32
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti i Mjekësisë Departamenti i Stomatologjisë Punim Seminarik Lënda : Sëmundjet e dhëmbit (Pjesa Klinike) Tema: Morfologjia e brendshme e kanaleve të rrënjës së dhëmbit Punoi : Getoar B. Beqiraj Mentori : Prof Dr Veton Hoxha

Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fakulteti i Mjekësisë

Departamenti i Stomatologjisë

Punim Seminarik

Lënda : Sëmundjet e dhëmbit (Pjesa Klinike)

Tema: Morfologjia e brendshme e kanaleve të rrënjës së dhëmbit

Punoi : Getoar B. Beqiraj

Mentori : Prof Dr Veton Hoxha

Nëntor 2015 , Prishtinë

Page 2: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Morfologjia e brendshme e kanaleve të rrënjës së dhembitFjala morfologji rrjedh nga fjala greke morphè që në gjuhën shqipe do të thotë ‘formë’ dhe fjalës -ologji që ka kuptimin ‘studim’.

Gjithashtu edhe në stomatologji ka shumë rëndësi studimi i formës së dhëmbit.

Për një terapi të suksesshme endodontike kërkohët njohuri e plotë e anatomisë së dhëmbit dhe e morfologjisë së kanaleve të rrënjeve e cila mund të jetë mjaftë e ndryshueshme në kufinjë te normles.

Gjatë punës praktike dhe studimeve të shumta që janë bërë sa i perket morfologjisë së kanaleve të dhëmbit është parë një variabilitet sa i perket numrit të kanaleve.

Duke u nisur nga kjo që të kemi punën më të lehtë dhe më të shpejtë janë krijuar disa sisteme të kanaleve të rrënjeve të dhëmbeve.

Njëri prej tyre është klasifikimi i morfologjisë së kanaleve të rrënjëve sipas Weine-it te cilin e hartoi në vitin 1969.

Weine është bazuar në tre faktorë:

Në numrin e hyrjeve te kanaleve Në numrin e kanaleve Në numrin e foramen apikal

2

Page 3: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Tipi I :

Një hyrje e kanalit Një kanal Një foramen apikal

Tipi II :

Dy hyrje të kanaleve Dy kanale Një foramen apikal

Tipi III :

Dy hyrje të kanaleve Dy kanale Dy foramen apikal

Tipi IV :

Një hyrje e kanaleve Dy kanale Dy foramen apikal

Mirëpo për shkakë se ky klasifikim është i përgjithshem dhe jo specifik andaj edhe perdorim i tij është i vogël.

Pastaj më vonë edhe Pineda , Kuttler dhe Vertucci hartuan një sistem për klasifikimin e anatomisë së kanaleve të dhëmbit(1984).

Vertucci ka ndarë sistemin e kanaleve të rrënjeve të dhembit në tetë (VIII) tipe që është më praktike se sa sistemi sipas Weine-it që është me katër (IV) tipe.

Vertucci ka gjetur lidhëshmëri mes afërsisë së hyrjeve të kanaleve nese kanalet do të bashkohen apo do të mbesin si kanale të veçanta.Nese largësia e hyrjeve të kanaleve është më e madhe se 3mm atëherë gjasat janë shumë më të mëdha qe kanali të mbetet i ndarë (i veçuar) gjatë gjithë gjatësisë se tij.Në të kunderten nese afërsia e hyrjeve të kanaleve është më e vogel se 3mm ka tendenca që kanalet të bashkohen mes veti.

3

Page 4: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Tipi I:Një kanal në të gjithë gjatësinë (formacioni 1).

Tipi II:Fillon me dy kanale të cilët bashkohen në apex1 duke formuar një kanal(2-1).

Tipi III:Fillon me një kanal pastaj ndahen në dy dhe afer foramen apicale2 bashkohen përseri për të formuar një kanal (1-2-1).

Tipi IV:Dy kanale gjatë gjithë gjatësise së rrënjës (2).

Tipi V:Fillon me një kanal deri te apexi i rrënjës pastaj ndahen në dy kanale të veçanta pranë foramen apicale (1-2).

Tipi VI:Fillon me dy kanale pastaj ato dy kanale bashkohen në mes për te formuar një kanal deri ne apex dhe pastaj përsëri ndahen dy kanale të veçanta para hyrjes se formane apicale (2-1-2).

Tipi VII:Fillon si kanal i vetëm deri të 1/3 e mesme e rrënjës pastaj ndahet në dy kanale të veçanta pas një distance bashkohen në një kanal dhe përsëri ndahen në dy kanale pranë apex-it (1-2-1-2).

Tipi VIII:Tri kanale gjatë gjithë gjatësisë se rrënjës (3).

1Pjesa e poshtme e rrënjës.2 Vrima e kanalit të rrënjës nëpër të cilën hyjnë vazat e gjakut dhe nervat e dhëmbit përkatës.

4

Page 5: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Klasifikimi sipas Vertucci-it është ai më i perdoruri,mirëpo sipas autoreve Sert dhe Bayirli janë edhe 15 kanale të reja shtesë që ende nuk janë klasifikuar.

Të gjitha tipet e kanaleve per dhëmbët në veçanti do të pershkruhen në bazë të klasifikimit sipas Vertucci-it.

5

Page 6: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

DHËMBI PRERËS I PARË I NOFULLËS SË SIPËRME

(Dens Incisivus primus, S. Medialis Superior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmbit prerës të parë të nofullës së siprme është 23,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 10,5 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 13 mm.

Dhoma pulpare e incizivit qendror është më e gjerë në drejtim mezio-distal.

Në kurorë të dhëmbit dhoma pulpare është në formë të trekëndëshit,kurse në qafë të dhëmbit ajo është ovale.

Sipas numrit më të madh të studimeve incizivi qendror është dhëmb një rrënjësh me një kanal.Mirëpo ka edhe raste të rralla me më shume se një rrënjë apo me më shumë se një kanal. (1/1)

6

Page 7: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

DHËMBI PRERËS I DYTË I NOFULLËS SË SIPËRME

(Dens incisivus secundus, S. Lateralis Superior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmbit prerës të dytë të nofullës së siprme është 22 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 9 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 13 mm.

Rrënja e incizivit lateral është e hollë dhe e shtypur në drejtim mezio-distal.

E treta apikale e rrënjës ka inklinim apikal.

Studimet anatomike edhe te incizivi lateral i sipërme treguan se është dhëmbë një rrënjësh me një kanal.Variacionet janë të pakta dhe të rralla ku dhëmbi përkatës mund të ketë dy rrënjë të cilat shumicen e rasteve janë si pasojë e çrregullimeve të formës së dhëmbit fusionit përkatësisht geminacionit. (1/1)

7

Page 8: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

KANINI I NOFULLËS SË SIPËRME

(Dens caninus superior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e kaninit të nofullës së siprme është 27 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 10 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 17 mm.

Rrënja është më e gjerë në drejtim anterio-posterior (vestibulo-oral) dhe është rrënja më e gjatë në harkun dentar.

Është dhëmbë një rrënjësh me një kanal.

Rrënja ka lakim distal e sidomos e treta apikale.Rastet janë të rralla kur kanini i nofulles së siperme është me dy rrënjë.

Një rrënjë një kanal.

8

Page 9: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

PARADHËMBALLA E PARË E SIPËRME

(Dens praemolaris primus superior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e paradhëmballës se parë të nofullës së siprme është 22,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 8,5 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 14 mm.

Dhoma pulpare e përcjell konfiguracionin e kurorës,ndersa brirët e dhomës pulpare përcjellin formën e tuberkulave.

Paramolari i parë i sipërm në shumicën e rasteve ka dy rrënjë,një bukale dhe një palatinale,ato janë të ndara midis tyre në të treten apikale.

9

Page 10: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Rastet kur dhëmbi perkatës është një rrënjësh janë të shpeshta e cila ka formën e rrënjës se kaninit.

Paramolari i parë i sipërm mund ti ketë edhe tri rrënjë (një bukale dhe dy palatinale).

Shihet një lidhëshmëri mes races dhe numrit të rrënjëve.

Paramolari i parë i sipërm në shumicen e rasteve (75% të rasteve) ka dy kanale edhe në rastet kur dhëmbi është një rrënjësh.

Rastet kur dhëmbi përkatës është me një kanal janë më të shpeshta ne popullaten Aziatike.

Sipas studimit të gjithë paramolaret e parë të sipërm tre-rrënjësh kanë nga një kanal për secilën rrënjë.

Në bazë të perqindjes më të madhe dhëmbi ka dy rrënjë me dy kanale (2/2),në popullatën jo aziatike.

10

Page 11: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

PARADHËMBALLA E DYTË E SIPËRME

(Dens praemolaris secundus superior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e paradhëmballës se dytë të nofullës së siprme është 22,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 8,5 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 14 mm.

Lakimi distal i pjesës apikale të rrënjës,ndeshet shpesh dhe ai dëshmon për shenjë dalluese të drejtë të rrënjës.

Në prerje horizontale rrënja ka formë ovale.

Dhoma pulpare ndjek formën e kurorës dhe është më e gjerë ne drejtim buko-palatinal.

Në shumicen e rasteve dhëmbi është një rrënjësh (90% të rasteve).

11

Page 12: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Rastet kur paramolari i dytë i sipërm është dy rrënjësh janë më të rralla (8% të rasteve) edhe më të rralla janë rastet kur dhëmbi perkatës është tri-rrënjësh (0.2%).

Sa i përket sistemit të kanaleve paramolari i dytë i nofullës së siperme në 50% të rasteve ka një kanal mirëpo edhe një perqindje të madhe zëjnë rastet kur dhëmbi perkatës ka dy kanale (46.5% të rasteve) dhe me tri kanale diqka më rralle (1,2% të rasteve).

Kur dhëmbi ka dy rrënjë,dy janë edhe kanalet (një kanal palatinal dhe një kanal bukal).

Në bazë të perqindjes më të madhe dhëmbi ka një rrënjë me një kanal (1/1).

DHËMBALLA E PARË E SIPËRME

12

Page 13: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

(Dens molaris primus superior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmballës së parë të nofullës së siprme është 20,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 7,5 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 13 mm.

Dhoma pulpare në drejtim mezio-distal është më e ngushtë,kurse në qafe të dhëmbit ka gjerësi më të madhe dhe ka formën e kurorës.

Molari i parë i sipërm ka tri rrënjë në shumicen e rasteve (96% të rasteve) ,ndersa dhëmbin perkatës dy rrënjësh e hasim në raste te anamolisë se formës perkatësisht fusionit.

Rrënjët e molarit të parë të sipërm jane : dy bukale dhe një rrënjë palatinale,rrënja buko-meziale dhe buko-distale janë më të holla ,më të shkurta dhe më të lakuara.

13

Page 14: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Rrënja palatinale është më e gjatë,më masive dhe në prerje horizontale ka formën e rrumbullakët.

Rrënja mezio-bukale në shumicen e rasteve ( 57% ) permbanë dy apo më shumë kanale.

Varicone më të pakta janë verejtur në rrënjën disto-bukale dhe atë palatinale,ku në 98% të rasteve rrënja disto-bukale ka një kanal dhe ajo palatinale në 99% të rasteve ka një kanal.

Nese e llogaritim në perqindjen më të madhe dhëmbi ka 3 rrënjë e 4 kanale (3/4).

DHËMBALLA E DYTË E SIPËRME

(Dens molaris secundus superior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmballës së dytë të nofullës së siprme është 19 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 7 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 12 mm.

Dhoma pulpare percjell konfiguracionin e kurorës së dhëmbit,dhe ka karakteristikat morfologjike identike me dhomën pulpare të molarit të parë.

Numri i brinjëve është poashtu në raport me numrin e tuberkulave.

14

Page 15: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Molari i dytë i sipërm në 88% të rasteve ka tri rrënjë(dy bukale dhe një palatinale) dhe kanë ngjajshmëri me rrënjët e molarit të parë perveq se te molari i dytë rrënjët janë më afër njera-tjetres dhe kanë tendecë te një bashkimi midis tyre.

Sa i përket numrit të kanaleve ne shumicen e rasteve dhëmbi perkatës ka tri kanale.Variabilitet me i madh vrehet te rrenja mesio-bukale e cila ne 52% të rasteve ka një kanal dhe në 47% të rasteve dy kanale.

Në bazë të perqindjes më të madhe dhëmbi ka tri rrënjë e tri kanale (3/3).

15

Page 16: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

DHËMBI PRERËS I PARË I NOFULLËS SË POSHTME

(Dens Incisivus primus, S. Medialis Inferior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmbit prerës të parë të nofullës së poshtme është 21,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 9 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 12,5 mm.Dhoma pulpare ka formën e kurorës dhe është më e gjerë në drejtim mezio-distal.

Nga studimi i bërë dhëmbi perkatës në 100% të rasteve ka rezultuar të jetë dhëmb një-rrënjësh.

Në 77 % të rasteve ka një kanal , ndersa në 22% të rasteve ka dy kanale.(1/1)

16

Page 17: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

DHËMBI PRERËS I DYTË I NOFULLËS SË POSHTME

(Dens incisivus secundus, S. Lateralis Inferior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmbit prerës të dytë të nofullës së poshtme është 23,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 9,5 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 14 mm.

Dhoma pulpare ndjek formen e kurorës së dhëmbit.

Në 100% të rasteve sipas studimit është dhëmbë një rrënjësh.

Incizi lateral i poshtëm në 71% të rasteve ka një kanal,ne 28% të rasteve ka dy kanale.(1/1)

17

Page 18: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

KANINI I NOFULLËS SË POSHTME

(Dens caninus inferior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e kaninit të nofullës së poshtme është 27 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 11 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 16 mm.

Dhoma pulpare percjell formën e kurorës së dhëmbit dhe është më e gjerë në drejtimin labio-lingual e sidomos në qafë të dhëmbit.

Kanini i nofullës së poshtme në 94% të rasteve ka një rrënjë.

Në 89% të rasteve ka një kana.(1/1)

18

Page 19: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

PARADHËMBALLA E PARË E POSHTME

(Dens praemolaris primus inferior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e paradhëmballës se parë të nofullës së siprme është 22,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 8,5 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 14 mm.

Dhoma pulpare percjelle formën e kurorës,është më e gjerë në drejtimin buko-lingual.

Në 97% të rasteve është dhëmb një rrënjësh.

Sa i përket numrit të kanaleve në 75% të rasteve ka një kanal.(1/1)

19

Page 20: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

PARADHËMBALLA E DYTË E POSHTME

(Dens praemolaris secundus inferior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e paradhëmballës se dytë të nofullës së poshtme është 22,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 8 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 14,5 mm.

Dhoma pulpare përcjell formën e kurorës ,është më e gjerë në drejtimin buko-lingual.

Në 99% të rasteve është dhëmb një rrënjësh.

Në 91% të rasteve është dhëmb me një kanal (1/1).

20

Page 21: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

DHËMBALLA E PARË E POSHTME

(Dens molaris primus inferior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmballës së parë të nofullës së poshtme është 21,5 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 7,5 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 14 mm.

Dhoma pulpare rëndom ka formën e kurorës,është më e gjerë në drejtimin mezio-distal.

Është dhëmbi tipik dy rrënjësh(një meziale dhe një distale) me inklinim disto-lingual.

Rrënja meziale është më e gjerë në drejtim buko-lingual (2/3).

21

Page 22: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Vërehet një variabilitet më i madh të popullata aziatike,ku janë të shpeshta rastet kur dhëmbi është tri-rrënjësh e cila njihet si “Radix entomolaris” ku rrënja e tretë është e vendosur në anën linguale të dy rrënjeve tjera perkatësisht është rrënjë disto-linguale.Rastet kur rrënja e tretë është e vendosur disto-bukal njihet edhe si term radix paramolaris.

Molari i parë i poshtëm zakonisht ka tri kanale(dy meziale dhe një distale).Kanali distal është diqka me i madh se dy mezialet.Kanalet meziale mund të kenë dalje të perbashkët apo të veçuar(më shpesh) ne foramina apikale.

Kur dhëmbi është tri rrënjësh në shumicen e rasteve kemi kater kanale(dy rrënja meziale,një kanal rrënja disto bukale dhe një kanal rrënja disto linguale).

22

Page 23: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

DHËMBALLA E DYTË E POSHTME

(Dens molaris secundus inferior)

Gjatësia e përgjithshme mesatare e dhëmballës së dytë të nofullës së poshtme është 20 mm më një gjatësi mesatare te kurorës prej 7 mm dhe një gjatësi mesatare të rrënjës prej 13 mm.

Edhe te ky dhëmb dhoma pulpare percjelle formen e kurorës.

Në 76% të rasteve është dhëmb dy rrënjësh,ka edhe raste kur dhëmbi është tri rrënjësh e cila njihet si radix entomolaris kur rrënja e tretë është e vendosur në pozitë disto-linguale,kjo verehet qe ndodh diqka ma shpesh te popullata aziatike.

23

Page 24: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

Molari i dytë i poshtëm ne shumicen e rasteve ka tri kanale ( dy kanale të rrënjës meziale dhe nje kanal per rrënjën distale). (2/3).

24

Page 25: Morfologjia e brendshme e kanleve te dhembit

REFERENCAT :

J.Ingle , L.Bakland , J.C Baumgartner – “Ingle’s Endodontics, 6th Edition” 2008

J.Fuller , G.Denehy , T.Schulein–“Concise Dental Anatomy and Morphology,4th Edition” 2001

S.Karahoda – “Morfologjia dentare” 1999

juniordentist.com

25