjes në Kamorra. Në krye të saj është Ministri Salemboza, këshilltari i parë i tij është

Abdel-Katl (rob i Gjakpirësit), kurse agjenti nr. 5 i sektorit 11 është Ibn-el-Kelb (bir i

Fundrrinës). Ishin këto sektorë të veçanta dhe kishin mënyrën e vet të komunikimit, që

mbështeteshin në gjuhën e ndryshuar dhe në gjestet, që të dyja të shpifura. Ja një takim i parë:

Gishti në majë të hundës, kruan vesh të djathtë me dorë të majtë; sa rrota ka tromobili. Dhe

kështu krijohet kontakti i pare i Dr. Gjilpërës në Tiranë, duke kapur penjtë e Kamorrës, madje

merr edhe njohjet e para të domosdoshme për shefin e saj Salembozën atij “i pëlqen të mësoj

ç’bëjnë princët e Avropës në jetën e përditshme që t’i marrë edhe ay për shëmbëll”.19

Kamorra jo vetëm që sundon sjelljet e njerëzve si sigurim, po ka zotëruar edhe ka vënë në

kontroll të gjitha fushat e jetës, gjithë jetën dhe mund të krahasohet me situatat e tmerrshme

totalitare që do të lindin në vazhim, që do të ushtroheshin më vonë edhe në Shqipëri.

Në këtë vështrim, Kamorra të cilën e jep Konica në vitet’20 mund të jetë edhe Kamorra e

mëvonshme në Shqipëri. Në atë kohë në shkrimet publicistike të kohës Ahmet Zogu thirrej

Salemboza, e Salemboza në këtë prozë është Shefi i Kamorrës së Shqipërisë.

2.2 Tre doktorët në Tiranë

Për të kryer punën e tij si misionar i kulturës dhe i shëndetit që vinte në vendin e vet në

Shqipëri i duhej të përballej me dy kundërshtarët e tij, dy mjekët ballkanikë si u thotë ai, që

asokohe ndodheshin në Tiranë. Ndeshja e Dr. Gjilpërës me dy Dr-të ballkanikë Dr.

Protagoras Dhallën dhe Dr. Emurullahun, bëhet e pandashme dhe nuk ka të bëjë vetëm me

mjekësinë po përgjithësisht me jetën. Gjilpëra me idetë evropiane për jetën dhe shëndetin për

lirinë dhe natyrën nuk ka si të pajtohet me dy Dr-të ballkanikë, të cilët dijen profesionale e

kanë si dogmë dhe mbulesë e kanë vet shkollën që e kanë mbaruar.

18 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë,2014, fq.36.19 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.33.

17

Dr. Protagorasit i mjafton të thotë se ishte student i Universitetit të Athinës, kurse Dr.

Emrullahut se ishte nxënës i Dr. Habibullah Pashait, të cilin e pranon si autoritet të

palëkundshëm për të gjitha. Po dy doktorët ballkanikë janë diçka më shumë se persona, ata

janë figura përfaqësuese të një ideje dhe të një jete, të tjetërsuar nga jeta autentike shqiptare,

këtë e thonë edhe vetë emërtimet e tyra: Dr. Protagoras flet gjysmë greqisht e Dr. Emrullahu

flet gjysmë turqisht, vetëm Dr. Gjilpëra flet pastër shqip.

Faik Konica bën pjesë në radhën e atyre personaliteteve për të cilët është pak të thuhet se u

dëshmua në ndonjërën nga fushat krijuese, sepse në historinë e letërsisë shqiptare mbetet

sinonim i njeriut më të formuar intelektualist. Për këtë arsye mbetet një nga majat e kulturës

kombëtare, një model i rrallë intelektual në lagjen e dijetarëve dhe të artistëve tanë. Për nga

vepra e vet e gjithanshme dhe veprimtaria praktike, ai është kontribut kapital për zhvillimin e

qenies kombëtare shqiptare dhe kulturës kombëtare në tërësi.

Fonica paraqet krijuesin më të frytshëm dhe më të rëndësishëm në poezinë dhe prozën

poetike, në skeçin dhe skicën, në portretin dhe prozën historike, në esenë dhe pamfletin e deri

te tregimi dhe romani. Pena e tij krijuese në fushën e shkencës dhe letërsisë shqiptare, edhe

pse e pakët në numër, modeste në sasi, disa herë e pakryer dhe e mbetur në mes, është tejet e

rëndësishme, e papërsëritshme dhe me peshë specifike20.

Autori edhe me këtë sugjeron se ata paraqesin një dijë dhe një mentalitet të huaj apo të

tjetërsuar nga bota shqiptare. Prandaj, edhe ndeshja e Dr. Gjilpërës me ta nuk kufizohet në

fushë të mjekësisë por shtrihet edhe në fusha të tjera të dijes dhe të jetës; ky i shtie ata nëpër

fusha të jetës e të kulturës, për t’i përqeshur për mosdijen e tyre, dhe më në fund për t’i

mundur me idetë e veta edhe në fushën e mjekësisë. Biseda midis tyre më shumë u ngjet

kundërvënieve për të zbuluar një të vërtetë se sa dialogut të përditshëm.

Dr. Gjilpëra përdor gjithë dijen për t’i mundur kundërshtarët, për t’i shpallur të padijshëm

përpara vetvetes, i end nëpër kohëra e situata që të theksojë zbrazësitë e tyre dhe dobësitë.

Dr. Protagoras Dhallën e përqesh duke ia zbuluar se nuk e di greqishten e vjetër, s’e njeh as

Platonin as Protagorën, emrin e të cilit e mban, se Protagora antik ishte një relativist, që di se

gjërat për t’u kuptuar duhet të shikohen nga të gjitha anët, për t’ia mbathur këtij më në fund:

“Miku im Zoti Protagoras Dhalla…Jini një njeri dogmatik; një njeri fanatik…për ju dija

20 Hamit Xhaferi, Figura emblematike të shqiptarizmit , autorë dhe vepra, Ҫabej, Tetovë, 2000, f. 158.

18

është një fe me dogma të caktuara”21, duke i sugjeruar se më shumë do t’i përshtatej emri

Theodor. Pra, Gjilpëra Protagorasin e nxjerr dogmatik edhe në mjekësi, kurse idenë e vet për

shëndetin do ta shpallë praktikisht në seancën e fundit në shtëpinë e vet: duke u rrëzuar

lakuriq në diell edhe praktikisht e shpreh idenë e vet mbi shërimin me diell (helioterapinë) me

ujë e me ushqim për habinë e pafund të kolegëve. Kjo është ideja themelore që del si

përfundim nga mendja e misionarit të vetëdijshëm të kulturës, siç është Dr. Gjilpëra.

2.3 Vera dhe Ingridës si dhe vlera e gjuhës sipas analizës strukturore

Konica duke përshkruar karakterin këmbëngulës të Gjilpërës për dije gjatë studimeve

nëntëvjeçare të mjekësisë në Petersburg të Rusisë dhe në Upsala të Suedisë nuk le pa hyrë në

intimën e tij. Të kësaj fushe janë marrëdhëniet e tij me femra, nëpërmjet të cilave jo vetëm e

shpalon shpirtin e vet karshi tjetrit, po edhe do ta njoh botën edhe në rrafshin emocional. Dy

mikeshat e tij që në shpirtin e tij lanë gjurmë të pashlyeshme janë: Vera një koriste teatri në

Petersburg dhe Ingrida në Upsalë. Përmes këtyre dy femrave, Gjilpëra bashkë me autorin

sikur don të gjejë dallimin ndërmjet shpirtit rus e shpirtit suedez; por mbi të gjitha për të

njohur e rinjohur veten në shpërthimet e në mbylljet emocionale, në situate të

jashtëzakonshme.

Humbja e plakut, Gjilpërës jo vetëm që i krijon zbrazësinë në shpirt, një vakum të

papërmbushur kurrë, por prek dhe një kënd të vetëdijes së tij që kishte të bënte përfundimisht

me përkatësinë dhe me vetminë e tij. Këtë shpellë të vetmisë shpirtërore s’mund ta banonte

më e plotë as Ingrida e afërt, e matur e miqësore, qoftë e zgjuar dhe e mbërthyer e tëra në

vullkanin e sensualitetit të tij që “Sy-zi me ballë të gjerë, i gjat’e e i holl, kish një dukje fizike

të pëlqyer’dhe veçan fytyra e tij prej mendonjësi kish një gjallësi që nga ndonjëherë

turbullonte edhe shpirtin e qetë të Ingridës”.22

Turbullimin dhe shpellën e tij shpirtërore të vetmisë nuk e banonte më, as kujtimi i largët, as

Vera, që i kujtohej “me shpirtin e thellë e misterioz të saj, e cila fenë, vdekjen dhe

21 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.77.22 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë,2014, fq.20.

19

sensualitetin i përziente që të tria në një ndjenjë të pandarë, ndjenjë mistike dhe provuese që

tërheq disa natyra”23.

Një ndjenjë e tillë provohej ndërmjet kujtimit të puthjeve të saj: “Vera, pasi e puthte në

buzët, i përkëdhelte ballin me të dy duart, pastaj e përqafonte dhe e puthte për së dyti po këtë

radhë në zverk, një puthje e gjatë me sy të mbyllura që mbaronte me një të tërhequr të hundës

sikur desh të merrte erë shpirtin e tij në shpirtin e saj”.24

Kështu, kujtimet dhe krahasimet e pashmangshme të Ingridës dhe Verës në ndërdijen e tij më

shumë ishin provë e një shterpësie, e një vakumi ku ndodhej qenia shpirtërore e një njeriu të

suksesshëm në punë dhe të dijshëm në fusha të tjera.

Vlera e veprës Dr. Gjilpëra, pa dyshim, qëndron në idetë e mëdha ndriçuese, që janë thirrje

për hyrje të Shqipërisë e të shqiptarëve në modernitet, pikërisht duke kritikuar një gjendje të

aktualitetit. Po vlera e vërtetë letrare e kësaj vepre është që në nismë të prozës moderne

shqipe thur një tekst të bukur në shqip duke përdorur disa nga teknikat e prozës moderne.

Ndërtimi i përsosur i kryepersonazhit, që bart idetë kryesore të autorit, teknika e ndërtimit të

shpejtë të personazheve të tjera: një përshkrim i jashtëm i tyre, një portret i shpejtë e i saktë

shpirtëror, duke zbuluar karakterin në situate të dramatizuara, është karakteristikë e pare e

kësaj proze. Karakterizimi i personazheve bëhet edhe nëpërmjet emërtimit: Dr.Gjilpëra –

shqip zhbirues, Salemboza (salep e bozë, pije orientale), Abd’-el-Katl(rob i gjakpirësit), Ibn-

el-Kelb(Bir i fundrrinës).

Proza e Faik Konicës ka shtresime të prozës lirike, që shquhet me një figuracion lirik

autentik. Shtresime të tjera janë të ngritura mbi figurën e ironisë e të alegorisë, për të arritur

statusin e satirës. Kjo prozë ka një shtresim të fortë që mbështetet në realen dhe kështu

shpalon njohjen e thellë për një ambient dhe një kohë të shqiptarëve. Kjo lidhet edhe me një

shkrim dëshmues që kultivon autori, mirëpo prania e autorit Konica në tekstin e vet hetohet

sidomos në artikulimin e ideve, në temperamentin e vrullshëm, mandej insistimin për të

shfaqur sa më shumë dije e komente për fenomenet, që tekstin e prozës e shpie drejt eseut.

Proza shpesh është ritmike, dhe ky ritëm ndryshon bashkë me ndërrimin e kuptimit. Nga

fjalitë e shkurtra, kah frazat e gjata, që kanë brenda elemente sprovuese. Kështu shtresimet e

saj shkojnë nga proza lirike kah proza eseistike.

23 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.17.24 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq.18.

20

Gjuha e pasur dhe e kulluar shqipe e bën prozën e Konicës themel të prozës së mëvonshme,në shumë pika të pakalueshme nga prozatorët pasrendës. Ai u bë jo vetëm nismëtar i një tipitë shkrimit, po shpeshherë shkollë dhe masë vlerësimi dhe krahasimi për shkrimtarët emëvonshëm.

Dr. Gjilpëra është vepër qëllimore, ku ballafaqohen dy botë në kundërshtim, më saktë dy idetë papajtueshme-ajo e vjetra e vendnumërimit dhe e reja e rindërtimit. Prandaj figura mëmadhore e tekstit si tërësi është figura e kontrastit. Kjo figure përshkon veprën jo vetëm nënivel të ideve, po edhe në nivel të ndërtimit, të thurjes tekstore.

Për të parë këtë kontrast të madh dhe për të shijuar bukurinë e fuqinë e prozës së Konicës pojapim tre shembuj ku përshkruhen Durrësi, njerëzit e qytetit e mandej njerëzit e fshatit;

Ι

Durrësi- me shtëpi të bardha, me kullat rrumbullake të mbetura nga koha e mesme, me kodrate murrme prej shkëmbit të prerë maja-maja si nga dora e njeriut që i bëjnë një kurorë të rëndëpërmbi krye – duket për së largu, për udhëtarin që afrohet nga deti, një qytet përralle dhebukurie i shtihur pranë valëve.

II

Ishin shembull shumë të varfra të racës së njeriut; njerëz të zinj e të verdhë, të ngrysur, tëmvrejtur, të pa rrojtur, të pa krehur, probabilist të pa larë, njerëz të mërzitur nga bota dhe ngavetja e tyre, që nuk interesoheshin për një gjë prej gjëje rrethe rrotull, sytë e tyre të lodhurashikojini por nuk shihnin.

III

Qenë dy vajza nj’a 18 vjetsh, mes-holla, lesh-verdha, sy-bardha, të shkafëta në t’ecur, dhe menjë dritë kuptimi dhe hollësie në fytyrë të tyre të zbuluar, dy piktura të gjalla fare të ndryshmenga hijet e verdha dhe të lodhura të qytetit, piktura shpresë-dhënëse për të pritmen e racës.

21

PËRFUNDIME:

Dr. Gjilpëra në kërkimet e veta tallet deri në pafundësi me shtresat e shprishura të shoqërisë,

duke zbuluar mangësitë e tyre në kontakt me ta. Në këtë mënyrë krijon ndjenjën e përmbysjes

dhe të përjashtimit të tyre. Ai është mjek dhe ndjek teorinë e tij se nuk është themelore në

shoqëri të shërohet I sëmuri, por të punohet që njeriu të mos sëmuret, për të ngrehur më tej

teorinë e shërimit me diell, helioterapinë. Këtë terapi e sheh të mundshme në ambientet

shqiptare që janë përherë të shpërlarë në diell. Por, teoria autoriale e Konicës, shtrihet tutje në

të gjitha fushat e jetës e të shoqërisë shqiptare. Kjo është doktrinë e përparimit kulturor të një

shoqërie25.

Faik Konica be romanin e vet të papërfunduar Dr. Gjilpëra, nëpërmjet protagonistit

autobiografik të Dr. Gjilpërës, artikulon idetë e veta për shoqërinë shqiptare të kohës, për

njohjen e saj dhe për mundësinë e ndryshimit të saj. Në secilën faqe të veprës së tij shfaqet

ideja e tij, që Shqipëria duhet të qërohet nga mbishtresimet lindore, t’i kthehet thelbit

karakteristik vendës dhe të orientohet kah shoqëritë perëndimore. Në këtë vështrim, në

veprën e tij ndodh kontrasti i madh i dy ideve, ndodh ndeshja e njeriut shqiptar perëndimor,

çfarë është Dr. Gjilpëra, me ambientin e përgjithshëm kulturor këtu ngjet ndeshja në mes të

Evropës dhe të Ballkanit. Nëse e para ofron e përfaqëson shëndetin, dijen, kulturën e lirinë,

që personifikohen në Dr. Gjilpërën, e dyta paraqet mbrapambetjen, sëmurjen, mashtrimin e

kotësinë, që të gjitha të zhvilluara në një egërsi dhe ka protagonistët e vet: Salembozën në

pushtet, Doktorët si dijetarë të rrejshëm e pasanikët si injorantë26.

Proza e Faik Konicës ka shtresime të prozës lirike, që shquhet me një figuracion lirik

autentik. Shtresime të tjera janë të ngritura mbi figurën e ironisë e të lagorisë, për të arritur

statusin e satirës.

25 Sabri Hamiti, Studime Letrare, Botime të veçanta XLIX, Instituti I Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21, Akademiae Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, fq. 274.26 Sabri Hamiti, Studime Letrare, Botime të vecanta XLIX, Instituti I Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21, Akademiae Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, fq. 274.

22

Kjo prozë ka një shtresim të fortë që mbështetet në realen dhe kështu shpalon njohjen e thellë

për një ambient dhe një kohë të shqiptarëve. Kjo lidhet edhe me një shkrim dëshmues që

kultivon autori27.

Faik Konica në romanin e vet të papërfunduar Dr. Gjilpëra, nëpërmjet protagonistit

autobiografik të Dr. Gjilpërës, artikulon idetë e veta për shoqërinë shqiptare të kohës, për

njohjen e saj dhe për mundësitë e ndryshimit të saj. Në secilën faqe të veprës së tij shfaqet

ideja e tij,që Shqipëria duhet të qërohet nga mbishtresimet lindore, t’i kthehet thelbit

karakteristik vendës dhe të orientohet kah shoqëritë perëndimore. Në këtë vështrim, në

veprën e tij ndodh kontrasti i madh i dy ideve, ndodh ndeshja e njeriut shqiptar perëndimor,

çfarë është Dr. Gjilpëra, me ambientin barbarizues ballakanas me shtresimet proturke e

progreke. Në aspektin e përgjithshëm kulturor këtu ngjet ndeshja në mes të Evropës dhe të

Ballkanit.

Po gjithnjë këtu duhet të gjendet shpresa,shpresa për ndërrimet,e kjo është shtresa e shoqërisë

që jeton jetën vendëse dhe e cila ka fuqinë e bukurinë, madje vullnetin që të kultivohet e të

përparojë. Më në fund këtë ide e kërkon me ngulm Konica në veprën e vet letrare që ka

karakter ndriçues, prandaj edhe portretin me kaq përbuzje kundërshtarët e idesë së vet.

Rruga drejtë përparimit kulturor dhe zhvillimit shoqëror në tërësi për Konicën është e

vështire dhe e mundimshme, është e mbushur plot me pengesa, ndaj ai popull që i futet kësaj

rruge arrin në fund, nëse arrin, ka për të qenë tepër i lodhur dhe i rraskapitur. Këtë të vërtete

historike Konica e dinte shume mirë. Shqiptaret nuk i ishin futur kurrë asaj rruge të vështire

dhe të lodhshme dhe dukej sikur nuk kishin ndërmend ti futeshin për shume kohe. Shqiptaret

kishin zgjedhur lehtësime dhe sigurinë e të jetuarit në errësirë kundrejt vështirësisë dhe

mundimit të se kërkuarit të dijes, emancipimit njerëzore dhe shkaqeve reale të fenomeneve.

Konica u përpoq për një kulturë më të përpunuar perëndimore në Shqipëri, por ai vlerësonte

edhe traditat e vendit. Ai, për shembull, ishte një nga të parët që propagandoi idenë e botimit

të teksteve të letërsisë së vjetër shqipe. Në një artikull me titullin Për themelimin e një gjuhës

letrarishte shqip, të botuar në numrin e parë të Albania-s, Konica gjithashtu theksonte

nevojën e krijimit të një gjuhe letrare të njësuar. Ai sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme,

që të dy dialektet kryesore, toskë e gegë, të të shkriheshin e të njësoheshin shkallë-shkallë.

27 Sabri Hamiti, Studime Letrare, Botime të vecanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21, Akademiae Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, fq. 275.

23

Stili i tij i rrjedhshëm, bashkë me atë të Fan Nolit, ndikoi mjaft në përsosjen e prozës në

toskërishte, e cila dekada më vonë do të përbënte bazën e gjuhës së sotme letrare.

Shumë nga veprat e tij Faik Konica nuk i ka mbaruar. Nuk dihet me saktësi pse-ja e këtij

fakti. Nga njëra anë, duket e qëllimtë, ndërsa nga ana tjetër duket sikur i ka munguar koha t’u

shkojë deri në fund, edhe pse në letërsi nuk mund të ketë vepra të pambaruara në kuptimin

figurativ te fjalës. Veprat e Konicës janë herë të lëna përgjysmë e herë të përfunduara, por

edhe atëherë, fatkeqësisht Konica nguron të na tregojë fundin e mirëfilltë të tyre.

Në veprën e Konicës, Dr. Gjilpëra është një mendimtar që i pëlqen “qytetarët e botës”,

Sokratin e Gëten, dhe dëshiron t’u ngjajë atyre. “Këta të dytë ndejtën e vepruan në vendet e

tyre”.

Kjo mënyrë e të menduarit, ashtu si dhe ëndrra për Shqipërinë, e bëjnë që të vendos për t’u

kthyer. Dr. Gjilpëra veprimin e vet e karakterizon si ëndërr të shkëputej nga rrethi i qytetëruar

dhe të vente në një vend, ku dija dukej shumë larg njerëzimit dhe të ballafaqohej me një

mentalitet krejt ndryshe dhe kundër mendimit të tij.

Dr. Gjilpëra është heroi i parë intelektual në prozën artistike shqipe.

Karakterin e shkrimtarit kritik Konica e shfaq sidomos në kritikën letrare te Albania, ai është

themelues i kritikës shqipe dhe shkrimtar që mbron tezen se kritika është subjektive. Faik

Konica e paraqiti kulturën shqiptare në botën perëndimore.

Shkrimtari Faik Konica është personalitet i shquar i letërsisë dhe i kulturës shqiptare dhe

evropiane Ai është figura qendrore e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e kulturës, e

letërsisë dhe e publicistikës së gjysmës së parë të shekullit XX.

Faik Konica është i pari që fillon ta përcjellë si më rregullisht letërsinë e kohës së tij dhe, në

përgjithësi, veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, i pari që mendimin kritik e bën përcjellës

të letërsisë dhe i pari që kritikën letrare e bën institucion të opinionit letrar dhe kulturor.

Konica shquhet si hulumtues dhe autor i zellshëm i shkrimeve për historinë e Shqipërisë.

Duke gjurmuar në arkiva, në muze, në biblioteka të ndryshme, gjen material për ngjarje dhe

për figura të ndryshme historike. Artikujt me tema të historisë janë të shumtë dhe janë botuar

në organe të shtypit dhe të periodikut shqiptar, por edhe në ato të vendeve të ndryshme në

gjuhët e huaja.

24

BIBLIOGRAFIA:

Bulka, Nonda, Faik Konica kundër Naimit, në: “F. Konica”, Vepra 5 , Tiranë, 2001.

Demiraj, Shaban, Faik Konica, 8 Nëntori, Tiranë, 1990.

Dielli, 11 nëntor 1924.

Dielli, 29 korrik 1924.

Dielli, 29 korrik 1924.

Dielli, 29 korrik 1924.

Gjika, Thanas, “Doktor Gjëlpëra”-Një roman i pambaruar i Faik Konicës, në revistën:“Studime filologjike”, nr. 1-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe iLetërsisë, Tiranë, 1993.

Hamiti, Sabri, Faik Konica jam unë, Rilindja, Prishtinë, 1991.

Hamiti, Sabri, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003.

Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003.

Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, Faik Konica, Prishtinë, 2003.

Hersh, Zhan, Habia filozofike, Dituria, Tiranë, 1995.

Jorgo, Kristaq, Faik Konica dhe sistemi letrar shqiptar, në revistën: “Studime filologjike”,nr. 1-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë,1993.

Kastrati, Jub, Personaliteti i Konicës, në: revistën “Studime filologjike”, nr. 1-4, Akademiae Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1993.

Koliqi, Ernest, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995 (Faik Konica 1876-1942).

Konica, Faik, jeta dhe vepra, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997.

Konica, Faik, Parashtresë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, përktheu nga frëngjishtja dr.Sabri Hamiti, në: Faik Konica, Vepra, 2, përgatiti për shtyp Fahredin Gunga, «Rilindja»,Prishtinë, 1995.

Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh.Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1983.

Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi,Naim Frashëri, Tiranë, 1993.

25

Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra, Përgatitur nga N. Jorgaqi,Xh. Lloshi, Naim Frashëri, Tiranë, 1993.

Konica, Faik, Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, përktheu nga anglishtjaAvni Spahiu, në: Faik Konica, Vepra, 2.

Konica, Faik, Vepra, 1, përgatiti prof. Nasho Jorgaqi, Dudaj, Tiranë, 2001.

Konica, Faik, Vepra, mbledhur e përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh. Lloshi, «Naim Frashëri»,Tiranë, 1993.

Konica, Faik, Vepra, Naim Frashëri, Tiranë, 1993.

Konitza, Faik, në : rev. «Albania», Bruxelles, I, 1-7, mars-shtator 1897.

Konitza, Faik, në : rev. «Albania», Bruxelles, IV, 1.

Nasho, Jorgaqi, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996.

Neziri, Zymer, Pikëpamjet e Konicës për eposin e lashtë heroik, në: “Faik Konica, jeta dhevepra”, sesion shkencor, mbajtur në Prishtinë, më 28 prill 1995, Instituti Albanologjik iPrishtinës, Prishtinë, 1997.

Pipa, Arshi, Fletore për Konicën (Faik Konica 1876 - 1942), në: revista: “Jeta e Re”, nr. 3,Prishtinë Maj-Qershor, 1995.

Pipa, Arshi, Naim dhe Sami Frashëri për Konicën. në: “F. Konica”, Vepra 5 , Tiranë, 2001.

Resuli, Naum, Faik Konica në qindvjetorin e lindjes, në: “Seminar studimesh. Me rastin eqindvjetorit të lindjes së Faik Konicës (1876-1976), Editor Edëard A. Picho, Kolonja Press,Neë York, 1976.

Rugova, Ibrahim, Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Rugova, Ibrahim, Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Salihu, Astrit, revista “Thema”, nr. 11, Organ i Shoqatës së Filozofëve, Kosovë, 1993, f.

115.

Sulejmani, Fatmir, Faik Konica eseist, Brezi, Tetovë, 2011.

Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV, Nobël, Tiranë, 2001.

Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV, Nobël, Tiranë, 2001.