16
PËRMBLEDHJE Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 Tejkalimi i barrierave:Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Faqja e internetit e RZhNj-së: http://hdr.undp.org

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009

Bota jonë është shumë e pabarabartë. Për shumë njerëz rreth botës shpërngulja jashtë vendit ose fshatit të vet të lindjes mund të jetë opsioni më i mirë, e ndonjëherë opsioni i vetëm i hapur për të përmirësuar mundësitë jetësore. Migrimi mund të jetë shumë efektiv në përmirësimin e të hyrave, arsimimit dhe pjesëmarrjes së individëve dhe familjeve, dhe për përmirësimin e perspektivës për të ardhmen e fëmijëve. Por vlera e vet është më shumë se kjo: të jesh në gjendje që të vendosësh ku të jetosh është elementi kyç i lirisë njerëzore.

Nuk ka ndonjë profil tipik të migruesve rreth botës. Vjelësit e frutave, infermierët, refugjatët politik, punëtorët e ndërtimtarisë, akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat shpërngulen, ata hyjnë në një udhëtim të shpresës dhe paqartësisë, pa marrë parasysh a brenda apo jashtë kufijve ndërkom-bëtar. Shumë persona zhvendosen për të kërkuar mundësi më të mira, duke shpresuar që të kombinojnë talentet e tyre me resurset në shtetin e destinacionit ashtu që të përfitojnë vet dhe familjarët e ngushtë, që shpesh i përcjellin ose shoqërojnë. Komunitetet dhe shoqëritë lokale në tërësi gjithashtu kanë përfituar në shtetet e origjinës dhe në shtetet e destinacionit. Llojllojshmëria e këtyre personave dhe rregullat që qeverisin zhvendosjen e tyre bëjnë lëvizshmërinë njerëzore një nga çështjet më komplekse me të cilën përballet bota sot, në veçanti në mes të recesionit global.

Tejkalimi i barrierave: lëvizshmërinë dhe zhvillimi njerëzor hulumton se si politikat më të mira në drejtim të lëvizshmërisë mund përmirë-sojnë zhvillimin njerëzor. Ajo së pari përcjell konturat e lëvizjes së njeriut, kush shkon ku, kur dhe pse, para analizimit të ndikimeve të nivelit të gjerë të shpërnguljes mbi emigrantët dhe familjet e tyre dhe vendet e origjinës dhe të destinacionit. Ajo përshkruan rastin për qeveritë që të reduktojnë kufizimet në lëvizje brenda dhe përtej kufijve të tyre, në mënyrë që të zgjerojnë zgjedhjet dhe liritë e njeriut. Ajo flet për masat praktike që mund të përmirësojnë mundësitë në arritje, që nga ana tjetër do të ketë përfitime të mëdha si për komunitetet e destinacionit ashtu dhe për vendin e origjinës. Reformat flasin jo vetëm për qeveritë destinacionit, por edhe për qeveritë e origjinës, për aktorët tjerë kyç, në veçanti të sektorit privat, sindikatat dhe organizatat joqeveritare dhe të migruesve individual.

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 vendos fuqishëm zhvillimin njerëzor në agjendën e politikë bërësve që kërkojnë rezultate më të mira nga modelet gjithnjë më komplekse të shpërnguljes së njerëzve nëpër botë.

Page 2: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

Të drejtat e autorit © 2009nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim 1 UN Plaza, New York, NY 10017, USA

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të rishtypet, të futet në ndonjë sistem të ruajtjes apo të transmetohet në çfarëdo forme apo mënyre, qoftë ajo elektronike, mekanike, fotokopjuese, incizuese apo ndonjë mënyrë tjetër pa marrjen paraprake të lejes.

I shtypur në SHBA nga Colorcraft në Virginia. Kopertina është shtypur në 80# Chorus Silk Cover që është 25% mbeturinë pas konsumit. Faqet e tekstit janë shtypura në Cascades Mills’ 70# Rolland Opaque Smooth që është fibër me 30% më pak ngjyrë dhe riciklohet pas përdorimit, letër pa klor të certifikuar nga Forest Stewardship Council me ngjyra të bazuara në perime dhe të prodhuara përmes teknologjisë së përshtatshme për mjedisin. Ju lutem ricikloni mbështjellësit.

Editimi dhe dizajni: Green InkDizajni: ZAGO

Për gabimet ose lëshimet e gjetura pas shtypjes, ju lutem vizitoni faqen tonë të internetit http://hdr.undp.org

Deklaratë e mospranimit:Analiza dhe rekomandimet politike të këtij raporti nuk reflektojnë doemos mendimet e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Bordit të tij ekzekutiv ose shteteve anëtare të tij. Raporti është botim i pavarur i mandatuar nga UNDP. Ai është fryti i përpjekjeve bashkëpunuese të ekipit të këshilltarëve të njohur dhe ekipit të Raportit për Zhvillimin Njerëzor. Jeni Klugman, Drejtor i Zyrës së Raportit për Zhvillimin Njerëzor, udhëhoqi punën.

Page 3: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009

Tejkalimi i barrierave:Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Botuar për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Page 4: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Ekipi për përgatitje të Raportit i zhvillimit njerëzor 2009

Drejtori Jeni Klugman

Hulumtimi I udhëhequr nga Francisco R. Rodríguez, i përbërë nga Ginette Azcona, Mat-thew Cummins, Ricardo Fuentes Nieva, Mamaye Gebretsadik, Wei Ha, Marieke Kleemans, Emmanuel Letouzé, Roshni Menon, Daniel Ortega, Isabel Medalho Pereira, Mark Purser dhe Cecilia Ugaz (zëvendësdrejtor gjer në tetor 2008).

StatistikatTë udhëhequra nga Alison Kennedy, i përbërë Liliana Carvajal, Amie Gaye, Shreyasi Jha, Papa Seck dhe Andrew Thornton.

RZhNj kombëtare dhe rrjeti Eva Jespersen (zëvendësdrejtor i RZhNjO-së), Mary Ann Mwangi, Paola Pagliani dhe Timothy Scott.

Shtrirja dhe komunikimiE udhëhequr Marisol Sanjines, i përbërë Wynne Boelt, Jean-Yves Hamel, Melissa Hernandez, Pedro Manuel Moreno dhe Yolanda Polo.

Prodhimi, përkthimi, buxheti dhe operacionet, administrataCarlotta Aiello (koordinator i prodhimit), Sarantuya Mend (menaxher i operacio-neve), Fe Juarez-Shanahan dhe Oscar Bernal.

2

Page 5: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Parathënie FalënderimetAkronimet PASQYRË KAPITULLI 1 Liria dhe lëvizja: si lëvizshmëria mund të ushqej zhvillimin njerëzor 1.1 Çështjet e lëvizshmërisë 1.2 Zgjidhja dhe konteksti: të kuptohet pse njerëzit lëvizin 1.3 Zhvillimi, liria dhe lëvizshmëria njerëzore1.4 Çfarë kemi sjellë në tavolinë KAPITULLI 2 Njerëzit në lëvizje: kush shkon ku, kur dhe pse 2.1 Zhvendosjet e njerëzve sot2.2 Shohim të kaluarën

2.2.1 Pikëpamja afatgjatë 2.2.2 Shekulli i 20-të

2.3 Politikat dhe zhvendosja 2.4 Shohim përpara: kriza dhe përtej

2.4.1 Kriza ekonomike dhe perspektiva për rikuperim 2.4.2 Trendët demografik 2.4.3 Faktorët mjedisor

2.5 Përfundimet

KAPITULLI 3 Si udhëtojnë të shpërngulurit 3.1 Të hyrat dhe standardi jetësor

3.1.1 Ndikimet në të ardhurat bruto 3.1.2 Kosto financiare e shpërnguljes

3.2 Shëndetësia 3.3 Arsimi 3.4 Fuqizimi , të drejtat civile dhe pjesëmarrja 3.5 Kuptimi i rezultateve nga ngasësit negativ

3.5.1 Kur pasiguria nganë shpërnguljen 3.5.2 Zhvendosja e nxitur nga zhvillimi 3.5.3 Trafikimi njerëzor

3.6 Ndikimi i përgjithshëm 3.7 Përfundimet

KAPITULLI 4 Ndikimi në origjinë dhe destinacion 4.1 Ndikimet në vendet e origjinës

4.1.1 Efektet në nivel të ekonomisë familjare 4.1.2 Komuniteti dhe efektet ekonomike në nivel kombëtar 4.1.3 Efektet sociale dhe kulturore 4.1.4 Lëvizshmëria dhe strategjitë zhvillimore kombëtare

4.2 Efektet në vendin e destinacionit 4.2.1 Ndikimi i përgjithshëm ekonomik 4.2.2 Ndikimet në tregun e punës 4.2.3 Urbanizimi rapid4.2.4 Ndikimet fiskale 4.2.5 Perceptimet dhe brengat rreth migrimit

4.3 Përfundimet KAPITULLI 5 Politikat për të përmirësuar rezultatet e zhvillimit njerëzor 5.1 Pakoja thelbësore

5.1.1 Liberalizimi dhe thjeshtëzimi i kanaleve të rregullta 5.1.2 Sigurimi i të drejtave themelore për migruesit 5.1.3 Reduktimi i kostos së transaksionit që lidhet me

shpërngulje 5.1.4 Përmirësimi i rezultate për migruesit dhe komunitetet

e destinacionit 5.1.5 Mundësimi i përfitimeve nga lëvizshmëria e brend-

shme5.1.6 Bërja e lëvizshmërisë pjesë integrale të strategjive kombëtare për zhvillim

5.2 Arsyeshmëria politike e reformës 5.3 Përfundimet

Shënime Bibliografia ANEKSI STATISTIKOR Tabelat Udhëzues për lexuesin Shënime teknike Përkufizimi i termave dhe treguesve statistikor Klasifikimi i vendeve

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009Përmbajtja e raportit të plotë

3

Page 6: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Tejkalimi i barrierave:Lëvizshmëria njerëzore dhe zhvillimiShikoni Juanin. I lindur në një familje të varfër në Meksikën rurale, familja e tij u përpoq që të paguaj për kujdesin e tij shëndetësor dhe për arsim. Në moshën 12 vjeçare, ai braktisi shkollën për të ndihmuar familjen e tij. Gjashtë vjet më vonë, Juani ndoqi xhaxhin e tij në Kanada në ndjekje të pagave më të larta dhe mundësive më të mira. Jetëgjatësia në Kanada është pesë vjet më e gjatë se në Meksikë dhe të ardhurat janë tre herë më të larta. Juani ishte zgjedhur për të punu-ar përkohësisht në Kanada, e më pas fitoi të drejtën për të qëndruar dhe përfundimisht u bë një sipërmarrës dhe biznesi i tij punëson ka-nadezë vendor. Ky është vetëm një rast nga miliona njerëz që çdo vit gjejnë mundësi të reja dhe liri përmes emigrimit, duke përfituar vet si edhe vendi i origjinës dhe i destinacionit.

Tash shohim Bhagyawatin. Ajo është pjesëtare e kastës më të ulët dhe jeton në pjesën rurale të Andhra Pradesh, Indi. Ajo udhëton për në Bangalore me fëmijët e saj për të punuar në lokacione ndërtimi për gjashtë muaj për çdo vit, dhe fiton 60 Rs (US$1.20) në ditë. Përderisa është larg nga shtëpia, fëmijët e saj nuk vijojnë shkollimin sepse është shumë larg nga lokacioni i ndërtimit dhe nuk dinë gjuhën lokale. Bhagyawati nuk gëzon të drejtën e ushqimit ose kujdesit të subvencionuar shëndetësor, nuk ka të drejtë vote sepse jeton jashtë rajonit ku është regjistruar. Sikurse miliona migrues tjerë të brendshëm, ajo ka disa opsione për përmirësim të jetës së saj në vend se të udhëtoj në qytetin tjetër në kërkim të mundësive më të mira.

Bota jonë është shumë e pabarabartë. Dallimet e mëdha në zhvillimin njerëzor përgjatë dhe brenda vendeve, kanë qenë një temë e përsëritur të Raporteve të zhvillimit njerëzor (RZhNj) që u botua së pari në 1990. Në raportin e këtij viti shqyrtohet për herë të parë tema e migrimit. Për shumë njerëz në vendet në zhvillim, shpërngulja nga qyteti ose fshati i tyre i lindjes mund të jenë opsioni më i mirë, e ndonjëherë opsioni i vetëm i hapur për të përmirësuar mundësitë jetësore. Lëvizshmëria njerëzore mund të jetë tepër efektive në rritjen e të ardhurave të një personi, perspektivat e shëndetit dhe arsimit. Por vlera e saj është më shumë se kjo: të jesh në gjendje të vendosësh ku të jetosh është element kyç i lirisë njerëzore.

Kur njerëzit shpërngulen, ata hyjnë në një udhëtim të shpresës dhe paqartësisë, pa marrë parasysh a brenda apo jashtë kufijve ndërkombëtar. Shumë persona zhvendosen për të kërkuar mundësi më të mira, duke shpresuar që të kombinojnë talentet e tyre me resurset në shtetin e destinacionit ashtu që të përfitojnë vet dhe familjarët e ngushtë, që shpesh i përcjellin ose shoqërojnë. Nëse ia dalin, nga iniciativa dhe përpjekjet e tyre mund të përfitojnë ata që kanë mbetur prapa dhe shoqëria në të cilën ata do ta bëjnë shtëpinë. Por nuk ja dalin të gjithë. Migruesit që lënë shokët dhe familjen mund të përballen me vetminë, mund të ndihen të padëshiruar në mesin e personave që frikësohen ose nuk dëshirojnë të porsaardhurit, mund të humbin punën e tyre ose të sëmuren dhe nuk mund t’i qasen shërbimeve mbështetëse që iu duhen për të përparuar.

RZhNj 2009 hulumton se si politikat më të mira në drejtim të lëvizshmërisë njerëzore mund të përmirësojnë zhvillimin njerëzor. Ai përcakton rastin për qeveritë për të reduktuar kufizimet në lëvizje brenda dhe jashtë kufijve të tyre ashtu që të zgjerojnë zgjidhjet dhe liritë njerëzore. Ai flet për masat praktike që mund të përmirësojnë perspektivat në arritje, të cilat në anën tjetër do të kenë përfitime të mëdha për komunitetet në destinacion dhe për vendet e origjinës.

4

Page 7: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Si dhe pse shpërngulen njerëzitDiskutimet rreth migrimit zakonisht fillojnë nga perspektiva e rrjedhave nga vendet në zhvillim në vendet e pasura të Evropës, në Amerikën e Veriut dhe Australisë. Megjithatë, lëvizja më e madhe në botë nuk bëhet midis vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara, nuk zhvillohet bile as midis shteteve. Shumica dërrmuese e njerëzve që shpërngulen, shpërngulen brenda shtetit të tyre. Duke përdorur një përkufizim konservativ, ne vlerësojmë se rreth 740 milion njerëz janë migrues të brendshëm - pothuajse katër herë më shumë sesa ata që shpërngulen ndërkombëtarisht. Ndër njerëzit që janë shpërngulur përtej kufijve kombëtarë, pak më shumë se një e treta janë shpërngulur nga shtetet në zhvillim në shtetet e zhvilluara - nën 70 miliona njerëz. Shumica e emigrantëve ndërkombëtar prej 200 milionë u shpërngulën nga një shtet në zhvillim në një shtet tjetër në zhvillim ose midis shteteve të zhvilluara (harta 1).

Shumica e migruesve, të brendshëm dhe ndërkombëtar, mbledhin të hyrat në formë të të hyrave më të mëdha, qasjes më të mirë në arsim dhe shëndetësi, dhe perspektivës më të mirë për

fëmijët e tyre (figura 1). Anketat e migruesve raportojnë se shumica janë të kënaqur në destinacionit e tyre, përkundër përshtatjeve dhe pengesave të shpërnguljes

Figura 1 Origjina dhe destinacioni i migruesve ndërkombëtar, në rreth vitit 2000

Burimi: Ortega (2009).Shënim: Regjistrimi bruto total përfshinë arsimin �llor, të mesëm dhe terciar.

Shkalla e regjistrimit në origjinë Shkalla e regjistrimit në destinacion

Shkalla totale regjistrimit në origjinë karshi destinacionit për nga kategoria e IZhNj të shtetit të origjinës, regjistrimi i popullsisë në vitin 2000 ose më vonë.

Harta 1 Shumica e shpërnguljes ndodh brenda regjioneve Origjina dhe destinacioni i migruesve ndërkombëtar, në rreth vitit 2000

Burimi: Përllogaritjet e ekipit RZhNj në bazë të bazës së të dhënave të DRC-së për migrim (2007).

Europa

Azia

Oqeania

Afrika

Amerika latinedhe Karaibet

Amerika veriore

0.01

0.02

0.31

0.250.13

0.08

0.75

0.35

0.30

19.72

1.33 1.34

15.69

0.35

0.06

2.44

0.14

0.73

13.18

35.49

1.29

0.53

8.53

9.578.22

1.65

0.22

7.25

3.13

1.30

3.54

31.52

0.84

1.07

3.11.24

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, 2007Numri i migruesve (në miliona)

Shumë i lartë I lartë I mesëm I ulët

Madhësia e shteteve është proporcionale me popullsinë e vitit 2007.

Regjionet Amerika veriore

EvropaOqeania

Amerika latine dhe Karaibet Azia

Afrika

I brendshëm -Regjional

Migrimi

5

Page 8: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Pas vendosjes, migruesit kanë gjasa më të mëdha sesa banorët vendas që të bashkohen sindikatave ose grupeve fetare ose tjera. Sido-qoftë ka të mira dhe të këqija, dhe përfitimet nga lëvizshmëria shpërndahen në mënyrë të pabarabartë.

Personat e zhvendosur nga pasiguria dhe konflikti përballen me sfida të veçanta. Lloga-riten se janë 14 miliona refugjatë që jetojnë jashtë shtetit të tyre, që përfaqësojnë rreth 7% të migruesve të botës. Shumica mbesin afër shtetit prej nga kanë ikur, dhe zakonisht jetojnë nëpër kampe gjersa kushtet në shtëpi të mundë-sojnë kthimin e tyre, por rreth gjysmë milioni në vit udhëtojnë për në vendet e zhvilluara

dhe kërkojnë azil atje. Një numër shumë më i lartë, rreth 26 miliona, janë zhvendosur brenda vendit. Ata nuk kanë kaluar kufij, por mund të përballen me vështirësi të veçanta larg nga shtë-pia që është prekur nga konflikti ose katastrofat natyrore. Grupi tjetër i prekshëm përbëhet nga personat, kryesisht të rinj dhe gra, që janë trafi-kuar. Shpeshherë të mashtruar me premtime për jetë më të mirë, shpërngulja e tyre nuk është vullnet i lirë por detyrim, ndonjëherë i shoqëru-ar me dhunë dhe abuzim seksual.

Në përgjithësi, personat shpërngulen me vull-net të mirë, për në vende më të mira. Mbi tri të katërtat e migruesve ndërkombëtar shkojnë në një shtet me nivel më të lartë të zhvillimit njerëzor sesa shteti i tyre i origjinës (figura 2). Sidoqoftë ata janë dukshëm të kufizuar, nga politikat dhe barrierat e imponuara në hyrje dhe nga resurset që kanë në dispozicion për të mundësuar shpërn-guljen e tyre. Personat në shtetet e varfra janë më së paku të lëvizshëm: për shembull nën 1% e af-rikanëve janë shpërngulur për në Evropë. Në të vërtetë historia dhe dëshmitë e kohës sugjerojnë se zhvillimi dhe migrimi shkojnë krah për krah: shkalla mesatare e emigrimit në një shtet me zh-villim të ulët njerëzor është nën 4%, në krahasim me mbi 8% në shtetet me nivele të larta të zhvil-limit njerëzor (figura 3).

Barrierat ndaj shpërnguljes Pjesa e migruesve ndërkombëtar në popullsinë botërore ka mbetur shumë stabile në rreth 3% gjatë 50 viteve të fundit, përkundër faktorëve që kanë mund të shkaktojnë ngritje të rrjedhave. Trendët demografik, me popullsi në plakje në shtetet e zhvilluara, dhe rini – popullsi në rritje në shtetet në zhvillim, dhe rritje të mundësive për punësim, të kombinuar me komunikim dhe transport më të lirë, kanë shtuar ‘kërkesën’ për migrim. Sidoqoftë ata që dëshirojnë të migroj-në dalin çdo ditë e më shumë kundër barrier-ave qeveritare ndaj shpërnguljes. Gjatë shekul-lit të kaluar, numri i shteteve kombëtare është katërfishuar gjer në afro 200, duke krijuar më shumë kufi për të kaluar, kurse ndryshimet politike kanë kufizuar tutje shkallën e migrimit bile edhe kur barrierat e tregtisë ranë poshtë.

Barrierat kundër lëvizshmërisë janë në veçan-ti të larta për personat me kualifikime të ulëta, përkundër kërkesës për punën e tyre në shumë shtete të pasura. Politikat në përgjithësi favori-zojnë pranimin e personave më të arsimuar, për shembull lejojnë studentët që të qëndrojnë pas diplomimit dhe ftojnë profesionistët që të

Figura 2 Më të varfrit për�tojnë më së shumti nga shpërngulja …Dallimet në mes të IZhNj të shtetit të destinacionit dhe origjinës2000–2002

0.3

0.2

0.1

0

–0.1

0

Afrika

Europa

Amerika latine dhe Karaibet

Azia

Burimi: Përllogaritjet e ekipit RZhNj në bazë të bazës së të dhënave të DRC-së për migrim (2007).Shënim: Mesataret e llogaritura duke përdorur regresionet e densitetit të Kernelit.

Amerika Veriore

OqeaniaIZhNj e shtetit të origjinës

| | | | | 0.2 0.4 0.6 0.8 1

Dife

renc

a m

esat

are

në d

estin

acio

nit s

ipas

regj

ioni

t

Figure 3 … por ata shpërngulen më pak Shkalla e emigrimit për nga IZhNj dhe të hyrat

Shkalla mesatare e emigrimit për nga grupi i IZhNj-së së shtetit të origjinës

IZhNj e ulët

IZhNj e mesme

IZhNj e lartë

IZhNj shumë e lartë

Për në shtetet në zhvillim

Për në shtetet e zhvilluara

| | | | | |0 2 4 3 8 10

Shkalla mesatare e emigrimit (%)

Burimi: Përllogaritjet e ekipit RZhNj në bazë të bazës së të dhënave të DRC-së për migrim (2007) dhe OKB-së (2009e).

6

Page 9: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

vendosen me familjet e tyre. Por qeveritë kanë tendencë që të jenë më shumë ambivalente në lidhje me punëtorët me kualifikim të ulët, ku statusi dhe trajtimi i tyre lë shumë që të dëshi-rohet. Në shumë shtete, sektori i bujqësisë, ndërtimtarisë, prodhimit dhe shërbimeve kanë vende pune që janë plotësuar nga migruesit. Megjithatë qeveritë shpeshherë mundohen që të zëvendësojnë personat më pak të arsimuar brenda dhe jashtë shtetit, ndonjëherë duke traj-tuar punëtorët e përkohshëm dhe të parregullt si ujë nga rubineti që mund të lëshohet ose ndalet sipas dëshirës. Llogaritet se 50 miliona njerëz sot jetojnë dhe punojnë jashtë vendit me sta-tus të parregullt. Disa shtete siç është Tailanda dhe SHBA-të tolerojnë numër të madh të punë-torëve të paautorizuar. Kjo mund të mundësojë ata persona që të kenë qasje në vende pune që paguhen më mirë sesa në shtëpi, por edhe pse shpeshherë bëjnë punën e njëjtë dhe paguajnë tatimet sikurse banorët vendas, ata nuk kanë qasje në shërbimet themelore dhe përballen me rrezikun e deportimit. Disa qeveri siç është ajo e Italisë dhe Spanjës, kanë pranuar se migruesit e pakualifikuar kontribuojnë në shoqëritë e tyre dhe kanë rregulluar statusin e tyre në punë, kurse shtetet tjera si Kanadaja dhe Zelanda e Re, kanë programe të dizajnuara mirë për mi-gruesit sezonal për sektorët siç është bujqësia.

Përderisa ekziston pajtimi i gjerë rreth vlerës së migrimit të kualifikuar në shtetet e destina-cionit, punëtorët migrues me kualifikime të ulëta gjenerojnë shumë polemikë. Besohet se përderisa këta punëtorë zënë vendet e lira, ata zhvendosin punëtorët vendor dhe zvogëlojnë pagat. Brengat tjera që paraqiten nga migruesit përfshinë rrezikun e ngritur të krimit, shtimi i ngarkesës mbi shërbimet lokale dhe frika e humbjes së kohezionit social dhe kulturor. Por këto brenga shpeshherë stërmadhohen. Përderisa hulumtimet kanë gjetur se migrimi në disa rrethana mund të ketë efekte negative në punëtorët vendor me aftësi të krahasuesi, dëshmitë sugjerojnë se këto efekte janë në përgjithësi të vogla dhe në disa raste mund të mos ekzistojnë fare.

Rasti për lëvizshmëriKy raport thotë se migruesit shtojnë rezultatet ekonomike, me kosto të vogël ose pa kosto për vendorët. Në të vërtetë mund të ketë më shumë efekte pozitive, për shembull kur migruesit ku-jdesen të fëmijët, i mundëson nënave vendore që të punojnë jashtë shtëpisë, dhe pasi që mi-

gruesit kërkojnë aftësi gjuhësore dhe aftësi tjera për tu ngjitur lartë shkallës. Shumë integrohen në mënyrë shumë të natyrshme, duke shprehur frikën rreth të huajve të pa-asimilueshëm, si në fillim të shekullit të 20-të në Amerikë rreth Ir-landezëve, që duken të paarsyeshme në lidhje me të porsaardhurit e sotëm. Megjithatë është e vërtetë se shumë migrues përballen me mangë-si sistematike, duke vështirësuar ose pamundë-suar atyre qasjen në shërbimet lokale në kuptim të barabartë me vendorët. Këto probleme janë në veçanti të rënda për punëtorët e përkohshëm dhe të parregullt.

Në shtetet e origjinës së migruesve, ndikimi i shpërnguljes ndihet në konsum dhe të ardhura më të larta, arsimim më të mirë dhe shënde-tësi të përmirësuar, si dhe në nivel më të gjerë kulturor dhe social. Shpërngulja në përgjithësi sjell përfitime, kryesisht në formë të dërgesave nga jashtë që i dërgohen familjarëve të ngushtë. Sidoqoftë përfitimet gjithashtu shpërndahen më gjerë pasi që dërgesat shpenzohen dhe kri-jojnë vende pune për punëtorët vendor, si dhe ndryshojnë sjelljet si rezultat i ideve që vinë nga jashtë. Gratë në veçanti mund të çlirohen nga rolet tradicionale.

Natyra dhe niveli i këtyre ndikimeve varet nga personat që shpërngulen, si udhëtojnë jashtë vendit dhe nëse qëndrojnë të lidhur me rrën-jët e tyre përmes rrjedhës së parave, njohurive dhe ideve. Pasi që migruesit kanë tendencë që të vinë në numër të madh nga vendet specifike, për shembull Kerala në Indi ose krahina Fu-jian në Kinë, përpjekjet në nivel të komunitetit mund të jenë në përgjithësi më të larta sesa ato kombëtare. Sidoqoftë në afat të gjatë, rrjedha e ideve nga personat e shpërngulur mund të kenë efekte largpamëse në normat sociale dhe struk-turat e klasës në tërë territorin. Ikja e person-ave të kualifikuar ndonjëherë shihet si aspekt negativ, në veçanti për ofrimin e shërbimeve siç janë arsimi dhe shëndetësia. Megjithatë edhe në këto raste përgjigjja më e mirë janë politikat që adresojnë problemet themelore strukturore, siç janë pagat e ulëta, financimi joadekuat dhe institucionet e dobëta. Fajësimi i punëtorëve të kualifikuar për humbje të punëtorëve të kuali-fikuar keqpërdorë qëllimin dhe kufizimi në lëvizshmërinë e tyre ka gjasa që të jetë kundër produktiv, për të mos përmendur faktin se me këtë shkelen të drejtat themelore njerëzore për të ikur nga shteti i tyre.

Sidoqoftë migrimi ndërkombëtar, bile edhe nëse menaxhohet mirë, nuk përmblidhet në

Përfitime të mëdha për zhvillimin njerëzor mund të arrihen duke ulur barrierat ndaj shpërnguljes dhe duke përmirësuar trajtimin e të shpërngulurve

7

Page 10: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

strategjinë kombëtare për zhvillimin njerëzor. Me disa përjashtime (kryesisht shtetet e vogla ishuj ku mbi 40% e banorëve shpërngulen jashtë), emigrimi nuk ka gjasa që të formësojë perspek-tivat zhvillimore të një kombi të tërë. Migrimi është një shteg që plotëson përpjekjet e gjera lokale dhe kombëtare për të reduktuar varfërinë dhe për të përmirësuar zhvillimin njerëzor. Këto përpjekje mbesin kritike si gjithmonë.

Në kohën e shkrimit të dokumentit, bota ishte në krizën më të rëndë ekonomike në mbi gjysmë shekulli. Zvogëlimi dhe pezullimet e ekonomive prekin miliona punëtorë, përfshirë migruesit. Besojmë se rënia aktuale duhet të shihet si mundësi për të krijuar një shpërndarje të re për migruesit, nga e cila do të përfitonin punëtorët në shtëpi dhe jashtë shtetit duke u mbrojtur nga kundërpërplasja. Pas rikuperimit, shumë trendë të njëjtë themelor që kanë ngarë shpërnguljen gjatë gjysmës së shekullit të kaluar do të dalin në sipërfaqe, duke joshur më shumë njerëz që të shpërngulen. Është thelbësore që qeveritë të fusin në fuqi masat e domosdoshme për tu përgatitur për këtë.

Propozimi jonë Mund të arrihen përfitime të mëdha për zhvil-limin njerëzor duke ulur barrierat ndaj shpërn-guljes dhe duke përmirësuar trajtimin e të shpërngulurve. Nevojitet një vizion i qartë për të realizuar këto përfitime. Ky raport përcakton një rast për pako gjithëpërfshirëse të reformave që mund të sigurojnë përfitime të mëdha për migruesit, komunitetet dhe shtetet.

Propozimi jonë adreson dy dimensionet më të rëndësishme të agjendës së lëvizshmërisë që siguron fushëveprim për politika më të mira: pranim dhe trajtim.

Reformat e përcaktuara në pakon e propozuar thelbësore kanë përfitime afatmesme dhe afat-

gjata (kutia 1). Ato flasin jo vetëm për qeveritë në destinacion por edhe për qeveritë e origjinës, për aktorët tjerë kyç, në veçanti sektorin privat, sindikatat dhe organizatat joqeveritare, dhe për vet migruesit individual. Përderisa politikë bërësit përballen me sfidat e zakonshme, atyre natyrisht se iu duhet të dizajnojnë dhe zbatojnë politika të ndryshme të migrimit në shtetet e tyre respektove, sipas rrethanave kombëtare dhe lokale. Praktikat e caktuara të mira megjithatë qëndrojnë dhe mund të adaptohen më gjerë.

Ne nënvizuam gjashtë orientime kryesore për reforma që mund të adaptohen individu-alisht por që nëse përdoren së bashku në qasje të integruar, mund të zmadhojnë efektet e tyre pozitive në zhvillimin njerëzor. Hapja e gjashtë kanaleve ekzistuese hyrëse ashtu që më shumë punëtorë të emigrojnë, duke siguruar të drejtat themelore të migruesve, ulja e kostos së tran-saksionit, gjetja e zgjidhjeve nga të cilat përfitoj-në komunitetet në destinacion dhe migruesit që ata pranojnë, ia lehtësojnë personave shpërn-guljen brenda shteteve të tyre, dhe rregullojnë migrimin në strategjitë zhvillimore kombëtare – të gjitha kanë kontribute të rëndësishme dhe plotësuese për zhvillimin njerëzor.

Pakoja themelore nënvizon dy shtigje për hapjen e kanaleve të rregullta ekzistuese hyrëse:• Rekomandojmë skemat zgjeruese për punën

vërtetë sezonale në sektorët siç janë bujqësia dhe turizmi. Skemat e tilla janë dëshmuar si të suksesshme në shtete të ndryshme. Prak-tika e mirë sugjeron se kjo ndërhyrje duhet të përfshijë sindikatat dhe punëdhënësit, së bashku me qeveritë e shtetit burimor dhe destinacion, në veçanti në dizajnimin dhe zbatimin e garancive për pagat themelore, standardet e shëndetësisë dhe sigurisë, dhe dispozitat për vizita të përsëritëse, siç është rasti në Zelandën e Re për shembull.

• Gjithashtu propozojmë rritjen e numrit të viza-ve për personat me kualifikime të ulëta, duke e bërë këtë kusht për kërkesën lokale. Përvoja sugjeron se praktikat e mira këtu përfshinë: sigurimin se imigruesit kanë të drejtën për të ndërruar punëdhënësin (e njohur si mundësi ndryshimi të punëdhënësit), që i siguron imi-gruesve të drejtën që të zbatojnë të drejtën e tyre të qëndrimit duke mundësuar banimin eventual të përhershëm, për të bërë zgjidhje që lehtëson udhëtimet kthyese gjatë periudhës së vizës, dhe që mundëson transferimin e përfiti-meve të akumuluara të sigurisë sociale, siç është miratuar në reformat e fundit në Suedi.

Kutija 1 Pakoja thelbësore

Tejkalimi i barrierave përcakton një pako themelore e reformave që përbëhet nga gjashtë ‘shtylla’. Secila shtyllë është për�tuese, por së bashku ato ofrojnë mundësitë më të mira të arritjes maksimale të ndikimit të migrimit në zhvillimin njerëzor:

1. Liberalizimi dhe thjeshtëzimi i kanaleve të rregullta që mundësojnë personat me

kuali�kime të ulëta të kërkojnë punë jashtë shtetit;

2. Sigurimi i të drejtave themelore për migruesit;

3. Reduktimi i kostos së transaksionit për migrim;

4. Përmirësimi i rezultateve për migruesit dhe komunitetet në destinacion;

5. Mundësimi i për�timeve nga lëvizshmëria e brendshme, dhe

6. Bërja e lëvizshmërisë pjesë integrale të strategjive zhvillimore kombëtare.

8

Page 11: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Vendet e destinacionit duhet të vendosin për numrin e dëshiruar të personave që hyjnë nëpërmjet proceseve politike që lejojnë dis-kutimin publik dhe balancimin e interesave të ndryshme. Mekanizmat transparent për të për-caktuar numrin e personave që hyjnë duhet të bazohet në kërkesat nga punëdhënësi, me kuota sipas kushteve ekonomike.

Në destinacion, imigrantët shpesh trajtohen në mënyra që shkelin të drejtat e tyre themelore të njeriut. Edhe nëse qeveritë nuk do të rati-fikojë konventat ndërkombëtare që mbrojnë punëtorët emigrantë, ata duhet të sigurojnë se emigrantët kanë të drejta të plota në ven-din e punës, për pagesë të barabartë për punë të barabartë, kushtet e punës dhe organizim të mirë kolektive, për shembull. Ata mund të kenë nevojë që të veprojnë shpejt për zhdukjen e diskriminimit. Qeveritë në origjinë dhe desti-nacion mund të bashkëpunojnë për të lehtësuar njohjen e kredencialeve të fituara jashtë vendit.

Recesioni i tanishëm i ka bërë emigrantët veçanërisht të pambrojtur. Disa nga qeveritë e vendeve destinacion kanë shtuar zbatimin e ligjeve të emigracionit në aso mënyre që mund të shkelë të drejtat e emigrantëve. Dhënia e mundësisë për emigrantët që të kërkojnë pu-nëdhënës tjetër (ose së paku kohë për të për-funduar punët e tyre para largimit), publikimin e perspektivave për punësim, duke përfshirë rënien në vendet burimore, janë masa që mund të zbusin kostot jo proporcionale të dala si re-zultat i recesionit për emigrantët e tanishëm dhe të ardhshëm.

Për shpërnguljet ndërkombëtare, kostot e transaksionit për tu pajisur me dokumentet e nevojshme dhe plotësimin e kërkesave admin-istrative për të kaluar kufijtë kombëtarë janë shpesh të larta, kanë prirje regresive (propor-cionalisht të larta për njerëzit e pakualifikuar dhe ata me kontrata afatshkurtra) dhe mund të kenë efekte të paparamenduara që inkurajojnë lëvizjen e parregullt dhe të kontrabandës. Një në dhjetë vende kanë shpenzime për pasaportë që tejkalojnë 10 për qind të të ardhurave për kokë banori, që këto shpenzime lidhen negativ-isht me normat e emigrimit

Të dy qeveritë, e origjinës dhe e destinacionit, mund të thjeshtojë procedurat dhe për të zvogëlu-ar shpenzimet e dokumentit, ndërsa dy palët mund të punojnë së bashku për të përmirësuar dhe rregullimin e shërbimeve të ndërmjetësimit.

Është jetike që të sigurohet se emigrantët vendosen pas mbërritjes, por është gjithashtu

me rëndësi që komunitetet me të cilët bashko-hen ata, nuk ndihen të rënduar padrejtësisht nga kërkesat shtesë që ngarkohen në shërbimet kryesore. Aty ku kjo paraqet sfidë për auto-ritetet vendore, mund të kërkohen transferimet fiskale shtesë. Sigurimi që fëmijët e emigrantëve kanë qasje të barabartë në arsim dhe, kur është e nevojshme, përkrahje për mësim të përshpe-jtuar dhe integrim, mund të përmirësojë pers-pektivat e tyre dhe të shmang paraqitjen e klasës së ulët në të ardhmen. Trajnimi në gjuhë është kyç për fëmijët nëpër shkolla, por edhe për të rriturit, nëpërmjet punës dhe me përpjekje të veçanta për të arritur te gratë që nuk punojnë jashtë shtëpisë. Disa situata do të kërkojnë më shumë përpjekje aktive se sa të tjerat për të luftuar diskriminimin, për të adresuar ten-sionet sociale dhe, kur është relevante, për të parandaluar shpërthimet e dhunës kundër emi-grantëve. Shoqëria civile dhe qeveritë kanë një gamë të gjerë të përvojës pozitive në trajtimin e diskriminimit përmes, për shembull fushatave të ndërgjegjësimit.

Përkundër trashëgimisë së sistemeve të plani-fikuara centralisht nëpër botë, një numër i qever-ive, rreth një e treta, ruajnë barrierat de facto ndaj shpërnguljeve të brendshme (tabela1).

Tabela 1 Mbi një e trata e shteteve ku�zon dukshëm të drejtën e lëvizjes Ku�zimet ndaj shpërnguljes së brendshme dhe emigrimit për nga kategoria e IZhNj-së

IZhNj shumë e lartëShtetet 0 3 1 3 31 38Përqindja (%) 0 8 3 8 81 100

IZhNj e lartëShtetet 2 4 4 10 27 47Përqindja (%)

ShtetetPërqindja (%)

ShtetetPërqindja (%)

ShtetetPërqindja (%)

4 9 9 21 57 100

IZhNj e mesme 2 13 24 27 16 82

2 16 29 33 20 100

IZhNj e ulët 2 5 13 5 0 25

8 20 52 20 0 100

Gjithsej 6 25 42 45 74 192

3 13 22 23 39 100

Gjithsej Më së pakuKu�zueset 321

Më Ku�zueseKategoritë IZhNj

Ku�zimet për lëvizshmëri

Burimi: Freedom House (2009).

9

Page 12: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Kufizimet në mënyrë tipike marrin formën e ofrimit të reduktuar të shërbimeve themelore dhe ata nuk kanë të drejtë që të regjistrohen në zonën lokale, duke diskriminuar migruesit e brendshëm, siç është rasti ende në Kinë. Sigurimi i barazisë në ofrimin e shërbimeve themelore është rekomandimi kryesor i raportit për sa i përket migruesve të brendshëm. Trajtimi i barabartë është i rëndësishëm për punëtorët e përkohshëm dhe sezonal dhe familjet e tyre, për rajonet ku ata shkojnë të punojnë, dhe gjithashtu për të siguruar shërbim të mirë prapa në shtëpi në mënyrë që mos të detyrohen që të lëvizin për qasje në arsim dhe në kujdesin shëndetësor.

Edhe pse nuk është zëvendësim për zhvillimin më të gjerë, migrimi mund të jetë një strategji jetike për familjet dhe familjet që kërkojnë të diversifikojnë dhe përmirësojnë jetesën e tyre, veçanërisht në vendet në zhvillim. Qeveritë duhet të njohin këtë potencial dhe të integrojnë migracionin me aspekte të tjera të politikës kombëtare të zhvillimit. Një pikë kritike që del nga përvoja është rëndësia e kushteve ekonomike kombëtare dhe e institucioneve të forta në sektorin publik për të mundësuar më shumë përfitime të lëvizshmërisë.

Rruga përparaAvancimi i kësaj agjende do të kërkojë udhëheqësi të fortë dhe të zdritur të shoqëruar me përpjekje më të vendosura për të angazhuar opinionin e gjerë dhe të ngritët vetëdija e tyre rreth fakteve lidhur me migrimin.

Për shtetet e origjinës, konsideratat më specifike të profilit të migrimit dhe përfitimet e tij, kostot dhe rreziqet do të ofrojnë bazë më të mirë për integrimin e shpërnguljes në strategjitë zhvillimore kombëtare.

Emigrimi nuk është alternativë ndaj përpjekjeve për zhvillim të përshpejtuar në shtëpi, por lëvizshmëria mund të lehtësojë qasjen në ide, njohuri dhe resurse që mund të plotësojnë dhe në disa raste shtyjnë përpara progresin.

Për shtetet e destinacionit, ‘si dhe kur’ e reformave do të varet nga pamja reale në kushtet ekonomike dhe sociale, duke marrë parasysh mendimin publik dhe pengesat politike në nivel lokal dhe kombëtar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar, në veçanti përmes marrëveshjeve bilaterale ose regjionale, mund të çoj në menaxhim më të mirë të migrimit, mbrojtje më të mirë të të drejtave të migruesve dhe kontribute më të mëdha të migruesve ndaj shteteve të origjinës dhe të destinacionit. Disa regjione janë duke krijuar zona të lëvizjes së lirë për të promovuar tregti më të lirë duke përmirësuar përfitimet e migrimit, siç është Afrika Perëndimore dhe Koni Jugor i Amerikës Jugore. Tregjet e zgjeruara të punës të krijuara në këto regjione mund të ofrojnë përfitime substanciale për migruesit, familjet dhe komunitetet e tyre.

Ka thirrje për të krijuar një regjim të ri global për të përmirësuar menaxhimin e migrimit: mbi 150 shtete tani marrin pjesë në Forumin Global për Migrim dhe Zhvillim. Qeveritë, e përballura me sfidat e zakonshme, zhvillojnë përgjigjet e përbashkëta – një trend që pamë duke u shfaqur gjatë përgatitje së këtij raporti.

Tejkalimi i barrierave vendosë fuqishëm zhvillimin njerëzor në agjendën e politikë bërësve që kërkojnë rezultatet më të mira nga modelet gjithnjë më komplekse të shpërnguljes së njerëzve nëpër botë.

Përderisa nuk është zëvendësim për zhvillim më të madh, migrimi mund të jetë strategji vitale për ekonomitë familjare dhe për familjet që kërkojnë diversifikim dhe përmirësim të jetesës së tyre

10

Page 13: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Indeksi i zhvillimit njerëzor (IZhNj) është një matje e zhvillimit njerëzor të një shteti. Ai mat të arriturat mesatare në një shtet në tri dimensione themelore:

• Jetë e gjatë dhe të shëndetshme që matet për nga jetëgjatësia në lindje

• Qasja në njohuri, që matet nga shkalla e shkrim – leximit nga të rriturit dhe shkalla bruto e regjistrimit të kombinuar në arsim, dhe

• Standardi i mirë jetësor, që matet përmes BPV-së për kokë banori në paritetin e fuqisë blerëse (PPP) me dollarë amerikan.

Këto tri dimensione janë standardizuar në vlerat në mes 0 dhe 1, dhe mesatarja e thjeshtë merret për të arritur në vlerën e përgjithshme IZhNj në mes të 0 dhe 1. Shtetet shpeshherë radhiten në bazë të kësaj vlere me vlerën 1 që është vlera më e lartë e IZhNj-së.

IZhNj e këtij viti, që shfrytëzon të dhënat për vitin 2007, është kalkuluar për 182 shtete. Janë përfshirë tri shtete të reja: Andorra dhe Lihtenshtajni, për herë të parë, dhe Afganistani, për herë të parë që nga viti 1996. Rezultatet e prezantuara në këtë raport marrin parasysh të dhënat e reja dhe rishikimet në seritë e kaluara.

Është me rëndësi të vërehet se këto rezultate të IZhNj-së, të bazuara në të dhënat nga viti 2007, nuk reflektojnë efektet e krizës ekonomike globale që pritet të ketë ndikime globale në të arriturat e zhvillimit njerëzor në shumë shtete rreth botës.

Shigjetat në tabelë tregojnë ndryshimet në gradimin në mes të viteve 2006 dhe 2007 në bazë të serive konsistente kohore.

Gjatë kësaj periudhe, vlerat e IZhNj-së ranë në katër shtete, në të gjitha rastet si rezultat i rënies së BPV-së për kokë banori, dhe u ngritën në 174 raste. Njëkohësisht kishte shumë më shumë ndryshime në radhitjen e shteteve. Në vitin 2007 në krahasim me vitin 2006, 50 shtete ranë një ose dy vende në listë në mes dy vitesh, dhe një numër i ngjashëm u ngrit lart. Kjo është pasi që ndryshimet në radhitje ndikohen jo vetëm nga performanca e shteteve individuale por edhe për nga progresi i bërë relativ ndaj shteteve tjera në veçanti kur dallimet në vlera janë të vogla. Kina ka regjistruar përfitimin më të lartë në radhitje (shtatë vende), i përcjellë nga Kolumbia dhe Peru (pesë vende). Në secilin nga këto shtete, kjo mund të përcillet për nga rritja relativisht e shpejtë e të hyrave.

Norvegjia është në majë të listës, e përcjellë nga Australia në vendin e dytë dhe Islanda në vendin e tretë – pozitat e njëjta në vitin e kaluar sipas të dhënave të fundit. Ka pak ndryshime në radhitje në dhjetë të parët dhe vetëm një është i ri – Franca, që zëvendësoi Luksemburgun. Në anën tjetër Nigeria, Afganistani dhe Sierra Leone janë respektivisht tri vendet e fundit dhe gjithashtu nuk kanë ndryshuar radhitjen në mes të vitit 2006 dhe 2007. Nuk ka shtete të reja në dhjetë shtetet e fundit në mes të viteve 2006 dhe 2007.

Shumica e shteteve nuk lëvizën më shumë se dy vende në radhitje. Për shembull në Afrikën nën Sahara, Gana fitoi dy vende (për shkak të përfitimeve në arsimimi), kurse Çadi, Mauritania dhe Svazilandi humbën dy vende.

IZhNj 2007 rezultatet dhe trendët

11

Page 14: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË ZHVILLIMIT NJERËZOR 2009Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

12

SUMMARY HUMAN DEVELOPMENT REPORT 2009Overcoming barriers: Human mobility and development

2007 HDI rank and value and 2006–2007 rank change

Notes: 6 Number of places by which HDI rank improved between 2006 and 2007.

§ Number of places by which HDI rank declined between 2006 and 2007.

Blank means no change in HDI rank between 2006 and 2007.

Very high human development (HDI >– 0.900)

Norway 0.971 1

Australia 0.970 2

Iceland 0.969 3

Canada 0.966 4

Ireland 0.965 5

Netherlands 0.964 6 6 1

Sweden 0.963 7 § 1

France 0.961 8 6 3

Switzerland 0.960 9

Japan 0.960 10

Luxembourg 0.960 11 § 3

Finland 0.959 12 6 1

United States 0.956 13 § 1

Austria 0.955 14 6 2

Spain 0.955 15

Denmark 0.955 16 § 2

Belgium 0.953 17

Italy 0.951 18 6 1

Liechtenstein 0.951 19 § 1

New Zealand 0.950 20

United Kingdom 0.947 21

Germany 0.947 22

Singapore 0.944 23 6 1

Hong Kong, China (SAR) 0.944 24 § 1

Greece 0.942 25

Korea (Republic of) 0.937 26

Israel 0.935 27 6 1

Andorra 0.934 28 § 1

Slovenia 0.929 29

Brunei Darussalam 0.920 30

Kuwait 0.916 31

Cyprus 0.914 32

Qatar 0.910 33 6 1

Portugal 0.909 34 § 1

United Arab Emirates 0.903 35 6 2

Czech Republic 0.903 36

Barbados 0.903 37 6 2

Malta 0.902 38 § 3

High human development (0.900 >HDI >– 0.800)

Bahrain 0.895 39 § 1

Estonia 0.883 40

Poland 0.880 41 6 1

Slovakia 0.880 42 6 2

Hungary 0.879 43 § 2

Chile 0.878 44 § 1

Croatia 0.871 45

Lithuania 0.870 46

Antigua and Barbuda 0.868 47 6 1

Latvia 0.866 48 6 2

Argentina 0.866 49 § 2

Uruguay 0.865 50 § 1

Cuba 0.863 51

Bahamas 0.856 52

Mexico 0.854 53 6 1

Costa Rica 0.854 54 § 1

Libyan Arab Jamahiriya 0.847 55 6 1

Oman 0.846 56 § 1

Seychelles 0.845 57

Venezuela (Bolivarian Republic of) 0.844 58 6 4

Saudi Arabia 0.843 59 § 1

Panama 0.840 60 6 1

Bulgaria 0.840 61 § 2

Saint Kitts and Nevis 0.838 62 § 2

Romania 0.837 63 6 1

Trinidad and Tobago 0.837 64 § 1

Montenegro 0.834 65

Malaysia 0.829 66

Serbia 0.826 67

Belarus 0.826 68 6 1

Saint Lucia 0.821 69 § 1

Albania 0.818 70

Russian Federation 0.817 71 6 2

Macedonia (the Former Yugoslav Rep. of) 0.817 72

Dominica 0.814 73 § 2

Grenada 0.813 74

Brazil 0.813 75

Bosnia and Herzegovina 0.812 76

Colombia 0.807 77 6 5

Peru 0.806 78 6 5

Turkey 0.806 79 § 1

Ecuador 0.806 80 § 3

Mauritius 0.804 81 § 2

Kazakhstan 0.804 82 § 1

Lebanon 0.803 83 § 3

Medium human development (0.800 >HDI >– 0.500)

Armenia 0.798 84 6 1

Ukraine 0.796 85 § 1

Azerbaijan 0.787 86 6 2

Thailand 0.783 87 § 1

Iran (Islamic Republic of) 0.782 88 § 1

Georgia 0.778 89 6 2

Dominican Republic 0.777 90 § 1

Saint Vincent and the Grenadines 0.772 91 6 2

China 0.772 92 6 7

Belize 0.772 93 § 3

Samoa 0.771 94 6 2

Maldives 0.771 95 6 2

Jordan 0.770 96 § 1

Suriname 0.769 97 6 1

Tunisia 0.769 98 6 2

Tonga 0.768 99 § 5

Jamaica 0.766 100 § 8

Paraguay 0.761 101

Sri Lanka 0.759 102

Gabon 0.755 103

Algeria 0.754 104

Philippines 0.751 105

El Salvador 0.747 106

Syrian Arab Republic 0.742 107 6 2

Fiji 0.741 108 § 1

Turkmenistan 0.739 109 § 1

Occupied Palestinian Territories 0.737 110

Indonesia 0.734 111

Honduras 0.732 112

Bolivia 0.729 113

Guyana 0.729 114

Mongolia 0.727 115 6 1

Viet Nam 0.725 116 § 1

Moldova 0.720 117

Equatorial Guinea 0.719 118

Uzbekistan 0.710 119

Kyrgyzstan 0.710 120

Cape Verde 0.708 121

Guatemala 0.704 122 6 1

Egypt 0.703 123 § 1

Nicaragua 0.699 124

Botswana 0.694 125 6 1

Vanuatu 0.693 126 § 1

Tajikistan 0.688 127

Namibia 0.686 128 6 1

South Africa 0.683 129 § 1

Morocco 0.654 130

Sao Tome and Principe 0.651 131

Bhutan 0.619 132 6 1

Lao People’s Democratic Republic 0.619 133 § 1

India 0.612 134

Solomon Islands 0.610 135

Congo 0.601 136

Cambodia 0.593 137

Myanmar 0.586 138

Comoros 0.576 139

Yemen 0.575 140 6 1

Pakistan 0.572 141 6 1

Swaziland 0.572 142 § 2

Angola 0.564 143

Nepal 0.553 144

Madagascar 0.543 145

Bangladesh 0.543 146 6 2

Kenya 0.541 147

Papua New Guinea 0.541 148 § 2

Haiti 0.532 149

Sudan 0.531 150

Tanzania (United Republic of) 0.530 151

Ghana 0.526 152 6 2

Cameroon 0.523 153 § 1

Mauritania 0.520 154 § 1

Djibouti 0.520 155

Lesotho 0.514 156

Uganda 0.514 157 6 1

Nigeria 0.511 158 § 1

Low human development (HDI < 0.500)

Togo 0.499 159

Malawi 0.493 160 6 1

Benin 0.492 161 § 1

Timor-Leste 0.489 162

Côte d’Ivoire 0.484 163

Zambia 0.481 164

Eritrea 0.472 165

Senegal 0.464 166

Rwanda 0.460 167

Gambia 0.456 168

Liberia 0.442 169

Guinea 0.435 170

Ethiopia 0.414 171

Mozambique 0.402 172

Guinea-Bissau 0.396 173 6 1

Burundi 0.394 174 6 1

Chad 0.392 175 § 2

Congo (Democratic Rep. of the) 0.389 176 6 1

Burkina Faso 0.389 177 § 1

Mali 0.371 178 6 1

Central African Republic 0.369 179 § 1

Sierra Leone 0.365 180

Afghanistan 0.352 181

Niger 0.340 182

HDI 2007

12

Page 15: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

Raporti Global i Zhvillimit Njerëzor 2009Resurset që lidhen me këtë raport mund të gjenden në: http://hdr.undp.org përfshirë kopjet e plota dhe përmbledhjet e raportit, përmbledhjet e konsultimeve, seminaret dhe diskutimet në rrjet, seritë e dokumentit hulumtues për zhvillimin njerëzor, dhe materialet për shtyp. Të gjithë treguesit statistikor dhe mjetet e të dhënave, hartat bashkëvepruese, faktet për shtetet dhe shumë të dhëna tjera që mund të qasen falas në faqe interneti.

Raportet kombëtare, nën-kombëtare dhe regjionale të zhvillimit njerëzor.RZhNj i parë kombëtar filloi në vitin 1992 dhe që atëherë më shumë se 630 RZhNj kombëtare dhe nën-kombëtare janë prodhuar nga ekipet e vendit me mbështetjen e UNDP-së në mbi 130 vende, si dhe 35 raporte regjionale. Si dokumente për advokaci politike, këto raporte sjellin konceptin e zhvillimit njerëzor në dialogje kombëtare nëpërmjet proceseve të drejtuara dhe të pronësuara nga shteti për konsultim, hulumtim dhe shkrim. Të dhënat shpeshherë ndahen sipas gjinisë, grupit etnik, ose përgjatë vijave rurale/urbane, për të ndihmuar identifikimin e pabarazisë, të masë progresin dhe të identifikojë shenjat e paralajmërimit të hershëm të konfliktit të mundshëm. Për shkak se këto raporte janë të bazuara në perspektivat e lokale, ata mund të ndikojnë në strategjitë kombëtare, duke përfshirë politikat për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe prioritetet e tjera të zhvillimit njerëzor.Për më shumë informacione, duke përfshirë kopjet e të gjitha raporteve, një paraqitje të matjeve, materialet e trajnimit dhe më shumë, shih http://hdr.undp.org/en/nhdr/

Ditari i aftësive dhe i zhvillimit njerëzorNjë ditar multidisiplinor për Zhvillimin e përqendruar në njerëz. Ky ditar është botim i Zyrës për Raportin e Zhvillimit Njerëzor të UNDP-së dhe i Asociacionit për Aftësi dhe Zhvillim Njerëzor. Ai siguron një forum për këmbim të shpeshtë të ideve në mes të spektrit të gjerë të politikë bërësve, ekonomistëve dhe akademikëve. Ditar i aftësive dhe zhvillimi njerëzor është ditar i rishikuar nga personat në nivelin e njëjtë akademik, dhe botohet tri herë në vit (mars, korrik dhe nëntor) nga Routledge Journals, Taylor dhe Francis Group Ltd.Për tu regjistruar, vizitoni: http://www.tandf.co.uk/journals.

Temat e Raportit global të zhvillimit njerëzor 2007/2008 Luftimi i ndryshimit klimatik: Solidariteti njerëzor në një botë të ndarë 2006 Përtej pamjaftueshmërisë: rryma, varfëria dhe kriza globale e ujit 2005 Bashkëpunimi ndërkombëtar në udhëkryq: ndihma, tregtia dhe siguria në një botë të

pabarabartë 2004 liria kulturore në botën e sotme të llojllojshmërisë 2003 Objektivat zhvillimore të mijëvjeçarit: Marrëveshje në mes të kombeve për të sjellë në

fund varfërinë njerëzore 2002 Thellimi i demokracisë në botën e fragmentuar 2001 Futja në funksion e teknologjive të reja për zhvillimin njerëzor 2000 Të drejtat e njeriut dhe zhvillimi njerëzor 1999 Globalizimi me fytyrë njerëzore 1998 Konsumi për zhvillimin njerëzor1997 Zhvillimi njerëzor për të çrrënjosur varfërinë 1996 Rritja ekonomike dhe zhvillimi njerëzor1995 Gjinia dhe zhvillimi njerëzor 1994 Dimensionet e reja të sigurisë njerëzore 1993 Pjesëmarrja e personave 1992 Dimensionet globale të zhvillimit njerëzor1991 Financimi i zhvillimit njerëzor 1990 Koncepti dhe matja e zhvillimit njerëzor

Page 16: Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 · akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat

PËRMBLEDHJE

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 Tejkalimi i barrierave:Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor

Faqja e internetit e RZhNj-së: http://hdr.undp.org

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009

Bota jonë është shumë e pabarabartë. Për shumë njerëz rreth botës shpërngulja jashtë vendit ose fshatit të vet të lindjes mund të jetë opsioni më i mirë, e ndonjëherë opsioni i vetëm i hapur për të përmirësuar mundësitë jetësore. Migrimi mund të jetë shumë efektiv në përmirësimin e të hyrave, arsimimit dhe pjesëmarrjes së individëve dhe familjeve, dhe për përmirësimin e perspektivës për të ardhmen e fëmijëve. Por vlera e vet është më shumë se kjo: të jesh në gjendje që të vendosësh ku të jetosh është elementi kyç i lirisë njerëzore.

Nuk ka ndonjë profil tipik të migruesve rreth botës. Vjelësit e frutave, infermierët, refugjatët politik, punëtorët e ndërtimtarisë, akademikët dhe programorët kompjuterik janë pjesë e afro 1 miliard personash që shpërngulen brenda shtetit të tyre dhe jashtë. Kur personat shpërngulen, ata hyjnë në një udhëtim të shpresës dhe paqartësisë, pa marrë parasysh a brenda apo jashtë kufijve ndërkom-bëtar. Shumë persona zhvendosen për të kërkuar mundësi më të mira, duke shpresuar që të kombinojnë talentet e tyre me resurset në shtetin e destinacionit ashtu që të përfitojnë vet dhe familjarët e ngushtë, që shpesh i përcjellin ose shoqërojnë. Komunitetet dhe shoqëritë lokale në tërësi gjithashtu kanë përfituar në shtetet e origjinës dhe në shtetet e destinacionit. Llojllojshmëria e këtyre personave dhe rregullat që qeverisin zhvendosjen e tyre bëjnë lëvizshmërinë njerëzore një nga çështjet më komplekse me të cilën përballet bota sot, në veçanti në mes të recesionit global.

Tejkalimi i barrierave: lëvizshmërinë dhe zhvillimi njerëzor hulumton se si politikat më të mira në drejtim të lëvizshmërisë mund përmirë-sojnë zhvillimin njerëzor. Ajo së pari përcjell konturat e lëvizjes së njeriut, kush shkon ku, kur dhe pse, para analizimit të ndikimeve të nivelit të gjerë të shpërnguljes mbi emigrantët dhe familjet e tyre dhe vendet e origjinës dhe të destinacionit. Ajo përshkruan rastin për qeveritë që të reduktojnë kufizimet në lëvizje brenda dhe përtej kufijve të tyre, në mënyrë që të zgjerojnë zgjedhjet dhe liritë e njeriut. Ajo flet për masat praktike që mund të përmirësojnë mundësitë në arritje, që nga ana tjetër do të ketë përfitime të mëdha si për komunitetet e destinacionit ashtu dhe për vendin e origjinës. Reformat flasin jo vetëm për qeveritë destinacionit, por edhe për qeveritë e origjinës, për aktorët tjerë kyç, në veçanti të sektorit privat, sindikatat dhe organizatat joqeveritare dhe të migruesve individual.

Raporti i zhvillimit njerëzor 2009 vendos fuqishëm zhvillimin njerëzor në agjendën e politikë bërësve që kërkojnë rezultate më të mira nga modelet gjithnjë më komplekse të shpërnguljes së njerëzve nëpër botë.