24
1 Revistë për fëmijë, nr.2 , 2015 4 Çmimi 100 lekë Udhëtimi paharruar i i Ensarit Tregime : “Zëri i lartë i papagallit”, KURIOZITETE VJERSHA KUICE “Elefanti barkmadh”

Revista per femije foleza jeshile 24

  • Upload
    ditka

  • View
    588

  • Download
    51

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

1

Revistë për fëmijë, nr.2 , 20154Çmimi 100 lekë

Udhëtimi paharruari

i EnsaritTregime : “Zëri i lartë i papagallit”,

KURIOZITETE

VJERSHA

KUICE

“Elefanti barkmadh”

AIITC

15.09. 15. 10.2015 – 2015

AIITC ofron gjuhe për 4 nivel t e para të gjuhës sëkurse e5800 lekë

përzgjedhur nga ana juaj + konsulencë falas për temat e diplomës së gjuhës

gjermane, angleze apo turke.

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2015-2016,qendra e gjuhëve të huaja AIITC ju fton të regjistroheni

në kurset e gjuhëve:

anglisht, gjermanisht, osearabisht turqisht.

�Pranë qendrës sonë do të gjeni kurse në grup ose individual.

Klasat përbëhen nga 6 - 8 kursantë.�Klasat ndahen sipas grupmoshave.�Metoda të përditësuara sipas standardeve europiane dhe të�miratuara nga Ministria e Arsimit.

Pas çdo niveli, dijet tuaja certifikohen.�

AIITC MËSON GJUHËT E HUAJA LEHTË DHE PERFEKT.Për të apasionuarit e një gjuhe jo europiane, siç është gjuha arabe, Qendra e

Gjuhëve të Huaja “AIITC” ofron mësimdhënie falas.

Adresa Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam(AIITC):

Rr. Isuf Elezi Nr.10, VILAT SELIT P.O. Box. 2905 - Tiranë, ShqipëriË,

Tel. 0035542215087, Mob: 0035567 40 99 567

E-mail: [email protected]; [email protected] web:, www.aiitc.net

2

Rr. Ali Demi, Tiranë / P.O. Box: 2905 web: http://www.gruaja.org

http://www.revista-familja.comE-mail: [email protected]

Cel: +355 67 40 99 567 +355 67 20 63 706

Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftoj të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj. Revista “Foleza Jeshile’’ është një revistë periodike për fëmijë.Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë apo në shkollën fillore.Kjo revistë përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime si:

• Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe;• Të mësojnë shprehi të reja në komunikim; • Të frymëzojmë të vegjëlit të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpër

mjet konkurseve të ndryshmene zhvillojmë.Revista “Foleza Jeshile” ka si objektiv:Edukimin e fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave si dhe tregimeve, të cilat përçojnë vlera morale dhe atdhedashurie. Nëpërmjet rubrikave “Mozaik” dhe ‘’Lojëra shpejtësie’’, ne synojmë të nxisim zhvillimin intelektual të lexuesve tanë të vegjël. Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, zgjidhni revistën “Foleza Jeshile’’.

2

“Merr dituri dhe në përfitimin e saj, mëso të jesh i qetë dhe i

mëshirshëm.”

Omeri (r.a.)

3

Faqe 4-5: Vjersha nga Xhevat Beqaraj dhe Ali Podrimja.Faqe 6-7: Tregimi ‘’Udhëtimi i paharruar i Ensarit’’.Faqe 8-9: Përralla ‘’Elefanti barkëmadh’’Faqe 10-11: Të mësojmë sëbashku anglisht.Faqe 12-13: Foto nga lexuesit e revistës ‘’Foleza Jeshile’’Faqe 14-15: Përralla ‘’Zëri i lartë i papagallit’’Faqe 16-17: Si të bëhemi më të mirë. Këshilla islame.Faqe 18-19: Tregimi ‘’Dashuria e gjyshërve’’Faqe 20-21; Kuriozitete. A e dini se? Faqe 22-23: Zbulo Kuizin dhe fito.

3

Kryeredaktore:Afërdita HyseniZv/Kryeredaktore: Zejneb ZekajRedaktore: Albana FisnikuDesing & Layout: Ermelinda (Agalliu) KurtiKorrektore:Krenita (Hakrama) Xhaferi

4

Rrezja e kaltëre pranverës, mesgjethesh zbret.Zgjon këngë zogjsh,puth lule delet,barin e blertë.Përkëdhel qengjat,ndjek borën fshehurnëpër kaçube…Valët e lumit,rrezen e kaltërmbajnë mbi supe.

Xhevat BEQARAJRrezja e kaltër

4

Të lumtur peshqitme rrezen lozin.Këngë për tëdhe ata duanqë të këndojnë.Po s’kanë zë,e nga gëzimi,mbase u biedhe ndonjë lot;Po kush në ujëLotët e derdhuri dallon dot?!

5

Erdhi viti i ri shkollor,sa shumë u gëzuam.Që nga dita e parë mësimet filluam.Çdo arsimtarmirëseardhje na uronte,shumë sukses edhe fat,të gjithëve na dëshironte.Por edhe këshillatasnjëherë s’mungonin,bëhuni të sjellshëm,në shkollë mos mungoni.

Të gjithë u betuamnë shkollë nuk do të mungojmë.Me gjithë dëshirë.Ne do të mësojmë.

Zilja e ShtatoritAli PODRIMJA

5

Të lumtur peshqitme rrezen lozin.Këngë për tëdhe ata duanqë të këndojnë.Po s’kanë zë,e nga gëzimi,mbase u biedhe ndonjë lot;Po kush në ujëLotët e derdhuri dallon dot?!

66

Miq të revistës ‘’Foleza Jeshile’’, në këtë tregim do t’ju tregoj ndodhinë e një djaloshi 6 vjeçar, i cili quhet Ensar. Ai është nga qyteti i bukur i Beratit, por që prej 2 viteve jeton në qytetin e madh të Tiranës. E ëma është doktoreshë, ndërsa i ati mësues. Të dy prindërit kryenin ritet e fesë Islame. Këtë vit ata dëshironin të shkonin në Haxh. E shqetësuar nëna pyeti të shoqin:- Si do ia bëjmë me Ensarin, ai nuk është mësuar të rrijë pa ne?

- Mendoj ta çojmë në Berat te nëna. – ia ktheu i shoqi. Këtë bisedë e dëgjoi edhe Ensari i cili dhe i pyeti me kureshtje, - O babi, ku do shkoni pa muα?

E ëma e mori Ensarin në prehër dhe filloi ta sqaronte:- Biri mamit, ne këtë vit do të udhëtojmë drejt Qabes, e cila ndodhet në qytetin e Mekës. Vizita e saj është detyrë për çdo musliman.Allahu kënaqet dhe na do shumë kur i bindemi Atij. Prandaj ti do rrish te gjyshërit në Berat, derisa të kthehemi ne.

Ensari u ngrit përnjëherës dhe iu drejtua të atit:

- Babi, të lutem më merrni me vete! Edhe unë kam dëshirë ta vizitoj Qaben dhe ta gëzoj Allahun.

Të ndodhur në një situatë të tillë, prindërit e Ensarit u menduan dhe vendosen ta merrnin me vete.

7

- I dashur Ensari ynë, sjellja jote ka qenë gjithmonë shembullore !Ti je shumë i bindur dhe i dashur me të gjithë, prandaj ne vendosëm të marrim me vete në Qabe, por me një kusht: kur të fillosh shkollën, të jesh krenaria e qytetit. – i foli butësisht i ati.Ensari i lumtur përqafonte prindërit dhe hidhej nga gëzimi. Erdhi dita e udhëtimit. Ensari së bashku me prindërit u nisën drejt Qabes së Shenjtë, për kryerjen e ritualit të Haxhit. Ensari i gëzuar i ndiqte në çdo veprim prindërit e tij.Kaluan plot tri javë dhe udhëtimi i Ensarit bashkë me prindërit e tij përfundoi.Sapo arritën nëTiranë, në shtëpi kishin ardhur për vizitë gjyshërit nga Berati. Ensari u ul pranë tyre dhe iu tregonti fotografitë që kishin bërë gjatë këtij udhëtimi të paharrueshëm. Më pas iu dha edhe nga një dhuratë që ia kishte zgjedhur vetë në dyqanet e Mekës.

Sqarim:“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe

kryerja e haxhit.”

7

8

Na ishte seç na ishte, na ishte një elefant barkmadh, që hante çdo gjë që i shkonte në mendje. Këtë ves e mësoi që në vogëli, sepse e ëma e ushqente me shumë seç duhej. E kështu elefantit i ishte zmadhuar stomaku dhe nuk ngopej kollaj. Kur ishte 7-vjeç ai peshonte sa një elefant 10 -vjeç. Kur dilte të luante me kafshët e pyllit, të gjithë e tallnin, sepse ai ishte i shëndoshë dhe i ngathët kur vraponte. Elefanti barkmadh filloi të largohej shumë nga shoqëria, dhe kështu filloi të ndihej i vetmuar. Askush nuk po e kuptonte se ç`po ndodhte me elefantin barkmadh. Ditët kalonin dhe elefanti nga mërzitia filloi të hante më shumë se më parë. Një ditë, elefanti sapo mbaroi së ngrëni i kërkoi së ëmës për të ngrënë diçka tjetër.E ëma u çudit dhe i tha: – Mjaft hëngre, por shko luaj me shokët tani.- S’kam shokë - ia ktheu elefanti i trishtuar.- Si nuk ke shokë?! - e pyeti e ëma me habi.

Elefanti barkmadh

8

9

- Ato më tallin mua duke më thënë “barkmadh”. Sa herë bëj gara vrapi me to, unë jam i fundit, - i shpjegoi elefanti dhe nisi të qante.

E ëma e kuptoi fare mirë problemin e të voglit të saj dhe filloi t`i përgatiste çdo ditë një dietë ushqimore plot vitamina, por që nuk të shëndoshte. Të dy vendosën të zgjoheshin herët dhe të bënin vrap për t`u dobësuar. - Plani i elefantit me të ëmën vazhdoi për ditë me rradhë, derisa elefanti ndihej më energjik, vraponte pa problem dhe më në fund kishte një oreks të kontrolluar. Edhe shokët nuk e tallnin më kur luante me to.Kështu elefanti dhe e nëna e tij nuk gabuan më në mënyrën e të ushqyerit.

9

10

Vendos gërmën e parë të fjalëve në anglisht dhe zbulo fjalën më poshtë!

a) b) c) d) e)

1010

1111

Instituti Shqiptari i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), organizoi dhe

këtë vit me sukses aktivitetin me titull

“Shkolla Verore AIITC 2015’’

Programi ditor i shkollës, këtë vit u fokusua në mësimin falas të gjuhëve të huaja, si gjermanisht, anglisht dhe arabisht, njohuri mbi edukatën islame, njohuritë bazë të vizatimit ndërsa pjesa tjetër e programit vijonte me aktivitete sportive dhe argëtuese, konkurse si dhe lojëra shpejtësie etj.

Qëllimi i këtij projekti ishte krijimi i një atmosfere vëllazërore midis fëmijëve, kalimi i disa ditëve të verës në formë edukative dhe argëtuese, si dhe përfitimi i tyre nga elementet e shumta që përbënin programin e kësaj shkolle. Një qëllim tjetër kryesor ishte mësimi i këtyre fëmijëve me jetesën e përbashkët me të tjerët, si dhe pajisja e tyre me virtytet e larta të moralit dhe të sjelljes shembullore islame. Pas përfundimit të planit mësimor, fëmijët u bënë pjesë e eskursionit 3 ditor në qendrën Kulturore Milenium me vendndodhje në Durrës.AIITC prej vitesh shërben si një djep kulture për brezat e rinj e më gjerë.

11

Të nDERuAR PRInDëR!

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të mësojnë gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër, ejani në qendrën e kurseve pranë AIITC.

Në këtë qendër do të gjeni metoda bashkëkohore dhe kushte moderne për nxënien sa më të shpejtë të gjuhëve të huaja.

Për më tepër informacion, na kontaktoni në adresën e mëposhtme: [email protected]

Cel: 067 40 99 567

12

Lexue

sit e

revis

tës

“Foleza

Jes

hile” n

a dë

rgojnë

fotot e

tyre.

Amela

Enisa

Jusra Learti

Kaltrina

Vizatimi Amelës

VizatimiEnisit

Esma & Amina

Ramazan i i parëSa mirë ku vjen Ramazani Gëzohet zemra e muslimanite në çdo shtëpi te muslimanit, lexohen rreshtat e Kuranit.Sa bukur është të agjërosh12

13

Dhe

ju lexue

s të rinj,

jeni

të m

irëpritur të

na

dërgo

ni fo

tot tua

ja!

Enisi

Enes

Klejvi

VizatimiIbrahimit

Ibrahim

SaraHidri

Ester

Këtë vit po e provoj.lutje e dua pafundTy Allah po t’i drejtoj.Të gjithë ju o besimtarëZotin një e të vetem adhuroni.

Nga Sara Hidri kl e 6-të shkolla: “Hafiz Ibrahim Dalliu”.

13

Na ishte një herë një papagall, i cili jetonte në një pyll së bashku me kafshë të tjera. Papagalli ishte shumë i bukur, pendët e tij ishin lloj-lloj ngjyrash. Mirëpo, ky papagall kishte një ves, që i bezdiste shumë banorët e tjerë të pyllit. Ai zgjohej herët në mëngjes dhe këndonte, me zë shumë të lartë. As në drekë nuk pushonte dhe në darkë flinte shumë vonë. Kafshët nuk po e duronin dot më sjelljen e tij pasi ai iu prishte qetësinë. Kafshët menduan ta largonin atë nga pylli. E kështu një mëngjes zebra bashkë me një pon (kalë i vogël) të bardhë e morën papagallin dhe u nisën drejt qytetit.

14

15

Papagalli hipi mbi qafën e ponit dhe përfundoi në mes të qytetit. Ndërsa papagalli po hutohej me pamjen e qytetit, fluturonte sa në një vend në një tjetër, derisa i humbi nga sytë zebrës e ponit. Këta dy të fundit panë rreth e rrotull për papagallin, por ai s’dukej gjëkundi dhe u kthyen në pyll pa të. Papagalli s’po e gjente dot rrugën për në pyll dhe filloi të jetonte në qytet.

Shumë shpejt, zëri i lartë i papagallit ra në vesh banorëve të qytetit. Një burrë i pasur ndaloi, e kapi papagallin dhe e futi brenda një kafazi të argjendë, të cilin e vari në verandën e shtëpisë së tij. Papagalli mezi po qëndronte brenda kafazit dhe vetëm përplaste krahët e bërtiste me sa fuqi kishte. Ditët kaluan. Papagalli rrinte si i përgjumur brenda kafazit, as bërtiste e as nuk lëvizte. Atij po i mungonte shumë jeta në pyll me miqtë e tij. Vetmia po e mundonte shumë, saqë as të ushqehej nuk pranonte. - Ç’po ndodh me ty papagall, ti zgjoje një qytet të tërë me zërin tënd, tani as gojën për ushqim nuk e hap? Të kam vendosur dhe në kafaz të argjendtë! Je më i privilegjuar se shokët e tu, që jetojnë nëpër pemë!

- Ha, ha, ha, ha fliste e qeshte me veten ky burri i pasur. Papagalli shikonte në drejtim të pyllit. Burri filloi të merakosej, dhe ia hapi derën kafazit, me idenë që papagalli nuk largohej dot.

Papagalli mori frymë thellë, kujtoi lirinë e pyllit, miqtë e tij dhe mori fluturimin drejt pyllit. Sapo arriti në pyll, u mblodhën kafshët rreth tij dhe, të merakosura e pyetën pse ishte dobësuar aq shumë.

Papagalli duke e kuptuar sa keq ishte sjellë me ta, iu përgjigj:

- Kam gabuar shumë me ju, miqtë e mi, prandaj ajo që unë përjetova është shkak i sjelljes sime. Jam shumë i lumtur që jam në mesin tuaj - dhe filloi të fluturonte i lirë në pemët e larta e të dendura të pyllit.

1616

17

Profeti Muhamed (Paqja Mëshira e Zotit qoftë mbi të) na ka porositur:

- Kur të flasim, të themi të vërtetën.

- Kur të premtojmë, ta mbajmë premtimin.

- Kur të na lihet diçka amanet, ta çojmë në vend.

- Ruani duart tuaja nga të bërit keq.

- Kujdesuni për shëndetin, para se të vijë sëmundja.

- Kujdesuni për kohën e lirë, para se të jesh i zënë.

17

Të dashur lexues të revistës ‘’Foleza Jeshile’’, në këtë numër do t’ju njohim me një bashkëmoshatarin tuaj, i cili quhet Adnan.Adnani është 7 vjeç, me trup mesatar dhe flokët ngjyrë gështenjë, e me kaçurrela. Adnani jeton me prindërit e tij, gjyshërit dhe me motrën e vogël, e cila quhet Sara. Një pasdite, gjyshi i Adnanit ishte ulur në verandën e shtëpisë dhe po thyente arra, të cilat i vendoste të qëruara në një tas. Pranë gjyshit u ul gjyshja dhe zgjati dorën te tasi me arra të qëruara.-Jo, mos e fut dorën këtu! – i tha ai gjyshes dhe ia mori tasin nga dora.

Dashuria e gjyshërve

18

19

- Fale gjyshin, unë e kisha fajin! – i tha gjyshi Adnanit.

- Jo gjyshi, ti s’ke faj, ishte thjesht një aksident. Ti kujdesesh shumë për mua dhe Sarën. Unë të dua shumë gjyshi!

E ëma e Adnanit, i vështronte ata të dy te xhami i makinës, që bisedonin e luanin si dy shokë.

- Pse, të gjitha vetë do t’i hash?! – e pyeti e çuditur gjyshja.Pas pak vjen Adnani.- Eja këtu afër gjyshit! Shiko çdo të të jap, - i tha gjyshi. Ai vuri buzën në gaz dhe ia zgjati tasin plot me arra të qëruara. Adnani hapi krahët dhe e përqafoi gjyshin me sa fuqi që kishte. Mori tasin në dorë dhe thirri Saren. Të dy mbushnin grushtat me arra dhe hanin.- O lele, m’u thye dhëmbi. – bërtiti Adnani. Në moment, të gjithë u mblodhën tek Adnani, i cili duke ngrënë arra, kishte kafshuar një lëvozhgë, që i kishte shpëtuar gjyshit teksa po pastronte arrat. E ëma e Adnanit merr makinën, hip Adnanin në sediljen e pasme dhe nisen drejt e te dentisti. Gjyshi kishte mbetur i shtangur në këmbë dhe po e ndjente veten shumë fajtor. Adnani ktheu kokën te xhami i pasëm dhe iu lut të ëmës ta ndalonte makinën dhe ta merrte gjyshin me vete.Gjyshi u çudit përse ndaluan. Më pas dëgjoi Adnanin që e thërriste për ta shoqëruar për te dentisti. Të dy u ulën së bashku në sediljen e pasme.

20

A e dini se?

ZEMRA!

Zemra është një lloj muskuli. Ajo punon vetë pa u ndalur gjatë gjithë jetës suaj.

20

21

SI BAShkOhEn kOCkAT?

Nyja është vendi ku takohen kockat. Shumica e kockave lëvizin te nyjet. Ato përmbajnë një lëng, që i mban të “vajosura” dhe u lehtëson lëvizjen.

PSE MunD Të lëVIZëSh?

Pse mund të lëvizësh? Sepse kockat e tua janë të lidhura me muskujt. Çdo nyjë ka dy muskuj, që punojnë me radhë.Muskujt e lodhur prodhojnë një lëng, i cili iu bën të ndiheni të lodhur. Gjaku e largon atë dhe ju e ndieni veten më mirë.Të tjerat janë nyja me një gungë e një gropë. Kjo lejon që kockat të lëvizin në drejtime të ndryshme.

A E DInI SE në TRuPIn E nJERIuT kA AfëRSIShT

206 kOCkA?

Të gjitha janë të lidhura me nyjetime për të formuar skeletin.Kockat kanë një rol të rëndësishëm: ato mbrojnë pjesët jetike të trupit, zemrën dhe mushkëritë. Truri është i mbrojtur nga 30 kocka të mbërthyera fort.

21

22

Të dashur lexues Të revisTës ‘’Foleza Jeshile’’, në këTë rubrikë Ju FToJmë

Të merrni pJesë në loJën kuiz. FiTuesiT do shpërblehen me nJë dhuraTë.

Pyetja e parë

Çfarë do të thotë të shkosh në Haxh:

a) Të vizitosh disa vende të shenjta.

b) Të shkosh turist në Arabinë Saudite.

c) Të vizitosh vendet e shenjta në Arabinë Saudite, me qëllim adhurimi.

d) Të bësh tregti në Arabinë Saudite.

Zbulo

kuizin

dhe

fito

22

23

.

Ftesë abonimiTë dashur lexues! Revista ’’Foleza Jeshile’’ ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj. Na kontaktoni në adresën tonë.

Adresa: Rr. Ali Demi, Tiranë/ P.O. Box: 2905web: http://www.gruaja.org/ http://www.revista-familja.com/

E-mail: [email protected]: +355 67 40 99 567 ose +355 67 20 63 706

Pyetja e dytë

Të japësh zekatin do të thotë...?

a) Të paguash tatimin.

b) Të japësh 2.5 % të pasurisë për të varfërit.

c) Të pakësosh pasurinë tënde.

d) T’i japësh atij që lyp rrugëve.

Pyetja e tretë

Cila prej përgjigjeve është gabim te pyetja: “Cilat janë gjashtë kushtet e imanit (besimit) islam?”

a) Të besosh se ka vetëm një Zot.

b) Të besosh në engjëjt (melekët) e Zotit.

c) Të besosh në librat e Zotit.

d) Të besosh në pejgamberët e Zotit.

e) Të mos besosh në botën tjetër (Ahiretin).

23

Pyetja e katërt

Cila përgjigje nuk bën pjesë tek pesë kushtet themelore të Islamit?

a) shehadeti

b) namazi

c) kurbani

d) agjërimi

e) zekati

Pyetja e pestë

Kush e ka krijuar diellin, hënën, yjet, qiellin, lumenjtë, njeriun, kafshët, bimët etj?

a) Muhamedi (a.s.)

b) Allahu (xh.sh.)

c) Ademi (a.s.)

d) të gjithë këta bashkë

2424

Revistë për fëmijë, nr.2 , 20154Çmimi 100 lekë

Udhëtimi paharruari

i EnsaritTregime : “Zëri i lartë i papagallit”,

KURIOZITETE

VJERSHA

KUICE

“Elefanti barkmadh”

AIITC

15.09. 15. 10.2015 – 2015

AIITC ofron gjuhe për 4 nivel t e para të gjuhës sëkurse e5800 lekë

përzgjedhur nga ana juaj + konsulencë falas për temat e diplomës së gjuhës

gjermane, angleze apo turke.

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2015-2016,qendra e gjuhëve të huaja AIITC ju fton të regjistroheni

në kurset e gjuhëve:

anglisht, gjermanisht, osearabisht turqisht.

�Pranë qendrës sonë do të gjeni kurse në grup ose individual.

Klasat përbëhen nga 6 - 8 kursantë.�Klasat ndahen sipas grupmoshave.�Metoda të përditësuara sipas standardeve europiane dhe të�miratuara nga Ministria e Arsimit.

Pas çdo niveli, dijet tuaja certifikohen.�

AIITC MËSON GJUHËT E HUAJA LEHTË DHE PERFEKT.Për të apasionuarit e një gjuhe jo europiane, siç është gjuha arabe, Qendra e

Gjuhëve të Huaja “AIITC” ofron mësimdhënie falas.

Adresa Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam(AIITC):

Rr. Isuf Elezi Nr.10, VILAT SELIT P.O. Box. 2905 - Tiranë, ShqipëriË,

Tel. 0035542215087, Mob: 0035567 40 99 567

E-mail: [email protected]; [email protected] web:, www.aiitc.net