28
1 PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME PARADIPLOMIKE Punimet profesionale shkruhen nga lëndët dhe disiplinat e ndryshme. Punimi profesional nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një punim origjinal. Qëllimi kryesor i punimit profesional është mbledhja dhe shpjegimi i fakteve të njohura, informatave, qëndrimeve dhe mendimeve, në mënyrë që të zgjerohet ideja shkencore, zhvillimi i qasjeve të reja, shfrytëzimi i rezultateve shkencore.

PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

1

PUNIMET PROFESIONALE NË

STUDIME PARADIPLOMIKE

Punimet profesionale shkruhen nga lëndët dhe disiplinat e ndryshme.

Punimi profesional nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një punim origjinal. Qëllimi kryesor i punimit profesional është mbledhja dhe shpjegimi i fakteve të njohura, informatave, qëndrimeve dhe mendimeve, në mënyrë që të zgjerohet ideja shkencore, zhvillimi i qasjeve të reja, shfrytëzimi i rezultateve shkencore.

Page 2: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

2

Shikuar nga aspekti i përgjithshëm ekzistojnë

disa lloje të punimeve profesionale, por ne do të

ndalemi në dy lloje, me të cilat studentët e

studimeve paradiplomike më së shpeshti

ballafaqohen:

a. Punimi seminarik dhe

b. Punimi i diplomës.

Page 3: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

3

PUNIMI SEMINARIK

Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me një punë të pavarur dhe me një temë të caktuar nga plani mësimor.

Qëllimi i punimit seminarik është:

a) Zgjerimi i diturive praktike dhe teoroike nga lëmi i caktuar,

b) Zhvillimi i aftësive të shfrytëzimit të burimeve të ndryshme dhe

c) Përvetësimi i aftësive të të shkruarit profesional dhe shkencor.

Me punimin seminarik studenti fiton përvojat e para të

lidhuara me shkrimin profesional dhe shkencor.

Përmes punimit seminarik studenti kyçet në njohuri më të thella rreth

objektit të studimit dhe në këtë mënyrë ai ushtron paraprakisht për hartimin e

një pune më delikate siç është punimi i diplomës.

Page 4: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

4

PUNIMI I DIPLOMËS

Punimi i diplomës është punim profesional individual

në të cilin studenti nën mbikqyrjen e mentorit

përpunon temën e caktuar nga aspekti teorik, praktik

ose teoriko-praktik.

Zakonisht punimi i diplomës duhet të ketë rreth 30-

35 faqe, në të cilat studenti trajton një problem apo një

temë që lidhet me drejtimin e studimeve, në lëmin ku

ai synon të diplomojë.

Page 5: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

5

Punimi i diplomës është i ngjashëm me punimin seminarik duke e parë nga aspekti i karakteristikave të përgjithshme. Por megjithatë ekzistojnë edhe disa dallime.

• të përbashkëta: zhvillimi i shprehive dhe aftësive, që nga mbledhja e materialit deri te teknikat e aparaturës shkencore dhe profesionale.

• dallimi: tema që përpunohet në punimin e diplomës është më delikate dhe më e zgjeruar; metodologjia më e theksuar dhe madhësia e punimit zakonisht e dyfishtë.

Page 6: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

6

Gjatë studimeve mund të hartohen disa punime

seminarike e disa prej tyre janë edhe të

detyrueshme, ndërsa punimi i diplomës fillon

kur studenti mbaron të gjitha provimet dhe

detyrimet paraprake me planin mësimor të

studimit.

Nga aspekti i qëllimit të tyre dallohen se te

punimi seminarik studenti ushtron të shkruaj

mirë, ndërsa te punimi i diplomës studenti duhet

të tregojë që ushtrimi ka qenë i suksesshmëm.

Page 7: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

7

Përgatitja e punimit seminarik dhe

të diplomës

Hartimi i punimeve seminarike është njëra nga obligimet themelore të çdo studenti.

Sipas rregullave të përgjithshme mbi studimet paradiplomike, zakonisht, studenti është i obliguar të hartojë disa punime seminarike me shkrim (si edhe punimin e diplomës në shumicën e fakulteteve) të cilat duhet të vlerësohen pozitivisht nga mentori. Nota të cilën e ka arritur nga punimi seminarik merret parasysh edhe te provimi nga ajo lëndë.

Page 8: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

8

Punimi seminarik dhe i diplomës hartohet për

shkak të njohjes më të thellë të studentit me

materien e njësive mësimore dhe për shkak të

kyçjes së studentëve në punimet profesionale

dhe shkencore.

Page 9: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

9

Zgjedhja e lëndës dhe temës

Çështja e zgjedhjes së temës, nuk është aq e

thjeshtë dhe e lehtë për studentët, në veçanti duke

pasur parasysh se shpeshherë informacionet mbi

lëndën dhe temën gjatë studimeve semestrale janë të

kufizuara nga aspekti kohor dhe përmbajtësor.

Meqenëse qëllimi i shkrimit të punimit është kyçja në

punimin individual shkencor dhe profesional, do të

ishte me rëndësi të veçantë që studenti vetë ta zgjedh

temën, ose në mënyrë aktive të marrë pjesë në

zgjedhjen e temës, sipas dëshirave dhe prirjeve të

veta.

Page 10: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

10

Studeniti duhet të zgjedhë lëndën dhe temën për të cilën është i interesuar, sepse atëherë motivimi për shkruarjen dhe hulumtimin do të jetë në nivel më të lartë, që është kusht i domosdoshëm për shkruarjen e punimit shpejt, lehtë dhe me sukses.

Me rastin e zgjedhjes së temës është e rëndësishme se duhet t’u shmangemi temave të cilat janë shumë të gjëra ose shumë ngushta.

Po ashtu nuk është e preferuar të zgjedhet tema, e cila është përdorur dhe shfrytëzuar shpesh në seminare .

Page 11: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

11

• Përvetësimi i punimit seminarik apo të diplomës së autorit të huaj si dhe kopjimi i përmbajtjes së tyre nuk

preferohet dhe është rreptësisht i ndaluar.

•Varësisht nga rregullat të cilat profesori i lëndës i ka

theksuar, përzgjedhja e temës mund të kryhet në dy

mënyra: studenti mund të zgjedh temën nga lista e

temave, e cila është përgatitur paraprakisht nga

profesori i lëndës ose në mënyrë individuale nga

vetë studenti i cili mund të definojë dhe propozojë

ndonjë temë tjetër.

• Është e rëndësishme që studentit t’i mundësohet

kyçja aktive në përzgjedhjen e temës.

Page 12: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

12

Nëse studenti përkufizon dhe propozon temën është e rëndësishme t’i merr parasysh disa kritere. Tema duhet të jetë:

• Relevante (qenësore, e rëndësishme) për lëmin e caktuar,

• Atraktive dhe interesante,

• Aktuale dhe bashkëkohore,

• E përshtatshme për punimin,

• E definuar në mënyrë precize,

• Konkrete (jo abstrakte ose e përgjithshme),

• Tema duhet t’i përgjigjet interesave të kandidatit,

• Tema e punimit metodologjikisht t’i përshatet përvojës së kandidatit.

Page 13: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

13

Hulumtimi, mbledhja dhe shfrytëzimi

i literaturës

Detyra e parë që imponohet në procesin e hartimit të një punimi seminarik apo të diplomës, është gjurmimi

dhe mbledhja e literaturës, respektivisht e burimeve që kanë

të bëjnë me temën. Në shumicën e rasteve këto janë

faktet dhe mendimet, vrojtimet, argumentet e të

ngjajshme dhe shkrime të botuara (librat dhe artikujt e

revistave si dhe broshurave) ose në bazë të

hulumtimeve vetiake (dokumenteve arkivore,

eksperimenteve laboratorike, anketave të ndryshme

me anë të pyetsorit, intervistimit dhe të ngjashme).

Page 14: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

14

Burimet nga të cilat nxirren materialet rëndom ndahen në dy lloje:

a. Parësore dhe

b. Dytësore.

Kuptohet që burimet më të rëndësishme janë ato parësore. Duke sjell material të ri, nga dora e parë, ato i japin punimit një risi, freski dhe origjinalitet.

Për shembull, në qoftë se doni të dini nëse qëndrimi i Shakespeare-it mbi Jul Cezarin ka qenë shumë tradicional apo shumë origjinal, duhet të lexoni Jul Cezarin, shkrime të tjera të periudhës elizabetiane mbi Cezarin si dhe përkthime dhe shkrimeve latine të njohura mbi elizabetianët. Këto janë burime parësore. Burimet dytësore janë p.sh. Libra të sotëm mbi Shakespear-in dhe mbi qëndrimet elizabetiane ndaj Romës dhe monarkëve.

Page 15: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

15

Hartimi i bibliografisë së punës

Studenti që ka marrë temën seminarike apo të diplomës, që ta dijë cilat vepra, artikuj, dokumente e të ngjashme, duhet t’i studiojë, pjesë e punës së pashmangshme është hartimi paraprakisht i bibliografisë. Kjo është e ashtuquajtura bibliografi e punës paraprake ose e punës, ndryshe nga bibliografia përfundimtare, që hartohet në fund dhe vendodet pas tekstit të punimit.

Page 16: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

16

Zakonisht studenti njoftohet me literaturën profesionale në mënyrë empirike (mbështetje në praktikën dhe

përvojën e tij), duke lexuar ndonjë vepër, me anë të vërejtjeve burimore, dokumentare (fusnotave, referencave) që përveç tjerash udhëzojnë në vepra dhe shkrimet e tjera profesionale nga lëmi i caktuar shkencor dhe për temën e cila trajtohet në punimin seminarik apo të diplomës.

Për fillim ngandonjëherë mjafton që studenti të njihet vetëm me dy tri shkrime dhe vepra për ndojnë temë, regjistrat biografikë dhe referencat nga ato shkrime do ta udhëzojnë në shkrimet dhe veprat e reja që do të duhej konsultuar dhe studiuar.

Page 17: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

17

Gjatë hartimit të bibliografisë së punës me dobi të madhe mund të jenë sidomos biblotekat, me katalogë të llojllojshëm, regjistrimet dhe indekset e veta.

Që ta hartojmë regjistrin paraprak bibliografik të shkrimeve që dëshirojmë të përpunojmë, autori duhet të gjurmojë nëpër burime të ndryshme të informacioneve: doracakë enciklopedik, të përgjithshëm dhe specifik, pastaj nëpër bibliografitë e ndryshme, nëpër indekset e biblotekave shkencore. Tërë thesari libror i një bibloteke është i shkruar në katalogje, të cilat në biblotekat e mëdha shkencore (popullore, universitare, të fakulteteve, të instituteve etj.,) janë të shumëllojshme.

Page 18: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

18

Më të shpeshtat janë:

a) Katalogu emëror.- I hartuar sipas rendit alfabetik sipas shkronjave fillestare të mbiemrave të autorëve.

b) Katalogu I lëndës.- I hartuar sipas rendit alfabetik sipas njësive të lëndës. Ky katalog është më i dobishëm për hulumtuesin: ai tregon cilët autorë dhe vepra shtjellojnë çështjen që i intereson.

c) Katalogu profesional.- në të cilin në skeda janë katalogjizuar shkrimet sipas shkencave dhe degëve shencore. Katalogët e një dege shkencore, p.sh. përmbajnë të gjitha shkrimet që merren me disa lëmenj të asaj dege dhe të cilat gjenden në biblotekë.

d) Katalogu titullar.- I hartuar me rendin alfabetik sipas titujve të librave, të lidhura në fletore sipas viteve.

e) Katalogu qendror.- që përmban fondet librore të shumë biblotekave të ndryshme në vend.

Page 19: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

19

Skedari është elementi i parë me të cilin duhet të njihet studenti.

Titujt në skedarë janë vendosur në mënyrë alfabetike; çdo vepër katalogohet sipas mbiemrit të autorit, titullit dhe fushës. Çdo vepër klasifikohet me një numër që të gjendet shpejt dhe lehtë. Një nga metodat e klasifikimit që përdoret nëpër bibloteka është sistemi Dhjetor i Djuit (Dewey). Ky sistem përdoret në një numër të konsideruar bibliotekash. Sipas tij titujt ndahen në dhjetë klasa, duke i caktuar 100 numra çdo klasë:

Page 20: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

20

000-099 Vepra të përgjithshme

100-199 Filozofi

200-299 Fe

300-399 Shkenca sociale

400-499 Gjuhë (Filologji)

500-599 Shkencë e mirëfilltë

600-699 Teknologji (Arte të dobishme)

700-799 Artet e bukura

800-899 Letërsi

900-999 Histori

Çdo klasë ndahet pastaj në nëndarje:

800 Letërsi e përgjithshme

810 Letërsi amerikane

820 Letërsi angleze

830 Letërsi gjermane etj.

Page 21: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

21

Është me rëndësi që studenti të bëjë një kërkim të kujdesshmëm dhe sistematik si dhe të regjistrojë me rregull atë çka zbulon prej tyre. Kërkimi nuk duhet të jetë i rastësishëm. Sa më i organizuar të jetë prej fillimit, aq më shumë kohë do të kursejë studenti duke iu shmangur vonesave dhe përsëritjes së panevojshme.

Instanca e parë e kërkimit të mëtutjeshëm, pas rekomandimit nga mentori, zakonisht janë biblotekat universitare, e cila zakonisht posedon tri lloje të katalogëve: a) alfabetik, b) të lëndës dhe c) të vendit (topografike). Me gjetjen e katalogut të kërkuar, studenti duhet të marrë signaturën (pjesën e lartë djathtas të katalogut) dhe në bazë të saj të kërkojë nga personeli i biblotekës informatën në lidhje me atë se a është publikimi i kërkuar në dispozicion për shfrytëzim.

Page 22: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

22

Nëse studenti nuk ka mundësi të vizitojë biblotekën e fakultetit ose atë universitare, dhe është i interesuar të marrë informacionin se a gjendet publikimi i caktuar në fondin e librave, zakonisht mund të konsultohet linku i bibliotekave.

Është e rëndësishme që studenti, para se të përdorë burimin për punimin e tij, të vlerësojë besueshmërinë e materialeve, e cili mund të bëhet duke i pasur parasysh këto fakte me rëndësi:

Page 23: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

23

• autorin ( reputacioni i autorit),

• botuesin (sa më i dëgjuar dhe i njohur të jetë botuesi

aq më e besueshme do të jetë vepra),

• datën e botimit (kur punimi bëhet lidhur me një temë

e cila ka pasur zhvillime të reja) etj.

Këto elemente janë shumë të rëndësishme dhe

studenti duhet t’i ketë parasysh me rastin e hulumtimit,

mbledhjes, sistemimit dhe citimit të burimeve të

punimit.

Page 24: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

24

Skedat bibliografike apo treguese dhe

modelet e tyre

Kërkimi i burimeve, lidhur me punimin seminarik apo të diplomës, kërkon nga studenti që të pajiset me një grup skedash treguese me përmasa 8x13cm. Skedat duhet plotësuar me stilplaps menjëherë sapo të jetë identifikuar burimi.

• për çdo burim studenti duhet të përgatisë një skedë të veçantë bibliografike.

• skedat duhet të përmbajnë:

- emrin e autorit,

- titullin e veprës,

- vendin e botimit,

- botuesin dhe

- datën e botimit.

Page 25: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

25

Formati dhe rëndësia e skedave të shënimeve

•skedat treguese kanë komente dhe vlerësime.

• na përcaktojnë se cilat burime duhet shfrytëzuar.

• studenti skedat duhet t’i ketë me vete sa herë që duhet të lexojë diçka rreth çështjes që trajton.

• shënimet duhet të jenë të sakta.

• heqja e një detaji të vogël si p. sh. numri i burimit apo numri i faqes, mund të bëjë që të shpenzojmë orë të tëra.

• preferohet që të shkruhet vetëm në një anë të skedës.

• të shkruhet me shkrim dore të lexueshëm dhe të rregullt.

Page 26: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

26

Gjithashtu skeda duhet të përfshijë numrin klasifikues në biblotekë, biblotekën ku gjendet dhe pasi ta ketë kontrolluar, edhe disa komente të përmbledhura mbi vlerën që ka. Komentet mund të jenë si p.sh. “jo aq mirë”, “e shkëlqyer” apo “tepër e mirë”. Studenti mund të bëjë komente të tilla që ta ndihmojë kur ta përdor veprën.

Kur të jenë mbledhur të gjitha burimet, skedat duhet të renditen sipas alfabetit, mbiemrit të autorit (nëse nuk ka autor, atëherë sipas shkronjës së parë të titullit të artikullit) dhe t’u vendosen numrat arabë në cepin e sipërm të krahur të djathtë.

• E rëndësishme: studenti duhet të zgjedhë një formë të caktuar dhe t’i përmbahet me sa më pak ndryshimeve.

• Po japim dy modele të plotësimit të skedave: njëra vepër e plotë dhe tjetra artikull nga periodiku.

Page 27: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

27

Libër nga një autor:

_____________________________________________________________

19

Cfajg, Stefan

159.93 Maria-Antuaneta. Përkthim. Ali Hasharova.

S 298 Tiranë: OMSCA-1,2001.

BF referencë e mirë

A

__________________________________________________

Përveç informacionit bibliografik, skeda duhet të përmbajë edhe

numrin klasifikues në bibliotekë, bibliotekën ku është marrë (BF-

biblioteka e fakultetit), një koment mbi vlerën e librit, sipas zgjedhjes

nga vetë studenti (A do të thotë “shkëlqyeshme”, si dhe nunrin e

skedës (19) në renditjen e skedave sipas mbiemrit të autorit.

Page 28: PUNIMET PROFESIONALE NË STUDIME …economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/8.punimet... · Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me

28

Artikull nga një periodik:

___________________________________________________________________

21

Hart, Stuart N. e të tjerë

“The ISPA Cross-National Children’s Rights Research Project”, School Psychology International,

22:99-129. Maj,2001

Bif.f. Çështje të reja interesante

C

__________________________________________________

Periodikët nuk kanë vendodhje. Numrat 22:99-129 tregojnë vëllimin (numri 22) dhe faqet e artikullit (99-129). Botimi gjendet në bibliotekën e fakultetit. Titulli i artikullit vendose në thonjëza.