52
Shqiptarë, Besa besë e ala alë Sokol Brahaj fq. 4 “Rritja“ ekonomike e Shqipërisë Ergys Neziri fq. 8 Rinia në projektet Europiane Refik Nebiu fq. 25

Revista "Fjala" - ISSUE 1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ky eshte numri 1 i revistes fjala

Citation preview

Page 1: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Shqiptarë, Besa besë e fjala fjalëSokol Brahaj fq. 4

“Rritja“ ekonomike e ShqipërisëErgys Neziri fq. 8

Rinia në projektet EuropianeRefik Nebiu fq. 25

Page 2: Revista "Fjala" - ISSUE 1

“Fjala“ është revistë mujore mbarkombëtare krijuese, kritikuese, frymëzuese, informative, ekonomike, politike, artistike, kulturore dhe shkencore

Kryeredaktor :Leonard Seferi

Kordinator & Dizenjus i revistës:Ardit Isaku

Kërkues burimesh:Sokol Brahaj

Editor :Ervin Shkulaku

Themeluesit:Sokol Brahaj, Refik Nebiu, Shpëtim Hyda, Gëzim Dauti, Gentjan Lami, Leonard Seferi, Kozma Çupi, Ardit Isaku, Ergys Neziri, Ervin Shkulaku

Mbështetën:Elona Rusi Karacalarlı

Informacion:web: www.revistafjala.come-mail: [email protected]: +90 541 493 01 61 +90 506 818 23 70 +90 555 373 41 75 © Revista Fjala, 2012 Të gjitha të drejtat janë të rezervuaraISSN 9 000000-000000

Page 3: Revista "Fjala" - ISSUE 1

EditorialÇ’është kjo “Fjala“! ?

Të nderuar miq!

Revista mujore “Fjala” është kontribut i disa studentëve shqiptarë në Izmir të Turqisë. Është e depolitizuar dhe ka si qëllim kryesor bashkimin dhe bashkëpunim e studentëve mbars-hqiptarë në të gjithë botën. Si fillim këtu në Izmir e më pas në gjithë Turqinë dhe më tej ne Europë, Amerikë e gjetkë. Duke marrë parasysh faktin që po studiojmë në drejtime të ndryshme menduam që secili të shkruajë diçka në lidhje ose jo me drejtimin që ka.

Revista “Fjala” u jep fjalën të gjithëve (studentë, akademikë, shkrimtarë, profesorë etj.) të shprehin mendimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara. Krahas gjuhës shqipe do të pu-blikohen artikuj edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, greqisht, turqisht, serbisht, italisht, rusisht me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në sa më shumë gjuhë si dhe ndihmesë në thyerjen e tabuve të krijuara ndaj shqiptarëve nga popuj të ndryshëm.

Revista Fjala mirëpret dhe publikon çfarëdolloj artikulli, kritikues, frymëzues, udhërrefyes, poetik, artistik, shkencor, kulturor, patriotik, qe përmbush këto kushte :

1- Të mos ketë pëmbajtje rraciste!

2- Të mos përmbaje fjalor sharës, ofendues apo përçares!

3- Të mos nxisi perçarje fetare në të gjitha trevat shqiptare!

Në çdo numër përveç shkrimeve, analizave e kritikave do të ketë edhe jetën dhe veprimta-rinë e dy personaliteteve qe kanë sjellë të mira për njerezimin, njëri shqiptar/e ndërsa tjetri i huaj. Në çdo numër do të prezantohet për publikun një shtet në botë, me kuriozitetet dhe të fshehtat e tij, nga shkrimtarë të po atij shteti.

Revista “fjala” nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shkrim. Përgjegjësia e artikujve është e shkrimtareve pasi mendojmë se në këtë mënyrë parandalojmë çencurën e artikujve.

Të dashur miq ju falenderojmë përzemërsisht në emër te redaksisë.

“Fjala” jonë me ju gjëmon me shumë!

Redaksia e revistes

Page 4: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with photo

4 stylus magazine

Shqipëria1 vendi ynë e vendi i Shqipes, vendi i krenarisë, bujarisë, i fjalës, i besës, është ven-

di me i mrekulluar në botë, ashtu është sepse ajo është Shqiperia…dhe eshte e jona.

Shqipëtari/ja është biri/bija e shqipes, i zgjuar, i urtë, i dijshëm për dje’hin e strategjist për të nesërmen. I lagur dhe i mërdhitur dimrit por i kulluar verës. Shumherë petrit e sokol por edhe shumherë korb e qyqar. Fitues i luftës e hum-bës i paqes. Shumherë i pastër në shkretëtirë e shumherë i pistë në breg të lumit …

Shqipëtari/ja shumë herë ka forcën e dinjitetin ku i thotë botës që jam bir/ja shqipes dhe e merr çka e ka për hak, ama dhe shumherë bëhet korb e ja marrin kafshatën e bukës nga goja…

Shqipëtari/ja ia ka mësuar njerëzimit të bëjë rru-gë, të bëjë shtëpi, të bëjë urë por këto në vend të vet sot ende si ka përfunduar.

Ka qenë sundues dhe/apo strateg i sunduesit ama trojet e veta sot nuk i ka në dorë. Kemi qenë babai i diplomacisë, e sot po ble diplomate nga shtete të huaja…

Bijtë e shqipes kanë qenë të Fjalës, por dhe sot

janë të fjalës. Kemi pasë familje, e kemi quajtur shumë të shtrenjtë ama sot influencojmë gay/perderastat/lezbiket.

Jemi një komb që nana e lind fëmijnë jo për vete por për Shqipërinë.

Jemi një vend ku bën vaki që të pritet derri për kurban, e të shitet mishi i gomarit për mish viçi.

Jemi një komb që mbajshim virgjërinë për një jetë të tërë, e bëhemi “Burrnesha” vetem e ve-tem për BES’ën e dhënë, por po ne sot japim vir-gjërinë jo për qjef por për para…

Jemi një vend i familjes tradicionale e i “BURNESHA’ve”, ama sot ndikojmë për perpari-min e pederastisë, pedofilisë, lezbianizmit, gay-nizmi…

Jemi një vend ku në një fshat që ska fare të kris-hterë ndërtojmë kisha, e ku muslimanë sndërto-jmë xhami…

Kombi jonë ka njerëz që e njohin kufirin e tij dhe ndalet aty, kemi njerëz që kur i gjuan në faqen e majtë, ta kthen ti gjuash dhe në të djathtën, por kemi dhe

Shqiptarë, besa besë e fjala fjalë

Sokol Brahaj (Shqipëri)dega Diplomaci(PhD), Universiteti 9 Eylul

Izmir / [email protected]

Page 5: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 5

njerëz që për një “Fjalë goje” ta merr shpirtin si zo-gut të pulës.

Kemi një vend ku ka shumë njerëz fisnikë, ama në të njëjtin vend ka dhe shumë qyqare.

Jemi komb e vend jo i pasur, por jemi kombi e ven-di që i hedhim paratë në ajër për dasma si askush tjetër në botë.

Jemi vendi i parë në botë që sbën vaki te ndaj komb tjetër, të ndare në shtatë shtete: shteti amë Shqipëria është e rrethuar në të gjitha anët nga i njëjti komb.

Jemi vend që amanetin e mbajmë, edhe pse mund të kalojnë 100 vite.

Jemi njerëz që të vrasim për një kokërr preshi a një FJALË goje, por jemi njerëz të një kombi që të falim gjakun edhe me na e patur vrarë vëllanë.

Jemi një komb që për BES’ën e dhënë ndërrojmë fe e besime, jemi që mbi çdo fe kemi Shqiptarinë.

Jemi nje komb që urojmë për fejesa/martesa ME NJE DJALE/ÇUN, por i duam dhe i ruajmë vajzat/bijat tona me shumë se sa djemtë/çunat.

Jemi komb që jemi të parët në këtë kontinent, por kombi më i shtypur nga ky kontinent.

Jemi e para rracë e kontinentit, ama i gjithë konti-nenti na e mohon këtë.

Jemi njerëz paqebërës, e na quajnë zjarrfikës.

Kemi gjuhën e vetme të pastër e të parë të konti-nent, por mos me i ditë edhe gjuhet e kojshive nuk kuptohesh dot me shqiptarin vetem në gjuhën tonë shqipe.

Jemi vend ku shumë politikanë thonë që “shqipta-rit i lind dielli nga Perëndimi e perëndon

Page 6: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with photo

6 stylus magazine

nga Lindja”.

Jemi një komb që në zgjedhje të aleatëve kemi bërë gjithmonë gabime, ku të njëjtat i vazhdo-jmë dhe sot.

Jemi komb me dy shtete zyrtare, e në shtatë shtete të tjera shtetformuese, dhe me gjithë këtë jemi një komb ku për lek e shesim kombësinë. Ku për lek e karrike e shesim detin, ku për lek e ka-rrike nga Kreta e shesim Kosovën, e falim Preshe-ven, Plaven e Gucinë. Ku për lek i shesim eshtrat e gjyshërve tanë si me qënë grek a shkie.

Jemi shtet ku kemi më shumë popullsi jashtë se sa brenda Mëmëdheut.

Jemi një komb që zgjedhim president, e mbas dy javëve na duhet me e ndërruar.

Jemi një komb që gati çdo njeri nga ne quan ve-tem vehten patriot/nacionalist, e gjithë të tjerët janë hajna, hajdutë, e tradhtarë.

Jemi komb që flasim shumë për demokraci e vetëvendosje, por në fakt e gjithë shoqëria ndërkombëtare thotë të kundërtën për ne.

Jemi një komb që kemi hoxhallarë shqiptar e i quajmë turq/arab, kemi priftërinj grek e i quajmë shqiptarë.

Jemi një komb që jemi të parët në kontinent, por debatojmë dekata me rradhë që a jemi a sjemi Europian ne shqiptarët.

Jemi një komb që gomari në bahçen tonë na duket sa një plesht, e pleshti në bahçe të kojshisë na duket sa një gomar.

Jemi një komb që mburremi për bujari dhe e

themi me gjithë zemër “shtëpia e shqiptarit është e e mikut”, por pyetjes “shtëpinë tonë ku e kemi?” nuk i japim dot përgjigje.

Jemi një komb që vajzat/çikat/gocat/cucat tona i fejojmë dhe i martojmë pa u bërë 18 vjeçe, e djemtë tanë i martojmë pasi mbushin moshën 30 vjeç.

Jemi një komb që ka një shekull që ngrejmë do-lli duke thënë “Pa Kosovë e Çamëri ska Shqipëri”, por ende skemi realizuar gjë.

Jemi një komb që duam më shumë Amerikën se mëmëdheun tonë.

Jemi një komb që kemi Presidenta por edhe Mbret.

Jemi një komb që kemi kushtetutë e ligje mor-derne, por nga mos mirefunksionimi i tyre praktikojmë “Kanune” tradicionale.

Jemi një komb që mafjen e botës e drejtojmë por për mëmëdhe shumë pak punojmë.

Jemi një komb me tradita shumë të lashta, që besojme në tri fe, por emrat e fëmijëve tonë ua vëjmë emrat si emra hajvanësh, as në gjuhën shqipe jo e as në gjuhën e fesë që i përkasim jo.

Jemi një komb që kemi makina/kerra luksoze e skemi lek/euro që ta mbushim me benzinë/naf-të.

Jemi një komb që kemi një rrugë që na bashkon, por politikanët tonë dhe opinion ndërkombëtar na ndajnë.

Jemi një komb që kemi marrë e dhënë bijat tona ndër kojshi (serb, greek, italian…) e shumë i kemi

Page 7: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 7

Burimet

1- Këtu fjala “Shqipëri” ka të përfshirë të gjitha trevat shqiptare, ose thënë ndryshe Shqipëria Na-tyrale/Etnike

dashtë, ama ata kur e kanë gjete rastin na kanë vrarë, na kanë prerë dhe kanë dashtë e duan ma na e shuar faren e kombit tonë.

JEMI NJË KOMB QË E KEMI FJALËN FJALË E BESËN BESË.

KEMI TRADITË, KEMI BUJTINA E BANESA, ME SHTEPI E ME KOJSHI, AMA NE VENDIN TONË DEN BABADEN NE KËTO TOKA TE BEKUARA E TE PRE-MTUARA PER NE KURRË RAHAT SKEMI BËRË.

Page 8: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Banner

8 stylus magazine

Kështu nisi citimin Migjeni nё poemёn e tij për mjerimin që kishte kapluar shqiptarët në vitet 30’. Megjithatё këto vargje vazhdojne të jenë tё vleshme edhe për ditët e sotme ku na flitet për rritje

ekonomike, e cila na ngroh si dielli dhe që është po aq e largët nga ne.

Është e pashmangëshme për ne tё harrojmë deklaratat dhe fjalimet nga qeveritё për sukseset e korrura, për rritjen e mirëqenies, për luftën kundër korrupsionit , për uljen e taksave, për rritjen e rrogave, për rritjen e investimeve etj. Duke i permbledhur të gjitha këto në të ashtuquajtuarёn progres historik që Shqipёria ka pasur ndonjёherë. Për të kuptuar se sa është rritur ky progres historik na duhet t’i hedhim një sy raporteve të shteteve të ndryshme mbi progresionin tonё historik:

“Rritja” Ekonomike e Shqipërisë

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mje-rimi, kafshatë që të mbet në fyt edhe të zё

trishtimi

(Migjeni “Poema e Mjerimit”)

Investimet e huaja ne Shqipëri

Ergys Neziri (Shqipëri)dega Financë, Universiteti 9 Eylul

Izmir / [email protected]

Page 9: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Gjatë këtyre viteve duket qartë qe investimet e huaja kanё pasur një rritje të kënaqshme por ajo ç’farë duhet theksuar është se të gjitha këto investime janë bërë vetëm në privatizimin e sektorëve ta cak-tuar sic janë: në vitin 2007 privatizimi i Albtelekomit, investim në fabrikat e çimentos dhe investimet mbi rritjen e nxjerries sё petrolit. Në vitin 2008 kemi pasur investime mbi rritjen e sasisë së prodhimit të çimentos dhe investime në energjitikë. Ndërsa deri në gjysmën e vitit 2009-s kemi patur njё shifër in-vestimesh prej 460 milion euro mbi privatizimin e OSSH-së etj. Dhe ajo që duhet theksuar ёshtё se këto marrëveshje kanë qenë firmosur që në vitin 2008. Shumica e këtyre investimeve janë privatizime te cilat nuk kanё sjellё ndikim të lartë mbi uljen e papunёsisë, por vazhdimësia e atyre subjekteve që me parё ishin nën administrim shtetëror. Por cilat janë shkaqet që pengojnë investimet e huaja : •Mospengimiiimporteveilegale. •Vonesapërshkaqeburokratike,mosfunksionimiisistemitpërpajisjenmelejeqëndrimi. •Fuqipuntoreepakualifikuar. •Moskompesimitatimor(kushtetishqipëtarudetyrohetshumefirmave). •Problemetnëtransportdhenëmungesenefurnizimitmeenergjielektrike. •Rryshfetet.Një raport tjetër na bën të njohur gjendjen aktuale në Shqipëri : •Dukeperjashtuarmedikamentetbazë tendihmessëshpejtë,shërbimimjeksorështë tepër idobët.(mungesa e medikamenteve, pajisjeve dhe doktorve të specializuar). •Mungesaeujitdheeenergjisëelektrike. •Rryshfetenëmasatëmëdhanëinstitucionetshtetërore. •Rënietësigurisëpublikenëvendqeshoqërohetmerritjenekrimittëorganizuar. •Rëniaebesimitngaqytetarëtkundrejtsistemitgjygjësor. •Infrastruktureedobëtsinërrugëtruraleashtuedhenëdisasegmenteautomobilistikendërm-jet qyteteve.Borxhi publik i Shqiperisë zë 59.9 % të prodhimit të GDP’së në vitin 2009. Prej shteteve të Ballkanit zë vendin e dytë pas Greqisë. Ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2011 kemi nje rritje të borxhit pubik: 59.4% të GDP’së (2011) (5.7 miliard $)57.1% të GDP’së (2010) (5 miliard $)Kemi rritje të inflacionit me 0.4% nga viti 2010 deri në vitin 2011 3.5% (2010) -- 3.9% (2011)

Page 10: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with photo No. 2

10 stylus magazine

Në muajin janar te vitit 2012 u eksportuan 13,448 mln lekë mall, me ulje 18.8 përqind në krahasim me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe ulje me 9 përqind në krahasim me muajin janar te vitit 2011.

U importuan 35,041 mln lekë mallra me ulje 33 përqind në krahasim me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe rritje 3.7 përqind në krahasim me muajin janar te vitit 2012.

Defiçiti tregtar i muajit janar te vitit 2012 është 21,593 mln lekë duke shënuar një ulje prej 39.5 përqind krahasuar me muajin dhjetor te vitit 2011 dhe një rritje prej 13.6 përqind krahasuar me muajin janar te vitit 2011.

Tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 64 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë İtalia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 35.5 përqind, ndërsa me Greqinë është 10.6 përqind.

Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Austri, Hollandë, Francë, Spanjë, Sllovaki dhe për importin: Brazil, Kanada, Kosovë, SHBA, Suedi etj.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që:

Eksporti i grupit “Tekstile dhe këpucë” u rrit 5.7 përqind. Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u ul 87.2 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 33.4 përqind, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 21.9 përqind.

Importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u ul 46.4 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 43.1 përqind, Produkte kimike dhe plastike” u ul 39.6 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 32 përqind “.

Në Janar te vitit 2012 importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,216 mln lekë, duke zënë 12 përqind ndaj

TREGTIA E JASHTME JANAR 2012

Page 11: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 11

totalit të importit. Krahasuar me Janar 2011, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje prej 7 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 71.2 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

Megjithatë ky progres ekonomiko-historik nuk ka treguar shumё progres tek shqiptaret,.të cilët va-zhdojne të jenë nën hipnozën elektorale që u bëhet nga të gjitha palët politike, ku nuk duhet lënë pa theksuar edhe pasiviteti i partive opzitare ndoshta jo në menyrë të drejtpёrdrejtё por që ndikojnë në përkeqësimin e kësaj situate të ndërlikuar në Shqiperi.Në mos marrjen pjesë në parlament dhe mos kri-tikimit me fakte për gabimet qё mund të bëjnё mazhorancat, kështu që ndihmojne ne fillimet e krizave tё ndryshme qё lënë Shqipërine përsëri në vendin e parafundit nga ana ekonomike në rajonin e Ba-llkanit. Ku shumë familje pa asnjëlloj të ardhure financiare që janë të indenjuar nga përfitimi i ndihmave ekonomike nga shteti, si dhe mungesa e zërave që mund ti sjellë si temë e ditës në parlament.

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpivetë nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis. (Migjeni Poema e Mjerimit).

Burimet

1- T.C. Tirana Büyükelçiliği Ticaret Müşavirliği, Arnavutluk Ülke Raporu

2-https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html

3-www.igeme.gov.tr/arnavutluk (Raporti i Turqisë për Shqipërinë)

4-http://www.instat.gov.al/

Page 12: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Zgjimi i identitetit shqiptar

Fundi i shekullit tё XVIII dhe fillimi i shekullit tё XIX gjёndja e perandorisё Otomane karakterizo-het me njё sёrё ndryshimesh qё sё shpejti sjellin dhe fundin e saj. Njё ndёr popujt e shumtё

qё pёrbёnin perandorinё Otomane ishin dhe shqiptarёt. Kombi shqiptar pёrgjate shekujve nёn pushtimin Otoman luajti njё rol kyç ne fushёn politike-ekonomike tё perandorisё. Nё bazё tё njё studimi tё Prof.Dr Ismail Hami Danişmend shohim njё kronologji te kryeministrave(sadir-i Azamla-ri) qё kanё shёrbyer nё portёn e lartё dhe shohim se janё 54 kryeministra me origjine shqiptare1 qё pёrbёjnё edhe shumicёn. Kёto poste deri ne fillim tё shekullit te XVII fitoheshin sipas njё sistem edukimi qё njihet me termin (Devsirme sistemi-i)2 dhe nga ky edukim zgjidheshin studentёt mё tё mirё pa pёrkatёsi feje ose kombёsie.3 Pra me krenari shohim qё shqiptarёt kanё patur njё rol te rёndёsishёm nё fushёn politike Otomane.

Nga kёndvёshtrimi ekonomik shoqëria shqiptare pёrsёri nuk ngelet prapa. Nё shekullin e XIV pasi perandoria Otomane mori tokat shqiptare nё Berat si edhe nё Janine e shumё qytete shqiptare sulltan Fatihu me ferman mbretëror u siguroi qytetarёve te mbetur aty si edhe korporatave lirinё e punёs; te ritit e zakoneve.4 Shohim nje rifillim tё jetёs ekonomike psh; nga fundi i shek. XV Vlora kishte rreth 4000 banorё dhe njё lëvizje tё madhe tregtare tё pasqyruar nё mallrat e importuara nga Stanbolli Europa e Bursa.5 Nё vazhdim te forcimit te mёtejshem tё mardhёnjeve ekonomike me botёn e jashtme nё gjysmёn e dytё tё shekullit tё XVII duken shenjat e njё lëvizjeje tё rregullt tё tregtise tranzite.6 Si rrjedhim u rrit roli dhe rёndёsia ekonomike e porteve shqiptare tё cilat po e kryenin gjithnjë e mё shumё rolin ndermjetes midis krahinave tё ballkanit e perëndimit.7 Keto mardhёnie ekonomiko-tregtare pёrgjithёsisht drejtoheshin nga esnafet shqiptare. Si rezultat i rrit-jes sё gjithanshme tё tregut shqiptar dhe lindjes sё manifakturёs nё shekullin e XIX esnafet fillojnё tё humbasin tiparet kryesore organizative dhe rёndesinё e tyre ekonomiko-politike.8

Ervin Shkulaku (Shqipëri)dega Histori, Universiteti 9 Eylul

Izmir / [email protected]

Page 13: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 13

Pse zgjimi i identitetit shqiptar dhe pse nё fillimin e shek. XIX?

Jo pa qёllim pak mё parё u be nje pasqyrim tё shkurtёr gjёndjes sё shoqёrise shqiptare nё vi-tet e perandorisё Otomane pёr tё theksuar se ajo ruajti identitetin e saj megjithëse nё arenёn ndёrkombёtare qёndroi nё mёnyrё pasive sepse tё gjithё popujt brenda perandorisё ishin pёrfshirё brenda njё sistemi shoqёror qё njihej me termin ¨Millet Sistemi¨. Sipas kёtij sistemi shoqёria nda-hej nё klasa sipas besimit fetar dhe jo sipas kombit qe i pёrkiste dhe gjuha zyrtare pёrdorej Turqis-htja prandaj deri ne mesin e shekullit tё XVIII identiteti shqiptar qёndroi nё ¨Gjume¨.

Revolucioni francez nё vitet (1789-1794), ai grek nё vitet (1821-1829), revolucionet e viteve 1849 nё Austri dhe Hungari, lufta pёr bashkimin e Italisё dhe Gjermanisё,9 dhe lëvizja e xhonturqe-ve brenda perandorisё Otomane kishin sjellё njё rrymё tё re atdhetarizmi nё Europe e cila do tё ndikonte edhe te shqiptaret. Nё keto shtete kjo lëvizje mori përmasa tё mёdha dhe fatkeqësis-ht mё e theksuar ishte ne shtetet fqinje, të cilёt shfaqen qëllimet e tyre grabitqare ndaj territorit shqiptar. Populli shqiptar pothuajse e kishte pёrfaqёsuar fene islame, prandaj vёndet fqinje pёr tё arritur synimet e tyre e barazonin fenё me kombin duke i quajtur mysliman=turk nё arenen ndёrkombёtare ose duke ndikuar nёpёrmjet fuqive tё mёdha mike si p.sh. Serbia kishte gjithmonë ndihmёn e Rusise, parrullat politike tё pansllavisteve mё nё krye carin ishin ‘’Serbia e Madhe’’ ose ‘’perandoria Ruse Pansllaviste’’10

Menjёhere kërkohej zgjimi i identitetit shqiptar nё arenen ndёrkombёtare sepse po vihej nё rrezik humbja e emrit shqiptar dhe me traktatin e Shen-Stefanit dhe konferencёs tё ambasdoreve tё Lon-dres kjo frike e shqiptareve po kthehej nё realitet. Prandaj pёrballe kёsaj vetmie diplomatike shqip-taret bashkohen pjesёrisht pёrsёri me perandorine Otomane pёrballe fqinjeve agresore. Pozita e shqiptareve nё ketё situate shpjegohet dhe nё memorandiumin qё i dёrguan lordit Bikonsfild nё qershor tё vitit 1878 duke pёrcaktuar se “ Ka qёne frika se po humbasim edhe kombesinё vete qё na ka berё tё rrime duarkryq, jo indiferente pёrballё shkatёrrimit tё perandorisё sё osmanllinjёve , sepse pёrndryshe do tё kishim shpejtuar ti bashkomim armёt tona mё atё tё popujve kryengri-tes.11 Megjithate shqiptaret pёrseri u braktisen shpeshhere nga ushtria otomane pёrballe agresio-nit tё shteteve fqinje dhe kjo erdhi si rezultat i problemeve qё kishin pёrfshire perandorinё dhe kёrcenimit diplomatik tё shteteve europjane.

Kjo gjёndje e mjerueshme pёr shqiptarёt pati edhe anёn e saj pozitive sepse ndikoi nё zgjimin nga “gjumi” tё frymёs patriotike tё personaliteteve shqipёtare tё cilёt me kujtimin e heroit Skёnderbej dhe udhёheqesit e diplomatit shqiptar Ali pashё Tepelena filluan tё bёnin thirrje pёr bashkim kombёtar. Nё kёte situatё kujtojmё edhe fjalёt e Ali pashё Tepelenes drejtuar popullit shqiptar “

Mbёshtetuni vetё nё veten tuaj; ruset ; anglezёt, nemselinjte ( austriaket) tё gjithё do tё jenё armiqtё tuaj sapo tё marrin vesh qё doni tё bёheni njё popull i pavarur. Mos e harroni asnjёhere kёtё tё vёrtete tё rёndesishme” 12

Page 14: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with photo No. 2

14 stylus magazine

Dhe tani pas 100 vitesh kishte ardhur koha qё keto fjalё tё arta ishin kthyer nё realitet dhe kjo e vёrtetё duhet tё qёndroje gjithmonё nё mёndjet dhe zemrat e shqiptarёve. Prandaj shumё perso-nalitete shqiptare qё kishin marrё edukimin jashtё vendit filluan te bёjne thirrje pёr zgjim kombёtar. Kjo periudhё nё historinё e shqiptarёve njihet me termin “Rilindja Kombёtare“ dhe patriotet qё e krijuan quhen “Rilindas“. Rilindasit menjёhere nisёn luftёn me pushkё e penё per shpёtimin e atdheut. Shume kёnge e poezi u thuren per zgji-min e shqiptareve si fjalet e Thimi Mitkos:

Mblidhuni tё gjithё anembanё

Gegё, Toske, Arbёr, Çamё

Te Krishterё e Myslimanё

Jemi Vёllezёr e Vellame’’13

Pra tё “krishterё e myslimaё” jemi “vёllezёr e vёllamё” kjo ёshte njё fjali e vecantё sepse bashkё me ketё fjali ёshtё pёrdorur shpesh nga rilinda-sit edhe fjalia “feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria” si psh. Edhe te shkrimi i Sami Pojanit nё gazetёn Besa nё vitin 1908 ndёr tё gjitha lexojmё: pse vёllezёr shqiptarё si bёni njё mijё falenderime zotit pёr kёtё ditё tё shqipëruar, kёtё ditё te lum-tur dhe përqafoni myslimanё e tё krishterё, tё pasur e tё varfer si vёllezёr qё jeni. Lini jetё dhe pasjet menjanё them fёmijet e njё nёne e njё ati dhe trupat i keni prej njё balte dhe dijeni qё feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria e vllezeria.14 Pra pёrseri e theksoj fjaline “feja e shqiptarit ёshtё shqipta-ria” qё nё ditёt e sotme shumё lexues mund ta keqinterprentojnё duke menduar se rilindasit is-hin tё pafe dhe se dёshironin tё zhduknin fenё te populli shqiptar, por kёtё mendim e hedhin poshtё kёto fakte, sepse duke lexuar me kujdes shohim se rilindasit kanё patur respekt nё besi-min fetar dhe gjithmonё janё pёrdorur fjalёt MYS-

LIMAN e tё KRISHTERE. Pra nuk janё bёrё dallime fetare por kёrkohej vetem tё bashkoheshin e tё ruanin kulturen shqiptare. Ketё e shohim edhe nё gazetёn e sipёrmendur me drejtor Mehmed Hajri Frasherin ku nё nje shkrim tё vitit 1908’tё shkruan te rubrika e urimeve :

- vёllezerit tanё myslimanё i urojmё pёr shumё vjet gёzuar bajramё.

-Vёllezerit tane te krishtere i urojme per shume vjet gezuar kreshnat e motit.15

Pra pёrsёri e theksojmё se qёllimi i rilindsave is-hte pёr zgjimin e identitetit kombёtar dhe foljen e gjuhёs shqipe nё territoret shqiptare dhe ky synim u realizua. Kёtё realizim e shohim nё bazё tё shkrimeve tё asaj kohe, pёr shёmbull nё shkri-met e studiuesit Ahmet Sherif i cili nё vitin 1910’tё ishte dёrguar nga perandoria Otomane me mi-sion pёr tё raportuar pёr gjёndjen e Shqipёrise i cili shkruan: kёtё mёngjes pasi gjeta kohё shkova pёr vizitё te njё shkollё nё Gjakove. Meqёnse ish-te mёngjes kishte rreth 100 nxёnёs. Mёsuesi ishte shqiptar i cili pasi erdhi pak mё vone mё tha hajde kёtu more duke mё thirrur prane tij. Dёshiroja tё flisja me nxёnёsit por i merzitur duhet tё tregoj se asnjё prej tyre edhe 2 fjale turqisht nuk kup-tonte. Por tё gjithё ishin nxёnёs tё zgjuar. Nё fakt te tё gjithё shqiptaret ka njё zgjuarsi natyrale te gjallё.16

Pra, megjithёse Shqipёria nё qarqet diplomatike nuk ishte shpallur e pavarur shqiptaret e kishin riformuar identitetin i cili ishte i ndryshёm nga popujt fqinjё dhe nga perandoria Otomane. Kёtё ndryshim e shohim dhe nga nje telegraf i datёs 5 qershor tё vitit 1910’tё tё studiuesit Ahmet She-rif duke theksuar se Shqipёria pёr mua ёshtё njё vёnd i huaj. Kёtё e shkrova qё tё hyje nё mёndjet tuaja.17

Page 15: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 15

Nё arenёn ndёrkombёtare gjёndja vazhdon tё mbetet kritike sepse vazhdojnё pёrpjekjet e shte-teve fqinje pёr copёtimin e territorit shqiptar dhe tjetёr shkak ёshtё se populli shqiptar vazhdon te perfaqёsohet ne qarqet diplomatike nga peran-doria Otomane e cila nuk kishte fuqi ndikuese ne Europё. Megjithatё klubet dhe shoqatat patriotike shqiptare vazhduan te ngrinin zёrin nёpёrmjet telegrafeve duke protestuar kundёr veprimeve anti-shqiptare qe ndёr te gjitha theksonin qё si bij te popullit shqiptar, popull qё pёrbёn Turqinё europjane shumicёn e banorёve te saj pёr tё sh-prehur shqetёsimin tonё, dhimbjen tone ngaqe vetёm populli shqiptar ёshtё pёrjashtuar nga cdo pjesmarrje ne organizim te ri te perandorisё.

Por pёrsёri gjёndja vazhdonte e njёjtё, dhe u aca-rua mё shumё edhe me mardhёnjet e shqiptarёve dhe xhonturqve(turqit e rinj). Kёta ishin lёvizje atdhetare politike turke e cila ishte pro revulucio-nit turk dhe heqjen e sistemit fetar. Kjo lёvizje nё fillimet e saja kishte mardhёnie disi te mira me po-pujt jo-turq ne perandori dhe kjo lёvizje shprehu njё shprese pёr popullin shqiptar. Por kёto shpre-sa shuhen sepse pasi u forcua lёvizja e xhontur-qve ndoqi politike ç’kombёtarizuese ndaj popu-jve jo-turke tё perandorisё. Pёrballё kёtij rreziku u morёn masa nga patriotёt shqiptar duke dёrguar telegrame Fuqive tё Mёdha nё formё protestash kundёr politikёs sё turqve tё rinj ku ndёr tё gjitha theksohet “ Ndёrsa po pёrgatitej revulucioni, turqit e rinj kёrkuan nё shumё raste pёrkrahjen e shqiptareve, pёrkrahje qё iu dha nё mёnyra tё ndryshme dhe kurdoherё ndershmёrisht pёrkundrejt premtimit qё regjimi i ri tё ndihmon-te shqiptaret. Mirepo porsa Turqit e rinj i forcuan pozitat ata ndёrruan krejt vendim dhe, nё vend qё tё ndihmonin nё zhvillimin e kombёsive nё perandori po pёrqpiqen tё pёrdorin njё politikё ckombёtarizuese.18 Por duhet te theksojme qё keto mardhёnie patёn edhe anёn pozitive sepse Turqia e humbi besimin qё i kishin dhёnё shqiptarёt ndёr shekuj. Tani shqiptarёt mendonin

se Turqia pasi i dha fund regjimit te saj absolut me anёn e Turqёve tё Rinj tё gjithё myslimanё e jo myslimanё shqiptarё i mbushёn zemrat plot gёzim sepse shpresonin pёr drejtesi e vllazёri. Por fatkeqёsisht sipas ngjarjeve qё po kalojnё Turqit e Rinj nga Turqit e Vjeter po ndjekin njё rruge shu-me me te rrezikshme per shqipetaret. Te paret te pakten besonin nё fe e nё kuran por keta te rinjte nuk besojne ne asgje. Prandaj te gjithe shqipe-taret myslimane e jomyslimane te mos hspresoj-me prej ketyre por te bashkojme BESEN19 pёr njё shtet tё pavarur. Kёto protesta dhe vendime bёnё qё : Nё 28 nёntor tё vitit 1912 nё qytetin e Vlorёs pas fjaleve qё tha z.kryetar Ismail Qemal Beu mё tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilin ndodhej Shqipёria, tё gjithё delegatёt mё nje zё vendosёn qё Shqipёria mё sot te bёhet mё vehte, e lire, e mosvarme.20

Burimet

1- Ismail Hami Danişmend. ``Osman-li Tarihi Kronolojisi``.4.cild., Yay Tür-kiye,. Istanbul. 1961. fq.( 425-542) 2- Halil Inalcik. ``Osmanli Klasik Cagi``. Yay. Yapikredi yayilari. Istanbul 2010. 3- Halil Inalcik. ..fq. 1244- Ziya Shkodra `` Esnafet Shqipetare`` shtp. Mihal Duri. Tirane 1973. Fq 275- Ziya Shkodra... fq 286,7,8- Ziya Shkodra.... fq 80-869- Koli Xoxi. ‘’Lidhja Shqipetare e Prizeren-it’’ shtp 8 Nentori, Tirane 1978, fq 1210-Koli Xoxi ...fq 2811-Gazmend Shpuza. “ gjyrmime ne epo-ken e rilindjes kombetare . sh. Botuese 8-nentori. Tirane, 1980, fq.18712-Ilir ushtelenca, diplomacia e ali pashe tepe-lenes, sh.botuese 8-nentori, Tirane, 1983, fq.25913-Koli Xoxi ... fq 1814,15-Mehmed Hajri Frasheri, Gaze-ta Besa Konstantinopole Mater han gallata No14,e enjte 190816-Ahmet Sherif, perg. Mehmet Ce-tin borekci, Arnavudluk’da Suriye’de Trablusgarb’da Tanin, Turk Tarih Kuru-mu yay, 2ci cild, Ankara, 1999, fq.10 17,19- Ahmet Sherif..., fq.14, fq. 318,20- Akademia e Shkencave te R.P.S. te Shqiperise...fq.218, fq.261

Page 16: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with photo No. 2

16 stylus magazine

Ballkani, lindja e mesme dhe Shqiptarët

Leonard Seferi (Shqipëri)dega Gazetari, Universiteti Ege

Izmir / [email protected]

Page 17: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 17

Po, pikërisht këto dy zona gjeografike edhe pse larg njëra-tjetrës kanë shumë ngjashmëri

në shumë aspekte, sidomos në atë politik! Ndoshta në Ballkan nuk kanë zbritur profetë por shpesh herë Ballkani dhe Lindja e Mesme kanë qenë shumë afër, madje një shtet. Duke filluar nga Greqia e lashtë, Aleksandri i Madh, Peran-doria Romake, Bizantine e më pas ajo Otomane. Mos vallë kjo e kalu-ar historike e bën Europën të sil-let më indiferente ndaj Ballkanit?! Ndoshta kjo e kaluar historike bën që Ballkani dhe Lindja e Mesme të jenë dy vatrat e zjarrit, dy fuçi ba-ruti në rruzullin tonë. Në një kohë kur vendët e Europës i shtrënguan dorën njëra-tjetrës edhe pse kishin një të kaluar po aq, ndoshta edhe më shumë gjakatare sesa Ball-kani, në Ballkan vazhdoi akoma gjakderdhja. Kjo gjakderdhje në

kërthizë të Europës së civilizuar. Diçka tjëtër që e bën të ngjashme Lindjen e Mesme me Ballkanin janë ambicjet utopike të të gjithë shtetëve në tërësi për fqinjët e tyre. Duke filluar me Sionizmin që synon të quajë Izrael të gjithë Lindjen e Mesme, vazhdojmë me shpresën dhe përpjekjet e Turqisë për rikthimin e saj në Europë, kësaj rradhe si e “shëndoshë dhe e vak-sinuar” fort mirë gjatë shekullit të kaluar. “Megaloidea” e grekërve dhe “Naçetranja” e serbëve janë dy projektet që po i kallin akoma shqiptarët. Termi i Shqipërisë Et-nike është një “top zjarri” që mund të djegë fqinjët. Mund të djegë ata fqinjë që e dogjën dhe e sakatuan Shqipërinë përgjatë historisë.

Mendoj se me një vështrim sub-jektiv shqiptarët janë të vetmit që kanë ambicje për aq sa u takon, pasi janë i vetmi shtet autokton

në botë që rrethohen me banorët e saj po autoktonë por që u përka-sin shtetëve fqinjë. Platforma e Shqipërisë Natyrale drejtuar nga Koço Danaj duhet të bëhet realitet por sigurisht duke parë edhe pjesën tjetër të medaljes së Fatos Kongolit.

Menjëherë pasi u mbajt Konfer-enca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 ministri i jashtëm Britanik i asaj kohe Eduard Grei1 theksoi se shqiptarët u sakatuan vetëm e vetëm për të ruajtur dhe mos prishur marredheniet mid-is fuqive të mëdha, respektivisht Francës dhe Rusisë. Ja si shprehet Sir. Eduard Grei: Vështirësia për të arritur në një marrëveshje lidhur me kufij të veçantë të Shqipërisë ka qenë shumë e madhe. Secili do të kuj-tojë se sa të vështirë dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet

Page 18: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

18 stylus magazine

Article with Collage

që kanë dalë për caktimin e kufijve verior dhe ver-ilindor të Shqipërisë. Unë e di fare mirë së kur gjithç-ka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe e gjykon çështjen nga një pikpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë për-pjekjeve për të gjetur një zgjidhje, qëllimi kryesorë ka qenë të ruhet marrëveshja midis vetë Fuqive të Medha, dhe në qoftë se vëndimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai ka bërë punën më të rëndë-sishme në dobi të paqes në Europë.

Sir Grei gaboi në këtë analizë sepse një vit më vonë në 1914 filloi lufta e dytë botërore. Ndërsa Fa-tos Kongoli flet për mirkuptim dhe harmoni ndërmjet popujve të Ballkanit me qëllim integrim dhe toler-ancë ndaj njëri-tjetrit, sepse çdo popull në Ballkan ka paragjykime dhe tjetërson ose ofendon popujt e tjerë që ka përreth. Për shembull, ashtu siç shqiptarët ur-rejnë e shajnë turqit, grekët, apo serbët ashtu edhe ata paragjykojnë e shajnë shqiptarët. Për këtë arsye sipas Kongolit duhet një reforme themelore mbarballkan-ike për uljen e rrënjosjes së këtyre tabuve ndaj njëri-tjetrit në të mirën e gjithë Ballkanit.2

Gjermania po i paguan Greqisë miliarda euro dëm-shpërblim për tre vjet që e pushtoi në Luftën e Dytë Botërore ndërsa Europa po luan me shqiptarët edhe pse po mbushet një shekull që i sakatoi ato. Sjellja e saj indiferente ndaj Ballkanit në përgjithësi dhe sh-qiptarëve në veçanti duhet të marrë fund për të paran-daluar ndonjë “perandori orientale” të mundëshme e që mund të marrë përsëri Ballkanin e kësaj rradhe bashkë me Europën vetë. Europa duhet të mbështesë shqiptarët dhe tu japë atyre të drejtat që ua ka marrë dikur, sepse është rru-ga e vetme për stabilitet në rajon e me gjerë.Ballkani nuk është më si Lindja e Mesme por është Europë, dhe shqiptarët janë prindërit e Europës duan apo s’duan dashakeqët.

Burimet:1. Koço Danaj, “Platforma e Shqipërisë Natyrale”.2. Fatos Kongoli, “Një e vertetë e thjeshtë”.

Page 19: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Miniera Thesari

i Bulqizes

se Varfer

Kozma Çupi (Shqipëri)dega Fizikë, Universiteti Ege

Izmir / Turqi

Bulqiza, një minierë ari për të tjerët dhe një plagë dhembjeje për banorët e saj.

Historia e qytetit të paradoksit, aty ku në përpjekje për mbijetesë ekonomike, njerëzit bëjnë pakt me vdekjen. Plaga sociale nuk kursen as një:burrat, gratë dhe fëmijët… Por si lindi kjo miniere sa fatmire aq edhe fatkeqe? Zbulimi i kromit në territorin e Bulqizës u bë rastësisht gjatë pushtimit italian, ndër-sa shfrytëzimi i minierës nisi pak vite pas çlirimit. Në vitin 1940, Hamit Duriçi, banor i fshatit Vajkal të Bulqizës, tek po kulloste bagëtinë gjen një gur të zi dhe me shkël-qim gjysmëmetalik, më i rëndë nga gurët e tjerë, të cilin ia dorëzon një oficeri italian, që vepronte në atë zonë.Italianët kërkuan nga banorët që të mblid-heshin këta gurë të veçantë. Banorët filluan të mbledhin gurin e rrallë, të cilin e trans-portuan me mushka në Qafën e Buallit. U grumbulluan kështu 2000 ton krom, por italianët nuk

Page 20: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

20 stylus magazine

mundën ta tërhiqnin kromin në vendin e tyre. Mirëpo mbeti një dokument historik se në Bulqizë ka një tufë daljesh kromi, të cilat janë mjaft premtuese. Ka qenë 14 shkurti i vitit 1948, kur një ekip inxhiniero-teknik, i ardhur nga Tirana, ka bërë të mundur që më 18 shkurt të po këtij viti në Bulqizë të dëgjohen shpërthimet e para të minave. Pikërisht këto shpërthime shënuan edhe datëlindjen e kësaj miniere. Puna ka nisur me 30 punëtorë të ard-hur nga rrethet e Dibrës, Matit dhe Mirditës. Minerali nxirrej në sipërfaqe me karroca dore. Vetëm pas 10 vitesh, pra në 1958, u vendos shfrytëzimi i minierës me galeri nënkati. Në vitet 60-‘70 u vu në shfrytëzim pusi nr.1 me thellësi 150 metra. Dhe pas viteve 72-74 filloi prodhimin pusi

nr.2 me tri nivele. U arrit që mini-era të shfrytëzohet deri në nive-lin e 16 ose 6 metra nën nivelin e detit.1 Miniera e Bulqizës, thë-në ndryshe gjigandi i indrustrisë nxjerrëse të kromit në vendin tonë dhe më gjerë,aktualisht po shkon drejt asfiksimit të plotë të saj. Në kujtesën e historisë shqip-tare, kjo minierë e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë, për nga sasia e nxjerrjes së mineralit të kromit me cilësi e veti tepër të larta. Në rreth 60 vite jetë të saj ajo dha shumë për vendin, afro 14 millionë tonë krom, por mori fare pak për vete, për të mos thënë asgjë. Për vërtetësi të kësaj mjafton të kujtojmë dekla-rimet PPSH-së në kongreset e saj, ku deklarohej se Miniera e

kromit në Bulqizë jep 32-37 për qind të të ardhurave kombëtare në shkallë vendi. Megjithatë, Bulqiza, qyteza e minatorëve në verilindje të vendit, mbeti asgjë më tepër se nje geto për banorët e saj dhe një kamp përqendri-mi për të burgosurit politikë të regjimit komunist.

Shfrytëzimi i minierës Në vitet 70, interesimi qeveritar për këtë minierë ishte jashtëza-konisht i madh, pasi eksporti i kromit ishte e vetmja mundësi për të çarë “bllokadën” impe-rialisto-revizioniste. Pothuajse gjatë gjithë kohës në minierë punohej me moton:“Kromi çan bllokadën”. Kështu, vetëm gjatë vitit 1984 u prodhuan nga kjo minierë, 485000 tonë krom, ku numri i punëtorëve arriti në

Page 21: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 21

rreth 12000 veta. Përveç mi-natorëve, këtu kanë derdhur djersën e tyre edhe një plejadë e tërë e personelit inxhiniero-teknik, nga më të mirët e vendit tonë. Duke u punuar me ritme të jashtëzakonshme, në minierë pati edhe humbje jetësh. Edhe pse nuk ka ndonjë shifër të sak-të zyrtare, mendohet se deri më tani, mbi 260 minatorë, duke përfshirë edhe të burgosurit politikë që kanë punuar aty, kanë humbur jetën në galeritë e thel-la dhe të ftohta të kësaj miniere, duke punuar si heronj të vërtetë.2 Njezet vjet pasi miniera ka ndalur funksionimin e saj normal, vend-burimi konsiderohet si një mbe-turinë në të cilën kanë ngelur ca minerale dhe ato plaçkiten me çdo mjet dhe çdo çmim, përf-shi dhe çmimin e jetës. Galeritë

kryesore dhe puset janë ato të kohës së komunizmit, ajrimi po ai, ndoshta më keq, masat e sig-urisë thuajse nuk ekzistojnë dhe mbi të gjitha nuk investohet më as për kërkim-zbulimin në zonë, përveç atyre studimeve që janë bërë gjatë kohës së komunizmit.3 Këto janë shkaqet që akoma edhe sot vazhdojnë të sjellin ak-sidente dhe vdekje të njëpasn-jëshme. Vitet e fundit këto aksi-dente fatkeqe kanë qenë më të shpeshta në numër. Vetem në vi-tin 2007 gjetën vdekjen 7 mina-torë. Aksidenti i fundit ishte disa muaj më parë,më 18 tetor të vitit 2011, ku një person gjeti vdekjen dhe 8 të tjerë mbetën të plago-sur ku disa ishin në gjendje të rëndë. Kushtet e vështira, rrogat e ulta, aksidentet vdekjeprurëse kanë shtyrë disa herë minatorët

e kësaj miniere të ngihen në grevë, pse jo edhe në grevë urie.Greva e fundit ishte ajo e verës së kaluar që zgjati disa muaj,ku për më shumë vetëm greva e urisë zgjati mbi 3 javë, derisa grevistët përfunduan në dyert e spitalevë.Lind pyetja po organet perkatёse? Në muajin më të nxe-htë të verës,gushtin, 14 minatorë “agjërojnë” në një nga nivelet e minierës për më shumë se 2 javë dhe organet perkatёse bёjnё një sy qorr e një vesh shurdh. Asnjë institut shtetëror, ansjë politikan nuk ka marrë guximin të flasë qoftë edhe një fjalë të vetme. Po ku vallë duhet ti kërkojnë të drejtat minatorët pasi asnjë lloj greve qoftë edhe ato bëra përpa-ra kryeministrise nuk arritën që të marrin përgjigjje nga ansnjë qeveritar.

Page 22: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

22 stylus magazine

rreth 12000 veta. Përveç mi-natorëve, këtu kanë derdhur djersën e tyre edhe një plejadë e tërë e personelit inxhiniero-teknik, nga më të mirët e vendit tonë. Duke u punuar me ritme të jashtëzakonshme, në mini-erë pati edhe humbje jetësh. Edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë zyrtare, mendohet se deri më tani, mbi 260 minatorë, duke përfshirë edhe të burgo-surit politikë që kanë punuar aty, kanë humbur jetën në galer-itë e thella dhe të ftohta të kësaj miniere, duke punuar si heronj të vërtetë. Njezet vjet pasi mini-era ka ndalur funksionimin e saj normal, vendburimi konsidero-het si një mbeturinë në të cilën kanë ngelur ca minerale dhe ato plaçkiten me çdo mjet dhe çdo çmim, përfshi dhe çmimin e jetës. Galeritë kryesore dhe puset janë ato të kohës së ko-munizmit, ajrimi po ai, ndoshta më keq, masat e sigurisë thu-ajse nuk ekzistojnë dhe mbi të gjitha nuk investohet më as për kërkim-zbulimin në zonë, përveç atyre studimeve që janë bërë gjatë kohës së komunizmit. Këto janë shkaqet që akoma edhe sot vazhdojnë të sjellin ak-sidente dhe vdekje të njëpasn-jëshme. Vitet e fundit këto aksi-dente fatkeqe kanë qenë më të shpeshta në numër. Vetem në vi-tin 2007 gjetën vdekjen 7 mina-torë. Aksidenti i fundit ishte disa

muaj më parë,më 18 tetor të vitit 2011, ku një person gjeti vdekjen dhe 8 të tjerë mbetën të plago-sur ku disa ishin në gjendje të rëndë. Kushtet e vështira,rrogat e ulta,aksidentet vdekjeprurëse kanë shtyrë disa herë minatorët e kësaj miniere të ngihen në grevë, pse jo edhe në grevë urie.Greva e fundit ishte ajo e verës së kaluar që zgjati disa muaj,ku për më shumë vetëm greva e urisë zgjati mbi 3 javë, derisa grevistët përfunduan në dyert e spitalevë.Lind pyetja po organet perkatёse? Në muajin më të nxe-htë të verës,gushtin, 14 minatorë “agjërojnë” në një nga nivelet e minierës për më shumë se 2 javë dhe organet perkatёse bёjnё një sy qorr e një vesh shurdh. Asnjë institut shtetëror, ansjë politikan nuk ka marrë guximin të flasë qoftë edhe një fjalë të vetme. Po ku vallë duhet ti kërkojnë të drejtat minatorët pasi asnjë lloj greve qoftë edhe ato bëra përpara kryeministrise nuk arri-tën që të marrin përgjigjje nga asnjë qeveritar. Sa vetë vallë duhet të vdesin që qeveria të zgjohet nga “gjumi dimëror”?

Llogjika të thotë që pas gjithë këtyre vuajtjeve këta “heronj” duhet të kenë një rrogë mjaft të kënaqshme, por a është në të vërtetë kështu? Si për ironi

të fatit është e kundërta e kësaj. Në këtë qytet minatorët mar-rin bukën me lista dhe një herë në muaj varrosin nga një shok. Ky është realiteti i minatorëve “Migjenian”në ditët e sotme. Minatorët, që në kohën kur miniera shfrytëzohej normal-isht, ishin njerëzit më të paguar të Shqipërisë dhe në Bulqizë, Krastë apo qyteza të tjera mina-tore kishte deflacion pasi kishte më shumë para se sa kishte mall në qytete. Në vend të rreth 1 mijë e ca inxhinierëve që pu-nonin në atë masiv dhe zonat përreth, sot ke rreth 40 gang-sterë me fuoristrada, që flasin gjithë ditën me ministrat dhe ish ministrat e Ekonomisë në tel-efon dhe varrosin brenda malit jetë njerëzish.4 Një vend i vogël me një “thesar” të tillë siç është Bulqiza duhej të krahasohej me qytetet më të zhvilluara të Ev-ropës e jo të vuajnë për bukën e gojës, por vuajtjet dhe mjerimi nuk kanë të sosur në këtë qytet verilindor. Një eveniment tjetër në këtë qytet të skajshëm është ajo e mbledhjes së kromit në të ashtuquajtura stoqe të kromit që janë mbeturinat e kromit të nxjerra nga miniera. Të rritur, burra,gra e fëmije vrapojnë drejt shpatit të malit për “zgjedhur” kromin që të mund të sigurojnë bukën e gojës. Ajo që të dhemb më shumë është shikim i “mina-torëve të vegjël”, që

Page 23: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 23

kanë hedhur poshtë fëmijërinë dhe lodrat që nuk i kanë pasur kurrë, duke i zvёndësuar ato me copëzat e kromit nëpermjet të cilit sigurojnë jo më shumë se disa qindarka.Disa prej tyre e kanë braktisur shkollën,te tjerë vrapojnë me të mbaruar mësim për siguruar bukën e gojës. Pa marrë parasysh frikën, gërmo-jnë për tё nxjerrur qoftë edhe një gurë kromi, ku s’kanë qenë të pakta rastet që ka pasur rësh-qitje dheu me pasoja edhe jetë njerëzish.Por fëmijët janë sërish aty në stoqet e kromit me du-art e nxira,të plasaritura,me sytë e humbur dhe buzqeshjen e dridhur,fëmijët e Bulqizës janë serish aty si simboli i skllavërisë moderne të nje qyteti,skllaverise qe po u merr oksigjenin,driten,jeten,skllaverisë që ka venë poshtë edhe këta fëmijë, duke u rrëmbyer atyre gjënë më të shtrejntë,fëmijërinë e tyre.

Ku e dërgoi privatizimi mini-erën? Pas viteve 90’ u pa qartë se mini-era që kishte dhënë deri në këtë kohë plot 13 milionë tonë krom, po shkonte drejt degradimit të plotë të saj. Pamundësia e shtet-it për të financuar, solli si rezul-tat shfrytëzimin vetëm të polit verior të kësaj miniere. Gjithash-tu shfrytëzimi në thellësi, krijoi ndërlikime për nxjerrjen e kro-mit dhe prodhimi ra në mënyrë

të ndjeshme. Kjo bëri që numri i punëtorëve të bjerë në mënyrë të ndjeshme. Kështu nga 12.000 që ishte para viteve 90’, ai ra fil-limisht në 7000 dhe pastaj në 2500 e deri në 1200 minatorë në prag të privatizimit të saj, në vi-tin 2001. Në korrik të vitit 2001, miniera u privatizua, duke u marrë me koncesion për 30 vjet nga firma italiane “Darfo Alba-nia”. Nën administrimin e “Dar-fos”, numri i punëtorëve ra në rreth 660, duke shkaktuar kësh-tu probleme të mëdha sociale për 12000 banorët e Bulqizës, pasi puna në minierë është i vet-mi burim jetese për ta.5 Për më shumë se 5 vite italianët shfrytë-zuan minierën, rezervat dhe stoqet e akumuluara në vite pa bërë asnjë investim. Nga fundi i vitit 2006, DARFO u largua dhe ia shiti koncesionin një grupi, ru-so-austriak te quajtur ACR. Sipas marrëveshjes, që u votua në ku-vend në vitin 2007, ACR detyro-hej të investonte deri në fund të 2010 të paktën rreth 22 milionë euro, për të rinovuar teknologji-në dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë në punë. Kon-cesioni i ri solli shpresën se më në fund problemet në minierë do të përfundonin dhe inves-titorët e rinj do të nisnin inves-timet për të përmirësuar kushtet e minatorëve dhe rendimentin e minierës. Por historia u përsërit. Pas tre vitesh shfrytëzim, ACR

kishte shkelur të gjitha planet e investimeve që detyronte mar-rëveshja. Në këtë situatë në 7 korrik të vitit 2009, kompania i drejtohet Ministrisë së Energje-tikës, ku i kërkon të ndryshojë marrëveshjen e koncesionit. Vetëm dy ditë më vonë minis-tri i asaj periudhe Genc Ruli fir-mos ndryshimin e marrëveshjes duke shtyrë mbi 13 milionë euro investime për vitet 2009-2013, edhe pse sipas koncesionit in-vestimet duhet të kishin përfun-duar. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në krye të ministrisë së energje-tikës vjen Dritan Prifti, i cili tentoi të anullonte koncesionin duke e quajtur marrëveshjen zyrtarisht të dështuar, por edhe kjo ni-smë nuk u realizua. Kërcënimet dhe akuzat për heqje koncesio-ni mbeten vetëm deklarata dhe nuk u mor asnjë hap ligjor për t’i dhënë fund abuzimeve dhe shfrytëzimit barbar të minierës. Valle edhe sa vjet jete i kane mbetur kesaj miniere? Mosinvestimi, shfrytezimi “masakrues” ka bere te mundur shkurtimin e “jetes” se minieres. Sipas eksperteve miniera e cila deri me tani ka 16 nivele te pran-ishem ka edhe 40 nivele te tjera, qё do te thote 3 deri ne 4 mil-ione ton krom. Tani ekspertët thonë se miniera rrezikon të shembet, për shkak të shfrytëzi-mit pa kriter dhe investimeve të munguara.

Page 24: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

24 stylus magazine

investimeve të munguara. Ky do të ishte kulmi tragjik i një his-torie dështimi dhe korrupsioni qindra milionë dollarësh, që sheh të implikuar që nga bandat e kriminelëve ordinerë e deri tek zyrtarë më të lartë të këtij ven-di, që kanë hedhur thonjtë dhe po abuzojnë me një nga pasur-itë më të mëdha të këtij të Sh-qipërisë. Rezervat e kromit, për të cilat thuhet se vendi renditet i katëri në botë.6 Shembja e kesaj miniere do te thote fundosjen e ketij qyteti. Rrenimin e mijera banoreve qe jetojne vetem me te ardhurat e kesaj miniere.

Shpresa e “pashpresë” Siç pamë dhe më sipër vuajtjet dhe mjerimi në këtë nё qytet kaq të “pasur” nuk kanë të mba-ruar. Banorët e këtij qyteti jeto-jnë me shpresën së një ditë pu-nët do të shkojnë mirë.Por kur do të vijë kjo ditë e bekuar? A do kenë aq durim banorët që të presin ketë ditë dhe a do vijë një ditë e tillë? Humbja e shpresës mund te thotë fundi i jetës së një njeriu,fund në moshë të re duke lenë pasoja për fëmijët dhe familjarët e tyre. Në fundin e vitit 2009 një banor i këtij qyteti, ba-bai i dy fëmijëve nga dëshpërimi për mjerimin e thellë që kishte mbuluar familjen e tij, u vete-dogj para fëmijëve të tij. Borxhet e mëdha, banesa e bëre e pa-banueshme me muret e saj që

shemben dita ditës shtynё këtë familjar të bëje këtë akt anormal. Për kë vallë duhet të na vijë më shumë keq,për vjekjen e këtij bashkatdhetari apo për femijët e tij që përveç “luftës” me varfer-inë tani duhet të luftojnë edhe skenën e vetëdjegjes së babait të tyre që mund ti shoqëroje gjithë jetën. Dëshirat në këtë qytet mund të jenë të shumta por dëshira më e madhe e cdo familje minatori është kthimi i afërme të tyre shëndosh e mirë nga puna. Edhe në rast vonese familjarëve u ngelin sytë mbi tel-efon ose shpejtojnë ti telefono-jnë ata për të marrё një lajm. Për këta familjarë edhe shikimi i la-jmeve në rast aksidentesh është shumë e madhe, nga frika se mos shikojnë të afërmit e tyre në kronikat e lajmeve.Deri kur do tё vazhdojnë këto fenomene në këtë qytet? Sa herë duhet të ndryshohen qeveritë dhe kom-panitë që e zotrojnë këtë minierë për të bërë ndonjë ndryshim në jetën e këtyre banorëve? Ndry-shimi i këtyre është bërë gjith-monë shpresë për minatorët dhe banorët e këtij qyteti por kjo lloj shprese “vdes” me lindjen e saj. Cdo ndryshim është i pash-presë tanimë sepse banorët janë ngopur me premtimet e politika-nëve dhe të kompanive që vazh-dojnë me fitimet e tyre kolosale.Këtu jeta e banorëve është në dorë të fatit.Këtu edhe “Shpresa

është kёthyer e pashpresë”.

Burimet1.http://www.gazeta-shqip.com/reportazh/7f0d8645abf4e0d2a2d97f15e038fb96.html2.http://www.gazeta-shqip.com/reportazh/7f0d8645abf4e0d2a2d97f15e038fb96.html3.http://www.gazetatema.net/web/2011/10/18/qe-bulqiza-te-rikthehet-nga-varreze-ne-miniere4.http://www.gazetatema.net/web/2011/10/18/qe-bulqiza-te-rikthehet-nga-varreze-ne-miniere5.http://www.gazeta-shqip.com/reportazh/7f0d8645abf4e0d2a2d97f15e038fb96.html6. Gazeta 24-ore, (12.09.11)http://www.24-ore.com/

Page 25: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 25

Rinia ne projektet Europiane

Refik Nebiu (Kosovë)dega Ekonomi, Universiteti 9 Eylül

Izmir / [email protected]

Programi “Rinia në veprim” i Parlamentit dhe Këshillit të Evropës ka për qëllim fitimin e njohurive rreth kulturave te ndryshme , rritjen e nivelit kreativ të punës

në grup si dhe para përgatitjen për një karrierë te suksesshme.

Këtë program rinia ne Shqipëri dhe Kosovë mund ta shfrytëzojnë , posaçërisht duke pas parasysh se financohet nga Unioni Evropian dhe ka për moto ‘’Mundohu pak për te fituar shumë’’.Me vendimin e vet Parlamentit Evropian dhe Këshilli Evropës më 15 nëntor 2006 kanë miratuar kuadrin ligjor për të mbështetur rininë në aktivitete edukative. Pro-grami i quajtur “Rinia në Veprim” ( Youth in Action) hyri në fuqi ne vitin 2007.

Ky program është krijuar mbi bazën e programeve të më hershme “ Rinia për Ev-ropën” (1989-1999) dhe “Shërbimi vullnetar Evropian-EVS” (2000-2006).Ky programi në nivel evropian është krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të të rinjve adoleshentë dhe për të rritur.

Rinia në Veprim është Programi i BE-së për të rinjtë e moshës 15-28(në disa raste 13-30).Ai synon të frymëzojë ndjenjën e qytetarisë aktive,solidaritetit dhe tolerancës mes evropianëve të rinj dhe për përfshirjen e tyre në formimin e të ardhmes së BE-së.

Ky program promovon lëvizshmëri brenda dhe jashtë kufijve të BE-së,të mësuarit jo formal dhe dialogut ndërkulturor dhe inkurajon përfshirjen e të gjithë të rinjve, pa-varësisht nga përkatësia e tyre arsimore,sociale dhe kulturore.

Programi është i hapur për të rinjtë në 31 vende evropiane dhe vendet partner të pro-gramit. Në mënyrë që të arrijë objektivat e tij,Rinia në Veprim parasheh pesë veprime operative. Këto janë:Veprimi 1 - Rinia për Evropën.Veprimi 1 mbështet këto nën-Veprimet: Nën-Veprimi 1.1 - Shkëmbime rinore Nën-Veprimi 1.2 - Iniciativa Rinore Nën-Veprimi 1.3 - Projektet Demokracia rinore

Page 26: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

26 stylus magazine

Veprimi 2-Shërbimi Vullnetar Evropian. Qëllimi i Shërbimit Vullnetar Evropian (EVS) është të zhvillojë solidaritetin dhe nxisë qytetarinë aktive dhe mirë kuptimin e ndërsjellë ndërmjet të rinjve. Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) mundëson të rinjtë e moshës ndërmjet 16/18 dhe 30 vjec për të kryer shërbimin vullnetar deri në 12 muaj në një vend tjetër. Ai nxit soli-daritetin ndërmjet të rinjve dhe është një shërbim i vërtetë të mësuarit. Përtej përfiti-mit të komuniteteve lokale, vullnetarët mësojnë aftësi të. reja dhe gjuhë të huaj, si dhe zbulojnë kultura të tjera. Në këtë mënyrë përmirësojnë zhvillimin e tyre personal, arsimor dhe profesional. Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) u siguron evropianëve të rinj një shans unik për të shprehur angazhimin e tyre personal përmes aktiviteteve të papaguara dhe plotësisht në baza vullnetare, në një vend të huaj brenda apo jashtë BE-së. Pjesëmarrja në projektet e EVS është e lirë për vullnetarët. Të gjitha shpen-zimet, duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit, të sigurimit, dhe një pagesë jetese për kohëzgjatjen e periudhës së vullnetarizmit do të mbulohet nga projekti. Veprimi 3-Rinia në BotëVeprimi 3 mbështet këto nën-Veprimet: Nën-Veprimi 3.1 - Bashkëpunimi me vendet fqinje të Bashkimit Evropian Nën-Veprimi 3.2 - Bashkëpunimi me vendet e tjeraVeprimi 4-Sistemet në Mbështetje të Rinisë.Veprimi 4 mbështet këto nën-Veprimet: Nën-Veprimi 4.1 - Mbështetje me organizatat aktive në nivel evropian në fushën e rinisë Nën-Veprimi 4.2 - Mbështetje për Forumin Rinor Europian Nën-Veprimi 4.3 - Trajnimi dhe krijimi i rrjeteve pér organizatat rinore dhe pér té rinjet e punsuar Nën-Veprimi 4.4 - Projektet pér nxitjen e risive dhe cilësinë Nën-Veprimi 4.5 - Aktivitete informuese pér té rinjet e punsuar dhe organizatat rinore Nën-Veprimi 4.6 – Partneritetet Nën-Veprimi 4.7 - Mbështetje për strukturat e Programit Nën-Veprimi 4.8 - Shtimi i vlerës së programitVeprimi 5-Mbështetje për bashkëpunim Evropian në fushën e rinisë.Veprimi 5 mbështet këto nën-Veprimet: Nën-Veprimi 5.1 - Takimet e pérgjeséve pér politikat rinore dhe té rinjét Nën-Veprimi 5.2 - Mbështetje për aktivitetet qé të sjellin njohuri né fushat e të rinjve Nën-Veprimi 5.3 - Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare Në këto programe marrin pjesë shtetet anëtare të EU-së, vendetprogramit që janë kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Programi Rinia né Veprim mbështet bashkëpunimin ndërmjet Vendeve të programit dhe vendeve fqinje te programit siç janë; Evropa Lindore dhe Kaukazi, Vendet partnere te MesdheutEvropa Juglindore: Shqipëri, Kosova, Republika e Maqedonisë, Bosnja dhe Hercego-vina, Mali i Zi.

Page 27: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 27

Ajo qe duhet cekur është se përfshirja ne programet Rinia ne Veprim sponsorizohet nga Bashkimi Evropian ku pjesëmarrje ne projekt është falas dhe të gjitha shpenzimet financohen nga BE përveç transportit ku duhet te paguhen vetëm 30% e biletës nga pjesëmarrësi ne projekt.Për të kuptuar mënyrën e funksionimit të këtij projekti po e japim një shembull.Projektin qe e kenë shkruar disa student ne Turqi dhe pas pranimit te projektit nga agjencia përkatëse i kemi ftuar shtete me nga 7 pjesëmarrës (ku duhet te jetë numri i barabartë ı femrave dhe meshkujve ). Projekti është realizuar në kuadër të veprimit “ Iniciativa Rinore”.Pjesëmarrësit ne projekt i kanë pas te paguara te gjitha shpenzimet duke fillua nga vendosja, ushqimi, dhe gjera tjera te nevojshme për realizimin e projektit si dhe 70% të shpenzimeve të transportit. Qëllimi i projektit ka qen me shumë qe te fitohen njo-huri rreth kulturave te ndryshme, rritja e nivelit kreativ né grup si dhe para përgatitje për një karrierë te suksesshme.Se si behet shkruarja e projektit, aplikimi dhe realizimi i tij mund te lexoni ne këto faqe té internetit:http://ec.europa.eu/youth/yia/contact_list_en.pdf http://eacea.ec.europa.eu/index.htm http://europa.eu.int/youth

Page 28: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

28 stylus magazine

At Gjergj Fishta(23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940)

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta,

gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta,

por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,

fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s’huej

(Gjuha shqipe)

Page 29: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 29

Udha e

SHQIPESGezim Dauti (Shqipëri)

dega Mjeksi, Universiteti Ege Izmir / Turqi

[email protected]

Ne shqiptarёt jemi ndoshta i vetmi pop-ull ku nuk na u ndalua thjesht nje

letёrsi e caktuar por me gjuhёn tonё ndo-dhi njё gjё tmershme,u ndalua vetë shkri-mi i saj si gjuhe.Por megjithatё edhe pse e lodhur dhe e sakatuar nga gjuhёt push-tuese e ruajti origjinalitetin e saj falё zon-ave te thella malore dhe kokёfortёsisё qe na karakterizon si popull. Edhe pse qё nga koha antike kemi ndёrruar disa herё fetё duke kaluar nga feja pagane nё atё katolike , ortodokse qe e pason feja islame dhe sё fundmi me sistemin komunist qe e ndaloi fenё , ne gjuhёn tonё e ruajtëm me shumё fanatizёm ashtu siç gjuha shqipe ka ruaj-tuar identitetin dhe historinё shqiptare si fakt i gjallё. Ne kёtё rast thenia se populli qё nuk di historinё e vet ёshtё i detyruar tё zhduket per ne shqiptarёt ёshtё e barabartё me thёnien; populli qe nuk di gjuhёn e vet ёshtё i dёtyruar tё zhduket sepse gjuha sh-qipe ёshtё edhe mё e vjetёr se vetё fillimi i historisё sё shkruar. Ky nuk eshtë thjesht mëndimi im, por kjo vjetёrsi vёrtetohet nga shumё historianё qё kanё kёrkuar shkrimet e periudhёs antike. P.sh : Nё librin e Aris-tidh Kolёs pёr Arvanitasit shpjegon se nё veprat e Homerit “İliada e Odisea”, shumё fjalё shpjegohen vetёm me gjuhёn shqipe. Ja disa nga shembujt:1

Page 30: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

30 stylus magazine

Shqip

druflasfrymaikimjeshtermjet

Gjuha Homerike

dris, drimos, dritiflio, fliraefrimaoikomistormitos

Greqishtja moderne

ksilomilaofisimafevgotehnitisnihma hondrae

Page 31: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 31

Ne vepren e tij “Ura me Tri Harqe” İsmail kadare duke na dhёnё njё dialog qё kalon midis njё shqiptari dhe njё udhёtari tё largёt nga Europa nё epokёn e mesjetёs shpjegon se si emrat e shumё perёndive qё ne i dimё si perёndi greke kanё kuptim vetёm nё gjuhёn shqipe. P.sh:

Theti Perёndia e Detrave Afrodita Afёrdita Zeus Zё,Zot Evranos E reve( e vrenjtur) Dhemetra Zot i dheut

Me kёto fakte nuk dua te dukem sikur po jap idenё qё ne jemi trashёgimtarё tё vetёm tё kulturёs se lashtё greke, por ajo qё duket qartё edhe nga faktet ёshtё se gjuha qё ne flasim sot na bёn tё jemi pjestarё tё kёsaj kulturё kaq tё lakmuar. Pra edhe pse nuk kishim njё gjuhё shqipe me njё alfabet tё sajin, nё fillim me alfabetin helen e mё vone me atё latin e arab gjuha shqipe duket qartё qё ёshtё e veçantё nga gjuhёt e tjera sepse kёto alfabete perdoreshin thjesht si mjete shkrimi. Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad pas-sagium faciendum ad terrom sanctam”,

dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhë-në kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV. Pushtimet dhe luftrat e shumta qё ndodhёn ndёr shekuj mesa duket bёnё qё tё humba-sin shumё dorёshkrime dhe vepra. Formula e pagёzimit e shkruar nga peshkopi i Durrёsit Pal engjёlli ne vitin 1462 qё njihet si shkrimi mё i hershёm nё shqip me shkronja latine ёshtё njё ndёr te paktёt dorёshkrime qё i shpёtuan kёsaj humbje te madhe. Mё vonё kemi Gjon Buzukun (1555) Lekё Matrangёn (1592) dhe mё vonё Pjetёr Bogdani qё te cilёt do tё lenin veprat e tyre nё gjuhёn shqipe por te shkruara ne latinisht. Nё fjalimin e tij tё mbajtur ne universitetin e Palermos gjatё marrjes sё titullit “Doktor Honoris Cauza”.

Page 32: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

32 stylus magazine

Shkrimtari i shquar İsmail Kadare kёtё ngjarje e pershkruan nё kёtё mёnyrё: “Në vitin 1592, Lekë Matranga, botoi “këngën e përshpirtshme”, vjershën e parë të letërsisë shqipe të kultivuar:

Gjithëve u thërres, kush do ndejesë,Të mirë të kreshtë, burra e gra

Mbi fjalë të Tinëzot të shihni meshëSe s’ishte njeri nesh që mkate s’ka.

Hijeshia e vargjeve njëmbëdhjetërrokëshe dëshmon për një traditë më të hershme vjershërimi, pa llogaritur dhënesën gojore shumë më të vjetër.Por, gjatë ikjes së madhe të shqiptarëve, asaj ikjeje të pikëllueshme, që duhej të ketë qenë brenga më e hidhur e këtij kombi gjatë dy mijë vjetëve, shumë libra e dorëshkrime duhet të kenë humbur.Dëshpërimi i zi, nxitimi, trandja nervore, arkat e harruara, balta, hendekët e rrugës, ujët e detit, të gjitha këto gëlltitën pjesën e tyre nga arkivat e princërve e të baronëve, nga kambanat që ngarkoheshin nëpër anije, nga ikonat e kishave dhe stolitë e zonjave.

Shumë kambana ranë e u mbytën në det. Ende dergjen atje, në terr e në ndryshk

Me gjëmimin që e ndrynë përbrenda për-jetë,

E q’ashtu që së brendëshmi i gërryen e i ha.

Por kambanat e tretura mund të derdheshin sërish në trojet italiane, ku ata u mërguan. Do të tingëllonin ndryshe pa dyshim, dhe do të gjendeshin gjithfarë shpjegimesh për këtë: ajri që s’është po ai, mungesa e bjeshkës aty pranë që kthen jehonën dhe trajta e luginës ose metali që s’qe i njëllo-jtë, gjersa të gjendej dikush që të thoshte

se kambanat ishin po ato, por qenë ata që s’ishin më ata që kishin qenë”. Keto shembuj do tё jenё ato oaze te pa-kta nё kёtё periudhё te shkretё tё shkrim-it tё gjuhёs shqipe deri sa mё nё fund nё horizontin e ngushtuar tё shqiptarёvё do tё depertonte njё rreze drite; “ Rilindja Kombёtare”. Kjo rilindje e cila synonte zgjimin e identitetit shqiptar(dipnot) nuk do tё kishte kuptim pa letёrsinё e kёsaj pe-riudhe qё perfaqёsohet nga emra si ; Naim Frashёri, Jeronim De Rada, Andon Zako Çajupi, Gavril Dara İ Riu, Ndre Mjeda etj.Ndonëse Ndre Mjeda jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjeraku e shkoj jetën tash sa mot,veç per ty rreh zemra e mjera

e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë, qi jam tue ndiejanë të bukra me temel;

por prep’ këjo, si diell pa hije,për mue t’tanave ju del.

Shume rilindas u internuan dhe ata që dhanё jetёn e tyre pёr çёshtje kaq jetёsore nuk qenë të pakët.Kёtu nuk mund tё rri pa e permendur Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani të cilët u vranë nga kisha ortodokse greke e cila e kishte mallkuar gjuhёn sh-qipe. Nё njёfarё mёnyre kjo urretje tregonte frikёn qё kishin fqinjёt tanё ( Sёrbia, Gre-qia) nga ngjarjet qё mund tё ndodhnin nёse shqiptarёt edukoheshin në gjuhёn e tyre. Me anё te kёsaj gjuhe shqiptarёt do tё ngrinin zёrin nё konferencat ndёrkombёtare kundёr planeve qё do tё beheshin ne dёm tё tyre ne vitet qe do te pasonin. Këto ishin vite te ndryshime ve te medha jo vetëm per

Page 33: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 33

shqiperine por per te gjithe rajonin e ball-kanit.Megjithë perpjekjet e rilindasve tane kjo perjudhe e gjeti te pa pergatitur sa ç’duhet shqiperinë dhe u historia tregua e pameshirshme.

Këtë vit me qelloi qe te kisha 1 jave pushim ne mars dhe pa e vënë aspak në dyshim se kudo ti kaloja pushimet e preva biletën që një muaj para.Sa herë qe do te shkoj me pushime ne Shqipëri më ndodh po e njejta ndjesi.para se te arrij ndjej mall dhe më duket sikur do te shkoj ne vendin me te bukur ne bote .pas si arrij me kapllon nje ndjeje revolte dhe zemerimi ne radhe te pare me veten dhe me pas me te gjithe shqiptarët pasi zhgenjehem kur nuk gjej zhvillimin dhe mirqeneien që parashikoj te gjejë ne vendin tim.İshte dita e pare ne shte-pi dhe ngaqe isha lodh nga rruga u zgjova nga dreka.Me pas dola ne rruge qe te takoja ndonje shpk a mik.Miq eshoke takova plot ,por u taova edhe me diçka qe sdo te doja ta takoja per 1 mije vjet...Një grup femijesh që po mbanin çantat ne krahe ishin bere me balte deri gjer ne fyt .Mendova se me sig-uri duhet te kishin gjujtur njeri-tjetrin duke lozur por nuk ishte aspak ashtu e verteta .E verteta e hidhur ishte se ata po vinin nga shkolla e cila ndodhet pesë kilometra larg nga një rrugë me baltë.Dikur ne kohen time per ne paguhej një automjet nga drej-tori e arsimit qe transportonte mesusit edhe femijet qe vinin nga larg. Ky ligj nuk igzis-tonte me.pyeta femijet sesi ia benin gjate dimrit dhe pergjigja ishte ajo qe pritet ;kur ishte diell shkonin kur biente shi rrinin ne shtepi.İ pyeta për mesimet dhe me thanë se shumë mesues ishin hequr nga puna ,dhe ata tashme bënin mesim me klasa te per-ziera nga të gjitha moshat .Kur un mbarova tetevjeçaren nga moshataret e mije vetëm

2-3 veta e vazhdun te mesmen dhe kjo i bie jo me shume se 5 %.Nga pjesa qe ngelet d.m.th 95 % ata qe ishin me pak fat arri-ten ne itali te ndınje i aferm per te punuar me vonë,te tjeret ngelen me shpresën se do te gjenin ndonje pune gjetke derisa ti dilte edhe atyre rruga per ne itali.Ndersa vajzat u mbyllen ne shtepi edhe kta me shpresën së gjatë verës dikush do te kthehej nga ita-lia e do ti merrte edhe ato matanë detit. Tani qe femijet nuk kane as sesi te shko-jne ne shkollë ,nuk e di ,nuk e di se çfare mund te beje ne jete një njeri qe smund te shkruajë e të lexojë.Për sa i përket ado-leshentëve dhe të rinjve mjafton te shohesh se çfarë ndodh jashtë shkolle dhe nuk është e veshtire ta kuptosh ato qe ndodhin neper klasa apo neper korridoret e shkollave.Kam shoke që studiojne neper universitete pri-vate te cilet edhe pse nuk i kam pare e de-gjuar ndonjehere te futen ne mesim ne fund klasat i kalojnë.Kam edhe shoke e shoqe qe studjne nëpër univesitetet shtetërorë te cilet me kanë treguar sesi çdo notë ka një çmim.Nota e mirë apo ngelja nuk percaktohet nga dijet e nxënsave por nga xhepat e tyre.Dhe ç’eshtë akoma më e keqe se vetë e keqja eshte ta shohësh te keqen si normale dhe të mos kërkosh ta ndryshosh atë.

Rilindasit tanë e patën kuptuar vlerën e gjuhes shqipe dhe shkollimin ne këte gjuhe dhe për këtë lanë çdo gjë në këtë rruge duke mos kursyer edhe jetët e tyre. Ate-herë kushtet ishin ndryshe, Atdhetarët që përpiqeshin të bashkonin popullin, kishin përpara një përçarje në popull që shkakto-hej nga politika “përça e sundo” vendeve fqinje, struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri, drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqisht-en, greqishten, italishten e gjermanishten

Page 34: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

34 stylus magazine

në vend të shqipes e shumë probleme qe kishin lidhje edhe me gjëndjen e varfër ekonomike. Kurse ne sot e kemi harruar sesi u hapen këto shkolla, e kemi har-ruar rëndesinë qe ka arsimi dhe edukimi dhe jemi te gjithë duke i hyrë në hak atyre që luftuan dhe vdiqën per këte gjuhë dhe për këto shkolla qe ne kemi sot. Ne jemi duke i keqtrajtuar shkollat dhe trashgimine qe na e lanë te parët. Këtë po e bëjmë te gjithë pa për-jashtim, duke filluar nga ata që janë në krye që çdo vit i perkeqësojnë kushtet e arsimit çdo vit e me shumë, ata prindër të cilët nuk mendojnë ti shkollojnë femijët e tyre por i dergojnë

në kurbet qysh femijë dhe rinia vetë që po shënderro-het ne “rininë e kafeneve” siç e quajnë edhe te huajt kohët e fundit. Në një të ardhme jo shumë të largët sigurisht qe do te bëhet nje larje hesa-pesh të vjetra. Kjo ndoshta sdo të ndodhi me anë të një lufte si ajo e shek.XX por një luftë me unitet kom-bëtar, me ekonomi dhe me diplomaci është mëse e qartë që do te ndodhë ne shek.XXI. Ndryshimet po afrohen dita ditës dhe ndoshta ndoshta ka ard-hur koha që te ndrysho-jmë edhe ne sepse shekul-lin e kaluar kur një peran-dori po binte ne këte luftë e humbëm tani qe një “per-

andori” e re po ngrihet ne rajonin tone ne nuk duhet t’ia falim vetes një humbje të dytë.

Burimet1. Aristidh Kola, “Arvanita-sit dhe Prejardhja e grekёve”, sh.B.55, Tiranё, 2002 , fq171-173

Page 35: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 35

Shpetim Hyda (Presheve)dega Mjeksi, Universiteti Ege

Izmir / [email protected]

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin

romak. Provinca e Dytë, Pro-vincia Dardanium ka qenë gjithashtu nën sundimin ro-mak me kryeqytet Scup, Shkupi i sotëm. Gjatё dynd-jeve sllave, gjatё shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar kështjella për t’u mbrojtur nga barbarët sllav. Këto kështjella ishin

Kalaja e Preshevës si dhe disa të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Deri në shek-ullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizan-tin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas do-

kumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatё kësaj kohe, pop-ullsia autoktone i takonte be-simit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rezistencë pushtimit osman. Si rrjedho-jë e rezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe

Page 36: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

36 stylus magazine

shtypjeve nga ana e barbarëve të ardhur nga

azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, vjen

nga fjala latine që do të thotë PRESH-Purri

dhe EVA-fushë, pra Preshevë – Fusha e purr-

injëve.

Edhe gjatё rilindjes Kombëtare Preshe-

va dhe preshevarët kanë qenë aktivё për

çlirimin Kombëtar Shqiptar. Sё bashku me

bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve

shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj

të dhunshëm të imponuar nga armiqtё në

luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të

Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës

(1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të

viteve 1908, 1910, 1912 etj.

Presheva gjatё kohës së sundimit Osman

në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun

e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë

ishte pothuajse 100% shqiptare, e gjatё

shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia

ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe

e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Ar-

bërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surd-

ulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje

është fakti se sot shumë familje dhe fshatra

të tëra dinë prejardhjen e tyre nga viset Veri-

Lindore të Arbërisë. Si për shembull banorët

e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e

Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (Malësi)

vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Doda-

jve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi,

banorët e fshatit Depce (Malësi) vijnë nga

rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që u bënin sh-

qiptarëve të këtyre viseve, çonin drej për-

leshjeve dhe kryengritjeve të vazhdueshme

të shqiptarëve kundër turqve, ku në vitin

1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës

, Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën ud-

hëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye

kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen

Pashës. Këtu nuk duhet harruar edhe kry-

engritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në

përgjithёsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin

edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe

të Medvegjes.

Lugina e Preshevës, me Luginën e

Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq,

paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrat-

egjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti

që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina

qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe

rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë

historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e

shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar

atë. Hekurudha përgjatë lumit Moravë dhe

Page 37: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 37

Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por

edhe kontinente. Autostrada poashtu është

me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit ak-

tualizohet edhe kanali përgjatë lumit Dan-

ub - Moravë - Vardar, për të cilin ishin

të interesuar edhe më herët Amerikanët,

Francezët, Anglezët. Kështu territorin e Sh-

qiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën

Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI,

ushtria turke në shek. XV, më vonë shumë

pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve

të Luginës asnjëherë nuk iu shua shpresa

për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë

ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarësh-

qiptare. Apo siç shprehet Ibrahim Kel-

mendi, patriot nga Presheva: Një shtyllë e

Kosovës quhet Preshevë, apo siç shprehet

historian Shukri Rahimi: Historia e popul-

lit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në

kuadër të Perandorisë Osmane bënin një

tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsi-

more, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij

artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga

forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva

i konsideroj si tё të tilla, të ndara artificial-

isht. Apo siç shprehet historiani Ramiz Ab-

dyli: Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve

përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e

Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore

të Karadakut, sikundër viset tjera shqipë-

tare, jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë

robërisë së huaj shekullore, por me pjesë-

marrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndë-

sishme të historisë sonë të përvuajtur, por

krenare dhanë kontributin e tyre të çm-

ueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare.

Kontributi i tyre është i çmueshëm sido-

mos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombë-

tare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek

XIX, përfundimisht me organizimin e Kry-

engritjes së Përgjithshme Antiosmane, që

u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së

Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjar-

jeje më të rëndësishme në historinë tonë.

Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, Ka-

zaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të

Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës. Kazaja

përfshinte rrethinën e Bujanocit dhe Tërgo-

vishtes deri në vitin 1912, shpresë e madhe

që Shqiptarët të jetojnë sëbashku. Mirëpo,

zhgënjimi erdhi më vitin 1918, me theme-

limin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllo-

vene, rrethi Preshevës i takonte Banovinës

së Vardarit me qendër në Shkup,Qarku i

Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin

1945. Lufta e Dytë Botërore, Shqiptarët e

Page 38: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

38 stylus magazine

luginës së Preshevës i solli edhe më shumë

në gjendje të vështirë ekonomike e politike.

Në këtë kohë është e njohur demon-

strata e Shqiptarëve, në krye me patriotin

Shaip Mustafa nga Presheva, i cili më vi-

tin 1941 ngriti flamurin shqiptar te Ura e

Gurit në Shkup. Në këto demonstrata u bro-

horitën parolla “Rroftë Liria”; “Rroftë Sh-

qipëria”; “E duam Shqipërinë” . Një pjesë

e Shqiptarëve iu bashkuan frontit kundër

bullgarëve fashistë, një numër i konsider-

ueshëm i tyre iu bashkangjitën këtyre for-

cave, duke u inkuadruar dhe përkrahur for-

cat e tilla, ata shpresonin se do t’i çlironin

Shqiptarët nga robëria e Jugosllavisë së

Vjetër dhe më në fund do t’i bashkoheshin

etnikumit të tyre. Mirëpo, kjo nuk ndodhi.

Në shtator të vitit 1944, kur kapitu-

loi Bullgaria fashiste. Shqiptarët e Lugi-

nës së Preshevës,së bashku me Gjilanin

dhe Kumanovën, për ta mbrojtur ate nga

njësitë partizane, bullgare, maqedonase,

organizuan mbrojtjen e Kosovës Lindore,

përgjatë hekurudhës Bujanoc - Preshevë

- Kumanovë, e cila zgjati disa muaj, Ibra-

him Kelmendi patriot nga Presheva e qua-

jti Epope që nderoi historinë e Shqiptarëve,

luftë që u bë kundër tre armiqëve të për-

bashkët aleatë: bullgarëve, serbëve dhe par-

tizanëve shqiptarë, siç shprehet ky. Kështu

në Preshevë, po edhe në tё gjithё Lugi-

nën lindi kërkesa për ta mbrojtur ate, me

shpresë se një ditë ajo dhe Shqiptarët do të

jenë të lirë dhe vetëqeverisin më fatin e vet.

Për ta mbrojtur Luginën, atëherë u bë

organizimi i popullatës për luftë përgjatë

hekurudhës, u bë organizimi civilo-usht-

arak në Preshevë, pra Adem Kamberit iu

dha qeverisja e Bashkisë, Liman Stanecit

drejtimi dhe organizimi i nënprefekturës

dhe Ibrahim Kelmendit, drejtimi e organi-

zimi i operacioneve ushtarake. Qeverisja e

Bashkisë zgjati 4 muaj, ndërsa sipas mate-

rialeve arkivore të ish-Jugosllavisë zgjati

vetëm 2 muaj dhe këtë Mbrojtje e quanin

reaksion shqiptar. Ndërsa popullata shqip-

tare e quajti periudhë të ndritshme, me plotë

sakrifica, dhe e quajti “Shqipëri e Vogël”.

Mirëpo pёrsёri e shkatrruan forcat e

mëdha ushtarake, njësitë e shumta bullgare,

maqedonase dhe serbe , të cilat e pushtuan

Preshevën më 14 nëntor 1944, e mposhtën

Rezistencën e Shqiptarëve dhe me këtë rast

bënë kërdi në popullatën shqiptare,

Page 39: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 39

sidomos në Sopot, Iseuk, Gosponicë e tjerë.

Aspiratat kombëtare të Shqiptarëve të

Luginës së Preshevës u shuan në janar të

vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë

së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë në

te, për t’u deklaruar se dojnë të mbeten nën

Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithëpop-

ullor i Preshevës, ndërsa nuk u organizua

referendum i vërtetë për deklarim të lirë

dhe vullnet politik të Shqiptarëve të Lugi-

nës. Në qarqet më të larta partiake të ish-

Jugosllavisë apo të Serbisë u kurdis fati

i Preshevës, që të mbetet në Serbi, për ta

vënë në lidhje kontrolli nga lartë, nga rre-

thi i Vranjës apo herë herë edhe nga ai i

Leskocit. Kështu Presheva, në mënyrë ar-

bitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar

si dhe me qëllim të ngushtimit të trollit sh-

qiptar u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe

Maqedonisë.

Prej kësaj periudhe e deri me luftën e

UÇPMB-ës ndodhën shumë gjëra si dem-

ostrata që nga viti 1968 e deri më 1981

edhe Shqiptarët e Luginës me demonstra-

ta të përbashkëta në Kosovë i përsëritën

kërkesat e tyre kombëtare: bashkim me Ko-

sovën, bashkësi territoriale-politike, e cila

më së miri do t’i siguronte të drejtat poli-

tike, zhvillimin ekonomik, të drejtat kultu-

rore, arsimore, gjuhësore. Me mbarimin e

luftës është edhe Marrëveshja e Konçulit,

nënshkrimi i palës shqiptare me në krye me

UÇPMB-në dhe qeverisë jugosllave e serbe

shtroi kërkesa konkrete për të dy palët, de-

risa pala shqiptare i përmbushi detyrimet, u

bë demobilizimi e tjera, ajo pala tjetër, pos

policisë multietnike asgjë tjetër nuk përm-

bushi nga marrëveshja.

Me mos përmbushjen e detyrimëve

nga ana qeverisё Serbe, shqiptarët mbeten

të pa kënaqur në shumë sfera, veçanërisht

në atë arsimit ku nuk ka asgjë të qartë,ku

duhet punar me plan dhe program të shtetit

serb po pa tekste të përkthyara në gjuhën

shqipe, apo të lejohen të përdoren tekstet të

përpiluara nga autor shqiptar.

Page 40: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

40 stylus magazine

GonxheBOJAXHIU

(Nënë Tereza)1910-1997

Elona Rusi Karacalarli (Shqipëri)dega Diplomaci(PhD),

Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi

Page 41: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 41

Shqiptarja Gonxhe Bo-

jaxhiu lindi nё Shkup

nё vitin 1910 dhe u rrit

e u edukua me frymёn katolike nga nёna

e saj, pas vdekjes sё papritur tё babait

kur ajo ishte vetёm tetё vjeçe. Apasioni-

mi pёr misionarёt kudo nё botё ka qenё i

vazhdueshёm nё femijёrinё e saj deri nё

moshёn 18 vjeçare, moment kur ajo ven-

dos tё largohet drejt Irlandёs pёr tё hed-

hur hapat e para tё njё misioni tё tillё. Atje

Gonxhe Bojaxhiu aktivizohet dhe edukohet

nё njё komunitet murgeshash me mision nё

Indi, vend ku ajo dёrgohet mё pas pёr tё

shёrbyer si mёsonjёse.

Nё vitin 1931 ajo bёn betimin e parё

nё Krisht si murgeshё katolike dhe merr em-

rin Motёr Tereza deri nё betimin final nё vi-

tin 1937 kur merr emrin Nёnё Tereza. Gjatё

kёsaj kohe dhe nё vazhdim, pёr gati 15 vjet

Nёnё Tereza shёrben me devotshmёri nё

shkollёn e mesme tё vajzave nё Kalkuta si

mёsuese historie e gjeografie. Por kjo nuk

do ti mjaftonte humanistes tё madhe Bojax-

hiu dhe do ta shtynte atё drejt idealesh ako-

ma mё tё larta. Imtёcakja e urtё dhe e droj-

tur ishte po aq inteligjente dhe mё aftёsi

organizuese, virtyte tё cilat e udhёzuan atё

drejt rrugёs sё gjatё si bija e gjithё botёs

pa dallim feje dhe kombi. Me dёshirёn e

madhe pёr tё qenё sa mё pranё viktimave tё

varfёrisё si fizikisht ashtu edhe shpirtёrisht

e bёn Nёnё Terezёn tё marrё vendimin pёr

tu ndarё nga komuniteti ku ajo bёnte pjesё

e pёr tё vazhduar shёrbesat e saj humani-

tare si murgeshё e pavarur. Pas mundimesh

tё shumta, vendosshmёria e Nёnё Terezёs

bёn qё kёrkesa e saj pёr tё shёrbyer haptazi

nё rrugёt e Kalkutёs aprovohet nga kisha

dhe pikёrisht atё herё fillon pёr tё njё jetё

tё re.

Nё vitin 1946, frymёzimi hyjnor

dhe guximi i bijёs Shqiptare e shtyn atё

tё vetme nё rrugёt e Kalkutёs nёn veshjen

karakteristike Indiane qё e ndoqi atё deri nё

momentet e fundit tё jetёs. Pas njё eduki-

mi tё shkurtёr infermierie nё Francё, Nёnё

Tereza kthehet nё Indi dhe fillon e vetme

tё kujdeset pёr shёndetin dhe edukimin e

tё varfёrve. Por nuk do tё vazhdonte mi-

sionin e saj e vetme pёr shumё kohe pasi

vullnetarё tё shumtё sidomos ish nxёnёsit

e saj u bashkuan me tё pёr tё njёjtin qёllim.

Ndihma nё tё mbathura, ushqime dhe medi-

kamente u vunё nё shёrbim tё aktiviteteve

bamirёse tё Nёnё Terezёs dhe motrave

Page 42: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

42 stylus magazine

tё tjera nё Krisht. Donatorё tё shumtё u bashkuan gjithashtu me to çka mundёsoi zgjerimin e shёrbesave nё vende tё ndry-shme tё Kalkutёs. Vetёm katёr vjet mё vonё, nё vitin 1950, Nёnё Tereza themeloi dhe udhёhoqi deri nё fund tё jetёs sё saj kongregaten ‘’Misionarёt e Bamirёsisё’’, e cila u bё njё organizatё ndёrkombёtare me qendra nё shumё shtete tё botёs. Nё vendet e varfёra kёto qendra janё pёrgjegjёse pёr kujdesin e atyre pёr tё cilёt askush nuk merr pёrsipёr tё kujdeset, ndёrsa nё vende tё zhvilluara si Amerika e Veriut, Evropa perёndimore dhe Australia, kёto qendra janё pёrgjegjёse pёr kujdesin e tё pastrehёve, alkolikёve, tё sёmurёve me AIDS etj. Suksesi dhe puna e palodhshme e Nёnё Terezёs ёshtё mbёshtetur dhe pёrkrahur nёtё gjithё botёn dhe nё tё njёjtёn kohё ёshtё nderuar mё çmime botёrore si Çmimi i Paqes nga Papa Gjoni XXIII nё vitin 1971, Çmimi Nobel nё vitin 1979, Medalja e Lirisё nё vitin 1985 etj.

Probleme shёndetёsore tё njёpasnjёshme duke filluar nga njё infrakt zemre nё vitin 1983 gjatё takimit tё saj me Papa Gjon Pau-lin II, sёmundja e Malarjes, Pleomonia dhe probleme tё vazhdueshme nё zemёr nuk e ndalen pёr asnjё moment tё jetёs hovin e Nёnё Terezёs pёr tё qenё sa mё pranё atyre qё kishin nevojё pёr dashuri, pёrkrahje dhe pёrkujdesje. Dhe nё vitin 1997 Nёnё Tereza mbyll sytё nga njё infrakt zemre, pёr tё nge-lur nё memorjen dhe historinё e njerёzimit si gruaja shqiptare qё mishёroi humanizmin. Deri nё atё kohё Nёnё Tereza kishte 4000 motra tё aktivizuara nё mё shumё se 600 shtёpi misionare tё pёrhapura nё mё shumё se 120 vende tё botёs tё cilat vazhdojnё edhe sot tё dhurojnё dashuri dhe pёrkushtim.

Burimet:1. Biografia e Nёnё Terezёs nё, Peace 1971-

1980, Editor-in-Charge Tore Frängsmyr, Editor Ir-win Abrams, World Scientific Publishing Co., Sin-gapore, 1997

2. Kush ishte Nёnё Tereza nё, http://www.amer-icancatholic.org/Features/Teresa/WhoWasTeresa.aspx

Page 43: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 43

Page 44: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

44 stylus magazine

AbrahamLincoln1809-1865

Ardit Isaku (Shqipëri)dega inxh. Kompjuterike,

Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi

[email protected]

“Unё deri tani nё jetёn time nuk kam berё diçka qё shoqёria

njerёzore tё mё kujtojё. Megjithatё unё pёr sa kohё do tё jetoj do

tё mundohem qё duke pёrfituar nga koha ime tё realizoj qёllimin

dhe tё le gjyrme nё historinё e njerёzimit.” (Abraham Lincoln)

Page 45: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 45

Ardit Isaku (Shqipëri)dega inxh. Kompjuterike,

Universiteti 9 Eylul Izmir / Turqi

[email protected]

Abraham Lincoln që pasi kishte ardhur deri nё moshën 30-vjeçare ishte zhgënjyer nga jeta dhe njeherë tentoi vetvras-

jen por megjithatë persëri e kaloi këtë depre-sion dhe këto janë fjalët që tregojnë persëri dëshirën për të jetuar.

Por kush është Abraham Lincoln? Ai ka lindur nё 12 shkurt tё vitit 1809 nё krahinën e “Kentucky Hodgenville” tё Shteteve tё Bashkuara të Amerikës. Abra-hami, kur ishte nё moshën 4-vjeçare familja emigroi shpesh nё krahina malore të ndry-shme. Ai vjen nga njё familje e varfer. Ba-bai i tij ishte Thomas Lincoln i cili punonte si bujk dhe principi i tij ishte: “Vendet me mё shumё gjelbёrim janё malet pa pronar.” Njё prej krahinave ku emigroi ishte dhe In-diana ku banuan per një vit. Atje jetuan në një banesë tё varfër dhe babai i tij Thomas per tё siguruar jetesën e familijes merrej me gjueti. Ata kalonin një gjëndje të veshtirë dhe vetëm dy vjet më vonë nëna e Abrahamit u sëmur me “Sëmundjen e Qumështit”. Dok-tori më i afërt ishte 35 milje larg prandaj shumë shpejt nëna e Abrahamit ndërroi jetë. Në vitin 1918’të babai i Abrahamit mar-tohet përsëri dhe shpërngulen në një kra-hinë tjetër. Bashkëshortja e re e Thomas-it ishte me më shumë karakter të fortë se bashkëshortja e parë dhe e detyroi Thoma-sin që ti dërgonte fëmijët në shkollë. Abra-ham Lincolni vazhdon mësimet për një vit. Ai mëson të lexojë dhe të shkruajë. Deri në moshën 19-vjeçare do të lexojë çdo libër që i bie në dorë. Në këtë moshë ishte 1.85 i gjatë dhe 67.5 kilogram në peshë. Abraham shumë shpejt filloi të njihet në shoqëri. Në vitin 1828-të shkon në qytetin e New Orleans dhe fillon punë në tregtinë e fruta-perimeve. Në këtë kohë ai do të për-

ballet për hërë të parë me skllavërinё. Pasi largohet nga New Orelans shkon në qyte-tin e New Salem dhe punon në një punishte si menaxhues. Në këtë qytet merr pjesë për herë të parë në politikë. Te vendi i punës pati mundësinë të lexonte shumë libra dhe pas një kohë të shkurtër u bë personi që ka lexuar më shumë libra në krahinë. Ai fil-loi të merrte pjesë në diskutimet politike të krahinës. Në këtë qytet njihet me Ann Rut-leg. Ai dashurohet me Ann por nuk do t’ia shprehi ndjenjat sepse ajo ishte e fejuar me Mc Neil nga New Jork-u. Lincoln ka marrë pjesë si vullnetar ne kryengritjen e fundit të popullit indian ku zgjedhet si komandant. Kjo kryengritje në histori njihet si “ lufta e bufave të zinj”. Megjithatë nuk mori pjesë asnjëherë në luftë dhe në vitin 1832 shkon ne qytetin e New Salem ku kandidon për të hyrë në par-lamentin e Illinos por nuk i realizohet qëlli-mi. Pasi humbi zgjedhjet njihet me një per-son me emrin Berry. Këta hapin një dyqan por brenda një kohe të shkurtër falimentojnë sepse Berry kishte sëmundjen e alkolizmit dhe Abrahami e kalonte pjesën më të mad-he të kohës duke lexuar libra. Pas këtij fli-mentimi, për një kohë të shkurtër punon në postë. Atje pasi i shpërndante gazetat i lex-onte duke u njohur çdo ditë me problemet e shoqërisë amerikane. Në vitin 1834 përsëri vendos kandida-turën në zgjedhjet palamentare të krahinës. Këtë hërë ai fitoi duke dalë kandidati me më shumë vota. Ai fejohet me Mary Owens por shumë shpejt do të ndahet prej saj. Ne zgjedhjet politike të viteve 1838 dhe 1840 do të fitoje përsëri. Këtë kohë Lin-colni do të njihet me Stephan A. Douglas, me te cilin mbetet kundërshtar politik për 25 vjet rresht.

Page 46: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

46 stylus magazine

Në vitet e para Douglas do të jetë kundër-shtar dhe në dashuri sepse të dy do të nji-hen me vajzën e një aristokrati Mary Todd. Lincoln del fitimtar dhe martohet me Mary në vitin 1842 por pasi martohen midis tyre marrdhënjet nuk shkojnë mirë sepse Mary ishte shumë xheloze. Kjo ka qenë periudha ku Lincoln tentoj te vetvritej. Në vitin 1844 njihet me William H.Herndon dhe fillojnë punë si avokatër por pasioni i tij ishte politika. Ai përgati-ti një projektligj për rrëzimin e sistemit të skllavërisë por nuk u miratua në kongresin amerikan. Pas kësaj u kthye në Springfield dhe nuk e vendosi më përsëri kandidaturën për deputet. Ai filloi përsëri punën si avokat dhe pas një kohe të shkurtër bëhet avokati më i njohur i krahinës. Në vitin 1854 përseri do të protestoje kundër sistemit të skllaverise dhe këtë hëre si anëtar i senatit, armiku i vjeter Doug-las do ti dali kundër. Lincoln[ i vazhdon përpjekjet dhe shkon në shtetet e jugut të SH.B.A sepse në atë zonë skllavëria ishte me e theksuar. Ai merr mbështetjen e asaj zone dhe shumë shpejt themelohet Partia Republikane. Ai u zgjodh si përfaqësues në zgjedhjet e vitit 1858. Por këtë herë fit-ues është përfaqësuesi i Partisë Demokra-tike Douglas. Pavarsisht se u mërzit shumë Abraham nuk do të dorzohet. Ai vazhdon të jetë aktiv në politikë. Në maj të vitit 1860 në Chicago zhvillohet kongresi i partisë Republikane për të zgjedhur përfaqësuesin për zgjed-hjet presidentciale. Në përfundim të kon-gresit si përfaqësues i kësaj partie u zgjodh Abraham Lincoln. Kur erdhi telegrafi Lin-coln ishte duke luajtur futboll në Spring-field. Pasi lexoi telegrafin tha:“Padyshim që nga ky lajm do të gëzohet më shumë ajo gruaja që jeton në hyrjen e 8’tё ” dhe menjëherё shkoi ta lajmëronte. Gjatë pe-

riudhes të zgjedhjeve Partia Demokra-tike nëpërmjet gazetave e ofendoi shpesh hërë Lincoln. Si psh:“ Avokat që i perket klasës të 3’tё”; “Ai është i ngjashëm me gorillën”; “Ai nuk di gramatikë dhe është pa kulturë”. Pavarësisht ofendimeve, Abra-ham Lincoln doli fitues në zgjedhje duke u berë president i SH.B.A. Në vitin 1861 u transferua në Washington dhe në 4 mars betohet si president. Këtë periudhë shtetet e jugut dëshironin të fitonin pavarësine ndaj qeverisë të Washingtonit dhe fillojnë luftën e brendshme. Periudhën e parё si president Lincoln përpiqet që lufta civile të mbaroje dhe të hiqet sistemi i skllavёrisё. Sikur tё mos mjaftonin këto probleme, Lincolnit i ndahet nga jeta djali Willie. Pasi përfundoi 4-vjeçari i parё Lincoln rikandidon pёrsёri dhe zgjidhet pёr herё te 2’tё president i Shteteve tё Bashkuara të Amerikёs. Lufta civile dhe njё vit vazhdon dhe nё 14 prill gjenerali rebel Lee do të vet-dorëzohet. Kёtё ditё Lincolni ndodhej në shtëpinë e bardhё dhe duke parё fotografinё e Lee tha :“Fytyra e sinqertё dhe e mire, ёshtё njeri i guximshёm. U gёzova që i dha fund luftёs.” Atё dite nga gëzimi i pushim-it tё luftёs zonja Lincoln organizoi ballo. Shumё persona këtë ballo nuk ia sygjeruan por ajo duke qeshur tha: “Pas përfundimit të luftës kush dëshiron të vrasë presidentin Lincoln” Në mbrёmje filloi balloja. Nё orёn 10 vjen dikush i paftuar. Ai në derë duke treguar kartёn e antarёsimit të partisë Re-publikane tha se do ti tregojё presidentit një lajm urgjent. Ai u mor brenda dhe pasi u afrua ne presidenti menjёherё nxjerr rev-olen dhe e shkrep drejt tij. Nё sallё u bё rrëmujё e madhe. Tё gjithë bertisnin: Presi-denti u qёllua. Lincoln menjёherё çohet në një banesё dhe fatkeqësisht pas 2 ditёsh do

Page 47: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 47

të ndërroje jetë. Vrasësi arratiset dhe shkon në Maryland. Atje brënda 3 ditësh e gjejnë te një angar dhe i venë flakën. Pra vrasësi mendohet se vdiq duke u djegur megjithëse mund te jetë një kurth.Abraham Lincolni do të kujtohet në historinë e njerëzimit si presidenti që ndikoi në heqjen e sistemin të skllavërisë. Në vitin 1865 me përpjekjet e tij, neni që mbështeste skllavërinë do të hiqet nga kushtetuta e Kombeve të Bashkuara.

(Përmbledhje nga origjinali: “Abraham Lincoln“, James M. Mc.Pherson 2009)

Page 48: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Article with Collage

48 stylus magazine

P O E Z I

Page 49: Revista "Fjala" - ISSUE 1

stylus magazine 49

Gjuha shqipe

Gentjan Lami (Shqipëri)dega inxh. Kompjuterike,

Universiteti IYTE Izmir / Turqi

[email protected]

Gjuha mëmë të qofsha falëKam nevojë me ti ngju dy fjalëSpo mundem asgjë me kuptuKu çdokush do me m’mashtru

Kur dy fjalë shqip i kam dëgjuZemra sa një mal mu ka gëzuMë mirë shqip vlla me m’shaSe n’gjuhë t’huaj mbret me mba

Të betohem në të madhin ZotSe do të ruaj si sot e mot-motSe dhe i madhi Fishta e mallkonAtë që gjuhën shqipe e harron.

Page 50: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Përmbajtja

4 Shqiptarë, besa besë e fjala fjalë Sokol Brahaj / Analizë

8 “Rritja” ekonomike e Shqipërisë Ergys Neziri / Ekonomi

12 Zgjimi i identitetit Shqiptar Ervin Shkulaku / Histori

16 Ballkani, Lindja e Mesme dhe Shqiptarët Leonard Seferi / Analizë

20 Thesari i Bulqizës së varfër Kozma Çupi / Problematikë

25 Rinia në projektet Europiane Refik Nebiu / Informacion

Page 51: Revista "Fjala" - ISSUE 1

28 Udha e Shqipes Gëzim Dauti / Arsim

35 Presheva ime Shpëtim Hyda / Histori

40 Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) Elona Rusi Karacalarlı / Biografi

44 Abraham Lincoln Ardit Isaku / Biografi

48 Gjuha shqipe Gentjan Lami / Letërsi

Page 52: Revista "Fjala" - ISSUE 1

Revista FJALA uron të gjithë SHQIPTARËT

Gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë!!!