24
UNIVERSITETI DARDANIA INSTITUTI PËR STUDIME BASHKËKOHORE FAKULTETI EKONOMIK Lënda: Ekonomia e Resurseve Viti akademik 2006/2007 RESURSET MINERALE TË KOSOVËS Punim seminarik Mentori: Prof. Dr. Halim Gjergjizi Kandidati: Skender Abazi

Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Nga Skender Abazi, Kosova

Citation preview

Page 1: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

UNIVERSITETI DARDANIAINSTITUTI PËR STUDIME BASHKËKOHORE

FAKULTETI EKONOMIK

Lënda: Ekonomia e ResurseveViti akademik 2006/2007

RESURSET MINERALE TË KOSOVËS

Punim seminarik

Mentori: Prof. Dr. Halim Gjergjizi Kandidati: Skender Abazi

Prishtinë, Dhjetor, 2006

Page 2: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

Përmbajtja: --------------------------------------------------------------------------- 2

1.Parathënje ------------------------------------------------------------------------- 32.Historiku i punimeve kërkimore gjeologjike --------------------------------- 43.Periudha e hulumtimit gjeologjik ----------------------------------------------- 5 3.1.Periudha para luftës së dytë botërore --------------------------------------- 5 3.2.Periudha pas luftës së dytë botërore ---------------------------------------- 6 3.3.Periudha e sotme -------------------------------------------------------------- 6 4.Grupet e mineraleve (të hulumtuara dhe të pranishme në Kosovë) -------- 6 4.1.Qymyri-Ligniti ---------------------------------------------------------------- 8 4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi ------------------------------------------------------ 9 4.3.Nikeli-Kobalti ---------------------------------------------------------------- 10 4.4.Hekuri ------------------------------------------------------------------------- 11 4.5.Mangani ---------------------------------------------------------------------- 11 4.6.Boksiti ------------------------------------------------------------------------- 12 4.7.Kromi -------------------------------------------------------------------------- 12 4.8.Bakri --------------------------------------------------------------------------- 12 4.9.Ari ------------------------------------------------------------------------------ 13 4.10.Magneziti -------------------------------------------------------------------- 13 4.11.Bentoniti --------------------------------------------------------------------- 13 4.12.Gurët dekorativ ------------------------------------------------------------- 14 4.13.Ujërat termominerale ------------------------------------------------------ 145.Strategjia e zhvillimit minerar të Kosovës ----------------------------------- 146.Konkluzionet dhe Rekomandimet --------------------------------------------- 157.Literatura ------------------------------------------------------------------------- 16

Skender Abazi 2

Page 3: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

1. Parathënje

Korja e Tokës është e përbërë prej llojllojshmërisë së madhe të shkëmbinjëve, të formuar nën rrethana të ndryshme dhe me veti të ndryshme.

Kosova karakterizohet me një ndërtim të komplikuar gjeologjik, e shprehur me prezencën e shkëmbinjëve me përbërje e moshë gjeologjike të ndryshme, strukturave të ndryshme tektonike, siq janë ato shkëputëse e rrudhosëse. Shkëmbinjtë zakonisht përbëhen prej një ose më shumë mineraleve, duke filluar prej elementeve kimike elementare e deri te kombinimet komplekse.

Sektori i mineraleve të Kosovës ka qenë një furnizues kyç për ekonominë e ish Jugosllavisë. Gjeologjia - Shkenca që merret më strukturen e materies së korës së tokës. Gjeologjia e Kosovës është e larmishme dhe si rezultat janë zbuluar një gamë e gjërë mineralesh, që janë tashmë në sasi të shfrytëzueshme. Këtu përfshihet linjiti, plumb – zinku, argjendi, nikeli, kromi, alumini, magneziumi dhe lloje të ndryshme materialesh ndërtimi. Menaxhimi i keq dhe investim i pakët, si dhe zhvillimet politike në ish Jugosllavi, që sollën edhe luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s, kanë patur një efekt negativ dramatik mbi industrinë minerare të Kosovës dhe në sasinë e metaleve të prodhara në të gjithë rajonin. Kjo gjë nxjerr në pah rolin e madh që ka luajtur Kosova në ekonominë e ish Jugosllavisë, si furnizuese e lëndëve të para.

Skender Abazi 3

Page 4: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

2.Historiku i punimeve kërkimore gjeologjike

Tradita e lashtë e shfrytëzimit të lëndëve të para minerale, dëshmon se Kosova është vend i pasur me minerale. Nga gjurmimet është konstatuar se në Kosovë janë shfrytëzuar metalet dhe jometalet qysh nga Romakët, Sasët etj. Këtë e vërtetojmë me hasjen e minierave të vjetra nëntokësore gjatë hulumtimeve apo punimeve të ndryshme.

Nga pikëpamja gjeologjike Kosova është e vendosur në një territor mjaft interesant. Zona

e Kosovës është e karakterizuar nga një larmi formacionesh gjeologjike. Duke filluar nga shkëmbinjtë e vjetër kristalin të Proterozoikut  deri në shkëmbinjtë e moshës Kuaternare, që përfshijnë lloje të ndryshme të shkëmbinjve sedimentare, magmatike dhe shkëmbinjtë metamorfikë që janë më pak të përhapur.

Tektonikisht, Kosova i perket një zone shumë të vështirë për t’u përcaktuar, midis Dinarideve dhe Helenideve. Dinaridet (Dinaridet e brendshme dhe të jashtme) janë krahu jugor i brezit të rrudhosur Alpin.

Zona e Ballkanit mund të ndahet në njësi gjeoteknike të ndryshme. Megjithatë, autorët kanë përdorur skemën e tyre strukturore, që është e zhvilluar dhe bazuar në literaturën e përdorur.

Nga verilindja në jugperëndim, skema paraqet nën-ndarjet si më poshtë:

-Harkun Karpato-Ballkanin – Brezin Rhodoe dhe masivi Dardan (Serbo – Maqedonas).-Zona e Vardarit (me brezin ofiolit lindor).-Zona e Drin-Ivanicës qe i përket Dinarideve.-Zona Pelagoniane,-Brezi ofiolitik ( perëndimor dhe lindor),-Zona Pindit,-Zona Durmitorit dhe e Karstit të lartë,-Zona Dalmate – Herzegovineze,

Skender Abazi 4

Page 5: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

-Zona Jonike.Në mënyrë të veçantë për Kosovën, nga autorët janë përcaktuar njësitë gjeoteknike që vijojnë:

-Masivi Dardan (DM – term i përdorur për pjesën Kosovare të Masivit Serbo – Maqedonas (SMM)). -Zona e Vardarit (ZV) -Zona e Drin-Ivanicës (ZDI)-Zona e Pejës (ZP) -Zona e Deçanit (ZD) -Zona e Gjakovës (ZGj) -Zona e Shar-Korabit (SKZ) Për njësitë gjeoteknike të paraqitura në Kosovë, janë përcaktuar edhe nënnjësitë gjeologjike. Keto janë të karakterizuara nga tiparet e formimit. Për shembull, mund të shënohet: njesite metamorfike Paleozoike dhe Mesozoike, njësitë sedimentare të Triasikut, Jurasikut dhe Kretakut, njësitë e pellgjeve të Neogjenit dhe komplekset vullkanike neogjenike.

3.Periudhat e hulumtimit gjeologjikHulumtimi gjeologjik në Kosovë mund të ndahet në tri periudha:

Para luftës së dytë botërore, Pas luftës së dytë botërore dhe Periudha e sotme.

3.1.Periudha para luftës së dytë botërore.Ndërtimi gjeologjik i disa pjesëve të Kosovës, për herë të parë haset

në skicat gjeologjike nga gjysma e dytë e shek. XIX (Skica gjeologjike e Turqisë europiane – A. Boue më 1840, Harta gjeologjike e Mezisë – A. Viquesnel më 1842, Harta gjeologjike e Turqisë qendrore – F. Hochstetter më 1872, etj.). Më vonë, nga autorë të ndryshëm dhe për nevoja të ndryshme, janë përpiluar hartat manuskriptuale gjeologjike me përpjestime 1:100.000 deri në 1: 500.000.

Anglezët kanë bërë një rikthim në hulumtimet gjeologjike dhe shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në Kosovë (Trepça), të cilët

Skender Abazi 5

Page 6: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

gjithashtu e punuan hartën e parë gjeologjike më karakter regjional. Mineralet janë shfrytëzuar edhe nga gjermanët dhe italianët.

3.2.Periudha pas luftës së dytë botërore.Pas luftës së dytë botërore intensifikohet dhe sistematizohet puna në

kërkimet gjeologjike, me qëllim të zbulimit të shpejtë dhe të shfrytëzimit të lëndëve minerale me interes të posaqëm ekonomik (hulumtimi dhe shfrytëzimi i xeheve të plumbit, zinkut dhe lignitit).

Punimet dhe dokumentacionet me karakter të hulumtimit regjional, janë të shpërndara në vende të ndryshme si në Serbi, Maqedoni, Kroaci etj., por edhe në duar të individëve të ndryshëm.

Në bazë të lëndëve të para, në Kosovë sidomos gjatë viteve 80-ta janë ngritura shumë kapacitete prodhuese. Prodhimtaria, me pak oscilime, vazhdimisht është rritur deri në vitin 1988.

Pas vitit 1988 prodhimtaria në të gjitha kapacitetet industriale në mënyrë drastike shënon rënje.

3.3.Periudha e sotme.Askush sot në Kosovë nuk ka një pasqyrë të plotë të vëllimit të

përgjithshëm të punimeve gjeologjike-kërkimore të realizuara brenda territorit të Kosovës. Mirëpo sipas disa hulumtimeve të fundit, del se Kosova, pas Meksikos, është në vendin e dytë në botë për nga pasuria me minerale, e të cilat pritet të konfirmohen nga një numër shkencëtarësh dhe hulumtuesish ndërkombëtarë, të cilët edhe kanë filluar një hulumtim detaj të burimeve minerale në Kosovë.

4.Grupet e mineraleve (të hulumtuara dhe të pranishme në Kosovë)

Shkenca e gjeologjisë deri tani ka identifikuar më shumë se 4,000 minerale të ndryshme, e përbërja e tyre kimike mundëson klasifikimin në 9 grupe:

Metalet natyrore,(metalet e zeza, metalet e ngjyrosura etj të cilat përbëhen nga një element kimik si ari, bakri, platina etj

Kripërat e sulfurit (S2-), kryesisht kripërat sulfate ; Oksidet (O2-) dhe Hidroksidet(OH-), etj Cloridet, (Cl-), Karbonatet (CO3)2- , Nitratet (NO3) Sulfatet (SO4)2-, Kromatet (CrO4)2 Fosfatet (PO4)3- Silikatet (SiOx) ;

Skender Abazi 6

Page 7: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

Mineralet organike. Në territorin e Kosovës më së

shumti paraqiten këto minerale:Lignitet dhe qymyret, Plumbi,

Zinku, Argjendi, Ari, Bizmuthi, Kadmiumi, Hekuri, Nikeli, Kobalti, Mangani, Mineralizimet polimetalike të Bakrit, Kromi, Boksiti, Antimoni, Magnezitet, Halojziti, Duniti, Argjila karamzite, Argjilet, Kaolinet dhe Bentonitet, Bazaltet, Rërë kuarci, Dijabazet, Gëlqerorët, Ujërat termale, Ujërat minerale, etj.Nga 9 xehe më strategjike në botë, 4

prodhohen në Kosovë ( nikeli, zinku, plumbi dhe thëngjilli). Kërkesat e planifikuara vjetore në tregun botëror për këto xehe janë mjaftë të larta: nikeli 5%, zinku 4,9%, plumbi 5,7% dhe thëngjilli 5,5% në vit).

Harta e mineraleve të Kosovës

Mineralet energjetike Mineralet metalike Mineralet industriale

Qymyri-Ligniti Plumbi – ZinkuBoksitiNikeli – KobaltiKromiAntimoniManganiHekuriAriArgjendiBakri

-Guri teknik ndërtimorë-Guri dekorativ-Mermerët-Lëndët e para zjarrduruese-Lëndët e para për keramikë-Lëndët e para për material ndërtimor-Lëndët e para për qelq-Lëndët e para për plehëra artificiale-Lëndët e para të materialeve izoluese-Rezervat e rërës dhe zhavorit-Lënda për prodhimin e çimentos

Skender Abazi 7

Page 8: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

4.1.Qymyri – Ligniti Qymyret në Kosovë janë hulumtuar në mënyrë komplekse. Me këto

hulumtime të shumta, janë definuar konturat e baseneve qymyrmbajtëse, sasitë e qymyrit, vlerat kalorike dhe përbërja kimike, si në kompozit ashtu edhe nëpër shtresa.

Kemi 4 basene në Kosovë, të cilët përmbajnë qymyr, por shfrytëzimi ka qenë i kufizuar vetëm në basenin e Kosovës:

1. Baseni i Kosovës shtrihet nga Sibovci në veri-perëndim deri në Lipjan në jug-lindje.

2. Baseni i Drenicës shtrihet në territoret e Skenderajt dhe Drenasit.

3. Baseni i Dukagjinit, i cili ndahet në tri seri të qymyreve: Seria e miocenit të ultë (Pejë), Seria e miocenit të mesëm dhe të lartë (Klinë – Istog) dhe Seria e pliocenit që shtrihet në rajonet Gjakovë-Rahovec-

Prizren.4. Baseni i Gjilanit, i cili përmbanë qymyr të murrëm.

Linjiti ka rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën. Ai kontribuon me 97 % të prodhimit të energjisë totale elektrike, krahasuar me 3 % të bazuar në Hidrocentrale. Me 14.700 milion ton, Kosova zotëron vendin e pestë me rezervat industriale të linjitit. Historikisht shfrytëzimi i linjitit daton qysh prej vitit 1922, kur

filloi shfrytëzimi me punime nëntokësore të cekta në shkallë të vogël në basenin (pellgun) e Kosovës. Shfrytëzimi në shkallë të gjerë filloi me prodhimin e parë në qiell të hapur në Mirash (1958) dhe Bardh (1969) duke përdorur ekskavatorë modern dhe transporter.

Shfrytëzimi kumulativ nga fillimi i punës së minierës në vitin 1922 deri në fund të vitit 2004 ka arritur në 265 milion ton. Gjeologjikisht shfrytëzimi i minierave të linjitit të Kosovës është

Skender Abazi 8

Page 9: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

një nga vendburimet më të favorshme të linjitit në Europë dhe në total i vlerësuar ekonomisht, vendburimi i shfrytëzueshëm përfaqëson një nga më të pasurit në Europë, që do të lejojë prodhimin ambicioz të energjisë elektrike dhe zgjerimin e skemave për dekadat e ardhshme.

Zhvillimi i mëtejshëm afat mesëm i shfrytëzimit të linjiteve do të vazhdojë në fushën e minierave të Sibovcit në pjesën veriore të Pellgut të Kosovës dhe u jep një përparësi të madhe investimeve private.

4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi

Fushat metalogjenike të plumb-zinkut në Kosovë janë në shkallën më të lartë të hulumtimit, në krahasim me njësitë tjera metalogjenike. Kjo fushë shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, duke formuar rrypin metalogjenik të plumb-zinkut.

Gjithsejt xehe të plumb-zinkut në Kosovë janë: 45.604.585 ton. Këto rezerva, me shfrytëzim vjetor prej 1.500.000 t janë me afat shfrytëzimi brenda 30 viteve të ardhshme.

Rezervat e tërësishme të Plumb-zinkut në Kosovë ishin 107.475.000 ton, kurse rezervat e mbetura për shfrytëzim të ardhshëm janë 42.43 %.

Mineralizimi i Plumb-zink-argjendit në Kosovë është me sa vijon: Stantërgu - Pb = 3.5 %, Zn = 2.87 %, Ag = 67 g/t Hajvalia - Pb = 8.5 %, Zn = 17.2 %, Ag = 157 g/t Kishnica - Pb = 2.85 %, Zn = 3.0 %, Ag = 75 g/t Artana - Pb = 4.56 %, Zn = 4.82 %, Ag = 185 g/t Belobërdo - Pb = 3.12 %, Zn = 3.0 %, Ag = 85 g/t Cernac - Pb = 7.12 %, Zn = 9.16 %, Ag = 95 g/t

Sikurse sot në Kosovë, shfrytëzimi i metaleve bazë ka qenë mbështetja kryesore ekonomike, qysh prej kohëve para Romake. Ilirët, Romakët, Bizantët, Saksonët, Turqit, Francezët dhe Britanikët kanë kryer një shfrytëzim ekstensiv në rajon. Këto veprimtari kanë qenë bazuar mbi një seri prej nëntë minierash, pesë prej të cilave përbejnë kompleksin e sotëm të Trepçës.

Shfrytëzimi minerar modern filloi në vitin 1930 kur kompania britanike Selection Trust ltd, rikonstruktoi Kompleksin Trepça, duke përfshirë zhvillimin e fabrikës së baterive që përdorte plumbin.

Vendet e minierave të Trepçës përcaktojnë Brezin Mineral të Trepçës. Atje ndodhen tre zona që përmbajnë vendburimet xeherore.

Skender Abazi 9

Page 10: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

-Zona I. përfshinë minierën e Artanës (Novo Brdë) dhe ndjek kufirin midis zonës së Vardarit dhe sektorit të Kosovës të Masivit Serbo – Maqedonas, që është e karakterizuar nga shkëmbinjë vullkaniko – kalcium – alkaline.

-Zona II. përfshinë minierat Belo Brdo, Stan Tërg dhe Hajvali. Kjo zonë ndjek shkarjen madhore në Kosovën veriore.

-Zona III. përfshinë minierën e Crnacit dhe ka në gjirin e vet një numër vendburimesh të plumb – zinkut gjatë kufirit perëndimor.

Për të pesë minierat dhe rezervat e shfrytëzueshme janë ndërmarrë vlerësime, por thellësia dhe gjatësia e përhapjes së tyre janë të pasigurta, pasi mungon kërkimi sistematik dhe përcaktimi me shpime.

Gjatë shfrytëzimit të plumb – zink – argjendit në Përroin e Ngjyrosur (Artana-Novo Brdo), u zbuluan rreth 3 Mt hollojzit i shkallës së lartë Al2SiO5(OH)4. Ky është vetëm një nga 5 vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të madhe (US$140-450/t), katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA).

4.3.Nikel – Kobalt

Kosova është nga vendet e pakta në Europë, që posedon potencial të mjaftueshëm xehesh për prodhimin e ferronikelit.

Xehet silikate të nikelit gjenden në dy vendburime me rëndësi: Gllavica, e cila shtrihet në masivin e Goleshit, dhe Çikatova, e cila shtrihet në masivin e Dobroshecit.

Në bazë të hulumtimeve, janë konstatuar këto sasi të xehes:

Gllavica - 7.375.341 ton - 1.33 % Nikel, 0.06 % Kobalt Çikatova - 12.730.706 ton - 1.31 % Nikel, 0.07 % Kobalt Total - 20.106.047 ton - 1.32 % Nikel, 0.065 % Kobalt

Skender Abazi 10

Page 11: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

Shfrytëzimi sipërfaqësor në vitet e mëparshme, bazuar në laterite, u ndërmorrën në Çikatovë dhe Gllavicë. Ndërmarrja “Ferro-Nikeli” që shfrytëzon kompleksin është nxjerrë në një tender ndërkombetar për privatizim. Ky proces i privatizimit tani ka përfunduar, ndërmarrja është blerë nga një kompani ndërkombëtare dhe tani ka rifilluar prodhimin.

Sasia e mbetur e xehes në rezerva, pa hulumtime të reja të bazës minerale, është e mjaftueshme për shfrytëzim në 8-10 vitet e ardhshme.

Xehet silikate të nikelit, përveq në dy lokacionet e cekura, mund të priten edhe në pjesët periferike të rrafshit të Dukagjinit.

4.4.HekuriMineralizimet e hekurit janë të lidhura me shfaqjet e hekurit dhe

nikelit dhe i hasim në Baicë të Drenasit. Hulumtimet më sistematike të xeheve të hekurit janë kryer në afërsi të Sedllarit, me përmbajtje 39.82% Fe. Sasi të konsiderueshme të hekurit takojmë edhe në Shatoricë, me një sasi prej afro 1.000.000 t xehe, po ashtu edhe në zonën e Tërstenik-Ivajës, me një sasi afro 2.500.000 t xehe.

4.5.ManganiXehet e Manganit janë një potencial i rëndësishëm ekonomik i

Kosovës. Hulumtimet e xeheve të manganit janë zhvilluar kryesisht në kuadër të hulumtimeve komplekse të xeheve të plumbit dhe zinkut, ku xehet e Manganit paraqiten si sekondare, në kuadër të zonave oksiduese. Këto hulumtime më të detajizuara janë kryer në Artanë. Nga ana tjetër, hulumtime të destinuara në kërkimin e xeheve të Manganit janë kryer në regjionin e Sharrit, në lokalitetet Brod, Manastiricë, Restelicë, Dragash etj. Këto hulumtime kanë rezultuar vetëm me definimin e trashësisë dhe të shrirjes sipërfaqësore.

Megjithatë, llogaritja e rezervave të xeheve të Manganit është bërë vetëm për një zonë xehembajtëse të Artanës dhe është konstatuar sasia prej 1.387.186 t xehe, me 22.21 % Mangan. Rezervat e përgjithshme vlerësohen në 5.000.000 t.

Skender Abazi 11

Page 12: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

4.6.Boksitet

Boksitet e Kosovës bëjnë pjesë në grupin e boksiteve feroz. Zona xehembajtëse e boksitit është lokacioni Gremnik dhe kapë një sipërfaqe prej 15 km². Xehet janë të llojit thjerrëzorë. Janë identifikuar dhe janë vlerësuar rezerva të tërësishme në 3.957.420 t dhe me përbërje të mesme kimike.

Shfrytëzimi minerar ka filluar në vitin 1966 dhe ka ndaluar në vitin 1999 për shkak të luftës në Kosovë. Prodhimi i përgjithshëm ka qenë 2.85 Mt.

Tregjet tradicionale për boksitin nga Gremniku kanë qenë Rumania, Gjermania dhe Rusia. Miniera ka patur një punishte që prodhonte stukon e mureve. Prodhimi ka arritur në 5000 t/vit për tregun e brendshëm dhe Malin e Zi e Maqedoninë.

4.7.KromiMineralet e kromit në Kosovë shtrihen në masivet e Gjakovës,

Rahovecit, Brezovicës, Lubotenit dhe Dobroshecit. Me shfrytëzimin e deritanishëm, nga këto vendburime janë nxjerrë pjesët sipërfaqësore dhe ato me thellësi të vogël, kurse ato në thellësi kanë mbetë të panjohura. Shfrytëzimi shumëvjeqar i kromiteve në Kosovë, është tregues i mjaftueshëm, që me hulumtimin e kromiteve duhet të vazhdohet në mënyrë sistematike. Masivi i Lubotenit mund të konsiderohet si më perspektiv

4.8.BakriMineralizimet e bakrit nuk janë të hulumtauara sa duhet. Strukturat

gjeologjike të Bjeshkëve të Nemura, të Sharrit, të Junikut, dhe të Pashtrikut, janë të përshtatshme për mineralizime të bakrit. Në Pashtrik janë vërejtë shumë anomali, disa nga këto me sipërfaqe mbi 10.000 m² dhe me mbi 1 % bakër. Vetëm disa nga këto janë verifikuar me shpime hulumtuese. Gjatë hulumtimeve në zonat e Gjakovës dhe Rahovecit, janë hasur dukuritë e mineralizimit kompakt të bakrit me kromin, hekurin, nikelin dhe kobaltin.

Skender Abazi 12

Page 13: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

4.9.AriParaqitjet e arit në Kosovë janë të natyrës primare ose sekondare.

Paraqitjet e natyrës primare të arit, janë të lidhura me zehet Pb-Zn-Ag me përmbajtje 2 g/t. Paraqitjet e natyrës sekondare të arit natyrorë, mund të hasen në konturën veriore të rrafshit të Dukagjinit, konkretisht në Runikë të Skenderajt. Ky lokalitet, përveq arit, mund të përmbajë edhe metale tjera të rënda si Titan etj.

Sipas njohurive të formuara, tani për tani mund të ndahen këto lokacione perspektive: Gryka e Rugovës, rrjedhat e Bistricës, Gjakova, Koshara, Juniku, terenet e Sharrit, Prizreni, Dragashi, Dardana si dhe terenet e Karadakut.

4.10.MagnezitiNë bazë të rezervave gjeologjike të verifikuara prej 5.700.000 t, janë

ndërtuar kapacitetet e minierave në Golesh dhe Strezovc. Këto një periudhë të gjatë kanë punuar vetëm në shfrytëzimin e lëndëve të para, e më vonë u ndërtuan objektet dhe u montuan pajisjet për përpunimin e magnezitit në sitër magnezit. Rezervat e magnezitit me përbërje mesatare, në sasi prej 1.200.000 t gjenden edhe në vendburimin e Dubovcit.

4.11.BentonitiNë vendin tonë ekzistojnë vendburime të mineralit të bentonitit. Ndër

më të njohurat janë: Baseni terciar i Vitisë, Gjilanit, Kamenicës, në mikrolokalitete të Rogoqiqës, Prilepnicës etj. Deri tani, bentoniti shfrytëzohet vetëm në vendin e quajtur Karaqevë, e më parë është shfrytëzuar edhe lokaliteti Drenovc.

Me hulumtime gjeologjike të gjertanishme, janë konstatuar rezerva mbi 100.000.000 t, me mundësi të lehtë shfrytëzimi. Bentoniti me vetitë e veta gjenë përdorim të shumtë në industri, posaqërisht si komponentë lidhëse, plastike dhe forcuese, duke u përzier me rërën. Gjithashtu, bentoniti i përzier me ujin përdoret si rrëshqitës në shpimet e thella për hulumtime dhe shfrytëzime të lëndëve të para.

Skender Abazi 13

Page 14: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

4.12.Gurët dekorativNë Kosovë ka rezerva të gurëve dekorativ dhe industrial në shumë

lokalitete. Rezerva të konsiderueshme të mermerit hasen në Deçan dhe afër Pejës. Mermeri më cilësorë është ai i Oniksit dhe gjendet afër Banjës së Pejës. Po ashtu, sasi të konsiderueshme të mermerit të gjelbër dhe të zi gjenden në lokalitetet e Kozhnjerit dhe në Grykën e Rugovës. Rezervat janë mbi 2.000.000 m³, të të gjitha kategorive.

Kosova disponon me sasi të mëdha të gurit gëlqerorë dhe zhavorit nga lumenjtë, e që shfrytëzohen në industrinë e materialit ndërtimorë dhe në degë tjera industriale. Sipas hulumtimeve gjeologjike të gjertanishme, janë mbi 25.000.000 t rezerva të gurit gëlqerorë dhe rreth 4.000.000 m³ zhavor.

Gjithashtu, në disa lokalitete të Kosovës ekzistojnë vendburimet e rërës kuarcite, granitit, kalcitit, baritit dhe grafitit.

4.13.Ujërat TermomineraleNë vendin tonë janë të paraqitura ujërat termominerale, të një rëndësie

të madhe për pije, poashtu edhe për përdorim shërues. Burimet e ujërave termominerale në Kosovë janë: Banja e Pejës, Banja e Kllokotit, Podujevës, Poklekut, Deçanit etj.

Banja e Pejës e ka burimin në lartësinë mbidetare 540 m, me një rrjedhje me kapacitet prej 17.5 l/s, me temperaturë të ujit 48.9ºC dhe me mineralizim prej 2.04 g/l.

Banja e Kllokotit gjendet në luginën e Moravës së Binqës, në lartësi mbidetare 483 m, me rrjedhje uji me kapacitet prej 10 l/s, me temperaturë të ujit prej 34ºC dhe me mineralizim 3.6 g/l. Thellësia e ujit termomineral e konstatuar është në 75 m.

5.Strategjia e zhvillimit minerar të Kosovës

Për promovimin e pasurisë gjeologjike të Kosovës, klasifikimin dhe vlerësimin ekonomik të resurseve të energjisë, metalike dhe mineraleve, nevojitet një strategji e posaqme e xehetarisë.

Me mbeshtetjen e kredive të Bankës Botërore, është në rrugë e sipër zhvillimi i një plani afatgjatë strategjik i quajtur Strategjia e Zhvillimit Minerar të Kosovës, e cila siguron forcimin e institucioneve dhe aftësinë për të ngritur çështje të lidhura me sektorin minerar, në mënyrë që të rritet aftësia konkuruese e industrisë që të përballojë komercializimin dhe të tërheqë investitorë privat, të cilët do ti sjellin përfitime afat shkurtra dhe afat gjata Kosovës.  

Skender Abazi 14

Page 15: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

6.Konkluzionet dhe Rekomandimet

Kosova është një vend atraktiv dhe konkurent për zhvillimin e aktiviteteve xehetare nga ana e investitorëve privat. Niveli jo i mjaftueshëm i hulumtimit dhe kërkimit, i realizuar deri tani, mungesa e të dhënave gjeologjike të sakta, moskyqja e ekspertëve vendorë gjatë punëve të realizuara në të kaluarën, janë arsyet kryesore, të cilat e komplikojnë vlerësimin real të pasurisë nëntokësore të Kosovës dhe lejojnë spekulime të ndryshme. Mungesa e kornizës legjislative në lëmin e gjeologjisë e xehetarisë, ka bërë që të mos kemi strategji të qartë për zhvillimin e këtij sektori. Megjithatë, potenciali i pasurisë nëntokësore të Kosovës mundëson pozicionimin e kompanive private në tregun ndërkombëtarë të mineraleve dhe të energjisë elektrike dhe me aplikimin e politikave korrekte të taksimit, kjo mund të jetë bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Një projektligj, i cili është duke u punuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, përveq tjerash do të paraqet bazën për punë kërkimore, të bazuar në metoda bashkëkohore, si dhe do të mbrojë të drejtat e kompanive private, që do të investojnë në vendin tonë. Shitja e një prej minierave më të mëdha në Kosovë (Ferronikeli) ka shtuar shpresat për një eksploatim më efikas të pasurive nëntokësore në Kosovë.

Roli i Qeverisë së Kosovës, e veqanërisht i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave në këtë drejtim është i madh.

Disa prej rekomandimeve dedikuar kësaj ministrie janë: Hartimi i Strategjisë së xehetarisë, Përgatitja e planit për implementimin e kësaj strategjie, Monitorimi i procesit të komercializimit dhe strukturimit të xehetarisë

në Kosovë, Hartimi i planeve për kërkim gjeologjik në nivel shtetëror, Përgatitja e hartave gjeologjike, Krijimi i databazës qendrore gjeologjike të Kosovës, Promovimi i pasurisë gjeologjike të Kosovës, Përgatitja e projekteve për aftësimin profesional të kuadrave, Hartimi sa më i shpejtë i legjislacionit për sektorin e minierave, Zhvillimi i standardeve teknike dhe i sigurisë në punë në miniera.

Literatura:

Skender Abazi 15

Page 16: Punim Seminarik - Resurset Ekonomike

Punimi i parë seminarik – Ekonomia e Resurseve

1.Ing.xeht.Lorik Haxhiu,PhD.,Ing.gjeol.Skender Sallahi.,Ing.gjeol.Shaip Blakçori (2005), Resurset minerale të Kosovës, Prishtinë, Ministria e Energjisë dhe Minierave.2.http://www. ks-gov.net/mem/pdf/Prezentimeshqip/Resursetmineraretekosoves3.http ://www.ks-gov.net/mem/Prezentimeshqip/Resursetmineraretekosoves4. http://www.kosovo-mining.org/kosovoweb/al/mining/geology.html5. http://sq.wikipedia.org/wiki/Shkencat_e_Tok%C3%ABs

Skender Abazi 16