13
1 Roli i financës dhe i drejtimit financiar Financa përfshinë tërë proçesin që lidhet më përdorimin, administrimin, dhe transferimin e parave nëparmjet: - institucioneve financiare, - tregjeve të parasë, - individëve, - bizneseve dhe - qeverisë.

Roli i Finances

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ligjerata 1 Menaxhmenti Financiar

Citation preview

Page 1: Roli i Finances

1

Roli i financës dhe i drejtimit financiar

Financa përfshinë tërë proçesin që lidhet më përdorimin, administrimin, dhe transferimin e parave nëparmjet: - institucioneve financiare, - tregjeve të parasë, - individëve, - bizneseve dhe - qeverisë.

Page 2: Roli i Finances

2

Ajo studjon metodat dhe metodikat, konceptet dhe kategoritë që përdoren në marrjen e vendimeve

financiare.

Financa është (si koncept) arti dhe shkenca e drejtimit të parave

Në aspektin e veprimit, ajo ka një fushë të gjerë dhe dinamike, nga se ndikon drejtpërsëdrejti në jetën e çdo personi, ndërmarrje private ose publike, organizatë financiare ose jo financiare me objektiv fitimi ose jofitimpruese.

Page 3: Roli i Finances

3

Formulimi i politikave dhe objektivave të ndërmarrjes

• Ndërmarrja-firma definon, misionin, synimet dhe qëllimet e saj.

Në kuader të këti definimi financat përfshijnë politikat, masat dhe teknikat e qarkullimit të parasë në ndërmarrje dhe ne tregun financiar(sigurimin, përdorimin,transakcionet, ekonomizimin dhe shpenzimet e mjeteve financiare).

Page 4: Roli i Finances

4

Objektivat e financave të shoqërive tregtare

•Maksimizimi i pasurisë së aksionerëve•Maksimizimi i fitimit•Maksimizimi i shpërblimiit për menaxheret•Përmbushja e një sërë detyrimeve dhe

përgjegjësive sociale.

Page 5: Roli i Finances

5

Maksimizimi i pasurisësë aksionerve është objektiv afatëgjatë, sepse aksionerët interesohen për fitimet e ardhshme po aq sa edhe për fitimet aktuale. Ky objektiv merr parasysh:

•Pasurinë për një kohë të gjatë•Riskun ose pasigurinë•Kohën e sigurimit të kthimeve•Kthimin e aksionerëve

Page 6: Roli i Finances

6

Fushat dhe mundësitë për karierë në financë

Nesë nuk keni për qellim të bëheni menaxher financiar-drejtues financiar, bëhet pytja pse duhet të e kuptoi qeverisjen e financave? Një nga përgjigjet do të ishte:

- të përgaditeni më mire për një vend pune në tregun e punës. Pse?

• Sepse, ndërmarrjet për të i zvogluar shpenzimet dhe për të rritur prodhueshmerin,zvogloin numrin e vendeve të punës së drejtuesve duke i integruar

llojet e natyrave të ndryshme të punës. Si rezultat i kësaj përgjegjësia e menaxherve-drejtuesve rritet.

Page 7: Roli i Finances

7

•Njohuritë bazë të menaxhmentit financiar do të jenë më së të domosdoshme dhe do të kërkohen në vendin e punes. Njohja e mirë në fushen e financave do të mundëson të krijohet karierë në: -sherbime financiare, dhe -drejtim financiar

Pjesa e financës që prodhon dhe ofron shërbime për individet, bizneset dhe qeveritë janë:

-Bankat dhe institucionet financiare-Financat përsonale-Investimet-Pasuritë e patundshme dhe sigurimet

Page 8: Roli i Finances

8

Mundësitë për karierë në drejtim financiar do të jenë:

• Analist financiar• Analist apo manaxher i buxhetimit të kapitalit• Drejtues i arkës• Analist apo manaxher krediti• Konsulent i projekteve• Konsulent ligjor• Konsulent i punëve bankiere, etj.

Page 9: Roli i Finances

9

Drejtim financiar do të thotë marrje vendimesh dhe kontroll financiar në funksion të arritjës së objektivit kryesor të biznesit: maksimizimit të pasurisë së aksionerve,maksimizimit të pasurisë për aksion. Më fjalë tjera:-Drejtimi financiar është shkenca e marrjës së vendimeve financiare dhe analizës e kontrollit

të tyre në ndërmarrje.

Page 10: Roli i Finances

10

KUPTIMI I MENAXHMENTIT FINANCIAR

• Koncepti klasik i financave afariste përfshin vetem çështjet rreth shfrytëzimit të burimeve të kapitalit të ndërmarrjes, menaxhmenti modern financiar insiston në përcaktimin e masës së nevojshme, strukturës dhe mënyrës së shfrytëzimit të kapitalit të ndërmarrjes.

• Menaxhmenti financiar nënkupton qeverisjen e financave të ndërmarrjes, ndërsa menaxheri

financiar luan rol kyç në një ndërmarrje.

Page 11: Roli i Finances

11

Menaxheri financiar i pajisur me aftësi konceptuale, teknike dhe operacionale luan rol dinamik në shoqëritë e biznesit.

Menaxheri financiar (Drejtuesi financiar) modern nuk merret sot vetëm me përpilime dhe raportime për gjendjen financiare të ndërmmarjes, likuidimin e detyrimeve dhe furnizimet me mjete financiar, por ai gjithnjë e ma tepër merret me vlerësimin e investimeve

dhe përcaktimin e kombinimeve ma optimale të financimi te dividendit në raport me vlerësimin e gjithëmbardhëm të rrezikut dhe fitimit të qëndrueshëm.

Page 12: Roli i Finances

12

Procesi i marrjës së vendimeve në ndërmarrje

është i nderlikuar dhe përbëhet nga keto faza:

• Analiza e problemit• Përcaktimi i mundësive për knaqjen e nevojave,

dhe • Harmonizimi i nevojave më mundësitë reale

Page 13: Roli i Finances

13

Marrja e vendimeve financiare bëhet sipas ketyre hapave:

1. Definohen qëllimet

2. Identifikohen veprimet e mundëshme

3. Sigurohen të dhënat dhe informatat e relevante

4. Të dhënat analizohen, vlerësohen,dhe mirret

vendimi

5. Zbatohet vendimi , dhe

6. Monitorohen efektet e vendimit