144
Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe

Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve

Në Greqi

Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe

Page 2: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 3: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve

në Greqi

IOANNIS MANOS, DORA PAPADOPOULOU, VASILIKI MAKRYGIANNI

Page 4: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

BotuesQendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore (CDRSEE)

Anëtarët e ekipit hulumtuesIoannis ManosProfesor i Asociuar, në Departamentin e Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Lindore të Universitetit të Maqedonisë

Dora Papadopoulou Doktorante në Sociologji, Studiuese e çështjeve sociale

Vasiliki Makrygianni Studiuese, Kandidate për Doktorante në Arkitekturë, në Universitetin Aristotelian të Selanikut

Konstantinos KolovosStudiues i çështjeve sociale, Antropolog

Dizajni grafik Yannis Voyatzopoulos

Copyright © 2017Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën JuglindoreΚrispou 9, Ano Poli, 546 34, Selanik, GreqiΤel: +30 2310 960820-1 Fax: +30 2310 960822, e-mail: [email protected] www.cdrsee.org

Deklaratë

Emërtimet që përdoren në këtë libër, si edhe të gjitha materialet që do të paraqitën në vijim, nuk nënkuptojnë medoemos pikëpamjet e botuesit (Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore), apo të donatorëve të këtij të fundit (Fondacionet Shoqëria e Hapur). Ky libër përmban këndvështrimet e autorëve si individë, dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjen e Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, apo të donatorëve të saj

Supported by a grant from the Foundation Open Society Institute in cooperation with the OSIFE of the Open Society Foundations

Drejtore Ekzekutive e CDRSEEZvezdana Kovac

Ekipi i CDRSEEAntonis Hadjiyannakis, Tzeni Dimitriou, Ruth Sutton, Sasa Kulenovic, Michaela Zervidou, Elena Farini

Page 5: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

PrezantimiProgrami “Komunitetet në Greqi”, i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, ka si qëllim arritjen e një kuptueshmërie më të lartë të

çështjes së integrimit social të popullsive emigrante në Greqi. Duke marrë parasysh rëndësinë e pranisë së komunitetit shqiptar në shoqërinë greke (gjatë regjistrimit të popullsisë, në vitin 2001, rezultoi se komuniteti shqiptar arrinte në 56 për qind të popullsisë së përgjithshme të emigrantëve), si edhe mungesën e studimeve të

kohëve të fundit në lidhje me gjerësisë e integrimit të tyre, CDRSEE ndërmori zhvil-limin e një studimi kërkimor me temë: “Studimi i aspekteve të emigracionit

të shqiptarëve”, në qytetet e Athinës dhe Selanikut.

Nëpërmjet intervistave të para me emigrantët shqiptarë të brezit të parë dhe të dytë, por edhe me qytetarë grekë, doli në pah nevoja e moskufizimit të studimit në regjistrimin sipërfaqësor të të dhënave statistikore dhe shifrave, pra doli në

pah nevoja për t’u thelluar më tepër dhe për të analizuar marrëdhënien e vërtetë midis dy palëve (shqiptarëve dhe grekëve) dhe qasjen e tyre me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, u shqyrtuan midis të tjerave edhe aspektet e aksesueshmërisë së emigrantëve në sektorët e shëndetësisë, sigurimeve dhe arsimit. Ekipi që kreu

hulumtimin zhvilloi intervista me përfaqësues të Shoqatave të Emigrantëve dhe Organizatave Joqeveritare, por edhe me shtetas, në mënyrë që të formohet një

tablo më gjithëpërfshirëse e realitetit të emigrantëve nga vitet 1990 dhe në vazh-dim, kur u shënua edhe dyndja e parë e emigrantëve, që mbërritën në Greqi. Gjatë

përpjekjes sonë për të kontribuar në mënyrë thelbësore dhe produktive në dialogun për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke, ne parashtruam disa rekomandime për përmirësim thelbësor të politikave të emigracionit, por edhe të

kushteve të jetesës së emigrantëve në nivel vendor.

Kemi shpresë se ky studim do t’i hapë rrugën studimeve të tjera kërkimore, me qëllim kuptimin e plotë të fenomenit të ndërlikuar të integrimit të emigrantëve

shqiptarë në shoqërinë greke.

Në këtë pikë, do të doja të falënderoja përzemërsisht pjesëtarët e ekipit hulumtues, të cilat janë: Ioannis Manos, Dora Papadopoulou, Vasiliki Makrygianni,

dhe Konstantinos Kolovos.

Zvezdana KovacDrejtore ekzekutive e CDRSEE

Page 6: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

6

Përshkrim i shkurtër 9kapitulli i parë 11Fenomeni i emigracionit si objekt hulumtimi - Studimi i aspekteve të emigrimit të shqiptarëve në Greqi

1.1 Aspektet e studimit të fenomenit të emigracionit 13

1.2 Koncepti i integrimit 15

1.3 Emigrantët shqiptarë në Greqi – Kontributi i këtij hulumtimi 17

kapitulli i dytë 21Metodologjia

2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23

2.2 Hulumtimi në terren, informuesit, kampionët 24

2.3 Fazat e zbatimit të studimit 25

kapitulli i tretë 27Tiparet demografike, gjeografike dhe shoqërore të emigrantëve shqiptarë në Greqi

3.1 Tipare të përgjithshme 29

3.2 Ndalim hyrje për emigrantët shqiptarë 32

3.3 Shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë 34

3.4 Kthimi i emigrantëve shqiptarë në Shqipëri si pasojë e krizës ekonomike 37

kapitulli i katërt 39Institucionet, organet dhe strukturat për ushtrimin dhe zbatimin e politikave të emigracionit në Greqi

4.1 Institucionet shtetërore dhe zbatimi i politikave për emigracionin 41

4.2 Këshillat e Integrimit të Emigrantëve 43

4.3 Fondi Evropian për Integrimin e Shtetasve nga Vendet e Botës së Tretë 44

4.4 Marrja e shtetësisë greke nëpërmjet natyralizimit nga shtetasit e vendeve të Botës së Tretë 45

4.5 Natyralizimi i shtetasve që janë mbartës të ΕDΤΟ 45

4.6 Kodi i emigracionit dhe integrimit shoqëror 46

4.6 Ligji i “Brezit të Dytë” 46

kapitulli i pestë 47Çështjet e identitetit dhe integrimit

5.1Koncepti i “identitetit” 49

Page 7: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

7

lista përmbajtjaStudimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi

5.2 Pikëpamjet ndër breza dhe përvojat e identifikimit 50

5.3 Dallimi gjinor në formimin e identitetit 52

5.4 Gjuha, identiteti dhe integrimi 53

5.5 Identitetet dhe shpërndarja gjeografike e emigrantëve 54

5.6 Politikat dhe portretizimi i emigrantëve shqiptarë në Media 55

5.7 Identiteti i caktuar nga të tjerët: racizmi dhe nacionalizmi 56

5.8 Integrimi dhe përshtatja e emigrantëve 58

kapitulli i gjashtë 59Shkolla dhe mësimi i gjuhës greke si kontekste dhe mjete integrimi

6.1 Arsimi dhe emigracioni: emigrantët shqiptarë në shkollat greke 61

6.2 Përshtatja në vitin shkollor: përvoja nga procesi shkollor 61

6.3 Perceptimet për suksesin në shkollë 65

6.4 Mësimi i gjuhës greke 66

6.5 Mësimi i gjuhës shqipe 68

6.6 Institucioni i shkollës ndërkulturore dhe OJQ-të 70

kapitulli i shtatë 73Emigrantët dhe përvoja e tyre në vendin e punës

7.1 Emigrantët shqiptarë në tregun grek të punës 75

7.2 Pasojat e krizës ekonomike tek emigrantët shqiptarë 75

7.3 Tiparet socioekonomike të punës së shqiptarëve 76

7.4 Përvojat e emigrantëve shqiptarë në tregun grek të punës 80

7.5 Ku drejtohen emigrantët shqiptarë për çështjet e punësimit? 83

kapitulli i tetë 85Gjetja e banesës: Strategjitë, simbolet dhe ndjesia e qëndrueshmërisë

8.1 Përzgjedhja e banesës 87

8.2 Marrja me qira e banesave dhe problematikat përkatëse 90

8.3 Blerja e shtëpisë në Greqi dhe Shqipëri 91

Page 8: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

8

kapitulli i nëntë 93Çështjet e shëndetësisë dhe përkujdesjes shoqërore

9.1 Të drejtat e Shqiptarëve në Sistemin Shtetëror Shëndetësor 95

9.2 Gjendja shëndetësore e emigrantëve shqiptarë 98

9.3 Përvojat e shqiptarëve në Sistemin Shtetëror të Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social 98

9.4 Ku drejtohen shqiptarët për këshillime, informacione dhe mbështetje, në lidhje me çështjet e shëndetit 100

kapitulli i dhjetë 101Shtetësia dhe natyralizimi: Pjesëmarrja në organet vendimmarrëse dhe format e organizimit kolektiv

10.1 Pjesëmarrja aktive e emigrantëve shqiptarëve në komunitet, në politikë dhe në organet vendimmarrëse 103

10.2 Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillat e Integrimit të Emigrantëve 104

10.3 Përvojat e shqiptarëve në lidhje me marrjen e shtetësisë greke 105

10.4 Pjesëmarrja e shqiptarëve në shoqata dhe parti politike 107

10.5 Shoqatat shqiptare 109

10.6 Ku drejtohen emigrantët shqiptarë për çështjet e lidhura me shtetësinë? 110

kapitulli i njëmbëdhjetë 113Media dhe portretizimet e emigrantëve shqiptarë

11.1 Media dhe emigrantët shqiptarë 115

11.2 Mjetet e rrjetëzimit shoqëror dhe emigracioni 119

kapitulli i dymbëdhjetë 121Vërejtje përfundimtare - Konstatime - Sugjerime

12.1 Rezultatet dhe konstatimet e hulumtimit - përmbledhje dhe vërejtje 123

12.2 Konstatime dhe sugjerime 127

një aneks 131Bibliografia

Α.1 Bibliografia Greke 133

Α.2 Bibliografia e Huaj 138

Page 9: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Përshkrim i ShkurtërKy tekst përmbledh rezultatet e një programi hulumtues, të titulluar “Communities in Greece” - “Komunitetet në Greqi”, që financohet nga «Qendra për Demokra-ci dhe Pajtim në Evropën Juglindore» (CDRSEE), me mbështetjen e «Open So-ciety Initiative in Europe» – “Iniciativa për Shoqërinë e Hapur në Evropë”. Ky tekst është një punim shkencor i kryer nga një ekip prej katër (4) studiuesish, nëpërmjet zbatimit të metodës së mbledhjes së të dhënave të hulumtimit cilësor shoqëror.

Pyetja kërkimore në epiqendër të studimit ishte çështja e përfshirjes dhe integrimit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, prej fillimit të viteve 1990. Programi hulumtues synoi analizën e aspekteve të përvojës së emigrimit të pasqyruara në çështje si: identiteti dhe përfshirja; arsimi; punësimi; strehimi; shëndetësia dhe sol-idariteti shoqëror; pjesëmarrja në jetën shoqërore dhe politike; marrja e shtetësisë; dhe raportimi e portretizimi i emigrantëve shqiptarë nga mediat greke.

Hulumtimi bazohet në gjetjen dhe studimin e informacioneve për përvojat e em-igrantëve, nëpërmjet rrëfimeve nga vetë ata dhe rrëfimeve të shtetasve grekë. Gjithashtu, u zhvilluan intervista me punonjës të: administratës shtetërore; in-stitucioneve; zyrave shtetërore dhe vendore (Ministri, dhe Bashki); organizatave private (OJF, Shoqëri me karakter Jofitimprurës, Shoqata kulturore të themelu-ara nga emigrantët shqiptarë), që merren me çështjet e politikave të emigracionit, përfshirjes dhe integrimit të emigrantëve, dhe organizojnë veprimtari në fushat përkatëse. Qyteti i Selanikut dhe i Athinës, u përcaktuan si terren për hulumtimin.

Shqyrtimi i të dhënave të hulumtimit nxori në pah të dhëna të rëndësishme për ecurinë që ka pasur çështja e integrimit dhe përfshirjes shoqërore të emigrantëve, në shoqërinë greke, por edhe në çështje të tjera, të cilat do të përmirësonin jo vetëm jetën e vetë emigrantëve, por edhe shoqërinë greke, nëse do të merres-hin masat e duhura. Vetë emigrantët, por edhe punonjësit e organeve përkatëse, identifikuan si shembuj të përfshirjes dhe integrimit në shoqërinë greke, këta elementë: qëndrimin në Greqi prej më shumë se dy dhjetëvjeçarësh (për ata që erdhën në Greqi në moshë të rritur); veprimtarinë profesionale afatgjatë; përshtat-jen e procedurave, nëpërmjet së cilave certifikohet ligjshmëria e emigrantëve (leje qëndrimi, leje pune, marrja e shtetësisë greke); krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve, të cilët studiojnë, ose kanë studiuar në të gjitha ciklet e sistemit arsimor grek. Ndërkohë, bashkëfolësit tanë nxorën në pah edhe çështje/problematika, që nëse do të trajtoheshin në mënyrën e duhur, do të përmirësonin qëndrimin e tyre dhe kushtet e jetesës në Greqi.

Page 10: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 11: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Fenomeni i Emigracionit si Objekt Hulumtimi -

Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi

kapitulli i parë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 12: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 13: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i parëStudimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi 1

13

1.1 Aspektet e studimit të fenomenit të emigracionit Vëzhgimi dhe studimi i fenomenit të emigracionit në shekullin e njëzetë, veçanërisht nga gjysma e dytë dhe në vijim, kanë qenë në interes të studimeve shkencore shoqërore, jo vetëm për rëndësinë njohëse, por edhe për shkak të pasojave të rëndësishme që sjell ky fenomen, në shoqëritë ku vërehet. Komunitetet e emigrantëve studiohen si kategori të veçanta të popullsisë; ata shpeshherë nuk e kanë statusin e “shtetasit” në vendet ku jetojnë dhe punojnë, ndërkohë që në shumicën e rasteve vijnë nga vende ku grupi etnik të cilit i përkasin, përbën shumicën e popullsisë.

Përmbledhtazi, studimi i dyndjes së emigrantëve është përqendruar në çështje si: përvojat e subjekteve që përjetojnë procesin e zhvendosjes (qasja “nga poshtë lartë”); marrëdhëniet mid-is shumicës dhe pakicave (emigrantëve) dhe pranimi i këtyre të fundit në shoqëri; strategjitë e mbijetesës dhe ruajtja e identitetit personal dhe atij kolektiv të emigrantëve; përjetimet e tyre nga kontakti me mekanizmin e shtetit për pranimin nga shoqëria; politikat (në nivel ekonomik, ligjor, punësimi, sigurimi dhe arsimimi) për trajtimin dhe menaxhimin e fenomenit të emigracionit, të cilat zbatohen nga vendet pritëse dhe nga organizatat ndërkombëtare (qasja “nga lart-poshtë”); lidhja midis shoqërisë së origjinës së emigrantëve dhe mjedisit sociokulturor të shoqërisë pritëse; marrëveshjet politike/ekonomike dhe kulturore; dhe marrëdhëniet midis shoqërisë së origjinës dhe asaj pritëse (Brettell, Hollifield 2008, Iosifidis 2011, Arnold 2012, King 2002, 2012, King, Skel-don 2010, Rath, Martiniello 2012, Triandafyllidou, Gropas, 2014).

Përmasat ekonomike të shkaqeve dhe pasojave të emigrimit, fillimisht i dhanë shtysë interesit të shkencës ekonomike. Qasjet ekonomike, e kanë perceptuar emigrimin si një pasojë e ndryshimeve strukturore, që janë shënuar midis vendeve të origjinës dhe atyre pritëse në nivelet e zhvillimit ekonomik, si edhe në mundësitë që ofronin vendet pritëse për përparim dhe mirëqenie ekonomike (Ekme, Poulopoulou 2007). Këndvështrimet më të fundit teorike, që janë përqendruar në fenomenin e globalizimit, e lidhin emigrimin bashkëkohor me procesin e liberalizimit të mallrave dhe të kapitalit, dhe si rrjedhim të lëvizjes së pashmangshme të forcës punëtore (Zlotnik 1998).

Qasjet ekonomike, krijuan kuadrin e studimeve të sociologjisë, që përfshinin çështje të aspekteve politike, shoqërore, demografike dhe kulturore, të fenomenit të emigracionit. Këto studime janë përqendruar së tepërmi në mjedisin e gjerë sociopolitik, dhe kanë prezantuar koncepte të kapitalit shoqëror dhe kulturor (lidhjet farefisnore, miqësitë, origjina e përbashkët e emigrantëve), duke e vënë theksin mbi rrethanat dhe shkaqet që shkaktojnë emigrimin. Paralelisht, studimet sociolog-jike nxorën në pah rëndësinë e tregut global, i cili kapërcen kufizimet e ekonomive kombëtare, dhe krijon tregje pune në nivel ndërkombëtar (Castles, deHaas, Miller, 2013).

Disa nga përfundimet kryesore të studimeve për emigracionin, për sa i përket çështjeve të mbi-jetesës së emigrantëve në shoqërinë pritëse, përmblidhen në pikëpamjen se emigrantët zhvillojnë

Page 14: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

14

identitete të shumta, gjatë përpjekjes së tyre për t’u përshtatur në kode kulturore të reja dhe të ndryshme, dhe mjedise të reja socioekonomike dhe politike, duke i ndërthurur njëkohësisht me elementet përkatës që kishin përvetësuar në shoqëritë e origjinës. Rezultati i këtij fenomeni, lid-het drejtpërsëdrejti me politikat, në bazë të të cilave shtetet-kombe përcaktojnë, organizojnë dhe menaxhojnë marrëdhëniet midis komuniteteve emigrante, që jetojnë brenda territorit të vendit. Zhvillimi ekonomik i vendit pritës, përbën një nga arsyet vendimtare të emigrantëve, për zgjedhjen e tyre të qëndrimit dhe vendimit për t’u integruar në vendin pritës (Crul, Schneider, Lelie, 2012).

Për më tepër, studimet bashkëkohore, kanë treguar se, në mënyrë që të thellohemi në aspektet e këtij fenomeni, dhe në vëzhgimin e mënyrës se si ai pasqyrohet ndër breza, në analizë duhet të përfshihen edhe elementet e mjedisit historik dhe sociokulturor, si edhe procese më të gjera në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar. Zakonisht, brezi i parë i emigrantëve, i ruan lidhjet me vendin e origjinës, ndërsa brezi pasardhës integrohet lehtësisht në mjedisin shoqëror të vendit pritës, dhe brezi i tretë, përpiqet që të ripërcaktojë lidhjen me vendin e origjinës së paraardhësve të tij (Portes, Roumbaut 2001, Simon 2003).

1.2 Koncepti i integrimitIntegrimi i grupeve shoqërore emigrante, pakicave kombëtare, pakicave etnike dhe grupeve të tjera, në sistemin politik, ekonomik dhe kulturor (kombëtar dhe botëror), dhe rëndësia që organizatat ndërkombëtare po i japin respektit dhe tolerancës ndaj diversitetit kulturor, i kanë dhënë shtysë përparimit të çështjes së të drejtave të tyre (të emigrantëve, pakicave, etj.), si një temë shumë e rëndësishme e marrëdhënieve midis popullsive, institucioneve shtetërore dhe organeve të tjera politike e administrative.

Evidentimi i përpjekjes së sigurimit të këtyre të drejtave, ka zënë një vend qendror në planifikimin e politikave, dhe në diskutimet rreth fenomenit të emigracionit. Ky është synimi i politikave që pro-jektojnë dhe zbatojnë shtete-kombe të ndryshme, në nivel kombëtar, por edhe më gjerë, nëpërmjet ndihmës dhe nxitjes nga organizatat ndërkombëtare. Këto procese, përcaktojnë kuadrin e ndërtimit të lidhjeve midis të drejtave dhe detyrimeve përkatëse të shumicës dhe pakicës.

Shpeshherë, çështja e të drejtave, në rastin tonë të drejtave të emigrantëve, qaset nga një aspekt shkencor, por edhe politik, nëpërmjet një forme konceptuale dypolare, në skajet e të cilës gjenden, nga njëra anë, parimet e universalitetit (Taylor 1992), dhe nga ana tjetër, parimet e relativizmit (Dowrkin 1977). Sipas parimit të parë, të drejtat e emigrantëve përbëjnë një të mirë universale, që duhet të ofrohet nga çdo shoqëri demokratike. Sipas parimit të dytë, të drejtat e emigrantëve lidhen me veçoritë e shteteve-kombe, dhe me mënyrat se si i kanë formuar debatet sunduese të tyre në lidhje me ngjashmërinë dhe dallimin. Madje, nëse theksi mbi idenë e homogjenitetit etnik që ka një rëndësi të veçantë ideologjike dhe politike, atëherë, pranimi dhe evidentimi i prejardhjeve kul-

Page 15: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i parëStudimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi 1

15

turore të emigrantëve, kthehet në një proces të ndërlikuar dhe “problematik” që sjell pasoja, si tek emigrantët, ashtu edhe te pjesëtarët e tjerë të shoqërisë pritëse. Emigranti përcaktohet si “Tjetri”, që duhet të bëhet i njëjtë me të tjerët (Chryssochoou 2004, Papataksiarxis 2006).

Konceptet e “asimilimit” dhe “integrimit”, përm-bledhin bazën ideologjike të politikave që harto-hen, mbi të cilat formohen marrëdhëniet midis shteteve, shtetasve dhe komuniteteve emigran-te. Rrënjët sociologjike të këtyre termave i atribuohen Emile Durkheim, dhe përmbledhin çështjen themelore të teorisë shoqërore, që lid-het me marrëdhënien midis shoqërisë dhe indi-vidit. Asimilimi i referohet mënyrave me të cilat shoqëritë përmblidhen dhe formojnë një tërësi, një bashkësi funksionale e institucioneve sho-qërore, nëpërmjet së cilave ajo ruan balancën dhe siguron ekzistencën e saj. Nga ana tjetër, integrimi i referohet ndërveprimit të individit me shoqërinë, dhe mënyrave me të cilat subjektet individuale veprojnë si pjesëtarë të pranuar nga komuniteti që përbën shumicën në shoqëri. Koncepti i përfshirjes, që shpeshherë përdoret në vend të fjalës integrim, përmban elemen-tin e shoqërizimit të subjekteve me mënyra, nëpërmjet së cilave ata bëhen të ligjshëm dhe konfirmohen nga mjedisi shoqëror (Bagkavos Papadopoulou 2006, Schnapper 2008).

Procesi i asimilimit, në rast se është në sh-kallë të gjerë, mund të çojë në përthithjen e komunitetit emigrant nga shumica. Ky pro-ces, mund të jetë i vullnetshëm, ose i detyruar (Brown, Bean 2006). Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore (gjysma e dytë e shekullit të njëzetë), asimilimi si koncept dhe si program politik, u lidh me përballjen e dyndjeve të em-igrantëve nga Evropa drejt SHBA-së. Përvetë-

simi i elementeve të shoqërisë pritëse nga ana e emigrantëve, përveçse me termin “asimilim”, është përcaktuar edhe me termin “akulturim” (Schnapper 2006). Qëllimi i këtyre proceseve për emigrantët, ka qenë përvetësimi i veçorive kulturore, që janë gjerësisht të pranuara dhe që i përkasin popullsisë vendase (Gans 2007). Shumica e emigrantëve, që prej dy brezash je-tojnë në një vend, kanë mësuar të flasin si gjuhë mëmë gjuhën e shoqërisë pritëse dhe kanë ru-ajtur një lidhje simbolike, ose ndonjë ndjesi, për vendin e origjinës.

Strategjia e integrimit vendos si parakusht qën-drimin e ligjshëm të emigrantëve, dhe synon pjesëmarrjen e tyre në aspekte të ndryshme të jetës shoqërore (p.sh. puna), dhe paralelisht edhe shprehjen haptazi të vlerave kulturore dhe praktikave, për të qenë pjesëtarë të barabartë të vendit pritës. Si proces, ai ishte mjaft i kushtueshëm, ndërkohë që arritjet e tij bëhen më të dukshme në brezat e mëvonshme të em-igrantëve. Procesi i integrimit përbën një prak-tikë, sipas së cilës shoqëria pritëse “shoqëri-zon” pjesëtarët e komuniteteve të emigrantëve me pjesëmarrjen e tyre në institucionet sho-qërore dhe procesin politik, së bashku me ru-ajtjen e identitetit të tyre kolektiv-kulturor dhe çdo veçori kulturore të tyre (Psimmenos 2004, Castles, deHaas, Miller, 2013).

Përpos modeleve të ndryshme të proceseve të asimilimit dhe integrimit, që shënohen në literatura të ndryshme (asimilues, shumëkul-turor, ndërkulturor), pohimi kryesor është se: nuk ka një model-shembull për përfshirjen e emigrantëve, por më tepër një ndërthurje poli-tikash që përshtaten në kushtet e posaçme, në kornizat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të çdo shteti (Heckmann,Schnapper,

Page 16: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

16

2003). Përdorimi i gjerë i termit të integrimit, i jep atij një përmbajtje të veçantë sipas periudhës his-torike dhe kontekstit shoqëror. Si çdo term tjetër që përbën mjet konceptual të arsyetimit shkencor, dhe që përdoret në diskutime publike, edhe integrimi merr një ngjyrim politik. Nga një term analitik, që përdoret për të përshkruar një sërë fenomenesh dhe ndërveprimesh shoqërore, ai bëhet një projekt politik dhe një mjet për arritjen e synimeve shoqërore, përmbajtja e së cilit përcaktohet nga kontekstet e veçanta historike dhe sociopolitike.

Integrimi është koncepti qendror analitik, dhe çështja kryesore e hulumtimit në këtë studim. Ky koncept bëhet i kuptueshëm në kuadrin e opinioneve të teorisë shoqërore, që lidhet me idetë e pro-cesit dhe të vepruarit, në të cilat subjektet individuale dhe kolektive të përfshira përdorin qëllimisht dhe mjeshtërisht strategji, mekanizma dhe simbole. Koncepti i integrimit kuptohet si një mjet, ose një kornizë brenda së cilës ndodhin bashkëveprimet shoqërore të lartpërmendura. Studimi i tij nuk i referohet komunitetit të emigrantëve, dhe as përqendrohet në të, por përfshin si emigrantët, ashtu edhe pjesëtarët e shoqërisë pritëse.

Ai ka të bëjë me një proces dinamik dhe të vazhdueshëm, që në nivel politik ka si qëllim ta bëjë em-igrantin pjesëtar aktiv të shoqërisë pritëse. Sipas këtij kuptimi, ai i referohet mënyrës së përbërjes dhe prezantimit të “unit” individual, dhe atij kolektiv. Ai ka një përmasë materiale dhe simbolike, dhe njëkohësisht përcaktohet nga një sërë procesesh dhe parametrash, dhe për pasojë përcakton jetën e individëve. Vërehet se ka ndikim të ndryshëm në subjekte të ndryshme, në periudha kohore të ndryshme, dhe nxjerr në pah rëndësinë dhe rolin që kanë dallimet e brendshme midis “vendasve” dhe emigrantëve.

Çështja e pushtetit, politikës dhe çdo çështje tjetër me rëndësi, që rregullojnë lidhjen midis shtet-asve, mekanizmave të shtetit pritës dhe emigrantëve, përbën një tjetër parametër vendimtar, për të kuptuar fenomenin e emigrimit dhe proceset përkatëse, të përmendura më lart (Paoletti 2011). Shumica ka në dispozicion pushtetin dhe mjetet e rëndësishme ekonomike, ligjore dhe politike, dhe imponon diskurset vendimtare hegjemonike. Ky pushtet përcakton edhe kuadrin, brenda të cilit organizohet mbijetesa e grupeve emigrante, por që ndodh edhe evoluimi i pjesëtarëve të tyre, dhe rrjedhimisht i jep shumicës një kapital simbolik më të madh se ai i emigrantëve (Bonifaziet. al. 2008). Studimi i procesit të integrimit në kuadrin e emigracionit përbën një fushë të të kuptuarit të ngjashmërive dhe dallimeve të bashkëjetesës shumëkulturore, si edhe të ndryshimit shoqëror.

Page 17: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i parëStudimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi 1

17

1.3 Emigrantët shqiptarë në Greqi - Kontributi i këtij hulumtimi

Shoqëria greke gjendet në një fazë përpjek-jeje për t’u balancuar, midis përshtatjes ndaj kushteve të reja politike dhe socioekonomike, që janë krijuar dhe formuar gjatë viteve 1990, dhe të kuptuarit të imtësishëm të problemeve me të cilat po përballet për shkak të krizës ekonomike. Për të evidentuar kuadrin aktual scoiokulturor dhe politik, duhet të merren para-sysh disa faktorë, si për shembull: shpërthimi i fenomenit të refugjatëve, dhe ndryshimet më të gjera gjeopolitike, që po ndodhin në Evropë dhe në vendet që kufizohen me të, si dhe në vendet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.

Emigracioni, nga vendet e shtetit modern grek dhe drejt tyre, siç kuptohet në kontekstin e modernizimit dhe rastin e shteteve-kombe, shënohet si fenomen që në dhjetëvjeçarët e parë të themelimit të tij (Kasimis dhe Kassi-mi 2004). Prania e popullsive heterogjene, zhvendosjet dhe lëvizjet e popullsive nga zo-nat bujqësore, brenda dhe jashtë shtetit grek, ka qenë objekt hulumtimi që në shekullin e nëntëmbëdhjetë, dhe veçanërisht në fund të këtij shekulli (Aggelopoulos 2007:3).

Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë, zhvendosjet e popullsive, që kanë qenë pasojë e luftimeve dhe proceseve integruese në Ev-ropën Juglindore, janë objekt i hulumtimeve që shqyrtojnë pasojat e lëvizjes së popullsive refugjate, sidomos pas shkatërrimit të Azisë

së Vogël (Aggelopoulos 2007:3). Në nivel ve-primesh politike, ligji i parë që iu drejtohej shtetasve të huaj, në Greqi (Ligji Nr. 3275 “Për sistemimin dhe lëvizjet e të huajve në Greqi”) u miratua në vitin 1925 dhe qëndroi në fuqi për dy vite (1927-1929). Në vitin 1929, ai u zëvendë-sua nga Ligji Nr. 4310/1929 “Për sistemim-in dhe lëvizjet e të huajve në Greqi, kontrollit policor, kontrollit të pasaportave, ndalim hyrjet dhe dëbimet”, i cili ishte në fuqi deri në fillim të viteve 1990 (Kapsalis dhe Katsoridas 2004:10).

Studimi i pasojave të shkëmbimit të popullsive, që ndodhi në vitin 1922, mund të realizohet me instrumente konceptuale dhe metodologjike, nga disiplina si: historia, gjeografia dhe ekono-mia, të cilat bëjnë pjesë në një proces të përg-jithshëm reflektimi, për kushtet dhe parakushtet e modernizimit të shoqërisë greke, të ekono-misë dhe sistemit politik (Aggelopoulos 2007:3).

Emigracioni ka qenë një fushë e rëndësishme e studimit të shkencave shoqërore, gjatë viteve 1960, gjë që solli si rrjedhim realizimin e një bib-liografie të plotë nga studiues grekë, në fushën e shkencave shoqërore dhe ekonomike (Agge-lopoulos 2007:3). Këto studime, përqendrohen në emigracionin e grekëve drejt vendeve të tjera, dhe në migrimin nga zonat rurale në ato urbane, kryesisht në Athinë (Mousourou 1991).

Gjatë kësaj periudhe është studiuar siste-matikisht emigracioni i grekëve, pas Luftës, dhe pas riatdhesimit të vitit 1974, si për emi-grantët ekonomikë, ashtu edhe për refugjatët politikë. Nga mesi i viteve 1980, shkencat sho-qërore përqendrohen gradualisht në studimin e fenomenit të emigracionit, duke qenë se ishin

Page 18: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

18

shënuar ardhjet e para të të huajve (p.sh. emigrantë nga Azia dhe Afrika), që në atë kohë u bënë më të identifikueshme në shoqërinë greke, (Aggelopoulos 2003:1-4). Nga mesi i viteve 1990, stu-dimet e këtij fenomeni në Greqi, nuk përqendrohen më në shqyrtimin e migrimit dhe/ose riatd-hesimit, por e kthejnë vëmendjen drejt pranisë së emigrantëve në shoqërinë greke (Aggelopoulos 2007:1, Lamprianidis, Lyberaki 2005, Marvakis, Parsanoglou, Pavlou 2001, Naksakis, Chletsos, 2001, Papataksiarxis 2006, Pavlou, Christopoulos, 2004, Petronoti, Triantafyllidou 2003).

Sipas Aggelopoulosit (2007), shumica e studimeve për emigracionin në Greqi, që janë kryer deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të njëzetë, kryesisht nga sociologë dhe ekonomologë, kanë si tipar kryesor përqendrimin te çështja e gjetjes së punës, dhe pasojat e saj në sektorin e ekon-omisë (të ardhurat, kontributet, statusi i punësimit dhe marrëdhëniet). Realiteti i ri arsimor dhe themelimi i shkollave ndërkulturore, së bashku me pasojat që ato sollën në procesin e arsimimit, dhe çështje si: siguria, policimi, shkeljet, racizmi dhe ksenofobia, janë disa tematika të tjera që analizohen në këto studime.

Fenomeni i emigracionit kuptohet si një “problem” për strukturat e pushtetit, që janë të orga-nizuara në dogmat e homogjenitetit kombëtar, nga pikëpamja ideologjike. Realiteti i ri, i vendo-sur pas ardhjes së emigrantëve, shpjegohet nëpërmjet “përfitimeve dhe humbjeve të kombit dhe ekonomisë kombëtare, pasojave në të ardhurat e kombit, kërcënimit ndaj homogjenitetit kulturor, kundërshtimit të integrimit dhe asimilimit, cenimit të themelit kombëtar” (Aggelopoulos 2007:5-6). Si rrjedhojë, ky këndvështrim përcakton qëllimet e hulumtimit, nëpërmjet studimit të “qëndri-meve” dhe “perceptimeve”, dhe përdor mjete metodologjike dhe konceptuale, të cilat bazohen në modelet ideologjike të lartpërmendura dhe në hamëndësimet teorike përkatëse (Triandafyllidou, Veikou, 2002, Papataksiarxis 2006:44-50).

Ky studim synon të hedhë dritë mbi aspekte të caktuara, që kanë qenë të padiskutueshme më parë, siç janë: perceptimet e vetë emigrantëve dhe përvoja e brezit të dytë të emigrantëve, si të rritur, si edhe përjetimi i gjendjes së vështirë ekonomike në Greqi. Bërthama e qasjes sonë është kërkimi i përvojës, jetësimit dhe këndvështrimet e subjekteve, me qëllim evidentimin e termave ideologjikë dhe politikë, në kuadrin e të cilëve merr kuptim prania e tyre, dhe si rrjedhim, planifi-kohen dhe zbatohen politikat përkatëse.

Ky studim, duke u mbështetur në gjetjet dhe hulumtimet në terren, në qendrat urbane të Selani-kut dhe Athinës, dhe duke u përqendruar në vetë fjalët e emigrantëve, nxjerr në pah disa çështje sipas pikëpamjes së personave të përfshirë. Përqendrimi në nivel vendas, ka si qëllim lidhjen e proceseve të emigracionit që përjetohen nga vet subjektet, me ato që shënohen në nivel më të gjerë. Ardhja e emigrantëve shqiptarë në Greqi, gjatë viteve 1990, dhe veçanërisht në vitet e para të këtij dhjetëvjeçari, u përshkrua nga hyrja e paligjshme dhe prania e një numri të madh shtetasish

Page 19: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i parëStudimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve në Greqi 1

19

shqiptarë, të cilët qëndruan në Greqi në një sit-uatë “të paligjshme” – “gjysmë të paligjshme” për një kohë të gjatë, deri sa u shënuan përp-jekjet e para të regjistrimit, nëpërmjet sigurim-it të lejes së qëndrimit, dhe lejes së punës.

Siç na tregon materiali empirik, pas fazës fillestare të shfaqjes së simpatisë dhe mirëpritjes, erdhi faza e ksenofobisë dhe ra-cizmit, deri sa arritëm në fazën ku e diskuto-jmë këtë situatë si një produkt të përbërë nga proceset e integrimit dhe përfshirjes, nëpërm-jet politikave të shtetit grek, BE-së dhe veprim-tarive të organeve që i përkasin shoqërisë civile dhe bashkëjetesës shumëvjeçare. Qëllimi ynë është të theksojmë kompleksitetin e çështjes, dhe rrugën pa krye në të cilën na çojnë qasjet e thjeshtëzuara, si në aspektin e të kuptuarit, ashtu edhe në atë të efektshmërisë.

Ky studim synon të kontribuojë, në mënyrë efektive dhe cilësore, në: a) kuptimin e fenome-nit të emigracionit dhe procesit të përfshirjes/integrimit; b) studimin e efektshmërisë së politikave që janë zbatuar më parë, dhe atyre që po zbatohen tani; c) studimin e ndryshimit shoqëror, që komunitetet e emigrantëve shqip-tarë i janë nënshtruar nga fillimet e ardhjes së tyre e deri më sot; d) pasojat e realitetit aktual ekonomik në nivel shoqëror, ekonomik, politik dhe ideologjik, në komunitetet e emigrantëve; e) kuptimin e mënyrës se si e percepton shoqëria greke (shteti, institucionet, dhe qytetarët), nga pikëpamja kulturore, bashkëjetesën me popull-si të ndryshme, që iu referohen si “Të tjerët”.

Studimi ka si qëllim ta zhvendosë diskutimin, nga “problemet” e hamendësuara që sjell em-igracioni, në kushtet që e shkaktuan atë. Anal-iza e fenomenit dhe kuptimi i tij në Greqi, është i paplotë, nëse nuk merren parasysh pasojat e dyndjeve të emigrantëve në identitetin kolektiv, individual, dhe në themelimin e një shteti-komb.

Negocimi i kufirit midis “Ne” dhe “Të tjerët”, nuk ka të bëjë vetëm me emigrantët, por edhe me të gjithë qytetarët grekë. Materialet tona etnografike nxjerrin në pah mënyra të shumëllojshme identifikimi dhe refuzimi, si edhe caktimin e kufirit midis ngjashmërive dhe dallimeve, dhe hedhin dritë mbi aspektet e përbërjes së shoqërisë greke, që pengohen në mënyrë kategorike nga diskutimet publike për “problemet” që sjell fenomeni i emigracionit. Studimi nxjerr në pah, gjithashtu, heterog-jenitetin e brendshëm të kategorive “vendas – emigrantë”, “tanët - të huajt”. Këto janë kat-egorizime të përgjithësuara, që kanë kritere të shumta të ndryshimeve të brendshme.

Page 20: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 21: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Metodologjia

kapitulli i dytë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 22: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 23: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

23

kapitulli i dytë2Metodologjia

2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore Qasja metodologjike, që përzgjodhëm për ta zbatuar, bazohet në parimet e kërkimit cilësor sho-qëror (Berg 2001, Bernard 2006, Iosifidis 2008, Robson 2007, Yin 2011). Kjo metodologji u vlerësua si e përshtatshme për natyrën e pyetjeve kërkimore, të cilat mund të përmblidhen në: a) eviden-timin dhe kuptimin e përvojave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, dhe të procesit të integrimit në shoqërinë greke; si edhe në b) gjetjen, përmirësimin dhe zbatimin e politikave për integrimin e tyre të mëtejshëm.

Kemi të bëjmë me një qasje shkencore dhe metodologjike, që ka në qendër të saj marrëdhëniet shoqërore, të paraqitura nga këndvështrimi i personave të përfshirë në të. Qëllimi i saj është stu-dimi i përvojës jetësore dhe i mënyrave se si subjektet shoqërore e kuptojnë mjedisin në të cilin jetojnë, aty ku ata formojnë pikëpamjet dhe sjelljet e tyre në lidhje me proceset e integrimit dhe me margjinalizimin, dhe ku përshkruajnë realitetin shoqëror që përjetojnë (Okely 2013).

Në bazë të kësaj kornize, ne u përqendruam në rrethanat e ndryshme shoqërore dhe në mar-rëdhëniet që formohen midis subjekteve që veprojnë në mënyrë individuale dhe atyre që veprojnë bashkërisht. Synimi ynë ishte të nxirrnim në pah mënyrat sipas së cilave si rrethanat, ashtu edhe marrëdhëniet kanë ndikuar te pikëpamjet, zgjedhjet dhe format e të vepruarit, që individët dhe grupet kanë përvetësuar në rrjedhën e jetës së tyre shoqërore, për përmbushjen e pozicionit dhe rolit të tyre në shoqëri.

Përparësia jonë ka qenë nxjerrja në pah e këndvështrimeve të ndryshme të tyre, nëpërmjet per-ceptimeve, botëkuptimeve dhe portretizimeve, si dhe zbulimi i kuptimeve, vlerave, zakoneve dhe rregullave, të cilat dalin në pah nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ne kërkuam për shpje-gime të shumëllojshme të realitetit në kontekste të ndryshme kulturore dhe shoqërore, për sa i përket mënyrës se si ndikojnë ato dhe çfarë pasojash sjellin në ndërveprimin shoqëror, si edhe lidhjen e tyre me proceset më të gjera sociale dhe me faktorët strukturorë (p.sh. burokracia).

Hipotezat shkencore që udhëhoqën zgjedhjet e mësipërme, bazohen në hamendësimin e realitetit shoqëror ku: a) fenomenet sociale janë pasojë e veprimeve, botëkuptimeve dhe zgjedhjeve të individëve, brenda kufizimeve të përcaktuara nga konteksti shoqëror; b) procesi kërkimor është subjektiv; dhe c) ku ndërtohet nëpërmjet veprimeve dhe ndërveprimeve shoqërore (Hollis 2005). Për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve kërkimore, shqyrtimi i përvojës së subjekteve ishte i do-mosdoshme. Ky lloj hulumtimi e çon studiuesin në lidhje të drejtpërdrejtë me personat që ai ka si objekt, për të kuptuar dhe përshkruar mënyrën e jetesës, sipas pikëpamjes së tyre.

Personat dhe grupet që morën pjesë në këtë studim, u qasën si bashkëbisedues, dhe për ta ne u përpoqëm të krijonim kontekste komunikimi kulturo-shoqërore, duke vënë theksin te detajet,

Page 24: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

24

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

këndvështrimet e shumëllojshme dhe qasjen shumështresore. Kërkuam dhe shënuam opinionet, perceptimet, idetë, bindjet, përvojat dhe ndjenjat e subjekteve shoqërore nga brenda shoqërisë, dhe nuk përjashtuam ndikimin e kontekstit shoqëror (Quinn 2005). Duke qenë se zgjodhëm këtë këndvështrim, nga aspekti metodologjik, përmasat e matshme të realitetit shoqëror nuk përbëjnë synim të studimit tonë.

2.2 Hulumtimi në terren, informuesit, kampionët Përzgjodhëm qytetet e Selanikut dhe Athinës, si zonat për hulumtimin në terren. Këto dy qen-dra të mëdha urbane u cilësuan të përshtatshme për studimin e rasteve, me arsyetimin se në këto dy qytete banon një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë, dhe aty gjithashtu veprojnë organe shtetërore, publike dhe private që zbatojnë politikat e pranimit dhe integrimit të emigrantëve. Përzgjedhja e informuesve u krye në bazë të aksesit të hulumtuesve në rrjetet shoqërore të emigrantëve, aksesit në organet që veprojnë në fushat përkatëse, si edhe nëpërmjet lidhjeve personale. Bashkëbiseduesit pjesëmarrës u vlerësuan të përshtatshëm për mbledhjen e informacionit, në bazë të tematikave që menduam të shqyrtonim. Tematikat u përqendruan në çështje të identitetit dhe përkatësisë, në mënyrën se si emigrantët e përshkruajnë përvojën e tyre të shpërnguljes, tematika lidhur me arsimin, strehimin, punën, shtëpinë, shëndetësinë dhe mbro-jtjen sociale, pjesëmarrja në jetën shoqërore, marrja e kombësisë dhe shtetësisë, dhe mënyrat e portretizimit të emigrantëve shqiptarë në Media (Iosifidis 2011).

Më konkretisht, në lidhje me gjetjen e informuesve, përdorëm metodën e kampionimit ortek (vetë pjesëmarrësit na drejtuan te pjesëmarrës të tjerë, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe lidhjeve midis tyre). U përpoqëm të përfshinim persona me gjini, moshë, përvojë emigrimi dhe profesione të ndryshme. Për më tepër, po përmendim se ndoqëm kampionimin e qëllimshëm, duke përzgjed-hur pjesëmarrësit që lidheshin me pyetje kërkimore të caktuara (Emmel 2013). Për të studiuar natyrën dhe dinamikën e lidhjeve institucionale, që zhvillohen gjatë procesit të marrëdhënieve të emigrantëve me institucionet dhe shërbimet e administratës shtetërore greke (p.sh. procedurat e lëshimit të lejes së qëndrimit, lejes së punës dhe natyralizimit), iu drejtuam përfaqësuesve të këtyre institucioneve, por njëkohësisht zbatuam edhe metodën e grupeve të synuara për të shqyr-tuar këndvështrimet e vetë emigrantëve.

Qasja metodologjike që ndoqëm dhe natyra e pyetjeve, na mundësuan përdorimin e kampion-imit teorik. Gjatë hulumtimit dhe përpunimit të të dhënave iu drejtoheshim informuesve të tjerë, me qëllim mbulimin e të gjithë aspekteve të pyetjeve kërkimore, ose ndryshe për të pasuruar të dhënat që kishim dhe për të forcuar mundësitë tona hulumtuese (Emmel 2013). Në lidhje me çështjen e etikës, për të mbrojtur fshehtësinë dhe anonimitetin e informuesve, nuk kemi përdorur emra, me përjashtim të atyre që deklaruan se nuk do të kishin problem të përmendeshin.

Page 25: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

25

kapitulli i dytë2Metodologjia

2.3 Fazat e zbatimit të studimit Studimi u zhvillua në (tri) faza:

Α) Shqyrtimi i literaturës nga burime të publikuara: synimi ynë ishte mbledhja e in-formacionit ekzistues në lidhje me çështjet e migrimit, duke u përqendruar te lëvizshmëria e migrimit shqiptar brenda Greqisë. Mblodhëm një sërë materialesh, që mbulojnë periudhën nga fillimet e viteve 1990 deri në dhjetëvjeçarin e parë të viteve 2000. Materialet në tërësi syn-ojnë të paraqesin një tablo të tematikave që ishin objekt hulumtimi, në lidhje me emigrimin shqiptar drejt Greqisë. Kjo fazë zgjati nga muaji prill deri në muajin qershor, të vitit 2016.

Β) Hulumtimi në terren dhe mbledhja e të dhënave: dokumentimi i përvojës së emi-grantëve shqiptarë, i qytetarëve grekë dhe i of-ruesve të shërbimeve, që merren me çështje të politikave të emigracionit, u përcaktua si objekt i kërkimit. Njëkohësisht, kërkuam për të dhëna sasiore rreth pranisë së emigrantëve në Greqi, kuadrit ligjor përkatës, por edhe për zbatimin e tij nga punonjësit në këto shërbime dhe nga vetë pjesëtarët e komunitetit shqiptar. Teknika e intervistimit në formën e intervistave të pas-trukturuara dhe gjysmë të strukturuara, si edhe e grupeve të synuara, përbënë mënyrën krye-sore të mbledhjes së materialeve. Gjithashtu, u përdorën shënime etnografike dhe hulumtime të arkivave, interneti dhe publikime të shtypit.

Përpos të tjerave, përpiluam a) një fletëpalosje informuese për të vënë në dijeni pjesëmarrësit në lidhje me studimin, b) një udhëzues interv-istimi me temat për diskutim dhe c) një for-muluar pëlqimi, në lidhje me çështjen e etikës

së hulumtimit dhe përdorimit të të dhënave personale dhe të informacionit të përftuar nëpërmjet intervistës. Intervistat u zhvilluan në Selanik dhe në Athinë. Kjo fazë zgjati nga muaji korrik deri në muajin tetor, të vitit 2016.

C) Analiza dhe interpretimi i të dhënave - Hartimi përfundimtar i studimit: faza e fundit e programit hulumtues përfshiu organizimin e të dhënave, studimin dhe interpretimin e tyre, dhe përgatitjen e raportit përfundimtar. Analiza u bazua në interpretimin shkencor të interv-istave, në mënyrë që rezultatet të ishin sa më afër kategorive konceptuale, që përdorin ak-torët për t’iu referuar fenomeneve shoqërore (Bernard 2006, Iosifidis 2008). Për këtë arsye, gjykuam ta vinim theksin mbi fjalët e subjek-teve dhe të përfshinim “zërat” e tyre në tekst, me qëllim që çdo person që është i interesuar ta kuptojë botën e tyre të brendshme, nëpërm-jet syve dhe perceptimeve të vetë informuesve, pa bërë paragjykime.

Gjatë këtij procesi, u përqendruam te fjalët dhe te veprimet e subjekteve, si edhe te mënyrat si e përshkruan përvojën e tyre, me qëllim që kjo e fundit të kuptohet brenda mjedisit sho-qëror në të cilin është zhvilluar. Për ta plotë-suar, shtuam të dhëna sasiore dhe të tjera, në mënyrë që lexuesi të vihet në dijeni të konteks-tit të përgjithshëm shoqëror, ekonomik, politik, kulturor dhe historik, brenda së cilit formohen opinionet e subjekteve dhe gjenden përgjigjet e pyetjeve kërkimore (Silverman 2005).

Qëllimi ynë ishte kërkimi dhe evidentimi, sa më gjithëpërfshirës, i fenomeneve dhe mënyrave të të menduarit dhe vepruarit të subjekteve, sig-urisht brenda afatit kohor që zgjati hulumtimi. Në këtë mënyrë, u përpoqëm t’i paraqisnim me

Page 26: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

26

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

saktësi mendimet dhe pozicionimin e informuesve dhe të nënvizojmë mundësinë e zbatimit të gjetjeve të hulumtimit, për të shpjeguar dhe studiuar fenomene të ngjashme, si në kontekstin e realitetit grek, ashtu edhe në studimin e çështjeve të ngjashme në fusha të ndryshme. Për këtë arsye, përgjithësimi statistikor i të dhënave sasiore nuk është objekt hulumtimi.

Page 27: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Tiparet Demografike, Gjeografike dhe Shoqërore të Emigrantëve

Shqiptarë në Greqi

kapitulli i tretë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 28: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 29: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tretëTiparet Demografike, Gjeografike dhe Shoqërore të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi

29

33.1 Tipare të përgjithshmeNë fillim të viteve ’90, Greqia, nga një vend që përshkruhej nga emigrimi, tashmë ishte bërë vendi destinacion për shumë emigrantë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, të vitit 2011, banorët që nuk kanë nënshtetësinë greke përbëjnë 10 për qind të popullsisë së përgjithshme, ose rreth 10.858.018 persona (sipas të dhënave të përditësuara, në vitin 2015). Ndërkohë, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, të huajt përbënin më pak se 2 për qind të popullsisë së përgjithshme (180.000 persona, prej të cilëve 63 për qind vinin nga vendet e zhvilluara). Në vitin 1991 popullsia e tyre nuk ka ndryshuar ndjeshëm (megjithëse, ata që vinin nga vendet e zhvilluara përbënin më pak se 50 për qind të popullsisë emigrante).

Megjithatë, gjatë regjistrimit të popullsisë, të vitit 2001, rezultoi se numri i emigrantëve ishte rritur ndjeshëm, sepse u regjistruan 762.000 persona me shtetësi jogreke (7 për qind e popullsisë së vendit), ndërsa gjatë regjistrimit të fundit, në vitin 2011, popullsia e shtetasve jogrekë arrinte num-rin e 912.000 personave, thënë ndryshe numri është rritur me 150 mijë persona, në krahasim me regjistrimin e vitit 2001 (Shihni Tabelën 1). Në veçanti, mund të themi se rritja e popullsisë së ven-dit, ndërmjet viteve 1991 dhe 2011, i ngarkohet, thuajse tërësisht, shtimit të numrit të të huajve. Siç theksojnë edhe autorët Kotzamanis dhe Karkulis (2016), hyrja masive e personave, kryesisht të rinjve në moshë, me qëllim kërkimin e punës, ndikoi midis të tjerave edhe në ngadalësimin e plakjes së popullsisë së Greqisë, në shtimin e lindjeve dhe në forcimin e dinamikës demografike.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë, i vitit 2011, në Greqi u regjistruan 480.804 emigrantë shqiptarë. Në dekadat e fundit, shqiptarët përbëjnë, në mënyrë të qëndrueshme, grupin më të madh të popullsisë së emigrantëve në territorin e Greqisë. Deri më sot, emigrimi i shqip-tarëve ka paraqitur dy periudha të rëndësishme kulmesh, kryesisht si pasojë e ndryshimeve mad-hore politike dhe/ose trazirave të mëdha sociopolitike dhe ekonomike në vendin fqinj (Balabanidis, 2016). Periudha e parë e emigrimeve masive nga Shqipëria shënohet pas rënies së regjimit ko-munist, në fillim të viteve 1990, kur një numër i madh shqiptarësh (pothuajse 1/5 e popullsisë së përgjithshme) emigroi drejt Greqisë, Italisë, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Periudha e dytë e eksodit të shqiptarëve ndodhi pas falimentit të firmave piramidale, në vitin 1997. Brenda kontekstit të këtyre ngjarjeve, një numër i madh shqiptarësh zhvendoset drejt vendeve të ndryshme të Ballkanit. Paralelisht, në Greqi vërehet edhe ardhja e minoritetaeëve grekë nga Shqipëria, që iu referohemi si “Vorioepirotë”. Këta janë shtetas shqiptarë, shumica e të cilëve bë-jnë pjesë në minoritetin grek në jug të Shqipërisë, dhe konsiderohen me kombësi greke, por me nënshtetësi shqiptare. Shteti grek i njeh si emigrantë që mbartin Kartën e Veçantë të Identiteti të Bashkatdhetarit (ΕDΤΟ). Numri i tyre përllogaritet afërisht në 189.000 persona.

Page 30: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

30

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Në lidhje me qytetet e origjinës të emigrantëve shqiptarë, shteti grek nuk disponon të dhëna statistikore. Sidoqoftë, përgjithësisht shqiptarët që jetojnë në Greqi janë emigrantë ekonomikë. Megjithatë, sipas një hulumtimi të Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT), shqiptarët që kthehen nga Greqia, në shumicën e rasteve vendosen në qytetet e origjinës, por edhe në qendra urbane të mëdha, kryesisht: në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier dhe Korçë. Sipas të dhënave, që u mblodhën nëpërmjet hulumtimit nga një sërë studiuesish, shumica dërrmuese e emigrantëve

1981 1981 1991 1991 2001 2001 2011 2011

SHTETËSIA GJITHSEJ (%) GJITHSEJ (%) GJITHSEJ (%) GJITHSEJ (%)

Gjithsej 9.739,6 100 10.259,9 100 10.934,1 100 10.816,3 100

Greke* 9.559,0 98,2** 10.092,6 98,4** 10.171,9 93,0** 9.904,3 91,6**

Jogreke 180,6 1,9** 167,3 1,6** 762,2 7,0** 912,0 8,4**

E huaj 176,1 1,8** 166,0 1,6** 761,8 7,0** 905,3 8,4

E paspecifikuar/pa shtetësi 4,5 0,1** 1,2 0,0** 0,4 0,0** 6,7 0,1

Vendet e zhvilluaraGjithsej nga vendet anëtare të BE-së (15); Qipro, Australi, Amerikë (SHBA), Kanada

115,4 65,5*** 76,3 45,9*** 99,6 13,1*** 90,7 7,8***

Ballkani 5,8 3,3*** 26,2 15,2*** 500,2 65,7*** 609,0 67,3***

Shqiptare 3,6 61,2 20,6 78,4 438,0 87,6 480,9 79,0

Bullgare 0,8 13,9 2,4 9,2 35,1 7,0 75,9 12,5

Rumun 0,6 10,4 1,9 7,3 22,0 4,4 46,5 7,6

Jugosllave, në vitin 2001(Serbia dhe Mali i Zi)

0,8 14,5 1,3 5,1 3,8 0,8 3,7 0,6

IRJM – – – – 0,7 0,2 1,5 0,3

Kroate – – – – 0,2 0,0 0,2 0,0

Boshnjake – – – – 0,3 0,1 0,3 0,1

Vendet e ish-Bllokut Lindor, përveç Ballkanit 3,6 2,1*** 25,0 15,1*** 51,6 6,8*** 58,6 6,5 ***

Vende të tjera (Më pak të zhvilluara) 51,2 29,1*** 39,8*** 23,9 110,3 14,5*** 166,8 18,4***

Azia 42,0 81,9 28,812 72,5 91,1 82,6 138,3 82,9

Afrika 6,7 13,0 8,726 22,0 15,7 14,2 25,9 15,5

Amerika 2,2 4,3 2,022 5,1 3,2 2,9 2,6 1,5

Australia 0,4 0,8 193 0,5 0,3 0,3 0,1 0,1

TABELA 1. Greqia, popullsia e përgjithshme & popullsia me shtetësi greke dhe shtetësi të huaj, në regjistrimin e popullsisë së viteve 1981,1991, 2001 dhe 2011. Burimi: Koxhamanis dhe Karkulis 2016, përpunuar nga vetë ata.

Page 31: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tretëTiparet Demografike, Gjeografike dhe Shoqërore të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi

31

3

shqiptarë ,zgjodhën Greqinë si vend qëndrimi dhe punësimi për shkak të afërsisë gjeografike (vend fqinj me Shqipërinë) dhe perceptimit të Greqisë si vend i zhvilluar, si anëtare e BE-së.

Për sa i përket çështjes së gjinisë, siç do ta shohim edhe më poshtë (Shihni Tabelën 6), vërejmë një balancë në raportin midis femrave dhe meshkujve. Deri në shpërthimin e krizës socioekonomike, emigrantët shqiptarë nuk synonin të lëviznin në ndonjë vend tjetër të BE-së, duke qenë se nga mesi dhe deri në fundin e viteve 2000, ekonomia greke përshkruhej si ekonomi me ritëm të shpejtë zhvillimi. Meg-jithatë, situata në vitet e fundit aty ndryshoi shumë shpejt dhe Greqia hyri në rrugën e rënies ekonomike; papunësia arriti përqindjen më të lartë që ishte shënuar ndonjëherë, niveli

TABELA 2. Vendet e origjinës të banorëve me shtetësi të huaj 2005-2010. Burimi: Instituti i Statistikave në Greqi

i pagave ulej gjithnjë e më shumë dhe kërkesa për fuqinë punëtore shkoi drejt zeros, por ard-hja e emigrantëve nuk u ndal. Më konkretisht, deri në vitin 2011, numri i emigrantëve të vajtur aty nga Shqipëria arrinte 50-70.000 persona në vit (Balabanidis 2016).

Në këtë pikë, do të ishte e vlefshme të shënonim faktin se, në vitet e fundit, një pjesë e madhe e shtetasve shqiptarë që janë të regjistruar në Greqi, udhëton (në mënyrë të paligjshme) në vende të tjera evropiane, në kërkim të punës. Kjo lloj lëvizjeje nuk është e dokumentuar, dhe për pasojë kjo përqindje nuk mund të përllog-aritet lehtësisht, për shkak të hyrjes në fuqi të Traktatit të Shengenit dhe kontrollit të kufizuar kufitar brenda BE-së. Krahas këtyre, siç rezul-toi nga hulumtimi në terren, një pjesë e madhe

SHQIPËRIA 31,9%

BULLGARIA13,1%

RUMANIA 7,6%

PAKISTANI 7,5%

GJEORGJIA 3,5%MBRETËRIA E BASHKUAR 2,6%BANGLADESHI 2,5%

GJERMANIA 1,7%

EGJIPTI 1,6%INDIA 1,6%

FEDERATA RUSE 1,4%POLONIA 1,1%

FILIPINE 1,1%

SIRIA 1%

SHBA 0,9%

VENDE TË TJERA 15,1%

QIPRO 3,1%AFGANISTANI 2,7%

SHQIPËRIA 64,087

BULLGARIA 26,321

RUMANIA 15,288PAKISTANI 15,086

GJEORGJIA 7,119

MBRETËRIA E BASHKUAR 5,308

BANGLADESHI 5,011

GJERMANIA 3,436

EGJIPTI 3,253

FEDERATA RUSE 2,751

POLONIA 2,250

FILIPINE 2,128SIRIA 1,993

SHBA 1,910

AFGANISTANI 5,393INDIA 3,164

VENDE TË TJERA 30,364QIPRO 6,260

Page 32: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

32

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

e grave nuk regjistrohen fare, sepse vijnë në Greqi pa letrat e domosdoshme, duke ndjekur bash-këshortët e tyre të ligjshëm.

3.2 Ndalim hyrje për emigrantët shqiptarë Gjatë dekadës 2006-2015, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 175.000 persona u larguan me detyrim nga shteti Grek, shumica e të cilëve ishin me shtetësi shqiptare. Nga mesi i dekadës, shpërndarja e emigrantëve ndryshoi ndjeshëm. Deri në vitin 2011, shqiptarët përbënin po-thuajse 50 për qind të emigrantëve të paligjshëm në Greqi, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2015, shtetasit nga tre shtete të Lindjes së Mesme (Siria, Iraku dhe Afganistani) përbëjnë thuajse 80 për qind të emigrantëve të paligjshëm. Megjithatë, kufiri shqiptaro-grek vazhdon të jetë një portë hyrëse e rëndësishme për në BE (Shihni Tabelën 3). Sipas të dhënave statistikore ekzistuese (Shihni Tabelën 4), në kohën e dyndjes së emigrantëve dhe refugjatëve, deri në korrik të vitit 2016, shumica e Ndalim Hyrjeve në Greqi ishin për shqiptarët. U pakësuan gradualisht arrestimet për shkak të hyrjeve të paligjshme në zonën kufitare shqiptaro-greke, ndërsa u shtuan arrestimet në zonën perëndimore të vendit. Më konkretisht, nga 42.897 arrestime në kufirin shqiptaro-grek në vitin 2007, në vitin 2014 numërojmë vetëm 4.957 (www.astynomia.gr). Paralelisht, ndërsa në vitin 2009 policia greke regjis-troi gjithsej 63.563 arrestime të shqiptarëve, në vitin 2014 u regjistruan vetëm 9.485 arrestime.

TABELA 3. Kalimi kufitar i emigrantëve pa dokumentacionin e duhur. Burimi: Frontex, ESPON, 2015.

Page 33: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tretëTiparet Demografike, Gjeografike dhe Shoqërore të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi

33

3

TABELA 4. Ndalim hyrje për shtetasit e huaj 2015-2016.Burimi: Policia greke, 2016

SHQIPTARË QË JANË KTHYER 2,623

TË TJERA 830

BANGLADESHI 185

ALGJERIA 211

GJEORGJIA 344

IRANI 427

AFGANISTANI 504

IRAKU 670

PAKISTANI 791

MAROKU 1,227

SHQIPËRIA 3,446

SHQIPËRIA 9,628

PAKISTANI 1,543

SHQIPTARË QË JANË KTHYER 5,934

GJEORGJIA 810

BULLGARIA317

SIRIA 310(Kthyer me dëshirë në vendet e Botës së Tretë)

BANGLADESHI 271

IRAKU 241

AFGANISTANI 210

TË TJERË 1,604

TË HUAJT QË IU ËSHTË NDALUAR HYRJA, SIPAS SHTETËSISË, VITI 2015

TË HUAJT QË IU ËSHTË NDALUAR HYRJA,

SIPAS SHTETËSISË, SHTATËMUJORI I

VITIT 2016

Page 34: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

34

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

3.3 Shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë Emigrantët shqiptarë nuk u vendosen në të gjitha zonat e Greqisë. Në bazë të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, pothuajse gjysma e popullsisë emigrante është vendosur në Prefekturën e Atikës (193.521 persona) (Shihni Tabelën 5). Në përgjithësi, shqiptarët u vendosën në zonat urbane, dhe kryesisht në dy zonat urbane më të mëdha të vendit, në Qarkun e Athinës (60.497 persona në Bashkinë e Athinës) dhe në Qarkun e Selanikut (12.893 persona në Bashkinë e Selanikut).

250.000

200.000

150.000

100.000

50.000

0GREQIA

VERIORE QARKU I

SELANIKUT EPIRI THESALIA GREQIA

QENDRORE

ISHUJT E DETIT JON

PELOPONEZI QARKU I ATIKËS

ISHUJT E DETIT EGJE

KRETA

25.000

20.000

15.000

10.000

5.000

00-9 10-19 20-29 30-39 40-49 50-59 60-69 70+

48.903

10.31511.800

21.991

GREQIA FEMRA

13.067

5.612

3.6911.180 740

4.952 5.360

14.485

7.624

3.155

1.799641 459

39.115

14.357

32.421 29.81014.734

55.008

27.578 25.357

193.521

TABELA 5. Shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë në territorin e Greqisë, sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011. Burimi: Instituti i Statistikave në Greqi ΕΛΣΤΑΤ 2016. Përpunimi i tij.

TABELA 6. Popullsia e emigrantëve shqiptarë të vendosur gjatë periudhës 2006-2011, shpërndarja sipas moshës dhe gjinisë. Burimi: Instituti i Statistikave në Greqi ΕΛΣΤΑΤ. Përpunimi i tij.

Page 35: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tretëTiparet Demografike, Gjeografike dhe Shoqërore të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi

35

3

TABELA 7.Shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë në Prefekturën e Atikës. Burimi: Regjistrimi i popullsisë së vitit 2011, Instituti i Statistikave në Greqi ΕΛΣΤΑΤ, përpunimi i tij.

BASHKIA 10.000 20.000 30.000 40.000 50.000 60.000 70.000

ATHINËS

VYRONOS

GALATSI

DAFNI - IMMITOS

ZOGRAFOU

ILIOUPOLI

KAISARIANI

FILADELFIA

AMAROUSIO

AGIA PARASKEVI

VRILISSIA

HERAKLIO

KIFISIA

LIKOVRISI - PEFKI

METAMORFOSI

NEA IONIA

PAPAGOU - CHOLARGOS

PENTELI

FILOTHEI - PSICHIKO

CHALANDRI

PERISTERI

AGIA VARVARA

AGIOI ANARGYROI

EGALEO

ILION

PETROYPOLI

CHAIDARI

KALLITHEA

AGIOS DIMITRIOS

ALIMOS

GLYFADA

ELLINIKON

MOSCHATO - TAVROS

NEA SMYRNI

PALAIO FALIRO

ACHARNES

VARI - VOULA

DIONYSOS

KROPIA

LAVREOTIKI

MARATHONAS

MARKOPOULO - MESOGEA

PAIANIA

PALLINI

RAFINA - PIKERMI

SARONIKOS

SPATA - ARTEMIDA

OROPOS

ELEFSINA

ASPROPYRGOS

MANDRA - EIDILIA

MEGARA

FYLI

PEIRAEUS

KERATSINI

KORYDALLOS

NIKAIA - AGIOS IOANNIS RENTIS

PERAMA

Page 36: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

36

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Në përgjithësi, popullsia emigrante e shqiptarëve në Bashkinë e Athinës është e ndarë pothuajse në raport të barabartë midis burrave dhe grave. Në Bashkinë e Athinës, shqiptarët janë grupi më i madh i emigrantëve, që arrin në 51,12 për qind, ndërsa në grupet e tjera raporti midis meshkujve dhe femrave është me diferencë të madhe (Balabanidis 2016). Më konkretisht, nëpërmjet stu-dimit të moshës, por edhe të gjinisë, të atyre që u vendosen në Greqi gjatë periudhës 2006-2011, rezulton se shumica e tyre janë të rinj, dhe grupmosha më e shpeshtë është 20-29 vjeç, ndërsa personat mbi 60 vjeç përbëjnë një përqindje shumë të vogël. Duket se numri i grave e tejkalon disi atë të burrave në të gjitha grupmoshat (Shihni Tabelën 6). Duke u përqendruar te qendrat urbane, vërejmë se në Prefekturën e Atikës, përveç Bashkisë së Athinës, një përqendrimi i madh emigrantësh ndodhet në Qarkun e Pireut (Bashkia e Pireut, Nikeas dhe Keratsinit) dhe në pjesën perëndimore të Prefekturës së Atikës (Bashkia e Peristerit, Agjion Argjiron dhe Iliu).

TABELA 8. Shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë në Qarkun e Selanikut. Burimi: Regjistrimi i popullsisë së vitit 2011, Instituti i Statistikave në Greqi ΕΛΣΤΑΤ, përpunimi i tij.

Siç paraqet edhe Tabela 8, në zonat urbane të Selanikut, përqendrimi më i madh i emigrantëve shqiptarë gjendet në Bashkinë e Selanikut, pothuajse 1/3 e emigranteve shqiptarë në Greqi. E dyta renditet Bashkia e Neapolit-Sikeon me përqendrim 10 për qind të popullsisë. Pjesa tjetër e emi-grantëve shqiptarë, është vendosur kryesisht në zonat periferike perëndimore të Qarkut (Bashkia Evosmou-Kordeliou dhe Pavlou Mela), ku qiratë dhe kostoja e jetesës janë më të ulëta. Megjithatë, përgjithësisht, vërehet një dyndje e emigrantëve drejt qendrave urbane, gjë që tregon një nivel të lartë integrimi nga ana e këtij grupi të ardhurish.

BASHKIASELANIK 33%

BASHKIA ORAIOKASTRO 1%

BASHKIA CHALKIDONA 4%BASHKIA PYLAIA - CHORTIATIS 3%

BASHKIA PAVLOS MELAS 8%

BASHKIA NEAPOLI -SYKIES10%

BASHKIA LAGADAS 3%

BASHKIA KORDELIO- EVOSMOS 9%

BASHKIA KALAMARIA 3%

BASHKIA THERMI 4%

BASHKIA THERMAIKOS 7% BASHKIA DELTA 7%

BASHKIA VOLVI 2%

BASHKIA AMPELOKIPOI- MENEMENI 6%

Page 37: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tretëTiparet Demografike, Gjeografike dhe Shoqërore të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi

37

33.4 Kthimi i emigrantëve shqiptarë në Shqipëri si pasojë e krizës ekonomike Vitet e fundit, për shkak të krizës aktuale ekono-mike dhe shoqërore, u vu re një lëvizshmëri e lartë e popullsisë së shqiptarëve, një pjesë e të cilëve u përpoq të kthehej në vendin e orig-jinës. Sipas një hulumtimi të Institutit të Statis-tikave të Shqipërisë (INSTAT), kthimi i shtet-asve shqiptarë shënoi një rritje nga vitit 2009, që është pasojë e krizës ekonomike. Gjithsej, u regjistruan 133.544 shqiptarë (98.414 burra dhe 35.130 gra) emigrante gjatë viteve 2009 - 2013. Nga këta, në Shqipëri 61 për qind u kthy-en nga Greqia, ndërsa 32,7 për qind u kthyen nga Italia. Kthimi i tyre, në shumicën dërmuese të rasteve, konsiderohet i vullnetshëm.

Siç u përmend edhe më sipër, shumica kthe-hen në qytetin e origjinës, por ka edhe raste, veçanërisht ata që u kthyen nga Greqia, që paraqitën një lëvizshmëri drejt migrimit të brendshëm. Megjithatë, sipas ΙΝSΤΑΤ-it dhe studimeve greke të rasteve (Maroukis dhe Gemi 2013), por edhe sipas hulumtimit në ter-ren që ne realizuam, një pjesë e madhe e tyre konsideronte kthimin si të përkohshëm. Si rr-jedhim, të dhënat pasqyrojnë më së shumti një çast të tablosë së migrimit të vazhdueshëm, sesa një situatë të qëndrueshme.

Arsyeja kryesore e emigrimit të shqiptarëve drejt Greqisë, në vitet 1990, ishte e lidhur dre-jtpërsëdrejti me zhvillimin ekonomik. Hulum-timi në terren tregoi se vitet e fundit, për sh-kak të gjendjes aktuale të ekonomisë, shumë emigrantë provuan të ktheheshin në vendin e

lindjes. Disa të tjerë, zgjodhën që ta shtyjnë kthimin, për arsye të integrimit në shoqërinë greke, por edhe për shkak të rënies ekono-mike në Shqipëri. Gjetjet e hulumtimit nxjer-rin në pah nevojën për kërkime të mëtejshme në lidhje me zhvillimet demografike të emi-grantëve shqiptarë dhe rrugën e tyre nga vendi i origjinës dhe drejt kthimit në vendin e origjinës. Përmbledhtazi, është e rëndësishme të shëno-jmë se emigrantët shqiptarë nuk përbëjnë një trup emigrantësh të bashkuar dhe të vetëm. Përkundrazi, ata përbëjnë një pjesë të popull-sisë me dallime të shumta dhe të ndjeshme midis tyre, në varësi të zonës nga vijnë, gjinisë, periudhës kohore, mënyrës dhe arsyes së ard-hjes dhe qëndrimit në Greqi si dhe nivelit arsi-mor të tyre, apo aftësive tekniko-profesionale.

Page 38: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 39: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Institucionet, Organet dhe Strukturat për Ushtrimin

dhe Zbatimin e Politikave të Emigracionit në Greqi

kapitulli i katërt

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 40: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 41: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i katërtInstitucionet, Organet dhe Strukturat për Ushtrimin dhe Zbatimin e Politikave të Emigracionit në Greqi 4

41

4.1 Institucionet shtetërore dhe zbatimi i politikave për emigracionin Politikat e emigracionit në Greqi zbatohen nga strukturat administrative në nivel evropian, kom-bëtar, qarku dhe vendor. Sekretariati i Përgjithshëm i Politikave për Emigracionin, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, përbëhet nga Drejtoria e Shtetësisë dhe Politikave të Emigracionit, e cila ndahet më tej në Drejtorinë e Shtetësisë dhe Drejtorinë e Politikave të Emigracionit, siç pasqyrohet në diagramin e mëposhtëm.

Qeverisja e Decentralizuar ndahet përkatësisht në Drejtoritë e Gjendjes Civile dhe Çështjeve So-ciale dhe në Drejtoritë e të Huajve dhe Emigrimit, sipas qarkut. Departamenti i Çështjeve Sociale në Drejtorinë e Gjendjes Civile dhe Çështjeve Sociale të qeverisë vendore të Maqedonisë-Trakës, në Maqedoninë Qendrore, në zbatim të Urdhrit të Presidentit Nr. 142/2010, ngarkohet me kompe-tencën e specializimit dhe zhvillimit të programeve për integrimin social, të shtetasve nga vendet e botës së tretë, të refugjatëve dhe personave që janë nën mbrojtjen ndërkombëtare, si dhe me ndjekjen e zbatimit të tij, në bashkëpunim me shërbimet përgjegjëse. Përpos kësaj, në përputhje me dokumentin Nr. 974/2012, datë 12/1/2012 të Ministrisë së Brendshme, ky Departament ngar-kohet edhe me kompetencat e mëposhtme:

Mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave – informacionit në lidhje me çështje të integrimit social të grupeve të cenueshme të popullsisë me tipare të veçanta gjuhësore dhe kulturore (emigrantët, romët, grekët e diasporës, pakicat e Trakës, etj.);

Përcaktimi i nevojave dhe hartëzimi i strukturave dhe veprimeve ekzistuese përkatëse;

Hartimi i Plan Veprimeve, në nivel Qarku, për integrimin e emigrantëve, sipas Qeverisjes Gjithëpërfshirëse të Decentralizuar;

Specializimi dhe realizimi i programeve për integrimin social të emigrantëve;

DREJTORIA E SHTETËSISË

DREJTORIA E SHTETËSISË DHE E POLITIKAVE TË EMIGRACIONIT

SEKRETARIATI I PËRGJITHSHËM I POLITIKAVE TË EMIGRACIONIT

MINISTRIA E BRENDSHME

DREJTORIA E POLITIKAVE TË EMIGRACIONIT

Page 42: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

42

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Ndjekja e të gjitha veprimtarive për integrimin e emigrantëve, që zhvillohen brenda kompe-tencës së tyre, dhe hartimi i Raportit të Ecurisë;

Bashkëpunim me Këshillat për Integrimin e Emigrantëve brenda juridiksionit të tyre, ndjekja dhe mbështetja e punës së tyre dhe promovimi i bashkëveprimit midis tyre.

Në diagramin e mëposhtëm, pasqyrohet një pjesë e strukturës administrative të Qeverisë vendore të Maqedonisë-Trakës, që ndahet në drejtoritë e Selanikut, Maqedonisë Qendrore dhe Maqedonisë Lindore dhe Trakës. Përkatësisht, pranë saj veprojnë Drejtoritë e të Huajve dhe Emigracionit të Maqedonisë Qendrore, Maqedonisë Lindore dhe Trakës.

QEVERISJA E DECENTRALIZUAR E MAQEDONISË-TRAKËS

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E FUNKSIONIMIT TË BRENDSHËM

Drejtoria e Gjendjes Civile e Selanikut

Drejtoria e Gjendjes Civile & Çështjeve

Sociale të Maqedonisë Qendrore

Drejtoria e Gjendjes Civile & Çështjeve

Sociale të Maqedonisë Lindore dhe Trakës

Drejtoria e Shtetasve të Huaj & Emigracionit të

Selanikut

Departamenti i Shtetësisë Departamenti i Shtetësisë Departamenti i ShtetësisëDepartamenti i Parë i Lejes

së Qëndrimit

Departamenti i Natyralizimit

Departamenti i Natyralizimit

Departamenti i Natyralizimit

Departamenti i Dytë i Lejes së Qëndrimit

Departamenti i Sekretariatit

Departmaneti i Çështjeve Civile

Departamenti i Çështjeve Sociale

Departamenti i Kontrollit

Departamenti i Shëndetësisë & Përkujdesjes

Departamenti i Shëndetësisë & Përkujdesjes

Departamenti i Sekretariatit

Departamenti i Sekretariatit

Departamenti i Sekretariatit

Departamentet e Gjendjes Civile & Integrimit Social të

Prefekturave

Departamenti i Gjendjes Civile & Integrimit Social të

Prefekturave

Page 43: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i katërtInstitucionet, Organet dhe Strukturat për Ushtrimin dhe Zbatimin e Politikave të Emigracionit në Greqi 4

43

4.2 Këshillat e Integrimit të Emigrantëve Në zbatim të dispozitave të Nenit 78, të Ligjit Nr. 3852/2010, ngrihen Këshillat e Integrimit të Emigrantëve (SEM) si një organ këshil-lues për nxitjen e integrimit të emigrantëve në shoqërinë vendase. SEM-të përbëhen nga pesë, deri në njëmbëdhjetë anëtarë, që caktohen nga këshilli bashkiak. Si anëtarë të tij mund të caktohen: anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues të organeve për em-igrantët, si edhe përfaqësues të organeve sociale që veprojnë brenda njësisë admin-istrative të Bashkisë në lidhje me shqetë-simet e emigrantëve. Pjesëmarrja e të gjithë anëtarëve është honorifike dhe pa pagesë. Puna e SEM-ve përfshin:

Regjistrimin dhe shqyrtimin e prob-lematikave që i shqetësojnë emigrantët e ligjshëm të bashkisë, në lidhje me: a) integrimin e tyre në shoqërinë vendase, dhe b) lidhjen me autoritetet publike, ose bashkiake.

Përcjelljen e sugjerimeve në Këshillin Bashkiak për: a) zhvillimin e veprimtarive vendase që nxisin integrimin pa prob-leme, të emigrantëve në shoqëri, b) orga-nizimin, në bashkëpunim me Bashkinë, e fushatave ndërgjegjësuese dhe nxitjen e tolerancës sociale të popullsisë vendase dhe c) organizimin e shërbimeve këshil-luese nga ana e Shërbimeve Bashkiake (Linardis, 2011).

Këshilli i parë për emigrantët në Greqi u themelua në Bashkinë e Sikeon, me Vendim

të Këshillit Bashkiak Nr. 323/2006. Është me rëndësi të përmendim se themelimi dhe funk-sionimi i tij, ishte i njëjtë me atë që përcaktohet në Nenin 78 të Ligjit Νr. 3852/2010, që u mirat-ua pas katër vjetësh nga fillimi i veprimtarisë së KIE-së në Bashkinë Sikeon. Në qershor të vitit 2011, një KIE i ri u themelua në Bashkinë Neapoli-Sikeon. Për sa i përket Bashkisë së Athinës, Këshilli i Integrimit të Emigrantëve u miratua nga Këshilli Bashkiak dhe u organizua si një trup, më 18 prill 2011.

Megjithatë, organizimi dhe zhvillimi i vep-rimtarive për integrimin social të banorëve të huaj nga bashkitë ku janë banues të përher-shëm, përkon me ndërgjegjësimin dhe ak-tivizimin e Njësive përkatëse të Komunitetit. Në disa bashki janë ngritur shërbime këshil-luese, në kuadër të të cilave ofrohen shër-bime të mbështetjes psikosociale, orientimit profesional dhe mësimdhënies së gjuhës greke, të huajve dhe banorëve të përher-shëm. Më konkretisht, po përmendim disa prej praktikave më të mira që janë zhvilluar në disa bashki:

“Shkolla për Mësimdhënien e Gjuhës Gre-ke për Emigrantët”, “Qendrat e Stacione-ve Këshilluese”, “Festa e emigrantit” dhe botimi e një fletëpalosjeje me titull “Nuk jam i huaj, jam njeri”, në Bashkinë Neapoli – Sikeon;

“Qendër e Shërbimit të të Huajve”, “Mami im po mëson greqisht” dhe “Pjesëmarrja në rrjete” në Bashkinë e Athinës;

“Mbajtja e regjistrave për emigrantët”, në Bashkinë Koridalos;

Page 44: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

44

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Mësime gjuhe nga vullnetarë pensionistë” dhe “Rrjeti Ndërsektorial i Shëndetësisë dhe Soli-dariteti Shoqëror Ο.Τ.Α.” në Bashkinë Amarousiou;

“Shkolla për mësimdhënien e gjuhës greke” dhe “Zyra për emigrantët”, në Bashkinë Pavlou Mela.

4.3 Fondi Evropian për Integrimin e Shtetasve nga Vendet e Botës së Tretë Fondi Evropian për Integrimin e Shtetasve nga Vendet e Botës së Tretë u themelua për periudhën 2007-2013, me bashkëfinancim, 75 për qind nga Bashkimi Evropian dhe 25 për qind nga burime kombëtare. Autoriteti përgjegjës për Fondin Evropian për Integrimin e Shtetasve nga Vendet e Botës së Tretë në Greqi, është Departamenti për Integrimin Social në Drejtorinë e Politikave për Emigracionin pranë Ministrisë së Brendshme. Projektet synonin përforcimin e politikave të inte-grimit në shoqërinë greke të shtetasve nga vendet e Botës së Tretë, dhe përmirësimin e aksesit të tyre në shërbimet dhe përfitimet publike apo private. Fondi promovon akset e mëposhtme dhe veprimtaritë përkatëse:

Diskutimin ndërkulturor;

Veprimtari që çojnë në shkëmbimin e praktikave me vlerë midis shteteve anëtare;

Veprimtari për forcimin e aftësive ndërkulturore të emigrantëve (p.sh. mësime gjuhe dhe historie);

Veprimtari për ndërgjegjësimin e shoqërisë, dhe veçanërisht të personave që kanë lidhje të drejtpërdrejta me popullsinë emigrante (p.sh. fushata ndërgjegjësuese, seminare, etj.) (Linardis, 2011).

Veçanërisht, po përmendim se, në kuadër të projektit 1.3.c/13 të Programit Vjetor 2013 të Fondit Evropian për Integrimin përfunduan: shkrimi i librit dhe krijimi i një aplikacioni arsimor elektronik, me qëllim përgatitjen e shtetasve të vendeve të Botës së Tretë, që kanë bërë kërkesë për marrjen e shtetësinë greke nëpërmjet natyralizimit. Sugjerime, në lidhje me projektet e mësipërme, mund të dorëzohen nga të gjithë organet e përfshira, në mënyrë dinamike, në procesin e integrimit, siç janë: organizatat jofitimprurëse; organizatat ndërkombëtare; fondacionet arsimore apo kërki-more; organizatat për formimin profesional; partnerët socialë; zyrat dhe organet e qeverisë në Greqi (p.sh. Ministritë, Njësitë e Qeverisjes së Decentralizuar, Autoritetet Vendore të Vetëqeverisjes së nivelit të parë dhe të dytë); persona të tjerë juridikë të së drejtës publike dhe private, si edhe konsorciume dhe shoqata.

Page 45: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i katërtInstitucionet, Organet dhe Strukturat për Ushtrimin dhe Zbatimin e Politikave të Emigracionit në Greqi 4

45

4.4 Marrja e shtetësisë greke nëpërmjet natyralizimit nga shtetasit e vendeve të Botës së Tretë Marrja e shtetësisë nëpërmjet natyralizimit nga shtetasit e vendeve të Botës së Tretë, që janë banues afatgjatë aty, ka të bëjë me shtetasit e vendeve të Botës së Tretë, që janë rezidentë dhe disponojnë leje qëndrimi me afat pesë vjeçar, siç përcaktohet në dispozitat e Urdhrit të Presidentit Nr. 150/2006. Procesi i natyralizimit të një të huaji nis me dorëzimin e deklaratës për natyralizimin, në Bashkinë ku ai është banor i përhershëm, dhe vazhdon me dorëzimin e kërkesës në njësitë e qeverisjes së decentral-izuar. Nëse janë përmbushur kriteret e përg-jithshme, dosja e të huajit i dorëzohet komi-sionit të natyralizimit, që shqyrton kushtet e veçanta, dhe më pas, brenda 6 muajve e thërret kandidatin për një intervistë. Dosjet për grekët e diasporës, të cilët nuk kanë Kartën e Veçantë të Identitetit të Bashkatdhetarit (ΕDΤΟ), nëse përmbushin kriteret e përgjithshme, delego-hen në Ministrinë e Brendshme. Nëse përgjigja e komisionit të natyralizimit është pohuese, merret një vendim ministror dhe publikohet në Fletoren Zyrtare të qeverisë. Më pas, Njësisë së Qeverisjes së Decentralizuar i njoftohet ven-dimi dhe urdhri për betimin e të huajit.

Marrja e shtetësisë përfundon me betimin e të huajit, brenda një viti nga njoftimi i vendimit në Fletoren Zyrtare. Në rastin e një përgjig-je negative, kandidati ka të drejtë të shprehë kundërshtimet e tij përpara Këshillit të Shtetë-sisë, dhe nëse ky proces nuk jep rezultate,

atëherë lëshohet një vendim ministror për mo-spranimin e aplikimit dhe i huaji njoftohet me postë të regjistruar. Shtetasit e huaj, të vendeve të Botës së Tretë, kanë të drejtën e dorëzimit të deklaratës së natyralizimit, në rast se përm-bushin kushtin e qëndrimit shtatë-vjeçar, të ligjshëm, në Greqi, ndërsa për bashkëshortët e shtetasve grekë me fëmijë, periudha e qën-drimit, sipas ligjit, është tre vjet.

4.5 Natyralizimi i shtetasve që janë mbartës të ΕDΤΟI huaji, që është mbartës i Kartës së Veçantë të Identitetit të Bashkatdhetarit dhe që dëshiron të natyralizohet si grek, duhet të dorëzojë një kërkesë për natyralizimin, në njësinë përkatëse të qeverisjes së decentralizuar, të cilën ia dre-jton Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisjes së Decentralizuar, së bashku me dokumentet e nevojshme sipas ligjit. Në vijim të shqyrtimit të plotësisë së dosjes dhe shqyrtimit të krit-ereve të përgjithshme për natyralizimin, zyra vijojnë procedurat me marrjen e vendimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisjes së Decen-tralizuar dhe publikimin e vendimit në Fletoren Zyrtare. Në rast se nuk përmbushen kriteret e përgjithshme, Sekretari i Përgjithshëm lëshon një vendim për mospranimin e kërkesës së të huajit, ndërkohë që ka ende të drejtën ta thër-rasë të huajin për intervistë, nëse ka dyshime për përmbushjen e kritereve të përgjithshme.

Page 46: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

46

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

4.6 Kodi i emigracionit dhe integrimit shoqëror Kodi i ri i Emigracionit dhe Integrimit shoqëror (Ligji Nr. 4251/2014) përbën një përpjekje për trajtimin e pasojave të padëshirueshme të krizës socioekonomike dhe shtimit të problemeve në lidhje me aksesin në tregun e punës. Ai përmban dispozita rregulluese që, kryesisht, synojnë të pakësojnë rastet e humbjes së mundësisë të qëndrimit të përhershëm të shtetasve nga vendet e Botës së Tretë, që kanë qëndruar në mënyrë të ligjshme për shumë vite. Rregullimet bazë përf-shijnë: uljen e kriterit të të ardhurave për pjesëtarët e familjes, si një parakusht i rëndësishëm për rinovimin e lejes së qëndrimit, uljen e shumës së kërkuar për taksat administrative, por edhe për gjobat (Nenet 132 dhe 23 të Ligjit Nr. 4251/2014), si edhe rinovimin e leje qëndrimit për tre (3) vjet, sigurisht me paraqitjen e domosdoshme të librezës së certifikuar të shëndetit (Chacharidakis).

4.7 Ligji i “Brezit të Dytë”Në zbatim të Ligjit Nr. 4332/2015, fëmija i shtetasve të huaj që lind në Greqi, fiton të drejtën e mar-rjes së shtetësisë greke me paraqitjen e një deklarate dhe një kërkese. Këtë të drejtë e fitojnë edhe fëmijët që kanë ndjekur shkollën në Greqi. Projektligji përcakton të drejtën e marrjes së shtetësisë greke, nga fëmijët e të huajve që kanë lindur në Greqi, me parakushtin e regjistrimit në klasën e parë të fillores dhe ndjekjen e shkollës gjatë periudhës së dorëzimit të kërkesës, së bashku me qëndrimin e vazhdueshëm të ligjshëm të njërit prej prindërve, për një afat pesë vjeçar para lindjes së fëmijës. Ky ligj përcakton gjithashtu dispozitat për marrjen e shtetësisë, jo vetëm nga fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, por edhe për të gjitha ata që kanë certifikatë nga Shkolla e Mesme, ose që kanë diplomë nga Institucionet Arsimore Teknologjike, ose Institucionet e Arsimit të Lartë, si edhe për fëmijët që kanë ndjekur shkollën në Greqi për nëntë vite. Kërkesa, së bashku me dokumentet, dorëzohet nga vetë personi te shërbimi përkatës i Njësisë së Qeverisjes të De-centralizuar brenda juridiksionit të Bashkisë, ku kandidati është banues.

Page 47: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Çështjet E Identitetit dhe Integrimit

kapitulli i pestë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 48: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 49: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i pestëÇështjet E Identitetit dhe Integrimit 5

49

5.1 Koncepti i “identitetit” Koncepti i identitetit iu referohet mënyrave, në bazë të të cilave individët dhe grupet dallohen nga individë apo grupe të tjera, brenda kontekstit të rrjedhës së jetës shoqërore dhe organizimit të marrëdhënieve shoqërore. Termi lidhet me ato situata shoqërore, në të cilat ngjashmëritë dhe dallimet midis individëve, midis grupeve dhe midis individëve e grupeve, marrin kuptim dhe po-hohen nga të tjerët. Si individët, ashtu edhe grupet ndërtojnë identitetin e tyre, nëpërmjet lidhjes me “unin” dhe me “tjetrin”. Sipas studimeve bashkëkohore për identitetin, koncepti i tij përbën një dimension të detyrueshëm për çdo lloj veprimtarie shoqërore.

Koncepti i identitetit studiohet si një mënyrë për të kuptuar veprimet e individëve dhe të grupeve, si dhe lidhjet me pushtetin që e formojnë dhe kuadrin institucional brenda së cilit zhvillohet. Përpos këtyre, na ndihmon të perceptojmë marrëdhënien e individit me grupin dhe rolin e ngjashmërisë apo dallimit. Studiues të ndryshëm e kuptojnë si një formacion të mbyllur, të kufizuar dhe të qën-drueshëm, por edhe si një proces të hapur, që është vazhdimisht në formim e sipër. Këtë proces e formojnë marrëdhëniet dhe tiparet me bazë gjininë, kombësinë, shtresën shoqërore, moshën dhe shumë elemente të tjera brenda konteksteve aktuale sociopolitike dhe ekonomike.

Taylori ka parashtruar idenë e “karakterit dialogjik” (dialogical character), nëpërmjet së cilit njerëzit mund të kuptojnë veten e tyre dhe të përcaktojnë identitetin e tyre. Në të njëjtën linjë mendimi, Ma-dianou shprehet: “Është e rëndësishme që identiteti të konsiderohet si i ndërtuar me bazë historinë, nëpërmjet bashkëveprimit të vazhdueshëm me tjetrin. Në çdo grupim, identiteti mund të ketë si aspekte pozitive, ashtu edhe negative, madje mund të ketë perceptime dhe përkufizime të shumta lidhur me çfarë është identiteti i një grupi shoqëror” (Μadianou 1999). Thënë ndryshe, identiteti nuk konsiderohet i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, por shumëdimensional, i këmbyeshëm dhe i strukturuar nga arsyet, praktikat dhe pozicionet shoqërore të ndryshme. Ai është gjithnjë në varësi të zhvillimeve historike dhe i nënshtrohet një procesi të vazhdueshëm ndryshimi.

Në kuadër të studimit dhe perceptimit të grupit shoqëror të emigrantëve shqiptarë në Greqi, është e rëndësishme të shqyrtojmë mënyrat, rrethanat dhe tiparet shoqërore dhe kulturore, në bazë të së cilave ndërtohet përmbajtja e identitetit të “emigrantit shqiptar”. Në këtë mënyrë, ne mund të kuptojmë më mirë lidhjen midis popullsisë emigrante dhe ideologjisë mbizotërues të pranisë së “Të Tjerëve”, të emigrantëve në rastin tonë, si edhe të njohim kufijtë dhe mundësitë e integrimit të tyre në shoqërinë greke.

Sipas ideve teorike të parashtruara më sipër, por edhe në bazë të të dhënave nga hulumtimi em-pirik, identiteti i emigrantit “shqiptar” formohet nëpërmjet një procesi marrëdhëniesh në kontek-stin e veprimtarisë së subjekteve, për të cilin kuadri institucional më i gjerë dhe ideologjitë mbi-zotëruese në lidhje me tjetërsinë dhe “Tjetrin”, nga aspekti kulturor, luajnë një rol vendimtar. Nga ky këndvështrim, nuk do të ishte paradoks nëse dikush do ta ndjente identifikim si me Greqinë,

Page 50: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

50

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

ashtu edhe me Shqipërinë, ose të ndjejë sikur ka “dy atdhe”. Ose mund të ndihet “i huaj në Greqi dhe i huaj në Shqipëri”. Në këto rrethana, duhet të shtohen disa faktorë vendimtarë, si kriza ekono-mike dhe shoqërore që ka goditur Greqinë vitet e fundit, si edhe ardhja e mijëra refugjatëve dhe emigrantëve të tjerë, që përfundimisht kanë ndryshuar pamjen dhe raportet e migracionit në vend.

5.2 Pikëpamjet ndër breza dhe përvojat e identifikimit Procesi i formimit të identitetit të shqiptarëve ndryshon në varësi të përvojave jetësore dhe moshave të tyre. Në bazë të hulumtimit në terren, rezulton se shqiptarët e brezit të dytë dhe të tretë, janë në një gjendje të ndërmjetme. Siç përmend edhe Dori Kyriazi:

“Brezi i dytë dhe i tretë i shqiptarëve janë shqiptarë, megjithëse jo nga të gjitha aspektet, sepse kanë filluar të përvetësojnë elemente greke, pra tashmë i ndërthurin, duket se gjenden diku në mes, besoj se duan më shumë Greqinë si vendin ku janë rritur ose jetojnë, megjithëse kanë një lloj lidhje shpirtërore me vendin tjetër, me Shqipërinë, nëpërmjet të thënave, kon-takteve dhe udhëtimeve. Duhet të ndërmerren hulumtime për ta vërtetuar këtë, kjo kategori personash me identitet të dyfishtë, dhe, nëse më lejohet të përdor termin me atdhe të dyfishtë”.

Një informues tjetër përqendrohet te ngatërresa, që shpeshherë fëmijët e moshave të vogla përje-tojnë dhe që transmetohet ndjeshëm edhe te prindërit, sepse pranimi apo mospranimi i fëmijëve, përcaktojnë mënyrën se si ata e kuptojnë vetën e tyre. Një pre tyre shprehet si më poshtë:

“Fëmija im më thotë se: kur shkojmë në Shqipëri me thonë ai greku i vogël. Kur jam në Greqi, në shkollë me thonë ai shqiptari. Dhe më pyet fëmija: ‘Babi po unë çfarë jam?’ Unë si prind nuk di se çfarë përgjigje t’i kthej, ju e keni përgjigjen?”

Çështja e sqarimit të përkatësisë, në lidhje me identitetin etnik vërehet edhe te moshat më të rrit-ura, ku ndjesia e “dyzimit” është e ngjashme. Një informues që i përket moshës pas adoleshente:

“Besoj se ky është mallkimi i emigrantit, nuk ke një vend tendin...kur kthehesh të quajnë grek, kur je këtu je shqiptari, kështu janë gjërat, disi qesharake.”

Në fëmijërinë e hershme, mësimi i gjuhës dhe jeta shkollore luajnë një rol vendimtar në formimin e identitetit. Siç do të theksohet edhe në kapitullin e radhës, mësimi i gjuhës mëmë (shqipes) nga fëmijët nuk ka qenë një përparësi e emigrantëve shqiptarë. Për pasojë, kjo ka sjellë një proces de-familjarizimi me veçoritë (kryesisht kulturore) që, sipas argumenteve kryesore, ndërthurin identitetin etnik. Fakti që ata nuk e njohin gjuhën shqipe sjell largimin nga identiteti etnikokulturor përkatës. Kjo është e dukshme kohët e fundit, në rastet kur emigrantët janë kthyer në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike. Në këto raste, kur fëmijët nuk e njohin mirë gjuhën shqipe, ata

Page 51: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i pestëÇështjet E Identitetit dhe Integrimit 5

51

përballën me vështirësi të mëdha për sa i për-ket përshtatjes në shoqërinë shqiptare. Këto vështirësi vërehen në shumë raste dhe kanë pasur si pasojë, kthimin e shumë familjeve shqiptare në Greqi (INSTAT 2013).

Megjithatë, edhe në rastet e vizitave të shkurt-ra në vendlindje, që nuk lidhen me vendosjen e përhershme, fëmijët që janë rritur në Greqi, duket se nuk gjejnë ndonjë element të përbash-kët. Një informues shprehet në lidhje me këtë:

“Fëmijët edhe kur shkojnë për të vizitu-ar gjyshërit, shkojnë vetëm për dy-tre ditë në vit, dhe kjo më tepër kur janë të vegjël, tani sa më shumë rritën aq më shumë larg-ohen, ose nuk shkojnë fare në vendbanimin e të parëve të tyre, sepse edhe gjyshërit kanë vdekur, dhe lidhjet me atë vend janë të pakta, kështu që besoj se ky brez është integruar plotësisht në shoqërinë greke, Shqipëria për ata është veçse një kujtim.”

Hulumtimi empirik tregon një ndryshim mid-is brezit të parë dhe atyre pasardhës, për sa i përket lidhjes me një identitet etnik të vetëm. Ndërsa brezi i parë ishte ai që krijoi kolektivin e emigrantëve, brezi i dytë, nuk ka lidhje jetësore me proceset e ndërtimit të një identiteti kolektiv. Madje një pjesë e madhe e tyre, duket se dëshi-ron të shkëpusë çdo lidhje me atë shoqëri dhe tiparet e saj kulturore. Krijimi i një shoqate nga shqiptarët në emigracion nuk është në interes të të rinjve që mësojnë, punojnë, ose jetojnë aty, sepse e konsiderojnë si një lëvizje grumbullimi drejt një identiteti që nuk e kanë njohur kurrë, ose që do të donin ta kishin harruar.

Siç pohoi edhe një informues gjatë hulumtimit:

“Brezi i dytë, vajza ime, as që do të dëgjojë për ato shoqata. Në fillim ka qenë shumë e vështirë, fëmijët nuk mund të kishin lidhje të drejtpërdrejtë me të gjithë shokët e klasës, por më vonë gjërat ndrysh-uan, dhe me këtë status të ri që fituan, nuk donin të dëgjonin për lidhjet me Shqipërinë, me shoqatat, apo me gjera të tjera. Unë iu thosha ‘Ejani të shkojmë një herë në javë, të dielave, që të mësonin gjuhën’, por ata më përgjigjshin: ‘Jo’. Jepnin justifikime se nuk kishin kohë, por unë e dija se ata nuk donin. Pra, iu pëlqente më shumë integrimi në këtë shoqëri, se sa lidhjet me shoqërinë tjetër, që as e njihnin”.

Për sa iu përket moshave më të rritura, te em-igrantët që janë brez i parë, “identiteti i shqip-tarit” është më i formuar, më i qëndrueshëm, megjithëse nuk jemi në gjendje t’iu referohemi pohimeve të fuqishme të identiteteve etnike në ambientet publike. Ky brez ka formuar dhe disa shoqata kulturore, si një përpjekje për t’i ruajtur dhe për t’i përfaqësuar tiparet kulturore nga vendi i origjinës (mësimi i gjuhës, mësimi i valleve tradicionale, etj.). Sidoqoftë, në bazë të materialeve tona empirike, pjesëmarrja e shqiptarëve në to është shumë e ulët, ndërsa pjesëmarrja e moshave më të vogla (brezi i dytë dhe i tretë) është pothuajse zero.

Si përfundim, moshat më të mëdha, që për-bëjnë pakicën e popullsisë së shqiptarëve në emigracion, duket se kanë nivel më të ulët integrimi. Ata kanë ardhur nga Shqipëria për të ndihmuar në rritjen e nipërve të tyre, meg-jithatë shumica e tyre (siç rezulton edhe nga të dhënat statistikore të regjistrimit të popullsisë, të vitit 2011) nuk qëndrojnë për periudha të gjata. Një informues pohon:

Page 52: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

52

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

“Kishim edhe gjyshërit deri në klasën e shtatë. Kishin ardhur këtu për disa vite, sepse kishin fëmijët këtu dhe motra e babit... I sollën edhe ata këtu për një jetesë më të mirë... Pak më vonë u kthyen se nuk qëndronin dot më. Çfarë mund të bënin këtu, rrinin dhe bënin xhiro rreth shtëpisë.” Një tjetër informuese tregon: “Fatmirësisht që prindërit e mi mund të vijnë këtu, por edhe ata janë 73 vjeç dhe shohin edhe gjendjen tonë, dhe trishtohen...Na shikojnë që luftojmë nga mëngjesi deri në darkë dhe që sforcohemi... Babi im do të dalë me miqtë e tij, por këtu nuk e ka këtë mundësi, nuk di gjuhën, nuk di asgjë…”.

5.3 Dallimi gjinor në formimin e identitetit Faktori i gjinisë ka një rëndësi të veçantë në formimin e identitetit të subjekteve. Perceptimet gjinore, që ndryshojnë së bashku me njerëzit, bëhen pjesë e institucioneve dhe ndikojnë situatën ekonomike të secilit vend. Vaiou shënon se: “Gjinia, jo vetëm që është nën negociata të vazh-dueshme gjatë procesit të emigrimit, por përbën edhe një faktor vendimtar në formimin e planeve të emigracionit, rrugëve familjare individuale ose kolektive dhe zgjedhjes së vendit të qëndrimit” (Vaiou 2009). Në rastin e emigrantëve shqiptarë, paraqiten dallime në pjesëmarrjen në veprima-tritë publike, në jetën e përditshme, në rrethanat e punësimit, por edhe në rastin e qëndrimit në Greqi nga ana e vajzave dhe grave.

Siç shprehen shumë informues, shoqëria shqiptare mbart ende tipare të shoqërisë patriarkale (në veçanti, ajo përshkruhet nga vetë informuesit me termin “e prapambetur”) në krahasim me shoqërinë greke. Këto tipare transmetohen teksa individët emigrojnë në vende të tjera. Një infor-mues që shqetësohet për pjesëmarrjen e grave në aktivitetet publike, dhe veçanërisht në shoqatat e emigrantëve shqiptarë, thotë:

“Në fillim, shumica ishin burra, sepse gratë ishin disi të ndrojtura, ndoshta nga frika se ishin në një vend të huaj…. Gratë që ishin pak më mendjehapura, që nuk ishin të martuara... në fil-limet... por vinin m shumë ndrojtje. Dëgjo, që të themi të vërtetën, jemi në Ballkan, megjithëse edhe kjo shoqëri është zhvilluar, gratë në rajonin e Ballkanit janë më të ndrojtura; kjo është e vërteta, nuk duhet të jetë kështu, por ky është realiteti i sotëm.. Shumë gra sa janë beqare mund të bëjnë çfarë të duan, bëjnë atë që ato mendojnë se është e duhur, por kur martohen ndryshojnë. Kjo është e vërtetë edhe për ne...”.

Megjithatë, në vijim të hulumtimit në terren, por edhe në bazë të të dhënave nga puna (siç përmendet edhe në kapitullin pasardhës), rezulton se me kalimin e viteve identifikimet e strukturuara gjinore po destabilizohen, teksa gratë po dalin nga vatra e familjes për të punuar jashtë shtëpisë. Ky ndryshim bëhet më i ndjeshëm në kohë krize, nga një këndvështrim ekonomik, sepse gratë marrin rolin e shtyllës së familjes. Siç tregojnë edhe shumë të tjerë, gratë dolën në pah si rezultat i pjesëmarrjes më të madhe në ekonominë e shtëpisë.

Page 53: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i pestëÇështjet E Identitetit dhe Integrimit 5

53

“Rolin e gruas, për shembull, nuk ar-rij ta kuptoj cili është, sepse tashmë për shkak të krizës ekonomike gruaja e u bë protagoniste në familjet shqiptare, duke qenë se shqiptarët nuk kishin më punë në ndërtim, kështu që ata ngelën të papunë, ndërsa gratë, përkundrazi, dolën në sipër-faqe, sepse punonin, sillnin para në shtëpi, pra rolet e tyre u përmbysën, gruaja u bë ajo që del jashtë shtëpisë për të punuar, ndërsa burri që duhet të qëndrojë në shtëpi për të gatuar…”.

5.4 Gjuha, identiteti dhe integrimi Niveli i integrimit në shoqërinë vendase lid-het drejtpërsëdrejti me mësimin e gjuhës. Për këtë arsye, por edhe për dëshirën e madhe të prindërve që fëmijët e tyre të integrohen sa më shumë në shoqërinë e atjeshme, fëmijët i përkushtohen më pak punës që të mësojnë gjuhën mëmë, sepse përqendrohen në më-simin e gjuhës greke. Krahas këtyre, shumë informues u shprehen se emrat e tyre për-bënin një fushëbetejë të fortë debati. Shumë prej tyre iu vunë fëmijëve emra grekë, ndërsa të tjerë ndryshuan emrat e tyre shqiptarë me emra grekë, si një përpjekje për t’u integruar më lehtë. Një informues na sqaron:

“nëse në takimin tonë të parë do të të kisha thënë se më quajnë Dhimitri, nuk do të të shkonte ndërmend se jam shqiptar, duhet të dëgjoje diçka tjetër, të më pyesje ti vetë, kështu që kjo krijon një lloj sigurie, jo se nuk do të ta thosha, por nuk do duhej që të ta thosha që jam Dhimitri shqiptar… sepse emri Ledi sjell padyshim mendime të pashmangshme. Sado që të kesh luftu-ar me veten, pavarësisht se mund të mos

jesh racist, menjëherë sa dëgjon cilësimin “shqiptar” ndodh diçka brenda teje, kjo është në paraqitjen e parë, përshtypja e parë, por këtë e shmang me ndryshimin e emrit, për këtë arsye shumica i kanë ndry-shuar emrat e tyre…”.

Doris Kyriazis shkruan se:

“kemi arritur në pikën ku vetë prindërit e nxënësve me origjinë shqiptare nuk duan që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, sepse kjo do të ishte një aspekt i personalitetit të tyre, që do t’iu sillte pengesa më vonë në integrimin në sho-qërinë greke... Do të ishin të etiketuar.. do të ishte mirë që atë gjuhë ta harrojnë, se praktikisht mendojnë se nuk iu hyn në punë ajo gjuhë, përderisa ata do të qën-drojnë në Greqi, tjetër gjë se çfarë ndodhi në të vërtetë, le të mësojnë mirë greqisht, dhe të shmangin ato që nuk iu duken te dobishme, që veç probleme sjellin...”

Nga ana tjetër, grekët, pranimin ose jo të emrave shqiptarë shpeshherë e lidhin me grekëzimin e emrave. Siç tregon një interv-istuese që thotë:

“Nuk arrita kurrë ta besoja, por nuk e ndjeva kurrë dëshirën për t’u pagëzuar, më kanë bërë shumë presion... Po të them pre-sion të madh [këtu në Greqi] nga kolegë në fabrikat ku punoja, nga komshinjtë [grekë] ‘të të pagëzojmë, pse nuk je pagëzuar?’, apo ajo gjëja tjetër, ajo mania për të më ndryshuar emrin, sa herë që më pyesin: ‘Si të quajnë?’ Valbona! ‘Jo do të thërrasim Vula’. Më thërrisnin Vula, nuk iu vinte turp dhe kur unë bëj sikur s’i dëgjoja më thoshin

Page 54: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

54

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

‘Nuk dëgjon?’, dhe unë ju thosha ‘Por nuk më quajnë Vula, por Valbona’. Komshinjtë edhe për vajzën time më ushtruan presion të madh për ta pagëzuar”.

Një informues tjetër tregon se, megjithëse prindërit e tij treguan emrat e tyre shqiptarë në vendin e punës, kolegët e tyre iua ndryshuan emrat, më konkretisht ai tregon se:

“Këtë jo, nuk e bënë prindërit e mi... Por, mua më thërrisnin Labro te restoranti ku punoja... Iu thosha: ‘Kush është Labroja?’, dhe kur ishin gati ushqimet dhe me thërrisnin ashtu, unë nuk i çoja. Kërkoja edhe unë të dija për atë ‘Labron’. Ndërkohë një tjetër tregon: “Unë jam Arjani, ky është emri im, nuk kam emër fetar, por më thërrasin Jani, sepse emri im ngjason me shqiptim e fjalës Janis, Arjan-Janis, por nuk ka lidhje me emrin fetar, sepse unë nuk jam rritur...besoj në Zot, por nuk besoj në një fe të caktuar, nuk kam fe, por nuk jam ateist...”.

5.5 Identitetet dhe shpërndarja gjeografike e emigrantëve Shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë në zonat urbane, por edhe përzgjedhja e vend-banimit, përbëjnë një parametër që na ndihmon të kuptojmë çështjet e integrimit në shoqërinë vendase. Siç rezulton nëpërmjet dëshmive të intervistuesve, por edhe në bazë të të dhënave de-mografike (siç e pamë në Kapitullin 3), emigrantët shqiptarë nuk përqendrohen në zona të caktu-ara të qyteteve:

“…janë të shpërndarë, nuk ka..., ajo që i referohemi si integrim është se nuk mund t’i dallosh, në çdo lagje, në çdo ndërtesë ka edhe një familje shqiptare... Ndoshta edhe më shumë se një, sepse nëse marrim parasysh shkollat, unë çoj fëmijët e mi në shkollë dhe ka klasa ku gjysma e nxënësve janë me origjinë shqiptare. Por, nuk e di se ku banojnë, më shumë mundësi janë të shpërndarë ngado”.

Një përqendrim më i madh që vërehet në qendrat urbane dhe në lagjet më të varfra, sipas infor-macioneve të mbledhura nëpërmjet intervistave dhe gjetjeve të kërkimit, ndodh për arsye ekomo-mike. Vetë ata, të nxitur nga dëshira për t’u integruar, nuk parapëlqejnë, as synojnë fqinjësinë me bashkatdhetarë. Kur një informuese u pyet në lidhje me zgjedhjen e prindërve të saj, për zonën e marrjes me qira të shtëpisë, ajo u përgjigj:

“Nuk kishte shumë shqiptarë, besoj kjo ishte arsyeja. Kam përshtypjen se babi im e përzg-jodhi vendin mbi këtë kriter, nuk donte një zonë me shumë emigrantë”.

Njëkohësisht, vërehet se posedimi i një prone përbën një tjetër kriter për integrimin në shoqërinë greke. Duke qenë se shoqëria greke përshkruhet nga një përqindje e lartë e pronësisë së banesës së tyre (një fenomen që sigurisht po ndryshon kohët e fundit të krizës), dëshira e marrjes së pronësisë së një banese, varet nga integrimi në shoqërinë e përgjithshme. Në veçanti një informues tregon:

Page 55: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i pestëÇështjet E Identitetit dhe Integrimit 5

55

“Do të doja të blija qoftë edhe një dhomë për fëmijën tim. Që të ndihet se në të vër-tetë është atdheu i tij i dytë. Pastaj si prind që jam, dua që fëmija im të krenohet se është një fëmijë që ka një atdhe. Nuk dua që të ndihet si unë që nuk kam atdhe, të mos ndihet si i humbur.”

Përpos kësaj, afërsia fizike me Shqipërinë duket se përbën një faktor për familjarizimin më të shpejtë me vendin e jetës së përditshme dhe me integrimin në shoqëritë vendase. Siç vë në dukje edhe një intervistues:

“Klima këtu është e njëjtë me qytetin tim të lindjes, as atje nuk bie kurrë dëborë, në Durrës bën më shumë nxehtë se në Selanik, ka pothuajse të njëjtën klimë si Larisa, ose Lamia, ato zonat aty afër... Por, ajo që më pëlqen këtu është klima, se nuk ndryshon shumë me atë të Shqipërisë”.

5.6 Politikat dhe portretizimi i emigrantëve shqiptarë në Media Portretizimi i shqiptarëve nga Mediat greke (për më shumë, shihni kapitullin përkatës), ka lua-jtur një rol vendimtar në formimin e identitetit të emigrantit shqiptar. Identifikimi i shqiptarëve me krimin dhe paligjshmërinë, në vitet 1990, e bëri fjalën “shqiptar” sinonim të kriminelit të rrezikshëm. Siç parashtron edhe Madianou: “Portretizimet stereotipike të një grupi nga një elitë mbizotëruese, mund të përdoren si bazë për margjinalizimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të grupeve të cenueshme”. Gaze-tari, Aleks Markou, shprehet:

“Reportazhet e Greqisë nuk paraqisnin ndonjë imazh negativ për shqiptarët në fillimet...po flasim për vitet 1990-1991. Megjithatë, pak më vonë, kur erdhën edhe elementet e botës së krimit, ndryshoi edhe imazhi i tyre në median greke, dhe veçanërisht në ato private, që u themelu-an në Greqi në ato vite, si, Αντ1,MEGA, etj. për pasojë çdo shikues grek shihte te çdo shqiptar, një kriminel”.

Megjithëse, gjatë dekadës së fundit, imazhi i tyre ka ndryshuar, damka e “elementit keqbërës” është ende e dallueshme. Meg-jithëse ky portretizim është modifikuar ndjeshëm, kujtimet e portretit të këtij identiteti nga opinioni publik i shoqërisë greke, që u kri-jua në media, janë ende të gjalla, dhe duket se është një plagë e hapur në lidhje me atë imazh të fuqishëm, madje edhe sot, 25 vjet nga dyn-dja e parë e madhe e ardhjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Përpos këtyre referimeve në ligjërimin publik, as politikat shtetërore nuk ndihmuan në nivel të kënaqshëm, për integrimin e emigrantëve në shoqëritë vendase. Siç vëren Traidafyllidou: “Ngurrimi i shtetit grek në menaxhimin e em-igracionit, fillimisht si një fenomen afatgjatë, si edhe mungesa e një kornize politikash për përfshirjen, madje edhe 10 vite nga dyndja e parë e madhe, tregojnë se ekziston një lidhje midis ngurrimit dhe përkufizimit etnikokulturor të identitetit dhe shtetësisë greke.”

Vetë emigrantët, duke iu referuar kuadrit të pa-plotë të integrimit, e konsiderojnë vetën e tyre si shtetas të parëndësishëm. Një pjesë e tyre theksojnë se kanë të njëjtat detyrime (tatime, taksa komunale, etj.) si shtetasit grekë, dhe

Page 56: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

56

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

megjithëse paguajnë për leje qëndrimin e tyre, nuk kanë akses në përfitimin e të mirave të ofruara nga shteti (ndihma ekonomike, programe mbështetjeje si ΕSPΑ etj.), gjë që i rëndit këta shtetas në kategorinë e dytë.

5.7 Identiteti i caktuar nga të tjerët: racizmi dhe nacionalizmi Rastet e sjelljeve raciste ndaj emigrantëve shqiptarë janë pakësuar, megjithëse nuk janë zhdukur. Veçanërisht, te fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë hasim shumë raste të bullizmit, që bazohen në origjinën e këtyre fëmijëve. Gjatë hulumtimit në terren, janë shënuar shumë raste të tilla që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit:

“Në klasën e nëntë, kam përjetuar racizmin, atë vit e ndjeva shumë... Ishte një periudhë, nuk është se e kam ndjerë sërish, por atë vit të klasës së nëntë, dhe rastësisht shkolla që unë ndiqja kishte shumë racistë... Çdo vit përkeqësohej situata derisa atë vit shpërtheu..”

“më ka ndodhur një rast në shkollën fillore, që unë i thosha shoqes të luanim dhe ajo thoshte se nuk luan me mua, sepse isha nga Shqipëria.”

“Ende ndodh, dhe kështu do të jetë gjithmonë; me gjuanin shumë keq, bëra operacion dhe vinin te spitali se e dinin ku isha, me gjuanin dhe atje, dhe më kanë hedhur edhe nga shkallët; shumë gjëra të këqija …para disa ditësh u trondita, sepse më tha tezja se kushërira ime e vogël, që është 7 vjeç kishte ftuar tre shoqet e saja në shtëpi, dhe vetëm dy kishin shkuar, ndër-sa kur morën në telefon atë të tretën, ajo i kishte thënë se nuk më la mami të vinte te shtëpia e shqiptarëve, dhe e vogla ime që qante pa pushim... “Shqiptarë jemi, dhe jo ujqër! Çfarë, kanë frikë se do t’i hamë?...”

“Kur jetoja në Livadhi, dhe djali im ishte i vogël, 6 vjeç, dy vëllezër e çonin në kasolle dhe e lidhnin, dhe i thoshin se do ta digjnin atë, shqiptarin e ndyrë (…) Djali qëlloi më fat, sepse e dëgjoi një fqinj, një plakë, duke qarë dhe hapi derën, ishte e rrezikshme se kishte benzinë dhe gjëra të tilla, që mund t’i bënin keq djalit tim.”

Pa dyshim që sjelljet raciste nuk kufizohen në shoqërinë greke, sepse, siç tregojnë edhe disa informues, ata trajtohen në mënyrë të ngjashme edhe kur kthehen në Shqipëri.

“Lere të mos flasim, se nga ana tjetër është edhe reagimi i medias… Kur erdhëm në Greqi na quanin shqiptarë të ndyrë dhe kur kthehemi në vendlindje, shokët e klasës dhe fëmijët e lagjes i quanin grekë të ndyrë... Përfytyroni një fëmijë që vjen në Greqi dhe dëgjon se i referohen si shqiptarë i ndryrë, dhe kur kthehet në Shqipëri, rrethi shoqëror i atdheut të tij, aty ku supo-zohet se je në atdheun tënd të vërtetë, të dëgjosh të njëjtin epitet…”

Page 57: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i pestëÇështjet E Identitetit dhe Integrimit 5

57

Paralelisht, mospranimi nga shoqëria vendase dhe dhuna verbale e fizike me bazë raciste, në disa raste ka si pasojë fortifikimin mbrapa identitetit etnik shqiptar. Një informues, duke iu referuar bullizmit në shkollë, na tregon:

“Më kujtohet ajo koha, kur në vitet e para të ardhjes, pas klasës së tetë, që doja më shumë Shqipërinë... Kjo më kishte kri-juar, dhe më kishte ndjellë ndjesinë e ring-jalljes së dashurisë për Shqipërinë, sepse përderisa më karakterizonin me këtë iden-titetit, duhet të gjesh ato elementë të atij identiteti…sjelljet ndaj meje në shkollën nëntë-vjeçare më bënë që të më rilindte brenda meje ndjesia e shqiptarit; këngë, histori, gjëra të ndryshme, për kryengrit-jet në Shqipëri, më kuptoni? Jo vetëm që nuk… por ka edhe persona që kjo gjë i çon në fanatizëm, racizmi që shumë shqiptarë kanë përjetuar mund t’i bëjë nacionalistë të zjarrtë në shumë raste…”

Për më tepër, në kohët e fundit të krizës, vëre-het një përshkallëzim i debateve nacionaliste dhe raciste në jetën publike, që ecin përkrah rritjes së pushtetit të partisë “Agimi i Artë” dhe hyrjen së saj në parlamentin e Greqisë, dhe rastet e dhunës ndaj shqiptarëve nuk mun-gojnë. Një informuese na tregon duke përsh-kruar një zënie që pati me një fqinj greke, në vitin 2012:

“Pjesa më tragjike ishte momenti kur na sollën pesë veta nga Agimi i Artë dhe më kapën në rrugë; unë nuk ndalova, ndërkohë ajo iu tha: ‘Ajo është, kapeni!’, bërtisnin dhe ulërinin në lagje, ‘Ikni nga shtëpia se do t’iu djeg të gjallë’; mu në mes të ditës, në Nea Raidestos. E nxorën

edhe në lajme, por nuk dhamë emra, se kisha frikë. Me ndihmoi shumë Këshilli i Prindërve dhe Kujdestarëve. Na ndihmuan edhe shumë persona të tjerë, por sërish nuk mjafton... Kisha frikë, ende jam e frikësuar... Këta persona janë... Edhe sot pata frikë... E dallova njërin prej tyre... Sig-urisht, u arrestuan dhe u dënuan me tre vite burg.(...) Kjo ishte pikënisja e atyre të “Agimit të Artë”, të ushtronin dhunë fizike”.

5.8 Integrimi dhe përshtatja e emigrantëve Përgjithësisht, vlerësimi i nivelit të integrimit merr parasysh politikat e qeverisë, opinionin publik, pranimin e tyre nga shoqëria dhe rrjetet shoqërore midis pjesëtarëve të komunitetit të emigrantëve (Portes 1995). Hatziprokopiou, duke shkruar në lidhje me popullsinë shqip-tare në Selanik, vë re se emigrantët tashmë janë bërë një element përbërës i shoqërisë vendase dhe integrimi i tyre është rezultatet i proceseve që përcaktojnë edhe jetët e vend-asve. Duke qenë se emigrantët shqiptarë janë integruar në nivel të lartë në shoqëritë ven-dase, do të ishte e pavend të diskutojmë për komunitetin shqiptar në Greqi, sepse një pjesë e madhe është shpërndarë në qendrat urbane, dhe në periferitë, pa pasur rrjete shoqërore të zhvilluar midis tyre.

Ata nuk e shfaqin identitetin e tyre etnik, siç u përmend edhe më lart, që rezulton të mos jetë një hallkë e fortë lidhëse, që të mundë t’i bas-hkojë në jetën e tyre të përditshme. Në shu-micën dërrmuese, shqiptarët përshtaten dhe vendosin të qëndrojnë këtu, mësojnë gjuhën dhe integrohen në shoqëri.

Page 58: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

58

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

“Unë personalisht, tashmë nuk e konsideroj Greqinë si atdheun tim të dytë, , por besoj edhe shumë shqiptarë të tjerë... Sepse përderisa unë kam 20 vite që jam larguar dhe shkoj një herë në vit dhe ka raste…. Ka dy vite që nuk kam shkuar, dhe e vetmja gjë që më lidh janë kujtimet e fëmijërisë dhe prindërit e mi që jetojnë atje, por për mua Greqia nuk është një atdhe i dytë, është i parë, për të mos thënë kaluar të parit.”

Një informuese, në lidhje me pyetjen nëse do të largohej nga Greqia për shkak të krizës, na thotë:

“Bëjmë 100 hapa përpara dhe 200 hapa mbrapa. 100 hapa për të ikur dhe 200 hapa mendimesh që të qëndrojmë. Duam kaq shumë të ikim, por po aq shumë edhe të qëndro-jmë. Sepse atje tashmë jemi të huaj. Edhe këtu i huaj je, por atje je më shumë i huaj. Në Shqipëri je dy herë i huaj. Këtu kemi krijuar një jetë. Sidoqoftë, unë po flas për rastin tim. Burri im punonte katër muaj në fshat dhe jetonim me ato para që fitonte. Më kuptoni. Janë shumë gjëra...të flasim për jetën që kemi jetuar dhe që kemi përjetuar, nuk mjafton koha. Grekët më kanë treguar dashuri, por njëkohësisht kam ndjerë edhe racizmin deri në palcë”.

Page 59: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Shkolla dhe Mësimi i Gjuhës Greke si Kontekste

dhe Mjete Integrimi

kapitulli i gjashtë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 60: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 61: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i gjashtë6

61

Shkolla dhe Mësimi i Gjuhës Greke si Kontekste dhe Mjete Integrimi

Arsimi, është një prej shtyllave më të rëndësishme të çdo shteti. Nëpërmjet tij zhvillohen aftësitë gjuhësore të qytetarëve, përthithen dhe nxiten vlerat kulturore dhe hidhen themelet e identitetit etnik dhe kulturor të nxënësve. Shkolla është një institucion, nëpërmjet së cilës vihen në zbatim politikat e mësipërme. Ajo është mekanizmi themelor i shoqërizimit të fëmijëve dhe korniza e takimit të tyre dhe të familjeve të tyre me shoqërinë më të gjerë. (Fragkoudaki 1985, Georgiou 2000, Germanos 2002).

6.1 Arsimi dhe emigracioni: Emigrantët shqiptarë në shkollat greke Ε drejta për arsimin bazë të detyrueshëm, falas, është e njohur për të gjithë njerëzit (Tsitselikis). Realiteti i ri që është krijuar në Greqi, pas viteve 1990, transformoi rrënjësisht mjedisin shkollor dhe ndryshoi përbërjen e popullsisë së nxënësve, duke i dhënë atij elemente të një bashkëjetese shumëkulturore (Palaiologou dhe Euaggelou 2013).. Sipas disa të dhënave më të fundit, përqindja e nxënësve me origjinë/shtetësi shqiptare që ndjekin shkollën në Greqi arrin në 71,5% të numrit të nxënësve të huaj (Pavlopoulos 2009:403). Sipas Forumit Grek për emigrantët, në Greqi janë 100.000 emigrantë shqiptarë që kanë mbaruar shkollën e mesme, 20.000 që kanë mbaruar shkollën e lartë, dhe shumë prej tyre e kanë mësuar gjuhën greke në mënyrë empirike, ose kanë ndjekur programe trajnuese për përvetësimin e saj (Thakas).

6.2 Përshtatja në vitin shkollor: përvoja nga procesi shkollor Veçanërisht, nxënësit me origjinë/shtetësi shqiptare, të parët që erdhën në Greqi, u futën në një tjetër klasë shkollore, nga ajo që iu takonte sipas moshës, për arsye se nuk e njihnin fare gjuhën greke. Kjo rezultoi në një margjinalizim të dyfishtë, nga njëra anë ai gjuhësor, dhe nga ana tjetër, veçim shoqëror, sepse ndryshimi i moshës përbënte një pengesë për krijimin e marrëdhënieve shoqërore midis shokëve të klasës dhe shtonte margjinalizimin e tyre shoqëror (Gogonas and Michail 2014). Për më tepër, sipas informuesve tanë, fakti që ata nuk e flisnin fare gjuhën, i mundoi shumë gjatë mësimit të shkrimit dhe drejtshkrimit. Shumë prej tyre u shprehën se, pavarësisht se kanë mbaruar shkollën e lartë, ende hasin probleme leksikore dhe sintaksore. Brezi i parë i nx-ënësve shqiptarë kishin mesatare të ulët në mësime, shfaqën sjellje problematike dhe paraqitën probleme me përshtatjen në mjedisin shkollor, në kundërshtim me nxënësit e brezit të dytë, që patën rezultate të shkëlqyera në mësime, realizuan asimilim dhe integrim të plotë (Pavlopoulos 2009:417, Palaiologou dhe Euaggelou 2013). Sipas fjalëve të një informuesi:

“...të kuptoja thelbin e asaj që lexoja, kisha shumë vështirësi në shprehje, dhe ndonjëherë më vinte turp, sepse e kuptoja shumë mirë atë që lexoja dhe kisha edhe shumë mendime për të shkruar, qoftë edhe një fjali, por kisha shumë probleme me drejtshkrimin. Nuk i dija rregullat e drejtshkrimit.”

Page 62: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

62

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Në lidhje me mënyrën e trajtimit të nxënësve shqiptarë nga mësuesit, dhe nga shokët e klasës, informuesit na treguan përvoja të shumëllojshme. Disa ishin të mendimit se mësuesit e tyre nuk kishin aftësitë e nevojshme dhe arsimin e duhur, për t’i ndihmuar ata të integroheshin dhe t’i përkrahin gjatë procesit mësimor. Megjithatë, nxënësit shqiptarë kanë përjetuar fenomene ra-cizmi, ksenofobie dhe margjianalizimi, kryesisht nga shokët dhe shoqet e klasës. Këto raste kanë të bëjnë me përsëritjen e një sjelljeje të bazuar në perceptimin stereotipik për kuptimin e fjalës “Shqiptar”. Kjo, më tej, çoi në përdorimin e disa epiteteve negative, si “të huajt” apo “shqiptarët”, dhe përfundimisht në margjinalizimin e tyre. Rastet e sjelljeve raciste nga ana e mësuesve ishin shumë të pakta.

Siç na treguan edhe ata vetë, shumë prej nxënësve shqiptarë, u detyruan të përvetësonin një sjell-je reaguese dhe të pakëndshme në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në shkollën greke dhe procesin mësimor, ushqyen ndjesi frike dhe reaguan drejt formave të shoqërizimit që përfshinte shoqëri, pothuajse, vetëm me nxënës të tjerë shqiptarë, por, shpeshherë, edhe me shokë klase nga popull-si të tjera emigrantësh, si edhe me grekët e riatdhesuar. Ky shoqërizim ishte rezultatet i nevojës, siç na treguan disa: “ose, ngaqë kisha nevojë të ndjeja se kishim një origjinë të përbashkët, ose, ngaqë kisha me kë të flisja të njëjtën gjuhë”. Citimet e mëposhtme shprehin qartësisht përjetimet dhe përvojat e informuesve tanë në vitet e shkollës:

Ndjesi pozitive nga qëndrimi i mësuesve ndaj nxënësve shqiptarë:

“Të paktën mësuesit na pranuan, ose ndoshta disa mund të ishin si gjithë të tjerët, por na trajtonin siç trajtonin nxënësit e tjerët, dhe kjo është shumë pozitive, megjithëse disa prej tyre na qëndronin më afër se disa të tjerë. Domethënë, mësuesit që na jepnin mësimet shtesë kishin një sjellje të tillë.

Ndiqnim orë mësimore pas orarit të shkollës, dhe imazhi që kam është pozitiv për këtë pjesë, domethënë faktit që sapo kishim ardhur, dhe mësuesit që na krijuan një mjedis mirëpritës në shkollë. Për sa iu përket moshatarëve të mi, është e arsyeshme që kur je fëmijë nuk e percepton dot nivelin, le të themi, të dallimeve”.

“Po, u treguan të kuptueshëm dhe na përkrahën. Megjithatë, në universitet gjerat janë ndry-she. Për të qenë e sinqertë, në shkollë nuk kam përjetuar ndonjë trajtim racist. Të paktën unë jo.

Sigurisht ka raste të tilla sporadike, por mendoj se një person që është mësues dhe që nuk është një mësues i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, siç sillet me nxënësit e huaj, ashtu mund të sillet edhe me një fëmijë që nuk është nxënës i mirë, ose ka vështirësi në të nxënë…

Por, gjerat ishin shumë ndryshe në universitet. Në universitet përqendrohen te ideja se sa dëshirë ke të studiosh. Dhe nëse ke vullnet... Mendoj se pedagogët që kam pasur më kanë ndihmuar shumë”.

Komente negative për kushtet dhe formimin e mësuesve:

Page 63: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i gjashtë6

63

Shkolla dhe Mësimi i Gjuhës Greke si Kontekste dhe Mjete Integrimi

“Ndodhi sepse vetë mësuesit, disa prej tyre, treguan mospërfillje, por në raste të veçuara, siç ndodh në çdo vend pune, ata ishin të paaftë dhe nuk kishin njohuri, jo se ishin të papërshtatshëm, por sepse nuk mund ta menaxhonin gjithë atë valë që shpërtheu pas vitit 1993, dhe për arsyen se ishin të papërgatitur për atë…

Pra, mësuesit as nuk flisnin e as nuk kuptonin shqip, dhe si rrjedhojë nuk mund të na shpjegonin. Ishin të papër-gatitur dhe e vetmja gjë që mund të bënin ishin të na linin aty në bankë të vizatonim. Ideja është se shumica prej nesh ishin të mirë në matematikë, sepse e njihnin mirë këtë lëndë, ndoshta ngaqë sistemi i arsimit atje është pak më i avancuar, por nuk dinim gjuhën”.

Përjetime të sjelljeve raciste nga mësuesit:

“Përgjithësisht, nuk kam përjetuar ndon-jë rast diskriminimi, pothuajse asnjë herë në jetën time, përveçse në dy raste… dhe fat-keqësisht ishin nga mësues. Një herë, një mësues… jo gënjeva, 3 herë më ka ndodhur. Një mësues në shkollën nëntëvjeçare një herë, dhe një herë tjetër në gjimnaz dhe e fundit në universitet, jo drejtpërsëdrejti për mua, por jam ndodhur në momentin kur një pedagog në universitet iu thoshte stu-dentëve grekë që të studionin më shumë, se kanë ardhur këtu shqiptarët dhe janë më të mirë se ju, dhe t’iu vijë turp dhe fjali të tjera të ngjashme”.

“Ai person në një moment ka shkruar një fjalim shumë racist dhe aty fshihet ra-cizmi për mua, sepse është arsimtar, dhe në këtë mënyrë i ushqen njerëzit. Pra, ai

person doli publikisht dhe ka shkruar në faqen e tij të internetit se: nuk do të bëhemi këtu si Islamabadi me shqiptarin që grabit një gjyshe dhe tjetri që grabit shqiptarin.

Me frikë kemi shkruar në faqen e tij, me emër–mbiemër, se ajo që po bën është e papranueshme, se nuk i takon një pedagog universiteti të flasë në këtë mënyrë, duhet të mbajë peshën e përgjegjësisë që ka, pra kur flet me dikë, bën dialog, dhe nuk flet me vetën. Ai na hoqi nga faqja e tij dhe mua me vuri në shënjestër, dhe e bëri këtë me një mënyrë shumë burracake”.

Përjetime të sjelljeve raciste nga nxënësit e tjerë:

“Kështu që problemi me të cilin u përballa unë ishin vetë fëmijët, në lidhje me marrëdhëniet tona me fëmijët e tjerë. Domethënë që nga fillorja deri në shkollën e mesme kisha shumë pak shokë grekë, dhe më shumë bëja shoqëri me shqiptarët, ata i konsideroja si shokë, që edhe ata vetë shpeshherë e fshihnin se nga vinin. Pra, në shumë raste e mbanim të fshehtë origjinën tonë. Nuk e thoshim lehtë….

Mësuesit e dinin. Dhe gjatë pushimit në shkollë, vinin dhe na pyesnin se nga jemi. ‘Nga Shqipëria’ iu thoshim. Më pas përjeto-ja një situatë diskriminimi, racizmi, jo vetëm unë, por edhe nxënës të tjerë, po ju them se deri në shkollën e mesme druheshim të tregonim se nga ishim. Ndoshta për faktin se shkolla ishte si një grup ndikues. Pra shkoje në fillore, në nëntë-vjeçare dhe pastaj në gjimnaz, dhe shoqëritë dhe lidhjet ishin formuar tashmë. Edhe kjo mund të jetë një faktor. Është paranojë. Por, sido-qoftë në gjimnaz nuk e kam përjetuar.

Page 64: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

64

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Por në nëntë-vjeçare dhe në fillore ka qenë shumë e pranishme, sepse kur je i vogël nuk arrin ta kuptosh. Kishte raste dhune, dua të them se rriheshim kur mbaronte mësimi, ose na ndiqnin me vrap. E gjitha kjo nuk ka të bëjë me vetë fëmijët. Ka të bëjë me një kulturë dhe ideologji të rrënjosur, që është formuar që në fillimet e emigracionit.

Mësuesit nuk ishin të përgatitur për ta menaxhuar atë situatë. Kjo është e vërteta. Por, ishin edhe mospërfillës; Dhe ecnin përpara; Dhe nuk donim të ndërhynin në këtë situatë. Ata thoshin është thjesht një zënkë midis fëmijësh. Por, nuk ishte vetëm një zënkë. Ishte shumë e fuqishme. Sidomos, në nëntë-vjeçare ishte shumë e fuqishme”.

“…që si duket trajtohem në mënyrë të ndryshme nga moshatarët e mi. Tani që po e mendoj, do të thosha se nuk jam trajtuar ndryshe, sepse bënin të njëjtat shaka dhe ngacmime që i bë-jnë fëmijët me njëri-tjetrin në atë moshë. Pa qenë domosdoshmërisht në epiqendër të ngjarjes për shkak të origjinës”.

“….Pra, në klasë të parë, u futa në klasë dhe u prezantova me emrin tim; në pasaportë ishte i shkruar në versionin shqiptar, dhe mësuesja më thirri ashtu. Unë ngaqë e dija, ngrita dorën. Fëmijët e tjerë më panë çuditshëm, dhe pa e kuptuar arsyen përse. Më vonë gjatë pushimit, e kuptuan që isha nga Shqipëria dhe ata janë sjellë shumë ftohtë me mua, deri në atë pikë sa unë kam shfaqur sjellje agresive.

Një ditë isha e sëmurë dhe nuk doja të dilja jashtë gjatë pushimit. Mësuesja e fillores më tha që mund të qëndroja brenda, nuk ishte problem, pasi aty ishin edhe kujdestarët e klasës. Por, ata donin të qëndronin brenda vetëm dhe me thoshin ‘ti shqiptare, dil jashtë’ dhe epitete të tjera, derisa arrita në momentin që mora një karrige edhe iua hodha, që të pushonin dhe të mos me etiketonin ashtu pa asnjë arsye, përderisa unë nuk iu kisha bërë gjë.

Përfundova duke mos patur asnjë shok, se asnjë nuk donte të bënte shoqëri me mua ngaqë i rrihja të gjithë. As mësuesit nuk mund të bënin diçka. Pra mësuesit nuk bënë asgjë. Ata as iu thoshin të tjerëve të ndalonin, po as mua nuk më bënin vërejtje për sjelljet e mia. Ka shumë raste të tilla. Aty ishte një kodër me pemë dhe mbrapa ndodhej një shkëmb. Që aty kam shtyrë një fëmijë, sepse me gjuante me gurë në fillim, pastaj hipi sipër dhe po përdorte po të njëjtat epitete “nuk të duam ty, shqiptar i keq” dhe të tjera të ngjashme me këto... Sjellja ime ishte shumë e dhunshme”.

“Fëmijët janë integruar, kanë krijuar shoqëri, por ka edhe raste margjinalizimi të fëmijëve, në veçanti nga fëmijët që janë natyra të ndrojtura, duke i karakterizuar si “shqiptari i ndyrë”. Ka edhe raste bullizmi dhe disa mësues as që e vërejnë; nuk ndërhyjnë; nuk iu intereson dhe e lënë ashtu situatën. Më e trishtueshme është mosinteresimi i arsimtarëve”.

Page 65: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i gjashtë6

65

Shkolla dhe Mësimi i Gjuhës Greke si Kontekste dhe Mjete Integrimi

6.3 Perceptimet për suksesin në shkollë Realiteti shkollor është i ndërthurur, kështu që ecuria e nxënësve në shkollë është rezul-tat i ndërveprimeve të faktorëve të ndryshëm, si: mësuesit, shkolla, por edhe konteksti më i gjerë shkollor (Fragkoudaki 1985, Banks 1987). Sipas këtij kuptimi, përkufizimi i kon-cepteve të suksesit, por edhe dështimit, në shkollë, përbëjnë një fenomen të komplikuar, dhe në secilin nga rezultatet duhet të përfshi-hen historitë e tyre personale, historitë e famil-jeve të tyre, qëndrimin e tyre ndaj të nxënit dhe përgjithësisht ndaj studimeve, dhe kryesisht perceptimet në lidhje me veten dhe pozicionin në shoqëri (Charlot 1999). Sidoqoftë, origji-na shoqërore apo prejardhja, nuk janë faktor vendimtar për suksesin në shkollë. Mjedisi familjar (Pyrgotakis 1998) dhe mjedisi shkol-lor, janë vendimtarë për formimin e raportit të nxënësve me dijen, në bazë të pretendimeve dhe ambicieve të tyre (Charlot 1992).

Suksesi në shkollë duket se ka një vend të vlefshëm dhe të rëndësishëm për familjet shqiptare, dhe kjo është e kuptueshme, sepse arsimimi përbën një mjet integrimi, përf-shirjeje dhe përparimi në shoqëri. (Palaiolo-gou dhe Euaggelou 2013, Zahariadou 2014). Hulumtimi tregoi se perceptimi për suksesin në shkollë përfshin elemente si: përmbushja e detyrimeve shkollore nga ana e nxënësve; arritja e synimeve që vendosen gjatë procesit mësimor; spikatja ndër nxënësit e tjerë, për vullnetin në të lexuar, për të përthithur njohuri dhe për të marrë pjesë aktive në procesin më-simor. Suksesi në shkollë lidhet gjithashtu me aftësitë e zhvilluara shoqërore, për krijimin e

marrëdhënieve me moshatarët e tyre, si dhe me pranimin e tyre nga komuniteti i shkollës. Prindërit i nxitin fëmijët drejt përvetësimit të gjuhës greke, në marrjen e diplomës së arsimit të lartë dhe në shumë raste, i shkurajojnë që të përdorin gjuhën shqipe.

“Shqiptarët kishin atë stigmën dhe është një situatë problematike, që shpjeg-ohet edhe ndryshe, që ka arritur në pikën kur vetë prindërit e nxënësve me origjinë shqiptare të mos duan që fëmijët e tyre të mësojnë shqip, sepse ajo do të ishte në një aspekt, një pjesë e personalitetit të tyre, që do t’iu shkaktonte probleme më vonë, në lidhje me integrimin e tyre në shoqërinë greke... Do të ishin të etiketuar».

“Nga prindërit, është kultura e shqip-tarëve dhe ajo ideja që prindërit duan t’iu ofrojnë fëmijëve më të mirën, një armë për të mbijetuar në këtë xhungël ku jetojmë, pa-varësisht krizës që po e përjetojmë të gjithë, si grekët, ashtu edhe shqiptarët duan që fëmija i tyre të bëhet dikushi në jetë”.

“Diçka e ngjashme me ëndrrën amer-ikane, që të studionim, dhe mendon se të gjitha mund të ndryshojnë duke u bazuar në arsimim… përpjekja personale është e madhe dhe e rëndësishme, por vetëm duke u bazuar në përpjekjet personale dhe individuale”.

“Unë isha e fiksuar pas diplomës, e doja me doemos atë letrën”.

“Po, sepse nuk isha një studente e zakonshme, merrja edhe ndonjë bursë… mundohesha të mos lija asnjë orë lek-

Page 66: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

66

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

sioni, sepse shihja rreth meje shumë studentë të ashtuquajtur ‘të përjetshëm’ dhe kjo me shqetësonte për dy arsye.

Së pari, sepse mendoja se do duhet të vonoja planet dhe ëndrrat e mia nëse nuk e merrja diplomën në kohë, dhe së dyti, për arsye se isha një emigrante, kisha frikë se mos i mbyllnin kufijtë, na përzinin dhe do t’i lija studimet e papërfunduara.

Kështu që u përpoqa që t’i mbaroja studimet e mia brenda 4 vjetëve”.

6.4 Mësimi i gjuhës greke Mësimi i gjuhës greke, siç na treguan informuesit, është një nevojë e domosdoshme; një para-kusht i rëndësishëm për gjetjen e punës dhe një mënyrë për t’u integruar në shoqërinë greke, edhe mjet komunikimi për jetën e përditshme (Chatzidaki dhe Maligkoudi 2012, Blahara dhe Kalt-sou 2014). Në sajë të nismës së organeve publike dhe private janë krijuar mjedise dhe programe, ku emigrantët kanë mundësinë të përvetësojnë më mirë gjuhën greqishte.

Këto organe përfshijnë bashki dhe Organizata Jofitimprurëse që kanë vepruar duke kuptuar rëndësinë e njohjes së gjuhës nga emigrantët, si një mjet të dobishëm për mbijetesë, por edhe si një mekanizëm për përmirësimin e bashkëveprimit shoqëror dhe integrimit social. Personat me të cilët folëm, na treguan:

“Ishte një program, që për një periudhë u quajt “Odisea” e Ministrisë së Arsimit dhe të Sekretariatit të Përgjithshëm për të nxënit gjatë gjithë jetës, por që iu drejtohej një numri të kufizuar emigrantësh, zhvillohej grupe-grupe dhe për faktin se shumica e emigrantëve kur vinin te ne i kishin mësuar gojarisht disa gjëra, por që nuk ishin të mjaftueshme.

Gjithashtu, te ne vijnë edhe shumë emigrantë që nuk kanë dokumente, ose janë në situatë të ndërlikuar, ne nuk kontrollojmë ligjshmërinë e secilit prej tyre, kush dëshiron që të mësojë gjuhën, vjen këtu, dhe ne e regjistrojmë sipas të dhënave që na jep ai vetë, dhe kjo na mjafton. Siç e kuptoni, veçanërisht kohët e fundit të krizës, janë disa njerëz që kanë (...) Jo, nuk kemi përfituar nga programet shtetërore”.

“Nxënësit tanë janë të gjithë të rritur. Shumë pak prej tyre i kanë ndjekur mësimet, sepse kishin nxënës në një shkollë publike, por kjo që po thoni ju ndodh, por jo drejtpërsëdrejti, sepse, kryesisht në vitet e fundit, prindër që i kanë fëmijët në fillore, ose në nëntë-vjeçare, qoftë me origjinë shqiptare, qoftë nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe që duan të përmirësojnë njohjen e gjuhës greqishte për të ndihmuar fëmijët në mësime... po, është një fenomen që po e vërejmë në vitet e fundit, nëse marrim parasysh që disa kur erdhën në Greqi nuk ndoqën shkollën, nuk arritën të shkonin në shkollë, dhe kanë krijuar familje, fëmijët e tyre tashmë janë në moshë shkolle”.

Page 67: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i gjashtë6

67

Shkolla dhe Mësimi i Gjuhës Greke si Kontekste dhe Mjete Integrimi

“Pra, praktikisht ata janë emigrantë të brezit të parë që nuk e kanë ndjekur në Greqi shkollën dhe iu drejtohen juve për të mësu-ar gjuhën greke….Ε.. Po... sepse për ata të brezit të dytë shteti është i detyruar t’i prano-jë në shkollë, dhe ata tashmë janë nxënës”.

“Qëllimi ishte të kishin mundësinë... Gjatë viteve të para, nuk e flisnin pothua-jse aspak gjuhën greqishte, bëhet fjalë për vitet ΄97, ΄98, ΄99, 2000, ende vazhdojnë të vijnë emigrantë. Atëherë ishte synim që të mundë të komunikonin midis tyre, me em-igrantët e tjerë, me grekët, dhe veçanërisht me shërbimet dhe punëdhënësit e tyre, për të mos qenë objekt shfrytëzimi vetëm për faktin se nuk e flisnin gjuhën. Kjo është shumë e rëndësishme.

Në vazhdim, një qëllim tjetër ishte, artikulimi qoftë me gojë apo me shkrim, dhe kuptimi i shoqërisë në të cilën jetonin, asaj që i referohemi si mendimi kritik… Për arsyen se këtu u përpoqëm të përdornim metoda të avancuara të mësimdhënies së greqishtes si gjuhë të dytë, deri në vitet ‘90 i kushtohej pak vëmendje, por pas këtyre viteve, dhe kryesisht pas viteve 2000, u kryen disa analiza teorike…

edhe personat që kishin master, ose që ishin lektorë në Departamentin e Edukimit ….Përpiqeshin që ta përshtatnin mësimin sipas nevoja dhe interesave të nxënësve, pa përdorur domosdoshmërisht një tekst në veçanti”.

Për më tepër, njohja e mirë e gjuhës greke dhe elementeve të kulturës greke dhe historisë së Greqisë ishin kritere të domosdoshme për pro-cesin e marrjes së shtetësisë greke.

“Më pak fjalë, një fëmijë që ka lindur në Greqi, nuk e merr shtetësinë greke, nëse nuk përmbush kriterin e regjistrimit në shkollën e parë fillore, si edhe që prindërit e tij të kenë qëndrim të ligjshëm për disa vite. Rasti tjetër është kur fëmija ka nd-jekur 6 vite të arsimit të mesëm, ose 9 vite të arsimit fillor dhe të mesëm. Të gjitha këto raste kanë si parakusht qëndrimin e ligjshëm të prindërve, me disa ndryshime.

Rasti i tretë është kur personi është diplomuar në një universitet grek, ose nga shkollat e larta teknologjike, me kushtin që të ketë certifikatë të shkollës së mesme në Greqi. Thënë ndryshe, sipas kësaj dispozite, një person që ka mbaruar shkollën e mesme në Shqipëri dhe ka dhënë provime për t’u futur në një universitet grek, nuk ka të drejtë ta marrë shtetësinë”.

6.5 Mësimi i gjuhës shqipe Kohët e fundit është vënë re një lëvizshmëri e ndjeshme e emigrantëve shqiptarë, të brezit të dytë, drejt mësimit të gjuhës së tyre amtare (Gogonas 2009, 2010). Përdorimi i shqipes në vendet publike nuk konsiderohet më si një praktikë për t’u hedhur poshtë, ose e stig-matizuar. Përkundrazi, përbën një kualifikim gjuhësor shtesë, edhe një gjuhë tjetër për t’u shënuar në CV, njoha e së cilës përmirëson aftësitë dhe përmirëson paraqitjen e profilit, gjë që mund të lehtësojë gjetjen e vendeve të punës. Ky qëndrim është krejtësisht i kundërt me qëndrimin që mbajtën prindërit emi-grantë, por edhe fëmijët e tyre, gjatë viteve të parë të mbijetesës në Greqi (Euthimiadou 2014, Kiliari 2014).

Page 68: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

68

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Siç na e përshkruajnë edhe prindërit, ata dëshironin që fëmijët e tyre të integroheshin me çdo kusht në vendin pritës dhe të përvetësonin kodet e tij gjuhësore. Për këtë arsye i kanë shkurajuar fëmijët e tyre për njohjen, mësimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Nga ana tjetër, fëmijët që erdhën në moshë të vogël në Greqi, ose ata që kanë lindur këtu, nuk donin që të veçoheshin nga moshatarët e tyre. Në këtë kontekst, përdorimi i shqipes konsiderohej nga nxënësit me origjinë/shtetësi shqiptare si një faktor margjinalizimi dhe arsye e mundshme e tregimit të sjelljeve raciste kundrejt tyre.

Një tregues i përmirësimit dhe ndryshimeve që kanë ndodhur, në lidhje me çështjen e njohjes dhe përdorimit të gjuhës shqipe, është fakti që organe të ndryshme, Organizata Joqeveritare dhe shoqatat kulturore, si “Mitera Tereza” (Nënë Tereza) (Histuna 2012), “Diapolis” (Ndërqytetas), “Polydromon” (Shumërrugësh) dhe “Forum Metanaston” (Forumi i Emigrantëve), kanë shumë vite që organizojnë kurse për mësimin e gjuhës shqipe (Androulakis, Mitakidou, Tsokalidou 2012). Zakonisht, orët zhvillohen gjatë fundjavës, në sallat që i ka lëshuar Universiteti Aristetolian i Se-lanikut, ose në ambientet e disa bashkive. Nxënësit nuk e njohin pothuajse fare gjuhën shqipe. Siç na shpjeguan edhe përgjegjësit e shoqatës “Mitera Tereza”:

“Ne jemi një shoqatë kulturore…kemi të drejtë t’iu mësojmë gjuhën shqipe, gjuhën mëmë, fëmijëve tanë… merremi vetëm me tematika kulturore… shoqata nuk ka lidhje me veprimtari të tjera…kjo ishte arsyeja kryesore që u themelua kjo shoqatë, dhe kjo ishte arsyeja pse kjo shoqatë na bashkon të gjithëve”.

Emigrantët/prindërit shqiptarë të nxënësve, këtë proces e kuptojnë si më poshtë:

“Të të them të vërtetën, ka shumë raste që fëmijët nuk dinin as edhe një fjalë në shqip. Dhe ka persona që mësuan shqip falë shoqatës. Gjëja më e këndshme është se fal gjuhës shqipe që përvetësuan, por erdhën në lidhje edhe me… mund edhe ta dinin, por nuk kishin me kë të flisnin. Ka raste të personave që falë kësaj përpjekje, sot punojnë në kompani që bashkëpuno-jnë me Shqipërinë, dhe ku njohja e gjuhës shqipe është një kusht i domosdoshëm. Të paktën, për këtë pjesë, për faktin që mësuan shqip, jemi shumë krenar”.

“…fëmijët që janë qartësisht të brezit të dytë, domethënë ata që kanë ardhur një, ose dy vjeçare, ose që kanë lindur në Greqi, nuk kanë më lidhje me Shqipërinë dhe të gjithë kanë ndjekur shkollën e lartë dhe studime master, dhe besoj se për shkak të moshës dhe formimit të tyre do të përbëjnë një shtysë tjetër, do të sjellin ide të reja për sa i përket shërbimeve që një shoqatë e tillë mund t’iu ofrojë studentëve shqiptarë”.

Për disa studentë me origjinë shqiptare, përmirësimi i njohurive gjuhësore të shqipes pati një vlerë shtesë në suksesin e tyre në studime:

Page 69: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i gjashtë6

69

Shkolla dhe Mësimi i Gjuhës Greke si Kontekste dhe Mjete Integrimi

“Unë nuk dija as të shkruaja dhe as të lexoja në gjuhën shqipe, veçse të flisja. Kur hyra në universitet, kuptova se sa më shumë gjuhë të dish, aq më mirë është”.

“Doja t’i jepja vlerë gjuhës shqipe. U regjistrova për degën Gjuhësi Historike Ballkanike. Vajta në Kosovë; projektet e mia kanë të bëjnë me marrëdhëniet shqip-tarogreke”.

“Shumica e ka mbaruar këtu shkollën, kanë krijuar shoqëri me popullësinë ven-dase, argëtohen në të njëjtat mjedise. Shumica nuk flasin mirë shqip, domethënë shkojnë në Shqipëri dhe nuk mund të fla-sin me gjyshërit….Greqishten e kanë gjuhë mëmë, domethënë ata kanë ikur një vjeç, ose disa muajsh, dhe greqishtja bëhet gju-ha e parë, dhe kur vizitojnë Shqipërinë nuk dinë të komunikojnë dhe të kuptohen”.

“Për shembull, unë fillova të ndiqja mësimet për gjuhën shqipe, që më parë mendoja se nuk do më duhej kurrë. Këto mësime i ndoqa paralelisht me rusishten. Dhe në atë moment, fillova të mendoja pak më thellë, se është një gjuhë shtesë, është një vend tjetër. Siç është Greqia ash-tu është edhe Shqipëria. 20 vite më parë Greqia mund të ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë. Tjetër gjë, që u zhvillua më shpejt. E mendova në këtë aspekt, dhe besoj se është më e logjikshme nga ajo që të tjerët e konsiderojnë si gjë të padenjë që jam nga Shqipëria, dhe kështu e konsidero-ja edhe unë. Megjithatë, është çështje per-sonale, nëse ke dëshirë mund të kërkosh më shumë për origjinën tënde. Unë për vete, që nga shkolla e mesme filloi të mos më shqetësonte më”.

6.6 Institucioni i shkollës ndërkulturore dhe OJQ-të

Ideja e themelimit të institucionit të shkollës ndërkulturore në Greqi, është një ndër poli-tikat shumëkulturore që zbatoi shteti, me mbështetjen e BE-së, gjatë përpjekjes për të menaxhuar në mënyrë krijuese bashkëjetesën e nxënësve të kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme. Përpos dobësive të natyrshme të konceptit “shumëkulturor” si një projekt politik, ky proces u përfshi në kuadrin e një shoqërie që përshkruhet nga shumëllojshmëria kul-turore dhe pluralizmi gjuhësor. Kjo përpjekje kontribuoi konsiderueshëm në përqafimin e një qasje të re të mësimdhënies, e cila u largua nga modeli njëkulturor dhe njëdimensional i arsimit, si dhe në përfshirjen e dallimeve kul-turore (Govaris 2011).

Në Greqi, në zbatim të Ligjit Nr. 2413/1996 për arsimin ndërkulturor, parashikohet hapja e shkollës ndërkulturore dhe mundësia e më-simdhënies së mësimeve gjuhësore shtesë, në gjuhën mëmë, të emigrantëve. Megjithatë, ligji është disi i paqartë për sa i përket qëllimeve të këtyre shkollave. Thakas përmend se, ndërsa nxënësit e huaj përbëjnë 10 për qind të popull-sisë së përgjithshme të nxënësve, vetëm 0,71 për qind e tyre ndjek shkollën ndërkulturore. Roli i shkollave ndërkulturore në Greqi nuk përqendrohet në dallimet gjuhësore dhe kul-turore të nxënësve, por në njohuritë e paplota të tyre në gjuhën greke.

Siç u përmend edhe më sipër, përqindja më e lartë e emigrantëve që banojnë në Greqi janë shqiptarë, dhe në vijim të një qëndrimi afatgjatë në vend, tani po përpiqen të arrijnë përfshirjen

Page 70: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

70

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

e gjuhës shqipe si një lëndë me zgjedhje, në shkollat me një përqendrim të madh të nxënësve shqiptarë (Tsitsilikis:7). Është me rëndësi të shënojmë faktin se, midis Greqisë dhe Shqipërisë është vendosur një marrëveshje ndërshtetërore, në vitin 1998, me qëllim nxitjen e mësimit të dy gjuhëve në të dy vendet, përpilimin e materialeve të përshtatura sipas nevojave gjuhësore të nxënësve dhe futjen e gjuhës greke si lëndë në Universitetin e Tiranës dhe të Gjirokastrës, dhe të gjuhës shqipe në Universitetin e Athinës, por as pala greke dhe as ajo shqiptare nuk kanë ecur me diskutimet për këtë temë.

“zhvillimi i mësimeve në gjuhën shqipe si një lëndë dygjuhëshe, si një lëndë që t’i ndihmojë fëmijët tanë të përmirësohen dhe të forcojnë identitetin e tyre dhe të ruajnë elementet më të mira të komunitetit shqiptar, ose më mirë të kombit shqiptar.”

“Ne do të përpiqemi për aq sa e kemi në dorë, kemi bërë tashmë disa përpjekje, megjithëse të paorganizuara; kemi hapur disa shkolla, në fakt nuk janë shkolla, janë praktikisht kurse të mësimit të gjuhës shqipe si gjuhë të dytë, gjatë fundjavës, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne do dëshironim një veprimtari disi më të organizuar. Siç janë themeluar shkolla greke në vende të tjera të botës, ku ka grekë. Më lini t’ju sjell një shembull konkret. Shqipërinë e konsiderojnë si të prapambetur, etj, por e kanë gabim.

Më konkretisht, Shqipëria në shumë aspekte është më përpara Greqisë; në Shqipëri vepro-jnë më shumë se 40 shkolla greke. Po e përsëris, 40 shkolla greke. Familjet greke në Shqipëri gjithnjë kanë pasur një Deputet, dhjetëra drejtorë, sekretarë të përgjithshëm,rektorë, etj, në çdo periudhë. Por asnjëherë nuk e kanë thënë. Ne këtu nuk kemi as edhe një shkollë të vetme. Fëmijët që mësojnë këtu, nuk kanë ku të marrin një certifikatë. Universiteti i Athinës duhet të hapte një departament për albanologjinë. Do të jetë si një njohje e përpjekjes sonë dhe do të jetë e shëndetshme edhe për shtetin”.

“As pala greke nuk e do një gjë të tillë, dhe kur flas për palën greke, nuk e kam fjalën vetëm për qeverinë. Më shumë gjasa, këtë e kupton edhe komuniteti shqiptar, dhe shkura-johet, përpiqet të mos i krijojë vetes probleme. Kjo lidhet edhe me mënyrën se si fëmijët u integruan në shkollë, sepse u përshtatën duke vendosur emra grekë. Në shumë raste, as arsimtarët nuk ishin të gatshëm, dhe as nuk ishin trajnuar për këtë fenomen”.

“Në Greqi, fatkeqësisht, nuk kemi ndonjë traditë në studimet shqiptare, veçse në vitet e fundit dhe kjo është kthyer në ortodoksi, do të thosha unë, sepse, për shembull, nëse shkoni në vendet fqinj, në Maqedoni, por edhe në Bullgari, Serbi, Shqipëri, do të shikoni se në uni-versitete ka departamente të studimeve të gjuhës greke dhe filologjisë dhe kulturës greke; dhe po ju pyes, këtu në Greqi a ka departamente përkatëse në universitete? Sigurisht, e di, ka departamente të studimeve ballkanike në Universitetin e Maqedonisë, por ato përqen-drohen në ekonomi, bëjnë gjuhë dhe filologji, por me qëllim aksesin më të lehtë në tregun e punës në vendet përkatëse…. Por nuk janë studime të mirëfillta gjuhe, filologjie dhe letërsie

Page 71: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i gjashtë6

71

Shkolla dhe Mësimi i Gjuhës Greke si Kontekste dhe Mjete Integrimi

për vendet përkatëse, dhe pyetja me vend është ‘përse?’... Ndërkohë që ka studime për filologjinë spanjolle, gjermane, an-gleze, frënge”.

“Fakti që nuk iu mësohet gjuha e tyre është një mungesë e rëndësishme. Përveç kësaj, një problem tjetër është se kultura e tyre nuk merret aspak parasysh. Pra, nx-ënësit nuk mund të sjellin përvojën e tyre, të sjellin vendin e tyre, apo kulturën e tyre, sepse nuk i pyesin kurrë, as shkolla nuk duket se është e interesuar për këtë pjesë”.

Page 72: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 73: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Emigrantët dhe Përvoja e Tyre në Vendin e Punës

kapitulli i shtatë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 74: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 75: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i shtatë7

75

Emigrantët dhe Përvoja e Tyre në Vendin e Punës

7.1 Emigrantët shqiptarë në tregun grek të punësDhjetëvjeçari 1998-2008, u përshkrua nga rritja dhe ligjshmëria e popullsisë emigrante në Greqi; vendet e punës u rritën me 541.000, nga të cilat 322.000 iu takonin grave. Në të njëjtën dekadë (1998-2008), ritmi i rritjes vjetore të PBB-së ishte 3,5 për qind, ndërsa papunësia u ul, nga 11,4 për qind, në 7,9 për qind. Kontributi i popullsisë emigrante në rritjen e PBB-së, në uljen e papunësisë dhe në përmirësimin e shifrave të ekonomisë në Greqi, janë të padiskutueshme (Lamprinidis 2001, Papastegiou, dhe Takou, 2013).

7.2 Pasojat e krizës ekonomike tek emigrantët shqiptarëShpërthimi i krizës në vitin 2008, ndryshoi të dhënat e dhjetëvjeçarit 1998-2008. Masat shtrën-guese dhe rënia ekonomike që pasoi, e rritën nivelin e papunësisë në mënyrë të skajshme; nga 7,5 për qind, në 27,9 për qind. Në vitin 2008, të papunët arrin shifrën e 300.000 personave, ndërsa sot ajo shifër është 1.400.000 persona, megjithëse numri i emigrantëve nuk ka ndryshuar (Pa-pastegiou dhe Takou, 2013). Papunësia i ka prekur më shumë emigrantët se sa vendasit, sepse, për shkak të krizës ekonomike, është rritur fenomeni i punësimit të pasiguruar dhe të keqpaguar (Papastegiou dhe Takou, 2013).

Grafiku paraqet rritjen e përqindjes së papunësisë, gjatë viteve 2004-2013, ku pasqyrohet se përqindja e papunësisë së emigrantëve shqiptarë tejkalon përqindjen e papunësisë së grekëve,

Rritja e përqindjes së papunësisë, periudha 2004 - 2013Burimi: Instituti i Statistikave në Greqi, Anketat për Forcën Punëtore, sipas të dhënave tremujore (Hatziprokopiou, 2015)

GREKËTSHQIPTARËT TË HUAJT

Page 76: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

76

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

100%

90%

80%

70%

60%

50%

40%

30%

20%

10%

0%GREQIA VENDET E

BE-sëSHQIPËRIA VENDET JASHTË

BE-së

7.000.000

6.000.000

5.000.000

4.000.000

3.000.000

2.000.000

1.000.000

EKONOMIKISHT AKTIVË

EKONOMIKISHT JOAKTIVË

duke filluar nga viti 2009 dhe në vijim. Më konkretisht, përqindja e përgjithshme e papunësisë mesatare në vitin 2013 arrinte 28 për qind; përqindja e papunësisë për grekët ishte 24 për qind, ndërsa për të huajt ishte 40,3 për qind; duket qartazi se papunësia ka prekur më shumë emi-grantët shqiptarë (Papastegiou dhe Takou, 2013; Hatziprokopiou, 2015).

Kriza ekonomike dhe rritja e papunësisë, lidhen ngushtësisht me pakësimin e numrit të të sigu-ruarve në sistemin e sigurimeve shoqërore. Të dhënat e ΙΚΑ-së (Instituti i Sigurimeve Shoqërore) tregojnë se numri i të siguruarve (të punësuarit në ndërmarrjet e përbashkëta, në fushën e ndër-timit dhe në fushat të tjera profesionale, përjashtohen) është në rënie të vazhdueshme që nga viti 2008 (si bazë është marrë muaji qershor). Rënia, për periudhën 2008-2013, ishte 13,6 për qind për qytetarët grekë, ndërsa për emigrantët shqiptarë tejkaloi 43 për qind (Hatziprokopiou, 2015).

7.3 Tiparet socioekonomike të punës së shqiptarëve Duke qenë se një pjesë e madhe e shqiptarëve emigruan në moshën e tyre më produktive, dhe u integruan në forcën punëtore të Greqisë, në bazë të të dhënave ekonomike të vitit 2011 përqindja e emigrantëve shqiptarë të punësuar ishte më e lartë se ajo e grekëve,. Krahas kësaj, nëse marrim parasysh faktin se gjatë vitit 2011, në kulmin e krizës ekonomike, emigrantët shqiptarë u prekën nga një përqindje më e lartë e papunësisë, në krahasim me të punësuarit grekë, del në pah prania e rëndësishme e shqiptarëve në tregun e punës në Greqi

TË PUNËSUAR

PAPUNË

TË RINJ TË PAPUNË

NXËNËS-STUDENTË

PENSIONISTË

SHTËPIAKË

RROGËTARË

TJETËR

SHTETAS TË HUAJ

SHTETAS GREKË

Punësimi në vitin 2011 (Hatziprokopiou, 2015)

10% 20% 30% 40% 50% 70% 80% 90% 100%

GJITHSEJ

Bujqësi, pylltari dhe peshkim

Miniera dhe gurore

Industri

Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

Furnizimi me ujë; përpunimi i ujërave të zeza; administrimi i mbetjeve; veprimtari të rehabilitimit

Ndërtim

Tregti; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave

Transport dhe magazinim

Shërbime të sigurimit të strehimit dhe ushqimit

Informim dhe komunikim

Veprimtari financiare, shkencore dhe teknike

Menaxhimi i pasurive të paluajtshme

Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike

Veprimtari administrative dhe mbështetëse

Administrata dhe mbrojtja publike; sigurimet Shoqërore

Arsimi

Veprimtari në sektorin e shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale

Art, argëtim dhe çlodhje

Veprimtari të tjera në sektorin e ofrimit të shërbimeve

Veprimtari të familjeve si punëdhënës; veprimtari jo të diferencuara

Veprimtari të organizatave dhe organeve ndërkombëtare

Page 77: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i shtatë7

77

Emigrantët dhe Përvoja e Tyre në Vendin e Punës

Emigrantët shqiptarë janë të punësuar kryesisht në sektorin privat, me rrogë dhe me afat të për-caktuar. Shumë prej tyre punojnë në disa punë njëkohësisht, për shembull paradite si punëtorë të paguar, dhe pasdite punëtorë të paguar në mënyrë joformale, diku tjetër. Një përqindje e emigrantëve, që kryesisht i përket brezit të parë të tyre, janë të vetëpunësuar. Dallimi i shqip-tarëve, nga grupet e tjera të emigrantëve, lidhet me praninë e rëndësishme të nxënësve, që tre-gon një popullsi të madhe të brezit të dytë, që është aktive në tregun e punës, por me kushte krejt të ndryshme nga brezi i parë.

Përqindja e lartë në kategorinë “shtëpiake”, lidhet me punën e grave shqiptare në kryerjen e punëve të shtëpisë të të tjerëve (Anthias και Lazaridis, 2000; Cavounidis 2003; Hatziproko-piou, 2003; Lazaridis, 2000; Psimmenos, και Kassimati, 2004). Puna e gruas është identifi-kuar me punët e shtëpisë. Një informues, kur u pyet nëse punonte nëna e tij, ai u përgjigj në mënyrë karakteristike: “Pastron shtëpi. Ky ishte fati i saj”. Puna e gruas lidhet edhe me ofrimin e shërbimeve, që vetë ato i quajnë “shërbim” në lokale, taverna, dyqane mishi, dhe përg-jithësisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë.

VENDET E BE-së SHQIPËRIA VENDE TË TJERAGREQIA

Të punësuarit sipas sektorëve të punësimit, në vitin 2011 (Hatziprokopiou, 2015)

10% 20% 30% 40% 50% 70% 80% 90% 100%

GJITHSEJ

Bujqësi, pylltari dhe peshkim

Miniera dhe gurore

Industri

Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

Furnizimi me ujë; përpunimi i ujërave të zeza; administrimi i mbetjeve; veprimtari të rehabilitimit

Ndërtim

Tregti; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave

Transport dhe magazinim

Shërbime të sigurimit të strehimit dhe ushqimit

Informim dhe komunikim

Veprimtari financiare, shkencore dhe teknike

Menaxhimi i pasurive të paluajtshme

Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike

Veprimtari administrative dhe mbështetëse

Administrata dhe mbrojtja publike; sigurimet Shoqërore

Arsimi

Veprimtari në sektorin e shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale

Art, argëtim dhe çlodhje

Veprimtari të tjera në sektorin e ofrimit të shërbimeve

Veprimtari të familjeve si punëdhënës; veprimtari jo të diferencuara

Veprimtari të organizatave dhe organeve ndërkombëtare

Page 78: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

78

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Diskutimet me informuesit tanë, shpeshherë na tregojnë edhe profesionet me të cilat është identifi-kuar komuniteti shqiptar, në tregun grek të punës. Bashkimi i tre fushave, bujqësi-ndërtim-turizëm, jo vetëm që përshkruan tre sektorët e punësimit të emigrantëve shqiptarë, por tregon edhe fazat e përparimit të tyre socioekonomik gjatë rrugëtimit të emigrimit dhe mbijetesës afatgjatë në Greqi. Anketa tregoi se vetë emigrantët e konsiderojnë si ecuri pozitive, dhe për pasojë, kalimin e tyre, nga punët e krahut, në ato që lidhen me ofrimin e shërbimeve e konsiderojnë si një tregues integrimi. Si rrjedhim, me këtë kalim ata përmirësuan aftësitë sociale dhe shprehitë e komunikimit në ndërvep-rimin me të tjerët.

Me rëndësi të veçantë, është edhe shqyrtimi i ndarjes së punësimit të emigrantëve shqiptarë sipas profesionit, siç vërehet edhe nga shpërndarja e tyre gjeografike në qendrat urbane (Athinë, Selan-ik, Iraklio, Patra), në fshatrat dhe në ishujt. Sipas vlerësimeve zyrtare të mediave, siç na e treguan edhe disa informues që janë të punësuar në sektorin e informacionit, 33 për qind e shqiptarëve të Greqisë punojnë në bujqësi. Një përqindje e përafërt, ose disi më e lartë, punon në biznese turis-tike, veçanërisht në ishuj të mëdhenj si Zakinthos, Korfuzi, Kreta, Rodos dhe Santorini.

Sërish, sipas vlerësimeve të medias së atjeshme, largimi më i madh i emigrantëve shqiptarë, për shkak të krizës ekonomike, vërehet në qendrat urbane, ku ata që kanë qëndruar, kryesisht ushtrojnë profesione si: hidraulik, bojaxhi dhe elektricist. Ia vlen të përmendet se kriza ekono-mike dhe kriza pasardhëse në sektorin e ndërtimit, shtynë shumë shqiptarë drejt migrimit të brendshëm, nga qendrat urbane, drejt fshatrave dhe ishujve; të punësuarit në sektorin e tur-

100%

90%

80%

70%

60%

50%

40%

30%

20%

10%

0%GREQIA VENDET E

BE-së BULLGARIA SHQIPËRIA VENDET E TJERA PAKISTANI

DREJTUES EKZEKUTIVË DHE MENAXHERË TË LARTË

PUNËTORË TË PAKUALIFIKUAR, PUNËTORË KRAHU, PROFESIONISTË TË LIRË TË VEGJËL

PROFESIONISTË

TEKNIKË DHE PROFESIONE TË NDRYSHME

PUNONJËS ZYRE

TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE SHITËS

ZEJTARË TË KUALIFIKUAR DHE PROFESIONE TË NGJASHME

FERMERË, BLEGTORË, PYLLTARË, PESHKATARË TË KUALIFIKUAR

OPERATORË TË STRUKTURAVE INDUSTRIALE, MAKINERIVE DHE PAJISJEVE; MONTIME

Ndarja sipas profesionit (viti ekonomik 2011) (Hatziprokopiou, 2015)

Page 79: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i shtatë7

79

Emigrantët dhe Përvoja e Tyre në Vendin e Punës

izmit ushtrojnë profesione që kontribuojnë në ruajtjen e turizmit, siç është: mirëmbajtja e banesave tradicionale, në Santorini dhe Miko-no; rinovimi dhe ruajtja e resorteve turistike; shërbime restaurimi, etj. Puna e gruas është lidhur gjithashtu, me profesione të sektorit të shërbimeve turistike, siç është: pastrimi i hoteleve dhe dhomave me qira; shërbime në restorante, lokale, etj.

Një tipar tjetër i punës së emigrantëve shqip-tarë është edhe pakualifikimi në sektorë që kërkojnë kualifikim të posaçëm. Le të nd-jekim një pjesë të rrëfimit të një informuesi rreth punësimit sezonal dhe të rastësishëm, pra punësimin në çfarëdolloj sektori që kishte kërkesë për punëtorë.

“Çdolloj pune bënte babai im, dhe jo vetëm ai, por edhe shqiptarët e tjerë, në atë kohë, në Leukimi! Punë si… Për ta sqaruar, të gjithë punonin në gjithçka. Nuk kishte një sektor punësimi ku mund të punësoheshin persona si në dimër ashtu edhe në verë, siç mund të jetë një industri, një fabrikë, apo ndonjë fushë tjetër. E mbaj mend shumë mirë, të gjithë... nuk kishin zgjidhje tjetër; edhe babain im, kur e pyesnin nëse e bënte një punë të caktuar, përgjigjej gjithmonë me një ‘Po’. Pra, lyente, rregullonte pajisje hidraulike, ishte elektricist, shkonte për të pastruar toka, për të krasitur ullinjtë. Me pak fjalë, punonte, edhe në ndërtim edhe gjerësisht në ekonominë bujqësore.”

Shpeshherë, informuesi, së bashku me vëllezërit dhe motrat e tij, e ndihmonin të atin në ndërtim, ose në bujqësi, sepse e kishin kuptuar se për t’i mbijetuar gjendjes ekonomike dhe përvojës që iu jepte emigrimi, duhet të zhvillonin aftësi

të profesioneve të ndryshme, dhe mbi të gjitha aftësi përshtatëse ndaj çdo situate. Madje, gjatë viteve të fundit, vërehet edhe fenomeni i famil-jeve që varen nga puna e nënave, që janë i vetmi burim të ardhurash, pasi baballarët e tyre kanë ngelur pa punë, veçanërisht ata që punonin në sektorin e ndërtimeve.

Për sa i përket rritjes të rëndësisë së punë-simit të grave, gjetjet dhe treguesit përkatës të hulumtimit, nxorën në pah edhe pasojat e padëshirueshme në familje dhe në mar-rëdhënie në çift, si edhe gjasat për rritjen e divorcit për shkak të papunësisë dhe pa-mundësisë së grave për të marrë leje nga puna. Shumë emigrante punojnë dhe sjellin të ardhura në familje, në mënyrë të paligjshme, pa pasur leje pune, apo sigurime shoqërore. Ky fenomen ka sjellë rivlerësimin e roleve në familje, dhe njëkohësisht, edhe ndryshimin e praktikave ekzistuese në lidhje me detyrimet e burrit/babait dhe gruas/nënës.

7.4 Përvojat e emigrantëve shqiptarë në tregun grek të punës Periudha, duke filluar nga vitet 1990, kur u shënua edhe dyndja e parë e emigracionit nga Shqipëria, dhe deri në procesin e parë të ligjshmërisë, që u realizua në vitin 1998, u përshkua nga puna e paligjshme, që njihet si “puna në të zezë”, dhe nga shfrytëzimi i emi-grantëve shqiptarë prej punëdhënësve të tyre grekë. Tregimet e informuesve janë të pasu-ra me raste paligjshmërie, shfrytëzimi, madje edhe kërcënimi dhe ushtrim dhune, ndaj em-igrantëve shqiptarë.

Page 80: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

80

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

“Në vitet 1991-1992, kuptohet, në mënyrë të paligjshme, pa dokumente, pa leje qëndrimi, pa asgjë... duke mos pasur as edhe një dokument, kam qëndruar për një kohë të gjatë në Sheshin Omonia… aty përpiqeshim të gjenim përkrahje te njëri-tjetri, të ndihmonim njeri-tjetrin me aq sa kishim mundësi… kur nuk punonim, prisnim në Sheshin Omonia, të kalonte ndonjë sipërmarrës dhe të na merrte në punë, për të përfituar ndonjë ditë pune. Kështu ve-pronim...një herë erdhi një person dhe na mori, mua dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria; u sistemuam atje dhe punonim gjatë verës. Por, ai nuk na paguante, na kishte shumë para borxh, shumë rroga, dhe e vetmja gjë që bënte ishte të lajmëronte policinë dhe të na kallëzonte që të ktheheshim në vendin tonë...në këtë mënyrë shpëtonte edhe ai disa para që na detyrohej”.

“Punonim në këtë mënyrë, sepse ishim të paligjshëm, nuk kishim dokumente, mbaronte sezoni dhe punëdhënësi na thoshte: ‘Erdhën shqiptarët dhe dikush ka hyrë në shtëpinë time për të vjedhur’. Pastaj vinte policia dhe na arrestonte; na fuste në një fugon, na “shkrinin” në dru dhe na kthenin mbrapsht në Shqipëri. Po ju them që ato situata kanë qenë të tmerrshme, unë i kam përjetuar kësisoj gjendjesh. Dhe kështu lindi nevoja që edhe ne të reagonim, sepse nuk është e logjikshme që të punonim nga mëngjesi deri në darkë, dhe kur mbaronim punë, të bëheshim shqiptarët e ndryrë dhe qentë e këqij.”

Procesi i legalizimit të shtetasve të huaj, detyrimisht shtroi domosdoshmërinë se ligjshmëria dhe qëndrueshmëria e emigrantëve vërtetohet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, dhe veçanërisht nga pagesat e kontributeve për çdo ditë pune. Emigrantët shqiptarë luftuan për të drejtat e tyre në mjedisin e punës, duke u përballur me shumë pengesa dhe kushte të pa-favorshme. Për emigrantët nga Shqipëria, duket se ekziston një lidhje joproporcionale midis sigurimeve dhe mundësisë për të gjetur punë (Athanasopoulou, 2006). Mosgëzimi i të drejtave në mjedisin e punës lidhej me pagesa të ulëta të orës së punës, me mosmbulimin e siguri-meve shëndetësore, mospagimin e rregullt të kontributeve për çdo ditë pune dhe mosdhënien e shpërblimeve për festat, apo për ditët pushim.

Paligjshmëria, shpeshherë sillte pasoja të tilla si, pamundësia për të marrë pagesën për punën e kryer, apo pamundësia për të vërtetuar sasinë e kuotave të kontributeve shoqërore, që nevo-jiten për të rinovuar lejen e qëndrimit, siç na e tregon edhe një emigrante shqiptare në mënyrë reale dhe të gjallë:

“Rruga ishte e vështirë, shumë i vështirë ishte udhëtimi... Vitet e para ishin tmerrësisht të vështira. Çështja e punës dhe ajo e ligjit, ishin më të rëndësishmet… mbaj mend se kur isha në fakultet, gjatë sezonit të provimeve, punëdhënësi im më tha se për katër ditë...... nuk mund të më paguante kontributin shoqëror. Domethënë, unë isha me provime, duhet të studioja, ndërsa ai më thoshte: ‘Nuk do t’i paguaj më fare’. E pabesueshme! Dhe për arsye se nuk mund të gjëja punë tjetër, fatkeqësisht pranova të punoja e pasiguruar. Më humbi e drejta e rinovimit të lejes së qëndrimit, dhe e humba statusin e shtetasit të ligjshëm, kështu që vajta në Shqipëri për të

Page 81: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i shtatë7

81

Emigrantët dhe Përvoja e Tyre në Vendin e Punës

kërkuar vizë studentore; atje u përballa me telashe të tjera...bëhet fjalë për vitin 2003”.

“Pas shtatë vitesh në Greqi duhet të kthehesha në Shqipëri...pasaportë greke nuk kisha. Kam hasur kësisoj problemesh, dhe mu desh të qëndroja (në Shqipëri) për një muaj e gjysmë, duke u përpjekur për të mbledhur të gjitha dokumentet nga e para, që të kthehesha këtu, por për arsye se isha studente nuk mund të paguaja kontribute shoqërore, domethënë nuk mund të kisha lidhur marrëdhënie pune, sepse statusi im ligjor nuk e parashikonte këtë. Nëse do ta ktheja kohën mbrapa, mendoj se nuk do të kisha ardhur kurrë në këtë vend. Këtë nuk e them ngaqë jam e mbërthyer nga emo-cionet, por e them me bindje të plotë, sepse ky proces ka shumë kosto, po e përsëris, shumë kosto”.

Çështja e ligjshmërisë, që lidhet me shtetësinë e huaj dhe punësimin e ligjshëm të të huajve, u përshkallëzua gjatë viteve të krizës ekono-mike, kur një numër i konsiderueshëm emi-grantësh shqiptarë, e gjetën veten në gjendje të vështirë ekonomike, duke e pasur të vështirë plotësimin e kuotave të kontributeve sho-qërore, ose më saktë duhet të “blinin” numrin e domosdoshëm të kuotave për të përfituar lejen e qëndrimit të ligjshëm në Greqi.

“Legalizimi tregon pikërisht pozi-cionimin zyrtar të shtetit kundrejt emi-grantëve, që praktikisht do të kenë vetëm statusin e punëtorit në këtë vend. Në bazë të nivelit të aftësive profesionale për punë, përcaktohet edhe qëndrimi i emigrantëve apo ikja e tyre. Shembulli më domethënës është kriza që shpërtheu, duke shkaktuar

rritje të mëdha të papunësisë, që nënkup-ton se pozicionimi i shtetit është indifer-ent. Nuk ka rëndësi nëse ke qëndruar për 25 vite, nëse ke krijuar familje, apo nëse je integruar në shoqëri, atij i intereson vetëm fakti nëse je i punësuar apo jo, dhe në momentin që nuk punon më, të detyron të largohesh”.

Përqindja tejet e pakët e pensionistëve, që e konstatuam në bazë të të dhënave ekonomike të të punësuarve, tregon gjithashtu shkeljen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë, dhe shfrytëzimin e tyre si krah pune, të pa reg-jistruar dhe të papaguar. Përfitimi i pensionit përbën një nga çështjet më të e rëndësishme që shqetëson komunitetin shqiptar në Greqi, kryesisht brezin e parë të emigrantëve, që erdhi në Greqi në fillim të viteve 1990. Për ar-sye të mungesës së një marrëveshjeje mid-is dy shteteve, Greqisë dhe Shqipërisë, për njohjen e viteve të pensionit të shqiptarëve që kanë punuar në Shqipëri, para emigrimit të tyre në Greqi, dhe për shkak të punës së padeklaruar, përllogaritja e viteve të pension-it në të dy shtetet nuk justifikohet në bazë të statusit ligjor aktual.

“Të drejtat e punës ishin shumë të ku-fizuara, gjë që bëhet e qartë dhe nga fakti që tani nuk kemi kontribute shoqërore për pensionet.”

Sidoqoftë, informuesit treguan edhe për për-voja pozitive në lidhje me marrëdhëniet me punëdhënësit e tyre grekë, veçanërisht përvo-jat e grave që punojnë në pastrimin e shtëpive. Gjithashtu, ata shqiptarë emigrantë që përfitu-an shtetësi të dyfishtë, ose leje qëndrimi afatg-jatë, duke paraqitur origjinën greke si arsye të

Page 82: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

82

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

marrjes së statusit të minoritarit grek, ose nëpërmjet lidhjes martesore me një shtetas/e grek/e, u integruan më lehtë në tregun grek të punës.

Përfundimisht, një tjetër problem i rëndësishëm që e shqetëson komunitetin shqiptar, veçanërisht brezin e dytë të emigrantëve, është ajo e mospasjes e së drejtës së ushtrimit të profesionit, për shkak të mospërftimit të shtetësisë greke.

“Më thonë: ‘Bëhu greke më parë, dhe pastaj ke të drejtë të ushtrosh profesionin tënd’. Si mund të bëhem greke, kur nuk ma japin këtë të drejtë?”

Mospasja e shtetësisë greke, i përjashton shqiptarët nga pozicionet konkurruese të tregut të punës. Kjo çështje lidhet me përjashtimin e pjesëmarrjes së shqiptarëve nga programet e për-bashkëta të subvencionuara që iu drejtohen shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian. Në bazë të të dhënave të hulumtimeve, edhe ato programe, të financuara nëpërmjet burimeve vendase, që u realizuan, ishin të pamjaftueshme në raport me nevojën e komunitetit të emigrantëve shqiptarë. Në rrëfimin e mëposhtëm, do të shohim një rast të një emigranteje shqiptare, që përftoi nga pro-gramet e punës për emigrantët shqiptare, të Agjencisë së Punësimit (ΟΑΕD).

“Pas 4 vjetësh, që shkoja andej-këtej, u përfshiva në një program të financuar nga Ag-jencia e Punësimit (ΟΑΕD), posaçërisht për emigrantët shqiptare; ishte shumë i mirë, ishte i shkëlqyer; bëri që të më rritej vetëbesimi. Mësuesit e Qendrës së Formimit Profesional (ΚΕΚ) më ndihmuan shumë, jashtë mase, derisa e mora veten. Ishte një mundësi shumë e mirë; nëpërmjet saj unë fillova të kuptoja vlerat që kisha, sepse e kisha harruar se sa vleja. Mendoja se nuk vleja aspak, por çdo mendim i tillë u zhduk, dhe më pas, falë seminarit më mundësuan punën edhe për 2-3 vite të tjera në një fabrikë, nëpërmjet programeve të sub-vencionuara të ΟΑΕD. Shefi im ishte i detyruar të më mbante, sepse përfitonte subvencionim prej punësimit tim si emigrante, kështu që punova 3-4 vite në industri.” (ΒΧ)

Përvoja pozitive e gruas emigrante nga Shqipëria, e cila falë pjesëmarrjes në programin e sub-vencionuar të ΟΑΕD, jo vetëm që siguroi kontributet e nevojshme shoqërore, lejen e qëndrimit dhe të ardhurat, por më e rëndësishmja, rindërtoi besimin te vetja dhe te vlerat e saj, përbën një shembull nxitës dhe një element pozitiv të shoqërisë greke. Ai arriti përmirësimin e aftësive të saj dhe u aftësua profesionalisht, duke u bërë një nga gratë më të shquara dhe të suksesshme të komunitetit shqiptar në Greqi. Kjo na tregon gjithashtu nevojën e nxitjes së sipërmarrjeve dhe af-tësive profesionale të popullsisë shqiptare emigrante në Greqi, nëpërmjet zbatimit të programeve dhe shfrytëzimin e burimeve shtetërore dhe vendore.

Page 83: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i shtatë7

83

Emigrantët dhe Përvoja e Tyre në Vendin e Punës

7.5 Ku drejtohen emigrantët shqiptarë për çështjet e punë-simit?Në bazë të të dhënave, të mbledhura nëpërm-jet anketës, rezultoi se në Greqi nuk veprojnë organe shtetërore këshilluese për çështjet e punësimit. Emigrantët shqiptarë i drejtohen kryesisht Agjencisë së Punësimit (ΟΑΕD). Për shembull në Bashkinë e Neapolit-Sikeon ve-projnë shumë pak qendra informacioni, lidhur me çështjet e punësimit. Emigrantët shqiptarë duket se janë mjaft të informuar dhe në dijeni të programeve bashkiake, shërbimeve publike ku duhet të drejtohen, ndërsa në lidhje me gjetjen e punës, siç tregoi edhe hulumtimi në terren, ata veprojnë kryesisht nëpërmjet rr-jeteve shoqërore joformale.

Page 84: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 85: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Gjetja e Banesës: Strategjitë, Simbolet dhe

Ndjesia e Qëndrueshmërisë

kapitulli i tetë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 86: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 87: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tetë8

87

Gjetja e Banesës: Strategjitë, Simbolet dhe Ndjesia e Qëndrueshmërisë

Për emigrantët, termat ‘banesë’ dhe ‘shtëpi’, shprehin ndjenja sigurie dhe qëndrueshmërie. Në shoqërinë greke, këto terma simbolizojnë dhe perceptohen si një mënyrë integrimi dhe për-shtatjeje. Megjithatë, gjetja e një banese përbën një prej problemeve më të rëndësishme me të cilën emigrantët duhet të përballën në vendin pritës. Sipas Maloutasit, mungesa e përkrahjes për çështjen e strehimit, ishte një prej arsyeve kryesore që emigrantët iu drejtuan banesave private të lëshura me qira (Μaloutas… :52). Megjithatë, atyre iu desh të përballeshin me shumë prob-lematika, siç është gjendja e amortizuar e shtëpive, dhe pranimi si qiramarrës, nga pronarët e shtëpive. Sidoqoftë, pasja e rrethit të të afërmve, ishte një element shumë pozitiv, që i ndihmoi ata të përshtateshin më shpejt në realitetin grek.

8.1 Përzgjedhja e banesësNë lidhje me vendbanimin, materialet tona empirike, për sa i përket Athinës dhe Selanikut, trego-jnë një model të përsëritur për zgjedhjen e banesës. Bërthamat kryesore të vendosjes së emi-grantëve, ishin qendrat e Athinës dhe Selanikut. Më konkretisht, numri i emigrantëve që banon në zonat përreth qendrës së Athinës, është përllogaritur afërisht 2,5 herë më i madh se mesatarja e atyre që banonin në Qarkun e Atikës (Svoronos 2013:35).

“Unë banoj në 40 Ekklisies [Selanik]. Ka disa që banojnë në Touba, Stavroupouli... qendra ishte thjesht një vend ku mund të mblidheshim emigrantët të gjithë bashkë, prandaj vijmë këtu, për shkak të punës, dhe ngaqë largësia nga qendra është e njëjtë për të gjithë.

Jo, unë vajta në Stavroupoli, Agiou Dimitriou, Annageniseon, më pas në Maqedonia Palace dhe pastaj në 40 Ekklisies.”

“Kryesisht, në zonat që ju thashë: Birona, Pagkrati, Neos Kosmos, besoj aty ka shumë, për të tjera...nuk kam parë, por besoj se me këtë logjikë, duhet të këtë shumë emigrantë edhe në Patisia, ose Petralona, në këto zona përgjithësisht.

Po, po. Një përqindje e madhe e fëmijëve që kemi, banojnë në Bashkinë e Athinës: Pagkrati, Patisia, Kypseli, Neos Kosmos, përgjithësisht në këtë Bashki janë më të shumtët.”

Zgjedhja e kësaj qendre urbane si vendbanimin e emigrantëve nuk është e rastësishme. Mbërritja e tyre në Greqi përkoi edhe me zhvlerësimin e këtyre zonave, dhe zhvendosjen e shtresave të mesme e të larta të shoqërisë, drejt zonave periferike Verilindore dhe Juglindore të Athinës.

“Në Patisia, personat që kanë jetuar këtu ishin të moshuar, që kishin dalë në pension dhe që kishin ndonjë… dhe për të këtë arsye këto zona ngelen të pazhvilluara… i jepnin me qira shtëpitë, emigrantët shkuan në Patisia dhe Halandri, ishte si një e ardhur për ta… domethënë vetë banorët e lanë lagjen në fatin e saj. Por, e kuptoj… ka edhe arsye të tjera më të rëndësishme.”

Page 88: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

88

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

“Përgjithësisht, siç është e dukshme, shumica e tyre u vendosën në lagjet perëndimore, dhe shumë të tjerë në zonat e pazhvilluara, rreth qendrës, si Kassandrou, Agiou Dimitriou, më shumë në zonat Perëndimore dhe më pak në ato Lindore.”

Mungesa e burimeve financiare dhe çmimet e larta të qirave, ndikuan në përjashtimin e vendosjes së emigrantëve shqiptarë nga disa zona të këtyre qyteteve, duke krijuar në këtë mënyrë një ndarje hapësinore dhe shtresore, midis vendasve dhe emigrantëve.

“….në rregull, një shqiptar mund ta bëjë… një shqiptar…një emigrant mund të shkojë… një ka mundësi. Shumë prej tyre nuk e kanë mundësinë; as në Marousi… është çështje vendi dhe shtrese shoqërore, sido që të vijnë punët. Le të themi se në qendër, qiratë janë diku te 350 euro për një apartament 2+1, për një familje, besoj se është një çmim i përballueshëm. Nëse qiraja është diku te 600 euro, nuk e përballon dot.”

“Ka edhe zona që janë armiqësore ndaj emigrantëve. Emigranti ishte delja e zezë e lagjes. Dua të them, kishte disa zona që, deri në vitet 2000, nuk kishin asnjë banor të huaj. Ngjante si getoizim qirash… nuk lejohej, domethënë, jo se ndalohej me ligj, por thjesht nuk ta jepnin shtëpinë me qira.”

“Kjo ndodhte, sepse ishin edhe çmimet e qirave që ndikonin, pa dyshim. Gjithashtu, edhe në Exarchia, zonat anarkike... të majtët më liberalë... por edhe kur mami im gjeti një shtëpi në vitin 1998, në Exarchia, nuk vajti ta merrte me qira, dhe unë i thosha pse nuk shkojmë… por as në Exarchia nuk na linin, as në ditët e sotme nuk i lëshojnë shtëpitë me qira, për shqiptarët.”

Për më tepër, roli i lidhjeve me të afërmit është shumë i rëndësishëm në zgjedhjen e banesave, për emigrantët shqiptarë. Në fillim, shumica e tyre u priten nga miq dhe të afërm, dhe qëndruan për periudha të gjata në shtëpitë e tyre. Më vonë, shtëpitë për vete ata i zgjodhën në afërsi të shtëpive të të afërmve.

“Pagkrati, për shembull, që kishim vajtur edhe ne atëherë, është një nga zonat më të rëndë-sishme… jo sepse kishim parapëlqime, nuk besoj se të gjithë shqiptarët mblidhen dhe vendosin që të shkojnë në Pagkrati. Nuk është kjo arsyeja, megjithëse nuk besoj se kjo është një rastësi... pyetja është: ‘Ku tjetër mund të shkosh?’ Në afërsi të qendrës… një zonë që ti do që të shkosh, sepse mund të ketë çmime të ulëta qiraje, për arsye të ndryshme, ose që mund të kenë rënë, dhe arsyet lidhen siç duket me ato që thamë… Po të kesh edhe të afërm... ne, për shembull, kishim të afërm në Pagkrati, dhe pyetja është: ‘Pse të afërmit tanë kishin zgjedhur atë zonë?’”

“Kështu që, fillimisht, mbaj mend se shumë shqiptarë shkuan në zona si Kipseli dhe në qendër. Kjo ndodhi, sepse këto ishin zonat ku u vendosen të parët, dhe në këtë mënyrë tërhoqën edhe të tjerë, siç bëri familja ime, që kishte këtu në Kipseli disa të njohur, dhe medoemos zona e parë ku ne u vendosem ishte kjo. Më vonë kur u sistemuam, pas 6 muajve që edhe ishim për-shtatur, në momentin që nuk kishim nevojë për ndihmë, gjetëm një shtëpi në Botaniko.”

Page 89: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tetë8

89

Gjetja e Banesës: Strategjitë, Simbolet dhe Ndjesia e Qëndrueshmërisë

Si rrjedhim, lagja funksionoi si një magnet me dy pole; nga njëra anë, si një vend ku ndihmo-nin njeri-tjetrin për sigurinë emocionale, për shoqërizimin (Svoronos 2013:56), dhe nga ana tjetër, si një vend grumbullimi i emigrantëve në një zonë të caktuar, që shkaktoi sjellje raciste.

“Në nivel lagje. Dëgjoni, njerëzit ishin të frikësuar, megjithëse kjo nuk i shpëton ata nga përgjegjësia. Dhe përgjegjësia parësore për çdo individ, është të qenit njeri… Pra, kur çdo mbrëmje shohin dhe dëgjojnë në televizor thënie si: ‘se do të vijë shqiptari për t’iu vjedhur, do të vijë për të shkatërruar gjithçka’, në lagje nxitet ndje-sia e frikës. Ne na pranuan se iu foli mami im që ishte greke dhe e gjetëm një shtëpi.”

“Më parë nuk na i lëshonin lehtë shtëpitë me qira, përbënte gjithnjë prob-lem, por gjithmonë e zgjidhte mami im që ishte greke, iu fliste greqisht, dhe kjo na ka ndihmuar shumë, na ka ndihmuar në kup-timin që mund të gjenim shtëpi me qira. Na shihnin që ishim edhe tre fëmijë të vegjël, dhe mendonin që janë një familje e rregullt. Nëse shkoje i vetëm për të gjetur shtëpi me qira, nuk kishe mundësi që të ta jepnin, në asnjë mënyrë, dhe do të kishe probleme në lagje, sepse banorët të shikonin në mënyrë të dyshimtë, siç bëjnë edhe tani me çdo emigrant, me çdo të huaj që vjen, edhe nëse është nga Pakistani.”

“Problem ishin edhe zënkat e shpeshta që ndodhnin në lagje, nga më të ndrysh-met që mund të përjetojë një familje, sepse ka lloj-lloj njerëzish, dhe ato që ndodhnin në lagjet me shqiptarë, i shkaktonin vetë shqiptarët. Na thoshin: ‘Mirë që erdhët këtu, por jeni të paqytetëruar dhe kafshë’.

Dhe nuk shikonin problemet e tyre. Gjëra që ndodhnin, sepse edhe lagja tregonte mosinteresim, shumica në lagje thoshin: ‘Nuk merremi me këta’, por ishte edhe ajo gjëja tjetër...kur mblidheshin fëmijët e vegjël për të luajtur në shesh, ata thoshin: ‘Shumë zhurmë bëni ju shqiptarët’.”

Duhet të theksojmë se, megjithëse zakon-isht emigrantët përqendrohen në disa zona, në varësi të identitetit të tyre etnik, dhe krijo-jnë mjedise të getoizuara, të përshkruara nga varfëria, paligjshmëria dhe patologjia sho-qërore (Ballabanidis 2001:1, Vaiou & Stratigaki 2008:2575), në Greqi nuk u krijuan mjedise të tilla nga emigrantët shqiptarë, sepse ata u ven-dosen në zona të ndryshme.

“Kam përshtypjen se nuk ka vend në Greqi që nuk ka shqiptarë. Madje edhe në vendet më të paimagjinueshme, në ishujt më të largët, në fshatra më të thella, edhe në Greqinë Qendrore, është e pamundur të mos gjesh të paktën 200 shqiptarë, kudo! Shqiptarët nuk formojnë komunitete, nuk formojnë grupime, ndoshta në fshatra mund të ndodhë, por në zonat e mëdha vështirë se ndodh!”.

“Kudo ka shqiptarë, bile nuk ka asnjë lagje që nuk ka shqiptarë, madje janë të shumtë.”

“Dëgjoni nuk kishte getoizim, por ishte një… dua të them se mami im e zgjodhi Patisian se atje banonin disa shoqet e saj, domethënë baxhanaku i baxhanakut. Edhe për këtë e fajësuam. Edhe sot ia përmend. I themi: ‘Pse na çove në Patisia dhe nuk na çove në Pagkrati.’ Tre vitet e fundit banoj në Pagkrati, në një lagje që nuk ka lidhje me atë të mëparshmen. Lagjet në Birona, për shembull, ku banonin disa mikesha të

Page 90: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

90

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

saj, ishin shumë ndryshme. Pra, ishte kjo arsyeja që shumica e shqiptarëve kishin zgjedhur për banim zona si: Patisia, Kipseli, Agio Panteleimona, Atika... besoj se ka shumë të bëje edhe me… por për getoizim nuk mund të them.”

“Sigurisht, nëse do të ngjyrosnim zonën e Atikës sipas ngjyrave të kombësive, do të vërenim se pjesa më e madhe e shqiptarëve banojnë… por shqiptarët banojnë edhe në Korydallo, Pire... Hatzikyriakeio… them se po. Zakonisht zgjidhnim një zonë. Domethënë, unë ndiqja shkollën te Kompleksi i Shkollave Grava, dhe në ato shkolla pas 7 vitesh dëgjoje vetëm shqip. Pra, nga viti 2001, vitet 2000-2001, në Grava dëgjoje vetëm shqip, nuk dëgjoje më të flitej greqisht. Pra, dua të them se brenda shtatë vitesh, zona e Patisias u bë një lagje kryesisht shqiptare.”

8.2 Marrja me qira e banesave dhe problematikat përkatëse Megjithëse miqtë dhe të afërmit, i ndihmuan shumë shqiptarët emigrantë për t’u strehuar, në muajt e parë të ardhjes në Greqi, kjo nuk do të thotë se ata kontribuuan edhe në zgjidhjen e problemit të banesës. Shumica prej tyre, siç pasqyrohet edhe nga vetë fjalët e tyre, hasnin shumë vështirësi në gjetjen e një shtëpie të përshtatshme dhe të banueshme. Banesat e lira, ishin të vjetra, të lëna pas dore nga vetë pronarët, dhe zakonisht ishin apartamente të vogla, në katet e para, në zonat e mbipopulluara të qendrës.

“Shtëpi… shtëpi në katet përdhese, dhe ato që nuk ishin në gjendje të mirë, ishin të lira, madje kur merrnin vesh që ishe nga Shqipëria, kishte raste që brenda një ore të përgjigjeshin: ‘Më vjen keq, por burri im ia kishte dhënë një siriani, dikujt tjetër...’ Në fillim, ishte krijuar një mjedis shumë i vështirë për shqiptarët. Personalisht, fillova të pastroja shtëpi.”

“Dua të them se, më parë përballeshim me shumë probleme, nëse do të gjenim shtëpi apo jo, ose gjenim shtëpi, por me kushte të pafavorshme, ose merrnim shtëpitë që nuk prefero-heshin nga grekët.”

“Në Livadi, në një shtëpi të vjetër që gjetëm, sepse atje nuk lëshonin shtëpi me qira dhe nuk mundëm të gjenim tjetër, u detyruam dhe jetuam në atë shtëpi shumë të vjetër, në gjendje të amortizuar... një javë kam qenë shumë keq…. unë as nuk haja dot në atë shtëpi, gatuaja vetëm për burrin, se me vinte ndot. Ishte një shtëpi e vjetër, shtëpi për minjtë, dukeshin trarët, ishte e rrënuar.

Një familje na mori dhe na çoi në një shtëpi tjetër, dhe ajo shtëpia ishte kuzhina e kafenesë së tyre. Ne e kthyem në shtëpi për të jetuar; ajo gruaja, grekja, na ndihmoi shumë, qoftë mirë, na e lëshoi kuzhinën për ta bërë shtëpi; mund ta përfytyroni se çfarë kishte brenda, ishte e lënë pas dore, aty kemi jetuar për një vit, aty linda edhe fëmijën tim.”

Për më tepër, duhet të përballeshin me shumë probleme të tjera në lidhje me pronarët e shtëpive ku banonin.

Page 91: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i tetë8

91

Gjetja e Banesës: Strategjitë, Simbolet dhe Ndjesia e Qëndrueshmërisë

“Po, u përballem me shumë probleme për të gjetur shtëpi, por këmbëngulëm, këm-bëngulëm, këmbëngulëm, dhe më në fund u gjet dikush që mund të na e lëshonte shtëpinë për shumë vite. Patëm shumë probleme; në fillim, vinin te shtëpia dhe na kontrollonin… donin të dinin se kush vinte, kush dilte... deri sa i bindëm se jemi të rregullt.”

“Dua të them se, sado mendjehapur të ishin pronarët, nuk iua jepnin shqiptarëve me qira shtëpitë e tyre, dhe këtë e them me çdo… si të ta them… jam i sigurt për këtë. Në botën time të vogël, mund të them se ishin 100 të tillë[...nuk mund të them statistika të sakta, nuk mund t’i llogaris, por është e sigurt.”

Në shumë raste, për arsye se çmimet e qirave ishin shumë të larta në krahasim me gjendjen ekono-mike të emigrantëve, ata u detyruan që për një periudhë të jetonin bashkë me persona të tjerë.

“Kushërinjtë e mi kishin marrë një shtë-pi me qira, kështu që u strehuam të gjithë aty. 14 persona! Mbaj mend që kishte një dhomë gjumi, një kuzhinë të vogël dhe një banjë. 14 persona në një apartament, për 7 muaj... jo për një muaj, por për 7 muaj, 14 veta, pastaj u bëmë 7, ose më mirë të them 9 veta, se kishim edhe dy fëmijë të vegjël të kushëririt tim. ”

“A e ndanim qiranë …Po, normal, dhe pas 7 muajsh morëm shtëpinë tonë me qira, unë, bashkëshorti im dhe kushërinjtë e mi; 4 vetë në një apartament me tre dho-ma, në Neapoli, që sigurisht ishte pothua-jse përdhese! Pas 4 vitesh, morëm me qira shtëpinë ku banojmë aktualisht, një apar-tament 2+1, në katin e katërt të një pallati të vjetër. Nuk kemi lëvizur më.”

“Po, jetonim bashkë dy vëllezër. Jeto-ja unë me bashkëshorten dhe me vëllain. Pak më vonë bashkëshortja ime u largua për shkak të një problemi që kishim, dhe mbetëm vetëm dy, dy vëllezërit. Vëllai im, që ishte më i vogël, pak më vonë u fejua dhe u martua. E solli bashkëshorten e tij këtu, pas një viti u kthye edhe ime shoqe, dhe në fillim kemi jetuar të katërt atje; çfarë mund të bënim tjetër”.

“Gjetëm një shtëpi më të madhe, por sidoqoftë... pastaj ngeli shtatzënë gruaja ime, dhe u bëmë me fëmijë, pastaj do bënin edhe ata fëmijë dhe do ishim dy çifte me dy fëmijë, kështu që i thashë vëllait se unë do të largohesha, ai le të qëndronte aty. Kërko-va për shtëpi dhe gjeta në Neapoli. Ku nuk kam kërkuar, por nuk më pëlqenin. Pastaj vajta në një agjenci imobiliare në Neapoli, dhe ata më sollën këtu. Më pëlqeu kur e pashë, sepse ishte ndërtim disi i ri, kishte dritare të mira, korniza alumini. Megjithatë, nuk është ndonjë shtëpi kushedi se çfarë.”

8.3 Blerja e shtëpisë në Greqi dhe ShqipëriSipas fjalëve të vetë emigrantëve, blerja e një shtëpie aty, është një prej synimeve kryesore të tyre, duke qenë se janë integruar në një shkallë të lartë në shoqërinë greke, kanë një punë të kënaqshme, janë të arsimuar dhe kanë një nivel të lartë jetese. Blerja e një banese, qoftë në Greqi, apo në Shqipëri, mund të iden-tifikohet si një sinonim i suksesit, një mënyrë për t’u dukur të suksesshëm përpara bashkat-dhetarëve të tyre, por që fundi i fundit është një pasuri e paluajtshme në emrin e tyre, që do t’ia u lënë fëmijëve kur ata të rriten.

Page 92: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

92

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

“Do të doja të blija qoftë edhe një dhomë për fëmijën tim. Që të ndihet se në të vërtetë është atdheu i tij i dytë. Pastaj, si prind që jam, dua që fëmija im të krenohet, se është një fëmijë që ka një atdhe. Nuk dua që të ndihet si unë, që nuk kam atdhe, të mos ndihet si i humbur.”

“...sidomos tani, me shpërthimin e krizës. Po, për arsye se çmimet e pasurive të palua-jtshme ranë shumë, dhe veçanërisht të apartamenteve... shqiptarët i ndërtojnë, ose i blejnë me 50.000 euro, në fakt më parë ishte 50.000 euro, tani ka rënë në 30.000, kështu që i ndërtojnë vetë... Shumë vetë këtu kanë blerë shtëpi, dua të them se është një fenomen masiv, kjo puna e blerjes së shtëpisë tani në kohë krize, sepse emigrantët patën frikë se do të humbnin paratë e tyre, kështu që vendosen të blinin shtëpi.”

“Ishte fenomeni që, për shembull, babi im thoshte se: duhet të bënte një shtëpi trekatëshe, sepse djali i vëllait të tij që punonte në Itali, ose që ishte në Athinë, ka bërë një shtëpi dykatëshe, kështu që ai duhet ta bënte me tre kate...Dhe, secili prej tyre ndërtoi shtëpi private me shumë kate, dhe përfunduan duke mos jetuar atje, dhe ata që u kthyen për shkak të krizës nuk kishin me çfarë t’i ngrohnin ato shtëpi… tre kate, gjithë ato dhoma, mblidheshin dhe qëndronin vetëm në dy dhoma, në katin e parë, për t’u ngrohur.

Çfarë t’i bësh, gjithë ato shtëpi? Dhe të gjithë ata që kanë ndërtuar shtëpi në fshat, janë penduar shumë, sepse ishte zgjedhje e gabuar, më mirë të blinin dy apartamente këtu në qytet, ose një, sa për të pasur një shtëpi për të futur kokën, dhe tjetrin për ta lëshuar me qira, qoftë këtu, qoftë në Tiranë, në Durrës, ose dikur tjetër. Ishte një zgjedhje e gabuar.”

Megjithatë, shumë prej tyre nuk arritën ta blinin shtëpinë e tyre, për arsye se procedurat ngecën në burokraci. Kështu që, për shumë persona, blerja e shtëpisë mbeti një ëndërr e parealizuar.

“Sigurisht, babai im donte të blinte një shtëpi që para shtatë vitesh, por nuk i kishte mundësitë. …Dhe u detyrua ...Ngaqë duhet ta vendoste në emrin e dikujt tjetër ...Është e pang-jashme të regjistrosh një pasuri kaq të madhe në emrin e dikujt tjetër, sado besim që të kesh tek ai, pavarësisht se je bashkëpronar, nëse tjetri të hedh në gjyq, mbaroi çështja,

ta ka marrë shtëpinë. Kështu që nuk blemë shtëpi dhe iu futëm kësaj punës së qirasë, që nuk të jep asgjë të qëndrueshme. Imagjinoni sikur prindërit e mi të kishin blerë shtëpi, por tani është vështirë. Blenë shtëpi në Shqipëri dhe tani duan të kthehen. Nëse do ta kishin blerë këtu në Greqi, do të ishin përshtatur me jetën këtu, dhe situata do të ishte ndryshe. Me siguri që do të qëndronin këtu.”

Page 93: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Çështjet e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Shoqërore

kapitulli i nëntë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 94: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 95: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i nëntë9

95

Çështjet e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Shoqërore

9.1 Të drejtat e Shqiptarëve në Sistemin Shtetëror ShëndetësorSistemi grek i shëndetësisë cilësohet si një sistem i ndërthurur, i bazuar në Sistemin Shtetëror Shëndetësor (ΕSΥ), në Institutet e Sigurimeve Shëndetësore dhe në sektorin privat të ofrimit të shërbimeve shëndetësore. ΕSΥ ofron mbulim shëndetësor për të gjithë popullsinë banuese në vend, ndërsa Institutet e Sigurimeve Shoqërore ofrojnë shërbime shëndetësore, kryesisht shër-bime parësore ndaj përfituesve të ligjshëm. Klinikat, spitalet dhe maternitetet private, mbulojnë gjithashtu një pjesë të madhe të kërkesës për shërbimet shëndetësore.

Duhet të shënojmë se sigurimi është i detyrueshëm në Greqi, dhe mbulon të punësuarit dhe pen-sionistët, si dhe pjesëtarët e familjes që varen prej tyre. Për shtetasit e huaj, që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian ekzistojnë ligje, që sigurojnë mbulimin e nevoja të tyre, në bashkëpunim me Institutet e Sigurimeve Shëndetësore të vendeve nga ata vijnë. Shërbimet shëndetësore parësore sipas ligjit ofrohen falas: në klinikat e lagjes; poliklinikat e lagjes; në poliklinikat ku veprojnë Or-ganizata Joqeveritare; në qendrat shëndetësore rajonale; në klinikat e jashtme dhe departamentet e urgjencave të spitaleve.

Për sa i përket kujdesit dytësor dhe mbulimit farmaceutik, kostoja mbulohet plotësisht, ose pjesër-isht, nga fondet e Instituteve të Sigurimeve, për ata që janë të siguruar, ose nga Fondi Shtetëror, për ata që nuk janë të siguruar dhe janë në pamundësi ekonomike. ΕSΥ financohet nga shteti (buxheti qendror) dhe nga të ardhurat e instituteve të sigurimeve shoqërore, të mbledhura nga të siguruarit dhe punëdhënësit. Megjithatë, financimet nga burime private përbëjnë më shumë se 50 për qind të buxhetit të përgjithshëm të caktuar për shëndetësinë (Κοtsioni 2009).

E drejta e emigrantëve në ΕSΥ përbën një parametër themelor, i cili tregon jo vetëm integrimin e tyre në shoqërinë greke, por edhe sigurimin e shëndetit publik dhe respektimin e të drejtave të njeriut (Κοtsioni, 2009). Çështja e shëndetit të emigrantëve u përfshi në axhendën e politikave pas vitit 2000. E drejta formale në shërbimet pa pagesë të ΕSΥ, lidhet me punësimin e ligjshëm dhe statusin ligjor, dy elemente që shumica e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk i kishin gjatë viteve 1990, domethënë para dy proceseve të legalizimit të emigrantëve. Në korrik të vitit 2000, Ministria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes publikoi Buletinin në lidhje me ‘Kujdesin mjekësor dhe trajtimin spitalor’, për shtetasit e ardhur nga vendet jashtë BE-së. Sipas këtij Buletini, edhe emigrantët e ligjshëm mund të kenë akses falas në ESY, me parakusht pasjen e një libreze shëndetësore, të lëshuar nga instituti i sigurimeve ku ata janë të siguruar.

Ligji për emigracionin, i vitit 2001 (Νr. 2910/2001), formalisht parashikoi për shtetasit e huaj që janë banorë të ligjshëm në vend, të drejta të barabarta me ato të grekëve, në lidhje me sigurimet shtetërore dhe mbrojtjen sociale. Organi i sigurimeve, që mbulon shumicën e emigrantëve “me dokumente”, është ΙΚΑ (Instituti i Sigurimeve Shoqërore). Emigranti i siguruar dhe pjesëtarët e

Page 96: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

96

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

familjes që janë të varur prej tij, gëzojnë përfitime të njëjta me ato të grekëve të siguruar, në: ku-jdesin mjekësor dhe farmaceutik, kujdesin spitalor, ndihmën financiare për sëmundje, aksidente, lindje, pension dhe përfitime të tjera.

Megjithatë, duke marrë parasysh shtrirjen e madhe të punës joformale, shumë emigrantë të lig-jshëm nuk gëzojnë përfitimet e sigurimeve shoqërore, dhe si rrjedhim, as akses falas në shër-bimet shtetërore shëndetësore. Përpos kësaj, aksesi në sistemin shëndetësor pengohet nga vonesat shumëmuajshe që vërehen në rinovimin e lejeve të qëndrimit. Gjithashtu, emigrantët nuk gëzojnë as përfitimet e përkujdesjes shoqërore, siç është libreza për kujdesin e të pasiguruarve, që parashikon mbulimin e kostove të kujdesit spitalor dhe disa pagesa paaftësie (ndihmë ekono-mike për tetraplegjikët, etj.). Emigrantët me origjinë greke (bashkatdhetarët) mund të përfitojnë nga shërbimet shëndetësore publike, me kushtin e plotësimit të dokumenteve përkatëse. Në çdo rast, një pjesëtar i familjes që nuk është i siguruar, ose që merr ndihmë ekonomike, mbulon edhe pjesëtarët e tjerë të familjes që varen nga ai.

Siç u parashtrua edhe në raportin e publikuar për “Emigrimi dhe shëndeti – përkujdesja” (Mara-tou-Alibrati, 2005:35-37): “Ministria e Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social”, në vijim të kontrolleve të kryera në vitin 2000, në lidhje me respektimin e procedurave të parashikuara me ligj, për ofrimin e kujdesit mjekësor-farmaceutik dhe spitalor ndaj shtetasve të huaj, u evidentuan procedura të ndryshme të paligjshme dhe joformale, të kryera në Spitalet e ESY, duke filluar nga mosrespek-timi i marrëveshjeve ndërshtetërore. Më konkretisht, u vu re se janë formuar rrjete të jashtëlig-jshme, dhe Spitalet e ESY iu ofronin kujdes mjekësor pacientëve të huaj, nga vendet jashtë Bash-kimit Evropian, dhe jashtë hapësirës ekonomike evropiane, të cilët nuk kishin dokumentacion e nevojshëm, dhe nuk mbuloheshin nga marrëveshjet ndërshtetërore për ofrimin e kujdesit spitalor.

Në bazë të gjetjeve pas kontrolleve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social, shumë të huaj që kishin ardhur në Greqi me vizë turistike, ose që ishin tërësisht të paligjshëm, pranoheshin në spitale si raste urgjence, për të marrë kujdes spitalor falas, ndërkohë që gjendja e tyre nuk përbënte rrezik për jetën e tyre. Gjithashtu, nëpërmjet të njëjtit proces, një numër i madh grash të huaja, përdornin klinikat e materniteteve të spitaleve për të lindur fëmijën e tyre. Krahas këtyre, u gjetën libreza të falsifikuara të pamundësisë ekonomike, si edhe libreza të instituteve të siguri-meve, në bazë të të cilave spitalet e ESY ofronin falas kujdesin mjekësor, farmaceutik dhe spitalor.

Për të pakësuar rastet e këtij fenomeni, pra të ofrimit të paligjshëm të kujdesit mjekësor, farma-ceutik dhe spitalor falas, për pacientët që nuk iu takon, u hartua një Buletin (Nr. Υ4α/οικ. 8992/13-7-2000) nga Ministria e Shëndetësisë, që përmbante udhëzimet në lidhje me ofrimin e kujdesit spitalor për çdo kategori të të huajve.

Dispozitat e Buletinit mund të përmblidhen si në vijim:

Page 97: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i nëntë9

97

Çështjet e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Shoqërore

Për pranimin e të huajve, të shteteve joanëtare të BE-së, dhe për trajtimin e tyre në vendin tonë, në Qendrat Spitalore të ΕSΥ, në rastet kur nuk është nënshkru-ar një marrëveshje ndërshtetërore me vendin përkatës, nga vjen personi, nev-ojitet lëshimi i një vendimi miratues nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujdesi mjekësor, farmaceutik dhe spit-alor, iu ofrohet falas bashkatdhetarëve dhe shtetasve të vendeve të Kartës So-ciale Evropiane, që kanë marrë librezën e pamundësisë ekonomike. Shënojmë, se nuk parashikohet lëshimi i një libreze ndaj kategorive të tjera të të huajve, dhe kur një e tillë paraqitet, duhet të konsiderohet si e falsifikuar, ose si e lëshuar në mënyrë të paligjshme. Këto shërbime iu ofrohen falas edhe refugjatëve politikë.

Të huajve që qëndrojnë në vendin tonë, me afat të përkohshëm (turistët), nuk iu ofrohet kujdes spitalor falas, qoftë edhe në rastet urgjente, me përjashtim të atyre që vijnë nga vendet e Kartës Sociale Evropiane.

Në Buletin përmendet qartësisht se: kuj-desin farmaceutik e përfitojnë vetëm ata që kanë librezë nga organet e siguri-meve, refugjatët politikë dhe mbartësit e librezave të pamundësisë ekonomike.

Të huajve që janë të paligjshëm në ven-din tonë, do t’iu ofrohen shërbimet e duhura “vetëm për rastet urgjente, dhe deri në stabilizimin e gjendjes së tyre shëndetësore”.

Të drejtat e emigrantëve “pa dokumentacionin e nevojshëm”, janë në të vërtetë shumë të ku-fizuara në Greqi, në krahasim me shumë vende të tjera të BE-së, për sa i përket të drejtave të tyre në sistemin e shëndetësisë (Κοtsioni, 2009). Me probleme përballen edhe ata që vua-jnë nga sëmundje kronike, ose kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, ose kanë nevojë për një trajtim të kushtueshëm, gjë që përkeqësohet nga gjendja e tyre e vështirë ekonomike. Duhet të përmendim gjithashtu, pikën 4 të Nenit 85 (Νr. 3386/2005) që parashikon se: “Punonjësit e shërbimeve dhe organeve të mësipërmve, që i shkelin [këto] dispozita, ndiqen penalisht dhe dënohen, sipas dispozitave të kodit penal, për shkelje të detyrës”.

Në të vërtetë, Ligji i vitit 2005, mbështet dis-pozitat e rrepta të Ligjit Nr. 2910/2001, duke kufizuar në shkallë të lartë të drejtën e emi-grantëve “joformalë” në shërbimet e shënde-tësisë. Shfuqizoi vetëm dispozitën e Nenit 54, “...e cila parashikon detyrimin e drejtorëve të spitaleve për të lajmëruar autoritet policore për ardhjen e shtetasve të huaj”.

Me Ligjin Nr. 4368/2016 themelohet për herë të parë e drejta e aksesit të pakushtëzuar në të gjitha strukturat publike të shëndetësisë, për ofrimin e kujdesit mjekësor, farmaceutik dhe spitalor, për të pasiguruarit dhe grupeve shoqërore të cenueshme. Ndryshimi themelor i parashikuar në kuadrin institucional, është e drejta e barabartë për të siguruarit, për të pasig-uruarit dhe ish-mbartësit e Librezës Individuale të Pamundësisë Ekonomike, ose të Pasiguru-arit, për sa i përket të drejtës në sistemin publik shëndetësor. Mbulimi shëndetësor që garanton ky kuadër i ri, është i plotë dhe mbulon kostot e spitalit, diagnozës dhe farmaceutikës.

Page 98: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

98

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

9.2 Gjendja shëndetësore e emigrantëve shqiptarë Të dhënat që kemi në dispozicion, për gjendjen shëndetësore të popullsisë emigrante shqiptare në Greqi, janë shumë të kufizuara. Studimet që përqendrohen në problemet shëndetësore të emi-grantëve shqiptarë, janë të pakta, ashtu si janë edhe të dhënat statistikore, ndërsa nuk disponohen fare të dhëna për zakonet personale, apo për nivelin e shëndetit emocional të tyre. Ndryshimi i mjedisit, nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, në krahasim me bashkatdhetarët e tyre që jetojnë në Shqipëri, lidhet me ndryshime në cilësinë e jetesës, duke përfshirë sjelljet dhe qën-drimet ndaj shëndetit, dhe mënyrat e tyre të të ushqyerit (Buçaj, 2011).

Në bazë të një studimi krahasues, në lidhje me përshtatjen e emigrantëve dhe të riatdhesuarve në Greqi, rezultoi se emigrantët shqiptarë përjetojnë më shumë pasiguri, dhe madje shfaqin sjellje tejet stresuese (probleme me pagjumësinë) më të shpeshta, krahasuar me grekët vendas, apo grekët nga Pontusi (Νtalla et al., 2004). Sipas të dhënave statistikore, në grupet e emigrantëve nga Shqipëria dhe Azia, që banojnë në Atika, është shumë e lartë përhapja e hepatitit B (Rοussοs et al., 2001).

9.3 Përvojat e shqiptarëve në Sistemin Shtetëror të Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social Përvojat e informuesve shqiptarë, që intervistuam gjatë anketës, anojnë nga kahu pozitiv. Komen-tet e tyre për mjekët grekë të Sistemit Shtetëror Shëndetësor janë lavdëruese. Mungesa e sig-urimit shëndetësor të shqiptarëve, u plotësua nga ndihma e vetë mjekëve të spitaleve shtetërore. Aksesi në spitalet shtetërore është jozyrtar, kryesisht në raste urgjence, por ndryshon në lidhje me cilësinë dhe nivelin e aksesit.

“Besoj se ky ishte elementi më pozitiv. Dua të them, ngaqë po flasim për dhjetëvjeçarin e parë, pas 1990, dhe më vonë, nuk besoj se i është ndaluar hyrja ndonjërit… e kundërta ka ndodhur. Mjekët të ndihmonin, të ndihmonin me të vërtetë. Kishte ardhur një urdhër, së bashku me udhëzimin për mjekët, që t’i dorëzonin emigrantët e paligjshëm, dhe të gjithë iu kundër-vunë, edhe mjekët që mund t’i përkisnin ndonjë rrjeti politik.”

“Mjekët grekë dallojnë nga të tjerët. Të paktën në bazë të përvojës sime, dhe nga ç’më kanë treguar shumë persona, konsiderohen në një shkallë të gjerë si shpëtimtarë. Dhe e them seri-ozisht këtë gjë. Domethënë, ata e dinin se ishim shqiptarë, na pranonin brenda, na shërbenin, na jepnin trajtime mjekësore dhe pastaj na thoshin: ‘Ik tani, se po qëndrove më gjatë do të të duhet të paguash’. Mund të mendosh se në një farë mënyrë vidhnin shtetin. Po, por ky është realiteti i jetës.”

Page 99: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i nëntë9

99

Çështjet e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Shoqërore

Pranimi i emigrantëve shqiptarë në spitalet shtetërore, nga zyrtarët publikë të fushës së shëndetësisë dhe përkujdesjes, funksionoi në mënyrë të balancuar, për sa i përket pengesave dhe vështirësive me të cilat ata përballeshin gjatë integrimit në shoqërinë greke, në veçanti për sa i përket procedurave të ligjërimit, lid-hur me statusin e tyre ligjor, dhe të drejtat për punësim dhe sigurime.

Një pjesë e madhe e mjekëve dhe qytetarëve grekë, iu erdhën në ndihmë shqiptarëve për problemet e tyre shëndetësore, në kundërshtim me ngjarje të tjera në jetën publike, ku trajtimi diskriminues dhe racist i shqiptarëve ishte i duk-shëm. Shumica e intervistuesve të anketës, bien dakord se mjekët në spitalet shtetërore greke kanë treguar anën e tyre njerëzore.

“Unë mendoj se ata u kujdesën për të… më shikonin edhe mua që kujdesesha për të, çdo ditë, çdo natë, nuk largohesha nga shtra-ti i saj… dhe ata na ndihmuan… më kujtohet shumë mirë që erdhi një mjek, dhe na tha se: ‘Nëna juaj duhet të bëjë një ekzaminim të vështirë, por atë pajisje nuk e kemi këtu në spital, ose më saktë nuk mund ta përdorim së shpejti, kështu që jeni të detyruar ta bëni jashtë spitalit, është për të mirën e saj’… dhe në atë moment një grua nga shtrati ngjitur, që kishte nënën e saj të shtruar, erdhi dhe na dha 60.000 dhrahmi, dhe kështu vajtëm për ta bërë atë ekzaminim.”

Keqfunksionimi i sistemit grek të shëndetë-sisë, pa dyshim që ndikoi edhe tek emigrantët shqiptarë, ndërkohë që mungesa e organizim-it në sektorin e shëndetit publik, la hapësirë për shfrytëzimin e sistemit të sigurimeve dhe pamundësisë ekonomike. Shumë shqiptarë,

sipas të thënave të disa prej informuesve të anketës, arritën të “shfrytëzonin” sistemin e solidaritetit social, nëpërmjet paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara, sikur të ishin pjesëtarë të komunitetit grek në Shqipëri.

“Në një moment, në spital erdhën disa persona nga Drejtoria dhe na thanë se: ‘Nëna juaj nuk ka librezë shëndeti’… pas shumë përpjekjesh arrita të mblidhja disa dokumente, dhe nxora një librezë shëndetit për pamundësi ekonomike. Për të qenë e sinqertë, edhe atë e nxora me dokumente të rreme, sikur nëna ime ishte nga komu-niteti grek në Shqipëri. Kjo më të vërtetë më ndihmoi shumë, sepse në spital nuk më kërkuan ndonjë dokument tjetër.”

“Nuk kemi hasur ndonjë problem, as me aksesin, dhe pa dyshim, as me trajtimin mjekësor nga ana e mjekëve. Besoj se është e rëndësishme që çdokush të jetë disi i kujdesshëm, kur bëhet fjalë për të cilësu-ar një sjellje si diskriminuese, ose raciste, vetëm duke u bazuar te fakti që personi tjetër përmendi origjinën tënde. Megjithëse, në mënyrë sipërfaqësore, origjina është faktori më i rëndësishëm, unë besoj se gjendja e ekonomike e personave është më vendimtare. Dua të them, se motra ime, praktikisht nuk i dha zarfin mjekut, që nuk donte ta prekte pacientin e varfër, që edhe ai ishte njëkohësisht shqiptar. Nëse nuk do të ishte shqiptar, do të ishte thjesht i varfër, dhe nuk do të ndryshonte ndonjë gjë për sa i përket trajtimit, por dua të them se këto janë patologjitë e shoqërisë greke.”

Me ligjin më të fundit, të vitit 2016, që u për-mend më sipër, praktikisht u zgjidh problemi i të drejtës në shëndetësinë publike falas.

Page 100: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

100

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

“Mendoj se është çështje e zgjidhur. Qeveria greke ndërmori një hap të madh, që i dha shtysë përmirësimit të situatës. Pa dyshim, është shumë pozitiv fakti që tashmë me ΑΜΚΑ (Numri i Regjistrimit në Sigurimet Shoqërore) mund të të ofrohet falas kujdesi mjekësor dhe farmaceutik.”

Në lidhje me tematikat e shëndetit emocional, të dhënat nga anketa janë shumë të kufizuara, për arsye se informuesit nuk përmendën probleme me shëndetin e tyre emocional. Një përgjegjës anonim për të miturit, tregon përvojën e tij, në disa raste shkeljeje të ligjeve nga të miturit, që lidhen me tematikat e shëndetit emocional.

“Kishim disa raste, ku kundravajtës të mitur kishin edhe probleme me shëndetin emocio-nal. Por nuk janë shumë. Afërsisht, në të njëjtën përqindje që përllogaritet edhe për popullsinë e përgjithshme. [Këto trajtoheshin] duke i deleguar në organet e shëndetit mendor, sipas sek-torëve bazë të vendbanimit, llojit të problemit dhe moshës.” (Përgjegjës për të miturit)

“Të paktën nuk janë evidentuar probleme në lidhje me shëndetin emocional, në nivele më të larta, nga pjesa tjetër e popullsisë, të cilës i shërbejmë. Pjesa ku evidentohet një problematikë në popullsisë shqiptare, janë problemet me hepatitin. Madje, edhe emigrantët shqiptarë, mbi 30 vjeç, duket se përballen me probleme të hepatitit B dhe hepatitit C. Por nuk ka informacion në lidhje me shkakun e këtij problemi.” (Përgjegjës për të miturit)

Këto informacione vërtetohen nga bibliografia përkatëse për shëndetin fizik dhe emocional të em-igrantëve. Sipas Prapas dhe Μaureas (2015), emigrantët shqiptarë duket se kanë të njëjtat nivele me moshatarët e tyre vendas të shëndetit fizik dhe emocional, ndërsa përqindja e lartë e hepatitit në popullsinë emigrante shqiptare, është rezultat i hulumtimit të Rοusos et al. (2001).

9.4 Ku drejtohen shqiptarët për këshillime, informacione dhe mbështetje, në lidhje me çështjet e shëndetitPër të huajt e pasiguruar nuk parashikohej mbulim spitalor deri para tetorit të vitit 2009, kur u vendos me ligj që Numri i Regjistrimit në Sigurimet Shoqërore (ΑΜΚΑ), do të shër-bente për të drejtën e shtetasve të huaj, të pasiguruar në sistemin shtetëror shëndetësor. Në bazë të legjislacionit grek, në Sistemin e Përkujdesjes mund të siguroheshin vetëm qytetarët grekë nevojtarë. Shqiptarët e pasiguruar iu drejtoheshin Organizatave Shoqërore si PRAXIS, Mjekët e Botës, ARSIS Organizata Shoqërore e Përkrahjes së të Rinjve, që of-ronin ndihmë mjekësore, si edhe disa institucioneve të specializuara, siç është institucioni për personat me aftësi të kufizuar, të cilat ofronin ndihma ekonomike të konsiderueshme, por praktikisht të pamjaftueshme. Tashmë, edhe të huajt e pasiguruar, e kanë të drejtën që t’iu drejtohen spitaleve shtetërore, si të gjithë shtetasit grekë, nëse kanë ΑΜΚΑ.

Page 101: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Shtetësia dhe Natyralizimi: Pjesëmarrja në Organet

Vendimmarrëse dhe Format e Organizimit Kolektiv

kapitulli i dhjetë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 102: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 103: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dhjetë10

103

Shtetësia dhe Natyralizimi: Pjesëmarrja në Organet Vendimmarrëse dhe Format e Organizimit Kolektiv

10.1 Pjesëmarrja aktive e emigrantëve shqiptarëve në komunitet, në politikë dhe në organet vendimmarrëse Çështja kryesore e emigrantëve shqiptarë, në Greqi, siç rezultoi nga anketa dhe u shpreh nga informuesit tanë, që po kalojnë dhjetëvjeçarin e tretë të qëndrimit në atë vend, është ajo e lig-jshmërisë. Gjithashtu, marrja e shtetësisë greke për brezin e parë të emigrantëve, dhe veçanër-isht për brezin e dytë, si dhe përfitimi i të drejtave shoqërore dhe të mirëqenies, janë shumë të rëndësishme.

Sipas të dhënave statistikore të Sekretariatit të Përgjithshëm të Politikave për Emigracionin, gjatë periudhës 2011-2014, u natyralizuan 5.964 të huaj. Numri i shtetasve të huaj të natyralizuar, pa-varësisht kombësisë, përbën një përqindje shumë të vogël, në krahasim me grupin e madh të emigrantëve në territorin grek, pra krahasuar me 480.804 emigrantë shqiptarë, që u regjistruan gjatë regjistrimit të popullsisë, në vitit 2011.

Marrja e shtetësisë greke sipas kategorisë 2011 2012 2013 2014

Natyralizimi i bashkatdhetarëve 12,616 13,495 22,574 15,791

Natyralizimi i shtetasve të huaj 930 1,149 1,866 2,019

Lindja/ndjekja e shkollës në Greqi (N. 1Α Ligji 3838/10) 3,103 5,543 529 0Dispozita të tjera të Kodit të Shtetësisë Greke (KEI) (për arsye lindje/njohje etj.) 946 928 1,917 2,029

Fëmijët e mitur të shtetasve të natyralizuar (N. 11 ΚΕΙ) 1,627 622 3,337 1,990

GJITHSEJ 19,222 21,737 30,223 21,829Përpunimi: Stavros Piotopoulos – Drejtoria e Shtetësisë, Ministria e Brendshme. 20/3/2015

Informuesit tanë bien dakord se politikat e integrimit kanë qenë “gjithnjë me pikatore”, afatmesme dhe me karakter të qëndrueshëm, ndërkohë që kësaj fushe, duket se i mungojnë studimet dhe planifikimet afatgjata.

“Integrim do të thotë, të më japësh të drejtën e votës. Integrim do të thotë, kur një person ka të drejtë të ndihet bashkështetas dhe bashkëqytetas, duke gëzuar të njëjtat të drejta në këtë vend”.

“Praktikisht, në rastin e shqiptarëve, nuk u ndërmor ndonjë proces integrimi, sepse nuk ekzistonin politika integrimi. Është e qartë, që në atë kohë nuk kishte vullnet politik, që integ-rimi të ishte i organizuar. Ajo që ndodhi, ishte për shkak të rrjedhës së ngjarjeve. Dhe fakti që nuk kishte vullnet politik, duket nga mënyra se si ky komunitet u la të përballej me shoqërinë”.

Page 104: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

104

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Me vendim të Këshillit të Shtetit, Dispozitat e Ligjit Nr. 3838/2010, që parashikoi për herë të parë, të drejtën e emigrantëve të ligjshëm dhe bashkatdhetarëve, për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në zgjedhjet vendore, (Neni 14) u cilësuan si antikushtetuese.

“Të diskutosh për përfaqësimin [e emigrantëve shqiptarë] në Greqi, së pari, është një përp-jekje arbitrare, përderisa nuk kanë shtetësinë, nuk kanë të drejtën e diskursit politik, nuk mund të ndikojnë te vendimmarrësit. Së dyti, emigrantët, sidomos shqiptarët, janë kthyer në mjete, në emër të përfaqësimit politik”.

“Këshilli i Shtetit ka marrë një sërë vendimesh, që tregojnë se po bëhet një përpjekje drejt tij...konservatorizmi.”

10.2 Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillat e Integrimit të Emigrantëve Këshillat e Integrimit të Emigrantëve, u themeluan në vitin 2011, në zbatim të Ligjit “Kallikrati”. Ngritja e Këshillave të Integrimit të Emigrantëve, ishte pjesë e politikave më të gjera të emigra-cionit. Megjithatë, duke qenë se dispozitat në lidhje me të drejtën e votës në zgjedhjet vendore, u cilësuan antikushtetuese, Këshilli i Integrimit të Emigrantëve mbeti një organ këshillues, dhe jo detyrues, i Bashkisë. Me mospranimin e pjesëmarrjes politike në zgjedhjet vendore, “ajo që ka mbetur si një përfaqësim kolektiv i tyre në shoqëri janë Këshillat e Emigrantëve në bashkitë përkatëse”. Këshilli ofroi një mundësi për të ecur përpara, në mënyrë që shoqëria vendase të ketë ndikim në vetëqeverisjen vendore, dhe të përcjellë problemet e emigrantëve në qeverisjen qen-drore të Bashkisë dhe në zyrat bashkiake përkatëse. Sipas Presidentit të SEM në Athinë:

“Në një farë mënyrë, Këshilli mbeti jetim [sipas ligjit Kallikrati]. Dhe kjo është pjesa më e padrejtë, por njëkohësisht edhe pjesa më e mirë. Domethënë, ka një mundësi të merret me shumë gjëra, por njëkohësisht edhe me asgjë konkrete.”

Anëtarët e SΕΜ-it u zgjodhën në bazë të pjesëmarrjes në veprimtaritë e Bashkisë, pas një ftese të hapur, me përjashtim të SEM-it të Bashkisë së Athinës, ku komuniteti shqiptar përfaqësohet nga Presidenti i Federatës së Shoqatave Shqiptare. SΕΜ-i nuk ka karakter ekzekutiv, veçse këshillues. Komunitetet e emigrantëve takohen një herë në muaj, ose sipas një programi ditor, në raste të nevojave urgjente, dhe diskutojnë për tematika aktuale, ose për tema që janë të rëndësishme, për secilin nga komunitetet, që më pas iu drejtohen autoriteteve përgjegjëse, ose çdo zyre përgjegjëse që duhet të marrë parasysh zgjidhjen e tyre.

Sipas përfaqësuesit të Bashkisë Neapolis - Sikeon, “Përfaqësuesit e komuniteteve të emigrantëve, përgjithësisht nuk ndërmarrin shumë nisma”. Çështjet me interes në komunitetit shqiptar, janë ato të

Page 105: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dhjetë10

105

Shtetësia dhe Natyralizimi: Pjesëmarrja në Organet Vendimmarrëse dhe Format e Organizimit Kolektiv

sigurimeve, pensionit, lejeve për dyqane, ndjek-jeve penale, etj. Gjithashtu, kanë mundësinë t’i kërkojnë shpjegime Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, madje edhe mund të nxjerrin një rezolutë publike. Sipas Presidentit të Federatës së Shoqatave Shqiptare:

“Një nga propozimet e Federatës ka qenë themelimi i institucionit të SEM-it. Në zbatim të Ligjit Kallikrati, themelimi i SEM-it është i detyrueshëm, por Bash-kisë i është lënë vullnet i lirë, nëse do që ta themelojë apo jo. Nëse SEM-i bëhet i detyrueshëm, do të lehtësonte jashtëza-konisht shumë politikat e migracionit në vend. Edhe komisioni kombëtar i emigra-cionit, duhet të ngrihet nga SEM-i. Dhe ky institucion duhet të ketë lidhje të drejt-përdrejtë me Sekretariatin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, si edhe me Sekretariatin e Politikave të Emigracionit”.

10.3 Përvojat e shqiptarëve në lidhje me marrjen e shtetësisë greke Dëshmitë e emigrantëve shqiptarë, për për-vojat e tyre në lidhje me marrjen e shtetësisë greke janë denoncuese. Procedura e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve të nevojshme, përshkruhet si një procedurë poshtëruese dhe ofenduese për dinjitetin njerëzor, që kërkonte: “Shumë mund, shumë kohë dhe shumë para”. Për sa i përket kuadrit të legalizimit, shteti grek ishte tejet e papërgatitur dhe nuk kishte strukturat e duhura për t’u përballur me gjithë atë popullsi, në lidhje me dhënien e doku-menteve, ndërsa punonjësit e administratës,

“Me perceptime jo të njerëzishme dhe raciste”, siç e përshkruajnë informuesit, shfaqën sjellje kërcënuese dhe armiqësore. Të njëjtin mjedis armiqësor, siç na dëshmojnë vetë ata, kanë gjetur emigrantët shqiptarë edhe në Ambasa-dën Shqiptare në Greqi, për shkak të sjelljeve të papranueshme të punonjësve të saj.

“Pritje e tmerrshme, radha të gjata, pa pikë organizimi.”

“E kalova procedurën për të marrë kartën e identitetit, dhe thashë me vete: ‘Pas kaq shumë vitesh nuk do të shkelja më në atë ferr’”.

“Nuk mund ta përshkruaj, por ishte një proces i tejzgjatur, një procedurë tor-turuese”.

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë, ishte “i brengosur nga letrat”. Shumë bashkëshorte të emigrantëve shqiptarë dhe bashkatdhetarëve, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në Greqi falë bashkëshortëve të tyre që kanë leje qëndrimi, gjenden “në një situatë të pazakontë peng-marrjeje”. Gratë shqiptare, që nuk punojnë, ose punojnë në të zezë, pa paguar kontributet shoqërore, dhe marrin statusin e ligjshëm falë bashkëshortëve, në rast divorci, leja e qën-drimit nuk është më në fuqi, dhe ato kthehen në status të paligjshëm, dhe si rrjedhim duhet të marrin leje qëndrimi për arsye pune. Citimi i mëposhtëm i marrë nga një intervistë me një emigrante shqiptare, që ka përjetuar dhunë në familje nga bashkëshorti i saj alkoolik, dhe që tani është në pritje të lëshimit të lejes së qën-drimit, përbën një shembull tipik të brengosjes së pazakontë të bashkëshorteve.

Page 106: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

106

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

“Pas tre vitesh, në vitin 1997 i dorëzuam dokumentet, dhe vetëm në vitin 1999 na e dhanë. Ishte torturë. Torturë e vërtetë. Tarifa, kontribute shoqërore, deklarimi i të ardhurave… gjë që nuk ishte e mirëqenë, nuk ishte e thjeshtë për t’u mbledhur shuma, unë kisha edhe një pengesë shtesë; isha familje me një prind, por më kërkonin të ardhura si një familje ku kon-tribuon edhe burri edhe gruaja. Jam përballur me shumë vështirësi, por në fund e mora lejen e qëndrimit dhe vendosa të ndahesha, sepse kam përjetuar shumë probleme familjare… dhunë në familje… ish bashkëshorti ishte alkoolik dhe gjendja ishte tejet e tmerrshme.”

Një status tjetër të “brengosjes së pazakontë” përjetojnë edhe disa të rinj, veçanërisht personat e brezit të dytë të emigrantëve, që janë të përjashtuar nga pjesëmarrja në programet e lëvizshmërisë, por edhe nga programet e financuara nga Bashkimi Evropian. Margjinalizimi shoqëror i emigrantëve shqiptarë, përfshin përfitimet në punë, subvencionet dhe programet trajnuese dhe specializuese të ΟΑΕD, programet e bashkive dhe qarqeve, marrjen e licencës për ushtrimin e profesionit, dhe të drejtën për marrjen e pensionit. Komuniteti emigrant shqiptar, po përjeton pasojat e krizës socioe-konomike dhe përjashtimin nga tregu i punës, që sjell pamundësinë për të rinovuar lejen e qëndrimit, dhe për pasojë humbjen e statusit të ligjshmërisë.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, është një seksion me informacione përmbledhëse, që përbën pikë referimi për komisionin e dhënies së shtetësisë gjatë intervistave përkatëse me kan-didatët. Është një dosje që përmban një tregim të shkurtër për historinë, gjeografinë, kulturën greke, dhe informacione bazë për flamurin grek, për himnin kombëtar, etj. Faza e parë e intervistës lidhet me pyetje të natyrës: “Kur keni ardhur?”, “Pse keni ardhur?”, “Keni familje?”, “Shkoni shpesh në Shqipëri?”, “Keni të afërm atje?”, “Iu mungon Shqipëria?” etj., që formojnë një imazh të përgjithshëm për shtetasin e huaj. Gjithashtu, nëpërmjet gjithë kësaj procedure intervistimi, është përcaktuar dhe niveli i përvetësimit të gjuhës, ndërkohë që deri më tani nuk zhvillohej ndonjë testim me shkrim.

Gjatë fazës së dytë të intervistës, bëhen pyetje në lidhje me historinë dhe gjeografinë, dhe disa pyetje të tjera për veçantitë e zonës ku banojnë. Më pas, mund të vijohet me pyetje që testojnë njohuritë e përgjithshme të të huajit, të tipit: “Kush e ka shkruar himnin kombëtar?”, ose “Përmend dy poetë të rëndësishëm”. Më pas, vjen faza e tretë e intervistës, që ka të bëjë me pjesëmarrjen politike, nëpërmjet së cilës gjykohet se sa të aftë janë ata për të marrë pjesë në politikë, duke qenë se kalimi i suksesshëm i testimit çon në marrjen e shtetësisë greke dhe përfitimin e të drejtës së votës.

Pyetjet më tipike të kësaj fazë përfshijnë: “Çfarë sistemi qeverisje ka Greqia?”, “Kush është Kryeministri?”, “Kush është Presidenti i Republikës?”, “Përmend tre emra ministrash.”, “Sa janë partitë në Parlament?”, dhe “Kush është kryebashkiaku i zonës ku banoni?”. Sipas një anëtari të Komisionit të Marrjes së Shtetësisë në Qarkun e Maqedonisë Qendrore: “Pyetjet [në lidhje me sistemin e qeverisjes] nuk janë të vështira, megjithëse shumë pak persona iu përgjigjën saktë”. Megjithatë, sipas dëshmive të informuesve, shteti grek vendos pengesa të paarsyeshme, justifi-kime dhe vonesa, në lidhje me zbatimin e ligjeve për marrjen e shtetësisë.

Page 107: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dhjetë10

107

Shtetësia dhe Natyralizimi: Pjesëmarrja në Organet Vendimmarrëse dhe Format e Organizimit Kolektiv

“Pyetjet janë, më e pakta, të papran-ueshme. Janë pyetje, që edhe vetë grekëve t’ia u bëje, nuk do të përgjigjeshin saktë; e dimë këtë, se i kemi dëgjuar përgjigjet që japin në televizor në lidhje me datat e 25 marsit dhe 28 tetorit.”

“Në komision më bënë këtë pyetje: ‘Përderisa ke leje qëndrimi, bashkëshorti është qytetar grek, përse kërkon ta marrësh shtetësinë greke?’ Pas 20 vitesh qëndrim të ligjshëm në Greqi, duke pasur marrëdhënie shumë të mira me vendin, duke u martuar këtu, duke pasur edhe një fëmijë, për çfarë arsye e kërkon shtetësinë greke, përderisa i gëzon të gjitha të drejtat… sepse ndoshta dua të kem të drejtën e votës, se kam 20 vjet në këtë vend, dhe po bëhem 40 vjeç tashmë?!”

“Dorëzon kërkesën për natyralizimin, dhe duhet të kalojnë 3 – 4 vjet që të të thërrasin në komision, dhe kur nuk ia mbush syrin vlerësuesit, shumë prej të cilëve kanë treguar se janë racistë dhe fashistë, nuk ta japin, dhe pastaj duhet të presësh të paktën 3 vjet të tjera; thjesht sillni në mend faktin që tani po shqyrtohen kërkesat e vitit 2013. Ia nis prapë nga e para, duke paguar sër-ish tarifën prej 700 eurosh, sepse kështu i mbushet syri vlerësuesit.”

Sipas të dhënave të punonjësit të Qeverisjes së Decentralizuar në Maqedoni-Trakë, koha mesa-tare e pritjes për nxjerrjen e vendimit të komis-ionit të shtetësisë, në Prefekturën e Selanikut, është afërsisht 3 vjet, ndërsa për pjesën tjetër të Maqedonisë Qendrore është diku te 20-22 muaj. Në Athinë koha e pritjes është më e gjatë, ndërsa në fshatra është më e vogël, megjithatë kjo kohë pritjeje është treguese e vonesave të procedurave të natyralizimit.

10.4 Pjesëmarrja e shqiptarëve në shoqata dhe parti politike Termi i individualitetit i ka karakterizuar shqip-tarët, sidomos gjatë periudhës së parë të tyre të emigrimit. Shumë informues bien dakord se koncepti i komunitetit nuk shprehte gjë për emigrantët shqiptarë, ndërkohë që nuk iden-tifikoheshin me ndonjë identitet kolektiv, që mund të vepronte si një element bashkues i komunitetit shqiptar. Megjithatë, përvojat e përbashkëta të emigrimit dhe mosgëzimi i të drejtave politike e shoqërore, çuan në formim-in e ndërgjegjësimit politik dhe krijimin e sho-qatave, me qëllim përfitimin e të drejtave poli-tike dhe ato të përfaqësimit.

Veprimtaria e shoqatave dhe përfaqësimi i em-igrantëve shqiptarë, lidhen me mbrojtjen dhe promovimin e çështjeve që kanë të bëjnë me qëndrimin dhe statusin e tyre ligjor në Greqi. Këto tematika përbëjnë edhe objektin kryesor të veprimtarisë së shoqatave shqiptare. Sip-as Edmond Gurit, Presidentit të Federatës së Shoqatave Shqiptare, veprimtaritë e para të shoqatave u organizuan në vitet 1996-2000, në mënyrë sporadike, joformale dhe pa rregull. Në vitet ’90, disa shoqata u hasën me prob-leme për themelimin e tyre, sepse po vihej në dyshim e drejta e themelimit të shoqatave nga shtetas të huaj.

Por, kjo u tejkalua brenda viteve ’90, kështu që në dhjetëvjeçarin e parë të viteve 2000, filluan të themeloheshin Shoqata Shqiptare me sta-tusin ligjor dhe formën e kualifikuar që kanë sot. Megjithatë, shumë emigrantë shqiptarë zgjedhin të largohen nga lidhjet me shoqatat, sepse mendojnë se janë krijuar shumë shoqa-

Page 108: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

108

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

ta, që kanë në qendër personin përfaqësues, që nuk iu shërbejnë interesave të përbashkëta, dhe “janë të politizuara nga partitë në Shqipëri”, ndërkohë që nuk ka bashkëpunim midis shoqatave të shqiptarëve, në mënyrë që të promovohen interesat e përbashkëta. Kjo është e vërtetë edhe për persona të moshës së re, të ashtuquajturit “brezi i dytë”, që nuk kanë dëshirë të kenë lidhje me shoqatat shqiptare.

Shoqatat e para joformale, që u krijuan në vitet ‘90, u përfshinë në arenën politike të majtë, që ishte autonome dhe kundër autoritetit, dhe si rrjedhim u formua një kuadër teorik i veprimtarisë poli-tike për emigracionin dhe kundërracizmin, si edhe një kuadër bashkëpunimi dhe ndihme midis em-igrantëve shqiptarë. Procesi i përfitimit të të drejtave politike u përshpejtua, nëpërmjet veprimtarive politike dhe ngjitjes së afisheve në mjediset publike. Politizimi i emigrantëve shqiptarë, që në shumë raste nuk kishin leje qëndrimi, përbënte edhe rrezikun për ndalim hyrjen, përderisa mund të konsid-eroheshin: “të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe të padëshiruar për rendin publik”.

“Nga aspekti i të drejtave shoqërore dhe veprimtarisë aktiviste, fakti që mund të ngjisësh afishe, në një kohë kur “Agimi i Artë” është forcuar politikisht dhe ka “birësuar” emigrantë shqiptarë të brezit të dytë, të brezit tim… fakti që mund të ngjisësh një afishe të shkruar në shqip dhe t’i tregosh se nuk e ke harruar nga je...se në këto rrugë, në këto sheshe, në katet nëndhese të pallateve, jetonin prindërit e ty, që ti je fundi, që ti nuk ke të drejta këtu, se babi yt këtu nuk mori kurrë ato që i takonin, që e kanë ndjekur, dhe mos ta harrosh këtë… Minimumi që mund të bësh është ngjitja e një afisheje, por kur i futesh kësaj pune, shkruan për pozi-cionimin tënd dhe e ngjit në publik, duke bërë këtë vjen në kontakt me personat në sheshe, lagje, diskuton me ta, dhe kjo gjë krijon “fermentimin” e veprimtarisë.”

Pas vitit 1997, filloi krijimi i një rrjeti shqiptarësh, në të cilin u futën persona të rinj, të moshës 25-40 vjeçare, dhe nëpërmjet këtij procesi u themelua Forumi i Emigrantëve Shqiptarë, me statusin ligjor të shoqatës. Për thuajse 10-12 vjet, veprimtaria e Forumit ka përcaktuar një udhë politike themelore në arenën politike, si një organizatë e majtë dhe kundër autoritetit, që mbështet vep-rimtarinë politike të emigracionit dhe kundërracizmit. Çështjet kryesore, siç parashikohej edhe në statut, kishin të bënin me integrimin social, me çështje të racizmit dhe diskriminimeve ndaj emi-grantëve shqiptarë, dhe zgjidhjen e problemeve në sektorë si shëndetësia dhe arsimi. Çështjet e racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimeve, si nga shoqëria, ashtu edhe nga mekanizmat e shtetit, si edhe çështjet e integrimit social, ishin ndër përparësitë e veprimtarisë së Forumit.

Përfaqësues të Forumit të Emigrantëve Shqiptarë kishin një emision radiofonik në ΕRΑ 5, Radio Filia, që e kthyen në: “një mjet ndihmues të emigrantëve, për çështje të ndryshme me të cilat përballeshin në përditshmëri”. Në një aspekt teorik dhe praktik, u evidentuan çështje të ndryshme brenda Forumit, ku disa anëtarë parapëlqenin që veprimtaria e tyre të qëndronte në nivel komu-nikimi në media, ose në lidhje ndërpersonale me liderët politikë, ndërsa disa të tjerë dëshironin zhvillimin e një veprimtarie politike aktiviste, si një përgjigje kundrejt dhunës së policisë ndaj emigrantëve shqiptarë.

Page 109: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dhjetë10

109

Shtetësia dhe Natyralizimi: Pjesëmarrja në Organet Vendimmarrëse dhe Format e Organizimit Kolektiv

Në vitin 2008, u vu re një pjesëmarrje jofor-male në protestat që shpërthyen në dhjetor të atij viti, ku shumë të rinj adoleshentë, kishin dalë në rrugë, dhe që më vonë, u organizuan në grupime politike edhe brenda universi-teteve. Këta të rinj, sot kanë krijuar organizata të ndryshme në shoqëritë e lagjes, në shkollë, ose janë pjesëtarë të bandave hip hop muz-ikore. Brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë, përfshihet kryesisht në shoqata sportive, në skaut dhe grupe të tjera shoqërore, meg-jithëse mjedisi i tyre shoqëror është kryesisht shqipfolës. Shumë pak emigrantë shqiptarë, që kanë marrë shtetësinë greke, marrin pjesë në parti politike, ndërkohë që parashikohet që pjesëmarrja në partitë politike do të rritet bren-da pesëvjeçarit të ardhshëm, pasi procedura e natyralizimit të të rinjve të brezit të dytë të emigrantëve, të jetë normalizuar.

Një ndryshim i madh në hartën e migracionit në Greqi përbën edhe rritja e numrit të em-igrantëve myslimanë, dhe në veçanti “kriza e refugjatëve”. Atmosfera e zjarrtë “kundërsh-qiptare” dhe racizmi ndaj shqiptarëve, kanë filluar të zbuten dhe i kanë lënë vendin racizmit kundër popullsisë emigrante, dhe refugjatëve myslimanë, gjë që nxori në pah integrimin e madh social të emigrantëve shqiptarë në sho-qërinë greke. Harta e emigracionit në Greqi solli edhe ndryshim në ndërgjegjësimin politik kolektiv, duke menduar se të vepruarit politik, duhet të shkëputet nga elementi kombëtar dhe duhet të formohen grupime kolektive emi-grantësh, me grupe të tjera emigrantësh dhe refugjatësh, me drejtim antiracist.

10.5 Shoqatat shqiptareGjatë hulumtimit në terren, takuam presidentët dhe anëtarët e këtyre shoqatave: “Federatës së shoqatave shqiptare”, shoqatës “Nënë Tereza”, “Klubit të shkrimtarëve, poetëve, artistëve për emigrantët shqiptarë në Selanik”, “Shoqatës së studentëve shqiptarë”, dhe “Shoqatës gre-ko-shqiptare të punëtorëve dhe miqve në Se-lanik ‘Proodos’ [Përparimi]”, të cilët na folën për themelimin dhe historinë e këtyre shoqatave, për rolet dhe qëllimet e tyre, si edhe për prob-lematikat me të cilat përballen në realitetin grek.

10.5.1 Federata e Shoqatave Shqiptare

Federata e Shoqatave Shqiptare, është një bashkësi e nivelit të dytë, që përbëhet nga po-thuajse 25 shoqata të pavarura, kryesisht kul-turore. Federata ka karakter këshillues; roli i saj është mbledhja e tematikave, evidentimi i tyre dhe përcjellja tek autoritet përgjegjëse. Selia e Federatës ndodhet në Athinë, dhe në të përf-shihen shoqatat me përfaqësim kombëtar nga Kreta, Patra, Korinthi, Kavalla, Volos, Selaniku, ndërsa në proces themelimi janë shoqatat në Kozan, Janinë dhe Rodos. Vizioni i Presidentit të Federatës së Shoqatave Shqiptare, Edmond Guri, dhe synimi më i rëndësishëm i politikës së tij strategjike, janë lidhjet me shoqatat e grekëve të diasporës dhe të shtetasve shqip-tarë me origjinë greke, si edhe bashkimi i dy brezave, “e atyre më të rriturve, me ata të brezit të dytë, të rinjtë”.

10.5.2 Shoqata “Nënë Tereza”

“Nënë Tereza” është një shoqatë kulturore, që u themelua në vitin 2004 në Selanik, nga një

Page 110: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

110

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

grup prej 50 vetash. Vetë emri i shoqatës shpreh mirësinë dhe punën e palodhshme të “nënës së përbotshme” me origjinë shqiptare. Sipas Presidentit të Shoqatës Kulturore, Arjan Cara, qëllimi i grupit themelues ishte mbrojta e komunitetit shqiptar nga racizmi ,dhe portretizimet shoqërore të pakëndshme dhe përpjekja për ta ndryshuar atë imazh të padrejtë, duke promovuar kulturën shqip-tare, parimet dhe vlerat e saj, që bazohen te familja dhe puna, si edhe nxitja e fëmijëve të brezit të dytë të emigrantëve në Greqi, që të përvetësojnë gjuhën shqipe dhe njohin historinë e Shqipërisë.

Shoqata “Nënë Tereza” është një shoqatë shumë aktive, në të marrin pjesë vazhdimisht rreth 250 anëtarë; pjesëmarrja është shumë e lartë në veprimtaritë kulturore vendase, siç është Festa e shumëgjuhësisë, e organizuar në Bashkinë e Selanikut dhe “Sheshi Ballkanik” i organizuar në Bashkinë e Neapoli-Sikeon. Shoqata organizon veprimtari për Ditën e Mësuesit, më 7 mars, dhe për Ditën e Gruas, më 8 mars, të cilat përfshijnë programe artistike dhe ushqim tradicional, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Aristotelian. Aty zhvillohen katër klasa të mësimdhënies së gjuhës shqipe, të cilat ndiqen nga rreth 60-70 nxënës. Orët mësimore zhvillohen në mënyrë vull-netare, ndërsa financimi i shoqatës bazohet në abonimin mujor të anëtarëve, në donacione dhe në sponsorët privatë.

10.5.3 Klubi i shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve për emigrantët shqiptarë

Klubi i shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve për emigrantët shqiptarë, ka tetë vite që vepron në Selanik. Disa poetë njiheshin që nga Shqipëria, ndërsa të tjerë u njohën nëpërmjet publikimeve të tyre, në gazetat shqiptare në Selanik dhe në Athinë. Komunikonin nëpërmjet shkrimeve që botonin, dhe që u bënë arsyeja e njohjes mes tyre. Një kafene në pazarin e vjetër i strehoi dhe i vëllazëroi, dhe kështu filluan të takoheshin pothuajse çdo të diel, për t’i lexuar njëri-tjetrit poezitë e tyre, dhe për të prezantuar librat e tyre, deri edhe romane, si edhe për të dhënë çmime të ndryshme. Klubi përbëhet nga rreth 30 veta, të moshave nga 17 deri 75, por vazhdimisht mirëpresin pjesëtarë të tjerë. Para dhjetë vitesh, botuan një antologji poetike dygjuhëshe, me titull “Lejlekët e Ballkanit”, me poezi të dhjetë poetëve nga Shqipëria dhe dhjetë poetëve nga Selaniku.

10.5.4 Shoqata e studentëve shqiptarë

Shoqata e studentëve shqiptarë, e nisi veprimtarinë e saj para 7 vitesh, në vitet 2009-2010, nga 10-30 studentë shqiptarë. Qëllimet e shoqatës janë: ruajtja e gjuhës shqipe, shoqërizimi i stu-dentëve shqiptarë në bazë të përvojave të përbashkëta, kryesisht në lidhje me historinë e migrimit, dhe mbrojtja e identitetit të shqiptarëve, ose personave me origjinë shqiptare, që kundërshtojnë promovimin e stereotipeve për shqiptarët, që shpeshherë paraqiten në media. Shoqata përpiqet të arrijë qëllimet e saj nëpërmjet veprimtarive ndërkulturore, si p.sh. organizimi i valleve shqiptare, shfaqje nga filma të kinematografisë shqiptare, pjesëmarrja në festivale kundër-racizmit, vep-rimtari vullnetare mjedisore, dhe veprimtari komunikuese dhe pozicionime politike në lidhje me çështje të aktualitetit.

Page 111: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dhjetë10

111

Shtetësia dhe Natyralizimi: Pjesëmarrja në Organet Vendimmarrëse dhe Format e Organizimit Kolektiv

Një nga anëtarët themelues me të cilin bash-këbiseduam, shprehu kundërshtimet e tij perso-nale, në lidhje me faktin e krijimit të një shoqate me bazë kombësinë e përbashkët, ose origjinën kombëtare, dhe ai mendon se pamundësia e themelimit të shoqatave me bazë origjinën kombëtare u konfirmua për shkak të përball-jeve, përçarjeve dhe procedurave konfrontuese brenda gjirit të shoqatës. Kundërshtimet u evi-dentuan në lidhje me qëllimet dhe veprimtaritë e shoqatës, nëse veprimtaria e shoqatës duhet të kufizohet në aktivitete kulturore, apo duhet të nxjerrë në pah problematika të caktuara me të cilat përballet ky grup shoqëror.

10.6 Ku drejtohen emigrantët shqiptarë për çështjet e lidhura me shtetësinë?Rrjeti i avokatëve për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve, që u themelua në vitin 2004, ofron vullnetarisht ndihmë ligjore ndaj em-igrantëve shqiptarë, bashkatdhetarëve nga Shqipëria, ose shqiptarëve dhe shqiptareve të martuara me shtetas grekë, kryesisht për çështje të së drejtës administrative. Përgjithë-sisht, shtetasit e huaj kanë pasur drejta të kufizuara në programet e ofrimit të ndihmës ligjore, sepse, fillimisht, parakushti që një per-son të kishte akses në programin e ndihmës ligjore ishte shtetësia, kështu që personat që nuk kishin leje qëndrimi, dhe ata që nuk kishin as kushtet ekonomike i drejtoheshin rrjetit të avokatëve vullnetarë.

E drejta e përfitimit të ndihmës ligjore ka ndry-shuar, sepse para vitit 2001, kur emigrantët shqiptarë ishin “ligjërisht të padukshëm”, ky

përfitim lidhej kryesisht me veprat penale, ndërsa pas vitit 2001, me miratimin e kuadrit ligjor për emigracionin, lidhet me ligjshmërinë, rinovimin e lejeve të qëndrimit dhe marrjen e shtetësisë greke. Emigrantët shqiptarë, iu dre-jtoheshin edhe avokatëve privatë me shpër-blime të majme, për çështje penale, por edhe për çështje të ligjshmërisë. Shumë prej tyre ranë pre e shfrytëzimit, dhe shumë të tjerë ranë në kurthin e rrjeteve të “ligjshmërisë së palig-jshme”, ose me dokumente të falsifikuara, ose dhe me kontribute shoqërore të falsifikuara, sidomos ata që përpiqeshin të plotësonin kon-tribute shoqërore, nëpërmjet OGA-së (Instituti i Sigurimeve për të Punësuarit në Bujqësi).

Page 112: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 113: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Media dhe Portretizimet e Emigrantëve Shqiptarë

kapitulli i njëmbëdhjetë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 114: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 115: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i njëmbëdhjetë11

115

Media dhe Portretizimet e Emigrantëve Shqiptarë

11.1 Media dhe emigrantët shqiptarëSipas informuesve tanë, mbulimi në media i çështjeve që i shqetësojnë emigrantët shqiptarë, është pothuajse e papërfillshme. Opinioni i përgjithshëm është se kjo ndodh për arsye se një histori emigracioni nuk duket të jetë interesante, për pjesën më të madhe të publikut, pra nuk përbëjnë një temë tërheqëse, që të dallojë nga temat e tjera. Megjithatë, edhe në këtë rast, infor-muesit mendojnë se çdolloj portretizimi do të ishte sipërfaqësor, pasi nuk thellohet në problemet e emigrantëve, dhe nuk ndiqet nga një hetim i imtësishëm, për shkak të mungesës së kohës, por edhe për shkak të mungesës së përgatitjes apo trajnimit nga ana e gazetarëve.

Ata mendojnë gjithashtu se media priret që t’i paraqesë emigrantët sipas stereotipeve të rrën-josura, duke distancuar “Ne-në”, vendin e pritjes; nga “Të tjerët” domethënë emigrantët. Imazhi i “Tjetrit” paraqitet në atë mënyrë që shpeshherë mungojnë elementet pozitive, dhe si rrjedhim krijohet një imazh kërcënues i të huajit për sigurinë e vendit. Emigrantët janë identifikuar gjithnjë me paligjshmërinë, shkeljet dhe krimet. Këndvështrimet dhe opinionet e informuesve shqiptarë shprehen qartësisht në pohimet e mëposhtme:

“Nuk duhet të të çudisë fakti se në vitin 1994 ishte krijuar një mjedis shumë i padrejtë ndaj shqiptarëve. Kuptohet në kanalet private. Mund të jenë bërë nga emigrantët disa veprime përçmuese, por portretizimi nga media ishte… dhe grekët i shikonin këto reportazhe; mbaj mend që iu lutesha për një shtëpi me fëmijën e vogël në krah, dhe nuk ma jepnin.”

“Dua të them se media ka formuar, dhe ende vazhdon të formojë, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo jo,një imazh të emigrantit prej barbari, të pangopuri, të pabesi, hajduti, etj., pra ka krijuar një stereotip të emigrantit, por sillni ndërmend se çdo grek ka nevojë për një shqip-tar në përditshmërinë e tij. Një e moshuar në lagje thoshte se: ‘shqiptarët janë të poshtër, por shqiptari që kam këtu bashkë me gruan, është flori’ … Është e vërtetë që media na krijonte shumë problematika.”

“Nga ana tjetër, edicionet e lajmeve iu dhanë shtysë këtyre opinioneve. Për shqiptarët e viteve 1993-1994, të cilët vodhën, ose vranë, u krijua një klimë shumë armiqësore. Dhe ky ishte momenti kur filluam gradualisht të tjetërsonim identitetin tonë. Dua të them se ne nuk tregonim prej nga vinim, nuk prezantoheshim me emrat tanë të vërtetë.”

“Edhe tani shumë rrallë sheh... Është edhe ajo gjëja tjetër, që një ngjarje të bëjë lajm, ajo duhet të jetë një ngjarje e padenjë. Pra kur ka ndonjë ngjarje pozitive, ajo nuk përbën lajm. Dhe sigurisht që media transmeton lajme të tipit: u arrestua filan shqiptar, u arrestua filan keqbërës etj.; nuk kemi parë asnjë lajm që të tregojë se filan shqiptar ka hapur një biznes, që vajza e tij doli me nota të shkëlqyera në provimet e maturës, saqë mund të bëhet mjeke, që

Page 116: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

116

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

ka shumë fëmijë të emigrantëve që kanë shkëlqyer në shkollë. I fundit që mbaj mend është Odisea Çenaj, i cili nga hero dhe protagonist u bë armik, sepse shkoi më pas në Amerikë, ku donte të krijonte një parti shqiptare dhe të vinte në Greqi për t’i organizuar shqiptarët, për t’iu treguar se si mund të krijojnë partinë e tyre në Greqi... ky djalë është ende atje, dhe as që men-don më për t’u kthyer dhe për të themeluar parti...”

“Në atë kohë, media transmetonte shumë lajme të përfolura për emigrantët shqiptarë. Në atë periudhë lajmet në Greqi, sidomos edicioni i orës 8 në mbrëmje, fillonte në 7 e gjysmë dhe mbaronte në 9 e gjysmë. Keqinformim... të gjithë ishin para ekranit në atë orar dhe stacionet televizive keqinformonin publikun; ata për çfarëdolloj dukurie të padenjë që ndodhte në Greqi fajësonin shqiptarët, dhe kjo ishte një arsye që na detyroi... bisedonim me njëri-tjetrin dhe thoshim: ‘nuk shtyhet më kështu kjo situatë’... Çfarëdo akt i padenjë që ndodhte në Greqi iua ngarkonin shqiptarëve, por e kundërta ndodhte; ne punonim çdo ditë me grekë; kishim miq grekë; jetonim në lagje bashkë me grekë; punonim në të njëjtin kantier ndërtimi dhe shkonim shumë mirë, dhe kur në darkë shihje në televizor të transmetohej e kundërta, edhe miqtë dhe fqinjët tanë thoshin: ‘çfarë është kjo gjë kështu’…”

“Përfytyroni një grek që hyn në një shtëpi për të vjedhur, ata do ta transmetojnë lajmin, se një hajdut u fut në shtëpinë e filan zonje, dhe vodhi disa objekte me vlerë; ndërsa nëse autori do të ishte një shqiptar, origjina e tij do të theksohej nga Media, për shembull, do të thoshin: ‘Hajduti shqiptar bëri këtë dhe atë’. Kjo gjë vërehet në një shkallë shumë të gjerë.”

“Komuniteti shqiptar në Greqi nuk është ai që paraqitet në ekranet e grekëve, arsyeja krye-sore për këtë është se shqiptarët janë: punëtorë, janë njerëz familjarë; me kulturë; pavarësisht se kanë një gjuhë të ndryshme; nuk dallojnë nga grekët; janë njerëz me kulturë që respektojnë fqinjët e tyre; i respektojnë parimet dhe çdo gjë tjetër të rëndësishme. Me krenari ju them se sot kemi arritur të paraqesim një imazh tjetër, i cili në fakt është edhe realiteti; e vërteta është se shqiptarët nuk janë ata që paraqisnin mediat greke: shqiptarët, ata janë njerëz të thjeshtë, që punojnë dhe përpiqen për më të mirën e familjes së tyre.”

Për disa vite në Greqi, botoheshin tre gazeta në gjuhën shqipe, por ishte vështirë t’i gjeje, sepse ato mund të shiteshin vetëm në një kioskë në Omonia, dhe në një tjetër në Selanik. Për këtë arsye, jo të gjithë shqiptarët në të gjitha qytetet e Greqisë mund t’i lexonin lajmet shqip. Është e rëndësishme të përmendet (gjithnjë sipas informuesve tanë) se shumica e emigrantëve shqiptarë, veçanërisht në vitet e para të ardhjes së tyre, informoheshin vetëm nga televizioni grek.

Kjo ndodhte edhe për faktin se emigrantët dëshironin të integroheshin sa më shpejt në shoqërinë greke; në televizionin grek nuk kishte kanale shqiptare (nëse dikush donte të shikonte kanale shqiptare, duhet të blinte një platformë satelitore), nuk kishte as gazeta shqiptare, as internet. Megjithatë, pas disa vitesh, në kanalin televiziv ΕRΤ 3 filloi të transmetohej një emision në gjuhën

Page 117: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i njëmbëdhjetë11

117

Media dhe Portretizimet e Emigrantëve Shqiptarë

shqipe, por që u ndërpre pak kohë më vonë. Le të ndjekim rrëfimet e mëposhtme, për mënyrën se si emigrantët shqiptarë e priten dhe e për-jetuan rolin e medias në krijimin e imazhit të tyre, çështjet e portretizimit të “të tjerëve” dhe informimin në gjuhën e tyre.

“Diçka problematike është fakti se këtu nuk ka asnjë lidhje me gjuhën shqipe, ose me gazetat shqiptare; vitet e fundit kjo gjë po ndryshon disi. Më duket, botoheshin një apo dy gazeta kryesore, por duhet të shkoje në Omonia për t’i blerë, veçse një pjesë e mad-he as këtë nuk e bënin, të shkonin deri atje për të lexuar gazetën e tyre…... Tani është edhe Shtypi, sigurisht edhe atëherë botohej një gazetë, në vitet e para në Omonia, pastaj u themelua Forumi i Emigrantëve Shqiptarë, dhe anëtarët transmetonin disa emisione radiofonike, por nuk ishin shumë të njohura, kështu që babai ime e mori vesh nga unë.

Ishim larguar disi, ndiqnim më shumë televizionin grek, më shumë për arsyen se as nuk kishte kanale shqiptare, vetëm nëse merrje platformë satelitore. Nuk kishte një kanal televiziv shqiptar që mund ta ndiqnim, kështu që me doemos do të ndiqnim çfarë transmetonte televizioni grek, dhe shumë rrallë shkonim për të blerë gazetën, domethënë të shkonim në qendër, sepse gazetat shqiptare nuk i gjeje në ki-oskat e lagjeve. Kjo ndodhi shumë më vonë, domethënë tani mund t’i gjesh edhe në kios-ka, por jo në të gjitha lagjet.

Unë e marr sa herë që e shikoj, dhe me vjen mirë... sepse mund të lexoj sërish në gjuhën shqipe. Por kjo nuk na ishte bërë zakon, as nuk ishte shumë e përhapur, edhe vetë shqiptarët nuk është se e kërko-nin. Dua të them se shumica prej nesh do-nin të integroheshin me çdo mënyrë, qoftë

edhe duke ndjekur televizionin grek. Tele-vizion ishte mjeti i vetëm, nëpërmjet të cilit mund të informoheshim.”

“Për këtë arsye, për sa i përket çësht-jeve të integrimit social, kur na u dha mundësia të bënim një emision radiofonik, e kthyem atë emision në një mjet, në ERT jepej, ERA 5 Radio Filias, në mënyrë që të ndihmonim emigrantët në lidhje me çështje të ndryshme me të cilat ata përballeshin në jetën e tyre të përditshme.”

“Praktikisht, e njoh gjuhën shqipe, dhe pas viteve ’90 u përfshiva... kam punuar për një periudhë si gazetar dhe më pas më caktuan në një emision në gjuhën shqipe, të transmetuar në ΕRΤ 3. Ishte periudha midis vitit 1998 dhe vitit 2000, por ai emision trans-metohej vetëm për 20 minuta, siç transme-tohej edhe një tjetër në gjuhën ruse...

Ishte një përpjekje për t’iu afruar komu-nitetit të emigrantëve në gjuhët e tyre, dhe për arsye se shqiptarët ishin komuniteti më i madh, ΕRΤ3 vendosi të transmetonte një emision në gjuhën shqipe. Nëpërmjet këtij emisioni, duke qenë se duhet të bënim disa reportazhe për emigrantët, të përcillnim disa mesazhe dhe të diskutonim shqetë-simet e tyre, pata një lidhje më të afërt me këtë komunitet.

Fatkeqësisht transmetimi nuk vazhdoi shumë gjatë, ndërkohë që kishte mjaft premisa. Mbaj mend se atëherë kisha bërë një intervistë me një pedagog në Fakultetin e Edukimit, dhe ai e cilësoi emisionin ndër më të mirët, jo sepse e bëja unë, por duke vlerësuar konceptin dhe qëllimin e tij. Mund të themi se ishte një ndër emisionet më të suksesshme të ERT 3. Më në fund u vendos

Page 118: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

118

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

për një emision të posaçëm për emigrantët, dhe mbi të gjitha që iu drejtohej atyre në gjuhën e tyre.

“Sigurisht që emisioni solli dhe shumë kundërshtim, me justifikimin se: ‘për çfarë iu duhet emisioni emigrantëve, kur po mësojnë greqisht’, dhe shqiptarët e mësuan gjuhën greke shumë shpejt, u bënë greqishtfolës… kjo është e vërtetë, kanë një prirje, një aftësi për nxënien e gjuhëve përgjithësisht, por kjo nuk do të thotë se një e pashkolluar, një person që punon në ndërtim është në gjendje, për shembull, të kuptojë një debat politik në televizor, ose madje edhe një edicion lajmesh, kështu që t’iu drejtohesh atyre në gjuhën e tyre i ndihmon të kuptojnë më mirë realitetin, të kuptojnë se cilat janë problematikat e tyre, çfarë po bëhet për situatën e tyre dhe shumë gjëra të tjera... Ishte një përpjekje që përfundoi shumë shpejt, por që mund të kishte vazhduar të transmetohej… E kuptoni që kjo shpeshherë është edhe çështje buxheti, por jo vetëm... Përveç kësaj, ishte thjesht një emision, sepse ERT 3 si një kanal televiziv periferik nuk ka shikueshmëri të lartë... ishte një nga emisionet, që mund të themi se pati shikues të shumtë, sepse i drejtoheshim posaçërisht komunitetit të tyre... Tani përveç kësaj, çështja e tyre kryesore... nuk do të diskutoj për integrimin, se kur arritëm të siguronin dokumentet….”

Vetë emigrantët kanë bërë disa përpjekje për të botuar një gazetë, por kanë dështuar, sepse gaze-ta e humbi karakterin e saj të dhënies së lajmeve.

“Në vitin 2006, një botues grek më bëri një propozim interesant; po mendonte të hapte një gazetë të madhe. Ajo ishte AlbaniaPress, e cila për herë të parë jepte reklama në shqip dhe në televizor; këtë e morën vesh edhe shumë bashkatdhetarët e mi; kisha një rol të rëndësishëm, sepse shkruaja artikuj për çështje shoqërore dhe të ligjshmërisë. Për çdo ligj të ri, aneks, buletin që botohej nga shteti shqiptar, nga Ministria e Brendshme, çështje të punësimit… Po, sigurisht ky ishte edhe qëllimi im. Disa herë ishte pak… na bëri përshtypje, ishte pak e lodhshme, por nuk merrte njeri telefon, dhe gazeta u kthye në ΚΕP, ose ΚΕΑ , që t’ia u them ndryshe si një zyrë shtetasish të huaj, kështu e quanim edhe ne, që jepnim infor-macione falas për fondin e të papunësuarve, për kontributet shoqërore, për lejet e qëndrimit, bashkimet familjare dhe të gjitha çështjet që i shqetësojnë drejtpërsëdrejti… Njëkohësisht mbanim lidhje edhe me gazeta në Shqipëri, dhe mund të shkruaje korrespondenca për çështje të ndryshme që lidheshin me dy vendet.”

Page 119: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i njëmbëdhjetë11

119

Media dhe Portretizimet e Emigrantëve Shqiptarë

11.2 Mjetet e rrjetëzimit sho-qëror dhe emigracioni Ndryshimet e fundit teknologjike dhe interneti, duket se kanë ndryshuar mënyrën e informimit të emigrantëve shqiptarë. Nuk varen më nga mediat vendore për të transmetuar çështjet që iu interesojnë, sepse tani kanë mundësinë e paraqitjes së problemeve të tyre dhe in-formimit të drejtpërdrejtë për çështje aktuale, që ndodhin në vendin e tyre.

“Albania.gr, duhet të përmend se tashmë vepron në 5 fusha. Fusha e parë ishte informimi. Pastaj vijnë politikat e emigracionit. Çfarë bëjmë? Kontribuojmë në informimin e specializuar dhe… ofro-jmë shërbime të veçanta, si për shem-bull, bashkëpunim me avokat… Fusha e tretë, siç iau thashë është argëtimi; fusha e katërt janë udhëtimet; një projekt që ka nisur në vitin 2014 dhe po zhvillohet me sukses të madh, duke qenë se ofrojmë çmimet më të ulëta në treg, por vetëm për shqiptarët. Kemi bërë marrëveshje të tilla.

Nuk është sepse jemi racistë, që nuk përfshijmë grekët, por thjesht sepse nuk na lejohet t’iu bëjmë reklamë grekëve. Një gjë tjetër, e cila nuk iu ofrohet vetëm shqip-tarëve, ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve të internetit. Domethënë nga projektimi deri te organizimi i fushatave promovuese, menaxhimin e faqeve të internetit, videove, afisheve, shkrimin e artikujve, etj..”

“Tani ato të gjitha janë mbyllur për arsye të krizës, interneti i shkatërroi... Të gjithë shqiptarët kanë llogari në face-book… janë shumë të organizuar dhe për këtë arsye gazetat u ndalën së botuari, përveç kësaj është edhe televizori, stacio-net satelitore, ose stacionet me abonim... këto i shkatërruan.. Tani mendoj se nuk ka asnjë familje shqiptare që nuk ka antenë satelitore për Shqipërinë... Dhe antenën satelitore e marrin burrat për të ndjekur sportin, dhe jo për të parë Shqipërinë”.

Page 120: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 121: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Vërejtje Përfundimtare - Konstatime - Sugjerime

kapitulli i dymbëdhjetë

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 122: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 123: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dymbëdhjetë12

123

Vërejtje Përfundimtare - Konstatime - Sugjerime

12.1 Rezultatet dhe konstatimet e hulumtimit - përmbledhje dhe vërejtjeGreqia u përball me një sfidë të madhe që në fillim të viteve 1990, atë të bashkëjetesës paqësore dhe demokratike me persona dhe grupe që referohen si “Të tjerët”, nga pikëpamja kulturore. Ky realitet i ri i ka parashtruar shoqërisë greke pyetje thelbësore, që lidhen me përballimin e barrës së madhe të tjetërsisë shoqërore dhe politike. Rrethanat aktuale të ardhjes së refugjatëve dhe emigrantëve, nga vendet në gjendje lufte dhe zonat e Lindjes së Mesme, përforcojnë edhe më tej çështjen e emigrantëve, duke nxjerrë sërish në pah çështje të tilla si: mirëkuptimi, bashkëjetesa dhe pranimi i formave të reja të tjetërsisë kulturore.

Në bazë të arsyeve të mirënjohura në mbarë botën, për rëndësinë e tjetërsisë kulturore, së bash-ku me diskutimet në kuadrin e Bashkimit Evropian për pranimin dhe evidentimin e ndryshimeve kulturore, Greqia miratoi dhe zbatoi një sërë politikash për trajtimin dhe respektimin e tjetërsisë, që janë në përputhje me idenë e bashkëjetesës shumëkulturore. Këto procese çuan në fenomenin e ashtuquajtur “evropianizim institucional”, dhe u pasuan nga miratimi i ligjeve për trajtimin e çështjeve që dolën në pah nga fenomeni i emigracionit, nga lëvizja masive dhe vendosja në Greqi e popullsive të ardhura nga vende të tjera.

Ardhja e emigrantëve shqiptarë në vitet 1990, sidomos në dhjetëvjeçarin e parë, u karakterizua nga hyrja e paligjshme e një numri të madh shtetasish shqiptarë, që qëndruan për një kohë të gjatë në formë “të paligjshme” – “gjysmë të ligjshme”, deri në momentin kur u shënuan përpjekjet e para për regjistrimin e tyre, nëpërmjet përftimit të lejes së qëndrimit dhe lejes së punës. Më vonë, u vendos edhe procedura e marrjes së shtetësisë greke.

Emigrantët shqiptarë janë ende komuniteti më i madh i emigrantëve në Greqi. Përqindja e tyre më e madhe banon në qendrat urbane, kryesisht në Athinë dhe në Selanik. Si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike, një përqindje e konsiderueshme e tyre udhëtojnë drejt vendeve të Bash-kimit Evropian, në kërkim të punës. Ndërsa një përqindje tjetër e emigrantëve shqiptarë, kohët e fundit po vendos të kthehet në vendin e origjinës, në kërkim të kushteve më të mira të punësimit dhe të sigurisë ekonomike. Në shumë raste, kthimi konsiderohet më shumë si një vendim i për-kohshëm, sesa një vendim përfundimtar për qëndrimin e përhershëm, dhe paraqet vetëm një pjesë të tablosë së migrimit të vazhdueshëm midis dy vendeve.

Në procesin e përfshirjes dhe integrimit janë angazhuar institucione, organe dhe mekanizma të ndryshëm, të cilët veprojnë në disa fusha të veprimtarisë shoqërore. Zbatimi i politikës së em-igracionit në Greqi kryhet në nivele të ndryshme, në varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Politikave të Emigracionit. Një organizim i ngjashëm vërehet edhe në nivel qarku, me Departamentet dhe Drejtoritë Përkatëse në strukturat e Qeverisjes së Decen-

Page 124: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

124

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

tralizuar. Në nivelin e autoriteteve bashkiake, Këshillat e Emigrantëve Shqiptarë përbëjnë me-kanizmat mbështes të integrimit, që kanë karakter këshillues, por realizimi i tij është një çështje e përparësive që vendos çdo autoritet bashkiak.

Krahas këtyre, në bashkëpunim me organet e lartpërmendura, në Drejtorinë e Politikave të Emi-gracionit të Ministrisë së Brendshme funksionon Departamenti i Integrimit Social, që përfaqëson Fondin Evropian të Integrimit të shtetasve nga vendet e Botës së Tretë; mekanizëm ky i financuar kryesisht nga Bashkimi Evropian. Disa nga procedurat e qëndrimit të ligjshëm të emigrantëve në Greqi përfshijnë: lejen e qëndrimit; lejen e punës; dhe marrjen e shtetësisë, nëpërmjet natyralizim-it. Legjislacioni përkatës, që përcaktohet në Kodin e Emigracionit dhe Integrimit Social, trajton dhe rregullon procedurat e qëndrimit të ligjshëm, si edhe çështjet e marrjes së shtetësisë për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, ata që kanë ardhur në moshë të vogël, ose ata që kanë lindur në Greqi.

Kuptimi i shprehjes “emigrant shqiptar” përbën një kategori identifikuese, përmbajtja e së cilës formohet nëpërmjet një procesi të tërë marrëdhëniesh, të zhvilluara në kuadër të ndërveprimit të subjekteve. Në këtë proces, kuadri i gjerë institucional dhe ideologjitë mbizotëruese në lidhje me tjetërsinë dhe “Tjetrin”, luajnë një rol vendimtar, nga pikëpamja kulturore. Në bazë të këtij këndvështrimi, nuk do të ishte paradoks nëse dikush do të identifikohej, si me Greqinë, ashtu edhe me Shqipërinë, ose të ndjente që ka “dy atdhe”. Në këto rrethana, duhet të shtohen disa faktorë vendimtarë, si kriza ekonomike dhe shoqërore që ka goditur Greqinë vitet e fundit, si edhe ardhja e mijëra refugjatëve dhe emigrantëve të tjerë, që përfundimisht kanë ndryshuar pamjen e migra-cionit në vend. Procesi i identifikimit ndryshon ndër breza dhe përcaktohet nga faktorë të tillë si: mosha; përvoja personale; gjinia; vendi dhe mjedisi shoqëror i banimit. Përfundimi i përgjithshëm është se brezi i parë, por edhe brezi i dytë i emigrantëve, formojnë lidhje gjithnjë e më të forta me shoqërinë greke, në të cilën, siç tregojnë vetë ata, kanë jetuar pjesën më të madhe të jetës së tyre; ose e konsiderojnë Greqinë si vendin e lindjes.

Në procesin e integrimit, luan një rol kyç dhe jep kontribut të rëndësishëm edhe sistemi arsimor grek, nëpërmjet ndjekjes së arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë, nga fëmijët e emigrantëve shqip-tarë. Mësimi i gjuhës greke dhe ndjekja e arsimit grek, përbëjnë një nga mekanizmat themelorë të përfshirjes, veçanërisht për brezin e dytë të emigrantëve. Institucioni i shkollës ndërkulturore është një kontribut i rëndësishëm në nivel politikash qeveritare. Rrëfimet e të intervistuarve përshkruajnë përvoja të padëshirueshme, për shkak të sjelljeve raciste kundrejt tyre, që shënohen, si në moshat e vogla, ashtu edhe në ciklet më të larta arsimore. Megjithatë, përvoja e emigracionit në lidhje me çështjen e arsimit, karakterizohet nga rëndësia e veçantë që i jepet suksesit në shkollë. Ky proces i shërben integrimit më të suksesshëm edhe të brezit të parë të emigrantëve, nëpërmjet mekanizmit arsimor, stafit përgjegjës të tij dhe zhvillimit të marrëdhënieve më të gjera shoqërore.

Përvetësimi i gjuhës greke nga fëmijët, ndihmon edhe prindërit në përmirësimin e njohjes së gjuhës greke. Gjithashtu, kontribut të veçantë, për mësimin e gjuhës greke, japin iniciativat e

Page 125: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dymbëdhjetë12

125

Vërejtje Përfundimtare - Konstatime - Sugjerime

autoriteteve vendase dhe organizatat private, si OJQ-të, të cilat kontribuojnë në mënyrë thelbësore dhe aktive në ofrimin e njohurive të duhura, nëpërmjet veprimtarive gjuhësore dhe kulturore (organizimi i shfaqjeve teatrale). Mësimi i gjuhës shqipe për brezin e dytë dhe të tretë të emigrantëve, u shpreh si një domos-doshmëri për sigurimin e lidhjeve me vendin e origjinës dhe si një mënyrë komunikimi me të afërmit në Shqipëri. Kohët e fundit ka pasur nisma, në forma jozyrtare, me mbështetjen e Universitetit të Selanikut, të shoqatave dhe OJQ-ve të themeluara nga shqiptarë, por edhe nga shtetas grekë, që organizojnë çdo javë lek-sione për mësimin e gjuhës.

Për sa i përket çështjes së punësimit, kon-statimi kryesor është se ecuria në punësim konsiderohet si një element vendimtar për përfshirjen dhe integrimin e emigrantëve. Em-igrantët shqiptarë janë më së shumti të punë-suar në sektorin privat. Shumë prej tyre janë, ose kanë qenë të punësuar, në dy punë. Brezi i parë i emigrantëve pati mundësinë të inte-grohej në sektorin e të vetëpunësuarve. Brezi i dytë i emigrantëve është më i arsimuar dhe më aktiv në tregun e punës, por me kushte krejt të ndryshme nga brezi i parë. Megjithatë, legjislacioni në fuqi nuk parashikon përfshirjen apo punësimin e tyre në sektorin shtetëror, për arsye se nevojitet marrja e shtetësisë greke.

Gjendja ekonomike aktuale në Greqi i ka prekur emigrantët shqiptarë në shkallë shumë të gjerë. Papunësia, ulja e kërkesës në tregun e punës, ulja e nivelit të pagesave, janë disa nga pasojat kryesore që u shënuan, nga rrëfimet e emigrantëve dhe nga të dhënave e mbledhura sasiore. Ky fakt ka sjellë pasoja edhe në derdhjen e kontributeve shoqërore

dhe sigurimin e emigrantëve, që janë shumë të rëndësishme, si për shtetin grek, ashtu edhe për emigrantët shqiptarë.

Emigrantët shqiptarë e konsiderojnë marrjen me qira, apo blerjen e banesave, si një tregues suksesi profesional dhe shoqëror; si element integrimi dhe tregues i një niveli të lartë të mirëqenies. Përpos problemeve burokratike, sidomos në vitet e para, dhe qëndrimit racist dhe përçmues të pronarëve të shtëpive, për-fundimi që nxjerrin vetë emigrantët shqiptarë është se çështjet e vendbanimeve janë nor-malizuar tashmë. Paralelisht, në zonat e Se-lanikut dhe të Athinës (ku u zhvillua hulumtimi në terren), janë pakësuar edhe përshtypjet negative me bazë stereotipet, si rezultat i qën-drimit afatgjatë të emigrantëve.

Në lidhje me çështjet e shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale, hulumtimi tregoi se em-igrantët e ligjshëm në vendin tonë janë të sig-uruar, ashtu siç janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre, dhe ata kanë të drejta të barabarta me shtetasit grekë, për sa i përket mbulimit të sigurimeve dhe shërbimeve që iu ofrohen të siguruarve. Megjithatë, duke marrë parasysh shtrirjen e gjerë të punës joformale, shumë emigrantë të ligjshëm nuk gëzojnë përfitimet e sigurimeve shoqërore, dhe si rrjedhojë, as aksesin falas në shërbimet shtetërore shën-detësore. Përpos kësaj, e drejta e përdorimit të sistemit shëndetësor pengohet nga vonesat e tejzgjatura që vërehen në rinovimin e lejeve të qëndrimit. Gjithashtu, emigrantët nuk gëzo-jnë as përfitimet e përkujdesjes shoqërore, siç është libreza për kujdesin e të pasiguruarve, që parashikon mbulimin e kostove të kujdesit spitalor dhe disa pagesa paaftësie. Përvojat e emigrantëve shqiptarë në Sistemin Shtetëror

Page 126: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

126

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Shëndetësor dhe komentet e tyre për mjeket dhe stafin e spitale, janë pozitive.

Çështjet me më shumë rëndësi për emigrantët shqiptarë në Greqi, siç doli në pah nëpërmjet hulum-timit dhe siç u shpreh edhe nga informuesit tanë, që po kalojnë dhjetëvjeçarin e tretë të qëndrimit të tyre në vendin tonë, mbeten ato të ligjshmërisë, marrjes së shtetësisë greke, kryesisht për brezin e parë të emigrantëve, dhe përfitimi i të drejtave shoqërore dhe shëndetësore. Dëshmitë e emigrantëve shqiptarë për përvojat e tyre, lidhur me marrjen e shtetësisë greke, janë negative. Procedura e ap-likimit dhe dorëzimit të dokumenteve të nevojshme, përshkruhet me epitete të padëshirueshme.

Veprimtaria e shoqatave dhe përfaqësimi i emigrantëve shqiptarë, lidhen me mbrojtjen dhe pro-movimin e çështjeve që kanë të bëjnë me qëndrimin dhe statusin e tyre ligjor në Greqi. Këto tem-atika përbëjnë edhe objektin kryesor të veprimtarisë së organeve bashkiake dhe atyre shtetërore, si edhe të shoqatave shqiptare.

Në nivel vendor, vërehet një veprim nga ana e bashkive që kanë një përqindje të madhe banorësh të huaj, duke krijuar organe dhe mekanizma për mbështetjen e pranisë së emigrantëve në nivel këshillues; për kërkimin e punës, në përvetësimin e gjuhës greke dhe pjesëmarrjen në veprimtari kulturore. Në mënyrë të ngjashme OJQ-të dhe shoqatat kulturore, që janë themeluar në Greqi nga shtetas grekë, ose emigrantë shqiptarë, veprojnë në fusha të caktuara (arsimi, ligjshmëria, kultura), me synim përballjen e çështjeve që lidhen, si me emigrantët shqiptarë, ashtu edhe me pjesëtarë të grupeve të tjera emigrante.

Një shembull karakteristik është Bashkia Neapolis-Sikeon në Selanik, që ka krijuar qendra infor-macioni, ku ofrohen informacione për gjetjen e punës, printohen kartat e punës, etj. Gjithashtu, kjo bashki ka organizuar struktura, si Shkolla për mësimin e gjuhës greke, dhe ka botuar fletëpalos-je në disa gjuhë. Këto veprimtari kanë kontribuar në rritjen e mirëbesimit midis bashkisë dhe banorëve të huaj të kësaj bashkie.

Sipas informuesve tanë, pasqyrimi në media i çështjeve që shqetësojnë emigrantët, është poth-uajse i papërfillshëm. Vërehet një portretizim sipërfaqësor, që nuk thellohet në problemet e emi-grantëve dhe nuk pasohet nga një hetim i imtësishëm. Gjithashtu, ata mendojnë se Media priret që t’i paraqesë emigrantët sipas stereotipeve të rrënjosura tashmë, ku mungojnë elementet pozitivë, dhe si rrjedhojë krijohet imazhi i të huajit të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Një përfundim tjetër i përgjithshëm, që është vendimtar në caktimin e politikave, lidhet me vetë termin e “komunitetit shqiptar”. Në bazë të të dhënave nuk vërtetohet se termi “komuniteti shqip-tar” përshkruan realitetin e vërtetë, sepse mungojnë elementet e veprimtarisë së organizuar, në nivel arsimor, shoqëror, ekonomik dhe politik. Në fakt, ky term, përmban më tepër elementin e përcaktimit nga të tjerët, sesa atë të vetëpërcaktimit.

Page 127: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dymbëdhjetë12

127

Vërejtje Përfundimtare - Konstatime - Sugjerime

Organizimi i një forme të identitetit kolektiv përcaktohet nga veprimtaritë që evidentoi hulumtimi në terren dhe nga realiteti i gjerë socioekonomik i krizës dhe çështjes së refug-jatëve. Ky përfundim mbështetet edhe në faktin se nuk është vënë re ndonjë formë sistematike e pranisë së autoriteteve diplomatike shqip-tare, që të kontribuojnë në organizimin e një kolektivi me tiparet e një komuniteti.

Nuk vërehet koncepti i vetë-perceptimit si një komunitet i bashkuar etnik, sepse mungojnë mekanizmat nëpërmjet të cilave një person të mund ta përjetojë në këtë mënyrë. Sipas men-dimeve të informuesve, mungesa e kufizimeve fetare dhe kulturore ka lehtësuar integrimin e emigrantëve shqiptarë të brezit të parë, në shoqërinë greke. Për sa i përket brezit të dytë të emigrantëve, shkolla duket se përbën një nga shtyllat e integrimit, sepse vepron si një mjedis marrëdhëniesh të përforcuara dhe të bashkëjetesës ndërkulturore.

12.2 Konstatime dhe sugjerimeKy studim hulumtues përcakton si karakteris-tikë të realitetit të ri, të krijuar pas viteve 1990, nevojën e ngutshme për procesin e vazhdue-shëm të rishqyrtimit të kategorive që përbëjnë konceptin e njohur si “Vetja” dhe atë të njohur si “Tjetri”. Rezultatet e hulumtimit konfirmo-jnë konstatimin, që vihet re edhe në kontek-stet shoqërore të shoqërive të tjera të botës moderne, se një pjesë e madhe e problemeve të ngutshme shoqërore, ekonomike dhe poli-tike, lidhen, kryesisht me fjalimet sunduese, ideologjitë dhe perceptimet që formojnë kon-ceptet e ngjashmërisë dhe tjetërsisë.

Afërsia kulturore përbën një mekanizëm tak-sonomie, për çdo person të sapoardhur që jeton në Greqinë moderne, i cili përcakton pa-sojat negative dhe pozitive, që dalin në pah për shkak të bashkëjetesës. Ky proces përfshin, si parametrat ligjore, ashtu edhe ato shoqërore. Në lidhje me dimensionin ligjor të tij, ai lidhet me zbatimin e ligjeve dhe mënyrat formale të miratuara për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe paqes shoqërore.

Nga ana tjetër, për sa i përket aspekteve të tij shoqërore, ai përfshin të gjitha praktikat e pashkruara dhe joformale, që përshkojnë marrëdhëniet ndërpersonale, personale dhe kolektive, në të cilat imponimi i pushtetit dhe detyrimi, ose respekti dhe pranimi, janë të lid-hur drejtpërsëdrejti me çështje të ideologjisë dhe arsimimit. Shoqëria greke dhe politikat e shtetit grek, ndër vite, janë organizuar në perceptimin, sipas së cilit Greqia e identifikon “veten” si një komb homogjen, si një bashkësi, domethënë si një shtet i themeluar në veçoritë e përbashkëta kulturore që përfaqësojnë pjesëtarët e tij.

Page 128: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

128

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Sa më shumë ta organizojmë idenë e identitetit etnik mbi bazën e tipareve kulturore, aq më shumë tjetërsia do të perceptohet si një problem, ose si një anomali. Në këtë rast, kjo ngjashmëri kul-turore midis pjesëtarëve të shoqërisë merr një vlerë të madhe bashkëveprimi në lidhje me çësht-jet e praktikave dhe veprimtarive të përditshmërisë. Sa më shumë të theksojmë dhe të kujdesemi për përbërjen e modeleve të bashkëjetesës, që bazohen në marrëdhëniet shoqërore, aq më tepër shumëllojshmëria kulturore dhe lidhjet shoqërore i japin rëndësi komunitetit, “osmozës”, mirëk-uptimit dhe bashkëjetesës.

Konstatimet e mësipërme pasqyrojnë hamendësimin logjik mbizotërues të kulturës së ndryshme “të tjetrit”, që reagon ndaj ndryshueshmërisë, bëhet pengesë e integrimit dhe parapëlqen asi-milimin e plotë. Në këtë kontekst, përfundimet e hulumtimit parashtrojnë pyetje lidhur me hapë-sirën e njohjes, vënies në pah dhe paraqitjes së ndryshimit kulturor dhe integrimit shoqëror të tyre, që nuk identifikohen me modelet mbizotëruese “kombëtare”, por që duan të jenë pjesë e jetës kolektive, në mënyrë të tillë që ndryshueshmëria e tyre të mos përbëjë kërcënim për sho-qërinë e vendit pritës.

Studimi hulumtues sugjeron se studimi i shembullit të mbijetesës dhe i integrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, mund të konsiderohet si një mundësi për të zgjeruar modelin e helenizimit, në mënyrë që të lirojë hapësirë për “të ndryshmen”, nga pikëpamja kulturore, që t’iu ofrojë sub-jekteve individuale dhe kolektive zgjedhje dhe të kontribuojë në shmangien e diskriminimeve. Çështja e shfrytëzimit të fenomenit të emigracionit për modernizimin e shoqërisë greke, përkon me procesin e integrimit të refugjatëve, në periudhën midis dy luftërave botërore, dhe me rolin e tyre krijues dhe produktiv në zhvillimin e shoqërisë greke, pavarësisht ndryshimeve strukturore dhe konteksteve të ndryshme historike.

Në nivel shkencor/hulumtues, kuptimi i thelluar i arsyeve që parashtrohen në lidhje me tjetërsinë, rrënjët e tyre në përditshmëri, gërshetimi i arsyeve të tjera dhe evidentimi i shtyllave sociokul-turore mbështetëse, duhet të përbëjnë prioritet. Në nivel ideologjik, është i rëndësishëm diskutimi i promovimit të një modeli më të gjerë të shoqërisë dhe i një marrëdhënieje më dialektike midis qytetarëve dhe shtetit. Proceset e rishikimit dhe rivendosjes së kushteve për pjesëmarrjen në komb, dhe zgjerimi i këndvështrimeve të helenizimit, kanë nisur tashmë, dhe janë të dallueshëm në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Theksimi i ngjashmërive, që janë elementë afrimi, dhe jo i ndryshimeve, që janë përjashtuese, mund të jetë baza mbi të cilën të vendosen ndryshimet dhe përmirësimet e mëtejshme.

Në nivel planifikimi dhe zbatimi, të politikave të integrimit, vazhdimi dhe përmirësimi i këtyre politikave, me qëllim integrimin ekonomik dhe shoqëror të emigrantëve të ligjshëm, përfshijnë përpjekje të kushtueshme, për sa i përket kostove dhe burimeve materiale, dhe për këtë arsye është e dobishme që këto politika të bazohen në një dialog të vazhdueshëm midis palëve të përf-shira, strukturave përgjegjëse të shtetit, organeve vendore dhe vetë emigrantëve. Ky proces, në

Page 129: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

kapitulli i dymbëdhjetë12

129

Vërejtje Përfundimtare - Konstatime - Sugjerime

kushtet e tanishme të nivelit të lartë të papunë-sisë dhe krizës së madhe ekonomike, mund të funksionojë si një mjet vëzhgimi dhe vlerësimi për zhvillimet e proceseve më të gjera.

Konsultime të tilla të vazhdueshme, nuk duhet të mjaftohen me konstatimet e pasojave të gjendjes së rënies ekonomike në fusha si: natyralizimi; marrëdhëniet në punë; sigurimet shoqërore; shëndetësia; arsimi; etj. Ato duhet të kenë mbështetjen e vullnetit politik për të vazhduar me planifikimin e politikave të kuptueshme dhe gjithëpërfshirëse, që të syn-ojnë përmirësimin e kuadrit institucional të natyralizimit të emigrantëve dhe, njëkohësisht, të synojnë përpjekjen e shfrytëzimit dhe pro-movimit të kontributit të tyre në cilindo nga potencialet e zhvillimit të vendit.

Studimi hulumtues nxori në pah çështjet e pro-cedurave të natyralizimit dhe lëshimin e lejes së qëndrimit dhe lejes së punës, që përbëjnë një fushë të rëndësishme, e cila ka nevojë për përmirësime të menjëhershme. Gjetja dhe kërkesa kryesore e hulumtimit ishte dëshira e emigrantëve për pakësimin e kohës së përfun-dimit të procesit të natyralizimit, thjeshtësimi i mëtejshëm i procedurave dhe marrja e masave të posaçme për personat e brezit të dytë të emigrantëve, që praktikisht janë rritur në Greqi dhe ndjekin sistemin arsimor grek.

Për sa i përket çështjeve të pjesëmarrjes në komunitet, e drejta e votës, fillimisht në zgjed-hjet vendore, për emigrantët që janë banorë të përhershëm të një bashkie, do të kontribuonte në integrimin e tyre të mëtejshëm. Mundë-sia e votës është një çështje që rezultoi t’i shqetësonte së tepërmi emigrantët shqiptarë, sepse mundësinë e pjesëmarrjes aktive dhe

ndikimin nëpërmjet votës, ata e konsiderojnë si të domosdoshme për mbijetesën e tyre. Në nivel vendor realizohen ndërhyrje të këtij lloji, me iniciativa të autoriteteve vendore, nëpërm-jet ftesës për pjesëmarrje në Këshillat e In-tegrimit të Emigrantëve, megjithëse ato janë organe jozyrtare këshilluese. Shfrytëzimi i themelimit të SEM-it dhe ofrimi i më shumë mundësive, përpos rolit të tyre këshillues, mund t’iu jepte më tepër potencial ndryshi-meve të shumëpritura.

Përpjekjet për sigurimin e shërbimit të efekt-shëm të emigrantëve dhe aksesueshmërisë më të lartë në shërbimet shoqërore, që për mo-mentin po ndërmerren nga disa organe bash-kiake në mënyrë sporadike, mund të bëhesh-in me të frytshme, nëpërmjet themelimit të qendrave të informacionit dhe shërbimit të emigrantëve, që mund të funksiononin nën ud-hëzimin e vetëqeverisjes vendore. Në këtë kon-tekst, bëhet e domosdoshme nevoja e trajnimit të punonjësve të administratës shtetërore, ar-simtarëve dhe të gjithë atyre që bashkëvepro-jnë me emigrantët, në veprimtaritë përkatëse. Arsimi dhe trajnimi për komunikimin ndërkul-turor të punonjësve, që bashkëveprojnë me persona nga vende të Botës së Tretë, dhe or-ganizimi i veprimtarive përkatëse, lidhur me formimin profesional dhe promovimin e tregut të punës, si edhe mbështetja e emigrantëve, do të kontribuonin në mënyrë mjaft domethënëse.

Arsimimi i emigrantëve, për përvetësimin e gjuhës greke, dhe organizimi i mëtejshëm i vazhdimësisë së trajnimit në tematika gjuhësore, në arsimin ndërkulturor dhe dy-gjuhësinë, do të pasuronin procesin mësimor në mënyrë produktive dhe do të kontribuonin në evidentimin e elementeve të trashëgimisë

Page 130: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

130

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

kulturore dhe të së kaluarës historike të përbashkët. Marrja e masave në mënyrë të organizuar për mësimin e gjuhës shqipe, do të ndihmonte në të njëjtin drejtim.

Nëpërmjet hulumtimit në terren, gjendja e tanishme paraqet boshllëqe në tematike, që lidhen me çështje ligjore, profesionale dhe arsimore, për të cilat nuk parashikohet ndonjë kujdes, apo trajtim në nivel ndërkombëtar. Si rrjedhim, paraqitet nevoja e përditësimit të marrëveshjeve ndër-shtetërore, midis Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe nevoja për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja, që të përfshijnë çështjet e përcaktimit të viteve të punës për pensionin në Shqipëri dhe në Greqi, për ata që vendosin të kthehen në Shqipëri. Këto rregullime do t’iu mundësojnë emigrantëve marrjen e pensionit, nëse dëshirojnë që të kthehen në vendin e tyre, pas plotësimit të viteve të punës. Ndërkohë, njohja e diplomave të studimeve në institucionet arsimore të Shqipërisë, është po aq e rëndësishme për emigrantët që punojnë në mënyrë joformale, në profesione që përkojnë me studimet e tyre. Kujdesi për këto çështje dhe ligjshmëria e punësimit, do të sjellin përfitime, si për emigrantët, ashtu edhe për shtetin grek.

Në lidhje me çështjet e medias, u vu theksi mbi rëndësinë e një mënyre të organizuar të shfrytëzimit të mjeteve të informimit. Përpos internetit dhe disa rrjeteve sociale, që përbëjnë disa nga mënyrat e informimit, informuesit tanë theksuan nevojën për emisione radiofonike dhe televizive, në të cilat të përdoret gjuha shqipe. Njëkohësisht, u shpreh edhe kërkesa për një kujdes të organizuar dhe bashkëpunim me organet vendore, me qëllim organizimin e aktiviteteve të ndryshme dhe promovimin e bashkëjetesës dhe tipareve kulturore.

Ndërmarrja dhe zbatimi i politikave të emigracionit, si politikat shoqërore, nëpërmjet ngjarjeve aktuale, duket se theksojnë një domosdoshmëri të ngutshme. Përfshirja dhe pranimi i “Tjetrit”, nga pikëpamja kulturore, mund të jetë një element kyç i tolerancës shoqërore dhe i pengesës së vendosjes së vijave ndarëse, shoqërore, kulturore dhe simbolike.

Page 131: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Bibliografia

një aneks

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Page 132: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 133: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

një aneksΑ

133

Bibliografia

Α.1 Bibliografia GrekeAggelopoulos, Giorgos, 2007, Aspektet e studimeve antropologjike të emigrimit në Greqi, në: Aggelopoulos, Giorgos, (Bot.), Greqia-Ballkani: Shumëkulturalizmi dhe debatet kundër nacionalizmit, Selanik: Universiteti i Maqedonisë, f. 1-11.

Athanasopoulou, Aggeliki, 2006, “Paratë e Savasit i hiqnim mënjanë dhe e kalonim muajin me të miat”: Puna, paratë dhe gjinia, në kontekstin e përvojës së emigracionit. Deklaratë në Konferencën e Institutit të Politikave të Emigracionit. “Emigracioni në Greqi: përvojat – politikat – perspektivat”, Athinë: 23 dhe 24 nëntor 2006.

Qeverisja e Decentralizuar e Maqedonisë-Trakës, “Organigrama e Qeverisjes së Decentralizuar të Maqedonisë-Trakës” http://www.damt.gov.gr/index.php?option=com_content&view=article&id=97&Itemid=15, [Vizituar më 25/10/2016].

Androulakis, Giorgos, Mitakidou, Soula, Tsokalidou, Roula, (Bot.), 2012, Procesverbalet e Konferencës së Parë Ndërkombëtare: “Kryqëzim gjuhësh dhe kulturash: të mësuarit jashtë shkollës”, Polidromo-Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aristotelian i Selanikut.

Vaiou, Ntina, Stratigaki Maria, (Bot.), 2009, Gjinia e emigracionit, Athinë: Metexmeio.

Banks, Olive, 1987, Sociologjia e arsimit, Selanik: Paratiritis.

Vlachara, Evanthia, Kaltsou Elisavet, 2014, Vështirësitë e përvetësimit të gjuhës greke nga emigranti shqiptar në moshë të rritur, në: Procesverbalet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare: “Kryqëzim gjuhësh dhe kulturash: lidhjet greko-shqiptare”, Polidromo-Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aristotelian i Selanikut, f. 16-21.

Bucaj, Alkida, 2011, Studimi i nivelit të shëndetit dhe zakoneve të emigrantëve, në krahasim me shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Punim Doktorature. Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës, Fakulteti i Studimeve të Shëndetësisë.

Germanos, Dimitris, 2002, Muret e dijes. Mjedisi i shkollës dhe arsimi, Athinë: Gutenberg.

Georgiou, Stelios, 2000, Lidhja shkollë-familje dhe zhvillimi i fëmijës, Athinë: Ellinika Grammata.

Charlot, Bernard, 1992, Shkolla po ndryshon: kriza e shkollës dhe transformimet shoqërore, Athinë: Protasis.

Charlot, Bernard, 1999, Lidhja me dijen: të dhënat për një teori, Athinë: Metexmeio.

Gkefou-Madianou, Dimitra, 2003, Konceptualizimet e vetes dhe “Tjetrit”: çështjet e identitetit në teorinë bashkëkohore të antropologjisë, në: Gkefou-Madianou, Dimitra (Bot.) Vetja dhe “Tjetri”: Konceptualizimet, identitetet dhe praktikat në Greqi dhe në Qipro, Athinë: Gutenberg, f. 15-110.

Gkovaris, Christos, 2011, Hyrje në arsimin ndërkulturor, Athinë: Diadrasi.

Policia greke, (www.astynomia.gr)

Page 134: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

134

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

ΕΛΣΤΑΤ (Instituti Grek i Statistikave) Regjistrimet e popullsisë, të viteve 1981-2011, (www.statistics.gr).

ΕΛΣΤΑΤ (2015) Shënim i shkurtër metodologjik i dyndjeve të vlerësuara të emigrantëve dhe popullsisë së përllogaritur të viteve 1991-2014, www.statistics.gr.

Ekme-Poulopoulou, Ira, 2007, Sfida e emigracionit, Athinë: Papazisi

Fondi i Bashkuar i Sigurimit të Punonjësve ΙΚΑ-ΤΕΑΜ, Buletini statistikor i vitit 2008, Përpunimi dhe përpilimi: Drejtoria e Studimeve Analogjike dhe Statistikore, Athinë.

Euthymiadou, Christina, 2014, Shtrirjet shoqërore të dygjuhësisë në shkollën fillore, në: Procesverbalet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare: “Kryqëzim gjuhësh dhe kulturash: lidhjet greko-shqiptare”, Polidromo-Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aristotelian i Selanikut, f. 22-28.

Zachariadou, Eleni, 2014, Qëndrimet dhe praktikat e prindërve shqiptarë për dygjuhësinë e fëmijëve të tyre, në: Procesverbalet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare: “Kryqëzim gjuhësh dhe kulturash: lidhjet greko-shqiptare”, Polidromo-Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aristotelian i Selanikut, f. 29-38.

Hollis, Martin, 2005, Filozofia e shkencave shoqërore: hyrje, Athinë: Kritiki.

Iosifidis, Theodoros, 2008, Metodat cilësore të hulumtimit në shkencat sociale, Athinë: Kritiki.

Kapsalis, Apostolos, Katsoridas, Dimitris, 2004, Përmbledhje e statusit ligjor të qëndrimit dhe punës së emigrantëve të punësuar në Greqi, Enimerosi [BOTIM MUJOR I ΙΝΕ/ΓΣΕΕ-ΑΔΕΔΥ (Instituti i Punës)], 104, f. 10-14.

Kiliari, Aggeliki, 2014, Nxënësit me origjinë shqiptare dhe gjuha shqipe: qëndrimet, aftësitë, dëshirat, në: Procesverbalet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare: “Kryqëzim gjuhësh dhe kulturash: lidhjet greko-shqiptare”, Polidromo-Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aristotelian i Selanikut, f. 39-45.

Kotzamanis, Vyron, Karkouli, Aleksandra, 2016, Dyndjet e emigrantëve në Greqi, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit: Tensionet dhe tiparet kryesore të emigrantëve të paligjshëm dhe atyre që kërkojnë azil, Dimosiografika Nea, 26, f. 1-7.

Kotsioni, Ioanna, 2009, MIGHEALTHNET – Raport për shëndetin e emigrantëve në Greqi. www.mighealth.net/el, [Vizituar më 30/10/2016].

Lambrianidis, Lois, Lymperaki, Anna, 2005, Emigrantët shqiptarë në Selanik: rrugët drejt mirëqenies dhe mbikëqyrja e imazhit publik, Athinë: Patakis.

Linardis, Apostolos, 2011, Këshillat e Integrimit të Emigrantëve: një institucion tjetër për integrimin e emigrantëve në shoqëritë vendase, Athinë: ΕΚΚΕ.

Maloutas, Thomas, 2008, Lëvizshmëria shoqërore dhe ndarja e vendbanimeve në Athinë: mënyrat e ndarjes së kushteve të përcaktimit të ndryshimit të vendbanimeve, në: Emmanouil, Dimitris, et. al., (Bot.), Ndryshime shoqërore dhe shtresore në Athinën e shekullit të njëzetenjëtë, Athinë: ΕΚΚΕ.

Page 135: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

një aneksΑ

135

Bibliografia

Maratou-Alimprati, Laoura, Gkazon, Eric, 2005, Emigracioni dhe Shëndetësia-përkujdesja. Vlerësimi i gjendjes aktuale. Sfidat dhe sugjerime për përmirësime. Athinë: ΙΜΕΠΟ-ΕΚΚΕ.

Marvakis, Athanasios, Parsanoglou, Dimitris, Pavlou, Miltos, (Bot.), 2001, Emigrantët në Greqi, Athinë: Ellinika Grammata.

Mousourou, Loukia, Μ. 1991, Emigracioni dhe politikat e emigracionit në Greqi dhe në Evropë, Athinë: Gutenberg.

Mpagkavos, Christos. Papadopoulou Despina, (Bot.), 2006, Emigracioni dhe integrimi i emigrantëve në shoqërinë greke, Athinë: Gutenberg.

Balabanidis, Dimitris, 2011, Kushtet e strehimit të emigrantëve në Bashkinë e Athinës. Studim rasti: pronari i një banese, http://courses.arch.ntua.gr/el/katoikia_kai_polh_/h_katoikia_sthn_ellada.html, [Vizituar më 19/111/2016].

Bababanidis, Dimitris 2016, Zonat e vendosjes së emigrantëve në Athinë, në vitet 2000-2010: rrugëzgjidhjet për strehimin, aksesi në banesa dhe ndarjet etniko-racore dhe shoqërore, Punim Doktorature, Universiteti Charokopio.

Mpaltsiotis Lampros, 2004, Shtetësia dhe natyralizimi në Greqinë e karakterizuar nga emigracioni: Kontradiktat e një politike pa rrugëdalje, në: Pavlou Miltos, Christopoulos Dimitris, (Bot.), Greqia e emigracionit: pjesëmarrja shoqërore, të drejtat dhe cilësia e shtetasit, Athinë: Kritiki.

Naksakis, Charilaos, Chletsos, Mihalis, (Bot.), 2001, Emigrantët dhe emigracioni, Athinë: Patakis.

Ligji Nr. 1975/1999, “Për kontrollin policor të kalimeve ndërkufitare, hyrjeve - daljeve, qëndrimit, punësimit, ndalim hyrjeve, procesit të njohjes së refugjatëve dhe dispozita të tjera”.

Ligji Nr. 2910/2001, “Për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të huaj në territorin e Greqisë; marrja e shtetësisë greke, nëpërmjet natyralizimit dhe dispozita të tjera”.

Ligji Nr. 3304/2005, “Për zbatimin e trajtimit të barabartë, pavarësisht gjinisë, origjinës etnike, bindjeve fetare apo bindjeve të tjera, aftësisë së kufizuar, moshës, ose orientimit seksual”.

Ligji Nr. 3386/2005, “Për hyrjen, qëndrimin dhe integrimin social të shtetasve nga vende të Botës së tretë, në territorin grek”.

Ligji Nr. 3536/2007, “Për rregullime të posaçme të politikave të emigracionit dhe çështje të tjera në kompetencën e Ministrisë së Brendshme, Qeverisjes Publike dhe asaj të Decentralizuar”.

Ligji Nr. 3852/2010, “Për ndarjen e re administrative të Vetëqeverisjes dhe Qeverisjes së Decentralizuar – Programi ‘Kallikratis’”.

Ligji Nr. 4251/2014, “Për kodin e emigracionit dhe integrimit social, dhe dispozita të tjera”.

Ligji Nr. 4332/2015, “Për ndryshimin e dispozitave të Kodit të Shtetësisë Greke – që ndryshoi Ligjin Nr. 4521/2014 “Për përshtatjen e legjislacionit grek sipas udhëzimeve të Parlamentit dhe të Këshillit Evropian 2011/98/ΕΕ, në lidhje me procedurat e dorëzimit të kërkesës për dhënien e lejes së qëndrimit dhe punës në territorin e shtetit-anëtar, shtetasve nga vende të Botës së Tretë, dhe në lidhje me një bashkësi të drejtash të unifikuara për të punësuarit nga vendet e Botës së Tretë, që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në një shtet-anëtar, dhe 2014/36/ΕΕ në lidhje me kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve nga vendet e Botës së Tretë, me qëllim punën sezonale, dhe dispozita të tjera”.

Page 136: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

136

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Ntalla, Marina, Karadimas, Evaggelos, Prapas, Christos, 2004, Emigracioni dhe shëndeti mendor i emigrantëve shqiptarë dhe të riatdhesuarve nga ish-Bashkimi Sovjetik. Tetradia Psichiatrikis, 87, f. 103-113.

Palaiologou, Nektaria, Evaggelou Odysseas, 2013, Nxënësit e brezit të dytë të emigrantëve në sistemin arsimor grek– integrimi dhe suksesi në shkollë, Athinë: Pedio.

Papastegiou, Vasilis, Takou, Eleni, 2013, “Njëmbëdhjetë mite dhe më shumë të vërteta. Emigracioni në Greqi”. Athinë/Bruksel: Fondacioni “Roza Luxemburg”.

Papataksiarxis, Euthymios, 2006, Barra e tjetërsisë: Përmasat e ndryshueshmërisë kulturore në Greqi, në shekullin e njëzetenjëtë, në: Papataksiarxis, Euthymios, (Bot.), Aventurat e tjetërsisë: gjenerimi i ndryshueshmërisë kulturore në Greqinë e sotme, Athinë: Aleksandria, f. 1-86.

Pavlopoulos, Vasilis, et.al., 2009, Akulturimi dhe përshtatja e adoleshentëve emigrantë në mjedisin e shkollës, Psikologjia, 16(3), f. 402-424.

Pavlou, Miltos, 2003, Grekët e Shqipërisë në Greqi, në: Tsitselikis, Konstantinos, Christopoulos, Dimitris, (Bot.), Minoriteti grek në Shqipëri, Athinë: Kritiki.

Pavlou, Miltos, Christopoulos, Dimitris (Bot.), 2004, Greqia e emigracionit: Pjesëmarrja në shoqëri, të drejtat dhe cilësia e shtetasit, Athinë: Kritiki (Κ.Ε.Μ.Ο.).

Urdhri i Presidentit Nr. 150/2006, “Për përshtatjen e legjislacionit grek me Udhëzimin 2003/109/ΕΚ të datës 25-11-2003, në lidhje me statusin e shtetasve nga vende të Botës së Tretë, që janë banues afatgjatë”.

Urdhri i Presidentit Nr. 11/2010, “Për përbërjen e Sekretariatit të Përgjithshëm për Politikat e Emigracionit, në Ministrinë e Brendshme, Decentralizimit dhe e-Qeverisjes (qeverisja elektronike)”.

Urdhri i Presidentit Nr. 142/2010, “Për organin e Qeverisjes së Decentralizuar të Maqedonisë-Trakës”.

Petronoti, Marina, Traintafyllidou, Anna, 2003, Dyndjet bashkëkohore të emigracionit drejt Greqisë, Ε.Κ.Κ.Ε. http://www.antigone.gr/files/en/library/selected-publications-on-migration-and asylum/greece/Recent_immigration_flows_to_Greece.pdf, [Vizituar më 12/10/2016].

Prapas, Christos, Mavreas, Venetsanos, 2015, Shëndeti mendor dhe fizik, si edhe cilësia e jetesës së grekëve, emigrantëve shqiptarëve dhe të riatdhesuarve nga Pontusi, Arkivat e shëndetësisë greke, 32(6), f. 766-776.

Pyrgiotakis, Ioannis, Ε., 1998, Shoqërizimi dhe pabarazitë arsimore, Athinë: Grigori.

Robson, Colin, 2007, Hulumtimi i botës së vërtetë, Athinë: Gutenberg

Roussos Α. et. al. ,2001, Shtimi i treguesve të hepatitit B dhe C, tek emigrantët shqiptarë në Athinë. Inspektorati mjekësor i forcave të armatosura, 35, f. 161-165.

Page 137: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

një aneksΑ

137

Bibliografia

Svoronos, Thodoris, 2013, Emigracioni dhe transformimet urbane: Athina pas vitit 2005, http://www.greekarchitects.gr/site_parts/doc_files/95.14.02.pdf, [ Vizituar më 22/11/2016].

Schnapper Dominique, 2008, Integrimi social. Një qasje moderne, Athinë: Kritiki.

Tsitselikis, Konstantinos, E drejta për mësimin e gjuhës mëmë: rasti i gjuhës shqipe në Greqi, Bashkimi grek për të drejtat e njeriut, http://www.hlhr.gr/%CF%84%CE%BF-%CE%B4%CE%B9%CE%BA%CE%B1%CE%AF%CF%89%CE%BC%CE%B1-%CF%83%CF%84%CE%B7%CE%BD-%CE%B4%CE%B9%CE%B4%CE%B1%CF%83%CE%BA%CE%B1%CE%BB%CE%AF%CE%B1-%CF%84%CE%B7%CF%82-%CE%BC%CE%B7%CF%84%CF%81%CE%B9/, [Vizituar më 23/11/2016].

Ministria e Brendshme, “Marrja e shtetësisë greke – Dokumentet” http://www.ypes.gr/el/Generalsecretariat_PopulationSC/general_directorate_ithageneias_migratation/diefthinsi_ithageneiasNEW/ktisi_ithageneiasNEW/, [Vizituar më 22/11/2016].

Ministria e Brendshme, “Përbërja e Qeverisjes së Decentralizuar” http://www.ypes.gr/el/Regions/programma/apokentrvmenes_dioikhseis/,[Πρόσβαση, 24/10/2016].

Ministria e Brendshme, “Sekretariati i Përgjithshëm i Politikave të Emigracionit” http://www.ypes.gr/el/Generalsecretariat_PopulationSC/, [Vizituar më 19/10/2016].

Ministria e Brendshme, “Çështjet e integrimit në shoqëri”, “Fondi Evropian i Integrimit të shtetasve nga vende të Botës së Tretë” http://www.ypes.gr/el/Generalsecretariat_PopulationSC/general_directorate_ithageneias_migratation/diefthinsi_metanφasteftikis_politikhsNEW/ThemataKoinonikhsEntaxis/,[Vizituar më 2/11/2016].

Ministria e Brendshme dhe e Reformës Administrative, Qendra e Administrimit të Integruar të Kufijve dhe Emigracionit, Drejtoria e Mbrojtjes së Kufijve (2016).

Fragkoudaki, Anna, 1985, Sociologjia e arsimit. Teoritë për pabarazinë shoqërore në shkollë, Athinë: Papazisis.

Chacharidis, Giannis, 2015, Përforcimi i të drejtave të emigrantëve në rendin ligjor grek dhe zhvillimi i kuadrit ligjor, f. 1-13, http://www.dee.gr/contents.asp?id=905&category=17, [Vizituar më 19/11/2016].

Histuna, Valbona 2012, Shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve, në: Androulakis, Giorgos, Mitakidou, Soula, Tsokalidou, Roula, (Bot.), Procesverbalet e Konferencës së Parë Ndërkombëtare: “Kryqëzim gjuhësh dhe kulturash: të mësuarit jashtë shkollës”, Polidromo-Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aristotelian i Selanikut f. 312-323.

Psimmenos, Ioannis, 2004, Emigracioni në Ballkan. Margjinalizimi shoqëror në Athinë, Athinë: Papazisis.

Page 138: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

138

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

Α.2 Bibliografia e HuajAnthias, Floya, Lazaridis, Gabriela, (Bot.), 2000, Gjinia dhe migracioni në Evropën Jugore: gratë në lëvizje, Oksford: Berg.

Arnold, Guy, 2012, Migrimi: ndryshimi i botës, Londër: Pluto.

Berg, Bruce, L., 2001, Metodat cilësore të hulumtimit në shkencat sociale [Botimi i katërt], Boston: Allyn and Bacon.

Bernard, Russel, H., 2006, Metodat e hulumtimit në antropologji. Qasjet cilësore dhe sasiore [Botimi i katërt], Lanham: Shtypi “Alta Mira”.

Bonifazi, Corrado, et. al., (Bot.), 2008, Migrimi Ndërkombëtar në Evropë: Prirjet e reja dhe metodat e reja të analizës, Amsterdam: Shtypi i Universitetit të Amsterdamit.

Brettell, Caroline, Hollifield, James, Frank (Bot.) 2008, Teoria e Migracionit. Të flasim përtej disiplinave, Nju Jork: Routledge.

Brown, Susan, K., Bean, Frank D. 2006, Modelet e asimilimit, të vjetrat dhe të rejat: shpjegimi i një procesi afatgjatë, http://www.migrationpolicy.org/article/assimilation-models-old-and-new-explaining-long-term-process, [Vizituar më 19/12/2016].

Castles, Stephen, de Haas, Hein, Miller, Mark, J. (Bot.), 2013, Koha e migrimit: Lëvizjet ndërkombëtare të popullsive në botën moderne, Londër: Palgrave.

Cavounidis, Jennifer, 2003, Modelet gjinore të emigrimit në Greqi, Shqyrtimi grek i hulumtimit shoqëror,110, f. 221-238.

Chatzidaki, Aspassia, Maligkoudi, Christina, 2012, Politikat gjuhësore familjare midis emigrantëve shqiptarë në Greqi, Gazeta ndërkombëtare e arsimit dygjuhësh dhe dygjuhësia, 16(6), f. 675-689.

Chryssochoou, Xenia, 2004, Diversiteti kulturor: psikologjia e tij sociale. Oksford: Blackwell Publishing.

Crul, Maurice, Schneider, Jens, Lelie, Frans (Bot.), 2012, Brezi i dytë evropian i krahasuar, a është i rëndësishëm konteksti i integrimit?, Amsterdam: Shtypi i Universitetit të Amsterdamit.

Dworkin, Richard, 1977, T’i respektojmë të drejtat, Londër: Duckworth.

Emmel, Nick, 2013, Kampionimi dhe përzgjedhja e rasteve në hulumtimin cilësor: një qasje realiste, Londër: Sage Publications.

ESPON, 2015, Aspektet territoriale dhe urbane të dyndjeve të emigrantëve dhe refugjatëve, https://www.espon.eu/main/, [Vizituar më 12/11/2016].

EUROSTAT http://ec.europa.eu/eurostat/data/database, [Vizituar më 6/10/2016].

FRONTEX http://frontex.europa.eu, [Vizituar më 18/11/2016].

Gans, Herbert, J., 2007, Akulturimi, asimilimi dhe lëvizshmëria, Studime etnike dhe racore, 30(1), f. 152-164.

Page 139: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

një aneksΑ

139

Bibliografia

Gefou-Madianou, Dimitra, 1999, Polifonia kulturore dhe formimi i identitetit: negocimi i zakoneve në Atikë, Etnologu amerikan, 26(2), f. 412-439.

Gemi, Eda, 2013, Migrimi i parregullt i shqiptarëve në Greqisë: tipologjia e re e krizës. Raporti i historikut të sistemit të emigracionit, 1 (Shqipëri), Fondacioni Helen për Politikat Evropiane dhe të Huaja (ElIAMEP), f. 1-32.

Gemi, Eda, Ulasiuk, Iryna, Triantafyllidou, Anna, 2013, Emigrantët dhe praktikat e medias dhe të shtypit, Praktika e gazetarisë, 7(3), f. 266-281.

Gogonas, Nikos, 2009, Ndryshimi i gjuhës në brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Gazeta e zhvillimit të shumëgjuhësisë dhe shumëkulturalizmit, 30(2), σ. 95-110.

Gogonas, Nikos, 2010, Dygjuhësia dhe shumëkulturalizmi i arsimit grek: Hetimi i ruajtjes së gjuhës etnike midis nxënësve me origjinë shqiptare dhe egjiptiane, në Athinë, Kembrixh: Studiuesit e Kembrixh.

Gogonas, Nikos, Michail, Domna, 2014, Forca jetësore etnikogjuhësore, përdorimi i gjuhës dhe integrimi social i emi-grantëve shqiptarë në Greqi, Gazeta e zhvillimit të shumëgjuhësisë dhe shumëkulturalizmit, 36(2), f. 198-211.

Hatziprokopiou, Panos, 2003, Emigrantët shqiptarë në Selanik, Greqi: Proceset e përfshirjes ekonomike dhe sociale, Gazeta e studimeve të etnisë dhe migrimit, 29(6), f. 1033-1057.

Hatziprokopiou, Panos, 2004, Emigrantët ballkanas në qytetin grek të Selanikut: proceset vendore të përfshirjes, sipas një këndvështrimi ndërkombëtar, Studimet evropiane dhe rajonale-urbane, 11(4), f. 321-338.

Hatziprokopiou, Panos, 2015, Proceset e integrimit të popullsisë emigrante në Greqi, në: Aggelopoulos, G. (Ed.), Udhëzuesi i vetëm i politikave vendore për integrimin e shtetasve nga vendet e Botës së Tretë. Veprimtaria 1.1 c/13: “Programi i mbështetjes së Këshillave për Integrimin e Emigrantëve, për sa i përket planifikimit dhe zbatimit të veprimtarive të integrimit, në nivel vendor”. Fondi Evropian i Integrimit të shtetasve nga vendet e Botës së Tretë, 2007-2013 (Programi vjetor 2013). Selanik: Universiteti Aristotelian i Selanikut &, Asante f. 62-79.

Heckmann, Friedrich, Schnapper, Dominique (Bot.), 2003, Integrimi i emigrantëve në shoqëritë evropiane: ndryshimet e kombeve dhe prirjet e konvergjencës, Stuttgart: Lucius dhe Lucius.

INSTAT&IOM 2014, Migrimi kthyes dhe riintegrimi në Shqipëri, 2013 http://www.instat.gov.al/media/255982/return_migration_and_reintegration_in_albania_2013.pdf, [vizituar më 12/10/2016].

Iosifides, Theodoros, 2011, Metodat cilësore në studimet e migrimit: një këndvështrim kritik dhe realist, Londër: Routledge.

Kasimis, Charalambos, Kassimi, Chryssa, 2004, Greqi: vështrimi historik i emigrimit, Instituti i Politikave të Emigra-cionit, http://www.migrationpolicy.org/article/greece-history-migration, [Vizituar më 15/11/2016].

King, Russel, 2002, Drejt një harte të re të emigrimit evropian, Gazeta ndërkombëtare e gjeografisë së popullsisë, 8(2), f. 89-106.

King, Russell, 2012, Teoritë dhe tipologjitë e emigrimit: një vështrim i përgjithshëm dhe një tekst bazë, Willy Brandt Seri dokumentesh pune, Migrimi ndërkombëtar dhe marrëdhëniet etnike, 3/12, Universiteti i Malmos, Instituti i Studi-meve të Migrimit, Diversiteti dhe Mirëqenia (MIM).

Page 140: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

140

Communities in GreeceKOMUNITETET NË GREQI

King, Russel, Skeldon, Ronald, 2010. ‘Mbaj parasysh hendekun!’ Zbatimi i qasjeve në migrimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, Gazeta e studimeve të etnisë dhe migrimit, 36(10), f. 1619-1646.

Lazaridis, Gabriela, 2000, Gratë filipinase dhe shqiptare, në Greqi: shumështresimi i ndrydhjes, në: Anthias, Floya, Lazaridis, Gabriela (Bot.), Gjinia dhe migrimi në Evropën Jugore: gratë në lëvizje. Oksford: Berg, f. 49-79.

Maroukis, Thanos, Gemi, Eda, 2010, Migrimi rrethor midis Shqipërisë dhe Greqisë, Firence: Instituti Evropian i Universitetit.

Okely, Judith 2013, Praktika antropologjike: puna në terren dhe metoda etnografike, Londër, Nju Delhi, Nju Jork: Akademia Bloomsbury.

Paoletti, Emanuela, 2011, Migrimi i fuqisë dhe pabarazitë midis Veriut dhe Jugut: rasti i Italisë dhe Libisë, Londër: Palgrave-Macmillan.

Portes, Alex, 1995, Sociologjia ekonomike dhe sociologjia e emigracionit: një pasqyrë konceptuale, në: Portes, Alex (Ed.) Sociologjia ekonomike e emigracionit: Ese për rrjetet, kombësinë dhe sipërmarrjet, Nju Jork: Fondacioni “Russell Sage”, f. 1–41.

Portes, Alejandro, Rumbaut, Rubén G., 2001, Trashëgimitë: historia e brezit të dytë të emigrantëve, Berkeley: Shtypi i Universitetit të Kalifornisë.

Psimmenos, Iordanis, Kassimati, Koula, 2004, Ndryshimi i identiteteve të punës dhe rrëfimet opozitare të punës: rasti i punëtorëve shqiptarë në punë shtëpiake dhe në ndërtim, në Greqi, në: Inglessi, Chrisi, et. al, (Bot.), Emigracioni dhe in-tegrimi në Evropën Veriore dhe në Evropën Jugore: Procedurat e Konferencës Ndërkombëtare, të zhvilluar në Holandë, Instituti në Athinë, 27-28 Nëntor 2002, Athinë: Instituti i Holandës në Athinë, f. 85-117.

Quinn, Naomi, (Ed.), 2005, Zbulimi i kulturës në të folurën: një mbledhje metodash, Londër: Palgrave.

Rath, Jan, Martiniello, Marco (Bot.), 2012, Hyrje në studimet ndërkombëtare të migrimit. Aspektet evropiane, Amster-dam: Shtypi i Universitetit të Amsterdamit.

Simon, Patrick, 2003, Brezi i dytë në Evropë: Pse dhe si të studiojmë pasardhësit e emigrantëve, Società Italiana di Statistica (Shoqëria Italiane e Statistikave), http://old.sis-statistica.org/files/pdf/atti/Atti%20pubblicati%20da%20Cle-up_89-95.pdf, [Vizituar më 2/12/2016].

Silverman, David, 2005, Interpretimi i të dhënave cilësore: metoda për analizën e të folurës, tekstit dhe ndërveprimit [Botimi i dytë], Londër: Sage Publications.

Taylor, Charles, 1991, Etika e origjinalitetit, Kembrixh: Shtypi i Universitetit të Harvardit.

Taylor, Charles, 1992, Shumëkulturalizmi dhe Politika e njohjes, Princeton: Shtypi i Universitetit të Princeton.

Triandafyllidou, Anna, 2014, Migrimi dhe politikat e emigracionit në Greqi. Shqyrtim kritik dhe rekomandime për politikat, Fondacioni Helen për Politikat Evropiane dhe të Huaja, (ELIAMEP).

Triandafyllidou, Anna, Gropas, Ruby, 2014, Emigracioni evropian. Një burim librash, Londër: Routledge.

Page 141: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Triandafyllidou, Anna, Veikou, Mariangela, 2002, Hierarkia e helenizimit: vlerësimet e identitetit etnik dhe kombëtar në politikat greke të emigracionit, Etnitë, 2(2), f. 189-208.

Vaiou, Ntina, Stratigaki, Maria, 2008, Nga ‘Strehimi’ në ‘Integrim’, Praktika joformale dhe shërbimet sociale për gratë emigrante në Athinë, Studimet evropiane dhe rajonale-urbane, 15(2), f. 119-131.

Yin, Robert, K., 2011, Hulumtimi cilësor nga fillimi në fund, Londër: Shtypi “Guilford”.

Zlotnik, Hania, 1998, Migrimi ndërkombëtar 1965-96: Një vështrim, Vështrimi i popullsisë dhe zhvillimit, 24(3), f. 429-468.

Page 142: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën JuglindoreΚrispou 9, Ano Poli, 546 34, Selanik, Greqi

Τel: +30 2310 960820-1 Fax: +30 2310 960822, e-mail: [email protected]

www.cdrsee.org

Page 143: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,
Page 144: Studimi i Aspekteve të Emigrimit të Shqiptarëve Në Greqi in Greece_AL_1.pdf · 2.1 Metodologjia e përzgjedhur dhe pyetjet kërkimore 23 2.2 Hulumtimi në terren, informuesit,

www.cdrsee.org