39
1 RAPORT I POSAÇËM për gjendjen lidhur me respektimin dhe realizimin e të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijëve në sjelljen e vendimeve në shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë Shkup, gusht 2016

RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

1

RAPORT I POSAÇËM

për gjendjen lidhur me respektimin dhe realizimin e të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijëve në sjelljen e vendimeve në shkollat e

mesme të Republikës së Maqedonisë

Shkup, gusht 2016

Page 2: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

2

HYRJE

Konventa për të drejtat e fëmijës e Kombeve të Bashkuara1 është istrument obligativ kyç i cili i përfshin të drejtat qytetare, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të fëmijëve, që e njeh të drejtën e pjesëmarrjes së fëmijës si një nga parimet themelore të Konventës, ku përcakton se fëmijës i cili është i aftë të formojë mendim të tij personal duhet t’i sigurohet e drejta e mendimit personal, shprehjes së mendimit të lirë për të gjitha çështjet që i përkasin fëmijës, dhe mendimit të tij i përkushtohet vëmendje e posaçme në përputhje me vitet e jetës dhe pjekurinë e fëmijës.2 Është e pakontestueshme se mendimi i fëmijës duhet të merret parasysh, gjegjësisht të dëgjohen dhe t’i sigurohet mundësi që në mënyrë të lirë ta shprehë mendimin e tij personal kur sillen vendime të cilat ju përkasin fëmijëve ose ndikojnë në jetën e tyre. Shteti është i obliguar të sigurojë mbrojtje të posaçme, përkujdesje dhe mirëqenie të fëmijëve, ku parime drejtuese të Konventës janë interesi më i mirë i fëmijës, mosdiskriminimi, e drejta e jetës, mbijetesa dhe zhvillimi, si dhe e drejta e pjesëmarrjes.

Avokati i popullit, në pajtim me Ligjin për avokatin e popullit („Gazeta zyrtare e RM“ nr.60/03 dhe 114/09) në kuadër të autorizimeve ligjore krahas veprimit sipas parashtresave të dorëzuara përmes Sektorit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme e përcjellë gjendjen me respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në të gjitha sferat e jetës shoqërore, përfshirë edhe në procesin e arsimit. Në këtë kontekst Avokati i popullit në pajtim me Programin vjetor për punë për vitin 2016 e vlersoi si të nevojshme të kërkojë të dhëna dhe informacione nga shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë, lidhur me të drejtën e pejsëmarrjes së fëmijëve në sjelljen e vendimeve në shkollë, gjegjësisht sa dhe në çfarë niveli respektohen të drejtat e nxënësve të shkollave të mesme gjatë sjelljes së vendimeve që drejtpërdrejtë ju përkasin atyre në shkollën ku ata realizojnë të drejtën e arsimit.

Hulumtimi është zbatuar gjatë gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/2016 dhe në pajtim me të dhënat në Konkursin për regjistrim në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2015/2016, janë përfshirë të gjitha shkollat e mesme, duke përfshirë edhe shkollat e mesme për fëmijët me nevoja të posaçme.

Në këtë Raport të posaçëm janë prezantuar përgjigjet nga shkollat e mesme, ndërsa lidhur me participimin e nxënësve të shkollave të mesme në procesin e sjelljes

1 Konventa për të drejtat e fëmijës në vitin 1993 është ratifikuar nga ana e R.Maqedonisë, ndërsa në vitin 2003 janë ratifikuar edhe dy protokolle fakultative (Protokolli fakultativ drejt Konventës për të drejtat e fëmijës për trafikim të fëmijëve, prostitucion të fëmijëve dhe pornografi të fëmijëve “Gaz.zyrtare e RM-së” nr.4/2003; dhe Protokolli fakultativ drejt Konventës për të drejtat e fëmijës për përfshirje të fëmijëve në konfliktet e armatosura „Gaz.zyrtare e RM-së “ nr. 44/2003);

2 Neni 12 nga Konventa për të drejtat e fëmijës

Page 3: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

3

së vendimeve, gjegjësisht forma në të cilën janë përfshirë gjatë sjelljes së vendimeve nga ana e organeve në shkollë, formën e organizimit të shkollave të mesme dhe zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve në shkollat e mesme, me theks të veçantë në çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave të mesme në sjelljen e vendimeve dhe mendimeve të kompetentëve në shkollë për atë se, a mundet forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve t’i kënaqë nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme, gjegjësisht propozimet e tyre për forma të tjera të pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme.

Ky Raport i posaçëm e paraqet gjendjen me të drejtën e pjesëmarrjes së fëmijëve në sjelljen e vendimeve në 103 shkolla të mesme3 të Republikës së Maqedonisë.

I. KORNIZA JURIDIKE E drejta ndërkombëtare ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të

njeriut. Në nivel universal bëhet fjalë për qëllimin e arsimit, synimin drejt zhvillimit të

personalitetit njerëzor dhe përforcimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për ndërtimin e vetëdijes te individi për të drejtat e tij dhe të drejtat e të tjerëve.

Sipas Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë, secili ka të drejtë arsimimi. Arsimi është i arritshëm për secilin nën kushte të barabarta. Arsimi fillor është i obligueshëm dhe pa pagesë.

Konventa për të drejtën e fëmijës në nenin 28 njeh të drejtën e arsimit, dhe për shkak të shkallës së realizimit të kësaj të drejte në bazë të mundësive të barabarta mes tjerash, shtetet – anëtare e nxisin zhvillimin në forma të ndryshme të arsimit të mesëm, përfshirë edhe arsimin e përgjithshëm dhe profesional që është i arritshëm për të gjithë fëmijët dhe ndërmarrin masa përkatëse, siç janë përfshirja e arsimit pa pagesë dhe dhënia e ndihmës financiare në rast nevoje.

Shtetet (nënshkruese) janë të pajtimit se arsimi i fëmijës duhet të jetë në drejtim të zhvillimit të personalitetit të fëmijës dhe zhvillimit të shkathtësive dhe aftësive mentale dhe fizike deri në kufijtë përfundimtarë, me qëllim të përgatitjes së fëmijës për jetë të përgjegjshme në shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe miqësisë.

Sipas Ligjit për arsim të mesëm, arsimi i mesëm është i obligueshëm për çdo qytetar, nën kushte të barabarta të vërtetura me këtë ligj, ku arsimi i mesëm në shkollat e mesme publike është pa pagesë.

Në Strategjinë kombëtare për të rinjë në Republikën e Maqedonisë të vitit 2005-2015 ishte paraparë që „të rinjtë janë të aftë të ndërmarrin përgjegjësi për jetën

3 Në shtojcë të Raportit të posaçëm janë theksuar shkollat e mesme të përfshira me këtë hulumtim, gjegjësisht shkollat e mesme të cilat nuk kanë dorëzuar përgjigje për Pyetësorin.

Page 4: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

4

personale dhe të vendosin për të gjitha çështjet të cilat u përkasin në të gjitha nivelet”. Kjo strategji mes tjeras parasheh pjesëmarrje aktive të të rinjëve në krijimin e procesit arsimor, që do të rezultojë me involvimin e nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve dhe bashkëpunimit me shoqatat e nxënësve. Fokusi i kësaj çështjeje vazhdon edhe në Strategjinë kombëtare për të rinjë në Republikën e Maqedonisë të vitit 2015-2025, të përpiluar sipas Kartës evropiane për pjesëmarrje të të rinjëve në jetën lokale dhe rajonale, në të cilën është përmendur se krahas ekzistimit të së drejtës për pjesëmarrje, nevojitet edhe mundësi për realizimin e asaj të drejte me të cilën të rinjtë do të përfshihen në krijimin, bartjen dhe realizimin e politikave të cilat janë në interes të tyre.

Pjesëmarrja e fëmijëve në sjelljen e vendimeve në shkollë nuk është e rregulluar me Ligjin për arsim të mesëm. Nga analiza e këtij ligji rrjedh se në nenin 45-v nxënësi ose prindi ka të drejtë të parashtrojë kundërshtim me shkrim deri te komisioni i shkollës dhe të bëjë kqyrje në testin nga neni 45-a (ky nen i përket përjcelljes dhe kontrollit të përparimit dhe arritjes së suksesit të nxënësve përmes kontrollit intern dhe ekstern), dhe në nenin 47 nga Ligji, e drejtë e nxënësit që nuk është i kënaqur nga notat vjetore të parashtrojë kundërshtim deri te këshilli i arsimtarëve në shkollën publike.

Më tej, në pjesën IX Drejtimi dhe udhëheqja në shkollat e mesme është rregulluar se organi udhëheqës në shkollën e mesme publike është këshilli i shkollës i cili është i përbërë prej 12 anëtarëve: katër përfaqësues nga arsimtarët, tre përfaqësues nga prindërit, gjegjësisht tutorët e nxënësve, tre përfaqësues nga themeluesi dhe nga një përfaqësues nga Ministria dhe nga bashkësia e punës.

Organe dhe trupa profesionale në shkollat e mesme në pajtim me nenin 95 nga Ligji për arsim të mesëm janë: Këshilli arsimor të cilin e përbëjnë arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional; Këshilli i vitit, gjegjësisht këshilli i profesionit të cilin e përbëjnë arsimtarët të cilët realizojnë mësimin dhe bashkëpunëtorët profesional; Këshilli i paraleles, udhëheqësi i paraleles dhe aktivet profesionale të arsimtarëve në sfera të caktuara profesionale.

Sipas nenit 98 të Ligjit, në shkollën e mesme publike formohet këshill i prindërve të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e prindërve të nxënësve të cilët nuk janë të punësuar në shkollë. Këshilli i prindërve e përcjellë dhe jep mendim për realizimin e punës edukative-arsimore, me ç’rast puna, numri i anëtarëve, mënyra e zgjedhjes dhe organizimit të këshillit të prindërve përcaktohet me statutin e shkollës.

ANALIZË E TË DHËNAVE NGA HULUMTIMI Avokati i popullit deri te 107 shkolla të mesme në territorin e Republikës së

Maqedonisë dërgoi Pyetësor i cili përmbante 14 pyetje të llojit të mbyllur, gjysëm të hapur dhe të hapur, ndërsa i përkisnin formës në të cilën nxënësit e shkollave të mesme janë përfshirë në sjelljen e vendimeve në shkollë; aktet në të cilat ajo është rregulluar; mënyra në të cilën nxënësit marrin pjesë në organet të cilat udhëheqin me

Page 5: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

5

shkollën; formën e organizimit të nxënësve dhe në cilën mënyrë i përfaqësojnë të drejtat e tyre; përfaqësuesit e nxënësve, zgjedhja e tyre dhe pjesëmarrja në punën e shkollës dhe organet e saj; si dhe çështjet për atë se sa i kënaq kjo formë e punës nevojat e fëmijëve/nxënësve dhe cilat forma tjera të organizimit janë të nevojshme, për pjesëmarrje më të madhe të fëmijëve/nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve.

Pyetësori i dërguar pranë shkollave të mesme është plotësuar nga ana e drejtorit të shkollës, zëvendësit dhe ndihmësit të drejtorit, psikologut të shkollës, pedagogut, punëtorit social/sociologut, sekretarit dhe profesorëve të shkollës.

Tabela 1: Numri i shkollave të mesme të përfshira me hulumtimin

Vendbanimet me shkolla të mesme

Numri i shkollave të mesme

Berovë 1 Manastir 7 Bogdanci 1 Vallandovë 1 Veles 4 Vinicë 1 Vrapçishtë 1 Gjevgjeli 1 Gostivar 4 Dibër 1 Dellçevë 1 Demir Hisar 1 Dollneni 1 Ilinden 1 Kavadar 3 Kërçovë 2 Koçanë 2 Kratovë 1 Kriva Pallankë 1 Krushevë 1 Kumanovë 5 Likovë 1 Mavrovë dhe Rostushë 1 Makedonska Kamenicë 1 Makedonski Brod 1 Negotinë 1 Ohër 4 Prilep 5 Probishtip 1 Radovish 1 Resnjë 1

Page 6: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

6

Sveti Nikollë 1 Shkup 29 Strugë 2 Strumicë 3 Tetovë 7 Qendra Zhupa 1 Shtip 6 Gjithësej 107

Page 7: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

7

Page 8: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

8

II. PASQYRIM I GJENDJES NË SHKOLLAT E MESME SIPAS QYTETEVE/VENDBANIMEVE

BEROVË

Në shkollën e mesme të vetme në Berovë nxënësit e shkollave të mesme janë të organizuar përmes bashkësisë së shkollave të mesme dhe zyres së të rinjëve, që është e rregulluar në Programin vjetor për punën e shkollës. Nxënësit nuk marrin pjesë në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën, ndërsa përfaqësuesit e tyre (kryetarët dhe sekretarët e paraleleve) marrin pjesë në sjelljen e vendimeve lidhur me çështjet konkrete lidhur me uniformat e nxënësve, ekskurzionet, festimin e mbrëmjeve të maturës etj.

Përndryshe, zgjedhjen e përfaqësuesve të shkollave të mesme e bëjnë vetë nxënësit, përmes votimit në çdo paralele, ndërsa procedura për zgjedhje nuk është e rregulluar në aktet e shkollës.

Sipas përfaqësuesve të kësaj shkolle forma e vazhdueshme e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme dhe nevojitet lidhja me përfaqësuesit e tjerë të shkollave të mesme në nivel shtetëror.

MANASTIR

Në pesë nga shtatë shkollat e mesme nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve përmes më tepër formave: Unioni i shkollave të mesme, Bashkësia e klasës, Organizata e të rinjëve (Aktivi rinor), ndërsa në disa shkolla ka edhe Fëmijë avokat i popullit. Vetëm në një shkollë të mesme pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme është e rregulluar në aktet e shkollës, gjegjësisht në Statutin e shkollës. Përndryshe, në 6 nga 7 shkollat e mesme nxënësit e shkollave të mesme kanë përfaqësues të tyre të cilët i zgjedhin vetë, përmes votimit, ndërsa më shpesh konsultohen për çështje lidhur me përgatitjen e tablos së maturës, ekskurzionet, propozojnë lokacione për ekskurizione, organizim të zbavitjes së të rinjëve, aksione humanitare etj.

Numri më i madh i shkollave në Manastir konsiderojnë se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve dhe nuk nevojiten ndryshime të formës ekzistuese. Përderisa, shkollat të cilat konsiderojnë më ndryshe propozojnë rregullim formal-juridik të çështjes për pjesëmarrje të nxënësve në sjelljen e vendimeve të rëndësishme, gjegjësisht çështja e pjesëmarrjes së nxënësve në sjelljen e vendimeve të rregullohet me ligj.

Page 9: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

9

BOGDANCI

Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme në sjelljen e vendimeve në shkollën e mesme të vetme është e rregulluar në Programin vjetor për punë të shkollës, ku shqyrtohen çështjet në interes të nxënësve, problemet eventuale lidhur me cilësinë e mësimit dhe punën e përgjithshme dhe jetën e nxënësve në shkollë, zgjedhja e lëndëve zgjedhore, aktiviteteve projektuese, seksionet, organizimi i festave dhe aktivitetet tjera humanitare, ekskurzionet etj.

Përfaqësues të bashkësive të nxënësve në këtë shkollë janë kryetarët e klasave, zëvendësit e tyre dhe anëtarët e bashkësisë së klasës, si dhe përfaqësues i organizatës së të rinjëve, ndërsa kanë arkëtar dhe person për marrëdhënie me publikun. Këta përfaqësues zgjidhen nga vet nxënësit, me votë të fshehtë, gjatë së cilës shfrytëzohet Doracaku për pjesëmarrje demokratike të nxënësve nga projekti për integrim ndëretnik në arsim.

Përfaqësuesit e shkollës së mesme konsiderojnë se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme, por sugjerojnë se nevojitet komunikim më i madh ndërmjet organizatave të shkollave të mesme nga shkolla të ndryshme dhe organizatat e shkollave të mesme në nivel kombëtar.

VALLANDOVË

Përfshirja e nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve realizohet përmes pjesëmarrjes në ekipe për zbatimin e vetevoluimit, përmes anketës, si dhe të shprehurit gojor të mendimit të nxënësve për çështje të caktuara.

Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme nuk është e rregulluar në aktet e shkollës, ndërsa në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën marrin pjesë

Page 10: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

10

përmes bashkësisë së shkollës. Përveç kësaj forme, marrin pjesë edhe përmes Asociacionit të të rinjëve të shkollave të mesme profesionale ARSHMP.

Kryetarët e bashkësive të klasave dhe kryetari i bashkësisë së shkollës janë përfaqësues të nxënësve, zgjedhjen e të cilëve e bëjnë së bashku nxënësit dhe kujdestari i klasës. Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marin pjesë në punën e shkollës dhe organeve të saj, gjegjësisht në ekipet për vetevoluim të shkollës dhe në realizimin e projekteve.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i kënaq nevojat dhe interesat e nxënësve dhe se është i nevojshëm aktivitet më i madh dhe interesim i nxënësve për përfshirje në organizatat e nxënësve të shkollave të mesme, gjegjësisht formimin e trupit ose organit në nivel shtetëror ku secila shkollë do të ketë përfaqësuesin e saj.

VELES

Nxënësit e shkollave të mesme janë kyçur në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë përmes përfaqësuesve të tyre legjitim – Bashkësia e nxënësve të shkollave të mesme/të rinjëve, ku pjesëmarrja e nxënësve është e rregulluar me Statutin e shkollës ose Programin për punë të bashkësisë së nxënësve, gjegjësisht Programin vjetor për punë edukative-arsimore.

Nxënësit kanë përfaqësues të tyre (kryetar dhe zëvendës kryetar të bashkësisë së klasës) që zgjidhen nga vetë nxënësit ose së bashku me kujdestarin e klasës, në mënyrë transparente.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë gjatë shqyrtimit të çështjeve për suksesin e nxënësve, organizimin dhe përmirësimin e cilësisë së punës edukative-arsimore, rregullshmërinë dhe disciplinën, përpilimin e rregulloreve dhe kodekseve të sjelljes, si dhe për çështje të organizmit të ekskurzioneve, mbrëmjeve të maturës, zbavitjet e nxënësve dhe të ngjashme.

Të katër (4) shkollat e mesme në Veles konsiderojnë se forma e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme.

VINICË

Në shkollën e mesme komunale përfshirja e nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve është përmes Organizatës së rinisë dhe kryetarëve klasave, ku pjesëmarrja është e rregulluar në Statutin e shkollës. Nxënësit e shkollave të mesme kohë pas kohe marrin pjesë në punën e organeve udhëheqëse kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me ata.

Kryetarët e klasëve dhe Organizata e rinisë përmes kryetarit, nënkryetarit, arkëtarit dhe bashkëpunëtorëve të afërt janë përfaqësues të nxënësve të shkollave të

Page 11: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

11

mesme. Kryetari i organizatës së rinisë zgjidhet nga ana e nxënësve, ku është e nevojshme të plotësohen disa kushte: kandidati të jetë me sjellje shembullore, të ketë mendim pozitiv nga kujdestari dhe arsimtarët e lëndëve dhe mesatarja e suksesit të arritur të mos jetë më e ulët se 4.00. Kandidati dorëzon edhe biografi të shkurtër, ndërsa zhvillohet edhe intervistë me mentorin e arsimit, pas çka zgjidhet me votë të fshehtë nga të gjithë nxënësit. Zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve të shkollave të mesme është e rregulluar në Programin vjetor.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e komisioneve të caktuara, ekipeve për përgatitjen e vetevoluimit të shkollës, si dhe në aktivitete të organizatës së nxënësve.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve, por tregon se është e nevojshme përfshirja më e madhe e nxënësve në aktivitetet shkollore përmes komisioneve, ekipeve dhe pjesëmarrje në mbledhjet prindërore, këshillin arsimor etj.

VRAPÇISHTË

Nxënësit e shkollave të mesme komunale janë përfshirë në procesin e sjellejs së vendimeve në shkollë përmes kujdestarëve të klasave dhe këshilleve të nxënësve, që është e rregulluar me akt intern të shkollës.

Përfaqësues të nxënësve në këtë shkollë janë kryetarët e klasëve, kujdestarët e klasave dhe Këshilli i prindërve. Ekziston formë e hapur e kandidimit të nxënësve, përmes zgjedhjes së lirë nga ana e nxënësve, ku krahas kryetarit, nxënësit zgjedhin zëvendës dhe tre anëtarë.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës dhe në organet e saja për çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ata, si për shembull organizim të ekskursioneve, garave dhe aktiviteteve tjera.

Edhe pse shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollës së mesme, sërish konsideron se është e nevojshme të plotësohet akti intern dhe nxënësit të kenë të drejtë për pjesëmarrje në Këshillin e arsimtarëve kur vendoset për gjendjen/çështjen që është në interes të nxënësve.

GJEVGJELI

Nxënësit e shkollave të mesme nuk janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë, ndërsa edhe pjesëmarrja e tyre nuk është rregulluar në aktet e shkollës.

Nxënësit janë të organizuar në Bashkësi të nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa përfaqësues të qëndrimeve dhe mbrojtës të të drejtave të tyre janë kujdestarët e klasave. Zgjedhja e kryetarit është në mënyrë transparente, me votë të fshehtë, në

Page 12: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

12

çdo klasë nga ana e nxënësve, ndërsa kryetari i zjgedhur merr pjesë në Bashkësinë e nxënësve. Zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve është e rregulluar me akt të shkollës.

Përfaqësuesit e shkollave të mesme nuk marrin pejsë në punën e organeve të shkollës, dhe sipas shkollës kjo formë e prezentimit të nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollës së mesme.

GOSTIVAR

Në tre nga katër shkollat e mesme në Gostivar nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve, përmes bashkësisë së klasës/shkollës, gjegjësisht drejtpërdrejtë përmes organeve të bashkësisë së shkollës. Në dy shkolla pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme është e rregulluar me Rregullore për zgjedhjen e bashkësisë së klasës/shkollës dhe programin për punë.

Nxënësit marrin pjesë në punën e organeve të shkollës përmes propozimeve dhe sugjerimeve deri te drejtori i shkollës, shërbimi profesional dhe kuadri arsimor, gjegjësisht përmes takimeve dhe mbledhjeve me përfaqësues të drejtorisë së shkollës.

Në të gjitha shkollat nxënësit e shkollave të mesme zgjedhin kryetar dhe zëvendës, ndërsa në një shkollë të mesme zgjedhin edhe anëtarë të organizatave të rinisë. Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme zgjidhen nga ana e nxënësve me propozim të kandidatëve dhe votës së fshehtë. Ata ndërmjetësojnë dhe ofrojnë ndihmë në zgjedhjen e problemeve në shkollë, promovojnë socializim, dhe më shpesh konsultohen për çështje lidhur me ekskurzionet, maturat dhe festa të tjera.

Shkollat ndahen sipas vlerësimeve lidhur me atë se sa forma e pjesëmarrjes së nxënësve i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve, dhe a ka nevojë për rregullim më ndryshe të kësaj çështjeje. Numri më i madh i këtyre shkollave konsiderojnë se është e nevojshme me akte juridike të rregullohet çështja për pjesëmarrjen e nxënësve dhe përfshirjen e tyre në sjelljen e vendimeve të rëndësishme për shkollën, por edhe për vetë nxënësit.

Page 13: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

13

DIBËR

Nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve përmes Këshillit të bashkësisë së nxënësve të cilin e përbëjnë 8 anëtarë, nga një përfaqësues nga të gjitha paralelet në shkollë. Këshilli ka kryetar dhe sekretar, ku i kushtohet kujdes përkatësisë gjinore, etnike dhe religjioze të nxënësve.

Pjesëmarrja e nxënësve nuk është e rregulluar në aktet e shkollës. Nxënësit zgjedhin kryetarë të bashkësive të klasave të cilët e përbëjnë Bashkësinë e klasës, ndërsa ajo paraqitet përmes Këshillit të nxënësve, Fëmijës avokat i pupullit dhe zëvendës/fëmijë i avokatit të popullit. Zgjedhjen e përfaqësuesve të nxënësve e bëjnë nxënësit së bashku me udhëheqësin e klasës.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në takimet me Këshillin e prindërve, si dhe gjatë sjelljes së vendimeve lidhur me ndonjë incident, zgjedhje të lëndëve zgjedhore, uniformën e nxënësve, oferta për ekskurzion, fotografim të maturantëve, oferta për kremtimin e maturës e të ngjashme.

Kjo formë e pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme, dhe konsideron se është e nevojshme vetë nxënësit të jenë pjesë e procesit të sjelljes së vendimeve të cilat ju përkasin vetë atyre.

DELLÇEVË

Nxënësit në Dellçevë janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë përmes Bashkësive të nxënësve, bashkësisë së klasës dhe sektorit rinor të të rinjëve, dhe e njëjta është e rregulluar në Programin e bashkësisë së nxënësve.

Kryetarët e klasave dhe të bashkësisë së klasave janë përfaqësues të nxënësve të cilët zgjidhen nga ana e nxënësve, ku zgjedhja është e rregulluar me Statutin e shkollës, sipas kritereve paraprake interne, ndërsa zgjedhjen e bëjnë nxënësit së

Page 14: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

14

bashku me kujdestarin e klasës. Kanë edhe Këshill të maturës përmes të cilit nxënësit i realizojnë të drjtat e tyre në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Pjësëmarrja e përfaqësuesve të nxënësve në punën e organeve të shkollës është përmes përgatitjes së kodekseve, rendit shtëpiak dhe ligjërimit. Edhe pse, sipas shkollës forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme, sërish konsideron se nevojitet angazhim më i gjithanshëm në aktivitetet jashtë mësimore dhe ndërmarrje e aktiviteteve me sektorë të tjerë jashtë shkollës.

DEMIR HISAR

Bashkësia e nxënësve dhe e shkollës janë forma të organizimit të nxënësve në shkollën e mesme, ku nxënësit më shpesh janë përfshirë në aktivitete jashtëmësimore, që është e rregulluar me Statutin e shkollës.

Vetë nxënësit zgjedhin përfaqësuesit e tyre, gjegjësisht kryetarët dhe anëtarët e bashkësive të klasës dhe të shkollës, në fillim të vitit shkollor të cilët i përfaqësojnë të drejtat e nxënësve lidhur me çështjet nga procesi edukatovo-arsimor.

Përfaqësuesit e shkollave të mesme e realizojnë të drejtën e pjesëmarrjes në raste në të cilat kanë të bëjnë me nxënësit.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese pjesërisht i plotëson interesat dhe nevojat e nxënësve të shkollës së mesme.

DOLLNENI

Nxënësit në shkollën e mesme janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë përmes udhëheqësisë së klasës, ndërsa Këshillet e nxënësve janë forma të organizimit të shkollimit të mesëm.

Udhëheqësia e klasës zgjidhet nga nxënësit (ka kryetar dhe arkëtar) dhe janë përfaqësues të tyre, të cilët më shpesh konsultohen për çështje lidhur me organizimin e ekskurzioneve, fotografimit të nxënësve, projekteve në shkollë etj.

Shkolla konsideron se kjo formë e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme.

KOMUNA ILINDEN Bashkësia e nxënësve ëshët formë në të cilën nxënësit në shkollën e mesme në

këtë komunë janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve, që është e rregulluar me Statutin e shkollës.

Pjesëmarrja e nxënësve në punën e organeve që udhëheqin me shkollën është përmes përfaqësuesve në Këshillin e shkollës, nga rradhët e prindërve të nxënësve.

Page 15: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

15

Gjithashtu, kanë edhe përfaqësues-kryetarë të tyre të zgjedhur dhe nënkryetarë të bashkësisë së klasës, të cilët i zgjedhin në orën e kujdestarisë, nga radhët e vetë nxënësve, së bashku me kujdestarin e klasës.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në mbledhje të rregullta të organeve të shkollës, dhe pas prezantimit të raporteve për punën e shkollës japin propozime dhe mendime lidhur me procesin edukativ-arsimor.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollës së mesme.

KAVADAR

Në tre shkollat e mesme nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve përmes bashkësisë së nxënësve/rinisë/klasës.

Pjesëmarrja nuk është e rregulluar në aktet e shkollës, ndërsa në njërën nga shkollat në rrjedhë është procedura për rregullimin e pjesëmarrjes së nxënësve në aktet interne të shkollës.

Nxënësit drejtpërdrejtë marrin pjesë në punën e organeve të shkollës, përmes informacioneve të cilat i marrin nga kujdestari i klasës dhe arsimtarët e lëndëve, gjegjësisht përmes mbledhjeve me kryetarët dhe nënkryetarët e klasëve. Përfaqësuesit e tyre (kryetarë të klasëve, të bashkësisë së të rinjëve, gjegjësisht bashkësisë së nxënësve të shkollës së mesme) zgjidhen nga ana e nxënësve, në fillim të vitit shkollor, ose në prani të kujdestarit të klasës.

Nxënësit e realizojnë të drejtën e pjesëmarrjes kur shqyrtohen çështjet për përmirësimin e kushteve për punë, zgjedhjen e relacioneve për ekskurzione, japin propozime për inicimin e projekteve të rjea, ose përmes Këshillit të prindërve dhe Këshillit të shkollës marrin pjesë me propozimet e tyre.

Përfaqësuesit e shkollës konsiderojnë se është i nevojshëm formimi i Bashkësisë së nxënësve në nivel vjetor (nga një bashkësi e nxënësve për secilin vit), gjegjësisht formimi i bashkësisë së nxënësve në nivel të shkollës, ndërsa vetëm një nga shkollat shprehu nevojë për pjesëmarrje të nxënësve në punën e përgjithshme të procesit arsimor.

Page 16: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

16

KËRÇOVË

Në njërën nga dy shkollat e mesme në Kërçovë nxënësit e shkollave të mesme janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve, në formë të Organizatës së të rinjëve, por nuk marrin pjesë në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën.

Forma ekzistuese e organizimit të shkollave të mesme në të dyja shkollat është Bashkësia e klasës/shkollës, gjegjësisht Organizata e të rinjëve, ndërsa përfaqësues të tyre në shkollë janë kryetarët e bashkësisë së klasës dhe kryetari i bashkësisë së klasës, gjegjësisht Organizata e të rinjëve. Organizata e të rinjëve numëron 8 anëtarë, ndërsa zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të organizatës së të rinjëve organizohet në fillim të vitit shkollor, ku për kryetar mund të kandidohen vetëm kryetarët nga viti i katërt, ndërsa votojnë të gjtihë kryetarët e paraleleve. Zgjedhjen e bëjnë së bashku me kujdestarin e klasës, ku më shpesh zgjidhet kandidati për të cilin nuk ka masë të shqiptuar pedagogjike. Zgjedhja e kryetarëve të klasës si përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme është e rregulluar me Rregullore.

Përfaqësuesit e nxënësve marrin pjesë në punën e shkollës dhe organeve të saj kur duhet të sillen vendime për ekskurzione, uniforma dhe matura.

Shkollat konsiderojnë se forma ekzistuese e pjesëmarrjes pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme.

KOÇAN

Në dy shkollat e mesme nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve, ndërsa vetëm një shkollë e theksoi formën e pjesëmarrjes së fëmijëve përmes Këshillit rinor.

Pjesëmarrja e nxënësve nuk është e rregulluar në aktet e shkollës, ndërsa përfaqësues të shkollave janë Këshilli i të rinjëve të cilin e përbëjnë kryetarët e klasave, zgjedhjen e të cilëve e bëjnë nxënësit përmes propozimit të kandidatëve dhe

Page 17: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

17

votimit. Gjithashtu, përfaqësues të nxënësve janë kryetarët e bashkësive të klasave të cilët i zgjedhin në fillim të vitit shkollor.

Të drejtën e pjesëmarrjes në njërën nga shkollat e mesme e realizojnë gjatë organizimit të aktiviteteve jashtëmësimore, humanitare dhe aksioneve, festimit të maturave etj.

Të dyja shkollat konsiderojnë se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson interesat e nxënësve, ku njëra nga shkollat konsideron se është e nevojshme kryetari i klasës të jetë i pranishëm në këshillin e klasës me qëllim që të mund t’i informojë nxënësit, gjegjësisht të informojë çka është biseduar dhe çka është vendosur.

KRATOVË

Në shkollën e mesme komunale janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve përmes Bashkësisë së nxënësve, që është e rregulluar në Programin vjetor për punën e shkollës. Bashkësia e nxënësve në nivel të shkollës çdo të dytën javë ka takim me drejtorin dhe pedagogun e shkollës. Çdo bashkësi e nxënësve në nivel të shkollës ka bashkësi të nxënësve në nivel të paralales (klasës), dhe në nivel të vitit.

Nxënësit e shkollave të mesme kanë përfaqësues të tyre në shkollë – kryetarët e bashkësive të klasave zgjedhja e të cilëve është e rregulluar me Rregulloren për zgjedhje të kryetarit të bashkësisë së klasës dhe Bashkësisë së nxënësve në nivel të shkollës. Zgjedhjen e përfaqësuesve të nxënësve e bëjnë vetë nxënësit.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme në punën e shkollës dhe organet e tyre në rast të shqyrtimit të problemeve aktuale, japin propozime për përmirësimin e suksesit dhe rregullshmërisë, kushteve për mësim, si dhe për përmirësimin e jetës kulturore-zbavitëse të nxënësve.

Shkolla vlerëson se kjo formë e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve, dhe sipas shërbimit profesional të shkollës nevojitet të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet bashkësisë së nxënësve, këshillit të prindërve dhe organeve drejtuese dhe udhëheqëse të shkollës.

KRIVA PALLANKË Nxënësit e shkollave të mesme janë përfshirë në procesin e sjelljes së

vendimeve përmes përfaqësuesve në nivel të paraleles dhe në nivel të vitit, dhe përmes formës së njëjtë marrin pjesë në punën e organeve të shkollës. Bashkësinë e klasës në nivel të vitit e përbëjnë nga një përfaqësues nga çdo paralele, ndërsa zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve është nga ana e nxënësve, me votë publike, gjatë orës së kujdestarit të paraleles.

Page 18: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

18

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës dhe organeve të saj në raste kur në mënyrë kuartale shqyrtohet suksesi, rregullshmëria dhe sjellja e nxënësve, për çështje lidhur me organizimin e ekskurzioneve, realizimin e projekteve etj.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve dhe se është i nevojshëm organizimi i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në nivel të shkollës, rajonit dhe në nivel shtetëror.

KRUSHEVË

Përfshirja e nxënësve të shkollave të mesme në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollën e mesme është përmes Bashkësisë së klasës dhe nxënësve në nivel të shkollës dhe është e rregulluar në Statutin e shkollës dhe Statutin e bashkësisë së nxënësve.

Në shkollë përveç kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të klasave nuk ka formë të posaçme të organizimit në shkollë. Zgjedhjen e kryetarëve dhe zëvendësve e bëjnë së bashku nxënësit dhe kujdestari i klasës, ndërsa kandidatët vet paraqiten ose propozohen nga nxënës të tjerë.

Kryetarët/zëvendësit si përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës kur duhet të zgjidhen probelemet dhe të sillen vendimet lidhur me jetën shollore të nxënësve.

Shkolla konsideron se kjo formë e pjesëmarrjes së nxënësve në punën e organeve të shkollës dhe sjellejs së vendimeve të cilat i përkasin vet atyre vetëm pjesërisht i plotëson interesat dhe nevojat e nxënësve.

KUMANOVË

Në pesë shkollat e mesme nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë, përmes Bashkësive të klasave, Këshilleve të klasave, Bashkësive të nxënësve në nivel të klasës dhe Këshillit të vitit.

Pjesëmarrja e nxënësve është e rregulluar në aktet e shkollës, gjegjësisht në Statutin dhe Programin vjetor dhe Rregulloren për zgjedhjen e nxënësit të gjeneratës, gjegjësisht Rregullore për realizimin e ekskurzieve, fotografimit dhe furnizimit të uniformave.

Nxënësit marrin pjesë në punën e shkollës përmes debateve, mbledhjeve të organeve ose drejtpërdrejtë përmes përfaqësuesve të klasave.

Organizimi i nxënësve të shkollave të mesme është në formë të bashkësisë së klasës/shkollës, gjegjësisht nxënësve, ndërsa në një shkollë të mesme ka Parlament të shkollës.Përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme janë kryetarët/zëvendëskryetarët e klasëve, Fëmija avokat i popullit, kryretari i parlamentit

Page 19: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

19

shkollor dhe përfaqësuesit e Plenumit të nxënësve. Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme zgjidhen me votim, ndërsa zgjedhja e Fëmijës avokat i popullit dhe zëvedës/ve është përmes shpalljes, ku kandidati që paraqitet dorëzon fletë-motivimi dhe fletëparaqitje.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës dhe të organeve të saja kur bëhet fjalë për çështje në interes të nxënësve, ndërsa në bashkëpunim me drejtorin dhe profesorët e lëndëve gjatë organizimit të kremtimit të maturës, ekskurzioneve, shënimit të patronatit të shkollës, fotografimit për tablo etj.

Shkollat janë ndarë sipas formës ekzistuese të pjesëmarrjes së fëmijëve, gjegjësisht dy shkolla konsiderojnë se forma ekzistuese plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme dhe nuk janë të nevojshme forma të tjera, ndërsa tre shkolla janë të mendimit se pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme dhe se është e nevojshme pjesëmarrje më e madhe në organizimet e nxënësve, si dhe pjesëmarrje e tyre gjatë përgatitjes dhe ndryshimit të programeve për lëndë të caktuara.

LIKOVË Në shkollën e mesme komunale nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së

vendimeve përmes Unionit të nxënësve dhe kryetarit të klasës, Këshillit të prindërve dhe kujdestarit të klasës. Pjesëmarrja e nxënësve nuk është e rregulluar në aktet e shkollës.

Organizimi i nxënësve të shkollave të mesme është përmes Unionit të nxënësve të cilin e përbëjnë të gjithë kryetarët e klasëve. Zgjedhjen e përfaqësuesve e bëjnë vetë nxënësit, ndërsa procedura nuk është e rregulluar në aktet e shkollës.

Përfaqësuesit e nxënësve marrin pjesë në punën e shkollës për çështje lidhur me suksesin e nxënësve, ekskurzionet dhe organizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve tjera në shkollë.

Page 20: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

20

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve dhe nevojitet përfshirje më e madhe e nxënësve dhe e prindërve të tyre në sjelljen e vendimeve në shkollë.

MAVROVË DHE ROSTUSHË

Përfshirja nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë është në formë të Bashkësisë së klasës dhe nxënësve, që është e rregulluar në Programin vjetor për punën e shkollës dhe Programin për punë të bashkësisë së nxënësve.

Nxënësit përmes përfaqësuesve të tyre marrin pjesë në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve lidhur me suksesin e nxënësve, organizimin e ekskurzioneve dhe pushimeve, jetën kulturore zbavitëse etj. Çdo klasë ka kryetar i cili zgjidhet me votë të fshehtë me propozim të nxënësve dhe kujdestarit të klasës. Zgjedhjen e bëjnë së bashku nxënësit dhe kujdestari i klasës.

Krahas të theksuarës nxënësit e realizojnë të drejtën e pjesëmarrjes përmes zgjidhjes së çështjeve dhe problemeve lidhur me suksesin, disciplinën, formimin e seksioneve etj.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve dhe është i nevojshëm bashkëpunimi me shkollat tjera, me organzimin e nxënësve në nivel të qytetit apo shtetit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive.

MAKEDONSKI BROD

Udhëheqësia e klasës dhe bashkësia e nxënësve janë format përmes të cilave nxënësit e shkollave të mesme janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollën e mesme komunale, dhe e njëjta është e rregulluar në Rregulloren për organizimin e punës në bashkësinë e klasës. Nxënësit zgjedhin kryetarë të bashkësive të klasave dhe zëvendësve të tyre, secili për klasën e tyre, përmes votës.

Në punën e organeve shkollore marrin pjesë përmes Këshillit të shkollës, gjegjësisht dy anëtarë të cilët janë nga rradhët e prindërve.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës gjatë zgjdhjes së çështjeve lidhur me zgjedhjen e agjencive turistike për udhëtime, zgjedhjen e foto studiove, zgjedhjen e objektit hotelierik për mbrëmjen e maturës etj.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve dhe janë mjaft të përfaqësuar.

Page 21: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

21

MAKEDONSKA KAMENICA

Bashkësia e shkollës është formë në të cilën nxënësit e shkollës së mesme përfshihen në sjelljen e vendimeve në shkollën e mesme, ku janë të involvuar në të gjitha sferat e punës rrjedhëse.

Nxënësit kanë kryetar të tyre në bashkësitë e klasave të cilët i zgjedhin me propozim të bashkëpjesëtarëve të tyre, të rregulluar në Rregulloren për punë. Krahas kryetarëve të klasës kanë zëvendës të kryetarëve të klasëve të cilët në mënyrë të pavarur i propozojnë dhe i zgjedhin nxënësit.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës dhe organeve të tyre për çështje nga sfera edukative-arsimore.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve, por edhe krahas kësaj, konsideron se nevojitet numër më i madh i nxënësve që të involvohen në qendrën e shkollës së mesme.

NEGOTINË

Organizata e të rinjëve është formë në të cilën nxënësit përfshihen në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollën e mesme, dhe forma e njëjtë është për organizimin e tyre shkollor.

Nxënësit e shkollave të mesme i zgjedhin përfaqësuesit e tyre – kryetarët e klasëve dhe kryetarët e Organizatës së të rinjëve së bashku me udhëheqësin e klasës, përderisa kryetarin e Organizatës së të rinjëve e zgjedhin kryetarët e klasave me votë të fshehtë, ku zgjedhja është e rregulluar me Statutin e shkollës.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në aktivitete jashtëmësimore dhe organizim të aktiviteteve humanitare.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve.

OHËR

Nga katër shkollat e mesme tre dorëzuan përgjigje të Pyetësorit, ndërsa analiza e përgjigjeve të marra se nxënësit e shkollave të mesme në tre shkollat e mesme janë të organizuara përmes Bashkësisë së nxënësve ose Organizatës së të rinjëve, dhe janë të përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë. Ndërkaq, në dy shkolla pjesëmarrja është e paraparë në Programin vjetor për punë.

Nxënësit zgjedhin përfaqësues të tyre të klasave përmes votimit, përderisa kryetarin e Organizatës së të rinjëve e zgjedhin përfaqësuesit e bashkësive të klasave. Krahas kësaj kanë zëvendëskryetar, sekretar dhe person për përpilimin e procesverbalit.

Page 22: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

22

Shpesh përfaqësuesit e nxënësve marrin pjesë në punën e shkollës dhe organeve të saja gjatë analizës së suksesit, sjelljes dhe rregullshmërisë në mësim, për çështje lidhur me mbajtjen e rendit dhe disciplinës, organizimit të ndihmës materiale të nxënësve.

Në këto shkolla të mesme nxënësit, gjegjësisht përfaqësuesit e tyre marrin pjesë kur vendoset për organizimin e ekskurzioneve, pushimeve, aktiviteteve jashtëmësimore, aksionet humanitare dhe aktivitete të ngjashme.

Dy shkolla të mesme konsiderojnë se forma ekzistuese e pjesëmarrjes pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme dhe është i nevojshëm angazhim më i madh i nxënësve në jetën shkollore dhe në punën e organeve të shkollës. Shkolla e tretë është e mendimit se forma ekzistuese e përfshirjes dhe organizimit nuk i plotëson nevojat dhe interesat në tërësi të nxënësve të shkollave të mesme.

PRILEP

Bashkësia e klasës, Bashkësia e shkollës, Bashkësia rinore e shkollës dhe Fëmija avokat i popullit janë forma përmes të cilave nxënësit e shkollave të mesme janë të organizuar dhe të paraqitur në pesë shkolla të mesme në Prilep. Çështja për pjesëmarrje të nxënësve është e rregulluar me Rregulloren, Statutin e shkollës ose në Programin vjetor për punë.

Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën është drejtpërdrejtë përmes pjesëmarrjes në ekipe të ndryshme, këshille, në komunikim dhe bashkëpunim me drejtorin, dhe jodrejtpërdrejtë përmes Këshillit të prindërve.

Nxënësit e shkollave të mesme gjithashtu, zgjedhin kryetar të klasave, kryetar të vitit, kryetar të Organizatës së të rinjëve dhe Fëmijë avokat i popullit, ndërkaq në përgjithësi përfaqësuesit zgjidhen përmes votimit dhe fletëve votuese ose në orën e kujdestarisë duke shfrytëzuar modelet për zgjedhjen e bashkësisë së klasës/rinisë.

Page 23: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

23

Zgjedhja e fëmijës avokat i popullit dhe zëvendësve të tij bëhet në mënyrë që nxënësit vetë paraqiten, me letërmotivim dhe fletëparaqitje, pastaj marrin përkrahje nga bashkëpjesëmarrësit me nënshkrim, e votojnë nxënësit dhe zgjidhet ai kandidat i cili ka më së shumti vota.

Përfaqësuesit e nxënësve më shpesh marrin pjesë në punën e shkollës, gjegjësisht organet e tija për çështje lidhur me organizimin e shfaqeve, anketave, aksioneve humanitare ose japin mendime dhe propozime për punën e shkollës dhe për vendime të rëndësishme për nxënësit.

Numri më i madh i shkollave konsiderojnë se nuk janë të nevojshme ndryshimet në formën e pjesëmarrjes së nxënësve dhe se forma ekzistuese plotësisht i plotëson nevojat e nxënësve, ku shkolla në të cilën si formë e organizimit, gjegjësisht përfaqësim të të drejtave të nxënësve ka Fëmijë avokat i popullit theksohet se ky model duhet të aplikohet edhe në shkolla tjera të mesme.

PROBISHTIP

Nxënësit e shkollave të mesme përmes bashkësive të klasave marrin pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë, që është e rregulluar me Statutin e shkollës.

Pjesëmarrja e nxënësve në punën e organeve të shkollës është përmes Këshillit të prindërve, përderisa organizimi i nxënësve të shkollave të mesme është përmes Unionit të nxënësve të shkollave të mesme. Kryetari i unionit të nxënësve të shkollës së mesme dhe kryetarët e klasave janë përfaqësues të nxënësve në shkollë, që zgjidhen nga vetë nxënësit. Përfaqësues të tjerë të nxënësve janë Komisioni për vlerësim dhe Komisioni për disciplinë.

Nxënësit e realizojnë të drejtën e pjesëmarrjes gjatë shqyrtimit të problemeve me vlerësimin e njohurive të nxënësve.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve.

Page 24: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

24

RADOVISH

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme është formë në të cilën nxënësit janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë dhe marrin pjesë në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën. Krahas të theksuarës, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë përmes Këshillit të prindërve dhe me dorëzimin e propozimeve deri te Këshilli i shkollës dhe deri te drejtori marrin pjesë në punën e shkollës së mesme.

Përfaqësues të nxënësve janë edhe kryetarët e klasëve të cilët zgjidhen në çdo klasë, përmes votimit nga ana e nxënësve, pastaj zëvendëskryetarit, sekretarit dhe arkëtarit.

Përfaqësuesit e nxënësve marrin pjesë në punën e shkollës në raste kur drejtpërdrejtë preken të drejtat e nxënësve të shkollave të mesme në këtë shkollë.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme dhe për momentin nuk është i nevojshëm kurrfarë ndryshimi.

RESNJË

Nxënësit në shkollën e mesme komunale janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve përmes Organizatës së të rinjëve, që është e rregulluar me Programin vjetor dhe programin për punë. Me Programin vjetor është paraparë pjesëmarrja e nxënësve, gjegjësisht përfshirja e tyre në aktivitetet jashtëmësimore dhe mësimore.

Organizatën e të rinjëve e përbëjnë kryetarët e secilës paralele, që zgjidhen nga ana e nxënësve, me votë të fshehtë. Gjithashtu, nxënësit zgjedhin zëvendëskryetar dhe arkëtar, ndërsa zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve nuk është e rregulluar në aktet e shkollës.

Përfaqësuesit e nxënësve marrin pjesë në punën e shkollës dhe organeve të saja gjatë përpilimit të planit për aktivitetet e Organizatës së të rinjëve, organizimit të ekskurzioneve, kremtimit të maturës, fotografimit, kundërshtimeve pas vlerësimeve etj.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve nuk i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve.

SVETI NIKOLLË

Në shkollën e mesme komunale nxënësit nuk janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë, por edhe pjesëmarrja nuk është e rregulluar në aktet e shkollës së mesme.

Nxënësit janë të përfaqësuar përmes kryetarëve të bashkësive të klasave, të cilët i zgjedhin vet, në kuadër të paraleles, ndërsa kryetarët e bashkësive të klasave e përbëjnë Bashkësinë e nxënësve.

Page 25: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

25

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin vendime përmes bashkësisë së nxënësve më shpesh për zgjedhje të destinacioneve për ekskurzione, vendin për kremtimin e maturës etj.

Shkolla konsideron se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve dhe se nxënësit duhet të kenë më shumë ndikim dhe fuqi në marrjen e vendimeve.

SHKUP

Analiza e përgjigjeve të pyetësorëve nga shkollat e mesme në Shkup4 tregon se nxënësit në shkollat e mesme më shpesh janë të përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve, përmes përfaqësuesve të tyre (përfaqësuesve të paraleleve, bashkësisë së klasave, bashkësisë së shkollës, bashkësisë së shkollave të mesme).

Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme është e rregulluar në Statutin e shkollës ose në Programin vjetor për punë, gjegjësisht Programin për punë të bashkësisë së shkollave, por gjithashtu ka shkolla në të cilat forma e pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme nuk është e rregulluar me kurrfarë akti intern.

Nxënësit e shkollave të mesme janë të organizuar në disa forma edhe atë: përfaqësues të paraleleve, bashkësi e klasës/nxënësve, Bashkësi e shkollës, bashkësi e shkollës së mesme, ndërsa përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme janë të propozuar nga bashkënxënësit në klasë, ku zgjedhja e tyre është përmes votimit nga ana e nxënësve.

Në disa shkolla të mesme të Shkupit zgjedhjen e përfaqësuesit të nxënësve e bëjnë së bashku me kujdestarin e klasës.

Përfaqësimi i të drejtave të nxënësve para organeve të shkollës, gjegjësisht shprehja e mendimit ose qëndrimit është përmes kryetarit të klasës/bashkësisë, kujdestarit të klasës, ashtu si edhe pjesëmarrja në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën përmes Këshillit të prindërve gjegjësisht përfaqësuesve nga radhët e prindërve në Këshillin e shkollës.

Në disa shkolla të mesme kryetarët e klasëve marrin pjesë në punën e Këshillit të vitit dhe përmes propozimeve i përfaqësojnë të drejtat e nxënësve.

Përfaqësuesi/t e nxënësve të shkollave të mesme konsultohen dhe marrin pjesë në punën e shkollës kur vendoset për organizimin e ekskurzioneve, kremtimin e maturës, ekspozitat e shkollës, aksionet humanitare, manifestimet dhe garat sportive dhe aktivitete dhe aksione të ngjashme..

Numri më i madh i shkollave në Shkup konsiderojnë se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve në sjelljen e vendimeve nuk duhet të ndryshohet, sepse në tërësi i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve. Ndërsa shkollat, të cilat nuk

4 Nga 29 shkolla të mesme është marrë përgjigje nga 27 dhe analiza u përket këtyre shkollave.

Page 26: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

26

pajtohem me këtë mendim dhe konsiderojnë se forma ekzistuese ose pjesërisht ose aspak nuk i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme propozojnë që pjesëmarrja e nxënësve të rregullohet në aktet nënligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, particimi i nxënësve të rregullohet me Ligjin për arsimin e mesëm, ku zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve të unifikohet, ndërsa puna të rregullohet me Program përkatës.

Nxënësit e shkollave të mesme në Shkollën e mesme shtetërore për rehabilitim dhe arsim “Sh.Naum Ohridski” për shkak të pengesave nuk janë të përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve, ndërsa të drejtat e tyre i përfaqësojnë përmes bashkësisë së klasës, ndërmjetësuar përmes kujdestarëve të klasave dhe Këshillit të prindërve. Propozojnë përfaqësues të tyre në bashkësitë e klasave të cilët marrin pjesë gjatë zgjedhjes së problemeve në nivel të klasës.

STRUGË

Në dy shkolla të mesme përfshirja e nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve është në formë të Bashkësisë së nxënësve dhe dhënies së propozimeve përmes përfaqësuesve të nxënësve. Ndërkaq, participimi i nxënësve është i rregulluar në aktet e shkollës së mesme edhe atë me Rregullore.

Nxënësit e shkollave të mesme përmes përfaqësueve të tyre marrin pjesë për çështje të cilat janë në interes të tyre, por nuk marrin pjesë në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën, gjegjësisht organet të cilat i sjellin vendimet.

Forma ekzistuese e organizimit të nxënësve në të dyja shkollat është në Bashkësi klasore dhe të nxënësve, gjegjësisht Organizata e të rinjëve të shkollës dhe kryetarët e klasave/bashkësisë të nxënësve janë përfaqësues të tyre. Në njërën nga shkollat e mesme ka Fëmijë avokat i popullit dhe zëvendës të cilët zgjidhen me votë të fshehtë nga ana e nxënësve, gjegjësisht në pajtim me Doracakun për pjesëmarrje demokratike të nxënësve nga Projekti për integrim ndëretnik në arsim.

Nxënësit e shkollave të mesme mund të marrin pjesë pothuajse në të gjitha sferat e veprimeve shkollore, lidhur me mësimin dhe aktivitetet jashtë mësimore,

Page 27: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

27

kushtet në shkollë, gjegjësisht ndërmjet nxënësve, personalisht ose përmes përfaqësuesve të tyre, ndërsa më shpesh konsultohen për çështje lidhur me ekskurzionet, mbrëmjet e maturës etj.

Të dyja shkollat janë të mendimit se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve pjesërisht i plotëson interesat e nxënësve të shkollave të mesme, gjegjësisht se nevojitet aktivitet më i madh dhe vetëdije te nxënësit për përfshirje në punën e aktiviteteve shkollore.

STRUMICË

Nxënësit në njërën nga tre shkollat e mesme nuk janë të përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve. Në të dyja shkollat e mesme ku ka participim të tyre, e njëjta është në formë të Bashkësisë së nxënësve ose përmes Këshillit të klasave, Komisioni për zgjedhjen e realizuesve të ekskurzioneve, zgjedhjes së fotografit për përpunimin e tablos, ku pjesëmarrja e nxënësve nuk është e rregulluar në aktet e shkollës, për dallim nga shkolla e mesme në të cilën nuk ka përfshire të nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve, ndërsa është e rregulluar me Programin për punën e shkollës.

Nxënësit e shkollave të mesme i përfaqësojnë të drejtat dhe interesat në mënyrë jo të drejtpërdrejtë përmes përfaqësuesve të tyre në Bashkësinë e nxënësve dhe Këshillit të të rinjëve në nivel të shkollës dhe komunës, përmes kryetarit të Këshillit të prindërve dhe të bashkësisë së nxënësve në nivel vjetor.

Përfaqësuesit e tyre nxënësit i zgjedhin përmes votës publike, në fillim të vitit, vet ose së bashku me kujdestarët e klasëve, ndërsa kandidatët munden edhe vet të paraqiten/propozohen.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës gjatë shqyrtimit të problemeve të ndonjërit nga nxënësit në klasë, marrin pjesë në organizimin e manifestimeve të ndryshme, kremtimit të maturës, ndërsa në një shkollë marrin pjesë edhe në mbledhje të Këshillit arsimor të paraleleve, edhe në komisione dhe organe të cilat sipas nevojës i formon drejtori ose Këshilli arsimor.

Shkolla e cila konsideron se forma ekzistuese pjesërisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve vlerëson se nevojitet që të shtohet bashkëpunimi ndërmjet nxënësve në nivel komunal dhe në nivel shtetëror, si dhe të përpilohet Rregullore e unifikuar për organizimi e nxënësve në nivel shtetëror.

Page 28: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

28

TETOVË

Në gjashtë nga shtatë shkolla të mesme të cilat u përgjigjën në Pyetësorin e shkollës ekziston ndonjë formë e përfshirjes së nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë përmes arsimtarëve në Këshillin e shkollës, Këshillin klasor, Këshillin e shkollës, Forumin rinor ose Unionin e nxënësve të shkollës së mesme, ku nxënësit paraqesin ide dhe propozime për funksionimin e shkollës. Në katër shkolla të mesme pjesëmarrja e nxënësve është e rregulluar në aktet e shkollës, gjegjësisht në Statutin, Rregulloren ose me Rend shtëpiak.

Nuk ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të nxënësve në punën e organeve që i sjellin vendimet, përveç përmes përfaqësueve të cilët i prezantojnë qëndrimet dhe mendimet e tyre paraprakisht të shprehura në mbledhje të bashkësisë së klasës ose forumit rinor, në tribunat publike, ligjërime etj.

Organizimi i nxënësve të shkollave të mesme është përmes Bashkësisë së shkollës, Unionit të nxënësve, Forumit rinor, ndërsa përfaqësues të tyre në shkollë më shpesh janë kryetarët e bashkësive të klasave, Kryesia e gjeneratës ose Forumi rinor. Këto përfaqësues zgjidhen përmes organeve të bashkësive të klasave, me votë të drejtpërdrejtë nga ana e nxënësve ose së bashku me kujdestarin e klasës. Përveç kryetarit nxënësit kanë edhe përfaqësues të tjerë, edhe atë: anëtarë të kryesisë, sekretarë dhe arkëtarë, ndërsa në ndonjërën nga shkollat edhe përfaqësues të gjeneratës.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës më shpesh përmes organizimit të ekskurzioneve të shkollës, mbrëmjes së maturës, manifestimeve të ndryshme në shkollë. Në njërën nga shkollat marrin pjesë në këshillin e kujdestarëve të klasave, këshillin e arsimtarëve dhe këshillin e prindërve, gjatë përpilimit të programit shkollor, analiza periodike të sjelljes së nxënësve.

Page 29: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

29

Tre nga shkollat konsiderojnë se forma e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollës së mesme, dy shkolla konsiderojnë se pjesërisht janë plotësuar nevojat, ndërsa një shkollë se nuk i plotëson. Ndërkaq, shkollat janë të mendimit se nevojiten ndryshime të formës ekzistuese të pjesëmarrjes, gjegjësisht se është e nevojshme pjesëmarrje më e madhe e nxënësve në sjelljen e vendimeve, dhe rregullim normativ të bashkësisë së nxënësve nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, me akt nënligjor - Rregullore.

QENDRA ZHUPA

Në shkollën e mesme komunale përfshirja e nxënësve në procesin e sjelljes së vendimeve në shkollë është përmes Bashkësisë së shkollës, që është e rregulluar me Statutin e shkollës.

Nxënësit e shkollave të mesme përmes përfaqësuesit të tyre legjitim marrin pjesë në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën, gjegjësisht përmes bashkësisë së shkollës e cila është formë e organizimit të nxënësve të shkollave të mesme përmes së cilës i përfaqësojnë të drejtat e tyre dhe e shprehin qëndrimin e tyre në shkollë.

Bashkësitë e klasave paraqiten si përfaqësues të nxënësve, ndërsa zgjidhen për çdo klasë, në mënyrë demokratike me votë publike nga ana e vetë nxënësve. Krahas kryetarëve të klasëve zgjedhin zëvendës kryetar, arkëtar, sekretar dhe anëtarë.

Nuk është theksuar konkretisht për cilat çështje, gjegjësisht në cilat raste përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës dhe të organeve të saja.

Shkolla është e mendimit se forma ekzistuese e pjesëmarrjes së nxënësve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve, gjegjësisht se sipas akteve të shkollës të njëjtit mjaft janë të përfshirë në organizimin dhe punën e shkollës dhe u janë plotësuar të gjitha të drejtat.

Page 30: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

30

SHTIP

Bashkësia e klasës dhe Këshilli i bashkësisë së klasës janë forma të përfshirjes së nxënësve të shkollave të mesme në procesin e sjelljes së vendimeve në dy shkolla të mesme, në shkollën e tretë nxënësit në mënyrë joformale, përmes pjesëmarrjes në debate, diskutime dhe mbledhje janë përfshirë në procesin e sjelljes së vendimeve, ndërsa në dy shkolla të mesme nuk ka formë të pjesëmarrjes së nxënësve. Çështja e pjesëmarrjes, gjegjësisht përfshirjes së nxënësve në shkollë ku nxënësit janë përfshirë në procesin e vendosjes është e rregulluar me Statut ose Rregullore.

Në katër nga pesë shkollat e mesme nxënësit nuk marrin pjesë në punën e organeve të cilat udhëheqin me shkollën, ndërsa vetëm në njërën shkollë përfaqësuesit e nxënësve marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit arsimor dhe sipas nevojës në punën e Këshillit shkollor.

Nxënësit e shkollave të mesme në 4 shkolla të mesme kanë formë të organizimit të mesëm shkollor përmes Organizatës së të rinjëve, Këshillit të nxënësve, Bashkësisë së klasës në nivel të klasës, në nivel të vitit dhe të shkollës. Ndërkaq, zgjedhin kryetar të klasës/bashkësi të klasës, Organizatë të nxënësve, ndërsa në njërën shkollë kanë përfaqësues të tyre – Fëmijë avokat i popullit. Zgjedhjen e përfaqësuesve e bëjnë vetë nxënësit, çdo vit, ndërsa në disa shkolla kanditatët vetë paraqiten. Gjithashtu, kanë zëvendëskryetar dhe sekretar.

Përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme marrin pjesë në punën e shkollës dhe organeve të saja në raste kur kanë iniciativë për aktivitete të caktuara dhe ngjarje në shkollë, ose gjatë përpilimit të Rregulloreve, Kodekseve dhe akteve tjera dhe dokumenteve për punën e shkollës, gjegjësisht për çështje lidhur me realizimin e ekskurzioneve, zgjedhjes së problemeve të nxënësve ose planifikimit të aktiviteteve jashtëmësimore.

Shkollat janë ndarë sipas përgjigjeve për formën e pjesëmarrjes së nxënësve, kështuqë, 2 shkolla të mesme konsiderojnë se forma ekzistuese është e mjaftueshme dhe i plotëson nevojat e nxënësve, 1 shkollë konsideron se gjendja momentale me pjesëmarrje të nxënësve pjesërisht i plotëson, ndërsa 2 se nuk i plotëson. Ndërkaq, shkollat mes tjerash, konsiderojnë se është e nevojshme të ndryshohet sjellja e nxënësve ndaj bashkësive të klasave, pjesëmarrje më e madhe e nxënësve në punën e shkollës dhe pjesëmarrja e nxënësve të rregullohet në aktet e shkollës.

Në Shkollën e mesme shtetërore për arsim dhe rehabilitim “Iskra” që përfshinë nxënës me nevoja të posaçme (me pengesë intelektuale dhe të kombinuar), është minimale pjesëmarrja e nxënësve në sjelljen e vendimeve dhe pjesëmarrjes në punën e organeve të cilat udhëheqin në shkollë. Nxënësit në këtë shkollë marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të klasës dhe kryetarit të grupit edukativ, ndërsa marrin pjesë në eko këshillin me nihmën e arsimtarëve. Prindërit e nxënësve marrin pjesë në Këshillin e prindërve, Këshillin shkollor dhe Eko këshillin e shkollës.

Page 31: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

31

Çështja për pjesëmarrjen e nxënësve në sjelljen e vendimeve nuk është e

rregulluar në mënyrë të njëjtë në të gjitha shkollat. Në një pjesë të shkollave kjo çështje është e rregulluar me akt të shkollës, ndërsa në një pjesë të madhe çështja për pjesëmarrje aspak nuk është e rregulluar. Gjegjësisht, analiza tregon se në 61 skolla të mesme pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme në sjelljen e vendimeve është e rregulluar me Statut, Program vjetor për punë, Program për punën e bashkësisë së shkollave ose është në Rendin shtëpiak ose akt tjetër intern, ndërsa në 42 shkolla të mesme e drejta e pjesëmarrjes së nxënësve nuk është e rregulluar, gjegjësisht nuk është përfshirë me kurrfarë akti intern të shkollës së mesme.

Tabela 2: Çështja e pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme në aktet e shkollës së mesme

Qytetet

Numri i shkollave në të cilat pjesëmarrja e nxënësve është e rregulluar në aktet e shkollës

Numri i shkollave në të cilat pjesëmarrja e nxënësve nuk është e rregulluar në aktet e shkollës

Berovë 1 0

Manastir 1 6

Bogdanci 1 0

Vallandovë 0 1

Veles 3 1

Vinicë 1 0

Vrapçishtë 1 0

Page 32: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

32

Gjevgjeli 0 1

Gostivar 1 2

Dibër 0 1

Dellçevë 1 0

Demir Hisar 1 0

Dollneni 1 0

Ilinden 1 0

Kavadar 0 3

Kërçovë 1 1

Koçanë 0 2

Kratovë 1 0

Kriva Pallankë 0 1

Krushevë 1 0

Kumanovë 4 1

Likovë 0 1

Mavrovë dhe Rostushë 1 0

Makedonski Brod 1 0

Makedonska Kamenicë 1 0

Negotinë 1 0

Ohër 2 1

Prilep 5 0

Probishtip 1 0

Radovish 0 1

Resnjë 1 0

Sveti Nikollë 0 1

Shkup 17 10

Strugë 2 0

Strumicë 1 2

Tetovë 4 2

Qendra Zhupa 1 0

Shtip 2 4 Gjithsej 61 42

Page 33: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

33

Përfaqësues të nxënësve në shkollat e mesme më shpesh janë kryetarët e klasave, të cilët i propozojnë nxënësit ose vetëm kandidatët paraqiten, ku në pjesën dërmuese nxënësit përmes votimit e zgjedhin përfaqësuesin dhe zëvendësin/it e tij, ndërsa në një pejsë nga shkollat e zgjedhin së bashku me kujdestarin e klasës. Jo në të gjitha shkollat e mesme ka rregullore të posaçme të cilat e rregullojnë këtë materie, por në praktikë joformalisht bëhet zgjedhja e kryetarit, zëvendësit/ve, sekretarit dhe arkëtarit të klasës. Në një pjesë të shkollave kandidatët për kryetar nevojitet të plotësojë kritere të caktuara, gjegjësisht të jetë nxënës i shkëlqyeshëm (solid), të ketë sjellje shembullore, aftësi komunikuese etj. Në një pjesë të vogël të shkollave të mesme përfaqësuesi/t e nxënësve marrin pjesë në Këshillin e arsimtarëve ose Këshillin e prindërve, por janë pa të drejtë vote.

Nga ana tjetër strukturat udhëheqëse ose profesorët e punësuar dhe kuadri tjetër profesional në shkollat e mesme në 55 shkolla të mesme konsiderojnë se forma ekzistuese për përfshirjen e nxënësve në sjelljen e vendimeve plotësisht i plotëson nevojat dhe interesat e nxënësve të shkollave të mesme, në 46 shkolla të mesme konsiderojnë se ka nevojë kjo çështje të rregullohet në mënyrë më ndryshe, ku mes tjerash propozojnë rregullim ligjor të pjesëmarrjes së nxënësve dhe formave të shoqërimit të tyre.

Sipas drejtorëve në dy shkolla të mesme (në Shkup dhe Shtip) pjesëmarrja e fëmijëve me nevoja të posaçme në sjelljen e çfarëdo vendimeve edhe në punën e organeve është minimale. Nxënësit për shkak të llojit të pengesës marrin pjesë vetëm në zgjedhjen e kryetarit të klasës dhe kryetarit të grupit edukativ, si edhe në eko këshillin me ndihmën e arsimtarëve (“Iskra” – Shtip), gjegjësisht përmes bashkësisë së klasës marrin pjesë në zgjedhjen e problemeve në nivel të klasës (‘Sh.Naum Ohridski” – Shkup). PIKËPAMJET PËRFUNDIMTARE

Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë nuk është e rregulluar me Ligjin për arsim të mesëm dhe as me akte nënligjore, ndërsa në shkollat e mesme të cilat këtë çështje e kanë paraparë në aktet interne të shkollës (Statut, Rregullore dhe Rend shtëpiak) nuk është drejtuar pjesëmarrja në mënyrën në të cilën udhëzon Konventa për të drejtat e fëmijës, sipas së cilës pjesëmarrja e fëmijës është një nga parimet udhëheqëse.

Hulumtimi pasqyroi nivel të ulët të pjesëmarrjes së nxënësve në procesin arsimor, formë jo qartë e rregulluar e shoqërimit të nxënësve dhe pjesëmarrjes së tyre në sjelljen e vendimeve për çështje të cilat i preokupojnë. Nxënësit e shkollave të mesme nuk njihen si subjekt dhe faktor i cili mund të kontribuojë për funksionim dhe punë efikase të shkollës.

Në shumicën e shkollave të mesme bashkësia e klasës/nxënësve janë forma më të shpeshta përmes të cilave nxënësit i prezantojnë qëndrimet dhe mendimet e tyre dhe më shpesh informohen për politikat dhe planet arsimore të organeve të shkollës,

Page 34: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

34

në të cilën ata ndjekin mësimin. Format e pjesëmarrjes dhe organizimit të nxënësve në shkollat e mesme të Maqedonisë janë të ndryshme, nuk janë të unifikuara, por njihet iniciativa dhe vetëdia e nxënësve për nevojën e shoqërimit dhe pjesëmarrjes në sjelljen e vendimeve.

Zakonisht nxënësit e shkollave të mesme konsultohen për çështje lidhur me ekskurzionet, uniformat, shënimin e maturës, llojet e ndryshme të aksioneve dhe garave etj, ose dhënien e këshillave, më rrallë janë të përfshirë në përcjelljen e punës së organeve, dhe janë pa të drejtë për pjesëmarrje dhe vendosje në proceset e sjelljes së vendimeve të cilat ju përkasin dhe i preokupojnë ata, të drejtat dhe interesat e tyre.

Në pjesën më të madhe të shkollave të mesme ose nuk njihet apo nuk është i qartë vizioni për pjesëmarrjen e nxënësve në punën e organeve të shkollës, ndërsa me atë edhe kontributi për jetë shkollore më cilësore të nxënësve, por edhe funksionim efikas të shkollës në tërësi.

REKOMANDIME:

Respektimi i të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijës, gjegjësisht e drejta që të dëgjohet mendimi i nxënësit në kontekst të arsimit është me rëndësi qenësore për realizimin e të drejtës së arsimit. Avokati i popullit rekomandon të ndërmerren masa për rregullim ligjor të të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijës/nxënësit në sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë, të garantohet e drejta e shoqërimit të nxënësve për shkak të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave dhe interesave të tyre, në mënyrë inkluzive dhe gjithëpërfshirëse, me çka do të krijohen mundësi reale të dëgjohet mendimi i nxënësit dhe të sigurohet pjesëmarrja e tij në sjelljen e vendimeve të rëndësishme për çështje lidhur me jetën shkollore.

Të ndërmerren masa me qëllim që nxënësit të shihen si partnerë nga ana e shkollës, por edhe më gjerë nga ana e ministrisë përkatëse, të njëjtit të konsultohen gjatë sjelljes së vendimeve të cilat u përkasin atyre dhe që ndikojnë në mësimin e tyre dhe rolin në procesin arsimor.

Çështja e formës së organizimit të mësimit të mesëm dhe konsultimit të rregullohet me akt të shkollës, duke pasur parasysh nevojat dhe qëndrimet e nxënësve – të shkollave të mesme.

Shkolla në bashkëpunim me nxënësit të sjellë akt në të cilin do ta rregullojë çështjen për zgjedhjen e përfaqësuesve të nxënësve dhe përfaqësimit të drejtpërdrejtë të të drejtave të nxënësve të shkollave të mesme në organet e vendosjes në shkollë.

Përfshirje më e madhe e nxënësve në procesin e planifikimit dhe implementimit të politikave arsimore, kontributin e tyre në përmirësimin e arsimit (planifikim, sjellje dhe ndryshim të vendimeve që ndikojnë ndaj nxënësit gjatë arsimimit të tij), duke përfshirë edhe nxënësit me nevoja të posaçme.

Page 35: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

35

Shtojca 1: Shkolla të mesme në Republikën e Maqedonisë pranë të cilave është dërguar Pyetësori

Berovë: 1.Shkolla e mesme komunale „Aco Ruskovski’’ Manastir: 2.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Josip Broz Tito’’ 3.Shkolla e mesme teknike komunale ,, Gjorgji Naumov’’ 4.Shkolla e mesme komunale ,,Taki Daskallo’’ 5.Shkolla e mesme ekonomike komunale ,,Jane Sandanski’’ 6.Shkolla e mesme bujqësore komunale ,,Kuzman Shapkarev’’ 7.Shkolla e mesme medicinale komunale ,, Dr. Jovan Kallauzi’’ 8.Shkolla shtetërore e muzikës Manastir Bogdanci 9.Shkolla e mesme komunale ,,Bogdanci’’ Vallandovë 10.Shkolla e mesme komunale ,,Goce Dellçev’’ Veles 11.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Koço Racin’’ 12.Shkolla e mesme komunale ,,Jovçe Tesliçkov’’ 13.Shkolla e mesme profesionale komunale ,,Kole Nedellkovski’’ 14.Shkolla e mesme profesionale komunale ,,Dimitrija Çupovski’’ Vinicë 15.Shkolla e mesme komunale ,,Vanço Përke’’ Vrapçishtë 16.Shkolla e mesme komunale ,,Negotinë’’ Gjevgjeli 17.Shkolla e mesme komunale ,,Josif Josifovski’’ Gostivar 18.Shkolla e mesme komunale ,,Gostivar’’ 19.Shkolla e mesme medicinale komunale ,,Gostivar’’ 20.Shkolla e mesme teknike komunale ,,Gostivar’’ 21.Shkolla e mesme ekonomike komunale ,,Gostivar’’ Dibër 22.Qendra Për Arsim të Mesëm të Orientuar ,, Zdravko Çoçkovski’’ Dellçevë 23.Shkolla e mesme komunale ,,Metodi Mitevski-Brico’’

Page 36: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

36

Demir Hisar 24.Shkolla e mesme komunale ,,Kërste Petkov Misirkov’’ Dollnen 25.Shkolla e mesme komunale ,,Prerodba-Rilindja’’ Ilinden 26.Shkolla e mesme profesionale komunale ,,Ilinden’’ Kavadar 27.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Dobri Daskallov’’ 28.Shkolla e mesme komunale ,,Kiro Spanxhov-Bërko’’ 29.Shkolla e mesme komunale për bujqësi dhe pylltari ,,Gjorçe Petrov’’ Kërçovë 30.Shkolla e mesme komunale ,,Mirko Mileski’’ 31.Shkolla e mesme komunale ,,Drita’’ Koçan 32.Shkolla e mesme komunale ,,Lupço Santov’’ 33.Shkolla e mesme komunale ,,Gosho Vikentiev’’ Kratovë 34.Shkolla e mesme komunale ,,Mitko Penxhukliski’’ Kriva Pallankë 35.Shkolla e mesme komunale ,,Gjorçe Petrov’’ Krushevë 36.Shkolla e mesme komunale ,,Naum Naumovski–Borçe’’ Kumanovë 37.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Goce Dellçev’’ 38.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Sami Frashëri’’ 39.Shkolla e mesme profesionale komunale,,Kiro Burnaz’’ 40.Shkolla e mesme komunale ,,Pero Nakov’’ 41. Shkolla e mesme teknike komunale ,, Nace Bugjoni’’ Likovë 42.Shkolla e mesme komunale ,,Ismet Jashari’’ Mavrovë dhe Rostushë 43.Shkolla e mesme komunale ,,Mavrovë-Rostushë’’ Makedonski Brod 44.Shkolla e mesme komunale ,,Shën Naum Ohridski’’ Makedonska Kamenica 45.Shkolla e mesme komunale ,,Mile Janevski-Xhingar’’

Page 37: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

37

Negotinë 46.Shkolla e mesme komunale ,, Shën Kirili dhe Metodi’’ Ohër 47.Shkolla e mesme komunale ,,Shën Kliment Ohridski’’ 48.Shkolla e mesme profesionale komunale ,,Shën Kirili dhe Metodi’’ 49.Qendra shkollore komunale për elektromakineri ,,Shën Naum Ohridski’’ 50.Shkolla komunale për hotelieri dhe turizëm ,,Vanço Pitosheski’’ Prilep 51.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi .,,Mirçe Acev’’ 52.Shkolla e mesme komunale ,,Gjorçe Petrov’’ 53.Shkolla e mesme komunale,, Orde Çopella’’ 54.Shkolla e mesme komunale ekonomiko-juridike dhe e tregtisë ,,Kuzman Josifovski Pitu’’ 55.Shkolla e mesme komunale ,,Riste Risteski-Riçko’’ Probishtip 56.Shkolla e mesme komunale ,,Naum Naumovski-Borçe’’ Radovish 57.Shkolla e mesme komunale ,,Kosta Susinov’’ Resnjë 58.Shkolla e mesme komunale ,,Car Samoill’’ Sveti Nikollë 59.Shkolla e mesme komunale ,,Koço Racin’’ Shkup 60.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit-Gjimnazi ,,Rade Jovçevski-Korçagin’’ 61.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit-Gjimnazi ,,Nikolla Karev’’ 62.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit-Gjimnazi ,,Zef Lush Marku’’ 63.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit-Gjimnazi ,,Josip Broz Tito’’ 64.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit-Gjimnazi ,,Orce Nikollov’’ 65.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Koço Racin’’ 66.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit-Gjimnazi ,,Pançe Arsovski’’ 67.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Braqa Milladinovci’’ 68.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Georgi Dimitrov’’ 69.Shkolla e mesme medicinale e Qytetit të Shkupit ,,Dr. Pançe Karagjozov’’ 70.Shkolla e mesme ekonomiko-juridike e Qytetit të Shkupit ,,Vasill Antevski Dren’’ 71. Shkolla e mesme ekonomike dhe juridike e Qytetit të Shkupit ,,Arseni Jovkov’’ 72.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Cvetan Dimov’’ 73.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Llazar Tanev’’ 74.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Marija Kiri Skllodovska’’ 75.Shkolla e mesme e ndërtimtarisë-Gjimnaz e Qytetit të Shkupit ,,Zdravko Cvetkovski’’ 76.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,, 8 Shtatori’’

Page 38: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

38

77.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Vllado Tasevski’’ 78.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Dimitar Vllahov’’ 79.Qendra shkollore e autokomunikacionit e Qytetit të Shkupit ,,Boro Petrushevski’’ 80.Shkolla e mesme elektroteknike e Qytetit të Shkupit ,,Mihajllo Pupin’’ 81.Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit ,,Shaip Jusuf’’ 82.Qendra shkollore shtetërore e muzikës dhe baletit ,,Ilija Nikollovski Lluj’’ 83.Shkolla e mesme shtetërore për artin e aplikuar ,,Llazar Liçenoski’’ 84.Shkolla shtetërore për edukatë fizike ,,Metodija Mitevski-Brico’’ 85.Shkolla e mesme shtetërore Akademia e sportit 86.Qendra për arsim dhe rehabilitim ,,Partenija Zografski’’ 87.Shkolla shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar „Dimitar Vllahov“ 88.Shkolla e mesme shtetërore për rehabilitim dhe arsim ,,Shën Naum Ohridski’’ Strugë 89.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Dr. Ibrahim Temo’’ 90.Shkolla e mesme komunale ,,Niko Nestor’’ Strumicë 91.Shkolla e mesme komunale ,,Jane Sandanski’’ 92.Shkolla e mesme komunale ,,Dimitar Vllahov’’ 93.Shkolla e mesme komunale ,,Nikolla Karev’’ Tetovë 94.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Kirill Pejçinoviq’’ 95.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi i Dytë ,,7 Marsi’’ 96.Shkolla e mesme medicinale komunale ,,Nikolla Shtejn’’ 97.Shkolla e mesme ekonomike komunale ,,8 Shtatori’’ 98.Shkolla e mesme profesionale komunale ,,Mosha Pijade’’ 99.Shkolla e mesme komunale e tekstilit,, Gjoce Stojçeski’’ 100.Shkolla shtetërore e muzikës ,,Todor Skallovski-Tetoec’’ Qendra e Zhupës 101.Shkolla e mesme komunale ,,Ata’’ Shtip 102.Shkolla e mesme komunale-Gjimnazi ,,Sllavço Stojmenski’’ 103. Shkolla e mesme komunale ,,Kole Nehtenin’’ 104. Shkolla e mesme komunale ,,Dimitar Mirasçiev’’ 105.Shkolla e mesme komunale ,, Jane Sandanski’’ 106.Qendra shkollore shtetërore e muzikës,,Sergej Mihajllov’’ 107.Qendra për arsim të mesëm special profesional ,,Iskra’’

Page 39: RAPORT I POSAÇËMombudsman.mk/upload/Posebni izvestai/2016/Ucestvo na deca vo sredno-Alb.pdf · çështjet për të cilat më shpesh kërkohet pjesëmarrje e nxënësve të shkollave

39

Shtojca 2. Shkolla të mesme të cilat nuk i janë përgjigjur Pyetësorit

Qyteti Emri i shkollës së mesme

Ohër SHMPK ,,Shën Kirili dhe Metodi’’

Shkup SHMQSH,,Shaip Jusuf’’

Shkolla shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar ,,Dimitar Vllahov’’

Tetovë SHMK-Gjimnazi i Dytë ,,7 Marsi’’

Gjithsej 4 shkolla të mesme

Avokati i Popullit dërgoi Pyetësor pranë 107 shkollave të mesme të cilit i janë përgjigjur 103 shkolla, ndërsa 4 shkolla nuk i janë përgjigjur Pyetësorit: 2 shkolla të mesme në Shkup, 1 në Tetovë dhe 1 shkollë e mesme në Ohër.