3
TMERRI I RRUGËS POSHNJE-KUTALLI Punoi Gazetari i Komunës Berat –Kutalli: VILSON SHEHU Rruga Berat-Lushnje ka një gjatësi prej rreth 40 kilometrash, e cila fillon nga qyteti i Beratit duke përshkruar pas disa pjesë fshatrave si Velabisht,Moravë,Poshnjen,Kuçë,Kashtë Bardhë ,Gajdë. Po ashtu është pikë lidhje për qytetet: Berat, Lushnje, Fier. Pikërisht për domosdoshmërinë, qarkullueshmërinë vetëm nëpërmjet saj, rëndësinë ndërlidhëse të shumë zonave, ndryshe quhet edhe Rruga Nacionale”. Kjo rrugë ka një vlerë të veçantë për shkak të pozicionit kyç që zë ndërmjet fshatrave që përshkruam më lart, por gjithashtu edhe për qytetet, të cilat i lidh me njëri tjetrin. Meqënëse është urë unifikuese e pashmangshme për shumë pjesë banuese, emërtimet e saj janë të shumta nga zonat e banuara rreth saj. Kështu banorët myzeqarë e kanë quajtur Rruga e Myzeqes”, meqë lidh të tri qytetet myzeqar. Vetëm gjeografikisht ajo mbulon sipërfaqe të rëndësisë së parë të vendndodhjes. Ndërsa në fushën ekonomike, duke pasur një rëndësi kaq të madhe si vendndodhje zonale e favorshme, në këtë rrugë janë hapur shumë biznese individuale si servise makinash, Bar-Restorante, materiale ndertimi, etj., të cilat i kanë sjellë një pjesë të mirë burimore të ardhurash vendasve. Vlera e kësaj rruge është me kaq peshë, sa thuajse të ardhurat e gjithë zonës varen nga ajo.

Rruga Berat-Lushnje

  • Upload
    vilson

  • View
    113

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rruga Berat-Lushnje

TMERRI I RRUGËS POSHNJE-KUTALLI

Punoi Gazetari i Komunës Berat –Kutalli: VILSON SHEHU

Rruga Berat-Lushnje ka një gjatësi prej rreth 40 kilometrash, e cila fillon nga qyteti i

Beratit duke përshkruar më pas disa pjesë të fshatrave si

Velabisht,Moravë,Poshnjen,Kuçë,Kashtë Bardhë ,Gajdë. Po ashtu është pikë lidhje për

qytetet: Berat, Lushnje, Fier. Pikërisht për domosdoshmërinë, qarkullueshmërinë vetëm

nëpërmjet saj, rëndësinë ndërlidhëse të shumë zonave, ndryshe quhet edhe “Rruga

Nacionale”. Kjo rrugë ka një vlerë të veçantë për shkak të pozicionit kyç që zë ndërmjet

fshatrave që përshkruam më lart, por gjithashtu edhe për qytetet, të cilat i lidh me njëri tjetrin.

Meqënëse është urë unifikuese e pashmangshme për shumë pjesë banuese, emërtimet e saj

janë të shumta nga zonat e banuara rreth saj. Kështu banorët myzeqarë e kanë quajtur “Rruga

e Myzeqes”, meqë lidh të tri qytetet myzeqar. Vetëm gjeografikisht ajo mbulon sipërfaqe të

rëndësisë së parë të vendndodhjes. Ndërsa në fushën ekonomike, duke pasur një rëndësi kaq

të madhe si vendndodhje zonale e favorshme, në këtë rrugë janë hapur shumë biznese

individuale si servise makinash, Bar-Restorante, materiale ndertimi, etj., të cilat i kanë sjellë

një pjesë të mirë burimore të ardhurash vendasve. Vlera e kësaj rruge është me kaq peshë, sa

thuajse të ardhurat e gjithë zonës varen nga ajo.

Por ajo që është alarmuese, ka të bëjë me anashkalimin e një detaji që kushton jetë

njerëzore. Fillimisht kujtojmë se të kalosh në të, shëmbëllen sikur kalon në një rrugë të

harruar nga koha, sepse është lënë në hijen e harresës. Kanalizimet anësore nuk funksionojnë.

Edhe në ato pak vende që ende ekzistojnë, janë mbushur me mbeturina dhe me kalimin e

kohës kanë mbirë barishte gjatë gjithë këtij aksi rrugor. Rrugës i është shkatërruar asfalti nga

automjetet e shumta që kalojnë mbi të. Duket sikur gropat janë bërë pronare të kësaj rruge,

duke e bërë të mezi-kalueshme,nëse udhëton orët e vona të natës asfalit i deformuar i kësja

rruge të ngjan sikur po valzonë sikur valët e deti . Po ashtu shqetësuese është mungesa e

anësoreve të rrugës, të cilat janë shkatërruar deri në atë pikë sa pothuajse nuk ekzistojnë fare.

Kjo mund të çojë në dalje jashtë rruge të shumë makinave, duke shtuar numrin e aksidenteve.

Veçan moskujdesit e mos-mirëmbajtjes, në pjesën e fshatit Kasht Bardhë,po ashtu edhe në

pjesë të tjera të kësja zone edhe një numër i madh aksidentesh ndodhin për shkak të

mungesës së sinjalistikës të pa mjaftushme,ose e then më mire sinjalistikës së epokës para

viteve 90 . Shpesh herë shoferët ankohen për kohëzgjatjen që kërkon kalimi në këtë pjesë të

Page 2: Rruga Berat-Lushnje

rrugës për shkak të dëmtimeve të shumta konsumuese të asfaltit të saj. Jo vetëm kohëzgjatja

është më e madhe, por edhe makinat shkatërrohen më shpejt, e duhen dërguar më shpesh

nëpër servise. Edhe vetë pasagjerët ankohen për dhimbjet trupore që ndiejnë kur kalojnë këtë

pjesë të rrugës.

Po ashtu edhe në Komunën Poshnje tek lapidari ku ndodhet shkolla është një rrrezik

aksidentesh për shkakë se nxënësit lëvizn në çdo kohë ,duke mos e kthyer kokën kurr para,

ose mbase për të vrejtur për makinat që u vijnë nga të 2 anët.Por edhe pazari që zhvillohet

ditën e Martë është një problme më vete ku kausi i trafikut është i pa shmangshëm në të gjithë

pjesën e këtij akis rrugor Këtij kausi u shtohet edhe kalimi i makinave me tonazh të

lartë.Problem është edhe Ura-Kuçit. Në këtë urë nuk është kryer asnjë investim gjatë 20

viteve të fundit . E ndërlikuar mbetet çështja e parametrave të gjerësisë së ,urës dhe rrugës,

në të cilën është i pa mundur shkëmbimi i dy makinave në të njëjtën kohë pa devijuar njëri

shofer makinën e tij, duke kërcënuar veç jetës vetiake edhe këmbësorin që ndodhet aty pranë

rastësisht.

Kryesisht menjanë rëndësisë së saj, rruga ka anën tjetër të medaljes, që përbën tmerrin

e shtimit të kaosit dhe fatkeqësive në vend.