1144
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 525 (00-2013-2044) 01.10.2013......Shoqëria “Shqiponja M” shpk në mungesë kundër Universiteti i Tiranës Rektorati 10 526 (00-2013-2045) 01.10.2013......Viktor Kasimati, Namik Kasimati kundër Xhaferr Lami.........................15 527 (00-2013-2564) 01.10.2013......Elsa Kovaçi kundër Feti Mezani 21 528 (00-2013-2472) 01.10.2013......Engjëll Shabani, Enver Kovaçi, Safet Dosti, Afrim Gazheli, Lace Metushkllari, Mersin Braja, Hekuran Blaçeri, Haki Tomai, Gëzim Beqari, Adem Pallacveshi, Artan Shehu, Fatmir Balla, Bedri Pushaj, Sokol Rama, Refik Mezini, Agron Pollozi, Fatbardh Baruti, Besnik Haxhiaj, Shkëlqim Cakao, Vasil Kristani, Piro Hoxha, Kudret Mullaymeri, Benard Selami, Fuat Fuga, Sulejman Tushi, Theodhor Thanasi, Antoneta Shabani, Arian Lupa, Arben Saliko, Anila Saliko, Ferdinand Hysi, Maksiom Kosta, Engjëll Duro, Kostandin Kona, Adriana Haxhia, Valbona Selimaj, Hatixhe Basha në mungesë kundër Ministria 1

REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/civile_penale_tetor_1_1321.docx · Web viewe Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në mungesë25 529 (00-2013-2579)01.10.2013Ministria

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

525 (00-2013-2044)01.10.2013Shoqëria “Shqiponja M” shpk në mungesë kundër

Universiteti i Tiranës Rektorati10

526 (00-2013-2045)01.10.2013Viktor Kasimati, Namik Kasimati kundër

Xhaferr Lami15

527 (00-2013-2564)01.10.2013Elsa Kovaçi kundër Feti Mezani21

528 (00-2013-2472)01.10.2013Engjëll Shabani, Enver Kovaçi, Safet Dosti,

Afrim Gazheli, Lace Metushkllari, Mersin Braja,

Hekuran Blaçeri, Haki Tomai, Gëzim Beqari,

Adem Pallacveshi, Artan Shehu, Fatmir Balla,

Bedri Pushaj, Sokol Rama, Refik Mezini,

Agron Pollozi, Fatbardh Baruti, Besnik Haxhiaj,

Shkëlqim Cakao, Vasil Kristani, Piro Hoxha,

Kudret Mullaymeri, Benard Selami, Fuat Fuga,

Sulejman Tushi, Theodhor Thanasi, Antoneta Shabani,

Arian Lupa, Arben Saliko, Anila Saliko,

Ferdinand Hysi, Maksiom Kosta, Engjëll Duro,

Kostandin Kona, Adriana Haxhia, Valbona Selimaj,

Hatixhe Basha në mungesë kundër Ministria

e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në mungesë25

529 (00-2013-2579)01.10.2013Ministria e Arsimit dhe Shkencës kundër

Shtëpia Botuese "DITA 2000" shpk31

530 (00-2013-2451)01.10.2013Ankues: Abaz Kuka, Hasan Kuka, Nezir Kuka,

Behar Kuka, Zija Allamani, Afrim Sata, Kadri Sata,

Tofik Fizmani, Fejzi Patlli, Sadik Patlli, Kapllan Patlli,

Xhelal Keçi, në mungesë, Veri Kuka41

531 (00-2013-2188)03.10.2013Shoqëria “Top Start” Sha Tiranë kundër Njësia e

Tatimpaguesve të Mëdhenj pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Tatimeve Tiranë në mungesë47

532 (00-2013-2186)03.10.2013Altin Kokoshi kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,

Nakije Ilia në mungesë, Rifat Lalo, Ikbale Kokoshi,

Vili Minarolli, Qazim Kokoshi, Flladi Peçini,

Artan Kokoshi, Meshtane Telezi, Hasim Kokoshi,

Zybajde Kokoshi, Dejvi Minarolli52

533 (00-2013-2190)03.10.2013Musa Elezi kundër Shoqëria Tregtare “Gjallica” Shpk

në administrim, në mungesë59

534 (00-2013-2194)03.10.2013Rrahman Sulejmanaj kundër Mihallaq Vera, Zyra e

Përmbarimit Tiranë në mungesë, Venigjar Begaj64

535 (00-2013-2192)03.10.2013Pranvera Cibaj kundër Banka e Shqipërisë70

536 (00-2013-2169)03.10.2013Bashkimi i Operatorëve "DAISY& ETM" kundër

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korçë76

537 (00-2013-2162)03.10.2013Shoqëria “Transoilgroup” sh.a. kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Tiranë, Drejtoria e Apelimit

Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Tiranë80

538 (00-2013-2202)03.10.2013Lejla Hafizi, Servete Kalaja, Erli Shehu,

Afërdita Shehu, Sulejman Shehu, Agron Shehu,

Elida Shehu (Trashëgimtarët ligjorë të së ndjerës

Sulltane Shehu) kundër Mustafa Sheshori në mungesë,

A.V.K.K.K.P. Tiranë në mungesë, Trashëgimtarët e të

ndjerit Xhemali Sheshori: Hamit Sheshori,

Murat Sheshori, Qazim Sheshori, Osman Sheshori

në mungesë86

539 (00-2013-2245)03.10.2013Vath Shurdhi në mungesë kundër

Shoqëria “Volalba” shpk në mungesë94

540 (00-2013-2246)03.10.2013Feim Agolli në mungesë kundër Elijon Shaholli,

Dhurata Shaholli, në mungesë98

541 (00-2013-2247) 03.10.2013Eduart Balla në mungesë kundër Esmeralda Balla

në mungesë104

542 (00-2013-2341)03.10.2013Betonplus Comany sh.p.k. në mungesë kundër

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër111

543 (00-2013-2179)03.10.2013Albert Çelaj, Gjek Çelaj në mungesë, Ludovik Çelaj

në mungesë, Leze Keçi në mungesë, Vitore Preka

në mungesë kundër A.K.K.Pronave Tiranë118

544 (00-2013-2248)03.10.2013Shpëtim Muço në mungesë kundër Shoqëria "Atlantik"

Sh.A. Tiranë, Alfred Qendro në mungesë,

Kastriot Zholi në mungesë, Shoqëria “Insig” –

Dega Sarandë në mungesë123

545 (00-2013-2249)03.10.2013Marie (Mariana) Blido në mungesë kundër

Vero Muçaj, Zoica Peto, Luftar Beqiraj, Ali Mahmutaj,

Nikollaq Meni, Shyqyri Mahmutaj, Adem Mahmutaj,

Rexhep Avdullaj, Hydai Muçaj, Novruz Beqiraj,

Yzedin Muçaj, Shpëtim Tahaj, Veiz Muçaj,

Gëzim Mahmutaj, të gjithë në mungesë; Zyra e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier

në mungesë130

546 (00-2013-2299)03.10.2013Televizioni Kombëtar Arbëria" Sh.a. në mungesë

kundër Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizionit

zëvendësuar proceduralisht nga Autoriteti i Mediave

Audiovizive (Ama)138

547 (00-2013-2491)03.10.2013Shoqëria “Bazel” shpk kundër Bashkia Kavajë144

548 (00-2013-2363)03.10.2013Shoqëria Tregtare "Flevi" sh.p.k. kundër Dega e

Doganës Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave148

549 (00-2013-2359)03.10.2013Baki Ninga, Selvie Ninga, Engjëllush Ninga,

Lindar Ninga kundër Komisioni i Tokës Fshati

Voskopojë, Komisioni i Tokës Komuna Voskopojë,

Komisioni i Tokës Qarku Korçë, Qirjaka Dallta,

Sterio Pleqi, Petraq Pleqi, Vangjo Bani154

550 (00-2013-2349)03.10.2013Shoqëria “Elita” shpk kundër Dega e Tatimpaguesve

të Mëdhenj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve159

551 (00-2013-2616)03.10.2013Hamdi Hoxha, Hysen Avdylaj, Kamber Hoxha,

Dragua Avdylaj, Ferit Avdylaj, Ndriçim Hyseni

kundër Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes

të Konsumatorit; Këshilli i Qarkut të Rrethit Berat166

552 (00-2013-2498)03.10.2013Fotino Mëhilli kundër Zaho Aliaj172

553 (00-2013-2537)08.10.2013Iroland Tola kundër Naime Tola, Astrit Tola, Drejtoria

Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë175

554 (00-2013-2301)08.10.2013Shoqëria “Gjoka konstruksion” sh.a kundër

Shoqëria “Arifaj” sh.p.k., Shoqëria “Eurokos” sh.p.k.179

555 (00-2013-2300)08.10.2013Afrim Meça kundër Shoqëria “Volalba” Shpk Tiranë182

556 (00-2013-2270)10.10.2013Ramiz Asllanaj në mungesë kundër Ndriçim Havaraj,

Hyrije Havaraj, Sose Havaraj, Dallandyshe Havaraj,

Afrim Havaraj në mungesë186

557 (00-2013-2195)10.10.2013Petri Thoma kundër Mihallaq Thoma, Kozeta Thoma,

në mungesë; Bashkia Korçë në mungesë,

Shoqëria “Alb-Agron” shpk në mungesë193

558 (00-2013-2350)10.10.2013Lirie Mullaj (Bakalli) në mungesë kundër

Elmoza Gorja (Bakalli), Rajmonda Bakalli

në mungesë, Qerime Bakalli në mungesë,

Pranvera Bakalli në mungesë, Besnik Gorja

në mungesë199

559 (00-2013-2589)10.10.2013Gazmend Dede, Zhuljeta Dede, Arvit Dede,

Shpendi Dede, Anisa Dede kundër Renato Bablusha,

Z.V.R.P.Paluajtshme Devoll207

560 (00-2013-2580)10.10.2013Premto Doni, Veronika Doni, Alfred Doni kundër

Nexhmi Haxhillari, Engjellushe Sofroni,

Mersin Berisha213

561 (00-2013-2271)17.10.2013Artan Balla në mungesë kundër Riza Daci në mungesë217

562 (00-2013-2272)17.10.2013“Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” Sha kundër

Zyra Rajonale e Kthimit Kompensimit të Pronave

Qarku Korçë në mungesë; Frida Molla (Zavalani),

Bubulina Zallëmi (Frashëri), Jolanda Çipi (Frashëri)

në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme Korçë në mungesë225

563 (00-2013-2274)17.10.2013Ilir Rakipllari, Fredi Rakipllari, Pirro Capi në mungesë

kundër Dega e Doganës Durrës, Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave230

564 (00-2013-2275)17.10.2013 Adrian Shtëpani, Flora Shtëpani kundër

Bujar Shtëpani, Sejfulla Shtëpani në mungesë,

Sami Shtëpani241

565 (00-2013-2605)17.10.2013Anesti Vako kundër Instituti i Mjekësisë Ligjore

në mungesë246

566 (00-2013-2296)17.10.2013Xhavit Luli në mungesë kundër Kujtim Luli

në mungesë, Dalip Luli, në mungesë, Hamidije Luli

në mungesë, Bujar Luli në mungesë252

567 (00-2013-2347)17.10.2013"INSIG" sh.a kundër Albert Rumija në mungesë260

568 (00-2013-2588)17.10.2013Mereme Haveriku kundër Agjensia Kombëtare e

Privatizimit Tiranë266

569 (00-2013-2585)17.10.2013Feti Zaja (Dibra) kundër Valbona Zaja, Artan Zaja,

Fatjon Zaja, Z.V.R.P.P. Shkodër, Ferial Zaja270

570 (00-2013-2303)18.10.2013Shoqëria “Bazel” shpk kundër Bashkia Kavajë275

571 (00-2013-2304)18.10.2013Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

kundër Shoqëria Tregtare “Rekor Albania” Sha

Gjirokastër279

572 (00-2013-2466)18.10.2013Shaban Ajce në mungesë, Asibe Cuko në mungesë,

Qanije Telo në mungesë, Ziqri Kambo në mungesë,

Lulëzime Millonai në mungesë, Lirije Kambo

në mungesë kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë, Bashkia

Bilisht në mungesë, Z.V.R.P.P. Korçë në mungesë283

573 (00-2013-2611)18.10.2013Kërkues: Petrit (Pandeli) Golka në mungesë

Person i tretë: Emil Venxha (Mborja) në mungesë289

574 (00-2013-2468)18.10.2013Dod Ruçi në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Lezhë në mungesë297

575 (00-2013-2378)22.10.2013Shoqëria “Trital” Sh.p.k. kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Drejtoria Rajonale

Tatimore Tiranë302

576 (00-2013-2108)22.10.2013Vangjel Kacifa kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit Tiranë305

577 (00-2013-2306)22.10.2013Viktor Miha kundër DRSSH Gjirokastër311

578 (00-2013-2554)22.10.2013Nexhmi Valisi, Mire Valisi, Zonje Shehi (Valisi),

Bihan Gjoka (Valisi), Mustafa Valisi, Naim Valisi,

Qerime Bakalli (Valisi), Serme Buraj (Valisi) kundër

Frederik Bici, Arianit Bici, Ruhi Valisi, Zyra e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

Komuna Kashar Tiranë314

579 (00-2013-2578)22.10.2013Shoqëria "Gjyzeli B.L.B" sh.a kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore Durrës, Njësia e Tatimpagueseve të

Mëdhenj Tiranë321

580 (00-2013-2530)22.10.2013Kozeta Xhogu kundër Përmbaruesi Gjyqësor i

organizuar në Shoqërinë me emrin “TDR GROUP”

sh.p.k., Erblerta Bashllari, Shkëlqim Xhogu,

Shefqet Xhogu, Bledar Çela328

581 (00-2013-2309)22.10.2013Artan Dulaku në mungesë kundër Agjencia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë335

582 (00-2013-2533)22.10.2013Shoqëria “Euro Sky Travel & Tours” Tiranë kundër

Shoqëria e Sigurimeve “Albsig” Sh.a339

583 (00-2013-2357)22.10.2013Eduart Ferhati në mungesë kundër Naze Dingozi

në mungesë346

584 (00-2013-2356)22.10.2013Shoqëria CEZ sh.a kundër Bashkia Sarandë350

585 (00-2013-2358)22.10.2013Nuri Alimadhi, Mehmet Alimadhi, Fatmir Alimadhi

kundër Alfred Alimadhi në mungesë,

Naxhije Alimadhi në mungesë, Shkëlqim Alimadhi

në mungesë, Arben Alimadhi në mungesë, Banka e

Tiranës në mungesë, Banka Kombëtare e Greqisë

në mungesë357

586 (00-2013-2538)22.10.2013Sali Kollçinaku, Gazi Kollçinaku, Shaqir Kollçinaku,

Nazim Kollçinaku, Myrvet Kollçinaku,

Spiro Kollçinaku kundër Nezhdet Hoxha, Ministria e

Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së

Pronave Publike, Tiranë, Fevri Hoxha, Zyra e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Bilisht364

587 (00-2013-2539)22.10.2013Kujtim Demetja, Xhemal Demetja, Bardhyl Demetja

kundër Afërdita Berballa, Arben Berballa, Iris Berxolli,

Sulejman Berxolli, Isuf Berxolli, Hyqmet Myzyri,

Agron Luga, Z.R.P.P. Paluajtshme Tiranë,

Dajti Berxolli, Bukurije Berxolli Eshref Berxolli,

Nermin Berxolli, Lindita Berxolli, Ajten Berxolli,

Nargis Belba, Genci Berxolli, Agjensia e

K.K.K.Pronave, Mehmet Berballa368

588 (00-2013-2197)24.10.2013Shoqëria “Eurogaz Internacional” Sha Tiranë kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë në mungesë,

Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Tatimeve Tiranë në mungesë372

589 (00-2013-2196)24.10.2013Shoqëria “Savepa” shpk Kukës kundër “Raiffeisen

Bank” Sha, Përmbaruesi Gjyqësor Privat Bislim Sinaj,

Kukës, në mungesë378

590 (00-2013-2394)24.10.2013Kujtim Kale kundër Valer Lubonja,

Marjeta Azermadhi në mungesë, Fatos Azermadhi384

591 (00-2013-2488)24.10.2013Feleke Myftija, Ferid Myftija, Muhamet Myftija

në mungesë kundër Firdus Myftija, Tahir Myftija,

Berhan Myftija, Sadete Myftija, Valdete Bushati

(Myftija) në mungesë, Erjeta Çulli, Sidita Myftija

në mungesë392

592 (00-2013-2364).2410.2013Shoqëria “F.K.Apollonia” sh.a. në mungesë kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, Drejtoria e Apelimit

Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve396

593 (00-2013-2428)24.10.2013Shoqëria "S.I.A.L.-Pel" sh.p.k. kundër Dega e

Tatimeve Korçë në mungesë, Drejtoria e Përgjithshme

e Tatimeve Tiranë, Komisioni i Apelimit Tatimor402

594 (00-2013-2597)24.10.2013Shoqata e Autorëve “ALBAUTOR” në mungesë

kundër Shoqëria “Geci” sh.p.k (Shoqata “Albania

Consortium” sh.a)409

595 (00-2013-2599)24.10.2013Shoqëria “REUTERS” S.A. kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave414

596 (00-2013-2395)24.10.2013Fatie Çobani, Mehmet Çobani, Roni Çobani,

Hurjete Çobani, Pajtim Çobani, Bashkim Çobani,

Bekim Çobani, Kujtim Çobani kundër Vilson Çobani419

597 (00-2013-2574)29.10.2013Memo Malaj, Jetnor Malaj në mungesë; Dhurata Malaj

në mungesë; Zyber Allushi në mungesë kundër

Bashkia Tiranë në mungesë429

598 (00-2013-2335)29.10.2013Bardhyl Avdyli në mungesë kundër Akademia e

Shkencave e R.SH. në mungesë,

Instituti Hidrometeorologjik në mungesë435

599 (00-2013-2576)29.10.2013Komuna Mesapotam - Rrethi Delvinë në mungesë

kundër AKKP Tiranë në mungesë; Avokatura e Shtetit

- Zyra Vendore Tiranë në mungesë; Kastriot Meta

në mungesë, Jani Meta në mungesë440

600 (00-2013-2571)29.10.2013Ndoc Gjini në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Shkodër444

601 (00-2013-2572)29.10.2013Shoqëria “Vodafone Albania” sh.a kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës Tiranë449

602 (00-2013-2622)29.10.2013Bashkia Korçë kundër Shoqëria “Gjata” sh.p.k.457

603 (00-2013-2307)29.10.2013Mentor Meta në mungesë kundër Këshilli i Rregullimit

të Territorit i Bashkisë Shkodër në mungesë,

Shefik Meta në mungesë, Rexhep Meta në mungesë,

Shoqëria BKSH Konstruksion në mungesë461

604 (00-2013-2276)31.10.2013Agim Selim Kokonozi në mungesë kundër Shoqëria

Tregtare “Vefa” Shpk në Administrim, në mungesë466

605 (00-2013-2297)31.10.2013Fiqiri Asllan Rexha në mungesë kundër Shoqëria

Tregtare “Silva” Shpk në administrim në mungesë,

Zyra e Përmbarimit Shkodër në mungesë472

606 (00-2013-2298)31.10.2013Nasho Koraqi në mungesë kundër Minella Gjoni

në mungesë478

607 (00-2013-2346)31.10.2013Avni Mustavataj në mungesë kundër Drejtoria

Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tropojë485

608 (00-2013-2392)31.10.2013Krisavgji Hajdini kundër Shoqëria e Sigurimeve

“Sigal” sh.a, Banka Amerikane e Shqipërisë sh.a

në mungesë489

609 (00-2013-2345)31.10.2013Evila Ferracaku në mungesë kundër Sali Ferracaku

në mungesë498

610 (00-2013-2360)31.10.2013Shoqëria “J&B”shpk në mungesë kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore-Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj

Tiranë në mungesë, Drejtoria e Apelimit Tatimor

Tiranë në mungesë503

611 (00-2013-2505)31.10.2013Qemal Murati, Mit’hat Murati, Ndriçim Murati,

Shaqir Murati në mungesë, Makbule Vyshka,

Tahir Vyshka, Dashnor Vyshka, Yllka Çoku,

Pranvera Neziri kundër Petraq Kristo, Trashëgimtarët e

Kostaq Kristo: Vjollca Kristo e Xhuljeta Braho

(Kristo) në mungesë, AKPP në mungesë,

Ferdinad Murati, Hatixhe Kafexhiu në mungesë508

612 (00-2013-2490)31.10.2013Shoqëria "Compreser" Shpk kundër Isuf Pirro,

Vaid Ademi, Izer Mehmeti, Muhamet Luku512

613 (00-2013-2606)31.10.2013Shoqëria "Anheuser – Busch Incorporated" kundër

Shoqëria “Budejovisky Budvar”515

614 (00-2013-2391)31.10.2013Xhelo Katiraj kundër Bashkia Pogradec519

615 (00-2013-2396)31.10.2013Namik Meta kundër Prefektura e Qarkut Berat523

616 (00-2013-2595)31.10.2013Shoqëria "Kolegji the Indipedent" Sh.p.k. në mungesë

kundër Dega Rajonale Tatimore Tiranë në mungesë,

Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së

Përgjithshme Tatimore Tiranë në mungesë529

617 (00-2013-2594)31.10.2013Pavllo Kisi, Liri Kisi, Maria Kisi kundër Vasilika Leka535

618 (00-2013-2596)31.10.2013Shpresa Shehi kundër Shoqëria e Sigurimeve

“Sigal” sh.a. Tiranë541

619 (00-2013-2584)31.10.2013Arsen Konomi kundër Syrja Ybranj, Luan Ormeni,

Merushe Ormeni, Nazo Ormeni, Bajram Ormeni,

Z.V.R.P.P. Sarandë, Enti Kombëtar i Banesave

Gjirokastër, Vladimir Ybranj, Gjenofeva Ybranj,

Tefta Ybranj, Sabrie Ybranj, A.K.K.Pronave të

Prefekturës Vlorë551

620 (00-2013-2583)31.10.2013Shoqëria “Hoxha” sh.p.k. kundër Operatori i Sistemit

të Transmetimit të Energjisë Elektrike (OST sh.a.)556

Çështje Penale

252 (00-2013-1337)02.10.2013I pandehur: Besim Kalemi560

253 (00-2013-1565)02.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të

Rënda Tiranë

Të pandehur: Andrea Gjergji, Armando Alushaj,

Ilir Malaj, Agim Avduli, Marglen Çomani565

254 (00-2013-1411)02.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Shkodër

I pandehur: Luigj Cekaj585

255 (00-2013-1568)02.10.2013Të pandehur: Vasil (Mirjan) Qose, Ilirjan Plaku,

Artur Qose591

256 (00-2013-1617)02.10.2013I pandehur: Pajtim Serjani597

257 (00-2013-1408)02.10.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Të pandehur: Flori Gjoni, Lulash Gjoni602

258 (00-2013-1573)02.10.2013Kërkues: Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë Të pandehur: Ndue Jaci, Arben Lasku611

259 (00-2013-1549)02.10.2013Të pandehur: Hajdar Dokaj, Matilda Isufi,

Persida Çepele616

260 (00-2013-1376)02.10.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

I pandehur: David Tushaj623

261 (00-2013-1587)02.10.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Të pandehur: Xhaferr Gixhari në mungesë,

Marin Palushi në mungesë, Alfred Kadriu,

Edison Shema në mungesë, Sokol Shalca në mungesë,

Saimir Kuniqi në mungesë, Eldi Vorpsi628

262 (00-2013-1592)02.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Miri Papis639

263 (00-2013-1523)02.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

E pandehur: Entela Muço643

264 (00-2013-1443)09.10.2013Të pandehur: Artur Feçanji648

265 (00-2013-1734)10.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Krujë

I pandehur: Klaimend Gjini652

266 (00-2013-1406)09.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Fier

I pandehur: Shkëlqim Myftari657

267 (00-2013-1330)09.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Emiljano Zeneli661

268 (00-2013-1417)23.10.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër

I pandehur: Skënder Zagradi669

269 (00-2013-1418)23.10.2013Kërkues: Arianit Muzhaqi674

270 (00-2013-1615)23.10.2013I pandehur: Ibrahim Kokonozi679

271 (00-2013-1405)23.10.2013I pandehur: Florimond Palla684

272 (00-2013-1334)23.10.2013I pandehur: Ridvan Lushi690

273 (00-2013-1419)23.10.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

I pandehur: Sabri Zyka697

274 (00-2013-1539)30.10.2013Kërkues: Mariglen Sula703

275 (00-2013-1377)30.10.2013I pandehur: Florian Martaneshi709

276 (00-2013-1375)30.10.2013Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

I pandehur: Gjovalin Kola712

277 (00-2013-1598)30.10.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Të pandehur: Alfred Hoxha, Elis (Gentian) Tefa,

Ervin Kodra në mungesë, Olges Dervishi,

Xhulio Mançe në mungesë716

278 (00-2013-1535)30.10.2013I pandehur: Mehmet Perkoxha725

279 (00-2013-1551)30.10.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës

I pandehur: Skënder Koni731

280 (00-2013-1407)30.10.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Roland Demaj737

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.11118-02246-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-2044 i Vendimit (525)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Arjana FullaniAnëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Medi BiciAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 01.10.2013, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS:SHOQËRIA “SHQIPONJA M” SHPK, në mungesë

I PADITUR:UNIVERSITETI I TIRANËS REKTORATI, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit t`i paguajë paditësit shumën 2.300.000 lekë

që i përket fazës së fundit të punimeve.

Baza Ligjore: Nenet 850, 863, 608, 640 të Kodit Civil,

kontrata e sipërmarrjes e datës 25.06.2004,

Ligji nr.8402, datë 10.09.1998,

“Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”,

Udhëzimi i K.M. nr.3, datë 15.02.2001,

“Për mbikëqyrjen e kolaudimit të punimeve të ndërtimit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9268, datë 30.10.2008, ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të padisë, të palës paditëse Shoqërisë “Shqiponja M” Sh.p.k.

Detyrimin e palës së paditur Universitetit të Tiranes t’i paguajë palës paditëse Shoqërisë “Shqiponja M” sh.p.k shumën prej 2.059.660 lekë që i përket situacionit përfundimtar të punimeve për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Detyrimin e palës së paditur Universiteti i Tiranës të bëjë zhbllokimin e garancisë së punimeve prej 5% të vlerës së objektit në masën 489.244 lekë.

Pushimin e gjykimit të çështjes për pjesën tjetër të saj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.424, datë 11.03.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.9268, datë 30.10.2008 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs pala e paditur, Rektorati i Universitetit të Tiranës, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.424, datë 11.03.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar këto shkaqe:

· Gjykatat kanë nënvleftësuar provat e sjella në gjykim nga pala e paditur dhe arsyetimi është mbështetur vetëm në pretendimet e paditësit.

· Kohëzgjatja e kontratës është parashikuar të jetë 90 ditë nga fillimi i punimeve, ndërsa nga pala paditëse nuk janë përfunduar në kohë punimet. Punimet kanë filluar më datë 02.10.2004 dhe kanë përfunduar më datë 15.03.2005, kur është paraqitur situacioni përfundimtar nga pala paditëse. Gjykata është mjaft konfuze jo vetëm në përcaktimin e datës së fillimit të punimeve, por edhe të kohëzgjatjes së kontratës. Kjo tregon se gjykatat në vendimin e tyre nuk kanë pasur parasysh kushtet e kontratës objekt gjykimi (afatin).

· Nuk është marrë pasur parasysh pretendimi i të paditurit në lidhje me përdorimin e fondit rezervë, në kuptim të pikës 19 të Udhëzimit nr.3, datë 15.2.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.... ka rezultuar edhe nga akti i ekspertimit, ka pasur punime që janë hequr dhe që janë shtuar dhe është përdorur fondi rezervë nga mbikëqyrësi punimeve duke mos vënë në dijeni investitorin, në rastin konkret Universitetin e Tiranës”.

· Paditësi ka bërë kërkesë për likuidim ndërkohë që nuk ishte bërë akoma prej saj njoftimi zyrtar për përfundimin e punimeve dhe as nuk ishte paraqitur situacioni përfundimtar, akt kolaudimi dhe dokumentacioni i punimeve bashkëngjitur. Ky dokumentacion është dërguar në Rektorat vetëm më datë 27.12.2006, pasi ishte vënë në dijeni për mos bërjen e likuidimit nga ana e Rektoratit, pa riparuar më parë të gjitha të metat e vërejtura në cilësinë e punimeve.

Me vendimin e datës 10.05.2013, Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi ka vendosur kalimin e çështjes për gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori; konstatoi mungesën dhe pasjen dijeni për seancën gjyqësore për palën paditëse; dëgjoi Avokatin e Shtetit Abaz Deda, që përfaqësonte palën e paditur, Rektorati i Universitetit të Tiranës; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

1. Pala paditëse, Shoqëria “Shqiponja M” Sh.p.k, është person juridik i regjistruar që nga viti 1995, me objekt veprimtarie prodhim, tregtim lëndë drusore, ndërtime civile, industriale, etj. Pas zhvillimit të procedurave të prokurimit nga MASH me objekt “Rikonstruksioni i godinës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Historisë - Filologjisë të U.T”, fituese e këtij tenderi është shpallur Shoqëria “Shqiponja M” Sh.p.k.

1. Më datë 09.06.2004, me anë të shkresës nr.2476/36 prot, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka autorizuar Universitetin e Tiranës për lidhjen e kontratës me Shoqërinë fituese “Shqiponja M” sh.p.k. Më datë 25.06.2004 është lidhur kontrata në mes palës paditëse dhe palës së paditur, ku kjo e fundit paraqitej në kontratë me cilësinë e investitorit. Në kontratë janë përcaktuar të drejtat dhe detyrat e palëve, vlera e kontratës prej 11.844.403 lekë, pagesa sipas situacioneve, afati i përfundimit të punimeve prej 90 ditësh, periudha e garancisë për defektet, etj.

1. Zbatimi i punimeve nga sipërmarrësi (pala paditëse) ka filluar me datë 02.10.2004 dhe punimet janë zhvilluar në katër faza. Në tre fazat e para, janë kryer punimet në përputhje me projektin dhe njëkohësisht është kryer rregullisht edhe likuidimi.

Gjatë kohës së kryerjes së punimeve ka pasur ndryshim të projektit, duke qenë se disa prej punimeve të parashikuara në njërin kat ishin kryer nga një donator i huaj dhe për këtë arsye, punimet e parashikuara për t’u kryer në atë kat, është vendosur të kryheshin në një kat tjetër, që i përkiste një fakulteti tjetër. Me proces-verbalin e datës 01.11.2004, mes investitorit, përfaqësuesve të fakulteteve është rënë dakord që pllakat e shtrimit të dyshemesë së auditorëve dhe të korridorit të ndryshohen nga “porcelanato lucido” në “traventin” në ngjyrë bezhë, për shkak të lëmueshmërisë së pllakave dhe rrezikshmërisë që mund të paraqisnin për studentët. Ky ndryshim është kryer nga ana e supervizorit, por është shoqëruar me ulje të cilësisë së pllakës së shtruar.

1. Pas përfundimit të fazës së katërt të punimeve, me datë 13.01.2005, janë paraqitur pretendime në lidhje me disa punime të kryera nga ana e palës paditëse. Kjo e fundit ka bërë përmirësimin e defekteve të pretenduara dhe më datë 15.03.2005, ka paraqitur situacionin përfundimtar të firmosur nga drejtuesi ligjor i shoqërisë sipërmarrëse, nga drejtuesi i punimeve dhe nga supervizori i punimeve. Është mbajtur akti i kolaudimit të punimeve, i cili është nënshkruar nga palët.

1. Pala paditëse ka kërkuar likuidimin e situacionit përfundimtar, por nga pala e paditur është refuzuar likuidimi i këtij situacioni, me arsyetimin se nuk janë kryer përmirësimet e vërejtjeve të kërkuara prej tyre. Në këto kushte, pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padi, duke kërkuar detyrimin e të paditurit t`i paguajë paditësit shumën 2.300.000 lekë, që i përket fazës së fundit të punimeve.

Procedurat gjyqësore

1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9268, datë 30.10.2008, ka vendosur pranimin pjesërisht të padisë së palës paditëse Shoqërisë “Shqiponja M” sh.p.k, duke detyruar palën e paditur Universitetin e Tiranës t’i paguajë palës paditëse shumën prej 2.059.660 lekë që i përket situacionit përfundimtar të punimeve për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si dhe zhbllokimin e garancisë së punimeve prej 5% të vlerës së objektit në masën 489.244 lekë.

Në vendimin e saj, ndër të tjera, gjykata ka arsyetuar se Shoqëria “Shqiponja M” Shpk i ka realizuar te gjitha punimet për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit te Histori Filologji, duke u kryer edhe ato përmirësime apo vërejtje që i janë vënë në dukje nga pala e paditur. Nga këqyrja e kryer nga eksperti ka rezultuar se korridori i katit të tretë të godinës dhe auditorët janë shtruar me pllaka gres ngjyrë bezhë, ndërsa dhoma e dekanit është shtruar me pllaka “gres porcelanato lucido”. Nga dokumentacioni i paraqitur rezulton se pllakat e parashikuara në preventiv janë ndryshuar me pëlqimin e palës investitore me argumentimin se pllakat me lucidim nuk janë funksionale për shfrytëzimin normal te ambienteve si auditorët dhe korridori për efekt të lëvizjes së studentëve. Për këtë është mbajtur edhe një proces-verbal mes firmës zbatuese, supervizorit dhe përfaqësuesit të fakultetit, ku nuk është përcaktuar ndonjë ndryshim në çmimin e pllakave.

1. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.424, datë 11.03.2010, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.9268, datë 30.10.2008 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, duke arsyetuar se punimet e përcaktuara në objektin e kontratës kanë përfunduar në afat dhe nuk e kanë kaluar çmimin e përcaktuar të kontratës. Pllakat janë ndryshuar me pëlqimin e palës investitore dhe se pala e paditur ka kryer të gjitha përmirësimet dhe vërejtjet që i janë vënë në dukje nga pala e paditur dhe kjo e fundit gjatë gjykimit nuk solli prova për të vërtetuar pretendimet e saj.

1. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs pala e paditur Rektorati i Universitetit të Tiranës, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.424, datë 11.03.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e përmendura në mënyrë të zgjeruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi dhe që në mënyrë të përmbledhur kanë të bëjnë me faktin që në marrjen e vendimit gjykatat kanë pasur parasysh vetëm provat e palës paditëse. Sipas pretendimeve të parashtruara në rekurs ka pasur punime që janë hequr dhe që janë shtuar dhe është përdorur fondi rezervë nga mbikëqyrësi punimeve, duke mos vënë në dijeni investitorin, e po kështu kërkesa për likuidim është kryer ndërkohë që nuk është bërë akoma prej saj njoftimi zyrtar për përfundimin e punimeve dhe as nuk është paraqitur situacioni përfundimtar, akt kolaudimi dhe dokumentacioni i punimeve bashkëngjitur, pa riparuar më parë të gjitha të metat e vërejtura në cilësinë e punimeve.

Vlerësimi i gjykatës

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi ka shqyrtuar aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat janë administruar e shqyrtuar nga gjykatat e faktit, pretendimet e palëve, vendimet e dy gjykatave të faktit, shkaqet e parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural si rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes në përputhje me nenin 14 të K.Pr.Civile.

1. Pala e paditur ka pretenduar se pala paditëse nuk është paguar për shkak të të metave në punimet e kryera, të meta që sipas saj nuk janë riparuar edhe në kohën që është zhvilluar gjykimi. Pala e paditur ka pretenduar se paditësi ka pasur të meta në cilësinë e punimeve të kryera, e konkretisht në drejtim të izolimit, në nyjet sanitare, nuk janë vendosur pompat dhe, rezervuarët siç ishin parashikuar në projekt, etj. Kjo është arsyeja që nuk është kryer sipas palës së paditur edhe marrja në dorëzim e objektit. Nga ana tjetër, pala e paditur ka pretenduar se ndryshimi i cituar më lart në lidhje me pllakat, i kryer me marrëveshje mes palëve, ka sjellë uljen e cilësisë së tyre në krahasim me ato të parashikuara në kontratë, ndërkohë që është përdorur edhe fondi rezervë pa e vënë në dijeni investitorin.

1. Nga provat e administruara nga gjykatat, rezulton se pala e paditur thelbin e kundërshtimeve të saj për pagesën e këstit përfundimtar e lidhte me mangësitë dhe cilësinë e dobët të konstatuar në kryerjen e punimeve. Ky fakt vërtetohet nga korrespondenca mes palëve përpara ngritjes së padisë.

1. Nga gjykatat nuk është hetuar në drejtim të faktit se cili ishte shkaku që deri në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë pala e paditur nuk i mori në dorëzim punimet e kryera, cilat ishin të metat e konstatuara në cilësinë e punimeve të kryera, të meta të cilat janë specifikuar nga pala e paditur. Gjithashtu duhej të hetohej nëse ekzistonin akoma në kohën e gjykimit të metat e pretenduara, apo këto të meta ishin rregulluar, kur është kryer ky rregullim, a është mbajtur ndonjë akt i shkruar, nëse ndryshimi në llojin e pllakave ka sjellë uljen e cilësisë së punimeve, etj.

1. I ndodhur në këto rrethana, Kolegji Civil arrin në përfundimin se në rastin në gjykim ndodhemi përpara kërkesave të nenit 485/c të K.Pr.Civile, prandaj vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t`u rishqyrtuar nga një trup tjetër gjykues i po asaj gjykate.

Gjatë rishqyrtimit të çështjes gjykata e apelit duhet të zbatojë kërkesat e nenit 465 të K.Pr.Civile, duke përsëritur shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe të shtrijë hetimin gjyqësor në këto drejtime: të hetojë se cili ka qenë shkaku i mosmarrjes së dorëzim të punimeve të kryera nga pala e paditur, nëse ka pasur punime pa cilësi nga ana e sipërmarrësit, nëse po cilat kanë qenë ato dhe nëse sipërmarrësi i ka riparuar, kur është kryer ky riparim, etj.

14. Në këtë mënyrë, duke kryer një hetim të gjithanshëm gjyqësor, gjykata do të jetë objektive dhe do te respektojë ligjin, duke iu mundësuar palëve ndërgjyqëse të debatojnë dhe qartësojnë qëndrimet e tyre lidhur me bazueshmërinë ose jo në ligj e në prova të padisë, duke përmbushur detyrimin e saj për zgjidhjen e çështjes sipas ligjit, pa u lidhur me përcaktimet që propozohen nga palët (neni 16 i K.Pr.Civile).

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të Nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.424, datë 11.03.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë po kësaj gjykate, për t’u gjykuar me tjetër trup gjykues

Tiranë, më 01.10.2013

Nr.11115-02349-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-2045 i Vendimit (526)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Arjana FullaniAnëtar

Evelina Qirjako Anëtar

Medi BiciAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 01.10.2013, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: VIKTOR KASIMATI

NAMIK KASIMATI

I PADITUR: XHAFERR LAMI

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit të lirojë dhe të dorëzojë

truallin e poseduar në mënyrë të paligjshme.

Detyrimin e të paditurit të shpërblejë për përdorim trualli.

Baza Ligjore: Neni 303, 296, 298 K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3907, datë 11.05.2009, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.

Detyrimin e palës së paditur Xhaferr Lami t'i lirojë dhe t'i dorëzojë paditësve Viktor Kasimati dhe Namik Kasimati sipërfaqen prej 386 m² truall të ndodhur në Rrugën “Komuna e Parisit”, Blloku 1 Maji, pranë kopshtit nr.52.

Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë paditësit për përdorimin e truallit të mësipërm prej 386 m², në vlerën 10.915.730 lekë.

Rrëzimin e padisë për pjesët e tjera.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1019, datë 03.06.2010, ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr.3907, datë 11.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë paraqitur rekurs paditësit, duke kërkuar prishjen e vendimit nr.1019, datë 03.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.3907, datë 11.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:

· Vendimi i gjykatës është i gabuar dhe i marrë në kundërshtim me ligjin.

· Gjykata e apelit ka vlerësuar gabim provat e administruara në dosje gjatë procesit gjyqësor në shkelje flagrante të ligjit, duke vlerësuar gabim çastin e fitimit të pronësisë së paditësve duke e përcaktuar këtë si çasti i regjistrimit të vendimit të K.K.K.Pronave nr.624, datë 25.06.1996 pranë ZRPP, ne paditësit jemi bërë pronarë pasi është kryer regjistrimi i pronës nga i padituri, që sipas vërtetimit të paraqitur prej këtij është data 27.06.1991.

· Kjo është në kundërshtim me vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.5, datë 23.04.2004, i cili shprehet për vendimet e K.K.P. të bazuar në Ligjin nr.7698, si vendime që nuk janë forma të reja të fitimit të pronësisë, pasi pronarët nuk e kanë humbur asnjë herë titullin e së drejtës së pronësisë mbi sendin e tyre, por vetëm posedimin.

· Gjykata ka çmuar gabim dhe në kundërshtim me ligjin provat e paraqitura nga paditësi, duke mos legjitimuar atë në kërkimin e tij si pronar. Me këtë gjykim ajo ka hedhur poshtë pa asnjë argumentim ligjor provat e pakontestuara të paraqitura nga ana jonë.

· Gjykata, në mënyrë të gabuar dhe në kundërshtim me ligjin, konsideron të paditurin si mbajtës i ligjshëm i titullit të pronarit.

· I padituri nuk paraqiti asnjë provë me anë të së cilës të vërtetojë mënyrën e fitimit të titullit të pronësisë për objektin në gjykim, truallin, si rrjedhojë, ku e bazon gjykata që e konsideron të titulluar të ligjshëm të paditurin për sendin objekt gjykimi?

· Vendimi vërtetim fakti për kryerjen e ndërtimit është regjistruar në kundërshtim me ligjin.

· Gjykata vlerësoi gabim dhe ndërtimet e kryera nga i padituri jashtë lejes së ndërtimit duke i konsideruar të ligjshme. Pala e paditur nuk paraqiti asnjë provë për të vërtetuar ligjshmërinë e ndërtimeve të kryera jashtë lejes së ndërtimit nr.91, datë 26.06.1991, si rrjedhojë me të drejtë gjykata e rrethit i konsideroi ato si ndërtime pa leje, të paligjshme.

· Gjykata ka vendosur në kundërshtim të hapur me mënyrën e fitimit të titullit të pronësisë, të parashikuar nga dispozitat e K.Civil.

· Paditësi legjitimohet të ngrejë padinë e rivendikimit nëse ai provon se është pronar mbi pasurinë e paluajtshme me anë të kontratës, trashëgimisë, etj.

· I padituri është posedues me keqbesim i sendit pasi ai e ka ditur dhe kishte detyrimin ta dinte se nuk ishte pronar mbi një sipërfaqe përtej lejes së ndërtimit prej 181 m2. Ky fakt del qartë nga dokumenti i pronësisë së paraqitur nga vetë kjo palë.

Me vendimin e datës 30.04.2012, Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi ka vendosur kalimin e çështjes për gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori; konstatoi mungesën e paditësve dhe njoftimin e rregullt të tyre; dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur, Av. Spiro Kaso, me Prokurë të Posaçme nr.11312 Rep., nr.3614 Kol., datë 27.09.2013; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

1. Më datë 20.04.1943, me aktin publik nr.8415/3838 Rep., para noterit Muharrem Vila, shteti shqiptar i ka shitur shtetases Sabiha Kasimati një parcelë tokësore me sipërfaqe prej 697 m², me nr.559 të parcelës që kufizohej: Nga Veriu me parcelën nr.558 dhe 557; nga Jugu me parcelën nr.560; nga Lindja me rrugë dhe nga Perëndimi me parcelën nr.554, tokë që aktualisht ndodhet në Lagjen Tirana e re e Kryeqytetit. Çmimi i shitjes së tokës ishte 697 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) franga ari. Kjo pronë ishte e regjistruar me nr.23, datë 08.07.1922.

Prona e mësipërme i është konfiskuar pronares nga shteti dhe në 25.06.1996 me vendimin nr.624, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve ka njohur ish-pronaren Sabiha Kasimati si pronare të pronës të përbërë nga një truall me sipërfaqe 697 m² me nr.559 të parcelës, e cila kufizohet në Lindje-rrugë, Perëndim-Parcela nr.554, veri-me parcelat nr.558 dhe 557 dhe në Jug me parcelën nr.560. Meqenëse ish pronarja Sabiha Kasimati ka vdekur më 27.02.1951, trashëgimtarë ligjorë të saj, në bazë të dëshmive të trashëgimisë nr.69, nr.2207, datë 26.10.1993 dhe nr.751, datë 11.03.1994 vendimi nr.4939, rezultojnë të jenë paditësat Viktor dhe Namik Kasimati.

2. Si të vetmit trashëgimtarë të trashëgimlënëses Sabiha Kasimati, paditësat i janë drejtuar Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve, për kthimin e pronës prej 697 m² të shtetëzuar në mënyrë të padrejtë nga shteti. Me Vendimin nr.624, datë 25.06.1996, të këtij komisioni, trashëgimtarëve ligjorë të trashëgimlënëses Sabiha Kasimati iu është njohur pronësia dhe kthyer si truall i lirë sipërfaqja prej 451 m2, për të cilën është bërë dhe regjistrimi me nr.61180 regjistri hipotekor, regjistrim i cili është kryer më 26.08.1996, me nr.5/249 ndodhur në Zonën Kadastrale 8260. Bashkëngjitur vërtetimit hipotekor është dhe harta treguese e regjistrimit, e cila tregon vendndodhjen e pasurisë.

3. Komiteti Ekzekutiv i K.P. Rajonit nr.2, me vendimin nr.59, datë 08.06.1991, ka vendosur që në truallin objekt gjykimi të miratojë një shesh ndërtimi për banesë vetjake për të paditurin Xhaferr Lami. Në bazë të këtij vendimi është miratuar leja e ndërtimit nr.91, datë 26.06.1991, për ndërtimin e objektit “Banesë tip vilë private”, e vlefshme për një vit nga data e lëshimit të saj. Sheshi i ndërtimit i miratuar për ndërtesë vetjake është regjistruar në regjistrin hipotekor nr.219, datë 27.06.1991, me nr.pasurie 5/290-ND, ndodhur në Zonën Kadastrale nr.8260, me sipërfaqe 810 m², në adresën Blloku 1 Maji, Rruga "Komuna e Parisit¨, pranë kopshtit nr.52 sipas gentplanit 900 m². Sipas këtij vërtetimi hipotekor, sheshi i ndërtimit i miratuar është i vlefshëm për 181 m² sipërfaqe ndërtimore. Bashkëngjitur vërtetimit hipotekor është dhe harta treguese e regjistrimit, e cila tregon vendndodhjen e pasurisë.

4. Rezulton se i padituri Xhaferr Lami gjatë viteve 1991-1995 ka ndërtuar ndërtesën tip vilë 4 katëshe me një sipërfaqe më të madhe se 181 m2, ndërtesë për të cilën ka kërkuar në gjykatë vërtetimin e faktit juridik të pronësisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.335, datë 30.01.1995, ka njohur faktin juridik të pronësisë së kërkuesit Xhaferr Lami në banesën tip vilë katër katëshe të ndodhur në Rrugën “Komuna e Parisit” Tiranë.

5. Paditësit, duke pretenduar se me ndërtimin e tij i padituri ka zënë tërësisht sipërfaqen e truallit që u është kthyer me vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kanë paraqitur në gjykatë padinë me palë, objekt dhe bazë ligjore të pasqyruar në pjesën hyrëse të vendimit.

Procedurat gjyqësore

6. Në gjykimin në shkallë të parë, duke pasur parasysh faktin se të dy palët ndërgjyqëse gëzonin tituj pronësie mbi të gjithë ose një pjesë të sendit objekt gjykimi, gjykata ka vendosur kryerjen e një ekspertimi topografik dhe vlerësues pasurish të paluajtshme për përcaktimin e vendndodhjes së ndërtimeve të kryera nga i padituri në raport me vendndodhjen e pronës së paditësve. Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se prona e paditësve mbivendoset plotësisht dhe është zënë nga ndërtimet e të paditurit në një sipërfaqe 96,5 m2, zënë me ndërtime. Ndërkohë, sipërfaqja ndërtimore prej 181 m2 për të cilën i është dhënë leje të paditurit për të ndërtuar mbivendoset me truallin e njohur dhe kthyer paditësve, në një sipërfaqe trualli prej 65 m2.

7. Gjykata ka arsyetuar se paditësit nuk legjitimohen të kërkojnë lirimin dhe kthimin e kësaj sipërfaqe trualli prej 65 m2 (zënë me ndërtimin me leje të të paditurit), pasi në momentin që është kthyer nga K.K.K.Pronave ajo sipërfaqe trualli konsiderohej e zënë. Në këto kushte, gjykata e shkallës së parë ka vendosur detyrimin e të paditurit për lirimin dhe kthimin në favor të paditësve të sipërfaqes së truallit prej 386 m2, poseduar prej të paditurit me anë të ndërtimeve pa leje, e po kështu edhe shpërblimin për përdorimin e truallit për një periudhë tre vjeçare.

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me anë të vendimit nr.1019, datë 03.06.2010, ka vendosur: “Prishjen e vendimit civil nr.3907, datë 11.05.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit”. Në vendimin e saj kjo gjykatë, ndër të tjera ka arsyetuar se i padituri ka një titull pronësie të regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pozicioni i palëve në raport me pronën, duhet sqaruar në një gjykim themeli dhe pa u vënë në bisedim akti i pronësisë së të paditurit, as konflikti nuk mund të gjejë zgjidhje të drejtë.

9. Ndaj vendimit të gjykatës së apelit kanë paraqitur ankim të paditurit, duke argumentuar në mënyrë të përmbledhur se gjykata ka interpretuar në mënyrë të gabuar ligjin dhe vlerësuar jo drejt provat e paraqitura nga paditësit, duke mos i legjitimuar ata në kërkimin e tyre për shkak të ekzistencës së titullit të pronësisë prej të paditurit. Pala e paditur nuk paraqiti asnjë provë për të vërtetuar ligjshmërinë e ndërtimeve të kryera jashtë lejes së ndërtimit nr.91, datë 26.06.1991 dhe se i padituri e ka ditur dhe kishte detyrimin ta dinte se nuk ishte pronar mbi një sipërfaqe përtej lejes së ndërtimit prej 181 m2.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me anë të vendimit të marrë në Dhomë Këshillimi me datë 30.04.2012, ka vendosur kalimin e çështjes për gjykim.

Vlerësimi i gjykatës

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi ka shqyrtuar aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, të cilat janë administruar e shqyrtuar nga gjykatat e faktit, pretendimet e palëve, vendimet e dy gjykatave të faktit, shkaqet e parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit, si rrjedhojë e një hetimi jo të plotë gjyqësor.

12. Gjykata e apelit në vendimin e saj ka arsyetuar se i padituri është bërë pronar i truallit objekt gjykimi dhe ndërtimeve mbi këtë truall më përpara në kohë se paditësit dhe për këtë i padituri disponon vërtetimin hipotekor të datës 17.06.2008, sipas të cilit është pronar i 810 m2.

13. Kolegji Civil sjell në vëmendje se një ndër çështjet për të cilat është unifikuar praktika gjyqësore me anë të vendimit nr.1, datë 06.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ka të bëjë me faktin se pala që pretendon një të drejtë pronësie duhet të vërtetojë ekzistencën e titullit të pronësisë, në mënyrë që të mbrojë të drejtën e pretenduar prej saj dhe regjistrimi ose jo në regjistrat përkatës i një pasurie të paluajtshme nuk është kusht për fitimin e pasurisë. Ky regjistrim ka efekt vetëm përsa i përket bërjes së njohur të këtij fakti personave të interesuar dhe regjistrimi i pasurisë nuk i jep të drejtën e pronësisë personit që ka një titull pronësie.

14. Duke qenë se të dy palët pretendojnë se kanë tituj pronësie mbi sipërfaqen e truallit objekt gjykimi, gjykata e apelit në zgjidhjen e çështjes nuk mund të nisej vetëm nga gjendja e regjistrimit të pasurive në regjistrat publik, por duhej të verifikonte titujt e pronësisë së palëve ndërgjyqëse, duke ballafaquar në këtë mënyrë edhe të drejtat e secilës prej palëve ndërgjyqëse, në pasurinë objekt gjykimi. Në këtë kuptim, gjykata e apelit duhej të identifikonte dhe të verifikonte se kush janë titujt e pronësisë mbi të cilat secila prej palëve ndërgjyqëse pretendon të drejtën e pronësisë dhe më pas të arrinte në përfundimin se cila nga palët ka fituar pronësinë më parë mbi pasurinë objekt gjykimi. Vetëm pas kësaj, gjykata mund të arrijë në përfundimin nëse paditësi ka interes në ngritjen e padisë dhe legjitimohet apo jo në paraqitjen e saj.

15. Gjykata e apelit interpreton se njohja e të drejtës së pronësisë nuk mund të bëhet në një gjykim me kërkime të bazuara në padinë e kërkimit të sendit të bazuar në nenin 296 të K.Civil dhe se pozicioni i palëve në raport me pronën duhet të sqarohet në një gjykim themeli, ku të vihet në diskutim edhe akti i pronësisë së të paditurit. Sipas gjykatës së apelit, padia e kërkimit të sendit e mbështetur në nenin 296 të K.Civil nuk shërben për njohjen e pronësisë, por është thjesht një nga mënyrat e mbrojtjes së pronësisë, ku paditësi duhet të jetë pronari i sendit dhe i padituri poseduesi i paligjshëm, në të kundërt, kërkimet nuk janë të mbështetura në nenin 296 të K.Civil. Si rezultat gjykimi duhet pushuar, pasi kërkimet e paraqitura nuk janë të mbështetura në ligj dhe padia nuk mund të ngrihet dhe gjykata e shkallës së parë i ka tejkaluar kufijtë e padisë duke marrë në shqyrtim titujt e pronësisë së palëve.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se një interpretim i tillë i ligjit material dhe procedural është i gabuar për disa arsye.

Padia në kuptimin procedural është mjeti juridik përmes të cilit pala e interesuar i drejtohet gjykatës për shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe për mbrojtjen e së drejtës materiale që pretendon se i është cenuar. Paditësi, së bashku me kërkimin e mbrojtjes së të drejtës materiale të pretenduar, duhet të vërtetojë edhe cenimin e një interesi të ligjshëm, që do të thotë se vendimi gjyqësor duhet t`i sigurojë paditësit një përfitim në mënyrë që padia të mund të ngrihet.

Elementët përbërës të padisë janë palët, objekti (ajo që kërkohet të arrihet përmes vendimit të gjykatës) dhe shkaku ligjor (e drejta materiale ku bazohet mbrojtja e të drejtës së pretenduar dhe gjendja e faktit që i është kundërvënë kësaj të drejte). Nëse gjykata në vendimin e saj ndryshon ndonjërin prej këtyre elementeve që individualizon padinë, atëherë ajo ndërhyn në disponibilitetin e palëve për të vendosur mbi padinë dhe tejkalon kërkimet e palëve.

Ligji procedural parashikon se “gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet” (neni 6) dhe se “gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj..." (neni 28).

Në rastin konkret, paditësit kanë vërtetuar faktin se kanë një titull pronësie mbi pasurinë objekt gjykimi, pasuri e cila posedohet nga i padituri. Në padinë e tyre paditësit pretendojnë se posedimi i të paditurit nuk është i ligjshëm dhe i ka cenuar paditësve të drejtën e tyre të pronësisë.

Vendimi i gjykatës së apelit është i paarsyetuar dhe si rrjedhojë i paqartë në lidhje me shkakun e pushimit të çështjes, pasi nuk kuptohet se cili prej elementeve përbërës për ekzistencën e një padie mungonte në rastin konkret, në mënyrë që gjykata të vlerësonte se një padi e tillë nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se edhe interpretimi kryer nga ana e gjykatës së apelit në lidhje me nenin 296 të K.Civil është i gabuar.

Padia e kërkimit të sendit ose ndryshe padia e rivendikimit, e mbështetur në nenin 296 të Kodit Civil, është padi reale e llojit të padive të detyrimit, pasi ka në thelb detyrimin e njërës palë t`i dorëzojë palës tjetër një send të paluajtshëm, të cilin e posedon në mënyrë të paligjshme. Kjo padi përveçse është një mjet juridik për mbrojtjen e pronësisë, përmes saj paditësi mund të kërkojë përveç kthimit edhe njohjen e pronësisë mbi sendin objekt gjykimi, në rast se kjo e drejtë pronësie i kundërshtohet nga i padituri. Prandaj në padinë e rivendikimit mjafton edhe vetëm kërkimi në lidhje me kthimin e sendit (kërkim i cili është i vetmi që përmendet në ligj). Vetë padia e rivendikimit përbëhet nga dy pjesë, vërtetimi i të drejtës së pronësisë dhe detyrimi i të paditurit ta njohë pronar (në rastet kur kundërshtohet e drejta e pronësisë) dhe detyrimi i të paditurit për kthimin e sendit objekt gjykimi. Nëse nuk vërtetohet kushti i parë, pra ekzistenca e titullit të pronësisë mbi sendin objekt gjykimi, gjykata nuk ka pse vazhdon më tej gjykimin, duke e rrëzuar padinë.

Në këtë kuptim, interpretimi i gjykatës së apelit se padia e rivendikimit shërben vetëm për mbrojtjen dhe jo për njohjen e të drejtës së pronësisë dhe se njohja e të drejtës së pronësisë duhet të kryhet në një gjykim tjetër themeli është i gabuar për arsyet e cituara më sipër.

18. Kolegji Civil tërheq vëmendjen se parimet që duhen pasur parasysh nga gjykata në interpretimin e një norme juridike janë ndër të tjera: parimi logjik (gjetja e mjeteve më të shpejta); parimi juridik (vënia e palëve në pozita të barabarta dhe sigurimi i drejtësisë së plotë); parimi ekonomik (arritja e përfundimit me shpenzime sa më të vogla).

Nisur nga këto parime dhe arsyetimin e mësipërm, Kolegji Civil vlerëson se paditësi nuk kishte pse të ngrinte një padi tjetër themeli në të cilën të vërtetonte faktin e pronësisë së tij dhe më pas të kërkonte me anë të padisë së rivendikimit kthimin e sendit, kur vetë padia e rivendikimit në vetvete është edhe padi njohje e të drejtës së pronësisë. Në këtë padi, pala paditëse duhet të vërtetojë ekzistencën titullit të tij të pronësisë mbi sendin dhe në rast se edhe pala e paditur pretendon se edhe ajo ka titull pronësie, gjykata jo vetëm që nuk del jashtë kërkimeve të palëve dhe objektit të gjykimit, por në kuadër të kryerjes së një hetimi të gjithanshëm dhe në përputhje me ligjin, ka detyrimin të verifikojë ekzistencën dhe në rast se e konstaton edhe pavlefshmërinë absolute të këtyre titujve të pronësisë.

19. Në vijim të interpretimit të deritanishëm, Kolegji Civil arrin në përfundimin se Gjykata e Apelit Tiranë, në zgjidhjen e çështjes nuk ka mbajtur parasysh konkluzionet unifikuese të praktikës gjyqësore, nuk ka ezauruar mundësitë në drejtim të një hetimi të plotë gjyqësor në kuptim të nenit 4 të Kodit të Procedurës Civile dhe nuk ka arsyetuar vendimmarrjen e saj. Si rrjedhojë vendimi nr.1019, datë 03.06.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim pranë kësaj gjykate për t’u shqyrtuar me trup tjetër gjykues.

20. Kolegji Civil vlerëson se në rigjykim, gjykata duhet të lejojë palët që të dëgjohen në lidhje me pretendimet dhe prapësimet e tyre, të lejojë paraqitjen e provave, të lejojë debatimin në gjyq të provave të palëve në lidhje me vërtetimin e ekzistencës së titujve të pronësisë së secilës prej tyre (duke pasur parasysh faktin se të dy palët pretendojnë se kanë tituj pronësie në pasurinë objekt gjykimi), të ketë parasysh zbatimin e neneve 6,10,14,16 të Kodit të Procedurës Civile, t’i japë përgjigje të gjitha pretendimeve të palëve ndërgjyqëse, të kryejë një hetim të plotë, të gjithanshëm e në përputhje me ligjin, duke u bërë cilësimin e saktë fakteve që lidhen me mosmarrëveshjen.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të Nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1019, datë 03.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 01.10.2013

Nr.11227-01082-00-2009 i Regj.Themeltar

Nr.00-2013-2564 i Vendimit (527)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair ZaganjoriKryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Medi BiciAnëtar

Në seancën gjyqësore të datës 01.10.2013, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËSE:ELSA KOVAÇIE PADITUR:FETI MEZANI

OBJEKTI:Detyrimi palës së paditur të paguajë shumën 6.500.000 lekë.Të merret si masë sigurimi ajo e sekuestros mbi sipërfaqen e truallit prej 570 m2 dhe një shtëpi banimi me nr.Pasurie 23/67 dhe 23/108.Baza Ligjore: Nenet 1050 e vijues të K.Civildhe nenet 202-206 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.15, datë 08.01.2008, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.

Detyrimin e të paditurit Feti Mezani t’i paguajë paditëses Elsa Kovaçi shumën e marrë hua prej 6.500.000 lekë.

Vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e të paditurit Feti Mezani, me nr.23/67 dhe nr.23/108, respektivisht mbi një shtëpi banimi dhe një sipërfaqe trualli prej 570 m2, regjistruar në ZVRPP Vlorë.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.60, datë 11.03.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë 08.01.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me saktësimin në paragrafin e dytë, “të sekuestruar e vendosur mbi pasurinë e paluajtshme të palës së paditur Feti Mezani, kthehet në sekuestro ekzekutive”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Feti Mezani, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë e rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar:

· Unë i kam shlyer paditëses pak nga pak një vlerë prej 2.000.000 lekë, por duke qenë se marrëdhëniet me paditësen i kam pasur të mira, nuk kemi bërë ndonjë dokument.

· Prej disa kohësh unë jam gjendur në vështirësi ekonomike dhe ndërpreva shlyerjen e borxhit. Këtë fakt ia bëra të ditur edhe paditëses duke i njohur edhe borxhin duke e siguruar se do t’ia ktheja me pak vonesë. Që nga ky moment marrëdhëniet me paditësen janë acaruar dhe në Nëntor të vitit 2007 ajo ka paraqitur kërkesë padinë.

· Vendimet e të dy gjykatave janë totalisht të padrejta dhe të pabazuara. Unë i kam shlyer pjesërisht borxhin dhe këtë fakt e ka provuar edhe ajo në sallën e gjyqit.

· Pasuritë mbi të cilat është vendosur sekuestro nuk janë të miat por të vajzës time, fakt që vërtetohet me çertifikatat e pronësisë nr.21 volumi, faqe 163 dhe nr.26 volumi, faqe 193. Të dy gjykatat nuk i kanë marrë parasysh provat e paraqitura nga ana jonë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e përfaqësuesit të palës paditëse Elsa Kovaçi, avokatin Kujtim Capo, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Vendimi nr.60, datë 11.03.2009 i Gjykatës së Apelit Vlorë, në lidhje me disponimin për vendosjen e masës së sekuestros ekzekutive mbi pasurinë e të paditurit, është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit procedural civil. Prandaj, ky vendim gjyqësor, vetëm për këtë pjesë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim po në Gjykatën e Apelit Vlorë, me tjetër trup gjykues.

Kolegjit Civil, nga shqyrtimi i çështjes dhe vendimet e dhëna nga gjykatat më të ulëta, i rezulton se paditësja Elsa Kovaçi ka lidhur me të paditurin Feti Mezani një kontratë huaje me nr.854/467 datë 19.05.2007. Sipas kësaj kontrate huaje, paditësja Elsa Kovaçi, në cilësinë e huadhënëses, i ka dhënë të paditurit Feti Mezani (huamarrësi) shumën 6.500.000 lekë pa interes, për një periudhë dy mujore, duke filluar nga data 19.05.2007 deri në datën 19.07.2007.

Pas përfundimit të afatit kontraktor të sipërcituar, me pretendimin se i padituri Feti Mezani nuk i ka shlyer shumën e të hollave të marra hua, paditësja Elsa Kovaçi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me kërkesëpadinë objekt gjykimi të paraqitur në datën 15.11.2007.

Me anë të padisë i parashtrohen gjykatës dy kërkime. Së pari, të detyrohet pala e paditur Feti Mezani të paguajë shumën prej 6.500.000 lekë të marrë hua. Së dyti, të vendoset nga gjykata si masë sigurimi ajo e sekuestros mbi një truall dhe një shtëpi banimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në seanca gjyqësore dëgjoi pretendimet dhe prapësimet e palëve ndërgjyqëse, të parashtruara me deklarim, lidhur me përmbushjen ose jo të detyrimit të të paditurit për shlyerjen e shumës së të hollave të marra hua. Po kështu, administroi edhe prova shkresore të paraqitura nga pala paditëse mbi marrëdhënien e huasë dhe sendet e paluajtshme të të paditurit, për të cilat me padi kërkohej vendosja e masës së sigurimit të sekuestros. Në këtë mënyrë, kjo gjykatë i ka dhënë fund hetimit gjyqësor dhe përfundimisht vendosi të pranojë padinë për të dy kërkimet e saj.

Kjo gjykatë, në thelb, pasi analizon rrethanat e faktit, arsyeton që nga gjykimi provohet se shuma e të hollave të marra hua prej paditëses Elsa Kovaçi nuk është shlyer nga ana e të paditurit Feti Mezani. Po kështu, gjykata thjesht është shprehur se gjen të bazuar edhe vendosjen e masës së sigurimit të padisë mbi pasuritë e paluajtshme që i padituri Feti Mezani ka të regjistruara pranë ZRRPP Vlorë.

Kundër vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë, i padituri Feti Mezani ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjykata e Apelit Vlorë, pasi e ka shqyrtuar çështjen, duke parashtruar në thelb të njëjtin arsyetim mbi faktin dhe ligjin, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë, duke saktësuar vetëm vendosjen e sekuestros me natyrë ekzekutive mbi pasurinë e paluajtshme të të paditurit Feti Mezani.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë pala e paditur Feti Mezani. Në rekurs, parashtrohen pretendime lidhur me zbatimin e gabuar të ligjit procedural e material në gjykimin dhe zgjidhjen e çështjes nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, sikurse parashtrohen në mënyrë të hollësishme në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon që, në rekursin e palës së paditur Feti Mezani, me të drejtë parashtrohet se nuk është respektuar ligji procedural, përsa i përket shqyrtimit gjyqësor dhe disponimit të gjykatave në vendimin përfundimtar për pranimin e kërkimit të padisë për vendosjen e masës së sigurimit të padisë.

Kështu, me paraqitjen e padisë, si kërkim i dytë i saj parashtrohet marrja e masës së sigurimit duke sekuestruar pasuri të paluajtshme të palës së paditur, konkretisht një sipërfaqe trualli prej 570 m2 dhe një shtëpi banimi.

Kolegji Civil vëren se vendosja e masave të sigurimit të padisë duhet të gjejnë mbështetje në kushtet dhe procedurat e parashikuara veçanërisht në nenet 202, 205, paragrafi i dytë dhe 206, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile.

Për këtë problematikë ligjore të lidhur me masat e sigurimit të padisë, edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë shprehur dhe kanë njësuar praktikën gjyqësore me Vendimin e tyre Unifikues nr.10, datë 24.03.2004.

Në thelb, bazuar në këto dispozita ligjore dhe në praktikën e konsoliduar gjyqësore, si në rastin kur kërkohet para ngritjes së padisë ashtu edhe në rastet kur kërkohet bashkë me padinë apo gjatë gjykimit të saj, gjykimi i kërkimit për masën e sigurimit duhet t’i nënshtrohet parimeve themeltare të gjykimit civil, veçanërisht atij të kontradiktorialitetit. Pala kërkuese duhet të ketë hapësirën për ta kërkuar dhe argumentuar një kërkim të tillë, sikurse palës debitore duhet t’i jepet mundësia të mbrohet e të parashtrojë argumentet e saj eventuale prapësuese ndaj kërkesës për sigurimin e padisë. Nga ana e saj, gjykata duhet të orientojë dhe të lejojë debatin gjyqësor edhe për këtë kërkim dhe, në vendimin e ndërmjetëm të dhënë për këtë qëllim apo në vendimin përfundimtar, duhet të arsyetojë motivet e pranimit ose jo të kërkesës dhe plotësimin e kushteve të tjera të vendosura nga ligji procedural për këtë qëllim. Nëse në gjykim dhe në vendimin e gjykatës nuk janë përmbushur këto detyrime ligjore, atëherë, në kuptim të neneve 6 dhe 14 të Kodit të Procedurës Civile, kemi të bëjmë me një proces jo të rregullt ligjor, lidhur me gjykimin dhe disponimin për kërkimin e masës së sigurimit, rrjedhojë kjo e hetimit gjyqësor të pamjaftueshëm dhe mosrespektimit të kontradiktorialitetit në gjykimin civil.

Kolegjit Civil, nga shqyrtimi i akteve procedurale të çështjes objekt gjykimi, i rezulton se përveçse parashtrimit me shkrim në kërkesëpadi, nga ana e vetë palës paditëse gjatë seancave gjyqësore nuk janë parashtruar argumente dhe në gjykim nuk është debatuar aspak lidhur me përshtatshmërinë dhe mbështetjen në ligj e prova të kërkimit të padisë për vendosjen e masës së sekuestros. Nga ana e gjykatës nuk është orientuar debati gjyqësor dhe nuk është zhvilluar asnjë hetim gjyqësor në këtë drejtim. Gjykata e shkallës së parë është mjaftuar vetëm me administrimin e provave të lidhura me kërkimin e masës së sigurimit dhe, për më tepër, as në vendimin gjyqësor, gjykata nuk parashtron ndonjë arsyetim se përse motivohej vendosja e masës së sigurimit të sekuestros mbi pasuri të paluajtshme të palës së paditur, nuk analizohet nëse sendet e paluajtshme janë ose jo në pronësi vetëm të palës së paditur, as edhe lidhur me vlerën e këtyre pasurive të sekuestruara krahasuar me shumën e të hollave të marra hua dhe që përbënin objektin e kërkimit kryesor të padisë, etj.

Këto shkelje procedurale të gjykatës së shkallës së parë nuk i ka riparuar gjykata e apelit, as edhe në rrethanat kur nëpërmjet ankimit pala e paditur i parashtron pretendimin (të shoqëruar me dokumente shkresore si kontrata shitblerje, vërtetime pronësie, etj.) se pasuritë e vëna në sekuestro nuk janë në pronësi të tij, pasi janë shitur prej tij përpara fillimit të gjykimit në shkallë të parë tek një person tjetër dhe se vlera e truallit prej 570 m2 dhe e shtëpisë së banimit tejkalojnë vlerën e të hollave të marra hua nga pala paditëse.

Gjykata e Lartë është gjykatë ligji dhe, si e tillë, nuk mund të vlerësojë prova dhe të arsyetojë për rrethana të faktit që, ndonëse në shkelje të ligjit procedural, ende nuk i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor nga gjykatat më të ulëta. Prandaj, duke pasur parasysh sa parashtrohet më sipër, Kolegji Civil vlerëson se çështja duhet të rigjykohet nga ana e gjykatës së apelit duke realizuar përsëritje të hetimit gjyqësor për të lejuar paraqitjen e provave dhe debatin gjyqësor, duke riparuar shkeljet procedurale të lejuara nga gjykata e shkallës së parë dhe vetë ajo gjykatë apeli, përsa i përket kërkimit, pretendimeve dhe prapësimeve të palëve ndërgjyqëse për bazueshmërinë në prova dhe në ligj të kërkesës për vendosjen e masës së sigurimit të padisë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjave “a” dhe “b” të nenit 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.60, datë 11.03.2009 të Gjykatës së Apelit Vlorë, lidhur me disponimin për detyrimin e të paditurit Feti Mezani t’i paguajë paditëses Elsa Kovaçi shumën e marrë hua prej 6.500.000 lekë.

Prishjen e vendimit nr.60, datë 11.03.2009 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim po në Gjykatën e Apelit Vlorë, me tjetër trup gjykues, lidhur me disponimin për vendosjen e masës së sekuestros ekzekutive mbi pasurinë e të paditurit Feti Mezani.

Tiranë, më 01.10.2013

Nr.11241-02764-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2013-2472 i Vendimit (528)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Arjana FullaniAnëtare

Evelina QirjakoAnëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 01.10.2013 çështjen civile, që i përket:

PADITËSA: ENGJËLL SHABANI

ENVER KOVAÇI

SAFET DOSTI

AFRIM GAZHELI

LACE METUSHKLLARI

MERSIN BRAJA

HEKURAN BLAÇERI

HAKI TOMAI

GËZIM BEQARI

ADEM PALLACVESHI

ARTAN SHEHU

FATMIR BALLA

BEDRI PUSHAJ

SOKOL RAMA

REFIK MEZINI

AGRON POLLOZI

FATBARDH BARUTI

BESNIK HAXHIAJ

SHKËLQIM CAKAO

VASIL KRISTANI

PIRO HOXHA

KUDRET MULLAYMERI

BENARD SELAMI

FUAT FUGA

SULEJMAN TUSHI

THEODHOR THANASI

ANTONETA SHABANI

ARIAN LUPA

ARBEN SALIKO

ANILA SALIKO

FERDINAND HYSI

MAKSIOM KOSTA

ENGJËLL DURO

KOSTANDIN KONA

ADRIANA HAXHIA

VALBONA SELIMAJ

HATIXHE BASHA, në mungesë

I PADITUR: MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, në mungesë

OBJEKTI:

Detyrimi i palës së paditur të na paguajë

dëmshpërblim të barabartë me pagën e një viti;

dëmshpërblim për vjetërsi të barabartë

me pagën e një 15 ditëshi për çdo vit pune;

shpërblimin e barabartë me pagën e 3 muajve

që duhet të merrnim gjatë afatit të njoftimit.

Baza Ligjore: Nenet 143, 146/1/2/3, 148/5 të K.Punës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6656, datë 08.10.2007, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë-padisë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1757, datë 04.11.2008, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.6656, datë 08.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit nr.1757, datë 04.11.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, ka paraqitur rekurs pala paditëse Engjëll Shabani, etj., duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:

· 1. Vendimet e gjykatave janë të pabazuara në ligje dhe janë marrë në shkelje të plotë të ligjit procedural.

· 2. Pa asnjë lloj paralajmërimi dhe pa zbatuar asnjë dispozitë të K.Punës, pala e paditur ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëdhënien e punës me të gjithë paditësit, punonjës të Shoqërisë “Ofiçina Auto” sha.

· 3. Paditësit kanë qenë në marrëdhënie pune prej 15-30 vite me këtë subjekt. Baza ligjore e kërkesë padisë tonë mbështetet në dispozitat e K.Punës, pikërisht nenet 143, 145, 146, 148.

· 4. Në vendimet e tyre gjykatat nuk shprehen përsa i kërkohet në këtë padi, sikundër i njeh detyrimin neni 6 i K.Punës. Nuk është kryer fare hetim në lidhje me respektimin nga pala e paditur e procedurave dhe afateve që parashikojë dispozitat e K.Punës, që përbën bazën ligjore të padisë.

· 5. Në kundërshtim të hapur me kërkimet dhe bazën ligjore të përzgjedhur prej nesh në cilësinë e paditësave, gjykata, bazuar në nenin 92/a të K.Civil, konstaton pavlefshmërinë absolute të kontratës së punës të lidhur më datë 02.12.2002.

· 6. Pavarësisht bazës ligjore të përzgjedhur nga pala paditëse, gjykata referohet në rrëzimin e kërkesë padisë një neni të ligjit për shoqëritë tregtare, duke vepruar në kundërshtim me nenin 16 të K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se të gjithë paditësit kanë qenë në marrëdhënie pune me Shoqërinë “Ofiçina-Auto” sh.a, e cila është subjekt juridik i regjistruar në regjistrin tregtar me vendimin gjyqësor nr.13266, datë 19.12.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me aksioner të vetëm Ministrinë e Financave dhe vlerë kapitali në shumën prej 67.319.000 lekë, që më pas ka kaluar në varësi të Ministrisë së Ekonomisë.

2. Fillimisht kjo shoqëri u krijua në vijim të funksionimit të ofiçinës së Ministrisë së Brendshme. Të gjithë paditësit kanë qenë në marrëdhënie pune prej shumë vitesh pranë kësaj ofiçine, duke filluar që para vitit 1990 (sipas librezave të punës të administruara në dosje), në detyra të ndryshme.

3. Me Urdhrin nr.10, datë 28.05.2002 të Ministrit të Ekonomisë është urdhëruar prishja në rrugë gjyqësore e Shoqërisë Anonime “Ofiçina Auto” sh.a dhe caktimi si likuidator i shoqërisë z. Arjan Boshnjaku, i cili më parë kishte qenë në funksionin e Drejtorit të Shoqërisë.

4. Më tej, nëpërmjet Urdhrit nr.156, datë 02.12.2002 të Ministrisë të Ekonomisë janë miratuar llogaritë e likuidimit të Shoqërisë “Ofiçina Auto” sh.a në likuidim. Urdhri në fjalë është depozituar pranë regjistrin tregtar me vendimin gjyqësor nr.13266/3 akti, datë 09.12.2002.

5. Rezulton e provuar se në zbatim të Urdhrit nr.1854, datë 02.05.2003 të Ministrit të Rendit Publik, pasuria e kësaj shoqërie është marrë në administrim nga Reparti nr.101 “Auto Park”, ku në pikën 2 të tij përcaktohet se “Kalimi i kontributeve në aktive dhe i kapitaleve të kësaj shoqërie në administrim të Repartit 101 të kryhet me dokumentacion të rregullt sipas vlerave të përcaktuara në pikën 1 dhe 2 të urdhrit të Ministrisë të Ekonomisë me nr.156, datë 21.12.2002”.

6. Ndërkohë që paditësit për periudhën nga Dhjetori 2000 deri në Dhjetorin 2002, kanë lidhur disa kontrata pune kolektive me z. Arjan Boshnjaku në cilësinë e punëdhënësit si Drejtor i shoqërisë.

7. Konkretisht, më datë 10.12.2000 është lidhur kontrata me afat 1 (një) vjeçar ndërmjet z. Arjan Boshnjaku në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë, dhe përfaqësuesit të punëmarrësit, kryetarit të sindikatës së shoqërisë, z. Engjëll Duro.

8. Më datë 21.12.2001, është lidhur një kontrate tjetër kolektive ndërmjet z. Arjan Boshnjaku dhe përfaqësuesit të sindikatës së punonjësve z. Engjëll Duro. Kohëzgjatja e së cilës ka qenë po 1 (një) vit.

9. Në datë 01.12.2002 midis palëve ndërgjyqëse është lidhur një kontratë tjetër kolektive, por në këtë rast z. Arjan Boshnjaku pavarësisht se cilësohet si Drejtori i Përgjithshëm i Shoqërisë, nëpërmjet Urdhrit nr.10 datë 28.05.2002 të Ministrit të Ekonomisë “Për prishjen e Shoqërisë Anonime “Ofiçina Auto” sh.a, ai ishte caktuar si likuidator i shoqërisë.

10. Ndodhur në këto rrethana pala paditëse pretendon se kontrata e sipërcituar ka zgjatur vetëm 15 ditë, pasi nga punëdhënësi janë njoftuar se kjo kontratë është zgjidhur dhe nuk mund të vazhdohet. Kjo për arsye se “Ofiçina Auto” sh.a ka kaluar pranë Ministrisë se Brendshme si autoritet që ka marrë në administrim shoqërinë.

11. Në këto rrethana pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

12. Gjatë shqyrtimit gjyqësore me shkresën nr.345 prot., datë 23.02.2004, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik, sqarohet se “Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë nuk është lidhur asnjë kontratë në emër të Ministrisë së Rendit me punonjësit ish “Ofiçina Auto” sh.a me datën 01.12.2002. Në periudhën e përmendur “Ofiçina Auto” sh.a, nuk ka qenë në varësi të Ministrisë së Rendit por në varësi së Ministrisë së Ekonomisë, si shoqëri anonime me 100% kapital shtetëror”.

13. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4206, datë 21.09.2004, ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesëpadisë si te pambështetur në ligj ”.

13.1 Arsyetimi i gjykatës: “aktet administrative të sipërcituara të drejtojnë tek pasuria e ish shoqërisë anonime. Kështu në urdhrin nr.156, datë 02.12.2002 të Ministrit të Ekonomisë janë urdhëruar miratimi i vlerave si aktive të qëndrueshme të trupëzuar, aktive qarkulluese, etj., por asnjë herë nuk është trajtuar kjo marrje në administrimin e pasurisë si transferim ndërmarrje ashtu sikundër parashikon neni 138 i Kodit të Punës”.

14. Mbi ankimin e palës paditëse Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.684, datë 03.06.2005, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.4206, datë 21.09.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.

14.1 Arsyetimi i gjykatës: “Duke qenë se paditësit janë 38 me të njëjtin kërkim, dëmshpërblimi page, atëherë vlera e kërkimit i kalon 10 milion lekë. Ky fakt bazohet dhe mbi listat e pagave të paditësve por duhet shtuar se kërkimi i tyre i kapërcen dhe pagat e një viti pasi kërkohen 3 muaj dëmshpërblim për secili prej tyre për shkelje të afateve të njoftimit si dhe vjetërsia në punë, e cila e cila do të thotë 15 paga 15 ditësh për çdo vit pune. Në këto rrethana gjykata, në kundërshtim me nenin 35 të K.Pr.Civile, e ka gjykuar çështjen me një gjyqtar të vetëm, gjykim që duhet të bëhet nga tre gjyqtarë”.

15. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6656, datë 08.10.2007, ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesë-padisë”.

15.1 Arsyetimi i gjykatës: Për sa shpjeguam më lart, çdo veprim juridik i kryer nga likuidatori gjatë periudhës se likuidimit tej tagrave të tij si likuidator është në kundërshtim me ligjin. Shoqëria është shpallur në likuidim e sipër dhe është caktuar likuidatori që me urdhrin e Ministrit të Ekonomisë nr.10, datë 28.05.2002. Që nga ky moment, konform nenit 265 të Ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për Shoqëritë tregtare” seksioni 5, likuidatori i shoqërisë mund të kryejë vetëm veprime që kanë të bëjnë me likuidimin. Kështu në nenin 265/3 të këtij ligji përcaktohet se: “Ekzistenca e shoqërisë si person juridik mbetet për nevojat e likuidimit deri në përfundim të këtij procesi…”. Çdo lloj veprimi i tij jashtë tagrave ligjore si likuidator vjen në kundërshtim me ligjin dhe është i pavlefshëm.

Në këtë kuptim, nënshkrimi i kontratës kolektive të punës në datë 01.12.2002, kohë në të cilën shoqëria është në likuidim e sipër, ndërkohë që vetëm 1 ditë më vonë aksionieri i vetëm, pikërisht në datë 02.12.2002 me urdhrin nr.156, datë 02.12.2002, miraton llogarite e likuidimit e bën kontratën kolektive të punës të lidhur në kundërshtim me ligjin. Konform nenit 92/a të K.Civil gjykata konstaton se ky veprim juridik është në kundërshtim me ligjin e si i tillë ka qenë absolutisht i pavlefshëm që në kohën e lidhjes së saj. Pala e paditur nuk konsiderohet si punëdhënësi i paditësve për periudhën kohore një vjeçare mbas mbylljes së llogarive të likuidimit të shoqërisë. Gjykata vlerëson se janë të pambështetura edhe pretendimet e paditësve mbi transferimin e aktivitetit ashtu si kundër parashikohet në nenin 138/1 të Kodit të Punës, pasi në rastin e Shoqërisë Anonime “ Ofiçina –Auto” sha ndodhi më përpara procesi i likuidimit e jo të transferimit të aktivitetit apo të ndërmarrjes. Në këtë rast jemi përpara likuidimit të shoqërisë dhe administrimit të vlerave pasurore pas likuidimit”.

16. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1757, datë 04.11.2008, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.6656, datë 08.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

17. Kundër vendimit nr.1757, datë 04.11.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, ka paraqitur rekurs pala paditëse Engjëll Shabani, etj., duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Ligji i zbatueshëm

18. Dispozitat e Kodit të Punës, në të cilat është parashikuar:

18.1 Neni 12: Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim”.

19. Dispozitat e ligjit nr.7638/1992, “Për shoqëritë tregtare”, në të cilat është parashikuar:

19.1 Neni 265: “Shoqëria është në likuidim e sipër që në momentin e prishjes së saj për çfarëdolloj arsye, me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 10 të këtij ligji. Emërtimi i shoqërisë pasohet nga shënimi "Shoqëri në likuidim e sipër". Ky shënim dhe emri i likuiduesit ose i likuiduesve duhet të figurojnë në të gjitha aktet e dokumentet e nxjerra nga shoqëria dhe që u drejtohen të tretëve. Ekzistenca e shoqërisë si person juridik mbetet për nevojat e likuidimit deri në përfundim të këtij procesi. Prishja e shoqërisë është me pasoja ndaj të tretëve vetëm mbas datës së publikimit të prishjes në regjistrin tregtar”.

19.2 Neni 286: “Likuiduesi përfaqëson shoqërinë. Ai ka të gjitha kompetencat për shitjen e aktivit, qoftë edhe me mirëkuptim. Kufizimet mbi këto kompetenca që rrjedhin nga statuti ose nga akti i emërimit duhet të respektohen nga të tretët. Ai është i autorizuar për të paguar kreditorët dhe për të ndarë tepricën në dispozicion. Ai mund të vazhdojë çështjet e nisura ose të angazhohet në probleme të reja që lidhen me likuidimin, vetëm në qoftë se është i autorizuar, sipas rastit, ose prej ortakëve, ose me vendim të gjyqit”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

20. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Engjëll Shabani, etj., nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1757, datë 04.11.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Për rrjedhojë ky vendim duhet të lihet në fuqi.

21. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykatat e faktit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të drejtë të ligjit.

22. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, ndonëse pala paditëse pretendon shpërblimin e dëmit për shkak të zgjidhjes së menjëhershme të kontratës së punës së lidhur ndërmjet palëve ndërgjyqëse, evidentohet se kontrata ishte lidhur ndërmjet palës paditëse dhe shtetasit Arjan Boshnjaku, i cili nuk ishte me drejtori i shoqërisë por likuidatori i saj. Konkretisht, rezulton e provuar nga aktet e administruara në dosje që i janë nënshtruar debatit dhe hetimit gjyqësor në gjykatat e faktit, se shtetasi Arjan Boshnjaku nuk gëzonte tagrat e duhura ligjore për të lidhur një kontratë pune kolektive me paditësit në kuptim të nenit 12 të Kodit të Punës.

23. Kolegji Civil e gjen me vend te sqarojë se, sipas nenit 12 të Kodit të Punës ku përcaktohet se: “Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim”, që një kontratë punë të konsiderohet e vlefshme duhet te lidhet nga persona që gëzojnë tagrin për të qenë punëmarrës dhe punëdhënës në këtë marrëveshje.

24. Në çështjen objekt shqyrtimi Kolegji vëren se pala paditëse ka lidhur një marrëveshje me një person që nuk e gëzon tagrin e punëdhënësit, pasi në kohën që ka nënshkruar kontratën z. Boshnjaku, ka qenë caktuar si likuidator i Shoqërisë “Auto Ofiçina” sh.a me një shpërblim mujore prej 30.000 lekë dhe për rrjedhojë ka qenë në pamundësi për të kryer veprime të tjera përveç atyre që i lejohet në mënyrë specifike si likuidator. Në kuptim të dispozitës 286 të ligjit nr.7638/1992, përcaktohet që likuidatori mund të vazhdojë çështjet e nisura ose të angazhohet në probleme të reja që lidhen me likuidimin, vetëm në qoftë se është i autorizuar, ose prej ortakëve, ose me vendim të gjyqit.

25. Ne argumentim të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se për rastin konkret, të qenurit likuidator i një shoqërie bie ndesh me të qenurit punëdhënës i shoqërisë. Tagrat që gëzon likuidatori e kufizojnë atë për të qenë njëkohësisht edhe punëdhënës, pasi ai është në pamundësi totale për t’i ofruar punë dhe shpërblim palës paditëse në cilësinë e punëmarrësit. Referuar Urdhrit nr.10, datë 28.05.2002, të Ministrit të Ekonomisë “Për prishjen e Shoqërisë Anonime “Ofiçina Auto” sh.a., Tiranë, konstatohet se z. Arian Boshnjaku është caktuar si likuidator i shoqërisë dhe nga përmbajtja e këtij urdhri detyra që i është ngarkuar është të hartojë dokumentacionin përkatës për prishjen në rrugë gjyqësore të shoqërisë.

26. Prandaj, Kolegji Civil e gjen të drejtë qëndrimin e mbajtur nga gjykatat e faktit se, në vështrim të nenit 265 dhe 286 të ligjit nr.7638/