34
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 22.06.2020, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Ulsi Manja kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit të datave 10, 15 dhe 16 qershor të vitit 2020. 2. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Marrin pjesë: Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Spartak Braho, Jurgis Çyrbja, Edmond Leka, Alket Hyseni, Alban Zeneli, Andi Permeti, Aurora Mara, Ediola Braha, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Dralo. Mungojnë: Korab Lita, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Elda Hoti, Adriatik Alimadhi dhe Tom Doshi Të ftuar: Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm Besmir Beja Drejtor i Kodifikimit në Ministrinë e Brendshme

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 22.06.2020, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit të datave 10, 15 dhe 16 qershor

të vitit 2020.

2. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192, datë

03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe

krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Spartak

Braho, Jurgis Çyrbja, Edmond Leka, Alket Hyseni, Alban Zeneli, Andi Permeti, Aurora Mara,

Ediola Braha, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Dralo.

Mungojnë:

Korab Lita, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Elda Hoti, Adriatik Alimadhi dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Sandër Lleshaj – Ministër i Brendshëm

Besmir Beja – Drejtor i Kodifikimit në Ministrinë e Brendshme

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

2

HAPET MBLEDHJA

Ulsi Manja – Mirëmëngjesi, kolegë!

Duke ju uruar një ditë dhe një javë të mbarë fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

për ditën e sotme. Kuorumi është i mjaftueshëm për të vazhduar me çështjet që kemi sot në rendin

e ditës.

Fillojmë me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit për datat 10, 15 dhe

16 qershor të vitin 2020. Procesverbalet e zbardhura ju kanë ardhur nëpërmjet postës elektronike.

A ka vërejtje për procesverbalet? Nuk ka. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

ka.

Miratohen procesverbalet e mbledhjeve të komisionit të datave 10, 15 dhe 16 qershor të

vitit 2020.

Vazhdojmë me çështjen e dytë të rendit të ditës: shqyrtimi i projektligjit “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit

të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër

pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni ynë është komision për dhënie mendimi. Relator është kolegu

Alket Hyseni, i cili është prezent në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, nga ku do të bëjë edhe

relatimin e këtij projektligji.

Të ftuar në Komisionin e Ligjeve kemi ministrin e Brendshëm, zotin Sandër Lleshaj.

Zoti Ministër, mirë se erdhe në Komisionin e Ligjeve!

Nga Ministria e Drejtësisë kemi të ftuar zotin Besmir Beja, që është drejtor i Kodifikimit.

Zoti Beja, mirë se erdhët në Komisionin e Ligjeve!

Pa humbur kohë do t’ia kaloj fjalën ministrit të Brendshëm, zotit Sandër Lleshaj, për të

bërë një prezantim të shkurtër të këtij projektligji, më pas do t’ia jap fjalën relatorit, zotit Hyseni,

për të bërë gjetjet e tij si relator në lidhje me këtë projektligj dhe pastaj mbledhja do të jetë e hapur

për pyetje dhe diskutime.

Zoti Ministër, edhe një herë, mirë se erdhe!

Fjala është për ju.

Sandër Lleshaj – Mirëmëngjesi!

Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë,

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

3

Ju falënderoj për kohën që i kushtoni këtij projekti të rëndësishëm që qeveria ka paraqitur

në Kuvend, i cili lidhet me objektivat kryesore të qeverisë, që është lufta kundër krimit në tërësi

dhe krimit të organizuar në veçanti, luftë e cila synon rritjen e parametrave të sigurisë në vend, si

dhe përshpejtimin e gjithë procesit të integrimit europian!

Ky ligji është pjesë e një pakete dhe e gjithë paketa fillon me aktin normativ nr.1, datë

31.01.2020, i cili shoqërohet edhe me një sërë ndryshimesh të tjera ligjore, një pjesë e të cilave

kanë ndodhur, ndërsa një pjesë është ende në proces parlamentar. Edhe një herë, ju falënderoj për

kohën që i kushtoni procesit të përfundimit të kësaj përpjekjeje!

Në fakt, akti normativ i datës 31.01.2020 do të jetë në eficiencë të plotë kur të gjithë ligjet

e tjera, që e shoqërojnë dhe e lehtësojnë zbatimin e tij, do të jenë miratuar.

Projekti për të cilin flasim sot adreson vetëm një problem, adreson disa ndryshime në ligjin

nr. 10192, datë 03.12.2009, nuk po e lexoj emrin e gjatë, por shkurt njihet si ligji “Antimafia”, i

cili ka pasur një histori të zbehtë zbatimi nga mungesa të shumta si në interpretim, ashtu dhe në

zbatim, të cilat, në njëfarë, mënyre çuan në miratimin e këtij akti normativ.

Thelbi i këtij ligji është lufta ndaj aseteve kriminale, me besimin që vetëm kur krimit t’i

shterohen financat dhe asetet kriminale, vetëm kur krimi të shkatërrohet si model biznesi, ne mund

të pretendojmë të kemi suksese afatgjata në luftën kundër tij. Për sa kohë kriminelët arrijnë të

grumbullojnë pasuri të jashtëzakonshme, dënimi penal i tyre është i pamjaftueshëm nëse pasuritë

e tyre mbeten të paprekura. Në jo pak raste anëtarë të grupeve të caktuara kriminale marrin përsipër

riskun e burgut përballë sigurisë dhe gëzimit të aseteve, financave dhe pasurive, që kanë buruar

nga veprimtaria kriminale. I vetmi shans për sukses afatgjatë, e vetmja gjasë për të pasur

qëndrueshmëri në luftën kundër krimit, është shkatërrimi i modelit të biznesit dhe bindja e çdo

qytetari që përfshihet në veprimtari kriminale se produkti final i saj, sado e madhe të jetë kjo pasuri,

një ditë do të merret në administrim nga publiku. Pra, ky është synimi i këtij ndryshimi ligjor.

Në përgjithësi në ndryshimet e propozuara bëhet fjalë për ndryshime të karakterit teknik

dhe administrativ. Ndër to mund të përmend disa çështje kryesore.

Së pari, është kalimi kompetencave të administrimit nga gjykatat, të cilat sot vendosin për

administrimin e pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara tek organet administrative, konkretisht

tek Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Kjo do të thotë se, në

vend që gjykatat të vendosin nominalisht për çdo rast emrin e një administratori, i cili do të merret

me administrimin e pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, tashmë gjykata ngarkon një organ

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

4

shtetëror që është agjencia përgjegjëse për këtë punë. Më tej do të jetë agjencia, e cila do të

nominojë, do të emërojë dhe do të kontrollojë punën e administratorëve të çdo pasurie që ka në

juridiksionin e saj. Pse bëhet kjo lëvizje? Kjo lëvizje bëhet për të pasur një menaxhim më të mirë

të gjithë këtij procesi dhe për të pasur një strukturë të vetme përgjegjëse, që është agjencia

shtetërore, si dhe për t’u larguar nga situata e sotme, ku kemi një mori administratorësh që

vendosen nga gjykatat. Kjo lëvizje do t’i japë lehtësi të madhe dhe fleksibilitetin e nevojshëm

administrimit për arsye se vendimet që do të merren në këtë proces do të jenë vendime të karakterit

administrativ dhe jo gjyqësor, sepse gjyqësori është marrë njëherë në fillim, por tani ngarkohet

agjencia. Ndërkohë, në nivelin menaxherial dhe administrativ tashmë do të veprojë agjencia, e cila

do të jetë në kontrollin nën drejtimin e një komiteti ndërinstitucional, i cili do të luajë rolin e organit

udhëheqës, kontrollues, monitoures të kësaj agjencie dhe të këtij procesi.

Një gjë tjetër e rëndësishme në ligj lidhet me destinimin e pasurive të sekuestruara dhe të

konfiskuara, ku parashikohet që një përqindje e konsiderueshme e tyre të vihet në dispozicion të

luftës kundër krimit. Pra, në një farë mënyre, ne duam që krimin ta luftojmë duke përdorur asetet

dhe financat e tij. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e këtyre aseteve, nëpërmjet vendimeve

përkatëse të komitetit ndërinstitucional dhe agjencisë, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit, e cila një

pjesë të tyre do t’i përdorë në luftën kundër krimit të organizuar, qoftë si asete, qoftë si financa

dhe si mjete të tjera, duke besuar që kjo do të shtojë një burim tjetër të rëndësishëm mbështetjeje

për Policinë e Shtetit, së cilës, siç jemi në dijeni të gjithë, shpeshherë i kemi hyrë në borxh për

shkak të mbështetjes jo pak herë të plotë në kuptimin financiar, në kuptimin material, logjistik e

kështu me radhë.

Tjetër gjë e rëndësishme në këtë projekt është se në komitetin ndërinstitucional, që merret

me drejtimin e masave kundër krimit të organizuar, pra që në thelb merret me drejtimin e

veprimtarisë së agjencisë, do të shtohet edhe përfaqësuesi i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme

Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I rëndësishëm është edhe fakti që punonjësit, që do të përfshihen në luftën kundër krimit të

organizuar do të kenë mundësi të shpërblehen edhe financiarisht nga burimet e gjeneruara prej

këtij procesi deri në një masë 5%. Pra, është vendosur një limit në një fond, që shkon deri në masën

5%, e cila do të përdoret për të motivuar punonjësit që janë të përfshirë dhe që kanë arritur rezultate

konkrete në këtë proces të rëndësishëm.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

5

Unë besoj se është e rëndësishme të theksoj se miratimi i këtij projekti, siç e përmenda në

fillim, kompleton një proces të nisur më 31 janar të këtij viti, duke i shtuar disa instrumente të tjera

në dorë të gjithë procesit të luftës kundër krimit të organizuar. Më mbetet të them se ende ky proces

nuk është kompletuar, për sa kohë nuk janë mbyllur edhe disa ndryshime të tjera që kanë të bëjnë

me ndryshimet në Kodin Penal, në Kodin e Procedurës Penale, në ligjin e Policisë së Shtetit, të

cilat, pak a shumë, synojnë vrojtimin dhe mbylljen e të gjithë aspekteve të veçanta. Po ju jap një

shembull, i cili ilustron më së miri nevojën për të arritur në këto zgjidhje, që kemi propozuar. Sot

Policia e Shtetit është angazhuar, krahas të tjerave, edhe në ruajtjen e një arsenali të tërë mjetesh,

kryesisht mjete motorike dhe asete të tjera, të cilat në procesin e hetimit apo procedimit penal dhe

vendimmarrjes gjyqësore më vonë janë administruar si prova. Janë me dhjetëra e mijëra automjete

që ruhen sot në mjediset e komisariateve të policive në të gjithë territorin e vendit. Këto automjete

nuk kanë më asnjë vlerë reale prone, ndërkohë formalisht de jure ato ende vlejnë si prova për arsye

se gjykatat, kur kanë marrë vendime për çështje të caktuara, nuk janë disponuar, siç e kërkon, në

fakt, Kodi i Procedurës Penalenuk kanë disponuar provat që kanë qenë pjesë e procesit dhe

masivisht njerëzit janë dënuar, kanë mbyllur dënimet ose janë parashkruar dënimet, ndërkohë që

provat, që kanë çuar në dënimin e këtyre njerëzve, të cilët tashmë janë liruar nga burgu, ruhen ende

si të tilla, sepse policia nuk ka gjë të shkruar, që të thotë: këto nuk janë më prova, nuk ka një

vendim të sistemit gjyqësor.

Kjo, krahas problemit mjedisor dhe problemeve të tjera pa fund, angazhon një pjesë të

rëndësishme të trupës së Policisë së Shtetit për t’i ruajtur. Janë mbi 400 punonjës policie sot që

ruajnë thjesht provat materiale, që, në fakt, nuk janë prova. Miratimi i ligjit është domosdoshmëri

për të zhbllokuar një situatë ngërçi të akumuluar prej shumë e shumë vitesh, megjithëse për këtë

do të vijojmë të flasim kur të bëjmë ndryshimet në Kodin e Procedurës, sepse aty është

prarashikuar se si do të trajtohet gjithë kjo barrë e madhe. Në përfundim, nuk solla shumë detaje,

sepse nuk ka, por është shumë e rëndësishme ta mbyllim një orë e më parë të gjithë paketën,

pikërisht për arsyet që përmenda, për të rritur shpejtësinë.

Dua të them se miratimi i aktit normativ ka sjellë një impuls të jashtëzakonshëm në luftën

kundër krimit të organizuar në vend. Një pjesë e madhe e aseteve të gjeneruara nga krimi tashmë

janë futur në procese të parashikuara nga akti normativ, nga ligji. Për një pjesë të tyre është marrë

vendimi i sekuestrimit apo i konfiskimit. Është një instrument i madh, shumë i rëndësishëm, që do

të sjellë patjetër rezultate të prekshme në luftën kundër krimit, që jo vetëm do të rrisë ndjeshëm

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

6

parametrat e sigurisë në vend, por do të plotësojë edhe një nga kushtet themelore që kërkon

Bashkimi Europian të plotësohen nga Shqipëria, edhe si parakusht për fillimin konkret të procesit

të negociatave me Bashkimin Europian.

Po e mbyll fjalën time dhe jam i hapur për pyetje ose komente.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Ministër, për prezantimin e këtij projektligji!

Fjalën e ka zoti Hyseni, për të bërë gjetjet e tij si relator, sugjerimet dhe komentet përkatëse

për këtë projektligj në parim.

Alket Hyseni – Faleminderit, kryetar!

Faleminderit, zoti Ministër!

E falënderoj komisionin për caktimin tim si relator të këtij projektligji, i cili vjen në kuadër

të një pakete të paraqitur nga qeveria shqiptare, duke përfshirë aktin normativ nr. 1 “Për masat

parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit” dhe ligjin nr. 19/2020 “Për disa

shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”,

i ndryshuar”.

Qëllimi i këtij projektligji u paraqit shumë mirë nga ministri dhe unë nuk dua të bëj asnjë

shtesë, por dua të të them vetëm përparësitë që sjell ky ligj:

Sjell fuqizimin e kompetencave dhe rritjen e proaktivitetit të institucioneve administrative

për administrimin dhe vendimmarrjen më efikase dhe eficiente në përdorimin dhe desinimin e

aseteve apo pasurive të sekuestruara.

Po ashtu, vendimmarrje më e shpejtë në kohë, duke siguruar administrimin e pasurive edhe

në rastet kur mund të sjellë pasoja të eliminimit apo të dëmtimit të këtyre pasurive.

Vendimmarrja ushtrohet në një asistencë apo ekspertizë të plotë të teknikëve dhe

specialistëve të fushës, duke ndjekur edhe procedurën e parashikuar në ligj.

Ka një impakt të drejtpërdrejtë në motivimin dhe rritjen e proaktivitetit të Policisë së Shtetit

për zbatimin e këtij ligji me efikasitet, si dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike

të gjithë kësaj trupe të rëndësishme, me qëllim sofistikimin e luftës kundër krimit të organizuar

dhe korrupsionit.

Në fakt, projektligji ka efekte financiare, të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe

pikërisht nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2020.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

7

Një nga risitë e projektligjit është adresimi i objektivave të axhendës 2030, duke

përfaqësuar një hap cilësor tashmë të qeverisë shqiptare në përmbushjen e objektivave të kësaj

agjende për zhvillimin e qëndrueshëm, sipas orientimeve të Asamblesë së Përgjithshme të

Kombeve të Bashkuara.

Më lejoni të paraqes disa shqetësime parimore të lidhura kryesisht me kompetencat

vendimmarrëse të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar.

Sikurse secili nga kolegët deputetë e di, në fakt, në ndryshimet që ne i kemi bërë ligjit “Për

administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” kemi krijuar një komitet

ndërinstitucional, i cili ka marrë kompetencat e administrimit të këtyre pasurive. Tri janë elementet

bazë, të cilat janë marrë në atë ligj, por thellohen dhe vijnë edhe në këtë ligj.

Së pari, kryerja e veprimeve tej administrimit të zakonshëm me pasuritë e sekuestruara të

tilla, si, për shembull, marrja e kredisë, marrëveshja e pajtimit, arbitrazhi, premtimi, dorëzania,

hipotekimi ose tjetërsimi i pasurisë së sekuestruar.

Së dyti, kalimi i të drejtave reale mbi pasuritë e sekuestruara edhe për pasuri, të cilat

dëmtohen, u bie vlera në mënyrë të ndjeshme ose dalin jashtë përdorimit.

Së treti, destinimi i pasurive të sekuestruara.

Në fakt, kompetencat e sipërcituara, referuar parashikimeve të ligjit aktual të vitit 2009, i

përkasin thellësisht gjykatës, pavarësisht se me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për disa shtesa

dhe ndryshime në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara””, komitetit i kalon

kompetenca vendimmarrëse në lidhje me kalimin e të drejtave reale për përdorimin. Për këtë arsye,

unë si relator, i konsultuar edhe me këshilltarët, vlerësoj se ligji i vitit 2009, pra ligji aktual, ka

qenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, e cila në vendimin nr. 4 të vitit 2011 ka vlerësuar,

ndër të tjera: “Masat parandaluese të parashikuara i shërbejnë një interesi publik dhe janë në

përpjesëtim me gjendjen që e kanë diktuar atë. Ligji parashikon garanci të tilla procedurale në

mënyrë që të arrihet një balancë e drejtë ndërmjet kërkesave të interesit të përgjithshëm dhe

interesave të individit në përgjithësi apo individit në fjalë, të cilit i cenohet drejtpërdrejt interesi”.

Pra, kemi të bëjmë me një pikë delikate ndërmjet të drejtave të njeriut, individit, dhe veprimtarisë

së organeve të administratës.

Vendimmarrja e gjykatës në lidhje me çështje të tilla, si: kalimi i të drejtave reale mbi

pasuritë ose dhënia e miratimit për kryerjen e veprimeve që tejkalojnë administrimin e zakonshëm

të një pasurie të sekuestruar, shërben pikërisht për të siguruar balancën e duhur ndërmjet

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

8

kufizimeve që vendosin masat parandaluese të karakterit pasuror dhe të drejtës për një proces të

rregullt ligjor të personave që preken nga këto masa. Kjo, në fakt, është edhe rrjedhojë e modelit

të kodit italian, të ligjit antimafia, model i cili ka shërbyer pikërisht për implementimin e këtij ligji

në Shqipëri dhe besoj se në masën dërrmuese është i njëjti draft.

Propozimi i bërë, në fakt, në nenet 5, 7 dhe 14 të projektligjit zëvendëson vendimmarrjen

e gjykatës me një organ, i cili, pavarësisht përbërjes ndërinstitucionale, mbetet organ administrativ.

Për këtë arsye ne gjykojmë që mund të krijojë premisa përsëri të garancive procedurale që synojnë

ruajtjen e një balance të drejtë ndërmjet kufizimeve të parashikuara për shkak të masave

parandaluese, edhe sepse kemi një qëllim thellësisht pozitiv të organit administrativ, por, nga ana

tjetër, kemi një proces të rregullt ligjor, i cili duhet respektuar në një demokraci të një vendi të

zhvilluar,siç është Republika e Shqipërisë.

Të njëjtin qëndrim, në fakt, ka mbajtur Prokuroria e Përgjithshme, e cila në komentet që

ka dërguar që në datën 27.05.2020 sugjeron rivlerësimin e neneve 5, 7 dhe 14. Njëkohësisht,

rezerva janë paraqitur edhe për nenin 14 të projektligjit, për të cilin sugjerohet që kompetencat e

këtij komiteti për marrjen e vendimeve lidhur me destinacionet e këtyre pasurive të sekuestruara

dhe të konfiskuara të mos ndërthuren apo të mos zëvendësojnë kompetencat e gjykatës dhe/ose

prokurorit të parashikuara pikërisht në ligjin aktual, kompetenca të cilat janë të harmonizuara edhe

me funksionet e prokurorit e të gjykatës në procesin e hetimeve pasurore, kërkimeve nga prokurori

dhe vendimmarrjes nga gjykata gjatë sekuestrimit apo konfiskimit të pasurive të ardhura nga

veprimtaria kriminale. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme nuk ka shprehur asnjë rezervë për këtë.

Nisur nga sa më sipër, të nderuar kolegë, ne kemi menduar që të paraqesim në draftin e

sjellë disa rekomandime dhe propozime konkrete. Secili nga ju në email-in e tij ka një tabelë, në

të cilën gjenden tri kolona: në kolonën e parë keni ligjin aktual, në kolonën e dytë keni projektligjin

e sjellë, ndërsa në kolonën e tretë keni propozime dhe riformulime nga relatori,nisur edhe nga

sugjerimet e organeve të tjera kushtetuese. Në thelb ne i kemi qëndruar idesë që japim

rekomandime komisionit përgjegjës dhe do të jetë komisioni përgjegjës, i cili do të udhëheqë një

grup pune së bashku me Policinë e Shteti dhe me Prokurorinë e Përgjithshme dhe është drejtë e

tyre si do të veprojnë, po të jetë nevoja edhe me përfaqësues nga Komisioni i Ligjeve, në mënyrë

që të definohet me një draft të qartë, të saktë dhe të plotë. Për të realizuar qëllimin e projektligjit,

i cili është një qëllimi i dëlirë, është i saktë, por duhet të jemi edhe të kujdesshëm në respektimin

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

9

e të drejtave dhe lirive të njeriut, sikurse thashë është një vijë shumë e hollë ndarëse në rastin e

konkret.

Këto kam për të thënë, zoti kryetar, në parim. Nga pikëpamja e procedurës dhe nga

pikëpamja e kushtetutshmërisë, por dhe në referim të rregullores, projektligji është në përputhje të

plotë dhe në parim do të ftoj të gjithë kolegët ta miratojmë pa asnjë hezitim. Kur të vijmë te nenet

përkatëse, ju ftoj që të diskutojmë dhe të ndjekim këtë frymë, që të bëjmë disa rregullime, të cilat

në masë dërrmuese, dua të bëj me dije se nuk janë thelbësore, një pjesë e tyre janë transpozimi i

ndryshimeve të mëparshme në ligjin aktual. Të paktën tani kemi trupën e agjencisë dhe shmangim

emërtimet si “administrator”. Administratorët janë anëtarët e agjencisë, ndërsa përfaqësues përpara

ligjit është vetë agjencia dhe të gjitha këto do të transpozohen edhe në këtë ligj, por për ato

shqetësime parimore që unë shpreha, që s’janë vetëm tonat, por janë edhe të institucioneve të tjera,

le të ndjekim ligjin, që përpos ndonjë propozimi konkret që kemi bërë, për të mos pretenduar që

ne mund të jemi ata që do të japim dorën e fundit, le t’ia kalojmë me rekomandim komisionit

përgjegjës.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Përpara se ta votojmë në parim, dhe përpara se të bëhen pyetjet dhe diskutimet që mund të

kenë kolegët, Ministria e Drejtësisë, a do të thotë diçka lidhur me projektligjin?

Besmir Beja - Nëse më lejoni, zoti kryetar, kam për të bërë thjesht një shpjegim të shkurtër

mbi gjetjet dhe argumentet që paraqiti edhe relatori për këtë projektligj, veçanërisht për rolin e

gjykatës në administrimin e aseteve të sekuestruara. Grupi i punës ka diskutuar gjerësisht mbi këto

lloj shqetësimesh dhe ka vendosur që të ecim në këtë lloj forme, duke pasur në konsideratë dhe

disa faktorë.

Së pari, ky lloj funksioni që ligji aktual i vë gjykatës nuk është një funksion tipik gjyqësor,

por po ruajnë, po garantojnë miradministrimin e këtij aseti. Roli që luan gjykata është një rol

garancish në vetvete dhe duhet që për çdo vlerë, organi administrues të kërkojë (llogari) për

mënyrën se si administrohet kjo lloj pasurie.

Së dyti, roli që luan gjykata duke pasur në konsideratë edhe ngarkesën e madhe që kanë

gjykatat në këtë periudhë, si dhe efekti që ka procesi i vetingut në ngarkesën e gjykatave, vlerësimi

ka qenë që të ulet një barrë administrative që u bëhet gjykatave për të eliminuar, për ta vendosur

si funksion administrativ të administrimit të pasurisë dhe nga ana tjetër, në çdo lloj rasti garantohet

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

10

që, në rastet kur organi administrativ ka vepruar në kundërshtim me ligjin, mundet t’i drejtohet

gjykatës. Pra, në çdo rast ruhet mbrojtja që gjykata garanton në administrimin e pronës, por vetëm

në ato raste kur do të ketë një kërkesë për shkeljen e ligjit ose administrimin në kundërshtim me

qëllimin që ka pasuria.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Beja!

Kolegë, a keni pyetje lidhur me projektligjin? Nuk ka. Diskutime në parim? Nuk ka.

Atëherë, unë bie dakord...

Po, zoti Ministër.

Sandër Lleshaj – Vetëm një fjali, se mora shkas nga diskutimet e zotit Hyseni dhe zotit

Beja. Po përsëris atë që tha zoti Beja dhe dua ta theksoj fort. A kemi ndërhyrje në procesin ligjor

dhe a kemi një prekje të kompetencës së gjykatës? Në thelb jo. Sot gjykata ka kompetencë të

caktojë një administrator, rast pas rasti. Ligji parashikon që po këtë kompetencë që ka gjykata, ta

ketë përsëri, por tashmë të caktojë në mënyrë permanente dhe në çdo rast një administrator, që

është një institucion, është agjencia. Gjykatës i ngelet përsëri kompetenca, gjykatës edhe

prokurorisë u ngelet kompetenca në ligj për të kontrolluar agjencinë, sa herë që e ka të nevojshme,

ndërkohë që agjencia ka detyrimin të informojë edhe gjykatën, edhe prokurorinë për veprimtarinë

e saj, duke përfshirë edhe listën e administratorëve që cakton, edhe gjëra të tjera të kësaj natyre.

Prandaj thashë, për mendimin tonë, garanton kontrollin dhe sovranitetin e plotë të gjykatës në këtë

proces. Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Ministër!

Edhe unë bashkohem me mendimin e kolegëve dhe të relatorit. Komisioni i Ligjeve në

shqyrtimin e këtij projektligji është komision për dhënie mendimi, çka do të thotë që shqyrtimi

ynë është në lidhje me faktin sa përputhet ky projektligj me Kushtetutën dhe me kuadrin ligjor në

fuqi. Sigurisht, ndryshimet që promovohen në këtë projektligj janë reflektimi i aktit normativ nr.

1 që ne e kemi miratuar në Kuvend. Ky projektligj është pjesë e një pakete të tërë ndryshimesh që

burojnë nga akti normativ.

Ne sot kemi për shqyrtim këtë projektligj, por në mbledhjet e radhës të Komisionit të

Ligjeve do të kemi edhe ndryshimet e tjera, ku do të reflektohen ato çka burojnë nga akti normativ.

Kështu që, për t’i hapur rrugë shqyrtimit, miratimit nen për nen dhe më pas t’ia kalojmë Komisionit

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

11

përgjegjës për Sigurinë Kombëtare, më lejoni të nderuar kolegë që, sipas Rregullores, ta hedhim

në votim në parim këtë projektligj.

Kush është dakord në parim me projektligjin? Kundër nuk ka, asnjë abstenim.

Miratohet në parim projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192, datë 3.

12. 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe

krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

Kolegu Hyseni, si relator, e shpjegoi pak më parë mënyrën si do të operojmë për shqyrtimin

dhe miratimin nën për nen. Përpara keni një tabelë të integruar të projektligjit, ku në kolonën e

parë është ligji ekzistues në fuqi, në kolonën e dytë është projektligji që ne do të shqyrtojmë dhe

miratojmë sot, kurse në kolonën e tretë janë riformulimet, shtesat dhe ndryshimet që sugjeron

relatori.

Zoti Hyseni, jemi gati të fillojmë me shqyrtimin dhe miratimin nen për nen?

Alket Hyseni – Gati jemi.

Ulsi Manja - Zoti Ministër, zoti Beja, por edhe kolegët, nëse në nene të caktuara keni

ndërhyrje për të bërë sugjerime apo komente për komisionin përgjegjës, ju lutem kërkojeni fjalën

dhe unë do t’jua jap menjëherë!

Vazhdojmë me nenin 1.

Alket Hyseni – Neni 1, zoti kryetar, sipas propozimit në projektligj, ka vetëm një

ndryshim. Konkretisht, fjalët “dhe administrator i pasurisë” hiqen. Gjithnjë në frymën që ruhet

termi “tashmë do të jetë vetëm agjencia trupë e vetme”. Kjo do të ndeshet në shumë nga nenet e

projektligjit. Pra, në thelb është një teknikë legjislative që të mos bjerë ndesh me frymën e ligjit.

Ulsi Manja – Jeni dakord me nenin 1? Kundër nuk ka, asnjë abstenim.

Miratohet neni 1.

Vazhdojmë me nenin 2, që ndryshon nenin 14.

Alket Hyseni – Në tri pika është e njëjta frymë, ndryshim emërtimi sipas projektligjit.

Ulsi Manja – Pra, reflektohet ndryshimi i termit nga ana e teknikës legjislative. Aty ku

thuhet “Administrator” do të reflektohet termi“Agjencia e Administrimit të Pasurive të

Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.

Kush është pro nenit 2? Kundër nuk ka, asnjë abstenim.

Miratohet.

Vazhdojmë me nenin 3.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

12

Alket Hyseni - Neni 3. Me qëllim reflektimin e sugjerimeve të Prokurorisë së Përgjithshme

për të pasur një përputhshmëri nëpërmjet titullit të nenit, në nenet e mëposhtëm, në nenin 4, do të

reflektohet një ndryshim, kurse neni 3 do të ruhet siç është në draftin e qeverisë. “Administratori i

Pasurisë së Sekuestruar”.

Ulsi Manja – Jeni dakord me nenin 3, sipas sugjerimeve që bën relatori? Kundër nuk ka,

asnjë abstenim.

Miratohet neni 3.

Vazhdojmë me nenin 4.

Alket Hyseni – Këtu do të kemi disa ndryshime. Siç ju thashë, transponohet edhe

rekomandimi i Prokurorisë së Përgjithshme për këtë çështje, por edhe mendimi ynë. Në nenin 16

bëhet ndryshimi i mëposhtëm, që e keni në tabelë: titulli i nenit ndryshohet dhe bëhet “Detyrat e

Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.

Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

fjala “Administratori” zëvendësohet me fjalët “Agjencia e Administrimit të Pasurive të

Sekuestruara dhe të Konfiskuara”;

në fjalinë e dytë përemri “ai” zëvendësohet me përemrin “ajo”;

në pikën 2 fjalët “Administratori i caktuar me vendim gjykate” zëvendësohet me termin

“Agjencia”.

Në pikën 3 ndryshohet si më poshtë:

Gjykata ose prokurori mund t’i kërkojë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të

Sekuestruara dhe të Konfiskuara në çdo kohë informacion për mënyrën e administrimit të pasurisë.

Ky informacion jepet nga agjencia brenda dhjetë ditëve nga marrja e kërkesës. Pra, jemi në frymën

e ruajtjes së asaj balance dhe atij shqetësimi që ne kemi.

Ulsi Manja – Gjithsesi informacion është. Pra, gjykata ose prokurori kërkon informacion

për vendimmarrjen që ka disponuar?

Alket Hyseni – Pikërisht.

Ulsi Manja - Ka ndryshime të tjera, zoti Hyseni?

Alket Hyseni – Te ky nen nuk ka ndryshime të tjera.

Ulsi Manja – Po, zoti Beja.

Besmir Beja – Dua të bëj një saktësim të vogël. Në nenin 3, që ndryshon nenin 15, kemi

ruajtur titullin “Administrator i Pasurisë së Sekuestruar” dhe kemi konsideruar që agjencia është

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

13

administrator i pasurisë së sekuestruar. Rrjedhimisht, nuk e di sa i nevojshëm është ndryshimi i

titullit të nenit 16, që flet për detyrat e administratorit në kuptimin e nenit 15, sepse kemi thënë që

agjencia është administrator i pasurisë së sekuestruar?

Ulsi Manja – Po, zoti Hyseni.

Alket Hyseni – E kemi menduar gjatë këtë dhe kemi gjykuar që duke qenë se brenda

agjencisë ka një trupë administratorësh, të cilët do të emërohen nga vetë agjencia, për të mos sjellë

kakofoni, amulli dhe moskuptim të saktë të ligjit mes detyrave konkrete tëadministratorit që

caktohet nga agjencia, sepse agjencia nuk e bën në mënyrë kolegjiale punën. Ajo përsëri ka një

listë, e shprehu ministri, të administratorëve të saj, të cilën ia bën me dije edhe gjykatës, pra secili

nga ata e bën punën, por organ total quhet agjencia. Në këtë kuptim, ne vërtet në nenin e mësipërm

themi se kush është administratori dhe e shpjegojmë se administratori tashmë është agjencia, por

nuk kemi pse ta konfondojmë në nenet e mëposhtme këtë term, kur mund themi fare qartë

“agjencia e administrimit të pasurive”, në vend të termit “administratori”, në mënyrë që nesër çdo

akt i prodhuar të jetë i prodhuar nga agjencia. Nuk na sjell asgjë, nuk harxhojmë as bojë, sepse

thjesht citojmë të plot titullin e administratorit, por kjo nuk është një gjë definitive. Nuk e kemi

patjetër. Ne kemi menduar që të mos sjellë keqinterpretim në zbatimin praktik.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Zonja Hysi ka kërkuar fjalën.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

E gjej të drejtë ndërhyrjen që bëri përfaqësuesi i ministrisë.

Pyetjen ose shqetësimin e kam për kolegun Hyseni.

Në pikën 2 të këtij neni thuhet: “Administratori i caktuar me vendim gjykate” të

zëvendësohet me “Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.

Unë jam dakord, zoti Hyseni, se ka administrator, nuk do të merret e gjithë agjencia, por

këtu flitet për detyrat konkrete që do të ketë administratori, i cili është pjesë e agjencisë. Nëse do

të lihet fjala “agjencia”, i bie të themi: “Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe

të Konfiskuara, i caktuar me vendim gjykate”, sikur nuk shkon. Mendoj se ka nevojë që të shikohet

më me kujdes ndryshimi që i është bërë emërtimit. Kjo është.

Faleminderit!

Alket Hyseni – Edhe një herë kolegë, më lejoni që t’ju citoj...

A dëgjohem? Ka një interferencë në linjë.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

14

Pikërisht për të mos sjellë atë konfodim të kompetencave që sapo tha zonja Hysi, nuk jemi

te detyrat e secilit administrator që i ngarkohen nga agjencia në bazë të ligjit. Sapo e bëri zonja

Hysi “ngatërresën e parë”. Ky ka qenë synimi, tani kemi një trupë, kemi agjenci vetëm. Për

shembull, po ju referoj pikën 3, e cila thotë: “Gjykata ose prokurori mund t’i kërkojë agjencisë”,

pra i kërkohet vetëm agjencisë, nuk mund t’ia kërkohet drejtpërdrejt administratorit që ka caktuara

agjencia, sepse sjell një kapërcim të kompetencave. Administratori është një zyrtar brenda

agjencisë, i cili merr një dosje të caktuar dhe e përpunon atë, por është agjencia trupa, e cila ka

përgjegjësi direkte përballë gjykatës, prokurorit dhe kujtdo organi administrativ. Prandaj është

gjykuar që termi të jetë i saktë. Fryma është: heqim administratorin, sjellim agjencinë. Po të ishte

te përkufizimet, duhej të kishim thënë se kudo ku kemi administratorin nënkuptojmë agjencinë;

nuk e kemi këtë gjë, për këtë arsye ne kemi gjykuar aty ku kërkon sqarim, të sqarohet termi.

Ulsi Manja – Urdhëroni, zoti Fino!

Bashkim Fino – Zoti Hyseni ose zoti Ministër, në qoftë se e kemi kuptuar gabim, Agjencia

e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është shumatorja e listës së

administratorëve që miraton gjykata, apo është një strukturë pranë Ministrisë së Brendshme dhe

përveç strukturës që do të ketë ajo, do të jenë plus të gjithë administratorët me një listë që

miratohen nga gjykata dhe që janë efektivë? Prandaj këtu besoj se duhet ta kuptojmë drejt

agjencinë e administrimit, se është një institucion me listën e administratorëve që emërohen nga

gjykata. Jam plotësisht dakord që është në funksion të Kushtetutës të emërohen nga gjykata dhe

nuk vendosen nga agjencia apriori, por janë në një listim të vendosur që në fillim nga gjykata. A

mund të ma shpjegoni pak?

Ulsi Manja – Urdhëroni, zoti Ministër!

Sandër Lleshaj – Në thelb, agjencia, është ose do të jetë organi shtetëror i ngarkuar për

administrimin e pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara. Agjencia, në funksion të nevojës që

mund të ketë, mund të caktojë administratorë për llogari të saj, por agjencia i cakton

administratorët, ose jo, ose është e përbërë nga stafi i saj. Pra, agjencia është e përbërë nga stafi i

saj dhe nga një listë administratorësh sipas nevojës. Kjo listë nuk caktohet nga gjykata. Kjo listë i

njoftohet gjykatës dhe gjykata dhe prokuroria kanë informacionin e plotë, pra ky është ndryshim

esencial në ligj. Në vend që gjykata të caktojë për çdo çështje në mënyrë nominale administratorin,

është lënë që gjykata të caktojë agjencinë, e cila mban përgjegjësi para gjykatës si administrator

për të gjitha pasuritë që ka në administrim.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

15

Ulsi Manja – Zoti Fino, fjala për ju.

Bashkim Fino- Unë e kuptoj Agjencinë e Administrimit si institucion që e bëjmë me ligj

dhe kjo nuk diskutohet, por shumatorja e listës së administratorëve, që na e shpjegoi ministri, e

cila ka një staf dhe një listë administratorësh, e lexova në ligj që miratohet nga gjykata, është pjesë

e Agjencisë së Administrimit. Kur Agjencia e Administrimit do pasuritë e sekuestruara, i merr nga

kjo listë e administratorëve dhe i vë në punë. Ky është thelbi i projektligjit dhe jo që Agjencia të

vendosë vetë një administrator. Për këtë duhet të biem dakord përfundimisht. Në qoftë se ne e

miratojmë me ligj vetëm Agjencinë, gjykata njeh Agjencinë dhe çdo gjë e bën ajo, atëherë është

shumë e thjeshtë.

Ulsi Manja - Faleminderit, zoti Fino!

Fjalën e ka zoti Hyseni.

Alket Hyseni - Pikërisht ky është ndryshimi thelbësor, zoti Fino. Deri sot gjykata

dispononte me një vendim të ndërmjetëm caktimin e një administratori nominal, duke thënë që

ngarkohet administrator x individ, i cili bënte administrimin; me këtë ndryshim gjykata nuk mund

të ketë kompetencë për të zgjedhur ajo një administrator, por është automatikisht Agjencia, dhe

gjykata në vendim do të shprehet: “Ngarkohet Agjencia për Administrimite Pasurive të

Paluajtshme”, pastaj vetë Agjencia, që është i vetmi entitet që ka përgjegjësi ligjore, në kuptimin

administrativ, përballë gjykatës, brenda radhëve të saj ka një listë administratorësh dhe nëpunësish

administratorë, të cilët i bëjnë me dije gjykatës për efekte të tjera, për shembull, i bëjnë me dije që

mund të ketë konflikt interesi, dhe palët, duke i njohur, kërkojnë që të mos jetë ky si gjykatës,

sepse ka konflikt interesi me pasurinë apo për shkaqe të tjera. Gjykata nuk i cakton emrat, pasi

kemi vetëm entitetin e ri, Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të

Konfiskuara, dhe si e tillë...

Bashkim Fino - Zoti Hyseni, e keni gabim. Pse duhet t'ia bëjë me dije gjykatës, kur ne e

caktojmë me ligj që është Agjencia instrumenti kryesor për këtë gjë?

Alket Hyseni - Kjo është procedurale, zoti Fino..

Ulsi Manja - Ju lutem, sepse jemi online, ta mbarojë fjalën zoti Hyseni, pastaj zoti Fino!

Alket Hyseni – Qëllimi është që të ketë vetëm një entitet, pastaj efektet e tjera të bërjes me

dije, të njoftimit të përbërjes së administratorëve të Agjencisë kanë të bëjnë me çështje të

respektimit të të drejtave të njeriut, por jo me vendimmarrjen e gjykatës për caktimin e emrit, sepse

ka lidhje me çështjen e konfliktit të interesit të mundshëm, që është hipotetike; ka lidhje me lidhjet

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

16

familjare që mund të ketë administratori dhe që evidentohen në proces, por nuk ka lidhje me

vendimmarrjen direkte të caktimit të një personi për administrimin e kësaj pasurie konkretisht,

sepse tashmë automatikisht gjykata cakton Agjencinë në çdo vendim të saj për administrimin e

pasurisë. Të njëjtën kompetencë ka edhe prokurori, pasi nuk i adresohet më administratorëve

konkretë, por i adresohet vetëm Agjencisë.

Ulsi Manja- Faleminderit!

Zoti Fino, fjala për ju.

Bashkim Fino- Komenti i relatorit ishte shkatërrues dhe unë jam në favor të tij, në sensin

që Agjencia është institucioni, të cilin ne e krijojmë me ligj dhe gjykata e njeh. Listën, që është

shumatore e listës së administratorëve, të cilët i vendos Agjencia vetë, çfarë vlere ka që t’ia bësh

me dije gjykatës?! Gjykata nuk ka asnjë të drejtë më pas të thotë se në këtë listë që më dërgove,

për të cilën më bën me dije, 3 më pëlqejnë dhe 2 nuk më pëlqejnë, pasi nuk jep asnjë mendim. Pse

duhet t’ia bësh me dije gjykatës, ndërkohë që ne ia lëmë në dorë kësaj Agjencie?! Prandaj thashë

që zoti Hyseni argumentet i dha saktë, por mundësia për t'i bërë njoftimin gjykatës mua më duket

absurde, sepse është njësoj sikur t’ju thonë juve, zoti Manja, që ne kemi marrë një vendim, pra i

gjithë komisioni, të kemi dërguar një listë, por ti, si Komision Ligjesh, nuk ke në dorë të bësh

asgjë. Çfarë vlere ka kjo?

Ulsi Manja- Faleminderit, zoti Fino!

Zoti Ministër, fjala për ju.

Sandër Lleshaj- Dua të them vetëm një fjali. Thelbi i ligjit është rritja e garancive të palëve

në këtë proces. Kalimi nga një administrator individual te një agjenci shtetërore në cilësinë e

administratorit, rrit garancitë e palëve në proces, edhe të palës së dëmtuar, sepse në qoftë se nesër

do të lindë nevoja e një procesi gjyqësor apo e një pretendimi të caktuar ligjor, pala e dëmtuar nuk

do të ketë më përballë vetes një individ, një administrator x, por do të ketë një agjenci shtetërore

dhe kur lind nevoja për dëmshpërblime apo për pretendime të tjera është shumë... Në fakt, në thelb

është një kontribut edhe në funksion të garancive të shtuara të palëve në këtë proces.

Baza e një agjencie rrit efektivitetin e menaxhimit, sepse agjencia vepron si e tillë dhe

efektiviteti i menaxhimit dhe i administrimit kanë shanse për të qenë në një nivel shumë herë më

të lartë sesa sot, kur administratorë individualë caktohen nominalisht nga gjykata, por gjykata nuk

arrin më të kontrollojë se si këta administratorë i kryejnë funksionet e tyre në mënyrë të

drejtpërdrejtë.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

17

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Ministër!

Po, zoti Fino.

Bashkim Fino – Kot u lodh me arsyetimin ministri, sepse në nenin 4 është e qartë dhe ne

jemi dakord që ta krijojmë këtë agjenci dhe ajo ka një sërë epërsish në raport me individin me një

administrator të veçantë. U lodh kot me këtë gjë, sepse pyetja ime kishte tjetër gjë në thelb, që u

mundua ta anashkalojë zoti Hyseni.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Po, zonja Xhina.

Elena Xhina – Faleminderit, zoti kryetar!

Patjetër që qëllimi i ligjit kuptohet qartë, pra që administrimi i pasurive të jetë shumë më

efikas dhe të mos ketë vonesa në kohë, por lidhur me sa po diskuton zoti Fino unë dua ta vijoj

diskutimin për faktin se ne me ndryshimet që themi, themi që gjykata, ose prokuroria kanë të drejtë

t’i kërkojnë agjencisë një informacion për mënyrën e administrimit të pasurisë. Pra këtu kemi thënë

disa gjëra të përgjithshme për gjykatën, por pa i dhënë asaj asnjë kompetencë efikase. Le ta

mendojmë se e mori informacionin gjykata, apo prokuroria, për çfarë duhet ky informacion, si do

të vijohet, çfarë vendimmarrje do të ketë gjykata, si duhet ta marrin këtë informacion. Pra është

shumë evaziv kur flasim për gjykatën. Në këtë ligj i lëmë gjërat shumë evazive. Kërkon listën dhe

nuk ka asnjë kompetencë mbi listën e administratorëve, kërkon një informacion nga agjencia, por

për çfarë e do informacionin? Për çfarë do ta përdorë? Këtu i bashkohem zotit Fino me këtë

diskutim, megjithatë shpresoj një informacion nga relatori.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Xhina!

Zoti Braho e ka kërkuar fjalën, pastaj relatori, sepse është shumë i qartë ndryshimi që

propozohet dhe unë bashkohem me ministrin, që ky është thelbi i ndryshimeve, se të tjerat janë në

ligjin ekzistues.

Zoti Braho.

Mirë, atëherë e ka fjalën zoti Hyseni.

Alket Hyseni – Të nderuar kolegë, të mos ngatërrohemi, ky ligj është ligji antimafia. Në

ligjin e posaçëm të agjencisë, se kemi bërë një ligj të ri së bashku para tre muajsh, kompetencat

janë të sakta, është e përcaktuar se si vepron agjencia në raport me gjykatën, si vepron në raport

me vetveten në administrimin e pasurisë dhe caktimin e administratoreve. Këtu është vetëm një

transpozim i asaj fryme të krijimit të kësaj strukture të re në ligjin antimafia dhe këtu ne nuk mund

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

18

të japim modalitete se çfarë bën agjencia, sepse i ka ligji specifik i agjencisë. Këtu kemi thënë

vetëm që çdo emërtesë “administratori” hiqet dhe quhet agjencia dhe në pikën e fundit kemi thënë

që gjykata, ose prokuroria mund t’i kërkojnë agjencisë nëse e gjykon ajo si informacion. Këtë e

kemi futur vetëm për një gjë, edhe mund ta zgjerojmë pak me ndonjë sugjerim tuajin, që të ruajë

atë ekuilibrin e brishtë që ka, t’i japim gjithmonë mundësinë gjykatës dhe prokurorisë të jenë filtrat

e fundit, për aq sa ligji procedural e lejon, por fryma është kjo që ju thashë: ikën administratori

dhe vjen agjencia. Po të shkoni te ligji i posaçëm, do të shihni se sa bukur e zgjidhëm bashkë

atëherë kompetencat dhe mënyrën se si vepron agjencia në raport me gjykatën, me palët, të cilave

u preken interesat, qoftë dhe brenda radhëve të saj për aspektin administrativ të organizimit të

punës.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Është e qartë që nëse deri sot gjykata në dispozitivin e vendimit është shprehur me një emër

konkret të administratorit të pasurisë, pas këtyre ndryshimeve në dispozitivin e gjykatës do të

themelohet agjencia, pastaj agjencia nëpërmjet një akti administrativ do të caktojë një

administrator për atë pasuri. E para, ndryshimi e bën më garant procesin, sepse e kalon

përgjegjësinë te një entitet shtetëror, një agjenci që e kemi strukturuar me një ligj organik të

veçantë në mënyrën se si organizohet dhe funksionon.

Me të drejtë kolegia Xhina pyet përse i vlen gjykatës, apo prokurorit informacioni për

mënyrën e administrimit të pasurisë, sigurisht që në një proces gjyqësor, apo në rastin kur e kërkon

prokurori, ky informacion i vlen, sepse gjykata, ose prokuroria mund të vihet në lëvizje nga

subjekti i cenuar dhe në atë moment gjykata do të duhet të këtë një informacion se cila është

dinamika e administrimit të kësaj pasurie.

Kështu që mua më duket që neni 4, në mënyrën se si është propozuar nga ministria dhe

qeveria për ndryshim, por edhe me sugjerimet e relatorit, apo dhe me diskutimet e kolegëve, është

korrekt me të gjithë kuadrin ligjor që kemi në fuqi, ndaj ju ftoj ta kalojmë këtë nen.

Kush është pro nenit 4? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Gjithmonë me premtimin e zotit Hyseni dhe ministrit se ky ishte neni më i rëndësishëm i

projektligjit, ju ftoj që nenet e tjera t’i kalojmë me shpejt, për ekonomi kohe, sepse kemi edhe pika

të tjera në rendin e ditës.

Neni 5.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

19

Alket Hyseni – Neni 5, ndryshon nenin 17, ka një ndryshim në titull: “Ndalimet e

administratorit, ndalimet për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të

Konfiskuara”. Për këtë nen lidhur edhe me rekomandimet që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme,

nisur edhe nga fryma që thamë, mendojmë se në raportin që komisioni ynë do t’i dërgojë

komisionit përgjegjës t’i rekomandojmë që në fund të pikës 3, përveç këtij ndryshimi, të shtohet

një fjali, sipas së cilës “vendimi i komitetit i njoftohet menjëherë prokurorit dhe gjykatësit, sipas

rastit”.

Ulsi Manja – Dakord.

Alket Hyseni – Do ta ruajmë edhe në disa nene, pra në nenin 7 dhe në nenin 14.

Ulsi Manja – Më duket sugjerim korrekt, sepse, në fund të fundit, kjo shkon në frymën e

bashkëpunimit dhe të ndërveprimit institucional në këtë proces. Njoftimi i vendimmarrjeve të këtij

komiteti gjykatës ose prokurorit rast pas rasti është korrekt. Kush është dakord me nenin 5, me

sugjerimin përkatës? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 6.

Alket Hyseni – Nuk ka asnjë ndryshim.

Ulsi Manja – Nuk ka asnjë ndryshim nga varianti i qeverisë. Kush është dakord? Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 7.

Alket Hyseni – Te neni 7 është i njëjti rekomandim, njoftimi.

Ulsi Manja – Edhe për nenin 7 vlen i njëjti sugjerim për njoftimin. Kush është dakord?

Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 8.

Alket Hyseni – Nuk ka ndryshime.

Ulsi Manja – Nuk ka ndryshime nga varianti i propozuar. Kush është dakord? Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 9.

Alket Hyseni – Nuk ka ndryshime.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

20

Ulsi Manja – Nuk ka ndryshime. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

ka.

Miratohet.

Neni 10.

Alket Hyseni – Nuk ka ndryshime.

Ulsi Manja – Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 11.

Alket Hyseni – Nuk ka ndryshime.

Ulsi Manja – Nuk ka ndryshime, sipas variantit të qeverisë. Kush është dakord? Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 12.

Alket Hyseni – Nuk ka ndryshime.

Ulsi Manja – Nuk ka ndryshime. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

ka.

Miratohet.

Neni 13.

Alket Hyseni – Nuk ka ndryshime.

Ulsi Manja – Nuk ka ndryshime. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

ka.

Miratohet.

Neni 14 që ndryshon nenin 35.

Alket Hyseni – Këtu kemi disa ndryshime të teknikës legjislative. Për shembull, aty ku

përdoret termi “ministri i Brendshëm” mendojmë të zëvendësohet me “ministri përgjegjës për

rendin dhe sigurinë publike” për t’i qëndruar kohës, sepse kemi thënë që sot quhet ministri i

Brendshëm, por me një qeveri “Rama 3”, për shembull, mund të quhet ministri i Rendit.

Në pikën 3 sugjerohet të shtohet pika 3/1 me këtë formulim: “Njësitë vendore

zëvendësohen me fjalët “njësitë e vetëqeverisjes vendore”. Këto janë të teknikës legjislative. Pra,

është i njëjti rekomandim. Pastaj komisioni përgjegjës të parashikojë që vendimet e komitetit për

vlerësimin e pasurive u njoftohen menjëherë prokurorit dhe gjykatësit”.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

21

Ulsi Manja – Edhe ky sugjerim që bën relatori është në kuadrin e bashkëpunimit

institucional, në vlerësimin tonë. Kush është dakord me sugjerimet përkatëse? Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 15.

Alket Hyseni – Nuk ka ndryshime.

Ulsi Manja – Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 16 që ndryshon nenin 37.

Alket Hyseni – Kemi disa ndryshime. Transpozohet propozimi i Prokurorisë së

Përgjithshme: në pikën 2, shkronja “b” sugjerohet të ndryshohet si më poshtë. Zoti kryetar, nuk

po e lexoj, pasi e keni formulimin. Shkronja “b” ka formulimin e saktë. Po ashtu, me propozim të

Prokurorisë së Përgjithshme, duke marrë në konsideratë se ky institucion kujdeset për veprimtarinë

e juridiksioneve të përgjithshme të të gjitha niveleve për forcimin e kapaciteteve për efikasitetin

ndaj luftës kundër krimeve që gjenerojnë të ardhura, propozohet që në pikën 6, pas fjalëve

“Policisë së Shtetit”, të shtohen fjalët “Prokurorisë së Përgjithshme”. Ky është entiteti që mban

përgjegjësi për çështje buxhetore apo është përfaqësues i të gjitha niveleve të prokurorisë për

çështjet buxhetore.

Ulsi Manja – Është në harmonizim me ligjin “Për Prokurorinë”.

Alket Hyseni – Pika 7 sugjerohet të hiqet, pasi ky parashikim bie ndesh me nenin 5 të

ligjit “Për sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon që buxheti nuk

trashëgohet nga një vit financiar në tjetrin. Këtu kërkoj edhe mirëkuptimin e ministrit.

Në pikën 8 kërkohet një riformulim, si më poshtë: “ Pjesa e fundit, e destinuar sipas pikës

2 të këtij neni, nuk mund të përdoret për shpërblimin e funksionarët të institucioneve përfituese”.

Ky sugjerim bëhet, pasi fondi për parandalimin e kriminalitetit e ka të përcaktuar destinacionin e

tij dhe nuk mund të trajtohet si fond pagash apo shpërblimesh. Këtu kërkojmë edhe mbështetjen

apo mendimin e ministrit, sepse është e rëndësishme.

Ulsi Manja – Po, zoti Ministër!

Sandër Lleshaj – Lidhur me transferimin e fondit për vitin pasardhës, është diskutuar në

qeveri. Ministria e Financave është pas këtij vendimi. Është lënë kështu, në mënyrë që të bëhet

efikas shfrytëzimi, sepse këtu nuk bëhet fjalë për të ardhura buxhetore. Duke qenë se fondet që

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

22

sigurohen përmes sekuestrimit nuk i konsiderojmë si të ardhura buxhetore, i kemi dhënë agjencisë

mundësinë që ajo t’i transferojë, në mënyrë që të përdoren me efektivitet në funksion të

parandalimit të krimit. Nëse i fusin në buxhet, ato përfundimisht largohen nga destinacioni që është

parashikuar. Nuk janë të ardhura, për rrjedhojë trajtohen jo si të ardhura buxhetore.

Ulsi Manja – Po, zoti Fino.

Bashkim Fino - Meqenëse nuk keni ekspertë të fushës. Kjo nuk është agjenci

vetëfinancuese, kjo është një agjenci shtetërore, që ka një buxhet brenda Ministrisë së Brendëshme.

Edhe në pikën 7, ku e keni parashikuar ju, e thoni shumë qartë: “Të ardhurat e papërdorura nga

fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit, transferohen në vitin buxhetor pasardhës të

agjencisë”, pra agjencia ka buxhet, i cili miratohet nga ministria kur vjen në parlament dhe sipas

ligjit të buxhetit të shtetit, që është më i rëndësishëm se çdo ligj tjetër (ka të drejtë zoti Hyseni),

nuk mund të transferohen në vitin tjetër. Ato mund të merren me vendim qeverie, vitin tjetër mund

të shtohen të ardhurat më shumë, për shembull për punën e mirë që ka bërë agjencia, qeveria mund

t’i japë më shumë vitin tjetër, por ju shfrytëzojini dhe zgjidhini brenda vitit, qoftë 5%-shin, qoftë

edhe vitin buxhetor. E ka ligji buxhetor dhe nuk të lë financa ta bësh, se nuk shkon. Ky është një

institucion brenda ministrisë, nuk është një institucion i pavarur, me vetëfinancim dhe nuk merr

asnjë lek nga buxheti i shtetit dhe kjo të mbahet nga lekët e parave të konfiskuara.

E trajtova nga pikëpamja teknike, por specialitët e tu duhet ta thonë këtë gjë.

Sandër Lleshaj – Unë, sigurisht, nuk jam ekspert i kësaj, por di se kjo çështje është

diskutuar mes ekspertësh të Ministrisë së Financave derisa ka arritur në këtë trajtë që është sot

këtu.

Unë i ftoj ekspertët e Ministrisë së Financave të shprehen! Di që agjencia prodhon të

ardhura, administron asete (po jap një shembull, agjencia ka pulari, ka restorant, ka hotel) dhe nuk

është si një institucion buxhetor shtetëror. Ajo ka buxhetin e vet dhe këtu flitet për buxhetin

pasardhës të agjencisë, jo buxhetin pasardhës të shtetit.

Ulsi Manja – Urdhëroni për një konsideratë të fundit, zoti Fino!

Bashkim Fino – Kjo është një gjë teknike dhe nuk ka të bëjë me thelbin e ligjit. Më duket

absurde që Ministria e Financave të thotë okej, sepse buxheti i shtetit mbaron më 31.12 të çdo viti.

Pikë, mbaroi! Se kështu i bie që edhe bashkitë, edhe institucionet e tjera, edhe vetë Ministria e

Brendëshme, i duan fondet që nuk i kanë shfrytëzuar gjatë vitit 2020, por nuk i kalojnë dot në vitin

pasardhës, sepse bën një planifikim buxhetor qeveria për të gjitha institucionet. Kështu që, më

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

23

falni që po këmbëngul, por më duket absurditet që Ministria e Financave të thotë se jam dakord që

ju të mbartni këto para për vitin tjetër. Absolutisht. Është e gjithë mundësia që për buxhetin tjetër

ky institucion të marrë më shumë lekë, absolutisht, se ajo i ka ndërkohë lekët, por ajo që e

kullandris gjithë këtë punë është qeveria, është buxheti i shtetit.

Më falni që ndërhyj!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Urdhëroni, zonja Hysi!

Vasilika Hysi - Faleminderit!

Ky fond që krijohet nga agjencia është i destinuar për katër fusha:

1. Të përmirësojë funksionimin e sistemit të drejtësisë penale;

2. Të përmirësojë hetimet paraprake;

3. Dëmshpërblimin e viktimave të krimit të organizuar;

4. Të ndihmojë viktimat e krimit të organizuar dhe nxitur programet sociale.

Unë kam një pyetje për përfaqësuesit e Ministrisë së Financave: Ky fond, i cili nuk përdoret

brenda një viti dhe kalon në pjesën e buxhetit të shtetit, si mundet të kontrollohet që do të përdoret

këtë vit apo vitin tjetër (pra, duke marrë parasysh edhe kërkesën që bën zoti Ministër) vetëm për

këtë funksion?

A e humbet destinacionin kalimi në buxhetin e shtetit për vitin tjetër? Ky është meraku.

Nëse këto para do të shkojnë në thesin e madh të buxhetit të qeverisë dhe nuk do të përdoren sipas

kërkesave të pikës 2 të këtij neni, kjo besoj se do të ishte joefektive.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Urdhëroni, zoti Hyseni!

Alket Hyseni - Faleminderit!

E mirëkuptoj shqetësimin e gjithë kolegëve, por duke qenë se financieri profesionist dhe

me eksperiencë, që është në këtë komision, zoti Fino (unë jam i dyti, por e pretendoj atë

eksperiencë) kemi konstatuar këtë handikap të ligjit, ne mendojmë, duke qenë se jemi komision

për dhënie mendimi, që t’i lëmë kohë komisionit përgjegjës, duke ia bërë si rekomandim që këto

dy elementë duhen të rishikohen.

Formulimin e saktë, debatin me Ministrinë e Financave apo me përfaqësues të tjerë, le ta

bëjë komisioni përgjegjës, kurse ne t’i rekomandojmë se kemi dyshime për këto dy pika dhe

kërkojmë që këto dy pika të riformulohen në harmoni me ligjin e buxhetit.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

24

Pastaj komisioni përgjegjës me Ministrinë e Financave le ta diskutojnë. Unë i qëndroj

totalisht mendimit të zotit Fino, që këtu ka një ndalesë nga ligji i buxhetit. Nëse ata arrijnë të

saktësojnë elementet dhe të gjejnë një formulim tjetër për të saktësuar dhe për të ndarë se cilat janë

fondet buxhetore dhe cilat janë fonde që nuk kalojnë në buxhetin e shtetit, le të saktësojnë dhe të

gjejnë një formulim më të saktë.

Bashkim Fino – Buxheti nuk është OJF, Vasilika. OJF-ja mund t’i marrë lekët dhe t’i

mbajë edhe për vitin tjetër. Buxheti është buxhet.

Ulsi Manja – Urdhëroni, zonja Hysi!

Vasilika Hysi – Unë e kuptoj se buxheti i këtij institucioni nuk është buxheti i një OJF-je,

por e kuptoj shumë mirë se ka qenë vullneti i ligjvënësit. Kur u miratua ligji “Për agjencinë”, që

hartoi nenin 37: “Fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit”, ky nen ka qenë edhe në ligjin

e mëparshëm.

Meraku im dhe sugjerimi që do t’i bëjmë komisionit përgjegjës, është që fondet që agjencia

krijon brenda një viti, le t’i rregullojmë nga pikëpamja financiare. Duhet të jenë fonde, të cilat do

t’i shkojnë, pikërisht, objektivit që ka përcaktuar neni 37, pikat 1 dhe 2.

Prandaj, do t’ju lutesha: nëse ne sot kemi një reformë në drejtësi të zbatuar, nëse sot ministri

vjen me një paketë ligjesh, përmes të cilave, me të drejtë, kërkon të forcojë luftën kundër pastrimit

të parave, ligjin antimafia e të tjerë. Por, nga ana tjetër, të mos harrojmë se suksesi i kësaj reforme

nënkupton një përforcim të funksioneve të drejtësisë penale, ndihmë për viktimat, kompensim për

viktimat, pasi kemi ratifikuar që në 2004-ën Konventën për Dëmshpërblimin e Viktimave të

Krimeve e kështu me radhë.

Për rrjedhojë, mendoj se ky fond duhet të jetë i dedikuar për këtë arsye. Prandaj, krahas

sugjerimit që bëri relatori, propozoj t’i sugjerohet komisionit me shënimin, që ky fond duhet të

përdoret pikërisht për objektivat e përcaktuara në nenin 37 të këtij ligji.

Ulsi Manja – Që të jemi korrektë tani, sepse jemi edhe në diskutim online në këtë mbledhje

të komisionit, nuk është prekur ky nen.

Bashkim Fino – Hë pra!

Ulsi Manja – Nuk është prekur. Pra, fondet e krijuara nga agjencia do të shkojnë në ato

katër drejtime që janë përcaktuar.

Bashkim Fino – Zoti kryetar!

Ulsi Manja – Po, zoti Fino!

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

25

Bashkim Fino – Kam diçka nga ana teknike. Fondi është i destinuar për ato katër pika,

edhe për ndihmë ndaj viktimave, që ka merak Vasilika, absolutisht. Por ne, së bashku me zotin

Hyseni, themi që t’i shtrijmë këto brenda vitit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Këtë themi ne. Vitin

tjetër ka fonde të tjera. Ne nuk i marrim këto, ne nuk u themi që po i marrim fondet dhe po i fusim

në buxhet, absolutisht. Ata, nëse kanë mundësi t’i realizojnë këto fonde, le t’i realizojnë. Është si

puna e buxhetit, që disa institucione e realizojnë në fund të vitit, disa nuk e realizojnë. E ç’na thua

tani për reformë në drejtësi, kur vjen KLP-ja e KLD-ja, që u kemi dhënë fonde pa fund këtu, zonja

Vasilika, dhe ata nuk e realizojnë dot buxhetin?! Kanë mungesa në realizimin e buxhetit qoftë në

paga, qoftë në investime, qoftë në shpenzime. E pse duhet të jap fonde pa fund unë? T’i marr nga

taksat e shqiptarëve dhe t’i jap fonde një institucioni, i cili nuk i realizon fondet?

Në rastin konkret, ne nuk e prekim këtë gjë.Ne themi: ky ligj dhe këto fonde do t’i përdorë

për këto katër elemente. T’i përdorë gjatë gjithë vitit, por ama, në qoftë se nuk e ka përdorur deri

më 31 dhjetor, kjo është mungesë administrative e menaxheriale e asaj agjencie, e cila nuk e ka

përdorur. Ky nuk është faji ynë. Ato venë direkt në buxhetin e shtetit. Buxhetin e bën shteti, e bën

qeveria, nuk e bëjnë institucionet dhe OJF-të.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Zoti Fino, zoti Braho e ka kërkuar fjalën me kohë.

Zoti Braho, nuk dëgjoheshe mirë, prandaj u shkëputëm qëparë.

Nuk dëgjoheni.

Po, zot Ministër, para se ta kalojmë në votim.

Sandër Lleshaj – Edhe një herë për këtë nenin për të cilin po diskuton zoti Fino: them që

ta lëmë të hapur për diskutim nga ekspertë të financës, të cilët, në dijeninë time, janë konsultuar,

por megjithatë le të mbetet. Po ju jap një shembull, që mund ta vendosë në ngërç situatën: gjykata

do të konfiskojë në datën 30 dhjetor ose 31 dhjetor një pasuri të caktuar, dhe ngelet.

Megjithatë nuk po të dëgjoj, por vetëm po të shoh.

Bashkim Fino – Po e sekuestroi më 31 dhjetor, ta gëzojë vitin tjetër. S’ke ç’gëzon ti më

31 dhjetor. S’u jep dot asgjë më 31 dhjetor ti. Edhe më 23 ta konfiskojë gjykata, prapë s’u jep dot

asnjë fond atyre për pesë ditë, se nuk ka efekte financiare.

Sandër Lleshaj – Ta lëmë të hapur, që ta përcaktojë...

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Ministër!

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

26

Sa herë që flitet për fonde e për struktura, ka përherë diskutime projektligji. Është e

çuditshme kjo, zoti Fino.

Spartak Braho – Kryetar, me leje!

Ulsi Manja – Po, zoti Braho!

Ta kam dhënë fjalën dy herë, por s’po lidhemi dot.

Spartak Braho – Dëgjojeni me kujdes mendimin që jep Fino. Ne merremi me anën ligjore

kushtetuese të dispozitës, që do të thotë se fondet i ndan buxheti nëpërmjet Kuvendit, ajo që

propozon Fino është racionale. Pse vijmë vërdallë kot?

Ulsi Manja – Kush është dakord me nenin 16, me sugjerimet e relatorit, zotit Fino, për

komisionin përgjegjës?

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet!

Kalojmë te neni 17: “Hyrja në fuqi e ligjit”.

Besoj se këtu nuk ka debate.

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet!

Kalojmë në votimin në tërësi të projektligjit.

Kush është dakord me projektligjin në tërësi?

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka..

Miratohet edhe në tërësi projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192,

datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe

krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar””.

Ftoj relatorin, zotin Hyseni dhe këshilltaren, zonjën Koka, të bëjnë gati raportin përkatës

me sugjerimet e Komisionit të Ligjeve për nene të caktuara, për komisionin përgjegjës, që më pas

ky projektligj të kalojë në seancë plenare.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

27

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 22.06.2020, ora 11:30

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

1. Shqyrtimi i aktit normativ nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në aktin

normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të

veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë

së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 30/2020””.

2. Shqyrtimi i aktit normativ nr. 22, datë 27.05.2020, “Për shfuqizimin e aktit normativ

nr.13, datë 02.04.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta në

fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe

administrimit të procedurave të falimentit gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar

nga COVID-19”, miratuar me ligjin nr. 34/2020”.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Spartak

Braho, Jurgis Çyrbja, Edmond Leka, Alket Hyseni, Alban Zeneli, Andi Permeti, Aurora Mara,

Ediola Braha, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Dralo.

Mungojnë:

Korab Lita, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Elda Hoti, Adriatik Alimadhi dhe Tom Doshi

Të ftuar:

Etilda Gjonaj – Ministre e Drejtësisë

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

28

Ulsi Manja - Me votimin e këtij projektligji kalojmë në çështjen e tretë të rendit të ditës,

që është shqyrtimi i aktit normativ nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në aktin normativ

nr. 9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e

veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”,

miratuar me ligjin nr. 30/2020””.

Komisioni ynë është komision përgjegjës dhe relator është kolegu Alket Hyseni.

Po, zoti Ministër?

Sandër Lleshaj - A mund të largohem?

Ulsi Manja – Në fakt, për këtë akt ju mund të largoheni, zoti Ministër, dhe të riktheheni

përsëri për pikën e pestë të rendit të ditës, i cili është një akt normativ për pajisjen e shtetasve

shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit.

Sandër Lleshaj – Në rregull, ju falënderoj!

Ulsi Manja – Zonja Ministre, a jeni në linjë?

Pra, kemi një ndryshim në aktin normativ nr. 9. Komisioni ynë është komision përgjegjës.

Po, tani e kam prezent në mbledhjen e komisionit zonjën Gjonaj.

Zonja Ministre, mirë se erdhët në komision!

Do t’ju lutesha, shkurtimisht, një prezantim të shkurtër të aktit normativ nr. 21 për kolegët

e komisionit!

Më pas do t’ia kaloj fjalën kolegut Hyseni.

Etilda Gjonaj – Faleminderit, zoti kryetar!

Në fakt, do të preferoja, por gjithsesi, pa dyshim, do të ndjek rregullat e komisionit, edhe

për të shkurtuar kohë, të bëja një prezantim të të dyja akteve normative...

Ulsi Manja – Mund t’i prezantoni të dy aktet normative, edhe aktin nr. 21 edhe aktin nr.

22, meqenëse ministria juaj është propozuese e këtyre dy ndryshimeve.

Etilda Gjonaj – Faleminderit!

Këto dy akte kanë ardhur si propozim për shkak të gjendjes së pazakontë që kemi kaluar,

gjë, që e ka detyruar Këshillin e Ministrave fillimisht të ndërmarrë disa masa me aktin normativ të

kthyer në ligj për parandalimin e përhapjes së COVID-19, lidhur me ecurinë e proceseve gjyqësore,

por njëkohësisht edhe me elemente të tjera, si me çështjet që kanë të bëjë me përmbarimin,

falimentin dhe administratorët e ndërmjetësimit. Falë masave të menjëhershme që janë marrë

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

29

rreziku është ulur në maksimum dhe për këtë arsye, duke mbajtur në konsideratë të gjitha masat

që janë marrë në vend për hapjen e një sërë proceseve dhe të sektorëve, u pa si e nevojshme që

edhe proceset gjyqësore, gjykatat apo edhe për zhvillimin e seancave gjyqësore, të merreshin masat

për hapjen e tyre. Në kushtet kur situata fillestare e krijuar nga COVID-19 u administrua me

sukses, lindi si e nevojshme lehtësimi i këtyre masave parandaluese, që ishin marrë nga Këshilli i

Ministrave, dhe për këtë arsye ndërmorëm iniciativën ligjore për ndryshimin e aktit normativ nr.

9, të datës 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e

veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”.

E njëjta situatë, ashtu siç jua thashë, është edhe për procedurat e veprimtarisë së shërbimit

përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentit gjatë

kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Akti normativ që ju po shqyrtoni sot, të dyja aktet, të miratuara nga Këshilli i Ministrave,

lejojnë zhvillimin e seancave gjyqësore gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar

nga COVID-19, pa dyshim, duke e vendosur theksin te masat organizative specifike për zhvillimin

e proceseve gjyqësore të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe

brenda sallave gjyqësore, sipas rregullave të posaçme.

Tashmë është detyrë e këshillave të nxjerrin aktet ose më saktë të nxjerrin rregullat

organizative specifike lidhur me zhvillimin e seancave në këtë situatë të re, me qëllimin që të mos

ketë asnjë lloj problematike për sa i përket përhapjes së COVID-19, ashtu siç kemi qenë në

bashkërendim edhe për zhvillimin e atyre seancave apo të veprimtarisë gjyqësore, që ka qenë e

përjashtuar në aktin normativ nr. 9, në krye të herës, kur u miratua ky akt.

Gjithashtu, me këtë akt normativ është ngarkuar KLGJ-ja që jo më vonë se 5 ditë nga hyrja

në fuqi e tij të miratojë masat specifike për zhvillimin e seancave.

Së fundi, nëpërmjet një dispozite tranzitore është rregulluar edhe mënyra e përllogaritjes

së afateve që ishin pezulluar si pasojë e aktit normativ nr. 9.

Nga ana tjetër, në kushtet kur veprimtaria gjyqësore do të zhvillohet në përputhje me masat

organizative specifike për zhvillimin e tyre, e nevojshme për të shmangur grumbullimet në

ambientet e gjykatave dhe brenda sallës gjyqësore, nuk ndodhen më para riskut të cenimit të të

drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve për shkak të pezullimit të veprimtarisë gjyqësore

dhe vijimit të procedurave të titujve ekzekutivë sipas legjislacionit në fuqi.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

30

Duke qenë se veprimtaria e përmbarimit, administratorëve të falimentit dhe ndërmjetësve

tashmë mund të kontrollohet nga gjykatat, tashmë nuk është i nevojshëm pezullimi i afateve

procedurale që lidhen me këto subjekte dhe për këtë qëllim është shfuqizuar edhe akti normativ

nr. 13, i cili është sot për diskutim në Komisionin e Ligjeve.

Këto janë dy qëllimet e akteve, të cilat thjesht sjellin në situatën e mëparshme zhvillimin e

proceseve gjyqësore dhe, njëkohësisht, aktivitetin në fushën e përmbarimit, të administratorëve të

falimentit dhe ndërmjetësve, me qëllim që të mos cenohet në asnjë moment aksesi i qytetarëve në

organet e drejtësisë, të ketë një zhvillim normal të proceseve gjyqësore, por tashmë, ashtu siç të

gjithë po kryejmë veprimtarinë tonë, nën masa të rrepta organizimi për parandalimin e COVID-

19.

Ju faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

Do t’i kërkoja relatorit, zotit Hyseni, të bëjë një përmbledhje për dy aktet normative, si

relator i komisionit tonë, si komision përgjegjës për këto dy akte dhe pastaj të kalojmë në votim.

Alket Hyseni - Faleminderit, zoti kryetar!

Të dy aktet në thelb kanë të njëjtin qëllim dhe synim, sikurse ministrja e sqaroi qartë, pasi

u morën masa me ndërhyrje, me akte normative nga qeveria për shkak të situatës së COVID-it, të

cilat sollën pezullimin apo kufizimin e disa veprimtarive qoftë në aspektin e gjykatave, qoftë në

aspektin për aktin tjetër të veprimtarisë së përmbaruesve gjyqësorë, të ndërmjetësve apo të

administratorëve të falimentit.

Në këto kushte, duke qenë se situata është përmirësuar dukshëm dhe nuk janë më rrethanat

për të mbajtur të kufizuara apo të pezulluara një sërë veprimtarish, qeveria ka menduar të paraqesë

këto dy akte normative, në thelb të së cilave janë:

Së pari, heqja e kufizimeve.

Së dyti, për aktin e parë, për veprimtarinë e gjykatave, është detyrimi për vendimmarrje

nga dy këshillat përkatës, këshilli gjyqësor dhe këshilli i prokurorisë, që brenda 5 ditëve të nxjerrin

modalitetet përkatëse për rregullimin e situatës.

Së treti, kemi të bëjmë me përcaktimin e modaliteteve të veprimtarisë online në gjykata

dhe në prokurori, gjithnjë duke i përcaktuar saktë dhe duke parashikuar të drejtën e palëve për të

dhënë miratimin, për të pasur shikueshmëri te njëri-tjetri, aksesin në prova, paraqitjen e tyre online,

apo edhe paraqitjen në rrugë postare dhe ruajtjen e mandateve përkatëse.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

31

E fundit, për të ardhur tek aspektet procedurale, të cilat janë të rëndësishme, pasi janë

pezulluar afatet për ngritjen e padive, për njoftimet apo çdo afat tjetër procedural, me këtë akt

normativ tashmë këto pezullime hiqen dhe afatet ose fillojnë, ose rifillojnë aty ku kanë qenë

pezulluar.

E njëjta gjë edhe për veprimtarinë e përmbaruesve, ndërmjetësve dhe administratorëve të

falimentit, ku rregullohet edhe këtu, përveçse hiqet pezullimi, aspekti procedural i afateve dhe i

çdo veprimi tjetër procedural të pezulluar apo kufizuar nga këto dy akte.

Unë do t’ju ftoja që t’i miratojmë këto akte normative, siç i kemi kaluar me unanimitet,

dalja e të cilave nuk ishte një zgjedhje vullnetare apo dëshirë e qeverisë, por ishte një reagim ndaj

një situate konkrete, e cila solli efektet e saj shumë pozitive dhe tashmë mund t’u japë liri veprimi

këtyre institucioneve apo instituteve për të vepruar normalisht në jetën e përditshme.

Ju faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Hyseni!

Ka pyetje nga kolegët? Nuk ka pyetje dhe diskutime për aktet normative, duke qenë se janë

ndryshime, të cilat ne i kemi votuar në Kuvend, në fakt, dhe janë në fuqi .

Më lejoni t’i kaloj me radhë këto akte normative në votim.

Kush është dakord me aktin normativ nr.21, datë 27.05.2020? Kundër? Abstenim?

Miratohet akti normativ nr. 21, datë 27.05.2020, “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.

9, datë 25.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e

veprimtarisë gjyqësore gjatë kohëzgjatjes së gjendje së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19”,

miratuar me ligjin nr. 30 të vitit 2020”.

Hedhim në votim aktin tjetër normativ. Kush është dakord me aktin normative nr. 22, datë

27.05.2020? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Zonja Gjonaj, faleminderit për prezencën në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve!

Ditë dhe javë të mbarë!

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

32

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 22.06.2020, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i aktit normativ nr. 23, “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.200, “Për

pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar””.

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Spartak

Braho, Jurgis Çyrbja, Edmond Leka, Alket Hyseni, Alban Zeneli, Andi Permeti, Aurora Mara,

Ediola Braha, Nikolin Staka, Elena Xhina, Edlira Bode dhe Artemis Dralo.

Mungojnë:

Korab Lita, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Elda Hoti, Adriatik Alimadhi dhe Tom Doshi

Të ftuar :

Sandër Lleshaj – Ministër i Brendshëm

Besmir Beja – Drejtor Kodifikimi në Ministrinë e Brendshme

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

33

Ulsi Manja - Kalojmë në pikën e pestë dhe të fundit të rendit të ditës, që është shqyrtimi i

aktit normativ nr. 23 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668 datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve

shqiptarë me pasaportë për jashtë shteti”, i ndryshuar””.

Komisioni ynë është komision përgjegjës. Relatore është kolegia Aurora Mara.

Besoj e kemi prezent ministrin e Brendshëm, zotin Leshaj. Nëse ka ndonjë merak ministri

për të bërë prezantimin e këtij akti normativ...

Bashkim Fino – Të flasë Aurora.

Ulsi Manja- Po, fjalën e ka Aurora, si relatore e projekligjit. Ku konsiston ky akt normativ?

Aurora Mara –Përshëndetje, zoti kryetar! Përshëndetje, të nderuar kolegë! A dëgjohem?

Ulsi Manja – Po.

Aurora Mara – Akti normativ i propozuar për miratim është akt normativ me fuqinë e

ligjit, në bazë të nenit 101 të Kushtetutës, i cili përcakton se Këshilli i Ministrave në rast nevoje

dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit.

Ky akt normativ propozohet me qëllim zgjidhjen e problematikave me të cilat ndeshen

shtetasit shqiptarë në kushtet e krijimit të situatës së jashtëzakonshme të shpallur me vendimin nr.

243 të datës 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave.

Në zbatim të vendimit të sipërpërmendur, për të shmangur grumbullimet publike të

shtetasve, u mbyllën të gjitha sportelet, shërbimet deri në një urdhër të dytë. Në situatën e krijuar

për shtetasit, që nuk kanë mundësi për marrjen e shërbimit dhe për të shmangur numrin e madh të

aplikantëve nëpër zyrat e aplikimit, është propozuar që afati i vlefshmërisë së pasaportave të

shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31.12.2020.

Ndër efektet e pritshme të këtij akti normativ janë: lehtësimi i ofrimit të shërbimit për

nevoja të veçanta; riatdhesimi i shtetasve shqiptarë të mbetur jashtë territorit të Republikës së

Shqipërisë dhe rikthimi i shtetasve shqiptarë rezidentë në një shtet tjetër.

Ky akt normativ përbëhet nga dy nene. Në nenin 1 parashikohet se afati i vlefshmërisë së

pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën

31.12.2020, ndërsa në nenin 2 është parashikuar hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Në aspektin ligjor vlerësoj se projektligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën

dhe legjislacionin në fuqi, duke vlerësuar se akti normativ plotëson elementet e nevojshme të

urgjencës.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar””. Komisioni

34

Në aspektin procedural projektligji është paraqitur në përputhje me Rregulloren e

Kuvendit. Së fundi, i ftoj të gjithë kolegët që ta miratojnë atë.

Ulsi Manja- Faleminderit, zonja Mara!

Në fakt, përpara ia dhamë fjalën relatores, por meqenëse ministri i Brendshëm, zoti Lleshaj,

është në linjë, fjala është për të.

A keni ndonjë merak për këtë akt, zoti Ministër?

Sandër Lleshaj - Faleminderit, zoti kryetar!

Në fakt, nuk kam ndonjë gjë për të shtuar. Relatorja ishte e qartë dhe e saktë. Besoj se ky

është një vendim i vetëkuptueshëm, që duhet ndërmarrë në kushtet e një situatë të pakuptueshme.

Kështu që, ju ftoj ta miratoni atë.

Ulsi Manja - Faleminderit!

A ka pyetje nga kolegët? Nuk ka. Diskutime nuk ka.

Hedhim në votim aktin normativ nr. 23, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në ligjin nr. 8668,

datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shteti, të ndryshuar”.

Kush është dakord me aktin normativ 23, datë 27.05.2020? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Me votimin këtij akti normativ e mbyllim mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për ditën e

sotme.

Mbledhja e radhës, së bashku me rendin e ditës, do t’ju njoftohet nga sekretaria e

komisionit nëpërmjet postës elektronike.

Faleminderit, zoti Lleshaj, për prezencën ditën e sotme në mbledhjen e komisionit!

Të nderuar kolegë, ditë të mbarë!

MBYLLET MBLEDHJA