Click here to load reader
Upload
ngonga
View
279
Download
24
Embed Size (px)
Citation preview
Page 1 of 55
RAPORTI PËRFUNDIMTAR I
VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit BSc në “Studime Mjedisore”
Ofruar nga Universiteti “POLIS”
EKSPERTI I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Dr.rer.nat. Gazmend ZENELI
Tiranë, Mars 2013
Page 2 of 55
TABELA E PËRMBAJTJES
HYRJE .................................................................................................................. 3
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ) ................................................................ 3
ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT .......................... 3
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit ......................................................... 3
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit) ................ 6
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit. ............... 7
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime të
tjera ndaj komunitetit ............................................................................................11
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare ................................................14
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë ........................................................16
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE..............................................................18
7. Programi i studimit, organizimi i tij ...................................................................18
8. Mësimdhënia ..................................................................................................22
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT .........................25
9. Kërkimi shkencor ............................................................................................25
10. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun ..............27
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT ........30
ANEKSE ...............................................................................................................34
Aneksi I: Statuti i Universitetit POLIS (Ekstrakt).......................................................34
Aneksi II: Rregullore Didaktike- Organizimi i procesit mesimor (Ekstrakt) ...................38
Aneksi III: Rregullore Didaktike- Pranimi i Studentëve (Ekstrakt) ...............................40
Aneksi IV. Model i programit të detajuar të lëndës ....................................................43
Aneksi V. Model i formularëve për vlerësimin e pedagogëve nga studentët ...................46
Aneksi VI. Model i formularëve për vlerësimin e pedagogëve nga kolegët .....................47
Aneksi VII. Model i formularëve të përdorur për testimin me shkrim për pranimin në
këtë program studimi.............................................................................................49
Page 3 of 55
HYRJE
(Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Studime Mjedisore)
Programi i Studimit Bachelor në “Studime Mjedisore” në shkollën e lartë private Universi teti
POLIS, Tiranë ofrohet qe nga viti akademik 2011-2012, vit në të cilin janë pranuar 14 studentët e
parë. Ky program është licensuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
“Për hapjen e programeve të reja të studimeve në shkollën e lartë private Universiteti POLIS,
Tiranë dhe më pas me leje për ushtrimin e veprimtarisë nga MASh me Urdhër 557, datë
09.12.2010 “Për lejimin për ushtrimin e veprimtarisë akademike në përputhje me licensën e
dhënë për hapjen e programeve të reja të studimit shkollës së lartë Private POLIS”. Programi
ofrohet me kohë të plotë me kohëzgjatje tre vjet, me 180 ECTS në përfundim të të cilit lëshohet
di ploma me emërtimin: “Bachelor në Studime Mjedisore”.
Ky program ofrohet nën përgjegjësinë kryesore të Fakulte tit të Planifikimit, Mjedisit dhe
Menaxhimit Urban (FPMMU), por në procesin e mësim- dhënies angazhohen edhe pedagogë nga
Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn (FAD), si dhe Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit (IKZh) të këtij
Universiteti.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1. Dr.rer.nat. Gazmend ZENELI
ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
Terma reference: Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, strategjitë afatshkurtra,
afatmesme dhe afatgjata, ndjekja dhe përshtatja e objektivave dhe e qëllimeve me kohën, të dhëna të
përgjithshme për IAL.
Universiteti POLIS u themelua në Prill të vitit 2006 dhe e nisi aktivitetin e vet akademik në Tetor
të vitit 2006 me 41 studentë në degën Arkitekturë. Universiteti është licensuar me Vendimin e
Këshillit të Ministrave Nr. 698, datë 11.10.2006, “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së
lartë universitare, jopublike "Universiteti Polis" botuar në fletoren zyrtare Nr. 114, faqe 4475. Në
këtë vendim përcaktohej që: Shkolla e lartë universitare, jopublike "Universiteti Polis" përbëhe j
nga dy fakultete: i) Fakulteti i Arkitekturë -Urbanistikës, me degën: Arkitekturë -Urbanistikë, dhe
ii) Fakulteti i Planifikimit Urban, me degën: Planifikim urban.
Në vitin 2007, Universiteti e zgjeroi spektrin e aktivitetit akademik duke filluar studimet edhe në
degën Planifikim Urban. Një nga vlerat kryesore të Universitetit POLIS është fokusimi,
specializimi, lidhja e ndёrveprimi organik mes programeve të studimit. Arkitektura, Art-Dizjani,
Planifikimi Urban, Menaxhimi Mjedisor janë të gjitha programe që plotësojnë e ushqejnë njëra -
tjetrën me origjinalitetin e tyre. Të gjitha së bashku ato kontribuojnë për krijimin e një modeli të
ri profesionisti më kulturë e dije shumёplaneshe, bazuar kjo fort nё logjikёn e kreativitetit.
Universiteti POLIS ёshtё konceptuar jo thjesht si një shkollë, por si platformё “think-tank”
Page 4 of 55
rajonale/ballkanike e mendimit kritik mbi dizajnin, arkite kturën dhe planifikimin e mjedisin
urban. Tradita e shёrbimeve aplikative dhe tё konsulencёs falё origjinёs sё Universitetit pёrmes
OJF-sё Co-PLAN dhe Shpk. Metro-POLIS, i jep njё shtytje krijimit bazё me elemente tё forta
inovacioni e prakticiteti . Nëpërmjet kërkimit shkencor dhe të aplikuar U_POLIS synon të zhvillojë
dhe promovojë “ekselencën shkencore dhe inovacionin” kurse nëpërmjet edukimit akademik të
përmirësojë kompetencën kreative dhe gjithëpërfshirëse.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Vlerësimi i IAL sipas standardit/ kriterit1
I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me qëllimet dhe
misionin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve kanë
objektiva të përcaktuar qartë për
formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe
kompetencat profesionale që duhet të
fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që
karakterizojnë profilin e programit;
Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e
tregut të punës;
Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin
ekonomik të vendit.
Sipas statutit të tij, (Aneksi 1) Universiteti POLIS ka në
themel të misionit të tij këto objektiva:
a. Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë, e të mbrojë dijet
me anë të mësimdhënies, veprimtarisë kërkimore
shkencore dhe shërbimeve në fushat e arkitekturës,
dizajnit, planifikimit urban dhe mjedisit;
b. të formojë specialistë të lartë e të përgatisë
shkencëtarë të rinj;
c. të mundësojë formimin e vazhduar gjatë gjithë jetës,
d. të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar e
rajonal;
e. të kontribuojë në rritjen e standardeve të demokracisë
e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të
rinjve për një shoqëri të tillë.
Bazuar ne këtë mision, shihet se programi i Studimit
Bch_SM është hartuar në përputhje me misionin dhe
objektivat e U_POLIS.
Dhënia e një hapi të ri cilësor në arsimimin e
profesionistëve të menaxhimit të mjedisit, ndërmjet të
tjerëve, të aftë për t‟i dhënë zgjidhje situatave sa më
komplekse në vend dhe jashtë tij është një pjesë e vizionit
të Universitetit POLIS. Parë në këtë këndvështrim,
programi i studimit të sipër-përmendur ka objektiva të
përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë
program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat
profesionale.
Problematika mjedisore dhe temat e lidhura me to tema
janë koherente me perspektivën e zhvillimit ekonomik të
vendit por dhe me zhvillimet globale ku në kushtet e
ndryshimeve klimatike, ngrohjes globale, varësisë ndaj
energjisë fosile, nevojës për energji alternative,
biodiversitetit në kërcënim, etj, çështjet mjedisore janë
tashmë prioritare. Duke qenë se ndjeshmëria ndaj
problemeve të mjedisit është ende në nivele shumë të
ulëta në Shqiperi, ky program përputhet me stategjitë e
zhvillimit ekonomik të vendit
Nisur nga kjo problematikë, tregu ka nevojë për eksperte
të të gjitha niveleve të cilët të përdorin llogjikën
1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij
për përmbushjen e standardit në tërësi.
Page 5 of 55
ambientale në të gjitha ndërhyrjet e njeriut, dhe ky
program e ofron këtë mundësi .
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë
përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;
Kriteri 2 Programet e studimeve të
ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime
shkencore të përgjithshme;
Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e
shprehive të veçanta në një llojshmëri
të gjerë profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të
institucionit;
Vizioni i Universitetit POLIS është të japë një hap të ri
cilësor në arsimimin e profesionistëve të menaxhimit të
mjedisit, ndërmjet të tjerëve, të aftë për t‟i dhënë zgjidhje
situatave sa më komplekse në vend dhe jashtë tij. Si i tillë,
programi i studimit të sipër-përmendur ka objektiva të
përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë
program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat
profesionale, dhe janë përshtatur me strategjinë për
zhvillim të institucionit.
Hapja e ketij programi është pjesë e një strategji rritjeje
graduale horizontale të Universitetit dmth pasurimin e
ofertës akademike me programe studimi të ndryshme por
plotësuese me njëra tjetrën.
Programi Bachelor ne Studime Mjedisore (Bch_SM) është
hartuar në përputhje me këtë strategji zhvillimi dhe
hartimi i zbatimi i këtij programi studimi mban parasysh
zgjerimin dhe thellimin apo profilizimin e mëtejshëm të
njohurive që merren në këtë cikël, tek programet e reja të
ciklit të dytë, të cilat mbështeten mbi këtë program.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve
synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet
strategjike të zhvillimit ekonomik
kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e
nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të
studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e
ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për
numrin e pritshëm të
studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në
programe të ngjashme në institucionet simotra.
Nga bisedat me stafin akademik, doli që mungon një
studim i mirëfilltë i tregut të punes për këtë program
studimi. Por duke qenë njohës të mirë të tregut të punës
në këtë fushë dhe me nje përvojë të konsiderueshme në
fusha të ngjashme, Universiteti beson që tregu ka një
kërkesë në rritje për shërbime si përqasja e koncepteve të
ndikimit në mjedis në vizionin e zhvillimit të
qendrueshëm, hartimi i raporteve të vlerësimit të ndikimit
në mjedis (VNM) dhe vlerësimit strategjik mjedisor (VSM).
Kjo kërkesë parashikohet të vazhdojë të rritet në kuadër të
kritereve të imponuara nga perspektiva për aderim në BE.
Synimet e punësimit dhe orientimi drejt tregut real dhe të
pritshëm të punësimit, kanë qenë kritere të rëndësishme
gjatë hartimit të planit dhe programeve mësimore duke
mbajtur parasysh gamën e njohurive të nevojshme për të
garantuar punësimin e studentëve të diplomuar në
përputhje me objektivat e mësipërme. Mendohet që ky
program studimi ofron mundësinë për të hyrë si në tregun
e punës, dhe në programet e studimit të ciklit të dytë.
Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe
interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe
studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;
Kriteri 2 Programet e studimeve
synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Aktualisht janë disa Fakultete që ofrojnë programe të
profilizuara në cështjet e mjedisit. Formimi i specialistëve
të degës së e Inxhinierisë së Mjedisit në Fakultetin e
Inxhinierisë së Ndërtimit është kryesisht i karakterit
teknik (inxhinierik apo shkencor), ndërsa ai i degës së
Agro-mjedisit në UBT fokusohet kryesisht në cështje të
agro-mjedisit. Të dy këto nuk zëvendësojnë nevojën që
ekziston për burimet njerëzore menaxhuese, të fokusuar
Page 6 of 55
në fushën e mjedisit dhe administrimit urban. Kjo ka bërë
që ne Shqipëri të mungojë një vizion më i plotë në lidhje
me mënyrën e trajtimit të problemeve të mjedisit dhe të
mirëfunksionimit të tij në të gjitha hallkat.
Propozimi i paraqitur, ndërton mbi këtë eksperience
pozitive dhe fokuson studentët me thellë me komponentët
e menaxhimit, politikëbërjes në funksion të mjedisit të
qëndrueshëm dhe cilësisë së jetës, përfshi edhe
menaxhimin me ndjeshmëri mjedisore të ndërmarrjeve
private.
Duke patur parasysh problemet e akumuluara mjedisore
në vend, mungesën e specialistëve të mirëfilltë dhe
shkallën e ulët të edukimit, hapja dhe realizimi i këtij
programi studimi ka një vlerë të vecantë për vendin tonë
dhe ndihmon në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare .
Konkluzione të GVJ: Universiteti ka një strategji të qartë zhvillimore akademike që është sanksiouar edhe në statutin e tij.
Programet e studimit që U_POLIS ofron, përfshirë programin Bachelor ne Studime Mjedisore, janë në
përputhje të plotë dhe në funksion të zbatimit të saj. Programi i studimit të sipër-përmendur ka
objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program.
Programi ka një natyrë ndërdisiplinore të trajtimit të mjedisit dhe problemeve mjedisore, fushë ku
intersektohen dhe ndërthuren fusha dhe aspekte të ndryshme të mjedisit, duke plotësuar jo vetëm
nga pikpamja e boshllëkut formativ në tregun arsimor shqiptar por dhe në përmbajtjen akademike
përmes programit në fjalë.
Synimet e punësimit dhe orientimi drejt tregut real dhe të pritshëm të punësimit, kanë qenë kritere
të rëndësishme gjatë hartimit të planit dhe programeve mësimore. Mendohet që ky program studimi
ofron mundësinë për të hyrë si në tregun e punës drejtpërsëdrejti, por edhe në programet e studimit
të ciklit të dytë. Duke qenë se ndjeshmëria ndaj problemeve të mjedisit është ende në nivele shumë
të ulëta në Shqiperi, ky program përputhet me stategjitë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe synon
ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare .
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
Pjesa përshkrimore
Terma reference: përbërësit e njësisë dhe stafet e tyre, kompetencat, Baza e të dhënave të
njësisë, freskimi i vazhdueshëm i saj dhe përgjegjësitë e mbajtjes dhe dhënies së
informacionit
Universiteti Polis nga pikpamja institucionale e organizativ sikurse përcaktohet në statut (Aneksi
1) përbëhet nga tre njësi kryesore, dy fakultete dhe një institucion kërkimor shkencor si më
poshtë:
1. Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit (FAD)
2. Fakulteti i Planifikimit , Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (FPMU)
3. Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit (IKZH)
Programi “Bachelor në Studime Mjedisore ” ofrohet nën përgjegjësinë kryesore të Fakultetit të
Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (FPMMU), por në procesin e mësim - dhënies
angazhohen edhe pedagogë nga Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn (FAD), si dhe Instituti i Kërkimit
dhe Zhvillimit (IKZh) të këtij Universiteti. Fakulteti ka në përbërje nga dy njësi bazë mësimore
shkencore (departamente) dhe një njësi kërkimore në këtë nivel, përkatësisht si më poshtë:
Tregues të matshëm:
Page 7 of 55
Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit
Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
FAKULTETI i PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN (FPMMU)
Dekan: Dr Loris Rossi
Zv Dekane : MND Elona Karafili
Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit (DMP)
Drejtuese: Prof. Dr. Sherif Lushaj
Staf akademik efektiv: 7
Staf akademik me kontratë: 13
Departamenti i Menaxhimit Urban (DMU)
Drejtues: Dr. (PhD) Mahmut Tugrul Kirmizi
Staf akademik efektiv: 7
Staf akademik me kontratë: 10
Njësia Kërkimore e Qëndrueshmërisë (Sust_Lab)
Drejtues: Dr. Peter Nientied
Staf akademik efektiv: 7
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit.
Pjesa përshkrimore
Terma reference: Të dhëna për kualifikimin e Personelit akademik, ndarja e tij në Personel
Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK), Personel Administrativ
(PA), raporti PAE/PAK, raportet: Personel akademik/Personel administrativ/student;
nevojat për Personel akademik/ administrativ, shpërndarja e ngarkesës për personelin
akademik, marrëdhëniet me strukturat e tjera jashtë kohës së punësimit, kriteret e
rekrutimit të personelit akademik, etj.
Mbështetur në të dhënat e marra nga U_POLIS, (Raporti i Vlerësimit të Brendshëm dhe Zyra e
Burimeve Njerëzore) struktura akademike e institucionit përbëhet nga 99 pedagogë, nga të cilët
55 janë staf akademik efektiv (të brendshëm) dhe 44 staf akademik të ftuar (me kontratë). Stafi
brendshëm përbëhet nga 21 pedagogë efektivë të fakultetit AD, 21 pe dagogë efektivë të fakultetit
PMMU dhe 13 të IKZh. Nga 44 pedagogët e jashtëm, 21 janë të ftuar pranë FAD dhe 23 pranë
FPMMU. Raporti staf efektiv/staf me kontratë është 1.3:1, ose rreth 56% e stafit të përgjithshëm
përbëhet nga stafi i brendshëm.
Nga të dhënat e siguruara, shihet se pavarësisht nga përkatësia administrative, stafi efektiv
akademik i fakulteteve aktivizohet në mësimdhënie edhe në fakultete të tjera në të gjitha ato
programe studimi ku lënda/moduli përputhet me profilin e tyre akademik. Kjo e vështirëson një
vlerësim shumë të saktë sasior të personelit të angazhuar. Bazuar në raportin e Vlerësimit të
Brendshëm dhe në kontatat individuale të depozituara në Zyrën e Burimeve Njerëzore të
U_POLIS, për programin e studimit Bachelor në Studime Mjedisore, të dhëna janë si më poshtë.
Tregues të matshëm:
Struktura didaktike (seksionet) për de partamentet ose programin e studimit
Page 8 of 55
Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),
titujt/gradat, (Tabelat 1- 2, të cilat mund të plotësohen edhe nga verifikimi i tabelave të
paqyruara në RVB)
Tabela 1
Faku
lteti
i P
lan
ifik
imit
, M
jedis
it d
he
Men
ax
him
it U
rba
n
Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit (DMP)
Departamenti i Menaxhimit Urban (DMU)
Numri i
PAE
Numri i PAK Në Total Numri i
PAE
Numri i PAK Në Total
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Nr. 7 4 13 5 20 9 7 3 10 5 17 8
Ne përbërje të Fakulteti është edhe Njësia Kërkimore e Qëndrueshmërisë (Sust_Lab) me një staf
akademik efektiv prej 7 vetësh ku vetëm drejtuesi i saj mban gradën Doktor.
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre
Tabela 2
Emërtimi
/Titulli
Dep. Planifikim dhe
Mjedis
Dep. Menaxhim
Urban
Njesia Kerkimore
Qendrueshmerise
Sust_LAB
Totali
FPMMU
PAE PAK Raport
PAE/
PAK
PAE PAK Raport
PAE/
PAK
PAE PAK Raport
PAE/
PAK
Tot PAE PAK
Fak
ult
eti
Pla
nif
ikim
, M
jed
is d
he M
en
ax
him
Urb
an
Profesorë 3 2 1.5/1 0 0 0/0 0 0 0/0 5 3 2
Prof. As. 0 1 0/1 0 1 0/0 0 0 0/0 2 0 2
Doktorë 1 2 1/2 3 4 1/1.67 1 0 1/0 11 5 6
Docent 0 0 0/0 0 0 0/0 0 0 0/0 0 0 0
Lektor
MND
2 3 1/1.5 3 4 1/1.33 0 0 0/0 12 5 7
Lektore
MSc/Ma
1 5 1/5 1 1 1/1 6 0 6/0 14 8 6
Asistentë
MSC/Ma
Asistentë
pa MSC/
Ma
Total 7 13 1/1.86 7 10 1/1.43 7 0 7/0 44 21 23
Page 9 of 55
Të dhënat sipas seksit
Të dhëna sipas moshës së personelit
Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat
Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit
III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe
vlerësimit të personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore
dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;
Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me
kohë të plotë përbën së paku 70% të personeli t akademik të angazhuar për realizimin e
programeve të studimeve të ciklit të parë;
Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;
Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të
dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.
Nga dosja e rekrutimit të personelit e U_POLIS dhe
intervistat me drejtues të institucionit dhe të zyrës
së burimeve njerëzore dëshmohet se institucioni
ndjek procedura ligjore dhe transparente për
rekrutimin e personelit. Ky institucion ka të
publikuar organigramën dhe kriteret e punësimit
për çdo pozicion pune. Ky informacion ështe i
disponueshëm edhe në faqen zyrtare të internetit
të institucionit. Në të përcaktohen kritere të
përgjithshme si dhe specifike rast pas rasti, sipas
drejtimit apo fushës akademike të ekspertizës që
kërkohet.
Në lidhje me rekrutimin e personelit, ka kritere
rigoroze që fillojnë nga nevojat e departamenteve të
interesuara, prezantimi i tyre, vlerësimi I
paradigmave të certifikuara, aftësitë në planin më
të përgjithshëm dhe ato që adresohen si profesion
mësimëdhënësi, si dhe kalimin institucional në
disa hallka hierarkike deri në marrjen e vendimit
final.
Për realizimin e këtij programi me 31 lëndë /
module angazhohen gjithsej 31 pedagogë. Ky staf i
përket të trija njësive kryesore, ndër të cilët 17 staf
efektiv dhe 14 me kontratë. Pra rreth 55% e stafit
të angazhuar në realizimin e këtij programi
studimi është i punësuar me kohë të plotë në
U_POLIS. Stafi efektiv mbulon 18 nga 31 lëndë,
pra rreth 58% të kurrikulës, ndërsa 13 modulet e
tjera drejtohen nga staf me kontratë. Sikurse
shihet, personeli akademik i punësuar me kohë të
plotë përbën më pak se 70% të personelit akademik
të angazhuar për realizimin e programt; cka do
thotë mosplotësim të këtij kriteri.
Nga monitorimi u konstaua që Zyra e Burimeve
Njerëzore kishte pothuajse gjithë dokumentacionin
e rekrutimit, pranimit dhe punësimit të personelit
në U_POLIS.
Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Page 10 of 55
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të
dhënash të hollësishme për anëtarët e
personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e
programit të studimit;
Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të
personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;
Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe
procedurat e rekrutimit të personelit akademik;
Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të
lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së
paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin
akademik “Docent„.
Nga monitorimi i Zyrës së Burimeve Njerëzore,
është konstatuar që U_POLIS disponon një bazë të
dhënash të konsiderueshme për anëtarët e
personelit akademik të përfshirë në programin.
Për cdo antar të stafit akademik, Zyra e Burimeve
Njerëzore zotëronte një bazë të dhënash e
dokumentash në dosjen personale .
Në realizimin e programit mësimor, U_POLIS ka
angazhuar një staf të përgatitur dhe një pjesë e
mirë e titullarëve të lëndëve/moduleve kanë gradën
shkencore “Doktor“. Por një pjesë e këtij stafi janë
të rinj me pak eksperiencë pune në mësim-dhënie
apo në kërkimin shkencor.
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ
për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim
optimal të personelit ndihmës mësimor-
shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e
mjediseve shkollore;
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për
përmbushjen e objektivave të programeve të
studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion
personel të mjaftueshëm për instruktimin,
udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1
tutor/instruktor për 12 studentë).
Ashtu sikurse është përshkruar në treguesit
sasiorë (pika 2: Struktura organizative e IAL),
personeli akademik me përvojë mbështetet nga
stafi teknik si dhe laborantë. Vitin e kaluar
akademik U_POLIS ka angazhuar në këtë kategori
10 laborantë, dhe ky personel është pasqyruar në
të dhënat e stafit administrativ.
Duke qenë se programi është vetëm në vitin e dytë
të tij, nuk ka të dhëna për këtë kriter. Por nisur
nga numri i kufizuar i studentëve dhe numri i
pedagogëve me grada/ tituj shkencore, është ë
mundur që të plotësohet edhe kriteri që për
instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e
studentëve në praktikën profesionale të jenë së
paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë.
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm
profesional të personelit akademik e të
personelit mësimor-shkencor; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të
dhënash të programeve të studimeve të
ofruara.
Sikurse u theksua më lart (standarti III/2), një
pjesë e mirë e titullarëve të lëndëve/moduleve kanë
gradën shkencore “Doktor“, por një pjesë e këtij
stafi janë të rinj me pak eksperiencë pune në
mësim-dhënie apo në kërkimin shkencor. Për
kualifikimin e mëtejshëm akademik dhe shkencor
të stafit, Universiteti ka zhvilluar një sërë
trajnimesh “in house”, por me partnerë të
ndryshëm ndërkombëtare si cikli i trajnimeve
MATRA në bashkëpunim me IHS/ Erasmus dhe
mbështetur nga Qeveria Hollandeze.
Me marrjen e statusit “Universitet” dhe fitimit të të
drejtës për hapjen e programeve të studimit të
Doktoraturës, institucioni ofron mundësi konkrete
dhe më të mëdha për kualifikimin e stafit
akademik dhe U_POLIS ka inkurajuar personelin
akademik për të filluar ciklin e tretë të studimeve .
Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e stafit janë
në proces së kryerjes së studimeve të Doktoraturës
pranë Universiteteve të huaja. Me këtë kategori
personeli është nënshkruar një marrëveshje mes
Page 11 of 55
tyre dhe U_POLIS për të përcaktuar marrëdhënien
e tyre me institucionion gjatë dhe pas përfundimit
të studimeve.
Institucioni disponon një bazë të dhënash të
programeve të studimeve të ofruara.
Konkluzione të GVJ: Bazuar edhe në detajet e lart-përmendura, gjykoj se e gjithë puna për sigurimin e stafit, përgatitja
dhe puna e tij, përpjekjet serioze për kualifikimin e mëtejshëm akademik dhe shkencor të stafit,
ndjekja në vazhdimësi dhe kontrolli i detajuar i aktivitetit mësimor e shkencor, është në nivel shumë
të mire; cka dëshmon seriozitetin e këtij institucioni serioz të AL në Shqipëri.
Nisur nga specifikat e këtij programi studimi, (fakti që është një fushë e re formimi për U_POLIS dhe
që studentët janë ende në vitin e dytë të studimit), mbetet si detyrë, plotësimi në shkallën 70% të
stafit efektiv që mbulon këtë program në raport me stafin e ftuar.
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe
shërbime të tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkrimore
Terma reference: mjediset, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, biblioteka,
shërbime të tjera për studentët, residencat.
Për realizimin e procesit akademik dhe kërkimor në fushat e interesit, U_POLIS ka një
infrastrukturë të kënaqshme me një sipërfaqe totale mbi 6,500 m 2 mjedise të drejtpërdrejta pa
përfshirë këtu infrastrukturën ndihmëse. Kjo infrastrukturë përfshin disa auditorë, dhe
laboratorë të pajisur me teknologjinë e nevojshme si PC, printera, plottera, dhe skaner.
Universiteti ka edhe një bibliotekë relativisht të pasur me literaturë për këto tema kërkimi.
Tregues të matshëm:
Mjediset për Programin e studimit
Nr. Mjediset për Universitetin POLIS Sasia Sipërfaqja
(m2)
Sipërfaqja
(m2/për
student)
1 Salla për leksione / studio 9 1062
Hapësira për
aktivitetin
akademik
4.2 m²
2 Klasa për seminare / studio (+mezaninat) 8 587
3 Salla për aktivitete promovuese/ konferenca 1 216
4 Salla për praktikë lëndore/ profesionale 2 288
5 Laboratorë për lëndët 2 180
6 Laboratorë informatike 2 145
7 Salla interneti 1 240 Hapësira
sekondare për
aktivitetin
akademik
2.9 m²
8 Salla për bibliotekë 1 155
9 Mjedis për fotokopjime, librari , arkiva, etj 3 111
10 Zyrë informacioni për studentët 1 10
11 Korridore/holle 4 1172
12 Mjedise sportive 1 1000 Hapësira për
aktivitete
rekreative dhe
13 Mjedise shërbimi për të tretë (Co-Plan;
Metro_POLIS)
2 227
Page 12 of 55
14 Nyje hidrosanitare për studentët 34 238 shërbime
3.6 m² 15 Nyje hidrosanitare për personelin akademik 6 40
16 Nyje hidrosanitare për personat me aftësi të
kufizuar
4 25
17 Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fastfood/
restorant
1 563
18 Totali për studentë 92 6259 10.5 m²/ student
Mjediset për stafin:
Nr. Mjediset për Stafin në U_POLIS Sasia Sipërfaqja
(m2)
Sipërfaqja
(m2/për
student)
Zyrë për Rektorin/Dekanin/zv dekanin 4 126 15.8 m²
Zyrë për kancelarin 1 16 16 m²
Zyra për sekretarinë mësimore 1 47 9.4 m²
Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 2 62 4.4 m²
Zyra për personelin akademik 2 100 4.2 m²
Zyrë për financën 1 25 6.3 m²
Zyrë për Njësinë e SBC / protokollin 1 25 8.3 m²
Salla për mbledhje 2 30 2.5 m²
Mjedis për stafin e shërbimit
(IT/mirembajtje)
4 89 6.9 m²
Totali për staf 16 520 6.2 m² / person
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit
V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE
BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të
studentëve tekste mësimore dhe literaturë
ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të
mjaftueshme që e ndihmon studentin për
realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe
programe kompjuterike, si libraritë elektronike,
të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të
programit të studimit;
Nga monitorimi në ambientet e Universitetit, u vu
re që Universiteti ka një bilbiotekë relativisht të
pasur. Në këtë bibliotekë përfshihen një fond me
libra në përputhje me programet që ofron dhe
dhe periodikë të ndryshëm të shkruar dhe
elektronikë të revistave me influencë shkencore.
Përgjithësisht, lektorët përgatisin edhe dispenca
(që në gjuhën e Universitetit janë emërtuar
“Reader”) por një pjesë e tyre lë për të dëshiruar
nga ana e përmbajtjes.
Page 13 of 55
Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një
plan të detajuar për shtimin e zërave të
bi bliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;
Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit
në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.
Është botuar numri i parë i revistës Habitat që
trajton çështje specifike të mjedisit. Numri i parë
është dedikuar problemeve të tokës dhe është
edituar nga Prof. Sherif Lushaj.
Ndërkohë që Prof. Vezir Muharremaj sapo ka
botuar librin “Shkenca të tokës” dhe janë në
botim dhe dy tekste didaktike për lëndë të
kurrikulës BSc_SM.
Vlen të përmenden që një rol e kontribut të
vecantë në krijimin fillestar dhe pasurimin e saj
simodos për aspektin aplikativ ka dhenë
Co_PLAN.
Biblioteka ka të shpallura oraret e shërbimit në
përshtatje me oraret e programit të studimit dhe
nevojat e studentëve. Në periudhën afatmesme
synohet të informatizohet plotësisht shërbimin e
bi bliotekës, duke ndërtuar një portal kërkimi
elektronik ku palët e interesuara mund të
aksesojnë online dhe t‟u referohen projekteve
kërkimore të zhvilluara pranë U_POLIS.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të
përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të
mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të
teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;
Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të
përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;
Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat
dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve
të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.
Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve
të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të
pajisur me programe profesionale si programe
për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi,
programestimulimi për shkencat sociale etj.
Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione
dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të
mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.
U_POLIS ka një infrastrukturë të kënaqshme dhe
ka në sasi të mjaftueshme: klasa, zyra, studio e
mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të
teknologjisë së informacionit, që ndihmojnë në
plotësimin e kërkesave të programit të studimit
në përputhje me qëllimet e programit.
Laboratori informatikës dhe ai i GIS ishin të
mirë-paisur.
Për realizimin e këtij programi, U_POLIS po punon
për ngritjen e një laboratori të posacëm të
emërtuar: “Laboratori Sust_lab”, por deri tashmë
ky laborator është shumë i varfër; vetëm disa
harta, disa specimene drurësh dhe gurësh
mineralogjikë.
Për të mundësuar realizimin e programit dhe
kompesuar mungesën e një laboratori të mirëfilltë
të mjedisit, universiteti ka ndërtuar marrëdhënie
bashkëpunimi me disa laboratorë si Altea
GeoStudio dhe GeoConsulting Albania. Këto janë
laboratorë të specializuar në fusha të përafërta që
përmbushin pjesërisht këto mungesa.
Konkluzione të GVJ: U_POLIS ka një infrastrukturë të kënaqshme dhe ka në sasi të mjaftueshme klasa, zyra, studio e
mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, që ndihmojnë në
plotësimin e kërkesave të programit të studimit në përputhje me qëllimet e programit. Raporti prej
rreth rreth 11m2/student, është një tregues mëse cilësor për shkolla dhe drejtime të kësaj natyre.
Numri i sallave dhe mjediseve dytësore krijojnë mundësi për zgjerim të programeve dhe rritje të
numrit të studentëve edhe për dy vitet e ardhshme nëse ndiqet dinamika mesatare e rritjes së
numrit të studentëve në vite.
Bilbioteka është relativisht e pasur me rreth 10000 tituj, përfshihë dhe periodikë të ndryshëm të
shkruar dhe elektronikë të revistave me influencë shkencore. Një pjesë e materialeve të përgatitura
Page 14 of 55
nga pe dagogët (që në gjuhën e Universitetit janë emërtuar “Reader”) kanë nevojë për tu përmiresuar
nga ana e përmbajtjes.
Përpos marrëdhënieve të bashkëpunimit me disa laboratorë të specializuar në fusha të përafërta me
programin e studimit B.Sc në “Studime Mjedisore” që përmbushin pjesërisht nevojat për realizimin
e këtij programi, U_POLIS po punon për ngritjen e një laboratori të posacëm të emërtuar:
“Laboratori Sust_lab”. Deri tashmë ky laborator është shumë i varfër dhe ngelet detyrë që ky të
pasurohet sa më shpejt.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Pjesa përshkrimore
Terma reference: burimet e financimit, kostoja për student, kapacitetet menaxhuese.
Bazuar në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm, U_POLIS është financuar nga disa burime si:
tarifat e studimit, donacione, projekte të përbashkëta me partnerë dhe të ardhura të tjera. Të
ardhurat kanë pësuar një rritje graduale nga 82 280 000 lekë në vitin akademik 2007-2008, në
90 337 000 ne vitin akademik 2008-2009, dhe duke arritur në 230 571 000 në vitin akademik
2011-2012. Bazuar në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm, U_POLIS ë shtë financuar nga disa
burime si: tarifat e studimit, donacione, projekte të përbashkëta me partnerë dhe të ardhura të
tjera. Në të njëjtën kohë edhe shpenzimet kanë pësuar një rritje graduale nga 79 950 000 lekë në
vitin akademik 2007-2008, në 88 715 000 ne vitin akademik 2008-2009, dhe duke arritur në
208 785 000 në vitin akademik 2011-2012. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritje i dedikohet
shpenzimeve për qeranë dhe për mësim-dhënien, ndërkohë që ka rënie të shpenzimeve për
paisjet.
Tregues të matshëm:
Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):
Grantet për kërkim
Konsulencat, shërbimet
Tarifat për dhe gjatë shkollimit
Sponsorizimet
Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)
Donacionet, aktivitetet siguruese , fondacione etj
Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)
Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në
përqindje)
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit
VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë
tëhollësishme financiare të të ardhurave nga
tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e
Nga monitorimi ne Institucion, bazuar edhe në
raportet vjetore të Universitetit të ofruara nga
institucioni dhe të raportuara edhe në MASH,
shikohet që U_POLIS harton raporte të
Page 15 of 55
burimeve financiare;
Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet
financiare për tri vitet e kaluara akademike ; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një
qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së
zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për
përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në
të ardhmen.
përvitshme finaciare që përfshijnë llogaritjen e
kostos për cdo program studimi vit pas viti dhe
sipas ciklit e nivelit të programit.
U_POLIS I ka të dokumentuara raportet
financiare për tri vitet e kaluara akademike
2009-2012.
Kostoja për student e fakultetit së planifikimit
urban është e lartë, më e lartë se dhe vetë tarifa
e shkollimit gjë që dëshmon se kjo degë
aktualisht subvencionohet. Por duke qenë se
programi Bachelor në Studime Mjedisore është
në vitin e dytë të funksionimit, nuk mund të
thuhet me saktësi sa ka qenë kostoja e këtij
programi.
SHLUP dëshmon se ka qëndrueshmëri
financiare të studimit dhe se ka kapacitete
financiare të dhe se ka kapacitete financiare për
të vijuar mjaftueshme për përmirësimin e
situatës financiare veprimtarinë në të ardhmen.
dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme
në të ardhmen.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.
Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të
përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;
Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të
gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;
Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një
pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të
lidhura në funksion të realizimit të
programeve të studimeve të ciklit të parë.
Nga biseda me kryetarin e njesisë së Vlerësimit
të Brendshëm dhe nga raporti shihet që bordi i
themeluesve bën rregullisht monitorimin e
aktivitetit dhe treguesve financiare.
Bilanci i hartuar nga zyra e finances cdo vit
auditohet nga nje ekspert kontabel i autorizuar.
Në përfundim të këtij auditimi hartohet edhe
raporti përkates i cili i bashkëngjitet
dokumentave financiare.
Konkluzione të GVJ: Në lidhje me të dhënat financiare, U_POLIS ndjek një skemë të qartë financiare e cila është në
funksion të rritjes së cilësisë akademike. Për secilin nga tre vitet e fundit akademikë, diferenca
mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë pozitive duke arritur në rreth 22 000 000 lekë në
vitin akademik 2011- 2012. Rritje në vite kanë pësuar disa prej zërave buxhetorë si fondet për
pagat dhe stafin në rritje, për kërkimin shkencor, përfshirë këtu aktivitetet, botimet, antarësimin
në rrjete ndërkombëtare etj. Gjithësesi, informacioni është vetëm strukturor me zëra kryesor të
ardhurash dhe shpenzimesh.
Informacioni i ofruar është i pamjaftueshëm për të dhënë një mendim të saktë për situatën
finaciare të këtij programi studimi, (studentët janë ende në vitin e dytë të studimit), por duke
patur numrin e reduktuar të studentëve, gjykohet që programi po mbështetet nga të ardhurat e
tjera të Fakultetit/ Universitetit.
Page 16 of 55
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Pjesa përshkrimore
Terma reference: institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, ngritja e
Njësisë së SBC, funksionimi i saj, vetëvlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë,
rezultatet e vlerësimeve të jashtme.
Nga fillimi i funksionimit deri në në maj të vitit 2008, Sistemi i brendshëmi sigurimit të cilësisë
në U_POLIS kryhej nga grupe “ad-hoc” që ngriheshin me vendim të Rektorit. Ky sistem u
institucionalizua përmes krijimit të një grupi të përhershëm, strukturë që u pasqyrua edhe në
Rregulloren e Brendshme të U_POLIS në maj 2008. Kjo strukturë, e pasqyruar edhe në
organigramën institucionale, u riorganizua në fillim të vitit akademik 2008 – 2009 me emërtimin
e ri Njësia e Cilësisë dhe e Akreditimit (NJCA). Kjo strukturë ka vazhduar të funksionojë sipas
detyrave të përcaktuara në Rregulloren e U_POLIS si dhe në Rregulloren e brendshme të vetë
njësisë. Me vendimin Nr. 7, datë 12.01.2011 të Rektoratit U_polis, struktura përgjegjëse për
garantimin e cilësisë, Njësia e Cilësisë dhe Akreditimit (NJCA), u riorganizua sërish. Me Vendim
Nr. 5, datë 20.02.2012, në U_POLIS u riorganizua dhe riemërtua me emrnin aktual Njësia e
Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. NJBSC_POLIS është njësi e veçantë dhe e pavarur në
strukturën organizative të U_Polis, krahas njësive të tjera.
Përbërja dhe emërtimi i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë së fundmi është miratuar
me anë të Vendimit Nr. 1, Datë 6.09.2012 të Rektoratit të U_Polis.
Nga vlerësimet e deritanishme pedagogët e angazhuar në këtë program studimi janë vlerësuar
përgjithësisht mirë me vlerësime që variojnë nga 3.97 deri në 4.98 nga 5 që është maksimumi,
me një mesatare 4.57. Ndërkohë që vlerësimi nga kolegët (peer revie w) ka qënë mesatarisht 4.85,
kurse vetëvlerësimi 4.33.
Këto mesatare flasin për një cilësi të lartë në mësimdhënie treguar nga vlerësimi i lartë i
studentëve dhe kolegëve, por njëkohësisht dhe qëndrim vetëkritik të stafit (tregues është
vetëvlerësimi që qëndron më i ulët në raport me 2 vlerësimet e tjera), gjë që tregon predispozitën
për përmirësim të mëtejshëm dhe vëmendje të vazhdueshme ndaj cilë sisë. Duke qenë në vitin e
dytë të tij, ky program studimi do jetë në vëzhgim të kujdesshëm edhe gjatë vitit që vjen dhe
rezultatet e vetvlerësimit të programit do të udhëzojnë për masa apo përmirësime të tij, sikurse
është në praktikën e SC së U_POLIS për cdo program të ri studimi që zbatohet për herë të parë.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Tabela 4)
Anëtarët e NJBSC Detyra, funksioni që ka në U_POLIS
Detyra që ka
në NJBSC
Sa kohë ka në
këtë detyrë
1 Prof. Vezir Muharremaj Pedagog FPMU Kryetar 2012
2 Keti Sula Administratore e Procesit Mësimor Antare 2006
3 Iris Naci Sekretare mësimore Antare 2010
4 Ledio Allkja Asistent pedagog Antar 2012
5 Joana Dhiamanti Përfaqësuese e Këshillit Studentor Antare 2011
6 Prof. As. Dhurata Bozo Konsulenti jashtëm Antare 2012
Page 17 of 55
Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit, si:
o Sa anketime kanë bërë me studentët
o Sa studentë janë anketuar
o Sa prej tyre janë përpunuar dhe çfarë problemesh kanë dalë
o Cilat kanë qenë hapat e mëtejshëm
o Etj
Kontrolli i brendshëm i cilësisë
Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti
Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre
Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për
ecurinë e programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;
Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e
pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;
Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit,
përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:
Të tërthorta: a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet
e studimeve, të të diplomuarve; b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës,
kurrikulës, të mësuarit; c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);
b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë;
d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, praktikë;
e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;
g. Etj.
Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin
e cilësisë deri në nivel departamenti janë të
strukturës së NJBSC -së dhe njësia përdor
një metodologji vlerësimi, instrumente matëse
dhe vlerësuese të mirë përcaktuar për ecurinë
e programeve të studimeve.
Në U_POLIS janë kryer vlerësime periodike te
procesit mesimor në cdo semestër permes
pyetesoreve te plotesuar nga studentet nga
vitet e kaluara akademike 2006-2007 deri ne
vitin akademik 2011-2012.
Procesi i vlerësimit realizohet sipas formularit
të unifikuar dhe iu shpërndahet studentëve
me udhëzimet për plotësimin e formularëve.
Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor
metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Këtu
përfshihen sondazhet, intervitimet anonime
me shkrim dhe në mjedise auditoresh ballë
për ballë, pjesëmarrje në mbrojtjen e tezave,
ndjekjen e ecurisë së studentëve, punësimin,
opinionet e tyre mbi rezultatet e të nxënit dhe
orientimit në tregun e punës, etj.
Përvec vlerësimit të studentëve, komponent
tjetër është dhe ai i nga kolegët dhe
Vetevleresimi. NJCA ruan të dhënat e
papërpunuara të vlerësimit të studentëve, të
pedagogëve dhe te vetevleresimit për të dy
fakultetet si dhe kryen përpunimin dhe
analizmin e tyre. i gjithë ky informacion i
përpunuar mbahet dhe dokumentohet nga
Page 18 of 55
zyra e NJCBS-së e cila nga ana tjetër bën me
dije për rezultatet e nxjerra Rektoratin e
U_POLIS. Një model i formularëve të
vlerësimit të pedagogëve nga studentët dhe të
pedagogëve nga kolegët e tyre është dhënë në
Anekset 5 dhe 6.
VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel
institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e
duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë
dhe ndjek proce durën e vlerësimit periodik të
efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të
studimeve që ofron;
Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e
herëpashershme të programeve të studimeve që
ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e
personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin
programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një
strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë
publikuar.
U_POLIS ka plotësuar standardet dhe është
akredituar në nivel institucional në vitin 2009
përmes Urdhërit Nr 227 të Ministrisë së
Arsimit dhe Shkencës “Për Akreditimin
Institucional dhe të Programeve të Studimit të
Shkollës së Lartë Universitare “Universiteti
POLIS”.
U_POLIS ka një politikë të qartë dhe ndjek
procedurën e vlerësimit periodik të
veprimtarive dhe kjo politikë dhe metodologjia
përkatëse përgjegjësi janë sanksionuar në
Rregulloren për Sigurimin e Cilësisë dhe
Akreditimit të U_POLIS dhe janë përfshirë në
Manualin e Procedurave të U_Polis.
Sikurse shikohet edhe nga dinamika e
ndryshimit të Njësisë së Brendshme e
Sigurimit të Cilësisë, me qëllimin e
ndërgjegjësimit drejt futjes së kulturës së
cilësisë në institucion, U_POLIS ka hartuar
dhe zbaton një strategji për përmirësimin e
vazhdueshëm të cilësisë.
Konkluzione të GVJ: U_POLIS dëshmon se punon me kujdes në drejtim të sigurimit të cilësisë të programeve që ofron,
përfshirë programin Bachelor në “Studime Mjedisore”. Universiteti ka një sistem monitorimi e
vlerësimi të vashdueshëm të cilësisë dhe performancës për secilin individ dhe strukturë organike
dhe e ka formalizuar veprimtarinë e vlerësimit të brendshëm të cilësisë me ngritjen e Njësisë së
Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe të ekipeve të vlerësimit për secilin program. NJBSC në
U_POLIS ka një status institucional të mirëpërcaktuar, është njësi permanente e mbështetur në
antarë të brendshëm, më autonominë dhe përgjegjësinë e duhur për të kryer aktivitetin e
kontrollit, monitorimit dhe raportimit për cilësinë e brendshme në vazhdimësi në institucion.
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
Pjesa përshkrimore
Terma reference: misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit,
organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij
(lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të
Page 19 of 55
studimit, orët mësimore përkatësisht në auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të
mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj
Programi i Studimit Bache lor në “Studime Mjedisore” ofron njohuri dhe jep formim të
përgjithshëm bazë mbi çështje kryesore të mjedisit në nivel global por duke i parë edhe në
optikën e vendit tonë. Programi i përket ciklit të parë të studimeve në përfundim të të cilit
studenti pajiset me Diplomë Bachelor sipas sistemit të Bolonjës. Ky program studimi përmban
180 kredite të cilat janë të llogaritura sipas sistemit europian të transferimit të krediteve ECTS
dhe në përputhje me aktet ligjore e nënligjore kombëtare në fuqi për arsimin e lartë. Në
përfundim të ciklit të parë të studimeve, për të diplomuarit në këtë degë, U_POLIS ofron
mundësinë e thellimit të studimeve në Master Shkencor në Menaxhim Mjedisor Urban por dhe në
programe Master Profesional në Peizazh, planifikim hapësinor, e tj.
Programi i studimit përmban 22 lëndë të organizuara ne 31 module (pa përfshirë internshipin
profesional si edhe tezën e diplomës). Veprimtaritë formuese janë të grupuara në disiplina si : (i)
Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm me 21 kredite; (ii) Veprimtari në disiplina të
formimit karakterizues të programit të studimit 93 kredite ; (iii) Veprimtari në disiplina të
formimit të ngjashme ose/dhe integruese me displinat karakterisuese 21 kredite ; (iv) Veprimtari
në disiplina të formimit me zgjedhjen e studentit 18 kredite ; (v) Veprimtari në disiplina të
formimit për njohjen e gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktika apo stazhe 15 kredite, dhe
(vi) Përgatitja e tezës së diplomës 12 kredite .
Një krediti të formimit i korrespondon 25 orë mësimore punë të studentit, përbërë nga orë
mësimore për transmetim dijesh në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratore, etj.) dhe
orë mësimore për përgatitje ose punë individuale të tij.
Tregues të matshëm:
Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka ______ javë mësimore në auditor
1 Semestër ka ______ javë mësimore në auditor
Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë
Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara
(Tabela 5).
Informacioni që lidhet me lëndët me shtrirjen dhe vlerësimin, me fokusin e tyre dhe me qëllimet,
me përmbajtjen e syllabuseve janë të dhëna që i ofrohen në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm.
Bazuar në analizën e tij dhe verifikimi në vend, shtrirja dhe pesha e lëndëve/moduleve është
korrekte sipas kërkesave të ligjit dhe në përputhje me ç‟ka është deklaruar në hapjen e
programit. Ndarja e orëve si leskione seminare, punë e pavarur kërkimore apo krijuese në grup,
të gjitha janë të matëshme dhe në përputhje me standartin shtetëror.
Tabela 12: Planet mësimore të ndara sipas Veprimtarive Formuese (A-F)
Ndarja e lëndëve sipas tipeve të veprimtarive BSc Studime Mjedisore
Fusha
disiplinore Veprimtari formuese Kredite
Kredite
total Kredite (%)
A (formim baze
i pergjithshem)
Topografi 3 21 12%
Matematike 6
Filozofi Hapesire ( Shoqëria, Procesi dhe
Gjenerimi )
3
Page 20 of 55
Statistike 3
Sociologji Urbane dhe Demografi 3
Gjeografia Urbane 3
21
B
(karakterizuese)
Edukim dhe Politika Mjedisore 6
93 52%
Mjedisi Akuatik dhe Menaxhimi i Ujit 6
Klimatologjia 6
Shkencat e Tokes 6
Teknologji dhe Infrastrukture qyteti 12
Biodiversiteti 6
Planifikim Mjedisi 6
Kimia, Toksikologjia, Ndotja 6
Inxhinieri Mjedisi 12
Plan Veprimi 6
Plan Strategjik 9
Zhvillim Agrikulturor dhe Rural 6
Menaxhim Mjedisor Lokal 6
93
C (integruese)
Arkeologji dhe Histori Qyteterimi 3
21 12% Ligj dhe Legjislacion Urban 3
Analize Mjedisore 6
Sipermarrja dhe Biznesi 3
BE dhe politikat e territorit 6
21
D (me
perzgjedhje)
Lende me perzgjedhje 1 6 18 10%
Lende me perzgjedhje 2 6
Lende me perzgjedhje 3 6
18
E (formuese
plotesuese)
GIS 6 15 8%
CAD 6
Internship: Praktike Profesionale 3
15
F (Pergatitja
tezes)
Metoda te Kerkimit Shkencor 6 12 6% Projekti Final - DIPLOMA 6
TOTAL 180 180 100%
Lëndë/Module
Sem
estri
EC
TS
Orë mësimore
Provim
e
Leksione Seminare Laborator Praktikë
Orë n
ë a
udit
or
Punë e
Pavarur
Gjithsej
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avarur
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avarur
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avarur
EC
TS
Në a
udit
or
Punë e
Pavarur
1
Lënda 1 (Ishte)
Lënda 1
Page 21 of 55
(u ndryshua)
2
Lënda 2 (Ishte)
Lënda 2 (u ndryshua)
3
Lënda 2 (Ishte)
Lënda 2 (u ndryshua)
.. ...
Ndryshime në Total
Lënda e emertuar “Gjeografi Urbane“ me 3 ETC është planifikuar të realizohej nga 3 pedagogë. Ky
fragmentizim ndikon negativisht tek studentët dhe për vitin e ardhshëm akademik, është
propozuar që lënda të riformatohet dhe të drejtohet vetëm nga një pedagog.
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:
Për leksionet ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Për Seminaret ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit
Për Laboratoret ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Për Praktikat lëndore ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Për Praktikën Profesionale ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Provimi përfundimtar ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit
Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Tabela 6)
Lënda /Moduli Pedagogu/ët përgjegjës
Titulli/grada kualifikimi
Departamenti Statusi PAE apo PAK
1. Lënda 1 2. Lënda 2
3. ....
Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë
Emërtimi i lëndës/modulit
Viti/semestri kur zhvillohet lënda
Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën
Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit
Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës
Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë
Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik
Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS
Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre
Format e vlerësimit të studentëve
Detyrimet e studentit për lëndën
Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse
Deri më tani, bazuar në aktet ligjore e nënligjore kombëtare në fuqi pë r arsimin e lartë dhe
ballafaqimin e gjendjes dhe arritjet e dokumentuara në U_POLIS, vërehet se janë ruajtur dhe
zbatuar standartet (Aneksi 4). Përgjithësisht, syllabus-et përmbajnë elementët e përcaktuara nga
këto akte nënligjore, për çdo lëndë. Në tre nga këto syllabuse, literatura e detyruar dhe ajo
Page 22 of 55
ndihmëse ose mungonte plotësisht ose nuk materialet e cituara si literaturë, nuk ishin të
përshtatshme dhe në përputhje me përshkrimin e lëndës.
Dokumentacioni përkatës, i marrë në institucion
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe
qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në
module dhe të vlerësuara në kredite, sipas
Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);
Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të
grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë
është 60 kredite;
Programet e studimit që ofrohen nga U_POLIS
janë të akredituara, ndërsa programi Bachelor ne
“Studime Mjedisore” i nënshtrohet për herë të
parë procesit të vlerësimit dhe akreditimit.
Sasia e krediteve të detyruara për cdo vit
akademik në përputhje me aktet nënligjore për
arsimin e lartë është 60 ECTS.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.
Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një
program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e
programeve të studimeve;
Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin
informacionet e nevojshme për lëndët me
zgjedhje apo të detyruara për semestër; Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një
program studimi të ciklit të parë, japin
informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/
ndjekjen e programit;
Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin
informacionet e nevojshme për syllabuset e
detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.
Nga shqyrtimi i dokumentacioni, bisedës me
stafin e institucionit dhe me studentët, u
konstatua që njësitë kryesore përgjegjëse për
programin e studimit, hartojnë në fillim të çdo
viti akademik planin mësimor të programit të
studimit. Ky informacion përmblidhet edhe në atë
që quhet Guida e U_POLIS dhe kjo i vihet në
dispozicion cdo studenti në fillim të vitit të parë.
Studentëve në fillim të cdo lënde/moduli i bëhet e
njohur edhe përmbajtja, qëllimi i formimit dhe
rezultatet e të nxënit të lëndës përkatëse.
Eksperti i vlerësimit të jashtëm së bashku me
përfaqësuesin e APAAL, rastësisht u futën në një
orë leksioni që për koincidence ishte ora e parë e
lëndës (fillimi i semestrit të dytë për studentët e
vitit të parë) dhe përjetoi realisht këtë situatë.
Konkluzionet e GVJ: Programi i Studimit Bachelor në “Studime Mjedisore” i përket ciklit të parë të studimeve në
përfundim të të cilit studenti pajiset me Diplomë Bachelor sipas sistemit të Bolonjës dhe përmban
180 kredite të cilat janë të llogaritura sipas sistemit europian të transferimit të krediteve ECTS.
Përmbajtja dhe struktura e programit respekton të të gjitha standartet akademike për programet e
këtij niveli dhe zhvillohet nën përgjegjësinë e një stafi akademik si efektiv dhe të ftuar me
kualifikimin dhe ekspertizën e duhur dhe cilësore për këtë program. Përgjithësisht, syllabus-et e
lëndëve/moduleve individualë përmbajnë elementët e përcaktuara nga aktet nënligjore në fuqi për
arsimin e lartë. Studentët marrin informacionin e duhur përpara fillimit të studimeve në këtë
program nëpërmjet Guida e U_POLIS.
8. Mësimdhënia Pjesa përshkrimore
Terma reference: organizimi i mësimdhënies, format e mësimdhënies, ngarkesa dhe cilësia
e realizimit, kontrolli i njohurive të studentëve, metodat e mësimdhenies, teknologjitë e
Page 23 of 55
mësimdhënies, vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në
komponentët e aktivitetit të njësisë etj.
Metodat dhe Teknikat e mësimdhenies që aplikohen e përdoren për programet e studimit të ciklit
të parë Bachelor në “Studime Mjedisore” janë të shumëllojshme. Krahas formave të mirënjohura
të mësimdhenies njëdrejtimore (nga pedagogu tek student), këto metoda tentojnë drejt formave të
mësimit me pjesemarrjen aktive të studentëve dhe strukturimin e ideve të tyre me kontributin e
përbashkët pedagog-student. Kjo sanksionohet edhe ne rregulloren e Universitetit (Aneksi 2).
Sipas këtyre metodave, pedagogu është në klasë, jo vetëm në rolin e lektorit, por edhe të një
moderatori dhe lehtësuesi të kalimit të dijeve dhe nxitjes së ideve të reja nga ana e studentëve.
Tipar dallues pozitiv i mësimdhënies në U_POLIS është organizimi i Forumit të hapur që
konsiston në leksione ose prezantime studimesh, kërkimesh, projektesh nga ekspertë dhe
personalitete të ndryshëm vendas dhe të huaj.
Tregues të matshëm:
Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:
Leksione
Seminare
Ushtrime
Laboratore Praktikë lëndore
Praktikë profesionale
Etj
Format e kontrollit të njohurive
Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj
1. Studentët
Pjesa përshkrimore
Terma reference: procedurat e pranimit të studentëve, cilësia në hyrje e studentëve, numri
i studentëve në hyrje dhe në dalje në vite, koha mesatare e zgjatjes së studimeve,
kalueshmëria e studentëve dhe problemet që lidhen me të, statistika, punësimi i të
diplomuarve, komunikimi me ish-studentët e diplomuar, informimi i studentëve.
Në U_POLIS nё programin e studimit Bachelor në “Studime Mjedisore ” në përputhje me ligjin
nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet
nënligjore në fuqi, janë pranuar kandidatët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore
ose zotërojnë një diplome studimi të fituar në vende të tjera të njohura e ekuivalentuar nga MASh
sipas akteve ligjore e nënligjore shqiptare. Nga statistikat për cilësinë e studentëve në vitin e parë
të egzistencës së programit të studimit Bachelor në “Studime Mjedisore ” shikohet që mesatarja
në hyrje e studentëve dhe ajo në dalje është pothuajse e njëjtë. Kjo dëshmon përpjekjet për të
shmangur fiktivitetin në vlerësim.
Tregues të matshëm:
Procedurat e pranimit të studentëve
Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë)
Page 24 of 55
Nota Mesatare
Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)
Nota Mesatare
Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend
Të dhëna për punësimin e studentëve
Numri total të diplomuarve
Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën)
Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)
etj
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit
IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve
bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë
21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në
fuqi.
Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e
kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën
Shtetërore, për t‟u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit gjate
monitorimit ne institucion u vu re që pranimi
në ciklin e parë nё programin e studimit
Bachelor në “Studime Mjedisore ” është bërë
në përputhje me ligjin nr. 9741, datë
21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën
e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore
në fuqi. Kjo sanksionohet edhe ne rregulloren
e Universitetit (Aneksin 3).
Studentët që janë pranuar në këtë program
Bachelor kanë mbaruar sipas ligjit Maturën
Shtetërore, dhe janë nënshtruar një proçesi
përzgjedhës që bazohet në merita dhe në
profesionalizëm. Ky proçes konsiston në disa
elemente si: Intervistë me gojë me aplikantin
në prani të një komisioni, një test me shkrim
që bazohet në njohuritë e fituara në shkollën e
mesme si dhe mesatarja e notës së fituar gjatë
shkollës së mesme. Po ashtu testohen dhe
njohuritë e gjuhës angleze. Një model i testimit
me shkrim të përdorur për pranim është
dhënë në Aneksin 7.
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.
Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin
dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;
Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i
këshillimit të karrierës; Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë
për punësim pas diplomimit në këtë program
studimi.
Në momentin e interesimit për fillimin e
studimeve në U_POLIS, studentëve të
ardhshëm u ofrohet informacion mbi
strukturën institucionale, ofertën akademike,
rezultatet e të nxënit dhe orientimi t në tregun
e punës, me anë të Guidës së Studentit e cila
përditësohet vit pas viti.
Vlerësimi i cilësisë së mësimdhenies të stafit
akademik nga studenët ëshë një nga 4
komponentët e vlerësimit të pedagogëve dhe
Page 25 of 55
bëhët në përfundim të cdo lënde.
U_POLIS që nga viti 2009 ka ngritur dhe ka
vënë në funksionim Zyrën e Mbështetjes së
Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës.
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që
ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë ;
Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore
për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë,
tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin
me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet
programi i studimeve; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për
ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të
programit të studimeve që nga pranimi, deri në di plomim.
Nga monitorimi në U_POLIS u vu re qe Zyra
Alumni (sot) dhe në bashkëpunim me NJBSC
ka mbajtur dhe perditëson vazhdimisht të
dhënat statistikore të punësimit për studentët
që kanë përfunduar studimet në dy ciklet e
plota të përfunduara në vitet 2010-2011 dhe
2011-2012. Për programin e studimit Bachelor
në “Studime Mjedisore ” ende nuk ekzistojnë
të dhëna të tilla pasi ky është vetëm viti i dytë
i studimit.
Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere
studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me
procesin mësimor;
Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në
përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të
zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
Institucioni ka të ngritur zyrën e këshillimit të
karrierës për studentët. Gjatë procesit
akademik, studentët këshillohen nga personat
përgjegjës. Personat përgjegjës për ecurinë e
procesit akademik, ndihmojnë studentët edhe
në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata
do të zhvillojnë praktikën profesionale .
Konkluzionet e GVJ Pranimi nё programin e studimit Bachelor në “Studime Mjedisore ” në U_POLIS është bërë në
përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Politika dhe vizioni i U_POLIS ka qënë dhe vijon të jetë
një shkollim me studentin në qendër. Vecori e pranimit në këtë program është se studentët vec
plotësimit të kritereve ligjore i janë nënshtruar një proçesi përzgjedhës që bazohet në merita dhe
në profesionalizëm. Ky proçes konsiston në disa elemente si: Intervistë me gojë me aplikantin në
prani të një komisioni, një test me shkrim që bazohet në njohuritë e fituara në shkollën e mesme
dhe njohuritë e gjuhës angleze . Bazuar në cka u tha më sipër, gjykojmë se U_POLIS plotëson
standartet që lidhet me studentët, cilësinë e ofertës akademike, kujdesin dhe cilësinë e
shërbimeve ndaj tyre.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
9. Kërkimi shkencor Pjesa përshkrimore
Terma reference: politikat e kërkimit shkencor në këtë program studimi, botimet në vite,
projektet e fituara dhe të realizuara, pjesëmarrja në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit,
aktivitetet e organizuara nga njësia, lidhja e kërkimit me mësimdhënien.
Duke patur themelues një grup profesionistësh, të cilët ishin edhe themelues të organizatës se
mirënjohur të shoqërisë civile “Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, U_POLIS u ngrit
mbi baza të shëndosha përsa i përket punës kërkimore. Nga shqyrtimi i dokumentacionit vihet re
Page 26 of 55
që investohet çdo vit në kerkim shkencor dhe të aplikuar përmes Institutit Kërkimor Shkencor të
POLIS (IKSH_POLIS).
Kjo shikohet edhe nga fakti që zeri i shpenzimeve për kërkim shkencor ka rritje te dukshme duke
bërë krahasimin në vite. Shpenzimet për kërkim shkencor përfshijnë një pjesë të pagave të stafit
akademik dhe të studentëve të angazhuar drejtperdrejt në kërkim shkencor, botim librash,
botimi i revistës shkencore A+P dhe angazhimin e stafit akademik e studenteve në aktivitete,
konferenca e forume shkencore, projekte te perbashketa me partnere etj.
IKSH përbëhet nga tre kolona kryesore:
1. Kërkimi i Aplikuar dhe Partneritetet - ku përfshihet Instituti për Zhvillimin e Habitatit Co-PLAN,
Studio e Arkitekturës Metro_POLIS dhe MAD_Center, një hapësire ekspozimi dhe kërkimi për
fushat e multimedias, artit dhe dizajnit të aplikuar.
2. Botimet dhe Komunikimi (POLIS PRESS) - ku përfshihet koordinimi i komunikimit,
publikimeve të punimeve shkencore, përfshirë dhe Periodikun Shkencor të Arkitekturës dhe
Planifikimit Urban “Forum A+P”i njohur nga MASH/KVTA, tekstet shkollore dhe profesionale
si dhe organizimi i eventeve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera shkencore.
3. Inovacioni – ku përmes Sust_LAB gërshetohen rezultatet e kërkimit të aplikuar dhe atij
akademik të gjeneruar në të tre nivelet e procesit akademik. Deri tani niveli i tretë
përfaqësohet nga studimet MND, ndërsa më tej do të vijohet nga Programi i Doktoratës,
aktualisht në proces aplikimi.
Tematika kryesore e punës kërkimore në programin e studimit mjedisor është Qëndrueshmëria
(Sustainability) duke konsideruar të tre dimensionet e saj : ekonomik, social dhe ambiental.
Koncepti i qëndrueshmërisë është një temë e cila është gjithnjë e më në fokus të punës këkimore
të shumë institucioneve dhe akademikëve të displinave të ndryshme. Vlera e shtuar që platforma
kërkimore e U_POLIS sjell në këtë diskurs global është përshtatja e këtij koncepti në një mënyre
inovative dhe të lokalizuar në kontekstin shqiptar dhe rajonal.
U_POLIS ka të gjithë kapacitetet për kërkim shkencor të kualifikuar. Kjo mundësohet edhe nga
partneriteti, tashmë i institucionalizuar i Universitetit me partnerët ndërkombetare akademike/
kërkimorë. Ky partneritet ofron mundesinë e përdorimit, përveç burimeve të brendshme, edhe
burimeve të tjera njerëzore, financiare, infrastrukturore nëpërmjet projekteve të përbashkëta të
financuara nga Qeveritë Amerikane, Italiane, Holandeze dhe Austriake, qoftë drejtpërdre jt apo
edhe me Co-PLAN.
Kërkimi i Aplikuar mbetet një nga përvojat më të veçanta në U_POLIS falë kooperimit tradicional
me Co-PLAN e Metro_ POLIS. Stafi dhe studentet kanë punuar në projekte konkrete në Bashkitë
e Tiranës, Vorës, Kamzës, Kasharit, Lushnjes, Shkodrës, Mirditës, Zagorisë,etj, dhe kanë marrë
pjesë në konkurse ndërkombëtare për projekte në Kroaci, Kosovë dhe Afganistan/USA.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për kërkimin shkencor
Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL
Numri i projekteve kërkimore të fituara
Numri i projekteve të zbatuara
Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL
Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL
Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor
Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor
Numri i Çmimeve Kombëtare
Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave
Page 27 of 55
Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang Institucioni në pesë vitet e fundit
1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektivi IAL
8 libra/tekste (+ 3 në proces botimi)
10 numra periodiku shkencor
Forum A+P (1 në proces botimi)
2 numra të MAD-magazine (në proces botimi)
1 numër HABITAT-magazine
rreth 40 artikuj shkencorë
rreth 15 artikuj në Proceedings
2. Numri i projekteve kërkimore të fituara 4
3. Numri i projekteve të zbatuara 4
4. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL 6
5. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda
IAL Rreth 1,000
6. Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor
7. Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor Rreth 50
8. Numri i Çmimeve Kombëtare
2 (Çmimi Act Now akorduar nga Ambasada
Amerikane në Tiranë dhe Çmimi i inovacionit
në konkursin ndërkombëtar të Bashkisë Tiranë
për zgjatimin e bulevardit akorduar nga një
juri ndërkombëtare)
10. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Pjesa përshkrimore
Terma reference: bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo
ndërkombëtar, mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura,
pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit
dhe me tregun e punës.
Për Universitetin POLIS kultura e hapjes dhe e bashkëpunimit me sa më shumë institucione
prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare është trashë guar që nga origjina fillestare, Co-PLAN,
Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Co-PLAN është një organizatë aktive dhe e mirënjohur për
kontributin e saj real në fushat e qeverisjes urbane dhe menaxhimit mjedisor në Shqipëri. Për U_
POLIS në gjithë zhvillimin e vet si institucion, afrimi, bashkëpunimi, zgjerimi dhe
institucionalizimi i marrëdhënieve me institucione homologe ndërkombëtare ka qenë politikë
prioritare. Eshtë synuar që përmes këtyre lidhjeve të sigurohen shkëmbime stafi, shkëmbime
studentësh, botimesh, organizim aktivitetesh të përbashkëta, angazhim në projekte e iniciativa të
përbashkëta, rrjetëzime, etj. Me shumicën e universiteteve partnere janë lidhur marrëveshje
dypalëshe bashkëpunimi për programe të veçanta studimi . Me interes për programin Bachelor në
“Studime Mjedisore” është marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar ndërmjet U_POLIS dhe
Ministrisë së Mjedisit për angazhim në projekte e iniciativa të përbashkëta të kërkimit shkencor
dhe aktivitete praktike lidhur me ndërgjegjësimin publi k rreth çeshtjeve të mjedisit. Në këtë
program ka bashkëpunime intensive me Universitetin Wageningen-Holandë dhe me Co-PLAN,
Instituti për Zhvillim Habitatit.
Inovacioni është stimuluar nëpërmjet bashkëpunimit në projektet e kooperimit ndërkombetar me
shkollat e arkitekturës si : “Bauhaus” Gjermani; Universiteti Beogradit, Serbi; Universiteti i
Mainz, Gjermani (mbështetur nga Programi DAAD i qeverisë gjermane). Ky bashkëpunim është
pasuruar nga organizmi i disa konferencave ndërkombëtare ku me interes për këtë program
studimi ka qënë Konferenca ndërkombëtare Landslides and Geo Environment në bashkëpunim
Page 28 of 55
me ISSMGE (SHBA) dhe Albanian Geotechnical Society. Këtë vit akademik U_POLIS u angazhua
gjithashtu në projekte konkrete për rehabilitim e disa ndërtimeve tradicionale në Gjirokastër,
Voskopojë, Butrint dhe rajon në bashkëpunim me partnerë lokale si AHF dhe ndërkombëtare si
CHWB.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare
Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj
Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit
Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL
Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor
Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe
prezantime
Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata
profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të
rëndësishëm për arsimin e lartë:
Institucionet qeveritare bashkëpunuese
Organizatat Profesionale
Komuniteti i biznesit, tregu i punës
Dokumentacioni përkatës
Tabela 22: Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar të U_POLIS
Aktivitete shkencore individuale dhe në rang Institucioni në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar
në pesë vitet e fundit
1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte
Kombëtare apo ndërkombëtare
6 (DAAD, Mainz, MASH – AKTI,
TAË, Better Jounalism, RCSBC)
2 Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të
huaj
Rreth 100 Forume të hapura
Rreth 70 Ëorkshope ndërkombëtare
3 Numri i pjesëmarrësve në trainime në fushën e
kërkimit shkencor jashtë vendit
7 studentë doktorature në IAL jashtë
vendit
4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL 115 nga
75 drejt
5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor Referoju pikës 5
6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë
IAL/ jashtë vendit dhe prezantime
Rreth 35
7 Numri i Çmimeve ndërkombëtare në fushën e
kërkimit shkencor.
-
Vlerësimi sipas Standardeve
Page 29 of 55
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit
VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË
JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes
personelit të vet.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin
ndërmjet personelit brenda institucionit
nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së
detyrave mes personelit Brenda institucionit,
marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton
marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Nga monitorimi në institucion dhe nga
kontaktet personale me një pjesë të mirë të
stafit pjesëmarrës në këtë program studimi
shikohet se në U_POLIS ekziston një frymë
bashkëpunimi brënda stafit. Kjo vjen dhe si
pasojë e ndarjes së detyrave mes personelit
brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive
respektive dhe analizës së vazhdueshme të
punës së tyre. Fryma e bashkëpunimit
vërehet dhe në shpërndarjen e informacionit
lidhur me programin i cili është i
aksesueshëm nga të gjithë.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave
të programeve të studimeve dëshmon se ka
vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët
e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe
mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;
Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime
profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;
Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të
përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të
studimeve.
U_POLIS ka vendosur marrëdhënie të
ngushta bashkëpunimi me organizma të
ndryshëm publikë dhe privatë, që plotësojnë
gamën e njohurive profesionale nga ana e
studentit. Një pjesë e këtyre marrëveshjeve
jane cituar në seksionet e mësipërme.
Për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës për
këtë program studimi, U_POLIS ka
marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Co-
PLAN, Studion Metropolis, Studion Altea dhe
Geostudio 2000 dhe Geoconsulting Albania.
Në sektorin publik, praktika mundësohet nga
marrëveshjet me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve
dhe Administrimit të Ujrave, dhe Shoqatën e
Komunave të Shqipërisë.
Konkluzionet e GVJ : U_POLIS i ka kushtuar një rëndësi të madhe bashkëpunimit me institucione prestigjioze
kombëtare e ndërkombëtare. Eshtë synuar që përmes këtyre lidhjeve të sigurohen shkëmbime
stafi, shkëmbime studentësh, botimesh, organizim aktivitetesh të përbashkëta, angazhim në
projekte e iniciativa të përbashkëta, rrjetëzime, etj. Me shumicën e universiteteve partnere janë
lidhur marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi për programe të veçanta studimi.
Pjesë e suksesit të deritanishëm të këtij universiteti është rezultat i klimës pozitive dhe frymës së
bashkëpunimit ndërmjet personelit të brendshëm dhe bashkëpunimit me institucione akademike
dhe jo akademike brenda dhe jashtë vendit. Në aspektin e marrëdhënieve me publikun dhe
punëve për komunitetin, studentët u angazhuan gjithashtu në projekte konkrete për
rehabilitimin e disa ndërtimeve tradicionale në Gjirokastër, Voskopojë, dhe Butrint dhe në
bashkëpunim me komunën e Zagorisë (Gjirokastër) kanë hartuar planin strategjik të zhvillimit të
komunës.
Page 30 of 55
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË
STUDIMIT
RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,
Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Programi i studimit Bachelor në “Studime Mjedisore” ka objektiva të përcaktuar qartë për
formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat
profesionale. Ky program është hartuar në përputhje me misionin dhe objektivat e
Universitetit dhe mbështetet në kapacitetet reale njerëzore, akademike, logjistike e
infrastrukturore të U_POLIS
2) Nga pikëpamja e formimit akademik, programi i studimit Bachelor në “Studime Mjedisore”,
plotëson ofertën akademike ekzistuese të U_POLIS dhe lidhet më së miri me fusha si
Planifikimi, Menaxhimi Mjedisor, Peizazhi, etj .
3) Infrastruktura e U_POLIS është ndër më modernet në vend përsa i përket procesit
akademik dhe kërkimor në fushat e interesit, përfshirë këtu edhe hapësirat për laboratorët
ekzistues apo të ardhshëm të nevojshëm për këtë program studimi.
4) Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban, i cili ka përgjegjësinë akademike
dhe administrative të menaxhimit të këtij programi ka strukturën dhe përbërjen që plotëson
të gjitha standartet strukturore të Institucioneve të Arsimit të Lartë .
5) Bashkëpunimi me partnerin strategjik të U_POLIS, Co_PLAN, ndihmon në zbatimin e
kurrikulës së programit të studimit Bch_SM nëpërmjet angazhimit të studentëve të këtij
profili në projekte të ndryshme kërkimore dhe aplikative me fokus mjedisin.
6) U_POLIS ka një bibliotekë të pasur për fushat e studimit që ofron në përgjithësi e për ato të
Mjedisit në vecanti.
7) Universiteti tregon kujdes për kualifikimin e stafit akademik nëpërmjet trajnimeve “in
house”, por edhe me partnerë të ndryshëm ndërkombëtare
8) U_POLIS ka burimet e duhura dhe të mjaftueshme financiare për një ofertë akademike
cilësore si dhe kapacitete menaxheriale eficiente për mirëpërdorimin dhe destinimin e
përshtatshëm të këtyre burimeve për përmirësim të vazhdueshëm.
9) U_POLIS ka vendosur marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me organizma të ndryshëm
publikë dhe privatë, që plotësojnë gamën e njohurive profesionale nga ana e studentit.
10) U_POLIS përmes angazhimit të pedagogëve të mirënjohur të huaj; ballafaqimit me modelet e
huaja europiane dhe ndërkombëtare ; marrjes së finacimeve nga Qeveria Gjermane DAAD,
Zvicerane SCP, Suedeze CHWB, dhe EU; dhe partneritetit dhe marrëveshjeve me shkolla me
reputacion si Bauhaus, Mainz, Hage, ChëB, etj., i ka dhënë një dimensiion ndërkombëtar
këtij institucioni.
11) U_POLIS investon për kerkim shkencor dhe të aplikuar përmes Institutit Kërkimor
Shkencor të POLIS (IKSH_POLIS). Zëri i shpenzimeve për kërkim shkencor ka rritje te
dukshme përgjatë viteve, duke mundësuar angazhimin e studentëve në kërkim shkencor,
botim librash, botimi i revistës shkencore A+P dhe angazhimin e stafit akademik e
studenteve në aktivitete, konferenca e forume shkencore .
12) U_POLIS ka një sistem menaxhimi e administrimi operativ dhe eficient me detyra e
kompetenca të mirëpërcaktuara e gjithëpërfshirje të personelit administrativ në funksion
dhe shërbim të programit të studimit.
Page 31 of 55
b. Pika të dobëta:
Pikat e dobëta të Programit të Studimit Bachelor në “Studim Mjedisore” në Universitetin POLIS
1) Duke qenë njohës relativisht të mirë të tregut të punës në këtë fushë dhe me nje përvojë të
konsiderueshme në fusha të ngjashme, Universiteti beson që ka një kërkesë në rritje për
specialiste në këtë fushë. Gjithësesi do ishte mirë që të realizohej një studim i tillë ose të
formalizohej informacioni i grumbulluar lidhur me tregun e punës.
2) Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën aktualisht 55% të personelit
akademik të angazhuar për realizimin e programit. Universiteti duhet të punojë për të
plotësuar limitin prej 70% për personelin akademik të angazhuar në mësim-dhënie.
3) Për realizimin e këtij programi, U_POLIS po punon për ngritjen e një laboratori të posacëm
të emërtuar: “Laboratori Sust_lab”, por deri tashmë ky laborator është i varfër, ndaj lind
nevoja për pasurimin e këtij laboratori.
4) Sistemi i tutoratit, edhe pse i ngritur dhe funksional, duhet të dokumentohet më mirë për
të reflektuar drejt nga këshilltarët akademikë.
5) Roli i Këshillit Studentor është ende i dobët, edhe për faktin që numri i komunitetit të
studentëve ka qenë relativisht i ulët, por duke qenë një program studimi i ri dhe në vitin e
dytë të aktivizimit, ky rol pritet të forcohet në vijim. Megjithatë, krijimi i ZMSKK ka në
detyrat e saj edhe nxitjen dhe ndërgjegjësimin e studentëve në këtë aspekt.
c. Mundësitë:
1) Problematika mjedisore dhe temat e lidhura me to, janë koherente me perspektivën e
zhvillimit ekonomik të vendit por dhe me zhvillimet globale ku në kushtet e ndryshimeve
klimatike, ngrohjes globale, varësisë ndaj energjisë fosile, nevojës për energji alternative,
biodiversitetit në kërcënim, etj, çështjet mjedisore janë tashmë prioritare.
2) Kërkesë në rritje për shërbime si përqasja e koncepteve të ndikimit në mjedis në vizionin e
zhvillimit të qendrueshëm, hartimi i raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM)
dhe vlerësimit strategjik mjedisor (VSM). Kjo kërkesë parashikohet të vazhdojë të rritet në
kuadër të kritereve të imponuara nga perspektiva për aderim në BE.
3) Hartimi i planeve dhe programeve mësimore duke mbajtur parasysh gamën e njohurive të
nevojshme për të garantuar punësimin e studentëve të diplomuar.
4) Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, zgjerimi i mjediseve mësimore dhe
jomësimore premton për krijimin e një kampusi të mirëfilltë universitar me mjedise
argëtuese e shlodhëse dhe me një jetë më dinamike kulturore, artistike e sportive për
studentët.
5) Aftësitë qeverisëse, organizative, koordinuese dhe përfshirja në proces me një përqasje
holistike të sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të saj të drejtuesve të
lartë të U_POLIS.
6) Marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura mes U-POLIS me universitete të tjera vecanërisht
të huaja po i japin një hop të ri cilësisë akademike, kërkimore, dinamikës dhe vizibilitetit të
institucionit si dhe dimensionit ndërkombëtar të tij.
7) Alternimi i brezave të stafit akademik dhe rekrutimi i stafit të ri të diplomuar në
universitete e huaja që lidhet veçanërisht me këtë program studimi, angazhimi i stafit të
jashtëm të kualifikuar premtojnë për sigurim të vazhduar të kualiteteve akademike e
kërkimore në U_POLIS në terma afatmesëm e afatgjatë.
8) Stafi i huaj i rekrutuar vitet e fundit përbën një komponent me vlerë unike në transferimin
e njohurive, metodave bashkëkohore të mësimdhenies dhe përvojave ndërkombëtare.
Page 32 of 55
d. Pengesat:
1) Kriza ekonomike që po kalon vendi mund të ndikojë në numrin e studentëvë që zgjedhin
IAL-të private, përfshirë edhe Programin e Studimit Bachelor në “Studime Mjedisore” në
shkollën e lartë private Universiteti POLIS.
2) Mungesa e njohjes së mirë të këtij programi e bën të vështirënë rekrutimin e studentëve.
Për këtë duhet punuar më shumë për njohje dhe ndërgjegjësim për vlerat e tij dhe
orientimin e saktë në tregun e punës.
3) Hapësirat e kufizuara, tregu i deformuar dhe konkurenca e pandershme si rrjedhojë e
ekzistencës së informalitetit në vend për këtë profesion.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
Dr.rer.nat. Gazmend ZENELI
Page 33 of 55
REKOMANDIME PËR PROGRAMIN E STUDIMIT
1) Të rritet numri i personelit akademik të punësuar me kohë të plotë në mënyrë që të
plotësohet kriteri i vendosur prej 70% për stafin e angazhuar për realizimin e programit.
2) Të përfundoje sa me shpejt puna për pasurimin e laboratorit të posacëm të emërtuar:
“Laboratori Sust_lab.
3) Të përmirësohen disa nga syllabus-et me elmentët që duhet të përmbajnë përcaktuar nga
akte nënligjoret, për çdo lëndë.
Bazuar në gjetjet e mësipërme, rekomandojmë akreditimin e Programit të Studimit Bachelor në “Studim
Mjedisore” në Universitetin POLIS
Page 34 of 55
ANEKSE
Aneksi I: Statuti i Universitetit POLIS (Ekstrakt)
Neni 1
Universiteti POLIS
1. Universiteti POLIS – Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban
- është institucion privat, laik, i Arsimit të Lartë, me karakter akademik, kërkimor-shkencor,
praktik dhe inovacioni me programe në tre nivelet e mësimdhënies Bachelor, Master dhe
Doktoratë.
2. Universiteti POLIS është person juridik, krijuar me vendim gjykate Nr.35386, datë
04.04.2006, licensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 698, datë 11.10.2006.
3. Universiteti POLIS është përgjegjës për të gjithë veprimtarinë, administrimin dhe financimin e
institucionit.
Neni 2
Misioni
1. Universiteti POLIS ka në themel të misionit të tij këto objektiva:
a. Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë, e të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies,
veprimtarisë kërkimore shkencore dhe shërbimeve në fushat e arkitekturës, dizajnit,
planifikimit urban dhe mjedisit; të formojë specialistë të lartë e të përgatisë
shkencëtarë të rinj;
b. të mundësojë formimin e vazhduar gjatë gjithë jetës,
c. të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar e rajonal;
d. të kontribuojë në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë
dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.
Neni 3
Vizioni
1. Vizioni i Universitetit POLIS është të shënojë një hap të ri cilësor në arsimimin e
profesionistëve të arkitekturës, artit, dizajnit të aplikuar, planifikimit urban dhe menaxhimit
të mjedisit, të aftë për t‟i dhënë zgjidhje situatave sa më komplekse në vend dhe jashtë tij. Për
këtë Universiteti POLIS ka këto synime kryesore:
a. të pajisë studentët me cilësitë e lidershipit profesional në fushat që mbulon në mënyrë
që të ushtrojnë influencën për përmirësimin e situatës aktuale në vend dhe rajon;
b. të pajisë studentët me dije në përshtatje me kërkesat dhe problematikën në rritje për
këto shërbime si edhe standartet më të larta bashkëkohore duke synuar përshtatjen e
specialistëve të kësaj shkolle jo vetëm brenda vendit por edhe në çdo vend tjetër jashtë
Shqipërisë;
c. të ofrojë studime në nivelin e bachelor-it, masterit dhe doktoratës për fushat e
përcaktuara më sipër;
d. të kryejë aktivitete studimore, kërkimore, shkencore dhe praktike të lidhura ngushtë
me veprimtarinë akademike dhe programet e studimeve që zhvillon;
e. t‟i shërbejë inovacionit ne fushat ku shtrin veprimtarinë e tij si dhe të ndikojë, në këto
fusha, zhvillimet në rajon.
Page 35 of 55
Neni 4
Organizimi i Universitetit POLIS
1. Universiteti POLIS si Institucion privat i Arsimit të Lartë funksionon dhe akreditohet në
përputhje me ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar.
2. Universiteti POLIS siguron arsimim bazuar në kërkim, inovacion dhe njohuri shkencore e
teknologjike bashkëkohore. Ai siguron formim të vazhduar, kualifikime, specializime dhe
përgatit specialistë e shkencëtarë të rinj.
3. Universiteti Polis është një institucion arsimor universitar shqiptar me ndikim edhe në trevat
shqipfolëse e një platformë bashkëpunimi akademiko-shkencor në Ballkanin perëndimor dhe
mesdheun lindor.
4. Universiteti POLIS realizon kërkim të aplikuar dhe shkencor dhe ofron shërbime në përputhje
me misionin e tij. Universiteti POLIS siguron raport të përshtatshëm ndërmjet mësimdhënies,
kërkimit, inovacionit dhe shërbimeve që ofron.
5. Universiteti POLIS ofron programe të akredituara studimi te ciklit te pare, te dyte, programe
te integruara studimi të ciklit të parë dhe të dytë, programe të ciklit të tretë dhe programe të
studimit të formimit të vazhduar. Programet e studimit ofrohen në fushën e arkitekturës,
planifikimit urban, artit dhe dizajnit dhe studime mjedisore ne perputhje me aktet ligjore dhe
nenligjore ne fuqi.
Universiteti POLIS ofron programe me kohë të plotë ose të pjesshme.
6. Ai shpall publikisht titujt e diplomave dhe programet e studimit para aplikimit të kandidatëve
për pranim në të.
7. Për kryerjen e veprimtarive të arsimimit dhe kërkimit me interes të përbashkët, Universiteti
POLIS bashkëpunon me institucione të tjera: universitete, Institucione kërkimore, kulturore,
ekonomike, publike dhe private
8. Universiteti POLIS ka faqen e tij të internetit www.universitetipolis.edu.al;
www.universitetipolis.org
Neni 5
Liria Akademike dhe Autonomia e Universitetit POLIS
1. Ligji i Arsimit të Lartë Nr. 9741, datë 21.05.2007 e njeh Universitetin POLIS si institucion
autonom dhe i jep liri akademike në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor.
2. Liria akademike në mësimdhënien universitare nënkupton respektimin e shumëllojshmërisë
së opinioneve, ideve e metodave dhe garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të
mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Kjo liri akademike ushtrohet në përputhje me planet
dhe programet mësimore, të hartuara dhe miratuara nga instancat përkatëse, të
parashikuara në këtë statut dhe në rregulloret e universitetit.
3. Ai ka autonominë organizative dhe financiare, në kuadrin e së cilë s i njihet e drejta
ekskluzive për:
a. Të vetëqeverisur, përzgjedhur organet drejtuese në të gjitha nivelet dhe të përzgjedhë
autoritetet drejtuese të këtyre organeve;
b. Të organizuar strukturat e brendshme dhe veprimtaritë e ndryshme në përputhje me
statutin dhe rregulloren e përgjithshme si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi;
c. Hartimin dhe zhvillimin e pavarur të programeve të studimit dhe projekteve të
kërkimit;
d. Përzgjedhjen e personelit akademik dhe joakademik në përputhje me kërkesat e
veprimtarive që realizon;
Page 36 of 55
e. Përcaktimin e kritereve dhe kuotave të pranimit të studentëve në programet e studimit
që ofrohen sipas statutit dhe rregulloreve të Universitetit POLIS;
f. Përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe të shërbimeve që ofron;
g. Realizimin e marrëveshjeve të pavarura me Qeverinë ose me organizma të tjerë për
trajnime, kualifikime, projekte studimore e kërkimore;
h. Realizimin e marrëveshjeve me institucione, shoqëri biznesi, ose organizata të tjera
vendase ose të huaja, publike ose private.
4. Shteti garanton paprekshmërinë e institucioneve të Arsimit të Lartë, përfshi edhe
Universitetin POLIS dhe territorit të tyre. Ndërhyrja në mjediset universitare të personave
fizikë apo juridike, privatë e shtetëror, të pushtetit qëndror e lokal si dhe ajo e organeve të
rendit publik bëhet me kërkesën ose me lejen e Rektorit, apo të personit të autorizuar prej tij.
Vetëm në rastet e kryerjes së një krimi flagrant dhe në rastet e një fatkeqësie natyrore,
organet e rendit publik ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit. Cënimi i paprekshmërisë së
institucioneve të Arsimit të Lartë ndëshkohet sipas dispozitave ligjore.
5. Ky statut është hartuar në përputhje me Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë”, me përjashtim të neneve ku flitet specifikisht për
Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, si dhe në përputhje me VKM Nr. 156 datë
22.03.2001 “Për Shkollat Jopublike në Republikën e Shqipërisë” si dhe gjithë legjislacionin
tjetër në fuqi. Ai aplikohet në të gjitha aktivitetet dhe njësitë organizative të Universitetit
POLIS .
Neni 6
Struktura Organizative
1. Universiteti POLIS është i organizuar në nivele të ndryshme dhe ka autoritetet e veta brenda
këtyre niveleve. Në strukturën organizative të Universitetit POLIS dallohen tre njësi përbërëse
organizative:
a. Njësi kryesore është Fakulteti dhe Instituti Kërkimor Zhvillimor;
b. Njësi bazë është departamenti dhe qendra studimore projektuese;
c. Njësi ndihmëse janë laboratore, atelie, studio profesionale etj.
2. Njësitë kryesore të Universitetit POLIS janë:
a. Fakulteti i Arkitekturës & Dizajnit i cili përbëhet nga:
i. Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit;
ii. Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Humane;
iii. Njësia Kërkimore e Arkitekturës & Dizajnit.
b. Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban i cili përbëhet nga:
i. Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit;
ii. Departamenti i Menaxhimit Urban;
iii. Njësia Kërkimore e Planifikimit dhe Mjedisit.
c. Instituti Kërkimor Zhvillimor (IKZH_POLIS) kryen aktivitete hulumtuese në kuadër të
Universitetit.
Në përbërje të IKZH gjenden këto departamente specializuese dhe hulumtuese :
i. Qendra e Kërkimit Shkencor;
ii. Qendra e Kërkimit të Aplikuar;
iii. Qendra Burimore e informacionit.
Organizimi dhe funksionimi i Insitutit Kërkimor Zhvillimor përcaktohet në Rregulloren
Didaktike të Universitetit POLIS.
Page 37 of 55
d. Njësia më e vogël organizative në të cilën ndahen departamentet është seksioni. Çdo
departament ndahet në dy seksione sipas tematikave të punës së departamentit
përkatës.
3. Struktura organizative e Universitetit POLIS është objekt ndryshimi në funksion të llojeve dhe
programeve të studimit që ofron.
Page 38 of 55
Aneksi II: Rregullore Didaktike- Organizimi i procesit mesimor (Ekstrakt)
Neni 29
Organizimi i procesit mësimor nga pedagogu
1. Pedagogu është përgjegjës për procesin mësimor që nga hartimi i programit të detajuar
mësimor (syllabuset) dhe shpalljen tek studentët, organizimin e këtij procesi sipas
elementëve të shpallur e deri në arkivimin e materialit mësimor (detyra projekte, fletë
pranimi etj) sipas rregullave të arkivimit të dokumentacionit. Rregulla më të detajuara në
lidhje me dorëzimin e materialeve studimore të lëndës përcaktohen me urdhër të
Administratorit.
2. Pedagogu paraqitet në Universitet jo më pak se 20 minuta para fillimit të orës së mësimit,
sipas kontratës së punës të lidhur midis Universitetit POLIS dhe punonjësit. Çdo pedagog
duhet të marrë në sekretarinë mësimore regjistrin dhe mjetet përkatëse për çdo orë
mësimi.
3. Çdo pedagog duhet të respektojë orarin mësimor duke u kujdesur për fillimin dhe
mbarimin e procesit mësimor.
4. Çdo pedagog do të pajiset me orarin e mësimeve nga segretaria mësimore e Universitetit.
5. Në rastet e mungesës ose vonesës, pedagogu duhet të informojë sekretarinë menjëherë në
momentin e shfaqjes së arsyeve të mungesës ose vonesës në numrat e telefonit:
+355.42.407420 / +355.42.407421 ose cel. +355694088111.
6. Në rast e zëvendësimit të orës së mësimit, pedagogu në bashkëpunim me sekretarinë
mësimore dhe studentët duhet të vendosin datën dhe orën e zhvillimit të mësimit.
7. Pedagogu duhet të evidentojë prezencën e studentëve në çdo fillim ore. Në rast se ka
largime të studentëve edhe pas marrjes së mungesave, pedagogu duhet të bëjë prezencën
e studentëve edhe në fund të orës së mësimit.
8. Regjistri duhet plotësuar gjatë orës së mësimit dhe duhet të dorëzohet i plotësuar në
sekretarinë mësimore pas orës mësimore, ku dhe do të firmoset nga pedagogu apo grupi i
pedagogëve.
9. Pas përfundimit të çdo ore mësimore pedagogu duhet të dorëzojë në sekretarinë mësimore
leksionin apo materiale të tjera, në format elektronik ose të printuar, nëse këto nuk janë
të përfshirë në dispencën e leksioneve.
10. Në përfundim të semestrit pedagogu dorëzon në sekretarinë mësimore:
a. proces-verbalin e vlerësimit së bashku me Tabelën e Detajuar të Vlerësimeve, e
cila përmban të gjitha elementet që janë paraqitur në syllabus.;
b. detyrat e kryera nga studentët si në hardcopy ashtu dhe në format elektronik.
Arkivimi i detyrave detajohet me urdhër të Administratorit.
Neni 30
Dokumentimi i vlerësimit
1. Procedura e Dokumentimit të vlerësimit të studentëve realizohet me:
a. Tabelën e vlerësimit shumëfaktoriale, të detajuar në nenin 31 të kësaj
rregulloreje;
b. Procesverbalin e Vlerësimit për çdo lëndë.
2. Tabela e Vlerësimit përmban të gjithë komponentët e vlerësimit sipas sistemit të
deklaruar në syllabus ose sipas sistemit që është lajmë ruar gjatë vitit nga çdo
pedagog për çdo lëndë. Tabela e vlerësimit duhet të përmbajë në kolonën e fundit
notën e konvertuar nga shumatorja e gjithë elementeve të semestrit/vitit.
Page 39 of 55
3. Proces- verbal i Vlerësimit përmban Vlerësimin Përfundimtar të studentit pë r
lëndën përkatëse, notën përfundimtare nga Tabela e Vlerësimit, datën dhe firmën
e pedagogut. Proces-verbali firmoset nga pedagogu/ët e lëndës, sekretaria
mësimore dhe Dekani i fakultetit përkatës.
Neni 31
Tabela e vlerësimit shumëfaktorial
1. Tabela e Vlerësimit shumëfaktorial duhet të jetë e njëjta që i është prezantuar studentëve
përpara fillimit të procesit mësimor.
2. Elementët e vlerësimit që mund të merren parasysh janë dhënë në tabelën e mëposhtme
dhe mund të shtohen ose hiqen sipas specifikës së çdo lënde.
3. Tabela plotësohet me anë të sistemit të 100 pikëve.
4. Kjo tabelë duhet të jetë e shoqëruar me nënshkrimin e pedagogut/ pedagogëve.
Komponentët e vlerësimit Pesha në %
Detyra
Projekte
Laboratorë
Esse-Relacione
Prezantime
Përgatitja-Pjesëmarrja në procesin mësimor
Testi teorik/Provime
Frekuentimi
Elementë të tjerë
Përqindja totale 100
Neni 32
Plotësimi i tabelës së vlerësimit shumëfaktorial
1. Tabela e Vlerësimit duhet të përmbajë në kolonën e fundit notën e konvertuar nga
shumatorja e gjithë elementeve të semestrit/vitit.
Shembull i tabelës së vlerësimit për një lëndë që përmban projekt të ndarë në tre faza,
prezantim, test teorik, pikët për frekuencë dhe përgatitje në klasë jepet bashkëlidhur.
2. Kjo tabelë ndërtohet nga çdo pedagog sipas specifikave të lëndës përkatëse. Pedagogu
mban regjistrime të detajuara për çdo komponent të parashikuar në tabelë për çdo
student.
3. Tabela e vlerësimit përmban të gjitha përcaktimet dhe klasifikimet për çdo student ku
pasqyrohet informacioni i regjistruar nga pedagogu dhe ai i dërguar nga Sekretaria
Mësimore në lidhje me sa më poshtë.
4. Për studentët të cilët nuk arrijnë pikët e mjaftueshme për të kaluar detyrimet e lëndës,
pedagogu i komunikon në mënyrë individuale elementët të cilët duhet të përsërisë (dhe t‟i
paraqesë në sesionin e rradhës) për të arritur në vlerësimin kalues. Pikët e reja të fituara
në elementet e vlerësimit të dhëna nga pedagogu rivendosen në tabelë për të nxjerrë
shumatoren e pikëve.
5. Pedagogët në përfundim të procesit mësimor duhe t të plotësojnë tabelën e vlerësimit
shumëfaktorial të detyrimeve që parashikon lënda.
Page 40 of 55
Aneksi III: Rregullore Didaktike- Pranimi i Studentëve (Ekstrakt)
Neni 14
Dispozita të përgjithshme
1. Bazuar në Statutin dhe këtë Rregullore, pranimi i kandidatëve të rinj për të ndjekur
studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit si dhe në Fakultetin e Planifikimit,
Mjedisit dhe Menaxhimit Urban bëhet me test pranimi. Kandidatët fitues të konkursit,
pas regjistrimit brenda afateve të shpallura dhe plotësimit të dokumentacionit, fitojnë
statusin e studentit dhe kanë të drejtë të ndjekin studimet në vitin akademik në të cilin
janë regjistruar. Për t'u regjistruar, studentët duhet të paraqesin pranë sekretarisë
mësimore dokumentacionin e parashikuar në nenin 16, dhe të kenë shlyer tarifën e
studimit për programin që do të ndjekin. Regjistrimi bëhet çdo fillim viti akademik brenda
afateve të shpallura nga Universiteti.
2. Pranimi i studentëve në Universitetin POLIS kalon nëpër disa faza të parashikuara në
nenet 15, 16,17 dhe 18 të kësaj rregulloreje.
3. Shpallja e datës së fillimit të regjistrimeve për të hyrë në proçes testimi bëhet nga Rektori.
Neni 15
Aplikimi
1. Menjëherë pas shpalljes së datës së fillimit të regjistrimeve në U_POLIS kandidatët e
interesuar mund të paraqiten për aplikim.
2. Dokumentacioni i aplikimit dhe informacione të tjera mund të tërhiqen në Sekretarinë
Mësimore të Universitetit POLIS ose mund të shkarkohen nga adresa e internetit:
www.universitetiPOLIS.edu.al/Info Regjistrimi/Formë Aplikimi.
Neni 16
Aplikimi për regjistrim
1. Në Universitetin POLIS aplikimi për regjistrim në programet e ciklit të parë (3 vjeçar) dhe
në programet e integruara të ciklit të parë dhe të dytë (5 vjeçar) bëhet nëpërmjet dorëzimit
të dokumentacionit të mëposhtëm :
a. formularin e aplikimit për plotësimin e të cilit nevojitet pajisja me dokument
identifikimi;
b. diplomën e shkollës së mesme në origjinal dhe një kopje të noterizuar;
c. Çertifikatën përkatëse, të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, që vërteton
se ka fituar provimet me zgjedhje;
d. fotokopje e dokumentit të identifikimit;
e. katër fotografi në format pasaporte.
f. deklaratë noteriale për dokumentacionin e dorëzuar.
2. Shtetasit e huaj, përveç dokumentacionit të kërkuar në pikën 1 të këtij neni, duhet të
paraqesin edhe:
a. lejen e qëndrimit në Shqipëri në kopje të noterizuar;
b. dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipte, fituar në Fakultetin e Filologjisë
të Universitetit të Tiranës, kur regjistrohen në një program studimi që zhvillohet
në gjuhën shqipe;
c. dokumentin, e njohur ndërkombëtarisht, që vërteton njohjen e gjuhës së huaj në të
cilën zhvillohet programi i studimit ku regjistrohet kandidati, me përjashtim të
rastit kur gjuha e huaj ështe gjuha zyrtare e shtetit nga vjen kandidati;
Page 41 of 55
3. Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të dytë (master) bëhet nëpërmjet
dorëzimit të dokumentacionit të mëposhtëm:
a. formularin e aplikimit për plotësimin e të cilit nevojitet pajisja me dokument
identifikimi;
b. curriculum vitae;
c. diplomën universitare në kopje të noterizuar;
d. listën e notave në origjinal;
e. çertifikata ose deshmi në rast se posedohen nga kadidati;
f. letër motivimi me arsyet që e shtynë të zgjedhë Universitetin POLIS dhe masterin
në fjale (jo e detyrueshme);
g. fotokopje e dokumentit të identifikimit;
h. katër fotografi në format pasaporte.
i. deklaratë noteriale për dokumentacionin e dorëzuar.
4. Shtetasit e huaj, përveç dokumentacionit të kërkuar në pikën 3 të këtij neni, duhet të
paraqesin edhe:
d. lejen e qëndrimit në Shqipëri në kopje të noterizuar me përjashtim të rastit në të
cilin studenti i ka mbaruar studimet e ciklit të parë në Universitetin POLIS.
5. Formulari i aplikimit së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dorëzohn në
Sekretarinë Mësimore të Universitetit POLIS ose mund të dërgohen online në adresën:
[email protected]; ose në numrin e faksit +355 (4) 2407422 deri në datën e
mbylljes së regjistrimeve.
6. Në rastin e aplikimit në internet ose me faks, dokumentat mbështetës duhet të
depozitohen bashkë me formularin e aplikimit dhe zëvendësohen me origjinalet në
momentin e paraqitjes pranë sekretarisë mësimore të Universitetit POLIS për testim.
Neni 17
Testi
1. Pranimi i kandidatëve për të ndjekur studimet në Universitetin POLIS, për programet e
ciklit të parë (3 vjeçar) dhe programet e integruara të ciklit të parë dhe të dytë (5 vjeçar),
bëhet në bazë të një procesi përzgjedhës që konsiston në intervistë me gojë në prani të një
komisioni si dhe një testi llogjik, i cili bazohet në njohuritë e fituara nga aplikuesit në
shkollën e mesme, në fushat shoqërore, shkencore si dhe nga aktualiteti.
2. Studentët thirren në test sipas grupeve që cakton Sekretaria Mësimore. Intervistat me
gojë dhe me shkrim zhvillohen sipas orës dhe datës së përcaktuar nga sekretaria
mësimore.
3. Gjatë intervistës me gojë është e rëndësishme që aplikuesi të tregojë aftësi të mira
komunikuese si dhe arsyen e studimit në degën përkatëse duke treguar forcën e
argumentimit dhe kreativitetin.
4. Për studentët e ciklit të dytë pranimi bëhet në bazë të dosjeve personale me dokumentet e
parashikuar në nenin 16 të kësaj rregulloreje dhe intervistës me gojë.
Neni 18
Shpallja e rezultateve dhe regjistrimi
1. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, mbas perfundimit të procesit të vlerësimit, informojnë
kandidatet në lidhje me rezultatet.
Page 42 of 55
2. Kandi datët e shpallur fitues kanë të drejtë të ndjekin studimet në Universitetin POLIS dhe
mund të fillojnë procedurën e regjistrimit zyrtar, në Sekretarinë Mësimore brenda afateve
të shpallura.
Regjistrimi zyrtar nënkupton plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm në Sekretarinë
mësimore, shlyerjen e tarifës së caktuar për regjistrimin dhe finalizohet me marrjen e
numrit të matrikulimit nga Agjencia Kombetare e Provimeve.
3. Nëse numri i aplikantëve me më shumë se 45 pikë është më i lartë se numri i kuotave të
pranimit atëherë numri i pranimeve bëhet mbi bazën e pikëve më të larta duke zbritur
nga lart poshtë. Kjo aplikohet tek ata studentë me mbi 45 pikë që janë ende të
paregjistruar. Rektori mund të propozojë kuota shtesë.
4. Në rast se studenti nuk ka shlyer detyrimin finaciar, apo plotësuar ndonje nga
dokumentet e kërkuar për regjistrim në afatin e caktuar, atij i bëhet e ditur që është i
paregjistruar dhe nuk mund të ndjekë procesin mësimor.
5. Zyra e Financës përditeson gjëndjen e shlyerjes së detyrimeve nga studentët me frekuencë
sipas nevojave dhe paraqet në Sekretarinë Mësimore listën me emrat e studentëve që nuk
kanë shlyer detyrimin.
Page 43 of 55
Aneksi IV. Model i programit të detajuar të lëndës
Lënda:
Viti Akademik: 2011-2012
Pedagog:
Asistentë: (në rast se ka)
Semestri I (ose i dyti në varësi të lëndës/ ose të dy bashkë nëse është lëndë e konceptuar
si vjetore me një projekt të vetëm):
Semestri 1 : 14 javë
Orë javore Orë gjithsej Kredite
Leksione 2 24 2
Seminare /
Studio/ Projekt/
Workshopë
4 48
4
Laboratorë
Ushtrime/ Detyra
Totali 6
DETYRIME Semestri 1 : 15 javë
Detyra ( shëno numrin e detyrimeve në secilin rresht)2
Prezantime
Projekte
Teste te pjesshme
Provim
Etj. Nese ka
Semestri II: (nese lënda zhvillohet ne dy semestra)
1. Përshkrimi i përgjithshëm i lëndës
Përshkrimi i përgjithshëm nënkupton:
1. strukturimin e përgjitshëm të lëndës në vitin akademik apo në semestra
2. vendin dhe karakterin e lëndës në kuadrin e përgjitshëm të formimit në këtë
program studimi (arkitekturë dhe dizajn urban, art dhe dizajn, et.)
3. Përmbajtja e përgjithshme dhe motivimi për hartimin e këtij programi
4. Qëllimi i lëndës
2. Objektivi i kursit të studimit
Objektivat e formimit dhe mënyra e arritjes brenda afatit semestral apo vjetor.
3. Përmbajtja e programit të lëndës
Argumentat / Temat / etj. të trajtuara sipas javëve mësimore
Brief: (një përshkrin i përmbajtjes me fjalë kyce dhe të qarta, psh: aspektet sociale te
arkitekturës ( bërthama qëndrore e banimit, mënyrat e jeteses etj), aspektet ekonomike të
arkitekturës (kostot, targeti social, etj), ndryshim i konceptit të banimit (punë dhe banim në
2 Pikat te cila permban tabela nuk eshte e thene qe te pl otesohen te gjitha por vetem ato qe parashikohen nga lenda.
Page 44 of 55
shtëpi, co-living, etj), filozofia në arkitekturë (genius loci, fenomenologjia, pozitivizmi, etj)
ambientet e banimit (ambiente qëndrimi, gatimi) materialet në ark, drita në ark, metodologjia e
projektimit, koncepte të reja, etj, etj )
4. Detyrat/ Projektet dhe Detyrime të tjera
Në këtë paragraf përshkruhen detyrat, projektet, raporte/relacione apo format e
ndryshme të detyrimeve, nr i tyre, përmbajtja dhe objektivat për secilin, kohëzgjatja,
afatet dhe mënyra e dorëzimit të tyre si dhe mënyra e vlerësimit dhe pesha e secilës
prej tyre në vlerësimin e përgjithshëm.
5. Metodologjia dhe ana didaktike
Në këtë paragraf përshkruhet metodologjia e kursit për të realizuar qëllimin e kursit
si dhe filli teorik dhe praktik i ndjekur për të arritur objektivat e vendosura gjatë
etapave të ndryshme të kohëzgjatjes së kursit si dhe format e organi zimit të klasës,
grupeve të punës apo të punës individuale, etj.
6. Vleresimi i përgjithshëm
Ky paragraf sqaron në mënyrë të detajuar strategjinë e ndjegur për vlerësimin
përfundimtar, kushtet dhe pengesat e vendosura për përfundimin me sukses të
detyrimeve si dhe shpërndarjen dhe peshën e komponenteve të ndryshme të
kursit/detyrave në vlerësimin përfundimtar.
1. Tabela e detajuar e vlerësimit
Komponentët e vlerësimit Pesha në %
Projekt X
Kompozimi i Fletëve (faqosja) X
Pjesëmarrja në kontrollet X
Esse- Relacion -Prezantime X
Përgatitja- Aktivizimi X
Book/ Portfolio X
Frekuentimi 10
Penalizime X
Pikët maksimale 100
Pedagogu përcakton cili prej komponontëve ka karakter pengues dhe skualifikues që duhen
shpjeguar qartë në syllabus. Të gjitha këto kritere duhet ti referohen rregullores së U_POLIS.
Pedagogu sqaron qartë penalizimet që mund të rrjedhin nga mos respektimi i rregullave te cilat
përfshijnë që nga ulja e pikeve e deri në skualifikim të plotë.
Për vlerësimin e projektit apo të secilit prej detyrimeve të tabelës së mësipërme jepen dhe kritere
specifike që përshkruajnë me në detaj mënyrën si merren pikët e plota.
2. Marxhet e Notes (konvertimi i pikëve në notë)
Nr. i pikëve
Vlerësimi në
notë
94 - 100 10
83 - 93 9
75 - 82 8
65 - 74 7
55 - 64 6
50 - 54 5
0 - 49 4
Secili prej pedagogëve mund të gjykojë si të nevojshme ndryshimin e marxheve të notës, e cila
duhet konsultuar me dekanatin.
Page 45 of 55
3. Marxhet e Frekuencës (konvertimi i frekuencës në pikë)
% e
frekuencës Nr. i pikëve
93-100 10
90-92 9
89 8
88 7
87 6
86-85 5
83-84 4
81-82 3
80 2
79 1
76-77-78 0
Shënim: Frekuenca kontrollohet për cdo orë të lëndës (leksione, seminare, kontrolle,
studio etj.). Minimumi i
prezencave të kërkuara për të pasur të drejtën e kalimit të lëndës është 76%.
Këto të dhëna merren
zyrtarisht nga sekretaria.
7. Literatura ( të ndiqen standartet e shembullit më poshtë)
a. Literaturë e detyrueshme (vetëm shqip dhe anglisht që të jetë e gjindshme në
bi bliotekë apo në shitje. Ndër to, minimumi njëri nga librat duhet të jetë në shqip në
rast se pedagogu nuk ka tekst personal, broshura/dispensë apo leksione të shkruara)
b. Literaturë shtesë e sugjeruar
c. Literaturë online
Literatura do të jepet sipas këtij standarti:
Për librat
- Mbiemri Emri, Titulli i librit (në italic), qyteti i botimit, shtëpia botuese, viti i
botimit
Për broshurat
- Emër Mbiemër, Lënda në kuadër të cilës është hartuar broshura, Për përdorim të
brendshëm të U_POLIS, viti
Për literaturën online:
Adresa e web-site, data e aksesit, mundësitë e aksesit (më ose pa pagesë)
Page 46 of 55
Aneksi V. Model i formularëve për vlerësimin e pedagogëve nga studentët
Lënda:
Fakulteti:
Pedagogu
Viti Akademik: 2012 - 2013
1. Pedagogu është i përgatitur për orën e mësimit 1 2 3 4 5
2. Shpjegimi i pedagogut është i qartë dhe i kuptueshëm 1 2 3 4 5
3.Pedagogu përdor shembuj për ta bërë lëndën sa më të lehtë e
të kuptueshme 1 2 3 4 5
4. Pedagogu bën teste, jep detyra, esse në mënyrë që ta
përvetësoni sa më mirë lëndën përpara se të bëni provimin
përfundimtar
1 2 3 4 5
5. Pedagogu është i barabartë në vlerësim për të gjithë
studentët
1 2 3 4 5
6. Pedagogu stimulon interesin për lëndën 1 2 3 4 5
7. Pedagogu ju inkurajon për ti bërë pyetje dhe ju përgjigjet
atyre plotësisht
1 2 3 4 5
8. Pedagogu është i gatshëm t‟i ndihmojë studentët kur ata
kanë nevojë edhe jashtë orës së mësimit 1 2 3 4 5
9. Detyrat e kursit janë interesante dhe stimuluese 1 2 3 4 5
10. Udhëzimet mbi detyrat e kursit janë të qarta 1 2 3 4 5
11. Materiali mësimor i përdorur për lëndën (lesione, ushtrime,
seminare detyra) është i qartë, i mjaftueshëm dhe i dobishëm. 1 2 3 4 5
12. Si është etika e komunikimit të pedagogut me studentët 1 2 3 4 5
13. Lënda shërben për formimin tonë profesional 1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
Ju lutemi qarkoni një nga numrat 1-5 me anë të cilit
ju shprehni vlerësimin tuaj për pedagogun.
1= minimumi i vlerësimit 5= maksimumi i vlerësimit
Page 47 of 55
Aneksi VI. Model i formularëve për vlerësimin e pedagogëve nga kolegët
Emri i lektorit: _____________________ Data e vizitës:___/___/_______/
Lënda: ______________________
Numri i studentëve në grup: _______
Numri i studentëve të pranishëm: _______
Koha e fillimit të leksionit: ________
Koha e përfundimit të leksionit: ________
Jeni të lutur të vlerësoni aspektet e mësimdhënies së lektorit, në shkallën 1 deri në 5,
sipas çelësit të mëposhtëm, duke u bazuar në pyetjet për secilin aspekt:
1: Pamjaftueshëm; 2: Mjaftueshëm; 3. Mirë; 4: Shumë Mirë; 5: Shkëlqyeshëm
Pyetja (Në total) - vlerëso duke rrethuar!
Alternativat a,b,c,d vlerësoji në tabelën anësore nga 1-5, sipas celësit të mësipërm!
Nëse keni komente, në lidhje me ndonjerën nga pikat, Ju lutemi ti shkruani, në vendet
përkatëse, në faqen tjetër!
1. 1 2 3 4 5
2. 1 2 3 4 5
3. 1 2 3 4 5
Ju lutemi shtoni pyetjet që ju mendoni se mungojnë dhe karakterizojnë pedagogun tuaj.
Bëni vlerësimin për pyetjet e shtuara.
Bëni komente të tjera rreth vlerësimit të pedagogut.
______________________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
Page 48 of 55
1. Planifikimi i leksionit 1 2 3 4 5
a. Lektori a i ka bërë të qarta objektivat e leksionit?
b. Si qëndron tema e leksionit në programin dhe objektivat e përgjithshëm të
lëndës?
c. Metodat e mësimdhënies a janë të përshtatshme për temën e trajtuar në
leksion?
d. A është lektori i mirëpërgatitur dhe i mirorganizuar?
2. Mjedisi i mësimit 1 2 3 4 5
a. A vendos lektori marrëdhënie të mira me studentët?
b. A trajtohen të gjithë studentët me respekt të njëjtë?
c. A është lektori i motivuar për të dhënë mësim, si edhe për të dëgjuar
studentët?
d. A e nxit lektori pjesëmarrjen e studentëve dhe a u përgjigjet siç duhet
pyetjeve?
3. Zhvillimi i leksionit 1 2 3 4 5
a. A ka një rrjedhë logjike të të shpjeguarit gjatë leksionit?
b. Gjatë leksionit, a u jepet mundësia studentëve për të menduar, pyetur dhe
reaguar?
c. Gjuha dhe shpejtësia e të folurit e lektorit a është e përshtatshme për
nivelin e studentëve?
d. A përdoren mjete të tjera audiovizuale gjatë leksionit?
(në rastet kur këto janë të pazbatueshme, kjo pyetje nuk merret parasysh
nga vlerësuesi)
4. Përfundimi i leksionit 1 2 3 4 5
a. A përfundon leksioni në mënyrë logjike?
b. A bëhet përmbledhja e ideve ose e pikave kryesore të leksionit?
c. A lidhet përmbyllja e leksionit me temat e leksioneve që do të vijnë?
d. A sugjerohen lexime apo a jepen detyra në lidhje me temën e trajtuar?
a
b
c
d
a
b
c
d
a
b
c
d
a
b
c
d
Page 49 of 55
5. Baza materiale 1 2 3 4 5
a. A ka përgatitur pedagogu leksione të shkruara?
b. Në tekstet që rekomandohen a mbulohen të gjitha temat e leksioneve?
c. A bëhet lidhja konkrete e leksioneve me praktikën dhe terrenin?
d. Cfarë baze materiale ka siguruar pedagogu për konkretizimin e lëndës
në U_POLIS?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Komente të përgjithshme mbi pikat e forta dhe dobëta të lektorit. Sugjerime nga
vlerësuesi mbi çfarë duhet riparuar nga ana e lektorit, pas zhvillimit të bisedave të lira
me studentët lidhur me përfitimin profesional në raport me lëndën që vlerëson.
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
Emri dhe firma
____________________________________________
Aneksi VII. Model i formularëve të përdorur për testimin me shkrim për pranimin në këtë program studimi.
Përmbajtja e testit
Testi konsiston në një verifikim njohurish me shkrim, vlerësim të mesatares së shkollimit
të mesëm dhe një intervistë me anëtarët e komisionit.
Pjesa e parë: Intervista
a
b
c
TEST PRANIMI
FAKULTETI PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT URBAN
KURSI: Studime Mjedisore
Page 50 of 55
Intervista në formën e një bashkëbisedimi me anëtarët e komisionit, zhvillohet nga çdo
aplikant duke u bazuar në interesat e përgjithshme të individit. Kohëzgjatja e intervistës
është 15-20 minuta. Qëllimi i kësaj interviste është: së pari, njohja individuale me
studentin dhe së dyti, hulumtimi mbi aftësitë e veçanta ose prirjet e secilit.
Ju lutemi, duhet të jeni sa më të relaksuar dhe tregohuni vetvetja.
Pjesa e dytë: Testi me shkrim
Testi me shkrim që duhet të zhvillohet nga secili aplikant, konsiston në verifikimin e
njohurive thelbësore të përgjithshme të marra në institucionet shkollore paraardhëse si
dhe njohuri specifike bazë që kandidati ka në lidhje me problematikat dhe çështjet
mjedisore. Koha në dispozicion për zhvillimin e këtij testi është maksimumi 3 orë.
Rezultatet do të shpallen në sekretarinë mësimore të Universitetit POLIS.
INTERVISTA
10 Pikë
MESATAR
JA 10
Pikë
SEKSIONI 1
16 Pikë
SEKSIONI 2
29 Pikë
SEKSIONI 3
35 Pikë
TOTALI
100 Pikë
Kusht i domosdoshëm për të filluar procedurat e regjistrimit si student i Universitetit POLIS
është vlerësimi në provim (test me shkrim, mesatare dhe intervistë) me minimumin 45
pikë.
Ju urojme suksese!
Dekani i Fakultetit të Planifikimit dhe Menaxhimit Urban
Dr. Loris Rossi
INTERVISTA
Kohëzgjatja: 15 - 20 min.
Vleresimi: nga 0 - 10 pikë.
Kriteret e vlerësimit:
- Qartësia e ideve 6 pikë;
- Qartësia e të shprehurit 2 pikë; - Interesat dhe aktivitetet jashtë-shkollore 2 pikë;
MESATARJA E SHKOLLËS SË MESME
Vlerësimi: nga 0 - 10 pikë.
Mesatarja 10 9 8 7 6 5
Pikët 10 9 6 4 2 0
Page 51 of 55
RREGULLORE E TESTIT ME SHKRIM
1. Mos shqetësoni shokun/shoqen që keni pranë. 2. Testi duhet të plotësohet qartë dhe pastër. Shkrimi duhet të jetë i kuptueshëm. 3. Testi duhet përfunduar brenda kohës së lejuar. 4. Çdo e dhënë mbi rezultatet e testit i rezervohet vetëm Universitetit POLIS për
përdorim të brendshëm.
TESTI ME SHKRIM
SEKSIONI 1
I. Kulturë e përgjithshme
a. Përputhni shtetet me kontinentet në të cilën ndodhen duke përzgjedhur a, b, c, d (4
pikë):
A. Poloni 1. Azi
B. Kanada 2. Amerikë e jugut
C. Libi 3. Europë
D. Pakistan 4. Amerikë e veriut
E. Argjentinë 5. Afrikë
a. A5, E3, C2, D4, B1
b. C5, E4, A3, D1, B2
c. D1, B4, A3, E2, C5
d. E2, A3, C1, B4, D5
b. Formula molekulare e Ozonit është (2 pikë):
A. O2
B. H2O
C. O3
D. Fe2O3
E. ZnO
c. Cila nga gjallesat e mëposhtëme paraqet një organizëm njëqelizor (3 pikë):
A. Iriqi
B. Ameba
C. Harabeli
D. Tulipani
E. Kanguri
d. Cila nga këto njësi shërben për matjen e temperaturës (2 pikë):
A. Rihter
B. Xhaul
C. Vat
D. Kelvin
E. Amper
Page 52 of 55
e. Në kushtet e ekonomisë së lirë të tregut, kur çmimi i një produkti bie atëhere
kërkesa për të (3 pikë):
A. Do të rritet
B. Do të ulet
C. Do të mbetet e njëjtë
D. Nuk dihet çfarë ndodh me kërkesën
E. Do të taksohet
f. Në një kuti janë dy topa të bardhë, katër të gjelbër dhe gjashtë të kuq. Sa është
probabiliteti që ju të nxirrni nga kutia një top të gjelbër? (2 pikë)
A. Një e katërta
B. Një e treta
C. Një e pesta
D. Një e dymbëdhjeta
E. Zero
Totali i pikëve Seksioni 1:
1a- 4 pikë 1b- 2 pikë 1c- 3 pikë 1d- 2
pikë
1e- 3
pikë
1f- 2
pikë
TOT - 16
pikë
SEKSIONI 2
II. Kulturë specifike mjedisore
A. Cila nga këto konsiderohet si ndotës ajri? (2 pikë)
a. Ujërat e zeza
b. Pesticidet
c. Mbeturinat urbane
d. Tymrat
B. Cila nga të mëposhtmet konsiderohen si mbeturina të pa-degradueshme? (3 pikë)
a. Plehu i kafshëve
b. Mbetjet ushqimore
c. Plastika
d. Druri
C. 71% e sipërfaqjes së Tokës mbulohet nga (2 pikë):
a. Detet dhe oqeanet
b. Kontinentet dhe ishujt
c. Atmosfera
d. Pluhuri
D. Cila nga energjitë e mëposhtme konsiderohet e parinovueshme (3 pikë):
a. Energjia e erës
b. Energjia e diellit
c. Energjia e ujit
d. Energjia nga nafta dhe nënproduket e saj
E. Gazi kryesor i lidhur me „efektin serë‟ është (3 pikë):
a. CO2
Page 53 of 55
b. CH4
c. O2
d. NH4
F. Bimët janë të gjelbra për shkak të pranisë së një pigmenti që quhet (3 pikë):
a. Oksigjen
b. Celulozë
c. Klorofilë
d. Glukozë
G. Kur ne presim pemët sasia e oksigjenit në ajër (3 pikë):
a. Rritet
b. Pakësohet
c. Mbetet e njëjtë
d. Sasia e oksigjenit nuk ka lidhje me prerjen e pemëve
H. Cili nga fenomenet e mëposhtëme shkaktohet nga veprimtaria e njeriut (2 pikë):
a. Tërmetet
b. Ciklonet
c. Tsunami
d. Shpyllëzimi
I. Cili nga këto burime energjie nuk shkakton ndotje (2 pikë):
a. Nafta dhe nënproduktet e saj
b. Lënda drusore
c. Energjia nukleare
d. Energjia diellore
J. Erozioni përmbledh proceset dhe dukuritë që lidhen me (3 pikë):
a. Gërryerjen e tokës
b. Përmbytjet masive
c. Mbjelljen e tokave bujqësore
d. Përmirësimin e cilësisë së ajrit
K. Me çfarë emri njihet vendbanimi i një lloji (specieje): (3 pikë)
a. Mjedis
b. Biosferë
c. Pyll
d. Habitat
Totali i pikëve Seksioni 2:
A-
2p.
B-
3p.
C-
2p.
D-
3p.
E-
3p.
F-
3p.
G-
3p.
H-
2p.
I-
2p.
J-
3p.
K-
3p.
TOT
–
29p.
Page 54 of 55
SEKSIONI 3
Shtjelloni dhe argumentoni shkurtimisht përgjigjet për pyetjet e mëposhtëme
A. Sipas mendimit tuaj çfarë problemesh duhet të trajtojë një specialist mjedisi? (6
pikë)
B. Cilat janë disa nga çështjet dhe problematikat më të rëndësishme mjedisore të
kohëve të sotme? (4 pikë)
C. Çfarë masash mendoni që duhet të marrin autoritetet qeveritare për të
përmirësuar cilësinë e mjedisit në vendin tonë? (5 pikë)
D. Lexoni artikullin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim:
1. Cilat janë pasojat kryesore negative që vijnë si rrjedhojë e shkatërrimit të pyjeve?
(5 pikë)
2. Çfarë masash ju konsideroni si të domosdoshme për ndalimin e shkatërrimeve në
pyje? (5 pikë)
Page 55 of 55
E. Ndërtoni një zinxhir ushqimor duke ndërlidhur gjallesat e mëposhtëme me
shigjeta (shigjetat me drejtim nga gjallesat që konsumojnë paraardhëset) (4 pikë)
a. Çfarë pasojash do të kishte sikur njerëzit të zhduknin peshqit nga sistemi? (6
pikë)
Totali i pikëve Seksioni 3:
A- 6 pikë B- 4 pikë C- 5
pikë
D1- 5
pikë
D2- 5
pikë
E- 4
pikë
Ea- 6
pikë
TOT -
35 pikë
Barishte
Peshk
Shqiponjë
Sorkadhe
Pelikan
Plankton
Ujk
Lepur
Delfin