213
Moskë 2014 SELMAN LAMEBORSHAJ

SELMAN LAMEBORSHAJ 1 - radhima.files.wordpress.com · Megjithatë, nuk kalonte jeta e fëmijëve pa çapkënllëqe sidomos kur ata e dinin me sak-tësi që të rriturit punojnë në

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

Moskë 2014

SELMAN LAMEBORSHAJ

2

HYRJE

Përkthimin e librit në gjuhën shqipe u’a dedikoj motres time të

dashur Naile Novruzaj (Lameborshaj), kushëririt të pa harruar Arshi

Ramosaço dhe mikut tim të shtrënjtë Vezir Muharremit, të cilët nuk kanë

qënë asnjëherë indiferentë për jetën time.

Kjo punë e vogël letrare - një lloj përmbledhje e jetës time në Rusi dhe Shqipëri, ku

gjithmonë i rrethuar nga njerëz të përzëmërt, janë përpjekur që jetën time me dallgë ta bëjnë

të qetë. Me këtë libër përpiqem ti tregoj lexuesit mbi punën shkencore në pyjet e atdheun tim

të dytë dhe të dashur - Rusinë, në të cilën jetoj më shumë se 50 vjet, dhe nuk e kam ndier

veten të vetmuar, po ashtu dhe të atdheut tim të parë dhe të pa harruar Shqipërisë.

Kur fillova të shkruaj këto kujtime i vura vetes detyrë që të jem i sinqertë dhe ti shkruaj

emrat dhe mbiemerat origjinalë të njerëzve që i kujtoj me mirënjohje deri në ditën e sotme.

Po theksoj se ideja për të shkruar këtë libër erdhi tek unë mbas moshës 80 vjeçare. Dhe këtë

detyrë nuk e shtyjta siç thonë, në afate të largëta, por vendosa, sa jam i gjallë ta realizoj.

E kisha të qartë se e vetmja mënyrë ti shfaq mirënjohjen time popullit Rus, t’u a them

mirënjohjen time nipërve, stërnipërve dhe mbesave të mia, dhe të gjithë atyre që dëshirojnë ti

lexojnë kujtimet e mia – është ajo që ti shkruaj në letër.

Me këto kujtime, unë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë popullit rus (sovjetik)

vendit, ku u diplomova dhe u bëra shkencëtar, krijova familje, rrita dhe edukova dy fëmijë

tre nipër dhe dy mbesa dhe Shqipërisë time, atdheut tim të shtrëjtë ku u linda dhe u poqa.

Ndiej një dashuri të veçantë dhe të ngrohtë për gjithë popullin rus dhe popullin shqipëtar

për pyjet ruse dhe pyjet shqipëtare, të cilët më kanë ndihmur gjatë gjithë jetës ta ndiej veten

njeri të lirë.

Që nga dita e parë e punës në Bashkimin Sovjetik dhe gjatë gjithë jetës në Rusi më

kanë shoqëruar dhe më kanë ndihmuar njerëz të mirë dhe të dashur. Për ata, po i shkruaj këto

kujtime. Veç kërkoj falje para lexuesve për pa saktësi të datave. Unë mendoj se pa saktësia e

datave nuk është e rëndësishme. Shpresoj se lexuesi, e kupton se pas 40,50,dhe 70 vjetësh

nga ndodhit e jetës, është e pa mundur të mos e harrosh ditën, muajin dhe vitin kur ka ndohhur

kjo ose ajo ngjarje. Në të njëjtën kohë, theksoj se ky libër nuk është vetëm libër kujtimesh,

por edhe një reflektim mbi shumë ngjarje të rëndësishme politike dhe shoqërore që kanë

ndodhur në jetën time në Shqipëri dhe Rusi.

3

Që në fëmijni, unë kam njohur të gjithë hidhërimin e jetës - humbjen e nënës, urinë,

frikën, vdekjen e të dashurve të mi, dhe vështirësitë e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

Duke lexuar kujtimet e mia, lexuesi do të ndjekë rrugën time që disa herë ma kanë

ndryshuar kushtet edhe kuptimin e jetës, por fuqia e mahnitëshme e fjalëve të miqve të mi

Shqipëtarë dhe Rusë, sidomos mbështetja e tyre në Rusi më kanë mbrojtur shumë herë nga

rreziqet. Lexuesi gjithashtu mëson nga këto kujtime emrat dhe mbiemrat e bamirësve të mi.

Të pa emëra kanë mbetur vetëm dy persona, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Rusi që me shpifjet

e tyre më prunë mua ndopak bezdi. Por, pavarësisht nga e keqja që donin të më bënin, unë

shpirtërisht i kam falë që të dy.

Dëshira ime ka qënë gjithmonë të punoj për të mirën e popullit shqipëtar dhe tashma

edhe të popullit rus dhe pyjeve rusë. Theksoj se gjatë gjithë jetës time në mërgim, as një herë

nuk i kam harruar pyjet e vendin në të cilin u linda, u formova si person dhe arrita t’ju sjell

dhe atyre disa të mira. Këto kujtesa më kanë dhënë mua energji dhe vullnet për të punuar dhe

jetuar në mërgim.

Duke shfrytëzuar rastin, dua ti shpreh mirënjohjen time Presidentit të miqësisë Rusi –

Shqipëri Sergej Georgeviç Kuleshovit i cili e bëri të mundur botimin e këtyre kujtimeve në

gjuhën ruse.

Selman Lameborshaj

4

NË VËND TË PARATHËNIES

Nga dritarja e dhomës ku u linda unë, edhe në shkurt, ju mund të shikoni me orë të tëra

pamje terheqese dhe të bukura. Portokallet, limonat dhe mandarinat që rriten kudo në këto

vënde e mbushin ajrin me një aromë të mrekullueshme dhe të kënaqin syrin frutat e

portokalleve si topa të verdhë. Të mahnitin me pamjen e tyre. bimët më të lashta të botës -

ullinjtë, të cilët rriten kudo, të krijonë pështypje se ata rriten edhe nga guri, fletet e tyre

gjithmon të gjelbëra dhe pak si të argjendta psikologjisht të shërojnë nervat, kurse gjat dimrit

kokërat e zeza, të kënaqin syrin, të qetësojnë.

Numuri i të gjitha bimeve që rriten në tokat pjellore dhe bujare të Radhimës të kujtojnë

një manual serioze botanik – këtu në shkurt takon mercinen, koçimaren me frutat e saj të

shijshme dhe të ëmbëla, manaferrat e zeza, bime frutore të bahçeve dhe shumë bimë ekzotike

të ndryshme.

Dritaret e shtëpisë të babait tim, në shtëpinë stërgjyshore të familjes Lameborshaj, jane

po thuaj gjithëmon të hapura. Shtëpia e jonë qëndron në bregdetin Adriatik në fshatin

Radhimë të Shipërisë së harruar në atë kohë nga qytetërimi, por jo nga Zoti. Radhima ështe

një parajsë e vërtetë e natyrshme. Bukuria dhe begatia e natyrës radhimjote e kanë lehtësuar

punën e vështirë, e cila i shoqëron Radhimjotët gjat gjithë jetës.

Nëse ju pyetni ndonjë banor Radhimjot se sa ditë të vrërëta ka në muaj nga këjo anë,

do mendohet dhe do shqypëzojë më duket se gjithë viti është me diell. Në Radhimë 300 ditë

në vit janë me diell. Radhimjotet janë gjithmon të nxirë nga dielli por jo nga zëmëra. Janë

gjithmon të thekur por të gëzuar, sepse këtu ditë e natë dëgjojnë melodinë e veçantë të detit

dhe këngën e bilbilave.

Prej dritareve të shtëpisë të Lameborshajve qoftë verës ose dimrit, shikon pasqyrën e

detit Adriatik, dhe mbas detit, sikur lind nga thellësia e tij, del para syve Karaburuni.

Mali Karaburun si hero magjik del direkt nga thellësitë e detit dhe e ndan botën

Radhimjote nga hapësira e tërë e këtij deti të pastër dhe të ngrohtë dhe krijon një gji të qetë

që në mëngjes ndrit si pasqyrë. Në horizontin e detit duket ishulli misterioz i Sazanit nga i cili

deri në Itali mund të zgjatish dorën.

Nëse natën do gjëndesh në malin Lungara që është mbi Radhimën mund të shikosh

llampat e ndezura të qyteteve Italianë.

Ajri në Radhimë është aq i qartë dhe i pastër sa që Ju mund të shikoni çdo gjë shumë

shumë larg. Duket sikur nëpër mes tij ju shikoni të ardhmen. Këtë ajër - ju mund ta pini si

verë. Ky është ajri i atdheun tim të largët, ajri i fëmijënisë time.

5

Pamje të tillë nga dritaria e shtëpisë Lameborshaj e shikon çdo ditë e në

çdo kohë të vitit

Lindja e fëmijës kudo në botë është ditë gëzimi, aq më tepër kur lind djalë. Në Shqipëri

është gjithmonë festë familjare.

Në Radhimë, dhe natyra në çdo kohë të vitit, është e gëzuar kur lindin fëmijet. Por në

natën e ditëlindjes time më 12 shkurt 1931, fshati dukej sikur do mbytej nga shiu që binte si

me kova dhe akoma më të tmershme e bënin atë natë vetëtimat dhe bubullimat e

njëpasnjëshme, që dukej sikur do bëhej përmbytja e Botës. Në natën e lindjes time nuk ishte

e mundur të hapje dritaren, dhe nëna ime e varfër vuante nga zaguzhija.

Nga dritarja përveç shkëlqimit të rrufeve dhe bubullimave të vazhdueshme që tundnin

gjithë shtëpin, hapja e dritares do fuste në dhomë gjithë kohen e keqe. Bile dhe në dimër netë

të tilla të tmerrshme në Radhime, si pas kujtimeve të pleqve, janë shumë të rralla.

Me sa duket, lindjen time e prisnin me gëzim vetëm prindërit.

Natyra, si duket ishte kundër lindjes të fëmijës të dytë të Hyrisë.

Mamia - nënë Havaja tha se në natë të tillë lindin vetëm, jetëgjatët. Por jeta e tyre eshtë

e pjerrët dhe me zikzake si rruga malore. Po nuk u rrëzuan gjat rruges pa tjetër do ngjiten në

majën më të lartë.

Sa u gëzuan babai dhe gjyshi që prisnin në dhomen tjeter kur i njoftoi nënë Havaja për

lindje e djalit, trashëgimtarit të shumëpritur në Lameborshaj. Emrin e kishin zgjedhur më pare.

Në qoftë se lind djalë, e kishin vendosur ta quanin Selman që do të thotë - një njeri fisnik.

6

Pra, unë u linda në fshatin Radhimë, në kohën e feudalizmit, kur familja jonë jetonte

me pasuri të mjaftueshme. Të ardhurat nga tokat bujqësore, nga ullinjtë, qumështi, djathi,

gjalpi dhe leshi nga 50 kokë dhëntë dhe rroga e gjyshit ishin të mjaftueshme për jetën e mire

të një familjeje të vogël në bregdetin Adriatik.

Gjyshi Lame, vëllai i avokatit të famshëm të Shqipërisë dhe Turqisë Mehmet Lame-

borshaj për të cilin, jo vetëm familja jonë, por edhe i tërë fshati e ndienin vehten të mbrojtur

nga padrejtësitë, me krenari shqiptonte emrin e Mehmetit për arsye se ai nuk ishte frikësuar,

kur e mbrojti fshatin nga përpjekjet grabitqare të fshatit fqinj Kanina për të kapur një zonë të

madhe të kullotave të Radhimës.

Gjykata i gjykoi këto kullota pronë të Radhimës.

Gjyshi Lame ishte burrë me shtat të lartë, mbi 190 cm, i pashëm dhe i bukur i veshur

gjithmonë në stilin skocez. Babai i im Halili kishte një shtat të shkurter, rreth 170 cm, me

mustaqe alla Çaplin të cilat e zbukuronin fytyrën e tij. Ai vishej si evropianet, ishte njeri i

punës, fjalës, trimërisë dhe i shakave.

Babai mbas mbarimit të shkolles të fshatit u muar me bujqësi. Nëna Hyria ishte zonjë

shtëpie dhe ndimësja e parë e Babait.

Gjyshi Lame qysh në moshën e re mbeti i ve, por më vonë u martua përsëri. Ka punuar

dhe punonte në shërbim publik, merrte të dhjetat e bereqetit të krahinës tone dhe ja dorëzonte

shtetit.

Në përgjithësi banorët e Radhimës në kohën e feudalizmit ishin shumë të vllazëruar me

njëri tjetërin. Fëmijet i edukonin kolektivisht. Çdo i rritur mund të ndëshkonte çdo fëmijë të

fshatit për çapkënllëqe, po ashtu siç ndëshkonte dhe fëmijën e tij.

Megjithatë, nuk kalonte jeta e fëmijëve pa çapkënllëqe sidomos kur ata e dinin me sak-

tësi që të rriturit punojnë në fusha nga mëngjes deri vonë në darkë.

Që nga dita që mbjellin misërin dhe deri te vjelja e tij, ata janë gjithmon në arë, sepse,

mbas mbjelljes, misri gjat rritjes duhet të prashitet dy ,tre herë, dhe disa here duhet të vaditet.

Mbasi misri verdhet, duhet ti këpusin majën e cila shërben si ushqim për kuajt dhe lopët.

Dhe fëmijët e fshatit për fatin e keq të tyre nuk janë gjithmon të lirë. Misrin zakonist e

mbjellin bashkë me fasulen, prandaj kur piqet misri piqen dhe fasulet, vjeljen e fasuleve e

kryejnë fëmijet e moshës 6-10 vjeçare, gjat dimrit dhjetor, janar dhe shkurt fëmijët mbledhin

ullinjtë. E tillë është alegria e zakonshme e fëmijëve të fshatit Radhimë.

Në një sezon në Radhime marrin dy vjelje të lashta.

7

Së pari mbjellin grur, pastaj në të njëjtën fushë mbjellin misër dhe fasule me një pro-

dhimtari 30-40 kv për hektar. Në mars fillojnë të mbjellin kulturat e bahçës si dhe duhan për

vete, dhe për shitje. Me një fjalë gjatë gjithë vitit radhimjotët janë të zënë me punë.

Gjat jetes time, që nga dita që e mbaj mënd veten, kam qenë i rrethuar me dashurinë e

Mamudies, babait dhe motrave, gjyshi më donte më shumë nga të gjithë, po ashtu kam qënë i

shoqëruar nga dashuria e kushërirave dhe kushërijve të shumtë të mi, dhe i rrethuar nga dashu-

ria dhe vëmëndija e dhjetra shokëve dhe shoqeve që i përmënd në këtë libër.

FËMIJËRIA IME

Kam lindur dhe jam rritur si fëmijë fizikisht i dobët. Fëmijët e fshatit nuk shoqëroheshin

me mua, më quanin fëmije të dobët, më përbuznin me emër “vesh llapush” dhe nuk më pra-

nonin në shoqërin e tyre. Shokët e mi më të mirë në fëmijëri ishin motrat, kushërirat dhe

kushërinjtë, me të cilët kam luajtur dhe jam rritur. Nga të rriturit më të dashurit e mi kanë qenë

gjyshi, motrat dhe Mamudieja.

Babai shpesh më dënonte për atë që isha xanxar, që nuk kujdesesha për kafshët shtëpi-

jake, shpesh nuk shkoja për të mbledhur ullinj, kështu që pothuaj gjithmon më dënonte fizi-

kisht dhe e kisha frikë. Megjithë atë, gjat gjithë jetës time ai ka qënë gjithëmon shëmbëll shpirt

gjërësie, bamirësie, burrërie, dhe shakaxhi i rrallë.

Në fëmijëri, kisha përshtypje, se jeta në familjen tonë është e qetë. Me aktivitet të plotë.

Gjithmon të lumtur.

Por shpejt e kuptova që gabova.

At`here në shtëpinë tone jetonte kushëri i parë i babait - jetimi Sihat, një djalë i gjatë,

dhe simpatik. Ai ishte 5-6 vjet më i ri nga babai dhe gjithëmon i ndihmonte atij në punët

bujqësore. Ne, të gjithë pjesëtarët e familjes, e trajtonim shumë mire, kishim për të dashuri

dhe respekt.

Familja jonë, në atë kohë priste nga Hyrija lindjen e fëmijës të pestë.

Por pa e pritur, dhe pa e pandehur, ngjarjet u nderlikuan si në romanet e Shekspirit.

Thashethemet e fshatit tregonin se Hyrija fëmijën e pestë e ka jo, nga Halili por nga Sihati.

Të tilla thashetheme të padenja, i dëgjuan Hyrija dhe Sihati të cilët vendosën të largohen

fshehurazi nga fshati.

Përndryshe, ata i priste vdekja.

Në Radhime dhe kudo në Shqipëri në atë kohë dominonin ligjet mesjetare, për trathëti

të burrit gruja vritej pa gjyq. Praktika tregonte se dhe nga thashethemet të cilat në fshat nuk

8

dihej përhapësi i tyre dhe nuk e gjëje dot të vërtetën, përsëri burri bënte të njëjtën gjë i vriste,

të dy të dyshuarit.

Në mbrëmje, kur të gjithë u mblodhën në shtëpi dhe u zbulua arratisja e Sihatit me

Hyrinë, babai mori pistoletën dhe iku duke i kërkuar fajtorët në të gjithë Shqipërinë.

Pas shumë kërkimeve të pa rezultatëshme, u kthye në shtëpi.

Natyrisht, jeta familjare, nga kjo ngjarje u acarua sidomos për ne fëmijët e Hyrisë. Ki-

shim frikë përbuzjen e ndonjërit nga fshatarët.

Që ditën e dytë punët shtëpijake i mori përsipër motra e madhe Elibaja, e cila sapo i

kish mbushur 12 vjeçe.

Ajo, e mbajti shtëpinë si zonjë. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin gjithmonë të ngopur

të veshur dhe të pastër.

Vetëm pas shtatë-tetë muajsh të largimit të Hyrisë dhe Sihatit babai u martua me Ma-

mudie Muraten nga Tragiasi, një grua e ve me vajzë tre-vjeçare erdhi në shtëpin e Lamebor-

shajve dhe gjithë jetën e saj e ka nderuar familjen tonë. Mamudia nga trupi ishte e shkurtër,

por shumë e lezeçme, me gërsheta të gjata deri te beli. Ajo ishte nja 15-16 vjeçe më e madhe

se Elibaja.

Shumë shpejt, ajo na e zëvendësoi nënën.

Së bashku me Elibanë, e pruri shtëpinë në një rregull të mrekullueshëm. Motrat i

mori për sipër për t’ju mësonte argalinë dhe shtizat. Ajo i mësoi ato të bëjnë çarape, triko,

sixhade dhe qylymë.

Mamudirja thoshte se vajzat duhet ta bejnë pajën me duart e tyre.

Ne shumë shpejt u adaptuam me rregullat e reja. Respekti për Mamudien rritej nga dita

ne ditë e më shumë. Por më e preferuar në familjen tonë ishte vajza e saj Tarika, vajza bjonde

e qeshur dhe e bukur. Ajo ende jeton në Radhimë, për të gjithë fisin tone ajo është motra me

e dashur, dhe ajo e vlerëson dashurinë tone.

Por, ne fëmijët e Hyrisë, ende ishim të strukur. Kishim frikë dhe turp për të dalë në

publik. Kishim gjithmon frikë se dikush nga fëmijët e fshatit mund të na thërriste “ ju fëmijët

e nënës të keqe”. Dhe për shkak të këtij sebepi, loznim dhe e kalonim kohën në avllinë tonë.

Vështirësi dhe sfida të tilla unë kam hasur gjatë fëmijërisë time.

Më kujtohet mirë dita e parë e shkollës.

Në mëngjes Mamudia më përgatiti mua për në shkollë.

Në një çantë të endur në argali më vuri abetaren, fletoren dhe lapsin.

Me uratën e Perëndisë, më nisi për në shkollë.

9

DITA E PARË NË SHKOLLË

Shkolla e fshatit tonë është një ndërtesë e vogël.

Ishte e ndërtuar në vendin më të lartë të fshatit. Në majë të Bregut.

Ndërtesë një-katëshe me zyrën dhe dhomën e gjumit të mësuesit, dhomën për dru zjarri

dhe një sallë të madhe për nxënësit - nga të klases të parë deri në të katërtën.

Rreth shkollës me vështirësi të madhe ishte përpunuar një rrip toke tre metrash në të

cilën nxënësit mbillnin lule.

Atë ditë shkova në shkollë me një dëshirë të madhe për të mësuar.

Mësuesi ynë, Z. Gasper para shkollës i takonte nxënësit me dashuri duke i përqafuar

çdo njërin. Mandej të gjithë hymë në klasë dhe filloi solemnisht të urojë pesë nxënësit e klasës

të pare, mandej u caktoi vëndet e mesimit.

Mua më vuri të vetëm në një bango.

Unë mbeta i pa kënaqur nga këjo ndarje.

Mësuesi e kuptoi pakënaqësinë time dhe thirri Merushen (e vetmja vajzë në shkollë) të

rrinte me mua ne nje bange.

Kur ajo u ul në bangon time nxënësit e klasave të larta filluan të qeshin. Mësuesi i pyeti:

Pse qeshni? Ata nuk u përgjigjën, por filluan të qeshin përseri me fuqi më të madhe.

Shkaku qëndronte në atë ,se Merushija ishte nxënese e klasës së pare e mbetur për vitin

e dytë radhazi , ishte nxënëse jo e rregullt dhe jo e aftë në mësime.

Do rrijë bashkë me vesh llapushin në një bango.

Me sa duket, ata menduan se mësuesi ja gjeti tenxhersë kapakun.

Të qeshurat e nxënësve qenë për mua ofendimi më i madh, dhe fillova të qaja.

Mësuesi erdhi tek unë dhe filloi të më qetësojë duke më fërkuar flokët e mi kaçurela

dhe duke më thënë lloj lloj komplimentash.

Unë nuk pushova së qari deri sa mbaruan mësimet.

Në kokën time, atë ditë më lindi e vetmja dëshirë, t’a braktisja shkollën.

Më mirë të bëhem bariu i dhënve tona, të cilat në atë kohë i kulloste xhaxhi Selimi, se

sa të bëhem përqeshja e shkollës. Vendosa të bëhem një bari i mirë si xha Ismaili.

Pas shkollës, shkova në shtëpi, me sy të përlotur dhe i mërzitur.

Mamudieja më priti ne fund të kalldrëmit dhe e shqetësuar nga pamja ime më pyeti: -

Pse ke qarë? Çfarë ka ndodhur me ty?

Ja shpjegova atë që ndodhi, dhe në fund i thashë vendimin tim - unë nuk do shkoj më

në shkollë. Do të bëhem bari, si xha Ismaili dhe do kullos dhëntë tona.

10

Ajo më dëgjoi me vëmendje dhe më tha: për vendimin tënd duhet të konsultoheni me

gjyshin. Më mori për dore, dhe më çoi nën hijen e arres, ku pushonte ai.

Gjyshi sa po më pa, u gëzua.

Por, kur pa syt e mi të përlotur, e pyeti Mamudien çfarë ka ndodhur me Selmanin?

Mamudieja ja tha çdo gjë që kish ndodhur me mua, dhe më në fund i tha vendimin tim për

t’a lënë shkollën dhe të bëhem bari i dhënve tona.

– Bari! Mire pra bari! shqiptoi gjyshi.

Ai ngriti sytë nga Mamudieja dhe i tha: - Ju shkoni dhe merruni me punët e shtëpisë,

unë dua të flas një për një me nipin.

Kur Mamudieja u largua gjyshi u drejtua nga unë. - Keni vendosur të bëheni bari, dhe

pa marrë përgjigje, vazhdoi: - Bari është profesion i mirë, gjithmonë jashtë në mejdis, gjith-

monë me delet, së bashku me krijesat e perëndisë, gjithmon me qumësht dhe mish.

E vetmja gjë e keqe për bariun është dimri. Në dimër është gjithmon ftohët dhe

pothuajse gjithmonë bariu ndodhet në shi me rrufe dhe bubullima. Bariu duhet të jetë burrë i

fortë dhe i shëndetshëm.

Ju jeni i dobët.

Për të dobëtit perëndia ka urdhëruar që të mësojnë.

Do të them se vëllai i im Mehmeti si dhe ti lindi i dobët, por ëndrra e tij e fëmijërisë

ishte që të bëhej avokat, dhe shkoi në shkollë me kënaqësi.

Sa po u ul në bango i tha Hoxhës, (atëherë në fshat fëmijët i mësonte Hoxha) unë do

mësoj mire dhe do bëhem avokat.

Dhe të gjithë nxënësit ushqenin te Mehmeti një respekt të madh.

Pas mbarimit të shkollës fillore e ndihmuan miqtë tanë Dermishaj nga Vlora ku ai atje

mbaroi shkollën e mesme. Mandej shoqëria patriotike Shqipëtare i dha burse për të vazhduar

studimet e mëtejshme në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Stambollit. Dhe, me të vër-

tetë, ai u bë avokat i njohur i Shqipërisë dhe i Turqisë.

Gjyshi duke parë në syt e mi kënaqësinë time nga tregimet e tij, papritur më pyeti -

Selman! a e di ti sa profesione ekzistojnë në Shqipëri?

Unë i’u përgjigja - di vetëm profesionin mësues – Po! profesioni mësues është një nga

profesionet më të përhapura në Shqipëri tha gjyshi. Por që të jesh mësues i mirë duhet t’i

duash me të njëjtën dashuri si të shkëlqyerit dhe të prapambeturit.

Ti nuk je i tillë.

Ty të pelqejnë vetëm njerëzit e fortë.

11

Ti do që kali yt të jetë gjithmonë i pari.

Ky lloj karakteri quhet karakter egoistik.

Egoistët askush nuk i do, dhe të tillë nuk bëhen mësuesa.

Por ti ke cilësit e tua të mira.

Ti e ndihmon babain, dhe në përgjithësi je i mënçëm, je kërkues, çdo gjë ty të intereson.

Unë mendoj se për karakterin tënd të përshtatet profesioni i gjeologut.

Me një here e pyeta - çështë ky profesion, gjeolog? - Profesioni gjeolog – tha gjyshi

është profesioni i kërkimeve të metaleve të çmuara mbi tokë dhe nën tokë, të naftës dhe gazit.

Dhe kush gjen flori, ose metale të tjera të çmueshme, bëhet njeri i pasur. Njeriun e pasur dhe

mbreti do të jetë i kënaqur ta mirëpresë.

Në Shqipëri për fat të keq tha gjyshi - nuk kemi universitet për të marrë profesionin

gjeolog, por në rast se ti do mësosh shkëlqyeshëm do i shesim dhëntë dhe do të dërgojmë të

mësosh në Francë. Atje ti do mësosh profesionin gjeollog dhe do mësosh gjuhën franceze,

mësimi i gjuhës të huaj eshtë gjithashtu profesion ndimues, mund të përkëthesh literaturë nga

frëngjishtja në shqip dhe bëhe dy here i pasur. Kështu o Selman po të mësosh mire me një të

shtirë do vrasësh dy lepuj.

Duke dëgjuar gjyshin fillova ta ndiej veten gjeollog, njeri i pasur, me mundësi të

shumta ti ndimoj ekonomikisht familjes time dhe gjithë fshatit të rrojnë si në qytet. I zhytur

në të tilla mendime, e ndërpreva bisedën e gjyshit dhe ju drejtova atij.

Gjysh! Të premtoj! Duke fillur që nga nesër do mësoj me zell që të bëhem gjeollog i

mirë.

Shumë mirë më kënaqe me fjalët që më thua. Të bekoftë Zoti për suksese tha gjyshi.

Nesër shko në shkollë pa kapriza dhe dëgjo mësuesin. Ne e kemi mësuesin shumë të

mirë, është i butë dhe i kujdeshëm për nxënësit.

Dhe mos harro të marrësh një dru zjarri prej dushku dhe vure në dhomën e druve në

shkollë. Dhe mësuesi ka nevojë për tu ngrohur, për të pregatitur kafe ose gjellë. Kështu u kemi

shërbyer mësuesve në Radhimë gjithëmon.

VITET E SHKOLLËS

Rruga e mbarë që më uroi gjyshi për të mësuar, më bëri pershtypje shumë të mira. Të

nesërmen, pa kërkuar nga askush ndihmë,u bëra gati dhe u nisa për në shkollë.

Mbasi vura kopaçen në stivën e druve, dhe sikur diten e djeshme, nuk kishte ndodhur

asgjë me mua u futa në klasë, u ula në bangon time, u përshëndeta me Merushen dhe mësuesin,

mandej ju drejtova mësuesit.

12

Zoti mësues, unë vendosa të mësoj mirë dhe do bëhem gjeologj. Nxënësit e klasave

të larta përsëri qeshën me profesionin tim të zgjedhur, por mua kjo qeshje nuk më bëri asnjë

përshtypje.

Mësuesi m’u përgjigj – bravo Selman unë kam besim se ti do bëhesh gjeolog i mirë.

Mandej u drejtua nga nxënësit që qeshën dhe i pyeti. A e di ndonjëri nga ju që qeshët

profesionin e gjeologut? me se ata merren?

Asnjëri nuk u përgjigj.

Me që nuk e dini po ju a them unë, vazhdoi Z. Gasper.

Profesioni gjeolog është profesioni më romantik në botë. Gjeologu me trastë në supe

ngjitet dhe zbret nga malet e larta, nga e shikon vëndin si në pëllëmbë të dores dhe kërkon të

zbulojë miniera të tëra, me metale të çmuara, ose nëpër fusha shpojnë tokën për të gjetur naftë

ose gaz që janë aq të dobishëme për çdo shtet të botës. Gjeologët janë njërëzit më të respektuar

në çdo shtet. Ata i respektojnë dhe mbretërit. Gjeologët janë njërëzit më interesantë në botë,

ata janë me të pasionuar dhe të admiruar . Kur e mbaroi tregimin mësuesi të gjithë nxënësit e

duartrokitën.

Pas kësaj dite nuk kaloi as një javë, kur mua m’u ngjit emëri gjeolog. Nxënësit filluan

të më përshëndetnin me këtë emër, jo më me të qeshur por seriozisht, dhe me respekt.

Çdo ditë me përcillte për në shkollë dhe më priste nga shkolla gjyshi.

Mua më pëlqente shumë ky ceremonial. Aq më tepër që gjyshi ishte pjesëtari më i

dashur në familjen tonë për mua. Mundet nga ky shkak mua m’u hoq frika dhe fillova

çapkënllëqet.

Më kujtohet si sot një ngjarje e asaj kohe.

Një ditë mbas mësimeve unë, Qaniu dhe Isai vendosëm të shkojmë në ullinjtë e

bahçave ku nuk shkon njeri për të pirë nga një cingar duhan.

Mandej u nisëm çdo njëri për në shtëpi.

I ulur në parmakun e portës më priste gjyshi.

Sa po më pa mua buzëqeshi.

U ngrit nga parmaku, u përshëndet me mua më mori për qafe, më puthi në faqe, dhe

me një herë më shikoi i vranët dhe më pyeti – Selman ti ke filluar të pish duhan?

Unë u trondita nga kjo pyetje, dhe nuk i thashë gjyshit të vërtetën. Jo i thashë nuk pi

duhan.

Gjyshi filloi të më shikojë me neveri për gënjeshtrën dhe më tha – unë s’kam pirë as

një herë duhan prandaj nga larg e ndiej erën e duhanit. Pa e zgjatur muhabetin më mori për

13

dore dhe kur mbrritëm nën hie të arrës u kthye nga unë dhe më pyeti: Selman i di ti të mirat

që ka njeriu që pi duhan?

Jo! ju përgjigja.

At`here duro pak dhe më dëgjo mua. Njeriu që pi duhan në jetë ka tri të mira:

e para – kush pi duhan, në shtëpin e tij kusari nuk shkon kurrë të vjedhë,

e dyta - ata që pinë duhan qeni nuk i ha, dhe

e treta - ata që pinë duhan nuk plaken.

Gjysh kjo është e pa mundur e kundeshtova unë.

Si është e pa mundur, kur e vërteton vetë jeta – m’u përgjegj gjyshi.

Tek ai që pi duhan kusari nuk vete të vjedhë se ai gjithë natën kollitet. Kusari në

prezencë të të zotit të shtëpisë nuk vete kurrë të vjedhë. Ai që pi duhan shumë shpejt fillon të

lëvizë me shkop, njeriun me shkop qeni e ka frikë dhe nuk i lëshohet. Ai që pi duhan nuk

plaket kurrë sepse vdes i ri.

Kështu i dashuri nipçe, po ke qejf që të të shoqërojnë në jetë “tri të mirat që vijnë nga

të pirët e duhanit” – pi duhan sa të dush.

Tregimi i gjyshit më la përshtypje të thella, dhe më ngjalli refleksin kundra duhanit.

Prej asaj dite dhe deri më sot nuk kam vënë cigare në gojë, dhe shpesh e kujtoj gjyshin me

adhurim për këshillën e tij. Unë dhe mbas moshës tetedhjet vjeçare e ndiej veten të shëndoshë.

Tani më posht po filloj t’Ju tregoj jetën shkollore.

Nuk kalun as tre muaj, kur unë fillova të dallohem në mësime në mes nxënësve të

klasës së parë. Unë fillova t’a kosideroja vehten të lumtur kur me mua shoqëroheshin dhe më

pas u bëmë shokë të ngushtë me Isa Zybererin, Qani Braihimin dhe Ramo Kojanin. Çdo ditë

shkoja në shkollë me dëshirë të madhe.

Dëshirën time për të vajtur në shkollë dhe për të mësuar mirë gjithmon e bekonte

gjyshi, babai, Mamudieja dhe Elibaja, për fat të keq Mamudieja dhe Elibaja ishi analfabete.

Në kohën e feudalizmit 99% të grave dhe 40% të burrave ishin analfabetë.

Ditët dhe muajt në shkollë kalonin pa u kuptuar.

Unë shumë shpejt fillova të shkruaja me kaligrafi të bukur dhe fillova të lexoj me

ngadalë Naimin dhe Çajupin të cilët më von u bënë poetët e mi më të dashur.

Qëndrimi në një bango me Merushen, si thoshin shokët pozitivisht influencoi dhe tek

ajo. Ajo filloi të mësojë më mirë dhe të jet më e rregullt. Sa herë që nënë Labika – nëna e

Merushes më takonte në rrugë më falënderonte mua për mbështetjen që i bëja Merushes në

shkollë

14

FILLIMI I LUFTËS

Si çdo fëmije të moshës tetë vjeçare,lufta i paraqitet para syve si lodër. Jeta në

Radhimë në atë pranverë të datës 6 prill të vitit 1939, ishte shumë e qetë, fshatarët merreshin

me punet bujqësore fëmijët ose dëfrenin në Sello, ose ishin në shkollë. Por nga ora 11 mbi

Radhimë dhe Komunen e Dukatit filluan të fluturojnë dy aeroplanë italianë të cilët hidhnin

me mijëra trakte që njoftonin shqipëtarët se diten e nesërme, ushtria italiane do zbarkonte në

Shqipëri për t’a mbrojtur atë nga Greqia e cila ka synime ta zaptojë Shqipërinë.

Nga këto prokllamata, s’pati burrë në fshat që të mos indinjohej. Të gjithë flisnin se

mbreti i shqipërisë Amet Zogu iku nga Shqipëria duke e marrë pasurin e popullit me vehte të

ngarkuar në kamiona. Na tradhëtoi mbreti duke e lënë popullin të pa mbrojtur, helm ju bëftë

posuria e popullit. Në të tillë mënyrë Shqipërija u bë viktimë e tradhëtisë të mbretit Ahmet

Zog.

Në datën 6 prill shumica e burrave të krahinës Dukat afro 400 burra nga Radhima,

Tragjasi dhe Dukati u mblodhen te hani i Abaz Gegës dhe nën udhëheqjen e Shyqyri

Alimerkos dhe Veli Kapos u nisën për në Vlorë t’a mbronin vendin nga okupimi italian.

Heret në mëngjezin të datës 7 prill fshati u zgjua nga kanosja e luftës që filloi në

Vlorë. Pleqtë, gratë dhe fëmijët u mblodhën tek hunda e Rizit ku Vlora duket si në pëllëmbë

të dorës, dhe dukej e qartë edhe fusha e luftës.

Nga ajri dhe nga deti Italianët bombardonin fortifikatat Shqiptare. Për disa orë luftë,

italianët e okupuan Vlorën. Në rrugët e Vlorës si kuçedra të dala nga deti u mbushën rrugët

me dhjetra tanke dhe me mijra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë. Ata, praktikisht pa

rezistencë i zaptuan gjithë vëndet kryesore të qytetit. Me të tillë ushtri, vullnetarët shqipëtarë

të armatosur me sopata dhe lopata ikën nëpër shtëpitë e tyre, ishte marrëzi t’i rezistoje ushtrisë

së rregullt me sopata, lopata, çiftet dhe teket e gjuetise.

Shumë shpejt italianët u bënë zotërit e vëndit. Në vëndet më kryesore vendosën

postblloqet dhe rregullat e kohës të luftës. Në Radhimë ata ndërtuan në disa vënde fortifikata

dhe depo municionesh, ndërtonin rrugë kalimi në vëndet malore e punë të tjera. Nga këto

përgatitje kuptohej qëllimi i tyre, që sa më shpejt t’a sulmonin Greqinë dhe t’a bënin okupimin

e saj një ore e më parë Por blickringu i tyre nuk pati sukses.

Në breg të detit Adriatik në vëndin e quajtur Nisi italianët ndërtuan shpejt e

shpejt molin për ankorimin e anijeve të ndimës të shpejtë për të plagosurit dhe

vazhdonin të ndërtonin depon më të madhe të armëve në Shqipëri.

15

Mbasi e filluan luftën me Greqinë, çdo javë aniet çonin të plagosurit në Itali.

Kjo të jepte të kuptoje se sa e “lehtë” ishte lufta e Italisë me Greqinë”.

Që t’i inkurajonte ushtarët italianë në vitin 1940 në Radhimë erdhi dhe vetë

Duçja, por dhe ardhja e Duçes nuk pruri rrezultatet që ata prisnin. Lufta e Grekëve

ishte heroike dhe Italija në fund të fundit e humbi luftën.

Në këtë luftë Greqia pati si ndihmë luftën partizane shqiptare që me hov të

madh filloi të zhvillohej qysh nga viti 1940. Që nga ky vit, filloi lufta partizane në

Shqipëri dhe u bë fuqi e madhe në luftë për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët

italianë dhe më vonë gjermanë. Çdo ditë e më shumë rriteshin forcat partizane dhe

lufta e tyre u shkaktonte humbje të shumta okupantëve.

Në datën 14 gusht të vitit 1941 partizanët e komunes së Dukatit nën

udhëheqjen e Shyqyri Alimerkos nga Tragjasi dhe Veli Kapos nga Radhima, natën

depërtuan në depot e Nisisë dhe u vunë zjarrin. Kjo ishte një nga depot më të mëdha

në Shqipëri, ku ruheshin mbi 12 mijë ton municione, kurse më 25 Dhjetor të po këtij

viti e dogjën dhe depon e dytë në Ramec. Këto ngjarje unë i kam akoma të freskëta

sikur të kisshin ndodhur dje.

Ne fëmijët e luftës u rritëm para kohe. Ne rronim atëhere me mendimet dhe

dëshirat e të rriturve dhe i kujtojmë me përsosmëri çdo gjë që ndodhte.

Shkolla e Radhimës dhe në vitet e luftës funksiononte. Me gjithë rezistencën

që i bënte populli okupatorëve, prap se prap në shkollat e Shqipërisë filloi propaganda

fashiste. Nxënësit që mësonin mirë i agjitonin të inkuadroheshin në organizatën e të

rinjve fashistë “Këmishat e zeza” e udhëhequr nga Duçja. Në qoftë se do të pranoje

të futeshe në këtë organizatë,shkolla gjat verës të dërgonte për pushime një muaj në

Itali. Atë vit shkolla propozoi të futeshin në ketë organizatë dy nxënës të shkollës

Xhemilin në klasen e katërt dhe mua në klasën e tretë, dhe në pushimet e verës të

shkonim në Itali.

Kur u thashë në darkë prindërve mbi propozimin e shkollës, që të gjithë ishin

kategorisht kundër. Familja jonë futet në radhën e familjeve patriotike të Shqipërisë

dhe ishte turp i madh që antari i familjes tonë të futej në organizatën fashiste. Të

nesërmem i njotuam si unë dhe Xhemili se nuk ishim dakord të bëhemi antarë të

16

organizatës fashiste. Mësuesi u gëzua për vendimin tonë dhe e gjithë shkolla na

duartrokiti.

Në vitin 1942 unë e mbarova klasën e katërt në Radhimë dhe klasën e pestë

duhet ta vazhdoja në Tragjas. Deri në atë ditë , përveç shkollës të Radhimës, shkolla

të tjera nuk kisha parë. Mendoja se të gjitha shkollat e fshatit do te ishin njëlloj. Por

kur pashë shkollën e Tragjasit u çudita. Atje kishte fushë për të lozur futboll, hekura

dhe sende të tjera për gjimnastikë, dhe për të mësuar ishte një ndërtesë e gjatë . Gjyshi

për të mësuar në Tragjas më rregulloi në shtëpin e mikut të tij Azem Troqes, shtëpia

e tyre ishte afër shkollës,kështu që nuk do humbasja kohë në rrugë.

Sipas këshillës së gjyshit mbrrita një javë më parë që të përtëritja mësimet e

klasës së katërt. Familja e Azem Troqes më priti mirë, sot për fat të keq nuk mbaj

mënd as njërin nga ajo familje, përveç një djaloshi të vogël që e quanin Melesin.

Çdo ditë unë përsërisja mësimet dhe Melesini gjithmon ishte afër meje dhe

herë shikonte mua, herë shikonte xhaxhain e tij rrobaqepës. Ai sidomos shikonte me

vëmëndje veprimet e rrobaqepësit. Melesini çuditej kur e shikonte xhaxhain sidomos

kur mbaronte punën. Ai gërshërët i hidhte në dysheme kurse gjëlpërën e vinte me

kujdes në kapellë.

Një ditë Melesini e pyeti xhaxhain: “Xhaxhi! Kush kushton më shtrëjtë

gjëlpëra apo gërshëra” – sigurisht gërshëra ju përgjigj xhaxhai.

Atëhere pse Ju gërshërët e hidhni në dysheme ndërsa gjëlpërën e vini me

kujdes në kapele?

Xhaxhai me vëmendje e dëgjoi të nipin kurioz dhe me një zë të qetë i tha:

shkaku qëndron në atë që unë gërshërët shpirtërisht nuk i dua. Ato e kthejnë cohën në

copa copa, ndërsa gjëlpëra i mbledh copat bashkë dhe krijojnë syrtyk të lezeçëm dhe

të ngrohtë për ty i dashuri nipçe. Këtë princip e zbatoj dhe në jetë. Unë nuk

shoqërohem me njërëz të cilët bëjnë ndarje dhe grindje mes shokëve. Shoqërohem me

njërëz që sjellin dashuri dhe vëllazëri në shoqëri. Njeriu i mirë dhe kur të kritikon ka

qëllim që të të bëjë ty më të mirë.

Unë pa dashur u bëra dëshmimtar i bisedës të xhaxhait me nipin dhe m’u fiksua

për gjithë jetën në mëndjen time mësimi që tha xhaxhai Melesinit.

17

Klasën e pestë në Tragjas e fillova në shtator të vitit 1942. Me lëndët si

gjeografia dhe historia unë isha i njohur nga mësimet që na jepte Z. Gaspër në kohën

e lirë për ata që donin të dinin më shumë. Arithmetikën unë nuk e kisha frikë, kështu

që shumë shpejt hyra në rregjimin e shkollës të Tragjait.

Më interesantja për mua ishte fakti që çdo lëndë e jepte mësues i veçantë. Unë

në çdo mësim merrja shumë njohuri të reja, secili mësues kishte mënyrën e tij të të

spjeguarit dhe nuk ngjante një mësim me tjetrin.

Çdo ditë shkoja në shkollë me dëshirë shumë të madhe. Ndërmjet mësuesve

më pëlqente shumë mësuesi i historisë i cili n’a fliste jo vetëm për të kaluarën e

Shqipërisë, por në mënyrë mahnitëse fliste për të ardhmen e saj. Ai fliste me bindje të

plotë se lufta partizane do fitojë në Shqipëri, se partizanët çdo ditë e më shumë po

tregojnë heroizma të pa para dhe populi mburret me ta, i do dhe i ndimon çdo ditë.

Ai fliste kaq bukur dhe e përshkrunte luftën partizane në të tillë mënyrë që çdo

nxënës kishte dëshirë të hidhej në radhët e tyre. Unë ëndërroja që sa po të mbaroja

shkollën do shkoja në brigadat partizane. Kjo dëshirë u bë edhe më e madhe kur më

pranuan anëtar të rinisë komuniste.

Duke filluat nga Janari i vitit 1943 lufta partizane po zhvillohej me intesitet të

larte. Tragjasin që ishte vatra e partizanëve në jug të Shqipërisë, Italianët më pas

Gjermanët mundoheshin t’a zhduknin si fshat duke e djegur ose shkatërruar me

artileri. Numuri i shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në Tragjas rritej nga muaji

në muaj dhe banorët largoheshin nga fshati. Tragjasi i bardhë dhe i dukshëm që nga

larg, tashma dukej i zi nga djegiet e shumta. Në Shkurt ose në mars të vitit 1943

shkolla u mbyll, mësuesit shkuan në brigadat partizane, dhe mua m’u desh të

kthehesha në shtëpi, në Radhimë.

Sapo u ktheva në shtëpi fillova të plotësoja detyrat që më ngarkonte Këshilli

Nacional Çlirimtar i fshatit kurse nga qershori i vitit 1944 u ndimova dhe fuqive

partizane.

Në datën 29 Nëntor Shqipëria festoi çlirimin nga okupatorët e fundit,

gjermanët. Filloi për Shqiptarët jeta e lirë. Unë bashkë me moshatarët e mi, që kishim

shkollë, filluam intesivisht t’i ndimojmë pushtetit të ri demokratik të fshatit. Por unë,

18

si i çmëndur, prisja nga dita në ditë fitoren e ushtrisë të kuqe, fitoren e BRSS mbi

gjermaninë.

VAZHDIMI I SHKOLLËS NË SHQIPËRIN E LIRË

Nëntë Majin festën e fitores të BRSS mbi Gjermaninë hitleriane e gjithë

Shqipëria e festoi si festën e saj. Kjo ditë mua më kujtohet si sot, sepse pikërisht në

atë ditë mua më lindi shpresa të shkoj në Bashkimin Sovjetik.

Në Qershor të vitit 1945 babai i dorëzoi dokumentat e mia në degën e arsimit

që të më japin bursë dhe të vazhdoj shkollën e mesme. Shumë shpejt n’a lajmëruan se

më dhanë bursë në gjimnazin e Gjirokastrës. Këtë gjimnas e mbarova në vitin 1948

ku përveç një pese në gjuhën shqipe, të gjitha notat e tjera i kisha dhjeta. Gjat

pushimeve të vitit 1947- 1948 shkova vullnetar në ndërtimin e hekurudhës Durrës –

Peqin dhe Durrës – Tiranë.

Mbas mbarimit të gjimnazit u pranova si bursist në Teknikumin Bujqësor në

degën e zooteknikës të cilin e mbarova me nota të shkëlqyeshme në vitin 1952.

Si student me merita të mira dhe me nota të shkëlqyeshme më dhanë bursë për

të studiuar në Bashkimin Sovjetik në institutin e pyjeve të Moskës për të marrë

profesionin silvikulturor. Për të tillë specialista Shqipëria atëherë kishte nevojë të

madhe.

U PLOTËSUA ËNDËRRA E IME

Në mars të vitit 1942, kur sa po i mbusha 11 vjeç, për herë të parë dëgjova nga

Zenel Hamiti kushëriri i dytë i babait, që në botë ekziston një shtet i madh i quajtur

Bashkimi Sovjetik. Jeta e njërëzve në këtë shtet është si në Parais.

Ky ishte tregimi i Zenelit njërit nga partizanët e parë të rrethit të Vlorës. Ai

ishte agjitatori i zjarrtë i Radhimës i cili i bindëte bashkëfshatarët të inkuadroheshin

në luftën partizane për ta çliruar atdheun nga okupatorët italianë. “Në këtë luftë të

drejtë ne do të na ndimojë Bashkimi Sovjetik” – Zeneli thoshte se gjithë bota sot lufton

kundra fashistave dhe nazistave. Ai numuroi një radhë shtetesh që janë në koalicion

në këtë luftë çlirimtare, por mua më mbeti në mënd dhe më ra në shpirt nga të gjitha

shtetet që përmëndi Zeneli, vetëm Bashkimi i madh Sovjetik, atdheu ku jetojnë 200

milionë njerez si vëllezër dhe motra.

19

Bashkimi Sovjetik tha Zeneli është shteti ku jetojnë popuj të mbi 100

nacionaliteteve me të njëjta të drejta të njeriut, që punojnë dhe jetojnë të lumtur, me

të drejta të barabarta, të mësojnë të shërohen dhe të strehoen falas.

Në 22 Qershor të vitit 1941 vazhdoi Zeneli, pa as një lajmërim për luftë ushtia

gjermane u vërsul si bandite e tmershëme t’a zaptonin dhe ta shduknin nga faqja e

dheut këtë shtet të lumtur. Por populli Sovjetik në këtë moment u ngrit dhe u tregoi

gjermanëve rezistencë të pa parë dhe duke filluar nga nëntori i vitit 1941, kur fuqitë

gjermane filluan të tërhiqen nga rrethet e Moskës filloi fitorja dhe fundi i luftës në

favor të Bashkimit Sovjetik.

Mbas këtij njoftimi unë fillova, kudo që ishte e mundur, të dija mbi fitoret e

ushtrisë së kuqe. Shumë herë i lutesha Gjik Cekodhimës që i vetmi në fshat kishte

radio, të më njoftonte mbi fitoret e ushtrisë së kuqe, dhe ai si besnik më njoftonte mua

mbi beteja të ndryshme.

Unë i lutesha Zotit çdo darkë, kur shtrihesha per gjume dhe çdo mëngjes kur

zgjuhesha, që të dëgjoja gjithmon lajme të mira për fitoret e ushrtisë së kuqe dhe isha

i bindur se dita e fitores të Bashkimit Sovjetik mbi gjermaninë nuk do te ishte e largët.

Mbas çlirimit të Stalingradit në shkurt të vitit 1943 kur mua Gjika më tha

lajmin e mirë, unë e quajta këtë lajm shënjë të mbarë, mbasi Shkurti është muaji i

lindjes time, prandaj i lutesha Zotit që pas moshës 12 vjeçe duhet të fillojë mbarësia e

ushtrisë së kuqe dhe Bashkimi Sovjetik do fitojë shumë shpejt këtë luftë të ashpër.

Gjithmon mua më përcillte e njëjta dëshirë t’a shoh me syt e mi këtë shtet

përrallor, siç ishte gjithmon në imagjinatën time. Athere mendoja që mbasi ta vizitoj

BRSS do vdes i qetë.

Kur studjoja në gjimnazin e Gjirokastrës babai me që e dinte dëshirën time, në

letrat që më shkrunte ma kujtonte se po të mësoj mirë, shteti kur të mbarosh shkollën

e mesme, pa tjetër do të dërgojë në Bashkimin Sovjetik. Dhe unë duke patur një

dëshirë të tillë mësoja mirë.

Siç e përmënda edhe më lart në vitin 1952 ëndërra ime e shënjtë, me gëzimin

e madh timin dhe të gjithë të afërmve të mi m’u plotësua.

20

Këtë lajm unë e lexova në gazetën “Bashkimi” më 11 qershor të vitit 1952. Në

gazetë lexova që Selman Lameborshit mbas mbarimit të teknikumit bujqësor të

Tiranës, shteti e dërgon me bursë në Bahkimin Sovjetik të studjojë në institutin e

pyjeve të Moskës.

Në këtë moment shpirti i im u qetësua, vetëm më erdhi shumë keq që babai 4

muaj më parë na la jetimë dhe nuk ishtë afër meje të gëzohet si dhe unë.

Kështu pra më datën 11 Qershor të vitit 1952 shteti demokratik Shqiptar m’a

plotësoi dëshirën time. Në shpirtin tim shpërtheu një gëzim i madh, doja ta përqafoja

dhe ta puthja çdo njeri që më dilte përpara.

Në atë natë të 19 tetorit të vitit 1952 në shtëpin e dajo Hasanit në Tiranë, ku

unë qëndrova deri sa të nisesha për BRSS, nderkohe që prisja me pa durim nisjen,

asnjëri nuk ra për të fjetur. Të gjithë ishin të emocionur dhe prisnin mëngjesin të më

përcillnin në rrugë të largët. Më këshillonin si duhej t’a mbaja vehten në BRSS që të

mos turpëroja Shqipërinë, e cila më bëri mua një nder të madh me besim që të mësoj

mirë dhe të bëhem inxhinjer i pyjeve me diturit e shkencës sovjetike.

Dajo Hasani i cili ishte në krye të një delegacioni të kuvëndit popullor, në

vitin 1948 vizitoi për herë të parë BRSS, na tregonte mbi vizitat që kish bërë në qytete

të ndryshme dhe përshtypjet e thella që kishte nga këto vizita. Ai fliste me ndjenja të

thella nostalgjije për Leningradin, Stalingradin, Kievin dhe Minskun.

Por dita e pa harrur për të ishte takimi me Stalinin. Përshtypjet e tij nga takimi

me njeriun “e madh” ishin të pa përshkrueshme. Ai fliste për këtë takim në mënyrë të

tillë sikur të ishte takuar dhe kidhte biseduar me vetë Zotin.

Unë u çudita kur dajua u ngrit dhe nxori nga sirtari, ku na tregoi katër

telegrame të marra nga Stalini me urimet e çdo viti të ri.

Nga tregimet e dajos për Stalinin mua më ngjallej dëshira që të më bjerë rasti

ta shikoj dhe unë këtë njeri “të madh”.

Tregimet e dajos për Moskën, për Sheshin e kuq, për mauzoleumin e Leninit

në të cilin ai duket sikur flë më ngjallnin dëshira të zjarrta për ta vizituar mauzoleumin

e Vlladimir Iliç Leninit – krijuesit të parë të shtetit socialist, Sheshin e kuq, Kremlinin,

lumin e Moskës dhe vënde të tjera historike për të cilat tregonte dajua.

21

Tregimet e dajos nuk mbetën pa i cilësuar vetit e mrekullueshme të popullit

Sovjetik, për miqësinë e ngrohtë që tregojnë për popullin Shqiptar.

Por përshtypjet më të mira në Rusi i bënë gratë ruse.

Sipas dajos ato janë gratë më të bukura në botë.

Vajzat ruse të larta si selvi, me format elegante trupore, nuk e lënë rehat

shikimin e meshkujve. Grat Ruse janë kijesa delikate dhe shumë të edukuara.

Hadixheja motra ime që jetonte te dajua, e entusiazmuar nga fjalët e dajos tha:

unë jam e bindur që Selmani pa bukuroshe ruse nuk kthehet në Shqipëri.

Nga fjalët e motrës të gjithë qeshën, kurse hallë Mina – gruaja e dajos i mori

këto fjalë me seriozitet dhe tha që Selmani s’ka pse të martohet në Rusi, kur të kthehet

në Shqipëri inxhinjer do i gjëjmë vajzën më të bukur të Tiranës - tha ajo me besim të

plotë.

Të gjitha bisedat në këtë natë kishin një qëllim që të më jepnin kurajo për gjat

pesë vjetëve të studimeve në BS.

Kështu me biseda dhe duke pirë kafe e përcollëm atë natë.

Në mengjezin e 20 tetorit erdhi shoferi i Zenelit, Ministrit të minierave të

Shqipërisë dhe më tha të merrja valixhen dhe të ulem në makinë se pse atij i duhet të

kthehej mbas tre orësh në Tiranë. Unë u ndava me të gjithë të pranishmit, hipa në

maqinë dhe u nisëm për në Durrës.

Rruga Tiranë Durrës mua gjithmon më pëlqente.

Rruga prej Tirane deri afer Kasharit në të dy anët e saj ishin të mbjellë plepa

të cilëve u ishin bashkuar degat e sipërme dhe dukej sikur udhëtoje në një tunel të

gjelbër. Bile dhe në vapën e mesditës nën hijen e tyre gjithmon ndien freski.

Gjat gjithë rruges unë kënaqesha me pamjet që më dilnin para syve.

Mbas 40 minutave makina qëndroi para hyrjes të portit të Durrësit.

Dola nga makina, mora në dorë valixhen prej fibre u përshëndeta me shoferin

dhe u futa në port. Sapo u futa në port u ballafaqova me përfaqësuesin e ministrisë të

arsimit i cili më njoftoi se vapori do niset vonë, prandaj lere valixhen në dhomën e

ruajtjes dhe ktheu në orën 17.

22

Dhimitër Jançe, shoku dhe kolegu im i profesionit të ardhshëm ose si i flisnin

me përkëdheli Miço ,më priste jashtë portit dhe më ftoi që gjat kohës së lirë të

shetisnim bashkë dhe të njihemi me kuriozitetet e Durrësit.

Bashkë me Miçon ramë dakort që ta fillojmë njohjen me pallatin e mbretit

Ahmet Zogut për të cilin kishim dëgjuar por nuk e kishim parë. Pallati nuk ishte

shumë larg nga porti dhe mbas 20 minutash rrugë mbrritëm në teritorin e pallatit.

Nga arkitektura pallati nuk ishte ndonjë ndërtesë e rrallë. Në krahasim me

pallatet që ndërtojnë biznesmenët e sotëm dukej shumë i thjeshtë. Ishte një pallat me

tre kate me disa kollona nga ana e hyrjes, ballkonet ishin ndërtuar me pamje nga deti.

Nga prapa pallatit ishte një park me bimë ekzotike ku shetitnin pallojtë. Brënda në

pallat ishte e ndaluar hyrja pa pasur leje.

Ne na thanë se mbretit i pëlqente pallati veror dhe zakonisht pushimet e verës

i kalonte në Durrës. Mbasi bëmë një shetitje nëpër park unë me Miçon ishim të të

njëjtit mendim se nuk është keq të jesh mbret.

Mbas vizitës së pallatit të mbretit, ramë dakort të shetisnim rrugët e Durrësit

dhe bregun e detit. Në orën 14 ishim ne mes të qytetit ku lexuam në një ndërtesë të

shkruara me gërma të mëdha “RESTORANT DURRËSI”. Të dy u gëzuam dhe

vendosëm të drekemi. Kur u futëm brënda pamë se atje kishin ardhur të dreken artistat

e ardhëshëm të Shqipërisë: Avni Mula, Xhoni Athanasi, Ibrahim Tukiçi, Mentor

Xhemali e të tjerë. Ata bashkë me ne, do të shkonin në Moskë të mësonin në

konservator. Dreka shkoi shumë mirë duke dëgjuar shakatë, këngët dhe zërat e tyre të

mrekullueshëm.

Në orën 17,30 ishim afër vaporrit “Çiaturi”. Kur u ngjita në kuvertën e tij, i

cili do çonte në BRSS, duhan, ullij dhe 100 studenta shqipëtarë, të cilët do studionin

në institute të ndryshëm në teritorin e Bashkimit Sovjetik, ndjeva në shpirt një gëzim

që nuk mund ta përshkruaj. Zëmra filloi të binte më shpesh, koka sikur mu çlirua nga

një rëndësi e pa kuptuar, me shpirt dhe me ndjenja unë do shkelja në shtetin e

imagjinatës time. Ky ishte plotësimi i ëndrrës time, që pas tre ditësh do jem në teritorin

e BRSS.

Në orën 18 vaporri i ngriti spirancat dhe u nis për udhëtimin e largët.

23

Filluam lundrimim afër bregdetit Adriatik shqipëtar i cili dukej më i bukur se

sa nga ana tjetër.

Mandej filluam të lundronim afër ishujve të shumtë greke, kurse në orën 12 të

datës 21 tetor u futëm në Bosfor dhe shumë shpejt mbrijtëm në Stamboll.

STAMBOLLI

Në këtë qytet vaporri qëndroi më shumë se dy orë, dhe studentat patën fatin

t’a shikojnë dhe të njihen, sipas tregimit të ciceronit, me mrekullitë e këtij qyteti të

lashtë.

Qyteti mua më bëri përshtypje të jashtëzakonshme. Ai ishte i mbuluar me

gjelbërim, mbi shtëpit e qytetit dukeshin me dhjetëra minare të larta me dy tre vënde

për hoxhën. Nëpër rrugët e tij lëviznin shumë lloje transporti: vetura, taksi, autobuza,

trolejbuza dhe tramvaje.

Jeta, në Stamboll vlonte.

Tramvajet ujore lëviznin nga pjesa aziatike në pjesën europjane dhe në të

kundërtën.

Ciceroni që erdhi në vaporr dhe filloi të n’a fliste për historinë e qytetit dhe

mbi jetën e sotme të tij. Mua më lindi dëshirë e madhe të njihem më afër me këtë qytet

të mrekullueshëm. Por për fat të keq nuk më ra rasti ta rivizitoj këtë qytet të

mrekullueshëm.

Mbasi mbaroi ciceroni ekskursionin njohës ,vaporri rifilloi lundrimin për në

detin e Zi. Të gjithë studentat shqipëtarë si dhe unë prisnim me pa durim të shikonim

“Xhenetin e parë në botë” – Bashkimin Sovjetik.

Mbasi dualëm në detin e Zi qëndrimin e dytë e bëmë në Bullgari në portin e

Varnës. Përsëri te neve erdhi ciceroni i cili na tregoi historinë dhe të sotmen e një prej

qyteteve më të mëdhenj të Bullgarisë.

VARNA

Ciceroni na tha se Varna, nga madhësia dhe popullsia është qyteti i dytë në

bullgari, pas Sofies. Përveç kësaj është dhe qëndëra më e madhe financiare dhe

kulturore, gjithashtu dhe nyja kryesore e transportit Bullgar. Varna ka lidhje detare

me të tillë qytete si Odesa, Stambulli, Batuni, Soçi dhe Poti. Si pas të dhënave zyrtare

24

popullsia e qytetit është mbi 300 mijë banorë, kurse në të vërtetë harrin deri në 600

mijë banorë.

Qyteti Varna

Në vitin 1391 Varnën e zaptoi ushtrija Osmane të cilët duke marrë parasysh

shtrirjen e saj të përshtatëshme gjeografike dhe strategjinë ushtarake e kthyen atë në

një kala të pa zaptuar. Në luftë me okupatorët osmanë të cilët udhëhiqeshin nga Murati

i Dytë në Varnë u vra mbreti i Polonisë.

Pothuajse 500 vjet Varna ka jetuar nën zgjedhën e imperatorisë osmane, vetëm

në vitin 1878 u çlirua me ndimën e ushtrisë perandorake ruse dhe u bë pjesë e shtetit

Bullgar.

Transportin e qytetit të Varnës e përbëjnë autobuzat, trolejbuzat dhe taksitë.

Në distancë 10 kilometra nga qëndëra e Varnës funksionon aeroporti i saj.

Në planin e rindërtimit të qytetit parashikohet ndërtimi i një metroje të lehtë.

Ndërmjet ndërtesave më të përmëndura të qytetit Varna janë – Kisha e Nënës

së Shënjtë dhe muzeu arkeologjik në të cilin ruhen koleksione me orenditë prej floriri

të kohës së frakës, që janë nga më të vjetërat në botë.

Në qytet ka një delfinar (akuarium) të mrekullueshëm.

25

Jo shumë larg nga qyteti është ndërtuar në shkëmb një manastir unikal i

krishter, ku kallogjerët jetojnë këtu që nga shekulli i katërt në qelitë e ndërtuara në

shkëmb. Që atëhere manastiri ishte shpallur përkujtimor historik.

Ciceroni n’a tha se Varna është kurorti (qytet) me famë botënore ku pushojnë

me mijëra turistë nga shtetet socialiste të Evropës. Nga ora 12 kur Varna ishte e

mbuluar nga gjelbërimi jeta në të vlonte, ajo ishte e zhytur në punë. Mbi pasqyrën e

detit lundronin vaporrë të ndryshëm ku dukeshin punët e ngarkim-shkarkimit. Nga

Varna vapori “Çiaturi” e mori drejtimin për në portin e Rumanisë Konstanca.

KONSTANCA

Konstanca si pas të thënave është porti më i madh i Rumanisë në detin e Zi.

Siç n’a e tregoi më von ciceroni 500 vjet para erës së re në këtë vënd qënronte qyteti

i lashtë që bënte tregëti me vëndet rreth bregdetit të Zi.

Qyteti Konstanca

Në vitin 29 para erës së re ky rajon u okupua nga Roma. Në vitin e tetë para

erës së re në këtë qytet imperatori August e internoi poetin Ovidi, i cili vdiq pas tetë

vjetëve. Sot në Konstancë në sheshin August qëndron përmendorija e poetit Ovid. Me

emërin Konstancë qytetin e pagëzuan për nder të Konstancës motërës të Konstandinit

të madh (274-337). Në vitin 1419 qyteti ra nën zgjedhën e Imperatorisë Osmane.

26

Për herë të parë me emërin Konstancë është përmëndur në vitin 950. Prej vitit

1419 qyteti u fut nën diktaturën e Imperatorisë Osmane. Mbas luftës së ashpër të

popullit Romun për pamvarësi Konstanca si qytet i lirë u bashkua me anën veriore të

Dobruzhës të liruar nga Rumania.

Prej Konstanës vaporri morri drejtim për në BRSS.

Sa po dolëm nga porti i Konstancës deti i Zi i përshëndeti studentët shqipëtarë

me valë 4-5 ballëshe. Vaporri filloi të lekundet dhe në përgjithësi studentat i zuri

sëmundja e detit. Më kujtohet që kur zbritëm në tokë të Odesës, na dukej se dhe toka

po tundej ende nën këmbët tona.

ODESA

Odesa ishte qyteti i parë i Bashkimit Sovjetik, shteti që çdo student kishte

dëshirë të madhe të njihej me të. Sa po zbritëm në tokë dhe bëmë hapat e para e

harruam sëmundjen e detit dhe të gjithëve u lindi dëshira të njiheshin me qytetin e

parë Sovjetik.

Përfaqësuesi i legatës shqipëtare në Moskë, pas një përshëndjetjeje zyrtare, na

njoftoi se ate natë do flinim në Odesë dhe të nesërmen në darke do niseshim për në

Moskë. Në kohën e lirë mund të njiheshim me vëndet më interesante të qytetit. Ndër

të tjera ai tha se Odesa është xhevair në detin e Zi, qytet i parqeve të gjelbër i kulturës

dhe i traditave humoristike.

Me të vërtetë Odesa na priti shumë përzëmërsisht dhe na çuditi me bukuritë

dhe kuriozitetet e saj, sidomos me parqet e shumta, teatrat, muzeumet, bulevardet, me

popullin e saj të shumtë dhe alegro. Bukuria e ndërtesave unikale të Odesës, të

ndërtuara në stile të ndryshëm dhe në epoka të ndryshme historike ,bëjnë një harmoni

të plotë të Odesës dhe formojnë një ansambël arkitekturial.

Ne vizituam shkallët e Patjomkinit, kishën e Ekaterinës. Shetitëm në rrugën e

Deribasovit, pamë monumentin e Robinoviçit – heroit të anekdodave odesiste.

Odesa – qytet mikpritës. Kur e morën vesh që ne jemi studenta shqiptarë,

odesistët filluan të na tregojnë shënja vëmëndje, ata ishin gjithmon të qeshur dhe fillun

të na flisnin mbi kuriozitetet e qytetit.

27

Neve na treguan kopshtin e qytetit, parkun e fitores, sheshin e kishave,

përmendoren e A.S. Pushkinit, të A.S. Reshelje, teatrin e operës dhe kuriozitete të

tjera.

Studenti ynë shqiptar i vitit të tretë të Institutit të gjeodezisë të Moskës

Abedini, kur na i përkthente fjalët e biseduesve gjithmon qeshte. Ai na tha se çdo

odesist kur flet për qytetin e tij kthehet me një herë në artist komik.

Parqet e Odesës në tetor

Kur kaluam në rugën e Arnautëve ne u interesuam përse e kanë quajtur rrugë

të arrnautëve? Një burrë i moshuar n’a tha, se kjo rrugë eshtë e njohur për atë se gjoja

këtu ka jetuar Astap Bendi dhe kontrabandistët e njohur të Odesës, këtu ka qënë foleja

e kontrabanditizmit. Një burrë tjetër që dëgjonte shpegimin e të parit mori fjalën dhe

tha: se emri i rrugës e ka prejardhien nga lagjia e Arnautëve.

28

Teatri i operës dhe i baletit në Odesë

Këtu shumë kohë më parë jetonin arnautët (shqipëtarët). Turqit i quanin

shqipëtarët arnautë, që do të thotë njërëz të egër.

Dhe me të vërtetë, siç tregojnë të dhënat historike, kontaktet e para ndërmjet

Rusisë dhe Shqipërisë kanë ndodhur në shekullin e XVIII. Shkaku i takimeve ishte se

Rusia në atë kohë u bë fuqia më e madhe në luftë kundër imperatorisë Osmane. Lufta

ndërmjet dy shteteve u bë sinjal i luftës kundër imperatorisë osmane në Ballkan dhe

sidomos në Shqipëri.

Në atë kohë me mijëra Shqipëtarë u bashkun me ushtrinë Ruse për të marrë

pjesë në luftë kundër Turqisë, ata luftuan nën udhëheqjen e gjeneralëve të shquar A.G.

Orllovit, F.F. Ushakovit, D.N. Senjavinit e të tjerëve duke treguar trimëri, heroizëm

dhe besnikëri ndaj ushtrisë Ruse.

Po thuaj 240 vjet më parë fati e bashkoi Shqipërinë me Rusinë në luftë kundër

të njëjtit armik. Atëhere lindi miqësia ndërmjet të dy popujve tanë. Shumë Shqiptarë

bashkë me ushtarët Rusë u vranë gjat sulmit të famëshmin Shpikingësit. Shumë

Shqiptarë mbas luftës u vendosën për të jetuar në Odesë. Me sa jam i informuar dhe

sot e kësaj dite në rrethin e Odesës është një fshat i tërë ku jetojnë Shqipëtarët e asaj

kohe. Në vitin 1952 të shekullit të kaluar në Shqipëri punonin me qindera specialistë

sovjetikë, të cilët ndihmonin për ndërtimin e socializmit dhe jetës së re në Shqipëri.

29

Odesa, ne studentave Shqipëtarë, na bëri përshtypje të pa para, që nuk harrohen

për gjithë jetën. Më darkë të kënaqur nga Odesa hipëm në tren të u nisëm për në

kryeqytetin e Bashkimit Sovjetik , ne Moskë.

Treni udhëtonte nëpër fushat e pa mbarimta të Ukrainës. Unë nuk kisha parë

ndonjëherë fusha të tilla të pa mbarimta të cilat më prunë në një emocion të pa parë.

Unë mendoja, se me të tilla hapësira Bahkimi Sovjetik mund të ushqejë gjysmen e

botës.

Afërsisht në drekë mbritëm në qytetin e Kievit, kryeqyteti i Ukrainës. Për fat

të keq, qëndrimi i trenit nuk zgjati shumë dhe nuk na u dha mundësia të njihemi me

këtë qytet.

MOSKA

Nga mezi i natës ishim shumë afër Moskës. Pothuajse disa minuta para

qëndrimit të trenit, studentët e vitit të tretë na ftuan në koridor dhe nga dritarija na

treguan siluetin e Universitetit Lomonosov në kodrat e Leninit. Ne me entusiazëm dhe

me gëzim në zëmër po e shikonim ndërtesen e madhe dhe të bukur të universitetit dhe

në imagjinatën tonë dilnin përpara syve mijëra studentë që studionin në këtë

universitet

Moska në Tetor

30

Kur dolëm nga stacioni i trenit para syve tanë na doli Moska e zbukuruar me

drita dhe portrete të antarëve të byrosë politike që akoma nuk ishin demontuar pas

Kongresit të XIX të PK të BRSS. Mua përveç pamjes së Moskës më la përshtypje të

mira se si Abedini dinte të orientohej në natën e Moskës dhe na çoi në konviktin e

Stromikos ku kaluam natën.

Në mëngjes Abedini erdhi tek ne dhe na çoi në Institutin e pyjeve. Në stacionin

Jarosllavskaja hipëm në trenin elektrik dhe u nisëm për në stacionin Stroitel. Kur

zbritëm nga treni, pamë që rruga për në institut nuk ishte e asfaltuar, gjatë rrugës kishte

plot pellgje me uje për sipër të cilave ishin shtruar dërrasa të gjata dhe të gjëra mbi të

cilat kalonin udhëtarët.

Nga stacioni i trenit deri në institut ecëm rreth 15 minuta. Instituti doli para

syve tanë një ndërtesë tre katëshe me formë «Г» me tabelë tek hyrja “Instituti i pyjeve

të Moskës”.

INSTITUTI I PYJEVE NË MOSKË

Kur u futën në institut Abedini shumë shpejt e mori vesh se ku ndodhet

dekanati i fakultetit dhe për pak kohe u ngjitëm në katin e dytë dhe qëndruam para

derës të dekanatit.

Instituti i pyjeve në Moskë

31

Në dekanat na pritën me gëzim dhe me buzëqeshje si dekani i fakultetit Viktor

Mihajlloviç Pikallkin dhe sekretarija Tamara Aleksejevna Arsenjeva. Dekani filloi ti

tregojë Abedinit mbi specialitetin e silvikulturorit, mbi jetën intelektuale në institut

dhe në fakultet. Tamara Aleksejevna është organizatorja e jetës kulturale në institut

tha dekani.

Viktor Mihajlloviçi ishte burrë kolos, një nga trimat e vërtetë rusë. Pikërisht të

tillë unë i parafytyroja burrat rusë: me trup të lartë, me gjoks të fortë, me fytyrë të

qeshur dhe me zëmër të hapur. Vetëm të tillë burra e bënë të mundur fitoren mbi

gjermaninë naziste mendoja unë.

Për fat të keq, në atë kohë bagazhi i ynë në gjuhën ruse ishte në 10-12 fjalë dhe

ne nuk i kuptuam fjalët e mira që thoshte Viktor Mihajlloviçi në adresën tonë. Vetëm

pas përkthimit të Abedinit ne e kuptuam se si Viktor Mihajlloviçi kujdesej për

studentat, ashtu si kujdeset babai i mirë për fëmijët e tij.

Mbas bisedës Viktor Mihajlloviçi ftoi në dekanat dy studenta rusë dhe u dha

porosi të kujdeseshin për ne, u tha që t’u ndihmojnë studentave Shqiptarë. Të dy

studentat në pamje ishin me trup sportiv, të gëzueshëm dhe si doli më vonë edhe shokë

besnikë. Mua më shoqëroi studenti Sergej Voropaevi kurse Miçon – Genadij

Komapov. Valixhet i lamë në dekanat, u ndamë me Abedinin dhe shkuam pas shokëve

të rij në auditoren ku zhvillohej puna praktike në matematikë.

Ata na prezantuan me pedagogen,të cilën me sa e kuptuam e quanin Roza

Jakovlevna Berija. Ajo na shikoi që të dyve me vëmëndje dhe buzëqeshje, nxori nga

sirtari dy fletore dhe dy lapsa dhe n’a i dha. Na uli në një tavolinë boshe dhe filloi

shpegimin.

Unë me Dhimitrin nga një herë shikonim njëri tjetrin me frikë se kur do vijë

koha të kupojmë ç’flet pedagogia. Nga një herë disa fjalë që i dëgjonim në shpegimin

e saj hapnim fjalorin Rusisht-Shqip dhe e mësonim kuptimin.Vetëm kur Roza

Jakovlevna shkroi në dërrasë ekuacionet, unë hapa fletoren dhe fillova ti zgjidhja.

Gjat punës time Roza Jakovlevna siç më tha Miçua shpesh shikonte në

drejtimin tim. Kur unë mbarova së shkruari ajo erdhi tek unë dhe nuk e kuptova çfarë

donte. Ajo zgjati dorën mori fletoren e shikoi dhe filloi të flaë studentave.

32

Më von e mora vesh çfarë tha.

Roza Jakovlevna u tha studentëve, që studenti shqipëtar, duke mos ditur as një

fjalë rusisht dhe duke mos e kuptuar spjegimin tim i zgjidhi ekuacionet më shpejt dhe

pa as një gabim, si duket në Shqipëri matematikës i japin rëndësin e duhur.

Mbasi mbaruan leksionet Sergei dhe Genadi na përcollën në dekanat? Morëm

valixhet dhe n’a çuan në konvikt.

Mua më çuan në katin e dytë në dhomën ku jetonin studentat e kursit të tretë

Pazharskij dhe Krushevi.

Studentat e pritën banorin e tretë në dhomën e tyre me dëshirë dhe me

ngrohtësinë që është karakteristike për sovjetikët.

Sa po u njoha me ta, filluan të më mësonin sa më shumë fjalë ruse. Ata e filluan

që nga krevati, dysheku, jastëku, çarçafi, jorgani deri te sendet e tjera që ndodheshin

në dhomë, t’i përsëritja pas tyre disa herë me radhë dhe kështu çdo ditë.

Por mësuesi më i mirë për mua ishte Sergei Vorapaevi, i cili çdo mëngjes më

mirte nga konvikti dhe gjith ditën e kalonim bashkë duke dëgjuar leksionet dhe duke

mësuar sa më shumë fjalë dhe shprehje në gjuhën ruse. Për shëmbëll unë dëgjova

fjalën “kepka” dhe e pyeta çdo të thotë. Ai si përgjigjie ma uli kapelen time deri sa më

dhëmbi hunda. Kështu pra nuk e harroja më çdo të thotë fjala “kepka”.

33

Kishte dhe raste kur ai nuk më kuptonte përse e pyesja. Për shëmbëll unë i

tregova me gjisht zogun që fluturonte në hapësirë dhe ai m’u përgjeq “njebo”, që

rusisht do të thotë qiell.

Kështu për disa kohë në vend të zogut thoja qiell deri sa Sergei ma korigjoi

gabimin.

Që në ditët e para Sergei u bë shoku im i ngushtë. Në datën 7 Nëntor të vitit

1952 më ftoi në shtëpin e tij të festojmë së bashku dhe të më njohë me prindërit e tij

dhe me vëllain.

Sergej jetonte në qytetin Pushkino të rrethit të Moskës në një ndërtesë prej

druri dy katëshe në rrugën Zheleznodorozhnaja shtëpija numur 4 në një dhomë afro

24 metro kuadrate, me guzhinë të përbashket, pa as një komoditet, me tualetin në

rrugë, ujin e pijshëm e merrnin në çezmen ose pusin e afërt.

Dhoma kishte tri dritare, për ballë derës dy dhe një në të majtë nga hyrja. Në

anën e djathtë ishte soba e ndertuar ne tulla dhe e veshur me pllaka të bardha e cila e

ngrohte dhomën dhe shërbente për pjekjen e byrekëve dhe gatimeve të tjera. Afër dy

dritareve ishte kulltuku automatik dy vëndesh, në murin e anës së majtë ishte vendosur

servanti, kurse në murin e derës ishte një krevat i hekurt dysh.

Në mes te dhomës ishte një tavolinë kuadrate që hapej kur vinin miq, rreth

tavolinës ishin nja gjashtë karrike.

Kur unë u futa në dhomë, me një herë më ranë në sy fytyrat e qeshura dhe të

gëzuara të prindërve të Sergeit dhe ajo pak frikë që kisha më përpara u zhduk me një

herë. Sergei më prezantoi: ky është miku im Shqiptar, mbi të cilin ju kam folur, e

quajnë Selman, ose e flisni me fjalën ruse Selmag, veç në vënd të “g” vini “n” kështu

mbahet mënd më mirë. Mandej më njohu me prindërit. Ky është babai i im e quajnë

Ivan Jermallaeviç, shkurt xhaxhi Ivani. Kjo është nëna ime Agripina Aleksejevna ose

shkurt teze Grunja. Ky është vëllai im i vogël Borisi.

Ivan Jermallajeviçi dhe Agripina Aleksejevna pas prezantimit më përqafuan

dhe më puthën si djalin e tyre.

34

Borisi më dha dorën dhe m’a shtërngoi fort dorën. Mandej u ulëm rreth

tavolinës që ishte mbushur me lloj loj mezesh dhe byreçka të vogëla që e mbushnin

dhomën me një erë të këndëshme.

Kur u ulëm rreth tavolinës Ivan Jermallajeviçi i mbushi piqerët me vodkë dhe

na ftoi të pimë për nder të 35 vjetorit të fitores të revolucionit të tetorit. Nuk i dha

vodkë vetëm Borisit.

Për herë të parë vura votkë në gojë. Piqerin(goten) e parë nuk munda ta pija

plotësisht, nuk më mjaftoi fryma. Xhaxhi Ivani e pa që unë nuk e piva me fund dhe

më tha: ska gjë që se pive me fund, kur të mësohesh do e pish me fund, vetëm kur pi

vodkë duhet të hashë mirë.

Me të vërtetë pas vodkës mu hap një oreks i mirë dhe fillova ti ha me qejf

byreçkat me mish dhe byreçkat me lakra dhe vezë të gatuara nga teze Grunja, të sapo

dala nga furra, akoma të ngrohta dhe me aromë të shijshme. Tavolina ishte e mushur

me pjata me sallame dhe djathëra të ndryshme, kishte bile dhe havjar të kuq. Unë i

provova që të gjitha gjellët që ishin në tavolinë nga pak.

Rreth tavolinës mua më bënë shumë pyetje si për jetën time dhe për

Shqipërinë. Me ato pak fjalë që dija dhe me shënja e me duar, mundohesha t’u

përgjigjesha.

Darka kaloi për mrekulli, unë me gjithë që nuk piva shumë vodkë, e ndjeva

veten të pirë, prandaj xhaxhi Ivani nuk më lejoi të kthehem në konvikt, më shtruan në

një kreat portativ dhe unë fjeta një gjumë të embël deri në mëngjes.

Unë kurrë nuk e mendova që mikpritja do vazhdonte.

Sot filloi vazhdimi i mikpritjes që nga mëngjezi.

Në mëngjes tavolina ishte lot e përplot si dhe në darkë.

Xhaxhi Ivani na ftoi të ulemi rreth tavolinës të hamë mëngjes dhe më propozoi

«Pohmelitca» që do të thotë të pim në mëngjes nga një piqer vodkë që gjat ditës të

mos të të dhëmbë koka. Kur e kuptova qëllimin e “pahmeljes” kategorisht e refuzova.

Në tavolinën e mëngjesit unë u interesova kush janë nga pofesioni prindërit e

Sergeit: xhaxhi Ivani ishte pjesëtar i luftës të dytë botrore, sot punon shofer autobuzi

35

në Moskë. Teze Grunja shtëpijake, për të jetuar me familjën më mirë, punon si

rrobaqepëse në shtëpi.

Ata jetojnë jo si mendoja unë për jetën në BRSS ,si në Parais.

Mbas vizitës që bëra në shtëpin e Sergeit kuptova se njërëzit e thjeshtë në

BRSS janë po aq mikpritësa si dhe në Shqipëri, të gostisin me të gjitha të mirat që ka

shtëpia, në mëmyrë të tillë që t’i kujtosh përgjithëmon – për rusët mikpritja është

traditë popullore.

Më von lexova në një libër historik – që bujaria dhe mikpritja ruse është në

traditë. Në të kaluarën mikun duhet ta ushqesh deri sa të ngopet. Lexova se mikut i

luteshin me lotë në sy që ai të provonte të gjitha gjellët që ishin në tavolinë. Kjo

shpegohej nga ajo që fshatërat ishin larg njëri tjetërit dhe miku ndodhte të vinte shumë

rrallë. Prandaj miku që futej në shtëpi ishte gëzim për të zotë e shtëpisë. Që në ato

kohë mikpritja në Rusi qëndron në një nivel të lartë. Mikëpritjet që bënin Carët,

çifligarët dhe tregëtarët janë të gjalla dhe sot e kësaj dite. Kur lexoja librin mendova

se miqësia ndërmjet njërëzve ka lindur nga mikpritja. Mikpritja e përzëmërt e pastron

njeriun nga çdo e metë dhe e mbush jetën e tij me gëzim.

Mbas kursit të dytë, në kohën e lirë fillova të lexoj mbi historinë e popullit rus

libra të ndryshme. Një nga karakteristikat e veçanta të popullit rus është shpirtgjërësia

e tij për çdo njeri, vetia të integrohet me kulturën e popujve të ndryshëm dhe ta

respektojë atë si të kulturen e tij.

Unë merrja kënaqësinë më të madhe kur shikoja miqësine dhe vllazërinë e

popujve të BRSS, durimin etnik të tyre dhe vetin e keqardhies për disfatat e njëri

tjetërit.

Të gjitha këto veti të mira, si duket e bënë të mundur krijimin e BRSS, me në

krye popullin rus jetojnë në vllazëri dhe harmoni të plotë dhe janë të njëjtë para ligjit.

Këto janë mendimet e mia, lexuesi është i lirë të ket mendimin e vet.

Unë më posht po vazhdoj tregimin tim.

Në mëngjezin e datës nëntë Nëntor unë isha duke dëgjuar leksionin e profesor

Varancovit për entomologji. Studentëve u pëlqente lektori ai ishte orator dhe salla

ishte lot e përplot me studenta.

36

Ditët e para në çdo leksion unë rrija bashkë me Miçon, mandej vendosëm që

do influencojë më mirë në mësimin e gjuhës ruse po të rrimë me studenta rusë.

Unë u ula në një tavolinë me Tanë Kallashnikovën kurse Miçua me Irinë

Biantovskën.

Pas leksioneve ne mirrnim konspektet e tyre dhe i shkruanin në fletoren tone.

Këjo mënyrë na bëri neve që shumë shpejt të rrisim bagazhin e fjaleve dhe shprehjeve

ruse. Takimet e vazhdueshme me studentat rusë influeconin në mësimin e shpejtë të

gjuhës ruse.

Ne Shqipëtarëve të gjithë studentat e kursit na trajtonin shumë mirë, na

kushtonin vëmendje dhe dashuri shoqërore. Nga kjo vëmëndje ne e ndienim veten si

peshku në ujë.

Në vitin e dytë ne erdhëm me një bagazh të madh të fjalëve ruse.,na erdhi

besimi në vetvehte dhe filluam të kuptonim dhe të flasim më lirisht me akcentin

Shqipëtar dhe me një masë gabimesh gramatikore.

Koha e studimeve tona në BRSS perkoi në kohën e rindërtimit të pas luftës.

37

Mbas luftës të dytë Botërore, siç na tregonin shokët, sepse shtypi mbi to nuk

shkruante, gjëndja e bujqësisë pyjeve dhe e gjenetikës u keqësuan nga rezultatet e

shkencës të gënjeshtër në biologji të Denis Trofimoviç Llisenkos. Shumë drejtime të

shkencës silvikulturore ishin shpallur në atë kohë nga Llisenkua të gabuara.

Me parrullat e luftës kundër shkencave Maltuziane, Morganise dhe

Veismamiste u zhdukën shumë shkencëtarë të njohur si akademiku V.N. Sukaçov,

N.P. Dubinin dhe shumë specialistë të tjerë në lëmin e gjenetikës bujqësore.

Akademiku N.I. Vavillov – shkencëtari më i nohur në botë si botanist,

seleksioner, gjenetik dhe gjeograf u bë viktimë e diktatorit Stalin. Me një fjalë u

zhdukën të gjithë ata që shihnin dhe e deklaronin shkencën e Llisenkos si shkencë të

gënjeshtër. Me gjithë atë mua më dukej se kjo luftë, nuk ishte luftë për të gjetur të

vërtetën, por luftë e shkencëtarëve për të larë hesapet me njëri tjetërin.

DEZILUZIONI I PARË PËR BRSS

Duke jetuar në BRSS në mes të studentëve dhe popullit sovjetik, çdo ditë më

ndryshohej mendimi se jeta në Bashkimin Sovjetik nuk është si parajsa. Në Bashkimin

Sovjetik nuk ekziston ajo jetë e ëmbël që ish krijuar në imagjinatën time.

Në Bashkimin Sovjetik diktova dy të vërteta.

Por cila është e vërteta e të vërtetës nuk isha në gjëndje në atë kohë ta zgjidhja.

E verteta e parë – e vërteta oficiale, siç deklarohej me radio dhe shtyp, qëndron në atë

që pas luftës jeta e popullit sovjetik filloi rrënjësisht të përmirësohet. Në vitin 1946 në

20% u ngritën rrogat e puntorëve dhe nënpunësve, të specialistëve që punonin në

ndërmarje dhe aksione të Uralit; të Lindjes të Largme. Po në atë vit u rritën rrogat e

specialistëve që kanë arsim të mesëm dhe të lartë dhe punonjësve të instituteve

shkencorë, të mjeksisë dhe të arsimit. U ngrit autoriteti i punonjësve me tituj

shkencorë. Rroga e doktorrit të shkencave me titull profesor nga 1600 rubëla u ngrit

në 5000 rubla, e kandidatit të shkecave me titull docent nga 1200 u rrit deri 3200 rubla,

rektorëve të instituteve nga 2500 u rrit në 8000 rubla. Në institutet shkencorë për titujt

shkencorë kandidatit të shkencave u shtohej mbi rrogën nga 1000 rubëla, kurse

doktorave 2500 rubla. Në atë kohë rroga e ministërit ishte 5000 rubla, e sekretarit të

38

parë të partisë të rajonit – 1500 rubla. Stalini si krye ministër e kishte rrogën 10000

rubla.

Në dhjetor të vitit 1947 në BS. Ndodhi një ngarje e rëndësishme që nga gëzimi

që pruri dhe nga emocioni mund të krahasohet me 9 Majin, ditën e fitores, ditën e

mbarimit të luftës. Siç njoftohej në vendimin këshillit të ministrave dhe të Komitetit

Qëndrot të Partisë me № 4004 në datën 14 dhjetor të vitit 1947, thuhej se: «… që nga

data 16 dhjetor e vitit 1947 anullohet furnizimi i popullit me tallona si në ushqime

dhe sendeve industrialë, gjithashtu anullohen çmimet e larta në tregëtin e lirë dhe

vihen të njëjtat çmime për gjithë shtetin». Ky lajm ka qënë gëzimi më i madh për çdo

nënështetas Sovjetik.

Si dihet sistemi i tallonave gjat luftës shpëtoi me miliona njërës që të mos

vdesin nga urija, por pas luftes ajo u shkaktonte njërëzve çdo ditë e më shumë

diskonfort psikollogjik. Asortimenti i ushqimeve që shitesin me tallona ishte shumë i

varfër. Pershëmbëll në dyqanet e bukës kishte vetëm dy lloje: bukë elbi dhe bukë gruri,

të cilat shiteshin me peshë sipas tallonit.

Asortimentet e mallërave që prodhonte industria sovjetike ishte shumë e pakët.

Në të njëjtën kohë në dyqanet komerçialë kishte një bollëk të shumtë, që sot mund ta

kenë zili çdo super marketing, por çmimet në ato dyqane ishin të pa mundëshme për

shumicën dominuese të popullit. Ai mund të blinte ndonjë gjë vetëm në rastet e hallit.

Pas anullimit të sistemit të tallonëve u arrit që mallrat që gjëndeshin në çdo

dyqan të shtetit mund të bliheshin nga çdo qytetar i BS.

Për shëmbull ,ëmbelsirat që shiteshin në dyqanet komerçiale nga 30 rubla, tani

mund t’i blije në çdo dyqan të shtetit me 3 rubla. Më shumë se tre herë u ulën çmimet

në prodhimet ushqimore.

Prodhimet industriale, para anullimit të tallonëve shiteshin me bono speciale,

të cilën dhe po ta kishe nuk ishe i garantuar se mund ti blije kur të doje.

Prej marsit të vitit 1949 deri në marsin e vitit 1951 filluan të ulen çmimet

mesatarisht në 20% në vit. Çdo ulje e çmimeve kthehej për popullin në festë.

39

Kur më 1 prill të vitit 1952 nuk u bë ulje e çmimeve populli u dëshpërua shumë.

Duke parë pakënaqësinë e popullit Qeverria nga mesi i prillit i uli çmimet si dhe vitet

e tjerë..

Ulja e fundit e çmimeve në Bashkimin Sovjetik u bë më 1 prill të vitit 1953.

Gjat periudhës tetëvjeçare të pas luftës çmimet u ulën po thuaj se në dy herë,

kështu që jeta e qytetarëve sovjetikë nga viti në vit përmirësohej.

Historija njerëzore nuk njehte as një precedent të tillë. Ky përmirësim u jepte

shpresa qytetarëve sovjetikë që shteti i tyre do bëhet “parajs në botë”.

E vërteta e dytë qëndronte në atë që pas luftës dhe gjat gjithë kësaj kohe mund

të përfundoje në burg vetëm e vetëm nga ndonjë letër anonime në organet e sigurimit.

Asnjë sovjetik s’e kishte jetën të sigurtë nga KGBja.

Ndërtimet madhështore të atyre viteve bëheshin me duart e të burgosurve dhe

të tradhëtarëve të popullit d.m.th. të atyre që u kapën nga Gjermania si robër lufte.

Pikërisht në vitin 1950, me që nuk dukeshin rezultatet e “shkëlqyera”

ekonomike, prapaganda shtetërore filloi t’a ngrërë kultin e Stalinit, duke e shfrytëzuar

atë si simbol i të gjitha fitoreve të luftës të dytë botërore.

Në të gjithë shtetin ndihej mungesa e shumë prodhimeve të përdorimit të gjërë

dhe atyre ushqimorë.

Shumë e keq qëndronte problemi i strehimit. Qytetarët jetonin në baraka, në

shtëpi komunale dhe konvikte.

Vështirësit jetësore shumë pak i ndjeu elita e partisë dhe e shtetit – liderët

komunistë të niveleve të ndryshëm merrnin nga shteti ndihma të posaçme me paketa

personale, rrogë të lartë dhe leje për të blerë në dyqanet speciale të hapur vetëm për

elitën e shtetit ose në magazina speciale.

Pjesa më e privilegjuar e shtetit ishin ushtarakët dhe punonjësit e industrisë

ushtarake të cilët gjithashtu i kishin rrogat të larta dhe privilegjet e shumta.

Arsimi falas sipas mendimit tim, krijonte kondita të privilegjuara për

përgatitjen e specialistëve të kompleksit Ushtarako -Teknik. Në të njëjtën kohë në

bisedime mbi arsimin ishin zhdukur nga leksiko kuptimi i zgjedhjes së lirë të

profesionit, të drejtat e studentit, marrëdhëniet ndërmjet njërëzve e të tjera.

40

Mjekësia falas ishte konvejer (kalvar) i pa shpirt, pa të drejta të zgjedhjes së

mjekut dhe spitalit ku do shëroheshe. Ndërsa për elitën komuniste kishte spitale dhe

poliklinika speciale për ti vizituar dhe për ti shëruar.

Fëmijët dhe të rinjtë sovjetikë ishin të detyruar të futeshin në organizatën e

pionerëve ose të rinisë. Për ata që nuk kishin dëshirë të futeshin në këto organizata,

me një herë fillonte gjurmimi i tyre dhe shumë rrallë-kush nga ata mund të mbaronte

shkollën e lartë dhe të rregulloheshin në punë të mirë.

Në lëmin e propagandës “të sukseseve të socializmit të zhvilluar”, në bisedime

të fshehta të popullit thuhej, që sukseset reale teknike – janë kopje e trofeve të sjella

nga Gjermania ose shpikje të civilizimit perëndimor, të përvehtësuara me anën e

spiunazhit.

Cilësia e prodhimeve të vëndit mbetesh shumë mbrapa nga analogët e

prodhimeve të shteteve të perëndimit, përveç teknikës ushtarake dhe studimeve të

kozmosit.

Tregëtia private ishte jashtë ligjit.

Punë mund të gjëje vetëm në favor të shtetit, pa i zgjedhur konditat e punës

dhe të pagesës. Formalisht në BRSS nuk kishte papunësi, faktikisht ishin krijuar vënde

pune të tillë ku punonin bashkë burrë dhe grua me një rrogë të tillë që nuk mjaftonte

për t’u ushqyer normalisht.

Në atë kohë në BRSS frigorifera, fshirëset elektrike, mobilie të reja ishin gjërat

luksoze që nuk mund t’i blinte shumica e qytetarëve, mund t’i blenin vetëm

funksionerët e lartë të shtetit dhe të partisë.

Turizmi nuk stimulohej, bile dhe brënda shtetit.

Për të shkuar jashtë shtetit mund të ëndërronin vetëm diplomatët dhe

funksionarët e lartë të shtetit dhe Partisë. Por dhe ata zakonisht shkonin vetëm në

shtetet socialiste.

Gjithë pushtetin e drejtonte një parti – Partia Komuniste e BRSS. Të tjera parti

nuk kishte dhe ishte e pa mundur të krijoheshin, për ndryshe — përgjegjësia penale.

41

Në zgjedhje rekomendohej vetëm një kandidat për të cilin duhet të votoje pro,

formalisht mund votoje dhe kundra – por kjo quhej luftë e hapur kundër shoqërisë,

dhe në qoftë se diktohej kush votoi kundra e priste ndëshkimi juridik.

BRSS ishte shteti autoritar më i ashpëri në botë, ku shtypej çdo dëshirë e njeriut

vetëm e vetëm për të mbrojtur idenë utopike të “ndërtimit të komunizmit” e cila e çoi

shtetin në katastrofën e plotë politike dhe ekonomike.

Në Bashkimin Sovjetik ishte ndërtuar makina më e fortë e propagandës, me

tirazhe të mëdha shtypeshin çdo ditë gazeta, revista dhe libra që flisnin mbi jetën e

mrekullueshme të qytetarëve sovjetikë, por të vërtetën shpesh qytetarët sovjetikë e

mësonin në takimet me njëri tjetrin duke dëgjuar “zërat armiqësorë”.

Shumë gjëra që dëgjova nga ata që e kishin përvojen, dhe i pashë me syt e mi

në Bashkimin Sovjetik më deziluzjonuan.

Unë e kuptova që BRSS nuk është “parajsë në tokë” si e imagjinoja unë para

se të vija në Bashkimin Sovjetik. Mua më vinte shumë keq që Bashkimi Sovjetik si

një nga shtetet më të pasura të botës, niveli i jetës ishte më i ulët nga të gjitha shtetet

e përparuara.

JETA VAZHDON

Pa marrë parasysh ndryshimin e mendimmeve të mia për Bashkimin sovjetik

unë dhe Miçua vazhdonim të kënaqeshim nga marrëdhëniet e mira të studentëve

sovjetikë me ne. Çdo ditë e më shumë bindeshim për internacionalizmin sovjetik, për

atë që me të vërtetë shikonin tek çdo i huaj miqësi dhe dashuri.

Nga të gjithë popujt e BS dalloheshin Rusët si njerez me shpirt të gjerë, të

sinqertë dhe të dashur, të cilët i dashurova me një herë dhe për gjithë jetën.

Duke menduar mbi jetën në Bashkimin Sovjetik dola në konkluzon që “parajsa

në botë” nuk është e mundur të ndërtohet në asnjë shtet të civilizimit të sotëm. Në çdo

shtet njerëzit janë të gënjyer nga propaganga e klases dominuese të shtetit.

Mua mbas mbarimit të vitit të parë, me qënë që kisha ndihmuar luftën partizane

në Shqipëri, Komiteti profesional i Institutit më dërgoi të pushoj dhe të përmirësoj

shëndetin në senatoriumin “Profesorskij ugollok” në Krime buzë detit të Zi për 21

ditë.

42

Koha e pushimeve kaloi shumë shpejt, mu duk si një ditë.

Në datën 2 gusht u ktheva në konviktin e Institutit.

Në konvikt isha një i vetëm. Miço punonte në ekspeditën entomologjike në

Siberi dhe do kthehej në datën 28 gusht. Atë ditë unë pastrova dhomën dhe vura

rregullin e duhur në dhomë, si dhe përgatita darkën.

Në orën 22 u shtriva për të fjetur dhe me që gjumi nuk rrutullohej në kokë

mora për të lexuar romanin e Sterio Spases “Afërdita përsëri në fshat”. Nuk e dallova

kur më zuri gjumi.

Në mëngjes më zgjoi Genadi Komarovi. Ai u gëzua shumë që më gjeti në

konvikt, mbasi më përqafoi, më shikoi me vëmëndje dhe më tha “Selman bëhu gati

shpejt e shpejt, se do vemi në shtëpinë time në Jegorevsk. Prindërit e mi kanë shumë

dëshirë të njihen me shokët e mi Shqipëtarë”.

Treni u nis nga stacioni Kazansk më orën 15. Në orën 18,30 mbritëm në

Jegorevsk dhe u nisëm në këmbe për në shtëpi. Mbas 20 minutave arritëm në shtëpin

e Genadit.

Shtëpija një katëshe ishte prej druri dhe dispononte një bahçe të madhe të

rrethuar me havlli dy metroshe që nga rruga nuk të shikonte njeri.

Unë u çudita se të gjitha shtëpitë rreth Genadit ishin të njëllojta dhe të gjitha

private.

Kur Genadi e hapi portën me një herë u dëgjua të lehurit e një qëni të fortë. Ai

ishte i lidhur me një zinxhir të gjatë, por nga të lehurit dukej sikur do të këpuste

zinxhirin dhe do ta copëtonte çdo njeri të huaj që futej në bahçe.

Genadi e urdhëronte që të pushonte qenin, por më kot.

Nga të lehurit e qenit dolën nga shtëpia motra dhe vëllai i Genës ,dhe ata i

flisnin qenit që të pushonte por pa rezultat. I shoqëruar nga lehja e tmerrshme e qënit,

dhe i shoqëruar nga të zotët e shtëpisë unë u futa në shtëpi.

Në tavolinën e madhe në mes të dhomës ishin ulur nëna dhe babai i Genadit.

Sapo u futëm në dhomë Genadi i njoftoi prindërit se kishte ardhur me shokun e tij

Shqiptar. Mandej u drejtua nga unë dhe më tha: ky është babai i im mund ti flasësh

43

xhaxha Vikulla, kjo është nëna ime mund ti flasësh teze Zoja, kjo është motra ime

Valja dhe më në fund tha: ky është vëllai i im i vogël, por shumë i mënçëm - Kostia.

Pas prezantimit Genadi dolli nga dhoma dhe xhaxhi Vikulla më propozoi të

ulem rreth tavolinës dhe me një herë më bëri pyetje se sa vjeç isha. Sa po mbarova

përgjigjen në dhomë u fut Genadi me një kokosh nënë sqetull dhe e thiri motërën që

pas therjes ta pastroje nga puplat. Mbasi e theri ja dha të motrës ta pastronte dhe t’a

gatuante gjellë për darkë. Mandej më ftoi të më njihte me çiflikun e tij.

Qenin e futa në banjë me tha ,kështu që do shetisim pa lehjen e qënit.

Havllia e tyre zinte afro gjysëm hektari tokë, ku ishin ndërtuar disa ndërtesa

për bagëti dhe pula.

Në ndërtesën e parë më njohu me lopën”Zajka”, që i rrinte afër viçi i saj. Emrin

e Zajkës Genadi e shqiptoi me një dashuri dhe krenari – ajo na jep 15 litra qumësht në

ditë. Është ushqyesja e familjes tonë – tha Genadi. Çdo ditë vere ajo kullot me tufën

e lopëve të fshatit, në darkë bariu i çon nëpër shtëpit e tyre.

Mandej Genadi më çoi në një ndërtesë tjetër ku ishte shtrirë një derr që

ushqente tetë derrkuca, afër saj në një qeli tjetër ishte derri mashull. «Këtë në tetor do

ta therim tha Genadi – dhe do sigurojmë dimrin me mish dhe me dhjamë». Afër qelisë

të derave ishte një barangë ku po hanin bar pesë dhën dhe një dash. Këto në përgjithësi

i mbajmë për lesh, mishin e shesim në Pazar. Kurse në kotecin e pulave nuk dimë sa

pula janë, por çdo herë që vinë miq ato na shpëtojnë si me vezë dhe me mish.

Pas njohjes time me gjënë e gjallë, filloi të më njohë me bahçen. Pjesa më e

madhe e bahçes ishte e mbjellë me patate. Disa lehëza ishin mbjellë me panxhar dhe

më tutje me rrjeshta të drejta ishte pjekur qepa dhe hudhëra, kishte dhe erëza të

ndryshme.

Në bahçë ishin plot pemë me fruta: disa lloj mollësh, dy rrënjë vishnjë pa fruta,

tri kumbulla, dhe dy dardhë, për rreth havllisë rriteshim manat e ferrës, rrush frëngu i

kuq dhe i zi, gjithashtu dhe krizhovnik me kokrra si rush i floritë.

I çuditur nga ato që pashë në shtëpinë e Komarovit u shpreha: ju jetoni si

kulakë çdo gjë private. Genadi buzëqeshi dhe nuk foli as një fjalë.

44

Mbas njohjes me havllinë u futëm në shtëpi ku na priste darka e begatëshme

dhe e shijshme. Biseda rreth tavolinës zgjati deri shumë von.

Të zotërve të shtëpisë u interesonte çdo gjë mbi Shqipërinë, mbi shqipëtarët.

Shumë dolli u ngritën për miqësinë BRSS-Shqipëri. Të zotët e shtëpisë, përveç Kostës

pinin raki sheqeri, vetëm unë pija raki krizhovnika që e kish përgatur qysh nje vit më

parë Vala.

Si pas të thënave të Genadit, Jegorevski ishte një qytet provincial i rrethit të

Moskes. Është themeluar në vitin 1778. Ka një kombinat tekstil dhe një fabrikë

këpucësh. Qyteti përbëhet nga ndërtesa një dhe dy katëshe, dukej qytet i pa

kujdesëshm. Rrugët të ngushta dhe të pa asfaltuara. Ndërtesa e stacionit të trenit dhe

e autobuzave ishin shumë te vjetra dhe të pa mir-mbajtura që të dy ndërtesave u duhej

remont kapital.

Në darkë vetë i tretë me Genadin dhe Valën shkuam në sheshin e tancave

(vallzimit). Vallzuam deri sa u lodhëm. Shumë von u kthyem në shtëpi dhe ramë për

të fjetur. Në të tillë menyrë i kalova ditët e pushimit në Jegorevsk. Programi ishte i pa

ndryshueshëm: mëngjes, drekë, darkë, vallzim. Pushimet nën kujdesin e shokut tim

kaluan si një ditë. Bile dhe për një kohë kaq të shkurtër unë u miqësova dhe më vinte

keq të ndahesha me t’a.

Kur u ktheva në konvikt rashë në pushtimet e përzëmërta të Miços. Nga ky

takim unë dhe Miçua i derdhën disa pika loti lumturie. Në shpirt ndodhi një letësim i

pa parë më parë.

Pas ndarjes të gjatë ne me gjithë qejf e filluam bisedën në gjuhën shqipe.

Filluam shakatë, nga një herë përsëri ngriheshim dhe përqafoheshim.

I bënim njeri tjetërit pyetje të ndryshme dhe e shikonim njëri tjetërin me një

dashuri të rrallë.

Miçua m’i tregoi përshtypjet nga ekspedita dhe banimi i tij në Veri.

Unë e dëgjoja Miçon me vëmëdje dhe më lindi një farë zilie. Miçua e kuptoi

gjendjen time, dhe shtoi se Veriu nuk eshtë për njërës me shëndet të dobet, atje përveç

mushkonjave që çdo shqipëtar nuk i do, më të kqijat e të kqiave janë mizat e imta

45

gjakpirëse. Nga ato s’ke si mbrohe, ato futen në sy, në hundë, në veshë, dhe në gojë.

Vetëm rjeta e hollë që vendos në kokë të shpëton nga ata parzitë.

Dhe mejdisi në veri nuk është si në jugë.

Por unë tha Miçua nga vizita e veriut kam përshtypjet më të mira të jetës, e

para nga shoqëria e përzëmërt, dhe nga përpjekjet e çdo njërit për ta ndihmuar tjetrin.

Kjo ishte veti e të gjith pjesëtarëve të ekspeditës.

Në datën 1 shtator filluan leksionet.

Leksioni i parë ishte biologjia e kafshëve të egëra dhe shpendëve. Këto

leksione i jepte docenti Niksi Nikoçio, me origjinë italiane.Leksionet e tij ishin shumë

origjinale dhe interesante.

Ai ishte orator i shkëlqyer.

Akoma më interesante ishin mësimet praktike të tij.

Më kujtohet një situatë interesante që ndodhi në mësimin e paktikës.

Një nga sudentet mbante në dorë një sorrë të balsamosur, docenti i bëri pyetje

“ku eka cefkën sorra” studentija filloi ta kërkojë nga bishti. Niksi Nikoçio me

buzëqeshje i tha studentes jo e dashur, mos e kërkoni aty. cefkën shpendët e kanë në

këmbe dhe jo nënë bisht. Të gjithë studentët ja plasën gazit.

Ai e kishte qejf t’i zinte studentët në pozitë të keqe, por qejfi më i madh ishin

studentet të cilat i bente të turpëroheshin dhe të skuqeshin nga mos dija.

Leksione interesante si nga përmbajtija dhe nga vlera e tyre praktike për

silvikulturorët e ardhëshëm ishin leksionet e akademikut S.S. Sobolev mbi studimin e

tokës.

Akademiku çdo herë na e kujtonte se pa mësuar vetit e tokës nuk eshtë e

mundur ta përcaktosh ekzaktësisht përmbajtjen e kulturave pyjore në këtë ose atë tokë.

Çdo specialist që merret me mbjellen e kulturave pyjore duhet të jetë dhe specialist i

mirë i njohjes të tokës.

Lektori më i dashur në kursin tonë ishte profesor V.A. Barinov, një burrë plak

i imët nga trupi, por simpatik, erudik i gjithanëshëm. Për mua ai nuk ishte vetëm

gjeodezist por historian dhe gjeograf.

46

Në kursin tonë në atë kohë studionin studentat nga vendet socialiste të botës:

Kinezë, Koreanë, Bullgarë, Rumunë, Polakë, Çekë, Gjermanë dhe Shqipëtarë.

Profesor Barinovi dinte mbi jetën, historinë dhe kulturën e çdo shteti si kur i kish

vizituar disa ditë më parë këto vënde.

Në syt e mi ai ishte njeri enciklopedik.

Për çdo student biseda me profesor Barinov ishte lumturi.

Profesor Barinov gjatë gjithë jetës të tij, as një studenti nuk i ka vënë notë

negative. Ai thoshte në se studenti ka në plan të bëhet specialist, ai ato lëndë që i ka

lënë pas dore gjat jetës studenteske, po ti nevoitem në jetë do t’i hapë persëri dhe do

t’i mësojë ato që i duhen për të arritur rezultatet pozitive.

Kohë interesante në Bashkimin Sovjetik filluan mbas kritikës të kultit të

Stalinit, sidomos mbas takimit të N.S. Hrushovit me J.B. Titon në OOH.

Aqë më tepër kur marrëdhëniet mes Jugoslavisë dhe BRSS u përmirësuan.

Lektorët sovjetikë të Marksizëm– Leninizmit filluan t’a ngrinin autoritetin e Titos. E

bënë atë parashikuesin më të mirë të kultit të individit të Stalinit. E bënë një nga

njerëzit më përparimtarë në botë.

Vetëm Miçua si komunist shqiptar dhe unë si simpatizant i tij ishim kundër

atyre që flisnin.

Titon ne e quanim tradhëtar të lëvizjes komuniste botërore, armik të shqipërisë

dhe të gjithë gadishullit balkanik. Të gjitha këto erëra të reja që fillun të fryjnë në

Bashkimin Sovjetik Miços dhe mua nuk na pëlqenin.

Kursi i dytë për mua ishte më interesant se sa i pari.

Në vitin e dytë unë fillova të flas dhe të kuptoj më lirisht rusisht, për së dyti u

krijua më shumë kohë e lirë për të vajtur në kino, teatro dhe dëfrime personale.

Në vitin e tretë ne e ndiem veten të fortë në mësime dhe më shumë të lirë në

jetën private.

DASHURIA E PARË

Të gjitha vajzat e kursit tonë unë i shikoja me simpati, por më pëlqente më

shumë Lena Voronkova. As njëra nga vajzat e kursit nuk tregonin ndonjë simpati për

mua, kështu që me të gjitha vajzat e kursit unë kisha shoqërinë studenteske.

47

Një ditë duke kaluar në koridor nga një sallë leksioni në tjetërën, u hap një derë

dhe nga ajo dualën studentet e vitit të parë të fakultetit të gjelbërimit të qyteteve në

përgjithësi të gjitha vajza.

Shikimi i im ra te një nga vajzat që mua mu duk më e bukura, për çudi ne u

poqëm në shikime me njëri tjetërin, dhe mua më lindi dëshira të njihem me këtë vajzë.

E mësova numurin e grupit të tyre dhe çdo ditë kërkoja mundësinë që të takohesha.

Mbas një jave e pashë që doli nga salla e leksionit dhe në moment i mblodha

të gjitha energjit e mia dhe u drejtova tek ajo dhe ju luta të qëndrojë një minutë. Ajo

po më shikomte e habitur sepse unë i impresionuar i fola asaj në gjuhën shqipe. Ajo

duke mos kuptuar asgjë, filloi të qeshë, duke mos ditur si të përgjigjet. Unë e kuptova

që i fola shqip duke ardhur në vete i fola rusisht: “unë kam dëshirë të madhe të njihem

me juve”. Shumë e qetë më dha dorën dhe më tha që më quajnë Nadia, dhe unë i

thashë emërin tim, unë jam e gëzuar nga njohja por unë shpejtoj për në leksion.

Takohemi pas leksionit.

Unë tani jam i lirë dhe do shkoj në konvikt, po ke dëshirë mbas leksionit të

vini tek unë. Jetoj në konviktin e tretë në dhomën e pestë.

Do përpiqem të vij mu përgjigj Nadia.

Nga përgjigjia e saj u gëzova pa masë.

Në orën 16,30 dëgjova trokitje në derë. E hapa dhe para syve të mi qëndronte

Nadja e bukur dhe e qeshur. Mua në këtë moment sikur më pushoi zëmëra dhe me një

zë që dukej se dilte nga varri e ftova Nadjen në dhomë.

Kur u ulëm rreth tavolinës dhe filluam të pinim çaj unë ju drejtova Nadjes

dhe i thashë: «Sot jeta ime me ardhien tuaj, nje vajze të bukur si ëngjëll, e

buzëqeshur, u kthye në përralle».

Me ardhien tuaj dhoma ime u bë më komode.

Për mua sot u bënë dy festa – vazhdova të flasja unë – festa e parë është

njohja me juve dhe e dyta – takimi jonë i parë.

Unë vazhdoja të shikoja Nadjen dhe çdo herë e më shumë me simpati të

rrallë. Ajo më dukej vajzë mbretëreshë, me mesin e këputur, me gji të masës

48

standarte, me fytyrë pak mongolite, me faqet e saja të freskëta, me duart dhe

gjishtërijt elegantë, dhe me buzëqeshje magjepse.

Unë isha i bindur se asaj i duhet një dashuri e shënjtë.

Duke shikuar njëri tjetërin dhe duke biseduar, qëndruam një kohë të gjatë

rreth tavolinës.

Po thuaj se afër mbarimit të bisedës Nadia më pyeti i kujt nacionaliteti jeni

juve – Shqiptar ju përgjegja unë.

Për herë të parë në jetë shikoj afër vetes Shqipëtar, tha Nadia. Më tregoni ju

lutem në ç’vënd të Shqipërisë keni lindur dhe m’a përshkuaj pak a shumë Shqipërinë

si shtet?

Me krenari për Shqipërinë fillova ti tregaja evenimentet më të rëndësishme

historike. Mandej i tregova për vëndin tim të lindjes për Radhimën që ndodhet në

buzë të detit Adriatik. Në syt e saj lexohej një admirim të madh.

Mandej Nadia më tregoi mbi jetën e saj. Ka lindur në qytetin Çeljabinsk,

prindërit e saj inxhinjera në lëmin e energjisë atomike. Babai i saj punon zëvëndës

drejtor i institutit të energjisë atomike në qytetin Dubna, ku jetojnë sot e kësaj dite.

Nëna është inxhinjere, por merret me punët shtëpijake dhe e ndihmon babain.

Nadja në kohën e mësimeve jeton tek shoqja e saj në Bollshevo.

Mbas bisedës dhe pirjes të çajit i propozova Nadjes t’a përciell deri në shtëpi.

Ajo e priti propozimin tim me gëzim.

U nisëm për në shtëpi në këmbë dhe gjat’ rrugës filluam bisedën mbi

shkrimtarët Sovjetikë dhe Shqiptarë. Ajo nga shkrimtarët shqiptarë nuk njihte as

njërin. Unë i tregova asaj që në Shqipëri s’ka student që të mos njohë shkrimtarë

rusë dhe sovjetikë. Literaturën Ruso-Sovjetike në shqipëri e studiojnë që në shkollat

e mesme. Unë për shëmbëll i kam lexuar në gjuhën shqipe Nënen e Gorkit, Si u kalit

çeliku i N. Ostrovskit, Anna Karenina e L.Tolstoit. Në Shqipëri janë përkthyer

Pushkini dhe Lermontovi dhe shumë poetë sovjetikë. Këtu në Moskë kam filluar të

lexoj Turgenievin dhe Çehovin,

Turgenievi dhe mua më pëlqen tha Nadija.

49

Mandej filloi të më flasë për shoqen e saj Katerinën, e cila gjithashtu është

studente e fakultetit të ekonomisë pyjore. Si me shaka tha unë do të prezantoj me të,

por kij kujdes që të mos dashurohesh, ajo është vajzë e bukur ruse.

Unë e percolla Nadjen deri te porta e bahçesë, u ndamë dhe unë u nisa për në

stacionin e trenit Bolshjevo dhe shumë shpejt harrita në konvikt.

Kur rashë të flija, para syve më dilte figura e Nadies, me zërin e saj të ëmbël,

me qeshjen gazmore. Në çfarë ore më zuri gjumi nuk e di as vetë.

Të nesërmen tek hyrja në institut prisja ardhjen e Nadies dhe që nga larg e

dallova që vinte bashkë me shoqen e saj. Sa po u afruan dhe më panë Nadja ju

drejtua shoqes – Ja Katjusha ky është Selmani, me nacionalitet Shqiptar, për të cilin

të kam folur gjithë rrugës – tani ai është miku im. Katjusha më dha dorën dhe ne u

bëmë të njohur.

Katja me të vërtetë ishte vajzë e bukur. Bjondinë e me një kosë të trashë deri

në vithe që j’a këput zëmërën çdo Shqiptari, me sytë bojë qielli, me figurë si lastari.

Ramë dakort që pas leksioneve jam i ftuar për darkë te Nadija dhe Katija.

Mbas leksioneve të tre u nisëm per në Bolshjevo, pas 20 minuta mbrritëm në

shtëpi. Na e hapi derën një grua me moshë mesatare me trup të shkurtër por të plotë

dhe na ftoi të futemi në dhomën e miqve. Kjo është nëna ime shqiptoi Katja duke

drejtuar dorën nga ajo – e quajnë Marija Mihajllovna Gundajeva, ajo është një nga

banorët e moçëm të Bolshjevit. Punon në përgjithësi në bahçe, në kopsht dhe në

shtëpi, ndihmon në pastrimin e kishës që eshtë afër shtëpisë. Nuk arritëm të ulemi

rreth tavolinës kur në këtë momrnt u fut në dhomë një djalë i shkathët 12-14 vjeç.

Katja më shikoi mua dhe më njoftoi që ky është vëllai im i vogël Borisi, unë kam

dhe dy vëllezër të mëdhenj, njëri agronom dhe tjetri inxhinjer – jetojnë larg nga

Moska.

Mbas prezantimit u ulëm rreth tavolinës dhe filluam të pimë shampanjë, të

bëjmë shaka dhe të tregojmë anekdoda. Mandej filluam vallzim dhe të këndonim

kënget hite ruse të asaj kohe.

Mbas kësaj dite unë ishja mik i shpeshtë në shtëpin e Gundajevet.

Familja e Gundajevëve më priste gjithmon me ngrohtësi dhe dashuri.

50

Borisi më donte mua si vëlla të madh, shpesh më shoqëronte dhe kurdoherë

interesohej për Shqipërinë.

Unë me gjithë dëshirë i tregoja Borisit mbi zakonet dhe vetitë e Shqiptarëve,

të cilat i dëgjonte me vëmëndje dhe i mbante mënd.

Keshtu kalonin ditët dhe muajt me mësime, me takime dhe me dashuri. Në

një ditë Janari të vitit 1955 Nadja më njoftoi se për miqësinë tonë ajo u ka shkruar

prindërve dhe ata kërkojnë që të fotografohemi bashkë, dhe t’jua dërgoj atyre. Unë

me gjithë që nuk isha dashnor i fotografive rashë dakord.

Në ditët e para të shkurtit në Bolshjevo erdhi nëna e Nadies dhe ajo më ftoi të

shkoja në shtëpi për t’u njohur me të. Sapo e hapa portën e avllisë të Gundajevëve e

pashë që po shpejtonte Nadija në takim dhe më njoftoi që nga fotografia jonë i

pëlqeva nënës. Mandej me buzëqeshjen e saj shtoi – mendoj se i gjallë do ti pëlqesh

akoma më shumë.

Kur u futa në dhomë Nadija më njohu me nënën dhe u ulëm rreth tavolinës

ku fillun pyetjet e njëpasnjëshme. Marija Emeljanovna gjatë gjithë bisedës tregonte

simpati dhe solidaritet për miqësinë tonë, dhe kur u ndamë shqiptoi se ajo e di që

unë kam lindur më 12 Shkurt prandaj më uron që ditëlindjen ta kaloj i lumtur me

suksese në mësime dhe në jetë.

51

Në datën 12 Shkurt Nadija më uroi ditlindjen dhe më propozoi që pas

leksioneve të shkojmë në shtëpinë e saj t’a festojmë ditlindjen time bashkë. Sa po u

futa në dhomë pashë që tavolina ishte e mbuluar në mes të dhomës në të cilën

qëndronte një vazo me mollë dhe një shishe shampanjë.

Mandej Nadja hapi dollapin dhe nxori një pako dhe m’a dha duke më thënë

që ky është peshqesh nga familja e Nikollajevit për studentin e pamshëm Shqiptar

që të bëhet akoma më i pamshëm.

Kur e hapa pakon pashë një kostum hungarez me ngjyrë kafe, më gëzoi

shumë një peshqesh i tillë. Mbas darkës Nadja e hekurosi kostumin dhe mu lut ta

vishja. Kostumi më rrinte sikur të ishte qepur për mua. Nadja e kënaqur më rrutulloi

për rreth vetes disa herë duke përsëritur – je djali më elegant i institutit të pyjeve.

Në mëngjes u futa në sallën e leksionit i veshur me kostumin e ri dhe pothuajse të

gjithë më uruan - me shëndet kostumin e ri, i cili më shkonte shumë.

Me Nadjen takoheshim po thuaj çdo ditë. Për fat dhe praktikën e bemë

bashkë në Kamshillovkë. Një muaj të tërë ne ishim bashkë. Bile dhe mushkonjat

gjak pirëse nuk i dallonim kur shkonim për të studjuar provat e mbjella në

Kamshillovkë gjat 10 vjetëve të fundit.

Bisedimet tona ishin të drejtuara në të ardhëshmen. Ne bisedonim për

martesën e ardhëshme, mbi punën dhe jetën e përbashkët në Shqipëri, mbi atë se si

do i presim prindërit e Nadjes kur të vijnë për pushime në Shqipëri në buzë të detit

Adriatik.

Në fund të Qershorit u kthyem në institut, në Korrik fillonin pushimet e

verës.

Nadja më lajmëroi se nesër vinë prindërit e saj dhe dëshërojnë që pushimet e

verës ti festojmë në ndonjë nga restorantet e Moskës.

Të nesërmen në konvikt erdhën me një makinë Vollga Nadja me prindërit.

Unë u njoha me babain e Nadjes Nikollaj Nikollajeviçin. Ai me një herë tha që

Selmanin të tillë e parafytyroja, më pyeti si e mbarova vitin dhe u kënaq me sukseset

e mia.

52

Në restoranin e hotelit Metropol pimë shampaskë me dolli për pushime të

mira vjetore, për Shqipërin trime, për shëndetin e prindërve të Nadies, por as një

fjalë nuk u tha për marrëdhëniet e ardhëshme tonat.

Të nesërmen ata erdhën me makinë të ndaheshim sepse po niseshin për në

Dubna. U ndava me prindërit mandej me Nadjen e cila më premtoi se do më

shkruante letra. Por gjatë gjithë verës nuk mora asnjë letër.

Në një shtator filluan leksionet por Nadja nuk dukej në institut, as në shtator,

dhe as në tetor. Unë u bëra shumë merak dhe nuk e dija shkakun e mos ardhies të

Nadies në institut. Vendosa të shkoja në Dubna, por kur vajta të blija biletë më thanë

që të huajt pa leje nga sigurimi nuk mund të shkojnë në Dubna.

Unë nuk e merrja dot me mënd çfarë kishte ndodhur, pse marrëdhëniet tona u

prishën, pse e pata kaq të shkurtër lumturinë time, mua më dukej se kjo qe dashuri

reciproke.

Por mendimet e mia nuk e përmirësonin gjendjen, Fakti i ndarjes ishte fakt

real në jetën time. Unë e ndieja që me dhëmbje të mëdha po mundohesha ta hiqja

nga zëmëra dashurinë time të parë.

Më von Katja më informoi që Nadja dhe prindërit nuk janë fajtorë të ndarjes

tuaj. Puna qëndron në atë që Nikollaj Nikollajeviçi zuri një post të tillë ku nuk i

lejohet krushqia me të huajt. Prindërit vendosën që Nadja do ta durojë ndarjem më

lehtë në rast se për një vit merr pushime akademike. Pas kësaj ndodhie unë vendosa

të mos dashurohem më me asnjë vajzë Sovjetike.

ZGJEDHJA E PROFESIONIT

Prej vitit të tretë studentët zgjedhin prefesionin e ardhëshëm të tyre. Miçua

për vete zgjodhi mbrojtjen e pyjeve nga sëmundjet dhe insektet, kurse unë zgjodha

mbarështrimin pyjor dhe me zell të madh fillova të mesoj çdo gjë të lidhur me

profesionin e ardhëshëm. Dashurinë për profesionin e ardhëshëm filloi t’a mbjellë

profesori Nikollaj Pavlloviç Anuçin dhe ëndërrat e mia në jetë ishin të lidhura me

mbarështrimin e pyjeve të Shqipërisë.

Mbarështrimi pyjor në pyjet e Shqipërisë nuk kryhej, prandaj Nikollai

Pavlloviçi e aprovoi zgjedhjen e profesionit tim dhe shpesh më ftonte në Katedër

53

dhe më spjegonte problemet e mbarështrimit pyjor në kondita malore. «Duhet pa

tjetër të blesh librin e mbarështrimit pyjor të Gulisashvilit më këshillonte Nikollaj

Pavlloviç». Ai shkruan për mbarështrimin e pyjeve malorë të Gjeorgjisë.

Ai më tregonte mbi mbarështrimin pyjor në Gjermani, dhe mbi pyllin

normal, mbi mbarështrimin pyjor të Rusisë e të tjera.

Unë i dëgjoja me vëmëndje të gjitha kshillat e Nikollaj Pavlloviçit dhe më

mbeteshin si kshilla jetësore për mbarështrimin pyjor të Shqipërisë.

Duke e ditur se në Shqipëri nuk ka literaturë mbi mbarështrimin dhe taksimin

e pyllit, si pas kshillave të profesorit N.P. Anuçinit fillova të blej dhe të krijoj

biblitekën time personale.

Diturit e mia dhe dashuria për mbarështrimin dhe taksimin e pyjeve rriteshin

nga dita në ditë, unë ndieja çdo ditë se fillova ta kuptoj dhe ta dashuroj këtë shkencë

pyjore. Nuk kalun shumë ditë nga dashuria ime e madhe për mbarështrimin pyjor,

kur na ftuan mua dhe Miçon në legatën Shqiptare në Moskë dhe na pyetën mbi

zgjedhjen e profesionit të ardhëshëm. Miçon e pyetën të parin dhe ai u përgjigj se në

të ardhmen ai do merret me mbrojtjen e pyjeve nga sëmundjet dhe insektet. Me një

fjalë do bëhesh doktori i pyjeve e mbylli fjalën përfaqësuesi i legatës. Po ti Selman

çfarë profesioni ke zgjedhur m’u drejtua mua – Mbarështrimin pyjor ju përgjegja

unë, në këtë lëndë mua më mëson profesori më i njohur në BRSS dhe në botë,

profesori Nikollaj Pavlloviç Anuçin.

Perfaqësuesi i legatës më dëgjoi me vëmendie dhe më në fund më tha:

mundet mbarështrimi pyjor është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, por ty të kanë

dërguar në BS për të studjuar mënyrën e projektimit të brezave pyjorë. Prandaj i

dashuri Selman diplomën duhet t’a shkruash dhe ta mbrosh mbi krijimin e brezave

pyjorë, dhe as një profesion tjetër nuk të lejohet.

Për mua ky ishte urdhëri i parë dhe më i keqi që mora në BS. Urdhëri që m’i

prishi endërrat e mia, mbi mbarështrimin e pyjeve të Shqipërisë.

Tani më duhet t’a ndryshoj drejtimin. E mendova se rrugë tjetër për mua nuk

kishte, jam i detyruar të plotësoj atë specialitet që e kërkon Shqipëria.

54

Sa po u ktheva në institut, me një herë shkova në kabinetin e profesorit N.P.

Anuçinit dhe ja tregova fatkeqësinë time. Ai më dëgjoi me vëmëndie dhe pa folur as

një fjalë mori telefonin dhe i telefonoi Ushakovit P.I. të cilit ju lut të më ndihmojë

në hartimin e planit të projektit të diplomës “Për projektimin e brezave pyjorë”.

Selman- u drejtua nga unë dhe më tha: mos u shqetëso Pjotër Ivanoviçi ra dakort të

të ndimojë ty për të shkruar diplomën mbi Projektimin e brezave pyjorë.

Mandej me qetësinë që e karakterizonte atë më tha - unë jam i bindur se

dituritë mbi mbarështrimin pyjor nuk do shkojnë kot.

Në Shqipëri pa tjetër në fillim do fillojë mbarështrimin e pyjeve.

Pa mbarështrim pyjor nuk lind ekonomija pyjore, prandaj më përpara do

merreni me mbarështrimin pyjor, se sa me brezat pyjorë që në Shqipëri duhen shumë

pak. Kështu që unë jam i bindur se do t’i ndimosh atdhut tënd të dashur.

Gjat ndarjes më tha që po t’u desh ndihma ime, pa trokitur në derë futu në

kabinetin tim dhe më thuaj vështirësit e tua, unë jam gjithëmon gati të të ndihmoj.

Pjotër Ivanoviçi n’a jepte teorinë dhe praktikën e mbjelljes të kulturave

pyjore. Sa po u futa në kabinetin e tij më tha që Nikollaj Pavlloviç më telefonoi për

së dyti dhe ma shpegoi fatkeqësinë tënde.

Mos u shqetëso tani po të jap planin tradicional të projektit të diplomës për

brezat pyjorë dhe po bëjmë planin e mbledhjes të materialeve për shkrimin e

diplomës.

Praktikën do e bësh në Kamshillovke, atje ku janë të mbjella me dhjetëra

prova me lloj të ndryshme kulturash pyjore me dëndësira të ndrysjme.

Ti do zgjedhësh nga ato që mund të mbillen në Shqipëri në krijimin e

brezave pyjorë.

Të gjitha pushimet e vitit të katërt i kalova në Kamshillovkë duke mbledhur

material për të shkruar projektin e diplomës. Përveç mbledhjes së materialit m’u

desh të lexoja një seri librash për problemin e ri. Leximi i literaturës më ndimoi në

zgjedhjen e variantëve ekonomikë.

55

Në Shtator u ktheva në Institut dhe me një herë j’a paraqita Pjotër Ivanoviçit

materialin e mbledhur dhe analizuar. Atij i pëlqeu materiali, dhe më shumë akoma i

pëlqyen variantet ekonomike.

Më këshilloi të filloj të shkruaj projektin e diplomës.

Me shkrimin e projektit ditët kalonin si një ditë e veteme dhe nuk e dallova

kur mbaroi viti.

Në Dhjetor për mua ndodhi një e pa pritur.

Në një nga ditët e dhjetorit tek unë erdhi kujdestari i studentave të huaj në

Institut Stanisllav Grigorjeciç Sinicin dhe mu lut të shkoj dhe unë bashkë me grupin

artistik të institutit i cili do japë koncert në Internatin e jetimëve në Pushkino ku t’u

tregoj atyre si jetojnë fëmijët e internateve në Shqipëri.

DASHURIA E DYTË

Pas drekës të gjithë pjesëtarët e grupit hipën në autobuzin e institutit që do të

nisej për në Pushkino. Në autobus unë u ula pranë studentes të vitit të pestë të

fakultetit të transportit ujor të drurit Zajcevoj Susanne. Ajo më pëlqeu si nga bukuria

dhe nga eleganca. Kurse pas daljes në skenë me rolin e Irina Zelonoj m’u duk jo

vetëm vajzë simpatike por dhe artiste e mrekullueshme. Zëmëra ime ju dorëzua asaj.

Mua më lindi dëshira të dija sa më shumë mbi jetën e Susanës. Kur u kthyem,

përsëri u ulëm bashkë, dhe mbas pyetjeve të mia Susanna më tergoi, që ajo jeton në

Moskë me nënën dhe motërën e madhe. Babai i saj ish major i organeve të sigurimit

ka kohë që ka vdekur. Nëna punon makiniste e shtypit dhe punon në byron e

makinistave në Lljubjankë.

Pas njohjes me Susanën fillova, që pas leksioneve, ta përcjellja në shtëpi.

Bisedat me të zhvilloheshin rreth projektëve të diplomave. Ajo ishte e bindur se do

ta mbronte diplomën shkëlqyeshëm. Unë isha i dyshimtë dhe i tregoja asaj mbi

vështirësit e mia. Susanna çdo herë më qetësonte se dhe unë do ta mbroj diplomën

shkëlqyeshëm

Pak më vonë ajo më njohu me nënën dhe motrën e saj. Nëna e saj Vera

Vlladimirovna, një grua tipike Ruse me buzëqeshjë të ëmbël, më priti si studentin

Shqiptar qe m’u duk me dashuri dhe me pakë frikë.

56

Unë e vrejta në syt e saj që përveç dëshirës të njihej me mua dukej dhe një

shqetësim i lehtë që nuk e kuptova shkakun: që do t’i largohej vajza, apo nga frika

që punon në organe të sigurimit.

Motra e saj Galina – inxhinjere gjeodete dhe deputete e keshillit të rajonit –

u gëzua me njohjen tonë dhe me një herë filloi të më pyes mbi Shqipërinë.

Vitin e ri unë e përcolla bashkë me Susanën. Shoqërija nuk ishte e madhe:

Vera Vladimirovna, Susanna, unë, Galina dhe burri i ardhëshëm i saj Sergei – një

djalë i shkathët, alegro, që kish berë ushtrin si marinar, i cili këndonte çestushëk dhe

kërcente çiçotkë, solli në atë mbrëmje një alegri të rrallë.

Pas vitit të ri unë e vizitoja çdo ditë shtëpinë e Susanës, ajo më ndihmonte në

redaktimin e diplomës. Marrëdhëniet tona miqësore dhe shpirtërore forcoheshin nga

dita në ditë, dhe u kthyhen shumë pak më von në dashuri. Unë i propozova Susanës

të bëhej gruaja ime.

MARTESA E PARË

Më 16 mars të vitit 1957 unë me Susanën në zyrën e gjendjes civile u bëmë

burrë dhe grua. Këtë ngjarje e festuam me të afërmit dhe gjitonët e Susanës. Por

dasmën e vërtetë e organizoi për ne Instituti i pyjeve.

Në menxën e Institutit rreth një tavoline të gjatë ishin ulur të gjithë studentët

e kursit tonë si të kursit tim ashtu edhe të Susanës. Në krye të tavolinës ishte Drejtori

dhe sekretari i partisë të Institutit. Ceremonin e celebrimit tonë e hapi drejtori i

Institutit Jevgeni Ivanoviçi i cili na uroi jetë të lumtur, dhe të begatëshme fëmijë të

shumtë dhe të shëndoshë dhe suksese në profesionet e zgjedhura.

Në fund të përshëndetjes theksoi se këto ditë Qeveria e BRSS i dhuroi

Shqipërisë 0,5 miliardë rubla, kurse instituti i ynë i dhuron Selman Lameborshit dhe

në emerin e tij të gjithë Shqipërisë - Briliantin e pa çmuar – Susannë Zajcevën. Në

këtë mbrëmje u ngritën me dhjetëra dolli për lumturinë tonë, për miqësinë e ngushtë

ndërmjet BRSS dhe Shqipërisë. Po thuajse mbas çdo dollie të gjithë bërtisnin Gorko,

unë dhe Susana putheshim dhe e ndienim veten të lumtur.

57

Mbas ceremonisë unë dhe Susanna filluam të shkruajmë projektet e

diplomës, Vera Vladimirovna i redaktoi përfundimisht i shtypi në makinë dhe i

broshuroi bukur.

Në datën 15 Qershor unë e mbrojta shkëlqyeshëm diplomën, të nesërmen dhe

Susanna e mbrojti diplomën shkëlqyeshëm.

Mbasi mbrojtëm diplomat mua më duhesh në radhë të parë të përgatitesha

për t’u kthyer në Shqipëri, të blija librat që do më duheshin çdo ditë për punë, dhe të

blija disa peshqeshe për motrat dhe Xhixhinë.

Në datën tre Gusht, në ditën e mbylljes të festivalit botëror të rinisë dhe

studentave të Moskës, von në darkë me tren u nisa për në Odesë, prej andej me

vaporrin “Rusija” lundrova deri në portin Shqiptar – Durrës.

Për të më përcjellë në rugën e largët në stacionin e trenit Kievskaja erdhën

Susanna, Vera Vladimirovna, teze Grunja dhe Sergej Vorapajev.

U ndamë.

Të gjithë të pranishmit më uruan rrugë të mbarë dhe treni luajti nga vëndi

dhe u nis për Odesë. Nga dritarija unë pash Susanën se si ajo vraponte nëpër

platformë duke më përshëndetur me dorë. Më erdhi shumë keq kur shikoja të

dashurën time si të humbur, por isha i bindur se së shpejti do takoheshim në

Shqipëri.

NË ATDHE

Pas tre ditësh vapori “Rusija” mbrijti në Durrës.

Çdo ditë, prej ditës të ndarjes me Susanën mendoja vetëm për të: kur do vijë

në Shqipëri, si do e durojë jetën në hotel? Si do e rregullojmë jetën e përbashkët në

Shqipëri? Çfarë disponoj dhe çfarë më duhet të blej? Do na mjaftojë rroga ime për

jetën, pak a shumë të mirë për dy veta?

Prej të tilla mendimeve unë ndjeja një frikë të pa kuptuar.

Në fund të Gushtit u prezantova në degën e kuadrove të Universitetit të

Tiranës, ku më njoftuan se unë do punoj në fakultetin e shkencave natyrore në degën

e florës dhe faunës.

Drejtusi i fakultetit ishte Kolë Paparisto.

58

Ai në të njëjtën kohë ishte dhe zëvendës rektor i Universitetit për punë

shkencore, kabineti i tij ishte në katin e dytë. Para se të paraqitsha në vëndin e punës

u prezantova para atij.

Kur u futa në kabinetin e Kolë Paparistos para syve të mi u shfaq një burrë

me shtat të lartë me fytyrë dhe sy të qeshur dhe të mënçëm. Sa po u hap dera dhe u

futa brënda më pyeti për çfarë problemi keni ardhur tek unë? Unë i thashë që më

dërgoi tek ju përgjegjësi i kuadrove. Mbas mbarimit të Institutit të pyjeve të Moskes

jam emeruar në degën e florës të fakultetit tuaj.

Sa po mbarova fjalët atij si kur i buzëqeshi gjithë trupi dhe shqiptoi - «O, o, o

shoku Selman Lameborshaj! Mirëseerdhët. Në ju prisnim juve. Diturit tuaja të

mësuara në BS, do të na ndihmojnë ne të vëmë po të tilla rregulla dhe në pyjet e

Shqipërisë.

Por në fillim juve, ju duhet të njiheni me florën e Shqipërisë, prandaj do

punoni në sektorin e florës dhe faunës nën udhëheqjen e profesorit Ilia Mitrushit.

Juve do rrini në kabinetin 16 në ndërtesën e bibliotekës, atje ju kanë caktuar vëndin e

punës tuaj. Unë e falënderova shokun Kolë Paparisto dhe u nisa për në vëndin e

punës.

Kur hapa derën e kabinetit, pashë që rreth tre tavolinave rrinin tre burra. Unë

u përshëndeta dhe i njoftova, që me porosinë e Kolë Papristos unë do punoj nën

drejtimin e profesorit Ilia Mitrushi.

Sa po i dëgjuan fjalët e mia që të tre burrat si me urdhër u ngritën në këmbë. I

pari që doli për tu takuar me mua ishte më i madhi me moshë më dha dorën, duke

më shikuar me vëmëndje dhe tha – sa ngjani me Halilin juve. Dhe më pyeti si është

me shëndet. Unë ju përgjigja, për fat të keq ka vdekur më 9 shkurt të vitit 1952,

është varrosur në Radhimë. Ai më shprehu ngushëllimet e tij.

Mandej më njohu me të pranishmit: Xhafer Qosja bashkë punëtor i vjetër

shkencor, dhe me tjetrin bashkë punëtor i ri shkencor Mustafa Demiri i cili ka

mbaruar studimet në Bullgari.

59

Mustafai përveç që më dha dorën por dhe më përqafoi si kur të ishim me

kohë të njohur. Më në fund ai më i madhi prezantoi vehten: mua më quajnë Ilia

Mitrushi dhe ju do punoni nën drejtimin tim.

Mbasi u ulëm sejcili në vëndin e tij shoku Ilia filloi të tregojë që në vitin

1950 kur ai u njoh me babain tim.

Atëhere kur me vendimin e Qeverisë duhej të ndërtoheshin në Karaburun

rezervuarët dhe koritat e ujit për bagëtinë u njoha me babain tënd.

Ai tha se babai i im ishte burrë i mëçëm, organizator dhe energjik. Pa punën

organizatore të tij rezervuarët e ujit në Karaburun nuk do ishin ndërtuar.

Mua me vinte shumë mirë kur dëgjoja fjalë të mira për babain tim.

Mandej më ftoi afër vehtes dhe më njohu me planet e studimeve të sektorit

në vitin e ardhshëm dhe me detyrën time, dhe tha që vitin e ardhshëm duke filluar që

nga Maji deri në Tetor do studioja florën rreth liqenit të Prespës.

Juve në fillim ju duhet të njiheni me literaturën e shkruar për këtë problem.

Në katin e parë eshtë biblioteka e pasur e Universitetit. Atje do e gjesh çdo

gjë që ju duhet.

Gjat një kohe të shkurtër mua mu bë e qartë se që nga sot e kësaj dite unë do

punoj si bashkëpunëtor i ri shkencor në sektorin e florës të Universitetit të Tiranës

nënë udhëheqjen e Ilia Mitrushit dhe që nga viti 1958 do studioj florën rreth liqenit

të Prespës.

KOHËT E NDRYSHIMEVE NË ATDHE

10 Shkurt 1958 erdhi në Shqipëri Susanna. Ajo për një kohë të gjatë nuk

mundi të rregullohej me punë, dhe kur në Maj më dërguan me shërbim në Prespë e

rregullova t’a marr me vete si ndimëse.

Ne punuam në Prespë pesë muaj e gjysmë dhe në Tetor me një bagazh të

madh shkencor u kthyem në Universitet. Këtu mora një lajm jo të këndshëm.

Lajm që m’i ndryshoi të gjitha planet e mia.

U informova se në fund të javës ne vijim vjen në Universitetin e Tiranës

Profesorja e Universitetit Llomonosov të Moskës Nina Sergejevna Turkova e cila do

60

japë fiziologjinë e bimëve studentëve të Universitetit të Tiranës, dhe me urdhër të

rektorit unë jam emëruar përkthyes dhe asistent i saj.

Nga ky lajm u dëshpërova shumë, sepse materiali që mblodha në Prespë do

mbetet i pa përpunuar për një kohë të gjatë. Për së dyti mua do më duhet kohë që ti

kuptoj dhe ti përkëthej leksionet e profesoreshës dhe së treti do më duhet të merrem

me rregullimin e jetës të profesoreshës.

Në fiziollogjin e bimëve unë nuk isha specialist i mbaruar, prandaj për mua,

mendova unë do hapen horizonte dhe problem të reja.

Në tetor të vitit 1958 fillova rregullimin e profesoreshës në shtëpin që j’a

caktoi Universiteti dhe mandej u mora me përkthimin e leksioneve të shkencëtares të

njohur në bote, të njeriut të mrekullueshëm e cila u bë si nënë edhe për mua edhe për

Susanën. - Ajo u bë një mik i afërt me familjen tonë dhe një këshilltare e mre-

kullueshme në të gjitha pikëpamjet.

Nina Sergejevna ishte gjithmon gati të më kshillonte si për mënyrën e përkë-

thimit të leksioneve për studentat dhe për rëndësinë që ka fiziollogjija e bimëve për

mua si inxhinjer i pyjeve. Në të vërtetë Fiziollogjija e bimëve gjat jetës më ka

ndimuar disa herë. Nina Sergejevna pruri mbarësi në shtëpinë tone.

61

Susanna u pranua në punë në Ministrinë e Ndërtimit, ku së bashku me

specialistë sovjetikë do merrej me problemin e furnizimit të Tiranës me ujë të

pishëm.

Mua punët filluan të më shkonin mbarë.

Në korrik të vitit 1959 Nina Sergeeva e mbaroi kontraten dhe iku për në

Moskë.

Mbas ikjes të Nina Sergejevnës, Rektori i Universitetit më thirri në kabinetin

e tij dhe më tha: që unë si inxhinjer i pyjeve i paisur me dituritë e shkencës Sovjetike

sot per sot duhet të merrem me pyllëzimin e kodrave rreth Universitetit dhe liqenit

artificial që është pjesë e Universitetit, sepse Universiteti pa gjelbërim nuk ka

pamjen e duhur.

Unë me entuziazëm ju vura punës së re: fillova nga zgjidhja llojet e

drurorëve të vëndit, dhe ekzotikë që duhen mbjellë në këto kodra, mandej vendosa

sasinë dhe cilësinë e gropave që do hapen me punë vullnetare të studentave, keshtu

edhe filloi hapja e gropave.

62

Për një kohë të shkurtër m’u desh të largohesha nga puna: Susanna nga mezi

i gushtit duhej të nisej për në Moskë. Vendosa t’a shoqëroj në këtë udhëtim gruan

time shtatzanë që në Shtator do më dhurojë fëmijën tim të parë.

Duke shfrytëzuar mundësinë që ndodhesha në Moskë, vizitova Institutin e

Fiziologjisë të bimëve të Moskës për të kërkuar për 20 mijë bimë stimulatorë të

rritjes. Kur Instituti i Fiziollogjisë të bimëve e mori vesh, që këta stimulatorë i

duhen Universitetit të Tiranës, me kënaqësi ranë dakord për të ndihmuar, dhe mbas

një ore në paketa të posaçme dhe me instruksionin për përdorimin e tyre m’i

dorëzuan mua.

Unë shfaqa mirënjohjen time Drejtorit të Institutit të Fiziologjisë së Bimëve

dhe u nisa për në shtëpi. Të nesërmen, më 9 Shtator të vitit 1959, në orën 9, në

maternitetin numur 9, më dhane lajmin e mire që Susanna lindi djalë të shëndoshë.

Mbas një jave Susanën me djalin i solla në shtëpin e vjehrrës dhe vetë mbas

dy ditësh u nisa për në Shqipëri, ku fillova për të përfunduar punën e mbjelljes të

fidanave, tashmë të përpunuar me stimulatorët e rritjes. Në maj të vitit 1960 mbjell-

jen e teritorit e përfundova me sukses.

Paralelisht me pyllëzimin, përpunoja dhe materialet e mbledhura në Prespë.

Nga rezultatet e përpunimit të materiallit shkrova disa artikuj rreth gjendjes të pyjeve

shqiptarë dhe masat për përmirësim e tyre. Këta artikuj luajtën një rol të madh në

trasferimin tim në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve, pranë Ministrisë së Bu-

jqësisë.

Në atë kohë ndihej mungesa e madhe e specialistëve të pyjeve, prandaj

Drejtori i Përgjithshëm i Pyjeve Miço Kallamata, kur lexoi artikullin tim, shkoi tek

Ministri i Bujqësisë për ta ndihmuar trasferimin tim nga Universiteti në Drejtorinë e

pyjeve.

Rektori i Universitetit nuk ra dakort me kërkesën e Ministrit. Por Ministri i

Bujqësisë nëpërmjet të Komitetit Qendror të PPSH e aprovoi trasferimin tim, dhe

nga një Tetori i vitit 1960, fillova punën e re.

63

Në drejtorinë e pyjeve menjëherë më emëruan anëtar të ekspeditës për kriji-

min e brezave pyjorë për rreth plantacioneve të agrumeve të Konispolit dhe Sa-

randës. Për të kryer detyrën më ndimuan diturit e marra në Institutin e pyjeve të Mo-

skës dhe literatura që prura nga Bashkimi Sovjetik.

Mbasi u ktheva në punë rastësisht rashë në bisedë me inxhinjerin e talentuar Vito

Koçin mbi gjendjen e mbarështrimit të pyjeve në Shqipëri. Ai me keqardhje më tha

se nuk dime nga tja fillojmë. Unë i dhashë mendimin që ai të bisedojë me Drejtorin

e Përgjithshëm të pyjeve për të ftuar në shqipëri specialist të mbarështrimit Bullgar

për të na ndimuar në formimin e ekspeditave të mbarështrimit në Shqipëri.

Brenda një muaji në Shqipëri mbërritën dy ekspertë nga Bullgaria, të cilët

flisnin në mënyrë të përsosur rusisht.

Së bashku me ta dhe Viton filluam të hartojmë instruksionin e mbarështrimit

të pyjeve të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kërkuam të blejmë në Bullgari 10 matësa

të diadetrit, 10 matësa të lartësisëtë drurëve pyjorë dhe 10 Biterlihë matësa të

dëndësisë.

Organizuam pesë ekspedita të mbarështrimit dhe në fund të prill 1961 fil-

luam mbarështrimin e pyjeve të Shqipërisë.

Ekspeditën e mbarështrimit të pyjeve të Çorrovodës ma caktuan mua. Për

herë të parë në jetë fillova në praktikë mbarështrimin e pyjeve. Bashkë me mua

punomte gjeodeti dhe dy teknikë fshatarë të mi Molotov Skëndo dhe Birxhe Ramo-

saço.

Punën e filluam më 25 prill 1961. Fondi pyjor i Çorovodës kryesisht përbëhej

nga makie me gjelbërim të përjetshëm. Detyra jonë ishte që atje ku ishte e mundur të

parashikonim rekonstruktimin e tyre më pyje dushku.

Në tetor u kthyem në Tiranë.

Dy ditë pas kthimit në punë, drejtori më dërgoi me shërbim në Përmet, ku

duhet t’i caktoja drejtorit të sharrave të Tepelenës 500 metra kub pyll bredhi. Ky

shërbim qe fillimi i fatkeqësive të mia.

Drejtori i sharrave më priste në Përmet.

64

Pas takimit hëngërëm bashkë drekë në restorant dhe në dy kuaj u nisëm për

në pyll. Gjat rrugës drejtori e mori vesh që unë kam mbaruar Institutin e pyjeve të

Moskës, dhe filloi të më bëjë shumë pyetje në lidhje me Moskën, me jetën e popullit

sovjetik, por veçanërisht atij i interesonte ç’kurorëzimi i kultit të individit të Stalinit.

Unë i përgjesha sinqerisht ashtu si isha i bindur.

Drejtori nuk më kundërshtonte në përgjigjiet e mia.

Si mendoni ju! Mua më duket se Hrushovi po e drejton Bashkimin Sovjetik

drejt kapitalizmit, tha drejtori.

Unë e kundërshtova këtë mendim të tij se ky kalim në BS është i pa mundur.

Më tej të gjitha bisedimet u kthyen në bisedime politikë dhe të gjitha rreth

politikës të Hrushovit, të cilin ai e konsideronte si tradhëtar dhe gënjeshtar i idealeve

komuniste, i cili kishte premtuar për ndërtimin e komunizmit në BRSS, por në të

vërtetë, të gjitha veprimet e politikës sovjetike, janë drejtuar në të kundërtën.

Pasi ja mata të gjithë kubaturën e duhur drejtori në një mënyrë delikate mu

lut mua ta shtoja dhe 100 metro katror sipërfaqen e parcelës që të mos gabojmë në

kubaturë, unë nuk rashë dakord.

Mbas mbarimit të punës drejtori i sharrave bashkë me të dy kuajt u kthye në

Përmet.

Tre ditë më vonë unë u ktheva në Tiranë.

Sapo u futa në zyrë, ra zilja e telefonit.

Më telefononte zëvëdës ministri i bujqësis Ilias Reka dhe më ftoi që sa më

shpejt të shkoja në kabinetin e tij. Sapo u futa në zyrë vura re shokun Ilias që ishte i

shqetësuar. Mbasi u përshëndet me mua më pyeti se çfarë bisede të çmëndur ke berë

me drejtorin e sharrave në Përmet. Pas përgjigjies time më tha se drejtori mbi bise-

dën tuaj ka informuar organet e sigurimit dhe dje në darkë e telefonuan Ministrin,

dhe e urdhëruan që Ministrija të marrëm masat më të rrepta edukative karshi teje.

Ti e kupton çdo të thotë?

Që të të shpëtojmë nga burgu vendosëm që sot, me urdhër të Ministrit të të

trasferojmë në ndrërmarjen pyjore të Elbasanit me detyrë inxhinjer i kullotave

dimërore, për ri-edukim politik.

65

Duhet të nisesh sot, nesër është von.

Pas dy orësh unë qëndroja para Drejtorit të ndërmarjes pyjore të Elbasanit

shokut Jani Maçolli. Ai më tha se është në dijeni të trasferimit tim.

Shko dhe ulu në këndin e kuq më urdhëroi drejtori; pas gjysmë ore do i vë në

dijeni personelin e ndërmarjes.

U ula në një karrike në fund të sallës dhe prisja momentin e ç’kurorëzimit

tim para kolektivit të ndërmarjes pyjore nga drejtori.

Pas gjysmë ore në dhomë filluan të hyjnë njerëz.

Praninë time, askush nuk e dallonte.

Mbasi u mbush salla me nënëpunësa, hyri drejtori i shoqëruar nga një

djalosh, siç e mora vesh më von nga kryeinxhinjeri i ndërmarjes.

Kur hynë ata, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe e kthyen drejti-

min nga drejtori.

Drejtori mbasi e shikoi kolektivin me buzëqeshje, i urdhëroi të ulen.

Mandej filloi të flasë: Ju kam thirrur t’ju njoftoj se prej kësaj dite kolektivi

ynë hyn në radhën e kolektiveve patriotikë të Shqipërisë, e kolektivëve besnikë të vi-

jës të Partisë, të udhëheqësit tone të dashur nxënësit të Leninit dhe Stalinit shokut

Enver Hoxha.

Sot Ministria e Bujqësisë na ka dërguar tek ne për edukimin politik Selman

Lameborshin, më shikoi, ku isha ulur dhe më urdhëroi të ngrihem që të më shikojë

kolektivi.

Unë u ngrita, dhe i gjithë kolektivi e drejtoi shikimin nga unë.

Pamjet e njerëzve që u drejtuan nga unë ishin mjaft miqësore, dhe mua m’u

lehtësua në shpirt gjëndja ime e trishtuar.

Ja, e shikoni Selman Lameborshin - ai është simpatizant i politikës të Hru-

shovit. Detyra jonë është që t’a riedukojmë me patriotizëm dhe dashurinë për atd-

heun, për Partinë dhe politikën e saj. Unë shpresoj se ju do ta kryeni me sukses këtë

besim të Ministrisë të Bujqësisë.

Mbas këtyre fjalëve drejtori doli nga salla.

66

I pari që u ngrit nga vëndi dhe erdhi në drejtimin tim, ishte ai djali i ri që u

fut bashkë me drejtorin. I gjithë kolektivi e përcillte atë me shikim, dhe ata të gjithë

u kthyen në drejtimin e tij.

Ai erdhi afër meje dhe m’u prezantua.

Mua më quajnë Pullumb Tirana. Jam kryeinxhinjeri i ndërmarjes pyjore, i di-

plomuar në Rumani.

Tani sapo përfundova së lexuari librin tuaj « Miku i gjelbër». Faleminderit

për një libër të tillë. Bleva 20 copë dhe u’a dhashë punonjësve të ndërmarjes që dhe

ata ta lexojnë.

Unë i kam lexuar dhe artikujt që ke botuar në gazeta dhe revista.

Kolektivi e priti me buzëqeshje njohjen tone dhe sidomos fjalët e kryeinxhin-

jerit.

Në fytyrat e tyre u duk një farë gëzimi.

Mandej më prezantoi para kolektivit në mënyrë tjetër.

Ai tha: të gjitha fatkeqësit e Selmanit, janë rezultat i asaj që ai kudo flet të

vërtetën. Në Shqipëri disave sot nuk u pëlqen kjo e vërtetë.

Mandej Pullumbi ju drejtua kolektivit se kush, nga banorët e Elbasanit jep

dhoma me qera. Punonjësit filluan të shqiptojnë emra dhe mbiemra të ndryshëm.

Pullumbi i ndaloi dhe tha se sipas mendimit të tij Selmanit i duhet një dhomë

me afat të gjatë, dhe po ra dakort e zonja e shtëpisë, nga shtëpit më të afërta që di ai

,është shtëpija e Marija Dhamos.

Kur arritëm në shtëpinë e Marisë portën e oborrit e hapi nëna e saj. Një grua

e moshuar që na priti pa as një përzëmërsi dhe n’a pyeti pse kemi ardhur.

Pullumbi u përgjigj: kemi dëgjuar se ju jepni me qera një dhomë në katin e

dytë, kështu që ne kemi ardhur për të bërë pazar.

Po shkojmë ta shikojmë u përgjigj e zonja e shtëpisë.

Pullumbi sa po u fut në oborr e dalloi një të metë.

Shoh se ju jeni keq me dru zjarri, pyeti ai plakën.

- Po, mezi i blejmë në pazar - ishte përgjigjja.

67

- Ne jemi nga ndërmarja pyjore - vazhdoi Pullumbi - dhe nëse biem dakord

me çmimin, shqetësime rreth druve të zjarrit nuk do te keni më.

Zonja n’a çoi në katin e dytë dhe e hapi derën.

Kjo është dhoma që e jap me qera.

Dhoma ishte bosh, por shumë e pastër.

Aty pranë ishte kuzhina me një stufë Çekosllovake për ngrohje dhe gatim.

Mua më pëlqeu dhoma dhe i thashë Pullumbit të biem dakort, e porosita që nesër të

më caktojë një makinë me dy punetore per t’i trasportuar diten e nesërme plaçket

nga Tirana. Natën e kalova në hotel dhe të nesërmen në mëngjes makina me tre

punëtorë qëndronte para hotelit. Në Tiranë, të gjitha orenditë e mia i ngarkuam në

makinë dhe u nisëm për Elbasan.

Ndërsa unë po rregullohesha me strehim në shtëpinë e Maria Dhamos në

ndërmarjen pyjore me urdhërin e drejtorit më emëruan inxhinjer të pyllëzimit dhe

luftës kundra erozionit.

Urdhërin në darkë ma solli Pullumbi dhe më tha: që me keqardhie nuk mundi

të më caktonte rrogën që kisha në Ministri.

Drejtori ishte kundra.

Gjat gjithë jetës time i jam mirënjohës Pullumb Tiranës që më mbështeti në

ditët më të vështira të jetës time.

Së bashku me një brigade të vogël punëtorësh, e fillova punën për pyllëzim e

përroit të Zaranikës duke ndërtuar në fillim taraca të vogla që e zvogëlonin erozio-

nin, mandej filluam mbjelljen e fidanave pyjorë.

Në tetor të vitit 1962 me kërkesë të Komitetit të Partisë të qytetit, ne gjitha-

shtu filluam pyllëzimin e një kodre të vogël shkëmbore prej disa hektarësh, ku nuk

rritet asgje dhe që prish pamjen solemne të varreve të dëshmorëve partizanë. Ashtu

si në rastin e parë, filluan ndërtimim e shumë taracave dhe hapjen e gropave dhe

mbushjen të tyre me tokë pjellore.

Puna ishte mjaft e vështirë, por punëtorët e kualifikuar të kulturave pyjore

bënë gjithçka që ta mbaronin punën me sukses.

Mbarimi i pyllëzimit të Krastës ishte planifikuar më 30 prill 1963.

68

Në fillim të prillit ndërmarja mori letër nga Ministria që të më dërgonin me

shërbim pranë Ministrisë së bujqësisë me qëllim që të udhëhiqja ekspeditën e

mbarështrimit në Kukës për inventarizimin e pyjeve të Krumës.

Nga kjo letër më lindi shpresa se do më transferonin përsëri në Tiranë.

Kështu që e fillova punën me entuziazëm të madh.

Në fund të Gushtit nga Elbasani mora telegramin e Pullumbit, i cili më ur-

dhëronte të kthehesha urgjentisht në Elbasan.

Sa po mbrrijta në ndërmarrje shkova drejtpërsedrejti tek drejtori i cili më priti

me buzëqeshje dhe me një here nxori nga sirtari një letër.

Në ndërmarje kam punuar afro dy vjet, por gjatë kësaj kohe unë kurrë nuk

kam parë drejtorin të qeshur në takimet me mua. Në përgjithësi unë takohesha

shumë rrallë me drejtorin. Të gjitha urdhërat i merrja nga Pullumbi.

Pasi më përshëndeti më tha: Ministria ju ngarkon një çështje të rëndësishme

publike, unë shpresoj se ju do ta plotësoni me nder dhe m’a dorëzoi letrën e zëven-

dës Ministrit,Ilias Rekës, i cili urdhëronte të më dërgonin me shërbim në Shistavec.

Shkaku qëndronte sepse banorët e Shistavecit janë ankuar në qeveri për kul-

lotat. Ku në vënd të kategorisë së dytë ata vazhdimisht paguajnë taksat për katego-

rinë e parë.

Kryeministri urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë për të studiuar çështjen dhe në

mënyrë të drejtë të caktohet kategoria e kullotave.

Pas leximit të letrës, shkova në zyrën time dhe pashë mbi tryezë dhe një letër

tjetër. Në letër ishte shkrur vetëm emri dhe mbiemri im, por në shpirtin tim lindi një

frikë e pa kuptuar. Kur e hapa letërën e pashë që ishte e shkruar nga dega e siguri-

mit. Në letër, më porosisnin që të paraqitem në organet e sigurimit në kabinetim nu-

mur 20 në nje bisedë konfidenciale. Unë nuk e shtyjta vizitën në një kohë tjetër, ven-

dosa të shkoj po atë ditë.

ARRATISJA

Muret e bardha të zyrës së vogël, në të cilën, përvec tavolinës dhe disa karrikeve,

nuk kishte asgjë tjetër, ndriçoheshin nga rrezet e diellit që vinin nga dritarja. Mbi

tavolinë ishte varur portreti i Enver Hoxhës Sekretarit të parë të Komitetit Qëndror të

69

Partisë Punës të Shqiperisë. Nën portret, sikur ishte vazhdimi i tij, rrinte kapiteni i si-

gurimit - i veshur me të tilla rroba ushtarake të cilat ja zbukuronin rripat e kryqëzur në

gjoks. E gjithë kjo pamje më ra në sy sapo u futa në zyrë.

Kapiteni, sapo u futa, ngriti kokën nga të shkruarit, me shikoi me buzeqeshje.

Kini ardhur në kohën e duhur shoku Selman. Bravo ju qoftë. U gëzua sikur ishim me

vite të njohur.

Me gjithë që kapitenin e shikoja për herë të parë, unë gjithashtu i buzëqesha.

Uluni shoku Selman tha kapiteni dhe u drejtua nga unë.

Keshtu.

Ju keni lindur me 12 shkurt të vitit 1931 në Radhimë të Vlorës, i keni mbushur

32 vjec, ju kanë trasferuar tek ne nga Ministrija e Bujqësisë.

Duke i folur këto fjalë me shpejtesi.

Të vërteta janë fjalët e mia, nuk gaboj? M’u drejtua mua me pyetje.

Jo shoku kapiten nuk gaboni, ju pergjigja unë.

Nga toni i pyetjeve të kapitenit, unë ndjeva një erë rreziku.

Ju kemi ftuar ju për një punë të rëndësishme shtetërore.

Ju jeni një burrë i ndershem. Gjat luftës ju i keni ndimuar partizaneve, bile jeni dhe

i dekoruar për trimëri. Ne e dimë që ju jeni patriot i zjarrtë dhe prandaj jemi të bindur

se do të na ndimoni.

Ju keni mbaruar institutin e pyjeve në Moskë, të tillë , që kanë mbaruar studimet

në Bashkimin Sovjetik tek ne në Elbasan ka shumë.

Ne kemi deshirë që ju të kontaktoheni shpesh me ta.

Për ne është shumë e rëndësishme, të dimë se qysh mendojnë ata mbi marëdhëniet

tona me BRSS.

Çfarë bisedimesh bëjnë, dhe si e vlerësojnë, kultin e individit të Stalinit të madh,

i aprovojnë ata veprimet e Hrushovit?

Ju më kuptoni mua?

Nga porosia e tij mua m’u rrënqeth mishi, nuk dija si ti përgjigjesha. Në këto mo-

mente si në film më shkuan para syve episodet e pa numurta të miqësisë dhe dashurisë

që kanë Sovjetikët për ne Shqiptaret. Për vllazërimin që ushqeja unë për ta.

70

Tani duhet brënda ditës, ta harroj miqësinë e tyre dhe të nesërmen ti tradhetoj. Të

bëhem spiun i Sigurimit Shqiptar.

Unë i hutuar po e dëgjoja kapitenin e punëve të brëndëshme, duke e kuptuar,

se refuzimi i drejtë për drejtë për të spiunuar është i pa mundur. Në kokë vinin si

rrufe mendime të ndryshme, se si ti mënjanohesha përgjigjes.

Shoku kapiten, i fola unë, mbas një pushimi të vogel që bëri kapiteni në bisedë,

të ju them të vërtetën, specialiteti i im nuk më jep mundësi të shkoj në vizita shoqerore,

unë kohën më të madhe e kaloj në pyll ose në kullota. Mandej këtu s’kam shoqëri me

asnjë njeri, dhe për tu shoqëruar me ta asnjëri nuk më ka propozuar.

Kjo është gjëndje që rregullohet tha kapiteni, duke buzeqeshur.

Sigurisht ju përgjegja unë, por problemi nuk qëndron vetëm në atë. unë duhet ti

analizoj mundësit e mia.

Aqë më tepër, që unë për disa ditë, me kërkesën e Zëvëndës Ministrit të Bujqësisë,

duhet të shkoj me shërbim, të sqaroj ankesën e fshatarëve të drejtur në qeveri, për

arsye se nuk ju kanë përcaktuar drejt kategorinë e kullotave. Me një herë e nxora

letërën zyrtare nga xhepi dhe ja dhashë në dore.

E lexoi letërën me vëmëndje.

Domethënë në Shishtavec, i menduar, shqiptoi kapiteni, afër kufirit Jugosllav...

Mirë, atëhere do ta vazhdojme bisedën tonë kur të kthehesh nga shërbimi. Bile ne do

të ndihmojme ta zgjidhesh me sukses këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Pamja e kapitenit nga lajmi që mori, nuk mbeti më e qeshur.

Dukej sikur u prish nga fytyra.

Nga pamja e tij mua mu ftoh zëmëra.

Por pas një minute më uroi rruge të mbarë dhe më lejoi te largohesha nga zyra.

Kur dola në rrugë, pa e kuptuar as vetë, në shpirt m’u mblodh si gur i rëndë dhe

më lindi një urrejtje e madhe për rregjimin Enverian.

Nga gjëndja e pa zgjidhur, nga sytë më dolën pikat e para të lotëve.

Në mëndjen time në atë moment me lindi ideja e arratisjes nga Shqipëria.

Të këshilloheshe për këtë mendim bile dhe me njeriun me të afërt është rrezik ta

marrë vesh sigurimi.

71

Sapo erdha në shtëpi, mora të gjitha dokumentat e duhura dhe u nisa për në

shërbim. Vetëm kur harrita në Shishtavec, i kuptova çfare do të thoshin fjalët e

kapitenit, se ne do t’ju ndimojmë.

Gjat punës më shoqëronin tre ushtarë të armatosur me kallashnikovë dhe kryetari

i këshillit të fshatit, me dyfek gjerman ne sup.

Të rrethuar nga ata unë fillova punën.

Vendosja provat e barit.

I shpegoja kryetarit të këshillit të fshatit ku qëndronte gabimi i përcaktimit të ka-

tegorisë të lartë të kullotave, kurse ushtarëve që gjithmonë me rrethonin, u tregoja

qyfyre të jetes dhe anekdoda, të cilat u a humbën atyre vigjilencën për të më ruajtur.

Një rast i favorshëm për t’u arratisur më erdhi në datën 10 Shtator.

Në këtë datë unë do t’i mbaroja provat e cilësisë të kullotave, kurse gjeodezisti

do t’a mbyllte sipërfaqen e tyre në vëndin që ishte nja dy metra larg piramidës

kufitare.

Punoja me gadalë dhe prisja kur dielli do vinte në atë anë që t’u verbonte sytë

ushtarëve, dhe po të qëllonin, nuk do ishin precizë.

Llogaritë i bëra shumë të sakta.

Kur mbaruam punën, filluan përegatitjet e ngarkimit të teodolitit në kalë, u

bëmë gati të niseshim për në fshat. Ushtaret i hodhen automatikët në sup. Në këtë

moment unë u hodha me një nxitim të pa parë në drejtim te piramidës kufitare,

mbas të cilës ishte një e rrëpirë e thellë. Me gjithë atë, një plumb mi dogji flokët e

kokës, për disa milimetra më posht plumbi do ma kish marrë jetën.

Kur mbrrita në fund të tatëpjetës, tre ushtarë Jugosllavë më qëndruan, me

lidhën duart, dhe më çuan në postën e tyre.

Mbasi më pyetën për shkakun e arratisjes dhe i pane flokët e kokës time të djegur,

me një xhips,më nisën për Gjakovë.

Në Gjakovë më dhanë për të ngrënë dhe për të pirë.

Gjat ngrënies ata bisedonin me mua.

Mbas nja dy orësh po me atë xhips me shpunë në burgun e Shkupit, i cili ishte

mbushur plot me Kosovare të cilët ishin kapur për vjedhje në kohën e tërmetit të qytetit.

72

Të nesërmen më çuan në burgun e Pejës, më futën në një qeli të ftohët, ku ndënja

24 orë pa ngrënë dhe pa pirë. Mbas 24 orëve me një makinë Fiat me çuan në burgun

e Gjurakovecit.

Këtu më caktuan një qeli me masë 2,5 me 3 metra, aty ishte një krevat i hekurt i

shtruar me dyshek dhe çarçafë të pastert dhe poçja për ujët e hollë. Mbas gjysme ore

më prunë për të ngrënë mëngjesin.

Ne kete burg më mbajtën 8 muaj.

Gjat qëndrimit tim në burgun e Jugosllavisë ata e kuptuan qëllimin e arratisjes

time dhe më lejuan të shkruaj lutje në legatën Sovjetike në Beograd të më pranojnë si

emigrant politik.

Në këtë kohë, me qënë se shtypi Jugosllav kish njoftuar mbi arratisjen time, tek

unë, në burg erdhën përfaqësuesit e legatës Amerikane dhe Kanadeze me propozim të

shkoj në këta shtete të jetoja dhe të punoja atje. Gjatë kësaj kohe dhe Jugosllavet më

propozuan emigrim politik në Jugosllavi dhe të punoja sipas specialitetit që kam. Unë

të gjitha propozimet i refuzova dhe prisja me pa durim përgjigjen nga Bashkimi

Sovjetik. Së shpejti përgjigjen e mora dhe më datën 22 prill të vitit 1964 mbrrijta më

Moskë.

MBRIJTJA NË MOSKË

22 prill të vitit 1964 në orën 22 treni mbriti në stacionin Kievskaja të Moskës.

Për të më pritur kish ardhur vetëm Susanna. Ajo më priti me një pamje të ftohët. Më

dha dorën, dhe me dorën tjetër më shtyti që të mos e puthja. Mua më tronditi kjo pritje,

por e mbajta veten. Me një valixhe të vogël ku ishte i gjithë kapitali u futëm në metro.

Gjat udhëtimit i bëra shumë pyetje Susanës por ajo më përgjigjej shkurt ose po ose jo

ose nuk përgjigjej fare. Susanna nuk më bëri as një pyetje gjat rrugës. Kur arritëm në

shtëpi, vjehrra ime Vera Vladimirovna kur më pa u gëzua, më përqafoi dhe më puthi

si birin e saj.

Sapo u futa në shtëpi pyeta Verë Vlladimirovnu ku është PavIik.

Përgjigja qe e thjeshtë: "Ai është duke fjetur." J’u afrova me kujdes krevatit dhe

pashë ëngjëllin tim duke fjetur. Në atë moment e ndjeva veten njeriun më të lumtur

73

në botë, Para syve të mi kaloi e gjithë rruga dhe të gjitha vuajtjet e jetës dhe mendova

se për këto minuta të lumtura jam në gjëndje t’i ripërsëris ato vuajtje.

Në mëngjes, në 7:30 u zgjua Pavli. Dhe si me urdhër u ngrit në këmbë, fërkoi

sytë dhe e drejtoi shikimin nga krevati ynë dhe me një zë të gëzueshëm bërtiti “Erdhi

babai i im!, Erdhi babai i im! Erdhi babai i im!”. Zbriti nga krevati i tij dhe u ngjit në

krevatin tonë duke u hedhur mbi mua; duke më përqafuar dhe puthur me dashuri. Ky

moment ishte aq prekës sa që si unë dhe Susanna filluan të na kullojnë lotët e gëzimit.

Pavlik, duke parë lotët e mia më pyeti: "Babi Pse po qan?" "Nga lumturia që të shikoj

ty" - ju përgjigja. "Babi, mu drejtua mua Pavlik, unë dua që ti të më çosh në kopshtin

e fëmijëve!” Natyrisht, e pranova kërkesën e Pavlit me kënaqësi.

Që të tre u ngritëm nga krevati dhe filluam përgatitjet e mëngjezit. Vera

Vladimirovna filloi të përgatitëte mëngjezin dhe të përegatitë edhe rrobat e nipit. Unë

u ula në kolltuk dhe Pavlik menjëherë u ngjit në prehrin tim. Ai më shikonte me syt e

tij të gjelbër dhe shumë të dashur për mua, më përqafonte dhe më shiknte përsëri për

një kohë të gjatë. Mandej Susanna e mori Pavlin t’a vishte. Unë ju luta asaj t’i vishte

Pavlit trikon që ja prura dhuratë nga Jugosllavia.

74

Trikoja sikur e zbukuroi më shumë pamjen e Pavlit. Nga kjo dhuratë, djali u

gëzua. U nisëm për në kopshtin e fëmijëve. Në trolejbus unë u ula në karriken bosh

afër një gruaje ,Pavlin e ula në gjunjët e mi. Fytyra e djalit shkëlqente nga lumturia,

donte t’a ndante këtë gëzim me ndonjë tjetër. Ai së pari vrejti gjithë trolejbusin, dhe

më von u kthye dhe i foli fqinjës që ishte ulur pranë nesh. "Hallë! Sonte natën më

erdhi babai nga Shqipëria, dhe ai do të jetojë në Moskë me mua". "Urime", i tha gruaja.

"Babain e kam pritur një kohë të gjatë, tani ai do të jetojë me mua ", - vazhdoi Pavlik

me entusiazëm.

Gruaja si dukej nuk ishte në gjendje shpirtërore për të vazhduar bisedën. Unë

gjithashtu shikova gjithë trolejbusin dhe nuk e pashë alegrinë e mëparëshme të

Moskovitëve sot dukeshin të gjithë të shqetësuar.

Kur arritëm në kopshtin e fëmijëve, Pavlik u shkëput nga dora e ime dhe vrapoi

për në grup. Shumë shpejt e pashë bashkë me edukatoren që po më afroheshin mua.

Pavlik me padurim donte të më njihte mua me edukatoren.

Maria Ivanovna - ky është babai im, dje kur unë isha duke fjetur, ai erdhi nga

Shqipëria, dhe tani gjithmon do më sjellë dhe do më marrë nga kopshti "Unë jam

shumë e kënaqur që erdhi babai yt Pashenka unë e shoh që ju jeni shumë të lumtur»

tha edukatorija. Mandej bashkë me Pavlin u kthyen në grup kurse unë u nisa për në

shtëpi.

Nga kopshti i fëmijëve, që ndodhej në rrugicen Devjatinskij pereullok ,deri në

shtëpi në rrugën Durova vendosa t’a bëj në këmbë për t’a parë Moskën, që kisha

shumë vjet pa e parë.

Mbasi kalova Sadovoje kalco afër legates Amerikane u drejtova për në dyqanin

ushqimor në katin e parë në ndërtesën e lartë të tipit Stalinian i cili në vitet 1952-1957

konkuronte me dyqanin e Elisejevit.

Para syve të mi doli një kontrast i pa besuar. Në vitrinën e sallameve dhe bul-

meteve një varfëri e pa pare në - 2-3 varietete sallami, pak lloje qumështi dhe mishi

në përgjithësi të klasës të tretë.

Fytyrat e blerësve dhe shitësve ishin të zymta.

75

E gjithë kjo pamje më dëshpëroi, por në të njëjtën kohë mendoja dhe shpresoja

se kjo situatë në BRSS së shpejti do të ndryshonte.

Gjat’ rrugës për në shtëpi vizitova shumë dyqane si ushqimorë, të veshjeve,

mobilje, enëve, dhe më në fund vizitova tregun qëndror në Svetnoi bulevar. Kudo

shikoje varfëri të mallrave.

Dyqanet pa dashur i krahasoja me ata të Beogradit.

Krahasimi nuk ishte në favor të kryeqytetit sovjetik.

Në Beograd, pashë një zgjedhje të madhe të produkteve, bollëk të përgjithshëm

të çdo gjëje, dhe shërbimi në shitje shëmbullor.

Dyqanet në Moskë mund ti krahasoje vetëm me dyqanet e Tiranës.

U ktheva në shtëpi i mërzitur nga ato që pashë.

Kur erdha në kopsht të merrja Pavlin, edukatorija Maria Ivanovna më njoftoi se

Pavli e ndau gëzimin me të gjithë shoket e grupit, gjatë orës të qetësimit ai nuk fjeti

as një minute prandaj e vini në gjumë më shpejt nga zakonisht.

Nuk kaloi as një javë kur unë mora letër nga Departamenti i Punëve të

Brendshme të Moskës, e cili më njoftonte që më 29 prill, të prezantohem për t’u njohur

me rregullat e banimit tim në Moskë. Me vete të kem dhe dy fotografi për pasaportën

e re.

Në Departamentin e Punëve të Brendshme rreth tre orë më bënë pyetje të ndry-

shme, dhe mandej më çuan në sektorin e vizave dhe regjistrimit për të huajt, ku

plotësova formularët e nevojshëm, dhe pas tri ditësh mora pasaportën si person pa

nënështetësi me të drejtë që për çdo vit të bëja rinovimin.

Kur më dorëzuan pashaportën më njoftuan: se unë nuk kam të drejtë të quhem

emigrant politik, për shkak se Shqipëria është akoma anëtare e kampit socialist, dhe

për këtë arsye unë duhet ta siguroj jetën me punën time.

PERSON PA NËNSHTETËSI

Sapo mora pasaportën person pa nënshtetësi, fillova të mendoja për punë, por

kujt ti drejtohesha nuk dija. Susanna nuk më ndihmonte as me këshilla as me

veprime, vetëm motra e saj - Galina Pavlovna, dhe vjehërra Vera Vladimirovna, më

76

ndihmonin ekonomikisht. Prilli i vitit 1964 ishte i ftohët dhe Gala solli tre metra

cohë ushtarake dhe më qepi pallto vjeshte.

Mbas 20 ditëve nga marrja e pasaportës Susanna më paralajmëroi ose

rregullou në punë ose ik nga erdhe. Unë dhe vetë e dija se me një rrogë të vogël të

Susanës dhe me pensionin e Vera Vladimirovsës, një familje prej katër vetësh është

e vështirë të jetojnte atëhere në Bashkimin Sovjetik, por si dhe kush mund të më

ndihmonte në atë situatë nuk dija se kujt t’i drejtohesha.

Fillova nëpër Moskë të lexoj shpallje ku kërkohen punëtorë.

Afër metrosë Krasnaja vorota lexova njoftimin e Ministrisë së transportit,

ftonte për në punë shofera të autobuzëve, troleibuzëve dhe tramvajeve të kategorive

të parë, të dytë dhe të tretë dhe nxënës per të mësuar, me rrogen - 70 rubla në muaj.

Mbas mbarimit të kursit rroga fillimisht ishte 140 rubla në muaj.

Nuk kisha kohë për t’u menduar, shkova me një herë në adresën e lexuar.

Shefi i kuadrit ma dëgjoi me vëmëndje problemin tim dhe më tha se nuk

kisha shkuar në adresën e duhur. Ju jeni inxhinier i pyjeve, dhe duhet të kërkoni

punë në ndërmarjet pyjore.

Pas disa herësh të telefonuari, përgjegjësi i kuadrit më shkroi dhe më dha

adresat e ndërmarjes Pan Bshkimore të mbarështrimit dhe Ndërmarjes të pyjeve të

Moskës. E falënderova dhe u largova me një gëzim që "bota nuk është pa njerëz të

mirë," dhe ndihma të vjen nga atje ku nuk e pret.

Pas 50 minutash arrita në zyren e pergjegjësit të mbarështrimit.

Sekretarja më tha se tek përgjegjësi është një mik nga Lituania dhe do të

prisni disa minuta. Duke pritur më shumë se 15 minuta m’u duk se kaloi një vit.

Nervozimin tim e dalloi sekretaria dhe më pyeti arsyen e ardhjes. Mbasi më dëgjoi

më tha mos u mërzit Boris Aleksejeviç është njeri i mirë dhe pa tjetër do të gjëj punë

për ju.

Kur u largua vizitori Lituanez, sekretarja hyri në kabinetin e përgjegjësit dhe

ja shpegoi arsyen e ardhjes time.

77

Gjat mungesës së sekretares lexova emërin dhe mbiemërin e shefit – Boris

Aleksejeviç Kozlovskij dhe mu duk se ky njeri për mua ishte si i njohur, por si dhe

qysh nuk më kujtohej.

Kur u futa në zyrë Boris Aleksejeviçi më shikoi me vëmendje dhe më pyeti:

mos jeni student i Nikollaj Pavlloviç Anuçina? Unë ju përgjegja pozitivisht.

Ai më tha se kur kam mbrojtur diplomën ai ishte Presidenti i mbrojtjes të

diplomave dhe tani m’u kujtuat që atëhere ishit student Shqiptar, por gjatë këtyre

gjashtë viteve keni ndryshur, ju kanë lënë kaçurelat e zeza.

Mandej më pyeti si është e mundur që ndodheni në Bashkimin Sovjetik.

J’a tregova me detaje rrugën time nga Elbasani deri në Moskë.

Më tepër se një orë më dëgjoi me vëmëndje të madhe.

Në fund të bisedës ftoi shefin e kuadrit dhe më prezantoi me të.

Shoku Selman është inxhinjer i pyjeve, nxënësi i dashur i Nikollaj Pavlloviç

Anuçina, organizator i mbarështrimit në Shqipëri, prandaj të lutem ti gjesh punë të

mirë dhe të pagushme në ekspeditat tona.

U përshëndeta me Boris Aleksejevin dhe dola me shefin e kuadrit.

Shefi i kuadrit sapo mbrritëm në kabinetin e tij, menjëherë filloi të më

propozojë vënde të ndryshme pune. Mua nga të gjitha propozimet m’u duk më

romantike puna në ekspeditën e gjashtë e cila gjat gjithë verës ishte në pyll, ku

përveç rrogës mujore prej 150 rublash do merrja dhe 60 rubla në muaj para shërbimi.

Unë rashë dakort plotësisht.

Shefi kuadrit më shkroi adresën e ekspedites - Rruga Novo - Basmanskaja,

ndërtesa 4. Më tha se do t’i njoftoj për ardhjen tuaj dhe në 21 maj duhet të jesh në

punë. I gëzuar dhe i lumtur unë nxitoja për në shtëpi për të kënaqur të afërmit e mi

NË EKSEDITËN E GJASHTË TË NDËRMARJES PANBASHKIMORE

TË “MBARËSHTRIT PYJOR”

Më 21 Maj në orën 9:00 u paraqita tek përgjegjësi i ekspeditës së gjashtë

Zubkov Nikollaj Mihajlloviçi. Ai më përshëndeti me një ngrohtësi të rrallë, më

tregoi vëndin e punës dhe më thase me se do merresha ato ditë para se të shkonim në

ekspeditë.

78

Puna që më propozoi ishte e njohur për mua – të nxirrja nga provat që më

dorëzoi lartësitë dhe diametrat mesatarë. Në tryezën time, më dhanë letër të

milimetruar, të dhënat e provave të ndryshme, një laps të mprehtë, dy trekëndësha

dhe një fletore të pastër.

Me një here fillova punën.

Mbas tre orë pune, i pa stërvitur ndjeva një të lodhur.

Shoku, i cili ishte ulur pranë meje, më propozoi të dalim jashtë të pinim nga

një cigare, por unë u përgjigja se nuk e pi duhanin, dhe vazhdova punën.

Pas pushimit të drekës tek unë erdhi një grua e re bjodine me një buzëqeshje

të lezeçme dhe m’u prezantua: më quajnë Lubov Sergejevna Kaçmanova.

Jam kryetarja e komitetit sindikal të ekspeditës.

Qëllimi i bisedës tone: është të më njohësh me problemet e jetës tënde.

Je i kompletuar me rrobat e veshjes, dua të di vështurësit e tua të sotme.

J’u përgjigja se tani për tani kam shumë probleme, por problemi më i madh i

jetës u zgjidh - tani unë jam në punë, kjo është më kryesorja, gjërat që më mungojnë,

dalë ngadalë mund të plotesohen.

Lubov Sergejevna nuk më më pyeti më dhe u largua.

Dy-tre ditë Lubov Sergejevna nuk më ra në sy në sallën e ekspeditës. Gjat

kësaj kohe unë punoja me zell që t’a mbaroja detyrën para afatit, dhe t’u ndihmoja

shokëve për tu përgatitur për nisjen e ekspeditës në Magadan.

Mbas disa ditësh pashë Lubov Sergejevnën e cila erdhi tek unë dhe më tha

gjatë këtyre ditëve u takova me Kazllovskin dhe me Presidentin e bashkimeve

profesionale të pyjeve të Bashkimit Sovjetik të cilët i informova për gjëndjen tuaj.

Ata e analizuan gjëndjen dhe dhanë ndihmë për të të blerë për Ju rroba vere dhe

dimri.

I kërkova leje shefit të ekspeditës, dhe tani kemi leje për të shkuar në CUM

më tha Ljubova Sergejevna.

Në dyqan Lubova Sergejevna zgjodhi dy kostume nje gri dhe një blu.

Unë isha dakord me zgjedhjen e saj.

Mandej zgjodhi dy këmisha, dy kollare, pallto dimëri dhe dy pale këpucë.

79

Mbasi i pagoi paratë, shitëset m’i lidhën plaçket në dy pako.

U ndamë me Lubova Sergejevnën dhe u nisa për në shtëpi.

Në shtëpi gjeta vetëm Verë Vladimirovnën.

Kur më pa ajo me dy paketa më pyeti nga e gjete këtë pasuri.

Ja shpjegova dhe ajo u gëzua, duke shtuar se ishte e sigurtë, se me punën

tënde ti do i falënderosh bamirësit e tu.

Paketat i vuri mbi kulltuk dhe vendosëm të mos i hapnim derisa të vinte Su-

sanna nga puna.

Gjat kësaj kohe unë mora Pavlin nga kopshti.

Susanna erdhi në shtëpi pas nesh.

Sapo hyri në dhomë pa në kulltuk paketat dhe pyeti: nga erdhën këto paketa?

Vera Vladimirovnaja i spjegoi.

Susanna më shikoi mua dhe në gjuhën shqipe shqiptoi: "Lypës Shqiptar".

Unë bëra sikur nuk e dëgjova.

Megjithatë, u dëshpërova shumë nga brutaliteti i fjalëve të saj.

Zemra më dhëmbi nga kjo pa drejtësi dhe keqkuptim i marrdhënieve tona.

Kur u shtriva për të fjetur në syt e mi më rridhnin lotët, kthehesha nga një anë

në anën tjetër. E kuptova se kisha nevojë të qaja me dënesë.

Sapo e kuptova që Susanën e zuri gjumi u ngrita nga kevati dhe vajta në

tualet ku me një herë ja plasa të qarit. Mandej lava sytë dhe rashë përsëri për të

fjetur. Shumë shpejt më zuri gjumi.

Në mëngjes vesha kostumin gri që e zbukuronte kollarja.

Pavlik sapo më pa të veshur me rroba të reja tha: babai im duket si drejtor.

Vera Vladimirovna buzëqeshi.

Susanna iku në punë pa më folur asnjë fjalë.

Atë ditë u vonova në punë, sepse për një kohë të gjatë prita trolejbusin që ta

çoja Pavlin në kopësht.

Kur hyra në zyrë i gjithë kolektivi më priti me gëzim.

Gratë thanë se Selmani, po të shëndoshej edhe pak, do jetë burri më i bukur

dhe më elegant në ekspeditë.

80

Burrat me shaka thane: se ata te Selmani shohin një konkurent serioz.

Për disa kohë vazhduan shakatë, por për mes shakave unë e pashë si në

pasqyrë shpirtmirësin e tyre.

Kjo ishte simpatia dhe dashuria e parë që më kushtuan qytetarët Sovjetikë. Në

fund të punës më informuan se ekspedita në datën 15 Qershor niset për Magadan.

Në datën 6 Qershor i përpunova të gjitha provat dhe j’a dhashë shefit.

Mandej shkova në depo t’ju ndihmoja shokëve në përgatitje për udhëtim.

Duke u ndihmuar shokëve më ndodhi një takim i pa pritur.

Ballë për ballë u takova me ish (starostin kujdestarin) e studentëve të huaj në

Institutin e pyjeve Stanislav Grigorjeviç Sinicin. Kur më pa u habit: si është e

mundur të ndodhesh në Bashkimin Sovjetik. Më pyeti se ku punoja...

Takimi me Stanisllavin ma ndryshoi fatin dhe rrugën time.

Unë e kosideroj këtë ndryshim si një sinjal nga lart.

Nuk e zgjatëm shumë bisedën se ai shpejtonte për në punë dhe u ndamë të dy

me një ngohtësi shoqërore.

NË EKSPEDITËN SHKENCORE TË KËRKIMEVE TË “MBARESHTRIT

PYJOR”

Mbas dy ditëve Stanisllav Grigorieviçi u duk përsëri në depo duke më kërkuar dhe

sa më pa më urdhëroi «Selman merri plaçkat e tua, përshëndetu me shokët e ekspeditës

së gjashtë, sepse prej kësaj dite me urdhërin e Boris Aleksejevit ti trasferohesh me detyrë

inxhinjer i vjetër në ekspeditën shkencore që e drejtoj unë.

E pyeta me ç’qëllim u bë ky trasferim.

Mu përgjigj thjeshtë, një njeri me shëndet si tëndin t’a dërgosh për gjashtë muaj

në Magadan është krim. Prandaj u anullua vendimi i parë.

«Këtë vit ti do studjosh prodhimtarinë e pyjeve të rrethit të Moskës.

Tani do shkojmë të të njoh me antarët e ekspeditës time – tha ai i bindur për

vendimin e drejtë.

Më erdhi shumë keq të ndahesha me kolektivin i cili më ngrohu shpirtin tim,

atëhere, kur unë kisha nevojën më të madhe. Përveç të tjerave ata më veshën dhe më

mbathën si birin e tyre.

81

Në të njëjtën kohë unë isha i prekur nga kujdesaria dhe përpjekjet e Stanisllav

Grigorjeviçit për të më shpëtuar nga rreziqet e pritëshme të Magadanit.

I mërzitur u ndava me çdo punonjës të ekspeditës së gjashtë dhe me dhëmshuri

në zëmër u ndava me Ljubova Sergejevnën e cila bëri për mua përpjekjet e para

miqësore internacionale për të vetmin shqipëtar që punonte në ekononinë pyjore.

Po atë ditë bashkë me Stanisllav Grigorjeviçin u nisëm për në ekspeditën

shkencore të Mbarështrimit. Sapo erdhëm, Stanisllav Grigopjeviçi më prezantoi me të

gjithë kolektivin dhe mandej me radhë më njohu: Viktor Vasiljeviç Stjopin –

udhëheqës i ekspeditës, teknik i ekonomisë pyjore Gera, i cili nga pamja më tepër

ngjante në mundës se sa në teknik pyjesh. Ishte një djalosh i shëndoshë me peshë mbi

100 killogram, simpatik i dashur dhe i qetë.

Më njohu me inxhinjeren e pyjeve Elena Nikollajevnu Svallovu – gruaja e

profesorit tim; me Sashën inxhinjerin e ri që sa po ka mbaruar Institutin e pyjeve të

Moskës; aspirantin e vitit të dytë Viktor Mihajlloviç Rjabinin dhe me nxënësin që sa

po kish mbaruar klasën e dhjetë – një djalosh esmer me flokë kaçurela – Viktor

Tedejevin, më njohu me dy vajza simpatike inxhenjere të pyjeve Natashën dhe Allën.

Më në fund më prezantoi një djalosh zeshkan që rrinte në tavolinë më vete duke thënë:

ky është Boris Zejdi – teoriku dhe mendimtari i ekspeditës tonë. Ai do punojë

gjithëmon në Moskë, do përpunojë materialet që do t’i dërgoni ju.

Stanisllav Grigorjeviç pas njohjes me njëri tjetërin më tha: detyra e ekspeditës

tonë qëndron në marrjen e vendimit mbi bazën e shumë provave sipërfaqore dhe

prerjen e shumtë të modeleve drurëve pyjorë në pyjet e rrethit të Moskës, për të

përcaktuar ambientet e rritjes se cili lloj druri ka prodhimin më të lartë, të cilët më von

do shërbejnë si pyje etalonë për rrethin e Moskës.

Mbas largimit të Stanisllav Grigorjeviçit afër meje u mblodhën të gjithë antarët

e ekspeditës me interes t’a shihnin dhe të njiheshin me një inxhinjer e pyjeve shqiptar

dhe të mësonin lajme të reja mbi Shqipërinë, sepse për fat të keq për disa vite me radhë

nuk kishin dëgjuar as gjë mbi Shqipërinë.

82

Në ato vite në të gjithë Bashkimin Sovjetik, si e mësova më von, kishte vetem

pesë shqipëtarë të cilët nuk e njihnin njëri tjetërin dhe jetonin në qytete të ndryshme,

një nga ata isha edhe unë.

Ata sapo u afruan filluan të më bëjnë një seri pyetjesh mbi gjëndjen politike dhe

ekonomike të Shqipërisë.

Konkretisht unë nuk isha në gjëndje ti sqaroja, aqë më tepër që po i mbushja 10

muaj i larguar nga Shqipëria dhe nuk mund t’u a thosha të vërtetën e aktuale. Vetëm

për një gjë isha i bindur që diktatura Enveriane s’ka ndryshuar është po ajo që lashë,

dhe besoja akoma më e ashpër.

Ju i dini shumë mirë pasojat e diktaturës Staliniane e fillova unë përgjigjen e

pyetjeve që më drejtuan. - Në Shqipëri diktatura komuniste është një nga diktaturat

më të tmershme në botë.

Po re në dorë të Sigurimit do i pësosh masakrat më të ashpra staliniane dhe më

të rejat Enveriane, të kohës së barbarizmit të lindura vetëm në Shqipëri.

Prej vitit 1960 Enveri u bë diktatori më i rrepët në botë.

Ai i ka duart deri në brryl me gjak.

Çdo ditë e më tepër zhduket inteligjenca shqiptare, së shpejti në Shqipëri nuk

do mbeten njërëz të mënçur, do zëvëndësohen me kriminela.

Koha më ka bindur që stili i drejtimit të çdo diktatori qoftë Hitleri, Musolini,

Franko, Stalini ose Enveri – është barbarizmi. Ata kënaqen kur e çojnë popullin në

errësirë të plotë, kur popujt nuk shohin asgjë ç’ndodhte rreth tyre. Diktatorët janë të

qetë kur populli vuan, sepse vuajtjet e popullit ata i shfrytëzojnë në lodrat e tyre politike

duke kërkuar në popull armiq “të popullit”.

Të dashur shokë vazhdova unë – ju propozoj që ta lëmë politikën për herë tjetër.

Shikoni çfarë dite e mrekullueshme është dita e sotme. Çfarë erë e këndëshme fryn në

dritaret tona nga parku Bauman, me çfarë gëzimi valon Moska e sotme. Unë sot kam

një gjëndje të mirë shpirtërore dhe dua të dëgjoj nga ju plane të mira për të ardhëmen

që mund t’ja tregoj më darkë djalit.

83

Më mirë më tregoni me detaje punën e ardhëshme, mbi rrugët që do bëjmë deri

në fund të Tetorit. Do kemi mundësi të kthehemi ndonjë herë në Moskë, a po gjithë

verën do e kalojmë në pyll?

Viktor Vasiljeviçi me një herë u përgjigj se mundësia e kthimit në Moskë është

shumë e vogël. Gjat gjithë verës ne duhet të marrim një numur të madh provash

sipërfaqore në Vollokollamsk, Mozhajsk, Çehov, Kashirë dhe në ndërmarjen pyjore të

Sollneçnogorskit. Mandej na e tregoi metodën e mbledhjes së informacionit të çdo

prove, që pa dashur m’u fut një frikë, do të jemi vallë në gjëndje t’i mbarojmë gjat

kësaj kohe.

20 Qershor hipëm në makinë dhe u nisën per në ekonominë pyjore Talldëm të

ndërmarjes të Vollokollamskit. Gjatë gjithë rrugës mahnitesha me bukurin e pyjeve të

rrethit të Moskës.

Sa po mbritëm në Talldëm n’a priti silvikutori i ekonomisë pyjore, i cili n’a tregoi

barakën ku do flinim, gjithashtu kuzhinën dhe pusin ku do marrnim ujë për të pirë dhe

për të gatuar. Këtu unë me një herë e ndjeva ajrin e pastër dhe aromën e pyllit, dhe m’u

duk vetja sikur linda për së dyti. E ndjeva nga afër ngrohtësin dhe miqësinë e shokëve

të ekspeditës me të cilët do punoj gjat gjithë verës.

Gjat kohës që po merreshim me rregullimin e fjetjes, Еlena Nikollajevnën e

caktuam dezhurn në kuzhinë dhe e dërguam bashkë me dy inxhinjeret të n’a pregatisin

drekën. Pas drekës burrat shkuan me Viktor Vasiljeviçin në pyll për vëzhgim, për të

gjetur vëndet tipikë për marrjen e provave sipërfaqore. Mbas katër orësh u kthyem në

bazë ku të gjithë së bashku filluam të pregatisnim darkën.

Viktor Vasiljeviçi na porositi që të skuqim më shumë patate, sepse për darkë ka ftuar

dhe personelin e ekonomisë pyjore të Talldëmit.

Në orën 20 rreth një tavoline të gjatë nën hijen e një hormoqi 100 vjeçar u ulën të

gjithë të pranishmit. Para se të fillonim darkën Viktor Vasiljeviçi n’a prezantoi para

miqëve. Kur erdhi radha ime ai tha se Selmani është Shqiptar, gjë që i çuditi, sepse ata për

herë të parë po shikonin Shqiptar në pyjet e Talldëmit.

Mandej n’a prezantoi ne me Silvikultorin; gruan dhe vajzën e tij, inxhinjerin e

pyllëzimit të kulturave pyjore dhe më në fund me Llogaritaren.

84

Tavolinën e kishin mbuluar me një perde të bardhë, para çdo njeriu ishte pjata me

patate të skuqura. Mbi tavolinë ishte një pjatë e madhe me sallatë prej domatesh,

kastravecash qepë të njoma, kishte pjata me sallam, me djathë dhe konserva me mish e

peshk dhe disa shishe me vodkë dhe vere.

Dolline e parë e ngriti Viktor Vasiljeviçi për nder të mik pritësve “të miqve të pa ftuar”

të personelit të ekspeditës tonë. Por shtoi se rezultatet e punës do t’u ndihmojnë atyre në

zgjedhjen e përbërjes të llojit të kulturave pyjore si pas kërkesave të llojve drusorë karshi

tokës, si dhe gjatë shërbimeve të pyllit për të arritur në kohën e prerjeve kulturore përbërjen

më rentabele të pyllit.

Mbas kësaj dollie filluan sugjerimet mbi dobinë e punës tonë në intesifikimin e

ekonomisë pyjore të BRSS. Gjat kohës të debateve të zjarrta, pa u dukur u ngre vajza e

silvikultorit Lena, nxënëse e klassës të tetë dhe u drejtua për në shtëpi. Nuk kaluan as pesë

minuta kur ajo u kthye duke mbajtur në duar një gramafon të cilin e vuri në anë të tavolinës

dhe foli: të dashur shokë, rreth tavolinës tonë eshtë një Shqiptar që në syt e tij duket

melankoli e madhe, që t’ja heq mërzinë, unë solla një pllakë gramafoni me këngë shqiptare.

Është mirë ta dëgjojmë sëbashku. Të gjithë ranë dakord dhe në pyjet e Talldëmit tingëlloi

zëri i ëmbël i Ibrahim Tukiçit, i cili këndonte disa këngë shkodrane. Duke dëgjuar zërin e

tij, mua me një herë mu larguan mendimet e zymta dhe në shpirt si kur u fut një gëzim i

bardhë. M’u kujtua koha që isha në Jugosllavi dhe propozimet për të shkuar në Amerikë,

Kanada dhe Jugosllavi dhe mendova që mora vendimin më të mirë në jetë të vija në BRSS.

Është e pa mundur të gjesh njërës të cilët e kanë në shpirt dashurinë gjenetike për të huajin,

që janë në gjëndje ta ndiejnë hidhërimin tënd si të tyre.

Në këtë natë të qetë qershori mua pas këngës m’u ndryshua gjëndja shpirtërore dhe

po e shikoja me dashuri mejdisin e rrethit të Moskës dhe më dukej vehtja i lumtur kur nuk

ke nevojë për as gjë tjetër.

Ndryshimin tim shpirtëror e dalluan të gjithë të pranishmit. Silvikultori u ngrit dhe ju

lut Lenës që të ma dhurojë mua atë pllakë gramafoni. Lena ju përgjigj, që ajo për atë qëllim

e pruri diskun e gramafonit.

85

Për një kohë të gjatë tingëllonin këngët shqiptare në pyjet e Talldëmit, në të njëjtën

kohë rreth tavolinës u zhvlluan debate të ndryshme dhe përsëri m’u lutën t’ju a tregoj

historinë e ardhjes time në BRSS.

Mbas tregimit njëri nga të pranishmit u shpreh se Selmani për të ardhur në Bashkinin

Sovjetik ka kryer vepër heroike. Mandej filluan kujtimet e të pranishmëve mbi represionin

kanë pësuar të afërtit e tyre gjat kohës së Stalinit.

Në orën 24 të gjithë antarët e ekspeditës u ndanë dhe shkuan për të fjetur.

Në mëngjes në orën 6 u ngritem dhe pas mëngjezit shkuam në pyll për vendosjen e

provave sipërqafore.

Mëngjezi ishte i kthjellët dhe me diell, por në pyll ishte akoma ftohët, Vesa e

mëngjezit nuk kish arritur të thahej, fletët e shkurreve dhe të barit huk ishin tharë akoma,

dhe në të gjithë pyllin të ndriçuara nga rrezet e diellit që depërtonin mes degëve të pishave

dhe hormoqëve ndritënin si rruasza mbi qylymin e gjelbër pyjor.

Këjo bukuri përrallore m’i largoi mendimet e zymta, dhe më lindi dëshira të mos

ndahem kurrë me pyllin rus.

Mendimet e mia të gëzushme m’i preu urdhëri i Viktor Vasiljeviçit.

Merrni të gjithë sopatat dhe filloni të pastroni vijat e kufirit të provës përfaqësore. Me

një herë filloi puna. Si «maço» i vërtetë filloi ti priste shkuret Gera, ishte e veshtire të

konkuroje me të. Pa dijeni dhe eksperiencë priste vetëm Tedejevi.

Puna në provat sipërqafore do preçizion të madh, sepse ato mbeten për vëzhgime

të vazhdueshme. Që të mbeten të fiksuara në çdo vënd të provës sipërqafesore vihen nga

katër shtylla të posaçme, në «faqen» e të cilave shkruhet № i parcellës dhe № i provës

sipërfaqesore

86

Të tilla shtylla përgatiten dhe ngulen në thellësi 0,5 metra nga punëtorë të

specializuar me çmim të posaçëm.

Viktor Vasiljeviçi propozoi që këtë punë ta bëjmë ne dhe parat e provave ti harxhojmë

për të blerë ushqime për ekspeditën. Me këtë propozim të gjithë ranë dakord.

Me naivitetin tim mendova se me parat e tepërta që do marrim do e përmirësojmë

racionin, por mbas mbarimit të ditës së punës me ato para blenë vetëm verë dhe vodkë.

Darka e tretë gjithashtu koloi duke pirë verë dhe vodkë. Më terjaqitë për vodkë ishin shoferi

Vasili dhe tekniku i ri Tedejev, të gjithë të tjerët pinin normën e duhur.

Mbasi kryem punën në Talldëm, ekspedita jonë u nis për në ndërmarjen pyjore të

Vollokollamsit. Pyjet e ndërmarjes pyjore të Vollokollamsit ishin më produktivë se ata të

Taldëmit prandaj vendosja e provave sipërfaqore ishte më e lehte dhe më e këndëshme

Mbasi mbaruam provat në Vollokollams u nisëm për në ndërmarjen pyjore të

Mozhajskit, qëndruam në ekonomin pyjore të Glazovskit e shtrirë në bregun e liqenit me

uje pishëm të Mozhajskit me vënde të mrekullueshëm për pushim. Gjat rrugës dilnin

panorama që dukeshin sikur shikoje panot e Levetanit ose Shishkinit.

Sapo zbritëm nga makina Viktor Vasiljeviçi më ftoi të shkojmë bashkë në kabinetin

e silvikultorit. Kur hapa derën pash se punonte, Ljosha Saveljev shoku im që kishim

87

studjuar 5 vjet bashke në institutin e pyjeve, i cili sa po më pa u çudit pa masë dhe i

emocionuar foli: Selman nga qielli zbrite në pyjet tanë?

Si është e mundur që ndodhe në Bashkimin Sovjtik?

Unë u gëzova kur pashë Aljoshën dhe i thashë se erdha nga Shqipëria dhe punoj në

ekspeditën e Viktor Vasiljeviç Stjopinit. Takimi me Ljoshën ishte sa aq i pa pritur, po aq

dhe i gëzueshëm për të dy.

Nga tregimet e Ljoshës mësova, se pas mbarimit të institutit atë e kiahin emëruar

silvikultor në këtë ekonomi pyjore, se ai u martua me shoqen e Susanës – Martën, ajo

punon tani zëvëndës silvikulturore po në atë ndërmarje. Ata rritnin vajzën e tyre te bukur

tre vjeçare.

Gjat kohes të takimit me Loshën në kokën time u rrutullua një numur i madh

kujtimesh. Unë kujtova ditën e ceremonis të martesës tonë në institut, se si gëzohej shoqja

e saj Marta dhe gjittë shokët që studionin me mua dhe me Susanën, me çfarë dashurie e

vërente Susanën shoqia e saj. Kish ndodhur që pikërisht në ceremonin e dasmës tonë u

njhën Aljosha me Martën dhe mandej u martuan. Ljosha filloi të më pyes mua për Susanën

dhe familjen time.

Gjatë bisedimeve tona, antarët e ekspeditës u njohën me ambjentin e vëndit dhe

zgjodhën vëndin më të mirë për të fjetur. Aljosha e aprovoi vëndin e zgjedhur.

Aljosha, kur dolëm nga zyra, n’a propozoi të ndezim zjarr dhe të ziejmë supë prej

peshku të freskët, sa po të zënë në liqen.

Gat kohës që punuam në ekonomin pyjore të Gllazovskit unë u strehova te Ljosha

dhe isha i mbështjellë me dashurinë dhe kujdesin e të zotëve të shtëpisë.

Mbas pune binim në kujtimet e jetës studenteske. Unë i mësova nga Aljosha fatet e

të gjithë studentëve të kursit tonë.

Mbas Mozhajskit shkuam për të punuar në ekonominë pyjore të Bellozerskit të

ndërmarjes pyjore të Kashirit.

Për herë të parë gjat ekspeditës ne na rregulluan për të fjetur në shtëpin e miqve me të

gjitha komoditetet.

Të nesërmen, pas mëngjezit, heret shkuam të vendosim provat sipërfaqsore që na i

rekomendoi silvikultori.

88

Pyjet e Bellozerskit, sidomos në ato parcela ku ne punuam, të mahmitnin me bukurinë

e tyre. Pyjet e pishës ishin të mirëmbajtur dhe të pastër, që kur futeshe në ta shpirti të

kënaqet.

Si pas shkencës silvikulturre të shkencëtarit të famëshm Rus Geopgi Fëdoroviç

Morozov – pylli nuk është rritja e thjeshtë e drurëve pyjorë, por një botë me drurë pyjorë

ku influencojnë te njëri tjetëri duke krijuar fenomene të tjera, të cilat nuk ekzistojnë dhe

nuk ngjajnë në drurët pyjorë që rriten të vetmuar.

Prandaj si pas G.F. Morozovit, pyll quhet një bashkim i drurëve pyjorë, tek të cilët

dallohet jo vetëm influenca e drurëve te njëri tjetëri, por dhe influenca e tyre mbi tokën

dhe atmoaferën.

Kur ecja nëpër pyjet e Bellozerskit kujtova si e karaktizojnë Gjermanet pyllin.

Në pyjet e pishës njeriu e ndien veten si në tempullin e Zotit, kudo rregull natyror,

pastërti dhe bukuri, mbetet vetëm të ngresh duart nga Zoti dhe të falesh.

Në pyjet e mështeknës e ndien veten si në pallat të çelebrimit, të ndritshëm dhe alegro

ku të lind dëshira të martohesh.

Vetëm në pyjet e errët të hormoqit e ndien veten si në bueg, ku mund të të lindë dëshira

të varesh.

Në Rusi i njohin këto thënie, por shumë rrallë janë ata që e dinë se ato janë shprehje

Gjermane.

Në fund të shtatorit, mua për herë të parë më pruri fati të ndodhem në pyll llari.

Pylli i mrekullueshëm prej llari bëri tek unë përshtypje të thella. Halat e llarit, në atë

kohë kishin ngjyrë të verdhë floriri, kurse shtresa e pyllit ishte aq e butë, sa të lindte

përshtypja se ti ecën mbi një qylym të butë. Trungjet e llarit me ngjyrë gri të pastër deri

në majë të drejtë dhë shumë të lartë.

Ata në moshën 50 vjeç dukeshin si trungjet e pishës 100 vjeçare.

Ky pyll i mrekullueshm deri më sot më del përpara syve dhe nuk do t’a harroja për

gjithë jetën. Në pyjet e Bellozerskit vendosëm gjashtë prova sipërfaqore. Mbas proves të

gjashtë vendosëm të bëjmë darkën e ndarjes, dhe për këtë qëllim i lamë në kuzhinë tre

gratë dhe shoferin.

89

Kur u kthyem në shtëpi, darka ishte gati. Tavolina ishte e shtruar me plot gjëra të

shijshme, në tavolinë kishte bile dhe buterbrode me hajvar të kuq, një tortë të madhe në

mes dhe një shumicë shishesh me shampanje dhe vodkë. Duke e parë një tavolinë të tillë

Viktor Vasiljeviçi pyeti, për çfarë rasti e keni shtruar këtë tavolinë?

Përgjigjija qe e tillë. Sot inxhinjerja jonë Natasha i mbushi 25 vjet. Ajo vendosi t’a

festojë jubileun e saj me ekspeditën dhe shoferi me gjithë qejf shkoi në Kashirë dhe bleu

gjithë çka që porositi Natasha.

Mbasi mbaroi mbrëmja Viktor Vasiljeviçi urdheroi gratë që ti fshehin të gjitha

shishet e vodkës dhe shampanjës që mbeti, që në mëngjes të mos pijë as njëri dhe

sidomos shoferi. Nesër shkojmë në ndërmarjen pyjore Solneçogors dhe do bëjmë

rrugë të gjatë mbi 200 kilometra.

Në Solneçogorsk përveç provave që do vendosim duhet të dorëzojmë në

laboratorin e analizës të tokës të Sollneçnogorsit elementat nyjorë të tokës që kemi

mbledhur në për ndërmarjet pyjore për analiza kimike dhe fizike.

Mbasi pimë nga një çaj të fortë, në mënges heret ngarkuam plaçkat në makinë dhe

u nisëm për rrugë të gjatë. Por nuk kaluam as një kilometër, kur makina filloi të bëjë

zigzake dhe gati sa s’u rrëzuam në kanal. Viktor Vasiljeviçi filloi të bjerë me grushte

mbi kabinë deri sa u ndalua makina. Kur hapi kabinën, e pa shoferin të pirë tapë. Afër

tij qëndronte një shishe vodke bosh. Mezi e nxori nga kabina dhe me ndihmën e

shokëve i ngritën në kamion. Viktor Vasiljeviçi e mori timonin në duart e tij dhe na çoi

deri në rrugën kryesore dhe qëndroi. Më tutje ai na tha se nuk mund ta drejtojë makinin

se nuk ka kartën e shoferit, prandaj do presim që të na rimorqojnë ndonjë maqinë. Nuk

kaluan as pesë minuta, kur e biseduam me shoferin e një kamjoni që shkonte për në

Moskë të na rimorqojë. Pas tre orësh erdhëm te ndërtesa e ndërmarjes pran Bashkimore

«e Mbarështrimit». Viktor Vasiljeviçi me një herë shkoi tek përgjegjësi i ekspeditës i cili

n’a prezantoi shoferin e ri. Vasili mbeti në Moskë.

Po atë ditë të premten në darkë mbirrtëm në ndërmarjen pyjore Solniçnogorsk, e cila

ndodhej afër stacionit të trenit Povarovo. Neve na priti Genadij Sergejeviç Poljakovi –

përgjegjësi i laboratorit të analizave kimike të tokës. Ai menjëherë mori provat e tokave

që i prumë dhe na tregoi vëndin e gjumit.

90

Ju lutëm të qëndrojë me ne për bashkëbisedime dhe të hamë darkën bashkë.

Gjat bisedimeve Genadi Sergejeviçi e kuptoi sa të lodhur jemi dhe n’a propozoi që

të shtunën dhe të dielën të pushojmë. Unë po ju pregatit banjon ruse të shtunën për gratë

dhe të dielën për burrat. Ne të gjithë u gëzuam se kishim kohë pa bërë pushim dhe pa u

larë në banjon ruse.

Biseda me Genadi Sergejeviçëm vazhdoi deri në orën 24. Genadi Sergejevi, njeri me

dituri dhe eksperiencë të madhe, na dha shumë këshilla për mbëledhjen dhe përpunimin e

materialeve të ekspeditës. Pa u kuptuar gjat darkës dhe bisedimeve u pinë pesë shishe

vodke dhe tre shishe verë.

Në mëngjes gratë përgatitën mëngjezin dhe e zgjuan Viktor Vasiljeviçin. Ai u mundua

të zgjonte të tjerët, por as njëri nuk e ngriti kokën nga jastëku.

I pari u ngrita unë.

Mezi u ngrita, e ndjeja vehten të këputur, në gojë kisha një farë hidhërimi.

Ja thashë gjëndjen time Viktor Vasiljeviçit ai mu përgjigj: Pimë shumë o vëlla, shyqyr

që sot e nesër nuk do punojmë.

Më dha katër rubla dhe më urdhëroi të shkoj në dyqan dhe të blej një shishe vodke, të

pinë djemtë nga pak që të mos u dhëmbë koka gjat ditës.

Ishte java e parë e Tetorit, dhe koha ishte e mrekullueshme, dielli i mëngjezit e bënte

akoma më të bukur natyrën shumë ngjyrëshe të Povarovos. Fletët e verdha të mështeknave

që rriteshin afër rrugës e kishin mbuluar rrugën si me një çarçaf të verdhë. Panjat dhe

krategusat shumë ngjyrëshe i jepnin mejdisit një pamje përrallore. Sa po dolla në ajrin e

pastërt mua mu muarn mëntë, jo shumë larg dyqanit u pengava nga një shkurre dhe u shtriva

për toke. Në këtë moment afër meje kaloi një grua e cila tha me neveri: Nga vodka si rusët

dhe shqipëtarët nga njërëz, kthehen në derra.

Zëri i saj tingëlloi në veshet e mi si alarm ushtarak, kur duhet të veprosh shpejt e shpejt.

Në këtë moment unë mendova që në rusi mua nuk më njohin si shqipëtar, por jo si Selman,

dhe me veprat e mia unë turpëroj Shqipërinë.

U ngrita, shkova në dyqan – bleva vodkën.

Kur u ktheva në ekspeditë tavolina ishte shtruar për të ngrënë mëngjezin, mbi

tavolinë ishin pjatat të mbushura me kashë, dhe disa pjata me sallam. Të gjithë prisnin

91

mua dhe sapo erdha u ulën rreth tavolinës dhe e filluan nga vodka. Kur erdhi radha

tek unë, refuzova të pi. Që prej kësaj dite, për tre vjet me radhë nuk vura vodkë në

gojë.

Dy ditë . të shtunën dhe të dielën, pushuam për mrekulli. Të shtunën përgatitën

banjon për gratë, të dielën për burrat. Unë pata një kënaqësi të rrallë nga avulli

dhe era e banjës dhe e ndjeva veten si në fëmijëri.

Sipas zakoneve ruse pas banjës duhet të pish të paktën njëqind mililitër vodkë.

Kur mbarum banjën unë refuzova kategorisht të pija, u ngrita nga tavolina dhe

dola për shetitje duke dëgjuar këngën e zogjve dhe duke u mahnitur me lulet e

livadheve.

Mbasi mbaruam të gjitha provat sipërfaqore në Solneçnogorsk, u kthyem në

ndërmarjen e mbarështrimit ku n’a dhanë rrogën për katër muaj.

U ktheva në shtëpi,aty më priti Vera Vlladimirovna, Kur më pa mua të

shëndoshë dhe alegro – u gëzua shumë dhe filloi të më pyeste mbi punën tonë në

pyll. Mbas bisedës të përzëmërt me vjehrrën u nisa për në kopshtin e fëmijëve të

marrja Pavlin. Kur u kthyem, Susanna ishte në shtëpi, por nuk shprehu as një

emocion nga takimi me mua. Vetëm kur i dhashë rrogën për katër muaj në dorë, në

fytyrën e saj u duk një farë gëzimi.

Të nesërmen filloi jeta ime e zakonëshme; Çdo ditë çoja Pavlin në kopsht, shkoja në

punë dhe merrja djalin nga kopshti i fëmijëve. Me gjithëse përpjekjet ishin drejtuar në

përmirësimin e marrëdhënjeve të mia me Susanën; prapseprapë ato bëheshin çdo ditë e

më të këqija. Shpesh konfliktet ndodhin pa as një shkak.

Një ditë më njoftoi se do ndahesh nga unë, sepse ti je spiun shqiptar dhe ajo nuk do

që për mua të vuaj edhe Pavli.

Unë isha gati të çmëndesha. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte me Susanën. U mundova

të bisedoj me të, nga i lindën të tilla mendime, pse ajo donte t’a linte djalin pa baba kur ne

e donim njëri tjetrin shumë? Ajo nuk më jepte as një përgjigie ngrihej nga kulltuku dhe

mbyllej në dhomën e fjetjes. Me gjithë atë unë nuk e humbasja shpresën që marrëdhëniet

tona do rregulloheshin.

Por jeta e zgjidhi shpresën time ndryshe.

92

Një ditë, pas një kohflikti të radhës, kur Pavli ishte në gjumë, me një brutalitet të ashpër

Susanna bërtiti: Zhduku nga shtëpija e ime – shko ku të duash.

Unë dola nga shtëpija, nuk dija ku të shkoja, hipa në tramvaj dhe shkova ta kaloj natën

në stacionin e trenit Jarosllaskaja. U ula në një karrike dhe në kokën time mu çfaq para syve

gjithë jeta, dhe për herë të parë e ndjeva veten njeri pa fat, i huaj dhe i vetëm.

Nuk e kuptova se si u rashë në dyshim dy burrave që shetisnin nëpër sallë, qëndruan

afër meje dhe më kërkuan pasaportën, unë i pyeta me ç’të drejtë doni t’ju tregoj pasaportën,

ai kryesori nxori librezën e kuqe ku ishte e shkruar oficer i sigurimit. Unë u dhashë

pasaportën person pa nënështetësi për të huajt. Ata më urdhëruan të shkoja me t’a.

U ngjitëm në katin e dytë të stacionit dhe u futëm në një dhomë të vogël ku ishte një

tavolinë me disa telefona mbi të, disa karrike dhe një kultuk; më urdhëruan të ulem dhe

filluan pyetjet se si u ndodha në stacion dhe në BRSS. Unë u’a shpegova ç’ndodhi me mua

dhe në fund u thashë që nesër në mëngjes do shkoj në organet e punëve të brëndëshme të

më lejojnë të largohem nga BRSS.

Më dëgjuan me vëmëndje, mandej bënë disa telefonata dhe më thanë që juve nuk ju

lënë të ikni nga Bashkimi Sovjetik, dhe më këshilluan që nesër të bëja lutje për t’u ndarë

me gruan, mandej të ndani dhe shtëpinë.

Në Moskë ka mbi se dy milion gra të pa martuara dhe të ndara, jemi të sigurtë se do

gjësh grua që do të të dojë dhe do të dhurojë aq fëmijë sa je në gjëndje t’i ushqesh. Mandej

më propozuan sonte të flë në kulltuk, nesër në orën shtatë do më zgjuanin ata.

Për një kohë të gjatë nuk po më zinte gjumi, i mbetur vetem me mendimet dhe dhëmbjet

e mia, nuk e parashikoja dot se si mund të ndahesh me gruan dhe me djalin tim të dashur

dhe aq më tepër të ndaja shtëpinë, me ndarjen do prishesh lumturija dhe qëllimi i ardhjes

time t’i ndihmoja djalit dhe gruas të rronin mirë, të edukoja djalin me ndjenja patriotike për

Rusin, t’a njohte ta donte dhe të mburrej me Shqipërinë. Vetëm për këtë qëllim unë e

rrezikova jetën.

Nuk më kujtohet kur më zuri gjumi.

Në mëngjes në orën shtatë ashtu si më premtuan më ngritën nga gjumi, i falënderova

mikpritësat dhe shkova në bufen e stacionit të haja mëngjezin mandej u nisa për në punë.

93

Kur u ktheva nga kopështi me Pavlin e mora vesh që Vera Vlladimirovna qysh në

mëngjes iku për të jetuar te Gala që t’i shërbente mbesës tetë vjeçare të lindur me sëmundjen

dawn.

Çdo mbrëmje në shtëpi bashkë me Susanën kthehej në xhenem, shumë shpesh

mbaronin me skandale. Tani unë për Susanën nuk jam ai që isha dhe çdo veprim i imi atë e

nevrikoste.

Tani unë flas jo si më parë, haja ndryshe, ecij për çudi, bile dhe dhëmbet nuk i laj si

duhet. Nga detyra si grua ajo më refuzoi. Nuk dija si tja bëja hallit. Në punë më këshillonin

të ndaheshim. Unë rashë në gërthë kurth

FATI I SHKRUAR NGA ZOTI

Fati i çdo njeriu, si duket, është i shënuar që kur jemi në bark të nënës, nga Zoti dhe

ta ndryshosh fatin nuk është e mundur. Në një ditë Janari të vitit 1965 Sanisllav Grigorjeviçi

m’u lut të marr pjesë në shtëpin e Shkencës dhe teknikës për të dëgjuar leksionin e

profesorit Valentin Grigorjevç Njesterovit mbi Pyjet e ardhëshëm.Në sallën e konferencës

ishin ulur afro 50 veta, dhe sa po u futa Valentin Grigorjeviçi më shikoi me vrejtje, me gjithë

që ishim takuar në vitin 1959 më njohu, u ngrit nga karrikija dhe më takoi, u përshëndet me

mua dhe me një herë më pyeti – si është e mundur që ndodhesh sot në Moskë. Unë ju

përgjigja se me dy fjalë nuk mund të përgjigjem. , është histori e gjatë, – ai m’u lut të

vijoja bisedën me të pas leksionit.

Leksionin e dëgjova me interes. Për herë në BRSS rekomendohej metodika e

optimizimit të përbërjes të kulturave pyjore, që të mos përcatohet me mëndje dhe

intuitë sipas eksperiencës, por në baza të metodave ekonomiko-matematike.

Mua kjo metodë më ngalli interes, përveç kësaj më lindi dëshira të punoj nën

drejtimimin e Valentin Grigorjeviçit.

Mbas leksionit unë mbeta vetem me Valentin Grigorjeviçin dhe j’a tregova gjithë

historinë e ndodhjes time në BRSS. Mbas tregimit tim ai tha : shyqyr Zotit që mbete i

gjallë, problemet e tjera do rregullohen. Mandej më pyeti çfarë përshtypje të bëri leksioni.

I thashë se shumë gjëra nuk i kuptova, por vetë ideja është interesante – unë gjat gjithë

jetës e kam dashur dhe e dua matematikën, dhe mua më lindi ideja të punoj në këtë

drejtim dhe nën udhëheqjen tuaj. Ai më rekomendoi të bëj gati të gjitha dokumentat për

94

t’u pranuar në aspiraturë në katedërën e silvikulturës të akademisë bujqësore Timirjazev të

clën e drejtonte ai. Si referat mund të paraqitni artkullin tuaj “Pyjet e Shqipërisë” të

botuar në revistën Ekonomia pyjore në vitin 1960.

U gëzova me shpresë, se pranimi i im në aspiraturë do të jetë surprizë për Susanën

dhe mundet të rregullohen marrëdhëniet tona familjare dhe jetësore.

PRANIMI NË ASPIRATURË

Mbasi i përgatita të gjitha dokomentat, i dorezova në sektorin e aspiraturës të

Akademisë. Përgjegjësja e aspiraturës ishte e njoftuar për ardhjen time nga profesor V.G.

Nesterovi dhe me një herë i mori dokumentat, u njoh me dokumentat dhe më kërkoi t’i

jepja pasaportën. U njoh me pashaportën dhe më tha, me këtë pasaportë nuk kam mundësi

ti pranoj dokumentat, sepse jeni qytetar i një shtetit të huaj, në rast se dua të hyj në aspi-

raturë duhet të merrja nënështetësinë Sovjetike. Duhet të veprosh shpejt, po veprove

shpejt tha ajo , do t’a ruaj vëndin per ju.

Sapo dolla nga sektori i aspiraturës u nisa për në degën e Vizave dhe rregjistrimit

për të huajt, ku kërkova të më jepnin nënështetësinë Sovjetike. Pa më pyetur më dhanë

formularin e lutjes që t’a plotësoja, dhe pas 20 ditëve mora kartolinën ku më njoftonin

të shkoja në degën e rregjistrimit për të huajt duke pasur me vetë pasaportën për të

huajt dhe dy fotografi për pasaportën e re.

Kështu në ditët e para të Marsit të vitit 1965 u bëra nënështetas i BRSS.

Po atë u pranuan dokumentat e mia në degën e aspiraturës dhe më njoftuan, se provimet

e konkursit fillojnë në ditët e para të prillit, për vëndin tënd ka katër konkurentë, kështu që

duhet të përgatitesh mirë në provime më tha përgjegjësja e aspiraturës.

Më dhanë vërtetim për ndermarrjen time, ku thuhej se ndërmarja është e detyruar t’i

japë leje një muajore për të dhënë provimet në aspiraturë.

Provimet që duhet të jepeshin ishin silvikultura, fillozofia dhe gjuha e huаj. Një muaj

në bibliotekën e Akademisë u pregatita per provimet dhe ajo kohe kaloi si një ditë duke

lexuar literaturë të ndryshme dhe duke ëndërruar për të ardhmen.

Të gjitha provimet i dhashë shkëlqyeshm, dhe sipas vleresimit më pranuan ne

aspiranturë në katedërën e silvikulturës me rrogen 100 rubla në muaj.

95

Atë ditë unë shpejtoja të merrja Pavlin nga kopështi dhe të gëzoja gruan me lajmin

e mirë. Në shtpi Susanën e gjetëm të nevrikosur dhe lajmin e pranimit tim në aspiraturë e

priti pa dëshirë. Ajo filloi të më qërtonte, pse nuk u këshillova me të kur vendosa të hyj

në aspiraturë.

Ajo ishte kundra hyrjes time në aspiraturë sepse per tre vjet me radhë do rrojmë në

varfëri, me rrogen 100 rubla në muaj.

Përveç kësaj Susanna shprehu bindjen e plotë se të tillë idiotë si unë nuk jane në

gjëndje ta mbrojnë disertacionin. Sherri vazhdoi për një kohë të gjatë dhe mbaroi me

informacionin që ajo sot dha lutjen në gjyq për t’u ndarë me mua.

Ky qe helmi me i tmershëm për mua. Ajo kërkoi nga unë vertëtim që isha dakord të

ndahesha. Nuk e përmbajta dot vehten, fillova të bërtas dhe isha gati sa ta qëlloja me

grusht, u permbajta kur pashë në syt e Pavlit frikë.

Susanna po ashtu e pa gjëndjen time të keqe, mori djalin për dore dhe të dy u mbyllën

në dhomën e fjetjes. Kur mbeta i vetëm e parapashë jetën që më pret mua me Susanën.

Vetëm më mbante shpresa se në Rusi unë nuk jam i vetëm, njerëzit e mirë mua më

shoqërojnë kudo dhe do më ndimojnë të rregulloj jetën.

Në mëngjes i thashë Susanës të më diktojë përbajtjen e vërtetimit që do nga unë.

Sa po mbrijta në katedër shkova në kabinetin e profesorit dhe ja thash të gjithë historin e

djeshme, më dëgjoi i tronditur dhe me dhimbje. Dola nga kabineti dhe u ula në vëndin

tim te punës.

Nuk kaloi dhe gjysmë ore kur Valentin Grigorjeviçi më thirri në kabinet dhe më

njoftoi se për tre vjet do jetosh në konviktin № 3 të aspirantëve të akademisë rreth 15

minuta më këmbë larg nga katedra. Në konvikt më rregulluan në katin e tretë në dhomë

ku flinin dhe tre aspirantate tjere, më dhanë edhe lejen e kalimit. Mandej shkova në

sektorin e kuadrove ku më vërtetuan firmën në kërkesën e Susanës dhe u nisa për në

kopsht të merrja Pavlin.

Duke pritur ardhjen e Susanës unë i mblodha plaçkat e mia në një valixhe të vjetër

dhe sapo erdhi ajo e pyeta, gjat kësaj kohe vendimi yt nuk ka ndryshuar, përgjia qe

negative. Atëhere kur u binda që Pavli nuk më shikonte kur të largohesha, mora valixhen

dhe shkova në konvikt.

96

Në konvikt u njoha me të tre aspirantat që banonin në dhomë nga të cilët: Levi

dhe Zinovi Zhivitskij, ishin vëllezër – nga Ukraina, Levi vëllai i madh, aspirant i V.G.

Nesterovit, Zinovij aspiranti profesorit të katedrës V.P. Timofejevit dhe i treti Gjeorgji

Xhurmanskji Bullgar aspirant i profesorit N.N Timofejevit përgjegjësit të katedërës të

seleksionimit dhe gjenetikës.

Pas prezantimit të tyre u prezantova unë.

Më quajn Selman Lameborshaj, me nacionalitet Shqiptar, jam aspirant i V.G.

Nesterovit.

Të zotët e dhomës, për nderin tim, e shtruan tavolinën me ç’kishin dhe vazhduam

njohjen me njëri tjetërin më me detaje.

Gjat kohës që jetova në konvikt, gjithmon shkoja i pari në katedër, gjë që i pëlqente

profesorit. Ai më shikonte me çfarë entusiazmi punoja.

Në një nga ditët më ftoi për të shqyrtuar metodën e mbledhjes së informacionit të

duhur për zgjidhjen e temës.

Valentin Grigorjeviç u bë për mua burim i ujit të pishëm në shkretëtirë, tek ai unë

gjeta babën dhe shokun tim të shtrënjtë; ai nxiti te lindëte tek une dëshira për t’u marrë me

shkencën pyjore. Mund të them me krenari – ai ishte pedagog dhe psikollog i lindur nga

Zoti. Ai shumë shpejt e njohu karakterin, zgjuarsinë dhe dëshirën time për të punuar, m’i

tregoi shumë mirë orientimet e reja dhe asnjëherë nuk harronte të më lavdëronte për çdo

sukses të arritur, fakt që mua më pëlqente dhe më frymëzonte.

Valentin Grigorjeviçi shumë më parë dinte zgjidhjen teorike të çdo problemi të pyjeve,

gjë që të mbronte nga hapat e kota në kërkime dhe të fuste besim dhe fuqi për të punuar

në shkencë.

Në atë kohë ai më këshilloi që të shkoja në zyrën e drejtorisë së pyjeve të Moskës, të

cilët ishin drejtuesit e mbarështrimit të ndërmarjes “Pylli rus “ dhe të interesohesha për

informacionin që më duhej për shkruarjen e disertacionit.

Sapo hapa derën e kabinetit që më rekomenduan, pashë shokun e kursit të institutit të

pyjeve Anatolij Judin. Ky ishte takim i pa pritur, dhe që të dy u gëzuam si fëmijë.

Për një kohë të gjatë vazhduan bisedat tona.

Anatoli u interesua për fatin e shokut tonë Dhimitër Jançes.

97

Më në fund si i çuditur më pyeti si u bë e mundur të jesh në Bashkimin Sovjetik në

kohën kur nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.

Unë ja tregova me detaje gjithë rugën që bëra nga Shqipëria deri në Bashkimin

Sovjetik.

Anatoli më tregoi detyrën e tij dhe më tha që problemin tim mund t’a zgjidhë dhe

vetë, por para zgjidhjes së problemit dua që ti të takohesh dhe me një shok tëndin që disa

ditë më parë më pyeti? Si jeton vallë partizani ynë shqiptar në Shqipërinë e sotme.

Gjat kohës të jetës studenteske vetën Aleksandër Mihajlloviç Borodini, nga dashuria

dhe shoqëria më fliste mua Partizani Shqipëtar, dhe siç doli ai ishte përgjegjësi i

ndërmajes të pyjeve të Moskës.

Pa trokitje Anatoli e hapi derën e kabinetit dhe foli: "Aleksandër Mihajlloviç pa

shiko kë të prura", – dhe unë për disa minuta u ndodha në pushtimin e tij të fortë.

Nuk e di si reagon çdo njeri në të tilla situata të pa pritura,por mua nga gëzimi m’u

mbushën sytë me lot dhe gjuha sikur mu trash, dhe nuk munda të shqiptoja as një fjalë.

Aleksandër Mihajlloviçi e kuptoi gjëndje time dhë më dha një godë ujë.

Mandej më shikoi me vrejtje dhe tha Selmani nuk ka ndryshuar, vetëm kaçurrelat i

kanë rënë. "Kaçurelat ja dogji plumbi kur kaloi kufirin ", – i tha Anatolij, dhe deri sa unë

nuk ishja në gjëndje të flisja Anatolij i tregoi Borodinit të gjitha peripecitë e jetës time

në Shqipëri. Më në fund i tregoi shkakun e arddhjes time në ndërmarje dhe i tha se ai

është aspirant i Valentin Grigorjeviçit.

Aleksandër Mihajlloviç u gëzua nga ky lajm, dhe tha që dhe ai është aspirant me

korispodencë i Nesterovit, vitin tjeter ka për ta mbrojtur disertacionin.

Mandej u interesua si quhet tema e disertacionit tim. "Optimizimi i përbërjes të

kulturave pyjore të Pyllit rus " I thashë unë. Ai u kthue nga Anatolij dhe i tha, që disa

ditë më parë pati një bisedim me I.P. Seperoviçin, kryeinxhinjerin e "Sojuzgiproleshozit".

Ai shprehu dëshirën që t’ju ndimojmë në gjetjen e organizatës për tu optimizuar përbërjen

e pyjeve të ardhëshëm të ndërmarjes pyjore "Pylli rus ", prandaj qysh sot mund të lidhim

kontratë për dy vjet me katedërën e silvikulturës të Akademisë Timirjazev që të

projektojë pyjet e ardhëshën në çdo lloj toke të ndemarjes “Pyjet Rusë”.

98

Mbas mbarimit, projekti do shqyrtohet në këshillin teknik të institutit

Sajuzgiproleshoz, dhe mbas aprovimit zbatohet në praktikë.

Dua të shtoj tha Aleksandër Mihajlloviçi se Selmani gjat këtyre dy vjetëve, përveç

rroges do marrë dhe 120 rubla në muaj nga tema.

Janë të rrallë ata, kujt Zoti u bie të tillë fat tha Aleksandër Mihajlloviçi.

I pajisur me ndimën e shokëve të mi me plane “Napolone” u ndava me ta duke marrë

me vete të gjithë formularët e duhur për të lidhur kontratën dhe u nisa t’ja them rezultatet

e bisedës profesorit. Brënda një jave kontrata u nënëshkrua si nga Akademia dhe nga

ndërmarja pyjeve të Moskës.

Në ditët e para të Korrikut unë mora shperblimin dhe rrogën nga tema dhe vendosa

të shkoj tek Pavli icili më telefonoi dhe më njoftoi se donte të takohej me mua. Derën e

shtëpisë e hapi Susanna, ftohët , u përshëndet me mua, unë doja të takoja sa më shpejt

Pavlin. Unë e pushtova dhe e putha djalin me dashuri. U ulëm në kulltuk dhe fillova t’i

tregoj djalit mbi jetën në konvikt, për stadiumin që është afër konviktit, për prospektin

prej Llari, që në vjeshtë merr ngjyrë të verdhë floriri, për dushkun që e ka mbjellë Pjetri

i parë mbi 300 vjet më parë. Pavli më dëgjonte mua me vëmëdje, dhe më bënte shumë

pyetje.

Susanna merrej me punët e saj dhe dukej sikur nuk i bënte përshtypje ngrohtësia

ndërmjet djalit dhe babait.

Pa pritur ajo e pyeti Pavlin. Pavli të pëlqen ty të jetosh me babain në konvikt. Djali

pa u meduar j’u përgjigj pozitivisht. Pas fjalëve të Pavlit përsëri filloi një skadal i ri.

Susanna filloi të shajë Pavlin i cili i trëmbur nga bërtitjet nënës afrohej afer meje dhe

nuk e kuptonte shkakun e fajit të tij.

Si me urdhër ushtarak më tha që t’a marr me vete kulishin shqiptar dhe të dy të

zhdukeni nga shtëpia e saj.

Mua nuk më mbeti gjë tjetër, mblodha plaçkat e Pavlit në një rrjetë të madhe dhe

bashkë me djalin u nisëm për në konvikt. Atë ditë unë e kuptova që Susanna është e

sëmurë nga psiqika.

Prej kësaj dite Pavli jetonte me mua. Kur do binim të flinim në krevatin tim të

ngushtë, Pavli më qetësoi duke më thënë, që ai flë shumë i qetë, do kthehem nga muri

99

dhe nuk ke për ta ndier që flëmë bashkë. I tronditur nga fjalët e tij e putha disa herë dhe

i thash, flij shpirti i babit sa më shpejt, nesër do ngrihemi herët, kopshti është larg nga

konvikti dhe na duhet kohë e gjatë në udhëtim.

Gjat tre muajve, që Pavli jetonte me mua, Susanna nuk telefonoi asnjëherë, dhe

nuk u interesua si jetojnë djali me babanë në konikt. Vetëm, një javë para ditëlindje së

saj, nga fundi i shtatorit, vajti në kopsht për të marrë djalin.

Unë i kisha porositur edukatoret, që pa lejen time të mos t’ja jepnin djalin ndonjë

tjetëri. Prandaj Susanës i refuzuan t’i jipnin djalin, aq më tepër që Pavli i tha nënës të

presim babain dhe të tre të shkojmë në konvikt. Për Susanën këto fjalë e tronditën

psiqikën e saj dhe ajo filloi të bërtasë me histeri që as njëri s’ka të drejtë të mos j’a japë

djalin nënës, si duket është komplot kundër meje.

Më vonë filloi të ofendojë edukatoret me shprehje arrogante. Në këtë momeht

Drejtoria e kopështit thirri policinë. Kur dy poliët e çuan Susanën në postën e policisë

ajo i informoi ata që së shpejti do bëheni pishmënd që e prunë në polici, sepse unë jam

gruaja e revoulcionarit më të njohur Shqipëtar.

Kur policia më kërkoi dhe më ftuan të flas në telefonin e katedrës, më njoftuan, që

grun tuaj e kemi prurë në polici për ofendimin që u bëri punonjësve të kopshtit, unë u

çudita nga ky lajm dhe u thashë që sipas mendimit tim ajo është psiqisht e sëmurë,

duhet sa më shpej të thirni doktorin.

Në fund të bisedës i informova që ajo është ndarë nga unë dhe nuk është më gruaja

e ime.

Pyetje të tjera polici nuk më bëri.

Së shpejti e mora vesh që Susanën e shtruan në spitalin psiqiatrik me sëmundje

skizofreni.

Mbas një jave unë dhe Pavli shkum në spital të vizitonim Susanën.

Ajo kishte ndryshuar rrënjësisht. Dukej flegmatike, pa as një interes dhe emocion

që takoi djalin dhe ish burrin e saj.

Dukej që atë e kuronin me ilaçe qetësuese, si dukej për këtë shkak ishte pasive tek

çdo gjë. Kur e shikoi për një moment Pavlin me vëmëndje i dolën lotët nga sytë, dhe

100

kur u bëmë për të ikur më porositi mua që radhën tjetër t’i bie fotografin ku të dalim të

dy, me Pavlin.

Paveli vazhdoi të flërë me mua në konvikt.

Atë e donin të gjithë shokët e dhomës.

Dashurinë dhe kujdesin më të madh për të e kish Georgi Xhurmanskij.

Ai si baba me eksperiencë shumë herë më këshillonte se si ta edukoja djalin dhe

gjithmon më ndihmonte për të gatuar, në pastrim, bile merrte pjesë dhe në dëfrimin e

tij. Unë nga puna në aspiraturë dhe puna e përditëshme me Pavlin e ndjeva vehten të

lodhur, por dashurija dhe përgjegjësia për Pavlin më jepte energji të reja.

Pas vitit të ri më ftoi në kabinetin e tij rektori i Akademisë Ivan Semjonoviç

Shatillovi më njoftoi se Akademija mori një leje pushimi për fëmijë me afat të gjatë

në senatorium më të mirë të rrethit të Moskës në qytetin Zvenigopod. Më propozoi t’a

merrja unë për djalin. Atje do të kesh mundësi ta vizitosh kur të duash. M’a shpegoi

se kërkesën e bënë në saj të lutjes që shkroi Valentin Grigoreviç Nesterovi i cili i

përshkroi vështirësit e tua. Akademia është e interesuar të ketë kuadro të afta – e

mbylli bisedën Ivan Semjonoviçi, – të punosh për të shkruar dhe mbrojtur

disertacionin dhe në të njtën kohë pa pasur as një komoditet të rritësh djalin është

shumë e zorshme, mund të sëmuresh. Ne s’kemi të drejtë, të humbasim njerëzit e aftë.

Duke dëgjuar atë, unë nuk dija me ç’fjalë t’a falënderoja për këtë mirësi që më

bëri, me gjithë qejf e pranova propozimin e Ivam Semënoviçit.

Pavli këtë lajm e priti me të qarë, vetëm kur unë i premtova se do t’a vizitoja

sa herë që ai të dojë ra dakord. Kështu çdo të shtunë dhe të diel unë shkoja në

senatorium te Pavli, kur telefononte Susanna shkoja edhe tek ajo në spital.

Kur shkoja te Pavli e mësova vehten të mos dëgjoja çfarë flisnin rreth e rrotul në

vagonë, pa e humbur kohën kot shkruaja mendimet e mia mbi kontraten dhe

disertacionin.

E tillë punë e lodhëshme vazhdoi tetë muaj deri sa doli Susanna nga spitali,

madej e mora djalin nga senatoriumi dhe ja çova Susanës në shtëpi, kur u bë takimi i

tyre ai ishte i përzëmërt, unë u ndava me ta i qetë.

Tani Pali nuk rron më, ka katër vjet që ka vdekur.

101

Kur Pavli u rrit, me ngjante mua.

Pavli ishte njeri i dashur, dhe me ndjenja të shkëlqyeshme humori.

Mbas mbarimit të shkollës së mesme u pranua në punë në uzinën mekanike të

metropolit si frezator. Ai shumë shpejt e mësoi profesionin e ri, për këte flisnin rezultatet

e punës dhe të ardhurat që mirrte çdo muaj. Ai arriti kualifikimin më të lartë në punë. Pas

një viti e thirrën si rekrut dhe dy vjet ishte ushtar.

E bëri ushtrinë në Kaukaz në fshatin Kubaçi, atje ai përvetësoi dhe një profesion të

ri - përpunimin e sendeve te çmuara. Me mjetet e tij çuditeshin bile edhe specialistat e

njohur nga forma dhe bukuria që kishin. Mbas mbarimit të ushtrisë përsëri u rregullua në

punë në uzinën e parë, dhe shume shpejt u martua me vajzën minature bjondinke Marinën

dhe pas një viti u lindi vajza Julia.

Julia rritej fëmijë e dashur dhe e zgjuar, e donte Pavlin marrëzisht, në moshën

gjashtë vjeçe dinte të shkruante dhe të lexonte. Fantazitë fëmijnore të saj mua më

kënaqnin, mendova se atë e pret një e ardhëshme e mirë. Por për fat të keq për shkaqe të

ndryshme jeta e saj, shkoi në rrugë tjetër.

Pas katër vjetëve pas Julës, Marina i dhuroi Pavlit djalin që ja vunë emërin

Roman, ngjante nga pamja me Pavlin. Rritej i qetë dhe i dëgjueshëm, mbas mbarimit të

shkollës u pranua në kolegjin e medicinës, por nuk dallohej nga dëshira per të studiuar,

dhe nuk donte t’a detyronte vehten të punonte, kështu që e la disa herë kolegjin ,mandej

e pranonin përsëri po deri më sot nuk ka marrë diplomë të kolegjit të medicinës. Unë kam

dëshirë të zjartë, dhe ëndërroj që ai ta gjëjë rrugën e jetës.

Pavli ishte njeri krijues, si thonë njeri me duar të florijta, ç’ja shinte syri j’a bënte

dora, gjat një kohe u muar me përgatitjen e sendeve te çmuara dhe u’a dhuronte të afërme

të tij, filloi të merret me përgatitjen e thikave kaukaze, gjë që kërkonte një farë mjeshtërie

dhe praktikë, mbas tyre filloi te pregatitë pistoleta luftarake.

Procesi i prodhimit të pistoletës e zuri për shpirti sa, që ai harroi pasojat e prodhimit

të saj.

Pistoletën e parë dhe të fundit në vilën e shokut te vet ,shkuan ta provojnë në

saktësin e të qëlluarit, mbasi u bindën për preçizionin e saj Pavli iku dhe j’a la pistoletën

shokut i cili çdo ditë e provonte dhe gjitonët të shqetësuar nga goditje e shpeshta

102

deklaruan në polici. Po atë ditë e arestua Pavli dhe shoku i tij, të cilin më vonë e liruan.

Kurse Pavli do të gjykohej.

Kur dëgjova afatin që Pavli duhet të bënte në burg, kërkova fjalën dhe u luta të

mos e dënojnë djalin me burg, le ta dërgojnë në fabrikën e pushkëve në Tullë ku ai të

punojë pa rrogë dhe ti studiojnë aftësit e tija. Mundet në personin e tij do lindë një

Kallashnikov i dytë në Rusi. Gjykatësi qeshi me propozimin tim dhe Pavlin e dënuan

me dy vjet burg.

Deri sa Pavli ishte në burg, sipas mundësive, i ndimoja Marinës dhe fëmijëve, e

ndimoja dhe Pavlin në burg. Pas një viti Pavlin për punë të shkëlqyeshme e lejuan për

15 ditë të kthehetsh në familje. Kur u kthye nga burgu doktorët e nxuarën me bronkit

kronik dhe i dhanë vërtetim që Pavlit i duhej shërim stacionar. Pavli vërtetimin e dërgoi

në burg duke u kërkuar leje që të shtrohet në spitalin e Moskës, pëgjigjia ishte pozitive.

Duke qënë në spital afro një vit, atë e liruan nga burgu, kështu që ndënji në burg vetëm

një vit.

103

Mbas kthimit të Pavlit në shtëpi marrëdhëniet me Marinën u prishën, më në

fund ata u ndanë, nuk kaluan shumë kohë kur Pavli e la shtëpinë dhe shkoi të jetojë pa

çelebrim tek gruaja e ve Svjetllana Ivanova. Dua t’ju kujtoj se Marina deri më sot mba

mbiemërin Lameborshaj dhe me punën e saj mbiemërin e ka lavdëruar.

Pas vitit 1991 gjëndja ekonomike në Rusi ndryshoi, erdhi koha e tregut dhe

konkurencës. Çdo njeri mendonte si t’a rregullonte jetën dhe Pavli vendosi të marrë leje

të hapë mjeshtërinë e gomistit. Svjetllana në të njëjtën kohë kërkoi leje të hapë afër

gomisterisë një dyqan me paisje për vetura.

Shumë shpejt atyre u dhanë leje në hapjen e mjeshtërisë dhe dyqanin, dhe pas një

jave në ofiçinen e tij qëndronte radha e makinave. Të ardhurat nga puna ishin të mira;

të adhurat mjaftonin për të ushqyer familen e re dhe familjen e parë.

Blenë makinë importi të mirë, filluan ndërtimin e vilës shtëpi dy katëshe prej tulle,

pishinën dhe banjo filandeze. Puna e rëndë dhe pa kujdesia e tij për shëndetin mbas dy

vjetëve filloi dhëmbia e zëmërs nga e cila e shtruan në spital Mbas daljes nga spitali

doktorët e ndaluan të punojë për gjashtë muaj. Për këtë qëllim ai shkoi të jetojë në vilë

dhe nga një çikë mund të punonte që të kalonte koha më lehtë. Kështu vazhdoi gjashtë

muaj, mandej pa u konsultuar me doktorët doli në punë dhe sapo kaluan tre ditë, në ditën

e katërt më dy Nëntor të vitit 2010 i ndodhi infarkt i gjërë dhe i fundit. Për disa sekonda

vdiq.

Pavli ishte njeri i mrekullueshëm, i dashur dhe besnuk, por për fat të keq rrojti një

jetë të shkurtër. Kur e mora vesh për vdekjen e tij, për mua qe goditja më e rëndë në

jetën time, dhe vetëm nga qendrimi i të afërmëve në Moskë dhe në Shqipëri mbeta i

gjallë. Ata më dhanë fuqi t’a përciell ëngjëllin tim në rrugën e fundit. Deri më sot nuk

vij dot në vehte nga kjo humbje. Gjithmon e kërkon shpirti pranin e tij.

Po e lë udhëtimin kronollogjik dhe po kthehem në vitet e aspiraturës. Në shkrimin e

disertacionit më dolën disa vështirësi, kryesorja ishte pa dienija ime për plotësimin e

matricës me anën e të cilës mund të optimizoja pyjet e ardhëshëm. Në këtë problem nuk

ishte në gjëndje të më ndimonte as Valentin Grigorjeviçi. Pas gjashtë muajsh që lidhëm

kontraten time, me Valentin Grigorjeviçin tokohesha praktikisht çdo ditë, dhe çdo herë

104

shqyrtonim të njëjtin problem: cili duhet të jete informacioni dhe qysh duhet të plotësohen

matricat për çdo lloj toke.

Çdo ditë që kalonte m’a shtonte alarmin në zëmërën time.

Unë fillova të dyshoj në aftësit e mia: do të jem vallë në gjëndje të shkruaj raportin

për pyjet e ardhëshëm të ndërmarjes Pylli Rus ?. Kryeinxhinjeri i institutit

Sajuzgiproleshoz m’i dërgoi mbi 1000 analiza kimike dhe fizike të tokave të ndermarjes,

të cilat duhet të shërbenin si kufizuesa në përcaktimin e përbërjes optimale të kulturave

pyjore por si t’i përdorja nuk e kisha idenë.

Në një ditë të ftohët dimeri Valentin Grigorjeviçi më thirri në kabinet dhe më njoftoi,

se nesër në orën 10 do lexojë një leksion pergjegjesi i katedërës të kibernetikës Akademisë

Plehanov, në sallën e madhe mbi «Mbushjen e matricave për optimizimin e problemeve

në bujqësi» dhe më porositi të marr pjesë dhe t’i them profesorit përmbajtjen e leksionit.

NJOHJA ME PROFESOR POPOVIN

Në orën 10 në tribunë, në sallën e madhe të mbushur plot me dëgjuesa doli një burrë

me trup mesatar dhe të fortë me flishen e dekoratavë të luftës së dytë botërore në xhaketë.

Mbasi e shikoi sallën me një shikim të ëmbël u prezantua: «Ivan Gerasimoviç Popov,

përgjegjësi i katedërs së ekonomisë kibernetike të akademisë Plehanov. Dhe me një herë

kaloi tek tema e leksionit: «Leksioni i im i dedikohet përdorimit të metodave ekonomiko-

matematike në planifikimin e prodhimtarisë në bujqësi. Në këtë leksion nuk ka lirikë, dhe

në fillim mund të jetë i mërzitshëm por aktualiteti i saj është bërë sot më se i dukshëm».

E filloi leksionin me metodat tradicionale të planifikimit dhe të metat e tyre të cilat

bazohen në metodën e balancimit dhe të intuitivitetit. Në të kaluarën kibernetikën e

kosideronin shkencë borgjeze tha profesori dhe ishte ndaluar në BRSS përdorimi i saj.

Tani koha ndryshoi, dhe çdo specalist që punon në planifikim duhet t’i njohë metodat e

reja të planifikimit. Tregoi shumë shëmbuj konkrete të planifikimit të ri.

Nga ç’foli Ian Gerasimoviçi unë në mënyrë të qartë kuptova që pa bazat normative

dhe pa formuluar kriterin e optimacionit nuk ka mundësi të optimizosh as një problem.

Pas leksionit i bëra pyetje në se kishte informacion per zgjidhjen e planifikimit në

ekonominë pyjore, lektori më ftoi t’a vazhdojmë bisedën në katedër të Akademisë

105

Plehanov të nesërmen nga ora 11, duke më thënë që t’i marr gjithë informacionin që kam

mbi këtë problem.

Unë me gjithë qejf e prita ftesën dhe të nesërmen në orën 11 isha në katedër.

Ivan Gerasimoviç më dëgjoi me vëmëndje. Mandej më tha, që sipas mendimit të tij

në fillim mua më duhet të kalkuloja se sa lëndë ushqimore marrin nga toka për të rriur një

metr kub i çdo llojë druri pyjor që do të optimizohej në çdo lloj toke. Për veç këtyre duhet

të dish edhe normat e harxhimit të rezervave njerëzore, materiale dhe financare.

Dienit e mia mbi metodat e programimit linear ishin shumë të përcipta dhe profesori

më propozoi të futem në kurset tre muajore të mbrëmjes për njohjen me metodat e

programimit linear. Me qënë se pranimi në kurse ka mbaruar, profesori më pranoi si rast

të jahtëzakonëshëm.

Mbasi e mesova orarin e leksioneve, me pa durim prisja fillimin e tyre.

NJOHJA ME METODAT E PROGRAMIMIT LINEAR

Pa marrë parasysh vendosmërinë time të mësoja për metodat e programimit linear,

unë isha shumë i impresionuar: do të jem vallë në gjëndje të kuptoj dhe t’i përdor në

praktikë metodat e programimit linear?-, por që nga leksioni i pare e kuptova se «poçet

nuk i pjek Zoti». Interes i madh më lindi « metoda simplekse » e programimit linear në

maksimum dhe minimum të kriterit të optimizacionit, gjihashtu dhe metoda e

shpërndarjes ose si quhet metoda e trasportit në maksimum dhe minimum të kriterit të

optimizimit.

Mbas mbarimt të kursit unë isha i bindur se isha në gjëndje t’a zgjidhja problemin

e projektimit të pyjeve të ardhëshëm të ndërmarjes «Ruskij les».

Mbas shumë kërkimeve me metodëm «povë(provr) dhe gagime(gabime)» për të

përpunuar koeficientët e optimizimit, mua m’u bë e mundur të përcaktoja, që për

rritjen e një metëri kub të një lloj druri pyjor duhej një sasi konstante për çdo element

ushqimor të tokës si azot, fosfor, kalium e të tjera.

Valentin Grigorjevin, mbasi e njoha me rezultatet, i kosideroi ato si shpikje e re

shkencore, sidomos në përdorimin e tyre në matricat e optimizimit me metodat

ekonomiko – matematikore të cilat u bënë materiali kryesor i disertacionit tim të

kandidatit të shkencave.

106

Me ndimën e këtyre koeficientëve unë optimizova pyjet e adhëshëm të

ndërmarjes "Ruskij les", në çdo lloj toke si për teritorin e pyjeve të shfrytezimit te

prodhimtrisë maksimale dhe për teritorin e pyjeve për turizëm në maksimum,

prodhimtarie të fitoncidëve, dhe pas shqyrtimit në Sovjetin teknik të

Sojuzgiproleshozit u rekomenduan për në praktikë. Mbi rezultatet e studimeve shkrova

dy artikuj dhe i botova në Referatet e Akademis Timirjazev.

Mbas këtyre rezultateve Valentin Grigorjeviçin e ftuan për një cikll leksioesh

mbi projektimin e pyjeve të ardhëshëm në Vollgograd, Kiev dhe Minsk dhe mua ven-

dosi të më marrë si asistent.

Që të shoqëroja profesorin tim të dashur në turne në për qytete që unë nuk i kisha

parë u realizua dhe një ëndër tjetër e jetës time.

NË VOLLGOGRAD

Në Vollgograd ne qëndruam në hotelin qëndror dhe sa po u rregulluam vendosëm të

vizitojmë Qytetin-Hero.

107

E filluam vizitën nga «Mamaev-Kurgan», i cili më bëri përshtypje të

jashtëzakonëshme. Në këtë ansambël arkitekturor hynin shumë muzeume. Duke kaluar

nga njëri në tjetërin të shoqëronte një muzikë e tillë që me zor i mbaje lotët.

Vollgogradi ishte i shtrirë gjat bregut të Vollgës në gjatësi prej 65 kilometra. Ai ishte

qyteti më i gjatë në BRSS dhe sot në Rusinë Federative.

Qyteti shikohej madhështor, atje nuk dukeshin gjurmat e luftës, vetëm mulliri që e

kanë lënë shënjë të luftes të kujtonte luftën e ashpër të Stalingradit.

Në ditën tjetër vajtëm në Institutin e shkencave Të «Agromelioracit» të qytetit

Vollgograd ku ishte parashikuar leksioni i profesorit V.G. Hesterovit me temë

"Kibernetika dhe efekti i saj në ekonominë bujqësore".

Për të dëgjuar leksionin ishin mbëledhur mbi 30 veta të cilet i dëgjuan me vëmëndje

çdo fjalë të profesorit. Kur profesori foli për projektimin e pyjeve të ardhëshëm, si

shëmbëll u binte pyjet e ardhëshëm të ndërmarjea «Ruskij les».

Kur u tregonte për punën shkencore timen, u fliste ndëgjuesve sikur ishin e vetëmja

nou-hau në ekonomin pyjore të BRSS.

Për mua ishte nder i madh kur në fund u tha ndëgjuesve që aspiranti i im

Lameborshaj Selman me nacionalitet Shqipëtar, icili duke rrezikuar jetën u arratis nga

regjimi represiv i Enver Hoxhës, tani punon tek ne, dhe ka arritur suksese të mëdha në

shkencën pyjore. Unë jam i bindur që mbiemëri Lameborshaj do mbetet në historinë e

shkencës pyjore të BRSS.

NË KIEV

Gjat rrugës për në Kiev Valentin Grigorjeviçi ma tregoj shkurtimisht historinë

e Kievit, vendosjen e Kievit dhe vëndet më të njohura dhe karakteristike të dhe

piktoreste. Kievi, siç e pashë unë ishte qytet i bukur dhe i gjelbër. Si pas tregimit të

profesorit, në qytet ka mbi 60 parqe me blin dhe gështënja që lulëzojnë gjat pranverës

dhe verës, ka dhe dy kopshte botanikë, të cilët janë gjithëmon të mbushur me vizitorë

turista.

Mua më mahnitën ndërtesat e qytetit, po ashtu dhe ndërtesa e Akademisë

bujqësore ku profesori do të lexonte leksionin «Pylli dhe shëndeti i njeriut». Valentin

Grigorjeviçi e përfundoi leksionin e tij me fjalët, që vetëm kibernetika e sotme na jep

108

mundësi që të kalkulojmë përbërjen e llojve të drusorë të pyllit ose parkut të cilët

sëbashku prodhojnë maksimum fitoncidësh, mbrojtës të shëndetit të njeriut. Të tillë

pyje aspiranti i im Selman Lameborshaj i ka projektuar në zonën turistike të qytetit

Serpuhov. Përbërja e pyjeve u caktua jo nga mëndja, ose intuitiviteti por u përcaktua

me përdorimin e metodave të optimizimit linear në maksimum të prodhimit të

fitoncidëve, dhe me plotësimin e konditave tokësore, klimatike dhe ekonomike.

Mbas leksionit më rrethuan ndëgjuesit dhe fillun të më pyesën mbi metodën e

optimizimit. Unë u a pëshkrova ekuacionet matematikisht, por siç e kuptova shumë

pak ishin ata që i kuptuan funksionet e ekuacioneve. Në Kiev unë u njoha me shumë

silvikulturorë të njohur në BRSS, por përshtypje të mira më bëri docenti A.Z.

Shvidenko ai më pëlqeu për diturit e thella që kishte për statistikën pyjore, dituritë mbi

mbarështrimin pyjor, dhe shpirt gjërësin e tij.

Për nderin tonë Akademia organizoi mbrëmjen e përcjellies në një

restorant të ekspozites bujqësore ku muarën pjesë një rreth i vogël profesorësh. Në

një shoqëri të ngushtë ne hëngërëm darkën dhe vazhuam bisedimet mbi shkencën

pyjore dhe të ardhëshmen e saj. Unë me interes të madh i dëgjojava bisedimet e

shkencëtarëve dhe shumë mendime të tyre i mbaj mënd edhe deri më sot.

Pas darke na përcollën deri në stacion të trenit ku u nisëm për në Minsk.

NË MINSK

Nga ora 13,30 arritëm në stacionin e trenit Minks, icili ishte kopje e stacionit

Bellorskaja të Moskës. Ne na takoi përfaqësuesi i Akademisë Bjelloruse, me makinë

të markës "Pobjeda" e sapo dale nga fabrika dhe n’a çoi në sallën e ndërtesës të

Akademisë ku në orën 14 V.G. Nesterovi do të lexonte leksionin «Kibernetika në

ekonomin pyjore».

Leksioni u dëgjua me vëmëndje, dhe me interes. U bënë shumë pyetje, për të

cilat profesori dha përgjigjie të plota. Përfaqësuesi i akademisë e dinte që në orën 23,30

duhet të niseshim për në Moskë, na propozoi qe të vizitojmë Memorialin në «Hatinj».

Fshati Hatinj ndodhet dy orë larg Minskut. Sapo mbritëm, para syve tanë na dolën

me dhjetra shtëpi të djegura ku kishin mbetur vetëm oxhakët, që të kujtonin se dikur

këtu ka qënë fshat.

109

Tek hyrja në memorial qëndronte perkujtimorja e plakut të raskapitur që mbante

në duar një çupë të vrarë: Muzika melankolike dëgjohej nga çdo anë e memorialit.

Tragjedia ndodhi në datën 22 mars të vitit 1943, atëhere gjermanët i dogjën të gjallë

140 banorë të fshatit, ndër të cilët 75 fëmijë.

Muzeumi nën qiellin e kthjellët këtë ditë të ngjethte mishin, të bënte përshtypje

të dhimbëshme, kurse kur dëgjoje tregimin dhe intonacionin e ciceronit të ftohej

shpirti dhe të vinte për të qarë. Unë nuk isha besimtar, por në këto momente, pa

dashur, i lutesha Zotit të mos lejojë më të tillë masakra. Me zëmër të lënduar ne u

ndamë më këtë vënd ku ndodhi tragjedia.

Pas darkës ne na përcollën në stacion të trenit dhe në orën 23,30 treni u nis për

në Moskë.

Në kabine Valentin Grigorjeviçi më pyeti për përshtypjet e mia nga ky turne.

Unë j’u përgjegja: e kam të vështirë ti shpreh ndjenjat e mia rusisht, por mund t’ju

them se ky turne ka qënë një mësim i mirë si nga ana shkencore, sociale dhe më

efektivi në jetën time. Profesori me përgjigjien time mbeti i kënaqur.

Dhe me të vëtetë nga ky turne unë mësova shumë gjëra që më von më ndimuan

në praktikën time. Për së dyti unë u njoha me tre qytetet e bukura të Bashkimit

Sovjetik, për së treti i konspektova të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e shkëlqyeshme

të profesorit të cilat më ndihmuan në mbrojtjen e disertacionit, dhe së treti – kohën

e lirë e shfrytëzova për të shkruar pjesë të disertacionit të cilat m’i redaktonte

Valentin Grigërjeviçi.

Unë gjithmon e kujtoj Valentin Grigorjeviçin me simpati dhe mirënjohje për

atë që gjat kohës së studimit në aspiraturë, mora më shumë lavdërime se sa kritika

dhe këjo metodë më jepte energji të reja për t’i kaptuar vështirësitë që më dilnin

përpara.

TAKIMI I PA PRITUR

Në qershor të vitit 1967, për mua koha e lirë ishte e kufizuar. Kisha filluar të

shkruaja faqet e fundit të disertacionit, prandaj në sallën e aspirantëve e detyroja vehten

të largohesha nga bisedimet, që bëheshin me njëri- tjetrin. Nga kjo gjëndje "vetmie"

110

më përmëndi zèri i Tanjës, sekretarja e profesorit Njesterov, që rrinte mbi kokën time

dhe tha: Selman, ngrije kokën dhe shiko kush ka ardhur.

E ngrita kokën dhe pashë afër meje një burrë me mustaqe, që nga pamja ngjante me

mua. Tanja mendonte se erdhi vëllai, prandaj me kuriozitet priste reagimin tim.

Miku i ardhur m'u prezantua në gjuhën Shqipe:-Tugjatjeta bre burrë!

Unë jam Haxhi Kalaj nga Shkodra, i arratisur nga Shqipëria në tetor të vitit

1961, jetoj në qytetin Gorki, - tha i ardhuri.

Nuk shqiptova asnjë fjalë, u ngrita nga vendi dhe u përqafuam me Haxhiun,

duke e shtërnguar njëri-tjetrin aq fort sikur do hapej gjoksi dhe do ta fusnim njëri tjetrin

në zëmër. U puthëm dhe që të dyve na u derdhëm lotët e gëzimit, që u takuam në Rusi

dy shqiptar të arratisur, qè flisnim që të dy në gjuhën amtare. Që të dy u përmëndëm,

111

kur pamë se rreth nesh qëndronte në këmbë i gjithë personeli i katedrës, të cilët

gëzoheshin që me erdhi vëllai.

Pas shumë pyetjeve dhe bisedave u bë e qartë, si per mua dhe per personelin e

katederës, se kush ishte ky shqiptar, që ngjante nga pamja dhe nga fati me mua. U bë e

qartë se nga e mori vesh per mua, që jam aspirant i katedrës së silvikulturës së

Akademisë Timirjazev. Në konviktin ku jetoja unë, jetonte dhe një aspirante nga

Gorki, që e njihte Haxhiun. Ajo e njoftoi atë se në katedërën e silvikulturës është dhe

njè aspirant shqiptar. Ai nuk i besoi një lajmi të tillë, por nga dëshira, që ky lajm të

ishte i vèrtetë dhe pas gjashtë vjetëve të takonte shqiptarin e panjohur, i lindi

dëshira, që menjëherë të nisej per në Moskë. Mori leje nga puna per një dite dhe

lajmèroi shtëpinë e tij se do të nisej për në Moskë për t’u takuar me një shqiptar. Pas

punës i hipi trenit dhe në orën 9.00 të mëngjezit mbrriti në stacionin Kurskaja të

Moskës. Në orën 11.00 u ndodh në katedrën e silvikulturës.

Më tregoi Haxhiu, në filim të tetorit të vitit 1961 bashkë me një shok ushtarak,

natën pa hënë, të paisur me hartë topografike dhe të armatosur me pistoleta, duke

kaluar neper arat e korrura nga misri dhe duke u ndaluar afër çdo stive mos dëgjonin

ndonjë zhurmë, arritën në Bunë, në një vënd ku pas kalimit të saj ndodhesh në teritorin

Jugosllav.

Me not kaluan Bunën dhe u dorëzuan në postën e kufirit Jugosllav. Shoku i tij

mbeti si emigrant në Jugosllavi, kurse Haxhiun në fund të vitit 1961 e lejuan të vinte

në BRSS të bashkohej me familjen e tij.

Mbas dy orë muhabetesh në katedër dhe tregimesh mbi jetën tonë në BRSS, duke

folur rusisht që të merrnin vesh dhe personeli i katedrès, dolëm per shetitje në parkun

e Akademisë.

Ne duke shetitur flisnim vetëm në gjuhën amtare, por si dallova Haxhiu disa fjalë

shqipe i kishte harruar dhe i thoshte rusisht.

Megjith atë, në këto momente mua me dukej vetja se isha në Shqipëri, dhe m’u

kujtua citati i Faik Konicës, që shkruante "Duhet të jesh jashtë Shqipèrisë, për të

kuptuar se ç'forcë të madhe dhe bukuri ka per veshët kjo fjalè, Shqipèri", prandaj

takimi me Haxhiun me pruri në Shqipëri dhe me lindi një gëzim te madh në shpirtin

112

tim. Koha me bisedime dhe me tregime me Haxhiun kaloi shumè shpejt. Në orën 18

shkuam në mencë për tu drekuar dhe darkuar, mbasi Haxhiu duhej të kthehej nesër në

punë. Pas ngrënies, u nisëm për në stacionin Kurskaja.

Ajo ditë takimi me Haxhiun ka mbetur për mua ditë e paharruar. Haxhiu prej

asaj dite u bë njeriu të cilin e prisja me padurim takimin tonë dhe ai u bë miku me i

dashur në familjen time. Megjithëse takimet tona ishin të ralla, por familja e

Haxhiut gruaja Ludmilla dhe djali i tij Hiqmeti ishin gjithmon të dashuruar në

familjen time deri në ikjen nga Rusia për të jetuar në Kanada.

HAXHIU NISET PËR TË VIZITAR SHQIPËRINË

30 vjet më parë, më 31 dhjetor të vitit 1961, erdhi Haxhiu ne qytetin Gorkij, sot quhet

qyteti Nizhnij Novgorod te gruaja dhe djali. Fati e pruri që pikërisht më 31dhjetor të vitit

1991 do të kthehet për tu takuar me Shqiperinë, me vëllezërit, motrat dhe nipërit e tij të

shumtë.

30 vjet i mërguar nga atdheu. Gjat këtyre 30 vjeteve, gjithmon me shpresë dhe pritje

të pa durueshme për t’u kthyer në Shqipëri.

30 vjetët e mërgimit kanë lenë aqë gjurmë dhe plagë të pa numurta në zëmërën dhe

trupin e Haxhiut sa që ështe zor ti numurosh. Shkopi që mban si shokun më të dashur,

është rezultat i katastrofës automobilistike që i la në trup, 25 vende thyerje kockash. Njëra

këmbë që është më e shkurtër nga tjetëra është po ai shkak. Por këto janë plagë të

dukëshme të cilat mund ti lexosh në syt e Haxhiut. Por sa plagë të tjera të pa dukeshme

mban zëmëra e tij. Ato i di vetëm Haxhiu.

Mendimet se vëllain e kanë futur në burg vetëm e vetëm sepse u arratis Haxhiu u thinj

pa i mbushur 35 vjec. Mendimet se nipërit dhe mbesat e tij nuk do ti lejojnë të marrin

arsim të lartë sepse e kanë xhaxhanë të arratisur, e bënë qe të mos e qepte syrin. Netë të

tëra i ka kaluar pa gjumë. Nga këto mendime ju shtuan rrudha në ballë dhe në fytyrë,

Gjëndja sociale që mbretëronte në atdheun e dytë, e detyronte të mendonte akoma

më shumë. Padrejtësitë që filluan të lulëzojnë pas Tetorit të vittit 1964 në jetën shoqërore

të Bashkimit Sovjetik, e detyronte të mendonte cdo ditë për fatin e tij. Por këto

konkluzione që dilnin nga mendimet e tij, nuk kish mundësi ti diskutonte me asnjeri,

për veç gruas, sepse për mendime të tilla të futnin në kategorinë e të pa

113

kënaqurve. Ishte rrezik që për ato mendime mund të të izolonin nga shoqeria, me

preteks i sëmurë psiqik, duke të futur në spitalin e të «çmëndurve».

Keshtu pra biogrrafia e Haxhiut ne mërgim, për shumë vjet filloi të shkruhet jo me

bojë por me djersë, dhe me gjak zëmre nga vuajtjet shpirtërore. Me qëllim, që në këto

kondita, të mos i humbasësh virtytet Shqipëtare: besnikërinë, bujarinë, krenarinë,

mikpritjen, ndershmërinë, duhet ta mbash veten, të mos futesh në burg për mendimet që

nuk e ndryshojnë gjëndjen. Virtytet Shqiptare, që për të mërguarit janë pjesë e pa ndarë

e atdheut, dhe krenaria për atdheun, të detyrojnë, që në çdo konditë, të mos i harrosh.

I ndarë nga atdheu për një kohë të gjatë, dhe kur nuk ke asnjë atdhetar me të cilin

të këmbesh cdo ditë disa fjalë shqip, fillon të harrosh shumë fjalë të gjuhës atrore, fillon

të të vështirësohet të folurit në gjuhën e nënës. Por për çudi, në këto momente të ndimojnë

këngët dhe vjershat popullore, të cilat i këndon, me zëmër dhe me zë, kudo që ndodhe i

vetmuar ose me shokë.

Gjysherit dhe stërgjysherit tanë që kane sajuar këngë dhe vjersha të tilla, që

mbahen mënd për gjithë jetën kanë kohë që kanë vdekur, trupi i tyre është tretur, por

këngët dhe vjershat e tyre u’a kanë lënë trashëgim nipërve dhe stërnipërve të tyre që i

kujtojnë kudo që të jenë, në atdhe ose larg atdheut.

Mendoj se poetët dhe këngëtarët popullorë të Shqipërisë, me kuptimin që u kanë

dhënë vjershave dhe këngëve të tyre ngjajnë me Homerin dhe Danten, me Shekspirin

dhe Bajronin. Poetët dhe këngëtarët shqipëtarë kanë qënë trima si Skënderbeu si Pali,

Mamica dhe Bajram Curi. Të pamshëm si Naimi dhe Cajupi, të zgjuar si hoxhë Nastradini.

Nuk e dimë nga ç’vënde të Shqipërisë janë ata? Ku i kanë vorrezat që mund t’ju vesh

lule në shënjë respekti .

Me gjithë atë, për ne të mërguarit ata kanë qënë gjithmon të gjallë. Ata kanë qënë

ripërtëritësit tanë të gjuhës shqipe, kanë qënë mësuesit më të mirë, njerëz më të mëncëm

që "takon" dot jashtë atdheut.

Me zëmër dhe me shpirt Haxhiu, gjat gjithë këtyre viteve, me ndimën e poetëve dhe

këngëtarëve popullorë, ka qënë gjithëmon i lidhur me atdheun.

Në këto ditë të fundit të Dhjetorit, kur erdhi rasti ,ishte jo vetëm në ëndër, por në

realitet të shkonte Haxhiu në Shqipëri, i dolën vështirësi të pa parashikuara.

114

Në shtëpin time ku kish qëndruar Haxhiu, na telefonoi Pavëll Nishku, përfaqësues i

legatës Shqipëtare në Moskë, për të prenotuar bileta për në Shqiperi. Na lajmëroi se

biletë për Haxhiun nuk është në gjëndje që t’a blejë, prandaj kërkoi që të takoheshim në

metro Turgenjevskaja, të n’a japi dokumentat.

Ky lajm hodhi një mjegull melankolije në sytë e Haxhiut dhe u dukën pikat e lotëve

të dëshpërimit.

U nisëm për tu takuar me Pavlin.

Mbasi muarëm dokumentat unë e pyeta Pavlin. Ku duhet të pritet bileta? Pavli na

tregoi vëndin dhe numurin e zyrës të përgjegjësit.

Bashkë me Haxhiun u nisëm të bisedonim me përgjegjësin e prenotimit të biletave.

Para derës të zyrës, mua më hyri një frikë në zëmër, por vendosa të dalë ku të dalë,

dhe me një herë trokita në derë. Hapa derën pa e dëgjuar urdhërin të hyj brënda. Kur u futa

në zyrë pashë përgjegjësin e prenotimit. Përgjegjëse ishte një grua me moshë rreth 40

vjecare. me flokë të krehura mbrapa dhe të fiksuara nga të dy anët me krehëra. Kur u futa

brënda, ajo ngriti kokën dhe po më shikonte. Shikimi i saj ishte plot indiferentizëm dhe

po me të tillë indiferentizëm më pyeti. Për çfarë pune kini ardhur.

Nuk e di nga më erdhi guximi, që ju përgjegja. Kam ardhur t’ju bije juve në gjunjë që

të më jepni një biletë për Titograd. Mbas derës pret shoku im që ka 30 vjet që është arratisur

nga Shqipëria. Ai është shumë i sëmurë, invalid i kategorisë së dytë. Jam i bindur se po

nuk i dhatë biletë, ai do vdesë nga infarkti. Mbasi më dëgjoi më tha të ftoj Haxhiun. Sa po

u fut Haxhiu e pa gjëndjen e tij. Pa bërë as një pyetje më urdhëroi mua të shkoni në arkën e

gjashtë. I jepni dokumentat dhe i thoni biletores, që me urdhërin tim, t’ju japë një biletë

për Titograd, për pasnesër.

Kur u drejtuam për në sallën e biletave Haxhiu u hutua fare, e mora për dore dhe me

një te ecur breshke arritëm në sallën ku shiten biletat. Haxhiun e ula në një nga shkëmbet

e sallës dhe vetë u drejtova në arkën e gjashtë, i dorëzova dokumentat dhe i thashë porosin

e përgjegjëses. Arkëtarja i telefonoi përgjegjëses dhe mbasi mori aprovimin e saj më tha

që të pres në sallë sa të bëhen gati dokumentat.

U ula në shkëmbin ku ish ulur Haxhiu, i thashë se së shpejti do marirm bileten, ai

nuk dha as një përgjigje. Ai e kish ulur kokën dhe kish rënë në mendime të thella. Cdo

115

minutë pritje Haxhiut i dukej si muaj, lëvizte në shkëmbin ku ishte ulur dhe i binte

dyshemesë me fundin e bastunit. Pinte herë pas here duhan, ngrihej nga shkëmbi dhe

dilte jashtë sallës, ku përsëri qëndronte dhe pinte duhan.

Kur arkëtarja e arkës së gjashtë më lajmeroi se dokumentat janë gati dhe biletën do

ta mirni pas një ore, në kasën numur pesë, Haxhiu nuk e dëgjoi mirë çfarë tha arkëtarja dhe

u zverdh nga fytyra. U drejtua nga unë - Selman përsëri n’a refuzuan? Unë ja shpjegova.

Arketarja tha se pas një ore bileta do të jetë gati.

Përsëri për Haxhiun filloi pritja. Përsëri në kokën e tij filluan të vinin mendime të

ndryshme, të mira dhe të këqija. Para syve të tij dilnin rrugët e Shkodërës, vëllai i dashur

që ka hequr të zit e ullirit nga pushteti i Enverit, motrat, nipërit dhe mbesat e tij.

Presim me pa durirn. Kur do të na ftojë arkëtarja e arkës të pestë të paguajmë paratë

për biletën. S’kemi durim se kur do ta vëmë biletën në xhep.

Presim dhe fytyra e Haxhiut ndryshohet. Ai ose zverdhet ose skuqet nga fytyra. Nuk

di ku ta vërë shkopin. Kur rri e fut shkopin në mes të kënbëve, kur ngrihet mbështetet mbi

shkop, ose i bie dyshemesë me bisht të shkopit si kur do nxjerrë inatin në dysheme.

Presim dhe gjëndja nervore e Haxhiut bëhet me e keqe. Është kthyer në njeri të pa

aftë të flasë. Pret dhe pi duhan. Qesh ose më mirë bën sikur qesh, kur unë bej ndonjë shaka.

Minutat e pritjes i duken Haxhiut si vite të tëra.

U ngrit nga vëndi ku ishte ulur, doli jashtë sallës, përsëri e ndezi cigaren, përsëri pret

me pa durim të n’a ftojnë të blejmë biletën. Nuk i besohet se mbas disa minutave do ta

shikojë biletën në dorën time. Nuk i besohet që mbas 30 vjetëve në datën 31 dhjetor të vitit

1991 do të niset për Shqipëri.

Shokë hajdeni të bleni biletën n’a ftoi arkëtarja e arkës të pestë. Me një herë u ngritëm

që të dy. Haxhiut filluan ti dridhen duart, të dridhet i tëri, nuk ishte në gjëndje të fliste dhe

të vepronte.

Na Selman paratë, unë nuk jam në gjëdje ti numuroj. Paguaj merr biletën më tha

Haxhiu dhe filloi të shikonte veprimet e shpejta që bëja unë. Mbas tri minutash para syve

të Haxhiut unë tunda biletën. Haxhiu më përqafoi, më puthi dhe filloi të qajë me dënesë

nga gëzimi.

116

Mbas kësaj ore filluan pritje të tjera: për të hipur në tren, për të arritur në Shqipëri,

për tu takuar me të afërmit, por këto janë pritje të durushme. Pritjen e ditës 29 dhjetor të

vitit 1991 në stacionin e prenotimit në Moskë Haxhiu s’ka për ta larruar sa të jetë gjallë.

PËRPUNIMI DHE MBROJTJA E DISERTACIONIT

Mbasi i printova pesë ekzemplarë të disertacionit, j’a dhashë ekzemplarin e dytë

profesorit të katedërës Vladimir Petroviça Timofejevit që t’a lexojë dhe të bëjë vrejtje e

tij mbi metodat e zgjidhjes të problemit të optimizimit të pyjeve të ardhëshëm të

ndërmarjes "Ruskij les". Për mua ishte i rëndësishëm mendimi i Vlladimir Petroviçit,

nga fakti që ai nuk ishte simpatizant i metodave kibernetike.

Vlladimir Petroviçi pas një jave ma ktheu disertacionin, duke më thënë që,

inxhinjerët e pyjeve me shekuj kanë pasur dëshirë ta përcaktonin saktërisht përbërjen e

kulturave pyjore për çdo lloj toke, ju e zgjidhet këtë problem për mrekulli. Vlladimir

Petroviçi bëri disa plotësime në paraqitjen e shkurtër të literaturës dhe redaktimin e

disa shprehjeve.

Me mirënjohje i mora parasysh dhe i korigjova të gjitha vrejtje e Vladimir

Petroviçit dhe pas një jave, në mëngjes j’a dorezova për t’a lexuar udhëheqësit tim

Valentin Grigorjeviçit, i cili e lexoi brënda ditës dhe në orën 17.00 më thirri në kabinet.

Sapo u futa ai u ngrit më përqafoi dhe tha që ai mburret me mua, e para që për dy vjet e

gjysëm në katedër nuk ka përgatitur disertacionin asnjë aspirant, dhe e dyta gjat kësaj

kohe të shkurtër i përvetësuat metodat kibernetike më të rea dhe i përdore në praktikë.

Tani detyra e dytë jotja është që të shkruash autoreferatin sa më shpejt.

Mua m’u desh vetëm një javë dhe para afatit j’a dhashë autoreferatin profesorit. Po

atë ditë ai më njoftoi ditën e shqyrtimit të disertacionit në katedër.

Në ditën dhe orën e caktuar në sallën e leksioneve filloi sugjerimi i disertacionit

tim, përveç personelit të katedërës dhe aspirantëve në sallë ishin ulur përgjegjësi i

katedërës të tokave bujqësore, sekretaja e këshillit shkencor të fakultetit dhe krye

inxhinjeri i Institutit Sajuzgiproles-hoz.

Mua më dhanë fjalën dhe më porositën që deklarimin të mos e zgjat mbi 20

minuta. Pas deklarimit filluan pyetjet e shumta. Unë përpiqesha t’ju përgjesha shkurt,

117

kur hasja vështirësi në gjuhë ose në terma të reja në ndihmë më vinte Valentin

Grigorjeviçi.

Pas përgjigjeve të mia filloi diskutimi i disertacionit. Të gjithë të pranishmit i dhanë

vlerë pozitive studimeve të mia, profesor V.P. Timofejevi u shpreh me lavdërim në

adresën time. Në përmbëledhje Valentin Grigorjeviçi tha se sipas diskutimeve disertacioni

i S.H. Lameborshajt është gati për t’a mbrojtur në këshillin shkencor të fakultetit dhe

rekomendoi oponentët e disertacionit. Ai rekomandoi profesorin B.D. Zajcevin

silvikulturor dhe doktorin e shkencave për tokën pyjore dhe përgjegjësin e katedërës

të ekonomisë kibernetike të Akademisë Plehanov profesorin I.G. Popovin.

Me rekomendimet e Valentin Grigorjeviçit të gjithë ranë dakort.

Mandej profesori e porositi sekretarin e këshillit shkecor që ta shumfishojne ate dhe

autoreferatin në 50 ekzemplarë dhe të dërgohet në adresat e duhura.

Mua më tha që për dy muaj të përgatitja fjalimin dhe pllakatat demonstraive të

disertacionit. Fjalimin t’a mësosh përmëndësh më urdhëroi që në ditën e mbrojtjes të jesh

në lartësin e duhur.

Në datën 14 shtator në gazetën "Veçernaja Moskva" u botua lajmi që në datën 19

tetor në orën 10.00, në sallën e Këshillit shkencor në korpusin 17 të Akademisë

Timirjazev, bëhet mbrojtia e disertacionit për titull kanditat i shkencave bujqësore nga

Lameborshaj Selman Haliloviçit me temë "Projektimi i përbërjes të kulturave pyjore

të pyjeve të ardhëshëm të ndërmarjes "Ruskij les".

Në datën 19 tetor salla e Këshillit shkencor ishte mbushur me dëgjues. Përveç

antarëve të Këshillit shkencor ishin ulur mbi 50 veta që kishin dëshirë të më dëgjonin

për problemin e ngritur.

Presidenti i Këshillit shkencor informoi sallën se antarë të komisionit në sallë janë

të mjaftë si kuorumin për mbrojtjen të disertacionit, prandaj mbrojtjen e disertacionit

mund t’a fillojmë. Mandej porositi sekretarin e Këshillit shkecor t’i njohë të pranishmi

me karakteristikën e disertantit.

Mbas kqyrjes të të gjitha formaliteteve, presidenti i këshillit shencor m’a dha

fjalën mua.

118

Kur po ngjitesha për në tribunë, nga frika më fillun të më dridheshin gjunjët, dhe

në moment m’u duk sikur e harrova gjuhën ruse, dhe sikur e harrova fjalimin që e kisha

mësuar përmëndsh.

Por sa po vajta tek tribuna, e gjithë kjo frikë u zhduk dhe unë me akcentin shqipëtar

por të qartë në gjuhën ruse e mbarova përmbajtjen e disertacionit dhe e mbarova në kohën

e caktuar.

Mbas fjalimit më bënë një seri pyetjesh.

Përgjigjiet e mia ishin të sakta sepse 90% e tyre u ngjanin pyetjeve që i bënë profesorit

V.G. Nesterovit ne turne, përgjigjiet e të cilit mua më kujtoheshin në moment.

Pas përgjigjeve të mia e mori fjalën oponenti im i parë profesori B.D. Zajcevi i cili

konkludoi, që disertantit vetëm për përpunimin e koeficientëve ushqyes që harxhojnë për

të rritur një meter kub dru, dhe që zë një pjesë të vogël të disertacionit kemi të drejtë ti

japim titullin kandat i shkencave, ai për herë të parë në historin e shkencave pyjore përdori

për optimizim metodat më të reja kibernetike. Profesori I.G. Popov, oponenti i dytë, mbas

analizës të disertacionit thesoi: se në Akademin Plehanov për diturin e përpunimit të

matricave dhe marrjen e rezultateve reale të përbërjes të kulturave pyjore në çdo lloj toke

u japim titullin e kandidat i ekonomisë, prandaj unë jam dakort me oponentin e parë që

aspiranti ka bërë një punë të madhe kërkuese prandaj kemi plot të drejtë ti japim titullin

kandidat i shkencave bujqësore. Të dy oponentët theksuan që disertacioni i plotëson të

gjitha kërkesat e Komisionit të Atestimit të Lart, Lameborshaj Selman Haliloviçi e meriton

përvetësimin e titullit të kërkuar.

Në përgjigjien time unë i falënderova oponentët dhe thashë që vrejtjet e tyre do ti

studioj në punën time të ardhëshme.

Më në fund e mori fjalën profesori V.G. Nesterovi. Ai më karakterizoi mua si njeri të

apasionuar në shkencën pyjore, si punëdashës dhe skurpuloz, i cili me gjithë mungesën e

dijenive të plota të gjuhës ruse, i bëri studimet në nivelin e lartë dhe për dy vjet e gjysmë

e bëri të mundur mbrojtjen e disertacionit.

Gjat kohes të sugjerimit unë dëgjova shumë fjalë të mira në adresën time.

Mbas sugjerimeve sekretari shkencor i njofti të pranishmit per 12 klikimet që kishin

ardhur në autoreferat.

119

Pas pakë kohe Presidenti i këshillit shkencor j’a dha fjalën kryetarit të komisionit të

votimit i cili i lexoi rezultatet e votimit të këshillit shkencor. Muarën pjesë në votime 23

veta, pro votuan 23 veta. Të pranishmit i duartrokitën rezultatet e votimit dhe mua më

uruan suksese në punën e ardhëshme.

Konkluzioni i im në këto momente ishte që unë isha njeriu më i lumtur, i rrethuar

me njerëz të mirë dhe të respektuar. Që në Rusi unë nuk jam i vetëm, shokët dhe miqtë

e mi zëvëndësuan për mua njerëzit e mi të dashur në Shqipëri. Me ndihmën e tyre unë

hyra në anën e shkencës pyjore Sovjetike.

Pas mbrojtjen e disertacionit në katedër ishte shtruar tavolina e gjatë për 30 veta.

Shtruarja e tavolinës ishte bërë me ndimën e shokut tim Viktor Nikolajeviç Pitjajev.

Ky xhest më bindi plotësisht se çfarë shokë të mirë janë afër meje, pa ndonjë interes

qe bënin kaq të mira për mua.

Në orën 18.30 të gjithë të ftuarit u ulën. Tamada të mbrëmjes zgjodhëm Valentin

Grigorjeviçin. Ai e hapi banketin me dollinë e parë për mbrojtjen e shkëlqyeshme të

disertacionit të sotëm, për sukseset e më tejshme të kandidatit të ri të shkencave bujqësore.

Dollin e dytë e ngrijti për punë të pa lodhëshme të Selmanit që pas 4-5 vjetëve të gjithë së

bashku t’i urojmë mbrojtjen e disertacionit të doktorit të shkencave.

Duke dëgjuar çdo herë mbas çdo dollie, komplimenta në adresën time, unë më shumë

gëzohesha për shpirtmirësinë dhe miqësinë e të pranishmëve se sa nga komplimentat, që

më shumë ishin fantazi e çdo folësi, se sa të vërteta.

Mua më erdhi shumë mirë kur Valentin Grigorjeiçi ngrijti goten për shëndetin

e xhaxhi Ivanit, icili tha Profesori që Selmanit gjat jetës në BRSS i ka zëvëndësuar

Babain, kurse djali i tij Sergei është për të si vëlla.

Xhaxhi Ivani u gëzua nga kjo dolli, u ngrit në këmbë, më puthi mua dhe me

fjalë mirënjohje tha, është hera e parë në jetë që unë ndodhem në të tillë mbrëmje,

dhe e quan për nder të që sot në mbrojtjen e disertacionit të Selmanit tim të dashur,

jam i rrethuar nga shkencëtarë të shkëlqyeshm të shkencës pyjore të B.S.

Nga fundi i banketit unë i falënderova të pranishmit dhe ngrita dolli për

profesorin tim të dashur, pa ndimën e pa lodhur të të cilit të nuk do të ishte sot ky

120

banket thashë, dhe me preteksin e lodhjes të madhe kërkova leje të largohem nga

banketi , bashkë me shokun tim Gjeorgji Xhurmanskim u nisa për në konvikt.

Sa po më ra koka te jastëku më zuri gjumi me një herë. U zgjova në orën 13,00

dhe e ndjeva veten të shkarkuar nga një barrë e rëndë.

MARTESA E DYTË

Në një ditë Nëntori në koridorin e katit të tretë, më qëndroi aspirantka e katedërës të

gjenetikës Llarisa Shmakova dhe me gjithë shpirt më uroi per mbrojtjen me sukses të

disertacionit. Me gjthë që nuk ishja i njohur mirë me të m’u bë qejfi nga ngrohtësia e

përshëndetjes të saj.

Mbas mbrojtjes të disertacionit, çdo ditë mendoja për jetën time të ardhëshme, kisha

dëshirë të krijoja familje, të shijoj dhe unë ngrohtësinë dhe rehatin familjar, me një fjalë

doja të krijoja familje.

Çdo ditë i shikoja vajzat e konviktit të aspiraturës, dhe vija në konkluzionin, se

Llarisa dallohet nga të gjitha vajzat nga ana e punëve shtëpijake. Për këtë më bindi Georgi

Xhurmanskij i cili e njihte nga puna e saj në katedrën e gjenetikës i cili e vleresoi në

mënyrë pozitive.

Llarisa ishte vajzë me trup mesatar, brune me floke gjysmë kaçurela dhe të dëndur,

më tepër ngjante si një vajzë Shqiptare se sa në Ruse. Ajo ishte miope, dhe mbante

gjithmon syze të cilat ja zbukuronin fytyrën. Unë dallova tek Llarisa se ajo, përveç punës

në katedër, në konvikt e shikoje duke thurur çapape, triko, doreza dhe gatuante gjellë të

shijshme. Të gjitha këto që dëgjova dhe vrejta vendosa ta bind Llarisën që të bëhet gruaja

ime.

Unë mundohesha të takohesha me Llarisën çdo ditë, ku bëheshin bisedime mbi

gjenetikën, për disertacionin e saj, mbi punët që i duhen bërë për të filluar të shkruaj

disertacionin. Sa më shpesh që takoheshim aqë më shumë shikoja tek ajo veti të mira.

Dhe e kuptova që i pëlqeja edhe asaj dhe bindesha në zgjedhen e mbarë që bëra.

Në fund të Dhjetorit i propozova Llarisës të bëhej gruaja e ime, ajo më tha që

shpirtërisht është dakord, por pa aprovimin e nënës në zgjedhjen e saj nuk më jepte dot

përgjigjie.

121

Mbrëmjen e vitit të ri 1968 e kalova në qytetin Krasnogorsk të rrethit të Moskës në

familjen e Llarisës. Nëna e saj Sofija Mihajllovna, pa marrë parasysh moshën e saj ishte

grua shumë e bukur. U njoha me kunatin e ardhëshëm Juri Mihajlloviç Shmakovin. Më

pritën përzëmërsisht në shtëpin e tyre.

Pas vitit të ri unë dhe Llarisa u kthyen në konvikt. Mbas aprovimit të Sofi

Mihajllovnës për martesen me Llarisen ne nuk ndaheshim më nga njëri tjetëri.

Unë e njoha Llarisën me «Prindërit» e mi Rusë – me xhaxhi Ivanin dhe teze

Grunjën. Ata mbetën të kënaqur nga kjo njohje dhe më uruan lumturi familjare, nga sytë

e tyre unë e kuptova që Llarisa u pëlqeu dhe e aprovuan zgjedhjen time.

Në datën 30 Prill ishte caktuar ora e celebrimit tonë në gjëndjen civile të rajonit

Xherxhinsk të Moskës. Këtu unë erdha i shoqëruar nga Georgi Xhurmanskij, Llajosh

Radiça – aspirant Hungares, xhaxh Ivani dhe Sergei. Pak më von erdhi Llarisa e

shoqëruar nga Lala Sing – aspirantka indiane dhe Zindra Antonajtis aspirante

Letuaneze.

Llarisa kish veshur kostumin e ri të bardhë i cili i shkonte për bukuri. Flokët e saj

të zinj të rregulluar për mrekulli dhe të mbuluar lehtësisht me një shami nayloni të

bardhe e bënin më të bukurën e të gjitha nuseve që prisnin radhën.

Kur erdhi radha jonë dhe dyert e sallës u hapën para nesh, me një herë dëgjova

muzikë të njohur – tingëllonte nje tango Shqiptare. Kjo melodi ishte surprizë për mua

dhe m’a rriti kenaqesine . Unë me Llarisën në fillim këmbyem dhe i vunë njëri tjetërit

unazat në gisht, mandej nënëshkruam kontraten e celebrimit. Dhëshmimtar për mua

ishte Georgi Xhurmanskij, kurse për Llarisën Lala Sing që jetonte në një dhomë me

Llarisën. Pas celebrimit me të pranishmit pimë shampanjë dhe u nisëm për Krasnogorsk,

ku n’a prisnin miqtë. Gjithësej ishin të pranishëm 35 veta, dasma kaloi për mrekulli me

alegri dhe urime të pa numurta, dhe të nesërmen filloi jeta e zakonëshme familjare. Ne

çdo ditë me Llarisën shkonim në punë, dhe ktheheshim nga puna në shtëpi, ku gjithmon

na priste çlodhja, pastërtia dhe gjellë e shijshme. Të gjitha këto i bënte vjerra e ime Sofija

Mihajllovna.

122

Pa marrë parasysh qe ajo punonte tetë orë në uzinë, asaj i mjaftonte koha jo vetëm të

gatuante por dhe të mbante pastërti në shtëpi dhe ti mbante në rregull lulet rreth shtëpisë

dhe brenda në shtëpi, gjithashtu të mbante bahçe me zarzavate. Ne sipas mundësisë e

ndihmonim.

Së shpejti Llarisa më informoi se ajo ishte me shtatzane dhe nga fillimi i vitit 1969

familja e jonë do shtohej Mua ky lajm më gëzoi shumë, por gëzimin ma prishi

ultimatumi i vëllait të Llarisës i cili më tha që sa më shpejt ta liroj shtëpin e tij sepse

edhe ai do të martohej.

Unë nuk e ndava këtë ultimatum me gruan dhe me vjehërën, por me një herë fillova

të bëj hapat e para të rregullohem me stehim. Në radhë të parë vizitova Sovjetin e

rajonit Xherxhinski ku unë jam i rregjistruar, dhe mora premtimin se pas një viti do të

më vënë në radhë të më strehojnë në një dhomë. Koha kalonte, çdo ditë marrëdhëniet

ndërmjet vëllait dhe motërës perkeqësoheshin. Jurij nuk shihte veprimet e mia dhe të

gjithë vrerin j’a hithte motrës se tij.

Një nga ditët unë u ktheva nga puna më shpejt në shtëpi dhe nuk e gjeta Llarisën

brënda, dhe me zëmër e kuptova që në shtëpi ka ngjarë ndo një gjë. Siç e mësova Jurij

123

në gjedje të pirë u kthye nga puna dhe fillioi t’a qërtonte të motrën, fjalë pas fjale ai

mori gantelin dhe qëlloi të motrën, shyqyr që ajo e luajti kokën, për ndryshe do ta

kisha gjetur gruan të vdekur, ajo me një herë iku dhe gjeti strehim tek gjitonët tane të

mirë në familjen e Gleb Kirushinit. E gjithë ndodhia bëri përshtypje të thella dhe më

erdhi keq për Llarisën dhe në moment vendosa të shkoj në Komitetin Qëndror PKBS.

Ne KQ më njoftuan se nuk merren me problemet e strehimit, prandaj j’u

rekomtndojmë të shkomi në Sovjetin e rajonit.

Unë u indinjova nga burokracia e organeve të Partisë, dhe gati sa te qaja u thashë

që unë jam shqiptar dhe erdha me shpresë se do më dëgjojnë dhe do më ndihmojnë,

por për fat të keq shpresat e mia dolën të kota. Sapo dola nga porta e KQ dëgjova një

zë komandues të qëndroj. Tek unë erdhi një nënëpunës i KQ dhe më pyeti i kujt

nacionaliteti jeni? Ju përgjigja Shqiptar. Ai më ftoi në kabinetin e tij, ku unë j’a

tregova të gjithë tragjedinë time si munda të ndodhem në BRSS, mandej j’a tregova

problemin e ardhjes time në KQ. Ai më dëgjoi me shumë vëmëndje, nuk m’a ndërpreu

as një herë tregimin tim dhe nuk më dha as një pyetje, mandej mori telefonin dhe

telefonoi në sektorin e strehimit të rajonit Xherxhinsk dhe e urdhëroi dëgjuesin që

urgjentisht të strehoni shokun Lameborshaj. Mbasi mbaroi së foluri u kthye nga une

dhe më tha: tani do shkoni në zyrën e strehimit të rajonit tënd në rrugën Bezboshnij

pereullok – 4 te shoku Kravçenko dhe i thuaji që vjen nga KQ nga Fjodorovi.

Pas 30 minutave unë qëndroja para shokut Kravçenko, i cili, pas informacionit

tim filloi të kërkojë dhe të më propozojë në cilat shtëpi ka dhoma bosh. Unë rash dakord

në dhomën 20 metro katror në ndertesën numur 24 në rrugën Shepkina me tre gjitonë ,do

duhej te prisja disa ditë kur do më japin urdhërin per strehim dhe çelësat e shtëpisë.

U ktheva në shtëpi si me krahë, doja sa më shpejt të qetësoja Llarisën. Ajo e priti

me gëzim lajmin tim, që problemi u zgjidh brënda një dite.

Në datën 31 Dhjetor të vitit 1968, shoku Khavçenko më dorëzoi urdhërin dhe

çelësat e shtëpisë, që ishte për mua peshqeshi më i madh që marr në jetë në vitin e ri. Unë

tani pas vitit të ri do jetoj në dhomën time, pa ultimatume.

Kur j’a dhashë urdhërin dhe çelësat Llarisës, ajo nga gëzimi qau me dënesë dhe më

tha se dhe fëmija në bark merr pjesë në këtë gëzim të përbashkët.

124

Vitin e ri 1969 e përcollëm bashkë me vjehërën, në shtëpinë e Sofi

Mihajllovnës, me shpresa të plota që pas disa ditëve do jetojmë në dhomën tonë, këtë

gëzim e shtonte dhe fakti që së shpejti do bëhemi prindër.

Unë ëndërroja për vajzë.

Në datën 2 jenar Llarisa, Sofija Mihajllovna dhe unë e kaluam pragun e derës në

shtëpin 24 në rrugën Shepkina. Në koridor n’a takoi një grua jo e re, e pashme

inteligjente, dhe jo e qeshur. N’a pyeti kush jemi dhe mandej n’a u prezantua – mua

më quajnë Ana Moiseevna Podolskaja, dhe ajo dhe djali i saj kishin zënë dy dhoma të

vogla. Në dhomën e tretë ngjitur me dhomën tuaj jeton një plakë e moshuar Ana

Jakovlevna. Në përgjie të saj unë i prezantova familjen time, për vete u thashë se me

nacionalitet jam Shqiptar, gjë që e pruri Anë Moisejevnës një gëzim, dhe tha se ajo

ushqente një simpati të rrallë për popullin trim Shqiptar, që asaj i pëlqejnë kengët

shqip dhe i pëlqen shumë filmi "Luftëtari i madh i Shqipërisë Skënderbeu ". të cilin e

çfaqen vjet më 29 Nëntor me televizor.

Në atë kohë gjenerata e rritur ushqente simpati të madhe tek populli shqipëtar, një

dashuri dhe respekt për këngëtarët tanë Avni Mula, Xhoni Athanas, Lluka Kaçaj,

Mentor Xhemali e të tjerë, prandaj fjalët e Ana Moisejevnës i prita si fjalë të sinqerta.

Mbas njohjes me gjitonët ne e hapëm derën e dhomës. Dhoma na u duk e madhe,

e ndritëshme me dy dritare të mëdha, me dysheme me parket ahu që shkëlqente nga

të lyerit me mastikë, me tavan të lartë deri në 3,65 metra. Gëzimi ynë në këto momente

ishte pa kufi.

Nënë e bijë filluan të fantazojnë se si do i sistemojnë mobiliet në dhomën bosh

dhe vendosëm të shkojmë në dyqanin e mobiljeve i cili është shumë afër dhe të blejmë

gjërat më të neojshme. Mbas dy orësh dhoma mori pamjen e dhomës ku mund të

jetohej për mrekulli, mbas një jave i transferuam të gjitha plaçkat nga Krasnogorski

dhe filuam të jetojmë në dhomën tonë.

Duke u marrë me rregullimin e shtëpisë koha kalonte pa u kuptuar. Vetëm në

datën 8 shkurt unë mora dhe një gëzim të ri. Llarisa më dhuroi mua vajzën time të

dëshiruar. Ja vumë emrin Sofia. Me lindjen e saj, u fut dhe mbarësia në shtëpinë tonë.

Ndodhi që Pavlik të shkonte në shkollë tre minuta larg shtëpisë tonë, dhe pas mësimeve

125

vinte tek ne, loste me motërën dhe bënte mësimet me ndimën e Llarisës dhe sidomos

gjuhën anglishte ku Pavli s’kishte pasion për gjuhët e huaja. Në dhomën tonë ai e ndiente

vehten të lumtur nga marrëdhëniet e përzëmërta që tregonim ndaj tij. Unë isha i lumtur

që pesë ditë me radhë jam i rrethuar nga të dy fëmijët e mi, vetëm të shtunën dhe të dielën

j’a kushoja vetëm Sonjës.

Ndodhte nga jë herë, që Pavli nën influenën e shokëve m’a prishte qetësinë me

çapkënllëqet e tij, por me gjithë atë unë isha i lumtur që isha afër tij, e shpëtoja nga

rreziku, dhe flisja me të si burri me burrin gjë që Pavlit i pëlqente.

Në Janar të vitit 1970, gjitonia jonë e moshuar Ana Jakovlevna vdiq. Ajo nuk

kishte as një trashëgimtar dhe ne gjitonet e varrosëm me të gjitha ceremonite. Gjat

mbëmjes të përkujtimit doli problemi i dhomës së saj. Dhe që të mos tja japin ndo një

pianeci, nënë e bir më këshiluan mua të shkoj në Sovjetin e debutatëve të rajonit dhe

të kërkoj zgjerimin e strehimit duke më dhënë dhomën që u lirua pas vdekjes të

gjitones, me preteks se familja e jonë sot përbëhet nga tre veta, për veç këtyre mua si

kandidat i shkencave kam të drejtë për sipërfaqe të tepërme.

Pas një muaji mora urdhërin të jetoj në sipërfaqe 40 mertro kuadrate në dy dhoma. Në

keto dy dhoma unë jetova mbi më se 10 vjet.

Sonjëçka po rritej, dhe Llarisës i duhej të dilte në punë. Për këtë qëllim ftuam gjyshe

Grushën, që për ca kohë të jetojë me ne deri sa ta rregullojmë vajzën në çerdhen e fëmijëve.

Më shumë se gjysmë viti na ndimoi gjyshja jonë e mirë, duke ndënjur me Sonjën për sa ne

ishim në punë. Ne gjithëmon e kujtonim ndimën e gjyshe Grushës me falënderime respekt

dhe dashuri të madhe për të.

Në vitin 1980 në Moskë planifikohej të bëheshin lodërat Olimpike dhe që nga viti 1978

në rajonin tonë filloi ndërtimi i objektëve Olimpikë. Në teritorin më të afërt filloi

rikonstruktimi: shkatëronin shtëpit e vjetëra dhe ndërtonin ndërtesa të reja moderne. Këto

rikonstruktime e zunë dhe shtëpinë tonë dhe në fund të atij viti n’a lajmëruan për

shpërngulje. Mbasi i shikuam shumë variante, qëndruam në variantin e shtëpisë në rrugën

Dezhnjova në veri-lindje të Moskes. Apartamenti përbëhej nga tri dhoma, guzhina, tualet

,banja të ndara dhe ballkonit, gjithësejt në një sipërfaqe 61 м2.

126

Në dhjetor të vitit 1978 n’a i ngarkuan plaçkat dhe u transferuam në vëndin e ri të jetesës

në rrugën Dezhnjova. Në këtë apartament jetoj dhe sot e kësaj dite.

Mbasi e rregulluam apartamentin filluam të zgjedhim shkollën për Sonjën dhe e ftuam

vjehrrën pensioniste që të jetojnte me ne dhe të kujdesesh për Sonjën duke e shoqëruar për

në shkollë. Në fillim çdo gjë kalonte për mrekulli. Unë me Llarisën ktheheshim nga puna

në shtëpi ku mbretëronte pastërtia dhe rregulli, Sonja e gëzueshme dhe darka e shijshme,

por shumë shpejt e kuptuam që vjehrra Sofija Mihajllovna me karakterin e saj dominus na

e hoqi lirinë tonë. Ajo filloi të mos i dëgjojë pretendimet tona dhe të veprojë ashtu si ishte e

bindur. Marrëdhëniet e Sofi Mihajllovnës me Llarisën më shumë ngjanin në marrëdhënie

të vjehrrës të rreptë me nusen e re se sa në marrëdhënie të vajzës me nënën, këto

marrëdhënie mua nuk më pëlqenin, por i duroja për hatër të çupës.

Në korrik rë vitit 1979 Instituti i punës ku punoja unë e bëri të mundur ndarjen e një

cope toke per të ndërtuar 120 vila për baskëpunëtorët, jo shmë larg nga stacioni i trenit

Radonjezh, në një vend piktoresk në buzë të lumit Voria, këtu më ndanë dhe mua 600 metra

katror tokë.

Për ndërtimin e vilës shteti na dha nje kredi prej 3000 rubla për 10 vjet. Në sajë të

ndërmarjes pyjore të institutit e cila na i shiti lenden drusore dhe materialet e tjera të

ndertimit me çmimet e ndërmarjes, në gusht të vitit 1980 m’u bë e mundur t’a ndërtoja vilën

time.

Llarisa ishte shumë e kënaqur kur pa vilën të ndërtuar. E donte vilën më shumë se

shtëpin. Në pranverën e vitit 1981 filluam t’a kultivojmë teritorin. Ajo si agranome e mirë

që ishte e projektoi teritorin për mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore.

Së pari mbollëm në kufitjë ndarës lule shtrydhe dhe në fund të qershorit fillam të hamë

me shumë dëshirë kokrrat e kuqe e të mëdha dhe të ëmbëla, kurse vitin e dytë filluam të

mbushnim kovat dhe u a jepnim njërëzve tanë dhe gjitonëve të dashur.

Pushimet e verës të vitit 1981 të tre i kaluam në vilë, në vjeshtë mbollëm bimët frutore

dhe shkurre të ndryshme, ndërtuam një serë të madhe e cila n’a furnizonte çdo ditë me

domate dhe kastraveca të sapo këputura.

127

Kështu të qetë dhe të lumtur jetuam deri në nëndor të vitit 1983. Psa kësaj date

lumturiaja jonë u vështirësua. E keqja erdhi pa pritur dhe pa imagjinuar, si bubullimë në

ditën me qiell të kthellët.

Mbasi i bënë biopsinë e gjirit, konstatuan se Llarisa është e sëmurë nga kanseri i gjirit

të djathtë. Asaj i propozuan operacionin e gjirit dhe ajo ra dakort. Operacioni shkoi mbarë

dhe pas një muaji Llarisa e ndeu veten shumë mirë. Verën e kaloi bashkë me Sonjën në vilë,

kurse unë kthehesha nga puna dhe i furnizoja me ato ç’ka më porosisnin. Të shtunat dhe të

dielave shkonim shpesh në Zagors për të vizituar gjyshen Grunja. Ajo gjithmonë kënaqej

kur e vizitonim ne të tre.

Gjyshja i kish kaluar të tetëdhjet vjetët, kujdesej për të këngëtarja e korit të kishes me

emërin Lusa, një grua shumë e kujdesëshme dhe me karakter të mirë.

Gjyshja Grusha ishte nje plakë fetare. Çdo ditë ajo shkonte në kishën Troice-Sergejevi

që është afër shtëpisë ku ajo jetonte.

Kur unë dhe Llarisa shkonim për vizitë tek gjyshja, për herë e përcillja në kishë dhe e

presja deri sa mbaronte liturgjia, e cila vazhdomte nga një herë edhe më shumë se dy orë.

Nga një herë e presja gjyshen duke dëgjuar edhe vetë liturgjinë. Një ditë në liturgji mori

pjesë Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Pimen. Pas liturgjisë Patriarku u dhuroi të

pranishme ikona të vogëla. Kur erdhi radha tek unë, më shikoi me vrejtje, dhe nxori nga

çamta Bibëlën e sa po dalë nga tipografija dhe ma dhuroi duke thënë se çdo njeri inteligjent

duhet ta lexojë këtë libër, pas leximit të saj do bëheni më i mirë, sepse në të, ju do lexoni

fjalët e Zotit, ky libër do t’ju ndihmojë në minutat e vështira të jetës.

Pas kësaj dite unë e frekuentoja kishën jo vetëm në Zagors por dhe në Moskë, dhe për

fatin tim m’u largua melankolia, dhe nostalgjija. Dilja nga kisha gjithmon i liruar nga

mendimet e zymta. Frekuentimi i kishës dhe fillimi i leximit të Biblës m’i lehtësuan telashet

e jetës. Për fat dhe në familje mbretëronte dashuri dhe respekt për njëri tjetërin.

NË SHKENCËN PYJORE

Në ditët e para të Nëntorit të itit 1967 unë u paraqita para Valentin Grigorjeviçit jo

si aspirant, por si kandidt i shkencave – bashkë punëtor i vjetër shkencor i laboratorit

të “Kibernetikës të natyrës të gjallë”. Sa po u takuam profesori më informoi se unë jam

128

i pari bashkë punëtor i vjetër shkencor i emëruar zyrtarisht, kam shpresë se shumë shpejt

ti do të bëhesh udhëheqësi i laboratorit tha profesori.

Mandej Valentin Grigorjeviçi më porositi se nga duhet ta filloja punën. Në radhë

të parë më tha duhet të kompletosh laboratorin me aparaturën e duhur për të kryer

analizat e tokave dhe të bimëve, jo vetëm të pyjeve por dhe të bujqësisë. Mbaje mënd

atë që dikur shkenca e vuri energjinë atomike në shërbim, e cila po i shërben me nder.

Mendoj se nuk do të jetë shumë e largët dita kur shkenca do ta vërë dhe fotosintezën në

shërbim të njeriut të prodhojmë grur në fabrikë aq sa i duhet njerëzimit për të qënë

gjithëmon i ngopur, – më tha profesori.

Ai më këshilloi mua të vizitoja laboratoret e analizës së tokës dhe të bimëve pyjore

e bujqësore, të njihesha dhe t’a mesoja punën e aparateve, përdorimin e reaktivëve dhe

t’i kopjoja metodikën a analizës. Rektori i Akademisë tonë I.S. Shatillov më premtoi të

më ndimojë në krijimin dhe funksionimin e laboratorit.

Detyra për mua ishte e qartë, unë me një herë ju futa punës. Mbasi vizitova të gjitha

laboratoret e Akademisë tonë që punojnë në drejtimin e përshkruar nga profesori u paisa

me të gjitha emrat e aparateve dhe me metodikën e punës të tyre. Mbas vizitës të

laboratorëve të Akademisë, fillova të vizitoj laboratoret e Institutit të fiziologjisë të

bimëve.

Në datën 15 Dhjetor e përgatita listën e aparateve dhe reaktivëve që duheshin për

të funsionuar me sukses laboratori ynë i ardhëshëm. Përveç listës ne i përgatitëm dhe

koston e zgjerimit të laboratorit, po ashtu dhe personalin e ri që duhej të punonte në këtë

laborator.

Të gjithë këtë informacion Valentin Grigorjeviçi j’a dorëzoi Rektorit për aprovim.

Ai premtoi se së shpejti laboratori do financohej nga Ministria e bujqësisë dhe ju do

filloni punën. Por për fat të keq gjatë tërë vitit 1978 nuk morëm asnjë rubel. Kështu,

megjithse laboratori zyrtarisht ishte krijuar, faktikisht nuk punoi asnjë ditë sipas funksionit

të tij. Me gjithë atë mua rregullisht m’a paguanin rrogën në 190 rubla. Shkaku kryesor ishte

mungesa e financimit nga Ministria e bujqësisë.

Unë e humba shpresën jo vetëm për rritjen karierës dhe ngrijtjen e rrogës, por dhe

në mundësinë e hapjes të laboratorit të “Kibenetikes të natyrës të gjallë”.

129

Rroga prej 190 rublash nuk më mjaftonte. Unë kisha gruan shtatzanë dhe presja

shtimin e familjes, përveç kësaj 25% e rrogës shkonte tek Pavli. Valentin Grigorjeviçi

më qetësonte me shpresën se së shpejti çdo gjë në Bashkin Sovjetik do nryshojë në të

mirë. Por koha kalonte, për kompletimin e laboratorit para nuk kishte, përveç kësaj

Valentin Grigorjeviçi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe më shumë ndodhej në

spitale se sa në katedër. Fillova të mendoj për ndo një punë tjetër.

Një ditë në gazetën e industrisë pyjore lexova një lajmërim, që në institutin

Panbashimor të projektimit dhe informatimit të industrisë pyjore kërkohej zëvëndësimi

i vëndit vakant Bashkëpunëtor i vjetër shkencor në laboratorin e ekonomisë të

shfrytëzimit të pyjeve.

Të nesërmen shkova në atë institut në zyrën e kuadrove dhe j’u prezantova

përgjegjësit të saj. J’u përgjigja në të gjithë pyetjet që më bëri. Ajo më tha të shkruaja

një lutje drejtuar zëvëndës drejtorit për shkencën, dhe shtoi sa po t’i biesh dokumentat

e duhura do nënëshkruaj vendimin e pranimit tënd në punë me detyrë bashkëpunëtor i

vjetër shkencor.

Ditën tjetër shkova te Valentin Grigorjeviçi në spitalë dhe ja shpjegova hapat e

mia për të gjetur punë të re. Ai më shikoi me mërzi, mbasi hoqi në shpirt tha që atij i

vjen keq të ndahet me mua, por për fat të keq, me sëmundjen e tij, dhe me gjëndjen

tënde ekonomike, nuk jam në gjëndje të të ndimoj, prandaj jam i detyruar të bie

dakord dhe të të lejoj largimin nga puna.

Mua më vinte për të qarë, kur mendova se do ndahem me Akademinë Timirjazev

dhe sidomos me Valentin Grigorjeviçin, të cilit i jam mirënjohës sa të jem i gjallë.

Dhe atij si e kuptova unë ivinte keq të ndahesh me mua. Duke u ndarë me njëri

tjetërin, ne u përqafuam si djali me babanë.

NË INSTITUTIN PANBASHKIMOR TË KËRKIMEVE TË

PROJEKTIMIT EKONOMIK DHE INFOMATIV TË INDUSTRISË

PYJORE

Pas një jave punë në vëndin e ri, më ftoi Përgjegjësi i kuadrove dhe më pyeti,

keni dokumenta që të vërtetojnë kohën që ke punuar bashkë punëtor i ri në

Universitetin e Tiranës. Të vetmin dokument që vërteton punën time në Universitet

130

eshtë libreza e Bashkimeve Profesionale në të cilën për çdo muaj vihet pulla e postës,

po ashtu është artikulli im i botuar në revistën «Lesnoe hozjajstvo» № 9 i vitit 1960,

ku është shkruar emri dhe mbiemri im dhe detyra e punës. Përveç këtij informacioni,

në Universitetin Llomonosov punon profesor N.S. Turkova të cilën unë e kam

asistuar kur ajo punonte në Universitetin e Tiranës.

Unë të thirra më tha përgjegjësija e kuadrit se pa dokumenta nuk mund të njihet

stazhi dhe nuk mund të të jap rrogën që e meriton. Bashkë me përgjegjësen e

kuadrove vendosëm të këshillohemi me zëvëndësin e drejtorit e punëve shkencore

V.K. Antonovin. Me një respekt të rrallë na priti dhe me vëmëndje e dëgjoi

përgjegjësen e kuadrit. Valerij Kuzmiç u drejtua nga unë dhe më tha, të nxirrja kopjen

e librezës të Bashkimive Profesionale dhe të artikullit, të shkruaj një lutje me kërkesë

për njohje si rast i rrallë dhe i veçantë, stazhin e punës time në Universitetin e Tiranës

dhe ti çoj në Mimistrin e punës të BS në sektorin e punes dhe rrogës. Pas disa ditëve

i dorëzova dokumentat e mia në sektorin e punës dhe te rrogës.

Nuk kaluan as dy javë kur më ftoi drejtori i institutit dhe më njoftoi se Ministria

e Punës, si një rast të jashtëzakonshëm, e vërtetojnë punën tuaj në Shqipëri si

bashkëpunëtor i ri shkencor, dhe unë shkrova urdhër që rroga juaj të jetë 270 rubla

në muaj, kur se pas tre vjetëve do rritet rroga deri në 300 rubla. Ai më uroi mua

suksese në punë dhe unë dolla nga kabineti drejtorit i kënaqur që si me urdhër të

peshkut; në krahasim me atë që merrja në laboratorin e “Kibernetikes të natyrës të

gjallë” m’u rrit rroga në 80 rubla.

Më emëruan bashkëpunëtor të vjetër shkencor në laboratorin e ekonomisë, të

cilin e udhëhiqte kandidati i shkencave ekonomike М.М. Тrubnikov. Ai në atë kohë

ishte duke e mbaruar disertacionin e doktorit të shkencave me temë Përcaktimi i

moshës së prerjes të drurëve pyjorë në kohën kur arrijnë minimumin e shumës të

harxhimeve në rritje.

Kur u njoh me mua dhe e mësoi që unë i di mirë përdorimin e metodave

ekonomiko-matematike, m’u lut që ta ndihmoja në modelimin e kriterit të

optimizimit të moshës të prerjes në minimumin e shumës të harxhimeve të rritjes.

131

Në Nëntor të vitit 1969 M.M. Trobnikov e mbrojti disertacionin e doktorit të

shkencave me sukses në Akademin Bujqësore të Kievit. Mbas mbrojtjes së

disertacionit të tij dhe unë fillova të interesohem në optimizimin e moshës të prejeve

me metodat ekonomiko-matematike.

Në maj të vitit 1970 Ministria e industrisë pyjore e ngriti para qeverrisë

problemin e ndryshimit të rregjimit të prerjeve të pyjeve të kategorisë të parë, të cilët

zënë një sipërfaqe prej 200 mlion hektarësh dhe në të cilët është e ndaluar prerja e

tyre për industrinë pyjore..

Që të pregatisnin masën e madhe të popullit në shqyrtimin e këtij probleni

vendosen të bëjnë një film mbi gjëndjen e keqe të pyjeve të kategorisë të parë. Mua

më emëruan konsultantin kryesor të mbledhjes të materialit për filmin.

Keshtu qe gjat vitit 1970 u njoha me gjëndjen e keqe të pyjeve të kategorisë të

parë të BRSS dhe shkrova disa artikuj në gazeta dhe revista ku shqyrtoja rëndësinë e

tyre rekreative dhe shëndet mbrojtëse të popullsisë dhe metodat e mirëmbajtjes së

tyre për t’i plotësuar këto funksione.

Në vitin 1972 vdiq nga një sëmundje e rëndë përgjegjësi i laboratorit tim Mihaill

Mihajlloviç Trubhikovi. Udhëheqës të ri emëruan Klement Klementeviç

Abramoviçin. Ai gjat gjithë jetes ishte simpatizant i konjukturës të industrisë pyjore, dhe

ishte kundër prerjeve të moshave të mbëdha, nga të cilat, prerjet vjetore përcaktoheshin në

550 milionë metra kub, ndersa me mosha më të ulëta volumi i prerjeve rritej në 40%.

Që ta zgjidhnin këtë problen ekonomikisht më dhanë mua temën: «Optimizimi i

moshes të prerjeve të drurëve pyjore të BRSS me metodat ekonomiko-matematike».

Me frikë në zëmër e fillova punën për optimizimin e moshave të prejes të drurëve

pyjorë. I mblodha gjithë materialet e duhura dhe fillova të plotësoja një seri matricash për

optimizimin e moshës së prejeve. Më pak se dy vjet m’u deshen dhe i përcaktova moshën

e prerjeve të drurëve pyjore të BRSS sipas llojeve dhe bonitetëve.

Mosha e prerjeve që përcaktova unë nuk ndryshonte shumë nga ato që rekomendonte

Ministija e ekonomisë pyjore, perveç plepit të egër që u përcaktua 30-40 vjeç në vrarësi

nga boniteta.

132

Kur i pa Klement Klemeteviçi moshat e prerjes, pakënaqësija e tij s’kishte kufi. Ai më

urdhëroi që ti përcaktoja edhe një herë, dhe mosha e prerjeve të jetë 30 deri 40% me të ulet

se ato që rekomendonte Ministrija e ekonomisë pyjore.

Unë i kundërshtova pretendimet e tij, se mosha e prerjes nuk mund të përcaktohet

sipas dëshirës të njërit ose tjetërit. Ajo përcaktohet si pas të dhënave ekonomike dhe varet

nga madhësia e sortimentve që pregatitim nga drurët e prerë. Po të ulim madhësinë e

sortimentëve ulet dhe mosha e prerjeve kjo, si dihet është detyrë e Ministrisë së përpunimit

të drurit.

Klement Klementeviçi m’u përgjegj, se ulja e moshës të prerjes nuk është dëshirë e

tij, por politika dhe strategjija e Ministrisë të përpunimit të drurit, prandaj kush paguan

paratë ai e porosit muzikën, kështu që ti je i detyruar të plotësosh dëshirën e udhëheqësit.

Unë isha i bindur se përcaktimi shkencor i moshës së prerjeve nuk do ndryshonte

shumë nga ato që përcaktova unë herën e parë. Moshat e prerjeve, si pas mendimit tim janë

optimale si për Ministrinë e përpunimit të drurit dhe Ministrisë të ekonomisë pyjore. Por

ta bindja për këtë K.K. Abramoviçin nuk isha në gjëndje.

Që të mos konfliktoja me udhëheqësin dhe Institutin, vendosa urgjentisht të gjeja një

vënd pune tjetër. Në ato kohë në ndërmarjen Panbashkimore të Mbarështrimit u hap pjesa

shkencore. Atje mua më njihnin mirë dhe me një herë ranë dakord të punoja me ta. Të

nesërmen e lajmërova Klement Klementjeviçin që do largohesha nga puna. Ai lajmin tim

e priti me kënaqësi. Pas një jave unë fillova punën në pjesën shkencore të ndërmarjes

Panbashkimor të Mbarështrimit.

NË PJESËN SHKENCORE TË NDËRMARJES PANBASHKIMORE TË

“MBARËSHTRIMIT PYJOR”

Në pjesën shkencore të ndërmajes unë e fillova në Prill të vitit 1974. Më pranuan në

sektorin e llogaritjeve të sasisë të prerjes në ndermarrjet pyjore të Bashkimit Sovjetik.

Përgjegjësi i im Ivan Mihajlloviç Baçkovi, kandidat i shkencave bujqësore, ishte një burrë

i qetë dhe mendues.

Nga bisedimet e para të njohjes, ai i përcaktoi aftësitë e mia në shkencën pyjore dhe

më dha temën të cilen duhet ta zgjidhja: "Optimizimi i sasive të prejeve të lëndes drusore

në vartësi të shpërndarjes të tyre sipas klasave moshave ". Mua më pëlqeu tema. Me gjithë

133

qejf rash dakord dhe me entuziazm j’u futa punës. Mu desh një kohë të njihesha me

metodat ekzistuese dhe të metodave të reja të propozuara nga shkencëtarë të ndryshëm.

Në sajë të kësaj literature unë shkrova metodën e kërkimeve shkencore e cila u aprovua

në kshillin shkencor.

Principi i kalkulimit të sasisë të prerjeve ishte fomuluar nga profesor M.M. Orllovi

dhe qëndronte në atë që prerjet e përvitëshme duhet të kalkulohen në të tillë mënyrë që

ta çojnë çdo ndërmarje pyjore në shfrytëzim të barabartë dhe të përherëshëm, detyra ime

ishte t’a modeloja këtë poces dhe pas një kohe t’ja arrija qëllimit.

Dhe unë e përpunova një metodikë të tillë.

Ajo u pranua dhe 70% të kalkulimit të prerjeve të BRSS kryheshin me metodin time.

Pas mbarimit të kësaj metodike më propozuan temën: "Sistematizimi i normave që

përdoren në projektimin pyjor dhe automatizimi i tyre në procesin e projektimit ". Unë

fillova punën.në muajin Tetor të vitit 1976 në Institutin Panbashkimor të studimeve

silvikulturore dhe të mekanizimit të ekonomisë pyjore (VNIILLM) që shpalli konkurs

në plotësimin e vëndit vakant - Përgjegjës i sektorit të drejtimit pyjor në laboratorin e

Ekonomisë. Përveç meje dhanë dokumentat në konkurs dhe dy konkurentë të tjerë. Në

Dhjetor këshilli shkencor më pranoi në këtë detyrë mua.

NË INSTITUTIN PANBASHKIMOR TË STUDIMEVE

SILVIKULTURORE DHE TË MEKANIZIMIT TË EKONOMISË PYJORE

(VNIILLM)

Punën në vendin e ri e fillova sapo mbaroi festa e vitit të Ri 1977. Laboratori i

Ekonomisë përbehej nga sektori i ekonomisë, të cilin e drejtone kandidati i shkencave

ekonomike Ivan Vasiljeviç Turkeviçi, ai drejtonte dhe laboratorin,ndersa sektori i kalkuli-

meve ekonomike drejtohej nga kandidati i shkencae ekonomike N.P. Roshin dhe sektori i

sapo formuar i drejtimit pyjor, të cilin do e drejtoja unë.

Tematika e sektorit ishte e gjërë: duheshin zgjidhur si problemet e ekonomisë pyjore,

po ashtu dhe problemet e industrisë pyjore. Para meje vunë temën e përpunimit të normativave

të prerjeve kulturore të pyjeve. Së bashku më përgjegjësin e laboratorit të prejevë kulturore D.I.

Derjabin i cili si dhe unë ishte përgjegjes për zgjidhje e temës, dhe nënë udhëheqjen Ivan

Vasiljeviçit fillum zgjidhjen e problemit.

134

Marrëdhëniet me mua nga të gjitha anët ishin të mira, puna e përbashket me Dimitr

Ivanoviçin më ndihmoi t’i kuptoj prirje kulturore nga të gjitha anët, gjë që influencoi, në

modelimin e saktë të normativave.

Pas disa muajsh I.V. Turkeviçi më tregoi punën e madhe që kishte bërë për të shkruar

disertacionin e doktorit të shkencave ekonomike me temë - "Përcaktimi i rentës pyjore

në BRSS ", vetëm kam ngecur për një kohë të gjatë në modelimin e kriterit të optimizimi

të rritjes sipas moshave të drurëve pyjorë.

Unë i kuptova vështirësit e tij por nuk i premtova për ndihmë konkrete, sepse edhe

unë nuk dija nga t’ja filloja.

Por rasti më ndihmoi.

Duke studiuar, kulturat pyjore në ndërmarjen e Zagorskit, për të pëcaktuar normat e

prerjeve kulturale, zbulova që tempi i rritjes të kulturave të një moshe, pa marrë parasysh

bonitetin, po ti krahasosh me lartësinë e trungut janë konstantë.

Në sajë të këtyre të dhënave unë ndërtova modelin matematik për pyjet e pishës në

bazë të cilëve u bë e mundur të prognozoje për çdo moshë lartësinë, diametin dhe masën

e drurit dhe mandej për të gjitha llojet drusorë pyje formuse. Këto modele i përdori me

sukses I,V. Turkeviçi në disetacionin e tij. Kjo qe ndihma e ime konkrete për të.

Mbas mbarimit të temës të institutit në adresë të sektorit nga Ministija e ekonomisë

pyjore, filoi të propozohej një tematikë e gjërë si: përpunimi i sistemit automatik i

zgjidhjeve të temave shkencore që mund të përpunohen në institutet e shkencave pyjore

të BRSS; përpunimi i sistemit të drejtimit operativ në ndërmarjet pyjore duke marrë për

bazë ndërmarjen pyjore të Zagorskit; automatizimin e shpërndarjes të makinave dhe

mekanizmave në ndermarrjet pyjre të Bashkimit Sovjetik; formimi i grupeve të njëllojta

të ndërmarjeve pyjore të pjesës Evropiane të BRSS.

Problematika që vinte nga Ministija e ekonomisë pyjore çdo vit e më tepër

vështirësohej dhe mua për një moment m’u duk se nuk isha në gjëndje t’i zgjidhja.

Përsëri më ndihmoi fati që në sektorin tim kisha një specialist; që kish mbaruar Institutin

e Financave. Atë e quanin Manua Aleksandroviç Shenker, djalë i ri dhe simpatik. Duke

më parë gjëndjen time të keqe shpirtërore kur lexoja temat, erdhi tek unë dhe më tha: juve

135

ju duhet ndonjë ndimë. Unë ja lexova tematikën, dhe ai më tha, mos u bën merak të gjitha

këto probleme kanë zgjidhje.

Të tilla probleme janë zgjidhur në shumë sektorë të ekonomisë popullore, detyra jote

qëndron në atë që nga ana shkencore, këto probleme ti adaptosh per nevojat e Ministrisë

të ekonomisë pyjore, të gjithë punën teknike e marr pësipër unë. Dua të theksoj se me

problemet që i ngarkova Manusi i kreu me nder.

Mbas automatizimit të shpërndarjes të makinave dhe mekanizmave nëper ndërmarjet,

filluam grupimin e 1726 ndëmarjeve në grupe të njëllojta në saje të 50 kritereve. Gjithësej

dolën 126 grupe të njëllojtë. Mbas mbarimit të çdo teme Ministia i jipte sektorit

shpëblime të mëdha parash.

FATKEQËSIT E MIA NË (VNIILLM)

Për të festuar festën e grave 8 marsin të vitit 1985 Përgjegjësi i Bashkimeve

profesionale të institutit, n’a dha urdhër që të përgatitim emrat e grave dhe të punonjësve

që duhen të shpërblehen. Bashkë me përgjegjësin e bashkimeve profesionale të laboratorit

Manus Aleksandoviçin i dorëzum listat, në të cilat dy persona që punonin më tepër për

vehten e tyre se sa për sektorin nuk i futa në listë për tu shpërblyer.

Një muaj më vonë erdhën në institut dy punëtorë të Sigurimit dhe kërkonin

personalisht mua. Sa po u takuam më pyetën ti je Selman Lameborshi, pas përgjigjes

time pozitive, më ftuan të shkoja mbas tyre. Të tre bashkë arritëm në kabinetin e

mbrojtjes që është në budrum të institutit, njëri nga ata e hapi derën me çeles dhe u

futëm brënda. Mbasi u ulëm filluan pyetjet, të cilat mua më tronditën, që unë qënkam

spiun i shteteve të huaja, veç na trego, tha njëri nga ata, për cilin shtet punon. Nga

pyetjet e tyre mua më hyri një frikë e madhe në shpirt dhe ndjeva veten si lepuri i

rrethuar nga qëntë, i hedhur posht si një rrobë e vjetër.

Unë e ndjeva veten të pa vlerë, dhe të vetmuar dhe me një herë m’u kujtua thirja

në sigurimin e Elbasanit. Po dhe si atëhere mendova se mbrojtje nuk pres nga njeri.

Sa më shumë mendoja aqë më shumë shqetësimi i im zmadhohej. Pyetjet m’i bënin

shpejt që unë nuk arrija t’i mendoja përgjigjet: "Ti me nacionalitet je Shqiptar" U

përgjegja pozitivisht. Ne kemi të dhëna që ju shpesh shkoni në qytetin e Kozmonautëve

Çkallov? Për çfarë meritash ju dekoruan me medalien e Kozmosit? Si u bë e mundur që

136

ti bleve kostum në dyqanin e Kozmonautëve? – mua m’u duk se s’kanë të mbruar pyetjet

e tyre.

U mundova t’i ndërpres dhe t’u them se nuk jam fajtor para pushtetit Sovjetik. Mos

më kini ngatëruar me ndo një tjetër por nuk ma dhanë fjalën.

Mandej fillova t’u përgjigjem në pyetjet që më bënë. Në qytetin Çkallov unë kam

qënë me lejen e Ministrisë së bujqësisë, së bashku me një delegacion të madh; në këtë

Ministri në sektoin e propagandës punon gruaja ime Llarisa Lameborshaj, me lutjen e saj

më aprovuan dhe mua antar të delegacionit. Ne na shoqëronte kozmonauti Klimçuk dhe

kur e mori vesh që në këte delegacion merr pjesë dhe një Shqipëtar më dhuroi një dinsiktiv

që u’a dhurojnë miqve të rrallë të cilët vizitojnë qytetin. Në dyqanin e kozmonautëve atë

ditë ishte i lirë çdo antar i delegacionit të blente çfarë i donte qejfi. Unë bleva një kostum,

prandaj unë s’kam bërë asnjë veprim të pa lejushëm nga vajtja e ime në qytetin Çkallov.

Përveç këtij rasti këmba ime s’ka shkelur më në këtë qytet.

Përgjigjiet e mia i dëgjoni me mos besim. Mua kjo situatë më tronditi akoma më

shumë, dhe po prisja pyetje akoma më të këqija. Pa e ulur tempin e pyetjeve më pyetën

– çfarë metoda të ndalura shfrytëzoja unë për të shkruar, të ashtuquajturin disertacionin

e doktorit të shkencave, vetë punon a po i detyron punonjësit e tu të shkruajnë

disertacionin tënd. U thashë që për fat të keq në sektorim tim s’kam as një specialist të

mbarështrimit dhe as njëri nuk është në gëndie të shkruaj bile dhe një faqe të disertacionit

tim, prandaj çdo kapitull e shkruaj vetë. Ata u munduan të më zënë në gënjeshtër, duke më

thënë se çdo ditë inxhinjeri Kokin punon për ty, por unë u mundova t’u tregoj të vërtetën.

Kokin ju thashë është inxhinjer marine, invalid, që skam mundësi t’a pushoj ose ta

transferoj nga puna, prandaj në kohën e lirë ai më ndihmon në redaktimin e pjesëve të

shkruara nga unë.

Sapo mbarova unë fjalën, me ironi më pyetën si është e mundur të shkruash

disertacionin e doktorrit kur akoma nuk e ke mësuar si duhet gjuhën ruse. Unë i

kundërshtova, se tema e disertacionit tim nuk është nga fusha e filologjisë, por për

ekonominë e pyjeve, mbi optimizimin e planeve të mbarështrimit, për përdorimin e

metodave matematike dhe makinave kalkuluese elektronike në ekonomin pyjore. Mbi këto

probleme unë kam botuar shumë artikuj, ju mund të njiheni me ta në bibliotekën e institutit.

137

Ata shikuan njëri tjetërin dhe nuk më bënë pyetje të tjera. Më thanë që sot unë jam i lirë,

nesër do ta vazhdojmë bisedën.

I indinjuar thellë në shpirt, sa po dola u drejtova për te drejtori t’i tregoja çfarë

ndodhi me mua. Sa po hapa derën pash që në kabinetin e tij ishte ulur dhe sekretari i

partisë të institutit Viktor Ivanoviç Suvorovi. Ata e dinin ku isha unë dhe filluan të më

qetësojnë; mbasi piva një gotë ujë fillova t’jua tregoj gjëndjen time në kabinetin e

mbrojtjes, dhe pyetjet e pa vënd që më bënë. Duke më dëgjuar mua të dy ata dolën në

konkluzionin, se e gjithë kjo tragji -komedi është rezultat i ndo një letre anonime, të

cilën si duket e ka shkruar ndonjëri nga punonjësit e mi në organet e Sigurimit. Nesër

V.I. Suvorvi do t’u vijë në ndimë më tha drejtori.

Të nesërmen e filluam përsëri duke më bëre pyetje të njëpasnjëshme, por pyetjet

bëheshin në prezencën e sekretarit të partisë të institutit, në shumicën e tyre ai përgjej

vëtë në pyetjet e bëra pradaj unë në shpirt isha më i qetë se sa dje. Pas pak kohe në

kabinetin e mbrojtjes u fut dhe vetë drejtori i institutit akademiku Nikollaj

Aleksandroviç Moisejevi dhe sa po u fut me ironi shqiptoi "u thye Selmani" a po si

partizan nuk flet asgjë. Ata nuk e kuptuan shakanë e drejtorit dhe shikuan njëri tjetërin

të frikësuar. Drejtori vazhdoi të flasë, unë e njoh Selmanin më shumë se 7 vjet si njeri

të ndershëm, punëtor shëmbëllor dhe të zgjuar dhe nuk di asnjë gjë të keqe. Drejtori

shtoi se për punë të mirë byroja e partisë do ti propozojë të futet në parti si kandidat

partie. Këtë e vërtetoi dhe Viktor Ivanoviçi. Bisedën Nikollaj Aleksandroviçi e mbaroi

me propozim që ta mbyllim këtë proces të pa drejtë dhe të pa denjë kundra Selmanit.

Për çudi fjalët e drejtorit influencuan pozitivisht në punonjësit e sigurimit. Ata e

falënderuan drejtorin dhe shumë shpejt u larguan. Pas ikjes të tyre nga syt e mi dolën

dy pika lot gëzimi. Mua përsëri m’u kthye bindja se Rusija u bë për mua mbrojtësia

më e mirë e imja se sa Shqipëria ne vitin 1963.

Në Rusi, në kohën e duhur u ndodhën afër meje shumë njërës të mirë dhe të pa

frikshëm, që më erdhën në ndihmë, kur e vleresuan se më masakrojnë pa fakte. Më

kryesorja për mua ishte fakti se unë e ndjeva që në Rusi nuk jam i vetëm, por i

shoqëruar nga njërëz të mirë.

138

Me gjithë atë ditët e 10 dhe 11 prillit të vitit 1985 kanë mbetur për mua ditë të

zeza të jetës time në BRSS, dhe sot në Rusin Federative

Por brezi i zi për mua nuk mbaroi vetëm me këtë.

Në Maj të vitit 1985 Llarisa e njdeu veten keq. Dha përsëri një radhë analizash dhe

rezultati ishin për të qarë. Doktorët me thanë se filloi recidivimi i kancerit të gjirit. Filluan

terapinë kimike dhe lloje të tjera kurimi por rezultate pozitive nuk kishte. Llarisa qëndronte

para sëmundjes si burrëreshë. Një muaj para vdekjes atë e shtruan në spital, ku unë një

muaj të tërë ndënja afër saj në karrike.

Natën kur i shikoja vuajtjet e saj shkoja tek infermjeria që ti bënte gjëlpërë me drogë

që pak a shumë e qetësonte, çdo ditë e më shumë gjëndja e saj perkeqësohej. Unë që e

shikoja gjëndjen e saj më dridhej mishi. Para vdekjes mu lut që t’a varrosim në vorrezat e

fshatit Vozdvizhenskoe që është afër vilës tonë, dhe pas vdekjes së saj të martohem me

Irina Panasik, e cila si pas mendimit të saj do të kujdesej për mua dhe do ta dojë Sonjën.

Në datën 29 Qershor Llarisa vdiq.

Unë bëra ç’ishtë e mundur t’ja plotësoja amanetin e saj dhe t’a varrosja në vorrezat

që kërkoi. Me lotë në sy j’u luta kryetarit të fshatit të më lejojë të varros gruan në

vorrezat e fshatit. Duke marrë parasysh gjëndjen time pushteti i fshatit lejoi ta varrosnim

gruan në ato vorreza dhe më shoqëruan duke më treguar vëndin e varrit.

Më shumë se 100 veta e përcollën Llarisën në rrugën e fundit. Në mbrëmjen

përkujtimore të pranishmit folën shumë fjalë të mira në adresë të Llarisës.

Të nesërmen shpirtërisht e ndjeva veten të vetmuar, të lodhur. Para syve të mi, ditë

dhe natë, më dilte figura e Llarisës , e cila kishte për mua një dashuri dhe vëmedje të

madhe. Unë nuk isha në gjëndje t’a harroja kurre por përsëri kujtoja amanetin e saj të

martohem me çdo kusht për të shpëtuar Sonjën nga të pa priturat e saj.

Me vjehërrën Sofija Mihajllovna, pas disa kohësh marrëdhëniet tona u prishën,

dhe ajo pas dy muajsh iku në shtëpin e saj në Krasnogorsk. Unë mbeta me Sonjën.

Pa Llarisën mua m’u vështirësua jeta. Çdo ditë e më teper e kuptoja që Sonja pas

vdekje të Llarisës nuk më bindej mua, gjë që mua më shqetësonte. Ajo çdo ditë largohej

nga unë, sikur unë isha fajtori i vdekjes të Llarisës, përveç këtyre ajo filloi të mësojë keq.

139

Në fund të fundit, mendova se një i vetëm në konditat e krijuara nuk isha në

gjëndje ta zbusja Sonjën. Si duket duhet të plotësoja amanetin e dytë të Llarisës për

krijimin e familjes së re,dhe ishte ajo qe e dha këtë mendim. Por tani nuk dija si të

gjeja sebepin për tu takuar me Irina Aleksandrovën Panasek.

Unë mendoj se rastin ma pruri Zoti.

Në punë, pas vdekjes të Llarisës e shihnin çdo ditë gjëndjen time shpirtërore të

keqe dhe më propozuan të punoj tre muaj ciceron në pavjonin e ekonomisë dhe

industrisë pyjore në Ekspozitën qëndrore të bujqësisë. Vendosën që do te më bëhej më

interesante jeta në mes të njërëzve që duan të dinë çdo gjë mbi pyllin. Dhe ata nuk

gabuan.

Në shtator të vitit 1985, mbasi mbarova një nga eksursionet e zakonëshëm, erdhi

tek unë një burrë i moshuar dhe më pyeti – A e njihni drejtorin e pyjeve të ndërmarjes

Sollneçnogorskit Panaseka Aleksandra Vasiljeviça. Ju përgjigja që nuk e njoh, por jam

i njohur me vajzën e tij. Ai mu lut që me anën e vajzës t’i jepnim përshëndtje dhe

falënderime nga Andrej Tihonovi për atë që kur m’u dogj shtëpija më dha falas

materiale ndërtimi nga ndërmarja pyjore, dhe unë me një herë ndertova shtëpin prej

druri më të mirë se të parën.

"Bamirësit tim unë do t’i jem mirënjohës per jete ", – më tha në ndarje burri

moshatar me emërin Andrej Tihonov.

MARTESA E TRETË

Në darkë i telefonova Irinës dhe ju luta ti japë babait përshëndtjet e

përzëmërta të Andrej Tihonovit që dikur, pas djegies së shtëpisë Aleksandër

Vasiljeviçi e ndimoi me materiale ndërtimi. Nga ajo e mësova që Aleksandër

Vasiljeviçi eshtë i sëmurë nga një sëmundje e rëndë.

Unë fillova t’i telefonoja më shpesh Irinës të mësoja mbi shëndetin e babait dhe

mundohesha ti jepja kurajo. Unë i propozova të takohemi, por ajo, çdo herë më thoshte

që është e zënë. Dhe me të vërtetë vetëm për të vajtur në punë humbiste dy orë vetëm

vajtje. Unë i propozova t’a takoja pas punës dhe ta shoqëroja deri në shtëpi. Ajo ra

dakord.

140

Në datën 1 Tetor të vitit 1985 u takova me Irinën në agjencinë e trenit

Jarosllavskaja, dhe u nisëm për në Jaseno, ku ajo banonte me prindërit. Gjat rrugës i

propozova të futemi në ndonjë kafene, të pimë kafe dhe të hamë nga një akullore. Gjat

qendrimit rreth tavolinës me bisedime unë mora guximin dhe i propozova të bëhej

gruaja e ime. Ajo me gjithë shpirt qeshi dhe më tha, si mund t’i propozosh gruas që nuk

e njeh të martohet me ju. «Nuk është e vërtetë» – i kundërshtova unë. «Ne tetë vjet me

radhë takohemi tek shoqja juaj Vera Ishenko në ditlindjen e saj dhe për shumë raste të

tjera që ajo na fton, ku mblidheni të gjashta shoqet e Universitetit, dhe ku gjithmon

ndodheshim unë dhe Llarisa.

Gjat kohës që ndodheshim te Vera nga bisedat e shoqeve kam dëgjuar shumë fjalë

të mira për juve dhe familjen tuaj. Kam dëgjuar shumë për prindërit e tu, mikpritësa dhe

të dashur. Si pas të thënave të shoqeve të tua ato vinin me dëshirë të madhe në shtëpi

tuaj në Sokolnikah e cila ishte në mes të pyllit ku kishit një kopsht të madh. Më kujtohet

nga bisedat e shoqeve se si mblidhen të afërmit tuaj të shumtë dhe se si me alegro e çoni

kohën nënë drejtimin e babait tënd Aleksandër Vasiljeviçit që është shpirti i tavolinës.

Irina e dëgjoi tregimin tim pa më kundërshtuar, veç mbas fjalëve të mia më tha: që ajo

nuk ka ndërmënd të martohet. Në moshën time nuk martohen është von. Mandej shtoi se

asaj i pëlqen të jetojë bashkë me prindërit që ajo i do ata me shpirt e mezëmër. Përveç

këtyre shtoi Ira unë jam nikoqire e keqe: nuk di të gatuaj, prandaj unë nuk do jem grua e

mirë shtoi ajo.

Fillova ta bind atë në të kundërtën, që në jetën bashkë shortore, diturija për të gatuar

nuk është kryesorja, të gatuash mund ta mësosh kur të duash. Kryesorja është në respektin

për njëri tjetërin, dëshirën që t’u sjellim kënaqësi dhe lumturi njëri tjetërt. «Unë kam

eksperiencën e jetës familjare dhe jam gati të të ndimoj në çdo gjë». Jam i bindur se me ju

çdo gjë do bëhet e mbarë. Unë të kuptoj që ti e ke të zorëshme të biesh dakort, por të lutem

mendo për propozimin tim, jam dakord të pres. Tani të lutem më trego shkurtimisht mbi

familjen tënde.

Irina e filloi tregimin e saj se familja e tyre eshtë shumë e dashur me njëri tjetërin dhe

të gjithë pjesëtarët e familes për veç asaj me profesion janë të gjithë silvikulturorë. «Babai

i im – Aleksandër Vasiljeviç është inxhiner pyjesh, për një kohë të gjatë ka qënë drejtori

141

i ndërmarjes pyjore Podmoskovija, mandej punoi në Ministrinë e pyjeve sot është

pensionist. Nëma – Tamara Aleksandrovna – teknike pyjesh ka punuar gjithmon bashkë

me babain tani në pension. Dy motrat e mia të mëdha kanë mbaruar institutine pyjeve si

edhe juve.

Motra e madhe Nina Korolova (mba n mbiemrin e burrit) mbaroi institutin në vitin

1953, punon në Ministrinë e pyjeve, është e ndarë nga burri, jeton me ne, ajo ka vajzën e

rritur Aljonën, e cila ka familjen e saj jeton në shtëpin e burrit. Motra tjetër Marija

Sherbakova – jeton në Petrozavodsk bashkë me burrin, punojnë në Institutin e pyjeve të

Karelisë. Ajo ka dy djem të rritur, të cilët kanë krijuar familjet e tyre, jetojnë në Moskë.

Ja shkurtimisht kjo është familja e ime.

Por unë kam një shumice me kushërij dhe kushërira, me të cilët jetojmë me merak

për njëri tjetërin. Kushërira e ime Gala – është patologe e pyjeve dhe njeriu më i afërt për

mua – e kishte si motër.

Unë i tregova për vehten time dhe për fëmijët e mi , Pavlin dhe Sonjën, dhe për atë

që në Shqipëri unë kam 8 motra dhe njerkën e plakur shumë të mirë, e cila qysh në fëmijni

n’a e zëvëndësoi nënën. Kam mbushur 30 vjet që nuk di asgjë për t’a, sepse ndërmjet

shteteve tanë nuk kemi marrëdhënie diplomatike. Gjithmon jetoj i shqetësuar për ta, e

ndiej veten fajtor për atë që nga ikja ime mundet vuajnë të afërmit e mi.

Irina më dëgjoi me vëmëndje dhe në syt e saj pashë që i vinte keq për mua.

Mandej unë fillova ti tregoj për Shqipërinë, për të cililën Irina nuk dinte as gjë.

Duke ja përshkruar bukuritë e atdheut tim të mrekullueshm, shtetit që është

xhevairi i Ballkanit në buzë të detit Adriatik dhe Jonik, më në fund shpreha fatin e keq

që as unë dhe as ju nuk do kemi mundësi ta vizitojmë këtë vënd të shënjtë për mua.

Pas këtij takimi dëshira ime që t’a bëja Irën gruan time më rritej çdo ditë. Unë

vazhdoja t’a telefonoja, por gjëndja e saj shpirtërore për atë që babai ishte i sëmur,

ishte gjithëmon po thuaj e ndrydhur.

Ditët kalonin shpejt dhe ne një nga këto ditë i propozova Irës të vizitojmë bashkë

Muzeumin në Abramcovo, ajo ra dakort. Kur po udhëtonim në trenin elektrik, me

qënë se vila ime është para stacionit Abramcovo të zbresim në Radonjezh të shikojmë

vilën dhe më von shkojmë në muzeum.

142

Irinës i pëlqeu vëndi ku ndohet vila. Vëndi është shumë piktoresk, në buzë të lumit

Voria, dhe i rrethur me pyll që duket si amfiteatër. Sa po u futëm në vilë unë me një

herë e ndeza sobën që të ngrohej vila, dhoma u bë ngrohët dhe komode. Unë i tregova

Irës prodhimet që mora nga vila si mollë, domate, qepë, hudhra dhe patate. Ajo u çudit

me sasinë dhe cilësin e tyre. Për deri sa në sobë ishte zjarri i ndezur, ne gatuam mishin

që solla unë, ngrohëm çain dhe me meze domatesh hëngërëm një drekë të mirë.

Mbas dreke fillova t’i tregoj gjithë vilën. Irina më tha se asaj i pëlqeu vila, vetëm i

vjen keq që mbrapa derës nuk ke ndertuar nje verandë për të pushuar në verë ne ajrin e

pastërt, që serën e kam ndërtuar para dritares dhe e zë gjithë pamjne e mrekullueshme që

mund të shihet nga dritarja. Unë nuk i sugjerova mendimet e saj, por e kuptova që ajo fliste

atë që duhej, më von unë i aplikova me koregjimet e duhura mendimet e saj në realitet.

Shpejt filloi të erret, prandaj vendosëm të kthehemi në Moskë. Duke u ndarë me

Irën në stacionin tim Llosinoostrovskaja më falënderoi për ditën e mrekullueshme që

kaluam bashkë. Irina sa po mbriti në shtëpi më falënderoi në emër të nënës për mollët,

domatet dhe hudhrat të cilat i pëlqyen shumë.

Në festat e Nëntorit Irina më ftoi në shtëpin e saj të më njohte me prindërit. Sapo

u futa në shtëpi dhe u njoha me të gjithë të afërmit e saj, më lindën përshrypjet më të

mira për këtë familje.

Të gjithë u ulën rreth tavolinës të mbushur me çdo gjë, bile, me gjithëse shumë i

sëmurë, u ul në krye të tavolinës Aleksandër Vasiljeviçi, qendroi aty ndo një orë dhe

vëmëndjen më të madhe e kishte nga unë duke më bërë një seri pyetjesh, mandej tha që

me gjithë qejf bisedova me mikun tonë, por me që u lodha, kërkon leje të shkojë të

shtrihet në krevat. Kur unë u bëra gati të largohesha u futa në dhomën e Aleksandër

Vasiljeviçit ti thosha faleminderit për mikpritjen dhe mirë u pafshim, dhe si përgjigje

dëgjova: «Unë u kënaqa me njohjen me tonë, dhe dotë jem i lumtur po të miqësohem në

të ardhen». Unë mbeta i kënaqur nga fjalët e tij.

Në datën 8 Nëntor unë ftova Irën të vizitonte shtëpinë tonë. Bashkë me Sonjën

gatuam një drekë të shijshme, dhe bisedat rreth tavolinës ishin të përgjithëshme. Mua

mu duk se Sonja dhe Ira e gjetën bisedën e përbashkët. Kur Irina u largua e pyeta

Sonjën, si mendon duhet vallë të martohem unë me Irën? Ajo me një herë m’u përgjeq:

143

«Baba, unë mendoj se grua më të mirë se Irën kurre nuk ke për të gjetur, dhe për mua

ajo do bëhet shoqe e mirë ». Mua m’u bë qejfi që Sonjës i pëlqeu Irina, tani detyra e

ime, ishte qe sa më shpejt t’a bind Irinën të bëhet gruaja ime.

Gjëndja shëndetësore e Aleksandër Vasiljeviçit u bë shumë e renduar dhe në

datën 5 Dhjetor ai vdiq. Unë shkova në ditën e varrimit t’a përcillja në rrugën e

fundit dhe t’a ngushëlloja Irinën për humbjen e rëndë – vdekjen e babait.

Fillova t’i telefonoja Irës më rrallë, e urova për vitin e ri por gjëndja e saj

shpirtërore ishte akoma me vuajtje, prandaj bisedimet tona nuk bëheshin për

marrëdhëniet tona. Në Shkurt i telefonova Irës të vinte të më ndihmonte në

organizimin e ditëlindjes së Sonjës. Ajo ra dakort, erdhi, poqi një sasi byrekësh rusë,

përgatiti disa lloj sallatash, dhe serviri tavolinën.

Në ditën e lindjes të Sonjës erdhën disa nga shokët e shkollës si dhe shoqia më e

mirë e saj Olia që jeton në ndërtesën tonë një kat më posht. Sonja atë ditë ishte shumë

e gëzuar. Për mua ishte gëzim kur shikoja mirë kuptimin e Sonjës me Irën.

Koha filloi të kalojë shpejt. Erdhi Qershori. Sonja e mbaroi shkollën, e mori

deftesen e pjekurisë, dhe doli problemi, i vazhdimit te arsimit të më tejshëm.

Sonja është vajzë e zgjuar me kujtesë shumë të mirë, lexonte shumë, vizatonte

bukur, por vendosmëri për zgjedhjen e profesionit të ardhëshën nuk ishte në gjëndje,

prandaj në fillim kërkoi të punonte.

Marrëdhëniet e mia me Irinën vazhdonin po me atë mënyrë. Unë i bëja agjitasion

të martohej me mua, dhe në fund të fundit ajo ra dakort të jetojë me ne pa bërë

çelebrime dhe në Tetor të vitit 1986 erdhi në shtëpin tonë. Prej ditës të ardhjes unë

fillova ti flas me përkëdheli - Irisha.

Në kohët e para jeta jonë me Irishën nuk ishte gjithmon e kthjellët, e para sepse

Sonja kishte një karakter të vështirë, dhe ne ishin të dy me karakter, çdo njëri me

ligjet e tij. Por më kryesorja ishte, që unë dallova atë që Irisha çdo ditë e më shumë

po lidhej me mua dhe Sonjën me vëmëndje dhe dashuri. Në vitin 1987 ajo vendosi ta

lidhë fatin me familjen tonë, kështu që ne datë 11 Qershor u rregjistruam në gjëndjen

civile dhe u bëmë burrë e grua.

144

Pas një viti Sonja krijoi familjen e saj dhe shkoi të jetojë në një apartament një dhomë

e një kuzhinë, por për fat të keq, marrëdhëniet familjare nuk u puqën, dhe ata shumë shpejt

u ndanë. Martesa e dytë vazhdoi më gjatë por përsëri përfundoi me ndarje dhe vetëm për

të tretën herë Sonja e gjeti fatin e saj kur u martua me një burrë të mrekullueshëm Eduard

Ahmetovin.

Tani ata të dy rrisin tre fëmijë: Valerija dhe Gjergji nga burrat e parë të Sonjës dhe

Radioni fëmija i përbashkët me Eduardin. Eduarti eshtë jo vetëm burrë shumë i mirë por

dhe baba i mrekullueshëm për të tre fëmijët.

Kur lindi Lerusa – mbesa e jonë e parë, Irisha ja i dha asaj të gjitha ndjenjat e pa

harxhuara të nënës: dashuri dhe vëmëndje të madhe. Qysh prej ditës të lindjes dhe deri sa

shkoi në shkollë Lera shumë shpesh rrinte në shtëpinë dhe vilën tonë, duke prurë për ne

gëzime të rralla.

Tani fëmijët u rritëm, Leusa i mbushi 20 vjeçe, është bërë njeri jo ordiner në jetë,

është person krijues, pikturon shumë mirë dhe mbaroi koleghin e filmave animatorë.

Gjergji i mbushi 15 vjeç, ai mëson në shkollë, lexon shumë

145

Radioni, Eduardi dhe Sonja

Është djalë shumë i kujdesëshëm, dhe zëmërmirë, ndimësi më i mirë i Sonjës, i cili

me dëshirë të madhe vjen dhe në shtëpinë tonë. Nipi më i vogël – Radioni është fëmijë

që ka dëshirë të dijë çdo gjë, eshtë djalë shumë i zgjuar.

.

146

Ai i mbushi 8 vjet dhe mëson në klasën a tretë. Kemi dëshirë të madhe që nipërit t’a

gjëjnë rrugen e jetës, të bëhen njërëz të mirë dhe të lumtur.

Në vitin 1990 erdhi të jetonte me ne nëna e Irishës Tamara Aleksandrovna, me të

cilën unë kisha marrëdhënie të shkëlqyeshme. Për vëmëndjen e saj karshi meje si nënë,

unë e doja atë me gjithë shpirt dhe fillova ti flas nënë. Tek ne vinin kushërijt dhe

kushërirat e Irishës. Në mes të tyre unë e kosideroja veten si njeri të tyre, të gjinisë të

tyre. Në mes të kushërijve të Irishes ishin dy doktora të mrekullueshëm: kardiolog

Leonid Leonidoviç Gollubiev dhe nevrolog Valerij Leonidoviç Gollubiev, të cilet kur

ishte nevoja na vizitonin dhe na mjekonin e shëronin.

Jeta bashkshortore me Irishë pak nga pak filloi të kullojë në vijën e duhur dhe ne

jemi të lumtur. Irisha ishte dhe është nikoqire e mirë e shtëpisë tonë, ajo është njeri

xhevair, mikpritëse dhe e dashur. Shtëpia dhe vila u bënë për ne vëndet e qetësimit

shpirtëror, pas punës unë kthesha me dëshirë të madhe në vilë ose në shtëpi.

Vila jonë e dashur

147

Ira me nipin dhe mbesën e saj të dashur shijojnë lulet në vilë

Gjat verës kohën më të shumtë e kalonim në vilë, ku Irisha në përgjithësi merrej

me mbjelljen dhe mbajtjen në rregull të luleve dhe gjithë mon mbretëronte një bukuri

e rrallë në vilën tonë. Ne kishim marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjthë komshitë

e vilës. Në vilën tonë u bënë si traditë vizitat e shoqeve të Irishës, shpesh ditëlindjet e

tyre i festonin në vilën tonë. Dua të theksoj se Irisha eshtë organizatore e

mrekullueshme e çdo lloj feste. Në sajë të fantazisë të saj, në familjen tonë u formuan

disa traditaMë në fund, në fillim të vitin 1990 u regulluan marrëdhëniet e Shqipërisë

me Rusinë dhe shtëpia jonë u bë «han ndalimi» për shumë shqipëtarë të pa njohur nga

Tirana, Fieri, Vlora, Shkodra, Elbasani bile dhe nga Peshkopia e Kruja

148

.

. Ata në një mënyrë, ose në nje tjetër e mësonin telefonin e shtëpisë time dhe sapo

zbrisnin në Moskë më telefononin, dhe më luteshin t’u ndihmoja me strehim dhe me

përkthimin në gjuhën ruse. Ata nuk dinin as një fjalë rusisht. Irisha më kuptonte çdo

të thoshte për mua të takohesha me shqipëtarë pas 30 vjetëve pa takuar dhe pa ditur

asgjë për Shqipërinë, sa dëshirë të madhe kisha të mësoja mbi Shqipërinë, prandaj me

zëmër të hapur priste çdo shqiptar që vinte tek ne.

Duke filluar që nga viti 1991 filluan të vijnë në shtëpinë tonë të afërmit e mi. I

pari erdh nipi i im shtatëmbëdhjëtë vjeçar Fatbardhi dhe qëndroi tek ne për gjashtë

muaj. Pa marrë parasysh kohën e vështirë për të gjithë Rusin, ne mbetëm të kënaqur

nga nipi i përzëmert, i bukur dhe i dashur, me ndjenja të mira humori, i cili shumë

shpejt filloi të flasë rusisht. Unë kënaqesha kur shikoja me çfarë vëmëdje dhe dashuri

e shikonte Irisha atë, dhe ai i pëgjej po me të tillë vëmendje. Ne u mësuam dhe e

deshem me të sikur të ishte djali i ynë. Tani ai banon në Kanada, ka krijuar familjen

149

dhe ka hapur firmën e tij, dhe deri më sot me kënaqësi e kujton kohën që jetoi në

Moskë.

Radha e të afërmve të mi për të ardhur nga Shqipërija në Moskë vazhdon me

vite me radhë. Në Nëtdor të vitit 1992 erdhi për dy muaj motra Rabie me djalin

gjashtëmbëdhjetë vjeçar Ranelin. Pas tyre në verën e vitit 1993 erdhi kushëriri

Kastrioti me gruan Gensianën dhe djalin Gjergjin. Sa po ikën ata, erdhi motra e ime

e dashur Xhixhua me të shoqin Malon. Kurse në verën e vitit 1994 erdhën bashkë dy

mbesat Mariana me Lufterin, Rudina me Romeon me fëmijë - Suela 8 vjeçare dhe

Ermalin 5 vjeçar fëmijët e Marianës, dhe Xheni 6 vjeçare e Rudinës. Pas tyre erdhi

per një javë Jahjai dhe në maj të vitit 1995 erdhi për të qëndruar një javë kushëriri

Arshiu.

Tani e kam të vështire t’a kujtoj se si unë dhe Irisha ishim në gjëndje t’a

përballonim një masë të tërë shqipëtarësh të pa njohur, po ashtu dhe motrave, nipërve

dhe kushërinjve. Unë i jam mirënjës Irishës që ajo kur do që të vinin shqipëtarë ose

njerzit e mi i priste me dashuri dhe mikpritje, të cilët kur vemi në Shqipëri ja

shpërblejnë asaj reciprokisht.

Irisha më mban të rretuar me dashuri dhe ngrohtësi të përditëshme dhe është bërë

ndihmësja e ime e parë, sidomos në punët e redaktimit të artikujve dhe librave të mia

që shkruaj në gjuhën ruse. Unë nuk do t’a harroj as një herë kurajon dhe mbështetjen

e saj që kur e përgatita dhe e mbrojta me sukses disrtacionin e doktorit të shkencave

në qershor të vitit 2005.

Në vitin 1993 mua me Irishën n’a u dha rasti të shkojmë në Shqipëri, duke bërë

një rrugë të vështirë ( 48 orë me tren deri në Bullgari dhe 17 orë me autobus deri në

Shqipëri), dhe shume te gjate arritëm në Tiranë.

Pas 30 vjet i ndarë me Shqipërinë isha më i lumturi në botë që e shikoja prap

atdheun tim të dashur, që takohesha me motrat e mia të shtrënjta, dhe kur e mësova,

që të gjithë janë shëndoshë e mirë, dhe as njëra nga to nuk u persekutua rëndë nga

arratisja ime isha gati të fluturoja.

Është e vështirë ta përshkruash atë kujdes dhe dashuri që më rrethuan motrat dhe

burrat e tyre, nipërit dhe mbesat e shumta dhe shumë shqipëtarë të cilëe u ndihmova

150

në Moskë. Për nderin tonë u mblodhen shumë njërëz, piqeshin qëngja në hell dhe

vazhdonte me bankete të mëdha duke kënduar këngë popullore labçe.

Ne na shetitën në për shumë vënde të Shqipërisë që nga Shkodra deri në Sarandë,

dhe unë gëzohesha me ato që shihja, dhe aq më tepër, kur e shihja që Irisha mahnitej

me bukurit e Shqipërisë, ajo e dashuroi Shqipërinë dhe të gjithë të afërmit e mi me

gjithë shpirt.

Pas këtij rasti kemi qënë në Shqipëri dhe dy herë në vitin 2005 dhe në vitin 2012, dhe

çdo herë shkonim në Shqipëri me dëshirë të madhe, dhe çdo herë mirnim një masë të

madhe gëzimi nga takimet me të afërmit e mi.

Përveç dëfrimit të shijshëm që bënim në Shqipëri, ne u miqësuam dhe u shoqërum,

me familje besnike si të Vezir Muharremaj dhe Dhimitër Savës.....

Irisha ka qënë inisiatorja e dy udhëtimeve turistike: në Spanjë (2002) dhe në Egjypt

(2009). Çdo njëra nga këto vizita kanë lënë gjurmë të mira në shpirtin tonë.

Shumë shpejt kaluan 27 vjet të jetës bashke shortore me Irishën, të jetës time më të

lumtur që kam bërë gjat gjithë viteve të jetës time

Me shkrimet e më sipërme u vura shumë vëmëndje jetës time personale, tani dua tju

njoh pakë me jetën shkencore ku 99% të saj kam qënë i shoqëruar nga shokë dhe shoqe

idealë me të cilët jo që nuk e kam ndier veten të vetmuar, por kam qënë dhe jam i rrethuar

me vëmëndjen dhe dashurinë e tyre kudo që kam punuar. Në qershor të vitit 1986 Këshilli

shkencor i Institut më zgjodhi përgjegjës të laboratorit të sapo formuar, të Automatizimit

të ekonomisë pyjore, i cili do zëvëndësonte laboratorin e klasifikimit të prodhimeve

pyjore. Në laboratorin e vjetër personeli përbehej nga 16 nënpunësa

Më lejuan mua të marr me vete në laboratorin e ri Manus Aleksandroviç Shenkerin,

kështu që laboratorit të ri j’u shtuan edhe dy vetë.

Me emërimin e ri të laboratorit, ndryshoi rrënjësisht dhe tematika e tij shkencore –

tani do merremi me tematikën e automatizimit të ekonomisë pyjore

151

PËRGJEGJES I LABORATORIT TË AUTOMATIZIMIT TË EKONOMISË

PYJORE

.Me drejtorin ramë dakord që në fillim se duhej plotësuar laboratori me

kompjutera, mandej duhet t’i mësoja të gjithë udhëheqësat e temave të institutit me

matematikën që duhej për të zgjidhur problemet në kompjuter.

Shumë shpejt laboratori i Automekanizimit u plotësua me kompjuterët e nevojshëm

dhe sipas planit duhet të fillonin mësimet për personelin e Institutit.

Mbas kompletimit të laboratorit, në kabinetin tim ftova bashkëpunëtorin e laboratorit

Zhilenko Aleksandër Timofejeviçin, ish nënkolonel në Bajkanur, inxhinjer matematik dhe

pedagog i mirë.

Duke marrë parasysh eksperiencën e tij i thashë që dy orë në javë të mësoje

udhëheqësat e temave të Institutit me metodat e statistikës variable, në mënyrë që të dinë

152

në mënyrë matematikore problemet që do kalkulojnë në kompjuter. Ai me një herë ra

dakord.

Mua më duhej të zgjidhja për vete dhe një problem urgjent, të kisha afër një ndimës

që të më redaktonte shkrimet dhe korespondencën time. Dhe për zgjidhjen e këtij

problemi më ndihmoi Aleksandër Timofejeviçi i cli më rekomandoi të bisedoj me

Ludmilla Mihajllovna Kildishen. Ajo më tha ai, me profesion është ekonomiste, por

shkruan shpejt dhe ka talent poetik.

Kur u takova me Ludmilla Mihajllovnën j’a trgova problemet e mia dhe ju luta po të

donte të më redaktonte të gjitha shkrimet e mia dhe të punonte drejtpërdrejti nën vartësin

time. Ajo me gjithë dëshirë ra dakord.

Puna e përbashket me këtë grua të bukur dhe të zgjuar shkonte shumë mirë, raportet

e mia vjetore nga përmbajtja, gramatika dhe stilistika pranoheshin me Urra. Unë i jam

mirënjohës kësaj gruaje per marrëdhëniet e mira me mua, për mbështetjen që më bënte në

momentet e vështira. Ajo për një kohë të gjatë u bë jo vetëm shoku im por dhe miku i gjithë

familjes time.

Në vitin 2003 Ludmilla Mihajllovna erdhi në kabinet dhe më njoftoi se i propozuan

vëndin e llogaritares në një ndërmarrje të qytetit Mitish me një rrogë shumë të lartë në

krahasim me atë që merrte në laborator. Unë e dija me siguri që në VNIILLM s’ka as një

mundësi t’ja rritnim kaq të lartë rrogën, dhe duke ditur gjëndjen e keqe ekonomike të

familjes të saj, nuk gjeja dot argumenta per t’a ndaluar. Me dhimbje në zëmër rash dakord.

Ljudmilla Mihajllovna më falënderoi për punën e përbashkët dhe për mirëkuptimin qe t’a

lejoja

Si thonë, kur vjen fatkeqësia e parë prit dhe të tjerat. Disa ditë më von pata dhe një

humbje tjetër, humbjen e shokut tim të dashur, specialistit shumë të mirë për laboratorin –

Manusa Aleksandroviça Shenkera.

Në Nëntor të vitit 1988 Manus Aleksandroviçi mbrojti disetacionin e kandidatit të

shecave ekonomike shkëlqyeshëm , dhe mbas gjysmë viti atë e ftuan ë Institutin e ngrijtjes

të kualifikimi të punonjësve të sistemit të Ministrisë të pyjeve me rrogë dy herë më të

madhe se sa e merrte në Institutin tonë.

153

Manus Aleksandroviçi ishte jo vetëm zëvëndësi im në punë, por ai u bë shoku im i

dashur, këshilltar dhe ndihmës në të gjitha punët. Që ta kisha afër, j’u luta zëvëndës

drejtorit të Automatizimit Aleksandër Hikolajeviç Fedosimovu, t’a lejonte Manusin të

punonte në laborator me gjysmë rroge. Ai ra dakord.

Kështu Manusi punonte në Institutin e ngrijtjes të kualifikimit që ishte 200 metra

larg nga instituti ynë, dhe vinte çdo herë sa po e telefonoja.

Por këto ditë të vitit 2003 ai ikte jo vetëm nga instituti por dhe nga Rusija.

Ikte për të jetuar në Izrael.

Më erdhi shumë keq të ndahesha me të, por çfarë të bësh, jeta është jetë.

Mua m’u desh të mbaja vehten dhe të mendoj për të ardhmen.

Në punë nuk shkonte çdo gjë ashtu si e planifikuam. Me vështirësi përvehtësohej

automatizimi dhe kompjuterizimi në sistemin e Ministrisë të pyjeve. Për zgjidhjen e

këtij problemi, sipas mendimit të zëvëndës drejtorit duhej marrë eksperiencë nga

shtetet e huaja, dhe me urdhërin e tij mua dhe përgjegjësin e laboratorit të planifikimit

në perspektivë të ekonomisë pyjore V.D. Vollkovin na dërgoi me shërbim në

Çekosllovaki në Institutin ekonomik të Pragës, me të cilin instituti i jonë ka marrëdhënie

shumë të mira.

STUDIMI I EKSPERIENCËS ÇEKOSLLOVAKE TË AUTOMATIZIMIT

TË EKONOMISË PYJORE

Në qershor të vitit 1989 Praga, na priti me një kohë shumë të mirë. Për një javë unë dhe

Vollodia duhet të njihemi dhe të përvetësojmë eksperiencën Çekosllovake. Bashkëpunëtori

i institutit i cili u bë ciceroni ynë ditën e parë n’a njohu me historinë e Pragës. Ne shetitëm

buzë lumit Vlltava, u kënaqëm me ndërtimet me arkitekture gotike të ndërtesave në

qënder, frekuentuam muzeumin historik e të tjera gjera kurioze. Ne na interesonte çdo

gjë, prandaj u futëm në disa dyqane, ku na mahniti mbushja e tyre me çdo gjë që të donte

qejfi. Dukej ndryshimi i dyqaneve të Moskës me të Pragës. Me një fjalë dukej qartë niveli

i lartë i jetës në Pragë më krahasim me Moskën.

Për një javë që punuam në institutin e Pragës na njohën me teorinë dhe praktikën e

automatizimit në ekonominë pyjore dhe industrinë e pyjeve. Në Çekoslovaki teoria e

“Bioekos”, e përpunuar nga profesor Nesterovi në Akademin Timirjazev ishte zbatuar në

154

praktikë, po ashtu ata kishin modeluar dhe përdornin në praktikë procesin e prerjeve

kulturore në ekonominë pyjore.

Në bashkëpunim me Industrinë e pyjeve kishin përpunuar modelin e sortimentimit

(llojit) të drurëve të prerë në vartësi nga lartësija e trungut, diametrat në 1.3 metro dhe

diamrtri në gjysmë e trugut, si rezultat përqindja e drurit që përpunohej ishte shumë më e

lartë se sa në Rusi.

Përshtypja më e thellë për mua ishte përqindja e rrugëve të trasportit të drurit dhe

e mundësive të mekanizimit të prerjevë kulturale, ose të pyllëzimit të pjesëve të zhveshura

nga pylli.

Çdo vijë ndarje e parcelave pyjore ishte kthyer në rrugë të asfaltuar, unë si

mbarështues u mahnita me rregullin që mbretëronte në pyll. Niveli i intesifikimit të

ekonomisë pyjore ishte shumë më i lartë se sa në BRSS.

Në Çekosllovaki, nga automatizimi i drejtimit operativ të ndërmarjeve pyjore,

mësimi i personelit në përdorimin e metodave ekonomiko-matematike dhe

kompjuterizimit, kishte harritur rezultate të ndieshme.

Kur u kthyem, në Ministrinë e pyjeve në Moskë ne n’a thanë se rezultate të tilla

do t’i shihni dhe në BRSS në republikat e Balltikut, prandaj që t’i forconi ato që shikuat

në Çekosllovaki, qysh nesër po ju dërgojmë me shërbin në Lituani.

STUDIMI I EKSPERIENCËS TË INSTITUTIT SHKENCOR TË

PYJEVE LITUANEZË

Kështu unë me Vlladimir Dmitrieviç Vollkovin mbrijtëm në Rigë me tren. Në

stacion të trenit ha priti drejtori i institutit të ekonomisë pyjore të Lituanisë Imre

Karloviçi, me të cilin ne ishim të njohur. Ai e drejtonte makinën vetë, nuk mbante

shofer personal dhe sapo hipëm në makinë n’a njoftoi, se para se të vemi në institut

unë do t’ju njoh me bukuritë dhe madhështitë e Rigës.

Si çdo qytet, kur e sheh për herë të parë, të lë patjetër përshtypje. Riga na kënaqi

me pamjet e saj të vjetëra dhe të reja, me bukurinë e rrallë të saj. Lumi Daugava e

ndan qytetin në mes, dhe bashkohen të dy anet e qytetit me urat e pa numurta, ku çdo

urë ka bukurinë dhe arkitekturën e saj. Duke shetitur nëpër Rigë ne pamë shumë parqe,

Teatro dhe Muzeume, si dhe kishat madhështore katolike.

155

Mbas vizitës të Rigës Imre Karloviçi, na pruri në institut të n’a tregojë botime e

nënëpunësve mbi këtë temë. Kur u njoha me ato dallova në konkluzion, se temat

shkencore të Lituanisë nuk ndryshojnë nga ato që kryen në laboratorin e automatizimit,

të vetmin dallim që ketu artikujt janë të botuara në revista, kurse të laboratorit në forme

të raporteve vjetorë. I vetmi ndryshim ishte automekanizimi i vëndeve të punës të

institutit.

Kudo që shkuam na prisnin me gjithë shpirt dhe na përgjigjeshin shumë korekt në

pyetjet që bëjnim, dhe vetëm në darkën e fundit m’u prishën përshtypjet për Rigianët.

Vladir Dmitrieviçi, me që instituti n’a përcolli me shtërgimin e duarve, vendosi t’a

festonim largimin tonë nga Riga të dy bashkë në restorantin që ishte afër hotelit tonë.

Restoranti ishte i këndëshëm me shërbim të mrekullueshëm. Në restorante orkestra

loste dance të ndryshme. Ne filluam të hanim meze dhe të pinim vodka me balcam

Lituanez dhe duke vazhduar të analizonim problemet e shërbimit tonë.

Pas një kohe orkestra filloi të lozë tango dhe drejtusi i restorantit e shpalli vallzimin,

“vallzim të bardhë”, kur damat zgjedhin kavalierët.

Pa pritur tek unë u drejtua një vajzë Lituaneze dhe më ftoi të vallzoja me të, unë me

gjithë qejf u ngrijta.

Gjat kohës të vallzimit vajza më pyeti i kujt nacionaliteti jini Gruzin a po Armenin?

Unë jam Shqiptar j’u përgjegja. Ajo u gëzua aq shumë sa më zuri për koke dhe më

puthi në faqe. Duke parë çudin time, ajo më tha që për herë të parë shikonte Shqiptar

dhe aq më e gëzushme për të që vallzoja me të. Gjatë vallzimit ajo më informoi, se

ajo dhe gjithë rinia Lituaneze i urrejmë Rusët, ata janë okupuesit e vëndit tonë.

Unë nuk hyra në polemikë me të, por për vete mendova: sa të mira rusët kanë

bërë per Lituaninë, dhe më erdhi çudi si është e mundur që rinia të jetë kundra Rusisë.

Mua mu duk jo e vërtetë.

Të nesërmen, heret në mëngjes, hipëm në tren dhe u nisëm për në Moskë.

Mbas kthimit nga shërbimi, filloi puna e zorshme për automatizimin dhe

kopjuterizimin e ekonomisë pyjore.

Për fat të keq, jo vetëm në VNIILLM por dhe në të gjithë ekonomin popullore të

BRSS u ul niveli i financiar. Puna në laborator çdo ditë e më shumë vështirësohej.

156

Punonim nga 12-14 orë në ditë, me rrogën dy herë më të ulët, përeç këtyre

vështirësive e shfrytëzoja Irishën të më redaktonte shkrimet e mia. Fuqit e mia ishin

drejt mbarimit.

TEMATIKA E RE SHKENCORE E FITUAR ME KONKURS

Në datën 12 Shkurt, në ditën e 60 vjetorit të ditëlindjes time, më dhanë lajmin e

rinizit të dytë timin. Më thanë se laboratori i automatizimit, laboratori i mbarështrimi

dhe laboratori i silvikulturës të Institutit shkencor Silvikultura dhe ekologjia malore në

qytetin Soçi fituan me konkurs temën: "Përpunimi i sistemit të vlerës së faktorëve

ekologjikë në konditat e shfrytezimit të pyjeve dhe përpunimi i metodave që mënjanojë

influencën e tyre negative në prodhimtarinë e pyllit, duke e modeluar dhe kalkuluar

automatikisht në makimat elektronike këtë influencë". Studimi i temës me afat pesvjeçar

– udhëheqësi i temës Ivan Pavlloviç Koval, doktor i shkencave bujqësore, përgjegjësi i

laboratorit të silvikulturës të Institutit të silvikulturës dhe ekologjisë së pyjeve malorë në

qytetin Soçi.

KËSHILLIMI I PARË I ZBATUESVE TË TEMËS (NË QYTETIN SOÇI)

Në mujain Maj do te bëhej mbëledhja e parë kordinuese në Institutin e silvikulturës

dhe ekologjisë së pyjeve malorë në qytetin Soçi, i cili shtrihet në teritorin e dendrarit të

Soçit në një sipërfaqe prej 50 hektarësh. Nga Instituti i ynë u nisëm për kordinim doktori i

shkencave bujqësore Vladimir Simjonoviç Çuenkovi, bashkëpunëtori i ri shkencor V.

Girjaevi dhe unë.

Në stacionin e trenit na priti me makinë Boris Pavlloviç Shevcovi shoku i

Vladimir Simjonoviçit dhe pas 20 minutash arritëm në Institit. Unë për herë të parë

ndodhesha në qytetin Soçi prandaj gjat rrugës kënaqesha me gjelbërimin dhe lulëzimin

e bimëve ekzotike, me parqet dhe lulilishtet e qytetit.

Mbasi u rregulluam në apartamentin e miqve të Institutit, Boris Pavlloviç na

shpjegoi historinë e (dentro parkut te brendshem) dhe na i tregoi pjesët më interesante të

tij. Pjesa bregdetare e dentroparkut ishte e shtrirë anës së detit të Zi, këtu ndodhej

akuariumi më i madh i Rusisë.

Pjesa e mesme e dendrarit shtrihej në disa kodra të ulëta ku hapej një pamje e

mrekullueshme e detit. Pjesa malore e dentroparkut që nuk kish kohë të gjatë që ish

157

përvetësuar, ishte e mbjellë me bimë të vëndit dhe bimë të zgjedhura nga çdo

republike e BRSS. Prej këtej hapej një panoramë e bukur e qytetit dhe e dentroparkut

ku dukeshin valierët me shpendë dhe kafshë të ndryshme, shatërvanet dhe skulptura

të ndryshme të dentroparkut. Në përgjithësi të gjitha së bashku krijonin një ansambël

të mrekullueshëm natyror.

Reliefi malor, afërsia e detit dhe klima subtropikale e bënin të favorshëm rritjen e

shumë llojeve bimësh dhe jetën e kafshëve të ndryshme. Në dentropark rriteshin afro 2500

lloje bimësh dhe shkuresh, dhe barëra subtropikalë, të mbledhur nga gjithë bota. Në alenë

kryesore rriteshin qeparisa të drejtë të cilët bashkoheshin me alenë e palmave dhe të

oleandërve. Na bëne përshtypje të mire dhe mbjelljet në grupe të qeparizëve luzianë

dhe kënetorë me formë ozhuresh, gjithashtu dhe (parcela)aleja me magnole e cila të

drejtonte në dalje të dentroparkut.

Dentroparku vëndi më i preferuar për shetitje i turistëve dhe banorëve të qytetit. Ai

është muze i vërtetë i natyrës të gjallë. Në pranverë i kënaqte vizitoret me lulëzimin e

mimozës, sakurës, ftoit japonez, akacies së bardhë, në verë me erën e mrekullueshme të

magnoles, në vjeshtë – me ngjyrat e shumë llojshme të fleteve dhe frutave të drurëve dhe

shkurreve; kurse në dimer me pamjen e bimëve gjithmon të gjelbëra dhe me gjitonëri me

drurët halorë, në sfondin e detit bëjnë një peizash të mrekullueshëm… Prandaj dentroparku

është vënd përallor në çdo stinë të vitit.

Me këto bukuri ne u kënaqëm tre ditë, dhe kur e mbaruan punën e kordinimit

vendosëm që dhe mbledhjen e dytë t’a bëjmë në Soçi, të tretën në Postov dhe të fundit në

Moskë.

Në sajë të punës krijuse dhe intensive, temën e mbaruam për katër vjet e gjysmë,

por ndryshimet politike në BRSS prunë shumë shqetesime jo vetën në ekonomin

pyjore por në të gjithë ish BRSS të gjitha Republikat, të cilat morën liri të

vetqeverrisjes s’a tu donte qejfi, kryen shumë ndryshime jo vetëm në ekonominë

pyjore por dhe në gjithë ekonominë popullore të rusisë.

Në sajë të reformave të njëpasnjëshme financimi i Institutit u pakësua në 30%, dhe si

rezultat u bë në 30% pushimi nga puna i bashkëpunënëtorëve dhe filloi reorganizimi i

Institutit. Unë në ato kohë nuk e ndjeja veten mirë nga shëndeti dhe më ra në punë një

158

mikroinsult , më shtruan me një herë në spital, kur u ktheva në punë j’u luta drejtorit të më

lirojë nga detyra si përgjegjës i laboratorit dhe të më emërojë bashkëpunëtor i vjetër

shkencor. Drejtori me mirëkuptim e priti lutjen time dhe menjë herë nënëshkroi urdhërin

e ndryshimit të detyrës time, por me që nuk po gjënte përgjegjës të përshtatëshëm për

laboratorin unë po thuaj falas i kryeja të dy detyrat.

Mua mu vështirësua jeta më keq se mepërpara, prandaj ju luta Vlladimir Simjonoviçit

të më mirte në laboratorin e tij si bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Drejtori ra dakord dhe

nxorri urdhërin për ta likuiduar laboratorin e automatizimit.

NË LABORATORIN E SHFRYTËZINIT PYJOR TË SHUMË ANËSHËM

Që nga qershori i vitit 1996 unë fillova të punoj bashkëpunëtor i vjetër shkencor në

laboratorin e shfrytëzimit të shumë anëshëm, duke më lënë si vënd pune kabinetin e më

përparshëm..

Që ditën e parë në punën e re, përgjegjësi i laboratorit Vlladimir Simjonoviç Çuenkovi

më ngarkoi mua dhe bashkëpunëtorit të vjetër shkencor Borisu Ivanoviç Podmaskovit të

bënim inventarizimin e pyjeve të ekonomisë pyjore Vozdvizhenskaja me metodën

statistike të Fedosimovit A.H.

Në pyjet e teritorit të Vozdvizhenskaja ndodheshin dhe vilat tona. Gjat tre muajve,

jetonim në vilë, dhe çdo ditë heret në mëngjes unë me Boris Ivanoviçin punonim në pyll

nga 8 dri në 10 orë. Mua më pëlqente të punoja bashkë me këtë njeri të qetë, punëdashës,

dhe të përpiktë në punë.

Mbas tre muajve ne e përpunuam materialin e mbledhur shkruam raportin e punës dhe

j’a dorëzuam Vlladimir Simjonoviçu, i cili mbasi u njoh me të e vlerësoi në mënyrë të lartë

punën tonë.

Vlladimir Simjonoviçi ishte jo vetëm specialist i shkëlqyer por dhe shkencëtar i njohur.

Ai ishte shumë i kujdesëshëm si për nënëpunësit e laboratorit, ashtu edhe për të gjithë

Institutin. Tek ai shpesh vinin për të kërkuar ndihmë dhe këshilla dhe ai përpiqej t’i

ndihmonte me të gjitha mundësit e tij. Atë e donte i githë instituti

Të punoje nën drejtimin e V.S. Çuenkovit ishte kënaqësi dhe gëzim i madh. Ai me

vëmëndje të plotë e studionte çdo ide të bashkëpunëtorve të tij, dhe u jepte gjithmon kshillat

e duhura.

159

.

Çdo ditë me dëshirë e prisja të vinte në kabinetin tim ku ne edhe drekeshim së bashku.

Gjatë drekë ngrënies dhe pas ngrënies së drekës, pothuajse një ore shqyrtonim problemet

shkencore të laboratorit dhe problemet «e mëdha» të ekonomisë pyjore, si dhe politikën e

shtetit. T’i dëgjoje mendimet e tij ishte kënaqësi

Vladimir Simjonoviç punonte shumë, dhe të gjitha sukseset e jetës i ka arritur në sajë

të punës të pa lodhur, prandaj me respekt të madh e shikonte dhe punën e nënpunësve të

tij, i dallonte të aftët për shkencë dhe mundohej t’u ndihmonte .

Si shkencëtar ai kishte një autoritet të madh në mes të specialistëve të ekonomisë

pyjore ruse, mundohej të zgjithte problemet e pyjeve të cilat asnjë nuk i merte përsiper t’i

zgjidhte, dhe me sukses u jepte zgjidhje. Vladimir Simëhoviçi ishte njeri i kultures të lartë,

me dijeni të gjithanëshme, çmues i hollë i muzikës, të çudiste me dijenitë historike dhe në

lëmin e fesë.

160

Ai dinte shume mire tri gjuhë të huaja, shumë mirë e kish përvetësuar eksperiencën

e huaj dhe përpiqej ta adaptonte në ekonominë pyjore ruse.

Më erdhi shumë keq që vdiq para kohe, por kujtimet e mia për të do t’i ruaj sa të jem

gjallë.

PËRCAKTIMI I DËMIT EKOLOGJIK TË PYJEVE TË MUZEUMIT TË

L.N/ TOLSTOIT “JASNAJA POLJANA “

Në Janar të vitit 1996 erdhi në Institut një letër nga drejtori i Muzeumit «Jasnaja

polana» Vladimir Iliç Tolstoit, në të cilën kërkonte përpunimin e metodikës të

kalkulimit të dëmit ekologjik që i shkakëtojnë tymet e fabrikës kimike të Shokinit

pyjeve të Muzeumit. Këtë punë drejtori vendosi ta zgjidhja unë.

Në fund të Nentorit të vitit 1996 u nisa me shërbim. Muzeumi-Çiflik i «Jasnaja

polianës» shtrihej jo shumë larg nga qyteti Tulla. Sapo erdha u futa në kabinetin e drejtorit

Vladimir Iliç Tolstoit i cili pas njohjes me mua ftoi në kabinetin e tij punonjësit e ekonomisë

pyjore dhe i njoftoi se Selman Haliloviç Lameborshaj që e shikoni në kabinetin tim, do

punojë tek ne me kontratë. Ai do përpunojë metodën e kalkulimit të dëmit ekollogjik që na

bëjnë tymërat e fabrikës kimike të Shokinit.

Ju lutem që t’i vini në dispozicion gjithë materialet që i duhen për të kryer punën.

Mandej i pyeti në se kishte ndonjëri pyetje. Njëra nga gratë e pranishme pyeti – I kujt

nacionaliteti është shoku Selman Haliloviçi – drejtori më shikoi mua dhe unë ju pëgjigja

se jam Shqiptar. Kur e mësoi që unë isha shqiptar gruaja shprehu një farë habie.

Shkakun e habisë të saj e mora vesh kur shkuam në sektorin e pyjeve, të cilin gruja e

drejtonte për një kohë të gjatë. Gruan e moshuar e quanin Julia Klementjeva Fedorova,

kandidate e shkencave bujqësore. Ajo më tregoi se në vitin 1923 vajza e L.N. Tollstoit

Tatjana u njoh me artistin e madh Austriak Aleksandër Moisiun, me nacionalitet

Shqiptar. Ai erdhi në Moskë me ftesën e teatrit Mallovo për të lozur në pjesën e L.N.

Tolstoit “(trupi i Gjalle) Zhivoj” rolin e Fjodor Pratasovit. Gjat vizitës që bëri në

Jasnaja Poliana A. Moisiu e bindi Tatjana Lvovnën t’a lërë për një kohë Rusinë, sepse

sipas mendimit të tij gjëndja në atdhe është e vështirë dhe jeta e inteligjencës ishte në

rrezik po ashtu dhe për familjen e saj.

161

Me ndihmën e presidentit Çekosllovak Masarikut – mikut të vjetër të Lev

Nikollajeviç Tolstoit, për së shpejti Tatjana Lvovna bashkë me çupën e saj iku nga Rusia.

Siç e kujtojnë të afërmit e saj, ajo shpesh me mirënjohje të thellë e kujtonte Aleksandër

Moisiun. Dhe ja pas 75 vjetëve përsëri vjen specialisti rus me nacionalitet Shqipëtar, por

tani të shpëtojë pyjet e L.N. Tolstoit. Afërsisht i tillë ishte tregimi i Julija Klementevnës.

Pas bisedës Julija Klementevna më propozoi të më njihte me Çiflikun e L.N. Tollstoit.

E filluam nga aleja (parcela) me blina shekullorë, më tregoi kopshtin më të vjetër frutor në

Jasnaja Polianes, stallën e kuajve dhe zgjojt e bletëve, mandej u drejtuam për në ndërtesën

dy katëshe, ndërtesa e bibliotekës, e cila për fatin tim të keq atë ditë ishte e mbyllur. Julia

Klementeva më tha se në këtë bibliotekë përveç veprave në rusisht të Tollstoit, janë

dhe përkthimet e tyre në shumë gjuhë të botës.

Jo shumë larg nga bibloteka ishte ndertesa më kryesore e çifligut – shtëpia

ku jetoi dhe ku i lindën të gjithë fëmijët e Lev Nikollaeviç Tolstoit. Ne i vizituam

të gjitha dhomat: sallën e madhe me një tavolinë të gjërë dhe të gjatë për të

serviruar për 24 vetë, dhomën e fjetjes dhe kabinetin e shkrimtarit.

Kur dolëm nga shtëpia, Julia Klementjevna më tha që teritori i çiflikut zë 412

hektarë i ndarë në 37 blloqe, nga të cilët 28 blloqe janë të zënë me pyje. Prej vitit

1993 sipas urdhërit të Presidentit të Rusisë Muzeumi-Çiflik i L.N. Tollstoit

«Jasnaja Poliana» është memorial shtetëror dhe Muzeum.

Julia Klementjevna u alarmua e para për dëmet që i bën pyjeve kombinati kimik i

Shokinit i cili ndodhet 10 kilometra larg muzeumit dhe erërat çdo herë i bien tymrat së

bashku me elementët dëmtues kimikë.

Në vitin 1967 nga tymrat e kombinatit në teritorin e muzeumit filloi tharja në masë

e drurëve pyjorë. Po thahej aleja (parcela) e njohur e mështeknave, po thaheshin kulturat

e hormoqit të mbjellë nga Tolstoi në formë rombi, u thanë dy pisha e zeza të sjella nga

Ballkani dhe të mbjella me dorën e shkrimtarit.

Qysh atë vit për të studjuar gjëndjen e keqe të pyjeve u ftuan shencëtarë të instituteve

të ndryshëm: nga katedra e silvikulturës të akademisë Timirjazev, nga instituti i shkencave

të frutikulturës, nga instituti i fizikës të tokës e të tjerë. Të gjitha këto studime bëheshin

në llogari të kombinatit. Por për fat të keq, as njëri nuk përpunoi metodikën e kalkulimit

162

të dëmit ekollogjik që u bënte kombiati pyjeve të muzeumit. Një prej tyre bile doli me

konkluzionin që tymrat e kombinatit nuk u bëjmë dëm pyjeve por u bëjnë mirë, duke i

vrarë dëmtuesit e pyllit.

Unë studimet e mia i fillova nga analiza e të dhënave të mbarështrimit të pyjeve të

Jasnoja Polianes të viteve 1960, 1972, 1983, 1990, dhe 1995. Gjat analizës diktova se

në krahasim me mbarështrimin e vitit 1960 perveç keqësimit të gjendjes ekollogjike

që s’ka masë vlerësimi, dallova që rritja vjetore mesatare nga një periudhë në tjetrën

ulej. Por sa ulej nga mosha dhe sa nga dëmi ekologjik që shkaktohej nga kombinati

duhej studjuar. Në bazë të humbjes të ritjes vjetore duke e marrë parasysh dhe plakjen

e pyllit perpunova një model matematik në sajë të të cilit mund të percaktoje humbjen

fizike dhe ekologjike të pyjeve. E tillë metodë e kalkulimit ekologjik me vlerësim

ekonomik përpunohej për herë të parë në BRSS. Ajo u aprovua nga kshilli shkencor i

VNIILLMit, u dëgjua dhe u aprovua nga kolegjumi i Ministrisë të pyjeve dhe

Ministrisë të mbrojtjes të mejdisit. Me një fjalë u aprovua nga të gjithë dhe ju dorëzua

Muzeumit-Çiflik të Jasnaja Polanes për kalkulimin e dëmit ekologjik. Në datën 14

Tetor të vitit 1988 metodiken e dekoruan me medaljen e florijtë të ekspozitës Qëndrore

të BRSS. Por më e rëndësishmja për mua ishte se dëmi ekologjik i kalkuluar me

metodikën time u pagua nga kombinati në favor të muzeumit.

Përveç përpunimit të metodikës, mua më shqetësonte zëvendësimi i dy pishave

të zeza, të mbjella dikur L.N. Tolstoi. Unë kisha dëshirë që ti zëvëndësoja por në

Moskë nuk gjëndeshin dot fidana të tillë.

Si gjithmonë më ndihmoi rasti. Në Moskë takova Suzana Karagjozin, e cila

shoqëron të sëmuret nga sytë në Institutin e syve të Fjodorovit, dhe j’u luta të më

sillte nga Shkodra 4-6 fidana pishe të zezë për t’i mbjellë në «Jasnaja Poljana».

Në fund të tetorit Suzana e plotësoi porosinë time dhe solli nga Shqipëria 6 fidane

pishe të zezë me rrënjë të mbrojtura.

Që t’i çoje fidanat në vëndin e duhur më duhej makina. Unë ja paraqita gjëndjen

drejtorit të institutit tim S.A. Rodinu dhe ai menjëherë më dha në dipozicionim tim

një autollajn me shoferin. Bashkë me shokun tim Mark Sergejeviç Shapoçkin i

morëm pishat, dhe bashkë me Suzanën dhe Jorgo Blacin i çuam pishat në «Jasnaja

163

Poljana» dhe j’a dhuruan drejtorit të muzeumit Vlladimir Iliç Tolstoit, i cili i mori

me falënderime të përzëmërta.

Gjat bisedimit me drejtorin morëm vesh që në bibliotekën e L.N. Tollstoit nuk

ka asnjë libër nga shkrimet e Tollstoi të përkthyera në gjuhën shqipe. Kur më ra rasti

e njoftova ambasadorin e Shqipërisë në Moskë Sokol Gjokën për këtë gjëndje. Ai

premtoi se do merrte masa për ta plotësuar këtë mungesë. Premtimin e tij e plotësoi me

nder. Në vitin 2012 ambasada e Shqipërisë i dhuroi Muzeumit të «Jasnaja Polianes» 20

volume të veprave të L.N. Tollstoit të perkthyera në gjuhën Shqipe.

VAZHDIMI I PUNËS GJAT PERIUDHËS TË PENSIONIT

Shpresat e mia se me daljen në pension në shkurt të vitit 1961 se do të pushoja

me kënaqësi, pa as një mendim për punën dhe për pyllin rus shumë shpejt u

ndryshuan. Si duket njerëzit që punojnë në shkencë infektohen nga sëmundja e

vetëvleresimit. Ju duket vetja, se dhe pas daljes në pension ata janë në gjëndje të

krijojnë. Vetëm jepu temat.

Po nga këjo sëmundje u sëmura dhe unë.

Nuk kalonte ditë që unë të mos mendoja dhe të mos gjeja probleme të pyjeve që

më dukej se jam në gjëndje ti zgjidh.

Kështu ndodhi në Shkurt të vitit 1991, kur fitova me konkurs temën e re, kështu

vazhdoi dhe më von.

Në vitin 1998 me inisiativë të Qeverisë së Moskë u hap konkurs për të zhvilluar në

parkun Nacional «Llosinij Ostrov», monitorin e përvitëshëm. Konkursin e fituan Instituti

ndërkombëtar i pyjeve (MILL) dhe Instituti ynë (VNIILLM). Drejtimin e përgjithëshëm

të temës e kryente doktori i shkencave gjeografike Nefedjev Viktor Viktoroviç (MILL),

ndërsa kalkulimin e dëmit ekologjik dhe vendosjen e provave sipërfaqsore do ta kryente

(VNIILLM), ku për mbarimin me sukses të temës formuam grupin shkencor. Mua më

emëruan udhëheqës të temës, M.S. Shapoçkin zëvëndësi i im, profesor V.S. Çuenkovi –

konsultant. Për të zgjidhur temën u deshën dhe 5 inxhinjerë. Në maj të vitit 1998 filluam

punën nga vendosja e 60 provave sipërfaqsore, proporcionale të shpërndara në teritorin e

parkut. Pas dy vjetëve temën e mbaruam, puna u pranua nga këshilli shencor i parkut

Nacional dhe filloi zbatimin në praktikë.

164

Duke punuar në laboratorin e shfrytëzimit të shumëllojshëm të pyjeve Vlladimir

Simjonoviç më këshillonte të shkruaja disertacionin e doktorit, më thoshte që me diturit e

mia, eksperiencën shkencore dhe materialet që disponoja unë kam mundësi ta shkruaj dhe

ta mbroj disertacionin shumë shpejt. Por unë isha i bindur që është von t’a mbroje

disertacionin e doktorit në moshën time.

Në vitin 2003 dolli nga shtypi monografija e ime «Principet kryesore të shfrytëzimit

ekologjik të pyjeve». Libri u pranua pozitivisht nga specialistët e pyjeve, dhe përsëri

Vlladimir Semjonoviçi më tha se tani mund t’a mbroja disertacionin e doktorit të

shkencave në bazë të librit.

Më 22 Qershor të vitit 2004 Instituti i ynë pësoi humbje të pa zëvëndësueshme,

pa pritur, në moshë akoma të re vdiq Vladimir Simjonoviç Çuenkovi.

Shumë shpejt pas kësaj humbje të rëndë, mua më thirri drejtori i Institutit Sergej

Anatoljeviç Rodin, dhe më urdhëroi që sa më shpejt të përgatitja disertacionin e

doktorit të shkencave. Ai më tha që unë jam pjekur shumë kohë më përpara për të qënë

doktor i shkencave. Për të mbrojtur disertacionin e doktorit ju i kini të mjaftë artikujt

broshurat dhe librat e botuara. Prandaj ju këshilloj ta mbroni si përmbëledhje të të gjitha

veprave tuaja.

Unë vendosa të veproj si pas këshillit të Sergej Anatoljeviçit, dhë brënda një

viti në ditën e vdekjes të Vlladimir Simjonoviçit, u bë mbrojtja e disertacionit tim në

sallën e mbrojtjes të disertacioneve të Akademisë Timitjazev. Mbrojtja u bë e

shkëlqyeshme.

Në vitin 2004 përgjegjës i laboratorit të shfrytëzimit të shumë anëshëm të

pyjeve u emërua V.S. Çernjavskij, me të cilin qysh ditët e para ne nuk na u puqën

karakteret dhe pas tre muajsh unë kalova të punoj në laboratorin e ekonomisë.

Përgjegjës i laboratorit ishte Pjotër Terentjeviç Voronkovi – udhëheqës i ditur dhe i

zgjuar, shumë i vëmëndëshëm dhe i dashur tek punonjësit e tij. Ne shumë shpejt e

gjetëm gjuhën e përbashkët dhe filluam të punojmë si vëllezër, për pak kohë së bashku.

Por dhe me P.T Voronkovim nuk vazhdoi gjatë te punonim së bashku. Në vitin 2007

mua më ftoi në Akademin Timirjazev përgjegjësi i katedërës të silvikulturës V.K.

165

Hlustovi. Mbasi i peshova punët pro dhe kundër, rashë dakord të punoja në katedërën

e silvikulturës.

Që nga 1 Shtatori i vitit 2007 deri më sot punoj në katedërën e silvikulturës profesor

i katedrës nën udhëheqjen e doktorit të shkencave bujqësore, profesorit Vitalij

Konstantinoviça Hljustova, i cili i ruan dhe i zhvillon traditat e profesor V.G. Hesterov.

Gjat mbrojtjes të diplomave magjistër nga e majta në të djathtë: profesor V.K.

Hljustovi, profesor M.D. Girjaev dhe unë

Vitalij Konstantinoviç është gjithmon në kërkime shkencore, duke mos qëndruar

në sukseset e arritura. Ai përpiqet të zgjidhë problemet e sotme të ekonomisë pyjore,

por vëmëndjen më të madhe e drejton në zgjidhjen e problemeve të ardhëshme të

ekonomisë pyjore. Si pas mendimit tim atij i ka dhuruar Zoti aftësi shkencore,

zëmërgjërësi dhe vullnet të pa shteruar të punojë në të mirën e shkencës pyjore..

FILLIMI I NGROHJES TË MARRDHËNIEVE NDËRMJET BRSS DHE

SHQIPËRISË (takimi i parë me konsullin e shqipërisë në Moskë)

Shoku im Genadi Smirnovi, profesor i Akademisë Diplomatike të Rusisë

me njoftoi në Shtator të vitit 1990 se marrdhëniet me Shqipërinë janë përmirësur. Në

166

godinën përballë monumentit të Leninit, në sheshin e Tetorit, në katin e gjashtë, jeton

përkohësisht, personeli i Ambasadës shqiptare dhe pret çdo njeri, që ka dëshirë të njihet

me gjëndjen në Shqipëri, me tha ai. Po ke dëshirë shko dhe takohu me ta, shtoi më tej

miku im.

Në një dite vjeshte në fund të shtatorit, kur Moska shumëngjyrëshe, nga fletët e panjave,

plepave, mështeknave dhe drurëve të tjerë ekzotike është akoma e stolisur dhe e bukur,

unë hodha hapin e parë për tu takuar me bashkëatdhetarët e mi, dhe më dukej se do

isha në Shqipëri. Por në këtë moment të gëzueshëm, në shpirtin tim u fut një frikë

dhe në kokën time rrotulloheshin mendime të ndryshme.

Ishte një nga ditët e 28 vitëve të mija në mërgim, ku prisja dhe ëndëroja

për përmirësimin e marrëdhënieve Shqipèri - BRSS..

A do më pranojnë vallë që të hyj në konsullatë dhe të bisedoj me ta, - pyesja

veten me nje zë të brëndshëm? Mos më thonë, shporru këtej trathëtar i Atdheut, dhe

harroje rrugën për në konsullatën Shqipëtare njëherë e përgjithmonë.

Eh, po ta dëgjoja një fjalë të tillë kisha frikë se do me pushonte zemra,

megjithatë dëshira ime dhe mendimi i pa kuptuar me thoshte se ata do me prisnin si

atdhetar të tyre.

Do me dëgjojnë përse u arratisa dhe do e kuptojnë se Shqipëria per mua është

vendi më i dashur në jetë, i thosha vetes me zërin e brendshëm. Të trazuara mendimet

me shtoheshin në mëndje time çdo hap, që më afronte me konsullatën Shqiptare, prandaj

trokitjen e zemrës në kraharor më dukej sikur e dëgjonin dhe udhëtarët, që shkonin afër

meje, dhe më dukej se ata më shikonin me keqardhje.

Tek hyrja në shkallèn e apartamentit me ndaloi roja, i cili me pyeti se ku do të

shkoja,- në Ambasadën Shqiptare - iu përgjigja unë. Pas një telefonate, roja m'u drejtua

dhe me orientoi per të shkuar në apartamentin 61 në katin e 6-ë, atje banojnë dhe presin

vizita përfaqësuesit e konsullatës Shqiptare,- tha ai. Sapo u futa në ashensor dhe shkela

sustën e katit të gjashtë, këmbët e mia sikur m'u mpinë, më dridhej gjithë trupi dhe

ndjeva një boshllëk, një frikë të pakuptuar. Kur e shikova vehten në pasqyrën e ashensorit

pashë se isha zverdhur në fytyrë, kurse zemra filloi të shpejtonte ritmin e saj. Nga

ashensori dola gjysmë i vdekur e gjysmë i gjallë dhe para derës së apartamentit qëndrova

167

afro 10 minuta, sa erdha në vehte. I rashë ziles dhe në rusisht dëgjova të me pyesnin se

cili isha. Kur u përgjigja se jam një shqiptar, që banoj në Moskë, dera u hap dhe para

meje qëndronte një djalosh simpatik, me fytyrë tipike shqiptare, me flokë të zeza dhe

të gjata deri në supe, gjë që me habiti, sepse në Shqipëri në kohën time nuk lejoheshin

të mbanin burrat flokë të tillë. Kishte nje trup mesatar, dhe një veshje elegante. Buzëqe-

shja e tij m'u duk se me hoqi çdo frike që kisha para derës.

U prezantova dhe ai u zbut akoma në fytyrë kur shqipëroi: o..o..o Selman Lame-

borshi, që iku nga duart e ushtarëve, në kufirin e Shishtavecit. Shyqyr që mbete i gjallë.

Ne e dime që ju merreni me shkencën e pyjeve,- kështu është?- me pyeti, ndërkohë

që une pohova menjëherë. Pritësi me ofroi të ulesha per të vazhduar njohjen me njëri-

tjetrin. Djaloshi u drejtua nga une dhe me tha se e quanin Islam Lauka, me origjinè nga

Bajram Curri - këtu jam dërguar si sekretar, ndërsa konsull është patrioti yt nga Vlora,

Petref Hazamataj - duke shtuar, se ai ka dalë dhe pas një gjysmë ore pritet të kthehet.

Bisedën me Islamin e bëmë sikur të ishim të njohur prej kohësh. Une kisha qenë

me shërbim në Bajram Curi per të studiuar prodhimtarinë e gështenjave, ndaj dhe

biseda u bë interesante per të dy palët. Bisedimet filluan të rridhnin akoma me shumë,

kur Islami vuri në tavoline një shishe raki, meze dhe nga një filxhan kafe allaturka. Nuk e kup-

tuam si kaloi gjysmë ore, e kuptuam vetëm kur u hap dera dhe hyri në dhomë konsulli me

te cilin me prezantoi Islami:. - Ky është Selman Lameborshaj kandidat i shkencave

bujqësore, jeton mbi 28 vjet në Moske, i martuar, ka një djalë dhe një vajzë, tha ai. Zoti Haza-

mataj buzëqeshi, më dha dorën, me perqafoi si vèlla dhe u shpreh se njohu të parin shqiptar

nga të pestë të arratisurit që jetojnë në BRSS.

Rreth tri orë vazhduan bisedimet tona. Ata me pyesnin une përgjigjesha. Donin

të dinin cdo gjë nga Shqiptari, që jetonte mbi 28 vjet në Moskë. Më pyesnin mbi jetën e

përditshme të qytetarëve rusë, dhe aq me tepër mbi jetën e familjes time. U largova

nga konsullata Shqiptare në ora 23.00 dhe mbrrita në shtepi duke fluturuar nga gëzimi.

Më pas ky vend u bë si shtëpia ime, me një territor, të vogël shqiptar. U njohëm famil-

jarisht me Petrefin dhe Islamin. Gratë e tyre Lumturia dhe Fatbardha u bëne shoqe të

dashura me gruan time Irën.

168

Mbas një viti Islamin e pranuan në Institutin Diplomatik të Rusisë dhe sukseset e

tij në pregatitjen e disertacionit shkonin shumë mirë. Në nje dite Nëntori Islami e ftoi

udhëheqësin e disertacionit me gjithë gruan në restorantin Praga, ku ky i fundit i ishte

shprehur se dëshironte që në mbrëmje të ishte me ta dhe një shoku i tij shqiptar, duke

e sqaruar se ai ishte Selman Lameborshaj.

Zoti Isiam me kènaqësi e kishte pranuar propozimin, duke shtuar në bisedë se Sel-

mani është jo vetëm shqiptar por dhe miku i im me i dashur. Une e di këtë fakt, -

kishte thëne zoti Genadi, por desha t'ua bëja surprizë. Këtë bisedë ma treguan vetë ata

në atë mbrëmje të këndëshme,që kaluam së bashku. Sa kohë që në konsullatë ishin

Lefteri dhe Islami, une drejtohesha tek ata sikur të ishin fisi im. Mirësia e tyre ndaj

meje, kujdesi i vazhdueshëm per personin tim me kanë mbetur në zemër dhe i kujtoj gjith-

mon me respekt dhe dashuri. Ata ma mbushën mëndjen, duke me thënë se vajtja ime

në Shqipëri nuk do kishte asnjë pasojë të keqe, përkundrazi ngulnin këmbë ata, atje do

gjesh respektin me të madh si nga pushteti dhe nga të afermit e tu, që nuk ju besohet

ndoshta se je i gjallë.

Me besim të plote në fjalët e tyre, në shtator te vitit 1993 këmba ime shkeli në

trruallin e dashur të Atdheut tim.

MIQTË DHE SHOKËT E MI TË PA HARRUAR

Nuk jam i sigurtë mbi saktësinë, por gjyshi i im i urtë më thoshte, që vetëm dashuria

të jep mundësi t’a ndiesh dhe t’a shikosh shpirtin e mikut dhe shokut, të kuptosh vetit

dhe karakterin e tij. Duke jetuar një jetë të gjatë në Rusi unë jam munduar ti shikoj me

respekt e dashuri shokët dhe miqt e mi dhe ata më përgjigjeshin po ashtu.

Unë kam lexuar shumë mbi mbi karakterin e pa njohur të shpirtit rus, dhe mund ti

numuroj të vërtetat dhe të gënjeshtrat, po ashtu dhe shumë të gënjeshtra që i shpifin për

karakterin e popullit rus. Unë me sinqeritet mund të deklaroj se në Rusi unë e kam ndier

bamirësinë dhe dashurinë e popullit. Gjithmon kam pasur ndihmën dhe kujdesin e tyre,

me të cilat lexuesi është njohur në paragrafët e më sipërm, por shtoj, bile në momentet

më të vështira të jetës time ata kanë qënë afër meje.

169

Unë si i huaj, nga një herë e kam patur të zorshme t’i kuptoja karakteristikat e

vetvive të marrëdhënieve të rusëve me njëri tjetërin, por jam i bindur në marrëdheniet

e mira me të huajt, që e bëjnë pa asnjë interes personal.

Sa të jem i gjallë unë nuk do ta harroj shtëpinë mikpritëse të shoqes të kursit tim

Elena Voronvovës, e cila në periudhën më të vështirë të jetës time u bë si motër, shpirt-

mirësia e pritjes time në këtë shtëpi, më ndimoi t’i harroj gjithë fatkeqësit e jetës.

Kur e mori vesh Elena që mua më ka marrë malli për shokët dhe shoqet armene të

kursit tim, ajo e organizoi takimin , dhe ata erdhën në Moskë të takoheshin me mua. Për

mua kjo ishte lumturi ëndërrore, që pas shumë vjetëve të takohesha me shokët dhe

shoqet që i simpatizoja dhe më simpatizonin.

Me mirënjohje të thellë e kujtoj shoqen e kursit Irinë Sarokinoj, e cila më ndimoi

kur zgjidhej problemi i kalimit tim nga VNIPIEIl-esprom në pjesën shkencore të

Mbarështrimit.

E kujtoj shokun e kursit Leonid Godnjevin, i cili punonte me mua në VNIILLM

dhe tregonte vëmëndje të madhe, më ndihmonte me këshilla. Me qënë se vilat tona ishin

në një territor më ndimonte me fantazin e tij në planifikimin e territorit të vilës, gëzohej

për sukseset e mia, unë shihja tek ai ndimën vëllazërore.

Nuk është e mundur ti harrosh marëdhëniet vëllazërore të Jurij Almanit gjat takimit

me të në ndërmarjen pyjore. Me shpesh bisedimet ishin të lidhura me kujtimet tona

studenteske. Ai fliste me simpati dhe dashuri për shokun tonë Dhimitër Jançen, gjë që

mua më bëhej qejfi. Do ishte e pa drejtë të harroj ndihmën dhe marrdhëniet vëllazërore

të Sergej Bognovecit gjat aspiraturës.

Tani me plot dijeni dhe besim të fortë mund të them, se në Rusi unë e kam ndier

veten si në Shqipëri, dhe për këtë situatë merita u takon njërëzve të mirë që më rrethonin

çdo kohë, gjatë gjithë jetës time në Rusi.

Unë jam mirënjohës dhe gjithmon do t’i kujtoj me falënderim Anatolij Filipoviç

Cekmistrenko, Viktora Andrejeviça Feofillova, Jurija Vlladimiroviça Kopitova, Vasilij

Vasiljeviç Zagrejevit, Aleksandër Fjodoroviça Baranovit, të dashurin dhe të shtrënjtin

Fjodor Fjodoroviç Fjodorovin, Vladimir Dmitreviç Kasimovin, Anatolija Ivanoviç

Mazurkeviçin, Vladimir Andrejeviça Kitashovin, Olega Valentinoviça Mironovim,

170

Dmitrija Dmitreviça Lubiçin; Fjodëra Simjonoviça Kutejevin, Allu Valentinovnu

Shillovu, Galinë Nikollaevnu Safronovoj, Llarisë Mihajllovnë Harinoj, Olgë Dmitrevnoj

Shapoçnikovoj, Valentinë Mihajllovnu Shllikovoj dhe shumë të tjerë, lista e të cilëve nuk

ka vlerë për lexuesit, por që unë do t’i mbaj në mënd për gjithë jetën.

Por në radhë me miqtë dhe shokët e mi dua të përmënd dhe tri familje të cilat u bënë

për mua familje shumë të afërta.

FAMILJA E STJEPANOVËVE

Këjo është familja e mbesës së gruas time. U njoha me këtë familje në vitin 1986.

Takohemi shumë shpesh, e para se e duam njëri tjetërin dhe e dyta se jetojmë afër

njëri tjetrit, gjithmon na lind dëshira që të takohemi së bashku, të festojmë festat dhe

ditëlidjet bashkë.

Kemi dhe takine tadicionale kur çdo vit festojmë në shtëpinë tonë Krishtlindjen

dhe Pashkën.

171

Kryetari i familjes është Igori, kurse tani që ka arritur majat më të larta i flasin

Igor Emiljeiç, që nga dita e njohjes tone ai arrijti të mbrojë dy disertacione, u bë

professor dhe doktor i shkencave në pulmonologji me fame botërore. Shpesh familja

e ime i kërkon ndimë mjekësore Igorit dhe ai gjithmon problemin e zgjidh me rezultat

pozitiv.

Gruaja e Igorit – Aljona, në të kaluarën infermjere, tani shtëpijake, nënë dhe

gjyshe e mrekullueshme, dhe një nga nikoqiret më të mira.

Të gjitha pushimet e verës ne i kalojmë së bashku me familjen e Stjepanovet në

rrethin e Kostromasë në Shellikovo. Para disa viteve blemë atje një apartament me një

dhomë dhe një kuzhinë, afër vilës së Igorit. Qysh prej asaj kohe ne kënaqemi me

bukurin e këtij vëndi historik dhe kulturor.Të afërmit, shokët dhe shoqet e Irishës janë

bërë njërëzit më të afërt për mua, po thuajse si motrat dhe kushërijtë e mi në Shqipëri

FAMILJA E SMIRNOVIT

Me familjen e Smirnovit Irisha më njou në vitin 1986. Të dy burrë dhe grua janë

shokët e ngushtë që nga klasa e parë e shkollës fillore. Genadi – inteligjent deri në palcën

e kockës, me ndjenja humori të shkëlqyeshëm, gjithmon është shpirti i çdo kolektivi,

172

gjithmon korekt, pa shumë fjalë, Vera është gruaja e tij e bukur. Jetojnë mbi 50 vjet

bashkë.

Kanë dy vajza të mrekullueshme dhe mbesën të rritur. Kështu ndodhi që Genadij

është i vetmi burrë në shtëpi, ai i do me gjithë shpirt vajzat e shtëpisë dhe ato i përgjigjen

po me të tillë dashuri.

Familja e Smirnovëve – familje mikpritëse, gjithmon me sofër të shtruar, në të cilën

unë dhe Ira jemi miq të shpeshtë. Gjat verës me dëshirë të madhe shkojmë në vilen e

tyre në Solliçnogorsk. Vila e tyre nga një anë është kopsht botanik në miniaturë, nga

ana tjetër është një areall natyror me liqen të vogël, ku rritet çdo bimë e rajonit, dhe ku

mund të mbledhësh bile dhe kërpudha. Unë gjat gjithë kohës që jam njohur me t’a,

gjithmon ushqej një simpati të rrallë për këtë familje, edhe pas një ndodhie, që më tronditi

shpirtërisht Genadi u bë për mua vëlla. Në vitin 1991 për mua u hap mundësia e parë të

shkoj në atdhe,në Shqipëri, por në atë kohë të bleje biletë në aeroplan duheshin dollarë

Amerikanë, të cilët mua më mungonin.

Nga e majta – Genadi, Vera, Katja, Ksenja Smirnovi.

Një ditë kur u ndodhëm miq në shtëpin e Smirnovëve unë në bisedë u’a thashë

keqardhjen time pse nuk vete dot në Shqipëri. Mbasi më dëgjoi nxori nga xhepi treqind

173

dollarë dhe e zgjati dorën të m’i jipte duke shqiptuar të m’i kthesh kur të të bëhet e

mbarë. Unë nuk i mora dollarët, por thellë në shpirt nga ky xhest vëllazëror u preka.

FAMILJA E SHAPOÇNIKINIT

Unë kisha dëgjuar për personin e Mark Sergejeviçit para njohjes tonë. Flitej se ai

ishte njeri i talentuar, specialist i mrekullushm në mbarështrim. Miqësia jonë filloi nga

fillimi i vitit 1998, kur së bashku filluan të vendosim në teritorin e parkut nacional provat

e përherëshme sipërfaqsore «Llosinij ostrov». Ne na bashkoi profesioni, dhe dëshira t’i

ndimonim njëri tjetërit.

Marik, si i flasim me përkëdhelje, jetonte në apartament komunal, zinte një

dhomë ku jetonte me gruan Olgën dhe djalin e vogël Nikitën. Apartamenti ishte pa

komoditete, por Marku si optimist që ishte nuk ankohej për asgjë, dhe sidomos më

ngushtësin e banimit, ai kishte shpresë të mirrte ose të blente apartament të ri.

Pa marrë parasysh ngushtësinë e banesës në dhomën e tyre gjithmon mblidheshin

miqtë dhe shokët e tij të shumtë. Miqt dhe shokët vinin te Marku sidomos pas gjuetisë së

tij me gjah të bollshëm, dhe ai mundohej ti ushqente miqtë që ngopshin me gjellët që i

përgatiste vetë

Unë dhe Ira ishim miq të shpeshtë në shtëpin e Markut dhe të Olgës, dhe gjithmon

ne na prisnin me dashuri. Shkonim edhe në vilën e tij në Aljoshino, dhe gjithmon e

kujtojmë ajrin e pastër, ujin e ftohët të burimit dhe shishqebapet e shijshëm që pregatiste

Marku.

Tani Marku është në pension, por vazhdon të punojë në Universitetin e pyjeve.

Ka kohë që bleu apartament në Moskë, djali i tij Nikita u rrit dhe sot studion në universitet,

por me Olgën u ndanë dhe tani Olga me Nikitën jetojnë në Pushkino kurse Marku në

Okullovo. Autobuzi i mbushur me pasagjerë plot e përplot, mezi luajti nga vëndi, dhe

nga dritaret filluan të kalojnë njëra pas tjetrës ndërtesat e qytetit Sergejev-Pasad. Nga

dëndësija që mbretëronte në autobus nuk kisha qejf të bisedoja me ndonjërin. Në fillim

u hodha një shikim gruas time Irës dhe shokut tim të punes Vladimir Pankovit, dhe

rashë në mendimet e mia. Unë kisha përse të mendoja, me gjithëse vendimi i pagëzimit

në fenë krishtere për mua, nuk diskutohej, kisha vendosur t’a rroj jetën që më ka

mbetur nën mbrojtjen e Krishtit.

174

.

RRUGA QË MË ÇOI NË TEMPULLIN E ZOTIT!

Unë me shoqëruesit e mi do të shkonim në fshatin Maliniki afër të cilit ndodhet

Kisha “e Nikollai çudi bërësit” me një liqen të madh dhe të pastër. Pikërisht në një

vënd të tillë, larg zhurmës dhe bezdisë të qyteteve unë vendosa që në moshën

gjashtëdhjet e nëndë vjeçare të pagëzohem në fen e krishtere, që ti afrohem Zotit të

madh, të behem pjesëtar i jetës së pa fundme, t’a lidh jetën që më ka mbetur me emrin

e shpëtimtarit të njerëzimit, me Krishtin.

175

Mendimet e mia për një moment m’u duk sikur m’u përzihen: nuk më kujtohej

kur më erdhi në mëndje medimi që të pagëzohem? Kur m’u hap mua kjo ide e shënjtë

e Zotit?

Mundet, mendoja unë, u poqa për këtë ditë të shënjtë, mbas takimit dhe bisedës

me priftin Aleksandër Menen. Ai disa here erdhi në Institutin tone të takohej me ne.

Për ardhjen e Aleksandër Menit në Institut gjithmon më njoftonte Vollodija, i cili ishte

i njohur me peripecitë e jetës time dhe mundohej, të më qetësonte shpirtërisht me fjalët

e Zotit. Vollodija duke qënë vetë besimtar mundohej çdo herë e më shumë të më

bindëte të pagëzohesha, të bëja në kishë pagëzimin e shënjtë.

Mbas vendimit tim peer t’u pagëzuar, ai ma plotësoi dëshirën që të bëhej Babai

i pagëzimit. Tani me vite të tëra unë e ndiej kujdesin dhe ndjenat e tij të mira për mua.

Tani dhe vetë e kuptoj se pa mbrojtjen e Zotit jeta e ime do kish mbaruar shumë

vjet më parë. Atëhere kur unë sa po i kisha mbushur dymbëdhjet vjeç u nisëm me

babain për në mulli, ku para tij rritej një rrap i lartë. Duke pritur babain nën hien e

rrapit, dëgjova alarmimin e zogjve në majë të tij, dukej si kur po i trëmbte ndonjë

mace. Por kur shikova rrapin në degat e tij nuk dallova asgjë.

I habitur nga këjo gjëndie, pa menduar fare, ju ngjita rrapit që te shikoja me

saktësi kush i trëmbte zogjtë. Po thuaj se u ngjita deri në majë të rrapit ku vrejta

nëpërmes të degëve folet e zogjve. U mbështeta në një degë të fortë dhe fillova me

vëmëdje të shoh nga ana e foleve, dhe në moment u trondita nga frika: para syve më

dolli koka e nepërkes.......

Mbas tre ditësh u përmënda në krevatin e spitalit, afër kokës time rrinin në

karrike babai dhe Mamudieja. Ata u gëzuan që erdha në vete dhe më thanë që unë kam

lindur me “këmishë”. Çfarë do të thotë kjo ata ma shpjeguan më von. Nënë rrap ishin

vendosur tre gurë, mbi të cilët grat e fshatit vënë kazanin për të valuar rrobat në mes

të gurëve ndiznin zjarrin dhe ndërmjet gurëve mblidhej shumë hi. Kur u trëmba nga

nepërka, dhe për çudi rashë nga rrapi në mes të dy gurëve, koka ra në hirin e butë.

Pësova goditje të ndryshme, humbje e ndjenjave dhe turbullimi e kokës, por

megjithate mbeta i gjallë, kur në të vërtetë, isha afër rrezikut të vdekjes.

176

Njeriu që bie një herë në situata të tilla, krijon eksperiencë që t’u shmanget

rreziqeve, të mos përsëriten më gabime te tilla, krijon ndejën e vetëmbrojtjes. Me mua

një mësim i tillë nuk u përvetësua.

Po në atë vit me mua u përsërit rreziku i humjes të jetës, që ngjante shumë me

rrezikun e parë. Një ditë me diell unë isha duke kullotur dhëntë. Deri sa dhëntë hanin

bar unë bridhja në vendet për rreth, dhe ndërmjet dy gurëve e pashë majen e nje bombe

të pa plasur si limon të kuq..Mua me një herë më tërhoqi forma e saj si kuti , me një

herë kujtova babain që nuk kishte kuti duhani. Pa mendur vendosa ta hap kapakun por

nuk pata fuqi. Nga inati e vërvita në një gur disa metra larg vehtes. Рlasja e bombës

më shurdhoi dhe pashë se vetëm disa cefla të vogëla pa më gjakosur ranë mbi kokën

time. Тë tillë fati të çuditëshëm nuk i vura përseri rëndësi, siç duket ishte mosha kur

njeriu nuk mendon për vdekjen.

Në të vertetë fati sikur qeshte me mua dhe filloi të më dërgonte rreziqe të tilla. Një

rast tjetër ndodhi në Qershor të vitit 1944. Fashistat gjermane e ndien fundin e tyre

dhe gjithë helmin dhe neverinë e nxirnin jo tek partizanet por te populli i pa faj. Në

një mëngjes filluan ta mbledhin popullin e Radhimës për ta shpëngulur në një vënd

tjetër që të mos u ndihmonin partizanëve. Gjyshi sa po e dëgjoi këtë lajm më tha

mua ik me të shpejtë dhe lajmëroi partizant për ketë ndodhi. Unë dola nga havllia

dhe nga maja e Çukës po ikja të poshtës, por fashistët më diktuan dhe fillun të më

qëllonin. Unë nuk u trëmba dhe kur plumbat fluturonin me vërshëllim mbi kokën

time, binin mbi gurë ose futeshin në rrënjet e përalleve. Mbas disa orësh unë isha në

kraharorin e Veli Elmazit komandatit të kompanisë në brigadën e pestë, të cilit i

thashë çfarë ndodhi në Radhimë. Partizanëve u pëlqeu “trimërija” ime. Kështu unë

qëndrova për ca kohë në radhët partizane. Një herë më dërgun mua bashke me një

djalosh të moshës time të plotësoja një detyrë.

Po ktheshim nga detyra në një vapë të madhе, dhe që të dyve na kish marrë

etja. Gjat rrugës pamë që nga larg një burim. Sapo u afëruam tek burimi unë dëgjova

një fishkëllimë të çuditëshme dhe u qëndrova ta marr vesh nga vinte kjo fishkëllimë.

Në atë kohë shoku i im u ul për të pirë ujë. Pa pritur nga bari j’u hodh në qafë një

177

nepërke e kafshoi dhe për disa sekonda u zduk. Nja 300 metra u larguam nga burimi

me shokun tim. Ai vdiq në duart e mia. Unë s’pata as një mundësi ta shpëtoja,

Mu kujtua 10 shtatori i vitit 1963 kur unë kalova kufirin Shqipëtaro-Jugosllav,

kur plumbi i ushtarëve të kufirit m’i dogji flokët e kokës dhe për një çikë desh m’a

mori jetën. Të gjitha këto ngjarje mua më vinin ndër mëndje.

Duke u tundur gjat rrugës në autobus, pa dashur shikoja nga dritaret që po i

largoheshim qytetit, ndërsa në mendjen time rrotulloheshin si në film të gjitha

ndodhitë që pësova në Shqipëri, por memorja m’i largonte kujtimet. Kjo nuk ishte

harresë, ishte imagjinata ime që çdo gjë që ndodh ka shkakun e sajj. Bindesha se fatin

tonë e drejton vetëm Zoti.

Frenimi i pa pritur i autobuzit e tundi gjithë masën e pasagjerëve, unë nga ky

frenim mezi u mbajta në këmbë. Të gjithë shprehën pakënaqësi kur panë policin rrugor

që na ndaloi autobuzin. Shoferi me një herë zbriti nga autobuzi dhe shkoi te makina e

policisë, bisedoi pak me ta dhe u kthye në kabinë. Mbas tij erdhi një toger dhe nga

dera e autobuzit foli: qetësohuni të dashur pasagjerë, foli me një zë me grykë, që ju

ndaluam për një kohë të shkurtër me qëllim që të mos hasni më vështirësira gjat rrugës.

Zbriti nga autobusi dhe u drejtua të makina e tyre pa i dëgjuar sharjet e pasagjerëve.

Autobuzi u nis pas gjysëm ore; para nisjes shoferi na e shpegoi shkakun e

ndaljes të autobuzit. Para neve udhëtonte një Gazel në të cilin plasi bomba në sallon,

kishte të vdekur...

Pasagjerët e autobusit u shqetësuan, kurse Volodija bëri kryqin. Mua me një

herë më hyri një frikë e pa kuptuar. Më erdhi në mënd se mos jam unë shkaku i

fatkeqësive. Dhe mëndja përsëri filloi të fluturojë në të kaluarën.

Mëndja më shkoi te vera e viti 1957, kur studjoja në vitin e fundit të Institutit

pyjor të Moskës. Pikërisht në atë kohë ndodhi me mua një ngjarje që e kujtoj gjithmon.

Praktikën për të shkruar diplomën e kaloja në pyjet e rrethit të Moskes të ndërmarjes

pyjore Shollokovo. Rrugica që të çonte nga instituti deri në stacionin shkonte ngjitur

me rrugën e trenit. Unë atë ditë shpejtoja që të mos vonohesha në tren. Shpejtoja të

arrija sa më shpejt platformën Podlipki, dhe sa po e pashë platformën e stacionit që u

afrua, mandej... Dëgjova mbrapa një zë të ashpër që shante me të gjitha ngjyrat.

178

Ktheva kokën dhe pashë që 10 metra larg meje kish qëndruar treni elektrik, dhe

makinisti zbriti nga treni dhe po vinte tek unë të më qërtonte.

Çka ndodhur me ty? Mos je shurdhuar? A po të është mërzitur jeta? Mos ke

dëshirë të bësh tragjedi udhore? Po më pyeste mua gjat rrugës. Kur erdhi afër meje

më shikoi të trëmbur dhe të zverdhur nga fytyra, tundi dorën dhe më urdhëroi të hap

rrugën.

Vetëm atëhere unë e imagjinova çdo kishte ndodhur me mua. Fshiva djersën e

ballit dhe i lirova rrugën trenit elektrik i cili kaloi para syve të mi. Por më e

çuditeshmja me mua ishte ajo që unë me njëherë e harrova atë që më ndodhi në

hekurudhë. Sapo iku treni mua sikur m’u mbyll memoria.

Por pikërisht atë ditë unë e kuptova që mua më mbron Zoti. Mua pa tjetër më

mbron ëngjëlli i im. Del ashtu siç thoshte gjyshi se çdo njeri ka ëngjëllin mbrojtës të

tij.

Megjithëatë, atë ditë në autobus mendimet e mia dhe telashet e jetës shumë

herë ngatërroheshin dhe ndërlikoheshin. Vetëm kujtimi i gjyshit me pamjen e tij të

urtë ma ngrohte shpirtin tim.

Unë e kujtova atë ditë që, si unë dhe prindërit e mi kishim besimin musliman.

Me gjithë atë shumë fetarë nuk ishim, por si të gjithë Radhimjotët ishim të ndershëm.

Si duket për këtë ves të mirë Zoti na mbron gjithmon.

Autobuzi gjat rrugës qëndronte në çdo stacion ku zbrisnin dhe hipnin njërëz të

ndryshëm, por unë isha gjithmon i zënë me mendimet e të kaluarës. Nga mendimet e

të kaluarës në shpirtim tim sikur po vazhdonte një pastrim radikal. Më dukej sikur

para kungimit tim në një ceremoni të rrallë për hyrjen time në besimin krishter po

ndryshohem dhe në mentalitetin tim.

Unë përsëri, kërkoja në memorien time t’a gjëja ditën kur filloi mbarësia dhe

besimi te Zoti. Mundet kjo ishte dita kur unë isha në kishën e Zagorkit me gjyshen e

Llarisës Agripinën ose si i flisnin të afërmit gjyshe Grusha, ku pas faljes, pa e pritur,

erdhi Krye peshkopi i Moskës dhe i gjithë rusisë Pimeni dhe filloi tu dhurojë

besimtarëve ikona të vogëla, kur erdhi radha ime, mua më hoqi fati të marr nga duart

179

e këtij Bibëlën. Është e pa mundur ta shpegosh në se kjo ndodhi është gjë e rastit a po

parashikim i Zotit.

Sigurisht çdo gjë që ndodh me ne në jetë, është dëshira e Zotit të madh. E gjithë

jeta jonë është parashikuar nga Zoti.

Në kishën e “Nikollait çudi bërës” të fshatit Maliniki në liturgji ne u vonuam,

arritëm vetëm në Heruvimë.

Historia e kishës dhe këtij vëndi të shënjtë për mua ishte e njohur.

Sipas të dhënave të kishës. Në shekullin e XVII tek mullari i barit në fshatin

Maliniki u çfaq ikona e “Nikollait çudi bërës”. Atë e çuan në kishë, por të nesërmem

u çfaq përsëri në vëndin e parë. Atë përsëri, me ceremoni fetare, e vendosën në kishë.

Por të nesërmem ajo prapë u çfaq tek mullari.

Vendosën që në vëndin ku çfaqej ikona të ndërtonin një kishë prej druri. Dy

shekuj më von me dëshirën dhe me paratë e mitropolitit të Novgorodit dhe Sankt-

Petërgurgut Amvrosija (Papedov) dhe knjazit të vëndit Sherbakov ndërtuan në atë

vënd një kishë prej gurësh.

Kjo ndodhi në atë kohë u bekua dhe nga Zoti.

Pikërisht sapo e mbaruan kishën ra një shi me vetëtima një nga të cilat goditi

një nga mështeknat e afërme dhe u fut në tokë, në atë vënd plasi një burim me ujë të

shënjtë dhe të pastër si kristali. Kjo ishte shënjë jete.

Siç dihet nga ungjëlli thuhet: «Kush nuk lind nga uji dhe nga shpirti nuk mund

të shkojë në pallatet e Zotit».

Por dhe këtu në Maliniki mua më ndihmoi fati – unë do kungohesha në një

liqen të pastër po ashtu si bëhej kungimi në kohët e lashta në Rusi.

— Po kungohet robi i Zotit Sallaman shqiptoi prifti Vjaçesllav Bregeda më 2

qershor të vitit 2000 ...

Unë atëherë, për herë të parë e dëgjova emërim tim të ri dhe të shënjtë – për

nder të të shënjtit Sallamana Persianina, që ka jetuar në shekullit të pestë.

180

Zëmëra ime u mbush me disa ndjenja të reja, mua mu duk sikur u treta në liqen

dhe ndieja një gëzim të pa kuptuar ndonjëherë në jetë. Një gëzim që më dërgohej nga

Zoti. Shpirti i im sikur po fluturonte.

Unë e pash vehten atë ditë në merkato të Vlorës kur vajta për të shitur fiq. Atë

ditë shumë shpejt i shita fiqtë i numurova paratë dhe po bëhesha gati të ikja. Në atë

moment më doli para syve një plakë me trup të imët, e dobët dhe e tharë si peshku në

diell, me një zë që dukej sikur dilte nga varri mu drejtua me lutje ti jap një lekë për të

blerë bukë. Unë pa u menduar aspak i dhashë gjysmën e fitimit nga fiqtë. Ajo sa po i

pa paratë që i dhashë, me një herë nga syt e saj filluan të kullojnë lotë. Mandej shqiptoi

“Të mbroftë Zoti more djalë i mirë”. Duke ju lutur Zotit për mua plaka iku nga

merkatua. Kjo ndodhi dy ditë para se të rrëzohesha nga rrapi.

Atë ditë në kishën e shënjtë të “Nikollës çudi bërës” mu duk se pikërisht

atëhere erdhi tek unë mirësia e Zotit, sepse pikërisht në ato minuta dhe në minutat e

kungimit unë ndjeva të njëjtën lehtësi në zëmër dhe lumturi të pa spjegueshme.

181

Pikërisht atëhere në merkaton e Vlorës pa e kuptuar as vetë arrita që unë të jem

i mbrojtur nga Zoti. Pikërisht që nga ajo ditë Zoti më ka mbrojtur gjat gjithë jetës. Si

duket që atëhere dhe deri më sot jam nën vëmëndjen e tij.

Zoti dhe kur të dërgon vështirësi, ka qëllim të të provojë ty dhe zëmërën tënde

mos është mbushur me vrer. Vetëm njeriu që bën të mira me urdhërin e zëmrës është

gjithmon njeri i Zotit.

Kjo rrugë e jetës time më pruri mua në tempull të Zotit.

Tani unë jam i krishter dhe qytetar i Rusisë. Unë jam shumë i kënaqur që jetoj

në Rusi, ku më shumë se 50 vjet, nuk e kam ndier veten të huaj dhe të vetmuar.

Unë e kalova gjithë jetën në Rusi, sepse nuk ka shtet tjetër në botë ku i huaji

ta ndiej veten si në shtëpi e tij. Populli rus i çmon njerëzit me vetit që ka vetë – punë

të ndershme, shpirtmirësi, durim dhe kujdes për njëri tjetrin. Unë jetova gjithë jetën

në Rusi, sepse kultura ruse është një nga kulturat me të shquara në botë. Në asnjë vënd

të botës s’kanë lindur të tillë gjiganda si Pushkini, Dostojevskij, Tolstoi. Unë kam

vendosur të vdes dhe të varrohem në Rusi, sepse dhe toka ruse do më mbajë në

thellësin e saj me respekt dhe grohtësi.

MENDIME DHE BRENGA PËR PYLLIN RUS

Në kohën e praktikës, në vitin e largët 1953, unë për herë të parë u ndodha në

pyllin rus. Praktikën e kryenim në pyjet e ndërmarrjes pyjore Shollokovo të rrethit të

Moskës. Mua, studentit shqiptar, pylli Rus më mahniti që në minutat e para, një herë

e përgjithmonë. Pishat njëqindvjeçare me trungje të lartë gjigandë, ku rrezet e diellit

depërtonin nga kurorat e gjelbra me tufa-tufa, ndriçonin qylimin e gjelbër prej

boronice (qershi toke - Vaccinium), të mbushura me kokrra të zeza, të krijohej

përshtypje sikur ndodheshe në një tempull të Zotit, i cili bëhej akoma më i kënaqshëm

nga këngët e bukura të zogjve. Mua, si silvikultor i ardhshëm, më habiti jo vetëm

bukuria e pyllit të pishës, por ca më shumë kujdesi që tregohej për të.

Kudo mbretëronte rregulli i silvikultorit: pastërti, nuk të zinte syri asnjë dru të

rrëzuar nga era, bora, rrufeja apo nga pleqëria, nuk të shikonte syri as një ndotje

antropogjene. Toka e koridoreve ndarës të parcelave ishte e lëruar, me qëllim që të

izolonin parcelat midis tyre nga ndonjë zjarr i papritur. Në çdo kënd të parcelave

182

qëndronin shtyllat kufindarëse, të vendosura sipas shkencës së mbarështimit. Në

pjesët e mbjella me kultura pyjore ose të zëna me pyll të ri dukej kujdesi i madh

silvikulturor.

Pyjet e pa fund të Rusisë

Atëherë më lindi ëndrra që t’a zbatoj të tillë kujdes dhe rregull në pyjet e

Shqipërisë, por fati komandoi për mua ndryshe. Prej Prillit të vitit 1965 unë u bëra

nënshtetas i Rusisë dhe, që në atë kohë u dashurova me këtë shtet, me popullin dasha-

mirës dhe me pyllin rus.

Në Rusi takon shumë gjëra të mrekullueshme, por mrekullia dhe dhurata më e

madhe e Zotit për Rusinë është pylli, mrekulli të tillë vështirë ta gjesh në botë.

Prandaj, sot për mua si silvikultor i vjetër, është shumë e rëndësishme të di se

çfarë do të ndodhë me pyjet e Rusisë në të ardhmen.

Përsëri po kthehem tek praktika e vitit 1953, kujtoj silvikultorin më të njohur të

Rusisë, profesorin Nikollaj Pavlloviç Anuçin, i cili na shpjegonte neve studentëve që

hallka kryesore për ruajtjen e pyjeve është “rojtari i pyjeve”. Pikërisht nga rojtari i

pyjeve varet mirëmbajtja e pyjeve.

183

Rojtari i pyllit e dallon i pari tymin mbi pyllin e tij dhe me një here shpejton për

ta fikur zjarrin në vendin ku del tymi; në rast se nuk është në gjendje ta fikë vetë,

kërkon ndihmën e fshatarëve ose telefonon shërbimin zjarrfikës të pyjeve ta kryejë

këtë detyrë sa më shpejt.

Rojtari i pyjeve, si doktor i pasionuar, gjatë ecjes nëpër pyll, e shikon me

vëmendje çdo dru dhe ndërmjet tyre dallon hormoqet që janë prekur nga krimbat

ngrënës të lëvores (Ips tipographus), të cilin me një herë e pret dhe i djeg pa kërkuar

leje as nga ndonjë organ, sepse qëllimi i shpejtësisë në prerje dhe djegies është fakti

që të mos përhapet ai dëmtues në drurët e tjerë.

Në rast se ai dëgjon ndonjë të shtënë pushke ose dallon ndonjë trung të posa

prerë, do të veprojë energjekisht për t’i gjetur dëmtuesit. Prandaj, rojtari i pyjeve në

popull ka autoritet të lartë.

Ja pra, metodat dhe mënyrat e thjeshta të kohës së largët me të cilat e mbronin

pyllin nga çdo rrezik.

Unë nuk bëj thirrje të kthehemi në të kaluarën. Vetë kam vuajtur nga regjimi

represiv i Enver Hoxhës, por bëj thirrje që të mos i harrojmë të mirat që kishte koha e

kaluar dhe sidomos ato që i përkasin mirëmbajtjes të pyllit.

Si më kujtohet mua, në atë kohë nuk i shkonte në mënd njeriu që të zëvendësonte

specialistët e aftë të pyjeve me njerëz që nuk kanë asnjë njohuri për pyjet, por që i

kanë përvetuar mirë meritat e shërbëtorit besnik, t’i shërbejë me besnikëri të zotit, siç

po ndodh sot tek neve.

Dihet nga të gjithë që kujdesin në pyll mund ta sigurojë vetëm specialist i

ekonomisë pyjore dhe në asnjë here njerëzit e rastit.

Në kohën e kaluar, drejtori i ndërmarrjes pyjore, kryeinxhinieri dhe inxhinierët

e pyjeve ishin specialistë të nivelit të lartë, kishin njohuri për mirëmbajtjen e pyjeve,

me një fjalë, ishin “profesorë” në punën e tyre.

Atëherë dhe shkolla pyjore ruse ishte shkolla më e përparuar në botë, veprat e

shkencëtarëve tanë të pyjeve shtypeshin me tirazhe mbi 100 mijë ekzemplarë dhe

përktheheshin në shumë gjuhë të botës.

184

Emrat e shkencëtarëve të pyjeve rusë njiheshin kudo. Pikërisht kështu ishte

gjendja e ekonomisë pyjore në të kaluarën. Kundërshtimi i kësaj të vërtete është i kotë.

Kur krahasoj gjendjen e pyjeve të vitit 1953 me gjendjen e pyjeve të sotme,

zemra fillon të më dhëmbë.

Është e pamundur të bëhesh indiferent dhe të mos i shikosh pa dhembje e dësh-

përim ato që ndodhin në pyjet tona gjatë 20 vjetëve të fundit. Nga kjo gjendje të vjen

në mëndje thënia e silvikultorit gjerman Karl Gejerit, që “Pylli mund t’i qëndrojë çdo

fuqie të natyrës. Veçse, i pafuqishëm është vetëm nga një armik – njeriu”. Unë do të

shtoja që armiku më i rrezikshëm për pyjet dhe mbrojtjen e natyrës është politika e

pabazuar e shtetit për pyjet.

Reformat e zhvilluara pas kalimit të Rusisë në ekonominë e tregut nga Ministria

e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Rusisë të viteve 1992-2012, pothuajse e varrosën

ekonominë pyjore dhe e dobësuan në maksimum industrinë pyjore si degë të

rëndësishme të ekonomisë kombëtare.

Si rezultat, pylli rus faktikisht mbeti pa zbatues të ligjeve dhe pa propagandë

jetësore dhe ca më keq, mbeti pa specialistë, zërat e të cilëve i dëgjonte qeveria dhe

ndikonin pozitivisht në ekonominë pyjore.

U zhduk nga aktiviteti pyjor rojtari i pyjeve, që praktikisht këtë mund ta quash

reformë pa asnjë logjikë ose sabotim. Është e çuditshme se si i shpjegojnë sot autorët

e kësaj reforme.

MILIONA HEKTARË DREJT DËMTIMIT MASIV NGA SËMUNDJET

Gjendja e pyjeve tanë sot është shumë e tmerrshme. Pyjet e hormoqit në 70-80

% janë të dëmtuar dhe po thahen me miliona hektarë nga dëmtuesit e lëvores dhe

sëmundje të tjera. Pyjet kanë mbetur pa asnjë farë kujdesi, janë mbushur me trungje

të rrëzuar nga mosha, era, bora, rrufeja, sëmundija i cili është bërë material mjaft i

përshtatshëm për djegie të shpejtë, qoftë nga ndonjë cigare e pashuar, nga rrufeja ose

nga reflektimi i rrezeve të diellit, kur mund të shkaktohet zjarr i papritur, që është

katastrofë për pyjet.

185

Kjo është e qartë për çdo specialist të pyjeve dhe për çdo fshatar ose qytetar që

ndodhet sot në pyll, por jo për ata që janë të ngarkuar dhe të detyruar të marrin masa

për ta ndryshuar këtë gjendje fatale.

Ata që përgjigjen për pyllin nuk duan ta shohin gjendjen reale. Sepse në shtetin

më të madh pyjor në botë u likuiduan tri ministri nga më të nevojshmet: ajo e mbrojtjes

së natyrës, ajo e pyjeve dhe ajo e përpunimit të drurit.

Sot kemi mbetur pa ministri me të drejta ligjore.

Por, më e keqja qëndron në atë që sot drejtuesit e pyjeve të nivelit të lartë, në

përgjithësi, janë persona pa asnjë njohuri për pyjet, të cilët nuk janë në gjendje ta

çmojnë rrezikun që u kërcënohet pyjeve. Kjo gjendje, që mbretëron sot në pyje dhe

në drejtimin e pyjeve e, revolton çdo specialist dhe amator të pyjeve.

Të themi të drejtën, sot ne ecim me hapa të shpejta drejt katastrofës pyjore dhe

natyrës. Sot është bërë më se e qartë se sektori i pyjeve nuk mund të zhvillohet pa

mbrojtjen e natyrës, pa mekanizma dhe organizim të miratuar nga i gjithë populli.

Bota sot ka tejkaluar çdo kufi të normave të shfrytëzimit të pasurive natyrore.

Bile dhe ujin e pijshëm ne e shfrytëzojmë më me shumicë sesa është në gjendje ta

prodhojë natyra. Nga industria jonë ne kemi aq shumë mbeturina, të cilat, sipas

strukturës dhe përbërjes së tyre, natyra nuk mund t’i ripërpunojë ose t’i asgjësojë.

Me veprimet tona ne i kemi ndryshuar marrëdhëniet me natyrën. Ajo nuk është

në gjendje si më parë t’i asimilojë mbeturinat antropogjene. Ne e kemi lënë pas dore

mbrojtjen e natyrës.

Të gjitha veprimet tona tani janë drejtuar vetëm nga tregu, ne jetojmë për tregun,

edhe kur punojmë, edhe kur pushojmë. Pikërisht tregu na i dikton veprimet tona. Ne

sot nuk jemi më njerëz të lirë. Televizori, gjeniu më i keq i kohës së sotme, nga mën-

gjesi deri në mëngjes, për 24 orë pa pushuar, na urdhëron që çdo herë të blejmë sende

të reja, se aftësia e blerjes është masa e vlerës së individit.

Çdo ditë budallallosin njerëzit me reklamat dhe thirrjet për të blerë, duke na e

hequr aftësinë të çmojmë ku është e vërteta dhe ku është gënjeshtra. Më e rëndësish-

mja është se ata nuk mendojnë për natyrën, por mendojnë të shesin sa më shumë shishe

me koka kola, fanta dhe sprajt.

186

Unë nuk dua të kufizohem me fjalën “natyra”, po dhe me fjalën “pyll”, sepse

pylli është pjesë e natyrës. Jo vetëm pjesë e natyrës, po pjesa më e rëndësishme. Pylli

është skeleti i natyrës. Është hallka më kryesore e natyrës. Në sajë të fotosintezës –

një nga komponentët kryesorë të natyrës së gjallë, është procesi më i rëndësishëm, pa

të cilin nuk mund të ketë jetë në botë. Prandaj, sot është e pamundur që rëndësinë e

pyjeve ta nënçmosh.

Por, për ta nënvleftësuar vlerën e tij nuk duhet asnjë dituri. Këtë nënvleftësim

në Rusi pothuaj se e bëjmë çdo ditë.

Shumë udhëheqës premtojnë ta ndryshojnë gjendjen, por faktikisht rezultatet

janë zero.

Po të dëgjosh fjalimet e udhëheqësve të rangjeve të ndryshme, ata mundohen të

bindin se gjendja në ekonominë pyjore, në mbrojtjen e natyrës dhe në industrinë

pyjore nuk është katastrofike.

Vetëm dembelët nuk flasin sot, që reformat bëhen dhe zhvillohen jo si modë e

kohës, por për të mirat e qytetarëve. “Lumturinë “ nga reformat e kohës së fundit ta

tregon gjendja e tmerrshme në sektorin e pyjeve të Rusisë.

Kështu, për shembull, në vitin 1998 Kolegjiumi i Drejtorisë së Pyjeve përpunoi

konceptin e zhvillimit të ekonomisë pyjore, ku parashikohej riorganizimi i përhershëm

i bazës ligjore në drejtim të shfrytëzimit, ripërtëritjes dhe mbrojtjes së pyjeve dhe na-

tyrës. Rezultati = Zero.

Në korrik të vitit 2002 u bë mbledhja e Presidiumit të Këshillit Shtetëror “Mbi

zhvillimin e ekonomisë pyjore dhe shfrytëzimit pyjor të Republikës Federative Ruse”.

Rezultati = Zero. Në vitin 2003, Partia “Edinaja Rusija” shpalli planin e Putinit për

zhvillimin e kompleksit pyjor, ku viheshin në radhë të pare problemet e përsosjes dhe

zhvillimit të bazës juridike dhe të drejtimit të kompleksit pyjor, masat për ripërtëritjen

e pyjeve dhe për zhvillimin e monitorimit aerokozmik, rritjen e konkurrencës në tre-

gun botëror të lëndës drusore, zhvillimin e industries të ndërtimit të kotexhëve prej

druri, të bioenergjetikës dhe përsosjen e përgatitjes së kuadrove. Rezultati = Zero.

187

Në vitin 2006 u pranua sistemi i drejtimit të shfrytëzimit të pyjeve. Në dhjetor

të vitit 2007 u miratua strategjia e zhvillimit të kompleksit pyjor për vitet 2008-2020.

Rezultati = Zero.

Në mars të vitit 2011, në këshillin e zhvilluar për shqyrtimin e veprimtarisë së

Qeverisë së Federatës Ruse, drejtori i Drejtorisë Pyjore pranë Qeverisë Federative

Ruse, V.N. Masljakov theksoi se roli i drejtorisë pyjore qëndron në koordinimin e

punës për ngritjen e efektivitetit të marrëveshjeve me 44 subjekte të Rusisë Federative,

praktika e këtyre sugjerimeve me rajonet më kryesore të shtetit e ka treguar efektivi-

tetin e saj. Në të ardhmen do të vazhdojmë po ashtu. Për fat të keq, rezultatet pozitive

të këtij koordinimi sot nuk shihen në pyjet tanë.

Parashikime për drejtimin pyjor në vite të ndryshme janë bërë si nga Presidenti

dhe Kryeministri, po ashtu dhe nga Ministri dhe Zëvendësministrat e pasurisë naty-

rore. Por, rezultati i këtyre parashikimeve të kujton parashikimet e “përmbysjes së

botës”, që nuk realizohen kurrë. Të gjitha këto janë vetëm fjalë dhe asgjë më tepër.

Mundet, ka nga ata që do të më kundërshtojnë, duke prurë fakte të hapjeve të

stacioneve të mbledhjes së farërave, të financimit të ekonomisë pyjore dhe të tjera

vepra të shtetit, por këtyre kundërshtimeve asnjë njeri nuk u beson.

Me të vërtetë janë hapur disa stacione dhe fidanishte, por janë vallë këto vlera

që të mburresh?

Është njësoj, kur kryemjeku i spitalit do të mburret që në spital sollën aspirina

dhe fashë me pambuk. Këto janë gjëra që duhet të kryen, si mund të bëhet ndryshe?

Specialistët e pyjeve e dinë shumë mirë që, para shkatërrimit të ekonomisë

pyjore, në Rusi mbilleshin disa herë më shumë fidanë sipas standardeve, se sa prod-

hohen sot.

Po të njëjtën gjë mund të them dhe për financimin e ekonomisë pyjore.

Paratë i janë caktuar ekonomisë pyjore më shumë se më parë, por më pak se sa

duhen.

Ky është fakt.

188

Por, më e rëndësishmja është se çfarë efekti kanë prurë ato para në ekonominë

pyjore? Po t’i heqim miliona e miliona rubla që harxhohen në mbledhjet, simpoziu-

met, për shërbimet brenda e jashtë shtetit, për banketet e shumta dhe të tjera harxhime

jo në favor të ekonomisë pyjore, s’kemi, pra, pse të mburremi me fidanishtet apo me

teknikën zjarrfikëse, të cilat janë shumë më të pakta nga sa nevojiten.

Nga ky kujdes, dhe sidomo nga financimi i pyjeve dalin një radhë pyetjesh: Ku

është kujdesi për pyllin? Ku është rojtari i pyllit? Ku është mbrojtja e pyjeve nga

sëmundjet? Ku bëhen punët për pastrimin e miliona hektarëve të mbushur nga trungjet

e rrëzuar nga era dhe mosha? Ku janë veprimet urgjente kundër dëmtuesit të lëvores

së hormoqit, që po shkatërron me miliona hektarë? Ku është puna aktive për përpuni-

min e ligjeve pyjore për të prurë në rregull çdo veprim që kryhet në pyje?

Ku është puna aktive për ta përmirësuar Ligjin pyjor, të cilin gjithëmon e kriti-

kojmë? Ku është Programi i qartë dhe i saktë i veprimeve për shumë dhjetëvjeçarë, që

preokupon çdo specialist të pyjeve? Ku është respekti për profesionin e silvikultorit?

Pse u zhduk politika e përgatitjes së kuadrove pyjore dhe e përgatitjes së rezervave të

tyre? Nga këto veprime sot nuk kryhet asgjë, shkaku mungesë e financimit. Nga funk-

sionarët e pyjeve duket vetëm puna e pakuptueshme e qarkullimit të letrave, raporteve

e sugjerimeve, për shkruarjen e të cilave harxhohet koha më e madhe e ditës së punës

të funksionarëve dhe që në të vërtetë është vetëm imitim i punës së madhe në lëmin e

pyjeve.Për të punuar me sukses në ekonominë pyjore dhe të zbatosh kujdesin e rre-

gullat që duhen për pyjet e Rusisë është e nevojshme të dish radhën e zbatimit të pla-

neve.

Por, për t’i mësuar këto rregulla duhet të mësosh në institut gjithë lëndët pyjore,

duhet që të të zënë kallo këmbët dhe duart në punën praktike, dhe më në fund duhet

të kesh përvojë për punë në pyll dhe vetëm atëherë mund të marrësh timonin e drejti-

mit në ekonominë pyjore.

SI QËNDRON E VËRTETA E DREJTIMIT TË PYJEVE SOT?

Karakterizohet me mbizotërimin e të paditurve në drejtimin e pyllit, të cilëve

nuk u bën asnjë përshtypje se çfarë ata drejtojnë, sot pyllin, nesër baletin, pasnesër

kozmosin. Me të tillë drejtues të pyjeve nuk do të arrijmë shumë larg, të dashur kolegë.

189

Me guximin më të madh mund të them, se gjatë kohëve të fundit, në pyll nuk ka

ndryshuar asnjë gjë, përkundrazi është më keq se sa ka qenë.

Ne i shkatërruam të gjitha lidhjet dhe rregullat që ishin vendosur në pyje qindra

vjet më parë. Dhe pylli e mori hakun e vet me djegien masive të vitit 2010.

Pikërisht zjarret e vitit 2010, si në pasqyrë, e treguan pakujdesinë e funksio-

narëve, indiferentizmin e biznesit, mungesën e kulturës të atyre që dëfrejnë në pyll,

harrimin e traditave për t’i mbrojtur fshatrat nga zjarri i pyjeve. Kështu që, plani i

Putinit mbi zhvillimin e kompleksit pyjor dhe marrëveshjet e V.N. Masljakovit,

mbetën të shkruara në letra dhe në mbajtësit elektronikë.

Përpjesëtimet gjigande të zjarreve në pyjet tanë do të ngjasin çdo vit, në qoftë

se nuk do ta riorganizojmë gjithë sistemin e kompleksit pyjor, bujqësisë dhe ekono-

misë komunale.

Shpenzimet për shuarjen e zjarreve, për rimëkëmbjen e fshatrave të djegura dhe

mbjelljen e territorit pyjor të djegur, sipas llogarive të ekonomistëve, i kalojnë 300

miliardë dollarë, pa llogaritur miliona metër kub dru të djegur dhe dëmin ekologjik që

pësoi vendi.

Do të thotë se humbjet ekonomike nga zjarret e vitit 2010 i kalojnë të ardhurat

e shtetit, që merren nga ekonomia pyjore dhe nga industria pyjore së bashku.

Sipas mendimit tim, të gjitha këto harxhime do të mjaftonin për organizimin

dhe modernizimin e sotëm të pyjeve, të bujqësisë dhe ekonomisë komunale.

Niveli relativ i dëmit nga zjarret në Rusi është më i madhi ndërmjet shteteve të

përparuara të botës. Ai e kalon dëmin e zjarreve të Amerikës me tri herë, të Japonisë

me tri here e gjysmë, të Anglisë me katër here e gjysmë.

Dëmi ekologjik i zjarreve nuk është llogaritur akoma plotësisht, megjithatë dihet

që çdo hektar pyll i djegur hedh në atmosferë 80 deri 100 tonë pluhur tymi, 10 deri 20

tonë gaz karbonik, oksid squfuri dhe azoti.

Prej tymëzimit vdesin njerëzit që vuajnë nga zemra dhe tensioni i gjakut. Zjarret

pyjorë ndihmojnë në përhapjen e kërpudhave dhe mikrobeve të rrezikshme për nje-

riun.

190

Nga zjarret pyjore ngordhin shumë kafshë të egra dhe ato që mbeten gjallë

gjejnë vende të tjera banimi, kështu shkatërrohet balanci biologjik i pyllit.

Ndikimi i dëmit të madh ekonomik, ekologjik e social të zjarreve, është rezultat

i politikës jo largpamëse të qeverisë për pyjet, për bujqësinë dhe anën sociale, ai dëm

do të ndihet në atdhe për një kohë të gjatë.

Nga thatësira e kohëve të fundit, Kina mund të mbetet pa ujë të pijshëm, d.m.th.

mbeten më tepër se një miliard njerëz pa ujë. Të tilla kataklizma mund të ndodhin dhe

në shtete të tjera të botës.

Kjo gjendje alarmuese pa dashur të bën të mendosh, nëse do të shpërthejë ndonjë

herë lufta e tretë botërore, shkaku nuk do të jetë lufta për naftë ose gaz, as për të shtuar

territorin e shtetit, por për mungesën e ujit të pijshëm.

Çfarë duhet të bëjë Rusia, që sot disponon 25% të pyjeve të botës dhe pothuajse

50% të ujit të pijshëm?

Para së gjithash duhet të projektojë kujdesin për pyjet, bujqësinë dhe ekonominë

komunale brenda kufijve të pellgjeve ujëmbledhës, që t’i tregojmë botës rrugën e

ruajtjes dhe të shtimit të pasurive të ujit të pijshëm.

Çdo të thotë të drejtojmë punët e kujdesit në kufijtë e pellgjeve ujëmbledhës?

Madhësia e sipërfaqes ujëmbledhëse të lumit tregon plotësinë e lumit me ujë, sa

më e madhe të jetë sipërfaqja ujëmbledhëse, aq më shumë lumi është i mbushur me

ujë. Por siç dihet, sipërfaqja ujëmbledhëse e lumit është e veshur jo vetëm me pyll,

aty dodhen dhe ara bujqësore e livadhe, fshatra dhe qytete.

Në qoftë se çdo pjesëtar i sipërfaqes ujëmbledhëse nuk do t’u përmbahet rregul-

lave të mirëmbajtjes të sipërfaqes, atëherë dhe roli i pyjeve për të mbajtur ujin e pij-

shëm të pastër dhe të plotë bie në minimum.

Njeriu me shekuj ka ëndërruar që të ketë gjatë jetës të tij një ekonomi shembul-

lore, ose një sistem shembullor shoqëror. Në traktatin e Platinit(Plutonit) për krijimin

e shtetit ideal janë shtruar të tilla mendime.

Por në Greqi nuk u gjet njeri që t’i vinte në jetë mendimet e tij.

Sot ka ndryshuar gjendja, prandaj të tilla fantazira mund të realizohen në jetë

me ndërhyrjen e OKB-së, e cila në atë kohë nuk ekzistonte.

191

Për zhvillimin ideal të ekonomisë brënda pellgjeve të rrjedhjes ujore duhet të

jenë të interesuar të gjitha shtetet e botës. Një nga drejtimet e formimit të ekonomisë

ideale qëndron në optimizimin e sasisë së pyjeve dhe përbërjes së tyre, të fushave

bujqësore, të sasisë dhe cilësisë të objekteve komunalë për çdo sipërfaqe të pellgjeve

lumorë.

Duhet të planifikojmë funksionimin optimal të kompleksit pyjor, d.m.th.vëlli-

met e shfrytëzimit dhe të ripërtëritjes së pyllit, vëllimet optimale të nënprodukteve të

pyllit, sasitë dhe cilësitë e përpunimit në një sistem të përbashkët të të gjitha degëve

të kompleksit pyjor për të gjithë pellgun lumor të nivelit të subjektit të Rusisë Fede-

rative.

Këto kondita janë dhe kërkesë e Kodeksit të pyjeve, ku thuhet se qeverisja e

ndërmarrjes pyjore financohet nga subjekti i Rusisë Federative mbas optimizimit të

planit pyjor të subjektit të Rusisë Federative, d.m.th. zgjidhja e problemeve sociale të

ndërmarrjeve pyjore në 50 subjektet pyjore të Rusisë varet nga sasia e financimit të

planit pyjor të subjektit.

Mbi nivelin e zhvillimit të kompleksit pyjor gjykohet, para së gjithash, nga sasia

e përdorimit të produkteve drusore për çdo nënshtetas. Ky indeks për Rusinë është

dhjetë herë më i ulët se në shtetet e përparuara industriale. Për shembull, përdorimi i

letrës dhe kartonit në Rusi është 22 kg për person, kurse në ShBA – 347, në Finlandë

– 321, në Brazil – 41, në Kinë – 30; konsumi mesatar për gjithë botën harrin mbi 50

kg.

Bile dhe niveli i përdorimit të dërrasave, për të cilat nuk kërkohen mekanizma

të komplikuara, tek ne është shtatë herë më i ulët se në SHBA, Kanadë, Finlandë apo

Suedi. Përdorimi i kompensatës, një nga zëvendësuesit më të mirë të dërrasave, tek ne

është dhjetë herë me i vogël se në SHBA, Kanadë, Finlandë dhe Japoni, bile tri herë

më pak se në Kinë, Brazil, Indonezi, Kili dhe mesatarja për gjithë botën.

Të pakrahasueshme janë dhe fitimet nga eksporti i lëndëve pyjore, ku, sipas të

dhënave të vitit 2009, lider është Kanadaja me 26 miliardë dollarë, mandej SHBA me

16, Suedia me 11 dhe Finlanda me 10. Dy shtetet e fundit e kalojnë Rusinë me tri herë,

me gjithë që ata presin lëndë druri në pyll dy herë më pak se Rusia.

192

Siç theksohet në Kodeksin e pyjeve, qëllimet kryesore të optimizmit të planit

pyjor të subjekteve të Rusisë Federative janë:

- përsosmëria e sistemit të drejtimit dhe zhvillimit të kompleksit pyjor;

- formimi i sektorit të përparuar të pyjeve, me fonde të reja përpunimi, që të

bëhet i zoti të konkurrojë në të gjitha tregjet;

- optimizimi i shpërndarjes së llojeve të prodhimit të lëndëve pyjore nëpër ndër-

marrjet pyjore me qëllim që të arrijmë në prerje racionale të pashterueshme;

- ta ngremë bilancin përfitues nga shfrytëzimi i burimeve pyjore, duke e ruajtur

potencialin ekonomik dhe biologjik të pyllit.

Të gjitha këto kërkesa tregojnë faktin se kompleksi pyjor është një sistem i

madh, ku të gjitha degët e pyjeve (ripërtëritja dhe mbrojtja, prerja dhe përgatitja e

prodhimeve, si dhe përpunimi i tyre janë të lidhura me njëra tjetrën), po ashtu dhe

sasia e prodhimit të mobileve, letrës dhe kartonit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvil-

limin e kulturës dhe mirëqenies të çdo nënshtetasi.

Prandaj, kompleksi pyjor i sotëm duhet të bëhet sistem i teknologjisë së lartë për

të gjitha degët pyjore (të prerjes së pyjeve, të përpunimit të tyre, të prodhimit të celu-

lozës dhe të bioenergjisë) dhe i gjithë ai të bëhet sektor i koordinuar i ekonomisë po-

pullore nën të njëjtën udhëheqje. Një sektor i tillë do të jetë më efektiv se sektori i

naftës.

Duhet theksuar që prodhimtaria e pyjeve në krahasim me naftën është i përje-

tshëm dhe kur e shfrytëzojmë racionalisht është në gjendje ta nxjerrë shtetin nga çdo

llojë krize.

Në saje të funksionimit optimal të të gjitha degëve pyjore në Finlandë dhe Suedi

janë krijuar komplekse të tilla pyjore. Për shembull, në Finlandë ekonomia pyjore dhe

e përpunimit të drurit prodhojnë 8% të prodhimit të përgjithshëm shtetëror. 30% e

eksportit të Finlandës i takon prodhimeve të industrisë pyjore. Sipas vlerësimeve ndër-

kombëtare, ekonomia popullore e Finlandës në masën më të madhe varet nga funk-

sionimi i kompleksit pyjor – pylli është faktori kryesor në formimin e landshaftit fin-

landez. Ai është vendi i banimit të faunës fine dhe pa asnjë pengesë, vendi i dëfrimit

dhe i çlodhjes të kujtdo finlandezi.

193

Që ta bësh sektorin e pyjeve efektiv si të Finlandës, duhen jo vetëm vendimet

shtetërore në letër, por dhe optimizimi i nevojshëm i burimeve financiare, materiale

dhe njerëzore, të cilat të japin mundësi të zhvillosh kompleksin pyjor.

Nëse do të shfrytëzojmë në mënyrë më racionale burimet pyjore, ato do t’i shër-

bejnë Rusisë sot, nesër dhe për gjithë jetën. Krijimi i një kompleksi të tillë do të bëjë

të mundur në të ardhmen marrjen e efektit te shumëfishtë që e lejon vetë ekonominë

të dalë nga çdo krizë.

Për ta nxjerrë sektorin pyjor nga gjendja e sotme, sipas mendimit tim duhet të

zgjidhen problemet konceptuale të më poshtme:

E para – ta rikthejmë kompleksin pyjor në një sektor të ekonomisë popullore.

Në këtë kompleks të futen ndërmarrjet e ekonomisë pyjore, të shfrytëzimit të pyllit, të

përpunimit të drurit, të prodhimit të celulozës dhe bioenergjisë.

E dyta – të optimizohet madhësia dhe struktura e prodhimit të ndërmarrjeve

pyjore të çdo subjekti të Rusisë Federative, duke marrë parasysh gjendjen e tyre eko-

nomike, sociale dhe të burimeve pyjore.

E treta – të optimizojmë drejtimet e specialitetit të prodhimtarisë si në ndërmarr-

jet private, ato të furnizimit, po ashtu ndërmarrjet shtetërore si rritjen e fidanëve të

llojeve të ndryshëm drusore, ripërtëritjen e vendeve të zhveshura, mirëmbajtjen e kul-

turave pyjore, prerjen për të nxitur rritjen e pyllit të ri, mbrojtjen e pyllit nga zjarri dhe

sëmundjet, plehërimi, bonifikimi i vendeve të lagështa dhe kujdesi për kanalet kullues,

përdorimi i mekanizmave të prerjeve progresive të pyjeve, nga ato që gjatë prerjes

ruajnë filizat e llojit kryesor të pyllit etj.

Po e tillë vëmendje duhet treguar dhe për ndërmarrjet e përpunimit të drurit dhe

të nënprodhimeve të tij, siç janë prodhimet e lëndës të sharruar, shtyllave të minierave,

trungjeve për kompensatë dhe celulozë, lëndës teknologjike dhe druve të zjarrit, si dhe

asortimente të tjerë; prodhimi i mobilieve dhe sendeve të përdorimit të popullit, të

mbledhjes së rrëshirës, të prodhimit të mjaltit, të mbledhjes dhe përpunimit të kërpu-

dhave, bimëve mjekësore dhe teknike, dhe të krijojmë plantacione për të furnizuar

popullsinë me prodhimet pyjore të kërkuara.

194

Vetëm rezultati i prodhimit të fundit duhet të bëhet masa kryesore e punës së

përbashkët, si për ata që e mbjellin dhe e rritin, e ruajnë pyllin, ashtu dhe për ata që e

presin, e përpunojnë, pa i bërë dëme pyllit.

Përdorimi i teknologjisë së prerjeve progresive në pyje, që ruajnë ripërtëritjen

dhe shpejtojnë zëvendësimin e pyllit të prerë, si pasojë sjellin efektin shumëfunksional

të pyllit, nga fakti që shkurtojnë afatin e prerjes së pyllit në fazën e dytë, gjithashtu

pakësojnë shpenzimet e ripërtëritjes dhe të punimeve të tjera silvikulturore.

Integrimi i kompleksit pyjor në ekonominë popullore do të favorizojë mbledhjen

e një informacioni të ri ekonomik dhe teknologjik, informacion të orientuar në formi-

min e bazës për planifikime të reja më efektive.

Sot, praktika e zgjedhjeve të varianteve të kujdesit për pyllin në ndërmarrjet

pyjore dhe prodhimtarisë së lëndëve prej druri në ndërmarrjet e përpunimit të prodhi-

meve të pyllit tregon se kompleksi pyjor është proces serioz dhe varet nga një numër

i madh faktorësh.

Prandaj, sot në zgjedhjen e këtyre varianteve bëhen shumë gabime, sepse zgje-

dhja e tyre është subjektive ose intuitive. Në kohën e progresit të sotëm të matematikës

është krijuar mundësia e optimizimit të tyre.

Ky fakt tregon atë, që Rusia për ta bërë të mundur zgjerimin e eksportit të lëndës

drusore në Evropë dhe në botë, duhet të shpenzojë për rikonstruksionin e kapaciteteve

të vjetra të industries pyjore dhe për optimizmin e prodhimtarisë të produkteve dru-

sore.

Përveç kësaj, pas zhvillimit të sistemit të hapur të ekonomisë pyjore, do të ash-

përsohen kërkesat e shoqërisë gjatë shfrytëzimit të pyjeve. Para së gjithash, kjo do të

ndikojë në llogaritjen e prerjeve vjetore në bazë të zbatimit të kërkesave ekologjike.

Në rast se do të veprohet sipas propozimeve të bëra, kompleksi i pyllit rus vetëm

do të fitojë, dhe do të bëhet lider në prodhimin botëror të lëndëve drusore.

Sot, sektori pyjor i Rusisë, që ka rezervat më të mëdha të pasurive pyjore, zë një

vend shumë modest në ekonominë e shtetit.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit nuk është krijuar asnjë ndërmarrje e re shtetërore

për përpunimin e drurit. Por më e keqja është se vazhdojnë të pakësohen vëllimet e

195

prodhimtarisë për shkakun e vjetrimit dhe të daljes jashtë përdorimit të fondeve bazë

të prodhimtarisë.

Gjatë viteve të fundit, çmimi i fondeve bazë (duke i krahasuar me vlerën e vitit

1990) kanë rënë për gjithë kompleksin pyjor në 35%, në industrinë e shfrytëzimit në

32%, në përpunimin e drurit –39%, në industrinë e celulozës – 18% ( në përgjithësi

për industrinë pyjore të Rusisë - 17.5%).

Një nga problemet më të rëndësishme është mungesa e zhvillimit të kapaciteteve

për përpunimin e thellë të drurit mekanikisht, energjetikisht dhe kimikisht, po ashtu

është i ulët dhe niveli efektiv i përpunimit kompleks të pasurive pyjore.

Akoma më aktual është problemi i ngritjes së nivelit të zhvillimit ekonomiko-

social të rajoneve, sidomos të rajoneve ku pylli ka peshën kryesore në ekonominë e

vendit dhe kërkon vetëm politikën e zhvillimit të kompleksit pyjor. Prandaj, në të tilla

rajone duhet të optimizohen përpjesëtimet e industrive të zhvillimit të çdo subjekti të

Rusisë Federative, duke përdorur metodat më të reja të racionalizimit të kompleksit

pyjor.

Në fakt, vetëm Katedra e Silvikulturës e Akademisë Timirjazev dispononte më

parë dhe tani metodat teorike e praktike të optimizimit, por për fat të keq drejtoria e

përgjithshme e pyjeve nuk ka treguar asnjë interes për t’i përdorur ato në praktikë.

Kohët e fundit, filloi sërish me një forcë më të madhe polemika se si duhet të

jetë drejtimi i pyjeve të Rusisë. Veç, për të gjithë është e qartë se me mënyrat e

sotme të drejtimit, përparimet janë të pamundura. E gjithë dilema qëndron në atë se

çfarë duhet bërë që të shkojmë përpara. Ky drejtim mund të ketë forma të ndryshme,

por është e qartë që ajo duhet të drejtohet nga specialistë. Në këtë drejtim nuk duhet

të ketë vend për njerëz të rastit ose menaxherë me profile të shumtë, por pa asnjë di-

jeni për pyllin dhe pa përvojë pune. Ky parim duhet të bëhet aksiomë, rregull i padi-

skutueshëm.

Specialistët elektriçistë, ata për matematikë ose për përpunimin e qumështit

duhet të merren me punët e tyre, kurse për punët e pyjeve duhet të vihen në krye

specialistët e pyjeve.

196

Marr guximin të vërtetoj, që puna në pyje është shumë më e vështirë nga sa

mendojnë ata jo profesionistë që zënë vendet e profesionistëve. Drejtimi i pyjeve do

dituri të shumta, prandaj shumë specialistë të pyjeve i ofendon fakti kur i drejton një

i paditur. Kjo praktikë duhet të marrë fund, për këtë nuk duhet të ketë mëdyshje.

Një aspekt tjetër i këtij problem është forma e drejtimit, e cila është akoma më

e diskutueshme. Duhet të jenë të ndara, më vehte ekonomia pyjore dhe më vehte in-

dustria pyjore, apo të bashkuara; dhe si t’i përputhësh interesat e të dy palëve?

Siç kuptohet nga artikulli, mua personalisht më imponon variant i dytë, bash-

kimi i të gjitha degëve dhe interesave pyjore nën një çati. Në të njëjtën kohë, unë i

kuptoj mire kundërshtimet e kolegëve të mi, të cilët kanë frikë që në të tillë organizim

interesat e ekonomisë pyjore do të mbyten nga interesat e industrisë pyjore.

Por, e tillë frikë ishte me vend vetëm për kohën kur nuk i dispononim metodat

e kompjuterizimit dhe mënyrat e optimizimit të prodhimtarisë dhe punëve të domo-

sdoshme të ekonomisë pyjore. Prandaj, sot po t’i planifikojmë punët me mënyrat e

kohës, vetë procedura e zbatimit të problemeve principiale e mënjanon frikën tonë,

prandaj mendoj se fitimi i ekonomisë pyjore dhe industrisë së drurit të bashkuara nën

një çati do të jetë shumë i madh, dhe akoma më lehtë do të zgjidhen problemet, kur

fijet e drejtimit të lëmshit të madh janë në një dorë dhe jo në shumë duar.

Megjithatë, problemet e ndërlikuara pyjore kërkojnë debate të hollësishëm të

specialistëve pyjorë. Mendoj se në këtë gjendje, kur janë mpleksur problemet e pyjeve,

e vetmja rrugëzgjidhje është thirrja e kongresit të jashtëzakonshëm të pyjeve me

pjesëmarrjen e specialistëve të lartë nga të gjithë sektorët e pyjeve.

Iniciatore e thirrjes së një kongresi të tillë mund të jetë Shoqata e Silvikultorëve

të Rusisë, e cila, me keqardhje, kohët e fundit duket sikur ka dhënë dorëheqje nga

zgjidhja e problemeve pyjore.

Në këtë kongres ne duhet të shqyrtojmë të gjitha problemet që bien në sy, të

përpunojmë të tillë zgjidhje për Qeverinë, që t’a pranojë si mendimin kolegjial. Jam i

bindur se dhe Qeveria do të marrë për bazë mendimet e profesionistëve të pyjeve kur

të zgjidhë fatin e pyllit rus.

197

Nuk duhet të lejojmë më, që fati i pyllit rus të zgjidhet me dyer të mbyllura, pa

e ditur si u zgjidh nga kushedi se kush. Kështu duhet të dëgjohet zëri ynë. Sepse kjo

është drejtpërdrejt puna jonë.

Ne tani jemi në udhëkryq. Me problemet e pyjeve ne e kemi arritur pikën kul-

more, nga e cila janë hapur vetëm dy rrugë: ose më të poshtë, tek stanjacioni i plotë

dhe i fundit; ose lart, tek perspektivat e ndritshme dhe të dëshiruara. Rrugë të tretë nuk

ka.

Më në fund dua të them se në fëmijëri ëndërrova të bëhesha gjeolog dhe të

kërkoj flori në malet e Shqipërisë, por atë e gjeta në Rusi. “Floririn e gjallë!”. Ky flori

i gjallë është pylli rus, i cili për mua është më i shtrënjtë se se metali i verdhë i

djallëzuar. Çfarë mund të jetë më e shtrëjtë nga jeta? Siç dihet jetën e kemi nga uji

dhe pylli. Pylli është një gjë shumë e çmushme që rritet tek këmbët tona. Vetëm nga

budallallëku të mos e shkelim atë. Rusia eshtë më e pasura me pyje në botë, por bota

vetë është e pasur me Rusinë. Kjo është më kryesorja që duhet të rujamë në kujtesën

tonë.

MBI MIQËSINË RUSI-SHQIPËRI

Fjalimi i im në legatën shqiptare në Moskë“Miqësia Rusi-Shqipëri dje dhe sot”

Të nderuar Zonja dhe Zotërij!

Sot është nder i madh për mua të bëj këtë informim mbi miqësinë ndërmjet

Rusisë dhe Shqipërisë, në vitin e 55 vjetorit të kësaj miqësie, në legatën e Shqipërisë,

në prezantimin e ambasadorit të Shipërisë Zotit Sokol Gjoka dhe presidentit të

shoqërise Rusi – Shqipëri Zotit Sergej Kulishovit, që për mendimin tim, bëjnë çmos

për të reanimuar miqësinë që ka ekzistuar ndërmjet të dy vëndeve në vitet 1944-1960.

Rusija gjat gjithë kohës të ekzistencës të shtetit ka qënë shëmbell i bashkë

jetesës paqësore të mbi se 100 nacionaliteteve që jetojnë në Rusi. Rusia edhe sot është

shëmbell i bashkë ekzistencës paqësore me gjithë popujt e botës. Çdo miqësi e

shteteve të huaja me Rusinë ka historinë e saj.

Historia e krijimit të shoqërisë Bashimi Sovjetik – Shqipëri ka qënë e tillë: më

28 prill të vitit 1958 në Moskë u mblodhën shumë njerëz të shquar të Bashkimit

Sovjetik, ndërmjet tyre: akademiku i shkencave pedagogjike Arsenjevi A.M.,

198

kompozitori i Armenisë Aratuniani A.G., zëvendes rektori i Universitetit shtetëror

Gallkini I.S, doktoresha e shkencave filologjike Denickaja A.V, kompozitori

Azerbajxhanas Kara-Karaevi, zëvëndes ministri i kulturës Kondakovi I.P, kryetari i

kolkozit Muhametovi M, kinodramaturgu Papavai M.G, zëvëndës kryetari i shoqërive

me shtetet e huaja Sizovi N.T, kryetari i kuvëndit popullor të Rusisë socialiste

federative Tarasovi M.P, kundër admirali Çallij V.F, regjisori kinematograf Çyhrai

G.N, ambasadori i republikës popullore të Shqiperisë Nesti Nase, gjithësejt – mbi 70

persona të shquar të Bashkimit Sovjetik.

Ata e shpallen për gjithë botën, që prej kësaj dite në BRSS, për gjithmon, do të

funksionoje shoqërija e miqësisë Bashkimi Sovjetik-Shqipëri. Sot ne jemi në gjëndje

t’a çmojmë vlerën e madhe të kësaj miqësie ndërmjet vëndeve tona.

Duhet theksuar, që në ndryshim nga Shqipëria ku funksioni i shoqërisë mbaroi

më 1961, në Bashkimin Sovjetik ajo ka funksionuar vazhdimisht. Principet kryesore

të shoqërisë ishin: mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Disa herë në vit në shtëpin e

miqësisë ndermjet popujve në Moskë mblidheshin dashamirët e Shqipërisë të cilëve u

interesonte çdo gjë që ndodhte në Shqipëri dhe analizonin mënyrat e lidhjes së

kontakteve ndërmjet dy popujve. Me rastin e festave nacionale të Shqipërisë shoqëria

sovjetike-shqipetare dërgonte telegrame urimi në Tiranë duke i uruar popullit

shqipëtar lulëzim dhe përparime të më tejshme, por Tirana gjithmon nuk i pranonte

dhe i kthente telegramet në Moskë.

Pa marrë parasysh keto marrëdhënje, në BRSS vazhdonin të punonin

shkencëtarët albanologë në lëmin e historisë, të gjuhës dhe etnografisë. Gjat gjithë

kësaj kohe, vazhdoi punën e saj katedra e gjuhës shqipe në Universitetin e Leningradit.

Me këtë rast unë dua t’ju a kujtoj të mbledhurve se miqësia ndërmjet Rusis dhe

Shqipërisë nuk e ka fillimin ne vitin 1958 por shumë më parë. Miqësija ndërmjet dy

shteteve ka histori të vjetër. Afro 250 vjet më parë fati i pruri të dy shtetet të luftojnë

kundra të njëjtit armik, kundër imperatorisë Osmane. Pikërisht atëhere lindi miqësia

ndërmjet dy popujve.

199

Pothuajse pesë shekuj populli shqiptar ka vuajtur nën sundimin e Turqisë, turqit

i quanin shqipëtarët “Arnautë” që do të thotë njërës të egër dhe ky pseudonim j’u ngjit

popullit shqiptar deri në shelullin e XIX.

Për pesë shekuj me radhë Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga shtete e huaja për

t’u çliruar nga shtypja turke dhe nga një herë e gjeti tek imperatorët e Rusisë. Siç

tregojnë të dhënat historike, kontaktet e para ndërmjet shqiptarëve dhe rusëve kanë

ndodhur nga mesi i shekullit XVIII. Shkaku i këtyre kontakteve ishte fakti që Rusia

në atë kohë u bë kundërshtari më i fortë i imperatorisë Osmane. Veprimet luftarake

ndërmjet këtyre dy shteteve u bënë si sinjal për veprimet antiturke në Ballkan dhe

sidomos në Shqipëri.

Në atë kohë me mijra shqipëtarë u inkuadruan në radhët e ushtris ruse për të

marrë pjesë në luftë kundër ushtrisë turke dhe me guximtari të madhe luftuan nën

udhëheqjen e gjeneralëve rusë Orllovit A.G, Ushakovit, Senjavinit D.N, duke treguar

trimëri dhe heroizëm në luftë dhe besnikëri ndaj ushtrisë ruse. Shumë shqiptarë ranë

dëshmorë në qafën e famëshme të Shipkit.

Një pjesë e ushtarëve shqiptarë pas fitores mbetën për të jetuar në Rusi. Për nder

të tyre deri në ditët e sotme në Odesë janë emrat: rruga e madhe dhe rruga e vogël e

Arnautëve.

Por gjat këtyre 250 vjetëve ka pasur vite të marrëdhënieve të ngushta dhe vite

të marrëdhënieve të ftohta.

Kontrakditat e para serioze theksohen në kohën e kongresit të Berlinit të vitit

1878, kur u vu problemi i ndarjes të Shqipërisë në favor të Sërbisë dhe Greqisë. Në

atë kohë shqiptarët përparimtarë të mbledhur në “Ligën shqipëtare” e kishin drejtuar

luftën e tyre kundër aneksimit të Sërbisë, Greqisë dhe vëndeve të tjera. Rusia pikërisht

në atë kohë ishte në favor të ndarjes të Shqipërisë. Problemi u zgjidh në favor të

pamvarësisë të Shqipërisë në konferencën e ambasadorëve në Londer në Dhjetor të

vitit 1912.

Gjat më tepër se mbi njëmijë vjeteve të historisë të popujve rusë dhe shqiptarë

miqësia e vertetë ndërmjet dy popujve ka filluar në shekullin e XX. Kjo miqësi është

e lidhur më tepër nga fakti se Shqipërija më 28 Nëntor të vitit 1912 u bë shtet sovran

200

i pamvarur. Pikërisht në konferencën e Londrës diplomati Rus A. Pitjaevi votoi për

pamvarësinë e Shqipërisë brënda kufijve të sotëm dhe de fakto u bë përfaqësuesi i

parë i Rusisë në Shqipëri. Në atë kohë ai pati takime me Ismail Qemalin dhe me

udhëheqësit e tjerë të Shqipërisë.

Gjat periudhës të udhëheqjes të Shqipërisë nga Fan Noli në vitin 1924 përsëri u

zgjuan marrëdhëniet Rusi-Shqipëri. Mbas ardhjes të Fan Nolit në pushtet, në Tiranë,

shpejt erdhi misioni sovjetik, të cilën e kryesoi një nga antarët e sigurimit Arkadij

Anatoljeviç Krakoveckij.

Pamvarësisht nga vendimi i Londërs për njohjen e kufijve të Shqipërisë ajo

vazhdimisht kërcënohej nga shtetet e huaj të tillë si Austro-Hungarija, Franca, Italia,

Greqia, në prill të vitit 1939 u zaptua nga rregjimi fashist i Musolinit. Në vitin 1943

në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë erdhën okupatoret nazistë të Hitlerit. Ato kanë

qënë ditet e zeza të robërisë, të vuajtjeve dhe fatkeqësisë të popullit shqiptar.

Lufta me shekuj dhe vuajtjet e përherëshme nuk e përkulën popullin liridashës

të Shqipërisë, i cili gjat kësaj kohe mundi të mbrojë gjuhën, traditat dhe kulturën e tij.

Populli Shqiptar me shekuj e ka mbajtur emrin e tij krenar Shqiptar. Flamuri i

kuq me shkabën dy krenare ka qënë gjithmon simboli i bashkimit të shqiptarëve në

luftë kundër Turqisë dhe çdo okupatori. Ky simbol është i lidhur me emrin e

udhëheqësit legjendar Skënderbeut, emri i të cilit është në zëmër të çdo shqiptari.

Miqësia e vërtetë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik lindi dhe u

forcua në shekullin e XX, sidomos gjat luftës të dytë Botnore kundra fashizmit dhe

nazismit (1939-1945). Populli shqipëtar në këtë luftë tregoi trimëri të rrallë. Me mijëra

shqiptarë (28 mijë) ranë dëshmorë për çlirimin e atdheut. Duhet theksuar se popullsia

e Shqipërisë në atë kohë ishte më pak se një milion banorë.

Gjeneratat e kohës të luftës mbajnë kujtimet më të mira të ardhies në vitin 1943

të dy misionereve sovjetike në malet e Shqipërisë si këshilltarë të luftës partizane. Për

gjat gjithë kohës për këta dy misionerët janë thurur legjenda të cilat kalojnë nga një

gjeneratë në tjetërn.

Më 29 Nëntor të vitit 1944 Shqipëria në fund të fundit e fitoi lirin e dëshëruar

me kohë. Në vënd të monarkisë lindi Republika Popullore e Shqipërisë.

201

Pas kapitullimit të Gjermanisë Bashkimi Sovjetik u bë miku më i afërt dhe

besnik për republikën e re. Që prej asaj kohe miqësia ndërmjet dy popujve mori

karakter të bashkëpunit të ngushtë.

Me ndimën e Bashkimit Sovjetik Republika Popullore e Shqipërisë vendosi

bazat e ekononisë kombëtare. U ndërtua industria e Shqipërisë. Filluan të ndërtoheshin

një numur i madh ndermarjesh industriale të kohës. Në Shqipëri punonin çdo vit me

qindëra specialistë sovjetikë. Ata kontribuonin ne industri dhe bujqesi teknologjin e

re, u ndimonin specialistëve shqiptarë të punonin me makinerit e reja. Pa hiperbolizma

mund të thuash se shqipëtarët atëhere i kosideronin njerëzit sovjetikë si vëllain e

madh.

Me mijëra të rinj shqiptarë atëhere studionin në Bashkimin Sovjetik. Shumë

nga ata u dashuruan në këtë shtet dhe me kulturën Ruse të cilën ata transmetonin tek

bashkëatdhetarët e tyre. Diturit e marra në Bashkin Sovjetik shqipëtarët me sukses i

shfrytëzonin për të ngritur ekonominë e Shqipërisë. Në vitin 1957 organizuan

Universitetin e parë në Tiranë.

Ndërmjet studentëve që mësonin në Bashkimin Sovjetik kishte mjaft nga ata

që u martuan me vajza ruse. Këto bashkime i afruan akoma më ngushtë dy popujt tanë

me miqësi farefisnore.

Në mënyrë të shkëlqyeshme zhvilloheshin marrdhëniet tregëtare. Bashkimi

Sovjetik dgërgonte në Shqipëri makina dhe paisje, mallëra të përdorimit të gjërë.

Shqipëria dërgonte në Bashkimin Sovjetik bitum, bakër, duhan, agrume, ullinj, vaj

ulliri etj.

Në masë të madhe zhvilloheshin marrëdhëniet kulturale ndërmjet dy shteteve.

Në vitin 1953 u ndërtua dhe filloi të funksionoje kinostudijoja e re shqipëtare, artistat

e njohur të Bashkimit Sovjetik dhe kolektiva artistësh vinin në Shqipëri. Në të njëjtën

kohë populli sovjetik u dashurua me artistat shqiptarë Avni Mulën, Xhoni Athanasin,

Mentor Xhemalin, Ibrahim Tukiçin e të tjerë. Po në atë kohe populli sovjetik e pëlqeu

filmin Shqipëtoro-Sovjetik “Luftëtari i madh i shqipërisë –Skënderbeu”

202

Në BRSS deri në vitin 1959 kanë studjuar shumë burra të shtetit shqipëtar të

tillë si ish Presidenti i shqipërisë A. Mojsiu, ish Ministërat e bujqësisë P. Shambi dhe

P. Dodbiba dhe shumë udhëheqësa të tjerë të shtetit shqipëtar.

Bajroni ka thënë që “Miqësia – është dashuri pa krahë”. Me të vërtetë, kush

nga ne ka dëshirë ta kalojë jetën pa pasur miq dhe vetë të jetë mik i ndonjë tjetëri? Por

që të kesh miq dhe vetë të jesh mik i dashur i dikujt – është mjeshtëri e gjithsecilit nga

ne, ajo nuk dhurohet automatikisht. Miqësia është shkencë që duhet mësuar, dhe

sidomos kur miqësia lidhet në mes të dy popujve.

Për fat të keq, siç e tregon historia, miqësia mes popujve, nuk ruhet shumë

gjatë. Miqësia e vërtetë ndërmjet popujve bazohet në mirëkuptimin, më parë të

udhëheqësve dhe popujve të dy shteteve. Kur këto mirëkuptime ndërmjet

udhëheqësve prishen, miqësia ndërmjet popujve merr cilësi tjetër. Një keqkuptim

ndërmjet udhëheqësve tanë ndodhi në Bukuresht në vitin 1959 në koferencën e partive

komuniste të botës.

Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik u prishën

përfundimisht kur Moska nga ana e saj, pa e lajmëruar Shqipërinë e hoqi legatën

Sovjetike nga Tirana

Ky hap i Bashkimit Sovjetik pruri jo vetëm prishjen e marrëdhënieve politike

por dhe të gjitha lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe

Shqipërisë duke e ndaluar realizimin e shumë planeve të përbashkëta aq të

rëndësishëm për ekonomin e Shqipërisë. Pikërisht atëhere Shqipëria u ndodh në izolim

të plotë politikisht dhe ekonomikisht.

Kush kishte të drejtë dhe kush e kishte fajin për këtë situatë do t’i gjykojë

historia. Por unë e marr me mënd, se çfarë dëshpërimi ka qënë për popullin shqiptar

humbja e marrëdhënieve miqësore me Bashkimin e Madh Sovjetik, politika dhe

ekonomia sociale e të cilit ishin shëmbëll i mirë që e imitonte Shqipëria e vogël dhe

çdo banor i saj.

Tragjedi të madhe pësoi populli shqiptar i cili për 30 vjet qe i izoluar nga kampi

socialist dhe po thuaj nga gjithë bota. Sot është e pa mundur t’i vlerësosh në mënyrë

objektive dëmet e kësaj tragjedie ashtu siç është e rëndë të kuptosh dhe t’ë pranosh

203

ndërtimin e 700 mijë bunkerëve gjat regjimit të Enver Hoxhës kostua e të cilëve ishte

e barabartë me koston e një apartamenti banimi, pikërisht në atë kohë, kur në mënyrë

katastrofike nuk kishte banesa për popullin. Në një dhomë atëhere jetonin nga 6 deri

në 8 persona.

Epoka e re për Shqipërinë filloi që nga kruyngrijtjet e studentave parrulla e të

cilëve ishte “Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa”

Rrëzimi i regjimit totalitar në Shqipëri u bë shumë i shpejtë, por pasojat e këtij

rrëzimi nuk kanë qënë në shumicën e tyre gjithmon pozitive. Tani kur shteti,

dalngadalë po futet në sistemin e ri të marrëdhënjeve ndërkombëtare, shumë gjëra janë

futur në rrugë të mbarë.

Në vitin 1990 u vendosën prapë marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë

dhe Rusisë Federative, por arrijtja e miqësisë së vërtetë është akoma larg. Por në të

njëjtën kohë duhet theksuar që Qeverija Shiptare duke filluar që nga viti 1995 ka bërë

hapat e para për të arritur një miqësi të ngushtë ndërmjet popujve tanë. Ajo i dekoroi

në atë vit albanologët rusë me urdhërin e Naim Frashërit, me të cilin dekorohen

persona që kanë arritur suksese të mëdha në shkencë. Qeveria e Shqipërisë për turistat

rusë vendosi rregjim pa viza që nga 1 Maji deri në 30 Shtator të çdo viti. Në vitin 1999

legata e Shqipërisë në Moskë i dhuroi çiflikut të shkrimtarit L.N. Tollstoit dy pisha të

zeza të reja për ti zëvendësuar dy pishat që i kishte mbjellë Lef Nikollaeviçi, por që

me vonë u thanë. Në vitin 2011 me inisiativën kryetarit të kuvëndit popullor i dhuruan

bibliotekës të muzeumit të Tollstoit 20 volume të librave të L.N. Tolstoit që janë

përkthyer dhe botuar në Shqipëri.

Një aktivitet të gjërë ka zhvilluar Qeveria dhe legata shqiptare në vitin 2012

me rastin e jubileut të 100 vjetorit të pamvarësisë së Shqipërisë. Në Moskë, Sant

Petërburg dhe Nizhnij Novgorod u organizuan ekspozita e ikoneve të herëshme

shqiptare dhe ekpsozita me fotografi të Shqipërisë të sotme. Gjithashtu u bë

demonstrimi i filmave më të mirë shqipëtarë, ku me keqardhie mund të konstatoj se

në shikimin e tyre kishte shumë pak vizitorë rusë.

Rusia si duket nuk i vlerësoi përpjekjet e qeveris Shqiptare. Në të tillë

konkluzion unë vij dhe nga shkaku që deri më sot nuk është vendosur udha ajrore

204

ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë që e vështirëson vajtje-ardhjet reciproke të rusëve në

Shqipëri dhe shqipëtarëve në Rusi.

Sot rinia shqiptare; po ashtu dhe qytetarët e moshuar kanë shumë dëshirë të

njihen me qytetarët rusë, me kulturën dhe ekonominë Ruse.

Unë mendoj, se më përpara, në marrëdhëniet mes shteteve tona, duhet t’ja

fillojmë me lidhjet kulturore, me kontakte krijuse, dhe mbas tyre mund të zhvillohen

marrëdhëniet ekonomike dhe politike. Që në kohët më të vjetra është vërtetuar një

praktikë e tillë

Të dy shtetet sot kanë mundësi të organizojnë panaire dhe ekspozita, shitje të

mallërave tradicionalë të të dy vëndeve, të rregullojnë kontaktet e industrisë të

turizmit. Të gjitha këto mund t’ju sjellin për të dy popujve leverdi të shpejtë.

Shqipëria ka një potencial të lartë për të zhvilluar biznesin e turizmit dhe mund

të bëhet për rusët turistikë Qiproja e dytë. Por këto qëllime mund zbatohen shpejt në

rast se politikanët rusë dhe shqipëtarë, po ashtu dhe biznesmenët të bashkëpunojnë.

Në këtë drejtim punon sot vetëm shoqeria e miqësisë ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë

Me të vërtetë Shqipëria për turistat është vëndi i surprizave. Duke qëne shtet

malor, ajo ka 450 kilometra buzë detit Adriatik dhe Jonik me klimë dhe natyrë të

mrekullueshme mesdhetare; përveç këtyre Shqipëria ka kulturën më të vjetër në

Ballkan. Në Shqipëri mund të vizitosh qytete të vjetër me moshë më shumë se 25

shekuj si janë Berati, Kruja, Korça, Shkodëra, Vlora, Elbasan e të tjerë

Në Shqipëri mund të takosh thesare e vjetra të kulturës që ndodhen në

mbrojtjen e UNESKO nga ato mund të përmendim Beratin dhe Gjirokastrën, po ashtu

dhe dhe gërmimrt e ne Apolloni dhe të Butrintit ,Bylis etj.

205

Berati qyteti me moshë mbi 2500 vjeçar

Deti adriatik

206

Lana e ndan Tiranën në dy pjesë

Të gjitha këto lënë gjurmë të thella në çdo vizitues të Shqipërisë. Por me

mbresëlënëse në Shqipëri është, miqësia dhe mikpritja me njerëzt, ndershmëria e tyre

dhe besnikërija ndaj miqësis.

Punë të madhe me rastin e 100 vjetorit të pamvarësisë të Shqipërisë ka bërë

dhe shoqata e miqësisë Ruso-Shqipëtare, e cila ka zhvilluar konferenca të ndryshme

me qëllimin e njohjes të moskoviteve dhe ruseve me Shqipërin e sotme me kulturën e

saj tradicionale.

Me rastin e jubileut të pamvarësis të Shqipëris shoqëria e miqësisë Rusi-

Shqipëri botoi librin “Shqipëria, shqipëtart dhe marrëdhëniet Ruso-Shqiptare”.

Por kjo nuk mjafton për të lidhur marrëdhënie të ngushta ndërmjet Rusisë dhe

Shqipërisë të cilat ekzistonin deri në vitin 1960.

Është e ditur, që që nga viti 1961, po thuaj 42 vjet në literaturën shkencore dhe

publike, bile dhe në bisedime private Shqipërija ka qënë për rusët “terra incognita”.

Shumë qytetarë të Moskes dhe Rusisë qysh nga vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të

shekullit të kaluar nuk e dinin ku ndodhej Shqipëria dhe çfarë njerëz janë shqipëtarët.

207

Shqipëria ka mbetur për ne rusët qysh atëhere deri më sot e pa njohur (pikë e zezë)

dhe kjo, për arsye të njoftimeve të pakta dhe të shtrëmbëruara. Nga këjo gjëndje në

popull lindën shumë mite, përshëmbëll – që shqipëtarët janë ose sllavë të turqëzuar,

ose tipa arixhij, që Shqipëria është shtet mysliman islamist dhe atje jetojnë terroristat

më të egër; që gjithë shqipëtarët janë mafiozë dhe hajdutë, që Shqipërija ka si qëllim

të bëhet Shqipëria e madhe duke e okupuar Kosoven dhe disa vende nga teritori i

Greqisë dhe Maqedonisë ne të cilat jetojnë shqiptarë, duke shkakëtuar kështu rrezik

lufte në Ballkan

Rusët, Shqipërinë e asociojnë me Kosoven - ish krahu autonom i Jugosllavisë.

Gjat rregjimit të Millosheviçit në Kosove jetonin në teritorin e tyre pa as një të drejtë

të njeriut, dhe pa as një shkak qeverija Jugosllave i ndiqte nga teritori i Kosovës pa as

një të drejtë të ktheshin në atdhe. Sot me mijëra kosovarë i gjen në Turqi, Amerikë,

Gjermani. e vënde te tjera

Si rezultat - lëvizja dhe lufta revolucionare e kosovarëve e përkrahur nga

Amerika e bëri të mundur që në Shkurt të vitit 2008 Kosova të shpëtojë nga shtypja

Sërbe dhe të shpallë pamvarësinë. Sot Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete te botës.

Për fat të keq dhe sot e kësaj dite, shumë pak rusë nuk e dinë që Kosova dhe

Shqipëria janë shtete të ndryshme sovranë.

Për mendimin tim, në sajë të informacionit masiv të shtrëmbëruar në vendin

tonë Kosova u bë muri i pa kalueshem në marrëdhëniet Rusi-Shqipëri

Vetëm dëshira vullnetare e Qeverisë Ruse për të plotësuar vullnetin e popullit

mund të bëjë të mundur lidhjen e miqësisë të fortë ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë.

Por dhe pa u lidhur nyjet e miqësisë së fortë shtetet tona sot kanë shume

probleme që mund të zgjidhen me fuqi të përbashkëta.

Unë si specialist i ekonomisë pyjore mund të deklaroj se sot për bashkëpunim

ndërmjet dy shteteve ka një lëmë të madh problemesh për mbrojte të natyrës. Në radhë

të parë është problemi i ruajtjes dhe shumëzimit të pyjeve.

Si në Rusi dhe në Shqipëri afro 40% të teritorit janë të zënë me pyje. Pyjet janë

pasuri e popullit dhe mbrojtja ekollogjike e vëndit.

208

Tani është e ditur se ekonomija pyjore në kohën e sotme ka disa aspekte të

zhvillimit të saj:

Aspekti social i ekonomisë pyjore, qëndron në atë që duke i shfrytëzuar pasurit

pyjore duhet të orientohemi në ripërtëritjen e pyllit në bazë të balancimit të

prodhimtarisë dhe çfrytëzimit të tij.

Aspekti ekologjik qëndron në një zhvillim të tillë veprimtarie në pyll e cila

ndihmon jo vetëm ruajtjen e pyjeve por dhe ndikon në përmirësimin e gjëndjes të tyre.

Më në fund aspekti kulturor (shpirtëror) parashikon rregullimin e llandshaftëve

të ndryshëm në pyll, me qëllim që njeriu të marrë kënaqësi nga vizitita i tyre dhe

shpirtërisht të përzihet me madhështin e bukur të tij.

Për të arritur këto qëllime në pyll del pyetja: çfarë politike pyjore dhe të ruajtjes

të mejdisit duhet të zhvillojnë qeveritë tona?

Për mendimin tim politika pyjore Ruse dhe Shqiptare duhet të përqëndrohet

jo vetëm në rëndësin e pyjeve për shtetet e veta por duhet të kqyrë dhe kërkesat

botërore.

Në një nga punët shkencore bazë mbi gjëndjen e sotme të mejdisit të Rusisë

deklarohet, që “njerëzimi ka filluar të jetojë në botën e shkatërruar, në kondita të

ashpërsimit të krizës ekologjike e cila po kthehet në krizë të të gjithë njerëzimit”.

Para së gjithash duhet ta projektojë kujdesin për pyjet, bujqësisë dhe ekonominë

komunale brënda kufirit të pellgut lumor ujë mbeledhës që ti tregojmë botës rrugën e

ruajtjes dhe të shumëzimit të pasurive të ujit të pijshëm.

Për fat të keq mbas perestrojkës si në Rusi dhe në Shqipëri e harruan kujdesin

për pyjet dhe mjedisin. Pyjet dhe fushat sot, afër vendeve të banimit janë mbushur me

mbeturinat njerëzore.

Në shtator të vitit 2012 kur u futa në pyjet e Llogorasë në një nga thesarët e

Shqipërisë dhe i krahasova ata me pyjet e vitit 1963, sot në çdo hap të dalin përpara

mbeturina te pas përdorimit të vizitorëve, në zëmër ndjeva një dhëmbje. Kur shikova

pyllin pa as një kujdes dhe mbarështrim, u pezmatova dhe dëshira t’i vizitoj përsëri

ata pyje në të tillë gjendje më iku.

209

Duke filluar që nga viti 1991 kujdesi për pyjet si në Rusi dhe në Shqipëri nuk

bëhet si më parë. Gjat kësaj kohe në Rusi krimbi lëkurë ngrënës i hormoqit ka zhdukur

më se një miliard metër kub të pyjeve të hormoqit.

Kohët e fundit si për Rusinë dhe Shqipërinë del problemi i prerjeve jo ligjore

të pyjeve. Nga interneti e mora vesh që prerjet rrafshe në malet e veriut të Shqiperisë

janë të shpeshta. Prerjet rrafshore gjat gjithë kohes të ekzistences të kombit Shqiptar

kanë qënë të ndaluara dhe fajtorët dënoheshin rëndë.

Besoj se as një shqipëtar sot s’ka dëshirë, që malet e Shqipërisë të përsërisin

fatin e maleve të Libanit, kur me urdhërin e carit Sollomon u prenë rrafsh gjithë pyjet

e ketrit dhe sot malet e Libanit janë të zhveshur; tokën e zhdukën erozionet e shiut dhe

erës. Ketri i Libanit tani gjendet si kujtim në flamurin e Libanit dhe në kopshte

botanikë të botës.

Vetëm injoratët mund të presin pyjet malorë rrafsh dhe ti shesin trungjet jashtë

shtetit me çmime fare të ulëta, aq më keq, kur trungjet i kthejnë në dru zjarri dhe u’a

shesin popullsisë të Shkodrës, siç po ndodh sot në Shqipëri

Rusisë dhe Shqipërisë sot u kanë dalë shumë probleme të njëllojta ku per

mënjanimim e tyre, për shëmbëll ,per prerjet e pa ligjëshme mund të kontrollohet me

sistemet e reja të vrojtimit të tokës nga kozmosi nepermjet sateliteve.

Para të dy shteteve qëndron problemi i normimit të prerjeve të pyjeve në bazë të

principit të prerjeve të barabarta dhe të përherëshme, të cilat në shtetet tona nuk

zbatohen dhe gjithëmon neglizhohen.

Si në Rusi dhe në Shqipëri qëndron problemi urgjent i përpunimit të

mbeturinave. Të dy shtetet duhet të harxhojnë në ndërtimin e fabrikave të përpunimit

të mbeturinave, në qoftë se të dy qeveritë nuk duan që populli të mos vdesë nënë

mbrturinat e tij.

Problemet e mbrojtjes të pyjeve dhe mjedisit që unë i përmenda shkurtimisht –

janë një pjesë e vogël e problemeve ekonomike dhe sociale të cilat duhen ti zgjidhen

nga shtetet tona.

Unë mendoj se në rast se ne sot s’jemi në gjëndje t’a ndërrojmë të kalurën, por

jemi plotësisht në gjëndje të influencojmë për të ardhmen.

210

Sot detyra e masave informative dhe detyra e shoqërisë të miqësisë ndermjet

shteteve tona qëndron në atë që të bëjnë që marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe

Shqipërise të ngrihen në një nivel të ri. Unë mendoj se në rast se ne sëbashku dotë

punojmë në drejtimin e duhur, nuk do të jetë e largët dita kur Presidenti i rusisë do

vendosi ta vizitojë Shqipërinë me vizitë miqësore. Atëhere miqësia ndërmjet shteteve

dhe popujve do të vendoset përfundimisht, dhe marrëdhëniet tona do marrin zhvillim

të ri në kohën e ndryshimeve tona demokratike

Prill 2015

211

PËRMBAJTJA

1. Hyrje 2

2. Në vënd të parathënies 4

3. Fëmijëria ime 7

4. Dita e parë në shkollë 9

5. Vitet e shkollës 11

6. Fillimi i luftës 14

7. Vazhdimi i shkollës në Shqipërin e lirë 18

8. U plotësua ëndërra e ime 18

9. Stambolli 23

10. Varna 23

11. Konstanca 25

12. Odesa 26

13. Moska 29

14. Instituti i pyjeve të Moskës 30

15. Deziluzioni i pare për BRSS 37

16. Jeta vazhdon 41

17. Dashuria e parë 46

18. Zgjedhja e profesionit 52

19. Dashuria e dytë 55

20. Martesa e parë 56

21. Në atdhe 57

22. Kohët e ndryshimeve në atdhe 59

23. Arratisja 68

24. Mbritja në Moskë 72

25. Person pa nënshtetësi 75

26. Në ekspeditën e gjashtë të N/B të “Mbarëshrtimit pyjor” 77

27. Në ekspeditën shkencore të N/B të “Mbarështrimit pyjor” 80

28. Fati i shkruar nga Zoti 99

29. Pranimi në aspiraturë 94

212

30. Njohja më profesorin I.G. Popov. 104

31. Njohja me metodat e programimit linear 105

32. Në Vollgograd 106

33. Në Kiev 107

34. Në Minsk 108

35. Takim i pa pritur 109

36. Haxhiu niset për në Shqipëri 112

37. Përpunimi dhe mbrojtja e disertacionit 116

38. Martesa e dytë 120

39. Hapat e para në shkencën pyjore 127

40. Në Institutin Pan Bashkimor të studimeve dhe projektimit ekonomik

dhe të informacionit të industrisë pyjore (VNIPIEI) 130

41. Në pjesën shkencore të ndërmarjes P/B “Mbarështrimit” 132

42. Në VNIILLM 133

43. Brezi i fatkeqësive në VNIILLM 135

44. Martesa e tretë 139

45. Përgjegjës i laboratorit të automatizimit të ekonomisë pyjore 151

46. Studimi i eksperiences Çekosllovake të automatizimit

të ekonomisë pyjore 154

47. Studimi i eksperiencës të Institutit shkencor të pyjeve Lituanezë 155

48. Tematika e re shkencore 156

49. Këshillimi i parë për zgjidhjen e temës 156

50. Në laboratorin e shfrytëzimit të shumë anëshëm të pyjeve 158

51. Përcaktimi i dëmit ekologjik të pyjeve të muzeumit-Çiflik të

L.N. Tolstoit në “Jasnaja Poljana” 160

52. Vazhdimi i punës gjat periudhës të pensionit 163

53. Fillimi i ngrohjes të marrëdhënieve BRSS-Shqipëri 165

54. Miqt dhe shokët e mi 168

55. Familja e Stepanjanit 170

56. Familja e Smirnovit 171

213

57. Familja e Shapoçnikinit 173

58. Rruga që më çoi në tempullin e Zotit 174

59. Brenga për pyllin rus 181

60. Miliona hektare drejt dëmtimit masiv nga sëmundjet 184

61. Si qëndron e drejta e drejtimit të pyjeve sot? 188

62. Mbi miqësinë Rusi-Shqipëri 196