25
1 REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME POLICIA E SHTETIT AKADEMIA E SIGURISË PROJEKT STATUTI I AKADEMISË SË SIGURISË Miratuar: Ministri i Arsimit dhe i Sporteve Tiranë, ___________ 2017

REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

  • Upload
    others

  • View
    16

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

1

REPUBLIKA E SHQIPERISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME POLICIA E SHTETIT

AKADEMIA E SIGURISË

PROJEKT STATUTI I

AKADEMISË SË SIGURISË

Miratuar:

Ministri i Arsimit dhe i Sporteve

Tiranë, ___________ 2017

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

2

Hyrje

Akademia e Sigurisë, (AS) është institucion publik i arsimit të lartë që synon arsimimin e punonjësve të policisë e të institucioneve të tjera ligj zbatuese. Ajo merret me studime, kërkime shkencore dhe botime në fushat e policimit dhe të sigurisë.

AS është një institucion publik me liri akademike, respekton detyrimet ligjore të përcaktuara shprehimisht në ligjin për Arsimin e Lartë në RSH dhe ligjin për Policinë e Shtetit, si dhe të gjitha aktet e tjera ligjore që janë të detyrueshme për institucionet publike.

PJESA E PARE DISPOZITA TË PERGJITHSHME DHE DREJTIMI

KREU I

Misioni, Detyrat, Struktura

Neni 1 Objekti

Statuti përmban parime dhe norma që rregullojnë veprimtarinë e AS-së në përputhje me legjislacionin në fuqi e në garantim të autonomisë universitare dhe lirisë akademike, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ai është akti rregullues kryesor i këtij institucioni mbi të cilin ndërtohen e funksionojnë strukturat përbërëse të akademisë.

Neni 2 Juridiksioni

1. AS, është person juridik publik, i njohur me ligj i regjistruar si i tillë dhe me llogari bankare më vete.

2. Veprimtaria e AS-së, bazohet në Kushtetutë, në ligjin nr. 80/2015, datë 17.9.2015, për Arsimin e Lartë ne RSH, në ligjin nr.108/2014, për Policinë e Shtetit, ne VKM nr.185, dt.25.02.2015, në aktet ligjore për arsimin e lartë, aktet e dala në zbatim të tij, në këtë Statut, në Rregulloret e brendshme dhe aktet që dalin në zbatim të tyre.

3. Njësitë kryesore, në kuadrin dhe brenda programit të tyre të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në raste të veçanta kryejnë veprimtari në emër dhe për llogari të AS-së, mbi bazën e një autorizimi të lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AS.

4. Selia qendrore e AS-së është në Tiranë (Sauk).

Neni 3 Misioni

Formimi, kualifikimi dhe specializimi i punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, i strukturave të tjera ligj zbatuese në Shqipëri si dhe i personave fizike dhe juridike në fushën e rendit e të sigurisë publike.

Të realizojë shkollimin bazë policor, në të gjitha ciklet e studimeve në fushën e sigurisë, si dhe kualifikimin policor.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

3

Neni 4

Detyrat themelore Akademia e Sigurisë ka këto detyra themelore:

a. Të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë dhe të transmetojë dijet me anën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor.

b. Të arsimojë dhe kualifikojë punonjësit e policisë si dhe të tjerë ligjzbatues, gjatë ecurisë së tyre në karrierë në fushën e sigurisë.

c. Ofron e realizon studime të tre ciklet e studimit në fushën e policimit dhe të sigurisë.

d. Të kryejë studime dhe kërkime shkencore në fushën e policimit dhe sigurisë në mënyrë të pavarur në interes të Policisë së Shtetit dhe MPB.

e. Të njohë dhe ekuivalentojë diplomat, dëshmitë dhe certifikatat e përfituara në fushën e rendit dhe të sigurisë.

f. Të organizojë, planifikojë dhe realizojë të gjitha veprimtaritë për hartimin e botimeve dhe rregulloreve, manualeve, si dhe të zhvillojë konceptet e përdorimit të forcave policore në të gjitha nivelet e drejtimit.

g. Të kryejë studime dhe të japë ekspertizë për probleme teorike e praktike të fushave të policimit dhe sigurisë, në interes të Policisë dhe institucioneve të tjera që kanë lidhje me sigurinë.

Neni 5

Struktura 1. Struktura organizative e AS-së përbëhet nga: Njësitë kryesore, Qendra

Kërkimore Shkencore, Njësitë bazë, Administrata, si dhe nga njësitë ndihmëse mësimore.

2. Struktura organizative e AS-së pasqyrohet në lidhjen nr.1, bashkëngjitur këtij statuti, e cila ndryshon në përqasje me nevojat në interes të realizimit të misionit të saj.

3. AS-ja në veprimtarinë e saj, është pjesë e strukturës organizative të Policisë së Shtetit.

Neni 6

Liria dhe autonomia e institucionit 1. AS, është institucioni më i lartë i arsimimit policor i karakterit mësimor,

kërkimor e shkencor, ka liri akademike në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor.

2. AS garanton liri akademike në mësimdhënie e kërkim shkencor duke respektuar shumëllojshmërinë e opinioneve, ideve e metodave dhe garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të mësimdhënies e të kërkimit shkencor.

3. AS i njihet e drejta, që në bazë të kritereve të vendosura, të përzgjedhë kandidaturat për personelin drejtues e pedagogjik të saj.

4. AS ka të drejtën për të realizuar marrëveshje, bashkëpunimi me universite, akademi, kolegje të larta, institucione shkencore, agjenci dhe shoqata brenda e jashtë vendit, për shkëmbim përvoje dhe bashkëpunim në procesin mësimor-shkencor, si dhe për kualifikimin e personelit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

4

5. Ka të drejtën e hartimit dhe zhvillimin e pavarur të programeve të studimeve dhe projekteve të kërkimit

6. Harton kriteret dhe testet e pranimit të kursantëve dhe studentëve. 7. Administron buxhetin që i vihet në dispozicion dhe të ardhurat nga burimet

e tjera të ligjshme. 8. Krijon të ardhurat e realizuara nga veprimtaria e saj, si dhe nga të tretët, në

përputhje me legjislacionin në fuqi; 9. Administron pronat e veta; ndërtesat, ambientet mësimore dhe pasuritë e

tjera të dhëna në përdorim. 10. Përdor fondet për kërkimin shkencor, të cilat përcaktohen si zë më vete në

buxhetin e saj dhe administrohen nga ky institucion, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Arsimin e Lartë në RSH.

KREU II ORGANIZIMI AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV

Neni 7

Veprimtaria e AS organizohet dhe realizohet me njësitë përbërëse dhe drejtohet e kontrollohet nga organet dhe autoritetet drejtuese që veprojnë me kompetenca të përcaktuara në ligj, në këtë Statut e në Rregullore të cilat kanë mbështetjen e organizmave këshilluese.

Neni 8

Organet drejtuese 1. Organet drejtuese dhe administruese janë: Senati Akademik, Bordi i

Administrimit të Akademisë, Asambleja e personelit akademik dhe komisionet e përhershme.

2. Organe të tjera janë: rektorati, dekanati, këshilli i etikës dhe sipas fushave ngrihen e funksionojnë: Zyra e zhvillimit të Karrierës, Zyra e kontrollit të brendshëm të cilësisë, Zyra e kurrikulave dhe integrimit të programeve.

SEKSIONI 1

ORGANIZIMI AKADEMIK

Neni 9 Senati Akademik

1. Senati Akademik është organi kolegjal më i lartë drejtues i AS-së. Kryesohet nga Rektori dhe mblidhet periodikisht. Anëtaret e Senatit Akademik zgjidhen nga Ansambletë e personelit Akademik të Njësive Kryesore përmes një votimi të Përgjithshëm me një mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje midis anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë të vetkandiduar.

2. Senati përbëhet nga 9 anëtarë si më poshtë: − Drejtori i Akademisë, i cili është dhe Kryetari i Senatit; − 4 përfaqësues të stafit akademik të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit me kohë të plotë.

− 2 përfaqësues nga Kolegji i Lartë Profesional i Policisë. − 1 përfaqësues nga Qendra Kërkimore Shkencore, − 1përfaqësues i studentëve (10%). Me propozim të Rektorit, Senati zgjedh Sekretarin e Senatit.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

5

3. Mandati i anëtarit të Senatit merr fund kur: − mbaron afati; − jep dorëheqje; − shkëput marrëdhëniet me Akademinë e Sigurisë; − mungon pa arsye në më shumë se 3 herë radhazi; − kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë; − shkel etikën profesionale akademike. Zëvendësimi i anëtarit të larguar bëhet me anë të zgjedhjeve të reja, të

shpallura nga Rektori, brenda kohës së seancës së radhës së mbledhjes.

Neni 10 Detyrat e Senatit Akademik

Veç sa është parashikuar në ligj, Senati Akademik ka edhe këto detyra: 1. Përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit të AS-së dhe politikat e kërkimit

shkencor të saj, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre.

2. I propozon Ministrit të linjës dhe të Arsimit, hapjen apo mbylljen e programeve të studimit.

3. I propozon Ministrit të linjës dhe të Arsimit, kriteret dhe kuotat e pranimeve në programet e ciklit të dytë.

4. Garanton respektimin e parimeve të autonomisë dhe mundësive të barabarta të lirisë akademike dhe të kërkimit, si dhe të drejtat e studentëve.

5. Vendos me shumice votash projekt buxhetin për AS-në dhe pas miratimit të tij planëzon ndarjen dhe përdorimin e buxhetit të miratuar sipas zërave.

6. Vlerëson dhe miraton programet e reja të studimit, kërkimit dhe zhvillimit, hapjen e mbylljen e njësive mësimore dhe të kërkimit shkencore baze,

7. Miraton Raportin e vlerësimit të brendshëm për çdo program studimi. 8. Miraton rregulloret përkatëse të institucionit me dy të tretat e votave dhe

propozon ndryshimet strukturore ne Akademi. 9. Rekomandon përcaktimin dhe konvertimin e normave vjetore mësimore

shkencore për personelin mësimor-shkencor në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

10. Miraton propozimet e bëra nga njësitë kryesore për personelin akademik. 11. Miraton dhe propozon modelet e diplomave, certifikatave për studentët që

mbarojnë studimet në Akademinë e Sigurisë. 12. Miraton përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Etikës.

Neni 11 Autoritet e drejtimit dhe Kompetencat e tyre

Autoritet e drejtimit ne Akademi janë ne përputhje me strukturën e saj dhe detyrat themelore që rrjedhin nga misioni. Autoritetet kryesore ne Akademi janë: Drejtori i Përgjithshëm/Rektori, Administratori.

Neni 12

Rektori (Drejtori i Përgjithshëm) 1. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë (në vijim Drejtori) është

autoriteti drejtues i Akademisë i cili vepron në emër dhe për llogari të saj.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

6

2. Kandidati për rektor duhet të plotësojë këto kritere: a. Duhet të jetë nga radhët e Drejtuesve të Policisë së Shtetit me gradën më të lartë policore. b. Të ketë minimalisht gradën shkencore ose titull akademik. c. Të ketë përvojë pedagogjike, mësimdhënëse e kërkimore.

3. Kandidati zgjidhet nga asamblea e personelit akademik dhe studentët nëpërmjet procesit të votimit. Kandidati fitues ka mandat 4 vjeçar me të drejtë përsëritje të një mandati tjetër dhe emërohet në detyrë nga Presidenti i RSH / Ministri i Punëve të Brendshme.

4. Detyrat e kryesore: a. Drejton veprimtarinë e Akademisë së Sigurisë nga ana shkencore,

administrative, financiare etj. b. Përfaqëson Akademinë e Sigurisë në publik. c. Nënshkruan marrëveshjet apo protokollet e bashkëpunimit me të tretët

të cilat më parë janë ratifikuar nga Bordi; d. Nënshkruan në emër të Akademisë dokumentacionin e anëtarësimit të

akademisë në shoqata kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë. e. Me miratimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe sipas planit të

arsimimit të PSH i propozon Ministrit të Arsimit dhe Sporteve, hapjen e mbylljen e programeve të ciklit të pare dhe të dytë.

f. Vendos për bashkëpunimin me universitetet, me shkollat e larta të vendit dhe të huaja (me pëlqimin e strukturës përkatëse eprore), për shkëmbim përvoje dhe bashkëpunim në procesin mësimor-shkencor si dhe për kualifikimin e personelit;

g. Propozon emërimin e personelit të varësisë direkte dhe miraton propozimet e Fakulteteve dhe Departamenteve.

h. Nënshkruan aktet administrative nen juridiksionin e Institucionit.

Neni 13 Rektorati

1. Rektorati është organ kolegjial ekzekutiv dhe përbehet nga drejtuesit kryesore të Akademisë. Ai ka përgjegjësinë kryesore të ekzekutimit të gjithë politikave për zhvillimin e institucionit dhe respektimin e kërkesave të ligjit dhe statutit të Akademisë. Rektorati nuk zgjidhet, por përcaktohet nga funksionet kryesore të drejtimit si me poshtë:

− Rektori, − Drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit, − Administratori, − Shefi i Fakultetit, − Drejtori i Kolegjit − Drejtori i Qendrës së Kërkimeve Shkencore,

Rektorati kryesohet nga Drejtori i Akademisë. 2. Detyrat kryesore:

1. Harton planin disavjeçar të zhvillimit të institucionit; 2. Harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas

miratimit në Senat;

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

7

3. Formulon kriteret për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;

4. Harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në Senat; 5. Harton planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë

kompetencën e tij; 6. Paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të

kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;

7. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga senati, asamblea e personelit akademik dhe bordi i administrimit;

8. Monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të institucionit;

9. Propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;

10. Përgatit rregulloren e tij të punës, që miratohet nga Senati Akademik. 11. Rektorati kërkon mendimin e Senatit akademik dhe të Bordit të

Administrimit për aspekte të kompetencës së këtyre të fundit. 12. Rektorati raporton në Senatin Akademik dhe në Bordin e Administrimit

për problemet kryesore, jo me pak se dy here ne vit. 13. Rektorati harton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore

dhe financiare dhe ia paraqet atë për miratim Senatit dhe Bordit të Administrimit, brenda datës 20 dhjetor të çdo viti.

Neni 14

Asambleja e personelit akademik të AS-së 1. Ansambleja e personelit akademik përbëhet nga personeli akademik me

kohë të plotë i njësive kryesore. 2. Asambleja e personelit akademik në AS ka këto funksione:

a. Miraton listën e anëtarëve për në Senatin Akademik; b. Krijon dhe zgjedh anëtarët e komisioneve të përhershme të institucionit. c. Miraton projekt rregulloren e Akademisë së Sigurisë. d. Miraton në parim marrëveshjet e AS-së me të tretët, të cilat miratohen

nga Senati Akademik dhe nënshkruhen nga Rektori. e. Miraton listën e periodikëve shkencorë si dhe titujt e librave që do të

blihen për bibliotekën e Akademisë. f. Asambleja e personelit akademik mund të ushtrojë edhe kompetenca të

tjera, pas miratimit nga Senati Akademik.

Neni 15 Këshilli i Etikës i AS-së

1. Këshilli i Etikës dhe disiplinës është organ kolegjial i cili diskuton probleme të etikës së jetës akademike dhe i paraqet propozime Drejtorit për të gjitha çështjet qe lidhen me sjelljen e qëndrimin e personelit akademik dhe të studentëve. 2. Anëtaret e Këshillit të Etikës zgjidhen nga strukturat përkatëse dhe miratohen nga Senati Akademik. 3. Në mbledhjen e parë anëtarët e Këshillit të Etikës zgjedhin kryetarin me shumicë të thjeshtë votash.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

8

4. Këshilli i Etikës funksionon sipas rregullores së veçantë e cila miratohet nga Senati Akademik.

Neni 16 Njësitë Kryesore

5. Njësitë kryesore me emërtimet përkatëse, përcaktohen në strukturë dhe rregulloren e AS-së, që miratohet në zbatim të këtij statuti. Fusha specifike e secilës njësi përcaktohet në rregulloret përkatëse.

6. AS, ka këto njësi kryesore arsimore: − Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, − Kolegji i Lartë Profesional i Policisë,

7. Në përbërje të njësive kryesore ka njësi bazë dhe hallka të tjera sipas këtij Statuti dhe Rregullores, në përputhje me dispozitat ligjore e nënligjore.

8. Shpërndarja ose krijimi i njësive të reja kryesore mund të bëhet vetëm me vendim të organit shtetëror kompetent sipas ligjit dhe këtij Statuti në rastet e ndryshimeve të mundshme.

Neni 17

Drejtuesi i njësisë kryesore 1. Është autoriteti drejtues, ekzekutiv i fakultetit/kolegjit. Kandidati duhet

të plotësojë këto kritere: a. Duhet të jetë nga radhët e Policisë së Shtetit me gradën minimale drejtues i parë. b. Të ketë minimalisht gradën shkencore ose titull akademik. c. Të ketë përvojë pedagogjike, mësimdhënëse e kërkimore.

2. Kandidati miratohet nga asamblea e personelit akademik të njësisë kryesore dhe studentët nëpërmjet procesit të votimit.

Kandidati fitues ka mandat 4 vjeçar me të drejtë përsëritje të një mandati tjetër dhe emërohet në detyrë nga Drejtori i Policisë së Shtetit. 3. Detyrat e kryesore: a. Për çdo vendimmarrje përgatit propozimin përkatës. b. Paraqet raportin vjetor ose raportime me kërkesë të organeve të

fakultetit/kolegjit apo iniciativë të tij për çështjet që çmon, për mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.

c. Paraqet me iniciativë të tij, ose me kërkesë të organeve të njësive bazë propozimet për hapjen, mbylljen, reformimin e kurrikulave të departamenteve apo të njësive të veçanta.

d. Organizon kontrolle për cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor, të zbatimit të kontratave të punës, si dhe të çdo detyrimi tjetër të marrë përsipër nga njësia përkatëse.

e. I përcjell Senatit propozimet/vendimet e departamenteve që janë kompetencë e Senatit, duke e shoqëruar me mendimet e tij.

f. Për shkelje të disiplinës në punë që konstaton, merr masat disiplinore sipas përcaktimeve të bëra në këtë statut.

g. Propozon përjashtimin e studentëve nga programet akademike në rastet dhe mënyrën e parashikuar në rregulloret përkatëse.

h. Dekani/Drejtori në ushtrim të kompetencave të tij shprehet me vendime, urdhra dhe udhëzime.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

9

Neni 18 Asambleja e personelit akademik e Njesisë Kryesore

1. Asambleja e personelit akademik e Njësisë Kryesore përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i njësive kryesore.

2. Asambleja e personelit akademik e njësisë kryesore ka këto funksione: a. Miraton listën e anëtarëve të njësisë kryesore për në Senatin Akademik; b. Zgjedh anëtarët e komisioneve të përhershme e të posaçme të njësive të

institucionit dhe i përcjell për miratim në Senat. c. Miraton projekt rregulloret e njësive kryesore. d. Miraton në parim projekt marrëveshjet e njësisë kryesore me të tretët, të

cilat miratohen nga Senati Akademik dhe nënshkruhen nga Rektori. e. Propozon listën e periodikëve shkencorë si dhe titujt e librave që do të

blihen për bibliotekën e Akademisë. f. Mund të ushtrojë edhe kompetenca të tjera, me miratim të Senatit

Akademik.

Neni 19 Dekanati

Është organ kolegjial vendimmarrës i fakultetit/kolegjit, që drejtohet nga dekani/drejtori dhe përbëhet nga:

1. Dekani/Drejtori, 2. Përgjegjësit e departamenteve 3. Titullarët e grup lëndëve

Për veç sa parashikohet në ligj, ushtron edhe këto kompetenca. a. Dërgon projekt rregulloren e fakultetit/kolegjit për miratim në Senat. b. Miraton në parim marrëveshjet me të tretët, të cilat nënshkruhen nga

Dekani/Drejtori me autorizim të Rektorit. c. Miraton listën e periodikëve shkencorë si dhe titujt e librave për

bibliotekën e Akademisë. d. Merr në analizë aktivitetin e fakultetit/kolegjit dhe autoritetit të tij. e. Ushtron edhe kompetenca të tjera që përcaktohen në rregulloren e AS-së,

Fakultetit/Kolegjit, bazuar në specifikën e secilit. f. Dekanati në ushtrimin e kompetencave të tij, shprehet me vendime.

Neni 20 Njësia bazë (Departamenti)

1. Njësia bazë është përgjegjëse, për organizimin dhe realizimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fusha të caktuara të programeve të njësive kryesore. Objekti i mësimdhënies dhe i kërkimit të saj përfshin disa disiplina të caktuara dhe organizohet në grupe lëndësh.

2. Detyrat kryesore: a. Harton programet mësimore të fushës që përfshin njësia bazë. b. Ndjek realizimin e programit mësimor, si dhe drejtimet e zhvillimeve

perspektive të tij dhe i bën propozimet përkatëse Dekanatit. c. Propozon ose jep mendim për të gjitha projektet e programeve të

studimit e të kërkimit shkencor të AS-së, P.SH. dhe M.P.B. d. Veprimtaria e njësisë bazë bazohet në LAL, në Statut, Rregulloren e AS-

së dhe të njësisë kryesore.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

10

e. Përzgjedh kandidaturat për personelin pedagogjik të brendshëm e të jashtëm.

f. Shpërndan ngarkesën mësimore. g. Miraton materialet e ndryshme mësimore të fushës që mbulon, si

leksione, dispensa, tekste mësimore, materiale studimore. h. Vlerëson paraprakisht temat studimore e kërkimore dhe jep mendim për

dhënie të gradave shkencore të personelit akademik. i. I propozon Asamblesë së personelit akademik, hapjen, mbylljen apo

riorganizimin e programeve të studimeve.

Neni 21 Drejtuesi i njësisë bazë

1. Është autoriteti drejtues, ekzekutiv i fakultetit/kolegjit. Kandidati duhet të plotësojë këto kritere: a. Duhet të jetë nga radhët e Policisë së Shtetit me gradën minimale drejtues ose civil për departamentet e formimit të përgjitshëm. b. Të ketë minimalisht gradën shkencore ose titull akademik. c. Të ketë përvojë pedagogjike, mësimdhënëse e kërkimore.

2. Kandidati miratohet nga asamblea e personelit akademik të njësisë kryesore dhe studentët nëpërmjet procesit të votimit.

Kandidati fitues ka mandat 4 vjeçar me të drejtë përsëritje të një mandati tjetër dhe emërohet në detyrë nga Drejtori i Policisë së Shtetit. 3. Detyrat e kryesore: a. Është përgjegjës për të gjithë veprimtarinë që mbulon njësia bazë në

procesin e arsimimit dhe kërkimit shkencor. b. Ndjek hartimin dhe zbatimin e programeve mësimore; c. Evidenton aktivitetin shkencor të secilit anëtar të njësisë bazë. d. I paraqet Dekanatit për miratim programet mësimore; e. I propozon Drejtuesit të njësisë kryesore, organizimin e grupeve

mësimore dhe kërkimore; f. Organizon përzgjedhjen me konkurrim dhe i propozon Dekanit/Drejtorit

emërimin e anëtarëve të njësisë bazë të brendshëm e të jashtëm. g. Funksionet më të hollësishme të përgjegjësit të njësisë bazë, trajtohen në

rregulloren e brendshme të Akademisë.

Neni 22

Qendra Kërkimore Shkencore 1. Qendra Kërkimore Shkencore është përgjegjëse për hartimin, rishikimin

dhe dhënien e asistencës për politikat, doktrinat, manualet dhe rregulloret, e institucionit, MPB dhe të Policisë së Shtetit.

2. Detyrat kryesore: a. Harton, jep asistence dhe merr pjese ne hartimin e doktrinave të

manualeve dhe koncepteve të përdorimit të tyre. b. Bashkëpunon me të gjitha strukturat, objekti i punës i të cilave lidhet

me fushën e aktivitetit të saj. c. Pozita juridike e Drejtorit të qendrës, marrëdhëniet e saj me pedagogët,

me organet e tjera AS-së, si dhe me të tretët, përcaktohen në rregulloren e veçantë të saj.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

11

d. Kryen studime mbi përvojën kombëtare dhe të vendeve të tjera duke rekomanduar ndryshimet ne konceptet themelore të drejtimit të operacioneve policore.

e. Realizon dhe ndërhyn ne përmirësimin e manualeve, rregulloreve e përbashkëta, duke pasqyruar ne to mësimet e nxjerra.

f. Harton rregulloren e brendshme të veprimtarisë se Qendrës. g. Jep kontribut në mësimdhënie në përpunim dhe hartim dokumentacioni

për funksionimin e organeve të Akademisë. h. Drejton punën për realizimin e botimeve me një standard të lartë në

fushën e polcimit dhe sigurisë.

Neni 23 Njësia e vlerësimit të brendshëm të cilësisë

1. Ngritja, organizimi dhe veprimtaria e Njësisë së Vlerësimit, mbështetet në udhëzimet e APPAL, KA, MAS dhe detyrave e kritereve akademike të përcaktuara në urdhrin e Rektorit.

2. Njësia e vlerësimit të brendshëm dhe cilësisë është elementi kryesor qe ngrihet e vepron me urdhër të veçantë dhe ka këtë përbërje; drejtuesin, sekretarin dhe anëtarët.

3. Njësia e vlerësimit të brendshëm dhe cilësisë përbëhet nga 3-5 punonjës mësimor-shkencore të përzgjedhur nga specialistët më të mirë të fushave përkatëse. Njëri nga të cilët është përfaqësues nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, si dhe një përfaqësues nga studentët.

4. Objekti i veprimtarisë së Njësisë së vlerësimit të brendshëm dhe cilësisë është vlerësimi i efikasitetit të veprimtarisë mësimore-kërkimore, hartimi i Raporteve përfundimtare të Vlerësimit të brendshem të Cilësisë së çdo programi, që i percillet APPAL për akreditim.

5. Njësia e vlerësimit të brendshëm dhe cilësisë, funksionon në mënyrë të përhershme si një sistem i tërë nën drejtimin e Drejtorit të Planifikimit e Kontrollit.

Neni 24 Mbrojtësi i studentëve

Mbrojtësi i studentëve caktohet një prej pedagogëve të njësive kryesore, i cili zgjidhet nga Këshilli i studentëve të njësisë kryesore dhe miratohet nga dekani.

Mbrojtësi i studentëve ka mandat 4-vjeçar dhe ka për mision përçimin e çdo problemi të studentëve tek dekani, sipas kompetencës së tyre.

Nëse organi përkatës në njësinë kryesore nuk shprehet për këto probleme, mbrojtësi i studentëve i drejtohet Rektorit. Çdo student si verbalisht apo me shkrim, i identifikuar apo në mënyrë anonime, ka të drejtë të vërë në lëvizje mbrojtësin e studentëve, i cili detyrohet që të evidentojë në një regjistër, çdo shqetësim dhe zgjidhjen përkatëse që i është dhënë.

Në rast se Këshilli i Studentëve të Njësisë kryesore, konstaton se mbrojtësi i studentëve nuk zbaton si duhet detyrën e tij, i propozon Dekanit zëvendësimin e tij.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

12

Veç kësaj dispozite, janë të aplikueshme të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë veprimtaritë e orientimit dhe të kujdestarisë.

SEKSIONI 2 ORGANIZIMI ADMINISTRATIV

Neni 25

Bordi i Administrimit 1. Bordi i Administrimit planifikon, mbikqyr e kontrollon veprimtarinë e AS-së,

për problemet që lidhen me drejtimin administrativ, financiar, ekonomik dhe të pronave të saj.

2. Anëtarët e Bordit të Administrimit, miratohen nga Senati Akademik i AS, për një mandat 5 vjeçar.

3. Bordi i Administrimit përbëhet nga 7 anëtarë të punësuar me kohë të pjesshme me përfaqësues të zgjedhur nga AS. Në bazë të ligjit për arsimin e lartë, për institucionet që financohen mbi 50% nga buxheti i shtetit, në përbërje të tij do të jenë 3 anëtarë nga MAS, 1 anëtar nga MPB, 1 anëtar nga PSH dhe 2 anëtarë nga institucioni.

4. Mandati i anëtarit të Bordit merr fund kur; − jep dorëheqjen; − shkëput marrëdhëniet me AS; − mungon pa arsye në më shumë se 3 herë radhazi; − kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë; − shkel etikën profesionale akademike. a. Anëtari i Bordit të Administrimit është i papajtueshëm me detyrën e

anëtarit të Senatit të AS. b. Kryetari i Bordit të Administrimit zgjidhet nga vetë anëtarët e Bordit, në

mbledhjen e parë tëtij me 2/3 e votave.

Neni 26 Detyrat e Bordit të Administrimit

1. Detyrat kryesore të Bordit të Administrimit të AS-së janë: a) garanton qëndrueshmërinë financiare të AS-së dhe përmbushjen e misionit

të saj; b) me propozim të Senatit Akademik, miraton planin strategjik të zhvillimit të

AS-së dhe mbikëqyr zbatimin e tij; c) me propozim të Senatit Akademik, miraton buxhetin vjetor dhe atë

afatmesëm të AS-së dhe mbikëqyr zbatimin e tyre; d) me propozim të Senatit Akademik, miraton numrin e personelit në të gjitha

nivelet; e) vlerëson paraprakisht mbylljen dhe riorganizimin e AS-së, si dhe ndarjen

ose bashkimin e njësive përbërëse; f) jep mendim për project rregulloren e AS-së dhe miraton rregulloren

financiare të saj; g) përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron institucioni

nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit;

h) emëron dhe shkarkon administratorin e institucionit;

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

13

i) miraton paraprakisht statutin e AS-së, para se t’i përcillet Senatit Akademik;

j) miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të hartuar nga rektorati.

2. Në institucionet publike të arsimit të lartë vendimet e Bordit të Administrimit, për përcaktimin e bërë në shkronjën “i”, të pikës 1, të këtij neni, merren me jo më pak se tre të pestat e votave të anëtarëve.

Neni 27 Administratori i AS-së

1. Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të AS-së, ai është drejtuesi i administratës.

2. Administratori duhet të plotësojë këto kritere: a. Të ketë gradën policore drejtues. b. Të ketë arsimim juridik ose ekonomik me së paku “Master i shkencave”. c. të ketë eksperience pune së paku 5 vjet.

3. Ai zgjidhet me konkurs të hapur, sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i Administrimit. emërohet nga Drejtori i Policisë së Shtetit me propozim të Rektorit të AS-së. Për mangesi shkarkohet nga Bordi i Administrimit me 2/3 e votave të anëtarëve të tij.

4. Detyrat kryesore: a. Ndjek aktivitetin administrativ dhe financiar të institucionit, zbatimin e

buxhetit, mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimeve financiare, mbështetjen e procesit mësimor si dhe zbatimin e ligjshmërisë.

b. harton projektbuxhetin vjetor te AS-së, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të AS-së dhe në planin buxhetor afatmesëm të saj;

c. propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të cilat ia paraqet për miratim Bordit të Administrimit dhe mbikëqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre;

d. ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit të arsimit të lartë në strukturat e varësisë së tij;

e. zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik me karakter financiar dhe administrativ;

f. i paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të AS-së, në përfundim të vitit akademik;

g. bashkëpunon me strukturat dhe autoritetet e tjera financiare të PSH dhe MPB për çështje të financimit dhe administrimit të përditshëm;

h. Drejton dhe mbikqyr ruajtjen dhe sigurinë e institucionit të AS-së. i. Drejton punën për mbarëvajtjen e sistemeve dhe pajisjeve të IT. j. Organizon dhe drejton kryerjen e shërbimeve ndaj të tretëve në akademi k. Këshillon përgjegjësit e njësive strukturore në shkallë institucioni, në

lidhje me hartimin e projekt-fondeve, l. Ka të drejtë të ndjekë të gjitha çështjet gjyqësore në të cilat akademia

është palë nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

14

PJESA E DYTE ORGANIZIMI I STUDIMEVE

Neni 28

Format e studimit Studimet universitare organizohen në këto forma: − Studime me kohë të plotë; − Kualifikim për zhvillim karriere. − Trajnime për fusha specifike. Programet e studimeve në AS organizohen në cikle studimi dhe përfundojnë

me marrjen e diplomave ose çertifikatave përkatëse. Programet e studimeve në AS hartohen nga Departamentet, diskutohen në

Dekanat dhe paraqiten për miratim në Senat. Senati shpall publikisht programet e akredituara të studimeve që ofrojnë

njësitë kryesore të AS-së, para fillimit të aplikimeve për pranime.

Neni 29 Pranimet në AS-ë

1. Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Pranimi në programet e ciklit të dytë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë dhe plotësojnë kriteret e institucionit (Performanca, nota mesatare etj.).

3. Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.

Neni 30

Përmbajtja e arsimimit 1. Akademia e Sigurisë ofron programe të akredituara të studimeve për të tre

ciklet e studimit në fushën e policimit e të sigurisë me kohë të plotë për punonjësit e policisë.

2. Ajo ofron arsimim, për zhvillimin e karrierës për të gjithë pjesëtarët e PSH dhe të institucioneve të tjera të shtetit, si dhe realizon trajnime e seminare për probleme, sipas veçorisë se angazhimit dhe përgjegjësive, si për punonjësit e policisë dhe civilet.

3. Në Akademinë e Sigurisë zhvillohen të tre ciklet e studimit. (“Bachelor”, “Master Profesional”, “Master i Shkencave” dhe “Doktoraturë”).

Neni 31

Ciklet e studimit 1. Në Akademinë e Sigurisë zhvillohen të tre ciklet e studimit, në fushën e

policimit dhe Sigurisë. 2. Studimet për ciklin e parë dhe të dytë janë pjesë integrale e programeve të

karrierës për oficerët e lartë.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

15

3. Programet e studimit në AS ofrojnë studime për të tre ciklet respektivisht, “Bachelor”, “Master profesional“, ”Master i Shkencave“, “Master Ekzekutiv”, Studime specializuese afatgjata, “Doktoraturë”.

4. “Master Profesional” zhvillohet i integruar me programin e punonjësve të policisë për ecurinë në karrierë, ai realizohet me 60-90 kredite. “Master i shkencave” në fushën e sigurisë, realizohet me 120 kredite. Ai zhvillohet me kandidatët që kanë përfunduar ciklin e parë ”Bachelor” në fushën e Sigurisë dhe Hetimit, ose programe të konvertuar me këtë nivel studimi.

5. Në AS në ciklin e dytë të studimeve, marrin pjesë edhe studentët të cilët, zotërojnë diplomë me sistemin e vjetër, 2,3 vjeçar të fituar me studime brenda e jashtë vendit, sipas Ligjit te IAL.

Neni 32

Kohëzgjatja dhe Kurset e studimit 1. Në AS koha e studimeve është e kushtëzuar nga lloji i programit.

Kohëzgjatja dhe lloji i programit të karrierës përcaktohet me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme në përputhje me ligjin përkatës.

2. Programet e studimit janë në përshtatje me ligjin dhe kohë zgjatja e tyre është; − 180 kredite për “Bachelor” 3 vite akademike; − 60-90 kredite për “Masterin Profesional”, 1 vit akademik; − 120 kredite për “Master i Shkencave”, 2 vite akademike; − 60-120 kredite për “Master Ekzekutiv”, 1-2 vite akademike − Studime të doktoraturës, 3-5 vite akademike.

Neni 33

Diplomat dhe Çertifikatat që jepen në AS 1. Me përfundimin e studimeve në Akademinë e Sigurisë fitohet: a. Diplomë:

− “Bachelor”; − “Master profesional” në fushat e sigurisë dhe hetimit të krimit; − “Master i Shkencave” në fushën e sigurisë dhe hetimit; − “Master Ekzekutiv”në fushën e policimit dhe sigurisë; − Gradë shkencore “Doktor” në fushën e sigurisë dhe hetimit.

b. Çertifikatë: − Sipas llojit të kursit të përcaktuar në urdhrin e Ministrit të Punëve të

Brendshme.

Neni 34 Diploma suplement

4. Të gjitha diplomat e lëshuara nga AS për ciklin e parë të dytë e të tretë, shoqërohen me Suplementin e Diplomës i cili lëshohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe firmosen nga Dekani i fakultetit dhe Rektori i AS-së.

5. Përmbajtja dhe forma e suplementit përcaktohen në rregulloren e brendshme të AS-së dhe të njësive kryesore, në përputhje me aktet nënligjore përkatëse:

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

16

Neni 35 Njohja dhe ekuivalentimi i diplomave dhe i periudhave të studimeve

AS-ja ka autoritetin e njohjes dhe ekuivalentimit të programeve për ciklin e parë dhe të dytë të studimit, në aspektin e së drejtës së vazhdimit të studimeve. Në AS ekuivalentimi i studimeve si brenda e jashtë vendit bëhet nga njësitë kryesore. Në raste të veçanta, me urdhërt të Rektorit mund të ngrihen komiosne të veçanta për këtë qëllim. Procedurat kryesore të punës janë:

− Shqyrtimi i dosjeve të aplikantëve që kërkojnë vazhdimin e studimeve në Akademi ose zhvillimin e karrierës.

− Bashkëpunim me departamentet përkatëse sipas fushave të studimit, për të përcaktuar sasinë e krediteve të transferueshme për çdo fushë.

− Studimin e programeve të aplikantëve, modulet përkatëse dhe kohëzgjatja e arsimimit.

− Përpilimi i aktit përfundimtar të vendimit në bazë të të cilit del vendimi i ekuivalentimin i nënshkruar nga komisioni dhe drejtuesi i njësisë kryesore.

− Procedura me të detajuara parashikohen ne Rregulloren e Brendshme të Akademisë.

Neni 36

Vlerësimi moral për studentët Studentët që në përfundim të studimeve të plota, kanë të gjitha notat

dhjeta, fitojnë “Medalje të Artë” me çertifikatën përkatëse; ata që kanë jo më pak se 80% të notave dhjeta e pjesën tjetër nënta, fitojnë Çertifikatën “Student i Shkëlqyer”.

Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni; për studentët që fitojnë “Medalje të Artë” ose Çertifikatën “Student i Shkëlqyer”, ceremonia organizohet në shkallë Akademie dhe dorëzimi i diplomave bëhet personalisht nga personalitetet drejtuese të AS-së, të ftuarit e nderit, në prani të profesoratit, administratës dhe studentëve.

PJESA TRETE STUDENTI KRITERET DHE TË DREJTAT

Neni 37 Studenti

Studenti është kandidati që ka plotësuar kriteret e pranimit dhe përfshihet në aktin administrativ për kursin përkatës të studimit ose kualifikimit. Ai e gëzon këtë të drejtë përderisa për të nuk ka përcaktim tjetër.

Neni 38

Këshilli i Studentëve Studentët kanë të drejtë të organizohen në Këshilla studentore në nivel fakulteti, akademie si dhe në nivel kombëtar. Këshilli studentor është organizim i pavarur i studentëve, i cili nuk kryen veprimtari politike dhe ekonomike.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

17

Mënyra e krijimit, organizimit dhe funksionimit të tij përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të AS.

Neni 39 Ndjekja e studimeve

1. Në AS studimet ndiqen në sistemin me ose pa shkëputje nga puna. 2. Pranohen për të ndjekur studimet në kurset e karrierës në Akademi:

− Punonjesit e Policise me ose pa gradë policore, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin për gradat dhe karrierën në PSH dhe janë përzgjedhur nga komisioni i karrierës si kandidatë për të ndjekur kurset përkatëse.

− Punonjes policie nga vendet e tjerë që plotësojnë kriteret përkatëse, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe e shumëpalëshe të miratuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli i Ministrave.

3. Në kursin e studimeve të ciklit të dytë pranohen edhe civilë nga institucionet shtetërore dhe shoqëria civile, që zotërojnë një diplomë ekuivalente me këtë kurs, si dhe që janë në zotërim të një diplome universitare dhe plotësojnë këto kritere.

A. “Master profesional”: Të ketë mbaruar studimet ne AS ose të kenë se paku një diplomë universitare të nivelit “Bachelor” ne fushën e policimit dhe sigurisë ose të ekuivalentuar me të.

B. “Master i Shkencave”: Të ketë së paku një diplomë të nivelit “Bachelor” me rezultatet të mira, të plotësojnë kriteret ligjore të pranimit dhe të vlerësuar nga Komisioni përkatës. Në rastet kur kandidati ka diplomë jo të Policise e Sigurise pranimi mund te behet duke bere ekuivalentimin sipas Udhëzimit të MAS.

4. Në studimet e ciklit të tretë pranohen civilë nga institucionet shtetërore dhe shoqëria civile, të cilët kanë diplome ekuivalente me MSC.

A. “Master Ekzekutiv”: Të ketë së paku një diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave” ne fushën e policimit dhe sigurisë ose të ekuivalentuar me të, si dhe të plotësojë kriteret e miratuara nga AS.

Neni 40

Të drejtat dhe detyrimet e studentëve. 1. Kandidati e fiton të drejtën si student me fillimin e studimeve dhe e humbet

me marrjen e diplomës ose me përjashtimin nga Akademia në bazë të një akti administrativ.

2. Studentët janë të detyruar të njohin e zbatojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga planet mësimore, detyrimet që u ngarkon ky statut, rregulloret përkatëse të Akademisë, si dhe çdo akt ligjor a nënligjor për arsimimin e lartë.

3. Studentët kanë të drejtë të përdorin të gjitha instalimet dhe pajisjet e Akademisë për plotësimin e punës së tyre mësimore e shkencore sipas programeve e rregulloreve përkatëse; të përdorin bibliotekat dhe mjediset e tjera sportive e kulturore të saj.

4. Studentët kane të drejtë të përfaqësohen në të gjitha këshillat, duke përfshirë edhe Senatin Akademik të AS-së.

5. Studentët kanë të drejtë të pajisen me kartën e studentit.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

18

Neni 41 Dokumentacioni i procesit mësimor

Në AS mbahet: 1. Regjistri themeltar i studentëve, i cili është dokumenti që vërteton

regjistrimin e tij në AS. Çdo studenti me regjistrimin fillestar në një program studimi, i jepet një numër unik matrikullimi që e mban deri në marrjen e diplomës.

2. Regjistri i provimeve, i cili është dokumenti që vërteton rezultatet e arritura nga çdo student i regjistruar në AS, sipas programeve të studimit.

3. Regjistri i lëshimit të diplomave dhe çertifikatave, i cili është dokumenti që vërteton emetimin tyre nga AS, dhe tërheqjen e tyre nga secili student që ka përfunduar me sukses detyrimet akademike dhe detyrimet e tjera institucionale.

4. Regjistri plotësohet me shkrim dhe në formë elektronike, duke ruajtur renditjen numerike të programit të studimit dhe mbahen në ruajtje të përhershme.

PJESA E KATERT

PERSONELI I AKADEMISE SE SIGURISE

KREU I PERSONELI

Neni 42

Struktura e personelit të akademisë Personeli policor dhe civil përbëhet nga:

− Personeli akademik. − Personeli ndihmës akademik. − Personeli administrativ.

Neni 43

Përzgjedhja e personelit 1. Përzgjedhja e personelit akademik të brendshëm dhe të jashtëm të

kategorisë profesor/doktor/master shkencor, bëhet mbi bazën e dosjeve. Shqyrtimi i dosjeve dhe vlerësimi fillestar i kandidatëve bëhet nga departamenti dhe miratohet nga Senati Akademik.

2. Përzgjedhja e personelit administrativ - civil - specialistë të lartë, bëhet me konkurrim, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin e nëpunësit civil.

Neni 44 Kriteret e punësimit të personelit akademik

1. Personeli akademik duhet të plotësojë kriteret përkatëse të kualifikimit dhe eksperiencës në përputhje me funksionin. Ai mund të jetë me orientim mësimor dhe/ose kërkimor-shkencor. Personeli akademik në AS, sipas rolit dhe veprimtarisë që kryen, kategorizohet në:

a) profesorë; b) lektorë;

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

19

c) asistent-lektorë Personeli akademik mësimdhënës duhet të ketë, së paku gradën shkencore

master i shkencave me rezultate shumë të mira. Ai duhet të jetë një personalitet i kompletuar për fushën që mbulon si dhe i njohur në rrethin akademik me aftësi të spikatura mësimdhënëse, kërkimore e shkencore.

Anëtarët e personelit akademik që mbajnë titull akademik dhe lektor punësohet me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar, ndërsa asistent lector punësohen me kontratë me kohëzgjatje të caktuar.

Kriteret e veçanta përcaktohen sipas fushave në rregulloren e AS-së dhe rregulloret e departamenteve.

Neni 45

Punësimi i personelit akademik Kriteret e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë përcaktohen

nga njëstë bazë, bazuar në nevojat e këtyre të fundit, miratohen nga rektori. Emërimi i personelit të brendshëm policor dhe civil bëhet nga Drejtori i

Policisë së Shtetit, në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit dhe në përputhje me gradat e përcaktuara në strukturën organizative të AS-së, sipas kandidaturave të propozuara nga Rektori i AS-së.

Neni 46

Kohëzgjatja dhe Kontrata e Punës 1. Personeli akademik, i kategorisë “Profesor”, kohëzgjatja e punës

përcaktohet sipas kërkesave të nenit 47 të ligjit nr. 80-2015 “për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”.

2. Punonjësit civilë të stafit akademik të AS nënshkruajnë Kontratë Pune mbi bazën e Kodit të Punës në RSH dhe Ligjit të PSH

3. Kushtet e Kontratës së Punës, për personelin akademik civil dhe atë ndihmës, koha për të cilën ajo lidhet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me marrëdhëniet juridike të punës zgjidhen sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Neni 47

Personeli i jashtëm Aktivizimi i punonjësit të jashtëm mësimdhënës bëhet me kontratë për një

afat të caktuar. Kontrata e cila nënshkruhet nga Drejtori i Akademisë, duhet të përmbajë të gjitha elementët e parashikuara me ligj.

Neni 48

Ngarkesa mësimore Punonjësit e brendshëm mësimorë e shkencorë duhet të shërbejnë, duke qënë të zënë me punë, të paktën deri në kufirin minimal të normës vjetore të përcaktuar në udhëzimet përkatëse të MAS. Kjo normë, për çdo kategori punonjësi mësimor, rastet e lejimit të uljes së saj, elementët përbërës të saj, si dhe konvertimi i elementëve përkatës, përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Punonjësve të brendshëm mësimor e shkencorë u njihet e drejta e pagesës për orët e realizuara mbi normë, si edhe për rastet e tjera të parashikuara sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

20

Neni 49

Kualifikimi 1. Punonjësit mësimorë-shkencorë kanë detyrim Kualifikimin shkencor në fushën që mbulojnë si dhe të drejtën për kualifikim, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara ligjore. 2. Punonjësit mësimorë e shkencorë kanë të drejtën të kryejnë studime, shkolla universitare, kurse kualifikimi e specializimi, në interes të zhvillimeve shkencore e akademike të AS-së.

Neni 50

Koha e punës dhe e pushimit. Koha e punës dhe e pushimit të punonjësve të AS është sipas përcaktimeve

në Rregulloren e Brendshme të Policisë së Shtetit dhe VKM. Per stafin akademik civil këto të drejta janë ekuivalente me VKM për IAL

publike në RSH.

Kreu II FINANCIMI DHE VULA ZYRTARE

Neni 51

Financimi dhe të ardhurat e tjera 1. Akademia e Sigurisë është Institucion buxhetor dhe financohet nga shteti. 2. Buxheti i saj është zë më vetë, në zërin për arsimin dhe shkencën në

buxhetin e Policisë së Shtetit. 3. Fondet për kërkimin shkencor janë zë më vetë i buxhetit të AS-së dhe

administrohen nga Drejtori i Akademisë në përputhje me legjislacionin ne fuqi.

4. AS, ka të drejtë të krijojë e perdore të ardhura nga veprimtaritë kryesore e dytësore dhe nga bashkëveprimi me të tretët, vendas ose të huaj, në interes të veprimtarisë mësimore shkencore.

Neni 52 Auditimi i brendshem dhe i jashtem

1. Kontrolli dhe auditimi i brendshëm/i jashtëm në AS e njësitë përbërëse të saj, realizohen në bazë të rregullave e procedurave të auditimit të institucionit ku ajo bën pjesë DPSH, me auditues të përzgjedhur nga MPB.

Neni 53

Vula zyrtare dhe stema. 1. Akademia e Sigurisë ka vulën zyrtare, sipas modelit të miratuar nga

Këshilli i Ministrave. Vula ka diametrin 30 mm me stemën shtetërore në qendër sipas Lidhjes 2 bashkëngjitur këtij Statuti.

2. Vula e institucionit është vulë e “njomë” dhe e “thatë” 3. Akademia e Sigurisë ka për simbol të saj, stemën e paraqitur në lidhjen 3

bashkangjitur këtij Statuti.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

21

4. Të gjithë kurset e studimit, mund të pajisen me simbole përkatëse ne përputhje të plotë me kriteret e aktet ligjore e nënligjore duke ruajtur identitetin dhe origjinalitetin e tyre.

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 54

Detyrimet e strukturave Të gjitha strukturat ne AS, në pajtim të plotë me ketë Statut, hartojnë

rregulloret, bëjnë përshkrimin e vendeve të punës, normojnë dhe standardizojnë veprimtarinë e brendshme ne institucion.

Neni 55 Efekti veprues

Statuti hyn ne fuqi me miratimin nga Ministri i Arsimit dhe i Sporteve dhe Ministri të Punëve të Brendshme, ne përputhje me afatin kohor të përcaktuar ne nenin 39 pika 2 të LAL të RSH.

Neni 56 Autoriteti i miratimit

Ky Statut është miratuar me Urdhër Nr.490, datë 21.09.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, u rishikua pas ndryshimeve të Ligjit për Arsimin e Lartë e Kërkimin Shkencor në RSH, miratimit të ndryshimeve strukturore të AS-së nga MPB me Urdhër Nr. 491 dtatë 05.09 2016 dhe Urdhërit të Ministrit të Arsimit Nr.180 datë 15.04.2016.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

STRUKTURA E AKADEMISE SE SEGURISESTRUKTURA E AKADEMISE SE SEGURISE

Lidhja 1

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

23

Lidhja 2

EMBLEMA, FLAMURI DHE VULA ZYRTARE E AKADEMISË SË SIGURISË

Stema e Akademisë së Sigurisë është e përbërë nga një formë distinktivi e cila rrethon gjithë elementët e tjerë. Në brendësi qëndrojnë dy kordonë të gërshetuar që simbolizojnë kordonët e uniformës policore; një penë dhe një libër që simbolizojnë dijen dhe japin idenë e një shqiponje dykrenore, simboli ynë kombëtar. I. Të dhëna teknike 1. Shkrimi brenda stemës: “Akademia e Sigurisë”: Lloji i germës: Franklin Gothic Heavy Ngjyra: E bardhë Kodi i ngjyrës: C:0, M:0, Y:0, K:0; / RGB # FFFFFF) 2. Shkrimi brenda stemës: Germa “A” dhe germa “S” Lloji i germës: Old English Text MT Ngjyra: Blu Kodi i ngjyrës: C:100, M:100, Y:36, K:35; / RGB # 201C50) 3. Shkrimi brenda stemës: “1971”: Lloji i germës: Footlight MT Light. Ngjyra: E bardhë Kodi i ngjyrës: C:0, M:0, Y:0, K:0; / RGB # FFFFFF) II. Ngjyrat e elementëve grafikë të stemës së Akademisë së Sigurisë 4. Shiriti anësor rrethues, në formë shqyti ose distinktivi policie: Ngjyra: E bardhë Kodi i ngjyrës: C:0, M:0, Y:0, K:0; / RGB # FFFFFF) 5. Kordonët e gërshetuar brenda stems: Ngjyra: E bardhë Kodi i ngjyrës: C:0, M:0, Y:0, K:0; / RGB # FFFFFF) 6. Elementët e brendshëm të stemës: pena dhe libri në formë shqiponje: Ngjyra: E bardhë Kodi i ngjyrës: C:0, M:0, Y:0, K:0; / RGB # FFFFFF) 7. Sfondi i stems: Ngjyra: Blu Kodi i ngjyrës: C:100, M:100, Y:36, K:35; / RGB # 201C50)

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

24

FLAMURI I AKADEMISË SË SIGURISË

Flamuri i Akademisë së Sigurisë ka përmasë 1 m X 1.4 m dhe është me cohë mëndafshi dhe me kordon anësor prej 6 cm. Simboli i tij përbëhet nga një formë distinktivi e cila rrethon gjithë elementët e tjerë. Flamuri i AS-së ka si simbol qendror stemën e AS dhe anash disa elemente të tjera heraldike: Stema e Akademisë së Sigurisë është e përbërë nga një formë distinktivi e cila rrethon gjithë elementët e tjerë; në brendësi qëndrojnë dy kordonë të gërshetuar që simbolizojnë kordonët e uniformës policore; një penë dhe një libër që simbolizojnë dijen dhe japin idenë e një shqiponje dykrenore, simboli ynë kombëtar. Përveç simboleve që janë edhe në stemën e AS-së, në flamur gjenden edhe elementë të tjerë: pendët e zeza (detaj nga simboli kombëtar i shqiponjës); dy kordonë të gërshetuar që simbolizojnë kordonët e uniformës policore dhe kurora e fitimtarit që rrethon gjithë simbolin qendror. Kjo kurorë është me gjethe dafinash, - simbol i fitimtarit. I. Të dhëna teknike për shkrimet 1. Shkrimi brenda stemës: “Akademia e Sigurisë”: Lloji i germës: Footlight MT Light Ngjyra: E artë 2. Shkrimi brenda stemës: Germa “A” dhe germa “S”: Lloji i germës: Old English Text MT. Ngjyra: Blu Kodi i ngjyrës: C:100, M:100, Y:36, K:38; / RGB # 1E194C 3. Shkrimi brenda stemës: “1971”: Lloji i germës: Footlight MT Light. Ngjyra: E artë II. Ngjyrat e elementëve grafikë të flamurit të Akademisë së Sigurisë

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPERISË MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME ... · 1 republika e shqiperisË ministria e punËve tË brendshme policia e shtetit akademia e sigurisË projekt statuti

25

4. Sfondi i Flamurit: Ngjyra: E kaltër Kodi i ngjyrës: C:69, M:36, Y:5, K:0; / RGB # 518CC1 5. Shiriti anësor rrethues, në formë shqyti ose distinktivi policie: Ngjyra: E kuqe Kodi i ngjyrës: C:13, M:100, Y:98, K:3; / RGB # CE2028 6. Sfondi i Stemës: Ngjyra: Blu Kodi i ngjyrës: C:100, M:100, Y:36, K:38; / RGB # 1E194C 7. Kordonët e gërshetuar brenda stems: Ngjyra: E artë 8. Elementët e brendshëm të stemës: pena dhe libri në formë shqiponje: Ngjyra: E artë 9. Kordonët anash stemës, nga ana e jashtme: Ngjyra: Blu Kodi i ngjyrës: C:100, M:100, Y:36, K:38; / RGB # 1E194C 10. Kurora me gjethe dafine, nga ana e jashtme e stems: Ngjyra: E kaltër Kodi i ngjyrës: C:95, M:53, Y:4, K:0; / RGB # 006FB3 11. Puplat e zeza poshtë stems: Ngjyra: E zezë Kodi i ngjyrës: C:0, M:0, Y:0, K:95; / RGB # 333133.

Modeli i vulës zyrtare të Akademisë së Sigurisë