Upload
others
View
0
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Sistemim-Gjelbërim Lgj.Nr. 3 Kukës Zona 3, pallatet 5 katëshe BASHKIA KUKËS
Titulli i praktikës:
Sistemim-Gjelbërim
i lagjes Nr. 3 Kukës
Zona 3, pallatet 5 katëshe
Bashkia: Bashkia Kukës
Periudha e zbatimit: Dhjetor 2016 - Qershor 2017
Rajoni: Qarku Kukës
Autori (ët) e aplikimit : Dr. Planifikimit të Territorit,
Ing. EdrionLaci, Bashkia Kukës
Kjo praktikë i perket fushës së urbanistikës. “Sistemim-Gjelbërim i lagjes Nr. 3 Kukës” Zona 3 pallatet 5 katëshe
Përshkrimi i problematikës
Qyteti i Kukesit eshte nje qytet relativisht i ri duke qene se filloi te popullohej ne vitin 1965 si pasoje e ndertimit te Hidrocentralit te Fierzes. Qe nga koha kur eshte ndertuar nuk jane bere me rikonstruksione apo ndertime per permiresimin e gjendjes se qytetit dhe si pasoje pallatet dhe hapwsirat perreth tyre (oborret e tyre) nuk ishin ne standarte te mira per jetesen e qytetareve. Duke u ndodhur ne keto kushte Bashkia Kukes e pa te arsyeshme te beje sistemimin e pallateve dhe oborreve te tyre. Kete ide e nisi me projektin e pare ne lagjen Nr. 3 te qytetit sepse e pa si vendin qe duhej nderhyre ne menyre me emergjente. Kjo pasi problem madhor ishin bere ndertimet e avlive te banoreve te kateve te para te cilet kishin zene ambjentet e pallateve duke i kthyer ne oborre personale.
BASHKIA KUKËS
Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura
Ne hapesirat para pallateve ishin ndertuar lokale dhe dyqane te cilet kishin zene te gjitha hapesirat duke mos lejuar banoret e pallateve dhe te lagjes te shfrytezonin hapesirat midis pallate si parqe ku luajne femijet apo pushojne te moshuarit. Bashkia Kukes lajmeroi se do nderhynte per sistemimin dhe kthimin ne identitet te lagjes, duke filluar me lirimin e hapesirave publike nga kjoskat dhe nga avlite qe kishin zaptuar hapesirat qe u takonin banoreve.
BASHKIA KUKËS
Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura
Hartimi i projektit per sistemimin e kesaj lagjeje behet nga inxhinieret e zyres se planifikimit te territorit te bashkise
Per hartimin e projektit u pyeten dhe u moren mendimet e banoreve per te pare kerkesat e tyre.
Firma zbatuese e projektit u angazhua maksimalisht qe punimet te realizoheshin ne kohe dhe me cilesi
BASHKIA KUKËS
Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura
Suvatimi dhe lyerja e fasadave te pallateve.
Ndriçimi i rrugeve.
Ndertimi i trotuareve.
Gjelberimi dhe vendosja e stolave te pushimit
Rregullimi i sistemit te ujitjes.
Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura
Disa nga punimet kryesore
BASHKIA KUKËS
Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura BASHKIA KUKËS
Foto ilustrative te projektit te perfunduar BASHKIA KUKËS
Projekti u realizua me shume sukses, lagjia Nr. 3 kishte nje fytyre tjeter dhe banoret kishin ne dore lagjen e tyre te çliruar nga çdo ndertim dhe te kthyer te gjithen ne sherbim te tyre.
Nderhyrje Inovative apo jo? BASHKIA KUKËS
Kjo nderhyrje nuk konsiderohet si inovative nga pikpamja e punimeve te bera por mund te konsiderohet e tille nga iniciativa e pare e bashkise ne nderhyrjen e prishjeve te ndertimeve pa leje dhe rikthimin e ambjenteve ne sherbim te banoreve si ambiente pushimi.
Informimi e pjesëmarrja komunitare
U organizuan takime me disa banore te lagjes Nr. 3 per te diskutuar mbi zbatimin e projektit.
Informimi u be edhe nepermjet televizionit lokal te qytetit Kukes TV, faqes zyrtare te Bashkise Kukes www.kukesi.gov.al .
IMTV beri njoftime zyrtare ne adrese te banoreve per lirimin e hapesirave publike.
Gjate kryerjes se punimeve komuniteti eshte informuar ne menyre te vazhdueshme si nga firma e ndertimit e cila ka kryer punimet edhe nga punonjesit e Bashkise Kukes kur qytetaret kane qene te interesuar.
Keto njoftime kane vijuar rregullisht deri ne mbylljen dhe perfundimin e punimeve.
http://www.kukesi.gov.al/
Qëndrueshmëria e praktikës BASHKIA KUKËS
Kjo nuk eshte nje praktike e vecuar e Bashkise Kukes. Praktika te tilla , jane realizuar me sukses nga bashkia kukes ne projekte per gjelberimin e oborreve te pallateve. Ne kete kuader jane sistemuar dhe gjelberuar oborret e pallateve te disa lagjeve si p.sh Lagje Nr. 1, 2, 4 dhe 6 ne vite te ndryshme. Pas perfundimit te projektit te lagjes Nr. 3 bashkia eshte ne proceduren e hartimit te projekteve edhe per sistemimin dhe gjelberimin e pallateve te lagjeve Nr. 4, 5 dhe 6.
Ilustrime lidhur me praktikën BASHKIA KUKËS
BASHKIA KUKËS
Pergatiti materialin per prezantim: Perparim Elezi, Shef Sektori IT, Bashkia Kukes