8
ResPublicata Botim i përtremuajshëm i qendrës Res Publica Në brendësi: Kalvari i historisë së dhunës ndaj romëve Renaldo vs Albania Plagosje në diell, pajtim në hije Dy fjalë pas verdiktit 21 Janari vetëm sapo ka filluar Nëntoka e Zharrzës fsheh ende të vërtetën Odisea e të plagosurve rëndë Mbarimi i një viti, fillimi i një viti tjetër Të gjithë janë të barabartë para ligjit Numri 4 /// Qershor 2011 Qendra Res Publica në fund të qershorit fitoi dhe një herë besimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros për të vazhduar rrugën e nisur një vit më parë. Në fund të vitit të parë Qendra Res Publica arriti përballojë më shumë se 300 raste të cilët i drejtohen një grupi edhe madh përfituesish momentin që do të gjejnë zgjidhje. Gjatë kësaj periudhe, që pritet me të gjithë gjasat që të jetë e nxehtë, ne do të përfitojmë nga rasti që bashkë më një grup studentësh afrohemi me komunitetin rom për zbuluar se ku janë realisht problemet e përditëshme të tij. Pas ngjarjes që për një farë kohe duket se tronditi opinionin publik kjo pjesë e shoqërisë po kalon sërish harresë. Dukshëm askush nuk u interesua se çfarë ndodhi me dhunuesit dhe aq më keq nëse këta qytetarë të pafat patën ose jo një sistemim Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në internet www.respublica.org.al Ndërsa të tjerët presin shtatorin I pranueshëm nga administrata përkatëse. Kjo nuk ndodhi, dhe aq më pak duket se do të ndodhë tani që vera me temperaturat e larta po hyjnë me prepotencë në logjikën e të përditshmes. Këto ditë do të jenë shumë të vlefshme për të përgatitur një kërkesë Gjykatën e Strasburgut mënyrë familjarët e Gërdecit të jenë palë e tretë në procesin Delijorgji kundër Shqipërisë për asetet që atij i janë bllokuar pas shpërthimit të Gërdecit. Kjo periudhë do të jetë ideale për t'u përqendruar tek shqetësimi i ish ushtarakëve në lidhje me pensionet. Shteti duhet përballet gjykatë me shqetësimin që ka krijuar për disa legjislacione rresht. Data 14 shtator po afron. Për shumë njerëz kjo datë tregon diçka të ndryshme, por për Res Publica 14 shtatori është dita kur mbaron afati për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të shprehet në mënyrë të qartë sesi duhet të veprohet rastet kur një deputet në gjykim e sipër rifiton mandatin. Ndërkohë është nisur kërkesa në emër të Renaldo Bregut drejt Strasburgut, i cili kërkon që të mos i mohohet drejtësia për shkak nivelit papërba- llueshëm të taksës së padisë, në shkelje të nenit 6 të Konventës. Duke pritur shtatorin kuptuam se edhe pse kushtet atmosferike janë të tillë që të mos mendosh për probleme, koha nuk është për pushime.

Respublicata nr 4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

ResPublicataBotim i përtremuajshëm i qendrës Res Publica

Në brendësi:

• Kalvari i historisë së dhunësndaj romëve

Renaldo vs Albania

Plagosje në diell, pajtim nëhije

Dy fjalë pas verdiktit

21 Janari vetëm sapo ka filluar

Nëntoka e Zharrzës fshehende të vërtetën

Odisea e të plagosurve rëndë

Mbarimi i një viti, fillimi i njëviti tjetër

Të gjithë janë të barabartë para ligjit Numri 4 /// Qershor 2011

Qendra Res Publica në fund të

qershorit fitoi dhe një herë

besimin e Fondacionit Shoqëria e

Hapur për Shqipërinë – Soros për

të vazhduar rrugën e nisur një vit

më parë. Në fund të vitit të parë

Qendra Res Publica arriti të

përballojë më shumë se 300 raste

të cilët i drejtohen një grupi edhe

më të madh përfituesish në

momentin që do të gjejnë zgjidhje.

Gjatë kësaj periudhe, që pritet

me të gjithë gjasat që të jetë e

nxehtë, ne do të përfitojmë nga

rasti që bashkë më një grup

studentësh të afrohemi me

komunitetin rom për zbuluar se

ku janë realisht problemet e

përditëshme të tij. Pas ngjarjes

që për një farë kohe duket se

tronditi opinionin publik kjo

pjesë e shoqërisë po kalon sërish

në harresë. Dukshëm askush

nuk u interesua se çfarë ndodhi

me dhunuesit dhe aq më keq

nëse këta qytetarë të pafat patën

o s e j o n j ë s i s t e m i m t ë

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në internet www.respublica.org.al

Ndërsa tëtjerët presinshtatorin

I

pranueshëm nga administrata

përkatëse. Kjo nuk ndodhi, dhe

aq më pak duket se do të ndodhë

tani që vera me temperaturat e

larta po hyjnë me prepotencë në

logjikën e të përditshmes.

Këto ditë do të jenë shumë të

vlefshme për të përgatitur një

k ë r k e s ë n ë G j y k a t ë n e

Strasburgut në mënyrë që

familjarët e Gërdecit të jenë palë

e tretë në procesin Delijorgji

kundër Shqipërisë për asetet që

a t i j i j anë b l lokuar pas

shpërthimit të Gërdecit.

Kjo periudhë do të jetë ideale për

t'u përqendruar tek shqetësimi i

ish ushtarakëve në lidhje me

pensionet. Shteti duhet të

përba l l e t në g jyka të me

shqetësimin që ka krijuar për

disa legjislacione rresht.

Data 14 shtator po afron. Për

shumë njerëz kjo datë tregon

diçka të ndryshme, por për Res

Publica 14 shtatori është dita kur

mbaron afati për të kërkuar nga

Gjykata Kushtetuese të shprehet

në mënyrë të qartë sesi duhet të

veprohet në rastet kur një

deputet në gjykim e sipër rifiton

mandatin.

Ndërkohë është nisur kërkesa në

emër të Renaldo Bregut drejt

Strasburgut, i cili kërkon që të

mos i mohohet drejtësia për

shkak të nivelit të papërba-

llueshëm të taksës së padisë, në

shkelje të nenit 6 të Konventës.

Duke pritur shtatorin kuptuam

se edhe pse kushtet atmosferike

janë të tillë që të mos mendosh

për probleme, koha nuk është

për pushime.

II

Kalvari i historisë së dhunës ndaj Romëve

“Një problem i

madh që doli në

sipërfaqe nga ky

gjykim, por dhe i

evidentuar edhe në

cështje të tjera është

se pozicioni i

viktimës në procesin

penal nuk mund të

jetë aktiv. ”

Nxitja e ur rejt jes ose

grindjeve ndëmjet kombë-

sive racave dhe feve është një

vepër penale që ndonëse

ndodhet në Kodin Penal prej

një dekade e gjysëm, ajo ka

gjetur zbatim vetëm në dy

raste, ku në bankën e të

a k u z u a r i t k a n ë q e n ë

intelektualë. E megjithatë

komuniteti Rom ka vuajtur

vazhdimisht nga këto

veprime të dënueshme. Ajo

që bëri të mundur zgjimin e

kësaj akuze të fjetur në

Gjykatën e Tiranës ishte

kallzimi penal i marrë

seriozisht për herë të parë

falë asistencës së Qendrës

Res Publica.

Por vetëm një kallzim penal

nuk mjafton. Duhet që

procesi të ndiqet me një

kujdes tepër të madh dhe kjo

nuk është e mundur pasi

pozitat e të dëmtuarit nga

vepra penale sipas legjis-

lacionit penal shqiptar janë të

tilla që nuk sigurojnë asnjë të

drejtë. Ky realitet është i

m b r a p s h t ë d h e l a r g

standardeve të Strasburgut.

Megjithse janë në vitin e 5 të

dekadës së Romëve, jeta e tyre në

të gjitha aspektet nuk duket se ka

marrë kthesë të dukshme. Pas

dhunës së shkaktuar në zonën e

Trenit, pjesëtarë të komunitetit

Rom të kësaj zone ju drejtuan

komisariatit nr. 3 për të

denoncuar faktin e ndodhur. Pasi

u trajtuan me indiferencë për më

shumë se një muaj, denoncimi i

tyre i asistuar nga Qendra Res

Publica pati efekt. Qytetarët B.V.

dhe K.V. u arrestuan mbi bazën e

akuzave të “shkatërrimit të

pronës me zjarr” dhe “Nxitja e

urrejtjes ose grindjeve ndëmjet

kombësive racave dhe feve”.

Duke u nisur nga rëndësia e faktit

dhe rrezikshmëria shoqërore e

veprave, masa e sigurisë “arrest

në burg” e vendosur ndaj këtyre

qytetarëve u pa si e mbështetur

dhe e arsyetuar në të dyja shkallët

e gjykimit.

Në gjykimin në themel të

cështjes në Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor Tiranë, gjyqtarët

Shkëlqim Mustafa, Shefkie

Demiraj dhe Besnik Hoxha

arsyetuan në këtë mënyrë:

“Në lidhje me akuzën për kryerjen e

veprës penale të: “Shkatërrimit të

pronës me zjarr” në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 151/1 e 25 i

Kodit Penal, gjykata çmon se të

pandehurit B.V. dhe D.(K.) V. kanë

konsumuar plotësisht të gjitha

elementet e figurës së krimit, të kësaj

vepre penale.

Të pandehurit, me veprime konkrete

kanë djegur dy barake si dhe kanë

shkatërruar disa barake të tjera, që

shërbenin si banesa për shtetasit që

banonin atje. Këto barake kishin

vlerat e një banese për këto familje.”

“Në lidhje me akuzën e dytë të ngritur

nga ana e Prokurorit, pikërisht

akuzën e: «Nxitja e urrejtjes ose e

grindjeve ndërmjet kombësive, racave

dhe feve», në bashkëpunim, të

parashikuar nga neni 265 e 25 i Kodit

Penal, gjykata çmon se nuk formohen

të gjithë elementët e figurës së kësaj

vepre penale.

Kurse për veprën tjetër penale

atë të “Nxitjes së urrejtjes ose

grindjeve ndëmjet kombësive

racave dhe feve” gjykata arsyetoi

në këtë mënyrë:

Në rastin konkret nuk kemi anën

objektive sepse veprimet e të pandehurve

nuk konturojnë asnjë elemetent që

mund të kemi këtë veper penale. Neni

265 i K. P. shprehimisht parashikon :

“Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve

raciale, nacionale ose fetare, si dhe

përgatitja, përhapja ose ruajtja me

qëllim përhapjeje e shkrimeve me

përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose

me burgim gjer në dhjetë vjet”.

Nga interpretimi i kësaj dispozite

doktrina përcakton se kjo veper penale

kryhet me anë të veprimeve aktive që

shfaqen në nxitjen e urrejtjes dhe

grindjeve midis kombësive, racave e feve

me goje ose me shkrim. Po kështu, ky

krim mund të kryhet edhe me anë të

pregatitjes, përhapjes ose ruajtjes me

qellim përhapjeje të shkrimeve me

përmbajtje të tillë.

??

Pra, kjo vepër konsumohet me anë të

shkrimeve ose pohimeve gojore,

fjalimeve apo tubimeve në ambjente

masive dhe këto shkrime apo pohime të

kenë si qëllim të vetëm nxitjen e

urrejtjes nacionale, ... racore etj. .....

Të pandehurit B.V. dhe D. (K.) V.

janë konfliktuar, me shtetasen X.H.

dhe anetarët e familjes së saj, për

shkakun e vetëm se janë shqetesuar

nga intensiteti i zhurmës së muzikës,

në orët e vona të mbrëmjes. Ky ka qenë

shkaku që ka sjellë këtë konflikt që

ka agravuar deri në djegjen e

barakave. Të pandehurit kanë shumë

kohë që jetojnë në afërsi të vendit ku

jetonin komuniteti “rom”. Të

pandehurit, po të kishin qëllime apo

shkak që buronte nga përkatesia

racore e këtij komuniteti, do të kishin

vepruar më parë....

Në këto kushte, djegia e dy barakave

pas një konflikti fizik, për shkak të

zhurmave të krijuara në orët e vona të

natës, nuk mund të përbëjë, kurrsesi

anën objektive të veprës penale të

«Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve

ndërmjet kombësive, racave dhe feve»,

në bashkëpunim, të parashikuar nga

neni 265 e 25 i Kodit Penal....

Mbas kësaj analize, B.V. dhe K. V.

u dënuan përkatësisht me nga 6

dhe 4 muaj burg. Duke qënë se

vuajtja e dënimit kishte filluar

ditën e ndalimit, me datë

17.03.2011, personat e sipër

përmendur u liruan në sallën e

gjyqit ditën e dhënies se këtij

vendimi. Prokuroria është

ankimuar në Gjykatën e Apelit

Tiranë, duke e parë të nxituar

vendimin e shkallës së parë.

Ajo që bie në sy në pjesët e

cituara është që fakti i ndodhur

është pranuar nga gjykata, vetëm

se kjo e fundit duke interpretuar

një pjesë të doktrinës arriti në

përfundimin që veprimet e

kryera nga B. V. dhe K. V. nuk

kishin qëllimin final atë cka

përmban neni 265 i kodit Penal

(Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve

ndermjet kombesive, racave dhe

feve). Sidoqoftë ky ngelet një

interpretim i doktrinës që në

thelb është edhe ndryshe i

lexueshëm.

Një problem i madh që doli në

sipërfaqe nga ky gjykim, por dhe i

evidentuar dhe në cështje të tjera

është se pozicioni i viktimës në

procesin penal nuk mund të jetë

aktiv. Pjesa e procesit ku viktima

mund të jetë pjesë aktive është

vetëm ajo civile. Kjo ndikon

negativisht sepse në rastin

konkret nëse prokuroria nuk do

të ankimonte, kërkesat e viktimës

në këtë sens nuk do të mereshin

parasysh. Pra viktima, personi që

ka mbi veten pasojat e veprës

penale nuk ka zë në kapitull përsa

i përket dënueshmërisë së

agresorit të tij. Në zgjidhje të këtij

ngërci qëndra “Res Publica” duke

shfrytëzuar praktikat e Gjykatës

Europiane të të Drejtave të

Njeriut në Strasburg, po

angazhohet për një zgjidhje sa më

realiste, që do të ndihmonte në

një pozicionim më serioz të të

dëmtuarit nga vepra penale.

III

Renaldo vs Albania

Me aplikimin 41411/1 drejtuarGjykatës së Strasburgut, qytetariRenaldo Bregu, i asistuar ngaqendra Res Publica hedh ne gjyqShqipërinë për një seri të drejtashtë garantuara nga Konventa e tëDrejtave të Njeriut. RenaldoBregu konsideron se i janëmohuar të drejtat e garantuaranga artikulli 6, 8 dhe nga artikulli1 i protokollit 1, veç e veç ose sëbashku me artikullin 13.

Aplikanti Renaldo Bregu jetonnë Tiranë dhe është aktualisht ipapunë. Nga qershori i vitit 2004deri në vitin 2005 ai ka punuar nënjë ndërmarrje lokale. Për gati dyvjet për Renaldon ishte epamundur të gjente një punë. Mëpas nga gushti 2007 deri dhjetor2009 ai u punësua në njëndërmarrje tjetër, ku më pasgjithashtu u pushua nga puna.Për gjatë vitit 2010 Renaldopërfitoi pagesën e papunësisë, ecila kapte fillimisht shifrën e

6320 lekëve dhe më pas u rrit në6565 lekë. Pagesën e funditRenaldo e ka përfituar në datë 10janar 2011 dhe sipas ligjitshqiptar (neni 55 i ligjit nr. 7703)një i papunë, paçka se statusi i tijnuk ka ndryshuar, ai përsëri nukmund ta përfitojë pagesën epërmendur më sipër. Ligji nukjep asnjë shpjegim se pse kjopagesë nuk duhet të kalojë 12m u a j t , s i d o m o s n ë s epunëkërkuesi është treguar ivëmendshëm për të pranuarofertat për punë që në teoriduhet të ofrohen nga zyraspecifike e cila kryen dhepagesën e papunësisë.

Duke qënë se Renaldo ka qenë ipërpiktë në pagësat e tij gjatëkohës kur ka qënë i punësuar,dhe njëkohësisht ka treguarvullnetin e tij konstant në zyrat epunës, ai përsëri nuk mund tëpërfitojë më nga pagesa epapunësisë. Pagesa e përfituar

nga Renaldo gjatë 12 muajveështë ende më e vogël sesapagesat e bëra prej tij drejtbuxhetit të shtetit, gjatë kohës sëpunësimit të tij.

Sidoqoftë, Renaldo nuk mund t'idrejtohet gjykatës për të bërëkërkesa që do të sqaroninsituatën e tij të të drejtave përshkak se Taksa e Padisë pasurdhëzimit të përbashkët tëMinistrisë së Drejtësisë dheMinistrisë së Financave nr.991/1, datë 02.03.2010 ka kapurkufirin minimal të 12.000 lekëve.Renaldos i duhet që të shpenzojëtë ardhurat e 2 muajve nga pagesae papunësisë për të patur aksesnë gjykatë.

Aplikanti mendon se të dyjakushtet si ajo e pagesës së ulët,ashtu edhe kufizimi në 12 muajbëjnë të pamundur aksesin e tijnë gjykatë. Duke parë që neni 1dhe 2 i ligjit nr. 7703 dt.

11.05.1993, të ardhurat epë r f i t ua r a ng a pag esa epapunësisë duhet të jenë saminimumi i jetesës. Po të merret emirëqenë atëherë taksa është 2herë më e lartë se minimumi ijetesës në Shqipëri. Në situatënkur Renaldo dhe çdo i papunë nëkushtet e plotësuara, përgjatë 12muajve të pagesës nuk janë nëgjendje që t'i drejtohen gjykatës.Në kushte të tilla ka një shkelje tëtë drejtave që burojnë nga neni 6 iKonventës Europiane për tëDrejtat e Njeriut.

Në kushtet e pamundësisë sëmirëkuptimit nga organizmat ebrendshëm, Renaldo Bregu iudrejtua Gjykatës Europiane të tëDrejtave të Njeriut në Strasburgdhe gjykimi i saj do të tregojë nëseShqipëria është e kujdeshme përtë respektuar konventat që i kanënshkruar vetë gjatë procesevetë ndryshme integruese.

IV

Plagosje në diell, pajtim në hije

“Zyber Lela u

shpreh i vendosur për

ta çuar çështjen deri

në fund, dhe se e

vetmja rrugë për t'u

tërhequr nga kërkesa

e tij ishte marrja

përsipër dhe pagimi i

të gjithë shpenzimeve

për ndërhyrjet

kirurgjikale.”

Zyber Lela është një prej të

dëmtuarve nga shpërthimi i

Gërdecit. Pa dashur të bashkohet

me askënd, ai ka preferuar të

ndjekë më vete procedurat

ligjore kundër fajtorëve që e

katandisën një gjysëm njeriu.

Zyberi vuante prej disa kohësh

nga një sëmundje serioze në

zemër dhe për këtë arsye ai ka

qenë operuar në qendrën

Spitalore “Nënë Tereza”. Pas një

operimi të parë në valvulat e

zemrës, herën e dytë është bërë

tërësisht ndërrimi i valvulës. Për

të bërë stabilizimin e ritmit të

zemrës ka qenë e detyrueshme të

bëheshin edhe dy goditje

elektrike në Shqipëri dhe një

provë tjetër në Selanik. Në

muajin nëntor 2007 është shtruar

sërish në QSUT “Nënë Tereza”,

Tiranë, dhe ka dalë nga spitali i

përmirësuar rreth një muaj

përpara shpërthimit tragjik, pas

një qendrimi tremujor në spital.

Në momentin e shpërthimit,

Zyberi ishte i shtrirë në krevat,

për të mar rë veten nga

operacionet dhe ndërhyrjet e

shumta, por qetësia e tij është

prishur nga shembja e çatisë.

Copat e tavanit i kanë rënë

përsipër duke ia rihapur plagët e

operimit dhe e zunë poshtë. Në

atë moment në shtëpi nuk

ndodhej askush. Bashkëshortja

bashkë me djalin ishin duke

punuar tek stacioni i trenit në

Tiranë ndërsa nusja e djalit ishte

jashtë shtëpisë dhe mbeti pa

ndjenja nga vala goditëse. Pas

Ndonëse me parregullsi të

atij niveli që nuk ja vlen të

vësh në lëvizje Gjykatën

Kushtetuese, Gjykata e Lartë

nuk rreshti së habituri edhe

në çështjen Zyber Lela

kundër 6 të pandehurve. Në

seancën e parë u bë e ditur

se çështja ndaj ish Ministrit

të Mbrojtjes ishte veçuar nga

të tjerat, por në seancën e

dytë të gjithë të pandehurit

ishin aty. Në këtë seancë

ishin të pranishëm 30 të

pandehur nga 6 që kishte

listuar i dëmtuari akuzues.

Gjithashtu një kërkesë e

shtetasit Z. Lela kishte

humbur pa adresë, ndërsa

kërkesa tjetër, ajo që kishte

ardhur në një formë të

heshtur dhe pa dijeninë e

avokatëve, kishte depërtuar

më shpejt në dosje.

Praktika e Gjykatës së Lartë

nuk e pranon kërkesën për

dorëheqje nëse nuk bëhet

nga personi prezent në

seancë apo nga përfaqësuesi

ligjor i tij. Por në rastin e

Zyber Lelës Gjykata e Lartë

pati amnezi të përkohshme.

rreth 1 ore tmerr dhe asfiksi nën

rrënoja, aty kanë ardhur dy

punëtorë që punonin në repartin

e cmontimit të predhave. Ata

panë shkatërrimin dhe dëgjuan të

thirrurat e Zyberit nën rrënoja.

Punëtorët me ndihmën edhe të

disa barinjve arritën ta nxjerrin

nga rrënojat dhe e strehuan diku

rreth 300 metra larg banesës në

një vend më pak të rrezikshëm.

Por fati i keq i Zyberit nuk

mbaronte me kaq atë ditë tmerri.

Në afërsi të vendit ku ishte

sistemuar shpërtheu një predhë

tjetër e kalibrit të madh (152 mm)

dhe vala goditëse e ka hedhur

Zyberin disa metra larg duke e

lënë pa ndjenja deri sa u err. Në

darkë, teksa barinjtë ktheheshin

së bashku me bagëtinë, e kanë

cuar sërish në shtëpinë e

shembur, mbuluar nën një copë

solete betoni për të kaluar natën

pasi nuk kishte asnjë mundësi

tjetër për të përshkuar zonën e

nxehtë që ende gjëmonte nga

predhat e mbetura të paplasura.

Ushtria dhe policia nuk mund të

futeshin sepse ishte erresirë dhe

kishte rrezik nga predhat. Kur

zbardhi dita, i vëllai Flamur Lela

ka detyruar forcat e armatosura

që të përdornin blindin dhe të

hynin me forcë, pasi nuk liheshin

as djemt e Zyberit që të hynin.

Transporti është bërë me

autoblind nga rrënojat rreth 300

m larg kraterit, deri në zonën e

jashtme, jashtë rrezikut nga

predhat e paplasura.

Në gjendje të shokuar dhe me

plagë të hapura, Zyberi është

dërguar menjëherë në spitalin

ushtarak. Atje është konstatuar

përkeqësimi i gjendjes së ardhur

nga shpërthimi dhe në konsultim

me mjekun që e kishte operuar

është nisur për t'u rioperuar në

QSUT Nënë Tereza. Por për

shkak të kohës që nuk premtonte

sepse gjendja ishte tepër e rëndë

dhe e komplikuar, u dërgua për

s h p e j t ë s i n ë r e p a r t i n

kardiokirurgjikal në Spitalin

Amerikan. Sipas mjekut Andi

Kacani, pacienti është ndjekur

për një periudhë prej 10 ditësh

nën kartelën nr. 2655.

Zyber Lela sot është invalid i

cer tif ikuar nga komisioni

mjekësor dhe arrin të lëvizë me

vështirësi me ndihmën e të

afërmve. Prej kohësh ai ka

t e n t u a r t ë k ë r k o j ë n j ë

rrugëzgjidhje për mbulimin e

shpenzimeve të operimeve të

shumta që ai ka nevojë për të

mbijetuar, por deri në datë 24

maj 2011 askush nuk e mori

përsipër përgjegjësinë duke e

detyruar Zyberin t'i drejtohet

dyerve të gjykatës.

Ndërkohë që Res Publica ishte

duke komple tua r dos j en

përkatëse për të arritur rezultatin

e kërkuar nga gjykimi i akuzës së

plagosjes e rëndë nga pakujdesia

dhe padisë së shkaktimit të dëmi,

Gjykata e Lartë pushoi çështjen.

Në nisje të seancës Kolegji Penal

i Gjykatës së Lartë drejtuar nga

Znj. Evelina Qirjako bëri të ditur

se në emër të Z. Zyber Lela ishte

depozituar një kërkesë me anë të

së cilës ai hiqte dorë nga kërkesa

për gjykim ndaj Z. Fatmir Mediu.

Kjo kërkesë ishte e papritur nëse

merret në konsideratë që në

seancën e mëparshme kërkuesi

Zyber Lela u shpreh i vendosur

për ta çuar çështjen deri në fund,

dhe se e vetmja rrugë për t'u

tërhequr nga kërkesa e tij ishte

marrja përsipër dhe pagimi i të

g j i t h ë s h p e n z i m e ve p ë r

ndërhyrjet kirurgjikale të cilat

kushtonin jo pak, por mbi 40

mijë euro.

Për t'u theksuar ishte se avokatët

e kërkuesit Zyber Lela nuk ishin

vënë në dijeni në mënyrë zyrtare.

Kurse nga ana tjetër Avokati i Z.

Mediu e nisi fjalën e tij duke

thënë se do ishte hipokrizi nëse

do të thoshte se nuk kishte dijeni

për këtë kërkësë të re nga Z.

Zyber Lela.

Avokatët e Zyber Lelës kërkuan

në seancë që kjo kërkesë të

trajtohej si të gjitha rastet e tjera

analoge nga Gjykata e Lartë, ku

kërkesa të tilla të paraqitur vetëm

në formën e një deklarate

noteriale nuk janë pranuar nga

kjo Gjykatë nëse nuk janë

dorëzuar nga vetë personi në

seancë ose nga përfaqësuesit e tij

ligjorë. Hera e fundit kur ka kjo

ndodhur ka qënë më 1 dhjetor

2010, kur Gjykata e Lartë me

vendimin nr. 1021 shprehej se

tërheqja bëhet personalisht nga i

dëmtuari ose përfaqësuesi i tij

dhe jo përpara noterit publik,

dhe se kjo vinte në përputhje të

plotë me të gjithë praktikën

gjyqësore të konsoliduar tashmë

të kolegjit penal të Gjykatës se

Lartë në lidhje me vlefshëmërinë

ligjore të deklaratave noteriale.

Gjykata e Lartë nuk e mori në

konsideratë këtë praktikë të

konsoliduar nga vetë kjo

Gjykatë, duke e ndryshuar atë

vetëm për rastin e Fatmir Mediut.

Avokatët e Qendrës Res Publica

në ndihmë të Zyber Lelës

kërkuan gjithashtu që të sqarohej

arsyeja e prezencës së një numri

të madh të pandehurisht kur në

seancën e mëparshme relatorja

Z. Evelina Qirjako kishte

deklaruar se çështja ishte vetëm

kundër Fatmir Mediut, ndërkohë

që Zyber Lela kishte paditur

vetëm 6 persona, dhe në seancë

ishin përfaqësuesit e 30 të

pandehurve. Kjo anomali nuk

mori asnjë përgjigjie procedurale

nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë

mbetet i paqartë pse ishin

lajmëruar nga kjo Gjykatë 30 vetë

në një seancë të dytë pa i dhënë

shansin që të pajtoheshin në një

seancë të parë me kërkuesin

Zyber Lela, aspekt i detyrueshëm

ky i procedurës penale. Në këtë

mënyrë Gjykata e Lartë bëri të

mundur vetëm evolimin e

çështjes kundër F Mediut, duke u

nxituar ta mbyllë atë sa më shpejt,

në kundërshtim me praktikën e

saj të mëparshme.

Në përfundim të seancës Gjykata

vendosi pushimin e çështjes ndaj

Fatmir Mediut dhe e kaloi

kompetencën e gjykimit në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

Tiranë për të pandehurit e tjerë.

Av. Dorian Matlija

Gjykata e Lartë në këtë rast nuk

r e s p e k t o i p r a k t i k ë n e

mëparshme, e cila ishte e

konsoliduar nga Kolegji Penal

dhe Kolegjet e Bashkuara të

Gjykatë së lartë, të cilët nuk kanë

marrë në konsideratë asnjëherë

deklaratët noteriale që nuk janë

paraqitur nga vetë kërkuesi

përsonalisht në seancë ose nga

përfaqësuesit e tij ligjorë. Në këto

kushte Gjykata e lartë duhet të

kërkonte një seancë tjetër ku të

verifikonte vullnetin e Z. Zyber

Lela, i cili jo më larg se 15 ditë më

parë u shpreh i vendosur për ta

çuar çështjen deri në fund.

personat që kishte bërë disa herë

përpjekje për të kontaktuar me

avokatët e qendrës Res Publica.

Zyberi ishte i dëmtuar në zemër,

shpatull dhe shtyllë kurrizore,

dëmtime këto që ai i shoqëron

edhe më vërtetimet përkatëse.

Tërheqja e Zyberit tregon se ai

duhet të ketë patur një arsye të

fortë për ta bërë.

Nëse ka pasur një zgjidhje jashtë

gjyqësore mes palëve, duhet të

k u j t o j s e k j o ë s h t ë n ë

kundërshtim me Parimet e

Kombeve të Bashkuara mbi

Parandalimin Efektiv dhe

Hetimin e Ekzekutimeve

Ekstraligjore, Arbitrare dhe

atyre në Masë.

Av Andi Kananaj

Jam i suprizuar sepse Zyber Lela

ishte një nga të plagosurit me më

shumë pasoja, dhe një nga

Dy fjalëpas verdiktit

V

“Bashkëpunimi i

munguar midis

institucioneve do të

sjellë si pasojë

mungesën e

elementeve thelbësorë

për realizimin e një

procesi të plotë

hetimor”

21 Janari vetëm sapo ka filluar

VI

Qendra Res Publica që mbron

interesat e dy nga të vrarët e 21

janarit, para disa ditësh u vu në

dijeni të faktit se Prokuroria ka

ndër mend të heqë dorë

paraprakisht nga kryerja e

eksperimentit hetimor në afërsi

të Kryeministrisë, për arsye të

mungesës së bashkëpunimi

midis institucioneve.

Grupi hetimor i caktuar me

zbardhjen e ngjarjes, thotë se

parësore është kr yer ja e

ekspertimeve të pamjeve filmike

në SHBA, çka mund të sjellë

gjetjen e provave të reja, që

tregojnë se cili prej gardistëve ka

qëlluar drejt turmës gjatë

demonstratës. Prokuroria e

Tiranës, megjithëse kanë kaluar

shtatë muaj nga ngjarja pranë

Kryeministrisë, ende nuk ka

kryer një sërë procedurash

hetimore, kjo e ndikuar edhe nga

mosbashkëpunimi i duhur i disa

prej institucioneve që janë në

varësi të ekzekutivit. Janë vonuar

së tepërmi ekspertimet e

p r e d h a v e d h e a r m ë v e .

Vendngjar ja në oborrin e

Kryeministrisë është këqyrur

vetëm menjëherë pas ngjarjes,

ndërsa më pas grupi hetimor nuk

ka marrë asnjë provë. Madje

edhe serveri i kamerave të

sigurisë në Kryeministri nuk i

është dhënë menjëherë këtij

grupi hetimor. Vetëm pas

negocimit të palës amerikane që

po ndihmon në

zbardhjen e çështjes i është vënë

në dispozicion serveri, ku

grupin hetimor

Kanë kaluar afro 6 muaj nga

vrasja e 4 demostruesve që

protestonin në sheshin

përballë Kryeministrisë. Një

demostratë e cila më shumë

se thelbin politik që po

trajtonte, nxori në sipërfaqe

një të metë shumë të madhe

të shtetit të brishtë shqiptar.

E drejta e jetës jo vetëm që

nuk garantohet por në

rrethana të tilla të ngarkuara

politikisht edhe të mohohet

në mes të ditës. Nga ana

tjetër Prokuroria e

Përgjithshme nuk po arrin

ende të prodhojë një

fashikullin hetimor duke

hasur në pengesa të

qëllimshme, sipas saj.

Aspekti procedural i nenit 2

të Konventës Europiane të

të Drejtave të Njeriut kërkon

nga shtetet anëtare që të

garantojnë hetime të plota e

të gjithanshme në rastin e

humbjes së paligjshme të

jetës. Por autoritetet

shqiptare po e shkelin

sistematikisht si aspektin

substancial ashtu edhe atë

procedural të këtij neni.

mungonin pikërisht pamjet e

datës 21 janar 2011.

E gjendur përballë këtyre

vështirësive, grupi hetimor ka

preferuar që më parë të marrë në

dorë të gjitha provat e 21 janarit

dhe më pas të vendosë nëse do ta

kryejë këtë eksperiment ose jo.

Sipas organit të prokurorisë,

gardistët që formonin të

ashtuquajturin “grupi i zjarrit”

kanë qendruar brenda rrethimit

të Kryeministrisë. E gjithë skena

është filmuar nga ekspertët e

FBI-së, të cilët kanë hedhur në

programet kompjuterike të

dhënat për të rindërtuar skenën e

vrasjeve të 21 janarit, këndin nga

kanë ardhur plumbat e deri te

detajet e tjera. Shtatë të

plagosurit kanë treguar vendin

ku janë plagosur. Pas piketimit të

vendeve, ekspertët e FBI-së i

kanë hedhur të dhënat në

kompjuter për të kryer më pas

eksperimentin virtualisht.

Mungesa e bashkëpunimit midis

institucioneve do të çojë tek

veshtirësimi i zbardhjes së

ngjarjes së 21 janarit. Në këto

kushte do jetë e vështirë që të

kemi një rezultat të pranueshëm

në gjetjen e fajtorit. Në këto

kushte Shqipëria do të ketë

shkelur në mënyrë evidente

nenin 2 të Konventës Europiane

të të Drejtave të Njeriut, e cila

kërkon hetim të plotë dhe

ezaurues për çështje të kësaj

natyre. Bashkëpunimi i munguar

midis institucioneve do të sjellë si

pasojë mungesën e elementeve

thelbësorë për realizimin e një

procesi të plotë hetimor, siç janë

provat filmike të Kryeministrisë

dhe eksperimenti i cili do të

provonte në mënyrë shkencore

atë që perceptohet dhe nga

pamjet. Në një situatë ku nuk

realizohet zbardhja e ngjarjes dhe

dënimi i fajtorëve, duke passjellë

mospërmirësimin e gjendjes së

viktimave, kemi shkelje të nenit 2

të Konventës.

Nëntoka e Zharrzës fshehende të vërtetën

Në komunën e Zharrzës, nërrethin e Fierit, shumë prejbanorëve e njohin mirë zanatin enaftëtarit, edhe pse tashmëpunojnë vetëm si bujq. Për viteme radhë ata kanë qenë tëangazhuar në industrinë enxjerrjes dhe përpunimit tënaftës, kur kjo ka qenështetërore, por pas privatizimitshumica dërrmuese e tyre i ështëkthyer zanatit të të parëve,bujqësisë. Kështu, nuk ka qenë evështirë për banorët që tëkuptojnë se tërmetet e rëna menjë frekuencë shumë të shpeshtënë vitin 2009 kanë patur siepiqendër një zonë afër pusit nr.646. Në këtë pus dyshohet sekompania “Bankers” përdorteteknologjinë e injektimtit tëfluideve në shtresë.

Banorët thonë se pikërisht përshkak të kësaj teknologjie nështëpitë e tyre kishin filluar tëndiheshin lëkundje të tokës, derisa në korrik të vitit 2009,lëkundjet ishin aq të mëdha sasipas grupeve të pushtetit lokalqë evidentuan pasojat, udëmtuan mbi 60 shtëpi dheshumë prejt tyre u bënë gati tëpabanueshme. “Kanë plasurmuret nga lëkundjet që ishin

vertikale dhe jo horizontale”,deklaron një prej banorëve tëzonës. Ditën e lëkundjes sëmadhe banorët detyr uankompaninë “Bankers” tëndërpriste punën në puse.Konf l ikt i ishte i ashpër,ndërkohë që në një momentbanorët bllokuan edhe rrugënnacionale, duke pretenduar

larg imin përfundimtar tëBankers, dhe dëmshpërblimin etyre për shtëpitë e shkatërruara.Më pas, prokuroria e rrethit dheinspektorë të ministrisë kanëmbërritur në zonë. Nëse do tëvër tetohej që dëmi ishteshkaktuar nga punimet në puskompania duhet të paguante përdëmshpërblimin. Autoritetet

gjykuan se nuk ishte shpërthimnga pusi, por koncidencë e njëtermeti natyror. Nga ana eKomunës është insistuar që kjoçështje të zbardhet. Janë marrëdisa hapa ligjore, duke thirrurekspertë, të cil t kanë dh n disapërgjigje. Por nuk mund tëmarrësh iniciativa ligjore nëses'ka një analizë të detajuarshkencore që të gjej një lidhje meslëkundjeve dhe veprimtarisë sëkompanisë , S izmologët einstitutit Sizmologjik Tiranë nukkanë pranuar të shprehenpublikisht mbi ngjarjen, mirëpo,të kontaktuar në mënyrë privatenga disa gazetarë, disa prej tyrekanë thënë se aktiviteti sizmik iregjistruar në zonë në vitin 2009,nuk ka qenë i natyrshëm. Sipastyre tërmetet e shkaktuara nëperiudha të rregullta, duket qëkanë të bëjnë me ndërhyrjen j e r ëzo re . Banorë t kanëkontaktuar me Res Publica, tëspecializuar për çështje të tilla tëkomplikuara, dhe kanë në plan tënisin process gjyqësor kundërBankers Petroleum, si dhe shtetitshqiptar. Disa prej banorëve janëshprehur se gjatë këtyre muajveka pasur kërcënime që ta lënëçështjen por ata janë të vendosurta çojnë atë deri në fund.

ë ë ë

VII

Odisea e të plagosurve rëndëTë plagosur i t rëndë ngashpërthimi i Gërdecit kanë çuarkërkesën tyre në përputhje menenin 58 e vijues të K.Pr.Penalenë gjykatë. Nga 31 të plagosuritrëndë deri në këto momënteQendra Res Publica po trajtonrreth 26 prej tyre, nga të cilët 4janë të mitur.

Pjesë e të dëmtuarve akuzuesështë Xh. B., i mituri që kahumbur shikimin tek të dy sytëdhe vazhdon të shpresojëkthimin e shikimit pa sukses derinë këtë moment ne spitalet eItalisë. L. B. është një tjetër em i t u r m e d j e g i e t ëpariparueshme në trupin e saj. R.G. ka pësuar djegje në më shumëse 60 % të trupit dhe tërësisht tëpar ikuper ueshëm, s i ngapikëpamja shëndetësore, ashtudhe nga ajo estetike.

Duke qenë se midis të akuzuarveqendron edhe ish Ministri iMbrojtjes, çështja i kaloi përkonpetencë Gjykatës së Lartëpër të gjykuar në shkallë të parë.Gjykata e Lartë caktoi trupingjykues me relator Fatos Lulon.Pas tentativës për një seancë

pajtimi, por që nuk u realizua,gjyqtari Aleksandër Muskaj dhadorëheqjen nga trupi gjykues dhenë vend të tij u caktua gjyqtariAndi Çeliku. Pa u zhvilluar asnjëseancë, edhe Gjyqtari AndiÇeliku u tërhoq nga çështja përarsye që ende nuk na janë bërë të

ditura. Andi Celiku ka gjykuar sirelator një çështje të mëparshme,gjykimi i së cilës është dërguar nëGjykatën Kushtetuese. Vendimi isaj do të ishte përcaktues nëmënyrën se si do të trajtohetseanca e parë në të cilën do të këtënisej dhe kjo çështje.

Në vendin e lënë bosh nuk ështëcaktuar ende një gjyqtar dhe sic ukomunikua nga relatori FatosLulo, pritet ende të hidhet shorti.

Problemet me zvarritjen duket sedo të ndjekin dhe rastin e tëplagosurve, duke pasuar gjykimine mëparshëm të inicuar ngaProkuroria e Përgjithshme. Kjoçështje megjithëse e nisur mezhurmë duket se është shumëlarg kohës kur do mund t'i jepetpërgjigjia nga drejtësia shqiptare.

VIII

Mbarimi i një viti, fillimi i një viti tjetër

Duke qënë se Res Publicata nr. 4përkon dhe me mbarimin e njëviti të punës së Qendrës ResPublica dhe bashkëpunimit tëfrytshëm më fondacioninShoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros, e gjejmë me vend që tëbëjmë një paraqitje të volumit tëpunës së këtij grupi të ri.

Res Publica ndërmjet shumëaplikimeve ka pranuar mbi 300 tëtilla, ku në vëmendje kryesorekanë qenë grupimet në nevojë.Kështu në një përmbledhje tëshkurtër mund të përmendim:

1. Familjarët e viktimave tëshpërthimit të Gërdecit, 70aplikantë, trashëgimtarët e 23prej 26 viktimave të shpërthimit.Këtu nuk janë përfshirë edhe atafamiljarë të cilët nuk janëtrashëgimtarë ligjorë por që kanëtë drejtën e dëmshpërblimitmaterial e moral, numri i të cilëveështë mbi 50 persona të tjerë;

2. Të plagosurit rëndë tëGërdecit, 29 persona;

3. Të plagosurit lehtë të Gërdecit,109 persona;

4. Aplikime në GjykatënEuropiane të të Drejtave tëNjeriut në emër të plagosurve tëGërdecit, 2 raste;

5. Aplikime në GjykatënKushtetuese në emër tëplagosurve nga shpërthimi iGërdecit, 2 raste;

6. Ndjekje të kërkesave përmarrjen e informacionit dheprocedimin e fajtorit;

7. Ish punonjësit e Albetrol sh.a.,gjithsej 10 persona;

8. Mundësimi i aksesit në drejtësipër 74 persona;

9. Ankesa administrative ndajministrive për mosdhënieinformacioni, 12 raste;

10. Procedim penal dhe civil përrrahje, 1 rast;

11. Liria e besimit fetar, 1 rast;

12. Krime me sfond racist dheshkatërrim prone, 9 aplikantë;

13. Mbrojtja e të drejtës së jetësnga dhuna policore, 2 raste;

14. Konsulencë ligjore, nëndihmë të ish ushtarakëve përpensionet, 3 aplikantë

15. Ndihmë ligjore për dëmtimetë shëndetit nga aksidenterrugore, 2 aplikantë.

Përvec këtyre rasteve, janë dhënëedhe këshillime të ndryshme përsindikata e grupime, si dhe janëduke u përgat i tur dosjetpërkatëse për ndjekjen eçështjeve të komplikuara që nukkanë nisur ende, sic është ajo etërmeteve të Zharrzës, etj.

Q e n d r a Re s P u b l i c a n ëgjashtëmujorin e parë të vitit2011 ka qenë edhe një mundësi emirë për studentë që kanëpërfituar eksperiencë në lidhjeme procedura dhe koncepte tëndryshëm të zbatuar në terren.Specialistët e Res Publica kanëorganizuar edhe trajnime nëlidhje me konceptet bazë tëKonventës Europiane të tëDrejtave të Njeriut.

G j i tha sh tu mbësh t e t j a eFondacionit Shoqëria e Hapurpër Shqipërinë ka mundësuaredhe botimin e 4 buletineve tëcilat, përkrah faqes së internetitkanë qenë pasqyra e aktivitetit tëpërditshëm të qendrës. Edhe paspërfundimit të vitit të parë, tëgjitha aktorët shprehen optimistëpër vazhdimësinë, duke besuar sedëshira e mirë e miksuar meprofesionalizëm dhe kurajo bëntë mundur një armë efikase mëshumë në dorë të shtresave tëmargjinalizuara për të realizuar tëdrejtat e mohuara deri më sot.

Mbështetur nga: