13
AUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E KUALIFIKIMIT PJESA 1: PËRMBLEDHJA DHE REKOMANDIMET DETAJE RRETH KUALIFIKIMIT TË VALIDUAR NGA PANELI: Titulli i kualifikimit SALDIM Niveli i Kualifikimit në KKK KKK Niveli 5 KK Niveli 4 KK Niveli 3 KKK Niveli 2 KKK Niveli 1 Lloji i Kualifikimit Kualifikimi i bazuar në shkollë i kombinuar Arsim i përgjithshëm dhe Profesional Kualifikimi në Aftësimin Profesional bazuar në Standardet Profesionale Kombëtare Kualifikimi në Aftësimin Profesional jo i bazuar në Standardet Profesionale Tjetër (specifikoni) Vlera e kredive të Kualifikimit Nr. i Kredive (1 Kredit = 10 orë joreale) 40 kredi Numri tipik i orëve të nevojshme mësimore Mësimnxënja e udhëzuar (Contact) Orët & Praktika (vj) 60.4 ore Vetë-studim Praktika 299.6 Vlerësimi 40 ore EMRI I INSTITUCIONIT I CILI APLIKON: QENDRA REGJIONALE E AFTËSIMIT PROFESIONAL GJAKOVË EMRAT E ANËTARËVE TË PANELEVE TË EKSPERTËVE TË CILËT KANË MARRË PJESË NË VLERËSIM: Ramë Likaj - Ekspert i makinerisë; Petrit Olluri - Ekspert i makinerisë; Bleta Kadriu - Eksperte për standarde; DATAT E TAKIMEVE TË VLERËSIMIT: Shqyrtimi materialeve dhe aplikacioneve për saldim 03/05/2012 Vizita e panelit në QAP GJAKOVË 08/05/2012 Hartimi i raportit REKOMANDIMET TEK BORDI I AKK: Aprovim Aprovohet Mos aprovim Nëse rekomandohet aprovimi, ju lutem të ofroni detaje lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen: Kushtet (nëse ka ndonjë): 1. Zgjerimi i hapësirës ekzistuese ku përfillen parametrat për zhvillim normal të trajnimit, 2. Të plotësohen masat e sigurisë Afati i fundit: 01.06.2014 01.01.2013

RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

AUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE

RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI VALIDIMIN E KUALIFIKIMIT

PJESA 1: PËRMBLEDHJA DHE REKOMANDIMET

DETAJE RRETH KUALIFIKIMIT TË VALIDUAR NGA PANELI:

Titulli i kualifikimit

SALDIM Niveli i Kualifikimit në KKK

KKK Niveli 5

KK Niveli 4

KK Niveli 3 √

KKK Niveli 2

KKK Niveli 1

Lloji i Kualifikimit

Kualifikimi i bazuar në shkollë i kombinuar Arsim i përgjithshëm dhe Profesional

Kualifikimi në Aftësimin Profesional bazuar në Standardet Profesionale Kombëtare

Kualifikimi në Aftësimin Profesional jo i bazuar në Standardet Profesionale

Tjetër (specifikoni)

Vlera e kredive të Kualifikimit

Nr. i Kredive

(1 Kredit = 10 orë joreale)

40 kredi

Numri tipik i orëve të nevojshme mësimore

Mësimnxënja e udhëzuar (Contact) Orët & Praktika (vj)

60.4 ore

Vetë-studim

Praktika

299.6

Vlerësimi

40 ore

EMRI I INSTITUCIONIT I CILI APLIKON:

QENDRA REGJIONALE E AFTËSIMIT PROFESIONAL – GJAKOVË

EMRAT E ANËTARËVE TË PANELEVE TË EKSPERTËVE TË CILËT KANË MARRË PJESË NË VLERËSIM:

Ramë Likaj - Ekspert i makinerisë; Petrit Olluri - Ekspert i makinerisë; Bleta Kadriu - Eksperte për standarde;

DATAT E TAKIMEVE TË VLERËSIMIT:

Shqyrtimi materialeve dhe aplikacioneve për saldim 03/05/2012 Vizita e panelit në QAP GJAKOVË 08/05/2012 Hartimi i raportit

REKOMANDIMET TEK BORDI I AKK:

Aprovim Aprovohet

Mos aprovim

Nëse rekomandohet aprovimi, ju lutem të ofroni detaje lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen:

Kushtet (nëse ka ndonjë):

1. Zgjerimi i hapësirës ekzistuese ku përfillen parametrat për

zhvillim normal të trajnimit,

2. Të plotësohen masat e sigurisë

Afati i fundit:

01.06.2014

01.01.2013

Page 2: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

Rekomandimi është dakorduar nga Paneli mbi:

Nënshkruar:

……………………………………………………………………………… (Kryesuesi i Panelit)

Page 3: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

PJESA 2: REZULTATET E PËRGJITHSHME DHE PËRFUNDIMET

VËZHGIMET E PËRGJITHSHME MBI KUALIFIKIMIN E VALIDUAR DHE/OSE INSTITUCIONIN I CILI APLIKON

Verifikimi i të dhënave dhe aplikacioneve; Nga paneli u vlerësua se përpilimi i aplikacionit për validim të kualifikimit “Saldim” kryesisht kishte informacione të mjaftueshme, por megjithatë duhet që të jetë shumë më i plotë dhe Institucioni të paraqesë të gjitha të dhënat dhe ti bashkangjesë të gjitha dëshmitë e kërkuara në formë më të mirë. Në këtë fazë u kërkuan edhe dokumente shtesë me qëllim që ky aplikacion të jetë i kompletuar, për të cilën menaxhmenti dhe koordinatori i SC për QAP në Gjakovë ishin shumë bashkëpunues.

Struktura e kualifikimit dhe modulet; Dokumentet dhe materialet që shfrytëzohen për trajnim; Gjatë vizitës është konstatuar se ky kualifikim është i bazuar në një strukturë modulare e cila në përgjithësi i përgjigjet nevojave të tregut të punës. Për këtë kualifikim kryesisht shfrytëzohen materiale të hartuara dhe rishikuara nga MPMS me ndihmën e LuxDevelopment. QAP Gjakovë ka ofruar dëshmitë për kualifikimin e zhvilluar dhe paketën mësimore për zbatimin e trajnimit, i cili ishte ne nivel të kënaqshëm dhe i hartuar me ndihmën e konsulentëve të jashtëm dhe trajnerëve të QAP nga MMPS, që i përkasin fushës së saldimit Dëshmitë për vlerësim, certifikim, testet;

Sa i përket testeve, panelit i janë ofruar dëshmi të mjaftueshme të testit hyrës i cili bëhet në formë të intervistës në mes trajnerit dhe kandidatit. Gjatë kësaj interviste identifikohen njohuritë paraprake të kandidatit dhe nevojat e trajnimit. Ky vlerësim është pjesë e portfolios se kandidatit. Format tjera të vlerësimit janë vlerësimet sumative praktike dhe teorike për secilin modul nga komisioni përkatës i emëruar nga menaxhmenti i QAP, ndërsa mostra e punës praktike për secilin kandidat ruhet për një periudhë të caktuar.

Në këtë kualifikim, jo të gjithë kandidatët janë të interesuar të certifikohen në të gjitha modulet, një pjesë e kandidatëve shprehin interesim të certifikohen vetëm në ato module të cilat kanë nevojë.

Të dhënat për portfoliot e kandidatëve dhe stafi trajnues

Gjatë vizitës për panelin është vënë në dispozicion një portfolio e kandidatit në të cilin dëshmohen të dhënat për testet, projektet, dhe të dhënat tjera relevante për progresin e kandidatit. Për më tepër QAP, ka prezantuar një dëshmi të vlerësimit të kandidatit para dhe pas përfundimit të kursit. Gjithashtu QAP ka prezantuar bazën e të dhënave për secilin kandidatë në format elektronik.

Bazuar në cv-në e prezantuar dhe vizitës së bërë nga paneli, është vlerësuar se trajneri është i kualifikuar për ofrimin e kursit në fjalë, ka përvojën e duhur, ka ndjekur një seri të trajnimeve nga metodologjia e mësimdhënies dhe vlerësimit, si dhe nga fusha e saldimit.

Si panel, ne përgjithësi mendojmë se QAP-Gjakovë i plotëson kushtet për Akreditim në fushën e saldimit. Panelit i është ofruar tërë dokumentacioni i kërkuar. Dhe ky dokumentacion dëshmon se kjo qendër trajnimi është serioze dhe në rrugë të mirë.

KOMENTET (NËSE KA NDONJË) LIDHUR ME CILËSINË E INFORMATAVE/DOKUMENTEVE TË PARASHTRUARA ME APLIKACION

Gjatë verifikimit të aplikacioneve për validim të kualifikimit “ Saldues” paneli konstatoj disa mangësi në dëshmitë e kërkuara dhe paraqitjen e tyre, mirëpo disa nga dëshmitë shtesë e të nevojshme u morën edhe gjatë vizitës së bërë në QAP.

U verifikuan materialet bazë për këtë kualifikim. Gjatë takimit, paneli u njoftua se modulet e paraqitura për validim nga lëmi e saldimit i përkasin tri blloqeve të moduleve të zhvilluara duke u bazuar në standardet profesionale të miratuara nga KAAP dhe ka strukturë të qartë të ndërtimit dhe secili rezultat i trajnimit është i përfshirë në vlerësim.

Page 4: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

ÇËSHTJET ME INTERES (NËSE KA NDONJË) – DUKE PËRFSHIRË ARSYESHMËRINË PËR ÇDO KUSHT TË PROPOZUAR NGA PANELI

1. Hapësira në të cilën zhvillohet trajnimi i saldimit është shumë e ngushtë dhe nuk i plotëson në masën e duhur nevojat për të zhvilluar pjesën teorike dhe praktike të Kualifikimit për Saldues. Në hapësirën ekzistuese, edhe pse çdo gjë ishte e organizuar shumë mirë, me sistem të rregulluar të ventilimit dhe ajrosjes megjithatë, është shumë vështirë që të akomodohet një numër më i madh se 3 ose 4 kandidatë, pastaj ky laborator nuk kishte objekt përcjellës për vendosjen e materialit të saldimit, ruajtjen e mostrave të kandidatëve, zhveshtore dhe banje të veçantë etj.

2. Paneli ka konstatuar se kualifikimi “Saldues” i ofruar nga QAP mbështetet në një standarde profesional unike për këtë kualifikim. Por, duhet të zbatohen plotësisht masat e sigurisë, bombolat për gaz që përdoret në procesin e saldimit duhet të vendosen në objekt adekuat, jashtë laboratorit të saldimit.

Page 5: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

PJESA 3: VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE TË PËRGJITHSHME TË VALIDIMIT TË CILAT ZBATOHEN PËR TË GJITHA KUALIFIKIMET 1. KUALIFIKIMI I CILI PROPOZOHET PËR VALIDIM DUHET TË JUSTIFIKOHET.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Ky Kualifikim i cili mbahet në QAP Gjakovë është i bazuar në analizën e tregut të punës dhe bazuar në hulumtime të ndryshme është konstatuar se ky kualifikim është i nevojshëm dhe rrit mundësitë për punësim dhe avancim në vendin e punës. Kjo mbështetet me të dhëna statistikore, dhe sipas vlerësimeve mbi 56% e të certifikuarve punësohen. Si trajnim është i koordinuar mirë. Ka të rifreskuar kurikulin i cili plotëson standardet kombëtare profesionale të miratuara nga KAAP. Ka të plotësuar paketën mësimore të ndarë në module. Posedon ambientin e përshtatshëm për trajnim (laboratorin me të gjitha pajisjet e nevojshme për trajnim si dhe pjesën për realizimin e orëve teorike). Por hapësira e laboratorit të Saldimit nuk është adekuate.

2. KUALIFIKIMI OSE MODULI KA NJË ARSYETIM TË QARTË E CILA BËN QË SYNIMET, OBJEKTIVAT, MUNDËSITË PËR

PROGRES DHE MBËSHTETJA NGA GRUPET KYÇE TË INTERESIT TË JENË TRANSPERENTE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Qëllimi i këtij kualifikimi është plotësimi i kërkesave të tregut të punës, dhe ka mbështetje nga grupet e interesit; si psh. Bordi Këshillëdhënës në të cilin janë të përfaqësuar akterët relevant për arsim dhe aftësim profesional. Nisur nga veçoritë e profesionit, kandidatët që parapëlqehen janë të moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe persona që zotërojnë ndonjë profesion por profesioni i tyre nuk është i kërkuar në tregun e punës, duke mos bërë diskriminime kombëtare, gjinore dhe personave me aftësi të kufizuar. Në QAP në Gjakovë, është ndërtuar edhe mbajtësja përkatëse për lëvizje nëpër të gjithë qendrën të personave me aftësi të kufizuara në lëvizje. Pas përfundimit të këtij kursi kandidatët mund të avancohen në vendin e punës, rrisin mundësitë për punësim por edhe kanë mundësi për lëvizje në kualifikime të tjera për përpunim mekanik.

3. KUALIFIKIMET PROFESIONALE DUHET TË KENË MBËSHTETJE BRENDA SEKTORIT PËRKATËS.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Në kuadër të QAP funksionon Bordi i Këshillimit i cili është i përbërë nga përfaqësues të sektorëve kyç për zhvillimin e kualifikimit përkatës. Përveç takimeve të rregullta të Bordit Këshillëdhënës, QAP bashkëpunon ngushtë edhe me QRAP të cilët përmes këshilltarëve janë në kontakt të rregullt dhe vazhdimisht hulumtojnë nevojat në tregun e punës, edhe pse gjatë vizitës u konstatua se QRAP kanë kapacitete të kufizuara. Një formë tjetër e bashkëpunimit janë edhe kontaktet e drejtpërdrejta me përfaqësuesit e sektorit privat. Ne ishim dëshmitarë të personave nga sektori privat që kishin ardhur për tu aftësuar. Ky kualifikim ka mbështetje të plotë nga sektori përkatës i MPMS (sektori i trajnimeve profesionale) nga i cili financohet dhe monitorohet.

4. KUALIFIKIMI DUHET TË KETË SPECIFIKIM TË QARTË TË PËRMBAJTJES DHE PJESËVE TË OBLIGUESHME, ZGJEDHORE APO

OPCIONALE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Përmbajtja e këtij kualifikimi është modulare dhe shumë qartë e specifikuar. Janë 10 module të përcaktuara në kurrikul, të ndara në tri grupe dhe që të gjitha modulet e blloqeve janë obligative dhe të shtjelluara në paketën mësimore për mësim. Kurrikuli përcakton kohëzgjatjen për çdo modul (në orë mësimore dhe kredi).

5. KUR ËSHTË E MUNDUR, DUHET TË TREGOHET NUMRI I ORËVE MËSIMORE/TRAJNIMIT, TË NEVOJSHME PËR ARRITJEN E

KUALIFIKIMIT. Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Për arritjen e këtij kualifikimi janë të nevojshme gjithsej 400 orë ( 60.4 orë teori, 299.6 orë praktikë, 40 orë vlerësim). Secili modul e ka të përcaktuar vlerën e vetë.

Page 6: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

6. NIVELI I KUALIFIKIMIT DHE VLERA E KREDISË SË MODULEVE TË CILAT PËRFSHIHEN NË TË, JANË TË PËRCAKTUARA NË MËNYRË

TË SAKTË (SHIH SHTOJCËN B PËR UDHËZIME MBI NIVELET E KUALIFIKIMIT).

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: E shprehur në kredi është 40 ( 1 kredi= 10 orë ). Secili modul e ka të përcaktuar vlerën e vetë, sipas udhëzimeve të dhëna në Dokumentin e Kornizës së Kualifikimeve Kombëtare të lëshuar nga AKK.

7. KËRKESAT HYRËSE, PËR NJË KUALIFIKIM APO NJOHURI PARAPRAKE, ARRITJET OSE PËRVOJA, JANË TË QARTA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Kandidatët që parapëlqehen janë të moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinj që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe persona që zotërojnë ndonjë profesion por profesioni i tyre nuk është i kërkuar në tregun e punës, duke mos bërë diskriminime kombëtare, gjinore dhe personave me aftësi të kufizuar. Kandidatët kryesisht janë punëkërkues të cilët këshillohen nga këshilltarët në Qendrat regjionale të punësimit dhe pas këshillimit profesional orientohen në QAP. Pas pranimit të informatave nga QRP, kandidatët drejtohen nga QAP dhe kalojnë në një test hyrës lidhur me njohuritë e tyre dhe përvojën paraprake. Sipas vlerësimeve është konstatuar se kërkesë hyrëse në këtë kualifikim preferohet shkolla e mesme e lartë e përfunduar, por nuk është e domosdoshme njohuri apo përvoja paraprake. Njohja e mësimit paraprak bëhet sipas UA Nr. 07/2009 për QAP të nxjerrur nga MPMS, Neni 8 pika 2.

8. NUK DO TË JETË OBJEKT I DISKRIMINIMEVE TË DREJTPËRDREJTA APO TË TËRTHORTA APO PENGESAVE NË QASJE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Qasja në këtë kualifikim bëhet nëpërmjet Qendrave të punësimit, dhe janë të rregulluara me kritere të hartuara nga MPMS. Përparësi në këtë kualifikim kanë grup moshat e reja, punëkërkuesit që kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, komunitetet tjera që jetojnë në rrethinën e Gjakovës, punëtorët që kanë rrezik të humbasin vendin e punës dhe ju nevojitet ri-kualifikim apo ngritje e kompetencave profesionale në fushën e Saldimit etj. QAP ka ofruar dëshmi të trajnimit të pjesëmarrësve nga komunitetet tjera.

9. METODAT E VLERËSIMIT DUHET TË JENË: TË DREJTA DHE OBJEKTIVE; FLEKSIBILE; VALIDE; TË BESUESHME; TRANSPARENTE; PRAKTIKE DHE ME SHPENZIME TË ARSYESHME.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Metodat e vlerësimit që aplikohen në QAP-Gjakovë janë:

- Vlerësimi i brendshëm dhe i vazhdueshëm

- Testi në çdo modul (test teorik me pyetje te kombinuara)

- Vlerësimi përfundimtar i procesit ose produktit

Duke u bazuar ne informacionet e mbledhura nga kandidatët, shihet se vlerësimi është korrekt, praktik, fleksibil dhe objektiv. Në vlerësim angazhohet edhe koordinatori për sigurimin e cilësisë me çka e bënë që metodat e vlerësimit të jenë të besueshme dhe valide. (Dëshmi janë testet, foto të produkteve finale dhe informatat e mbledhura nga kandidatët). Paneli rekomandon që instrumentet e vlerësimit të rishikohen vazhdimisht dhe të adoptohen si qasje unike në të gjitha QAP të MPMS, aty ku është e mundur të rifreskohen testet.

10. KUR ËSHTË E MUNDUR, PËRSHKRIMI I KUALIFIKIMIT PËRFSHINË TREGUES APO KRITERE PËR VLERËSIM, KRITERET E TILLA

DUHET TË SIGUROJNË BAZË TË VLEFSHME DHE OBJEKTIVE PËR TË DALLUAR PUNËN NË VLERËSIMIN E KANDIDATËVE TË

NDRYSHËM.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet √

Arsyet për këtë konkluzion: Përshkrimi i kualifikimit përfshin kriteret për vlerësim të cilat gjatë procedurës së vlerësimit të kandidatëve të ndryshëm sigurojnë në arritjen e objektivave të caktuara në kurrikul. Si dëshmi është kurrikuli, paketa mësimore, portfolio e kandidatëve.

Page 7: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

plotësisht

11. KUALIFIKIMI I HARTUAR DUHET TË KETË CILËSI TEKNIKE DHE KONTROLL RIGOROZE TË SIGURIMIT TË CILËSISË.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: QAP si teknika dhe kontroll të sigurimit të cilësisë kryen monitorimin e zhvillimit të trajnimit përmes pjesëmarrjes të kohëpaskohshme në trajnim dhe intervistimit të kandidatëve. Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit kanë mundësinë e plotësimit të formularit për vlerësimin e trajnimit. QAP ka të caktuar një koordinator për sigurim të cilësisë i cili është përgjegjës për hartimin e raportit për Vetë-vlerësim dhe sigurim të cilësisë. Në QAP hartohen raporte të rregullta mujore nga trajneri, ka takime të rregullta të stafit, vlerësim 6 mujor të stafit, monitorim dhe vlerësim të performansës nga personat e autorizuar të DAP-MPMS (ekspert për sigurim të cilësisë, auditorë) etj. Në Raportin e Vetë-vlerësimit QAP ka hartuar dhe ka evidentuar mangësitë të cilat duhet të përmirësohen në periudhën e caktuar. Duke i analizuar testet për vlerësim në module dhe realizimi i detyrave në praktik kemi arritur në përfundim se kryesisht ka sistem dhe sigurim të cilësisë në proces, por janë vërejtura disa dobësi sidomos rreth instrumenteve të vlerësimit të cilat MPMS është duke u përpjekur ti evitoj me realizimin e testeve unike, por të cilat kërkohet të përsosen më shumë.

12. SISTEMI I DOKUMENTIMIT PËR KUALIFIKIME DUHET TË JETË I PËRSHTATSHËM DHE TË PËRFSHIN DËSHMI TË

MJAFTUESHME PËR VERIFIKIMIN E TË ARRITURAVE INDIVIDUALE TË KANDIDATËVE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Certifikatat e kandidatëve protokollohen dhe arkivohen dhe ky institucion ka një sistem të ruajtjes së të dhënave. Në kuadër të QAP ruhen dhe arkivohen portfoliot e kandidatëve ku përfshinë të gjitha evidencat dhe të arriturat e tyre. Gjithashtu si dëshmi për verifikimin e të arriturave është edhe produkti final i realizuar në praktikë direkt nga (dëshmi: portfoliot e kandidatëve) Një e metë e evidentuar që u takon të gjitha QAP të MPMS janë pikërisht certifikatat, në të cilat mungon shtojca e certifikatës me elementet e domosdoshme.

Page 8: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

PJESA A: KUALIFIKIMET E BAZUARA NË SHKOLLË TË CILAT KOMBINOJNË ARSIMIN PROFESIONAL DHE ATË TË PËRGJITHSHËM

VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE SPECIFIKE TË VALIDIMIT

1. KUALIFIKIMI OSE MODULI ËSHTË I KRAHASUESHËM ME KUALIFIKIMET OSE MODULET E ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM NË TË

NJEJTIN NIVEL, PËRFSHIRË PËRMBAJTJET ME ARSIMIN E PËRGJITHSHËM, KOMPLEKSITET DHE NIVEL TË VËSHTIRËSISË TË

PËRMBAJTJES PROFESIONALE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

2. KUALIFIKIMI OSE MODULI PËR TË CILIN NUK KA STANDARDE KOMBËTARE DUHET TË ZHVILLOHET PËRMES NJË

PROCESI TË BAZUAR NË ANALIZËN E PROFESIONIT DHE PËR TË PLOTËSUAR NEVOJËN E IDENTIFIKUAR TË INDUSTRISË APO

SEKTORIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

3. KUALIFIKIMI LIDHET ME NJË “PROFIL” BAZUAR NË KËRKESAT MËSIMORE PËR NJË PROFESION APO GRUP

PROFESIONESH, DUKE PËRFSHIRË STANDARDET KOMBËTARE PROFESIONALE PËR PROFESIONIN APO GRUPIN E

PROFESIONEVE PËRKATËSE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

4. PËRMBAJTJA E KUALIFIKIMIT SHPREHET ME REZULTATE TË MATSHME TË NXËNIT, TË CILAT OFROJNË QËLLIME TË QARTA

MËSIMORE DHE DUHET QË NORMALISHT TË PËRSHKRUHEN NË FORMË MODULARE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

5. KUALIFIKIMI PËRFSHIN PËRSHKRIMIN E HOLLËSISHËM TË PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË PËRFORMANCËS PRAKTIKE, SË BASHKU

ME TË GJITHA DËSHMITË E KËRKUARA.

Arsyet për këtë konkluzion:

Page 9: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Page 10: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

6. KUALIFIKIMI I MUNDËSON KANDIDATËT TË PËRPAROJË DREJT PUNËSIMIT APO MUNDËSI TJERA TË ARSIMIT TË VAZHDUESHËM.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

7. KUALIFIKIMI ËSHTË I HARTUAR PËR TË MUNDËSUAR PËRPARIM NË KUALIFIKIME TJERA, QOFTË NË FUSHËN E NJËJTË APO

FUSHA TË PËRAFËRTA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

8. KUALIFIKIMI KA MBËSHTETJEN E AKTERËVE RELEVANT TË ARSIMIT DHE TREGUT TË PUNËS, PËRFSHIRË KAAP.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

Page 11: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

PJESA 4 B: KUALIFIKIMET E AFTËSIMT PROFESIONAL BAZUAR NË STANDARDET PROFESIONALE KOMBËTARE

VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE SPECIFIKE TË VALIDIMIT

1. KUALIFIKIMI NDËRLIDHET ME NEVOJËN E IDENTIFIKUAR TË INDUSTRISË APO SEKTORIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Paneli konsideron se analizat e bëra për zhvillimin e këtij kualifikimi nga MPMS dhe nevojat e tregut të punës japin dëshmi të mjaftueshme se ky kualifikim ndërlidhjet me nevojën e industrisë/sektorit. . Kjo dëshmon edhe analiza e tregut të punës e bërë në vitin (------) dhe numri i personave të punësuar.

2. KUALIFIKIMI ËSHTË I BAZUAR NË STANDARDET PROFESIONALE KOMBËTARE RELEVANTE TË ZHVILLUARA PËRMES

ANALIZËS PROFESIONALE DHE DUHET TË JENË TË MIRATUARA NGA KAAP.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Ky kualifikim është i bazuar në standarde profesionale kombëtare (dëshmi është kurikuli dhe paketa mësimore). Është zhvilluar përmes analizës së tregut të punes në ( vitin 200... dëshmi janë rezultatet e analizës së tregut të punës të realizuara nga QRP). Kurikuli i këtij kualifikimi është rifreskuar në vitin 2012 nga MPMS me mbështetje të Lux developement me përkrahje të trajnerëve të QRAP dhe konsulentëve profesional të jashtëm.

3. KUALIFIKIMI LIDHET DREJTPËRDREJTË ME PROFESIONIN APO GRUPIN E PROFESIONEVE TË IDENTIFIKUARA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Duke analizuar dokumentin e Klasifikimit të Profesioneve në Kosovë, vijmë në përfundim se ky kualifikim është i lidhur drejtpërdrejt me profesionet e instalimeve hidro sanitare, ngrohjes, punimeve agjusterie etj, pra grupin e profesioneve “Metal Punues”

4. KUALIFIKIMI PËRBËHET PREJ MODULEVE ME PËRMBAJTJE TË SHPREHURA NË REZULTATE TË MATSHME TË TË ARRITURAVE

TË CILAT OFROJNË QËLLIME TË QARTA MËSIMORE/TRAJNUESE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

- Kurikuli është i hartuar në formë modulare

- Janë caktuar objektivat e përgjithshme

- Rezultatet e pritura

- Në çdo modul janë caktuar objektivat mësimore

- Në çdo modul janë caktuar saktë rezultatet e mësimit, instrumentet e vlerësimit, kriteret e

vlerësimit dhe mjetet e realizimit

- Duke u bazuar në kurikul është krijuar paketa mësimore në formë modulare

5. KUALIFIKIMI PËRFSHIN PËRSHKRIMIN E HOLLËSISHËM TË PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË PERFORMANCËN PRAKTIKE, SË BASHKU ME

SASINË DHE LLOJET E DËSHMIVE TË KËRKUARA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Dëshmitë e kërkuara për vlerësim të përformances të gjitha janë ofruar. Duke i analizuar këto dëshmi te ofruar dhe produktin final të përfunduar në praktikë, janë plotësuar kënaqshëm këto procedura. Por ka vend ende për përmirësim. Duhet qe te përmirësohen dhe te punohet me tepër ne formën e vlerësimit me teste. Vlerësimi praktik në krijimin e një produkti final është i kënaqshëm

Page 12: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

6. KUALIFIKIMI I MUNDËSON KANDIDATIT TË PËRPAROJ DREJT PUNËSIMIT APO MUNDËSI TJERA TË ARSIMIT TË VAZHDUESHËM NË

KUADËR TË PUNËSIMIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Pas përfundimit të këtij trajnimi në QRAP, kandidatët kanë mundësi më të madhe për punësim dhe njëkohësisht përparim të vazhdueshëm për aftësim në këtë profil dhe në profesionin e gjerë “Metalpunues”.

7. KUALIFIKIMI KA MBËSHTETJEN E AKTERËVE RELEVANT TË ARSIMIT DHE TREGUT TË PUNËS, PËRFSHIRË KAAP.

Nuk plotësohet

fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: Paneli vlerëson se ky kualifikim ka mbështetje të akterëve kyç që janë të përfshira në proceset të AAP-së dhe interesimi i madh kandidatëve për këtë kualifikim përkon me nevojat e tregut të punës. Kualifikimi e ka mbështetjen dhe financimin nga MPMS, gjithashtu mbështetet edhe nga KAAP, personat e kualifikuar i kërkon tregu i punës. Dëshmi për mbështetja nga MPMS dhe dëshmi mbi analizën e tregut të punës janë bashkangjitur kërkesës për akreditim.

PJESA 4 C: KUALIFIKIMET E AFTËSIMIT PROFESIONAL TË BAZUARA NË STANDARDET PROFESIONALE TË CILAT NUK JANË TË MIRATUARA NË NIVEL KOMBËTAR

VLERËSIMI I KUALIFIKIMIT KUNDREJT KRITEREVE SPECIFIKE TË VALIDIMIT

1. ZHVILLUESI I KUALIFIKIMEVE DUHET TË OFROJË DËSHMI TË MJAFTUESHME PËR TË DEMONSTRUAR SE KUALIFIMI I PROPOZUAR ËSHTË I BAZUAR NË NEVOJËN REALE TË TREGUT TË PUNËS P.SH. DUKE U NDËRLIDHUR ME NEVOJAT E NDONJË

PROFESIONI TË VEÇANTË, APO TË SHKATHTËSIVE DHE NJOHURIVE TË IDENTIFIKUARA GJATË USHTRIMIT TË NDONJË

PROFESIONI.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

2. KUALIFIKIMI PËRBËHET PREJ MODULEVE ME PËRMBAJTJE TË SHPREHURA NË REZULTATE TË MATSHME TË TË ARRITURAVE

TË CILAT OFROJNË QËLLIME TË QARTA MËSIMORE/TRAJNUESE.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

3. KUALIFIKIMI PËRFSHIN PËRSHKRIMIN E HOLLËSISHËM TË PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË PËRFORMANCËS PRAKTIKE, SË BASHKU ME

SASINË DHE LLOJET E DËSHMIVE TË KËRKUARA.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet

Arsyet për këtë konkluzion:

Page 13: RAPORTI I PANELEVE TË EKSPERTËVE MBI …akkks.rks-gov.net/uploads/raporti_i_panelit_per_validim...moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rinjë që kanë mbaruar arsimin e mesëm

plotësisht

4. KUALIFIKIMI I MUNDËSON KANDIDATIT TË PËRPAROJ DREJT PUNËSIMIT APO MUNDËSI TJERA TË ARSIMIT TË VAZHDUESHËM NË

KUADËR TË PUNËSIMIT.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion:

5. KUALIFIKIMI KA MBËSHTETJEN E AKTERËVE RELEVANT TË ARSIMIT DHE TREGUT TË PUNËS.

Nuk plotësohet fare

Pjesërisht plotësohet

Kryesisht plotësohet

Përmbushet plotësisht

Arsyet për këtë konkluzion: