200

Revista "Fjala" - ISSUE 4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ky eshte numri 4 i revistes fjala

Citation preview

Page 1: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 2: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Përmbajtja

6 Jeta e një Çameje pas dëbimit nga filati i Çamërisë Gentjan Lami / Intervistë

10 Fundi i tranzicionit Shqiptar Elona Rusi Karacalarlı / Analizë Diplomatike

14 A nevojitet një reformë të Kodit Penal lidhur me drogat Besnik Muçi / Drejtësi

18 Zgjedhja euro apo dhrahmi? Ergys Neziri / Analizë Ekonomike

22 Anastasi, durrsaku që u bë perandor Ilirjan Gjika / Histori

Page 3: Revista "Fjala" - ISSUE 4

26 Mërgimtari Xheni Shehaj / Poezi

27 Klithma Tefta Sala / Poezi

28 Çamëria Gentjan Lami / Poezi

Page 4: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Çamёria sa e njohur, ёshtё aq edhe e panjohur pёr shqiptarёt. Qё pas rёnies sё

perandorisё Otomane breza tё tёrё shqiptarёsh dёgjojnё dhe shkruajnё vazhdimisht

pёr Çamёrinё. Nё vitet e fundit tema e Çamёrisё ёshtё bёrё mё e afёrt pёr shqiptarёt

sepse rreth kёsaj çёshtje janё bёrё shumё debate televizive, protesta paqёsore, kёngё, shumё

gazeta shkruajnё pёr tё dhe gjithashtu kemi botimin e disa librave pёr Çamёrinё. Por ku janё

sot Çamёt? Si ka qenё jeta e tyre gjatё kёtyre 100 viteve tё pavarёsisё sё shtetit shqiptar?

Prandaj revista jonё kёtё numёr vendosi si shkrim tё parё njё reportazh me njё nënë çame.

Ajo na tregoi jetёn e saj qё nga genocidi çam e deri nё postkomunizёm. Shohim se jeta e saj

ka qenё njё arenё vuajtjesh vetёm se zoti e lindi atё nё Çamёri.

Shkrimi nё vijim do tё vazhdojё me njё tematikё tё diskutueshme pёr Shqipёrinё. Ajo

ёshtё periudha e tranzicionit shqiptar. A kaloi kjo periudhe pёr shqiptarёt? Nёse po, cilat janё

pasojat qё ndikojnё edhe sot nga tranzicioni dhe nёse jo, kur do tё jetё e gatshme Shqipёria

qё tё kalojё me sukses kёtё periudhё? Cila ёshtё rruga qё duhet tё ndjekin shqiptarёt qё tё

fitojnё demokracinё qё vazhdon ti mbajё peng shqiptarёt.

Artikulli nё vijim vazhdon me çёshtjё juridike. Artikulli ёshtё pёrgatitur nga z. Besnik

Muçi i cili ёshtё ekspert nё fushёn juridike. Tema e trajtuar ёshtё pёr narkotikёt. Si e trajton

kodi penal shqiptar trafikimin e narkotikёve? A ёshtё plotёsisht i drejtё kodi penal shqiptar

kundrejt trafikantёve tё narkotikёs? A ka nevojё pёr reformim tё kёtij kodi? Pёr mё tepёr ju

mund tё lexoni nё brendёsi tё revistёs.

Shkrimi nё vijim vazhdon me njё çёshtjё tё nxehtё nё arenёn ndёrkombёtare. Ajo ёshtё

falimentimi i Greqisё. Tё shumtё janё artikujt qё shkruhen nga tё gjitha gjuhёt e botёs pёr tё.

Dilema e Greqisё ёshtё nёse duhet tё qёndrojё nё Eurozonё? A duhet tё rikёthehet pёrsёri nё

Dhrahmi? Mё shumё pёr kёtё mund tё lexoni nё brendёsi tё revistёs.

Artikulli i radhёs trajton çёshtje historike. Sot bazat e qytetёrimit perёndimor vijnё nga

perandoria Romake. Paraardhёsit e shqiptarёve Ilirёt, duke qenё pjesё e kёsaj perandorie si-

gurisht qё kanё dhёnё kontributin e tyre. Shumё prej tyre u ngritёn deri nё gradёn mё tё

lartёatё tё perandorit. Nё kёtё artikull kemi dhe njё shembull se si Anastasi, durrsaku arriti

gradёn perandor.

Kujtojmё shprehjёn shqiptare “Ёmbёlsira pёr nё fund”edhe ne me tё vёrtёtё nё fund kemi

ёmbёlsirat tё cilat janё Poezitё. Poezia njё art shumё i dashur pёr shqiptarёt. Njё art qё nuk

njeh gjini dhe moshë. Kёtё numёr do tё lexoni njё buqetё poetike qё pёrbёhet nga 4 poezi.

Editorial

Page 5: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 6: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Gentjan Lami (Shqipëri)dega Inxh. Kompjuterike,

Universiteti IYTE Izmir / Turqi

Jeta e nje çamëje pas dëbimit nga Filati i Çamërisë

Sikur të mos mjaftonte vrasja e tyre, ushtarët e Zervës u prisnin gjymtyrët e trupit deri në atë pikë sa nuk ishe në gjendje ta nji-hje personin e masakruar. Grave shtatzëna u nxirr-nin foshnjet dhe i vrisnin edhe ata.

Të gjithë nga ne kemi dëgjuar e lexuar për genoci-din çam, për vuajtjet dhe dëbimin e shqiptarëve çam nga vendlindja e tyre e bukur. Unë kam pasur mundësinë që ngjarjet e lexuara apo shikuara në

TV t’i dëgjoj drejtpërsëdrejt nga goja e gjyshes sime, Sadete Jakimi(Sejko). Kisha dëgjuar për Çamërinë nga gjyshja por vi-tet e fundit dëshira për të ditur më shumë për Çamërinë më shtyu që t’i bëj një vizitë gjyshes dhe të mësoj më shumë për vuajtjet e popullit shqiptar të Çamërisë. Gëzimi i saj kur më pa ishte i madh dhe për më tepër kur i thashë që dua të të pyes për Çamërinë sytë e saj blu ndriçuan dhe mu afrua edhe më afër. Sikur të mos ishte një 84-vjeçare fillon të tregoje plot emocion jetën e saj plot vuajtje.- Jam lindur në Filat të Ça-mërisë, tregon plot krenari. Lindur në vitin 1928, në familjen e Sejkove të Filatit. Babai Xhemili, nëna Ismete, motra Shegë dhe dy vëllezër, Alushi dhe Rexhepi,kjo ishte familja ime.-Filati është kryeqendra e Çamërisë Veriore, i banuar kryesis-ht nga shqiptarë myslimanë,përjashtuar një numër të kufi-zuar artizanësh të krishterë, na thoshte shpeshherë babai. Çamëria,vazhdon të tregoje duke ju përlotur sytë,është një vend shumë i bukur dhei pasur që akoma edhe sot e kam para syve Çamërinë time të bukur. Ishte 27 vitit 1944 dita kur filloi masakrimi i shqip-tarëve çamë. Ushtria greke me në krye gjeneral Napolan Zer-vën filloi të rrënonte gjithçka që gjenin përpara. Popullsia shqiptare çame u kap në befasi dhe nuk pati mundësi të gjen-te mjete mbrojtëse. Barbarët e Zervës hynë natën në qytet dhe vranë me qindra e mijëra burra, gra dhe fëmijë. Zervistët dogjën me mijëra shtëpi e dhjetra fshatra, me mijëra bagëti e pasuri të tjera i grabitën nga shqiptarët e pasur çam. Ishte një masakër e vërtetë, dikë e vritnin apo pushkatonin përpa-ra

Page 7: Revista "Fjala" - ISSUE 4

shtëpisë së tyre, të tjerë i mblidhnin në qen-dër të qytetit. Pasi na mblodhën aty, si shumë familje të tjera çame, na rreshtuan në rresht dy e nga dy, duke lënë tokat e gjithçka që kishim u nisëm drejt Shqipërisë pavarsisht se edhe ne në tokën Shqiptare jetonim. Në dal-je të Filatit, ishin zervistët me lista në duar që veçonin personat që do të pushkatonin, var-nin apo therur me bajoneta të cilët i nxirrnin nga rreshti duke i çuar në afërsi të një grope shumë të madhe të hapur për varrosjen e tyre. Pasi i afronin te gropa barbarët kryenin aktet e tyre jonjerëzore ndaj vëllezërve edhe motrave tona shqiptarë pa bërë dallim moshe apo gjinie. Pamjet që të shikonin sytë ishin një makabër e vërtetë sidomos për moshat e reja apo fëmijët. Sikur të mos mjaftonte vrasja e tyre, ushtarët e Zervës u prisnin gjymtyrët e trupit deri në atë pikë sa nuk ishe në gjendje ta nji-hje personin e masakruar. Grave shtatzëna u nxirrnin foshnjat dhe i vrisnin edhe ata. Zer-va ishte një antishqiptar i tërbuar që merrte kënaqesi nga vrasja e shqiptarëve qëme të synonte asgjësimin e popullsisë shqiptare çame. Këtë gjë e vërteton edhe deklarata e tij para vdekjes: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të vuajtura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos shu-moheshin më shumë shqiptarët… burra të varur, shpuar me bajoneta, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helene!”. Të lëmë pas deklaratën e këtij barbari dhe po vazhdoj të tregoj. Ndër klithmat dhe të bërtiturat e personave që po u vrisnin e pushkatonin ne lëviznim dalëngadalë pasi këmbët nuk na bënin të largoheshim. Njëko-hësisht me largimin tonë prapa krahëve tona ngriheshin re të dendura tymi nga djegia e shtëpive tona. Vendlindja jonë e bukur po shkatërrohej nga ushtria barbare greke që në të njëjtën kohë vajtojnte për largimin e dje-mve dhe bijavë të saj.Të detyruar të largohe-mi vazhduam të lëviznim drejt rrugës sonë pa krye. Udhëtimi ishte shumë i lodhshëm, të

moshuarit dhe fëmijët vdisnin rrugës ngaqë ishin të pafuqishëm të vazhdonin udhëtimin fatkeq. Duke vazhduar udhëtimin në fillim arritëm në Konispol, më pas udhëtimi vazh-doi drejt Sarandës, Durrësit dhe më në fund në Kavajë ku edhe u vendos familja jonë, aty rreth vitit 1945.

Vendosja në Kavajë dhe vrasja misterioze e vëllait, AlushitPas shumë vuajtjesh e mundimesh familja Se-jko sistemohet në Kavajë, por fatkeqsisht vua-jtjet për këtë familje nuk kanë të sosur as këtu. -Kur erdhëm dhe u sistemuam me shtëpi dhe punë familjarisht në Kavajë, vëllai im i madh, Alushi, kishte mbaruar shkollën ushtarake dhe u caktua me punë në Delvinë. Alushi ishte djalë shumë i shkathët dhe ishte shpresa që mbante familjen tonë në këmbë. Ai vinte shpesh tek ne në Kavajë për të na vizituar. Herën e fundit që erdhi të na shihte ishte pranvera e vitit 1948, siç ishte gazmor si me shaka tha:-“ Sa të jem unë gjallë mos u mërzisni, pasi do ju ndihmoj unë për çdo gjë dhe nuk keni për të vuajtur.” Kjo ishte edhe nata e fundit e tij me ne, pasi të nesërmen ai u nis për te puna e tij në Delvinë. Ky ishte edhe momenti kur e kemi parë për herë të fundit Alushin dhe nuk e dimë se çfarë u bë me fatin e tij. Për të kemi dëgjuar vetëm kur kemi ma-rrë lajmin e tmerrshëm nga një kushëri i joni për pushkatimin e tij në mesnatë bashkë me disa shokë të tjerë. Alushi ishte 27 vjeç dhe i pamartuar. Akuza për vrasjen e tij edhe pse nuk na u bë asnjëherë e ditur, ishte akuza e sistemit komunist që ngrinte ndaj shumë per-sonave “tradhti ndaj atdheut, organizim gru-pesh terroriste,bashkëpunëtor i agjenturave të huaja etj.” Familja Sejko e përcolli lajmin e vrasjes së djalit të tyre 27 vjeçar në heshtje absolute nga frika e regjimit komunist të ko-hës. -E kemi qarë fshehtas, as nuk pyetëm për të dhe as nuk i bëmë mort nga frika e regjimit tëkohës,tregon gjyshja Sadete. – Edhe pse kemi dyshuar për zhdukjen e vëllait, ashtu siç na u tha, kemi menduar se është pushkatuar, por dyshimet s’kanë munguar kurrë. Jemi

Page 8: Revista "Fjala" - ISSUE 4

interesuar shumë pas viteve ’90 për të rënë në gjurmët e vrasjes së Alushit, por pa nxjerrё as-gjë në dritë. Kemi kërkuar shumë edhe në listat e të pushkatuarve të ish regjimit komunist ku as aty nuk u gjend ndonjë gjë. Një ndër gjërat që do më ngelë peng para se të vdes është vrasja e vëllait.

Njohja me bashkëshortin dhe ardhja në malet e DibrësKur u sistemuam në qytetin e Kavajës isha shumë e re, 15-16 vjeçe vazhdon të tregoje gjyshja Sadete. Një grua çame e cila punonte në burgun e Kavajës u bë shkuese e lidhjes sime me një polic nga Dibra që punonte aty. Ai qu-hej Elmaz Jakimi nga fshati Shtushën i qytetit të Bulqizës. Pas njohjes me Elmazin, u martuam në qytetin e Kavajës aty nga viti 1951. Qëndri-mi jonë në Kavajë nuk do të zgjaste shumë pasi Elmazin do ta pushonin nga puna, arsyet e të cilës nuk më kujtohen ku ndoshta ndikim kishte edhe martesa me mua. Në këto rrethana u de-tyruam të ktheheshim në vendlindjen e Elmazit, në fshatin Shtushaj. Në këtë kohë kisha lindur vajzën e madhe Mirveten, e cila ishte vetëm 3 vjeçe. Ngaqë isha rritur me erën e ngrohtë të detit, në Filatin e Çamërisë, nuk e pata aspak të lehtë të përshtatesha me klimën e maleve

të Dibrës. Ngaqë isha e pafuqishme nga ana e shëndetit nuk arrija që ta përballoja punën e rëndë të krahut në ish koperativat bujqësore të asaj kohe, bashkëshorti im, Elmazi, u detyrua që të punonte si usta për të mbajtur familjen tonë. As kjo punë nuk do të ishte e lehtë pasi nuk të lejonin që të punoje privat, por vetëm në kope-rativë.

Vrasja e Teme Sejkos, djali i xhaxhait të Sadetes dhe njolla në biografinë e familjes JakimiVuajtjet për këtë familje, tashmë të vendosur në Dibër nuk kanë të sosur. Fatkeqësia e rradhës për ta është vrasja e Teme Sejkos në vitin 1965, të cilin Sadetja e kishte djalë xhaxhai.-Zoti më fali 6 fëmijë, Mirvetja, Fatmiri që më ka vdekur kur ishte 14 vjeç(dhe ju mbushën sytë me lot), Lumturia, Skënderi, Liria dhe Burbuqja, të cilët i kemi rritur me shumë vështirësi në një shtëpi të vogël njëkatëshe, në fshatin Shtushaj. Rritja e fëmijëve po bëhej e vështirë gjë e cila kishte më shumë lidhje me vrasjen e Temes, si armik i popullit edhe pse familja jonë në Çamëri njihej për traditat e saj atdhetare mjaft të spikatura. Famlja ime në Filat ka dhënë tre dëshmorë gjatë luftës, Taho, Sulo dhe Bido Sejko, mësuesi dësh-mor që u vra në 1944. Vrasja e djalit të xhaxhait,

Pushkatimet e bëra nga grekët ndaj popullsisë Shqiptare ne Çamëri

Page 9: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Teme Sojkos, në 1965 nën një akuzë mjaft të rëndë që i dha qeveria komuniste e asaj kohe si “tradhtar” dhe “armik i popullit”, ndikoi shumë në familjen e Jakimëve edhe pse ndodheshin shumë larg, diku atje rrëzë maleve të larta të Di-brës. Kur fillon të tregoje kalvarin e gjatë të vuajtjeve për shkak të njollës në biografi, edhe pse e fortë në karakter nuk mund ti ndaloje lotët në sytë e saj bojëqielli që akoma ruajnë bukurinë e tyre qё tregojnë qartë prejardhjen e saj prej Çamërie.Vajza ime e madhe, Mirvetja, u detyrua të mar-tohej pa dasmë duke e lënë familjen, pranë të cilës nuk u kthye plot pesë vjet. Edhe dja-li im, Skënderi pasi mbaroi shkollën 8-vjeçare me nota shumë të mira nuk i dhanë bursë për shkak të biografisë, i cili më pas mbaroi shkollën e mesme bujqësore natën. Të njëjtin fat patën edhe fëmijët e tjerë nga ana e shkollimit. Skën-deri, djali i madh, pasi mbaroi shkollën e mesme me nota të mira u detyrua të fillojë punë për të ndihmuar familjen. Gjëja që më ka bërë të vuaj më shumë është martesa e fëmijëve, pasi ish-te shumë e vështirë për shkak të biografisë. Kur kam fejuar djalin, por edhe femijët e tjerë kemi pasur shumë vështirësi pasi edhe njerzit thonin mos e jep vajzën te Jakimët se ke për të vuajtur si ajo ashtu edhe ju tregon nusja. Kjo ishte jeta plot vuajtje e një çamëje që jeton në rrethin e Dibrës por zemra e saj akoma vajton për vendlidjen e saj të bukur, Çamërinë. Edhe pse në pamundësi për të vizituar Ça-mërinë, dashuria e saj për të s’është shuar kurrë. Një këngë apo program në lidhje me Çamërinë

e bën këtë 84-vjeçare të ulet shumë pranë tele-vizonit me sy të përlotur për të shikuar sadopak çaste vendlindjen e saj. Sa shqiptarë të tjerë si kjo presin të shohin vendlindjen e tyre nëpër-mjet TV-së? Këto ishin vetëm vuajtjet e një shqipta-re çamëje, por sa shqiptarë të tjerë çam jetojnë me vuajtjet e paharruara në tërë trevat shqipta-re apo jashtë kufijëve shqiptar? Sa mijëra çam janë syrgjynosyr në drejtim të Turqisë apo drejt shtetëve të tjera? Për vuajtjet e shqiptarëve të Çamërisë nuk gjen-den dot fjalë që ta përshkruajnë atë realitettë hidhur. Po organet e drejtësisë Evropiane mos vallë nuk ekzistonin gjatë kësaj kohe? Apo mos vallë me të dëgjuar se janë shqiptarët ata që vri-ten e priten, bënë atë që janë mësuar të bëjnë prej kohësh, të heshtin para padrejtësive ndaj shqiptarëve? Kjo është një e vërtetë e hidhur ndaj popullit shqiptar, por nuk mbetet gjë tjetër veç shpresa e mbarimit të padrejtësive ndaj po-pullit tonë shqiptar.

Sadete Jakimi (1928 - )

[email protected]

Page 10: Revista "Fjala" - ISSUE 4

10 stylus magazine

Pas eksperiencës demokratike modeste dhe shumë të ndryshme nga ajo e ditëve të sotme me zgjedhjet shumëpartiake dhe demokratike të vitit 1921, data 31 Mars

1991 shënon zgjedhjet e para shumëpartiake në Shqipëri. Zgjedhjet që janë mbajtur në periudhën midis këtyre dy datave historike kanë pasur si ka-rakteristika kryesore, pёrgatitjen e listave zgjed-hore si rezultat i diktatit të kohës, kontrollin e plo-të të proçesit zgjedhor nga shteti, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve si rezultat i formaliteteve shtetërore (Krasniqi, 2009: 15, 17, 21). Prandaj mund të thu-het se 31 Marsi i vitit 1991 është momenti i një ndryshimi historik për Shqipërinë dhe Shqiptarët për ti hapur dyert një tranzicioni të gjatë dhe të veshtirë. Tranzicioni demokratik i shteteve post-komuniste si Shqipëria, ndryshe nga tranzicionet e tjera perfshin në të njëjtën kohë si tranzicionin politik ashtu edhe atë ekonomik. Ky tranzicion i dyfishtë jo vetëm që vështirëson arritjen e obje-ktivave të vendosura por gjithashtu bën që vetë periudha e tranzicionit të zgjasë (Tarifa, Krisafi ve Tarifa, 2009: 47-48). Sot në vitin 2012 studiues, analistë dhe politikanë akoma diskutojnë ne lidhje me përundimin e tranzicionit Shqiptar. A ka përfunduar tranzicioni demokratik në Shqi-përi apo jo?‘’Zgjedhjet janë vdekja e diktaturës dhe zemra e de-mokracisë’’ shprehet Samuel Huntington në një nga shkrimet e tij (Huntington, 1991: 174). Parë nga kjo pikpamje mund të themi se Shqipëria e ka përfunduar periudhën e tranzicionit sepse tas-hmë ajo nuk i ngjan regjimit komunist në te cilin zgjedhjet ishin vetëm një formalitet diktature. Por nga ana tjetër kjo është shumë e vështirë të për-caktohet pasi nuk egziston një model demokrati-zimi ideal për t’iu përshtatur gjithë shteteve në të njëjtёn mënyrë. Për këtë arsye demokratizimi ana-lizohet nga akademicjenё dhe kërkues të ndrys-hëm si një proçes me shumё etapa. Gjithsesi, de-mokratizimi pёrfshin aq shumë fusha saqë është e vështirë të vendosësh se cilat prej tyre duhet të

merren për bazë në analizimin e saj, për të cilën ka mendime dhe teza të ndryshme. Duke marrë parasysh shifrat ekonomike dhe karakteristikat e ekonomisë së tregut në Shqipëri, përsëri teorikisht mund të thuhet se Shqipëria e ka përfunduar periudhën e tranzicio-nit. Gjithsesi, bazuar vetëm në shifrat ekonomike shkalla e ekonomisë së lirë në shtete si Polonia ose Greqia është më e ulët se ajo në Shqiperi dhe sipas kësaj duhet të rezultohet se këto shtete ndryshe nga Shqipëria, ende nuk e kanë përfun-duar periudhën e tranzicionit, gjë që nuk është e vërtetë dhe provon se shifrat ekonomike nuk janë një tregues i shumanshëm për të përcaktuar fundin e tranzicionit (Tarifa, Krisafi, Tarifa, 2009: 52-54).

FUNDI i tranzicionit SHQIPTAR

Elona Rusi Karacalarlı (Shqipëri)dega Marrëdhënie

Ndërkombëtare(PhD), Universiteti Dokuz Eylul

Izmir / Turqi

Page 11: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 11

Teknikisht shifrat e dhëna nga bankat gjithashtu nuk janë një tregues i mirë për këtë lloj analize. Për të mbёshtetur këtë ide le të kujtojmё filli-met e viteve 90 dhe imazhin e rremë ekonomik të Shqipërisë. Në atё kohё Shqipёria shihej nga bota si njё shtet që po ecte me hapa shumë të shpejta drejt rritjes ekonomike (Muço, 2001: 119, 122), dhe mendohej se ky shtet i vogël ishte duke kaluar një periudhë tranzicioni mjaft të suksessh-me. Por kishte zhvillime të tjera të rëndësishme të cilat nuk merreshin parasysh. Më të rëndësis-hmet ndër to ishin, paratë që hynin nga jashtë, të cilat shteti nuk ishte në gjendje ti identifikon-te ose kontrollonte. Përveç kësaj, një rëndësi të madhe kishte ndikimi pozitiv i emigrimit tek pa-punësia si dhe ndihma ekonomike që emigrantët

mundёsonin për familjet e tyre në vend. Dhe i gjithë ky imazh i rremë i rritjes ekonomike në vend u finalizua me krizën ekonomike të vitit 1997. Gjithsesi, Shqipëria edhe sot rezulton si vendi më i varfër në Evropë por kjo nuk tregon se nëse vazhdon si e tillë nuk do të mundë të dalë nga tranzicioni edhe për një kohë shumë të gja-të. Le të vrojtojmë këtë çështje nga një kënd tjetër me pyetjen: A është Shqipëria shteti i së drejtës? Edhe pse në këtë aspekt Shqipëria duket se e ka përfunduar themelimin e institucioneve të duhura në përputhshmëri me kërkesat e Bas-hkimit Europian për integrim, ky ështe vetëm fi-llimi (Tarifa, Krisafi, Tarifa, 2009: 65-66). Çka është me i rëndësishëm në këtë aspekt është funksio-nimi i këtyre institucioneve. Sipas Rexhep Meidanit, Shqipëria do të mund të kalojë periudhën e tranzicionit vetëm pas anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian gjë që mendohet të realizohet në periudhën 2015-2020 (Meidani, 2011: 187). Sigurisht nëse deri atëherë Bashkimi Europian do të ekzistojë si i ti-llë, marrë parasysh krizat aktuale ekonomike dhe problemet e brendshme. Në vitet 1989-1990, kryeministri aktual i Shqipёrisë Prof. Dr. Sali Berisha parashikonte da-ljen e vendit nga tranzicioni në një periudhë një-zet vjeçare dhe pikerisht 20 vjet më vonë në 3 Prill të vitit 2009 ai deklaroi ndarjen pёrfundimtare të vendit nga tranzicioni me anëtaresimin e tij të plotë në NATO (Balla, 2010: 78). E nëse kjo është e vërtetё a mund të the-mi sot se Shqipëria ka karakteristikat e plota të një vendi me demokraci të konsoliduar? Kjo ës-htë një çështje tjetër për tu diskutuar. Edhe pse përgjithësisht tranzicioni Shqip-tar konsiderohet si një tranzicion i stërgjatur dhe me probleme në fakt ai pёrfshin zhvillime të sh-pejta dhe të rëndësishme (Meidani, 2011, 185). Krahasuar me periudhёn e para 90’s Shqipëria ka hasur ndryshime rrënjësore. Edhe pse një shtet i

FUNDI i tranzicionit SHQIPTAR

Page 12: Revista "Fjala" - ISSUE 4

12 stylus magazine

vogël dhe i dobët Shqipëria ka mundur me suk-ses të përvetёsojё rolin e një aktori global dhe ra-jonal. Në bashkpunim me forcat ndërkombëtare ajo ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e pa-qes dhe stabilitetit në Ballkan. Në bashkpunim me shumë shtete të tjera ajo ka mundur gjithas-htu të tregojë interes dhe të marrë pjesë në luf-tën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e poli-tikave të jashtme të shtetit dhe roli i Shqipërisë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka qenë i madh. Organizatat jo qeveritare të cilat përbëjnë një aspekt të rëndësishëm për demokracinë janë të shumta në Shqipëri dhe përfshijnë aktivitete të shumta në fusha të ndryshme sociale, politike apo ekonomike. Shqipëria e cila sipas vëzhgues-ve botërore ka hasur probleme gjatë gjithë zgje-dhjeve të saj, zgjedhjet e shtata të vitit 2009 u deklaruan si zgjedhjet më të lira në Shqipëri pa-varësisht faktit se ende nuk ishin në standartet e duhura (Biberaj, 2011: 385). Ndër çështjet më të rëndësishme për të cilat Shqipëria duhet të kushtojë veçanërisht vë-mendje në vitet në vazhdim janë forcimi i insti-tucionve shtetërore në veçanti ato tё drejtësisë si dhe sistemet bankare, filimi i punimeve për in-frastukturë fizike në vend, marrja e masave kun-dër korrupsionit si dhe inkurajimi i investimeve të jashtme (Biberaj, 2011: 387, 392). Të gjitha çka u përmendën më lart do të mundësoheshin ve-tëm nëse mundësohen ndryshime në sistemin politik dhe partiak të vendit. Polarizimi midis partive të mëdha duhet të eliminohet. Vizioni i liderave partiakë dhe politikanëve të tjerë du-het të përfshijë shumë më shumë se interesat e ngushta personale.

BurimetBalla, S. (2010). 33: Tranzicioni nё Interviste. Tiranё: UET press.

Biberaj, E. (1999). Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy. USA: Westview Press.

Biberaj, E. (2000). Shqiperia nё Tranzicion (Albania in Transition). Tiranё: Ora Botime.

Biberaj, E. (2011). Albania: The Challenges of Tran-sition, Central and East European Politics: From Communism to Democracy, Second Edition. (pp. 369-396). Lanham, Boulder, New York, Toronto, Plymouth, UK: Rowman and Littlefield Publis-hers, INC.

Huntington, S. P. (1991). The Third Wave: Demo-cratization in the Late Twentieth Century. Norman and London: University of Oklahoma Press.

Krasniqi, A. (2009). Sistemet Politike nё Shqipёri 1912-2008. Tiranё: UFO Press.

Krasniqi, A. (2009). Zgjedhjet nё Shqipёri (1991-2008): Historia, Proçeset Zgjedhore, Partitё, Kandidatёt, Fushatat Elektorale. Tiranё: Konica kolor.

Meidani, R. (2011). Rёniet-Ngritjet e Demokracisё. Tiranё: Botimet TOENA.

Muço, M. (2001), Albania. Balkan Reconstruction. (pp. 119-131) London, Portland: Frank Cass.

Tarifa, F., Krisafi, K. and Tarifa, E. (2009). Paradig-ma e Tranzicionit Demokratik: Fundi i Tranzicionit apo njё Tranzicion pa Fund? Tiranё: Ombra GVG.

Zaimi, E. (2009). Demokracia dhe Ndertimi i Insti-tucionit tё Welfare nё Shqipёri. Tiranё: Shtёpia Bo-tuese EMAL.

[email protected]

Page 13: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 13

Page 14: Revista "Fjala" - ISSUE 4

14 stylus magazine

A nevojitet një reformë të Kodit Penal lidhur me DROGAT!?

Qarkullimi dhe përdorimi i paligjshëm i drogave ës-htë një fenomen gërryes për individin, shoqërinë dhe vetë shtetin. Të gjitha llojet e studimeve mje-

kësore, psikologjike, psiqike, kriminologjike etj., tregojnë se ky fenomen qëndron mbi ne si një rrezik i mprehtë dhe vazhdueshëm. Lufta kundër krimit të organizuar, dhe në veçanti kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të droga-ve, shndërrohet në këtë mënyrë në një nga sfidat më të rën-dësishme të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar. Identifikimi, kapja dhe dënimi i autorëve të këtyre krimeve, bazuar në dispozitat e Kodit Penal, është një nga rrugët e rezlizimit të kësaj sfide. Kodi ynë Penal në Pjesën e 2, Kreu i VIII, Seksioni i II, veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, nenet 283 deri 286/a parashikon veprat penale lidhur me lëndët

Besnik MUÇI (Shqipëri)Prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda /Tiranë

narkotike. Parashikohen si krime prodhimi, shitja dhe mbajtja, trafikimi (importi, ek-sporti dhe tranzitimi), kultivimi i i lëndëve narkotike etj.. Duke i bërë një analizë të për-gjithshme këtyre neneve nxjerr dy konstati-me: Së pari Kodi ynë Penal i parashikon të gjitha llojet e lëndëve narkotike në një term të vetëm duke mos bërë asnjë dallim. Megjitha-të duke u nisur nga disa karakteristika të tyre si çmimi, mënyra e nxjerrjes dhe përgatitjes, bimët ose lëndët e para nga të cilat nxirren, pёrqindja e drogës së pastër në këto lëndë, efektët që japin në organizmin e përdoruesit etj. Ne mund ti ndajmë në disa lloje ku krye-soret janë kokaina, heroina, mariuana, hashi etj., me prejardhje natyrore, dhe lëndë narko-

tike me prejardhje industriale si amfetamina, metanfetamina, ekstazitë etj... Ne e dimë që lëndë të tilla si mariua-na dhe hashashi kanë një përqindje të ulët të drogës dhe japin efekte të lehta në organizëm ndërsa heroina, kokaina dhe ekstazitë kanë përqindje të lartë dhe japin efekte shumë të rënda në organizmin e përdoruesit, shpesh deri në vdekje. Prodhimi, mbajtja, shitja dhe trafikimi i lëndëve të ndryshme narkotike paraqit rreziqe të ndryshme për shoqerinë, rendin publik dhe vetë individin përdorues. Është e dukshme që tregtimi i heroinës dhe i kokainës paraqet rrezikshmëri më të madhe se ai i mariuhanës. Në Kod nuk bëhet asnjë dallim midis këtyre lëndëve në rastin e kuali-fikimit ligjor të veprës penale. Konsiderohet

Page 15: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 15

A nevojitet një reformë të Kodit Penal lidhur me DROGAT!?

prodhim, mbajtje, shitje ose trafikimi si kur kemi mariuhanë, hashash, kokainë, heroinë etj.. Së dyti Kodi ynë Penal nuk bën da-llim lidhur me kualifikimin ligjor të veprës penale në rastin e kapjes dhe sekuestrimit së sasive të ndryshme të lëndëve narkotike. Në praktikë janë kapur persona duke mbajtur, shitur apo trafikuar sasira të ndryshme duke filluar nga 2-3 gram, disa dhjetra ose qindra gram, disa kilogram, disa dhjetra ose disa qindra kilogram lëndë narkotike. Prodhimi, mbajtja, shitja dhe trafiki-mi i sasive të ndryshme të lëndëve narkotike paraqet rrezik të ndryshëm për shoqërinë, rendin publik dhe individin. Natyrisht kapja duke shitur disa gram heroinë është më pak

e rrezikshme se kapja duke pёrgatitur për të shitur 1 kilogram. Trafikimi i 2 kg Canabis Sativa është më pak i rrezikshme se sa tra-fikimi i 500 kilogramëve. Edhe në këtë rast Kodi ynë nuk bën asnjë dallim midis sasive të ndryshmë të lëndëve të seksuetruara kur vjen puna për kualifikimin ligjor të veprës penale. Konsiderohet prodhim, mbajtje, shi-tje ose trafikimi si kur sekuetsrohet 5 gram Canabis Sativa edhe 500 kilogram, si kur seskuetrohet 1.5 gram heroinë edhe 15 kilo-gram. Veç këtyrë konstatimeve, që në gjyki-min tim, janë shumë të rëndësishme në luf-tën kundër drogës, Kodi ynë në përcaktimin e veprave penale nuk bën dallimin e vende-ve se ku shpërndahet dhe cila është kategoria

Page 16: Revista "Fjala" - ISSUE 4

16 stylus magazine

e personave që u shpërndahen drogat. Ato mund të shpërndahen në ambjente private ose publike, në ambjente tё hapura ose të mbyllura, në bare ose restorante por dhe në shkolla, universitete, reparte ushtarake ose personave nën 18 apo 14 vjeç etj.. Kryerja e këtij veprimi në shkolla ose institucione të tjera edukimi ose arsimimi para-qet rrezikshmëri shumë më të lartë se në amb-jentet e tjera. Kodi nuk bën asnjё dallim lidhur me kualifikimin e krimit, të kryer në vendet e cituara më sipër, por e konsideron thjesht shitje të lëndëve narkotike. Kodi ynë nuk bën dallim edhe lidhur me perso-nat e përdorur për të prodhuar, mbajtur, shitur apo trafikuar lëndë narkotike. Trafikantët për-dorin shpesh për këtë qëllim të mitur, persona të sëmurë psiqikisht etj.. Dëmi që i shkatohet sho-qërisë dhe individit, rrjedhimisht rrezikshmëria e këtyre krimeve, është më e lartë, kur përdoren persona të mitur se me rastin e personave mad-horë. Kodi gjithashtu nuk bën dallim lidhur me au-torët e kryerjes së kytyre krimeve kur ata janë persona të zakonshёm ose nëpunës publikë apo funksionarë shtetërorë si farmacistë, doganierë, punonjës policie, avokatë etj. Rrezikshmëria e kryerjes së krimit nga kategoria e dytë e perso-nave është më e lartë. Duke analizuar ndëshkimet penale lidhur me këto krime konstatohet që ndëshkime penale të afërta ose përafërsisht të njëjta janë dhënë në ras-tet e autorëve të kapur me sasira të ndryshme të lëndëve narkotike. Pra si në rastin e autorëve të kapur duke shitur disa gram ose disa dhjetra kilogram lëndë narkotike Kodi paashikon në mi-nimum dhe maksimum masa të njëjta. Në këtë rast qëllimet kryesore të dënimit, që janë ndësh-kimi i autorit dhe parandalimi i posaçëm dhe i përgjithshëm, nuk arrihen plotësisht ose ose ja-pin efektin e kundërt.

Kodi ynë Penal bën një ndarje të qartë të krime-ve lidhur me lëndët narkotike të kryera brenda vendit dhe atyre lidhur me trafikimin ndërkom-bëtar (importi, eksporti, tranzitimi dhe tregtimi). Por duke pasur në konsideratë praktikat e disa vendeve perëndimore si dhe faktin që qarkulli-mi i personave dhe mallrave pothuajse po libe-ralizohet plotësisht ky lloj dallimi është gjithnjë e më pak i rëndësishëm.

Duke analizuar konstatimet e mësipërme gjykoj se ka ardhur koha për të hapur një debat lidhur

me reformimin e pjesës së Kodit Penal që pa-rashikon veprat penale të narkotikëve. Kjo me qëllim për të bërë një kategorizim të ri të këtyre veprave penale duke pasur më mirë në konsi-deratë rrezikshmërinë që paraqet për shoqërinë dhe individin qarkullimi i lëndëve të ndryshme narkotike, sasitë e ndryshme të tyre, vendet ku kryhet, kategoria e personave që preken ose që përdoren për të kryer këto krime etj.

Konkretisht unë sugjeroj që ndryshimet duhet të

konsistojnë si më poshtë:1- Kategorizimi i veprave penale duke bërë ndar-jen e lëndëve narkotike në dy kategori të rënda dhe të lehta. Kriteret kryesore të ndarjes duhet të jenë varësia që individi krijon nga përdori-mi i tyre dhe pasojat që sjellin për organizmin e përdoruesit. Mund të diskutohet me mjekë dhe psikologё dhe për kritere të tjera. Rrjedhimisht dhe dënimet penale për kategorinë e parë duhet të jenë shumë më të larta se të dytat.2- Parashikimin e veprave penale të veçanta ose si rrethana cilësuese në varësi të sasisë së lën-dës narkotike të sekuestruar. Ky parashikim

Page 17: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 17

njëkohësisht duhet të jetë i ndryshëm për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike pra për drogat e lehta ose të rënda ose për secilën veç. Gjykoj që duhet të ndahen në tre kategori. Njëra, në rastet kur sekuestrohen disa dhjetra gram, së dyti kur seksuetrohen disa qindra gram dhe së treti sasi-të më të mëdha. Sasitë mund të diskutohen por duhet një dallim në dënim në mënyrë progresive midis sasive shumë të vogla dhe atyre shumë të mëdha. Duke pasur parasysh dhe rrethanat e tjera spe-

cifike të kryerjes së veprave penale lidhur me lëndët narkotike ndryshimet duhet të paras-hikojnë si vepra me vete ose si rrethana cilësue-se shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë insti-tucioneve arsimore dhe të edukimit, personave nën 18 ose 14 vjeç, reparteve ushtarake etj. Sank-sionet në këto raste duhet të jenë shumë të larta. Po ashtu të parashikohet si vepër me vete ose si rrethanë rënduese përdorimi i personave të mi-tur ose atyre të papërgjegjshëm për kryerjen e këtyre krimeve. Edhe përdorimi i personave të mitur ose atyre të papërgjegjshëm për kryerjen e krimeve lidhur me lëndët narkotike ose dhe

kryerja e këtyre krimeve nga nëpunës publikë apo funksionarë shtetërorë duhet të parashiko-het si rrethanë rënduese.Mund të diskutohet dhe heqja e dallimit të krime-ve lidhur me lëndët narkotike të kryera brenda vendit dhe atyre lidhur me trafikimin ndërkom-bëtar, në veçanti për shkak të ndarjes në mënyrë të hollësishme të tyre duke u nisur nga lloji dhe sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara.

Hapja e kësaj çështje si dhe kryerja e këtyre ndryshimeve kërkon një diskutim të detajuar dhe kompleks, analiza të gjëra jo vetëm juri-diko-penale por dhe mjekësore, psikologjike, kriminologjike, si dhe njkohësisht analizë të ho-llësishme dhe kritike të praktikave dhe rezulta-teve të deritanishme të institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit. Reflektimi më i saktë dhe i plotë i akteve ndërkombëtare, të pranuara nga Shqipëria, në fushën e luftës kundër trakimit të lëndëve narkotike. Për ta bërë të kuptueshëm për një kategori të gjërë lexuesish unë u jam shmangur, aq sa ës-htë e mundur, përdorimit të terminologjisë së ngushtё juridiko-penale dhe analizave të de-tajuara të dispozitave të Kodit Penal lidhur me këto krime.

Page 18: Revista "Fjala" - ISSUE 4

18 stylus magazine

EURO

ZGJEDHJA

Historikisht krizat financiare janë shkaktuar nga të ardhurat e ulëta qeveritare, de-fiçiti buxhetor, borxh në nivele të larta, duke i futur qeveritë në një rrugё me pro-bleme serioze ekonomike. Në ditët e sotme po jetojmё të njëjtën gjë me disa nga shtete të BE’së. Sipas investuesit të famshëm Jim Rogner tashmë Evropa është në një kollaps ekonomik. Shumë shtete të BE’së po jetojnë probleme të tilla si nivel i lartё borxhi dhe defiçit buxhetor.

Siç shihet edhe në tabelën e mësipërme shtetet më kritike për nga ana e borxhit publik edhe difiçitin e lartë buxhetor janë ndër shtetet të cilat po e dёrgojnë drejtë kolapsit ekonomik. Dy shtetet më kritike për nga ana e borx-hit publik janë Italia dhe Greqia.Ajo që shfaqi shenjat e para të këtij kolapsi ekonomik ёshtё Greqia, jo vetëm me defiçitin e saj të lartë buxhetor por edhe me borxhin publik tepër të lartë. Duke ndikuar jo vetëm në ekonominë evropiane por edhe atë ndёrkombëtare duke shkaktuar rënien e burs-ave dhe falimentimin e shumë subjekteve private, uljen e investimeve si ato publike dhe private. Ky kolaps ka shmangur shumё biznese nga investimet duke u bazuar nga paqëndrueshmёria ekonomike në shumë vende të Evropës. Sot me konceptin e ri ekonomik “Globalizëm” të gjitha ekonomitë janë tё lidhura me tregun global, nëse në një nga shtetet do të shfaqet krizë ekonomike ajo ndikon në eko-nomitë me të cilat ka më shumë lidhje dhe këto ekonomi të dyta në ekonomi të treta, gjë e cila sjell infektimin e krizёs nё shumë shtete të ndryshme drejtpërdrejt ose tërthorazi. Por le ti kthehemi temës përse pikërisht në Greqi u shfaqёn shenjat e krizës ? Greqia ndryshe nga shumë ekonomi të vendeve të Evropës ajo nuk ka njё ndikim të lartë në tregun botëror si edhe atë evropian. Greqia importon 65.79 miliard $ në vitin 2011 e cila tregon njё rritje të

Ergys Neziri (Shqipëri)dega Financë,

Universiteti Dokuz Eylul Izmir / Turqi

Page 19: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 19

DHRAHMI

ZGJEDHJA

importeve me 5.60 miliard $ nga viti 2010. Ndërsa eksportet e Greqisë kanë pësuar rritje nga viti 2010-2011 me 22.66 miliard – 26.64 milard $. Por gjithsesi ajo ka njё defiçit tregёtar tepër të lartë.Sipas raporitit të cia/the-ёorld-factbook 40% të GDP’së e zë sektori publik dhe 15% të GDP’së e zë turizmi. Ashtu edhe siç shihet në grafikun anash Greqia ka njё defiçit buxhetor tepёr të lartë megjithë reformat e bëra defiçit ka shkuar drejt uljes, numri i papunësisë nё vitin 2009-2010 ka pë-

suar rënie me 7.50% por në vitin e mëpasëm ёshtё vënë re rritje të papunësisë me 4.50% si rrjedhojё e refor-

mave të marra nga qeveria

g r e k e . Rritja

eko-

nomike ka ndjekur një trend rënës. Në maj 2010 FMN dhe disa shtete të eurozonës i kanë siguruar Greqisë kredi afatgjatë

dhe afatshkurtër me një shumë prej 147 miliard $ për të paguar borxhin e saj tek debitorёt. Gjithashtu Greqia ka shkurtuar shpen-

zimet shtetërore me 40 miliard $ për më shumë se në tre vite. Në tetor 2011 FMN dhe liderët e eurozonës i sigurojnë Athinës një paketё të dytë

borxhi prej 169 miliard $. Po ti hedhim një sy borxhit publik të Greqisë në vite vëmë re se borxhi publik ka pësuar nje luhatje dhe paqёndrueshmёri nga

viti në vit ku pas vitit 2008 borxhi publik i qeverisë të Athinës tregon vetëm rritje duke arritur pikën e saj më të lartë në vitin 2009 me 112.6% të GDP’së dhe duke arritur kulmin e saj në vitin 2011 mbi 130% të GDP’së ose e shprehur ndryshe 583.3 milard $ për vitin 2011. Paketa e tretë ekonomike pritet ti jepet përsëri në muajin gusht të vitit 2012 por shumë vende të eurozonës janë shprehur se nëse Athina nuk përshpejton reformat, paketën e tretë për këtë vit mund edhe të mos e marrë.

Por a ka kapacitet Athina për të shlyer borxhin e marrë nga FMN dhe Eurozona?Edhe në raportin të FMN’së për ekonominë greke shtrohet një pyetje të tillë. Sipas FMN’së paketa ekonomike e dhënë do të jetë e menaxhuehme por përsëri e lartë. Borxhi i papaguar

Page 20: Revista "Fjala" - ISSUE 4

20 stylus magazine

te FMN’ja në vitin 2013 do të arrijë pikën e 12%-17% të GDP’së, sido që të jetë borxhi do të vazhdojё të rritet pas paketave ndi-hmuese. Pagesat (borxhi) tek FMN dhe Eurozonë do të arrijë 62% të eksporte-ve të Athinës. Pa një me-naxhim të mirëfilltë Gre-qia do ta ketë të vështirë për të paguar borxhin e marrë si ndihmë ekono-mike. Gjithashtu rritja ekonomike do të jetë më e dobët se nga është paras-hikuar. Deflacioni në rro-ga dhe çmime do të sjellë reduktim të të ardhurave tatimore për qeverinë e Athinёs.

Le ti kthehemi te-mës së nëse Greqia do të ishte më mirë të vazhdojё me përdorimin e euros apo kthimin e saj në mo-nedhën mëmë dhrahmi.

Me shkurtimin e të ardhu-rave tatimore Athina do ta ketë më të vështirë për të ripaguar borxhin e marrë nga FMN dhe Eurozona. Ajo mund të ndjekë rru-gën e rritjes të taksave dhe shkurtimit të shpenzimeve publike dhe privatizimit. Nëse Athina ndjek rrugën për një rritje të shkallës tatimore ekonomia e saj do të futet në një gjendje më të komplikuar nga ajo që është sot. Me rritjen e taksave Greqia do të sh-mang investimet e huaja gjë e cila sot po vazhdon dhe shumë investitorё të huaj po kërkojnë rrugët më të mundshme për tu larguar nga Greqia.Nëse Greqia i kthehet moned-hës mëmë çfarё ndikimi do të sjellë në ekonominë e saj: • Të ardhura nga emitimi i parasë. Me rikthimin e saj në moned-

hën mëmë Greqia mund të fitojё nga emitimi i parasë së saj, duke i ulur vlerën parasë së saj kundrejt euro apo dollarit do ia le-htësojë Athinës për të pa-guar borxhin e marrë në formë pakete ndihme për të dalë nga situata e përfs-hirë ekonomike. Nëse një shtet ka borxh të jashtëm të lartë ai ndjek rrugёn për të ulur vlerën e parasë së tij kundrejt monedhave ndërkombëtare. • Tërheqja e investi-meve të huaja. Me uljen e vlerës të parasë së saj Gre-qia mund të tërheqë më shumë investime të huaja sigurisht jo me një shka-llë tatimore të lartë dhe kjo do të sjellë gjallërim në ekonomi. • Ndalim i konsu-mit të produkteve të im-portuara. Me adaptimin e dhrahmisë shmang edhe

Burimi: Ekonomitë Oxford / Analitika Haver

Page 21: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 21

konsumatorët nga kon-sumimi i produkteve të impor-tuara pasi ato do të jenë të sh-trejnta sesa produktet vendase. • Rritja e eksporteve. Në këtë mënyre Athina me ndryshi-min e monedhës dhe gjithashtu duke e mbajtur vlerën e saj më të ulët sesa monedhat e tjera ndërkombëtare Athina mund të rritë eksportet e saj drejt tregut botëror pasi mallrat që ajo do të eksportojë do të jenë më të lira për importuesit ndërkombëtarë. Me rritjen e eksporteve Athina do të mbyllё ose do të mund të zvogёlojё defiçitin e saj tregëtar.

Të gjitha këto do ti mund ti sigurojnë Greqisë të ardhura për të menaxhuar borxhin e saj edhe për të shmangur edhe një herë veten e saj nga kjo gjendje aktuale ekonomike. Sot vendi-met e Athinës janë tepër të rën-dësishme jo vetëm për Athinën por edhe për shumë shtete të cilat gjenden në marrdhënie ekonomike me të. Gjithashtu jo vetëm ndryshimi i monedhës është alternativa e vetme për Athinën, ajo sot ka shumë punë për të bërë duke filluar nga sta-bilizimi i tregut bankar, garan-tim sigurie për biznesin vendas dhe atë të jashtëm, ndryshime në sistemin tatimor, privati-zim etj. Por le të theksojmë se ndryshimi i monedhës për Gre-qinë do të luante një rol tepër të rëndësishëm në menaxhimin e borxhit të saj.

[email protected]

Page 22: Revista "Fjala" - ISSUE 4

22 stylus magazine

Qyteterimi Bizantin bashkejetoi rreth 800 vjet me Shqiptaret, duke dominuar gjate gjithe mes-

jetes ne trevat tona. Ai jo vetem pati ndikime te jas-htezakonshme, si vazhdim i qyteterimit romak por pati aftesine qe te “thithte” dhe te perfshinte ne “kozmosin” e tij edhe vlerat me te arrira qe vinin nga provincat perendi-more Iliro-Arberore.Historia e Bizantit si pjese e nje prej qyteterimeve te medha boterore veçohet per arritjet e saj ne aspektet po-litike, diplomatike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore. Pikerisht ne kete realitet kozmopolit nje rol te rendesis-hem kane luajtur edhe paraardhesit e Shqiptareve . I pari midis te shumteve ishte edhe Anastasi, Perandori qe bashkeqytetaret e tij nuk e donin, sepse e lidhi qytetin e tyre, Durresin me Kostandinopolisin dhe lindjen. Pikerisht Durresi, qendra e provinces Romako-Bizantine te Epirit te ri, ishte porti kryesor i Bi-zantit ne kufijte perendimore te tij. I quajtur si taverna e Adriatikut, apo Metropoli I Ilirikut ai sherbente si baze kryesore e flotes Perandorake. Nga ky qytet i

ANASTASI

Durrsaku qe u be perandor i BizantitIlirjan Gjika - Historian (Shqiperi)

Page 23: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 23

perandorise Bizantine do ti vinin te gjitha rreziqet nga perendimi, siç ishin sulmet e huaja dhe pretendentet e shumte te fronit. Nga gjiri i elites politike, ushtarake dhe kishtare te tij dolen mjaft personalitete te fuqishme midis te cileve edhe Anastasi.Anastasi i cili sundoi ne vitet (491-518) ishte i 15’ti perandor Bizantin. Ai lindi ne Durres rreth vitit 450, ne nje familje senatoriale Ilire . Pasi u be nepunes oborri ai u prezantua si njeri me karakter te forte, ambicioz, i ndershem dhe i drejte. Pikerisht per keto cilesi ky ushtarak me pervoje i armates Bizantine u zgjodh si Perandor ne vitin 491, duke zevendesuar paraardhesin e tij Perandorin Zenon.Pasi u martua me te vene e tij Ariadnen Anastasi qeverisi per 20 vjet dhe u tregua nje administrator dhe shtetar i zoti. Nder reformat e para te tij ishte riorgani-zimi i sistemit financiar te perandorise, ku paraja Bi-zantine fiksoi nje kurs stabel dhe emetoi monedhat e reja prej bronzi, ne vend te atyre prej bakri qe qarkullonin me pare. Ne vijim te kesaj politike ai riorganizoi edhe

Durrsaku qe u be perandor i BizantitIlirjan Gjika - Historian (Shqiperi)

Page 24: Revista "Fjala" - ISSUE 4

24 stylus magazine

sistemin e mbledhjes se taksave qe fuqizoi financat shteterore. Tashme ato do te mblidheshin nga nepunes qe emeroheshin nga prefektet pretoriane. Ne fund te qeverisjes se tij Anastasi, i la arkes se shtetit nje shume prej 320 000 librash ari. Nderkohe sun-dimi i perandorit me origjine Ilire u shoqerua me revolta

dhe luftera civile, te cilat nxiteshin nga Partia e te kalterve. Te tilla ishin revoltat e grupeve kristiane te ndryshme ose revolta e Vitalia-nit kryekomandantit te Trakes, i cili e rrethoi 3 here Kostandino-polisin. Si Durrsak Anastasi tregoi kujdes te veçante per qytetin e tij te lindjes. Ai rindertoi sistemin mbrojtes te Durresit, gjatesia e mureve te te cilit arrinte gjatesine 4400 m. Ato kishin gjeresi prej 3.5 m dhe ishin te larta 12 m dhe u ndertuan me tulla te kuqe ashtu siç i shohin dhe sot. Perveç tyre Anastasi ndertoi edhe keshtjellen dhe hipodromin, si dhe nje kishe ate te Shen Anargjireve Ne kohen e tij u ndaluan ndeshjet e gladiatoreve dhe u ndertuan nje pjese e mureve rrethuese te Kostandinopolisit Interesant eshte fakti se, Anastasi kishte edhe nje portret te çudits-hem. Ai gjysmen e kokes e kishte me floke te verdhe dhe gjysmen ges-htenje, ndersa njerin sy e kishte bojeqielli dhe tjetrin te zi. Perandori Anastas vdiq ne 1 korrik te vitit 518 dhe u zevendesua nga Justini, nje tjeter bashkekombas i tij Ilir, por nga Dardania, i cili u pasua ne vitin 527 nga i nipi, perandori Justinian. Ne vi-tin 532, kur kunder sundimit te Justinianit shpertheu kryengritja e

Page 25: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 25

famshme Nika, ne Kostandinopoje, ne te moren pjese edhe dy niperit e Anastasit; Pompeu dhe Ipati. Ata u ftuan nga partite e hipodro-mit per te marre pushtetin qe u takonte si trashegimtare te perandorit me origjine nga Durresi. Megjithese ata arriten nje hap larg suk-sesit, sepse Justiniani mendoi se gjendja e tij ishte e pashprese dhe u be gati te largohej nga Kostandinopolisi. Fati i keq i kryengritjes qe u shtyp nga strategu i Justinianit, Belizari, pasoi edhe dy nipe-rit e Perandorit Durrsak. Keshtu Pompeu dhe Ipati u vrane dhe trupat e masakruar te tyre u hodhen ne detin Marmara. Nje lufte e denje brenda llojit, ku anetaret e dy familjeve Ilire luftojne ne Kos-tandinopoje per fronin e Bizantit. Nderkohe per kete figure te shquar qe, historia e vendeve fqinje do te bente çmos qe ta bente pjese te sajin, tekstet tona, te pakten ato shkollore flasin fare pak. E ndersa per Anastasin, teksti i Histori-se se vitit te katert, apo siç quhet sot klases se XII, permban vetem katёr rreshta , Justini dhe Justiniani, Perandore qe ishin lindur ne Bederiana dhe Tauresium te Provinces se Dardanise dhe qe ishin per nga Kombesia Ilire etnike, teksti i historise sone hesht. Perse? Nuk e dime!?.

Burimet 1-E. Jacques, Shqiptaret.2-Histori e Bizantit. Tirane, 1999, fq.39.3-G.Ostrogorski, fq.40.4-A.Meksi, Arkitektura mesjetare nё Shqiperi, fq.13.5-A.Meksi, Monumente II, 1985.fq.15.6-T. Zavalani, Histori e Shqiperise, Tirane , fq 63-64.7-Aristidh Kola, Arvanitasi, fq.209.

Page 26: Revista "Fjala" - ISSUE 4

26 stylus magazine

Dikur nё tokёn stergjyshore jetonte

Me shpendё e bagёti familjen ndi-

hmonte

Po mendja ç’iu prish tё shkretit

njeri

Larg shtegёtoi nё kurbetin e zi

U nis tё punonte nё dhe tё huaj

Duke menduar se do e kishte tё

lehtё

Dhe qё atёherё emrin ia ndёrruan

E quajtёn mёrgimtar pёr jetё

E mor mёrgimtar qё shtepinё

braktise

Vatrёn e le shkretё, nёnёn helma-

tise

Gruaja dhe fёmijet mbeten fillikat

Tё kujtojnё me mall ditё dhe natё

Kthehu mor I gjorё, kthehu nё

atdhe

Tё punosh tokat qё djerrё i le

Kthehu nё vatan dhe jeto si mbret

Jo si shёrbёtor atje nё kurbet

Mërgimtari

Xheni Shehaj (Shqipëri)dega Letërsi, Universiteti

Alexandër Xhuvani

Page 27: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 27

Klithma

Trokёllin frika nё veshёt e mi .

Si hingёllima e njё kali tё egёr kur

zbutet.

Kronologjia e kujtimeve varroset e

gjallё nё themelin e harreses tutkune.

Asnjё klithmё ndihme nuk pipёtin

nga gojё e tyre humbamene.

Pallatet e ёndrrave me ranё nga

lartesitё.

Sytë mu erruan , mё mbetёn tё verbёr

çuditёrisht.

Kёnga e preferuar me stonoi si mbytja

e fytit nё buzё.

Po ulёras o botё, po ulёras tё mё

dёgjoni: “jam akoma Unё”!

Tefta SalaPoete (Shqipëri)

Page 28: Revista "Fjala" - ISSUE 4

28 stylus magazine

Gentjan Lami (Shqipëri)dega Inxh Kompjuteri,

Universiteti IYTEIzmir / Turqi

Page 29: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 29

Diku e heshtur si në ziPo rri e bukura Çamëri.

Po rrin si foshnja pa nënëPorsi nata që ska hënë.

Ky Zerva na ishte betuÇamërinë me e shfaru

Shqiptar gjallë mos me lënëTokën çame me quajt nënë.

Sa shumë vrau e tmerroiÇamërinë na e masakroiEdhe sot kush e kujton Syri i tij me vaj loton.

E lodhur e shpirt trazuarNga vuajtjet që ka kaluarPër vrasjet që ajo ka paSyri akoma si është tha.

Një në jug tjetri n’veriS’po njeh djali nënën e tijKush n’Turqi e n‘Kalabri

Por zemra u rreh në Çamëri!

Po sot Çamëria jonë?Kush vallë të gëzon?Se nëna në gji stë ka

E pranë po do me t’pa

Page 30: Revista "Fjala" - ISSUE 4

30 stylus magazine

Page 31: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 31

Page 32: Revista "Fjala" - ISSUE 4

32 stylus magazine

Page 33: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 33

Page 34: Revista "Fjala" - ISSUE 4

34 stylus magazine

Page 35: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 35

Page 36: Revista "Fjala" - ISSUE 4

36 stylus magazine

Page 37: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 37

Page 38: Revista "Fjala" - ISSUE 4

38 stylus magazine

Page 39: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 39

Page 40: Revista "Fjala" - ISSUE 4

40 stylus magazine

Page 41: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 41

Page 42: Revista "Fjala" - ISSUE 4

42 stylus magazine

Page 43: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 43

Page 44: Revista "Fjala" - ISSUE 4

44 stylus magazine

Page 45: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 45

Page 46: Revista "Fjala" - ISSUE 4

46 stylus magazine

Page 47: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 47

Page 48: Revista "Fjala" - ISSUE 4

48 stylus magazine

Page 49: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 49

Page 50: Revista "Fjala" - ISSUE 4

50 stylus magazine

Page 51: Revista "Fjala" - ISSUE 4

stylus magazine 51

Page 52: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Kryeredaktor:Leonard SeferiKordinator & Dizenjues i revistës:Ardit Isaku

Këshilltarët: Sokol Brahaj (Marrëdhënie Ndërkombëtare - PhD)Elona Rusi Karacalarlı(Marrëdhënie Ndërkombëtare - PhD)Editor:Ervin ShkulakuNë këtë numër punuan: Elona Rusi Karacalarlı, Xheni Shehaj, Tefta Sala, Besnik Muçi, Ilirjan Gjika, Ergys Neziri, Gentjan Lami

Informacion:web: www.revistafjala.come-mail: [email protected]: +90 541 493 01 61 +90 506 818 23 70 © Revista Fjala, 2012 Të gjitha të drejtat janë të rezervuaraISSN 9 000000-000000

Themeluesit Sokol Brahaj, Refik Nebiu, Shpëtim Hyda, Gëzim Dauti, Gentjan Lami, Leonard Seferi, Kozma

Çupi, Ardit Isaku, Ergys Neziri, Ervin Shkulaku

“Fjala“ është revistë mujore mbarkombëtare krijuese, kritikuese, frymëzuese, informative, ekonomike, politike, artistike, kulturore dhe shkencore

Revista “Fjala” u jep fjalën të gjithëve (studentë, akademikë, shkrimtarë, profesorë etj.) të shprehin mendimet e tyre në lidhje me çështje të caktuara. Krahas gjuhës shqi-pe do të publikohen artikuj edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, greqisht, turqisht, ser-bisht, italisht, rusisht me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në sa më shumë gjuhë si dhe ndihmesë në thyerjen e tabuve të krijuara ndaj shqiptarëve nga po-puj të ndryshëm.Revista fjala mirëpret dhe publikon çfarëdo lloji artikulli, kritikues, frymëzues, udhërrefyes, poetik, artistik, shkencor, kulturor, patriotik që përmbush këto kushte:

1- Të mos ketë pëmbajtje rraciste!

2- Të mos përmbaje fjalor sharës, ofendues apo përçares!

3- Të mos nxisi perçarje fetare në të gjitha trevat shqiptare!

Revista “fjala” nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shkrim. Përgjegjësia e artikujve ës-htë e shkrimtareve pasi mendojmë se në këtë mënyrë parandalojmë çencurën e artikujve.

Të dashur miq ju falenderojmë përzemërsis-ht në emër te redaksisë.

“Fjala” jonë me ju gjëmon me shumë!

Page 53: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Visit AlbaniansJala

Jonufri

Butrinti Prizren

Krujë

Tiranë

Thethi

Llogara (delta)

Presheva Tetovë

Jezercë

Valbona

Page 54: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Moti i ri mos të gjejë vetëm një mot më plak, po edhe një mot më të mençur.

Fan Noli(1882-1965)

Page 55: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 56: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 57: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 58: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 59: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 60: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 61: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 62: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 63: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 64: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 65: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 66: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 67: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 68: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 69: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 70: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 71: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 72: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 73: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 74: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 75: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 76: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 77: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 78: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 79: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 80: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 81: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 82: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 83: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 84: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 85: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 86: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 87: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 88: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 89: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 90: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 91: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 92: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 93: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 94: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 95: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 96: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 97: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 98: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 99: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 100: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 101: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 102: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 103: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 104: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 105: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 106: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 107: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 108: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 109: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 110: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 111: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 112: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 113: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 114: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 115: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 116: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 117: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 118: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 119: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 120: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 121: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 122: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 123: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 124: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 125: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 126: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 127: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 128: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 129: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 130: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 131: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 132: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 133: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 134: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 135: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 136: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 137: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 138: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 139: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 140: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 141: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 142: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 143: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 144: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 145: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 146: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 147: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 148: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 149: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 150: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 151: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 152: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 153: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 154: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 155: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 156: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 157: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 158: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 159: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 160: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 161: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 162: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 163: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 164: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 165: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 166: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 167: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 168: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 169: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 170: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 171: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 172: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 173: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 174: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 175: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 176: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 177: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 178: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 179: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 180: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 181: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 182: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 183: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 184: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 185: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 186: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 187: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 188: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 189: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 190: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 191: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 192: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 193: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 194: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 195: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 196: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 197: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 198: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 199: Revista "Fjala" - ISSUE 4
Page 200: Revista "Fjala" - ISSUE 4

Moti i ri mos të gjejë vetëm një mot më plak, po edhe një mot më të mençur.

Fan Noli(1882-1965)