23
PUNE ME PROJEKT TEMA: QYTETRIMI EGJIPTJAN PIRAMIDA E KEOPSIT LENDA: HISTORI

Piramidat e egjptit/ Keopsit

  • Upload
    arlinda

  • View
    3.767

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Piramidat e egjptit/ Keopsit

PUNE ME PROJEKTTEMA: QYTETRIMI EGJIPTJAN

PIRAMIDA E KEOPSITLENDA: HISTORI

Page 2: Piramidat e egjptit/ Keopsit

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit.

Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake.

EGJIPTI I LASHTE

Page 3: Piramidat e egjptit/ Keopsit

SUKSESI I KETIJ QYTETERIMI

Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në prodhimin në tepricë të të korrave, që çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. Me burimet rezervë, administrata nxiti shfrytëzimin e mineraleve që mund të nxirreshin nga lugina dhe zonat e shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi egjiptian me hieroglife,u organizuan projekte bujqësore dhe ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e egjiptit.

Page 4: Piramidat e egjptit/ Keopsit

ARRITJET E EGJIPTJANEVE

Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori.Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme.

Page 6: Piramidat e egjptit/ Keopsit

NILI BURIMI I JETES SE EGJIPTJANEVE

Nga fundi i periudhës Paleolitike klima e thatë e Afrikës Veriore u bë edhe më e nxehtë dhe thatë, duke bërë që popullsia që jetonte aty të mblidhej përgjatë luginës së Nilit dhe qysh kur njerëzit modernë gjahtarë-mbledhës filluan të banonin në këtë rajon në fund të Pleistocenit të Mesëm rreth 120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë burimi i jetës për Egjiptin.Toka pjellore e përmbytshme e Nilit u dha njerëzve mundësinë për vendosjen dhe krijimin e një ekonomie bujqësore dhe një shoqërie më të centralizuar e të sofistikuar, gjë që u bë gur themeli për qytetërimin njerëzor.

Page 8: Piramidat e egjptit/ Keopsit

MENYRAT E JETESES SE EGJIPTJANEVE

Në kohërat Paradinastike dhe të Dinastisë së Hershme, klima e Egjiptit ishte më shumë herë më pak e thatë se sot. Rajone të mëdhaja të Egjiptit ishin të mbuluara me savana me pemë dhe të mbushura me thundrakë që kullotnin. Gjethnaja dhe fauna ishin të gjendura në të tërë mjediset dhe rajoni i Nilit kishte një popullatë të madhe të shpendëve të ujit. Gjuetia duhet të ketë qenë e zakonshme për egjiptianët dhe kjo është periudha kur shumë kafshë u zbutën për herë të parë.

Page 9: Piramidat e egjptit/ Keopsit

ADMINSTRIMI I VENDIT Përparime të mahnitshme në

arkitekturë, art dhe teknologji u bënë gjatë Mbretërisë së Vjetër, të nxitura nga prodhimtaria bujqësore në rritje e bërë e mundur nga një administratë qendrore e mirë-organizuar. Nën drejtimin e vezirit, zyrtarët e shtetit mblidhnin taksat, koordinonin projektet vaditëse për të përmirësuar prodhimin e të korrave, zgjidhnin fshatarët për të punuar në projekte ndërtimi dhe vunë në funksionim një sistem drejtësie për të mbajtur në vend paqen dhe rendin.

Page 10: Piramidat e egjptit/ Keopsit

NDARJA E SHOQERISE EGJIPTJANE.

FARONET

PRIFTERINJT, FISNIKET, LUFTETARET

POPULLI

SKLLEVRIT

Page 11: Piramidat e egjptit/ Keopsit

FORAONI Faraoni ishte monarku absolut i vendit

dhe, të paktën në teori, zotëronte kontroll të plotë mbi tokat dhe burimet e tij. Mbreti ishte komandanti ushtarak suprem dhe kryetar i qeverisë, e cila mbështetej në një burokraci zyrtarësh për të drejtuar punët. Në krye të administratës ishte i dyti në komandë, veziri, i cili vepronte si përfaqësues i mbretit dhe koordinonte studimin e tokave, thesarin, projektet ndërtuese, sistemin ligjor dhe arkivat.Në një nivel rajonal, vendi ishte i ndarë në 42 rajone administrative të quajtura nome secila të qeverisura nga një nomark, i cili ishte përgjegjës ndaj vezirit për aq pushtet sa kishte. Tempujt egjiptianë ishin shtylla kurrizore e ekonomisë. Jo vetëm që ishin vende lutjeje por ishin të përgjegjshme edhe për mbledhjen dhe ruajtjen e pasurisë së vendit në një sistem hambaresh dhe thesaresh të administruara nga mbikqyrës, që rishpërndanin grurin dhe mallrat

Page 12: Piramidat e egjptit/ Keopsit

TE DREJTAT E BANOREVE TE EGJIPTIT Egjiptianët e lashtë i shihnin burrat

dhe gratë, nga të gjitha klasat shoqërore përjashtuar skllevërit, si të barabartë me ligjin, madje edhe fshatari më i ulët kishte të drejtën e peticionit ndaj vezirit dhe gjykatës së tij për korrigjim të vendimit. Si burrat, si gratë kishin të drejtë të kishin prona e t'i shisnin ato, kishin të drejtë të martoheshin e divorcoheshin, të merrnin trashëgimi dhe të ndiqnin një çështje ligjore në gjyq. Çiftet e martuara mund të zotëronin prona sëbashku dhe të mbronin veten nga divorci nëpërmjet kontratave martesore, të cilat përcaktonin detyrimet financiare të burrit ndaj gruas dhe fëmijëve të tij nëse martesës do t'i vinte fundi.

Page 13: Piramidat e egjptit/ Keopsit

BUJQESIA Një përzierje e tipareve të

favorshme gjeografike ndihmoi në suksesin e kulturës së lashtë egjiptiane, ku më i rëndësishmi tipar ishte toka pjellore që vinte si pasojë e përmbytjeve të lumit Nil. Egjiptianët e lashtë qenë pra të aftë të prodhonin një tepri ushqimi, duke lejuar popullsinë t’i kushtonte më shumë kohë dhe burime ngritjes së kulturës, teknologjisë dhe artit. Administrimi i tokës ishte jetësor në Egjiptin e lashtë sepse taksat caktoheshin në varësi të sasisë së tokës që një person zotëronte.

Page 14: Piramidat e egjptit/ Keopsit

KAFSHET

Egjiptianët besonin se një marrëdhënie e shëndoshë mes njerëzve dhe kafshëve ishte një element thelbësor i rendit kozmik; prandaj njerëzit, kafshët dhe bimët besoheshin se ishin njësh sëbashku.Kafshët, si të zbuturat, si të egrat, ishin kësisoj një burim jetësor shpirtëror, shoqëror dhe sigurisht ushqimor për egjiptianët e lashtë. Gjedhët ishin bagëtia më e rëndësishme; administrata mblidhte taksa për bagëtinë gjatë regjistrimeve të shpeshta të popullsisë dhe sasia e kopesë përcaktonte prestigjin dhe rëndësinë e pronës apo tempullit që i zotëronte ato. Përveç gjedhëve, egjiptianët e lashtë mbanin edhe dele, dhi dhe derra. Shpendë si rosat, patat dhe pëllumbat kapeshin në rrjeta dhe shumoheshin në ferma, ku ato ushqeheshin me forcë për t’i majmur.Nili ofronte një burim plot me peshq. Bletët gjithashtu janë zbutur të paktën që nga Mbretëria e Vjetër dhe siguronin mjalt dhe dyllë.

Page 15: Piramidat e egjptit/ Keopsit

EGJIPTI I MEVONSHEM

Egjipti u bë një provincë e perandorisë romake në 30 p.e.r, pas mundjes së Mark Antonit dhe mbretëreshës Ptolemaike Kleopatra VII nga Oktaviani (më vonë perandori romak Augustus) në betejën e Akciumit. Romakët mbështeteshin shumë në importet e grurit nga Egjipti dhe ushtria romake, nën kontrollin e një prefekti të emëruar nga perandori, shtypën rebelimet, zbatuan rreptësisht mbledhjen e taksave të rënda dhe parandaluan sulmet nga banditët, që ishin bërë problem madhor gjatë periudhës.Aleksandria u bë gjithnjë e më shumë një qendër e rëndësishme e rrugës tregtare me orientin, duke qenë se lukset ekzotike kërkoheshin shumë në Romë.

Page 16: Piramidat e egjptit/ Keopsit
Page 17: Piramidat e egjptit/ Keopsit

PIRAMIDA E KEOPSIT

Page 18: Piramidat e egjptit/ Keopsit

PIRAMIDA E KEOPSIT

Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri .

Page 19: Piramidat e egjptit/ Keopsit

LIBRI SHKENCOR I SHKRUAJTUR NE GURE Piramida e Keopsit është quajtur nga

shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :

Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumitNil dhe përputhej me drejtimin veri-jug

Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell . Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.

Page 20: Piramidat e egjptit/ Keopsit

E FSHEHTA E PIRAMIDES SE KEOPSIT Çdo njeri është në gjendje që në një

natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Page 21: Piramidat e egjptit/ Keopsit

RASTESI APO… Korridori i brendshëm më i gjatë, ose

thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës

Page 22: Piramidat e egjptit/ Keopsit

NJE HIPOTEZE E HEDHUR POSHTE

Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit". Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion.

Page 23: Piramidat e egjptit/ Keopsit

PIRAMIDA E KEOPSIT