30
Page 1 of 30 Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të dytë të studimit Master Shkencor në “Inxhinieri Mekatronike” në SHPAL “Universiteti Metropolitan i Tiranës” Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Prof.Dr. Orion Zavalani Korrik 2015

Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 1 of 30

Raport

i Vlerësimit të Jashtëm

për

programin e ciklit të dytë të studimit

Master Shkencor në “Inxhinieri

Mekatronike”

në SHPAL “Universiteti Metropolitan i Tiranës”

Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Prof.Dr. Orion Zavalani

Korrik 2015

Page 2: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 2 of 30

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit MSc Inxhinieri Mekatronike

HYRJE

Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” (UMT) eshte licencuar me Vendimin e

Këshillit të Ministrave Nr.357, datë 12.05.2010.

UMT funksionon në përputhje me ligjin Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën ë

Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe me të gjithë kuadrin rregullues të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Gjithashtu pjesë e kuadrit rregullues të funksionimit të UMT janë dhe dokumentet normative të brendshme

(statut, rregullore, udhëzime) të miratuara nga strukturat përkatëse vendimmarrëse ( Bordi i Lartë Drejtues,

Senati Akademik). UMT është një institucion i arsimit të lartë privat, prone e shoqërisë tregtare me përgjegjësi

të kufizuar “Future University of Tirana Shpk” regjistruar ne Gjykatën e Shkallës së Parë me Vendim nr.

35117, datë 03.03.2006, sipas ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008.

Misioni i UMT eshte ofrimi i arsimit të lartë, si një shërbim publik për krijimin, zhvillimin, transmetimin dhe

mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve, formimin e specialistëve të

lartë në fushat e shkencave inxhinierike dhe ekonomike në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke

kontribuar në rritjen e standardeve të demokratike në vend si dhe në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor

në nivel kombëtar dhe rajonal; ofrimin e mundësive të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të

mësuarit gjatë të gjithë jetës si dhe integrimin e mësimdhënies me kërkimin shkencor.

UMT ka dy fakultete: Fakultetin e Inxhinierisë dhe Fakultetin e Ekonomise. UMT ofron programet e studimit

si më poshtë:

Fakulteti i Inxhinierisë

1) Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi

2) Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike

3) Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike

4) Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi me profilet:

a) Inxhinieri strukturash dhe

b) Inxhinieri infrastrukturë transporti

5) Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

6) Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike

7) Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike

8) Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni

Fakulteti i Ekonomisë

1) Bachelor në Administrim Biznesi

2) Bachelor në Informatikë Ekonomike

3) Master i Shkencave në Ekonomik-MBA

4) Master i Shkencave në Menaxhim ne Inxhinieri

Fakulteti Inxhinjerise ne UMT e filloi veprimtarinë në vitin akademik 2011-2012, me 13 pedagogë të

angazhuar për nevoja të mësimdhënies dhe 24 studentë, në vitin akademik 2012-2013, numri pedagogëve të

angazhuar për nevoja të mësimdhënies u rrit ne 19, numri studenteve 18. Në vitin akademik 2013-2014

numri pedagogëve të angazhuar për nevoja të mësimdhënies u rrit ne 38.

Fakultetin e Inxhinierisë në vitin akademik 2014-2015 ka këta tregues :

• Studentë të regjistruar: 284

• Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 69

Me urdhrin e Ministrit te arsimit nr. 497, datë 18.10.2012 UMT-se i lejohet të çelë programin e ciklit të dytë të

studimit, Master i Shkencave ne Inxhinieri Mekatronike. Ky program studimi ka filluar te zhvillohet nga viti

akademik 2012-2013.

Per vleresimin e jashtem te ketij programi studimi APAAL ka emeruar nje grup ekspertesh, perberja e te cilit

jepet me poshte.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1.- Prof.Orion Zavalani

Page 3: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 3 of 30

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Figura e profesionale e inxhinierit Mekatronik është relativisht e re, por shumë e vlerësuar, sepse ajo u

përgjigjet nevojave të tregut të punës që kërkon shpesh aftësinë për të integruar që në fazën fillestare

kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe

informatikë. Ky konceptim i lejon Inxhinierit Mekatronik të ketë aftësinë për të identifikuar zgjidhje të reja, ku

një qasje klasike nuk do ta lejonte ose do ta lejonte me cilësi më të ulët.

Mundësitë për punësim janë të shumta. Ato përfshijnë ndërmarrje të mëdha, të mesme e të vogla prodhimi

dhe shërbimesh, private dhe publike të cilat punojnë me teknologji të avancuar. Inxhinieri mekatronik është

mjaft i vlerësuar në veçanti në ndërmarrjet e vogla për fleksibilitetin dhe aftësitë e tij teknike ndërdisiplinore.

MSc në Inxhinieri Mekatronike janë të kërkuar nga ndërmarrje të automatizuara, si p.sh. në industrinë

elektronike, elektromekanike, mirembajtjes dhe riparimit te automjeteve,etj.

Per UMT zhvillimi ne fushën e Inxhinierisë Mekatronike eshte prioritet. Në perputhje me këtë strategjine e

miratuar te zhvillimit për periudhën 2012 – 2020 me vendimin nr. 24/1, datë 14/12/2011, te Senatit

Akademik, Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI), Fakulteti

Inxhinjerise, ka deklaruar objektivat per zhvillimin e Msc në fushën e Inxhinierisë Mekatronike sic tregohet ne

RVB dhe sic u theksua edhe ne takimet qe patem me personelin akademik e drejtues ne ambientet e DIETI.

DIETI në kuadrin e misionit të UMT synon që në fushën e Inxhinierisë Mekatronike të bëhet qendër e nivelit te

lartë mësimor e shkencor në Shqipëri për edukimin e studentëve duke u mbështetur në programe

bashkëkohore studimi, zhvillimi e kërkimi shkencor, si edhe në praktikimin e dijeve të marra nga studentët në

mjediset e bizneseve private, institucioneve publike dhe private të vendit dhe të huaja që operojnë në fushën e

mekatronikës.

Programi studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike, drejtohet nga Departamenti i Inxhinierisë

Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI). Ky program eshte ngritur mbi njohurte e mëparshme bazë

të fituara në programet Bachelor dhe paraqet një kurrikul të veçantë që e formon studentin me një spektër të

gjerë ndërdisiplinor, për studimin dhe përdorimin e komponentëve, dispozitivave, aparateve dhe sistemeve

mekatronike si dhe i jep atij aftësinë për të përdorur instrumente teorike dhe mjedise informatike për modelim

dhe projektim. Kjo lejon një përshtatje të shpejtë ndaj nevojave të ndryshme profesionale, duke shmangur

rrezikun e vjetrimit të shpejtë dhe duke i lejuar të diplomuarit për të lëvizur drejt një ose më shumë prej

profileve të mundshme të vendeve të punës që karakterizojnë figurën profesionale të inxhinierit mekatronik.

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike ofron lende baze dhe lende specifike si

modelimi dhe simulimi i sistemeve mekatronike, kontrolli dixhital, mekanika e aplikuar ne ndertimin e

makinave, sisteme elektronike per mekatroniken, elektronika e fuqise, etj. Formimi përfshin edhe dy lëndë me

zgjedhje: robotika dhe elektronika per sistemet embedded. Pjese e programit mesimor jane edhe punet

laboratorike, detyrat/projekt kurset dhe praktikat profesionale.

Programi i studimeve përfundon me mbrojtjen e diplomes, qe eshte nje miniteze ku studentit i kerkohet te

demostroje aplikimin e njohurive të fituara gjate studimeve nepermjet një kontributi origjinal të tij ne fushen e

inxhinjerise mekatronike.

Programi i studimeve eshte strukturuar nga hartuesit ne menyre qe te lejoje studentet për të vazhduar

studimet edhe jashtë vendit dhe mbeshtetet ne eksperienca perendimore.

DIETI ka si qellim qe nepermjet ketij programi studimi tu përgjigjet edhe nevojave të ardhme të vendit në

fushën e Inxhinierisë Mekatronike duke zbatuar Ligjet dhe Standatdet ne fuqi si dhe Udhëzimet për Sigurimin

e Cilësisë në Hapësirën Evropiane te Arsimit të Lartë. Objektivat per arritjen e ketij qellimi te programit jane :

Ofrimi i nje programi bashkëkohor studimi dhe mesimdhenie sa me cilesore;

Ndërtimi i një personeli akademik cilesor, të përkushtuar në mësimdhënie e kërkim shkencore dhe sa me bashkëpunues me studentët;

Ofrimi i lëndëve me zgjedhje për zgjerimin e horizontit te inxhinierit të ardhshëm mekatronik;

Ndërtimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me kompani vendase e të huaja që kane interes per

Inxhinierinë Mekatronike, për realizimin e praktikave profesionale të studentëve, kryerjen e projekteve të përbashkëta për kërkim dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme këtyre kompanive;

Ndërtimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me departamente homologe dhe institucione të tjera mësimore, kërkimore dhe shkencore, brenda dhe jashtë vendit, për organizimin e konferencave dhe aktiviteteve të ndryshme kerkimore dhe shkencore, rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, etj.

Angazhimi ndaj grupeve të interesit dhe publikut nepermjet aktiviteteve për këshillimin e karrierës, diskutimeve, forumeve dhe konferencave shkencore për çështje që lidhen me zhvillimin e inxhinierisë mekatronike.

Krijimin e mundësive për zhvillimin e një jete të pasur studentore në shërbim të formimit profesional, të rritjes se personalitetit dhe të forcimit e konsolidimit të vlerave më të mira.

Page 4: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 4 of 30

Përmirësime dhe plotësime të infrastrukturës shkollore si pasurimi bibliotekës on-line, shtimi i titujve të rinj të teksteve, revistave e buletineve periodike në fushën e Inxhinierisë Mektronike.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe

qëllimin e tij. Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të

kombit.

Po, programet e studimeve jane hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e UMT për krijimin e figures profesionale te MSc në Inxhinieri Mekatronike. Ato jane hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës, në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit dhe pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Po, Programi Master i Shkencave në Inxhinieri

Mekatronike” përputhet me strategjinë e zhvillimit të institucionit.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në

fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Po, Përmbatja e programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Mekatronike është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të

rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

UMT ka hartuar një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve. Ky plan strategjik për periudhën 2012 – 2020 eshte miratuar nga senati me vendim nr. 24/1, dt. 14 12 2011. Ne dokumentin e mesiperm UMT ka perfshire edhe një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e standardeve te mesiperm pasi programet e studimeve jane hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e UMT për krijimin e figures profesionale te MSc në Inxhinieri Mekatronike, me strategjinë e zhvillimit të institucionit dhe jane ne përputhje me kriteret e

përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. UMT ka një plan strategjik në nivel institucioni për

periudhën 2012 – 2020 per zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

2. Struktura akademike Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

UMT ka dy fakultete qe veprojne si njesi kryesore: Fakulteti Inxhinjerise dhe Fakulteti Ekonomise.

Universiteti drejtohet nga Rektori: Prof.Dr.Gezim Karapici.

Programi studimit Msc ne Inxh. Mekatronike eshte pjese e Fakultetit te Inxhinjerise.

Fakulteti Inxhinjerise ka dy Departamente dhe nje njesi kerkimore.

Dekani është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të Fakultetit. Ai

emërohet nga Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë është

Dr.Maksim ÇIPI.

Page 5: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 5 of 30

Këshilli i Fakultetit përbëhet nga 6 anetare, të cilët përfaqësojnë personelin akademik në të gjitha

nivelet. Mandati i anëtarëve të Këshillit është 4 vjet dhe me të drejtë rizgjedhje. Mbledhja e Këshillit

thirret nga Dekani, i cili është edhe drejtuesi i tij. Këshilli i Fakultetit miraton planin disavjeçar të

zhvillimit strategjik të fakultetit për anën mësimore, kërkimore shkencore, miraton projekt buxhetin dhe

programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore të fakultetit, vlerëson dhe miraton

projekt programet e reja të studimit, etj.

Departamenti është njësia bazë mësimore dhe kërkimore që realizon programe studimi të ngjashme dhe

grupon disiplinat mësimore përkatëse. Në Departament përfshihet i gjithë personeli akademik përkatës.

Departamenti drejtohet nga përgjegjësi i saj, i cili ka minimalisht duhet te kete gradën “Doktor i

shkencave”. Departamenti qe udheheq programin e studimit Msc ne Inxh. Mekatronike eshte DIETI.

Pergjegjes i ketij departamentit eshte Prof.Dr. Jakup Agalliu. Pergjegjesi i departamentit bashkërendon

planin e punës mësimore e kërkimore te pedagogeve, miraton projekt planin e zhvillimit strategjik të

departamentit për anën mësimore, kërkimore shkencore, etj. DIETI përbëhet nga 9 anëtarët efektive: 4

Prof dhe 1 Prof.asc. Baza e të dhënave të departamentit, freskimi i vazhdueshëm i tyre dhe përgjegjësita

e mbajtjes dhe dhënies së informacionit jane te drejtuesit te DIETI.

Detyrat dhe kompetencat e specifikuara te Dekanit, Keshillit te Fakultetit dhe Pergjegjesit te

Departamentit jepen ne Statut.

Tregues të matshëm:

Numri i personelit akademik për Fakultetitn e Inxhinierisë

Departamenti/qendra

Fakulteti i Inxhinierisë

Numri i PAE Numri i PAK Në Total

Gjithsej Tituj/Grada Gjithsej Tituj/Grada Gjithsej Tituj/Grada

Dep. i Inxhinierisë se

Ndërtimit 9 4 28 14 37 18

Dep. i Inxhinierisë

Elektrike dhe TI 9 5 21 10 30 13

Qendra Kërkimore FI 7 4 - - 7 4

Në total 25 13 48 22 73 35

Numri i personelit administrativ ne rang universiteti eshte 18

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi,

për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të

përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

UMT përbëhet nga dy njesi kryesore: Fakulteti i

Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.

Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga 3 njësi bazë :

1. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit; 2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe

Teknologjisë së Informacionit; 3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të

Inxhinierisë; Cdo njësi bazë ka objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar. Departamenti përgjegjës për programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike është Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI) me përgjegjës Prof. Dr. Jakup Agalli. DIETI përbëhet nga 9 anëtarët efektive nga te cilet 4

prof. dhe 1 prof.asc.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Page 6: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 6 of 30

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Njësitë bazë dhe kryesore te UMT janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve. Ky konkluzion del nga PVB por u konfirmua edhe gjate vizites nepermjet pyetjeve ne takimet me personelin drejtues dhe akademik. DIETI është ne UMT njësia bazë mësimore përgjegjëse për programin e studimit MSc në Inxhinieri Mekatonike. Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë vlerëson dhe i propozon Senatit Akademik për miratim projekt programet e reja të studimit apo riorganizimin e tyre sipas propozimit të DIETI. Senati merr vendim për t’ja përcjellur MAS dhe organeve kompetente të Akreditimit si dhe miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Fakultetit të Inxhinierisë. Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Punonjësit e stafit akademik të brendshëm dhe të

jashtëm të DIETI, si rregull, pranohen me konkurs.

Kriteret specifike të konkurrimit për të dyja kategoritë

i propozohen dekanit nga departamenti. Këto kritere i

përcillen Rektorit për miratim. Konkursi shpallet dhe

publikohet në faqen zyrtare të UMT. Bordi i Lartë

Drejtues ngre komisionin ad hoc të vlerësimit dhe

përzgjedhjes të përbërë nga titullarë të njësive

kryesore dhe ekspert i jashtëm i fushës.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e standardeve te mesiperm pasi eshte e organizuar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi për përmbushjen e misionit të tij. Njësitë e ketij institucioni angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimit.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore.

Nga RVB dhe nga takimi me drejtuesit e institucionit verehet se DIETI perpiqet te afroje ne mesimdhenie

personel të kualifikuar, me tituj e grada shkencore dhe me eksperiencë te provuar profesionale. Kërkesat janë

nëpërputhjeme strategjinë e zhvillimit të institucionit. Rekrutimi bëhet në bazë të rregullores “Për rekrutimin e

personelit akademik të UMT” të miratuar nga Senati Akademik dhe kuadrin ligjor në fuqi. Kriteri i integritetit

të kandidatit është i rëndësishëm dhe mund të jetë vendimtar në pranimin ose refuzimin e një kandidature.

Kandidatët me precedencë penale, me reputacion publik të dëmtuar, me moral të diskutueshëm, të dështuar

në pozicionet e tyre të mëparshme të punës janë arsye për skualifikim nga shqyrtimi për rekrutim. Nuk bëhen

dallime midis kandidatëve me kualifikim shkencor dhe akademik brenda apo jashtë vendit. Diskriminimet që

lidhen, gjithashtu, me racën, besimin fetar, seksin, origjinën krahinore apo shoqërore janë të papranueshme

në politikën e rekrutimit.

Personeli akademik me kohë të plotë ose të pjesshme, ka kontratë punësimi, ku përcaktohen të drejtat dhe

detyrat e çdo pale, shpërblimi, pushimi dhe afati i kontratës. Këto kontrata administrohen nga

Kancelari/Juristi. Keto kontrata u inspektuan gjate vizites ne institucion.

Tregues të matshëm:

Perberja dhe te dhena per formimin akademik te Departamentit te Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI), qe organizon programin e studimit ne Inxhinjeri Mekatronike jepet ne Tab.1.

Tabela 1

Fakulteti i Inxhinierisë - Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI)

PAE (Emër Mbiemër)

Detyra në Departament

Titulli /Grada

PAK (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon me kohë

të plotë

1 Gëzim Karapici Pedagog Prof. Dr. 1 Nako Hobdari Prof.Dr UPT

2 Jakup Agalli Pergj. Dep. Prof. Dr. 2 Aida Spahiu Prof.Asoc. UPT

Page 7: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 7 of 30

3 Marenglen Gjoni Pedagog Prof. Dr. 3 Marialis Çelo Prof.Asoc. UPT

4 Lutfi Saqe Pedagog Prof. As. 4 Aleksander Biberaj Doktor UPT

5 Vladimir Jorgji Pedagog Prof. Dr. 5 Igli Tafaj Prof.Asoc. UPT

6 Klodjan Xheka Pedagog Msc 6 Bora Bimbari Doktor UT

7 Paul Neumann Pedagog Msc 7 Marjela Qemali Doktor UPT

8 Anisa Krasniqi Pedagog Msc 8 Rajmonda Dervishi Doktor UPT

9 Sonila Luku Pedagog Msc 9 Marsida Ibro Msc. UAMD

10 Ilir Shinko Msc. UPT

11 Ina Papadhopuli Msc. UPT

12 Nike Shanku Dr. UPT

13 Renalda Kushe Msc. UPT

14 Xheni Melo Msc. UPT

15 Vanina Kanini Msc. UPT

16 Lulëzim Hanelli Prof. Dr. UPT

17 Parashqevi Tashi Msc. UPT

18 Nada Ibrahimi Msc. UPT

19 Silvi Rusi Msc. QNShRrT *

20 Margarita Gjonaj Msc. UPT

21 Arnisa Myrtellari Msc. UPT

*Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik

Ndarja në Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK) jepet ne Tabelen 2

Tabela 2

Fakulteti

Inxhinjerise

Departamenti DIETI

Numri PAE Numri PAK Total

Gjithsej Tituj/Grada Gjithsej Tituj/Grada Gjithsej Tituj/Grada Në total 9 5 21 13 30 18

Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit

Tabela 3

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Maksim Cipi Dr Kryetar

Jakup Agalliu Prof.Dr. Anetar

Nikolla Nika Dr. Anetar

Ardita Mele Dr. Anetar

Klodiana Karasani Msc Anetar

Klodian Xheka Msc Anetar

Ardit Hysa (student) Msc Anetar

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (raporti PAE/PAK)

Tabela 4

Titulli

DIETI

PAE PAK Raporti

PAE/PAK Profesorë 4 2 2/1

Profesorë të As. 1 2 1/2

Doktorë 0 6

Docentë 0 0

Pedagogë (pa tituj) 0 0

Asistentë me Ma 4 11 1/2.5

Personeli Administrativ (Ne rang Universiteti)

18

Page 8: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 8 of 30

Të dhënat sipas seksit

Shih Tabelen 1. (Meshkuj 13. Femra 17)

Të dhëna sipas moshës së personelit

Personeli sipas titujve

/gradave

DIETI

Numri i PAE dhe PA sipas moshës

25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68

Profesorë 4

Profesorë të Asociuar 1

Doktorë

Pedagogë (Mas) 3 1

Personeli Administrativ 11 5 1 1

Personeli sipas

titujve /gradave

DIETI

Numri i PAK sipas moshës

25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68

Profesorë 1 1

Profesorë të Asociuar 2

Doktorë 2 2 1

Pedagogë (Mas) 8 2

Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat

Kontratat e punes u kontrolluan nga grupi vleresimit gjate vizites ne institucion dhe u

gjeten te rregullta. Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë

Cilesia e stafit ndihmes/administrativ u vleresua gjate vizites ne institucion mbi bazen e

CV-ve te tyre, kontrollit te punes se dokumentuar dhe intervistave.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-

shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit u gjet i angazhuar në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre. Stafi i intervistuar e pohoi kete angazhim. Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor

dhe administrativ i institucionit u gjet i angazhuar ne pune në përputhje me strategjinë për zhvillim të UMT. Personeli i intervistuar e pohoi kete angazhim.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në

hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Sic pershkruhet ne RVB, por edhe nga vizita ne UMT, rezulton se personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve. Strategjia dhe rregullorja e UMT e sanksionon kete te drejte. Personeli i

intervistuar e pohoi kete angazhim. Hartimi kurrikules për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Mekatronike u pergatit nga një grup “ad-hoc” brenda DIETI. Çdo anëtar i departamentit ka të drejtën për të propozuar ndryshime në kurrikulën e programit të studimit duke bërë argumentimin përkatës. Rekrutimi i personelit të ri bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Rregullorja e

Page 9: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 9 of 30

UMT e detajon proceduren e rekrutimit. Sic pershkruhet ne RVB, por edhe nga vizita ne UMT, rezulton se përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Sipas rregullores, mësimdhënia e normuar vjetore për personelin akademik me kohë të plotë në fakultete, e shprehur në orë mësimore eshte: Profesor: 250 orë mësimore Profesor i asociuar: 270 orë mësimore Doktor: 300 orë mësimore Master, Lektor, Docent: 300 orë mësimore Rektor: 100 orë mësimore Dekan: 200 orë mësimore Përgjegjës Departamenti: 250 orë mësimore

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe

vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të

plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Sic pershkruhet ne RVB, por edhe nga vizita ne UMT, rezulton se institucioni ndjek procedura

ligjore dhe transparente dhe publike për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren e saj. Përzgjidhja behet në bazë konkursi per te plotësuar kriteret. Kriteret e pranimit në

konkurs propozohen nga departamenti përkatës i interesuar, ne rastin e ketij programi nga DIETI. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programin e studimit Msc Inxh.Mekratonike përbën 75% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve. UMT ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit sipas rregullores se tij. Stafi i intervistuar e pohoi kete fakt. UMT ka një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj. Ky fakt u kontrollua me Zyren e Burimeve Njerezore.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon

nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin

në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit,

përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Përgjegjësi i DIETI dhe i programit te studimit Msc në Inxhinieri Mekatronike është Prof.Jakup Agalli. Titullari i lëndës/modulit në programin e studimeve “Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” (shih tab.14). Stafi drejtues në UMT: Rektori, Dekani, përgjegjësit e departamentit dhe drejtuesit e qendrave kërkimore, janë personel i angazhuar me kohë të plotë.

UMT siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale. Nga vizita dhe intervistat me studentet

dhe petagoget ne Institucion ky fakt u vertetua.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për

tezën.

Page 10: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 10 of 30

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore

“Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Studentët që ndjekin programin Msc ne Inxh. Mekatronike kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli.

Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”.

Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht.

Nga vizita dhe intervistat me studentet dhe petagoget ne Institucion ky fakt u vertetua.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është

parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën

është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Fusha studimore-kërkimore në të cilën është

specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore Msc. Inxh.Mekatronike. Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza. Nga vizita dhe intervistat ne Institucion ky fakt u

vertetua.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe

administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Nga RVB dhe vizita e intervistat ne UMT ky fakt u vertetua se Fakulteti i Inxhinierisë ka të angazhuar personel ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve praktike dhe laboratorike. UMT dëshmoji një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Fakulteti i Inxhinierisë ndjek një politikë të punësimit part-time të studentëve me rezultate të larta. UMT dëshmoji një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë. Nga vizita e intervistat ne UMT edhe keto fakte u vertetuan

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet

ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Sic verehet ne RVB dhe konfirmohet nga intervistat ne institucion, personeli akademik i UMT e realizon ngarkesën mësimore sipas normave të përcaktuara

në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programin Msc Inxh Mekatronike vlerësohet me orë mësimore.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

UMT disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në programin Msc Inxh. Mekatronike dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit Prof.J.Agalliu. UMT disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrative per programin e studimit Msc Inxh. Mekatronike. UMT përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik në portalin www.umt.edu.al, në portalet e zyrave të punësimit si dhe në median e shkruar.

Page 11: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 11 of 30

Nga vizita dhe intervistat ne Institucion ky fakt u vertetua.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e

standardeve te mesiperm pasi personeli i tij akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve dhe ne vecanti te programit të studimit Msc Inxh. Mekatronike. Personeli akademik eshte i angazhuar në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të UMT-se dhe vleresimi i punes se tij dhe i rekrutimeve nga UMT bazohet ne procedura ligjore dhe transparente. Personeli akademik me grada shkencore dhe tituj akademikë mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. Studentët që ndjekin programin e studimit Msc Inxh. Mekatronike kanë udhëheqës për tezën, fusha studimore-kërkimore e të cilit është është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza. UMT angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

Universiteti Metropolitan Tirana, ushtron veprimtarinë e tij në dy ambiente. Një objekt të ri, që

gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit Studenti (objekti 1) dhe një objekt

i rikonstruktuar që gjendët në zonën e ish bllokut të Tiranës (objekti 2).

Objektet plotesojne të gjitha standardet per nje pune normale dhe me konfort. Objektet kenaqin të gjitha kushtet teknike të projektimit e zbatimit edhe për sigurinë e jetës se

personelit ne raste avarie.

Tregues të matshëm:

UMT ushtron veprimtarinë e tij në ambiente me sipërfaqe totale 3100 m2, ne dy objekte te ndara.

1. Objekti i pare ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, rr.“Sotir Kolea” dhe “Budi”, pranë

Qytetit Studenti me sipërfaqe te përgjithshme 2300 m2. 2. Objekti i dyte gjendet në zonën e ish bllokut të Tiranës me sipërfaqe te përgjithshme 800 m2.

Ne keto dy objekte zhvillohet edhe programi studimit Msc ne Inxh.Mekatronike.

Mjediset për Programin e studimit

Mjediset për Fakultetin e Inxhinierisë Sasia Sipërfaqja (m2)

Salla për leksione 19 570

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese 2 100

Salla për laboratore 9 220

Salla interneti 1 50

Salla për bibliotekë 1 206

Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 35

Zyrë informacioni për studentët 2 20

Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75

Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60

Nyje hidrosanitare 21 125

Mjediset për stafin:

Sasia Sasia Sipërfaqja (m2)

Zyra për Dekanin 1 15

Zyra për sekretarinë mësimore 2 30

Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 3 70

Zyra për personelin akademik 1 20

Page 12: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 12 of 30

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që

ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të

mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

UMT ka një vendndodhje të përhershme, mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore. Sip totale 3100m2. Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për nje periudhe mbi 6 vjet; Programi i studimit Msc Inxh Mekatronike ofrohet në dy godina. UMT siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm nepermjet koordinimit te orarit dhe ngarkeses se petagogeve për realizmin e ketij programi studimi. Programi studimit Msc në Inxh. Mekatronike në UMT, kërkon që studenti te kryeje 120 orë praktikë

profesionale. UMT ka kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e tyre pranë institucioneve/shoqërive private dhe/ose shtetërore, ne baze te marrëveshjeve te bashkëpunimit. Studenti ka të drejtë të propozoje për zhvillimin e praktikës në nje shoqeri/institucion tjetër. Departamenti e miraton ose jo kete propozim. Organizimi dhe zhvillimi i praktikës profesionale kryhet në bazë të rregullores për praktikën profesionale. Praktika vlerësohet me notë dhe me kredite.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e

ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e

studentëve.

UMT siguron tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore per studentet sipas kerkesave për çdo syllabus. Pedagogët u shpërndajnë studentëve leksione të shkruara, prezantime si dhe

referenca shkencore. UMT ka biblioteken e saj. Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit. Këtë vit akademik, UMT ka një marrëveshje me kompaninë MC GrawHill, e cila siguron bibliotekën me e-books nëpërmjet logimit individual. Në bibliotekë ka botime periodike, libra dhe revista shkencore. Bordi i lartë drejtues i UMT ka miratuar një fond i veçantë për pajisjen me më shume tituj të bibliotekës. Biblioteka punon nga ora 8.00 deri në orën 19.00. Ky orar është i shpallur.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe

mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të

parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

UMT ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimit Msc në Inxhinieri Mekatronike. Laboratorët jane: 1.- Laboratori i Informatikës 2.- Laboratori i Elektroteknikës 3.- Laboratori i Elektronikës dhe Telekomunikacionit 4.- Laboratori i CISCO-s Laboratoret janë te pajisur edhe me software simulimi

dhe projektimi (ETAP, TINA, MATLAB). Fakulteti i Inxhinierisë ka miratuar ndërtimin e Laboratorit te Automatikës dhe Inteligjencës Artificiale. Per programin Msc në Inxh Mekatronike ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Page 13: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 13 of 30

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e standardeve te

mesiperm pasi ka infrastukturën e nevojshme për realizimin e programit të studimit Msc në Inxhinieri Mekatronike. Ai ka bibliotekën, laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

UMT zhvillon veprimtari në fushën e edukimit të arsimit të lartë me qëllim fitimi për shoqërinë

tregtare me përgjegjësi të kufizuar Future University of Tirana shpk. Burimet e financimit janë

nga fondet dhe kontributet e themeluesve, të ardhurat nga tarifa e shkollimit që paguan çdo

student në bazë të tarifave të vendosura nga Bordi dhe nga tarifat e tjera për shërbime të ofruara nga UMT.

Veprimtaria ekonomike e SHLUP UMT pasqyrohet në dokumentacionin financiar dorëzuar në

organet e tatim-taksave sipas legjislacionit në fuqi. UMT, për mbajtjen e kontabilitetit, ka

kontraktuar studion ESC (Economics Service Center) me nr. NIPT K72002037Q, përfaqësues i

kesaj studio wshte Z. Endi Murthi. Administratori i UMT përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton në Bordin e Lartë

Drejtues për veprimtarinë ekonomiko-financiare.

Tregues të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në Leke):

Të ardhurat nga: 2012 2013 2014

Fonde jo publike 4.168.748 17.494.215 11.240.435 2.632.842

Konsulencat, shërbimet 0 16.303 139.228 0

Tarifat për dhe gjatë shkollimit 1.612.449 21.163.151 19.908.854 64.484.012

Te ardhura total (Leke) 5.781.197 38.673.669 31.288.517 67.116.854

Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit

Buxheti

(i ndarë në

përqindje,

për

paga/shpenzime

operative/

amortizimi)

Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

Paga

Sh

pen

zim

e

am

ort

izim

i

90,51 9,49 - 31,69 67,71 0,60 66,1 33,1 0,81 57,69 41,33 0,98

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të

brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

UMT kryen një audit të brendshëm të përvitshëm për situatën financiare, e cila bëhet mbi bilancin e çdo viti kalendarik. Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet dhe të ardhurat duke iu referuar bilancit. Raporti i auditit përmban një pasqyrë të hollësishme, referuar bilancit për të ardhurat

Page 14: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 14 of 30

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

dhe shpenzimet. Gjate vizites ky dokumet dhe bilanci u kontrolluan.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të

studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

UMT harton një raport që përmban pasqyrat financiare vjetore për çdo vit kalendarik i cili përfshin edhe opinionin e auditit të pavarur. Në të përfshihet një numër i madh elementësh, që nga informacioni i përgjithshëm mbi SHLUP UMT e deri në pasqyrimin e fitimit (apo eventualisht të humbjes) për vitin e analizuar. Buxheti për vitin akademik fillohet nga Rektori duke vënë në lëvizje fakultetet dhe

departamentet. Drafti përmbledhës paraqitet në senat dhe pastaj i dorëzohet Administratorit për ta plotësuar me shpenzimet e tjera administrative dhe të drejtimit. Administratori e paraqet buxhetin në Bord. Bordi i Lartë drejtues ka emëruar Administrator

një nga anëtarët e vet në mënyrë që të ndjekë realizimin e planit financiar dhe të jetë përgjegjës ndaj themeluesve të shkollës për të ardhurat dhe shpenzimet e realizuara.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e

standardeve te mesiperm. Gjate vizites u konstatua se UMT ka nje organizim dhe mbajtje te rregullt e të

dhënave financiare. Institucioni bën një auditim të përvitshëm të situatës financiare dhe harton një raport

financiar të kostove të programit të studimit .

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Për sigurimin e brendshëm te cilësisë ne UMT eshte ngritur Komisioni i Vlerësimit të Cilësisë dhe Qendra

e Vlerësimit të Brendshëm.

Për secilin program lënde, është hartuar një format standard syllabusi. Gjate vizites ne UMT u

kontrolluan disa syllambus-e duke krijuar bindjen se ato jane me format standard dhe ne perputhje me

programet mesimore.

UMT realizon përmirësimin e cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike me ane te

anketimimeve me studentet dy herë ne vit, në përfundim të çdo semestri, për programin e studimit, për

të gjitha lëndët dhe pedagogët. Gjithashtu, për sigurimin e cilësisë ne UMT janë bërë takime/biseda te

drejtpërdrejta të drejtuesve të institucionit me studentët, për tërheqjen e opinionit të tyre mbi programin

e studimit, për çdo lëndë të programit dhe pedagog. Aktivitete në kuadër të sigurimit të cilësisë ne UMT

jane tavolina rrumbullake, workshope, biseda të lira, trajnime, etj. me synim që të futet kultura e

cilësisë. Rezultatet vihen në dispozicion të drejtuesve të institucionit nëpërmjet kancelarit. Më pas këto

rezultate i vihen në dispozicion në mënyre të personalizuar secilit pedagog. Per transparence dhe

informim te vazhdueshem, ne portalin e UMT ne web, pasqyrohen programet e lëndëve dhe

dokumentacioni qe lidhet me procesin akademik në UMT, legjislacioni përkatës, urdhrat e rektoratit, etj.

Keto konkluzione te RVB u konfirmuan gjate vizites ne UMT nepermjet vezhgimit te pyetesoreve te

anketimit, portalit te UMT-se dhe bisedave me drejtues, petagoge e studente.

Page 15: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 15 of 30

Tregues të matshëm:

Të dhëna për anëtarët e NJSBC

Nr. Anëtarët e NJSBC Detyra që ka

në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë

detyrë

1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014

2 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013

3 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014

4 Besa Mançka Anëtar Mars 2013

5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013

Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë në nivel departamenti

Pergjegjesi Departamentit

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe

vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.

provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj); b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e

vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet

paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të

kërkimit - tezës; h. Etj.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm ne baze te RVB dhe vizites ne institucion vlereson se UMT përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve. Ky informacion perfshihet në vetëvlerësimin që bëhet për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë. Vleresimet behen per aktivitetin e stafit pedagogjik, dokumentimin e detajuar të realizimit të planit mësimor për çdo lëndë/pedagog, dhe per nxjerrjen e statistikave të kalueshmërisë dhe të nivelit të studentëve. UMT i ve ne dispozicion te stafit rezultatet e vlerësimit dhe publikon ne portalin e tij ne web rezultatet themelore te vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë. UMT, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Metodat e terthorta realizohen nepermjet anketimit 2 here ne vit te studenteve nepermjet nje pyetesori dhe takime/biseda te drejtpërdrejta të drejtuesve të

institucionit me studentët, për tërheqjen e opinionit të tyre mbi programin e studimit, për çdo lëndë të

programit dhe pedagog. Aktivitete në kuadër të sigurimit të cilësisë ne UMT jane tavolina rrumbullake, workshope, biseda të lira, trajnime, etj. Metoda te drejtperdrejta perfshijne dëgjime në auditor, vlerësimi me nota/pikë në provimet dhe detyra gjatë semestrit, testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv,

sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Page 16: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 16 of 30

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj për vlerësimin e brendshëm.

UMT publikon raportet e vetëvlerësimit në hard-copy të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe pedagogëve. Aspektet themelore të rezultateve të vetëvlerësimit publikohen edhe ne faqen web të UMT.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

UMT harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve. Per Msc ne Inxh Mekatronike, analiza vjetore pergatitet nga DIETI në fund të vitit akademik dhe i paraqitet Keshillit te Fakultetit. UMT harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve. Strukturat për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e programit të studimit MSc. në Inxhinieri Mekatronike janë: 1.- DIETI, i cili shqyrton planet mësimore, rishikon programet, shqyrton tekstet duke propozuar

ndryshimet eventuale. 2.- Këshilli Fakultetit qe vlerëson dhe miraton ndryshimet e propozuara nga DIETI.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel

institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

UMT është në proces akreditimi në nivel institucional.

UMT për sigurimin e cilësisë ka ngritur njesite pergjegjese, ka një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve. Njësitë përgjegjëse për sigurimin e cilësisë të programit MSc. në Inxh. Mekatronike mbledhin, përpunojne dhe shpërndarjne e informacionin mbi cilësinë. UMT/Fakulteti/DIETI monitoron situatën dhe merr masa për përmiresim në përputhje me raportet e njësisë përgjegjëse për sigurimin e cilësisë të programit MSc. në Inxh. Mekatronike. UMT synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin MSc. në Inxh. Mekatronike për rëndësinë e cilësisë. Per kete qellim Fakulteti i Inxhinierisë ka organizuar seminare të hapura. UMT-ja ka dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar në Planin Strategjik të Institucionit.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e

standardeve te mesiperm pasi ka metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve. Rezultatet për vlerësimin e brendshëm publikohen rregullisht si informacione të paanshëme dhe objektive, sasiore e cilësore. DIETI kryen analizë vjetore për vlerësimin e programit të studimit MSc. në Inxh. Mekatronike dhe garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e tij.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Studimet e ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike u ofrohen me kohë të plotë

dhe në gjuhën shqipe studentëve që zoterojnë diplomën “Bachelor në Inxhinieri Elektronike,

Kompjuterike, Elektrike ose Mekatronike”. Zgjat dy vite akademike me shkëputje nga puna dhe ka

120 ECTS. Me përfundimin e studimeve UMT lëshon diplomë “Master i Shkencavenë Inxhinieri

Mekatronike”, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Qellimi programit eshte te formoje nje figure profesionale që përfshin elektronikën, mekanikën dhe

automatiken.

Shih edhe faqe 1, Misioni/Objektivat e programit të studimit Pjesa përshkrimore,

Page 17: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 17 of 30

Tregues të matshëm:

Viti fillimit: 2012-2013

Organizimi i çdo programit te studimit (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor

1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit

1 orë mësimore = 60 min

Në Plani mësimore dhe ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Leksionet: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

Seminaret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

Laboratoret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

Detyrakursit: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit

PraktikaProfesionale: 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit

Provimi përfundimtar: 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit

Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës

Page 18: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 18 of 30

Lënda /Moduli Pedagogu/Pedagogët

përgjegjës

Titulli /grada

kualifikimi

Departamenti

Statusi

PAE apo

PAK

1 Elektromagnetizmi Lutfi Saqe Prof.asc.Dr DIETI PAE

2 Metoda numerike dhe MATLAB Lulzim Hanelli Prof.Dr. DIETI PAK

3 Elektronika Analoge dhe Dixhitale Luan Karcanaj Prof.Dr. QKFI PAE

4 Kontrolli Dixhital Gezim Karapici Prof.Dr. DIETI PAE

5 Modelimi dhe Simulimi i Sistemeve Mekatronike

Gezim Karapici Prof.Dr. DIETI PAE

6 Mekanika e Aplikuar në Ndërtimin e Makinave

Marenglen Gjonaj Prof.Dr. DIETI PAE

7 Teknologjia dhe Arkitektura për Kontrollin Dixhital

Gezim Karapici Prof.Dr. DIETI

PAE

8 Sistemet Elektronike për

Mekatronikën Jakup Agalliu Prof.Dr. DIETI PAE

9 Elektronika e Fuqise Aleksander Xhuvani Prof.Dr. DIETI PAK

10 Menaxhimi i Projekteve Inxhinierike

Bora Bimbari Dr. DIETI PAK

11 Elektronika per Sistemet Embedded

Jakup Agalliu Prof.Dr. DIETI PAE

12 Robotika Gezim Karapici Prof.Dr. DIETI PAE

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë u be duke kontrolluar disa prej tyre. Rezultatet e kontrollit: Emërtimi i lëndës/modulit - Korrekt Viti/semestri kur zhvillohet lënda - Korrekt Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën - Korrekt Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit - Korrekt Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës - Korrekt Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë - Korrekt

Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik - Korrekt Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS - Korrekt Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre - Korrekt Format e vlerësimit të studentëve - Korrekt Detyrimet e studentit për lëndën - Korrekt Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse - Korrekt

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Kriteri 1 dhe 2 plotesohen per programin e studimit MSc në Inxhinieri Mekatronike.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Page 19: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 19 of 30

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe

profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Kriteret plotesohen nga programi i studimit MSc në Inxhinieri Mekatronike. Ky program synon të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve dhe pajis studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor e profesional duke i pajisur studentet me kompetenca të përgjithshme, shkencore dhe profesionale. Programi i studimit MSc në Inxhinieri Mekatronike krijon baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Kriteret 1 dhe 2 plotesohen nga programi i studimit MSc në Inxhinieri Mekatronike. Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimit. Metodat e vlerësimit të studentëve dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve

europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Mekatronike është hartuar bazuar ne pervojen e

universiteteve italiane si “Politecnico di Torino”, “Università Politecnica di Milano”, “Università Politecnica delle Marche”. Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Kriteret 1, 2, 3 dhe 4 plotesohen. Plani mësimor i programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Mekatronike parashikon per aftesimin profesional një semestër praktikë profesionale. Lendet baze profesionale kane ne program detyra/projekte kursi në funksion të aftësimit profesional të studentëve

Page 20: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 20 of 30

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Aftësimi i studentëve në kërkimin shkencor parashikohet nepermjet detyrave dhe mikrotezave perfshi edhe diplomen. Programi i studimit Msc në Inxh Mekatronike eshte ne perputhje me profilin e UMT dhe strategjine e zhvillimit. Personeli akademik ështe i angazhuar në kërkim shkencor për realizmin e programit të studimit dhe perkon me synimet per arritjen e qellimeve.

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Nuk aplikohet ne programet Msc

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të

studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Nevoja e tregut per Inxh.Mekatronike ka qene nje nga shtysat kryesore per hapjen e ketij programi studimi. UMT studion kerkesat e tregut nepermjet zyres se marketingut dhe bashkepunimit me sektorin publik dhe privat. Mbi bazen e ketyre te dhenave parashikohet numri i pritshem i studenteve. Numri i pritshem i studenteve percaktohet edhe nga kapaciteti prites i UMT per kete program studimi.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe

interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit Msc në Inxhinieri Mekatronike nuk bie ndesh me interest kombëtare dhe synon të ndihmojnë ruajtjen dhe pasurimin e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë

në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Programi studimeve “Master Shkencor në Inxhinieri Mekatronike” realizohet me 120 kredite europiane

ECTS dhe zgjat 2 vite akademike te ndare ne 4 semestra. Teza e diplomes vlerësohet me 30 kredite.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet

e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Informacioni për programin e studimit Msc. në Inxh. Mekatronike publikohet në portalin e UMT (www.umt.edu.al). Në fillim të cdo semestri studentët njihen me syllabuset e lëndëve dhe informohen per menyren e vlerësimit.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve

të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Plani mesimor i programit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar. Teza e diplomes vlerësohet me 30 kredite.

Page 21: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 21 of 30

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e standardeve

te mesiperm pasi programi studimeve Msc në Inxh. Mekatronike qe ai ofron eshte në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij, në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit dhe në përshtatje me nivelin e studimeve. Programi synon të arrijnë dimensione ndërkombëtare dhe te përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor. Programi i studimit Msc. në Inxh. Mekatronike ofrohet në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe synon të ruaje vlerat kulturore dhe interesat kombëtare. Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programin e studimeve Msc në Inxh. Mekatronike eshte në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. UMT siguron menaxhim efikas të informacionit në lidhje me programin e studimeve. Programi studimit Msc në Inxh. Mekatronike ka edhe një plan diplomimi.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Procesi i mësimdhënies për programin e studimit MSc. në Inxhinieri Mekatronike është i

organizuar në dy vite akademike/katër semestra, me kohë të pakufizuar për diplomim. Ai

organizohet me shkëputje nga puna.

Organizimi i mësimdhënies bazohet duke përmbushur kërkesat e legjislacionit në fuqi. Bazuar në

rolin që çdo disiplinë mësimore ose veprimtari formuese luan në formimin e studentit, lëndët e

programit të studimit MSc. në Inxhinieri Mekatronike organizohen në 6 kategori disiplinash:

Kategoria A: Disiplina të formimit të përgjithshëm bazë

Kategoria B: Disiplina të formimit karakterizues të programit

Kategoria C: Disiplina të ngjajshme dhe/ose integruese

Kategoria D: Disiplina të zgjedhura

Kategoria E: Veprimtaria formuese për njohje të gjuhëve të huaja, aftësime kompjuterike, praktika

Kategoria F: Përgatitja e tezës së diplomës.

Çdo lëndë zhvillohet në bazë të syllabusit dhe planit mësimor të miratur. Përpara fillimit të

semestrit DIETI zhvillon mbledhje me pedadogët për të diskutuar në lidhje me përditësimt e

syllabuse të lëndëve.

Me fillimin e semestrit studentët njihen me syllabuset e lëndëve/moduleve. Për realizimin e

mësimit janë në dispozicion ambjente sipas llojit dhe formës se mësimdhënies me mjetet e duhura

didaktike audio/vizive. Lëndët e formimit karakterizues të programit parashikojnë edhe punë në

laborator ku studenti ka një kompjuter apo mjetet e nevojëshme eksperimentuese në dispozicion.

Të gjithë ambientet ne dispozicion jane të pajisura me mjete bazë didaktike dhe audio/vizive.

Vlerësimi i studentëve bëhet në përputhje me rregulloren dhe mbështetet në parimin e kontrollit të

vazhdueshëm. Vlerësimi i studentit përbëhet nga disa komponentë: pjesëmarrja në auditor, detyra

e kursit, provimet e ndërmjetme dhe provimi përfundimtar. Pesha specifike e secilit prej tyre në

vlerësimin përfundimar është pjesë e syllabusit të lëndës.

Elementë e vlerësimit për secilin student dokumentohen nga titullari i çdo lënde dhe i

bashkëngjiten fletës së provimit. Provimet arshivohen dhe ruhen pranë departamentit për një

periudhë 6-mujore. Çdo rezultat nuk formalizohet pa i dhënë kohë studentëve për ankimim.

Me mbarimin e programit teorik, studenti zhvillon praktikën profesionale. Praktika zhvillohet në

një nga organizatat/kompanitë publike/private që UMT ka marrëveshje bashkëpunimi. Studenti ka

të drejtë të propozoje për zhvillimin e praktikës një kompani tjetër. DIETI pasi shqyrton propozimin

e studentit lidhur me kompaninë miraton ose jo zhvillimin e praktikës pranë kësaj kompani nga

ana e studentit. Organizimi dhe zhvillimi i praktikës profesionale kryhet në bazë të rregullores për

praktikën profesionale. Gjatë zhvillimit të pratikës secilit student i caktohet një pedagog efektiv i

departamentit i cili ndjek ecurinë e zhvillimit të praktikës.

Diplomimi realizohet me punimin e diplomës, i cili është i detyrueshëm për çdo student. Çdo

studenti i caktohet një pedagog efektiv i Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së

Informacionit i cili e udhëheq studentin në veprimtaritë e tij për realizimin e punimit të diplomës.

Në përfundim studenti paraqet punimin e tij përpara komisonit përkatës i cili jep edhe vlerësimin.

Për realizimin e programit të studimit MSc. në Inxhinieri Mekatronike janë angazhuar pedagogë

pjesa dërrmuese e te cileve jane me eksperiencë të gjate në mësimdhënie (shih Tabela 1 tek

“3.Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit”. Ngarkesa mësimore e

pedagogëve bazohet në rregulloren për ngarkesën mësimore.

Page 22: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 22 of 30

Tregues të matshëm:

Sic del nga RVB dhe kontrolli gjate vizites ne UMT:

Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:

Leksione 350 ore ne auditor

Seminare/Ushtrime 270 ore ne auditor

Laboratore 130 ore ne auditor

Detyre kursi (Praktikë lëndore) 90 ore ne auditor

Praktikë profesionale 120 ore

Format e kontrollit të njohurive

Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive ne mesim – 10%

Plotësimi i detyrimeve laboratorike, detyrave – 5-20%

Projekt kursi – 5-20%

Testime te ndërmjetme 10-15%

Provimi përfundimtar 60-80%

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Pranohen studente shqiptare dhe te huaj qe plotesojne keto kushte:

• Kane nje diplomë “Bachelor” në fushen e kërkuar sipas programit msc. Diploma

shoqërohet me suplementin dhe listën e notave.

• Për studentet e huajt kerkohet edhe dëshmia e njohjes së gjuhës shqipe dhe diplomë

e ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASH. Ekuivalentimi i diplomes

kërkohet edhe për studentët shqiptarë që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit.

• Pranojnë pagimin e tarifës së programit të studimit.

• Plotësojnë kushtet e përcaktuara në rregulloren e brendshme të UMT.

Studentët që plotesojne kushtet e mesiperme nënshkruajnë një formular aplikimi, paguajnë

tarifën e regjistrimit dhe më pas, nënshkruajnë kontratën.

Ndjekja e kësaj procedure kryhet nga sekretaria mësimore dhe Juristi/Kancelari

Transferimi i studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera të larta në programin e

studimit Msc. në Inxhinieri Mekatronike bëhet për programe të njëjta ose të ngjashme, në të

njëjtin cikël studimi, Transferimi i studimeve kryhet sipas rregullores se brendeshme

specifike për transferimin e studentëve.

Përputhshmëria e programit të lëndës, për tu transferuar me kredite te plota, duhet të jetë

70% e siper të temave dhe orëve në auditor.

Për vitin akademik 2014-2015, procesi njohjes dhe ekuivalentimit të studimeve të studenteve

u realizua sipas udhëzimeve specifike te MAS.

Tregues të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Viti 2012-2013, hyrje 2 studente, Nota Mesatare 6.4

Viti 2013-2014, hyrje 1 student, Nota Mesatare 6

Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)

Nuk ka

Të dhëna për punësimin e studentëve

Nuk ka te diplomuar

Numri total të diplomuarve

Nuk ka te diplomuar

Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën)

Page 23: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 23 of 30

Nuk ka te diplomuar

Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)

Nuk ka te diplomuar

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007,

“Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të

përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Po, Studentët që ndjekin programet e studimeve Msc në Inxh. Mekatronike zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS. Pranimi bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, dt 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të

përcaktuara nga UMT Studentët e programit Msc në Inxh. Mekatronike japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Niveli i gjuhës angleze është C1 ne perputhje me Kuadrin Europian të Gjuhëve.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të

programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

UMT ka te ngritur Zyrën e Këshillimit të Karrierës e cila organizon e mbikëqyr takime të planifikuara të pedagogut mentor (tutori) me grupet e studentëve. Studenteve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit, për akreditimin, për njohjen dhe vlefshmërinë e diplomës, brenda dhe jashtë vendit. Kjo zyre u ofron studentëve edhe shërbimin e këshillimit të karrierës

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të

ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë

akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Studentë te diplomuar ne programin e studimit Msc në Inxh. Mekatronike nuk ka. UMT ka funksional nje program (software) per sekretarine dhe te gjithe statistikat qe lidhen me studentet si regjistrim, tërheqje, mungesa, largime, ecurine akademike (provimet) ne vite, etj.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të

ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 24: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 24 of 30

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Studentë te diplomuar ne programin e studimit Msc në Inxh. Mekatronike nuk ka.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar,

në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Studentët e programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike nëpërmejt sekretarise mësimore, pedagogëve të lëndëve dhe DIETI informohen në lidhje me programet e studimeve të zgjedhur prej tyje, afatin e përfundimit, organizimin e programit, statusin e akreditimit te programit, etj. Këto të dhëna janë të publikuara edhe ne Guidën Studentore dhenë faqen web të UMT.

Sekretari a dixhitale e instaluar u ofron studenteve lehtesine per tu informuar per rezultatet gjatë dhe në perfundim të programit. Ky informacion mund te merret edhe në zyren e

sekretarisë mesimore. Pas çdo provimi publikohen rezultatet. Studentëve u lihet një afat për verejtje te mundshme lidhur me rezultatet e provimit. Pedagogu i çdo lende/moduli diskuton hapur me studentet per rezultatet e ketyre vleresimeve. Nota përfundimtare vendoset mbas këtij diskutimi.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

UMT ka te ngritur Zyrën e Këshillimit të Karrierës e cila u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Zyra e Këshillimit të Karrierës ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale. UMT ka marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen e praktikës profesionale me institucione/shoqeri private e shteterore. Marrëdhëniet që vendosin studentët me këto shoqëri gjatë praktikave krijojnë mundesi njohje reciproke çka mund të çojë në mundësi punësimi pas diplomimit.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e

standardeve te mesiperm pasi studentët kanë të drejtë të ndjekin programin e studimit Msc në Inxh. Mekatronike kur zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” me 180 ECTS. UMT informon studentët

në lidhje me: statusin e ti, të programit Msc në Inxh. Mekatronike që ofron dhe me politikat/mundesite e

punësimit. UMT disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programin Msc në Inxh. Mekatronike dhe i informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar në lidhje me programin e studimit. UMT angazhon personelin për përkujdesjen ndaj studentëve. Studentë te diplomuar ne programin e studimit Msc në Inxh. Mekatronike nuk ka ende.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

UMT është institucion i arsimit të lartë me orientim mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.

Ne statutin e UMT percaktohet kerkesa per standarde të larta ne fushen e kerkimit. Ne

zbatim te kesaj kerkese UMT nxit dhe inkurajon të gjithë anëtarët e personelit akademik për

të qenë aktiv në veprimtarinë kërkimore shkencore. Sipas mundësive dhe buxhetit, UMT

Page 25: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 25 of 30

financon kërkimet shkencore të personelit akademik, pjesmarrjen ne konferenca shkencore,

botime, etj. Per literaturen e nevojshme ne kërkimin shkencor, pedagogëve dhe studentëve iu

eshte vene ne dispozicion bilbioteka e UMT-se dhe laboratoret.

Në UMT, veprojnë dy Qendra Kërkimore Shkencore, të cilat janë bazë për kërkimin shkencor

në secilin Fakultet.

Qendra Kërkimore është njësi bazë e fakultetit dhe realizon veprimtari shkencore dhe

kërkimore dhe bën analiza të punës mësimore-kërkimore në fakultet.

UMT nëpërmjet qendrave kërkimore, në bashkëpunim me departamentet, kërkon të nxisë

debatin dhe të thellojë kërkimin shkencor, nëpërmjet organizimit të seminareve dhe

konferencave ndërkombëtare shkencore.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor

1. Referime në konferencë ndërkombëtare..............23

2. Pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.........10

3. Referime në Simpoziume.....................................3

4. Referime në Workshope.......................................4

5. Artikuj në revista shkencore..............................25

6. Monografi............................................................3

7. Libra dhe leksione të parashkruara....................24

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në

kuadër të programit të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Personeli akademik i DIETI angazhohet rregullisht në veprimtari kërkimore shkencore, sipas disiplinave perkatese. Veprimtaritë, botimet janë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një

personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për

njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

UMT nuk ka personel akademik që angazhohet

në mësimëdhënie në gjuhë të huaj.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për

kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

UMT organizon konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. UMT organizon dhe mbështet pjesëmarrjen në

konferenca të ndryshme shkencore të personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor. UMT ka mbuluar totalisht apo pjesërisht shpenzimet per marrjen e grades shkencore “Doktor” jashtë vendit të dy anetareve te personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë

kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Page 26: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 26 of 30

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

DIETI disponon një bazë të dhënash për publikimet e anëtarëve duke identifikuar vitin, autorin, llojin e publikimit, etj.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e

standardeve te mesiperm pasi personeli akademik i UMT angazhohet në veprimtari shkencore dhe

institucioni mbeshtet kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij. DIETI disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

UMT, në strategjinë e zhvillimit, ka prioritet konsolidimin në tregun vendas nepermjet

vendosjes së marrëdhënieve te qendrueshme me stafin akademik efektiv dhe të jashtëm per

konsolidimin e planit mësimor, kryerjen e praktikave profesionale, diplomave etj si dhe

konsolidimin e njesive dhe strukturave të saj për mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore dhe

shkencore. Per zhvillimin e ketyre proceseve UMT ka realizuar bashkëpunime dhe

pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe rajonale dhe ka vendosur marrëdhënie me shumë

institucione private dhe publike, vendase dhe të huaja, shoqëri tregtare private, organizata

jofitimprurëse, etj.

UMT ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë që kanë

lidhje me programin e studimit Msc Inxh. Mekatronike.

Institucioni ka marrëveshje me shtëpinë botuese Mc Graw Hill, qe ka një ndër libraritë

dixhitale më të pasura në botë, me seli në Londër, për sigurimin e teksteve bashkëkohore

elektronike për çdo lëndë për secilin prej studentëve dhe duke i dhënë akses të plotë

pedagogëve për “download”-im e librave dhe të revistave shkencore të përfshira në

katalogun e saj.

Institucioni ka marrëveshje me Eletronica Veneta mbi zhvillimin e laboratorëve ne fushën e

teknologjisë se informacionit, trajnimin e pedagogeve, etj.

UMT se shpejti do te nenshkruaje marrëveshje bashkëpunimi me “Frederick University të

Qipros”, me Universitetin e Arkitekturës në Venecia, Dhomën Londineze të Tregtisë etj.

UMT ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar të Prizrenit në Kosovë,

me UT, UPT, UBT, Institutin e Ndërtimit, Laboratorin ELBA shpk, Gjeoconsult shpk etj, dhe

së fundmi me Akademinë Mesdhetare të Turizmit dhe Kulturës së Maltës.

Bashkëpunime per pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta jane realizuar edhe me

institucione apo ente profesionale si Laboratori Elba në Tiranë dhe shoqëritë Microsoft,

Synapse, Cisco Netëorking, Accademy, PRG Architecture, Atelier 4.

Në bashkepunim me petagogë të Universitetit La Sapienza të Romës, ka filluar komunikimi

dhe bashkëpunimi për përgatitjen e artikujve shkencorë për tu botuar në revistat kërkimore

– shkencore ndërkombëtare.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj..................................12

Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit..2

Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor.............................................5

Page 27: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 27 of 30

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit

dhe prezantime ..............................................................................................3

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata

profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të

rëndësishëm për arsimin e lartë:

Institucione te arsimit te larte dhe akademike bashkëpunuese me UMT

Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti i Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit

Instituti i Ndërtimit

Laboratori Elba Shpk

Kualifikim i personelit akademik,

shkëmbim pedagogesh/studentesh,

shkëmbim programesh, organizim

konferencash, shkëmbim botimesh

periodike.

Zhvillim i orëve laboratorike,

shkëmbim materialesh laboratorike,

etj.

Mc. Graw – Hill

Frederick University of Cyprus

(ne proces)

Elettronica Veneta

Sigurimi bibliotekës on line për

studentet e pedagoget.

Kualifikim i stafit akademik,

shkëmbim pedagogesh dhe

studentesh, shkëmbim programesh,

organizim konferencash, shkëmbim

botimesh periodike.

Zhvillim i laboratorëve ne fushën e

teknologjisë se informacionit,

trajnimin e pedagogeve, etj.

Organizata Profesionale/OJF

Eestec

Youth Bonus

Unique

Projekte me studentet ne fushën e

inxhinierisë dhe teknologjisë

Zhvillim marketingu me te rinjtë

Projekte te programit Erasmus +

Komuniteti i biznesit, tregu i punës

Marrëveshja me qendrën e kurseve

"Abraham Linkoln"

Marrëveshja me "United Transport"

Marrëveshja me kinema "Millenium"

Marrëveshja me teatrin Metropol

Marrëveshja me shërbimin postar

UPS

Marrëveshja me Federatën e

Sindikatave te Pavarura te Tregtisë

Private, Bankave e Shërbimeve.

Xxpert Systems; Vodafone; AMC;

NBG; BKT; Ferrar shpk; C&S shpk

Praktikë profesionale, Projekte të

përbashkëta, Promovim

Shërbime për studentet me kushte

lehtësuese financiare dhe

administrative

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo

të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Page 28: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 28 of 30

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Për të siguruar zhvillimin e rregullt dhe cilësor të praktikes profesionale per studentet e programit të studimit Msc ne Inxh.Mekatronike, UMT ka bashkëpunime më shumë institucione publike dhe kompani private. Studentëve u caktohet një pedagog mbikëqyrës, i cili ndjek zhvillimin korrekt të praktikës mësimore në institucionin pritës dhe jep vlerësimin e tij në përfundim të kryerjes së praktikës.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes

personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit

brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme

të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

UMT për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit te studimit Msc Inxh. Mekatronike, nxit bashkëpunimin

ndërmjet personelit brenda institucionit, kryesisht ndërmjet lëndëve të kulturës Informatike - Elektronike, Mekanike dhe te Automatizimit. UMT zbaton politika integruese për personelin. UMT garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit nëpërmjet ndarjes së detyrave, marrjes së

përgjegjësive respektive dhe analizë të vazhdueshme të punës.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

UMT ka të përcaktuar objektivat e politikës së tij të

bashkëpunimit, të cilat janë të lidhura me strategjinë

afatgjate të zhvillimit të institucionit. Në këtë proces

janë marrë parasysh nevojat e ekonomisë vendase

dhe të tregut të punës për hapjen e programeve të

reja ose hartimin e projekteve kërkimore shkencore.

UMT Tka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë që kanë lidhje me këtë program studimi dhe herë pas herë aktivizon lektorë te tyre për tema të veçanta.

Konkluzionet e vlerësimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtem mendon se UMT i ploteson kerkesat e

standardeve te mesiperm pasi ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij dhe garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. UMT garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.

Page 29: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 29 of 30

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,

Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1) Menaxhimi

Metoda gjithëpërfshirëse dhe komunikim transparent ne menaxhim

Strategjia ne menaxhimin e UMT bazohet ne parimin e mbeshtetjes ne radhe te pare te metodave bashkekohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Bashkepunimi me institucione analoge brenda dhe jashtë vendit. Bashkepunim me

sektorin privat/shteteror ne fushen e Inxh. Mekatronike (marreveshje te nenshkruara)

2) Procesi i mësimit dhe personeli akademik

UMT ka prioritet te vazhdueshem:

Arsimin cilësor nepermjet punesimit te nje personeli akademik me grada dhe tituj shkencore dhe përvojë kombëtare/ndërkombëtare. Po keshtu personeli akademik i ri

ne moshe eshte zgjedhur nga kandidate te diplomuar jashtë shtetit.

Cilësine e kurrikulave te ofruara te programeve te studimit nepermjet experiences se

profesoratit dhe kurrikulave te programeve analoge ne vendet e zhvilluara.

Zhvillimin e metodave ndërdisiplinore ne procesin mësimor Kontrollin dhe permiresimin e cilesise nepermjet vlerësimit periodik.

Promovimin shkencor te personelit akademik.

Vlerësimin e drejte dhe te sakte te studenteve ne procesin mesimor dhe krijimin e

marrëdhënieve dhe komunikimit te hapur ndërmjet stafit dhe studentëve.

Mbajtjen dhe permiresimin e vazhdueshem te infrastruktures bashkekohore

didaktike, ambienteve te mesimdhenies dhe punes, laboratorëve mësimorë dhe kërkimorë, perdorimit te pajisjeve teknologjike bashkekohore ne procesin e

mesimdhenies, sherbimit te internetit pa pagesë për studentët dhe pedagogët, etj.

UMT ka ne process edhe ndertimin e nje kampusi të ri brenda nje periudhe kohore 3-

4 vjet.

Përdorimi i literaturës së huaj bashkëkohore (kryesisht anglisht) nga stafi pedagogjik dhe pjesërisht me studentët më të përparuar Abonimi te McGraw Hill Education

Organizimin e konferencave/seminareve/workshopeve shkencore në nivel Fakulteti

3) Marrëdhëniet mes UMT dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë dhe

industrisë/shoqërisë

UMT ka formalizuar marrëdhënie bashkepunimi me universitetet brenda vendit, me

pedagogë të huaj të ftuar, me organizata/kompani publike dhe private dhe organizon kurse afatshkurtra për trajnimin e specialistëve në fushën e IT.

4) Reputacioni i UMT

UMT ka krijuar nje reputacion pozitiv në vend gje e cila perben nje garanci per

zhvillimin e metejshem.

b. Pika të dobëta:

1) Menaxhimi

Vështirësi të periudhës fillestare, te nje bisnesi te ri te zhvilluar ne nje fushe relativisht

te re sic eshte arsimimi ne nje program Msc si Mekatronika dhe ne kushtet e nje

konkurrence jo te drejtë në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri 2) Pamundësi per tu perfshire ne programet e BE-se per arsimin dhe shkencen per

shkak te mungeses se akreditimit. Kjo ka sjelle edhe pamundesine e aplikimit nga

personeli akademik per kualifikime si dhe mos shfrytezimin e nje burimi te ardhurash

te mundshme nga keto programe zhvillimi.

3) Procesi i mësimit dhe stafi akademik

Nivel i ulet i njohurisë se gjuhës angleze nga shumica e studenteve Numër i ulët I stafit ndihmës mësimdhënës

Numri i vogël i titujve pranë Bibliotekës së UMT, në funksion të programit të

studimit Msc. në Inxhinieri Mekatronike

Page 30: Raport i Vlerësimit të Jashtëm për programin e ciklit të ... · kompetencat ndërdisiplinore në elektronikë, mekanikë, transmisione elektrike, kontroll automatik dhe informatikë

Page 30 of 30

c. Mundësitë:

1) Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese

2) Zbatimi i marrëveshjes me McGraw-Hill për pasurimin e bibliotekës personale të

studentit dhe të UMT-së.

3) Implementimi i lëvizjes se lire te stafit dhe studenteve permes perfshirjes ne

programet e BE-se si TEMPUS, Erasmus Mundus, etj. pas akredidimit. 4) Arritja marrëveshjesh bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet arsimore

pas akredidimit.

5) Përmirësimi i imazhit dhe garancive per studentet per programin e studimit pas

akredidimit.

6) Implementimi i programeve studimore për diploma të përbashkëta në

bashkëpunim me universitetet e huaja 7) Harmonizimi dhe përshtatja e vazhdueshme e kurrikulave sipas kerkeses se tregut

d. Pengesat:

1) Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor te arsimit te larte 2) Proçedura të zgjatura e të kushtueshme për modifikimin dhe përditësimin e

planeve dhe programeve mësimore

3) Konkurrenca jo e drejtë në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

1. Prof.Orion Zavalani