74
1 UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE УНИВЕРЗИТЕТ НА ЈУГОИСТОЧНА ЕВРОПА SOUTH EAST EUROPEAN UNIVERSITY FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY OF LANGUAGES, CULTURES AND COMMUNICATION STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER “Treguesit kryesorë të performancës së drejtorëve të shkollave në arsimin fillor në Kosovë” Kandidatja: Mentori: Afërdita Hoxha Prof.dr. Hasan Jashari Tetovë, Qershor 2020

STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

1

UNIVERSITETI I EVROPËS

JUGLINDORE

УНИВЕРЗИТЕТ НА ЈУГОИСТОЧНА

ЕВРОПА

SOUTH EAST EUROPEAN UNIVERSITY

FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE

KOMUNIKIMIT

ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И

КОМУНИКАЦИЈА

FACULTY OF LANGUAGES, CULTURES AND

COMMUNICATION

STUDIME PASDIPLOMIKE – CIKLI I DYTË

TEZA MASTER

“Treguesit kryesorë të performancës së drejtorëve të

shkollave në arsimin fillor në Kosovë”

Kandidatja: Mentori:

Afërdita Hoxha Prof.dr. Hasan Jashari

Tetovë, Qershor 2020

Page 2: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

2

Titulli punues i temës:

“ Treguesit kryesorë të performancës së drejtorëve të shkollave në arsimin fillor në Kosovë ’’

Përkthimi i titullit punues në maqedonisht:

“.Главните индикатори за работата на директорите на училиштата во основното

образование во Косово”

Përkthimi i titullit punues në anglisht:

“Main indicators of the performance of the directors of preliminary schools in Kosovo”

Page 3: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

3

Falënderim dhe mirënjohje

Këtë punim ia dedikoj familjes sime: vajzave dhe bashkëshortit tim, të cilët ishin shtytësit

kryesorë për zhvillimin tim profesional, si dhe prindërve, vëllezërve dhe motrave të cilët ishin

mbështetje e parezervë dhe shumëdimensionale.

Në mënyrë të veçantë falënderoj Prof. Dr. Hasan Jashari për orientimin, këshillat dhe udhëzimet

e tij përgjatë gjithë këtij procesi të rëndësishëm. Profesori Jashar është profesor me vlera të larta

profesionale, që tregoi profesionalizmin e tij me përkrahje të vazhdueshme ku ishte edhe

motivuesi dhe mbështetësi kryesor për realizimin e këtij studimi. Po ashtu falënderoj anëtarët e

komisionit dhe mësimdhënësit tjerë të këtij fakulteti që pata nderin t’i ndjek ligjëratat e tyre.

Hulumtimi ishte i gjerë, prandaj realizimi i këtij punimi kërkoi punë intensive, ku kërkohej

kontribut edhe i të tjerëve për vënien e kontakteve dhe ndihmës në forma të ndryshme.

Falënderoj DKA-në e komunës së Prishtinës, për lejimin e realizimit të hulumtimit. Gjithashtu

falënderoj gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave përzgjedhëse që ishin të përfshirë në

hulumtim, për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Ju faleminderit!

Page 4: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

4

PËRMBAJTJA ABSTRAKT ................................................................................................................................................. 6

ABSTRACT .................................................................................................................................................. 7

LISTA E TABELAVE .................................................................................................................................. 8

LISTA E FIGURAVE ................................................................................................................................... 9

TERMINOLOGJIA .................................................................................................................................... 10

HYRJE .......................................................................................................................................... 11

METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ....................................................................................................... 12

Rëndësia e punimit ........................................................................................................................ 12

Nevoja për realizimin e hulumtimit .............................................................................................. 13

Qëllimi i hulumtimit ..................................................................................................................... 14

Detyrat e hulumtimit ..................................................................................................................... 14

Pyetjet e hulumtimit ...................................................................................................................... 15

Hipoteza ........................................................................................................................................ 16

Hipotezat ndihmëse ....................................................................................................................... 17

Metodat e hulumtimit .................................................................................................................... 17

Teknikat e hulumtimit ................................................................................................................... 18

Instrumentet e hulumtimit ............................................................................................................. 18

Popullacioni dhe mostra ................................................................................................................ 19

Tabela 1: Mostra e hulumtimit ...................................................................................................... 19

Procedura e mbledhjes së të dhënave ............................................................................................ 20

SHQYRTIMI I LITERATURËS – ASPEKTI TEORIK ............................................................................ 21

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorëve të shkollave ...................................................................... 22

Baza ligjore për praktikën profesionale të drejtorëve të shkollave ............................................... 24

STANDARDET E PRAKTIKËS PROFESIONALE TË DREJTORËVE TË SHKOLLAVE .................. 25

Standardi i parë: Udhëheqja dhe Motivimi ................................................................................... 25

Standardi i dytë: Mësimdhënia dhe nxënia cilësore ..................................................................... 29

Standardi i tretë: Planifikimi dhe menaxhimi ............................................................................... 31

Standardi i katërt: Bashkëpunimi dhe ndërveprimi ...................................................................... 32

Standardi i pestë: Legjislacioni dhe shoqëria................................................................................ 34

Page 5: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

5

Standardi i gjashtë: Etika profesionale ......................................................................................... 35

ANALIZA E TË DHËNAVE DHE REZULTATET.................................................................................. 37

REZULTATET E HULUMTIMIT ............................................................................................................. 38

Të dhënat nga intervistat me drejtorë të shkollave ....................................................................... 38

Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës ....................................................... 40

Mësimdhënia dhe nxënia cilësore ................................................................................................. 41

Përfshirja dhe bashkëpunimi ......................................................................................................... 42

Rezultatet e të dhënave të mbledhura nga mësimdhënësit ............................................................ 44

DISKUTIMI I REZULTATEVE ................................................................................................................ 55

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME .................................................................................................. 56

LITERATURA ........................................................................................................................................... 58

SHTOJCAT................................................................................................................................................. 60

SHTOJCA 1: PROTOKOLLI I INTERVISTËS PËR DREJTORË ........................................................... 61

SHTOJCA 2: PYETËSORI PËR MËSIMDHËNËS .................................................................................. 64

SHTOJCA 3: UDHËZIM ADMINISTRATIV ........................................................................................... 68

Page 6: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

6

ABSTRAKT

Figura e drejtorit të shkollës, përfaqëson jo vetëm imazhin, por përfaqëson edhe funksionin, rolin,

efikasitetin, cilësitë dhe mbi të gjitha, sukseset e përgjithshme të një shkolle, në këtë rast të shkollës

fillore, apo të sistemit fillor. Si një nga personat më kompetent në menaxhimin e shkollës, është me

rëndësi t’i hulumtojmë dhe t’i studiojmë ata faktorë, gjenezën dhe rëndësinë e tyre, në mënyrë që të kemi

një profil të qartë të organit më të lartë drejtues të shkollës, me theks të veçantë, hulumtimi dhe studimi i

personalitetit (profilit) të postit të drejtorit të shkollës.

Tema e masterit me titull “Treguesit kryesorë të performancës së drejtorëve të shkollave në arsimin fillor

në Kosovë”, ka për qëllim që t’i evidentojë dhe shqyrtojë mbi analiza dhe fakte të caktuara, ata tregues që

janë më kryesorët në profilin e drejtorëve të shkollave: s’i e realizojnë ata funksionin e tyre, sa janë

përgjegjës në realizimin e detyrave që kanë, sa arrijnë që ta realizojnë programin shkollor, mbi çfarë

indikatorësh etj.

Drejtori i shkollës, është person i zgjedhur ose i emëruar, organ drejtues, i cili ka për detyrë të organizojë,

të drejtojë dhe të funksionalizojë vazhdimisht veprimtarinë e shkollës, si institucion edukativ e arsimor. Si

drejtues i institucionit, drejtori ka mundësi për të bërë ndryshime rrënjësore, në dobi të përmirësimit të

rrjedhave në drejtim të rritjes së cilësisë në shkollë. Kompleksiteti i ndryshimeve dhe i reformave, rrjedhë

nëpër kushte dhe rrethana që, kërkojnë angazhime të caktuara, sa të lodhshme, po ashtu edhe mjaft

delikate. Në raste të shumta, shkollat ballafaqohen me situata dhe gjendje të vështira materiale, me

mungesë të hapësirave, të mjeteve me të cilat duhet të realizohet procesi mësimor. Prandaj, drejtori si

njëri prej personave zyrtar më përgjegjës brenda shkollës, duhet të jetë në nivelin e lartë pozitiv të

realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Tematika e hulumtimit (teorikisht dhe praktikisht) lidhet me treguesit e performancës së drejtorëve të

shkollës. Të dhënat e hulumtimit tregojnë se drejtorët e shkollave janë të informuar për treguesit e

performancës së drejtorëve të shkollës dhe vlerësimi i performancës së tyre bëhet mbi bazën e tyre.

Rezultatet e hulumtimit poashtu tregojnë për punën dhe bashkëpunimin e drejtorit të shkollës me

personelin e shkollës, prindërit dhe komunitetin e shkollës në të gjitha proceset dhe vendimet që merren

në shkollë.

Drejtori në suaza të kompetencave të tij, në realizimin e programit të tij, përdorë strategji, metoda dhe

teknika udhëheqëse të cilat mundësojnë funksionimin dhe ndërveprimin në mënyrë dinamike dhe efikase

për të ngritur nivelin e cilësisë në procesin mësimor.

Fjalët kyçe: Tregues, performancë, drejtor, shkollë, arsim fillor

Page 7: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

7

ABSTRACT

The figure of the school principal, not only represents the image, but also represents the function, role,

efficiency, qualities and above all, the overall success of a school, in this case the primary school, or the

primary system. As one of the most competent people in school management, it is important to research

and study those factors, their genesis and importance, in order to have a clear profile of the highest

governing body of the school, ë ith special emphasis, research and study of the personality (profile) of the

post of school principal.

The master's thesis entitled "Key performance indicators of school principals in primary education in

Kosovo", aims to identify and revieë on certain analyzes and facts, those indicators that are the most

important in the profile of school principals : hoë they perform their function, hoë they are responsible

for the realization of the tasks they have, hoë they manage to realize the school program, on ë hat

indicators etc.

The school director is an elected or appointed person, a governing body, ë ho has the duty to continuously

organize, direct and functionalize the activity of the school, as an educational institution. As the head of

the institution, the principal has the opportunity to make radical changes, in favor of improving the floë

in terms of increasing the quality in school. The complexity of change and reform floë s through

conditions and circumstances that require certain commitments, both tedious and quite delicate. In many

cases, schools are faced ë ith difficult situations and poor conditions, ë ith a lack of space, tools ë ith ë

hich the learning process must be realized. Therefore, the principal, as one of the most responsible

officials ë ithin the school, must be at a high positive level of fulfillment of his duties and responsibilities.

Research topic (theoretically and practically) relates to performance indicators of school principals.

Research data shoë that school principals are informed about the performance indicators of school

principals and the evaluation of their performance is done on their basis.

The research results also shoë the ë ork and cooperation of the school principal ë ith the school staff,

parents and the school community in all the processes and decisions taken in the school.

The director, ë ithin the scope of his competencies, in the implementation of his program, uses leadership

strategies, methods and techniques ë hich enable the functioning and interaction in a dynamic and

efficient ë ay to raise the level of quality in the learning process.

Keyë ords: Indicator, performance, principal, school, primary education

Page 8: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

8

LISTA E TABELAVE

Tabela 1: Mostra e hulumtimit

Tabela 2. Mosha dhe gjinia e mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim

Tabela 3. Të dhëna për përfshirjen e mësimdhënësve në programet e trajnimit

Tabela 4. Të dhëna përshkruese lidhur me opinionet e mësimdhënësve për mësimdhënie dhe

nxënien cilësore

Tabela 5. Sa merren parasysh nevojat, pritjet e komunitetit, bizneset dhe institucionet tjera në

marrjen e vendimeve në shkollë

Tabela 6. Pasqyra e të dhënave përmbledhëse të analizës statistikore të pyetësorit të

mësimdhënësve

Page 9: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

9

LISTA E FIGURAVE

Grafiku 1. Sa shpesh drejtori i mbështet mësimdhënësit për realizimin e iniciativave dhe

zhvillimin e tyre profesional

Grafiku 2. Roli i drejtorit në mbështetjen e mësimdhënësve

Grafiku 3. A ka bashkëpunim mes mësimdhënësve dhe personelit të shkollës me prindërit dhe

komunitetin?

Grafiku 4. A siguron drejtori i shkollës proces transparent dhe të drejtë në përzgjedhjen e

nxënësve dhe mësimdhënësve?

Page 10: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

10

TERMINOLOGJIA

Drejtor - drejtuesi më i lartë i një institucioni arsimor ose aftësues.

Institucion arsimor dhe aftësues - çdo institucion shkollor ose aftësues që realizon shërbime

arsimore të niveleve 0, 1, 2, 3, 4 sipas ISCED.

Shërbim arsimor - çdo veprimtari që është drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë e lidhur me

mësimdhënien, si dhe çdo mbështetje materiale apo ndonjë formë tjetër.

Këshilli drejtues - organi përgjegjës për qeverisjen e institucionit arsimor apo aftësues, me

funksione të parapara me ligj. ( nr 03/L-068, 21 Maj 2008)

Korniza e Kurrikulumit të Kosovës (KKK) - korniza e kurrikulumit për arsimin parauniversitar,

e miratuar nga Ministria.

Mësimdhënës - personi i kualifikuar sipas dispozitave të këtij ligji me përgatitje akademike dhe

profesionale, i punësuar për ofrimin e shërbimeve arsimore për nxënësit.

Ministria - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë si autoritet qeveritar,

përgjegjësitë e së cilës përfshijnë arsimin, shkencën dhe teknologjinë.

Drejtor Komunal i Arsimit (DKA) - zyrtari në komunë me këtë titull, ose personi që aktualisht

kryen këtë funksion.

Prind - kujdestari ligjor i fëmijës, në bazë të ligjit në fuqi.

Shërbim pedagogjik në shkollë - shërbimi arsimor dhe aftësues që ofrohet nga këshilltari,

pedagogu, psikologu me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të punës në shkollë.

Shkollë - çdo institucion arsimor që ofron shërbime arsimore në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të ISCED-

it, përfshirë çdo institucion aftësimi që ofron shërbime arsimore në nivelin 3 të ISCED-së.

Kurrikulum me bazë shkolle - ajo pjesë e kurrikulumit që përcaktohet nga vetë shkollat apo

institucionet arsimore dhe të aftësimit.

Vit shkollor - periudha kohore që fillon me 1 shtator të një viti dhe që përfundon më 31 gusht të

vitit pasues, e caktuar nga Ministria, siç është përcaktuar në Kornizën e Kurrikulumit të

Kosovës, ndaras për shkollat dhe institucionet e aftësimit.

Standardet - tregues të matshëm të suksesit të përkufizuar, në formë të kritereve cilësore apo

sasiore, të cilat pritet të arrihen nga kandidatët në mënyrë që ata t’i fitojnë kualifikimet.

Tregues- Ajo që na lejon të gjykojmë për ecurinë dhe zhvillimin e një pune a të diçkaje tjetër

brenda një kohe të caktuar; shprehje, zakonisht me shifra ose me përqindje, që pasqyron

gjendjen e një pune.

Page 11: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

11

HYRJE

Shkolla është një institucion shumë i rëndësishëm i një vendi ku synohet të krijohen breza të

shëndoshë, të cilët do të jenë e ardhmja e këtij vendi. Arsimi në përgjithësi është fushë e

rëndësishme e cila ndihmon zhvillimin e gjithmbarshëm të një shoqërie. Lidhur me këtë,

ndërmerren edhe hulumtime, analiza, studime të shumta në fushën edukativo - arsimore, si një

rëndësi specifike e rolit të kuadrit udhëheqës shkollor. Nuk ka justifikim ndaj drejtimit pozitiv të

shkollës, dhe se është jetike që brenda sistemit arsimor, vazhdimisht të “shtrohen çështjet e

vlerësimit real të së kaluarës së shkollës, arritjet dhe dobësitë e shprehura, përcaktimi i qartë i

vizionit të shkollës së ardhme, e cila duhet t’u përgjigjet kërkesave të shoqërisë: si të bësh

shkollën shqiptare të komunikojë më atë evropiane e më gjerë.” (Trandafili, G., 2008, fq. 5).

Historikisht, procesi i mësimdhënies ka ndryshuar vazhdimisht, dhe ka evoluar varësisht nga

periudhat e ndryshme historike e politike, si dhe nga marrëdhëniet shoqërore. Format, mënyrat,

mjetet por edhe strategjitë e mësimdhënies, kanë pësuar ndryshime dhe se për shumë arsye, sot

ne e akceptojmë faktin se procesi mësimor, është mjaft kompleks. Por, mbi të gjitha: i

arsyeshëm, i nevojshëm dhe tejet strategjik për çdo shoqëri dhe vend. Këto ndryshime që

ndodhin si pikësynim kryesor e kanë ngritjen e performancës së mësimdhënies dhe të nxënit.

Në agjendat e politikave të arsimit ndërkombëtar udhëheqja e shkollës është bërë prioritet. Është

roli kyç në përmirësimin e rezultateve të arritura të shkollës duke ndikuar në motivimin dhe

kapacitetet e mësuesve, klimës në shkollë dhe mjedisit. Përgjegjësitë e shumta të drejtorëve të

shkollave po e bëjnë punën e tyre më sfiduese (Pont, N. & Moorman, 2008).

Studimi ofron të dhëna të rëndësishme të cilat do i mbledhim përmes analizës së literaturës

shkencore, analizës së dokumenteve që performancën e drejtorëve të shkollave, studimit të

praktikave lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e punës së drejtorëve karshi treguesve kryesorë të

performancës së drejtorëve të shkollës.

Treguesit e performancës së drejtorëve të shkollave e shtojnë përgjegjësinë e punës së drejtorëve

dhe kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave në përmirësimin e

qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës. Pikësynim kryesor është ngritja e cilësisë në

arsim.

Page 12: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

12

METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Studimi është i tipit të përzier, sasior dhe cilësor. Përmes instrumenteve të hulumtimit kemi

mbledhur të dhëna sasiore dhe cilësore për praktikën profesionale të drejtorëve të shkollave.

Për këtë, fillimisht ishte e nevojshme të bëhet (1) rishikim i literaturës, në të dyja formatet;

elektronike dhe të shtypura, si: libra, raporte, studime, artikuj gazetash dhe revista, (2) analizë të

dokumenteve zyrtare që kanë të bëjnë me praktikën profesionale të drejtorëve, (3) mbledhja e të

dhënave përmes pyetësorëve për drejtorë dhe mësimdhënës me qëllim të analizimit të praktikave

të drejtorëve në shkollat e arsimit fillor në Kosovë.

Rëndësia e punimit

Në relacion me dinamikën e ndryshimeve të përgjithshme dhe në nevojat që kërkon sot sistemi

arsimor, është e domosdoshme që jemi të fokusuar në rolin strategjik të postit të drejtorit, sepse

detyrat dhe obligimet në këtë post, jo që janë të nivelizuara, por ato rriten vazhdimisht. Pra,

drejtorët e shkollave duhet të ballafaqohen përditë me kushte dhe rrethana që, interferojnë

sistemin arsimor dhe shkollën në përgjithësi.

Zhvillimi modern i botës, dinamika dhe efikasiteti në zbatimin e standardeve të shkollës, si dhe

implementimi i vazhdueshëm i ndryshimeve, reformave dhe metodologjive të reja që kërkohet të

aplikohen në arsim, e kanë rritur përgjegjësinë në fushën menaxhuese.

Viteve të fundit janë rritur edhe sfidat e shkollës, meqë ka probleme materiale por edhe rënie të

interesimit në mësim, në motivim të mësimdhënësve, të nxënësve etj. Dukuritë e ndryshme

negative, fenomenet etj., janë faktorë indikativ që po e rrisin brengosjen e komunitetit, të

institucioneve etj. Gjendja e këtillë, është një konstatim shoqëror por, edhe i ekspertëve dhe i

institucioneve përgjegjësve të sistemit arsimor. Të gjitha problemet që shfaqen gjithandej,

kërkojnë vëmendje dhe trajtim konkret me qëllim të mënjanimit të elementeve negative që e

pengojnë dhe e dëmtojnë procesin edukativ dhe arsimor në fusha të caktuara. S’ka dyshim që kjo

gjendje aktuale, kërkon përkushtim dhe bashkëpunim midis përkrahësve dhe aktorëve të

drejtpërdrejtë e të tërthorë arsimor.

Rëndësia e këtij punimi konsiston në evidentimin e rolit të drejtorit si përgjegjësi kryesor i

menaxhimit të shkollës. Pa dinamikën dhe performancën pozitive të tij, ngecjet dhe dobësitë në

sistemin arsimor nuk mund të mënjanohen.

Page 13: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

13

Nevoja për realizimin e hulumtimit

Procesi mësimor në kushtet dhe në rrethanat e sotme, zhvillohet përballë një dinamike të madhe

të ndryshimeve të shpejta në shoqëri, veçmas në proceset teknike-industriale, dhe ato socio-

informative, ambientale etj. Por, procesi mësimor ka një qëllim të parë dhe të fundit: edukimin

dhe emancipimin e individit dhe të shoqërisë. Prandaj, trajtimi ynë specifik i funksionimit të

shkollës, e që lidhet me detyrat dhe obligimet e menaxherit të saj, drejtorit, bazohet në rëndësinë

strategjike të implementimit të programit nga ana e drejtorit.

Drejtorët e shkollave, i hartojnë dhe i zbatojnë politikat në nivel shkolle, dhe ato të nivelit

kombëtar për të synuar vazhdimisht dhe për të siguruar një zbatim të suksesshëm të kurrikulumit

kombëtar.

Përgjatë hulumtimit tonë, janë evidentuar dhe analizuar vështirësitë që hasin drejtorët përgjatë

menaxhimit të ndryshimeve në shkolla, temë e cila nuk trajtohet asnjëherë siç, edhe kërkohet për

shkak të faktorëve të ndryshëm rrethanorë, kushteve dhe ndikimit që kanë faktorët politik.

Në anën tjetër, shkalla e ulët e të kuptuarit të ndryshimit ose e arsyes së ndryshimit, i bënë

njerëzit rezistentë ndaj koncepteve teorike dhe praktike që lidhen me faktorët ndryshues.

Rrethanat që shkaktojnë keqkuptime, sfida, pengesa etj., vijnë për shkak të mos informimit dhe

të mos përfshirjes së tyre në procesin e përgatitjes së ndryshimit. (H. Halim & al., 2003,

Qeverisja dhe udhëheqja në arsim, Prishtinë).

Çështjet menaxhuese, shkaktojnë probleme dhe ngecje në mbarëvajtjen e procesit mësimor

mirëpo, faktorët sfidues besojmë që duhet të jenë edhe më motivues për shumë arsye: për shkak

të nevojës së mënjanimit të patjetërsueshëm të tyre për t’u hapur udhë elementeve pozitive të

zhvillimit të shkollës dhe cilësisë në mësim, për të krijuar klimë dhe kulturë pozitive te të gjithë

faktorët relevant të shkollës, për të ndërtuar standarde efikase dhe cilësore në avancimin e

sistemit arsimor, krahas nevojave dhe kërkesave që kërkohen në shoqëri dhe në shtet.

Page 14: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

14

Qëllimi i hulumtimit

Përmes hulumtimit synojmë të shqyrtojmë, analizojmë treguesit e performancës së drejtorëve të

shkollave. Qëllimi kryesor është të mbledhim informata lidhur me zbatimin e treguesve të

performancës së drejtorëve në shkollat e arsimit fillor.

Nga analizat e të dhënave të grumbulluara, vërtetohet zbatueshmëria e treguesve të

performancës së drejtorëve, ku zbatimi i tyre ka ndikim të madh në udhëheqjen efektive të

shkollave në arsimin fillor.

Për të zbatuar treguesit e performancës drejtorët e shkollave duhet t’i ndjekin disa standarde në

bazë të cilëve janë nxjerrë e sistemuar treguesit e performancës. Këta tregues janë bërë obligativ

me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ për standardet e praktikës profesionale të

drejtorëve të shkollës (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, 2012, Udhëzim

Administrativ për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës, nr.04/2012).

Si më poshtë, po i evidentojmë këto standarde të cilat janë qëllimet e këtij punimi:

1. Udhëheqja dhe Motivimi.

2. Mësimdhënia dhe nxënia cilësore.

3. Planifikimi dhe menaxhimi.

4. Bashkëpunimi dhe ndërveprimi.

5. Legjislacioni dhe shoqëria.

6. Etika profesionale.

Në dimensionin e zbërthimit dhe të zbatimit të këtyre standardeve, aspekti i realizimit të tyre në

praktikë, siguron jo vetëm mbarëvajtjen e cilësisë në procesin mësimor, por këta janë treguesit

kryesorë të performancës së figurës së drejtorit.

Detyrat e hulumtimit

Për të realizuar qëllimin e hulumtimit, fokus i domosdoshëm ishte përmbushja e detyrave

kryesore:

- Konsultimi i literaturës në koordinim me problemin e hulumtimit,

- Hartimi i projektit ideor, i cili ka shërbyer si dokument orientues për realizimin e punimit,

- Shqyrtimi dhe analiza e literaturës dhe dokumenteve tjera,

Page 15: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

15

- Hartimi i instrumenteve për mbledhjen e të dhënave në teren,

- Kontakti me shkollat dhe dakordimi për shtrirjen e hulumtimit në shkollat e tyre,

- Mbledhja e të dhënave dhe analiza e tyre,

- Interpretimi i rezultateve të dala nga hulumtimi,

- Nxjerrja e përfundimeve dhe rekomandimeve kryesore.

Pyetjet e hulumtimit

Konform shqyrtimit dhe analizave të rolit të drejtorit, drejtorët e shkollave janë thjeshtë,

përgjegjës për të planifikuar, administruar, organizuar dhe menaxhuar shkollën, duke i pasur në

dispozicion dhe duke i shfrytëzuar me efikasitet dhe efektivitet mjetet në dispozicion. Një

drejtor, duhet parë se çfarë relacione ndërton përgjatë punës së tij, ditore, mujore dhe vjetore. Për

të qenë efikas dhe me një performancë pozitive, secili drejtor i shkollës, duhet t’i krijojë kushtet

e bashkëpunimit brenda shkollës, por edhe me komunitetin, të ngris vazhdimisht pjesëmarrjen

në rritjen e cilësisë dhe të të nxënit, dhe t’i kushtojë rëndësi të drejtpërdrejtë aktivitetit dhe

suksesit të nxënësve.

Çështjet që hulumtuam dhe analizuam, në këtë rast treguesit e performancës së drejtorëve të

shkollave në arsimin fillor, lidhen me disa pyetje substanciale që interferojnë pashmangshëm në

rolin dhe rëndësinë e organit drejtues të shkollave, pra të drejtorëve të shkollave. Prej

implementimit të detyrave dhe përgjegjësive, e deri te zbatimi i nevojave, proceseve inovative,

reformave, buxhetit, problemeve teorike dhe materiale që lidhen me procesin edukativ – arsimor,

aspekti i të dhënave statistikore, komunikimit etj., drejtorët e shkollave kalojnë nëpër sfida të

jashtëzakonshme për ta menaxhuar me sukses postin që mbajnë.

Ata, drejtorët e shkollave janë të obliguar që t’i zbatojnë një mori objektivash programore,

prandaj një drejtor shkolle punën e tij duhet ta orientoj, edhe në këto aspekte: “Të zbatojë

politikat arsimore të instancave më të larta, të menaxhojë resurset materiale dhe njerëzore, të

analizojë të arriturat individuale dhe të përgjithshme të shkollës, të planifikojë veprimtarinë e

gjithmbarshme edukative arsimore të shkollës, të sfidojë punën e vet dhe punën e të tjerëve për

rezultate sa më të larta të shkollës, të jetë shembull që do të reflektojë energji pozitive për të

tjerët në shkollë ose jashtë shkolle (Instituti Pedagogjik i Kosovës, 2013, Zhvillimi i udhëheqjes

arsimore, fq. 101).

Page 16: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

16

Identifikimi dhe definimi i treguesve të performancës, nuk bëhet vetëm në mënyrë periferike, pa

një zbërthim adekuat të disa faktorëve që edhe i kemi përmendur e analizuar deri në një masë më

lartë. Unë vlerësoj që pyetjet kruciale tematike, janë të domosdoshme të shtrohen nga pikëpamja

hulumtuese – shkencore dhe mbi bazën e tyre, të krijohet një kornizë paraprake themelore e

temës.

Pyetjet kryesore të hulumtimit janë:

1. Cilët janë treguesit kryesorë të performancës së drejtorëve të shkollave?

Pse dhe s’i kërkohet që një drejtor shkolle t’i zbatojë treguesit e performancës ?

2. Cilët faktorë personal dhe të përvojës edukative – menaxhuese, ndikojnë në formësimin

etik dhe kulturorë në figurën e drejtorit ?

3. Cili është roli i drejtorit në aspektin organizativ dhe menaxhues të shkollës?

4. Çfarë resurse dhe mjete duhet të kenë në dispozicion dhe t’i zbatojnë ato drejtorët e

shkollave për të inkurajuar dhe ndërtuar perfrmancë pozitive në menaxhimin e shkollave?

5. Sa është i rëndësishëm roli i drejtorit në sferën e ndryshimeve dhe të reformave në

shkollë?

Hipoteza

Përveç aspektit teorik – hulumtues, struktura e temës sime kërkon edhe një studim kronologjik

mbi metodologjitë krahasuese, të metodologjisë hulumtuese në aspektin praktik duke i marrë dhe

trajtuar shembujt konkret që lidhen me popullacionin hulumtues që në këtë rast, përbëhet nga

drejtorët e shkollave fillore, mirëpo duke përfshirë edhe mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët

profesional.

Hipoteza kryesore lidhur me hulumtimin është:

“Zbatimi me përkushtim dhe transparenca e treguesve të performancës identifikojnë rolin

strategjik të drejtorit në arsimin fillor”.

Page 17: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

17

Hipotezat ndihmëse

1. Performanca e mirëfilltë e drejtorit dhe arsimtarëve ngrit dhe avancon cilësinë në

mësimdhënie dhe mësimnxënie.

2. Në arsimin fillor në Kosovë drejtorët kanë me numra treguesit kryesorë të performancës,

mirëpo zbatueshmëria është e pjesërishme.

Metodat e hulumtimit

Metodat hulumtuese shkencore, janë të domosdoshme të përdoren në mënyrë që një temë e

nivelit të këtillë, të jetë e zhvilluar mbi parametrat e besueshëm – shkencorë.

Ndër metodat që i përdorëm janë: metoda e analizës teorike, metoda e krahasimit, metoda e

përshkrimit, metoda statistikore.

- Metoda e analizës teorike – në hulumtimin tonë këtë metodë e kemi përdorur për

analizën teorike të shqyrtimit të literaturës, analizën e dokumenteve, si dhe analizën e

rezultateve të dala nga hulumtimit.

- Metoda e krahasimit – përmes kësaj metode ne kemi krahasuar të dhëna të rëndësishme

që lidhen me temën tonë të hulumtimit, si krahasimin e të dhënave teorike dhe rezultateve

të hulumtimit,

- Metoda statistikore, ku rezultatet e fituara janë paraqitur në tabelë, grafikone dhe janë

nxjerrë përqindjet e tyre;

- Metoda përshkruese është përdorur në rastet kur kemi të dhëna të rëndësishme nga

literatura e burime tjera të ndryshme, rregulloreve, ligjeve dhe udhëzimeve administrative

që kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejtë me temën e hulumtimit, por edhe rezultatet e dala

nga hulumtimi.

Si parim yni bazë, ishte identifikimi dhe zbërthimi i çështjeve që lidhen me treguesit e

performancës së drejtorëve të shkollave.

Hulumtimi ka qasje sasiore dhe cilësore, ndërsa modeli i zgjedhur është përshkrues. Në bazë të

këtyre të dhënave janë dhënë informata më të hollësishme për pyetjet e hulumtimit duke e

përshkruar temën përkatëse.

Page 18: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

18

Teknikat e hulumtimit

Për të realizuar në mënyrë sa më të suksesshme dhe më gjithëpërfshirës këtë hulumtim, kam

shfrytëzuar teknikën e intervistimit.

Lidhur me problemin tonë studimor, ne kemi intervistuar respodentët e përcaktuar paraprakisht

për hulumtim që ishin drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit e shkollave në komunën e

Prishtinës.

Instrumentet e hulumtimit

Në këtë studim janë përfshirë mësimdhënës dhe udhëheqës të pesë shkollave. Në funksion të

mbledhjes së informacionit, si instrumente për mbledhjen e të dhënave në teren kemi përdorur

pyetësorë dhe intervistë përmes së cilave janë nxjerrë të dhëna që prezantohen në pjsën e dytë në

këtë studim master.

Për mbledhjen e të dhënave, jemi shërbyer me:

1) Intervistë për drejtorë të shkollave - Protokolli i intervistës për drejtorë të shkollave,

përmes të cilit janë siguruar të dhëna për punën e shkollës, me fokus në treguesit e

standardeve të praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës, dhe

2) Pyetësori për mësimdhënës të arsimit fillor përmes së cilit është matur perceptimi i

mësimdhënësve lidhur me treguesit e performancës së drejtorëve të shkollës. Pyetësori

për mësimdhënës përmban 23 pyetje.

Pyetësorët janë strukturuar në dy blloqe:

Të dhëna të përgjithshme – të dhënat personale të pjesëmarrësve,

Të dhëna lidhur me hulumtimin- të cilat kanë të bëjnë me treguesit e standardeve të

praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës.

Pyetësorët përbëhen nga pyetje të hapura dhe pyetje të mbyllura me përgjigje të sygjeruara (të

tipit Likert).

Page 19: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

19

Popullacioni dhe mostra

Popullacionin e hulumtimit tonë e përbëjnë të gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit e arsimit fillor

në komunën e Prishtinës, ndërsa kemi përzgjedh një mostër reprezantuese për të dy grupet e

respodentëve.

Nga popullacioni i paraqitur më sipër, mostra është përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, me

qëllim që të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe reprezentative. Përveç përzgjedhjes së drejtorëve të

shkollave e cila ka qenë e përcaktuar, më ndihmën e drejtorëve të secilës shkollë është bërë

përzgjedhja me probabilitet të rastësishëm e mësimdhënësve. Përzgjedhja e mësimdhënësve të

SHFMU ,,Elena Gjika” është bërë nga grupi i mësimdhënësve që ishin prezent në takimin e

thirrur në shkollë, ndërsa në shkollat tjera përzgjedhja është bërë nga drejtori i shkollës i cili ua

ka dërguar pyetësorët në mënyrë elektronike për arsye të situatës së krijuar me COVID-19.

Nr. Respondentet

SHFMU

“Elena

Gjika”

SHFMU

“Nazim

Gafurri”

SHFMU

“Nëna

Terezë”

SHFMU

,,Pjetër

Bogdani’’

SHFMU

,,Qamil

Batalli”

Gjithsej

1 Drejtor 1 1 1 1 1 5

2 Mësimdhënës 13 9 12 11 7 52

Gjithsej 14 10 13 12 8 57

Tabela 1: Mostra e hulumtimit

Page 20: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

20

Procedura e mbledhjes së të dhënave

Gjatë mbledhjes së të dhënave për hulumtimin kemi kaluar disa procedura.

Faza e parë e mbledhjes së të dhënave fillon me studimin e literaturës, grumbullimin e materialit

për treguesit e performancës së drejtorëve të shkollës në arsimin fillor, si dhe dokumenteve e

studimeve në këtë fushë.

Në fazën e dytë, pasi që jemi siguruar që instrumentet janë të përshtatshme për hulumtim, kemi

kontaktuar me Drejtorinë komunale të Arsimit në Prishtinë. Nga Drejtoria Komunale e Arsimit

është kërkuar leje dhe të caktohen shkollat ku mund të shtrihej hulumtimi. Drejtoria Komunale e

Arsimit ka ndihmuar në kontaktet me shkollat, me të cilat bashkërisht kemi caktuar oraret e

mundshme për të realizuar hulumtimin. Bashkërisht me drejtorin e shkollës jemi dakorduar që

përveç drejtorëve në hulumtim t’i përfshijmë edhe mësimdhënësit e arsimit fillor.

Faza e tretë përfshin mbledhjen e të dhënave në nivel shkolle. Para fillimit të procesit të

mbledhjes së të dhënave në nivel shkolle, të gjitha shkollat e përfshira në hulumtim janë njoftuar

paraprakisht për qëllimin e hulumtimit dhe fillimin e procesit. Kjo mundësoi përgatitjen e një

plani kohor të dakorduar me drejtorët e shkollave. Informacionet e nevojshme në të pesë shkollat

e përfshira në hulumtim, i mblodhëm përmes pyetësorëve me mësimdhënës, si dhe përmes

protokollit për intervista me udhëheqësit e shkollave të përfshira në hulumtim. Për arsye të

situatës me COVID-19, pyetësorët me mësimdhënës, si dhe intervistat me drejtorë të shkollave

janë realizuar në mënyra të ndryshme. Disa janë plotësuar në lokalet e shkollës dhe disa në

mënyrë elektronike. Gjatë gjithë procesit janë dhënë instruksionet e nevojshme për plotësimin e

pyetësorëve.

Sa i përket përfaqësimit gjinor, nuk ka qenë e mundur që mostrën e mësimdhënësve ta ndajmë në

proporcion të barabartë, për shkak se numri i mësimdhënësve meshkuj në arsimin fillor është

tepër i vogël.

Page 21: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

21

SHQYRTIMI I LITERATURËS – ASPEKTI TEORIK

Politikat arsimore janë pa dyshim treguesit kryesorë të cilët na drejtojnë në rrugën e krijimit të

një shkolle më efikase. Në këto politika përfshihen ligjet, rregulloret, kurrikula dhe udhëzimet

administrative. Në këto politika hyjnë edhe standardet ndër të cilat veҫojmë standardet -treguesit

e performancës së drejtorëve të shkollave (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë,

2012, Udhëzim Administrativ për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës,

nr.04/2012), të cilat duhet t’i posedojë ҫdo udhëheqës i institucioneve arsimore.

Një tregues kryesor i performancës është një lloj i matjes së performancës që ndihmon të kuptoni

se si po performon organizata, departamenti ose institucioni juaj dhe ju lejon të kuptoni nëse jeni

drejtuar në drejtimin e duhur me strategjinë tuaj (https://www.clearpointstrategy.com/key-

performance-indicators-in-education/, shkarkuar më 05.02.2020).

Seti i testeve dhe masave të tjera të rezultateve që mbështesin një sistem të indikatorëve të

performancës duhet të matin llojet e aftësive të kërkuara nga shoqëria.

Një tregues i performancës duhet të matë me saktësi dhe besueshmëri performancën e drejtorëve

të shkollës, ku performanca e tij kontribuon në zhvillimin e gjithanshëm të shkollës.

Secili, mëson duke vepruar. Nxitja dhe motivimi i drejtorëve të shkollave në përvetësimin dhe

praktikimin në mënyrë të vazhdueshme të standardeve të praktikës profesionale gjatë

planifikimit, udhëheqjes, administrimit, organizimit dhe menaxhimit të punës së shkollës, me

qëllim të arritjes së vlerave të edukimit cilësor është element me rëndësi që do të ndikonte në

ngritjen e performancës së drejtorëve të shkollave (Buleshkaj,O.,& Mehmeti, S., 2013,Standardet

e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në Kosovë-perspektiva e shfrytëzimit të tyre

në praktikë, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Zhvillimi i udhëheqjes arsimore (përmbledhje

punimesh), Prishtinë). Mirëpo, ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në këtë drejtim, si në

dimensionin pozitiv, e po ashtu, edhe në atë negativ.

Gjatë shqyrtimit të literaturës për rolin e drejtoreve të shkollave, kemi kuptuar që kjo temë, me të

vërtetë nuk është trajtuar sa duhet, se mungojnë studimet themelore nga kjo fushë, shembujt

krahasues, literatura etj. Në vende tjera, ka studime të shumta dhe mjaft sensibilizuese rreth kësaj

teme. Megjithatë, edhe në vendin tonë janë disa ekspertë dhe studiues të sistemit arsimor dhe të

shkollës në përgjithësi (H. Halim &al., 2003, Qeverisja dhe udhëheqja në arsim, Prishtinë). Në

kontekst, çështjet e ndryshimeve, karakteristikat e udhëheqësve që i bartin ndryshimet, stilet

Page 22: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

22

udhëheqëse të tyre, fazat e ndryshimit etj., janë dimensione me rëndësi për t’u kuptuar,

hulumtuar dhe studiuar.

Majkëll Fullan në librin e tij “Forca e ndryshimit”, ka trajtuar jashtëzakonisht shumë çështjet që

lidhen me menaxhimin e shkollës, faktorët që ndikojnë në realizimin me sukses të procesit

mësimor, forcën e ndryshimit në proces etj. Sipas disa studimeve, ka faktorë të ndryshëm që

ndikojnë në shfaqjen e vështirësive, por edhe mënyra e mjete të ndryshme për t’i tejkaluar

vështirësitë.

Në punën e tyre të përgjegjshme, është jashtëzakonisht e nevojshme që drejtorët e shkollave të

gjykojnë dhe të veprojnë me integritet, plotësisht të pa anshëm, me moral dhe etikë profesionale

dhe, me njohuri të shkëlqyeshme të punës. Në punën dhe pasqyrën e tyre pozitive, drejtorët e

shkollave duhet të ndjekin një standard të detyrave dhe përgjegjësive që duhet të funksionoj mbi

ndërtimin e vizionit, zbatimin e planit strategjik dhe shkollor, në bashkëpunimin cilësorë, në

planifikimin e mjeteve – duke e përfshirë edhe analizën SWOT, në praktikimin sa më të madh të

udhëheqjes, në transparencë dhe llogaridhënie etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorëve të shkollave

Detyrat që lidhen me organizimin funksional dhe efikas të shkollave, konsiderohen dhe gjykohen

si të rëndësishme e strategjike në drejtimin pozitiv dhe cilësor të sistemit të edukimit dhe

arsimimit. Drejtimi efikas dhe mësimdhënia cilësore, ndikojnë në motivimin e mësuesve, të

administratës, të nxënësve etj. Nga sistemi i dikurshëm klasik i mësimdhënies, në kohën e sotme,

sistemi arsimor edhe në ambientin shqiptar, zhvillohet mbi bazën e standardeve moderne

ndërkombëtare, dhe zhvillohet po ashtu, edhe përmes reformave të vazhdueshme.

Në këtë aspekt, drejtori si organ drejtues dhe vendimmarrës, ka një rol jashtëzakonisht të

rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e institucionit të shkollës. Sipas ligjit për Arsimin

Parauniversitar në Kosovë, drejtorët e shkollave kanë përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe

administrimin e shkollës.

Disa nga përgjegjësitë kryesore të drejtorëve të shkollave janë:

- Sigurimi i një zbatimi të lehtë të kurrikulumit të ri të Kosovës.

Page 23: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

23

- Krijimi dhe mirëmbajtja e një sistemi efektiv për përzgjedhjen dhe vlerësimin e

performancës së personelit të shkollës.

- Shfrytëzimi i sistemit të menaxhimit të informatave për ta monitoruar progresin e

shkollave.

- Mirëmbajtja dhe administrimi i dokumenteve dhe i raporteve të shkollave.

- Përcaktimi i masave disiplinore.( Buleshkaj,O.,& Mehmeti, S., 2013, Standardet e

praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në Kosovë-perspektiva e shfrytëzimit të

tyre në praktikë, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Zhvillimi i udhëheqjes arsimore,

Prishtinë.)

Këto janë përgjegjësi të drejtorit, të cilat ai duhet t’i realizoj me përkushtim dhe me aktivitet të

vazhdueshëm, ngase pasqyrojnë performancën e tij.

Në anën tjetër, krahas rolit të drejtorëve, si personat më përgjegjës të shkollës janë edhe

mësimdhënësit, drejtuesit administrativ siҫ janë zëvendësdrejtori, sekretari i shkollës,

psikologu/pedagogu. Të gjithë së bashku, në suaza të natyrës së tyre programore dhe të

mësimdhënies, personeli shkollor në krye me drejtorin ndikon që procesi mësimor në shkollë të

jetë sa më kualitativ, cilësor, me një fjalë i mirë organizuar – pra, s’i i përbashkët. Bashkëpunimi

me nxënësit, me prindërit, me ekspertët e ndryshëm dhe me komunitetin, i ka përparësitë e veta

esenciale. Në çdo situatë, roli i drejtorit si menaxheri kryesor në shkollë, mbetet i rëndësishëm

dhe strategjik.

Me qëllim të përmbushjes dhe realizimit me sukses të detyrave, një drejtor shkolle patjetër

kërkohet të ndërtojë një kulturë mësimore të shkollës, e cila e promovon aktivitetin dhe

zhvillimin profesional tek të gjithë pjesëtarët e shkollës, sidomos te nxënësit arrin të ndërtojë

segmente bashkëpunimi dhe unifikimi ndërmjet personelit të shkollës, nxënësve dhe komunitetit

më të gjerë të shkollës. Në kontekst, drejtorët e shkollave paraqesin një vizion objektiv

bashkëpunimi e kulture brenda rrjedhës së procesit mësimor në shkollë. Prandaj, një drejtor

siguron:

- që personeli të jetë i motivuar për t’i përmbushur synimet dhe objektivat e shkollës,

- bashkëpunon me personelin e shkollës,

- është përgjegjës për zhvillimin e personelit,

- mbështet praktikat e mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore,

Page 24: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

24

- ofron mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit. (Buleshkaj,O.,& Mehmeti, S., 2013,

Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në Kosovë-perspektiva e

shfrytëzimit të tyre në praktikë, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Zhvillimi i udhëheqjes

arsimore, Prishtinë.)

Në agjendat e politikave të arsimit ndërkombëtar udhëheqja e shkollës është bërë prioritet. Është

roli kyç në përmirësimin e rezultateve të arritura të shkollës duke ndikuar në motivimin dhe

kapacitetet e mësuesve, klimës në shkollë dhe mjedisit. Përgjegjësitë e shumta të drejtorëve të

shkollave po e bëjnë punën e tyre më sfiduese (Pont, Nusche & Moorman, 2008).

Baza ligjore për praktikën profesionale të drejtorëve të shkollave

Baza ligjore përcakton qartë përzgjedhjen dhe përgjegjësitë e personelit udhëheqës të shkollës.

Personelin udhëheqës të shkollës e përbëjnë drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës.

Drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit arsimor dhe aftësues zgjidhen në bazë të Ligjit mbi

arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr 03/L-068, 21 Maj 2008, në bazë të kritereve të

përcaktuara nga MASHT me akt nënligjor, duke i shtuar edhe dy përfaqësues të Këshillit

drejtues në cilësinë e vëzhguesve në komisionin e përbashkët të emërimit.

Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës përcakton përgjegjësitë e

institucioneve arsimore. Në nenin 20 janë të përcaktuara qartë përgjegjësitë e personelit

udhëheqës të shkollës. Sipas Ligjit në fuqi, drejtori i institucionit arsimor ka përgjegjësi

ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:

- Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;

- Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë

me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;

- Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe

respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;

- Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria;

- Detyrat lidhur me kurrikulumin;

- Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji.

Treguesit e performancës së drejtorëve të shkollave e shtojnë përgjegjësinë e punës së drejtorëve

dhe kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave në përmirësimin e

Page 25: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

25

qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe

Teknologjisë ka nxjerrë udhëzimin administrativ për standardet e praktikës profesionale për

drejtorët e shkollave (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, 2012, Udhëzim

Administrativ për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës, nr.04/2012).

Udhëzimi përcakton qëllimin dhe përdorimin e standardeve. Këto standarde, sipas udhëzimit në

fjalë, do të shfrytëzohen si pikë referimi për:

- Politikat dhe praktikat e punësimit të menaxherëve të shkollave,

- Politikat dhe praktikat e zhvillimit profesional të menaxherëve,

- Për sistemin dhe instrumentet e vlerësimit të performancës së menaxherëve të shkollave.

Standarde janë hartuar rreth gjashtë fushave kryesore të udhëheqjes së shkollave dhe çdo fushë

ka treguesit se çfarë pritet të dinë dhe çfarë aktivitetesh duhet të kryejnë drejtorët e shkollave me

qëllim të arritjes së secilit standard.

STANDARDET E PRAKTIKËS PROFESIONALE TË DREJTORËVE TË

SHKOLLAVE

Standardi i parë: Udhëheqja dhe Motivimi

„Udhëheqja dhe motivimi‟ është njëri ndër gjashtë standardet e praktikës profesionale të

drejtorëve, njëherit standardi i parë që kërkohet të përmbushet nga drejtorët e shkollave për

realizimin me sukses të punës së tyre në përgjithësi. Këtu drejtori i shkollës nxit suksesin e

shkollës dhe të nxënësve të saj duke mundësuar zhvillimin, artikulimin dhe zbatimin e një

vizioni të nxënies të reflektuar në vlerat, misionin dhe objektivat e përbashkëta shkollore,

mësimdhënien në klasë, identifikon dhe analizon situatat për arritje të dëshiruara, kumton dhe

raporton rezultatet në kolektiv dhe komunitet. Pra, treguesit përshkruajnë se çfarë duhet të dijë e

të kuptojë drejtori, dhe cilat aktivitete duhet ti kryej që të arrihet ky standard (Ministria e

Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, 2012, Udhëzim Administrativ për standardet e praktikës

profesionale të drejtorëve të shkollës, nr.04/2012).

Nga kjo u kuptua që udhëheqja e shkollës luan një rol kyç në përmirësimin e performancës së

saj, duke ndikuar në motivimin dhe ngritjen e kapacitetit të mësuesve, si dhe në klimën dhe

Page 26: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

26

mjedisin e shkollës. „Udhëheqja dhe motivimi‟ ngërthen në vete një sërë njohurish dhe

aktivitetesh për përmbushjen e saj si; të jenë vizionar, komunikues për përfshirje të gjerë,

planifikues, udhëheqës, motivues e një varg detyrash tjera (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e

Teknologjisë, 2012, Udhëzim Administrativ për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve

të shkollës, nr.04/2012).

Në shumë përkufizime për udhëheqjen ka një element qenësor që është procesi i ndikimit.

Procesi i ndikimit të qëllimshëm ka për synim arritjen e përmirësimeve të vazhdueshme duke i

plotësuar vizionin, misionin, objektivat dhe qëllimet e udhëheqjes. Udhëheqja, pasqyrohet si një

proces i ndikimit shoqëror, ky ndikim i qëllimshëm ushtrohet nga një person apo grup, në një

person apo njerëz të tjerë për të strukturuar veprimtaritë, marrëdhëniet brenda një organizate.

Udhëheqja përqendrohet kryesisht në vlera të forta personale dhe profesional duke i zhvilluar ato

(Bush, 2008).

Edhe sipas (Yukl, 2012), udhëheqësit janë ata që mund të ndikojnë në përmirësimin e punës së

kolektivit, duke ndikuar në procese të cilat përcaktojnë përformancën. Drejtori duke udhëhequr

dhe motivuar të tjerët arrin drejtimin e duhur për arritjen e rezultateve të duhura (Everard, Morris

& Wilson, 2004).

Klug (1989), thekson se drejtorët e shkollave mund të ndikojnë në motivim duke "formuar

klimën mësimore të shkollës", e cila nga ana tjetër formon dhe forcon "angazhimin e mësuesve,

nxënësve, prindërve dhe komunitetit në përgjithësi drejt arsimit". Duke menaxhuar në mënyrë

efektive këtë aspekt të kulturës së një shkolle, drejtorët mund të "rrisin motivimin e nxënësve

dhe të mësuesve dhe në mënyrë indirekte të ndikojnë në përfitimet e të mësuarit", thotë Klug.

(https://www.ericdigests.org/1992-3/school.htm, 05.02.2020).

Mos harroni, "Për t'u bërë një udhëheqës efikas, duhet të vetë-motivoheni". Ju duhet të dini

identitetin tuaj, nevojat tuaja dhe duhet të keni një nxitje të fortë për të bërë asgjë për të arritur

qëllimet tuaja. Pasi të jeni vetë-motivuar, vetëm atëherë mund të motivoni të tjerët për të arritur

qëllimet e tyre dhe për të harmonizuar qëllimet e tyre personale me qëllimet e përbashkëta të

organizatës. (https://www.managementstudyguide.com/leadership-motivation.htm, 05.02.2020).

Drejtori tani në Kosovë ka mjaft përgjegjësi me implementimin e Kurrikulës së re, e cila që para

tri viteve zbatohet në gjithë Kosovën. Drejtori duhet të zotojë shkathtësi udhëheqëse dhe

motivuese për zhvillimin organizativ me qëllim të zhvillimit të përgjithshëm të shkollës. Ata

duhet të njohin karakteristikat e individëve të organizatës duke ju ndihmuar atyre që t’i

Page 27: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

27

përmbushin qëllimet e caktuara. Duhet të jenë shtytës drejt realizimit të këtyre objektivave duke i

motivuar. Motivimi është proces psikologjik, janë forcat që veprojnë mbi ose brenda një personi

qe e detyron atë të sillet në një mënyrë të veçantë në situata të veçanta për përmbushjen e disa

qëllimeve që synohen. Motivimi është gatishmëria e individit për arritjen e objektivave të

organizatës dhe përpjekje për arritjen e objektivave të tij personale duke vënë në përdorim një

sasi të madhe energjie (Kasimat, 2010).

Motivimi i brendshëm rrjedh nga dëshira e brendshme e individit për të kryer aktivitete të cilat

janë interesante për të dhe ndjejnë kënaqësi në kryerjen e këtyre aktiviteteve. Ndërsa motivimi i

jashtëm kërkon një instrument ne mes te aktivitetit dhe pasojave (rezultateve) të jashtme që e

stimulon atë si shpërblimet verbale apo te prekshme (Gagne & Deci, 2005).

Motivimi përkufizohet edhe si marrje e rezultateve nëpërmjet njerëzve apo nxjerrje e më të mirës

nga njerëzit. Nxjerrja e më të mirës nga njerëzit është më e preferuar edhe pse njerëzit motivohen

për të nxjerrë më të mirën duhet të jenë të lidhur me synimet e qëllimeve dhe etikën e shkollës

(Everard, Morris & Wilson, 2004).

Njëra ndër sfidat e udhëheqësve të shkollave është edhe motivimi i mësimdhënësve duke pasur

parasysh se në arsim nuk ka ndonjë stimulim si në pagë apo diçka të ngjashme. Ka raste kur një

punëtori që punon më pak të paguhet më shumë se një punëtor që punon më shumë ose edhe

njëjtë. Për këtë arsye udhëheqësit e shkollave mund të ndihen se nuk mund të ngritin moralin e të

tjerëve. Por në këtë aspekt mundë të ndihmojë teoria e Frederick Hezbergut i cili ofron një

perspektiv ndryshe për sa i përket motivimit të njerëzve. Ai ka zhvilluar një teori dy faktorësh që

përmban faktorët higjienik ose gjërat e pakënaqshme dhe faktorët motivues ose gjërat e

kënaqshme. Faktorët higjienik i përbëjnë nxitjet siç janë paga, përfitimet e ndryshme dhe

pushimet. Ato janë të referuara si të pakënaqshme pasi që nëse nuk janë adekuate mund të

ndikojnë në demotivimin e njerëzve dhe nga ana tjetër nëse rriten rrallë herë mund të ofrojnë një

stimulim më afatgjatë. Nëse përfiton në rritjen në pagë atëherë mund të jetë më i motivuar ditët e

para, muajin e parë por prapë kthehet në gjendjen e mëparshme të përformancës. Hezbergu

sqaron që faktorët motivues janë: arritja, vlerësimi, përgjegjësia dhe gjëra të kësaj natyre të

brendshme, gjithashtu lavdërimi, mirënjohja dhe përmirësimi pozitiv bëjnë pjesë në motivimin e

brendshëm. Për udhëheqësit e shkollave teoria e Hezbergut është teori shumë e rëndësishme

sepse gjërat siç janë komplimentet për dikë, lejimi i autoritetit në ushtrimin e detyrës së tyre dhe

ofrimi i vlerësimit janë gjëra që drejtorët e shkollave kanë kontroll në to dhe mund t‟i përdorin.

Page 28: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

28

Nëse motivimi do të ishte mbetur vetëm në përfitime në pagë apo përfitime tjera atëherë

drejtorët, mësuesit nuk do të kishin arsye për të vazhduar të punonin.

Drejtori i shkollës, për ta arritur standardin Udhëheqja dhe motivimi, kryen një mori aktivitetesh.

Treguesit e performancës që lidhen me këtë standard janë:

- Komunikon dhe udhëhiqet nga një filozofi arsimore e bazuar mbi hulumtime akademike,

përvojë personale dhe reflektim;

- Përfshin komunitetin shkollor (me një barazi të njëjtë gjinore dhe të minoriteteve etnike

të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe komunitetit) në zhvillimin e planit strategjik

dhe planit vjetor të punës;

- Zhvillon dhe menaxhon procedurat e veprimit të lidhura me planin e shkollës, për t’i

shfrytëzuar më së miri mundësitë për nxënie të suksesshme;

- Përdorë të dhënat e rëndësishme demografike që kanë të bëjnë me nxënësit dhe familjen e

tyre në zhvillimin e misionit dhe objektivave të shkollës;

- Komunikon në mënyrë efektive vizionin dhe misionin e shkollës tek personeli, prindërit,

nxënësit dhe anëtarët e tjerë të komunitetit;

- Siguron që vizioni, misioni dhe planet për zbatim rregullisht të monitorohen, vlerësohen

dhe rishikohen sipas nevojës;

- I identifikon, i qartëson dhe i adreson pengesat, duke i përfshirë edhe ato shoqërore për

arritjen e vizionit;

- Siguron që planifikimi, vendimmarrja dhe zbatimi i strategjive të jenë të bazuara në një

vizion të përbashkët dhe në të kuptuarit e kulturës së shkollës;

- Mundëson ndryshim dhe inkurajon risi në përputhje me nevojat e komunitetit të shkollës,

sot dhe në të ardhmen;

- Analizon një spektër të gjerë të të dhënave (duke përfshirë sipas nevojës edhe të dhënat e

ndara sipas gjinisë) për ta përcaktuar zhvillimin drejt arritjes së objektivave të shkollës

duke përfshirë të dhënat e vlerësimit që lidhen me nxënien;

- I komunikon dhe i përgëzon të arriturat e shkollës për të frymëzuar një rritje të

vazhdueshme;

- Raporton tek personeli, këshilli drejtues i shkollës, komuniteti dhe autoritetet komunale

në lidhje me nivelin e përmbushjes së planeve vjetore dhe strategjike të shkollës. (Shih

faqe 70)

Page 29: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

29

Standardi i dytë: Mësimdhënia dhe nxënia cilësore

Udhëheqja profesionale e shkollave dhe institucioneve arsimore janë thelbësore për të siguruar

që sistemet mbështetëse, mjediset dhe programet e ofruara plotësojnë nevojat e nxënësve dhe

lejojnë që ata të zhvillohen në potencialin e tyre të plotë. Udhëheqësit efektivë e mbështetin

shkollën e tyre që ta zhvillojë një vizion i cili bazohet në rezultate të larta të mësimdhënies dhe

mësimnxënies, që është parakusht për arsim cilësor në shkollën e tyre. Mësimdhënia dhe nxënia

cilësore në shkollë, në përgjithësi varet nga njohuritë dhe angazhimi i drejtorit të shkollës në

promovimin e një kulture të pritjeve të nivelit të lartë për realizimin dhe plotësimin e treguesve

prej nxënësve dhe prej personelit mësimor; mentorimi dhe mbështetja e zhvillimit profesional të

personelit për zbatimin e qasjeve efektive të mësimdhënies dhe mësimnxënies, të cilat bazohen

në nevojat e nxënësve, aftësitë dhe interesat e tyre, dhe monitorimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm

i progresit dhe i arritjeve. (Buleshkaj, O., & Mehmeti, S., 2013, fq. 14).

Treguesit e këtij standardi mund të realizohen në kontekst të vlerësimit të vazhdueshëm të

gjendjes dhe rrjedhave të veprimtarisë në shkollë.

Kur është fjala për mësimdhënien dhe nxënien cilësore, nuk ka dyshim që në arritje të cilësisë,

ndikojnë faktorë të ndryshëm. Sistemi drejtues i shkollës, duhet të jetë i ndërtuar në atë mënyrë

që ta siguroj cilësinë. Organizimi objektiv – material, pra sigurimi i kushteve materiale,

paraprakisht, nënkupton ndërtimin e sistemit menaxhues, e ku hynë: kuadri profesional

(mësimdhënësit), kuadri administrativ, dhe kuadri udhëheqës – drejtori i shkollës. Po ashtu

ministria e arsimit, komisionet e ndryshme, inspektoratet, drejtoritë komunale etj., kanë për

detyrë që si bartëse institucionale, të përpiqen maksimalisht në sigurimin e cilësisë në shkolla.

Megjithatë, në rend të parë janë shkollat si institucione të drejtpërdrejta që sigurojnë dhe ofrojnë

shërbime edukativo – arsimore. Në kontekst, shkollat janë të obliguara që të sigurojnë, ofrojnë

dhe përmirësojnë “kapacitetet profesionale – menaxhuese për të siguruar mësim të mirë, duke

bërë marrëveshje për të mbështetur zhvillimin profesional të mësimdhënësve, dhe ofrimin e

monitorimit të cilësisë së procesit të mësimdhënies/nxënies.” (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe

e Teknologjisë, Strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë: 2016-

2020, fq. 14. Prishtinë).

Prandaj, këto dhe kërkesat e tjera profesionale, objektive, materiale etj., e kërkojnë edhe profilin

e duhur, profesional e me përvojë të drejtorëve të shkollave në raport me afinitetet e nevojshme

Page 30: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

30

menaxheriale - drejtuese. Në secilin sistem të arsimit, e sidomos në ato sisteme që e synojnë

fuqizimin e nivelit të shkollës, sfidë kryesore mbetet vendosja e mekanizmave të llogaridhënies

dhe efektshmëria e zbatimit të politikave arsimore që përcaktohen nga niveli i politikë-bërësve.

Prandaj, s’ka dilemë që “instrumentet e menaxhimit të sistemit të arsimit duhet të vendosen në

funksion të mbështetjes, monitorimit dhe ridefinimit të proceseve dhe politikave që i shërbejnë

këtij qëllimi.” (Plani Strategjik i Arsim në Kosovë, fq. 51. )

Drejtori i shkollës, për ta arritur standardin Mësimdhënia dhe nxënia cilësore, kryen një mori

aktivitetesh.

Treguesit e performancës që lidhen me këtë standard janë:

- Mbështetë dhe mundëson ngritje të plotë profesionale për mësimdhënësit, prindërit dhe

të tjerët, me një vëmendje të veҫantë tek nxënia në përputhje me vizionin dhe objektivat e

shkollës;

- I identifikon, i qartëson, dhe i adreson sfidat në nxënie duke i përfshirë edhe ato ҫështje

që bazohen në kontekstin gjinor;

- Siguron që nxënësit me nevoja të veçanta të marrin pjesë në programe të përshtatshme;

- Inkurajon dhe modelon një kulturë nxënien gjatë gjithë jetës për nxënësit dhe personelin;

- Inkurajon një kulturë pritjesh të mëdha për nxënësit dhe personelin;

- Përshtat dhe zbaton programe kurrikulare, ndërkurrikulare dhe jashtëkurrikulare të cilat

janë të disponueshme për të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë;

- Zbaton strategjitë për shfrytëzimin e të dhënave mbi të arriturat e nxënësve të ndara sipas

gjinisë;

- Siguron që praktikat e vlerësimit të nxënësve në mbarë shkollën të jenë të drejta, të

përshtatshme dhe të balancuar;

- Siguron që pedagogjia e duhur është shfrytëzuar si përgjigje ndaj aspekteve të ndryshme

të shumëllojshmërisë së nxënësve;

- Shfrytëzon burime të ndryshme të informatave për vendimet të cilat ndikojnë në

mirëqenien e nxënësve në shkollë;

- Njeh mundësitë e teknologjisë së re dhe asaj në zhvillim, dhe bën të mundur integrimin e

tyre të plotë në mbështetje të mësimdhënies dhe të nxënies. (Shih faqe 71)

Page 31: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

31

Standardi i tretë: Planifikimi dhe menaxhimi

Çështjet sistemore në arsim, dinamika e tyre dhe perspektiva shkollore, lidhen me ndërtimin e

planeve parimore, të avancuara, dinamike, etj. Prandaj, gjithnjë kërkohet që në shkolla të kemi

menaxhim të duhur, mbikëqyrje permanente të të gjitha proceseve dhe aktiviteteve në shkollë.

Kjo qasje, ndikon në organizim dhe implementim efektiv të procesit mësimor.

Menaxhimi i drejtë dhe efektiv destinohet nga planifikimi dhe realizimi strategjik i politikave të

caktuara shkollore, si dhe ndërtimi i hallkave që e përbëjnë sistemin arsimor.

Puna në planifikim dhe menaxhim në nivel të shkollës e rrit cilësinë e arsimit, e cila duhet të

përqafohet dhe të promovohet nga udhëheqja e shkollës dhe personeli mësimor. Për ta arritur

këtë, drejtori i shkollës duhet të komunikojë me efikasitet dhe të bashkëpunojë me palët e

interesit të shkollës. Ata planifikojnë dhe zbatojnë projekte zhvillimore të shkollës për t’i

mbështetur komponentët kryesorë të shkollës së tyre: zhvillimin organizativ, përmirësimin e

praktikave të mësimdhënies, dhe zhvillimin e personelit. (Buleshkaj, O., & Mehmeti, S., 2013,

fq. 16)

Planifikimi dhe zhvillimi i shkollës është një proces i vazhdueshëm të cilin shkolla e përdorë

duke siguruar gjithëpërfshirje që të gjithë nxënësit të arrijnë sukses të lartë. Shkolla në

bashkëpunim me familjet, nxënësit dhe komunitetin mund të krijojnë mjedis më të mirë duke

siguruar përformancë më të mirë të nxënësve me arritjen e rezultateve cilësore (Duke, Carr &

Sterrett, 2013).

Planifikimi i mirë është një tjetër aspekt kryesor i motivimit në vendin e punës. Udhëheqësit e

fortë kanë një aftësi për të krijuar një plan veprimi specifik - shpesh duke filluar nga fundi në

mendjes; duke parashikuar të ardhmen dhe më pas duke punuar.

Krijimi i një plani të veprimit me një afat kohor, parashikimi i pengesave dhe hartimi i planeve të

emergjencave janë elementë të rëndësishme të planifikimit të udhëheqjes.

Ka shumë burime të dedikuara për planifikimin dhe ndërtimin e aftësive të organizatës, kështu që

kurrë nuk duhet lejuar që planifikimi juaj i dobët të bëhet urgjencë e dikujt tjetër, është një

mënyrë e sigurt për të humbur besueshmërinë tuaj si udhëheqës.

"Besoni vetëm lëvizjen. Jeta ndodh në nivelin e ngjarjeve, jo të fjalëve. Lëvizja e besimit."

- Alfred Adler, https://www.leadership-tools.com/leadership-motivation.html, shkarkuar me

07.02.2020).

Page 32: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

32

Drejtori i shkollës, për ta arritur standardin Planifikimi dhe menaxhimi, kryen një mori

aktivitetesh.

Treguesit e performancës që lidhen me këtë standard janë:

Në mënyrë efektive planifikon, organizon dhe menaxhon burime njerëzore, fizike dhe financiare

të shkollës dhe identifikon nevojat e saj;

- Siguron që vizioni, misioni dhe objektivat e shkollës t’i udhëheqin vendimet e

menaxhmentit dhe organizimin e nxënies;

- Menaxhon kohën për t’i arritur objektivat organizative;

- Identifikon problemet e mundshme dhe mundësitë;

- Siguron që hapësira shkollore, pajisjet dhe sistemet mbështetëse të funksionojnë në

mënyrë të sigurt, efektive dhe efikase;

- Përdor në mënyrë efektive dhe efikase burimet e disponueshme financiare dhe asetet për

të përmirësuar rezultatet e të nxënit;

- Planifikon dhe udhëheq një sistem efektiv të planifikimit të buxhetit duke u bazuar në

planet shkollore strategjike dhe vjetore në bashkëpunim me këshillin e shkollës;

- Krijon dhe mban një mjedis shkollor të sigutrt, të pastër dhe miqësor;

- Përdor teknologjinë në menaxhimin e shkollës. ((Shih faqe 71, 72)

Standardi i katërt: Bashkëpunimi dhe ndërveprimi

Bashkëpunimi dhe ndërveprimi që bazohet në klimën pozitive të shkollës mundëson dhe e

promovon bashkë-udhëheqjen e shkollës në pajtim me nevojat dhe interesat e nxënësve. Ky lloj i

udhëheqjes i përfshin mësimdhënësit në planifikim dhe zbatim të përbashkët të aktiviteteve që e

përkrahin cilësinë e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies për të gjithë. Po ashtu, ofron

mundësi për angazhim aktiv të familjes dhe bashkësisë së shkollës. Bashkëpunimi dhe

ndërveprimi i udhëheqjes së shkollës përfshin disa faktorë siҫ janë: mësimdhënësit, nxënësit,

familja dhe bashkësia/komuniteti. (Buleshkaj, O., & Mehmeti, S., 2013, fq. 17)

Sipas këtij standardi, është përgjegjësi e drejtorit për organizimin dhe koordinimin e faktorëve të

brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, në punën dhe angazhimin e tyre, për zhvillimin dhe

avancimin e veprimtarisë së shkollës në tërësi.

Page 33: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

33

Bashkëpunimi dhe ndërveprimi është një pjesë e rëndësishme e shkollës dhe arsimit për shkak se

nëse personeli i shkollës dhe akterët e tjerë të saj punojnë së bashku, fushat e cilësisë së shkollës

do të përmirësohen vazhdimisht (Carmen & al.. 2012 ).

Bashkëpunimi dhe ndërveprimi në mes të shkollës dhe partnerëve të tjerë është i nevojshëm dhe i

pashmangshëm Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive mes partnerëve të shkollës kërkon komunikim

dhe bashkëpunim mes të gjitha palëve të përfshira, dhe ky komunikim dhe bashkëpunim duhet të

jetë në interes të ngritjes së cilësisë në shkollë. Qëllimi i këtij komunikimi dhe bashkëpunimi

është të përkrahin mësimdhënësit, drejtorin e shkollës dhe stafin në mënyrë që të përmirësojë

procesin e të nxënit, përvojat dhe rezultatet e nxënësve dhe ndihmon për financimin dhe

organizimin e aktiviteteve të ndryshme. ( Bashkëpunimi dhe zhvillimi i shkollës, 2012 ).

Drejtori i shkollës nuk mund të arrijë asgjë nëse nuk bashkëpunon me të tjerët, kjo paraqet edhe

punën e menaxhimit dhe të udhëheqjes (Bashkëpunimi dhe zhvillimi i shkollës, 2012).

Bazuar në këtë mund të themi që në kuadër të bashkëpunimit hyjnë forma të ndryshme

bashkëpunuese të cilat patjetër që mundësojnë një menaxhim adekuat të shkollës. Bashkëpunimi

dhe ndërveprimi me mësimdhënësit brenda shkollës sjell rekomandime, këshilla dhe sigurime

për mënyrat dhe format më të frytshme të avancimit të vazhdueshëm të fushave të ndryshme të

cilësisë së shkollës dhe konsolidimit të arritjeve dhe përvojave konkrete brenda shkollës, në

lëndë dhe veprimtari të ndryshme. (Carmen me bashk., 2012 ).

Për ta arritur standardin Bashkëpunimi dhe ndërveprimi, drejtori i shkollës kryen një mori

aktivitetesh.

Treguesit e performancës që lidhen me këtë standard janë:

- Angazhon prindërit në mënyrë proaktive që ata të përfshihen në edukimin e fëmijëve të

tyre dhe në jetën e shkollës;

- Ndanë përgjegjësinë me personelin, nxënësit dhe komunitetin për ta fuqizuar pronësinë

dhe llogaridhënien;

- Mbështet përdorimin e burimeve të prindërve dhe komunitetit për ta avancuar

mësimdhënien dhe nxënien;

- Është i vetëdijshëm dhe i sensibilizon të tjerët për zhvillimet e reja që mund të ndikojnë

në shkollë dhe komunitet;

Page 34: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

34

- Siguron që të gjithë nxënësit dhe personeli të ndjehen të vlerësuar dhe të rëndësishëm;

Angazhon komunitetin e shkollës në identifikimin dhe adresimin e fushave për

përmirësimin e shkollës;

- Siguron që mësimdhënësit dhe personeli tjetër komunikojnë dhe të bashkëpunojnë me

prindërit dhe anëtarët e komunitetit sipas nevojës, për ta mbështetur nxënien;

- Krijon marrëdhënie të një respekti të ndërsjellë me anëtarët e këshillit të shkollës dhe u

siguron atyre informata të nevojshme për t’i përmbushur rolet e tyre;

- Merr vendime në bazë të nevojave dhe pritjeve të komunitetit të shkollës;

- Tregon kujdes për të tjerët dhe kultivon një klimë të respektit të ndërsjellë me të gjithë

anëtarët e komunitetit të shkollës;

- Krijon partneritete me bizneset lokale dhe institucionet arsimore për t’i fuqizuar

programet dhe për t’i mbështetur objektivat e shkollës;

- Komunikon në mënyrë të duhur me nxënësit, personelin, prindërit dhe komunitetin;

- Krijon dhe mban raporte të qëndrueshme me mediat dhe palët e interesit;

- E inkurajon punën në ekip dhe udhëheqjen e ndarë në mes të anëtarëve të shkollës-

komunitetit;

- Identifikon dhe këshillon mësimdhënësit për rolet e udhëheqjes në të ardhmen;

- Pranon përgjegjësitë dhe kontributet e secilit individ;

- Përdor shkathtësi efektive në zgjidhjen e problemeve. (Shih faqe 73)

Standardi i pestë: Legjislacioni dhe shoqëria

Njohja në nivel të lartë e standardit për Legjislacionin dhe shoqërinë i mundëson drejtorit të

shkollës të reagojë në mënyrë kritike dhe konstruktive ndaj aspekteve politike, shoqërore,

ekonomike, juridike dhe kulturore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shkollën e tij. Udhëheqësit

efektivë të arsimit e përqendrojnë punën e tyre në kuadër të shkollës varësisht prej kërkesave të

bashkësisë shkollore për arsim cilësor, duke i respektuar të drejtat e fëmijëve, politikat e tjera

lokale/komunale/shtetërore dhe zhvillimet e objektivat globale. (Buleshkaj, O. & Mehmeti, S.,

2013, fq. 17)

Shkolla si një institucion shoqëror, dhe udhëheqja e saj, punojnë dhe veprojnë në kuadër të

ligjshmërive të saj. Për të pasur sukses, menaxhuesi duhet t’i njoh dhe zbatojë drejt ato

Page 35: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

35

ligjshmëri, të cilat jo vetëm përcaktojnë, por edhe avancojnë të drejtat e edukimit dhe zhvillimit

të fëmijës, si një energji e re e botës që krijohet.

Për ta arritur standardin legjislacioni dhe shoqëria, drejtori i shkollës kryen një mori aktivitetesh.

Treguesit e performancës që lidhen me këtë standard janë:

- Përcjellë zhvillimet lokale, kombëtare dhe globale lidhur me arsimin;

- Mban komunikim të vazhdueshëm për çdo çështje që ka të bëjë me politikat kombëtare

apo komunale dhe aspiratat e komunitetit për shkollën duke përfshirë ndryshimet në

mjedisin në të cilin vepron shkolla;

- Mban komunikim të vazhdueshëm me palë të ndryshme të interesit;

- Avokon për mbështetjen e komunitetit për shkollë dhe sistem më të gjerë të arsimit;

- Siguron që shkolla të punojë brenda kornizës së politikave, ligjeve dhe rregulloreve të

miratuara nga autoritet lokale dhe shtetërore. (Shih faqe 73)

Standardi i gjashtë: Etika profesionale

Ky standard i inkurajon dhe i motivon udhëheqësit arsimorë që të garantojnë zbatimin e

parimeve të cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në shkollat e tyre, duke vepruar me integritet, respekt

dhe në bazë të një kodi të etikës, si dhe në bazë të vlerave, besimeve dhe qëndrimeve të caktuara.

Kjo qasje e promovon dhe e nxit kulturën e shkollës, transparencën dhe llogaridhënien e saj që

mundëson krijimin e një klime pozitive në shkollë dhe klasë, angazhim aktiv të nxënësve,

pjesëmarrje të prindërve dhe të bashkësisë në aktivitete të ndryshme të shkollës. (Buleshkaj, O.

& Mehmeti, S., 2013, fq. 17)

Çdo profesion ka kode të ndryshme të etikës, por disa parime etike universale mund të zbatohen

për njerëzit në të gjitha profesionet. Në përgjithësi, njerëzit në të gjitha linjat e punës duhet t'i

përmbahen një liste themelore të etikës profesionale që përfshin konceptet e ndershmërisë,

besueshmërisë, besnikërisë, respektit ndaj të tjerëve, respektimin e ligjit, përgjegjshmërinë dhe

shmangien e dëmtimit të të tjerëve kur është e mundur.

Kodet e sjelljes i ndihmojnë profesionet në shumë mënyra. Ato mund të ndërtojnë besimin e

publikut në besueshmërinë e profesionit, të sigurojnë transparencë më të madhe me klientët, të

bëjnë vendime më të vështira etike për ata që janë në profesion, të krijojnë një kuptim të

unifikuar të praktikave të pranueshme nga të gjithë dhe ta bëjnë më të lehtë për të tjerët që

Page 36: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

36

punojnë dhe të dinë çfarë të presin në profesionet e tyre. (https://bizfluent.com/info-8056790-

types-professional-ethics.html, shkarkuar më, 06.02.2020)

Profesioni, natyrisht, që është i lidhur me ngritjen e personit në nivel të dijes shkencore. Por,

udhëheqësin duhet ta shquaj etika profesionale, si një parim i veçantë edukativ dhe njerëzor.

Aplikimi i këtij parimi ndikon shumë në raportet kolegjiale në tërësi dhe motivon të gjithë

faktorët që ndihmojnë në ngritjen dhe avancimin e veprimtarisë së shkollës si institucion i

rëndësishëm shoqëror.

Përgjegjësia e udhëheqësit të shkollës është ndarja e detyrave dhe përgjegjësive të stafit të

shkollës dhe monitorimi i performancës së tyre. Shkolla është një organizatë ku të gjithë së

bashku kontribuojnë me qëllim të arritjes së rezultateve të dëshiruara, pra shkolla duhet kuptuar

si një institucion, ku në radhë të parë përgjegjësia e udhëheqësit konsiston në ndarjen e detyrave

dhe përgjegjësive tek stafi i shkollës, që të obligohen të gjithë që me përgjegjësi t’i realizojnë

punët e tyre. Puna e udhëheqësit është monitorimi i performances së mësimdhënësve, mbikëqyrja

dhe vlerësimi i punës së secilit, nxitja dhe shpërblimi si motivimi i vazhdueshëm. Shkolla

funksionon suksesshëm vetëm nëse të gjithë e japin kontributin e tyre ne arritjen e objektivave të

shkollës.

Drejtori i shkollës, për ta arritur standardin etika profesionale, kryen një mori aktivitetesh.

Treguesit e performancës që lidhen me këtë standard janë:

- Shqyrton vlerat e tij personale dhe profesionale;

- Shërben si model:

- Pasqyruar një kod personal dhe profesional të etikës;

- Pasqyron vlerat, besimet dhe qëndrimet që frymëzojnë të tjerët të arrijnë në nivele më të

larta të performancës;

- Pranuar përgjegjësinë për veprimet e shkollës;

- Njohur përvojat e mira të të tjerëve;

- Trajtuar të gjithë njerëzit në mënyrë të drejtë, të barabartë, me dinjitet dhe respekt;

- Mundësuar qasje për të gjithë fëmijët pavarësisht nga vështirësitë fizike apo intelektuale,

gjinore, racore, fetare apo të statutit shoqëror;

- Analizuar dhe duke pasur parasysh vlerat përbrenda shkollës-komunitetit të

shumëllojshëm;

Page 37: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

37

- Përdor ndikimin e pozitës për të përmirësuar cilësinë e mësimit e jo për përfitime

personale;

- Mbron të drejtat dhe privatësinë e nxënësve dhe personelit;

- E njeh dhe respekton autoritetin legjitim të të tjerëve;

- Ndikon tek anëtarët e tjerë të komunitetit të shkollës që të demonstrojë integritet dhe të

ushtrojnë sjellje etike;

- Siguron që shkolla të jetë publikisht e përgjegjshme;

- Përmbush obligimet ligjore dhe zbaton ligjet dhe procedurat në mënyrë të drejtë;

- Siguron proces transparent dhe të drejtë në përzgjedhjen e nxënësve, mësimdhënësve dhe

të tjerëve si përfaqësues të shkollës në aktivitete, ngjarje apo për mundësi të ngritjes

profesionale. (Shih faqe 73, 74)

Këto standarde dhe treguesit e secilit standart paraqiten në praktikën profesionale të drejtorëve,

që kërkohen të përmbushen nga drejtorët e shkollave për realizimin me sukses të punës së tyre në

përgjithësi 1 . Këto standarde ngërthejnë në vete një sërë njohurish dhe aktivitetesh për

përmbushjen e tyre si; të jenë vizionar, komunikues për përfshirje të gjerë, planifikues,

udhëheqës, motivues e një varg detyrash tjera (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë,

2012, Udhëzim Administrativ për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës,

nr.04/2012, Prishtinë).

ANALIZA E TË DHËNAVE DHE REZULTATET

Të dhënat e mbledhura janë informata faktike të mbledhura përmes instrumenteve të hulumtimit.

Meqenëse qasja jonë është e përzier, sasiore dhe cilësore, analizën e të dhënave të mbledhura e

bëmë në dy mënyra:

1. Përmes programit kompjuterik SPSS (Statistical Package for the Social Science- pakoja

Statistikore për Shkencat Shoqërore).

2. Përmes metodës së kategorizimit, duke grupuar së bashku komentet mbi tema të ngjashme.

Të dhënat e drejtorëve të shkollave dhe të mësimdhënësve janë mikse. Të dhënat faktike, si:

gjinia, mosha, përgatitja shkollore, përvoja e punës, etj., i analizuam përmes analizës së

1 Republika e Kosovës, MASHT. Udhëzim Administrativ për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të

shkollës. Nr. 04/2012. Datë: 02.05.2012. Prishtinë, (www.masht-gov.net).

Page 38: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

38

programit SPSS, ndërsa për analizën e të dhënave, mendimeve të mësimdhënësve të shprehura

në pyetjet e hapura përgatitëm tabela të veçanta, në të cilat klasifikuam komentet/mendimet

bazuar në tema të ngjashme.

REZULTATET E HULUMTIMIT

Në vazhdim prezantojmë rezultatet e dala nga pjesëmarrësit e përfshirë në studim. Do

prezantojmë të dhëna demografike dhe të dhëna që lidhen me treguesit e performancës së

drejtorëve të shkollave.

Mostra e këtij hulumtimi është realizuar nga drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave fillore

publike të komunës së Prishtinës. Zgjedhja e mostrave brenda komunës për mbledhjen e të

dhënave është bërë në mënyrë të rastësishme. Për marrjen e të dhënave cilësore, pjesë e mostrës

kanë qenë 5 drejtorë të shkollave në komunën e Prishtinës.

Të dhënat nga intervistat me drejtorë të shkollave

Drejtorët e përfshirë në këtë hulumtim kanë qenë drejtorë të shkollave urbane dhe rurale,

përfaqësonin të dy gjinitë, ndërsa mosha e tyre sillej nga 31 deri 40 vjeç. Përvoja paraprake e

tyre ishte në mësimdhënie, e që përvoja e tyre në mësimdhënie ishte nga 3 deri në 17 vite, ndërsa

si drejtor shkolle përvoja e tyre ishte nga 1 deri në 12 vite përvojë. Sa i përket përgatitjes

shkollore, të gjithë drejtorët kishin të përfunduar nivelin master të shkollimit.

Përveç shkollimit, drejtorët janë përfshi edhe në programe trajnimi, sidomos programin për

udhëheqje arsimore, e që numri i orëve të ndjekura në trajnimin për udhëheqje arsimore varion

prej 137-300 orë trajnimi, ndërsa për zbatimin e kurrikulës kanë ndjekur 32 deri në 48 orë

trajnimi.

Lidhur me pyetjen se ç’ka e bënë më të suksesshme punën e drejtorit të shkollës, drejtorët

pohojnë se bashkëpunimi është çelësi i suksesit. “Çelësi kryesor për një udhëheqje cilësore është

bashkëpunimi kolegial dhe klima e ngrohtë në shkollë “-(thotë një drejtor shkolle). Përveç

bashkëpunimit, drjetori duhet të jetë edhe “komunikues, punëtor, i përkushtuar me ide inovative”

–thotë drejtori tjetër.

Page 39: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

39

Në punën e tyre drejtorët pohojnë se udhëhiqen nga motivi për ndryshim, bashkëpunimi, ligjet

dhe akteve nënligjore, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut.

Prej drejtorëve kemi kërkuar të na tregojnë edhe vizionin dhe misionin e shkollës që ata

udhëheqin. Të gjithë drejtorët e përfshirë në studim treguan vizionin dhe misionin e shkollës së

tyre. Dy nga 5 shkollat e përfshira në hulumtim, vizionin e tyre e kanë të orientuar nga

gjithpërfshirja, “ Shkollë gjithëpërfshirëse që i kontribuon zhvillimit të gjithmbarshëm të fëmijëve-

drejtori 1)” dhe “Shkollë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese ndërmjet personelit arsimor, nxënësve dhe

komunitetit”-(drejtori 3).

Tri nga pesë shkollat tjera vizionin e tyre e kanë orientuar nga mësimdhënia, orientimi në karrierë dhe

shkathtësitë e nxënësve, si: “ Shkollë me standarde bashkëkohore të mësimdhënies, që promovon stilin e

mësimdhënies inovative me shfrytëzim maksimal të teknologjisë informative , për të krijuar qytetarin

(nxënësin) e formuar globalisht, duke inkurajuar zhvillimin tërësor të personalitetit të fëmijës dhe

respektimin e diversitetit kulturor, fetar e racor” –(drejtori 2)., “që nxënësit t`i orientojnë saktë në

shkollim të mëtejmë dhe karrierë.”– (drejtori 4), si dhe “përmes kreativitetit, nxënësit të pajisen me

njohuri, shkathtësi dhe qëndrime të nevojshme, për të arritur të gjitha kompetencat arsimore (potencialin

e plotë)”- (drejtori 5).

Sipas drejtorëve, këto do të mbërrihen me “ofrimin e kushteve e përformim cilësor të të gjithë

individëve duke kultivuar shprehi të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe vlera të qytetarisë

demokratike” –(drejtori 2),“ me krijimin e klimës së ngrohtë me mësimdhënës të kualifikuar, të

trajnuar dhe të përkushtuar duke ndërlidhur anën teorike me atë praktike”- (drejtori 3), “ duke

ofruar një mjedis të përshtatshëm për hulumtim që do ti bënte nxënësit dhe mësimdhënësit që

procesin mësimor ta përjetojnë si kënaqësi shpirtërore e emocionale”- (drejtori 4), dhe “ duke

përdorur pajisje dhe kualifikime të avancuara, ku mësimnxënia do të përmbushë potencialin

arsimor dhe social, duke zhvilluar të menduarit dhe të dëgjuarit kritik, pastaj duke u fokusuar në

në zhvillimin e praktikimit të teorive, që mësohen në shkollë, si dhe duke promovuar metodologji

të ndërthurin shfrytëzimin e teknologjisë informative “ (drejtori 5).

Drejtorët e përfshirë në hulumtim pohojnë se në arritjen e vizionit të shkollës paraqiten pengesa

të ndryshme, e si më të theksuara janë pengesat që lidhen me buxhetin dhe stafin e shkollës.

Pengesat që lidhen me buxhetin kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën shkollore ngase “

mungesa e buxhetit pamundëson rregullimin e infrastrukturës në total siç planifikohet (drejtori

5)”, si dhe “ pajisjen e secilës klasë me mjete teknologjie dhe internet (drejtori 4).

Page 40: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

40

Pengesat që lidhen me stafin e shkollës kanë të bëjnë sidomos me “ mësimdhënësit e moshuar,

por edhe me ata të cilët nuk e njohin aq mirë teknologjinë (drejtori 2)”.

Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës

Të gjithë drejtorët e përfshirë në hulumtim kanë njohuri për Standardet e Praktikës Profesionale

të Drejtorëve të Shkollës, dhe informatat i kanë marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e

Teknologjisë, përmes kolegëve të tyre, Udhëzimit Administrativ, gjatë trajnimit për udhëheqje

arsimore si dhe gjatë procesit të vlerësimit për vazhdim të mandatit, ku vlerësuesit janë “bazuar

në këto standarde, të cilat i kanë vlerësuar komisioni profesional i përbërë nga komuna,

Ministria e Arsimit , Instituti Pedagogjik i Kosovës, dhe ekspertë të arsimit (drejtori 5)”.

Edhe drejtorët e tjerë pohojnë se vlerësimi i tyre bëhet duke u bazuar në bazë të Udhëzimit

Administrativ, duke vlerësuar standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave

(https://www.masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/udhezim-administrativ-04-2012-shqip.pdf), e

që paraprakisht drejtori informohet për kohën kur do të bëhet vlerësimi.

Nga pesë drejtorët e përfshirë në hulumtim, vetëm dy prej tyre kanë dhënë detaje lidhur me

procesin e vlerësimit, hapat nëpër të cilët ka kaluar i gjithë procesi, si:

1- Dorëzimi i dosjes me të gjitha të dhënat e kërkuara,

2- Intervista e drejtorit nga ekipa vlerësuese,

3- Takimi dhe intervistimi i të gjitha organeve të shkollës, si: Këshillit Drejtues të shkollës,

Këshillin e nxënësve, Këshillit të arsimtarëve, si dhe

4- Vëzhgimin e shkollës.

Pas analizës së gjendjes nga mbledhja e të gjitha informatave nga të gjithë akterët brenda

shkollës, drejtorët marrin informatë kthyese nga drejtoria komunale e arsimit lidhur me

vlerësimin e performancës së tyre. Pra, sipas të dhënave të mbledhura, vlerësimi i performancës

së drejtorëve të shkollës bëhet mbi bazën e standardeve të praktikës profesionale të drejtorëve të

shkollës.

Raportimi i drejtorëve lidhur me përmbushjen e treguesve/ planeve strategjike dhe vjetore, sipas

rezultateve të hulumtimit, bëhet në Këshillin drejtues të shkollës dhe në Drejtorinë Komunale të

Arsimit. Sipas drejtorëve të përfshirë në hulumtim, me Këshillin drejtues të shkollës çdo tre muaj

mbahen takime me qëllim të rishikimit të Planit Zhvillimor të shkollës, ku shihen të arriturat dhe

Page 41: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

41

stagnimet, ndërsa në Drejtorinë Komunale të Arsimit raportohet një herë në vit, ku kryesisht

raporti dërgohet në formë elektronike, pra përmes e-mail adresës.

Mësimdhënia dhe nxënia cilësore

Rezultatet e hulumtimit tregojnë edhe për praktikat e shkollës lidhur me zhvillimin profesional të

mësimdhënësve. Kryesisht zhvillimi profesional i mësimdhënësve bëhet përmes trajnimeve të

vazhdueshme, të cilat planifikohen paraprakisht në Planin Zhvillimor me bazë në shkollë por

edhe planin për zhvillim individual profesional të mësimdhënësve. Duke u bazuar në nevojat dhe

mundësitë e përfshirjes së mësimdhënësve. “ Takimet individuale zhvillimore me drejtorin e

shkollës, së paku dy herë në vit me secilin mësimdhënës, ku identifikohen mangësitë dhe

përparësitë e tyre e që natyrisht merren parasysh edhe monitorimet në orë mësimore-(drejtori

5)”.

Drejtorët pohojnë se shkolla ballafaqohet me sfida të shumta të cilat kryesisht kanë të bëjnë me

infrastrukturën shkollore dhe personelin arsimor/mësidmhënësit. Sfidat të cilat lidhen me

infrastrukturën shkolllore kanë të bëjnë me sigurimin e hapësirave të mjaftueshme mësimore,

pajisjet teknologjike dhe internetin, ndërsa sfidat që lidhen me mësimdhënësit fillojnë qysh nga

përzgjedhja e mësimdhënësve ngase shkolla nuk është punëmarrës i mësimdhënësve por

mësimdhënësit përzgjidhen nga DKA, mandej mosha e mësimdhënësve, mësimdhënësit e

moshuar (drejtori 2), sidomos ata mbi moshën 55 vjeç “me të cilët vështirë zhvillohet apo

ndryshohet diçka në mësimdhënie, por sfida tjetër është se duhet çdo ditë me përkëdhelje për t’i

lutur që të kryejnë detyrat e tyre me nxënës”(drejtori 5).

Në pyetjen tonë se a janë të pajisura shkollat me teknologji të re mësimore dhe sa ndihmojnë ato

në mësimdhënie dhe nxënie cilësore, katër nga pesë drejtorët e përfshirë në hulumtim pohojnë se

shkollat e tyre nuk janë pajisur mjaftueshëm me teknologji mësimore ndërsa vetëm njëri nga

pesë drejtorët e përfshirë në hulumtim pohon se shkolla e tij ka çdo klasë të digjitalizuar. Sa i

përket asaj se sa mjafton teknologjia mësimore në mësimdhënie dhe nxënie cilësore, drejtorër

pohojnë se “ Ato ndihmojnë shumë sepse e bëjnë mësimdhënien dhe mësimnxënien më atraktive

dhe më të lehtë” (drejtori 3), “më cilësore (drejtori 4), “ndihmojnë në mësimdhënie kreative dhe

për asistencë në orë mësimore, sidomos tani që e kemi edhe platformën e veçantë e-

mësimi”(drejtori 5).

Page 42: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

42

Në pyetjen se a ka të përfshirë në shkollë nxënës me nevoja të veçanta, pesë nga katër drejtorët e

përfshirë në hulumtim pohojnë se në shkollën e tyre ka të përfshirë nxënës me nevoja të veçanta,

por që numri i nxënësve me nevoja të veçanta të përfshirë në këto shkolla është i vogël. Drejtorët

pohojnë se kanë bashkëpunim me qendrat burimore, dhe me këta nxënës punohet me plane

individuale të arsimit me mbështetjen e asistentëve apo mësimdhënësve udhëtues. Sipas tyre, “ka

programe të veçanta për këta nxënës, ka edhe njerëz që punojnë brenda shkollës (asistentët

personal) dhe jashtë shkollës (mësueset udhëtuese). Gjithashtu komuna ua siguron edhe

transportin special” (drejtori 5).

Në pyetjen e parashtruar drejtorëve lidhur me praktikat aktuale të shkollës në përkrahjen e

nxënësve dhe personelit për nxënie gjatë gjithë jetës, kemi marrë përgjigje të ndryshme nga

drejtorët. Sa i përket mbështetjes së nxënësve, sipas tyre, “ detyrë thelbësore e çdo shkolle në

Republikën e Kosovës është përkrahja e nxënësve drejt zotërimit të kompetencave kryesore të

përcaktuara me kurrikulën shtetërore, në një mjedis të sigurtë, përfshirës, miqësor dhe

inkurajues për të gjithë nxënësit” (drejtori 4). “ Ka aktivitete të shumta në bibliotekë duke lexuar

e komentuar dhe duke fituar dhurata. Pastaj duke i përfshirë në aktivitete jashtëshkollore duke

ndërlidh teorinë me praktikën” (drejtori 5).

Ndërsa për mësimdhënësit drejtorët angazhohen që ti përfshijnë ata në forma të ndryshme të

zhvillimit profesional. “ Mundohemi me anë të trajnimeve, punëtorive, aktiviteteve të shumta që

të zhvillojnë të menduarit kritik e kreativ dhe të aftësohen për zbatimin praktik të teorive të

ndryshme të të mësuarit dhe të përdorimit të burimeve arsimore duke përfshirë përdorimin e

teknologjisë së komunikimit dhe informacionit” (drejtori 3).

Përfshirja dhe bashkëpunimi

Plani zhvillimor i shkollës është një dokument pune për përdorim në shkollë. Ai bazohet në

analizën e shkallës aktuale të performancës në shkollë, në vlerësimin se si tendencat e tashme

dhe faktorët e ardhshëm mund të ndikojnë në shkollë dhe në vënien e prioriteteve dhe

objektivave për periudhën që është përpara. Këshilli i shkollës është organi që kujdeset për

menaxhimin e përgjithshëm të shkollës. Është detyrë e këtij këshilli të menaxhoj procesin e

përgatritjes dhe kohë pas kohe të rishqyrtimit të planit zhvillimor të shkollës. Poashtu, kërkohet

edhe përfshirja e tërësishme e të gjithë stafit mësimdhënës, në proces dhe konsultime me të

tjerët, posaçërisht me nxënësit dhe prindërit, të cilëve poashtu duhet tu jepet mundësia të

Page 43: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

43

kntribuojnë në planin zhvillimor të shkollës. Palët e tjera që mund të jenë të interesuara dhe që

mund të kontribuojnë në procesin e planifikimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës,

mund të jenë zyrtarët arsimor lokal, përfaqësuesit e biznesit, shërbimet publike shëndetësore dhe

të mirëqenies sociale, shoqatat profesionale, organizatat e shoqërisë civile, etj.

Sipas drejtorëve të cilët ishin pjesë e hulumtimit, në hartimin e planit zhvillimor dhe planit vjetor

të shkollës, marrin pjesë “drejtori dhe Këshilli drejtues i shkollës” (drejtori 1), “ Kryetarët e

aktiveve profesionale, Këshilli drejtues, drejtori, sekretarja, psikologu i shkollës, kryesia e

këshillit të nxënësve, kryesia e këshillit të prindërve” (drejtori 2), “ Këshilli drejtues i shkollës

dhe koordinatori i cilësisë”(drejtori 3), “drejtori, koordinatori i cilësisë, ekipi për zhvillimin e

shkollës” (drejtori 4), “këshilli drejtues, këshilli i nxënësve, këshilli i prindërve, këshilli i

mësimdhënësve, komuniteti i biznesit dhe komuniteti i përgjithshëm i shkollës” (drejtori 5).

Vlerësimi i performancës së shkollës është kontroll i planifikuar, sistematik i standardeve në

fushat e cilësisë të përcaktuara nga MASHT, i cili kryhet nga shkolla (vlerësimi i brendshëm),

dhe nga inspektorët e arsimit (vlerësimi i jashtëm), në intervale të rregullta duke u bazuar në

kriteret e cilësisë dhe treguesit e performancës të përcaktuara në Kornizën për sigurimin e

cilësisë, siç edhe është përcaktuar me udhëzimin administrativ (https://www.masht.rks-

gov.net/uploads/2017/08/4-2017-ua-vleresimin-e-performances-se-institucioneve-arsimore-ne-

arsimin-parauniversitar-rotated.pdf).

Edhe në këtë proces, “drejtori duhet të jetë shtylla organizative për menaxhim të shkollës ,

vlerësim, vetëvlerësim, planifikim dhe intervenim përmirësues” (drejtori 2).

Drejtori gjithashtu ka rol edhe në bashkëpunimin e shkollës me prindër dhe komunitetin për të

avancuar mësimdhënien dhe nxënien në lidhje me zhvillimet e reja. “ Shkolla ka Plan të

veprimit për bashkëpunimin me prindër, po ashtu shkolla çdo muaj mbanë mbledhje me KDSH,

çdo 3 muaj mbledhje me KP” (drejtori 2). “Shkolla inkurajon krijimtarinë dhe promovon

diversitetin. Shkolla ka bashkëpunim të rregullt me shkollat tjera, ku ka një etikë të fortë, të

hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim me prindërit dhe komunitetin. Këshilli i prindërve është

funksional dhe shumë aktiv në të gjitha fushat e interesit të realizimit sa më të mirë të të gjithë

proceseve të shkollës” (drejtori 4).

Përveç këshillave të nxënësve, prindërve e mësimdhënësve, ka shkolla të cilat kanë themeluar

edhe parlamentin e shkollës, ku funksionojnë tri grupe parlamentare, si ” Grupi parlamentar i

prindërve që kërkon llogari nga KDSH dhe nga Mësimdhënësit e edhe nga nxënësit; Grupi

Page 44: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

44

parlamentar i nxënësve që kërkon llogaridhënie nga KDSH apo qeveria dhe nga mësimdhënësit

e edhe prindërit; grupi parlamentar i mësimdhënësve që kërkojnë llogari nga udhëheqja e

shkollës dhe nga dy grupet tjera parlamentare” (drejtori 5).

Sa i përket treguesve të performancës, drejtorët mendojnë se nga ana teorike janë në nivelin e

duhur, por zbatimi i tyre në praktikë jo gjithherë është i mundshëm, ngase “ varet nga shumë

faktorë të jashtëm dhe të brendshëm që ata të mund të realizohen në praktikë” (drejtori 2), “ e

sidomos varet se si planifikohen dhe si realizohen” (drejtori 3). Mandej si faktorë të cilët

ndikojnë në realzimin e treguesve në praktikë pohojnë të jenë “pajisja me mjete teknologjike dhe

infrastruktura e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve kurrikulare e ekstra kurrikulare”

(drejtori 4). Për arritjen e treguesve të performancës së shkollës drejtorët kërkojnë mbështetje

financiare, mbështetje më të madhe nga institucionet qendrore, DKA dhe MASHT.

Rezultatet e të dhënave të mbledhura nga mësimdhënësit

Pjesë e mostrës së hulumtimit janë edhe 52 mësimdhënës nga pesë shkolla të Prishtinës, ku prej

tyre 76.9% i përkasin viseve urbane ndërsa 23.1% i përkasin vendeve rurale. Mësimdhënësit e

përfshirë në hulumtim janë të moshave të ndryshme.

Mosha Gjinia

21-30 31-40 41-50 Mbi 51 Gjithsej M F

Nr 9 12 19 12 52 6 46

% 17.3 23.1 36.5 2.1 100.0 11.5 88.5

Tabela 2. Mosha dhe gjinia e mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim

Nga të dhënat e paraqitura në tabelë shohim se mësimdhënësit e përfshirë në studim janë të

moshave të ndryshme, duke filluar nga mosha 21 vjeçare e deri te mësimdhënësit me moshë mbi

51 vjeçare. Përqindja e tyre në secilën grupmoshë është afërsisht e njëjtë. Ndërsa sa i përket

gjinisë, 89.8% e mësimdhënësve të përfshirë në studim i përkasin gjinisë femërore, ndërsa vetëm

10.2% i përkasin gjinisë mashkullore. Kjo përbërje e mostrës së mësimdhënësve sa i përket

gjinisë ndodh ngase mbi 90% e mësimdhënësve të arsimit fillor i përkasin gjinisë femërore.

Page 45: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

45

Sa i përket kualifikimit, mësimdhënësit e përfshirë në hulumtim kanë kualifikime të ndryshme,

duke filluar nga kualifikimi Shkollë e lartë 10.2%, Fakultet 72.9% dhe Master 16.9%. Edhe

përvoja e tyre në arsim është e ndryshme, nga 1 deri në më shumë se 18 vite përvojë pune.

Mësimdhënësit, përveç kualifikimit përmes shkollimit të tyre, kanë marrë pjesë edhe në forma të

ndryshme të zhvillimit profesional. Ata janë përfshi në trajnime të shumta. Shumica prej tyre,

ose thënë më qartë 72.1% kanë ndjekur trajnimin për zbatimin e kurrikulës, e që pjesëmarrja në

trajnim ka qenë disa ditore. Disa prej mësimdhënësve, 22% prej tyre, kanë marrë pjesë edhe në

trajnimin për udhëheqje arsimore, e që numri i ditëve të pjesëmarrjes në këtë trajnim është nga 4

deri 24 ditë trajnimi.

Tabela më poshtë paraqet të dhënat e përfshirjes së mësimdhënësve në dy programet e trajnimit,

trajnimin për zbatim të kurrikulës dhe trajnimin për udhëheqje arsimore.

Lloji i trajnimit Trajnimi për zbatim të

kurrikulës

Trajnimi për udhëheqje

arsimore Gjithsej

Ditët e trajnimit 5-6 7-8 11+ 4 6 21 24 --------

Nr 36 5 1 2 3 5 3 55

% 61.0 8.5 1.5 3.4 5.1 8.5 5.1 93.1 Tabela 3. Të dhëna për përfshirjen e mësimdhënësve në programet e trajnimit

Të dhënat nga tabela tregojnë se numër i madh i mësimdhënësve janë përfshirë në këto dy

programe trajnimi. Numri më i madh janë përfshirë në programin e trajnimit për zbatimin e

kurrikulës, meqë një gjë e tillë ishte edhe kërkesë e kohës për shkak të reformave dhe risive që i

sjell kurrikula e re në arsimin parauniversitar.

Edhe numri i mësimdhënësve të përfshirë në programin e trajnimit për udhëheqje arsimore është

i konsiderueshëm, dhe përfshirja e tyre në këtë program është mjaft e rëndësishme ngase

mundëson që mësimdhënësit të njihen me detyrat dhe përgjegjësitë e udhëheqjes së shkollës dhe

në këtë mënyrë të kontribuojnë në sigurimin e cilësisë në shkollë.

Me kërkesat e parashtruara në pyetësorin për mësimdhënës, synuam identifikimin e praktikave të

shkollës lidhur me:

- Udhëheqjen dhe motivimin,

- Mësimdhënien dhe nxënien cilësore,

- Planifikimin dhe menaxhimin,

- Bashkëpunimin dhe ndërveprimin,

Page 46: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

46

- Legjislacioni dhe Shoqëria, dhe

- Etikën profesionale.

Lidhur me udhëheqjen dhe motivimin, mësimdhënësit shprehen të kënaqur. Mësimdhënësit që

ishin pjesë e hulumtimit pohojnë se gjithmonë janë të informuar për planin zhvillimor të shkollës

dhe planin vjetor e po ashtu edhe me vizionin, misionin dhe planet tjera të shkollës.

Shumica e mësimdhënësve, ose 61.5% e mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim pohojnë se

gjithmonë informohen për planin zhvillimor dhe planin vjetor të shkollës, 21.2% shpeshherë

informohen për planin zhvillimor dhe vjetor të shkollës, ndërsa 17.3% e mësimdhënësve

informohen rrallë, shumë rrallë ose nuk informohen fare për planin zhvillimor dhe planin vjetor

të shkollës.

Me vizionin, misionin dhe planet tjera të shkollës, 19.2% e mësimdhënësve nuk janë informuar

ose janë shumë pak të informuar, 15.4% e mësimdhënësve informohen shpeshherë, ndërsa 65.4%

pohojnë se gjithmonë janë të informuar me vizionin, misionin dhe planet tjera të shkollës.

Sa i përket zhvillimit profesional, me qëllim të sigurimit të cilësisë në mësimdhënie dhe nxënie,

mësimdhënësit shprehen të kënaqur me orientimin, mbështetjen, inkurajimin dhe mundësitë që iu

jepen nga drejtori i shkollës.

Numri Rangimi Minimum Maksimum Mesatarja Devijimi

standard Varianca

Statistikat Statistikat Statistikat Statistikat Statistikat Gabimi

standard Statistikat Statistikat

52 3 2 5 4.35 .099 .711 .505

Tabela 4. Të dhëna përshkruese lidhur me opinionet e mësimdhënësve për mësimdhënie dhe nxënien cilësore

Nga të dhënat përshkruese të paraqitura në tabelën e mësipërme, shohim se nga 5 shkallët e

vlerësimit (1-Asnjëherë, 2-Shumë rrallë, 3-Ndonjëherë, 4-Shpeshherë dhe 5-Gjithmonë),

mësimdhënësit kanë vlerësime shumë pozitive lidhur me mbështetjen dhe mundësitë që iu

ofrohen për zhvillimin profesional (M=4.35), (DS=.71).

Në pyetjet drejtuar mësimdhënësve, nëse drejtori i shkollës ju mundëson dhe i inkurajon në

realizimin e iniciativave të reja në mësimdhënien e tyre dhe nëse drejtori i shkollës i orienton,

inkurajon dhe i mbështetë për ngritje profesionale, mësimdhënësit janë përgjigjur pozitivisht.

Rezultatet për këto dy pyetje janë me sa vijon:

Page 47: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

47

Grafiku 1. Sa shpesh drejtori i mbështet mësimdhënësit për realizimin e iniciativave dhe zhvillimin e tyre

profesional

1.9% 1.9%25%

71.2%

1.9%5.8% 26.9%

65.4%

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Drejtori ndihmon në realizimin e

iniciativave të reja

Drejtori mbështet në zhvillimin

profesional

Shumë rrallë

Ndonjëherë

Shpeshherë

Gjithmonë

Nga grafiku shohim se drejtorët shpeshherë apo gjithmonë mbështesin mësimdhënësit në

realizimin e iniciativave të reja në mësimdhënien e tyre. Poashtu, sipas mësimdhënësve, drejtori i

orienton, inkurajon dhe i mbështet ata për ngritje profesionale.

Sa i përket ofrimit të mundësive për pjesëmarrjen e nxënësve me nevoja të veçanta,

mësimdhënësit kanë vlerësime të ndryshme, ku 46.2% prej tyre shprehen se drejtori gjithmonë u

ofron mundësi nxënësve me nevoja të veçanta të përfshihen në programe të ndryshme, 21.2%

pohojnë se shpeshherë ofrohen këto mundësi, 23.1% pohojnë se ndonjëherë nxënësve me nevoja

të veçanta u ofrohen mundësi, ndërsa 9.6% mendojnë se shumë rrallë apo asnjëherë nxënësve me

nevoja të veçanta u ofrohen mundësi për pjesëmarrje në programe të ndryshme.

Edhe lidhur me ndihmën që drejtori i shkollës iu ofron mësimdhënësve për zbatimin e

programeve kurrikulare, mësimdhënësit shprehen mjaftë të kënaqur, ku 88.5% e mësimdhënësve

pohojnë se gjithmonë ose shpeshherë drejtori i ndihmon ata, ndërsa 11.5% e mësimdhënësve

pohojnë se drejtori ndonjëherë ose shumë rrallë i ndihmon ata në zbatimin e programeve

kurrikulare.

Edhe me planifikimin dhe menaxhimin, mësimdhënësit shprehen mjaft të kënaqur. Se

planifikimi, organizimi e menaxhimi i burimeve njerëzore, fizike e financiare, si dhe identifikimi

i nevojave bëhet vazhdimisht dhe në mënyrë transparente, 40.2% e mësimdhënësve pohojnë se

kjo bëhet gjithmonë, 44.2% e mësimdhënësve pohojnë se bëhet shpeshherë, 11.5% pohojnë se

ndodhë ndonjëherë, ndërsa vetëm 3.8% e mësimdhënësve pohojnë se kjo nuk ndodhë asnjëherë.

Sa i përket hapësirave shkollore, pajisjeve dhe sistemeve mbështetëse, 32.7% e mësimdhënësve

pohojnë se ato gjithmonë funksionojnë në mënyrë të sigurtë, efektive dhe efikase, 28.8% pohojnë

Page 48: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

48

se shpeshherë ato funksionojnë si të tilla, 30.8% pohojnë se ato ndonjëherë janë funksionale,

ndërsa 7.7% e mësimdhënësve shprehen se shumë rrallë hapësirat shkollore, pajisjet dhe sistemet

mbështetëse funksionojnë në mënyrë të sigurtë, efektive dhe efikase.

Ndërsa, sa i përket kushteve dhe mundësisë së përdorimit të teknologjisë, 13.5% e

mësimdhënësve të përfshirë në studim pohojnë se shumë rrallë ata e kanë këtë mundësi, 21.2%

pohojnë se ndonjëherë iu krijohet një mundësi e tillë, 30.8% pohojnë se shpeshherë dhe 34.6% e

mësimdhënësve pohojnë se gjithmonë kanë kushte dhe mundësi për përdorimin e teknologjisë.

Mësimdhënësit e përfshirë në hulumtim janë të kënaqur me mbështetjen që iu ofrohet nga

drejtori i shkollës për të përmirësuar rezultatet e të nxënit por edhe me përkrahjen e tij për

ofrimin e një mjedisi të sigurt shkollor, të pastër dhe miqësor.

Grafiku 2. Roli i drejtorit në mbështetjen e mësimdhënësve

1.9% 19.2% 23.1%

55.8%

1.9% 3.8% 21.2%

73.1%

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Mbështetja që ofron drejtori Ndikimi i drejtorit në krijimin e

mjedisit të sigurt

Shumë rrallë

Ndonjëherë

Shpeshherë

Gjithmonë

Nga grafiku shohim se shumica e mësimdhënësve pohojnë se gjithmonë e kanë mbështetjen e

nevojshme nga drejtori për të përmirësuar rezultatet e të nxënit. Po ashtu, shumica e

mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim mendojnë se gjithmonë drejtori i shkollës ndikon në

krijimin e një mjedisi të sigurt shkollor, të pastër dhe miqësor.

Bashkëpunimi dhe ndërveprimi ka rëndësi të madhe në sigurimin e cilësisë në shkollë. Ai nis që

nga informimi për proceset që ndodhin në shkollë, mbështetjen për realizimin e tyre e deri te

marrja e vendimeve.

Page 49: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

49

Grafiku 3. A ka bashkëpunim mes mësimdhënësve dhe personelit të shkollës me prindërit dhe komunitetin?

Ndonjëherë

Shpeshherë

Gjithmonë

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se prindërit dhe komuniteti informohen me ndryshimet e

kurrikulës/programit mësimor, duke përfshirë edhe periudhat dhe format e vlerësimit.

Se prindërit dhe komuniteti informohen gjithmonë me ndryshimet që ndodhin, këtë e thonë

73.1% e mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim, 17.3% e mësimdhënësve pohojnë se

informimi për këto ndryshime ndodhin shpeshherë, ndërsa 9.6% pohojnë se prindërit dhe

komuniteti informohen vetëm ndonjëherë.

Në pyetjen e drejtuar mësimdhënësve se sa ata dhe personeli i shkollës bashkëpunojnë me

prindërit dhe komunitetin për ta mbështetur nxënien, 76.9% e mësimdhënësve pohojnë se

gjithmonë bashkëpunojnë me prindër dhe komunitetin, 17.3% pohojnë se shpeshherë

bashkëpunojnë ndërsa 5.8% e mësimdhënësve pohojnë se vetëm ndonjëherë bashkëpunojnë me

prindër dhe komunitetin për ta mbështetur nxënien.

Rezultatet e hulumtimit po ashtu tregojnë se bashkëpunimi është evident edhe në marrjen e

vendimeve të rëndësishme në shkollë. Se sa vendimet e shkollës merren duke u bazuar në

nevojat, pritjet e komunitetit, e gjithashtu duke i shfrytëzuar bizneset lokale dhe institucionet

tjera për t’i fuqizuar dhe mbështetur objektivat e shkollës, tregojnë të dhënat e paraqitura në

tabelën në vazhdim:

Asnjëherë Shumë rrallë Ndonjëherë Shpeshherë Gjithmonë

Nr 12 1 4 18 17

% 23.1 1.9 7.7 34.6 32.7 Tabela 5. Sa merren parasysh nevojat, pritjet e komunitetit, bizneset dhe institucionet tjera në marrjen e vendimeve

në shkollë

Page 50: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

50

Nga të dhënat e tabelës shohim se shumica e mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim mendojnë

se vendimet që merren në shkollë bazohen në nevojat, pritjet e komunitetit, bizneset dhe

institucionet tjera. Por, ka edhe mësimdhënës të cilët mendojnë se nevojat dhe pritjet e

komunitetit, bizneseve dhe institucioneve tjera asnjëherë nuk merren parasysh në marrjen e

vendimeve në shkollë.

Disa prej treguesve të standardeve profesionale të drejtorëve të shkollës kanë të bëjnë me

legjislacionin dhe shoqërinë. Mësimdhënësit japin opinionin e tyre lidhur me mbështetjen që e

ofron drejtori i shkollës, ku 73.1% prej tyre pohojnë se gjithmonë kanë mbështetje të plotë nga

drejtori i shkollës, 23.1% pohojnë se shpeshherë kanë mbështetje, ndërsa 3.8% e mësimdhënësve

ndonjëherë marrin mbështetje nga drejtori i shkollës.

Shumica e mësimdhënësve, 73.1% shprehen se shkolla gjithmonë duhet të punojë brenda

kornizës së politikave, ligjeve dhe rregulloreve të miratuara nga autoritetet lokale dhe shtetërore,

por ka edhe mësimdhënës të cilët shprehen se shpeshherë (23.1%), ndërsa 3.8% e

mësimdhënësve shprehen se shkolla ndonjëherë duhet të punojë sipas kornizës së politikave,

ligjeve e rregulloreve të miratuara nga autoritetet lokale dhe shtetërore.

Bazuar në standardin e etikës profesionale, drejtori i shkollës vepron me integritet, drejtësi dhe

etikë të lartë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se shkolla ka rregullore të veçanta dhe kodin etik.

Sipas 65.4 % të mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim, drejtori i shkollës gjithmonë shërben

si model duke pasqyruar një kod personal dhe profesional të etikës, 30.8% e mësimdhënësve

pohojnë se shpeshherë drejtori shërben si model, ndërsa 3.8% e mësimdhënësve pohojnë se

vetëm ndonjëherë drejtori i shkollës mund të shërbejë si model duke pasqyruar vlerat, besimet,

qëndrimet që frymëzojnë të tjerët të arrijnë në nivele më të larta të performancës.

Sa i përket trajtimit të drejtë, të barabartë, me dinjitet dhe respekt të të gjithëve pa dallim, 55.8%

e mësimdhënësve pohojnë se personeli i shkollës, nxënësit, prindërit dhe komuniteti trajtohen

gjithmonë me respekt dhe dinjitet, 36.5% pohojnë shpeshherë kanë një trajtim të drejtë e të

barabartë, ndërsa 7.7% e mësimdhënësve të përfshirë në hulumtim pohojnë se ndonjëherë

personeli i shkollës, nxënësit, prindërit dhe komuniteti trajtohen në mënyrë të drejtë, të barabartë,

me dinjitet dhe respekt.

Në masë të konsiderueshme mësimdhënësit pajtohen se drejtori i shkollës e përdor ndikimin e

pozitës për të përmirësuar cilësinë e mësimit e jo për përfitime personale. Për këtë, 61.5% e

Page 51: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

51

mësimdhënësve pohojnë se drejtori përdor gjithmonë ndikimin e pozitës së tij, ndërsa 38.5%

pohojnë se ai shpeshherë përdor ndikimin e tij për përmirësimin e cilësisë së mësimit.

Shumica e mësimdhënësve, pohojnë se drejtori i shkollës siguron proces transparent dhe të drejtë

në përzgjedhjen e nxënësve, mësimdhënësve dhe të tjerëve ai përfaqësues në aktivitete, ngjarje

apo për mundësi të ngritjes profesionale.

Grafiku 4. A siguron drejtori i shkollës proces transparent dhe të drejtë në përzgjedhjen e nxënësve dhe

mësimdhënësve?

5.8%19.2%

75%

3.9% 3.9%

33.3%

58.8%

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Në përzgjedhjen e nxënësve Në përzgjedhjen e mësimdhënësve

Shumë rrallë

Ndonjëherë

Shpeshherë

Gjithmonë

Nga grafiku shohim se mësimdhënësit mendojnë se përzgjedhja e nxënësve dhe mësimdhënësve

të shkollës së tyre bëhet përmes një procesi transparent dhe duke i zbatuar ligjet dhe procedurat

në mënyrë të drejtë.

Për të parë se sa mësimdhënësit janë të kënaqur me punën që bëhet në shkollë, ne u kemi

parashtruar pyetjen se a do e regjistronin fëmijën e tyre në shkollën ku ata punojnë? Disa

mësimdhënës, ose shprehur në përqindje, 1.9% prej tyre nuk janë përgjigjur fare, 11.5%

shprehen se nuk do ta regjistrojnë, ndërsa 86.5% e mësimdhënësve pohojnë se po, do ta

regjistronin fëmijën e tyre në shkollën ku ata punojnë.

Nga mësimdhënësit të cilën nuk dhanë përgjigje se a do e regjistronin apo jo fëmijën e tyre në

shkollën ku ata punojnë kemi arsyetimin se “me i pasë fëmijët në shkollën ku punon është

sakrificë sepse si prind dhe si kolege je më i kufizuar në lirinë e shprehjes, ndërsa në shkollën që

nuk punon është një lehtësim”.

Mësimdhënësit të cilët shprehen se nuk do e regjistronin fëmijët në shkollën ku ata punojnë,

shumica prej tyre arsyetohen se nuk jetojnë afër shkollës, se shkolla është shumë larg

Page 52: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

52

vendbanimit të tyre, por ka edhe mësimdhënës që mendojnë se “nëse punon edhe vet në atë

shkollë fëmijët ndihen më të privilegjuar”.

Shumica e mësimdhënësve pohojnë se fëmijët e tyre do ti regjistronin në shkollën ku ata punojnë

dhe arsyetimet e tyre kryesisht lidhen me stafin shumë të përgatitur të shkollës, të kualifikuar,

bashkëpunues, me shumë vullnet por edhe i referohen të arriturave të shkollës në mësimdhënie

dhe mësimnxënie. Gjithashtu ata pohojnë se në shkollën e tyre “çdo prind do dëshironte ta

regjistronte fëmijën e tij, sepse aty nxënësit trajtohen të barabartë, ku secili ka mundësi për të

dhënë më të mirën e mundshme”.

Tabela 6 –Pasqyra e të dhënave përmbledhëse të analizës statistikore të pyetësorit të

mësimdhënësve

Nr

. Temat

Shprehni mendimin tuaj me √ në njërën nga pesë shkallët e vërtetësisë

Asnjëherë

(1)

Shumë

rrallë

(2)

Ndonjëherë

(3)

Shpeshherë

(4)

Gjithmonë

(5)

Mesatarja Devijimi

Standard

1

A informoheni lidhur me

hartimin dhe realizimin e Planit

zhvillimor të shkollës dhe

planit vjetor të shkollës?

1.9% 7.7% 7.7% 21.2% 61.5% 4.33 1.043

2 A njoftoheni me vizionin,

misionin shkollës?

1.9% 5.8% 11.5% 15.4% 65.4% 4.37 1.030

3

Drejtori i shkollës ju mundëson

dhe inkurajon në realizimin e

iniciativave të reja në

mësimdhënien tuaj?

--- 1.9% 1.9% 25.0% 71.2% 4.65 .623

4 Drejtori i shkollës ju orienton,

inkurajon dhe ju mbështetë për

ngritje profesionale?

--- 1.9% 5.8% 26.9% 65.4% 4.56 .698

5 A ju mundësohet pjesëmarrje

në programe nxënësve me

nevoja të veçanta?

7.7% 1.9% 23.1% 21.2% 46.2% 3.96 1.22.

6

A ju ndihmon drejtori i shkollës

në zbatimin e programeve

kurrikulare,

ndërkurrikulare dhe

jashtëkurrikulare të cilat janë të

disponueshme për të gjithë

nxënësit në mënyrë të

barabartë?

--- 3.8% 7.7% 30.8% 57.7% 4.42 .801

7 A mendoni se planifikimi, 3.8% --- 11.5% 44.2% 40.4% 4.17 .923

Page 53: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

53

organizimi dhe menaxhimi i

burimeve njerëzore, fizike e

financiare të shkollës dhe

identifikimi i nevojave të saj,

bëhen vazhdimisht dhe në

mënyrë transparente?

8

A keni hapësira shkollore,

pajisje dhe sisteme mbështetëse

që funksionojnë në mënyrë të

sigurtë, efektive dhe efikase?

--- 7.7% 30.8% 28.8% 32.7% 3.87 .971

9 A ka shkolla kushte dhe a ofron

mundësi për përdorim të

teknologjisë?

--- 13.5% 21.2% 30.8% 34.6% 3.87 1.048

10

A keni mbështetjen e

nevojshme nga drejtori për të

përmirësuar rezultatet e të

nxënit?

--- 1.9% 3.8% 21.2% 73.1% 4.33 .857

11

A mendoni se drejtori i shkollës

ndikon në krijimin e një mjedisi

të sigurt shkollor, të pastër dhe

miqësor?

--- --- 9.6% 17.3% 73.1% 4.65 .653

12

A janë të informuar

prindërit/komuniteti me

ndryshimet e

kurrikulës/programit mësimor,

duke përfshirë edhe periudhat

dhe format e vlerësimit?

3.8% --- 1.9% 17.3% 76.9% 4.63 .658

13 A bashkëpunoni me prindërit

dhe komunitetin për t’a

mbështetur nxënien?

23.1% 1.9% 7.7% 34.6% 32.7% 4.60 1.034

14

A mendoni se vendimet e

shkollës merren bazuar në

nevojat dhe pritjet e

komunitetit, dhe se shkolla i

shfrytëzon bizneset lokale dhe

institucionet tjera për t’i

fuqizuar dhe mbështetur

objektivat e shkollës?

--- --- 3.8% 23.1% 73.1% 3.35 1.846

15 A keni mbështetje të plotë nga

drejtori i shkollës? --- --- 5.8% 23.1% 71.2% 4.69 .544

16

A duhet shkolla të punojë

brenda kornizës së politikave,

ligjeve dhe rregulloreve të

miratuara nga autoritetet lokale

dhe shtetërore?

--- --- 3.8% 30.8% 65.4% 4.69 5.44

17 A ka shkolla rregullore të

veçanta dhe a respekton kodin

etik?

--- --- 5.8% 23.1% 71.2% 4.65 5.90

Page 54: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

54

18

A mendoni se drejtori i shkollës

shërben si model duke

pasqyruar një kod personal dhe

profesional të etikës?

--- --- 3.8% 30.8% 65.4% 4.62 .565

19

A trajtohen në mënyrë të drejtë,

të barabartë, me dinjitet dhe

respekt personeli i shkollës,

nxënësit, prindërit, komuniteti,

etj.?

--- --- 7.7% 36.5% 55.8% 4.48 .641

20

A e përdorë drejtori i shkollës

ndikimin e pozitës për të

përmirësuar cilësinë e mësimit

e jo për përfitime personale?

--- --- --- 38.5% 61.5% 4.62 .491

21 A siguron drejtori i shkollës

proces transparent dhe të drejtë

në përzgjedhjen e nxënësve?

--- --- 5.8% 19.2% 75.0% 4.69 .579

22 A siguron drejtori i shkollës

proces transparent dhe të drejtë

në përzgjedhjen e stafit?

---- 3.9% 3.9% 33.3% 58.8% 4.47 .758

Page 55: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

55

DISKUTIMI I REZULTATEVE

Në kuadër të hulumtimit, ne mblodhëm të dhëna për përmbushjen e treguesve të standardeve të

praktikës profesionale. Edhe drejtorët, por edhe mësimdhënësit kanë njohuri për standardet e

praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës. Lidhur me përmbushjen e tyre, mblodhëm të

dhëna nga drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave të komunës së Prishtinës.

Si nga ana e drejtorëve, ashtu edhe nga ana e mësimdhënësve, vlerësimet për zbatimin e

standardeve të praktikës profesionale janë mjaft të larta, e sidomos nga ana e mësimdhënësve të

cilët shprehen se janë të informuar edhe me vizionin, misionin e planet strategjike të shkollës.

Drejtorët paraqesin shqetësimin e tyre lidhur me pengesat.

Drejtorët pohojnë se zhvillimi profesional i mësimdhënësve bëhet bazuar në planin individual

për zhvillim profesional, nevojat dhe mundësitë e përfshirjes së mësimdhënësve. Këtë e

konfirmojnë edhe mësimdhënësit, të cilët pohojnë se drejtori i shkollës i orienton, inkurajon dhe i

mbështetë për ngritje profesionale.

Sa i përket përfshirjes në shkollë të nxënësve me nevoja të veçanta, edhe drejtorët, edhe

mësimdhënësit pohojnë se nxënësit me nevoja të veçanta, përfshihen në programe të ndryhsme

por që numri i nxënësve me nevoja të veçanta të përfshirë në këto shkolla është i vogël.

Drejtorët ndihmojnë mësimdhënësit në zbatimin e programeve kurrikulare.

Dallime mes drejtorëve të shkollës dhe mësimdhënësve sidomos vijnë në shprehje kur flitet për

infrastrukturën shkollore. Drejtorët kanë dilema dhe e shohin sfiduese infrastrukturën shkollore,

përderisa mësimdhënësit shprehen të kënaqur. Sipas drejtorëve, sfidat të cilat lidhen me

infrastrukturën shkolllore kanë të bëjnë me sigurimin e hapësirave të mjaftueshme mësimore,

pajisjet teknologjike dhe internetin, ndërsa mësimdhënësit në masë të konsiderueshme shprehen

të kënaqur me kushtet dhe mundësitë e përdorimit të teknologjisë.

Sa i përket përfshirjes dhe bashkëpunimit, drejtorët pohojnë se mësimdhënësit përfshihen në

hartimin e planit zhvillimor dhe planit vjetor të shkollës. Këtë e pohojnë edhe mësimdhënësit e

përfshirë në hulumtim. Mësimdhënësit pohojnë se personeli i shkollës bashkëpunojnë me

prindërit dhe komunitetin për ta mbështetur nxënien. Sipas tyre, edhe vendimet e shkollës,

merren duke u bazuar në nevojat, pritjet e komunitetit, e gjithashtu duke i shfrytëzuar bizneset

lokale dhe institucionet tjera për t’i fuqizuar dhe mbështetur objektivat e shkollës.

Page 56: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

56

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Duke u bazuar në rezultatet e hulumtimit, mund të nxjerrim edhe përfundimet kryesore.

Për standardet e praktikës profesionale Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë

ka hartuar udhëzim të veçantë administrativ,

Drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollës janë të informuar për standardet e praktikës

profesionale të drejtorëve dhe me treguesit kryesor të performancës së drejtorëve,

Për standardet e praktikës profesionale drejtorët janë informuar nga Ministria e Arsimit,

Shkencës dhe e Teknologjisë, përmes Udhëzimit Administrativ, gjatë trajnimit për

udhëheqje arsimore si dhe gjatë procesit të vlerësimit për vazhdim të mandatit,

Vlerësimi i drejtorëve të shkollës bëhet duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ, duke

vlerësuar standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave,

Gjatë vlerësimit të drejtorëve, vlerësohet edhe përmbushja e treguesve të standardeve të

praktikës profesionale,

Mësimdhënësit, prindërit dhe komuniteti i shkollës janë të informuar lidhur me vizionin

dhe misionin e shkollës, e po ashtu përfshihen edhe në hartimin e planit zhvillimor të

shkollës, planit vjetor e planeve tjera, si dhe në vlerësimin dhe rishikimin e tyre.

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve bëhet bazuar në nevojat, mundësitë dhe planet

personale të mësimdhënësve,

Drejtori i shkollës mundëson dhe inkurajon mësimdhënësit në realizimin e iniciativave të

reja në mësimdhënien e tyre, gjithashtu ndihmon në zbatimin e programeve kurrikulare,

ndërkurrikulare dhe jashtëkurrikulare për të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë,

Shkollat mundësojnë pjesëmarrjen aktive të nxënësve me nevoja të veçanta,

Sa i përket infrastrukturës shkollore drejtorët janë të pakënaqur, ndërsa mësimdhënësit

shprehen se hapësirat shkollore, pajisjet dhe sistemet mbështetëse funksionojnë në

mënyrë të sigurt, efektive dhe efikase. Po ashtu mendime të ndryshme mësimdhënësit

kanë edhe për përdorimin e teknologjisë, ku drejtorët shprehen se shkollat nuk janë të

Page 57: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

57

pajisura mjaftueshëm me teknologji, ndërsa mësimdhënësit shprehen se kanë mundësi të

mjaftueshme për përdorim të teknologjisë.

Mësimdhënësit kanë mbështetjen e nevojshme nga drejtori për të përmirësuar rezultatet e

të nxënit, si dhe bashkëpunojnë me prindërit,

Prindërit dhe komuniteti informohen gjithmonë me ndryshimet që ndodhin, ndërsa

personeli i shkollës dhe mësimdhënësit bashkëpunojnë me prindërit dhe komunitetin,

Personeli i shkollës, nxënësit, prindërit dhe komuniteti trajtohen me respekt dhe dinjitet,

Bazuar në rezultatet dhe përfundimet kryesore të hulumtimit, nxjerrim edhe rekomandimet, si:

- Standardet e praktikës profesionale të shfrytëzohen si pikë referimi për sigurimin e

cilësisë në shkollë,

- Drejtori i shkollës të zbatojë me përkushtim dhe transparencë të plotë të gjithë treguesit e

performancës,

- Drejtori i shkollës, në mënyrë efektive të komunikojë vizionin dhe misionin e shkollës

tek personeli, prindërit, nxënësit dhe anëtarët tjerë të komunitetit, dhe bashkërisht me ta

të punojnë në identifikimin dhe eliminimin e barrierave për realizimin e vizionit të

shkollës,

- Drejtori i shkollës të shfrytëzojë burime të ndryshme dhe të konsultohet me të gjithë

akterët para marrjes së vendimeve të cilat ndikojnë në mirëqenien e nxënësve në shkollë,

- Të mundësohet qasje për të gjithë fëmijët, pavarësisht dallimeve dhe këto dallime

shkolla ti sheh si vlera brenda saj,

- Të sigurohet transparencë dhe drejtësi për çdo vendim e përzgjedhje që bëhet brenda

shkollës si dhe para përzgjedhjes tu jepet mundësi secilit të kandidoj dhe të përzgjedhet

duke u bazuar në standarde dhe kritere të njohura nga të gjithë dhe të përcaktuara

paraprakisht.

Page 58: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

58

LITERATURA

Buleshkaj,O.,& Mehmeti, S., (2013): “Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të

shkollave në Kosovë-perspektiva e shfrytëzimit të tyre në praktikë”. Instituti Pedagogjik i

Kosovës, Zhvillimi i udhëheqjes arsimore (përmbledhje punimesh). Prishtinë.

Backman, E., & Trafford, B., (2007), Udhëheqja demokratike e shkollave, Këshilli i Evropës,

Strasburg.

Dukagjin, P. (2009), Planifikimi me metodën e kornizës logjike (Doracak për Administratorët

Arsimor), KEC, Prishtinë.

Fullan, M. (1999): Forca e ndryshimit në arsim, Adea, Prishtinë.

Fullan, M. (2001): Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, Edualba, Prishtinë.

Goddard, T., Duraku, N., Binaku, Xh. (2006): Informatat mbi menaxhimin në arsim, Udhëzues

për trajnerë, KEDP, Prishtinë.

Grillo, K., (2002), Fjalor arsimor (Psikologji-Sociologji-Pedagogji ), “Drita 2000”, Prishtinë.

Grup autorësh, (2005), Përmirësimi i përformancës së organizatës, ADEA, Prishtinë.

Hyseni, H., Salihaj, J., Nikoleta,M., Pupovci, D., (2003): Udhëheqja dhe menaxhimi në arsim,

KEC, Prishtinë.

Instituti Pedagogjik i Kosovës, (2014), Standardet për shkollat mike për fëmijë, Prishtinë.

Instituti Pedagogjik i Kosovës, (2016), Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së

shkollës në Kosovë.

Instituti Pedagogjik i Kosovës, (2016),Udhëzues për vlerësimin e brendshëm të shkollës,

Prishtinë.

Jashari H., (2005), Psikologjia e arsimit, Interlingua – Shkup.

Lynn D., BuleshkajO., & Mehmeti, S., (2012), Modulet e programit për trajnimin e drejtoreve te

shkollave (7 module), Projekti i BE-së IPA 2009 Prishtinë.

Page 59: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

59

Majkëll, F., (2010), Forcat e Ndryshimit, Depërtim në thellësitë e reformës arsimore dhe

Vazhdimi, CDE, Tiranë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, 2008, Ligji mbi arsimin në komunat e

Republikës së Kosovës nr 03/L-068, Prishtinë. https://gzk.rks-

gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2543

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, 2011, Ligji për arsimin Parauniversitar në

Republikën e Kosovës, nr. 17/16, Prishtinë. https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2770

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, 2012, Udhëzim Administrativ për standardet e

praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës, nr.04/2012, Prishtinë (https://masht.rks-

gov.net/uploads/2015/05/ udhezim-administrativ-04-2012-shqip.pdf).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, Strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin

Parauniversitar në Kosovë: 2016-2020 https://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/libri-b5-

shqip.pdf

Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë (2011): Korniza e Kurrikulës për arsimin

parashkollor, fillor dhe të mesëm të ulët, Prishtinë. https://masht.rks-

gov.net/uploads/2015/05/korniza-e-kurrikules11.pdf

Musai, B., (1999), Psikologji edukimi – zhvillimi, të nxënit, mësimdhënia. Tiranë.

Musai,B., (2003), Metodologji e mësimdhënies.

Pont, Nusche & Moorman, 2008.

(https://www.clearpointstrategy.com/key-performance-indicators-in-education/, shkarkuar më

05.02.2020).

(https://www .ericdigests.org/1992-3/school.htm, 05.02.2020).

(https://www .managementstudyguide.com/leadership-motivation.htm, 05.02.2020).

(https://www bizfluent.com/info-8056790-types-professional-ethics.html, shkarkuar më, 06.02.2020)

https://www .leadership-tools.com/leadership-motivation.html, shkarkuar me 07.02.2020).

https://www.masht.rks-gov.net/uploads/2017/08/4-2017-ua-vleresimin-e-performances-se-

institucioneve-arsimore-ne-arsimin-parauniversitar-rotated.pdf.

Page 60: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

60

SHTOJCAT

1. Pyetësori i intervistës me drejtorë

2. Pyetësor për mësimdhënës

3. Udhëzimi Administrativ për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës

Page 61: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

61

SHTOJCA 1: PROTOKOLLI I INTERVISTËS PËR DREJTORË Protokolli i intervistës

ASPEKTE TË PËRGJITHSHME

1.1. Prezantimi

Jam Afërdita Hoxha, studente e studimeve master në fakultetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Udhëheqja dhe menaxhimi në arsim.

Për të përfunduar studimet më nevojitet të përfundoj hulumtimin kërkimor me titull: ,,Treguesit kryesorë të performancës së

drejtorëve të shkollave në arsimin fillor në Kosovë’’. Për realizimin e hulumtimit është e nevojshme mbledhja e të dhënave nga

akterët kryesor.

Qëllimi i pyetësorit: Mbledhja e të dhënave lidhur me temën e hulumtimit.

1.2. Evidentimi i të dhënave hyrëse

* Data e plotësimit të pyetësorit:______/_______/________

1.3. TÊ DHËNA PËRSONALE

* Institucioni që ju drejtoni

*Gjinia a. mashkullore b. femërore

* Mosha 1. 21-30, 2) 31-40, 3) 41-50, 4) Mbi 51 vjeç

* Fshati/ Qyteti/ Komuna

* Vitet e përvojës në mësimdhënie 1) 1-2 vj. 2) 3-7 vj. 3) 8 -12 4) 13-17, 5) 18+ vj.

* Vitet e përvojës në pozitën e drejtorit 1)1 vj. 2) 2-4 vj. 3) 5-8 vj. 4) 9-12 vj. 5) Mbi 12+ vj.

* Kualifikimi

1. 1) Shkollë e lartë; 2) Bachelor; 3)Fakulteti 4 vj.;

4) Master; 5) Doktoraturë;

*Trajnime të ndjekura për udhëheqje (sa orë)

* Trajnime të ndjekura për zbatimin e kurrikulës së re (sa orë)

* Numri i telefonit kontaktues

* E-mail adresa

I. DREJTORI SI UDHËHEQËS I SHKOLLËS

I.1 Cila është përvoja e juaj në udhëheqjen / menaxhimin e shkollës?

I.2 Prej këndvështrimit dhe përvojës suaj, çka e bënë më të

suksesshme punën e drejtorit të shkollës?

I.3. Nga çka udhëhiqeni në punën tuaj?

Page 62: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

62

I.4. Cili është vizioni dhe misioni i shkollës që ju drejtoni?

I.5. Cilat janë pengesat që ju paraqiten në arritjen e vizionit të

shkollës?

I.6. A keni njohuri për Standardet e Praktikës Profesionale të

Drejtorëve të Shkollës?

PO / JO

Nëse po, si jeni informuar për Standardet e Praktikës Profesionale të

Drejtorëve të Shkollës?

I.7. Si bëhet vlerësimi i performancës suaj?

I.8. Kujt i raportoni në lidhje me nivelin e përmbushjes së treguesve/

planeve strategjike dhe vjetore?

Si? Sa shpesh?

II. MËSIMDHËNIA DHE NXËNIA CILËSORE

II.1. Cilat janë praktikat e shkollës suaj lidhur me zhvillimin

profesional të mësimdhënësve?

II.2. Cilat janë sfidat me të cilat ballafaqohet shkolla në sigurimin e

mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore?

II.3. A ka të përfshirë në shkollën tuaj nxënës me nevoja të veçanta?

Nëse po, a ka programe të përshtatshme dhe mbështetje të

mjaftueshme për ta brenda shkollës?

II.4. A është e pajisur sa duhet shkolla me teknologji të re dhe sa

ndihmojnë ato në mësimdhënie dhe nxënie?

II.5. Cilat janë praktikat aktuale të shkollës tuaj në përkrahjen e

nxënësve dhe personelit për nxënie gjatë gjithë jetës?

III. PËRFSHIRJA DHE BASHKËPUNIMI

III.1. Kush është i përfshirë në hartimin e planit zhvillimor dhe planit

vjetor të shkollës?

III.2. Cili është roli i drejtorit në raport me mësimdhënësit për

realizimin e treguesve të performancës së shkollës?

(Kujto:Vlerësimin e Brendshëm të shkollës)

Page 63: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

63

III.3. Cili është bashkëpunimi i shkollës me prindër dhe komunitetin

për të avancuar mësimdhënien dhe nxënien në lidhje me zhvillimet e

reja. (përshkruaje shkurtimisht)

IV. REKOMANDIME

IV.1 A mendoni se treguesit e performancës në teori janë në nivelin e

duhur, por zbatimi i tyre në praktikë shpeshherë është i pamundur? Na

thoni diçka në këtë pikë.

IV.2 Cilat janë nevojat për përkrahje të shkollës për të arritur sukses

më të madh në zbatimin e treguesve të performancës?

IV.3 Ka ndonjë gjë tjetër që ju mendoni se është e rëndësishme të

shtohet/veçohet për temën e studimit tonë?

Page 64: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

64

SHTOJCA 2: PYETËSORI PËR MËSIMDHËNËS

Pyetësori për mësimdhënës

për mbledhjen e të dhënave për temë të masterit. Ky pyetësor është anonim.

I/e nderuar mësimdhënës/e,

Ju jeni përzgjedhur për të marrë pjesë në hulumtim. Pjesëmarrja juaj në studim është shumë e

rëndësishme. Të gjitha të dhënat që do të mblidhen në këtë pyetësor, do të përdoren vetëm për

qëllime të hulumtimit, qëllimi i të cilit është analiza e treguesve kryesorë të performancës së

drejtorëve të shkollave në arsimin fillor në Kosovë.

Ju lutemi të përgjigjeni në këtë pyetësor sa më korrekt që është e mundur. Pyetësori është

anonim dhe do të ruhet konfidencialiteti juaj në përgjigjet që do t’i jepni në këtë hulumtim.

Paraprakisht, ju falënderojmë për bashkëpunim!

Sinqerisht,

Afërdita Hoxha

Page 65: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

65

TË DHËNAT E PËRGJITHSHME

1. Komuna: _________________________

2. Lokacioni i shkollës: 1) Urban 2) Rural

3. Gjinia: 1) Femër 2) Mashkull

4. Mosha së cilës i përkisni: 1) 21-30, 2) 31-40, 3) 41-50, 4) Mbi 51 vjeç.

5. Kualifikimi: 1) Shkollë e lartë 2) Bachelor 3) Fakulteti 4 vj. 4) Master 5) Doktoraturë

6. Vitet e përvojës në mësimdhënie: 1) 1-2 vj. 2) 3 -7 vj. 3) 8 - 12 4) 13-17, 5) 18+ vj.

7. A e keni ndjekur programin e trajnimit për zbatimin e kurrikulës së re?

1) PO 2) JO

Nëse PO, sa është numri i ditëve të trajnimit që keni ndjekur për zbatimin e kurrikulës së

re?

1) 5 -6 ditë 2) 7-8 ditë 3) 9-10 ditë. 4) 11+ ditë

8. A e keni ndjekur programin e trajnimit për udhëheqje arsimore?

1) PO 2) JO

Nëse PO, shënoni sa është numri i ditëve të trajnimit që keni ndjekur.

Kam ndjekur _________ ditë të trajnimit.

Page 66: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

66

Nr. Pyetjet:

Shprehni mendimin tuaj me √ në njërën nga pesë shkallët e

vërtetësisë

Asnjëherë

(1)

Rrallë

(2)

Ndonjëherë

(3)

Shpeshherë

(4)

Gjithmonë

(5)

1 A informoheni lidhur me hartimin dhe realizimin e

Planit zhvillimor të shkollës dhe planit vjetor të

shkollës?

2 A njoftoheni me vizionin, misionin shkollës?

3 Drejtori i shkollës ju mundëson dhe inkurajon në

realizimin e iniciativave të reja në mësimdhënien

tuaj?

4 Drejtori i shkollës ju orienton, inkurajon dhe ju

mbështetë për ngritje profesionale?

5 A ju mundësohet pjesëmarrje në programe

nxënësve me nevoja të veçanta?

6

A ju ndihmon drejtori i shkollës në zbatimin e

programeve kurrikulare,

ndërkurrikulare dhe jashtëkurrikulare të cilat janë të

disponueshme për të gjithë nxënësit në mënyrë të

barabartë?

7

A mendoni se planifikimi, organizimi dhe

menaxhimi i burimeve njerëzore, fizike e financiare

të shkollës dhe identifikimi i nevojave të saj, bëhen

vazhdimisht dhe në mënyrë transparente?

8 A keni hapësira shkollore, pajisje dhe sisteme

mbështetëse që funksionojnë në mënyrë të sigurtë,

efektive dhe efikase?

9 A ka shkolla kushte dhe a ofron mundësi për

përdorim të teknologjisë?

10 A keni mbështetjen e nevojshme nga drejtori për të

përmirësuar rezultatet e të nxënit?

11 A mendoni se drejtori i shkollës ndikon në krijimin

e një mjedisi të sigurt shkollor, të pastër dhe

miqësor?

12 A janë të informuar prindërit/komuniteti me

ndryshimet e kurrikulës/programit mësimor, duke

përfshirë edhe periudhat dhe format e vlerësimit?

13 A bashkëpunoni me prindërit dhe komunitetin për

t’a mbështetur nxënien?

14

A mendoni se vendimet e shkollës merren bazuar në

nevojat dhe pritjet e komunitetit, dhe se shkolla i

shfrytëzon bizneset lokale dhe institucionet tjera për

t’i fuqizuar dhe mbështetur objektivat e shkollës?

15 A keni mbështetje të plotë nga drejtori i shkollës?

Page 67: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

67

16 A duhet shkolla të punojë brenda kornizës së

politikave, ligjeve dhe rregulloreve të miratuara nga

autoritetet lokale dhe shtetërore?

17 A ka shkolla rregullore të veçanta dhe a respekton

kodin etik?

18 A mendoni se drejtori i shkollës shërben si model

duke pasqyruar një kod personal dhe profesional të

etikës?

19 A trajtohen në mënyrë të drejtë, të barabartë, me

dinjitet dhe respekt personeli i shkollës, nxënësit,

prindërit, komuniteti, etj.?

20 A e përdorë drejtori i shkollës ndikimin e pozitës

për të përmirësuar cilësinë e mësimit e jo për

përfitime personale?

21 A siguron drejtori i shkollës proces transparent dhe

të drejtë në përzgjedhjen e nxënësve?

22 A siguron drejtori i shkollës proces transparent dhe

të drejtë në përzgjedhjen e stafit?

23

A do ta regjistronit fëmijën tuaj në këtë shkollë?

PO / JO

Nëse jo, pse?

Nëse po, pse?

Page 68: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

68

SHTOJCA 3: UDHËZIM ADMINISTRATIV

Për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës, nr.04/2012.

Page 69: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

69

Page 70: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

70

Page 71: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

71

Page 72: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

72

Page 73: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

73

Page 74: STUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER · FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА FACULTY

74